Ndryshimet kushtetuese fundosin LSI, ja si ndryshojnë mandatet … · 2020. 7. 31. · 2 E Premte...

24
Në të gjitha universitet në vend janë mbajtur dje zgjedhjet për postet drejtuese. Si pasojë e pandemisë ato u mbajtën në masa të forta sigurie, me qëllim parandalimin e përhapjen së Covid-19. Dekani i Fakulteti të Drejtësisë Artan Hoxha është zgjedhur dje në krye të rektoratit... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 64 75 153, E-mail: [email protected] E Premte 31 Korrik 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Luan KURTI Edhe sa kapitalizëm na ka mbetur? Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës, merr 54% të votave, ja rezultatet në disa prej universiteteve të tjera Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar dje pas votimit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ku sëbashku me aleatët e tij, në një komunikim për mediat u shpreh se Opozita e Bashkuar nuk i njeh këto ndryshime. Basha tha se votimi i ndryshimeve kushtetuese, të cilat i përkufizoi si të njëanshme, janë tregues i fundit të qeverisjes... Reforma në drejtësi vijon punën edhe gjatë sezonit veror.Vetingu nuk e ndali punën as gjatë pandemisë dhe duket se nuk do të ndalë as gjatë sezonin veror, kjo pasi kalendari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duket mjaft i ngjeshur. Më datë 3 Gusht është një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit... Reforma në drejtësi, vetingu vijon edhe gjatë gushtit, KLGJ pranon dorëheqjet e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka analizuar dje ndryshimet kushtetuese. Sipas tij lista sërish do të jenë në dorë të krerëve të partive, ndërsa po ashtu ka thënë se koalicionet nuk hiqen, vetëm sa detyrojnë partitë të dalin me listë të për- bashkët. Por sipas Spahiut, kjo skemë... Kreshnik Spahiu: Ja pse Basha do ta largojë LSI nga koalicioni, nuk duhet të pranojë listat e përbashkëta Lulzim Basha kritika për kalimin e ndryshimeve kushtetuese, SHBA-BE kërkojnë të vijojë puna në Këshillin Politik Ndryshimet kushtetuese fundosin LSI, ja si ndryshojnë mandatet me skemën pa koalicione, Ilir Meta nis kërcënimet nën efektin e depresionit Faqe 10 Ngjela: Me emërimin e kryetares së BKH, SHBA ngriti siparin e luftës antikorrupsion, ja kush është politikani më i rrezikuar nga amerikanët Parlamenti u jep fund debateve, me 106 vota pro eliminohen koalicionet dhe hapen listat, gati terreni për një tjetër “17 maj” në vjeshtë Faqe 2-5 Faqe 3 Faqe 7 Zbardhet plani i qeverisë, çdo vit do të ketë rritje pagash në administratë, fond 121 mijë euro për të mbështetur punonjësit Zbardhet lista, ja 600 emrat në Tiranë që do të marrin certifikatën e pronësisë për ndërtimet në tokë të palëve të treta Rritja e pagave,shtimi i vendeve të punës dhe nxitja e konsumit janë pikat themelore ku do të bazohet qeveria shqiptare për rimëkëmbur ekonominë në 3 vitet e ardhshme. Së fundmi në Fletoren Zyrtare është... Kadastra ka publikuar emrat e të gjithë pronarëve që do pajisen me vërtetim përfundimtar pronësie. Ditën e djeshme përmes një postimi në faqen zyrtare Kadastra Shqiptare ka nxjerrë listën me emrat... Faqe 11 Faqe 12 Faqe 9 Nga Besi BEKTESHI Vazhdo pushimet rrugore ekstraparlamentare o “KM i ardhshëm” Nga Bardhyl BEJKO Ftesë publike OSSHEE për rikonstruksionin e linjës Bistricë-Konispol Reforma në drejtësi dhe organet e reja të saj po ecin në rrugën e duhur. Pas ngritjes së Struk- turës së PosaçmeAntikorrupsion,e gjithë vëmend- ja e opinionit publik, dhe jo vetëm, ishte tek ngritja dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit. BKH do të ketë një rol të rëndësishëm në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të lartë, pasi do të shërbejë si polici gjyqësore e SPAK. Dy ditë më parë, kreu i SPAK... KLP vulos gjithçka, emëron Aida Hajnaj në krye të Byrosë së Hetimit, tashmë lufta ndaj të korruptuarve në dorë të FBI Faqe 8 Faqe 6 Ilir Meta ngre të vdekurit nga varri, sulmon të atin e Ramës dhe e akuzon për varjen e tre poetëve në Kukës Edi Rama: Ilir Meta si Haxhi Qamili, shan ditë e natë ambasadorët, ta harrojë se do ndezë zjarrin e konfliktit

Transcript of Ndryshimet kushtetuese fundosin LSI, ja si ndryshojnë mandatet … · 2020. 7. 31. · 2 E Premte...

  • Në të gjitha universitet në vend janë mbajtur dje zgjedhjet për postet drejtuese. Si pasojë e pandemisë ato u mbajtën në masa të forta sigurie, me qëllim parandalimin e përhapjen së Covid-19. Dekani i Fakulteti të Drejtësisë Artan Hoxha është zgjedhur dje në krye të rektoratit...

    CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 64 75 153, E-mail: [email protected]

    E Premte 31 Korrik 2020

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Nga Luan KURTI

    Edhe sa kapitalizëm na ka mbetur?

    Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës, merr 54% të votave, ja rezultatet në disa prej universiteteve të tjera

    Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar dje pas votimit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ku sëbashku me aleatët e tij, në një komunikim për mediat u shpreh se Opozita e Bashkuar nuk i njeh këto ndryshime. Basha tha se votimi i ndryshimeve kushtetuese, të cilat i përkufizoi si të njëanshme, janë tregues i fundit të qeverisjes...

    Reforma në drejtësi vijon punën edhe gjatë sezonit veror. Vetingu nuk e ndali punën as gjatë pandemisë dhe duket se nuk do të ndalë as gjatë sezonin veror, kjo pasi kalendari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duket mjaft i ngjeshur. Më datë 3 Gusht është një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit...

    Reforma në drejtësi, vetingu vijon edhe gjatë gushtit,

    KLGJ pranon dorëheqjet e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt

    Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka analizuar dje ndryshimet kushtetuese. Sipas tij lista sërish do të jenë në dorë të krerëve të partive, ndërsa po ashtu ka thënë se koalicionet nuk hiqen, vetëm sa detyrojnë partitë të dalin me listë të për-bashkët. Por sipas Spahiut, kjo skemë...

    Kreshnik Spahiu: Ja pse Basha do ta largojë LSI

    nga koalicioni, nuk duhet të pranojë listat e përbashkëta

    Lulzim Basha kritika për kalimin e ndryshimeve

    kushtetuese, SHBA-BE kërkojnë të vijojë puna

    në Këshillin Politik

    Ndryshimet kushtetuese fundosin LSI, ja si ndryshojnë mandatet meskemën pa koalicione, Ilir Meta nis kërcënimet nën efektin e depresionit

    Faqe 10

    Ngjela: Me emërimin e kryetares së BKH, SHBA ngriti siparin e luftës antikorrupsion, ja kush

    është politikani më i rrezikuar nga amerikanët

    Parlamenti u jep fund debateve, me 106 vota pro eliminohen koalicionet dhe hapen listat, gati terreni për një tjetër “17 maj” në vjeshtë

    Faqe 2-5

    Faqe 3

    Faqe 7

    Zbardhet plani i qeverisë, çdo vit do të ketë rritje pagash në

    administratë, fond 121 mijë euro për të mbështetur punonjësit

    Zbardhet lista, ja 600 emrat në Tiranë që do të marrin certifikatën

    e pronësisë për ndërtimet në tokë të palëve të treta

    Rritja e pagave, shtimi i vendeve të punës dhe nxitja e konsumit janë pikat themelore ku do të bazohet qeveria shqiptare për rimëkëmbur ekonominë në 3 vitet e ardhshme. Së fundmi në Fletoren Zyrtare është...

    Kadastra ka publikuar emrat e të gjithë pronarëve që do pajisen me vërtetim përfundimtar pronësie. Ditën e djeshme përmes një postimi në faqen zyrtare Kadastra Shqiptare ka nxjerrë listën me emrat... Faqe 11 Faqe 12

    Faqe 9

    Nga Besi BEKTESHI

    Vazhdo pushimet rrugore ekstraparlamentare o “KM i ardhshëm”

    Nga Bardhyl BEJKO

    Ftesë publike OSSHEE për rikonstruksionin e linjës Bistricë-Konispol

    Reforma në drejtësi dhe organet e reja të saj po ecin në rrugën e duhur. Pas ngritjes së Struk-turës së Posaçme Antikorrupsion, e gjithë vëmend-

    ja e opinionit publik, dhe jo vetëm, ishte tek ngritja dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit. BKH do të ketë një rol të rëndësishëm në hetimin

    e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të lartë, pasi do të shërbejë si polici gjyqësore e SPAK. Dy ditë më parë, kreu i SPAK...

    KLP vulos gjithçka, emëron Aida Hajnaj në krye të Byrosë së Hetimit, tashmë lufta ndaj të korruptuarve në dorë të FBI

    Faqe 8

    Faqe 6

    Ilir Meta ngre të vdekurit nga varri, sulmon të atin e Ramës dhe e akuzon për varjen e tre poetëve në Kukës

    Edi Rama: Ilir Meta si Haxhi Qamili, shan ditë e natë ambasadorët, ta harrojë se do ndezë zjarrin e konfliktit

  • GAZETA SOT2 E Premte 31 Korrik 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Krahasimi me rezultatet e 2009 dhe 2013, ja si do ndryshojnë mandatet nga skema pa

    koalicione, ndryshimet kushtetuese fundosin LSI

    Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa si PS dobëson jashtë mase opozitën me skemën pa koalicione

    Kliti TOPALLI

    Vendimi i djeshëm i mazhorancës për të hequr koalicionet pritet të sjellë ndry-shime të forta në politikën shqiptare. Zgjedhjet e 2017 ishin testi i parë, por me përcaktimet e reja situata do të jetë shumë më ndryshe. Rama vendosi Bashën në përgjegjësi para aleatëve, pasi është i detyruar ose t’i fusë në listat e PD, ose t’i lërë vetëm. Por pse PS e ndoqi këtë skemë? Përgjigjja më e mirë vjen nëse analizojmë rezultatet e zgjedh-jeve 2009 dhe 2013, se si do të ndaheshin mandatet me skemat me apo pa koalicione. Sipas analizës së tabelës së rezultat-eve, por dhe sipas një studimi të Institutit të Studimeve Politike, PS ishte në disavantazh përballë opozitës, pasi nuk ka asnjë aleat të fortë që ti mundësonte asaj shumë vota nëse shkonte si koalicion. Ndërkohë opozita ka parti që historikisht kanë pasur mandate deputetësh, përveç PD e LSI, kemi PR, PDIU, PBDNJ, etj. Nëse i marrim me radhë, në 2009, PS mori mbi 620 mijë vota. Përmes skemës së koalicioneve përfitoi 65 mandate. Ndërsa nëse do shkonim pa koalicione (si në 2021) do të merrte 57 man-date. PD mori 610 mijë vota. Në skemën me koalicione përfitoi 68 mandate, pra edhe pse më pak vota se PS, mori më shumë mandate dhe kjo falë koalicionit. Ndërsa nëse do ishim pa koali-cione do të merrte 56 mandate. LSI mori 76.3 mijë mandate dhe me skemën e koalicioneve mori 4 mandate, ndërsa pa koalicione do kishte marrë rreth 6 man-date. Ndërkohë partitë e tjera të koalicionit opozitar nuk është se do të kishin ndonjë ndryshim të madh.

    Rezultatet e viti 2013Nëse vijmë te viti 2013, sit-

    uata bëhet akoma dhe më inte-resante. PS mori 713 mijë vota, ose 41 për qind të tyre në rang vendi. Falë skemës me koalicione përfitoi 65 mandate. Nëse do ishim pa koalicione do të merrte rreth 58 mandate. PD në 2013 mori 528 mijë vota ose rreth 30.6 për qind të tyre. Me skemën me koalicione kjo parti përfitoi 50 mandate. Por nëse do ishte ske-ma që do zbatohet në 2021, pra pa koalicione, do merrte rreth 43 mandate. Nëse zbresim tek LSI. Në 2013 kjo parti mori 110 mijë vota, ose rreth 10.4 për qind. Duke qenë në koalicion mori 16 mandate, nëse do ishte pa koali-cion do të merrte vetëm 14. PDIU me skemën me koalicione mori 4 mandate, ndërsa pa koalicione me të njëjtin numër votash mer-rte 3 deputetë. PR rrotullohet te rreth 3 mandate dhe PBDNJ te një mandat. Pra nëse shohim shi-

    bashkimin e opozitës në lista të hapura konkurruese brenda koalicionit por edhe krijon një situatë rivaliteti të ashpër brenda opozitës.

    Situata në 2021Nëse kthehemi në situ-

    atën aktuale, sigurisht që nuk do të kemi të njëjtat vota. Por PS duke hequr koalicionet pa-mundëson që PD të përfitojë përmes aleatëve maksimizim mandatesh. LSI, PDIU, PBDNJ, PR etj, kanë shumë vota dhe nëse do hynin bashkë në koalicion me gjasë do i fitonin lehtësisht zgjedhjet. Qeveria është në man-datin e dytë dhe sigurisht ka konsumim. Kjo do të thotë se nuk është çudi që PD të marrë më shumë vota. Pra nëse shohim pak a shumë skemën e vitit 2009, ku PD-PS kanë rreth 10 mijë vota diference, me skemën pa koali-cione kanë 1, 2 apo 3 mandate diferencë. Pra, me këtë skemë PS e PD nuk është çudi që të shkojnë aty, aty. LSI pritet të dëmtohet më shumë. Kësaj partie elektoratin ja ka marrë PS dhe po ashtu nuk përfiton dot nga skema me koalicione. Nëse opozita do të dal me votë unike, demokratët nuk

    frat, në 2009 nëse nuk do kishim koalicionet, qeverinë do e for-monte PS. Po ashtu, më 2013 PS përmes skemës së koalicioneve parazgjedhore fitoi 7-8 deputetë më shumë sesa votat e saj dhe bashkë me LSI rreth 10 mandate më shumë, të mjaftueshme për të siguruar shumicën për krijimin e qeverisë dhe jetësimin e rotac-ionit politik. Sipas ISP, pa skemën e koalicioneve dhe vetëm me votat e tyre më 2009 dhe 2013, u zgjodhën vetëm 125-126 de-putetë nga 140 në total. Pjesa tjetër janë mandate të partive të vogla të “grabitura” për shkak të formulës nga partitë e mëdha. Më 2009 rreth 150 mijë votues dhe më 2013 rreth 182 mijë votues mbetën pa përfaqësim në parlament për shkak të formulës zgjedhore. Më 2021 pritet që pje-sa e papërfaqësuar të jetë edhe më e lartë, për shkak të ndalimit të koalicioneve dhe detyrimit të listës së detyruar të përbashkët të partive kryesore. Duke hequr koalicionin, mazhoranca min-imizon ikjen e rreth 50-77 mijë votave të marra nga partitë e vogla më 2009 dhe 2013 dhe nga ana tjetër pamundëson jo vetëm

    FATMIR MEDIU: NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË, QESHARAKE

    Kreu republikan Fatmir Mediu, e cilësoi si akt të paprec-edent ndryshimin e Kushtetutë, sipas tij nga një Parlament korruptiv dhe kriminal. Në një situatë të tillë, Mediu thotë se opozitës i ka mbetur vetëm një rrugë që të mobilizojë shqiptaret në përballjen me regjimin anti-evropian të Edi Ramës. “Ndryshi-mi i Kushtetutës nga një Parlament qesharak që nuk përfaqëson asnjë interes qytetar, por korruptiv e kriminal është një akt i paprecedente. Shqipëria është vend anëtare i NATO-s dhe aspiron të bëhet vend anëtar i BE. Nuk ka asnjë vend anëtar të NATO apo BE të ndryshoje Kushtetutën në Parlament për qëllime meskine pushteti. Edhe në Rusi, Kushtetuta për qël-lime politike të përjetësimit të pushtetit u bë me referendum nga Putin. Ky është hapi flagrant i manipulimit te zgjedhjeve dhe thirrja që Rama i bën krimit dhe korrupsionit për mos tu ndalur me manipulimin e zgjedhjeve të ardhme”, tha Mediu.

    KRYEMADHI: NË ZGJEDHJE OPOZITA DO TË MARRË 100 MANDATE

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se opozita në zg-jedhjet e ardhshme do të marrë 100 deputetë duke mos u shqetësu-ar për formulën e koalicioneve. "Sot Edi Rama i hapi gropën vetes. Kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar, do të mbytet në ujërat e zeza të fekaleve. Këshilli politik është një institucion i kërkuar nga BE-ja, sigurisht që do të jemi pjesë. Vendimet që mori sot Edi Rama bashkë me viktimat e tij izoluan Shqipërinë dhe ju bëj thirrje shqiptarëve, po jua shqiptoj; do u heqin të drejtën e lëvizjes së lirë, do të fillojë bllokimi dhe izolimi, do të bëhen shqiptarët viktima të trafikimit të vizave, do të jemi të izoluar. Rasti më i mirë i PS-së do të jetë me 40 deputetët, 100 janë të opozitës në zgjedhje. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën", tha ajo. Ironia është se edhe në vitin 2017 në ditë e para të marrëveshjes së 17 majit, Meta dhe LSI deklaroni se pakti nuk e dëmtonte këtë parti, pastaj nisën sulmet e akuzat. Madje LSI në atë kohë deklaronte se luftonte kokë më kokë me PS për ndarjen e pushtetit.

    RALF GJONI: PD DHE LSI I HUMBËN MUNDËSITË E TYRE

    Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni mungoi sot në Kuvend për shkak se është i infektuar me COVID-19, por tha se nëse do të ishte prezent do i mbështeste dhe do votonte pro ndryshimeve kushtetuese. Por Gjoni thotë se tashmë PD- LSI e kanë humbur mundësinë për të pasur opsione pas 15 muajsh, dhe kanë vetëm një rrugë të bien dakord dhe të përfshihen pasi në rast refuzimi nuk ka ndonjë problem substancial. “Ka pasur tentativa nga informacionet nga disa grupime politike jashtë parlamentit për të influcenuar votën, përmes 2-3 individëve. Ajo që kam parë sot, kur një deputete ka marrë fletë votimi për të siguruar raportimin tek bosët që siguroi një grusht votash kundër, është e patolerueshme dhe e jashtëligjshme. Ata që votuan kundër ose janë të painformuar ose i shërbejnë një kauze të disa bajrak-tarëve. Sot ndryshimet kushtetuese mundësojnë hapjen e listave. Mundësojnë hapjen 100%. Një grupim i ri mund të dalë me listë 100% të hapur. Pra është vetëm hapi i parë”, tha ai.

    do votojnë për kandidatët e LSI dhe kjo do e penalizojë, pasi në skemën me koalicion përfitonte nga votat e demokratëve. Nëse hyn vetëm, atëherë do ta ketë më pisk punën. Kështu që nuk është çudi që ta shohim tek 6 ose 7 mandate si në 2009. Në qytete si Vlora, LSI nuk ka mbështetje. Disfatë pritet të ketë në Durrës. Dikur ishte Lefter Koka ai që kishte votat, por tani ka një thyerje mes tyre dhe nuk është çudi që Koka të garojë krah PS. Me të njëjtin numër votash si në 2009 ashtu dhe në 2013, PDIU rrotullohet te 3-4 mandate dhe PR te rreth 2 mandate. Nëse bëjnë një përmbledhje të votave të 2009 të koalicionit opozitar të përkthyera në mandate sipas skemës pa koalicione kemi rreth 68 mandate. Ndërsa PS tek 57-58 mandate. Ndërsa, nëse bëjmë të njëjtën llogaritje sipas votave të vitit 2013, PD-LSI-PR-PBDNJ-PDIU rrotullohen te 65 mandate, ndërsa PS pak a shumë te 58 mandate. Pra asnjëra nuk e bën dot qeverinë. Sa i takon mandat-eve të tjera që mungojnë, pasi janë 140, këtu hyn në lojë skema që do të përcaktohet mbi trans-

    ferimin e votës. Po ashtu rol të madh do kenë padyshim partitë e reja që do të krijohen nga depu-tetët në Parlament. Mund të dalin kandidatë të pavarur dhe shumë elementë të tjerë. E sigurt është që PS e vë në vështirësi opozitës, pasi ja ul ndjeshëm mandatet me skemë pa koalicione, duke qenë se vetë nuk ka parti me peshë.

    BashkëqeverisjaMe këtë lloj skeme duket

    se do të jetë mjaft e vështirë krijimi qeverisë së re. Tani te ne do të ndiqet e njëjta skemë si në Kosovë. Pasi të mbarojnë zgjedhjet, nëse i fiton PD, ajo merr mandatin e krijimit të qeverisë. E njëjta gjë edhe nëse i

    fiton PS. Nëse nuk janë siguruar 71 mandate, atëherë do të duhet të nisin bisedimet. Më skemë që treguam më lart, pra si me votat e 2013 ashtu dhe të 2019 me skemë pa koalicione, opozita e bashkuar e ka të vështirë të formojë e vetme qeverinë. Kjo shton dyshimet dhe u jep kup-tim zërave të javëve të fundit se nuk është çudi që PS dhe PD të shkojnë te bashkëqeverisja. Kosova është shembulli tipik ku gjithmonë pas zgjedhjeve ka pasur krizë sepse nuk formohet dot qeveria. Me gjasë dhe te ne kështu do të ndodhë dhe për hir të stabiliteti nuk është çudi që PS e PD të jenë bashkë.

  • .............GAZETA SOT E Premte 31 Korrik 2020 3

    p o l i t i k e www.sot.com.alKreshnik Spahiu: Ja pse Basha do ta largojë LSI

    nga koalicioni, Rama del fitues në zgjedhjet e 2021 Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik

    Spahiu ka analizuar dje ndryshimet kus-htetuese. Sipas tij lista sërish do të jenë në dorë të krerëve të partive, ndërsa po ashtu ka thënë se koalicionet nuk hiqen, vetëm sa detyrojnë partitë të dalin me listë të përbashkët. Por sipas Spahiut, kjo skemë do të sjellë rivalitet të fortë mes PD dhe LSI. “Po pse kundërshton Opozita jashtë parlamentare? 1- Në thelb ajo fiton zg-jedhjet me këtë sistem sepse maksimizon votat në një koalicion para zgjedhor, por nga kjo

    humbet PD disa deputetë. Lista e përbashkët nënkupton që nga 140 emra, 60 të ketë Partia Demokratike dhe 80 aleatët e saj. PD duhet ligjërisht të pranojë 50% të listës me emra nga LSI referuar rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2017, ku LSI fitoi 21 mandate dhe PD fitoi 38. Në përpjestim të drejtë LSI duhet ketë 42 emra në liste. Shtoi kësaj liste 5 emra nga PDIU, 2 nga PBDNJ, 3 Partia Agrare, 2 Demokristiane etj., etj.”, ka deklaruar Spahiu. Por sipas tij, kjo skemë i jep goditje të fortë

    Bashës dhe për këtë arsye ai është i detyruar të lërë jashtë LSI. “Basha nuk do ta pranojë ketë formulë sepse del parti e tretë në vend dhe do detyrohet të largojë LSI. Kjo do nxisë daljen e 3-4 koalicioneve të tjera dhe të reja”, tha ai më tej. Më tej Spahiu ka analizuar dhe arsyet se përse politika shqiptare arriti deri në këtë situatë. “Këto ndryshime kushtetuese u realizuan falë djegies së mandateve të Lulzim Bashës, i cili i hapi krahun Ramës të bëjë çdo gjë në Parlament. Gjithashtu ndryshimet u re-

    alizuan edhe nga deputetët e listës Basha dhe Meta të cilët e mbushën Parlamentin me ata që sot plotësuan 94 votat e mazhorancës. Rama e xhiroi sërish Bashën në marrëveshje dhe kjo është pasoje e 17 Majit. Ndërkombëtarët po ndëshkojnë gabimin dhe arrogancën e Ber-ishës dhe Bashës me djegien e mandateve. Me këtë formulë PS del parti e parë dhe Ramës i lind e drejta të krijojë qeverinë 2021-2025. Mba-jeni Lulzimin edhe 5 vjet të tjera se do i duhet Ramës edhe për mandatin e 4 në 2025”, tha ai.

    Kliti TOPALLI

    Partia Socialiste i ka shkuar deri në fund nismës, për të futur listat e hapura dhe elim-inuar koalicionet parazg-jedhore. Pavarësisht kundërshtive nga opozita, kritikave të ndërkom-bëtarëve dhe kërcënimeve të presi-dentit, dje mazhoranca dhe opozita në Parlament me plot 106 vota pro kaluan ndryshimet kushtetuese duke hapur një fazë të re votimi në vend. Kundër dolën vetëm 10 deputetë të opozitës ndërsa një pjesë nuk ishin të pranishëm. Deputeti Alket Hyseni, njëri prej relatorëve të caktuar nga mazhoranca parlamentare, në nisje të fjalës i quajti punimet e Parlamentit si tepër të rëndësishme për parlamen-tarizmin shqiptar, sepse ndryshimet prekin drejtpërdrejt qytetarin shqiptar. “Projekligji vjen si pasojë e një nisme totalisht kushtetuese, e një kuorumi deputetësh të përcaktuar në këtë Kushtetutë të verifikuar dhe të kaluar në një procedurë parlamentare, ashtu siç e përcakton vetë Kushtetuta dhe ashtu siç e përcakton Rregullorja”, u shpreh z.Hyseni. Deputeti Korab Lita, njëri prej bashkërelatorëve të caktuar nga opozita parlamentare, u shpreh se procedura e ndryshimit të Kushtetutës për hapjen e listave ka kaluar të gjithë praktikën ligjore në komisionet parla-mentare, grupet e interesit, ekspertët konstitucionalistë, janë ndjekur të gjitha procedurat dhe ka marrë gjithë kohën e duhur për tu diskutuar. “Kjo është një përgjigje për të gjithë ata që thonë se Kushtetuta po ndryshohet me shpejtësi, pa diskutime dhe pak muaj para zgjedhjeve”, u shpreh z.Lita, duke shtuar se ndryshimet kushtetuese janë porta në të cilën do hapet diskutimi publik për Kodin Zgjedhor.

    Goditja ndaj LSI dhe partive të vogla

    Listat e hapura nuk është se do të sjellin ndonjë ndryshim, pasi 1/3 e tyre pra do të jetë e mbyllur, por ndryshimet do të vijnë nga mungesa e koalicioneve. Tashmë partia që del e para merr mandatin për të krijuar qeverinë dhe do ndizet loja e koa-licioneve paszgjedhore. Megjithatë skema që propozon PS duket se dobëson opozitën, e cila ka shumë parti aleate. Tashmë Basha duhet të vendosë nëse do të dalë me listë

    Bushka: Do rritet roli i qytetarëve në zgjedhje

    Duke folur në seancë plenare, deputetja Klotilda Bushka, bashkëre-latore e mazhorancës parlamentare, vlerësoi se amendimet do të sank-sionojnë në Kushtetutë fuqizimin e qytetarëve nëpërmjet votimit me lista të hapura, e cila është dhe një kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Znj.Bushka theksoi se thelbi i ndryshimeve kus-htetuese është garantimi i përkthimit të votës së drejtpërdrejt me mandate përfaqësimi, sipas vullnetit të qyte-tarit. “Kushtetuta vendos një nivel poshtë të cilit nuk mund të shkohet, 2/3 e listës duhet të jenë me patjetër të hapura dhe kjo nuk është vendosur pa një qëllim. Ekspertët dhe modelet që kanë lista të hapura sugjerojnë që një pjesë e listës duhet të jetë jo e hapur për të garantuar atë stand-ard që në Shqipëri, ne me krenari e kemi arritur, pikërisht përfaqësimin gjinor”, theksoi znj.Bushka, duke shtuar se detajet për hapjen e plotë të listave dhe pragun elektoral do të përcaktohen në Kodin Zgjedhor, në bazë të një konsultimi dhe diskutimi të gjerë publik dhe politik.

    Manja: Nuk ndalohet hapja 100 për qind e listaveKreu i komisionit të ligjeve, Ulsi

    Manja tha se opozita mund t’i hapë listat 100%, nuk e pengon askush, pasi është parashikuar të hapen jo më pak se 2/3. “Ajo që garanton Kushtetuta me ndryshimet e sotme është që e drejta e votës parapëlqyese për hapjen e listave ka një dysheme. Pastaj nëse do të hapen 100% apo 75% kjo ngelet për t’u diskutuar. Opozita t’i hapë 100%, nuk e pengon askush, ne e kemi parashikuar sepse do të hapet 2/3. Kjo bëhet për të ga-rantuar barazinë gjinore, që është një standard kushtetues i arritur tashmë në vendin tonë. Një nga risitë e 5 qer-shorit është që nëse nuk respektohet kuota me 30% ku një në 3 emra duhet të jenë femra, lista refuzohet nga KQZ. Nëse opozita gjen formulë për ta garantuar këtë në Kodin Zgjedhor, le t’i hapë listat 100%. Ne kemi thënë se vota parapëlqyese do të jepet jo më pak se 2/3 të listës sepse tek e gjitha ne duhet të garantojmë barazinë gjinore”, tha Manja

    Parlamenti u jep fund debateve, me 106 vota pro hapen listat dhe eliminohen koalicionet, hapet rruga për një tjetër “17 maj” në vjeshtë

    Ambasadorët vihen në lëvizje, kërkohet pakt për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

    unike, apo do të kërkojë nga aleatët që secili të garojë më vete. Nëse kemi listë unike, PD është e detyruar të

    rrudhë kandidatët e vet dhe kjo do krijojë pakënaqësi. Nëse shkohet me lista të ndara atëherë do kemi rivalitet brenda opozitës. Nëse u referohemi rezultateve të 2017, LSI dhe partitë e vogla ndjehen më të rrezikuara, pasi do ketë më shumë garë mes tyre sesa bashkëpunim.

    Palët drejt një 17 maji të dytëMe miratimin ndryshimeve dje,

    duket se tashmë një marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është e pashmangshme. Ambasadorja e SHBA dhe të gjithë ndërkombëtarët ia kanë bërë të qartë kryeministrit se tashmë detajimi i formulës së re në Kodin Zgjedhor duhet të bëhet me konsensus gjithëpërfshirës. Pra sin-jalet janë se në vjeshtë do të shkojmë drejt një 17 maji të dytë. Vetë Rama dje i bëri disa ftesa publike Bashës

    duke dhënë sinjalet e para. "LBP-D&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s'janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për: Hap-jen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit”, tha Rama. Nëse ndrys-himet në Kod kalojnë pa konsensus PS do hynte në një luftë të fortë me ndërkombëtarët dhe sinjalet se po shkojmë drejt një pakti PS-PD janë të qarta, ajo që e forcon është se dje në mbrëmje ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë së Madhe, etj., kanë shkuar në zyrën e Lulzim Bashës ata kanë kërkuar që tashmë opozita të bash-këpunojë me PS në Këshillin Politik.

    Pavarësisht kundërshtive nga opozita, kritikave të ndërkombëtarëve dhe kërcëni-meve të presidentit, dje mazhoranca dhe opozita në Parlament me plot 106 vota

    pro kaluan ndryshimet kushtetuese duke hapur një fazë të re votimi në vend...

    1. Adriatik Alimadhi2. Fatjona Dhimitri3. Gjetan Gjetani4. Kujtim Gjuzi5. Elda Hoti6. Lefter Maliqi7. Erjon Piciri8. Artur Roshi9. Zef Shtjefni10. Suzana Topi

    DEPUTETËT QË VOTUAN KUNDËR

    10

    1. Amra Borova2. Ralf Gjoni3. Eljo Hyska4. Enada Kallpani5. Ligoraq Karamelo6. Enver Roshi

    DEPUTETËT QË MUNGUAN

    6

  • GAZETA SOT4 E Premte 31 Korrik 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Edi Rama: Ilir Meta si Haxhi Qamili, shan ditë e natë ambasadorët, ta

    harrojë se do ndezë zjarrin e konfliktit

    Kryeministri: Qëndrimi i ambasadores amerikane nuk më pëlqeu, shqiptarët vendosin vetë

    Taulant Balla: PD-LSI tentuan të pengonin votimin në Kuvend përmes deputetëve të opozitës, hapja e listave nuk pengon koalicionet

    Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se disa deputetë të opozitës të dalë nga listat e PD-LSI-së janë takuar nga Petrit Vasili dhe Gazment Bardhi për të për-gatitur një skenar në përpjekje që të pengonte Kuvendin që të votonte hapjen e listave. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se është gjë e mirë që PD-LSI është “rikthyer” në Ku-vend. "Më vjen mirë që PD-LSI janë rikthyer në Kuvend, do ju lutesha ju që jeni bashkuar mbrëmë gjatë natës në përpjekje për të pen-guar Kuvendin për të hapur listat. Formësoni

    grupet dhe mund të merrni këshilltarë zotin Bardhi dhe Vasili dhe këdo që keni takuar dhe dakordësuar qëndrimin tuaj. Ky është hap pozitiv për një gjithpërfshirje edhe të partive që përmenda më lart", tha ai. Kryetari i grupit socialist Taulant Balla deklaroi më tej se hapja e listave nuk i pengon koalicionet mes partive, ku nuk nguroi të “thumbonte” edhe opozitën jashtë Parlamentit. "Sa për koalicionet rrini të qetë sepse koalicionet ekzistojnë, unë po ua them sinqerisht, po unë ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë bashkë, është gjëja më e mirë për

    shqiptarët, që t'u japin hakun, jo në opozitë në 2021, por mesa kam parë dhe shoh dhe mundësitë e reja që vijnë nga opozita parlam-entare për qytetarët, të jeni të sigurt ne do të jemi në qeverisje, ju do të jeni sot, si ai grupi që u krijua mbrëmë", tha Balla. Por kreu i grupit të PS komentoi edhe arrestimet e SPAK-ut për krimin zgjedhor në Durrës, ndërsa kërkoi edhe njëherë hetimin e pasurisë së Shkëlzen Berishës. "LSI-ka ka trefishuar rezultatin e votimit në atë qendër, PD-ja e ka dyfishuar. Edhe deputetja Dhimitri, është shembulli

    më kuptimplotë si funksionon PD-ja. Merrni votimet në PD, Lulzim Basha nuk votohet nëse ka votim të ndershëm. Në 2013 në përballjen me Olldashin, nuk kishte votim fare të ndershëm. Kundër listave të hapura kundër hapjes së petëve të byrekut të Shkëlzen Berishës që arrin që të pasurohet si sekser. Por çdo gjë duhet marrë me qetësi dhe dashuri thoshte dikush që ia di vlerën qetësisë dhe dashurisë, se çdo lloj hetimi i bën nder, 339, 184, pasuritë e Shkëlzen Berishës, se qytetarët thonë po hë, po kur? Patjetër se kanë një kohë të gjatë", u shpreh Balla.

    Elisjeda KIKO

    Miratimi i ndryshimeve kushtetuese që u bë dje në Parlament ishte “nën monitorim” nga ndërkombëtarët në vendin tonë. Përfaqësues të SHBA, BE dhe OSBE prej disa kohësh kanë ndjekur nga afër diskutimet në Këshillin Politik si dhe kanë kryer një sërë takimesh me liderët politik në vendin tonë. Por të mërkurën, përmes një deklarate, ambasadorja amerikane deklaroi se po i vëzhgonte me kujdes liderët politik në vend nëse do e mbanin fjalën për të arritur miratimin e kë-tyre ndryshimeve. Por duket se kjo deklaratë e ambasadores amerikane nuk është pëlqyer nga kryeministri i vendit Edi Rama. Nga foltorja e Ku-vendit, Rama tha se nuk i pëlqeu as-pak qëndrimi i ambasadores, duke shtuar se zgjidhja e problemeve nuk duhet të vijnë në gjuhën angleze nga asnjë përfaqësues i huaj. Rama shtoi se për sistemin zgjedhor vendos vetë shteti shqiptar, përmes Parlamentit. “Komisioni i Venecias dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde ndërkom-bëtare. I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes Parlamentit të vet, se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyr-imin ta ndajmë me ambasadoren amerikane, as të BE-së as me askënd tjetër duke i konsideruar zot në vendin e tyre. Nuk është përgjeg-jësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që ne prej 30 vitesh kërkojmë në an-glisht zgjidhjen e problemeve tona. Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se “do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën apo do e mbajnë fjalën”, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne, dhe ajo fjali është një arsye për çdo person, qoftë socialist, demokrat, apo ballist, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popul-lin e vet dhe vendin e vet, shtetin e vet”, tha Rama.

    Rama thirrje presidentit MetaK rye m i n i s t r i E d i R a m a

    gjithashtu i është përgjigjur dje

    Këlliçi: Ndryshimet kushtetuese janë

    të njëanshmeKreu i Forumit Rinor të PD, Be-

    lind Këlliçi, komentoi dje ndryshimet kushtetuese. Gjatë një interviste, ai tha se opozita përfaqëson 765 mijë qytetarë dhe është e pamundur të bësh ndryshime të kushtetutës në mënyrë të njëanshme. “Ka qenë një kriter që në fillim që i gjithë debati të zhvillohej në Këshillin Politik. Për të gjitha vendimet që merreshin aty të votoheshin në Kuvend, por sot po ndodh e kundërta. Opozita për-faqëson 765 mijë qytetarë dhe është e pamundur të bësh ndryshime të kushtetutës në mënyrë të njëanshme. Gjatë gjithë kohës kemi pasur thirrje për debat. Seanca e sotme është një seancë fasadë, pasi nuk ka një opozitë reale. Unë uroj që edhe pse ka mbetur shumë pak kohë, të ketë një reflektim. Duhet ta kuptojnë që po dëmtojnë të ardhmen europiane dhe integrimin e vendit. Pse i duhet vënë kazma që një procesi që u finalizua pas 6 muajsh? PD nuk mori gjithçka që kërkoi dhe PS po ashtu. Nuk e kuptoj se pse duhej zhbërë i gjithë ky konsensus”, tha ai.

    Ndryshimet kushtetuese, Dhurata Çupi: Show i kryeministrit në ikje Ish deputetja e Partisë Demokra-

    tike Dhurata Çupi ka reaguar ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Parlament, ku u votuan ndryshimet kushtetuese. Përmes ironisë, Çupi deklaroi se show i kryeministrit në ikje nuk ka asnjë lidhje me hallet e vërteta të mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me disa lista të tjera të hapura, listat e borxheve. “Show i Ramës me gjoja lista të hapura është vetëm një llogari e dëshpëruar politike në agoninë e lëshimit të pushtetit. Show i kryem-inistrit në ikje nuk ka asnjë lidhje me hallet e vërteta të mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me disa lista të tjera të hapura, listat e borxheve. Në video është një nga shumë dëshmitë se ajo çfarë na duhet nuk janë lloga-ritë politike të kryeministrit në ikje, por mbyllja e listava të borxheve të shqiptarëve”, tha ajo.

    edhe presidentit Ilir Meta, i cili e kërcënoi dhe sulmoi ndërkom-bëtarët. Kreu i qeverisë i bëri thirrje Metës se nuk do të pengojë dot ndryshimet kushtetuese, ashtu sikur nuk arriti që ta bënte me zg-jedhjet e 30 qershorit të vitit të kalu-ar. Sipas Ramës, presidenti të mos nxisë konflikt dhe të mos bëj thirrje për revolta si Haxhi Qamili. "Ilir, ti je një shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Vene-zias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t'u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s'të shkarkuam, sepse jemi të përg-jegjshëm në përfaqësimin e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s'ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndër-ruar të konfliktit të popullit me shtetin! Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qami-li e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s'të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria", u shpreh kryeministri Edi Rama.

    Presidenca akuza RamësNdërkohë që pas deklaratave të

    kryeministrit Edi Rama, zëdhënë-si i presidentit Meta, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetin so-cial Facebook, me tone të ashpra u shpreh se kryeministri i sheh ndërkombëtarët si lobistë apo si frekuentues të dyshimtë të clubeve të Berlinit. “I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivël-lait të tij që kërkojnë copëtimin

    “Por ju doni luftë imagjinare, ngaqë nuk keni shkrehur një pushkë, do luftë me zor, doni diktaturë me zor. Nuk po i hyj çfarë keni bërë ju kur ka qenë diktatura këtu, unë nuk merrem me dosje, merret Myslymi, por kam frikë se po të hapen ato dosje....Ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë palët të hapin listat 100%, përcaktojnë për shumë kohë, që nuk mund të jenë më pak se 2/3. Nëse kjo është hile e jona, atëherë pse i hapim më shumë se të gjithë ju të tjerët? Se ne

    jemi partia më e madhe. Me dakordësi të gjerë kjo mund të shkojë 100%. Ne e filluam nga ky tavan për gratë, për-faqësimin e grave. Le nuk kemi problem, diskutojmë. Por po bën dy javë që ne shkojmë për të diskutuar, ata vijnë na lexojnë parulla. Ata që kanë votuar sot këtu kanë bërë gjënë e duhur. Treni me vagonët fantazmë ka ikur në lumë dhe hapja e listave dhe mundësia e qytetarëve për të zgjedhur deputetin është reale. Nuk ka pula më", tha Rama.

    KRYEMINISTRI: NDRYSHIMET NUK PENGOJNË HAPJEN E LISTAVE

    dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi”, tha Blushi. Por në një reagim të dytë, zëdhënësi i presidentit paralajmëroi kryem-inistrin Rama, duke i kërkuar të

    mos provokojë më tej shqiptarët. “Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do mbetet një kujtim nga e kaluara!”, u shpreh zëdhënësi i Metës.

    “Këto ndryshime, ta dëgjojnë mirë ata që 5 qershorin e bënë si 28 nëntorin. 5 qershori është 4 ditë pas ditës së fëmijëve dhe ne e votuam një për një dhe nuk e prekim, por kjo që bëjmë e fut sistemin zgjedhor shqiptar në kornizën e botës me një miliard banor të OSBE-së. Nuk kemi asnjë interes politik që të ndërhyjmë të ndajmë çiftin Luli-Mona, ata na duhen bashkë, kemi edhe babaxhik-en bashkë me të dhe atë dixhitalin e Lalzit dhe do ua tregojmë shqiptarëve

    mirë. Nuk po ndryshojmë natyrën e sistemit zgjedhor. Pragu elektoral nuk është vendosur në Kushtetutë me këto ndryshime si %, kur erdhi nisma erdhi me %, 5%, kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në kushtetutë, të dyja këto ranë, por pse? Sepse nuk do të bënim votat ne, apo u tremb diktatori? Ranë sepse PS-ja kërkoi heqjen e tyre, pikërisht se PS-ja nuk ka lidhje me ato që flisni ju, ne kemi të meta plot, por jo ato që thoni ju”, tha Rama.

    RAMA: NUK DO E NDAJMË ÇIFTIN LULI-MONA

  • .............GAZETA SOT E Premte 31 Korrik 2020 5

    p o l i t i k e www.sot.com.alMyslim Murrizi: Pas hapjes së listave të diskutojmë për depolitizimin e administratës zgjedhore, 30 korriku do mbahet mend si dita e qytetarëve

    Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi u shpreh ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit se pas miratimit të ndry-shimeve kushtetuese dhe hapjes së listave, duhet të përparojë puna edhe në depolitizimin e administratës zgjedhore. Sipas Murrizit, më në fund erdhi dita që shqiptarët ta zgjedhin me votë përfaqësuesin e tyre në Parlament, duke theksuar se kjo gjë është ëndërruar që nga studentët e viteve ’90, por u ndërpre në mes nga politika me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. “Ndryshimet kushtetuese për listat e

    hapura që miratojmë sot janë një hap përpara dhe duhet të përparojmë edhe për depolitizimin e administratës zgjedhore. Në atë kohë nuk besohej kurrë që një grusht i vogël deputetesh, jo pjesë e establishmentit 30-vjeçar dhe elitave vendimmarrëse të pista, por individë të thjeshtë ndoshta dhe të përçmuara nga renditja dhe nga kryetarët e partive do të arrinin të rikthenin votën e lirë të qytetarëve për të zgjedhur me votën e tyre individët që do të vijnë në këtë sallë si përfaqësues të tyre, ëndërr e nisur në dhjetor të ’90 dhe e ndërprerë në 2008, nga dy

    kapot e partive”, tha Murrizi. Më tej kreu i grupit parlamentar demokrat tha se duhet të kryhet hetim për vjedhjet e 5 palë zgjedhjeve, duke theksuar se 30 korriku do të mbahet mend si dita e qytetarëve për të larguar nga politika të gjitha hajdutët dhe arrogantët. “Ia arritëm kësaj dite ne të panjohurit, ne që s’na pyeti njeri. Pas 8 muajsh do të jemi në betejë, me këtë fytyrë do ju vijmë t’ju kërkojmë votën. Ftoj Ballën dhe Ramën që pas kësaj, të ulemi me përgjegjësi për depolitizimin e administratës zgjedhore. Duhet hetuar vjedhjet e 5 palë zgjedhjeve te fundit, që

    të shkojmë të barabartë që mos preket vota e qytetarëve. E di që nuk është e lehtë. Eh sa iu dhimbset baballarëve të 21 prillit 2008. Sot 30 korrik 2020, do të mbahet mend që iu hoqëm lakun e kapove të partive dhe shqiptarët në zgjedhjet e 2021 do të ndëshkojnë me votë çdo hajdut tenderash, çdo arrogant e hajdut”, u shpreh Murrizi. Ai ftoi edhe opozitën jashtëpar-lamentare të ulet e të flasë për depolitizimin e administratës, si pikë kryesore e OSBE/ODIHR, dhe sipas tij që një herë të vetme pas 30 vitesh të pranojmë me objektivitet rezultatin e votimit.

    Elisjeda KIKO

    Ndryshimet kushtetuese të miratuara dje në Par-lament kanë alarmuar presidentin Ilir Meta. Me heqjen e koalicioneve, Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të shkojë në humnerë dhe kjo e ka nxjerrë nga shinat presidentin. Përmes një statusi në rrjetin social, Meta ka paralajmëruar sërish revol-ta, ku nuk ka nguruar të kërcënojë si kryeministrin Edi Rama ashtu edhe faktorin ndërkombëtar në vendin tonë. Sipas Metës, ndrys-himet kushtetuese që u miratuan në Parlament ishin të njëanshme, duke shtuar se marrëveshjet me konsensus mes palëve në 14 janar dhe në 5 qershor u asgjësuan. Presidenti nuk nguroi të akuzonte mazhorancën se është shkaktare për prishjen e konsensusit mes palëve politike në vend, si dhe sipas tij minoi integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. “Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është anti-kushtetues dhe i papranueshëm! Ndryshimi i dhunshëm i Kus-htetutës asgjësoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, tha Meta.

    Presidenti flet për grusht shtetiPor presidenti Meta edhe ditën

    e djeshme ka shtuar retorikat e tij për grusht shteti dhe banda, që sipas tij duan të marrin me dhunë të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Për Metën, deklaratat e ndërkom-bëtarëve janë kundër shqiptarëve dhe aspiratave për të ndërtuar dhe për të pasur një të ardhme evro-piane. “Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe pro-jektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europi-ane. Asnjë bandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti”, u shpreh Meta.

    Ndoka: Ja çfarë do të ndodhte po të ishte

    Berisha në krye të opozitësKreu i PDK Nard Ndoka ko-

    mentoi dje miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Gjatë një in-terviste televizive, Ndoka u shpreh se nëse në krye të opozitës do të ishte Sali Berisha apo Edi Rama, sot do të kishte tension deri në tendencë për të djegur parlamentin. Ndoka theksoi se Basha është lider tjetër që nuk e gjykon në këtë mënyrë politikën. “Lulzim Basha është një lider tjetër. Nëse do kishim Sali Berishës lider të opozitës apo Edi Ramën vetë si lider të opozitës, të cilin e njoh dhe në opozitë, pa diskutim që do të kishim parë edhe një klimë tensioni tek parlamenti, tendencë për ta djegur fare parlamentin, por Basha nuk e gjykon kështu politikën për faktin se është investuar. Kur e mendon kështu politikën, është një dramë edhe për ekonominë, edhe për qytetarët, edhe për militantët partiakë, por është përpjekur të lënë kontributin e vet së pari të partisë që propozon, të opozitën që drejton por ka pasur edhe garanci nga faktori ndërkombëtar”, tha Ndoka.

    Duma: Ndryshimet kushtetuese

    shkatërruan sisteminIsh deputetja e Partisë Demokra-

    tike Grida Duma u shpreh dje se garancia e votës së qytetarëve ka rënë, duke theksuar se kreu demokrat Lulzim Basha u është drejtuar qytet-arëve me paketën e ekonomisë. Gjatë një interviste televizive, ajo tha se ndryshimet kushtetuese u miratuan për të shkatërruar sistemin. “Teksa po ndiqja momentin e çmendurisë së tij, ishte shteti teksa bënte grusht shteti. Është e qartë se nuk kemi bërë betejë në ajër. Basha është përpjekur t’u drejtohet qytetarëve me logjikën e ekonomisë, pavarësisht çmendurive që po ndodhnin në shtet. Por fakti që kemi theksuar prej muajsh logjikën e votës së lirë, ishte për të mos ardhur në një ditë ku çdo rregull loje nuk ek-ziston më. Garancitë për votën kanë rënë. Ai ka ndërtuar precedentin që ka goditur çdo institucion. Ne dolëm nga institucionet për të ruajtur institucio-net. Kurse këta përdorin sistemin për të shkatërruar sistemin”, tha Duma

    Ndryshimet kushtetuese fusin në depresion Ilir Metën, nis kërcënimet dhe ngre të

    vdekurit nga varri, sulmon të atin e Ramës

    Presidenti nis kërcënimet ndaj kryeministrit dhe ambasadorëve

    Por ndonëse prej disa kohësh Meta është zhveshur nga kostumi i presi-dentit dhe po bën opozitë më shumë se PD-LSI, ai nuk ka nguruar që tu bëjë thirrje qytetarëve për revolta dhe dhunë kundër qeverisë për të rrëzuar kryeministrin Rama. “Pres-identi i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave të patjetërsueshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë

    fatet e tyre. Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë. Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund”, u shpreh presidenti Ilir Meta në postimin e tij në rrjetin social Facebook. Por akuzat e presidentit për grusht shteti janë përsëritur disa herë. Madje ai arriti deri aty sa organizoi në datën

    2 mars një tubim antiqeveritar, ku dhe u premtoi qytetarëve se do të nxirrte një dekret për të shpërndarë Parlamentin, premtim ky që nuk u vu në zbatim asnjëherë. Po ashtu, Meta është zotuar prej më shumë se një viti se do ta rrëzoj kryeminis-trin Edi Rama nga pushteti, pasi të përfundonte reforma zgjedhore. Por edhe pse reforma zgjedhore u mirat-ua, Meta vijon sërish me të njëjtat kërcënime në drejtim të qeverisë.

    “Nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret, ju jap fjalën në emër të këtij flamuri që janë vrarë mijëra dëshmorë dhe heronj, se mbas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse nuk do ta marrin seriozisht, populli kuqezi që votoi sot për grushtin e shtetit, unë Ilir Meta betohem

    se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atje në mes të Parlamentit, në mes të krimit, dhe do ti bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, unë i pari dhe gjithë populli kuqezi. Vdekje grushtit të shtetit, rroftë Republika, rroftë shteti i së drejtës”, deklaroi presidenti Meta, duke e marrë këtë vendim si një përgjigje të thirr-jeve të qytetarëve që kërkuan në kor shpërndarjen e Parlamentit gjatë tubimit të 2 marsit.

    JA SI META U PREMTOI QYTETARËVE QË DO RRËZONTE RAMËN

    Presidenti Ilir Meta prej një viti ka hyrë në një luftë të fortë me mazhorancën qeverisëse, duke e akuzuar për grusht shtetit, ndërsa krah tij është rreshtuar edhe opozita jashtëparlamentare. Madje, Meta shkoi deri atje se organiz-oi edhe një protestë anti-qeveritare në 2 mars, ndërkohë që paralajmëroi se pas 15 marsit pasi të përfundonte reforma zgjedhore, do të merrte vendime të rëndësishme në emër të qytetarëve shqiptarë sa i takon funksionit të Kuvendit të

    Shqipërisë. Kreu i shtetit në fund të tubimit u zotua se do të firmoste një dekret për shpërndarjen e Parlamentit. Mirëpo, deri më tani nuk është arritur asnjë nga këto qëllime të premtuara, ndërkohë që izolimi i vendit për shkak të ko-ronavirusit riktheu qetësimin e marrëdhënieve mes Metës dhe Ramës. Edi Rama dhe Ilir Meta gjatë kësaj periudhe pandemie në daljet publike më shumë e kanë mirëkuptuar njëri-tjetrin se sa kanë drejtuar akuza apo kundërakuza.

    JA DEKLARATAT E METËS PËR SHPËRNDARJE TË PARLAMENTIT

  • GAZETA SOT6 E Premte 31 Korrik 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Lulzim Basha kritika për kalimin e ndryshimeve kushtetuese, SHBA-BE

    kërkojnë të vijojë puna në Këshillin Politik

    SHBA këmbëngul: Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre

    Ndryshimet kushtetuese, ndërkombëtarët me qëndrime të ndara, reporteri në Bundestag vlerëson miratimin e amendamenteveNdryshimet kushtuese që u miratuan ditën

    e djeshme në Parlament, kanë bërë që ndërkom-bëtarët të reagojnë menjëherë. Reforma zgjedhore është ndër pikat kryesore sa i takon integrimit të vendit në BE, si e tillë ajo ka fituar dhe vëmendjen maksimale të ndërkombëtarëve. Deri në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, ndërkombëtarët morën pjesë edhe vetë në diskutime, çka tregon rëndësinë që kjo reformë ka për ta. Kësisoj de-batet e vazhdueshme për reformën zgjedhore, Këshillin Politik, ndryshimet kushtetuese, hapja e listave prekja apo jo e koalicioneve, kanë bërë që ndërkombëtarët të mos rrinë pa reaguar. Sakaq

    pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kus-htetuese i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ndërkombëtarëve. Vetëm pak minuta pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese në parlament, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Ajo shprehet se KE pranon këto ndryshime, por po ashtu vendos theksin në faktin se sa i nevojshëm është konsensusi i të gjitha palëve të përfshira. “Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është caktuar më shumë kohë në

    fazën përgatitore, për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik. Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuar nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli kur vendosni të hapni negociatat e pranimit në Mars. Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zg-jedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura si edhe roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese gjithëpërfshirëse përpara se të

    votohen”, ka shkruar Pisonero. Ndërsa Reporteri për Çështjet Europiane në Bundestag, Florian Hahn përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se i mbështet ndryshimet kushtetuese dhe thekson njëherësh se këto ndryshime janë një demok-ratizimin i mëtejshëm i procesit zgjedhor. “Ne përgëzojmë Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE / ODHIR të bazuar në Reformën Zgjed-hore dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por, të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku”, ka shkruar ai.

    Arbjona ÇIBUKU

    Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar dje pas votimit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ku sëbashku me aleatët e tij, në një komunikim për mediat u shpreh se Opozita e Bashkuar nuk i njeh këto ndryshime. Basha tha se votimi i ndryshimeve kushtetuese, të cilat i përkufizoi si të njëanshme, janë tregues i fundit të qeverisjes së Edi Ramës. Ndër të tjera Basha u shpreh se lëvizjet e Ramës për të ndryshuar Kushtetutën, nuk do e ndalin dot rota-cionin politik. “Akti i sotëm sot është treguesi i fundit se Edi Rama e di që koha e tij po mbaron. Ai e ka humbur besimin e shqiptarëve dhe e vetmja që i ka mbetur, është të përpiqet sërish ta manipulojë sistemin, duke menduar se mund të zgjasë agoninë e pushtetit e tij të rrënuar. Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për Opozitën, dhe aq më pak për qytetarët. Akti i sotëm nuk e ndal dot ndryshimin, ai thjesht tregoi para shqiptarëve dhe partnerëve tanë edhe njëherë fytyrën e autokratit të tmerruar nga ndëshkimi që e pret. Makinacionet e kryeministrit në ikje, që ka frikë të përballet me qytetarët, nuk kanë për ta ndalur rotacionin politik. Ndryshimi është i pashmangshëm”, është shprehur kryedemokrati Basha.

    Reagon SHBAAmbasada e SHBA ka reaguar dje

    pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, teksa u shpreh se është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Më tej, ambasada amer-ikane thekson se duhet të vijojë puna me Këshillin Politik. “Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, me gjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbe-sim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet”,

    Gjermania: I nevojshëm diskutimi

    në Këshillin PolitikAmbasadori gjerman në Tiranë,

    Peter Zingraf ka kërkuar që të ketë një dialog gjithëpërfshirës dhe ka thek-suar se respekton rolin institucional të Parlamentit. Referuar ndryshimit të kushtetutës me kundërshtimin e opozitës jashtë Kuvendit, ai kërkon që tani në Kodin zgjedhor ndryshimet të reflektohen me konsensus. “Shpreh keqardhjen që me gjithë marrëvesh-jen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 qershorit reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë respektoj rolin institucional të parlamentit, por njëkohësisht kuptoj që prej marrëveshjes së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërfshirës. Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit”, tha ai.

    Britania: Donim dialog, tashmë ndryshimet në Kod

    diskutojini bashkë Ambasadori britanik Duncan

    Norman ka reaguar ditën e djeshme pas ndryshimeve kushtetuese të cilat u miratuan në Kuvend me 106 vota pro. Në reagimin e tij pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, ambas-adori britanik ishte në të njëjtën linjë me atë të BE-së dhe Gjermanisë. Ai është shprehur se marrëveshja e 5 qer-shorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog. “Marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik. Do të donim të kishim parë të njëjtën qasje konstruktive në miratimin e ndryshi-meve të sotme të Kushtetutës. Është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerë-sisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në parla-ment”, ka deklaruar ai. Sakaq deputeti gjerman Peter Beyer ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter, reagimin e reporterit të CDU, Florian Hahn. “Kjo është ezauruese. Nuk mund të shtoj më shumë”, ka shkruar ai.

    shprehen amerikanët. Ndërkaq am-basada thekson se e kupton zhgën-jimin e Opozitës së Bashkuar. Ndër të tjera SHBA deklaron se udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë për të negociuar. “Ne e kuptojmë zhgën-jimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshil-lin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”, thuhet në deklaratë.

    Reagon BEEdhe Bashkimi Europian ka qenë

    dje në të njëjtën linjë me SHBA, pasi ka shprehur keqardhjen që ndryshimet kushtetuese në Kuvend, u kaluan pa

    konsensusin e Këshillit Politik. Por përpos kësaj, ambasadori i BE Luigi Soreca është shprehur se BE e pranon miratimin e këtyre ndryshimeve. “Ndër-sa pranojmë miratimin Parlamenti i disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është dhënë më kohë në fazën përgatitore për të gjetur një kom-

    promis me të gjitha palët në kuadër të Këshilli politik. Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuar nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli kur vendosni të hapni negociatat e pranimit në Mars”, tha Soreca.

    “Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg,

    atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”, shkruan Basha.

    Basha i përgjigjet Ramës: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg

    Kryeministri Edi Rama i përg-jigjet sërish kryedemokratit Lulzim Basha për ndryshimet kushtetuese, teksa ky i fundit e paralajmëronte se pas zgjedhjeve të ardhshme do të përfundojë në burg. “Lulzim Basha re-agimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkërisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh

    personale, tregojnë humbje të busul-lës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamenti. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra, duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor, ku tani duhet të in-tegrojmë edhe 30 korrikun! Ta bëjmë së bashku e mos harro, s’presim dot gjatë”, shkruan Rama.

    RAMA I PËRGJIGJET BASHËS: MOS HUMB KOHË ME DOKRRA TË VJETRA

  • .............GAZETA SOT E Premte 31 Korrik 2020 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Reforma në drejtësi, vetingu vijon edhe gjatë gushtit, KLGJ pranon

    dorëheqjet e Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt

    Gjyqtari Gjin Gjoni dha dorëheqjen me pretendimin se procesi i vetingut ishte politik

    KPA vendos të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Regleta Panajoti, i hiqet e drejta për të qenë pjesë e drejtësisë për 15 vite

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi ditën e djeshme që të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti. Njëkohësisht asaj i është hequr e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vite. Sakaq KPA mori vendimin edhe për të ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi me shumicë votash në detyrë Panajotin. Kujtojmë se gjyqtarja Regleta Panajoti kërkoi dorëheqjen nga detyra pas ankimit të kryer nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit subjekti i

    rivlerësimit nuk e justifikon pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm në këtë kriter. Në fillim të seancës së djeshme, kryesuesi i trupit gjykues të KPA, Ardian Hajdari shpjegoi se ishte konfirmuar prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, se gjyqtares Panajoti i ishte njoftuar vendimi për mbarimin e statusit sipas ligjit, në adresën e saj postare, pranë vendit ku ushtron detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në adresën elektronike, si dhe është publikuar në faqen zyrtare. KLGJ ka njoftuar se në rastin konkret ka përfunduar afati i ankimit. Sakaq Hajdari

    shtoi se Panajoti kishte konfirmuar nëpërmjet një email-i marrjen në dijeni të vendimit të KLGJ për mbarimin e statusit të magjistratit dhe se vullneti i saj kishte qenë dhe mbetej dorëheqja, si dhe kërkonte ndërprerjen e procesit të riv-lerësimit. Ndërkaq Komisioneri Publik Florian Ballhysa, pasi iu kërkua nga Kolegji që të qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e çeljes së hetimit gjyqësor, deklaroi se nuk ishte njohur me gjithë dokumentacionin e korrespodencës së KPA-së me institucionet. Ai u shpreh se, bazuar në dokumentacionin që dispononte,

    vërehej se njoftimi i kryer prej Gjykatës së Ti-ranës ishte i pavlefshëm pasi nuk i përmbante të dhënat që kërkon ligji. “Nuk kuptohet se kujt i është njoftuar vendimi i KLGJ, ndërkohë që subjekti nuk ka qenë në punë në atë periudhë, pasi është larguar”, tha Ballhysa. Ndër të tjera, Komisioneri Publik theksoi se përgjigja që Panajoti i kishte kthyer KPA në postën elek-tronike, nuk ishte në funksion të kërkesës për shprehjen e vullnetit të saj lidhur me procesin, por në përgjigje të njoftimit për ndryshimin e një anëtari të trupit gjykues.

    Arbjona ÇIBUKU

    Reforma në drejtësi vijon punën edhe gjatë sezonit veror. Vetingu nuk e ndali punën as gjatë pandemisë dhe duket se nuk do të ndalë as gjatë sezonin veror, kjo pasi kalendari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duket mjaft i ngjeshur. Më datë 3 Gusht është një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Hysen Saliko dhe një seancë dëg-jimore për subjektin e rivlerësimit Lindita Hoxha. Sakaq në datë 4 Gusht është një seancë për shpallje vendi-mi për subjektin rivlerësimit Genti Shala. Seanca tjetër dëgjimore sipas kalendarit të KPK rezulton më datë 6 Gusht dhe do të jetë përballë KPK Aleks Nikolli në seancë dëgjimore. Ndërkohë data 6 rezulton të jetë data e fundit për muajin gusht, dhe seanca e radhës është në 4 Shator, ku do të dalë në seancë dëgjimore përballë KPK Artur Gaxha. Ndërkohë dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se seanca dëgjimore për Aleks Nikollin, e përcaktuar për t’u mbajtur në datë 30.7.2020 ora 14:00, për arsye objektive nuk do të zhvillohet. Kësisoj seanca dëgjimore e radhës do të mba-het në datë 6.8.2020, ora 13:30.

    Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj jashtë drejtësisë

    Gjyqtarët Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, nga dje zyrtarisht nuk do të janë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në mbledhjen e djeshme që të miratojë kërkesat e dy gjyqtarëve për t’u larguar nga drejtësia, në prag të përballjes me vetingun. Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj mbanin po-zicionin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë. Pasi KLGJ miratoi kërkesën e tyre për dorëheqje, tanimë është në kompetencë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që të vendosë pushimin e vetingut për dy ish gjyqtarët. Përpos pushimit të vetingut, KPK, në vendimin për Gjin Gjonin dhe Alaudin Malaj, pritet të vendosë edhe shënimin në fund, për humbjen e të drejtës për t’u bërë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Procesi i vetingut për Gjin Gjonin ka nisur në tetor të vitit 2018, dhe zgjati për 21 muaj. Ndërsa për Alaudin Malaj procesi i vetingut nisi në shtator të vitit 2018. Gjyqtari Gjin Gjoni dha dorëheq-jen me pretendimin se procesi i vetingut

    Shtyhet seanca për Aleks Nikollin, ja skeda e pasurisë se gjyqtarit Gjyqtari i apelit Shkodër do të

    përballej dje me Komisionin e Pavar-ur të Kualifikimit, por ky i fundit ka njoftuar se për arsye objektive seanca dëgjimore është shtyrë për në datën 6 Gusht 2020. Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për subjektin, përbëhet nga Brunilda Bek-teshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Në vitin 2019, Nikolli u vu nën hetim për korrupsion nga ish-Gjykata e Kri-meve të Rënda, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit. Pasuria e deklaruar familjare e subjektit në vitin e parë të dekla-rimit, 2003 ishte 15.3 milionë lekë, ndërsa në vitin 2017 kjo pasuri kapte një vlerë prej 23.6 milionë lekë. Kjo pasuri përbëhet nga 2.8 milionë lekë likuiditete në bankë, 95 mijë lekë cash dhe pasuri të paluajtshme në vlerë 21 milionë lekë. Në vitin 2009 deklarohet huamarrje vëllait në shumën 420 mijë lekë, e cila është kthyer plotësisht një vit më pas.

    ONM kërkon ankimimin e vendimit për gjyqtaren

    Alkelina GazidedjaOperacioni Ndërkombëtar i

    Monitorimit ka paraqitur sot pranë Komisionerëve Publikë rekoman-dimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, Alkelina Gazidedja. Komisioneri Publik njof-ton se në datën 10 korrik, në përfun-dim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alkelina Gazidedja, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Komision-erët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyr-tojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Mon-itorimit. Sipas ligjit, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    ishte politik. Ndërsa gjyqtari Alaudin Malaj, nuk ka ngritur pretendime për politizimin e procesit të vetingut, por ka deklaruar se do të fillojë një punë tjetër në datën 1 gusht 2020. Ndërkohë arsyet e dorëheqjes së dy gjyqtarëve do të zbulohen në vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sa i takon karrierës së tyre, Alaudin Malaj ka pun-uar në drejtësi që në vitin 1992, ndërsa kulmi i karrierës së tij, ka qenë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë. Ndërsa Gjin Gjoni e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 1994, dhe kulmi i karrierës së tij ka qenë pozicioni i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

    Mbledhja e KLGJTë enjten u mbajt mbledhja e

    plenare e radhës e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Në një njoftim për shtyp KLGJ bën me dije se Ard-ian Dvorani u caktua në pozicion të gjyqtarit pranë Gjykatës Administra-tive të Apelit. “Në fillim të mbledhjes,

    anëtarët u njohën me raportin mbi in-formacionin e Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën Janar – Qershor 2020. Më tej mbledhja vijoi me miratimin e transferimit kapital pa pagesë të disa aseteve, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, te Zyra e Inspektorit të Lartë i Dre-jtësisë. Këshilli vendosi deklarimin e

    mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes nga ky status për dy gjyqtarë e Gjykatës së Apelit Tiranë. Në përfundim, Këshilli duke mbajtur në konsideratë edhe vullnetin e gjyqtarit z. Ardian Dvorani, vendosi caktimin e tij në pozicion të gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit”, thuhet në njoftimin e mbledhjes së KLGJ.

    Gjyqtari i Apelit thotë në letrën e tij të dorëheqjes se nuk ka të njëjtat parametra dhe as kritere të barabar-ta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës. “Por prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps, lëvizjet dhe sita e vetingut nuk ka të njëjtat para-metra dhe as kritere të barabarta për të gjithë nëse je shërbëtor i politikës, nëse vulos dhe firmos pa menduar, pa

    lexuar edhe pa iu nënshtruar ligjit dhe kushtetutës e kalon, nëse je shpallur më parë armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë. Shumë kolegë që kanë dënuar ek-sponentë të krimit të organizuar janë flakur pavarësisht paligjshmërisë së akumuluar sa një mal në ushtrimin e funksionit të tyre si gjyqtar”, thuhet në letrën e tij.

    LETRA E GJIN GJONIT, AKUZAT NDAJ PROCESIT

    Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në mbledhjen e djeshme që të miratojë kërk-esat e dy gjyqtarëve për t’u larguar nga drejtësia, në prag të përballjes me vetin-gun. Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj mbanin pozicionin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë...

    Gjyqtari Alaudin Malaj me eksperiencë prej gati tre dekadash dha dorëheqjen në datë 27 Korrik, në një letër të dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke hequr dorë në këtë mënyrë nga titulli i mag-jistratit dhe nga mundësia për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për së paku 15 vjet, ndërsa i shpëtoi në këtë mënyrë edhe përballjes me

    procesin e vetingut. Malaj, i cili u hetua nga prokuroria dhe doli i pafajshëm për pastrim parash, dis-ponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë eurosh. Një zëdhënës i Këshillit të Lartë Gjyqësor konfir-moi dorëzimin e letrës së dorëheq-jes së Malajt, një pjesë e së cilës u publikua më herët gjatë ditës në një pjesë të medias.

    DORËHEQJA E GJYQTARIT ALAUDIN MALAJ

  • GAZETA SOT8 E Premte 31 Korrik 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.alDosja “339”, mbeten në fuqi masat e sigurisë për 22

    komisionerët, por GJKKO shpall moskompetencë Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e

    sigurisë për 20 komisionerët e Durrësit, pjesë e dosjes 339, për të cilët lëshoi pak ditë më parë urd-hër-arreste SPAK. 22 personat akuzohen se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të Durrësit, prej të cilëve 11 kanë përfunduar në pranga, 8 në arrest shtëpie dhe 3 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Pikërisht për çështjen e komisionarëve, GJKKO ka shpallur moskompetencën duke ia kaluar tashmë hetimet Prokurorisë së Durrësit. Në kuadër të dosjes “339”, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme kishte lëshuar dje 22 urdhër arreste për arrestimin e komisionerëve të PD, PS,

    LSI dhe PR për manipulim të votave në zonën e Durrësit. Sipas SPAK, komisionerët zgjedhorë të Qendrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV: “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal; Ndërkohë komisionerët zgjedhor të

    “Qendrës së Votimit nr.1335 0, adresa e QV: “Rubjek, Kopshti”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7(shtatë) persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal. Sipas SPAK, komisionerët e “Qendrës së Votimit nr.1336 0, “Rubjek Shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala,

    Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal. Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zeza ka votuar në emër të personave të tjerë, duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.

    KLP vulos gjithçka, emëron Aida Hajnaj në krye të Byrosë së Hetimit, tashmë

    lufta ndaj të korruptuarve në dorë të FBI

    Reagon Ambasada e SHBA, tjetër paralajmërim të korruptuarve

    Kliti TOPALLI

    Aida Veizaj (Hajnaj) është zyrtarisht kryetare e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas propozimit të emrit, që u bë nga Prokuroria e Posaçme dje ka qenë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që ka vulo-sur gjithçka. Gjatë mbledhjes së djeshme me vota unanime KLP, bëri emërimin e zonjës Hajnaj në krye të FBI-së shqiptare. “Pas mira-timit të procesverbalit të mbledh-jes plenare të datës 27.07.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 9 vota pro, emërimin e Drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, znj. Aida Hajnaj, për një mandat 5 (pesë) vjeçar, duke filluar nga data 01 Shtator 2020”, njof-toi KLP. Tashmë pritet që të ketë mjaft zhvillime, pasi Hajnaj do të zgjedhë zv/kryetarin, si dhe do të bëjë emërimin e rreth 60 hetuesve. Po ashtu ajo që do të zhvendoset për 6 muaj në SHBA ku do të tra-jnohet nga FBI se si të godasë të korruptuarit dhe bosët e krimit. Pranë BKH do të qëndrojë për më shumë se dy vite një agjent i FBI, i cili do të asistojë si në trajnime, ashtu dhe në hetime. Pra me zg-jedhjen kreut të BKH, tashmë lufta ndaj korrupsionit është në dorë të amerikanëve.

    Reagon ambasada Mbi vendimin e KLP ka reaguar

    edhe ambasada amerikane. Sipas saj, tashmë reforma në drejtësi ka hyrë në shina dhe nuk ka më kthim pas. “Urojmë Shqipërinë për emërimin e Aida Hajnaj si Dre-jtoreshën e parë të Byrosë Kom-bëtare të Hetimit (BKH). Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë. Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi po bëhet realitet. Me emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë

    Mbledhja e KLP, ja çështjet e tjera të miratuara

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar një sërë vendimesh. Me 1 votë kundër, (z. Gent Ibrahimi), është miratuar edhe leja e papaguar për kualifikim pro-fesional ndërkombëtar (master) për prokuroren znj. Armanda Xhaferri, për periudhën nga data 01.09.2020 deri në datë 30.11.2021. Në vijim, Këshilli ka miratuar unanimisht projekt-aktet “Për caktimin e për-kohshëm në pozicionin e Drejtuesit së Prokurorisë” për prokurorët, znj. Dorina Bejko, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogra-dec; znj. Ollga Visi, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë si dhe z. Julian Çafka, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjiro-kastër, me 8 vota pro, në mungesë të znj. Nurihan Seiti. Në përfundim, unanimisht është miratuar edhe projekt-akti i vlerësimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin z. Kreshnik Ajazi.

    Falja e Bajramit, KMSH njoftim për besimtarëtKMSH njofton gjithë besimtarët

    myslimanë se Kurban Bajrami këtë vit do të falet nëpër xhami sipas pro-tokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19. Në një njoftim në rrjete sociale, theksohet se ceremonia qen-drore do të mbahet në praninë e kreut të KMSH, Bujar Spahiu një xhaminë e “Kokonozit” . Më tej namazi do të falet nëpër xhamitë përkatëse dhe KMSH ka publikuar edhe masat që duhet të ndjekin besimtarët myslimanë. “Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë. Ceremonia qendre e Kur-ban Bajramit, ku do të jetë i pran-ishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. 06:30 – Falja e Namazit; – 06:35 – Hytbeja e Kurban Bajramit”, thuhet në njoftim.

    ngritur. Ashtu si u përcaktua në ligjet e miratuara në vitin 2016, u themeluan Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

    Të dyja institucionet që përbëjnë SPAK - Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH - tashmë janë themeluar. Rezultatet do të mbër-rijnë, ngadalë por është e sigurt”, tha ambasada

    1. Kandidatët për punonjës në Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfshi drejtorin, zëvendësdrejtorin, hetuesit, punonjësit dhe oficerët e shërbimeve të Policisë Gjyqësore duhet të përmbushin kushtet e sigurisë, të përcaktuara në nenin 6 dhe kreun VIII të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të emërohet në Byronë Kombëtare të Hetimit apo në shërbimet e Policisë Gjyqësore pranë saj, pa përmbushur kriteret dhe pa iu nënshtruar kushteve të sigurisë.

    2. Kandidatët për drejtor apo hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të përmbushin kushtet e pikës 1, të këtij neni, dhe përpara emërimit duhet të kenë përfunduar programin e nevojshëm të trajnimit.

    3. Kandidatët për oficerë të Policisë Gjyqësore të shër-bimeve, të cilët përmbushin kushtet e pikës 1, të këtij neni, brenda 2 muajve nga emërimi, duhet të kenë përfunduar programin e nevojshëm të trajnimit.

    PËRZGJEDHJA E ANËTARËVE TË BKH

    Ja si do bëhen trajnimet Hajnaj do të shkojë në Akadem-

    inë e FBI. Akademia e Trajnimeve është e vendosur rreth 36 milje larg Uashingtonit dhe është një strukturë kombëtare me shërbime të plota, ku përfshihen salla konferencash dhe klasa, dhoma për të fjetur, vende për të pushuar, palestër, pishinë, bibli-otekë dhe një sallë ngrënieje. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta, hetuesit e BKH do të trajnohen për të identifikuar dhe luftuar tendencat e politikës, ekonomisë a faktorëve të tjerë të jashtëm që të ndërhyjnë në punët e brendshme të policisë. Tra-jnime do të ketë po ashtu edhe për të shmangur ndikimin e organizatave kriminale në radhët e policisë dhe hetuesve. “Temat e zgjedhura për programin e trajnimit për drejtuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zba-timit të ligjit përfshijnë: tendencat e politikës, ekonomisë dhe faktorëve socialë kombëtarë e ndërkombëtarë që ndikojnë në funksionimin e poli-cisë; etika dhe integriteti; rekrutimet në punë, ryshfeti dhe politikat pro-movuese; marrëdhëniet me median; marrëdhëniet e punës; financimi i operacioneve policore; trajnime për çështjet ligjore dhe ndikimi i veprimtarisë kriminale në polici”, thuhet në dokument. Ekspertët e FBI amerikane do të synojnë t’i përgatisin hetuesit tanë të BKH që një vëmendje të veçantë t’i kushtojnë edhe korrup-sionit. Përmes programeve të tra-jnimit, anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të mësojnë sesi të bien në gjurmët e parave të korrupsionit dhe ta luftojnë këtë fenomen në tërësi. Trajnime do të ketë edhe për përgjimet, por edhe për të shmangur krimin kibernetik. Për të gjitha këto, do të mbahen orë të specializuara.

    Ambasadorja amerikane ka deklaruar dje se tashmë situatën do e marrë në dorë FBI. Ajo ka treguar detaje nga trajnimet që do të bëhen në SHBA. “BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK. Ne u bëjmë thirrje kandi-

    datëve të palodhur dhe të ndershëm që të bashkohen në radhët e BKH-së, nën udhëheqjen e Drejtores Hajnaj. Ne i urojmë suksese Drejtores Ha-jnaj teksa ajo nis detyrën e saj his-torike! Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë dhe të duhur të Reformës në Drejtësi, hap pas hapi”, tha ambasada.

    AMBASADA E SHBA: BKH TRAJNIME NGA FBI

  • .............GAZETA SOT E Premte 31 Korrik 2020 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Spartak Ngjela: Me emërimin e kryetares së BKH, SHBA ngriti siparin e luftës antikorrupsion, ja kush

    është politikani më i rrezikuar nga amerikanët

    Avokati: Meta ka rolin e noterit, asnjë të drejtë tjetër ligjore

    Nis zbatimi i sistemit “41 Bis”, ja emrat e të fortëve në burgje që do të izolohen dhe vëzhgohen me kamera sigurie 24 orë

    Nga dje ka nisur zyrtarisht zbatimi i sistemit 41-Bis, me izolimin e 7 personave të akuzuar për vepra të rënda penale. Në regjimin e posaçëm, të parët që do të izolohen janë Emiljano Shullazi, dhe 4 anëtarët e grupit të tij, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela; si dhe Arbjon Aliko e Genci Balla. Grupi i Emiljano Shullazit është dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për disa vepra penale në kuadër të grupit të struk-turuar kriminal. Ndërsa tashmë prej më shumë se një vit, procesi ndaj tyre ka ngecur në apelin e gjykatës së posaçme. Arbjon Aliko nga Lazarati është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen

    e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. Kurse Genci Balla, i dënuar me 14 vite burg për akte terroriste, duke rekrutuar të rinj me qëllim për t’i bërë pjesë të ISIS-it. Lista e parë me emrat e tyre është firmosur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i SPAK, Arben Kraja. Tashmë, me izolimin e tyre në një regjim të posaçëm, 7 të akuzuarit do të kenë kufizim të të drejtave me qëllim parandal-imin e kontakteve, që ata kanë me organizatën kriminale ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera aleate; konfliktet e mundshme me elementë të organizatave kundërshtare; si dhe ndërveprim-

    in me të burgosurit apo të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtës organizatë ose organizatave të tjera me të cilat ata bashkëpunojnë. Dhomat e izolimit janë përgatitur në dy institucione të vua-jtjes së dënimit. Në burgun Jordan Misja 313, për personat që nuk kanë ende një vendim të formës së prerë dhe në burgu e sigurisë së lartë në Peqin për personat me vendim të formës së prerë. Ata pritet të qëndrojnë për një vit në izolim, duke pasur edhe reduktim të takimeve me të afërmit apo familjarë të tyre, reduktim të telefonatave, si dhe vëzhgim 24 orë me kamera sigurie. Ndërkohë që drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili

    pak kohë më parë foli më mënyrën se si do funk-sionojë regjimi 41 bis në burgje, si dhe theksoi se kush janë veprat penale që përfshihen në këtë regjim. “Kemi filluar punën për të detektuar raste, persona kategori, për t’u plotësuar dosjen dhe për ti kaluar në 41 bis. Një njeri që është dënuar për këto vepra, zbaton rregulloren, është në paqe me veten, zotin dhe familjen dhe punën e vet, ai do vuajë atë dënim për të cilin është dënuar sipas ligjit normal. Të tjerë për të cilët ka indicie, ka të dhëna ata do vazhdojnë , do kalojnë nën 41 biss”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili pak kohë më parë.

    Elisjeda KIKO

    Reforma në drejtësi dhe or-ganet e reja të saj po ecin në rrugën e duhur. Pas ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, e gjithë vëmendja e opinionit publik, dhe jo vetëm, ishte tek ngritja dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit. BKH do të ketë një rol të rëndësishëm në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të lartë, pasi do të shërbejë si polici gjyqësore e SPAK. Dy ditë më parë, kreu i SPAK Arben Kraja mes 4 kandidatëve për kreun e BKH zgjodhi Aida Hajnaj. Pas zgjedhjes nga Struktura e Posaçme, raporti i kaloi për miratim KLP, ku në mbledhjen e djeshme me shumicë të cilësuar me 9 vota pro, Hajnaj u emërua zyrtarisht në krye të FBI-së shqiptare. Pas saj, tashmë pritet të zgjidhet edhe zv.krye-tari dhe më pas do emërohen edhe hetuesit, të cilët po trajnohen në SHBA. Për zgjedhjen e Aida Hajnaj në krye të BKH reagoi edhe avokat Spartak Ngjela. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se me emërim-in e Hajnaj, Uashingtoni ngriti siparin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në vendin tonë. Sipas avokatit, SHBA ka marrë për trajnim 40 hetues shqiptaro-amerikan dhe po i stërvit për të luftuar korrupsionin, duke shtuar se ngritja e BKH është një shpresë e madhe për qytetarët shqiptarë. Ngjela shtoi në reagimin e tij për gazetën se edhe SPAK ka nisur të lëvizë dhe përveç hetimit të dosjes “184” do të vijojë hetimin për të gjitha dosjet e tjera që janë denoncuar për krimin elektoral. “Duhet reprezalje në politikë. Zgjedhja e kryetares së BKH tregon se do fillojë hetimi. Janë rreth 40 hetues që po trajnohen në Amerikë, sepse BKH duhet të ketë 60 hetues. Vetëm kryetari duhet të jetë me nënshtetësi shqiptare. Sipas ligjit, këta që do të shkojnë në Amerikë janë edhe me nënshtetësi shqiptare, domethënë që janë shqiptaro-amer-ikanë. Kjo na jep shpresë të madhe. Duhet të zgjidhej kryetari i BKH që të fillonte procedura e strukturimit të institucionit. Ajo tani u zgjodh, dhe po presim të vijë hetuesit nga SHBA. Shenjat po jepen që SPAK po lëviz. Kjo është shenjë e mirë. SPAK do të

    Policisë së Shtetit i shton 500 efektivë të rinj

    Policisë së Shtetit i janë shtuar 500 djem dhe vajza, të cilët i kanë sjell energji dhe entuziazëm të ri organizatës së Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shpreh se mbi 3 mijë djem e vajza janë bërë pjesë e Policisë së Shtetit gjatë këtyre viteve, duke bërë që qytetarët të kenë një perceptim dhe vlerësim më pozitiv për Policinë. “Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për Policinë e Shtetit, pasi ju sot ku-rorëzoni përfundimin me sukses të Programit të Shkollimit në Kolegjin e Policisë dhe filloni rrugëtimin tuaj në këtë mision sa fisnik aq edhe të vështirë, ndërsa Policisë së Shtetit i bashkohet një ekip i ri, i trajnuar dhe shkolluar, i cili do t’i japë një impuls më shumë punës që po bëhet nga organizata e Policisë në luftën kundër krimit, si dhe do të rrisë per-formancën dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët”, deklaroi Veliu.

    Shalsi: Qeveria nuk do e rikthejë më karantinën

    Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi duke komentuar situatën e krijuar nga COVID-19, tha se edhe vendi ynë po vuan pasojat krizës së pandemisë. Gjatë një interviste televizive, Shalsi u shpreh se Shqipëria nuk e ka luksin që të kthehet sërish në karantinë, pasi do të kishte pasoja shumë të rënda. “Turizmi është i prekur duke ditur se çfarë të ardhura sjell ky sektor. Duke ndjekur se çfarë ndodh në rajon në lidhje me periudhën delikate të përhapjes së Covid-19, ne nuk jemi në momente sikurse janë zona në Ev-ropë që janë kthyer në karantinë. Ka një thirrje edhe për politikën sepse ka pasur edhe akuza për qeverinë sikur po përhapte panik. Nuk besoj se kemi luksin për ta futur vendin në një karantinë sërish. Unë nuk do ta uroja diçka të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm që ta largojmë skenarin e karantinës. Pasoja e një gjëje të tillë do të jenë shumë të rënda”, u shpreh ministri Eduard Shalsi.

    vijoj të merret me dosjet që janë de-noncuar në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve”, u shpreh Ngjela.

    Rreziku i MetësNë reagimin e tij, avokati Spartak

    Ngjela u shpreh se më i rrezikuar nga SPAK dhe BKH është presidenti Ilir Meta dhe për këtë arsye sipas tij ai po del me deklarata ndaj çdo vepri-mi që po bëhet dhe po merret. Sipas tij, presidenti Meta nuk ka asnjë të

    drejtë ligjore për asnjë vendim që merret apo miratohet nga Parlamenti, duke theksuar se ai ka thjesht rolin e noterit dhe si i tillë duhet vetëm të firmosë dekretet që i shkojnë në zyrë. Ngjela tha se SHBA ia ka zbuluar të gjitha pronat dhe pasuritë dhe tashmë hetimit nga organet e drejtësisë nuk i shpëton dot. “Kush e pyet Metën. Pres-identi është noter nuk është president me forcë ekzekutive. Ai është një noter

    që vë firmën. Kush e pyet atë se sa shkon tërshëra. Ai shumë shpejt do të jetë në proces hetimi për pronat dhe kërkon të shpëtojë. Nuk shpëton dot. Ia kanë identifikuar, ia kanë gjetur paratë dhe pronat dhe të shikojmë se si do shkoj kur të mbarojë së struk-turuari SPAK. Do jetë nga të parët ky që do marrë apo jo? Kjo mbetet për tu parë”, u shpreh avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

    “Me ngritjen e SPAK dhe më pas të BKH gjendja po shkon drejt stabilizimit të luftës kundër krimit të organ-izuar dhe korrupsionit. Tani ka filluar që të goditet edhe mafia e ndërtimit. Të gjithë politikanët do të kalojnë në kontroll të veçantë. Të gjithë politikanët i ka trembur reforma në drejtësi. SPAK koncepton fillimin e reformës

    në drejtësi dhe kjo gjë ka trembur të gjithë të pushte-tarët e korruptuar, pra kjo është njëra anë e medaljes së Metës. Ana tjetër e medaljes së presidentit është ajo që ka