NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

20
nëntor 2017 III 1932 2017 Plaku Robert D. Hejls NË PËRKUJTIM Një material shtesë për Liahonën

Transcript of NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

Page 1: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

n ë n t o r 2 0 1 7 III

1932–2017Plaku Robert D. Hejls

N Ë P Ë R K U J T I M

Një material shtesë për Liahonën

Page 2: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

1932–2017

Robert Din Hejlsi u lind në Nju- Jork- Siti. Ai u rrit në Long- Ajllënd dhe ishte “njëri prej vetëm dy ose tre anëtarëve të Kishës në një shkollë të mesme me disa mijëra studen-të”. Vite më vonë, ai u emocionua kur pa të ndërtohej një tempull në Manhatan.

Page 3: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

n ë n t o r 2 0 1 7 1

Plaku Robert D. Hejls, i cili shërbeu si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve që nga viti 1994 dhe si Peshkopi Kryesues i Kishës nga viti 1985 deri në thirrjen e tij në Të Dymbëdhjetët, ndërroi jetë më 1 tetor 2017. Ai ka lënë pas bashkëshorten e tij, Meri Krendëll Hejlsin, dhe dy djemtë e tyre.

Plaku Hejls si i ri (larg në të majtë), si fëmijë (në të majtë), me prindërit, vëllanë dhe motrën e tij (lart në të majtë), duke luajtur bejsboll (lart në të djathtë) dhe duke buzëqeshur (në të djathtë).

Page 4: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org
Page 5: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

n ë n t o r 2 0 1 7 3

Kur Plaku Robert D. Hejls shërbeu si pilot i një [avioni] gjuajtës reaktiv në Forcën Ajrore të SHBA- së gjatë viteve

1950, anëtarët e skuadriljes pranuan një moto që t’i frymëzonte në detyrat e tyre.

“Motoja e njësisë sonë – që shfaqej në anën e avionit tonë – ishte ‘Kthehu me Nder’”, u tha Plaku Hejls mbajtësve të priftë-risë në vitin 1990 teksa shërbente si Peshkop Kryesues. “Kjo moto ishte një kujtues i vazh-dueshëm për ne lidhur me vendosmërinë tonë që të ktheheshim në bazën tonë të qën-drimit me nder vetëm pasi t’i kishim bërë të gjitha përpjekjet që ta plotësonim me sukses çdo aspekt të misionit tonë.” 2

Plaku Hejls, i cili foli shpesh për kthimin me nder, besonte se të gjithë fëmijët e Atit

Plaku Robert D. Hejls:

“O, sikur të kisha zërin dhe borinë e një engjëlli që të mund t’i thosha gjithë njerëzimit se [Jezu Krishti] u ngjall dhe se Ai jeton; se Ai është Biri i Perëndisë, i Vetëmlinduri i Atit, Mesia i premtuar, Shëlbuesi dhe Shpëtimtari ynë; se ai erdhi në këtë botë për të na e mësuar ungjillin me anë të shembullit. Misioni i Tij hyjnor na drejtohet mua dhe juve që të vijmë tek Ai dhe Ai do të na udhëheqë drejt jetës së përjetshme.” 1

Qiellor mund të ndihmoheshin përgjatë shte-gut të tyre të përjetshëm nëpërmjet zbatimit të kësaj motoje në jetën e tyre. Ngaqë çdo ditë e jetës është një mision, ai dha më-sim: “Na nevojitet të mbajmë mend se cilët jemi dhe synimin tonë të përjetshëm për t’u ‘Kth[yer] me Nder’, me familjet tona, në praninë e Atit tonë Qiellor” 3.

Në detyrat e tij si bashkëshort e baba, si drejtues biznesi dhe si Autoritet i Përgjith-shëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për më shumë se 40 vjet, Plaku Hejls e mbajti mend se kush ishte dhe veproi në përputhje me këtë. Dhe nëpër-mjet besnikërisë, bindjes, zellit dhe shërbimit të tij, ai e mishëroi moton e skuadriljes së tij gjatë gjithë jetës së vet në vdekshmëri.

NJË JETË E NDERUAR

Në biznes, Robert Hejlsi jetoi sipas një motoje që e pranoi si pilot: “Kthehu me Nder”. Ai i ra pianos përgjatë viteve dhe i mbajti mend mësimet e ungjillit të mësuara kur ishte i vogël.

Page 6: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

4 L i a h o n a

tona që i bëmë atë ditë së bashku. Sot ajo qëndron e varur në zyrën time dhe shërben çdo ditë si kujtuese e përvojës sime të shenjtë dhe e premtimeve të bëra atit tim tokësor, si edhe Atit tim Qiellor.” 9

Kur ishte i ri, Robertit i pëlqente shumë të luante bejs-boll dhe përfundimisht luajti për Universitetin e Jutës. Në

udhëtimin me autobus duke u kthyer për në shtëpi pas ndeshjes së tij të parë jashtë qytetit me skuadrën përfaqësu-ese të shkollës së mesme, djaloshi në klasën e nëntë u trondit nga një pjesë e sjelljes dhe e të folurës së shokëve

të skuadrës së tij. Për ta forcuar Robertin, babai i vizatoi piktu-rën e një kalorësi.

“Teksa ai vizatonte dhe le-xonte nga shkrimet e shenjta, unë mësova se si të jem një

mbajtës besnik i priftërisë – ta ruaj dhe ta mbroj mbretërinë e Perëndisë. Fjalët e Apostullit Pal ishin udhërrëfyesi im” (shih Efesianëve 6:13–17).

Duke menduar për atë mësim vite më pas, Plaku Hejls dha mësim: “Nëse jemi besnikë në priftëri, ky armatim do të na jepet si një dhuratë nga Perëndia. Na nevojitet ky armatim!” 10

Plaku Hejls mësoi një cilësi tjetër të rëndësishme prej shembullit të atit të tij.

“Mësova [të kem] respekt për gratë nga përkujdesja e dhembshur e babait tim për nënën time, motrën time dhe motrat e tij”, tha ai. Pasi nëna e Plakut Hejls pësoi një

Një Familje e Lidhur NgushtëRobert Din Hejlsi u lind në Nju- Jork- Siti të SHBA- së

më 24 gusht 1932, fëmija i tretë i tre fëmijëve që iu lindën J. Rulon Hejlsit dhe Vera Mëri Holbruk Hejlsit. Roberti u rrit në Long- Ajllënd aty pranë, në një familje të përqendruar tek ungjilli. Prindërit e tij shërbyen në një mori thirrjesh të Kishës, përfshirë si misionarë kunji dhe çdo të diel familja udhëtonte 32 kilometra që të frekuen-tonte lagjen Kuins.

“Ishim një familje e lidhur ngushtë”, kujtoi Plaku Hejls. Ai e quajti shtëpinë e fëmijëri-së së tij “një vend të bukur për t’u rritur” dhe familjen e tij “një burim force”.4

Shembujt e mirë, të dhënë nga prindërit e tij u bënë kujtime që e udhërrëfyen jetën e tij.5 “Ata e jetonin ungjillin, i studionin shkri-met e shenjta dhe jepnin dëshmi për Perëndinë, Atin, dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin”, tha Plaku Hejls. “Ata gjithashtu jepnin dëshmi për Profetin Jozef Smith.” 6

Që në moshë të re ai mësoi se “çe-lësi për forcimin e familjeve tona është që ta kemi Shpirtin e Zotit të hyjë në shtëpitë tona” 7.

Nëna e tij, e cila shërbeu për më shumë se 30 vjet në Shoqatën e Ndih-mës, i mësoi Robertit rreth dashurisë dhe shërbimit kur e merrte me vete që t’u shërbenin të varfërve dhe nevojtarë-ve.8 Babai i tij, një artist profesionist në Nju- Jork- Siti, i dha Robertit mësime jetëgjata rreth priftërisë dhe Rivendosjes. Në një rast, ai e çoi Robertin te lumi Saskehana, ku Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri kishin marrë Priftërinë Aarone nga Gjon Pagëzori. Në një rast tjetër, ai e çoi Robertin te Korija e Shenjtë.

“Ne u lutëm së bashku në korije dhe shprehëm dëshi-rën tonë që të ishim të vërtetë e besnikë ndaj priftërisë që mbanim”, kujtoi ai. “Babai më vonë pikturoi një pikturë të vendit ku ishim lutur dhe ma dha si kujtuese për premtimet

Kur ishte fëmijë, Roberti mësoi se “çelësi për t’i forcuar familjet tona është të sjellim Shpirtin e Zotit në shtëpitë tona”.

Page 7: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

hemorragji cerebrale, “përkujdesja plot da-shuri [e atit të tij] për shoqen e tij të shtrenjtë” në dy vitet e fundit të jetës së saj, u bë një shembull që ai s’e harroi kurrë. “Më tha se ishte një pagesë e vogël për më shumë se pesëdhjetë vite të përkushtimit plot dashuri të nënës sime ndaj tij.” 11

Njeriu më i Shtrenjtë për TëKur u kthye në shtëpi nga kolegji në vitin

1952, Roberti u takua me një të re të qu-ajtur Meri Krendëll, familja e së cilës ishte

shpërngulur kohët e fundit nga Kalifornia për në Nju- Jork. Ata e pëlqyen njëri- tjetrin menjëherë.

“Pasi e takova atë, nuk dola më në takim me asnjë vajzë tjetër”, kujtoi Plaku Hejls.12

Kur vera mbaroi, të dy ata u kthyen në Jutë për të vazhduar shkollën. Roberti ndiq-te Universitetin e Jutës ndërkohë që Meri shkonte në Universitetin “Brigam Jang”, por ata nuk lejuan që largësia t’i mbante larg njëri- tjetrit. Pak kohë pasi mbaroi viti shko-llor, ata u martuan në Tempullin e Solt- Lejkut më 10 qershor 1953. Gjatë pesë viteve në vazhdim ata u bekuan me dy djem, Stivenin dhe Dejvidin.

Pasi Roberti e mbaroi universitetin në vitin 1954 me një diplomë në komunikim dhe

biznes, ai u fut në shërbim ushtarak aktiv me forcën ajrore, duke shërbyer si pilot i një [avioni] gjuajtës reaktiv. Kur shërbimi i tij përfundoi gati katër vjet më vonë, ai e shpër-nguli familjen e tij nga Florida për në Masa-çusets që të merrte një diplomë masteri në administrim biznesi. Ndërkohë që po bënte përpjekje të mëdha në Shkollën e Biznesit të Harvardit, ai u thirr si president i kuorumit të pleqve. Kjo është e vetmja kohë në jetën e tij që ai ndonjëherë e pyeti veten nëse duhej ta pranonte një thirrje të Kishës.

“Ka gjasa që të mos ia dal mbanë shkolli-mit tim nëse bëhem president i kuorumit të pleqve”, i tha ai Merit.

Meri iu përgjigj me fjalë që do ta ndih-monin gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së vet: “Bob, do të doja më shumë të kisha një mbajtës aktiv të priftërisë sesa një burrë që mban një diplomë masteri nga Harvardi”. Më pas ajo e përqafoi dhe shtoi: “Do t’i bëjmë që të dyja”.13

Dhe i bënë.Të nesërmen Meri e ndau me mur një

pjesë të katit përdhes të pambaruar të apar-tamentit të tyre, që Roberti të kishte një vend ku të studionte pa u shqetësuar.

“E vura veten në duart e Zotit kur e mora atë vendim” që ta pranoja thirrjen, tha Plaku

“ASKUSH NGA NE NUK MAR-TOHET ME DIKË TË PËR-SOSUR ; NE MARTOHEMI ME DIKË ME POTENCIAL.”Plaku Robert D. HejlsKonferenca e përgjithshme e tetorit 2015

Si bashkëshort dhe baba, ai u përpoq që ta kishte atë Shpirt në shtëpinë e tij.

LARG

TË D

JATH

TË: F

OTO

GRA

FI NG

A G

ETTY

IMAG

ES

Page 8: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

6 L i a h o n a

të tyre si skuadër. “Gjithmonë kemi qenë një skuadër dhe gjithmonë do të jemi. Mendoj se të dëgjuarit e gruas sime, përkrah të dëgjuarit të Frymës së Shenjtë, ka qenë ndikimi më i rëndësishëm në jetën time.” 18

“Do të Kesh Shumë Misione”Pasi Roberti u diplomua me master në ad-

ministrim biznesi në vitin 1960, shumë shpejt iu shfaqën mundësi profesionale. Gjatë 15 vi-teve në vazhdim ai shërbeu si drejtues kryesor për disa kompani të mirënjohura në Shtetet e

Hejls 30 vjet më vonë. “Ai vendim qe shumë më i vështirë të merrej atëherë sesa vite më pas, kur pranova thirrjen që të shërbeja si një Ndihmës i Të Dymbëdhjetëve dhe ta lija pas karrierën time në biznes.” 14

Vite më vonë, pasi familja e tij ishte bërë e siguruar financiarisht, Plaku Hejls planifikoi t’i blinte Merit një pallto të shtrenjtë. Kur e pyeti se çfarë mendonte për blerjen që kishte planifikuar, ajo pyeti: “Po e blen këtë për mua apo për vete?”

Plaku Hejls e quajti pyetjen e saj “një

Peshkopi Kryesues Hejls ndihmoi në përgatitjen për një tempull në Gjermaninë Lindore. Ai dhe Meri Hejlsi (në qendër) së bashku me (nga e majta në të djathtë) arkitektin Emil Fecër, Elisa Uirthlinin, Plakun Xhozef B. Uirthlin, Frensis Monsonin dhe Plakun Tomas S. Monson në përkushtimin e tempullit në vitin 1985.

Bashkuara. Karriera e tij e shquar në biznes i çoi atë dhe familjen e vet në disa qytete ameri-kane, si edhe në Angli, Gjermani e Spanjë. Ato lëvizje sollën thirrje udhëheqjeje në Kishë, të cilat Roberti i pranoi me gatishmëri.

Ai shërbeu në presidencat e degëve në Spa-një, Gjermani dhe në Xhorxhia e Masaçusets në Shtetet e Bashkuara. Ai shërbeu si peshkop në Frankfurt të Gjermanisë dhe në Masaçusets e Ilinois në SHBA. Ai shërbeu si këshilltar i lartë në Londër të Anglisë dhe në Boston të Masaçusetsit, ku shërbeu edhe në presidencën e kunjit. Në Minesotë e Luizianë të SHBA- së, ai shërbeu si përfaqësues krahinor.

Në vitin 1975, teksa ndodhej në një mbledhje të bordit të biznesit, Roberti mori njoftim që Presidenti Marion G. Romni

mësim të paharrueshëm”. Ai vërejti: “Me fjalë të tjera, ajo po pyeste: ‘A është qëllimi i kësaj dhurate të tregosh dashurinë tënde për mua apo të më tregosh se më mban mirë ose që t’i provosh diçka botës?’ E përsiata pyetjen e saj dhe e kuptova se po mendoja më pak për të e familjen tonë dhe më shumë për veten.” 15

Plaku Hejls e pranoi se bashkëshortja e tij ishte njeriu më i shtrenjtë për të.16 “Nuk do të isha ai që jam pa të”, tha ai. “E dua shumë atë. Ajo ka dhuntitë e Shpirtit. Ne i studiojmë shkrimet e shenjta së bashku dhe shumë prej koncepteve që i jap mësim, kanë ardhur nga-që kemi pasur studim e lutje së bashku. Kjo është arsyeja përse jam ai që jam.” 17

Plaku Hejls ia kushtoi shumë prej asaj që ai dhe Meri e realizuan në jetë, bashkëpunimit

“MBI TË GJITHA, KINI BESIM TE SHPËTIMTARI! MOS DRUANI!”Plaku Robert D. HejlsKonferenca e përgjithshme e prillit 2013

FOTO

GRA

FI NG

A SO

NJA

EDDI

NGS

BRO

WN

Page 9: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

Një lojtar bejsbolli që kur ishte i ri, Roberti më vonë luajti në shkollën e mesme dhe në kolegj, dhe në vitin 2007 hodhi topin e parë ceremonial në një ndeshje profesionistësh.

Page 10: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

8 L i a h o n a

(1897–1988), në atë kohë Këshilltari i Dytë në Presidencën e Parë, po e kërkonte në telefon. Kur Roberti iu përgjigj telefonit, Presidenti Romni e thirri të shërbente si president misioni. Roberti e pranoi thirrjen, por përpara se të fillonte detyrat e tij më vonë atë vit si president i Misionit të Lon-drës në Angli, ai pati një telefonatë tjetër nga Solt- Lejk- Siti, këtë herë nga Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985).

“A e ke problem nëse të kërkojmë që të shërbesh më shumë se tre vjet?” pyeti Presidenti Kimball. Pasi Roberti tha se nuk e kishte problem, Presidenti Kimball e thirri si ndihmës të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

“Presidenti Kimball më tha se e dinte që u zhgënjeva ngaqë doja të shkoja si president misioni”, tha Plaku Hejls. Por Presidenti Kimball e siguroi atë sërish: “Mos u shqe-tëso për këtë; do të kesh shumë misione” 19.

Një vit më vonë, Plaku Hejls u thirr në Kuorumin e Parë të Të Shta-tëdhjetëve. Në atë detyrë tre vjet më vonë, ai u thirr sërish të shërbente si president i Misionit të Londrës në Angli dhe më pas si mbikëqyrës zone në Europë, duke punuar me Plakun Tomas S. Monson që të vendosej ungjilli në kombe të cilat kishin qenë të mbyllu-ra ndaj Kishës dhe të ndiqnin ndërtimin e një tempulli në Gjermaninë Lindore.20

“Njëri prej gëzimeve të mia më të mëdha lidhur me shërbimin tim në Kishë erdhi gjatë tre viteve të para si Au-toritet i Përgjithshëm, teksa ndihmova që të planifikoheshin njëzet e shtatë konferenca zonash”, tha Plaku Hejls. “Më pëlqente shumë të udhëtoja me anëtarë të Presidencës së Parë, Apostujt, Autoritete të Përgjithshme dhe udhëheqës të tjerë, dhe të arrija të njihesha me ta dhe bashkëshortet e tyre. Ishte e mrekullueshme të shihja profetët, shikuesit dhe zbuluesit t’iu jepnin dëshmi për vërtetësinë e ungjillit shenjtorëve nga një vend në tjetrin.” 21

Në vitin 1985 Plaku Hejls u thirr si Peshkopi Kryesues i Kishës. Përvoja e tij profesionale, stili i tij plot respekt i me-naxhimit dhe i negociatave, si dhe dashuria e tij për njerëzit e bënë atë mjaft të përshtatshëm për thirrjen.

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presi-dencën e Parë, shërbeu në Peshkopatën Kryesuese me

Plakun Hejls. Ai e quajti Plakun Hejls një burrë të mençur, të thjeshtë, të ndershëm biznesi, i cili ishte i ndje-shëm ndaj njerëzve dhe dinte se si t’i mbaronte punët me sukses. “Ai solli po ato cilësi në udhëheqjen e

Peshkopatës Kryesuese”, tha Presidenti Ajring.22

“Ai nuk ka aspak dredhi”, tha bashkëshortja e tij, Meri. “Ai ka

një zemër të dëlirë dhe thjesht dëshiron të bëjë atë që është e drejtë.” 23

Mes doktrinave që Plaku Hejls i theksoi si Peshkop Kryesues, ishin parimet e mirëqenies. “Ti më ngri mua dhe unë do të të ngre ty, dhe ne do të lartësohemi së bashku”, thoshte shpesh ai, duke cituar një prej fjalëve të urta të parapëlqyera të tij.24

Ai lutej që shenjtorët të “mund të kuptonin se ne kemi fuqinë dhe përgjegjësinë që t’i ndihmojmë njerëzit nevojta-rë, si engjëj shërbyes të Zotit Jezu Krisht, që do të na duan ngaqë ne kemi dashuri, që do të ngushëllohemi ngaqë ne jemi të dhembshur, që do të falemi ngaqë ne e kemi tregu-ar aftësinë për të falur” 25.

Bashkëshortja e Plakut Hejls, Meri, ishte përkrah tij në tempull edhe kur Presidenti Spenser W. Kimball e Kamila Kimball i vizituan ata në Angli. Ndërmjet sesioneve në konferencën e përgjithshme, ai gjeti kohën të përshëndeste një mik.

Page 11: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

Mësimet dhe DëshmiaKur Plaku Hejls u mbështet në Kuorumin

e Dymbëdhjetë Apostujve nëntë vjet më vonë, më 2 prill 1994, thirrja e tij e re peshoi rëndë mbi të.

“Tani jam gjashtëdhjetë e një vjeç dhe jam sërish një djalosh”, tha ai gjatë bisedës së tij të parë si Apostull në konferencën e përgjith-shme. “Ka burra të ulur në këtë podium të cilët kanë qenë Apostuj dhe në Presidencën e Parë për gjysmën e moshës sime.”

Ai tha se të qenit Apostull i Jezu Krishtit

ishte një proces – “një proces i pendimit dhe përulësisë, për të parë brenda vetes siç jemi udhëzuar dhe për të kërkuar falje e forcë që të jem ai që duhet të jem”. Ai kërkoi lutjet e shenjtorëve që të mund të “farkëto[nte] forcën shpirtërore që kërkohet për ta bërë zërin [e tij] dhe dëshminë [e tij] për Zotin Jezu Krisht që t’i përshko[nte] zemrat e atyre që do ta dëgjo[nin]” 26.

Për më shumë se 20 vjet, dëshmia aposto-like e Plakut Hejls për Shpëtimtarin dhe dësh-mia e tij për ungjillin e rivendosur i përshkoi zemrat e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme anekënd botës. Predikimet e tij përfshinë tema të tilla si familja dhe besimi, sprovat dhe dëshmia, dashuria dhe durimi, shërbimi dhe bindja, integriteti moral dhe liria e zgjedhjes.

Duke dhënë mësim rreth përdorimit të urtë të lirisë së zgjedhjes, Plaku Hejls tregoi një histori rreth një shoku që shërbeu me të në forcën ajrore.

“Teksa stërvitesha që të isha pilot i një [avi-oni] gjuajtës reaktiv, . . . po ushtrohesha që të vendosja se kur të dilja nga një avion, në qoftë se ndizej drita paralajmëruese e zjarrit dhe filloja të rrotullohesha pa kontroll”, kujtoi ai. “Më kujtohet një mik i dashur i cili nuk i bëri këto përgatitje. Ai do të gjente një mënyrë që të largohej nga trajnimi me simulator dhe më

pas shkonte të luante golf apo të notonte. Ku-rrë nuk i mësoi procedurat e veta të urgjencës! Disa muaj më vonë, zjarri shpërtheu në avio-nin e tij dhe me flakë ai rrotullua duke rënë drejt tokës. Duke e vënë re dritën paralajmë-ruese të zjarrit, shoqëruesi i tij më i ri, ngaqë kishte zhvilluar një reagim të parakushtëzuar, e dinte se kur të dilte nga avioni dhe të zbriste me parashutë drejt sigurisë. Por miku im, i cili nuk ishte përgatitur që ta merrte atë vendim, mbeti në avion dhe vdiq kur avioni u rrëzua.”

Njohuria se si të veprosh dhe kur të vep-rosh, kur paraqitet një zgjedhje e rëndësish-me, mund të ketë pasoja të përjetshme, shtoi Plaku Hejls.27

“Kur isha një djalë i vogël në Nju- Jork, unë u rrita si njëri prej vetëm dy ose tre anëtarëve

“PËR KËDO QË I DËGJON APO I LEXON KËTO FJALË, KUSHDO QË JENI DHE CI-LADO QOFTË E KALUARA JUAJ, MBAJENI MEND KËTË: NUK ËSHTË ENDE SHUMË VONË QË TË BËNI SËRISH TË NJËJTËN ZGJEDHJE DHE TA NDIQ-NI ATË.”Plaku Robert D. HejlsKonferenca e përgjithshme e prillit 2015

LARG

TË M

AJTË

: FO

TOG

RAFI

NGA

GET

TY IM

AGES

Page 12: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

Plaku Hales e deshi rininë e Kishës . Ai gjithashtu u ndie i afërt me Peshkopët Kryesues paraardhës dhe të tanishëm duke përfshirë, Plakun Geri E. Stivenson, Plakun Merril J. Bejtman, Peshkopin Zherald Kosé dhe Peshkopin H. Dejvid Barton.

Page 13: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

n ë n t o r 2 0 1 7 11

të Kishës në një shkollë të mesme me disa mi-jëra studentë. Kohët e fundit në një përkujtim të 50- vjetorit, ish- shokët e mi të klasës kujtuan se si unë jetoja në përputhje me vlerat dhe bindjet e mia. E kuptova atëherë se një shkel-je e Fjalës së Urtësisë ose një shkelje e vlerave morale do të kishte nënkuptuar se unë kurrë nuk mund të thosha: ‘Kjo është gjëja që besoj’ dhe të mirëbesohesha nga shokët e mi.

Ne mund ta shpërndajmë ungjillin vetëm deri në përmasën që e jetojmë atë.” 28

Gjatë viteve të fundit të shërbesës së Plakut

Hejls, ai i nxiti shenjtorët që të jetonin të denjë për “dhuratën mbresëlënëse të Frymës së Shenjtë” 29. Ai gjithashtu i nxiti anëtarët e Kishës që ta përmirësojnë dishepullimin e tyre duke u bërë të krishterë më të mirë, duke pasur kurajë të krishterë dhe duke qëndruar të fortë në vende të shenjta.

“Kjo është thirrja e Krishtit për çdo të krishterë sot: ‘Kulloti qengjat e mi! . . . Ki kujdes për delet e mia’ – ndani ungjillin tim me këdo pavarësisht moshës, duke i lartësu-ar, bekuar, ngushëlluar, inkurajuar dhe duke i ngritur moralisht, veçanërisht ata të cilët mendojnë dhe besojnë në mënyrë të ndrysh-me nga ne”, dha mësim ai.30

Lidhur me ata të cilët “duan që ne të zbre-sim nga vendi i sigurisë dhe të bashkohemi

me ta në një përleshje teologjike në baltë”, Plaku Hejls i këshilloi shenjtorët e ditëve të mëvonshme që të përgjigjen me dëshmitë e tyre dhe të qëndrojnë me Shpëtimtarin.

“Ne tregojmë dashurinë e Tij, që është e vetmja forcë që mund të nënshtrojë kun-dërshtarin dhe t’u përgjigjet akuzuesve tanë pa iu kthyer atyre me akuza. Kjo nuk është dobësi. Kjo është kuraja e Krishterë.” 31

Ashtu sikurse Shpëtimtari ishte “i përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit” (Isaia 53:3; Mosia 14:3), edhe shenjtorët e ditëve të mëvon-

shme mund të përjetojnë keqkuptim, kritikë dhe akuza të rreme. “Është privilegji ynë i shenjtë të qëndrojmë me Të!” tha Plaku Hejls.32

Duke Pritur për ZotinKur Plaku Hejls foli rreth pritjes për Zotin,

ai e njihte mirë këtë temë. Probleme të zem-rës, operacione të mëdha dhe sfida të rishfa-qura shëndetësore, që e penguan të fliste gjatë konferencës së përgjithshme të prillit 2011, u bënë një barrë fizike, por i sollën atij këndvështrime shpirtërore.

Pas shërimit nga tre operacione të mëdha në vitin 2000, ai u tha shenjtorëve të ditëve të mëvonshme: “Gjatë dy viteve të kaluara, kam pritur nga Zoti mësime për vdekshmërinë që m’u dhanë gjatë periudhave të dhembjes

Plaku Hejls duke kaluar një çast të gëzueshëm midis sesioneve të konferencës së përgjithshme me Plakun Xhefri R. Holland dhe Plakun Dejvid A. Bednar të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Plaku Hejls mbajti shumë fjalime të paharrueshme, duke i nxitur si të rriturit ashtu edhe rininë.

“MBLIDHE VETEN DHE FLUTURO SIÇ DUHET!”Plaku Robert D. HejlsKëshillë nga babai i tij, e cituar në konfe-rencën e përgjithshme të tetorit 2015

FOTO

GRA

FI NG

A JE

FFRE

Y D.

ALL

RED,

DES

ERET

NEW

S

Page 14: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

premtuar, Shëlbuesi dhe Shpëtimtari ynë; se ai erdhi në këtë botë për të na e mësuar ungjillin me anë të shembullit. Misioni i Tij hyjnor na drejtohet mua dhe juve që të vijmë tek Ai dhe Ai do të na udhëheqë drejt jetës së përjetshme.” 37

Në bisedën e tij të parë në konferencën e përgjithshme, pasi ishte thirrur në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve, ai citoi Mormonin, duke e bërë të vetën atë dëshmi të lashtë të profetit: “Vini re, unë jam një dishepull i Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë. Unë u thirra

prej tij të njoftoj fjalën e tij mes popullit të tij, që ata të mund të kenë jetë të përjetshme” (3 Nefi 5:13).38

Për katër dekada si Autoritet i Përgjith-shëm, Plaku Robert D. Hejls me guxim dhe fuqi i shpalli fjalët e Shpëtimtarit nëpërmjet bisedave dhe jetës së tij shembullore. Dhe ai e mbajti mend këshillën e vet në jetën e tij personale, profesionale dhe kishtare: “Në-përmjet bindjes besnike dhe durimit deri në fund, ne mund të kthehemi një ditë me nder në praninë e Atit tonë Qiellor dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit” 39.

Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, të ci-lët kanë besim si ai te Shpëtimtari, Plaku Hejls nuk po mungon. Përkundrazi, ai është kthyer në shtëpi – dhe e ka bërë këtë me nder. ◼

fizike, ankthit mendor dhe përsiatjes. Më-sova se dhembja e vazhdueshme, e madhe është një pastrues i shkëlqyer shenjtërues që na përul dhe na afron më pranë Shpirtit të Perëndisë.” 33

Nuk na nevojitet të ndeshemi të vetëm me sfidat, sepse mund t’i drejtohemi “përkujde-sësit të pashoq”, dha mësim Plaku Hejls.34 “Sipas rastit, kur Zoti e dëshironte, unë do të ngushëllohesha me vizita të ushtrive qiellore, që sollën ngushëllim dhe sigurime të përjet-shme në kohën kur më nevojiteshin.” 35

Edhe pse mund të mos e dimë kur apo se si do të marrin përgjigje lutjet tona, dëshmoi Plaku Hejls, përgjigjet do të vijnë në vetë mënyrën e Zotit dhe sipas afatit të Tij kohor. “Për disa përgjigje ne mund të na duhet të presim deri pas kësaj jete. . . . Le të mos i heqim shpresat tek Zoti. Bekimet e Tij janë të përjetshme, jo të përkohshme.” 36

Një Dishepull BesnikSi Peshkopi Kryesues, Plaku Hejls dha

dëshmi duke e zgjuar kujtimin e fjalëve të Alma të Riut. Ai shpalli: “O, sikur të kisha zërin dhe borinë e një engjëlli që të mund t’i thosha gjithë njerëzimit se [ Jezu Krish-ti] u ngjall dhe se Ai jeton; se Ai është Biri i Perëndisë, i Vetëmlinduri i Atit, Mesia i

“KUR NUK MUND TË BËSH ATË QË E KE BËRË GJITHMO-NË, ATËHERË MUND TË BËSH VETËM GJËRAT QË KANË RËN-DËSINË MË TË MADHE.”Plaku Robert D. HejlsCituar nga Plaku Dejvid A. Bednar, konferenca e përgjithshme e tetorit 2015

“Kam pasur privilegjin që të punoj mes Vëllezërve më të mirë që mund të ketë kjo tokë.” Fjalët që ai i tha kur u lirua si Peshkopi Kryesues, u provuar që ishin të vërteta edhe kur ishte Apostull.

LARG

TË M

AJTË

: FO

TOG

RAFI

NGA

GET

TY IM

AGES

FOTO

GRA

FI NG

A ST

UART

JOHN

SON,

DES

ERET

NEW

S

Page 15: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

n ë n t o r 2 0 1 7 13

SHËNIME 1. Robert D. Hales, “‘What Think

Ye of Christ?’ ‘Whom Say Ye That I Am?’”Ensign, maj 1979, f. 79.

2. Robert D. Hales, “The Aaronic Priesthood: Return with Ho-nor”, Ensign, maj 1990, f. 39.

3. Në “Fireside Commemorates Aaronic Priesthood Restorati-on”, Ensign, korrik 1985, f. 75.

4. Në “Elder Robert D. Hales of the Quorum of the Twelve”, Ensign, maj 1994, f. 105.

5. Shih Robert D. Hales, “How Will Our Children Remember Us?” Ensign, nëntor 1993, f. 8.

6. Robert D. Hales, “Gratitude for the Goodness of God”, Ensign, maj 1992, f. 64.

7. Robert D. Hales, “Strengthe-ning Families: Our Sacred Duty”, Liahona, korrik 1999, f. 38.

8. Shih Robert D. Hales, “Gratitu-de for the Goodness of God”, f. 63.

9. Robert D. Hales, “How Will Our Children Remember Us?” f. 8–9.

10. Robert D. Hales, “Stand Strong in Holy Places”, Liahona, maj 2013, f. 48.

11. Robert D. Hales, “How Will Our Children Remember Us?” f. 9.

12. Në LaRene Gaunt, “Elder Robert D. Hales: ‘Return with Honor’”, Ensign, korrik 1994, f. 50.

13. Shih Robert D. Hales, “Celestial Marriage – A Little Heaven on Earth” (takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 9 nëntor 1976), speeches.byu.edu.

14. Në LaRene Gaunt, “Elder Robert D. Hales: ‘Return with Honor’”, f. 48.

15. Robert D. Hejls, “Të Bëhemi Kujdestarë të Matur, Mate-rialisht dhe Shpirtërisht”, Liahona, maj 2009, f. 8–9.

16. Shih Robert D. Hales, “Gratitu-de for the Goodness of God”, f. 65.

17. Robert D. Hales, “Gifts of the Spirit”, Ensign, shkurt 2002, f. 19.

18. Në LaRene Gaunt, “Elder Robert D. Hales: ‘Return with Honor’”, f. 51.

19. Spencer W. Kimball, në LaRene Gaunt, “Elder Robert D. Hales, ‘Return with Honor’”, f. 52.

20. Shih LaRene Gaunt, “Elder

Robert D. Hales, ‘Return with Honor’”, f. 52.

21. Në “Elder Robert D. Hales of the Quorum of the Twelve”, f. 105–106.

22. Intervistë me Presidentin Henri  B. Ajring, 11 qershor 2015.

23. Në LaRene Gaunt, “Elder Robert D. Hales, ‘Return with Honor’”, f. 53.

24. Robert D. Hales, “Making Righ-teous Choices at the Crossroads of Life”, Ensign, nëntor 1988, f. 11.

25. Robert D. Hales, “Welfare Prin-ciples to Guide Our Lives: An Eternal Plan for the Welfare of Men’s Souls”, Ensign, maj 1986, f. 30.

26. Robert D. Hales, “The Unique Message of Jesus Christ”, Ensign, maj 1994, f. 78–79.

27. Shih Robert D. Hejls, “Priftërisë Aarone: Përgatituni për De-kadën e Vendimit”, Liahona, maj 2007, f. 48–49.

28. Robert D. Hales, “Ten Axioms to Guide Your Life”, Liahona, shkurt 2007, f. 38–39.

29. Robert D. Hejls, “Fryma e Shenjtë”, Liahona, maj 2016, f. 105.

30. Robert D. Hejls, “Të Qenit më Shumë i Krishterë si Krishti”, Liahona, nëntor 2012, f. 91.

31. Robert D. Hejls, “Kuraja e Krishterë: Çmimi i Qenies Di-shepull”, Liahona, nëntor 2008, f. 74, 72.

32. Robert D. Hales, “Qëndroni në Vende të Shenjta”, Liahona, maj 2013, f. 50.

33. Robert D. Hales, “The Cove-nant of Baptism: To Be in the Kingdom and of the Kingdom”, Liahona, janar 2001, f. 6.

34. Robert D. Hales, “Healing Soul and Body”, Ensign, janar 1999, f. 19.

35. Robert D. Hales, “The Covenant of Baptism”, Liahona, janar 2001, f. 6.

36. Robert D. Hejls, “Të Presësh nga Zoti: U Bëftë Vullneti Yt”, Liahona, nëntor 2011, f. 73.

37. Robert D. Hales, “‘What Think Ye of Christ?’ New Era, prill 1987, f. 7.

38. Robert D. Hales, “The Unique Message of Jesus Christ”, f. 80; shih edhe Robert D. Hejls, “Kuraja e Krishterë”, f. 75.

39. Në LaRene Gaunt, “Elder Robert D. Hales, ‘Return with Honor’”, f. 53.

FOTO

GRA

FI M

E M

IRËS

INË

E AR

KIVI

T TË

DES

ERET

NEW

S

Page 16: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

14 L i a h o n a

Nderime nga Shërbesa Mortore e Plakut Robert D. Hejls

Pjesëtarë të familjes, udhëheqës të Kishës, miq dhe admirues u mblodhën në shërbesën mortore për t’i dhënë nderim Plakut Robert D. Hejls. Shërbesa u zhvillua të premten, më 6 tetor, në Tabernakullin në Sheshin e Tempullit në Solt- Lejk- Siti në Jutë të SHBA- së.

Prindërit e tij Qiellorë dhe Shpëtimta-rin e tij të dashur, Zotin Jezu Krisht, të cilit ai i pati dhënë gjithçka si një nga Apostujt e Tij të zgjedhur.”

Presidenti Rasëll M. Nelson, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

“Plaku Hejls qe një anëtar i çmuar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve për më shumë se 23 vjet. Nuk mund të flitet me tepri për kontributin e tij ndaj të gjithë Kishës dhe ndaj secilit anëtar të Kuorumit. Ai ishte i palodhur në shërbesën e tij. Gjatë 42 viteve e gjysmë si Autoritet i Përgjithshëm, ai ka marrë pjesë në thuajse çdo këshill

Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

“Do të më marrë malli për mikun tim të dashur Robert D. Hejls. Ne kemi shërbyer së bashku për më shumë se 40 vite në detyra dhe komitete të ndryshme si Autoritete të Përgjithshme të Kishës. Për disa vitet e fundit, jemi ulur pranë njëri-tjetrit në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve. Do të na marrë malli për mendjen e mprehtë dhe ko-mentet nganjëherë shumë zbavitëse të Plakut Hejls. Këshilla e tij e mençur dhe këndvështrimet e tij të thella . . . do të na mungojnë shumë të gjithëve ne. . . .

Në gusht të vitit 1991, Bobi pësoi infarkt për herë të parë. . . .

Që nga ajo kohë, problemet shën-detësore erdhën njëra pas tjetrës. Teksa u ulëm së bashku gjatë këtyre shumë viteve, unë kam dëshmuar kurajën e madhe dhe përkushtimin e plotë të Robert D. Hejlsit. Shumë herë unë jam zgjatur, i kam prekur krahun e i kam mbajtur dorën dhe, në një masë të vogël, kam ndier dhembjen dhe vështirësinë që ai po përjetonte. . . .

Miku im i dashur ka qenë gjithmo-në një hero për mua dhe unë e di se tani ai është i lehtësuar dhe në paqe bashkë me prindërit e tij të dashur, . . . pjesëtarë të tjerë të familjes dhe mbi të gjitha në kthimin e tij për të qenë me

Page 17: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

n ë n t o r 2 0 1 7 15

6 Tetor 2017, Tabernakulli i Solt- Lejkut

“URTËSIA, KËND-VËSHTRIMI DHE NDIKIMI I TIJ KANË PASUR NJË PA-SOJË TË THELLË NË PËRHAPJEN E MBRETËRISË SË PERËNDISË PËR-QARK GLOBIT.”

dhe komitet në zyrat qendrore të Kishës. Urtësia, këndvështrimi dhe ndikimi i tij kanë pasur një pasojë të thellë në përhapjen e mbretërisë së Perëndisë përqark globit. . . .

. . . Dëshira e tij më e thellë ishte gjithmonë që ta donte dhe të kujdesej për Merin, t’i shërbente familjes së tij të çmuar dhe anëtarëve të Kishës, si dhe të ishte një dishepull i gu-ximshëm i Zotit, të cilin e nderonte jashtëzakonisht.

Këmbëngulja e Bobit përballë sfidave shëndetësore është legjendare. Ai vazhdoi përpara me gjithë pasojat e rënda dobësuese të sfidave të paresh-tura prej shëndetit të tij. Ne që e kemi

vështruar atë, kemi pyetur veten, si mundet t’ia dalë ai? . . .

. . . Me guximin e një piloti avioni reaktiv, këmbënguljen e një atleti kam-pion, përulësinë dhe përkushtimin e një dishepulli të Zotit, Plaku Hejls e ka përfunduar misionin e jetës së tij në mënyrën më shembullore. Ai i ka kaluar provimet e vdekshmërisë dhe është kthyer në shtëpi me nderimet më të larta.”

Presidenti Henri B. Ajring, Këshill-tar i Parë në Presidencën e Parë

“Unë e kam vërejtur Plakun Hejls, kam punuar me të dhe kam mësuar prej tij. Kemi ndarë raste përvoje që

na kanë tendosur e na kanë forcuar dhe disa që na kanë vënë në provë. Në çdo rast, unë kam mësuar prej tij dhe e kam parë atë t’i rritej fuqia shpirtërore.

Një dhunti shpirtërore duket se ka qenë e tija gjatë gjithë kohës që e kam njohur. Ajo është dhuntia e të qenit një mik përsosurisht besnik. Ju mund të gjykoni se ajo është një forcë e vogël. Por Zoti Vetë u dha nderim Apostujve të Tij me fjalë miqësie. . . .

. . . Zoti e bën të qartë se çfarë fuqie do të shkojë me një mik të tillë, i cili e braktis botën për shërbimin ndaj Zotit:

‘Dhe kushdo që ju pranon ju, atje do të jem unë gjithashtu, sepse unë do të shkoj përpara fytyrës suaj. Unë do të jem në të djathtën e në të majtën tuaj dhe Shpirti im do të jetë në zem-rat tuaja e engjëjt e mi përreth jush, për t’ju ngritur lart’ (DeB 84:88). . . .

Tani, shpresa ime është që pasar-dhësit e Plakut Hejls dhe të gjithë ata që e duan atë, do t’i lexojnë ato fjalë të Zotit si përshkruese për Robert D. Hejlsin, një mik dhe dishepull përso-surisht besnik. . . .

. . . E dëshmova me sytë e mi mënyrën se si ai i kaloi provat e bes-nikërisë së tij sipas asaj që e dinte se dëshironte miku i tij, Perëndia.”

Page 18: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

16 L i a h o n a

MËSIME TË PËRZGJEDHURA

arsye për të pyetur: ‘Oh Perëndi, ku je ti?’ [DeB 121:1]. Po! Kur një bashkë-shorte vdes, një bashkëshort do ta pyesë veten. Kur një vështirësi ekonomike i bie një familjeje, një baba do të pyesë. Kur fëmijët shman-gen nga shtegu, një nënë e baba do të thërrasin me trishtim. Po, ‘të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi’ [Psalmeve 30:5]. Pastaj, në agim të besimit dhe të të kuptuarit tonë të shtuar, ne ngrihemi dhe zgjedhim që të presim nga Zoti, duke thënë: ‘U bëf-të vullneti yt’ [Mateu 6:10]” (“Të Presësh nga Zoti: U Bëftë Vullneti Yt’”, Liahona, nëntor 2011, f. 72).

Dishepullimi: “Për të qenë njerëzit që Ati Qiellor dëshiron që ne të jemi, ne ndjekim Jezu Krishtin. . . . Nëse sapo e keni mësuar se shenjtorët e ditëve të mëvonshme janë të krishterë të zotuar apo nëse nuk keni marrë pjesë plotësisht në Kishë dhe dëshironi ta ndiqni Atë sërish – mos u druani! Dishepujt e parë të Shpëtim-tarit qenë të gjithë anëtarë të rinj të Kishës, të sapokthy-er në besim në ungjillin e Tij. Jezusi me durim i dha mësim secilit. Ai i ndihmoi ata që t’i përmbushnin përgjegjësitë

e tyre. Ai i quajti ata miq të Tij dhe ka dhënë jetën për ta. Dhe Ai tashmë ka bërë të njëjtën gjë për ju dhe për mua” (“Të Qenit më Shumë i Krishterë si Krishti”, Liahona, nëntor 2012, f. 91).

Konferenca e Përgjith-shme: “Bekimet më të mëdha të konferencës së përgjithshme vijnë te ne pasi përfundon konferenca. Kujtoni modelin e shënuar shpesh në shkrimin e shenjtë: ne mblidhemi për të dëgjuar fjalët e Zotit, dhe kthehemi në shtëpitë tona për t’i jetu-ar ato” (“Konferenca e Për-gjithshme: Forcimi i Besimit dhe i Dëshmisë”, Liahona, nëntor 2013, f. 7).

Martesa: “Martesa e duhur nuk ka të bëjë vetëm me atë që dua unë; ka të bëjë me atë që [shoqëruesja ime] . . . do dhe ka nevojë që unë të jem.

Duke folur hapur, ju lutem mos . . . [e vononi] martesën për hir të intere-save dhe veprimtarive të tjera. Përse? Sepse dalja në takime dhe martesa nuk janë vendmbërritja përfun-dimtare. Ato janë porta për të hyrë atje ku ju dëshironi të shkoni përfundimisht” (“Përballja me Sfidat e Botës së Sotme”, Liahona, nëntor 2015, f. 46).

Familjet e Përjetshme: “Një lidhje e përjetshme nuk ndodh thjesht si rrjedhojë e besëlidhjeve vulosëse që i bëjmë në tempull. . . . Që të marrim bekimet e vulosjes të cilat na i ka dhënë Ati ynë Qiellor, ne duhet t’i zbatojmë urdhërimet dhe të sillemi në mënyrë të tillë që familjet tona do të duan të jetojnë me ne në përjetësitë. Marrëdhëniet familjare që i kemi këtu në këtë tokë janë të rëndësishme, por ato janë shumë më të rëndësishme për shkak të ndikimit të tyre mbi familjet tona për brezat në vdekshmëri dhe gjatë gjithë përjetësisë” (“The Eternal Family”, Ensign, nëntor 1996, f. 65).

Besimi në Jezu Krishtin: “Kur sfidat e vdekshmërisë vijnë dhe ato vijnë për ne të gjithë, mund të duket e vështirë që të kemi besim dhe e vështirë që të besojmë. Në këto kohë vetëm besimi në Zotin Jezu Krisht dhe Shlyerjen e Tij mund të na sjellë paqe, shpresë dhe kup-tueshmëri. Vetëm besimi se Ai vuajti për hirin tonë, do të na japë forcën për të duruar deri në fund” (“Finding Faith in the Lord Jesus Christ”, Liahona, nëntor 2004, f. 73).

Sprovat: “A nuk do të kemi të gjithë ne, ndonjëherë,

PORT

RET

I PLA

KUT

HEJL

S NG

A W

ILLIA

M F.

WHI

TAKE

R I R

IU

“Kur zgjedhim të kemi besim, ne

përgatitemi që të qëndrojmë në praninë e Perëndisë. . . . Pas Kryqëzimit të Shpëtim-tarit, Ai iu shfaq vetëm atyre ‘që kishin qenë besnikë në dëshminë e Tij, ndërkohë që jetuan në vdekshmëri.’ [DeB 138:12] Ata ‘që i ho-dhën poshtë dëshmitë . . . e . . . profetëve, [nuk mund] ta shihnin pra-ninë [e Shpëtimtarit], as nuk e panë fytyrën e Tij.’ [DeB 138:21] . . . Besimi ynë na përgatit që të jemi në praninë e Zotit.”Plaku Robert D. HejlsCituar nga Plaku Nil L. Andersen, konferenca e përgjithshme e tetorit 2017

FOTO

GRA

FI M

E M

IRËS

INË

E AR

KIVI

T TË

DES

ERET

NEW

S

Page 19: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org
Page 20: NË PËRKUJTIM - media.ldscdn.org

“Na nevojitet të mbajmë mend se cilët jemi dhe synimin tonë të përjetshëm për t’u ‘Kth[yer] me Nder’, me familjet tona, në praninë e Atit tonë Qiellor.”Plaku Robert D. Hejls

© 2

017

NGA

INTE

LLEC

TUAL

RES

ERVE

, INC

. I R

EZER

VOHE

N TË

GJIT

HA T

Ë DR

EJTA

TKA

PAKU

: FO

TOG

RAFI

NGA

STUA

RT JO

HNSO

N, D

ESER

ET N

EWS