Modeli Parajses Tatimore Per Shqiperine_AL-Tax

5
Modeli i “parajsës” tatimore për Shqipërinë Nga Eduart Gjokutaj Besnik Nuredini Zbatimi i legjislacionit tatimor të diferencuar për zona të ndryshme dhe favorizimet fiskale që përdoren në to është i njohur që nga lashtësia. Zonat me taksa të ulta ose pa taksa të caktuara (parajsat tatimore) kanë një zanafillë të organizuar të tyre në fund të shekullit 19 protektoratet e Britanisë Madhe. Me qëllimin për të krijuar zona të favorshme, cilat njerëzit mbronin paratë e tyre ju dha pavarësi ekonomike disa vendeve si Gjibraltari, Hong Kongu apo Ishujt e Kanalit. Me zhvillimin që pati ekonomia e këtyre zonave filloi të përhapej në shekullin e 20 harta e tyre edhe në kontinente të tjera, ku kryesisht individët e pasur ktheheshin në rezidentë fiskalë duke përfituar lehtësirat që ishin të sanksionuara për transferime të pasurive dhe parave (Tabela 1). 1 Tabela 1 Lista e vendeve dhe zonave qe jane parajsa tatim ore Zona Vendi Karaibet Anguila, Antigua dhe Barbuda, Baham as, Barbados, IshujtBritanike Virxhin, IshujtKajm an, Dom inika, Grenada, M ontserrati, Antilet Holandeze, St. Kittsdhe nevis, St.Lucia, St. Vinsentdhe Grenadines, Turksdhe Kaikos, Ishujte SH.B.A Virxhin Am erika Q endrore Belize, Kosta rika, Panam a Brigjete Azisë Lindore Hong Kong, M akau, Singapori Europe (M esdheu) Andorra, Ishujte Kanalit(Gurnsey dhe Xhersei), Q ipro, Gjibraltar, Ishulli i Njeriut(M an), Irlanda, Lihtenshtejni, M alta, M onako, San M arino, Zvicra Oqeani Indian M aldivet, M auritius, Seishell Lindja e M esm e Bahrein, Jordania, Libani Atlantiku Verior Berm udat Paqësori i Jugut IshujtKuk, IshujtM arshall, Sam oa, Naurus, Niue, Tonga, Vanuatu Afrika Perëndim ore Liberia Burimi: OECD

description

Nje sqarim per modelet ne bote te zonave gjeografike ku ligjet tatimore jane te buta dhe nuk ka rregulla te cilat zbatohen si ne pjesen tjeter te botes. Nje model i tille mund te pershtatet edhe per zona te lira ekonomike brenda vendit, me qellim stimulimin e ekonomise ne kohe te tilla ku nuk mundet qe te luftohet me force informaliteti dhe evazioni...

Transcript of Modeli Parajses Tatimore Per Shqiperine_AL-Tax

Page 1: Modeli Parajses Tatimore Per Shqiperine_AL-Tax

Modeli i “parajsës” tatimore për Shqipërinë

Nga Eduart Gjokutaj

Besnik Nuredini

Zbatimi i legjislacionit tatimor të diferencuar për zona të ndryshme dhe favorizimet fiskale që

përdoren në to është i njohur që nga lashtësia. Zonat me taksa të ulta ose pa taksa të caktuara

(parajsat tatimore) kanë një zanafillë të organizuar të tyre në fund të shekullit të 19 të në

protektoratet e Britanisë së Madhe. Me qëllimin për të krijuar zona të favorshme, në të cilat

njerëzit të mbronin paratë e tyre ju dha pavarësi ekonomike disa vendeve si Gjibraltari, Hong

Kongu apo Ishujt e

Kanalit. Me zhvillimin

që pati ekonomia e

këtyre zonave filloi të

përhapej në shekullin e

20të harta e tyre edhe

në kontinente të tjera,

ku kryesisht individët e

pasur ktheheshin në

rezidentë fiskalë duke

përfituar lehtësirat që

ishin të sanksionuara

për transferime të

pasurive dhe parave

(Tabela 1).

Në vitet ‘50 filluan të përdoren termat ndërkombëtarë offshore, tax havens. Ky sistem

funksionon në mënyrë optimale për disa vende. Në ditë e sotme numërohen me qindra vende

dhe zona që zbatojnë parimet e parajsave fiskale. Monako është një nga destinacionet e

miliarderëve të botës. Edhe pse ka lehtësi në tatimin mbi të ardhurat për jorezidentët në këtë

vend aplikohet një TVSH në shkallën 30% në mallrat e luksit dhe restorantet duke parë se të

pasurit i kanë objektin kryesor të tranasaksioneve të tyre.

Parlamentet e këtyre vendeve miratojnë ligje për të ndihmuar industri të caktuara të ekonomisë

që të jenë konkuruese me ekonominë rajonale e botërore. Nga ana tjetër, ato ndihmojnë

1

Tabela 1Lista e vendeve dhe zonave qe jane parajsa tatimore

Zona Vendi

Karaibet

Anguila, Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Ishujt Britanike Virxhin, Ishujt Kajman, Dominika, Grenada, Montserrati, Antilet Holandeze, St. Kitts dhe nevis, St.Lucia, St. Vinsent dhe Grenadines, Turks dhe Kaikos, Ishujt e SH.B.A Virxhin

Amerika Qendrore Belize, Kosta rika, Panama

Brigjet e Azisë Lindore

Hong Kong, Makau, Singapori

Europe (Mesdheu)Andorra, Ishujt e Kanalit ( Gurnsey dhe Xhersei), Qipro, Gjibraltar, Ishulli i Njeriut (Man), Irlanda, Lihtenshtejni, Malta, Monako, San Marino, Zvicra

Oqeani Indian Maldivet, Mauritius, Seishell

Lindja e Mesme Bahrein, Jordania, Libani

Atlantiku Verior Bermudat

Paqësori i Jugut Ishujt Kuk, Ishujt Marshall, Samoa, Naurus, Niue, Tonga, Vanuatu

Afrika Perëndimore Liberia

Burimi: OECD

Page 2: Modeli Parajses Tatimore Per Shqiperine_AL-Tax

qeverisjen për të rritur nivelin e administrimit fiskal duke luftuar informalitetin, evazionin dhe

korrupsionin.

Në këto zona ka përjashtime nga tatime të caktuara direkte apo indirekte, por qëllimi kryesor i

gjithë sistemit të krijuar është thithja e pasurive dhe likujditeteve të njerëzve më të pasur duke u

garantuar sigurinë dhe komoditetin e bazuar te pasuria e tyre.

Më të pasurit e botës kanë zbatuar avantazhin e rregullave të zonave të lira ekonomike apo

parajsave tatimore për të transferuar mbi 229 triliard lekë nga vendet e tyre drejt këtyre zonave

që stimulojnë këto transferime. Kjo shumë është më shumë se 70% e ekonomisë europiane

aktualisht.

Në një plan global, duke parë statistikat, llogaritet se gjysma e tregtisë botërore kalon nëpërmjet

vendeve të tilla. Ndërkaq, më shumë se gjysma e aseteve bankare dhe rreth 33% e investimeve

direkte të shoqërive shumkombëshe janë në këto vende. Në vitet e fundit në mediat botërore

është përhapur një përshtypje se këto vende janë duke u mbyllur apo kufizuar në numër, për

shkak të problemeve që hapin për evazionin tatimor apo shmangien tatimore. Në fakt, statistikat

ekonomike botërore flasin se po ndodh e kundërta. Zona të tilla janë me një zhvillim të fortë

ekonomik dhe po rriten shpejt. Konkluzioni paraprak na tregon se më pak se 1% e popullsisë

botërore zotërojnë 16% të aseteve

Këto fakte nuk tregojnë se zona të tilla janë në këtë nivel zhvillimi si rastësi e fatit. Fakti që

Britania e Madhe është një qendër që ka krijuar dhe mban lidhje me këto zona provon faktin se

ish-perandoria më e madhe e botës ka menduar për të ardhmen e zonave me distancë të largët

nga ajo. E njëjta mënyrë të funksionuari është edhe për gjithë zonat e tjera, që kanë lidhje me

ish-perandori apo shtete të fuqishme të kohës.

E përbashkëta e gjithë këtyre zonave dhe vendeve është se ato janë kthyer në “magnetë” të

parasë dhe pasurive. Në ditët e sotme ajo që ndodh në një parajsë fiskale është zbatimi i një

sistemi tatimor me taksa të ulta, apo pa disa taksa dhe në këmbim të këtij sistemi pritshmëria

është e madhe për një zhvillim ekonomik me qeverisje të mirë dhe nivel të ulët korrupsioni. Kjo

klimë bën të mundur tërheqjen e vëmendjes së individëve dhe shoqërive shumëkombëshe për

të përfituar nga këto kushte konkuruese me vendet e tjera për tipe të ndryshme tatimi dhe për

kategori të ndryshme individësh dhe kompanish.

2

Page 3: Modeli Parajses Tatimore Per Shqiperine_AL-Tax

Ka arsye të ndryshme se pse mund të

kërkosh edhe për zona gjeografike dhe

ekonomike në Shqipëri ti shtohen numrit

të këtyre zonave në hartën rajonale dhe

globale. Një arsye është vetë niveli aktual

i informalitetit dhe pesha prej mëse një

dekade që mbajnë në prodhimin e

brendshëm dhe të ardhurat buxhetore

(Tabela 2). Arsyeja tjetër është

pamundësia për administrim më të mirë

fiskal, për arsye historike, kulturore,

polarizimi politik dhe niveli aktual zhvillimi

ekonomik dhe infrastrukturor. Nisur nga

ky nivel, zbatimi i parimeve të zonës së lirë ekonomike (e ngjashme me parajsën fiskale) si

përshkruhet në legjislacionin shqiptar do të rriste interesin e kompanive dhe individëve të huaja

dhe vendase, duke nxitur transferimin e aftësive për përdorimin e teknologjisë në popullsinë

lokale. Të konkurosh me vendet e industrializuara në disa sektorë është e kushtueshme dhe

mund të rezultojë pa efektivitet për ekonominë. Një arsye e tretë është e mbështetur mbi faktin

e mungesës së zonave me karakteristika të tilla në Europën JugLindore dhe Ballkan.

Zbatimi i parimeve të zonës së lirë ekonomike do ta kthente në efektiv prodhimin vendas dhe

konkurues në rajon dhe me mundësi të mira marketingu edhe në tregun global. Zonat e lira

ekonomike duhet të lidhen ngushtësisht me aktivitete dhe industri specifike (minierat, turizmi

malor, shëdetësor) dhe jo me gjithë ekonominë zonale. Përjashtimet apo lehtësirat duhet të

lidhen ngushtësisht me inciativa të tjera të mëparshme apo që priten të merren, si pjesë e një

mbështetje të gjerë për zhvillimin ekonomik. Shembujt e ditëve të sotme mund të kërkohen në

të gjithë kontinentet dhe zonat e lira ekoonmike apo parajsat tatimore. Kjo temë është një

debat i nxehtë në politikën botërore sot. Kujtoni debatin që ka filluar midis dy kandidatëve për

presidentin e ardhsëm të SHBA-së.

Nga ana tjetër, nëse mund të kthesh një zonë gjeografike në qendër të shërbimeve financiare,

ajo që pritet të ndodhë për ekonominë dhe popullsinë do të jetë rritja e fondeve dhe

përfitimeve që vijnë nga përdorimi i tyre.

3

Tabela 2Renditja e rajoneve tatimore sipas barrës tatimore

Barra Nr.tatimore banorë

1 Sarandë 0.11% 60,459

2 Kukës 0.11% 79,303

3 Dibër 0.16% 140,002

4 Gjirokastër 0.17% 70,059

5 Lezhë 0.20% 158,829

6 Berat 0.21% 170,845

7 Vlorë 0.31% 151,314

8 Shkodër 0.33% 246,060

9 Korçë 0.37% 257,576

10 Elbasan 0.38% 375,605

11 Fier 0.45% 374,074

12 Durrës 0.85% 393,420

13 Tiranë 2.81% 717,426Burimi: Administrata Tatimore Qendrore, Ministria e Brendshme

Nr. Rajoni

Page 4: Modeli Parajses Tatimore Per Shqiperine_AL-Tax

Ajo që i “njollos” këto zona është pretendimi i shumë vendeve të zhvilluara se transaksionet që

ndodhin aty reduktojnë të ardhurat tatimore të buxheteve të tyre, në vend që të ishte ndryshe.

Nga ana tjetër, pretendimi për cilësi të ulët të zbatimit të ligjit në këto zona mbështetet në

faktet se në mjaft raste, ato përdoren si streha të parave të krimit të organizuar dhe individëve

dhe grupeve qeveritare të korruptuara.

Efekti nga evazioni dhe shmangia tatimore që u vjen vendeve nga të cilat transferohen paratë

dhe pasuritë llogaritet të jetë rreth 11 triliard lekë në vit. Por, e keqja e një vendi kthehet në të

mirë për vendin tjetër. Ky parim, pavarësisht se nuk përkon me kodin e sjelljes dhe

tradicionalizmin, zbatohet në pothuaj gjithë vendet europiane dhe botërore me maturi dhe

duke mos cënuar parimet universale të marëdhënieve midis vendeve.

Tiranë, Korrik 2012

4