Mjetet Xhiruese (prezantim)

36

Click here to load reader

Transcript of Mjetet Xhiruese (prezantim)

Page 1: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mjetet xhiruese janë pjesë e mjeteve afariste të nevojshme për kryerjen e detyrave në aktivitetin prodhues dhe qarkullues.Karakteristikë e tyre është se ato në pjesën më të madhe harxhohen në një cikël prodhimi, duke bartur në tërësi vlerën e tyre në produktin e gatshëm .Për dallim nga mjetet kryesore të cilat harxhohen në shumë cikle prodhimi , mjetet xhiruese e kanë koeficientin e rrethxhirimit baras me një(raporti ne mes të të hyrave të përgjithshme dhe mjeteve xhiruese mesatare).Në mjete xhiruese bëjnë pjesë: lënda e parë, matriali kryesor, matriali ndihmës, prodhimtaria e pakryer dhe gjysëmproduktet, prodhimet e gatshme, mjetet në para etj.Siç dihet nga përmbajtja e mjeteve xhiruese, ato shërbejnë vetëm në një proces të riprodhimit, duke filluar nga paraja, të cilat sërish kthehen në para, së paku një herë gjatë një viti, duke u paraqitur në formën matriale e financiare.Shpesh në ndërmarrjet tona me mjete xhiruese nënkuptohet lënda e parë dhe matriali, gjë që nuk është në rregull sepse siç u pa në mjetet xhiruese bëjnë pjesë perveq matrialit dhe lëndes së parë edhe mjetet tjera xhiruese bile edhe një pjesë e mjeteve tjera për punë (veglat, inventari i imët) të cilat kanë vlerë të vogël. Por përdorim më të gjatë se një vit.Vlera e prodhimit shtohet nga transformimet që i bëhen lëndës së parë, pra lënda e parë kalon nga forma matriale në formën e prodhimit, kurse vlera e prodhimit begatohet me punën e njeriut. “Mjetet xhiruese vetëm xhirojnë dhe nuk e ngrisin vlerën e prodhimit.

Page 2: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mjetet xhiruese ndahën sipas disa kritereve: 1. Në bazë të gjendjës në të cilën gjinden, 2. Sipas karakterit të tyre, 3. Sipas angazhimeve në riprodhim, 4. Sipas burimeve të tyre dhe 5. Sipas rolit që e kryejnë në procesin e prodhimit.1.Sipas gjendjës në të cilën paraqitën mjetet xhiruese në prodhimtari ndahën: - M. Xhiruese në gjendjën matriale, - M. Xhiruese në gjendjën monetare dhe - M. Xhiruese në gjendje të të drejtave.

Mj xhiruese në gjendje matriale janë: - Lënda e parë, - Matriali tjetër i nevojshëm për prodhim, - Prodhimtaria e pakryer, - Gjysëmproduktet, - Prodhimet e gatshme, - Inventari i imët, - Ambalazhi etj.

Page 3: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Përmban substancat kryesore të çdo produkti. Lënda e parë merret nga natyra, në të nuk kryhet ose kryhet fare pak ndonjë përpunim(thëngjilli ose xehja ndahën në grumbuj përkah madhësia e tyre), kurse matriali është lënda e parë në të cilën bëhën ca përpunime, më qëllim që ai t’u përgjigjet kërkesave të prodhimit (tjerri, dërrasa etj.).

Page 4: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Është lloji i matrialit i cili futet në prodhimin e ri gjegjësisht i shtohet matrialit kryesor por nuk përmban substancë kryesore të prodhimit (ngjyra, gozhdat, ngjitësi etj.), por e ndihmon procesin e prodhimit.

Page 5: Mjetet Xhiruese (prezantim)

I nevojitën prodhimit si lëndë ndihmëse me të cilat vihën në lëvizje makinat apo pajisjet e nevojshme për prodhim.

Page 6: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mund të jetë energji e repartit, energji teknologjike dhe energji joindustriale (nxemja e hapësirave joprodhuese në ndërmarrje).

Page 7: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Paraqitën si lëndë e parë në të cilat për të fituar prodhimin e gatshëm kryhën pjesërisht operacionet e duhura të procesit teknologjik. Pra gjysëmproduktet janë në mes të matrialit dhe prodhimeve të gatshme.

Page 8: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Janë rezultat i prodhimtarisë të cilat janë të gatshmë për të përmbushur kërkesat personale apo prodhuese dh janë të gatshme për shitje

Page 9: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Përbëhët nga të gjitha ato gjesende apo vegla që në procesin e prodhimit shërbejnë më pak se një vit, pa marr parasysh vlerën e tyre, të cilat për nga karakteri i tyre hyjnë në mjetet për punë (danat, sharra, zdrukthi, gërshërët etj.).

Page 10: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Përdorët për mbështjelljën apo ruajtjën e produktit. Disa lloje të ambalazhit mund të kthehen sërish në përdorim e disa jo. Në ambalazh bëjnë pjesë: - Thasët, - Shishet, - Arkat, - Kutiat, - Fuqitë etj.

Page 11: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Në këtë grup të mjeteve hyjnë: - Paratë në arkë, - Parartë në bankë, - Paratë në xhirollogari dhe - Paratë në pagesa tjera.

Page 12: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Janë kërkesat nga blerësit në emër të dërgimit të mallit ende të papaguara, depozitat në ruajtje të banka në kushte të paracaktuara, kaucionet, letrat me vlerë etj.

Page 13: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mjetet xhiruese sipas karakterit të tyre ndahën në: 1. M. Xhiruese me karakter monetar (paratë e gatshme, mjetet tjera në para, kërkesat në para). 2. M. Xhiruese në mall (matriali, prodhimet e gatshme, prodhimet e pakryera, gjysëmproduktet)

Page 14: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Sipas këtij kriteri mjetet xhiruese ndahën në: 1. M. Xhiruese në sferën e prodhimit ku hyjnë: lënda e parë, matriali ndihmës, energjia, lëndët lubrifikuese, inentari i imët, prodhimtaria e pakryer, dhe 2. M. Xhiruese në sferën e qarkullimit ku hyjnë: matriali, lënda e parë në rrugë, prodhimet e gatshme, prodhimi i shitur, por i painkasuar etj.

Page 15: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Sipas këtij kriteri mjetet xhiruese ndahën në: 1. Mjetet e përkohshme për kryerjën e aktivitetit afarist, dhe 2. M. Xhiruese dedikuar investimeveNevojat për mjete xhiruese paraqitën si të përhershmë dhe të përkohshme.Nevojat e përkohshme ndërmarrja munt t’i plotësojë nga banka, duke marrë hua në formë të kredisë afatshkurtët, kurse nevojat e përhershme për mjete xhiruese ajo mund t’i poltësojë duke bërë ndarjën e një pjese të mjeteve të saja nga fitimi që realizon ajo dhe nga kredia.

Page 16: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Në kryerjën e detyrës ndërmarrja duhet të disponoj me mjete të duhura, pra me mjete xhiruese. Shuma dhe struktura e tyre duhet t’i përgjigjet nivelit të caktuar të afarizmit. Madhësia dhe struktura e mjeteve të nevojshme xhiruese varet nga kushtet dhe veprimtaria e ndërmarrjës.Kushtet dhe veprimtaria e ndërmarrjës ndryshon, me ndryshimin e tyre ndryshojnë edhe nevojat për mjete xhiruese në madhësi dhe në strukturë.Vlerën e mjeteve të nevojshme xhiruese e përcaktojnë këta faktorë:\ 1. Madhësia e prodhimit - (nëse prodhohet shumë, atherë nevojat për mjete xhiruese janë me të mëdha në sasi dhe në vlerë), 2. Mundesitë e furnizimit me matrial dhe me lëndë të parë – të cilat mundësi drejt dhe zhdrejt ndikojnë në formimin e rezervave te matrialit minimale apo maksimale, 3. Kushtet e pagesës furnitorëve, 4. Mënyra e të organizuarit të procesit të prodhimit, 5. Dinamika e realizimit të prodhimeve të gatshme, 6. Kushtet e inkasimit të borgjeve nga berësit, dhe 7. Çmimet e shitjes dhe blerjës.

Page 17: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mëqense riprodhimi është sistem i përbërë nga elementet hyrëse të sistemit (blerja e matrialeve të duhura dhe pagesa e tyre), dhe nga elementet dalëse të sistemit (prodhimet, shitja e tyre blerësve, inkasimi i tyre etj.), atherë egziston gjithnjë nevoja për mjetet të duhura xhiruese.Nevojat e tilla janë nevoja të përhershme për mjetet xhiruese, ndërsa nevojat e kohëpaskoshme ndërmarrjes i paraqitën si rezultat i obligimeve që i paraqitën ndërmarrjës kohë pas kohe. Në lidhje më sigurimin e rezervave të matrialit të nëvojshëm, i cili një kohë lajmërohët në treg e pastaj nuk gjindet, apo rritja e kërkesave për prodhimet tona nga blerësi, gjë që e detyron ndërmarrjën të angazhojë më tepër mjete për blerjën e lëndës së parë, apo ç’rregullimet në raportin e tatim-shpagimt etj.Çdo mundësi në mjetet e duhura ndërmarrjën e sjellë deri të jolikuiditeti.struktura e mjeteve xhiruese nënkupton pjesëmarrjën e disallojeve të mjeteve xhiruese në tërësinë e mjeteve xhiruese. Kjo strukturë përcaktohet nga: veprimtaria ekonomike e ndërmarrjës, nga kushtet e afarizmit, nga likuiditeti, nga inkasimi, nga organizimi etj.Nëse ndërmarrja është prodhuese atherë pjesëmarrja e matrialit është më e e madhe sea llojet tjera të mjeteve xhiruese.Nëse ndërmarrja është tregtare atherë pjesëmarrja e matrialit dhe lëndës së parë është më e vogël sesa e formave tjera të mjeteve xhiruese (prodhimet e gatshme).

Page 18: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Paratë si mjete xhiruese mund të jenë të gatshme për pagesë dhe si kërkesa afatshkurtëra, të cilat pa u inkasuar nuk përdorën.Mjetet e gatshme në para janë: paratë, mjëtët në arkë, mjetet në bankë apo në xhirollogari.Për nevojat e riprodhimit keto mjete mënjëherë mund të përdorën për pagesë.Nëse në tërësinë e mjeteve xhiruese pjesëmarrja e tyre është me e madhe (e mjetev në para), atherë edhe likuiditeti i ndërmarrjës është më i madh.Situata ndryshon tek rezervat e matrialit të nevojshëm për prodhime apo të rezervat e prodhimeve të gatshme, sepse ritmi i prodhimit nuk përputhet në kohë as në permasa me ritmin e shitjës së prodhimeve.Si pasojë e kësajë krijohen rezerva të prodhimeve të gatshme të cilat duhet të ruhen në depo gjer tek livrimi i tyre, blerësve.Kur do të realizohen këto varet nga ndërmarrj dhe kërkesat e tregut.

Page 19: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Struktura e mjeteve xhiruese në ndërmarrje duhet të jetë harmonike, sipas të cilës mjetet xhiruese duhet të jenë të prezentuara në aso madhësie, kohe dhe në aso forme lajmëruese që i kërkon procesi i pandërprerë (normal) i riprodhimit, duke mos u prezentuar ndonjë formë e mjeteve xhiruese në dëm të formës tjetër.Sasia e pamjaftueshme e mjeteve xhiruese e pamundëson prodhimin, poashtu edhe sasia e mjeteve xhiruese përtej nevojave për to, e ngarkon ndërmarrjën me shpenzime plotësuëse por të evituar si : kamatat, shpenzimet për ruajtje, sigurimi, depozitimi etj. Prandaj preferohet që të sigurohet një nivel optimal i mjeteve xhiruese.Niveli optimal i mjeteve xhiruese mmë strukturë të volitshme për ndërmarrjën krijon mundësinë e rezultatit maksimal me angazhimin minimal të mjeteve xhiruese.Madhësia optimale si: prodhimtaria, vlera e prodhimit dhe fitimi janë të shumta.Kombinimi i madhësisë dhe i strukturës së mjeteve xhiruese i cili mundëson fitim maksimal në ndërmarrje, mund të jetë optimal.Ky otpmum i madhësisë dhe strukturës së mjeteve xhiruese në disponim (Mdxh) me mjete të tërësishme xhiruese, por të nevojshme (Mnxh).Shkalla optimale e mjeteve xhiruese është: MdxhShmoxh= ---------------- MnxhVlerat e këtij koeficienti janë: e barabartë me një (sasia faktike e mjeteve qarkulluese është e barabartë me sasinë dhe strukturën e nevojshme të xhiros).

Page 20: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Nëse kjo vlerë marrëdhënie ka vlerë me të vogël se një atherë mjetet egzistuese xhiruese janë nën nivelin e mjeteve të nevojshme.Në rastet e tilla krijohen situata të pavolitshme për afarizmin e ndërmarrjës.Faktorët të cilët kushtëzojnë mospërputhshmëri të mjeteve xhiruese në ndërmarrje me optimumin e preferuar në teori janë të shumtë dhe të ndryshëm, disa nga këta janë: ndërrimet në çmimet e shitjës apo blerjës, ndërrimi i kohës së qarkullimit, ç’rregullimet në rrethxhirim te mjeteve, ndërrimet e tregut etj.Në përcaktimin e mjeteve xhiruese egzistojnë tri metoda që kanë përdorim të gjërë e këto janë: - Metoda e numrit të ditëve sa zgjat procesi teknologjik, - Metoda e numrave të kamatës, dhe - Metoda e bilancit matrial.Në përcaktimin e mjeteve xhiruese të nevojshme (Mnxh) në ndërmarrje, duhet të fillohet nga numri i ditëve angazhimit të mjeteve për fazat e blerjës, prodhimit, shtijës si dhe koeficienti i qarkullimit të mjeteve(Kq).Koeficienti i qarkullimit paraqet raportin në mes të të hyrave të tërësishme dhe mjeteve të angazhuara na mjete xhiruese.Mjetet e nevojshme xhiruese (Mnxh) fitohen duke pjesëtuar madhësinë e të hyrave të tërësishme (TT) me koeficientin e qarkullimit – xhirimit (Kq). TT Mnxh=-------- Kq

Page 21: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mjetet e nevojshme minimale xhiruese të angazhuara në riprodhim fitohen me anë të kësaj formule: nevojat vjetore X koha e angazhimit Mnxh=----------------------------------------------- numri i ditëve të punës

Page 22: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Të dhënat apo informacioni mbi qarkullimin e mjeteve xhiruese merren si për sasinë ashtu edhe për vlerën e tyre në periudha të ndryshme kohore, për llojet , gjendjës faktike të mjeteve, nevojat për mjete, burimin e tyre për kushtet në të cilat ato merren etj.Informata do të ndryshojë në përmbajtje varësisht nga aktiviteti afarist i ndërmarrjës. Pra të dhënat do të kenë përmbajtje tjetër kur është fjala për mjete xhiruese në ndërmarrjet prodhuese në krahasim me të dhënat që jep ndonjë ndërmarrje financiare apo tregtare.Me anë të informatave të cilat merren bëhën krahasime she fitohen njohuri mbi sasinë dhe shpejtësinë e qarkullimit në afarizëm.Shpejtësia e qarkullimit të mjeteve xhiruese bën me dije për zvogëlimin apo rritjen e tyre ndaj detyrave të parashikuara për realizim në një përiudhë të caktuar kohore.Është i rëndësishëm informimi për mangësitë apo tepricat në mjete xhiruese të cilat e rëndojnë pa nevojë aktivitetin e ndërmarrjës dhe e bëjnë atë joefikas. Është me rëndësi që informacioni të jetë i saktë dhe i marrur në kohën e duhur, qdo gabim në saktësi apo qdo vonesë në marrjen e informacionit shkakton marrjen e vendimeve të gabuara për mjete xhiruese. Me një fjalë të dhënat apo informatat janë të rëndësishme për marrjeë e vendimeve.

Page 23: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Perveq mjeteve kryesore dhe xhiruese ndërmarrjës i nevojitën edhe mjetet e tjera joafariste për qëllime të veqanta, e këto janë: - Mjetet rezervë, - Mjetet e konsumit të përbashkët, dhe - Mjetet për qëllime të tjera.

Page 24: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Janë mjete në para, ato shërbejnë në ndërmarrje për të rritur nivelin e sigurisë në afarizëm, apo për ta bërë ndonjë mbulesë të ndonjë rreziku i cili paraqitet gjatë afarizmit.Këto mjete formohën nga ndarja e të ardhurave gjegjësisht fitimit.Mund të përdorën që të mbulohen humbjet e afarizmit për rikualifikimin e punëtorëve, për sigurimin e kushteve më të mira të punës, në pagimin e pagave të punëtorëve në kushtet e vështira etj.Një pjesë e parave nga këto mjete duhet të kthehën, ndërsa pjesa tjetër jo.Pjesa e cila nuk kthehet janë mjete të përdorura për mbulimin e humbjeve.

Page 25: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Këto mjete formohën nga ndarja e fitimit. Përdorimi i mjeteve për konsum të përbashkët bëhët me qëllim të përmirësimit të kusheve jetësore të punonjesvë.Këto mjete i përbëjnë objektet ndërtimore, banesat, mjetet e bashkuara në para për ndërtim, kreditë për ndërtim dhe plasimi i mjeteve për nevojat e përbashkëta të ndërtimit banesor, mensat, restorantet, pushimorët, qëndrat rekreative, ambulantat, mjetet në para për progres.Siq shihet edhe mjetet e konsumit të përbashkët paraqitën si gjëra, si të drejta dhe si para.

Page 26: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mjetet për këto qëllime formohen nga fitimi apo nga mjetet e marrura në formë kredie. Mjetet e tilla quhen mjete për nevoja sociale.Përdorën për nevoja të ndryshme, si për zbutjën e pasojave që paraqitën në rrethana të jashtëzakonshme.Këto mjete mund t’i bashkojnë shumë ndërmarrje në mes veti me kontratë duke përcaktuar edhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre.Pra mjetet për qëllime të posaqme ruhen nga thesari dhe janë mjete për destinacione të caktuara me afat të gjatë apo të shkurtër kthimi.

Page 27: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Të dhënat mbi mjetet afariste kanë rëndësi për orientimin e afarizmit në vijim apo për parashikmet e ardhshme në të cilat do të punojë ndërmarrja në kushtet e tregut të cilat janë tejet dinamike.Me anë te informatave përcaktohet shfrytëzimi efikas i pasurisë së ndërmarrjës.Zakonisht informatat afariste i japin shërbimet e caktuara në ndërmarrje, bie fjala kontabiliteti ose statistika.Në tërësi informatat për mjetet e ndërmarrjës përfshijnë këto të dhëna: lloji i mjeteve dhe forma e tyre, shfrytëzimi i mjeteve, mjetet afariste dhe joafariste, struktura e mjeteve dhe ndryshimi i tyre, rrethxhirimi i tyre ne riprodhim, teprica ose mungesa e tyre, burimet e mjeteve vetjake dhe të huaja, përcaktimi i nevojave reale për mjetet e nevojshme, përcaktimi i shkallës së mbulimit të mjeteve, efektet e investimeve, aprovimi dhe realizimi i disa vendimeve udhëhëqëse.Informatat mund të jenë të rregullta dhe speciale.Informatat e rregullta janë pjesë integrale e programit të planifikimit parallogaritar dhe të programit të mbikqyrjës.Raportet speciale informative janë të nevojshme për analizat detale të problemeve të rëndësisë së posaqme me qëllim të përcaktimit të mënyrave dhë drejtimeve ne aksion për zgerimin dhe rritjen e fitimit.Informata duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e saktë, e marrë më kohë, e përshtatshme për manipulim dh ekonomike.

Page 28: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mjetet nga burimet të cilat i përdor ndërmarrja në kryerjën e detyrave të prodhimit i lidhë për objektivin, por lirimi i tyre nuk përputhet me nevojat për mjete.Për të shqyrtuar qeshtjen e burimit prejardhjes se mjeteve duhet të disponojmë më shumë të dhëna për llojet e burimeve (burimet vetjake, të formuara nga ndarjet nga fitimi, nga amortizimi, fondi afarist, fondi rezervë i konsumit të përbashkët apo burimet tjera si kreditë, mjetet e furnitorëve etj.).Nga mjetet të cilat janë përdorur apo janë marrë në shfrytëzim, disa kthehen menjëherë e disa përdorën për një kohë me të gjatë.Pastaj duhet ditur strukturën përmbajtësore të burimit të mjeteve, të kohës se sa ato mjete shfrytëzohën dhe për qka shfrytëzohen, qfarë obligimesh merren gjatë shfrytëzimit të tyre, qfarë efektesh arrihen duke i shfrytëzuar ato etj.Burimet ndryshojnë rëndësinë dhe karakterin, kjo varet nga format organizative pronësore të ndërmarrjeve dhe nga sistemi me të cilin funksionon ndërmarrja.

Page 29: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Mjetet rrjedhin – derdhen në ndërmarrje nga shumë burime. Ato janë mjetet fillestare të afarizmit, të cilat ndërmarrjës i jep themeluesi i saj.Duke kryer detyrën në riprodhim me mjetet e saja, ndërmarrja prodhon produkte apo shërbime për prodhimin e të cilave bën shpenzime.Pas prodhimit ndërmarrja këto prodhime i qet në treg dhe i shet me çmimin e shitjës. Ky çmim është zakonisht me i lartë se çmimi i kostos dhe si rrjedhojë i këtij dallimi paraqitet ndryshimi në çmim.Një pjesë të fitimit të cilin e realizon e ndan për akumulim.Ndërmarrjës nuk i mjaftojnë mjetet vetjake për prodhimtari, ajo shpesh orientohet që këtë mungesë ta kompenzojë duke marrur hua gjegjësisht kredi.Kreditë mund të jenë të llojllojshme si kredi për mjete kryesore, për mjete xhiruese apo kreditë për nevoja të ndryshme. Kreditë për nga afati i kthimit mund të jenë kredi afatshkurtër, afatmesëm dhe kredi afatgjate.kredinë ndërmarrja zakonisht e kërkon nga banka.

Page 30: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Bankës ndërmarrja ja prezenton dokumentacionin e kërkuar më ç’rast prezentohen disa të dhëna si: aftësia prodhuese, shumëzimet, fitimi, numri i të inkuadruarve, likuiditeti etj.Pos dhënies së kredisë banka huadhënëse e përcjellë në tërësi harxhimin e kredisë nga marrësi i saj, sipas qëllimit të dhënë e deri të kthimi i saj definitiv/Në kushtet e formimit të ndërmarrjeve të ndryshme me karakter të perzier, pronësi private,shtëtetore, mund të deponohen mjetet nga deponuesit e vendit (ndërmarrja konkrete), apo ata të botës se jashtme.Qëllimi i deponimeve nga të huajt është interesi ekonomik në afarizëm. Si burim tjetër i mjeteve në ndërmarrje paraqitën edhe letrat me vlerë, ato mund t’i emitojë ndërmarrja të cilat i shet dhe krijon mjete.Nëse një shoqëri e caktuar dëshiron ta zhvillojë ndërmarrjën, e permes ndërmarrjës ta zhvillojë tërë shoqërinë atherë ajo gjatë sistemit të ndarjës së rezultatit mundet që këto absorbime të parashkruara në formë të kontributeve, tatimeve dhe anëtarësive t’i eliminojë apo t’i zvogëlojë.Eliminimi i tyre nënkupton lirimin e ndërmarrjës nga pagesat e tyre.Kjo i mundëson ndërmarrjës që për riprodhim të këtë në disponim më shumë mjete.Siç shihet edhe lirimi i ndërmarrjës nga obligimi që ti paguaj tatim dhe kontribute shoqërisë apo shtetit paraqitet burim më rëndësi i mjeteve në afarizëm.Edhe vet kontributet e qytetarve, donacionet më qëllime të caktuara,paradhëniet nga blerësit kategorizohen si burime plotësuese të mjeteve për ndërmarrje.

Page 31: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Burimet e mjetev ndahen: sipas qëllimit, prejardhjës, kohës së shfrytëzimit. - Për nga qëllimi – burimet ndahen në burimet e mjeteve kryesore dhe në burime të tjera. - Për nga prejardhja – burimet ndahen në mjetet vetanake që i krijon vet ndërmarrja, sigurimet e brëndshme dhe burimi i jashtëm i mjeteve (nga bankat dhe ndëmarrjet e tjera). Pra pronësia mbi mjetet përcakton prejardhjen e mjeteve. - Për nga kohëzgjatja e shfrytëzimit – burimet e përhershme të mjeteve dhe në burimet e përkohshme të mjeteve me obligim kthimi.

Page 32: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Formohen nga vet mjetet e ndërmarrjës, më ndarjën e fitimit. Nëse ndërmarrja financon për nevoja afatgjate apo afatshkurtëra ajo shfrytëzon burimet e huaja të mjeteve.Detyrë e ndërmarrjës mbetet që mundësisht të lirohet nga përdotimi i burimeve të huaja dhe sa me shumë te orientohet në burimet vetanake të mjeteve. Mjetet e huazuara duhet të kthehen, kthimi i tyre sjell në pyetje likuiditetin e ndërmarrjës, sepse për atë huazim paguhen kamatat të cilat ndikojnë drejt në zvogëlimin e rantabilitetit.Rëndësi ka edhe sasia e mjeteve të huaja dhe struktura e tyre në ndërmarrje.Pjesëmarrja më e madhe e mjeteve të huaja në mjetet e ndërmarrjës e bën ndërmarrjën me të varur, kështu ndërmarrja e humb pamvarësinë financiare.Pamvarësia financiare e ndërmarrjës do të thotë rritje e mundësisë për vetakumulim dhe rritje të rentabilitetit.Prar se të merren mjetet e huaja është e nevojshme të caktohet shkalla e efikasitetit të financimit nga burimet e huaja (Shef). Kjo normë është si marrëdhënie në mes të rritjës së të srdhurave për shfrytëzimin e burimeve të huaja (Tabh), dhe shumës së kamatës për shfrytëzimin e mjeteve të huaja (Kmjh). Tabh Shef= ------------- Kmjh

Page 33: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Burimet e përhershme të mjeteve krijohen gjatë afarizmit apo merrën nga të tjerët jashtë ndërmarrjës. Mjetet e përhershmë rrjedhin nga: - Fondi punonjës, - Fondi i deponuesve, dhe - Rezervat.

Page 34: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Është burim i mjeteve afariste (mjeteve kryesore dhe xhiruese).Ky fond formohet nga mjetet të cilat në fillim i jep themeluasi apo dotuesi, pa obligim kthimi, e pastaj këto burime pasurohen nga mjetet tjera të cilat ndahen nga fitimi i ndërmarrjës ose kur ndonjë ndërmarrje tjetër i jep ndërmarrjës gjegjësisht mjetet pa obligim për shfrytëzim , mjetet të cilat ndërmarrja nuk i paguan në ëmër të tatimeve apo obligimeve të tjera që i ka ndaj shoqërisë dhe shtetit.

Page 35: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Është burim i mjeteve të ndërmarrjës.Mjetet e këtij fondi formohen nga deponimet e deponuesve të cilët mund të jenë fizik apo juridik, të vendit apo të huaja (bota e jashtme).

Page 36: Mjetet Xhiruese (prezantim)

Krijohen nga fitimi të cilin e ndan ndërmarrja pas përfundimit të një periudhe afariste.Nëse ndërmarrja nuk iplotëson nevojat e vata normale me mjetet e saja të përhershme ajo porkohësisht detyrihet të përdorë burime tjera të mjeteve.Këto burime mund të përdorën për mjetet kryesore e më shumë për mjetet xhiruese (kreditë dhe huazimet e ndryshme) për të cialt paguhet kamata.Kredia mund të jetë në para, në formë malli apo gjëra tjera.

Në këtë prezantim punuan: - Nexhdet Halilaj,- Fidan Krasniqi,- Berat Osmani,- Alban Mekuli.