Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

8
1 MBUROJA.net Kompilimi i Kuranit Burimi: el-Xhami’ li Ahkam el-Kur’an Kurani, gjatë kohës së pejgamberit (salallahu alejhi e selam), ishte i shpërndarë në zemrat e njerëzve dhe njerëzit e shkruan atë në fleta, gjethe të palmës, pllaka, likhaf, dhurar ... etj. El- Esma’i tha: Likhaf janë gurë të bardhë e të lehtë, dhe njëjësi është lekhef. Dhurar është një gur i mprehtë si thika, dhe shumësi i tij është dhuruar”. Kur ndodhi martirizimi i shumë kurra-ve (mësuesve apo zotëruesve të Kuranit) në kohën e Ebu Bekr es-Siddikut (radi Allahu anhu) - dhe thuhet se qenë vrarë rreth 700 vetë -, Umer bin el-Khatab e këshilloi Ebu Bekr es-Siddikun të tubonte Kuranin nga frika e vdekjes së kurra-ve (të mbetur) si Ubej, Ibn Mes’ud dhe Zejd. Kështu, ata caktuan Zejd ibn Thabit për këtë punë (kompilimin e Kuranit) dhe ai e tuboi pa renditje të Sureve pas një mundi të madh, Allahu qoftë i kënaqur me të. Tregon Zejd ibn Thabit: “Ebu Bekr es-Siddik më thirri, kur u vranë burrat e Jemames (një numër sahabësh që luftuan kundër Musejlemes). (Shkova tek ai dhe) Gjeta Umer ibn Khatabin tek ai. Ebu Bekr më tha:'Umeri më erdhi dhe më tha:'Pati shumë të vrarë nga kurra-të (ata që e dinin Kuranin përmendsh) në ditën e betejës së Jemames dhe kam frikë se mund të vdesin kurra të tjerë në fushëbeteja tjera dhe kështu të humbet një pjesë e madhe e Kuranit. Pra, të sugjeroj ty (Ebu Bekr) të urdhërosh kompilimin e Kuranit'. I thashë Umerit:'Si mund të bësh diçka që i Dërguari i Allahut nuk e bëri?' 'Pasha Allahun, kjo është një sipërmarrje e mirë' -, ma ktheu Umeri. Umeri vazhdoi të më nxiste që të pranoja propozimin e tij, derisa Allahu ma çeli gjoksin për të dhe nisa të kuptoja mirësinë ne idenë e Umerit.

description

Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

Transcript of Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

Page 1: Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

1 MBUROJA.net

Kompilimi i Kuranit Burimi: el-Xhami’ li Ahkam el-Kur’an Kurani, gjatë kohës së pejgamberit (salallahu alejhi e selam), ishte i shpërndarë në zemrat e njerëzve dhe njerëzit e shkruan atë në fleta, gjethe të palmës, pllaka, likhaf, dhurar ... etj. El-Esma’i tha:

“Likhaf janë gurë të bardhë e të lehtë, dhe njëjësi është lekhef. Dhurar është një gur i mprehtë si thika, dhe shumësi i tij është dhuruar”.

Kur ndodhi martirizimi i shumë kurra-ve (mësuesve apo zotëruesve të Kuranit) në kohën e Ebu Bekr es-Siddikut (radi Allahu anhu) - dhe thuhet se qenë vrarë rreth 700 vetë -, Umer bin el-Khatab e këshilloi Ebu Bekr es-Siddikun të tubonte Kuranin nga frika e vdekjes së kurra-ve (të mbetur) si Ubej, Ibn Mes’ud dhe Zejd. Kështu, ata caktuan Zejd ibn Thabit për këtë punë (kompilimin e Kuranit) dhe ai e tuboi pa renditje të Sureve pas një mundi të madh, Allahu qoftë i kënaqur me të. Tregon Zejd ibn Thabit:

“Ebu Bekr es-Siddik më thirri, kur u vranë burrat e Jemames (një numër sahabësh që luftuan kundër Musejlemes). (Shkova tek ai dhe) Gjeta Umer ibn Khatabin tek ai. Ebu Bekr më tha:'Umeri më erdhi dhe më tha:'Pati shumë të vrarë nga kurra-të (ata që e dinin Kuranin përmendsh) në ditën e betejës së Jemames dhe kam frikë se mund të vdesin kurra të tjerë në fushëbeteja tjera dhe kështu të humbet një pjesë e madhe e Kuranit. Pra, të sugjeroj ty (Ebu Bekr) të urdhërosh kompilimin e Kuranit'. I thashë Umerit:'Si mund të bësh diçka që i Dërguari i Allahut nuk e bëri?' 'Pasha Allahun, kjo është një sipërmarrje e mirë' -, ma ktheu Umeri. Umeri vazhdoi të më nxiste që të pranoja propozimin e tij, derisa Allahu ma çeli gjoksin për të dhe nisa të kuptoja mirësinë ne idenë e Umerit.

Page 2: Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

2 MBUROJA.net

Pastaj, Ebu Bekr më tha: - Ti je i ri dhe i mençur. Ne nuk dyshojmë në ty dhe ti ke

shkruar Shpalljen hyjnore për të Dërguarin e Allahut, kështu që kërko (fragmente të shkruara) Kuranin dhe kompiloje atë në një libër.

Pasha Allahun, sikur të më urdhëronin ta zhvendosja njërën nga kodrat, s’do të ishte më rëndë për mua sesa ky urdhërim i kompilimit të Kuranit. Pastaj i thash Ebu Bekrit: - Si mendon të bësh diçka që i Dërguari i Allahut nuk e

bëri? - Pasha Allahun, kjo është një sipërmarrje e mirë -, ma ktheu

Ebu Bekri. Ebu Bekri vazhdoi të më nxiste për ta pranuar idenë e tij, derisa Allahu ma çeli gjoksin për atë që ia kishte çelur gjoksin Ebu Bekrit dhe Umerit. Kështu, unë nisa të kërkoja Kuranin dhe e tuboja atë nga kërcelli i palmës, nga gurët e bardhë e të hollë, dhe nga burrat që e dinin atë përmendsh, derisa gjeta ajetin e fundit të sures et-Teube tek Khuzejmeh el-Ensari dhe nuk e gjeta te tjetërkush pos tij. Ajeti është:”Vërtet, juve ju erdhi një i Dërguari (Muhamedi) nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju ... deri në fund të ajetit (128-129). Pastaj dorëshkrimi i plotë (kopja) e Kuranit mbeti te Ebu Bekri, derisa ai vdiq; pastaj te Umeri, derisa në fund të jetës së tij; pastaj te Hafsa, e bija e Umerit (Buhari, vëll.6, libri 61, nr.509).

El-Lejth tha se Abdu-Rrahman ibn Ghalib transmetoi nga Ibn Shihab dhe tha se ai (ajeti) gjendej te Ebu Khuzejmeh el-Ensari. Ebu Thabit tha se Ibrahimi kishte thënë se ai gjendej te Khuzejme apo te Ebu Khuzejmeh:"Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!’”(et-Teube,, 129) Et-Tirmidhi shkroi në Hadithin e tij:

”... Ajetin e fundit të sures Bera’eh (et-Teubeh) e gjeta te Ebu Khuzejmeh el-Ensari:’Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së

Page 3: Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

3 MBUROJA.net

drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!’” (et-Teubeh, 128-129) Ai tha që Hadithi është hasan-sahi (dmth i vërtetë).

Transmetoi Kharixha bin Zejd:

”Zejd ibn Thabit tha:’Kur u kompilua Kurani nga dorëshkrime të ndryshme, mungonte një nga ajetet e sures el-Ahzab të cilin e dëgjoja të Dërguarin ta thoshte. Nuk e gjeta tjetërkund veçse te Khuzejme bin Thabit el-Ensari, dëshminë e të cilit i Dërguari i Allahut e konsideronte të barabartë me dëshminë e dy burrave. Ky ajet ishte:’Mes besimtarëve ka burra që mbajtën besëlidhjen me Allahun’ (el-Ahzab, 23) (Buhari, vëll.4, libri 52, nr.62)

Et-Tirmidhi transmeton të njëjtën gjë, kështu që nxora përfundimin se ajeti i fundit në suren Bera’eh mungonte në kompilimin e parë (të Ebu Bekrit) sipas Buhariut dhe Tirmidhiut. Kurse, në kompilimin e dytë (nga Uthmani) mungonte një ajet i sures Ahzab. Et-Taberi përcjell se ajeti i Bera’eh mungonte në kompilimin e dytë, por përfundimi i nxjerrë më herët është më i saktë, dhe Allahu e di më mirë. Dikush mund të pyes: Përse Uthmani i bëri njerëzit ta ndiqnin mus’hafin e tij (dmth kopjen e Kuranit), kurse Ebu Bekri i kishte paraprirë atij dhe e kishte kryer me këtë? Përgjigja: Uthmani (radi Allahu anhu) nuk kishte për qëllim t’i bënte njerëzit ta ndiqnin mus’hafin e tij. A nuk vëren sesi ai i kërkoi Hafsas t’ia dërgonte mus’hafin (e Ebu Bekrit) për ta kopjuar dhe kthyer prapë? Uthmani e bëri këtë sepse njerëzit nuk pajtoheshin rreth çështjes së kiraetit (dmth mënyrës së leximit), për shkak të shpërndarjes së Sahabëve nëpër vende të ndryshme, dhe mospajtimi dhe ngulmimi i tyre shkoi larg. U bëri vaki banorëve të Irakut dhe të Shamit (Sirisë dhe Jordanisë) ajo çka Hudhejfe (radi Allahu anhu) përmend se ata u

Page 4: Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

4 MBUROJA.net

mblodhën në pushtimin e Armenisë dhe secili grup recitonte sipas kiraetit të vet, kështu që ata polemizuan, gjë që e brengosi Hudhejfen. Kur ai u kthye në Medine, sipas transmetimit të Buhariut dhe të Tirmidhiut, ai shkoi te Uthmani para se të shkonte në shtëpinë e vet dhe tha:

- Shpëtoje këtë umet para se të mbarojë! - Nga çka? -, pyeti Uthmani. - Nga Libri i Zotit! Unë isha i pranishëm gjatë atij pushtimi

që mblodhi njerëz nga Iraku, nga Shami e nga Hixhazi (Arabia) ... – dhe ai përshkroi çfarë kishte ndodhur dhe vazhdoi - ... i tutem mospajtimit të tyre rreth Librit të tyre siç bënë Çifutët e të Krishterët.

Konkludoj që kjo është dëshmia më e mirë për pavërtetësinë e pohimit se shtatë ehruf janë shtatë kiraetet, sepse e vërteta këtu është e padiskutueshme. Suweid ibn Ghafleh transmetoi nga Ali ibn Ebi Talib se Uthmani tha:

- Çka mendon për mesahif (kopjet e Kuranit)? Njerëzit u përçanë rreth leximit, në mënyrë që njëri thotë se leximi im është më i mirë se i yti, dhe kjo është sikurse kufr (mosbesim).

- Çka mendon ti, o udhëheqës i besimtarëve? -, thamë ne. - Mendoj që njerëzit duhet të pajtohen rreth një leximi të

vetëm. Nëse ju sot nuk pajtoheni, ata që do të vijnë pas jush s’do të pajtohen edhe më shumë.

- Mendimi më i mirë është i yti, o udhëheqës i besimtarëve.

Kështu, Uthmani i shkroi Hafsas:”Na i dërgo suhufet (dorëshkrimet e Kuranit të Ebu Bekrit) që t’i kopjojmë në kopje tjera dhe të t’i kthejmë ato”. Ajo ia dërgoi ato dhe ai caktoi Zejd ibn Thabitin, Abdullah ibn Zubejrin, Se’id ibn el-Asin dhe Abdu-Rrahman ibn el-Harith ibn Hishamin që t’i kopjonin ato në mesahif (kopje të Kuranit). Uthmani u tha këtyre fiseve Kurejshite:”Nëse nuk pajtoheni me Zejdin në ndonjë gjë, shkruajeni atë në dialektin e Kurejshëve, sepse ai (Kurani) qe shpallur në dialektin e tyre”.

Page 5: Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

5 MBUROJA.net

Kështu dhe u bë, dhe, kur ata kopjuan dorëshkrimet (e kompilimit të parë) në mesahif (kopje të kompilimit të dytë), Uthmani ia ktheu suhufet Hafsas, dërgoi në çdo anë nga një kopje dhe urdhëroi që çdo fragment tjetër të digjej. Ky qëndrim i Uthmanit u mor pasi mblodhi Muhaxhirët (ata që migruan me pejgamberin në Meke), Ensarët (ata që i mirëpriten pejgamberin dhe pasuesit e tij në Medine) dhe krejt emrat eminentë të muslimanëve dhe u konsultua me ta në këtë çështje; ata të gjithë u pajtuan rreth tubimit të tij sipas kiraetit origjinal të transmetuar nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) dhe refuzimit të çdo gjëje tjetër. Ata u pajtuan rreth këtij qëndrimi dhe ky ishte një qëndrim mjaft me vend, Allahu i pastë mëshiruar të gjithë ata. Et-Taberi transmetoi se Uthmani kombinoi vetëm nga Zejdi dhe nga Eban ibn Se’id ibn el-Asi, por ky transmetim është i dobët, ndërsa ajo çfarë transmetuan Buhariu dhe Tirmidhiu është më e saktë. Et-Taberi, po ashtu, transmetoi se suhufet (dorëshkrimet e kompilimit të parë) që gjendeshin te Hafsa, ishin udhëzim për kompilimin e fundit, dhe kjo është e saktë. Ibn Shihab tha:

”Ubeidullah ibn Abdullah na tha që Abdullah ibn Mes’ud nuk e pëlqente që Zejd ibn Thabit ishte caktuar të bënte kopjen e Kuranit dhe kishte thënë:”O muslimanë, unë jam penguar të bëjë kopjen e Kuranit dhe një tjetër person (Zejd ibn Thabit) u caktua ta bëjë këtë! Pasha Allahun, kur unë pranova Islamin, ai hala ishte në shpinën e një qafiri (dmth se ai kishte pranuar Islamin ndërsa Zejdi hala s’ishte lindur dhe babai i tij ishte qafir)!” Për këtë arsye, Abdullah ibn Mes’udi tha:”O ju irakianë!, mbani mesahif (kopjet tuaja të Kuranit) dhe fshihni ato”. (Transmeton et-Tirmidhi)

Ebu Bekr el-Enberij tha:

”Parapëlqimi i Zejdit mbi Abdullah ibn Mes’udin në kompilimin e Kuranit nga ana e Ebu Bekrit, Umerit dhe

Page 6: Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

6 MBUROJA.net

Uthmanit ndërsa Abdullahu ishte më i mirë sesa Zejdi, më i hershëm në Islam, me më shumë përparësi dhe me më shumë punë ishte sepse Zejdi e kishte mësuar përmendsh Kuranin më mirë sesa Abdullahu; ai e kishte zotëruar atë gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam), kurse Abdullahu kishte mësuar përmendsh vetëm 70 e disa sure gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut e pastaj pjesën tjetër e kishte mësuar pas vdekjes së të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam).

Pra, ai që vulosi Kuranin dhe e mësoi përmendsh gjatë jetës së pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) ka më shumë përparësi për ta kompiluar atë. Asnjë injorant s’bën të mendojë se ky ishte një diskualifikim i Abdullah ibn Mes’udit vetëm sepse Zejdi kishte mësuar përmendsh më shumë se ai, meqë kjo s’është arsye që atij (Zejdi) t’i jepet përparësi; Zejdi kishte mësuar Kuranin më mirë sesa Ebu Bekr dhe Umeri, ndonëse s’ishte më i mirë apo as i barabartë me ta në sjellje dhe në punë".

Vazhdon Ebu Bekr el-Enberij:

”Ajo që doli nga Abdullah ibn Mes’ud ishte nga hidhërimi dhe nuk duhet të merret parasysh. S’ka dyshim që ai (radi allahu anhu), mbasi t'i kishte pushuar hidhërimi, të ketë pranuar zgjedhjen e përshtatshme nga Uthmani dhe nga Sahabët tjerë, si dhe të jetë pajtuar me ta dhe ndërprerë mosmarrëveshjen. Midis transmetuesve dihet mirë që Abdullah ibn Mes’ud e mësoi pjesën e mbetur të Kuranit pas vdekjes së pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), dhe disa Imamë bile kanë thënë se ai vdiq para se ta vuloste (përfundonte) Kuranin. Jezid ibn Harun tha se suret 113 dhe 114 janë në nivel me suret el-Bekare dhe Aal Imran; kushdo që thotë se këto nuk janë nga Kurani, e mohon të Plotfuqishmin. Ai qe pyetur:'Çka mendoni për atë që Abdullah ibn Mes’udi tha në lidhje me këto?' Ai tha:'S’ka mospajtim mes muslimanëve rreth asaj se Abdullah ibn Mes’ud vdiq pa e mësuar përmendsh tërë Kuranin'”.

Page 7: Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

7 MBUROJA.net

Unë (el-Kurtubi) them se kjo është e diskutueshme dhe do të shqyrtohet më vonë. Ismail ibn Is’hak dhe të tjerët transmetuan se Hammad – ndoshta nga Enesi – tha:

”Ata dallonin lidhur me një ajet dhe thoshin:’I Dërguari i Allahut ia recitoi filanit. Ndoshta ai gjendet në Medine, tri ditë larg. Dhe ata e sillnin atë dhe e pyetnin:’Si ta recitonte i Dërguari i Allahut këtë e këtë ajet?’, e pastaj e shkruanin sipas recitimit të tij. Ibn Shihab tha se një ditë nuk po pajtoheshin lidhur me et-Tabut (dmth Arkën); Zejdi tha: et-Tabuh, kurse Ibn Zubejr dhe Se’id ibn el-As thanë: et-Tabut. Ata ia referuan këtë Uthmanit, i cili u përgjigj:”Shkruajeni me ‘t’, sepse ai është shpallur në dialektin e Kurejshëve”. (Buhari dhe et-Tirmidhi)

Ibn Atije tha:

”Zejdi e lexoi me ‘h’ ndërsa ata nga Kurejshët e lexuan me ‘t’, kështu që ata e shkruan me ‘t’ dhe kopjet e Kuranit u shkruan sipas asaj që tani është e pranishme. Pastaj Uthmani e kopjoi këtë. Disa thanë (se u bënë):'Shtatë kopje', disa thanë:'Katër', që është më e shpeshtë. Dhe ai i dërgoi ato Irak, në Sham, në Egjipt dërgoi kopjen origjinale, dhe kurra-t (recituesit e Kuranit) u mbështetën në të dhe asnjë nuk u dallua nga ajo që kishte. Ajo që gjendet në mesin e shtatë recituesve nga dallimi në shkronja, ku disa shtojnë ndërsa të tjerë heqin, ishte për shkak se secili prej tyre mbështetej në disa ndonjë kopje të Kuranit e jo në të tjerat, duke konsideruar si të saktë tërë këtë, dhe leximi në cilëndo prej tyre është i pranueshëm”.

Ibn Atije vazhdoi:

”Pastaj Uthmani urdhëroi që të tjerat kopjet të Kuranit të digjeshin”.

Ebu Bekr el-Enberij shkroi në librin e tij er-Redd (Përgjigjja/paralajmërimi) nga Suweid ibn Ghafle të ketë thënë:

Page 8: Mbledhja dhe shkrimi i Kuranit

8 MBUROJA.net

”Dëgjova Ali ibn ebi Talib të thotë:’O njerëz, kini frikë Allahun dhe mos pohoni mashtrim nga ana e Uthmanit dhe kurrë mos thoni ‘Djegësi i Kuranëve!’ Pasha Allahun, ai nuk i dogj ato veçse përpara të gjithë neve, Sahabëve të Muhamedit (salallahu alejhi ue selam)”.

Nga Amr ibn Se’id i cili tha:

”Ali ibn ebi Talib tha:'Sikur të isha udhëheqës gjatë kohës së Uthmanit, do të veproja me kopjet e Kuranit në po të njëjtën mënyrë siç veproi ai”...