Skripta-Shkrimi akademik

128
KOLEGJI “HUMANISTICA”-FERIZAJ LËNDA: SHKRIMI AKADEMIK Prof.Dr. Ismail Hasani

Transcript of Skripta-Shkrimi akademik

Page 1: Skripta-Shkrimi akademik

KOLEGJI “HUMANISTICA”-FERIZAJ

LËNDA: SHKRIMI AKADEMIK

Prof.Dr. Ismail Hasani

Page 2: Skripta-Shkrimi akademik

ESEJA DHE LLOJET E SAJ

Termi ESE vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë mundim,përpjekje për të shkruar. Eseja është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo trillimin.Çdo njeri mund të shkruaj ese, pra mund të shfaqë opinionin rreth një teme a një fakti të caktuar.

Eseja është një formë joletrare e të shkruarit që paraqet një pikëpamje të shkruesit për një temë të caktuar.

Esetë dallohen në: Formale ose të mirëfilltadhe jo formale ose jo të mirëfillta.

Esetë e mirëfillta- dallohen nga zbërthimi logjik i temës nga saktësia e hollësi të argumenteve që sjell krijuesi nga thellësia e mendimit dhe maturia në opinionin e shfaqur.

Esetë jo të mirëfillta-trajtojnë temën në mënyrë të shkujdesur pa i dhënë shumë rëndësi argumentit ndonjëherë me nota humori.

Në bazë të temës që trajtohet mund të shkruhen esetë letrare, filozofike, historike, sociale etj.

Esetë mund t’i ndajmë në ese:Përshkruese, shpjeguese, argumentuese, vlerësuese.

Eseja narrative-rrëfen një ngjarje hap pas hapi (si sekuenca e një filmi).

Eseja përshkruese-pikturon me fjalë një skenë, një person, një ngjarje.

Eseja shpjeguese-shpjegon, informon, analizon, interpreton.

Eseja argumentuese-ka për synim të bindë lexuesin duke sjellë argumente e fakte të shumta, se një vendim që është marrë është i drejtë ose kërkon të bindë lexuesin për pozicionin e duhur që ka mbajtur shkruesi mbi një çështje të debatueshme që ka trajtuar.

Page 3: Skripta-Shkrimi akademik

Eseja vlerësuese-ka për synim të vlerësoj përmes fakteve dhe argumenteve, situatën a një problem të caktuar si dhe të propozojë rrugë dhe mundësi për ta përmirësuar apo për ta zhvilluar në mënyrë progresive dhe të pranueshme problemin.

Eseja është një lloj teksti përmes të cilit dikush shpreh bindjet, mendimet dhe ndjenjat e veta lidhur me një ide, përjetim, njeri, libër a tekst të caktuar.- Eseja lidhet me emrin e shkrimtarit francez Michel de Montaigne dhe esetë e tij te botuara ne vitin 1580, ku ai shpreh pikëpamjet e tij mbi jetën, njeriun, botën, letërsinë, filozofinë, shkencën, fenë, kosmosin, natyrën etj.- Pra një ese mund të shkruhet për cfarëdo objekti a teme.- Prandaj te eseja janë të rëndësishme: Tema, qëllimi, dhe lexuesi/dëgjuesi.

- Struktura e esesë përbëhet prej tri pjesëve themelore:- hyrjes (ku hapet tema);- trungut(ku jepet fjalia tematike)- fundit(ku nxirren përfundimet).

Page 4: Skripta-Shkrimi akademik

SI TË SHKRUAJMË ESE

Parathënie:

Të gjithë shkruajmë, por a dimë në të vërtetë të shkruajmë?Kjo pyetje ka qenë objekt i mjaft diskutimeve që kemi bërë në shumë takime profesionale gjatë këtyre viteve, qysh kur filloi zbatimin projekti “Zhvillimi i të menduarit kritik gjatë të lexuarit dhe të shkruarit”. Sa më shumë kalonin vitet, sa më e pasur bëhej përvoja në shqyrtimin e shkrimeve të nxënësve, studentëve, por edhe mësuesve e studiuesve, aq më shumë na përforcohej bindja se procesi i të shkruarit shoqërohet me mangësi.

Të shkruash ese në nivel të kënaqshëm nuk është e lehtë. Ashtu si edhe të gjitha shprehitë, ajo kërkon praktikë, përgatitje, organizim, përqendrim dhe përvojë. Mjaft njerëz të suksesshëm nuk do të mund të arrinin të shkruanin ese të tilla pa kombinimin e të gjithë përbërësve të mësipërm. Duke i marrë në shqyrtim gjithçka çka përmendëm më lart, është po aq e vërtetë se çdo individ, pavarësisht shprehive apo njohurive të mëparshme, ka mundësi të mësojë të shkruajë ese të mira.Shkrimi i eseve është bërë një kërkesë e domosdoshme në programet shkollore dhe kurset e studimit në nivel universitar, pasuniversitar dhe më gjerë.

I. Procesi i të shkruarit

Në mjaft veprimtari të të shkruarit, njerëz në shtëpi dhe në vendet e punës, shkrimtarët profesionistë, nxënësit dhe studentët në shkolla e universitete, shkruajnë tekste për të tjerë më shumë se për veten e tyre. Rrethi i lexuesve mund të jetë i njohur ose i panjohur, mund të jetë shumë pranë ose në largësi, mund të jetë një person, por ndoshta mijëra, disa simpatizues e miqësorë dhe të tjerë ndoshta jo, e kështu me radhë. Me kalimin e kohës, është ndjerë nevoja epërsosjes së kësaj mjeshtërie të domosdoshme për çdo individ, prandaj edhe janë përpunuar shumë mënyra të të shkruarit me synimin për të vendosur marrëdhënie të bashkëpunimit midis lexuesit dhe atij që shkruan. Kjo marrëdhënie midis shkruesit dhe lexuesit është bashkëpunuese, reklamuese, propaganduese, por mund të ketë edhe ndonjë karakter tjetër. Gjatë procesit të të shkruarit, shkruesi ndërton tekstin në një mënyrë të tillë që të ndikojë mbi lexuesin. Në këtë proces

Page 5: Skripta-Shkrimi akademik

shkruesi bën parashikime edhe për njohuritë e lexuesit, çfarë di dhe çfarë do të mësojë prej tekstit të tij.

Shumëllojshmëri situatash të të shkruarit, qëllime të ndryshme, lexues të ndryshëm, kontekste të ndryshme, tematika të ndryshme etj., janë çështje të vështira për t`u kapërcyer, jo vetëm për atë që shkruan, por edhe për mësuesin apo pedagogun gjatë punës me nxënësit dhe studentët. Në këtë mënyrë, procesi i mësimdhënies për të shkruarit nuk mund të shndërrohet në një proces mekanik të zbatimit të disa rregullave dhe udhëzimeve që do të mund të shërbejnë si shabllone në situata të ndryshme. Gjatë procesit dalin plot të papritura që kanë tëbëjnë me modelin, përmbajtjen, lexuesin dhe përdorimin e burimeve të ndryshme. Të gjitha këto, por edhe të tjera, janë pjesë e njohurive që lipset të zotërojë shkruesi dhe që iu mbivendosen njohurive të mëparshme, të cilat pasurohen me shtimin e përvojës.

Të shkruarit zhvillohet në disa forma, ku njëra prej tyre është eseja. Eseja është një formë joletrare e të shkruarit që paraqet një pikëpamje të shkruesit për një temëtë caktuar. Është e rëndësishme që shkruesi të organizojë mirë shprehjen epikëpamjeve dhe mendimeve të veta, për të komunikuar sa më mirë me lexuesin.

Por, që të realizohet strukturimi i të menduarit për temën për të cilën shkruani duhet të ushtroheni vazhdimisht. Kjo nuk mjafton. Është e domosdoshme të ndiqni disa rregulla në formë udhëzimesh dhe më pas me siguri, me ushtrim të vazhdueshëm e ndjekje rigoroze të rregullave të të shkruarit do të zotëroni mjeshtëritë e nevojshme, për të shkruar ese të kuptimshme dhe tërheqëse.

Më poshtë po paraqesim fazat e të shkruarit dhe mënyra se si lidhen me njëra tjetrën.

Nga t`ia fillojmë – Kopja e parë – Rishikimi – Redaktimi – Korrigjimi – Botimi

Kur shkruani, nuk duhet doemos të kaloni përmes secilës prej fazave. Çdo pjesë etë shkruarit zhvillohet në mënyrë të ndryshme. Gjatë procesit të të shkruarit shihet si kalon vëmendja nga produkti i punës së nxënësve e studentëve në atë çfarë ata mendojnë dhe bëjnë gjatë kohës që shkruajnë dhe mësojnë për të shkruar. Metodat që përdorin shkruesit janë po aq të rëndësishme sa edhe produkti i punës së tyre, ato janë reciprokisht të lidhura me njëra tjetrën.

Page 6: Skripta-Shkrimi akademik

Nga duhet të fillojmë

Qëllimi dhe lexuesiPara se të filloni të shkruani mendoni për qëllimin dhe lexuesin e shkrimit tuaj.

Qëllimi Cili është qëllimi juaj?Lexuesi Kush do ta lexojë shkrimin tuaj?

Njerëzit veprojnë në mënyra të ndryshme në situata të ndryshme. Po kështu ndryshon dhe stili juaj i të shkruarit, duke iu përshtatur më mirë qëllimeve dhe lexuesit, të cilët ndryshojnë në moshë, në interesa, etj. Stili juaj i të shkruarit është i ndryshëm në një mesazh elektronik (e-mail) që i dërgoni një miku nga stili i të shkruarit të një raporti me karakter studimor, vlerësues etj.

Njohja e qëllimeve dhe lexuesit ju ndihmon të zgjidhni formën e të shkruarit: një raport, një njoftim, një falënderim apo një poezi. Në të njëjtën kohë, njohja e lexuesit ju ndihmon të zgjidhni stilin e gjuhës që do të përdorni; ndryshe i shkruajmë kryeministrit, ndryshe një punonjësi të komunës, ndryshe një kolegu, ndryshe një shoku dhe sidomos ndryshe të dashurit ose të dashurës.

Zhvillimi i ideveNjë nga detyrat e para me të cilat përballeni kur shkruani, është të vendosni se cili të jetë mesazhi që do të përcillni të lexuesi. Kjo vlen edhe për rastet kur dikush ju propozon një ide apo një temë për shkrimin tuaj.

Zhvillimi i ideve fillon me një diskutim në formën e një “breinstorming” për temëndhe më pas për nëntemat dhe nënçështjet.

Brainstorming (me veten dhe të tjerët) nis me mbajtjen në një mënyrë të thjeshtë të shënimeve dhe çfarë dimë dhe çfarë mendojmë për temën. Filloni duke shkruar çështje e nënçështje si t`u vijë për mbarë, shkruani çfarë ju kujtohet në atë moment. Në këtë fazë rendi i shënimeve nuk ndjek ndonjë rregull ose renditje të caktuar.Këtu më mirë të ndalojmë dhe t`i drejtojmë disa pyetje vetes:“Çfarë mendojmë për procesin e edukimit sot?”, “Si ndikon automatizmi nëprocesin e mësimdhënies?”, “A mund të realizohet edukimi në kushtet e shtëpisë?”, “A mund të bëhet edukimi i njeriut vetëm nëpërmjet punës me kompjuter dhe

Page 7: Skripta-Shkrimi akademik

informacionit në internet?”, “Si do të ishte më mirë për një student të shkollohe,j brenda apo jashtë vendit?”Sikurse mund ta shikoni nga këto pyetje, hap pas hapi dhe mendim pas mendimi arrihet në përcaktimin e temës.Disa nga përgjigjet e pyetjeve të mësipërme të mbajtura shënim, jo me rregull mund të qartësojnë mendimet e para mbi temën për esenë që do të shkruani.

Një listë më e detajuar është kjo:Në ditët e sotme, kur teknologjia po zhvillohet me ritme marramendëse dhe shkolla duhet t`i përgjigjet kërkesave të ekonomisë së tregut, procesi i edukimit po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar.(tema kryesore)

(nëntemat e mundshme)1. Disa mendojnë se për shkak të automatizimit të procesit mësimdhënës po zbehet roli i mësuesit në klasë me futjen në shkollë të kompjuterëve dhe aparaturave të ndryshme. Automatizimi.2. Sot mendohet për mësimdhënien jo vetëm si proces i zhvilluar nga mësuesi nëklasë por edhe më gjerë. Mësuesi është menaxhuesi i punës në grup të nxënësve.Mësuesi menaxhues.3. Po ashtu mendohet se nxënësit mund të mësojnë edhe nga modeli ose shembujt. Mësohet nga modeli.4. Një tjetër mendim është edhe ai i edukimit në shtëpi. Të gjithë ata që mendojnë për dobësitë e punës në shkollë apo për pasigurinë e fëmijëve atje, parapëlqejnët`i mësojnë vetë fëmijët e tyre. Edukimi në shtëpi.5. Me pranimin e kompjuterëve dhe mundësive të tjera si interneti, mendohet se informacioni arrin më shpejt te nxënësi pa patur nevojë për mësimdhënës. Interneti.6. Nga ana tjetër dukuria e globalizimit dikton nevojën e shoqërizimit dhe jo vetëm në shkollat brenda vendit, por edhe të ndjekjes së studimeve nëpër botë. Globalizimi.

Është e rëndësishme të qartësojmë idetë tona në lidhje me temën. Keni të drejtën të fshini apo të shtoni çështje të tjera më vonë. Ky është një proces dhe gjatë tij reflektoni dhe deri në fund të tij u lind e drejta për të bërë ndryshime. Përpiquni tani të filloni me një renditje të baraspeshuar të ideve dhe detajeve. Nga lista e brainstorming, disa nga pikëpamjet tuaja për nëçështjet mund të renditen si më poshtë:

Page 8: Skripta-Shkrimi akademik

+ Automatizimi (zhvillimi i shpejtë i teknologjive të ndryshme) po zben rolin e mësimdhënësit.+ Mësimdhënësi sot është organizuesi i punës në ekip të nxënësve të tij.+ Një tjetër mënyrë edukimi mund të jenë shembujt apo modeli.+ Edukimi mund të zhvillohet në shtëpi nga prindët.+ Edukimi mund të ndodhë nëpërmjet kërkimit të informacionit në internet.+ Diversiteti i kulturave dhe mendimi se, bota sot është duke u bërë gjithnjë e më e vogël, dikton nevojën e ndjekjes së edukimit brenda dhe jashtë vendit.

Një tjetër mënyrë e paraqitjes së ideve është ajo që quhet kllaster (cluster). Kllaster fillon me temën në qendër të fletës dhe zgjerohet duke shtuar ide rreth saj. Kjo mënyrë lejon të shtohen lirshëm mendimet në mjaft drejtime.Një shembull kllasteri është ky më poshtë për temën e mësipërme:Fotografitë e Bashkëngjitura

Megjithëse shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e gjuhës së shkruar që nga koha e gdhendjes së parë mbi gur apo rrasë balte të pjekur, megjithëse makineritë e

Page 9: Skripta-Shkrimi akademik

ndërlikuara kanë zëvendësuar mjetet e thjeshta,... mënyra themelore e gjuhës së shkruar ka mbetur e pandryshuar.A. Purves, 1990

Planifikimi

Në rastet kur punoni me një pjesë shkrimi më të gjatë, është mirë që në fillim të bëhet një plan pune. Një plan i thjeshtë do të përfshinte:

• Shënime të ideve tuaja.• Një listë e burimeve të informacionit që doni të kontrolloni.• Një listë të fakteve që doni të paraqitni.

Në raste të tjera, mund të bëni një plan më të detajuar. Për shembull, nëse po punoni mbi një raport të gjatë, mund të filloni duke krijuar më parë një skicë. Skica tregon mënyrën e organizimit të shkrimit tuaj.

Kopja e parë

Kjo është faza kur filloni të shprehni idetë tuaja. Është e rëndësishme që të ndjeheni të lirë të eksperimentoni dhe ndryshoni idetë gjatë përgatitjes së kopjes së parë. Kopja e parë nuk është e lehtë të realizohet, edhe kur e keni të strukturuar mendimin.Ja disa udhëzime:

• Mos u shqetësoni që gjithçka të jetë e përkryer. Gjëja më e rëndësishme ështëqë idetë tuaja të rrjedhin. Ndryshimet mund të bëhen edhe më vonë.• Nëse kopjen e parë e shkruani me dorë, përdorni vetëm njërën anë të flestësduke lënë kështu vend për ndryshimet.• Gjatë punës mund të shikoni planin apo skicën, por nuk jeni të detyruar ta ndiqniatë pikë për pikë. Shpesh idetë e reja lindin gjatë shkrimit të kopjes së parë.

Page 10: Skripta-Shkrimi akademik

Rishikimi

Procesi i ripërpunimit të një pune disa herë nga shkruesi quhet rishikim. Në këtë fazë, qëndroni për një moment dhe rishikoni punën e bërë. Kështu ju mund të mendoni për përmirësimin e punës së bërë përmes ndryshimeve.

Rishikimi i kopjes së parë mund të bëhet nga ju ose dikush tjetër. Edhe në këtë fazë disa udhëzime si mund ta kryeni rishikimin, janë me vlerë për t`u marrë parasysh:

1. Lexo me zë.Lexoni me zë atë që keni shkruar. Tingëllon e përshtatshme për qëllimin dhe lexuesin tuaj?

2. Bëni pyetje.Kontrolloni shkrimin tuaj përmes pyetjeve:• Shkrimi, a është i kuptueshëm?• Hyrja, arrin ta tërheqë vëmendjen e lexuesit?• Idetë janë renditur si duhet?• Mund të gjendeshin fjalë më të mira për të shprehur idetë?• Ka mbetur pa u përmendur ndonjë gjë e rëndësishme?• Ka përsëritje të informacionit?• Mbyllja, i përmbledh të gjitha idetë?

Pasi të keni përfunduar pyetjet, atëherë ndërmerrni hapin tjetër.

3. Lexoni përsëri.Lexoni përsëri me zë shkrimin tuaj. Vëreni nëse ka:• Fjalë apo fjali që tingëllojnë gabim.• Fraza të përsëritura.• Fjalë që nuk japin informacion të rëndësishëm.

4. Shkruani variantin përpunuar.nëse kopjen e parë po e shkruani në kompjuter, rishikimet janë të thjeshta për t`u bërë. Nëse punimin e keni shkruar me dorë, rishikimet mund të bëhen po në atë fletë, por duke shkruar me rreshta të rrallë ose duke lënë hapësirë në të dy anët e fletës, majtas dhe djathtas.Për shembull:

Page 11: Skripta-Shkrimi akademik

Dona është njeri i mirë-1-. Kur ishim në shkollë, pas mësimit luanim gjithmonë bashkë. Atë e kam njohur kur ishim në klasë të dytë-2-. Por motra e saj nuk më pëlqen.

-1-Nevojitet një hyrje më e goditur-2-Tregon paraqitjen e saj?

Redaktimi

Qëllimi i redaktimit është të sigurohemi që secila nga fjalitë ka kuptim. Kjo ështënjë pjesë e rëndësishme e përpunimit të shkrimit, përpara se ta marrë në dorë lexuesi. Kjo është faza kur përqendrohemi në strukturën, gjuhën, gramatikën dhe drejtshkrimin e fjalisë.

Korrigjimi

Korrigjimi përfshin kontrollimin e çdo fjale dhe të shenjave të pikësimit. Në të njëtën kohë duhet të mendoni edhe për përdorimin e fjalëve të zgjedhura, nëse i keni përdorur apo jo. Për të qenë sa më produktivë, është mirë të ndiqni sugjerimet e mëposhtme për korrigjimin e shkrimit:• Nëse përdorni një kompjuter për të shkruar, printoni një kopje me hapësirë midis rreshtave dhe ndryshimet i shënoni mbi faqe. Korrigjimi është i vështirë të bëhet në ekran.• Përdorni një vizore për të kaluar nga njëri rresht në tjetrin.• Lexoni mbrapsht tekstin nga fjalia e fundit në atë të fillimit.• Rrethoni fjalët që nuk tingëllojnë mirë dhe rikthejuni atyre më pas.• Lexoni me zë për të parë nëse shenjat e pikësimit janë përdorur në mënyrë tëpërshtatshme.• Përdorni disa shenja për korrigjimin.

Më poshtë po ju japim një model korrigjimi me përdorimin e shenjave: Fotografitë e Bashkëngjitura

Page 12: Skripta-Shkrimi akademik
Page 13: Skripta-Shkrimi akademik

Kopja përfundimtare (Botimi)

Pasi keni bërë korrigjimet e fundit është koha që shkrimi juaj të marrë formën përfundimtare, të botohet. Botimi nënkupton një kopje të mirë të punës suaj, gati për t`u lexuar nga njerëzit.

Kur të ndjeheni gati për të botuar, pyesni veten çfarë mund të bëni që puna juaj të duket interesante dhe e lehtë për t`u lexuar. Ja disa ide të cilat ju ndihmojnë:

• Përgatitni një kapak me ngjyra, nëse mundeni, që tërheq vëmendjen e lexuesit.• Shtoni një tabelë të përmbajtjes, për t`i treguar lexuesit si të orientohet.• Përdorni tituj dhe lista për të theksuar informacionin.• Përfshini grafikë, ilustrime, tabela dhe diagrame që mund të ndihmojnë lexuesin të kuptojë më mirë atë që nënkuptoni.

Deri tani u njohët shkurtimisht me procesin e të shkruarit si edhe hapat që ndiqen për të shkruar. Në kapitullin më poshtë do të mësoni më shumë për paragrafin, llojet e tij dhe hapat e shkrimit të një eseje duke i ndjekur me radhë ato për shkrimin e një modeli të tillë.

II. Paragrafi, organizimi dhe hapat e shkrimit të një eseje

a. Paragrafi dhe llojet e tij

Paragrafi përbëhet nga disa fjali, të cilat trajtojnë të njëjtën temë. Kështu, për të arritur te paragrafi, njohuritë kalojnë nga fjalia. Çdo fjali e ndërtuar mirë i përket një paragrafi. Paragrafi në vetvete është një formë e rëndësishme e organizimit të fjalive për të komunikuar ide apo ndjenja të përqendruara në çështje të veçantë. Ai është gjithashtu dhe baza e ndërtimit të eseve.

Vendosja e këtyre fjalive në rendin e përshtatshëm ofron një pamje të qartë dhe interesante të temës që trajtohet. Paragrafi ka tri pjesë përbërëse: fjalinë kryesore, pjesën e mesme (trungun), dhe fjalinë mbyllëse.

Paragrafi i ngjan një treni. Fjalia kryesore është lokomotiva. Ajo është fjalia që drejton paragrafin. Fjalitë e pjesës së mesme të paragrafit janë vagonat. Ato mbajnë ngarkesën, të gjitha faktet dhe detajet që lidhen me temën. Fjalia mbyllëse është fundi i udhëtimit. Ajo mbyll paragrafin.

Page 14: Skripta-Shkrimi akademik

Në shembullin më poshtë ilustrohen shpjegimet e mësipërme:

Dita e dëborës!Dje ra shumë dëborë, prandaj dhe mësimi mbaroi më herët. (Fjalia kryesore) Dëbora filloi të binte para mesditës. Në fillim, ishin vetëm disa flokë të mëdhenj dëbore, por nuk zgjati shumë dhe ajo zuri të binte gjithnjë e më tepër. Dëbora mbuloi oborrin. Në orën 12:30 drejtori i shkollës lajmëroi se mësimi atë ditë do të mbaronte në orën 1:00. (Trungu)Falë dëborës, atë mbasdite bëmë pushim! (Përfundimi)

Por ç`janë fjalitë në vetvete?Fjalia kryesore, sikurse kuptohet dhe nga titulli, është fjalia e cila përmban temën që do të shpjegohet apo diskutohet në paragraf. Ajo kryen tre funksione:1) Emërton subjektin.2) Tregon se për cilën pjesë të subjektit do të shkruani. (Kjo pjesë e subjektit quhet pikë ose çështje përqendrimi.)3) Tërheq vëmendjen e lexuesit.

Trungu nëpërmjet fjalive bën një shpjegim ose përshkrim të subjektit. Të gjitha idetë e shprehura në këtë pjesë renditen në mënyrë të përshtatshme. Një mënyrë e mirë për ta realizuar këtë është renditja e ideve kryesore përpara se të shkruhet paragrafi.

Fjalia e fundit apo fjalia mbyllëse, u sjell ndërmend lexuesve përmbajtjen e paragrafit, ose u jep atyre një ide për të cilën mund të mendojnë.

Paragrafi, është pjesë e përqendruar e një shkrimi të shkurtër. Një paragraf i shkruar mirë duhet të përmbajë disa tipare të veçanta.Së pari, paragrafi duhet të ketë unitet. Kjo do të thotë se ai të përqendrohet mbi një ide. Një paragraf i mirë duhet të ketë një mendim, një qëllim. Nëse gjatë shkrimit idetë tuaja do të ndryshojnë, atëherë edhe paragrafët duhet të ndryshojnë.Së dyti, një paragraf duhet të jetë i kuptueshëm. Kjo nënkupton që paragrafi të jetë i qartë dhe i renditur në mënyrë logjike, pra arrin të kuptohet dhe me leximin e parë. Në paragraf të gjitha fjalitë janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo lidhje logjike është si një mjet lidhës që i shton kuptim ideve dhe fjalive brenda paragrafit.

Page 15: Skripta-Shkrimi akademik

Së treti, paragrafi ka strukturë. Rreshti i parë i paragrafit është më i zhvendosur prapa në krahasim me ato që vijnë më pas në paragraf.

Por, kur një paragraf është i plotë? Paragrafi është i plotë kur fjalia kryesore është tërësisht e mbështetur.Si rregull, kjo arrihet nëse shkruhen nga tri deri në shtatë fjali. Nëse paragrafi juajështë më i gjatë se shtatë fjali, ndajini ato në dy paragrafë, ose mendoni nëse të gjithë ato detaje janë të rëndësishme. Nëse paragrafi është më i shkurtër se tri fjali, kjo do të thotë se ka mundësi që në të, të mos jetë përfshirë informacion i mjaftueshëm për mbështetjen e idesë. Mundohuni t`i shtoni fjali të tjera paragrafit, ose shtoni detaje të tjera.

Paragrafët janë katër llojesh: tregues, përshkrues, shpjegues dhe bindës.

Paragrafi tregues, tregon një histori apo ngjarje nga jeta e shkruesit>

Duke gatuar me gjyshenGjyshja dhe unë kënaqeshim shumë kur gatuanim në kopshtin prapa shtëpisë.(Fjalia kryesore)Në fillim, mbushnim kutitë bosh të kosit me shkopinj të vegjël dhe me të gjitha llojet e gjetheve. Këto ishin disa nga perimet tona. Në vend të lakrës përdornim bar. Pastaj ushqimin e përzienim me shkop dhe e linim në diell që të ziente. Gjatë gjithë kohës shikonim nëse ushqimi ishte gati. Kishte raste kur në vend të kripës dhe piperit, gjithçka e spërkatnim me rërë. (Detaje interesante)Dhe në fund, bënim një gosti të madhe! (Fjalia mbyllëse)

Paragrafi përshkrues, përshkruan një objekt, person, vend ose ngjarje. Për shkrimin e një paragrafi përshkrues përdoren fjalë që e ndihmojnë lexuesin ta shikojë, dëgjojë, nuhasë, ndjesë dhe shijojë objektin e përshkrimit.

Page 16: Skripta-Shkrimi akademik

Pranverë

Në pranverë, akulli e dëbora fillojnë të shkrijnë e të mbushin lumenjtë e liqenet. (Fjalia kryesore)Natën, kur qielli është i pastër, mund të shihen yjet, miliona yje, krahas vezullimit të dritës së hënës. Dhe ndonjëherë mund të shikoni edhe yjeqë bien dhe zhduken para se të arrijnë vijën e horizontit. (Detaji më i mirë është ruajtur për në fund) Detaje mbi qetësinë, yjet, etj.

Paragrafi shpjegues, shpjegon një send, ngjarje, etj, ose jep infoamcion. Në të përfshihen faktet që i nevojiten lexuesit për ta kuptuar subjektin.

Jeta me një vëlla të vogëlTë jetosh me vëllamë tim të vogël është shumë e vështirë. (Fjalia kryesore)Së pari, ai mundohet të më kopjojë në çdo gjë. Nëse unë pi një gotë të dytë me qumësht, kështu do të bëjë dhe ai. Së dyti, ai gjithmonë do të luajë me shokët e mi. Nëse ne luajmë basketboll, ai do të luaj me ne. Por ai është shumë i vogël. Së treti, ai kërkon të qëndrojë zgjuar sa dhe unë. Gjithmonë i thotë mamit: “Pse ai dotë qëndrojë zgjuar më vonë se unë?” Mamaja më thotë se ai dëshiron të më ngjajëdhe për këtë duhet të jem krenar: (Shembuj që shpjegojnë subjektin) Përpiqem të jem, por jo gjithmonë është e lehtë. (Ideja mbyllëse)

Paragrafi bindës, shërben për të shprehur një opinion në lidhje me një send, ngjarje, etj. Ai gjithashtu përpiqet ta bëjë lexuesin të jetë dakord me mendimin tuaj lidhur me këtë çështje.

Pa rrugë!Në lagjen tonë nevojiten trotuarë. (Fjalia kryesore shpreh opinionet)Kalimi në rrugë është i rrezikshëm dhe i vështirë pa to. Ne nuk mund të ngasim biçikletat, pasi prindërit nuk na lenë t`i ngasim në rrugë. Po kështu nuk mund të përdorim as patinat. Në dimër, është e vështirë të shkosh edhe në shtëpitë e shokëve, sepse dëbora grumbullohet në anët e rrugës. Kështu jemi të detyruar të luajmë në oborret e shtëpive. (Arsye të dhëna)Lagjet e tjera kanë trotuare, po ne përse nuk duhet të kemi? (Fjalia mbyllëse).

Page 17: Skripta-Shkrimi akademik

b. Dhjetë hapa bazë për të shkruar një ese

Eseja është një tërësi paragrafësh dhe kështu mënyra e shkrimit si dhe hapat që ndiqen për ta shkruar janë më të ndërlikuar dhe më të shumtë.

Ja cilat janë:

1. Kuptoni mirë udhëzimet e detyrës së caktuar dhe përqendroni punën tuaj në ato tema që janë të pranueshme dhe deri në ç`kufi mund të trajtohet një temë e zgjedhur.

2. Diskutoni idetë dhe shembujt për temën dhe përzgjidhni nënçështjet.

3. Hartoni një tezë (pune) fillestare, domethënë një fjali që përmban idenë kryesore.

4. Shtoni dhe përjashtoni ide dhe shembuj të veçantë në bazë të lidhjes së tyre me tezën apo temën.

5. Organizoni ndarjen e paragrafëve dhe nënçështjeve.

6. Bëni një përmbledhje të ideve të përgjithshme.

7. Shkruani të paktën një kopje të parë.

8. Rishikoni dhe redaktoni këtë kopje të parë.

9. Korrigjoni.

10. Bëni një kopje të pastër, përfundimtare.

Page 18: Skripta-Shkrimi akademik

Të kuptojmë temën

Zakonisht tema u jepet nxënësve/studentëve nga mësuesi ose pedagogu. Kështu për shembull, mund t`ju kërkohet të shkruani një opinion personal mbi një temë të përgjithshme siç është “E ardhmja”.

Pra, le të punojmë për temën, “E ardhmja”, dhe të hamendësojmë se mësuesja eka caktuar këtë si detyrë për në orën e ardhshme të mësimit.Mësuesja ka thënë se duhet të shkruani një ese bazuar në opinionin tuaj personal. Gjatë kësaj kohe ju jepen udhëzime për të diskutuar mbi tri aspekte apo nënçështje, mbi teknologji të ndryshme dhe të shprehni pikëpamjet tuaja për to. Gjithashtu duhet të përpiqeni të përcaktoni nëse jeni në përgjithësi pozitiv (optimist) apo negativ (pesimist) për të ardhmen në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, ju është thënë se nuk është e nevojshme të bëni kërkime mbi këtë temë.Duhet të bazoheni në atë që keni mësuar deri tani (njohuri të mëparshme), dhe në ato që keni vëzhguar.

Diskutimi i ideve. (Breinstorming)

Diskutimi i ideve (me veten apo me të tjerët), është thjesht mbajtja shënim e atyre çfarë dihen dhe mendohen deri tani për temën. Në fillim shkruhen idetë e para që vijnë në mendje për fushat dhe nënçështjet që kanë lidhje me këtë temë. Të gjithë këto nuk duhet që të jenë të vendosura sipas ndonjë rregulli të veçantë.

Pyesni veten: “Po e ardhmja? Si mendoj se do të jetë ajo? Cilat janë disa nga teknologjitë që po zhvillohen sot dhe do të jenë të zakonshme në të ardhmen? Si do të ndikojnë këto në qeniet njerëzore?”

Sikurse mund të shikoni nga këto pyetje, është mirë të shkohet hap pas hapi, mendim pas mendimi për të arritur në përcaktimin e temës.

Mbani mend se gjithmonë gjatë punës mund të hiqen ose të shtohen pika të tjera.

Për shembull në temën kryesore “E ardhmja” si nëntema të mundshme janë”klonimi, shëndeti, kompjuterët, robotët, mjedisi, transporti.

Page 19: Skripta-Shkrimi akademik

Zgjedhja e nëntemave

Nga ju varet se në cilin aspekt dëshironi të përqendroheni (këndvështrimi pozitiv apo negativ).

• Dobia e robotëve (këndvështrim pozitiv)• Ndërhyrja e klonimit në natyrë (këndvështrim negativ)• Efektet e dëmshme të teknologjisë mbi mjedisin (këndvështrim negativ)

Disiplina e shkrimtarit është të mësojë të jetë i qetë dhe të dëgjojë atë ç`ka tema ka për t`i thënë atij. – Rachel Carson.

Organizimi i paragrafëve dhe i nënçështjeve

Nëse në informacionin tuaj paraqiten dy paragrafë negativë dhe vetëm një pozitiv, atëherë kjo tregon se jeni mjaft pesimist për të ardhmen. Përshtypja që do të krijoni do të jetë se do t`i lini më shumë vend informacionit negativ në paragrafët e mëposhtëm.Gjithmonë duhet që materialin kryesor apo më të rëndësishëm ta vendosni përpara fundit të esesë.

Një sistemim i mundshëm mund të jetë si shembulli i mëposhtëm;• Robotët në shërbim të qenieve njerëzore (pozitive)• Klonimi dhe rreziqet e tij (negative)• Shkatërrimi i mjedisit për shkak të teknologjisë (negative)

Mundohuni gjithmonë të vendosni lidhje midis çështjeve, gjë e cila do t`ju ndihmojë në përcaktimin e renditjes.

Më pas renditni dhe përcaktoni me numër rendor çështjet për secilin paragraf.

Tani që keni shtuar informacionin për esenë dhe keni përcaktuar një renditje të tij,duhet bërë një kopje e pastër e planit të rishikuar. Kjo është diçka që shpeshkërkohet nga udhëheqësi, pedagogu apo mentori.

Shkruaj aq drejt sa mundem, eci aq drejt sa mundem, sepse kjo është mënyra më e mirë, për të arritur aty ku dua. – H.G. Wells

Page 20: Skripta-Shkrimi akademik

Përmbledhje e skicë-idesë

Një skicë e qartë e ideve do ju lejonte të kontrolloni me shpejtësi idetë dhe shembujt e organizuar më parë. Çfarë duhet mbajtur mend për skicën e ideve?

• Të shkruhet teza në krye të skicës.• Skica duhet të përmbajë patjetër hyrjen dhe përfundimin.• Sigurohuni që i gjithë materiali juaj ka lidhje me temën dhe zhvillohet sipas njërendi logjik.• Kontrolloni nëse gjatë shkrimit hasen paragrafë të dobët ose pashtjelluar.Mundohuni t`i mënjanoni ato, ose t`u bashkëngjitni më shumë ide e shembuj këtyre paragrafëve.• Ruani baraspeshën ndërmjet ideve dhe shembujve.

Mbani mend se skica është një lloj plani për kopjen e parë apo kopjen finale. Pasi të keni bërë skicën mundet gjithashtu, të shtoni, të hiqni ose riorganizoni informacionin para se të arrini në fazën tjetër, të quajtur kopja e parë.

Page 21: Skripta-Shkrimi akademik

Skica e mëposhtme e temës tuaj ilustron veçoritë e mësipërme të një modeli të organizuar mirë:Fotografitë e Bashkëngjitura

Page 22: Skripta-Shkrimi akademik

Futbolli i robotëveFotografitë e Bashkëngjitura

Page 23: Skripta-Shkrimi akademik

Ngrohja globaleFotografitë e Bashkëngjitura

Page 24: Skripta-Shkrimi akademik

UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E PUNIMIT TË DIPLOMËS DHE TË PUNIMEVE TË SEMINARIT

QËLLIMI I PUNIMIT TË DIPLOMËS DHE I PUNIMEVE TË SEMINARIT

Studenti, sipas regjimit të studimeve dhe në bazë të plan-programit mësimor, është i obliguar që të kryejë të gjitha detyrimet e parapara. Në disa fakultete dhe institute, studenti është i obliguar që të punojë punime të seminarit, ndërsa në disa fakultete edhe punim diplome. Studenti, punimin e diplomës apo punimet e seminarit mund t`i paraqesë për të treguar aftësimin e tij për të kryer një punë të pavarur.

Punimet mund të jenë nga teoria ose nga praktika.

Punimi i diplomës është një punë profesionale në një temë të cilën studenti e punon nën udhëheqjen e mentorit.

Problemi kërkimor-teorik ose praktik për të cilin përcaktohet studenti nuk është e thënë të ketë origjinalitet të plotë, sepse puna e diplomës ka për qëllim t`i dëshmojë këto aftësi:• Aftësimin e zbatimit të diturive praktike dhe teorike të fituara gjatë studimeve;• Aftësimin e përdorimit të metodave dhe mjeteve për përpunimin e problemitgjatë punës së tij;• Aftësimin e përdorimit të literaturës në vend dhe jashtë, që do të thotëshfrytëzimin e njohurive, fakteve dhe qëndrimeve të dhëna në burimet e tyre.

Punimi i diplomës mund të ketë deri në 50-60 faqe.

2. MARRËVESHJA ME PROFESORIN E LËNDËS MBI TEMËN, TITULLIN DHE PËRMBAJTJEN E PUNIMIT TË DIPLOMËS OSE TË TEMAVE TË SEMINARIT

Punimi i diplomës duhet të jetë i zgjedhur nga lëmi i studimeve që studenti i ka zgjedhur dhe që i ka studiuar me plan-programin mësimor. Tema dhe titulli mund të përcaktohet nga vetë studenti ose nga mentori. Në të dyja mundësitë gjithsesi duhet që studenti të ketë aftësi nga lëmenjtë për të cilët ai ka shfaqur interes, ka lexuar më tepër, ka përdorë literaturë ose ka pasur ndonjë përvojë nga praktika.

Page 25: Skripta-Shkrimi akademik

3. PARAQITJA, DORËZIMI DHE MBROJTJA E PUNIMIT

Pasi të ketë marrë vizën nga mentori, studenti është i obliguar që punimin e diplomës ta paraqesë në zyrën e çështjeve studentore. Në disa fakultete marrja e kësaj leje shqyrtohet me anëtarët e katedrës dhe mund të paraqitet me nënshkrimin e shefit të katedrës (shih statutin e fakultetit). Bashkë me nënshkrimin dhe 4 kopjet e lidhura punimi dorëzohet në zyrën e çështjeve studentore ose në arkiv. Nëse nuk është shqyrtuar ose nuk është paraparë me statut në mënyrë tjetër, arkivi e dërgon punimin në katedër, k mentori në marrëveshje me kandidatin e cakton datën e mbrojtjes.

Mbrojtja është publike. Në mbrojtje, përveç mentorit, marrin pjesë edhe tre anëtarë (shih regjimin e studimeve).

Mbrojtja i përfshin këto faza:1. Mentori apo kryetari i komisionit e hap procedurën e mbrojtjes.2. Kandidati në afat prej 10-15 minutash e elaboron problemin e temës së diplomës, metodat që i ka shfrytëzuar dhe rezultatet që i ka arritur gjatë kërkimeve të punës së tij.3. Anëtarët e komisionit mund të parashtrojnë pyetje gojarisht ose me shkrim. Anëtarët e komisionit mund të parashtrojnë deri në tre pyetje.4. Kandidati, pas një kohe të shkurtër për koncentrim, duhet të përgjigjet.5. Pasi kandidati t`u përgjigjet pyetjeve dhe pas diskutimeve eventuale, komisioni tërhiqet. Në mungesë të kandidatit, komisioni në bazë të cilësisë së punimit dhe të përgjigjeve të kandidatit, vendos për notën përfundimtare të punës.

4. METODOLOGJIA E PUNËS

Pasi kandidati ta ketë caktuar temën dhe titullin e punimit, ai vazhdon të punojë në problemin e caktuar. Caktimi i temës dhe formulimi i drejtë i saj jep një mundësi të madhe që të definohet përmbajtja.

Kandidati së pari i tubon titujt e librave dhe artikujve që kanë të bëjnë me temën e tij. Për gjetjen e literaturës u sugjerojmë kandidatëve që të përdorin skedarin e titujve. Aty çdo vepër është katalogizuar sipas mbiemrit të autorit, titullit dhe fushës, secila vepër është klasifikuar me një numër i cili e lehtëson punën e gjetjes së literaturës.

Page 26: Skripta-Shkrimi akademik

Në bazë të përmbajtjes janë caktuar kapitujt, titujt dhe nëntitujt. Për çdo kapitull caktohet titulli që e përmban idenë kryesore. Strukturën përfundimtare të punës e jep vet studenti, kurse atë definitiven, ai e bën në konsultim me mentorin. Kjo mënyrë e punës mundëson parashtrimin e qartë të problemit për të cilin është përcaktuar studenti.

4.1. FAQJA E TITULLUAR

Faqja e parë ose faqja e titulluar paraqet kontaktin e parë me lexuesin. Për këtë arsye ajo duhet t`i përmbajë të dhënat bazë dhe të ketë pamje estetike. Faqja e titulluar paraqet faqen e parë të punës dhe ajo nuk duhet të shënohet me numër rendor.

4.2. BALLINA

Ballina duhet t`i përmbajë këto të dhëna:• Emrin e universitetit dhe emrin e fakultetit.• Emrin e punimit “PUNIM DIPLOME” ose “PUNIM I SEMINARIT”.• Emrin dhe mbiemrin e kandidatit.

Një shembull si duhet të duket ballina po e japim më poshtë faqes së këtij udhëzimi, që tregon pamjen e jashtme (ballinën) e punimit të diplomës.

Faqja e titullit të punimit të diplomës i përmban këto të dhëna:• Emrin e universitetit, emrin e fakultetit;• Titullin e punimit;• Titullin dhe emrin e mbiemrin e mentorit;• Emrin dhe mbiemrin e kandidatit;• Numrin e indeksit të kandidatit;• Drejtimin (grupin) e studimit;• Vendin dhe datën e dorëzimit të punimit (muajin dhe vitin).

Page 27: Skripta-Shkrimi akademik

4.3. Parathënia

Punimi i diplomës mund të mos ketë parathënie. Megjithatë, nëse autori dëshiron, ai për të bërë një parathënie duhet të mbajë llogari për këto gjëra:• Parathënien duhet ta dallojë nga hyrja. Në të ai duhet t`i përmendë kushtet që e kanë sjellë deri te paraqitja e punimit, përvojën gjatë të shkruarit, si dhe barrierat objektive të cilat janë paraqitur gjatë punës;• Në hyrje mund të shkruhen edhe titujt akademikë dhe funksionet e njerëzve që autorit i kanë ndihmuar gjatë punës. Këtu duhet t`u jepet rëndësi atyre personave që kanë rëndësi në shkencë, e jo atyre që mbajnë ndonjë funksion.• Titulli “PARATHËNIE” duhet të shkruhet me shkronja të mëdha dhe të vendoset në mes të faqes. Faqja e parathënies mund të numërohet me numrin romak I, por mund të shkojë edhe pa të.

4.4. Përmbajtja

Përmbajtja në fakt paraqet pasqyrën e faqeve të punimit në të cilën janë vendosur kapitujt, nënkapitujt, ndarjet (pasuset), kryeradhët etj.

Titulli “PËRMBAJTJE” shkruhet me shkronja të mëdha dhe vendoset në mes të faqes. Faqet e përmbajtjes mund të numërohen me numra romakë duke filluar nga numri I (nëse nuk ka parathënie) ose II (nëse ka parathënie), por mund të shkojnë edhe pa to.

Mënyra e të shkruarit dhe shënimit të përmbajtjes si dhe pjesët e saj janë dhënë në shembullin e mëposhtëm të këtij udhëzimi.

Pamjen e ballinës do ta japim në shembullin e mëposhtëm, që tregon faqen e parme të punimit të diplomës.

4.5. Regjistrimi i tabelave

Regjistrimi i tabelave vjen menjëherë pas faqes së përmbajtjes. Regjistrimi i tabelave i përmban të gjitha tabelat e shënuara sipas rendit (numrit të faqes) që vijojnë.

Titulli “REGJISTRIMI I TABELAVE” shkruhet me germa të mëdha dhe vendoset nëmes të faqes. Kjo faqe mund të numërohet ashtu siç numërohej parathënia ose

Page 28: Skripta-Shkrimi akademik

përmbajtja (me numër romak) ose të shkruhet edhe pa të. Në shembullin e mëposhtëm do të njiheni me mënyrën e regjistrimit të tabelave.

4.6. Regjistrimi i ilustrimeve

Regjistrimi i ilustrimeve vjen pas faqes së regjistrimit të tabelës. Ilustrimet përfshijnë grafikë, vizatime dhe fotografi. Teknika e përpunimit të faqes së ilustrimeve është e njëjtë si ajo e tabelës. Ajo mund të shkruhet me numër romak ose edhe pa të.

REGJISTRIMI I ILUSTRIMEVE

Regjistrimi i grafikëve

Grafiku² .................................................. ............................... faqja

Në këtë grafik mund të shohim strukturën e informatorëve nëKarshiakë nga aspekti gjinor dhe intelektual ...................................... 25

Regjistrimi i fotografive

foto

I. Aleksandër Xhuvani në një fshat në Elbasan ................................... 32

foto

II. Aleksandër Xhuvani si drejtor i Normales së Elbasanit ...................... 33

²Grafiku është menduar nga autori, kurse fotografitë po ashtu duke shfrytëzuar monografinë e A. Xhuvanit siç janë radhitur.

Page 29: Skripta-Shkrimi akademik

4.7. TEKSTI

4.7.1. Hyrje

Teksti fillon me hyrjen. Faqja shënohet me numër arab 1. Hyrja i përmban elementet bazë të problemit që punohet në punimin e diplomës, pastaj përmban mënyrën e përpunimit, si dhe strukturën e punës. Tekstin e hyrjes në punimin e diplomës duhet ta detajizoni si shembullin 4.

Fjalën “HYRJE” e shkruani me shkronja të mëdha dhe e shënoni me numrin 1. Përshembull:

1. HYRJE1.1. Lënda dhe qëllimi i punimit1.2. Burimet e të dhënave dhe metodat e kërkimit1.3. Përmbajtja dhe struktura e punimit

4.7.2. Përpunimi i temës

Gjatë punimit të trungut të temës ju duhet të udhëhiqeni prej këtyre pikave:• Shikoni zhvillimin e deritanishëm,• Shikoni gjendjen e tanishme dhe problemet përcjellëse,• Çka mund të parashikohet për të ardhmen.

Materien që studenti duhet ta përpunojë duhet ta mendojë mirë dhe tastrukturojë sipas kapitujve. Çdo kapitull titullohet më vete dhe fillon me faqe të re.Titulli i kapitullit shkruhet me shkronja të mëdha. Për të pasur një pasqyrë sa më të mirë, kapitujt mund të ndahen, ndërsa në të shkruar fillojnë në faqe të re. Kapitujt, sipas nevojës, ndahen në nënkapituj, ndërsa nënkapitujt në pjesën e paragrafit.Për shembull:

Page 30: Skripta-Shkrimi akademik

LLOJET E KOMUNIKIMIT

Nën kapitujt i shënojmë nëntitujt të cilët shkruhen me germa të vogla, por gjithsesi duhet të dallohen duke i nxirë (bold), duke nënvizuar (underline) etj. Për shembull:

3.1. Komunikimi pa fjalë

Struktura e përbërjes së punimit varet shumë nga karakteri i materies që punohet, por udhëzimi i përgjithshëm është se për ta lehtësuar përcjelljen e pasqyrës së tekstit, ndarjet e një kapitulli nuk duhet të kalojnë mbi katër nivele.

4.7.3. Përfundimi

Teksti mbaron me përfundimin në të cilin shkurtimisht duhet të paraqitet rezultati që e ke arritur me punimin. Titulli “PËRFUNDIM” gjithashtu shënohet me numër arab dhe shkruhet me shkronja të mëdha në faqe të re. Për shembull:

6. PËRFUNDIMI

Mënyra e shënimit të pjesëve të punimit

Pasqyrimi më i mirë i pjesëve të punimit është ai me numra decimal. Çdo kapitull shënohet me numër arab. Numri i kapitullit përputhet me numrin e nënkapitullit që i takon, kurse shënimi tjetër paraqet numrin tjetër të nëntitullit të kapitullit të njëjtë.

Bibliografia (Literatura)

Shfrytëzimi i literaturës vjen në faqen e fundit (pas përfundimit), pos nëse ka shtojca, kur vjen pas tyre. Titulli “LITERATURA” shkruhet me shkronja të mëdha dhe vendoset ne qendër të faqes. Nëse janë përdorë më shumë burime, ato duhet t`i klasifikoni në: libra profesional, revista, publikime të ndryshme,enciklopedi, gazeta etj.

Në çdo klasifikim regjistrimi i tyre renditet sipas alfabetit (para vjen mbiemri i autorit, pos në qoftë se nuk ka autor ose redaktor, kur shkruhet fjala e parë e titullit). Edhe këtu përdorim numra arab.

Page 31: Skripta-Shkrimi akademik

Së pari shkruhet mbiemri i autorit, i cili ndahet me presje nga emri i plotë ose i shkurtuar. Titulli i autorit nuk është shumë i rëndësishëm (edhe pse shumë mentorë udhëheqës e dëshirojnë këtë). Nëse janë shumë autorë, të gjithë shkruhen me rend ashtu siç janë në vepër, por ndahen me presje. Pas emrit të autorit, nëse bëhet fjalë për libër, me shkronja të trasha (bold) shkruhet titulli i librit, pastaj shtëpia botuese, vendi i shtëpisë botuese, vendi ku është botuar libri dhe viti i botimit. Për shembull:

1. Mustafa, Avzi. Didaktika e gjuhës dhe e leximit letrar, Logos-A, Shkup, 2005.

Nëse libri është botuar jashtë kontinentit tonë, krahas vendit të botimit, mund tëshkruhet shkurtimisht edhe emri i shtetit ku gjendet botuesi. Për shembull:

1. Mouss, Rolf E. Thories of Adolescence, McGraë-Hill, NY, USA, 1996.

Nëse kem të bëjmë me ndonjë libër me dy autorë, atëherë emri i autorit të parë vendoset në rendin mbiemër-emër. Të gjithë të tjerët jepen në rendin emër- mbiemër. Për shembull:

Hamiti, Asllan dhe Avzi, Mustafa. E Folmja e Karadakut të Shkupit, Voka, Tetovë,2001.

Nëse autori i veprës nuk është person, por është institucion, atëherë emri i institucionit vjen në vendin e autorit. Megjithatë, nëse autori i veprës nuk është as institucion, atëherë në vend të autorit i radhisim tri shkronja të vogla të tipit “o”, tri pika “...” ose nuk shkruajmë asgjë, por fillojmë me titullin e veprës. Për shembull:

ooo: Fjalori i dialektologjisë, Logos-A, Shkup, 2003 ose... : Fjalori i dialektologjisë, Logos-A, Shkup, 2003 oseFjalori i dialektologjisë, Logos-A, Shkup, 2003.

Artikujt në punimet e seminarit dhe në punimet e diplomës shkruhen njësoj si librat. Së pari shkruhet autori i artikullit, e pastaj në thonjëza shkruhet artikulli. Pastaj më trashë (bold) shkruhet emri i revistës ku është botuar artikulli, vendi i botimit dhe viti, numri (nëse revista është në gjuhën shqipe, numri i revistës shënohet me Nr., ndërsa nëse është në gjuhë të huaj, shënohet me No, që

Page 32: Skripta-Shkrimi akademik

nënkupton Number) dhe viti i daljes së revistës, faqet ku gjendet artikulli (nëse bëhet fjalë për revistë në gjuhën shqipe, viti i revistës shënohet me Viti, ndërsa nëse bëhet fjalë për tekst në gjuhë të huaj, shënohet me Vol, që nënkupton Volumen). Për shembul:

Avzi Mustafa, “Mbi metodat shkencore në letërsi”, Shqyrtime albanologjike,Shkup, viti VII, Nr.7, 2004, faqe 118.5. ELEMENTET SPECIFIKE TË TEKSTIT

5.1. Shënimet e burimeve të dhënave (“fusnotat” ose “endnotat”)

Shënimet e burimeve sipas praktikës së deritanishme shënohen në dy mënyra:

“fusnota” – në margjinën e fundit të faqes; shënohet me numra rendorë prej 1 e tutje.“endnota” – në faqen e fundit; shënohet me numrin rendor 1 e tutje.

Se si do të shënohen dhe cila teknikë do të përdoret, kjo varet nga kandidati. Nëse kandidati është përcaktuar për mënyrën b), ai është i detyruar që faqen ta shënojë me këtë titull “REGJISTRIMI I TË DHËNAVE”. Kjo faqe vendoset para shtojcës (nëse nuk e ka këtë, atëherë shënohet para faqes së literaturës), por lexuesin duhet ta njoftoni me përmbajtjen e punimit.

“Fusnotat” dhe “endnotat” shfrytëzohen për të dokumentuar:- për çdo citim të drejtpërdrejtë (në shenjën e thonjëzave, “..........”) në tekst;- për të dhënë çdo fakt që nuk është i njohur shumë, kur autori i atyre fakteve është një person i caktuar.

Në rastin e parë mund të jetë një tekst më i gjatë dhe të “parafrazohet” me fjalëttuaja, por është e domosdoshme të shënohet burimi nga janë marrë të dhënat.

Nëse punimi shtypet në kompjuter, puna është më e lehtë, sepse ka komandë tëcaktuar për “fusnotat” dhe “endnotat”. P.sh. (CTR+ALT+F).

“Fusnotat” dhe “endnotat” shënohen si shënimi i literaturës, por në fund duhet ta shënoni edhe numrin e faqeve ku gjendet citati në literaturën e dhënë. Për shembull:

Page 33: Skripta-Shkrimi akademik

1. Mustafa, Avzi: Edukata dhe arsimi nëpër shekuj, Shkupi, Shkup, 1977, fq. 24.2. Dedja, P., A. Paralloj, K. Shtëmbari: “Forcimi i funksionit edukues të mësimit tëgjuhës shqipe në shkollat tetëvjeçare”, Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë,Tiranë, No. 3, 1975., fq. 54.

Nëse në punim njëherë e keni cituar një vepër të autorit të njëjtë dhe dëshironi ta citoni përsëri, tani nuk duhet t`i jepni përsëri të gjitha të dhënat për autorin, por shënojeni vetëm mbiemrin-emrin dhe shkruani op. cit., fq. Për shembull:

3. Mustafa, Avzi: op. cit., fq. 55.

Nëse shfrytëzohet citati nga një vepër që është cituar më parë në “fusnotë” ose “endnotë” në faqen e njëjtë të tekstit, para fusnotës duhet të shkruani “ibid” dhe faqen nga është marrë citati. Për shembull:

4. Ibid., fq. 83.

Nëse shfrytëzohet ndonjë artikull ose ndonjë e dhënë nga interneti (duhet të shkruhet viti kur është shkruar artikulli, e jo viti kur është lexuar ose është paraqitur në internet, apo kur është lexuar, edhe pse shumica e metodologëve kërkojnë që të shkruhet edhe paraqitja e artikullit në internet), atëherë duhet ta shënoni në këtë mënyrë: në artikuj së pari shënohet emri i autorit, pastaj titulli i artikullit, adresa e internetit në të cilën gjendet artikulli dhe në fund shkruhet viti kur është botuar artikulli. Për shembull:

1. Brown, B. N.: “Leading-For All Your Followers”.http:/ www. worl d web. org/ bz di gest /leadi ng. ht ml, 1996.

Nëse të dhënat që janë shfrytëzuar nuk janë pjesë e artikullit të paraqitur në internet, por gjenden në një faqe të internetit, është e udhës që të shkruhet emri dhe adresa e faqes së internetit që e keni shfrytëzuar në punën tuaj. P.sh.

h tt p : //www . do l. gov/do l / wb / /? ??

Page 34: Skripta-Shkrimi akademik

5.2. Tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë

Tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë nuk janë pjesë shtuese e tekstit, por janë tekst që përbën një pjesë të punës. Qëllimi kryesor është që problemin e shtruar ta paraqesin në mënyrë precize dhe të thjeshtë. Këta japin një pasqyrë shumë konkrete të asaj që është thënë me fjalë. Në fakt, tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë e japin përgjigjen e pyetjes “çka?, ku? dhe kur?”.

Çdo fotografi, vizatim apo grafik duhet të shënohet me numrin që pason dhe gjithashtu të bëhet me shkronja të mëdha.

6. UDHËZIME TEKNIKE PËR PUNIMIN E DIPLOMËS

Aspektit teknik i punës duhet t`i kushtohet një kohë më e gjatë. Ajo që është shkruar dhe treguar bukur e mirë e lehtëson punën e të lexuarit dhe jep një pasqyrë të punës suaj dhe të tekstit.

Punimet e seminarit dhe punimet e diplomës shkruhen me kompjuter. Krahas tekstit, që për nga kuptimi logjik dhe gramatikor duhet të posedojë edhe anën estetike, kandidati duhet ta lexojë tekstin edhe pas lekturës. Më së miri është që tekstin e lekturës ta lexojë në letër e jo drejtpërdrejt nga kompjuteri. Çdo gabim, pa marrë parasysh se kush merr pjesë në përgatitjen e punimit, përgjegjësia i mbetet kandidatit.

6.1. Layout (Pamja) e punës

Pasi teksti është gati, kandidati duhet:- Ta zgjedhë madhësinë e shkronjave. Në kompjuter duhet të zgjidhet madhësia e shkronjave 12, ndërsa radhët 1.5;- Të përdoren margjinat standarde – margjinat lart, poshtë, majtas dhe djathtas duhet të jenë 2,54 cm (1 inch);- Të shkruhet me paragrafë. Sa u përket paragrafëve, ata bëhen në dy mënyra:1. Për t`u tërhequr paragrafi me kompjuter, duhet të përdoret TAB dhe2. Për të bërë një ndarje ndërmjet rreshtave, në kompjuter duhet të përdoretSPACE.

Page 35: Skripta-Shkrimi akademik

6.2. Udhëzime daktilografike

Çka është me rëndësi të dihet gjatë të shkruarit të punimit:- Fjalët ndërmjet vete duhet të kenë vetëm nga një ndarje (SPACE).- Nga të gjitha shenjat e pikësimit po ashtu duhet të ketë një ndarje, siç janë pika, presja, pikëpyetja, dy pikat, kllapat, thonjëzat etj.- Të gjitha shenjat, si thonjëzat, që duhet të hapen dhe të mbyllen, shkojnë, bashkë me germën, pra nuk ka ndarje.- Nëse ndonjë fjalë duhet të hyjë në kllapa, atëherë duhet të ketë largime.- Nëse në vend të dhe-së përdorni shenjën &, ajo duhet të shkruhet e ndarë.- Tri pikat shkruhen në fund të fjalës, pra një hapësirë (SPACE) para fjalës që vjen.- Viza e shkurtër shkruhet bashkë me fjalët që i lidh (p.sh.: njëri-tjetrin).- Viza e gjatë shkruhet ndaras nga fjalët që i lidh (p.sh.: Kosova - shtet i pavarur).

LITERATURA

1. BOCE, Elona. (2004). Si ta shkruajmë një punim kërkimor. Qendra për arsim demokratik (CDE).2. EKO, Umberto. (1997). SI BËHET NJË PUNIM DIPLOME. Tiranë: botime përpjekja.3. PANZOVA, Violleta. (2003). Naukata kako zanaet. Skopje: Fillozofski fakulltet.4. RRAHMANI, Zejnullah. (2001). Si të shkruhet disertacioni. Prishtinë: Faik Konica.5. SHAMIC, Midhat. (1984). Kako nastaje naucno djelo: Uvodenje u metodologji i tekniku naucnoistrazivackog rada-opsti pristup. Sesto ind. Sarajevo: Svjetlost.6. ZHEKOV, Kalev, Yordan. (2001). Manuel for Research and Writing. A Guide of reading and Writing Assignments for the Students Undergraduate and Graduate Leveis. Osijek: Izvori.

TEZA (Disertacioni)

Tani ju kërkohet të dorëzoni një tezë prej 30.000 fjalësh. Teza juaj duhet të jetë e shtypur (me kompjuter), jo e shkruar me shkrim dore. Ju këshillohet që të printoni dy kopje të punës suaj. Ju lutemi që ta diskutoni temën e tezës me ndihmës- mësuesin tuaj.

Page 36: Skripta-Shkrimi akademik

Struktura e një tezeFaqja e titullit

Titulli (duke përfshirë këtu edhe nën-titullin), autori, institucioni, data

Tabela e Lëndës

Bëni një listë të të gjitha nëntitujve, duke dhënë numrin e faqeve në të cilat ndodhen

Lini hapësirë midis nëntitujve dhe paragrafëve

Rradhitini titujt dhe nën-titujt me kapituj, po të jetë nevoja

Lini hapësirë mes paragrafëve (ashtu siç vihet re edhe në këtë broshurë).

ParathëniaNuk mund të shkruani dot një parathënie të mirë, po qe se nuk e dini përmbajtjene tërë tezës suaj. Prandaj, kini parasysh që ta shkruani parathënien, pasi ta keni mbaruar tezën, jo para se ta keni filluar atë.

Kini parasysh që në parathënien tuaj të përfshini diçka rreth temës së tezës. Kjo mund të jetë, p.sh. një fjali interesante dhe të rëndësishme nga ana teologjike, që ta motivojë lexuesin për t’i lexuar faqet e tezës në vazhdim. Duhet ta bëni lexuesin për vete, në mënyrë që ai të dëshirojë ta lexojë tezën tuaj.

Ç’përfshihet tjetër në parathënien e tezës?· Një fjali lidhur me qëllimin e kësaj teze: arsyeja pse u shkrua kjo tezë.

· Informacion i mjaftueshëm, për ta lejuar lexuesin për ta kuptuar rëndësinë e pyetjes, së cilës po përpiqeni t’i jepni përgjigje. Shpjegoni se çfarë do të përfshihet e çfarë nuk do të përfshihet në tezën tuaj.

· Parathënia nuk duhet të jetë më shumë se 500 fjalë.

Zhvillimi i tezësKjo pjesë e tezës përbëhet prej kapitujve, titujve kryesorë dhe nën-titujve. Forma dhe struktura e kësaj pjese është në dorën tuaj, por, në të njëjtën kohë, prezantimi

Page 37: Skripta-Shkrimi akademik

i tezës suaj duhet të jetë i peshuar mirë, si nga ana e përmbajtjes, ashtu edhe nga ana e gjatësisë. Ju lutemi që ta keni parasysh që titujt kryesorë dhe nën-titujt të ndryshojnë nga njëri-tjetri, në mënyrë që ai që e korrigjon tezën tuaj, të mos ngatërrohet. Lidhur me gjatësinë e tezës, zhvillimi (pjesa kryesore e saj) duhet të përmbajë rreth 29.000 fjalë.

KonkluzioniCila është fjalia më e rëndësishme, që mund të shkruani, në bazë të mësimeve

që keni përfshirë në tezë?

Nëse lexuesin e tezës e takoni pas 6 muajsh, ç’do të dëshironit që ai të mbantemend lidhur me tezën tuaj?

Përfshini në konkluzion nënkuptimet e nxjerra prej tezës suaj, duke reflektuar kështu atë që keni shkruar gjatë gjithë tezës.

Mos e përsëritni parathënien fjalë për fjalë, por konkluzioni juaj duhet të jetë po aq i gjatë, sa edhe parathënia.

Materialet e Referuara

Citoni, duke i shënuar në fund të çdo faqeje, të gjitha idetë, konceptet, tekstet dhe statistikat, që nuk janë tuajat.

Bëni një listë të të gjitha materialeve të referuara gjatë tezës.

Citojini materialet, që i përkasin një autori të vetëm, duke filluar me mbiemrin e autorit, e më pas me datën e botimit në thonjësa, p.sh.

...Krishtërimi, fq.54, Dave Hunt, Shtëpia Botuese ‘Korrja’ (1994).

Nëse citatin e keni marrë prej internetit, atëherë jepni adresën e faqes së internetit, p.sh. ëëë.goodneës/gospel.htm.

BibliografiaNë fund, pas konkluzionit, renditni, nga ana alfabetike, burimet e materialeve, të cilave iu jeni referuar gjatë tezës, duke dhënë titullin, autorin, faqen, shtëpinë botuese dhe vitin e botimit.

Page 38: Skripta-Shkrimi akademik

Të përfunduarit e këtij provimi tregon se keni përfunduar edhe Magjistraturën apo Doktoratin. Brenda dy javësh, do të merrni një letër, ku thuhet se tanimë e keni mbaruar këtë detyrim akademik.

c) Mbrojtja e Tezes se Doktoratures

Udheheqesi shkencor dhe komisioni

Puna per tezen drejtohet nga Udheheqesi shkencor dhe Komisioni i Tezes. KyKomision perbehet nga pese vete:

•Udheheqesi, i cili duhet te jete nje shkencetar aktiv me reputacion nderkombetar dhe mund te mos jete i punesuar ne UV. Udheheqesi duhet te kete te pakten titullin Profesor i Asociuar dhe, nese eshte jashte UV-se, te jete i punesuar ne nje department qe ka program doktorature.•Dy anetare te komisionit duhet te jene nga fusha e studimit.•Nje anetar duhet te jete nga nje department tjeter qe kane program Ph.D-je.•Per 10 diplomat e para qe jepen nga departamenti perkates, nje anetar i komisionit duhet te jete nga nje departament homolog jashte Shqipersie qe ka pasur nje program doktorature ne fushen perkatese per te pakten 25 vjet. Ky anetar komisioni duhet te kete udhehequr te pakten nje student doktorature. Mbrojtja/Standartet e Tezes

•Teza duhet te jete ne formatin e percaktuar nga shkolla pasuniversitare dhe teplotesoje te gjitha kerkesat e tjera te percaktuara nga kjo shkolle.•Rezultatet e tezes duhet te jene origjinale dhe te publikueshme nga nje revistenderkombetare me reputacion ne fushen e studimit.•Prezantimi i tezes eshte i hapur per publikun per 60 minutat e para.Pjesa e mbetur e mbrojtjes se tezes eshte e mbyllur per publikun. Ne kete pjese, anetaret e komisionit bejne pyetje te ndryshme rreth tezes.Ne perfundim, anetaret e komisionit diskutojne dhe votojne “kalueshem” ose “jo kalueshem” mbi tezen pa pranine e studentit. Teza konsiderohet e mbrojtur me sukses kur te gjithe anetaret votojne “kalueshem”.

Page 39: Skripta-Shkrimi akademik

Afatet kohore te Tezes se Diplomes

•Drafti i pare i Tezes se Diplomes duhet depozituar prane Shkollës Pasuniversitare të pakten dy jave para mbrojtjes se Tezes.•Studenti dhe udheheqesi i tij do te marrin verejtjet dhe sugjerimet e ShkollesPasuniversitare ne lidhje me formatimin e tezes nepermjet nje mesazhi elektronik.•Formulari per daten e mbrojtjes se tezes depozitohet prane ShkollesPasuniversitare te pakten nje jave para mbrojtjes se tezes.•Formulari i rezultatit te mbrojtjes se tezes depozitohet ne shkollen pasuniversitare jo me vone se diten pasardhese te punes.•Nje kopje e variantit perfundimtar te tezes se diplomes, e firmosur nga te gjithe anetaret e komisionit te tezes, duhet depozituar prane shkolles pasuniversitare jo me vone se dy jave pas mbrojtjes se tezes.

Largimi i perkohshem nga programet pasuniversitare

Studenti ka te drejte qe per aresye shendetesore, familjare, ekonomike etj te kerkoje nderprerjen e studimeve pasuniversitare per nje afat kohor deri ne nje vit. Per kete qellim studenti ploteson formularin perkates. Ne rast aprovimi, te gjithe afatet kohore qe lidhen me studimet pasuniversitare shtyhen per aq kohe sa vazhdon nderprerja e studimeve. P.sh., nese nje studenti ka deshtuar ne provimin kualifikues te Qershorit dhe ne Korrikun pasardhes i eshte aprovuar nje shkeputje prej nje viti, atehere ky studenti eshte i detyruar te rifutet ne kete provim ne daten e pare pas korrikut te vitit pasardhes, pra ne Gusht te vitit pasardhes.

Rikthimi ne programin perkates pasuniversitar pas nje nderprerje te perkohshme behet nepermjet plotesimit te formularit perkates.

Page 40: Skripta-Shkrimi akademik

KËRKIMI SHKENCOR

Kërkimi shkencor si "rutinë"ë

Kërkimi shkencor sigurisht që ka lidhje me mësimdhënien universitare dhe përgjithësisht nuk mund të konceptohet pa rolin në të pedagogut. Sigurisht, futja në rrjedhat e strategjive të kërkimit shkencor sipas frymëzimeve të prirjeve të sotme të përparuara nuk është një proces i lehtë.

Nuk është fjala aspak për të bërë bilance. Ajo është një detyrë që kërkon përmasa të tjera pune. Por, mund të thuhet se brenda një periudhe prej më shumë se një dekade, arsimi ynë universitar, me vështirësi dhe pengesa të natyrave të ndryshme, pavarësisht dëshirave për të patur më shumë arritje, përsëri ia mbërriti që në planin e përgjithshëm të rinovojë pothuajse të gjithë bazën kuptimore dhe terminologjike të mësimdhënies.

Gjithsesi, në kuadrin e administrimit të proceseve të kërkimit shkencor, mbeten dhe dilema që ende nuk kanë gjetur zgjidhje. Më kryesorja, është se nga njëra anë dalin jo pak botime, merren jo pak grada dhe tituj shkencorë, bëhen jo pak konferenca shkencore, ndërkaq shoqëria, ekonomia, agjencitë e biznesit, institucionet ende nuk e ndiejnë sa do të duhej peshën apo avantazhet e ardhura nga kërkimi shkencor.

Përgjithësisht, këtu kemi të bëjmë me një problem konceptimi të kërkimit shkencor në kushtet e sotme të Kosovës dhe të botës globale.

Pyetja e parë që mund të bëhej është:

A ka vend që puna kërkuese shkencore të matet, vlerësohet dhe të promovohet kryesisht dhe pothuajse automatikisht me botime?

Kur themi botime kemi parasysh ato me natyrë shkencore në të gjitha gjinitë përkatëse, duke nisur nga kumtesat, referimet e botuara, artikujt shkencorë, (që gabimisht identifikohen në mënyrë absolute me artikujt e botuar në revista shkencore), si edhe monografitë shkencore.

Page 41: Skripta-Shkrimi akademik

Nuk ka dyshim se edhe botimet që quhen shkencore kanë rolin e tyre dhe nuk mund të mohohen. Por, as nuk mund të konsiderohen automatikisht si fillimi dhe fundi i instrumenteve vlerësues të punës shkencore.

Kur na ndodh kështu, futemi në një konceptim shumë klasik, do të thosha të një kohe që mund të ketë qenë pjesërisht në modë në botën universitare europiane dhe perëndimore aty nga vitet '60, që ka vazhduar për inerci edhe më pas, por që jo medoemos përbën tërësinë e instrumenteve matës efikase të kërkimit të sotëm shkencor.

Kur ndodh kështu ndodh kjo ngatërresë, sikurse e ka theksuar specialisti i njohur Burdië, barazohet komunikimi dhe kërkimi shkencor me vetë kërkimin shkencor. Tjetër është rezultati i punës shkencore dhe tjetër është botimi i saj. Po kështu brenda kësaj hullie, sipas po të njëjtit autor, na ndodh që bëhet media kriteri vlerësues i punës shkencore universitare, pra një kriter sikurse ai e thoshte, që ka një natyrë jashtëuniversitare. Aq më shumë që nga format e sotme të komunikimit shkencor mbivlerësohet media e shkruar kundrejt formave të tjera numerike dhetë komunikimit interaktiv.

Puna shkencore dhe kërkimi shkencor ka vend më së pari të vlerësohet si një projekt kërkimor që u ofron zgjidhje, koncepte, përqasje teorike, modele praktike, agjencive të ndryshme të zhvillimit të vendit si edhe institucioneve që administrojnë proceset dhe dinamikat e evolucionit social dhe ekonomik të tij. Janë ato që vlerësojnë punën kërkimore dhe shkencore si edhe hallkat e specializuara ngushtë brendauniversitare.

Pastaj, media.

Media, qoftë edhe ajo e specializuara në një fushë të kërkimit shkencor, nuk mund të bëhet arbitër vlerësimi dhe matjeje, aq më pak një kriter absolut vlerësimi i punës shkencore. Media transmeton rezultatet e kërkimit shkencor, por nuk mund të pretendojë të jetë matësi suprem i tyre.

Përndryshe, do të na ndodhë ajo që na ka ndodhur jo pak herë, kur botime shkencore ka, por vlerësime nga agjenci që të njohin vlerën e tyre praktike nuk do të kemi. Një shkrim mund të ndodhë të jetë i shkruar edhe keq, një zbulues apo kërkues shkencor mund edhe të mos dijë mirë sesi ta komunikojë rezultatin e

Page 42: Skripta-Shkrimi akademik

kërkimit të tij shkencor, por ndërkaq mund të ndodhë që rezultatet e tij shkencore të jenë shumë të rëndësishme.

Po kështu, një tjetër, mund të dijë të artikulohet shumë me elokuencë, por pas frazave të tij mund të ketë vetëm ujë, ose përfundime pa asnjë vlerë, që nuk sjellin asgjë të re as për praktikën dhe as për ecurinë e dijeve teorike apo të stokimit të përqasjeve interpretative.

Aq më shumë që në vendin tonë mungojnë për shumë e shumë fusha revista shkencore me redaksi të rrepta, të formuara nga dijetarë apo kërkues shkencorë të një fushe homogjene kërkimi shkencor.

A mund të jetë botimi i një shkrimi në një revistë shkencore të huaj, edhe ai, një kriter absolut matjeje dhe promovimi të punës shkencore?

Kriter relativ, mbase po, nuk mohohet, por si kriter absolut nuk besoj se ka vend të quhet për t'u shpallur si kriter automatik njohjeje të punës shkencore.

Për shumë arsye. Më kryesorja sepse kërkimi shkencor vlerësohet edhe nga pikëpamja e pritshmërive të audiencës dhe jo vetëm nga pozitat e autorit. Diku, në një vend të huaj, ku audienca ndofta nuk di asgjë, ose di shumë pak, për realitetin kosovar, atje edhe një shkrim dëshmie, deskriptiv, faktologjik etj., mund të konsiderohet i botueshëm, por ndërkaq, brenda mjediseve tona sociale dhe intelektuale, të dhënat e shprehura në këto shkrime mund të ndodhë që përbëjnë të vërteta banale, pra që mund t'i dinë edhe të gjithë ata që dinë shkrim e këndim.

Pastaj, nuk duhet harruar se mund të ndodhë dhe ndodh jo rrallë, që një revistë e huaj që ka profil pothuajse shkencor, vlerëson ndofta një shkrim të veçantë, por nuk është e thënë që anëtarët e redaksisë të dinë se në çfarë niveli është jeta shkencore dhe intelektuale kosovare lidhur me përqasjet e shkrimit që boton. Ka rrezik që ata të mos jenë në gjendje ta vlerësojnë risinë që sjell një shkrim në raport me atë që tashmë mund të jetë thënë në Kosovë prej dekadash apo edhe prej një shekulli.

Për më tej, ka revista shkencore që bëjnë edhe politikë botimi, duke dashur që për një numër të caktuar të kenë edhe autorë nga vende të ndryshme, pa parë melupë se çfarë rezultatesh teorike apo shkencore ka sjellë ai në të vërtetë.

Page 43: Skripta-Shkrimi akademik

Dikush mund të mos jetë dakord mesa më sipër. Është e drejtë e tij, por lutem vetëm të kuptohem si duhet. Nuk po them se asnjë botim në revista të huaja nuk ka vlerë si kriter matjeje e punës shkencore. Po të thoja këtë do të kisha bërë një gabim të rëndë. Ajo që po theksoj është vetëm që ky kriter nuk mund të jetë as automatik, as absolut dhe i paanalizueshëm, as i vetëmjaftueshëm. Duhen analiza dhe instrumente të tjera kërkimi që angazhojnë instancat e vlerësimit brendauniversitar.

Aq më pak që në botën e sotme ende nuk janë mundësitë që për çdo redaksi reviste të bëhet e mundur të gjykojë nëse shkrimi i paraqitur është botuar ose jonë një formë disi të ndryshuar, por me të njëjtin taban, në revista të tjera, në gjuhë të tjera, apo në vende të tjera.

Po kështu ndodh që të ketë edhe një konceptim disi jo aq me frymëmarrje sa duhet për ta matur dhe vlerësuar kërkimin shkencor. Si do t'i përgjigjeshim pyetjes:

Çfarë do të kuptojmë me kërkim shkencor universitar?

Nuk është vetëm kërkimi shkencor që bën dikush individualisht apo kolektivisht. Ndofta kjo përbën një taban me rëndësi, por jo të vetmin. Do të thoja që shpesh është harruar se punë shkencore, madje tmerrësisht e vështirë dhe vetësakrifikuese, do të ishte edhe kur kërkuesi shkencor apo pedagogu studion dhe ka si objektiv të përvetësojë arritjet e shkencës botërore dhe t'i sjellë nëkulturën e vendit të vet, në gjuhën e vet, të shkrifura për konceptet kolektive ku ka arritur opinioni shkencor i vendit të vet.

Të përkthesh një vepër shkencore apo të bësh redaktimin shkencor të një vepre bazike që ka hyrë në universin e dijeve fondamentale të njerëzimit, është patjetër një punë e vështirë shkencore.

Të përshtasësh një tekst thelbësor shkencor me përmasa universitare, patjetër është pjesë e punës shkencore të një universitari.

Konceptimi i programeve të mësimdhënies në nivele të larta është një punë sa shkencore aq edhe pedagogjike, prandaj edhe ajo meriton të shqyrtohet në mënyrë shumë dinjitoze dhe me kujdes të veçantë për të parë kontributet reale të gjithsecilit.

Page 44: Skripta-Shkrimi akademik

Edhe projektet shkencore, të shoqëruara me një gamë të përshtatshme vlerësimesh shkencore nga ana e agjencive të autorizuara, edhe kur nuk janë të botuara, përsëri përbëjnë një punë shkencore. Ndofta janë pjesa më rëndësishme e matjes së punës shkencore.

Këshillimi shkencor, ekspertiza shkencore, aplikimi i teknikave dhe i arritjeve shkencore, ofrimi i modeleve teorike apo metodologjike të tretëve, brenda gjinisë së tyre dhe mbi bazën e shqyrtimeve nga ana e instancave me kompetencë shkencore, ka vend të mendohen si një përpjekje për ta zgjeruar gamën e tipologjive të punës shkencore.

Ç f arë ë s htë sh k enc a ? - p y e s t e n jë n g a te or i ci e nët më t ë n joh u r t ë k ë rkim i t s h k en c o r, Tom a s K u h n . M bi t ë g j it h a , pa h y rë n ë d et ajet e ar s y et i mit të t i j, a i th e k sonte se n ë t he l b ë shtë " k ë rkim s h k e ncor ru ti në". Ë s htë m a t je s i pas s t a ndardeve për të m a r r ë s e sa f e n o menet e m a t s h me d he t ë o b s e rvu a r a e m pi ri k i sht pë r m b us h i n ap o nuk pë r m b us h i n, kë n a qin apo n uk k ën a q i n, pr it shmë rit ë e a r t i k ulu a ra nga dij e t t e or i k e s t a n d arde t ë p ë r f t u a ra tas h më. E m b i k ët ë b azë s jel l i n e d h e p a s ur i min e ty r e .

Duket e thjeshtëzuar, por është vërtetë, sikurse e ka shpjeguar aq mirë ai, një punëkërkimore shkencore që kërkon metoda, teknika, përqasje statistikore, analiza të hollësishme, fuqi vëzhgimi, por edhe përgjithësimi etj.

"Çfarë teme doktorature ke?", pyes një djalë anglez, me të cilin jam në bisedë. "Studioj fortësinë e kaskave që venë në kokë si mjet mbrojtës çiklistët", - më përgjigjet. "Cila është metoda themelore ?" - e pyes. "Në planin eksperimental duke provokuar goditje të niveleve të ndryshme fortësie mbi to dhe matur rezistencën", - më përgjigjet.

Sigurisht nuk mund të përmblidhet vetëm këtu puna shkencore. Është shumë më e gjerë. Por, na ndodh që shohim se edhe studentë në doktoraturë e në master orientohen drejt temash që nuk plotësojnë kriterin për të bërë punë kërkimoredhe shkencore. Edhe tema doktorature që janë të tilla, që mbrohen si të tilla dhe vijnë si të tilla për t'u vlerësuar dhe promovuar nuk është se nuk ka. Shkenca mbase është më e thatë sesa filozofia, sesa poezia, sesa feja, sesa ideologjia, por gjithsesi ka të drejtën për të jetuar më vete, ka specifikat e saj të veçanta.

Page 45: Skripta-Shkrimi akademik
Page 46: Skripta-Shkrimi akademik

KËRKIMI DHE PUBLIKIMI SHKENCOR

Shkenca është proces i perftimit të njohurive në mënyrë të organizuar dhe sistematike, që arrihet përmes grumbullimet të të dhënave, fakteve , hulumtimit, vëzhgimit dhe eksperimentimit, të cilat provohen dhe vërtetohen në mënyrë tërësore dhe të padyshimtë.Zbulimet dhe shpikjet u bëhen të ditur të tjerëve përmes botimeve e publikimeve shkencore në forma e editorialë të ndryshëm.

Një botim/publikim shkencor nuk mund të konsiderohet si i tillë nëse në themel të tij nuk ka kërkimin me elementët e mësipërm.Suksesi i një botimi nuk qendron vetëm në atë cka përmban dhe paraqet, por duhet të plotësojë edhe kërkesa e udhëzime “të të shkruarit cilësor” si dhe duhet të botohet në kohën e duhur dhe në periodikun, revistën, editorialin e duhur. Ato duhet gjithashtu ti nënshtrohen vlerësimit nga palë jo të interesuara dhe të botohen në revistat të klasifikuara si parësore përpublikimet shkencore.

Përmbajtja e një publikimi shkencor duhet të ketë informacionin e duhur në sasi dhe cilësi që të mundësojë:Vlerësimin dhe verifikimin e gjetjeve/vëzhgimevePërsëritjen e eksperimentitVlerësimin e procesit intelektual që ka cuar në rezultatetTë përmbajë të dhëna/zbulime/gjetje/shpikje origjinaleTë mbetet e të jetë lehtësisht e aksesueshme për komunitetin shkencor për

verifikimin dhe përdorimin e vazhdueshëm të të dhënave/të rejave që sjell

I shkruar mirë(a) Gjuha e qartë dhe koncize, gramatika dhe fjalët korrekte,(b) Plotëson të gjitha standartet e formës të kërkuara nga botuesi; të ndryshme

rast pas rasti por edhe sisteme/formate të standartizuara

Faktet që sillen janë të sigurta dhe lehtësisht të verifikueshme:(a) Referencat dhe burimet e të dhënave janë të qarta, lehtësisht të gjetshme dhe

që lidhen me argumentat që trajtohen(b) Citimet bëhen nga burime të besueshme të kuotuara, statistika, opinione

publike me vizione dhe argumenta të ndryshme, që në referencat personale i

Page 47: Skripta-Shkrimi akademik

referohen personave që janë ende gjallë dhe që gjithashtu plotësojnë standartet specifike të botuesit(c) Përmban kërkim dhe rezultate origjinale

I gjerë në fushën që mbulon:(a) Adreson aspektet kryesore të fushës kërkimore(b) Qendron i fokusuar në çështjen kryesore, pa rënë në detajime të panevojshme

që nuk lidhen me cështjen kryesore që hulumtohetNeutral; duhet të përfaqësojë pikpamje neutrale, objektive pa treguar qendrim ndaj një ose një tjetre teorie.I qendrueshëm: nuk duhet të ndryshojë nga dita në ditë për shkaqe të jashtme aposipas kërkesave të vecanta/simpative të botuesit apo palëve të tjera të interesuara Ilustrohet me figura, tabela foto, etj., të cilat kanë lidhje me argumentat, që respektojnë të drejtën e autorit dhe plotësojnë standartet e kërkesat specifike të botuesit.

“ Të shkruash është lehtë. Mjafton të ulesh mbi një fletë të bardhë dhe takqyrësh derisa të shfaqen pika gjaku në ballë” --Gene Fowler shek.XIX

Aftësitë e komunikimit shkrimor dhe gojor janë cilësitë universale më të nevojshme për këdo por sidomos për komunitetin akademik e shkencor.Këto aftësi, të kombinuara me ato të transmetimit të dijeve dhe të vetë këtyre aftësive, duhet të përbëjnë boshtin e formimit të një mësuesi, pedagogu, kërkuesi e shkencëtari

5 Organizimi dhe struktura e një botimi shërben për të lehtësuar leximin, për të kuptuar mesazhin kryesor që ajo jep, për të dalluar risinë, progresin apo metodën që ajo sjell në morinë e informacionit, zbulimeve e të dhënave që ekzistojnë në atë fushë.Çdo ent botues harton standarte të paraqitjes dhe përmbajtjes që janë specifike

por që në tërësi ndjekin një skemë të përgjithshme e ku përgjithsësisht takohen shumë prej tyre Megjithatë në çdo rast, autori duhet të ndjekë rigorozisht kërkesat dhe standartet që cdo botues paraqet si kusht për pranimin e një punimi Standartet e botimeve lidhen me fushën e kërkimit, por kanë ngjashmëri sidomos në organizimin e përgjithshëm dhe ato çka trajtohen në pjesët përbërëse.

Page 48: Skripta-Shkrimi akademik

6Çdo punim shkencor duhet të organizohet e të përbëhet nga seksionet emëposhtme: (1) Abstrakti (2)Hyrja(3) Materialet dhe Metodat(4) Rezultatet(5) Diskutimi(6) Përfundimet, dhe(7) LiteraturaEshtë e rëndësishme të kuptohen ndryshimet midis seksioneve dhe se çfarë duhet përfshirë brenda secilit e në vendin e duhur.Leximi kritik i artikujve cilësorë ndihmon gjithashtu aftësimin në shrikmet shkencore.Modelet e mira të fushës shkencore përkatëse, janë udhëzuesit më të mirë në planinpraktik por duke mënjanuar plagjaturën

7Titulli duhet të zgjidhet i tillë që të jetë sa më informues për artikullin/tezën. Titulli duhet të jetë eksplicit dhe të tregojë qartë objektin/fushën e përgjithshme dhe specifike të studimit e punimitNë titull përfshihen emrat dhe adresat e të gjithë autorëve dhe data e paraqitjes

në entin botues.

ABSTRAKTI

8QëllimiAbstrakti është një përmbledhje e shkurtër dhe koncize në formën e një paragrafi të vetëm i një studimi të përfunduar ose që është në proces.Presupozohet që përmes abstraktit, lexuesi në më pak se 1 min të mësojë mbi kontekstin e studimit, qasjen e përgjithshme të çështjeve, rezultatet e përftuara dhe përfundimet më të rëndësishme ose çështjet e tjera që dalin.Si duhet të jetë abstrakti

Page 49: Skripta-Shkrimi akademik

1. Abstrakti shkruhet pasi përfundohet pjesa tjetër e punimit, përsa kohë është një përmbledhje e tij.2. Kursimi i fjalëve është i rëndësishëm në shkrimin e abstraktit por jo në dëm të qartësisë dhe kuptimit. është e rëndësishme të përdoren fjalë dhe fjali koncize, jopërshkruese por domethënëse.

AbstraktiSi përmbledhje e punimit, abstrakti duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm:9• Qëllimin e studimit – hipotezat, cështjen kryesore dhe objektivat.• Objektin, sistemin dhe metodën e studimit duke treguar se pse janë përzgjedhur pikërisht ato.• Rezultatet përfshirë këtu të dhënat, cilado qofshin të llojit cilësor, sasior poStatistikor.• Përfundimet kryesore dhe cështjet që dalin për vijimin e mëtejshëm të studimitStili: në një paragraf të vetëm dhe konciz.Duke qenë përmbledhje e një pune të përfunduar, shkruhet në kohën e shkuar Abstrakti qendron më vete si strukturë dhe nuk i referohet asnjë pjese tjetër të punimit të detajuar Fokusohet në përmbledhjen e rezultateve, ndërsa konteksti teorik e kërkimor përmblidhet në jo më shumë se 1 fjali dhe vetëm nëse është e domosdoshme.Teksti i abstraktit dhe përmbajtja duhet të jenë në koherencë të plotë me ckazhvillohet në materialin e detajuar.Gjuha korrekte, qartësia e fjalive dhe shprehjeve si dhe paraqitja e të dhënave në vlera të sakta dhe në njësitë e duhura, janë po aq të rëndësishme.

10 Qëllimi:Qëllimi i hyrjes është t’i bëjë të njohur lexuesit kontekstin teorik dhe kërkimornë të cilin kryhet studimi, qëllimin e kryerjes si dhe t’i japë mundësinë të kuptojë e të vlerësojë qëllimin, synimet e rëndësinë e tij Si duhet të jetë hyrja.Hyrja duhet të përshkruajë rëndësinë dhe domethënien e studimit; pse kryhet, pseka rëndësi duke e vendosur në kontekstin e gjerë teorik e kërkimor.Të tregojë objektin e kërkimit, arsyen e zgjedhjes së tij dhe metodave hulumtuese, përparësitë që paraqesin si nga pikapamja zhvillimore teorikeashtu dhe arsyet pratike të përzgjedhjes së tyre.Të përshkruajë llogjikën dhe arsyet e kërkimit përmes ngritjes së hipotezave specifike dhe synimeve të mirëpërcaktuara si dhe të shpjegojë e arguemntojë arsyen e përzgjedhjes së tyre.

Page 50: Skripta-Shkrimi akademik

11StiliPërdor kohën e shkuar me përjashtim të rasteve kur sillen të dhëna, faktike absolute e të mirëvërtetuara( kur ajo çohet për botim është një punë e përfunduar).Organizimi dhe strukturimi i ideve dhe përmbajtjes bëhet në mënyrë të tillë që çdo paragraf të trajtojë një aspekt të veçantë. Mendimi duhet të mos jetë ifragmentuar dhe evitohet krijimi i paragrafëve artificialë që lenë vend për keqkuptim.Konteksti teorik duhet të sillet në masën dhe formën që i shërben paraqitjes së punimit konkret. Teprimi me informacion të panevojshëm ul vëmëndjen e lexuesit duke patur parasysh që është dhe seksioni i parë i punimit.Hipotezat dhe objektivat duhet të parashtrohen qartë dhe në masën e duhur; porpa i thjeshtuar më shumë se ç’duhet. Ato japin pamjen e parë të asaj që shtjellohet më pas.Gjuhë korrekte, qartësi e fjalive dhe shprehjeve.Materiali dhe metodat mund të paraqiten si seksione të veçanta sikurse mund tëparaqiten dhe në formë të integruar

12QëllimiQëllimi i këtij seksioni është të dokumentojë materialin e përdorur, të përgjithshëm dhe specifik, procedurat dhe metodat e përdorura.Kjo bën të mundur që të tjerët të mund të përdorin këto të dhëna në punën e tyre si dhe të vlerësojnë meritën shkencore të punimit. Nuk duhet ë jetë ezaurient dhe tepër i hollësishëm pasi nuk është një manual apo udhëzues laboratorik. Si duhet të jetë seksioni Materiali dhe Metodat;

Materialet:Ky nënseksion ndahet më vete vetëm në rast se studimi është i komplikuar dhevetë materialet përmbajnë risi. Përfshihen të gjitha mjetet dhe pajisjet specifike të përdorura të cilat nuk gjenden rëndom në laboratoret po që përdoren nga të gjithë; përjashtim bëjnë mjete apo pajisje të vecnata, të reja apo unike që nuk njihen ose njihen pak.Në bioshkencat, ku përdoren gjerësisht solucione të gatshme apo të përgatitura, përshkrimi tyre duhet të jetë në detaje.

Page 51: Skripta-Shkrimi akademik

13MetodatParaqitet metodologjia e përdorur në cdo proçedurë, me përjashtim të rasteve kur përdoren të njëjtat metoda.Metodat përshkruhen në detaje duke i ndarë dhe në nënseksione sipas natyrës së tyre apo në grupmetoda.Metodat duhet të trajtohen të përgjithësuara; si kryhen zakonisht jo në raste apo ditë specifike.Duhet patur parasysh se dikush tjetër që tregon interes mund të provojë të përdorë të njëjtën metodë që duhet të jetë funksionale.Në rastet kur përdoren procedura dhe metoda të mirënjohura e të përdorshmenga të gjithë, mjafton citimi i saj dhe autori referues. Në këtë rast nuk ka nevojë që ajo të shoqërohet me detaje.

Stili:Përsa kohë paraqet punën konkrete të kryer nga autori, ky seksion mund të shkruhet në vetën e parë njëjës ose shumës. Kjo mënyrë fokuson vemendjen më shumë tek autori se sa tek procedura, ndaj shpesh përdoret veta e tretë pasive për këtë seksion.

Çfarë duhet konsideruar - evituar:Materialet dhe metodat nuk janë udhëzues përdorimi. Ato shërbejnë për tëpersonalizuar punën e kryer dhe janë në shërbim të rezultateve të përftuaraDuhen shmangur shpjegimet, komentet dhe rezultatet e marra.Nuk duhen dhënë shpjegime të panevojshme dhe që nuk lidhen direkt më punimin konkret.

QëllimiQëllimi i rezultateve është të paraqesë dhe ilustrojë gjetjet, zbulimet orighjinale te kërkimit.Ai duhet të përmbajë raportimin objektiv të të gjitha rezultateve, duke lënëkomentimin.

Page 52: Skripta-Shkrimi akademik

14Si duhet të jetë seksioni RezultatetPërmbajtjaGjetjet përmblidhen në formë teksti dhe shoqërohen me figurat dhe tabelat e posaçme.Në tekst përshkruhet çdo rezultat i marrë, duke e drejtuar vemendjen e lexuesittek ato që janë më domethënese e që lidhen direkt me qëllimin e stdimit. Përshkruhen edhe rezultatet që janë marrë nga metodat apo eksperimentet që nuk shoqërohen me ilustrime.Fillimisht analizohen të dhënat , më pas ato kthehen në formë figure apo tabele.

Çfarë duhet shmangurNuk duhen bërë diskutime, të mos interpretohen rezultatet dhe as të shpjegohen e argumentohen në këtë seksion.Nuk duhen përfshirë të dhëna bruto, të procesit apo të papërpunuara; nuk duhen paraqitur llogaritjet e ndërmjetme.Nuk duhen paraqitur dy herë të njëjtat të dhëna, as në forma të ndryshmeTeksti duhet të përplotësojë figurat dhe tabelat, nuk duhet të shpegojë ato dhe astë përsëritë të njëjtin informacion.Nuk duhen ngatërruar figurat me tabelat; janë të ndryshme nga njëra tjetra

15Stilio Përdoret gjithmonë koha e shkuar dhe gjithshka vendoset në rend llogjiko Figurat dhe tabelat duhet të numërohen në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra;po kështu duhet ti referohet dhe tekstio Figurat dhe tabelat mund të vendosen përgjatë tekstit ose në fund të seksionit.

E rëndësishme është që të kenë numra dhe referencat në tekst. Figurat dhe Tabelato Pavarësisht vendvendosjes së tyre, figurat duhet të numërohen në mënyrëkonsekutive dhe të shoqërohen me diçiturën përkatëse, e cila vendoset në pjesën e poshtme të secilës.o Pavarësisht vendvendosjes së tyre, tabelat duhet të numërohen në mënyrë konsekutive dhe të shoqërohen me numrin që vendoset në pjesën e sipërmë dhe titullin e përshkrimin që vendoset në pjesën e poshtme.o Çdo figurë dhe tabelë duhet të ketë përmasa të tilla që të qendrojë e veçuar dhe në faqe të veçanta e ndarë nga teksti.

Page 53: Skripta-Shkrimi akademik

E rëndësishme fillimisht është të ndahet qartë çfarë duhet të përfshihet në këtë seksion nga rezultatet e marra, duke i dalluar nga ato që janë të dhëna bruto apo të ndërmjetme që nuk duhet të publikohen, me përjashtim të rasteve kur kërkohen nga botuesi.

(1) Qëllimi16Qëllimi i këtij seksioni është të paraqesë interpretimin e rezultateve dhe bazën e përfundimeve që nxirren ga studimi, mbështetur në njohuritë e përftuara dhe rezultatet e marra nga studimi. Këtu duhen paraqitur qartë domethënia e gjithshkaje të përftuar.

Si duhet të jetë DiskutimiInterpretimi i të dhënave duhet të bëhet në thellësinë e duhur sipas rëndësisë dhe domethënies që kanë vetë rezultatet. Kur shpjegohet një dukuri, duhet përshkruar mekanizmi/at që qendrojnë në bazë të saj.Kur rezultate ndryshojnë nga ato të pritura duhet shpjeguar pse kjo ka ndodhurapo duhet të ketë ndodhur. Nëse rezultatet përputhen me ato të pritura, duhet shpjeguar e sjellë argumentat që rezultatet vërtetojnë apo shpjegojnë. Nuk mjafton të tregohen rezultatet, por të shpjegohen ato, si në rastin kur përputhen ashtu dhe nuk përputhen me ato të pritura.Duhen paraqitur edhe rezultatet që bien ndesh me hipotezat e hedhura; në këto raste duhen kërkuar apo supozuar shkaqet dhe/apo arsyet që qendrojnë në bazë të këtyre gjetjeve; nuk duhen eliminuar e shmangur rezultatet që nuk përputhen me pritjet.Puna e kryer duhet të ketë një përfundim të plotë ose të vetë studimit.

Mund të sugjerohen drejtime të reja kërkimi apo plotësimi të studimit; psh shtrirja apo modifikimi për qëllim e objektiva të tjera.

17Si duhet të jetë DiskutimiDuhen shpjeguar të gjitha vëzhgimet e kryera duke u përqendruar tek mekanizmat që qendrojnë në bazë të tyre se sa në vetë rezultatet e vëzhgimeve.Duhen sjellë edhe shpjegime alternative nëse ekzistojnë të tilla apo qendrojnë. Çfarë fushash të reja kërkimore hap një studim i tillë?

Page 54: Skripta-Shkrimi akademik

Ato parashtrohen duke patur parasysh kuadrin e gjerë të fushës dhe se ku mund të shkohet me një kërkim të dytë të mëtejshëm apo më të thelluar. Çfarë mbetet akoma?

Stili:Në referencat ndaj informacioneve apo të dhënave, duhen dalluar ato të sjella ngatë tjerët nga të autorit dhe sillen në kohën e shkuar.

Gabimi më i zakonshëm që bëhet për këtë seksion është se më shumë përsëriten rezultatet se sa interpretimi i tyre.

18Ka standarte të shumllojshme për mënyrën dhe formën në të cilën duhet të paraqitet literatura si në tekst ashtu dhe në seksionin e vecantë.Megjithatë, në këtë seksion duhet të citohen të gjitha referencat e përmendura apo të cituara në tekst.Listimi duhet të bëhet në rend alfabetik sipas emrit të autorëve (autorit të parë) Duhen cituar vetëm ato që përbëjnë literaturë primare, pra punime origjinale të autorëve origjinalë.Burimet nga ëeb konsiderohen jo të sigurta dhe të sakta. Nëse citohen burime online duhen përshirë detyrimisht. emri, volumi, viti dhe numri i faqeve.

Page 55: Skripta-Shkrimi akademik

KESHILLA PRAKTIKE

1. Njihni paraprakisht audiencën dhe shkruani posaçërisht për ta

Shkrimi akademik, shkencor dhe teknik kurrë nuk bëhet për qëllim të përgjithshëm dhe për këdo; ai shkruhet për një audiencë specifike.Për çdo fushë, audienca përbëhet nga komuniteti shkencor i fushës apo njerëz që merren me praktikën në atë fushë, por që kanë të përbashkët atë që kanë interes të lexojnë një revistë apo periodik të fushës.Stili dhe niveli i të shkruarit përshtatet pikërisht me këtë lexues dhe duhet tëplotësojë pritjet që ai ka. Konvencionet stilistike dhe gjuha e terminologjia ndryshon në mënyrë të dukshme në varësi nga ky fakt.Një person që shkruan për herë të parë në një periodik, duhet së pari të familjarizohet me sa më sipër dhe të ndjekë me shumë kujdes dhe vëmendje “Udhëzimet për autorët” si dhe të lexojë artikuj në perodikë të fushës së tij por edhe të fushave të tjera.

2. Përgatisni një skicë-punim (outline) për të organizuar paraprakisht strukturën dhe përmbajtjen e shkrimit.

Fillimisht përgatitet një projekt-ide me aspektet kryesore që do të trajtohen. Më pas pasurohet çdo bllok kryesor me atë çka do shkruhet në çdo bllok. Gjithcka renditet në mënyrë logjike që në fillim, pa nisur shkrimi. Përndryshe punimi mbetet pa bosht, jointegral dhe i paorganizuar.

Ndani qartë:(1) Çfarë doni të thoni(2) Planifiko renditjen dhe logjikën e argumentave që sillni(3) Përpunoni gjuhën e saktë në të cilën do shprehni sa më sipërPasi përcaktohet gjithë sa më sipër, çdo kapitull fillon shtjellohet duke ndjekur nëntemat në të cilat është ndarë që në koncept-idenë e përgjithshme.Gjatë shkrimit lindin dhe ide të tjera mbi shkrimin e asaj pjese apo pjesëve të tjera; menëherë ato hidhen në draftin-outline; çdo proces ndihmon e pasuron tjetrin paralelisht.

Page 56: Skripta-Shkrimi akademik

Ndaje projektin e madh në miniprojekte dhe puno me secilin veçmasNjë tezë apo artikull nuk shkruhet si i tërë por në pjesë.Mendoje një artikull në pjesët e tij jo në bllok kur fillon të shkruash.Pjesët e një shkrimi përgatiten veç e veç në seksione individuale; ndërkohë organizimi i ideve, mendimeve dhe strukturës bëhen në fazën e parë të planifikimit.Nuk është e thënë që kur fillon të shkruash të kesh gjithcka të qartë në kokë se do shkruash; vetë procesi të sjell ide, mendime të reja dhe pasuron mendimet eidetë fillestare.Shkrimi paralel dhe feed backu shumëlateral ndihmon integritetin dhe ndërlidhjetmidis pjesëve.

Mendo paraprakisht për strukturën e paragrafëve.

Strukturimi i përmbajtjes është problemi kryesor që dëmton cilësinë e shkrimit. Nuk ka rëndësi vetëm cka shkruhet, sa e saktë apo e strukturuar është, por dhe vendi dhe si integrohen ato në paragrafë që kanë lidhje logjike apo përmbajtësore me njëri tjetrin.Cdo paragraf fillon me një fjali që fokuson çështjen që ai trajton; çka vijon detajon pikërisht këtë cështje. Fjalia kyçe duhet të jetë e qartë, konçicze dhe e drejtpërdrejtë. Fjalitë e mëtejshme renditen në vijë logjike.Normalisht fjalia mbyllëse e një paragrafi duhet të përbëjë një urë lidhëse meparagrafin që vijon.Kjo siguron vazhdimësinë e mendimit dhe ndërlidhjen midis paragrafëve qe e bën cdo bllok të shkrimit unik, integral dhe të lidhur si në përmbajtje ashtu dhe logjikë. Mbyllja e paragrafit nuk bëhet në mënyrë apo me fjalë absolutiste apo në formë të klonkluzioneve pa ide, hipoteza apo rrugëdalje të mëtejshme.Kur listoni disa ide në një renditje të catuat, trajtimi i mëtejshëm i detajuar i tyre duhet të ndjekë të njëjtën renditje. Renditja ndjek logjikën rrjedhëse të të dhënave, zbulimit apo trajtimit të argumentit.Në strukturë dhe përmbajtje të paragrafëve duhet patur parasysh se si i paraqitetai një lexuesi, sa e lehtë është të kuptohet pasi presupozohet që lexuesi specialist nuk duhet ta lexoje disa herë për ta.Paragrafet s’duhet të jenë tepër të shkurtër (1-2 fjali) pasi është e pamundur të shtjellojnë dicka me këtë volum. Outline ndihmon edhe për të përcaktuar bashkimin apo ndarjen e paragrafeve sipas ideve-të dhënave që shtjellojnë. Fragmentarizimi është një problem tjetër që rrjedh nga përdorimi i kompjuterit materiali mund të rezultojë totalisht i palidhur nëse nuk rieditohet.

Page 57: Skripta-Shkrimi akademik

Mos përdorni shumë fjalë aty ku mund ta përshkruani me më pak.

Jo fjalë apo fjali të gjata aty ku mund të përdoret gjuhë më sintetike.

Shkrimi sintetik është shkrimi i shkencës.Jo fjalë “zhargoni”/popullore kur kjo mund të arrihet me anë të gjuhës teknike. Në të kundërtën, jo e ngarkuar me terma tepër teknikë kur mendimi i shprehur është i tillë që mund të shprehet me terminologji më të përgjithshme; kjo zgjeron audiencën.

Trego dhe fakto, mos përshkruaj.

Në vend që të tregohet se sa i rëndësishëm apo domethënës është një zbulim, duhet treguar e dëshmuar vetë zbulimi.

Renditja e fakteve dhe zbulimeve është kryefjala e cdo artikulli kërkimor; për të treguar rëndësinë, vlerën e domethënien shërbejnë diskutimi dhe konkluzionet;

Rezultati dhe vlera e punës së autorit duhet të dëshmohet përmes fakteve e rezultateve jo komenteve mbi verën që ato kanë. Ky është objekt i oponencave e recensave profesionale që artikulli i nënshtrohet.

Shkruaj për rezultatet, jo për tabelat, figurat, statistikat?

Rezultatet janë seksioni qendror ku paraqitet puna origjinale e autorit. Rezultatet përbëhen kryesisht nga teksti, jo nga figurat dhe tabelat.Figurat dhe ilustrimet shërbejnë për të ndihmuar kuptimin e rezultateve por nuk janë objekt më vete. Ato veçse shoqërojnë tekstin, dëshmojnë dhe ndimojnë të kuptuarit dhe vërtetësinë e rezultateve ndjekin vijën përshkrimore të tekstit të rezultateve, por jo anasjelltas.

Nuk duhet tepruar me ilustrime në mënyrë të panevojshme.Të njëjtat të dhëna nuk duhen paraqitur me tabela dhe grafikë njëkohësisht. Megjithatë fillimisht duhen përgatitur sa më shumë tabela e figura; ato renditen sipas vijës llogjike të prezantimit. Në vijim ndërtohet dhe shtjellohet teksti i rezultateve sipas renditjes së ilustrimeve.

Page 58: Skripta-Shkrimi akademik

Figurat shpjegohen përmes diçiturave; nuk ka nevojë që e njëjta gjë të shkruhet dhe në tekst dhe në diçiturat.

Përqëndrohu tek hipotezat shkencore të fushës jo në ato statistikore

Fokusi kryesor i rezultateve janë zbulimi, të rejat që rrjedhin nga kërkimi, jo statistikat që kryhen në shërbim të vetë kërkimit.Kërkimi dhe zbulimi ka faktet si rezultat, jo përpunimin e tyre.Të dhënat, përpunimet statistikore e matematikore janë mjete, instrumenta për zbulimi e hulumtim por nuk janë vetë kërkimi.

Hipotezat, rezultatet dhe konkluzionet që nxirren nga një zbulim duhet të përbëjnë vetë fushën e kërkimit por jo statistikat rreth tyre.

Një hipotezë, përfundim statistikor, pa një domethënie kërkimore nuk ka asnjë vlerë dhe as mund të klasifikohet si kërkim.

Kujdes me strukturën e fjalive

Ka shumë rëndësi struktura e fjalive dhe koha e foljeve në një botim.Puna e kryer shkruhet gjithmonë me folje në kohën e shkuar pasi është një punë e përfunduar. Ajo çka shqyrtohet, idetë dhe hipotezat që hidhen shkruhen në kohën e tashme; ajo çka mendohej që ndoshta është hedhur poshtë, në të shkuarën.

Shumë kujdes në përdorimin e ndajfoljeve mundet, ndoshta, ka mundësi që, ka të ngjarë; këto nuk tregojnë arritjen e një rezultati të qartë por përdoren për hipoteza që hidhen për vazhdimin e mëtejshëm apo për të tjerë që studjojnë dhe hulumtojnë në këtë fushë.

Page 59: Skripta-Shkrimi akademik

Diçiturat e tabelave dhe figurave

Diçiturat nuk duhet të emërtojnë thjesht një tabelë apo figurë, por të shpjegojnë ose ndihmojnë si të lexohet e kuptohet Duhet të përmbajë informacion të mjaftueshëm që të kuptohet lehtë, pa patur nevojë ti referohesh tekstit.Ndërkohë tabela apo figura të tjeshta mund dhe të mos kenë nevojë për detaje tëtepërta.Diçiturat janë efektive kur përmbledhin rezultatet apo të dhënat kryesore që paraqiten në ilustrimet. Këto shkruhen së bashku me figurën/tabelën dhe jo në fund.Duhen menduar që kur përgatitet outline i Rezultateve

Kur citon referencën, fokusi është tek ideja jo tek autori.

Arsyeja që citohet një referencë është ajo çka ajo përmban dhe jo autori që e ka shkruar; prandaj kjo duhet të jetë në foksin e referencës; bëjnë përjashtim rastet kur mendimi i autorit, hipotezat janë të tilla që bëjnë të domosdoshëm zhvendosjen e vemendjes tek autori.

Shkrimi duhet të jetë i rrjedhshëm dhe tingëllues/ritmik

Një shkrim mund të jetë shumë i mirë në formë dhe përmbajtje por jo detyrimisht i rrjedhshëm dhe ritmik. Ka të bëjë me mënyrën se si autori ndërton, rendit dhe shtjellon argumentat, çështjet dhe gjuhën që përdor.Kjo veti perceptohet menjëherë nga lexuesi dhe mund të ndikojë dhe në përmbajtje.Ndihmon dhe vetë të kuptuarit të objektit por shton shumë pikët e cilësisë së ëshkruarit dhe tërheq në mënyrë të pakuptueshme lexuesin.Lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me pasurinë vokale dhe me aftësitë e shkrimit artistik të autorit.

Aftësi që fitohet më shumë përmes përvojës, leximeve të shumta, perceptimit dhe nuhatjes se sa të mësuarit skolastik të rregullave përkatëse.

Formatimi është po aq i rëndësishëm sa përmbajtja.

Formatimi me anë të kompjuterit lehtëson shkrimin dhe aktësinë gjuhësore të një botimi shkencor (sidomos në gjuhën angleze).

Page 60: Skripta-Shkrimi akademik

Autori duhet të njohë mirë ëord processor dhe të familjarizohet me standartet bazë të shkrimit dhe formatimit: karakteret, paragrafet, organizmin e faqes,etj si dhe përpunimet bazë statisikore për përgatitjen e figurave, tabelave, grafikëve, etj.Çdo variant i përgatitur duhet të ruhet deri në përgatitjen e formës përfundimtareDuhet bërë një back-up kopje e çdo drafti të ri si dhe kopje letër e çdo drafti deri në botimin e materialit.

Merr me seriozitet vërejtjet gjuhësore

Kufizo fjalitë e gjata dhe me shumë presje.Përpara dërgimit tek botuesi, dërgoje draftin në një reçencë gjuhësore. Reflekto çdo vërejtje gjuhësore dhe leksike.Forma dhe rigoroziteti gjuhësor janë shumë të rëndësishme në impaktin e parë.

Disa këshilla për stilin e të shkruarit

Çdo editorial ka kërkesat e veta specifike stilitistike. Këto duhen ndjekur e zbatuarme përpikmëri pasi janë kriteret më lehtësisht të kapshme botuesi.

Numri i faqeve, numri i karaktereve, Fonti dhe permasat vendosen rast pas rasti. Numri i faqeve duhet të jetë sekuencial.

Çdo seksion duhet të nisë në faqe të re (sidomos për tezat apo revieë).Titujt e kapitujve apo pjesëve nuk duhen lënë në fund të faqes por kalohen në faqen vijueseMënjano ndarjen e tabelave figurave në disa faqe. Përdor të njëjtën kohë folje në çdo seksion.Çdo mendim shprehet në paragrafë të veçantë. Bën përjashtim abstraktiIndent/tab rreshti i parë i çdo paragrafi.Përdor kohën e tashme për fakte të pakundërshtueshme që nxirren si përfundim i punimit Përdor kohën e shkuar për rezultatet e veçanta të marra por që nuk dalin në një përfundim.Mënjano gjuhën joformale, mos ju drejto direkt lexuesit, mos përdor fjalëzhargoniale, dialektore dhe mbiemra superlativë.Mos e tepro me ilustrimet; mund të perceptohen si zëvendësues e varfëri e mendimit dhe aftësisë për shpjegimit.

Page 61: Skripta-Shkrimi akademik
Page 62: Skripta-Shkrimi akademik

CFARË ËSHTË DHE SI SHKRUHET NJË CV?

CV është mënyra më fleksibël dhe e përshtatshme për të bërë një aplikim. Ajo përmbledh të dhënat tuaja në një mënyrë që ju prezanton juve nën drtën më të mirë të mundshme dhe mund të përdoret për shumë aplikime në të njëjtën kohë. CV, ose ndryshe e quajtur dhe kurrikulumi apo rezymeja juaj janë mjetet nëpërmjet të cilave ju mund të bëni promovimin e vetes tuaj.Qëllimi është ta bindni drejtuesin apo specialistin e burimeve njerëzore që t’ju thërrasë për një intervistë ku mund të tregoni më konkretisht aftesitë dhe personalitetitin tuaj. Prandaj kur të shkruani CV tuaj, mos u nxitoni, por mendoni veten në pozicion vendimmarrës, a do e kishit konsideruar për intervistë një CV të punuar dhe paraqitur në mënyrë të pavëmendshme dhe të pakujdesshme?

Si të shkruani një CV (Curriculum Vitae)

CV shërben për të bërë prezantimin tuaj para një personi që nuk ju njeh dhe ka shumë pak kohe t’ju njohë. Duhet t’ju prezantojë juve në këndvështrimin më të mirë të mundshëm, në mënyrë konçize dhe te strukturuar mirë. Ka shumë mënyra për të shkruar një CV megjithatë gjithmonë ekzistojnë disa linja kryesore. Një CV për qëllime biznesi nuk duhet të kalojë një faqe formati A4. Ndërsa një CV për qëllime akademike mund ta kalojë këtë limit, duke përfshirë dhe konferencat, publikimet dhe aktivitete të tjera që mund të keni kryer. Një CV e shkruar mirë, fillimisht vë në dukje informacionin më të rëndësishëm pastaj çdo informacion tjetër plotësues. Për këtë funksion ne ju rekomandojmë ta adaptoni në varësi të kërkesave dhe fushës së punëdhënësit. Përzgjedhja e informacionit bëhet nëvarësi të përshtatjes me vendin e caktuar të punës. Kushtojini vëmendje renditjes së informacionit.

Detajet Personale

Këtu duhen përfshirë datëlindja, adresa, e-maili, numri i telefonit dhe kur kërkohet dhe gjinia, mosha dhe kombësia. Në rast se keni një adresë permanente dhe një të përkohshme, specifikojeni këtë. Nëqoftëse doni të fitoni hapësirë për të ruajtur limitet e gjatësisë së CV, detajet personale mund të shkruhen me një madhësi më të vogël të shkronjave se pjesa tjetër e CV. Por asnjëherë më të madhe, pasi nuk janë ato që duhet të tërheqin vëmendjen e punëdhënësit. Në rast se CV juaj i ka krijuar interes lexuesit, atëherë ai do të kthehet te detajet e kontaktit tuaj.

Page 63: Skripta-Shkrimi akademik

Cfarë informacioni duhet të përmbajë një CV?

Detajet personale Edukimi dhe kualifikimet Eksperienca në punë Aftësitë e ndryshme (Publikime)(Referenca)

Rradha e paraqitjes së këtyre detajeve, dhe theksi që i jepni secilës pjesë, varet nga ajo për të cilën jeni duke aplikuar dhe cfarë duhet të ofroni.Nëse po aplikoni për më shumë se një vend pune, duhet të keni tipe të ndryshmeCV sipas fushave të ndryshme të karrierës, duke theksuar aftësitë tuaja dhe eksperiencat e ndryshme të përshtatura sipas fushës.

Për studentët që sapo kanë mbaruar, këshillohet të fillojnë CV-në e tyre me historinë akademike. Ka shumë gjasa që në atë moshë edukimi të jetë aseti i tyre më i rëndësishëm. Gjithashtu këshillohet që renditja të bëhet nga eksperienca më e fundit. Në rast se keni arritje të veçanta, atëherë ato duhet të paraqiten në CV, dhe titulli i dizertacionit apo data e diplomimit nëqoftëse ju mendoni se janë të rëndësishme dhe ndihmojnë në përforcimin e profilit tuaj, duhet të shkruhen në CV. Kujdes, nëqoftëse vini rezultate apo arritje të veçanta, të vendosni gjithnjë informacion të vërtetë, sepse mund t’ju kërkohen dokumentat përkatës dhe nëse keni gënjyer aplikimi juaj do të humbasë çdo kredibilitet.

Çmime/Vlerësime të marra

Në rast se kjo kategori vlen për ju, atëherë duhet vendosur në CV tuaj menjëherë pas seksionit të edukimit. Këtu mund të përfshihen bursat, çmime në konkurse të ndryshme, dhe çdo lloj tjetër dallimi.Këtu si për çdo gjë tjetër në CV tuaj, jepni informacion të plotë, si për shembulldatën, vendin, emrin e organizuesit, shtetin, dhe pozicionin që ju keni fituar; për bursat duhet shkruar periudha kohore, emri i Universitetit, departamenti, emri i institucionit që ka akorduar bursën, dhe mbase dhe disa lëndë kryesore mbi të cilat janë vlerësuar aftësitë tuaja për lëshimin e bursës.

Page 64: Skripta-Shkrimi akademik

Eksperienca Praktike

Në këtë seksion përfshihen dhe stazhet e punës. Mos jeni të turpshem ndaj asaj që keni kryer, mos i zvogëloni arritjet tuaja. Asnjeri nuk pret nga ju të keni një biznes të madh, nëse jeni ende student. Ideja është që kur aplikoni për punë duhet të tregoni potencial rritje. Duhet treguar çfarë keni përmirësuar, ku, sa shumë, si dhe përgjegjësitë e ngarkuara. Duhet të ndihet njëfarë ndryshimi midis punës së parëdhe të fundit, duhet treguar se tashmë jeni gati të merrni më shumë përgjegjësi. Ju duhet ta paraqisni veten si lider, person me iniciativë, kreativitet etj. Mos harroni, qëllimi është të bindni atë që lexon CV-në tuaj se ju jeni zgjedhja më e mirë për atë vend pune.

Aktivitetet Plotësuese

Në rast se jeni duke shkruar një CV profesionale, dhe jo akademike, atëherë ky është rasti për të theksuar konferencat, trajnimet dhe të gjitha aktivitet e tjera plotësuese që i përshtaten pozicionit për të cilin po aplikoni. Një përshkrim i mirë këtu mund t’ju ndihmojë të tregoni sensin e iniciativës dhe përfshirjes dhe jo thjesht të qenit një student me nota te mira.

Gjuhët

Rreshtoni numrin e gjuhëve që flisni, duke përshkruar nivelin në secilën prej tyre vetëm me një fjalë. Ne ju sugjerojmë të klasifikoni dhe nivelin e bashkëbisedimit, që mund të jetë nivel i mesëm, nivel i avancuar, dhe rrjedhshëm. Përfshini në CV çertifikatat e gjuhëve dhe datat e tyre, nëqoftëse kjo është e aplikueshme për ju.

Aftësitë Kompjuterike

Përfshini gjithçka që dini, nga njohja e motorëve të kërkimit në internet, aftësitë e editimit të teksteve, programet e veçanta më të avancuara, programim etj. Nëqoftëse keni një çertifikatë apo diplomë, kjo ju jep avantazh dhe nuk duhet të mungojë në CV tuaj.

Page 65: Skripta-Shkrimi akademik

Hobet

Përfshijini nëqoftëse mbetet hapsirë në CV tuaj. Hobet tregojnë se ju bëni edhe gjëra të tjera në jetën tuaj përveç punës apo shkollës. Ndaj nuk mund të shihen përveçse me sy pozitiv.Në CV mund të përfshihen dhe nënkategori të tjera që ju mendoni se do të vininmë në pah aftësitë tuaja. Shpesh mund të haset dhe seksioni i referencave, por kjo është në varësi të kërkesave të punëdhënësit. Nëse ai nuk i kërkon referencat, nuk është e nevojshme për ti vendosur. Punëdhënësta që duan vërtet të marrin referenca për ju, do t’ju a kërkojnë vetë këtë.Mos përfshini informacione të rreme, mos u zgjasni në detaje të kota, CV duhet të jetë sa më koncize.

Këshilla të nevojshme

Cv juaj duhet të jetë shkruar me shumë kujdes dhe qartësi- shkrimi nuk duhet të jetë i ngjeshur, por jo dhe me hapësira shumë të mëdha. Përdorni shkronjat nëbold dhe italics për të theksuar titujt e pjesëve të ndryshme të CV dhe informacionimë të rëndësishëm.Mos shkruani në pjesën e përparme dhe të pasme të letër – cdo faqe e CV duhet të jetë në letër të vecantë. Është mirë të vendosni emrin tuaj në zonën “footer” në mënyrë që të shfaqet në cdo faqe të CV.

Jini koncizë – CV është një aperitiv dhe duhet të tretet sa më shpejt. Nuk duhet të vendosni aty cdo provim që keni dhënë , apo cdo aktivitet në të cilin jeni përfshirë– përfshini ata më të rëndësishmit dhe më të përshtatshmit për vendin e punës ku po aplikoni.

Jini pozitiv – theksoni pikat tuaja të forta, ato që mund t’I bëjnë përshtypje lexuesittë CV tuaj.

Jini të ndershëm – edhe pse CV ju mundëson që të mos jepni detaje mbi dështime tuaja (p.sh nota të ulëta), ajo që nuk lejohet është dhënia e informacioneve të rreme.

Nëqoftëse do ta dërgoni me postë CV tuaj, mos e palosni – futeni në një zarf A4 që të mos paloset ose zhubravitet.

Page 66: Skripta-Shkrimi akademik

SI SHKRUHET LETRA MOTIVUESE

Letra e motivimit paraqet interesin tuaj për të aplikuar një vend të ofruar ( puneose për edukim), dhe si letër duhet të jetë unike dhe e pa përsëritshme pavarësisht se mund të ndodh ju të aplikoni në një vend të njejtë për dy cështje të ndryshme.

Karakteristikat fizikeAdresaAdresa e aplikuesit dhe pranuesit me të dhënat për kontaktim janë nga karakteristikat fizike që duhet pas parasysh gjatë përpilimit të letrave të motivimit. Radhitja e tyre bëhet varësisht nga stili i përdorimit në një vend ose në një gjuhë të caktuar, mirëpo ajo që është e përbashkët është se këto të dhëna vendosen në kokë të letrës.

Titulli i letrësNë titull bënë pjesë titulli për vendin të cilin ju aplikoni. P.sh nëse ofruesi i një vendi pune ka përdorur titullin “Menaxher projektesh” atëherë ju patjetër duhet të e përdorni në titullin tuaj. Në këtë rast pëgjegja juaj, titulli i letrës së motivimit do të ishte: “Aplikimi për vendin e hapur ”Menaxher projektesh”.

PërmbajtjaBrendia e letrës suaj le të arrijë jo më shumë se 80-90 fjalë të shpërndara në tritërësi: Hyrje, Ju dhe Motivimi, dhe Perfundimi.

Hyrja e letrësHyrja e letrës duhet të fillojë me përshëndetje e cila duhet, mundësisht, të mos jetë e përgjithshme, por personale.

Hyrje e përgjithshme:Të nderuar zonja dhe zotërinjë nga kompania X,

Hyrje personale:I nderuar zotëri Mbiemri, Patjetër duhet të kërkoni person të caktuar i cili është përgjegjës për të interesuarit për vendin e caktuar, ose ju aplikoni spontanisht për një vend të caktuar atëherë kërkoni menaxhuesin e resurseve njerëzore të kompanisë (shkollës, universitetit) ose një të punësuar të cilin ju e shihni si person i mundshëm për këtë detyrë.

Page 67: Skripta-Shkrimi akademik

Qasja personale krijon kontakt personal.Hyrjes i takon edhe paragrafi i parë që mund të përmbaj një ose dy fjali, varësishtnga lloji i qasjes, vendi ose gjuha në të cilën e shkruani letrën. - Në vendet tona, ku një letër motivimi shkruhet në gjuhën shqipe, preferohet që ky paragraf të posedojë dy fjali ku një informon ofruesin se ku keni marrë informatën për vendin e lirë dhe përmes fjalisë së dytë konfirmoni interesimin tuaj për këtë vend. Shembull: Gjatë kërkimit në internet në ëëë.future-job.net gjeta se ju ofroni vend pune si “Titulli i vendit të punës ashtu siç është shkruar nga ofruesit”. Me këtëletër, unë aplikoj (shpreh interesin tim) për vendin që ju ofroni. Vini re: Nëse letrën e shkruani në gjuhë të huaj atëherë preferohet që të mos shkruhet burimi se nga keni kuptuar se ofrohet vendi i lirë i punës, përveç nëse mendoni se ajo informatë do të ndikojë tek pranuesi i aplikacionit tuaj. Kjo do të ishte psh. nëse e keni kontaktuar përmes telefonit, ose në një takim personal fillimisht dhe pastaj u ka kërkuar aplikacion, pra tanimë veç keni një lloj lidhje komunikimi dhe njëinformatë e tillë i përkujton pranuesit të aplikacionit se ju keni kontakt me të.

Ju dhe MotivimiNë këtë pjesë shkurt dhe qartë prezantoni veten tuaj, shpalosni elementin që umotivon ju që të aplikoni në vendin e caktuar të punës dhe shpalosni qëndrimin tuaj rreth rrjedhave në të ardhmen (“lavdëroheni me aftësitë tuaja”). Shembull: Ky vend pune është shumë tërheqës për mua (me qasje ndaj së ardhmes, vizion përtë ardhmen etj.) pasi që (nëse nuk keni përvojë në atë drejtim atëherë shkruanillojin e edukimit ose të njohurive të cilat i kemi për atë vend të caktuar pune) pesë vitet e kaluara kam vepruar si koordinues projektesh në një kompani për zhvillimin e projekteve financiare. Nëse pozita e caktuar kërkon aftësi të caktuara të cilatjanë bazë ose shumë të rëndësishme atëherë në një fjali i përmblidhni ato aftësi dhe njohuri që keni (pavarësisht se ato i keni të radhitura në CV). Shembull: Unë mendoj …. Unë kam bindjen se duke kombinuar njohuritë dhe përvojën që kam me mundësitë që ju ofroni në kompaninë tuaj ju do të fitoni zgjidhjen e vërtetë për hapësirë të cilën keni nevojë. (… duke kombinuar aftësitë e mia dhe stafin tuaj me synime për të ardhmen ju do të keni zgjidhjen më të përshtatshme për vendin që keni nevojë.)

Page 68: Skripta-Shkrimi akademik

Përfundimi

Dhe në fund e përmbyllni letrën duke shprehur kënaqësinë tuaj për përgjigjen që ata do të dërgonin rreth aplikimit tuaj. Shembull: Me shumë kënaqësi pres përgjigjen tuaj dhe ndjej kënaqësi për tu takuar sa më shpejtë në një intervistë nga ana juaj. Përshëndetje të sinqerta, Filan Fisteku Bashkangjitur: 1. Curriculim Vitae2. Emri i dokumentit të bashkangjitur 3. Emri i certifikatës së bashkangjitur 4. …. VINI RE: Nëse ju postoni një letër motivimi përmes mjeteve elektronike atëherë titulli i postës duhet të jetë njëjtë sikur titulli i letrës së motivimit dhe përmbajtja po ajo përmbajtje që nënkupton atë se ajo letër është letër motivimi dhe titujt e dokumenteve duhen të jenë të njëjtë sikur tek bashkëngjitja. Si dhe preferohet që letra e motivimit të bashkëngjitet dhe në formë dokumenti (pra PDF).

Page 69: Skripta-Shkrimi akademik

SI SHKRUHET NJË LETËR

Rregullat kryesore të cilave duhet t`u përmbahemi kur shkruajmë letër1. Të shmangim gabimet gjuhësore –gabimet e rënda gramatikore dhe aq më tepër drejtshkrimore.2 .Të shmangim korrigjimet, qoftë edhe duke e rishikuar letrën-përfytyrimi qëfitohet nga një letër me korrigjime është ajo e një subjekti plot me dyshime ,i pavendosur dhe i papjekur ,qoftë edhe pse me shkollë.3. Të shkruhet në mënyrë të lexueshme ose,në mos tjetër lehtësisht të deshifrueshme –të shkruash në mënyrë të lexueshme është shenjë e edukatës së mirë ,por edhe dëshmi e respektit dhe e konsideratës ndaj atij që i drejtohet letra4. Të kontrollohet të shkruarit me të madhe dhe me të vogël –për të theksuar edhe më shumë nderimin ndaj personalitetit që i drejtohemi ,përveç të drejtuarit në vetën e dytë shumës ,në të shkruar mund të zbatohet edhe ‘’respekti drejtshkrimor‘’, duke e shkruar me të madhe përemrin vetor Ju dhe përemrat pronor (Tuaj ,Suaj ).5. Kujdes në fund të letrës,firma të jetë e lexueshme, shkruhet vetëm emri nëse i drejtohet mikut dhe emri dhe mbiemri nëse i drejtohet një personi të cilit i drejtohemi me ju.6. Kujdes edhe me passhkrimin (shkurt P. S.)- vihet pas firmës në anën e majtë të fletës. Ideale do të ishte të mënjanohet por nëse është vërtet e domosdoshme ,le të jetë ajo shtesë e jo një letër tjetër në fund të letrës.7. Të shmangemi. teprimit me karakter stilistik –nuk duhet përdorur fraza të sofistikuara e citime të autorëve të ndryshëm vetëm për të treguar kulturë. Një gjë e tillë tingëllon si për të shitur mend.8. Data,titullimi,trungu ,mbyllja –data duhet vënë mbi anën e sipërme të letrës,djathtas e paraprirë nga emri i qytetit ose i krahinës ku do të dërgohet ;.fillimi iletrës duhet i gjithi nga e majta ,përshëndetja mbyllëse duhet të jetë në përputhje me frymën e krejt letrës dhe me fillimin.

Page 70: Skripta-Shkrimi akademik

SI MBAHET NJË PROCESVERBAL

Procesverbali ose protokolli i mbledhjeve është një nga format më të përdorshme të shkrimtarisë zyrtare dhe profesionale. Hartimi i procesverbaleve varet edhe nga karakteri i mbledhjes përkatëse.Shembull i procesverbalitEmri i organizatës ----------------------------------------------------- PROCESVERBALI nr.------Për mbledhjen e mbajtur në ------------------ më datë ---------------------. me fillim në orën ------------------------Numri i anëtarëve----------------------------------------------Ata që mungojnë me arsye (emri dhe mbiemri)--------------------------------------- Ata që mungojnë pa arsye (emri dhe mbiemri)----------------------------------- Prezantuesit e tjerë (emri dhe funksioni)---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Udhëheqësi i mbledhjes---------------------------------------------------------------------- Mbajtësi i procesverbalit----------------------------------------------------------------------------------Rendi i ditës:1. Analizë e përfundimeve dhe vendimeve të mbledhjes së kaluar2. ---------------------------------------------------------------------------------------3. ---------------------------------------------------------------------------------------- Rrjedha e diskutimit të pjesëmarrësvea) Miratimi i formulimeve të përfundimeve dhe vendimeve të mbledhjes së kaluar b) Pasqyrë e përfundimeve dhe vendimeve të marra të mbledhjes së kaluar, përfundime dhe vendimetë parealizuara dhe bartësit e tyre.Udhëheqës------------------------------------------------Në diskutim morën pjesë----------------------------------------------Qëndrime--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Vërejtje dhe propozime------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Përfundime dhe propozime-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Bartës dhe afate--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Mbledhja përfundoi në orën --------------------------------------- Në vitin ------------------------------------------.Mbajtësi i procesverbalitProcesverbalin e verifikoi Kryetari------------------ ----------------------------------- ------------------

Page 71: Skripta-Shkrimi akademik

------------------ ----------------------------------- ------------------