Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i...

254
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË DREJTIMI I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE _____________________________________________________________________ Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në vitet 1990 Disertacion Në kërkim të gradës “Doktor i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare” Kandidati Udhëheqës shkencor Arshela ARAPI Prof. Dr. Valentina DUKA Tiranë, 2017

Transcript of Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i...

Page 1: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

DREJTIMI I

MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

_____________________________________________________________________

Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet

1945 deri në vitet 1990

Disertacion

Në kërkim të gradës “Doktor i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare”

Kandidati Udhëheqës shkencor

Arshela ARAPI Prof. Dr. Valentina DUKA

Tiranë, 2017

Page 2: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

ii

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

DREJTIMI I

MARRËDHENIEVE NDERKOMBETARE

_____________________________________________________________________

Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet

1945 deri në vitet 1990

Disertacion

Në kërkim të gradës “Doktor i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare”

Kandidati Udhëheqës shkencor

Arshela ARAPI Prof. Dr. Valentina DUKA

Mbrohet më datë ___.___.2017

1.___________________________________________(Kryetar)

2.___________________________________________(Anëtar-oponent)

3.___________________________________________(Anëtar-oponent)

4.___________________________________________(Anëtar)

5.___________________________________________(Anëtar)

Tiranë, 2017

Page 3: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

iii

PASQYRA E LËNDËS

PARATHËNIE ........................................................................................................................... VII

HYRJE ......................................................................................................................................... 20

I.1. GJEOPOLITIKA DHE ROLI I FRANCËS NË BALLKAN. ......................................... 35

I.1.2. CËNIMI I REGJIMIT TË KOMBIT TË FAVORIZUAR ................................................................. 40

I.2.ÇËSHTJA E NJOHJES SË QEVERISË SË E. HOXHËS NGA QEVERIA

FRANCEZE................................................................................................................................. 41

I.2.1 PËRPJEKJE PËR RIPERTËRITJEN E LIDHJEVE FRANKO-SHQIPTARE. ...................................... 41

I.2.2. MISIONI USHTARAK FRANCEZ NË SHQIPËRI DHE VEPRIMTARIA E TIJ. ................................ 43

I.2.3. RËNDËSIA E PRANISË FRANCEZE NË SHQIPËRI ................................................................... 44

I.3. VËSHTIRËSI NË KRYERJEN E SHËRBIMIT DIPLOMATIK FRANCEZ NË

SHQIPËRI. .................................................................................................................................. 55

I.4. DIPLOMACIA FRANCEZE – BURIM INFORMACIONI PËR REGJIMIN

KOMUNIST NË SHQIPËRI ..................................................................................................... 62

II.1 MARRËDHËNIET E PALËS SHQIPTARE ME LEGATËN ........................................ 65

II.1.1 KUSHTET E JETESËS NË TIRANË ........................................................................................ 65

II.1.2 RAPORTET ZYRTARE ME QEVERINË DHE ADMINISTRATËN SHQIPTARE .............................. 69

II. 1.3 ÇËSHTJA E MBYLLJES SË LEGATËS SË FRANCËS NË SHQIPËRI. .......................................... 71

II. 1.4 INTERESIMI I DIPLOMACISË PERËNDIMORE PËR FUNKSIONIMIN E LEGATËS ...................... 72

II. 2. SHQIPËRIA DHE EVOLUCIONI I SITUATËS NDËRKOMBËTARE NË JUG – LINDJE TË EUROPËS 78

II.2.1 SHQIPËRIA DHE BLLOKU LINDOR ...................................................................................... 82

II.2.2 SHQIPËRIA, OBJEKT RIVALITETI MIDIS SHTETEVE FQINJË. ................................................. 82

II.2.3 FUQITË E MËDHA PERËNDIMORE DHE SHQIPËRIA .............................................................. 84

II.2.4 SITUATA E SHQIPËRISË DHE DHE BRISHTËSIA E MARRËDHËNEVE DIPLOMATIKE FRANKO-

SHQIPTARE ................................................................................................................................. 85

II.3 OPINION MBI FRANCËN NGA PËRFAQËSUESIT E VENDEVE TË BLLOKUT LINDOR .................. 87

II.3.1 SITUATA E SHQIPËRISË DHE MARRËDHËNIET FRANKO-SHQIPTARE. ................................... 90

II.3.2 QËNDRIMI I FRANCËS NDAJ PROBLEMIT SHQIPTAR ............................................................ 94

II.3.3 PIKËPAMJET E PALËS FRANCEZE MBI PRANIMIN E SHQIPËRISË NË OKB ............................ 96

Page 4: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

iv

III.1. INTERESIMI I PALËS FRANCEZE PËR MALLRAT SHQIPTARE ...................... 97

III.1.1. PËRPJEKJE PËR RIPËRTËRITJEN E LIDHJEVE TË VJETRA EKONOMIKE. ............................... 97

III.1.2. NISMA PËR INSTITUCIONALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE TREGTARE. ................................ 98

III. 1.3. OFERTAT E QEVERISE FRANCEZE PËR ZGJERIMIN E SHKËMBIMEVE

TREGTARE. ............................................................................................................................... 99

III.2 KËNDVËSHTRIMI I PALËS FRANCEZE MBI INTERESAT EKONOMIKE NË

SHQIPËRI ................................................................................................................................. 102

III.2.1. INTERESAT E SHOQËRISË FRANCEZE TË INDUSTRISË DHE TREGTISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI

................................................................................................................................................. 102

III.2.2. MINIERAT DHE NAFTA SHQIPTARE ................................................................................ 105

III.2.3 NDIHMA HUMANITARE PËR SHQIPËRINË ........................................................................ 107

III.2.4 MBROJTJA E INTERESAVE FRANCEZE NË SHQIPËRI ....................................................... 109

III.2.5 KAPACITETI PRODHUES I PASURIVE MINERALE TË SHQIPËRISË ...................................... 111

III.2.6. MARRËVESHJA TREGTARE E GUSHTIT 1956 DHE RËNDËSIA E SAJ .................................. 114

III.3 RUAJTJA E VËLLIMIT TË SHKËMBIMEVE TREGTARE MIDIS DY

QEVERIVE NË VITET ’60. .................................................................................................... 115

III.3.1 INSTITUCIONALIZIMI I MARRËVESHJEVE TREGTARE VJETORE. ....................................... 115

III.3.2 TRAKTATI I TREGTISË DHE I LUNDRIMIT. ...................................................................... 117

III.3.4 KALIMI NË MARRËVESHJE TREGTARE AFATGJATA (TREVJEÇARE) .................................. 120

IV.1 INTENSIFIKIMI I MARRËDHËNIEVE KULTURORE DHE SHKENCORE ....... 122

IV.1.1 VLERËSIMI I FRANCEZËVE PËR LICEUN E KORÇËS ......................................................... 123

IV.1.2 MARRËVESHJE ARKEOLOGJIKE FRANKO – SHQIPTARE ................................................. 129

IV.1.3 PRANIA E SHTYPIT LETRAR FRANCEZ NË SHQIPËRI. ....................................................... 133

IV.2. PËRPJEKJE PËR KRIJIMIN E SHOQATAVE STUDENTORE. .................................................... 134

IV.3 SHOQATA E MIQËSISË “FRANCË- SHQIPËRI”. ................................................. 135

IV.3.1. POLITIZIMI I VEPRIMTARIVE KULTURORE TË SHOQATËS. .............................................. 137

IV.3.2 PROMOVIMI I ARRITJEVE TË SHQIPËRISË NËPËRMJET SHOQATËS. .................................. 138

IV.4. SHTYPI PERIODIK SI MJET KRYESOR I PROPAGANDËS KOMUNISTE. .... 140

IV.4.1. PROPOZIME PËR ZHVILLIMIN E MËTEJSHËM TË MARRËDHËNIEVE KULTURORE. ............ 142

Page 5: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

v

IV.5. INTENSIFIKIMI I MARDHËNIEVE KULTURORE. PËRPJEKJE PËR

SHKËMBIME TURISTIKE. ................................................................................................... 144

IV.6. REAGIME TË SHTYPIT FRANCEZ PËR ZHVILLIMET NË SHQIPËRI. .......... 147

IV.7 MARRËDHËNIET KULTURORE NË VITET 1986 -1990 ......................................................... 150

V.1. NIVELI I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-FRANCEZE NË FUND TË VITEVE

‘70 ............................................................................................................................................... 153

V.1.1. KALENDARI I VEPRIMTARIVE KULTURORE NË FILLIM TË VITEVE ‘80.............................. 156

V.1.2. ROLI I FRANCËS NË FORMIMIN HISTORIK TË ELITËS SHQIPTARE. .................................... 158

V.1.3. RRËFIMI I MJEKUT FRANCEZ .......................................................................................... 163

V.2. KËNDVËSHTRIME TË DIPLOMATËVE SHQIPTARË MBI SITUATËN

POLITIKE TË FRANCËS. ..................................................................................................... 164

V.2.1. ÇËSHTJE NË DISKUTIM NË MARRËDHËNIET MIDIS VENDEVE. .......................................... 166

V.2.2. NJË FRANCË QË ZOTËRON TË ARDHMEN E VET. ............................................................. 168

V.3. RELACIONE TË DIPLOMACISË SHQIPTARE PËR FRANCËN. ......................... 169

V.3.1. ÇËSHTJA E FILMIT, GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR. ................................................ 170

V.4. MARRËDHËNIET TREGTARE DHE SISTEMI BANKAR NË VITET ’80. ........... 172

V.5.FTOHJA E MARRËDHËNIEVE SHTETËRORE. ....................................................... 173

V.6. NË MBËSHTETJE TË INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË. ................... 174

V.6.1. KRIZA E AMBASADAVE DHE QËNDRIMI I QEVERISË FRANCEZE. ...................................... 174

V.6.2. IKJA E KADARESË.. ........................................................................................................ 175

V.7 MARRËDHËNIET POLITIKE NË RRAFSHIN BILATERAL 1990 -1995. .............. 179

PËRFUNDIME ......................................................................................................................... 188

Page 6: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

vi

ANEKS ....................................................................................................................................... 199

PËRFAQËSIA SHQIPTARE DHE VEPRIMTARIA E SAJ -NË KËRKIM TË FIRMAVE FRANCEZE TREGTARE.

................................................................................................................................................. 199

SIPËRMARRJE TREGËTARE FRANCEZE QË OPERONIN NË TREGUN SHQIPTAR. ............................. 200

MALLRAT KRYESORË TË EKSPORTEVE MIDIS DY VENDEVE. ...................................................... 207

PËRPJEKJE PËR ZGJERIMIN E RRJETIT TË TREGTISË MIDI DY VENDEVE, NË VITET ‘70 ................. 208

PJESËMARRJA E SHQIPERISE NË EKSPOZITAT NDËRKOMBËTARE .............................................. 209

FILLIMI I BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E ARSIMIT. ..................................................................... 211

LIBRARIA UNIVERSITARE NË PARIS. (LIBRAIRIE DU GLOBE). ................................................... 213

AKTIVITETET E PARA TË SHOQATËS “FRANCË- SHQIPËRI”. ...................................................... 215

ZGJERIMI I VEPRIMTARIVE KULTURORE TË SHOQATËS. ............................................................. 216

RELACIONE TË LEGATËS MBI MARRËDHËNIET KULTURORE DYPALËSHE ................................... 217

SPECIALIZIME DHE BURSA PËR STUDENTËT SHQIPTARË. ........................................................... 224

MBI DISA ÇËSHTJE TË SHKËMBIMEVE KULTURORE ME FRANCËN .............................................. 228

SHOQËRIA KOMISIONARJA. ...................................................................................................... 231

DISA DIPLOMATË SHQIPTARË TË AKREDITUAR NË FRANCË ....................................................... 234

BURIMET DHE BIBLIOGRAFIA ......................................................................................... 245

Page 7: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

vii

PARATHËNIE

Në kuadrin e vlerësimit historik kompleks të politikës diplomatike të shtetit Shqiptar, një

rëndësi të veçantë kanë marrëdhëniet me vendet e kontinentit Evropian në përgjithësi, dhe ato të

pjesës Perëndimore në veçanti.

Janë krijuar të gjitha kushtet për një vlerësim real dhe njëherësh kritik, të të gjithë

diplomacisë së Shtetit Shqiptar, në kushtet e diktaturës. Koha e maturimit të dokumentacionit

arkivor është një mundësi e madhe që lehtëson studimin kompleks të diplomacisë së Shtetit

Shqiptar. Nga ana tjetër, mundësitë konkrete që lidhen me hapjen e shpejtë të vendit, lehtësitë që

ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në

dispozicion të secilit prej nesh për studime, analiza, ballafaqime, vlerësime, rivlerësime të cilat

do t’i shërbejnë historisë në përgjithësi, si dhe asaj të diplomacisë në veçanti.

Në këtë kuadër, një nga vendet me potenciale në politikën perëndimore dhe atë botërore

dhe me interes shumë të veçantë për shtetin shqiptar janë marrëdhëniet me Francën.

Lidhjet e ngushta personale me shtetin Francez, si dhe mundësitë konkrete që m’u krijuan

nëpërmjet punësimit në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Paris, ishin faktorë të

rëndësishëm që bënë të mundur ndërmarrjen e këtij studimi me optikë të gjerë dhe komplekse.

Ky punim ka si synim të japë një pasqyrë më të plotë të marrëdhënieve diplomatike

dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj Franceze për periudhën 1945-1998. Objektivi

kryesor i këtij studimi është që të evidentojë bashkëveprimet diplomatike dypalëshe midis

Shqipërisë dhe Frances gjatë periudhës së regjimit komunist. Por ai ben objekt edhe vitet e para

të ndryshimeve demokratike, parë kjo në këndvështrimin e rolit specifik që luajti diplomacia

framceze në krizën dhe përmbysjen e tij.

Studimi i paraqitur është me natyrë gjithpërfshirëse. Ai trajton marrëdhëniet shqiptaro-

franceze si në fushat; politike, institucionale dhe ekonomike, ashtu dhe në atë të edukimit dhe

kulturës, arsimit, përfshirë edhe atë ushtarake, etj. Një gjë e tillë është mundësuar nga vjelja e

një materiali burimor arkivor. Krysore janë materialet nga Arkivat e MPJ të Shqipërisë dhe i

MPJ të shtetit Francez.

Këto dy insitucione më ofruan një material të pasur, i cili siguronte evidentimin e fakteve

të rëndësishme për analiza dhe interpretime historike në fushën politike, ekonomike, kulturore,

ushtarake, si dhe atë të të drejtave të njeriut etj.

Krahasimi i dy burimeve arshivore përbën një kontribut shumë të vlefshëm në favor të

cilësisë së punimit, duke përfaqësuar njëherësh edhe dy këndvështrime të vlerësimit të realiteteve

diplomatike bilateral, madje kjo përbën një pikë kruciale shumë të rëndësishme, që orienton

boshtin interpretues të fakteve nga një pozicion adekuat dhe realist. Është pikërisht ky pozicion

që paraqet interes, duke mënjanuar kështu çdo mundësi subjektivizmi, lidhur me reminishencat e

tabuve të diktaturës, me pasoja të rënda në politikën e jashtme.

Duke bashkërenditur faktet dhe gjykimet e njëjta të të dy palëve, si dhe duke bërë

oponencën e veprimeve të palës franceze në fushat e rëndësishme të shkëmbimeve bilaterale,

referuar qëndrimeve “parimore”, shpesh herë të ashpra të palës shqiptare, u mundësua ndërtimi

Page 8: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

viii

apo formati i këtij punimi. Materialet arkivore të MPJ Franceze, në fakt shërbyen në shumë

drejtime; së pari ato janë referenca të një rëndësie të veçantë në raport me të vërtetën historike,

me eksperiencën diplomatike shekullore, me kontributet në politik-bërjen në rrafshin botëror, me

zemërgjerësinë dhe indulgjencën e një kombi të madh që dhuron në vazhdimësi mbështetje dhe

kulturë etatiste në qeverisjen e një vendi, qoftë ky edhe shumë i vogël.

Studimi është retrospektiv. Ai bazohet tërësisht në materiale arkivore të dy institucioneve

diplomatike dhe konkretisht të MPJ të Republikës së Shqipërisë dhe të MPJ të Republikës së

Francës. Pas aplikimit për shfrytëzimin e dokumenteve që kanë përmbushur kohën e maturimit,

me aprovimin e të dy ministrave të jashtëm mu mundësua leja për të punuar. Materiali përbëhet

nga: -Dosje të arkivës së MPJ së Shqipërisë për marrëdhëniet dypalëshe mes Republikës së

Shqipërisë dhe Francës nga vitet 1945 deri në vitet 1988.-Dosje të arkivit të MPJ Franceze

gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe mes Francës dhe Republikës së Shqipërisë në vitet 1945

deri në 1998. Në arkivin Shqiptar u gjetën të vlefshme rreth 2000 dokumente dhe rreth 4000

faqe, nga këto rezultuan interes besueshmërie dhe studimi rreth 1000 faqe.

Ndërsa nga pala Franceze dokumentacioni rezulton më i bollshëm; ai përmban më shumë

situata, komente dhe interpretime. Janë shfrytëzuar rreth 20 000 faqe, ose (mungon numri i

dokumenteve). Nga këto u përzgjodhën rreth 4000 faqe me të dhëna të rëndësishme studimore.

Dosjet e përdorura janë klasifikuar me të drejtën e referencës studimore.

Bazuar në metodikën studimore të përzgjedhur, fillimisht dosjet e grumbulluara për

marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Francës për periudhat e mësipërme, u ndanë në

periudha pesë vjeçare. Pas studimit të vëmendshëm, në bazë të fakteve konkrete me vlerë

studimore të mirëfilltë, këto dosje u klasifikuan sipas prioriteteve bashkëpunuese: Dosje ku

evidentoheshin ngjarje apo fakte në rrafshin e bashkëpunimit politik; Bashkëpunimi i mirëfillte

politiko-institucional; Kriteret e lidhjes së akordeve, marrëveshjeve bilaterale; Dinamika e

negociatave për realizimin e tyre.

Ndërkohë janë evidentuar kufizimet e praktikave të shtetit diktatorial që vështirësonte

konkretizimin e marrëveshjeve dypalëshe. Me shmë vëmëndje janë parë sidomos ato

të fushës së kulturës dhe të edukimit; këtu është fjala kryesisht për veprimtaritë e studimeve të

mirëfillta universitare, kualifikimeve profesionale, post-universitare, të bashkëpunimit ekonomik,

të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sidomos në fushën e mbrojtjes së drejtave të njeriut,

etj.

Informatizimi shkallë pas shkalle i të gjitha të dhënave të grumbulluara sipas klasifikimit

të mësipërm realizoi databasën e nevojshme, që bën të mundur apo të qartë, të gjithë dinamikën

e këtyre marrëdhënieve, si dhe nxjerr në pah oshilacionet e politikës së shtetit Shqiptar të shtrira

në kohë, ku prioritetet ndryshonin radhën.

Me rëndësi të madhe për cilësinë shkencore të punimit kanë qënë edhe burimet

bibliografike vendase dhe të huaja. Për shkak të vendit dhe rolit si një lider në politikën

ndërkombëtare pas Luftës II Botërore, marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën kanë tërhequr

vëmëndjen e shunë historianëvë, politologëve etj. Misdis tyre dua të veçoj, A. Puto, K.Krisafi,.....

Page 9: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

ix

Po ashtu janë shfrytëzuar në intërës të punimit të dhëna edhe nga zhanre të tjera burimore, si

shtypi dhe media, kujtime të diplomatëve e politikanëve të kohës, konferenca shkencore, etj.

Retrospektiva, gjakftohtësia në gjykimin dhe interpretimin racional, metodika studimore

e përzgjedhur, përbëjnë një triade ku funksioni në përpunimin e të dhënave të marra në

konsideratë, përbëjnë elementet kryesore të studimit.

Studimi ka si synim kryesor të bëjë një vlerësim real të marrëdhënieve diplomatike

dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj Franceze për periudhën 1945-1998. Në fokus

të tij është ecuria dhe dinamaika e tyre në periudha të ndryshme të diktuarës edhe nga

demagogjia filozofike e palës Shqiptare. Punimi hedh dritë mbi prioritetet e bashkëpunimit

shqptaro-francez dukë bërë edhe një vlerësim kritik të hiastorisë diplomatike të dy venedeve.

Aplikimi i një metodike unike, integrale në raport me performancën arshivore të dy

vendeve, si dhe mundësia e madhe e krahasimit të të dy praktikave, ku njëra funksiononte në

kufijtë e një diktature nga më fanatiket dhe tjetra në krye të diplomacisë botërore me kontribute

në ndërtimin e institucioneve më demokratike evropiane që monitorojnë demokratizimin e

vendeve të kontinentit në fjalë, ishte një mundësi që u shfrytëzua me shumë përkushtim dhe

përgjegjësi.

Studimi është ndertuar sipas një skeme të përbërë nga ...... parathënia, hyrja, .... krerë

dhe përfundimet.

Punimi është strukturuar në pesë krerë ku kombinohet në gjithë shtrirjen e tij, kriteri kronologjik

me atë tematik. Në të gjithë krerët ndiqet rrjedha kronologjike, ndërsa sythet brenda çdo

kapitulli, janë përcaktuar duke u mbështetur kryesisht në kriterin tematik e problemor.

Krerët paraprihen nga Hyrja në të cilën jane pasqyrohet periudha perpara vitit 1922, viti ne te

cilin janë vendosur marrëdhëniet diplomatike midis Shtetit Shqiptar dhe Shtetit Francez, por

para se të shikojmë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, e për të qenë më të orientuar, është edhte

paraqitur zhvillimit i ngjarjeve para kësaj date, për të parë qëndrimin e Francës kundrejt

problemeve shqiptare. Kështu është më e lehtë të kuptohen lidhjet dhe marrëveshjet, si dhe

marrëdhëniet diplomatike deri në Luftën e Dytë Botërore.

KREU I Diplomacia franceze dhe regjimi komunist në shqipëri. Dyshime e rezerva në

marrëdhëniet politike midis dy vendeve - i trajton marrëdhëniet mes dy vendeve nga

këndëveshtrimi më i gjerë i gjeopolitikës dhe rolit të francës në ballkan duke vijuar me

cënimin e regjimit të kombit të favorizuar ne tregeti, çështjen e njohjes së qeverisë së E. Hoxhës

nga qeveria franceze, përpjekjet për ripertëritjen e lidhjeve franko-shqiptare, misionin ushtarak

francez në shqipëri dhe veprimtaria e tij dhe rëndësinë e pranisë franceze në Shqipëri. Interesat

më të dukshme të Francës në Shqipëri ishin ato të fushës kulturore, si prezenca e gjuhës franceze

në vendin tonë. Kjo ishte më e nevojshme për kohën pasi në vendet e Evropës Perëndimore dhe

në vendet mesdhetare, gjuha franceze vinte pas anglishtes edhe atje ku ajo kishte pasur rolin

dominues në të kaluarën, dhe kur në vendet e Evropës Lindore frëngjishtja vinte jo vetëm pas

rusishtes, por edhe pas anglishtes.

Page 10: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

x

Interesi tjetër i Francës ishte ai politik. Sikurse u përmend më lart, për arsye të vendit që kërkon

të zërë në botë si fuqi e madhe, për arsye që në zonat e influencës së saj të mos futeshin fuqi të

tjera, për të influencuar në rritjen e forcave centrifugale me vendet e Bllokut Sovjetik, Franca

kishte vënë si parim të politikës së saj të jashtme, politikën e pavarësisë kombëtare.

Qeveria franceze nuk kishte menduar të bënte një njohje të njëanshme të qeverisë Hoxha, por në

parim ajo nuk ishte kundër kësaj njohjeje. Inisiativa e marrë në shtator të 1945 nga ana e

amerikaneve dhe anglezeve në lidhje me njohjen e qeverisë shqiptare do ta shtynte Parisin të

vendoste me Tiranën marrëdhënie diplomatike normale. Roli i Francës ka mundësi të jetë

konceptuar nga qeveritarët shqiptarë si një mjet për të dobësuar trysninë politike të fqinjëve dhe

fuqive të mëdha që qëndronin pas tyre. Në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, Franca duhej të

mbante parasysh rivalitetin politik të fuqive në Ballkan. Rezultati i marrëdhënieve midis Francës

dhe Shqipërisë në vitin 1948 ishte niveli i tyre tepër i papërfillshëm, sidomos në aspektin

ekonomik, gjë që ndikoi jo vetëm në vështirësimin e proçesit të rimëkëmbjes së vendit, por edhe

në forcimin e izolimit diplomatik të Shqipërisë.

Marrëdheniet dypalëshe mes dy vendeve ishin prezantuar në nivel Legate por pala franceze

heksohej qe përfaqësuesit francezë në Tiranë trajtoheshin vecanërisht keq nga autoritetet

vendase: nuk ishin të ftuar në ceremonitë zyrtare, ishin pre e provokimeve policore etj.

Raportet zyrtare me qeverinë dhe administratën shqiptare ishin thuajse inekzistente. Që prej

fundit të 1950 Përfaqësuesi i Legatës kishte patur rastin shumë rrallë të pritej nga ZV/ministri i

jashtëm shqiptar. Kontaktet e Legatës me popullësinë lokale ishin zero, Legata ndihej totalisht e

izoluar, autoritetet nuk e lejonin të punesonte një përkthyes etj.

Në këto kushte Legata nuk arrinte të siguronte mbrojtjen e shtetasve francezë në territorin

shqiptar si dhe të interesave të tyre.

KREU II Evolucioni dhe luhatjet e marrëdhënive diplomatike - trajton marrëdhëniet e palës

shqiptare me legatën, kushtet kushtet e jetesës se personelit te legatës në tiranë, raportet zyrtare

me qeverinë dhe administratën shqiptare si dhe çështjen e mbylljes së legatës së Francës në

Shqipëri.

Në mënyrë të përsëritur, legata ka raportuar vështirësitë materiale dhe morale me të cilat ata

përballeshin çdo ditë në Tiranë. Së pari i gjithë personeli i kësaj Legate gjendej i vendosur nën

një mbikqyrje policore e cila nuk largohej as ditën as natën.

Në kushte të tilla ishin praktikisht të shkëputur nga çdo kontakt me banorët e Tiranës dhe të

privuar nga çdo burim informacioni

Të gjitha marrëdhëniet të rangut tregtar, që prej shumë kohësh, jane ndërprerë midis Francës

dhe Shqipërisë.

Prezenca e misionit diplomatik në Shqipëri është pra e humbur, nga këndvështrimi francez, pjesa

më e madhe e qëllimit të saj përveç, megjithatë, përsa i përket kërkimit të informacioneve mbi

situatën politike lokale.

Një situatë e tillë për të ardhur keq ngrinte pyetjen e mbylljen e Legatës franceze.

Page 11: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xi

Kjo masë do të kishte pikërisht avantazhin që do të çojë në heqjen e Legatës së Shqipërisë në

Paris. Kjo e fundit, si të gjitha misionet e vendeve të demokracisë popullore, shërben si

instrument spiunazhi politik në mjediset e emigrantëve. Pala franceze mendonte në fakt se duhet

t’i atribuohet aktivitetit të tij arrestimi i një numri të caktuar agjentësh të futur kohët e fundit në

Shqipëri .

Megjithatë mbyllja e Legatës franceze do të ngrinte një sërë problemesh.

Përsa i përket Legatës Shqiptare në Paris, është e rëndësishme të lidhet fati i saj me të Legatës

në Tiranë; do të ishte e pakujdesshme të njoftohej mbyllja e postitn në Tiranë pa kërkuar në të

njëjtën kohë mbylljen e postit shqiptar në Paris.

Per me teper, te gjendur perballe kesaj situate pala franceze pohonte qe “ne nuk kemi më në

Shqipëri interesa franceze për të mbrojtur, me përjashtim të varrezave franceze në Korçë, në të

cilat na është ndaluar hyrja, as për të mrojtur bashkëatdhetarët; a kemi ne arsye madhore për të

vazhduar të vuajmë ofendimet që Qeveria shqiptare nuk pushon të na i shkaktojë më vetëdije ?

Shqipëria, megjithëse ishte më e vogla demokraci popullore ngre në planin e marrëdhënieve

ndërkombëtare një problem kompleks. Izolimi i saj nga sfera sovjetike, paperqëndrueshmëria

relative e regjimit të brendshëm, dobësia e forcave të armatosura e bëjnë atë një prej pikave më

të ndjeshme të bllokut lindor. Statusi aktual i Shqipërisë mund të jetë vënë në pikëpyetje, qoftë

nga zhvillimi i sistemit të brendshëm, qoftë nga një ndërhyrje e jashtme.

Megjithatë një transformim radikal i situatës paraqet risk të provokojë përndjekje përtej këtij

vendi. Mund, në fakt, të ndikojë në mënyrë pak a shumë të ndjeshme marrëdhëniet midis

Perëndimit dhe Lindjes. Do të rigjallëronte gjithsesi rivalitetet mes shteteve fqinjë të Shqipërisë.

Për këto arsye fuqitë e mëdha perëndimore kanë ruajtur deri këtu një qëndrim të rezervuar.

Qeveria franceze kishte ruajtur deri deri ne atë moment një qëndrim konform angazhimeve të

saj. Por kishte afirmuar në të njëjtën kohë interesin e saj për ruajtjen e pavarësisë dhe

integritetit shqiptar. Ky pozicion ka, në fakt, avantazhin e rezervimit të qëndrimit Italian në

rastin e një ndërhyrjeje të çfaredoshme nga Jugosllavia ose Greqia.

Shqipëria kishte aplikuar për anëtaresim në Kombet e Bashkuara por si vend komunist ishin të

pakta mundësitë për tu pranuar

Në këto kushte qeveria vendosi që Franca të mos marrë përgjegjësinë e pengesës, dhe një herë

më shumë, dhe per hyrjen në Kombet e Bashkuara të vendit pranimi i të cilit është i

dëshirueshëm.

Për këtë qëllim, Franca nuk do të votojë kundër Shqipërisë meqënëse vota e saj negative, në

pajtim me nenin 27 të kartës, vlen veto.

Ajo do të abstenonte vetëm në rastin kur ky abstenim, duke iu shtuar dhe abstenimeve të tjera ose

votave negative të anëtarëve jopermanente, do të pengonte Shqipërinë të marrë 7 votat e

nevojshme dhe do të bënte të largohej. Vetëm në këtë hipotezë, e për të mos sjellë dështimin e të

gjithëve, përfaqësuesi i Francës do të votonte për aderim.

Page 12: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xii

Deri në fund të viteve 1950 marrëdhëniet franko-shqiptare ishin zhveshur pothuajse nga çdo

përmbajtje: interesat ekonomike franceze, veçanërisht pjesëmarrjet tona në shfrytëzimet e naftës,

u shtetëzuan që prej 24 Majit 1944. Marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve u ndërprenë

praktikisht prej kësaj date.

Franca ishte privuar më në fund nga çdo lloj mundësie veprimi kulturor në Shqipëri, Kolegji

Francez i Korçës – ku Presidenti i Këshillit Zoti Enver Hoxha kishte qënë nxënës – u mbyll nga

lufta e fundit; misioni jonë arkeologjik pa kompensim nga autoritetet lokale; gjuha jonë nuk mori

asnjë shpërndarje në Shqipëri.

KREU III Ecuria e marrëdhenieve ekonomike e tregëtare shqiptare-franceze - përshkruan

interesimin e palës franceze për mallrat shqiptare, përpjekjet për ripërtëritjen e lidhjeve të vjetra

ekonomike, nismat për institucionalizimin e marrdhënieve tregëtare, ofertat e qeverise franceze

per zgjerimin e shkëmbimeve tregëtare. Gjithashtu interesant eshtë edhe këndvështrimi i palës

franceze mbi interesat ekonomike në shqipëri të shprehura nga shoqëria franceze të industrisë

dhe tregtisë së naftës. Pala franceze ishte veçanërisht e interesua per minierat dhe naftën

shqiptare.

Në funksion të interesave të ndërsjella, qeveria franceze e konsideronte të rëndësishme

marrjen e disa masave urgjente që në shumë drejtime i shërbenin interesave të saj. Në përputhje

me këto interesa qarqet drejtuese franceze i përpoqën të nxisin më tej zhvillimin e marrëdhënieve

dypalëshe franco-shqiptare në fusha të veçanta.

Qeveria shqiptare i ngriti qeverisë shqiptare një sërë çeshtjesh me karakter ekonomik, tregtar,

kulturor dhe arsimor. – Duhet theksuar se Legata franceze në Tiranë që nga koha e hapjes së saj

pas çlirimit 1946 dhe deri nga viti 1953-1954 kishte bërë propozime për lidhje marrëveshjesh

ekonomike me vendin tonë. Në vitin 1954 gjatë bisedimeve në konferencën e ekspertëve tregtarë

midis Lindjes e Perëndimit që u zhvillua në Gjenevë, delegacioni francez propozoi lidhjen e

marrëveshjeve tregtare me kusht që Shqipëria të njihte validitetin e koncesionit të vajgurit

“Sindicat Franko-Albanais” dhe të paguante për disa produkte kimiko-farmaceutike të blera në

Francë që para luftës .

Në maj të vitit 1954 ministri francez kërkonte listën e mallrave që mund të eksportonte Shqipëria

në Francë e cila iu dorezua atij. RP e Shqipërisë ishte dakord për shkëmbime tregtare me

Francën pa kushtet e mësipërme, pa kushtet paraprake dhe në bazë të përfitimit reciprok.

Marrëveshja tregtare me Francën nuk do të kishte vetëm interes ekonomik por edhe politik, të

forcimit të pozitave ndërkombëtare të Shqiperise. Me insisistimin e palës francezë, më 7

gusht1956 u lidh një marrëveshje tregtare mes Shqipërisë dhe Francës ku Qeveria Franceze

lejoi shkëmbimin e mallrave ndërmjet dy vendeve, si mënyrë kompensimi ndaj firmave franceze

që kërkonin të bënin shkëmbime me vendin tonë . U vu re qe në 19.3.1956 u bë marrëveshje

tregtare mes Shqipërisë dhe Francës për eksport-importin e mallrave në Shqipëri.

Eksporti nga Shqipëria do të kishte këto produkte: Bitum natyror, bitum nafte, mineral kromi,

duhan gjethe, shqope gjysmë të punuara..

Page 13: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xiii

Kurse Shqipëria do të importonte nga Franca mallra si: hekur betoni, tuba hekuri të xinguara,

litar çeliku, llamarinë e zezë, fibër, klorur xingu, aparat kinematografik, produkte koloniale,

letër e ndryshme, etj.

Institucionalizimi i marrëveshjeve tregtare vjetore: Nga fundi i viteve ‘50 u vu re se Shqipëria

kishte filluar të theksonte marrëdhëniet e biznesit për shkëmbim mallrash me Francën, por jo

vetëm. Tashmë edhe Shqipëria shihej si një mundësi nga këto shtete për të pasur ato materiale

dhe produkte që mungonin në vendet e tjera. U rrit statusi i shkëmbimeve të cilat ishin

fitimprurëse edhe për Francën e cila kishte nevojë për minerale dhe naftë, dhe për Shqipërinë

nga ana tjetër e cila kishte nevojë të njihej si shtet dhe të siguronte nga Franca ato produkte që

asaj i mungonin.

Ne vitin 1963 u nenshkrua traktati i Tregëtise Dhe Lundrimi Midis Republikës Popullore të

Shqipërisë dhe Republikës Franceze. Gjatë viteve ‘70 eksportimet e Shqipërisë në Francë kishin

pasur një rritje, por përsëri ato mbeteshin në nivel jo te kenaqshëm. Niveli i tregëtise me

Francën ishtë shumë e ulët, sidomos në artikujt e sektorit të bujqësisë. Edhe pse vëllimi i

artikujve shqiptarë të eksportit nuk ishte aq shumë i vogël, ndërmarrjet e tregtisë së jashtme nuk

ishin në gjendje të realizonin planin dhe nuk e kishin realizuar në asnjë vit.

Me këtë marrëveshje bashkëpunimi tregëtar midis dy vendeve fitoi një dimension të ri. Sipas

nenit 2 të marrëveshjes, me qëllim që të lehtësohej me tej tregëtia ndështetërore, palët

kontraktuese arritën në marrëveshje për t’i dhënë njëra-tjetrës regjimin e kombit më të

favorizuar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me tregtinë si dhe targat doganore të të dy

vendeve.

Brenda kuadrit të legjislacionit të vendeve të tyre, palët do të merrnin të gjitha masat e

nevojshme për të lehtësuar shkëmbimin reciprok të mallrave dhe shërbimeve.

Me gjithë vështirësitë që ekzistonin në tregtinë me Francën – për arsye të detyrimeve që kishte

Franca në “Tregun e Përbashkët Evropian”, ekzistenca e tregut francez si dhe mosnjohja sa

duhet e mallrave shqiptare në këto tregje- mendohej se po të bëheshin më shumë përpjekje nga

ana e ambasadës në Paris dhe veçanërisht nga ana e atasheut tregtar, mund të arriheshin

rezultate më të mira në të ardhmen.

KREU IV Marrëdhëniet shqiptaro-franceze në fushën e kulturës e të arsimit. Shoqata e

frankofonisë shqiptare - trajton marrëdhëniet kulturore dhe shkencore ndërmjet dy vendeve

bashkëpunimin në fushën e arsimit, përpjekjet për krijimin e shoqatave studentore, shoqatën e

miqësisë “Francë- Shqipëri”, përpjekjet për shkëmbime turistike, specializimet dhe bursat për

studentët shqiptarë si dhe reagimet e shtypit francez për zhvillimet në Shqipëri.

Një nga prioritetet e politikës së jashtme së Francës në Shqipëri si edhe në vënde të tjera, ishte

përhapja e ndikimit të saj me anë të kulturës, gjuhës, shtypit dhe propagandimin e ideve të reja

Page 14: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xiv

për shkencën, teknikën, artin etj. Në këtë kuadër qeveria franceze shtroi edhe çështjen e rivënies

në fuqi të konventës arkeologjike dhe rihapjen e Liceut francez në Korçë.

Për arsye të mungesës së institucioneve të larta arsimore në Shqipëri në vitet më pas u vu re që

iu kushtua një rëndësi të mëtejshme arsimit p.sh.: në vitin 1948 u dërguan shumë studentë

shqiptarë për studime universitare në Francë. Franca ishte një shtet që filloi të përkrahte mjaft

edukimin e popullatës së vendeve me të cilat ajo arriti që të krijonte marrëveshje.

Kjo ishte një lloj ndihme shumë e madhe për vendin tonë, i cili do të kishte persona të shkolluar

në profesione të ndryshme, të cilët do të kontribuonin më tej në zhvillimin e Shqipërisë.Shqipëria

ishte në hapat e parë drejt zhvillimit, ku edukimi do të ishte primar.

Personat që u dërguan me sisteme të plota burse, përfituan falas të drejtën e shkollimit, tarifën,

ushqimin dhe fjetjen.

Në vitin 1954 Bashkimi Kombëtar i Studentëve të Francës dëshironte të bënte nje studim lidhur

me mbështetjen e shtetit ndaj studentëve ndërkombëtarë ku kërkohej informacion nga arkivat për

të bërë dokumentimin e saktë. Kërkohej një dokumentacion lidhur me statistikat mbi jetën sociale

dhe ekonomike të studentëve në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe u vu re një ndërveprim i gjerë midis shtetit Francez dhe atij Shqiptar. U

krijua një Shoqatë që kishte si synim organizimin e përbashkët për tematika të ndryshme në

lidhje me artin dhe kulturën e të dy vendeve.

Për marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Francës, mund të thuhej se, për herë të parë

gjatë viteve të fundit, kjo çështje filloi të diskutohej. Por sikundër do të shikohej më vonë edhe në

këtë drejtim, nuk ishte arritur ndonjë rezultat konkret. Më 20 janar 1958, ministri francez në

Tiranë u takua me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës, për të biseduar mbi

shkëmbimet kulturore midis dy vendeve.

Pjesë e programit të veprimtarive kulturore të shoqatës ishte dhe pjesëmarrja në festat

popullore.

Me kalimin e kohës regjimi komunist ndërhyri për të devijuar objektin e veprimtarisë kulturore të

shoqatës. Qëllimi ishte ta shndërronte në një organizatë me karakter propoganditik, për të

promovuar të ashtuquajturat arritje të socializmit. Ai e shfrytëzoi atë për të fituar një imazh

politik pozitiv, në kushtet kur informacioni për të në Perëndim thuajse mungonte fare.

Ndërhyrja e regjimit komunist u arrit në dy drejtime; nëpërmjet ndryshimit të kalendarit të

veprimtarive të shoqatës. Në programin e saj u futën aktivitete me rastin e përvjetorëve të partisë

e të liderit të saj, ose të udhehëqësve komunistë të vendeve të Bllokut komunist.

Duke filluar nga gjysma e dytë e viteve’50 sidomos e përqëndroi vëmendjen nga shtypi i huaj, me

qëllim që ta përdorte si mjet propogandistik të arritjeve socialiste. Deri në këtë kohë përfaqësia

shqiptare në Paris nuk kishte dërguar raport dhe të dhëna mbi trajtimin e cështjeve shqiptare

nga media e huaj e shkruar.

Në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm te marrëdhënieve kulturore, ne vitin 1957 Ministri francez

ngriti 5 çështjet e shkëmbimit të librave, filmave, disqeve me muzikë e partiturave muzikore. Për

Page 15: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xv

librat ai tha të shkëmbeheshin nga ato apolitike, pa propagandë, si libra të mjekësisë, historisë,

libra teknikë etj.

Për filmat tha që të shkëmbehen si artistikë dhe dokumentarë, por jo me përmbajtje politike si

p.sh. filma historikë, shkencorë etj. P.sh. filmi mbi Skënderbeun ishte një film i pranueshëm për

Francën, - tha ai. Ministri francez tha se mund të sillte nga Franca disa filma për vizion dhe në

rast se do të pëlqeheshin mund të bliheshin për t’u shfaqur. Ai tha se mund të shkëmbehen pllaka

me muzikë popullore, moderne etj., si dhe partitura muzikore.

Çështja e dytë ishte mbi ngritjen në Shqiperi të një salle leximi me libra francezë. Ai e mirëpriste

gadishmërinë e shfaqur nga pala shqiptare për të ngritur një sallë të tillë me libra francezë.

Çështja e tretë ishte mbi bashkëpunimin midis radiove të të dy vendeve. Ai tha se radiot e dy

vendeve mund të organizonin emisione, gjysmë ore në javë ose në muaj, si të shihej praktikisht e

mundur dhe në fillim ndoshta vetëm me muzikë të vendit tjetër dhe pastaj mund të arrihej të

transmetoheshin edhe njoftime mbi historinë, muzikën, kulturën etj., të vendit përkatës. Materiali

për transmetim mund të përgatitej nga vetë vendet.

Çështja e katërt ishte mbi mësimin e gjuhës franceze në Shqipëri dhe gjuhës shqipe ne Francë.

Në lidhje me këtë ai tha se kishte biseduar dhe me Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Mehmet

Shehu dhe tregoi edhe përgjigjen që i kishte dhënë.

Ministri francez tha se çështjen e mësimit të gjuhës franceze në Shqipëri e ngrinte vetëm në baza

reciprociteti dhe pa vënë asnjë konditë. Ai tha se e shikonte të arsyeshme që në Shqipëri mesohej

në shkolla gjuha ruse pasi Shqipëria ndjek të njëjtën rrugë me Bashkimin Sovjetik. Por tha se do

t’i vinte mirë po të krijohej në Shqipëri një katedër e gjuhës franceze, ashtu si në Francë ku kanë

një katedër të gjuhës shqipe.

Si çështje të fundit ngriti shkëmbimin e njerëzve: artistët (violinistë, pianistë, piktorë etj.),

profesorë, gazetarë etj., në masën sa të shihej e mundshme nga të dy vendet.

Për sa i përket Informacionit mbi aktivitetin e Shoqatës Francë-Shqipëri në aspektin social-

kulturor në këtë periudhë u vu re që si Shqipëria ashtu edhe Franca kanë qenë të hapura për

bashkëpunime të përbashkëta. U realizuan shumë mbrëmje kulturore, ato në vetvete kishin

synime politike por u vu re një bashkëpunim i mirë në lidhje me pjesën e artit dhe të kulturës.

P.sh.: Shqipëria pati mbështetje në lidhje me demonstrimin e materialeve të cilat tregonin më

shumë për artin dhe kulturën e shtetit Shqiptar. U vu re që mediat në këtë periudhë nuk

komentuan shume mbi lidhjen midis dy shteteve, veçanërisht për Shqipërinë. Në shtypin e

përditshëm mungonin artikujt për Shqipërinë.

Një tjetër element mjaft i rëndësishëm në këtë periudhë ishte dhe dhënia e bursave nga Shteti

Francez për studentët shqiptarë. Nuk mungonin edhe specializimet për profesionistet e fushave të

caktuara: p.sh. agronomët, duke qenë se Shqipëria ishte një vend bujqësor.

U krijuan mundësi të shumta për shkëmbime turistësh në mënyrë që të vizitonin Shqipërinë po

ashtu edhe shqiptarëve iu hapën rrugët për të vizituar Francën.

Në fillim të viteve ’60 u rrit së tepërmi vëmendja për zgjerimin e marrëdhënieve arsimiore midis

dy vendeve. Veçanërisht u pa e nevojshme institucionalizimi i marrëdhënieve në fushën e arsimit

Page 16: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xvi

universitar. Në Shqipëri u krijua një boshllëk i madh pas prishjes së marrëdhënieve më

Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Bllokut Komunist.

Të dy qeveritë ranë dakord për një axhendë të përbashkët për shkëmbime universitare.

Të interesuar për të zhvilluar marrëdhëniet në fushën e artit, shkencës, teknikës, arsimit dhe

kulturës, Republika Popullore e Shqipërisë dhe Republika Franceze ranë dakord që gjatë vitit

1970 të ftonin disa lektorë francezë të gjuhës frënge të cilët do të jepnin mësim pranë

Universitetit Shtetëror të Tiranës për vitet 1970-1971.-Pala franceze do te akordonte bursa

verore për profesionistët shqiptarë të frëngjishtes.-pala shqiptare do te akordonte bursa për tre

studentë francezë të shkollës kombëtare të gjuhëve orientale të gjalla, që donin të perfeksiononin

gjuhën shqipe dhe të thellonin studimin e kulturës shqiptare.-pala franceze dëshironte të vinte në

dispozicion të palës shqiptare aparate dëgjimi-shikimi.

Të dy palët ranë dakord të inkurajonin importimin në rrugë tregtare dhe shitjen e librave dhe

periodikëve të botuara në secilin nga të dy vendet. Ato favorizonin shkëmbimin e librave artistike

dhe dokumentarëve në rrugë tregtare. Po ashtu inkurajonin shkëmbimin e emisioneve

radiofonike dhe televizive që përfshinin material të shkruar, shirita magnetofoni, disqe të

muzikës klasike, folklorike ose popullore dhe filma për fëmijë dhe me karakter tekniko-shkencor.

Mbi këtë bazë, pala franceze dërgoi në Shqipëri për dy javë dy stomatologë dhe një specialist

alergolog dhe nje specialist gastro-enterolog. Këta specialistë do të njiheshin me punën e

kolegëve të tyre shqiptarë dhe do të bënin disa ndërhyrje mjekësore .

Në vitin 1973 shtypi, radio dhe televizioni francez ka pasur një seri ngjarjesh për Shqipërinë. Si

më të rëndësishmet duhen përmendur: 1) Dhënia në televizion më 29 nëntor e filmit të Klod

Bertrandit, që ishte gjëja më kryesore gjatë vitit në propagandimin e vendit tonë.

2) Dy emisione mjaft të mira në Radio Parisi mbi letërsinë shqipe.3) Artikujt recensione në

gazetat e mëdha “Le Monde”, “Le Figaro”, si dhe në gazeta me më pak rëndësi.

Përveç këtyre, gjatë vitit 1972, rreth 15 studentë e profesorë të universiteteve të ndryshme të

Francës janë marrë me shkrime diplomash të niveleve të ndryshme, me temë shqiptare, kanë

marrë kontakt me ambasadën dhe janë furnizuar me materiale. Gjithashtu kanë kërkuar dhe u

janë dhënë materiale rreth 10 enciklopedi të ndryshme për kapitujt që do të shkruanin mbi

Shqipërinë.

Në kushtet e izolimit të thellë te Shqipërisë në periudhën komuniste, qeveria shqiptare i jepte një

rëndësi shumë të veçantë marrëdhënieve me Francën. Të shumta ishin arsyet për te cilat Franca

në sytë e Tiranës zyrtare zinte një vend të veçantë. Politika franceze e cila ishte relativisht

independente konsiderohej si një element shumë pozitiv nga media shqiptare e cila ishte pasqyrë

e qeverisë.

Franca nuk kishte asnjë problem diplomatik me Shqipërinë sikurse kjo e fundit kishte me US dhe

Britaninë e Madhe.

Franca në kundërshtim me vende të tjera nuk kishte në Shqipëri një të kaluar ‘zaptuesi’, si dhe

nuk cilësohej si një vend imperialist.

Page 17: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xvii

Rezultatet e shkëlqyera franceze në fushën shkencore dhe teknike ndjellnin një respekt dhe

besueshmëri të vecantë në Shqipëri. Arsyeja përse Franca u përzgjodh për të kryer punimet e

turbinave të Komanit. Gjuha dhe kultura franceze zinte një vend të vecantë në klasën udhëheqëse

të vendit. Gjithashtu edhe prestigji i mjekësisë franceze: udhëheqësit shqiptarë kuroheshin të

gjithë në France.

Ndonëse pala franceze kishte hasur vështirësi me burokracinë dhe ftohtësinë e palës shqiptare,

mund të thuhet që bilanci i këtyre marrëdhënieve ishte pozitiv. Franca zinte realisht vendin e

parë e ndjekur nga Italia e konsideruar si partnere në kooperimin shkencor, kulturor e teknik,

duke marrë parasysh dhe pasojat tejet pozitive dhe direkte në ekonominë e vendit. Shpeshherë

pala shqiptare kishte shprehur bindjen që këto marrëdhënie do të njihnin një progres akoma më

të spikatur nëse Franca do të rrisë numrin e kontakteve në nivel të lartë, për arsye politike por

dhe psikologjike. Ky punim ka si synim të japë një pasqyrë përmbledhëse të marrëdhënieve

kulturore dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj Franceze për periudhën 1945-1990.

Historia e marrëdhënieve kulturore mes Shqipërisë dhe Francës është e gjatë, interesante dhe e

bukur. Ato janë marrëdhënie të hershme që themelet i kanë me praninë në Shqipëri gjatë Luftës

së Parë Botërore të trupave të Ushtrisë Franceze të Lindjes të gjeneralit Sarrail të cilat lanë pas

tyre liceun e famshëm francez, djepin e elitave drejtuese dhe intelektuale të vendit, për të

mbërritur në kohët moderne me një prani reciproke franceze në Shqipëri dhe shqiptare ne

Francë, prani kjo politike, ekonomike, tregtare, universitare dhe gjuhësore, e cila falë

përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe të respektueshme të të gjithë shqiptarëve dhe francezëve qe

bartin stafetën e këtyre marrëdhënieve dhe të kësaj miqësie, vazhdon të jetojë dhe të zhvillohet

sot e kësaj dite. Shqipëria është gjithashtu, fatmirësisht, një vend anëtar i Frankofonisë dhe kjo

jo thjesht në letra por duke qenë shumë aktive. Kjo është gjithashtu dëshmi e një dashurie të

sinqertë për Francën që vazhdon të jetë e gjallë te shqiptarët e ditëve tona.

KREU V Krisje në marrëdhënieve franko-shqiptare. Roli i Francës për ndryshimet demokratike

në Shqipëri – fokusohet në nivelin e marrëdhënieve shqiptaro-franceze në fund të viteve ’70, mbi

disa çështje të shkëmbimeve kulturore me Francën, roli i francës në formimin historiki të elitës

shqiptare, relacione të diplomacisë shqiptare për Francën, çështjen e filmit, gjenerali i ushtrisë

së vdekur, marrëdhëniet tregtare dhe sistemi bankar në vitet ’80, ftohjen e mardhënieve

shtetërore, në mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë, krizën e ambasadave

dhe qëndrimi i qeverisë franceze. Gjithashtu theksohet ndikimi dhe jehona e ikjes së

Kadaresë….si edhe permenden disa nga diplomatët shqiptarë të akredituar në Francë.

Në fiillim të viteve ’70 vendi ynë u gjend në izolim të plotë ndërkombëtar. Me prishjen e

marrëdhënieve me Kinën, regjimi u përshi nga kriza e përgjithshme. Në këto kushte edhe

diplomacia shqiptare tashme hyri në një rrugë pa krye.

Në një analizë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare,

ndalej posaçërisht në gjendjen dhe nivelin e tyre më Francën. Ndryshe nga shumë vende të tjera

Page 18: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xviii

të Evropës, marrëdhëniet me Francën ajo i konsideronte me nivel të kënaqshëm. Sipas saj vitet

’70 kishin shënuar marrëdhëniet midis dy vendeve kishin shënuar një proges të dukshëm në të

gjitha fushat. Megjithatë nuk mungonte dhe aspekti paragjykues i këtyre marrëdhenieve.

Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë megjithëse kanë mbetur në një nivel të caktuar,

ku kanë qenë prej shumë vjetësh, kanë një farë zhvillimi, sidomos vitet e fundit. Por përpara se të

hyjmë në çeshtjet konkrete të marrëdhënieve midis dy vendeve, duke i konsideruar këto në një

plan të gjerë (në planin qeveritar dhe jashtë qeveritar, duhet të përcaktojmë drejtimet e

përgjithshme të politikës franceze ndaj Shqipërisë:

Programi i shkëmbimeve kulturore, shkencore dhe teknike me Francën, që vazhdon të

zbatohet aktualisht, është nënshkruar më 19 qershor 1978 në Tiranë dhe i mbaron afati po në

këtë datë të vitit 1980.

Pala franceze gjatë këtij viti here pas here ka shfaqur interes të veçantë për të realizuar

të gjitha pikat e parashikuara në program nga të dyja palët.

Marrëdhëniet e Shqiperise me Francën gjatë vitit 1982 e në vazhdim, në përgjithësi ishin

zhvilluar normalisht në fushën e kulturës e të tregtisë. Shkëmbimet në fushën e kulturës ishin

zhvilluar mbi bazë të programit të shkëmbimeve kulturore që ekzistonte midis dy vendeve.

Në përgjithësi pala franceze ishte treguar korrekte në zbatimin e këtij programi. Në këtë

kuadër ishin zhvilluar aktivitete të rëndësishme në Francë, si ditët e filmit shqiptar, kolokiumi

mbi letërsinë shqipe, botimi i një analogjie mbi prozën shqiptare në Francë etj.

Një vend të veçantë në marrëdhëniet kulturore ndërmjet dy vende zinte edhe shkrimtari i

njohur shqiptar Ismail Kadare. Në France ishin botuar shumë prej librave te autorit si edhe

diskutohej për xhirimin e filmit ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’

Shkëmbimet në fushën e kulturës pala franceze i shikonte si rrugën më të mundshme për

rritjen e influencës së saj, të gjuhës frënge në Shqipëri. Në korrik të vitit 1980 u organizua në

Francë Kongresi XXVI Internacional i gjeologjisë me pjesëmarrjen e shkencëtarëve të kësaj

fushe nga vendet e ndryshme të botës. Komiteti organizator i këtij kongresi kishte menduar të

bënte disa ekskursione në vende të ndryshme të Evropës perëndimore dhe mesdhetare, midis te

cilave ishte parashikuar edhe një ekskursion gjeologjik në Shqipëri.

Theksohet roli i Francës në formimin e elitës shqiptare që nga vitet në vitet ‘20-‘30 pra, nga

krijimi i liceut francez dhe më pas në universitetet franceze, si në Paris, Toulouse, Montpellier,

Tours, Lyon, Nancy, Grenoble, Maisons-Alfort, etj

Janë të shumtë intelektualët shqiptarë që u arsimuan dhe përfituan një kulturë të shumanshme

pikërisht në Francë.

Por nga ana tjetër, MPJ tërhiqte vëmëndjen se një propagandë e studiuar mirë në të

gjitha aspektet, dhe jo e rastit, do të ndihmojë në shtimin e miqve të Shqipërisë dhe njëkohësisht

do të influencojë edhe në tregtinë në botën e jashtme, me rritjen e eksportit, dhe në të gjithë

punën tonë politike e diplomatike. Por kyçi dhe kanali kryesor i transmetimit të gjithë punës

mbetet gjithmone Ambasada, e cila duhet të ketë një fizionomi që tu përgjigjet këtyre detyrave.

Page 19: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

xix

Marrëdhëniet tregtare shqiptaro-franceze kanë qenë të komplikuara nga fakti që

Shqipëria ka qenë i vetmi vend në botë, të cilin kushtetuta e tij e ndalonte të blinte me kredi dhe

që insistonte për një tregti të sistemit të kompensimit.

Më 1980 Banka Nacionale e Parisit, një nga bankat më të rëndësishme të Francës, me të

cilën Shqiperia ishte në marrëdhënie prej shumë vitesh, i propozoi palës shqiptare që të lidhnin

një marrëveshje për të bashkëpunuar në fushën e tregtisë së jashtme.

E vendosur në mes të dy anëve të Evropës së ndarë me Perde të Hekurt, Shqipëria e

viteve 80’ kishte ngelur në neutralitet të mjeruar.Kjo ndodhte kur të dy anët e Evropës, duke

përfituar nga të gjitha fazat plot ulje-ngritje të Luftës së Ftohtë kishin realizuar herë pas here

dhe në dinamikë dhe komunikime dhe bashkëpunime transeuropiane.

Shumë të komplikuara paraqiteshin marrëdhëniet e Shqipërisë me fuqitë evropianë. Duke

përjashtuar Francën, e cila kishte qenë ndër të parat fuqi evropianë që kishte njohur regjimin e

Enver Hoxhës menjëherë mbas Luftës së Dytë Botërore, dhe kishte vendosur marrëdhënie

diplomatike me të.

Franca gjatë Luftës së Ftohtë as nuk e mbështeti dhe as nuk e kundërshtoi ashpër

regjimin e Enver Hoxhës. Mosmbështetja e Francës për regjimin e Tiranës, diktohej nga dy

faktorë: së pari, nga karakteri i brendshëm shumë Stalinist i regjimit të Tiranës, çka nuk

përputhej me demokracinë franceze, me vlerat e saj dhe që kundërshtohej fuqishëm nga opinioni

publik e media franceze herë pas here: së dyti, nga prioriteti i vazhdueshëm i politikës së jashtme

të Francës ndaj Jugosllavisë qysh nga koha e De Golit deri te Miterani, pra gjatë tërë periudhës

së Luftës së Ftohtë.

Shqipërinë me Francën e lidhnin edhe disa elementë tradicionalë dhe konjukturalë.

Tradicionalisht Franca kishte qenë prezente shumë herët në historinë e Shqipërisë. Gjithsesi në

lëmin ekonomik me Francën në vitet 1980 ishin me interes bashkëpunimi në fushën e teknologjisë

së hidrocentraleve. Franca përkujdesej për krijimin e një elite intelektuale frankofone në

Shqipëri për vitet që do të vinin.

Njëzet e shtatë vjet më parë shkrimtari i shquar Ismail Kadare njoftonte nga Parisi vendimin e tij

për të mos u kthyer në Shqipëri pa u vendosur demokracia, largimin dhe distancimin e tij nga

regjimi i fundit komunist në Europë, opozicionin e tij të hapur më ketë regjim. Për ta thënë me

një fjalë lugubre, por shumë të njohur dhe shumë të kuptueshme në epokën e izolimit, Kadare

njoftoi arratisjen e tij, edhe pse nuk e zuri në gojë fjalën arratisje, ndoshta për të respektuar ata

qindra dhe mijëra bashkatdhetarë që kishin ikur apo kishin tentuar të iknin ilegalisht përgjatë

dekadave, si në një bast me vdekjen, nga toka dhe nga deti.

Për shkak të famës botërore të Kadaresë, largimi i tij baraspeshonte historinë dhe kurorëzonte

me një shembull ekselent kryengritjen shumëvjeçare të shqiptarëve me emrin "Ikje". Kurse në

planin e bujës dhe efekteve politike akti i tij ishte unikal, i pakrahasueshëm.

Kërkesa për azilin politik jep në fakt edhe përgjigjen më të drejtë për gjendjen e rëndë të krijuar

me eksodin masiv në ambasada dhe eksodin e mëvonshëm nga kufiri.

Page 20: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

20

HYRJE

Marrëdhëniet diplomatike midis Shtetit Shqiptar dhe Shtetit Francez janë vendosur që në

vitin 1922, por para se të shikojmë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, e për të qenë më të

orientuar, është mirë t’i hedhim një sy zhvillimit të ngjarjeve para kësaj date, për të parë

qëndrimin e Francës kundrejt problemeve shqiptare. Kështu është më e lehtë të kuptohen lidhjet

dhe marrëveshjet, si dhe marrëdhëniet diplomatike deri në Luftën e Dytë Botërore.

Politika e Francës kundrejt Shqipërisë dhe problemeve shqiptare është diktuar nga

interesat e saj imperialiste, në forma të ndryshme, sipas kushteve dhe rrethanave të caktuara. Pa

shkuar larg, le të shohim politikën e Francës mbas luftës ballkanike, kur Shqipëria shpalli

pavarësinë dhe çështja shqiptare u bë një problem ballkanik dhe evropian, për shkak të pozitës

gjeografike dhe strategjike që ka. Këtu mund të përfshijmë edhe çështjen e kufijve.

Në lidhje me caktimin e kufijve të Shqipërisë, shtetet e mëdha ishin ndarë në dysh sipas

interesave dhe qëllimeve të tyre, përsa i përket zgjerimeve territoriale. Këtu duhet theksuar se të

dyja palët, si ajo që kërkonte një Shqipëri etnike (Austri, Itali, Gjermani), si tjetra anë që

kërkonte, në kurriz të vendit tonë të zgjeroheshin Greqia dhe Jugosllavia (Franca, Britania e

Madhe dhe Rusia), e kanë parë çështjen e kufijve të Shqipërisë në prizmin e interesave të tyre

imperialiste. Në atë kohë, që kontradiktat midis Fuqive të Mëdha ishin ashpërsuar dhe në

horizont kishte filluar të dukej stuhia e luftës së madhe. Shqipëria u përdor nga Fuqitë e Mëdha si

një plaçkë për pazarllëqet e tyre imperialiste.

Në lidhje me kufijtë e jugut të Shqipërisë, Franca zyrtarisht mbronte pretendimet greke që

ishin të padrejta, por që interesi imperialist francez i quante të drejta. Greqia në atë kohë

qëndronte në dy karrige. Kryeministri Venizelos ishte me Francën, Anglinë dhe Rusinë, kurse

mbreti Kostandin flirtonte me Gjermaninë. Gjendeshin në vigjiljen e luftës së madhe dhe Franca

përkrahte me energji, kërkesat e klientes së saj Greqisë, për ta tërhequr nga ana e vetë. Ministri i

Jashtëm i Francës në atë kohë, R. Poincaré, në datën 15 dhjetor, i jepte udhëzime ambasadorit

Paul Cambon që të mbronte në favor të Greqisë këtë vijë kufiri.

Pas Konferencës së Londrës të vitit 1912-1913, Fuqitë e Mëdha, nisën konsultime të

gjera për princin e ardhshëm të Shqipërisë. Por të gjitha figurat, kandidate për fronin princor

shqiptar, si ato që vinin nga Europa Perëndimore dhe ato që vinin nga vendet e Lindjes apo

Perandoria Osmane, për një arsye ose për një tjetër, hasën në kundërshtimet e një ose më shumë

Fuqive Europiane. Më në fund, Fuqitë e Mëdha, vendosën t’ia besojnë Austro-Hungarisë dhe

Italisë të drejtën e përzgjedhjes së princit. Me propozim të tyre, dhe me mbështetjen e

Mbretëreshës së Rumanisë, si halla e princit, ato deklaruan si Princ të Shqipërisë të zgjedhurin e

tyre, gjermanin Vilhelm Vid.

Ministri i Jashtëm anglez Eduart Grei, si drejtues i Konferencës së Londrës që prodhoi

princin e huaj për Shqipërinë, pasi u njoh me kushtet, nënvizonte se Anglia nuk dëshironte të

merrej akoma me çështjen shqiptare. Sipas tij, Britania e Madhe, nuk kishte pasur ndonjë

kandidaturë të vetën për pozicionin e Princit të Shqipërisë dhe se nuk do të kishte asnjë

Page 21: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

21

kundërshtim ndaj kandidaturës së tij, në qoftë se ai ishte i pëlqyeri i Fuqive të Mëdha.

Megjithatë, Grei sugjeronte se Anglia do të shprehej zyrtarisht për kandidaturën e Vidit, kur kjo

t’i propozohej zyrtarisht qeverisë së tij dhe ishte i interesuar si drejtues i Koncertit të Londrës të

dinte mendimin e qeverisë franceze dhe të asaj ruse.1

Ambasadori anglez në Romë, Dering, njoftonte se pas një takimi me Ministrin e Jashtëm

italian San Giuliano, kishte mësuar se Austro-Hungaria, fillimisht ishte shprehur kundër

kandidaturës së Vidit, sepse preferonte një princ katolik, ndërsa, Italia vazhdonte të ishte e

shqetësuar në lidhje me qëndrimin që Franca mund të mbante pasi të mësonte se princi ishte me

origjinë gjermane.2 Në fakt Franca, sipas telegramit të ambasadorit të saj në Angli, Cambon,

drejtuar Ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, më 3 nëntor 1913, shprehej se qeveria e tij

ishte dakord me kandidaturën e princ Vidit.

Qeveria franceze mendonte se Princ Vidi kishte një personalitet të mirë, megjithatë

kërkonte që Froni i tij i Shqipërisë të ishte i garantuar nga Fuqitë e Mëdha dhe se ai duhet të

ftohej që të pranonte Fronin nga ana e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë e cila të

përfaqësonte Shqipërinë si një të tërë, dhe se Fuqitë duhej të garantonin një hua për Shqipërinë.

Kushtin e dytë, Franca, e konsideronte të ishte jashtë çdo diskutimi dhe mendonte se Fuqitë e

Mëdha mund të garantonin një hua vetëm nëse kontrolli ndërkombëtar do të ishte duke

funksionuar në mënyrë të rregullt. 3

Ndërsa, sipas njoftimeve që vinin nga Ambasada angleze në Berlin, më 20 nëntor 1913,

Perandori gjerman Vilhelm, nuk e kishte mirëpritur kandidaturën e princit. Ai nuk besonte në

aftësitë intelektuale, politike dhe ushtarake të princit për të qeverisur një vend të vështirë si

Shqipëria. Por, sipas opinionit të qeverisë angleze, pavarësisht se Gjermania kishte kundërshtim

për Princin e ardhshëm të Shqipërisë, do të ishte jo e këndshme që ajo të shfaqte pakënaqësi në

kohën kur kandidatura tashmë ishtë përzgjedhur nga Italia dhe Austro-Hungaria, ashtu siç kishin

vendosur Fuqitë e Mëdha.4

Dhe siç dihet, Perandori gjerman, pavarësisht nga mendimet e tij për Princin, nuk e kundërshtoi

hapur dhe nuk vendosi veton kundër Vidit. I ngarkuari me punë i Austro-Hungarisë dhe

ambasadori italian në Londër, në emër të qeverive të tyre i kërkuan qeverisë angleze, të zgjidhte

një prej dy propozimeve të mëposhtme për mënyrën se si do të lajmërohej zyrtarisht Princ Vidi si

i zgjedhuri i Fuqive të Mëdha për princ të shqiptarëve: 1. Grei të vepronte si zëdhënës i gjashtë

Fuqive të Mëdha dhe me këtë status të njoftonte Vidin për aprovimin e kandidaturës së tij ose, 2.

të gjashtë ministrat e jashtëm të Fuqive të Mëdha t’i dërgonin princit telegrame, ku ta lajmëronin

atë, për përzgjedhjen e tij si princ të shqiptarëve në një ditë që do ta caktonte Eduart Grei.5

Ministri i Jashtëm anglez mendonte se fillimisht Austro-Hungaria dhe Italia duhej

zyrtarisht të njoftonin Fuqitë e Mëdha për të zgjedhurin e tyre si Princ të Shqipërisë dhe

1 BDOW, f. 56

2, BDOW, f 58

3 Valentina Duka, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-dhjetor 1914), Tiranë: Toena, vëll. I

f.295 dok.239 4BDOW, 67

5 BDOW, f. 8

Page 22: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

22

gjithashtu sugjeronte se pesë ambasadorët e Fuqive të Mëdha të atashuar në Berlin, (ambasadori

anglez, rus, francez, italian, dhe austro-hungarez), t’i kërkonin Ministrit të Punëve të Jashtme të

Gjermanisë, të njoftonte princin gjerman, pra Vidin, për përzgjedhjen e tij prej gjashtë Fuqive të

Mëdha, si Princ të shqiptarëve. Grei, mendonte se kjo do të ishte rruga më e mirë e komunikimit

me të.6 Edhe Ministri i Jashtëm francez ishte shprehur në mënyrë të favorshme në lidhje me

propozimin që do t’i shkonte Vidit nëpërmjet Berlinit, dhe për këtë arsye, qeveria franceze kishte

udhëzuar ambasadorin në Gjermani, që të bëhej pjesë e këtij protokolli.

Të gjitha kancelaritë europiane, mbështetën propozimin e Greit në raport me princin e

Shqipërisë. Më 2 dhjetor 1913, ambasadorët e pesë Fuqive të Mëdha të atashuar në Berlin, ia

kishin bërë propozimin e mësipërm Ministrit të Jashtëm gjerman, dhe ky i fundit kishte rënë

dakord të komunikonte zyrtarisht me Princin e Shqipërisë, Vilhelm Vidin7, në datën 4 dhjetor

1913.8

Sipas një telegrami që ambasadori anglez në Berlin i dërgonte Greit, ai i shkruante se

kishte takuar personalisht princ Vidin më 15 dhjetor të 1913-ës, domethënë disa ditë pasi ai

kishte marrë njoftimin zyrtar për emërimin e tij. Princi i Shqipërisë, i kishte thënë ambasadorit,

se ishte duke pritur përgjigjen e Austrisë dhe Italisë për kushtet paraprake të vendosura prej tij,

para se të pranonte zyrtarisht emërimin si Princ të Shqipërisë. Po, sipas ambasadorit anglez në

Berlin, princ Vidi, pasi t’i jepte pëlqimin e tij zyrtar Fuqive të Mëdha, do dëshironte që një

delegacion zyrtar shqiptar t’i afronte atij fronin princor, për të larguar sipas tij, çdo ide se princi i

është imponuar këtij vendi ballkanik, që quhej Shqipëri, nga Fuqitë e Mëdha.9

Kryeministri anglez Grei, mendonte se Vidi duhej që kushtet e tij paraprake10

të mos ia

delegonte vetëm Austro-Hungarisë dhe Italisë, por të gjitha Fuqive të Mëdha, në qoftë se ai

dëshironte të kishte gjithë mbështetjen e tyre.

6BDOW , 69

7 Joseph Sëire, Shqipëria: Ngritja e një mbretërie, Tiranë: Dituria, 2005, 165. Vilhelm Vidi, lindur më 26 mars 1876

në Noivid të Gjermanisë Jugperëndimore, ishte djali i tretë i Vilhelmit, princit të Vidit, dhe Marisë, princeshës së

Holandës, nip i mbretëreshës Elizabeta të Rumanisë me pseudonimin "Karmen Silva", dhe stërnip i perandorit

gjerman Vilhelm II. Ai jetonte në Noivid, në Prusinë Renane. Në vitin 1906 ishte martuar me princeshën e zgjuar, të

guximshme dhe ambicioze, Sofinë e Shënberg-Valdenburgut dhe kishte dy fëmijë, princeshën Mari Elinor (1909)

dhe princin Karl Viktor.

8 BDOW, f. 71

9 Po aty, f. 80

10 Kërkesat e Vidit ishin : 1. Meqë neni i parë i Protokollit të Londrës lidhur me organizimin e Shqipërisë vendos që

Princi emërohet prej gjashtë Fuqive të Mëdha, duhet të merret më parë miratimi i tyre për kandidaturën time.

2. Një përfaqësi e përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Shqipërisë duhet të vijë në Gjermani

për të më ofruar fronin e vendit të tyre.

3. Garanci se Esat Pasha e ka njohur vullnetin e Europës dhe se i nënshtrohet Princit të ri.

4. Fuqitë e Mëdha ose një pjesë e tyre garantojnë një hua prej 75.000.000 frangash, me interes 4 për qind, i cili mund

të paguhet me këste. Kësti i parë i huasë duhet të jetë 20.000.000 franga.

5. Princi merr një fond vjetor prej 200.000 frangash, i cili paguhet nga huaja, në varësi të krijimit të një buxheti të

fiksuar.

Page 23: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

23

Në fakt, edhe vetë Vidi ishte shumë i interesuar që ai të konstituohej si princ i caktuar dhe

i pëlqyer nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha, dhe jo vetëm si i përzgjedhuri i Italisë dhe Austro-

Hungarisë, por vetë Fuqitë e Mëdha shpesh ishin kontradiktore në vendimet dhe kërkesat e tyre

në raport me të. Bile, pavarësisht nga sugjerimet e Greit dhe nga marrëveshjet e nënshkruara nga

Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve dhe pas saj, kontradikta të theksuara vazhdonin

të ngrinin krye midis Fuqive të Mëdha, për faktin se si ai duhet të komunikonte me kanceleritë

europiane, nëpërmjet qeverisë rumune, Ministrit të Jashtëm gjerman, qeverisë austro-hungareze

apo qeverisë italiane.11

Ambasadori francez në Berlin ka raportuar për qeverinë franceze se Princ Vidi kërkonte

një garanci financiare që ai mund të mbështetej mbi një hua të ardhshme prej 75,000,000

frangash, dhe se 20,000,000 franga do të vendoseshin në dispozicionin e tij menjëherë, pasi ai të

kishte ardhur në krye të principatës së tij. Ministri për Punët e Jashtme të Francës ishte dakord

edhe me propozimet angleze për sa i përket garantimit nga ana e Fuqive të Mëdha të një huaje të

përbashkët prej 60,000 sterlinash për ndihmë për refugjatët në Shqipëri.12

Ambasadori francez duke folur në datën 10 shkurt me nënsekretarin e shtetit për Punët e

Jashtme të Anglisë lidhur me paradhënien e propozuar prej 10.000.000 frangash për Princ Vidin

nga qeveritë austro – hungareze dhe italiane, mendonte se një veprim i tillë nuk do të ishte në

përputhje me karakterin ndërkombëtar të kontrollit që ushtrojnë Fuqitë mbi Shqipërinë dhe

gjithashtu theksonte se do të ishte e parakohshme që të flitej për ripagim të një huaje të

propozuar prej 75.000.000 frangash, pasi kjo e fundit ishte vetëm nën varësinë e rikonstituimit të

Bankës Austro – Italiane, për të cilën ende nuk kishte asnjë marrëveshje midis Fuqive. Ministri i

Jashtëm francez mendonte se, nëse nuk është arritur marrëveshja midis Fuqive lidhur me

6. Skema për organizimin dhe administrimin e vendit është subjekt i miratimit nga Princi.

7. Duhet të fiksohet kufiri jugor i Shqipërisë, të paktën, në vijat kryesore, me qëllim që të përjashtohet mundësia e

kundërshtimeve që do të ngriheshin lidhur me vijën përfundimtare të kufirit.10

KUSHTET të cilave qeveria franceze ua nënshtron pjesëmarrjen e saj në huanë për Shqipërinë:

1. Banka e Shqipërisë do të jetë ndërkombëtare, pa asnjë privilegj për asnjë nga Fuqitë, në kushte barazie; Banka

austro – italiane duhet të zhduket apo të shkrihet bashkë me institucionin ndërkombëtar, sepse dy banka për

Shqipërinë nuk do të mundnin të bashkekzistonin.

2. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (i cili, sipas lajmeve më të fundit do të marrë pushtetin si rrjedhojë e

dorëheqjes së dorëzuar nga Ismail Qemali dhe asaj të Esatit, e cila është duke u negociuar aktualisht) do të përgatisë

organizimin administrativ dhe financiar të Shqipërisë dhe do të marrë kontrollin mbi huanë; fuqitë e tij do të

përfundojnë, vetëm me miratimin e Fuqive dhe jo që nga mbërritja e Princ Vid-it.

Nëse këto dy parime do të pranohen, ne do të arrijmë menjëherë një marrëveshje lidhur me detajet e aplikimit të

tyre.

Ambasada e Francës, Londër ( Valentina Duka, Dokumente..voll.II, 31 dhjetor 1914, dok. 9, f.42)

11 BDOW. f.81

12 Valentina Duka, Dokumente..voll I.. dok. 509, 19 dhjerot 1913, f.548

Page 24: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

24

ndërkombëtarizimin e Bankës së Shqipërisë, paradhënia do të konsiderohej në parim si një

marrëveshje private midis Princit dhe bankave të interesuara.13

Megjithatë, qeveria franceze, duke qenë se dëshironte të manifestonte simpatinë e saj për

Princ Vidin dhe për të lehtësuar një organizim të Shqipërisë ku ajo kishte një interes europian për

të mbështetur rendin dhe prosperitetin, ishte e gatshme të pranonte faktin e paradhënies, nëse do

të ushtrohej në mënyrë praktike kontrolli i Komisionit Ndërkombëtar mbi përdorimin e fondeve.

Këto fonde nuk duhej t’i liheshin në dispozicion Princit, veçse nëse përdorimi i tyre do të ishte i

specifikuar.

Qeveria franceze mendonte se dhënia e paradhënies nga huaja, e cila duhej të garantohej

nga Fuqitë e Mëdha, mund të mendohej vetëm kur të ishte pranuar konstituimi i një banke

ndërkombëtare pa privilegje për asnjërën Fuqi.14

Megjithatë, Franca, në fakt, e pranonte nevojën e Princit që të kishte fonde, që paqëtimi i vendit

të vazhdohej me shpejtësi, dhe ajo nuk dëshironte të akuzohej se e kishte penguar një gjë të tillë.

Prandaj, nëse çështja e bankës shqiptare do të organizohej në përputhje me kërkesat e saj, sipas

gjasave, ajo do të ishte e gatshme ta konsideronte paradhënien aktuale si pjesën austro–italiane të

huasë së garantuar.

Franca pasi kishte marrë sugjerimin e austriakëve dhe të italianëve lidhur me huanë për

Shqipërinë, që do të ishte një pjesëmarrje prej 60 për qind për ata (pra për fondin austriak dhe

italian) dhe prej 40 për qind për të katër Fuqitë e tjera, duke i rezervuar Austrisë dhe Italisë

kontrollin dhe menaxhimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e konsideronte të mundshme që

të zgjidhej një menaxher i paanshëm anglez për bankën. Për sa i përket pushtetit të Komisionit të

Kontrollit, ishte dakord që pas mbërritjes së Princ Vidit, fuqitë e jashtëzakonshme që kishte

marrë Komisioni kur ishin dorëhequr Ismail Qemali dhe Esat Pasha, do të përfundonin. 15

Në kuadër të takimeve që Vidi bëri me të gjithë drejtuesit e Fuqive të Mëdha, më 19

shkurt 1914 ai mbërriti në Paris ku qëndroi vetëm një ditë. Presidenti i Republikës franceze dha

një drekë për nder të tij. Princi bëri, gjithashtu, një vizitë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas informacioneve që vijnë nga dokumentet e kohës ai la një përshtypje të mirë, si tek

Presidenti i Republikës, ashtu edhe tek Ministri i Jashtëm, pasi sipas tyre ai nuk kishte shfaqur

asnjë nga karakteristikat shqetësuese që i gjeje rëndom tek një oficer prusian.

Ministri i Jashtëm i tha Princ Vidit se, megjithëse Franca nuk kishte asnjë interes të

drejtpërdrejtë politik në Shqipëri, qeveria franceze e shihte me shumë simpati misionin e tij në

Shqipëri, sikur të ishte i kalkuluar për zbatimin e vendimit të marrë nga Fuqitë në Konferencën e

Ambasadorëve në Londër. Ai e këshilloi Princin të përfitonte nga prania e Komisionit

Ndërkombëtar në Shqipëri dhe të mbështetej tek ai institucion fuqishëm.16

Në takimin që Grei, Ministri i Jashtëm anglez bëri gjithashtu personalisht me Vidin, më

22 shkurt 1914 në Londër, në kuadrin e takimeve të kortezizë që ky i fundit zhvilloi me drejtuesit

e disa prej kancelerive europiane para se të vendoste që të vinte në Durrës, i jep atij këtë

13

Po aty, voll. II. dok 162, 12 shkurt 1914, f.176 14

Po aty, dok 170, 14 shkurt 1914, f.180 15

Valentina Duka, Dokumente.. voll.II, dok 184, 18 shkurt 1914 f. 191-192 16

Po aty, dok 192, 20 shkurt 19174, f. 202

Page 25: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

25

shpjegim në raport me angazhimin e Fuqive të Mëdha financiarisht në Shqipëri. ...Ka dy çështje

kryesore që po diskutohen midis Fuqive të Mëdha. Një prej tyre është pjesëmarrja e barabartë e

Fuqive të Mëdha në Bankën Kombëtare shqiptare ose ekzistenca e një (banke V.D.) austro-

italiane, por me kusht që kjo mund të kontrollohej nga KNK.17

Princ Vidi mbështeste variantin e parë, pra pjesëmarrje e barabartë e Fuqive të Mëdha në

bankën shqiptare, por qeveria austro-hungareze, këmbëngulte që ajo dhe Italia duhet të siguronin

një pozitë speciale në bankën shqiptare, për shkak të faktit se ato ishin shtetet më të interesuara

për Shqipërinë. Sipas qeverisë austriake, ajo dhe Italia duhet të kishin një kapital prej 30% secila,

pra të dyja 60% të të gjithë kapitalit të bankës dhe secila Fuqi e Madhe tjetër, të kishte nga 10%.

Drejtimi i bankës të bëhej me rotacion duke u përfaqësuar të gjitha Fuqitë e Mëdha në mënyrë të

barabartë në drejtimin e saj. 18

Qeveria franceze duke parë propozimet austriake, kishte vullnetin e mirë të analizonte

mënyrat pozitive që mund të gjendeshin për të kënaqur interesat e Austrisë dhe të Italisë lidhur

me bankën, por se ajo nuk kishte asnjë ide se çfarë mundësish mund të afroheshin.19

Në fakt, propozimi austriak nuk u mirëprit tek kanceleritë e Fuqive të Mëdha, duke përfshirë

edhe Italinë, e cila e shihte këtë propozim si një faktor që do të çonte në rritjen e influencës

austriake në Shqipëri. Në këto kushte qeveria franceze e sqaronte atë britanike, më 4 mars 1914,

se nuk ishte dakord që banka shqiptare të kishte këtë proporcion aksionesh, dhe se do të

dëshironte që kjo bankë të drejtohej prej një financieri anglez.20

Në fakt kjo bankë me këto kushte, nuk u krijua kurrë si rezultat i kontradiktave të Fuqive

të Mëdha dhe Vidi u nis në Shqipëri vetëm me 10 milion fr. të siguruara në mënyrë të barabartë

nga Austria dhe Italia. Paradhënia prej 10.000.000 frangash për Princ Vidin do të konsiderohej

në parim vetëm si një transaksion privat midis princit dhe bankave të interesuara, nëse nuk do të

arrihej marrëveshja midis Fuqive lidhur me ndërkombëtarizimin e Bankës së Shqipërisë në

kushtet e barazisë së parashikuar nga Konferenca e Londrës.

Formalisht, Vidi, e pranoi fronin princor shqiptar me 21 shkurt, por ai përsëri nguronte të

vinte në Shqipëri. Edhe miqtë e tij, e këshillonin që të mos pranonte ta hidhte këtë hap, derisa

situata në kufirin greko-shqiptar të ishte qartësuar dhe deri sa të viheshin në dispozicion të tij

forca të huaja të armatosura. Kont Berhtoldi, Ministri i Jashtëm austriak, nëpërmjet ambasadorit

austro-hungarez në Berlin, ushtroi trysni mbi Vidin, që të vinte sa më parë në Shqipëri, pa

dyshim duke i premtuar se Austro-Hungaria do të ishte në gjendje ta mbante atë më këmbë. Në

këtë çështje, Berhtoldin, sipas Foreign Offisin, e përkrahu edhe Ministri grek i Punëve të

Jashtme, i cili kishte frikë se nëse princi vazhdonte të refuzonte të vinte në Shqipëri, Fuqitë e

Mëdha, do të ishin të detyruara të ndërmerrnin veprime që do të dëmtonin projektet greke në

Shqipërinë e Jugut.21

17

BDOW, f, 100 18

Po aty, f, 98 19

Valentina Duka,Dokumente.. voll II, dok, 207, 4 mars 1914, f.222-223 20

, BDOW, f, 105 21

Po aty. f,164

Page 26: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

26

Pas disa ditësh, me jahtin austro-hungarez Taurus, me një skuadër ndërkombëtare të prirë

nga anija britanike Gloucester, nga kruizi francez Bruix dhe ai italian Quarto, shprehje kjo e

dëshirës së Fuqive të Mëdha për ta pasur princin nën diktat, ai u nis nga Triestia për në bregdetin

shqiptar duke arritur në Durrës më 7 mars 1914. Ai u prit nga Esat Toptani, Fejzi Alizoti dhe

Aziz Pasha, si dhe nga të gjashtë konsujt e përgjithshëm përfaqësues të Fuqive të Mëdha, anëtarë

të përhershëm të KNK-së.22

Njoftimi për arritjen e Vidit nuk ishte bërë si duhej edhe për faj të Esat Pashës, prandaj

turma e mbledhur në Durrës për ta përshëndetur atë nuk ishte aq përfaqësuese sa mund të kishte

qenë. Megjithatë ai u përshëndet me entuziazëm të madh dhe u brohorit si pasardhës i

Skënderbeut.

Anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit e pritën shpurën mbretërore në fundin

e molit, në tokë. Pas mbërritjes së tyre, Leoni, presidenti i KNK-së dhe njëkohësisht përfaqësuesi

gjerman në të, i doli përpara dhe e përshëndeti princin me këto fjalë “Në momentin kur Lartësia

Juaj ka mbërritur në shtetin e ri të besuar nga Fuqitë e Mëdha në drejtimin e lartë të tij, unë kam

nderin, në cilësinë time si president i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, t’ju uroj juve, si

edhe Lartësisë së Saj, Princeshës, në emrin tim dhe të kolegëve të mi, që përfaqësojnë këto Fuqi

dhe Shqipërinë, mirëseardhjen në truallin shqiptar.

Vendi që ju mirëpret sot po del nga një krizë tepër e dhimbshme e kohëve të fundit dhe

aspiron për një kohë paqeje dhe qetësie. Detyra që po merrni Lartësia Juaj është po aq e

lavdishme, sa edhe ajo e imponuar për një mision shpëtimi dhe, në të njëjtën kohë, ajo kërkon

shkrirjen e një jete të re dhe të një energjie të re, në mënyrë që ky vend të mund të gjejë në

burimet e tij forcën e mjaftueshme për ringritjen dhe për përparimin e tij në rrugën e progresit.

Populli shqiptar ka gjithë besimin e tij në Lartësinë Tuaj, i bindur se do të gjejë te ju inkurajimin

mirëdashës të drejtuesit dhe vendosmërinë e drejtë të Sovranit.23

Që nga ditët e para pas mbërritjes së tij, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, duke e

kuptuar gjendjen e ndarë të vendit, është bindur në nevojën për të përqendruar në duart e tij

drejtimin e administratës. Megjithëse e lehtësuar prej bashkëpunimit të të gjithë vullneteve të

mira, puna e tij është ndeshur me vështirësi, të cilat kanë bërë që suksesi të dukej nga dita në ditë

më pak i mundur. Ai është i gëzuar sot që mund t’ju thotë, Madhëri, që e ka arritur qëllimin e tij,

që ai është duke lënë në duart tuaja, bashkë me të gjitha fuqitë që ai ka mbajtur deri tani, fatet e

një Shqipërie të lirë dhe të bashkuar nën drejtimin e Madhërisë Suaj.”24

Festimet për nder të arritjes së tij zgjatën një javë. Delegacione nga kolonitë shqiptare në

të gjitha anët e botës nxituan t'i betoheshin për besnikëri sovranit të tyre, kurse përfaqësuesit e

akredituar të Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë,

Rumanisë, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë nxituan t'i paraqitnin kredencialet e tyre. Shumica e

paditur e shqiptarëve kishte pritur që princi të jepte lajmin për largimin e të gjitha të këqijave dhe

se këtej e tutje do të pasonte menjëherë një lulëzim i papërfytyruar, sikur një dorë magjike do të

22

Po aty, f. 107 23

Valentina Duka,Dokumente..voll.II, dok.220, 7mars1914,f.234-235 24

Po aty.f.235

Page 27: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

27

kalonte mbi ta. Ata besonin, se Shqipëria dhe populli i saj në një varfëri të skajshme do të

kalonin menjëherë në begati. Përralla të tilla ishin përhapur nga ata që kishin qenë më të

zellshmit për të siguruar suksesin e mbretërimit të tij, por, pas mbërritjes së Vidit në Durrës,

shumë shpejt ato shkaktuan zhgënjim dhe pakënaqësi.25

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ia kaloi menjëherë princit autoritetin që kishte

ushtruar ad interim, në emër të tij. Princ Vidi, krijoi qeverinë e tij me këtë përbërje: Kryeministër

Turhan pashë Përmeti, Ministër i Brendshëm dhe i Luftës Esat pashë Toptani, Ministër i

Drejtësisë dhe i Fesë Myfit Libohova, Ministër i Arsimit Mihal Turtulli, Ministër i Punëve

Publike Aziz Prishtina, Ministër i Çështjeve Publike Prenk Bib Doda etj.26

Si rezultat i veprimit të shumë faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm Vidi dështoi dhe u

detyrua të largohej nga Shipëria më 7 shtator 1914, duke e lënë Durrësin pa ushqime, pa para dhe

pa forca të mjaftueshme ushtarake për ta mbrojtur atë. Më 3 shtator ai lëshoi këtë shpallje:

«Shqiptarë!

Kur delegatët tuaj erdhën tek unë dhe me ofruan kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim

thirrjes së një kombi trim dhe fisnik, që më kërkonte ta ndihmoja në veprën për shpëtimin

kombëtar.

Unë erdha te ju i frymëzuar nga një dëshirë e flaktë për t'ju ndihmuar në këtë punë patriotike. Ju

më keni parë të bëja çmos qysh në fillim për organizimin e vendit tuaj dhe të përpiqesha t'ju

jepja një qeveri të mirë. Por lufta që ka shpërthyer në Europë, i ka shtuar ndërlikimet e pozitës

sonë.

Në këto rrethana, unë gjykova që, për të mos e lënë të pambaruar punën së cilës kisha vendosur

t'i kushtoja të gjithë forcën dhe jetën time, është më e dobishme që për një kohë të shkoj në

Perëndim; por unë dua që ju ta dini se, duke qenë larg, ashtu si dhe midis jush, unë nuk kam

mendim tjetër përveçse të punoj për përparimin e vendlindjes suaj fisnike.»27

Fillimi i Luftës së Parë Botërore pati pasoja shumë të rënda për Shqipërinë. Fuqitë e

mëdha, të cilat e kishin nën garanci dhe kontroll kolektiv shtetin shqiptar, tani ishin në luftë

midis tyre. Garancia kolektive ndonëse formale deri në këtë kohë ishte një pengesë për

realizimin e lakmive të veçanta të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje ballkanike ndaj

Shqipërisë, kurse tani nuk kishte më vlerë. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, i përbërë nga

përfaqësues të shteteve ndërluftuese u paralizua krejtësisht.

Të nisur nga interesat e tyre strategjike, politike dhe ekonomike në Ballkan, francezët e

kishin gjykuar të dëmshëm prej kohësh, para se të fillonte konflikti i parë botëror, krijimin e

Shqipërisë së pavarur. Ata vazhdonin të dëshironin Greqi të madhe në jug dhe Mal të Zi dhe

Serbi me shtrirje më të madhe në veri dhe si rrjedhojë, rritje të influencës të në këtë rajon

Europian. Pas luhatjeve diplomatike, me fillimin e Luftës së Parë Botërore, me sa duket politika

franceze kishte vendosur të përcaktohej qartë. Ajo dëshironte përfundimisht anullimin e

vendimeve të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në vitin 1913 dhe vendosjen e shqiptarëve

25

Joseph Swire, Shqipëria... f.167–168 26

BDOW.f.101 27

Joseph Swire, Shqipëria.., f. 192

Page 28: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

28

katolikë të veriut nën sllavët ortodoksë, kurse shqiptarët e jugut nën Greqi. Duke i qëndruar

besnike politikës së saj të vjetër, në kuadër të luftimeve ushtarake midis dy blloqeve ndërluftuese

Antantës (pjesë e të cilës ajo ishte) dhe Bllokut Qëndror, në vjeshtë të 1916, ushtria franceze

pushtoi Juglindjen e Shqipërisë.

Zona franceze e pushtimit ishte më e vogël se zona austro-hungareze dhe ajo italiane,

megjithatë në këtë zonë ndodhej një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, Korça.

Para ardhjes së francezëve, Korça ishte në duart e ushtrisë greke, e cila zyrtarisht e pushtoi

qytetin më 27 tetor 1914. Vendosja prej grekëve e një regjimi të egër pushtimi para dhe gjatë

Luftës së Parë Botërore, si dhe synimet historikisht të njohura të Greqisë ndaj qytetit të Korçës

dhe krahinave përreth tij, shkaktuan precipitim të madh pakënaqësie në radhët e popullsisë

korçare. Në këto kushte sapo ushtria franceze vendoset në qytet (tetor 1916), një komision

korçarësh, në emër të popullsisë së krahinës u kërkoi atyre largimin e menjëhershëm të trupave

greke dhe ngritjen e një administrate shqiptare28

.

Komanda franceze jo vetëm nuk i mori parasysh këto kërkesa, por e kaloi administratën e

qytetit nga duart e grekëve kostandinistë, ithtarë të mbretit e mbështetës të Bllokut Qëndror në

duart e aleatëve të vet, grekëve venizelistë, ithtarëve të kryeministrit grek të kohës. Në rrethana

të tilla, patriotët shqiptarë i drejtuan armët e tyre edhe kundër pushtuesve francezë. Lëvizja

patriotike korçare i detyroi ata të nënshkruanin më 10 dhjetor 1916 me përfaqësues të qytetit një

protokoll, sipas të cilit ky qytet së bashku me Kolonjën, Gorën e Oparin, do të formonte një

krahinë autonome, e cila do të administrohej prej shqiptarëve nën mbrojtjen e autoriteve

ushtarake franceze29

.

Më 8 dhjetor 1916, gjenerali Maurice Sarrail, komandant i Ushtrisë së Lindjes, kishte

dërguar një telegram ku thoshte se nacionalistët shqiptarë duhej të mbështeteshin. Duke dëbuar

grekët dhe duke i konvertuar nacionalistët shqiptarë në kauzën aleate, Sarrail-i shpresonte të

mbronte krahun e majtë të operacioneve ushtarake francize. Një Korçë e paqëtuar dhe e

qëndrueshme nën kontrollin francez do të mundësonte pakësimin e numrit të trupave franceze,

do të shkurajonte futjen e austriakëve në Shqipërinë e Jugut dhe do t’i jepte mundësi krahut të

majtë të Ushtrisë së Lindjes të bashkohej me trupat italiane në Vlorë.

Zyrtarët në Paris ishin shumë pak të dyzuar. Astrid Briand-i, kryeministri francez, nuk qe

i mirëinformuar nga Sarrail-i, për të mos thënë i keqinformuar. Pas një kërkese të Romës më 13

dhjetor 1916, Briand-i mohoi të dinte gjë rreth republikës së re dhe se i duhej t’i kërkonte Sarrail-

it hollësitë përkatëse. Në përgjigjen e tij, Sarrail-i pohonte se autoritetet ushtarake franceze nuk

kishin luajtur kurrfarë roli në krijimin e shtetit të ri. Briand-i i siguroi kolegët e tij italianë për

këtë fakt. Por, përshkrimi i dhënë nga një shqiptar i njohur si Mehmet Konica, dikur përfaqësues

i Qeverisë së Përkohshme në Konferencat e Londrës, nuk i paraqet motivet francize kaq altruiste.

Ai thotë se tokat pjellore të krahinës së Korçës dhe veçanërisht depozitat e bakrit dhe qymyrit,

gati nën qiell të hapët, kërkoheshin nga ushtarakët francezë për furnizimin e trupave të tyre.

28

Valentina Duka. Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë: TOENA, 1997, f.62 29

Historia e Shqipërisë, vëll. III, Tiranë 1984, f.171.

Page 29: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

29

Sipas këtij protokolli, administrimi i krahinës iu besua një këshilli të përbërë prej 14

vetash, (shtatë myslimanë dhe shtatë ortodoksë) i cili do të kishte në dispozicion të tij

xhandarmërinë dhe policinë për mbajtjen e rregullit. Sipas oficerit francez, Andre Ordioni, i cili

ndodhej në Korçë si pjesë e Komandës Franceze të Pushtimit, zgjedhja e anëtarëve të këshillit

nuk rezultoi të ishte punë e vështirë. Qyteti i Korçës, sipas tij, pavarësisht se ishte i varfër kishte

mbi 30 milionerë si dhe profesionistë të zotë sidomos doktorë, farmacistë, avokatë, pjesa më e

madhe e shkolluar në Itali dhe Francë.

Nga ky kontigjent njerëzish u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Qarkut. Ky organizim

pati rëndësi të madhe sepse kontribuoi për mbarëvajtjen ekonomike, financiare si dhe të rendit në

zonë.30

Kjo republikë ishte mjaft kuptimplote për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe ishte

tregues për rilindjen e nacionalizmit shqiptar në një prej zonave, ku edhe përpara luftës kishte

qenë i fuqishëm. Mbi të gjitha, ky veprim përbënte një eksperiment të sukseshëm, ku myslimanët

dhe të krishterët punuan bashkarisht nën të njëjtën administratë dhe në veçanti, pa ndërlikimet e

krijuara nga rivalitetet dhe intrigat e Fuqive të Mëdha, që aq shumë e kishin dëmtuar regjimin e

Vilhelm Vidit31

.

Gjuha zyrtare do të ishte shqipja dhe flamuri i Krahinës Autonome do të ishte ai shqiptar.

Themistokli Gërmenji, figura qëndrore e krahinës, pavarësisht se mbajti detyrën e prefektit të

policisë, luajti rolin kryesor në këtë administratë.Administrata e re shqiptare që u vendos në krye

të krahinës autonome, që në fillim veproi me seriozitet. Ajo organizoi menjëherë zgjedhjet e reja

të bashkisë së qytetit32

, dhe u kushtoi rëndësi të gjitha problematikave politike – ekonomike dhe

arsimore të krahinës së Korçës. Ka rëndësi të vihet në dukje se me çfarë masash administrata e

qytetit ia doli që në pak kohë të ekuilibronte buxhetin e vet, kujton Andre Ordioni, të realizonte

kursime të rëndësishme dhe të bënte punime me dobi të përgjithshme. Madje filluam dhe punime

zbukurimi!33

Por nga ana tjetër republika e brishtë u ndodh edhe përballë vështirësive të mëdha.Uria

dhe skamja vepronin gjerësisht në qytet. Mungonte drithi, bile ai ekzistues mbahej i fshehur prej

elementëve spekulatorë. Kjo gjendje kishte goditur gjerësisht shtresat e ulëta dhe të mesme

qytetare. Përpara të korrave të vitit 1917 drithi i fshehur prej spekulatorëve arriti të shitej me

çmime shumë të larta, 5-6 franga ar oka e grurit dhe 4-5 franga ar, oka e misrit.

Në këtë situate të vështirë Këshilla Qeveritare (organ ekzekutiv për qeverisjen e krahinës

autonome) menjëherë mori masa për furnizimin e popullsisë me bukë. Me iniciativën direkte të

Themistokli Gërmjenit u formua në Korçë një shoqëri tregtare me capital rreth 300.000 franga ar.

Kjo shoqëri solli nga Greqia drithë, që iu shpërnda me çmim të arsyeshëm fillimisht lagjeve të

Varoshit, Kasabasë e Çarshisë.Sipas një urdhëri të saj, ata që nuk respektonin këto çmime,

dënoheshin me 24 franga ar gjobë dhe me 24 orë ndalim në polici.34

30

Një officer francez në ballkan, Vëllimi i I, Tiranë: Papirus 2014, f.362 31

Nikola Guy, Lindja e Shqipërisë, Tiranë: 2012, Botime Pegi, 167 32

Adriatiku, Korçë, 23 janar 1917, nr.38, f.1. 33

Andre Ordioni, Një oficer francez në Ballkan, Tiranë 2014: Papirus, 361 34

Gazet’ e Korçës, Korçë, 15 dhjetor 1920, nr.52.

Page 30: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

30

Këshilla Qeveritare vendosi njëkohësisht edhe sistemin e triskëtimit në ndarjen e bukës.

Të gjitha këto masa patën rëndësi dhe përmirësuan disi gjëndjen e qytetit të Korçës, megjithëse

elementët spekulatorë gjetën mënyra e mjete që pengonin në mjaft raste zbatimin e tyre.

Administrata e re u morr gjerësisht edhe me problemet financiare të krahinës. Drejtoria

shqiptare e financave e atashuar pranë Këshillit të Qarkut, e filloi veprimtarinë e saj më 16

dhjetor 1916, domethënë 6 ditë pas shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës. Kjo drejtori nuk

trashëgoi asnjë dokument financiar prej administratës të mëparshme, përkundrazi burokratët

grekë me largimin nga qyteti kishin marrë me vete çdo gjë që ata kishin patur në zyrat e tyre në

Korçë. Gjithashtu, Komisioni Shqiptar i Financave, pas kontrollit të parë që i bëri arkës

menjëherë pas krijimit të tij, gjeti vetëm rreth 4000 franga ar,35

sepse pjesa dërrmuese e të

ardhurave të kësaj arke, ishte tërhequr prej trupave greke kur u larguan nga krahina.

Në këto kushte të vështira financiare në të cilat ndodhej Republika e Korçës, si dhe duke

u nisur nga varfëria e madhe që sundonte në radhët e popullit të kësaj krahine, Këshilla

Qeveritare hartoi një rregullore të re, ku përcaktoheshin parimet në të cilat do të mbështetej

procedura e vjeljes së taksave.

Sipas kësaj rregulloreje suprimoheshin taksat e vjetra të temetusë (patentës) dhe të

vergjisë. Vendin e tyre e zinte një taksë e re, e cila do të llogaritej në përqindje, duke u nisur nga

të gjitha të ardhurat e qytetarit. Kështu p.sh. qytetarët që zotëronin të ardhura të llogaritura në më

pak se 5 mijë franga, do të paguanin 2 % të të ardhurave të tyre; nga 10 mijë deri në 20 mijë do

të paguanin 3 %; nga 20 mijë – 40 mijë do të paguanin 4 %; nga 40 mijë deri në 80 mijë 5 %;

dhe mbi 80 mijë franga do të paguanin 6 %; të tyre36

. Sipas kësaj rregulloreje, problemet

financiare përqendroheshin në duart e Këshillës dhe asnjë pagesë nuk do të bëhej pa lejen e saj.

Gjithashtu të ardhurat e qytetarëve dhe si rrjedhim taksat që ata duhej të paguanin, do të

përcaktoheshin prej kryetarit të Bashkisë, së bashku me Drejtorinë e Financave dhe Sekretarin e

Përgjitshëm të Prefekturës së Policisë.

Këshilla Qeveritare bëri përpjekje edhe për stabilizimin e gjendjes valutore në qytetin e

Korçës, sepse dhrahmia, kartmonedha kryesore ishte zhvleftësuar mjaft. Me vendim të saj, u

hodhën në qarkullim 500000 franga bankënota shqiptare prej 0.50 dhe 1 fr. ar. Këto bankënota

fillimisht ishin të kompozuara nga një shkabë në qendër dhe nga mbishkrimi “Shqipëria

vetqeverisëse” që më vonë u zëvendësua me mbishkrimin “Republika Shqipëtare”.37

Këto

bankënota të hedhura në qarkullim rishtazi, qëndruan në fuqi aq kohë sa funksionoi Krahina

Autonome e Korçës. Pas kësaj ato u zëvendësuan nga një tip i ri bankënotash të cilat, nga njëra

anë kishin xhaminë e qytetit dhe nga ana tjetër kishën e mitropolisë dhe mbishkrimin “Korça”.

Kujdes të veçantë administrata e krahinës u kushtoi edhe problemeve të arsimit kombëtar.

Ajo mbylli shkollat në gjuhën greke dhe hapi në qytet, në të njëjta godina, shkolla shqipe. Kështu

u hapën 3 shkolla fillore për djem, 2 për vajza dhe një shkollë 8 vjeçare (superiore). Në këto

shkolla punuan gjithsej 39 mësues dhe mësonin 1776 nxënës38

. Gjithashtu në fillim të jetës së

35

AMAE, Albanie, vëll. 19, f. 179. 36

Gazet’ e Korçës, Korçë, 30 janar 1917, nr.14, f.2. 37

P.Harizi. Histori kronologjike… f.174. 38

Gazet’ e Korçës, Korçë, 7 shkurt 1917, nr.38. f.2.

Page 31: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

31

Krahinës Autonome lindi ideja për themelimin e një Liceu Kombëtar, ide e cila u arrit të

realizohej në vitin shkollor 1917-1918. Në këtë vit shkollor liceu kishte rreth 36 nxënës. Arsimi

fillor ishte falas dhe i detyrueshëm gjatë gjithë kohës së pushtimit francez. U prodhua me

shpejtësi nga Komanda Franceze një fjalor i thjeshte frëngjisht-shqip i cili ju dërgua të gjitha

shkollave. Pothuajse të gjithë nxënësit e shkollave filluan shpejt të flisnin frëngjisht.

Oficerët francezë u habitën me dëshirën e madhe të shqiptarëve për shkollim. Doja të

zgjidhja, shkruan Andre Ordioni, kolonel francez në detyrë, midis elitës shkollore disa qindra

nxënës, ose të paktën disa dhjetra, për t’i dërguar në shkollat e Francës. Adoleshentë inteligjentë

kishte shumë, mund të zgjidhje me lehtësi, por mungonin burimet financiare.39

Francezët krahas kujdesit për vijën e frontit dhe luftimet e ashpra të zhvilluara për rreth

saj, sidomos me bullgarët, bënë përpjeke të mëdha edhe për përhapjen e kulturës së tyre në zonë.

Familjet e pasura korçare nxiteshin t’i dërgonin fëmijët e tyre në universitete franceze. Nga ana

tjetër vetë ata kishin grumbulluar edhe disa fëmijë jetimë të cilët qëndronin pranë Komandës

Franceze për të realizuar punëra të prapavijës si: sjellja e ujit, përgatitja e kafes etj, të cilët e

mësuan shumë mirë gjuhën frënge dhe u lidhën shumë edhe shpirtërisht me francezët.40

Gjatë ekzistencës së Krahinës Autonome si dhe në vitet e pushtimit francez që e pasuan

atë, përveç disa sharrave mekanike të montuara prej tyre, nuk pati në qytetin e Korçës ndonjë

ndërtim të ri industrial. Njësitë kryesore ekzistuese, si mullinjtë e bojës me motor (2 njësi), u

shfrytezuan kryesisht për nevojat e frontit. Kjo bëhet e qarte po të kemi parasysh rastin kur

pronari i një mulliri me motor në Korçë i kërkonte bashkisë së qytetit, që të merrte masa për

furnizimin me qymyrguri të mullirit te tij për të përballuar vëllimin e madh të punës, sepse

komanda ushtarake franceze kishte çuar për të blojtur rreth 700 thasë grurë e misër41

.

Angazhimi i këtyre mullinjve për nevojat e frontit shkaktoi një shtrenjtësim të madh të

proçesit të blojes për qytetarët e thjeshtë korçarë42

. Kjo sepse kapaciteti i mullinjve ishte më i

vogël se sa ishin nevojat e frontit dhe të qytetit për to.

Gjatë viteve të luftës në Korçë vazhduan të funksionin tri shtypshkronja të trashëguara që

nga vitet e para që pasuan shpalljen e Pavarësisë. Këto ishin shtypshkronja “Korça”, ku në këto

vite u shtypën revista “Kalendari Korça”, gazeta “Koha”, dhe gazeta “Adriatiku”; shtypshkronja

“Kostë Skënderi” ku u shtyp gazeta në gjuhën greke “Pellazgu” (doli gjatë viteve 1910-1916);

shtypshkronja “Arqimidhi Vangjeli”, në të cilën gjatë këtyre viteve u shtyp gazeta në gjuhën

greke “Korça”, ndërsa duke filluar që nga viti 1916 e në vazhdim në këtë shtypshkronjë u shtyp

gazeta më e madhe e Korçës me emrin “Gazet’ e Korçës”.

Krahina Autonome e Korçës pati jetë të shkurtër. Masat me rëndësi të madhe të marra

prej saj nuk arritën të thelloheshin. Me to nuk mund të pajtoheshin edhe vetë pushtuesit francezë,

të cilët pas një periudhe të shkurtër, filluan të shkelnin të drejtat që u shkëputi atyre lëvizja

patriotike korçare.

39

Po aty……….f.364 40

Po aty……..f. 374 41

AQSH, Fondi 617, 3.11.1917, dosja 46, dok.5. 42

Historia e Shqipërisë, vëll.III, Tiranë: Botim i Akademisë Shkencave 1984, f.174.

Page 32: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

32

Komanda e Ushtrisë Franceze me 16 shkurt 1917 abrogoi protokollin e 10 dhjetorit dhe e

vuri Krahinën e Korçës nën administrimin e drejtpërdrejtë të saj. Me kërkesën e qeverisë greke të

Venizellosit, e cila kishte ardhur në pushtet në qershor të vitit 1917, pushtuesit francezë filluan të

ndiqnin dhe të arrestonin patriotët kryesorë korçare. Ata arrestuan edhe udhëheqësin kryesor të

lëvizjes patriotike të Korçës, Themistokli Gërmenji, të cilin me dëshmitarë të rremë gjyqi

ushtarak i armatës së Lindjes në Selanik e dënoi me vdekje dhe e ekzekutoi në nëntor 1917.

Me suprimimin e Krahinës Autonome të Korçës, pushtuesit francezë bënë një riorganizim

administrativ të qytetit dhe të zones perreth tij. Këshillin e Qarkut e zëvendesuan me Këshillin e

Parësisë, e cila perbehej prej 12 anetaresh (pra 2 më pak se keshilla e meparshme). Në Këshillin

e Parësisë qëndruan 7 ish anëtarë të Këshillës së vjetër dhe 5 të tjerë u zgjodhën rishtas. Por

ndryshimi thelbësor midis këtyre dy organeve qëndronte në faktin se, ndërsa Këshilla e Qarkut

ishte organ shqiptar jo vetëm nga forma por edhe nga përmbajtja, Këshilla e Parësisë ishte organ

i vënë në shërbim të komandës francezë. Gjithë veprimtarinë e saj e dirigjonte një zyrtar i lartë

ushtarak francez. U bë gjithashtu organizimi i ri i bashkisë së qytetit që filloi me ndryshimin e

kryetarit të saj (vendin e Aristidh Xheraut e zuri Sotir Kota). Ndryshime u bënë edhe në sistemin

arsimor të qytetit.

Nga mesi i vitit 1918 Komanda Franceze e Selanikut, duke mos marrë fare parasysh

deshirat e popullsise forçare, riçeli shkollat në gjuhën greke në Korçë dhe në periferi te saj.

Patriotët korçarë nën udhëheqjen e klubit “Përparimi” shpërthyen në një valë protestash kundër

politikës arsimore të pushtuesve francezë, të cilët për t’i prerë hovin kësaj lëvizjeje, burgosën

disa prej tyre me Qamil Panaritin në krye, duke u lënë kështu fushë të lirë veprimi mësuesve

grekë, në krye të të cilëve qëndronte drejtori i gjimnazit grek të qytetit43

Komanda franceze bëri ndryshime edhe në sistemin tatimor. Ata hodhën poshtë

rregulloren e re të taksave të aprovuar nga Këshilla e mëparshme qeveritare dhe i detyruan

tregtarët korçarë të paguanin një taksë të lartë (oktrovën) për të gjitha mallrat që do të futeshin në

qytetin e Korçës. Kjo taksë filloi të merrej pas 1 qershorit 1918 dhe sipas artikujve të ndryshëm,

ajo merrte vlera të cilat shpesh arrinin deri në 50 % të vlerës së mallit.44

Vendosja e këtyre taksave të larta, ekzistenca e një numri të madh konsumatorësh,

kërkesat e të cilave nuk i përballonte dot vëllimi i prodhimit, sollën rritjen e çmimeve të mallrave

në kurriz të popullsisë qytetare korçare. Kishte raste kur çmimet e mallrave u rritën në masën

100 – 120 %. Ishte e pamundur për masat e varfra qytetare të blinin një pale këpucë me çmim

100 – 120 franga, apo rruba të gatshme me çmim 350 – 400 franga. Edhe në këtë rast fitime

nxorrën tregëtarët e mëdhenj, të cilët morrën në sipërmarrje furnizimin me ushqime të ushtrisë

franceze.

Në fakt për të patur sa më në kontroll të ardhurat e zonës, Administrata lokale, me

vendim të francezëve u përqëndrua në një numur të vogël njerëzish. Komanda Faranceze nuk

43 S.Shapllo, Nga historiku i zhvillimit të arsimit në Shqipëri, Tiranë: Naim Frashëri,1975, f.92. 44 P.Harizi, Vep. e përmend., f.190.

Page 33: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

33

lejonte të bëheshin shpenzime të tepërta, situata financiare ishte nën kontrollin e plotë të Këshillit

të Parësisë.45

Është me rëndësi të theksohet fakti se autoritet ushtarake franceze kryen disa vepra me

rëndësi në fushën e infrastrukturës lokale. Ata ndërtuan dhjetëra kilometra rrugë automobilistike,

si Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë46

. Ata ndërtuan edhe një rrjet telefonik, të cilin e lidhën me

rrjetin qendror të Vlorës47

. Gjithashtu u ndërtuan ura të shumta, u riparuan ose u ngritën ndërtesa

të mëdha me dobi të përgjithshme për zonën si dhe u realizuan disa punime të rëndësishme

bonifikuese sidomos në fushën e Maliqit.48

Francezët u kushtuan kujdes edhe zbulimit dhe shfrytëzimit të vendburimeve minerale të

qarkut të Korçës. Ata shfrytëzuan për nevojat e frontit qymyrgurin e Mborje-Drenovës, ku që

nga 1 dhjetori 1917 deri pothuajse në mbarim të luftës, nxorën rreth 2 milion okë qymyr. Për

këtë qëllim punonin 12 punëtorë ne ditë nën mbikqyrjen e ushtarëve francezë. Eksplorime me

vlerë u bënë gjithashtu edhe në Vithkuq e Boboshticë49

.

Ushtria franceze ndërtoi edhe spitale, infermieri në qëndrat e rëndësishme për t’u ofruar

kujdesin e saj jo vetëm ushtarëve por edhe popullsisë civile. Gjithashtu funksiononte rregullisht

shërbimi postar. Për nevojat e frontit pothuajse të gjitha tokat pjellore të zonës u mbollën dhe u

sistemua rregjimi i ujrave.50

Gjithashtu edhe nga pikëpamja e higjienës në qytet pati përmirësime të dukshme. Duke

respektuar pjesën e brëndshme të shtëpive, francezët kërkuan që çdo familje të pastronte para

derës së shtëpisë së tyre dhe të vendoste mbeturinat në një arkë të vogël. Çdo mëngjes një

karrocë e shërbimit bashkiak kalonte para shtëpive dhe mblidhte mbeturinat51

.

Për ruajtjen e punimeve franceze dhe për mbikqyrjen e territorit, Komanda Franceze kishte

caktuar një batalion senegalezësh. Bile ky batalion u përdor edhe për punimin e tokave duke i

bërë shërbime edhe popullsisë lokale.

Qyteti u mbush me kosha mbeturinash.52

Madje u hartuan edhe projekte zbukurimi për

Korçën dhe Pogradecin por nuk u arritën të zbatoheshin.

Francezët mbajtën qytetin e Korçës të pushtuar dhe gjatë vitit 1919, madje deri në maj të vitit

1920. Duke e parë nga perspektiva e kolonelit francez pushtimin e Juglindjes shqiptare, ata

ndiheshin me fat se pushtuan pjesën më të pasur të vendit. Përpjekjet e bëra për të ngulitur

zakonet administrative të Francës, kujton koloneli: për të përhapur idetë tona dhe kulturën tonë,

për të dhënë shijen e higjenës dhe për ta paisur vendin me një fillesë legjislacioni në përputhje

me qytetërimin e kësaj kohe, u pranua nga i gjithë populli 53

45 Një officer…….f. 368 46 J.Bourcart, L’Albanie et les Albanais. Paris 1921, f.161. 47 Po aty. 48 Një officer……..f.366 49 P.Harizi, Histori Kronologjike..., f.110. 50 Një officer……..f.365 51 Po aty 52 Po aty 53

Po aty.f..374-375

Page 34: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

34

Në muajt shtator-tetor, ndodhi një çoroditje e madhe në qytetin e Korçës sepse qeveritari

francez i qarkut përhapi lajmin se administrata e Korçës do të ndryshohej dhe se qyteti do të

kalonte nën sundimin grek. Në pjesë e mire e qytetarëve shitën gjithë pasurinë e tyre (dyqanet,

orenditë shtëpiake) dhe u larguan prej qytetit, për t’u strehuar në qytetet e tjera larg rrezikut të

paralajmëruar. Në muajt e parë të vitit 1919 nxirreshin 3-400 pasaporta në ditë për njerëzit që

kërkonin të largoheshin nga qyteti54

. Dëmtimet që pësuan qytetarët e larguar arritën në 2 milion

fr.ar. Vetëm disa elementë grekomanë grumbulluan pasuri të mëdha, sepse blinin me çmime të

ulëta orenditë e shitura prej qytetarëve të mësipërm dhe prisnin me padurim të zinin poste me

rëndësi administrative.

Por, pavarësisht nga paniku që u përhap në qytet dhe pavarësisht nga dëshira e qeverisë

greke, komanda ushtarake franceze për aq kohë sa vazhduan tratativat në Konferencën e Paqes, e

mbajti të pushtuar qytetin e Korçës i cili në maj të 1920-s u lidh me qeverinë e Tiranës.

54

“Kuvendi”, Romë, 8 shkurt 1919, nr.27, f.3.

Page 35: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

35

K R E U I

DIPLOMACIA FRANCEZE DHE REGJIMI KOMUNIST NË SHQIPËRI. DYSHIME E

REZERVA NË MARRËDHËNIET POLITIKE MIDIS DY VENDEVE.

I.1. Gjeopolitika dhe roli i Francës në Ballkan.

Në periudhën midis dy luftrave botërore, Franca pati një veçori në politikën e saj

ballkanike në raport me Anglinë. Me politikën e tyre qarqet e Parisit u përpoqën të ruanin

gjendjen e vendosur me marrëveshjet e Versajës. Me Francën ishte e lidhur Jugosllavia.

Beogradi për një kohë u përpoq të rivalizoje me Romën për ndërhyrjen në Shqipëri.

Kur lindi tensioni në marrëdhëniet shqiptare italiane, qarqet e Beogradit, intensifikuan

veprimet, përfunduan me qeverinë shqiptare marrëveshjen tregtare të 20 dhjetorit 1933 dhe në

maj të vitit 1934 Banka e Eksportimit të Beogradit çeli në Tiranë filialin e saj. Me këto hapa ato

u përpoqën të zgjeronin ndërhyrjen e tyre dhe të pengonin depërtimin e shkallëzuar të kapitalit

Italian në Shqipëri. Mirëpo kjo veprimtari e qarqeve të Beogradit qe e pafuqishme, dhe synimet e

tyre në analizën e fundit dështuan.

Qarqet e Parisit vepruan edhe në një drejtim tjetër për të frenuar ekspansionin e

papërmbajtur të qarqeve të Romës në Shqipëri. Nën ndikimin e tyre në shkurt të vitit 1934 u

krijua Pakti Ballkanik në të cilin bënin pjesë Jugosllavia, Greqia, Turqia dhe Rumania. Parisi

veproi me anë të shteteve që bënin pjesë në këtë pakt me forma të ndryshme kundër rritjes së

ndikimit Italian në Ballkan. Madje ato u përpoqën të tërhiqnin në këtë pakt dhe Shqipërinë të

cilën tentuan ta shkepusin nga Italia, por nuk e arritën qëllimin e tyre. Përfundimsht ata u

detyruan ti lëshojnë më tej rrugë depërtimit italian në Shqipëri.

Politika e lëshimeve që ndoqën Fuqitë e Mëdha Perëndimore ndaj ekspansionit të

kapitalit të huaj Italian në Shqipëri u duk në ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë

të viteve 1924-1936. Në mënyrë të veçantë ajo spikati në kohën kur u përfundua marrëveshja

mbi bankën dhe huan SVEA, me të cilën Shqipëria u lidh pas qerres së Romës, në kohën kur u

përfundua marrëveshja për huan e 100 milion fr.ari që e thelloi ndërhyrjen italiane në Shqipëri,

në vitet e lindjes së tensionit në marrëdhëniet shqiptaro-italiano etj. Në këto ngjarje të

rëndësishme të jetës politike, ekonomike, ushtarake, administrative e shoqërore, qarqet e Londrës

dhe të Parisit i lëshuan rrugën ndërhyrjes së shkallëzuar të Italisë në Shqipëri.

Së treti, prirje e përgjithshme kryesore e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare të

Shqipërisë janë lëshimet, përulja dhe nënshtrimi gjithnjë më i thellë i qeverisë së Zogut ndaj

Romës. Vetë Ahmet Zogu, disa prej anëtarëve të qeverisë së tij, disa deputetë, bajraktarë,

nënpunës të administratës shtetërore, ushtarake etj. qenë të korruptuar. Në këto rrethana, qarqet e

Romës, duke dhëne huara, rryshfete dhe duke ushtruar presione në forma të tjera i diskutuan

Page 36: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

36

qeverisë së Zogut nënshtrimin e marrëveshjeve me kushte të rënda për lirinë dhe pavarësinë e

Shqipërisë.55

Një moment që flet në mënyrë të qartë për këtë çështje është ai që ka lidhje me

përfundimin e marrëveshjes mbi bankën dhe huan SVEA. Kur u zhvilluan bisedimet

përfundimtare të kësaj marrëveshje u bënë pazarllëqe të ulëta në kurriz të popullit shqiptar dhe

përkundrejt huas që iu premtua qeverisë shqiptare dhe rushfeteve të mëdha që iu dhanë kreut të

regjimit Ahmet Zogut dhe bashkëpunetorit të tij të afërt Myfit Libohovës, parlamenti shqiptar

miratoi marrëveshjen në fjalë me të cilën i jepeshin koncesione të gjithanshme kapitalit Italian.

Në fakt me këtë marrëveshje Roma siguroi një ndërhyrje të gjerë në financat e

Shqipërisë, mori peng 44 % të të ardhurave të buxhetit për vitin financiar 1925-1926, zotëroi

pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe siguroi ndërhyrjen me

epërsi në të gjitha fushat e jetës së Shqipërisë.

Një moment tjetër që dëshmon për këtë aspekt të degjenerimit të Ahmet Zogut është ai i

kthimit të Republikës në Mbretëri. Duhet thënë se Ahmet Zogu u bë mbret me propozimin e vet

Benito Musolinit. Në korrik –shtator të vitit 1927, ky i fundit përmes Ugo Soles, ministër i Italisë

në Shqipëri, i propozoi Ahmet Zogut një plan prej tri pikash, i cili parashikonte këto çështje:

përfundimin e një marrëveshje italo-shqiptare të aleancës mbrojtëse, krijimin e mbretërise

shqiptare, me Ahmet Zogun mbret dhe martesën e Zogut për të siguruar vazhdimësinë e

rregjimit. Gjatë bisedave që u bënë për këto çështje, Ahmet Zogu pranoi përfundimin e

marrëveshjes ushtarake dhe proklamimin e tij mbret me kusht që Italia të financonte shpenzimet

për oborrin mbretëror. Dhe kjo kërkesë u pranua nga Roma.

Ahmet Zogu dhe njerëzit e tij ndoqën këtë praktikë për të siguruar para për vetë ose për

qeverinë e tyre duke dhënë koncesione të njëpasnjëshme gjatë viteve 1924-1936 e më vonë.

Është e vërtetë se në momente të caktuara të historisë së këtyre viteve kreu i rregjimit Ahmet

Zogu dhe qeveria e tij i bënë ndonjë qëndresë ekspansionit të papërmbajtur të qarqeve të Romës.

Një shfaqje e tillë e kësaj qëndrese u vërtetua në kohën e tensionit të shkallëzuar në marrëdhëniet

shqiptaro-italiane (1931-1934). Por kjo qëndresë që e pjesshme dhe e përkohshme. Rrethanat në

të cilat u zhvillua kjo qëndresë qenë të disfavorshme për Shqipërinë.

Nga njëra anë rregjimi i Zogut gjendej në një krizë të thellë politike, një shfaqje e të cilës

është edhe shpërthimi i Kryengritjes së Fierit të gushtit 1935. Për më tepër financat e rregjimit

ishin në falimentim të plotë gjë që manifestohej në faktin se rrogat e nëpunesve të shtetit nuk

qenë paguar për muaj të tërë. Nga ana tjetër qarqet e Londrës dhe të Parisit i lëshuan rrugë

ekspansionit të papërmbajtur të Italisë në Shqipëri.

Në këto kushte të brëndshme dhe të jashtme A.Zogu nuk pati as vullnetin dhe as forcën e

nevojshme për ti rezistuar Italisë. Në këto rrethana qarqet e Romës vepruan me forma të

ndryshme, përdoren demagogjinë, presionin, punuan hapur dhe fshehur.

55

Iljaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli i saj për pushtimin e Shqipërisë, 1936-1939 f. 23

Page 37: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

37

U fol gjithashtu se Mehdi Frashëri u mor personalisht me studimin e dhënies së koncesionit të

shoqërisë Anglo-persiane, një shoqërie tjetër angleze, veprim i cili cënonte qëllimet italiane në

burimet e naftës shqiptare.56

Mirëpo qeveria shqiptare nuk nxitoi në veprimet e lartpërmendura. Vetë Zogu e kuptonte

se një afrim me Jugosllavinë ishte me pasoja të rrezikshme. Si të shkëputej nga Italia, qarqet e

Beogradit mund të hakmerreshin për lojën që u kishte bërë më 1925 dhe do të përpiqeshin ta

nënshtronin. Nga ana tjetër dyshonte në efektin e ‘’ndihmës’’ që do ti jepte Jugosllavia dhe

Franca. Kjo ishte një rrethanë me rëndësi që e shtyu qeverinë e Zogut të ecë me shumë kujdes në

bisedimet me Jugosllavinë dhe Francën.

Por kishte dhe një shkak tjetër kryesor që e shtyri Zogun dhe pasuesit e tij të vepronin në

këtë mënyrë. Ato kishin shumë frike nga qarqet e Romës, dyshonin se këto mund të përsëritnin

presionet, gjë që mund të ndërlikonte gjendjen e tyre.

Gjatë dekadës së dytë të muajit korrik 1934 qeveria e Zogut ndërmori edhe ndonjë

veprim tjetër në Francë dhe në Jugosllavi, me synim që të çojë përpara manovrën e saj

diplomatike. Me urdhër të Zogut, Faik Konica bëri një orvatje për të përgatitur terrenin për një

marrëveshje shqiptaro-franko-jugosllave. Në këtë kohë u analizua gjëndja financiare e regjimit,

problem i detyrimeve që qeveria shqiptare kishte ndaj shoqërisë SVEA dhe mundësia e

përballimit të një presioni që mund të mbante Roma, duke nxjerrë në skenë dhe duke vënë në

veprim këtë shoqëri kundër qeverisë shqiptare.

Beogradi u përpoq të përfitonte më tej nga rrjedha e ngjarjeve. Gjatë takimit me Ahmet

Zogun, ministri i Jugosllavisë u perpoq ti diktonte këtij kushtet për kompromisin që mund të

arrihej. Ai i parashtroi Ahmet Zogut dy çështje: nga njëra anë, ai kërkoi që të denoncohej pakti

ushatarak shqiptare-italian. Nga ana tjetër ndërhyri që qeveria shqiptare të merrte në dorë dhe

nën kontroll fortifikimet që ishin bërë në bashkëpunim me italianet në zona të ndryshme të

Shqiperisë.

Për ta afruar më tej qeverinë e Zogut, diplomati jugosllav i premtoi se do të merreshin

masa për të ndihmuar gjerësisht Bankën e Eksportimit të Beogradit me degë në Tiranë, e cila do

të rriste veprimtarinë e saj, me synimin që ta shtrëngonte Bankën Kombëtare të Shqipërisë, që

ishte nën kontrollin e italianëve të kufizohej vetëm me detyrën e emisionit të monedhës. U

diskutua sërisht problem i përgatitjes së kushteve për hyrjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik etj.

Këto përpjekje të reja të qarqeve të Beogradit nuk e arritën qëllimin. Kërkesat jugosllave

u vlerësuan në Tiranë si një ultimatum i mbarsur me rreziqe të reja. E gjendur nën presionin e

qarqeve të Romës dhe të kërkesave të renduara, atë të Beogradit, qeveria e Zogut ngurroi të

afrohej më tej me këtë të fundit. Hapat që ishin ndërmarrë për afrimin me Jugosllavinë u

ndërprenë.57

Një qëndrim më të ndryshëm mbajti ndaj bisedimeve shqiptare-italiane dhe përfundimit

të marrëveshjeve të 19 marsit 1936 Jugosllavia dhe Greqia. Qarqet e këtyre shteteve fqinje

vepruan në forma të ndryshme për të penguar afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me Italinë. Në

56

Iljaz Fishta, Ndërhyrja e ..............., 1936-1939 f. 24 57

Iljaz Fishta, Ndërhyrja e ............... 1936-1939. f .42

Page 38: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

38

këtë këndvështrim ata bënë presione dhe i vunë në dukje qeverisë së Zogut rrezikun që i vinte

nga një afrim më i thellë me Romën.

Beogradi, i cili qe i lidhur me Francën, i shikonte me zili veprimet e qeverisë italiane në

Shqipëri. Nga njëra anë, qarqet jugosllave nuk kishin hequr dorë nga planet e tyre të vjetra për të

lidhur Shqipërinë pas qerres së tyre dhe përfundimisht për ta nënshtruar. Këtij qëllimi i kishin

shërbyer dhe i shërbenin edhe përpjekjet e pasuksesshme për zgjerimin e marrëdhënieve

ekonomike e financiare shqiptare-jugosllave, orvatjet e bëra prej tyre për përfshirjen e Shqipërisë

në Paktin Ballkanik etj.

Nga ana tjetër, ata e vështronin se Roma kishte ethe për tu shtrirë në Adriatikun Lindor,

në fillim në Shqipëri, por me prirje për tu shtrirë edhe në treva të tjera të Gadishullit të Ballkanit,

gjë që paraqiste rreziqe për vetë sundimin e tyre në Jugosllavi.

Është kjo arsyeja që qarqet e Beogradit para dhe pas firmosjes së marrëveshjeve të 19

marsit 1936, duke dalë gjoja në mbrojtje të interesave të Shqipërisë, në të vërtetë për të realizuar

planet e tyre kundër saj, e për të ruajtur veten, mbajten një qëndrim kritik ndaj këtyre

marrëveshjeve.

Në përputhje me këto synime ato u shprehën me skepticizëm për karakterin qetësues të

marrëveshjeve të 19 marsit 1936, madje bënë akuza për natyrën e bisedimeve shqiptare –italiane

dhe marrëveshjeve të tjera.

Një fushatë të egër nisi shtypi jugosllav kundër marrëveshjeve shqiptare-italiane. Artikuj

të fortë kritik kundër këtyre marrëveshjeve pati sidomos në gazetat ‘’Politika’’, “Vardar’’ dhe

“Vreme” që dilnin në Jugosllavi. Më 30 mars të vitit 1936 gazeta “Politika” e Beogradit botonte

një artikull plot kritika ndaj kompromisit shqiptaro-italian. Gazeta në fjalë vinte në shenjë

qeverinë e Zogut dhe e akuzonte këtë se e kishte shitur Shqipërinë.

Diplomacia shqiptare u vu në lëvizje kundër kësaj veprimtarie të shtypit jugosllav, për të

përballuar botimet që drejtoheshin kundër regjimit. Më 4 prill të vitit 1936 Ministria e Punëve të

Jashtme të Shqipërisë i dërgonte udhëzime legatës shqiptare në Beograd që të protestonte pranë

qeverisë jugosllave për botimin e artikullit në fjalë.58

Me një letër tjetër të datës 11 maj 1936 që i dërgonte përfaqësisë shqiptare në Beograd,

Athinë, Paris, dhe Vjene, ajo tërhiqte vëmëndjen se ishte e pakënaqur nga puna që bëhej për

përgënjështrimin e lajmeve që botoheshin për marrëveshjet e 19 marsit 1936. Por, megjithë

gënjeshtrat që hodhi në qarkullim diplomacia shqiptare, nuk mundi të justifikojë përmbajtjen e

marrëveshjeve në fjalë, koncesionet e shumta, të rënda, të hapëta dhe të fshehta që qeveria e

Zogut ia dha kapitalit Italian.

Diplomacia jugosllave ndërhyri pranë diplomacisë shqiptare në Beograd. Më 30 prill të

vitit 1936 ish-ministri i Jugosllavisë Momcillo Nincic i kishte kërkuar shpjegime Reuf Ficos,

përfaqësues i Shqipërisë në Beograd, rreth marrëveshjeve –shqiptare-italiane, veçanërisht mbi

natyrën e tyre.

Në mesin e qershorit të atij vito Reuf Fico u takua me kryeministrin e Jugosllavisë

Stojadinovic. Ky gjithashtu e pyeti për natyrën e marrëveshjeve në fjalë dhe për koncesionet e

58 Iljaz Fishta, Ndërhyrja e ................, 1936-1939 f. 90-91

Page 39: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

39

ndërsjellta që kishin dhënë Shqipëria dhe Italia fashiste. Duke raportuar në Tiranë për këtë

bisedim të fundit Reuf Fico shkruante se i kishte thënë përfaqësuesit jugosllav se përkundrejt

disa huave financiare Shqiperia i kishte dhënë Italisë në koncesion zona të reja naftëmbajtëse,

për të cilat ajo kishte nevojë të madhe. Shtova, shkruante ai, se dhe refuzimi jonë për të marrë

pjesë në sanksionet e Lidhjes së Kombeve, lehtësoi përfundimin e marrëveshjeve tona, e Italinë.

Në korrik të vitit 1936 Reuf Fico u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të

Jugosllavisë Martinac dhe pati një bisedë të gjatë me të. Në këtë takim, duke dalë gjoja në

mbrojtje të interesave të Shqipërisë e kishte këshilluar përfaqësuesin e Shqipërisë në Beograd që

të kihej kujdes ndaj qëllimeve politike që fshiheshin pas perdes tregtare të marrëveshjeve. Këtij

presioni diplomati shqiptar iu përgjigj me një kundërpresion. Duke dalë në mbrojtje të qeverisë

shqiptare, ai i kishte deklaruar ministrit të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë sa vijon: “Zoti

ministër, natyrisht ne Shqipërinë e duam shumë më tepër se çmund të imagjinoni ju.

Prandaj kujdesja kaq e madhe që doni të tregoni ndaj Shqipërisë duhet ta dini se neve na

cënon’’. Duke zhvilluar më tej mendimin e tij rreth çështjes së marrëveshjeve shqiptare –italiane,

përfaqësuesi i Shqipërisë i kishte deklaruar diplomatit jugosllav se gjithë përpjekjet për zgjerimin

e marrëdhënieve tregtare shqiptare-jugosllave kishin perfunduar në një zero qesharake. Në këto

rrethana ai i kishte lënë të kuptonte se qeveria shqiptare nuk kishte pasur rrugë tjetër veçse të

përfundonte marrëveshjet me Italinë.

Shqetësime ngjallën bisedimet dhe përfundimi i marrëveshjeve shqiptare-italiane edhe në

qarqet e Athinës, të cilat ushqenin synime ekspansioniste në Shqipëri. Shtypi proqeveritar i këtij

vendi shkroi për këto marrëveshje dhe, duke u nisur nga synimet e mësipërme bëri, gjithashtu,

akuza për qeverinë e Zogut dhe ndërhyrjen italiane në Shqipëri.

Por, duhet thënë se veprimtaria e qarqeve të Athinës në këtë drejtim, pavarësisht nga

planet që ata kishin kundër Shqipërisë qe më e kufizuar nga ajo e qarqeve të Beogradit. Në

rrethanat ndërkombëtare të kohës përpjekjet e qarqeve të Beogradit dhe të Athinës nuk arritën

qëllimet e tyre. Kapitali Italian, duke pasur pëlqimin e qarqeve të Londrës, gadishmërinë e vetë

qeverisë së Zogut, eci më tej në rrugën e ndërhyrjes së tij në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë Kombëtare e njoftonte legatën italiane se në mbledhjen e Këshillit

të Ministrave të datës 11 gusht ishte pranuar kërkesa e palës italiane dhe në përputhje me këtë

kërkesë ishin vendosur kufizime për importimin e një varg mallrash nga vendet me balancë

tregtare jo normale me Shqipërinë. Botimi këtij vendimi në gazetën zyrtare siç e kemi në dukje

më lart, u bë më 13 gusht të vitit 1937.

Gjëndja që u krijuam me kompromisin e arritur në gusht të vitit 1937 nuk e kënaqi

borgjezinë tregtare eksportuese shqiptare. Një pjesë e saj vazhdonte të shikonte veprimtarinë e

kapitalit Italian në tregtinë e jashtme të dëmshme për interesat e saj. Qarqet e Romës nga ana e

tyre nuk qenë të kënaqura nga rezultatet që kishin arritur në importin shqiptar dhe bënin presion

te qeveria shqiptare që kjo të bënte lëshime të reja në këtë fushë.

Në këto rrethana lufta për tregun shqiptar vazhdoi të ishte e ndezur në mes të shteteve

kapitaliste. Ashtu si edhe më parë, kapitali Italian luftonte për sigurimin e pozitës monopoliste në

këtë degë të ekonomisë shqiptare. Por ky problem, siç shkruante Konti Ciano në një letër që i

Page 40: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

40

dërgonte ministrit të Këmbimeve dhe të Valutës, nuk vështrohej nga pikëpamja ekonomike, por

mbi të gjitha nga pikëpamja politike d.m.th. në planin e përgjithshëm të Italisë në Shqipëri.

Nën presionin e kapitalit Italian dhe për të plotësuar detyrimet që kishte marrë me

marrëveshjet e 19 marsit 1936, qeveria shqiptare veproi më tej në dobi të importimeve nga Italia.

Në këtë kuadër ajo hartoi një ligj të ri për tregtinë e jashtme. Në bazë të këtij ligji, çdo tregtar

shqiptar që do të importonte mallra nga shtete me bilanc tregtar jo normal me Shqipërinë duhej të

depozitonte (si garanci) në një bankë një shumë prej 30 % të vleftës së mallarave të importuara

në vend të 10 % që ishte vendosur me kompromisin e gushtit të vitit 1937.

Kuptohej se kjo depozitë humbiste në rast se nuk bëhej eksporti i mallrave nga Shqipëria

në shtetet nga ku bëhej importi i mallrave. Ligji i mësipërm u miratua nga Parlamenti shqiptar

dhe më 7 mars 1938 u firmos nga Ahmet Zogu. Miratimin e kësaj mase në favor të kapitalit

Italian e kundërshtuan qarqet diplomatike të shteteve që kishin bilanc tregtar jo normal me

Shqipërinë dhe në radhë të parë diplomacia angleze, franceze, çekosllovake.

Më 18 mars të vitit 1938 Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftonte Kyesinë e

Këshillit të Ministrave rreth pakënaqësisë së shfaqur në disa qarqe diplomatike për ligjin e ri si

më poshtë: “Kemi nderin të sjellim në dijeni të z.Sulaj se nga ndërhyrjet e disa përfaqësive të

huaja, të akredituara në Tiranë, krypare ai i Anglisë dhe ai i Çekosllovakisë, kemi marrë vesh se

projektligji i ri për rregullimin e tregtisë së jashtme ka bërë përshtypje shumë të rëndë ndër

legatat e shteteve me të cilat kemi shkëmbime tregtare aktive, por bilanci nuk është normal. Ata

mendojnë se përfundimi dhe zbatimi rigoroz i kësaj ligji do të jetë premia definitive e

marrëdhënieve tregtare me shtetet e tyre, mbaroi nuk do të jetë e mundur më gjatë prodhimeve

shqiptare për eksportim…’’

I.1.2. Cënimi i regjimit të kombit të favorizuar

Më 24 mars 1938 ministri i Francës në Shqipëri i dërgonte një notë Ministrisë së Punëve

të Jashtme me të cilën dilte hapur kundër ligjit të miratuar nga organet shtetërore shqiptare mbi

tregtinë e jashtme: Së pari, mbi faktin se favorizimi i vendosur për SHBA, Greqinë dhe Italinë

është kundrejtë Francës një citim ndaj kushtit të “kombit më të favorizueshëm’’, i miratuar në

marrëdhëniet tregtare me Francën në mars të vitit 1929. Së dyti mbi faktin se ky ligj ndalon

importimin e prodhimeve franceze ose kufizon në mënyrë të konsiderueshme hyrjen e tyre në

Shqipëri.

Por përpjekjet e qeverisë angleze, franceze, çekosllovake, hungareze etj. nuk e arritën

qëllimin e tyre. Organet shtetërore shqiptare përballë këtyre kërkesave paraqitën versionin e tyre

se kjo politikë synonte të siguronte një bilanc në mes të importit dhe eksportit me çdo shtet dhe

në analizë të fundit të bilancit të tregtisë së jashtme.

Ndërkaq qeveria shqiptare me servilizëm njoftonte qarqet e Romës se, sipas kërkesave të

tyre, kishte miratuar ligjin e ri mbi tregtinë e jashtme dhe efekti i tij mbi marrëdhëniet tregtare

ishte i madh. Duke iu përgjigjur një kërkesë që i ishte bërë nga Roma për këtë problem, Ministria

e Ekonomisë Kombëtare i shkruante Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në këtë

Page 41: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

41

mënyrë: ‘’…muarëm njoftim të përmbajtjes së shkresës së Ministrisë italiane të Këmbimeve dhe

të Valutave dhe ju lutemi ti shpjegoni legatës sonë në Romë për të siguruar ministrinë në fjalë se

Qeveria Mbreterore bëri ç’ishte e mundur dhe e ligjshme për të penguar importimet nga ato

shtete që nuk kishin balancë tregtare normale dhe prova është se, mbasi e pa që rregullorja mbi

tregtinë e jashtme nuk bëri efektin e duhur për inkurajimin e importimeve italiane, e ndryshoi

këtë rregullore dhe vuri në zbatim ligjin e ri me të cilin konditat e importimit nga ato shtete që

nuk kanë balancë tregtare normale janë rënduar aq shumë sa efektet kanë filluar të ndjehen në një

shkallë të gjerë për ekonomine e vendit tonë’’.59

Në vitin 1938-1939 u botua në Francë gazeta “Sazani”. Kjo gazetë bëri përpjekje për të

mbrojtur interesat e popullit tonë. Ajo demaskoi politikën e lëshimeve ndaj Italisë fashiste që

ndiqte regjimin e Zogut, bëri thirrje për të organizuar popullin në luftë për përmbysjen e tij, për

vendosjen në Shqipëri të një regjimi demokratik.

Rëndësi ka qëndrimi që mbajti kjo gazetë ndaj Bankës Kombëtare të Shqipërisë që ishte

nën kontrollin e plotë të kapitalit Italian. Gazeta “Sazani’’ demaskoi karakterin antikombëtar të

marrëveshjeve të përfunduara në mes të organeve shtetërore zogiste dhe Italisë në rradhë të parë

të marrëveshjes mbi Bankën dhe tregoi se, duke dhënë koncesione pas koncesionesh në lëmin

ekonomik, vendi ynë shkonte drejt humbjes së plotë të pavarësisë. Në një artikull të botuar në

janar të vitit 1939 gazeta “Sazani’’ shkruante në këtë mënyrë për këto çështje:

‘’Tuj u veprue në këtë mënyrë kemi dhënë këto koncesione: 1)Paranë 2)Shkollat 3)Mineralet,

4)Tregtinë e lirë ë është në projekt e sipër. 6)Monopolet e ndryshme.

Pra duke marrë hua të përjetshme dhe duke dhënë koncesione të vazhdueshme po

shkojmë drejt një katastrofe në pikëpamje ekonomike, e cila si konseguencë do të ketë humbjen e

indipendencës politike”60

.

Përfaqësuesit e Anglisë e Francës, me Marrëveshjen e Fshehtë të Mynihut të shtatorit

1938 u kishin hapur rrugën Gjermanisë dhe Italisë për ekspansion drejt Lindjes. Për këtë arsye në

ditët e para të prillit 1939, kur po bëheshin përgatitjet ushtarake dhe kur shpërtheu agresioni, ata

nuk bënë asgjë për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë.61

I.2.Çështja e njohjes së qeverisë së E. Hoxhës nga qeveria franceze.

I.2.1 Përpjekje për ripertëritjen e lidhjeve franko-shqiptare.

Në vitin 1945, kur u vendos regjimi komunist, Shqipëria në frontin e detit Adriatik, ishte

shteti më i vogël në Ballkan. Ajo ishte e kufizuar: në veri dhe në lindje nga Jugosllavia, një kufi

477 kilometra nga gjatësia, në jug nga ana e Greqisë me një gjatësi kufitare prej 220 kilometrash

dhe në perëndim nga deti Adriatik. Pala shqiptare kishte një gjatësi prej 315 km. Zona e

59

Iljaz Fishta, Ndërhyrja e ..................., 1936-1939 f. 260-261 60

Po aty f. 289-290 61

Po aty f. 298

Page 42: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

42

Shqipërisë është 27,538 km2. Një popullsi prej 1,112,044 banorëve ishte regjistruar në 30 shtator

1945, nga të cilat 73% ishin myslimanë, 17% ortodoksë, 10% katolikë.

Portet kryesore të Shqipërisë ishin Durrësi,Vlora, Saranda, Shën-Gjin.Monedha shqiptare

ishte CHF 100 cent, e cila është një nënfish Lek me vlerë 0.20 fr. Ajo përbëhej nga nikel në

pjesët 1 dhe lekë 0.5 lekë.Banka e Shtetit Shqiptar kishte lëshuar 100 shënimet bankare, 20 dhe 5

Francs nga 0.40 franga. dhe 0,20 fr. Ajo e kishte selinë e saj në kryeqytet, degë në të gjitha

qytetet e mëdha si dhe agjenci në qendrat për shkak të nënprefekturës.

Linjat e komunikacionit: Ujore - kompanitë e anijeve që kanë shërbyer në Shqipëri para

luftës, shërbimi nuk është më. Ky shërbim ishte kryer tani nga një kompani jugosllave.

Rrugët - Rrjeti rrugor në Shqipëri është 2 500 km e gjatë.

Franca ushqente disa synime ndaj Shqipërisë. Si një fuqi e madhe imperialiste dhe

çfarëdo parimi që të proklamonte për politikën e jashtme, kjo politikë mbetej ajo e një fuqie të

madhe, e një fuqie imperialiste. Megjithatë, me përjashtim të periudhës 1912-1920, imperializmi

francez në të kaluarën nuk kishte synuar ta shtrinte sundimin në Shqipëri, as ta bënte Shqipërinë

zonë të influencës së saj.

Adriatiku kishte qenë jashtë preokupimeve të strategjisë franceze. Gjithashtu, në planin

ekonomik Franca nuk kishte pasur interesa për investime në Shqipëri. Shfrytëzimi i një miniere

si ajo e serës së Selenicës, në kohën e Perandorisë Otomane, që i përket fillimeve të shtrirjes së

investimeve të imperializmit francez në Orient, u ndërpre për t’i dhënë kënaqësinë imperializmit

të ri italian. Interesat më të dukshme të Francës në Shqipëri ishin ato të fushës kulturore, si

prezenca e gjuhës franceze në vendin tonë. Kjo ishte më e nevojshme për kohën pasi në vendet

e Evropës Perëndimore dhe në vendet mesdhetare, gjuha franceze vinte pas anglishtes edhe atje

ku ajo kishte pasur rolin dominues në të kaluarën, dhe kur në vendet e Evropës Lindore

frëngjishtja vinte jo vetëm pas rusishtes, por edhe pas anglishtes.

Interesi tjetër i Francës ishte ai politik. Sikurse u përmend më lart, për arsye të vendit që

kërkon të zërë në botë si fuqi e madhe, për arsye që në zonat e influencës së saj të mos futeshin

fuqi të tjera, për të influencuar në rritjen e forcave centrifugale me vendet e Bllokut Sovjetik,

Franca kishte vënë si parim të politikës së saj të jashtme, politikën e pavarësisë kombëtare.

Politika e pavarur e vendit tonë dhe sidomos dalja e tij nga Traktati i Varshavës, i

përgjigjej disa preokupimeve të qeverisë franceze, prandaj ajo ishte interesuar që ta vinte në

dukje këtë politikë dhe ta shikonte atë me simpati. Ajo ishte e interesuar që qëndrimi shqiptar të

ishte një shembull për vendet e Mesdheut, Evropës Lindore, botës së tretë, madje edhe për

vendet e Tregut të Përbashkët që kishin lidhje të ngushta me Amerikën, ose me Anglinë. Për

interesat politike të Francës ndaj Shqipërisë qëndronin edhe dy pika të rëndësishme:

Së pari, me miqësinë që RP e Shqipërisë kishte me RP të Kinës. Franca kishte interesa të

mëdha për t’u afruar me Kinën në plan politik, për ekuilibrin botëror, në plan ekonomik, për

shkak të tregut shumë të madh kinez. Së dyti, si vend mesdhetar, me një popullsi me shumicë

tradicionalisht myslimane, pra, që gëzonte simpati në vendet arabe, Franca kishte interes ta

drejtonte vëmendjen ndaj Shqipërisë, për arsye të politikës së saj arabe.

Page 43: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

43

I.2.2. Misioni ushtarak Francez në Shqipëri dhe veprimtaria e tij.

Në prag të përfundimit të Luftës së II Botërore qarqet drejtuese franceze treguan interes

për të ripërtërirë lidhjet me Shqipërinë62

. Fillimisht Franca u përfaqësua në Shqipëri nga një

mision ushtarak i kryesuar nga një komandant batalioni i cili varej drejtpërsëdrejti nga zyra e

shërbimit informative francez (Drejtoria e Përgjithshme e Studimeve dhe Informacionit) dhe më

pas nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare. Ai mbante lidhje edhe me Shtabin Aleat të

Mesdheut.

Ky mision fillestar, i cili mbërriti në Shqipëri në 7 janar 1945, përveç çështjeve

informative u interesua edhe për riatdhesimin e francezëve të zënë rob nga ushtria

nacionalçlirimtare. Ai ishte i ngarkuar gjithashtu të përgatiste dërgimin në Shqipëri të një misioni

zyrtar francez i cili duhet të vëzhgonte ruajtjen e ndikimit francez që sipas shefit të këtij misioni

ishte mjaft i madh në Shqipëri.

Misioni francez duhej të mbante lidhjet me misionet anglo-amerikane në fushën e

informacionit, ku anglezët dukej se kishin një rrjet mjaft të kompletuar prej nga mund të

përfitonte dhe misioni francez. Në shenjë reciprociteti francezët ofronin përdorimin e ndikimit të

tyre në Shqipëri për të krijuar një front të përbashkët franko-britanik.

Shefi i Misionit Ushtarak Britanik gjenerali Hodgson vinte në dukje interesat e

përbashkëta midis Francës dhe Anglisë si fuqi mesdhetare. “Ne jemi-i thoshte ai shefit të

Misionit Ushtarak Francez kolonelit Teyssier-tashmë dy fuqi të mëdha mjaft të dobësuara

prandaj duhet të mbështesim njëra tjetrën…përballë dy superfuqive që duan të drejtojnë botën”.63

Këto marrëdhënie duhej të ishin të përzemërta por jo aq të ngushta sa të kompromentonin

politikën franceze në Shqipëri. Ky kujdes justifikohej nga fakti se në Tiranë ishte krijuar

përshtypja se misioni francez nuk ishte gjë tjetër vetëm një aneks i misionit britanik. Grada më e

ulët e shefit të misionit francez nga ajo e shefit të misionit britanik dukej se e konfirmonte këtë

supozim që lëndonte sedrën franceze.

Me mbërritjen e misionit francez në Shqipëri, anglo-amerikanët u përkujdesën për ta vënë

veprimin e tij nën tutelën e politikës së tyre në Ballkan. Duke u mbështetur në solidaritetin që

duhej të ekzistonte midis Aleateve dëshirohej që qeveria franceze të ishte e predispozuar për

konsultime me qeverinë amerikane dhe atë britanike përpara se të procedonte në njohjen

diplomatike të qeverisë shqiptare. Sipas ambasadorit francez në Londër R.Massigli, Foreign

Office druhej se mos “qeveria franceze merrte ndonjë inisiativë diplomatike me vete, gjë që

mund të shkaktonte njohjen e parakohshme të qeverisë Hoxha nga Moska’’64

,ndërkohë që BRSS,

SHBA dhe Anglia ishin angazhuar tashmë për të mos njohur asnjë qeveri shqiptare pa një

marrëveshje paraprake midis tyre.

62

Petrit Nathanail 63 Archives Diplomatique du Ministere des Affraires Etrangeres, (ADMAE) Paris; Serie :Europe 1944-1960 ,sous-

serie Albanie 1944-1949.Mission Militaire Francais (MMF),Tiranë, 23/10/1945, vellimi 9. 64

ADMAE, Telegramme n’4742-4743 nga R.Massigli, Londrës, 12/10/1945, vëllimi 9, e njëjta seri dhe nënseri.

Page 44: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

44

Ky dyshim nuk ishte i justifikuar sepse qeveria franceze nuk mendonte të ndërmerrte

ndonjë inisiativë të pavarur lidhur me njohjen e qeverisë Hoxha. Sipas Ministrisë së Jashtme

franceze, qeveria “do të marrë një vendim duke patur parasysh qëndrimin e qeverive të tjera

aleate, si dhe raportet e dërguara nga Shqipëria nga Misioni Ushtarak drejtuar nga koloneli

Teyssier’’.65

Qeveria franceze siç duket nuk kishte menduar të bënte një njohje të njëanshme të

qeverisë Hoxha, por në parim ajo nuk ishte kundër kësaj njohjeje. Inisiativa e marrë në shtator të

1945 nga ana e amerikaneve dhe anglezeve në lidhje me njohjen e qeverisë shqiptare do ta

shtynte Parisin të vendoste me Tiranën marrëdhënie diplomatike normale. Në fakt qeveria

franceze ishte ftuar nga amerikanët dhe anglezet për të ndërmarrë një përpjekje paralele. Nëse

Tre Aleatet e Mëdhenj duhej të njihnin qeverinë Hoxha, Quai d’Orsay sugjeronte se “ka rëndësi

që ne të mos mbesim prapa tyre dhe të përgatitemi ti ndjekim menjëherë’’66

.

Kur në 10 nëntor të vitit 1945 qeveria shqiptare u njoh prej Tre Aleatëve të Mëdhenj67

,

përfaqësuesi francez në Tiranë duke mos patur udhëzime nga qendra abstenoi lidhur me këtë

çështje. Justifikimet e Quai d’Orsay për këtë qëndrim theksojnë mungesën e të dhënave të plota

për gjendjen në Shqipëri nga ana e Misionit francez i cili nuk kishte shumë kohë që kishte

mbërritur në Shqipëri.

Një arsye tjetër për këtë qëndrim ishin ndryshimet në kabinetin qeveritar francez (13

nëntor 1945), gjë që pengonte në atë moment modalitetet e njohjes së qeverisë shqiptare.68

nëntor të 1945 pozita e Francës paraqitej kështu e dobësuar, pasi krijohej përshtypja se ajo po

mënjanohej përsëri nga Fuqitë e Medha në çështjet e Ballkanit.

Pasi Tre Fuqite e Mëdha njohën qeverinë shqiptare çeshtja shtrohej se çfarë qëndrimi do

të mbante qeveria franceze ndaj këtij problemi. Shumë argumenta vepronin në favor të një

njohjeje të shpejtë. Franca nuk kishte më problem dhe mosmarrëveshje me Shqipërinë. Interesat

franceze në Shqipëri: interesat ekonomike (nafta) dhe ato kulturore (liceu francez në Korçë) ishin

jo pa rëndësi. Qeveria Hoxha, pesë anëtarë të të cilës ishin ish-nxënës të liceut francez, kishte një

predispozicion pozitiv për Francën. “A nuk duheshin shfrytëzuar këto predispozita për të na

siguruar një pozicion të qëndrueshëm në mos të privilegjuar në Shqipëri dhe të shtrijmë më tej

aty ndikimin tonë’’69

vihej ne dukje në Ministrinë e Jashtme të Francës.

I.2.3. Rëndësia e pranisë franceze në Shqipëri

Shqipëria, megjithëse gjeografikisht ndodhej jashtë sferës së ndikimit francez, nga

politike dhe ekonomike përfaqësonte për Francën një bazë të avancuar të kulturës franceze në

65

ADMAE, Tel.Paris 12/10/1945, vëllimi 12 e njëjta seri dhe nënseri. 66

ADMAE, Note du Quai d’Orsay ,Paris 15/10/1945 vëllimi 9 e njëjta seri dhe nënseri. 67

Shih ‘’Studime Albanologjike ‘’II 1996,FAQE 32. 68

ADMAE, Tel.Paris 13/11/1945, vëllimi 12, e njëjta seri dhe nënseri. 69

ADMAE, Note du Quai d’Orsay, Paris 9/3/1946, vëllimi 12, e njëjta seri dhe nënseri.

Page 45: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

45

jug-lindje të Europës70

. Diplomacia franceze, sipas Quai d’Orsay, duhej të përpiqej ta ruante dhe

ta zhvillonte në maksimum këtë prezencë.

Pozitat e Francës në Shqipëri në prag të pushtimit të saj nga Italia sipas analistëve

francezë ishin superior në krahasim me ato të Fuqive të tjera të Mëdha. Ngjarjet politike të viteve

1940-1944 rrezikonin ti kompromentonin ato. Në një notë të përgatitur nga specialistet e Quai

d’Orsay në qershor 1945 për kryeministrin francez, gjeneralin De Gaulle, thuhet se “me sa duket

është e nevojshme që për të siguruar ndikimin francez në Shqipëri duhet të mbështesim dhe të

zhvillojmë marrëdhëniet tona me këtë vend në fushat politike, kulturore dhe ekonomike’’71

.

Në politikën e saj ndaj Shqipërisë, Franca duhej të mbante parasysh ndikimin sovjetik i

cili ishte dominues në këtë vend në krahasim me ato të fuqive të tjera. Për Francën mendohej se

ishte e dëshirueshme që të pengonte futjen e Shqipërisë në Federatën Jugosllave. Praktikisht një

politikë e tillë kërkonte nga ana e qeverisë franceze ndërhyrje konkrete në fushat ekonomike dhe

kulturore. Sipas analizave të para të përfaqesuesve franceze në Shqipëri, perspektivat e ndikimit

francez në 1945 dukeshin mjaft të mëdha pasi reminishencat e këtij ndikimi ishin akoma të

konsiderueshme.

Shembja e ndikimit Italian aty linte një boshllëk nga i cili duhej përfituar. Në qoftë se

interesat politike franceze në Shqipëri ishin në atë kohë më pak të rëndësishme se ato të Aleatëve

të Mëdhenj, pozitat që Franca kishte patur dikur në këtë vend nga pikëpamja ekonomike dhe

kulturore, si dhe simpatitë që ajo gëzonte e detyronte diplomacinë franceze “të mos ishte

indiferente ndaj asaj që ndodhte dhe që mund të ndodhte në Shqipëri’’.

Për Francën, e cila dëshironte të rifitonte statusin e saj si fuqi e madhe, ishte e

rëndësishme të mos mbetej pas Aleatëve në inisiativat e tyre politike në Ballkan. Njohja

diplomatike e qeverisë shqiptare në Tre Aleatët e Mëdhenj shkaktoi kundërshtime të ashpra në

Greqi. Nëse qeveria franceze nuk do të njihte apo do të shtynte vendosjen e marrëdhënieve

diplomatike me qeverinë shqiptare, autoritetet helenike, sipas ambasadorit francez në Athinë, do

të ishin mirënjohëse për këtë Francës.

Por ky qëndrim, megjithë avantazhet që kishte, sillte sipas specialistëve të Quai d’Orsay,

kokëçarje shumë serioze për arsye se “jo vetëm do të rrezikonte të na krijonte vështirësi me

jugosllavët dhe sovjetikët, por do të shkaktonte keqkuptime me anglo-saksonët, të cilët ndoshta

do të na akuzonin se kemi trazuar kartat dhe vështirësuar akoma më shumë një situatë

ndërkombëtare tashmë tepër të ngatërruar’’.

Për të gjitha këto arsye më së fundi qeveria franceze vendosi më 12 dhjetor 1945, të

njihte qeverinë shqiptare. Nota e qeverisë franceze, dorëzuar më 22 dhjetor Dr.Omer Nishanit,

Ministër i Jashtëm në qeverinë e Hoxhës, nuk vendoste kushte për lidhjen e marrëdhënieve

diplomatike midis dy vendeve.72

Por nga ana tjetër ky akt nuk paragjykonte qëndrimin e Francës

për rregullimin e çështjeve territoritale që ekzistonin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ky qëndrim i

rezervuar i palës franceze u formulua në udhëzimet e Quai d’Orsay drejtuar amabasadorit të saj

70

Petrit Nathanail 71

ADMAE, Note du Quai d’Orsay , Paris 25/6/1945 , vellimi 12, e njëjta seri dhe nënseri. 72

ADMAE, Tel. Paris 12/12/1945, vëllimi 12, e njëjta seri dhe nënseri.

Page 46: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

46

në Athinë për të dhënë shpjegime në këtë linjë për çështjet që mund të ngriheshin nga autoritetet

helenike.73

Qeveria shqiptare nga ana e saj shprehu dëshirën e saj jo vetëm për rivendosjen e

marrëdhënieve diplomatike mdis dy vendeve, por që në korrik të 1945 kishte kërkuar me anë të

Ministrit të Shëndetësisë Y.Dishnica dhe Ministrit të Arsimit K.Cipo, hapjen e një Instituti

Pasteur dhe rihapjen e liceut të Korçës me ndihmën e specialistëve dhe profesorëve franceze.

Imazhi i Francës në mëndjen e drejtuesve shqiptare që ishin formuar në këtë lice e më pas në

Francë ishte mjaft i mirë. Këta si edhe vetë kreu i regjimit shqiptar E.Hoxha, e konsideronin

Francën si vatër të demokracisë dhe “djep i lirive që nuk kurseu përpjekjet e saj për të mbrojtur

të drejtat e popujve të vegjël’’.74

Roli i Francës ka mundësi të jetë konceptuar nga qeveritarët shqiptarë si një mjet për të

dobësuar trysninë politike të fqinjëve dhe fuqive të mëdha që qëndronin pas tyre. Sipas

deklaratave të përfaqësuesit amerikan në Tiranë, J.Jacobs të bëra në prani të diplomatëve

franceze, dëshmohet se atij ‘’i kishin lënë shumë mbresa tentativat e Z.Hoxha të bëra pranë tij,

për të krijuar përshtypjen se ai nuk ishte në varësinë e qeverisë së Moskës dhe dëshira e tij për të

rivendosur marrëdhënie konfidenciale me Francën, me të cilën drejtuesit e rinj shqiptare dhe vetë

ai në veçanti, ndjeheshin të bashkuar nga lidhje tepër të ngushta personale’’.75

Dukej se kishte ardhur momenti i përshtatshëm që Franca të përfitonte nga predispozitat e

mira të qeverisë shqiptare ndaj saj për të ringjallur rolin e saj të vjetër si mbrojtëse e të

krishterëve në Perandorinë Otomane. Një prej personaliteteve të larta katolike shqiptare i kishte

kërkuar në korrik të 1945 përfaqësuesit francez që delegati apostolik Italian i kompromentuar

gjatë periudhës fashiste të zëvëndësohej me një numër apostolik francez. Kjo do të bënte të

mundur që Franca të përfitonte nga influenca që Italia kishte siguruar në komunitetin katolik

shqiptar përpara luftës.

Qeveria franceze shfaqi një interesim të madh për të ripërtërirë konventën mbi gërmimet

arkeologjike në Shqipëri. Kjo marrëveshje ishte ndërprerë si pasojë e luftës dhe pushtimit Italian

në Shqipëri. Francezët shfaqën gjithashtu interesim për të favorizuar investimet kapitale në

Shqipëri, sidomos në fushën e studimit dhe të shfrytëzimit të rezervave të naftës. Të tilla ishin

interesat kulturore, ekonomike dhe fetare të Francës në Shqipëri më 1945 dhe mbrojtje e tyre

dukej sikur ishte siguruar.

Më 18 nëntor të vitit 1947 Presidenti i Komitetit Drejtues i “Fiore de Paris’’ i drejton

Kryeministrit Shqiptar një letër, ku e ftonte Shqipërinë të merrte pjesë në Panairin Ndërkombëtar

të Parisit që do të mbahej më 17 maj të vitit 194976

.

Kjo shprehte në një fare mënyre vlerësimin që i bënte shteti francez vendit tonë.

73

ADMAE, Tel.N’ 680,Paris 14/12/1945, vëllimi 12, e njëjta seri dhe nënseri. 74

Dokumente Diplomatike, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (DDAMPJSH), Dosja Nr.188,

xhaketa 596, viti 1946. 75

ADMAE, Lettre N’ 1469/EU nga G.Balay, Rome 20/11/1945, vëllimi 12, e njëjta seri dhe nënseri. 76 AMPJ, viti 1948, dos. 44, fl. 1-2

Page 47: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

47

Aty i krijohej mundësia vendit tonë të paraqiste punimet e tij, veglat e punës, veshjet popullore

që tregonin më shumë për artin, traditat dhe kulturën e shqiptarëve.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Shqipërisë megjithëse miqësore dhe të përzemerta, deri

në pranverë të vitit 1947, nuk kishin çuar në zgjidhjen e disa problemeve në suspens me interes

të dyanshëm, të cilat ndoshta lidheshin me kapërximin e paragjykimeve me karakter ideologjik

dhe të një situate ndërkombëtare pak të favorshme për zhvillimin e tyre.

I.2.4.Roli hipotetik i diplomacisë franceze në Shqipëri

Në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, Franca duhej të mbante parasysh rivalitetin politik

të fuqive në Ballkan77

. Qeveritarët shqiptare orientoheshin më shumë drejt një patronazhi sllavo-

oriental ku përparësi dhe një vend i veçantë u jepej misionit jugosllav dhe atij sovjetik. Influenca

sovjetike në qarqet qeveritare në Tiranë ushtrohej në një mënyrë gjithnjë e më aktive. Megjithë

një farë neutraliteti zyrtar, dukej se BRSS synonte të kontrollonte politikën e Shqipërisë me

ndërmjetësinë e Jugosllavisë së Titos.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Anglinë, e cila as për sy e faqe nuk mund të mos

interesohej për një vend si Shqipëria, që nga njëra anë kontrollonte hyrjen në detin Adriatik dhe

Ballkanin perëndimor e nga ana tjetër me Greqinë kishte marrëdhënie tejet të acaruara. Shefi i

Misionit Ushtarak Britanik nuk i fshihte shefit të Misionit Ushtarak Francez se antagonizmi

anglo-rus mund të shpërthente në Shqipëri si edhe në vendet e tjera. Për këto arsye ai propozonte

një bashkëpunim më të ngushtë kundër eskpansionit sovjetik.

Ndërsa sipas Quai d’Orsay parimet drejtuese të politikës franceze në Shqipëri duhej të

mbanin parasysh epërsinë e krijuar aty deri tani dhe sistemin e përgjithshëm të aleancës mbi të

cilën bazohet diplomacia franceze.

Politika e qeverisë sovjetike që rezultoi me një njohje diplomatike definitive të qeverisë

së Hoxhës ndryshonte nga politika e ndjekur nga anglo-amerikanët të cilët vunë kushte për

njohjen e qeverisë shqiptare. Këto ndryshime krijuan tek drejtuesit shqiptare përshtypje që nuk

ishin në favor të Anglisë dhe SHBA, të cilat paraqiteshin në opozitë me BRSS.

Franca qëndronte neutrale në këtë konflikt që i vinte anglo-amerikanët në mos në grupin

e kundërshtarëve të qeverisë Hoxha të paktën në një pozicion protestues. Për momentin sigurisht

që kjo ishte pozita më e mirë që mund të mbante Franca. Në një raport për G.Bidault, ministrin e

jashtëm francez, koloneli Teyssier shkruante se “po përpiqem më shumë se kurdoherë që ti

përmbahem vijës që ju më keni caktuar, të përzemërt me britanikët por pa harruar se në Lindje të

Romës Franca dhe Anglia kanë secila politikën dhe interesat e tyre të veçanta’’.78

Duke marrë në konsideratë gjendjen e re ndërkombëtare të krijuar pas luftës dhe pozitën e

saj të dobësuar, Franca përpiqej të ruante interesat e saj në lojën politike me aleatët. Ruajtja e

kësaj pozite ishte sa e nevojshme aq edhe delikate, po të kemi parasysh konfrontimin gjithnjë e

më të ashpër midis anglo-amerikanëve dhe sovjetikëve në Ballkan.

77

Petrit Nathanail 78

ADMAE, MMF në Shqipëri, Raport i kolonelit Teyssier, Tiranë 14/11/1945, vëllimi 1, e njëjta seri dhe nënseri.

Page 48: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

48

Për vëzhguesit franceze Shqipëria megjithëse e vogël përbente në brigjet perëndimore të

Ballkanit një vend të rëndësishëm survejimi, ku kryqëzoheshin jehonat e botës anglo-amerikane

me ato të sovjetikeve. Interesat e tyre përplaseshin në brigjet e kanalit të Otrantos që hapte dhe

mbyllte një nga portat e detit Mesdhe. Sipas gjykimeve të shefit të Misionit Ushtarak Francez

“ditën kur Rusia do të vendosej drejtpërsëdrejti apo me anë të një pale të tretë në Durrës ose në

Vlorë, ajo do të jetë në gjendje të pengoje rrugën drejt Suezit, gjë që shpjegon përpjekjet e

britanikeve në Greqi dhe në Itali’’.79

Në fillim të vitit 1946 politika e qeverisë shqiptare ishte miqësore ndaj BRSS dhe e

rezervuar me të gjithë ato shtete që nuk futeshin në orbitën politike të Moskës. Marrëdhëniet me

anglo-amerikanët mbeteshin jo shumë të përzemërta dhe shquheshin nga një mosbesim recipok.

Nën vellon e etikës diplomatike marrëdhëniet me anglezët ishin gjithnjë të rezervuara për të mos

thënë të tendosura. Ndërsa marrëdhëniet me amerikanët nuk ishin më të mira. Ato prej kohësh

kishin mbetur të ngrira për shkak të mosnjohjes të marrëveshjeve ndërkombëtare të paraluftës

nga ana e qeverisë shqiptare.80

Vota anglo-amerikane (janar 1946) për shtyerjen e pranimit të Shqipërisë në OKB, kthimi

nga Bari në Romë (shkurt 1946) i ministrit britanik të sapoemëruar në Tiranë z.Rapp, në vigjilje

të ditës kur ai do të merrte avionin për të ardhur në Shqipëri, konfirmonin shqetësimet e qeverisë

shqiptare dhe përforconin intrasigjnencën e qeveritareve greke që akuzoheshin nga Tirana si

provokatorë të incidenteve kufitare. Sipas opinionit të eksperteve francez në Tiranë, G.Picot,’’

vetëm rivendosja përfundimisht e marrëdhënieve diplomatike midis Anglisë, SHBA dhe

Shqipërisë, si dhe pranimi i kësaj të fundit në OKB dukeshin se ishin i vetmi mjet për të qetësuar

situatën aktuale’’.81

Në pranverën e vitit 1946 marrëdheniet midis Greqisë dhe Shqipërisë u acaruan më tepër.

BRSS dhe Jugosllavia i kishin premtuar Shqipërisë mbështetjen e tyre dhe e ndihmonin atë për tu

pergatitur për çdo eventualitet. Nuk kishte dyshim se ndikimi sovjetik dhe jugosllav në Shqipëri

ishte dominues. Por i kujt ishte faji? A duhej nxjerrë përfundimi se Shqipëria do të dominohej

nga BRSS dhe se ishte gati të aneksohej nga Jugosllavia federative, ashtu si kishte vepruar Italia

me 1939? A i është ofruar Shqipërisë realisht mundësia për të zgjedhur? Deri ku do të arrinte

ndikimi sovjetik? A do të ishte ai ekskluziv në raport me atë të fuqive të tjera? Të tilla ishin

pyetjet që shtronte ministri francez në Tiranë.

Pjesërisht kjo do të varej nga politika që do të ndiqej karshi Shqipërisë. Me përjashtim të

BRSS dhe Jugosllavisë politika e ndjekur prej Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë që prej fundit të

Luftës së Dytë Botërore, sigurisht që nuk kishte qenë më e mira. Kjo politikë nuk ishte as e

menduar mirë dhe as e përshtatur me situatën dhe nuk merrte parasysh mësimet e së kaluarës dhe

të dhënat aktuale. Ajo, sipas ministrit francez, të lë një përshtypje inkoherence që dëmton rëndë

jo vetëm Shqipërinë por edhe autoritetin dhe prestigjin e fuqive perëndimore.

79

ADMAE,MMF në Shqipëri, Raport i kolonelit Teyssier, Tiranë 16/10/1945, vëllimi 1, e njëjta seri dhe nënseri. 80

“Studime Albanologjike’’ II,viti 1996,faqe 33-34. 81

ADMAE, Tel, Nr.55-59, nga G.Picot, Tiranë 26/3/1946, vëllimi 9, e njëjta seri dhe nënseri.

Page 49: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

49

SHBA dhe Anglia nuk kishin mjet tjetër presioni ndaj qeverisë së Hoxhës veç ndihmave

të siguruara në sajë të UNRRA dhe të nxisnin aktivitetin e kundërshtarëve të regjimit. “Në qoftë

se anglo-amerikanët arrijnë të ndërpresin ndihmat e UNRRA, ashtu siç po përpiqen të bëjnë,

Shqipëria a do të gjunjëzohet? “Pyet G.Picot.’ ’Aspak. Nuk mund të mposhtet me anë të urisë një

popull krenar’’.82

Furnizimet nga UNRRA ndoshta shkonin në favor të ushtrisë dhe të disa kategorive të

privilegjuara personash, por këta gjithnjë do të gjenin atë çka ju duhej sido që të ndodhte dhe

ishin kategoritë e tjera të popullsisë që do të privoheshin nga këta furnizime. Për pasojë

Shqipëria do kërkonte ndihmë nga Jugosllavia dhe BRSS dhe atëhere Anglia dhe SHBA do të

qortonin Shqipërinë për afrimin me sovjetiket gjë për të cilën ata vetë kishin qenë shkaktarë.

Politika e ndërhyrjes direkte apo indirekte që praktikonin misionet ushtarake anglo-

amerikane shtynte forcat e brendshme të grumbulloheshin rreth rregjimit komunist. Kjo politikë

bllokimi e ngjashme me atë të kordonit sanitar përgjithësisht nuk kishte dhënë rezultatet e

dëshiruara as në vendet e tjera si psh. rasti i Rusisë sovjetike. Kjo politikë i fuste në një rrugë pa

krye elementet kundërshtarë të rregjimit, i kompromentonte ata dhe bënte që të likuidoheshin si

rezultat i akuzave për bashkëpunim me armikun e jashtëm. Nëse opozita do të lihej të ndiqte

rrugën e saj lirisht, ajo do të integrohej në një formë apo në një tjetër në jetën e përditshme të

vendit dhe si një fenomen rregullator ajo do të humanizonte pak nga pak politikën revolucionare

të regjimit komunist, në vend që ta shtynte atë drejt masave ekstreme.

Misionet anglo-amerikane në Shqipëri po vuanin pasojat e politikës së tyre duke bërë

kështu lojën e forcave ekstremiste për të cilat ishte e padëshirueshme që Shqipëria të kishte

marrëdhënie me Anglinë dhe SHBA. Dështimi i politikës anglo-amerikane favorizonte

evolucionin e gjendjes politike në Shqipëri në drejtim të kundërt me atë që fuqitë perëndimore

dëshironin. Por si mund të dilej nga kjo situatë? Pikërisht këtu Franca kishte një rol për të luajtur

për të vendosur unitetin e politikës së Aleatëve në Shqipëri gjë që dukej e mundshme sipas

mendimit të ministrit francez.

Në këtë rivalitet ndikimesh politike pozita e Francës paraqitej e mirë pasi ajo dukej palë e

painteresuar. Si e vetmja fuqi që kishte marrë pjesë së bashku me Anglinë në rregullimit e

çështjes shqiptare në vitet 1913-1921 Franca kishte një bazë bisedimesh për të rimarrë përsëri në

shqyrtim këtë çështje me Anglinë. Duke qenë e vetmja fuqi ndër katër Fuqitë e Mëdha, së bashku

me BRSS që kishte një përfaqësi diplomatike në Tiranë, ajo kishte mundësi për të trajtuar me

sovjetiket problemin shqiptar. Parimet e përbashkëta politike që ishin në bazë të politikës së

jashtme franceze dhe asaj amerikane i lejonin diplomacisë së dy vendeve të merreshin me

çështjen shqiptare në mënyrë objektive e të paanshme.

Në fillim duhej që diplomacia franceze të përcaktonte qëndrimin e saj mbi disa çështje

tepër delikate lidhur me pozitën e Shqipërisë në luftën italo-greke në 1940 dhe problemin e

kufijve greko-shqiptare. Sipas ministrit francez në Tiranë, “Franca nuk mund të pranonte tezën

që populli shqiptar dhe qeveria e tij ishin në luftë me Greqinë dhe ishin përgjegjës për aktet

kolaboracioniste të autoriteteve të vëna në pushtet nga një fuqi pushtuese armike, pa krijuar

82

ADMAE, Tel.Nr.43, nga G.Picot, Tiranë 28/4/1946, vellimi 10, e njëjta seri dhe nënseri.

Page 50: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

50

kështu një precedent që rrezikonte të përdorej kunder nesh.83

“Në çështjen e ndërlikuar të kufijve

greko-shqiptar sipas mendimit të G.Picot, francezët nuk kishin interes ti vinin ato në diskutim

meqenëse ato ishin përcaktuar me vendim të Lidhjes së Kombeve si rrjedhojë e marrëveshjeve të

bëra pas Luftës së Parë Botërore.

SHBA dukej se ishin dakord me këtë mënyrë të shtruari të çështjes por me rezervën për

një shkëmbim eventual të minoriteteve që banonin në të dy anët e kufirit greko-shqiptar.

Anglezët normalisht nuk mund ti shmangeshin diskutimit të një çështjeje të tillë dhe padyshim

Foreign Office do të gjente kështu një rrugëdalje nga rruga pa krye ku e kishte angazhuar misioni

i saj ushtarak në Tiranë. Francezët, të cilët në vitin 1916 kishin krijuar Republiken Autonome të

Korçës, “nuk mund të mos ndjeheshin të turpëruar po të deklaronin më 1946 si greke popullsinë

që ne e kishim njohur si shqiptare disa herë në të kaluaren ose të linim Greqinë të kundërshtonte

bazën e shëndoshë dhe vlefshmërinë e këtyre vendimeve’’.84

Qeveria shqiptare, e dalë nga rezistenca popullore, vlerësonte se i kishte të tëra atributet

për tu pranuar në OKB, jo si shtetet e tjera të Europës, neutrale ose ish armike, por si të gjitha ato

vende që kishin luftuar aktivisht nazizmin gjerman dhe fashizmin Italian. Kërkesa e Shqipërisë

për të marrë pjesë dhe për të ekspozuar pikëpamjen e saj në Konferencën e Parisit më 1946

lidhur me Traktatin e Paqes me Italinë, ministrit francez në Tiranë i dukej e bazuar. “Ne kemi

interes për ta mbështetur këtë kërkesë dhe të shmangim qëllimet greke të destinuara për të krijuar

konfuzion…dhe gjithashtu se pozita e Shqipërisë ndaj Italisë, si edhe ndaj Gjermanisë, është në

shumë pika e ngjashme me tonën,” rekomandon G.Picot.85

Në rrethanat konkrete të atëhershme diplomacia franceze nuk kishte asnjë arsye që të mos

tregonte qartë pozitën e saj në favor të tezës shqiptare mbi çeshtjet e sipërpërmendura. Ajo mund

të përpiqej të konvergonte pozitat e tre fuqive perëndimore. Duke lënë në fuqi politikën e tyre

ekuivoke, këto fuqi inkurajonin pretendimet greke, të cilat ishin dënuar disa herë në të kaluarën

dhe në këtë mënyrë ato bënin lojën e forcave ekstremiste në Shqipëri. Anglezët dhe amerikanët

dukej se zhvillonin në Shqipëri një politikë që çonte pikërisht në të kundërtën e pikësynimeve që

ata kishin në realitet. Ajo nuk bën gjë tjetër veçse e rëndon situatën dhe e kompromenton atë

përfundimisht’’, vlerëson ministri francez.

Mbetej për tu sqaruar çeshtja e traktateve dhe imunitetit diplomatik të misioneve të huaja

në Tiranë. Amerikanët dëshironin që përpara se të njihnin qeverinë shqiptare të merrnin nga ajo

premtimin për të njohur vlefshmërinë e traktateve ndërkombëtare të lidhura nga Shqipëria

përpara vitit 1939. Nga ana e saj qeveria shqiptare ishte e prirur ti vinte në fuqi këto traktate, por

vetëm pasi ajo të kishte lidhur marrëdhënie diplomatike me qeverinë amerikane.

Ky qëndrim mundet të jetë konceptuar në Tiranë si një mënyrë për ta detyruar

Departamentin e Shtetit të vendoste marrëdhënie diplomatike me qeverinë Hoxha. Të njëjtin

problem SHBA kishte edhe me Jugosllavinë. Njohja pa kushte e qeverisë së re jugosllave në

mars të vitit 1946, së cilës SHBA i kërkonin të njihte vlefshmërinë e trakteve të mëparshme,

83

ADMAE, Tel.Nr.165-173, nga G.Picot, Tiranë 23/4/1946, vellimi 10, e njëjta seri dhe nënseri. 84

Po aty. 85

ADMAE, Tel.Nr. 184, nga G.Picot, Tiranë 27/4/1946, vëllimi 19, e njëjta seri dhe nënseri.

Page 51: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

51

ndoshta do të shërbente si një precedent për të dalë nga rruga pa krye ku ishin futur marrëdhëniet

shqiptaro-amerikane. Rreth çështjes së imunitetit diplomatik anglezet dhe amerikanët dëshironin

të siguronin garanci të detajuara në lidhje me trajtimin e misioneve të tyre diplomatike. Dukej se

qeveria shqiptare shihte në këtë çështje një lloj diskriminimi dhe një tentative për ta marrë nëpër

këmbë.

Megjithatë francezet duke u treguar të gatshëm për të ofruar shërbimet e tyre (bons

offices) si ndërmjetës, kishin mundësi sigurisht për tu dhënë të dyja palëve sigurinë e nevojshme.

Në këto kushte, pasi të ishte përcaktuar pozita e Fuqive Perëndimore mbi çështjet e paraqitura,

diplomati francez sugjeronte se “ne kemi interes të bëjmë sondazh rreth predispozitave të

z.Molotov lidhur me një aksion të përbashkët franko-rus për të tërhequr amerikanët dhe anglezët

në një politikë të përbashkët të Aleatëve në Shqipëri, duke shkaktuar kështu dhe një ulje tensioni

në marrëdhëniet greko-shqiptare’’.86

Pa dyshim që rregullimi i këtyre çështjeve duhej të çonte në aprovimin nga ana e SHBA

dhe Anglisë të futjes së Shqipërisë në OKB, duke konfirmuar kështu dhe kufirin shqiptaro-grek.

Do të ishte me interes të shihej nëse qeveria sovjetike e dëshironte një detante të tillë dhe nëse

ajo ishte e gatshme të favorizonte rivendoshjen e një politike të përbashkët midis Aleatëve në

Shqipëri.

Politika e jashtme e Francës gjatë viteve të para të regjimit komunist u gjend në

udhëkryq. Drejtuesit e saj u përpoqën me shumë takt dhe mirëkuptim të luanin rolin e mediatorit

në marrëdhëniet midis SHBA dhe BRSS87

. Kjo politikë dhe rezultatet e saj të ndjeshme në

Konferencën e Paqes në Paris më 1946, si p.sh. në arritjen e një marrëveshje mes Fuqive të

Mëdha rreth çështjes së Triestes.

Në konferencën e Ministrave të Jashtëm të 4 Fuqive në Moskë mars-prill 1947, ministri i

jashtëm francez G.Bidault tentoi të pamundurën me qëllim që të gjente një kompromis për

problemin e koklavitur gjerman. E drejtuar nga një koalicion qeveritar, ku merrnin pjesë drejtues

të Partisë Komuniste, mendohej se Franca mund të vepronte si ndërmjetëse midis Lindjes dhe

Perëndimit. G.Bidault, në mënyrë të sinqertë theksonte se pozita e Francës në atë kohë ishte e

dobët; ajo nuk kishte as fuqinë ekonomike as fuqinë ushtarake të mëparshme. Prandaj “Franca-

thoshte ai-duhet ta mbështesë politiken e saj në drejtësi, paanësi dhe ndershmëri’’.88

Shpesh herë ndërmjetëse midis dy fuqive të mëdha SHBA dhe BRSS dhe vendeve të

vogla europiane, Franca nuk ishte përzierë në asnjë konflikt që kundërvinte Shqipërinë me

fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha. Në të kundërtën ajo gjendej në pozitat e një vëzhguesi të paanshëm.

Ndër të tjera asnjë mosmarrëveshje nuk ekzistonte midis Francës dhe Shqipërisë, për këtë arsye

ajo mund të ishte një bashkëbiseduese e privilegjuar në zgjidhjen e konflikteve që Shqipëria

kishte me Greqinë, Anglinë dhe me SHBA.

Pas përfundimit të konferencës së Moskës, ku Franca mbajti qëndrim në favor të

pjesëmarrjes së Shqipërisë në punimet e Traktatit të Paqes me Gjermaninë, momenti ishte i

86

Po aty. 87

Petrit Nathanail 88

D.Yergin,’’La paix saccagee’’, Paris 1980.

Page 52: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

52

përshtatshëm që të dy vendet të vendosnin një dialog diplomatik efikas. Në një takim të zhvilluar

në prill 1947 me ministrin francez në Tiranë G.Menant, kryeministri shqiptar E.Hoxha shprehu

kënaqësinë tij që Franca njohu dhe mbështeti në Moskë të drejtat e Shqipërisë. “Franca që ka

vuajtur kaq shumë nga lufta, -vuri në dukje Hoxha, -mund të kuptojë më mirë se fuqitë e tjera,

çdo të thotë jo vetëm shkatërrimi i qyteteve por pushtimi. Në qoftë se Anglia do të qe pushtuar

nga ndonjë fuqi e huaj si është rasti i Shqipërisë ndoshta do ta kuptonte më mirë qëndrimin tonë:

në vend të këtij mirëkuptimi ne shohim një armiqësi të pakonceptueshme për ne. Kjo është në

kontradiktë me qëndrimin jo vetëm të Anglezëve por edhe të Amerikanëve gjatë kohës kur ne

luftonim.89

Në përgjithësi, qëndrimi i anglezëve dhe i Misionit të tyre Ushtarak në Shqipëri, sipas

Hoxhës, ishte kompromentuar në një veprimtari kundër regjimit në fuqi, por veprimtaria e tyre

armiqësore nuk u bë publike, për të mos nxitur popullin kundër aleatëve dhe miqve tanë të

djeshëm. Megjithëse i vogël, kombi shqiptar ka për detyrë të ruajë pavarësinë e tij, lirinë, të

drejtat përfshirë këtu edhe të drejtën për të zgjedhur qeverinë që i pëlqen-theksonte Hoxha. “Me

qeverinë amerikane ne gjithnjë kemi dëshiruar të kemi marrëdhënie të mira –vinte në dukje

kryeministri shqiptar, -po për çfarë na bëjnë fajtorë ne? Që nuk kemi respektuar marrëveshjet e

para luftës? Që nuk kemi përfunduar detyrimet tona ndërkombëtare? Kjo nuk qëndron aspak. Por

duhet të kuptohet-vazhdonte ai-se Mbreti Zog kishte sakrifikuar në këto marrëveshje të drejtat e

popullit shqiptar, gjë që na detyron që të mos sanksionojmë përjetësisht të gjitha këto akte. Por

këto nuk duhet të bëhen pengesë për të vendosur marrëdhënie të mira me SHBA. Sigurisht që

pengesa nuk vjen nga ana jonë,’’-konkludon Hoxha.90

Duke bërë këtë ekspoze të pikëpamjeve të tij lidhur me qëndrimin e anglo-amerikaneve,

kryeministri shqiptar linte të kuptohej që nga ana e qeverisë së tij nuk kishte një kundërshtim

sistematik si ndaj anglezëve ashtu edhe ndaj amerikanëve. Akuzat që rëndonin si mbi njërën palë

ashtu edhe mbi tjetrën, por sidomos mbi anglezët, ishin tepër të rënda për tu harruar lehtë. Por

kjo nuk do të thoshte që ky qëndrim kundërshtues duhej të zgjaste përjetësisht. Kritika ishte më

pak e ashpër përsa i përket amerikanëve. Hoxha theksonte me insistim se nuk kishte

mosmarrëveshje të mëdha midis qeverisë së tij dhe asaj të SHBA. Në veçanti, autoritetet

shqiptare nuk ishin aspak kundër për dhënien e vizave për qytetarët shqiptare me shtetesi

amerikane që ndodheshin në Shqipëri. Ai shpresonte se të gjitha këto problem do të zgjidheshin

sapo të mbërrinte në Shqipëri përfaqesuesi zyrtar amerikan.

Përshtypjet e ministrit francez rreth këtij takimi që ai e konsideron tepër të përzemërt,

ishte se për Hoxhën ky nuk ishte thjesht një bashkëbisedim privat, por një dëshirë që pikpamja e

tij të transmetohej. Por ngjarjet e fundit në Europë, si doktrina Truman, plani Marshall dhe

reagimi sovjetik, krijimi i dy blloqeve, ai i Lindjes dhe ai i Perëndimit, problem grek në Ballkan,

nuk lehtësonin marrëveshjet mes Fuqive të Mëdha por përkundrazi, vështirësonin shanset për

bashkëpunim për të zgjidhur konfliktet e ndryshme në Europë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve,

Francës ju desh të hiqte dorë nga roli i saj si ndërmjetëse dhe të zgjidhte se me kë bllok do të

89

ADMAE, Tel. Nr.219-220 nga G.Menant, Tiranë 7/4/1947,vëllimi 12, e njëjta seri dhe nënseri. 90

Po aty.

Page 53: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

53

bashkohej. Drejtuesit e saj nuk mund të vepronin ndryshe, të dënonin popullin e tyre me

prapambetje dhe mjerim, me shpresën e një antanteje që aktualisht ishte e pamundur të realizohej

mes SHBA dhe BRSS.

Gjendja e tensionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të mos e prekte edhe

Shqipërinë. Ndikimi i saj në Shqipëri u ndje nga ministri francez në Tiranë në një takim të tij me

kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor O.Nishani në fund të majit 1947, të cilit i bëri

përshtypje qëndrimi i ftohtë dhe i ngurtë që tashme i kishte zënë vendin pritjes së përzemërt që i

rezervohej traadicionalisht.

Harxhet e kësaj politike tensioni po i paguante tani edhe vete Franca. Me rastin e festës

kombëtare franceze në 14 korrik 1947, gazeta “Bashkimi’’ botoi një artikull mbi politikën e

qeverisë franceze të drejtuar nga socialisti P.Ramadier, që u cilësua nga ministri francez si tepër

tendecioz. Ndër të tjera, në artikull shprehej kënaqësia ndaj qëndrimit “të padrejtë, të njëanshëm

dhe jo objektiv “të përfaqësuesit francez në Komisionin e Hetimit të Këshillit të Sigurimit rreth

çështjes së luftës civile në Greqi dhe implikimit të fqinjeve të saj në të, si dhe qortohej qeveria

franceze për vartësi e tutelë prej SHBA.91

Acarimi i situatës ndërkombëtare u reflektua edhe në marrëdhëniet franko-shqiptare.

Bilanci i këtyre marrëdhënieve që nga momenti i hapjes së ambasadave respektive në Tiranë e

Paris nuk ishte aspak inkurajues. Të gjitha përpjekjet e bëra nga qeveria franceze me anë të

ministrit të saj në Shqipëri, veçanërisht ato që kishin të bënin me interesat ekonomike, kishin

mbetur pa përgjigje, megjithë kërkesat e mëdha që kishte në vend. Vlen të përmendim këtu dy

nota të Legates franceze rreth çështjes vajgurit, drejtuar Ministrisë së Jashtme shqiptare në datat

3/2/1947 dhe 15/5/1947, si dhe notën e kësaj të fundit në dt. 5/6/1947 drejtuar Legatës franceze,

ku pala shqiptare përpiqej të evitonte bisedimet mbi këtë çështje.92

Në Ministrinë e Jashtme shqiptare mendohej se një përgjigje përfundimtare për këto

çështje do të jepej duke u mbështetur në arsyet e mëposhtme :1) Shoqëria franceze SFICP nuk i

kishte plotësuar detyrimet e marra përsipër në bazë të Konventës dhe Marrëveshjes –Plotësuese

duke mos përmbushur kështu qëllimet për të cilat është dhënë koncesioni dhe duke i shaktuar

dëme si vendit dhe interesave të shtetit. Për këtë arsye ajo ka shkelur konventen. 2) Shoqëria

duke ardhur në marrëveshje me autoritetet kuislinge të drejtat që ka pasur shteti sovran e i

pavarur shqiptar. 3) Shoqeria nuk ka lënë në këmbë asnjë instalim, material, apo çdo lloj tjetër

kapitali të investuar që mund të përdoret nga qeveria shqiptare.

Duke marrë parasysh argumentet e mësipërme si dhe duke u mbështetur në vendimin N’3

të Këshillit Antifashist N-CL të Shqipërisë marrë në Përmet më dt.27/5/1944, ku thuhej se “të

gjitha marrëveshjet me shtetet e huaja, lidhjet ekonomike dhe politike që janë bërë nga qeveria e

Zogut në dëm të popullit shqiptar të ribashkohen, të prishen dhe të bëhen të reja’’. Ministria e

Jashtme mendonte ti përgjigjej Legates franceze, “se qeveria shqiptare nuk e gjen të arsyeshme

që të hyjë në bisedime mbi këtë çështje dhe i konsideron të anulluara Konventën dhe

91

ADMAE,Tel. Nr.219-220, nga G.Menant, Tiranë 18/7/1947, vëllimi 12, e njëjta seri dhe nënseri. 92

DDAMPJSH, Dosja Nr.48, xhaketa nr.680, viti 1947.

Page 54: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

54

Marrëveshjen-Plotësuese.’’93

Por në instance të fundit përgjigja definitive do të kthehej vetëm

pasi të konsultoheshin për këto çeshtje sovjetikët dhe jugosllavët.

Për këtë arsye, në emër të Ministrit të Jashtëm E.Hoxhës, në Moskë dhe Beograd u

dërgua një prememorie ku parashtrohej edhe mendimi i palës shqiptare, shoqëruar me materialet

përkatese për konsultim. Sipas një letre dërguar Legatës shqiptare në Moskë në 4/9/1947

kuptojmë se gjatë një vizite të ndihme-ministrit të jashtëm H.Kapo në Moskë, sovjetikët në parim

ishin shfaqur në favor të arsyeve të palës shqiptare për anullimin e Konventës franko-shqiptare

për vajgurin. Nga ana e Ministrisë së Jashtme jugosllave përgjigja erdhi në qershor të 1948.

Sipas raportit të paraqitur me shkrim nga kjo ministri, qeveria shqiptare mundet ta prishi

konventën mbi kërkimin dhe shfrytëzimin e vajgurit në Shqipëri për arsye se ajo është në

kontradiktë me legjislacionin shqiptar, gjithashtu të anullojë edhe konventën për gërmimet

arkeologjike, sepse në bazë të Statutit të Shtetit, qeveria shqiptare është përgjegjëse për

mbrojtjen dhe administrimin e pasurisë së popullit.94

Për francezët tashmë ishte e qartë se qeveritarët komunistë nuk dëshironin që në Shqipëri

të vinin shoqëri të huaja kapitaliste pasi eksperienca e kaluar ishte e hidhur, por në funksion të

raporteve të reja të krijuara pas lufte, mund të gjendej ndonjë formule që të ishte e kënaqshme

dhe përfituese për vendin. Përpjekjet e bëra nga përfaqësuesit e Francës në Shqipëri nuk dhanë

asnjë rezultat. Vullnetit të mirë e dëshirës për bashkëpunim të njërës palë, pala shqiptare ju

përgjigjen me një qëndrim të rezervuar e mosbesues, e sipas G.Menant, të afërt me atë të

miqësisë, ndërsa në Quai d’Orsay, marrëdhëniet franko-shqiptare në fillim të 1949 i komentonin

si jo të këqija, por që u mungonte përzemërsia.

Një qëndrim refuzues u mbajt edhe ndaj kërkesave të përseritura të qeverisë franceze për

të sjellë në Shqipëri profesorë francezë për të dhënë mësim në gjuhën frënge, apo për të

shpërndare filma, libra, revista, gazeta, madje edhe për ato të botuara nga Partia komuniste

franceze. Në një takim të zhvilluar në 4/12/1947 në Tiranë me ministrin francez, nd-ministri

shqiptar H.Kapo la të kuptohet qartë se për sa i përket marrëdhënieve kulturore, industrial e

tregtare, zhvillimi i tyre ishte i varur nga aprovimi pa rezerva i politikës së ndjekur nga qeveria

shqiptare. Ai krahasonte qëndrimin e Francës me atë të BRSS, që dallohej nga një mirëkuptim e

pranim pamë dyshje i politikës së Shqipërisë.

Duke e ditur se çfarë ndikimi kishte Franca dhe përfaqësuesit e saj në arenën

ndërkombëtare, qeveritarët shqiptarë e çmonin mjaft përkrahjen e saj. Atë çka ata dëshironin,

vinte në dukje funksionari i larte i Ministrisi së Jashtme, “është se Franca, meqënëse i njeh

sakrificat, përpjekjet dhe të drejtat tona, të qëndrojë pa asnjë rezerve në anën tonë, në mënyrë që

të drejtat tona të pranohen”.95

Ky qëndrim reflektonte një mungesë të theksuar predispozicioni nga ana e qeverisë

shqiptare për të stimuluar marrëdhëniet franko-shqiptare, të cilat megjithëse miqësore, në

aparencë vuanin nga doza të ndjeshme mosbesimi dhe dyshimesh. Zhvillimi i këtyre

93

Po aty. 94

Po aty. 95

ADMAE, Lettre N’ 293/EU,Tiranë 5/12/1947, vëllimi 12, e njëjta seri dhe nënseri.

Page 55: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

55

marrëdhënieve nuk mund të mos kushtëzohej jo vetem prej situatës politike në Europë, por edhe

nga mënyra se si drejtuesit shqiptarë përceptonin pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe rolin e

Fuqive të Mëdha në të.

I.3. Vështirësi në kryerjen e shërbimit diplomatik francez në Shqipëri.

Regjimi politik në Shqipëri po merrte gjithnjë e më shumë përmbajtje nacional-

komuniste ku ishte e pamundur të ekzistonte një vijë e mesme. Në politikën e brendshme ai që

nuk e pranonte pa kritika politikën e qeverisë konsiderohej kundërshtar, ndërsa në politikën e

jashtme, e pakta që mund të thuhej është se ai shihej si i dyshimtë. Sipas analizave franceze,

megjithë varfërinë e njerëzve dhe mungesën e mjeteve më elementare në shumë sektorë të

ekonomisë së vendit, përfshi këtu edhe shëndetin e njerëzve, qeverisë shqiptare, përveç politikës

asgje tjetër nuk dukej se i interesonte.

Rezultati i marrëdhënieve midis Francës dhe Shqipërisë në vitin 1948 ishte niveli i tyre

tepër i papërfillshëm, sidomos në aspektin ekonomik, gjë që ndikoi jo vetëm në vështirësimin e

proçesit të rimëkëmbjes së vendit, por edhe në forcimin e izolimit diplomatik të Shqipërisë.

Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve ishin prezantuar në nivel Legate. Kjo legatë shërbeu si

një burim rëndësishëm informimi për gjithë vendet e Perëndimit. Me këtë rast po sjellim një

relacion mbi informimin korrekt të saj për gjendjen e situatën e Shqipërisë në fillimin e regjimit

komunist. Në informacion jepen te dhena mbi përmbajtjen e sisitemit të ri, dhe raportet e tij me

të drejtat dhe liritë e qytetarëve:

Së pari imformacioni analizon rendin kushtetues dhe sistemin qeverisës të Shqipërisë

qyshkurse u themelua shteti i ri shqiptar. -Qeveria dhe Kushtetutat. Ndër të tjera thuhet se,

Shqipëria ka qenë e pavarur që nga viti 1912. Në mars të vitit 1914, qeveritë e Antantës sollën në

pushtet gjerman Prince William i Vidit, i cili u prezantua, gjashtë muaj më vonë, nga populli

shqiptar. Në qershor të vitit 1924 u formua në Shqipëri një qeveri me tendenca demokratike, e

cila u rrëzua gjashtë muaj më vonë nga Ahmet Zogu dhe nga imperialistët e huaj. Me ardhjen e

tij në fuqi, ky i fundit u bë President i Republikës. Ahmet Zogu ne Shtator 1928 u vetëshpall

Mbret i shqiptarëve dhe si rrjedhoje Shqipëria u bë një monarki e trashëguar. 7 prill 1939

Shqipëria sulmohet nga Italia fashiste, ndërsa Zogu largohet prej saj. Pushtimi i ushtrisë

musoliniane u prit me armë.

Populli shqiptar i beri rezistencë te ashper pushtuesit. Aty lindi një lëvizje e madhe

guerile partizane që me veprimet e saj të guximshme i shkaktuan humbje e armikut. Fronti

Nacionalçlirimtar i udhëhequr nga lideri i saj trim Enver Hoxha, solli një kontribut të

rëndësishëm në fitoren e Aleatëve për guximin që kishin treguar duke mbajtur sakrificat dhe

humbjet të pallogaritshme të jetës dhe pronës.

Gjatë luftës ai krijoi Ushtrine Nacionalçlirimtare, ushtri e cila në vitin 1944 kishte 70 000

ushtarë duke përfshirë 6000 gra që nën komandën e gjeneralit-kolonel Enver Hoxha, në 29

nëntor 1944 sollën çlirimin e vendit nga okupatori, madje u dërguan dy divizione në Jugosllavi

Page 56: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

56

për të vazhduar luftën kundër ushtrisë së Hitlerit deri në ditën e fitores. Më 2 dhjetor 1945 u

zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë, vota e lirë dhe e fshehtë e Asamblesë

Kushtetuese. Moren pjesë në zgjedhje burra dhe gra të moshës mbi 18 vjeç. Ne keto zgjedhje

mori pjesë një popullsi prej 1,122,044 banorësh, ka pasur rreth 602 000 votues, 542 000 janë

paraqitur në qendrat e votimit ose 90% e votuesve.

Shumica dërrmuese e votuesve votuan për programin e Frontit Demokratik – kandidatët e

të cilit moren 585.000 vota, dmth 93% te votave. Kandidatët e opozitës morën 280 vota, dmth

0.05% të votave. Kutia e kandidatëve kishte mbledhur 56.000 vota, ose 6% të votave. Më 11

janar 1946 Asambleja Kushtetuese shpalli solemnisht Republikën Popullore të Shqipërise. Pas

referendumit Kushtetuta e Republikës është përpunuar dhe është më demokratike. Qeveria

aktuale e Republikës së Shqipërisë ishtë e udhëhequr nga General-Kolonel Enver Hoxha96

.

Në këtë periudhë kohore spikat vështirësia e komunikimit diplomatik nga pala shqiptare

me Legatën franceze, izolimi i personelit të saj dhe tendenca për mbylljen e legatës. Si pasojë e

përkrahjes që Shqipëria kishte në këtë periudhë nga bashkimi Sovjektik si pjesë e bllokut lindor

pala shqiptare nuk i konsideronte të rëndësishme marrëdhëniet e mira me Francën, madje i

neglizhonte dhe i pengonte duke rrezikuar seriozisht marrëdhëniet diplomatike. Rëndësia e

marrëdhënieve të mira me Francën do të kuptohej dhe vlerësohej më vonë nga qeveria shqiptare,

sidomos pas shkëputjes nga blloku lindor dhe në kushtet e një viti izolimi pothuajse total politik,

ekonomik dhe kulturor.

Në dokumentat arkivore bie ne sy një numër i konsiderueshëm ankesash të personelit të

legatës franceze drejtuar ministrisë së jashte të tyre mbi trajtimin jo dinjitoz, jo korrekt dhe në

disa raste armiqesor ana e palës shqiptare.

Në notën e Z. Jacques Chartier Chef Misioni pranë Legates Tiranë drejtuar Ministrit të

Jashtëm francez, më datë 16 korrik 1949 theksohej që “ishte shumë e vështirë të njihje opinionet

e personaliteteve zyrtare të vendeve të bllokut “oriental” mbi Francën”97

.

Frika kishte kaptuar opinion publik; sa më shumë pozitiv të ishte opinioni i tyre mbi

Francen, aq më e madhe ishte frika per t’u shprehur. Të gjithë evitonin një proces politik të

mundshëm. Gjatë pritjes që u dha me rastin e festës kombëare më 14 Korrik, u la të kuptohej se

në përgjithësi për vendet e Europës qendrore, Franca zinte një vend të veçantë në bllokun e

vendeve perëndimore. Kjo për faktin, se Franca kishte akoma një Parti Komuniste me rëndësi në

spektrin politik dhe që kishte shpresën se partia Socialiste do të drejtonte Francën për t’u kthyer

keshtu në një far të Socializmit. Franca ishte në sytë e tyre një vend paqësor.

Duke iu referuar raportit të Legatës franceze dërguar kabinetit të MPJ, SHT Z. Robert

Schuman, të datës 3 Tetor 1950, theksohej: “Shkëlqesi, dëshiroja të tërhiqja vëmendjen tuaj

lidhur me kushtet veçanërisht të vështira në të cilat jetoj dhe përballohem përditë, dhe ku më

duhet të ushtroj detyrën e Shefi i Misionit francez në Shqipëri”.

Së pari, gjitha stafi i Legatës ishte nën kontroll të rreptë policor ditë e natë dhe i

shoqëruar nga polici në çdo lëvizje të tij. Çdo gjest apo fjalë raportohej në polici. Ndërtesa ishte

96

AMPJ, viti 1947, dos. 43, fl. 16-19 97

AMPJ ,viti 1949 ,dos.36 ,fl. 22

Page 57: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

57

e survejuar dhe një perimeter i gjere kontrolli ishte dispozicion. Asnjë këmbë shqiptari nuk

guxonte të shkelte në residencën e legatës. Në këto kushte stafi ndihej totalisht i izoluar duke

mos patuar kështu asnjë lloj kontakti me banorët e Tiranës.

Takimet me funksionarët e MPJ-së shqiptare ishin kthyer në një banalitet të vërtetë.

Thuajse asnjëherë nuk priteshim nga Drejtori përkatës, por thjesht nga ndonjë ndihmës i rradhës.

Dhe kur për cudi një Drejtor ishte i gatshëm të priste, ishte gjithnjë i shoqëruar nga një ndihmës

me të cilin komunikonte në shqip dhe tek tuk mund të degjohej ndonjë frazë në frëngjisht.

Në kushtet e izolimit të tillë, shefi i misionit mund të shpresonte të merrte ndonjë

informacion pranë trupit diplomatik të akredituar në Tiranën zyrtare. Ky i fundit përfaqesohej

nga vendet e Demokracisë popullore socialiste nga i cili ishte vështirë të dilte ndonjë

information. I vetmi bashkëpunëtor ishte i ngarkuari me Punë, i cili trajtohej në të njëjtën mënyrë

si të gjithë.

U mendua se u gjet një shteg informacioni mbi komunitetin shqiptar dhe ky nëpërmjet

shfytëzimit të medias lokale. Fatkeqësisht, që prej 1947, përkthyesi i vetëm që ishte i punësuar

ishte dënuar me burgim me pretekstin se punonte kundër atdheut të tij. Falë Zotit mundi t’i

shpëtonte dënimit me vdekje duke përfituar nga Amnistia e Kryetarit të shtetit.

Shqipëria, gjysëm europiane, gjysëm orientale, tregohej gjithnjë e dashur dhe mikpritëse duke

mos refuzuar asgjë në pamje të parë dhe nga ana tjetër linte zvarrë trajtimin e cështjeve shumë të

rëndësishme duke patur si qëllim të c’dekurajonte dhe lodhte në maksimun bashkëbiseduesin e

saj duke e transformuar atë në inerte dhe të pa rrezikshëm.

Nga eksperienca paraprake në Moskë, mund të thuhej me bindje të plotë që s’kishte asnjë

krahasim mes dy vendeve përsa i përket izolimit total që u bëhej në Shqipëri.

Nga ana praktike, posta diplomatike vinte me një vonesë prej 3 muajsh, valixhja diplomatike nuk

ishte më e shpejtë. Aktualisht vetem linja ajrore me Beogradin funksiononte dhe shpesh nuk

kishte vende në avion për agjentin e tyre në Beograd.

Nëpërmjet një telegrami qarkore N°28 te MPJ franceze dërguar Legatës sonë në Paris, më

datë 10 shkurt 1951, i bëhej me dije se duke patur parasysh kushtet e izolimit total të stafit

diplomatik francez në Tiranë, dhe në konformitet me regulloren e reciprocitetit stafi diplomatik

shqiptar në Paris do t’i nështrohej kushteve të njëjta analoge, duke filluar nga data 11 shkurt

1951. Levizja e Stafit diplomatik si dhe familjarëve të tyre ishte e kufizuar.98

Në notën e redaktuar nga Drejtoria e Europës Orientale drejtuar Kabinetit të MPJ, mbi

bazën e informacioneve të dhëna nga ShTZ Cassin, të datës 8 gusht 1951, i cili ka filluar detyrën

në këtë post më date 15 qershot 1950, lidhur me marrëdhëniet franko-shqiptare thekson si vijon:

Nga të gjitha demokracitë popullore socialiste, Shqipëria ishte pa kundërshtim vendi i

vetëm në të cilin diplomatët francezë trajtoheshin në formën më të shëmtuar të mundshme nga

autoritetet vendase. Ndërkohë që Franca dhe Italia ishin të vetmet fuqi perëndimore të

përfaqësuara në nivel Legate në këtë vend. Legata jone e kishte të pamundur të përmbushte

misionin e saj. Izolimi i vazhdueshëm dhe lëvizja totalisht e kufizuar e stafit diplomatik në

Tiranë, duke i shtuar pamundësinë e kontakteve me popullatën reduktonte në mënyrë të vecantë

98

MPJ franceze, viti 1951, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4,

Page 58: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

58

rolin e tyre observues. Autoritetet e larta i refuzonin audiencat Ambasadorit Cassin. Sipas

Ambasadorit Cassin e vetmja arsye e të qenurit në Tiranë ishte të mos i jepte prioritet legatës

italiane të ishte negociatore e vetme me shqiptarët.

Drejtoria e Europës orientale e MPJ mendonte se pavarësisht kushteve të vështira të stafit

diplomatik francez në Tirana, mbajtja hapur e Legatës në Tiranë përbënte një burim shumë të

vyer informacioni. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ishte shumë i rëndësishëm si rrjedhojë

Franca duhet të ishte prezente në këtë territor.99

Qeveria franceze duhet të ndërhynte pranë qeverisë të Enver Hoxhës për t’i kërkuar një

trajtim pozitiv të stafit tonë në Tiranë. E vetmja mënyrë për t’ia arritur këtij qëllimi ishte

kërcënimi për ngrirjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, gjë që do të mundësonte hapjen e

negociatave me palën shqiptare përsa i përket trajtimit të stafit tonë diplomatik në Tiranë.

MPJ franceze do t’i bënte me dije Legatës shqiptare në Paris që ishte gati të ndryshonte vendimin

lidhur me trajtimin që i bëhej stafit diplomatik në Paris, me kusht që qeveria shqiptare të trajtonte

në mënyrë korrekte stafin e Legatës franceze në Tiranë.

Në telegramin e Ministrit të Jashtëm francez drejtuar Legatës në Tiranë, më datë 9 Gusht

1951 theksohej që ‘pas një analize të hollësishme të situatës, Departamenti (MPJ franceze) e

konsideronte të papranueshme mbylljen e Legatës në Tiranë. Legata në Tiranë përbënte të

vetmin burim informacioni jo vetëm për qeverinë franceze por edhe për superfuqitë e tjera në

mbarë botën të cilat ishin të interesuara mbi fatin e këtij vendi shumë të vogël por që paraqiste

një interes të veçantë përsa i përkiste pozicionit strategjik’. Trupi diplomatik i akredituar në

Paris paraqiti një interes të veçantë për Shqipërine si dhe për komentet.

Notë e Ministrit të Jashtëm francez drejtuar Presidentit të Republikës Franceze, më datë

20 Maj 1952 me objekt përfaqësine diplomatike franceze në Shqipëri theksohej që përfaqësuesit

francezë në Tiranë trajtoheshin vecanërisht keq nga autoritetet vendase: nuk ishin të ftuar në

ceremonitë zyrtare, ishin pre e provokimeve policore etj.

Raportet zyrtare me qeverinë dhe administratën shqiptare ishin thuajse inekzistente. Që

prej fundit të 1950 Përfaqësuesi i Legatës kishte patur rastin shumë rrallë të pritej nga

ZV/ministri i jashtëm shqiptar. Kontaktet e Legatës me popullësinë lokale ishin zero, Legata

ndihej totalisht e izoluar, autoritetet nuk e lejonin të punësonte një përkthyes etj.

Në këto kushte Legata nuk arrinte të siguronte mbrojtjen e shtetasve francezë në territorin

shqiptar si dhe të interesave të tyre. Tre shtetase franceze të martuara me shqiptarë ishin në burg.

Ky lloj interesimi i Legates franceze nuk ishte marrë parasysh nga autoritetet shqiptare. Sipas Z.

Cassin kjo situatë nuk kishte gjasa të përmirësohej.

Lidhur me interesat ekonomike franceze në fushën e naftës, nuk ekzistonin më për arsye

shtetëzimi më 24 maj 1944. Franca në këtë periudhë nuk kishte në Shqipëri asnjë mundësi

aksioni në fushën kulturore: Kolegji i Korçës ishte mbyllur që prej luftës së dytë botërore;

misioni arkeologjik ishte mbyllur nga autoritetet vendase, nuk ekzistonte asnjë mundësi për

përhapjen e gjuhës frënge në territorin shqiptar. Kuptohet që në këtë situatë nuk mund të flitej

për marrëdhënie apo bashkëpunim ekonomik.

99

MPJ franceze, viti 1951, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4,

Page 59: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

59

Kushtet aktuale bënin që të mendohej një mbyllje përfundimtare e legatës franceze në

Tiranë. Një gjë e tillë do të conte në mbylljen e Legatës Shqiptare në Paris e cila shërben si

instrument spiunimi politik në komunitetin e emigrantëve. Shefi i Misionit Cassin propozoi

arrestimin e një sërë agjentëve të sapo ardhur nga Shqipëria.

Ndërkohë, mbyllja e kësaj Legate do të parashtronte një sëre problemesh. Së pari, Legata

franceze shërbente si pikë kyce ndërlidhejeje dhe informacioni mes fuqive oksidentale dhe

qeverisë së Tiranës. Misioni siguronte gjithashtu mbrojtjen e ndërtesës diplomatike të USA-s. Në

rast mbylljeje, i mbetej Legatës Italiane të mbronte interesat tona dhe të superfuqive

ndërkombëtare. Ishte e vështirë të mendoje sesi italianet mund të mbronin interesat greke

ndërkohë që mes dy vendeve ekzisitonte problemi I të burgosurve të luftës… etj.

Pyetja që shtrohej ishte nëse Franca ishte gati t’i jepte Italisë shansin të bëhej zëdhënësja

e gjithë grupit të vendeve perëndimore??? Për shumë arsye, e mira do të ishtë që mbyllja e

Legatës Franceze të bëhej në të njëjtën kohë me atë Italiane.

Mbyllja e Legatës franceze nuk mund të bëhej pa marrë në konsideratë mendimin e aleatëve

britanikë dhe amerikanë, si dhe shqyrtimin e një sërë pasojash politike që kjo mbyllje mund të

shkaktojë.

Në notën e Ministrit të Jashtëm francez drejtuar Presidentit të Republikës Franceze, më

datë 2 korrik 1952 kërkesat ishin të njëjta me Notën paraardhëse. Konstatohej insistimi i

vazhdueshëm I MPJ-se për mbylljen e Legatës rrjedhojë e telegrameve të vazhdueshme në këtë

sens nga ana e diplomatëve francezë në Tiranë.

Në telegramin e Legatës në Tiranë drejtuar MPJ-së franceze, N° 189, më datë 2 gusht

1952 në vazhdim të kërkesës për mbylljen e Legatës, behej me dijeni se në kushtet aktuale

Franca nuk kishte asnjë qytetar francez për të mbrojtur në territorin shqiptar si dhe asnjë qendër

interesi në Shqipëri, përveç varrezës franceze që ndodhet në Korcë, ku hyrja e diplomatëve

franzezë është e ndaluar. Aurtoritetet qeveritare sillen në mënyre brutale ose mospërfillëse100

.

Telegram nga Ambasada Franceze në Ëashington drejtuar Presidentit të Republikës, i klasifikuar

“Urgjent – Sekret” N° 6162/74, I datës 5 shtator 1952. (Përmbledhja e telegramit si më poshtë).

Qeveria e USA ishte shumë e shqetësuar nga propozimi i mbylljes së Legatës franceze në

Tiranë. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë mund të kishte

pasoja të rënda për gjithë komunitetin ndërkombëtar perëndimor.

Mbyllja e Legatës do të cënonte thellësisht marrëdheniet diplomatike mes dy blloqeve

Lindje – Perëndim, dhe cilësonte se vetëm qeveria USA kishte ndërprerë marrëdhëniet

diplomatike me një nga vendet satelit të Bllokut socialist, Bullgarinë. (Qeveria amerikane

shprehte keqardhjen e saj për këtë vendim të shpejtuar).

Mbyllja e Legatës në Shqipëri mund t’i jepte shtysë të gjitha vendeve satelitë të Bllokut

socialist të ndërprisnin marrëdhëniet me perëndimin, izolimin total dhe mosmarrjen e asnjë lloj

informacioni nga këto vende.

Mbyllja e legatës franceze ne Tirane mund të shkaktonte një sërë problemesh në Ballkan

por dhe më gjerë: Sipas informacioneve të qeverisë franceze, afrimi i Jugosllavisë me Greqinë

100

AMPJ, viti 1952, dos. 145, fl. 2-3

Page 60: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

60

ishte një pikë shqetësuese për qeverinë Italiane, shqetësim që mund të rritej në prag të

negociatave ushtarake me Jugosllavinë. Duheshin patur parasysh ambiciet e hershme të dyshes

Jugosllavo – greke mbi Shqipërinë. Nëse Legata franceze do të mbyllej, kjo gjë mund të lexohej

si një shenjë mosinteresimi i perëndimit ndaj Shqipërisë dhe t’i linte dorë të lire Marshallit Tito

në pjesën e veriut dhe qeverisë greke për të pushtuar Shqipërinë e jugut për të realizuar ëndrrën e

Epirit të Veriut.

Lidhur me gjendjen e situatës së brendshme në Shqipëri, qeveria amerikane kishte

informacione se një sërë ndryshimesh priteshin të ndodhnin në nivel lokal. Në kushtet kur Legata

franceze në Tiranë konsiderohej nga qeveria amerikane si i vetmi burim informacioni, mbyllja e

saj do të ishte një herezi e vërtetë.

Në telegramin e Ambasadës franceze në Washington drejtuar Presidentit të Republikës

franceze, i klasifikuar “I rezervuar” N° 6175 à 78, i datës 5 shtator 1952, në vazhdim të

telegramit paraardhës, vihej re një sensibilitet i veçantë që ngriti çështja shqiptare në strategjinë

politike të qeverisë amerikane.

Sipas z. Thurston, nën/Drejtor i Europës Orientale, pranë Departametit të Shtetit, ai e vuri

theksin në faktin se Departameti i Shtetit kishte propozuar një mbledhje trepalëshe (Francë,

Britani, USA) mbi problemin shqiptar. Sipas departametit të shtetit amerikan, çështja shqiptare

duhej të ekzaminohej në planin politik.

Telegram i Ambasadës Franceze në Londër drejtuar Presidentit të Republikës franceze, i

klasifikuar “I rezervuar” N° 4049/51, i datës 18 shtator 1952. (Përmbledhje):

Qeveria britanike insistonte pranë qeverisë franceze për të mos e mbyllur legatën në Tiranë dhe

kjo për dy arsye: për arsye praktike, kjo legatë shërbente si burim i vetëm informacioni në një nga

vendet më të mbyllyra të bllokut socialist dhe një nga pikat e vetme të kontaktit me orbitën

sovjetike.

Nga një kendveshtrim psikologjik, mbyllja e vullnetshme e Legatës do të konsiderohej si

ndarje përfundimtare e dy kampeve perëndim / lindje, dhe do të interpretohej si një humbje e

interesave të Perëndimit për Shqipërinë, si rrjedhojë humbje shprese përfundimtare për popullin

shqiptar.

Në notën e Ministrit të Jashtëm francez drejtuar Presidentit të Republikës Franceze, me

datë 24 shtator 1952 theksohej që duke u bazuar në qëndrimin e qeverive amerikane dhe

britanike dhe argumentat e sipër përmendura, SHTZ Robert Schuman, Ministër i Jashtëm i

propozonte Présidentit të Republikës mbajtjen e Misionit Francez në Tiranë. Mbajtja e Legatës

në Tiranë, kushtëzonte qeverinë franceze që të bente presion mbi qeverinë Hoxha nëpërmjet një

Note Proteste që kishte si qëllim ndryshimin e kushteve të jetesës me te cilat përballej stafi

diplomatik francez në Tiranë. Një lloj presioni mbi qeverinë Shqiptare mund të ishin reprezaljet

mbi stafin e Legatës shqiptare në Paris, duke larguar një pjesë të mirë të personelit si persona të

padëshirueshëm101

.

Në notën e Ministrit të Jashtëm francez drejtuar Shefit të Legatës franceze në Tiranë,

ShTZ Bourdelle, i sapo emëruar në post në Tiranë, me datë13 janar 1954, paraqitej një analizë e

101

AMPJ, viti 1952, dos. 145, fl. 2-3

Page 61: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

61

hollësishme e situatës politike në Shqipëri e cila pëershkruhej si një vend vulnerabël si në rafshin

kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Dobësitë e saj ishin: sipërfaqja tepër e vogël, burimet e vendit

ishin mediokre, popullata shqiptare drejtohej nga kode klanike dhe predominonin zakonet

feudale. Ekonomia ishte e tipit agrar dhe artizanal. Shteti shqiptar ishte formuar vetëm kohët e

fundit. Këtyre dobësive u shtoheshin ndër të tjera dhe revolucioni komunist, izolimi në bllokun

sovjetik, dhe që ishte pre e dëshirave për territor të fqinjëve të saj.

Për arsye të pozicionit të saj gjeografik, lidhjet e Tiranës zyrtare me Moskën zyrtare si

dhe prej dëshirave të aneksimit nga fqinjët, Shqipëria përbënte një problem që meritonte një

vëmendje të veçante. Misioni i Legatës shqiptare në Tiranë, ishte ndjekja me vëmendje e çdo

faktori që mund të ndikonte apo modifikonte situatën e brendshme apo të jashtme të Shqipërisë.

Evolucioni i situatës së brendshme në Shqipëri paraqiste për Francën një interes të dyfishtë:

eksperienca komuniste Shqiptare ishte e nevojshme si element krahasimi me ato të demokracive

popullore të bllokut komunist.

Evolucioni i situatës së brendshme kushtëzonte situatën politike të jashtme të Shqipërisë

(gjithnjë duke u nisur nga hipoteza e përhapjes së një komunizmi kombëtar - ose hipoteza e

rënies së regjimit komunist)

Si një nga demokracitë popullore më të vogla, Shqipëria përbënte asokohe një problem

kompleks në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Izolimi në sferën sovjetike, paqëndrueshmëria e regjimit të brendshëm, dobësitë lidhur me forcat

ushtarake bënin që Shqipëria të ishte një nga pikat më të ndjeshme të bllokut oriental.

Statusi aktual i Shqipërisë mund të ndryshonte ose nga evolucioni i sistemit të rregjimit të

brendshëm ose nga ndërhyrjet e jashtme.

Gjithsesi transformimi radikal i situatës së atëhershme mund të provokonte reperkusione

në shumë vende të bllokut socialist. Kjo gjë mund të prekte dhe marrëdhëniet mes Perëndimit

dhe Lindjes, si dhe mund të nxirrte përsëri në pah rivalitetet e hershme mes Shqipërisë dhe

vendeve fqinje. Për këto arsye fuqitë e mëdha perëndimore dëshironin qëndrimin e Legatës

franceze në Tiranë.

Pozicioni i Shqipërisë ishte modifikuar nga dy evente të rëndësishme: së pari nga Pakti

Ballkanik i 23 shkurtit 1953 mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë dhe së dyti nga politika e

“fqinjësisë së mirë” e drejtuar nga Bashkimi Sovjetik në të gjitha vendet satelite të Bllokut

sovjetik. Në konferencën ballkanike të Athinës në qershor 1953, përfaqësuesit e tre shteteve

kishin nënvizuar qëllimet paqësore të qeverive respektive kundrejt vendeve fqinje. “Tre shtetet

ishin dakort me faktin se pavarësia e Shqipërisë do të kontribuonte fuqishëm në paqen dhe

stabilitetin në Ballkan.”

Politika e “fqinjësisë së mirë” e drejtuar nga Bashkimi Sovjetik, kishte interes për

Shqipërinë. Kjo politikë i siguronte raporte normale me Jugosllavinë dhe Greqinë si dhe

neutralizonte për momentin çdo lloj tentative për ndryshim kufijsh. Gjithsesi, duhej patur

parasysh që marrëdhëniet mes Tiranës, Beogradit dhe Athinës ishin tepër sensibël.

Page 62: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

62

I.4. Diplomacia franceze – burim informacioni për regjimin komunist në Shqipëri

Franca ka qenë e vetmja fuqi kapitaliste me të cilën Shqipëria ka patur marrëdhënie

diplomatike. Puna e Legatës shqiptare në Paris konsistonte në ndjekjen e marrëdhënieve mes

Shqipërisë dhe Francës, si dhe marrëdhëniet e Legatës me përfaqësuesit e akredituar në Francë.

Këto marrëdhënie konsistonin në krijimin e marrëdhënieve sa më të mira, korrekte, të rregullta,

fitimprurëse midis Shqipërisë dhe Francës. Kjo gjë ka qenë vërtetuar edhe në marrëdhëniet që

ishin krijuar, p.sh.: në pjesëmarrjet e ndryshme që bënte Shqipëria në Francë apo edhe

delegacionet Franceze në Shqipëri. Edhe pse këto nuk ishin shumë të theksuara.

Kjo gjë vlerësohej si nga ana e palës shqiptare ashtu edhe nga ana e palës franceze.

Nuk duhet harruar edhe pjesëmarrja e delegacioneve te vendeve të tjera evropianë te cilat

gjithashtu siguronin informacion për gjendjen në Francë. Meqenëse Shqiperia ishte e pa

konsoliduar akoma si shtet, kishte nevojë për eksperienca të vendeve të tjera. Për këtë arsye

Franca ishte një lloj guide për vendin tonë, duke qenë se ishte një vend i zhvilluar.

Rendësi e madhe i kushtohej nga pala shqiptare informacionit, ndjekjes së shtypit dhe

sidomos propagandës dhe mënyrës se si bëhej propagandimi i Shqipërisë në Francë. Gjithashtu i

jepej një rëndësi punës me kolonitë dhe negociatat politike.

Sic dihej marrëdhëniet mes dy vendeve që prej shumë viteve ishin totalisht anormale.

Rregjimi demokratik popullor shqiptar kishte qenë shumë virulent kundrejt fuqive perëndimore.

Trajtimi i stafit diplomatik shqiptar ishte i papranueshëm. Marrëdhëniet zyrtare me qeverinë

shqiptare ishin inekzistente që prej 1950. Marrëdhëniet ekonomike ishin ndërprerë që prej 24

majit 1944, kur qeveria shqiptare shtetëzoi ndërrmarjen e shfrytëzimit të naftës.

Franca ishte e privuar nga cdo aksion kulturor. Liceu i Korces ishte mbyllur përfundimisht,

misioni arkeologjik nuk funksiononte me.

Qeveria shqiptare (1953), në konformitetet me politikën e re sovjetike, duket të kishte

bërë disa lehtësime, të cilat mund të konsideroheshin pozitive lidhur me trajtimin e stafit

diplomatik francez. Marrëdhëniet me autoritetet zyrtare kishin filluar të përmirësoheshin dhe

mund të thuhej që ishin të pranueshme. Flitej se autoritetet shqiptare dëshironin shkëmbim

eksperiencash konkrete mes dy vendeve në fushën ekonomike. Gjithsesi, qëndrimi i palës sonë

franceze duhej të ishte i rezervuar sepse situata ishte fragile dhe mund të rikthehej përsëri në

pikën zero.

Në telegramin e ambasadës franceze drejtuar MPJ-së franceze, N° 20/23, i datës 1

shkurt 1954 përshkruhej takimi i kortezisë i përfaqësuesit francez me Z. Behar Shtylla, Ministër i

Punëve të Jashtme. Ky i fundit “përgëzoi qeveritë respektive për dëshirën për përmirësimin e

marrëdhënive dypalëshe”.

Kjo për faktin se më së fundi Franca kishte dërguar një Fuksionar në postin e Shefit të

misionit, i cili kishte qëndruar bosh për gati dy vjet. Z. Shtylla nënvizonte gjatë takimit se ishte i

bindur që marrëdhëniet mes dy vendeve po përmirësoheshin ndjeshëm dhe që kjo do të ndihej në

Page 63: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

63

nivel Legatash respektive. Z. Bourdelle shkruante se përsa i përket kushteve të Misionit në

Tiranë, izolimi vazhdonte102

.

Në lidhje me telegramin e Enver Hoxhës drejtuar përfaqësuesit më të lartë të Legatës

franceze në Tiranë. N° 171, i datës 16 korrik 1954. z. Bourdelle, i shkruajti MPJ franceze si më

poshtë; ‘’sapo kam marrë një kartolinë urimi nga Enver Hoxha. Eshtë fakt që meriton të

nënvizohet sepse për herë të parë pas shumë vitesh Kryetari i Këshillit bën një akt kortezie ndaj

Legatës franceze’’.

Në një telegram tjetër të ambasadës franceze drejtuar MPJ-së franceze, No. 204/05, i

datës 16 korrik 1955 z. Bourdelle, shef i misionit pranë Legatës në Tiranë shprehej: “-Gjatë

pritjes me rastin e festës kombëtare të Francës, pata mundësine të diskutoja me Z. Behar Shtylla i

cili me shprehu dëshirën e palës shqiptare për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, e

njëkohësisht shprehu keqardhjen e palës shqiptare lidhur me qëndrimin e Francës dhe votën

kundër saj lidhur me kandidaturën e pranimit të Shqipërisë ne ONU.”

Në notën e Drejtorisë të Përgjithshme Politike – Drejtoria Evropes Orientale, drejtuar

kabinetit të MPJ, me datë 9 tetor 1955 bëhej përmbledhja e një analize mbi Shqipërinë ku

referohej që: “ka qenë një Shtet i Pavarur që prej 1912; ajo ka njohur sundimin turk që prej

shekullit të XV i cili ka ndikuar në konvertimin e pjesës më të madhe të popullsisë në fenë

myslimane.

Pas luftës 1914-1918, Italia përfitoi nga kushtet e Shqipërisë në planin politik (alliance

ushtarake) dhe ekonomik (dhënie kredish, investime etj.); në vitin 1939, Italia pushton

ushtarakisht Shqipërinë të cilën e bën pjesë përbërëse të Perandorisë së saj, kohë në të cilën

Mbreti Zog kërkonte azil jashtë vendit. Në 1944, Partia komuniste shqiptare e ndihmuar nga

Partia Jugosllave, mundi të monopolizojë Rezistencën duke përzënë kështu trupat italiane nga

territori shqiptar. Gjatë viteve të pas luftës, Jugosllavia pretendoi të zinte vendin e tutorit të

politikës Shqiptare- rol analog me BRSS kundrejt vendeve të Demokracive Popullore të bllokut

të Lindjes. Franca, Italia dhe Jugosllavia ishin të vetmet shtete perëndimore të përfaqësuara në

nivel diplomatik në Tiranë”.

Marrëdhëniet franko-shqiptare ishin të nivelit më të ulët të mundshëm, raportet tregtare

kishin rreshtur së ekzistuari që prej majit të 1944 me shtetëzimin e ndërmarrjeve private.

Në këndveshtrimin kulturor, autoritetet shqiptare nuk kishin ndërmarrë asnje aksion për

përhapjen e gjuhës frenge, liceu i Korcës ishte mbyllur si dhe misioni arkeologjik kishte prishur

cdo lloj aktiviteti.Ndonëse kushtet e Legatës fraceze në Tiranë ishin të vështira, ekzistenca e saj

përfaqësonte një mision diplomatik të nevojshëm në Ballkan.

Në telegramin e ambasadës franceze drejtuar MPJ-së franceze, N° 294/96, i datës 12

nëntor 1955. z. Bourdelle, përfaqësuesi më i lartë i autoriteteve franceze në Shqipëri shkruan se:

“Gjatë një darke të organizuar me rastin e 10 vjetorit të njohjes së Qeverisë Shqiptare nga BRSS,

Z. Mehmet Shehu, Kryeministër, është shprehur: “Ne shpresojmë që marrëdhëniet normale

ekzistuese mes dy vendeve (Shqipëri- Francë) të zhvillohen në të ardhmen në interesin e dy

popujve”. Eshtë hera e parë që Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu më janë drejtuar personalisht

102

AMPJ, viti 1956, dos 57, fl, 3

Page 64: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

64

që prej ardhjes sime në Tiranë. Do të përfitoj nga kjo kortezi për t’i kërkuar MPJ shqiptare për

të përmirësuar trajtimin e diplomatëve tanë në Tiranë’’.

Në informacionin e Sekretariatit të Konferencave drejtuar Drejtorisë të Europës

Orientale, me datë 6 dhjetor 1955 përshkruhej situata në ONU si dhe kerkesat sistematike të

BRSS për të pranuar të gjitha vendet e bllokut komunist në ONU ose në të kundërt BRSS do të

vendoste veton për të mos pranuar asnjë kërkesë për anëtarësim nga vende jo komuniste. Në

kushtet e krijuara Franca do të votonte për pranimin e kandidaturës Shqiptare.

Në informacionin e Sekretariatit të Përgjithshëm të MPJ, drejtuar Drejtorisë të Evropës

Orientale, me datë 27 dhjetor 1955 shkruhej që Qeveria Shqiptare nëpërmjet përfaqësuesit të saj

pranë Legatës në Paris kishte shprehur falenderimet për votën pro mbi kandidaturën shqiptare të

dhënë nga pala franceze. Pala shqiptare kishte shprehur kënaqësinë e një bashkëpunimi të

mëtejshëm e me palën franceze.

Sekretari i përgjithshëm i kishte kërkuar qeverisë shqiptare të ndërpriste kufizimet dhe

përgjimet ndaj stafit diplomatik francez në Tiranë. Në marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën

gjatë këtyre viteve, praktikisht nuk kishte pasur ndonjë ndryshim të theksuar. Ajo që vlente të

theksohej ishte se diçka më tepër nga më parë, francezët ishin shprehur për zhvillimin e

marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe për zgjerimin e tyre.

Kjo gjë ishte manifestuar si në bisedimet me ministrin francez në Tiranë, ashtu edhe në

kontaktet e legatës sonë me Ministrinë e Jashtme franceze. Bile edhe në rastet kur ka pasur

çështje që mund të acaronin marrëdhëniet, francezët ishin përpjekur të tregonin se ishin për

marrëdhënie normale103

.

Më 29 mars të vitit 1956 një përfaqësues i Shoqërisë “Francesit” u paraqit në Legatë. Kjo

shoqëri ishte krijuar para një viti si një organizatë e cila kishte si qëllim ndërmjetësimin midis

qeverisë franceze dhe autoriteteve të vendeve të tjera për të influencuar krijimin e marrëdhënieve

tregtare, ekonomike dhe kulturore. Nuk kishte si synim të influenconte në marrëdhëniet politike,

por zgjerimi i veprimtarisë solli forcimin e marrëdhënieve mes shteteve104

.

Më parë u vu re se në shkurt të vitit 1951 qeveria franceze kufizoi qarkullimin e

personelit të Legatës shqiptare në Paris. Një tjetër element që do të merrej në shqyrtim ishte

dorëzimi i kriminelëve të luftës me kërkesë të shqiptarëve. Ishte bërë marrëveshja mbas Luftës së

Dytë Botërore për ekstradimin e kriminelëve të luftës, dhe ishte e nënshkruar nga të dy palët. Të

dy vendet do ta respektonin marrëveshjen duke i dorëzuar shtetit përkatës kriminelët sipas listës

që i përkisnin.

Një tjetër çështje lidhej me kufizimin e qarkullimit të personelit të legatës shqiptare në

Paris. Vetëm për personelin e legatës shqiptare në Paris ishin vënë kufizime lidhur me

qarkullimin, ndërsa përfaqësitë e tjera diplomatike kishin tjetër trajtim.

Në shkurt 1951 qeveria franceze kufizoi qarkullimin e personelit të legatës shqiptare në

Paris. Në bazë të parimit të reciprocitetit, në mars 1951, edhe pala shqiptare vuri kufizime

qarkullimi për legatën franceze në Tiranë. Me qëllim lehtësimi për kryerjen e detyrave të legatës

103

AMPJ, viti 1924, dos. 277/1, fl. 1, 4-6 104

AMPJ, viti 1924, dos 277, fl, 1

Page 65: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

65

shqiptare në Paris, në vitin 1953 qeveria shqiptare hoqi masat kufizuese për legatën franceze në

Tiranë, duke njoftuar me notë dhe se priste të njëjtin qëndrim nga ana franceze lidhur me legatën

tonë në Paris. Në këtë gjendje personeli i legatës franceze trajtohej njësoj si gjithë përfaqësitë e

tjera në Tiranë. Duhet te kërkohej rishtasi që francezët të shqyrtonin qëndrimin e tyre. Të

kundërshtohej kërkesa e tyre që të munden të shkojnë në çdo vend të Shqipërisë në bazë të

qëndrimit të barabartë që mbahej për të gjithë përfaqësitë e tjera diplomatike në Tiranë.

Lidhur me kërkesën e pales shqiptare për dorëzimin e kriminelëve të luftës, meqë qeveria

franceze duke iu referuar ligjeve të saj për ekstradimin, kërkonte për këtë çështje përmbushjen e

disa kërkesave, mendohej se duheshin shikuar këto dhe mbasi të studioheshin të mbahej

qëndrim. Për këtë çështje francezët kishin vepruar sa më sipër kur qeveria shqiptare kërkoi

dorëzimin e Abaz Kupit.

Sipas njoftimeve të bëra nga legata e Parisit, autoritetet franceze ushtronin presion të

ndryshëm dhe të vazhdueshëm në qytetarët shqiptarë që jetonin prej kohësh në Francë. Qëllimi

ishte për t’i detyruar të hiqnin dorë nga shtetësia shqiptare dhe të shkëputnin marrëdhëniet me

Republikën Popullore të Shqipërisë105

.

Me pas në korrik të vitit 1957 Shqiperia u pa si një vend strategjik në prizmin e botës

kapitaliste.Me konsolidimin e sistemit komunist në Shqipëri, shteti shqiptar u pa si një vend i

izoluar nga bota, përqafimi i sistemit të lindjes (ai komunist) mbas Luftës së Dytë Botërore u pa

nga Evropa si një shkëputje totale nga perëndimi.

Në maj të vitit 1957 shtypi nuk kishte shkruar më asgjë për Shqipërinë ndersa në qershor

të vitit 1957 shtypi reaksionar kishte shkruar në mënyrë negative shumë gjatë për Shqiperine 106

.

KREU II

EVOLUCIONI DHE LUHATJET E MARRËDHËNIVE DIPLOMATIKE

II.1 Marrëdhëniet e palës shqiptare me Legatën

II.1.1 Kushtet e jetesës në Tiranë

Në mënyrë të përsëritur, paraardhësi i, Z. Chartier, kishte mirëmbajtur Departamentin me

vështirësitë materiale dhe morale me të cilat ata përballeshin çdo ditë në Tiranë.

disavantazhet e jetës së përditshme nuk pengonin mbarëvajtjen e pozicionit veçse në masën kur

ato ndikonin në shëndetin e Agjentëve. Ishte fatkeqesi që furnizimi, i mjerueshëm për të gjithë,

ndikonte sado pak në moralin. Dëshira ishte per ti tërhequr vëmendjen Departamentit mbi

kushtet veçanërisht të vështira në të cilat gjendej i vendosur shefi i këtij posti, për të siguruar

përmbushjen e misionit të tij faktmbledhës.

105

AMPJ, viti 1954, dos. 177, fl. 1 106

AMPJ, viti 1957, dos. 186, fl. 53

Page 66: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

66

Së pari i gjithë personeli i kësaj Legate gjendej i vendosur nën një mbikqyrje policore e cila nuk

largohej as ditën as natën meqënëse bashkëpunëtorët e tyre çuan në polici të gjitha faktet dhe

veprimet . Një polic i armatosur me uniforme ruante hyrjen e ndërtesës dhe kontrollonte hyrjen.

Asnjë shqiptar nuk guxonte të hynte në brendësi të Legatës. Nga një kjoskë e shitjes së gazetave

e vendosur pranë Legatës, një polic mbikeqyrte daljet dhe kishte agjentë civilë në ndjekje ose

duke përdorur një Xhip, ose një motorçikletë ose biçikletë sipas shpejtësisë së lëvizjes që kishin.

Kur dilnin në këmbë shumë agjentë lidheshin për ti kontrolluar.

Në kushte të tilla ata ishim praktikisht të shkëputur nga çdo kontakt me banorët e Tiranës.

Aq më tepër nuk bëhej fjalë të lidhin relata miqësore me funksionarët shqiptarë, kur nevojat e

shërbimit i çonin ti bënin vizitë ndonjë Drejtori në Punët e Jashtme, ai nuk i priste veçse me

ndonjë nga ndonjë zëvendësit i cili shërbente si dëshmimtar i rastit, dhe me të cilin ai fliste në

shqip përpara se të artikulohej përgjigjia më e parë në frengjisht.

Të privuar nga çdo burim informaioni vendas shefi i këtij posti mund të shpresonte të merrte

këshilla pranë kolegëve të tij të Trupit Diplomatik. Ky i fundit i bërë vetëpërfaqësues të

Demokracive popullore formonte një bllok të padepërtueshëm.

I pritur me një armiqësi të sinqertë nga disa ,i nënshtruar një trajtimi dashamirës nga disa më të

edukuar, ai nuk nxirrte përfundimisht asnjë përfundim nga takimet e shkurtra të cilat largohen

shpejt.

Përsa i përket të Ngarkuarit Italian me Punë, i papranuar nga askënd, ai nuk mund të ndante me

të tjerët vështirësitë tona pa sjellë ndonjë ndihmë efikase.

Ata do të kishim gjetur një kopje mbi jetën Shqiptare nëpërmjet eksplorimit të shtypit lokal.

Fatkeqësisht , edhe këtu , ata u goditen nga vështirësi që i kthyen mbrapsht. Në fakt, që prej 1947

, përkthyesi i vetëm që u punësonim u burgos sepse kishte shërbyer mirë.Ai do të ishte dënuar

me vdekje por u fal.

Dhe u vazhdua t’i derdhej një pagesë familjes së tij .Nga ky fakt buxheti i këtij posti po

përballonte shuma të mëdha financiare për pagesën e një përkthyesi shërbimet e të cilit nuk i

kishin më.

Për të dalë nga kjo gjendje , u mendua të angazhohej një profesor i shqipes i cilin do ta vihej në

punë të përkthente shtypin.

Në çdo anë që gjendemish për t’i shpëtuar rrethimit ata hasnin një mosgadishmëri sistematike.

Shqiptari , gjysmë –europian, gjysmë- lindor, gjithmonë i dashur dhe i buzëqeshur, nuk

refuzonte asgjë por i linte çështjet të zvarriteshin deri sa, i lodhur, i sapo ardhuri, shumë aktiv,

bëhej i palëvizshëm dhe i nënshtruar.

Në fund për ta përfunduar, letrat dhe printimet adresuar nga Franca me postën e zakonshme vinin

pas dy apo tre muajsh. Shërbimi me valixhe nuk ishte i shpejte.

Vetëm linja ajrore sovjetike funksiononte por ndodhte që agjenti i Beogradit nuk mund të gjente

vend në bordin e avionit rus.

Të tilla ishin kushtet e jetës në Legjionin e Francës në Shqipëri.107

107

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1951 Dosja 1

Page 67: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

67

Departamenti mund të sigurohej se nuk u përshkrova sistemi ne menyre kaq të zymtë me qëllim

që ta bënte te ndihej vijë keq për shërbimin tonë.Dëshironin thjesht te bënin me dije për

vështirësitë reale me të cilat ndesheshin aty. Ato nuk zbehin aspak dëshirën për ta çuar deri në

fund misionin i cili i ishte besuar.

Në notën dërguar legatës në Tiranë 10 Shkurt 1951 theksohej që “duke konstatuar që Republika

Popullore e Shqipërisë nënshtron qarkullimin e Ministrit të Francës akredituar pranë saj, si dhe

bashkëpunëtorët e tij me kombësi franceze, në kufizime shumë të rrepta, Qeveria franceze e sheh

veten me keqardhje, të detyruar të zbatojnë Ministrit të Republikës Popullore të Shqipërisë në

Paris gjithashtu dhe bashkëpunëtorëve të tij masa të ngjashme.

Si rrjedhojë , Ministri i Punëve të Jashtme kishte nderin të bënte të ditur se masat e mëposhtme

do të ishin të aplikueshme duke nisur nga 11 Shkurti, anëtarëve të trupit diplomatik shqiptar, të

Legatës dhe konsullatës së Shqipërisë në Paris :

A) –Qarkullimi i diplomatëve shqiptarë dhe ndihmësve shqiptarë me shërbim në Legatë ose

Konsullatë tani e tutje ishte i limituar në Departamentin e La Seine , Seine-et-Oise dhe

Seine- et –Marne. Megjithatë, kantonët veri, jug dhe Perëndim të Versailles , me

përjashtim të komunës së Trappe dhe kantoni i Fontainebleau, përfshirë në këtë përimetër

, do të jenë të ndaluara . Megjithatë do të jetë e lejuar të marrin , në të gjithë rrugën e tij ,

autostradën e perëndimit.

B) Lëvizja përtej këtyre limiteve e diplomatëve shqiptarë , të familjeve të tyre dhe personelit

, me kombësi Shqiptare, të Legatës dhe Konsullatës do të mund të jenë të autorizuar , me

kusht që një kërkesë që specifikon destinacionin, itinerarin dhe mjetet e transportit të

përdorura, të jetë paraqitur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të paktën 48 orë përpara.Në

rastin kur autorizimi i kërkuar të jetë akorduar, një leje qarkullimi, modeli i së cilës është

bashkangjitur në këtë notë do t’i jepet personit i cili ka bërë kërkesën.

Ministri I Punëve të Jashtme ka nderin të shtojë që Qeveria franceze ishte e gatshme të

zbatojë masat e mësipërme deri sa përfaqësuesit e saj në Tiranë të mundin të lëvizin

lirshëm në teritorrin shqiptar..

Me këtë rast Ministri i Punëve të Jashtme i rishprehu Legatës dhe Republikës Popullore

të Shqipërisë sigurinë e konsideratës së tij të lartë.

Gjithashtu, ai theksoi qe nga të gjitha vendet e demokracisë popullore, Shqipëria ishte padyshim

vendi ku përfaqësuesit tanë ishin trajtuar me më shumë ashpërsi. Megjithatë Franca ishte me

Italinë e vetmja fuqi perëndimore që mbante një përfaqësi në Tiranë. Në një situatë të ngjashme

ndodhej ministri ynë, mungesë respekti që i kishte kaluar kufijtë, minimum i vëmendjes.Ky

minimum atij i ishte refuzuar dhe duke cituar pikërisht fjalët e tij, ai nuk ishte në gjendje të

përmbushte misionin që i ishte besuar. Kufizimi i rreptë i lëvizjeve të tij në një hapsirë që ishte e

barazvlefshme me të paktën tre njësi bashkiake të Parisit, duke shtuar dhe pamundësinë në të

cilën ai ndodhej për të patur kontaktin më të vogël me popullatën, reduktonte sidomos rolin e tij

të vëzhguesit. Vetë zyrtarët i refuzuan atij seancat e dëgjimit.

Page 68: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

68

Gjithashtu z. Cassin vlerësonte se avantazhi i vetëm i qëndrimit të tij në Tiranë ishte të pengonte

Italianët të cilët nuk kishin hequr dorë tamam nga ambiciet e tyre të qëndronin ballë për ballë me

shqiptarët.108

Drejtimi i Europës konsideronte se argumentet të tjera mund të kërkoheshin për prezencën e një

përfaqësie franceze në Shqipëri.

Pika ekstreme e Kominformit në Jug Perëndimin Europian, Shqipëria ishte në një pozicioni kyç

të cilin ne nuk do të donim ta abandononim qëllimisht.

Në të ardhmen, ekzistenca në Tiranë e një përfaqësuesi të Francës, domethënë të një vendi i cili

asnjëherë nuk ishte shprehur kundër Shqipërisë, duhet të ruante një vision të qartë dhe të qetë ,

mund të provonte se ishte shumë i dobishëm jo vetëm për ne, por për të gjithë kombet të cilët

kishin një dëshirë kaq të madhe për paqe.

Ishte e qartë megjithatë se ne nuk do të mund të vazhdonin t’i impononim ministrit tonë në

Shqipëri dhe bashkëpunëtorëve të tij kushte kaq të vështira të papërballueshme si ato të cilat

ishin bërë .

Ishte e rëndësishme pra të vinim çdo gjë në zbatim për të fituar nga qeveria e Enver Hoxhës

lirimin e masave shtrënguese të marra kundër përfaqësuesve tanë . Ky rezultat do të mund të

arrinte duke kërcënuar në mënyrë të prerë qeverinë shqiptare për ndërprerje të marrëdhenieve

diplomatike nëse ai nuk do të pranonte hapjen e menjëhershme të bisedimeve të cilat do të kishin

për qëllim të bënin të mundur kryerjen e detyrës së ministrit tonë në Tiranë.

I duhej kujtuar madje ministrit shqiptar i cili kishte ndërmarrë këto veprime kërcënuese, se kur

Departamenti kishte disa muaj që kishte njoftuar për, masat e marra për të kufizuar mundësitë e

tij të qarkullimit lirshëm, ai ishte deklaruar i gatshëm t’i rikthehej vendimit që kontrollet e

imponuara në lëvizjet e Z. CASSIN dhe bashkëpuntorëve të tij të hiqen.

Në telegramin e dërguar Drejtoria e Përgjithshme e Europës Lindore Paris,109

u vu re që

Qeveria franceze por dhe shumë nga Fuqitë e tjera aleate mbi zhvillimin e ngjarjeve në një vend,

megjithë dimensionet e tij të reduktuara, mori rëndësi për arsyet veçanërisht të pozicionit

strategjik. Është simptomatike se misionet e akredituara në Paris ishin shumë të interesuara për të

rejat që ishin trasmetuar.

Legata e Italisë nuk mund ta luajë këtë rol dhe, siç ju vetë e sinjalizoni, nuk do të ishte e

dëshirueshme që ikja jonë t’i linte asaj fushën të lirë.

Shihej e arsyeshme pra për tu mbajtur edhe disa kohë në Tiranë , duke u munduar të kishim disa

përmirësime nëpërmjet një personi mbi Legatën Shqiptare në Paris.

108

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1951 Dosja 1 109

Po aty

Page 69: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

69

II.1.2 Raportet zyrtare me qeverinë dhe administratën Shqiptare

Gjatë konferencës së fundit të shefave tanë në postet diplomatike në Europën Lindore, Z. Cassin

kishte pasur rastin sërisht të risillte në Departament pozicionin shumë special të Legatës sonë në

Shqipëri. Kushtet e prezencës sonë në Tiranë ishin mjaft të mjerueshme.110

Përfaqësuesi ynë dhe bashkëpunëtorët e tij ishin zyrtarisht të mbyllur në një perimetër prej katër

kilometër katror në brendësi të Tiranës. Në fakt anëtarët e Legatës praktikisht të vetmuar në

brendësi të hotelit diplomatik ku ata ishin vendosur dhe aty nën një syrvejim të ndihmësve të

varur nga policia e Shtetit.

Përfaqësuesit tanë ishin për më tepër të nënshtruar ndaj ngacmimeve të autoriteteve lokale :

me përjashtim të ceremonive zyrtare , vështirësitë e furnizimit, provokimeve policore.

Raportet zyrtare me qeverinë dhe administratën Shqiptare ishin pothuajse inekzistente : që

prej fundit të 1950, ata kufizoheshin me disa takime të rralla të shefit të postit me

Zëvendësministrin e jashtëm. Për më tepër hapat e ndërmarra në çdo formë qoftë nga Legata jonë

mbetën pa rezultat.

Të shkëputur pothuajse nga çdo lloj kontakti me popullatën , të mbajtur larg nga

autoritetet, të privuar nga asistenca e një përkthyesi , përfaqësuesit tanë nuk mund të ushtronin

misionin e informacionit veçse në kufij të ngushtë dhe me çmimin e përpjekjeve të

jashtëzakonshme të cilat duhet të nderoheshin.

Për më tepër, prezenca e Legatës sonë nuk i përgjigjej më nevojave të mbrojtjes së

kombeve tanë dhe interesave tona.111

Tre nga bashkëpunëtorët tanë të martuar me shqiptarë dhe që kishin si rrjedhojë

nacionalitet të dyfishtë , ishin akoma në Shqipëri, por këta tre francezë ishin prej shumë kohësh

të ndaluar në burg.Të gjitha ndërhyrjet e Legatës sonë në favor të tyre ishin zmbrapsur nga

autoritetet lokale si një ndërhyrje në punët e brendshme shqiptare dhe ministri ynë vleresonte se

nuk kishte asnjë shpresë që të shikonte këtë situatë të evoluonte në mënyrë të kënaqshme.

Të gjitha interesat franceze, kryesisht në interesat tona në shfrytëzimin e naftës u negociuan më

24 maj 1944. Franca nuk kishte më asnjë mundësi për veprim kulturor në Shqipëri: Kolegji

francez i Korçës ishte në fakt i mbyllur që prej luftës së dytë ; misioni ynë arkeologjik duhej të

ndërpriste çdo aktivitet dhe instalimet e tij u morën pa kompesim nga autoritetet lokale; gjuha

jonë nuk po merrte asnjë mënyrë trasmetimi radio-televizioni në Shqipëri.

Më në fund, s’ishte nevoja të thuhej se të gjitha marrëdhëniet të rangut tregtar, që prej shumë

kohësh, ishin ndërprerë midis Francës dhe Shqipërisë.

Prezenca e misionit diplomatik në Shqipëri ishte pra e humbur, nga këndvështrimi francez, pjesa

më e madhe e qëllimit të saj përveç, megjithatë, përsa i përket kërkimit të informacioneve mbi

situatën politike lokale.

110

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1951 Dosja 1 111

Po aty

Page 70: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

70

Për më tepër, trajtimi poshtërues shkaktuar nga Ministri jone si dhe bashkëpunëtoret e tij prekte

indirekt vendin Sovran; ishte në fakt e papajtueshme me respektin e duhur, sipas ligjit

ndërkombëtar, ndaj një përfaqësuesi të një shteti sovran.

Një situatë e tillë për të ardhur keq ngrinte pyetjen nëse nuk kishte nevojë të projektonim

mbylljen e Legatës sonë.

Kjo masë do të kishte pikërisht avantazhin që do të çonte në heqjen e Legatës së Shqipërisë në

Paris. Kjo e fundit, si të gjitha misionet e vendeve të demokracisë popullore, shërbente si

instrument spiunazhi politik në mjediset e emigrantëve. Z. Cassin mendonte në fakt se duhet t’i

atribuohej aktivitetit të tij arrestimi i një numri të caktuar agjentësh të futur kohët e fundit në

Shqipëri .

Megjithatë mbyllja e Legatës sonë ngriti një sërë problemesh.112

Në fakt , krahas detyrave të tij normale, posti ynë te një lidhje të kufizuar midis disa fuqive

perëndimore dhe Qeverisë së Tiranës. Kështu , gjatë viteve të fundit Legata e Francës u thirr për

të prezantuar disa herë pikëpamjen ose protestat e shumë vendeve: Shtetet e Bashkuara , Britania

e Madhe, Hollanda, Gjermania Perëndimore, Australia, Zelanda e re, Greqia. Misioni ynë

siguronte gjithashtu në Tiranë mbrojtjen e godinës diplomatike të Shteteve të Bashkuara.

Në rastin kur mbyllja e Legatës së Francës nuk do të ishte pasuar nga ajo e Legatës Italiane, do të

ishte e përshtatshme t’i, besohej autoriteteve Italiane kujdesi për të siguruar mbrojtjen e këtyre

interesave?

A nuk do të kishte disavantazhe politike nëse lejohet Italise të bëhet fuqia e vetme në grupin

perëndimor e cila duhej tëishte prezente në Shqipëri? Ngjarjet të cilat kishin lënë gjurmë në të

shkuarën në raportet midis këtyre dy vendeve e bënin evidente se një mundësi e tillë ishte pak e

dëshirueshme.

Në shumë aspekte, do të ishte pra e preferueshme që mbyllja e Legatës së Francës në Tiranë të

ndodhte, nëse kjo do të ishte e mundur, në të njëjtën kohë me mbylljen e misionit Italian.

Në këto kushte; Drejtoria e çështjeve Politike sygjeronte që çështja e përfaqësuesit tonë

diplomatik në Shqipëri të konsiderohej si më poshtë:

1˚ - Do të konsultoheshim fillimisht me autoritetet italiane për të ditur nëse ato do të ishin

të gatshme të ndërmernin me ne një veprim pranë Qeverisë së Tiranës ta detyroje atë t’u

akordonte përfaqësuesve të të dy vendeve kushte të tilla që të mund të ushtronin normalisht

funksionin e tyre. Një ndërhyrje e këtij rangu do të mund në fakt të kishte më shumë peshë.

Nëse qeveria italiane do të pranonte këtë mënyrë të të parit të gjendjes, do të ishte me vend t’i

kërkonim të saktësonte cili do të ishte qëndrimi i saj në rastet kur autoritetet Shqiptare do i

kundërviheshin përpjekjeve tona me një fund mospranimi; A do të parashikonte ajo pikërisht të

merrte masa ndërshkimore duke shkuar deri në mbylljen e Legatës së saj?

2˚- Cilido të jetë qëndrimi i qeverisë së Romës kundrejt një refuzimi të autoriteteve

Shqiptare , do të duhej të proçedonim në mbylljen e Legatës veçse pasi të kishim verifikuar me

Qeveritë amerikane e britanike disa incidente politike të vendit tonë: disavantazhin e të lënit të

112

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1952 Dosja 2

Page 71: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

71

Italisë të ishte fuqia e vetme perëndimore prezente në Tiranë, reagimin e qeverive greke dhe

jugosllave në këtë rast.

Me autoritetet e Washingtonit do të duhej për më tëpër të shikonim se në ç’kushte do të

përfundonte mbrojtja e ndërtesës diplomatike amerikane të cilës ne i siguronim mbrojtjen.

Drejtoria e Çështjeve Politike do t’i ishte shumë mirënjohëse Presidentit të bënte të ditur nëse

këto sygjerime kishin marrë miratimin e tij.

Ajo shtonte se nëse pranohej, do të ishte me vënd , sipas mendimit të saj, tu kërkohej menjëherë

autoriteteve Shqiptare një vizë hyrëse për nënpunësen e Departamentit të cilës do t’i besohej

menaxhimi i postit deri në momentin kur të ishte proçeduar mbyllja. Dukej në fakt e vështirë t’i

kërkohej zonjës Lehe të vazhdonte qëndrimin në Tiranë deri në aplikimin e asaj mase.

II. 1.3 Çështja e mbylljes së Legatës së Francës në Shqipëri.

Nëpërmjet njoftimit të datës 20 maj 1952, Drejtoria e Europës risolli mundësinë e mbylljes së

Legatës franceze në Shqipëri për arsye të sjelljes jokorrekte të Qeverisë Shqiptare ndaj

përfaqësuesve të Francës në Shqipëri.113

Presidenti duhet të bënte me dije Qeverinë e Europës se e vlerësonte të dëshirueshme,dhe të

proçedohej për mbylljen e Legatës së Francës.

Drejtoria e Europës kishte nderin të paraqiste për këtë çështje sygjerimet e mëposhtme:

1˚/ Legata e Francës do të kryente një përpjekje për t’i kërkuar në mënyrë të vendosur

Autoriteteve Shqiptare t’i jepte fund regjimit të papranueshëm të cilin i kishin imponuar

përfaqësuesve tanë francezë , dhe për ti kërkuar me ngulm që këta të fundit të gëzonin një trajtim

identik si ai i shqiptarëve në Francë. Kur përgjigjia e Qeverisë të kishte mbërritur – Dhe do të

ishte padyshim negative – ne do të gjenim një qëndrim më të mirë për t’u bërë të ditur

shqiptarëve që, në të tilla kushte, Qeveria franceze nuk e shihte të nevojshme të ruante

marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve. Kjo proçedurë do të ofronte avantazhin e lënies

qartazi të përgjegjësisë së mbylljes mbi Qeverinë e Tiranës. Në rastin kur kjo e fundit do të

akordonte një trajtim të përshtatshëm, motivet e mbylljes do të zhdukeshin. Ne megjithatë do të

mund të kërkonim në të njëjtën kohë një kufizim strikt të numrit të përfaqësuesve shqiptarë në

Paris.

2˚/ Përsa i përket Legatës Shqiptare në Paris, ishte e rëndësishme të lidhej fati i saj me të

Legatës sonë në Tiranë; do të ishte e pakujdesshme të njoftohej që me mbylljen e postin tonë në

Tiranë pa kërkuar në të njëjtën kohë mbylljen e postit shqiptar në Paris. Asgjë, në fakt , në këtë

hipotezë , nuk do të pengonte Qeverinë Shqiptare të deklaronte që, nëse nuk dëshironim të

mbanim Legatën në Tiranë, ishte, përkundrazi gjithmonë e mundur të ruheshin kontaktet me ne;

atëhere ne do të ishim të detyruar të merrnim masa policore të dëbonim diplomatët shqiptarë , gjë

e cila duhet të evitohej. Do të kishte pra, një njoftim të ri adresuar Qeverisë Shqiptare, për t’i

113

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1952 Dosja 2

Page 72: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

72

bërë të ditur që Qeveria franceze, duke vlerësuar që marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë nuk

paraqesnin më as më të voglën dobi, ishte e vendosur t’i rikujtonte diplomatëve shqiptarë; e

njëjta komunikatë do të tregonte se diplomatët francezë në Tiranë ishin të gatshëm të linin

Shqipërinë në një afat që do të përcaktohej.

3˚/ Nëse, për arsye praktike, për të cilat Z. Cassin kishte raportuar më 2 korrik, do të dukej e

favorshme të mbanim në vend një kancelar të ngarkuar me ruajtjen e ambjenteve dhe me disa

punë administrative. Qeveria franceze do të urdhëronte rikthimin e të gjithë personelit shqiptar

duke përjashtuar vetëm ndonjë zyrtar të ulët roje. Kjo zgjidhje, po aq efikase sa ajo e parashikuar

më lart dhe ndoshta më e favorshme, do të mund të aplikohej kur të vinte momenti, pa qënë

nevoja të ndryshonim planin e skicuar më lart.

Drejtoria e Europës do ti ishte mirënjohëse Presidentit të na bënte të ditur opinionin e tij mbi

sygjerimet e këtij njoftimi, të vendosura në dakortësi me Z. Cassin..

Për më tepër, të gjendur përballë kësaj situate pala franceze pohonte që “ne nuk kemi më në

Shqipëri interesa franceze për të mbrojtur , me përjashtim të varrezave franceze në Korçë , në të

cilat na është ndaluar hyrja, as për të mrojtur bashkëatdhetarët ; a kemi ne arsye madhore për të

vazhduar të vuajmë ofendimet që Qeveria shqiptare nuk pushon të na i shkaktojë më vetëdije ?

Z. Georges Cassin, i cili ndodhej me pushime në Francë, e njeh shkëlqyeshëm situatën në

Shqipëri.”

II. 1.4 Interesimi i diplomacisë perëndimore për funksionimin e Legatës

Nëpërmjet një rezymeje të kësaj date, Departamenti i Shtetit iu përgjigj komunikatës që kjo

ambasadë i kishte bërë për çështjen e marrëdhënieve diplomatike franko – Shqiptare (telegram

juaj nr˚ 13.285)114

Pasi falenderoi qeverine franceze për komunikatën e saj dhe njohu vështirësitë me të cilat

duhet të përballej përfaqësia franceze në Tiranë ʺNë interesin , jo vetëm të qeverisë franceze por

të të gjitha fuqive perëndimore Departamenti i Shtetit vijon:

ʺQeveria e Shteteve te Bashkuara ishte e mendimit se shërbimi i kryer komunitetit perëndimor

nga qeveria franceze duke mbajtur përfaqësinë e saj në Tiranë ka qënë më pak e dukshme se

reale. Nëse është e vërtetë që kombet e e tjera perëndimore e kanë përdorur veçse rrallë

përfaqësinë franceze për të komunikuar me qeverinë Shqiptare, dhe që mjetet që kishin në

dispozicion përfaqësia e Francës për të vëzhguar dhe raportuar ishin të kufizuara rëndë , fakti që

një fuqi perëndimore ka mbajtur përfaqësinë e saj në Tiranë korespondonte me atë që qeveria e

Shteteve të Bashkuara e konsideronte si një nevojë reale dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara

mësonte me keqardhje se qeveria franceze parashikonte të ndërmerrte një veprim që do të çonte

pothuaj në mënyrë të sigurtë t’i jepte fund përfaqësisë së saj në Tiranë.

114

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1952 Dosja 2

Page 73: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

73

ʺSiç edhe qeveria franceze e ka bërë të njohur, shkëputja e mundshme e marrëdhënieve zyrtare

midis Francës dhe Shqipërisë mund të kishte pasoja të mëdha .Përmbledhja franceze përmendte

disa prej tyre , qeveria e Shteteve të Bashkuara e gjente të nevojshme të komentonte disa

shkurtimisht.115

ʺQeveria franceze kishte verejtur që një veprim i tillë do të mund të ndikonte në marrëdhëniet

diplomatike midis Lindjes dhe Perëndimit në tërësinë e tyre dhe vërente se vetëm qeveria e

Shteteve të Bashkuara deri më tani kishte ndërprerë marrëdhëniet me një satelit (Bullgarinë)ʺ.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbetej fort e bindur , siç e kishte deklaruar gjatë takimit të

tre ministrave të Punëve të Jashtëme në Londër në pranverë të 1950 siç edhe në raste të tjera , që

çdo fuqi perëndimore duhej, për interesat e veta , të mbante përfaqësinë pas Perdes së Hekurt

(vija që izolonte, në Europë vendet komuniste nga jokomuniste) aq gjatë sa kohë që do të ishte e

përshtatshme me dinjitetin e saj.

Qeveria e Shteteve te Bashkuara vleresonte sigurisht se kishte një kufi të ofendimeve dhe të

trajtimit të keq që mund të përballonim në interesat e gjithë Perëndimit. Megjithatë, ishte fakt se

me përjashtimin e vetëm të Bullgarisë, taktika perëndimore lejoi kufizimin mjaftueshëm të

provokimeve të këtyre shteteve për t’i lejuar Perëndimit të mbante përfaqësuesit e tij në shtetet e

tjera satelite.

ʺNëse prej vazhdimit të provokimeve Shqiptare misioni francez do të mbyllej, qeveria e

Shteteve të Bashkuara kishte frikë se jo vetëm shqiptarët por satelitët e tjerë do të binin në një

ujdi nëse mundeshin të dëbonin Perëndimin duke shumëfishuar provokimet, poshtërimet dhe

mashtrime të tjera të cilat u pëlqenin të gjithë këtyre qeverive. Cilado qoftë vlera që i

bashkangjiti qeveria amerikane pikëpamjeve të ekspozuara më sipër, ajo kishte një konsideratë

akoma më të rëndësishme që çonte qeverinë e Shteteve të Bashkuara të shpresonte sinqerisht që

qeveria franceze nuk do të vepronte me nxitim , në këtë çështje. Kjo pikë e ngritur në

përmbledhjen franceze kishte të bënte me reagimin e mundshëm njëherësh të Jugosllavisë dhe

Italisë.116

Për më tepër, shumë herë, qeveria italiane kishte treguar se sa e ndjeshme ishte në potencialin

e një kooperimi greko – jugosllav për realizimin e kushteve të këtyre dy vendeve në Shqipëri. Në

këto kushte ishte e përfytyrueshme se tërheqja e misionit francez në Shqipëri do të mund, jo

vetëm të çonte marshallin Tito të arrinte në përfundimin e gabuar që Perëndimi po i braktiste atij

në fakt Shqipërinë, dhe kështu do të përshpejtoheshin iniciativat për të ardhur keq të Jugosllavisë

ndaj Shqipërisë, por gjithashtu u kontribua në përforcimin e dyshimeve italiane absolutisht të

pajustifikueshme sipas të cilave Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ishte

dakord për t’i lënë Jugosllavisë ose Jugosllavisë dhe Greqisë, duart e lira në Shqipëri duke

kompesuar shërbimet e kryera në vende të tjera.

ʺSapo të tre fuqitë do të ishin të angazhuara në mënyrë aktive në bisedime strategjike me

Jugosllavët dhe që një mirëbesim reciprok do të realizohej, ky rrezik do të zvogëlohej pa dyshim.

115

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1952 Dosja 2 116

Po aty

Page 74: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

74

Duke pritur këtë moment , qeveria e Shteteve të Bashkuara vleresonte se mundësia e tensioneve

ishte shumë reale .

ʺPërsa i përket specifikisht situatës së brendshme në Shqipëri, qeveria e Shteteve të Bashkuara

konsideronte mundësinë, mbi bazën e informacioneve që i mbërrinin herë pas here, se një situatë

po zhvillohej e cila do të mund të çonte në ndryshime të rëndësishme me tendencën dhe

përbërjen e regjimit aktual. Do të ishte ekstremisht e dëmshme që duke qënë se mundësia e

zhvillimeve të tilla në Shqipëri, misioni francez do të ishte tërhequr dhe që Perëndimi mos të

kishte kështu asnjë mundësi , mjeti zyrtar të informohej mbi përparimin e Shqipërisë ose të

ushtronte një influencë që do të gjykohej e favorshme.

ʺQeveria e Shteteve të Bashkuara shpresonte sinqerisht se qeveria franceze do të konsideronte

të mundshme të rishikonte pozicionin e saj përsa i përkiste përfaqësimit në Shqipëri në funksion

të konsideratave të mësipërme dhe se do të gjente mënyrën për t’i bërë ballë situatës së

patolerueshme të krijuar nga regjimi i Hoxhës pa shkuar deri tek masat që, sipas të gjitha

gjasave, do të bënte të paevitueshme tërheqjen e misionit francez .

ʺQeveria e Shteteve të Bashkuara do të vleresonte shumë nëse të informohej për vendimin

final të qeverisë franceze mbi atë çështje. Nëse qeveria franceze do të vazhdonte të mendonte se

duhen vazhduar veprimet e parashikuara në rezumenë e saj, qeveria amerikane shpresonte që

përpara shkëputjes finale, qeveria franceze do të kërkonte mjetet për të përdorur avantazhet e

propagandës që kjo shkëputje mund t’i jepte Perëndimit dhe do të merrte në konsideratë mjetet

për ti eleminuar ose të paktën për ti zvogëluar implikimet e pafavorshmeʺ.

Departamenti i shtetit përfundonte duke falenderuar qeverinë franceze për kujdesin e marrë

në mbrojtje të pronave të amerikanëve në Shqipëri. Nëse qeveria franceze vendoste të ndiqte

veprimet që mund të çonin në ndarje, qeveria amerikane do të riniste shqyrtimin e kësaj çështje

të pronave amerikane.

Vazhdimi i telegrameve të mëparshme.

Duke dorëzuar relacionin amerikan, i cili kishte të bënte me marrëdhëniet diplomatike me

Shqipërinë, Asistenti i Drejtorisë së Europës Lindore theksoi kufizimet e Departamentit të Shtetit

të cilat ishin shprehur në këtë dokument. Reagimet e Qeverisë italiane të komunikuara nëpërmjet

telegramit tuaj N˚14.083 u sollën, në vëmendjen e Drejtorisë për Europën Lindore. Këto

informacione nuk kishin modifikuar pikëpamjen amerikane. Z. Thurston ndër të tjera kishin

treguar se Departamenti i Shtetit kishte qëllim të propozonte së shpejti në Londër dhe Paris një

studim tri palësh të problemit shqiptar ;kjo iniciativë u provokua nga kërkesa e Departamentit për

të përfshirë problemin shqiptar në udhëzimet e Misionit Ushtarak aleat të ngarkuar për të

ndërmarrë bisedime strategjike me Jugosllavët.Departamenti i shtetit ishte i mendimit se

problemi shqiptar nuk ishte pjesë e çështjeve ushtarake dhe duhet të bëhej objekt i një

ekzaminimi në planin politik.

Z. Thurston e përmendi në këtë projekt të Departamentit të Shtetit meqënëse nuk kishte

përfunduar ende me qëllimin që të sillte një argument suplementar në relacionin amerikan .Sipas

mendimit të tij çështja e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë mund të krijote avantazhe

duke u diskutuar në këtë konferencë tripalëshe që mendonte të zhvillonte Departamenti i Shtetit.

Page 75: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

75

Qeveria britanike insistonte fort pranë qeverisë franceze në mënyrë që të mos merrte vendimin e

mbylljes së Legatës që ajo mbante në Shqipëri.117

Sipas njoftimit të Zyrës për të Huajt, fakti që ne siguronim mbrojtjen e interesave britanike në

Shqipëri nuk duhej marrë për ʺnjë element përcaktuesʺ në vendimin që do të merrej.

Nëse qeveria britanike shpresonte që qeveria franceze do të evitonte përveçse nëse ishte e

detyruar, të mbyllte legatën e saj në Tiranë ishte:

1˚ ) për arsyen politike se mendimi i saj ʺnuk ishte i dëshirueshëm për asnjë nga fuqitë

perëndimore, specifikisht, asnjëra prej fuqive të mëdha ,nuk hiqte dorë vullnetarisht për të

mbrojtur një nga pikat e kontaktit me orbitën sovjetikeʺ.

2˚ ) se ʺnga pikëpamja psikologjike, vleresonte se bota perëndimore nuk duhej të merrte

iniciativën vullnetarisht të reduktonte kontaktet e saj me Lindjenʺ.

Duke komentuar këtë relacion, shefi i shërbimit kopetent të Zyrës për të Huajt shtoi se në

dijeninë e Shteteve të Bashkuara ju vinte keq tani për vendimin që ata kishin marrë për mbylljen

e Legatës së tyre në Sofie.

Pas konferencës së shefave të misionit diplomatik francez në Europën lindore, u vendos

në qershorin e shkuar t’i jepet fund aktivitetit të Legatës së Francës në Tiranë.

Përfaqësuesi i Francës, Z. Cassin, vleresonte në fakt kufizimet të cilave i hiqnin çdo dobi

prezencës së tij. Ishte rënë dakord që ne të konsultoheshim për këtë çështje me aleatët tanë

anglezë dhe amerikanë interesat e të cilave ne përfaqësonim në Shqipëri.

Zyra për të Huajt dhe Departamenti i Shtetit bënë të njohur ndjenjën e tyre. Ata dëshironin

shumë që ne ta mbanim postin tonë në Tiranë.

Nga njëra anë , ata shihnin aty një burim informacionesh që mbeteshin të çmuara dhe telegramet

e fundit të z. Cassin e konfirmonin këtë pikëpamje. Nga ana tjetër, ata kishin frikë se ikja jonë

nga Shqipëria do të krijonte trazira midis Greqisë,Jugosllavisë dhe Italisë. Italianët mund të

imagjinonin që ne po i linim fushë të lirë Titos në Veri dhe Grekëve në Jug.

Përfundimisht, të dy qeveritë vazhdonin të mendonin që ne nuk duhet të shkëputeshim nga një

vend satelit dhe nëse ishim të kufizuar prej tij : iniciativa që ne do të ndërmerrnim në Shqipëri

mund të çonte në vende të tjera një vështirësim që kishte për qëllim të përzinte progresivisht të

gjitha misionet perëndimore.

Argumenti i parë dhe i fundit i duhej Drejtorisë së Europës të denjë për tu shqyrtuar. Ishte e

sigurt nga ana tjetër se Shqipëria po kalonte një krizë të brendshme dhe që duket momenti i

zgjedhur për të hequr mjetet tona të fundit ne këtë vend.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara shprehnin keqardhje të thellë për shkëputjen e tyre me

Bullgarinë.

Në kushte të tilla Drejtoria e Europës vleresonte që nëse ne nuk donim të braktisim z. Cassin në

fatin e tij të trishtë do t’ia vlente të parashikohej një veprim energjik pranë Qeverisë Shqiptare

117

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1953 Dosja 3

Page 76: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

76

për të apeluar kujdesin e saj në mënyrë skandaloze në të cilën trajtonte përfaqësinë tonë në

Tiranë .

Nese , me sa duket , shqiptarët bënin veshin e shurdhët , ne do të mund të benim një shkëputje të

marrëdhënieve, t’i shpaguanim duke përcjellë në kufi disa nga anëtarët e Legatës së Shqipërisë

në Paris prezenca e të cilëve dukej pak e justifikuar.118

Ata duhej kështu të bënim kujdes për

parimet e përgjithshme për të cilat kishin raportuar aleatët , duke ja bërë të qartë Qeverisë

Shqiptare se dënimi ynë kishte kufij.

Drejtoria e Europës do ti ishte mirënjohëse Presidentit nëse ai dëshironte të bënte të ditur

ndjenjat tona mbi atë çështje./.

Departamenti i Shtetit dhe Zyra per te Huajt e kishin bërë më dije ndjenjën e tyre mbi

pasojat që do të mund të sillte mbyllja e misionit tonë në Tiranë. Ai vijonte se në Londër si dhe

në Washington për arsye të një natyre të përgjithshme dëshironin të shihnin zgjatjen e prezencës

sonë në Shqipëri pa nënvleresuar vështirësitë shumë serioze me të cilat përballeshin.

Në fakt në të dy kryeqytetet ata ishin të vetëdijshëm që posti te mbetej një burim informacioni i

çmuar. Ekzistonte frika, nga ana tjetër, që ikja jonë nga Shqipëria mund të pasohej me trazira

midis Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë. Përfundimisht, të dy Qeveritë si dhe Qeveria franceze ,

vazhdonin të mendonin se nuk duhet të ndërprisnim me një vend satelit dhe nëse ky i fundit ju

kushtëzonte: Në rastin e veçantë , një shkëputje me Shqipërinë do të mund në fakt të çonte në

vende të tjera një vështirësim me tendencën per të përzënë progresivisht të gjitha misionet

perëndimore.119

Këto shqetësime ishin ato që pikërisht kishin çuar Departamentin nga njëra anë të pyeste

Washingtonin dhe Londrën, nga ana tjetër të parashikonte mundësinë e mbylljes së posteve

diplomatike në Paris dhe Tiranë. Komunikata e datës 19 gusht konstatonte ne fakt që mbrojtja e

vetme e bashkëkombasve tanë dhe interesave nuk mjaftonte më të justifikonte ruajtjen e misionit

tuaj , por nënvizonte në të njëjtën kohë pasojat e rënda që mund të kishte në planin politik më të

gjerë një mbyllje e Legatës sonë. Ishte e qartë se qeveritë e Washingtonit dhe të Londrës ndanin

këto shqetësime dhe që problemi shqiptar në përgjithësi paraqiste në sytë e tyre një interes të

mjaftueshëm për të urdhëruar, që ky i fundit t’i nënshtrohej një shqyrtimi të përbashkët

(telegrami im nr. 204)

Për më tepër, informacionet që ishin transmetuar te Departamentit gjatë kthimit në Tiranë

(pikërisht telegrami juaj nr 220) kishin zbardhur qartazi që situata e regjimit vazhdonte të

përkeqësohej dhe pasohej me një gjendje raskapitje pasojat e mundshme të së cilës nuk duheshin

nënvlerësuar.

Gjithashtu, në analizën e fundit, nuk ishte e qartë se ishte zgjedhur moment i gabuar të çonim

veprimin tonë deri në një ndarje de-fakto. Përpjekja do të duhej të vendosej në këtë prespektivë,

ndërsa duke u kujdesur qartësisht të fitonim një përmirësim efikas të situatës së postit dhe një

trajtim, e pse jo, identik me atë të përfaqësuesve shqiptarë në Francë, të paktën i pranueshëm.

118

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1953 Dosja 3 119

Po aty

Page 77: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

77

Ndërhyrja mund të konceptohet në formën e një proteste pranë Qeverisë Shqiptare, e cila

denonconte në mënyrë kritike karakterin krejtësisht anormal të situatës shkaktuar postit tuaj, dhe

duke e paralajmëruar për pasojat e këtij qëndrimi ndaj Legatës së saj në Francë.

Nëse, siç mund të parashikohej, ata nuk do të merrnin rezultate të kënaqshme në një afat të

arsyeshëm, Qeveria franceze do të drejtonte për në kufi një numër të caktuar anëtarësh të Legatës

së Shqipërisë, prezenca e të cilëve në vendin tonë nuk ishte më e justifikueshme. Ky vendim nuk

do të përjashtonte madje çdo lloj mase tjetër që ne do të gjykonim të dobishme për të marrë,

duke rënë dakord për të kufizuar aktivitetet e misionit shqiptar.

Pasi gjatë dy javëve, u përmbushen formalitetet e kërkuara për tu larguar nga vendi ,

shkoi në Durrës të shtunën më 30 maj, ora 18 me kërkesën e Agjentit shqiptar të kompanisë

rumune të transportit detar për të marrë tragetin ʺTransylvaniaʺ.

Që në mbërritje, paturpësia e qëllimshme dhe dashakeqësia e autoriteteve doganore dhe policisë i

treguan se një surprizë e pakëndshme ishte përgatitur.

Pas më shumë se një orë pritjeje gjatë së cilës makinat e ʺTrupit diplomatik të Demokracive

Populloreʺ ngarkuar me udhëtarë e bagazhe hynin lirshëm në port, u kuptua ʺ urdhërat që sapo

kishin mbërritur nga Rumania ndalonin çdo lloj transporti udhëtarësh për këtë udhëtimʺ.

Agjenti i kompanisë Rumune,u vu shumë në siklet, shtoi se ishte paralajmëruar çdo udhëtar pa

përjashtim por nuk u pa asnjeri të kthehej dhe të kapërcente kangjellat.

U protestua pranë Ministrise se Punëve të Jashtme kundër diskriminimit të vendosur ndaj nesh

dhe vazhdimësisë së autoriteteve në port.

Pa dyshim autoritetet sovjetike nuk këmbëngulnin në atë që do të udhëtohej gjatë tre ditëve në

shoqërinë e diplomatëve çekosllovakë të cilët duhet të merrnin Transylvania, por besoj se , për

më tepër, bëhet fjalë për një përgjigje ndaj incidenteve të fundit në Modane dhe refuzimit tonë

për të lënë të zhvillohet Legata e Shqipërisë në Paris .

U propozua sërish për të vazhduar me dëbimin e menjëhershëm të komunistëve Shqiptarë

(pikërisht me ata të Saint-Etienne) që nuk i përkisnin Legatës dhe veçanërisht familjes, Vilson

Pecani nëse ajo do gjendej ende në Paris (shih telegramin tim 47, dt 11 shkurt 1952).

Meqënëse Shqiperia nuk kishte koloni franceze, raprezaljet ishin të vështira për tu gjetur.

U sugjerua gjithashtu të denoncohej marrëveshja (l.gr.fx.) ku u ra dakord për lehtësimin e postës

Shqiptare (dy në muaj) ndërkohë që nuk kishte asnjë valixhe tjetër përveç atyre të besuara

agjentëve të postës që shkojnin dhe vinin me pushime.

U tërhoq vëmendja mbi telegramin 259 , datë 3 nëntor 1952 i cili përmendi sanksione të

ndryshme.

U vleresua që sjellja e autoriteteve Shqiptare më 30 maj në Durrës, përbënte një parregullsi të

rëndë ndaj përfaqësuesve të Francës.120

Kishte marrë kontakt mbi bazën e sygjerimeve tuaja me Ministrin e Brendshëm .

Ky Departament kishte treguar se Z. Pecani e kishte lënë territorin tonë më 1950.

120

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1954 Dosja 3

Page 78: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

78

Për rrjedhojë, iu kërkua Sigurisë Kombëtare ta njihte urgjentisht me emrat e disa anëtarëve të

kolonisë Shqiptare , qëndrimi i të cilëve do të ishte i tillë të justifikonte dëbimin e tyre nga

territori ynë .

II. 2. Shqipëria dhe evolucioni i situatës ndërkombëtare në Jug – Lindje të Europës

Shqipëria ishte krijuar si Shtet i pavarur në 1912; që prej shekullit të XV- të ajo gjendej nën

dominimin e trupave të cilët e kthyen pjesën më të madhe të popullsisë në fenë myslimane.

Pas luftës së 1914-1918 Italia fitoi në Shqipëri një situatë mbizotëruese në aspektin politik

(aleanca ushtarake) dhe ekonomike (dhënia e kredive, investimet etj ) në prill 1939, ajo pushtoi

ushtarakisht Shqipërinë dhe e integroi në Perandorinë e saj, ndërsa mbreti Zog kërkonte strehim

jashtë shtetit.

Në 1944 në momentin e ikjes së trupave gjermane të cilat ishin zëvendësuar në fund të konfliktit

me trupat italiane, Partia komuniste Shqiptare që, në lidhje me Partinë komuniste Jugosllave,

kishte arritur të monopolizonte Rezistencën, mori pushtetin.

Gjatë viteve që pasuan çlirimin, Jugosllavia pretendoi të siguronte ndaj Shqipërisë rolin e tutorit-

analog me atë që BRSS ushtronte mbi Demokracitë popullore të Lindjes europiane- dhe për t’i

treguar asaj ʺrrugën e ndërtimit të socializmitʺ. Që prej 1946, u vendosën midis dy vendeve një

union doganor dhe monetar, një koordinim i planifikimit ekonomik dhe ʺshoqërive mikseʺ që

morën monopolin e shfrytëzimit të hekurudhave, minierave, naftës dhe paisjeve hidraulike.

Gjatë dënimit të udhëheqësve të Partisë komuniste Jugosllave prej kominformit më 1948,

Shqipëria u vendos krah BRSS dhe Demokracive të tjera popullore; ajo akuzoi Jugosllavinë se

kishte praktikuar në dëm të saj një ʺpolitikë të shfrytëzimit kolonialistʺ; fraksioni titist i Partisë

komuniste Shqiptare u likuidua dhe Ministri i Brëndshëm, Xoxe, u ekzekutua.

Që nga 1948 me vdekjen e Stalinit, Shqipëria, si vendet e tjera satelite lidhi gjithnjë e më afër

institucionet politike dhe ekonomike me ata të BRSS.

Nga pikëpamja ndërkombëtare, megjithatë, situata e saj dukej mjaft e ekspozuar sepse ajo është

gjeografikisht e përfshirë në territorin jugosllav dhe grek, pa kufij të përbashkët me BRSS as me

asnjë shtet kominformist me BRSS, për më tepër, edhe pse Shqipëria përbënte për të një hapje

mbi Adriatik dhe Mesdhe nuk dukej i disponueshëm të merrte risqe me komplikacione të rënda

për ta mbajtur nën pushtetin e vet. Ndërkohë që 1948 një rrjet komplet paktesh për asistencë

reciproke lidhi midis tyre me BRSS të gjitha Republikat popullore të Europës Lindore, Shqipëria

u mbajt paksa e veçuar: ajo nuk gëzoi asnjë traktat mbrojtës me Moskën dhe u lidh me grupin

sovjetik veç nëpërmjet një marrëveshje dypalëshe me Bullgarinë.121

Regjimi shqiptar u mbajt, pavarësisht gjithçkaje, gjatë gjithë periudhës së tensionit, jo për arsye

të mbështetjes së popullsisë, por sepse tre shtetet fqinje, Italia, Jugosllavia dhe Greqia, duke mos

dashur ta shihnin të zhdukej, duke e ditur nuk mund të merreshin vesh as mbi vendosjen e një

regjimi të ri të cilin Jugosllavia e kishte kërkuar që të mbetej ʺsocialistʺ- as edhe mbi kufinjtë që

121

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1953 Dosja 3

Page 79: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

79

kishte për t’i dhënë shtetit shqiptar- prej të cilave Greqia kishte pretenduar provincat jugore (

Epiri i Veriut).

Lehtësimi i marrëdhënieve i ndodhur që prej vdekjes se Stalinit duket se kishte konsoliduar në

sytë e udhëheqësve sovjetike, pozicionin e Shqipërisë, sepse kjo e fundit u pranua si anëtare e

organizatës mbrojtëse të Traktatit të Varshavës më 14 maj 1955 dhe gëzonte tashmë, si e tillë,

garancinë e tërësisë të Shteteve të zonës sovjetike.

Ndër vendet perëndimore, Franca ishte aktualisht vetëm, me Italinë dhe Jugosllavinë, e

përfaqësuar në Tiranë.

Marrëdhëniet franko-shqiptare ishin, gjithsesi të reduktuara në minimum, raportet tregtare gati të

ndërprera që prej shtetëzimit pa kompensim, në maj 1944 të të gjithë interesave franceze në

kompanitë shqiptare.

Nga pikëpamja kulturore, gjuha jonë nuk merrte më asnjë transmetim dhe Kolegji francez i

Korçës – në të cilin sekretari i parë aktual i Partisë, Enver Hoxha kishte qënë nxënës- kishte

qëndruar i mbyllur që prej luftës ; misionit arkeologjik francez iu desh të ndërpriste çdo aktivitet

dhe instalimet e tij ishin konfiskuar.122

Legata jonë në Shqipëri, megjithatë pavarësisht mosbesimit e autoriteteve lokale që

mundoheshin të minimizonin kontaktet e saj me popullatën, mbetej një post vëzhgimi i dobishëm

në Ballkan./.

Si brënda dhe jashtë, një nga karakteristikat thelbësore të Shqipërisë ishte se është një vend i

brishtë.

Dobësitë e strukturës së saj bazë ishin të njohura; sipërfaqja e vendit nuk kalonte as atë të Siçilisë

(27.450 km2), burimet lokale ishin mediokre; 2/3 e territorit shqiptar ishin të vendosur në më

shumë se 1000 m lartësi, fushat mbulonin veçse 1/7 e sipërfaqes së përgjithshme.

Popullsia e Shqipërisë dhe pse në progres konstant mezi arrinte 1.200.000 banorë (40 banorë për

km2), ajo formonte një bashkësi heterogjene, e përçarë, përsa i përkiste rracës, fesë, gjuhës,

aspiratave lokale, përdorimit të klaneve primitive ku zakonet feudale mbisundonin.

Vendi ishte i pa zhvilluar , ekonomia e saj ishte akoma e tipit agrar dhe artizanal.

Shteti shqiptar ishte i një formimi të vonë. Pavarësia e saj ishte vënë në pikëpyetje vazhdimisht.

Pushteti qëndror- qoftë në duart e autoktonëve apo të një fuqie të huaj – nuk kishte mundur të

ushtronte veprimtarinë e tij mbi gjithë territorin.

Këtyre dobësive të përhershme, i shtoheshin të tjerë elementë: revolucioni komunist, izolimi i

bllokut sovjetik, lakmia e Shteteve fqinjë.

Për arsye të pozicionit gjeografik, lidhjet që ekzistonin midis Tiranës dhe Moskës dhe

pretendimet se ishte territori i saj, Shqipëria përbënte një problem që meritonte vëmendje të

veçantë. Misioni do të sillte në rradhë të parë mbi vëzhgimin e faktorëve që do të mund të

modifikonin si brënda dhe jashtë situatën aktuale të vendit të rezidencës suaj.

122

Po aty

Page 80: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

80

Më e vogla Demokracia popullore shfaqet ne gjirin e bllokut sovjetik si një rast origjinal.

Paraqitja e Demokracisë popullore shqiptare përkundrejt asaj të shumicës së satelitëve të tjerë

nuk ishte e lidhur direkt me ʺçliriminʺ e vendit nga Bashkimi Sovjetik.123

Ajo kishte origjinën nga veprimtaria e kryer, në kohën e rezistencës dhe periudhën pas lufte nga

partia komuniste shqiptare. Në atë kohë, kjo e fundit nuk dispononte veçse një numër të ulët

anëtarësh ( 500 anëtarë në 1943- 2.800 në 1944 ), ajo ishte e përçarë nga brenda dhe gjendet në

fakt e vendosur nën tutelën e partisë komuniste jugosllave. Drejtuesit komuniste shqiptarë , të

ndihmuar nga Jugosllavët, morren pushtetin më 1944 nëpërmjet ndërmjetësisë së një ʺKëshilli

antifashist të Çlirimit Kombëtarʺ (Kongresi i Përmetit – 24 maj 1944 – Kongresi i Breatit – 20

tetor 1945).

Këto fakte kishin edhe pasojat e mëposhtme:

- partisë i mungonte homogjeniteti si pasojë e rritjes së saj të shpejtë (ajo numëronte

afërsisht 35.000 anëtarë)

- ndërprerja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Moskës u lejoi komunistëve shqiptarë të

çliroheshin nga dominimi Jugosllav. Por ajo nuk i kishte rritur ndjeshëm mundësitë e

veprimtarisë së Partisë Komuniste sovjetike (mungesa e trupave sovjetike, vështirësitë e

një veprimtarie të drejtpërdrejtë). Moska në fakt nuk mund të vepronte në nivel lokal

veçse përmes rivalitetit midis drejtuesve lokalë, dhe, nëse ishte e nevojshme nëpërmjet

ndërhyrjes pak a shumë insistuese të ʺ teknicienëveʺ të cilët ajo i kishte në Shqipëri (disa

qindra). Faktori personal luante në fund të fundit një rol kryesor në jetën e Partisë

Komuniste shqiptare.

Ishte e përshtatshme pra që të ndiqej me kujdes zhvillimi i jetës së brendshme të Partisë

komuniste shqiptare (perçarjet ndërmjet drejtuesve, spastrimi, formimi i kuadrove e të

tjera) mjetet e veprimit që disponoheshin në vend (policia, ushtria, stafi administrativ,

organizatat e masave), gjendja e marrëdhënieve të saj me partinë komuniste sovjetike dhe

ato të vendeve satelite.

Ndërtimi i socializmit duhej të kryhej në Shqipëri në kushte shumë speciale: bëhej fjalë për të

aplikuar sistemin në një vend të varfër, me resurse natyrore pak të shfrytëzuara, i zhveshur

pothuajse nga çdo paisje teknike, që nuk dispononte as proletariat punëtor as strukturat

ekonomike, popullsia e të cilit ishte pak e zhvilluar, politikisht papërvojë, tradicionalisht

armiqësore ndaj ndryshimeve në të cilat u detyruan. Izolimi i vendit rriste akoma karakterin e

pafavorshëm të situates : kjo e bënte të vështirë asistencën e bllokut sovjetik.

Ndërtimi i socializmit në Shqipëri kishte pra vlerën e eksperimentimit.

Linja e re e brendshme përcaktonte se si në vendet e tjera të demokracisë popullore nga Enver

Hodja në fjalimin e programit më 6 gushtin e kaluar mund megjithatë të bënte vazhdimin e këtij

eksperimentimi më pak të vështirë.

Ata do të informonin Departamentin në mënyrë të detajuar mbi politikën e ndjekur nga Partia :

organizimi i Shtetit dhe Administratës, formimi i kuadrove, marrëdhëniet me kishat , ndikimi

mbi rënien, planifikimi ekonomik, industrializmi, kolektivizmi agrar, organizimi shoqëror…Ata

123

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1953 Dosja 3

Page 81: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

81

do të shënonin faktorët të cilët mund të lehtësonin ose pengonin realizimin e objektivave të

vendosura dhe do të bënin të ditur , me çdo lloj mënyre të mundshme, rezultatet e arritura .

Ata do të kujdeseshin për izolimin relativ të Shqipërisë dhe do tregoni pra , aty ku ky faktor ishte

përcaktues, cila mund të kishte qënë rëndësia dhe vlera e ndihmës së jashtme sovjetike

(kontribute në paisje dhe teknicienë por gjithashtu dhe shkalla e shfrytëzimit që ky vend mund të

bëhej subjekt nga Moska dhe satelitët e saj ( lëndët e para).124

Realizimi i politikës së partisë komunistë Shqiptare, madje dhe ekzistenca e këtij regjimi

diktature ishte vënë në pikëpyetje nga opozita e një pjese të madhe të popullsisë .

Kjo opozitë binte per arsye nga më të ndryshmet : refuzimi për të braktisur zakonet stërgjyshore,

tradita e mosbesimit ndaj pushtetit qëndror, armiqësi ndaj kolektivizimit agrar , opozitë ndaj

regjimit komunist . Ajo po zhvillohej nga rezistenca e thjeshtë pasive në rebelim të hapur.

Shqipëria ishte vendi i vetëm i demokracisë popullore ku lufta kundër diktaturës komuniste

morri një karakter endemik. Këto aktivitete përfitonin kushte gjeografike të favorshme dhe një

asistencë të jashtme të rëndësishme.

Rezistenca e popullsisë lokale ishte, në fakt, e inkurajuar dhe mbështetur nga një emigrim(1)

anti-

komunist , i shumtë në numër (më shumë se gjysma e shqiptarëve jetonin jashtë vendit të tyre

pikërisht në Jugosllavi, Greqi, Itali, SH.B.A dhe në Lindjen e Afërt) dhe nga disa fuqi të huaja.

Do të vëzhgoheshin me kujdes këto protesta të ndryshme opozitare, rëndësinë e rezistencës

aktive , efikasitetin e konkurencës së jashtme dhe do të përcaktoni, nëse ishte e mundur,

influencën që një opozitë e tillë mund të kshte mbi ekzistencën e këtij regjimi.

Departamenti nuk i injoronte vështirësitë e jashtëzakonshme me të cilat përballej posti juaj në

përmbushjen e misionit të vëzhgimit. Mendonin gjithashtu se objektivat që ishin propozuar mund

të arriheshin në mënyrë të kënaqshme nëpërmjet eksplorimit metodik të burimeve zyrtare lokale :

Diskutime, komunikative, shtypit, emisioneve në radio. Do të kompletohej informacioni

nëpërmjet vëzhgimit direkt gjatë zhvendosjeve që ju ose bashkëpunëtorët tuaj mund të ishit

ndoshta autorizuar të kryeni , si dhe nëpërmjet kontakteve që mund të vendoseshin aty me

kolegun tuaj Italian dhe, nëse ishte e nevojshme, me përfaqësues të fuqive të tjera në Tiranë.

Do të ruhej vazhdimisht që evolucioni i brendshëm i Shqipërisë kishte ndër të tjera një interes të

dyfishtë për Departamentin:

- Nga njëra anë ajo përbënte një eksperiencë të dobishme për tu krahasuar me ato të

vendeve të tjera të demokracisë popullore,

- Nga ana tjetër, ajo kushtëzonte shumë situatën e jashtme të Shqipërisë (hipotezë e

zhvillimit të Partisë drejt një komunizmi kombëtar – hipotezë e shembjes së brendshme të

regjimit).

124

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1953 Dosja 3

Page 82: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

82

II.2.1 Shqipëria dhe Blloku Lindor

Më e vogla demokraci popullore ngre në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare një problem

kompleks.

Izolimi i saj nga sfera sovjetike, papërqëndrueshmëria relative e regjimit të brendshëm, dobësia e

forcave të armatosura e bëjnë atë një prej pikave më të ndjeshme të bllokut lindor.

Statusi aktual i Shqipërisë mund të ishte vënë në pikëpyetje, qoftë nga zhvillimi i sistemit të

brendshëm, qoftë nga një ndërhyrje e jashtme.125

Megjithatë një transformim radikal i situatës paraqiti risk duke provokuar një përndjekje përtej

atij vendi. Mund, në fakt, të ndikonte në mënyrë pak a shumë të ndjeshme në marrëdhëniet midis

Perëndimit dhe Lindjes. Do të rigjallëronte gjithsesi rivalitetet mes shteteve fqinjë të Shqipërisë.

Për këto arsye fuqitë e mëdha perëndimore kishin ruajtur një qëndrim të rezervuar.

Në ndryshim nga vende të tjera të demokracisë popullore, Shqipëria nuk ishte e lidhur me

Bashkimin Sovjetik nëpërmjet një Pakti Ndihmës. Ajo mund të kishte avantazhe aktualisht nga

një traktat i kësaj natyre me Bullgarinë. Artikulli i III I Paktit të vendosur më 16 dhjetor 1947 në

Kritchim, përcaktoi, në fakt, se në rast kur: ʺnjë Shtet i çfaredoshëm do të vinte të kryente një

agresion kundër një prej palëve kontraktuese me qëllimin që të kërcënonte pavarësinë e saj , ta

robëronte, ose të shkëpuste një pjesë të teritorrit të saj, pala tjetër kontraktuese do ti akordonte

menjëherë palës së sulmuar një ndihmë ushtarake ose tjetër përmes çdo mjeti që ajo dispononteʺ.

Ky dokument edhe pse lidhte vetëm Shqipërinë me Bullgarinë , jepte nëpërmjet mekanizmit të

Pakteve të Ndihmës të vendosur midis këtij vendi (Bullgarisë), Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve

të tjerë, mundësinë të transformonte një incident lokal në një konflikt më të gjerë .

Për më tepër dhe në mungesë të çdo konteksti special, nuk do të ishte e përjashtuar që një aksion

i drejtuar nga jashtë kundër regjimit komunist shqiptar të çonte Bashkimin e Republikave

Socialiste Sovjetike të ndërhynte, qoftë për të afirmuar paprekshmërinë e një vendi të

demokracisë popullore, qoftë më thjeshtë të siguronte mbrojtjen e teknicienëve të vet.

II.2.2 Shqipëria, objekt rivaliteti midis Shteteve fqinjë.

Jugosllavia ka ushtruar nga 1944 në 1948 një protektoriat të vërtetë mbi partine komuniste dhe

Shtetin shqiptar. Kjo situatë në fakt ishte konfirmuar nga një sërë marrëveshjesh të arritura. Pakti

i Asistencës së 9 korrikut 1946 konfirmonte nevojën e një ʺBashkëpunimi të ngushtë dhe të

vazhdueshëmʺ midis dy vendeve (artikulli II). Një marrëveshje aneks e 27 nëntorit pasardhës

vendoste rregullimin e detyrueshëm të planeve, realizimin e një Bashkimi doganor, lidhjen e

lekut shqiptar me dinarin jugosllav. Predominimi i Beogradit ishte efiktivisht i rregulluar

nëpërmjet implementimit në Shqipëri të Këshilltarëve politikë, ushtarakë dhe teknikë jugosllave.

125

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1953 Dosja 5

Page 83: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

83

Megjithatë qëndrimin e përshtatur nga Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij në momentin e

shkëputjes midis Beogradit dhe Le Kominform, Qeveria jugosllave nuk ka rreshtur kurrë së

pasuri një interest të madh për çështjet Shqiptare. Për të gjitha qëllimet, kolonia Shqiptare në

Kosovë është grupuar në një ʺUnionʺ koherent (pa kontradita) dhe ky i fundit ka rekrutuar në

rradhët e tij një ʺLegjionʺ me afërsisht 10.000 burra.126

Për më tepër, Marshalli TITO ka specifikuar, disa herë që ʺnëse Shqipëria e çliruar kërkon të

lidhet me Jugosllavinë, Qeveria e Beogradit do të jetë e gatshme ta mirëpresë…ʺ Kjo deklaratë e

dyshimtë mund të ketë për qëllim si lidhjen formale të Shqipërisë me federatën jugosllave ashtu

dhe vendosjen e mundshme të regjimit të protektariatit të viteve 1944-1948.

Greqia, nga ana e saj, nuk ka pushuar kurrë së pretenduari për pjesën Jugore të vendit (Epiri i

Veriut). Ajo mbështet pretendimet e saj mbi argumentet historikë, mbi karakteret etnikë të

banorëve të këtij territori; ajo kujton se rajoni i kontestuar i është dhënë asaj tre herë.

Ndërsa konferenca e Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921 i ka lënë përfundimisht Shqipërisë

territorin në fjalë, konferenca e Paqes 1946 nuk e preku problemin. Ky i fundit mbetet i

pazgjedhur dhe Greqia e konsideron veten ende, nga pikëpamja juridike, në gjendje lufte me

Shqipërinë.

Manifestimet greke kohët e fundit frymëzohen nga këto arsye. Një komunikatë ka riafirmuar në

23 janar 1953 ʺkëmbënguljen e Greqisë në pretendimet e saj kombëtare me kusht që këto të

fundit të zgjidhen me mjete paqësore dhe legjitime, më saktësisht nëpërmjet proçedurës së

përcaktuar nga Konferenca e Paqes më 1946ʺ. Me sa duket këto pikëpamje konservatore i

referohen një vendimi unanim i fuqive të mëdha, domethënë përfshirë Bashkimin Sovjetik, gjë

që e bën realizimin e tyre sigurisht shumë hipotetik.127

Nuk mund megjithatë të përjashtohet që Greqia të mbështesë, nëse i jepet rasti, trazirat që do të

shpërthenin në Shqipëri, ose të ndërhyjë në rastin e ndonjë veprimi të ndërmarrë nga jashtë.

Italia, më në fund, ka hequr dorë, në Traktatin e Paqes që lidhet me pretendimin e gjithë

interesave speciale ose çdo Influencë e veçantë e njohur në Shipëri, si pasojë e agresionit të 7

prillit 1939 si virtyt i drafteve dhe marrëveshjeve të përfunduara para kësaj dateʺ (Artikulli

XXIX). Madje Italia ka njohur dhe është angazhuar të respektojë ʺ sovranitetin dhe pavarësinë e

Shtetit shqiptarʺ (Artikulli XXVII).128

Qeveria e saj ka ruajtur deri më sot një qëndrim konform angazhimeve të lartpërmendura. Por ka

afirmuar në të njëjtën kohë interesin e saj për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit shqiptar. Ky

pozicion ka, në fakt, avantazhin e rezervimit të qëndrimit Italian në rastin e një ndërhyrjeje të

çfaredoshme nga Jugosllavia ose Greqia.

Në një të papritur të tillë, autoritetet italiane nuk do të qëndrojnë padyshim pasive, përveçse për

shkak të aspektit strategjik të problemit. Mbajtja e një Legate në Tiranë dëshmon për këtë

qëndrim të rezervuar vigjilent.

126

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1953 Dosja 5 127

Po aty 128

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1953 Dosja 5

Page 84: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

84

II.2.3 Fuqitë e mëdha Perëndimore dhe Shqipëria

Për arsye të implikimeve që mund të sillnin një ndryshim te statusit të Shqipërisë, Fuqitë

Perëndimore ishin abstenuar përpara çdo lloj iniciative në lidhje me problemin shqiptar. Në çdo

rast do të kishte rreziqe për disavantazhe serioze që çlirimi i një vendi të demokracisë popullore

të mund të çonte në skllavërimin e saj ose humbjen e integritetit të tij kombëtar.

Megjithatë, ishte e mundur që çështja Shqiptare të ishte shtuar, pak a shumë spontanisht.

Gjithashtu Departamenti pyeste veten nëse do të kishte përparësi në marrjen në kohën e duhur

nga ana e shteteve në fjalë të një deklarate në favor të pavarësisë dhe integritetit të Shqipërisë.

Problemi nuk ishte shqyrtuar deri këtu midis fuqive kryesore perëndimore; por kishte qënë

subjekt i një sondazhi pranë Qeverisë së Athinës. Kjo e fundit kishte bërë të ditur zyrtarisht

që ʺ në mënyrë që të mund, në mënyrë të arsyeshme, t’i bashkohej një deklaratë

ndërkombëtare që garantonte Shqipërinë në kufijtë e saj territoriale aktuale , do të duhej që tu

merrte paraprakisht fuqive të mëdha dhe Shteteve fqinje të Shqipërisë sigurinë që :

- refugjatët grek të mbajtur padrejtësisht nga Qeveria e Tiranës t’i kthente,

- popullsia greke e Epirit të Veriut të gëzonte të njëjtën autonomi si ajo që iu dha nga

konferenca e korfuzit më 1914 dhe të mund të ketë shkollat e veta , kishat e saj dhe një

përfaqësi të sajënʺ.

Kjo e fundit përbënte një pengesë madhore për një deklaratë të përbashkët në favor të

Shqipërisë.

Pozicioni i Shqipërisë ishte modifikuar në mënyrë mjaft të ndjeshme si pasojë e dy ngjarjeve

të ndodhura kohët e fundit: konkluzioni i Paktit Ballkanik më 23 shkurt 1953 midis

Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë nga njëra anë, dhe politika e ʺfqinjësisë së mirëʺ të

ndërmarrë që prej verës së shkuar nga Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tij në Jug-Lindje të

Europës.

Pakti Ballkanik,duke vendosur në këtë rajon një bllok njëherësh politik dhe ushtarak të

fqinjëve jo të nënshtruar ndaj Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike mund

veçanërisht të shfaqej si një mjet presioni mbi demokracinë popullore Shqiptare. Artikulli IX

i Paktit disponon, në fakt, shprehimisht që ʺ Çdo shtet tjetër bashkëpunimi i të cilit do të

gjykohej i dobishëm në realizimin e qëllimeve të këtij Traktati nga të gjitha Partitë

kontraktuese do të mund të aderohejʺ

Shtetet nënshkruese u munduan që atëherë të largonin ndonjë dyshim të mundshëm. Gjatë

konferencës ballkanike të Athinës në qershor 1953 përfaqësuesit e tre Shteteve nënvizuan

qëllimet paqësore të shteteve të tyre ndaj vendeve fqinje por ʺranë dakord mbi faktin që

pavarësia e Shqipërisë , do të përbënte një element të rëndësishëm të Paqes dhe stabilitetit në

Ballkanʺ. Kështu u vendos dallimi midis rastit të Demokracisë Popullore Shqiptare dhe atij

të një Shteti shqiptar të lëshuar. Megjithatë nuk ishte çështja e integritetit territorial.

Politika e ʺfqinjësisë së mirëʺ të ndjekur që prej verës së kaluar prej Bashkimit Sovjetik në

Jug- Lindje të Europës përkundrazi kërkonte të veçonte ose dobësonte Marrëveshjen

Page 85: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

85

Ballkanike. Për Shqipërinë nuk ishte pa interes që marrëdhëniet e BRSS dhe Bullgarisë me

Jugosllavinë dhe Greqinë të normalizoheshin. Këto zhvillime pengonin në një farë mase

veprimet parandaluese nga ana e këtyre fuqive.

Për më tepër, ato i hapnin rrugën një normalizimi të raporteve midis Shqipërisë dhe vendeve

fqinje. Tashmë një marrëveshje ishte realizuar me Jugosllavinë nëpërmjet zgjidhjes së

çështjeve kufitare , rivendosja e marrëdhënieve diplomatike duket e afërt. Greqia , nga ana e

saj, kishte rënë dakord për të vazhduar në planin ushtarak, me demarkacionin e kufirit të

përbashkët, duke nënvizuar se ky vendim nuk do të implikonte një njohje të legjitimitetit të

Traktatit aktual.129

Ishte e mundur që sa të përmirësoheshin marrëdhëniet midis BRSS dhe Jugosllavisë, kjo e

fundit të kishte interes më vonë të ngrinte veçanërisht bllokun ekonomik me të cilin ajo e

nënshtronte Shqipërinë që prej 1948.

Nën dritën e informacioneve të mbledhura nga Ambasadat tona në Moskë, Beograd, Athinë

dhe Romë si dhe vëzhgimeve që ata do të kryenin në vend,ata do të ndiqnin me shumë

vëmendje zhvillimin kompleks të situates së jashtme të vendit .

Ata do të merrnin pikërisht informacionin e Departamentit mbi aspektet lokale të raporteve

midis Shqipërisë , Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të demokracisë popullore. Do të shënonin

gjithashtu të gjitha ndikimet që zhvillimet e Marrëveshjes Ballkanike dhe politikës sovjetike

të ʺ fqinjësisë së mirë ʺ mund të kishin si marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së Tiranës dhe

atyre të Beogradit dhe Athinës.

Do të theksonin më në fund vëmendjen e Departamentit ndaj ngjarjeve të brendshme

shqiptare që kishin të ngjarë të ndikonin në pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë.

II.2.4 Situata e Shqipërisë dhe dhe brishtësia e marrëdhëneve diplomatike franko-

shqiptare

Siç e dihej, marrëdhëniet midis Francës dhe palës shqiptare nuk kanë pushuar që prej disa

vitesh së qëni krejt anormale. Në politikën shtrënguese ndaj fuqive perëndimore, Demokracia

Popullore Shqiptare ka qënë shumë aktive.

Përfaqësuesit francezë janë trajtuar në një mënyrë shumë për të ardhur keq. Jo vetëm që janë

kufizuar në një perimetër prej katër kilometrash katrorë në brendësi të kryeqytetit, por

gjithashtu të vetmuar në brendësi të rezidencë së tyre ku ata janë nënshtruar syrvejimit prej

personelit të lidhur me Policinë lokale. Gjithashtu ata kanë qënë objekt i ngacmimeve të

vazhdueshme, përjashtime nga ceremonitë zyrtare, vështirësive të furnizimit, provokimeve

policore etj…

129

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1953 Dosja 6

Page 86: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

86

Raportet zyrtare me Qeverinë dhe administratën Shqiptare janë kthyer pothuaj inegzistente:

që prej 1950, ato limitoheshin në disa takime të rralla me Zëvendësministrin e Punëve të

Jashtme. Përpjekjet e kryera në çdo formë nga Legata jonë mbeten pa rezultat.130

Prerë pothuajse çdo kontakt me popullsinë, mënjanuar nga autoritetet, të privuar nga

asistenca e një përkthyesi, përfaqësuesit tanë nuk mundnin të ushtronin misionin e informimit

veçse brënda limiteve të ngushta dhe me çmimin e përpjekjeve të jashtëzakonshme.

Madje mbrojtja e disa bashkëkombasve tanë dhe disa interesave tona ishte ekstremisht e

vështirë.

Marrëdhëniet franko-shqiptare kanë qënë të zhvendosura pothuaj nga çdo lloj përmbajtje:

interesat ekonomike franceze, kryesisht interesat tona në eksplorimin e naftës, u shtetëzuan

që në 24 maj 1944. Marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve ishin gati të thyera që prej asaj

date.

Franca ka qënë e privuar nga çdo mundësi veprimtarie kulturore në Shqipëri: Kolegji Francez

i Korçës, në të cilin Enver Hoxha ka qënë nxënës – ishte mbyllur që prej luftës së fundit,

misioni ynë arkeologjik u desh të pushonte çdo lloj aktiviteti dhe instalimet e tij u morën pa

kompensim nga autoritetet lokale; gjuha jonë nuk fiton asnjë transmetim në Shqipëri.

Konform politikës së re sovjetike, autoritetet e Tiranës e kanë zbutur disi sistemin e tyre

shtrëngues. Kufizimet e qarkullimit u bënë më pak të papranueshme se në 1951. Ngacmimet

e inponuara ndaj misionit tonë ishin hequr pjesërisht. Raportet me autoritetet shqiptare kishin

rimarrë një kthesë me sa duket të pranueshme thuajse normale.131

Ky lehtësim ndikonte veçse në statusin lokal të Legatës, ajo nuk ndryshonte përmbajtjen e

marrëdhënieve franko-shqiptare. Mund nga një moment në tjetrin të vihej në pikëpyetje ose e

kundërta mund të zgjaste deri në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, madje të shkohej deri në

shtrimin e çështjes së rimarrjes së shkëmbimeve konkrete midis dy vendeve, të paktën në

fushën ekonomike.

Përsa i përkiste tendencës aktuale do të ruheji qëndrimin e mëposhtëm :

Përsa i përket normalizimit të statusit të Legatës , mbajtjen e bashkëatdhetarëve tanë, ruajtjen

e pasurive dhe interesave franceze, ata do të kapnin momentin e lehtësimit të për të insistuar,

në mënyrën që ata e gjykonin më të dobishme, me qëllim që të merrnin rezultate të

kënaqshme.

Atje ku nuk do të pasohet me efekte të kënaqshme, Departamenti do të vazhdonte t’i

përmbahej rregullit më strikt të reciprocitetit në përputhje me legjislacionin tonë të

brendshëm.

Përsa i përkiste rimarrjes së mundshme të shkëmbimeve midis dy vendeve, ata do të ruanin

qëndrim të rezervuar dhe do të referonin për to menjëherë në Departament.

130

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1954 Dosja 6 131

Po aty

Page 87: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

87

Zoti Behar Shtylla, Ministër i Punëve të Jashtme të cilit iu bë vizita e mbërritjes u tregua i

përzemërt. Ai përmendi se urimet e mirëseardhjes që adresonte, nuk ishin fjalë të rrethanave por

një reflektim i sinqertë i Qeverisë Shqiptare për t’i parë raportet tona të përmirësoheshin.

Ai shtoi një dëshmi të dëshirës në dërgimin e fundit të një titullari në Legatën Shqiptare në Paris

i mbetur vakant që prej dy vjetësh.132

U vu re një marrëdhënie e mirë midis dy palëve ,dhe se dy Legatat tashmë nuk do të

konsideroheshim më si ndërtesa pa jetë ,por do të zgjeroheshin duke punësuar staf.

Gjithashtu u mendua të merrnin fund edhe problemet gjyqësore .

Në komunikatën nga Drejtoria e Europës Nr.:14 permendej :

Gjithashtu u vu re që Legata franceze nuk gëzonte asnjë përjashtim nga taksat ose detyrimet për

blerjen e duhanit shqiptar.

Z. Pierre Formenhein, Përfaqësues i Përgjithshëm për Europën Qëndrore dhe Lindore të

kompanisë Air-France (Freidenstrausse, 11 në Frankfurt) sapo ju drejtua kësaj Legate , për t’i

kërkuar që t’u transmetonte Autoriteteve Shqiptare kompetente, autorizimet e bashkangjitur për

t’i mundësuar atij për të marrë për llogari të kompanisë Air-France me autoritetet zyrtare

Shqiptare.

Departamenti e dinte që vetëm avionët sovjetikë siguronin një trafik madje shumë të limituar

midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Perdes së Hekurt. Asnjë linjë e Air-France nuk bënte

ndalesë në Tiranë; madje duheshin dekurajuar avionët tanë të fluturonin mbi Shqipëri ku D.C.A.

nuk hezitonte të shtinte mbi çdo avion të huaj.

Aktiviteti i Z. Formenhein në Shqipëri nuk mund të konceptohej veçse për zgjidhjen e

mundshme të tarifave postare ose për atë të incidenteve që mund të ndodhnin në momentin e

ndonjë fluturimi të papritur mbi Shqipëri.

II.3 Opinion mbi Francën nga Përfaqësuesit e vendeve të Bllokut Lindor

Ishte e vështirë të njihje opinionin mbi Francën, të personaliteteve zyrtare të vendeve të Bllokut

Lindor.

Sa më i favorshëm ndaj vendit tonë të ishte opinion i tyre, aq më shumë ata kishin frikë të

shpreheshin; ata nuk donin që një ditë të ishin të përfshirë në ndonjë gjykim politik.

Ata evitonin të flisnin për Francën, ose edhe kur e bënin u përmbaheshin gjërave të përgjithshme

të cilat nuk lejonin të zbulonin ndjenjat e vërteta për Shqipërinë.

Përpara një kokteili të mirë, gjatë një diskutimi në gjuhën …. Udhëhequr nga Ministri i BRSS

secili la të kuptohej koncepti që kishte për vendin tonë.

Në Tiranë, përfaqësuesit e vendeve të Europës qëndrore ishin proletarë të vërtetë.

132

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1954 Dosja 6

Page 88: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

88

Ministri i Hungarisë ishte një ish-punëtor; ai nuk pinte kurrë verë. Duke lexuar në rininë e tij një

përkthim të L’Assommoir (Tronditja), ai nuk kishte, që prej atëhere, prekur kurrë as edhe një

pikë të kësaj pije për të cilën Zola kishte përshkruar pasojat shkatërrimtare të një punëtori të

mirë.

Për këta të huaj, Franca zinte një rang special midis fuqive perëndimore.133

Ishte i vetmi vend që kishte ende një Parti komuniste të rëndësishme dhe shumë të organizuar.

Ata nuk hiqnin dorë nga shpresa t’a shihnin këtë parti në pushtet dhe të transformonte Francën në

një demokraci popullore aleate me të tyren.

Ata kishin një koncept krejt të veçantë për situatën e brendshme franceze.

Hungarezët, Bullgarët, Rumunët të cilët nuk kishin qënë kurrë jashtë shtetit, ishin të bindur që

situata sociale në Francë ishte identike me atë që ekzistonte në vendin e tyre përpara 1939.

Sipas tyre, raportet midis një fshatari francez dhe pronari tokash ishin analoge me ato që

ekzistonin midis dy klasave ne Hungari dhe Rumani. Herët a vonë fshatari francez do të ngrihej

në revolte kundër asaj gjendjeje.

Pika e dytë që i çuditi ata, ishte të shihnin një vend kaq të dashuruar me lirinë si Franca e cila e

lejonte veten,te zbatonte planin MARSHALL, nën varësinë absolute të shteteve të Bashkuara të

Amerikës.

Për ta, raportet midis Parisit dhe Washingtonit ishin identike si ato që bashkonin Pragën,

Budapestin ose Bukureshtin dhe Moskën.

Duke mos njohur asgjë nga Europa përpara 1939 ata nuk mund të kuptonin që kombet e lira

mund të bashkoheshin lirshëm dhe e konsideronin bllokun perëndimor siç ne konsideronim

bllokun lindor.

Sikurse diplomatët perëndimore në Pragë, Budapest ose Bukuresht mundohen të fshihnin të carat

që ndodhnin në bllokun lindor, diplomatët lindorë bënin pjesë, në qeveritë e tyre, duke i dhënë

një rëndësi të ekzagjeruar, të gjithë shkaqeve të shpërbërjes së mundshme të bllokut perëndimor.

Aktualisht, ata po e përqëndronin të gjithë vëmendjen e tyre mbi vështirësitë e raporteve midis

Paundit dhe Dollarit. Ata shihnin një shenjë ndarëse midis anglezëve dhe amerikanëve.

Për Francën, shkëputja me bllokun perëndimor duhet të ndodhte falë veprimit të Partisë

komuniste.

Në vendin e lirisë siç ishte Franca, do të kuptohej gjithnjë e më shumë që Partia ishte mbrojtësja

e vetme i lirive franceze.

Informacionet që ata merrnin mbi vendin tonë kërkonin të minimizonin përpjekjen për ringritje

të realizuar nga Franca nën impulsin e Qeverisë së saj.

Ata nuk pushonin së insistuari mbi pamjaftueshmërinë e insistimit tonë.

Nëse qarkullonim në demokracitë popullore, shihnim gjithandej shtëpi në ndërtim e sipër. Në

Francë korrespondentët tanë na përshkruanin veç rrënoja lufte të braktisura.

Gjithashtu në fushën sociale, ne kishim korrur një fitore të madhe mbi vdekjet foshnjore dhe

tuberkulozit.

133 MPJ franceze, viti 1949 Seria 3, N/Seria 7, dosja -2

Page 89: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

89

Nëse do të krahasonim statistikat e 1939 me ato të sotme, do të shihnim progresin të madh që

demokracitë popullore kishin realizuar në këto dy fusha.

Në Francë statistikat provonin se situata kishte mbetur pothuajse e pandryshueshme.

Ata konsideronin se gjithçka që ne ju thonim ishte propogandë dhe se ajo që ne tregonim mbi

vendet perëndimore nuk kishte më vlerë , dhe që ata ishin të detyruar të thonin mbi ʺparajsën

sovjetikeʺ.

Të gjithë informacionet që ata merrnin i bindnin që blloku lindor po përgatiste një konflikt të ri

botëror; plani MARSHALL kishte vetëm një qëllim, të armatoste vendet që bënin pjesë për t’i

dërguar në sulm të bllokut kundërshtar.

Ne i përsërisnim që Franca ishte veçanërisht paqësore dhe se shkatërrimet që ajo kishte pësuar

gjatë dy luftrave të para e largonin përgjithmonë nga një e tretë.134

Ata gjithashtu, dëshironin paqen, por ata e dinin se nëse Rusia jepte urdhër mobilizimi, ata do të

bindeshin menjëherë.

Ata nuk e vinin në dyshim se Franca do të mobilizohej në të njëjtën mënyrë me urdhërin e

Anglo-amerikanëve.

Një gjë duhej të qetësonte: të gjithë personalitetet e bllokut të lindjes kishin një frikë të madhe

nga lufta.

Pa guxuar të pohonin , këta njerëz ishin të bindur që blloku perëndimor ishte më i fortë.

Lufta, ishte për ta zhdukja e dy demokracive popullore, shkatërrimi i të gjithë atyre që i drejtonin

dhe pa dyshim vdekja e tyre.

Prej disa ditësh, shtypi shqiptar, si zakonisht kishte zbutur vështrimin për vendin tonë, ngrihej

kundër arrestimeve të komunistëve që vepronin në Francë. Komiteti qëndror i Bshkimit të Rinisë

Punetore, do ti adresonte këtë ditë, Qeverisë Franceze, një telegram duke protestuar kundër

arrestimeve të drejtuesve të studentëve anti-franko spanjolle. Luiz Ascarate. Gazeta Bashkimi

(organ i Frontit demokratik) në një artikull të publikuar në 21 shtator akuzonte Qeverinë

PLEVEN se ndiqte një politikë fashiste të inspiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./.

Në shënimin n˚950 të 25 nëntorit të fundit, Nën – Drejtoria e Europës Lindore i kërkoi

sekretarisë së Konferencave, se çfarë pozicioni qeveria kishte vendosur të mbante për sa i përket

pranimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Nën-Drejtoria, kërkesat e BRSS, vendosi të votonte për pranimin e çdo vendi jo komunist ndërsa

nuk do të ishin pranuar kandidatët komuniste, qe pas shumë vitesh kishin çuar Shtetet

perëndimore t’i bashkoheshin me projektet e sygjeruara nga Kanadaja, të pranonin së bashku të

gjithë kandidatët në pranimin e vendeve në të cilat territori ishte i ndarë në pritje të një rregullimi

politik (Kore, Vietnam; Gjermania nuk ka bërë kërkesë për kanditaturë). Në këtë mënyrë fati i

vendit si Italia ishte i lidhur me të kandidatëve të tjerë si Shqipëria ose Mongolia e jashtme.

Në këto kushte, qeveria kishte vendosur që Franca të mos merrte përgjegjësinë të pengonte , dhe

një herë, pranimin në Kombet e Bashkuara të vendeve që dëshiroheshin të pranoheshin. Për këtë

134

MPJ franceze, viti 1950 Seria 3, N/Seria 7, dosja -2

Page 90: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

90

qëllim, ajo nuk do të votonte kundër Shqipërisë sepse vota e saj negative, në kërkesën e artikullit

27 të Kartës, donte veto.

Ajo do të abstenonte vetëm në rastin ku ky abstenim, duke ju shtuar abstenimeve të tjera ose

votive negative të anëtarëve jo të përhershëm, do të pengonte Shqipërinë të merrte pjesën më të

madhe të 7 votave të nevojshme e do ta bënte të largohej . Vetëm në këtë hipotezë, dhe për të

mos shkaktuar dështimin e të gjithëve, përfaqësuesi i Francës do të votonte për pranimin.

Në këtë kuptim , urdhrat që I janë adresuar Zotit Alphand duhet të mbeteshin konfidenciale. Nuk

ishte e sigurt në fakt, nëse, veçanërisht për arsye të qëndrimit të Kinës, kandidatura e Mongolisë

së jashtme ishte refuzuar, që plani kanadez të ekzekutohej.

Sekretariati kërkoi për këtë temë vëmendjen e Drejtorisë.135

Ministri i Shqipërisë i solli atë mëngjes Sekretarit të përgjithshëm falenderimet e qeverisë

Shqiptare për votën në favor të pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

lëshuar nga delegacioni francez. Ai ishte ngarkuar në këtë rast të siguronte që delegacioni

shqiptar, në shqetësimin e tij për të punuar në riforcimin e paqes, do të ishte i lumtur të

bashkëpunonte me delegacionin francez.

Mbasi kishte marrë aktin e kësaj deklarate, Sekretari i përgjithshëm i shprehu urimin që ndjenjat

e dëshmuara nga qeveria Shqiptare shfaqen në Tiranë, dhe se ministri i Francës pushon së qënuri

i nënshtruar regjimit të mbikqyrjes policeske dhe kufizimit të lirisë e cila ka qënë prej kohësh e

tij.

Gjatë një darke të organizuar me rastin e përvjetorit të 10-të të njohjes së Qeverisë Shqiptare nga

BRSS. Zoti Mehmet Shehu, Kryeministër, përsëriti përparimet e zakonshme në Jugosllavi dhe në

Greqi (dërgoi me një postë të rastit përkthimin e këtij fjalimi). Por, ndërsa vendi jonë kishte

kaluar rrregullisht në heshtje tek (fjalë e pa përmendur) zyrtaret, (3 gr.gabim), Mehmet Shehu na

dedikoi një fjalë të shkurtër: ʺNe shpresojmë se marrëdhëniet normale që ekzistojnë ndërmjet

vendit tonë dhe Francës do të zhvillohen në të ardhmen në interes të dy popujveʺ. Për më tepër,

ndryshe nga të mëparshmet me të cilët ne ishim mësuar, dollia e ngritur për popullin francez

përmend dhe qeverinë e tij

U mendua ti bëhej një vizite zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të provonte kjo

dispozita më të mira verbale, në kohë për rregullimin e rastit të BECA (telegram im N˚ 348/ EU)

dhe për vendosjen e kontakteve ndërmjet asaj Legate ( gjithmonë kaq e izoluar) dhe qarqeve

Shqiptare.

II.3.1 Situata e Shqipërisë dhe marrëdhëniet franko-shqiptare.

Shqipëria ishte krijuar si Shtet i pavarur në 1912; që prej shekullit të XV- të ajo gjendej nën

dominimin e trupave të cilët e kthyen pjesën më të madhe të popullsisë në fenë myslimane.

135

MPJ franceze, viti 1955 Seria 3, N/Seria 7, dosja -2

Page 91: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

91

Pas luftës së 1914-1918 Italia fitoi në Shqipëri një situatë mbizotëruese në aspektin politik

(aleanca ushtarake) dhe ekonomike ( dhënia e kredive, investimet etj ) në prill 1939, ajo pushtoi

ushtarakisht Shqipërinë dhe e integroi në Perandorinë e saj, ndërsa mbreti Zog kërkonte strehim

jashtë shtetit.

Në 1944 në momentin e ikjes së trupave gjermane të cilat ishin zëvendësuar në fund të konfliktit

me trupat italiane, Partia komuniste Shqiptare që, në lidhje me Partinë komuniste Jugosllave,

kishin arritur të monopolizonte Rezistencën, mori pushtetin.136

Gjatë viteve që pasuan çlirimin, Jugosllavia pretendoi të siguronte ndaj Shqipërisë rolin e tutorit-

analog me atë që BRSS ushtronte mbi Demokracitë popullore të Lindjes europiane- dhe për t’i

treguar asaj ʺ rrugën e ndërtimit të socializmitʺ. Që prej 1946, u vendosën midis dy vendeve një

union doganor dhe monetar, një koordinim i planifikimit ekonomik dhe ʺshoqërive mikseʺ që

morën monopolin e shfrytëzimit të hekurudhave, minierave, naftës dhe paisjeve hidraulike.

Gjatë dënimit të udhëheqësve të Partisë komuniste Jugosllave prej kominformit më 1948,

Shqipëria u vendos krah BRSS. dhe Demokracive të tjera popullore; ajo akuzoi Jugosllavinë se

kishte praktikuar në dëm të saj një ʺpolitikë të shfrytëzimit kolonialistʺ; fraksioni titist i Partisë

komuniste Shqiptare u likuidua dhe Ministri i Brëndshëm, Xoxe, u ekzekutua.

Që nga 1948 me vdekjen e Stalinit, Shqipëria, si vendet e tjera satelite lidhi gjithnjë e më afër

institucionet politike dhe ekonomike me ata të BRSS.

Nga pikëpamja ndërkombëtare, megjithatë, situata e saj dukej mjaft e ekspozuar sepse ajo ishte

gjeografikisht e përfshirë në territorin jugosllav dhe grek, pa kufij të përbashkët me BRSS as me

asnjë shtet kominformist me BRSS, për më tepër, edhe pse Shqipëria përbënte për të një hapje

mbi Adriatik dhe Mesdhe nuk dukej i disponueshëm të merrte risqe me komplikacione të rënda

për ta mbajtur nën pushtetin e vet. Ndërkohë që 1948 një rrjet komplet paktesh për asistencë

reciproke lidhi midis tyre me BRSS. të gjitha Republikat popullore të Europës Lindore,

Shqipëria u mbajt paksa e veçuar: ajo nuk gëzoi asnjë traktat mbrojtës me Moskën dhe u lidh me

grupin sovjetik veç nëpërmjet një marrëveshje dypalëshe me Bullgarinë.

Regjimi shqiptar mbahej, pavarësisht gjithçkaje, gjatë gjithë periudhës së tensionit, jo për arsye

të mbështetjes së popullsisë, por sepse tre shtetet fqinje, Italia, Jugosllavia dhe Greqia, duke mos

dashur ta shihnin të zhdukej, duke e ditur nuk mund të merreshin vesh as mbi vendosjen e një

regjimi të ri të cilin Jugosllavia kishte kërkuar që të mbetej ʺsocialistʺ- as edhe mbi kufijtë që

kishte për t’i dhënë shtetit shqiptar- prej të cilave Greqia kishte pretenduar provincat jugore

(Epiri i Veriut).

Lehtësimi i marëdhënieve i ndodhur që prej vdekjes se Stalinit dukej se kishte konsoliduar në

sytë e udhëheqësve sovjetik, pozicionin e Shqipërisë, sepse kjo e fundit u pranua si anëtare e

organizatës mbrojtëse të Traktatit të Varshavës më 14 maj 1955 dhe gëzonte , si e tillë, garancinë

e tërësisë të Shteteve të zonës sovjetike.

Ndër vendet perëndimore, Franca ishte aktualisht vetëm, me Italinë dhe Jugosllavinë, e

përfaqësuar në Tiranë.

136

MPJ franceze, viti 1949 Seria 3, N/Seria 7, dosja -2

Page 92: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

92

Marrëdhëniet franko-shqiptare ishin, gjithsesi të reduktuara në minimum, raportet tregtare gati të

ndërprera që prej shtetëzimit pa kompensim, në maj 1944 të të gjithë interesave franceze në

kompanitë shqiptare.

Nga pikëpamja kulturore, gjuha jonë nuk merrte më asnjë transmetim dhe Kolegji francez i

Korçës – në të cilin sekretari i parë aktual i Partisë, Enver Hoxha ka qënë nxënës- ka qëndruar i

mbyllur që prej luftës ; misionit arkeologjik francez iu desh të ndërpriste çdo aktivitet dhe

instalimet e tij ishin konfiskuar.137

Legata jonë në Shqipëri, megjithatë pavarësisht mosbesimit te autoriteteve lokale që

mundoheshin të minimizonin kontaktet e saj me popullatën, mbetej një post vëzhgimi i dobishëm

në Ballkan/.

Me rastin e mbledhjes së sesionit vjetor të Shoqatës Francë – Shqipëri, Zoti Justin Godart dhe

Admiral Raymond MOULEC, President i kësaj Shoqërie i kishin adresuar, në emër të Asamblesë

të Përgjithshme të Shoqatës një mesazh urimi Qeverisë Shqiptare.

Zoti Mehmet Shehu, Kryeministër, iu përgjigj këtyre urimeve me një telegram që u publikua në

shtyp në të njëjtën kohë si ai që bashkëatdhetarët tanë kishin marrë iniciativën të dërgonin.

Departamenti mundi të gjente bashkangjitur tekstin e këtyre telegrameve.

Teksti i telegramit dërguar nga Zoti Justin Godart dhe admirali Raymond Moulec kundrejt

qeverisë shqiptare.138

ʺAnëtarët dhe miqtë e Shoqatës Francë – Shqipëri të bashkuar në asamblenë e përgjithshme, ju

luten të kini mirësinë të pranoni shprehjen e ndjenjave të tyre të simpatisë dhe miqësisë dhe t’ia

trasmetoni këto këtu popullit shqiptarʺ

.

ʺSë bashku me gjithë demokratët francezë, ata ju përgëzojnë për punën e realizuar në Shqipëri

në dhjetë vjet, pushtet popullor dhe ata bëjnë urimet më të përzemërta që përpjekjet e reja të

popullit tuaj të kurorëzohen me suksesʺ.

ʺTë bindur për angazhimin tuaj për paqen, nga e cila varet puna që ju keni ndërmarrë, anëtarët

dhe miqtë e shoqatës tonë nuk do të kursejnë përpjekjet e tyre për të bërë të njohur vendin tuaj

dhe të kontribojnë gjithashtu në forcimin e lidhjeve të përzemërta, premtim i një bashkejetese

paqësore ndërmjet gjithë popujveʺ.

Përgjigje e Mehmet Shehut, Kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë , në telegramin e

presidentëve të shoqatës Francë-Shqipëri.139

137

MPJ franceze, viti 1949 Seria 3, N/Seria 7, dosja -2 138

Po aty 139

Po aty

Page 93: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

93

ʺDuke ju falenderuar ju personalisht, anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Francë –Shqipëri, si dhe

Asambleja e saj e përgjithshme për mesazhin e adresuar kundrejt Qeverisë së Republikës

Popullore të Shqipërisë me rastin e sesionit vjetor të Shoqatës, ju lutem të pranoni urimet e mia

të sinqerta për sukseset e arritura në misionin fisnik që përmbush Shoqata Francë – Shqipëri

duke synuar zgjerimin e lidhjeve të miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit francez dhe

në favor të ruajtjes së paqesʺ.

Pritja e organizuar nga kjo Legatë me rastin e Festës Kombëtare u zhvillua në të njëjtat

kushte si ato të ofruara në 1954. Megjithatë, Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i cili , prej vitit

1949, nuk ishte shfaqur asnjëherë në Legatën e Francës as në Legatën e Italisë, por kësaj here, ai

ju përgjigj ftesës .140

Siç u vu në dukje që marrëdhëniet kulturore ndërmjet Francës dhe vendeve të tjera të

demokracisë popullore ishin zhvilluar gjatë kohëve të fundit dhe që kishte ankesa që nuk ishin të

njëjta me Shqipërinë, Zoti Behar Shtylla u përgjigj se dëshira për të përmirësuar raportet ishte e

sinqertë nga ana e palës Shqiptare, por që kishte keqardhje për qëndrimin e Francës që votonte

rregullisht kundër pranimit të Shqipërisë në O.N.U.

Nën titullin ʺQeveria Franceze përgatit rrugën e fashizmitʺ, Agjensia telegrafike shqiptare

riprodhonte si më poshtë në buletinin e 17 Qershorit një artikull të shfaqur në gazetën ʺLuftëtariʺ:

Masat e fundit të marra nga Qeveria Pinay kundër organizimeve demokratike, dhe në vend të

parë kundër partisë komuniste, nuk ishin shkaktuar rastësisht. Arrestimet masive të

manifestuesve dhe drejtuesve të sindikatave, burgosja e shokut Andre Stil, kryeredaktori i

gazetës Humanité dhe i Deputetit Jacques Duclos, sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste,

ishin prova të fashizmit të sistemit politik francez.141

Amerikanët që dominonin në Francë, i druheshin forcës rritëse të protestave të popullit punëtor

dhe, me ndërhyrjen e shërbëtorëve të tyre, filluan të marrin masa policeske fashiste kundër

partisë komuniste, drejtuesve të saj dhe organizatave të tjera demokratikeʺ. Arrestimi i shokut

Jacques Duclos, ishte një provokim i tipit amerikan i përgatitur në Washington nga Prefekti i

policisë Jean Baylot gjatë vizitës së tij të fundit në SH.B.A. Fakti se policia e Ministrit Brune

mori rëndësi në jetën politike franceze tregonte që Qeveria I përgatiste rrugën fashizmit. ʺ Por

klasa punëtore dhe i gjithë populli francez qëndronin të pamposhtur nën drejtimin e Partisë

komuniste të Therez. Grevat e fundit të protestave kundër arrestimit të Jacques Duclos , në të

cilat morrën pjesë qindra mijë punëtorë dhe fshatarë, dëshmonin forcë dhe shpirtin luftarak të

punëtorëve francezë ʺ.

140

MPJ franceze, viti 1949 Seria 3, N/Seria 7, dosja -2 141

Po aty

Page 94: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

94

II.3.2 Qëndrimi i Francës ndaj problemit shqiptar

Çështja e Shqipërisë, mbi të cilin Drejtoria e Europës i dorëzoi Presidentit një shënim të datës 17

Mars, ishte sërish në rend dite. Dukej se erdhi momenti për tre Fuqitë perëndimore, që kishin

deklaruar prej një kohe të gjatë që mbanin vëmendjen e tyre, të rishikonin çështjen. Me qëllim që

të evitonin që ajo të çrregullonte ose acaronte lidhjet e vendeve të Jug –Lindjes europiane, më e

mira do të ishte të merreshin nga këto këtu , të paktën për një periudhë të caktuar , një

marrëveshje të painteresueshme që do të garantonte në mënyrë reciproke kundër shpirtit

aventuresk të njërit prej tyre.142

Zhurma u përhap, në atë kohë, që Jugosllavia nuk do të hezitonte, nëse do t’i jepej rasti, të

ndërhynte në një mënyrë ose në një tjetër në Shqipëri. Qeveria e Beogradit u ngrit kundër këtyre

thashethemeve , ata sa nuk shqetësuan për pak Romën dhe Athinën. Greqia nuk hoqi dorë nga

pretendimi relativ në Perandorinë e Veriut. Italia konsiderohej si e frustuar dhe e kërcënuar nëse

Shqipëria binte nën dominimin ose influencën e njërit prej shteteve fqinje. Nga ana tjetër, u la të

kuptohej kohët e fundit që Jugosllavia do t’ia jepte me lehtë një rregulloreje të punëve të Triestes

aq sa Italia do t’i njihte të drejta të veçanta mbi Shqipërinë.

Në Romë, si dhe në Beograd, u pohua menjëherë që një pazarllik i tillë, që nuk do të lehtësonte

asgjë, dhe vështirë të përfytyrohej, nuk do të shqyrtohej.

Problemi mund të ishte shqyrtuar në Washington me qëllim qe të njiheshin reagimet e

Departamentit të Shtetit dhe të përgatitej një bisedë franko-anglo-amerikane. Për të dhënë një

vazhdimësi konkrete mirëmbajtjeje franko-turke dhe të zgjaste mbi terrenin praktik miqësinë që

ishte shfaqur, do të kishte avantazh, dukej se me kërkesën e bërë, Qeveria e Ankarasë do të

vendosej shpejt në qark. Asgjë nuk do ta pengonte të shërbente si ndërmjetës pranë qeverive të

Beogradit dhe Athinës, në kuadrin e traktatit ballkanik që sapo ishte përfunduar, dhe në kontakt

të ngushtë me Qeveritë perëndimore, veçanërisht me Qeverinë franceze, ai ju afrua Qeverisë

Italiane.

Marrëveshja e ʺ mosinteresimit ʺ gjithashtu e përfunduar përgatiste hyrjen e Italisë në Traktatin e

Ballkanit. Jugosllavia do të kishte rastin të jepte një provë të ndjenjave të saj paqësore.

Marrëveshja duhej të ishte e kufizuar në kohën që Greqia, e cila nuk dëgjonte të hiqte dorë, në

pretendimin e saj mbi Perandorinë e Veriut, ta pranonte më lehtësisht. Në të njëjtën kohë, u rrit

roli i Turqisë,ku kishte interes të zhvillohej një nga ʺ miqësitë periferikeʺ, që, në veçanti në

Lindjen e Mesme, shfaqeshin gjithnjë e më shumë thelbësore.

Në rrethana të tjera, fakti që vetëm nga tre fuqitë e mëdha, Franca ishte përfaqësuar prej shumë

vjetësh në Tiranë do të justifikonte diplomacinë e treguar.

Ecuria e marrëdhënieve franko-shqiptare.

Shqipëria ishte më e vogla nga demokracitë popullore. Pozicioni i saj ishte mjaft i pasigurtë.

142

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1953 Dosja 6

Page 95: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

95

Situata e brëndshme e këtij vendi ishte konfuze. Partia komuniste Shqiptare, që mbështetja

jugosllave i kishte dhënë në fuqi të nesërmen e luftës, ushtronte një diktaturë të pamëshirshme.

Ai ndërmori nën drejtimin e Këshilltarëve dhe teknikëve sovjetikë, nga pikëpamja politike se

ekonomike, të realizonte ngritjen e socializmit në këtë vend jashtëzakonisht të varfër dhe pak të

zhvilluar. Vazhdimi i këtyre objektivave u përball me kundërshtimin e një pjese të madhe të

popullsisë.

Raportet e Shqipërisë me botën e jashtme ishin kushtëzuar nga izolimi i saj gjeografik i sferës

sovjetike. Prej vitit 1948, ajo nuk kishte më kufij të përbashkët me vendet e tjera të bllokut lindor

me të cilat ajo lidhej megjithatë pa qënë e lidhur nga rrjeti i marrëveshjeve dypalëshe që

bashkonte demokracitë e tjera popullore ndërmjet tyre dhe me BRSS. (Shqipëria në fakt nuk

kishte nënshkruar asnjë pakt Ndihme të ndërsjellë përveçse asaj me Bullgarinë).143

Në lidhje me politikën e saj me Perëndimorët Shqipëria kishte marrë një qëndrim po aq të rreptë

sa që ajo ishte bërë e dobët dhe e izoluar. Pasoja ishte kujtesa e Tiranës nga pjesa më e madhe e

përfaqësuesve perëndimorë. Vetëm Franca dhe Italia mbajtën misionet e tyre. Për sa i përkiste

lidhjeve ndërmjet Francës dhe Shqipërisë, këto të fundit nuk ishin ndërprerë prej shumë vitesh

duke qënë vërtet anormale.

Përfaqësuesit tanë u trajtuan vërtet për të ardhur keq. Ata jo vetëm u kufizuan në një perimetër

prej katër kilometrash katrorë në brendësi të kryeqytetit, por edhe pothuajse u lanë të vetmuar në

brendësi të rezidencës së tyre ku u vendosën në mbikqyrjen e personelit të lidhur me Policine

lokale. Njëkohësisht ata ishin objekti i ngacmimeve të vazhdueshme: përjashtim nga ceremonitë

zyrtare, problem furnizimi, provokime policeske etj.

Raportet zyrtare me Qeverinë dhe administratën Shqiptare u bënë pothuajse jo ekzistente prej

vitit 1950, ata ishin të kufizuar në disa bisedime të rralla me zëvendës Ministrin e Punëve të

Jashtme. Hapat e bëra në çdo lloj forme nga Legata jonë mbeteshin pa asnjë rezultat.

Shkëputur pothuajse nga të gjitha kontaktet me popullsinë, mbajtur larg nga autoritetet, të

privuar nga ndihma e një përkthyesi; përfaqësuesit tanë nuk mund të ushtronin misionin e tyre të

informimit brënda kufijve të ngushtë dhe me çmimin e përpjekjeve të jashtëzakonshme.

Për më tepër, mbrojtja e disa kombëtarëve tanë dhe ruajtja e interesave tona ishin jashtëzakonisht

të vështira.

Marrëdhëniet franko-shqiptare ishin zhveshur pothuajse nga çdo përmbajtje: interesat ekonomike

franceze, veçanërisht pjesëmarrjet tona në shfrytëzimet e naftës, u shtetëzuan që prej 24 Majit

1944. Marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve u ndërprenë praktikisht prej asaj date.

Franca ishte privuar më në fund nga çdo lloj mundësie veprimi kulturor në Shqipëri , Kolegji

Francez i Korçës – ku Presidenti i Këshillit Zoti Enver Hoxha kishte qënë nxënës – u mbyll nga

lufta e fundit; misioni jonë arkeologjik pa kompensim nga autoritetet lokale; gjuha jonë nuk mori

asnjë shpërndarje në Shqipëri.

Në përputhje me politikën e re sovjetike, autoritetet e Tiranës lehtësuan pak, gjatë gjithë muajve

te fundit,sistemin e tyre të ashpër. Kufizimet e qarkullimit u kthyen në ato më pak të

143

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1954 Dosja 7

Page 96: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

96

papranueshmet të vitit 1951. Ngacmimet e bëra ndaj misionit tonë u zhdukën pjesërisht. Raportet

me autoritetet shqiptare morën një kthesë mesa duket të pranueshme thuajse normale.

Ky pushim prekte aktualisht vetëm statusin lokal të Legates tonë dhe nuk ndryshonte

përmbajtjen e marrëdhënieve franko-shqiptare.

Megjithatë nëse qendrimi i Qeverisë së Tiranës do të vazhdonte njësoj, do të ishte e mundur të

paraqitej shkurtimisht një rregullore e ardhshme e çështjes në diskutim.

Vazhdim i telegramit të mëparshëm.144

Zoti Enver Hoxha dërgoi një kartolinë. Ky gjest meriton të përmendet sepse është hera e parë

prej kaq shumë vitesh që Presidenti i Këshillit kryente një detyrë kortezie pranë kësaj Legate./.

Me rastin e 85 vjetorit të Zotit Marcel Cahin, shtypi publikoi tekstin e një mesazhi që i kishte

dërguar Zoti Enver Hoxha, Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës Shqiptare,

dhe në të cilin vihet në dukje veçanërisht : ʺPartia dhe populli jonë ndoqën me admirim luftën

heroike që drejtonte populli francez nën drejtimin e partisë së saj komuniste, me qëllim

mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Francës, si dhe nderin e kombit francez që amerikanët

përpiqeshin të merrnin nëpër këmbë për të realizuar planet e tyre të çmendura për të përgatitur

dhe nisur një luftë të re. Këtë luftë, populli francez do ta fitonte sigurisht, ajo drejtohej gjithashtu

nga kampi i madh i paqes dhe i socializmit drejtuar nga Bashkimi Sovjetik ʺ./.

Telegram derguar Ministrit të Punëve të Jashtme

A.s. Propagandë kundër ʺkolonializimit francezʺ145

Shtypi shqiptar riprodhonte herë pas here disa lajme të agjensisë TASS në lidhje me

ʺkolonializimin francezʺ, si në rastin e punëve të Indokinës dhe të situatës në Afrikën e Veriut.

Megjithatë informacionet nuk ishin vendosur në plan të parë dhe bëhet fjalë për një fushatë as

shumë të ndjekur as shumë të dhunshme.

Megjithatë duhej të përmendej që PUNA, gazeta e Sindikatës shqiptare, me rastin e vendosjes së

gjendjes së jashtëzakonshme në Algjeri, publikoi dukshëm fotografinë e bashkengjitur.

II.3.3 Pikëpamjet e palës franceze mbi pranimin e Shqipërisë në OKB

Nëpërmjet shënimit n˚ 950 të datës 25 të nëntorit të kaluar, Nëndrejtoria e Europës Lindore

dëshironte të pyeste Sekretariatin e Konferencave se ç’pozicion qeveria kishte vendosur të

adaptojë ndaj aderimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Siç e dini Nëndrejtoria, e vendosur të vinte veton për pranimin e çdo vendi jokomunist për aq

kohë sa nuk do të jenë pranuar kandidatët komunistë, kërkesat e BRSS kanë çuar, pas shumë

144

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1953 Dosja 6 145

MPJ franceze, Seria 2, N/Seria 2, viti 1954 Dosja 7

Page 97: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

97

vitesh, shtetet perëndimore t’i bashkoheshin projektit të sygjeruar nga Kanadaja, që të pranonte

së bashku të gjithë kandidatët në aderimin e vendeve, teritorri i të cilëve ishte i ndarë në pritje të

një rregulloreje politike (Koreja, Vietnami; Gjermania nuk ka bërë akt kandidature). Në këtë

mënyrë, fati i vendosur si Italia gjendej i lidhur me atë të kandidatëve të tjerë si Shqipëria apo

Mongolia e jashtme.

Në këto kushte qeveria vendosi që Franca të mos merrte përgjegjësinë e pengesës, dhe një herë

më shumë, dhe per hyrjen në Kombet e Bashkuara të vendit pranimi i të cilit është i

dëshirueshëm.

Për këtë qëllim, Franca nuk do të votonte kundër Shqipërisë meqënëse vota e saj negative, në

pajtim me nenin 27 të kartës, vlente veto.

Ajo do të abstenonte vetëm në rastin kur ky abstenim, duke iu shtuar dhe abstenimeve të tjera ose

votave negative të anëtarëve jopermanente, do të pengonte Shqipërinë të merrte 7 votat e

nevojshme dhe do të bënte të largohej. Vetëm në këtë hipotezë, e për të mos sjellë dështimin e të

gjithëve, përfaqësuesi i Francës do të votonte për aderim.

Udhëzimet në këtë gjykim të cilat i ishin adresuar Z. Alphand duhet të mbeteshin konfidenciale.

Nuk ishte e sigurtë në fakt, nëse, pikërisht për arsye të qëndrimit të Kinës, kandidatura e

Mongolisë së jashtme ishte dashur të refuzohej, që plani kanadez të ishte i ekzekutueshëm.

Sekretariati i tërhiqte vëmendjen drejtorisë për atë çështje.

KREU III

ECURIA E MARRËDHENIEVE EKONOMIKE E TREGËTARE SHQIPTARE-

FRANCEZE.

III.1. Interesimi i palës franceze për mallrat shqiptare

III.1.1. Përpjekje për ripërtëritjen e lidhjeve të vjetra ekonomike.

Në funksion të interesave të ndërsjella, qeveria franceze e konsideronte të rëndësishme

marrjen e disa masave urgjente që në shumë drejtime i shërbenin interesave të saj. Në përputhje

me këto interesa qarqet drejtuese franceze i përpoqën të nxisin më tej zhvillimin e marrëdhënieve

dypalëshe franco-shqiptare në fusha të veçanta.

Qeveria shqiptare i ngriti qeverisë shqiptare një sërë çeshtjesh me karakter ekonomik, tregtar,

kulturor dhe arsimor. Ndër çeshtjet ekonomike që synonin shfrytëzimin e pasurive minerale të

Shqipërisë duhet përmendur konventa për naftën, çështja e shoqërisë Vis-Albania, si dhe një

propozim për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbime tregtare.

Përveç këtyre çështjeve Ministri francez në Tiranë, G. Menantt bëri përpjekje për të krijuar

një klimë të favorshme për futjen në Shqipëri të kapitaleve franceze si p.sh. për mbjelljen dhe

Page 98: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

98

eksportin e bimëve medicinale, për prodhime farmaceutike e kimike, hapjen e një qëndre

antituberkulare etj.

Shoqëria franceze (Sociele Francaise Industrielle et Commerciale des Petroles) e cila kishte

koncesione në Rumani dhe Iran, ishte e lidhur me Shqipërinë me anë të akt-koncesionit të datës

18 dhjetor 1925, modifikuar nga një marrëveshje–plotësuese të datës 17 tetor 1936. Në vitin

1931 sipërfaqja e përgjithshme e koncesionit ishte 118193 ha, e shpërndarë në rajone të

ndryshme të vendit si Shkodër, Korçë, Myzeqe dhe luginën e Shudhicës.

SFICP kishte investuar në Shqipëri një kapital me vlerë prej 2.325000 franka ar, pa llogaritur

interesat, shumë e cila ishte mjaft më e vogël se vlera e koncesionit. Afati fillestar prej 3 vjetësh i

koncesionit u përsërit disa herë, derisa me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, shoqëria italiane

AIPA përvetësoi të drejtat e SFICP në bazë të një dekreti që i lejonte të shtrinte koncesionin e saj

në gjithë vendin.

Pas luftës, qeveria franceze nëpërmjet ministrisë së saj të jashtme i sugjeronte qeverisë

shqiptare shqyrtimin e interesave të SFICP, me anë të bisedimeve dypalëshe. Presidenti dhe

Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë franceze me anë të një letre drejtuar Ministrit shqiptar të

Ekonomisë në 4 janar 1946, shprehte besimin së Qeveria e re do të riparonte padrejtesitë e

regjimit fashist, viktimë e së cilit kishte rënë edhe vetë SFICP. Ai ofronte gadishmërinë e kësaj

shoqërie për të shqyrtuar me palën shqiptare çdo marrëveshje që do të mbronte interesat e saj në

kuadrin e institucioneve të reja e duke respektuar të drejtat kombëtare shqiptare.146

Në gusht-shtator 1946 në Paris midis ministrit shqiptar dhe PDP të shoqërisë franceze u

shkëmbyen mendime rreth mënyrës se si mund të rifillohej përsëri puna për evidentimin e

fushave naftëmbajtëse rreth të cilave francezët dispononin informacionin përkatës dhe

shfrytëzimin e pasurive minerale. Këto resurse, të nevojshme për të shpejtuar rindërtimin e

vendit ishin ndër preokupacionet kryesore të qeverisë shqiptare.

Francezet ishin të ndërgjegjshëm për kushtet e reja të krijuara pas luftës dhe rekomandonin

se për Shqipërinë do të ishte më e preferueshme të pranonte një grup francez, i cili do të drejtonte

punën teknikisht vetëm, se sa ti drejtohej Anglo-Persian Co, që ishte një trust i rrezikshëm jo

vetëm për Shqipërinë po të operonte aty, por edhe për Francën që është një fuqi e madhe.

Ministri shqiptar në Paris, K.Ylli, mbasi shpjegoi dëmet që Shqipëria kishte pësuar në

stabilimentet e ndryshme vajgurore la të kuptohej qarte se “ne po përpiqemi ti ngrejmë vetë këto

instalime dhe nuk kemi marrë në studim shfrytëzimin e pasurisë së vajgurit me anë shoqërish të

ndryshme’’.147

III.1.2. Nisma për institucionalizimin e marrëdhënieve tregtare.

Franca kishte marrëveshje tregtare me disa vende të Ballkanit, të cilat shpesh herë

realizoheshin nga firma private që bënin shkëmbime me interes të përbashkët. Do të ishte me

146

DDAMPJSH, Dosja Nr.38, xhaketa 284,viti 1946. 147

Po aty.

Page 99: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

99

interes që edhe me Shqipërinë, megjithë mungesën e një konvente të rregullt të rifillonin

shkëmbimet për një kategori artikujsh. Ky propozim ju bë ministrit shqiptar në Paris në shurt

1947 nga kryetari i ish dhomës tregtare franko-shqiptare, Persager, i cili kishte lidhje me mjaft

firma në Francë dhe në Zvicër.

Marrëdhëniet tregtare midis Francës dhe Shqipërisë, sipas të dhënave të Ministrisë franceze

të tregtisë së jashtme gjendeshin në një pikë të vdekur, dhe aty nuk figuronte asnjë propozim nga

pala shqiptare. Në replikën e tij, ministri shqiptar shprehu përsëri të njëjtën tezë që kishte

referuar edhe më parë, se “shumë artikuj shqiptare që dikur i drejtoheshin tregut të jashtëm, sot

përdoren për ekonominë e vendit, tepër të shkatërruara nga lufta’’.148

Sipas relacionit të dërguar nga legata shqiptare në Paris, më 6 nëntor 1946 përfaqësuesit e

shoqërisë petrolifiere që zhvillonin punime në Shqipëri para okupacionit, në bazë të konventave

të ndryshme nga të cilat e fundit skadonte në Qershorin e 1939-ës, i ishin drejtuar 2-3 here shtetit

shqiptar149

. Qëllimi i tyre ishte që të rifillonin punimet në kërkesat e vajgurit, në bazë të një

konvente të re, duke pretenduar se ata nuk kërkonin fitime të mëdha: “Ne, - thoshin ata, - nuk

kemi asnjë interes politik, kështu që Shqipëria nuk rrezikon asgjë në atë anë”.

Në fillim e kërkonin shpesh, por pas qëndrimit të Shqipërisë në këtë çështje, filluan të

zhdukeshin. Z. Persager mendonte që Shqipëria të jepte dru, sheptel, lëkurë etj., ndërsa Franca të

jepte artikuj industrialë, vegla bujqësore, parfumeri etj.

Gjatë gjithë këtyre bisedimeve, insistimet e tyre kishin qenë më tepër mbi lëndën e drurit

(veçanërisht për mbi esencën që nxirret prej saj), mbi bitumin dhe mbi petrolet. Bisedime të

tjera me karakter ekonomik nuk kishte pasur.

III. 1.3. Ofertat e qeverise franceze për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.

Më pas në vitin 1949 Qeveria Franceze i bëri një ofertë Shqipërisë për disa produkte siç

ishin:fije bimore, sardele fabrike Tenger me vaj ulliri dhe tekstile150

. Kapitali total i tyre kishte

një vlerë prej 200 000 frangash.Duke qenë se ekonomia e vendit tonë në këto vite po forcohej,

filloi të zhvillohej turizmi, peshkimi, drufrutorët u shtuan, atëherë edhe kërkesat e Francës për

këto produkte filluan të shtoheshin.Kjo solli përmirësimin e ekonomisë shqiptare dhe plotësimin

e nevojave të shtetit francez për këto produkte.Kjo forconte edhe më tepër marrëdhëniet

ekonomike dhe politike të të dy vendeve.

Gjithashtu në vitin 1949 ju dërguan Ministrisë së Tregtisë tri lista ofertash për materiale

tekstili. Këto i ishin paraqitur Legatës sonë në Paris nga ana e firmës Com.Int.Ex me qendër në

Paris.Këto çmime ishin për mallrat që kishin qenë të punuara, duke përfshirë edhe paketën

detare.Regullat: “kesh nga të pakthyeshme, të transferueshme dhe të ndashme për të hapur emrin

tonë në Bankën tone”.

148

Po aty, Dosja Nr. 46, xhaketa 677, viti 1947. 149

AMPJ, viti 1946, dos. 24, fl. 22-23 150

AMPJ,viti 1949,dos 36,fl. 14-20

Page 100: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

100

Koha e dorëzimit për sasi të lartë do të ishte rreth 3 muaj për të konfirmuar rendin.Këto

çmime zbatoheshin për mallin në nisje nga fabrika, duke përfshirë edhe ambalazhin detar.

Pagesa: Me kredi të parahapur dhe të parevokueshme, e ndashme dhe e transferueshme që do të

hapej në emrin e bankës shqiptare.

Gjithashtu duhet të theksojmë se ne kishim një disponibilitet të kufizuar në këta artikuj.

Afatet e dorëzimit për sasi më të mëdha do të ishin afro 3 muaj, për t’u konfirmuar në porosi.

1- Përpjekjet për të lidhur marrëveshje tregtare midis Shqipërisë dhe Francës.

Në këtë periudhë u vu re që nuk mungonin përpjekjet për të lidhur marrëveshje tregtare midis

Shqipërisë dhe Francës. Këto marrëveshje konsistonin në shkëmbimin e mallrave midis këtyre

dy vendeve me qëllim përfitimi të dyanshëm.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, gjatë këtyre viteve ishin bërë

përpjekje nga pala shqiptare për të përfunduar marrëveshje tregtare, por pala franceze nuk ishte

treguar e gatshme në këtë drejtim. Kështu, qysh në mars të vitit 1956, Ministria e Tregtisë i

dorëzoi legatës franceze në Tiranë, listën e mallrave për shkëmbime me perspektivë që të arrihej

në përfundimin e marrëveshjes.

Ministri francez nuk mori asnjë angazhim me këtë rast, megjithëse tregoi një farë

interesimi. Më vonë, pasi u mor edhe aprovimi i Kryeministrisë për marrëveshje tregtare, më 1

gusht 1956, u organizua takim tjetër me ministrin francez, por ky u përgjigj se nuk ishte i

mundur përfundimi i një marrëveshjeje, duke shtuar se mund të bëhen shkëmbime me firma të

ndryshme franceze.

Më pas nga mesi i vitit 1957 dhe sidomos nga fundi i tij, francezët tregohen më të

interesuar, gjë që duhet të ketë qenë e lidhur me jehonën, që pati çelja e pusit 542 dhe

perspektiva e zhvillimit të burimeve të naftës në vendin tonë si dhe me krizën në Lindjen e

Mesme. Francezët caktuan madje, edhe atashe tregtar dhe me notën e legatës franceze, me datë

28 gusht 1957, u njoftua se negociatat për marrëveshje do të fillonin pasi të kishin nisur

shkëmbimet me firma të ndryshme.

Në nëntor të të njëjtit vit, me një notë tjetër, legata franceze bëri të ditur se disa firma

tregtare do të merrnin kontakt me “Eksportalbin”. Në vazhdim të kësaj dhe në bazë të listave që

ishin shkëmbyer në nëntor 1957, më 29 mars 1958, legata i drejtoi Ministrisë sonë të Tregtisë një

letër, me të cilën njoftonte se firma franceze “La mure” kërkonte 50 000 ton naftë për vitin 1958.

Ministria e Tregtisë iu përgjigj legatës se për vitin 1958 nuk mund të siguronte pasi ishte vonë,

por në të njëjtën kohë merrte përsipër të jepte për vitin 1959 50 – 100 000 tonë, duke kërkuar që

të lidheshin kontratat sa më parë. Duhet të kujtojmë se në këtë kohë parashikohej të prodhohej

shumë naftë, aq sa kërkonin të siguronim tregje.

Mirëpo, meqë nuk u siguruan sasitë e mjaftueshme të naftës për të kënaqur edhe kërkesën

franceze, më vonë, Ministria e Tregtisë u tërhoq nga angazhimi që kishte marrë. Gjithashtu në

lidhje me këtë çështje, Ministria e Tregtisë u vu në pozitë të vështirë qoftë për përgjigjet që i dha

legatës, qoftë për mënyrën e veprimit

Duke përfituar nga kjo, legata franceze i drejtoi një notë edhe kësaj Ministrie së bashku

me kopjet e letrave të Ministrisë së Tregtisë. Nga ana jonë nuk iu dha përgjigje zyrtare

Page 101: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

101

francezëve.Nga sa shihej, francezët ishin të interesuar për të blerë nga ne në radhë të parë naftë,

gjë që mund të ndikonte edhe në përfundimin e marrëveshjes tregtare. Përparimi në këtë drejtim

varej nga mundësitë tona për t’i furnizuar një sasi nafte, çështje kjo që ishtë duke u studiuar nga

organet tona të tregtisë151

.

Më 14 prill të vitit 1951, u mendua të sigurohej një fond disponibël nga Legata për

ndihmë. Kjo ndihmë nuk do të ishte e vazhdueshme, por do të jepej kur të konstatohej se një

familje shqiptare në Paris kishte nevojë për ndihmë, ose kur një person ishte shtruar në spital dhe

kjo ndihmë e dhënë do t’i bënte shumë efekt, qoftë në përballimin e shpenzimeve apo në

medikamente.

Ndihma do t’i jepej fëmijëve të familjeve të varfëra. Ato do të vizitoheshin nga nëpunësit

e Legatës, të cilët më pas do të përcaktonin dhe klasifikonin problemet që viheshin re dhe se cilës

nga këto familje i jepej e drejta për të pasur akses në këtë lloj ndihme të ofruar nga Legata. Një

kusht i rëndësishëm ishte që çdo muaj duhet t’i jepnin nga një send (e ardhur monetare) edhe

Sekretarit të Komitetit të Kolonisë, për t’i përdorur për shpenzimet e ndryshme që bënte kur

vinte në Legatë. Më parë të ardhurat për Sekretarin kanë qenë siguruar nga fondi “pritje-

përcjellje’’, por tani duhet të siguroheshin nga ky fond. Fondi do të kishte një vlerë prej 100000

frangash franceze dhe do të zgjaste gjatë gjithë vitit 1951.

Ky fond nuk do të përzihej me fondin që Ministria e Punëve të Jashtme mund të

akordonte për të përballuar shpenzimet në rastin e festave kombëtare.Qëllimi i kësaj nisme ishte

për të afruar më shumë familjet shqiptare me Qeverinë Franceze, duke rritur mbi të gjitha

besimin e këtyre familjeve se Qeveria Franceze do t’i gjendej atyre gjithmonë pranë në rast

vështirësie152

.

Një vit më vonë, një tjetër nismë në vitin 1952 që mendohej të niste, ishte një kërkesë nga

ana e Qeverisë Shqiptare për eksportimin e bimës së shqopës. Qëllimi ishte që Shqipëria të njihej

sa më shumë nga masat e gjera të punonjësve francezë dhe një pikë e rëndësishme që kishte të

bënte me realizimin e këtij qëllimi ishte shpërndarja e revistave, mbajtja e mbledhjeve. Kjo bëhej

për të siguruar informacion të gjerë për punonjësit francezë në lidhje me Shqiperine. Gjithashtu,

bashkangjitur ishte paraqitur një pasqyrë në lidhje me disponibilitetin e shqopës gjysëm të

punuar, e ndarë në kualitet, tip artikujsh dhe sasi totale për çdo asortiment të shprehur në duzinë.

Materiali i bimes se shqopes vlente për konfeksionimin e pipave të duhanit. Shqiperia ka

qenë gjithmonë eksportues i këtyre artikujve. Artikujt në fjalë ishin eksportuar rregullisht në

tregjet e Demokracive Popullore, Bashkimin Sovjetik dhe ne vitet e fundit edhe në Itali.

Eksportimin e këtyre artikujve donin ta përhapnim edhe në Francë ku duhej të ekzistonte

interesimi i blerjes, mbasi atje ndodhej industria për fabrikimin e pipave të duhanit. Probabiliteti

i shitjes së këtyre artikujve atje shtohej edhe prej faktit të mungesës së materies së parë d.m.th të

copave dhe të formave pikërisht në gjendjen siç i eksportoheshin nga ne.

151

AMPJ, viti 1924, dos. 277/1, fl. 1, 4-6 152

AMPJ ,viti 1951, dos, 257 ,fl,9

Page 102: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

102

Specialistëve të ministrisë i duhej te viheshin ne kontakt direkt me firmat franceze të cilat

merreshin me tregtimin dhe industrializimin e këtyre artikujve153

.

Gjithashtu në vitin 1953 u mendua të zhvillohej tregtia e bitumit154

. – Duhet theksuar se

Legata franceze në Tiranë që nga koha e hapjes së saj pas çlirimit 1946 dhe deri nga viti 1953-

1954 kishte bërë propozime për lidhje marrëveshjesh ekonomike me vendin tonë. Në vitin 1954

gjatë bisedimeve me shokun Shemsi Totozani, në konferencën e ekspertëve tregtarë midis

Lindjes e Perëndimit që u zhvillua në Gjenevë, delegacioni francez propozoi lidhjen e

marrëveshjeve tregtare me kusht që Shqipëria të njihte validitetin e koncesionit të vajgurit

“Sindicat Franko-Albanais” dhe të paguante për disa produkte kimiko-farmaceutike të blera në

Francë që para luftës155

.

Në maj të vitit 1954 ministri francez kërkonte listën e mallrave që mund të eksportonte

Shqipëria në Francë e cila iu dorezua atij. RP e Shqipërisë ishte dakord për shkëmbime tregtare

me Francën pa kushtet e mësipërme, pa kushtet paraprake dhe në bazë të përfitimit reciprok.

Marrëveshja tregtare me Francën nuk do të kishte vetëm interes ekonomik por edhe politik, të

forcimit të pozitave ndërkombëtare të Shqiperise. Mendohej se në pritje që mund të jepte legata

franceze në Tiranë, më 14 korrik dhe pritjen që do të jepej në Paris, pala shqiptare do të merrte

iniciativën duke bërë ndonjë sondazh ku të lihej rast për bisedime të mëvonshme dhe të shikohej

dhe mendimi i tyre156

.

III.2 Këndvështrimi i palës franceze mbi interesat ekonomike në Shqipëri

III.2.1. Interesat e shoqërisë franceze të industrisë dhe tregtisë së naftës në Shqipëri

Në datën 20 qershor të vitit 1948 zoti Wenger, President –Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë

Franceze të Industrisë dhe Tregtisë së Naftës u takua me zotin Blancard në Drejtorinë e

Karburanteve, për sa i përket punëve të Shoqërisë në Shqipëri157

.

Në vijim të kësaj konference, u pranua dërgimi me mision i zotit Feintuch në Itali.

Do mund të organizohej një konferencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, rreth kësaj çështjeje

në Shqipëri, me Drejtorinë e Karburanteve dhe zotin Wenger, President –Drejtor i përgjithshëm i

Shoqërisë Franceze të Industrisë dhe Tregtisë së Naftës.

Gjithashtu vlen të theksojme se në prag të luftës së vitit 1939, tre shoqëri ushtronin aktivitetin e

tyre në kërkim të shfrytezimit të pasurive naftëmbajtëse në Shqipëri.158

153

AMPJ, viti 1952,dos, 95, fl,27 154

AMPJ, viti 1953,dos, 207, fl, 14 155

AMPJ, viti 1954, dos. 177, fl. 1 156

AMPJ, viti 1954, dos. 177, fl. 1 157 MPJ franceze, viti 1948, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4 158 MPJ franceze, viti 1948, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4,

Page 103: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

103

Shoqëria Italiane Minierat e Selenicës (S.I.M.S.A), e cila merrej me vlerësimin e një shtrese të

vogël minerali te asfaltit, nuk ishte veçse agjensia Italiane e Naftës Shqiptare (A.I.P.A) dhe

Shoqëria Franceze E Industrisë Dhe Tregtisë Së Naftës (S.F.I.C.P.) .

A.I.P.A, organ i pavarur i Ministrisë së Komunikacionit, italian, gëzonte gjithë mbështetjen

morale dhe materiale të qeverisë së Romës, e cila kishte investuar afro 300 milionë lira në këtë

ndërmarrje. A.I.P.A gëzonte në Shqipëri një situatë të privilegjuar, ajo kishte marrë njëkohësisht

të drejtën e blerjes së territoreve të braktisura nga konçensionarët e tjerë. Në vazhdim të

kërkimeve në territoret shqiptare A.I.P.A vepronte aktivisht në pellgun e Devollit ku afro 300

puse i jepnin një prodhim rreth 200.000 ton në vit.

(S.F.I.C.P.) mbështetej vetëm në burimet e saj. Në përputhje me marrëveshjet me qeverinë

shqiptare (marrëveshja më 18/12/1925, e modifikuar në 17/10/1936), ajo kishte zgjedhur në

Shqipëri katër parcela, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 120.000 hektar, ku ajo kishte të

drejtën ekskluzive të kërkimeve dhe ku mund të vendoste 30.000 hektarë me qëllim të

shfrytëzimit të naftës ose çdo lloj hidrokarburi tjetër. Studimet e thelluara gjeologjike, tre

sondazhe të rëndësishme dhe rezultatet e kënaqshme të marra nga A.I.P.A në Devoll, i jepnin

S.F.I.C.P shpresa serioze. Fatkeqësisht rreth vitit 1932 Shoqëria pesoi një krizë të rëndë. Në vitin

1933 ajo nisi negociatat me rivalen e pushtetshme A.I.P.A. me qëllim trasferimin e të drejtave.

Nga korriku i vitit 1933 skela e Orsay u habit nga këto negociata. Nëndrejtoria e Marrëdhënieve

Tregtare shprehu dëshirën e saj për të na parë të hiqnim dorë nga projekti jonë për të braktisur

Shqipërinë. Ajo i shkruajti vazhdimisht Zyrës Kombëtare të Lëndëve Djegëse (Gusht dhe Shtator

1934) duke i kërkuar mbështetjen e saj për Shoqërinë tonë.

Mund të themi se bisedimet me A.I.P.A. nuk vazhduan dhe S.F.I.C.P. rifilloi punimet për hapjen

e puseve dhe kontrollin gjeologjik të territoreve të dhëna. Ajo u bind gjithashtu që konçensionet

e saj kishin një vlerë të vërtetë. Një nga parcelat e saj ngjitur me kantieret e Devollit përmbante

depozitat e A.I.P.A dhe ishte sigurisht naftëmbajtëse.159

Në të dy perimetrat gjendeshin kushtet gjeologjike të favorshme që linin të shpresohej për shtresa

minerale shume herë më të pasura se ato të Devollit. Në tre të tjera ekzistenca e naftës ishte e

mundur. Më në fund një shtresë e bollshme gazi mineral u shfaq në Korçë në rajonin më të

begatë të Shqiperisë dhe kishte të ardhura të mira.

S.F.I.C.P. vendosi ti jepte territoret e saj në Devoll A.I.P.A.-s , të cilat ishin të pajisura me mjetet

e duhura për tu shfrytëzuar për përfitime të dobishme, dhe për të krijuar burime për vlerësimin e

konçensioneve të tjera. Me marrëveshjen e 18 Janarit 1939, zoti Jacobini, administrator i

përgjithshëm i A.I.P.A. pranoi të na paguante për të drejtat tona mbi 500.000 hektarët në kufi me

Devollin, 2.800.000 lira (në atë kohë rreth 500.000 franga shqiptare ose 100.000 dollarë ari).

Është e sigurtë se ky çmim ishte shumë herë më i ulët por ishin të detyruar të pranonin sepse

A.I.P.A. me të cilën bashkëpunonin mund ti impononte kushtet e saj, si për arsye te mbisundimit

te saj industrial në vend, ashtu dhe nga mbështetja pa rezerva që i jepte qeveria Italiane e

gjithëpushtetshme në Shqipëri.

159

Po aty.

Page 104: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

104

Konçensioni i kërkimeve tona mbaronte në fakt në 18/06/1939 dhe në këtë datë ne duhej ose të

kishim marrë një shtyrje afati ose të kishim hyrë në periudhë shfrytëzimi.

Shtyrja e afatit që ne kërkonim na u propozua nga qeveria, e votuar nga Parlamenti dhe e nxjerrë

nga Mbreti. Në letrën e 7 Marsit 1939, zoti Mercier, Ministër i Francës në Tiranë na njoftoi që

kërkesa ishte aprovuar. Autoritetet Shqiptare njohën gjithashtu përpjekjet dhe legjitimitetin e të

drejtave tona. Pallati FARNESE dhe skela e Orsay ishin vënë në djeni për negociatat tona.

Shoqëria jonë kishte investuar në Shqipëri afro 2.400.000 franga shqiptare ose 480.000 dollarë

ari. Ajo kishte mbledhur në vend një material qe figuronte në librat e saj për rreth 700.000 franga

shqiptare (transporti i përfshirë). Për trembëdhjetë vite përpjekje, S.F.I.C.P. kishte ruajtur

interesat e kursimit Francez dhe pasuritë që ajo kishte vlenin më shumë se shumat e investuara.

Në Mars 1939 ishte koha kur këto pasuri do të ishin frytdhënëse.160

Fatkeqësisht në këtë fillim të 1939 qeveria e Romës përgatiste në fakt aneksimin e Shqipërisë.

Gjithashtu, Ministritë Italiane refuzuan të ratifikonin marreveshjen me A.I.P.A. të 15 Janarit

1939 dhe nën preteksin e kotë se qeveria e vendosur në Tiranë nga pushtuesit Italianë anulloi

shtyrjen e afatit që na kishin miratuar ligjërisht paraardhësit legjitim, dhe refuzoi në kundërshtim

me të gjitha rregullat tona me paanësinë më të madhe, kërkesën tonë për të hyrë në periudhën e

shfrytëzimit. Dukej qartë se dëshironin të na detyronin të braktisnim të drejtat tona në përfitim të

A.I.P.A., e cila kishte një opsion për të gjitha konçensionet pa trashëgimtar. Siç e thamë A.I.P.A.

kishte njohur vlerën e madhe të konçensioneve tona sepse për një parcel të vogël ( 5000 hektar

mbi 120.000 të lëshuara si favor), ajo na kishte ofruar rreth 500.000 franga shqiptare, një çmim

krejtësisht inferior i vlerës reale. Përçapjet tona pranë Ministrive Shqiptare dhe Ambasadës së

Italisë në Paris ishin pa rezultat dhe kur lufta shpërtheu, ne mbetëm pa gjë nga pasuritë dhe të

drejtat tona, të dhëna A.I.P.A-s. nga pseudo-qeveria Shqiptare me urdhrin e pushtuesve

Italianë.161

Erdhi momenti për të kërkuar pasuritë dhe të drejta tona si dhe për kompensimet legjitime

të hequra për gjashtë vite. Pranë administratave të trashëgimive të autoriteteve pushtuese në

Shqipëri, pranë selisë së A.I.P.A. do të njihej fati që i ishte rezervuar konçensioneve dhe

materialit. Mbi të gjitha ne duhet të hynim sa më shpejt në marrëdhënie me A.I.P.A.

“Gjatë marrëdhënieve tona me këtë Shoqëri ne fituam bindjen se drejtuesit e saj ishin të

denjë. Në qoftë se ata kanë mbrojtur interesat Italiane si duhet, ishte me mirëbesim dhe nëse ata

u bënë pronar të pasurive që ligjërisht ishin tonat, ishte nga vullneti i qeverisë së tyre të

atëhershme. A.I.P.A. kishte bërë në Shqipëri investime shumë herë më të mëdha. Merre me

mend që ajo sot është e mashtruar si ne. Ajo njeh mirë Shqipërinë dhe mundësitë e saj. Duke

pasur interesa të përbashkëta me S.F.I.C.P ajo nuk do të na lerë pa përfituar. Për të mirën e dy

çështjeve, mirëkuptimi është i nevojshëm.

Nëse ne dëshirojmë të ruajmë pasurinë e aksionierëve tanë në Shqiperi duhet të ndërhyjmë

në mënyrë urgjente ne Romë, nëse nuk duam që një palë e tretë të përpiqet të përfitojë nga

160

MPJ franceze, viti 1948, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4, 161

Po aty.

Page 105: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

105

situata dhe të fitojë të drejtat e A.I.P.A. dhe tonat njëkohësisht. Nëse ne nuk ndërhyjmë në kohë

kërkesat do të ishin shumë të vështira për tu mbrojtur”.

S.Feintuch

III.2.2. Minierat dhe nafta shqiptare

Vlen të theksohet se depozita e bitumit të SELENICËS, ishte një nga pasuritë e popullit shqiptar.

Ajo është shfrytëzuar gjatë viteve në vazhdim, nga imperialistët Turq, më pas nga Francezët dhe

në fund nga Fashistët Italianë , por ajo u mor nga duart e të huajve në 30 Shkurt 1944, datë në të

cilën forcat partizane Shqiptare dëbuan italianët nga ky rajon dhe kontrollonin minat deri në

çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Punimet për të aktivizuar minat u ndërmorën në Mars 1945. Gjendja e depozitave në këtë epokë

ishte jashtezakonisht e keqe. Të gjitha galeritë ishin të shembura, instalimet e jashtme, atelietë,

kaldaja për shkrirjen e bitumit, fabrika e fuçive dhe instalime të tjera ishin të shkatërruara

krejtësisht dhe për më tepër të privuara nga paisjet. Shtëpitë e banimit, zyrat nuk ekzistonin më.

Decauville, ura e madhe e PONKOVO , dhe urat e tjera të një rëndësisë së dytë ishin hedhur në

erë, të minuara nga Italianët.162

Pas një viti pune , domethënë nga Marsi 1945, në Mars 1946, u morëm rezultatet e mëposhtme:

atelie mekanike, instalimet për pastrimin e bitumit, urën e PENKOVO, shtëpitë e banimit dhe

zyrat u rindërtuan, 6 lokomotiva u vunë në lëvizje, një çentral i ri elektrik u instalua dhe 30

kaldaja që shërbenin për shkrirjen e bitumit u riparuan.

Në vazhdim të atij viti numri i puntorëve u rrit gradualisht, 340 puntorë janë aktualisht në punë.

Deri në atë kohë ishin ribërë 16 nga galeritë që ekzistonin para luftës.

Punimet kishin 5 muaj që kanë rifilluar. Pra pavarsisht kësaj, prodhimi i përgjithshëm kishte

arritur në 1614 ton.163

Faza e rikonstruksionit të qëndrës minerare të SELENICES ishte karakterizuar sipas reportazhit

të një gazetari ʺnga vullneti i mirë i puntorëve dhe teknikëve për të përmirësuar metodat e punës

deri tani, falë ritmit energjik të punës ne kemi arritur në një prodhim ditor prej 30 tonësh. Për të

arritur atë rezultat puntorët tanë italianë kishin nevojë për 20 ditë pune rradhazi. Në atelie, u

regjistrua një shtim të rendimentit nga 50 në 100. Përveç kësaj u parashikua hapjen e qëndrave të

tjera që nuk ishin aktive me qëllim që të arrinim atë vit një prodhim të përgjithshëm nga 13 në

14.000 ton. Ishin përgatitur planet si dhe materiali i nevojshëm. Shpenzimet do të rriteshin në

12.607.820 franga shqiptareʺ.

Mund të themi se nuk ishte bërë ende e mundur të dimë nëse teknikët sovjetik ishin

përzierë në përgatitjen e planeve dhe punimeve për vënien në punë të minave të Selenicës por

hipoteza nuk ka qenë vërtetuar asnjëherë.

162

MPJ franceze, viti 1948, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4, 163

Po aty.

Page 106: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

106

Me mbërritjen e Georges ne Jugosllavi, kolegu i tij jugosllav nuk kishte thënë se vendi i tij nuk

kishte nevojë për naftë shqiptare, nafta rumune ishte e një cilësie më të mirë, dhe duke ardhur

nga Dubai llogaritej si më e mirë se nafta shqiptare.

Më pas situata ndryshoi. Sipas asaj që i tha Ministri i Komunikacionit Jugosllav, në kalimin e tij

në Tiranë, formimi i Shoqërisë rumuno–sovietike për shfrytëzimin e naftës rumune kanalizoi

rreth BRSS prodhimit rumun dhe e detyroi Jugosllavinë të kërkonte burime të tjera furnizimi.

Ndërkohë, perveç kësaj, Shqipëria do të kishte filluar shfrytëzimet e saj të rajonit të Beratit,

tubacionet e naftës dhe rezervuaret , me ndihmën teknike të BRSS dhe furnizimet me çimento

jugosllave për vënien në punë të rezervuarve. Ajo do të kishte ndërtuar gjithashtu një rafineri me

materialin e lënë nga Italianët dhe do të ishte në gjendje të rifillonte të eksportonte rreth muajit

Shtator produktet e rafinuara dhe produktet bruto, këto të fundit do të ishin të rafinuara nga

Jugosllavia në Fiume në rafineritë e vjetra Italiane.164

Pati një bisedë rreth kësaj teme, më 14 Korrik me Drejtorinë e Minave në Ministrinë Kombëtare

të Ekonomisë, me zotin XEGA, i ardhur në një pritje tek Legata, dhe u fol për interesat e

Shoqërisë Franceze të Industrisë dhe Tregtisë së Naftës. Zoti XEGA, që e njihte mirë zotin

LEON WENGER dhe zotin FEINTUCH, nuk besonte që kjo Shoqëri mund të bënte gjë në

Shqipëri në rrethanat aktuale dhe u tregua shumë i heshtur rreth projektit të udhëtimit te zotit

FEINTUCH. Përveç kësaj, ai pati vazhdimisht, një qëndrim shumë të rezervuar dhe nuk u bë e

mundur marrja prej tij e një informacioni interesant. Proçesi i Tiranës dhe arrestimet e shumta

krijuan një atmosferë terrori të cilat bënë të pamundur kontaktet ndërmjet Legatave të huaja dhe

veçanërisht ndërmjet funksionarëve shqiptarë.

Në ato kushte ne nuk mund të ndërhynim në favor të Shoqërisë Franceze të Industrisë dhe

Tregtisë së Naftës, kishte të bënte me një negociatë më të gjerë të rendit politik për traktatin e

miqësisë me Shqipërinë, i ngjashëm me traktatin shqiptaro – jugosllav (telegram im Nr. 77 I 12

Korrikut) në favor të së cilit do të ekzaminoheshin të gjitha çështjet për tu rregulluar ndërmjet dy

vendeve. Për sa kohë që pozicioni jonë politik kundrejt Shqipërisë nuk do i paraqitej qartë

Qeverisë Shqiptare, ne nuk kishim asnjë shans të rregullonim çështje të tjera. Por kjo negociatë e

përgjithshme do të dukej padyshim e parakohshme.165

Sidoqoftë i takonte Shoqërisë Franceze të vendoste nëse ajo do të ndërhynte drejtpërdrejt pranë

Ministrisë se Shqipërisë në Paris, por dyshohej se ajo do të merrte ndonjë rezultat tjetër veç një

shtyrje afati. Ajo nuk kishte në fakt bazë juridike për të prezantuar kërkesat për të drejtat e saj të

anulluara, në të njëjtën kohë dhe të gjitha konçensionet e tjera të huaja. Vendimet e Kongresit të

Përmetit më 24 Maj 1944 (telegram im Nr. 78 marreveshjen teknike ). Shoqëria Franceze mundej

pa dyshim të ndërhynte me dobi pranë rusëve dhe jugosllavëve duke iu kërkuar këtyre të fundit

nëse ishte e saktë që ata do të rafinonin naftën Shqiptare dhe në rast se pranonin nëse do të kishin

tepricë të eksportimit, ajo do të ishte e gatshme të blinte. Më pas do të ishte i mundur shqyrtimi i

bashkimit të interesave franko-shqiptare-jugosllave ose franko-shqpitaro-sovjetiko-

164

MPJ franceze, viti 1948, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4, 165

Po aty.

Page 107: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

107

jugosllave.Vështirësitë do të zhdukeshin në fakt nëse Shoqëria Franceze do të prezantohej me

Shqipërine e bashkuar me BRSS ose me Jugosllavinë.

Telegramin drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Politike Europë: “Duke iu referuar

paragrafit të fundit të telegramit me Nr. 10 të 18 Korrikut, kam nderin t’iu tregoj bashkangjitur

përkthimin e fjalimit të bërë nga Ministri i Financave në prezantimin e projek – buxhetit të 1946

– 1947 si dhe përkthimin e projek – buxhetit të teksteve të ndryshme duke riorganizuar

kontabilitetin publik dhe kontrollin financiar që duken sikur mbajnë markën e këshilltarit

sovjetik të Ministrit të Financave.

Në fjalimin e tij, Ministri i Financave tregoi që shpenzimet ushtarake përfaqësonin pothuajse

gjysmën e shpenzimeve të buxhetit kombëtar. Ai dha disa detaje interesante mbi programin e

punëve publike, dhe zhvillimit të arsimit publik, të higjenës dhe ndihmën për viktimat e luftës

gjatë Çlirimit.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të buxhetit vinin nga ndërmarrjet industriale dhe tregtare të

Shtetit. Mbledhja e zakonshme e taksave dhe taksat përfaqësonin në fakt 244.250.000 franga

Shqiptare në një total prej 1.083.526.000. Një deputet kërkoi detaje rreth taksave si atyre të

zakonshme dhe atyre të jashëtzakonshme por Ministri i Financave refuzoi të jepte shpjegime. Një

pjesë e humbjeve të parashtruara prej 258.625.000 franga Shqiptare duhet të plotësohej nga shitja

e mjeteve të U.N.R.R.A..”

III.2.3 Ndihma humanitare për Shqipërinë

Komunikatë e Sekretarit të Përgjithshëm166

Kërkesë e adresuar nga Shqipëria me qëllim marrjen e ndihmës së Kombeve të Bashkuara për

riparimin e dëmeve të shkaktuara kohët e fundit nga përmbytjet e rëndësishme.

Sekretari i përgjithshëm priti Kolonelin e Përgjithshëm Enver Hoxha,

Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë,

“Ministri ynë në Tiranë i kishte raportuar Qeverisë nëpërmjet dërgesës nr. 315 më datë 4 tetor

1955, se Qeveria shqiptare dëshironte të rifillonte marrëdhëniet tregtare me Francën dhe ai

përcolli një listë të produkteve që Shqipëria do të ishte e gatshme të shiste në shkëmbim të

blerjes së grurit që ajo do të kryente ne Shqipëri.

Gjatë një bisede që z. Bourdeille ka patur më 13 nëntor me zëvendës ministrin shqiptar të

Punëve të Jashtme mbi probleme të ndryshme të ngrituar prej raporteve aktuale midis vendeve,

z. Nathanaili i shprehu përfaqësuesit tonë dëshirën se çfarë veprimi do të ishte i mundur që të

rezervohej për propozimet e tij.”

166

MPJ franceze, viti 1955, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4,

Page 108: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

108

Nr. 480 në emër të Qeverisë dhe popullit shqiptar pranë Këshillit ekonomik dhe social të UNO

dhe pranë Asamblesë, u lut që ti jepej Shqipërisë një ndihmë ekonomike urgjente që pas

përmbytjeve të mëdha pësoi dëme të panumërta.167

Gjatë natës së 22 e 23 Tetorit , një shi i

paparë ra në Shqipëri në të gjitha rajonet e vendit. Kjo përmbytje e madhe mbuloi të gjitha fushat

tona. Dëmet nuk ishin llogaritur ende. Dy ura të mëdha dhe katër të vogla ishin shkatërruar. Një

urë tjetër e madhe ishte dëmtuar. Rrugët u përmbytën ose u çanë në shumë pjesë të tyre. Qindra

shtëpi fshati u rrëmbyen nga ujërat. Një numër i madh bagëtish u zhdukën. Numri i personave që

humbën jetën në këtë gjëmë nuk dihej ende. Produktet e shumë fshatrave u shkatërruan. Në

qytete, një numër i madh deposh dhe magazinash u dëmtuan rëndë. Agrikultura pësoi dëm të

jashtezakonshëm. Një pjesë e madhe e fushave ishte e mbjellë.Dy të tretat e kesaj sipërfaqeje

duhej mbjellë nga fillimi, meqënëse ujrat kishin shkatërruar të mbjellat. Jo vetëm që duhej ribërë

kjo punë por ne kishim nevojë për farëra të tjera që ne nuk mund të gjenim sepse ne nuk arritëm

ti siguronim, veç një pjesë të vogël të prodhimit tonë. Për të gjitha këto arsye, ne ju lutëm dhe një

herë të na ofronin ndihmën tuaj të çmuar. Mendonim se ONU do ta ndihmonte popullin e vogël

shqiptar që me nder e kreu detyrën e tij kundrejt popujve liridashës.

Prej mbërritjes së këtij telegrami sekretari i përgjithshëm u informua që Drejtori i përgjithshëm i

UNRRA bëri deklaratën e mëposhtme për marrjen e masave për lehtësimin e gjendjes dhe

riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet:

ʺSapo morri një telegram urgjent nga Koloneli Gjeneral Hoxha, shefi i qeverisë shqiptare ,

dhe me mision të UNRRA në Shqipëri, që sinjalizoi për një përmbytje shumë të rëndë në jug të

vendit. Kishte ngarkuar Misionin e UNRRA të bënte një hetim mbi rëndësinë e dëmeve, që të

mund të lejojonin të shihej se çfarë masash të tjera duhet të ndërmerreshin UNRRA për të

lehtësuar vuajtjet dhe fatkeqësitë e banorëve të rajonit.ʺ

ʺNë pritje, sipas fjalëve të mandatit urgjent adresuar Drejtorit të përgjithshem në 14 Mars

1945 nga Komiteti qëndror, u autorizua më (31 tetor ) për ngritjen e një programi special ndihme

prej 300.000 dollarësh, dhe shtuar programit të UNRRA të parashikuara tashmë për Shqipërinë.

U shpresua të gjendej në Europë mbrojtje dhe furnizime të tjera urgjente për të vënë në veprim

ndihmën që do të rregullonte këtë situatë kritike.ʺ168

ʺDo të shqyrtohej me shumë vëmendje programi aktual i furnizimit të Shqipërisë, për të

zëvendësuar furnizimet e parashikuara me ato që do të mund të rregullonin me sa të ishte e

mundur kjo situatë kritike .ʺ

Si masë të përkohshme Sektori i përgjithshem i dërgoi mesazhin e mëposhtëm Kolonelit

Gjeneral Hoxha:ʺ

ʺIu transmetua telegrami i 28 tetorit Asamblesë së Përgjithshme të kombeve të bashkuara

lidhur me katastrofën qe kishte ndodhur.

167

MPJ franceze, viti 1955, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4, 168

Po aty.

Page 109: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

109

Sekretari i përgjithshem propozoi që Asmambleja ti dërgonte njëkohësisht mesazhin e

mëposhtëm Kolonelit Gjeneralit Hoxha dhe një kopje ti dërgohej Drejtorit të përgjithshëm të

UNRRA.

ʺAsambleja e përgjithshme mësoi me hidhërim të thellë katastrofën që ra mbi popullin dhe

fshatrat shqiptare si pasojë e përmbytjes. Të gjithë anëtarët e Asamblesë së pergjithshme ishin

me zemër me popullin shqiptar në fatkeqësinë e tij. Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, që ishin

gjithashtu antarë të UNRRA, ishin të lumtur që do të mund të kontribuonin në një farë mënyre

për pakësimin e vuajtjeve të Shqipërisë, falë ndihmës speciale që UNRRA po përgatiste për të

rregulluar atë situatë kritike.ʺ169

Duke propozuar atë mënyrë sjellje në këtë rast special dhe urgjent, Sekretari i përgjithshëm,

nuk harroi se ai i kushtonte një rëndësi të madhe shqyrtimit sa më shpejt të jetë e mundur

problemit të përgjithshëm që sillte ndihma e vendeve, që mund të përballonin në të ardhmen

katastrofa të ngjashme, dhe nuk do të kishin mundësi të mblidhnin ose të financonin ndihmat e

nevojshme. Duke u vënë në dijeni të bisedimeve rreth problemeve të ndihmës që do të kryhen në

vazhdim të sesionit të Asamblesë së përgjithshme, Sekretariati, mbas konsultimeve të

institucioneve ndërkombëtare dhe organizative vullnetare, do të studioheshin mjetet dhe burimet

disponibël që do të mundësonin shmangien e rasteve të tilla në të ardhmen. Asambleja e

përgjithshme ndoshta do të donte të ftonte Këshillin ekonomik dhe social të shqyrtonte çështjen

dhe të bënte rekomandimet rreth masave që duheshin marrë për të garantuar, që mjetet e

nevojshme të ishin disponibël në çdo moment, për të shmangur situata të tilla kritike.

III.2.4 Mbrojtja e interesave Franceze në Shqipëri

A.S.mbrojtje e interesave Franceze në Shqipëri dhe në veçanti të Shoqerisë ʺSAINT – GOBAIN

ʺ (VIS Shqipëri)170

Gjatë qëndrimit në Paris shkurtin e kaluar, Shoqëria Franceze ʺSAINT – GOBAIN ʺ kërkoi të

ndërhyej për të mbrojtur interesat e saj që ajo kishte në shoqërinë ʺVIS Shqipëriʺ. U bë një hetim

dhe rezultatet ju ishin dërguar (I referohem telegramit N˚ 48 ).

Nga ky hetim rezultoi se të ardhurat e shoqerisë ʺVIS Shqipëriʺ ishin konfiskuar, 1˚) sepse

shoqëria italiane,2˚) sepse Administratorët shqiptarë të asaj shoqërie nuk kishin paguar taksat e

tyre mbi fitimet e luftës:dy prej tyre ishin në burg.

Dy opinione kundërshtojnë këtë çështje: 1˚) – Zoti Saint – Mleux , nën-Drejtor i Shërbimeve

Financiare dhe administrative të Shoqërisë ʺSAINT – GOBAIN ʺ.

Në një shënim të datës 8 Shkurt 1947 tregoi se Shoqëria ʺSAINT – GOBAIN ʺ kishte një

pjesëmarrje direkte shumë të madhe në Shoqërinë ʺV.I.S.ʺ prej 47 % dhe një pjesmarrje indirekte

prej 3% . Siç thuhej në deklaratën e tij, nuk bëhej fjalë për një shoqëri që kishte qëndrën e saj në

169

MPJ franceze, viti 1955, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4, 170

Po aty.

Page 110: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

110

Itali , Shoqëria ʺVIS Shqipëria ʺ siç përcaktoj Zoti Sant – Mleux , ishte veç një filial i Shoqërisë

ʺV.I.S.ʺ

Por në një memorandium të bërë nga Milano , Zoti Manniano, Këshilltar Drejtor i Shoqërisë

ʺVIS Shqipëriaʺ, përcaktonte, 21 Nëntorin 1946, si sekuestrimin e kësaj shoqërie gabimisht

ʺsepse nuk bëhej fjalë për një shoqëri italiane por për një shoqëri Shqiptare të formuar rregullisht

dhe ligjërisht në Shqipëri.171

Sidoqoftë, çështja ishte mjaft e keqe.

Në fakt, bëhej fjalë për një shoqëri italiane,u gjendën ballë për ballë vendimit të marrë në 24 Maj

1944 nga Qeveria shqiptare i cili anullonte të gjitha konçensionet dhe marrëveshjet e bëra me

jashtë, dhe siç e specifikonte telegram n˚40 , vetëm në rastin e një negociate me rend të

përgjithshëm herë politike dhe ekonomike që çështja mund të vendosej me disa përfitime. Ishte

moment të vendosej parimi i qëndrimit, për Shoqërinë Saint – Gobain, dhe për të drejtat që ajo

ka.

Nëse në të kundërtën, ne do të gjendeshin ballë për ballë një shoqërie Shqiptare, çështja ishte

shumë herë më delikate, thuajse konfiskimi i të gjithë të ardhurave të administratorëve të një

shoqërie ishte bërë me vendim përderisa këto të fundit nuk ishin në rregull me legjislacionin me

taksat dhe taksat e luftës. Ishte pikërisht rasti i administratorëve të Shoqërisë ʺVIS ALBANIA ʺ

që u burgosën për këtë arsye.

Pra, para se të hynim në bisedime të reja, (fillojmë) ishte e nevojshme të dinim ekzaktësisht

kombësinë e shoqërisë për të cilën bëhej fjalë.

Megjithatë siç iu tregua Zotit Gamerin Clarence, i deleguar i shoqërisë ʺSAINT – GOBALINʺ,

nuk i dukej e mundur ti propozonte Qeverisë Shqiptare thjesht rimarrjen e shfrytëzimit të

Shoqërisë ʺVIS ALBANIA ʺ duke ndjekur formulën para – luftës. Qeveria Shqiptare me

marrëveshjet e saj me Jugosllavinë, tregoi qartë që tashmë asnjë shfrytëzim nuk mund të bëhej

mbi tokën e saj nga shoqëritë me formë kapitale.

Nga telegrami 156, që dëshira e shoqërisë ʺSAINT – GOBALIN ʺ ishte ti mbante, fali interesat

që ajo kishte përpara luftës në Shqipëri, si një derë të hapur mbi Ballkanin. Për këtë arsye ,

formula e vetme e mundshme , ishte ti propozohej Qeverisë Shqiptare per krijimin e një shoqërie

si ato të krijuara pas marreveshjeve shqiptaro – jugosllave.172

Në bazë të këtij orientimi, iu drejtua pyetja Presidentit të Corseill , Zotit Enver Hoxha, që siguroi

se marrëveshja shqiptaro- jugosllave nuk përbënte një monopol në favor të Qeverisë së

Beogradit.

Ishte e sigurt që Shqipëria, kishte nevojën më të madhe të prodhimit të uzinave të ʺSAINT –

GOBALINʺ. Por ky bashkëpunim, mund të arrihej vetëm me krijimin paraprakisht të një

marrëveshjeje ekonomike dhe ushtarake.

A kishim ne shanse për të na u plotësuar dëshira në situata të tilla ? Përgjigjia që dha në kërkesën

për rifillimin e bisedimeve përsa i përket ʺShoqërisë Franceze të Industrisë dhe Tregtisë të

Petrolitʺ nuk mund të parashikohej, por pasi në këtë çështje, ishin futur interesat franceze

171

MPJ franceze, viti 1955, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4, 172

Po aty.

Page 111: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

111

ndoshta do të vleresohej të bëhej një ndërhyrje e re duke vënë si parim respektin e interesave

franceze në Shqipëri.

III.2.5 Kapaciteti prodhues i pasurive minerale të Shqipërisë

Vlen të theksojmë se një pjesë e madhe e pasurive minerale të Shqipërisë ishin ende të

pazbuluara.

Nën sundimin turk, domethënë deri në 1913, asnjë kërkim mineralesh nuk ishte autorizuar.

Vetëm pas luftës së parë botërore filloi një kërkim i nën – tokës Shqiptare.173

Kërkimet fillimisht u drejtuan rreth produkteve të naftës.

Ne gjenim në Shqipëri hidrokarbure në gjendje të ngurtë ( aspfalt dhe bitum ) dhe në gjendje të

lëngshme (naftë).

I-Bitum

Shtresat minerale më interesante të bitumit ishin ato të Selenicës 30 km nga Vlora.

Ato ishin të njohura që nga koha e Romanëve. Në kohën e Turqve, ato u shfrytëzuan nga

një shoqëri franko – turke.

Bitumi përmban shumë vaj.

Në 1939, një shoqëri italiane nxirrte rreth 10.000 tonë.

Në 1948, Qeveria shqiptare nxorri 30.000 tonë.

Për 1949, plani parashikonte nxjerrjen e 39.000 tonëve.

Në 1948, produktet e bitumit të Selenicës u ndanë: Në një total prej 30.000 tonë, Qeveria

Shqiptare ruajti rreth 4.000 për nevojat e vendit; Jugosllavia mori rreth 8.000, dhe gjithë

pjesa e mbetur u eksportua ne Rusi.

Ekzistojnë depozita të tjera bitumi në rajonet e Mallakastrës, afër Beratit. Ato nuk duhej

të shfrytëzoheshin.

II- Naftë

Gjenim naftë pothuajse në të gjitha rajonet e Shqipërisë.174

Kërkimet filluan menjëherë mbas luftës së parë botërore, me nxitjen e grupeve francezë ,

anglezë dhe italianë.

ʺKrediti i përgjithshëm i naftësʺ i pushtuar më vonë nga ʺShoqëria Franceze e Industrisë

dhe Tregtisë së Naftësʺ, kishte firmosur, në 18 dhjetor 1925, me Qeverinë Shqiptare, një

marrëveshje falë së cilës ajo kishte marrë koncensionin në rajonin e Korçës, Shkodrës

dhe Beratit.

Punimet e shpimit të puseve kanë filluar në 26 mars 1927. Ato vazhduan deri në 1939.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italianët, Qeveria e re shqiptare anulloi konçensionet e

dhëna Shoqërisë Franceze për t’ia ridhënë më vonë një shoqërie italiane.

173

MPJ franceze, viti 1955, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4, 174

Po aty.

Page 112: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

112

Gjatë luftës së dytë, Italianët që kishin mungesa nafte, bënë një përpjekje të madhe për të

shfrytëzuar naftën e Shqipërisë.175

Ata eksportuan rreth 500.000 tonë në vit.

Puset më të mira, të vetmet të shfrytëzuara aktualisht, gjenden 10 km nga Berati në rajonin e

Kuçovës dhe Patosit.

Italianët kishin ndërtuar një tubacion nafte në Kuçovë – Vlorë me një gjatësi prej 92 km. Ai u

shkatërrua në momentin e ikjes së tyre.

Qeveria Shqiptare u përpoq ta rindërtonte me materiale ruse.

Italianët trasportonin nga deti naftë bruto, nga Vlora në Bari ku rafinohej dhe i nënshtrohej një

proçesi rafinimi.

Mbas nisjes së Italianëve, Gjermanët vendosën në vend një instalim të vogël rafinimi të naftës.

Ky instalim u shkatërrua nga ata në momentin e nisjes së tyre. Shqiptarët e kishin vënë në punë

këtë instalim të vogël.Ata akuzonin Jugosllavët se kishin marrë disa pjesë nga materiali për ti

riparuar dhe nuk i ishin kthyer ende.

Ku ishim me prodhimin e naftës?

Menjëherë pas çlirimit, Jugosllavët kishin marrë drejtimin e shfrytëzimit të shtresave minerale.

E gjithë nafta bruto ishte dërguar në Jugosllavi për tu rafinuar në Zara.

Shqiptarët merrnin si shkëmbim benzinën e nevojshme për konsumimin e tyre.

Shtypi i Tiranës, akuzonte Jugosllavët që kishin penguar zhvillimin e industrisë së rafinimit

shqiptar duke detyruar Shqipërinë të eksportonte tërësinë e naftës bruto në Jugosllavi.

Në të vërtetë, në 1947, Jugosllavia nuk i dorëzoi Shqipërisë materialin mekanik që ajo ishte

angazhuar për ta furnizuar.

Shqipëria kishte marrë veç 15% të mallit të parashikuar në planin e shkëmbimeve ndërmjet dy

shteteve. Për më tepër 15% ishte përfaqësuar nga mallrat e konsumit dhe artikujt ushqimorë.

Pati shumë pak material mekanik. Shqiptarët kritikonin inxhinierët jugosllavë që nuk kishin ditur

të përdornin materialin teknik të shpimit të puseve dhe të rafinimit, dhe se e kishin kthyer të

papërdorshëm.176

Një material rafinimi që duhej ti dorëzohej Shqipërisë sipas parashikimeve të planit, nuk ju

dërgua kurrë.

Motorët e tubacioneve të naftës ishin aktualisht jashtë shërbimi.

Jugosllavët kishin premtuar të dërgonin në Shqipëri motorë të rinj, që ata kishin marrë

nga Gjermania, për riparime. Ata dërguan motorë të vjetër dhe mbajtën të rinjtë.

Prodhimi i naftës u ndërpre për rreth 40 ditë pas nisjes së inxhinierëve jugosllavë,

duke pritur zëvendësimet e tyre nga specialistët rusë.

Në Verbas, ku kryenim për herë të parë kërkime dhe sondazhe, akuzonim inxhinierët

jugosllavë se kishin sabotuar një pus dhe e kishin kthyer të papërdorshëm.

175

MPJ franceze, viti 1955, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4, 176

Po aty.

Page 113: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

113

Sipas shqiptarëve, nuk dërguan në vendin e tyre specialistët e naftës, por inxhinierë të

thjeshtë që kanë shkaktuar shpenzime të mëdha. Qeveria Shqiptare , deklaroi se kishte te

bente vetem me eksperienca të shtrenjta me qëllimin vetëm për të mësuar.

Fakti ishte i pamohueshëm, por nuk mund të kritikonim Jugosllavinë.

Ky vend duke mos pasur industri nafte nuk mund të dërgonte në Shqipëri inxhinierë të

atij specialiteti.

Komiteti i teknikëve dhe punëtorëve të kombinatit Kuçovë – Patos i dërgoi shtypit një

letër në të cilën ai deklaronte se si pasojë e paaftësisë së inxhinierëve jugosllavë dhe mos

dorëzimit të materialit të premtuar , plani i prodhimit të naftës shqiptare nuk mund të

realizohej; dëmet e shkaktuara arrinin në 200 milionë lekë.

Pothuajse i gjithë prodhimi i naftës në Shqipëri ishte eksportuar; nuk kishte mbetur

më për konsumim lokal.

Popullsia që mbështetej pothuajse vetëm nga nxjerrja e naftës nuk mund ta siguronte

atë.

Në koperativa paguhej me 70 lekë litri në vend të 7 lekë taksës, por edhe me këtë çmim

ai nuk gjente. Ishte shumë e vështirë të dihet se drejt kujt shteti i ishte eksportuar nafta

shqiptare.

Deri në qershor 1948, ai dërgohej në Jugosllavi. Çfarë bëhej me atë ?

Të vetmet anije që vinin rregullisht në portet Shqiptare ishin ato ruse ose bullgare.

Rusët, që kishin naftë rumune, nuk kishin nevojë për naftë Shqiptare, të një cilësie të

dobët dhe që kishte nevojë të rafinohet. Besohej se Bullgaria nuk kishte rafineri nafte.

Mbetej vetëm një hipotezë. Si pasojë e shkëputjes te Jugosllavisë, Shqipëria kryente

aktualisht blerje të rëndësishme, në veçanti artikuj ushqimorë në Bullgari. Ajo i jepte në

shkëmbim naftë. Por meqënëse Bullgaria nuk mund ta përdorte këtë naftë, ajo ia shiste

rafinerive italiane të pajisura për të trajtuar naftën shqiptare.

Bullgaria merrte si shkëmbim produkte italiane për të cilat ajo kishte nevojë. /.

Kopje e komunikuar me border:

- Drejtorisë Politike EUROPË

- Drejtorisë së Informacionit dhe të Shtypit

- Drejtorisë së Marrëveshjeve Teknike

- Drejtorisë së Marrëveshjeve Administrative

Ministria jonë në Tiranë kishte sinjalizuar Departamentin, nëpërmjet dërgesës së saj n˚315 DE në

datën 4 tetor 1955, se Qeveria shqiptare dëshironte të riniste marrëdhëniet tregtare me Francën

dhe kishte transmetuar një listë produktesh që Shqipëria do të ishte e disponueshme të na i shiste

në shkëmbim të blerjes së grurit të cilën do ta kryente tek ne.

Gjatë një bisede me Z. Bourdeille më 13 nëntor me zëvendësministrin shqiptar të Punëve të

Jashtme mbi probleme të ndryshme të krijuara në marrëdhëniet aktuale midis dy vendeve. Z.

Nathanaili i shprehu përfaqësuesve tanë dëshirën për të njohur vazhdimësinë se në ç ‘masë do të

bëheshin të mundura propozimet e tij.

Page 114: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

114

Drejtoria e Europës, të cilës i ishte atribuar komunikata e Tiranës n˚300 e 14 nëntorit, do ti

detyrohej Drejtorisë së Punëve Ekonomike ti jepte elementët e informacionit që do të lejonin

Zotin Bourdeille ti jepte kësaj çështje një përgjigje, qoftë edhe provizore.

Ajo kishte nderin ti bënte me dije Drejtorisë së Punëve Ekonomike që ajo nuk kishte

kundërshtime përsa i përkiste rinisjes së shkëmbimeve me Shqipërinë, sidomos nëse ishte e

mundur të fillohej me këtë rast një rregullore për marrëveshjen financiare nga aksionet franceze

në disa kompani, material i misionit tonë arkeologjik.

III.2.6. Marrëveshja tregtare e gushtit 1956 dhe rëndësia e saj

Me insisistimin e palës francezë, më 7 gusht 1956 u lidh një marrëveshje tregtare mes

Shqipërisë dhe Francës ku Qeveria Franceze lejoi shkëmbimin e mallrave ndërmjet dy vendeve,

si mënyrë kompensimi ndaj firmave franceze që kërkonin të bënin shkëmbime me vendin

tonë177

. U vu re që në 19.3.1956 u bë marrëveshje tregtare mes Shqipërisë dhe Francës për

eksport-importin e mallrave në Shqipëri.

Eksporti nga Shqipëria do të kishte këto produkte: Bitum natyror, bitum nafte, mineral kromi,

duhan gjethe, shqope gjysmë të punuara..

Kurse Shqipëria do të importonte nga Franca mallra si: hekur betoni, tuba hekuri, tuba hekuri , të

xinguara, litar çeliku, llamarinë e zezë, fibër, klorur xingu, aparat kinematografik, produkte

koloniale, letër e ndryshme, etj. Të dy listat së bashku kishin një vlerë prej 700000$178

Këshilltari tregtar i ambasadës franceze Andre Marcel Gize ishte i interesuar të

nënshkruante një marrëveshje me palën shqiptare për shkëmbimin e mallrave. Ai ishte i

interesuar për naftë, bitum dhe bimë mjekësore. Ai gjithashtu ftoi firmen franceze Novi Sadit të

vinte në Tiranë dhe të binte në kontakt me firmat shqiptare179

.

Në fillim të prillit 1957, Z. Keller, Ministër i Francës në Tiranë, orientoi krijimin e

marrëdhënieve shqiptaro-franceze për shkembim mallrash ku mund të përmendeshin disa

kompani. Këto kompani ishin:- M.A.P.R.I. Saint-Maur-des-Fosses- Netter & Cie Paris- Jeantet

Dhe David St. Claude.Interesat ishin fillimisht për bimët medicinale, bitum. Vetëm kompania e

fundit (Jeantet dhe David, prodhuesit tub) kishte treguar interes për produktet shqiptare.

Kompanite e tjera nuk ishin pergjigjur.

Në anën tjetër, pala franceze mund të siguronte: 400 ton bare konkrete përforcuar $

48,000, 200 ton e zezë dhe tuba te galvanizuar $ 70,000, 300 ton fletë të zezë $ 48,000. Këto

çmime, shumë të përafërta, pajtoheshin me pozitën FOB Antëerp dhe mund të ndryshonin.Ne

vitin 1957 u ra dakord që të fillonin shkëmbimet midis firmave të dy vendeve në bazë

kompensimi, d.m.th. me mallrat vendase që do u shiteshin firmave franceze do krijonin fonde

pranë bankave franceze për blerje mallrash nga Franca.

177

AMPJ,viti 1956, dos, 207 ,fl, 13 178

AMPJ, viti 1956,dos 2017 ,fl, 15 179

AMPJ ,viti 1954 ,dos ,177,fl, 1

Page 115: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

115

Artikujt shqiptare të eksportit ishin naftë bruto 50 mijë tonë, asfalt natyral 2 mijë tonë,

duhan 500 tonë, krom 3 mijë tonë, dru shqope, bimë mjekësore, lesh për dyshekë etj. U njoftua

se panairi ne Saarland do te mbahej nga 18 prilli deri ne 1 maj te vitit 1958 në Saarbrücken. U

gjykua që kjo do të ishte një ngjarje ekonomike dhe pjesëmarrja e Shqipërisë do të rriste gjasat e

biznesit mes saj dhe Francës.

Legata franceze në Shqipëri ishte e interesuar ne vitin 1957 qe te bente nje marreveshje

me shtetin shqiptar lidhur me blerjen e naftes shqiptare nga kompania BlackBerry. Ajo kërkonte

rreth 50000 ton. Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë i paraqiti

komplimentet e saj Legatës shqiptare në Francë dhe e ftoi atë të merrte pjesë në panairin

ndërkombëtar të Lyonit nga datat 4 deri në 1 prill te vitit 1959. U ftua të merrte pjesë Ministri i

Tregëtisë180

.

Lista e mallrave në dispozicion për eksport nga Shqipëria në Francë në vitin 1958181

:

ishte; naftë bruto 50.000 ton, bitum i rafinuar 2000 ton,duhani gjethe 500 ton, bimët mjekësore

pas cilësisë, - bime aromatike 500 ton, - mineral kromi 3000 ton, - lesh për dyshek 10 ton.

III.3 Ruajtja e vëllimit të shkëmbimeve tregtare midis dy qeverive në vitet ’60.

III.3.1 Institucionalizimi i marrëveshjeve tregtare vjetore.

Nga fundi i viteve ‘50 u vu re se Shqipëria kishte filluar të theksonte marrëdhëniet e

biznesit për shkëmbim mallrash me Francën, por jo vetëm. Tashmë edhe Shqipëria shihej si një

mundësi nga këto shtete për të pasur ato materiale dhe produkte që mungonin në vendet e tjera.

U rrit statusi i shkëmbimeve të cilat ishin fitimprurëse edhe për Francën e cila kishte nevojë për

minerale dhe naftë, dhe për Shqipërinë nga ana tjetër e cila kishte nevojë të njihej si shtet dhe të

siguronte nga Franca ato produkte që asaj i mungonin.

Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Francës, të

frymëzuara nga dëshira e zhvillimit të dy vendeve në bazë të barazisë dhe të përfitimit reciprok,

ranë dakord mbi sa vijon:

Neni 1 i marrëveshjes theksonte se ...Marrëdhëniet tregtare midis Republikës Popullore të

Shqipërisë dhe Republikës së Francës, vendosen duke u nisur nga principi i respektimit të

interesave reciproke tregtare.

Sipas marrëveshjes, këmbimi i mallrave midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe

Republikës së Francës do të kryhet në bazë të listave të bashkëngjitura “A” dhe “B”. Në listën

“A” përfshihen mallrat e eksportit shqiptar për në Republikën e Francës dhe në listën “B”

përfshihen mallrat e eksportit francez për në Republikën Popullore të Shqipërisë. Marrëveshja

saktësonte së lista nuk ishte statike. Palët kontraktuese mund të bënin ndryshime të

herëpashershme.

180

AMPJ, viti 1957, dos. 235, fl. 33 181

AMPJ, viti 1957, dos. 11, fl. 11

Page 116: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

116

Marrëveshja detyronte organet kompetente të të dyja qeverive të evitonin pengesat në

lejet e importit dhe të eksportit për mallrat që përfshihen në listat “A” dhe “B” në konformistet

me legjislaturën në fuqi.

Ndërkohë dispozitat e nenit 2 nuk prekin të drejtat e ndërmarrjeve shqiptare të tregtisë së

jashtme si dhe të shtetasve dhe personave fizikë dhe juridikë francezë të përfundojnë midis tyre

marrëveshje tregtare për mallra importi dhe eksporti që nuk përfshihen në listat e përmendura në

nenin 2, duke respektuar rregullat mbi importin, eksportin dhe kontrollin valutor, që janë në fuqi

në të dy vendet.

Organet e autorizuara të të dyja palëve, në frymën e bashkëpunimit të ngushtë reciprok,

do të shqyrtojnë kërkesat respektive mbi importin dhe eksportin e mallrave për t’u bërë listave të

mallrave “A” dhe “B” ndryshimet dhe shtesat e nevojshme, për të cilat të dyja palët do të bien

dakord.

Mallrat e importuara nga Republika Popullore e Shqipërisë në territorin e Republikës së

Francës transit nëpërmjet territorit të njërit ose disa shteteve të treta si dhe mallrat e importuara

nga Republika e Francës në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë transit nëpërmjet

territorit të njërit ose të disa shteteve të treta, nuk do t’i nënshtrohet gjatë importimit të tyre

tagrave doganore, tatimeve dhe taksave të tjera më të larta ose rregullave dhe formaliteteve më

rënduese nga ato që do t’u nënshkruhen në rast se do të importoheshin drejtpërdrejt nga vendi i

prejardhjes së tyre.

Anijet tregtare të secilës nga palët kontraktuese dhe ngarkesat që ndodhen në to do të

kenë në portet detare të palës tjetër kontraktuese për të gjitha çështjet, të njëjtat kondita si edhe

anijet tregtare dhe ngarkesat e shtetit më të favorizuar. Palët kontraktuese do t’i akordojnë

reciprokisht regjimin e shtetit më të favorizuar gjatë hyrjes, daljes dhe qëndrimit në portet e tyre

të anijeve dhe ngarkesave që ndodhen në to.

Për të lehtësuar procedurat financiare, marrëveshja ngarkonte , Bankën e shtetit shqiptar

që vepron në emër të qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Banka e Francës që

vepron në emër të qeverisë së Republikës së Francës, do të hapin reciprokisht llogari të quajtura

“llogari kleringu në dollarë USA”. Këto llogari do të jenë të lira nga përqindjet dhe shpenzimet.

Nëpërmjet këtyre llogarive do të kryhen pagesat për furnizimin e mallrave dhe shpenzimet e

lidhura me furnizimin e mallrave si dhe shpenzime të tjera për të cilat do të bien dakord të dy

Bankat. Të dy Bankat kryejnë pagesa në bazë të urdhrave reciproke në rast se saldua në llogarinë

e kleringut nuk kalon 200 (dyqind) mijë dollarë USA.

Kjo marrëveshje do të ratifikohet nga çdo palë kontraktuese në konformitet me

legjislaturën e saj. Kjo hyn në fuqi mbas këmbimit të letrave të ratifikimit dhe do të ketë fuqi

gjatë një viti nga dita e hyrjes së saj në fuqi. Kjo marrëveshje do të përsëritet nga viti në vit në

rast se njëra nga palët kontraktuese nuk do të njoftojë me shkrim palën tjetër kontraktuese tre

muaj para skadimit të çdo periudhe vjetore të qenies së saj në fuqi mbi dëshirën për denoncimin

e marrëveshjes.

Page 117: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

117

Si vërtetim të kësaj, të plotfuqishmit e të dyja palëve kontraktuese, nënshkruan këtë

marrëveshje182

. Nga Shqipëria në vitin 1959 u ftua të marri pjesë në një takim Drejtori i tregëtise

me jashtë z. Fundo. Ky takim kishte si synim bisedën për shitjen e fosfateve në Shqipëri dhe

dërgimin e duhanit në Francë.

III.3.2 Traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit.

Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, situata ekonomike e Shqipërisë u

gjend në udhëkryq. Vendi rriskonte të binte nëkolaps të plotë ekonomik. Në këto kushte qeveria

franceze e shfrytëzoi konjkturën për të rritur edhe më tej ndikimin e saj në Shqipëri.

Në fillim të vitit 1960 Firma “Fribimport” kishte siguruar mbërritjen e kontingjentit të

grurit brenda shtatorit. Anija e parë me 5 mijë tonë duhet të mbërrinte në Durrës brenda 2-25

shtatorit dhe pjesa tjetër pas tij. Kjo firmë do te ofronte edhe grurë tjetër të llojit “manitoba” dhe

“hard vinter”183

.

Pas këtij akti dy qeveritë ranë dakrod për nënëshkrimin e një traktati tregëtie. Me 14.

prill 1961 qeveria shqiptare hartoi një projekt e tij , ku përvec Francës përfshinte edhe Italinë. Ky

Traktat do ti krijonte mundësi Shqipërisë që të bashkëpunonte me këto vende në mënyrë që ti

siguronte asaj të ardhura, për shkëmbim mallrash, shitje dhe blerje të anasjelltë midis tyre. Kjo

do të sillte forcimin ekonomik të Shqiperise, por në një farë mënyre edhe forcimin e

marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e tjera, duke hequr dorë kështu nga izolimi.

Këto vende kishin interes që të bënin marrëveshje ekonomike me Shqiperine për arsye se

Shqipëria ishte një vend i pasur natyror. Kishte mundësi tu ofronte atyre prodhime bujqësore,

minerale etj184

.

Vendi ynë ishte një vend i pasur me minerale dhe lëndë djegëse, bimë të ndryshme me

vlerë të madhe ushqyese dhe kurative, me bagëti të cilat rriteshin në mënyrë të përshtatshme në

vendin tonë185

.

Për më tepër në 21.4.1961 përfaqësuesi i kompanisë “Interagra’’ në Francë ishte i

interesuar të zhvillonte marrëdhënie tregtare me organet shiptare të tregtisë “Albimport’’dhe

“Eksportal’’. Kjo tregonte që po zgjeroheshin gjithnjë e më shumë marrëdhëniet e biznesit midis

Shqiperise dhe Francës. Ky bashkëpunim do të ishte frytdhënës për të dy palët. Veçanërisht për

Shqipërinë e cila kishte nevojë të kishte në krah për ti siguruar mbështetje një fuqi si Franca186

.

Disa kohë më vonë dy qeveritë ranë dakord të rrisnin nivelin e shkëmbimeve tregëtare.

Më 23.gusht 1962 u hartua Marrëveshja Tregtare Vjetore. Në përmbajtje marrëveshja kishte si

referencë Konventën Tregtare (Konventa Tregtare e 29 marsit të vitit 1929. Kjo Konventë ishte

denoncuar nga ana e Shqipërisë, ajo ishte e denoncuar edhe nga Kongresi i Përmetit në 1944, dhe

synohej të përfundonte një Konventë e re Tregtare).

182

AMPJ, viti 1961, dos. 277, fl. 38-44 183

AMPJ, viti 1960, dos. 272, fl. 10, 12 184

AMPJ, viti 1962, dos 326, fl, 15 185

AMPJ, viti 1961, dos 277, fl, 36-42 186

AMPJ, viti 1961, dos 277, fl, 47

Page 118: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

118

Marrëveshja Tregtare Vjetore institucionalizonte angazhimin e përbashkët në rrugën e

shkëmbimeve të ekuilibruara por të përfundonte kjo marrëveshje me listat e pashifruara. Në këtë

marrëveshje u vendos të aplikohej sistemi i valutës së konvertueshme në vend të kleringut, duke

zëvendësuar bilaterizmin me multilateralizmin187

.

Në vitin 1963 u nënshkrua traktati i Tregëtise Dhe Lundrimi Midis Republikës Popullore

të Shqipërisë dhe Republikës Franceze. Në traktat thuhes se, Presidiumi i Kuvendit Popullor i

Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës Franceze, duke dashur të

lehtësonin marrëdhëniet tregtare midis të dy shteteve, vendosën të përfundonin një traktat tregtie

dhe lundrimi dhe, për këtë qëllim, emëruan të plotfuqishmit e tyre.

Ky organ emroi si të plotfuqishëm Z. Theohar Fundo, anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë

së Tregtisë të Republikës Popullore të Shqipërisë,. Kurse Presidenti i Republikës Franceze: Z.

Pierre Gorce, i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe ministër Fuqiplotë i Republikës Franceze në

Republikën Popullore të Shqipërisë,. Këto dy personalitet, pasi shkëmbyen Plotfuqitë e tyre, të

gjetura në formën e duhur, u morën vesh për dispozitat e mëposhtme:

Sipas nenit I, palët e Larta Kontraktuese vendosin t’i japin reciprokisht njëra-tjetrës, nën

rezervat e përjashtimeve të parashikuara nga ky Traktat, trajtimin e kombit më të favorizuar për

gjithçka u përket të drejtave doganore dhe taksave të çdo natyre që prekin importimet ose

eksportimet, ose që janë të zbatueshme për transferimet ndërkombëtare të fondeve të destinuara

për pagesat e importimeve ose eksportimeve, mënyrës së mbulimit të këtyre të drejtave dhe

taksave, si edhe tërësisë së rregullimeve dhe formaliteteve lidhur me importimet dhe eksportimet.

Neni II parashikonte lehtësimet doganore etatimore përmallrat reciproke të dy vendeve.

Sipas tij, prodhimet natyrale ose të fabrikuara, me prejardhje nga territori doganor shqiptar

gëzojnë, në importimin e tyre në territorin doganor francez, ashtu siç përcaktohet në paragrafin e

parë të aneksit ose në territoret e Përtej-Detit të Republikës franceze që radhiten në paragrafin e

dytë të aneksit, trajtimin e treguar në paragrafin e mëposhtëm.

Të njëjtin status kishin edhe mallrat francese. Ky nen saktësonte se; Prodhimet natyrale

ose të fabrikuara, me prejardhje nga territori doganor francez ashtu siç përcaktohet në paragrafin

1 të aneksit ose të territoreve të Përtej-Detit të Republikës Franceze të radhitura në paragrafin 2

të aneksit nuk u nënshtrohen gjatë importimit të tyre në territorin doganor shqiptar tagrave

doganore, taksave ose tatimeve të tjera ose më të larta, nuk u nënshtrohen rregullimeve ose

formaliteteve të tjera ose më të rënda nga ato që prekin ose mund të prekin prodhimet e njëllojta,

natyrale ose të fabrikuara, me prejardhje dhe të importuara nga një shtet i tretë.

Neni III përjashtonte nga detyrime doganore mallrat e eksoportuara nga dy vendet. Në të

thuhej: 1) Prodhimet natyrale ose të fabrikuara me prejardhje nga territori doganor shqiptar

gëzojnë, në kohën e eksportimit të tyre në destinacion të territorit francez ashtu siç përcaktohet

në paragrafin e parë të aneksit ose të territoreve të Përtej-Detit të Republikës Franceze, të

radhitura në paragrafin e dytë të aneksit, trajtimin e treguar në paragrafin e dytë të këtij neni.

2) Prodhimet natyrale ose të fabrikuara me prejardhje nga territori doganor francez ashtu

siç përcaktohet në paragrafin e parë të aneksit ose të territoreve të Përtej-Detit të Republikës

187

AMPJ, viti 1962, dos 326, fl, 15

Page 119: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

119

Franceze të radhitura në paragrafin e dytë të aneksit, nuk u nënshtrohen, gjatë eksportimit të tyre

në territorin doganor shqiptar, tagrave doganore, taksave ose tatimeve të tjera ose më të larta, nuk

u nënshtrohen rregullimeve ose formaliteteve të tjera ose më të rënda nga ato që prekin ose që

mund të prekin prodhimet e njëllojta natyrale ose të fabrikuara, të destinuara për territorin e një

shteti të tretë188

.

Traktat Tregtie midis Republikës franceze dhe Republikës Popullore të Shqipërisë ne

vitin 1963 Presidenti i Republikës Franceze dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës

Popullore të Shqipërisë, të nisur nga dëshira për lehtësimin e marrëdhënieve tregtare midis dy

shteteve, vendosën të përfundojnë një traktat tregtie dhe për këtë qëllim emëruan të plotfuqishmit

e tyre ... të cilët mbasi shkëmbyen plotëfuqishmëritë e tyre të gjetura në rregull, ranë dakord që

dispozitat që vijojnë:

Neni 1 Palët e larta kontraktuese vendosën të akordojnë reciprokisht njëra-tjetrës, duke

pasur si rezervë përjashtimet e parashikuara nga ky traktat, trajtimin e kombit më të favorizuar

për gjithçka që i përket të drejtave doganore dhe taksave të çdo natyre që i përkasin importimeve

dhe eksportimeve ose të aplikueshme transferimeve të fondeve ndërkombëtare për pagesat e

importimeve ose eksportimeve, mënyrën e mbulimit të këtyre të drejtave dhe taksave si dhe

tërësisë së rregullave dhe formaliteteve që kanë të bëjnë me importimet dhe eksportimet.

Neni 2: A) Prodhimet natyrale ose të fabrikuara me origjinë të territorit doganor francez,

ashtu sikundër është përcaktuar në paragrafin 1 të aneksit ose të tokave të përtej detit të

Republikës franceze të emëruara në paragrafin e të aneksit, nuk do t’i nënshtrohen gjatë

importimit në territorin doganor shqiptar të drejtave doganore, taksave ose tatimeve të tjera ose

më të larta, nuk do t’u nënshtrohen rregullave ose formaliteteve të tjera ose më të rënda nga ato

që prekin ose do të mund të prekin prodhime të ngjashme, natyrale ose të fabrikuara, me

origjinën e të importuara nga një vend i tretë.

B) Prodhimet natyrale ose të fabrikuara me origjinë të territorit doganor shqiptar do të

gëzojnë gjatë importimeve në territorin doganor francez të njëjtin trajtim ashtu sikundër

përcaktohet në pikën A të këtij neni189

.

Gjithashtu më 1961 u hartua marrëveshja tregtare mes Shqipërisë dhe Francës. Banka e

Shqipërisë dhe ajo e Francës do të hapnin llogari bankare të quajtura:‘‘Llogari kleringu në

dollarë U.S.A”. Këto llogari do të ishin të lira nga përqindjet. Nga ato do të kryheshin pagesat

për furnizimin e mallrave, dhe shpenzimet e lidhura me furnizimin e mallrave. Lista e mallrave

që do të eksportoheshin në Shqipëri nga Franca përfshinin: -metale të zeza dhe të petëzuara, -

metale me ngjyra, litar çeliku, letër e ndryshme, produkte letre, karton, fibër-autogoma-

automjete-insekticide etj.

Lista e mallrave që do të eksportoheshin në Francë nga Shqipëria ishin: naftë, bitum,

minerale kromi-hekur nikel, pambuk-lëkurë të imta, duhan, sherbelë, bimë medicinale,-pulla

poste etj.

188

AMPJ, viti 1963, dos. 482, fl. 21 189

AMPJ, viti 1963, dos. 482, fl. 41

Page 120: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

120

III.3.4 Kalimi në marrëveshje tregtare afatgjata (trevjeçare)

Nisur nga vulneti i përbashkët qeveria shqiptare dhe ajo franceze gjatë viteve ’70 ranë

dakord të forconin më tej bashkëpunimin tregtar midis tyre. Në themel të tyre dy palët u nisën

nga interesi i ndërsjelltë. Mbi bazën e parimit të barazizë dhe dobisë reciproke, sic sanksionohet

në nenin 1 dy qeveritë nënshkruan një marrëveshje tregtare me afat trevjecar.

Me këtë marrëveshje bashkëpunimi tregtar midis dy vendeve fitoi një dimension të ri.

Sipas nenit 2 të marrëveshjes, me qëllim që të lehtësohej me tej tregtia ndështetërore, palët

kontraktuese arritën në marrëveshje për t’i dhënë njëra-tjetrës regjimin e kombit më të favorizuar

për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me tregtinë si dhe targat doganore të të dy vendeve.

Brenda kuadrit të legjislacionit të vendeve të tyre, palët do të marrin të gjitha masat e

nevojshme për të lehtësuar shkëmbimin reciprok të mallrave dhe shërbimeve.

Sipas marrëveshjes, regjimi i kombit të favorizuar nuk do të gjente zbatim në disa pika.

Kështu nuk lejonte tregëti që realizonte (Neni3) a. privilegjet e veçanta që rezultojnë nga ndonjë

bashkim doganor të përfunduar nga secila prej palëve kontraktuese; b – avantazhet e veçanta që

qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë u ka akorduar ose mund t’u akordojë në të ardhmen

vendeve fqinje. c avantazhet e veçanta që qeveria e Republikës franceze u ka akorduar ose mund

t’u akordojë në të ardhmen vendeve fqinje.

Neni 4 i marrëveshjes përcaktonte se ...Lëvrimet e mallrave nga republika Popullore e

Shqipërisë në Republikën franceze dhe nga Republika franceze në Republikën Popullore të

Shqipërisë, gjatë periudhës që marrëveshja është në fuqi, do të bëhen brenda kuadrit të mallrave

që përfshihen në listat “A” dhe “B” bashkëngjitur kësaj marrëveshjeje dhe që janë një pjesë e

pandarë e saj.

Lista “A” përfshin mallrat që Republika Popullore e Shqipërisë do të eksportojë në

Republikën franceze. kurse Lista “B” përfshin mallrat që Republika franceze do të eksportojë

në Republikën Popullore të Shqipërisë.

Listave të mësipërme mund t’u bëhen ndryshime dhe të dyja palët kontraktuese do të

shqyrtojnë në mënyrë të favorshme mundësitë për shtimin e volumit të shkëmbimeve tregtare

midis të dy vendeve.

Duke iu nënshtruar ligjeve dhe rregullave përkatëse, të dyja palët kontraktuese marrin

përsipër t’i akordojnë njëra-tjetrës lejet për eksportin dhe importin e mallrave të përmendura në

listat “A” dhe “B” që përmenden në nenin 4 të kësaj marrëveshjeje.

Lëvrimet e mallrave që përfshihen në listat “A” dhe “B” do të kryhen me anë kontratash

midis ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, që janë persona

juridikë, autonome dhe të pavarura dhe firmave e personave fizikë që janë persona juridikë,

autonome dhe të pavarura të Republikës franceze.

Importimi dhe eksportimi i mallrave në bazë të kontratave midis ndërmarrjeve shqiptare

të tregtisë së jashtme, nga njëra anë dhe të firmave e personave fizikë e juridikë francezë nga ana

tjetër, do të bëhen në bazë të ligjeve dhe rregullave për importin dhe eksportin si dhe të kontrollit

valutor, që janë në fuqi në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe në Republikën franceze.

Page 121: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

121

Anije tregtare të njërës palë kontraktuese së bashku me ngarkesat e tyre që hyjnë,

qëndrojnë ose largohen nga portet e palës tjetër kontraktuese, do të gëzojnë regjimin e kombit më

të favorizuar me të gjitha lehtësitë dhe pagesat e parashikuara në bazë të ligjeve, dispozitave dhe

rregulloreve të saj që u bëhet anijeve tregtare të çdo vendi të tretë.

Pagesat midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës franceze, do të kryhen

në Republikën Popullore të Shqipërisë me anën e Bankës së shtetit shqiptar dhe në Republikën

franceze me anën e bankes homologe.

Për këtë qëllim Banka e shtetit shqiptar që vepron në emër të qeverisë së Republikës

Popullore të Shqipërisë dhe banka që vepron në emër të qeverisë së Republikës franceze, do t’i

çelin njëra-tjetrës llogari klering pa interesa dhe shpenzime.

Të gjitha pagesat tregtare dhe jo tregtare midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe

Republikës franceze, do të kryhen me anën e llogarive klering të lartpërmendura, në dollarë

SHBA, në konformitet me ligjet dhe rregulloret e kontrollit të divizave të huaja që janë në fuqi

në të dy vendet.

Palët kontraktuese nuk do të aplikojnë përqindje për shumat ditore në llogarinë e kliringut

nuk do të kalojë masën 100 mijë dollarë SHBA.

Nëpërmjet llogarisë së përmendur në nenin 9 të kësaj marrëveshjeje do të kryhen këto

lloje pagesash: a – Për mallrat me origjinë dhe me prejardhje nga Shqipëria që importohen në

Francë dhe për mallrat me origjinë dhe me prejardhje nga Franca që importohen në Shqipëri;b –

shpenzime të ndryshme në lidhje me shkëmbimin e mallrave të lartpërmendura.

Në listën e tyre hynin:: shpenzime transporti të çdo lloji (detar, tokësor dhe ajror),

shpenzime dhe taksa portale, të nisjes të depozitimit, të zhdoganimit, të sigurimit (shpërblime

dhe dëmshpërblime), komisione, ndërmjetësimi, interesave etj.;c shpenzime për taksat portuale të

çdo lloji, shpenzime të pilotimit dhe të rimorkimit të anijeve franceze në portet shqiptare dhe të

anijeve shqiptare në portet franceze, shpenzime për riparime anijesh, kushtimi i biletave të

udhëtimit detar për shoqëritë e lundrimit nga vendet e të dyja palëve. d – shpenzime për mbajtjen

e përfaqësive diplomatike, konsullore e tregtare dhe shpenzime për delegacione të ndryshme

zyrtare; e – shpenzime të udhëtimit dhe të qëndrimit të studentëve, kursantëve, specialistëve dhe

personave të ndryshme; f – shpenzime dhe komisione bankare; g – shpenzime për abonime të

ndryshme në gazeta e revista si dhe blerje të vogla për libra e filma; – për rroga, honorare,

kursime, depozita, ndihma familjare, të ardhura nga pasuritë e paluajtshme dhe të ardhura nga

shitja e tyre; i – shpenzime për pjesëmarrje në panaire dhe ekspozita të ndryshme; j – për çdo

pagesë tjetër që Banka e shtetit shqiptar dhe ajo franceze do bien dakord midis tyre.

Marrëveshja ngarkonte Bankën e shtetit shqiptar dhe banka franceze do të përcaktojnë

rregullat teknike për kryerjen e veprimeve të llogarive në bazë të kësaj marrëveshjeje, duke pasur

parasysh në veçanti, masat për sigurimin e pagesave pa ndërprerje në llogaritë e përmendura në

nenin 9 të kësaj marrëveshjeje.

Me mbarimin e afatit të kësaj marrëveshjeje, Banka e shtetit shqiptar dhe banka

homologe do të vazhdojnë të pranojnë inkasimet dhe të kryejnë pagesa në llogaritë në përputhje

Page 122: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

122

me dispozitat e kësaj marrëveshjeje për të gjitha transaksionet e përfunduara gjatë periudhës që

marrëveshja është në fuqi.

Në rast se në llogaritë e përmendura në Nenin 9 të kësaj marrëveshjeje do të rezultojë

detyrimi i njërës nga palët kontraktuese, atëherë pala debitore është e detyruar ta shlyejë atë gjatë

6 muajve nga dita e mbarimit të afatit të kësaj marrëveshjeje me lëvrime mallrash që do të bien

dakord të dyja palët kontraktuese. Saldua që do të rezultojë mbas kësaj periudhe, do të

rregullohet në mënyrën që palët kontraktuese do të bien dakord.

Dispozitat e kësaj marrëveshjeje do të vazhdojnë të zbatohen edhe pas mbarimit të afatit

të saj për të gjitha kontratat që janë përfunduar, por që nuk janë realizuar plotësisht para

mbarimit. Kjo marrëveshje i nënshtrohet ratifikimit sipas procedurës kushtetuese të secilës palë

kontraktuese, por do të hyjë në fuqi që nga dita e nënshkrimit të saj dhe do të mbetet e vlefshme

për një periudhë prej tre vjetësh.

E rëndësishme ishte se marrveshja mori një status më afat të gjatë. Neni i fundi i saj

saktësonte se marrëveshja do të përsëritej automatikisht për çdo periudhë të mëtejshme

trevjeçare, përderisa njëra nga palët kontraktuese të mos e denonconte atë me shkrim tre muaj

para mbarimit të afatit të skadimit të saj190

.

Me gjithë vështirësitë që ekzistonin në tregtinë me Francën – për arsye të detyrimeve që

kishte Franca në “Tregun e Përbashkët Evropian”, ekzistenca e tregut francez si dhe mosnjohja

sa duhet e mallrave shqiptare në këto tregje- mendohej se po të bëheshin më shumë përpjekje nga

ana e ambasadës në Paris dhe veçanërisht nga ana e atasheut tregtar, mund të arriheshin rezultate

më të mira në të ardhmen.

Ky lehtësim bëri që vëllimi i shkëmbimeve tregtare të marrë një hov të ri. Sipas të

dhënave, të marra nga pala franceze, volumi i përgjithshëm i shkëmbimeve me Francën për vitin

1977 kishte arritur vlerën rreth 41 milion franga për të dy vendet. Eksportet shqiptare në drejtim

të Francës kanë qenë 20 milion franga në vitin 1976, ndërsa importimet nga Franca kanë qenë

rreth 21 milion franga191

.

KREU IV

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-FRANCEZE NË FUSHËN E KULTURËS E TË

ARSIMIT. SHOQATA E FRANKOFONISË SHQIPTARE

IV.1 Intensifikimi i marrëdhënieve kulturore dhe shkencore

Një nga prioritetet e politikës së jashtme së Francës në Shqipëri si edhe në vënde të tjera,

ishte përhapja e ndikimit të saj me anë të kulturës, gjuhës, shtypit dhe propagandimin e ideve të

190

AMPJ, viti 1962, dos 325, fl, 5-6-7 191

AMPJ, viti 1976, dos 217, fl, 40

Page 123: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

123

reja për shkencën, teknikën, artin etj. Në këtë kuadër qeveria franceze shtroi edhe çështjen e

rivënies në fuqi të konventës arkeologjike dhe rihapjen e Liceut francez në Korçë. Me anë të

konventës së nënshkruar në 28 gusht 1923, misionet arkeologjike franceze fitonin të drejtën

ekskluzive të gërmimeve në një zonë shumë të gjerë të territorit shqiptar. Më vonë, me anë të një

marrëveshje të nënshkruar më 1938 në Tiranë, sipërfaqja e kërkimeve arkeologjike u kufizua në

nën Prefekturën e Fierit dhe të Pukës.

Punimet e misionit arkeologjik u ndërprenë gjatë luftës, ndërsa mbas përfundimit të saj,

shefi i këtij misioni, Leon Rey u përpoq të rifillonte përsëri gërmimet, por nuk u lejua të

qëndronte, sepse sipas autoriteteve shqiptare, ai nuk kishte plotësuar formalitet e duhura për të

hyrë në Shqipëri. Ndërsa në lidhje me çështjen e Liceut të Korçës dhe të disa bursave që qeveria

shqiptare kishte kërkuar për të dërguar në Francë studentë shqiptare, nuk ishte shënuar ndonjë

përparim i dukshëm në zgjidhjen e tyre.

Në këtë periudhë Shqipëria në marrëdhënien e saj me Francën ishte në një farë mënyre e

suksesshme. Franca gjithmonë e ftonte Shqipërinë në evenimente kulturore të organizuara në

Paris, siç ishin panairet e ndryshme.Arsimimit të të rinjve shqiptarë iu dha një rëndësi e veçantë

nga Franca.Kjo gjë u forcua edhe më tej nëpërmjet dhënies së bursave të të rinjve shqiptarë për të

studiuar në Francë.

Francezët që dëshironin të jetonin apo të qëndronin në vendin tonë duhet t’i përshtateshin

disa rregullave njësoj si të gjithë qytetarët shqiptarë: p.sh. në drejtimin e automjeteve në lidhje

me lejet e qarkullimit. Më 18 nëntor të vitit 1947 Presidenti i Komitetit Drejtues i “Fiore de

Paris’’ i drejton Kryeministrit Shqiptar një letër, ku e ftonte Shqipërinë të merrte pjesë në

Panairin Ndërkombëtar të Parisit që do të mbahej më 17 maj të vitit 1949192

.

Kjo shprehte në një fare mënyre vlerësimin që i bënte shteti francez vendit tonë. Aty i krijohej

mundësia vendit tonë të paraqiste punimet e tij, veglat e punës, veshjet popullore që tregonin më

shumë për artin, traditat dhe kulturën e shqiptarëve.Gjithsej u shfaqen 23 filma.

IV.1.1 Vlerësimi i francezëve për Liceun e Korçës

Vlen të përmendim që Liceu francez i Korçës (I) u themelua në 1921 pas marrëveshjes ndërmjet

qeverive Shqiptare dhe Franceze.

Ky lice kishte një program të arsimit të mesëm dhe matura e saj njihej nga fakultetet franceze.

Drejtimi ushtrohej nga dy drejtori: një drejtor teknik francez, një drejtor administrativ shqiptar.

Ky lice funksionoi deri në Maj 1939. Në këtë datë, ai u mbyll dhe kontrata e tre mësuesve

francezë u prish nga autoritetet pushtuese italiane.

Liceu i Korçës , fidanishte e personaliteteve shqiptare, i shërbeu veçanërisht interesave franceze

në Shqipëri.

M.F.A. I kërkoi C.R.I.S. nëse mund të përgatisnin terrenin me qellim rihapjen e këtij liceu.

192 AMPJ, viti 1948, dos. 44, fl. 1-2

Page 124: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

124

Shënim:

Është për tu shënuar, se nga ana tjetër, duke qënë se gjuha franceze përdorej në shkolla si gjuhë e

huaj e detyrueshme, do të ishte interesante të sillnim në Shqipëri dy profesorë për të zëvendësuar

ata që nga 1922 në 1939, kishin drejtuar mësimet e Frengjishtes në licetë e Tiranës dhe Shkodrës.

Shtyrë nga M.F.A. , Qeveria Shqiptare, duke dëshiruar të instalonte një institut të vogël

Protestant në Shqipëri, i bëri një kërkesë zyrtare Institutit Protestant të Parisit, që ky i fundit të

dërgonte një profesor në instalimin e institutit të ri.

Kjo kërkesë u dërgua në zyrën 5 në 28 Mars nën N˚ 171 / I .

M.F.A. vlerësonte që ky inplementim paqësor i shërbente shumë interesave franceze në

Shqipëri, ju lut C.R.I.S. të ndërhynte që një përgjigje nga Instituti Protestant i Parisit të vinte sa

më shpejt të ishte e mundur në Tiranë.

Për Drejtorinë e Europës

Mund të themi që drejtoria e Përgjithshme e Marrëdhënieve Kulturore i kushtoi rëndësi rolit që

luajnë në Qeverinë Aktuale Provizore të Shqipërisë nxënësit e vjetër të Liceut Franko Shqiptar të

Korçës.

Ky lice, i krijuar mbas pushtimit të këtij territori shqiptar nga trupat franceze dhe me mbresa të

shkëlqyera që ky pushtim kishte lënë në popullsi, rezistoi deri në pushtimin Italian.

Shpenzimet e Liceut ishin mbuluar pothuajse tërësisht nga Qeveria Shqiptare dhe ndërtesa

përmbante 500 nxënës..Pushtimi Italian shkaktoi natyrisht mbylljen e tij.

Ndërtesa ishte pronë e Qeverisë Shqiptare dhe kishte një bibliotekë të rëndësishme franceze që i

ishte dërguar nga Shërbimi i Veprave.

Jashtë Liceut të Korçës një numër i caktuar profesorësh francezë ishin shkëputur nga

Institucionet e Arsimit Shqiptar, kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan.

Sapo marrëdhëniet tona diplomatike do të rivendosen me Shqipërinë, kishte interes që

përfaqësuesit e Francës të kishin vëmendjen e Qeverisë shqiptare me qëllim rindërtimin e Liceut

Franko-Shqiptar të Korçës dhe, mundësisht riangazhimin e profesorëve francezë që jepnin

mësim në institucionet e tyre shqiptare.

Shënim për Drejtorinë në Europë

Drejtoria e Europës i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Kulturore të dërgojë

një sqarim të shpejtë rreth marrëdhënieve tona kulturore me Shqipërinë si ishin përpara pushtimit

të këtij vendi nga Italia.

Prej viti 1923, Franca kishte me Shqipërinë , një marrëveshje arkeologjike që na jepte, në parim,

monopolin e kërkimeve të këtij vendi nën drejtimin aktiv të Zotit Léon Rey.

Kërkime të shkëlqyera ishin bërë në Pojan , mbi truallin e Apollonisë së vjetër dhe kishin dhënë

rezultate shumë interesante. Objektet kryesore ishin ruajtur në një muze në të njëjtin vend me

kërkimet. Një shtëpi e përkohshme strehonte Arkeologët francezë dhe ishte pronë e Qeverisë

Franceze.

Page 125: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

125

Më vonë, Italianët kishin marrë ndjekjen e kërkimeve në anë të Francezëve, por të një rajoni

tjetër.

Nga ana tjetër, Liceu Franko – Shqiptar funksiononte në Korçë, prej fundit të luftës së 1914. Ai

ishte krijuar nga Qeveria Shqiptare me kërkesë të popullsisë lokale, pas mbresave të shkëlqyera

të lëna nga pushtimi francez në këtë vend. Profesorë Francezë, disa prej tyre të shkëlqyer, ja

kishin dalë mbanë dhe Liceu numëronte rreth 500 nxënës. Ai funksionon tërësisht me

shpenzimet e Qeverisë Shqiptare, Qeveria Franceze mjaftohej vetëm me dërgimin e librave,

materialeve shkollore, etj…Drejtori i fundit ishte Zoti Courville.

Pushtimi italiani i dha fund ekzistencës së këtij Liceu, dhe profesorët francezë u dëbuan pa u

marë parasysh nga pushtuesit.

Në anë të këtij Liceu, një numër i caktuar profesorësh jepnin mësim në Institucionet Shqiptare,

kryesisht në Tiranë dhe Shkodër.

(Një mision i Kryqit të Kuq Francez funksiononte gjatë një kohe të caktuar në Tiranë, por ajo

kishte braktisur veprimet e saj)193

a) Liceu Francez i Korçës – Liceu Francez i Korçës u themelua në vitin 1917, gjatë pushtimit të

këtij rajoni nga trupat franceze (lufta 1914-18). Duke qënë se kishte dhënë rezultate shumë të

mira po aq kulturore sa politike , është vërtetuar se ishte i domosdoshëm për të luftuar influencën

e mbizotërimit të kulturës greke, në këtë moment, dhe më vonë, me depërtimin Italian. Në 922-

23, pati një marrëveshje zyrtare ndërmjet Qeverisë Franceze dhe Shqiptare që përcaktoi

përfundimisht statuset e arsimit të mesëm në këtë lice. Programi i Liceut Francez u përshtat me

shtimin e disa lëndëve që i interesonin nxënësve shqiptarë. Administrata ju besua dy drejtoreve:

një Francez: Drejtim Teknik; tjetri shqiptar: drejtim administrativ. Në 1939, gjendeshin pesë

profesorë Francezë, së bashku me Drejtorin. Ata u pushuan nga puna mbas hyrjes së trupave

italianë në Shqipëri (Maj 1939).

Duhej hyrë në bisedime me Qeverinë Shqiptare për rivendosjen e këtij Liceu. Në këtë moment

Ministria e Arsimit Publik është duke përpunuar një program të përgjithshëm për mësimin në

shkollat fillore dhe të mesme të Shqipërisë. Sipas sondazheve, çështja e Liceut të Korçës do të

studiohej.

Rezultatet e marra nga ky Lice janë bindëse. Prej 25 vjetësh ai ishte fidanishtja për formimin e

rinisë Shqiptare në përgjithësi dhe Shqipërisë së Jugut në veçanti. Qeveria aktuale përbëhet nga

shumica e nxënësve të këtij Liceu, prej të cilëve të shumtët janë ata që kanë vazhduar studimet

Universitare në Francë. Popullsia e Korçës pret me padurim të shohë rindërtimin e këtij Liceu

Francez.

Një numër i caktuar profesorësh francezë ishin rekrutuar për mësimin e frengjishtes në lice të

ndryshëm shqiptarë (Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Tiranë). Liceu i Gjirokastrës dhe ai i

Elbasanit u shkatërruan rreth 1928, dy profesorë francezë u pushuan nga puna. Rezistuan deri në

Maj 1939, vetëm ai i Tiranës dhe i Shkodrës (prof. Marchand et Goujon).

193

MPJ franceze, viti 1945, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4,

Page 126: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

126

Shënim. Duke qënë se nuk ekzistonin më në Shqipëri libra për mësimin e Frengjishtes, një shtëpi

botuese Shqiptare (Ismail Mal’osmani) i kërkoi autorizimin Misionit Ushtarak Francez, të

botonte Metodën Franceze, botuar nga H.Didier, Paris (Viti i parë Frengjisht –Francë).

Autorizimi iu dha gojarisht në interes të mësimit të Frengjishtes.

b)Varreza ushtarake franceze e Korçës.- Ekzistonte në Korçë një Varrezë Ushtarake Franceze ku

pushojnë qindra ushtarakë Francezë të vdekur në Shqipëri gjatë luftës 1914-18. Një roje, është

caktuar për tu përkujdesur. Është një vullnetar i vjetër që ka luftuar me Ushtrinë Franceze të

Lindjes. Atij i ishte caktuar një pagë mujore prej 60 Frs.alb. që ai i ka marrë rregullisht deri në

Maj të vitit 1940. Që nga kjo datë ai ka marrë një shumë të caktuar me ndërhyrjen e Legatë së

Zvicrës në Romë (mesa duket deri në Qershor të vitit 1942). Ai është duke mbaruar komplet

duke mos pasur mundësi për të ekzistuar . M.F.A. ndërhyri shpesh pranë Ministrisë së Luftës në

Paris, Divizioni ʺVarrimet Ushtarake ʺ por deri më tani nuk ishte marrë asnjë përgjigje. Duhej

dërguar me kohë një subvencion i vogël deri në rregullimin final.

a) Në Shkodër ekziston një ndërtesë që i përket shtetit Francez që është në shkatërrim,

dhe ku punon prej më shumë se 40 vjetësh familja e një polici të vjetër të Konsullatës

së Francës në Shkodër, e shkatërruar nga tërmeti që ra në këtë qytet në vitin 1906.

b) Në plazhin e Durrësit ka një ndërtesë që i përket shtetit Francez dhe që ishte

rezidenca e verës për Legatën e Francës në Tiranë. Ai u plaçkit, shkatërrua dhe

bombardua nga gjermanët në Shtator të vitit 1943 dhe në Tetor 1944. Të gjitha

mobiljet dhe objektet që gjendeshin aty u plaçkitën nga ushtarët gjermannë.

d) Kërkimet arkeologjike: Franca kishte në Shqipëri një konçesion për kërkimet

arkeologjike në rajonin e Pojanit (Prefektura e Vlorës ). Zoti Leon ROY ishte ngarkuar

për kërkimet dhe studimet. Ai vinte në Shqipëri gjatë verës dhe i ndërpriste punimet e

kërkimeve gjatë stinës së keqe.

Duheshin rifilluar punimet me Qeverinë Shqiptare për rinisjen e këtyre kërkimeve.

II˚) Aktiviteti i zhvillimit momentalisht

a) Riinstalimi i Liceut të Korçës

b) Rimarrja e kërkimeve arkeologjike

c) Emërimi i profesorëve në Licetë e Shkodrës dhe Tiranës. Çështja është e vështirë sepse shumë

njerëz të rinj kanë mbaruar studimet për Letërsi në Francë dhe pretendojnë të jenë ata vetë

profesorë të Frengjishtes, në shkollat Shqiptare.194

d) Çështje fetare – Kleri shqiptar është i përbërë totalisht nga shqiptarë. Janë vetëm Jezuitë që

janë pjesërisht Italianë. Kleri ka qënë gjithmonë i subvencionuar qoftë nga Austro- Hungaria,

qoftë mbas 1918 nga Italia, ai është në pjesën më të madhe mjaft nacionalist, me përjashtim të

Jezuitëve dhe në veçanti ata Italianë, që janë agjentë të fuqishëm nga propaganda italiane ne

Shqipërinë e Veriut ku dominon elementi katolik. Pavarësisht kësaj, duket se Jezuitët shqiptarë

194

MPJ franceze, viti 1945, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4

Page 127: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

127

nuk e shohin me sy të mirë këtë ndërhyrje të sivllezërve italianë. Jezuitët shqiptarë dëshironin të

shpëtonin nga tutela italiane, dhe në Kuvendin e Shkodrës ka shpesh mosmarrëveshje mjaft të

rënda, Jezuitët italianë i kërkojnë sivllezërve të tyre shqiptarë të jenë ʺshumë nacionalistë gjë që

është në kundërshtim me principet e sivllazërisë të St. Ignaceʺ (sipas një raporti konfidencial

adresuar nga një Jezuit Italian në Romë ). Për arsye momentale, Eprorët e Kuvendit të Shkodrës

dhe të Tiranës janë shqiptarë, është një masë e marrë nga Eprorët e Romës, duke parë zemërimin

e popullsisë kundër Italianëve në përgjithësi dhe kundër Jezuitëve Italianë në veçanti: Këta të

fundit kishin zhvilluar një aktivitet Italian dhe pro-195

fashist gjatë pushtimit të vendit nga

Italianët.

I deleguari Apostolik Mgr. G.B.Negris, që ndodhet në Shqipëri prej vitit 1937, ishte nisur për

Romë me avionin francez në fund të Prillit, dhe me kthimin e tij në Tiranë, me avion anglez, u

zmbraps nga autoritetet Shqiptare si i padëshirueshëm. Ishte një masë që nuk i pëlqeu klerit

katolik shqiptar. Ky individ ishte bërë i urryer nga gjithë klerikët katolik shqiptarë. Italian i

tërbuar fashist, brutal me punonjësit e tij, intrigant.Ai kishte sjellë në Shqipëri, gjatë pushtimit

Italian një bandë priftërinjsh italianë të ritit uniat dhe i kishte shpërndarë në Shqipërinë e Jugut e

banuar nga ortodoksë, për të bërë propagandë me qëllim bashkimin e Kishave Ortodokse me

Katolike dhe të krijojnë Uniatizmin shqiptar. Kjo prapagandë ishte bërë në një mënyrë

skandaloze sa që ne mund të themi pa frikë, që kjo ishte fillimi i rezistencës kundër pushtimit

Italian. Sigurisht këto lëvizje degjeneruan më vonë. Mbetën veçse ortodoksit e Shqipërisë së

Jugut që formuan revoltën e parë dhe janë ata tani që furnizojnë 90% të Kryetarëve Politikë të

Ushtrisë.196

Duke qënë se Kleri katolik mbeti pa një shef të zgjedhur nga Vatikani, gjendja e tyre është mjaft

e pasigurtë sa që i shtyu në një ndarje. Katolikët shqiptarë, pothuajse të huaj në lëvizjen për

çlirimin Kombëtar, sa ne mund ti numërojmë me gishtat e dorës komunistët katolikë në sferën

qeverisëse.

Aktualisht do të ishte e mundur për Qeverinë Franceze të mund të përfitonte nga kjo gjendje për

të emëruar në Shqipëri një Delegat Apostolik Francez. Është e mundur që kjo zgjidhje të

shikohet mirë si nga ana e klerit Katolik Shqiptar si dhe nga autoritetet Shqiptare.

Përveç kësaj Famulltari i Famullisë së Vatikanit, e sygjeroi këtë zgjidhje përpara se autoritetet

Shqiptare të ngarkonin të Deleguarin Apostolik, dhe ai parashikonte se masa duhet të ishin marrë

kundër tij, duke qënë një person i padëshirueshëm që nga fetarët po ashtu dhe nga qarqet

politike.

Është e mundur që më vonë të merret një masë kundër Jezuitëve me kombësi italiane.

Me një të deleguar Apostolik Francez dhe mungesën e Jezuitëve italianë në Shqipëri, influenca

franceze në këtë anë të Ballkanit do të jetë dominuese. Kultura franceze është dëshiruar dhe

pranuar me kënaqësi, në të gjitha qarqet e popullsisë Shqiptare.

Situata politike e Francës në Shqipëri është shumë e mirë. Qarqet politike të ekstremit të majtë

kanë një admirim për Francën që ato e konsiderojnë si djepin e Demokracisë. Reaksionarët e

195

MPJ franceze, viti 1945, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4 196

Po aty

Page 128: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

128

konsiderojnë si vendin që mund të marrë masat dhe të ndalojë këtë garë drejt një ekstremizmi të

papërmbajtur. Është e vërtetë që ne shikojmë Anglinë si atë që punon për të rrëzuar Kolosin

Bolshevik, por drejt Francës ne shikojmë të ardhmen.

Situata e Francës në Shqipëri është unike. Ajo mund të mbyllë aktivitetin e saj në këtë vend pa

shpenzime të mëdhaja dhe të ndihmonte nga elementi që ajo do gjejë në vend dhe që kërkon

vetëm të këshillohet. Më është kërkuar dhe të themeloj një shoqatë të Miqëve të Francës. Të

gjitha këto lëvizje kulturore franceze ne Shqipëri, është shumë e mundur që të gjejnë pëlqimin e

Qeverisë Shqiptare.

Këto çështje nuk mund të trajtohen derisa të vendoset çështja e pranimit nga ana e qeverisë

Franceze e një Misioni Ushtarak Shqiptar pa pritur rivendosjen e marrëdhënieve normale

diplomatike mes dy vendeve.

Raport kronologjik i vizitave dhe vëzhgimeve të bëra nga kolonel Laparra gjatë qëndrimit të tij

në Shqipëri nga 7 deri në 11 Korrik 1945

“Ministri i Arsimit Publik, Zoti Anton Çipo, profesor i vjetër i gjuhës shqipe, latine dhe greke në

Liceun Francez të Korçës ku ai ishte gjithashtu drejtor, fliste për Francën dhe kulturën franceze

me një konsideratë të madhe. Ai donte të shihte rilindjen e liceut francez. Gjysma e anëtarëve të

Qeverisë ishin nxënës të vjetër ose profesorë të këtij liceu, që u prish me ardhjen e Italisë.

Ministri dëshironte që qeveria franceze tu jepte disa bursa studimi nxënësve më të talentuar me

qëllim që ata të vazhdonin studimet e larta franceze. Handikapi më i madh i Shqipërisë ishte

mungesa e kuadrove të mësuar. Formimi i tyre është një problem urgjent, por gjithçka mund të

bëhej në këtë fushë. Ministri dëshironte gjithashtu libra, publikime, revista. Një numër i madh

Shqiptarësh nga të gjitha vendet që flasin frengjisht dhe mund të asimilonin gjithashtu kulturën

franceze.

Ministri nuk më dukej të ishte një komunist i flaktë.

Mesa duket ai ishte vendosur në këtë post sepse ka qënë profesor i Enver Hoxhës në Liceun

francez të Korçës, gjithashtu pa dyshim sepse numri i kandidatëve të aftë për të drejtuar arsimin

nuk duhet të jetë shumë i lartë në Shqipëri. Kjo megjithatë është mjaft e shpeshtë në të gjitha

vendet e mbushura me ideologji komuniste. Ne vendosim në drejtim të një shërbimi njeriun që

kishte kompetencat e duhura për të drejtuar, dhe pse besimi i tij ishte mjaft i vakët ne vendosëm

anash tij një komisar politik. E gjithë hierarkia administrative ose ushtarake e Shqipërisë ishte e

dubluar nga një hierarki politike që ishte atje për të ruajtur respektin për doktrinën e shëndoshë.

Më në fund Ministri i Shëndetit Publik, zoti Ymer Dishnica student i vjetër i frengjishtes,

inteligjent, i ri dhe shumë ambicioz, komunist i zjarrtë , por që nuk e tregon. Kjo e fundit është në

përgjithësi në Shqipëri. Asnjë nuk shprehet hapur për ideologjinë komuniste. Nuk kam dëgjuar

asnjë zyrtar ose simpatizant të regjimit të shprehë një fjalë të vetme. Ne flasim për liri, për

antifashizëm, por për komunizëm asgjë.

Zoti Dishnica ka bërë studimet e mjeksisë në Lion dhe në Paris. Ai u martua me vajzën e një

anëtari të vjetër të partisë Komuniste Shqiptare, Zef Ndoja, i dënuar me vdekje, për arsye të

Page 129: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

129

paditur dhe që u ekzekutua nga gruaja e tij për fanatizmin e vakët kundrejt burrit të saj. Zoti

Dishnica ishte një frankofil i madh, padyshim i sinqertë dhe me një admirim të madh për

Shkencën franceze. Ai nuk e fshihte skamjen e vendit të tij në sytë e ekipit mjekësor ose sanitar.

Ambicia e tij e parë ishte që të krijonte në Shqipëri një institut Protestant. Ai kërkoi të ndërhyej

rreth kësaj teme në Paris që atij t’i dë rgohej një dijetar i kualifikuar, për të ngritur një

organizatë të njëjtë në Tiranë. Komunist i egër dhe admirues i madh i Titos, Doktori foli

ndërkohë me hidhërim për popullsinë Shqiptare në Metohija dhe në Kosovë. Kishte pothuaj aq

shqiptarë sa në Shqipëri. Janë 600.000 traktate të 1919 të dhëna padrejtësisht Serbisë. Ky vend

duhet të ishte Shqiptar.

Kisha ortodokse humbi pothuajse bibliotekat gjatë luftës. Kryepeshkopi dëshironte t’i rindërtonte

dhe mendonte per Francën për këtë. Ai tregoi interes rreth mundësisë së blerjes në Francë të

librave filozofikë, shkencorë, historikë”.

IV.1.2 Marrëveshje Arkeologjike Franko – Shqiptare

Zoti Georges – Picot i kërkoi Shërbimit të Arkivave kopje të Marrëveshjes të vitit 1923 ndërmjet

Francës dhe Shqipërisë relative me kërkimet arkeologjike në Shqipëri.

Shërbimi i Arkivave kishte nderin ti dërgonte Drejtorisë së Europës këtë kopje të kësaj

Marrëveshjeje.197

Marrëveshja ndërmjet Francës dhe Shqipërisë relative rreth kërkimeve arkeologjike në Shqipëri.

Artikulli i parë .- Për arsye të marrëdhënieve të sinqerta miqësore që ekzistojnë dhe që duhen

zhvilluar ndërmjet Francës dhe Shqipërisë, dhe gjithashtu në konsideratë të aftësisë të veçantë të

përfaqësuesve të arkeologjisë në Francë, Qeveria Shqiptare i dha Qeverisë së Republikës

Franceze privilegjin ekzekutiv të praktikojë kërkime arkeologjike dhe jo gjeologjike në të gjithë

territoret e vendosura si më poshtë:

I.-Prefektura e Shkodrës

a) Nën- Prefektura e Malësisë së Madhe

b) Nën- Prefektura e Dukagjinit

c) Nën- Prefektura e Pukës

II.-Prefektura e Durrësit

a)Qyteti dhe të gjitha fshatrat e varura në mënyrë administrative nga Durrësi.

b)Nën- Prefektura e Krujës

III.-Prefektura e Beratit

a)Nën- Prefektura e Fierit

b)Nën- Prefektura e Mallakastrës

Një hartë që tregon trasenë e kufizimeve të saj është shtuar në këtë Marrëveshje.

Artikulli i dytë – Ishin të përjashtuar nga ky privilegj të gjitha vendet e shenjta dhe të adhuruara

si xhamitë, kishat, varrezat etj…njësoj dhe vendet strategjike, me përjashtim të autorizimit

197

MPJ franceze, viti 1946, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4,

Page 130: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

130

special të Qeverisë Shqiptare ku Delegatët francezë të ngarkuar për kërkimet arkeologjike duhet

të respektonin ligjet, zakonet, kostumet dhe doket e vendit dhe mos bënin gjë kundër.

Artikulli i tretë– Të gjitha shpenzimet e bëra do të merreshin përsipër nga Qeveria e Republikës

franceze dhe Qeveria shqiptare nuk do të ishte bashkëpunëtore në asnjë mënyrë. Edhe për

çmimet e pronave që i përkisnin qytetarëve të thjeshtë dhe në të cilat do të kryheshin kërkime

arkeologjike ose nëse këto prona janë të zëna ne në mënyrë çfaredo nga ana e Misionit francez,

do të paguheshin nga Qeveria franceze. Misioni francez do të merrej vesh me Qeverinë Shqiptare

që në këtë rast do të vepronte si në fushën e eksportimit për shkak të përdorimit publik.

Artikull i katërt- Qeveria Shqiptare mund ti bashkonte Misionit Francez kërkimet e dijetarëve

shqiptarë në numër të barabartë me ata të anëtarëve të Misionit. Këta dijetarë do të kujdeseshin të

ndihmonin këta të fundit në detyrat e tyre dhe do të mbikqyrnin me ta punimet e kërkimeve.

Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të delegatëve shqiptarë do të merreshin përsipër nga

Qeveria shqiptare.

Artikulli i pestë- Delegatët francezë do të kishin të drejtën të bënin fotografi, vizatime dhe

derdhje metalesh të të gjitha objekteve të zbuluara gjatë kërkimeve. Kallëpët do të mbeteshin

pronë e Qeverisë Shqiptare të cilës përveç kësaj do ti jepeshin dy kopje të çdo fotografie si dhe

dy fotografi të vizatimeve.

Artikulli i gjashtë- Nëse gjenim objekte me vlerë në ar ose argjend si monedha, bizhu etj...

objektet e përmendura do të ishin pronë e veçantë e Qeverisë Shqiptare. Megjithatë për arsye të

mundimit nga delegatët francezë për të kryer kërkimet nëse Qeveria Shqiptare vendos të shesi

gjithçka ose një pjesë të këtyre objekteve, ata do të kenë prioritetin për të blerë me çmimin e

përcaktuar nga Qeveria shqiptare.

Artikulli i shtatë- Përsa i përket objekteve prej metali jo të çmuar (bakër, hekur, plumb) ose gurë,

qeramikë ose çfarëdo lloj materiali tjetër (skulptura ,statuja, mbishkrime etj…) ne do të

vepronim në mënyrën e mëposhtme: nëse ne gjenim objekte unike sipas formës dhe datës së tyre,

ato do të mbeteshin prona ekskluzive e Qeverisë Shqiptare. Dhe nëse do të gjenim objekte në

dysh, gjysma do ti jepej Qeverisë franceze.

Artikulli i tetë- Të gjitha publikimet që do të bëheshin në Francë për arsye të punimeve të

Delegacionit shkencor francez do ti ofroheshin të paktën në pesë ekzemplarë Qeverisë Shqiptare.

Nëse Qeveria franceze nuk vepronte, për një periudhe pesë vjeçare, me publikimet e punimeve të

Delegacionit shkencor francez, Qeveria Shqiptare do të kishte të drejtën ta bënte ajo vetë.

Derisa Misioni Francez nuk do të kishte publikuar rezultatet e kërkimeve të saj, Qeveria

Shqiptare zotohej të ndalonte të fotografonte, vizatonte ose riprodhonte objektet e gjetura nga

kërkimet e lëna në këtë Muze.

Page 131: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

131

Artikulli i nëntë- Qeveria e Republikës nuk mund tja jepte asnjë Qeverie tjetër konçesionet e

kërkimeve që ai kishte marrë nga Qeveria Shqiptare, as të bashkonte asnjë Qeveri tjetër në

kryerjen e kërkimeve.

Artikulli i dhjetë- Të gjitha ndërtesat në Shqipëri nga ana e misionit francez, qoftë si banesë,

qoftë si magazinë do të bëheshin me mbarimin e kësaj marrëveshjeje dhe do të liroheshin nga

përgjegjësia e Qeverisë Shqiptare.

Artikulli i njëmbëdhjetë- Qeveria Shqiptare kishte gjithë të drejtën e kontrollit mbi zbatimin e

kësaj Marrëveshjeje.

Artikulli i dymbëdhjetë- Misioni arkeologjik francez kishte detyrimin të përcaktonte në territoret

e përcaktuar në artikullin e parë zonat ku ajo do të kryente kërkime. Pas përcaktimit të këtyre

zonave, pjesa e mbetur e terrenit do të ishte e lirë dhe do të ishte në dispozicion të Qeverisë

Shqiptare. Mbas ratifikimit të kësaj marrëveshje, i ishte dhene një afat prej 5 vjetësh misionit për

të fiksuar zonat në fjalë.

Artikulli i trembëdhjetë- Marrëveshja ishte e vlefshme për tridhjetë vjet dhe mund të rinovohej

me një marrëveshje të përbashkët.

Artikulli i katërmbëdhjetë- Kërkimet do të bëheshin sipas rregullave shkencore.

Artikulli i pesëmbëdhjetë- Nëse delegacioni shkencor francez do të pezullonte punimet e tij

(vetëm në rast force madhore si luftë që prek Shtetin, revolucion në vendin e kërkimeve,

epidemive etj) përgjatë një viti e gjysëm marrëveshja do të ishte anulluar plotësisht, dhe Qeveria

Shqiptare do të rimerrte lirinë të hynte në marrëveshje, nëse e gjykonte këtë përsa i përket, me

një komb tjetër.

Artikulli i gjashtëmbëdhjetë – Marrëveshja e tanishme u përpilua në dy gjuhë, në Shqip dhe në

Frengjisht, si njëra dhe tjetra kishin të njëjtën rëndësi.

Artikulli i shtatëmbëdhjetë- Marrëveshja do të ratifikohej dhe do të vihet në zbatim mbas

ratifikimit nga Parlamenti shqiptar.

“Prej marrëveshjes time në Tiranë, u mbajt Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së

Punëve të Jashtme dhe Presidentit të Këshillit të projektit të udhëtimit në Shqipëri të Zotit Leon

Rey dhe zbatimin e marrëveshjes tonë arkeologjike të vitit 1923, duke marrë vetëm përgjigje

vonuese ose premtime të vakta që nuk përbënin as refuzimin as pranimin.198

Presidenti i Këshillit, mbas disa fjaleve të dashura në adresë të Zotit Leon REY, thoshte se

Qeveria Shqiptare në mesin e problemeve të rëna të politikës të brëndshme dhe të jashtme dhe të

rikonstruksionit ekonomik me të cilat ai ishte përballë, nuk kishte pasur kohë të mendonte ende

për gërmimet por nuk do të harronte kur të vinte momenti i marrëveshjes me Francën. Ai kërkoi

më pas nëse Zoti Leon Rey kishte publikuar ndonjë gjë mbi punimet e tij. I fola atëherë për

revistën ʺShqipëriaʺ që mesa duke ai nuk e njihte.

Zoti REY do të mendonte patjetër se ne po humbisnim një kohë të vyer dhe se stina e bukur do të

kalonte pa ndërmarrë asgjë. Por duhet të kuptojmë se situata në të cilën ndodhej ky vend, ne nuk

198

Po aty

Page 132: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

132

mundëm për shtatë javë apo për shtatë muaj të rregullojmë të gjitha problemet e dala për shtatë

vjet mungese dhe rënie politike. Duke qënë mosbesimi, shqetësimi dhe mungesa e eksperiencës e

njerëzve në pushtet, besoj se ne do të humbasnim përfundimisht shanset tona për të marrë

vendime të favorshme për të rregulluar disa raste konkrete, para problemeve politike më të

përgjithshme që kërkojnë fillimisht zgjidhje. Duhet dhënë fillimisht në kuadrin normal të

marrëdhënieve tona politike duke emëruar Ministër të Shqipërisë në Paris, më pas ne do të mund

të largojmë më lehtë keqkuptimet të krijuara nga abstenimi i Francës për votën për sa i përket

pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe nga vota jonë kundër

pranimit të Shqipërisë në U.N.R.R.A. që na kanë bërë të klasifikohemi ndër armiqtë e vendit dhe

të regjimit. E gjithë kjo do të rregullohet pak nga pak nëse ne kemi durim për të drejtuar dhe

trajtuar çështje në rendin hirashik siç e kërkon arsyeja.

Duke pritur unë kam shkuar të shtunën në 6 Prill siç ju kam treguar me telegram, të vizitoj

gërmimet e Apollonisë. A mund ti bëni të ditur Zotit Leon REY, 29 rruga ST. Luis në Isle ----(tel

Odeon 50_09 ) që rruga, ishte mjaft e keqe përgjatë 5 kilometrave të fundit, është megjithatë

praktike dhe mund të përshkohet me makinë deri te kërkimet, ku me sa duket gjermanët kanë

bërë disa dëme, tek kolonat dhe kapitelet. Ndërsa italianët kanë vazhduar kërkimet dhe kanë

abdetuar mbetjet e një monumenti në anën e djathtë të kodrës, kur qëndron para kërkimeve duke

kthyer shpinën manastirit të Pojanit, si dhe mbetjet e një monumenti në anën tjetër të luginës.

Shtëpia e banimit nuk ka më as dyer as dritare as mobilje, çatia dhe tavanët janë dëmtuar por të

gjitha janë të riparueshme. Roja Pilo LLUKA është në vend, ai është mirë dhe familja e tij

gjithashtu, dhe merr 1000 franga Shqiptare në muaj nga Qeveria Shqiptare; ai më siguroi se ai

nuk kishte nevojë për asgjë dhe se ai dëshironte vetëm të rishikonte Zotin Leon Rey./.

Nëpërmjet një letre nr. 3 të datës 9 prill 1946, paraardhësi im, Zoti George Picot, kishte

informuar departamentin se ishin ndërmarrë hapa pranë Qeverisë shqiptare me qëllim që të

bëhen të ditur qëllimet e tij për çështjen e rifillimit të kërkimeve arkeologjike duke u bërë subjekt

i një marrëveshjeje midis Qeverisë franceze dhe Qeverisë shqiptare e cila daton që prej 1923.

Me të mbërritur në Tiranë, e trajtova përseri këtë çështje pranë qeverisë shqiptare, për të cilën

asnjë përgjigje nuk më është dhënë.

Qeveria shqiptare, e cila fajësonte italianët se kishin vjedhur një pjesë të madhe të arkeologjisë

së zbuluar nga Misioni Francez, Z.Leon Rey kishte propozuar të vinte të bënte inventarin.

Kujtoj se që prej mbërritjes në Tiranë të Delegacionit militar fracez, qeveria shqiptare, edhe pse

e informuar për mbërritjen e Z.Leon Rey. i kishte refuzuar daljen e tij nga aerodromi, gjë të cilën

ky i fundit e kishte të domosdoshme , në të njëjtën ditë. Gjatë përpjekjeve të mia pranë Qeverisë

Shqiptare në muajin nëntor 1946, kërkova që Z.Leon Rey të jetë i autorizuar të vijë të më japë

llogari për gjendjen në të cilën e kanë lënë italianët dhe më pas gjermanët, të cilët kishin

vendosur strehimet në gërmimet arkeologjike.199

Meqënëse shteti shqiptar nuk më dha përgjigje, pavarësisht përpjekjeve të mia të shumta,

mendova se personaliteti i Z.Leon Rey ishte pengesa e ardhjes së tij meqënëse mbreti ZOG ishte

199

MPJ franceze, viti 1946, dosja 1 19, seria Z, kartoni 4,

Page 133: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

133

nuni i njërës prej vajzave të tij - dhe propozova , duke rënë dakort me Z. Rey, Z.Adrian Brhul,

sekretar i përgjithshëm i shkollës franceze në Romë, i cili ka marrë pjesë në punimet e

gërmimeve të Apollonisë.

Ndërkohë, meqënëse një marrëveshje ishte përfunduar tashmë përsa u përket kërkimeve

arkeologjike në Jugosllavi, unë nuk ngurova, gjatë një bisede me Presidentin e këshillit,

Kolonelin e Përgjithshëm Enver Hoxha, t’i rikujtoja bisedimet tona të mëparshme rreth çështjes

së rimarrjes së punimeve nga Misioni francez si dhe interesat franceze të përfshira në to. Kujtoj

se jo vetëm të gjitha shpenzimet e rastit në këto kërkime janë përballuar nga buxheti francez, por

që Z.Leon Rey ka lënë atje një ndërtesë, material kërkimi të një vlere të rëndësishme.

Autoritetet Shqiptare mbetën pa përgjige, nëse nuk kanë bërë një ndërhyrje më shtrënguese,

është ngaqë vleresova që përballë kësaj mangësie kishte vend të bëhej një bilanc i të gjitha

interesave franceze të përfshira në pronat e Z.GARRI, pronat e Z.UINEY dhe prisja nga ana juaj

informacionet suplementare të cilat j’ua kisha kërkuar (unë i referohem kërkesës sime urgjente

nr.130/DE).

Megjithëse Z. de ROULET , atasheu i ri i informacionit pranë Legatës ka përfituar nga qëndrimi

i tij në Shqipëri për t’u kthyer në Apolloni. I shoqëruar nga një anëtar i komitetit ekzekutiv të

Frontit Demokratik të krahinës, ky i fundit ka bërë deklarata mbi kërkimet arkeologjike të kryera

nga të « huajt» të cilat na shqetësojnë shumë.

« Ne kemi vuajtur shumë,-tha ai nga prezenca e të huajve në Shqipëri, thesaret tona arkeologjike

janë plaçkitur. Kështu Z.Leon Rey mori shumë objekte të cilat na përkasin ne». Kur Z. de

ROULET e bënte të kuptonte se është e vështirë të grabisësh edhe copëza të rrënojave të një

rëndësie të tillë, ky funksionar preçizoi se bëhej fjalë për objekte me pak volum, të lehta për tu

transportuar. Dukej sipas Z. de ROULET se ky opinion ishte i shpërndarë në të gjithë anëtarët e

Komitetit.

Unë kisha për qëllim të shkoja menjëherë të vija në djeni Ministrinë e Punëve të Jashtme për

këto pohime, por pasi lexova marrëveshjen që ishte vendosur në 1923, mendova se do të ishte e

nevojshme të kërkoja disa vizione Z. Leon Rey. Kjo marrëveshje percakton në fakt se Misioni

francez ishte i autorizuar të merrte ringritjen e objekteve dhe kishte të drejtën t’i blinte Qeverisë

shqiptare objekte me vlerë ari, argjendi, monedha si dhe objekte me dy kopje.

Supozoj se nëse taksat kanë qënë optimiste, ngaqë u mbështët në këto marrëveshje. Besoj

gjithashtu se do të ishte interesante të vendosej lista nga shef i i Misionit Z. Leon REY për t’i

prezantuar qeverisë marrëveshjen e vendosur. Do të na përkiste ne , më pas të kujtonim atë për

aktet e marrëveshjes . Në fakt ajo përfundoi më 1923.

IV.1.3 Prania e shtypit letrar francez në Shqipëri.

Atasheu i informacionit, adjutant në Legatën time, Z. Lionel de Roulet, sapo ka kryer një

udhëtim në Shqipëri. Ai kishte marrë nga shërbimi i shtypit të Beogradit autorizimin të diskutojë

me korrespondentin jugosllav në Shqipëri për mundësinë e hedhjes në shitje, në librarinë

jugosllave të Tiranës, të librave francezë. Ky i fundit i dha atij aprovimin që në princip ishte i

Page 134: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

134

ndërvarur nga ai i autoriteteve shqiptare. Këto të fundit janë në favor të kësaj shpërndarje;

megjithatë ato vlerësojnë se -kjo nuk është pa interes - dhe se ato janë të afta të bien dakord me

ne pa patur nevojën e ndërmjetësisë jugosllave, dhe-ndërkohë për jugosllavët nuk ishte çështja

veçse te librat dhe gazetat ortodokse –se, opinioni i tyre publik mund të kërkonte tjetër gjë sesa

një letërsi me natyrë të pastër komuniste. Si rrjedhojë, u ra dakord që Z. de Roulet t’u adresonte

atyre një katalog me publikimet tona më të fundit.

Disa filma duket se u kanë interesuar atyre . Do të kërkojmë te producentët ata të cilët, janë në

dispozicion, dhe që mund të përdoren, midis të tjerash ʺBeteja e hekurudhësʺ që është duke u

shfaqur në këto momente në Jugosllavi. Ne kemi propozuar dokumentarë të cilat mund të vihen

në dispozicion të tyre nga Ministria jonë e Informacionit.

Përfundimisht, Drejtoria e Kulturës ka pranuar të na furnizojë me disqe nga folklori shqiptar në

këmbim me disqeve të muzikës franceze .

Detyra e Z. de Roulet u lehtësua me punën e tij në Jugosllavi. Këto kontakte të para kanë qënë

interesante dhe pa dyshim të nevojshme. Nuk është e pamundur që disa nga projektet të cilat ju

prezantova të realizohen, por do të jem shumë i kujdesshëm për optimizmin e tepërt, premtimet e

tepërta pa rezultat, të cilat më janë bërë deri tani.

IV.2. Përpjekje për krijimin e shoqatave studentore.

Në vitin 1954 Bashkimi Kombëtar i Studentëve te Francës dëshironte të bënte një studim

lidhur me mbështetjen e shtetit ndaj studentëve ndërkombëtarë ku kërkohej informacion nga

arkivat për të bërë dokumentimin e saktë. Kërkohej një dokumentacion lidhur me statistikat mbi

jetën sociale dhe ekonomike të studentëve në vendin tonë.

Gjithashtu në vitin 1955 në Shqipëri kishte 6 institucione të larta arsimore, në po këtë vit

dolën pedagogët e parë shqiptarë nga shkollat e larta jashtë vendit, të cilët filluan të jepnin

mësim në universitetet shqiptare.

Franca kishte dhënë mbështetje edhe më herët për arsimimin universitar të të rinjve

shqiptarë. Universitetet Franceze kishin dhënë bursa universitare të plota të gjitha të përfshira

p.sh.: ngrënien, fjetjen dhe koston e studimeve në tërësi.

Institucionet e Larta Arsimore në Shqipëri tregonin se arsimit në Shqipëri po i jepej një

rëndësi e madhe, kjo tregon që pritej një përmirësim i lartë i nivelit të edukimit në vitet e

mëpasshme. Përgjegjës për mësimdhënien e këtyre të rinjve në universitetet shqiptare, do të ishin

të arsimuarit e mëparshëm që dolën nga universitetet franceze.

“Bashkimi Kombëtar i Studentëve të Francës” me anë të një letre kërkonte t’i

dërgoheshin dokumentacione, njoftime dhe publikime mbi ndihmën e shtetit tonë për studentët,

qoftë kjo direkt si bursa etj., ashtu dhe indirekte si subvencione etj200

. Perveç te tjerave kërkonte

dokumentacione dhe statistika shoqërore dhe ekonomike mbi jetën e studentëve të vendit tonë.

200

AMPJ, viti 1955, dos. 98, fl. 11

Page 135: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

135

Kjo ishte e nevojshme lidhur me ndihmën që do të jepte shteti për studentët e huaj.

Në relacionin derguar nga pala shqiptare theksohej që “përpara çlirimit nuk ka pasur në

Shqipëri arsim të lartë. Studioheshin ne universitetet e huaja vetëm pak bij të shtresave të larta”.

Kështu, më 1938, studionin në Itali, Francë, Austri, Gjermani e gjetkë vetëm 60 studentë201

. “Pas

çlirimit të Shqipërisë u hodhën bazat e arsimit të lartë. Sot funksionojnë gjashtë institute të larta

arsimore. Edhe numri i studentëve që ndjekin studimet e larta jashtë atdheut është rritur shumë”.

U vu re qe shume studentë shqiptarë studionin në Bashkimin Sovjetik, Bullgari, Rumani,

Hungari, Çekosllovaki, Poloni dhe Kinë. Gjithsej Shqipëria kishte afro 2000 studentë,

domethënë një numër mbi 33 herë më shumë se para çlirimit.

Prej 5-6 vitesh, çdo vit ishin kthyer me dhjetëra studentë që kishin mbaruar mësimet në

shkollat e larta të demokracive popullore. Këtë vit, për të parën herë do te dilnin në jetë

pedagogë, inxhinierë, agronomë etj., nga shkollat tona të larta, në të cilat studionin shumica e

studentëve shqiptarë. Në institutet tona kishin filluar të vinin për studime edhe studentë të huaj si

kinezë, koreanë e rumunë.

Shteti u ka dhënë një ndihmë të madhe studentëve. Përqindja e atyre që përfitonin bursa

arrinte ne 86,5%. Shteti u garantonte bursë të plotë studentëve dhe organizonte për ta mensa ku

mund të ushqeheshin më lirë. Iu sigurohej falas ndihma shëndetësore të gjithë studentëve,

bursistë dhe jo bursistë.

Për ndjekjen e shkollave të larta nuk kishte asnjë taksë. Studentëve që vazhdonin mësimet

jashtë atdheut u siguroheshin falas pashaporta, udhëtimi, vajtje-ardhje një herë në dy vjet, mjetet

mësimore, banimi, ndihma mjekësore, kursi për mësimin e gjuhës, të gjitha përveç bursës së

plotë dhe kur dërgoheshin vitin e parë pajisen me veshmbathje komplete.

Për të nxitur studentët qe të mësonin sa më mirë u jepeshin stimuj, për ata që merrnin të

gjitha notat pesa, 15% mbi bursën, ndërsa ata që merrnin pesa dhe katra jepet 10% stimul mbi

bursën.Përbërja shoqërore e studentëve ne 1955 kishte qenë në përqindjen më të lartë bij

punëtorësh, fshatarësh dhe intelektualësh202

.

IV.3 Shoqata e miqësisë “Francë- Shqipëri”.

Gjatë kësaj periudhe u vu re një ndërveprim i gjerë midis shtetit Francez dhe atij

Shqiptar. U krijua një Shoqatë që kishte si synim organizimin e përbashkët për tematika të

ndryshme në lidhje me artin dhe kulturën e të dy vendeve.

Për marrëdhëniet kulturore midis Shqiperise dhe Francës, mund të thuhej se, për herë të

parë gjatë viteve të fundit, kjo çështje filloi të diskutohej. Por sikundër do të shikohej me vone

edhe në këtë drejtim, nuk ishte arritur ndonjë rezultat konkret. Më 20 janar 1958, ministri francez

në Tiranë u takua me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës, për të biseduar mbi

shkëmbimet kulturore midis dy vendeve.

201

AMPJ, viti 1955, dos. 98, fl. 10 202

AMPJ,viti 1955, dos, 98, fl, 12

Page 136: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

136

Në këtë takim Kelleri theksonte se më parë duhej të arrihej në disa shkëmbime konkrete

dhe në rast se do të kishte sukses në këtë drejtim, mund të përfundohej marrëveshja kulturore.

Për këtë qëllim shprehu pikëpamjen se hapat e para mund të fillonin me shkëmbime filmash,

disqesh, librash, partiturash muzikore dhe personash. Ai propozonte gjithashtu që të përfundohej

një marrëveshje midis radiodifuzioneve dhe që të krijohej një komision mikst kulturor franko-

shqiptar, për të ndjekur, koordinuar dhe përcaktuar masat konkrete të shkëmbimeve kulturore.

Nga ana shqiptare u dha përgjigja pozitive dhe u kërkua që të fillonin nga veprimet

konkrete për të gjitha çështjet, me përjashtim të marrëveshjes midis radiodifuzioneve, për të cilën

i’u thuhej se kjo mund të bëhej pas marrëveshjes kulturore midis dy vendeve.

Pas kësaj legata franceze dorëzoi filmin artistik “Ballonat e kuq”, i cili u shfaq me ftesa

dhe dy dokumentarë. Përveç kësaj legata kishte dërguar herë pas here katalogë librash. Nga ana

jonë i ishte dërguar legatës programi i mësimit të gjuhës frënge në shkollat tona të mesme. Në të

njëjtën kohë pala shqiptare ishte e interesuar për vazhdimin e punës në drejtim të shkëmbimeve

kulturore. Në lidhje me këtë, ministri francez në Tiranë ishte përgjigjur se do të interesohej pranë

Ministrisë së Jashtme franceze për të thirrur atje titullarin tonë që të bisedonte mbi shkëmbimet

kulturore. Por ministri ynë nuk ishte thirrur dhe puna kishte mbetur në vend203

.

Gjithashtu i kushtohej një rëndësi e veçantë organizimit të Festivaleve të Filmit në

Shtetin Francez, ku luante një rol të madh edhe pjesëmarrja e shtetit tonë me filmat që tregonin

shumë për zakonet, traditat dhe kulturën tonë. Materialet e botuara në gjuhën shqipe kishin një

rëndësi të veçantë në lidhje me shpërndarjen e tyre nëpër libraritë e Francës. Me rëndësi ishtë

hapja e disa ekspozitave në Francë me materiale të dërguara nga Shqipëria, që tregonin një pjesë

të historisë së Shqipërisë.

Më 11 janar 1952 u mblodh shoqata France – Albanie. Qeveria franceze refuzoi

projektimin e filmit “Shqipëria e re’ dhe u vendos te projektohej filmi sovjetik “Ishte një vajzë e

vogël’’. Byroja esaj vendosi t’i çonte një letër Presidentit të Shoqatës Amiral Mullec, për

persekutimin e Qeverisë Franceze kundrejt tij dhe për qëndrimin e tij ndaj këtij fenomeni. Kjo

letër u lexua në mbledhjen e gjerë të shoqatës. Në mbledhje morën pjesë 400 veta, salla ishte e

zbukuruar me fotografi, në fund të presidiumit ishte vendosur flamuri shqiptar dhe në mes të tij

stema e Republikës Popullore të Shqipërisë.

Në vendin e presidiumit ishin vendosur parrullat “Rroftë miqësia France-Albanije’’, u

shpërndanë gratis në të pranishmit revista Albanie-Nouvelle, broshura mbi industrinë,

rindërtimin, dhe u vu në shitje libri mbi gjyqin e Hetem Çakos204

.

Më pas më 1 nëntor të vitit 1952 Qeverisë Shqiptare i erdhi një ftesë për të marrë pjesë në

festivalin e përvitshëm të filmit që do të bëhej në 11-26 mars në Cannes -France. Festivali i filmit

në Cannes u hap në 25 mars ku do të merrnin pjesë 40 shtete. Në mbrëmjen e datës 25 u shfaq

filmi amerikan “Furtuna nën detin”.

Në mbrëmjen e 26 marsit u shfaq filmi shqiptar “Skënderbeu”, i cili u duartrokit për më

tepër se 10 herë. Filmi pati nje jehone te madhe dhe për të shkruajtën më tepër se 40 gazeta.

203

AMPJ, viti 1924, dos. 277/1, fl. 1, 4-6 204

AMPJ, viti 1953, doc, 145. fl, 2

Page 137: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

137

Kritika kryesore qe se ishte i gjatë. Kur u shfaq filmi delegacioni Italian doli nga salla, per arsye

se ata nuk donin që të dilnin në pah gjate filmit kritikat e Venedikut. Ambasada Turke kishte

kërkuar në formë proteste që filmi “Skënderbeu’ ’të mos shfaqej në festival për arsye se ishte

kundra Turqisë, por kjo nuk u mor parasysh. Çmimi që mori filmi ishte ‘‘Prix international avec

mention d’honeur le re’alisateur’’.

Mori dhe çmimin e parë teknik nga Komisioni i lartë i kinemasë franceze për sa u takon

ngjyrave. Shumë gazeta vunë në dukje faktin se në filmin shqiptar ishin ruajtur zakonet, vallet,

veshjet popullore dhe çdo gjë karakteristike e popullit shqiptar. Filmin e kërkuan për ta parë edhe

3 shoqëri të mëdha franceze në France dhe aty do të linin rreth 40-50 kopje të tij205

.

Gjithashtu në Paris u organizua festa e 29 nëntorit për të festuar 11 vjetorin e çlirimit të

Republikës Popullore të Shqipërisë. U dërguan rreth 1500 ftesa, morën pjesë 3 artistë, 1 pianist

dhe një grup vokali. Gjithsej morën pjesë rreth 700 veta.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i paraqiti komplimentet e saj

për të Legatës së Francës në Tiranë dhe e ftoi atë në datat 28 e 29 shtator të merrte pjesë në

panairin që do të zhvillohej në Lyon206

.

IV.3.1. Politizimi i veprimtarive kulturore të shoqatës.

Me kalimin e kohës regjimi komunist ndërhyri për të devijuar objektin e veprimtarisë

kulturore të shoqatës. Qëllimi ishte ta shndërronte në një organizatë me karakter propogandistik,

për të promovuar të ashtuquajturat arritje të socializmit. Ai e shfrytëzoi atë për të fituar një imazh

politik pozitiv, në kushtet kur informacioni për të në Perëndim thuajse mungonte fare.

Ndërhyrja e regjimit komunist u arrit në dy drejtime; nëpërmjet ndryshimit të kalendarit

të veprimtarrive të shoqatës. Në programin e saj u futën aktivitete me rastin e përvjetorëve të

partisë e të literit të saj, ose të udhëheqësve komunist të vendëve të Bllokut komunist. Një

mënyrë tjetër më efikase e politizimit të shoqatës ishte dhe ndërhyrja e shtetit komunist në

organet drejtuese të saj. Në krye të shoqatës u vunë elementë me background politik të majtë që

vinin kryesisht nga radhët e partisë komuniste franceze.

Për të ilustruar këtë po prezantojmë shkurtimisht një Konferencë që Shoqëria “Francë-

Shqipëri ‘’organizoi më 11 qershor 1954 në Saint–Ouen. Në sallën që u organizua konferenca

ishte vendosur portreti i Komandantit dhe i Skënderbeut. Në një banderolë të madhe ishte

shkruar “France-Albanie’’, kjo tregonte për bashkëpunimin e mirë midis Francës dhe shtetit tonë.

Salla ku u zhvillua konferenca ishte zbukuruar me flamurë të Francës dhe Shqipërisë. në

vend të dukshëm ishte vendosur portreti i Komandantit dhe i Skënderbeut si dhe një banderolë e

madhe e shkruar “France-Albanie”. Në hyrje, në një tavolinë ekspozoheshin broshurat e

shoqërisë dhe në sërë revistash e libra të tjera mbi vendin tonë.

Çdo personi që hynte në sallën e konferencës i jepej ftesa për të asistuar në hapjen e

ekspozitës më 18 dhe 19 qershor dhe një fletë tjetër të letrës së shkruar nga Marcel Cachin, i cili i

205

AMPJ, viti 1954, dos, 186, fl, 26 206

AMPJ, viti 1956, dos 210, fl, 24

Page 138: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

138

bënte thirrje popullit francez që të aderonte në shoqërinë “Francë-Shqipëri” për të forcuar

miqësinë midis dy popujve tanë. (Kjo letër ishte ajo që Shoqëria kishte botuar disa herë në

revistën e saj).

Në këtë mbledhje morën pjesë rreth 250 veta. Konferencën e hapi Sekretari i Shoqërisë

Paul Cusu, i cili mbasi prezantoi delegatin e Shoqërisë dërguar në Shqipëri me rastin e festës së 1

Majit, ia dha fjalën Delierres207

.

Delierre në fjalën e tij vuri në dukje kënaqësinë e madhe që ndjeu delegacioni i tyre gjatë

tre javëve që ndenji në Shqipëri. Ai tha: “Në Republikën Popullore të Shqipërisë delegacioni ynë

u prit me dashuri të madhe nga populli dhe gëzoi të gjitha mundësitë për të vizituar qendra të

ndryshme pune dhe të marrë takim me çdo qytetar shqiptar. Shqipëria, - tha Delierre, - ‘’është e

bukur, e pasur dhe në këtë vend jeton një popull punëtor i lirë’’. Regjimi popullor në Shqipëri i

ka dhënë të gjitha mundësitë popullit për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar një jetë të lumtur.

‘’Ne atje’’, - tha ai, -‘’ vizituam shkolla, teatro, fabrika, kombinate, kooperativa

bujqësore, qendra të ndryshme pune etj’’. Në formë paralele zhvillohen të gjitha qytetet e

Shqipërisë. Pushteti popullor i cili mbështetet në popull dhe kishte gjithë përkrahjen e tij i

kushton rëndësi të madhe jetës së punonjësve. Si në Tiranë, Korçë, Qyteti Stalin, e kudo që

vizituam, vazhdonte një punë e vrullshme ndërtimtare dhe paqësore. Nga bisedimet që patën

direkt me punëtorë, ne mësuam se si kishte jetuar populli në të kaluarën para çlirimit dhe në

ç’gjendje ishte katandisur Shqipëria nga feudalët dhe regjimet antipopullore . Sa ndryshim i

madh, - tha ai, - ‘’nga e djeshmja me të sotmen në Shqipëri.

Nga vende të egra dhe të pafrytshme, toka shqiptare është transformuar në një vend

pjellor. Një punëtor në Maliq na tregoi “kjo fushë, para nesh, deri në vitin 1947 ishte e mbuluar

me ujë dhe rreth saj kënetat ishin bërë fole mushkonjash. Ja sot, rritet panxhari për t’i furnizuar

me sheqer popullin tonë, ndërsa këtu ku është ngritur fabrika e sheqerit dhe pallatet e punëtorëve

nuk kishte gjë tjetër veçse ferra”. Në takim me një Stakhanovist “emër nderi i klasës punëtore

shqiptare”, ne mësuam prej tij se në të kaluarën ishte vetëm një punëtor i thjeshtë dhe i përbuzur

nga klasat sunduese, kurse sot ai ishte një drejtues i mirë në uzinë”.

Më në fund duke dashur të demaskonte parullat e imperialistëve të cilët e paraqesin

Shqipërinë një kamp ushtarak të Rusisë, Delierre tha: “Ne nuk pamë në Shqipëri asnjë ushtar rus,

veç disa teknikë të cilët mësojnë dhe u japin eksperiencën e tyre teknikëve të rinj të ekonomisë

shqiptare dhe mbasi këta të fundit përgatiten mirë, ata largohen në vendin e tyre”.Pjesëmarrësit

duartrokitën për disa herë gjatë fjalimit duke thirrur “Bravo popullit shqiptar”.Më në fund u

shfaq filmi hungarez “Duke kënduar jeta është e bukur”.

IV.3.2 Promovimi i arritjeve të Shqipërisë nëpërmjet shoqatës.

207

AMPJ, viti 1954, dos. 183, fl. 12-13

Page 139: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

139

Në vijim të aktiviteteve kulturore dhe artistike më pas u vu re që me 18 qershor Shoqëria

“Francë-Shqipëri’’ hapi ekspozitën mbi Shqipërinë në një sallë në Paris. Në këtë ekspozitë

morën pjesë rreth 100 vetë në inagurim. Qëndroi hapur për 2 ditë dhe u vizitua nga 500-600 vetë.

Aty u paraqitën shumë punime të cilat kishin si synim pasqyrimin e traditave dhe kulturës

së vendit tonë. Kjo ekspozitë pati një sukses në transmetimin e idesë kryesore të saj.Që në hyrje

dhe deri në sallë dokumentet e ndryshme te ekspozitës ishin vendosur mjaft mirë. Dekorimet dhe

sistemimi i materialeve ishe bërë i kujdesshëm që të linte përshtypjen e një ekspozite shumë të

madhe. Për ta pasuruar edhe më tepër, me iniciativën e Sekretarit të Shoqërisë u tërhoqën të

gjitha antikat shqiptare të Justin Godardit si kostume kombëtare, amë të vjetra argjendi, etj.

Në inaugurimin e ekspozitës morën pjesë më shume se 100 veta. Asistonin Justin

Godard, Admiral Moullec, prof. Ernest Kahane, Jacques Denis etj.Hapjen e ekspozitës e bëri

Admirali Moullec i cili mbasi vuri në dukje se Shoqëria Francë-Shqipëri hapi këtë ekspozitë për

ta bërë të njohur Shqipërinë dhe popullin e saj në Francë, ia dha fjalën Justin Godardit.

Godardi në fjalimin e tij, midis të tjerave tha: “Unë e kam njohur Shqipërinë shumë vjet

më parë, kam parë regjimet antipopullore që kanë sunduar në të kaluarën, kam parë jetën e

mjeruar të popullit shqiptar, por qëndrova mik i këtij populli të vogël trim. Arrita ta shoh edhe

regjimin demokratik me popullin shqiptar të lirë dhe të lumtur”. Pastaj z. Godard foli mbi

përparimet e vendit tonë në ndërtimin e Shqipërisë së Re si një shtet modern.

Midis të tjerave, Godardi, demaskoi përpjekjet e imperialistëve dhe satelitëve të tyre

drejtuar kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai vuri në dukje dërgimin e bandave të

diversantëve dhe spiunëve nga ana e imperialistëve amerikanë duke përmendur procesin e fundit

që u zhvillua në Tiranë.Mbas fjalimit të Godardit iu dha fjala korrespondentit të “Humanité”-së,

Max Leon, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Shqipëria.

Max Leoni në fjalimin e tij tregoi ndryshimet e mëdha që ishin bërë në vendin tonë prej

çlirimit e këtej, si në ndërtimin e ekonomisë, ashtu edhe në raportet e reja shoqërore. Ai foli

pastaj mbi artin, kulturën, shkollat dhe institutet e larta, kooperativat bujqësore, fabrikat dhe

uzinat që janë ngritur gjatë ekzistencës së pushtetit popullor ndërsa më parë, - tha ai, - nuk

ekzistonte asgjë përveç sundimit feudal dhe mizerjes.

Midis të tjerave Max Leoni tregoi mbi liritë politike që gëzon populli shqiptar, të drejtat e

punëtorëve etj. Gjatë fjalimit, ai përdori shembuj konkretë nga bisedimet që kishte pasur me

punëtorë, Stakhanovista, bujq të kooperativave, njerëz të artit etj. Në këta shembuj si përfundim

ai nxirrte dashurinë e qytetarit shqiptar për punën, për pushtetin e tij popullor, dashurinë për

atdheun dhe se si çdo shqiptar, e sheh të ardhmen e tij të lumtur.

Më në fund, për të ftuarit u dha një bufe e vogël (vin d’honneur) në të njëjtën kohë që

vizitohej edhe ekspozita. Pjesemarresit mbeten mjaft e kënaqur si nga fjalimet ashtu dhe nga

materialet e ekspozitës.Ekspozita qëndroi e hapur dy ditë, 18 dhe 19 qershor dhe gjatë këtyre dy

ditëve u vizitua nga 500-600 veta208

.

208

AMPJ, viti 1954, dos, 183, fl, 12

Page 140: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

140

Gjithashtu më 24 maj të vitit 1954 u shfaq filmi Skënderbeu për personelin e Ambasadës

dhe Legatës. Ai u shfaq në sallën e Kinemasë së Legatës Rumune. Kjo tregoi që vlerësimi për

këtë film ishte maksimal edhe nga nëpunësit e lartë të Shtetit Francez209

.

Duke parë sukseset e arritura, u propozua qe Shoqëria Francë - Shqipëri të zgjeronte

veprimtarinë e saj dhe konkretisht duhet të ndërmjetësonte pranë Radios Franceze, që të

transmetonte muzikë shqiptare.

Gjithashtu nga Shqipëria mund të shkonin njerëz të artit dhe të kulturës në Francë,si dhe

të shkonin në Shqipëri njerëz të artit dhe të kulturës nga Franca. Kjo tregonte për rëndësinë që i

jepej shkëmbimeve kulturore, dhënies së informacionit për kulturën e artin Shqiptar e Francez.

Legata franceze ne Tirane ofroi informacionin e nevojshëm për shtetin tonë lidhur me

rregullat që kishte vendosur shteti francez në lidhje me trafikun automobilistik. Ministria

franceze e Puneve Publike, Transportit dhe Turizmit Do të merrte përsipër që të kryente një

studim lidhur me shoferët dhe turistët francezë që lëviznin në vende të tjera. Ishin të përcaktuara

edhe cmimet lidhur me lëvizjen e shoferëve, ata duhet të kishin lejen lëvizëse dhe certifikatën

ndërkombëtare të automjeteve. Kjo gjë duhej të merrej parasysh edhe në Shqipëri.

Një element që duhej të merrej parasysh lidhur me turistët francezë në Shqipëri kishte

lidhje me kushtet në të cilat këta turistë dhe shoferë francezë do të udhëtonin në vendin tonë.

Në vitin 1954 sekretarit të legatës shqiptare në Paris iu ofrua një kopje e një fjalori bashkëkohor,

ai gjithashtu do të merrte një broshurë tre mujore dhe do të përfitonte një përmirësim tëe]

vazhdueshëm të të gjitha biografive të publikuara në fjalorin tonë. Çmimi abonim ishte për një

vit (4) çështjet e 1500 SNK. për Francën dhe 1700 FRS. për vendet e tjera.

Legata Franceze në Tiranë kërkonte një muzikë ose një regjistrim të Himnit Kombëtar

Shqiptar. Ajo kërkonte ta përcillnim himnin kombëtar të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Himni ishte ekzekutar me rastin e festave kombëtare, ose në rastin e shkëmbimit të zyrtarëve të

ndryshëm të delegacionit.

Për më tepër, në 15 janar të vitit 1956 Departamenti i Etnomuzikologjisë të Muzeut të

Njeriut në Paris me Muzeun e Tiranës dhe me muzetë lokale (realizuan shkëmbime

informacionesh etnografike, veglash muzikore etj.) Kjo tregonte që në Francë kishte një

vlerësim të lartë për artin dhe kulturën shqiptare. Nga vendi ynë u dërguan veshje popullore,

vegla muzikore dhe materiale të ndryshme që tregojnë më së miri për traditat dhe zakonet tona.

Më pas në 2 shkurt të vitit 1957 u realizuan shkëmbime delegacione turistësh mes

Shqipërisë dhe Francës210

.Shkëmbim kulturash ndërmjet dy shteteve.

IV.4. Shtypi periodik si mjet kryesor i propagandës komuniste.

Duke filluar nga gjysma e dytë e viteve’50 u përqëndrua vëmëndja nga shtypi i huaj, më

qëllim që ta përdorte si mjet propogandistik të arritjeve socialiste. Deri në këtë kohë përfaqësia

209

AMPJ, viti 1954. dos, 183, fl, 16 210

AMPJ, viti 1956, dos. 57, fl. 32

Page 141: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

141

shqiptare në Paris nuk kishte dërguar raport dhe të dhëna mbi trajtimin e cështjeve shqiptare nga

media e huaj e shkruar.

Për herë të parë u mbajt nje raport shtypi për muajin maj 1957211

: Në këtë raport u

konkludua se gjatë kësaj periudhe, puna e përfaqësisë për sektorin e shtypit e të propagandës

kishte qenë mjaft e kufizuar për arsye të mungesës të personelit të caktuar për kete pune. Si

aktivitet ishin nxjerrë 5 numra të buletinit frëngjisht, ishin shpërndarë 2 numra të revistës

“Albanie Nouvelle” dhe 2 numra të gazetës “Shqipëria e Re”.

Informacioni i hapur për Ministrinë kishte qenë fare i pakët, kontaktet me shoqatën kanë

qenë shumë të kufizuara dhe vetë shoqata nuk ka treguar asnjë aktivitet, përveç një farë

agjitacioni të vogël, pa përdorur mjete propagande.

Edhe gjatë muajit maj nuk kishte pasur asnjë aktivitet me këtë sektor, por mund të thuhej

se u fillua një punë më e organizuar nën kujdesin e vetë titullarit të legatës, i cili në ndarjen e

punës e mbajti vetë këtë sektor.

Gjatë këtij muaji pala shqiptare filloi të ndiqte me interesim shtypin dhe filluan të

njoftonim qendrën për ç’ka shkruante shtypi francez mbi Shqiperine. Gjithashtu u organizua

dërgimi i kuporeve përmes Beogradit si dhe pas porosisë të asaj Ministrie, dërgimi i gazetave

“Liria” e “Dielli” me postë. Nuk ka pasur mundësi të merrej kontakte me përfaqësues të shtypit.

Shtypi i Partisë gjatë atij muaji nuk kishte shkruar gjë mbi Shqipërinë. Në relacion

theksohej që shtypi reaksionar duke filluar nga gazeta “Le Monde” shkroi në lidhje me arratisjen

e tradhtarit Panajot Plaku.

Ashtu si edhe në të kaluarën, kishte pasur kërkesa për materiale mbi Shqipërinë nga

individë francezë dhe pak belgjianë. Në përgjithësi kërkonin dokumentacione mbi vendin tonë,

broshura, ilustrime, materiale mbi turizmin dhe pulla poste. Përfaqesia priste të vinin nga

Gjermania botimet e Albturizmit, dhe do te shpërndante disa kopje me anën e shoqatës.

Në raportin për shtypit për muajin korrik 1957 theksohej që gjatë ketij muaji ishin nxjerrë

e shpërndarë dy buletine në frëngjisht dhe një buletin shqip, te cilet u morën në një kohë dhe u

shpërndanë menjëherë duke lënë një interval prej tre ditësh per gazetat “Shqipëria e Re” të

muajve maj dhe qershor (kjo e fundit edhe me thirrjen e Komisionit qeveritar për Amnistinë). Siç

shkruhej ne relacion, gazetat e majit dhe të qershorit ishin mjaft të mira si material u gjykua qe

dhe artikujt për Qerim Panaritin erdhën në kohë212

.

Në një numër të “Diellit”, Qerimi shkruante: “Edhe kur i themi shëndet Tiranës ajo na

përgjigjet plaç”, duket se me demaskimin dhe goditjet që i bënin po i luanin këmbët. Edhe

artikulli mbi Abaz Ermenjin ishte vleresuar i mirë bazuar edhe nga një aspekt tjetër, se ai kishte

mbetur si elementi më i dukshëm i emigracionit reaksionar pas shpartallimit të komitetit. Vetëm

në artikull kishte një të metë e cila linte përshtypjen se punonjesit e ambasades nuk e dinin ku

vërtitej Abazi, sepse thuhej që ai sillej vërdallë në rrugët e Italisë, ndërsa Abazi qëndronte në

Paris. Gjithashtu, gazetat u dërguan edhe në 50 adresa shqiptarësh të arratisur.

211

AMPJ, viti 1957, dos. 186, fl. 51 212

AMPJ, viti 1957, dos. 186, fl.

Page 142: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

142

Njëkohësisht pala shqiptare kishte ndjekur vazhdimisht shtypin për të nxjerrë çfarë

shkruanin mbi Shqiperine. Si çështje kryesore kanë qenë spekulimet që kishte bërë shtypi

reaksionar francez në lidhje me bisedimet që u zhvilluan në Moskë midis Hrushovit, shokut

Enver, Zhivkovit dhe Kardelit e Rankoviçit, të cilat ky shtyp ishte përpjekur t’i paraqiste si një

lëshim në favor të Jugosllavisë. Nga ana tjetër kishte pasur shkrime që paraqisnin rëndësinë

strategjike të Shqiperise, të parë në prizmin e botës kapitaliste.

Gjithashtu ishin dërguar vazhdimisht botimet e shtypit dhe gazetat e kolonive, të cilat

dergoheshin me korrierët. Për sa i përket shtypit të emigracionit reaksionar ishin bere perpjekje

për ta disponuar por pa sukses. Kështu edhe për librin e Stavro Skëndit “Albania”, u desh te

pritej për një periudhë se mos e siguronte shoku Llambi, i cili e kishte porositur, por meqënese

kaloi një kohë e gjatë u porosit në librarinë angleze Smith 248 Rue Rivoli Paris. Nga libraria i’u

thanë se do të vonohet pak, por e siguronin.

Me kthimin e delegacionit të P.K. franceze nga Shqipëria, në gazetën “Humanité” u botua

deklarata e përbashkët, një artikull i Rajmond Gijosë, ndersa në “Lettres Françaises” pjesë nga

raporti i shoqes Vermesh, mbajtur para Byrosë Politike të P.K. franceze mbi qëndrimin e

delegacionit në Shqipëri. Gjithashtu gazeta “Humanité”, edicion i Strasburgut (në gjermanisht),

botoi një artikull shoqëruar me fotografi të anëtares së K.Q. Oto Shneider, anëtare e delegacionit

të P.K. franceze. Disa nga këto materiale si dhe faqen e gazetës “Humanité Dimanche” me

artikujt e Andre Vyrmserit mbi Shqipërinë, u nisen direkt përmes Beogradit ndersa disa te tjera

me postë.

Në bisedën që patën me shokun Leon Feks, anëtar i delegacionit, ai tha se K.Q. do të

dërgonte një shkrimtar të mirë në Shqipëri për të shkruar një libër studimi mbi Shqipërinë. Nga

pala shqiptare u mendua se një gjë e tillë do të ishte shumë mirë, pra u mendua te ndiqej kjo

çështje dhe me rast ta pyesnin shokun Feks se kur do të dërgohej ky shkrimtar. Në relacion

shkruhej qe ne takimet që kishin pasur me shokët francezë kishin biseduar me takt, për punën e

shoqatës si dhe për shtypin e Partisë qe ishte shumë i ngarkuar me materiale të rëndësishme, por

qe nuk kishin shkruar sa duhej per Shqiperine.

Shokët francezë premtuan se do t’i shihnin këto gjëra që edhe shoqata të aktivizohej edhe

shtypi të shkruante më tepër. Ne relacion theksohej perseri se këto biseda janë bërë shumë me

takt nga pala shqiptare dhe faktikisht shtypi i partisë ka pasur edhe kishte preokupime të tjera të

mëdha. Sidoqoftë, shprehej vullneti per tu përpjekur me sa e lejojnin mundesite që shoqata të

“shkundej” pasi ai vit po rezultonte viti më inaktiv për shoqatën. Per kete, sekretarët e shoqatës

po punojnin për Stendën e “Humanité”-së, por kjo çështje do ndiqej edhe nga personeli I

ambasades, pasi tashmë kishin mjaft materiale për të bërë një stendë të pasur mbi Shqipërinë me

këtë rast.

IV.4.1. Propozime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore.

Page 143: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

143

Në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore, ne vitin 1957 Ministri

francez ngriti 5 çështjet e meposhteme213

:

1) Shkëmbimin e librave, filmave, disqeve me muzikë e partiturave muzikore. Për librat ai tha të

shkëmbeheshin nga ato apolitike, pa propagandë, si libra të mjekësisë, historisë, libra teknikë etj.

Për filmat tha që të shkëmbehen si artistikë dhe dokumentarë por jo me përmbajtje

politike si p.sh. filma historikë, shkencorë etj. P.sh. filmi mbi Skënderbeun ishte një film i

pranueshëm për Francën, - tha ai. Ministri francez tha se mund të sillte nga Franca disa filma për

vizion dhe në rast se do të pëlqeheshin mund të bliheshin për t’u shfaqur. Ai tha se mund të

shkëmbehen pllaka me muzikë popullore, moderne etj., si dhe partitura muzikore.

2) Çështja e dytë ishte mbi ngritjen në Shqipëri të një salle leximi me libra francezë. Ai

tha se e mirëpriste gatishmërinë e shfaqur nga pala shqiptare për të ngritur një sallë të tillë me

libra francezë. Sipas tij, këtë gjë ia paska thënë ministrit francez të mëparshëm, Halim Budo, në

takimin e përmendur më sipër.

3) Çështja e tretë ishte mbi bashkëpunimin midis radiove të të dy vendeve. Ai tha se

radiot e dy vendeve mund të organizonin emisione, gjysmë ore në javë ose në muaj, si të shihej

praktikisht e mundur dhe në fillim ndoshta vetëm me muzikë të vendit tjetër dhe pastaj mund të

arrihej të transmetoheshin edhe njoftime mbi historinë, muzikën, kulturën etj., të vendit perkates.

Materiali per transmetim mund të përgatitej nga vete vendet.

4) Çështja e katërt ishte mbi mësimin e gjuhës franceze në Shqipëri dhe gjuhës shqipe ne

Francë. Në lidhje me këtë ai tha se kishte biseduar dhe me Kryetarin e Këshillit të Ministrave,

shokun Mehmet Shehu dhe tregoi edhe përgjigjen që i kishte dhënë.

Ministri francez tha se çështjen e mësimit të gjuhës franceze në Shqipëri e ngrinte vetëm në baza

reciprociteti dhe pa vënë asnjë konditë. Ai tha se e shikonte të arsyeshme që në Shqipëri mesohej

në shkolla gjuha ruse mbasi Shqipëria ndjek të njëjtën rrugë me Bashkimin Sovjetik. Por tha se

do t’i vinte mirë po të krijohej në Shqipëri një katedër e gjuhës franceze ashtu si në Francë ku

kanë një katedër të gjuhës shqipe.

5) Si çështje të fundit ngriti shkëmbimin e njerëzve: artistët (violinistë, pianistë, piktorë

etj.), profesorë, gazetarë etj., në masën sa të shihej e mundshme nga të dy vendet.

Per sa i perket Informacionit mbi Aktivitetin e Shoqatës Francë-Shqipëri214

Viti 1955

1. 4 konferenca.

2. Një pritje në selinë e shoqatës.

3. Dy mbledhje vjetore të asamblesë.

4. Dy ekspozita.

5. Me rastin e festës së “Humanité” ka organizuar stendat.

6. Ishin nxjerrë dy numra të revistës.

213

AMPJ, viti 1957, dos. 238, fl. 13-15

214 AMPJ, viti 1959, dos. 285, fl. 28

Page 144: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

144

7. Kishin vizituar Shqipërinë 6 persona.

Viti 1956

1. Mbledhja e asamblesë.

2. Kishin dalë 2 numra të revistës.

3. Ishin organizuar stenda me rastin e festave popullore dhe të “Humanité”.

4. Ishte popullarizuar shfaqja e filmit “Skënderbeu” në kinematë e Parisit.

5. Ishte organizuar një konferencë solemne me rastin e 29 Nëntorit.

6. Kishin vizituar Shqipërinë 6 persona.

Viti 1957

1. Nuk ka pasur aktivitete me përjashtim të konferencës për 29 Nëntorin.

2. Kishin vizituar Shqipërinë 6 persona.

Viti 1958

1. Konferencë me rastin e 29 Nëntorit.

2. Kishte dale një numër i revistës.

3. Kishte dale një botim nga Zhuveneli mbi Shqipërinë.

Viti 1959

1. Ishte organizuar nje mbrëmje për 15-vjetorin e projekteve dhe gjithashtu ishin paraqitur

fotografi mbi Shqipërinë nga Prof. Blanc.

2. Ishte organizuar nje pritje nga Sekretari i Shoqatës me anëtarët e delegacionit që vizituan

Shqipërinë, ku merrnin pjesë dhe miq të tjerë. Këtu u shfaq diapozitivi me fotografi nga

Shqipëria, te marra nga Prof. Blanc.

3. Ishte organizuar konferenca në Universitetin e Brukselit nga Prof. Blanc.

4. Kishin dale një dy numra të revistës.

5. Për 15-vjetorin ishin shkruar artikuj në shtypin e vendit.

6. Kishin vizituan Shqipërinë 5 persona (një për 15-vjetorin).

13-Po në kuadër të shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy vendeve në vitin 1958 Shqipërisë i vjen

ftesë të marrë pjesë në Olimpiadën e Dytë Ndërkombëtare të këngëve korale, që do të zhvillohej

në 9-16 nëntor 1958215

.

IV.5. Intensifikimi i mardhënieve kulturore. Përpjekje për shkëmbime turistike.

Në aspektin social-kulturor në këtë periudhë u vu re që si Shqipëria ashtu edhe Franca

kanë qenë të hapura për bashkëpunime të përbashkëta. U realizuan shumë mbrëmje kulturore, ato

215

AMPJ, viti 1958, dos 91, fl, 5

Page 145: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

145

në vetvete kishin synime politike por u vu re një bashkëpunim i mirë në lidhje me pjesën e artit

dhe të kulturës. P.sh.: Shqipëria pati mbështetje në lidhje me demonstrimin e materialeve të cilat

tregonin më shumë për artin dhe kulturën e shtetit Shqiptar. U vu re që mediat në këtë periudhë

nuk komentuan shume mbi lidhjen midis dy shteteve, veçanërisht për Shqipërinë. Ne shtypin e

perditshem mungonin artikujt për Shqipërinë.

Një tjetër element mjaft i rëndësishëm në këtë periudhë ishte dhe dhënia e bursave nga

Shteti Francez për studentët shqiptarë. Nuk mungonin edhe specializimet për profesionistët e

fushave të caktuara: p.sh. agronomët, duke qenë se Shqipëria ishte një vend bujqësor.

U krijuan mundësi të shumta për shkëmbime turistësh në mënyrë që të vizitonin Shqiperine po

ashtu edhe shqiptarëve iu hapën rrugët për të vizituar Francën.

1- Më vitin 1959 u organizuan veprimtari për 15 vjetorin e Konventës dhe fotografitë

mbi Shqipërinë që u paraqitën ne sallën mbrëmjes ishin marre nga Prof Blanc. Në këtë mbrëmje

iu kushtua një rëndësi e madhe marrëveshjes tregtare midis Shqipërisë dhe Francës. U paraqitën

foto që tregonin më shumë rreth historisë së Shqipërisë, traditave dhe kulturës sonë. Ky ishte një

vlerësim që i bëhej artit dhe kulturës për vendin tonë216

.

2- Më pas më 30 gusht të vitit 1961 u realizuan bisedime për krijimin e marrëdhënieve

kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.

Një nga pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje ishte shkëmbimi kulturor midis këtyre

vendeve217

. Ndermarrja Shtererore “Turizmi” ishte shumë e interesuar për shfrytëzimin e bazave

tona turistike nga turistë të huaj dhe për këtë qëllim ajo kishte rënë në kontakt me disa firma

turistike të Francës dhe Belgjikës, për dërgimin e turistëve të huaj në vendin tonë gjatë sezonit

turistik të vitit në vazhdim si edhe për sezonin turistik të vitit të ardhshëm 1962218

.

Duke pasur parasysh interesin e palës shqiptare për të ardhurat valutore, Legata franceze

ndërhynte pranë firmave turistike dhe të bënte përpjekje për të siguruar dërgimin e turistëve të

huaj në Shqiperi. Legata interesohej gjithashtu pranë firmave turistike të Evropës Perëndimore

për të dërguar në Shqiperi turistë transit, të cilët zakonisht bënin turne me vapor në Mesdhe dhe

Detin e Zi.

Firmat turistike në Francë dhe Belgjikë, me të cilat kishte korrespondencë N. Sh. Turizmi

ishin këto:

1) Le Tourisme Français, 96, Rue de la Victoire, Paris 9e

2) Transtours-49, Avenue de l’opera, Paris 2e

3) American Lloyd-7, Rue Auber, Paris IXe

4) Voyages et Culture-J, Durant-Monti, Ecole de Sainte Foy – De Montgommery-

Calvados-France

5) Voyages Joseph Dumoulin-Bruxelles 77-79, Boulevard Adolphe Max.

216

AMPJ, viti 1959, dos 285, fl, 26 217

AMPJ, viti 1961, dos 274, fl, 18 218

AMPJ, viti 1961, dos. 277, fl. 38-44

Page 146: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

146

Legata vihej në kontakt me këto firma dhe njëkohësisht të interesohej edhe pranë firmave

të tjera me qëllim që të rrisste numrin e turistëve që vizitonin Shqiperine, si per ata me qëndrim

të gjatë (15 ose 30 ditë), ashtu edhe për ata transit219

.

3-Gjithashtu u vu re që në vitin 1961 u realizuan shkëmbime turistësh mes Shqipërisë dhe

Francës. U krijuan mundësi për lëvizshmëri të lirë të personave që donin të vizitonin Shqipërinë

dhe Francën. Pati një numër të lartë të personave që donin të vizitonin Shqipërinë, kjo tregonte

që gjatë gjithë kësaj kohe Shqipëria si një destinacion i bukur me vende mahnitëse për tu parë

kishte tërhequr vëmendjen e francezëve.

Kjo i krijonte mundësi të tjera shtetit shqiptar, i cili tashmë po i hapte rrugë

bashkëveprimit kundrejt izolimit social që e kishte pushtuar, mund të lidhte marrëveshje

kulturore, ekonomike, shkëmbime kulturash etj220

.

4- Në 11.12.1961 nga takimi i shokut Misto Treska me Ministrin Francez në Tiranë u vu

re që: pala shqiptare kishte kërkuar disa botime nga pala franceze në bazë marreveshjes të

shkëmbimeve kulturale. Një pjesë e librave do të dërgoheshin nga Drejtoria e Përgjithshme

Kulturale me anë të Legatës Franceze dhe një pjesë nga Biblioteka Kombëtare e Francës.

Por për botimet periodike që kërkonte pala shqiptare ajo franceze nuk kishte mundësi.

Pala franceze nuk kishte mundësi ekonomike t’ia dërgonte palës shqiptare të gjitha botimet

periodike, ishte e kushtueshme të botoheshin libra të tjerë, megjithatë pala franceze do të

dërgonte botime të tjera për t’iu përmbajtur marrëveshjes së vendosur mes Shqipërisë dhe

Francës.

Një tjetër element që u vu re në këtë takim ishte aplikimi i bursave të akorduara nga pala

franceze. Kërkohej qe dy specialistë shqiptare të verërave të shkonin per specializim në Francë.

Kjo tregonte që Shteti Francez po i hapte rrugë Shqipërisë për ti krijuar asaj mundësi që të

zgjeronte fushën e arsimit.

Të rinjte që do të përfitonin nga këto bursa do të kishin më pas mundësi që ta ushtronin

profesionin që do të merrnin në vendin e tyre, kurse për specialistët që do të arsimoheshin më tej

do të jepnin ndihmën e tyre në Shtetin Francez.

Ata do të përmirësonin teknikat e tyre të punës ose do të adoptonin teknika të reja më

efikase, dhe më pas do ti aplikonin ato në vendin e tyre.

Këta të rinj do të ishin të privilegjuar pasi ata nuk do të shpenzonin fare për shkollimin e tyre, për

gjithçka do të përgjigjej Shteti Francez: për ngrënien, fjetjen, ushqimin dhe për programin

mësimor221

.

5-Më pas në vitin 1961 me anë të nismës së Shoqatës Shqipëri-Francë u mbajt një

Konferencë me 100 veta në St. Denis, ku u shfaq filmi dokumentar me aspekte nga Shqipëria.

Shqipëria i kishte dërguar Shoqatës mbi 60 artikuj, 14 fotoekspozita me tematikën e kohës, një

ekspozitë arkeologjike, prodhime artizanale me një vlerë 300000 lekë dhe materiale të tjera.

219

AMPJ, viti 1961, dos 277, fl, 44 220

AMPJ,viti 1961, dos 281, fl, 34 221

AMPJ, viti 1962, dos 332, fl, 2

Page 147: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

147

Në këtë Konferencë u vlerësuan pozitivisht arti dhe kultura shqiptare, nëpërmjet

objekteve që u dërguan për të treguar një pjesë të historisë tonë, dhe pse jo edhe për të treguar

realitetin në të cilin gjendej Shqipëria.

Shtypi francez nuk kishte botuar asgjë politike për vendin tonë si në vitin 1961 ashtu

edhe në vitin1960, pra u gjykua qe kishte lidhje të dobëta të Përfaqësuesve Shqiptarë me organet

e shtypit francez. Lidhjet e Përfaqësuesve shqiptare me institucionet e tjera kulturore si

biblioteka, muze etj. kanë qenë të dobëta.

Pati një shkëputje nga procesi i dërgimit të materialeve të botuara në gjuhën shqipe, po

ashtu filluan të shkëputeshin marrëdhëniet edhe në lidhje me dërgimin e objekteve të luftës apo

që janë tradicionale shqiptare në muzete e Francës.

6-Gjithashtu në vitin 1960-1961 ishte parashikuar organizimi i Javës së Filmit Shqiptar

në Francë dhe i Filmit Francez në Shqipëri. “Java e Filmit Shqiptar do të organizohej në një

kinema në Paris dhe në një qytet tjetër francez me rastin e 11 Janarit (përvjetorit të shpalljes së

Republikës Popullore të Shqipërisë), dhe Java e Filmit Francez do të organizohej në një kinema

në Tiranë dhe në një qytet tjetër shqiptar me rastin e 14 Korrikut Festës Kombëtare të Francës222

.

IV.6. Reagime të shtypit francez për zhvillimet në Shqipëri.

Në krahasim me të kaluarën, sidomos pas ngjarjeve të muajit maj-qershor të vitit 1968 në

Francë, AFP-ja dhe shtypi francez kishte dhënë ose kishte botuar më shumë lajme kundër

Shqiperise. Në relacion theksohej që gjatë mbledhjes së partive revizioniste në Moskë në

qershor, organet e shtypit francez kishin dhenë shumë lajme mbi Shqiperine dhe qëndrimin e

Partisë bazuar në burimet revizioniste sovjetike.

Ndërsa më vonë u dukën disa shkrime me tendenca titiste mbi Luftën tonë NÇL, siç është

rasti i artikullit të “Le Monde” të 26 qershorit. Lajme ishin dhënë gjithashtu edhe mbi të

ashtuquajturën çështje të bazave kineze në Shqipëri. Kjo u dha edhe nga një korrespondent i

AFP-së që erdhi në Shqiperi si turist me një emër fals. Për këtë qëndrim armiqësor të shtypit

francez ndaj Shqiperise, nisur nga kjo korrespondencë e AFP-së, më 31.05.1969 u thirr në

Ministri nga Drejtori i Shtypit, ambasadori francez. Në këtë takim atij iu vu në dukje fushata

armiqësore e AFP-së dhe e shtypit francez ndaj Shqiperise dhe u hodhën poshtë trillimet që ishin

bërë nga AFP-ja si agjenci e lajmeve zyrtare franceze.

Lidhur me shtypin francez, ambasadës shqiptare në Paris i doli detyrë që të shfrytëzonte

gjithë mundësitë e saj dhe miqtë që të arrinte të botonte herë pas here në shtypin parizien, apo të

provincave, materiale mbi shqiperine dhe në të njëjtën kohë të bënte përgënjeshtrimin e

materialeve kundërshtare që botonin gazetat apo revistat franceze.

Strategjia e palës shqiptare ishte që edhe në të ardhmen marrëdhëniet me Francën do të

zhvilloheshin, duke mbajtur parasysh objektivat që kishin parashikuar që në fillim të vitit, duke

222

AMPJ, viti 1961, dos 281, fl, 20

Page 148: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

148

synuar më tepër për të përfituar sa më shumë nga ana tekniko-shkencore sipas planit kulturor

ekzistues dhe për të zgjeruar eksportin në tregun francez223

.

Në vijim të përpjekjeve për promovimin e Shqipërisë përfaqësia shqiptare në Paris bëri

disa propozime në lidhje me ardhjen në Shqipëri për të bërë dy reportazhe mbi Shqipërinë

gazetari dhe kineasti i Radiotelevizionit francez Claude Bertrand.

Megjithë përpjekjet për të ruajtur imazh pozitiv, shtypi sidomos pas ngjajrve të vitit 1968

nisi një fushat publicistike për të vërtetën e regjimit komunist në Sqipëri, AFP-ja dhe shtypi

francez kishte dhënë ose kishte botuar më shumë lajme kundër Shqiperise. Ne relacion theksohej

qe gjatë mbledhjes së partive revizioniste në Moskë në qershor, organet e shtypit francez kishin

dhënë shumë lajme mbi Shqiperine dhe qëndrimin e Partisë bazuar në burimet revizioniste

sovjetike. Ndërsa më vonë u dukën disa shkrime me tendenca titiste mbi Luftën tonë NÇL, siç

është rasti i artikullit të “Le Monde” të 26 qershorit.

Lajme ishin dhënë gjithashtu edhe mbi të ashtuquajturën çështje të bazave kineze në

Shqipëri. Kjo u dha edhe nga një korrespondent i AFP-së që erdhi në Shqiperi si turist me një

emër fals. Për këtë qëndrim armiqësor të shtypit francez ndaj Shqiperise, nisur nga kjo

korrespondencë e AFP-së, më 31.05.1969 u thirr në Ministri nga Drejtori i Shtypit, ambasadori

francez. Në këtë takim atij iu vu në dukje fushata armiqësore e AFP-së dhe e shtypit francez ndaj

Shqiperise dhe u hodhën poshtë trillimet që ishin bërë nga AFP-ja si agjenci e lajmeve zyrtare

franceze.

Ndaj këtyre shkrimeve reagoi ambasada shqiptare në PariS. Ajo mori detyrë që të

shfrytëzonte gjithë mundësitë e saj dhe miqtë që të arrinte të botonte herë pas here në shtypin

parizien, apo të provincave, materiale mbi Shqiperine dhe në të njëjtën kohë të bënte

përgënjeshtrimin e materialeve kundërshtare që botonin gazetat apo revistat franceze.

Strategjia e pales shqiptare ishte qe edhe në të ardhmen marrëdhëniet me Francën do të

zhvilloheshin, duke mbajtur parasysh objektivat që kishin parashikuar qe në fillin të vitit, duke

synuar më tepër për të përfituar sa më shumë nga ana tekniko-shkencore sipas planit kulturor

ekzistues dhe për të zgjeruar eksportin në tregun francez224

.

Në vijim të përpjekjeve për promovimin e Shqipërisë përfaqësia shqiptare në Paris bëri

disa propozime në lidhje me ardhjen në Shqipëri për të bërë dy reportazhe mbi Shqipërinë

gazetari dhe kineasti i Radiotelevizionit francez Claude Bertrand.

Gjithashtu, presidenti i Komitetit të Burgonjës, La Vavaseri, i kishte paraqitur shokut

Javer një projekt për një udhëtim turistik në Shqipëri të anëtarëve të Komitetit të Burgonjës,

gjithsej 70 veta, të cilët duhej te ishin personalitete të jetës politike, ekonomike e kulturore të

Dizhonit. Mendimi i tyre ishte që këtë udhëtim ta bënin me avion special dhe të qëndronin 5-6

ditë në Shqipëri dhe nje grup folklorik shqiptar të merrte pjesë në festivalin e Dizhonit për vitin

1972. Ndersa në vitin 1973 në Dizhon të hapej një ekspozitë e kostumeve kombetare shqiptare.

U vendos qe revista “Shqipëria e Re” t’u dërgohej të interesuarve që nga Tirana dhe të mos te

223

AMPJ, viti 1969, dos. 222, fl. 36-37, 39-41 224

AMPJ, viti 1969, dos. 222, fl. 36-37, 39-41

Page 149: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

149

lihej për ta shpërndarë përfaqësia. Po ashtu, u rekomandua qe shoku Zija Xholi të shkonte në

Paris për të dhene disa leksione në universitete te ndryshme te kryeqytetit.225

Në vitin 1968 do të hapej ekspozita e librit teknik e shkencor francez. Ajo do të hapej në

sallën e Komitetit.Shtypi francez shkruante për shumë ditë me radhë për të, në të synohej të

merrnin pjesë 50 veta, pedagogë të Universitetit dhe të Institutit të Lartë Bujqësor, punonjës të

sektorëve të ndryshëm dhe të Ndërmarrjes së Botimeve. Hapja e kësaj ekspozite do të bëhej pa

fjalime226

.

Në vitin 1969 një ekip televiziv francez kërkoi të bënte një reportazh televiziv për

Shqiperine, duke shtuar edhe një reportazh panoramik të vendit, por pa trajtuar aspekte

politike227

. Të interesuar për të zhvilluar marrëdhëniet në fushën e artit, shkencës, teknikës,

arsimit dhe kulturës, Republika Popullore e Shqipërisë dhe Republika Franceze ranë dakord që

gjatë vitit 1970 të realizonin disa shkëmbime si:-dy lektorë francezë të gjuhës frënge do të jepnin

mësim pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës për vitet 1970-1971.-pala franceze do te

akordonte bursa verore për profesionistët shqiptarë të frëngjishtes.-pala shqiptare do te akordonte

bursa për tre studentë francezë të shkollës kombëtare të gjuhëve orientale të gjalla, që donin të

perfeksionin gjuhën shqipe dhe të thellonin studimin e kulturës shqiptare.-pala franceze

dëshironte të vinte në dispozicion të palës shqiptare aparate dëgjimi-shikimi.

Të dy palët ranë dakord të inkurajonin importimin në rrugë tregtare dhe shitjen e librave

dhe periodikëve të botuara në secilin nga të dy vendet. Ato favorizonin shkëmbimin e librave

artistike dhe dokumentarëve në rrugë tregtare. Po ashtu inkurajonin shkëmbimin e emisioneve

radiofonike dhe televizive që përfshinin material të shkruar, shirita magnetofoni, disqe të

muzikës klasike, folklorike ose popullore dhe filma për fëmijë dhe me karakter tekniko-

shkencor. Mbi këtë bazë, pala franceze dërgoi në Shqipëri për dy javë dy stomatologë dhe një

specialist alergolog dhe nje specialist gastro-enterolog. Këta specialistë do të njiheshin me punën

e kolegëve të tyre shqiptarë dhe do të bënin disa nderhyrje mjekesore228

.

Në vitin 1973 shtypi, radio dhe televizioni francez ka pasur një seri ngjarjesh për

Shqipërinë. Si më të rëndësishmet duhen përmendur: 1) Dhënia në televizion më 29 nëntor e

filmit të Klod Bertrandit, që ishte gjëja më kryesore gjatë vitit në propagandimin e vendit tonë.

2) Dy emisione mjaft të mira në Radio Parisi mbi letërsinë shqipe.3) Artikujt recensione në

gazetat e mëdha “Le Monde”, “Le Figaro”, si dhe në gazeta me më pak rëndësi, mbi romanin e

Kadaresë “Kronikë në Gur”.4) Një reportazh të gjatë në gazetën “Le Monde” të Dr. Latajade me

titull “Letër nga Butrinti”.5) Një reportazh të gjatë pozitiv në revistën “La Vie Catholique”.

6) Një reportazh në revistën “Magazine”, shkruar nga Zhozefa Bertolino, gruaja e Zhan

Bertolinos.7) Një reportazh nga Anik Miskja, në revistën “Zones de Tempetes”.8) Disa artikuj

nëpër gazeta krahinore nga turistë me përshtypje të mira nga Shqipëria, disa lajme për Shqipërinë

dhe lajme në shumë gazeta krahinore mbi aktivitete të shoqatës së miqësisë franko-shqiptare,

fakt ky mjaft pozitiv.

225

AMPJ, viti 1969, dos. 227, fl. 177 226

AMPJ, viti 1968, dos 187, fl, 2 227

AMPJ, viti 1969, dos 227, fl, 66 228

AMPJ, viti 1970, dos 281, fl, 9

Page 150: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

150

Përveç këtyre, gjatë vitit 1972, rreth 15 studentë e profesorë të universiteteve të

ndryshme të Francës janë marrë me shkrime diplomash të niveleve të ndryshme, me temë

shqiptare, kanë marrë kontakt me ambasadën dhe janë furnizuar me materiale. Gjithashtu kanë

kërkuar dhe u janë dhënë materiale rreth 10 enciklopedi të ndryshme për kapitujt që do të

shkruajnë mbi Shqipërinë229

.

IV.7 Marrëdhëniet kulturore në vitet 1986 -1990

-Permbledhje telegramesh nga Drejtoria Europes drejtuar kabinetit te MIN Puneve të jashtme

Franceze-230

NOTE VERBALE N°43/eu

17 janar 1986

Drejtoria Europes drejtuar kabinetit te MIN Puneve të jashtme

Marredheniet kuturore, shkencore dhe teknike

Aktivitetet me karakter kulturor kanë marrë një kthesë shumë pozitive që prej viteve 70, ato janë

zhvilluar në kuadrin e programeve bilaterale, ku ai i ardhshëm do të nënshkruhet në pranverën e

1986 në Paris. Ky program do të konkretizohet me ardhjen e 60 studentësh shqiptarë me bursa në

Francë, stage, formacione shkencore, presenca e dy lektorëve franceze pranë Universitetit të

Tiranës, dhurim librash, filmash, materialesh pedagogjike dhe organizim eventesh kulturore. Në

këtë kuadër është hapur në 1984, një ekspozitë shumë e rëndësishme e arteve plastike shqiptare,

është parashikuar një turne i orkestrës së radio televizionit shqiptar në Francë, më 1986. Vlen për

tu përmendur dhe nja 15 bursa suplementare për të formuar informaticienë shqiptarë.

Ndonese kemi hasur veshtiresi me burokracine dhe ftohtesine e pales shqiptare, mund te themi

qe bilanci eshte shume pozitiv. Franca ze realisht vendin e pare e ndjekur nga Italia e konsideruar

si partnere ne kooperimin shkencor, kulturor e teknik, duke marre parasysh dhe pasojat tejet

pozitive dhe direkte ne ekonomine e vendit.

Kemi bindjen qe keto marredhenie do te njohin nje progres akoma me te spikatur nese Franca do

te rrise numrin e kontakteve ne nivel te larte, per arsye politike por dhe psykologjike Shqiptaret u

japin nje rendesi shume te vecante marredhenieve me Francen.

Plan Aksioni I Ambasades Franceze në Shqiperi

17 shkurt 1986

Amb Philippe LEGRAIN drejtuar z. Roland DUMAS, MIN Puneve te jashtme231

Marredheniet kuturore, shkencore dhe teknike

229

AMPJ, viti 1973, dos. 348, fl. 103-114 230

MPJ franceze, Seria2, N/Seria5, viti 1986 Dosja 1 231

MPJ franceze, Seria2, N/Seria5, viti 1986 Dosja 1

Page 151: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

151

- Kontakte mes universiteteve

Pala shqiptare deshiron te lidhe marredhenie mes Universitetit te Tiranes dhe Paris 6. Ky

universitet ke terhequr vemendjen e tyre per disa arsye, nder te tjera per arritjet ne nivelin

shkencor dhe teknik.

- Instituti i Naftes

Interesi i pales shqiptare per te te derguar studiues dhe studente prane Institut ne fjale eshte i

vazhdueshem. I kerkojme MPJ franceze te nderhyje per pranimin e kandidaturave shqiptare.

- forminin e perkthyesve

- Mjekesi

Pala shqiptare propozon nenshkrimin e nje marreveshjeje mjeksore, ne kuadrin e se ciles

mendohet te kerkojne bursa studimi afatshkurtra dhe afatgjata.

Te shumta jane arsyet per te cilat Franca ne syte e Tiranes zyrtare zen je vend te vecante :

Franca ne kundershtim me vende te tjera oksidentale nuk ka ne shqiperi nje te kaluar

« zaptuesi », si dhe nuk cilesohet si nje vend imperialist.

Politika franceze e cila eshte relativisht independente konsiderohet si nje element shume pozitiv

nga media shqiptare e cila eshte pasqyre e qeverise.

Franca nuk ka asnje problem diplomatik me Shqiperine sikurse kjo e fundit ka me US dhe

Britanine e madhe.

Rezultatet e shkelqyera franceze ne fushen shkencore dhe teknike ndjellin nje respekt dhe

besueshmeri te vecante ne Shqiperi. Arsyeja perse Franca u perzgjodh per te kryer punimet e

turminave te Komanit.

Gjuha dhe kultura franceze zene nje vend te vecante ne klasen udheheqese.

Prestigji i mjekesise franceze : udheheqesit shqiptare kurohen te gjithe ne France.

INSTRUKSIONE te kabinetit te MIN Puneve te jashtme i drejton Ambasadorit Boulmer

10 prill 1989

lidhur me Marredheniet kuturore, shkencore dhe teknike232

keto marredhenie jane ne nivele te kenaqshme. Franca ka dhene 106 bursa studentesh ne

universitet. Gjuha frenge ze nje vend te vecante ne Shqiperi per shkak te marredhenieve te

privilegjuara mes dy vendeve.

Ne kete kuader qeveria shqiptare deshiron qe lektoret franceze te kene kompetencendhe lejen e

ambasades franceze per te dhene mesim ne Liceun e gjuheve te huaja ne Tirane. Qeveria

shqiptare ka kerkuar formimin e 4 perkthyesve shqiptare, 2 stazhe perfeksionimi te profesoreve

te Liceut te gjuheve te huaja. Kuptohet qe Franca do te jape pelqimin e saj per te gjitha kerkesat e

pales shqiptare.

Nje vizite e studenteve te INALCO te Parisit do te zhvillohet ne Tirane, kjo iniciative vjen pas

fteses te z. Malile MPJ, gjate visites se tij ne Paris.

232

MPJ franceze, Seria2, N/Seria5, viti 1986 Dosja 1

Page 152: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

152

NOTE VERBALE

3 korrik 1990

Drejtoria Europes drejtuar kabinetit te MIN Puneve te jashtme

Marredheniet dypaleshe kuturore, shkencore dhe teknike233

Niveli i tyre eshte i shkelqyer.

Perpjekjet e pales franceze lidhur me bashkepunimin kulturor etj… me Sqhiperine jane shute te

rendesishme (4,227 million Franga nga ku 2,7MF per bashkepunimin shkencor e teknik). 110

studente me bursa ndjekin studimet e larta ne France, me se shumti ne disiplina shkencore.

Marreveshja kuturore etj.. e neshkruar ne shkurt te 1988 gjate vizites se M. Bariani i ka dhene nje

baze te re juridike ketyre marredhenieve.

Vendi i gjuhes frenge ne mesimdhenie eshte shume i larte (300 000 nxenes dhe studente

frengjishtefoles) si dhe elitat frankofone.

Analize e marredhenieve France Shqiperi234

Marredheniet dypaleshe politike :

Asnje nga vendet e botes se lire ne pergjithesi si dhe asnje nga vendet e 12 ne veçanti nuk kane

mundur deri me sot te kene nje vije politike te perbashket dhe koerente lidhur me Shqiperine.

Franca ka patur nje shans te luaj nje rol te vecante. Franca eshte qhuar per urtesine e saj duke

njohur menjehere regjimin komunist pas luftes se dyte boterore nderkohe qe britaniket bene te

kunderten. Politika e britanike eshte gjithnje ne piken zero akoma ne vitin 1989.

Shqiperia nuk vuante vetem nga reputacioni i te qenurit nje regjime komunist por mbi te gjitha

nga fakti qe eshte konsideruar si nje vend satelit i kampit sovjetik, i Stalinit fillimisht e me pas i

Mao Tse Toung. Ngjarjet qe pasuan treguan qe konsideratat e Perendimit ishin te gabuara.

Enver Hoxha gjeti mbeshtetjen e Stalinit qe e ndihmoi te mos aneksohej Shqiperia nga

Jugosllavia. Nderpreu marredheniet me Sovjetiket me 1961 kur pa qe Krushovi po tentonte ta

sakrifikonte, sikurse i nderpreu dhe me KInen me 1978 kur kjo e fundit filloi te afrohej ne USA

dhe Jugosllavine. Shqiperia mendon se ka kontribuar ne nivel boteror duke demostruar mbrojtjen

e pavaresise dhe ndjehet totalisht e zhgenjyer nga Perendimi dhe me gjere.

Franca ka patur nje shans te jashtezzkonshem te kete te beje me Enver Hoxhen, nje frankofile

dhe frankofone i vertete (Profesor MILLIEZ ka qene mjeku personal i EH i cili ka kryer shume

udhetime ne Shqiperi ne kuadrin e diabetit dhe preblemeve kardiake), qe ruante nje kujtim te

paharrueshem nga studimet ne lyceun e Korces (Nje fidanishte intelektualesh, kuadrosh te larte

te ardhshem te shtetit shqiptar) e me pas ne Montpellier, per t’u bere me pas profesor i

frengjishtes ne Liceun e Korces.

233

Po aty 234

MPJ franceze, Seria2, N/Seria5, viti 1986 Dosja 1

Page 153: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

153

Ne vitin 1978 EH kerkoi te dilte nga zona e izolimit ne te cilen u gjend pas nderprejes se

marredhenive me sovjetiket dhe kinezet. Ne keto kushte Franca ishte vendi ideal per te kryer

marredhenie ekonomike.

KREU V

Krisje në marrëdhëniet franko-shqiptare. Roli i Francës për ndryshimet demokratike në

Shqipëri

V.1. Niveli i marrëdhënieve shqiptaro-franceze në fund të viteve ‘70

Në fiillim të viteve ’70 vendi ynë u gjend në izolim të plotë ndërkombëtar. Me prishjen e

marrëdhënieve me Kinën, regjimi u përshi nga kriza e përgjithëshme. Në këto kushte edhe

diplomacia shqiptare tashme hyri në një rrugë pa krye.

Në një analizë qe Ministria e Jashtëme e Shqipërisë mbi marrdhëniet ndërkombëtare,

ndalej posaçërisht në gjendjen dhe nivelin e tyre më Francën. Ndryshe nga shumë vende të tjera

të Evropës, mardhëniet me Francën ajo i konsideronte me nivel të kënaqshëm. Sipas saj vitet ’70

kishin shënuar marrëdhëniet midis dy vendeve kishin shënuar një proges të dukshëm në të gjitha

fushat. Megjithatë nuk mungonte dhe aspekti paragjykues i këtyre marrëdheniëvë.

Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë megjithëse kanë mbetur në një nivel të caktuar, ku

kanë qenë prej shumë vjetësh, kanë një farë zhvillimi, sidomos vitet e fundit. Por përpara se të

hyjmë në çeshtjet konkrete të marrëdhënieve midis dy vëndeve, duke i konsideruar këto në një

plan të gjerë (në planin qeveritar dhe jashtë qeveritar, duhet të përcaktojmë drejtimet e

përgjithshme të politikës franceze ndaj Shqipërisë:

Kjo politikë bën pjesë në një kuadër më të gjerë, në kuadrin e politikës mesdhetare dhe

Ballkanike të Francës. Si një fuqi e madhe, me zotërime koloniale në bregun e Mesdheut e në

Afrikë, në rivalitet me fuqitë e tjera në këtë zonë, Franca ka patur gjithmonë një politikë

mesdhetare. Duke mbrojtur e zgjeruar interesat e saj si fuqi e madhe imperialiste, dhe duke

luftuar kundër rivalëve të saj, ajo ka patur në Mesdhe përveç posedimeve koloniale ose gjysmë

koloniale, edhe vende në influencë ose që i ka përkrahur në synimet e tyre kundër vendeve të

tjera. Mbasi për një kohë shumë të gjatë, në zonën e Mesdheut Lindor dominoi çeshtja e orientit,

ose trashëgimia e perandorisë otomane, dhe, më vonë egzistenca dhe rivaliteti midis shteteve

ballkanike, Franca

Sidoqoftë disa nga treguesit pozitiv të tyre ajo i materializonte në fushën e shkëmbimeve

kulturore e tekniko-shkencore. Më qartë ato i mbështet edhe ambasadori i ri francez, A. Vantier,

në një nga takimet e njohjes me personalitet e funksionari të MPJ. Në këto takimë, ai shprehu

gatishmërinë e qeverisë franceze për t’i dhënë Shqiperise çdo ndihmë që ajo do të kishte nevojë

nga ana tekniko-shkencore. Në përgjigje shoku ministër i tha se lidhur me shkëmbimin e

eksperiencës tekniko-shkencore midis dy vendeve ishte parashikuar në planin kulturor dhe se ne

jemi për zbatimin në kohë të çështjeve që ngrihen në këtë plan.

Page 154: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

154

Në vizitat që ambasadori francez kishte kryer si në Muzeun e Luftës NCL, muzeun

arkeologjik, kombinatin e tekstilit “Stalin” si dhe në uzinën e traktorëve, kishte qenë mjaft

korrekt dhe gjithmonë fliste me admirim për sukseset e arritura. Në Muzeun e Luftës tha se

“Franca çmonte shumë kontributin e madh të Shqipërisë në luftën kundër fashizmit italo-

gjerman”. Ai, gjatë vizitës atje, interesohej në mënyrë të veçantë për aktivitetin e shokut Enver

dhe në çdo rast fliste me respekt të veçantë për shokun Enver.

2. Një projekt-marrëveshje për njohjen e të drejtës së patentës dhe të qarkullimit të

automjeteve në territorin e secilës palë, paraqitur ambasadës franceze këtu më 11.06.1969.

Lidhur me këtë francezët paraqitën një projekt-marrëveshjes mbi transportin rrugor

ndërkombëtar dhe një protokoll për zbatimin e saj. Ndërsa lidhur me njohjen e të drejtës së

patentës, thanë se Franca njeh patentat e gjithë atyre shteteve që kanë firmosur marrëveshjen e

Parisit, të vitit 1949.

Vlen te theksohej se gjëja më e rëndësishme në kuadrin e marrëdhënieve kulturale midis

të dy vendeve ishte pranimi nga pala franceze për hapjen e një ekspozite të madhe të artit

shqiptar në Paris në nëntor të 1974. Gjatë vitit 1973 erdhën në Shqipëri 1191 turistë francezë, ¼

e tyre u dërgua nga shoqata Shqipëri-Francë dhe të tjerët erdhën nga agjencia turistike “L’Art et

la Vie’’235

.

Gjithashtu vlerësohej me rëndësi shëmbimi i spëclistëve midis dy vendeve. Në këtë

proces ishin integruar disa institucione: Kështu, Ministria e Industrisë së Minierave, për të marrë

përvojë në fushën e paleontologjisë kryesisht për sporopolenin. Për shkëmbim përvoje u

përfshiedhe Minsitria e Ndërtimit për prodhimin e qeramikës me bira për ndërtim, për të marrë

përvojë mbi problemin e shfrytëzimit të guroreve dhe përpunimin e materialeve inerte nga

lumenjtë në mënyrë të industrializuar.

Një arsye tjetër është për të marrë përvojë mbi ndërtimin e ndërtesave me panele.

Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, u përfshi për të marrë përvojë në obstetrikë, ndërzim

artificial. Të njiheshin çështjet e luftimit të shterpësisë së gjetheve dhe aplikimet e ndërzimit

artificial. Ministria e Shëndetësisë, për kirurgji infantile dhe për stomatologji. Ministria e

Tregtisë për kultivimin e bimëve mjekësore dhe përpunimin e tyre. Do të përfshihej Ministria e

Bujqësisë236

.

Gjithashtu si një arritje domethënësë vlerësohej botimi i veprave të shkrimtarëve

shqiptarë. Midis tyre ajo përmëndte shtëpia botuese “Osvold’ në Paris kishte botuar kohët e

fundit librin me titull “I. Kadareja dhe poezia e re shqiptare” të përkthyer nga francezi Mishel

Mete. Ky vëllim prej 200 faqesh përfshin poezi të I. Kadaresë, D. Agollit, F. Arapit dhe

N/Lakos237

. Për më tepër pala franceze kishte ranë dakord të dërgonte specialistë në Shqipëri

pqe studime shkencore dhe shkëmbim eksperiece. Studiuesit do të vinin për të studiuar historinë

235

AMPJ, viti 1974, dos 231, fl, 17 236

AMPJ, viti 1974, dos 230, fl, 11 237

AMPJ, viti 1973, dos 358, fl, 68

Page 155: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

155

e lashtë të vendit tonë dhe një fushë tjetër ishte për studimet mbi zhvillimin e ekonomisë se

Shqiperise238

.

Brenda dy vjetëve të fundit nga katër shtepi botuese franceze, Albin Michel, Seail,

Maspero, dhe Hachette janë botuar këto vepra Shqiptare, ose mbi Shqipërinë:“Gjenerali i

Ushtrisë se Vdekur” i Kadaresë, ; “L’Albanie”e Zakhos, “Face au revisionisme’’e shokut Enver

Hoxha dhe “Les Tambours de la Plui’’e Kadaresë.

Janë në përpunim për tu botuar “Historia e Skënderbeut” nga autore shqiptare, “Lufta e

partizaneve Shqiptare’’ nga D.Eudi”, Lufta e P.P.SH. kundër revizionizmit’’ nga P.Kessel dhe

“Kronikë në gurë” Ismail Kadarese.Këtyre u duhet shtuar shitja e botimeve tona në një numër

librash dhe qytetesh të tjera në Francë.

Studimet shqiptare dhe gjuha shqipe. Franca nuk ka tradita të mëdha të studimeve

albanologjike dhe gjuha shqipe, që mësohet në shkollën e gjuhëve orientale në Paris, është dhënë

vazhdimisht nga një professor që nuk e ka ditur vetë mirë këtë gjuhë. Megjithatë këto 10-15

vjetet e fundit është krijuar një ekip i vogël, që tani e zotëron gjuhën shqipe. Të tillë janë

historian Ducellier, gjeografia Odila Daniel, përkthenjësit nga letërsia shqipe Michel Metaris dhe

Christian Leteux. Dy të parët kanë bërë teza doktorati mbi Shqipërinë dhe dy të dytët diploma

universitare mbi gjuhën shqipe.

Por përveç këtyre, ka edhe disa universitarë të tjerë si në Lile, Bordo, Eks, Provans që po

bëjnë diploma me tema Shqiptare. Me një fjalë, në rrethet universitare duken shenja të qarta të

një interesimi për studime Shqiptare. Sigurisht këto janë studime studentësh, por që në një të

ardhme mund të përfundojnë në studime serioze shkencore, siç është teza e doktoratit e Ducellies

“Durrësi dhe qytetet bregdetare Shqiptare nga shekulli XI në shekullin XIV.

Më në fund ka mundësi që gjuha shqipe të futet në të ardhmen.

Regjimi shprehte pakënaqësi lidhur me botimet e pakta të shkrimeve të shtypi francez

shkrime për vendin tonë. Sipas tij, shkak në radhë të parë për faktin se gjatë këtij viti nuk ka qene

ftuar asnjë gazetar francez në vendin tonë, dhe së dyti në këtë problem ndikonte negativisht edhe

fakti që shtypi francez në lidhje me problemet ndërkombëtare e përqendroi më shumë vëmendjen

në konfliktin izraelo-arab dhe në krizën e vajgurit.

Ne kuader te mardhenieve kulturore vlen te theksohet se më 19 nëntor të vitit 1975 u

organizua në pallatin e sportit Partizani ndeshja ndërkombëtare e basketbollit midis skuadrës

“Partizani’’ dhe asaj “ASPO’’ të turit të Francës239

.

Në bazë të planit kulturor në vitin 1975 erdhi në Shqipëri specialisti francez Jean-Claude

Fardeau, i cili qëndroi dy javë pranë Institutit Bërthamor dhe dha eksperiencën e tij mbi

problemet e përdorimit të gjurmuesve radioaktivë në bujqësi.

Me vone ne 1976 do të organizohej java e filmit shqiptar në Francë. Shqiperia do të

dërgonte 7 filma artistikë dhe 7-10 filma dokumentarë. Këtë e organizonte Shoqata Shqipëri-

Francë240

.

238

AMPJ, viti 1974, dos 307, fl, 16 239

AMPJ, viti 1975, dos 317, fl, 118 240

AMPJ, viti 1975, dos 316, fl, 11

Page 156: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

156

V.1.1. Kalendari i veprimtarive kulturore në fillim të viteve ‘80.

Marrëdhëniet e Shqiperise me Francën gjatë vitit 1982 e në vazhdim, në përgjithësi ishin

zhvilluar normalisht në fushën e kulturës e të tregtisë. Shkëmbimet në fushën e kulturës ishin

zhvilluar mbi bazë të programit të shkëmbimeve kulturore që ekzistonte midis dy vendeve.

Në përgjithësi pala franceze ishte treguar korrekte në zbatimin e këtij programi. Në këtë

kuadër ishin zhvilluar aktivitete të rëndësishme në Francë, si ditët e filmit shqiptar, kolokiumi

mbi letërsinë shqipe, botimi i një analogjie mbi prozën shqiptare në Francë etj.

Shkëmbimet në fushën e kulturës pala franceze i shikonte si rrugën më të mundshme për

rritjen e influencës së saj, të gjuhës frënge në Shqipëri. Në korrik të vitit 1980 u organizua në

Francë Kongresi XXVI Internacional i gjeologjisë me pjesëmarrjen e shkencëtarëve të kësaj

fushe nga vendet e ndryshme të botë. Komiteti organizator i këtij kongresi kishte menduar të

bënte disa ekskursione në vende të ndryshme të Evropës perëndimore dhe mesdhetare, midis te

cilave ishte parashikuar edhe një ekskursion gjeologjik në Shqipëri.

Gjithashtu në vitin 1980 Instituti Kombëtar i Kërkimeve Shkencore mbi kancerin në Paris

organizoi një konferencë shkencore në datat 12-14 maj, u ftua të merrte pjesë profesori Pëllumb

Bitri.Në këtë konferencë do të kishte referime shkencore në të cilat do të reflektoheshin arritjet e

fundit në fushën e kërkimeve biologjike-mjekësore241

.

Duhet te theksojme se më 30 prill deri në 10 maj të vitit 1981 u mbajt Panairi i 70-të

Ndërkombëtar i Parisit. Në këtë panair kryesisht ishin ekspozuar mallrat e artizanatit, të turizmit

dhe të industrisë së lehtë. Shqiperia mori pjesë në një pavijon të rëndësishëm mallrash, ku u

ekspozuan mallrat e rëndësishëm të eksportit tone si: minerale, nënprodukte nafte, tela e kabllo

bakri, materiale ndërtimi, tekstile e konfeksione, qilima e sixhade, prodhime artistike, artikuj

ushqimorë etj.

Në qendër të pavijonit ishte vendosur stenda me veprat e Enverit, materialet ideologjike

dhe veprat letrare. Pjesëmarrja e Shqiperise në panairin ndërkombëtar të Parisit i shërbeu qëllimit

të propagandimit të arritjeve madhështore të vendit tonë gjatë 37 viteve të çlirimit, nën

udhëheqjen e Partisë me shokun Enver në krye.

Në bazë të planit pala franceze merte përsipër që në dy vitet në vazhdim të të akordonte

180 muaj bursë për studentët universitarë dhe kuadro shqiptarë për studime pasuniversitare për

përgatitjen e tyre në fusha të ndryshme përveç asaj linguistike. Pala shqiptare për çdo vit

akademik do të jepte 12 muaj bursë për kërkues te rinj dhe specialistëve francezë që dëshironin

të thellonin njohuritë dhe të perfeksiononin formimin e tyre në fusha të ndryshme përveç asaj

linguistike.

Pala shqiptare ishte e disponuar të priste në Shqipëri: dy profesorë historianë për mbajtje

ligjëratash për një periudhë dy javë secili. Një specialist për ligjërata e këmbim eksperience në

fushën e dozimetrisë dhe mbrojtjes nga rrezatimet për një periudhë prej tre javësh. Një specialist

për ligjërata për kulturën popullore frënge (folklor, letrar, muzikor ose etnografi). Pala franceze

ishte e disponuar të priste në Francë: dy punonjës për tu njohur me teknologjinë e konservimit

241

AMPJ, viti 1980, dos 597, fl, 20

Page 157: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

157

dhe të rimëkëmbjes të objekteve etnografike për një kohë dy muaj secili. Dy specialistë për tu

njohur me përvojën për probleme që kanë të bëjnë me hartimin e atlasit dialektologjik për një

kohë një muaj secili.

Më 12 dhe 13 nëntor të vitit 1982 do të mbahej simpoziumi kushtuar letërsisë shqiptare.

Simpoziumi do të titullohej “Letërsia dhe identiteti kombëtar, sot”. Ai do të zhvillohej në

Institutin e Shkencave të Njeriut dhe të Universitetit të Bordosë me tre seanca: 1-Seanca e parë

do të titullohej “Kronika historike’’ ku do të flitet për temat dhe problemet historike në letërsi.

2-Seanca e dytë do të titullohej “Letërsia dhe Kombëtarja’’, është fjala për kontributin e

shkrimtarëve në formimin e një figure kombëtare. 3-Seanca e trete do të titullohej “Letërsia dhe

aspiratat nacionale”242

.

Më 7-11 qershor të vitit 1983 u zhvillua në Ansi të Francës Festivali Ndërkombëtar i

Filmave Vizatimorë të dimensioneve 16 mm dhe 35 mm. Ky festival u organizua nën kujdesin e

Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Marrëdhënieve me

Jashtë, Qytetit të Ansisë, Këshillimit të Përgjithshëm të Savojës së Sipërme, Këshillit “Rone-

Alpe’ ’dhe Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë së Ansisë dhe Savojës së Sipërme243

.

Vlen te permendet se në datat 21-26 maj të vitit 1984 në Grenobel të Francës u zhvilluan

punimet për mbledhjen e përgjithshme të Atlasit Dialektologjik të Evropës, ndërmarrje e

rëndësishme shkencore ndërkombëtare. Njëkohësisht me Mbledhjen e Përgjithshme mblidhej

edhe Redaksia e Përgjithshme e Atlasit, në të cilin bënte pjesë edhe Shqipëria244

.

Me pas më 13-16 nentor të vitit 1984 në France zhvilloi punimet Kongresi i 59-të

Shoqatës Franceze të kirurgjisë ortopedike e traumatologjive. Në po atë vit u aprovua nga ana e

Këshillit të Ministrave filmi “Osteotomia Pelvikoperracetabulare në trajtimin kirurgjikal të

luksacionit kongjenital’’, teknik e profesional e Panajot Boges245

.

`Gjithashtu, Akademia e Lutesës i akordoi Medaljen e Artë revistës sonë Kultura

Popullore .e cila ishte organ i Institutit të Kulturës Popullore. Prania në ceremoninë e dorëzimit

do të shërbente së pari, si një rast për të vënë në dukje para një autoriteti ndërkombëtar

shkencëtarësh, mbështetjen e gjithanshme që ka gjetur zhvillimi i shkencave në RPSSH.

Së dyti prania e pales shqiptare në këtë ceremoni do të shprehte respektin e Akademisë

Internacionale të Lutesës e cila për herë të dytë e dha këtë çmim për revista shkencore shqiptare.

Në herën e parë nuk u asistua në dorëzimin e çmimit.

Së treti, pjesëmarrja e pales shqiptare do të ishte shenjë respekti dhe për interesimin që

kanë treguar shkencëtarët francezë, që e kanë propozuar dhe mbështetur dhënien e çmimit.

242

AMPJ, viti 1982, dos 605, fl, 12-14 243

AMPJ, viti 1983, dos 613, fl, 12 244

AMPJ, viti 1984, dos 585, fl, 8-9 245

AMPJ, viti 1984, dos 585, fl, 69

Page 158: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

158

Së katërti, prania në ceremoninë e dorëzimit të çmimit do të shërbente për të zgjeruar më tej

interesimin e opinionit shkencor të huaj për shkencën shqiptare dhe për propagandimin e

arritjeve të saj246

.

Në vitin 1984 ambasada shqiptare në Paris nëpërmjet një radiogrami u njoftua se gazeta

“La Liberation” kishte kërkuar nga ana e Ismail Kadaresë të dërgohej një shkrim 2-3 faqesh

lidhur me Evropën, si shikohet ajo nga vendi ynë247

.

Nje ngjarje e rendesishme në vitin 1985 ishte nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet

Agjencisë Telegrafike Shqiptare e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, me qendër në

Tiranë dhe Agjencia Franceze e Shtypit e Republikës Franceze. ATSH autorizoi AFP që të marrë

emisionet e saj të përditshme në gjuhën angleze ose franceze, të transmetuara me radio

teleshkrues nga Tirana dhe ti përdorë për shërbimin e saj.

Për këtë ATSH- ja do ti jepte AFP-se informacionet e nevojshme për frekuencën e saj të

transmetimit, ndërsa AFP-ja do t’i dërgonte periodikisht ATSH-së një raport për cilësinë teknike

të marrjes. Palët, moren përsipër t’i dërgonin njëra-tjetrës me rruge ajrore (avion) fotografi ose

materiale të tjera të shtypura në bazë të kërkesave të ndërsjella.

Të dy palët do të shkëmbenin eksperiencën e tyre me anë të organizimit të takimeve të

përfaqësuesve dhe të ekspertëve të tyre. Ato do të shkëmbenin përvojën në fushën e teknikës dhe

do të informonin njëra-tjetrën dhe për metodat e reja teknike në shkëmbimin e lajmeve.

Më 21 shtator të vitit 1986 u hap në Lyon Kongresi I XI Ndërkombëtar i Arkeologjisë

Mesjetare. Ai u mbajt për 4 ditë. Morën pjesë 500 studiues, ku përfshiheshin edhe studentët

staxhierë, nga 26 shtete te ndryshme kryesisht evropiane. Nga studiuesit shqiptare u mbajt një

referat “Gjendja aktuale e kërkimeve mbi origjinën e qyteteve mesjetare në Shqipëri’’.

Vlen te permendim se shtypi francez kishte nje reagim pozitiv, dhe përmendim faktin se

gazeta “Figaro’’në datën 11 dhjetor të vitit 1986, botoi lidhur me vizitën e shokut Sokrat Plaka

në Francë, shkrimin me titull: “Shqipëria, mineral për Francën”248

.

V.1.2. Roli i Francës në formimin historik të elitës shqiptare.

Margarite Jursenar duke shkruar për legjendën e kështjellës së Rozafës në tregimin e

saj Qumështi i vdekjes, kërkon t’i tregojë botës ritin e sakrificës tek popujt ballkanike për hir të

ndërtimit të diçkaje të re e të fortë249

. Këtë rit e përshkruan edhe legjenda e vjetër e Urës së

Artës, një simotër e kësaj legjende, gjithnjë me simbolikën e sakrificës që ura të ngrihet, të

qëndrojë e fortë ku mbi të, të ecë vetë jeta. Shpesh është dashur sakrifica në ndërtimin dhe

vazhdimësinë e kësaj marrëdhënie reciproke, e kësaj lidhjeje, miqësie, dashurie. Shembujt në

këtë drejtim janë të shumtë: mjafton të përmenden tri prej tyre në kohë të ndryshme: Kur Jusuf

246

AMPJ, viti 1984, dos 586,f l, 3-4 247

AMPJ, viti 1984, dos 581, fl, 38-39 248

AMPJ, viti 1986, dos 277, fl, 31 249

/www.tiranaobserver.al/roli-i-frances-ne-formimin-e-elites-shqiptare/

Page 159: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

159

Vrioni ishte mbyllur në qelinë e izolimit gjatë arrestit të tij në vitet ‘50, që të mund të qëndronte

moralisht, ai recitonte poezi frënge, ndoshta për të përjetuar një realitet tjetër. Abdulla Rami, një

ish-student i Drejtësisë në Montpellier, në të njëjtin vit me Enver Hoxhën po student, (një foto e

tij me Hoxhën ka shpëtuar çuditërisht nga djegia) fill pas çlirimit u dënua me burgim të

përjetshëm e më vonë, kur doli nga burgu, në internim me familjen e tij, ai vazhdonte të

përkthente autorë francezë. Më vonë, në kohën e kulmit të diktaturës, poeti Vilson Blloshmi

përkthente poezi të Baudelaire, të “poetit të mallkuar” siç e quante Paul Verlaine, apo “poet i

ndaluar” siç ishte në indeksin e Shqipërisë totalitare, për të shprehur një protestë të tij ndaj

realitetit ku jetonte, për çka poetin shqiptar dhe do e ekzekutonin. Pra, në këtë “urë midis dy

brigjeve”, midis Francës e Shqipërisë, ujërat nuk kanë rrjedhur si në urën “Mirabeau”, të

shtrenjtë për Apollinaire, në një nostalgji kohrash e dashurish. Ky lumë ka qenë shpesh i

rrëmbyer, i tërbuar e me llum, romantik, i trishtë, i dhimbur apo dhe i gëzuar… E megjithatë, në

kohrat më të errta totalitare, ne kemi parë në atë rrjedhje lumi një botë tjetër, një imazh të atij

Perëndimi të cilit donim t’i përkisnim dhe që në fakt i përkisnim prej mijra vjetësh.

Kjo është një parantezë, para se të theksoj rolin e Francës në formimin e elitës shqiptare për

elitën e krijuar në vitet ‘20-‘30 pra, nga krijimi i liceut francez dhe më pas në universitetet

franceze, si në Paris, Toulouse, Montpellier, Tours, Lyon, Nancy, Grenoble, Maisons-Alfort, etj.

Kjo elitë, e nuk shfaqej në një terren të zbrazët, por në një vazhdimësi më të hershme, e cila si

duket fillonte që me ngjarjet e Revolucionit Francez, kur kënga popullore shqiptare i këndonte

këtij revolucioni dhe kur drita e iluminizmit francez filloi të binte në Ballkan. Për këtë dritë na

flet së pari Sami Frashëri me esenë e famshme të tij “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet”,

apo me hartimin nga ai të diksionerit të parë frëngjisht-turqisht; na flet Hoxha Tahsin rektori i

parë i universitetit të Stambollit, i mbrujtur me shkencat e dijetarëve francezë, pikërisht në

Observatorin e Parisit, kur studionte shkencat e kozmologjisë dhe sistemet diellore; kështu mund

të përmendim për iluministin tjetër Said Toptani që përjetoi revolucionin e vitit 1848 kur ishte në

bangat e Sorbonne-s, apo për Pashko Vasën që do të shkruante dhe do të botonte esetë e para në

frëngjisht nga viti 1865 e deri në vitin 1887, duke shtuar këtu botimin e romanit të parë të

letërsisë shqiptare Bardha e Temalit, që ai shkroi dhe e botoi në Paris më 1877250

.

Të shumtë ishin studentët e parë shqiptarë të liceut “Zosimea” në Janinë, që atëherë i përkiste

Shqipërisë dhe ku Naim Frashëri, Kristoforidhi, Apostol Meksi e të tjerë që njihnin mirë

frëngjishten dhe iluminizmin francez, ishin bashkëpuntorët më të afërt të konsullit francez, i cili

me ndihmën e tyre mblodhi përrallat dhe një lëndë të pasur folklorike, të cilën e botoi në Paris në

vitin 1875. Ndërkohë që Sami Frashëri përkthente veprat e Hygoit, Abedin Dino nderohej me

“Palmën Akademike” të Francës. Po në këtë lice u mbrujt dhe u kultivua Ismail Qemali, figura e

lavdishme e pavarësisë shqiptare, i cili kujtonte me nostalgji lidhjen familjare me konsullin

francez në Janinë, Grasset, dhe portretin e Napoleonit që mbante në kokën e krevatit “Llampa në

kokën e krevatit tim ishte vendosur në një statuetë të Napoleonit të madh…”. Që në vitin 1807,

konsulli tjetër francez François Pouqueville, kur udhëtonte nëpër malet e Zagorisë ishte habitur

250

Po aty

Page 160: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

160

të gjente një shqiptar që fliste një frëngjishte të kulluar dhe që i kujtonte me pasion ditët kur

qëndronte në kafenenë e famshme “I Proccopi”, atje ku mblidheshin revolucionarët e para

Revolucionit.

Ndërsa në fundin e shekullit XIX, ishte konsulli tjetër Alexandre Degrand, që dëgjonte këngën e

Marsejezës, në shtëpinë e një tiranasi, i cili fëmijët e tij i dërgonte për të studiuar në Paris…

Kështu, “Marsejeza” e Mitkos, do të bënte udhë drejt Shqipërisë. Por atë që do të bënte Mitko në

vitin 1888, duke e shpërndarë këtë lloj poezi “volante”, më pas do ta bënte Faik Konica me

adaptimin e “Marsejezës” franceze me poezinë “Kushtrimi i Shqipërisë ose Marsejeza

shqiptare”.

Faik Konica ishte padyshim një personalitet që u arsimua dhe përfitoi një kulturë të shumanshme

pikërisht në Francë251

, që me kolezhin e tij në Lisieux të Normandisë dhe liceun në jugun francez

Carcassone, e më pas me studimet në Dijon si “bachelor” duke vazhduar më vonë në Paris pranë

“Collège de France”, kohë kur botonte studimin e tij të njohur në rrethet shkencore pariziane

“Mbi gjuhët artificiale”. Një itinerar entuziast dhe tepër pasionant pas letërsisë, historisë dhe

gjuhëve, ku në kryeqytetin francez pikëtakohet me poetin e famshëm Guillaume Apollinaire,

duke krijuar atë që më pas e quajtëm “një miqësi europiane”, pasi që të dy këta gjeni të ardhur

nga anë të ndryshme të Europës dhe të pikëtakuar në Paris, u krijuan në këtë “magje kulture” të

metropolit europian… Pikërisht kjo frankofoni e shtyu Konicën, autorin e shumë artikujve në

“L’Européen”, të themelonte në Bruksel revistën “Albania”, një nga pararendëset e shtypit

shqiptar frankofon të diasporës shqiptare bashkë me një mori gazetash e revistash të tjera si “Le

Reveil d’Albanie (Zgjimi i Shqipërisë), Bulletin Albanais, L’Independence d’Albanie, L’Epoque

nouvelle, Le Peuple, La Ligue Nationale, etj252

.

Padyshim që periudha më e bukur por dhe tragjike e formimit të elitës shqiptare është ajo e

viteve ‘20-‘30 të shekullit XX. Ishte pikërisht Franca e kohës së “Luftës së Madhe” dhe e

“Ushtrisë së Orientit” në frontin shqiptar, Franca që mbështeti krijimin e Republikës autonome të

Korçës për të mbrojtur integritetin e saj shqiptar, ajo hodhi themelet e formimit të kësaj elite të

re. Pikërisht kjo kohë solli dhe ndryshimin e optikës së shoqërisë shqiptare, e cila deri në atë

kohë mbante mbi vete peshën e rëndë të një trashëgimie orientale të trashëguar nga pushtimi i

gjatë i perandorisë osmane. Dhe kjo optikë, me hapjen e Liceut francez të Korçës dhe të kolezhit

francez të Gjirokastrës, si dhe krijimin e gjeneratave të reja që do të shkonin më pas në

universitetet franceze dhe të Perëndimit në përgjithësi, nisi të devijojë, të ndryshojë, të kalojë nga

Lindja drejt Perëndimit, kohë kur filloi të flitet për “neo-shqiptarizmën”, aq të dashur të Branko

Merxhanit dhe të revistës progresiste Përpjekja, e më pas Iliria, Fryma, Minerva, Diana, etj, të

cilat nisën tê botonin të përkthyera veprat e iluministëve francezë apo të Bodelerit, Rembose,

Malarmesë, etj. Në fjalimin e tij gjatë inagurimit të kolezhit francez të Gjirokastrës, koloneli

Ordioni ndër të tjera thoshte: “… Ndërkohë që e gjithë Shqipëria feston pavarësinë, kolezhi i

Gjirokastrës i hapi të gjitha portat një rinie të etur për tu kultivuar. Dhe kjo do të bëhet përmes

edukimit të përparuar mbi principe ku do të farkëtohet karakteri i tyre e që më vonë do të vihen

251

Po aty 252

Po aty

Page 161: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

161

në shërbim të atdheut… Uroj që këndej, nga ky kolezh i Gjirokastrës, të lindin dhe të ecin

gjenerata të fuqishme, tashmë të lira e të ndriçuara që të punojnë për t’i dhënë Shqipërisë vendin

e saj në ansamblin europian. Le ta përshëndesim agimin që do të na lejojë të shohim shpresat më

të bukura…”.

Dhe ndryshimi i kësaj optike erdhi nga ajo elitë e formuar në universitetet e Francës, etj.253

Një

frymë republikane u ngjiz në shpirtrat e rinisë shqiptare dhe kjo frymë ishte ajo e shtetit të së

Drejtës, të Demokracisë, të Pluralizmit politik, të progresit dhe iluminizmit në përgjithësi, e

Paqes sociale e botërore, e mirëkuptimit dhe e humanizmit. Kjo elitë u formua në fusha të

ndryshme të shkencave dhe të filozofisë, të arteve, të letërsisë, të ekonomisë… shumë prej tyre

studiuan mjekësi, stomatologji, veterinari, farmaci, shkencat e natyrës, drejtësisë, në shkencat

inxhinierike, minierat, apo agronomi, fusha aq të nevojshme për të ngritur ekonominë shqiptare,

shtetin shqiptar, për të ndërtuar laboratoret e para, siç bëri Bilal Golemi, i cili pas studimeve në

Francë dhe punës shkencore në “Institutin Pasteur”, ngriti në Shqipëri laboratorin e parë të

bakterologjisë. Shqipëria ishte e etur për një elitë të tillë e cila kishte si mision që ta shkëpuste

vendin nga orientalizmi për ta çuar drejt Perëndimit, edhe pse gjeografikisht dhe historikisht ajo i

kishte përkitur Evropës së vjetër. Tefta Tashko që studioi kanto në Montpellier dhe në Paris, ku

regjistroi në shoqërinë “Pathé” disqet e para me muzikë popullore shqiptare, në kthimin e saj në

atdhe, këndoi në skenat shqiptare muzikën e kompozitorëve të mëdhenj Ravel apo Gounod dhe i

dha tone të reja jetës muzikore; miku i saj i shkollës, Sokrat Mio, i cili studioi dramaturgji

teatrale, vuri në skenë dramat e komeditë franceze, në vazhdën e teatrit francez që interpretohej

në atë kohë në Shqipëri ; Sadik Kaceli i Akademisë së Arteve të Parisit erdhi me shijet e një arti

figurativ të standardeve perëndimore e moderne. Por kjo elitë e re, ishte jo vetëm e përgatitur në

standardet më të larta europiane, (dhe kjo kuptohet kur psh. doktoratura e studentit Fejzulla

Sejdini në Drejtësi, në Sorbonne, botohej në shtëpitë botuese pariziane, etj.) por ajo ishte dhe

mjaft atdhetare, me një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të ngritur një botë të re në skajin

perëndimor të Evropës: kështu u ngritën klinikat e para të mjekëve si Enver Sazani, Theodor

Papavrami, Hasan Jero, të farmacistëve si Bilal Turdiu, zyrat e avokatëve si Abdulla Rami, etj.

Petrit Hoxha, në gjurmët e Medar Shtyllës, që studioi po në “Maisons-Alfort”, i kushtoi gjithë

energjitë e tij veterinarisë shqiptare. Kolë Paparisto do të hapte shtigjet e shkencave natyrore,

profesor Karajani do të krijonte katedrën e shkencës së kimisë në universitetin shqiptar,

Kahreman Ylli, student i Lyon-it do të ishte rektori i parë i universitetit shqiptar, Mahir Domi,

bashkëpunëtori i Henri Boissin, u bë një nga linguistët më të shquar shqiptarë; Dhimitër

Shuteriqi lëvroi fushën e letërsisë dhe të historisë dhe u bë kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe

të Artistëve; Jusuf Vrioni ishte përkthyesi më i mirë i letërsisë shqipe dhe ambasador; për dekada

me rradhë, Vedat Kokona punoi në fushën e letërsisë dhe të gjuhësisë duke hartuar fjalorët

themelorë frëngjisht-shqip dhe shqip-frëngjisht… Lista është e gjatë!254

253

Po aty 254

Po aty,

Page 162: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

162

Në ditët e para të pas Luftës së Dytë Botërore, kjo elitë e re, papritur ra ndesh me një optikë tjetër

ideologjike që po kërkonte t’i imponohej Shqipërisë së pas luftës: një ideologji që vinte nga

sovjetët e Stalinit, të përçuar nga Enver Hoxha, i cili edhe pse kaloi përmes Francës pa e kryer

arsimin superior, u mbars mesa duket veç me nostalgjinë e një Robespieri të Revolucionit

Francez dhe të terrorit që çoi në gijotinë edhe vetë bijtë e këtij Revolucioni, duke filluar me

Danton, Saint-Juste, etj.

Pikërisht në vitet 1945-1947 ndodhi ajo përplasje e madhe idesh: nga njëra anë ajo elitë e krijuar

në Perëndim, një elitë nacionaliste dhe revolucionare njëkohësisht, çka dominonte në Evropën e

pasluftës, në kundërvënie me frymën e re që vinte nga stepat e Lindjes dhe ideologjia bolshevike

staliniane. Dhe kjo përplasje ishte e madhe, madje tragjike, pasi një pjesë e re e kësaj elite ra

viktimë, u viktimizua, siç ndodhi me Enver Sazanin, Gjergj Kokoshin, Niko Lezhon, me Sejfulla

Malëshovën që shumë vite i kaloi në Francë. Pas luftës ai ishte ministri i parë i Kulturës, por

shumë shpejt, ai do të goditej, do të burgosej e internohej, për tu larguar përfundimisht nga skena

e jetës shqiptare. Tentativa e parë e mbijetesës së kësaj elite ishte në zgjedhjet e para legjislative

ku shumë intelektualë të rinj kandiduan si deputetë të pavarur, të tjerë u munduan të krijojnë

partitë e para opozitare, por gjithçka do të ndëshkohej dhe mbi elitën e re ra shpata e Damokleut.

Ajo pjesë tjetër e elitës, shpejt u margjinalizua nga pushteti i ri. Kujtimet e një numri

personalitetesh që mbijetuan në vitet totalitare na tregojnë qartë jetën e tyre të heshtur nën

diktaturë, edhe pse kontributi i tyre do të ishte tepër i nevojshëm dhe shumë i madh. Nuk është

fjala për ata që kishin studjuar në Francë filozofi, letërsi, etj siç ishin opozitarë si Safet Luzi,

Abaz Gërmenji, etj, por për njerëz të shkencës si Andrea Xega, që pas një burgimi të gjatë i dha

aq shumë gjeologjisë shqiptare, etj. Disa dekada me rradhë, kjo pjesë e elitës do të jetonte si në

“tunelin e Platonit”, me shpresën e një drite dhe dite të re.255

Çuditërisht, dekada më vonë, në kohën e dhunës dhe të censurës, për vendin e “bunkerëve dhe

telave me gjemba” që “çante bllokadat”, një dritare e vetme u hap disi me ndrojtje në horizontin

shqiptar: mundësia për të studiuar në Francë. Vallë një nostalgji e Enver Hoxhës? Ndoshta! Vallë

një nevojë për zhvillim kur humnera e krizës ishte jashtëzakonshme? Padyshim! Kështu, në vitet

‘70-‘80 të rinj shqiptarë iu drejtuan universiteteve franceze nën një kontroll të plotë. Një hapje e

brishtë dhe unike drejt një vendi europian por që sidoqoftë do të sillte përgatitjen e një elite të re

në fushën e shkencave inxhinierike, të fizikës, matematikës, minierave, gjeologjisë, por dhe të

historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etj, por jo filozofi, pasi ajo ishte monopol i Partisë. Dhe nuk

ishte e habitshme që gjatë viteve 90’, kohë e ndryshimet politike, presidentë, kryeministra,

ministra të shumtë, kryeparlamentarë, etj, ishin ish studentë të auditoreve franceze, e po kështu

dhe profesorët e departamentit të frëngjishtes, me të cilët krenohemi dhe që janë të shumtë, një

elitë që mban gjallë shpirtin frankofon. Me ndryshimet politike dhe vendosjen e një sistemi

demokratik, një elitë e re filloi të përgatitej në Francë. Vedat Kokona që vinte në vitin 1998 në

Paris, i ftuar në emisionin televiziv ”Apostrof” me erudicionin e tij dhe dashurinë e gjuhës dhe

kulturës franceze e habiti publicistin dhe kritikun e njohur Bernard Pivot. Por dhe Vedat Kokona,

ato ditë në Paris, pa me sytë e tij një tjetër elitë të re që po formohej atje ku më shumë se gjysmë

255

Po aty,

Page 163: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

163

shekulli më parë kishte qenë gjenerata e tij. Dhe kjo shihej në portretin e lumtur të tij. Si ai u

formuan në Francë Fejzo Sejdini, profesor Kuneshka, Qazim Turdiu, Ymer Dishnica, Shefqet

Ndroqi, Sotir Velo, Fiqiri Llagami, Dhori Samsuri, Dhori Pano, Andrea Zega, Petrit Dishnica,

Petraq Qafoku, Ferdinand Pici, Nedim Kokona, Skënder Harxhi, Xhavit Gjata, Shemsi Totozani,

Xhavit Arifi, Sinan Imami e shumë e shumë të tjerë që aq shumë i dhanë Shqipërisë. Edhe sot,

gjithnjë e më shumë, me ekonomitë familjare por të ndihmuar dhe nga Franca, shumë të rinj

përgatiten dhe vazhdojnë studimet në auditoret franceze dhe kjo në të gjitha fushat, veçanërisht

në drejtësi, ekonomi, në financë, në teknologjitë e reja, etj.256

Gjithashtu një elitë artistësh ka lënë

gjurmët e saj në jetën dhe kulturën franceze: këngëtarë operash, violinistë, pianistë,

instrumentistë të shumtë, aktorë të teatrit dhe të kinematografisë.

V.1.3. Rrëfimi i mjekut francez

Në marrëdhëniet kulturore të Shqipërisë me Francën mendohet që ka ndikuar edhe afiniteti

personal i Enver Hoxhës me Francen, pasi vetë kishte studiuar dhe jetuar për një peiudhë

disavjeçare. Kjo rezulton edhe nga kujtimet e shkruara nga mjeku francez Yves Pouliquen i cili

kujdesej për shëndetin e tij. Në kujtimet e tij ai shkruan: 257

“Ishte e natyrshme që t’i bëja një kompliment për gjuhën të cilën e fliste me aq lehtësi. E kishte

mësuar gjatë qëndrimit të tij në Francë, para 40 vjetësh. Më tha se frëngjishten e kishte mësuar

në Montpelier në vitin 1930, ku ishte regjistruar për studime falë një burse nga shteti.

Ruante kujtime të shkëlqyera nga ajo kohë. Më pas, kishte njohur Parisin, ku kishte studiuar

filozofi në Universitetin e Sorbonës. Më dha kënaqësinë duke më besuar se ishte një amator i

madh i letërsisë franceze, duke cituar Shatobrianin, Lamartinin, Vinji, Verlen, Rembo, madje

edhe Bodlerin e “mallkuar”.

Më tha se frëngjishtja për atë ishte si një gjuhë e dytë, të cilën e kishte praktikuar jo vetëm në

Francë kur kishte studiuar, por edhe në Belgjikë, në 1936, deri në muajin kur ishte kthyer

përfundimisht në Shqipëri. Kishte qenë profesor i frëngjishtes në Tiranë e më pas në Liceun e

Korçës. E kujtoi atë kohë me shumë entuziazëm dhe pashë tek ai shumë kënaqësi të kujtonte ato

mbresa të rinisë dhe për më tepër të fliste edhe frëngjisht, që nuk i ndodhte shpesh në Tiranë.

Më pas e kaloi në heshtje faktin se gjatë qëndrimit të tij në Francë dhe në Belgjikë kishte rënë në

kontakt me simpatizantë të komunistëve, prej të cilëve kishte ardhur totalisht i bindur dhe me të

cilët kishte bashkëpunuar edhe me cilësinë e gazetarit tek gazeta “Humanite”. Nuk më tha asgjë

për këtë, por e ndieja sesi reminishencat me të kaluarën, me jetën aksidentale e gjallëronin.

Mbi këtë temë mori fund edhe biseda jonë. Ashtu siç e dëshironte edhe ai, ne bëmë një njohje të

thellë. Kishim kaluar një mbasdite të bollshme së bashku. Ai kishte dashur që vërtet biseda jonë

256

Po aty, 257 Yves Pouliquen, "Le Médecin et le Dictateur" f. 34

Page 164: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

164

të mos kishte dëshmitarë, sidomos kur bëhej fjalë për shëndetin e tij, pa dyshim edhe për atë që

të më falënderonte që erdha në Tiranë, por gjithashtu, besoj, për kënaqësinë që kishte për t’u

shprehur në frëngjisht me mua. Kishte pasur mundësinë të evokonte edhe atë çka e lidhnin me

Francën, me profesorët francezë të dikurshëm”

V.2. Këndvështrime të diplomatëve shqiptarë mbi situatën politike të Francës.

Marrëdhëniet e vendit tonë me Francën, Belgjikën Hollandën dhe Luksemburgun.

Në biseda të ndryshme me funksionarë të MPJ franceze ishte ngritur çështja e vizitës

Stirnit në Shqipëri. Pala franceze ngulte këmbë që vizita të bëhej para zgjedhjeve presidenciale.

Vetë Stirni, me të pranuar ftesën, propozoi muajin mars ose prill 1981. Me një fjalë, për palën

franceze çdo gjë kishte qenë vendosur që më parë. Cilat mund të ishin arsyet e një insistimi të

tillë? Mund të ishin personale: Stirni do të dëshironte të mbetej si personaliteti që kryesoi të parin

delegacion të rëndësishëm qeveritar fancez në Shqipëri. Por mund të ishte edhe shtetërore:

Përballë pasigurisë në zgjedhjet e ardhshme, D’Esteni do të dëshironte që vizitën në Shqipëri ta

rregjistronte në favour të aktivitetit 7-vjeçar të qeverisjes së tij.

Edhe shtypi francez kishte vazhduar të shkruante për Shqipërinë. Kishin marrë 9 artikuj e

shkrime midis të cilave një reportazh i gjatë në gazetën “Liberation” që botonte një revistë të

sh.Dritëro Agolli i dhënë vizitorit Yves Michaud e që i kushtohej zhvillimit të artit në vendin

tonë. Artikujt e tjerë ishin njoftime të shkurtra mbi “statistikat ekonomike inkurajuese” të

zhvillimit të vendit tonë, mbi thirrjen për “normalizim të marrëdhënieve “bërë nga social-

imperialistët sovjetike dhe mbi “përgjigjen” që vendi ynë i bëri këtyre në fjalimin mbajtur me

rastin e 35 vjetorit të themelimit të RPSH.

Më 24 janar 1981, Komiteti i shoqatës së miqësisë Francë – Shqipëri për qytetin e Rubesë

organizoi aktivitete të ndryshme për të bërë sa më të njohur punën dhe arritjet e vendit tonë në

ndërtimin socialist të vendit nën udhëheqjen e Partisë me shokun Enver Hoxha në krye. Me këtë

rast u botuan shkrime edhe në shtypin lokal të Rubesë.

Ishin bërë kontakte të vazhdueshme për përhapjen e mendimit të Partisë. Ishin organizuar

takime me drejtues të shoqatave të miqësisë në qendër dhe në periferi për ti nxitur që të

organizojnë aktivitete të rëndësishme në kuadrin e 40 vjetorit të themelimit të PPSH dhe të

Kongresit të 8-të saj.

Kështu shoqata e miqësisë Francë-Shqipëri ka hedhur iden IV.1.4. e organizimit të një

koloku mbi librin e shokut Enver “Eurokomunizmi është antikomunizëm”. Aktiviteti ishte

parashikuar të bëhej nën drejtimin e një grupi të kërkimeve ndërdisiplinore.

Puna e dendur dhe e planifikuar ishte bërë në drejtim të shtypit. Me takt, ishin bërë

sugjerime që të shkruhej për qëndrime dhe ngjarje të vendit tonë dhe sidomos për veprat e

sh.Enver. Në gazetën : “La Monde” janë dorëzuar tre artikuj të shkruar për vendin tonë nga

gazetari T.Aschreiber. Sipas Fontenit, ato do të fillonin të botoheshin së shpejti. Nga gazetat “Le

Page 165: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

165

Quotidien de Paris” dhe “La Croix” kishin premtime se do të shkruanin për librin e shokut Enver

“Hrushovianët”.

Po vazhdonin punën në drejtim të UNESCO-s me qëllim që të shfrytëzonin mundësitë

për të propaganduar vendin tonë. Ishin në bisedime pëër botimin e ndonjë libri të literaturës

artistike shqiptare, për organizimin, në vjeshtën e vitit të ardhshëm, të një javë të kulturës

shqiptare dhe po marrim kontakte për të organizuar aktivitete të tilla me miq të Ambasadës në

qytete të ndryshme në bashkëpunim me klube të UNESCO-s.

Gjendja politike, ekonomike, shoqërore, etj, në Francë, Belgjikë, Hollandë dhe

Luksemburg dhe marrëdheniet e tyre ndërkombëtare.

Në planin e brendshëm, Franca ishte përfshirë nga fushata e zgjedhjeve presidenciale.

Janë paraqitur shumë kandidatura por 5 janë kryesorët : Miterani, Marsheja, D’Esteni, Debreja,

dhe Shiraku. Ndonse publikisht, secili kandidat bënte fushatë në emër të partisë që përfaqësonte,

kishte të dhëna që flasin për thurrje kombinacionesh të ndryshme politike të cilat mendohej se do

të bëheshin kryesisht në favour të D’Estenit apo dhe të Miteranit që ishin edhe pretendentet

kryesorë për në postin e Presidentit të Republikës.

Gjerë ishte trajtuar gjatë janarit çështja e caktimit të ministrave komuniste në qeveri.

Mendimi më i pranueshëm ishte se kjo kërkesë e paraqitur nga P.Komuniste synonte pikërisht

rrëzimin e mundësisë së Miteranit për tu bërë president. Miterani, ishtea refuzuar të prononcohej

ndonëse nxitej çdo ditë nga komunistët që ta bëjë një gjë të tillë. Sigurisht Miterani ka arsyet e

veta po të shprehej në favor atëherë do të akuzohej nga e djathta të cilën ai është duke e

përfaqësuar) se po kalon nga e majta dhe ideja e “pranimit të ministrave komuniste në qeveri”

sigurisht e tremb borgjezinë franceze e cila, për rrjedhim, do të sigurojë kandidaturën e

Miteranit.

Në rast se do të refuzonte publikisht pranimin atëhere PK e cila nuk përjashtohet se

punon në favour të D’Estenit për shkak të marrëdhënieve të privilegjuara të këtij të fundit me

BS, do të gjente një justifikim të mirë për të mos i dhënë votat Miteranit. Miterani vetëm

deklaron se, me tu zgjedhur president, do të shpërndajë Asamblenë kombëtare dhe kjo e zgjedh

pastaj qeverinë.

Kishte të dhëna se “PKML”e Francës që udhëhiqet nga Zhyrkeja ishte futur në një krizë

të thellë. Sipas një burimi, asaj nuk i kanë mbetur më shumë se 50 vetë. Përveç gazetës javore,

nuk boton gjë tjetër sepse tani nuk e ka më as shtypshkronjën e saj.

Gjatë periudhës së fushatës, ka patur një densitet jo të zakonshem të aktivitetit diplomatik

të Francës gjë që është shkaktuar nga shume faktorë të brendshëm si dhe të jashtëm. Reagimi

ndaj këtyre ngjarjeve e ka vënë në pozitë të vështirë presidentin francez i cili ndodhet diçka më

shumë se tre muaj larg zgjedhjeve. Por, natyra e zgjedhjeve ka qenë e tillë që kërkonte mbajtje

pozicionesh. Nga ana tjetër nuk duhej menduar se Franca ishte tërhequr nga këto ngjarje.

Interesat elektorale e kishin detyruar D’Esteinin që të ndërmerrte hapa të caktuar në fushën e

politikës së jashtme.

Ardhja e Reganit në fuqi nuk shkaktoi ndonjë reagim të madh të Francës drejt SHBA dhe

politikës së saj. Pati komente, telegrame etj, por hapa të caktuara që do tu lejonin të tjerëve

Page 166: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

166

nxjerrje konkluziuonesh mbi të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Francë nuk pati. Por indirekt

gjërat u bënë të qarta. Franca tregoi “dëshirën e saj për të vazhduar dialogun e saj me BS”. Kjo

duhet të jetë përmbajtja thelbësore e mesazhit që D’Esteni i dërgoi Brezhnjevit. Kjo e dhënë u

botua në shtypin francez më 27 janar d..m.th, vetëm 7 ditë pasi Regani ishte vendosur në

Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë nga ana tjetër e Atlantikut filluan të bien presione mbi Francën dhe ato filluan

në pikën e dobët të saj: në atë ekonomike. Filloi një rritje ritmike e vlerës së dollarit e cila solli

seriozisht mundësinë e ngritjes së çmimeve të naftës. Nuk ka dyshim se një masë e tillë që bëhet

në prag të fushatës së zgjedhjeve në Francë godet drejtpërsëdrejti presidentin francez.

Prova më e vështirë për diplomacinë franceze gjatë muajit janar ishte “bashkimi” Libi-

Cad. Ky problem preku të gjithë partitë politike franceze të cilat, nga ana e tyre, e shfrytëzuan

këtë rast për të kritikuar politikën e D’Estenit. Në shtresa të ndryshme të vendit rilindi fryma e

vjetër koloniale. Interesat e borgjezisë franceze shtruan në rend të ditës problemin e sigurimit të

një pranie ushtarake franceze në Afrikë. Në këtë kuadër, u kryen një sërë vendesh afrikane.

Problemi i Cadit dhe “bashkimi” i këtij me Libinë vuri përballë politikën franceze me atë

sovjetike. Nuk ka dyshim se Libia vepron në llogari të sovjetikeve. Për një fare kohe u fol për një

“ashpërsim” në marrëdhëniet midis Francës dhe BS por pastaj gjërat erdhën duke u zbutur përsa

kohë ashpërsohej gjëndja në Poloni dhe bëhej iminente një ndërhyrje ushtarake sovjetike në këtë

vend.

V.2.1. Çështje në diskutim në marrëdhëniet midis vendeve.

Por krahas mirëkuptimit dy qeveritë ndanin mendime të ndryshme për një numër

problemesh. Një nga këto probleme që qëndronte me kohë ishte e atasheut ushtarak per te cilin

Franca ishte e interesuar për dërgimin e tij.258

Çështjen e atasheut ushtarak kishte lindur që ne vitin 1967. Këtë vit, qeveria shqiptare

shpalli person nin grata ish-atasheun ushtarak të Francës, me akuzën e shpërdorimit të detyre dhe

për veprimtari spiunazhi. Qeveria franceze ndërmori të gjitha modalitetet për akredituar një

atashe të ri. Ajo e paraqitur incidentin që ndodhi me ish-atasheun si një rast të shkëputur dhe që

“nuk duhet të reflektonte në marrëdhëniet që Franca dëshironte të kishte me Shqiperine”.

Në muajin dhjetor 1968 një funksionar i MPJ franceze thirri në takim një nga sekretarët e

ambasadës shqiptare dhe ngriti përsëri këtë çështje, duke bërë presion dhe lënë të kuptohet se

mund të merreshin edhe masa reciprociteti nga ana e tyre. Për këtë u thirr në Ministri i ngarkuari

me punë a.i. i Francës dhe si u hodh poshtë presioni i bërë prej tyre, iu tha se çështjen e atasheut

e kishin në shqyrtim, por kjo çështje do të shikohej, mbasi të mbasi të ishte larguar atmosfera që

krijoi presioni i funksionarit të MPJ franceze.ishte larguar atmosfera që krijoi presioni i

funksionarit të MPJ franceze. 259

.

258

AMPJ, viti 1974, dos 307, fl, 16 259

AMPJ, viti 1974, dos 307, fl, 16

Page 167: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

167

Veç kësaj dy qeveritë ndanin mendime të kundërta sidomos për probleme politike të dy

vendeve. Dihet që në maj të vitit 1968 në Francë filluan grevat dhe demonstratat e mëdha të

studentëve në Paris dhe në universitetet e tjera të Francës, me të cilët u bashkuan edhe shumë

punëtorë pothuaj në të gjithë Francën. Kjo solli një gjendje të vështirë në Francë dhe De Gaulli u

detyrua të shpallte një referendum për një program me disa reforma të vogla për të mundur të

ulte pakënaqësinë e masave.

Më në fund, në një plan më të përgjithshëm të politikës botërore, Franca ndoqi me

vëmendje qëndrimet e Shqipërisë në politikën e jashtme, duke i konsideruar ato jo vetëm të

guximshme por edhe origjinale. Shembulli më i ri në këtë drejtim është ai i vëmendjes që tregoi

shtypi francez për qëndrimet e shtypit shqiptar ndaj vizitës së Niksonit në Moskë, vëmendje që u

përqendrua në shtypin e katër-pesë vendeve në botë.

Diplomacia franceze mendonte se në një sërë çështjesh, si ato të politikës mesdhetare,

konfliktit izraelo-arab, situatës në Ballkan, luftës në Vietnam, çështjes së armëve atomike,

pakësimit të ekuilibruar të forcave në Evropë, qëndrimet e Shqipërisë ishin të afërta me ato të saj.

Pala shqiptare nuk ishte e mendimit se Franca, të paktën në fazën e tanishme, kishte aspirata

penetrimi ekonomik në Shqipëri. Kjo për shumë arsye: Francezët ishin tashmë të bindur se

shqiptarët ishin të ndjeshëm për ruajtjen e pavarësisë kombëtare. Franca nuk ka pasur në të

kaluarën interesa të rëndësishme ekonomike në Shqipëri.

Bile edhe marrëdhëniet tregtare kanë qenë në nivel shumë të ulët. Në këtë drejtim asaj i

mungonte jo vetëm tradita, por edhe njohja e terrenit. Më në fund “kapitalistët francezë, që ishin

konservatorë, që ecnin në mënyrë shumë të matur me investimet e tyre në vende revizioniste si

Rumania, Hungaria, bile edhe Jugosllavia, nga frika e të papriturave për shpronësime në të

ardhmen, nuk mund të shpresonin të penetronin me investimet e tyre në vende socialiste si

Shqipëria ose si Kina”.

Por në kuadrin e strategjisë së kapitalizmit francez kundër socializmit, Franca aspironte,

që në kuadrin e marrëdhënieve kulturore, turistike, tregtare (prezenca e mallrave franceze në

Shqipëri) etj., të influenconte për largimin e ngadaltë të Shqipërisë nga pozitat e socializmit.

Synimet e Shqiperise në drejtim të Francës. Duke marrë parasysh se Franca, si fuqi e

madhe, që aspironte të kishte një vend në skenën botërore të barabartë me superfuqitë, ose të

ruajë vendin e saj si një nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, dhe se për këtë

arsye qëndrimet e saj vijnë në kundërshtim jo vetëm me ato të Bashkimit Sovjetik, por edhe me

ato të aleates së saj në Paktin e Atlantikut, Shteteve të Bashkuara, dhe dy aleatet e saj kryesore në

Komunitetin Evropian të Tregut të Përbashkët, Anglinë dhe Gjermaninë Perëndimore, ne na

interesonte që këto kontradikta të Francës me partneret dhe aleatet e saj të zhvilloheshin dhe

Franca të mbante disa qëndrime në fushën ndërkombëtare, që të shkonin kundër diktatit dhe

bashkësundimit të dy superfuqive.

P.sh. qëndrimi i Francës në favor të rivendosjes së të drejtave të ligjshme të RP të Kinës

në OKB, pra në favor të rezolutës sonë, ishte një gjë pozitive. Ne na interesonte sidomos që

Page 168: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

168

Franca të mbante një qëndrim më të qartë kundër prezencës së dy superfuqive në Mesdhe dhe të

mbante qëndrim kundër çdo aventure dhe ndërhyrjeje të tyre në Ballkan260

.

Sipas relacionit të vitit 1973 u vu re që vitet e fundit përveç interesimit kultural dhe të

promovimit të gjuhës frënge, që ishte synimi i ngahershëm i Francës, diplomacia e saj po

tregonte vëmendje për qëndrimet shqiptare.

Franca ka bërë tentativa që Shqipëria të merrte pjesë në Konferencën e Sigurimit

Evropian, dhe nga vendi ynë priteshin të tjera tentativa që Franca të bënte ndaj nesh.Franca vitet

e fundit donte të zgjeronte marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, ajo donte të normalizonte

marrëdhëniet e Shqipërinë me fqinjët. Gjatë vitit 1973 qeveria franceze bëri tentativën e parë për

ngritjen e marrëdhënieve midis të dy vendeve pak më lart se niveli i ambasadorëve ku ka qenë

gjithmonë.

V.2.2. Një Francë që zotëron të ardhmen e vet.

Nga ana tjetër, Franca në këtë periudhe kishte përforcuar pozitat e saj ndërkombatere.

Ajo renditej në G 8 e vendeve në të industrailizuara të botës she shfate hapatas pretendimet e sas

për tregje monopolbenda e jshta kontinentit. Këtë strategji gjeopolitike të qeverisë franceze ee

shprehte qartazi Olivier Stirn Sekretar Shteti për Punët e Jashtme.

Ndër të tjera ai theksonte se, për tu bërë ballë krizës botërore dhe kërcënimeve të jashtme,

Franca ka nevojë të ketë besim në veten e saj dhe tek ai që e mëshiron. Ne mund të kemi besim

në veten tonë: kemi një prej niveleve të jetesës nga më të lartat në botë, jemi bërë vendi i tretë

eksportues dhe kemi arritur në industry një teknologji të lartë, spektakolare, (në fushën

bërthamore, aeronautike, të hapësirës, informatikës , telekomunikacionit, kërkimit mjekësor).

Sistemi ynë shoqëror është njeri nga më efikaset në botë, garanci për rreziqet që vijnë nga

sëmundjet, pleqëria, papunësia. Kultura jonë mbetet njëra prej krijueseve, në të gjitha shprehjet e

saj.

Duke i konstatuar të gjitha këto, nuk kemi qëllim të fshehim vështirësitë me të cilat na

duhet të përballemi, si për shembull për shkak të mungesave në burime energjitike dhe lënde të

parë, por pikërisht për të stimuluar ndjenjën e përpjekjeve, shijen e punës dhe kapacitetin e

novacioneve që karakterizojne francezët kur kanë besim në veten dhe udhëheqësit e tyre.

Megjithë epokën e veshtirë, Presidenti i Republikës ka ditur ta çojë përpara shoqërinë

tonë, drejt një drejtësie, lirie dhe barazie më të madhe. Shembujt që mund të sjellim në këtë

drejtim janë të shumët, si rritja e përgjegjësive të gruas, e drejta e votës në moshën 18 vjeç dhe

masat konkrete që janë marrë në favor të njerëzve të moshuar,të atyre me aftësi të kufizuara apo

të kategorive shoqërore më pak të favorizuara.

Gjithë këtyre u shtohet veprimi determinues i Presidentit të Republikës për ngjalljen e

ndërgjegjes kologjike, për vlerësimin e punës së dorës e nxitjen e arsimit teknik, si dhe në

vlerësimin e pasurisë tonë kulturore kombëtare.

260

AMPJ, viti 1971, dos. 311, fl. 29-31

Page 169: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

169

Nën nxitjen e kryetarit të shtetit, vetë jeta politike ka pësuar shndërrime të thella,

sikundër janë çmpirja e debatit politik dhe vëmëndja më e madhe që i kushtohet rolit të opozitës.

Detyrat qeveritare më kanë dhënë rast, prej shumë vjetësh, të udhëtoj në të gjitha kontinentet.

Ato që kam përjetuar më mundësojnë të them se, në qoftë se Franca mëshiron gjithmonë

lirinë, ajo është bërë, gjithashtu vendi i paqes dhe barazisë. Pasi kam vizituar në kampet e tyre

refugjate të juglindjes aziatike, Afganistanit e Afrikës, nuk harroj të sjell para jush besimin dhe

mirënjohjen që shprehin vazhdimisht ndaj vendit dhe presidntit tim.

Veprimi ndërkombetar i Valeri Zhiskardit D’Esten çmohet nga të gjithë. Kujdesi i tij për

të ndërtuar një rend ekonomik më të drejtë, vullneti tij për të ruajtur të drejtën e popujve për të

vendosur vetë për fatet e tyre, përpjekjet e tij për të ndërtuar një Europë demokratike, i sigurojnë

një lavdi të pakundërshtueshme dhe e bën për Francën të pazëvëndësueshëm. Për ata që aspirojnë

për më shumë liri, ose që dëshirojnë të ruajnë dinjitetin e tyre njerëzor, Valeri Zhiskard D’Esten

është një simol i shpresës.

Kur historianët të shkruajnë historinë e Francës së shek XX, do të vendosin pranë

Klermonson, që e forcoi edhe më shumë Republikën me patriotizmin e tij dhe pranë De Golit, që

ka ditur të mëshirojë virtytet më fisnike të Francës.Valeri Zhiskard D’Esten do të paraqitet si

njeriu që padhunë e revolucion e shndërroi vendin e tij në një vend modern, liberal dhe të aftë të

zotërojë të ardhmen e vet, përfundonte ai.

V.3. Relacione të diplomacisë shqiptare për Francën.

Informacion nga Ambasada jonë në Paris për kandidatin për Ambasador të Francës,

Andre Millot.Të dhënat biografike për Andre Millot, kandidat për ambassador i Francës në

Tiranë.Lindur 19 mars 1913. Diplomuar në drejtësi dhe laureate i shkollës së shkencave politike.

Nga 1945 deri më 1950 ka qenë në ambasadën qëndrore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga

1950-1954 ka qenë atashe ambasade, pastaj sekretar i parë në Budapest. Nga 1954-1956 ka qenë

në drejtorinë e Europës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga 1956-1958 sekretar i Ambasadës

në Helsinki.

Nga 1958-1960 në drejtorinë e Europës. Nga 1960-1962 në drejtorinë kulturore e teknike.

Nga 1962-1969 konsull i gjithanshëm i Fracës në Frankfurt. Nga 1969-1972 shef i seksionit

diplomatik i Institutit të Studimeve të Larta dhe Mbrojtjes Kombëtare.

Ambasadori francez kërkoi më 12 qershor agrementin si Ambasador i Francës në vendin

tonë për Andre Millot, këshilltar i klasit të I-rë. Biografinë e tij, siç na e dërgon Ambasada jonë

në Paris po e bashkangjisim.“Ne jemi dakord që ti japim përgjigje të favorshme dhe, duke pasë

parasysh që francezët na e dhanë agrementin për Ambasadorin tonë pas 21 ditësh, agrementin ta

japim me 2 korrik d.m.th. pas 20 ditësh nga dita që kerkuan ata”.

Page 170: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

170

Në një informacion-relacion që ambasadori shqiptar në Paris Javer Malo, MPJ, në lidhje

me marrëdhëniet e partisë e të shtetit shqiptar me parti e shtete të tjera ndër të tjera shkruante261

;

Eksperienca tregon se shumica e kuadrove që vijnë në ambasadat tona,vijnë pa pasur

asnjë dijeni për vendin dhe në krye të 3-4 vjetëve kthehen në Shqipëri duke marrë me vete disa

njohuri shumë të përcipta. Kur është fjala për vende të vogla si Algjeria p.sh., kjo nuk paraqet

ndonjë problem, se brenda një kohe të shkurtër mund të njihet lehtë vendi me politikën e

tendencat e tij, njerëzit që bëjnë politikën forcat kryesore të inteligjencës etj. por në vende si

Franca, shpesh herë ndodh që shokët tanë të humbasin toruan. Prandaj është e nevojshme të

mendohet që tani, që dalëngadalë të marrin si kuadro për diplomacinë të rinj që kanë kryer vitet e

fundit studime në Francë, ose të rinj të tjerë me përgatitje mjaft të mirë intelektuale e kulturale.

Këto mendime krijuan dyshime mbi aftësite diplomatike të diplomatit Malo. Në

relacionin për udhëheqjen e lartë partiake, MPJ, vërente se në drejtim të propagandimit të vendit

tonë në Francë, ai është treguar i interesuar dhe është munduar të krijojë lidhje me rrethe të

ndryshme gazetareske, me publicistë etj. Ka pasur një farë tendence të mbeshtetet vetëm te

njerëzit e sferave të larta, sidomos të shtypit, duke mos bërë përpjekje sa duhet për zgjerimin e

lidhjeve edhe me rrethet e ulta.

Me një mobilizim më të madh, mund të arrinte rezultate më të mira në punë. Gjatë punës

tek shoku Javer ka pas çfaqje liberalizmi si në çmuarjen e disa problemeve, ashtu dhe në drejtim

të organizimit dhe disiplinës në punën e përfaqësisë. Liberalizmi çfaqet dhe në bisedat që ai

zhvillon me të huaj. Ka raste që në biseda ai zgjerohet shumë, duke mos i lidhur ato gjithmone

me qëllimet e detyrës së tij.

Gjatë kohës që Javer Malo ushtronte detyrën në Francë, çështjet kryesore të trajtuara nga

Ministria e Jashtme e Shqipërisë në marrëdhëniet me Francën (sipas protokollit dhe arshivës të

kësaj ministrie) kanë qenë: aktivitete me rastin e festive kombëtare; ftesa për veprimtarinë

kulturore e artistike; marrëdhëniet kulturore, tregtare e politike ndërmjet dy vendeve; veprimtaria

e shoqatës së Miqësisë Francë-Shqipëri dhe e miqve francezë; opinion të diplomatëve franceze

për vendin tonë; pasqyrimi në shtypin francez i vendit tonë; konventa fito-sanitare dhe materiale

të tjera të lidhura me të.

Por nga ana tjetër, MPJ tërhiqte vëmëndjen se një propagandë e studiuar mirë në të gjitha

aspektet, dhe jo e rastit, do të ndihmojë në shtimin e miqve të Shqipërisë dhe njëkohësisht do të

influencojë edhe në tregtinë në botën e jashtme, me rritjen e eksportit, dhe në të gjithë punën

tonë politike e diplomatike. Por kyçi dhe kanali kryesor i transmetimit të gjithë punës mbetet

gjithmone Ambasada, e cila duhet të ketë një fizionomi që tu përgjigjet këtyre detyrave.

V.3.1. Çështja e filmit, Gjenerali i ushtrisë së vdekur.

261

Viti 1971 Dosja nr. 311.Titulli i dosjes B/I-8)./Paris, më 11.7.1972.

Page 171: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

171

Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë një letër prej firmës kinematografike franceze

“Films66”,e cila po përgatitet për xhirimin e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ku i

kërkohet që ai të shkojë në Francë për të parë edhe një herë skenarin e filmit.

“Problemi qëndron kështu:

Në shkurt të këtij viti kineastët franceze erdhën në Shqipëri për të diskutuar me autorin e

romanit skenarin e përgatitur prej tyre. Ky diskutim është një kërkesë e kontratës, bërë me qëllim

që pa u angazhuar në bashkëoutorësi me kineastët e huaj, të kishim një kontroll mbi veprën.

Për të patur mundësi që skenari të shqyrtohej sa më me kujdes, u kërkua prej autorit një

shtyrje e afatit të diskutimit, kështu që kineastët francezë u larguan, pa i marrë vërejtjet tona.

Ndërkaq u krijua një grup pune i përbërë nga Anastas Kondo, Javer Malo,Vangjush

Zallemi,Vikor Gjika dhe autori i romanit Ismail Kadare. Grupi i punës pasi e shqyrtoi skenarin

me kujdes formuloi vërejtjet dhe sugjerimet, të cilat autori ua dergoi me shkrim kinastëve të

huaj. Këto konsistonin në:

1) Vërejtje konkrete, kryesisht episode, pasazhe ose sekuenca që duhej të hiqeshin ose të

zëvëndësoheshin sepse nuk ishin konform librit.

2) Sugjerime për dy çështje e para të dalë më mirë lufta e popullit tonë, e dyta, të dalë më

mirë pozicioni i Shqipërisë sot në botë.

Ndërsa vërejtjet ishin tepër precise sepse tregoheshin konkretisht në tekst, nuk mund të

thuhet e njëjta gjë për sugjerimet, të cilat do të realizoheshin me anë të shtesave dhe që ishin

dëshirat tona që filmi të dalë sa më i favorshëm për vendin tonë dhe luftën e popullit tonë. Këtu

duhet theksuar se përsa i përket sugjerimeve, realizimi i tyre varet kryesisht nga mirëkuptimi i

kineastëve francezë.

Veç kësaj duke qenë se kemi të bëjmë me kineastë të huaj, për të cilët kuptimi i luftës e

heroizmit është i ndryshëm nga i joni, kuptohet se transmetimi i këtyre sugjerimeve ishte i

vështirë të bëhej me sukses me korespondencë.

Në 6 maj 1980, kineastet franceze i dërguan një letër tutorit ku i njoftojnë se morën

vërejtjet e tij, me të cilat janë pothuajse krejtesisht dakord. Po në këtë letër ata kërkojnë që pas 15

gushtit autori të shkojë në Francë, për të parë edhe një herë bashkë me tre skenaristët e “Films

66” skenarin e filmit.

Mendojmë se kjo kërkesë që behet prej kineastëve franceze është e favorshme për ne,

sepse na jep edhe një herë mundësi për përmirësimin e skenarit dhe sidomos për shpjegimin

gojarisht të sugjerimeve që kanë të bëjnë me evidencimin e luftës së popullit tonë dhe me pozitën

e Shqipërisë sot në botë, dy mungesat kryesore të skenarit.

Gjithashtu duhet patur parasysh se me këtë kërkesë kineastët francezë e shlyejnë

detyrimin e tyre ndaj autorit të veprës, prandaj është e nevojshme të përfitohet prej këtij rasti të

fundit që na jepet.

Për këtë arsye ne mendojme se e kërkon interesi i punës që shkrimtari Ismail Kadare të

kryejë këtë shërbim jashtë shtetit në kohën që kërkohet.

Page 172: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

172

V.4. Marrëdhëniet tregtare dhe sistemi bankar në vitet ’80.

Marrëdhëniet tregtare shqiptaro-franceze kanë qenë të komplikuara nga fakti që Shqipëria

ka qenë i vetmi vend në botë, të cilin kushtetuta e tij e ndalonte të blinte me kredi dhe që

insistonte për një tregti të sistemit të kompensimit.

Më 1980 Banka Nacionale e Parisit, një nga bankat më të rëndësishme të Francës, me të

cilën Shqiperia ishte në marrëdhënie prej shumë vitesh, i propozoi pales shqiptare që të lidhnim

një marrëveshje për të bashkëpunuar në fushën e tregtisë së jashtme.

Banka Nacionale e Parisit pranonte të bashkëpunonte për gjetjen e firmave të reja që ishin

të interesuara për të blerë mallrat e eksportit tonë në Francë dhe në shtete të tjera për ata artikuj

që ne ishim te interesuar. Kontratat e shitblerjeve do të lidheshin nëpërmjet firmave tregtare, pa

ndërmjetësinë e bankave, megjithëse në ato raste kur të ketë vështirësi, bankat do të ndihmonin

për kapërcimin e tyre, po kështu do të veprohej edhe në rastin e vështirësive gjatë zbatimit të

kontratave.

Me pas më 25.5.1984 u zhvilluan bisedimet tregtare midis delegacionit tonë të kryesuar

nga shoku Pajtim Ajazi dhe delegacionit francez të kryesuar nga drejtori i Evropës në Ministrinë

e Marrëdhënieve me Jashtë Fransua Plezan.

Si rrugë kryesore për të ngushtuar diferencën eksport-import ishte eksporti i mineraleve

shqiptare në Francë, dhe në këtë kuadër përfundimi i kontratave me afat të gjatë, gjë që do të

siguronte edhe një vazhdimësi të tregtisë midis dy vendeve .

Po ashtu eksporti i prodhimeve tona bujqësore në Francë të cilat do të ishin të përpunuara

ose të papërpunuara, ishte një rrugë tjetër që ndihmonte në ngushtimin e këtij disekuilibri262

.

Gjithashtu në 26.12.1985, nga bisedimet zyrtare me palën franceze gjatë vizitës së Sekretarit të

Shtetit për Punët e Jashtme, Zh.M.Bajle, pala shqiptare propozoi krijimin e një grupi të

përbashkët në kuadrin e Dhomave të Tregtisë, për të parë mundësitë e blerjeve nga Franca të

mineraleve tona dhe të blerjes nga ana jonë të pajisjeve franceze263

.

Në mbështetje të detyrës së ardhur nga Ministria e Tregëtisë së Jashtme për mineralin e

kromit dhe të ferro-kromit, janë marrë kontakte me firmat franceze, belge, të Luksemburgut dhe

spanjolle lidhur me interesimin e tyre për këtë artikull për vitin 1981 dhe veçanërisht për

tremujorin e parë. Në bazë të një programi, u organizuan takime në Bruksel dhe me 6 firma belge

që trajtojnë këta artikuj. Rezultoi se për ferro-kromin ka një përspektivë për tremujorin e parë

dhe për gjithë vitin 1981 ndërsa për mineralin e kromit, tani për tani nuk ka kërkesë;

Me firmën franceze CEP dhe firmën spanjolle EXIMTRADE kanë vazhduar bisedimet

për kontraktimin e nënprodukteve të naftës. Po kështu, për këta artikuj kemi marrë takime edhe

me një firmë portugeze e cila së shpejti do të njoftojë kërkesat e veta. Gjatë janarit, u lirua një

anije me tre mijë ton gazpoil për firmën franceze CEP.

Mbi bazën e kredive të çelura nga firmat franceze dhe ndërmarrjet tona atë tregtisë së

jashtme, është ndjekur lirimi i mallrave përkatës në të dyja drejtimet. Kështu, nga ana e

262

AMPJ, viti 1984, dos 572, fl, 40 263

AMPJ, viti 1985, dos 308, fl, 1

Page 173: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

173

ndërmarrjeve tona janë liruar konfeksione, peshqira, kapse rrobash, karrige,etj. Në firmat

franceze ka vazhduar lirimi i pajisjeve elektronike, argjilës, deltave të çpimit për naftën si dhe i

pjesëve të ndryshme të këmbimit.

Kemi marrë kontakte me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë së Hollandës si dhe të

Ministrisë së Jashtme të Belgjikës për zhvillimin e bisedimeve për nënshkrimin e proçes-

verbaleve përkatëse për viitin 1981. Propozimet e tyre i janë njoftuar Ministrisë së Tregetisë së

Jashtme. Kemi mbajtur kontakte me Ministrinë e Jashtme të Francës lidhur me ardhjen e

delegacionit tregtar.

Si problem ka dalë mosçelja e kredive për paisjet e televizionit për firmën TOMSON si

dhe për tre elektroeskavatorë për firmën POCLAIN. Po kështu, kanë mbetur dhe disa kredi të

tjera për firmat franceze, belge dhe hollandeze për të cilat janë vënë në dijeni ndërmarrjet tona

përkatëse.

Në Bruksel, më 20 dhjetor 1980 ishte krijuar klubi i punëtorëve të shqiptarëve të

Jugosllavisë “Përparimi”. Vetëm gjatë ditëve të para u rregjistruan rreth 1000 persona. Për tu

bërë anëtar i shoqërisë paguhet një kuotë vjetore prej 500 frangash. Në ditën e hapjes mori pjesë

edhe ambasadori jugosllav i cili i përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe. Më datën 7 shkurt

është parashikuar të bëhet inagurimi zyrtar i klubit me pjesëmarrjen e një përfaqësuesi nga

Prishtina. Thuhet se do të jetë Nihat Islami.

Në Këshillin e klubit bëjnë pjesë kryesisht disa kosovare që njihen si agjente të

Ambasadës jugosllave në Bruksel. Deri tani nuk kanë zhvilluar ndonjë aktivitet. Kanë përpiluar

një projekt statut, një kopje të të cilit e disponojmë edhe ne. Qysh tani, ndihet reaksioni i

emigracionit serb të cilët, grupe grupe, shkojnë në klub dhe këndojnë këngë serbe. Disa të tjerë

kanë hapur fjale se me formimin e kësaj shoqërie shqiptarët do të rrihen me njëri tjetrin. Klubi

frekuentohet edhe nga të arratisurit për të cilët nuk ka asnjë kufizim. Formimi i këtij klubi është

pritur mirë nga emigracioni Kosovar.

V.5.Ftohja e marrëdhënieve shtetërore.

E vendosur në mes të dy anëve të Evropës së ndarë me Perde të Hekurt, Shqipëria e

viteve 80’ kishte ngelur në neutralitet të mjeruar.Kjo ndodhte kur të dy anët e Evropës, duke

përfituar nga të gjitha fazat plot ulje-ngritje të Luftës së Ftohtë kishin realizuar herë pas here dhe

në dinamikë dhe komunikime dhe bashkëpunime transeuropiane.

Me Evropën Lindore diplomacia shqiptare qëndroi pak a shume në të njëjtat parametra.

Mosmarrëveshjet e shumta dhe të thella ideologjike e politike të trashëguara qysh nga fillimi i

viteve 1960 vijonin të mbanin bashkëpunimin në nivele të ngurta, në fusha të kufizuara dhe të

shoqëruar gjatë tërë kohës me ndjenja mosbesimi dhe skepticizmi.

Vazhdimisht politika e jashtme shqiptare deklarohej se nuk do të hiqte dore asnjëherë nga

lufta kundër revizionizmit modern që kishte kaptuar këto vende, luftë të cilën e konsideronte

prioritare dhe të pandryshueshme.

Page 174: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

174

Shumë të komplikuara paraqiteshin marrëdhëniet e Shqipërisë me fuqitë evropianë. Duke

përjashtuar Francën, e cila kishte qenë ndër të parat fuqi evropianë që kishte njohur regjimin e

Enver Hoxhës menjëherë mbas Luftës së Dytë Botërore, dhe kishte vendosur marrëdhënie

diplomatike me të.

Franca gjatë Luftës së Ftohtë as nuk e mbështeti dhe as nuk e kundërshtoi ashpër regjimin

e Enver Hoxhës. Mosmbështetja e Francës për regjimin e Tiranës, diktohej nga dy faktorë: së

pari, nga karakteri i brendshëm shumë Stalinist i regjimit të Tiranës, çka nuk përputhej me

demokracinë franceze, me vlerat e saj dhe që kundërshtohej fuqishëm nga opinioni publik e

media franceze herë pas here: së dyti, nga prioriteti i vazhdueshëm i politikës së jashtme të

Francës ndaj Jugosllavisë qysh nga koha e De Golit deri te Miterani, pra gjatë tërë periudhës së

Luftës së Ftohtë.

Shqipërinë me Francën e lidhnin edhe disa elementë tradicionalë dhe konjukturalë.

Tradicionalisht Franca kishte qenë prezente shumë herët në historinë e Shqipërisë. Gjithsesi në

lëmin ekonomik me Francën në vitet 1980 ishin me interes bashkëpunimi në fushën e

teknologjisë së hidrocentraleve. Franca përkujdesej për krijimin e një elite intelektuale

frankofone në Shqipëri për vitet që do të vinin.

Në përgjithësi vështrimi i marrëdhënieve tona me Francën ka qenë normal dhe është

konkretizuar në disa fusha të interesit reciprok, si për shembull në atë të tregtisë dhe të kulturës.

Në fjalimet e ndryshme të shokut Enver Hoxha dhe të shokut Ramiz Alia ishte shprehur dëshira

jonë për t’i forcuar më shumë këto marrëdhënie mbi bazën e parimeve të njohura të barazisë, të

mosndërhyrjes e të leverdisë reciproke. Por në momente të caktuara janë vërejtur edhe acarime të

shkaktuara nga pala franceze.

Në korrik të vitit 1984, u duk një ftohje në marrëdhëniet shtetërore që u manifestua me

thirrjen për disa kohë në Paris të ambasadorit të tyre dhe në mosdhënien e pritjes me rastin e

festës së tyre kombëtare.

V.6. Në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë.

V.6.1. Kriza e ambasadave dhe qëndrimi i qeverisë franceze.

Në Tiranë më 29.03.1989, u nënshkrua më 14.7.1989 marrëveshja e Transportit Ajror

Civil ndërmjet Qeverisë së Republikës Franceze dhe Qeverisë së Republikës Popullore Socialiste

të Shqipërisë, e cila hyri në fuqi më 14.7.1989.

Më pas më 10.07.1992, u nënshkrua marreveshja mbi nje program për shkëmbimet kulturore,

shkencore dhe teknike ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së

Republikës Franceze për vitet 1992-1993, e cila hyri në fuqi ne datën e nënshkrimit.

Traktati i mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe miqësisë midis Republikës së Shqipërise dhe

Republikës Franceze, i nënshkruar më 12.12.1994, hyri në fuqi më 15.06.1998.

Page 175: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

175

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqiperisë dhe Qeverisë së Republikës

Franceze mbi nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, nënshkruar më 13.06.1995, hyri në

fuqi më 14.06.1996.

Marrëveshja ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit të

Mbrojtjes së Republikës së Francës, lidhur me ko-operimin bilateral në fushën e mbrojtjes,

nënshkruar më 13.05.1996, hyri në fuqi datën e nënshkrimit.

Protokolli i shkëmbimit të instrumentave të ratifikimit të traktatit të mirëkuptimit, bashkëpunimit

dhe miqësisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, u nënshkrua më

15.05.1998.

1. Marrëveshje e Transportit Ajror Civil ndërmjet Qeverisë së Republikës Franceze dhe Qeverisë

së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, nënshkruar në Tiranë më 29.03.1989, hyrë në

fuqi më 14.7.1989.

2. Program për shkëmbimet kulturore, shkencore dhe teknike ndërmjet Qeverisë së Republikës së

Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze për vitet 1992-1993, nënshkruar më 10.07.1992,

hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

3. Traktati i mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe miqësisë midis Republikës së Shqipërise dhe

Republikës Franceze, nënshkruar më 12.12.1994, hyrë në fuqi më 15.06.1998.

4. Protokolli i shkëmbimit të instrumentave të ratifikimit të traktatit të mirëkuptimit,

bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze,

nënshkruar më 15.05.1998.

5. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqiperisë dhe Qeverisë së Republikës

Franceze mbi nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, nënshkruar më 13.06.1995, hyrë në

fuqi më 14.06.1996.

6. Marrëveshje ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit të

Mbrojtjes së Republikës së Francës, lidhur me koperimin bilateral në fushën e mbrojtjes,

nënshkruar më 13.05.1996, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

V.6.2. Ikja e Kadaresë..

Njëzet e shtatë vjet më parë shkrimtari i shquar Ismail Kadare njoftonte nga Parisi vendimin e tij

për të mos u kthyer në Shqipëri pa u vendosur demokracia, largimin dhe distancimin e tij nga

regjimi i fundit komunist në Europë, opozicionin e tij të hapur më ketë regjim. Për ta thënë me

një fjalë lugubre, por shumë të njohur dhe shumë të kuptueshme në epokën e izolimit, Kadare

njoftoi arratisjen e tij, edhe pse nuk e zuri në gojë fjalën arratisje, ndoshta për të respektuar ata

Page 176: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

176

qindra dhe mijëra bashkatdhetarë që kishin ikur apo kishin tentuar të iknin ilegalisht përgjatë

dekadave, si në një bast me vdekjen, nga toka dhe nga deti264

.

Për shkak të famës botërore të Kadaresë, largimi i tij baraspeshonte historinë dhe kurorëzonte me

një shembull ekselent kryengritjen shumëvjeçare të shqiptarëve me emrin "Ikje". Kurse në planin

e bujës dhe efekteve politike akti i tij ishte unikal, i pakrahasueshëm.

Ikja e Kadaresë në fund të muajit tetor 1990 u njoftua në një periudhë kritike për fatin e

demokratizimit të Shqipërisë, kur regjimi i Tiranës, pas goditjeve që kishte marrë nga ngjarjet e

ambasadave dhe përpjekjet për demonstrata në Shkodër, Tiranë, Kavajë e tjerë, po rrekej të hapte

një të ashtuquajtur periudhë ristabilizimi, nëpërmjet disa ndryshimeve për fasadë që kishin për

qëllim të siguronin vazhdimësinë e regjimit komunist dhe të privonin sërish kombin shqiptar nga

takimi me Europën e vlerave të lirisë dhe demokracisë shumëpartiake.

Pikërisht në këtë kohë pezull të mbushur me zhgënjime, Ismail Kadare mori vendimin e tij

historik, duke deklaruar botërisht distancimin e tij nga parodia dhe iluzionet e demokracisë në

Shqipëri. Deklarata e tij e paharrueshme e largimit ishte jo vetëm njoftimi i një akti, por edhe

dokumenti i një platforme luçide për të ardhmen demokratike të Shqipërisë se re dhe Kosovës së

re. Me zërin e intelektualit të vet me të njohur kombi shqiptar i njoftoi mbarë botës aspiratat e

veta për liri, demokraci, të drejta njerëzore, politike dhe kombëtare265

.

Historia nuk zhvillohet si një pjesë teatrale ku gjithkush mund te lexoje fundin para fillimit. Në

jetë ngjarjet zbulohen duke ndodhur. Në këtë kuptim, ikja e Kadaresë në tetor të vitit 1990 ishte

një akt politik dhe intelektual i guximshëm me efekte pozitive të jashtëzakonshme për kursin që

morën zhvillimet demokratike të kohës.

Ne sot e kujtojmë sot ikjen e Kadaresë si një prej ngjarjeve pararendëse me të veçanta dhe më të

rëndësishme që paralajmëruan dhe përgatitën Lëvizjen historike të Dhjetorit 1990.

Ikja e tij ekspozoi më qartë se kurrë mashtrimin dhe kotësinë e ndryshimeve për ndryshime të

regjimit të kohës; ikja e tij ndezi mendjet dhe shpirtrat e rinisë dhe jo vetëm të rinisë për një botë

të re të lirive dhe të drejtave universal; ikja e tij përshpejtoi fillimin e lëvizjes demokratike

studentore dhe mbarë popullore. Në të vërtetë, ikja e Kadaresë rezultoi të ishte fillimi i

numërimit mbrapsht për diktaturën shqiptare.

Mirëpo, kjo luftë gjenetike kundër diktaturës te Kadare nuk nënkupton përçundimin e letërsisë në

diçka tjetër, ta zëmë në një mjet promocioni politik. Se këto dy gjëra nuk duhet ngatërruar,

Kadare qartazi u bën me dije në vjeshtën e vitit 1990 kur, papritmas, kërkon dhe fiton azil politik

në Francë. Shumë komentatorë, askohe, azilin e Kadaresë e kuptuan si gjest me të cilin

shkrimtari i madh po zinte trenin e fundit për t’u distancuar nga regjimi stalinist në Shqipëri, para

se të jetë shkatërruar i tëri266

. Me këtë ikje Kadare për një kohë u gjend në qendër të vëmendjes

politike, duke u bërë njëri nga pjesëmarrësit e atij transformimi të habitshëm, të madh e të beftë,

të regjimeve totalitare në Evropën Lindore e në Ballkan. Dukej sikur edhe ai po bashkërenditet

në atë rebelim ngadhënjimtar intelektualësh të Evropës Lindore dhe, siç pandehnin disa, me

264

Qemal Lame , “Kur shembeshin themelet” f 111-112 265

Ismail Kadare, Ftesë në studio, Rilindja, Prishtinë, 1990, 121. 266

Qemal Lame , “Kur shembeshin themelet” f 115

Page 177: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

177

ambicie politike, për ta iniciuar rebelimin e hapur në vendin e vet pas të cilit i, por si shkrimtari

Fan Noli në vitin 1924, do ta merrte rolin e udhëheqësit të revolucionit demokratik në Shqipëri.

Mirëpo, kishte edhe të tillë që disidentin e fundit letrar nga vendet staliniste e tregonin me një

optikë negative, duke bërë pyetje: përse Kadare iku aq me vonesë, tek u bë e qartë se regjimi

shqiptar po i numëron ditët e fundit të veta, duke i kujtuar me sarkazëm, disa privilegje e

nderime që gëzonte në atë regjim? Edhe më sarkastik e përçmues ishin komentatorët që azilin e

tij e kuptonin si një gjest të rëndomtë reklamues të njërit nga kandidatët më seriozë për Çmimin e

Nobelit për letërsi.

U desh të kalojnë disa muaj për t’u bërë e qartë se Kadare, në thelb, sërish kishte marrë azil letrar

e jo politik, respektivisht, ambiciet e tij sërish dolën letrare e jo politike, sado që vula e jashtme e

tyre kishte spikamë politike. Kadare, përkundrazi, ikte nga ai “predestinim” politik i cili në

vendin e tij, por edhe në botë, ia kishte përcaktuar rolin e një Haveli shqiptar, ngaqë ishte i pari

që kishte nisur fushatën, edhe letrare edhe publicistike, kundër diktaturës e për themelimin e

institucioneve demokratike dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri.

Kadare, gjithandej, veten e konsideronte në radhë të parë shkrimtar267

. Dhe vetëm si i tillë dhe

aty shihte se është me një relevancë politike për vendin e tij. Andaj porosiste: “Vendimi për të

lëshuar vendin tim është rrjedhim logjik i asaj që unë mbrojta në veprën time.” Me këtë qarku i

azilit letrar të tij mbyllej.

Shkrimtari prej kohës ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Në Byronë Politike dhe në Sekretariatin e

Komitetit Qendror të PP të Shqipërisë është diskutuar edhe propozimi i bërë nga Sigurimi i

Shtetit, për goditjen e Ismailit për idetë e tij në veprat letrare, me pikëpamje liberale armiqësore

për Partinë e Punës, por Enver Hoxha nuk ka qenë dakord që Kadare të ndiqej penalisht dhe të

përfshihej në grupin armiqësor të liberalizimit.

Cili ishte qëndrimi i udhëheqjes komuniste ndaj Ismail Kadaresë?

Kjo është një ndër pyetjet më të mëdha që shtrohet sa herë që flitet për raportet e shkrimtarëve

me regjimin. Në librin e tij me kujtime, ish-kryehetuesi Qemal Lame rrëfen se Kadare, prej

kohësh ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Por, ai shton se vlerësohej, se kishte ardhur momenti dhe

ishte e nevojshme që Ismaili, si personi me ndikim të madh në opinionin shoqëror në Shqipëri

dhe i njohur në botë, duhej të goditej dhe të dënohej si armik i Partisë dhe shtetit të diktaturës së

proletariatit, për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve armiqësore në veprat e tij.

Momentet me rëndësi të Perandorisë komuniste "Kur shembeshin themelet", titullohet libri i

botuar, ku hidhet dritë mbi disa prej momenteve më të rëndësishme të perandorisë komuniste në

rënie. Nga ana tjetër, ai tregon edhe koniunkturat mes udhëheqësve komunistë. Parë në këtë

prizëm, Lame vëren se Ramiz Alia mbrohej nga Nexhmije Hoxha dhe më tej argumenton pse

nuk mund të arrestohej Kadare268

. Këtu përmend faktin se ai njihej jashtë Shqipërisë dhe se

arrestimi i tij, me shumë gjasa do të shkaktonte trazira, pasi nuk do të pritej mirë nga opinioni

publik. Në fillim, Lame tregon se si u morën nga shtëpia e shkrimtarit dokumentet që ai pati lënë

267

Ismail Kadare, Nga një dhjetor në tjetrin, Fayard, Paris 1991, 8-9. 268

Po aty, f. 76-79

Page 178: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

178

aty, kur u nis drejt Francës. Marrja e dorëshkrimeve me mirëkuptimin e të afërmve dhe duke

organizuar një procedurë ekstra.

Ismail Kadare ka qenë në ndjekje nga Sigurimi i Shtetit dhe është kërkuar përfshirja në grupin

armiqësor të liberalizmit dhe u përsërit edhe në komplotin e fundit të Mehmet Shehut. Qëndrimi

për zbatimin e ligjit nuk ishte një urdhër i dhënë për një problem ligjor, por për një problem

politik. Ai do të aktualizonte edhe problemet e diskutuara në rreth të ngushtë në të kaluarën për

Kadarenë.269

Pse nuk mund të arrestohej Kadare? Versioni për arrestimin e Kadaresë për veprimtari

armiqësore dhe përfshirjen në komplot nuk mund të realizohej: Ismail Kadare ishte një figurë e

shquar e letërsisë shqiptare dhe me njohje të gjerë ndërkombëtare. Arrestimi i tij nuk do të gjente

përkrahje në popull dhe në botën e jashtme. Do të kishte reagime me pasoja të mëdha, që do të

dëmtonin më shumë politikën kundër veprimtarisë armiqësore. Kjo do të forconte bindjen në

opinionin publik, se grupet armiqësore ishin manipulime politike dhe të drejtësisë. Komploti i

fundit me në krye Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Feçor Shehun etj., do të vihej më shumë nën

kritikën e brendshme dhe të jashtme, do të shtoheshin më shumë dyshimet dhe do të bëheshin më

të qarta në popull dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, falsiteti i propagandës partiake për

improvizimin me prova dhe akuza të manipuluara dhe të falsifikuara të komplotit. Deklarimi

zyrtar, se ky komplot ishte më i madhi dhe më i rrezikshmi, do të kthehej në akuzë për

udhëheqjen.270

. Populli do të kuptonte se ai ishte inskenuar për të fshehur qëllimet e vërteta

politike që po zbatoheshin në mënyrë të organizuar nga udhëheqja e Partisë, që të arriheshin

masat për eliminimin e kundërshtarëve politikë, zhdukjen e personave më të rëndësishëm që

mund të dëshmonin në të ardhmen për sekrete shtetërore ku vërtetohej përgjegjësia direkte e

Enver Hoxhës, si dhe garantimin e kalimit të pushtetit tek Ramiz Alia, pas vdekjes së Hoxhës.

Me kërkesën e Ismail Kadaresë për azil politik në Francë, në vendin e njohur për revolucionin

demokratiko-borgjez dhe kulturën me rrezatim botëror sqarohet plotësisht qëndrimi politik i tij

kundër komunizmit dhe radhitet në figurat e shquara që kanë kontribuar për ndryshime paqësore

demokratike në Shqipëri.

Kërkesa e tij për azilin politik jep përgjigjen më të plotë politike edhe për qëndrimet e hershme

kritike të tij ndaj regjimit diktatorial komunist.

Kërkesa për azilin politik jep në fakt edhe përgjigjen më të drejtë për gjendjen e rëndë të krijuar

me eksodin masiv në ambasada dhe eksodin e mëvonshëm nga kufiri.

269

Po aty, f. 80-83 270

Qemal Lame , “Kur shembeshin themelet” f 120-121

Page 179: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

179

V.7 Marrëdhëniet politike në rrafshin bilateral 1990 -1995.

Tirana 24 qershor 1992 - Note e Amb Jacques Faure drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe

MPJ-sëe franceze.

Ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

Marrëdhëniet bilaterale271

Gjatë takimit, iu shpreh Presidentit Berisha se historikisht ekzistonte një marrëdhënie e vecantë

simpatie midis dy vendeve, dhe se Franca angazhohej të ishte më aktive me prezencën e saj në të

gjitha fushat. Franca shprehte vullnetit e saj politik për të punuar në rritjen e bashkëpunimit

bilateral. Sic shkruante Ismail Kadare « duke ndihmuar Shqipërinë të clirohet nga fatalitetet nga

të cilat vuan prej shumë kohësh si dhe duke e integruar në gjirin e saj Europa do të mund të

rimediojë indiferencën e saj në të kaluarën’’.

Presidenti Berisha dëshironte që marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë të bëheshin në tre

akse :

- nënshkrimi i kontratave për një bashkëpunim me të gjitha fushat. Presidenti Berisha

kishte dëshiruar të shihte prezencën franceze aktive dhe prezente si në fushën kulturore,

shkencore, teknike po aq dhe në bashkëpunimin ekonomik.

- Një rritje të konsiderueshme të kompanive franceze në Shqipëri.

Presidenti Berisha kërkoi rikthimin në Shqipëri të kompanisë Elf Aquitaine, duke shprehur një

qëndrim qortues ndaj qeverive të mëparshme shqiptare të cilat kishin ndërprerë bashkëpunimin

me atë kompani. Madje Berisha propozoi që kompania në fjalë të merrej me kërkimin dhe

shfrytëzimin e rezervave petroliere në tokë. Ai shpresonte që kjo ofertë të zgjonte interes për

kompaninë.

Z. Trigano dhe Klubi Mediterrane do të riktheheshin shpejt në Shqipëri. Presidenti Berisha

shprehu keqardhjen e tij lidhur me vdekjen e një punonjësi të kompanisë në 1988, nga policia e

shtetit të rregjimit të kaluar.

Iu rikujtuan Presidentit Berisha përpjekjet e vazhdueshme të kompanive franceze si dhe

konkluzionet e fundit lidhur me një kontratë për rinovimin e hotel Dajtit.

Iu ekzpozua Presidentit Berisha problematika financiare në të cilën ndodhej kompania

CEGELEC e cila kishte operuar në hydrocentralin e Banjes për të cilën shteti shqiptar nuk kishte

271

MPJ franceze, Seria3, N/Seria6, viti 1992 Dosja 2

Page 180: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

180

derdhur asnjë detyrim financiar. Presidenti Berisha mori përsipër të zhbllokonte atë ngërc

financiar me Ministrin e financave.

- Presidenti Berisha priste vizitën e Presidentit Francez sipas premtimit që ky i fundit i

kishte bërë gjatë takimit të tyre në maj të 1992.

Bilanci i vizitës :

- Rëndësinë e vecantë që Presidenti Berisha i jepte vizitës së homologut të tij francez.

- Shqetësimin që shprehte lidhur me zhvillimet politike në ish-Jugosllavinë e vecanërisht

në Kosove, ku ai kishte frikën e një rritjeje të dhunës.

- Presidenti Berisha shprehej me rezerva lidhur me vizitën e tij në USA (psh ai nuk ishte

shprehur publikisht për rritjen e fondit të urgjencës amerikane nga 35 në 60 million $).

- Pritja shume e ngrohtë që Presidenti Berisha bëri kishte një domethënie jo të pakët. Ai

priste shumë nga Franca « Parce que c’est LUI et parce que c’est NOUS »

Paris, 31 gusht 1994

NOTE INSTRUKSIONE për Ambasadorin Francez, në Shqipëri Ekselencës së tij Louis

Dominici drejtuar Drejtorisë të Europës Kontinentale pranë MPJ-së franceze.

Konjuktura e brendshme

Shqipëria në fund të 1994 ndodhej në një situatë delikate, ku perzjeheshin paradokset progrese

inkurajuese dhe qëndrime të trashëguara nga rregjimi komunist.272

- Rënia e komunizmit, në një kontekst shumë të irrituar (nga kriza e ambadave, emigrimi masiv

drejt Italisë dhe Greqisë) ardhja në pushtet e Partisë demokratike të Sali Berishes, kishte nxjerrë

në pah një situatë të tmerrshme të Shqipërisë. Shqipëria doli nga një diktaturë e pashoqe me

infrastuktura të shkatërruara, prodhimi bujqësor dhe industrial thuajse inekzistent, kriza urie në të

gjithë vendin që kërkonin ndihma ushqimore nga jashtë, rritje e delinkuecnës dhe pasigurisë në

vend, injorancë totale e funksionimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Dy vitet e para të qeverisjes së Partisë Demokratike kishin sjellë progrese konkrete që kërkonin

përhapje në të gjitha fushat. ..

- Në planin politik, ekipi i ri drejtues kishte mundur të hidhte bazat e Shtetit të së drejtës,

konkretizuar nga ekzistenca e partive politike, organizimi i zgjedhjeve të lira, krijimi i Gjykatës

272

MPJ franceze, Seria3, N/Seria7, viti 1994 Dosja 4

Page 181: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

181

kushtetuese. Liria e fjalës dhe ekzistenca e shoqatave ishin bërë realitet, zyrtarisht drejtësia ishte

shkëputur nga pushteti.

Gjithsesi problemet vazhdonin të ekzistonin. Megjithë përpjekjet dhe konsensin e qeverisë për

mirëzgjidhjen e situatave kritike në vend, disa reforma vazhdonin të mos merrnin rrugëzgjidhje.

- Megjithë premtimet e bëra, Kushtetuta e re vazhdonte të pritej që prej dy vitesh. Ndërkohë që

vendi funksiononte me tekst provizor të adoptuar nga qeveria e fundit komuniste. Mungesa e

kodit civil, e kodit penal e procedurave gjygjësore linte vend për abuzime dhe kritika të

ndryshme, vecanërisht në rastin e dënimit të ish Kryeministrit Nano, procesi gjygjësor kundër

disa gazetarëve të pavarur, të cilët kishin përfituar nga amnistia e Presidentit të Republikës por

nuk ishin shfajësuar nga sistemi gjyqësor, së fundi procesi gjyqësor në vazhdim i pesë liderëve të

komunitetit grekofone të akuzuar për tradhëti të lartë që cënonte sigurinë e Shtetit.

Presidenti Berisha akuzohej shpesh për derive autoriteti në ushtrimin e pushtetit si dhe hidheshin

shpesh dyshime mbi kapacitetin e tij për të drejtuar tranzicionin demokratik.

Kjo teze ishte përpunuar nga disa individë të vetëquajtur « intelektualë të majtë », të cilët në

gusht 1992 u larguan nga PD për të krijuar Aleancën demokratike me Prec Zogajt dhe Gramoz

Pashko dhe më 1994, z. Balek dhe Kalakula krijuan një parti të re (Partia Demokratike e

djadhtë).

- në planin ekonomik, bilanci nuk ishte bardh e zi. Rregjimi i ri kishte vendosur një politikë

tranzicioni drejt ekonomisë së tregut dhe privatizimit të shpejtë. Këto masa kishin filluar të

sillnin frutet e para.

Në vitin 1993, u krye në masën 92% privatizimi i tokave bujqësore i cili u bë sipas principit të

shpërndarjes tek fshatarët dhe jo duke ia kthyer ish pronarëve. Kjo mënyre menaxhimi mundësoi

krijimin e 450 000 fermave familjare private, e cila i dha një shtysë të konsiderueshme rritjes të

prodhimit (14% ne 1993) si dhe i dha fund ndihmës ushqimore që vinte nga jashtë. (Operacioni

PELIKAN, i bashkimit evropian, përfundoi në fund të dhjetorit 1993).273

Liberalizimi i tregut mundësoi krijimin e 56000 firmave tregtare private, ndërkohe që kishte një

rritje të konsiderueshme të ndërtimeve 30% ne 1993, dhe Shteti favorizonte në masë të qënurit

pronarë të popullsisë për banesat.

Gjithsesi situata ekonomike në vend ishte e pastabilizuar. Me të ardhura për frymë 350$ /person

Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë. Infrastrukturat e Shqipërisë ishin në një gjëndje të

mjerueshme, kuadri jurik në vend ishte me mungesa të shumta, arsye për të cilat Shqipëria

mbetej një vend shumë pak atraktiv për investitorët e huaj.

Marrëdhëniet ndërkombëtare

273

MPJ franceze, Seria3, N/Seria7, viti 1994 Dosja 4

Page 182: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

182

1- Shqipëria sapo doli nga një izolim paranojak, kishte një qëllim të vetëm të krijonte dhe të

stabilizonte marrëdhëniet e saj me botën oksidentale.274

Në këtë kuadër, Shqipëria filloi të

integrohej në të gjitha organizatat ndërkombëtare : CSCE, FMI, Banka botërore, si dhe vendet e

Detit të ZI. Shqipëria ishte prezantuar si kandidate në Këshillin e Europës. Ajo manifestonte një

interes të vecantë për ONU ku Tirana zyrtare kishte prezantuar kandidaturën për Këshillin e

Sigurisë.

2- Ndonëse Shqipëria paraqiste një interes të vecantë për të krijuar lidhje me shtetet evropiane,

vihej re një afrim me SHBA. Kjo e fundit e shihte Tiranën zyrtare si garancinë e vetme përballë

instabilitetit rajonal. Një sërë marrëveshjesh në fushën e bashkëpunimit ushtarak ishin

nënshkruar mes dy vendeve, ekspertë amerikanë ishin atashuar pranë Ministrisë të mbrojtjes

shqiptare si dhe një bazë dronesh ishte instaluar në veri të vendit.

3- Shqipëria në kërkim të fondeve financiare dhe njëkohesisht kritike ndaj vendeve evropiane për

lidhjet sentimentale të aksidentit me Serbinë, kishte tendencë të luante kartën e botës myslimane.

Shqipëria aderoi në Organizatën islamike më 1 dhjetor 1992, ajo ishte gjithashtu anëtare e

Bankës islamike të zhvillimit por asnjë investim domethënës nuk ishte bërë nga këto organizma

në Shqipëri.

Nga gjithë vendet myslymane, theksohej fakti se lidhjet e Shqipërisë me Turqinë ishin nga më të

ngushtat sidomos në fushën ushtarake275

.

4- Situata rajonale përbënte një shqetësim të vecantë për Tiranën zyrtare. Kjo e fundit kishte

akuzuar në mënyrë të hapur Serbët si përgjegjës të krizës jugosllave, Tirana zyrtare kishte frikën

e një shtrirje të konfliktit boshnjak në Kosovë, provincë e populluar në maxhorancë nga popullsi

shqiptare. Shqipëria kishte njohur tashmë shtetin e pavarur të Kosovës. Shqipëria kërkonte

c’armatimin dhe vënien nën kontroll ndërkombëtar të kësaj province.

Tirana zyrtare po tregohej e moderuar në qëndrimin ndaj Serbëve duke mos përjashtuar një

dialog të mundshëm. Ndonëse skeptike lidhur me krizën jugosllave, Tirana zyrtare

bashkëpunonte me Bashkimin Evropian duke mirëpritur misione vëzhguesish, doganierësh për

asistencë dhe aplikim sanksionesh si dhe bashkëpunonte me NATON për të respektuar embargon

kundër Serbisë dhe Malit të Zi në Adriatik.

Ndërkohë që marrëdhëniet politike me Beogradin ishin thuajse inekzistente, ndjehej një afrim i

Tiranës zyrtare me autoritetet malazeze, ndoshta kjo manovër bëhej për të destabilizuar aksin

Cetinje – Beograd me qëllim shpërbërjen e e Federatës jugosllave.

Përkeqësimi i marrëdhënieve me Greqinë ishte shumë preokupues për Shqiptarët. Kjo situatë

kompromentonte procesin e pranimit të Shqipërisë në BE dhe në mënyrë imediate pranimin e saj

në Këshillin e Europës. Përmirësimi i këtyre marrëdhënieve varet nga trajtimi i minoritetit

274

Po aty 275

Po aty

Page 183: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

183

grekofon në Shqipëri si dhe i klandestinëve shqiptarë në Greqi. Për momentin nuk kishte asnjë

konventë bilaterale të nënshkruar lidhur me fatin e emigrantëve klandestinë.

Instruksione të përgjithshme për Ambasadorin Francez në Tiranë.

Duke iu referuar një bilanci jo pozitiv të situatës në Shqipëri, i sugjerohet Ambasadorit të shfaqë

mbështetjen dhe interesin e Francës për realizimin e reformave politike dhe juridike.276

Ambasadori duhet të vërë theksin në faktin se për t’u afruar dhe për t’u bërë pjesë e strukturave

perëndimore, Shqipëria duhet të integrojë si në teori dhe në praktike principet e pluralismit,

Shteti i të Drejtës dhe ndarja e pushteteve.

Ambasadori duhet të sigurojë Tiranën zyrtare për mbështetjen që Franca do t’i bëjë pranë të

gjitha organizatave ndërkombëtare për të zhbllokuar ndihmat e nevojshme multilaterale që kanë

për qëllim modernizimin e infrastrukturave ekonomike në vend.

Marrëdhëniet bilaterale

Marrëdhëniet franko- shqiptare janë relativisht të mira. Një bashkëpunim i rëndësishëm në planin

bilateral është vënë në shina që prej vitesh në shumë domene. Po t’i referohemi marrëdhënieve të

hershme që Shqipëria ka patur me Francën, niveli i kontakteve është shumë i ulet. Duke qenë se

administrata franceze në përgjithësi nuk ka shprehur ndonjë interes të vecantë për Shqipërinë, kjo

ka bërë që udhëheqësit shqiptarë të jenë të rezervuar në marrëdhënie me Francën. Kjo shihet

sidomos në vitet e fundit ku marrëdhëniet me SHBA janë shumë herë më të fuqishme sesa

bashkëpunimi me vendet evropiane të cilat kanë shprehur hapur solidaritetin me Greqinë.

Presidenti Berisha nuk e prezanton Francën si një prioritet të politikës së jashtme.

I rekomandohet fuqishëm Ambasadorit francez të gjejë mënyrat për të gomuar sa të mundet

paragjykimet se Franca është një aleat tradicional i Serbisë si dhe një mbështetje pa kushte në

raport me kërkesat greke. Ambasadori duhet që me cdo mënyrë të bëjë të ditur se Franca ka

dijeni të plotë për vështirësitë shumëplanëshe që kalon Shqipëria dhe se konsideron qeverinë

shqiptare si një partnere me të drejta të plota që luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në

ekuilibrin ballkanik. Për të ekuilibruar balancën mediatike shumë aktive që bën SHBA dhe

vendet myslymane në Shqipëri, Ambsadori francez duhet të shfrytëzojë cdo lloj kanali politik

apo mediatik për të bërë jehonë bashkëpunimit dypalësh me Francën, si dhe të rolit të saj në

aksionet e BE.

276

MPJ franceze, Seria3, N/Seria7, viti 1994 Dosja 4

Page 184: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

184

Marrdhëniet politike.

Që prej ardhjes në pushtet të Partisë demokratike, në mars 1992, kontaktet e nivelit të lartë mes

Francës dhe Shqipërisë nuk kanë qenë të shpeshta.

Turi i Presidentit Berisha në kryeqytetet oksidentale, duke kaluar dhe nga Parisi në 1992 kishte

për qëllim të tregonte dukshëm orientimet e reja të diplomacisë shqiptare. Që prej aso kohe

vetëm Tritan Shehu, ministër i shëndetësisë ka kryer një vizitë pune me ftesë të homologut

Kushner. Shumë ftesa të personaliteteve franceze (si Presidenti i Republikes, Ministri i

Drejtesise, Ministri i Kultures…) kanë mbetur pa pergjigje nga pala franceze.

Në këtë kontekst, vizita në Tiranë në nëntor 1993 e zv/Ministrit të punëve të jashtme ka

ringjallur dialogun politik. Z. Lamasure përmes nënshkrimit të tre marrëveshjeve, miqësie,

bashkëpunimi si dhe mbrojtje e inkurajim të investitorëve të huaj si dhe marrëveshjen e jo

taksimit të investitorëve të huaj në Shqipëri, i dha një hov cilësor marrëdhënieve mes dy

vendeve. Autoritetet shqiptare janë shprehur pozitivisht në parim lidhur me marrëveshjet e

miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilat mund të nënshkruhen së shpejti në kuadrin e vizitës zyrtare

në Paris të z. Serreqi, Ministër i PJ. Tirana zyrtare i ka dërguar autoriteteve franceze komentet

lidhur me marrëveshjen e mbrojtjes dhe inkurajimit të investitorëve të huaj. Këto negociata mund

të fillojnë në një periudhë shumë të shpejtë.

Ndërkohë gjatë vizitës së Z. Kalemi, Drejtor i Europës pranë MPJ, iu propozua palës shqiptare

formacione dhe stazhe për diplomatët shqiptarë pranë Institutit ndërkombëtar të Administratës

Publike. Asnjë përgjigje nuk ka ardhur për momentin.

Megjithë punën e bërë në drejtim të instalimit të klimë besimi, marrëdhëniet institucionale mes

dy Parlamenteve vazhdojnë të calojnë.

Gjate misionit të tij në Tiranë, Ambasadori francez duhet t’i japë një hov te ri marrëdhënieve

dypalëshe duke u mbështetur pikërisht në këtë kuadër të ri që sapo kemi shpjeguar më sipër. Ai

duhet të mbështesë dhe lancoje initiava të reja në fushën e bashkëpunimit shumë palësh.

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare277

Ndonëse ka një rritje të rregullt të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, këta të fundit janë

akoma në një nivel shumë të ulët.

Franca është partneri i katërt i Shqipërisë pas Gjermanisë. Italisë dhe Greqisë. Nga 1990 deri në

1993, eksportet franceze kanë pasur një ngritje nga 238MF ne 1058MF, ndërkohë që importet

franceze kanë ruajtur të njëjtin nivel 43MF. Gjatë semestrit të parë 1994, eksportet franceze kanë

arritur shifrën e 17MF dhe importet atë të 5MF. Importet prekin kryesisht produktet bujqësore

bruto (barera aromatike..)

277

MPJ franceze, Seria3, N/Seria7, viti 1994 Dosja 4

Page 185: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

185

Vetëm dy firma franceze janë vendosur në Shqipëri (Herbes Ducros dhe firma ADA-transport,

turizëm dhe shërbime e Julien Roche). Vetëm një agjensi turistike e bazuar në Bordo, Francë,

propozon udhëtime drejt Shqipërisë.

Për vitin 1994, garancia financiare e COFACE nuk është më disponibël për Shqipërinë. Kjo e

fundit nuk i ka shlyer detyrimet drejt COFACE.278

Situata nuk duket më shumë inkurajuese në fushën e investimeve : vetëm dy projekte u realizuan

në 1993 (barerat aromatike dhe peshkimi). Projekti i shoqërise mikse për rinovimin e Hotel

Dajtit duket se thuajse i pashpresë, pala shqiptare është duke negociuar me austriakët.

Ndërkohë, qeveria shqiptare ka kërkuar ndihmën e frances për të përfunduar punimet e centralit

hydro elektrike të Baranjes, të filluara nga shoqëria CEGELEC dhe të ndërprera në shtator 1992

pëe shkak të situates së agravuar politike.

Në këtë kontekst tejet të vështirë për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare, Ambasadori duhet të

informojë në kohë reale firmat franceze për tenderat që organizohen nga organizmat financiare

(BERD, Banka botërore …) për modernizimin e infrastrukturave.

Marrëdhëniet kulturore, shkencore dhe teknike

Franca ka qenë vendi i vetëm perëndimor i cili ka patur një bashkëpunim shkencor aktiv me

Shqipërinë gjatë rregjimit komunist. Firmosja e një marreshjeje në nivel kulturor në vitet 60

mundësoi formimin në universitetet franceze të një numri jo të pakët të kuadrove shqiptare

aktuale. Prezenca e vazhdueshme e lektorëve francezë pranë Universitetit të Tiranës ke qenë për

shumë kohë pika e vetme e kontaktit me botën e jashme. Aksionet kulturore janë përcaktuar në

protokollin e programit kulturor të nënshkruar në korrik të 1992. Në terma financiare, ky

bashkëpunim me Shqipërinë është në rreth 8MF ne 1994 (8,54MF ne 1993) e ndare thuajse në

dysh mes bashkëpunimit kulturor (linguistik) dhe atij shkencor dhe teknik.

Aksioni kulturor

Ambasada organizon në mënyrë të rregullt evente artistike në bashkëpunim me AFAA : ky

aksion kulturor merr trajtën :

- bashkëpunim linguistik

278

Po aty

Page 186: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

186

gjuha frenge vjen e dyta pas përdorimit të anglishtes. Gjuha frënge është trashegimtare e

një tradite të vjeter frankofone e cila lidhet me Liceun francez të Korcës në periudhen

mes dy lufrave.

Shqipëria numëron sot 900 profesorë frëngjishteje, nderkohe qe vetem nje atashe

linguistik punon prane ambasades franceze ne Tirane. Puna e tij konsiston dhe ne

permiresimin e metodes se mesimdhenies se gjuhes frenge nepermjet transmetimit te një

kursi të gjuhës frënge në televisionin vendas.

- audiovizuali

lidhur me kinemanë, vështirësia primare është mungesa e sallave me projeksion :

ekzistojnë vetem dy salla në Tiranë. Një mision i Radio France Inter ka shkuar ne Tirane

per te negociuar nja bashkepunim ritrasmetimi me radion shqiptare. Kjo marrëveshje

mbetet për tu finalizuar.

- aksion në fushën e Librit

rreth 400 000 Franga janë konstatuar për donacion librash si dhe abonime nëpër revista të

ndryshme. Kjo kredi financon gjithashtu programin e Ndihmës për publikim FanNoli që

mundëson publikimin ne shqip te autoreve franceze.

- qëndra kulturore franceze

kjo qendër është hapur në vitin 1993 si rrjedhoje e vendimit marre nga Komisioni mikste

i veres 1992. Kjo qendër është instalur pranë Fakultetit te gjuheve te huaja te Universitetit

të Tiranës. Ajo është e pajisur me nje biblioteke me rreth 8000 librash e volumesh. Kjo

qender prêt rreth 250 studente. Alleanca franceze e themeluar në 1992 në Tiranë, prêt 400

studentë te rregjistruar.

- shkolla franceze

nuk ekziton asnjë shkolle franceze në Tiranë, përvec nje kopshti privat franko – italian.

Ambasada ka tentuar te "rihapë" Liceun e Korçës te krijuar nga Gjenerali Franchet-

d’Esperay. Ky lice ka formuar gjithe eliten e intelektuale dhe politike ne vend mes dy

lufrave boterore dhe ka vazhduar deri në mbylljen perfundimtare nga italianet ne 1939. I

përket Ambasadorit të gjykojë mundësinë e hapjes së njëe\ shkolle franceze ne Tirane, e

cila mund t’i sherbeje komunitetit të huaj në Tiranë.

Bashkëpunimi shkencor dhe teknik

Prioritet të përcaktuara me palën shqiptare janë bujqësia, shëndetësia, formimi administrativ dhe

juridik dhe asistenca ekonomike.279

279

Po aty

Page 187: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

187

- bursat e studimit përbëjnë pjesën më të madhe të aksionit shkencor 2MF. Ambasadori francez

duhet të studiojë me kujdes kandidaturat për bursa me qëllim ruajtjen e tradites së formimit të

elitave shqiptare në Francë.

- forcimin e mësimdhënies së gjuhes frënge në rradhët e ushtrisë shqiptare.

- propozimin nga pala franceze për dërgimin e një lektori të gjuhës frënge pranë Ministrisë së

Mbrojtjes me rastin e ristrukturimit të Akademisë të forcave tokësore në Tiranë.

Page 188: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

188

PËRFUNDIME

Në fushën tregtare

Në periudhën e parë kohore që i përket viteve 1924-46-1949 u vu re që marrëdhëniet

midis këtyre vendeve nuk ishin edhe aq të zhvilluara dhe të forta.

Shqipëria ishte një vend i vogël me një prapambetje të madhe, ajo kishte burime, por jo mundësi

për shfrytëzimin e tyre, p.sh.: ajo kishte pasuri të mëdha minerale si naftë, krom, bakër etj.

Në Shqipëri kishte mungesë të theksuar informacioni dhe mundësish për ti përdorur këto

burime në të mirë të vetes.

Përvec pasurive minerale kishte shumë edhe pasuri bimore, toka pjellore, pasuri ujore të cilat

filluan të kërkoheshin me ngulm nga vendet e tjera që kishin mundesi për shfrytëzimin e tyre.

Mungonte informacioni për shfrytëzimin e tyre, mjetet e nevojshme etj, në arkeologji dhe

në shfrytëzimin e mineraleve të nëntokës.

Franca si një superfuqi kishte interes për shfrytëzimin e pasurive tona, por gjithashtu edhe

ne kishim interes për një bashkëpunim të mirë me Francën,e cila do të na ndihmonte të

përparonim në fushën e marrëdhënieve tregtare me jashtë. Do të kishte një përfitim të dyanshëm.

U vu re që eksportimet me Francën kanë qënë më të larta në periudhën para viteve 30 .

Kjo periudhë i përkiste Mbretit Zog, e cila simbolizonte një lulëzim të marrëdhënieve Shqipëri-

Francë, por për shkak të prapambetjes ekonomike që kishte Shqipëria kjo marrëdhënie nuk u

forcua më tej. Kjo coi në një rënie të nivelit të materialeve të eksportuara nga Shqipëria në

Francë.

Në vitin 46 Franca i propozon Shqipërisë kryerjen e një shkëmbimi tregtar, Shqipëria t’i

jepte Francës lëndë drusore, lëkurë, dhe Franca t’i jepte Shqipërisë vegla bujqësore, parfumeri,

artikuj industrial etj.

Në 1951 Legata Franceze mendoi ta zgjeronte mundësinë e përmirësimit të

marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës duke treguar një interesim edhe në ndihmën

ekonomike që ajo do të jepte ndaj familjeve të varfra, fëmijëve me probleme shëndetësore.

Kjo ishte një nismë e cila tregonte në vetvete një përmirësim të dukshëm të

marrëdhënieve Shqiptaro-Franceze.

Tashmë do të sigurohej një fond monetar i cili do të ishte i disponueshëm për familjet shqiptare

në Francë.

Ato do të merrnin mbështetjen e nevojshme sa herë të gjendeshin përballë vështirësive të

ndryshme.

Shkallën e përfitimit të këtyre të ardhurave do ta përcaktonin përfaqësuesit e legatës franceze të

cilët do të vizitonin familjet në të cilat do të përcaktonte se kush do ta merrte ndihmën.

Tashmë interesimi ishte jo vetëm për shkëmbime tregtare por edhe për përdorimin e të

ardhurave tashmë për ndihmë ndaj njëri-tjetrit. Shkalla e bashkëpunimit filloi të rritej duke cuar

kështu në një nismë ndërgjegjësimi për përmirësimin e marredhenieve.

Në periudhën e dytë kohore 1951-1958 u vunë re përpjekje nga pala shqiptare për të

krijuar marrëveshje tregtare mes Shqipërise dhe Francës, por pala franceze nuk tregoi interes.

Page 189: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

189

Kjo shënoi në një farë mënyre një rëndësi të bashkëpunimit midis dy palëve, tashmë

Franca nuk ishte më e interesuar të krijonte marrëdhenie tregtare me ne dhe kjo ishte dicka

negative për Shqipërinë.

Nga fundi i vitit 1957 qeveria franceze filloi të tregonte interes për zhvillimin e

marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë duke qënë se në atë periudhë filloi të shquhej Shqipëria

për pasuritë e saj të mëdha të naftës.

Franca kishte interes tashmë të merrte pasuritë e mëdha të naftës të cilat do të ishin mjaft

fitimprurëse për shtetin francez, por duhet të theksojmë që edhe ne do të kishim interes nga ky

bashkëpunim i cili do të rriste të ardhurat e vendit tonë, dhe numrin e materialeve që do të vinin

nga jashtë.

Më pas filloi tregtimi i bimës së shqopes duke e eksportuar atë për në Francë, por duhet

të përmendim edhe bitumin si produkt eksporti.

Pra mund të themi që në këtë periudhë tashmë filluan të forcoheshin gjithnjë e më shumë

marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Francës.

Filluan të eksportoheshin për në France produkte si minerale të ndryshme p.sh.: naftë, bitum

natyror, gjethe duhani, mineral kromi etj.

Ndërkohe nga Franca për në Shqipëri do të eksportohej hekur betoni, celiku, mineral

kromi, produktin e letrës etj.

Pra shkëmbimi do të realizohej për ato materiale që do të kishte interes secila palë.

Pra u vu re një përmirësim i dukshëm i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.

Në periudhën e tretë që i përket viteve 1956-59 u vu re një përmirësim dhe vecanërisht theksim i

marrëdhënieve të shkëmbimeve tregtare.

U vu re që u rrit statusi i shkëmbimeve tregtare, tashme po kërkohej gjithnjë e më shumë

marrja e produkteve të naftes dhe e mineraleve nga ana e Francës.

Gjithashtu u krijua më 1961 edhe një Traktat i Tregtisë si mundësi për forcimin e

marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe Francës.

Përsa i përket periudhës tjetër kohore u vu re që në 1962 u hartua tashmë në Francë marrëveshja

e parë për tregtinë dhe për lundrimin.

Pra u vu re që marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve filluan të forcoheshin gjithnjë e

më shumë.

Në periudhën tjetër 1973-1979 vihet re që eksportimet e Francës kanë qënë në nivele të

njëjta si në fillim, tregtia ka qënë në nivele të uleta duke u fokusuar vetëm në produktet e

bujqësisë.

Një nga arsyet që ka cuar në një mosrealizim të planit për shkëmbimin e mallrave ka qënë

që Shqipëria ka një mungesë traditash në shkëmbimin e mallrave.

Shqipëria ka qënë një vend pa eksperiencë në shkëmbim mallrash dhe kjo e bënte atë që të mos

përshtatej dot me ndryshimet që vinin nga vendet e tjera në formë biznesi.

Eksportet shqiptare në drejtim të Frances kanë qënë 20 milion franga në vitin 1976,

ndërsa importimet nga Franca kanë qënë rreth 21 milion franga.

Page 190: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

190

Në periudhën e fundit 1980-1986 u vu re një komplikim i marrëdhënieve tregtare midis këtyre dy

vendeve.

Kjo vinte për vetë faktin se Shqipëria ka qënë i vetmi vend në botë të cilin kushtetuta e tij

e ndalonte të blinte me kredi dhe që insistonte për një tregti të sistemit të kompensimit.

Pasqyre e bilancit vjetor tregetar ndermjet Shqiperise dhe Frances

Viti Njesia Importe Eksporte

1930-1932 Fr. ari 700,000 50,000

1956 $ 400,000 700,000

1963 $ 460,000 651,000

1964 $ 610,000 968,840

1965 8,200,000 8,100,000

1970 Fr. ari 19,000,000 16,000,000

1976 Fr. ari 21,000,000 20,000,000

Edhe në këtë periudhë u munduan të përforcoheshin marrëdhëniet e shkëmbimeve

tregtare, p.sh. për marrjen e mineraleve të Shqipërisë nga pala franceze dhe për marrjen e

veglave të punës nga pala shqiptare.

Kjo çoi në një rikuperim të situatës për mos shkatërrimin komplet të marrëdhënieve, pra

ekzistonte një mundësi për të cuar në një rritje pra përforcim të këtyre marrëdhënieve midis

Shqipërisë dhe Francës.

Pra në konkluzion u arrit përfundimi që marrëdhëniet tregtare kanë patur luhatje nga një periudhë

në tjetrën por këto nuk ishin thellësisht të paqëndrueshme.

-Në fushën e arsimit, kulturës, shkencës

Në periudhën e parë kohore që i përkiste viteve 1924-46-1949 u vu re se marrëdhëniet që

kishte Shqipëria me Francën ishin në një farë mënyre të suksesshme.

Franca gjithmonë e ftonte Shqipërinë në evenimente kulturore të organizuara në Paris,sic ishin

panairet e ndryshme.

Arsimimit të të rinjve shqiptarë iu dha një rëndësi e vecantë nga Franca. Kjo gjë u forcua

edhe më tej nëpërmjet dhënies së bursave të të rinjve shqiptarë për të studiuar në Francë.

Më 18 nëntor të vitit 1947 Presidenti i Komitetit Drejtues i ‘’Fiore de Paris’’i drejton

Kryeministrit Shqiptar një letër, ku e ftonte Shqipërinë të merrte pjesë në Panairin Ndërkombëtar

të Parisit që do të mbahej më 17 maj të vitit 1949. Vendi ynë në këtë panair pati mundësinë të

paraqiste punimet e veta tradicionale,veshjet e veta , të cilat tregonin gjithnjë e më shumë për

traditat dhe kulturën e shqiptarëve. Në 1947 Shqipëria mori pjesë në panairin e organizuar nga

Page 191: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

191

Shoqata ‘’La Pouponiere’’, ku çoi prodhime artizanale vendase dhe të ardhurat shkuan në favor

të organizatave shtetërore për mbrojtjen e fëmijeve.

Tashmë po i jepej një rëndësi më e madhe procedurave të integruara për të ndihmuar

fëmijët në nevojë, familjet në pamundësi ekonomike apo personat që kanë nevojë për ndihmë

mjeksore.

Në vitin 1948 u dërguan shumë studentë shqiptarë për Studime Universitare në Francë.

Franca ishte një shtet që filloi të përkrahte mjaft edukimin e popullatës të vendeve me të cilat ajo

arriti që të krijonte marrëveshje. Tashme filloi t’i kushtohej rendesi edhe edukimit te vendit tone

nepermjet ofrimit te bursave nga shteti francez.

Kjo ishte një lloj ndihme shumë e madhe për vendin tonë, i cili tashmë do të kishte

persona të shkolluar në profesione të ndryshme, të cilët do të kontribuonin më tej në zhvillimin e

Shqipërisë. Shqipëria tashmë ishte në hapat e parë drejt zhvillimit ,ku edukimi do të ishte

primar.

Personat që u dërguan me sisteme të plota burse përfituan falas të drejtën e shkollimit,

tarifën, ushqimin dhe fjetjen.

Një çështje tjetër e rëndësishme që u vu re në vitin 1949 ishte në lidhje me njohjen e

diplomës së farmacistëve, inxhinierëve agronomë dhe doktorëve veterinerë franceze.

Kjo kishte të bënte me një pengesë të vendosur tashmë nga vendi ynë lidhur me njohjen e

diplomave të këtyre mjekëve që do ta ushtronin tashmë profesionin e tyre në vendin tonë.

Në periudhën tjetër kohore që i përket viteve 1951-1958 u vu re që tashmë ishte rritur

ndërgjegjësimi i bashkëpunimit midis këtyre dy vendeve, pra kishte një fushë më të gjerë

bashkëpunimi midis këtyre dy vendeve.

U krijua një Shoqatë që kishte si synim organizimin e përbashkët për tematika të

ndryshme në lidhje me artin dhe kulturën e të dy vendeve. I kushtohej një rëndësi organizimit të

Festivaleve të Filmit në Shtetin Francez, ku luante një rol të madh edhe pjesmarrja e shtetit tonë

me filmat që tregonin shumë për zakonet,traditat dhe kulturën tonë.

Materialet e botuara në gjuhën shqipe kishin një rëndësi të vecantë në lidhje me

shpërndarjen e tyre nëpër libraritë e Francës.Gjithashtu u realizuan ekspozita në Francë me

materiale të dërguara nga Shqipëria, që tregonin një pjesë të historisë së Shqipërisë.

Më 1 nëntor të vitit 1952 i erdhi një ftesë Qeverisë Shqiptare për të marrë pjesë në festivalin e

përvitshem të filmit që do të bëhej në 11-26 mars në Cannes (France).

Festivali i filmit në Cannes u hap në 25 mars ku do të merrnin pjesë 40 shtete.Në

mbrëmjen e datës 25 u shfaq filmi amerikan ‘’Furtuna nën detin’’. Në mbrëmjen e 26 marsit u

shfaq filmi ynë ‘’Skënderbeu’’,gjatë të cilit për më tepër se 10 herë kanë duartrokitur. Filmi u

lëvdua dhe për të shkruajtën më tepër se 40 gazeta. Kritika kryesore ishte se ishte i gjatë. Kur u

shfaq filmi ynë delegacioni Italian doli nga salla ,ata nuk donin që të dilnin në film kritikat e

Venedikut.

Ambasada Turke kishte kërkuar në formë proteste që filmi ‘’Skënderbeu’’të mos shfaqej

në festival për arsye se ishte kundra Turqisë, por kjo nuk u mor parasysh.

Page 192: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

192

Çmimi që mori filmi ynë ishte ‘’Prix international avec mention d’honeur le re’alisateur’’.

Me 18 qershor Shoqëria ‘’Francë-Shqipëri’’ hapi ekspozitën mbi Shqipërinë. Në këtë ekspozitë

morën pjesë rreth 100 vetë në inagurim. Qëndroi hapur për 2 ditë dhe u vizitua nga 500-600 vetë.

Aty u paraqitën shumë punime të cilat kishin si synim pasqyrimin e traditave dhe kulturës

së vendit tonë. Kjo ekspozitë pati një sukses në transmetimin e idesë kryesore të saj.

Në vitin 1955 në Shqipëri kishte 6 institucione të larta arsimore ,në po këtë vit dolën petagogët e

parë shqiptarë nga shkollat e larta jashtë vendit, të cilet filluan të jepnin mësim në universitetet

tona shqiptare.

Franca ka dhënë mbështetje edhe më herët për arsimimin universitar të të rinjve shqiptarë.

Universitetet Franceze kanë dhënë bursa universitare të plota me të gjitha të përfshira

psh:ngrënien, fjetjen dhe koston e studimeve në tërësi.

Përgjegjës për mësimdhënien e këtyre të rinjve në universitetet shqiptare, do të ishin të

arsimuarit e mëparshëm që dolën nga universitetet franceze.

Në vitin 1958 i vjen ftesë Shqipërisë të marrë pjesë në Olimpiadën e Dytë Ndërkombëtare

të këngëve korale, që do të zhvillohej në 9-16 nëntor 1958.

Pra mund të themi se në krahasim me periudhën e parë ,në periudhën e dytë tashmë u

shtuan ndërveprimet sociale dhe kulturore midis vendit tonë dhe Francës.

Në periudhën e tretë kohore që i përket viteve 1959-1962 u vu re që si Shqipëria ashtu edhe

Franca kanë qenë të hapura për bashkëpunime të përbashkëta. U realizuan shumë mbremje

kulturore, ato në vetvete kishin synime politike por u vu re një bashkëpunim i mirë në lidhje me

pjesën e artit dhe të kulturës. Psh: Shqiperia pati mbështetje në lidhje me demostrimin e

materialeve të cilat tregonin më shumë për artin dhe kulturën e shtetit Shqiptar.

U vu re që mediat në këtë periudhë nuk komentuan shumë mbi lidhjen midis dy shteteve,

vecanërisht për Shqipërinë.Mungonin artikujt për Shqipërinë. Një tjetër element mjaft i

rëndësishëm në këtë periudhë ishte dhe dhënia e bursave nga Shteti Francez për studentët

shqiptarë.

Nuk mungonin edhe specializimet për profesionistët e fushave të caktuara :psh

agronomët (duke qenë se Shqipëria është një vend bujqësor). U krijuan mundësi të shumta për

shkëmbime turistësh në mënyrë që të vizitonin vendin tonë po ashtu edhe shqiptarëve iu hapën

rrugët për të vizituar Francën.

Në vitin 1961 u realizuan shkëmbime turistësh mes Shqipërisë dhe Francës. U krijuan

mundësi për lëvizshmëri të lirë të personave që donin të vizitonin Shqipërinë dhe Francën.

Pati një numër të lartë të personave që donin të vizitonin Shqipërinë,kjo tregon që gjatë

gjithë kësaj kohe Shqipëria si një destinacion i bukur me vende mahnitëse për tu parë kishte

tërhequr vëmendjen e francezëve.

Kjo i krijonte mundësi të tjera shtetit tonë, i cili tashmë po i hapte rrugë bashkëveprimit

kundrejt izolimit social që e kishte pushtuar,mund të lidhte marrëveshje kulturore, ekonomike,

shkëmbime kulturash etj.

Në vitin 1961-1962 u realizuan shkëmbime kulturore mes dy vendeve.

Page 193: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

193

-Universiteti Shtetëror i Tiranës do të prese nënpunës të shkencave nga Franca, për 15 ditë për të

mbajtur leksione.

-Universiteti i Lartë Bujqësor në Tiranë do të presë një specialist francez për vitikulturën

për dy javë për të mbajtur leksione.

-Teatri i Operas dhe Baletit të Tiranës do të presë 4 artistë francezë për të ekzekutuar dhe

dhënë koncerte për 10 deri në 35 ditë në Shqipëri.

-Komiteti shqiptar i kulturës fizike dhe sportit do të presë skuadrën përfaqësuese të

futbollit francez prej 20 vetash për të bërë një ndeshje.

-Universiteti Shtetëror i Tiranës do të dërgojë në Francë një punonjës për kërkim arkival

në bibliotekë, për të dhënat që ekzistojnë për vendin tonë.

-Teatri i Operas dhe Baletit në Francë do të dërgojë në Tiranë dy artistë të cilët do të

ekzekutojnë në opera për të dhënë koncerte për 15 ditë.

Të dy palët do të përpiqen të shkëmbejnë në rrugë tregtare dhe jo tregtare filma artistikë ose

dokumentarë.

-Universiteti Shtetëror i Francës dhe Instituti i Lartë Bujqësor i Tiranës do të shkëmbenin

vepra shkencore.

-Bibliotekat kombëtare të të dy vendeve do të shkëmbenin bibliografi dhe libra .

Në periudhën e katërt kohore që i përket viteve 1963-1966 , marrëdheniet kulturore ishin pak a

shumë në të njëjtin nivel si në periudhat e mëparshme kohore.

Plani kultural pati shumë arritje të mëdha. Më 25 mars të vitit 1963 shkuan në Paris dy

historianë shqiptarë.

Ata shkuan atje në bazë të planit kultural për të studiuar arkivat franceze mbi historinë e

Shqipërisë dhe të marrëdhënieve shqiptare-franceze.

Ata do të mbanin edhe konferenca dhe do të qëndronin për 2 muaj.

Më 17-24 mars të vitit 1963 në bazë të planit kultural, bëri një vizitë në Shqipëri

profesori I literaturës franceze Frederik Delofre, i cili mbajti disa leksione për literature frenge.

Në 1965 u mendua të zhvillohej ekspozita e parë shqiptare në Francë. Kjo do ishte e një

rëndësie të madhe dhe do të përgatitej në ‘’Muzeun e Njeriut’’.

Një tjetër element që iu kushtua rëndësi në 1965 ishte zhvillimi i turizmit.

Në fushën e arsimit ,shkencës dhe teknikës:

-pala shqiptare do të dërgojë në Francë në fillim të vitit universitar 1965 dy profesorë të nivelit

të lartë për tu specializuar për dhënien e mësimit të gjuhës dhe letërsisë franceze në parashikim të

krijimit të katedrales së frëngjishtes pranë Universitetit shtetëror të Tiranës.

-pala shqiptare do të dërgojë në Francë nga fundi I vitit 1965 ose fillimi i vitit 1966 dy

profesorë per tu njohur me organizimin e arsimit të lartë për një periudhë prej 2-4 javësh.

-pala shqiptare do të dërgojë në Francë në 1965 dy historianë të cilët do të mbajnë

konferenca dhe do të bëjnë kërkime dhe studime në bibliotekat dhe arkivat franceze mbi

historinë e Shqipërisë dhe të marrëdhënieve shqiptaro-franceze, secili prej tyre do të qëndrojë

nga tre muaj.

Page 194: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

194

-pala shqiptare do të dërgojë në Francë në vitin 1965 dy gjeologë për shkëmbim

eksperience në fushën e magnetizmit dhe të problemeve të stratigrafisë ,për një periudhë prej 3-4

javësh.

-pala franceze do të dërgojë në Shqipëri në vitin 1965 dy profesorë që të ndihmojnë në

organizimin e katedrales së frëngjishtes pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe të japin aty

mësime.

-pala franceze do të dërgojë në Shqipëri në 1965 një specialist të problemeve

demografike dhe shoqërore i cili do të mbajë konferenca.

-pala franceze do të dërgojë në Shqipëri në 1966 dy arkeologë për tu njohur me kërkimet

dhe zbulimet arkeologjike në Shqipëri për 3 javë.

-pala franceze do të dërgojë në Shqipëri një profesor specialist në mjekësi cdo vit .

Në periudhën tjetër kohore që i përket viteve 1967-1979 pati një ecuri pak a shumë të njëjtë me

periudhat e tjera kohore.

Pati përpjekje dhe interesa nga vendi francez për të marrë më shumë informacione për vendin

tonë nëpërmjet bërjes së një reportazhi lidhur me bukuritë e vendit tonë duke u fokusuar edhe në

aspektin historik.

Ashtu si në të gjitha periudhat e tjera kohore, edhe në këtë periudhë një cështjeje tjetër që iu

kushtua rëndësi ishte cështja e arsimimit.

Gjatë vitit 1973 erdhën me studime në Francë 15 studentë shqiptarë që ndiqnin mësimet

për gjuhë letërsi franceze, dhe dy studentë për metalurgji.

Për të ndjekur studimet post universitare dy dhe tre vjeçare shkuan dy mësues të gjuhës frënge, 7

për degë të ndryshme të shkencave dhe dy linguistë për një kurs dy vjeçar mbi estrukologji dhe

epigrafi.

Gjatë gjithë vitit 1973 erdhën 33 kuadro të ndryshëm: mjekë, inxhinierë, veterinerë.

Nga pala franceze janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 1973 dy profesorë të gjuhës frënge.

Në periudhën tjetër kohore që i përket viteve 1980-1986 marrëdhëniet e vendit tonë me

Francën kanë qënë pak a shumë në të njëjtën linjë si në vitet e kaluara.

Shkëmbimet në fushën e kulturës janë zhvilluar mbi bazë të programit të shkëmbimeve kulturore

që ekziston midis dy vendeve.

Në përgjithësi pala fraceze është treguar korrekte në zbatimin e këtij programi.

Në këtë kuadër janë zhvilluar aktivitete të rëndësishme në Francë, si ditët e filmit shqiptar,

kolokiumi mbi letërsinë shqipe,botimi i një analogjie mbi prozën shqiptare në Francë etj.

Më 30 prill deri në 10 maj të vitit 1981 u mbajt Panairi i 70-të Ndërkombëtar I Parisit.

Në këtë panair kryesisht ishin ekspozuar mallrat e artizanatit ,të turizmit dhe të industrisë së

lehtë.

Shqiperia mori pjesë në një pavion të rëndesishem mallrash, ku u ekspozuan mallrat e

rëndësishëm të eksportit tone si:minerale,nënprodukte nafte,tela e kabllo bakri,materiale

ndërtimi, tekstile e konfeksione, qilima e sixhade, prodhime artistike, artikuj ushqimorë etj.

Në qendër të pavionit ishte vendosur stenda me veprat e shokut Enver ,materialet

ideologjike dhe veprat letrare.

Page 195: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

195

Më 21 shtator të vitit 1986 u hap në Lyon Kongresi i XI Ndërkombëtar i Arkeologjisë Mesjetare.

Ai u mbajt për 4 ditë.Morën pjesë 500 studiues, ku përfshiheshin edhe studentët

staxhierë, nga 26 shtete te ndryshme kryesisht europiane.

Nga studiuesit shqiptare u mbajt nje referat ‘’Gjendja aktuale e kerkimeve mbi origjinen e

qyteteve mesjetare ne Shqiperi’’.

gazeta ‘’Figaro’’në datën 11 dhjetor të vitit 1986 ,botoi lidhur me vizitën e shokut Sokrat Plaka

në Francë,shkrimin me titull:

‘’Shqipëria, mineral për Francën’’.

Pra mund të themi që rëndësia që i jepte Franca Shqipërisë ishte tepër e madhe ,ajo e

shikonte atë si një mundësi për të zgjeruar ekonominë e vet dhe për përmirësimin e situatës së

saj.

Ajo kishte nevojë për pasuritë minerale të Shqipërisë.

Në përfundim mund të thuhet që gjatë gjithë periudhave kohore nuk pati ndonjë ndryshim drastik

përvec diferencës që bëri periudha e parë nga e dytë, më pas u vu re një përforcim i situatës po

gjithnjë kishte mundësi për të bërë shkëmbime të reja të cilat do të ishin në përfitim të të dy

palëve.

-Në fushën politike

Në periudhën e parë kohore që i përket viteve 1924-46-1949 u vu re që tashmë ishin

krijuar marrëdhëniet diplomatike midis shtetit shqiptar dhe atij francez.

Ato e kishin zanafillën që në vitin 1922.

Politika e Francës kundrejt Shqiperisë dhe probleme shqiptare është diktuar nga interesat e saj

imperialiste në formë të ndryshme sipas rrethanave dhe konditave të ndryshme.

Këtu mund të përfshijmë edhe çështjen e kufinjve.

Ne vitin 1933 Qeveria Shqiptare duke parë situatën e keqe të tregtise së jashtme të saj, mendonte

të merrte masa shtrënguese për ato vënde që nuk pajtoheshin me interesat e te dy palëve.

Kjo gjë mund të sillte refuzimin e krijimit të marrëdhënieve të ndryshme tregtare midis

këtyre vendeve,dhe ky si fenomen do të sillte probleme si për shtetin tonë ashtu edhe për vendet

e tjera.

Në periudhën e dytë kohore që i përket viteve 1951-1958 pati një përmirësim të situatës midis

shtetit tonë dhe atij francez.

Më 29 mars të vitit 1956 një përfaqësues i Shoqërisë ‘’Francesit’’erdhi në Legatë .

Kjo shoqëri është krijuar para një viti si një organizatë e cila ka qëllim ndërmjetësimin midis

qeverisë franceze dhe autoriteteve të vendeve të tjera për të influencuar krijimin e marrëdhënieve

tregtare, ekonomike dhe kulturore.

Nuk ka si synim të influencojë në marrëdhëniet politike ,por zgjerimi i veprimtarisë sjell

forcimin e marrëdhënieve mes shteteve.

Page 196: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

196

Një tjetër element që do të merrej në shqyrtim ishte dorëzimi i kriminelëve të luftës me kërkesë

të shqiptarëve.

Ishte bërë marrëveshja mbas Luftës së Dytë Botërore për ekstradimin e kriminelëve të luftës,dhe

ishte e nënshkruar nga të dy palët.

Të dy vendet do ta respektonin marrëveshjen duke i dorëzuar shtetit përkatës kriminelët sipas

listës që i përkisnin.

Në korrik të vitit 1957 vendi ynë u pa si një vend strategjik në prizmin e botës kapitaliste.

Me konsolidimin e sistemit komunist në Shqipëri, shteti shqiptar u pa si një vend i

izoluar nga bota, përqafimi i sistemit të lindjes (ai komunist) mbas Luftës së Dytë Botërore u pa

nga Europa si një shkëputje totale nga perëndimi.

Në periudhën e tretë kohore që i përket viteve 1959-1962 Franca ka qënë e vetmja fuqi

kapitaliste me të cilën Shqipëria ka patur marrëdhënie diplomatike .

Puna e Legatës tonë në Paris konsistonte në :

-Ndjekjen e marrëdhënive mes Shqipërisë dhe Francës,si dhe marrëdhëniet e Legatës me

përfaqësuesit e akredituar në Francë.

Këto marrëdhënie konsistonin në krijimin e marrëdhënieve sa më të mira ,korrekte,të rregullta,

fitimprurëse midis Shqipërise dhe Francës.

Kjo gjë ka qënë vërtetuar edhe në marrëdhëniet që ishin krijuar,psh:në pjesëmarrjet e ndryshme

që bënte Shqipëria në Francë apo edhe delegacionet Franceze në Shqipëri.Edhe pse këto nuk

ishin shumë të theksuara.

Kjo gjë vlerësohej si nga ana e palës shqiptare ashtu edhe nga ana e palës franceze.

Nuk duhet të harrojmë edhe pjesëmarrjen e vendeve të tjera europiane.

-Siguron informacion për gjendjen në Francë.

Meqënëse vendi yne ishte i pa konsoliduar akoma si shtet, kishte nevojë për eksperienca të

vendeve të tjera.

Franca ishte një lloj guide për vendin tone, duke qënë se ishte një vend i zhvilluar.

Ky informacion

-Realizon ndjekjen e shtypit dhe të propagandës dhe mënyrës se si bëhet propagandimi i

vendit tonë në Francë.

-I jepet një rëndësi punës me kolonitë dhe negociatat politike .

Në periudhën tjetër kohore që i përket viteve 1963-1966 pati një ndërgjegjësim nga pala

franceze për përmirësimin e situatës midis dy vendeve.

Më 14 prill të vitit 1964 u thirr në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme në Tiranë

Ministri Francez Pier Gors ,dhe iu sugjerua që qeveria franceze të shikojë cështjen e ngritjes së

përfaqësuesive diplomatike të të dy vendeve në Tiranë dhe në Paris në rang ambasadash.

Më 12 maj ministri francez deklaroi se Franca ishte dakord.

Në këtë mënyrë u arrit që përfaqësuesitë diplomatike të të dy vendeve të ngriheshin në rang

ambasadash.

Në periudhën e pestë kohore që i përket viteve 1967-1979 pati një rënie të nivelit të

bashkëpunimit midis këtyre vendeve.

Page 197: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

197

Në maj të vitit 1968 në Francë filluan grevat dhe demostratat e mëdha të studentëve në

Paris dhe në universitetet e tjera të Francës,me të cilët u bashkuan edhe shumë punëtorë pothuaj

në të gjithë Francën.

Kjo solli një gjendje të vështirë në Francë dhe De Gaulli u detyrua të shpallte një

referendum për një program me disa reforma të vogla për të mundur të ulte pakënaqësinë e

masave.

Franca ka bërë tentativa që Shqipëria të merrte pjesë në Konferencën e Sigurimit

Europian, dhe nga vendi ynë priteshin të tjera tentativa që Franca të bënte ndaj nesh.

Franca vitet e fundit donte të zgjeronte marrëdhëniet e saj me Shqipërinë ,ajo donte të

normalizonte marrëdhëniet e vendit tonë me fqinjët .

Gjatë vitit 1973 qeveria franceze bëri tentativën e parë për ngritjen e marrëdhënieve midis të dy

vendeve pak më lart se niveli i ambasadorëve ku ka qënë gjithmonë.

Në vitin 1970 u ndërmorrën disa nisma në marrëdhënien e Shqipërisë dhe Francës.

U hartua projekt konventa veterinare.

Në periudhën tjetër kohore që i përket viteve 1980-1986 e vendosur në mes të dy anëve të

Europës së ndarë me Perde të Hekurt, Shqipëria e viteve 80’ kishte ngelur në neutralitet të

mjeruar.

Kjo ndodhte kur të dy anët e Europës, duke përfituar nga të gjitha fazat plot ulje -ngritje

të Luftës së Ftohtë kishin realizuar herë pas here dhe në dinamikë dhe komunikime dhe

bashkëpunime transeuropiane.

Me Europën Lindore diplomacia shqiptare qëndroi pak a shume në të njëjtat parametra.

Mosmarrëveshjet e shumta dhe të thella ideologjike e politike të trashëguara qysh nga fillimi i

viteve 1960 vijonin të mbanin bashkepunimin në nivele të ngurta,në fusha të kufizuara dhe të

shoqëruar gjatë tërë kohës me ndjenja mosbesimi dhe skepticizmi.

Vazhdimisht politika e jashtme shqiptare deklarohej se nuk do të hiqte dore asnjëherë nga lufta

kundër revizionizmit modern që kishte kaptuar këto vende, luftë të cilën e konsideronte prioritare

dhe të pandryshueshme.

Shumë të komplikuara paraqiteshin marrëdhëniet e Shqipërisë me fuqitë europiane.

Duke përjashtuar Francën, e cila kishte qënë ndër të parat fuqi europiane që kishte njohur

regjimin e Enver Hoxhës menjëherë mbas Luftës së Dytë Botërore,dhe kishte vendosur

marrëdhënie diplomatike me të.

Franca gjatë Luftës së Ftohtë as nuk e mbështeti dhe as nuk e kundërshtoi ashpër regjimin e

Enver Hoxhës.

Mosmbështetja e Francës për regjimin e Tiranës, diktohej nga dy faktorë: së pari, nga

karakteri i brendshëm shumë Stalinist i regjimit të Tiranës, cka nuk përputhej me demokracinë

franceze, me vlerat e saj dhe që kundershtohej fuqishëm nga opinioni publik e media franceze

herë pas here: së dyti, nga prioriteti i vazhdueshëm i politikës së jashtme të Francës ndaj

Jugosllavisë qysh nga koha e De Golit deri te Miterani,pra gjatë tërë periudhës së Luftës së

Ftohtë.

Shqipërinë me Francën e lidhnin edhe disa elementë tradicionalë dhe konjukturalë.

Page 198: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

198

Tradicionalisht Franca kishte qënë prezente shumë herët në historinë e Shqipërisë.

Gjithsesi në lëmin ekonomik me Francën në vitet 1980 ishin me interes bashkëpunimi në fushën

e teknologjisë së hidrocentraleve.

Franca përkujdesej për krijimin e një elite intelektuale frankofone në Shqipëri për vitet që do të

vinin.

Në përgjithësi vështrimi i marrëdhënieve tona me Francën ka qënë normal dhe është

konkretizuar në disa fusha të interesit reciprok, si për shembull në atë të tregtisë dhe të kulturës.

Në korrik të vitit 1984, u duk një ftohje në marrëdhëniet shtetërore që u manifestua me thirrjen

për disa kohë ne Paris të ambasadorit të tyre dhe në mosdhënien e pritjes me rastin e festes së

tyre kombëtare.

Pra në përfundim mund të themi se ecuria e marrëdhënieve politike-juridike midis

Shqipërisë dhe Francës ka pasur një ecuri të mirë por pothuajse në të njëjtën linjë, mund të themi

se ka patur një zhvillim pak a shumë të njëjtë.

Page 199: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

199

ANEKS

Përfaqësia Shqiptare dhe veprimtaria e saj -Në kërkim të firmave franceze tregtare.

Para luftës marrëdhëniet tregtare midis vendit tonë dhe Francës kanë qenë shumë të

kufizuara, dhe pas çlirimit këto pothuajse nuk kanë ekzistuar fare.

Në vitin 1962 u zhvilluan bisedime dhe u përfundua marrëveshja e parë me Francën mbi

tregtinë dhe pagesat. Më vonë u parashikua zhvillimi i bisedimeve në Tiranë për përfundimin e

Traktatit mbi Tregtinë dhe Lundrimin. Këto dhe në përgjithësi perspektivat e zhvillimit të

tregtisë me Francën, të cilat dukeshin të mira, vunë përpara përfaqësisë shqiptare një seri

detyrash të rëndësishme.

Mungesa e traditave dhe e eksperiencës në drejtim të tregtisë me Francën vështirësonte

punën e përfaqësisë shqiptare. Ekonomia dhe tregu shqiptar pothuajse nuk njiheshin fare në

Francë dhe do të duhej një farë kohe dhe përpjekje të shumta për të bërë të njohura sidomos

artikujt e eksportit shqiptar për të ngjallur interesimin e firmave dhe organizatave të ndryshme

tregtare të Francës.

Përfaqësia shqiptare e njihte pak ekonominë franceze, dhe akoma më pak tregun e saj,

nevojat dhe karakteristikat ekonomike në përgjithësi dhe në etapa të caktuara. Marrëdhëniet

ekonomike e tregtare të Francës me shtete të tjera, sidomos me vendet socialiste, njihen në

përgjithësi dhe përciptazi.

Gjatë vitit 1963 marrëdhëniet tregtare që zhvilloi Franca me Shqipërinë ishin të

larmishme. Ne kete periudhe u vu re që eksporti shqiptar në Francë kishte një vlerë prej 651000$

dhe importi kishte një vlerë prej 460000$. Gjatë këtij viti në Francë ishin blerë: llamarinë, letër

celofan, medikamente, kushineta, brisqe roje.

Gjithashtu më 24 mars të vitit 1963 u diskutua të realizohej eksportimi i duhanit gjethe në

Francë. Vlen per tu theksuar qe më 14 dhjetor të vitit 1963 u përfundua në Tiranë Traktati mbi

Tregtinë dhe Lundrimin midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Franceze.

Në bazë të këtij traktati të dyja palët do ti jepnin njëra-tjetrës trajtimin e kombit me disa

favorizime lidhur me të drejtat doganore, dhe me taksat që prekin importimet dhe eksportimet.

Trajtimi i kombit më të favorizuar nuk do të jepej për përfitimet që Franca dhe territoret përtej

detit të Republikës Franceze i jepnin reciprokisht njëra-tjetrës ose shteteve të tjera. Traktati do t’i

nënshtrohej ratifikimit, dhe do të përfundohej për një periudhë prej një viti dhe do të përsëritej në

mënyrë të heshtur nga viti në vit në rast se nuk denoncohej.

Traktati zëvendësonte Konventën e Tregtisë dhe të Lundrimit, nënshkruar midis

Shqipërisë dhe Francës në Tiranë me 28 mars të vitit 1929, e cila u denoncua nga Presidiumi i

Kuvendit Popullor më 8 korrik të vitit 1963280

.

Vlen te theksohet qe marrëdhëniet tregtare që Shqipëria kishte me Francën në vitin 1964

ishte në përgjithësi e kënaqshme. Planet e palës shqiptare të eksportit dhe të importit ishin

280

AMPJ, viti 1963, dos 482, fl, 25

Page 200: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

200

realizuar në mënyrë të kënaqshme dhe ishte siguruar një bazë më e mirë për suksese të reja në

parashikimet dhe planet për të ardhmen gjatë vitit 1965.

Në vitin 1964 për në Francë ishin nisur nga Shqipëria 1100 ton duhan dhe u mendua që

kjo tregti të vazhdonte edhe në vitin 1965. Firma franceze “Gertraco-Finmental’’ kërkonte

bitumin e naftës nga Shqipëria, dhe mendohej që të merrte rreth 24000 ton bitum në vitin 1965.

Gjithashtu kjo firmë kërkonte të merrte edhe gurët nga Shqipëria.

Sipërmarrje tregëtare franceze që operonin në tregun shqiptar.

Firma franceze “Mines de bitumen et d’asphalte du centre” kërkonte të blinte nga

Shqipëria rreth 300 ton bitum për provë. Kësaj firme i ishte dhënë e drejta ta trajtonte bitumin në

Belgjikë, Holandë dhe në Zvicër.

Firma franceze “Brambilla” në nëntor të vitit 1964 ra dakord me shtetin shqiptar që ti

dërgoheshin nga Tirana artikuj artizanalë nga Shqiperia me një vlerë prej 10 000$.

Firmat franceze “Sietom” dhe “Mon Heratchian” kërkonin të merrnin nga Shqipëria artikujt

ushqimorë si djathë kaçkavall, të bardhë, ullinj, turshi të ndryshme, zarzavate të konservuara,

raki, uzo etj281

.

Më pas në vitin 1964 u mendua të realizohej një bashkëpunim për shkëmbimin e

transportit ajror. Do të përdorej linja ajror “Air France” për transportin e udhëtarëve dhe për

transportimin e mallrave.

Për të përmendur më tej që gjatë vitit 1964 tregtia që u zhvillua mes Shqipërisë dhe

Francës kishte një vlerë prej: 968840$ eksporti dhe importi me një vlerë prej 610000 $.

7-Më pas gjatë vitit 1965 tregtia mes Shqipërisë dhe Francës kishte një vlerë prej 8200000$ për

të dy vendet.

Në këtë periudhë spikat gjithashtu aktiviteti i përfaqësisë shqiptare në Francë në kërkim të

firmave për shkëmbime tregtare për sigurimin e valutës së domosdoshme për shtetin shqiptar.

Një nga firmat më të predispozuara për shkëmbime tregtare me Shqipërine ishte “Hollander-

Francë”282

.

Firma “Hollander” ishte një koncern i madh, me degë në Suedi, Finlandë, Holandë,

Danimarkë, Angli, Argjentinë etj. Dega e Francës quhet “Hollander-France”. Profili i saj kryesor

ishte tregtia e lëkurëve të trasha, por merrej edhe me sektorë të tjerë. “Albimporti” me këtë firmë

kishte mjaft marrëdhënie, si me degën e Stokholmit, ku blinte lëkurë të trasha ashtu edhe me

degën në Francë, ku kishte blerë dhe blinte gjithfarë lloj letrash. Firma kishte shprehu një

kënaqësi të madhe për tregtinë me “Albimportin”.

Si rrjedhim kryetari i firmës së Francës u tregua shumë i predispozuar, për çdo gjë duke

ndihmuar mjaft dhe duke u munduar të gjente mjaft firma për artikujt shqiptare. Me këtë firmë

281

AMPJ, viti 1963, dos 483, fl, 24-31 282

AMPJ, viti 1964, dos 380, fl, 13

Page 201: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

201

edhe “Eksportali” kishte pasur korrespondencë, sidomos për lëkurët e kecit, nga të cilat i pati

dërguar për provë 120 copë.

Me “Hollander-France” u kontraktuan 1000 copë lëkurë dhelpre dhe 100 copë kunadheje,

për provë. Çmimet 1,5 dhe 13 dollarë respektivisht për copë që u siguruan ishin mjaft të mira.

Firma u regua e gatshme që këta artikuj t’i merrte kurdoherë në rast se partia e parë e mallit do të

mbërrinte në rregull.

Lëkurët e kecit u gjeten jo të përshtatshme sidomos për proporcionin në kualitet që

ofrohej. Firma i paraqiti pales shqiptare dokumente me të cilat tregonte se nga grekët i blinte

lëkurët e kecit në proporcionin 96% të para dhe 4% të dyta, me peshë 60/65 kg për 100 copë, me

çmimin 13,75 dollarë duzina. Megjithë këtë, ata i premtuan pales shqiptare se do ta shikonin

vazhdimisht mundësinë e blerjes së këtij artikulli. Firmes franceze i’u ofruan edhe leshi i

bagetive, por i gjeti çmimet shumë të larta.

Firma ishte e interesuar për pambuk dhe sugjerimi i pales shqiptare ishte “Eksportali” t’i

ofronte ndonjë sasi në muajt e ardhshem. Firma kishte marrë të dhëna edhe për bitumin për ta

trajtuar në Tunizi ku kishte lidhje biznesi..

Për sa i përket mallrave të importit nga pala shqiptare përveç letrës që “Albimporti” e

blinte me çmim mjaft të mirë, firma franceze sipas kërkesës se pales shqiptare bëri edhe mjaft

oferta, si për tuba rrethimi, për teneqe, llamarinë, thasë letre për bitum, një ofertë komplete për

makineritë e pullave, për makinën e mirosjes, të cilat do i sillte me vete shoku Vaskë Totokoçi.

Firma linte të kuptohej se në ofertat e saj kishte vend për diskutim lidhur me çmimet, dhe

se ajo ishte e predispozuar ti jepte më lirë se çdo firmë tjetër, në rast se “Albimporti” i paraqiste

çmimin më të ulët që kishte blerë.

Nga pala shqiptare u gjykua qe do te ishte mirë që si “Makinaimporti” edhe “Albimporti”

të vazhdonin kontaktet me këtë firmë, t’i përgjigjeshin për ofertat, mbasi mendimi i pales

shqiptare ishte se te kjo firmë kishin mbështetje shumë të madhe për çdo gjë dhe e konsideronin

si firmen më te pershtatshme për ta pasur si Komisionerin e Shqiperise në Paris ose në gjithë

Francën. Bile, përgjegjësi i degës së firmës në Francë, duke parë se mundësitë e zhvillimit të

tregtisë midis dy vendeve ishin të mëdha, ai propozoi dhe ishtë gati që në rast se pajisej mirë me

mostra e karakteristika teknike për një seri mallrash, të krijonte pranë firmës së tij sektorin e

tregtisë me Shqipërinë, sidomos për gjetjen e tregjeve per mallrave shqiptare dhe do të ngarkonte

për këtë qëllim njerëz kompetentë për çdo artikull.

Në lidhje me marrëdhëniet me firmën “Tapis d’Orient” Paris, të cilën e kishte

rekomanduar Dhoma e Tregtisë, përfaqësuesit e legatës shqiptare në Paris u takuan me Rene

Bertheolin, Presidenti i Dhomës Sindikale të importuesve të qilimave, i cili ishtë edhe pronar i

firmës e cila 50 vjet që merrej me këtë punë dhe kishte njohuri të gjera në lëmin e prodhimit e të

tregtisë së qilimave.

Çmimet e ofruara nga pala shqiptare prej 8,5 dollarë për qilimat dhe 18,5 dollarë për

sixhadetë i gjeti të arsyeshme, dhe i përshtateshin nivelit ndërkombëtar, po kështu edhe cilësinë e

punimit, por për dizajnin, ngjyrat, larjen bëri të njëjtat vërejtje si firmat në Vjenë. Shoku V.

Totokoçi do sillte me vete mostra të ndryshme copa qilimash, nga ato që shkonin në botën

Page 202: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

202

perëndimore, të cilat ju paraqitën kësaj firmë. Ishte mirë që artizanati shqiptar të tregonte

kujdesin më të madh, të bënte disa mostra nga këto modele, me qëllim që kur të vinte në Tiranë

Rene Bertheoli, t’i gjente gati dhe të jepte mendimin e tij.

Parashikohej të vinte në Tiranë në fillim të janarit, por, megjithëse me telegram

perfaqesueesit e legates ishin lajmëruat se ishin dakord të vijë, Legata në Paris akoma nuk kishte

marrë aprovimin nga Ministria e Punëve të Jashtme, për dhënien e vizës. Rene Bertheoli, i

sugjeroi pales shqiptare që të krijonin një depo në Francë për qilimat, por më përpara të shikonte

në vend ato që ishin gjendje, për të gjetur ato më të përshtatshmet. Gjithashtu ai i sugjeroi

mënyrën primitive shumë të thjeshtë të larjes së qilimave dhe sixhadeve, të cilën më hollësisht

dhe praktikisht do e tregonte kur të vinte aty.

Në takimin me firmën Ets Georges et Pal Levy – Paris përfaqësuesit e legatës shqiptare

shkuam së bashku me titullarin e firmës “Hollander-France”. Kjo firmë merrej me artikujt

ushqimorë. Megjithëse ishin treguar te interesuar për dëllinjë e sherbelë, në fillim nuk afroheshin

të bisedonin, me pretekst se nuk ishin te sigurtë në tregtinë me palen shqiptare, mbasi akoma nuk

kishte marrëveshje midis të dy vendeve, dhe kishin probleme për sigurimin e licencave. Por me

ndërhyrjen e “Hollander-France”, pranuan të marrnin për provë 10 tonë dëllinjë të zezë me çmim

130 dollarë për ton, por edhe këtë jo direkt.

Kontrata u lidh me “Hollander-France”. Për sherbelën u dha vetëm 175 dollarë për ton,

por ky ishte një çmim shumë i ulët në krahasim me atë që shitej në USA, prandaj nuk u arrit

marreveshje. Firma ishte shumë e interesuar për qepë të grira të industrializuara, të ambalazhuara

në thasë letre polietileni të dehidratuara, dhe kërkonte sa më parë ofertë, mostër, çmimin, afatin

etj. Edhe për lëng frutash ishte shumë e interesuar, sidomos lëng manash, manaferrash, fiku, por

me kuti llamarine 5 litërshe, të konfeksionuar shumë mirë, kërkonin mostra dhe të dhëna të tjera.

Për presh të njomë u tha se Franca shpeshherë importonte, por në momentet kur nuk kishte tregu.

Atëherë nuk kishte nevojë as për licencë importi. Kjo ndodhte shpesh, por duhej shpejtësi, p.sh.

brenda 3-5 ditëve nga porosia eventuale pala shqiptare duhej t’ia çonte mallin në Trieste.

Gjithashtu kjo firme eksportonte edhe gjithfarëlloj drithërash dhe kishte shitur ne ate vit

grurin me 54 dollarë CAF. Ky çmim u konsiderua shumë i leverdishëm, nga pala shqiptare

prandaj për çdo eventualitet ju rekomandua “Albimportit” qe ta kishte parasysh.

Firma shumë serioze “Getraco-Finmetal” Paris, u interesua dhe kerkoi vete takim me

palen shqiptare sipas kërkesës dhe rekomandimit që kishte nga Pakistani për bitumin shqiptar

derivate i naftës tip III. Nga bisedimet ishte arritur në çmimin minimal 25 dollarë për ton gjatë

FOB Durrës, çmim i cili konkurronte edhe atë italian e japonez. Ankandi me sa dukej, nuk ishte

përfunduar akoma, mbasi firma po vazhdonte korrespondencën me agjentin e saj në Karaçi, i cili

po e shtynte afatin e përgjigjes nga një datë në tjetrën. Firma i jepte mjaft shpresë pales shqiptare

dhe i lutej të kishim durim, mbasi thoshte, që njerëzit në Karaçi ishin shumë të ngurtë dhe nuk

vendosnin menjëherë.

Kjo firmë kishte dhe agjentin e saj në Spanjë, ku shiste makina për ndërtimin e rrugëve

dhe kishte shpresë të madhe të shiste bitumin tonë duke shfrytëzuar lidhjet që kishte me

shoqëritë e mëdha të ndërtimit të rrugëve në Spanjë. Pengesa ishte se qeveria spanjolle nuk jepte

Page 203: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

203

leje importi për mallrat shqiptare. Firma po mundohej të gjente ndonjë rrugëdalje duke kërkuar

ndonjë firmë italiane, e cila të lëshonte certifikatë origjine italiane ose të ndonjë vendi tjetër me

të cilin Spanja kishte marrëdhënie tregtare.

Presidenti i kësaj firme, Dr. Bracka, i cili e kishte pritur shumë herë palën shqiptare,

tregoi një gatishmëri të madhe për të dhënë çdo informatë që do të kërkonte “Albimporti” për

mallrat e importit, pavarësisht nëse përfundohej ne marreveshje ose jo. “Albimporti” duhej te

kishte parasysh për tubat, llamarinën, teneqenë etj.

Në relacionin mbi firmen “Soc. Commerciale Intercontinentale” përshkruhej oferta e

kësaj firme drejtuar palës shqiptare për 20 mijë tonë bitum të cilën e donin për ne Marseille, në

kompensim me llamarinë, teneqe dhe tuba. Firma ishte në procesin e analizimit të mostrave të

bitumit të tretë dhe natyral dhe pas kesaj do I përgjigjej palës shqiptare. Firma tregohej mjaft e

interesuar.

Ofertat e firmës per për tuba rrethimi, për teneqe e llamarinë ja kishin dorëzuar dhe do i

sillte shoku Vaskë. Sipas gjykimit te pales shqiptare, çmimet ishin mjaft të leverdishme,

megjithatë nuk ishin shume optimiste akoma nese do t’i kalonin ndonjë porosi. Sidoqoftë sipas

mendimit te eksperteve te “Albimporti” tubat e naftës p.sh. ishin më të lira nga ato të blera te

“Kutihno Caro” në Gjermaninë Perëndimore. Teneqenë mund ta lëvronin edhe të litografuar,

sipas çfarëdolloj skice që mund t’i jepte pala shqiptare. Gjithashtu firma ishte ne pritje nga

“Albimporti” mbi specifikimet për tela e kabllo bakri, per te bëre një ofertë të leverdishme sepse

ishte edhe e specializuar në këtë sektor.

Gjithashtu, në vijim të kërkimit të tregjeve për sigurimin e valutës përqësuesit e legatës

shqiptare kishin marrë takim me shumë firma të tjera, qoftë nëpërmjet Dhomës së Tregtisë,

Bankës apo “Hollander-France” dhe kishin dhënë oferta për artikujt kryesorë, por me sa dukej,

nga ndërhyrjet e herëpashershme, ato nuk mund të përgjigjen aty për aty, sepse ju nevojitej kohë.

Disa firma të tjera i’a kishin shprehur hapur se për disa artikuj as nuk duhet të tentonin dhe të

kishin shpresë për t’i shitur në Francë.

Kështu p.sh., firma e madhe “Petrol-France”, e cila ishte rekomanduar si më kompetentja

në fushën e naftës e të bitumeve, i shprehu troç qe nuk mund të shisnin nafte në Francë sepse

kishin naftën tyre me bollëk, kurse bitum prodhonin mbi nevojat e vendit, mbi 200000 ton, dhe

që nuk i gjenin dot treg për shitje dhe ishin shume te shqetesuar per kete.

Në takimin me Dhomën Sindikale të rafinimit të naftës, u pritën nga Sekretari i

Përgjithshëm Bernard Péne. Ky u interesua deri te Drejtoria e Karburanteve në Ministrinë e

Industrisë për të shqyrtuar çështjen e licencave dhe u përgjigj aty për aty se për bitumet dhe

naftën bruto nuk mund të bëhej gjë në Francë, se nuk mund të jepte leje importi, se kanë mjaft

prodhimin e tyre që nuk dinë se ç’ta bëjnë. Për bitum natyral mund të jepnin leje. Kjo shpjegonte

edhe qëndrimin e delegacionit francez, i cili insistonte me të madhe që të mos viheshin në listën

e eksportit shqiptar nafta dhe bitumet e naftës.

Në kontaktin me firmën “Albert Cochery-Paris”, i’u ofruan prodhimet shqiptare të naftës.

Për bitum nafte nuk ishin te interesuar, por po analizonin mostrat e bitumit natyral, ndersa për

Page 204: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

204

naftën kërkonin 3-5 litra mostër. Mendimi i pales shqiptar ishte që duhet të mbanin lidhje këtë

firmë.

Në kontaktin me firmën “Braconnot et Cie-Paris” u pritën nga presidenti i firmës i cili u

tregua mjaft i interesuar për hekurin dhe kromin për të cilat i’u kërkuan 11 dhe 27 dollarë per

njesi respektivisht. Palës shqiptare i’u premtua se do e studionte me hollësi ofertën dhe do të

përgjigjej direkt në Tiranë. Gjithashtu do i dërgonte direkt “Albimportit” oferta për tela dhe

kabllo bakri.

Në kontaktin me firmën “René Weil-Paris” ju ofrua krom dhe hekur me të njëjtin çmim si

me firmën “Braconnot et Cie-Paris”, të cilat i gjetën shumë të larta. Veç kësaj, për hekur-nikelin

u thane se nuk dinin që të kishte në Francë ndonjë metalurgji që të përpunte mineral të tillë.

Firma u interesua për skoriet e bakrit, dhe i’u dhanë analizat që kishte dërguar “Eksportali”, por

që rezultuan me përmbajtje shumë të ulët bakri. Megjithatë firma premtoi që do analizonte

mostrat dhe do ti përgjigjej në Tiranë. Pala shqiptare gjykonte që duhej të mbanin

korrespondencën me to.

Gjithashtu, pala shqiptare mori kontakt me firmën “Sovenic-Paris”, (Société de vente du

nickel) e cila ishte firma më e madhe tregtare e shitjes së nikelit. Përfaqesuesi I kësaj firme ishte

shumë kompetent në fushën e prodhimit të nikelit, jo vetëm për Francën por për gjithë botën. Ai

u foli me shumë kompetenca se në Francë nuk kishin metalurgji të tillë, por edhe në Evropë nuk

gjendej një metalurgji e tillë, se në Evropë vetëm Çekosllovakia kishte ngritur metalurgjinë

përkatëse mbi bazën e mineralit shqiptar ku shfrytëzonte edhe hekurin, edhe nikelin, ndofta edhe

kobaltin. Të ngjashëm me mineralin shqiptar kishte edhe Kuba, e cila përpunonte në Nikaro

vetëm nikelin, te cilin e bënin koncentrat. Franca e përpunonte mineralin e saj në Kaledonia e

Re, por përmbajtja e nikelit në mineral arrinte në 2,8-2,9%. Palës shiptare ju tha hapur se do ta

kishin të vështirë shitjen e këtij minerali.

Në kontaktin me firmën “Minerais et metaux de France – Paris” i’u dhanë specifikimet e

kromit, për të cilin u thanë se do ta shikonin. Gjithashtu nga pala shqiptare u ofruan edhe skoriet

e bakrit. Nga kjo firmë do të eksportohej fije e kabllo bakri, llamarinë, teneqe. Ofertat do

bëheshin në Tiranë.

Përsa i përket firmës “Interagra”, megjithëse pala shqiptare kishte dy vjet që po mbante

korrespondencë nuk ishte lidhur asnjë marrëveshje dhe kjo firmë nuk kishte dashur të bënte

tregti. Mendohej që kjo ishte e shtyrë nga Partia Komuniste Franceze. Megjithatë, në relacion

përmendej që për arsye që nuk mund të kuptoheshin akoma, kohët e fundit perfaqesuesi i saj po

tregohej përsëri i interesuar dhe kërkonte te organizonin nje takim me Legatën.

Pala shqiptare u takua me të disa herë, duke shkuar së bashku në disa firma te tjera për të

biseduar për prodhimet shqiptare. Përfaqësuesi tregohej i gatshëm të jepte informata, të

përfaqësonte në Francë artikujt e eksportit shqiptar. Pala shqiptare i ofroi disa nga mallrat dhe i

parashtroi që duhej të arrinin të paktën ndonjë rezultat për disa nga mallrat, pastaj të rishikohej

çështja e përfaqësimit. Mendimi i palës shqiptare ishte që sidoqoftë kontaktet me të të mos

shkëputeshin dhe “Eksportali” dhe “Albimporti” ta shfrytëzonin sa të mundeshin për informata

Page 205: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

205

dhe te arrinin ndonjë shitje me anën e tij, por në asnjë mënyrë të mos i jepej përfaqësimi. Nga

pala shqiptare u gjykua që nuk ishte nevoja për një gjë të tillë.

Firma “Société Centrocommerce – Paris” bënte shumë tregti me vendet socialiste,

sidomos me Poloninë. Pala shqiptare pati një bisedim me përgjegjësin e firmës. Edhe kjo firme

ashtu si si “Interagra” është një firmë e partisë komuniste. Ne ate kohe atje punonte edhe

Theilleri, që punonte më përpara tek “Interagra” dhe që kishte ardhur në Shqipëri, te cilin e

njihnin ne ndërmarrjet shqiptare.

Nga informata të bazuara të palës shqiptare, Theilleri ishte në opozitë me vijën e Partisë

Komuniste franceze, prandaj e hoqën edhe nga firma “Interagra”. Në relacion referohej që

bisedimi me përgjegjësin pati një karakter të përgjithshëm, por ai ishte gati të merrej seriozisht

me shitjen e artikujve të sheqerit, vetëm kërkonte qe te pajisej me të dhëna dhe mostra, dhe t’i

jepej një farë kohe. Për momentin interesohej t’i dërgonin mostra lekure dhelprash e kunadhesh

nga dy copë për secilën, duke ia faturuar, dhe duke i parashtruar disponibilitetet dhe konditat e

tjera. Si çmim pala shqiptare i kërkoi 14 dollarë për lekuren e kunadheve dhe 1,85 dollarë për

lëkuren e dhelprave.

“Eksportali” duhej t’ia dergonte në mënyrë urgjente. Gjithashtu, përfaqësuesi i firmës

interesohej nësë pala shqiptare dispononte zorrë berrash të kripura në fuçi, për t’i dërguar një

mostër, duke ia faturuar, dhe duke i thënë ofertën komplete. Firma drejtoi edhe një letër për

“Eksportalin” dhe “Albimportin”, të cilën e kishin derguar me personelin shqiptar që udhëtonin

për në Tiranë.

Pala shqiptare mendonte që një pjesë të mallrave t’ia jepim t’i trajtobte kjo firme dhe një

pjesë tjetër firma “Hollander-France”, po mbizoteronte mendimi që firma “Hollander-France”

ishte më serioze.

Në lidhje me qilimat pala shqiptare kontaktoi edhe shumë firma të tjera por pa asnjë

rezultat. Edhe për rimeson, me disa firma që morën kontakt, rezultoi se në Francë, ku kishte një

prodhim të madh rimesoje, çmimi ishte shumë më i lirë nga ai që shitën në Vjenë për provë, bile

30-40% më i lirë, kështu që nuk kishte asnjë leverdi.

Sikundër dukej nga relacioni, në Francë nuk mundën të arrinin të konkretizonin shitje të

rëndësishme. Por në relacion shprehej besimi se nga lidhjet që u krijuan, nga kontaktet personale

me firma të ndryshme, në të ardhmen do të mundnin të futeshin në treg me artikujt shqiptare,

sepse fillimisht të huajt duhet të njiheshin, dhe kjo kërkonte një farë kohe283

.

Marrëveshje Tregtare Midis Republikës Popullore Të Shqipërisë Dhe Republikës Franceze

Nënshkruar Në Paris, më 26 Nëntor 1964

Ambasada jonë konstatonte se tregtia jonë me Francën gjatë vitit 1964 kishte shkuar më

mirë, planet e tyre të eksportit e të importit ishin realizuar në mënyrë të kënaqshme dhe ishte

siguruar një bazë më e mirë për suksese të reja në parashikimet dhe planet e ardhshme për

tregtinë gjatë vitit 1965284

.

283

AMPJ, viti 1963, dos. 483, fl. 2-9 284

AMPJ, viti 1964, dos. 378, fl. 124

Page 206: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

206

Gjatë vitit 1964 ishin shitur në Francë 1100 tonë duhan dhe kur shoku Th. Fundo ishte në

Francë në nëntor të atij viti, u bisedua për shitjen e kontingjentit të duhanit për vitin 1965 me

përfaqësues të monopolit. Monopoli tregohej i interesuar për blerjen e duhanit shqiptar dhe do të

merrte edhe gjatë vitit 1965. Nga kontaktet e përfaqësisë në muajin janar rezultonte se në fund të

shkurtit monopoli do të caktonte sasinë e duhanit që do të importonte nga Shqipëria.

Lidhur me bitumin e naftës, firma franceze “Gertraco-Finmetal” tërhoqi sasinë e bitumit

për vitin 1964 dhe kur shoku Th. Fundo ishte në Francë u kontraktua shitja e 24000 tonë bitum

që parashikohej të lëvrohej deri më 31 korrik 1965. Përveç kësaj, në kontratë parashikohej edhe

një sasi prej 10-15 mijë tonë bitum që do të lëvrohej gjatë periudhës gusht 1965 – janar 1966.

Kjo firmë ishte në tratativa me ndërmarrjet shqiptare për të blerë në Shqipëri 200-300 mijë tonë

gurë të konkasuar për shtrimin e rrugëve. Në dhjetor 1964, përfaqësuesit te firmës i ishin

dorëzuar karakteristikat e nevojshme të gurëve dhe tani mbeteshin në pritje të përgjigjes se tij.

Bitumi natyral, për të cilin pala shqiptare gjente vështirësi ne treg, ishte trajtuar me

firmën franceze “Mines de bitume et d’asphalte du centre”, e cila kishte kontraktuar blerjen e

300 tonëve bitum për provë. Firmës i ishte dhënë e drejta të trajtonte bitumin shqiptar në

Belgjikë, Holandë dhe Zvicër. Siç referohej ne relacion, në bisedimet me shokun Th. Fundo,

firma kishte kërkuar t’i dërgoheshin materiale figurative mbi bitumin natyral, pasi mendonte të

bënte publicitet në ndonjë gazetë të rëndësishme dhe të organizonte konferenca mbi cilësitë e

bitumit shqiptar.

Për artikujt e artizanatit, gjatë kohës së bisedimeve tregtare, në nëntor 1964, delegacioni

shqiptar u vu në kontakt me firmën “Brambilla” dhe u ra dakord që asaj t’i dërgohej nga Tirana

një faturë proforma e nje vlere prej 10000 dollarë artikujsh të artizanatit. Këtë sasi firma e

konsideronte për provë dhe gjatë panairit të Parisit, ne muajin maj 1965, ku në të do të merrnim

pjesë me mallra, ajo do të shikonte mundësinë e blerjes së prodhimeve të artizanatit për një vlerë

prej 100000 dollarë. Por fatura nuk ishte dërguar akoma.

Përfaqësia gjithashtu kishte pasur kontakte me firmat franceze “Sietom” dhe “Mon

Heratchiian” për shitjen e artikujve ushqimorë si djathë kaçkavall e të bardhë, ullinj, turshi të

ndryshme, zarzavate të konservuara, raki, uzo etj., por eksportali nuk kishte dërguar kampionet e

këtyre artikujve.

Në marrëdhëniet e saj me qendrën përfaqësia kishte dy konstatime: “Ajo nuk njoftohej

mbi bisedimet përfundimtare ose të pjesshme që bëheshin në Tiranë me përfaqësues të firmave

franceze, si edhe mbi kontratat ose çështjet konkrete që arriheshin me firmat me anën e

korrespondencës nga ndërmarrjet tregtare shqiptare”. Lidhur me akordimin e vizave per

përfaqësues të firmave të ndryshme, ambasada jonë kerkonte të vihej në dijeni në të njëjtën kohë,

si edhe përfaqësuesit e firmave, sepse ndodhte që këta të fundit njoftoheshin më parë se

Ambasada. Marrëdhëniet e Ambasadës shqiptare ne France me përfaqësitë tregtare të RP të

Kinës dhe RD të Vietnamit ishin mjaft të mira.

Page 207: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

207

Mallrat kryesorë të eksporteve midis dy vendeve.

Pagesat për mallrat që do të shkëmbehen në kuadrin e marrëveshjeve tregtare, kryheshin

në përputhje me dispozitat e Konventës Financiare midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe

Republikës franceze të përfunduar në Paris më 10 dhjetor 1962.

Për vitin 1966 psh, eksportimet e mallrave kryesore franceze në Republikën Popullore të

Shqipërisë ishin; Drithëra buke, Farëra të ndryshme bujqësore dhe farë patatesh, Vajra dhe

yndyra ushqimore, Vajra dhe yndyra industrial, Vajra lubrifikantë, Vazelinë, Prodhime kimike,

Prodhime farmaceutike e medikamente, Ngjyrosje kimike, Filma artistikë, Insekticide,

Autogoma, Lëkurë të trashë të papunuara, Letër e karton gjithfarësh, Libra, revista, gazeta,

pulla poste,edicione muzikale, Fibra sintetike, Stofra të ndryshme, Pëlhurë jute për ambalazh,

Boneteri, Prodhime siderurgjike nga të cilat edhe llamarinë, Teneqe, Kabllo çeliku, Metale jo

feroze, Makineri, pajisje të ndryshme e pjesë këmbimi, , pajisje elektrike, Kabllo e tela

elektriku, Vetura, kamionë, autobusë e pjesë këmbimi, Material laboratori e kirurgjikal, Aparate

matëse të ndryshme, Prodhime të ndryshme.

Ndërsa Shqipëria eksportonte në Francë mallrat e tillë si: Duhan fletë, Presh të freskët,

Kokrra dëllinje, Bimë medicinal, Mineral kromi dhe hekur nikeli, Skorie bakri dhe tela bakri,

Bitum natyral dhe bitum nafte, Sherbelë dhe esencë sherbele, Filma artistikë, Lëkurë bruto të

papunuara, nga të cilat të imta, keci, dhelpre, lepuri dhe kafshësh të tjera të egra, Peliçeri e

përgatitur, Libra, gazeta, revista, pulla poste dhe edicione muzikale, Lesh dhensh, Pambuk,

Shqopë për llulla, Artikuj artizanati, Konserva perimesh e frutash, Prodhime të drurit, Pllaka prej

fibre e çimento, Prodhime të ndryshme

Përveç mallrave të përmendura në listën “B/66”, do të jepen autorizime edhe për mallrat

e poshtme me origjinë dhe prejardhje nga Republika Popullore e Shqipërisë brenda kufijve të

sasisë që vijon285

:

Prodhimet: Sasia:

Parket 30 000 m2

Qilima të punuara me dorë me nyje me

më tepër se 350 radhë për metër 50 000 fr.

Prodhime të ndryshme të ekspozuara në

panaire franceze 500 000 fr.

Gjatë vitit 1973 eksportimet e Shqipërisë në Francë kishin pasur një rritje, por përsëri ato

mbeteshin në nivel jo të kënaqshëm. Niveli i tregtisë me Francën ishtë shumë e ulët, dhe

kryesisht në artikujt e sektorit të bujqësisë. Edhe pse vëllimi i artikujve shqiptare të eksportit nuk

ishte aq shumë i vogël, ndërmarrjet e tregtisë së jashtme nuk ishin në gjendje të realizonin planin

dhe nuk e kishin realizuar ne asnjë vit.

Gjithashtu një arsye se pse kishte dështuar marrëdhënia tregtare midis Shqipërisë dhe

Francës ishte sepse Shqiperia kishte mungesë traditash në shkëmbimin e mallrave midis dy

vendeve. Për sa i përket futjes së mallrave kryesorë të eksportit si duhani, kromi dhe minerale të

285

AMPJ, viti 1964, dos. 378, fl. 124

Page 208: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

208

ndryshme, këtu luanin rol jo vetëm mungesa e traditës, mosnjohja e mallrave shqiptarë, por edhe

konkurrenca e vendeve fqinje.

Përpjekje për zgjerimin e rrjetit të tregtisë midi dy vendeve, në vitet ‘70

Gjatë viteve ‘70 eksportimet e Shqipërisë në Francë kishin pasur një rritje, por përsëri ato

mbeteshin në nivel jo të kënaqshëm. Niveli i tregtise me Francën ishtë shumë e ulët, sidomos në

artikujt e sektorit të bujqësisë. Edhe pse vëllimi i artikujve shqiptare të eksportit nuk ishte aq

shumë i vogël, ndërmarrjet e tregtisë së jashtme nuk ishin në gjendje të realizonin planin dhe nuk

e kishin realizuar në asnjë vit.286

Gjithashtu një arsye se pse kishte dështuar marrëdhënia tregtare midis Shqipërisë dhe

Francës ishte sepse Shqipëria kishte mungesë traditash në shkëmbimin e mallrave midis dy

vendeve. Për sa i përket futjes së mallrave kryesorë të eksportit si duhani, kromi dhe minerale të

ndryshme, këtu luanin rol jo vetëm mungesa e traditës, mosnjohja e mallrave shqiptarë, por edhe

konkurrenca e vendeve fqinje.

Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën në periudhën janar-gusht 1969, ngjarjet që

ndodhën në Francë gjatë kësaj periudhe, si heqja e De Golit dhe zëvendësimi i tij me Zh.

Pompidunë, nuk sollën ndonjë ndryshim në parimet bazë të politikës së jashtme franceze. Si

rrjedhim nuk kishte ndonjë ndryshim edhe në qëndrimin e qeverisë franceze ndaj vendit tonë.

Franca si fuqi e madhe imperialiste, me në krye De Golin ose zëvendësit e tij, do të

vazhdonte edhe në të ardhmen synimet e saj për të depërtuar ideologjikisht në vendet revizioniste

dhe për të shpëtuar degjenerimin dhe integrimin e plotë të tyre në kapitalizëm. Sipas parimeve

ideologjike asokohe, ky synim ka qenë, ishte dhe do të ishte edhe në të ardhmen edhe ndaj

Shqipërisë, pavarësisht se në këtë drejtim Franca kishte gjetur dhe do të gjente gjithmonë te RP e

Shqipërisë një mur të pakalueshëm, në saje kjo të politikës së drejtë dhe parimore të Partisë dhe

të qeverisë sonë.

Gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet shtetërore me Francën u zhvilluan normalisht dhe në

bazë të objektivave të vëna. Takimet që ka pasur në Ministrinë e Punëve të Jashtme franceze

përfaqësia jonë në Paris dhe ato që kane bërë diplomatët francezë në Tiranë me Ministrinë tonë e

me institucione të tjera, kanë qenë korrekte. Personali i ambasadës sonë në Paris si në lëvizjet e

tij në Paris, ashtu dhe nëpër provinca nuk ka gjetur ndonjë pengesë nga ana e autoriteteve

franceze.

Me Francën287

ishin aktualisht të nënshkruara këto marrëveshje: 1. Marrëveshjen e

lundrimit. 2. Marrëveshjen tregtare. 3. Marrëveshjen kulturore. Ambasada ka qenë në lidhje me

firmën franceze “Asacrus” e specializuar në trajtimin e produkteve të ngrira, sidomos

peshqit.Duhet të theksojme gjithashtu se tregu francez importonte në vitin 1969 mbi 300 ton

mëlçi pate të freskët në vit dhe kërkesat ishin në rritje.Franca kishte ekskluzivitetin e eksportimit

286

AMPJ, viti 1964, dos. 378, fl. 124 287

Po aty

Page 209: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

209

të mëlçisë së konservuar në të gjithë botën. Çmimi i mëlçisë së freskët varej nga kualiteti dhe

varionte 8-10$ për cilësinë e parë dhe 4-5$ për cilësinë e dytë.

Shqipëria kishte pasur marrëdhënie me shtetin francez edhe për eksportimin e trufës në

Francë. Ajo ishtë një lloj kërpudhe e kërkueshme dhe e vlefshme, që mbinte nën dushkun.

Gjendej me anë të derrave dhe të qenve të specializuar. Çmimi ishte rreth 12$ kg288

.

Në fillim të viteve ’70, qeveria shqiptare ndërmori një simë për zgjerimin e mëtejshëm të

tregtisë më Francën. Nëpërmjet ambasadës shqiptare në Paris ajo i paraqiti palës franceze dy

projekte konkrete bashkëpunimi më shtrirje të gjerë.

1. Konventa veterinare: Qeveria franceze mbasi e shqyrtoi, dha përgjigje në disa muaj

më vonë, e refuzoi atë konvente. Ajo argumentoi se Franca kishte detyrime si anëtare e “tregut të

përbashkët evropian”, nuk ka mundësi të nënshkruajë marrëveshje të tilla me shtete të tjera.

Lidhur me këtë, shtoi se ajo kishte nënshkruar para dy vjetëve me Rumaninë një konventë të

tillë, por për shkak të detyrimeve të sipërme po i dilnin shumë vështirësi për zbatimin e saj.

Me sa dihej në një qëndrim të njëjtë ka mbajtur Franca edhe me shtete të tjera lidhur me

nënshkrimin konventave veterinare.

2. Një projekt-marrëveshje për njohjen e të drejtës së patentës dhe të qarkullimit të

automjeteve në territorin e secilës palë, paraqitur ambasadës franceze këtu më 11.06.1969.

Lidhur me këtë francezët paraqitën një projekt-marrëveshje mbi transportin rrugor ndërkombëtar

dhe një protokoll për zbatimin e saj. Ndërsa lidhur me njohjen e të drejtës së patentës, thanë se

Franca njeh patentat e gjithë atyre shteteve që kanë firmosur marrëveshjen e Parisit, të vitit 1949.

Marrëdhëniet tregtare: Edhe gjatë kësaj periudhe niveli i marrëdhënieve tregtare me

Francën kishte mbetur në gjendjen e mëparshme. Megjithëse delegacioni tregtar që shkoi atje në

janar të atij viti për të nënshkruar marrëveshjen për vitin 1969, u prit më mirë se herët e tjera nga

autoritetet franceze, përsëri nuk vërejt ndonjë zgjerim i eksportit të mallrave shqiptare në tregjet

franceze.

Pjesëmarrja e Shqiperise në ekspozitat Ndërkombëtare

Në vitin 1947 “L’Union des Arts Plastiques” organizonte një ekspozitë ndërkombëtare të

pikturës së fëmijëve prej 6-14 vjeç në Muzeun e Luksemburgut, që nga 15 maji deri më 15

qershor. Shqiperia ishte ftuar të merrte pjesë në këtë ekspozitë.

Gjithashtu nga 24 deri 31 gusht 1947 në Paris, në Musée de l’Homme, do të mbahej

Kongresi I Ndërkombëtar i Amerikanëve. Qeveria franceze, me anën e Legatës së saj në Tiranë,

kishte ftuar qeverinë shqiptare të merrte pjesë në Kongres.

Përsa i përket organizatës mirëbërëse franceze “La Pauponiere” Legata franceze në

Tiranë, në datën 12.04.1947, njoftonte mbi ekzistencën në Francë të një organizate mirëbërëse

për fëmijët francezë, që mbante emrin “Pauponiere” Nouvelle Etoile des Enfants de France.

288

AMPJ, viti 1969, dos 222, fl, 74

Page 210: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

210

Legata franceze, me qëllim që të krijoheshin lidhje morale ndërmjet fëmijëve francezë

dhe fëmijëve shqiptarë, propozoi që të kërkohej nga ana e Organizatës së lartpërmendur që t’i

siguronte rinisë shqiptare një vend të veçantë në të gjitha realizimet e saj. Legata propozoi për

shembull që nga ana jonë të dërgoheshin në Francë prodhime të artizanatit shqiptar me volum të

vogël dhe lehtësisht të transportueshme, të cilat do të viheshin në shitje në panairet ose

manifestimet e ndryshme që do të organizonte shoqata në fjalë dhe të hollat që do të rridhnin nga

shitja e tyre, duke zbritur shpenzimet e pjesëmarrjes në ato panaire, të derdheshin në favor të

organizatave shqiptare për mbrojtjen e fëmijëve289

.

Pra në vitin 1947 Shqipëria mori pjesë në panairin e organizuar nga Shoqata “La

Pouponiere’’, ku çoi prodhime artizanale vendase dhe të ardhurat shkuan në favor të

organizatave shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve.

U vu re që kishte filluar procesi i integrimit për të ndihmuar fëmijët në nevojë, në

pamundësi ekonomike, me nevoja shëndetësore të veçanta, apo duke qenë se sëmundjet infektive

ishin shumë të përhapura, atëherë këta fëmijë ishin më të rrezikuar p.sh. nga tuberkulozi,

fëmijëve jetimë që i ishin vrarë prindërit në luftë, bandat ishin mjaft të përhapura në Shqipëri dhe

si pasojë rrezikshmëria ishte mjaft e lartë.

Në po këtë vit Shqipëria u ftua të merrte pjesë në një Ekspozitë Ndërkombëtare të

pikturës së fëmijëve 6-14 vjeç në Muzeun e Luksemburgut që do të zhvillohej në 15 maj deri në

15 qershor290

. Kjo ekspozitë do të ishte e organizuar nga “Union des Art Plastiques’’.

Kjo tregonte që Shqipëria vlerësohej edhe për artin që ajo kishte dhe kulturën. Tashmë brezave të

rinj iu jepej mundësia të shfaqnin talentet e tyre291

.

Gjithashtu duhet të theksojmë se në 12 prill të vitit 1947 Qeveria Shqiptare, u ftua të

merrte pjesë në Kongresin Ndërkombëtar Amerikan që do të mbahej në Paris nga 24 deri 31

gusht të vitit 1947. Për të vijuar me tej në 19.4.1947 u mbajt Konferenca Internacionale e

Amerikanëve që kishte kryesisht karakter shkencor292

.

Në këtë Konferencë erdhën dijetarë nga vende të tjera për të prezantuar punimet e tyre.

Problemi kryesor që u vu re kishte të bënte me faktin, nëse personi i parë në Amerikë e kishte

origjinën nga Kontinenti Amerikan, apo nëse e kishte origjinën nga ndonjë vend tjetër. Në fakt

kjo ishte një dilemë që doli rastësisht në Konferencë, por që u bë bisedë e gjerë diskutimi.

Të tilla konferenca kishin një karakter shkencor dhe jo ndonjë rëndësi të veçantë politike.

Këto kishin filluar të mbaheshin që para luftës, dhe e para pas mbas luftës u mbajt në Paris prej

datës 24 gusht deri më 31 gusht 1947, nën kryesinë e Paul Rivet, drejtor i “Musée de l’homme”.

Dijetarë të vendeve të ndryshme kishin ardhur për të ekspozuar punimet e tyre mbi origjinën e

njeriut amerikan.

Konferenca u shpërnda pa mbërritur në një përfundim të përbashkët mbi këtë problem që

preokupon veçanërisht antropologjinë dhe paleontologjinë.

289

AMPJ,viti 1947, dos 45,fl. 26 290

AMPJ, viti 1947, dos 45, fl. 31-32 291

AMPJ,viti 1947,dos 45,fl. 33 292

AMPJ, viti 1947, dos. 45, fl. 23

Page 211: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

211

Fillimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Në lidhje me arsimin, u vu re se në datën 24.01.1948 sipas programeve të fakulteteve

franceze nuk kishte sezone të ndryshme për të dhënë provime pjesë-pjesë. Çdo student në çdo

fakultet duhet të jepte provime me shkrim dhe po të fitonte, edhe me gojë në gjithë lëndën e

programit të vitit; në rast se nuk e fitonte në Qershor duhet të paraqitej në vjeshtë e në rast

mosfitimi dhe në këtë sezon, kishte të drejtë të jepte provime në Janar, gjithnjë në gjithë lëndët e

vitit me shkrim e me gojë.

Ne relacion ishte pershkruar dhe programi i studimeve të tre studentëve: a) Llambi Ziçishti:

Anatomi, fiziologji, histologji, embriologji, fizikë e kimi medikale; stazh kirurgjie në spital.

b) Aleko Xoxe: për çertifikatën e Kimisë së përgjithshme ka: Chimie analitique,

Proprietés, electrochimique des solutions, cinetique chimique, chimie minerale, chimie

organique e examen practique (laboratoire).

c) Hulo Hajdari: për çertifikatën e Phisiollogie Generale kishte: Vision et audition,

Phisiologie celulare, Thermodinamique, Metabolisme (amabolisme et catabolisme) dhe punë

praktike në laborator.

Në shenime theksohej se për të marrë liçencë shkencore studenti duhet të merrte katër

çertifikata d.m.th. katër vjet. Kishte mundësi që të merreshin dhe dy çertifikata në vit. Aleko Xoxe

dhe Hulo Hajdari kishin marrë një çertifikatë, mbasi kishin bërë vitin e kaluar P.C.B. që iu njihet

në Fakultetin e Shkencave si S.P.C.N. Kështu që iu mbetën për të marrë dhe tre çertifikata për të

qenë liçencë shkencore.

Në lidhje me tezën që përmendej në relacionin e mesipërm shënohet se në fakultetet

franceze për licençe nuk kërkohej tezë; veçse mbas marrjes së licencës kërkohej teza për të marrë

doktoratën. Për Llambi Ziçishtin problemi i tezës do të paraqitej në vitin e gjashtë.

I ishin dërguar asaj Ministrie edhe çertifikatat e dyta të studentëve Aleko Xoxe dhe Hulo

Hajdari që kishin bërë regjistrimin në Fakultetin e Shkencave sipas degëve.

Në vitin 1947, jane paraqitur këto filma në Francë293

. Titujt e Filmave

kryesore– Format 35 M/M

1. Letrat e Parisit (Lettres de Paris) .......................................................... 2 filma

2. Arti i rigjetun (L’Art Ristrouvé) ............................................................ 1 "

3. Nxjerrja e anijeve mbi ujë (Renflouement) .......................................... 1 "

4. Vëzhgues të greminave (Sondeurs d’Abimes) ..................................... 2 "

5. Mungesë (Absence) .............................................................................. 2 "

6. Panorama franceze (Suite Française).................................................... 2 "

7. Nisjet e reja (Nouveaux Départs) ......................................................... 2 "

8. Artet e lojës (Les Arts du Jeu) ............................................................. 2 "

293

AMPJ, viti 1947, dos. 46, fl. 16

Page 212: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

212

9. Shtypja (Oppression) ............................................................................ 3 "

10. Në 49 ditë (En 49 jours) ..................................................................... 1 "

11. Rouen ................................................................................................. 1 "

12. Pasteur-i (Film destinuar për mjekët) ................................................. 2 "

13. Sulmi i gjilpërave të djallit (L’Assaut des Aiguilles du Diable).......... 2 "

Për arsye të mungesës së institucioneve të larta arsimore në Shqipëri në vitet më pas u vu

re që iu kushtua një rëndësi të mëtejshme arsimit p.sh.: në vitin 1948 u dërguan shumë studentë

shqiptarë për studime universitare në Francë. Franca ishte një shtet që filloi të përkrahte mjaft

edukimin e popullatës së vendeve me të cilat ajo arriti që të krijonte marrëveshje.

Kjo ishte një lloj ndihme shumë e madhe për vendin tonë, i cili do të kishte persona të

shkolluar në profesione të ndryshme, të cilët do të kontribuonin më tej në zhvillimin e

Shqipërisë.Shqipëria ishte në hapat e parë drejt zhvillimit, ku edukimi do të ishte primar.

Personat që u dërguan me sisteme të plota burse, përfituan falas të drejtën e shkollimit, tarifën,

ushqimin dhe fjetjen.

Një çështje tjetër e rëndësishme që u vu re në vitin 1949 ishte në lidhje me njohjen e

diplomës së farmacistëve, inxhinierëve agronomë dhe mjekëve veterinerë francezë -duhet të

zgjidhej çështja e marrjes së autorizimit për ushtrimin e profesionit. Kjo në fakt kishte të bënte

me një pengesë të vendosur nga shteti shqiptar në lidhje me të drejtën e ushtrimit të profesionit të

francezëve në vendin tonë294

.

Gjithashtu Legata e Francës në Tiranë kerkonte që të merrte sqarimet e mëposhtme: 1. Në

Shqipëri, diploma e shtetit francez të mjekut veteriner a pranohej si ekuivalente me një gradë

korresponduese dhe a i jepte mbajtësit të tij autorizimin për të ushtruar profesionin e veterinerit?

Legata franceze jepte udhëzime të hollësishme lidhur me ekuivalentimin e diplomave në këto

profesione. Sipas saj, në qoftë se nuk pranohej ekuivalente, a mundej titullari i një diplome të

shtetit francez të merrte autorizimin për të ushtruar mjekësinë veterinare çfarë formalitetesh

duhet të bënte.

Po ashtu ajo kërkonte sqarime mbi lirinë e ushtrimit të mjekësisë veterinare ishte i lirë,

por nga ana tjetër premtonte të përmbushte kushte shtesë që mund të viheshin për një individ

francez, titullar të doktorantit të shtetit, për të ushtruar profesionin e tij, si dhe në cfarë rastesh

mund të ishte i nevojshëm natyralizimi i këtij personi?

Legata e Francës njoftonte se këto informata i ishin kërkuar prej Zyrës së Dokumentimit

të Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Kulturore (Bureau de Documentation de la

Direction Générale de Relations Culturelles)295

.

U theksua se për sa i përket rregullores turistët francezë që qarkullonin me automjete në

Republikën Popullore të Shqipërisë, duhej të pajiseshin me leje shoferi dhe makina të ishte e

pajisur me leje qarkullimi. Kjo tregonte që shteti ynë kishte disa rregulla dhe ligje, që të gjithë

duhet t’i zbatonin pavarësisht, nëse ishin vendas apo të huaj.

294

AMPJ, viti 1949, dos. 36, fl. 42 295 AMPJ,viti 1949, dos.36,fl. 42

Page 213: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

213

U vu re që Shqipëria ishte një vend i cili kishte rregullat e saj dhe ishte drejt formimit të

plotë296

. Për sa i përket fenomeneve sizmologjike Legata e Francës në Shqipëri paraqiti

komplimentet e saj për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe e

informoi atë, se Byroja Ndërkombëtare Sizmologjik në Strasburgut do të ishte shumë i prirur për

të studiuar fenomenet sizmologjike, që mund të ndodhnin në Shqipëri. Ajo kërkonte informacion

nga ekspertët shqiptarë.

Por Instituti i Studimeve nuk kishte mundësi për të dhënë informacione, pasi në vendin

tonë nuk ishte realizuar ende një mbledhje sistematike e informacionit për aktivitetin

sizmologjik në vendin tonë297

.

Gjithashtu në vitin 1949 Departamenti i Arkitekturës së Ministrisë së Arsimit synonte të

bënte një studim krahasues për problemet, që lidheshin me shpërblimin e arkitektëve, duke

përfshirë vendosjen e çmimeve për punët publike.

Libraria universitare në Paris. (Librairie du Globe).

Në vitin 1955 nën drejtimin e Partisë Komuniste franceze në Paris, do të hapej një librari

me emrin “Librairie du Globe”. Kjo librari do të kishte libra literature dhe politike në të gjitha

gjuhët e botës dhe kryesisht nga ato të vendeve të kampit socialist. Kryeredaktori i kësaj librarie

kishte kërkuar që t’i dërgohej nga ndonjë librari shqiptare 50 deri 75 libra të ndryshem në gjuhën

shqipe, në dy kopje.

Këto libra donin që t’i paguanin me gjysmë çmimi, d.m.th. 50% dhe me një kredi prej 6

muajsh. Për këtë, kjo Ministri ishte e mendimit që t’i dërgoheshin falas. Dërgimi i librave duhet

të bëhej me anën e postës së rregullt midis librarisë sonë dhe “Librairie du Globe” (që ka këtë

adresë): “Librairie du Globe” 21 Rue des Carmes Paris 5-ème, pa i ngatërruar entet tona zyrtare.

Më pas u vu re që “Union Nationale des Etudiants de France” me anën e një letre

kërkonte t’i dërgoheshin njoftime dhe publikime mbi ndihmën e shtetit tonë për studentët, në

lidhje me një studim që ai do të bënte mbi ndihmën e shtetit për studentët. Kërkohej nga

delegatja shqiptare në Paris të siguroheshin të dhëna298

.

Gjithashtu në vitin 1955 “Les archives internacionale” me anë të një letre, kishte kërkuar

nga Legata jonë në Paris që t’i dërgonte shënime biografike për 25 personalitete politike, letrare

dhe shkencore të vendit tonë. Delegata shqiptare i dërgoi vetëm të dhënat biografike të Enver

Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

“Les archives internationale” me anë të një letre kishte kërkuar nga Legata jonë në Paris,

që t’i dërgoheshin shënime biografike për personalitete politike, letrare dhe shkencore të vendit

tonë. Këto biografi i donin për një fjalor biografik internacional që do të botoheshin në muajin

prill të vitit 1945.

296

AMPJ ,viti 1949 ,dos.36 ,fl. 22 297

AMPJ ,viti 1949,dos .36, fl.33 298

AMPJ, viti 1955, dos, 100, fl, 16

Page 214: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

214

Numri i personaliteteve të ndryshme për të cilët kërkonin biografitë, mendohej të ishin

rreth 25 veta. Bashkë me biografitë kërkohej edhe nga një fotografi për secilin.U dergua vetem

biografia e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes299

.

Lista e librave për mjekët shqiptare nga legata Franceze ne Tirane ne vitin 1956:

F. COSTE dhe BOUREL - artriti kronik dhe metodat terapeutike - Doin 1956 - 1,740 Frs.

BRIZON, Castaing dhe HARTOULLE - Peritoneum, embriologjia, anatomia - Maloine 1956 -

2500 Frs.

Mallet-Guy dhe Bashkëpunëtorët - praktikat Mëlçia-Pankreasi System-dyer Lajme Konferenca e

Fakultetit të Mjekësisë të Parisit - Masson 1956 - 1000 FRS.

J. ROSTAND - Biologji atomizmi - MRF 1956 - 590 Frs.

GRACIANSKY dhe Delaporte - jo Aksidentet, antibiotikët që i nevojiten trajtimit - Masson

1956-1200 Frs.

GUIRAUD - Psikiatri Klinike - Le François 1956 - 2800 Frs.

SOULIE dhe Bashkëpunëtorët - Zemra dhe mushkëritë. konferenca praktikë e lajmeve; aktuale

eksplorim teknike funksionale të zemrës - kanceri primitive e bronke - Masson 1956 - 1,600 Frs.

E Seze dhe DEBAYRE – rifokusimin mbi trajtimin Pott lidhur me lëndimet në të rriturit -

Masson 1956 - 900 FRS.

Prof. CAZOL dhe Prof. ELLIOT - Grupet e gjakut të sistemit të aplikacioneve BNJ - Studime

praktike shkencore franceze - Zgjerimi 1956 - 1200 FRS.

Kolin dhe Polonowski - eksplorimet biologjike në pediatri - Frëngjisht Scientific Expansion 1956

- 3950 Frs.

THIERS - vitaminat, biokimia, biologji përdorim terapeutik 0 Masson 1956 - 4000 Frs.

Bamirësi, TRINEZ dhe BRENET -tomografia tërthore boshtore aplikimet klinike - Doin 1955 -

2200 Frs.

Maduro dhe Bashkëpunëtorëve - Rishikimi vjetor i Otorhinolaryngology - Masson 1955 - 1860

FRS.

PLONOWSKI - Deklarata vjetore e Mjekësisë dhe e Biokimisë - Masson 1955 - 3700 FRS.

CAZAL - Histopatologjia e mëlçisë - diagnoza e sëmundjeve të mëlçisë - studimi ikonografik -

Masson 1955 - 4000 FRS.

LALONTHES - sistemit nervor periferik - Masson 1955 - 4200 SNK.

DENOT dhe Miocque - Trajtimi i nefrit akut - Doin 1955 - 1100 Frs.

Binet dhe BOURLIERE - gjerondologji Përmbledhje - Masson 1955 - 4,500 Frs.

Hartman dhe GILLES - Radiologjia Okulistikë - Masson 1955 - 5.700 Frs.

Soulier dhe Larrieu - e antikoagulant terapeutik - Doin 1955 - 2000 Frs.

OBERLIN - Traktati kirurgjikale anëtarët indeve teknikë-general-kirurgji-kirurgjia - Masson

1955 - 1850 FRS.

R. LERICHE - Kirurgji Basic fiziologjike - Ese mbi indet vegjetative - Masson 1955 - 1.800 Frs.

PASTOR, Vallery-RADOT, dhe LHERMITTE Hamburger - Medical patologji - 3 vëllime -

Flammarion - rreth 15,000.

299

AMPJ, viti 1955. dos,100, fl, 22

Page 215: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

215

Touraine - Trashëgim në mjekësi - Masson 1955 - 6400 Frs.

BACQ dhe ALEXANDER - Parimet e Radiobiologji - Masson 1955 - 4200 FRS.

WILLIEZ dhe BONNENFANT - Sëmundjet Infektive (mbledhja mjekësore-kirurgjikale për të

rishikimit vjetor - 1356 faqe - 74 shifra - 4 boards) - Flammarion - 8,400 FRS.

LOPEKE dhe jakë - Trajtimi i lithiasis veshkave - Doin 1955 - 1380 Frs.

Roux dhe Carcassonne - kancere zorrës trashë - faqe 368 - 140 figura - Masson 1955-3200 Frs.

CAZAL - vëllimi të gjakut dhe patologji - Masson 1955 - 2400 Frs.

Dreyfus - salmon - Incidentet dhe aksidentet në gjak - Masson 1956 - 1200 Frs.

Portmann dhe Leduc - anestezi në ENT - Doin 1956 - 2650 Frs.

Aktivitetet e para të Shoqatës “Francë- Shqipëri”.

Në muajin janar 1952 shoqata “Francë-Shqipëri” bëri mbledhjen e përgjithshme të

Asamblesë. Mbasi u dha raporti i aktivitetit të shoqatës për vitin 1951, Komiteti drejtues vendosi

heqjen e ish-Sekretarit Charles Minguet dhe zëvendësimin e tij me shokun Paul Cuau; i cili

sigurisht ishte caktuar nga Partia300

.

Megjithëse Sekretari i shoqatës ishte i ri në këtë detyrë, aktiviteti i shoqatës filloi të

zgjerohej qysh në tremujorin e parë të vitit 1952 dhe u tregua një kujdes i veçantë për njohjen sa

më shumë të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Aktiviteti i shoqatës “Francë-Shqipëri” për njohjen e Shqipërisë ishte zhvilluar në këtë mënyrë:

I. Nxjerrja e Buletinit dhe e revistave.

a) Shoqata Francë-Shqipëri për muajin janar-shkurt kishte nxjerre buletinin nr. 11, me 4 faqe.

Nga Komiteti drejtues i shoqatës u konstatohej se ky buletin i nxjerrë në këtë formë nuk

shfrytëzohej sa duhej në masat ku shpërndahej dhe u mendua se në vend të tij do të ishte më mirë

të dilte revistë. Këtë propozim ja paraqitën pales shqiptare dhe në bazë të udhëzimeve të asaj

Ministrie u njoftua shoqata, që në vend të buletinit të nxirrte një revistë me 32 faqe. Kështu që

për muajt e ardhshëm u vendos të dilte revistë.

Për këtë qëllim u vendos që vetëm për muajt prill-maj në vend të revistës doli broshura e

shkruar nga shoku Gabriel Roncaut. Revista. Në muajt pasardhës revista doli e me nr. 12, me 32

faqe. Kjo revistë doli e paraqitur mirë dhe u prit me kënaqësi të madhe nga të gjithë lexuesit. Kjo

revistë jo vetëm që u lexua nga lexuesit, por u ruajt edhe në bibliotekat e tyre.

Duke parë rezultatin dhënë në këtë drejtim, shoqata vendosi të nxjerrë revistë. Për muajt gusht-

shtator-tetor doli revista nr. 13, me 24 faqe. Kjo doli për tre muaj për arsye të pushimeve.

e) Për muajin nëntor-dhjetor doli revista nr. 14, me 32 faqe. Kjo revistë u pasurua dhe u nda para

se të bëhej festa e 29 Nëntorit, kështu që lexuesit e revistës mësuan edhe për 8-vjetorin e Çlirimit

të Shqipërisë. Pra, gjatë vitit 1952, shoqata nxori 1 buletin, 1 broshurë dhe 3 revista.

300

AMPJ, viti 1953, dos. 145, fl. 2-3

Page 216: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

216

Në këto revista ishin shkruar artikuj nga personalitete si Marcel Cachin, Amiral Mulec

etj. Për nxjerrjen e tyre ishte përdorur më shumë materiali që kishte drejtuar Komiteti për

Marrëdhënie Kulturore me botën e jashtme.

Kjo përfaqësi kishte ndihmuar shoqatën për nxjerrjen e revistës me përmbajtje të pasur

dhe për shfrytëzimin sa më të mirë. Në këtë drejtim ishin arritur suksese. Ndërsa në vitin 1951,

buletini që nxirrte shoqata u ndahej 2500 militantëve të partisë e gazetave progresiste. Me kete

ritem gjatë vitit 1952 revista ishte prodhuar ne 3000 copë dhe ishte shpërndarë më shumë në

punëtorët e minierave, metalurgëve dhe lexuesve të gazetave progresiste të rretheve, sigurisht i

ishte dërguar edhe militantëve të partisë.

Gjatë vitit 1951 Shqipëria ishte njohur nga militantët e Partisë, të cilët kishin dijeni herë

pas here mbi sukseset tona. Ndërsa qëllimi kryesor gjatë vitit 1952 kishte qenë që Shqipëria të

njihej sa më shumë nga masat e gjera punonjëse franceze301

. Si rezultat, Shqipëria ishte njohur

nga njerëz të masave të popullit francez dhe në këtë drejtim u punua më shumë.

Sekretari i shoqatës qysh në muajin shkurt të vitit 1952 hyri në kontakt me anë të

korrespondencës me shtypin progresist të rretheve. Në këtë drejtim kishte pasur sukses dhe

kishin shkruar gazetat e poshtëshënuara:

1) Ouest Matin (Rennes III et Vilaine)

2) Patriot du Sud-Ouest (Toulouse Haute Garonne)

3) Cri de la Loire (St. Etienne Loire)

4) L’Etincelle (Boulogne Seine)

5) La Marseillese (Marseilles Bouch du Rhone)

6) La Voix de St. Amand (St. Amand Cher)

7) L’Humanité d’Alsace-Lorraine, në gjuhën gjermane.

Në këtë drejtim shoqata kishte treguar kujdesin e saj të veçantë, mbasi një gjë e tillë nuk

ishte bërë gjatë vitit 1951.U theksua se në pjesën më të madhe të gazetave të lartpërmendura,

artikujt ishin të shoqëruar me fotografi të vendit tonë.

Përveç gazetave të rretheve, shoqata ishte interesuar edhe pranë Humanité e Ce Soir, të

cilat kishin dhënë herë pas here informata mbi mbrëmjet që kishte përgatitur shoqata. Çdo numër

që ishte shkruar për vendin tonë ka qenë dërguar vazhdimisht.

Zgjerimi i veprimtarive kulturore të shoqatës.

Pjesë e programit të veprimtarive kulturore të shoqatës ishte dhe pjesëmarrja në festat

popullore. Shoqata Francë-Shqipëri kishte marrë pjesë në festat popullore si më poshtë:

1) Në festën e punëtorëve të metalurgjisë që u bë në muajin gusht, në Baillet.

2) Në festën e gazetës Jeunne Garde, që u bë në muajin shtator, në Neilly.

3) Në festën e Humanité-s, në muajin shtator, në Vincene.

301

AMPJ, viti 1952, dos 210, fl, 24

Page 217: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

217

Në të gjitha këto festa, shoqata kishte ekspozuar fotografi mbi Shqiperine, kishte shitur e

shpërndarë revistën e saj e material tjetër propagandistik. Publiku që kishte vizituar këto festa

kishte njohur më mirë vendin tonë.

Nje vend të vecantë në programin e aktiviteteve të shoqatës zinin mbrëmjet e me karakter

kulturor e argëtues. Më 11 janar 1952 u mbajt Asambleja e Përgjithshme e shoqatës për dhënien

e raportit të aktivitetit të vitit 1951 dhe zgjatjen e kartave të anëtarëve për vitin 1952. Në këtë

mbrëmje morën pjesë rreth 15 veta. Nuk pati sukses mbasi nuk ishte organizuar mirë nga ish-

sekretari i shoqatës. Programi qe me të vërtetë i varfër. Në këtë mbledhje u zëvendësua sekretari

i vjetër me të riun. Për këtë mbledhje bëhej fjalë edhe në fillim të këtij relacioni.

Më 10 korrik 1952 u organizua një mbrëmje me rastin e 9-vjetorit të themelimit të

Ushtrisë Popullore Shqiptare. Programi ishte i pasur. Më parë filluan diskutimet e pastaj u shfaq

filmi sovjetik “Kalorësi i Njerëzimit”. Në këtë mbrëmje morën pjesë rreth 50-60 veta. Nuk

erdhën shumë njerëz për arsye se në këtë kohë ishte periudha e pushimeve.

Më 27 nëntor 1952 shoqata organizoi një mbrëmje me rastin e 8-vjetorit të çlirimit të

Shqipërisë. Në këtë mbrëmje morën pjesë rreth 700 veta dhe pati shumë sukses. Për këtë na eshte

dërguar relacion të veçantë.

Shoqata kishte zhvilluar korrespondencë me aderuesit qoftë për zgjatjen e kartave, për

abonim në revistë etj. Ky aktivitet i shoqatës kishte bërë që Republika Popullore e Shqipërisë të

njihej sa më shumë në masat e gjera të popullit francez dhe të afrojë rreth saj 318 aderues,

d.m.th. një herë më shumë se në vitin 1951.

Si konkluzion mund të nxjerrim se gjatë vitit 1952, shoqata Francë-Shqipëri ishte

zgjeruar dhe me aktivitetin e saj kishte bërë që Shqipëria të njihej sa më shumë. Megjithëse në

krahasim me vitin 1951 kishte përmirësim 100%, prapëseprapë mund të bëhej më shumë, mirëpo

duhej pasur parasysh se sekretari i shoqatës, si i ri, nuk i njihte mirë problemet dhe situata kishte

qenë e atillë që shokët e Partisë kishin qenë të zënë me punë.

Raportohej që sekretari i shoqatës, Paul Cuau punonte pa u lodhur për kryerjen e kësaj

detyre. Kjo përfaqësi nuk kishte munguar dhe nuk do të mungonte ta ndihmonte në këtë drejtim.

Për të ecur sa më mirë puna me shoqatën në të ardhmen ishte e domosdoshme të dërgohej

material i ndryshëm propagandistik sipas kërkesës së shoqatës. Ky material do të përdorej për

nxjerrjen e revistës dhe shkrimin e artikujve në gazeta progresiste të rretheve302

.

Relacione të Legatës mbi marrëdhëniet kulturore dypalëshe

- Përmbledhje telegramesh të ambasadorit francez Z. Bourdeille303

-.

Me komunikatën e 7 Majit, u lajmërua në Departament mbërritja në Shqipëri e dy

bashkatdhetarëve tanë, Zotërinjve Delire, Sekretar i Sindikatës së Ndërtesave në Paris dhe anëtar

302

AMPJ, viti 1953, dos, 145, fl, 2 303

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1954 Dosja 5

Page 218: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

218

i zyrës së Federatës Kombëtare të Ndërtesave dhe Jean Chauvet,Sekretar i Sindikatës së Miturve

i St.Etienne dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federates Rajonale i të miturve i pellgut tëc Loire.

Ky "delegacionʺ-siç e quante shtypi-i Shoqatës France-Shqipëri ishte ftuar nga Komiteti shqiptar

për marrëdhëniet kulturore me vendet e jashtme.

Sipas informacioneve , ne i kursyem Zotërinjve DELIERE dhe CHAUVET, që qëndruan në

Shqipëri për 15 ditë, udhëtimin e pafund nga Kostanza dhe Deti i Zi . Ata do të kenë marrë si në

vajtje dhe në ardhje anijen e peshkimit , e cila kur koha nuk është e keqe , siguronte në kushte

shumë të papërshtatshme lidhjen midis Durrësit dhe Barit.

Shtypi i Tiranës nuk kishte dështuar të raportonte vizita uzinash dhe udhëtime që të interesuarit

kishin kryer në brendësi të vendit. Megjithatë në Radio-Tirana Zonja DELIERE dhe Jean

CHAUVET dhanë deklaratën e lamtumirës, tekstin e së cilës Departamenti do të donte të gjejë

bashkangjitur, dhe në të cilën pasi u admiruan realizimet ekonomike të vendit shqiptar, pasi u

hodhën poshtë ʺshpifjet e atyre që pretendojnë se liria nuk ekziston në Shqipëri, se në Shqipëri

ekziston terrori, të siguruar që nuk panë gjatë qëndrimit të tyreʺ asnjë ushtar apo agjent policie

sovjetike ʺata pretendonin se do të frymëzoheshin nga shembulli i mrekullueshëm i popullit

shqiptar në mënyrë që të fitonim në vendin tonë kushte kaq të mira jetese ʺ.

Fillimisht duhej admiruar aftësia e imitacionit të bashkëudhëtarëve tanë të cilët morën në këtë

deklaratë rreshta fjalësh nga propaganda shqiptare, duke përsëritur pikërisht formula të cilat kjo

propagandë na mësoi si: ʺPopulli shqiptar mbronte pushtetin popullor si dritën e syveʺ.

Bashkëatdhetarët tanë, të cilët kanë parë shumë mirë lulëzimin e pëllumbave të Pikasos mbi

mure e kanione, nuk kanë vërejtur numrin e paimagjinueshëm të uniformave ushtarake dhe

policore. Edhe pse këto uniforma ishin ruse, duhet ekzakt – dhe besohej që shtypi nuk kishte

thënë kurrë të kundërtën – se nuk kishte trupa ruse të stacionuara në vend. Vetëm se shumë

oficerë të lartë ishin rusë si dhe Drejtoria e Policisë.

Edhe pse ishte Komiteti shqiptar për Çështjet Kulturore që ftoi Zj. Deliere dhe Chauvet, vërehej

në fund të fundit, që të ashtuquajturat ʺÇështje Kuluturoreʺ ishin përmendur veçse për biografi,

po ashtu në deklaratën për të cilën sapo u fol se në lajmet e publikuara nga shtypi për çështjen e

këtij udhëtimi Nga njëra anë, në fakt, gjithnjë dhe më shumë që në atë vend komitetet e

ashtuquajtuar për Marrëdhënie kulturore kishin një aspekt çuditërisht ekonomik e politik. Nga

ana tjetër, pa dyshim ftesa e ʺKomitetit shqiptar për marrëdhëniet kulturore me vendet e huajaʺ u

transmetua nga Atasheu kulturor i Legatës së Shqipërisë në Paris. Si mund të mos vihet re

kontrasti i aktivitetit komplet politik i luajtur nga ky diplomat , me ndalimin e bërë këtu kësaj

Legate për të mbajtur çdo marrëdhënie me mjedisin kulturor të vendit të mbrojtur me kulturën

tonë. Kishte ndërmend madje të insistonte, gjatë takimit tim të ardhshëm me Drejtorin e

Marrëdhënieve Kulturore në Ministrinë e Çështjeve të Jashtme, duke argumentuar për

egzistencën e një Atasheu kulturor shqiptar në Paris, për të kërkuar autorizimin e shpërndarjes së

disa revistave teknike franceze duke marrë kontakt direkt me organizmat përkatëse

- Ekstrakt i buletinit të agjensisë telegrafike shqiptare (A.T.A)

Page 219: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

219

Delegacioni i shoqatës France-Shqipëri u largua nga Shqipëria.

Delegacioni i shoqatës Francë – Shqipëri u largua nga Shqipëria këto ditë. Ai ishte i përbërë nga

Jules Deliere, sekretare e sindikatës së ndërtimeve në Paris dhe anëtar i zyrës së federatës

kombëtare të ndërtimeve dhe Jean Chauvet, sekretar i sindikatës së minatorëve të St Etienne dhe

sekretar i federatës rajonale të minatorëvë në pellgun Loire. Ky delegacion ishte ftuar nga

Komiteti Shqiptar për marrëdhëniet kulturore me vendet e huaja.304

Gjatë qëndrimit në Shqipëri ky delegacion vizitoi shumë qëndra kulturore dhe punëtorë në qytete

të ndryshme të vendit.

Përpara se të largohet nga Shqipëria, Jules Deliere deklaroi përpara mikrofonit të Radio-Tirana :

ʺGjatë qëndrimit tonë, ne u pritëm me përzemërsi dhe mirësi. E konstatuam këtë në të gjitha

takimet që patëm. Folëm lirshëm me njerëz të ndryshëm, që nga qytetari i thjeshtë shqiptar deri

tek personalitete që zinin poste të rëndësishme. Megjithatë ne kemi identifikuar një besim të

palëkundur në të ardhmen, kjo e ardhme që populli shqiptar ndërton me gëzim nën drejtimin e

Partisë së tij të Punës dhe Qeverisë me, në krye, shokun Enver Hoxha, drejt të cilit ngrihet

dashuria e të gjithë popullit shqiptar.

Ne u impresionuam veçanërisht nga realizimet e mëdha të arritura falë një pune plot vetëmohim

në kombinatin e tekstileve, të sheqerit, të drurit etj të cilat janë pajisur me teknika nga më

modernet.

Ne konstatuam kujdesin e madh që pushteti popullor i kushton të gjithë fushave të mësimit fillor,

të mesëm,e të lartë. Gjithandej, edhe në krahinat më të thella të Shqipërisë popullsia mësohet dhe

edukohet.

Ne ishim dëshmitarë që propaganda e armiqve tanë të përbashkët nuk është veçse një gënjeshtër.

Asistenca e gjerë dhe bujare e Bashkimit Sovjetik dhe e vendeve të demokracisë popullore

ndihmon popullin shqiptar të përmirësojë pa ndaluar kushtet e jetesës duke respektuar pavarësinë

e tij.

Ne ishim më të aftë për të hedhur poshtë të gjitha shpifjet e luftënxitësve të cilët pretendojnë se

liria nuk ekziston dhe që terrori mbretëron në Shqipëri. Ata që angazhoheshin kundër vendeve të

demokracisë popullore pretendonin që regjimi aktual mbahej në fuqi falë prezencës së forcave

sovjetike. Gjatë gjithë qëndrimit tonë dhe zhvendosjeve tona në Shqipëri, ne nuk kishim parë

asnjë ushtar asnjë agjent policie sovjetik. Kjo konfirmonte faktin që regjimi i demokracisë

popullore i përgjigjej dëshirave të popullit shqiptar dhe që pushteti popullor është gjëja e saj më e

shtrenjtë sepse ai e ka krijuar vetë dhe e forcon nga dita në ditë. Ai e shikonte këtë pushtet si

mollën e syrit të tij dhe nuk do të lejonte kurrë që të preket qoftë edhe pak.

Qëndrimi jonë në Shqipëri u bë një manifestim i zjarrët solidariteti ndërmjet dy popujve tanë.

Takimi jonë i shërbeu jashtëzakonisht interesave të klasës punetore, të popullit të Francës dhe të

paqes.

Ne do të inspiroheshim nga shembulli i mrekullueshëm i popullit shqiptar për të luftuar në

mënyrë të bashkuar me qëllim përmirësimin në vendin tonë kushtet e jetës, për të parandaluar

304

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1954 Dosja 5

Page 220: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

220

rivendosjen e Gjermanisë perëndimore, për ti ridhënë pavarësinë Atdheut tonë dhe për të ruajtur

paqen.

Vazhdim i telegramit të mëparshëm.

Zoti Enver Hodja dërgoi një kartë. Ky gjest meritonte të përmendej sepse është hera e parë prej

kaq shumë vitesh që Presidenti i Këshillit kryente një detyrë kortezie pranë kësaj Legate./.305

Me rastin e 85 vjetorit të Zotit Marcel Cahin, shtypi publikoi tekstin e një mesazhi që i kishte

dërguar Zoti Enver Hoxha , Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës Shqiptare,

dhe në të cilin vihet në dukje veçanërisht : ʺPartia dhe populli jonë ndoqen me admirim luftën

heroike që drejton populli francez nën drejtimin e partisë së saj komuniste, me qëllim mbrojtjen e

pavarësisë dhe sovranitetit të Francës, si dhe nderin e kombit francez që amerikanët përpiqen ta

marrin nëpër këmbë për të realizuar planet e tyre të çmendura për të përgatitur dhe nisur një luftë

të re. Këtë luftë, populli francez do ta fitojë sigurisht, ajo drejtohet gjithashtu nga kampi i madh i

paqes dhe i socializmit drejtuar nga Bashkimi Sovjetik ʺ./.

Ministria e Francës në Shqipëri

Shkëlqesisë së Tij Zotit Ministër i Punëve të Jashtme

Drejtoria Europë

A.s. Propagandë kundër ʺkolonializimit francezʺ306

Shtypi shqiptar riprodhonte herë pas here disa të reja TASS në lidhje me ʺ kolonializimin

francezʺ, si në rastin e punëve të Indokinës dhe të situatës në Afrikën e Veriut.

Megjithatë informacionet nuk ishin vendosur në plan të parë dhe bëhej fjalë për një fushatë as

shumë të ndjekur as shumë të dhunshme.

Megjithatë duhej të përmendej që PUNA , gazeta e Sindikatës shqiptare, me rastin e vendosjes së

gjendjes së jashtëzakonshme në Algjeri, publikoi dukshëm fotografinë e bashkengjitur.

Rezervuar

Z.Nathanaili i cili dje tregoi se ishte ngarkuar të saktësonte kuptimin e fjalëve të prononcuara më

9 nëntor nga Presidenti i Këshillit (telegram im nr 294) përsa i përkiste marrëdhënieve franko-

shqiptare:

A-Në planin e tregtisë, prisnim një përgjigje të propozimeve, objekt i telegramit tim N˚ 268 dhe

dërgesës time N˚ 315/DE.

Shqipëria do të ishte e prirur të ofronte produkte të tjera përveç atyre të përmendura në këto

komunikata.

305

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1954 Dosja 5 306

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1955 Dosja 6

Page 221: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

221

B-Në planin kulturor, shumë filma, ndër të cilët FANFAN TULIPANI, do ti bliheshin shoqërisë

PROFINEX në Paris. Do të ishim të gatshëm për të proçeduar me shkëmbime gazetash, librash

dhe periodikësh.

C-Në planin politik : pasi kujtoi që Franca kishte votuar pro pranimit të Shqipërisë në Kombet e

Bashkuara në (1946), kishte abstenuar në 1947 dhe kishte votuar kundër më pas , Z. Nathanaili

vuri në dukje propozimin kanadez dhe deklaratën e fundit të Shkëlqesisë Suaj. Qeveria shqiptare-

më tha ai në konkluzion- do të dëshironte të njihte propozimin e Qeverisë franceze përsa i përket

pranimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi më pas vendimin e favorshëm të marrë nga

Qeveria shqiptare përsa i përket ikjes nga Shqipëria të Zonjës BECA , por kjo e fundit duhej të

linte vendin pa vajzën e saj (telegrami im nr 311) dhe njoftoi dëshirën e Qeverisë shqiptare për të

rimarrë marrëdhëniet diplomatike me SH.B.A. dhe Britaninë e Madhe (telegramet e mia N˚314).

U falenderua Z. Nathanaili për vendimin e marrë për Zonjën Beca, si dhe për qëllimet e mira të

treguara përsa i përket zgjerimit të marrëdhënive kulturore.

Shprehu kënaqësinë për lehtësimet e fundit akorduar Legatës sonë (çlirimin nga mbikeqyrja

policore, mundësi për udhëtime (telegrami im N˚290). Gjithashtu shtoi, siç e di shumë mirë

Qeveria shqiptare, këto manifestime të vullnetit të mirë nuk kishin ndryshuar thelbin e situatës së

Legatës së Francës. Kjo e fundit po aq e izoluar si gjithmonë. Asnjë shqiptar nuk guxonte të hyjë

aty, as të ketë relata me bashkëpunëtorët e mi apo me mua personalisht. Pjesëmarrja e

përfaqësuesve të huaj në manifestime zyrtare, edhe nëse trajtoheshin më me mirësjellje se në të

shkuarën, nuk mjafton të flasim për ʺraporte normaleʺ. Raporte të tilla nuk do të ekzistonin veçse

kur shtetasit shqiptarë, dhe personalitetet të cilët, si Z. Nathanaili, të familjarizoheshin, në Francë

ose në Liceun Francez të Korçës, me kulturën tonë, do të kenë mundësinë të mbajnë raporte të

vazhdueshme dhe personale me Legatën e Francës.

Shtoi se fuqitë perëndimore ishin gjithashtu të shqetësuara për të fituar një shkëmbim të lirë të

informacioneve midis Lindjes dhe Perëndimit dhe që, për momentin, kushtet e domosdoshme

nuk dukeshin të përmbushura në Shqipëri. Më në fund, vuri në dukje pa hezitim që sistemi i

çmimeve , qerave etj që ishin janë imponuar, nuk lehtësonin përmbushjen e misionit tim.

Pavarësisht pyetjeve që formuloi, toni i bashkëbisedimeve mbeti miqësor, bashkëbiseduesi

thjesht përsëriste: ʺ Bëni propozime, ne do t’i shqyrtojmëʺ.

Besoj se qëndrimi i ri shqiptar do të meritonte që ne të bënim, gjithashtu, një xhest- jo

materialisht të rëndësishëm,- i cili do të përbënte një inkurajim. Ne do të mund, për shembull,

edhe pse ne nuk na intereson shumë, të pranojmë të diskutojmë propozimet e rangut të tregtisë të

cilat ja u kam komunikuar tashmë. Gjithashtu, një shkëmbim revistash periodike mund të

fillohet.307

Në të kundërt, për sa kohë kjo Legatë të mbahet në izolim sterilizues dhe megjithë dashamirësinë

e treguar kohët e fundit, por pa ndonjë efekt të madh praktik e autoriteteve Shqiptare, asnjë arsye

lokale nuk vepron për momentin në favor të mbështetjes nga Franca të kandidaturës Shqiptare në

Kombet e Bashkuara.

307

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1955 Dosja 5

Page 222: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

222

Gjithashtu, përsa i përket rifillimit të mundshëm të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e

Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, Qeveria shqiptare e di fort mirë që këto dy shtete do të

hetojnë përpara së gjithash rreth situatës së krijuar ndaj Legatës sonë. Pra kurrë më parë rrethanat

nuk kanë qënë kaq të favorshme për të provuar të fitojmë një modifikim themelor të kësaj

situate.

Organizimi i turneve muzikore, teatrore apo konferenca, të cilat do të përballen madje me

vështirësi materiale, do të sigurojnë veçse rezultate kalimtare dhe rastësore.

Shumë më e rëndësishme do të ishte krijimi në Tiranë i një salle leximi franceze. Hapja e saj,

sidomos frekuentimi i saj aktiv, dhe, siç i tregova Z. Nathanaili, zëvendësimi me ʺsemaforin

jeshilʺ të semaforit të kuq që bllokon hyrjen në godinën tonë diplomatike, do të përbënte provën

e një ndryshimi të vërtetë.

Edhe nëse shanset e suksesit janë, siç i friksohem, minimale, ia vlen të tentohet, duke marrë

parasysh karakterin e rezervuar të bashkëbiseduesve tanë, të tentohet me mirësi por në mënyrë të

vendosur.

Mungesa e çdo veprimi politik nga ana jonë në këtë vend , korrektesa jonë që ne e rinjohim lehtë

këtu, na lejon të insistojmë më tepër së çmund të bënte Legata e Italisë, ose dhe ajo e

Jugosllavisë, të vetmet përfaqësuese, me Legatën e Francës, vende që nuk bëjnë pjesë në bllokun

komunist.

Do ti isha mirenjohës Shkëlqesisë Tuaj të më japë disa udhëzime përsa i përket përgjigjes që

duhet ti japë Qeverisë shqiptare./.

Konfidenciale

Marrëdhëniet franko-shqiptare

Nëpërmjet shënimit n˚ 950 të datës 25 të nëntorit të kaluar, Nëndrejtoria e Europës Lindore

dëshironte të pyeste Sekretariatin e Konferencave se ç’pozicion qeveria ka vendosur të adaptojë

ndaj aderimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.308

Siç e dini Nëndrejtoria, e vendosur të vere veton për pranimin e çdo vendi jokomunist për aq

kohë sa nuk do të jenë pranuar kandidatët komunistë, kërkesat e BRSS kanë çuar, pas shumë

vitesh, shtetet perëndimore t’i bashkohen projektit të sygjeruar nga Kanadaja, që të pranojnë së

bashku të gjithë kandidatët në aderimin e vendeve, teritorri i të cilëve është i ndarë në pritje të

një rregulloreje politike (Koreja, Vietnami; Gjermania nuk ka bërë akt kandidature). Në këtë

mënyrë, fati i vendosur si Italia gjendet i lidhur me atë të kandidatëve të tjerë si Shqipëria apo

Mongolia e jashtme.

Në këto kushte qeveria vendosi që Franca të mos marrë përgjegjësinë e pengesës, dhe një herë

më shumë, dhe per hyrjen në Kombet e Bashkuara të vendit pranimi i të cilit është i

dëshirueshëm.

Për këtë qëllim, Franca nuk do të votojë kundër Shqipërisë meqënëse vota e saj negative, në

pajtim me nenin 27 të kartës, vlen veto.

308

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1955 Dosja 5

Page 223: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

223

Ajo do të abstenojë vetëm në rastin kur ky abstenim, duke iu shtuar dhe abstenimeve të tjera ose

votave negative të anëtarëve jopermanente, do të pengonte Shqipërinë të marrë 7 votat e

nevojshme dhe do të bënte të largohej. Vetëm në këtë hipotezë, e për të mos sjellë dështimin e të

gjithëve, përfaqësuesi i Francës do të votonte për aderim.

Udhëzimet në këtë gjykim të cilat i janë adresuar Z. Alphand duhet të mbeten konfidenciale. Nuk

është e sigurtë në fakt, nëse, pikërisht për arsye të qëndrimit të Kinës, kandidatura e Mongolisë

së jashtme është dashur të refuzohet, që plani kanadez të jetë i ekzekutueshëm.

Sekretariati i tërheq vëmendjen drejtorisë për këtë çështje.

- Ekstrakt i buletinit të agjensisë telegrafike shqiptare (A.T.A)

Shkëmbimet Lindje – Perëndim.

Po I përgjigjem telegramit tuaj n˚ 305309

.

A- Deri këtu, nuk ekzistojnë shkëmbime kulturore në vendet e bllokut komunist, përfshirë

ata të Lindjes së Largët por është BRSS nga larg që ushtron influencën më të

konsiderueshme. ( dërgesa ime n˚257/ EU- 1955).

B e C – Regjimi për të cilin bën fjalë informacioni është totalitar.

D- Regjimi i qarkullimit të Ambasadorëve vazhdon të jetë ekstremisht i rreptë ( zona të gjera

të ndaluara), lidhjet me jashtë të vështira, turizmi i pamundur.

Megjithatë, në raport me pritjen e rezervuar në korrik nga Ministri i Punëve të Jashtme, përsa i

përket zgjerimit të marrëdhënieve kulturore (telegrami im n˚ 204), kam përshtypjen tani se

kishim ne dispozicion më të mirë nga ana e Autoriteteve .

ʺMarrëdhëniet tona kulturore mund , të kenë progres, por do të duhet të ecim hap pas hapiʺ , më

tha para disa ditësh Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme pranë të cilit e rihapa dhe një herë

çështjen .

Ai, nga ana tjetër, më siguroi për simpatinë që kanë shqiptarët për kulturën franceze. Gjuha jonë

do të jetë më e studiuara pas rusishtes ( para italishtes e anglishtes ). Por Z. Nathanaili nuk më

dha shifra dhe kam frikë që numri i nxënësve që studiojnë frengjishten do të jetë shumë i ulët.

Ndër të tjera, Zëvendës –Ministri i Punëve të Jashtme më tregoi se bisedimet janë duke u

zhvilluar në Paris për blerjen e filmave francezë. Një film Italian, i pari që Perëndimi shfaq që

prej luftës, është projektuar prej disa ditësh në Tiranë. Bëhet fjalë për ʺHajduti i biçikletaveʺ i

zhbiruar sigurisht prej shtypit për qëllime propagande.

Përsa i përket pyetjeve të shtruara në telegramin tuaj n˚ 308 ato mund të kenë lidhje vetëm me

Francën meqënëse Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë lidhje diplomatike me

Shqipërinë. Edhe pse Autoritetet Shqiptare po provojnë të paktën me fjalë për dispozita më të

mira, ekziston frika se një iniciativë nga ana jonë nuk do të përballet me vështirësi serioze për aq

kohë sa situata të mbetet e tillë siç unë e përshkova më lart.

309

MPJ franceze, Seria1, N/Seria 4, viti 1955 Dosja 5

Page 224: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

224

Ndoshta, ne mund të propozojmë shkëmbime dokumentash historikë dhe teknikë ose trupash

teatrale në Shqipëri mbi planin e reciproritetit në të cilin ndodhet ky vend. Për më tepër

projektimi i një filmi francez ofron një mundësi të parë interesante, me kusht qe te kuptohet,

zgjedhja e të cilit mund, te kete me shumë gjasa, të jetë e survejuar. Por sipas mendimit tim, duke

patur parasysh situatën speciale të këtij vendi veçanërisht i izoluar, nuk mund të jenë veçse më

vonë mundësitë e rifillimit të marrëdhënieve të cilat do t’i interesonin pa dyshim një elite të

formuar në ish-liceun tonë të Korçës.

Rivendosja e mundshme e shkëmbimeve tregtare (telegram im nr. 268 ) do të krijojë sigurisht një

klimë të favorshme.

Specializime dhe bursa për studentët shqiptarë.

Në fillim të viteve ’60 u rrit së tepërmi vëmëndja për zgjerimin e marrëdhënieve

arsimiore midis dy vëndeve. Veçanërisht u pa e nevojshmë institucionalizimi i marrdhënieve në

fushën e arsimit universitar. Në Shqipëri u krijua një boshllëk i madh pas prishjes së

marrdhënieve më Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Bllokut Komunist.

Të dy qeveritë ranë dakord për një axhendë të përgaskët për shkëmbime universitare.

Kështu u ra dakord që, Universiteti Shtetëror i Tiranës do të priste nëpunës të shkencave nga

Franca, për 15 ditë për të mbajtur leksione. Ai do të dërgonte në Francë një punonjës për kërkim

arkival në bibliotekë, për të dhënat që ekzistonin për Shqiperine. Kurse Universiteti i Lartë

Bujqësor në Tiranë do të priste një specialist francez për vitikulturën për dy javë për të mbajtur

leksione.

Teatri i Operës dhe Baletit të Tiranës do të priste 4 artistë francezë për të ekzekutuar dhe

dhënë koncerte për 10 deri në 35 ditë në Shqipëri. -Komiteti shqiptar i kulturës fizike dhe sportit

do të priste skuadrën përfaqësuese të futbollit francez prej 20 vetash për të bërë një ndeshje.

Po ashtu Teatri i Operës dhe Baletit në Francë do të dërgonte në Tiranë dy artistë të cilët

do të ekzekutonin në opera për të dhënë koncerte për 15 ditë. -Komiteti Shqiptar i Kulturës

Fizike dhe Sportit do të dërgonte në Francë skuadrën përfaqësuese shqiptare të futbollit për të

realizuar ndeshje.

Pala franceze do të akordonte në vitin 1961 bursa për dy studentë shqiptarë për të bërë

studimet e plota Universitare në Francë për Inxhinieri-kimiste dhe dy kuadro shqiptarë për

specializim në Francë për 6 muaj për agronomi.

-Të dy palët si franceze ashtu edhe ajo shqiptare favorizonin realizimin e një filmi dokumentar të

përbashkët me metrazh të gjatë mbi Shqipërinë. -Të dy palët do të përpiqeshin të shkëmbenin në

rrugë tregtare dhe jo tregtare filma artistikë ose dokumentarë.

-Universiteti Shtetëror i Francës dhe Instituti i Lartë Bujqësor i Tiranës do të shkëmbenin vepra

shkencore. -Bibliotekat kombëtare të të dy vendeve do të shkëmbenin bibliografi dhe libra310

.

3-“Propagandimi” i Shqiperise në Francë

310

AMPJ, viti 1961, dos 281 fl, 34-35

Page 225: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

225

Franca ka qenë e vetmja fuqi kapitaliste me të cilën Shqipëria ka patur marrëdhënie

diplomatike. Puna e Legatës shqiptare në Paris konsistonte në ndjekjen e marrëdhënieve mes

Shqipërisë dhe Francës, si dhe marrëdhëniet e Legatës me përfaqësuesit e akredituar në Francë.

Këto marrëdhënie konsistonin në krijimin e marrëdhënieve sa më të mira, korrekte, të rregullta,

fitimprurëse midis Shqipërisë dhe Francës. Kjo gjë ka qenë vërtetuar edhe në marrëdhëniet që

ishin krijuar, p.sh.: në pjesëmarrjet e ndryshme që bënte Shqipëria në Francë apo edhe

delegacionet Franceze në Shqipëri. Edhe pse këto nuk ishin shumë të theksuara.

Kjo gjë vlerësohej si nga ana e palës shqiptare ashtu edhe nga ana e palës franceze. Nuk

duhet harruar edhe pjesëmarrja e delegacioneve te vendeve të tjera evropianë te cilat gjithashtu

siguronin informacion për gjendjen në Francë.

Meqenëse Shqiperia ishte i pa konsoliduar akoma si shtet, kishte nevojë për eksperienca

të vendeve të tjera. Per kete arsye Franca ishte një lloj guide për vendin tonë, duke qenë se ishte

një vend i zhvilluar.

Rendësi e madhe i kushtohej nga pala shqiptare informacionit, ndjekjes se shtypit dhe

sidomos propagandës dhe mënyrës se si bëhej propagandimi i Shqiperise në Francë. Gjithashtu i

jepej një rëndësi punës me kolonitë dhe negociatat politike.

Një fushë me rëndësi shkëmbimesh ishte ajo e novacionit e teksnologjise. Kështu psh.

Për vitin 1969, Shipëria asistoi një numër spesilistësh në këtë fush si; Dy inxhinierë për t’u

specializuar në fushën e projektimeve hidroteknike, modelimeve hidraulike, statike dhe elektrike

pranë Institutit Politeknik të Tuluzit, për katër muaj secili. Dy kuadro (i pari) për t’u specializuar

për regjistrimin e figurës televizive në shirita magnetike dhe (i dyti) në aparaturën sinkronizuese

të qendrës televizive, për tre muaj secili. Dy specialistë për eksperiencë lidhur me shpimin me

ritme të larta të puseve të naftës e të gazit në kushtet e ndërlikuara gjeologe-teknike, për dy muaj

secili. Dy specialistë nga Rubiku për mirëmbajtjen dhe shërbimin teknik të aparaturave dhe

pajisjeve në impiantin e elektrolizës së bakrit, si dhe mbi briketimin e materialeve pluhurore të

bakrit, për dy muaj secili. Dy specialistë për prodhimin e mobilieve të kombinuara dhe

zëvendësimin e lëndës së drurit, për dy muaj secili. Dy specialistë për prodhimin e letrës

fotografike për teknologjinë e letrës së veshur me patinaturë që shërben si hidroizoluese për

ambalazh ligroskopike (si nitrat amoni) si dhe për prodhimin e nitrollakëve nga celuloza e drurit

të ahut, sy muaj secili. Dy teknologë për prodhimin e bulmetrave, të mishit dhe rritjen e viçave,

për dy muaj secili. Dy specialistë për rritjen e shpendëve në mënyrë industriale, për dy muaj. Dy

pedagogë të gjuhës frënge për specializim, tre muaj. Një mjek obstetër-gjinekolog dhe një

pediatër për t’u specializuar në gjinekologji, për gjashtë muaj. Dy mjekë okulistë për t’u

specializuar për sëmundjet e syve, për gjashtë muaj.

Gjithashtu gjatë vitit 1973 shkuan me studime në Francë 15 studentë shqiptarë që ndiqnin

mësimet për gjuhë letërsi franceze, dhe dy studentë për metalurgji311

. Për të ndjekur studimet

post universitare dy dhe tre vjeçare shkuan edhe dy mësues të gjuhës frënge, 7 studente për degë

të ndryshme të shkencave dhe dy linguistë për një kurs dy vjeçar mbi etruskologji dhe epigrafi.

311

AMPJ, viti 1971, dos. 320, fl. 10-13

Page 226: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

226

Gjatë gjithë vitit 1973 shkuan ne France edhe 33 kuadro të ndryshëm: mjekë, inxhinierë,

veterinerë. Nga pala franceze u dërguan në Shqipëri gjatë vitit 1973 dy profesorë të gjuhës

frënge312

. Në 13-16 nëntor të vitit 1973 do të zhvillohej java e tretë evropianë e moto-vitikulturës

në Levaleti në Monpelie në Francë. Ftesa për Shqipërinë kishte ardhur nga Instituti Teknik i

verërave (vreshtave). Në këtë event do të bëhej demonstrimi i teknikës moderne për mekanizimin

e punës në vreshta që bëhet në Monpelie313

.

Pasqyrë e shkëmbimit të specialisteve me Francën në kuadër të planit kulturor

Institucioni

Lloji i degëve Numri

njerëzve

Koha e

qëndrimit

Ministria e

Komunikacioneve

Dërgojmë:

1) Për të parë dhe studiuar në portet e ndryshme zgjidhjen e

problemeve të lëvizjes së mallrave, të ngarkim-shkarkimit, të

mekanizmave që përdoren në ngarkim-shkarkimin e lëndës së

drurit e mineraleve si nga mjetet detare ashtu edhe për mjetet

automobilistike dhe hekurudhore ................................

4

2 muaj

Ministria e

Industrisë dhe e

Minierave

2) Për të marrë përvojë në degën e paleontologjisë – kryesisht për

sporopolenin

................................................................................................

2

2 muaj

Ministria e

Ndërtimit

3) Për të marrë përvojë në prodhimin e qeramikës me bura për

ndërtim .....

3

2 muaj

Ministria e

Ndërtimit

4) Për të marrë përvojë mbi problemin e shfrytëzimit të guroreve

dhe përpunimin e materialeve inerte nga lumenjtë në mënyrë të

industrializuar ..

2

1 muaj

Ministria e

Ndërtimit

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

5) Për të marrë përvojë mbi ndërtimin e ndërtesave me panele.

Përgatitja e strukturave, modulimi dhe llogaritja e tyre

6) Për të marrë përvojë në obstetrikë, ndërzim artificial. Të njihen

me çështjet e luftimit të shterpësisë te gjedhët dhe të aplikimit të

ndërzimit artificial ..

2

2

1 muaj

2 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

7) Për t’u njohur me punën që bëhet në shkollat që përgatisin

kuadro të arteve të aplikuara industriale .

2

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

8) Pedagogë të frëngjishtes për të marrë pjesë në kurset verore që

organizohen në Francë për perfeksionim dhe për t’u njohur me

metodat e reja

3

2 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

9) Studentë për studime të plota universitare ..

2

4-5 vjet

312

AMPJ, viti 1973, dos 320, fl, 1 313

AMPJ, viti 1973, dos 35, fl, 1

Page 227: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

227

Kulturës

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

(Universiteti)

10) Për t’u specializuar në studimet teorike dhe eksperimentale në

fushën e teorisë së mekanizmave dhe makinave si dhe në fushën e

mekanizmit kompleks e të automatizimit të sektorit të mekanikës

..............................

2

3 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

(Universiteti)

11) Pedagog i mjekësisë për specializim pranë katedrës së

fiziologjisë nënfushën e elektro-fiziologjisë për njohjen e

përvetësimin e metodikave të regjistrimit biografik dhe të

regjistrimit të hronasimetrisë të muskujve e të skeletit si dhe të

hronaksisë së nervave në kafshët eksperimentale për qëllime

pedagogjike e kërkimore

1

6 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

(Universiteti)

12) Për t’u specializuar në lëmin e metodave matematike në fusha

të ndryshme

3

2 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

(Universiteti)

13) Për kërkime dokumentesh arkivore mbi historinë e Shqipërisë

dhe Luftën e Dytë Botërore

.............................................................................

2

1 muaj e

gjysmë

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

(Universiteti)

14) Për t’u njohur me organizimin e punës dhe shërbimin

bibliografik në biblioteka

1

2 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

(Universiteti)

15) Kuadër të kimisë për të ndjekur kursin njëvjeçar pasuniversitar

për t’u specializuar në fushën e disiplinës së proceseve dhe

aparateve (inxhinieri kimike dhe Genie chimique)

1

2 muaj

Ministria e

Shëndetësisë

16) Për kirurgji infantile dhe për stomatologji

2

5 muaj

Ministria e

Tregtisë

17) Për kultivimin e bimëve mjekësore dhe përpunimin e tyre

2

2 muaj

Ministria e

Bujqësisë

18) Specialistë për t’u njohur me këto probleme:

- Me metodën e ngrirjes së thellë të spermës, për ndërzimin

artificial të lopëve;

- Me përgatitjen e standardizimin e antigjeneve dhe serumeve për

brucelozën, për vënien e provës së aglutinimit sipas metodës

ndërkombëtare.

- Për diagnostikimin e sëmundjeve paratuberkulare si edhe me

studimin dhe përvetësimin e metodës së diagnostikimit të lukozës

së gjedheve

3

6 javë

Page 228: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

228

Ministria e

Bujqësisë

19) Për të marrë përvojë mbi kultivimin e tartufit 2 2 muaj

Ministria e

Shëndetësisë

Presim:

1) Specialist alergolog për të dhënë përvojë

1

4 muaj

Ministria e

Shëndetësisë

2) Specialist ortoped, për të dhënë përvojë

1

6 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

3) Pedagogë të gjuhës frënge për të dhënë mësim në Universitetin

tonë

2

1 vit

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

4) Studentë francezë për t’u perfeksionuar në gjuhën shqipe

2

2 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

5) Pedagog për organizimin e një stazhi me pedagoge shqiptare për

t’u perfeksionuar në dhënien e gjuhës frënge

1

1 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

(Universiteti)

6) Specialist në fushën përdorimit të radioizotopeve për studimet e

shkollës së asimilimit të plehrave fosforike

1

3 muaj

Ministria e

Arsimit dhe e

Kulturës

(Universiteti)

7) Pedagog për të mbajtur një cikël leksionesh mbi letërsinë

franceze të shekullit XX

1

2 javë

Mbi disa çështje të shkëmbimeve kulturore me Francën314

Programi i shkëmbimeve kulturore, shkencore dhe teknike me Francën, që vazhdon të

zbatohet aktualisht, është nënshkruar më 19 qershor 1978 në Tiranë dhe i mbaron afati po në këtë

datë të vitit 1980.

Pala franceze gjatë këtij viti here pas here ka shfaqur interes të veçantë për të realizuar të

gjitha pikat e parashikuara në program nga të dyja palët. Më 28 mars Ambasada franceze dorëzoi

dhe një Aide –Memeire, në të cilën përmendeshin cilat pika mbeteshin pa u realizuar akoma,

sidomos nga pala jonë, dhe theksohej gadishmëria për të ndihmuar në realizimin e tyre brenda

afateve. Konkretisht në këtë Aide-Mamaire theksoheshin pikat si vijon:

314

Valbona Nathanail, Ambasadoret tanë, ……………Vellimi I (2014)

Page 229: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

229

1)-Pala franceze mund të akordojë 36 bursa për student ose profesorë të frengjishtes, me

qëllim që të përfeksionojnë njohjen e gjuhës franceze. Mund të mendohet për 4 stazhe për një

kohe prej 9 muajsh (nga të cilat dy mund të afrohen për profesorë të universitetit të Tiranës dhe

dy për petagogë të shkollës së gjuhëve të huaja).

2)-Mbeten edhe disa bursa shkencore për të shfrytezuar për vitin 1978-1979. Ky numër

mund të rritet, por duhet që propozimet e stazhit të bëhen para 15/4/79.315

Nga ana tjetër, nëqoftëse pala shqiptare dëshiron të ngrejë koston e bursave që ofron pala

franceze për voting 1979-1980, duhet të precizoje këtë gjatë muajit Prill 79.

3)-A dëshiron pala shqiptare material pedagogjik modern për mësimin e frengjishtes për

shkollën e gjuhëve të huaja? A dëshiron material për mësimin e frengjishtes në radio dhe

television?

4)-Pala franceze është e gatshme të presë specialistë shqiptare në fushat që citohen në

paragrafet 3 dhe 9. Në paragrafin 3 citohet: “Pala franceze është e dispozuar të organizojë gjatë

verës, nëqoftëse pala shqiptare dëshiron, një stash specializimi gjuhësor për profesorë e

specialistë shqiptare të lëndëve shkencore ose teknike, të cilët kanë njëfarë njohurie të gjuhës

fringe. Forma e këtij stazhi do të rregullohet në rrugë diplomatike.

Në paragrafin 9 të programit citohet (në mënyrë të përmbledhur ):-Të dy palët përkrahin

sipas nevojës një numër ftesash dhe misionesh për personalitete e specialistë në fushën e

shkencave ekzakte, themelore e të aplikuara të shkencave mjeksore dhe të teknikës. Këto

misione janë 4-5 për çdo palë dhe për një kohë të përgjithshme prej afro 3 muajsh në secilin

vend.

Pala shqiptare ishte e dispozuar të presë: një matematicien francez 3 javë për

informatiken e administrimit; tre mjekë për renimacionin e të porsalindurve dhe të obstetrikës

për rreth tre javë. Ajo shpreh dëshirën të dërgojë në Shqipëri 3-4 specialiste të bujqësisë për

prodhimin e qumështit e të mishit. Pala shqiptare të shqyrtojë mundësinë e përmbushjes së kësaj

dëshire.

Pala franceze është e disponuar të presë specialiste shqiptare për të studiuar problemet në

fushat: bujqësi, energji, kimi, bimë mjekësore, siderurgji të metalurgjisë e metaleve jo fereze,

industri mekanike, industri elektrike, informatike dhe elektronike, teknikën e shitjes në tregun

ndërkombëtar dhe industritë agro-ushqimore.

Lidhur me 4-5 misionet me një afat prej 3 muajsh, në Aide – Memeire të saj Ambasada

franceze thekson se ky numër mund të rritet mbi bazën e reciproritetit.

Në takimin e saj në Komitet, atasheja e kulturës Migela, pyeti: “A mendoni se mund të

sugjerojmë programin kulturor që kemi?” Edhe propozime të reja jashte programit, po të keni i

bëni, sepse ne jemi për zgjerimin e marrëdhënieve kulturore me Shqipërinë’’.

-Gjatë këtij viti pala franceze ka propozuar në bazë të programit, të vijnë në vendin tonë

specialistë në këtë degë:-5 specialistë në fushën e bujqësisë, 9 ekonomia dhe sistemimi i fshatit,

për mishin, qumështin dhe fruta-zarzavate).-5 specialistë për të studiuar në fushën e shkencave

315

AMPJ, viti 1979, dos 431, fl, 14

Page 230: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

230

shoqërore, art-kulture dhe histori.-1 specialist për tu njohur me rrjetin urbanistik. Që të gjithë

këta specialistë janë aprovuar për të ardhmen.

Janë aprovuar të vijnë gjithashtu 3 mjekët për reanimacionin e të porsalindurve, nga të

cilët, njeri do të vijë këtë vit dhe dy vitin e ardhshëm. Për matematicienin akoma nuk ka njoftuar

pala franceze kur do të vijë.

-Pala jonë gjatë këtij vit ka dërguar në Francë 9 mjekë,7 prej të cilëve do qëndrojnë 6

muaj dhe 2 do qëndrojnë 3 muaj. Kemi dërguar gjithashtu dy punonjës shkencorë të Akademisë

për dy muaj për kërkime arkivale dhe bibliografike.316

Ambasada franceze në mënyrë sistematike dorëzon filma kronikale dhe shirita me

muzikë franceze për Radio-Televizionin tonë, si dhe libra frengjisht për Universitetin tonë; këtë e

bën duke u mbështetur në një pikë të programit kulturor, ku parashikohen gjëra të tilla.Gjatë

muajit maj këtë vit Ambasada franceze me notë na dorëzoi një listë me adresat e institucioneve

pedagogjike të arkitekturës në Paris, me qëllim studimi nga ana jonë për të bërë propozime

kandidaturash nga ne për në këto institucione.

Ambasadori francez këtu ka treguar interes të veçantë për të ndjekur gjëndjen e bazës

materiale si dhe zhvillimin e nivelin e leksioneve në gjuhën frënge në fakultetin tonë. Gjatë

vizitës që i bëri kohët e fundit në fakultet, ngriti këto:

- Propozoi që të dorëzojë këshilltarë pedagogjike si për universitetin, ashtu dhe për shkollat e

mesme. Foli për kurse e stazhe të ndryshme për specializim në Francë. Sugjeroi që nga ana jonë

mund të mendohej për dërgim studentesh pasuniversitare në shkollën e lartë të interpreteve në

Paris. - Shprehu gadishmërinë për të zëvëndësuar aparaturat e tanishme që ka fakulteti për

mësimin e frëngjishtes me aparatura të reja nga më modernet. Këtë e ka shprehur edhe në takim

në Komitet.- U interesua për raportin midis studenteve të gjuhës anglisht dhe frëngjisht.

Gjatë bisedës në fakultet u shpreh se në France ka interes për të njohur Shqipërinë,

përvojën e saj, historinë dhe letërsinë shqiptare. Theksoi se përveç disa personaliteteve, që kanë

pas rast të vijnë në Shqipëri, francezi i mesëm nuk e njeh Shqipërinë, ose krijon ide të gabuara

për të. Prandaj duhen shtuar bisedat, temat nga specialistët që shkojnë në Francë enkas për këtë

qëllim, ose dhe ata që shkojnë për pune arkivale njëkohësisht të zhvillojnë edhe biseda të

ndryshme për Shqipërinë, Përmendi jehonën e bisedës së Ismail Kadaresë në Borde.

Çdo vit një ose dy pedagoge franceze kanë dhënë mësim për gjuhën frënge në fakultetin e

Universitetit tonë. Kjo në bazë të një pike në programin kulturor, që parashikon një gjë të tillë.

Edhe për vitin 1979-1980 i kemi propozuar palës franceze të na dërgojë dy pedagogë për gjuhën

frënge në fakultet.

Duke qenë parashikuar edhe në programin kulturor, gjatë muajit qershor po përgatitet nga

ana jonë, në bashkëpunim me Ambasadën franceze, organizimi i javës së filmit francez në

vendin tonë.

Me rastin e shkrimit të një artikulli në gazetën “Drita” për 100 vjetorin e piktorit

përparimtar francez, Honore de Domje, Ambasada franceze ofroi ndihmën e saj për të na dërguar

316

AMPJ, viti 1979, dos 431, fl, 14

Page 231: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

231

material plotësuese nga Franca për tu thelluar më tej në njohjen e këtij piktori. Ne në parim

pranuam ofertën e saj.

Në mars të këtij viti pala franceze ftoi Drejtorin e Televizionit tonë për të marrë pjesë në

ekspozitën ndërkombëtare në Kant e Francës, ku paraqiten aparaturat me modern të Televizionit

francez. Shpenzime të qëndrimit në France ishin të palës franceze. Kjo ftesë i është bërë TV tonë

edhe vitin e kaluar, por që lënë në heshtje. Edhe këtë vit TV ynë nuk tregoi interes për t’iu

përgjigjur ftesës.

Lidhur me pritjen e Ansamblit tonë në Francë, pala franceze ka treguar rezerva vitin e

kaluar. Delegacioni kulturor francez, që ishte vitin e kaluar në qershor për nënshkrimin e

programit kulturor, u rezervua që të mos e fuste pritjen e Ansamblit në program. Pranoi vetëm të

shkruhej kjo si një dëshirë e palës shqiptare për të dërguar Ansamblin në Francë, pa ndonjë

angazhim të plotë.

Por tani, ditët e fundit, Ambasadori francez njoftoi se pala franceze do të presë

Ansamblin tonë në vjeshtë 1980, nën kujdesin e MPJ franc

Shoqëria Komisionarja.

Kjo ishte një shoqëri e krijuar në emër të një grupi prinarësh shqiptarë për të ndjekur

problemet e pronave të tyre në Francë. Këto probleme shoqëria Komisionaria i trajtonte në

Francë nëpërmjet Ambasadës, aty bëhet fjalë për pasuritë e;

1. Pasuria e Pierre Faber, F-1:Pasuria është shitur për 230.000 franga dhe me radiogram

të datës 16 janar 1970 Ambasada njoftonte se të hollat do të merreshin së shpejti së bashku me

një llogari të shkoqitur të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të kësaj trashëgimie. Deri sot

nuk keni ndonjë njoftim lidhur me sa më sipër. Prokura në favour të sh.Noe Qosja.

2. Islam Sulejmani, F-3:Kjo çështje ka mbetur në një pikë të vdekur. Letra e fundit e

Ambasadës për këtë çështje mban datën 7 maj 1968 dhe njoftoheshin se Noterit Rougon në Gap i

ishte paguar paradhënie për ndjekjen e çështjes që në shtator 1967. Rezultati nuk na është

njoftuar akoma.

3. Pasuria e Tasim Agacit., F-5:Edhe për këtë çështje njoftimi i fundit i Ambasadës është

i datës 7 maj 1968. Sipas këtij njoftimi, dosja i ishte dërguar qysh në tetor 1967 Ministrisë P.të

Jashtme Belge dhe pritej njoftimi nga ana e saj. Deri më sot nuk dimë se si po zhvillohet kjo

praktike. Si për çështjen e Islam Sulejmanit ashtu dhe për këtë, prokura ishte në favour të

sh.Muslim Sinoimeri.

4. Pasuria e Xhemile Dinos (Vrionit0,F-5:Lidhur me këtë pasuri na dalin këto çështje: së

pari ajo e qerave të prapambetura për të cilat Xhemil Dino ka paraqitur një llogari, e cila sipas

njoftimit të ambasadës Nr8/25 dt.7.5.1968. është e pjesshme dhe e padokumentuar nga bankat

për qeratë se pretendon se i ka dërguar Xhemiles dhe të cilat mund të kapin $5 000 –së dyti, kemi

çështjen e shumës prej 20 000 –fr-franceze të bllokuara për llogari të Xhemile Vrionit pranë

Noterit Ambert Gremery. Ndiqet nga avokat Ëeil. Së treti është paraqitja e një llogarie

Page 232: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

232

përfundimtare nga ana e administratorit deri ditën e shitjes së pasurisë (30.4.1968). Prokura ishte

në favour të sh.Myslim Sinoimeri.

5. Pasuria e Urabnia Paspaleos, F-21:Për këtë çështje janë dërguar nga ana jonë të gjitha

dokumentat dhe informatat e duhura që më 14 maj 1968, por nuk dijmë akoma nëse u arkëtuan

shumat që u perkasin klientëve tanë. Që më shtator 1967 njoftoheshim se Noteri po pregatiste

dokumentat për pagimin e taksave të trashëgimisë dhe mendojmë se tani, pas dy vjet e gjysëm,

kjo duhet të jetë përfunduar. Prokura ishte në favour të sh.Servet Backa.

Prej disa vjetësh, Ambasada është ngarkuar të trajtojë dhe të ndjekë problem të ndryshme

trashëgimie për llogari të “Shoqërisë Komisionaria”. Nga eksperienca e deritanishme rezulton se

këto probleme janë zakonisht të komplikuara, janë të një profile të specializuar dhe zgjidhja e

tyre lyp kohë të gjatë. Ka pas dhe raste ngatërresash dhe raste dredhirash nga ana e noterëve, etj.

që kanë vënë në pozitë të vështirë personelin diplomatik të Ambasadës.

Kështu psh.lidhur me pasurinë Faberi, Noteri desh të impononte shitjen e pasurisë me

gjysmën e vleftës që ramë dakord me pretekst se janë aplikuar rishtas taksa të reja trashëgimie.

Shoku Nos Qosja, që kishte prokurën u detyrua të mos nënshkruaje aktin duke mos evituar të

bëjë edhe fjalë. Ka pas raste kur qiraxhinjtë janë zënë dhe rrahur për arsye të apartamenteve dhe

që policia i është drejtuar personit të Ambasadës që ka prokurën për të ndërhyrë të vërë rregull

dhe të zgjidhë konfliktet.

Raste të tilla ka patur mjaft. Mendojmë se këto nuk janë punë që u takojnë diplomatëve.

Nuk duam të përmendim rastet e shumta të ndërhyrjeve që na bëhen për shitjen ose anullimin e

pasurive, shpifjet dhe akuzat që vijnë e na bëjnë për njëri-tjetrin, ngatërresat midis qiraxhinjve

dhe administratorëve, shpalljet në mur për tu na drejtuar neve, etj.

Për të evituar këtë gjëndje dhe për të shpejtuar zgjidhjen e çështjeve mendojmë se është e

nevojshme që Komisionaria të lidhet direkt me një jurist të specializuar për këtë problem, të cilit

ti besojë të gjitha çështjet, ti trajtojë direkt ashtu si bëjnë të gjitha ndërmarrjet e tjera, dhe roli i

Ambasadës të konsistojë në ndjekjen dhe nxitjen nëpërmjet kontakteve që do të ketë herë mbas

here me përfaqësuesit e Komisionares.

Kështu veprojnë të gjithë dhe vetëm kështu mund të zgjidhë drejt dhe mirë problemet e

trashëgimisë se personi përfaqësues i Komisionares do të jetë kompetent. Në rast se

Komisionaria nuk do ti japi këtij juristi prokurat e shitjes atëhere prokurat le tua japë punonjësve

të Ambasadës, ashtu si deri tani por ajo që ka rëndësi është që problemet të trajtohen nga një

jurist jashtë Ambasade dhe që Komisionaria ti trajtojë direkt, sepse ajo është e interesuar dhe

kompetente për këto çështje. Ambasada bëhet një hallkë ndërlikuese në këtë rast.

Lidhur me pasurinë Vrionasit, kjo është shitur dhe paratë janë inkasuar. Sa i takon

pasurisë Faberi, kjo u shit, sikundër ju kemi njoftuar, por si rregull të hollat nuk mund të

inkasohen menjeherë mbasi shitja publikohet me qëllim të konstatohet se mos ketë opozitë nga

ana e kreditorëve të drejten e trashëgimisë.

Ky formalitet zgjat deri 2 muaj, mundet edhe më tepër. Nuk përjashtohen edhe rastet që

noterët të abuzojnë duke vonuar likuidimin për të përdorur fondet sa më gjatë. Për rastin e

pasurisë Faber, psh.noteri është duke na thënë se kish bërë me vonesë përgatitjet e trashëgimisë,

Page 233: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

233

se nuk ishin paguar të gjitha shpenzimet, etj. prandaj edhe likuidimi po vonohet. Sidoqoftë, të

hollat do të inkasohen shpejt se jemi duke e ndjekur vazhdimisht këtë çështje.

Lutemi të shikohet sugjerimi ynë që Komisionaria ti trajtoje direkt problemet e veta

nëpërmjet një përfaqësuesi të specializuar për çështjet juridike dhe të trashëgimisë, i cili, i nxitur

nga mbikëqyrja e kësaj Ambasade si dhe nga komisioni që do ti jepet, do të interesohet të

shpejtojë zgjidhjen e problemeve dhe të shesë pasuritë me leverdi. Centralizimi i problemit në

një përfaqësues të vetëm të Komisionares do të ketë edhe shpenzime më pak.

“Përveç disa trashëgimive të rëndësishme, Komisionaria ka një numër problemesh të

vogla si hetime dhe sondazhe mbi pasurira të ndryshme, të shpërndara në Francë dhe për të cilat

nuk jepen të dhëna konkrete, llogarira të varura dhe të komplikuara me administratorët, pasurira

të vogla të lujtshme në duar të të tretëve, etj. ka dhe mosmarrëveshje, shpërdorime dhe konflikte.

Këto të gjitha nuk mund të ndiqen nga personeli i Ambasadës që nuk është kompetent do

tu duhet të humbasin kohë të gjatë dhe, sikundër përmendëm më lart, janë shpesh akte

diskriminimi dhe komprementuese për funksionarët e kësaj Ambasade. Ne nuk shohim arsye pse

Komisionaria të rezistojë dhe mos vihet direkt në lidhje me një përfaqësues të saj, ashtu si do të

vepronte në vende ku nuk ka Ambasadë. Në të vërtetë, Komisionaria është duke kërkuar një

jurist për të përfaqësuar të drejtat e saj në Greqi”.

Page 234: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

234

Disa diplomatë shqiptarë të akredituar në Francë

KAHREMAN YLLI

Kahreman Ylli (22 prill 1917 - 3 shtator 1975) ishte një drejtues komunist shqiptar, ministër dhe

rektor i Universitetit të Tiranës.

Kahreman Ylli lindi më 22 prill 1917 në një familje atdhetare të fshatit Leshnjë, në Skrapar.

Veprimtaria atdhetare e babait të tij, Sinanit, kundër regjimit të Zogut dhe internimi i tij ndikuan

që Kahremani qysh në moshë të re mbruhet me ndjenja atdhedashurie dhe me shpirtin e revoltës.

Në vogëli ai u ushqye me vargjet e zjarrta të Naimit, me këngët e popullit për të rënët e lirisë, me

tregimet për trimërinë e çetave patriotike.

Në shkollën Normale të Elbasanit u bashkua me të rinjtë, që kërkonin përmbysjen me forcë të

pushtetit të Zogut. Në korrik 1935 takohet në Tiranë me revolucionarin Riza Cerova i cili foli

vendosmërisht për bashkimin e forcave përparimtare kundër tiranisë dhe mjerimit, fjalët e tij lanë

gjurmë te Ylli. Në vitin 1936 dëshira e madhe për të mësuar bëri që Kahremani të nisej për

në Francë ku vazhdoi studimet e larta në Lion. Aty u lidh menjëherë me emigrantët politikë

shqiptarë. Shtëpia e vëllezërve Gogo e Kozma Nushi u bë shtëpia e tij. Në nëntor të vitit 1936

pranohet anëtar i shoqërisë “Vëllazëria” të Lionit.

Janari i vitit 1940 e gjeti mësues në ushtrimoren e Normales së Elbasanit. Aty, së bashku me

kolegë e studentë ai u qëndroi presioneve fashiste dhe u bë një propagandues i luftës

kundër fashizmit. Në mars të 42-shit transferohet në Berat. Ai dhe familja e tij në Skrapar iu

kushtuan tërësisht luftës. Kahremani (“Bariu”), ndihmoi aktivisht në kijimin e Çetës Plakë

partizane të Skraparit. Në verën dhe vjeshtën e vitit 1943 ai u mor aktivisht me ngritjen e

formacioneve të mëdha partizane, si Batalioni “Riza Cerova” Grupi i Beratit, ai i Myzeqesë dhe i

Skraparit. Në Operacionin nazist të dimrit 1943-1944, Kahremani zhvillon një veprimtari të

gjithanshme sidomos në Skrapar, ku kishin përqëndruar forca të shumta gjermano-balliste, që

kishin ardhur të shuanin luftën partizane. Kahreman Ylli u zgjodh delegat në Kongresin

e Përmetit, ku u zgjodh dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar.

Në gushtin e vitit 1944 kur në Sheper të Zagorisë përuroej Brigada XIV Sulmuese ai emërohet

komisar i saj. Në luftë për çlirimin e Sarandës Kahreman Ylli u plagos rëndë dhe u kurua në një

spital partizan në Itali. Në zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945 u zgjodh deputet i Skraparit. Nga

viti 1946 deri në 1948 ai ishte Ministër Fuqiplotë i RPSH në Francë. Më 1946 mori pjesë në

Konferencën e Paqes në Paris, si anëtar i delegacionit shqiptar. Si përfaqësues i qeverisë

shqiptare në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës mbrojti të drejtat e Shqipërisë. Tre dhjetëvjeçarë me

radhë ai punoi për organizimin e shkollës së lartë. Ai ishte Ministër i Arsimit në vtet 1949-1952

dhe më vonë rektor i Universitetit të Tiranës si dhe punonjës me përgjegjësi në aparatin shtetëror

për problemet e shkencës dhe të kulturës. Kahreman Ylli ishte deputet i Skraparit në 6

legjislatura të Kuvendit Popullor dhe në legjislaturën e anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Page 235: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

235

Kahreman Ylli, pasi mbaroi studimet në Normalen e Elbasanit vijon studimet në Lion të Francës.

Këtu ai u njoh me kulturën e madhe, universale e revolucionare franceze. Ai jo vetëm që u lidh

me lëvizjen më përparimtare të kohës e me shqiptarët që ishin në Francë, por u bë anëtar i PKF,

me pseudonimin “Burlati” dhe mori pjesë në organizimin e shkrimin e gazetave të kohës, me

përmbajtje revolucionare.

Kthimi i tij në Shqipëri nga studimet do të bënte fazën e pjesëmarrjes të tij në drejtimin e lëvizjes

NÇ në Qarkun e Beratit, si Sekretar Politik i PKSH, e më vonë, në gjysmën e dytë të viti 1944, si

Komisar i Br. XIV S. Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare, kjo betejë e madhe historike që ka

bërë populli ynë, pati karakter integrues me botën, lidhur me aleatët e mëdhenj dhe hapi shpresa

të mëdha për të ndryshuar e krijuar një Shqipëri të Re, demokratike.

Mbas Çlirimit, Kahreman Ylli, duke patur parasysh tani dhe kulturën e tij të gjerë, hyri në trupin

diplomatik shqiptar, si Ambasadori i parë i Shqipërisë në Francë. Në libër citohen me të drejtë

një nga ngjarjet e veçanta që ndodhi në Paris, Konferenca e Paqes në Paris, në të cilën Kahreman

Ylli ishte anëtar i delegacionit qeveritar. Ai kontribuoi shumë për mbrojtjen e të drejtave të

shtetit të ri shqiptar. Më pas, Kahreman Ylli është shquar në një mision, prap të nivelit

diplomatik ndërkombëtar, siç është ngjarja që lidhet me Gjyqin e Hagës, lidhur me incidentin në

Kanalin e Korfuzit.

Me kulturën e tij të admirueshme Kahreman Ylli mund të quhet nga diplomatët më të njohur

shqiptarë të kohës. Kjo pikë, pra pika inkadeshente e jetës së tij si diplomat, pa dyshim që mund

të jetë më e pakta me dokumenta, pa dyshim që këtu ka shumë më tepër material që mund të

shkruhet e mund të ndriçohet me studime të mëvonshme. Por simboli i jetës së Kahremanit është

gjithmonë bota kulturore.

Ai ka qenë Rektor i Universitetit i Tiranës dhe roli i tij si Rektor, si organizues është një nga

konstruktuesit dhe modernizuesit kryesor të Universitetit Shqiptar. Kujtimet që kanë dhënë në

libër, në veçanti, nga shumë profesorë të nderuar e pedagogë flasin për atë se sa i rëndësishëm ka

qenë roli i tij për udhëheqjen, në organizimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Konferenca e përgjithshme për studimet albanologjike, të vitit 1962, ku ai jo vetëm që ka fjalën

hyrëse në këtë konferencë, që për herë të parë zhvillohej një konferencë e përmasave të tilla,

shumë përfshirëse, por, me sa duket, ka qenë njeriu kryesor që ka bërë një mbarëvajtje për

organizimin dhe konstitucionalizimin të kësaj konference të vitit 1962, kur Akademia e

Shkencave nuk ishte ngritur akoma.

Osman Kraja, më pas Rektor i USH të Tiranës, nënvizon në kujtimet e tij, shumë aspekte të

formimit humanitar të Kahreman Yllit.

Ai, gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka luftuar që shkencat albanologjike të zhvilloheshin me ritme

sa më të shpejta, në mënyrë që e këtyre studimeve, sa më pare të ishte e mundur, të bëheshin

institutet tona të Historisë e të Gjuhësisë.

Gjuhëtarët tanë të shquar Aleksandërt Xhuvani, Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Shaban

Demiraj e të tjerë më të rinj ishin bashkëbiseduesit e preferuar të Kahreman Yllit dhe gjenin tek

ai gjithmonë mbështetjen për të cilin kishin nevojë. E njëjta gjë mund të thuhet për historianët

Page 236: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

236

Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Kristo Frashëri, Kristaq Prifti, etj, dhe për të gjitha

figurat e ndritura të tjera të shkencës e arsimit të lartë, që nga institutet e para 4 vjeçare e deri tek

Universiteti. Ai i konceptonte jo vetëm si qendra të përgatitjes së specialistëve të rinj, por

njëkohësisht dhe si vatra të zhvillimit të kërkimore shkencore e kualifikuese.

Edhe në kushtet e kufizimeve ideologjike dhe financiare të viteve ‘60 e ’70 Kahremani ka

përkrahur pa hezitim idenë e kualifikimit të pandërprerë të elitës së kuadrit akademik e

universitar në të gjitha fushat e mundshme. Nën drejtimin e tij të kujdesshëm u organizuan dy

konferencat e studimeve albanologjike dhe Kuvendi i Studimeve Ilire (shtator 1972) që pati një

pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

Me një përkujdesje të veçantë ka ndjekur punën për përgatitjen e Kongresit të Drejtshkrimit të

Nëntorit 1972, një ngjarje kulmore në historinë tonë kombëtare. Në fund të vitit 1972, sikurse

dihet, u themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Kahreman Ylli për muaj me radhë ka diskutuar nëpër fakultete për të gjetur një formë

organizative sa më të përshtatshme dhe për të zgjedhur si anëtarë të saj, – do të caktoheshin me

dekret, – përfaqësuesit më të denjë të shkencës shqiptare të asaj kohe. Dhe ai e tregoi fisnikërinë

e tij të admirueshme dhe në këtë rast, Ai nuk mori asnjëherë, asnjë titull e gradë universitare e

akademike për veten e tij, në një kohë kur u kujdes shumë që kolegët e vet të studimeve në

Francë e gjetkë, të merrnin dhe me “dekret” grada e tituj shkencor akademik.

Ja disa ndihmesa të Kahreman Yllit, gjatë periudhës 10 vjeçare 1961-1970 kur ai ishte Rektor i

Universitetit Shtetëror të Tiranë. Kjo është periudhë e një zhvillimi të vrullshëm të këtij

Universiteti dhe e fillimit të disa aktiviteteve të rëndësishme shkencore, një pjesë e të cilave më

vonë i kaluan Akademisë. Me mbështetjen dhe kujdesin e tij të drejtpërdrejt, pranë Katedrës së

Fizikës u krijua sektori, që më vonë mori emrin Instituti i Fizikës Bërthamore.

Po në këtë periudhë u ndërmor studimi i plotë i rezervave hidroenergjetike të vendit tonë,

sidomos për lumenjtë e Shqipërisë qendrore e jugore, që nuk ishin studiuar më parë; u ngrit

Laboratori i Modelimeve Hidraulike dhe Kopshti Botanik; u transferua dhe u ngrit mbi mbi baza

shkencore Muzeu i Shkencave të Natyrës. Biblioteka e Universitetit, nga një depo librash, u

transformua në një institucion të lartë.

Aleko Minga, matematicieni ynë i shquar, kujton se Kahreman Ylli e kishte në qendër të

vëmendjes Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Thuajse në të të gjitha mbledhjet e rëndësishme

dhe ato për analizën e punës të Këshillit Shkencor të Fakultetit vinte vetë si përfaqësues i

Rektoratit.

– Gjatë tërë periudhës kur ishte rektor Kahremani kam qenë anëtar i këtij Këshilli dhe i kam

ndjekur drejtpërdrejt ndërhyrjet, komentet gjatë diskutimeve, konkluzioneve dhe udhëzimet e tij.

I sjell ndërmend pak a shumë fjalët që tha, kur asistoi për herë të parë në mbledhjen e Këshillit

tonë:

– E çmoj Fakultetin e Shkencave të Natyrës si një nga fakultetet më të rëndësishme të

Universitetit të Tiranës. Matematika dhe shkencat natyrore quhen shkenca fondamentale dhe janë

themeli i formimit bazë për shumë specialitete, prandaj puna dhe veprimtaria juaj kanë rrezatim

Page 237: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

237

të fuqishëm në mbarë universitetin. Nga ana tjetër, ju përgatitni mësues për lëndë ndër më

kryesoret në hallkat tjera të arsimit, prandaj keni një rol të dorës së pare në ngritjen cilësore të

shkollës sonë.

Nga sa jam në dijeni, pdagogët e fakultetit tuaj dallohen për përgatitje të mire profesionale,

përkushtim dhe seriozitt në kryerjen e detyrës, për kërkesa të drejta ndaj studentëve dhe për

vlerësime korrekte. Jam informuar se ka pasur presion, madje nga brenda universitetit, për ulje të

kërkesave dhe për lëshime ndaj studentëve, që lëndët që mbuloni të mos kthehen në “barrier të

pakapërxyeshme” për vazhdimin e studimeve. Kërkesat e drejta janë shenjë respekti për punën,

qoftë të pedagogut, qoftë të studentit.

Mua, sa të jem në postin që më kanë besuar, më keni në krah për t’ju mbështetur fort në punën

tuaj dhe për t’u prerë rrugën gjithë përpjkjeve të dëmshme për të ndërhyrë në kryerjen me

korrektesë të misionit tuaj…”.

Ishte kjo shpalosje e një vije programore, së cilës Kahreman Ylli ju përmbajt me konsekuencë.

Ai mbështeti kërkesën që degët e matematikës dhe të fizikës të kishin të drejtën të zgjidhnin për

të vazhduar studimet e larta në to, maturantët me rezultate më të mira në këto lëndë; zgjidhi

shpejt problemin e krijimit të një katedre të dytë, atë të Matematikës së Përgjithshme, që e ngriti

në një nivel më të lartë dhe që do të ishin një impuls i fuqishëm për modernizimin shkencor e

pedagogjik të degëve përkatëse dhe për zgjerimin e ndjeshëm të spektrit të lëndëve të reja, që do

të ekspozoheshin në auditoret tona.

Kur bindej për diçka i vihej me mish e me shpirt sendërtimit ral të idesë. U deshën më pak se

pesë vjet që Qendra Matematikore Llogaritëse dhe Instituti i Fizikës Bërthamore të bëheshin

realitet. Kahreman Ylli ishte me formim humanitar si specialist, por ai ishte drejtues me vision të

mirëfilltë, që e lejonte të orientohej thuajse me lartësinë e specialistit dhe në fusha të tjera të

përzgjidhte drejt kahet e zhvillimit perspektiv që i duheshin vendit. Prandaj ai luajti rol kryesor

në zhvillimin shkencor të vendit, duke shfrytëzuar në mënyrën më efikase mundësitë që i

krijonte funksioni që kryente.

Figura shumëdimensionale e Kahreman Yllit shkëlqen dhe në aspekte që lidhen me personalitete

botërore të kohës. Më 25 Dhjetor 1946 vdiq fizikanti i madh francez Paul Langaven, anëtar i

shumë akademive të shkencave, mik dhe koleg I Anshtajnit, nxënës dhe bashkëpunëtor i denjë i

Marie dhe Pjerr Kyri, por edhe profesor i akademikut tonë të parë fizikan, prof. Sotir Kuneshka.

Kahreman Ylli, si Ambasador i Shqipërisë në Francë, i dërgoi një letër familjes , ku ndër të tjera

thonte:” Vdekja e dijetarit të madh dhe me zemër të madhe Poul Langeven, e ka zhytur në zi

shkencën dhe njerëzimin…I gjithë populli shqiptar është me ju në këto ditë zije…”.

Kahreman Ylli mori pjesë në varrim dhe vendosi një kurorë me kordele Shqipërisë, u pasqyrua

edhe në shtypin francez të kohës. Po kështu me theks atdhetar është edhe fjala e Kahreman Yllit

në varrimin e dijetarit të mrekullueshëm shqiptar Kostaq Cipos.

Dhe njohjet njerëzore me shqiptarët e talentuar bashkohorë e ngrenë në reliev Kahreman Yllin.

Ai takoi në Gjirokastër Dritero Agollin, që sapo kishte mbaruar maturë. Në bisedën me

Kahreman Yllin Driteroi i tha se dëshironte të se në projektinu njoftua se i kishte dale e drejta e

studimit universor për gazetari dhe letërsi në Leningrad (Sankt Peterburg). Imagjinoni, të kishim

Page 238: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

238

një Dritero me studime të lartë si zooeteknik. Kahreman Ylli qe ai, që mendoi më drejt, dhe

ndërhyri, që Driteroi të studionte në fushën, ku spikaste talenti i vërtetë dhe prirjet e tij krijuese.

Më 15-20 shtator 1972 u zhvillua në Tiranë Kuvendi I Parë i Studimeve Ilire. Unë punoja si

redaktor në gazetën “Drita” dhe mora pjesë në këtë ngjarje të madhe shkencore e rrafshit

kombëtar. Gjatë ditëve të Kuvendit e takova me cilësinë e gazetarit edhe Kahreman Yllin.

Më bëri përshtypje qëndrimi i tij prej njeriu serioz dhe me fjalë të matura e të mençura\. Si të

duken diskutimet në këtë kuvend, më pyeti. Unë ju përgjigja se më kanë impresionuar dhe

përveç nivelit të lartë shkencor të dijetarëve shqiptarë, më kanë tërhequr vëmendjen sidomos

dijetarët e mëdhenj të huaj, si prof. Hamondi i Kembrixhit, por edhe arkeologët jugosllavë dhe të

vendeve të tjera evropiane. Kahreman Ylli më ftoi të pinim një kafe. Me dialogun që bëmë, më

kanë mbetur në mendje thëniet se projektin e kësaj veprimtarie shkencore flitet për një

Konferencë Ndërkombëtare.

Kur ja çoi këtë projekt Enver Hoxhës ai i tha ta quanim më mirë Kuvend dhe jo Konferencë dhe

e pyeti se a kishin ftuar dijetarë të huaj, mbasi dëgjoi përgjigjen, se në këtë drejtim, paraqisnin

problem edhe politik disa nga dijetarët e famshëm, Hoxha ju përgjigj, se të thirreshin patjetër,

këta dijetarë, duke përfshirë dhe Hamondin. Mbas këtij takimi, të pare dhe të fundit, në jetën

time, emrin e Kahreman Yllit e kam dëgjuar në ceremoninë shtetërore mortore në 1975.

Mund të shtoj se suksesi I Kuvendit të Parë të Studimeve Ilire qe substancial dhe ndërkombëtar.

Një nga studiuesit e huaj, pjesëmarrës, në këtë Kuvend shkroi se “shqiptarët hynë në Portën e

Madhe të arkeologjisë botërore”. Kjo kishte shumë rëndësi për tezën shkencore të Etnogjenezës

Iliro Shqiptare.

Kahreman Ylli është figurë e ndritur e një shqiptari të madh. Shkenca, arsimi dhe kultura e

fuqizojnë kuptimin themelor dhe bazik të Shqipërisë.

Kahreman Ylli e kishte kauzë të jetës këtë gjë. Dhe nuk kurseu asgjë, në horizont të gjërë dhe

altruizëm dhe gjithçka për të mirën e vendit dhe popullit shqiptar. Kujtimi i tij është kështu

përherë iluminues dhe humanitar.

Page 239: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

239

JAVER MALO

Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Francës.

Periudha: Qershor 1967-Shtator 1975

Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Hollandë, Belgjikë dhe Luksemburg

(jorezident).

Periudha:1972-1975

Ambasador i Shqipërisë pranë UNESKOs.

Periudha :Qershor 1967-Shtator 1975

Datëlindja :1 janar 1920

Vendlindja: Delvine

Diplomë: Mësues i gjuhës dhe letersisë shqipe për shkollat e mesme. Fakulteti Histori-

Filologji, Universiteti i Tiranës.

Gjuhët e huaja: Frengjisht, italisht, anglisht dhe rusisht.

Bashkëshortja:Vera Malo (Tetova).

Fëmijë: Margarita Zyma (Malo)

Ndërruar jetë: 30 gusht 1997.

Motoja: “Të bënte të njohur Shqipërinë, të ngrinte në piedestalet më të larta dhe të merituara

vlerat e saj në rrugë diplomatike dhe, kryesisht, nëpërmjet artit dhe kulturës”.

1937,Verë Zgjidhet nga shkolla, si pjesë e një grupi nxënësisht, më të mirët e Shqipërisë,

për të ndjekur një kurs eksperience dhe të kalojë pushimet verore në Bari të Italisë.

1941 Mbaron Shkollën Normale, Elbasan.

1942, qershor -1942, gusht emërohet mësues në një fshat të Prishtinës, por e mbajnë në qytet si

sekretar për inspektimin e arsimit.

1942, tetor -1943, janar transferohet si mësues në fshatin Mursi, Sarandë.

1943, janar -1944, nëntor aktivizohet në rradhët e luftës nacionalçlirimtare në zonat e Delvinë

dhe Gjirokastër. Anëtar i Partisë komuniste në organizatën bazë të Delvinës.

1944 , 24 maj Pjesëmarrës në Kongresin e Përmetit. Zgjidhet Anetar i Këshillit Antifshist

Nacionalçlirimtar (KANC).

1944, nëntor -1945, shkurt Përgjegjës i Kulturës dhe Arsimit në Komitetin

Ekzekutiv,Gjirokastër.

1945, shkurt -1945, qershor Referent në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit, Ministria e

Brendshme.

1945, qershor -1945, tetor Redaktor, gazeta “Bashkimi”.

1945, tetor -1945,dhjetor Zv.Kryeredaktor, gazeta “Bashkimi”.

1945, dhjetor-1946, maj Kryeredaktor, gazeta “Bashkimi”.

1946, qershor -1948, dhjetor Atashe Shtypi, Legata Shqiptare në Paris. Anëtar i Delegacionit

Shqiptar në Konferencën e Paqes, Paris, Francë.

1949, Janar -1950, korrik Sekretar i Parë, Legata Shqiptare në Paris.

Page 240: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

240

1950, gusht -1952, 1 qershor Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit për Marrëdhënie Kulturore me

Botën e Jashtme, Ministria e Punëve të Jashtme, Tiranë.

1951, 4 korrik Martohet me Vera Tetovën.Vera Malo (Tetova), diplomuar për juridik. Për një

periudhë kohe ka punuar si kryeredaktore e revistës “Shqiptarja e re”dhe, më vonë, prokurore

pranë Gjykatës së Tiranës.

1952, 1 qershor -1967, 1 qershor Shef i seksionit të kulturës dhe bibliografisë, gazeta “Zëri i

Popullit”.

1953-1960 Mbaron studimet universitare, (sipas vërtetimit të datës 25.VI.1960, lëshuar nga

institucioni i punëdhënësit).

1967-1975 Ambasador i Shqipërisë në Francë.

1975,16 shtator -1982, qershor Kryetar i KMKMBJ (Komiteti për Marrëdhënie Kulturore e

Miqësore me Botën e Jashtme), Ministria e Punëve të Jashtme,Tiranë.

1982,16 shtator Del në pension. Sipas relacionit të përpiluar nga Piro Koci, drejtor i drejtorisë së

kuadrit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme”, meqenëse ka mbushur moshën, propozojmë të

dalë në pension’’.

Nga udhëtimet e shumta që kryen gjatë ushtrimit të detyrës, si në Bullgari, Hungari, Itali,

Bashkimi Sovjetik, Egjipt, Tunizi, Siri, Gana, Kubë etj, boton vazhdimisht artikuj e reportazhe

në shtypin periodik.

Pasioni/hobi:leximi, arti, udhëtimet.

Çmime dhe vlerësime

1979, 24 nëntor Urdhërin Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore të klasit II.

Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSSH me dekret nr.6058, date 24.11.1979 e ka dekoruar me

urdhërin “Për shërbime të shkëlqyera shtetërore dhe shoqërore” të klasit II me këtë motivacion:

“Për mobilizim e arritje shumë të mira në plotësimin e detyrave të ngarkuara, për ndihmën e

dhënë në zbatimin e vijës së partisë në politikën e jashtme dhe për besnikëri ndaj Marksizëm-

Leninizmit”. Sekretari: Telo Mezini. Kryetari: Haxhi Lleshi.

1962, 22 gusht Urdhërin e Punës të klasit I, dekreti nr.3549, me këtë motivacion: “Për merita të

veçanta dhe punë të gjatë dhe të palodhur krijuese, drejtuese dhe organizative në organet e

shtypit popullor duke kontribuar kështu, me ndërtimin e socializmit në vendin tonë”. Presidenti:

Haxhi Lleshi. Sekretar: Sami Baholli.

1949, 24 gusht Urdhërin e Punës të klasit II, dekreti nr.912, me këtë motivacion: “Ka punuar në

shtypin illegal të Qarkut të Gjirokastrës dhe ka qenë për një kohë Kryeredaktor i gazetës

Bashkimi. Është dalluar për udhëheqje dhe organizim të mirë në punë”. Presidiumi i Kuvendit

Popullor të Republikës së Shqipërisë. Presidenti: Dr.Omer Nishani. Sekretar: Sami Baholli.

1945,14 nëntor Medalje Kujtimi. Me vendim nr.164.

Fletë-Anketë e nëpunësit

Page 241: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

241

Në fletë-anketën e nëpunësit, plotësuar nga Javer Malo më 30.10.1951 janë shkëputur

disa rubrika, gjithmonë në funksion të shpalosjes së figurs së tij, si dhe për të krijur një ide se

çfarë duhej të deklaronte një person për tu bërë pjesë e administratës shtetërore.

Rubrika: Profesioni ose specialitetet që ke fituar në shkollë, ose në praktikë në punë.

J.Malo: Në shkollë kam fituar profesionin e mësonjësit. Pas lufte atë të gazetarit.

Rubrika: A ke marre pjesë me Ushtrinë Nacionalçlirimtare, në ç’formacion (nga ç’datë deri në

ç’datë).ç’fuksion e grada ke pasur dhe a je plagosur?

J.Malo: Nuk kam marrë pjesë direkt në rradhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Rubrika: Me ç’punë janë marrë prindërit para okupacionit të prillit 1939, gjatë okupacionit prej

1939 deri në nëntor 1944 dhe mbas çlirimit?

J.Malo: Prindërit e mi nuk janë marrë me ndonjë punë të caktuar. Para okupacionit të vitit

1939 babai im ka patur një kafene në Delvine e pastaj një dyqan të vogël fshati. Pas 1939 nuk ka

pasur punë.

Rubrika: Ke ndonjë nga familja jashtë shtetit, çfarë lidhje familjare kanë me ty, në ç’vend janë,

kur dhe pse kanë shkuar, ç’punë bëjnë, ç’nënshtetësi kanë dhe çfarë lidhje ke me to?

J.Malo: Kam në Amerikë vëllanë e babait dhe dajën tim, të ikur për të gjetur pune (1913). I pari

është pronar i një restoranti dhe i dyti punëtor. Nuk e di se çfarë nënshtetësie kanë.

Rubrika: A të është marrë gjë nga reformat e shtetit popullor, çfarë sasie toke ose pasurie dhe kur

të është marrë?

J.Malo: Më është marrë një sasi e vogël toke dhe pjesën tjetër e kam dhënë vetë.

Karakteristike Javer Malo (Fragment)

Javeri e njeh mirë sektorin dhe e kryen mirë punën. Ka edhe iniciativë në punë, bën

vërejtje e propozime, dmth ka shumë kurajo në punë. Po shoku Javer ka edhe disa të meta që nuk

i bejn mirë, po të mos i kishte do të jepte shumë më tepër.

Përpjekjet që po bën kohët e fundit, me ndihmën e shokëve, tregojnë se ai mund ti zhdukë këto të

meta. Të metat e tij janë këto:

a. Nuk është mësuar të punojë me plan në mënyrë rigoroze. E pranon se kjo është metoda më e

mirë dhe ka bërë përpjekje për të punuar kështu, por akoma lypset të përpiqet.

b. Ka raste neglizhencë në punë, jo me qëllim, por në lidhje me të metën e parë, dmth pse nuk

organizon punën e tij siç duhet. Ka raste që nuk ka respektuar me përpikmëri orarin, por

rregullisht është jashtë orarit si gjithë shokët, është në zyrë.

c. Veç këtyre, shoku Javer është pak nevrik, Kjo rrjedh edhe nga shëndeti i tij i dobët.

Këto të meta nuk janë në masë të atillë sa të influencojnë rëndë në punë dhe kam besim se do ti

ndreqë. Kritikën e pret mirë dhe mundohet të përfitojë nga kjo.

Paris, 20 dhjetor 1949.

Ministri, Behar Shtylla.

Page 242: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

242

MISTO TRESKA

Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë

Periudha 1979-janar 1981

Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Hollandë, Belgjikë dhe Luksemburg

(jorezident).

Periudha 1979-janar 1981

Ambasador i Shqipërisë pranë UNESKOs

Periudha 1978-janar 1981

Datëlindja:19 prill 1914

Vendlindja: Treskë, Korçë.

Diplomë: Histori-Letërsi,Universiteti i Tiranës.

Gjuhët e huaja: Frëngjisht, italisht, anglisht dhe rusisht.

Ndërruar jetë: 23 qershor 1993,Tiranë.

Bashkëshortja: Donika

Fëmijët: Natasha, Shpresa, Andrea, Zana.

“Të përkthesh Hugo është si të përkthesh Francën”.

1934 Përfundon shkollën e mesme pranë Liceut të Korçës.

1934 Ndërron jetë i ati, emigrant në Boston (SHBA).

1935 Fillon të shkruajë letërsi dhe të përkthejë në dy revista të kohës: “Rilindja” dhe “Bota e

Re”.

1935, 25 tetor -1936, korrik Sekretar komune, Shemtir, Kolonjë Korçë.

1936, korrik-1938, prill Sekretar komune Fan, Mirditë.

1938, prill-1938, dhjetor Sekretar komune,Ostren-Trebishte, Dibër.

1938, dhjetor-1939 qershor Sekretar komune, Shosh, Dukagjin, Shkodër.

1937 Kryen shërbimin ushtarak, shkollën e plotësimit të oficerëve.

1939,30 qershor 1941, 30 maj Arrestohet për rezistencë nga fashistet italiane dhe dënohet pa

gjyq dy vjet me “burg dhe internim”; dënimin e vuan në Shqipëri dhe Itali.

Anëtar i Grupit Komunist të Korçës.

1941, 8 nëntor Anëtar i Partisë Komuniste

1941, nëntor Arrestohet për një javë e lirohet.

1942, fundi i korrikut Arrestohet përsëri, këtë rradhë në Korçë, për 10-12 ditë e, me pas, lirohet.

1943, mars Deri në këtë periudhë punon për ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtare dhe

organizimin e sindikateve ilegale në rrethin e Korçës.

1941-1943, mars Në seksionin e Agjitacion-Propagandës, qarku Korçë.

Page 243: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

243

1943, mars Partizan në çetën e Gores.

1943, maj Komisar politik, Batalioni “Tomorri”.

1943, tetor Komisar politik, Batalioni “R.Çollaku”.

1944, qershor Komisar politik, Shtabi i qarkut Korçë.

1944, shtator Komisar politik Brigada XX Sulmuese.

1944 Merr pjesë në Konferencën e Beratit.

1944, nëntor Shef kuadri në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Berat.

Fitoj gradën Major.

1945, 1 korrik Martohet me Donika Cikopano.

1946, prill-1956, 31 korrik Drejtor i Shtypit dhe informative, punonjës i aparatit të komitetit

Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë. Detyrat që kishte: Shef seksioni dhe zëvëndës

direkt për Agjitacion-Propagandën; drejtor për kulturën; kryeredaktor i revistës “Rruga e

Partisë”.

1956, 1 gusht-1958, 31 mars Nënpresident Permanent i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-

Bashkimi Sovjetik. Teksti i vërtetimit: Shoqëria e Miqësisë Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, Tiranë

me 24 mars 1962, Nr.21/2,Vërtetim. Me të cilin vërtetojmë se shoku Misto Treska prej datës

1/gusht/1955 deri në fund të muajit mars 1958 ka punuar pranë kësaj Shoqate me cilësi si

N/President i Shoqërisë. I lëshohet ky vërtetim për efekte të plotësimit të librezës së punës.

Sekretari i përgjithshëm Nasho Nathanaili (Firma,Vula).

1958, 1 prill -1959, 28 maj kryetar i KMKMBJ (Komiteti për Marrëdhënie Kulturore me

Botën e Jashtme), Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Tiranë.Teksti i emërimit: Ju njoftojmë se në

bazë të vendimit të Byrosë Politike të K.Q të P.P.SH., Nr.92 dt.27/3/1958 emëroheni Kryetar i

Komitetit për Marrëdhënie me Botën e Jashtme. Marrëdhëniet financiare i fillon me 1/4/1958.

Ministri (Manush Myftiu). Degës së Administratës (Llogarise) Biografisë Këtu Për njoftim e

veprim. Sh.Misto Treska përkohësisht do të paguhet me 13 000 lekë në muaj. Ministri (Manush

Myftiu) (Firma,vula).

Mbas çlirimit deri më 24 tetor 1958ë, ka udhëtuar, në cilësinë e përfaqësuesit të Shtetit

Shqiptar dhe pjesëmarrës drejtues i delegacioneve të ndryshme në Rumani, Francë, Bullgari dhe

Bashkimin Sovjetik.

1958,4 nëntor -1958, 5 dhjetor Kryetar i delegacionit të Republikës Popullore të Shqipërisë pranë

Këshillit të Përgjithshëm të UNESCOs, Paris, Francë.

Del në pension si kryetar i komitetit për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme.

Në kohën kur e thërrasin për të marrë postin e Ambasadorit në Francë ishte në pension, sipas

rrëfimit të vajzës, Zana Treska. Po sipas saj urdhërimin për lirimin nga detyra ka qenë i papritur.

16.09.2009 Në një intervistë të Dritëro Agollit me Petrika Grosi, Agolli i referohet Treskës si një

nga personat që e mbështetën propozimin e tij për pluralizëm. Botuar në Lajme (online):

Sa u dha raporti në Kongresin X të Partisë së Punës (8-12 qershor 1991) erdha në shtëpi

dhe nuk thashe asnjë fjalë …Do të shkruaja diskutimin tim dhe deri natën vonë ndenjëm

zgjuar…Pasi e mbajta diskutimin e kuptova se nuk po më jepnin të drejtë. Kishte shumë

fanatikë. Megjithatë, Misto Treska, Petro Lalaj, Moikom Zeqo dhe Qamil Buxheli më

Page 244: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

244

mbështetën, ndërkohë që të tjerët më bënin letra nga më të ndryshmet, ku më kujtonin të gjitha të

mirat që kishte bërë Partia e Punës për mua.

Çmime dhe vlerësime

*2004 Qytetar nderi i qarkut Korçë, me vendim nr.56, datë 19.11.2004 i jep Misto Treskës (pas

vdekjes) titullin “Qytetar nderi i qarkut Korçë”. Me motivacion; Për merita të shquara në

organizimin dhe drejtimin e formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Diplomat i shquar i

shtetit shqiptar, ka mbrojtur me dinjitet nderin e atdheut të vet në arenën ndërkombëtare. Ilo

Kostandimi, sekretar i Këshillit të Qarkut. Fehmi Xhemo, Kryetar i Këshillit të Qarkut.

* Nderi i trevës së vakëfeve, Korçë. Me motivacion “Për kontribut të shquar në luftën për

çlirimin dhe rindërtimin e vendit”. Sekretar:Valter Shtylla. Kryetar: Lufti Topçiu.

* Medalja e Kujtimit/Urdhëri i Flamurit /Urdhëri i Ylli Partizan i klasit III/Urdhëri i

Trimërisë/Urdhëri i Punës i klasit I/Urdhëri i Punës i klasit II/Medalja e Çlirimit/Urdhëri I “9

shtatorit”, Bullgari.

Page 245: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

245

BURIMET DHE BIBLIOGRAFIA

Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme

Fondi AMPJ

*Viti 1944-nuk përmban asnjë dokument të regjistruar për Francën.

*Viti 1946

1-Dosja 35/-mbivendosje e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

2-Dosja 36/-Shtypi Francez për vendin tonë.

3-Dosja 39/-Mbi miqtë e Shqipërisë.

(Probleme të rëndësishme)

*Viti 1946

1-dosja 146 –Konferenca e Paqes në Paris.

2---------147

3---------148

4---------149

5---------150

6---------151

7---------168/1

*Viti 1947

1-Dosja 147: 41-Marrëdhënia mes dy vendeve.

2-________ 42-Shtypi Francez mbi vendin tonë.

3-_________43-Aktivitetet e zhvillimeve për festat.

4-_________45-Mbi blerjen e automjeteve në France.

5-_________46-Problemet ekonomike ndërmjet dy vendeve.

6-_________49-Problemet ekonomike ndërmjet dy vendeve.

7-_________52-Problemet ekonomike ndërmjet dy vendeve.

*Viti 1948

1-Dosja 63-Mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës.

2-Dosja 65-Blerje automjetesh në Francë.

3-Dosja 67-Blerje automjetesh në Francë.

4-Dosja 68-Blerje automjetesh në Francë.

5-Dosja 69-Oferta franceze për çështje tregtare.

6-Dosja 70-Mbi koncesionin e naftës të Francës në vendin tonë.

Page 246: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

246

7-Dosja 72-Ftesë franceze për aktivitete kulturore.

*Viti 1949

1-Dosja 75-Pritje për 29 nëntorin në Paris.

2-Dosja 74-Shtypi francez për Shqipërisë.

3-Dosja 77- Çështje konkrete tregtare me firmat franceze.

4-Dosja 77/1-Çështje konkrete tregtare me firmat franceze.

5-Dosja 78-Çështje konkrete tregtare me firmat franceze.

6-Dosja 79-Vendosja e Sekretarit të Shoqatës Shqipëri-Francë.

7-Dosja 81-ekspozita.

*Viti 1950

Dokumente të Organeve Qendrore (udhëheqje).

1-Dosja 7-Raporte analize, plane pune të përfaqësueses sonë në Paris.

2-Dosja 113-Çështje të ndryshme në marrëdhënien me Francën.

3-Dosja 114-Shtypi francez për Shqipërinë.

4-Dosja 118/1-Çështje të veçantë ekonomike me Francën.

5-Dosja 119-Panaire.

6-Dosja 120-Shoqata Shqipëri-Francë.

7-Dosja 121-Shoqata Shqipëri-Francë.

8-Dosja 122-Shoqata Shqipëri-Francë.

9-Dosja 124-Taksat

*Dosja 24

E martë 19 shkurt

Material në dosje: Franca

Titulli: Dokumente mbi gjendjen në Francë dhe Marrëdhëniet me vendet e tjera.

Prill-maj: Çelet Legata Shqiptare në Francë.

Zyrat në hotel Claridge.

Kolonia shqiptare në Francë.

-seksioni Paris

-seksioni St’Etienne.

Marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë.

*Dosja 45 viti 1947 përmban :

Dokument për eksportin, aktivitetet sportive midis Francës dhe Shqipërisë.

Page 247: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

247

*Dosja 47 viti 1947 përmban:

Gjendja e brendshme e Francës.

*Dosja 48 viti 1947 përmban:

Marrëdhëniet e Francës me vendet e tjera, nuk përmban informacione për Shqipërinë.

*Dosja 49 viti 1947 përmban:

Marrëdhëniet e Francës me vendet e tjera.

*Dosja 58 viti 1956 përmban:

Zgjedhjet e Janarit 1956 në Francë dhe fitoren e PK dhe PS në Francë.

*Dosja 186 viti 1957 përmban:

Mbi veprimtarinë propagandiste të përfaqësueses tonë në Francë.

*Viti 1951

1-Dosja 9-Plane e raporte të Legatës tonë në Paris.

2-Dosja 123-Marrëdhëniet midis dy vendeve.

3-Dosja 127-Varrezat Franceze në Korçë.

4-Dosja 128-Dekorime.

5-Dosja 129-Çeshtje tregtare.

6-Dosja 132-Veprimtaria e Shoqatës midis Shqipërisë dhe Francës.

7-Dosja 134-Kritika të shtypit francez.

8-Dosja 257-Probleme të rëndësishme, kolonitë shqiptare në Francë.

*Viti 1952

1-Dosja 92:Festimet e 29 nëntorit në Paris.

2-95-Tregti.

3-96-Panairi në Lion.

4-97-Veprimet e shoqatës Shqipëri-Francë dhe miqve tanë.

5-98-Veprimet e publicistëve francezë për Shqipërinë.

6-99/100-Kisha e Biblioteka (bashkëpunim) aktivizimi kulturor.

*Viti 1953

1-Dosja 14-Dokumente të Organizatës Qendrore. Analizë pune e përfaqësueses tonë në Francë.

2-Dosja 143-Aktivizimi i përfaqësueses sonë në Paris për 29 nëntor.

3-Dosja 144-Marrëdhënie Tregtare.

4-Dosja 141-Shoqata Shqipëri-Francë.

Page 248: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

248

Burime arkivore

AQSH, Fondi 617, 3.11.1917, dosja 46, dok.5.

AMPJ, viti 1924, dos. 271, fl. 28

AMPJ ,viti 1949 ,dos .36, fl,14,15.

AMPJ, viti 1947,dos.45,fl ,45

AMPJ, viti 1947, dos. 43, fl. 16-19

AMPJ ,viti 1949 ,dos.36 ,fl. 22

AMPJ, viti 1952, dos. 145, fl. 2-3

AMPJ, viti 1952, dos. 145, fl. 2-3

AMPJ, viti 1946, dos. 24, fl. 22-23

AMPJ,viti 1949,dos 36,fl. 14-20

AMPJ, viti 1948, dos. 44, fl. 1-2

AMPJ, viti 1947, dos. 46, fl. 16

AMPJ,viti 1947, dos 45,fl. 26

AMPJ, viti 1947, dos 45, fl. 31-32

AMPJ,viti 1947,dos 45,fl. 33

AMPJ, viti 1947, dos. 45, fl. 23

AMPJ, viti 1949, dos. 36, fl. 42

AMPJ,viti 1949, dos.36,fl. 42

AMPJ ,viti 1949 ,dos.36 ,fl. 22

AMPJ ,viti 1949,dos .36, fl.33

AMPJ, viti 1949, dos. 36, fl. 21

AMPJ, viti 1924, dos. 277/1, fl. 1, 4-6

AMPJ ,viti 1951, dos, 257 ,fl,9

AMPJ, viti 1952,dos, 95, fl,27

AMPJ, viti 1953,dos, 207, fl, 14

AMPJ, viti 1954, dos. 177, fl. 1

AMPJ, viti 1954, dos. 177, fl. 1

AMPJ,viti 1956, dos, 207 ,fl, 13

AMPJ, viti 1956,dos 2017 ,fl, 15

Page 249: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

249

AMPJ ,viti 1954 ,dos ,177,fl, 1

AMPJ, viti 1957, dos. 235, fl. 33

AMPJ, viti 1957, dos. 11, fl. 11

AMPJ, viti 1924, dos. 277/1, fl. 1, 4-6

AMPJ, viti 1953, doc, 145. fl, 2

AMPJ, viti 1954, dos, 186, fl, 26

AMPJ, viti 1956, dos 210, fl, 24

AMPJ, viti 1953, dos. 145, fl. 2-3

AMPJ, viti 1952, dos 210, fl, 24

AMPJ, viti 1953, dos, 145, fl, 2

AMPJ, viti 1954, dos. 183, fl. 12-13

AMPJ, viti 1954, dos, 183, fl, 12

AMPJ, viti 1954. dos, 183, fl, 16

AMPJ, viti 1955, dos. 98, fl. 11

AMPJ, viti 1955, dos. 98, fl. 10

AMPJ,viti 1955, dos, 98, fl, 12

AMPJ, viti 1955, dos, 100, fl, 16

AMPJ, viti 1955. dos,100, fl, 22

AMPJ, viti 1956, dos. 57, fl. 32

AMPJ, viti 1957, dos. 186, fl. 51

AMPJ, viti 1957, dos. 186, fl.

AMPJ, viti 1957, dos. 238, fl. 13-15

AMPJ, viti 1959, dos. 285, fl. 28

AMPJ, viti 1958, dos 91, fl, 5

AMPJ, viti 1956, dos 57, fl, 3

AMPJ, viti 1924, dos. 277/1, fl. 1, 4-6

AMPJ, viti 1924, dos 277, fl, 1

AMPJ, viti 1954, dos. 177, fl. 1

AMPJ, viti 1957, dos. 186, fl. 53

AMPJ, viti 1961, dos. 277, fl. 38-44

AMPJ, viti 1960, dos. 272, fl. 10, 12

Page 250: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

250

AMPJ, viti 1962, dos 326, fl, 15

AMPJ, viti 1961, dos 277, fl, 36-42

AMPJ, viti 1961, dos 277, fl, 47

AMPJ, viti 1962, dos 326, fl, 15

AMPJ, viti 1959, dos 285, fl, 26

AMPJ, viti 1961, dos 274, fl, 18

AMPJ, viti 1961, dos. 277, fl. 38-44

AMPJ, viti 1961, dos 277, fl, 44

AMPJ,viti 1961, dos 281, fl, 34

AMPJ, viti 1962, dos 332, fl, 2

AMPJ, viti 1961, dos 281, fl, 20

AMPJ, viti 1961, dos 281 fl, 34-35

AMPJ, viti 1962, dos 325, fl, 5-6-7

AMPJ, viti 1963, dos 482, fl, 25

AMPJ, viti 1963, dos 483, fl, 24-31

AMPJ, viti 1964, dos 380, fl, 13

AMPJ, viti 1963, dos. 483, fl. 2-9

AMPJ, viti 1964, dos. 378, fl. 124

AMPJ, viti 1964, dos. 378, fl. 90-91

AMPJ, viti 1964, dos. 378, fl. 124

AMPJ,viti 1963, dos 477, fl, 8

AMPJ, viti 1964, dos 386, fl, 45

AMPJ, viti 1964, dos 386 ,fl, 50

AMPJ, viti 1965, dos 282, fl, 37-41

AMPJ, viti 1963, dos. 482, fl. 21

AMPJ, viti 1963, dos. 482, fl. 41

AMPJ, viti 1964, dos 365, fl, 9

AMPJ, viti 1969, dos 222, fl, 74

AMPJ, viti 1969, dos. 225, fl. 4

AMPJ, viti 1969, dos. 222, fl. 36-37, 39-41

AMPJ, viti 1969, dos. 227, fl. 177

Page 251: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

251

AMPJ, viti 1976, dos 217, fl, 40

AMPJ, viti 1968, dos 187, fl, 2

AMPJ, viti 1969, dos 227, fl, 66

AMPJ, viti 1970, dos 281, fl, 9

AMPJ, viti 1971, dos. 320, fl. 10-13

AMPJ, viti 1973, dos 320, fl, 1

AMPJ, viti 1973, dos 35, fl, 1

AMPJ, viti 1974, dos 231, fl, 17

AMPJ, viti 1974, dos 230, fl, 11

AMPJ, viti 1973, dos 358, fl, 68

AMPJ, viti 1974, dos 307, fl, 16

AMPJ, viti 1975, dos 317, fl, 118

AMPJ, viti 1975, dos 316, fl, 11

AMPJ, viti 1971, dos. 311, fl. 29-31

AMPJ, viti 1970, dos. 278, fl. 1

AMPJ, viti 1970, dos. 281, fl. 9-14

AMPJ, viti 1973, dos. 348, fl. 103-114

AMPJ, viti 1077, dos 278, fl, 1

AMPJ, viti 1984, dos 572, fl, 40

AMPJ, viti 1985, dos 308, fl, 1

AMPJ, viti 1980, dos 597, fl, 20

AMPJ, viti 1982, dos 605, fl, 12-14

AMPJ, viti 1983, dos, 612, fl, 8-9

AMPJ, viti 1983, dos 613, fl, 12

AMPJ, viti 1984, dos 585, fl, 8-9

AMPJ, viti 1984, dos 585, fl, 69

AMPJ, viti 1984, dos 586,f l, 3-4

AMPJ, viti 1984, dos 581, fl, 38-39

AMPJ, viti 1985, dos 322, fl, 1

AMPJ, viti 1986, dos 277, fl, 31

AMPJ, viti 1987, dos 317, fl, 116

Page 252: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

252

Burime nga shtypi

Valentina Duka, Universiteti i Tiranës

Josef Sëire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë:2005, Dituria, f 150

Valentina Duka. Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë: TOENA, 1997, f.62

Historia e Shqipërisë, vëll. III, Tiranë 1984, f.171.

Një officer francez në ballkan, Vëllimi i I, Tiranë: Papirus 2014, f.362

Nikola Guy, Lindja e Shqipërisë, Tiranë: 2012, Botime Pegi, 167

Adriatiku, Korçë, 23 janar 1917, nr.38, f.1.

Andre Ordioni, Një oficer francez në Ballkan, Tiranë 2014: Papirus, 361

Gazet’ e Korçës, Korçë, 15 dhjetor 1920, nr.52.

AMAE, Albanie, vëll. 19, f. 179.

Gazet’ e Korçës, Korçë, 30 janar 1917, nr.14, f.2.

P.Harizi. Histori kronologjike… f.174.

Gazet’ e Korçës, Korçë, 7 shkurt 1917, nr.38. f.2.

Historia e Shqipërisë, vëll.III, Tiranë: Botim i Akademisë Shkencave 1984, f.174.

S.Shapllo, Nga historiku i zhvillimit të arsimit në Shqipëri, Tiranë: Naim Frashëri,1975, f.92.

P.Harizi, Vep. e përmend., f.190.

Një officer…….f. 368

J.Bourcart, L’Albanie et les Albanais. Paris 1921, f.161.

P.Harizi, Histori Kronologjike..., f.110.

“Kuvendi”, Romë, 8 shkurt 1919, nr.27, f.3.

Valentina Duka, Universiteti i Tiranës-Fakulteti i Historise dhe Filologjisë

BDOW

Valentina Duka, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-dhjetor 1914),

Tiranë: Toena, vëll. I f.295 dok.239

BDOW, 67

Ambasada e Francës, Londër ( Valentina Duka, Dokumente..voll.II, 31 dhjetor 1914, dok. 9,

f.42)

Valentina Duka, Dokumente..voll I.. dok. 509, 19 dhjerot 1913, f.548

Valentina Duka, Dokumente.. voll.II, dok 184, 18 shkurt 1914 f. 191-192

Page 253: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

253

Joseph Swire, Shqipëria.., f. 192

Fakulteti i Historisë –Tiranë, Revista Albanologjike

Amery Julian, - Sons of the Eagle. A study in Guerilla War, London, MacMilan and Co., 1948.

Dedijer Vladimir, - Jugoslovensko-albanski odnosi (1939-1948), Beograd, 1949.

Griffith, W.E. – Albania and Sino-Soviet Rift, Cambridge, Massachusetts, 1963.

Fishta Iliaz & Toçi Veniamin, - Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944,

prapambetja e saj, shkaqet dhe pasojat, botim i Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave,

Tiranë, 1983.

Bethel, Nicholas – The Great Betrayal, Hoddes&Stoughton Publisher, London, 1984.

Bland, Willaim & Price, Ian, - A Tangled Web – A history of Anglo-American

Relations with Albania (1912-1955), London, 1986.

Bethel, Nikolas, - Tradhtia e madhe, Tiranë, 1993.

Fishta Iliaz & Ziu Mihal, - Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe roli i saj për pushtimin e Shqipërisë

(1936-1939), Tiranë, 1999.

Historia e ekonomisë së Shqipërisë 1944-1960, Tiranë, 2004.

Valbona Nathanaili – Ambasadoret tanë: Vëllimi i parë, Tiranë, 2014

Page 254: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945 deri në ... · ofron globalizmi, zvogëlimi i kufijve të botës moderne, si dhe teknologjitë e avancuara, janë në dispozicion

254

Abstrakt

Tema: Marrëdhëniet Shqipëri - Francë nga vitet 1945deri në vitet 1990

Ky punim është fokusuar mbi Marrëdhëniet Shqipëri - Francë në Periudhën 1945-1998 në optikën

historike, politike, kulturore, ekonomike dhe ka si qëllim vlerësimin e dinamikës së këtij bashkëpunimi, duke vënë

në pah intensitetin e ndryshëm në periudha të ndryshme të diktuarës, demagogjinë filozofike të palës Shqiptare dhe

evidentimin e prioriteteve bashkëpunuese të shtrira në kohë përgjatë 20 viteve. Bashkëpunimi shqiptaro – francez u

shtri në të gjitha fushat. Meqënëse vendi yne ishte i pa konsoliduar akoma si shtet, kishte nevojë për eksperienca të

vendeve të tjera. Franca ishte një lloj guide për vendin tone, duke qënë se ishte një vend i zhvilluar. Shqipërinë me

Francën e lidhnin edhe disa elementë tradicionalë dhe konjukturalë. Rëndësia që i jepte Franca Shqipërisë ishte tepër

e madhe, ajo e shikonte atë si një mundësi për të zgjeruar ekonominë e vet dhe për përmirësimin e situatës së saj.

Ajo kishte nevojë për pasuritë minerale të Shqipërisë. Në përgjithësi marrëdhëniet tona me Francën kanë qenë

normale dhe janë konkretizuar në disa fusha të interesit reciprok, si për shembull në atë të tregtisë dhe të kulturës.

Shkëmbimet në fushën e kulturës janë zhvilluar mbi bazë të programit të shkëmbimeve kulturore që ekziston midis

dy vendeve. Në përgjithësi pala franceze është treguar korrekte në zbatimin e këtij programi. Në këtë kuadër janë

zhvilluar aktivitete të rëndësishme në Francë, si ditët e filmit shqiptar, kolokiumi mbi letërsinë shqipe, botimi i një

antologjie mbi prozën shqiptare në Francë etj. Shkëmbimet në fushën e kulturës pala franceze i shikon si rrugën më

të mundshme për rritjen e influencës së saj, të gjuhës frënge në Shqipëri.

Në fjalimet e ndryshme udheheqja shqiptare ka shprehur dëshiren për ti forcuar më shumë këto marrëdhënie mbi

bazën e parimeve të njohura të barazisë, të mosndërhyrjes e të leverdisë reciproke.

Por në momente të caktuara janë vërejtur edhe acarime dhe në korrik të vitit 1984, u duk një ftohje në marrëdhëniet

shtetërore.

Fusha: Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fjalë kyç: Francë, bashkëpunim, marrëveshje, strategji

Abstract

Topic: Relation between Albania and France in years 1945-1990

This paper focuses on the relations between Albania and France in the period 1945-1998 in the historical, political,

cultural, economic optics, and aims to evaluate the dynamics of this cooperation, pointing to the different intensity at

different times during dictatorship, byhilosophical demagoguery of the Albanian party and the identification of

collaborative priorities extended over 20 years. Albanian - French cooperation spread in all fields. Since our country

was still unconfirmed as a state, it needed the experience of other countries. France was a kind of guide to our

country, as it was a developed country. Albania also linked with France by some traditional and conjunctural

elements. France regarded Albania as very important, and considered it as an opportunity to expand its economy and

improve its situation. France needed the mineral resources of Albania. In general, our relations with France has been

normal and were concretized in several areas of mutual interest, such as trade and culture. Exchanges in the field of

culture have been developed on the basis of the programme of cultural exchanges that exostes between the two

countries. In general, the French side has been shown to be correct in implementing this program. In this context,

important activities have taken place in France, such as the days of the Albanian film, the colloquium on Albanian

literature, the publication of an antholology on Albanian prose in France, etc. Exchanges in the field of culture are

seen by the French side as the most likely way to increase its influence of the French language in Albania.

In various speeches, the Albanian leadership has expressed the desire to strengthen more these relations on the basis

of the recognized principles of equality, non-interference and mutual benefit.

But at certain times, there was also anxiety, and in July 1984, there was a regress of state relations.

Field: International Relations

Keywords: France, collaboration, convention, strategy