Makroekonomia slides

163
MAKROEKONOMIA PhD Candidate Luljeta Elezaj Shkurt 2015

Transcript of Makroekonomia slides

Page 1: Makroekonomia slides

MAKROEKONOMIA

PhD Candidate Luljeta Elezaj

Shkurt 2015

Page 2: Makroekonomia slides

Ligj. I

HYRJE NË MAKROEKONOMI

Mendimin makroekonomik: shkollat e ndryshmeKonceptet kryesore makroekonomikeProblemet ekonomike: çka, si dhe për kënd të prodhohet?GDPGDP dhe mirëqenia ekonomike

Page 3: Makroekonomia slides

EKONOMIKSI:

MIKROEKONOMIA & MAKROEKONOMIA

EKONOMIKSI:- Mikroekonomia - Makroekonomia

MIKROEKONOMIA - Sjellja e agjentëve individual ekonomikë

MAKROEKONOMIA - Studimi i ekonomisë dhe agregateve në tërësi:- produkti i përgjithshëm- punësimi dhe papunësia - inflacioni - ciklet e biznesit, etj.

Page 4: Makroekonomia slides

MENDIMI MAKROEKONOMIK:

SHKOLLAT E NDRYSHME

KLASIKE: punësimi (punëzënia) e plotë, përdorim i plotë iresurseve, ekuilibri i tregut.

KEJNSIANE - mospërdorimi i plotë i resurseve ekonomike dheekuilibri ekonomik, papunësia, raporti papunësi - inflacion (trade-off).

shkollat (mendimet) tjera ekonomike:- NEOKLASIKE- SHKOLLA E PRITJEVE RACIONALE- NEOKEJNSIANISTET

Page 5: Makroekonomia slides

HYRJE NË MAKROEKONOMI

Problemet ekonomike:

- cka, si dhe për kënd të prodhohet?

Kompleksiteti i organizimit të ekonomisë

Mundësitë e prodhimit

Kostoja oportune

Rritja e kostos oportune

Përdorimi i plotë i kapaciteteve

Zhvendosja e kurbës nëpër vite

Qarkullimi në ekonomi

Konsumatorët, firmat, qeveria

Roli i qeverisë në ekonomi

Page 6: Makroekonomia slides

KONCEPTET KRYESORE

MAKROEKONOMIKE

GDP (Gross Domestic Product): real dhe nominal

Rritja ekonomike (ritmi i rritjes së GDP-së)

Inflacioni (ritmi i rritjes së çmimeve)

Punësimi dhe papunësia

Ciklet e biznesit (inflacioni, rritja ekonomike dhe papunësia)

Page 7: Makroekonomia slides

OBJEKTIVAT KRYESORE

MAKROEKONOMIKE DHE MJETET

POLITIKE TË REALIZIMIT TË TYRE

Funksionimi i tregut

Nevoja për ndërhyrjen e shtetit

Objektivat e qeverisë

Punësimi i plotë

Qëndrueshmëria e çmimeve

Ritme të përshtatshme të rritjes afatgjate

Zhvillimi i balancuar rajonal

Bilanci i ekuilibruar i pagesave

Page 8: Makroekonomia slides

ARRITJA OBJEKTIVAVE QEVERITARE

Politika Fiskale Tatimet Shpenzimet qeveritare

Politika Monetare Oferta monetare dhe roli i Bankës Qëndrore

Politika e të Ardhurave Politika mbi pagat, dhe Politikat mbi çmimet

Politikat e Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë Politikat tregtare Politikat valutore Koordinimi i politikave të brendshme makroekonomike

Page 9: Makroekonomia slides

PRODUKTI I PËRGJITHSHËM

Produkti i përgjithshëm si tregues sintetik i aktivitetit ekonomik

Mjet testues për të parë nëse janë arritur objektivat e caktuara

Përdoret për të bërë krahasime me vendet tjera

Page 10: Makroekonomia slides

PROBLEMET NË LLOGARITJEN E GDP-së

Problemi i agregimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme

Problemi i rritjes së çmimeve që mund të shpie në konkludimin se është rritur GDP

Pamundësia për të përfshirë përmirësimin e cilësisë dhe rënjen e çmimit (p.sh. rasti i kompjuterëve)

Page 11: Makroekonomia slides

MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të matjes së Produktit tëPërgjithshëm pra edhe të GDP-së. Mënyrat e matjes së produktit të përgjithshëm mund të përmbledhen me sa vijon:

Mënyra e Prodhimit

Mënyra e Shpenzimeve

Mënyra e të Ardhurave

Page 12: Makroekonomia slides

MATJA E PRODUKTIT TË

PËRGJITHSHËM

1) MËNYRA E PRODHIMIT: Duke mbledhur vlerën e të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare Përdoren të gjitha mallrat dhe shërbimet përfundimtare Ose përdoret koncepti i vlerës së shtuar

Stadet apo fazat e prodhimit

Vlera e transaksionit

(ne € për çdo 100 kg

bukë)

Vlera e shtuar

(ne € për çdo 100

kg bukë)

Fermerët e grurit ia shesin grurin fabrikës

së miellit

1000 1000

Fabrikanti i miellit e përpunon grurin në

miell dhe ia shet atë prodhuesit të bukës

2100 1100

Prodhuesi i bukës ua shet bukën

konsumatorëve

4000 1900

I gjithë procesi i prodhimit 7100 4000

Page 13: Makroekonomia slides

MATJA E PRODUKTIT TË

PËRGJITHSHËM

2) MËNYRA E SHPENZIMEVE:Sipas kësaj mënyre, vlera e produktit të përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha shpenzimet e subjekteve të ndryshme për blerjen e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare:

E = C + I + G + NX

E Shpenzimet Kombëtare

C Konsumi

I Investimet

G Shpenzimet Qeveritare N Eksporti Neto

Page 14: Makroekonomia slides

MATJA E PRODUKTIT TË

PËRGJITHSHËM

3) MËNYRA E TË ARDHURAVE

Realizohet duke mbledhur të ardhurat e të gjithë zotëruesve të faktorëve të prodhimit

Kompenzimet e punënjësve (pagat, etj.)

Të ardhurat e firmave jo aksionare

Të ardhurat e individëve nga renta

Të ardhurat korporative (para taksave)

Interesi neto

Page 15: Makroekonomia slides

DISA IDENTITETE KRYESORE

MAKROEKONOMIKE

Duke supozuar se ekonomia është e mbyllur (pra nuk kemi sektor të jashtëm: import dhe export) dhe duke abstrahuar shpenzimet qeveritare atëherë:

Y = C + I (1)

Duke supozuar se Y=YD, atëherë:

Y = C + S (2)

Duke kombinuar këto dy ekuacione kemi:

C + I = Y = C + S (3)

I = S (4)

Kur shtohet sektori qeveritar dhe sektori i jashtëm:

Y = C + I + G + NX (5) dhe

YD = Y + TR – TA (6)

Poashtu dimë se:

YD = C + S (7)

Page 16: Makroekonomia slides

DISA IDENTITETE KRYESORE

MAKROEKONOMIKE

Kombinimi i barazimeve (6) dhe (7):C + S = YD = Y + TR – TA (8)

dhe C + YD – S = Y + TR – TA – S (9)

Nëse zëvendësojmë C në ekuacionin (5)Y = C + I + G + NX (Y + TR – TA – S) + I + G + NX

Marrim diferencën në dy anët e barazimit të mësipërm:(Y + TR – TA – S) + I + G + NX – Y = 0

dhe do të kemiTR – TA – S + I + G + NX = 0

dhe S – I = (G + TR – TA) + NX = 0 (10)

Shprehja (G + TR – TA) përfaqëson deficitit buxhetor. Nëse S=I atëherë:(G + TR – TA) = - NX (11)

Pra deficiti buxhetor është i barabartë me deficitin e tregtisë së jashtme (importin neto).

Page 17: Makroekonomia slides

PRODUKTI KOMBËTAR & MIRËQENIA

EKONOMIKE

Mirëqenia ekonomike si objektiv përfundimtar

Si të matet mirëqenia?

Si të merret në konsiderim ndotja e ambientit që rezulton nga prodhimi më i madh i produkteve?

Sipas produktit të përgjithshëm?

Shpërndarja e produktit (kurba e Gini coefficient)

Koha e lirë dhe mirëqenia ekonomike

Problemi i matjes së mirëqenies pasi njerëzit kanë preferenca të ndryshme

Page 18: Makroekonomia slides

Ligj. II

KËRKESA AGREGATE, OFERTA

AGREGATE DHE EKUILIBRI

MAKROEKONOMIK

Në këtë ligjëratë do të njiheni me:

Konceptin e kërkesës & ofertës agregate

Kërkesa & oferta agregate: afatshkurtër, afatgjatë, faktorët

përcaktues, etj.

Ekuilibri makroekonomik

Page 19: Makroekonomia slides

KËRKESA AGREGATE, OFERTA

AGREGATE DHE EKUILIBRI

MAKROEKONOMIK

Korniza makroekonomike dhe faktorët që ndikojnë në të

Nevoja për modelim të lidhjeve në mes të faktorëve makroekonomikë

Modeli kryesor është modeli i kërkesës dhe ofertës agregate

Page 20: Makroekonomia slides

Niv

eli

i Ç

mim

eve

Autputi Kombetar

AS

AD

Pe

KËRKESA AGREGATE DHE OFERTA

AGREGATEP

Q

Qe

E

Page 21: Makroekonomia slides

KËRKESA AGREGATE (AD) DHE

FAKTORËT E SAJ

Kuptimi i Kërkesës Agregate (AD)

Komponentët e AD:

AD = C + I + G + NX

Kurba e AD paraqet lidhjen në mes të GDP-së real dhe nivelit të çmimeve

Konsumi komponent kryesor i AD

Kur rritet çmimi, konsumatorët blejnë më pak mallra dhe shërbime

Investimet: ndikimi nga faktorët e jashtëm

Shpenzimet qeveritare: blerjet e mallrave dhe shërbimeve nga qeveria

NX = (Ex – Im)

Page 22: Makroekonomia slides

KËRKESA AGREGATE (AD) DHE

FAKTORËT E SAJ

Lëvizjet nëpër kurbën AD dhe zhvendosja e kurbës AD

Faktorët ekzogjen dhe endogjen

Ndryshimi në nivelin e çmimeve dhe pasojat në AD

Efekti i bilanceve reale (PBrAD)

Efekti i normave të interesit (PBrKërkesa për pararIAD)

Efekti i tregtisë së jashtme (PExImAD)

Page 23: Makroekonomia slides

KËRKESA AGREGATE (AD) DHE

FAKTORËT E SAJ

Ekonomistët pajtohen për formën e AD

Mospajtimet kanë të bëjnë në lidhje me faktorët që ndikojnë këtë

Monetaristët supozojnë që AD ndikohet nga oferta monetare

Disa ekonomistë tjerë janë të mendimit se AD ndikohet nga C, I, G dhe NX

AD manipulohet (ndryshohet) duke ndryshuar shpenzimet autonome

AD ndikohet edhe nga faktorë të ndryshëm varësisht prej konjukturës ekonomike

Page 24: Makroekonomia slides

OFERTA AGREGATE (AS) DHE

FAKTORËT E SAJ

Definimi i Ofertës Agregate (AS)

AS në periudha afatshkurtra dhe afatgjate

Këto periudha dallohen bazuar në ndryshimin e pagave dhe çmimeve

Ndryshimi në

Çmime Paga

Periudha Afatshkurtura PO JO

Periudha Afatëgjata PO PO

Page 25: Makroekonomia slides

OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA

AFATSHKURTERA

AS në periudha afatëshkutëra priret pozitivisht

Arsyet:

Çmimet më të larta nxisin firmat të ofrojnë më shumë

Rritja e nivelit të prodhimit, rrit koston dhe kështu çmimet rriten

Produkti potencial (Pp): kapaciteti prodhues i ekonomisë

Sjellja pagë - çmim

Grafiku 14.4 ( është paraqitur në faqen tjetër)

Kur AS < Pp produkti rritet pa u rritur çmimet

AS është horizontale sepse pagat janë fikse dhe kostoja e prodhimit nuk rritet me rritjen e prodhimit

Klasikët dhe kejnsianët dhe AS

Page 26: Makroekonomia slides

OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA

AFATSHKURTERA

Page 27: Makroekonomia slides

OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA

AFATGJATA

AS në periudha afatëgjata priret vertikalisht (grafiku 14.5 - në faqen tjetër)

Në periudha afatgjata, Pp=Pa

Kështu firmat nuk mund të rrisin ofertën por vetëm çmimet

Në periudha afatëgjate, si pagat ashtu edhe çmimet janë fleksibile

Zhvendosja e AS (grafiku 14.6 -në faqen tjetër)

Rritja e pagave

Çmimet e inputeve ndikojnë njëjtë sikur pagat

Rritja e produktivitetit

Goditja e AS (pozitive dhe negative)

Pritjet për inflacionin (inflacioni i lartë rritë papunësinë zhvendos AS

majtas)

Page 28: Makroekonomia slides

OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA

AFATGJATA

Page 29: Makroekonomia slides

EKUILIBRI MAKROEKONOMIK

Ekuilibri makroekonomik arrihet kur AD=AS

Definimi i ekuilibrit (Shih figuren 14.7)

Në pikën E: AD=AS

Kur P=P1: Sasia e ofruar (S1) është më e madhe se sasia e kërkuar (D1), pra ka tepricë të ofertës (S1 – D1)

Jo medoemos sasia e ofruar është e barabartë me produktin potencial, prandaj ekuilibri mund të jetë i qëndrueshëm por jo i dëshirueshëm

P.sh. papunësi ose inflacion, etj.

Page 30: Makroekonomia slides

EKUILIBRI MAKROEKONOMIK

MODELI KLASIK Grafiku 14.8

Në pikën A: AD=AS

Për ilustrim le të supozojmë se AD atëherë:

AD do të zhvendoset majtas (AD’)

Shpenzimet totale bien nga A në B

Oferta e tepërt ulë çmimin

Pagat bien dhe nxisin firmat të rrisin prodhimit

Kthimi në ekuilibër në pikën C me nivel më të ulët të çmimeve

Pp=Pa dhe politikat ekonomike ngrisin vetëm çmimin

Kritikat: përshtatja e shpejtë pagë-çmim e pamundur dhe punëzënia nuk është e plotë

Page 31: Makroekonomia slides

EKUILIBRI MAKROEKONOMIK

MODELI KEJNSIAN

Grafiku 14.9

Në periudha afatëshkurtra pagat janë të ngurtësuara

Prandaj AS priret lartë ose është horizontale për sa kohë që GDP real < GDP potencial

Kështu nga pika A lëvizet në pikën B me nivel më të lartë të prodhimi (por edhe me çmime më të larta)

Konkluzionet:

Ekonomia është në ekuilibër edhe kur u>0

Politikat ekonomike janë efektive

Page 32: Makroekonomia slides

Ligj. III

KONSUMI DHE INVESTIMET

Në këtë ligjëratë do të njiheni me:

Konceptin e konsumit dhe kursimit

Te ardhurat e disponueshme dhe funksioni i konsumit

Faktorët përcaktues të konsumit & investimeve

Page 33: Makroekonomia slides

KONSUMI DHE INVESTIMET

Konsumi përbën elementin më me peshë të kërkesës agregate (AD) kurse investimet elementin më të ndryshueshëm dhe kështu ndikojnë në mënyrë përcaktuese si në përmasat ashtu edhe sjelljen e tyre

Edhe njëra edhe tjetra, në përgjithësi, janë në funksion të ardhurave të disponueshme (YD)

Page 34: Makroekonomia slides

RËNDËSIA E KONSUMIT NË

EKONOMI

Konsumi konsiston në mallra që përdoren për të nxjerrë dobi korente

Pesha e konsumit në vendet e industrializuara arrin mbi 65% në GDP dhe si rrjedhoj mund të thuhet se konsumi është element kryesor i GDP-së

Mos harroni: AD = C + I + G + NX

Konsumi i mallrave afatëgjate

Konsumi për mallra të ndryshme

Shpenzimet për të mira elementare

Page 35: Makroekonomia slides

KONSUMI DHE KURSIMI

Të ardhurat e disponueshme (YD) janë faktorë përcaktues të konsumit (C) dhe kursimit (S)

Të ardhurat e

disponueshme

(YD)

Konsumi

(C)

Kursimi

(S)

250 210 40

200 170 30

150 130 20

100 90 10

50 50 0

0 10 -10

C - Konsumi

S - Kursimi

MPC - Prirja margjinale për konsum

MPS - Prirja margjinale për kursim

Page 36: Makroekonomia slides

KONSUMI DHE KURSIMI

Prirja Marxhinale për Konsum (MPC) – Pjerrësia e kurbës së konsumit që shpreh shtesën e konsumit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (YD)

Prirja Marxhinale për Kursim (MPS) – Pjerrësia e kurbës së kursimit që shpreh shtesën e kursimit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (YD)

Prirja Mesatare për Konsum (APC) – Prirja mesatare për konsum e cila del si rezultat apo raport midis konsumit total dhe të ardhurave të disponueshme (YD).APC=C/YDShënim: APC ndryshon varësisht prej nivelit të konsumit ndërsa MPS është konstante

C + S = YDMC + MS = MYDMPC + MPS = 1APC=C/YD

Shembull: APC=50/50=1APC=90/100=0.9MPC=4/5 pjerrtësia e kurbës së kursimit

Legjenda:

MC - Konsumi Marxhinal

MS – Kursimi Marxhinal

APC – Prirja Marxhinale për Konsum

MYD – Të Ardhurat e Disponueshme Marxhinale

Page 37: Makroekonomia slides

FAKTORËT PËRCAKTUES TË

KONSUMIT

Të ardhurat e disponueshme (YD) përcaktues kryesor, por jo i vetmi

Pasuria dhe ndikimi në konsum

Shënim:Nga analizat teorike por edhe nga vrojtimet empirike është konstatuar se konsumi

varet edhe nga pritjet për të ardhurat, çmimet, taksat, etj.

Shembull: Dy periudha dhe të ardhurat Yt dhe Yt-1

Page 38: Makroekonomia slides

FAKTORËT PËRCAKTUES TË

KONSUMIT

Milton Friedman: Teoria e të ardhurave permanenteCp=kYp, ku k=MPC=APCSipas Fridmanit të ardhurat aktuale mund të jenë më të mëdha ose më të vogla se të ardhurat permanente prandaj diferencën ai e quan të ardhura tranzitore Yt:

Y=Yp+YtShënim: Të ardhurat tranzitore përfaqësojnë ngritjen apo rënien e papritur të të ardhurave (të pavarur nga të ardhurat permanente)

Për periudha afatgjata:Y=Yp, dhe Yt=0

Nga ana e konsumit:C=Cp+Ct

Për periudha afatgjata:C=Cp, dhe Ct=0

Duke marrë parasysh elementet e mësipërme atëherë sipas teorisë së të ardhurave permanente:Cp=kYp oseC = kYp

Page 39: Makroekonomia slides

INVESTIMET DHE DEFINIMI I TYRE

DEFINIMI - në kuptimin rigoroz ekonomik: atëherë kur krijohet kapital i ri real, pra kur shtohet stoku i mallrave të prekshme kapital: makineri dhe pajisje, ndërtesa dhe shtesë inventari (lëndë e parë, prodhimi në proces, produkt i gatshëm, etj.)

ROLI MAKROEKONOMIK I INVESTIMEVE Zë me peshë në shpenzimet totale

Investimet influencojnë produktin total (kurba e mundësive të prodhimit)

Page 40: Makroekonomia slides

FAKTORËT PËRCAKTUES TË

INVESTIMEVE

Norma e interesit si përcaktues i investimeveAnaliza mikroekonomike: Investimi është profitabil kur norma e fitimit është më e madhe se norma e interesit

Kosotja e investimeve dhe vlera e tanishme neto e përfitimeve

Shiko tabelën 15.2 dhe grafikun 15.7 (të paraqitura në faqen tjetër)

Kur i=10%, atëherë: I = 2 + 5 + 8 + 8 + 5 = 28

Kur i=5%, atëherë: I = 2 + 5 + 8 + 8 + 5 + 10 + 15 = 53

Sensitiviteti i investimeve ndaj normës së interesit

I = f(i)

ir = in – norma e inflacionit

Page 41: Makroekonomia slides

FAKTORËT PËRCAKTUES TË

INVESTIMEVE

Page 42: Makroekonomia slides

FAKTORËT PËRCAKTUES TË

INVESTIMEVE

TEORIA E AKSELERATORIT

Niveli i investimeve varet varet nga ndryshimi në nivelin e të ardhurave

It = v(Yt – Yt-1)

GI = v(Yt – Yt-1) + Rt

Shënim:

Kufizim i “Teorisë së Akseleratorit” është supozimi se nuk ekzistojnë kapacitete të lira dhe se çdo rritje në kërkesë shpien në rritje të investimeve

Legjenda:

It - investimet neto në periudhën korrente

Yt – të ardhurat kombëtare në periudhën korrente

Yt-1 – të ardhurat kombëtare në periudhën e mëparshme

V – një konstante që njihet si “akselerator”

GI – investimet bruto

Rt – amortizimi

Page 43: Makroekonomia slides

FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE

KUFIZIMET E TEORISË SË AKSELERATORIT:

Roli i pritjeve dhe ndikimi në investime

Pra: I = f(i, Yt – Yt-1, E)

Vonesa në reagim ndaj rritjes së kërkesës

I = f(i, Yt-1 – Yt-2, E)

Ndikimi i taksave në investime

Politika monetare

Politika fiskale (taksat)

Klima e përgjithshme për investime

Page 44: Makroekonomia slides

Ligj. IV

SHPENZIMET DHE TË ARDHURAT

Në këtë ligjëratë do të njiheni me:

Konceptin e Shpenzimeve dhe të Ardhurave

Multiplikatorin i Shpenzimeve

Multiplikatorin i Politikës Fiskale

Multiplikatorin i Ekonomisë së Hapur

Page 45: Makroekonomia slides

SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP

REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI

Në thelb, modelet makroekonomike, klasike dhe kejnsiane (neoklasike &neokejnsiane) synojn të shpjegojnë kushtet ekuilibrit makroekonomik si dhe faktorët që përcaktojnë atë.

Modeli Klasik:

GDP aktual përcaktohet, si në periudha afatshkurtra ashtu edhe në periudha afatgjata nga produkti potencial. Manipulimi nga qeveria me elementet e shpenzimeve agregate do të ndryshonte (sipas kësaj pikëpamje) jo në nivelin e produktit aktual por vetëm nivelin e përgjithshëm të çmimeve.

Modeli Kejnsian:

Mundësia e ndikimit në përmasat e produktit aktual të ekuilibrit me anë të ndikimit në elementet e ndryshëm të shpenzimeve agregate:

Të ardhura - shpenzime (konsum plus investime)

Kursim - investime

Page 46: Makroekonomia slides

SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL:

INVESTIMET DHE KURSIMI

Të dy modelet e përmendura bazohen në një varg supozimeve:

1) Pagat dhe çmimet supozohen fikse: prodhuesit do të përgjigjen me sasinë e prodhuar por jo edhe me ndryshimin e çmimeve

2) Abstrahohet tregu i parave

3) Konsumi (C) dhe kursimet (S) janë të lidhura pozitivisht me të ardhurat dhe për thjeshtësi këto lidhje supozohen si lineare

4) Investimet (I) dhe shpenzimet qeveritare (G) supozohen të pavarura (nga të ardhurat)

5) Taksat të pavarura nga variablat ekonomikë

6) Eksportet janë autonome, ndërsa importet të varura nga të ardhurat

7) Abstrahohet rritja ekonomike – pajtohet me faktin se modeli operon vetëm në periudha afatshkurtra

Page 47: Makroekonomia slides

SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP

REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI

Sipas modelit të ardhurat - shpenzimet, ekuilibri makroekonomik (E) arrihet kur:

PE = YE = AE

Pra: PE = AE = GDP real

Shënim:

Megjithatë duhet të kihet parasysh se

shpenzimet faktike nuk janë gjithmonë të

barabarta me shpenzimet e planifikuara. Në

ndër arsyet e këtij mosbarazimi është

ndryshimi i inventarit të firmave. Firmat mund

të përfundojnë më shtesa apo pakësimi të

padëshiruar inventari.

Legjenda:

PE – Shpenzimet e planifikuara

YE – Të ardhurat e planifikuara

AE – Shpenzimet faktike

Page 48: Makroekonomia slides

SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP

REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI

AD jepet si:AD = C + I + G + X - Im

AS ose të ardhurat totale:Y = C + S + TA

Në ekuilibër:AD = YC + I + G + X-Im = C + S + TA

dheI + G + X = S + TA + Im (1)

(HYRJET) = (DALJET)

Page 49: Makroekonomia slides

SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP

REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI

Nëse lëmë mënjanë G, X, Im, dhe TA Nën kushtet e tilla barazimi (1) do të merr formën:

I = S Ekuilibri (2)

Page 50: Makroekonomia slides

MULTIPLIKATORI I SHPENZIMEVE

Përkufizimi:Një ndryshim fillestar në shpenzimet autonome të planifikuara shkakton një varg ndryshimeve, të shumëzuar tek produkti i përgjithshëm i ekuilibrit. Numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit fillestar quhet multiplikator (s).

Multiplikatori mund të llogaritet si raport i ndryshimit në GDP real me ndryshimin e shpenzimeve të pavarura:

Ndryshimi në GDP realMULTIPLIKATORI = ----------------------------------------------------

Ndryshimi në shpenzimet e pavarura

Page 51: Makroekonomia slides

MULTIPLIKATORI I SHPENZIMEVE:

SHEMBULL PËR DISKUTIM

Të supozojmë se firmat rrisin shpenzimet e tyre për investime për 1milion € Gjithashtu supozojmë se MPC=2/3Çka do të ndodh?: Investimet rrisin GDP për 1 milion € dhe këto janë të hyra për prodhuesit e makinave, të cilët i

konsumojnë sipas MPC..._____________________________________________________1 x 1 milion € = 1.00 milion €2/3 x 1 milion € = 0.66 milion €(2/3)2 x 1 milion € = 0.44 milion €(2/3)3 x 1 milion € = 0.29 milion €. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . _____________________________________________________

1/(1-2/3) x 1 milion € = 3 milion €________________________________________________________________________________________________________

Multiplikatori 1/(1-MPC)

Page 52: Makroekonomia slides

MULTIPLIKATORI I POLITIKËS FISKALE

Politika fiskale (që konsiston në shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime): G, TA, TR

G=>GDP, por TA=>GDP

Shembull: PE = C + I + GSg=1/(1-MPC)

Legjenda:

Sg - Multiplikatori i shpenzimeve qeveritare

TA – Taksat

TR – Pagesat transferuese

PE – Shpenzimet e planifikuara

Page 53: Makroekonomia slides

MULTIPLIKATORI I POLITIKËS

FISKALE

Multiplikatori i taksave

St = MPC x Se = MPC x 1 / (1-MPC)

St < Se

Sepse: YD = Y + TR - TA

YD = C + S

Page 54: Makroekonomia slides

MULTIPLIKATORI TAKSAVE -

SHPENZIMEVE

(DISA KRAHASIME) Multiplikatori i taksave ndryshon në dy pikëpamje nga

multiplikatori i shpenzimeve:1) Multiplikatori i taksave shpreh lidhje negative në mes të ndryshimit të taksave

dhe ndryshimit në GNP përderisa multiplikatori i shpenzimeve shpreh lidhje pozitive

2) Multiplikatori i taksave është më i vogël se multiplikatori i shpenzimeve. Shkaku qëndron tek efekti fillestar i ndryshimit të taksave në shpenzimet për konsum pra edhe në GDP përderisa efekti fillestar i ndryshimit të shpenzimeve të pavarura reflektohej në masë të plotë si ndryshim i GDP

Efektet sekondare: nuk ka ndryshime të theksuara dhe në përgjithësi mund të flasim për efekte të njëjta sekondare si në rastin e multiplikatorit të taksave dhe atë të shpenzimeve

Page 55: Makroekonomia slides

MULTIPLIKATORI I EKONOMISË SË

HAPUR

Shpenzimet e përgjithshme të planifikuara:

TPE = C + I + G + NX

Në të majtë të E: X>Im (ekonomia në zgjërim)

Në të djathtë të E: X<Im (ekonomia në ngushtim)

So = 1/{1-MPC)+MPM} = 1/MPS+MPM

Page 56: Makroekonomia slides

Ligjërata V

CIKLET E BIZNESIT DHE RRITJA

EKONOMIKE

Në këtë ligjëratë do të njiheni me:

Konceptin e cikleve të biznesit

Fazat e cikleve të biznesit

Teoritë e cikleve të biznesit

Rritja ekonomike: funksioni i prodhimit

Page 57: Makroekonomia slides

CIKLET E BIZNESIT

Historia: ekonomia nuk rritet e zhvillohet pa probleme

Ekonomia karakterizohet me një prirje pozitive të rritjes

Vitet e ekspansionit dhe mirëqeniës ekonomike ia lënë vendin viteve të recesionit ose të panikut ekonomik

Luhatjet të ekonomisë: produktit total, inflacionit, normës së interesit, punësimit krijojnë cikle të biznesit

Prandaj, lëvizjet herë drejtë rënies dhe herë drejtë ngritjes të treguesve ekonomik (produkti total, inflacioni, norma e interesit, punësimi, etj)

kundrejt një prirjeje të përgjithshme në rritjen ekonomike formojnë ato lëvizje që quhen CIKLET E BIZNESIT

Page 58: Makroekonomia slides

CIKLET E BIZNESIT

Momenti kyç, për të identifikuar një cikël të biznesit, është përcaktimi i fazës së recesionit pra përcaktimi i periudhës kur aktiviteti ekonomik është në rënie

Gjatë rënies ekonomike, firmat dhe konsumatorët i ulin shpenzimet e tyre(shembuj për ilustrim mund të shërbejnë vitet: 1929 - 1933, 1948 - 1949, 1973 – 1974, 1981 - 1982)Shënim: çdo rënie/ngritje ekonomike nuk paraqet cikël biznesit, p.sh: rëniet shumë afatshkurtra nuk mund të karakterizohen si recesion.

Rritja ekonomike nuk arrihet asnjëherë me koeficient rritës konstant por ajo karakterizohet nga shmangie lartë poshtë prirjes së përgjithshme të rritjes.

Si të identifikohet një cikël biznesi? Vetëm atëherë kur GDP bie gjatë dy tremujorve (6 muaj) të një pasnjëshëm.

Nuk ka recesione (rënie) apo ekspansione (ngritje) të ngjashme, por e përbashkët (në përgjithësi) janë disa faza të njëllojta.

Page 59: Makroekonomia slides

FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT

Ekonomistët dallojnë katër faza të cikleve të biznesit: Pika më e lartë e ciklit Faza e reçesionit (rënies ekonomike) Pika më e ulët e ciklit Faza e ekspansionit (ngritjes ekonomike)

Page 60: Makroekonomia slides

FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT

RECESIONI

Moment kyç për të dalluar një cikël

Gjatë rënies ekonomike (recesioni), firmat dhe konsumatorët i ulin shpenzimet e tyre

Firmat reduktojnë prodhimin – punojnë me kapacitete jo të plota

Firmat largojnë punëtorë nga puna

Shumë firma dalin nga loja e tregut (biznesi) – falimentojnë

Të ardhurat reale bien dhe reduktohen fitimet

Vështirë gjendet punë

Recesioni mbaron me arritjen e pikës më të ulët. Në këtë pikë papunësia arrin nivelin më të lartë

Page 61: Makroekonomia slides

FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT

FAZA E EKSPANSIONIT

Kur përfundon faza e rënies ekonomike, fillon faza e rritjes

ekonomike ose ekspansioni ekonomik:

Ekonomia fillon të marrë veten: GDP, punësimi, etj.

Firmat zgjërojnë prodhimin - punojnë me kapacitete të plota

Konsumatorët rrisin shpenzimet dhe konsumin

Investimet e firmave rriten dhe fitimet gjithashtu

Pika më e lartë arrihet atëherë kur ekonomia është në “boom”

Page 62: Makroekonomia slides

CIKLET E BIZNESIT – MODELI

KEJNSIAN

Ciklet e biznesit dhe kërkesa agregate

Ekuilibri afatshkurtër (pika B – Figura: 17.2 )

Reçesion ekonomik: AD zhvendoset majtas (Pika C – Figura: 17.2)

Ekspansion ekonomik: AD zhvendoset djathas

LIGJI I OKUNIT: Për çdo 2% rënje të GDP nën nivelin potencial, papunësia rritet me 1%. P.sh. nëse GDP aktual bie nga 100% në 98% të nivelit të GDP potencial, papunësia rritet me 1%

Page 63: Makroekonomia slides

CIKLET E BIZNESIT – MODELI KLASIK

Ekuilibri (pika A – Figura 17.3)

Reçesion ekonomik: AS zhvendoset majtas (pika B)

Ekspansion ekonomik: AS zhvendoset djathas

Pra ciklet e biznesit spjegohen me lëvizjen në AS

Teoria e cikleve reale të biznesit: lëvizjet në AD nuk ndikojnë në GDP, por vetëm lëvizjet në AS

Page 64: Makroekonomia slides

TEORITË E CIKLEVE TË BIZNESIT

Ekzistojnë teori të shumta që i spjegojnë ciklet e biznesit. Dallimet vijnë nga qasje se kush i shkakton ciklet e biznesit:

Teoria monetariste: ciklet e biznesit vijnë nga lëvizjet në ofertën monetare dhe kreditit

Teoria teknologjike: ciklet e biznesit vijnë nga inovacionet e rëndësishme teknologjike

Teoria psikologjike: ciklet e biznesit spjegohen me optimizmin dhe pesimizmin e agjentëve ekonomik

Teoria e konsumit të pamjaftueshëm: gjithçka shpjegon me prirjen për kursim, e cila sjell, si pasojë që kursimet të jenë më të mëdha se investimet

Page 65: Makroekonomia slides

TEORITË E CIKLEVE TË BIZNESIT

Në përgjithësi të gjitha teoritë që i spjegojnë ciklet e biznesit ndahen në dy grupe:

TEORI EKSTERNALE

TEORI INTERNALE

Teoritë eksternale: ciklet e biznesit spjegohen nga faktorë nga jashtë sistemit ekonomik: ndryshimi i klimës, luftrat, zgjedhjet elektorale, zbulimet e ndryshme, zbatimet e teknologjisë, etj.

Teoritë internale: ciklet e biznesit spjegohen nga faktorë nga brenda sistemit ekonomik: ekonomia vetëvetiu luhatet dhe rrjedhat përcaktohen nga brenda sistemit

Teoria (eksternale) e cikleve politike të biznesit:

politika makroekonomike pëcaktohet nga zyrtarët e zgjedhur

Zyrtarët tentojnë të rizgjedhen

Ata e përdorin ndikimin e tyre në politikat makroekonomike

Cikli i zgjedhjeve përputhet me ciklin e biznesit

Page 66: Makroekonomia slides

RRITJA EKONOMIKE FUNKSIONI I

PRODHIMIT Tendenca e përgjithshme: rritja e ekonomisë/ekspansion në GDP

Në periudha afatshkurta – karakterizohet me njërën nga 4 fazat e ciklit të biznesit Në periudha afatgjata – karakterizohet me tendencën drejtë rritjes ekonomike

Rritja ekonomike: objektivë qendrore stabilizuese makroekonomike për të gjitha nivelet e vendimmarrjes

Rritja ekonomike reale: rritja e vërtetë e prodhimit për kokë/frymë banori e jo totali i prodhimit (arsyeja: raporti rritje e popullsisë me rritjen e prodhimit mund të jetë e ndryshueshme)

Adam Smith: puna merret parasysh, kurse toka është e mjaftueshme dhe e lirë. Çmimi përcaktohet arrihet nga niveli i punës së angazhuar. Dobësia: nuk mirret parasysh se popullsia rritet në vazhdimësi kurse toka mbetet e njëjtë

Tomas Maltus: rritja e pabalacuar - rritja e popullsisë si progresion gjeometrik kurse rritjae prodhimit, ardhurave si progresion aritmetik. Dobësia: nuk mirret parasysh progresi teknologjik ku si rezultat prodhimi tejkalon rritjen e popullsisë

Page 67: Makroekonomia slides

RRITJA EKONOMIKE DHE FUNKSIONI

I PRODHIMIT

Page 68: Makroekonomia slides

Ligjërata VI

INFLACIONI

Në këtë ligjëratë do të njiheni me:

Kuptimin e inflacionit

Mënyrat e matjes së inflacionit

Llojet e inflacionit

Kostot e inflacioni

Page 69: Makroekonomia slides

KUPTIMI I INFLACIONIT

Norma e Inflacionit (t) = Niveli i çmimeve (t) - Niveli i çmimeve (t-1)

X 100Niveli i çmimeve (t-1)

INFLACIONI: ngritje e vazhdueshme në nivelin e përgjithshëm të çmimeve

DEFLACIONI: rënie në nivelin e përgjithshëm të çmimeve apo ndryshe mund të

përcaktohet si inflacion negativ

Nganjëher inflacioni (i lartë) quhet edhe si “sëmundje e rëndë makroekonomike”

Inflacioni bashkë me papunësinë si dy probleme kryesore ekonomike

Problem shqetësues për ndërmarrjet dhe konsumatorët

Formula e inflacionit:

Legjenda:

t – periudha e tanishme

t-1 – periudha e paraardhëse

Page 70: Makroekonomia slides

MATJA E INFLACIONIT

INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMATORIT (CPI)

Mat koston e një shporte mallrash dhe shërbimesh që konsumon një familje tipike për një periudhtë caktuar kohe

Maten peshat specifike të secilit mall

INDEKSI I ÇMIMEVE TË PRODHUESIT (PPI) Mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë Tregues më i mirë se CPI Merren në konsiderim shumë më tepër mallra

DEFLATORI I GNP I aplikueshëm vetëm për rritje të vogël të çmimeve Më i përshtatshëm se CPI dhe PPI pasi merr në konsiderim të gjitha mallrat dhe

shërbimet

Deflatori i GNP =GNP nominal

X 100GNP real

Page 71: Makroekonomia slides

MATJA E INFLACIONIT:

SHEMBULLNë vitin 2004 konsumi i një familje ishte:Ushqim 20%Strehim 50%Kujdes mjekësor 30%Nëse viti 2004 merret si vit bazë atëherë:CPI2004 = (0.2*100) + (0.5*100) + (0.3*100) = 100

Në vitin 2005, çmimet rriten me sa vijon:Ushqim 2%Strehim 6%Kujdes mjekësor 10%Atëherë:CPI2005 = (0.2*102) + (0.5*106) + (0.3*110) = 106.4

i2005 = (CPI2005 – CPI2004) / CPI2004

atëherë

i2005 = (106.4 – 100) / 100 = 6.4%

Page 72: Makroekonomia slides

INFLACIONI: DISA SQARIME

A i bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta?JO. Inflacion do të thotë që niveli mesatar i çmimeve ngrihet. Shtrenjtësia e mallrave lidhet me çmimet relative të tyre, të cilat jo medoemos ndryshojnë.

A na bën inflacioni më të varfër?JO PATJETËR. Të ardhurat tona nominale tentojnë të rriten gjatë periudhës së inflacionit ndërkohë që të ardhurat tona reale mundet edhe të rriten sikurse mund të mos ndryshojnë apo ulen po gjatë kësaj periudhe.

A bëhen firmat më të pasura dhe punëtorët më të varfër gjatë periudhës së inflacionit?JO PATJETËR. Efekti i inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave varet nga lloji i inflacionit.

Sqarimet në faqet vijuese: LLOJET E INFLACIONIT

Page 73: Makroekonomia slides

LLOJET E INFLACIONIT

Në përgjithësi në teorinë ekonomike inflacioni mund të

klasifikohet në tri (3) kategori kryesore:

INFLACIONI I MODERUAR

INFLACIONI GALOPAN

HIPERINFLACIONI

Page 74: Makroekonomia slides

LLOJET E INFLACIONIT

INFLACIONI I MODERUAR

Çmimet rriten ngadalë

Norma e inflacionit shprehet me anën e një numri njëshifror

Njerëzit ende kanë besim në para

Njerëzit janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie kontraktuale (nënshkruajnë kontrata të reja)

Sistemi monetar fuknsionon mjaftë mirë

Page 75: Makroekonomia slides

LLOJET E INFLACIONIT

INFLACIONI GALOPAN

Bie besimi tek paraja

Rritje dyshifrore e çmimeve

Njerëzit i ikin mbajtjes së parave mbi një limit të domosdoshëm

Përdoren valutat e huaja për indeksim

Norma reale e interesit është negative

Njerëzit priren të grumbullojnë mallra ose blejnë patundshmëri

Huadhënësit nuk japin kredi me normë të ulët të interesit

Tregu financiar nuk funksionon

Page 76: Makroekonomia slides

LLOJET E INFLACIONIT

HIPERINFLACIONI

Mund të identifikohet edhe si një “virus vdekjeprurës për ekonomi”

Çmimet rriten shumë herë brenda një muaji

Shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet

Çmimet relative (përfshirë edhe pagën) bëhen të paqëndrueshme

Paraqitet në raste të rralla (psh. periudha të luftrave)

Disa shembuj të hiperinflacionit:

- Gjermani: 1922-1923 (indeksi i çmimeve u rritë nga 1 në 10.000.000.000%)

- Bolivi: 1985 (indeksi i çmimeve u rritë nga 1 në 12.000%)

- Ish Jugosllavia: 1993, etj.

Page 77: Makroekonomia slides

KOSTOT E INFLACIONIT

Gjatë periudhës së inflacionit paraqiten humbësit dhe fituesit

Humbësit dhe fituesit e një situate inflacioniste nuk mund të

identifikohen lehtë

Jo të gjitha çmimet rriten njësoj

Efektet/kostot e inflacionit:

- Rishpërndarja e pasurisë (në mes klasave/shtresave të popullsisë)

- Alokimi joefiçient i resurseve dhe burimeve të prodhimit

Megjithatë kostot varen nga karekteri i inflacionit:

- Inflacioni i parashikuar (nuk ka humbës – norma e inflacionit mund të

parashikohet

- Inflacioni i paparashikuar (ka humbës – norma e inflacionit nuk mund të

parashikohet

Page 78: Makroekonomia slides

KOSTOT E INFLACIONIT

RISHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE PËR SHKAK TË INFLACIONIT

Shembull për diskutim:

Konsumatori merr kredi 5000 € me kamatë 10% vjetore

Pas një viti ai paguan 5500 €

Nëse norma e inflacionit=10% në vitë, atëherë banka nuk fiton asgjë

Konsumatori (marrësi i kredisë) fiton

Nëse inflacioni është i parashikuar atëherë nuk ka humbës

Arsyeja: normës së interesit i shtohet norma e inflacionit

Nëse inflacioni nuk llogaritet vie deri te rishpërndarja e të ardhurave

Page 79: Makroekonomia slides

KOSTOT E INFLACIONIT

Inflacioni i Balancuar Inflacioni i Pabalancuar

Inflacion i pritshëm Nuk ka kosto Humbje në efiçiencë

Inflacion jo i pritshëm Të ardhurat dhe pasuria

rishpërndahen

Humbje në efiçiencë dhe

rishpërndarje

Shënim:

Inflacioni quhet i balancuar kur rritja e çmimeve është me të njëjtën përqindje për të gjitha

mallrat dhe shërbimet. Përndryshe inflacioni konsiderohet i pabalancuar

ALOKIMI JOEFIÇIENT I RESURSEVE PËR SHKAK TË INFLACIONIT

Çmimet shtrembërohen dhe nuk japin informata të sakta për prodhuesit

Informatat shtrembërohen alokimi i resurseve në mënyrë të gabuar

Kur inflacioni është i parashikueshëm efekti është më i vogël, por efektet e inflacionit nuk mund të shmangen plotësisht

Përdorimi i indeksimit: mbrojtja e interesave të grupeve të caktuara

Përmbledhje e kostos së inflacionit (tabela 18.1):

Page 80: Makroekonomia slides

Ligj. VII

PAPUNËSIA

Në këtë ligjëratë do të njiheni me:

Kostot e papunësisë

Matjën e papunësisë

Llojet e papunësisë

Shkaqet e papunësisë

Normën Natyrore të Papunësisë (NNP)

Papunësinë gjatë tranzicionit

Tregun e punës dhe papunësinë në Kosovë

Page 81: Makroekonomia slides

PAPUNËSIA: HYRJE

Papunësia njihet edhe si “sëmundje e rëndë” makroekonomike

Shpeshherë: rritja e treguesve të papunësisë konsiderohet një simptomë e fazës së recesionit ekonomik

Është barrë e rëndë financiare për qeverinë

Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human

Të papunët përveç se janë barrë financiare për qeverinë ata mund të jepen pas dukurive negative shoqërore (p.sh. rritja e kriminalitetit në shkallë vendi)

Page 82: Makroekonomia slides

KOSTOT E PAPUNËSISË

KOSTOT EKONOMIKE

Humbjet nga papunësia nuk mund të kompensohen

Këto humbje janë më të mëdha se sa humbjet nga joefiçienca apo monopolet

Kostoja ekonomike shprehet me hendekun e prodhimit

Sa më e madhe të jetë papunësia aq më i madh hendeku i GDP aktual dhe GDP potencial

Të papunët bëhen barrë për shoqërinë

Papunësia shkakton zvogëlimin e buxhetit

Kur rritet papunësia, bie GDP (pasi më pak persona punojnë)

Lidhja midis papunësisë dhe GDP shprehet përmes Ligjit të Okunit

“Për çdo 2% rënie të GDP aktual ndaj GDP potencial, norma e papunësisë rritet me 1%”

Shembull:Nëse GDP potencial = 100%

GDP aktual = GDP potencial = 100%u = 6%

Nëse: GDP aktual bie në nivelin prej 96% të GDP potencial, atëherë: u rritet nga 6% në 8%

Page 83: Makroekonomia slides

KOSTOT E PAPUNËSISË

KOSTOT SOCIALE TË PAPUNËSISË

Zhvlerësimi i kapitalit njerëzor

Sa më gjatë që një person është i papunë bie probabiliteti që ai të gjejë punë

Rritja e dukurive negative si kriminaliteti, vjedhja, etj.

Keqësimi i shëndetit të të papunëve (mental dhe fizik)

Personat mund të bëhen asocial

Page 84: Makroekonomia slides

MATJA E PAPUNËSISË

Burimet e të dhënave: vrojtimet statistikore, regjistrat e zyrave të punës, etj.

Vende të ndryshme mbështeten në burime të ndryshme – kjo në një shkallë e vështirëson krahasimin e treguesve përkatës të tyre.

Definimi i fuqisë punëtore

Popullsia në moshë pune

16 - 65 vjeç

Ata që nuk janë

aktiv

Të punësuar

Ata që janë aktiv

(forcat e punës)

Të papunë

Page 85: Makroekonomia slides

MATJA E PAPUNËSISË

I zënë me punë (i punësuar) - konsiderohet ai person që kryen një punë

të pagueshme, qoftë edhe kur mungon përkohësisht në punë për shkak

se është i sëmurë, është në pushime ose në grevë

Të papunë - konsiderohen ata persona që nuk janë në punë por

kërkojnë punë në mënyrë aktive, ose që presin të rikthehen në punë. Në

një përkufizim më të plotë, një person është i papunë në qoftë se nuk

punon dhe:

a) ka bërë përpjekje specifike për të gjetur punë gjatë katër (4) javëve të fundit

b) është pushuar nga puna dhe pret që të thirret përsëri në këtë punë

c) është duke pritur të njoftohet për një punë të re në muajin e ardhshëm

TË PUNËSUARIT + TË PAPUNËT = FORCA PUNËTORE

Të gjithë të tjerët që janë në moshë punë por nuk janë të zënë me punë,

nuk përfshihen në forcën punëtore ose të papunët, ata konsiderohen

thjeshtë jashtë forcës punëtore: pensionistët, studentët, nxënësit në

moshë pune, ata që largohen nga tregu i punës për të rritur fëmijët, etj.

Page 86: Makroekonomia slides

LLOGARITJA E NORMËS SË

PAPUNËSISË

Norma e papunësisë (%) =Të papunë

X 100Forca punëtore

Të papunët e dëshpëruar (të dekurajuar) - shpeshherë treguesit e

papunësisë përjashtojnë ata individ që janë të papunë por kanë humbur

shpresën për të gjetur punë dhe për këtë arsye kanë hequr dorë nga kërkimi

aktiv për një vend pune

Page 87: Makroekonomia slides

DINAMIKA E TREGUESVE TË

TREGUT TË PUNËS

Të punësuar Të papunë

Jashtë forcës

punëtore

123

4 5

67

Humbjet e vendeve të punës = 1 + 2 + 7

Krijimi i vendeve të punës = 1 + 3 + 6

Ndryshimi në papunësi = (2 + 5) - (3 + 4)

Nëse: (2 + 5) > (3 + 4) => papunësia rritet

Nëse: (2 + 5) < (3 + 4) => papunësia zvogëlohet

Page 88: Makroekonomia slides

DINAMIKA E TREGUESVE TË

TREGUT TË PUNËS

Page 89: Makroekonomia slides

LLOJET E PAPUNËSISË

PAPUNËSIA E FËRKIMIT (FRIKSIONALE)

rezulton nga lëvizja e njerëzve prej një punë në tjetrën, prej një regjioni në

tjetrin, etj.

PAPUNËSIA STRUKTURORE

paraqitet kur oferta dhe kërkesa për punë nuk përputhen

Imobiliteti profesional (mungesa e gatishmërisë dhe vështërsitë për të

braktisur profesionet e vjetra dhe përvetësimin e profesioneve të reja)

Imobiliteti gjeografik (mungesa e gatishmërisë dhe vështërsitë lidhur me

largimin nga rajonet depresive për arsye sociale, ekonomike, etj.)

PAPUNËSIA CIKLIKE

rezulton kur në përgjithësi kërkesa për punë është e ulët

PAPUNËSIA SEZONALE

lidhet me karakterin stinor të prodhimit/shërbimeve: industria e ndërtimit,

turizmit, shërbimet e ndryshme, etj.

Page 90: Makroekonomia slides

SHKAQET E PAPUNËSISË

Ekzistojnë mospajtime në mes të ekonomistëve rreth shkaqeve të papunësisë

Oferta për punë është relativisht jofleksibile (inxhinierë, infermierë, etj.)

Çmimi i punës (paga) është më pak fleksibile se çmimet tjera

Ngurtësia e pagave: papunësia e detyruar

Pagat fleksibile: papunësia vullnetare

Page 91: Makroekonomia slides

NORMA NATYRORE E

PAPUNËSISË

Norma Natyrore e Papunësisë (NNP) – është një ndër konceptet kryesore të teorisë se tregut të punës

Definicioni: Norma Natyrore e Papunësisë (NNP) është ajo normë papunësie në të cilën tregjet e punës dhe të mirave janë të balancuara. Pra, NNP është ajo normë e papunësisë, në të cilën forcat influencuese të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara.

NNP nuk është kurrë zero – edhe kur ekonomia funksionon në punëzënje të lartë, një numër i caktuar individësh në moshë pune do të jenë të papunë

NNP është e lidhur ngushtë me inflacionin – shoqëria do të preferonte në papunësi të ulët por jo aq të ulët sa të rrezikonte përshpejtimin e inflacionit.

Masat e mundshme që mund të merren për të reduktuar NNP:

Përmirësimi i shërbimit të tregut të punës, e në veçanti të informacionit

Krijimi i vendeve të reja të punës nëpërmjet rritjes së shpenzimeve qeveritare Programet e ndryshme qeveritare (sigurimet e papunësisë, caktimi i pagës

minimum) të hartohen në atë mënyrë që punëtorët të nxiten për të gjetur punë, etj.

Page 92: Makroekonomia slides

TREGU I PUNËS DHE

PAPUNËSIA GJATË

TRANZICIONIT

Ndryshimet kryesore në tregun e punës gjatë tranzicionit janë:

Ndryshimi i ofertës për punë

Rialokimi i forcave të punës në mes të sektorëve

Rritje e papritur e papunësisë në nivele dyshifrore

Njohuritë për punë bëhen të papërdorshme

Të ardhurat nga një vit më shumë përvojë bien gjatë tranzicionit

Page 93: Makroekonomia slides

POLITIKAT E TREGUT TË

PUNËS GJATË TRANZICIONIT

Qeveria duhet të gjejë një balancë në mes të:

reduktimit të intervenimit të shtetit në ekonomi të trashëguar nga sistemi

i mëparshëm dhe lejimit të veprimit të lirë të tregut

sigurimit të një politike sociale që do të siguronte përkrahje për procesin e

tranzicionit

Masat kundër papunësisë:

Politikat pasive të tregut të punës (beneficionet për të papunët)

Politikat aktive të tregut të punës (trajnimet, subvencionet, etj.)

Page 94: Makroekonomia slides

Ligj. VIII

RAPORTI:

PAPUNËSI – INFLACION

Në këtë kapitull do të njiheni me:

Arsyet pse papunësia bashkë me inflacionin paraqesin dy

problemet kryesore makroekonomike

Burimet e inflacionit (inflacioni: inercial, nga kërkesa dhe

nga kostoja)

Ndërlidhjen në mes të inflacionit dhe papunësisë

Kurbën e Philipsit (në periudha afatshkurta dhe periudha

afatgjata)

Page 95: Makroekonomia slides

BURIMET E INFLACIONIT

Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë dy nga objektivat qendrore makroekonomike të secilës qeveri

Ekzistojnë mendime të ndryshime lidhur me shkaqet /burimet e inflacionit

Për diskutim veçojmë:

INFLACIONI INERCIAL

INFLACIONI NGA KËRKESA

INFLACIONI NGA KOSTOJA

Page 96: Makroekonomia slides

INFLACIONI INERCIAL

Inflacioni inercial ndryshe quhet inflacioni i parashikueshëm ose i pritshëm përderisa norma e inflacionit është e qëndrueshme (inerciale) dhe se në ekonomi nuk ndodhin ndryshime të rëndësishme në anën e kërkesës apo ofertës

Norma e inflacionit është e pritshme dhe e qëndrueshme

Natyra inerciale me inflacionin lidhet me pritjet e agjentëve ekonomik (Teoria e Pritjeve Racionale/Theory of Rational Expectations – Robert Lukas dhe të tjerët)

Pagat në të ardhmen përshtaten ndaj ritmit të rritjes së çmimeve në periudhën e tanishme

Page 97: Makroekonomia slides

INFLACIONI NGA KËRKESA

Inflacioni nga kërkesa rezulton nga një rritje e kërkesës agregate (AD), në kushtet kur oferta agregate (AS) nuk ka ndryshuar.

Ndër faktorët që shpiejnë në rritjen AD janë:

Rritja në ofertën e parasë

Rritja e shpenzimeve qeveritare (G) për të blerë mallra dhe shërbime

Page 98: Makroekonomia slides

INFLACIONI NGA KËRKESA

Fig 20.1: Inflacioni nga kërkesa

Paraqitja grafike: Modeli i ekuilibrit makroekonomik AD=AS

Kur AD , kurba e AD zhvendoset djathtas - lartë nga poziconi fillestar

AS mbetet e pandryshuar

Në S-T kemi të AS dhe çmimeve kurse në L-T kemi vetëm të çmimeve,

Kjo shpie në e pagave duke i dhënë impuls të ri së mëtejme të çmimeve:

Page 99: Makroekonomia slides

INFLACIONI NGA KËRKESA

Spiralja Çmim – Pagë - Inflacion:

Pasi kjo rritje e çmimeve ka ardhur si rezultat i rritjes së AD, inflacioni si burim ka rritjen e kërkesës

Kur u është nën nivelin natyror => kemi mungesë të punës => pagat rriten => AS zhvendoset lartë -majtas ndaj pozicionit të saj fillestar.

Nëse nuk ka ndryshim në AD, ekuilibri i ri është aty ku pritet SAS1 me AD1

Analizojmë: Fig 20.2: Rritja e shkallëzuar e inflacionit & Fig 20.3: inflacioni i vazhdueshëm nga kërkesa

Page 100: Makroekonomia slides

INFLACIONI NGA KOSTOJA

Shfaqet kur rriten çmimet si pasojë e rritjes së kostos (shpenzimeve -çmimeve të lëndëve të para)

Inflacioni nga kostoja, gjithashtu, ndodh si rezultat i këtyre faktorëve:

Një rritje më e madhe në pagë se sa në produktivitetin e punës

Një rritje në kursin e këmbimit të monedhës (zhvlerësim i monedhës) duke rritur kështu çmimin e materialeve të importuara

Një rritje në çmimin e materialeve të importuar për shkaqe të faktorëve të jashtëm (OPEC 1973)

Rritjes së taksave indirekte

Page 101: Makroekonomia slides

INFLACIONI NGA KOSTOJA

Analizojmë - Fig. 20.4: Inflacioni nga kostoja

Kurba AS zhvendoset lartë - majtas nga pozicioni fillestar

Kjo ndodhë edhe atëherë kur GDP aktual < GDP potencial

Kur GDP aktual < GDP potencial dhe kemi inflacion nga kostoja atëherë kemi rritje edhe të papunësisë.

Gjendja ekonomike me papunësi të lartë dhe inflacion quhet stagflacion

Page 102: Makroekonomia slides

RAPORTI PAPUNËSI –

INFLACION: KURBA E

PHILIPSIT

Kurba e Philipsit paraqet modelin teorik për analizimin e këtij raporti

Qeveria duhet të luftojë si papunësinë ashtu edhe inflacionin

Cili është raporti papunësisë – inflacioni, apo thënë ndryshe ç’ndodh me inflacionin kur qeveria lufton papunësinë ose anasjelltas?

Ekonomisti Arthur Philips ka mbledhur të dhëna për vitet 1861-1957 për të parë se kush e përcakton pagën dhe inflacionin

Arthur Philips gjeti një lidhje negative në mes të papunësisë dhe inflacionit

Kjo lidhje negative ka tërhequr vëmendjen e hartuesve të politikave makroekonomike,

Dilema është shfaqur në lidhje me atë kush të luftohet më parë: inflacioni apo papunësia?

Figura 20.5: Kurba e Philipsit

Page 103: Makroekonomia slides

KURBA E PHILIPSIT:

NË PERIUDHA AFATSHKURTA

Në periudha afatshkurtra (S-T), Kurba e Philipsit paraqet lidhjen inflacion - papunësi atëherë kur kemi normë konstante të inflacionit të pritshëm dhe normë konstante natyrore të papunësisë

Kur inflacioni inercial ndryshon, atëherë kemi zhvendosje të Kurbës së Philipsit

Page 104: Makroekonomia slides

KURBA E PHILIPSIT:

NË PERIUDHA AFATGJATA

Kurba e Philipsit në periudha afatgjata (L-T) paraqet lidhjen inflacion-papunësi atëherë kur inflacioni aktual është i barabartë me normën e pritshme të inflacioni,

Kurba e Philipsit në L-T është inelastike (vertikale)

Kurba e Philipsit në L - T përbëhet nga shumë kurba të S-T

Periudha 1: Ekonomia gjendet në pikën A, nuk kemi shok.

Periudha 2: Ekspansion ekonomik => u => pagat => çmimet => inflacioni => ekonomia lëviz në pikën B. Inflacioni i pritshëm nuk ndryshon.

Periudha 3: Me rritjen e inflacionit, firmat dhe punëtorët fillojnë t’i ndryshojnë pritjet e tyre duke parashikuar inflacion më të lartë. Kurba e Philipsit zhvnedoset lartë, kur për çdo ukemi një normë më të lartë të inflacioni (Pikat B dhe C kanë utë njëjtë, por për pikën C inflacioni është më i lartë).

Periudha 4: Për shkak të politikave makroekonomike dhe përshtatjeve të firmave dhe punëtorëve ndaj një normë më të lartë të inflacioni, ekonomia lëviz në pikën D.

Fig. 20.7: Kurba e Philipsit në periudha afatgjata

Page 105: Makroekonomia slides

KURBA E PHILIPSIT:

NË PERIUDHA AFATGJATA

Konkluzioni: Krahaso pikat A dhe D:

Në pikën A: u është në nivelin natyror të saj dhe inflacioni është i ulët

Në pikën D: u është e njëjtë si në pikën A por inflacioni i pritshëm është më i lartë

Në të dy pikat GDP real është i njëjtë.

Kur u është nën normën natyrore të saj => çmimet dhe pagat tentojnë të rriten. Kjo quhet hipoteza e normës natyrore të papunësisë.

Spiralja nuk ndalet për sa kohë që u norma natyrore e papunësisë,

Dy përfundime të rëndësishme nga teoria e normës natyrore të papunësisë:

Qeveria nuk mund ta çojë u nën normën natyrore pa shkaktuar inflacion

Kurba e Philipsit tregon se qeveria duhet të zgjedh në mes të inflacionit dhe papunësisë dmth ka trade-off në mes të inflacionit dhe papunësisë

Page 106: Makroekonomia slides

Ligj.IX

PARAJA

DHE SISTEMI BANKAR

Në këtë kapitull do të njiheni me:

Konceptin e parasë

Funksionet e parasë

Komponentet e ofertes monetare

Ofertën dhe kërkesën për para

Lidhja në mes të ofertës monetare dhe normës së interesit

Bankat, llojet dhe procesi i krijimit të parasë

Page 107: Makroekonomia slides

KONCEPTI I PARASË: HYRJE

DEFINIMI:Çdo objekt standard dhe përgjithësisht të pranuar që përdoret si mjet

këmbimi ose pagese

ZANAFILLA E PARASË: Evoluimi i ekonomisëRritja e volumit të mallrave të prodhuaraKëmbimi mall – mall (tramba)Koincidenca e dyfishtë - shpreh përputhjen e plotë për llojin dhe sasinë

e mallrave që duan të këmbejnë dy prodhuesProblemet rreth gjetjes së vlerës së njëjtëKalimi në përdorimin e një malli të caktuar për të këmbyer të gjitha

mallrat tjeraRolin e parasë e kanë luajtur: bagëtia, bakri deri tek ari e argjendi

Page 108: Makroekonomia slides

KONCEPTI I PARASË: HYRJE

KARAKTERISTIKAT E PARASËQë një mall i caktuar të përdoret si para ai duhet ti gëzoj disa veti: Të jetë i transportueshëm Të jetë i ruajtshëmTë jetë i ndashëm në pjesë të vogla I sigurt nga falsifikimi

PARAJA LETËR Zëvendësuese e parasë mall Zanafilla (historiku)Mbulesa në ariNdërhyrja e një autoriteti (shteti) - para e dekretuar

PARAJA BANKARE OSE ÇEÇET BANKARE Shërbejnë si mjet këmbimi apo pagese

Page 109: Makroekonomia slides

FUNKSIONET E PARASË

FUNKSIONI SI MJET KËMBIMI - është funksioni kryesor i parasë. Nëpërmjet tij

ajo luan rolin e një lubrifikuesi që zbut dhe lehtëson funksionimin e ingranazheve të shumta dhe të ndërlikuara të ekonomisë, duke i realizuar transaksionet me kosto shumë më të ulët

FUNKSIONI SI MJET LLOGARIE (MATËSE E VLERËS) - shërben si njësi matëse e vlerës së produkteve. Mallrat dhe shërbimet shprehin vlerën e tyre në para, nëpërmjet çmimeve, duke thjeshtuar procesin e matjes së saj. Në të kundërtën, për çdo mall do të kishim çmime sa edhe mallra

FUNKSIONI SI MJET KURSIMI (RUAJTËSE E VLERËS) - mundëson kryerjen e funksionit si ruajtëse e vlerës ose mjet kursimi. Edhe forma të tjera të pasurisëmund ta kryejnë këtë funksion si aksionet, obligacionet, etj.

Page 110: Makroekonomia slides

KOMPONENTËT E OFERTËS

MONETARE

Masa monetare është shumë e rëndësishme në dizajnimin e politikave makroekonomike Norma e interesit e bankës qëndrore (ndikimi në nivelin e investimeve) Blera dhe shitja e letrave me vlerë

Matja e saktë e masës monetare është një problem që përcillet me vështërsi teorike dhe praktike Oferta monetare llogaritet si shumë e instrumenteve të ndryshëm që, në një shkallë të caktuar

shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve që quhen agregatë monetarë të cilët kanë në themel një kriter të përbashkët llogaritje.

M1: paraja e transaksioneve - plotësisht likuide (monedhat, kartëmonedhat, llogaritë çekueshme, çeqet e udhëtarëve, etj.)

M2: paraja e gjerë - përfshin M1 dhe format tjera që nuk janë para transaksionesh por që mund të shëndrrohen në para (depozitat afatshkurtra)

M3: përfshin M2 dhe agregatët monetar më pak likuid (depozitat afatgjatë)

L: përfshin M3 dhe aktivet tjera që kanë tipare likuiditeti (bonot e thesarit)

Page 111: Makroekonomia slides

KËRKESA PËR PARA

Njerëzit mbajnë para për të kryer transaksione

Mbajtja e parasë ka kosto (heqje dorë nga investimi)

Interesi

Motivi 1: për të blerë mallra dhe shërbime por që varet nga:

Niveli i GNP - rritja e GNP real do të thotë rritja e vëllimit të mallrave dhe shërbimeve që tregtohen. Kjo do të thotë që rriten edhe sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e tyre

Niveli i çmimeve - rritja e nivelit të çmimeve është e nevojshme të rritet edhe sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e të njëjtës sasi mallrash dhe shërbimesh

Niveli i normës së interesit - me nivelin e normës së interesit kërkesa për para transaksionesh është në përpjesëtim të zhdrejtë sepse rritja e nivelit të normës së interesit rri koston e mbajtjes së parasë, prandaj do të kemi tendencën për të ulur sasinë e parasë që mbahet për transaksione

Motivi 2: ruajtja e vlerës

Teoria e portofolit - njerëzit nga njëra anë dëshirojnë që pasurinë e tyre në formën që sjell të ardhura sa më të mëdha por, nga ana tjetër, ata nuk dëshirojnë të bëjnë investime me shkallë të lartë rreziku

Page 112: Makroekonomia slides

BANKAT, LLOJET DHE PROCESI

I KRIJIMIT TË PARASË

Mbajtja e parasë ka kosto

Sigurimi i informacioneve ka kosto

Lind nevoja e krijimit të institucioneve financiare

Bankat: firma financiare

Aktivitetet e bankave:

Pranimi i depozitave (në të parë dhe të afatizuara)

Dhënien e huave

Fitimi i bankave = norma e interesit të kredive – norma e interesit të depozitave

Niveli i kredive të lëshuara determinohet nga norma e interesit dhe shkalla e rrezikut

Lidhja në mes të nivelit të rrezikut dhe normës së interesit dhe nivelit të kredive është negative

Page 113: Makroekonomia slides

BANKAT, LLOJET DHE PROCESI

I KRIJIMIT TË PARASË

Bilanci i thjeshtë i bankës

AKTIVE PASIVE

Rezervat 100 Depozitat e çekueshme 1000

Huatë 4000Depozitat e kursimeve

dhe me afat2800

Letrat me vlerë 1800 Pasivet tjera 2100

Totali 5900 Totali 5900

Shënim:

Rezervat nuk jepen hua

Mundësia e bankës për të dhënë hua përbën bazën e shumëfishimit

të parasë

Page 114: Makroekonomia slides

BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I

KRIJIMIT TË PARASË

AKTIVE PASIVE

Rezervat 2000 Depozitat 2000

Totali 2000 Totali 2000

Shembull: Bilanci i Bankës A

Është injektuar një sasi monetare në ekonomi

Supozojmë që znj. Ermira ka shitur një bono thesari qeverisë dhe

ka marrë mjete financiare prej 2000 të cilat i ka depozituar në

Bankën A

Si rezultat rritet M1 = 2000€

Page 115: Makroekonomia slides

BANKAT, LLOJET DHE PROCESI

I KRIJIMIT TË PARASË

POR, Banka A mund të japë hua, dhe nëse themi se norma e rezervës së detyrueshme = 10%, Banka A mund të japë 1800 €

Bilanci i Bankës A pas kësaj është:

AKTIVE PASIVE

Rezervat 200 Depozita 2000

Hua 1800

Totali 2000 Totali 2000

Me këtë rast, M1 rritet edhe për 1800 €.

Pra: M1=2000€ + 1800€

SUPOZOJMË se pjesa prej 1800€ e dhënë hua depozitohet në Bankën B nga

huamarrësi apo shitësi

Bilanci i Bankës B do të jetë:

AKTIVE PASIVE

Rezervat 1800 Depozita 1800

Totali 1800 Totali 1800

Page 116: Makroekonomia slides

BANKAT, LLOJET DHE PROCESI

I KRIJIMIT TË PARASËNëse norma e rezervës së detyrueshme = 10%, Banka B mund të japë 1620 € hua

Bilanci i Bankës B pas kësaj është:

AKTIVE PASIVE

Rezervat 180 Depozita 1800

Hua 1620

Totali 1800 Totali 1800

Me këtë rast, M1 rritet edhe për 1620 €.

Pra: M1=2000€ + 1800€ + 1620€

Ky proces vazhdon derisa rezervat të bien në zero:

Bankat Depozitat Huatë Rezervat

Banka A 2000 1800 200

Banka B 1800 1620 180

Banka C 1620 1458 162

Banka D 1458 1312.2 145.8

... ... ... ...

Totali në sistemin

bankar

20 000 18 000 2 000

Page 117: Makroekonomia slides

BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I

KRIJIMIT TË PARASË

Shtesa në rezervat e detyrueshme në sistemin bankar do të jetë e barabartë me shtesën fillestare të depozitave:

∆D ∙ r = ∆R

Nga këtu nxjerrim se:

∆D = ∆R / r ose ∆D = (1 / r) * ∆R

Në rastin tonë kemi:

∆D = (1 / r) * ∆R =

(1/0.1) * 2,000 = 20,000

Raporti 1/r tregon sa shumëfishohet shtesa fillestare e rezervave në sistemin bankar nëpërmes mekanizmit të dhënies së huave

Ky quhet multiplikator i i ofertës monetare:

1 + X + X2 + X3 + ...... + Xn = 1/(1 – X), ku X<1

r = 1 – X Legjenda:

∆D = shtesa në depozite

r = norma e rezervës së detyrueshme

∆R = shtesa në rezerva të detyrueshme

Page 118: Makroekonomia slides

BANKAT, LLOJET DHE PROCESI

I KRIJIMIT TË PARASË

Bankat Depozitat Huatë Rezervat

Banka A 2000 1600 400

Banka B 1600 1280 320

Banka C 1280 1024 256

Banka D 1024 819 205

... ... ... ...

Totali në sistemin

bankar

10 000 8 000 2 000

Oferta monetare mund të mos rritet për dy arsye:

1) Huamarrësi nuk i depoziton paratë

2) Bankat mund të mbajnë rezerva të tepërta

Nëse rritet norma e rezervës së detyrueshme, atëherë rritja e M1 është më vogël:

Shembull: r=20%

Në këtë rast, M1 rritet vetëm me 10,000 €

Page 119: Makroekonomia slides

Ligj. X

BANKA QENDRORE DHE

POLITIKA MONETARE

Në këtë kapitull do të njiheni me:

Konceptin e Bankes Qendrore

Funksionet e Bankes Qendrore

Objektivat, qëllimet dhe instrumentet e Bankes Qendrore

Rrymën monetariste dhe veçoritë e saj

Tregun monetar dhe mekanizmin e politikës monetare

Page 120: Makroekonomia slides

BANKA QENDRORE:

FUNKSIONET DHE

INSTRUMENTET

Në çdo ekonomi tregu ekzistojnë: Banka Qendrore (niveli i parë) dhe bankat komerciale (niveli i dytë)

Banka Qendrore mbikëqyrë dhe shërben si ombrellë për bankat tjera komerciale (niveli i dytë)

Banka Qëndrore mbikëqyrë politikën monetare

Banka Qendrore mbikëqyrë dhe shërben si “ombrellë” për:

Bankat komerciale

Institucionet financiare

Tregun e letrave me vlerë

Kursin e këmbimit

Page 121: Makroekonomia slides

FUNKSIONET E BANKËS

QENDRORE

Emetimi i parasë (kartëmonedhave)

Bankë e bankave të nivelit të dytë (kliringu i çeqeve, rezervat, etj.)

Bankë e qeverisë (për depozita, tërheqje, etj.)

Rregullimi i ofertës monetare

Ndërhyrja dhe rregullimi i tregjeve monetare

Page 122: Makroekonomia slides

PAVARËSIA E BANKES

QENDRORE

Banka Qendrore në shumë vende është e pavarur nga qeveria

Pavarësia e Bankës Qendrore në:

caktimin e normës së interesit

rregullimin e ofertës monetare

kreditimin e qeverisë, etj.

Drejtuesit e Bankës Qendrore emërohen në periudha afatgjata (psh. në SHBA guvernatori emërohet për një periudhë 14 vjeçare)

Reputacioni i Bankës Qendrore (pritjet e firmave dhe individëve)

Page 123: Makroekonomia slides

OBJEKTIVAT, QËLLIMET DHE

INSTRUMENTET E BANKËS

QENDRORE

Objektivat Rritje e qëndrueshme ekonomike Stabilitet i çmimeve Punësim i plotë Valutë stabile, etj.

Jo të gjitha objektivat mund të realizohen njëkohësisht: lidhja inverse e disa objektivave

Objektivat e ndërmjetme Norma e interesit Oferta monetare

Page 124: Makroekonomia slides

INSTRUMENTET E BANKËS

QENDRORE

Instrumentet indirekte

Shitja dhe blerja e letrave me vlerë (bono thesari, obligacione, etj.)

Ri-financimi: banka qendrore u jep kredi bankave komerciale

Rezervat e detyrueshme

Instrumentet direkte

Kontrolli i kreditit: kufizimi i vëllimit të kredisë

Kontrolli i normës së interesit

Page 125: Makroekonomia slides

TREGU MONETAR DHE

MEKANIZMI I POLITIKËS

MONETARE

Tregu Monetar përfshin një bashkësi institucionesh dhe agjentësh ekonomik ku realizohet shitja dhe blerja e letrave me vlerë: Aksionet Obligacionet Bonot e thesarit, etj.

Letrat me vlerë ndahen në: Afatshkurtra (afati i maturimit <1 vit) Afatgjata (afati i maturimit >1 vit)

Bashkëveprimi i ofertës për para dhe i kërkesës për para përcakton sasinë e parasë në qarkullim dhe normën e interesit në ekuilibër

Page 126: Makroekonomia slides

OFERTA DHE KERKESA PËR

PARA

Kërkesa për para sipas teorisë Kejnsiane:

Motivi i transaksioneve

Motivi mbrojtës

Motivi spekulativ

Page 127: Makroekonomia slides

OFERTA DHE KERKESA PËR PARA

Kërkesa për para varet nga sasia e kërkuar e parave dhe norma e interesit (figura më lartë):

Kur rritet interesi (i ) bie kërkesa për para dhe e kunderta

Kur rritet GDP rritet kërkesa për para (kurba L zhvendoset djathtas)

Oferta për para është e dhënë

Për ilustrim:

Çfarë ndodh në grafik nëse Banka Qendrore dëshiron të ul inflacionin?

Reduktohet oferta monetare (kurba Ms lëviz majtas dhe rritet i)

Njerëzit shesin aktivet e tyre për të plotësuar kërkesën për para

Kjo shpie në uljen e çmimit të aktiveve dhe rritjen e normës së interesit

Page 128: Makroekonomia slides

MEKANIZMI I TRANSMISIONIT TË

POLITIKËS MONETARE

Page 129: Makroekonomia slides

RRYMA MONETARISTE DHE

VEÇORITË E SAJ

Shkolla të ndryshme kanë mendime të ndryshme se si të veprohet me politikën monetare

RRYMA MONETARISTE:

Oferta monetare është përcaktues kryesor i lëvizjeve afatshkurtra të GDP-së nominal dhe përcaktues kryesor i çmimeve në periudha afatgjata

AD ndikohet vetëm nga oferta monetare

Theksohet veprimi i lirë i forcave të tregut - nuk pranohet roli aktiv i shtetit

Page 130: Makroekonomia slides

RRYMA MONETARISTE DHE

VEÇORITË E SAJ

Në thelb të kësaj teorie është shpejtësia e qarkullimit të parasë (V) në kushtet GDP së dhënë:

Nga ky definim ka lindur teoria sasiore e parasë

V është relativisht e qëndrueshme dhe e pandryshueshme

Nëse transferohet ekuacioni më lartë, atëherë:

Page 131: Makroekonomia slides

RRYMA MONETARISTE DHE

VEÇORITË E SAJ

Konsiderohet se k është relativisht konstant në periudha afatshkurtra V transaksionet janë konstante Q prodhimi potencial nuk ndryshon

Duke u nisur nga këto argumente, atëherë lëvizja e çmimeve varet nga ndryshimi në ofertën monetare

Tiparet e rrymës monetariste: Oferta monetare është përcaktues kryesor i GDP-së nominal dhe i

kërkesës agregate (AD) (vetëm paraja ka rëndësi) Çmimet dhe pagat janë fleksibile. Prandaj AS edhe në S-T është vertikale Sektori privat është i qëndrueshëm (tregu funksionon) Oferta monetare duhet të rritet në mënyrë konstante ashtu siç rritet

prodhimi i mallrave

Page 132: Makroekonomia slides

Ligj.XI

POLITIKA FISKALE

Konceptin e politikes fiskale

Qëllimet dhe llojet e politikes fiskale

Buxhetin qeveritar

Instrumentet e politikës fiskale

Ndërveprimet e politikes monetare dhe fiskale

Pasojat/problemet ekonomike të borxhit qeveritar

Në këtë kapitull do të njiheni me:

Page 133: Makroekonomia slides

KONCEPTI DHE QËLLIMET

E POLITIKES FISKALE

Politika fiskale ka të bëjë me përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe politikën e taksave për të arritur qëllime të caktuara ekonomike dhe sociale

Këto qëllime ndahen në tri kategori: QËLLIMI ALOKATIV – ndikimi i politikave buxhetore të qeverisë në alokimin e

resurseve të shoqërisë apo zhvillimin e sektorëve të caktuar QËLLIMI SHPËRNDARËS - ndikimi i politikave buxhetore të qeverisë në

shpërndarjen e të ardhurave të shoqërisë apo thënë ndryshe rishpërndarjen e të ardhurave

QËLLIMI STABILIZUES - ndikimi i qeverisë në inflacion, papunësi dhe rritje ekonomike

“Në fund të fundit politika fiskale ka të bëjë me politikën e shpenzimeve qeveritare për blerje mallrash e shërbimesh e për kryerjen e pagesave të transferueshme nga

njëra anë, dhe me politikën e sigurimit të të ardhurave e para se gjithash të taksave në anën tjetër”

Page 134: Makroekonomia slides

BUXHETI QEVERITAR DHE

POLITIKA FISKALE

BUXHETI QEVERITAR: TË ARDHURAT (A): taksat nga të ardhurat personale dhe të korporatave, doganat, taksat mbi sigurimet

pensionale, etj. SHPENZIMET E QEVERISË (G): arsim, mirëqenie, siguri, etj.

Të ardhurat jo gjithmonë janë të barabarta me shpenzimet e qeverisë prandaj nëse:A > G atëherë do të kemi suficit buxhetorA < G atëherë do të kemi deficit buxhetorA = G atëherë do të kemi buxhet të balancuar

Deficiti buxhetor mund të mbulohet në dy mënyra: Me shtypjen e parave (por në këtë rast vihet në pyetje pavarësimi i Bankës Qendrore dhe politikat

kundër inflacionit) Hua nga publiku (në këtë rast shtrohet pyetja nëse qeveria është kredibile në sytë e opinionit publik si

dhe problemi i kalimit të borxhit në gjeneratat e ardhshme?)

SHËNIM:Në vitin 2006 buxheti i Kosovës: € 700 milion (planifikimi) ... € 619 milion (faktik/shpenzuar)Në vitin 2007 buxheti i Kosovës: € 715 milion (planifikimi) ... € XXX milion (faktik/shpenzuar)Në vitin 2008 buxheti i Kosovës: € 800 milion (planifikimi) ... ende nuk është aprovuar

Page 135: Makroekonomia slides

BUXHETI QEVERITAR DHE

POLITIKA FISKALE

Politika e shpenzimeve dhe të ardhurave qeveritare varen nga qëllimet makroekonomike të vetë qeverisë

Mund të dallojmë: Politikë fiskale ekspansioniste (zgjeruese): G

(Qeveria ka synim të rrisë AD ose AS)

Politikë fiskale restriktive (kufizuese): G(Qeveria ka synim të ulë AD ose AS)

Politika e të ardhurave (A)(Qeveria ka synim të ndikoj në politikën e të ardhurave)

Page 136: Makroekonomia slides

LLOJET E POLITIKAVE FISKALE

Në përgjithësi dallojmë këto lloje të politikave fiskale:

Zgjeruese aktive

Kufizuese aktive

Zgjeruese automatike

Kufizuese automatike

... veprimi spontan i politikës fiskale → stabilizatorët

Page 137: Makroekonomia slides

STABILIZATORËT KRYESORË

AUTOMATIKË

Stabilizatorët kryesorë automatik të ciklit të biznesit që veprojnë në kuadrin esistemit fiskal janë: Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat: taksat progresive (rritet norma e taksave me

rritjen e të ardhurave). P.sh. nëse bie prodhimi, atëherë të ardhurat nga taksat bien duke rritur kështu relativisht të ardhurat e disponueshme e për pasojë edhe shpenzimet për konsum dhe investime.

Pagesat për papunësinë dhe pagesat tjera të transferueshme: kur rritet papunësia rriten benefitet për të papunët. Pra fondet për papunësi rriten dhe ulen në pajtim me lëvizjet ciklike të ekonomisë duke sjell efekte stabilizuese

Megjithatë duhet të theksohet se stabilizatorët automatikë nuk janë perfekt. Stabilizatorët kanë dy mangësi:

1. Efektet negative në ofertën agregate: Taksat progresive mund të dekurajojnë iniciativat dhe punëtorët që të punojnë më shumë Poashtu ndikojnë në rritjen e inflacionit, pasi ato e kufizojnë prodhimin Pagesat e larta për të papunët bëjnë që të papunët të qëndrojnë më gjatë si të papunë

2. Problemi i pengesës fiskale Kur ekonomia rritet, këta stabilizatorë e pengojnë rritjen (ulin multiplikatorin)

Page 138: Makroekonomia slides

INSTRUMENTET E POLITIKËS

FISKALE AKTIVE

Tradicionalisht deri 50-60 vjet më parë, financat publike janë mbështetur ne tre parime bazë të përcaktuara që në kohën e Adam Smithit: Projektet investive publike: p.sh. rindërtimi i rrugëve,

elektrifikimi, ujësjellësi, etj.

Projektet publike të punësimit: punësimi në projekte afatshkurtra (p.sh. pyllëzimi, etj.)

Ndryshimi i normave të taksave

Shënim:Këto instrumente kanë ndikim në buxhetin qeveritar duke

shkaktuar suficit apo deficit

Page 139: Makroekonomia slides

POLITIKA FISKALE: DISA

PARIME Financat publike janë zgjerim i financave të familjes. Nëse familja shpenzon

më shumë se të ardhurat e saj atëherë do të ketë varfëri dhe falimentim. E njëjta vlen edhe për buxhetin/qeverinë

Buxheti duhet të jetë i balancuar Borxhi qeveritar është një barrë për brezat e ardhshëm

Shënim: Këto parime nuk zbatohen gjithherë

Financat moderne dallojnë deficitin strukturor dhe atë ciklik

DEFICITI AKTUAL = DEFICITIN STRUKTUROR + DEFICITIN CIKLIK

Sqarime:→ Deficiti aktual – përfaqëson deficitin faktik në një periudhë të dhënë → Deficiti strukturor – pjesa e deficitit që vjen si rezultat i politikës fiskale aktive (p.sh.

ndryshimi i normës së taksave, shpenzimet për arsim, mbrojtje, etj.)→ Deficiti ciklik – pjesa e deficitit që përcaktohet në mënyrë automatike nga gjendja e

ciklit të biznesit

Page 140: Makroekonomia slides

POILITIKA FISKALE: DISA

PARIME

Për të sqaruar konceptet e mësipërme edhe më tepër është e nevojshme të dimë se çka përfaqëson:

Buxheti aktual: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti faktik

Buxheti strukturor: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti nëse ekonomia funksionon në kushtet e prodhimit potencial

Buxheti ciklik: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti nëse ekonomia funksionon nën ose mbi nivelin e prodhimit potencial

Shënim:

BUXHETI AKTUAL = BUXHETIN STRUKTUROR + BUXHETIN CIKLIK

Page 141: Makroekonomia slides

NDËRVEPRIMET E POLITIKËS

MONETARE DHE FISKALE

Politika monetare (PM) dhe politika fiskale (PF) ndihmojnë që të nxjerrin ekonominë nga recesioni

Të dyja këto politika janë të drejtuara kah menaxhimi i kërkesës agregate (p.sh. për të mbajtur inflacionin nën kontroll)

Nevojitet një koordinim në mes të PF dhe PM

P.sh. nëse shteti dëshiron të rrisë kërkesën agregate atëherë rrit shpenzimet qeveritare

Ose: për të mbajtur prodhimin në nivelin e dhënë atëherë me anë të instrumenteve të politikës monetare i rrit normat e interesit

Problemi: identifikimi i cikleve të biznesit dhe ndryshimi nga një politikë në tjetrën

PM dhe PF duhet të kombinohen (koordinohen) për të eliminuar fenomenin e ngushtimit të shpenzimeve private (crowding-out) kur rriten shpenzimet qeveritare

Page 142: Makroekonomia slides

NDËRVEPRIMET E POLITIKËS

MONETARE DHE FISKALE

SI MANIFESTOHET CROWDING OUT?

Supozojmë që qeveria rrit shpenzimet e saja për mallra dhe shërbime

Rritet GDP më shumë se sa vlera e shpenzimeve për shkak të multiplikatorit

Kjo ndikon në tregun monetar duke rritur kërkesën për para

Për shkak se oferta është e dhënë (fikse), rritet norma e interesit

Rritja e normës së interesit dekurajon shpenzimet që janë të lidhur – që janë të ndjeshme ndaj normës së interesit

Si rezultat do të ulej efekti i politikës fiskale

Shënim:Crowding-out lidhet me deficitin strukturor, sepse kur ekonomia është në recesion atëherë nuk

ekziston crowding-out

Page 143: Makroekonomia slides

NDËRVEPRIMET E POLITIKËS

MONETARE DHE FISKALE

Shënim:

Kur qeveria rrit shpenzimetqeveritare → rritet kërkesa për para→ kjo rrit normën e interesit → zvogëlohen investimet private në masë të njëjtë sa ka qenë fillimisht rritja e shpenzimeve qeveritare duke eliminuar efektet e politikës fiskale

Paraqitja e crowding-out përmes modelit AS=AD sipas pikëpamjes klasike-monetariste

Page 144: Makroekonomia slides

NDËRVEPRIMET E POLITIKËS

MONETARE DHE FISKALE

POR: kur ekonomia është në recesion atëherë PF ka ndikim pozitiv

Kur qeveria i rrit shpenzimet atëherë kjo rrit GDP ekuilibër

Kjo sepse ekonomia funksionon nën nivelin potencial (shih pjesën b të figurës 23.2)

Me një kombinim të caktuar të PM dhe PF mund të parandalohet rritja e normës së interesit dhe kështu të parandalohet dukuria e crowding-out

Fig. 23.2. Nxitja e investimeve nga shpenzimet qeveritare (a) & (b)

Page 145: Makroekonomia slides

PASOJAT EKONOMIKE TË BORXHIT

QEVERITAR

Huat a akumuluara nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor përbëjnë borxhin qeveritar ose publik

Kur qeveria ballafaqohet me deficit buxhetor atëherë duhet të marrë hua → borxhi qeveritar ose publik (obligacionet, etj.)

Shtimi në borxhin qeveritar çdo vit = deficiti qeveritar

Megjithëse deficiti në vete nuk paraqet dukuri negative, si i tillë ai rrit barrën e qeverisë dhe është ngarkesë për ekonominë dhe popullsinë e vendit

SHBA (1988) borxhi qeveritar = 37% e GDP vjetore

Page 146: Makroekonomia slides

PROBLEMET E BORXHIT

QEVERITAR

Rritja e borxhit përcillet me disa probleme:

Nevoja për ta shlyer borxhin e jashtëm

Humbja e efiçiencës për shkak të rritjes së taksave për të paguar borxhin dhe interesin

Qeveria duhet të rrisë taksat për të paguar borxhin

Rritja e taksave dekurojan njerëzit për të punuar

Zhvendosja e kapitalit, ku njerëzit mbajnë aktive në obligacione (borxh publik) në vend të aktiveve tjera Njerëzit mbajnë: letra me vlerë të qeverisë (bono thesari,

obligacione), dhe aktive tjera Nëse rriten obligacionet nga njerëzit, atëherë zvogëlohen

aktivet tjera

Page 147: Makroekonomia slides

PROBLEMET E BORXHIT

QEVERITARDuhet të theksohet se:

Borxhi i brendshëm – nuk paraqet ndonjë problem pasi në këtë rast i kemi borxh vetes

Borxhi i jashtëm – paraqet ngarkesë për popullsinë e vendit borxhli

Shënim:

Një ndër kushtet e vëna nga BE ndaj vendeve të reja anëtare:

Deficiti buxhetor vjetor jo më i lartë se 3% e GDP-së

Borxhi qeveritar nuk duhet të jetë më shumë se 60% e GDP-së

Page 148: Makroekonomia slides

Ligj. XII

MARRËDHËNIET EKONOMIKE

NDËRKOMBËTARE

Në këtë kapitull do të njiheni me:Konceptin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare Faktorët që përcaktojn tregtinë ndërkombëtareShkallën e hapjes së ekonomisë në relacionet ndërkombëtare Parimin e avantazhit absolut dhe krahasues: David RikardoBilancin e pagesaveTregun valutorKurset e këmbimit dhe llojet e tyre

Page 149: Makroekonomia slides

MARRËDHËNIET EKONOMIKE

NDËRKOMBËTARE: HYRJE

Jo gjithmonë vendet mund t’i plotësojnë vetë të gjitha nevojat, prandaj kjo shpie te nevoja për shkëmbim tregtar në mes të vendeve

Lidhjet në mes vendeve realizohen përmes dy kanaleve: tregtare, dhe financiare

Shënim: Analiza e marrëdhënieve që shprehin këto lidhje përbën një fushë të veçantë të teorisë ekonomike që quhet Ekonomiksi Ndërkombëtar

Analizojmë: Lidhjet e tregut të punës (zgjerimi i BE-së dhe konsekuencat për tregun e punës) Lëvizje e forces punëtore nga lindja në perëndim Barrierat formale (vizat, lejet e punës, etj.) Barrierat joformale (qëndrimet e punëdhënësve ndaj punëtorëve të huaj,

barrierat gjuhësore, kulturore, etj.)

Page 150: Makroekonomia slides

TREGTIA NDËRKOMBËTARE,

FAKTORËT QË E PËRCAKTOJNË

DHE EKUILIBRI NË TREGUN

NDËRKOMBËTAR

Ekonomi hapur: vendet lidhen me njëra tjetrën nëpërmes eksportit dhe importit Shkalla e matjes së hapjes së ekonomisë së një vendi ndaj vendeve tjera shprehet nëpërmjet

vëllimit të eksportit dhe importit ndaj GDP-së:

Sa më i madh që të jetë ky raport, aq më e hapur është ekonomia e një vendi Vendet me ekonomi liberale kanë ekonomi më të hapur (vlera e “O” është e lartë) Sa më e madhe të jetë ekonomia e një vendi aq më e vogël është vlera e “O”, sepse tregu i

brendshëm është i vetëmjaftueshëm

SHËNIM:EKSPORTI përfaqëson shitjen e mallrave dhe shërbimeve të një vendi në vendet tjera, kurse

IMPORTI blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga vendet tjera

Shkalla a Hapjes së Ekonomisë (O) = Eksport + Import

GDP

Page 151: Makroekonomia slides

MARRËDHËNIET EKONOMIKE

NDËRKOMBËTARE

Eksporti-Importi i mallrave dhe shërbimeve kushtëzohen nga:

KUSHTET E NDRYSHME TË PRODHIMIT: burimet natyrore, toka, klima, kapitali, teknologjia, etj. janë të ndryshme në vende të ndryshme

EKONOMIZIMI I SHKALLËS: p.sh. SHBA për shkak të arritjes së ekonomizimit të shkallës eksporton vetura të mëdha në Japoni por importon vetura të vogla nga Japonia

NDRYSHIMET NË SHIJE: preferencat e ndryshme - gjithmonë është e leverdishme të tregtohet edhe kur kushtet e prodhimit janë të njëjta

Page 152: Makroekonomia slides

PARIMI I AVANTAZHIT ABSOLUT

DHE KRAHASUES: DAVID RIKARDO

Ky parim buron nga ndarja shoqërore e punës, që çon në rritjen e rendimentit të saj AVANTAZHI ABSOLUT: shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar, me të njëjtat burime, një sasi

më të madhe produkti sesa vendet e tjera. Shembull: Australia dhe Kina

Siç shihet, Australia ka avantazh absolutë ndaj Kinës në prodhimin e dy produkteve Sidoqoftë Kina prapë ka benefite nga tregtia me Australinë

AVANTAZHI KRAHASUES: përfaqëson një ligj, sipas të cilit një vend mund të specializohet në prodhimin dhe eskportin e atyre mallrave që mund t’i prodhojë me kosto më të ulët dhe importojë ato mallra që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të lartë

Kosto relative llogaritet duke u mbështetur në koston oportune

Vendi Grurë (1kg) Oriz (1 kg)

Australia 2 orë pune 4 orë pune

Kina 6 orë pune 8 orë pune

Page 153: Makroekonomia slides

PARIMI I AVANTAZHIT ABSOLUT

DHE KRAHASUES: DAVID

RIKARDO KOSTOJA OPORTUNE E ORIZIT Në Australi: kostoja oportune e 1 kg grurë = 0.5 kg oriz Në Kinë: kostoja oportune e 1 kg grurë = 0.85 kg oriz Mund të shihet se kostoja oportune e 1 kg grurë në Australi është më e ulët se në Kinë Kështu Australia ka avantazh krahasues në prodhimin e grurit

KOSTOJA OPORTUNE E ORIZIT Në Australi: kostoja oportune e 1 kg oriz = 2 kg grurë Në Kinë: kostoja oportune e 1 kg oriz = 1.16 kg grurë Mund të shihet se kostoja oportune e 1 kg oriz në Kinë është më e ulët se në Australi Kështu Kina ka avantazh krahasues në prodhimin e orizit ndaj Australisë Prandaj është e leverdishme që Australia të specializohet në prodhimin e grurit ndërsa Kina në prodhimin e

orizit. Për të prodhuar 1 kg grurë dhe 1 kg oriz nevojiten 6 orë pune në Australi ndërsa 14 orë pune në Kinë = 20

orë pune Pas specializimit Australia harxhon 4 orë për 2 kg grurë, kurse Kina harxhon 14 orë pune për prodhimin e 2

kg oriz = 18 orë Përfitimi është 2 orë pune

Page 154: Makroekonomia slides

KËRKESA DHE OFERTA PËR

EKSPORTE DHE IMPORTE

Shembull: Tregtimi i mollëve në mes Shqipërisë dhe Greqisë

Page 155: Makroekonomia slides

KËRKESA DHE OFERTA PËR

EKSPORTE DHE IMPORTE

Në kohë të ndryshme shteti ndërhynë në tregtinë e jashtme duke aplikuar politika proteksioniste: Mbrojtja e degëve “foshnjore” Kundërvënia ndaj politikave të dampingut dhe subvencioneve që ndjekin

vendet e tjera

Si realizohen politikat për kufizimin e tregtisë së jashtme?: Kuotat Përfaqësojnë një kufizim të vendosur nga shteti në sasinë e një malli të veçantë që importohet nga një

vend tjetër në vendin përkatës e cila çon në rritje të çmimeve të brendshme por njëkohësisht çon edhe në uljen e efiçiencës ekonomike

TarifatPërfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallrat e importit, e cila çon në rritjen e të ardhurave të

prodhuesve vendor sepse kanë mundësi të vendosin çmime më të larta se ato të importit

Page 156: Makroekonomia slides

BILANCI I PAGESAVE, TREGU

VALUTOR DHE KURSET E

KËMBIMIT

Bilanci i Pagesave (BP) shpreh totalin e të gjitha transaksioneve të një vendi me vendet tjera gjatë një viti

Bilanci i pagesave jep në mënyrë të përmbledhur informata për:

Nivelin e eksportit dhe importit,

Të ardhurat nga aktivitetet e jashtme

Lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit

Të ardhurat e të huajve

Transaksionet zyrtare të bankës qendrore

Transferet e njëanshme, etj.

Page 157: Makroekonomia slides

KOMPONENTËT KRYESOR TË

BILANCIT TË PAGESAVE

1) LLOGARIA KORENTE: lëvizja e mallrave nga eksporti dhe importi. Po ashtu përfshihen edhe shitja dhe blerja e shërbimeve, dhënia dhe marrja me qira, etj.

2) LLOGARIA E KAPITALIT: lëvizjet e kapitalit brenda dhe jashtë (private ose shtetërore), shitja dhe blerja e letrave me vlerë që çojnë në marrjen valutës nga jashtë ose nxjerrjen e valutës jashtë

3) MOSPËRPUTHJA STATISTIKORE: shuma neto e të gjitha transaksioneve të paregjistruara

4) REZERVAT ZYRTARE: atëherë kur shuma e tre zërave më lartë është negative (pra kur bilanci është në deficit), atëherë ndërhyn shteti për mbulimin e deficitit

Page 158: Makroekonomia slides

BILANCI I PAGESAVE:

SHEMBULL

Page 159: Makroekonomia slides

KURSET E KËMBIMIT DHE

TREGU VALUTOR

Tregtia ndërkombëtare e të mirave materiale realizohet nëpërmjet

këmbimit të tyre me ndërmjetësimin e parasë, prandaj me rastin e

këmbimit të mallrave jashtë shprehet nevoja për këmbimin e valutave

KURSI I KËMBIMIT

Shpreh çmimin e valutës së një vendi në valutën e vendit tjetër

Pse ndryshon kursi i këmbimit?

Si funksionon tregu valutor?

Kursi i këmbimit, pra çmimi një valute në valutën tjetër, përcaktohet në bazë të kërkesës dhe ofertës për atë valutë

Në përgjithësi, faktorët që e përcaktojnë kërkesën dhe ofertën për importe dhe eksporte përcaktojnë edhe kursin e këmbimit

Page 160: Makroekonomia slides

KËRKESA PËR LEKË

DL= f (Eksporte shqiptare = Importe greke) = f (el , YG, PSH/PG, ish/ig)Kërkesa për lekë lidhet negativisht me kursin e këmbimit të lekut me dhrahmi

Shembull: 1 lekë = 2.5 dhrahmi

nëse 1 kg mish qengji në Shqipëri kushton 400 lekë, atëherë në dhrahmi kushton 400 x 2.5 = 1000 dhrahmi

Tani, nëse 1 lekë = 2 dhrahmi, atëherë 1 kg mish qengji në Shqipëri kushton 800 dhrahmi

Si rrjedhim, grekët do të kërkojnë më shumë mish qengji

Rritja e YG rrit kërkesën për mallra shqiptare dhe rrit kërkesën për lekë (kurba zhvendoset djathtas)

Rritja e PSH/PG zvogëlon kërkesën për mallra shqiptare dhe zvogëlon kërkesën për lekë (kurba e kërkesës zhvendoset majtas)

Rritja e ish/ig rrit kërkesën për lekë ngase hyn kapital në Shqipëri, sepse është më e leverdishme të investohet në Shqipëri (kurba e kërkesës zhvendoset djathtas)

Legjenda:

el – kurs i i këmbimit të lekut me dhrahmin i shprehur 1 lekë = x dhrahmi (l/gdr)

YG – produkti i brendshëm bruto i Greqisë (ose të ardhurat kombëtare)

PSH – Niveli i përgjithshëm i çmimeve të Shqipërisë

PG – Niveli i përgjithshëm i çmimeve të Greqisë

ISH – norma mesatare e interesit të Shqipërisë

IG – norma mesatare e interesit të Greqisë

Page 161: Makroekonomia slides

OFERTA PËR LEKË:

SL = f (Importe shqiptare = Eksporte greke) = f (el, Y, PSH/PG, ish/ig)

Oferta për lekë lidhet pozitivisht me kursin e këmbimit të lekut me dhrahmi, sepse nëse leku rivlerësohet, atëherë mallrat kreke bëhen më të lira duke nxitur kështu importet nga Greqia

Shembull: 1 lekë = 2 dhrahmi

nëse 1 kg mish pule në Greqi kushton 500 dhrahmi, atëherë çmimi i 1 kg mish pule në Shqipëri kushton 250 lekë

Tani, nëse 1 lekë = 2.5 dhrahmi, atëherë 1 kg mish pule të Greqisë në Shqipëri kushton 200 lekë

Si rrjedhim, shqiptarë do të kërkojnë më shumë mish pule nga Greqia

Rritja e YG rrit kërkesën e shqiptarëve për mallra greke (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)

Rritja e PSH/PG do të thotë çmimet e mallrave shqiptare bëhen më të shtrenjta, kjo nxit importin (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)

Ulja e ish/ig do të thotë se investimet në Greqi bëhen më të leverdishme, kjo rrit ofertën për lekë (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)

Page 162: Makroekonomia slides

TREGU VALUTOR

Page 163: Makroekonomia slides

LLOJET E KURSEVE TË

KËMBIMIT

KURSE KËMBIMI FIKSE

Ka mbizotëruar deri në viti 1973, kur është prishur marrëveshja e Bretton Woods-it

Banka Qendrore intervenon duke blerë dhe shitur valuta të huaja sipas nevojës

Ndryshimi i këtij kursi bëhet zyrtarisht (rivlerësim dhe zhvlerësim)

KURSET LUHATËSE TË KËMBIMIT

Përcaktohen nga oferta dhe kërkesa për valuta në treg

Shteti ndërhyn nëse kursi i këmbimit del shuma jashtë kufijve të dëshiruar, dhe në këtë rast kurset e këmbimit quhen kurse këmbimi të menaxhuara