M P T E-B P T I (S P

9
Classification: Restricted to ProCreditGroup MANUALI PËR PËRDORIM TË E-BANKING PËRMES TELEFONAVE INTELIGJENT (SMART PHONES)

Transcript of M P T E-B P T I (S P

Page 1: M P T E-B P T I (S P

Classification: Restricted to ProCreditGroup

MANUALI PËR PËRDORIM TË E-BANKING

PËRMES TELEFONAVE INTELIGJENT

(SMART PHONES)

Page 2: M P T E-B P T I (S P

Manuali për përdorim të verzionit mobil të E-Banking

Faqe 2 nga 9

Classification: Restricted to ProCreditGroup

Përmbajtja

1 Qëllimi i Dokumentit ................................................................................................................... 3

2 Informata të Përgjithshme .......................................................................................................... 3

3 Profilet e Përdoruesit .................................................................................................................. 3

4 Udhëzimet e Përdoruesit Për Shërbime Bankare në Internet ................................................. 3

5 Urdhërpagesat përmes versionit mobil të E-Banking ................. Error! Bookmark not defined.

5.1 Përgjegjësitë e Bankës dhe të Klientit ........................................................................................ 4

6 Hyrja ............................................................................................................................................. 4

7 Përmbledhja e Shërbimeve ........................................................................................................ 5

7.1 Opsioni ”Llogaritë Rrjedhëse” ..................................................................................................... 5

7.2 Opsioni “Llogaritë e Kursimit” ..................................................................................................... 6

7.3 Opsioni “Llogaritë e Kartelave” ................................................................................................... 7

7.4 Opsioni “Llogaritë e Depozitave me Afat” ................................................................................... 8

7.5 Opsioni “100 Urdhërpagesat e Fundit” ....................................................................................... 9

Page 3: M P T E-B P T I (S P

Manuali Për Përdorim Të E-Banking Përmes Telefonave Intelegjent (Smart Phone)

Faqe 3 nga 9

Classification: Restricted to ProCreditGroup

1 Qëllimi i Dokumentit

Qëllimi i këtij manuali është që t`i udhëzoj shfrytëzuesit për mënyrën e përdorimit të shërbimit E-Banking përmes telefonave inteligjent (Smart Phone). Manuali do të përcjellët me dritaret (screenshot) përkatëse të cilat paraqiten gjatë punës me E-banking përmes telefonave inteligjent.

2 Informata të Përgjithshme

Versioni mobil i E-Banking është shërbim i cili do të ju mundësojë klientëve qasjen në informata për llogaritë e tyre duke e shfrytëzuar internetin përmes telefonave inteligjent. Ky shërbim do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë/7 ditë në javë. Për të përdorur këtë shërbim, mjafton që klienti të ketë qasje në internet përmes telefonisë mobile. Klientët do të përfitojnë nga kjo mundësi, në mënyrë që shërbimit ti qasen nga çdo vend, duke mos pasur nevojë për kompjuter apo për të pritur në radhë në bankë për t’u qasur në llogari dhe për të iniciuar transfere të parave. Versioni mobil i E-Banking ju mundëson:

Kontrollimin e lëvizjeve në llogari dhe bilancet e tyre

Shikimi i urdhërave të fundit të regjistruara nga E-banking

Shikimi i të gjitha urdhërave të regjistruara paraprakisht përmes bankës tonë

3 Profilet e Përdoruesit

Sipas sistemit bankar, përdorues në internet është çdo person fizik i cili është i autorizuar të punojë me llogaritë bankare në bankën ProCredit të cilit i jepet një emër i veçantë i përdoruesit dhe një fjalëkalim për qasje në shërbimet bankare në internet. Ky përdorues mund të hyjë vetëm në llogaritë e tij/saj dhe ato për të cilat ai ose ajo është i/e autorizuar.

4 Udhëzimet e Përdoruesit Për Shërbime Bankare në Internet

Qasja në sistemin bankar në internet përmes telefonisë mobile u lejohet vetëm klientëve që kanë bërë kërkesë në degët e Bankës ProCredit për shërbimin E-banking, (kërkesa e njëjtë vlen edhe për versionin mobil të E-banking).

E-banking për klientë privat - klienti mund të sheh të gjitha llogaritë e tij si mbajtës i llogarisë dhe llogaritë për të cilat është i autorizuar përfshirë llogarinë Flex Kursime për Fëmijë.

Për klientët e biznesit ekzistojnë kontratat e më poshtme:

E-Banking Full (LE) - i mundëson shikimin e gjendjës dhe transaksioneve në llogaritë e biznesit në të cilat është i autorizuar

E-Banking Selective (LE) - i mundëson shikimin e gjendjës dhe transaksioneve në llogaritë e biznesit në të cilat është i autorizuar në bashkëpunim me një përdorues tjetër.

Për të kryer këto veprime, klienti duhet të hap faqen e siguruar dhe të certifikuar të ProCredit Bank Kosova

në Internet https://ebanking.procreditbank-kos.com/Mobile/User/LogOn

Page 4: M P T E-B P T I (S P

Manuali Për Përdorim Të E-Banking Përmes Telefonave Intelegjent (Smart Phone)

Faqe 4 nga 9

Classification: Restricted to ProCreditGroup

5. Përgjegjësitë e Bankës dhe të Klientit

1. Banka nuk është përgjegjëse për veprimet e paligjshme nga palët e treta, të cilat janë dëmtuese për

klientin si pasojë e përdorimit të shërbimit elektronik bankar, si edhe për mosrealizimin e urdhërpagesave të klientit për shkaqe teknike jashtë kontrollit të saj;

2. Përdoruesit kanë për detyrë që ta mbajnë në një vend të sigurt ID-n e sigurisë RSA(tokenin) dhe telefonat mobil ku pranojnë SMS kodin e sigurisë.;

3. Përdoruesit kanë për detyrë që të mbajnë të fshehta kodet dhe fjalëkalimet e tyre për qasje në shërbimin elektronik bankar;

4. Nuk rekomandohet që të shkruhen kodet dhe fjalëkalimet; 5. Ju rekomandojmë që të fikeni çdo parameter që automatikisht ruan fjalëkalimet; 6. Ju rekomandojmë që të siguroheni se jeni kyçur në mbanking linkun e duhur i cili fillon me “https”; 7. Banka nuk është përgjegjëse për zbulimin e fjalëkalimeve, kodeve të ID-s së sigurisë RSA nga palët

e treta.

6. Hyrja

Për hyrje në versionin mobil të E-banking ju lutem së pari zgjedheni gjuhën.Pastaj shënoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe shtypeni butonin “Hyrje”.

Pamja që do të shfaqet pas kësaj do të duket si më poshtë, në të cilën paraqitet “Përmbledhja e shërbimeve”:

Page 5: M P T E-B P T I (S P

Manuali Për Përdorim Të E-Banking Përmes Telefonave Intelegjent (Smart Phone)

Faqe 5 nga 9

Classification: Restricted to ProCreditGroup

7. Përmbledhja e Shërbimeve

Ekrani i parë që klienti do ta sheh është “Përmbledhja e shërbimeve”. Detajet për këto shërbime do të paraqiten varësisht prej produkteve bankare që posedoni dhe llojit të kontratës E-Banking. Pjesa e parë e faqes “Përmbledhje e shërbimeve” paraqet listën e produkteve (p.sh. llogaria rrjedhëse, llogaria e kursimit, llogaritë e kartelave të kreditit, llogaria e afatizimit) që posedoni në ProCredit Bank. Në pjesën e poshtme të saj është e paraqitur menyja për 100 urdhërpagesat e fundit.

a. Opsioni ”Llogaritë Rrjedhëse”

Nëse shtypet mbi fushën “Llogaritë rrjedhëse”:

Do të shfaqen të gjitha llogaritë rrjedhëse dhe bilancet e tyre për të cilat jeni llogari mbajtës apo person i autorizuar.

Për të shikuar më tepër detaje rreth llogarisë, duhet të shtypni “Informacioni i llogarisë” dhe do të shfaqen detajet si: produkti, valuta, balanca e vlefshme, limiti i paradhënies bankare.

Lëvizjet e llogarisë rrjedhëse mund të shihen, nëse shtypni butonin “Transaksionet e llogarisë”.

Page 6: M P T E-B P T I (S P

Manuali Për Përdorim Të E-Banking Përmes Telefonave Intelegjent (Smart Phone)

Faqe 6 nga 9

Classification: Restricted to ProCreditGroup

Për të shikuar më tepër detaje rreth transaksionit përkatës, ju lutemi shtypni shigjetën e cila ju drejton në dritaren e më poshtme:

b. Opsioni “Llogaritë e Kursimit”

Nëse shtypni mbi fushën “Llogaritë e kursimit”:

Do të shfaqen të gjitha llogaritë e kursimit dhe bilancet e tyre për të cilat jeni llogari mbajtës apo person i autorizuar.

Page 7: M P T E-B P T I (S P

Manuali Për Përdorim Të E-Banking Përmes Telefonave Intelegjent (Smart Phone)

Faqe 7 nga 9

Classification: Restricted to ProCreditGroup

Për më tepër detaje rreth llogarisë, ju lutem shtypni butonin “Informacioni i llogarisë” dhe do të shfaqen detajet si: produkti, valuta dhe balanca e vlefshme.

Lëvizjet e llogarisë së kursimit mund të shihen, nëse shtypni butonin “Transaksionet e llogarisë”, njëjtë sikur për llogarite rrjedhëse.

c. Opsioni “Llogaritë e Kartelave”

Nëse shtypni mbi fushën “Llogaritë e kartelave”:

Do të shfaqen llogaritë e kartelave dhe bilancet e tyre.

Page 8: M P T E-B P T I (S P

Manuali Për Përdorim Të E-Banking Përmes Telefonave Intelegjent (Smart Phone)

Faqe 8 nga 9

Classification: Restricted to ProCreditGroup

Për më tepër detaje rreth kartelës, ju lutemi shtypni butonin “Informacioni i llogarisë” dhe shfaqen detajet si: produkti, valuta, balanca e vlefshme dhe limiti i aprovuar.

Lëvizjet e llogarisë së kartelave mund të shihen, nëse shtypni butonin “Transaksionet e llogarisë” njëjtë sikur për llogarite rrjedhëse.

d. Opsioni “Llogaritë e Depozitave me Afat”

Nëse shtypni mbi fushën “Llogaritë e depozitave afatgjatë”

Do të shfaqen të gjitha llogaritë e depozitave afatgjatë dhe gjendjet e tyre për të cilat jeni llogari mbajtës apo person i autorizuar.

Page 9: M P T E-B P T I (S P

Manuali Për Përdorim Të E-Banking Përmes Telefonave Intelegjent (Smart Phone)

Faqe 9 nga 9

Classification: Restricted to ProCreditGroup

Për më tepër detaje rreth llogarisë, ju lutemi shtypni butonin “Informacioni i llogarisë” dhe shfaqen detajet si: produkti, valuta dhe data e maturimit.

Lëvizjet e llogarisë së depozitave me afat mund të shihen, nëse shtypni butonin “Transaksionet e llogarisë” njëjtë sikur për llogaritë rrjedhëse.

e. Opsioni “100 Urdhërpagesat e fundit”

Menyja “100 urdhërpagesat e fundit” ju mundëson të kontrolloni 100 transaksionet e fundit të realizuara përmes E-banking.