Lufta e dyte boterore!

18
Lufta e dyte Boterore!

description

Lufta e dyte boterore!

Transcript of Lufta e dyte boterore!

Page 1: Lufta e dyte boterore!

Lufta e

dyte

Boterore!

Page 2: Lufta e dyte boterore!

Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia

nga viti 1939 deri në vitin 1945.Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës.

Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e

këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt

Lufta e Dytë Botërore.

Page 4: Lufta e dyte boterore!

Luftës së Parë Botërore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktati i Versajës) shënoi një hap të madh në

negociatat e paqes. Në këtë konferencë merrnin pjesë vendet fitimtare në luftë si

Anglia, Franca e të tjerë. Ndërmjet tyre edhe SHBA e përfaqësuar nga presidenti

Wilson. Bisedimet vendosën kushte të rënda mbi palët humbëse. Gjermania ishte

një nga vendet që u dëmtua më shumë, por Austria në të vërtetë pati humbjet më të

mëdha si në njerëz, ashtu edhe në territore.

Page 5: Lufta e dyte boterore!

Planet e mëdha naziste për zgjerim territorial në Lindje dhe pushtimin e territoreve më të mëdha, një operacion ushtarak në Juglindje të Europës do të thoshte shpenzime të panevojshme në njerëz dhe burime. Trysnia diplomatike ndaj vendeve tashmë të frikësuara prej forcës së Blitzkriegut gjerman do të ishte e mjaftueshme për të siguruar epërsinë dhe hegjemoninë gjermane, si dhe bashkëpunimin e tyre. Fillimisht dukej se ngjarjet po ecnin në këtë drejtim: kontrolli gjerman u vendos mbi burimet hungareze dhe rumune nëpërmjet trysnisë diplomatike,ndërsa Bullgaria dhe Jugosllavia hynë në “Paktin Tripalësh” në fillim të vitit 1941.Udhëheqja politike, rihapja e hesapeve të vjetra nga ultranacionalistët dhe frika prej luftës apo dhe frika nga komunizmi i çoi vendet e Ballkanit të ndryshonin pozicionin e tyre nga ai asnjanës në pronazist.

Page 6: Lufta e dyte boterore!

Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e

popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e

Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi tashmë do

përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Ushqimi i shfrytëzuar nga të dyja

palët armike nuk do të ishte i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Shumë persona që luftuan u zhgënjyen nga

lufta duke humbur shpresën për një jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i vetëvrasjeve në

periudhën pas luftës e shkaktuar nga depresioni).

Pasojat

Page 7: Lufta e dyte boterore!

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk shihej si ëndrra që më në fund të gjitha luftërat do të përfundonin, por

duke ditur këtë vende të ndryshme do të merrnin masa. Aleatët do të

formonin OKB-në (Kombet e Bashkuara) të udhëhequr nga ShBA në vitin 1945, kjo lidhje do t’u formonte

në San Francisko, Kaliforni, me shpresën që konfliktet në të ardhmen nuk do të shkonin deri aty ku kishin

shkuar deri tani.

Page 8: Lufta e dyte boterore!

Idealet e Gjermanisë

Qëllimi kryesor i Gjermanisë në atë kohë ishte rifitimi i territoreve Gjermane, të humbura me

firmosjen e Traktatit të Versajës. Një qëllim tjetër ishte shtimi i territoreve të minoriteteve gjermani në Austri me idenë për të formuar Gjermaninë e Madhe (ide kjo edhe e partisë fashiste e shfaqur

në Itali, ku me termin “Perandoria Romake”, pretendonte të merrte ato territore që kjo

perandori kishte përfshirë në të në lashtësi, por kuptohet kjo ishte vetëm një thirrje

propagandistike). Politika e jashtme gjermane kishte lidhje me tokat e shkëputura nga Austria si

edhe me pjesën gjuhë folëse gjermane në territoret e Polonisë dhe Çekosllovakisë të humbura gjithashtu si pasojë e Traktatit të

Versajës. Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Çamberlein (Chamberlein), kishin si justifikim pikërisht këto motive, që lejonin në një farë

mënyre Gjermaninë të kërkonte këto territore.

Page 9: Lufta e dyte boterore!

C’ndodhi me viktimat me te medha te kesaj lufte te

pergjakshme?

Page 10: Lufta e dyte boterore!

Bindjet raciste të Hitlerit dhe ideja e industrializimit të vrasjeve në masë sollën vdekjen e 5-6 milion hebrenjve në Europë, deri në përfundim të luftës. Gjithashtu, nga politikat raciste të Hitlerit u

ndikuan edhe grupe të tjera etnike, siç ishin romët dhe sllavët, por natyra sistematike e asaj që ai e quajti “Zgjidhja përfundimtare” kishte të bënte me “Problemin hebre”. Prandaj ky është një rast i

veçantë, i cili ia vlen të studiohet veçmas. Në Ballkan, ashtu si edhe në vende të tjera të Europës, pushtimi nazist nxori në dukje dhe

shfrytëzoi qëllimisht tensionet që zienin midis grupeve të ndryshme etnike dhe u dha mundësinë disa minoriteteve të hakmerreshin ndaj shtypjes që u ishte bërë, ose “të ndreqnin” padrejtësitë. Kështu për

shembull, Shteti i Pavarur Kroat, i cili fitoi pavarësinë si një shtet kukull në duart e Forcave të Boshtit,

dhe që drejtohej nga një parti ultranacionaliste, nga ustashët, persekutoi serbët dhe hebrenjtë. Kjo dukuri nuk ishte karakteristikë e një zone të vetme; edhe në vende të tjera, grupimet ultranacionaliste

nisën programe për ndryshime të thella demografike. Nazistët dhe mbështetja që ata patën në Ballkan, sollën një transformim të

përbërjes etnike të rajonit. Popullsia çifute ra nga 856 000 në vitin 1930, në më pak se 50 000 në vitin 1950. Pas luftës, qindra mijëra

njerëz me etni gjermane u dëbuan nga Jugosllavia dhe u shpërngulën nga Rumania, ndërsa sllavët dhe shqiptarët u shpërngulën nga Greqia

Veriore.

Page 11: Lufta e dyte boterore!

Ne dhjetor 1941 Adolf hitleri vendosi te shfaroste teresisht te gjithe hebrenjte evropiane. Sipas Adolf Hitlerit Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve gjermane u bë shumë e fuqishme në Gjermani rreth 1933-1945. Nazistët, pasi ata kishin kërkuar

për të hequr qafe të njerëzve të cilët ata mendonin nuk ishin aq i mirë sa ata ishin. Ata i urrenin sidomos hebrenjtë dhe

mendonin se ata ishin të mbrapshte. Në fillim ua bënë jetën të vështirë për çifutët në Gjermani dhe në të gjithë Evropën. Më vonë, ata vendosën për të vrarë ata. Kjo vrasje masive u quajt

Holokausti. Pas vitit 1939 rreth 6 milionë hebrenj u vranë në vendet që

Hitleri të kontrolluara. Por populli hebre nuk ishin të vetmit të vrarë nga nazistët. Jevgj, homoseksualët, persona me aftësi të

kufizuara mendore dhe fizike dhe të tjerët që ishin kundër Hitlerit u vranë në Holokaust.

Urrejtja e hebrenjve dhe trajtimi i keq I tyre u quajt anti-semitizmit. Hitleri filloi këtë sa më shpejt që ai u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1933. Hebrenjtë humbën vendet e punës

dhe dyqanet e tyre u mbyllën dhe u shkatërruan.

Page 12: Lufta e dyte boterore!
Page 13: Lufta e dyte boterore!

Shqiperia gjate luftes se dyte Boterore

Per Shqiperine, Lufta e Dyte Boterore nisi me te vertete kur ajo u pushtua nga Italia ne prill te vitit 1939. Italia jo vetem thjesht pushtoi Shqiperine, por ajo e ankesoi ate. Shqiperia trajtohej si koloni. Lufta kunder Italise nuk ishte thjesht nje

levizje "rezistence", sikurse ne shumicen e vendeve te pushtuara te Europes, por nje lufte nacionalclirimtare. Vec

kesaj, Italia e perdori Shqiperine si baze per te sulmuar Greqine me 1940. Gjate periudhes se pushtimit, Italia e

njesoi territorin e Shqiperise se sotme me rajonin qe njihet si Kosova (tani gjendet ne Jugosllavine jugore, por shumica e popullsise jane shqiptare etnike), dhe me zonen ne Veri te

Greqise, qe quhet cameri. Ky bashkim territorial, te cilit ndonjehere i referohen si "Shqiperia e Madhe", ndersa

respektonte kufijte e Shqiperise etnike, shkaktonte gjithashtu probleme te medha me dy fqinjet tokesore te

Shqiperise.

Page 14: Lufta e dyte boterore!

Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te

partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti

luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas

kunder frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët

morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i

përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste.

Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger

40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në

vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe

burgoseshin .Shqiprai u lirua më 20 Nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohsem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te jugosllavise per

Kosoven.

Page 15: Lufta e dyte boterore!
Page 16: Lufta e dyte boterore!

Humbjet e luftes

Bota do të dilte e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Mendohet se gjatë viteve të luftës, rreth 62 000 000 në mos më shumë njerëz do të humbnin jetën, duke përfshirë edhe civilë. Ky numër është i barabartë me 2.5% të popullsisë së globit (në kohën e luftës). Nga këto humbje, mendohet se 12 000 000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë holokaustit. Në një skemë të thjeshtë, aleatët do të kishin humbjet më të mëdha. Aleatët patën 80% të humbjeve dhe Forcat e Boshtit do të kishin 20%-shin tjetër. Civilët do të kishin qenë ata që do të vuanin më shumë nga lufta. Shumë civilë do të humbnin jetën si pasojë e sëmundjeve, urisë, gjenocidit, dhe eksperimenteve ushtarake të kryera kryesisht nga forcat e boshtit. Në ditët e sotme e vetmja gjë që mund të bëhet është mos harrimi i dëshmorëve dhe të rënëvë të luftës duke shpresuar se një luftë e tillë nuk do të përfshijë më njerëzimin.

Page 17: Lufta e dyte boterore!

Nga këndvështrimi i sotëm është e qartë që Lufta e Dytë Botërore ishte shumë më tepër sesa një varg betejash dhe negociatash diplomatike . Përveç karakterit ushtarak, Lufta e Dytë Botërore shfaqi edhe konflikte fetare, etnike

dhe racore. Siç e përmendëm më lart, në disa shtete ajo u kthye në luftë civile - konflikte midis disa lëvizjeve të rezistencës dhe gjithashtu, ndërmjet lëvizjeve të rezistencës dhe forcave kolaboracioniste, veprimet e të cilave

shpesh herë ia kalonin egërsisë naziste. Shembuj të tillë gjenden në historinë e Europës Juglindore të kësaj periudhe, dhe si rrjedhojë janë përfshirë edhe në këtë përmbledhje me burime historike. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që

mund të harrojmë, qoftë edhe për një sekondë të vetme, se cilët ishin keqbërësit kryesorë, siç nuk mund t’i lejojmë ata ta mohojnë përgjegjësinë

për të keqen që u shkaktuan kombeve dhe popujve të Ballkanit. Përgjegjësia që ka nazizmi për fillimin e luftës dhe pasojat e saj, nuk mund të zvogëlohen,

dhe s’bëhet fjalë që të vihen në dyshim. Megjithatë, duke patur parasysh karakterin kriminal të regjimit nazist që nisi luftën, mbetet fakt që elita

politike në shumë vende u prir drejt nazizmit. Është e qartë se shumë veta nga radhët ekësaj elite shfrytëzuan mundësinë (nën mbrojtjen e Hitlerit) të

zgjidhnin disa kontradikta të vjetra me fqinjët e tyre, të rishikonin vendimet e Versajës, të hiqnin qafe minoritetet e “bezdisshme”, apo të zgjeronin tokat e tyre dhe të shtonin pasuritë vetjake. Kuptohet që kjo elitë nuk u krijua nga

hiçi, as nuk u zhvillua në një vakuum azbrazëti politike. Në shumicën e vendeve të rajonit kishte simpatizues të shpallur dhe të fshehtë të nazizmit që, në një farë mase, ishin të një mendjeje me ideologjinë naziste apo kishin një prirje të fshehtë drejt filozofive të ndarjes racore. Kur një shtet bashkohej me Paktin Tripalësh ose pushtohej nga nazifashistët, këtyre simpatizantëve u

jepej mundësia që të tregonin besnikërinë dhe përkrahjen e tyre për ideologjinë naziste. Kjo përkrahje e palëkundur i hapirrugën nazizmit dhe

kontribuoi në krimet që pasuan.

Page 18: Lufta e dyte boterore!

Punoi:Zamira Hunci