KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni...

13
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Klodiana Spahiu nënkryetare e Komisionit Rendi i ditës: Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për ndërmarrjet sociale në Republikën e Shqipërisë”. (komision përgjegjës) Marrin pjesë: Klodiana Spahiu, Vangjel Tavo, Bujar Kllogjeri, Ilir Pendavinji, Eduard Bejko, Adelina Rista (deputete zëvendësuese), Ylli Ziçishti, Mirela Ferracaku, Omer Mamo, Mesila Doda dhe Erjeta Alhysa. Mungojnë: Albana Vokshi, Bedri Mihaj, Albina Deda, Roland Keta, Arbjola Halimi, Olta Xhaçka. Të ftuar: Merita Xhafaj drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Kledia Mazniku drejtoreshë e Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Transcript of KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni...

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

PROCESVERBAL

Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Klodiana Spahiu – nënkryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për ndërmarrjet sociale në Republikën e

Shqipërisë”. (komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Klodiana Spahiu, Vangjel Tavo, Bujar Kllogjeri, Ilir Pendavinji, Eduard Bejko,

Adelina Rista (deputete zëvendësuese), Ylli Ziçishti, Mirela Ferracaku, Omer Mamo, Mesila

Doda dhe Erjeta Alhysa.

Mungojnë:

Albana Vokshi, Bedri Mihaj, Albina Deda, Roland Keta, Arbjola Halimi, Olta

Xhaçka.

Të ftuar:

Merita Xhafaj – drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Kledia Mazniku – drejtoreshë e Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Mirëqenies

Sociale dhe Rinisë

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

2

HAPET MBLEDHJA

Klodiana Spahiu – Mirëdita të gjithëve!

Sot në rendin e ditës kemi shqyrtimin në parim të projektligjit “Për ndërmarrjet sociale

në Republikën e Shqipërisë”. Ne jemi komision përgjegjës për këtë projektligj.

Në fakt, ne kishim konfirmimin në pjesëmarrje edhe të ministrit, por meqenëse kjo

dëgjesë ka koinçiduar në të njëjtën orar me Këshillin Kombëtar që zhvillohet për fëmijët, do të

na bashkohet pak më vonë.

Atëherë, ne po e fillojmë mbledhjen me dy përfaqësuesit e ministrisë së Mirëqenies

Sociale, që vijnë për të prezantuar projektligjin: zonjën Merita Xhafaj, drejtoreshë e

Përgjithshme e Politikave Sociale, mirë se erdhët, dhe zonja Kledia Mazniku, drejtoreshë e

Shërbimeve Juridike, e cila është gjithmonë shumë e rregullt në komisionin tonë!

Fjala për ju, zonja Merita, për të prezantuar projektligjin.

Merita Xhafaj – Shumë faleminderit, zonja drejtuese e komisionit!

Sikurse e shikoni, ligji “Për ndërmarrjet sociale” është një ligj, i cili për herë të parë

është formatuar, ka pasur një histori të gjatë për shkak se janë bërë paraprakisht studime, janë

bërë vizita për të parë eksperiencat e vendeve të tjera, në të cilat punojnë dhe funksionojnë

ndërmarrje sociale.

Qëllimi i këtij ligji ka qenë pikërisht skema e ndihmës ekonomike dhe e pagesave në

cash të aftësisë së kufizuar.

Sikurse jeni në dijeni, asistenca sociale sot është një skemë pasive, e cila i limiton

njerëzit vetëm duke përfituar nga pagesat në cash, pa u angazhuar dhe pa qenë e mundur që ata

të angazhohen në veprimtari prodhuese apo shërbimesh.

Ligji “Për ndërmarrjet sociale” ka startuar me një studim, i cili është bërë nga shoqëria

civile paraprakisht, si dhe duke marrë shkas nga e gjithë kjo rrugë e gjatë dyvjeçare Ministria

e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke u bazuar edhe në kushtet e kontratës së qeverisë

shqiptare me FMN-në, e konsideroi si një nga prioritetet e saj hartimin e ligjit “Për ndërmarrjet

sociale”.

Sikurse e shihni ligjin, në statusin e tij juridik, OJF-të me anëtarësi janë ato të cilat në

formën e tyre juridike do të përbëjnë ndërmarrjet sociale.

Rregullimi ligjor dhe përcaktimi i termit “ndërmarrje sociale” është haptazi i shkruar

në ligj, por, përveç çështjeve të tjera, nevojat kryesore për hartimin e këtij ligji u fokusuan edhe

në hapjen e vendeve të reja të punës, në gjetjen e zgjidhjeve për zhvillimin social dhe ekonomik

të vendit, në iniciativat që ndihmojnë në ndërtimin e kohezionit social dhe përfshirjen sociale

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

3

nëpërmjet nxitjes së punësimit. Gjithashtu, kjo masë ligjore është parashikuar edhe në

strategjinë e punësimit 2014-2020, sikurse edhe te SKZHI-ja dhe strategjia e Bashkimit

Europian 2020.

Çfarë ka për qëllim të rregullojë ky projektakt? Sikurse e thashë pak më parë, ka si

qëllim integrimin dhe riintegrimin e personave të përjashtuar nga tregu i punës, ofrimin e

shërbimeve ndaj komunitetit ose një grupi të caktuar njerëzish, të cilët nuk kanë burime të

mjaftueshme jetese, individualisht ose brenda familjes ku jetojnë, për shkak se mosha, shëndeti,

gjendja familjare nuk u lejon një qasje aktive në tregun e punës.

Karakteristikat thelbësore të një ndërmarrjeje sociale do të jenë: zhvillimi i një

aktiviteti të vazhdueshëm për prodhimin dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve,

mosshpërndarja e fitimit, vendimmarrja kolektive me pjesëmarrjen e themeluesve, punonjësve,

madje edhe të përfituesve të shërbimeve ose mallrave, investimi i të ardhurave të realizuara

nga veprimtaria ekonomike për zgjerimin e vazhdueshëm të veprimtarisë së saj, që do të thotë

përhapje e vendeve të reja të punës.

Forma juridike e ndërmarrjes sociale është ajo që e përmenda pak më parë e një

organizate jofitimprurëse me anëtarësi. Për të mbajtur statusin e ndërmarrjes sociale një subjekt

duhet të plotësojë një minimum kriteresh ekonomike dhe sociale. Kriteret ekonomike

konsistojnë në: ndërmarrja sociale duhet të ushtrojë, në mënyrë të vazhdueshme, një veprimtari

ekonomike në fushën e prodhimit të mallrave dhe/ose shërbimeve; të realizojë të paktën një

përqindje të caktuar të të ardhurave nga shitja e mallrave dhe e shërbimeve, sipas fushave të

përcaktuara të veprimtarisë; të punësojë të paktën 3 punonjës me pagesë, pra ndërmarrja sociale

të ketë minimalisht tre punonjës me pagesë, si dhe të përdorë të ardhurat në funksion të

zgjerimit të veprimtarisë së saj, pra të hapjes së vendeve të reja të punës.

Kriteret sociale konsistojnë në nxitjen e objektivave sociale, pra në punësimin e

kategorive në nevojë nga skema e ndihmës ekonomike dhe asaj të pagesave me aftësi të

kufizuar, ku 30% e personelit të jetë nga grupet e pafavorizuara.

Fushat në të cilat ushtrojnë veprimtarinë ndërmarrjet sociale janë shërbimet shoqërore,

ndërmjetësimi për punësim të personave të pafavorizuar, punësimi i të rinjve, shërbimet

shëndetësore, shërbimet në arsim, mbrojtja mjedisore, promovimi i turizmit, kulturës dhe

trashëgimisë kulturore, veprimtaria sportive, me qëllim argëtimin, socializimin dhe

promovimin e zhvillimit të komuniteteve lokale.

Njohja e statusit të ndërmarrjes sociale për një subjekt do të bëhet me urdhër të

ministrit përgjegjës për Çështjet Sociale dhe procedurat për marrjen e statusit të ndërmarrjes,

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

4

si edhe dokumentacioni i nevojshëm do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për

Çështjet Sociale.

Burimet financiare. Format e mbështetjes shtetërore për veprimtaritë e ndërmarrjeve

sociale nëpërmjet subvencioneve nga buxheti i shtetit.

Format e subvencioneve për ndërmarrjet sociale do të rregullohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.

Së dyti, ligji nuk parashikon, në fakt, një regjim fiskal të veçantë për ndërmarrjet

sociale. Ato do t’i nënshtrohen zbatimit të legjislacionit fiskal për kategoritë e tatimpaguesve

që ato i përkasin.

Si në ligj dhe në relacion janë shpjeguar edhe eksperienca të tjera të ngjashme qoftë në

Europë, qoftë në rajon, të funksionimit të ndërmarrjeve sociale. Për shembull, në Gjermani

zhvillimi i ndërmarrjeve sociale ka sjellë një bum ekonomik dhe jo vetëm për shkak të nxitjes

së punësimit të personave nga kategoritë e pafavorizuara, por edhe për shkak të shërbimeve që

kanë mbështetur vendet e reja të punës, prodhimet, shitjet e prodhimeve me çmime më të

arsyeshme dhe të tjera masa si këto, të cilat kanë sjellë vërtet efiçiencën e funksionimit të

ndërmarrjeve sociale.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe jam e gatshme për çdo përgjigje.

Klodiana Spahiu – Faleminderit, zonja Merita!

Hapim seancën e pyetjeve dhe pastaj kemi diskutimet.

Kush nga kolegët ka pyetje rreth projektligjit?

Po, Erjeta.

Erjeta Alhysa – Në radhë të parë, dua t’ju përgëzoj për projektligjin jo vetëm për të

gjitha arsyet që u përmendën, por edhe për një arsye mjaft të mirë, sepse një ndër pikat kryesore

të këtij projektligji është edhe barazia gjinore, që vendos krijimi i këtyre ndërmarrjeve

shtetërore për ne femrat.

E kam lexuar të gjithë projektligjin, por kam nja dy paqartësi, duke pasur parasysh

raportimin.

Në radhë të parë, cili është institucioni që do të merret me sistemin e informimit dhe

ofrimit të shërbimeve, pasi në projektligj flitet vetëm për hartimin e politikave? Pra, është

shumë e përgjithshme. A mund ta përcaktojmë më saktë cili do të jetë ky institucion që do të

ketë këtë përgjegjësi?

Gjithashtu, ndërmarrjet janë njëkohësisht organizata jofitimprurëse dhe e ushtrojnë

veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur, por në projektligj sërish është bërë që raportimi i tyre

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

5

të bëhet tek organet shtetërore. Kjo ka të bëjë vetëm në ato raste kur shteti subvencionon apo

për të gjitha rastet (edhe për donatorët, edhe për të gjithë veprimtarinë e tyre)?

Faleminderit!

Klodiana Spahiu – Faleminderit, Erjeta!

Edhe unë kam disa pyetje.

E para, janë përmendur ndërmarrjet sociale dhe në vitin 2010 na ka ardhur një

projektligj, me sa kujtoj...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Është nisur me biznesin social.

Domethënë, me sa kam lexuar, puna ka filluar që në vitin 2010 për hedhjen e hapit të

parë në lidhje fillimisht me biznesin social, pastaj për hartimin e këtij projektligji dhe janë bërë

disa studime.

Studimin e fundit ju e keni lançuar në një konferencë të prillit të vitit 2016, me sa

lexova, por megjithatë ka pasur konferenca të këtij tipi edhe më parë.

Shkurtimisht, dua të di cilat kanë qenë rekomandimet e këtij studimi të fundit, i bërë

nga shoqëria civile, në lidhje me ndërmarrjet sociale?

Ne kemi aktualisht eksperienca, ndoshta jo mirë të formalizuara, por edhe aktualisht ka

projekte të vogla, që fitohen nëpërmjet donatorëve ose granteve të vogla, të cilat realizojnë këtë

lloj mbështetjeje të njerëzve në nevojë me punë të vogla sociale, ndoshta jo kaq të organizuara

sa thashë, do të ndodhë pas miratimit të këtij projektligji.

Ky projektligj është hartuar duke u bazuar kryesisht në nevojat që ka vendi ynë për të

punësuar njerëzit në nevojë dhe në bazë të rekomandimeve të fundit të BB-së, ne kërkojmë që

të dalin sa më shumë njerëz nga skema e ndihmës ekonomike dhe të jenë proaktivë, që të kenë

një mënyrë punësimi qoftë edhe me të ardhura jo shumë të larta, por të paktën të kenë një

mënyrë punësimi.

Kjo që ju sugjeroni në projektligj në një farë mase, i nxit ndërmarrjet sociale që të

marrin njerëz nga skema e ndihmës ekonomike dhe këtyre njerëzve ju u subvenciononi

sigurimet shoqërore. Kjo është një nxitje edhe për të rritur numrin e kontribuuesve, edhe për të

nxjerrë njerëzit nga skema e ndihmës ekonomike, për të qenë proaktivë. Ju keni edhe një

përqindje të caktuar të numrit që duhet të kenë nga ndihma ekonomike, e cila është përcaktuar

edhe në projektligj. Numri i granteve për vitin 2017, me çfarë pashë aty, ishte 20 dhe ky

numër grantesh do të vijë duke u shtuar në vitet e mëpasshme.

Unë kisha këto pyetje: Cilat janë eksperiencat deri tani? Çfarë kanë treguar këto

studime? Cilat kanë qenë konkluzionet e këtyre studimeve të realizuara nga shoqëria civile?

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

6

Urdhëroni, doktor Bujari!

Bujar Kllogjeri – Unë ju përgëzoj për këtë projektligj, se ka ardhur vërtet në kohën

e duhur dhe ndoshta është i vonuar!

Për sa i përket pyetjeve, njërën ma mori zonja Klodi. Unë desha të di, a futen

ndërmarrjet fasone te ndërmarrjet sociale?

Klodiana Spahiu – Të më falni për ndërhyrjen, Merita!

Ndoshta gjërat në ligj janë paraqitur shumë mirë dhe shumë shkurt. Ju keni 3 vjet që

punoni për këtë gjë. Ndoshta do të na jepni një informacion më të zgjeruar, si është situata sot,

që ta dimë.

Faleminderit!

Merita Xhafaj - Faleminderit!

Pyetja e parë kishte të bënte me raportimin, me institucionet që do të merren me

ofrimin e shërbimeve. Në fakt, detyrimi për raportim është përcaktuar te neni 22, “Detyrimi

për raportim”. Të gjitha ndërmarrjet sociale paraqesin pranë ministrisë përgjegjëse për çështjet

sociale raporte periodike, jo vetëm sepse është shkruar në këtë ligj, por natyrisht, janë

përshtatur me të gjitha ligjet e tjera, ku janë të detyruara ta bëjnë raportimin periodik. Për sa

kohë kjo ndërmarrje sociale subvencionohet nga shteti, natyrisht që ka pak më shumë obligim

dhe detyrim që të bëjë raportim periodik dhe jo vetëm atë vjetor.

Nga ana tjetër, do të ketë edhe akte nënligjore, të cilat do të rregullojnë edhe formën

dhe mënyrën e raportimit, sepse duhet të përcaktojmë formën dhe mënyrën. Ministria

përgjegjëse, e cila do ta ndjekë këtë është Ministria për Punën, Çështjet Sociale dhe Rininë.

Nesër mund të ketë një emër tjetër, por është përcaktuar si ministri përgjegjëse ajo që do të

merret me çështjet sociale.

Në varësi të kësaj ministrie, siç e dini, është Inspektorati i Punës që mbulon edhe

inspektoriatin shoqëror dhe natyrisht, puna koordinohet ndërmjet strukturave të varësisë. Pra,

nuk është e lidhur vetëm me subvencionin. Jo vetëm në rastin kur jepet subvencion nga shteti,

por në të gjitha rastet, raportimi është i nevojshëm.

Pyetja tjetër kishte të bënte me biznesin social.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Nuk bie ndesh. Unë nuk shikoj ndonjë barrierë në funksionimin e legjislacionit.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Në fakt ajo që është shkruar në ligj nuk krijon një raport varësie në raste të tilla, por

pyetja juaj, nëse është me subvencion nga shteti apo nga donatorët, lidhet pak edhe me pyetjen

e zonjës Klodi, sepse realisht në vitin 2004 është krijuar njësia e nxitjes së biznesit social dhe

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

7

nuk është ngritur në vetvete një strukturë, e cila të jetë biznes social apo ndërmarrje sociale.

Krijimi i njësisë së nxitjes së biznesit social, nuk do të thotë që ne kemi biznese sociale të

mirëfillta. Diferenca ndërmjet biznesit social dhe ndërmarrjes sociale është shumë thelbësore

dhe pikërisht këtu është çelësi, ku dallon një biznes social nga një ndërmarrje sociale. Nëse

ndërmarrjet sociale kanë mundësinë e subvencionit nga shteti, biznesi social nuk e ka këtë

mundësi dhe pikërisht përdor fondet e donatorëve. Ka pasur disa nisma nga donatorët dhe në

mënyrë të veçantë, nga agjencitë e OKB-së pikërisht për nxitjen e punësimit të grave, fuqizimin

ekonomik të grave me mbështetjen e UN Women dhe të UNDP-së, janë hapur disa bërthama

apo modele të bizneseve sociale, por ato nuk kanë funksionuar më. Në momentin që është

ndërprerë mbështetja e donatorit, ato nuk kanë funksionuar më. Kjo është arsyeja që ne e

konsiderojmë të domosdoshëm raportimin e ndërmarrjeve sociale, sepse duam t’i hyjmë një

gjëje të qëndrueshme. I kushtojmë rëndësi vazhdimësisë, jo vetëm momentit të parë të krijimit

të ndërmarrjes sociale.

Nga ana tjetër, unë do të thosha se “Partners Albania” është një OJF, e cila ka bërë

një studim të zgjeruar, por dhe përfaqëson në nismat rajonale studimet dhe modelet e krijimit

të ndërmarrjeve sociale. E ka filluar “Partners Albania” dhe më pas ky model na u duk shumë

i qartë për ta vazhduar dhe për ta institucionalizuar, sepse është e domosdoshme që ne ta

formatojmë kuadrin ligjor për mënyrën e funksionimit. Për më shumë se kaq, duke pasur

parasysh se qeveria jep shumë fonde për nxitjen e punësimit të grave, të të rinjve, të personave

me aftësi të kufizuar, por këto nuk janë institucionalizuar. Në rastin konkret ndërmarrjet sociale

janë një model, që do të grupojnë këto fonde që vijnë nga format e nxitjes së punësimit të

kategorive të pafavorizuara.

Nga ana tjetër, janë shumë struktura, si AIDA, e cila mbështet shumë krijimin e

bizneseve sociale. Përse të mos ta kthejmë biznesin social në një ndërmarrje sociale, për sa

kohë shteti i favorizon grupimet e caktuara, si gratë, të rinjtë apo personat me aftësi të

kufizuara? Për më tepër, në momentin në të cilin ne ndodhemi, mbështetja dhe fuqizimi

ekonomik i jetimëve, çështja e të cilëve sot është në fokus për shkak të shumë ngjarjeve të

fundit. Kjo është arsyeja që ne e kemi parë të arsyeshme një formë financimi të tillë.

Për sa u takon konferencave, kemi bërë konsultime me grupet e interesit. Unë e kam

prurë listën e organizatave të shoqërisë civile me të cilat ne e kemi konsultuar këtë projektligj.

Njëkohësisht, ne e kemi hedhur dhe e kemi diskutuar edhe në Këshillin Kombëtar të

Punës. Pse e kemi hedhur në Këshillin Kombëtar të Punës? E kemi bërë këtë me idenë që ne të

ndërgjegjësojmë të gjitha bizneset dhe OJF-të, që të shohin interesin e tyre në krijimin e

ndërmarrjeve sociale. Interesi ynë është që t’i bëjmë funksionale dhe jo vetëm të miratojmë një

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

8

ligj për të cilin, natyrisht është e domosdoshme mbështetja dhe mirëkuptimi juaj, por të jenë

funksionale. Ne nuk kemi bërë gjë, nëse nesër do të miratojmë një ligj, i cili nuk do të

funksionojë dot nesër. Në këtë kontekst, ne kemi marrë mendimet dhe rekomandimet e

përfaqësuesve të biznesit, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Punës dhe natyrisht, këto janë

reflektuar në ligj, si për shembull te pjesa e përqindjes prej 70%, apo 50%, apo 30%, sa do të

jetë përqindja e numrit të personave, të cilët vijnë nga skema e ndihmës ekonomike apo e

aftësisë së kufizuar. Kjo ka qenë një nga pikat për të cilën është diskutuar dhe ata rekomanduan

të jetë 30% dhe aq e kemi lënë.

Ka pasur diskutime të natyrave të ndryshme, si për shembull të formës juridike,

sikurse thoni dhe natyrisht kemi rënë dakord që ta provojmë një herë në formën e OJF-ve me

anëtarësim dhe nëse interesi do të jetë i madh, edhe ne do ta zgjerojmë, por grupi i hartimit të

këtij drafti ka qenë një grup i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik

dhe të Ministrisë së Financave. Ka pasur shumë diskutime kontradiktore, sepse Ministria e

Zhvillimit Ekonomik ka parë interesin e vet, që të përfshijë edhe shoqëritë tregtare. Ministria

e Financave është pak më strikte te pjesa e përjashtimeve fiskale. Ne do të bëjmë më vonë

përpjekjet tona që të kemi akses edhe me legjislacionin fiskal. Natyrisht ky është momenti i

fillimit dhe unë dua mirëkuptimin tuaj, sepse këtu janë reflektuar të gjitha komentet e Ministrisë

së Financave, të Ministrisë së Drejtësisë të Ministrisë së Ekonomisë, për formën juridike etj.

A përfshihet biznesi, ndërmarrjet fasone? Jo, ndërmarrjet fasone nuk janë parashikuar

të përfshihen në ndërmarrje sociale, për shkak se këto janë fitimprurëse dhe natyrisht që nuk

përputhen me formën juridike, me qëllimin për të cilin ne kemi krijuar, draftuar këtë ligj për

funksionimin e ndërmarrjeve sociale.

Faleminderit!

Klodiana Spahiu - Faleminderit!

Në fakt, na është prezantuar dhe një kërkesë për seancë dëgjimore nga një grup

shoqatash që ne do ta zhvillojmë nesër dhe do të donim shumë që të ishte prezent një

përfaqësues i Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Me të drejtë ata kanë propozuar disa ndryshime

për të përmirësuar ligjin, por ajo që bie në sy është kërkesa e tyre për të përfshirë në këto

ndërmarrje sociale jo vetëm OJQ-të, sepse në të vërtetë mund të ketë dhe organizime më të

vogla që nuk e kanë statusin e një OJQ-je. Për shembull, ne jemi duke miratuar ligjin “Për

zejtarinë”. Një mjeshtër që ka 3-4 veta të punësuar mund ta kthejë biznesin e tij dhe në një

biznes social, në një ndërmarrje sociale, sepse ne dhe në atë ligj që po miratojmë po insistojmë

që të përfshihen grupet e interesit që kanë nevojë të punësohen edhe pa pasur një shkollim të

caktuar. Ne nesër do ta ezaurojmë më tej me grupet e interesit. A mund të zgjerohet përfshirja

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

9

në përfitimin e ndërmarrjes sociale edhe të grupeve të tjera që nuk janë të organizuara në OJQ?

E para.

E dyta, unë dua dhe një sqarim të këtyre dy përkufizimeve dhe mendoj se duhet t’i

vendosim në ligj termin biznesi social dhe ndërmarrja sociale, sepse biznesi social tashmë

është artikuluar prej shumë vjetësh. Është një koncept tjetër ky i ndërmarrjes sociale. Do të

ishte mirë që t’i kishim prezantuar dhe në ligj këto dy përkufizime, ndoshta shkurtimisht, por

duhen përmendur dhe ne nesër do të përballemi me to. A e mendoni ju që ka hapësirë ligjore

për ta zgjeruar përfshirjen e grupeve të interesit përtej OJQ-ve?

Po, zonja Xhafaj.

Merita Xhafaj – Unë e shikoj shumë interesante që të organizohet me OJF-të një

seancë dëgjimore. Ky ligj sjell një risi dhe për sa kohë sjell një risi, natyrisht mund të bëhen

palë të gjitha grupet e interesit të diskutojnë. Ajo që kam pak rezervë është pikërisht fakti apo

diskutimet që ne kemi bërë me Ministrinë e Ekonomisë, që shumë herë kufizojnë faktin nëse

do të jenë edhe shoqëritë tregtare apo forma të tjera, apo duhet të fokusohemi vetëm te shoqëritë

jofitimprurëse me anëtarësi. Ne këtu kemi diskutuar dhe jemi përpjekur të mbajmë një ekuilibër

me përfaqësuesit e tjerë të grupit të punës të cilët kanë ardhur nga ministritë e tjera. Diskutimi

do të jetë nesër me shumë interes. Unë nuk shikoj ndonjë arsye për t’u kufizuar, por mund të

ketë arsye të tjera të cilat janë të lidhura me problematikat që sot hasin gjatë kontrolleve vetë

fisku.

Një nga diskutimet që është bërë këtu, nuk doja ta hapja si temë, është se shumë

biznese mund të kenë interes të mbyllen dhe të krijojnë OJF dhe të vazhdojnë veprimtarinë e

tyre, gjë që nuk do të ishte normale, se pezullon dhe pengon shlyerjen e detyrimeve karshi

shtetit. Ky ka qenë një diskutim, me thënë të drejtën, pikërisht për të gjetur një ekuilibër ndaj

gjithë këtyre polemikave ne kemi mbajtur këtë status. Është e drejta juaj si ligjvënës të merrni

vendimin më të mirë të mundshëm duke dëgjuar dhe shoqërinë civile. Sa funksionale do të jetë

nuk e di, kam rezerva për këtë pjesë. Funksionale do të jetë që ne ta provojmë një herë, sepse

realisht i gjithë grupi i punës, por dhe ministri Klosi janë shumë të interesuar që ne të mos

bëjmë një ligj që të ngelet në letër, sepse kemi pasur shumë ligje nëpër letra.

Nga ana tjetër, për sa i takon nocionit të biznesit social është një diferencë dhe unë

nuk mendoj që ka nevojë që të shprehemi në ligjin “Për ndërmarrjet sociale” se çfarë është

biznesi social. Për ndërmarrjet sociale ne jemi shprehur se çfarë është. Në qoftë se ju keni një

diçka që mund ta shtojmë në ndonjë nga nenet...

Si përkufizim mund ta fusim, por biznesin social, nuk mund ta përfshijmë dot në këtë

ligj. Për ndërmarrjet sociale ne mund të bëjmë kufizimin se çfarë është ndërmarrje. Biznesi

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

10

social është i lidhur direkt me forma, që nga fjala biznes dhe ndërmarrje. Është i lidhur me

rezultatin. Për sa kohë flasim për biznes, biznesi gjithmonë është i fokusuar te fitimi.

Ndërmarrja nuk është e fokusuar te fitimi, është pikërisht këtu dhe diferenca. Është e fokusuar

te investimi i këtij fitimi, që do të thotë në qoftë se një ndërmarrje sociale, në fund të vitit

ushtrimor del me një sasi të konsiderueshme fondesh të parealizuara, ajo nuk mund t’i

konsiderojë këto fitim për ndërmarrjen sociale, por duhet t’i hedhë menjëherë për hapjen e

vendeve të reja të punës.

Ndodh e kundërta me biznesin social. Ose OJF-të, si funksionojnë në qoftë se nuk i

kanë të përdorura ato janë të detyruara t’i lënë në rezervë dhe vitin tjetër janë të detyruar t’i

investojnë? Nuk është kështu me biznesin social, sepse biznesi social ka kontekstin e fitimit i

cili shpërndahet në fund të vitit ushtrimor ndërmjet aksionerëve. Kjo është domethënia e

biznesit social. Dhe biznesi social nuk është i fokusuar te organizatat jofitimprurëse. Në të

kundërt krijohet biznes dhe biznesi mund të ketë sh.p.k-në. Në qoftë se ju mendoni që mund të

bëhet një ligj për biznesin social apo që ka nevojë që ligji për krijimin e njësisë së nxitjes të

biznesit social të ketë amendimet e nevojshme, kjo është tjetër gjë. Mund të merret nisma dhe

të bëhet. Por te ndërmarrjet sociale nuk ka vend për t’u interferuar...

Kledia Mazniku - Qëllimi i këtij projektligji është të jenë të financuara organizatat

jofitimprurëse dhe ne nuk është se e kundërshtojmë qëndrimin që çdo lloj forme e një

organizate jofitimprurëse të jetë e përfshirë. Pra, jemi dakord me zgjerimin e formës juridike

të organizatës jofitimprurëse. Pra, këtë pretendim absolutisht e pranojmë dhe jemi pro. Por jo

shoqëri tregtare, sepse ato janë shoqëri...

(Klodiana Spahiu flet pa mikrofon.)

Kledia Mazniku – Mjafton që qëllimi i tyre të jetë jofitimprurës. Ky është qëllimi

kryesor që ato të jenë organizata jofitimprurëse në qëllim, por formën juridike mund ta kenë të

ndryshme. Mund të jetë fondacion, mund të jetë qendër, por kjo gjithsesi duhet reflektuar në

projektlistë, sepse ne e kemi të shprehur që janë vetëm shoqatat me anëtarësi. Pra, këtu duhet

bërë ndërhyrja juridike.

Merita Xhafaj – Unë prapë kam rezerva. Kam rezerva, sepse vetë ata që e propozojnë

duhet të thonë arsyen pse. Duhet të kenë një argument për sa kohë flasim për një formë juridike

jofitimprurëse vetëm OJF-ja është e cila mund të ofrojë, nuk ka të tjera forma.

Klodiana Spahiu - (Klodiana Spahiu flet pa mikrofon.)

... cilat janë aktualisht format që ju keni hasur deri tani në vendin tonë. Kjo e

organizuar si ndërmarrje...

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

11

Ka plot fondacione, OJF, që e bëjnë tashmë këtë punë. E kanë bërë prej vitesh këtë

punë, e kanë marrë projekte të vogla dhe e kanë organizuar një gjë të tillë....

... por bazohen edhe në eksperiencën që mund të kenë pasur vetë në mënyrën e

organizimit. Domethënë e ndiejnë veten disi të përjashtuar. Ky është një argument që ata kanë

dhënë dhe...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Merita Xhafaj – Atëherë, ky diskutim ka hapësirë për t’u trajtuar. Unë nuk mund të

them se duhet të limitohemi. Ne e kemi parë të arsyeshme të jenë OJF me anëtarësim, pikërisht

për të funksionuar. Të gjithë ata që pretendojnë se kanë pasur një funksionim të një biznesi

social apo, në rastin tonë, nisma për t’u ardhur në ndihmë personave që janë të pafavorizuar,

unë do të thosha se pjesa më e mirë e tyre kanë ngelur në mes të rrugës, nuk janë të suksesshme,

sepse fillojnë vitin e parë, të dytë, të tretë, dhe kur nuk kanë më donacione dështojnë. Atëherë,

këtu nuk është qëllimi që gjithmonë të mbështeten e të subvencionohen.

Qëllimi i ndërmarrjes sociale dhe i kësaj forme që ne duam të formalizojmë, është i

lidhur direkt me vazhdimësinë, domethënë me investimin e fitimit nga shitja e produkteve apo

e shërbimeve dhe investimi për hapjen e vendeve të reja të punës. Në qoftë se do të funksionojë

në këtë lloj formati, ne jemi shumë të sigurt se do të funksionojë edhe ndërmarrja sociale. Në

rast të kundërt, ne modele kemi pasur, dhe modele vazhdon të ketë, por modele të cilat janë

financuar nga shteti dhe kanë ngelur lekët të pajustikuara...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Kështu që, edhe vetë forma e njësisë së nxitjes së biznesit social, në lidhje me

eficiencën ka qenë shumë e limituar. Është limituar vetë ajo në dhënien e garancive për marrjen

e kredive. Kaq. Kapitali 100 % shtetëror. As nuk ka pasur rritje të kapitalit në kaq vite, nga

2004-a, siç thoni ju. Jo nga 2004-a, sepse ajo është krijuar diçka më vonë, por në 2010-ën. Po,

keni të drejtë, por nuk ka pasur asnjë rritje të kapitalit, përveçse 220 milionë, të cilat janë dhënë

nga buxheti i shtetit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Duke filluar që nga strukturat drejtuese të asaj njësie, që nga bordi, që nga asambleja

e të tjera, kanë qenë që të gjitha jo funksionale. Pikërisht për arsye se ajo nuk ka pasur rritje të

kapitalit, ka harxhuar edhe atë kapital që ka marrë nga shteti, e kështu nuk ka të ardhme. Mund

të shikohet që të amendohet ai ligj. Këtë ligj ne e kemi formatuar në këtë lloj mënyre. Unë do

të jem shumë e interesuar të jem pjesë, që të dëgjoj shoqërinë civile nesër, megjithëse ne i kemi

bërë diskutimet me shoqërinë civile, por duhet patjetër, dhe jam shumë e interesuar, të di se cili

është argumenti, si e shikojnë.

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

12

Format janë të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Modelet janë të ndryshme.

ne mund të marrim Kosovën, e cila pa pasur një ligj, e ka formësuar, ka licencuar ndërmarrjet

sociale, por është fokusuar vetëm në institucionet e shërbimit social, që do ët thotë: në qendrat

rezidenciale për të moshuar, në qendrat rezidenciale për fëmijë, për viktimat e dhunës. I ka

kthyer të gjitha në ndërmarrje sociale, dhe kjo është forma që ata përdorin.

Më përpara kanë ardhur e kanë marrë eksperiencë këtu, nga diskutimet tona, nga

konferencat që janë organizuar. Ne, përpara se të japim licencë, kemi menduar, kemi menduar

ta formalizojmë dhe ta kthejmë në një ligj të qëndrueshëm, që më vonë të kemi mundësinë

realizojmë për vazhdimësinë e tyre. Në një kohë kur shteti nuk ka mundësi t’u japë

subvencione, të shikojmë hapat e tjerë, për ta futur te ligji i TVSH-së, te ligjet e tjera dhe te

paketa fiskale.

Kjo është ajo çfarë duhet bërë, hap pas hapi. Ky moment është vetëm fillimi i miratimit

dhe i formës së këtij ligji.

Klodiana Spahiu – Faleminderit, Merita!

Meqenëse është me të vërtetë ligj shumë i rëndësishëm, nesër ne po bëjmë seancën

dëgjimore, po marrim mendimet e tyre dhe, në miratimin nen për nen, po e shtyjmë për më

pas, që të reflektohet ose të ketë një lloj bashkëpunimi midis jush dhe kërkesave të tyre.

Me të vërtetë që ju jeni konsultuar prej dy vjetësh me to, por ndoshta ka ndonjë gjë të

vogël, që edhe mund të rregullohet, në të mirën e përbashkët.

Në qoftë se nuk ka pyetje të tjera nga kolegët, atëherë edhe unë, si relatore e këtij

projektligji, do të doja t’ju falënderoja për gjithë punën që keni bërë, për kontributin që ka

dhënë edhe shoqëria civile në hartimin e këtij projektligji. Është punuar për një kohë të gjatë

për këtë projektligj. kemi eksperiencat ndërkombëtare, të cilat janë pasqyruar edhe në

projektligj, janë pasqyruar edhe nga Shërbimi i Kërkimit Parlamentar, të cilin do të doja ta

falënderoja edhe një herë në lidhje me materialin që na kanë vënë në dispozicion.

Eksperienca e vendeve të tjera është shumë pozitive dhe është një nxitje dhe një

përkrahje jo vetëm për grupet vulnerabël, do të thosha, por edhe për të nxitur biznese të vogla,

të cilat mund të jenë të domosdoshme në vendin tonë edhe jashtë fushave të rëndësishme

sociale.

Prandaj, do të doja që, përveç faktit të përfshirjes së njerëzve të margjinalizuar në këto

ndërmarrje sociale, të ketë edhe grupe të tjera interesi, që të përfshihen, të cilat mund të jenë të

vlefshme edhe në projekte të tjera shumë të rëndësishme, siç mund të jenë projektet në

shëndetësi, projektet në arsim, të cilat janë të përmendura edhe në projektligj.

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF file1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 31.05.2016, ora 10:00

13

Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe, ne kemi miratuar disa projektligje, të cilat

shërbejnë për nxitjen e punësimit. Unë do të doja t’ju falënderoja edhe një herë, që ju po bëni

një përpjekje maksimale, për të vënë në jetë strategjinë kombëtare të punësimit, e cila, në fakt,

duhet parë në disa shtylla dhe në disa këndvështrime.

Duhet parë jo vetëm në nxitjen e punësimit të këtyre njerëzve, që janë në nevojë, që

janë në ndihmë ekonomike apo që nuk kanë formimin e duhur profesional, por edhe e të rinjve,

që mund ta kenë formimin e duhur profesional, si dhe për të hapur vende të reja pune.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Meqenëse kemi kuorumin e nevojshëm, e hedhim në votim.

Kush është pro projektligjit? Nëntë pro. Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet projektligji!

Të nderuar kolegë!

Nesër kemi lënë për të zhvilluar seancën dëgjimore me grupet e interesit. E vendosim

bashkë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Në orën 9. 00. Në qoftë se është e mundur të ketë një përfaqësues nga ministria, do të

jetë shumë mirë. Ndoshta javën e ardhshme mund të realizohet miratimi nen për nen.

(Ndërprerje incizimi)

Edhe një herë, të nderuar kolegë, për sqarim: nesër ne mund ta fillojmë seancën

dëgjimore herët, rreth orës 9.00. Dëgjojmë grupet e interesit, dhe së bashku me grupet e

interesit dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mirëqenies, të realizojmë çfarë është e mundur nga

ndryshimet e kërkuara prej tyre. më tej vazhdojmë me mbledhjen e dytë, me miratimin nen për

nen të këtij projektligji. Faleminderit! Mirë u takofshim nesër!

MBLEDHJA MBYLLET