KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar...

92
1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 02.07.2018, ora 13:00 Drejton mbledhjen: Albana Vokshi Kryetare e Komisionit Rendi i ditës: 1. Diskutimi dhe miratimi i procesverbalit të datës 18 qershor 2018. 2. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim i projektligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”” me Ministren e Kulturës dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (Komision për dhënie mendimi). Miratimi në parim i projektligjit. Marrin pjesë: Albana Vokshi, Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Vilma Bello, Ismet Beqiraj, Fadil Nasufi, Adelina Rista, Bujar Çela, Almira Xhembulla, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Romeo Gurakuqi, Valentina Duka, Kejdi Mehmetaj, Shezai Rrokaj, Nora Malaj, Genc Pollo (zëvendësues) dhe deputetë të tjerë të grupit parlamentar të PD. Të ftuar: Mirela Kumbaro Ministre e Kulturës, Valbona Shujaku Zëvendësministre e Kulturës, Oltjon Muzaka Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës,

Transcript of KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar...

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

1

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

PROCESVERBAL

Tiranë, më 02.07.2018, ora 13:00

Drejton mbledhjen:

Albana Vokshi – Kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

1. Diskutimi dhe miratimi i procesverbalit të datës 18 qershor 2018.

2. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim i projektligjit “Për përcaktimin e procedurës

së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit

urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”” me Ministren e Kulturës dhe Ministrinë e

Ekonomisë dhe Financave (Komision për dhënie mendimi). Miratimi në parim i projektligjit.

Marrin pjesë:

Albana Vokshi, Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Vilma Bello, Ismet Beqiraj,

Fadil Nasufi, Adelina Rista, Bujar Çela, Almira Xhembulla, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Romeo

Gurakuqi, Valentina Duka, Kejdi Mehmetaj, Shezai Rrokaj, Nora Malaj, Genc Pollo

(zëvendësues) dhe deputetë të tjerë të grupit parlamentar të PD.

Të ftuar:

Mirela Kumbaro – Ministre e Kulturës,

Valbona Shujaku – Zëvendësministre e Kulturës,

Oltjon Muzaka – Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës,

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

2

Edmond Ahmeti - Drejtor në Drejtorinë e Koncesioneve, Prokurimeve dhe Partneriteteve

në Ministrinë e Kulturës,

Fatmir Hoxhaj – drejtor i Administrimit të Pronës në Ministrinë e Ekonomisë dhe

Financave,

Stefan Koçollari – përgjegjës sektori në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

3

HAPET MBLEDHJA

Albana Vokshi – Mirëdita!

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka sot mbledhje me këtë rend dite:

Pika e parë e rendit të ditës është diskutimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së

komisionit të datës 18 qershor 2018.

Jeni dakord me procesverbalin? E keni parë?

Nëse keni vërejtje, sugjerime, ju lutem, flisni me Arianën për ta korrigjuar!

Pika e dytë e rendit të ditës është diskutimi në parim i projektligjit “Për përcaktimin e

procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi

i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”” me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë

e Ekonomisë dhe Financave.

Të konfirmuar nga të ftuarit janë: Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës; Valbona Shujaku,

zëvendësministre e Kulturës; Oltjon Muzaka, sekretar i Përgjithshëm i Kulturës; Edmond Ahmeti,

drejtor në Drejtorinë e Koncesioneve, Prokurimeve dhe Partneriteteve në Ministrinë e Kulturës;

Fatmir Hoxhaj, drejtor i Administrimit të Pronës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave; Stefan

Koçollari, përgjegjës sektori në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Po shkon ora 13:15 dhe zonja Kumbaro nuk ndodhet në mbledhjen e komisionit, nuk është

e pranishme për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të prezantuar projektligjin.

Zonja Ekonomi...

Milva Ekonomi - Zonja Kumbaro ka konfirmuar.

Në fakt, edhe kur diskutuam për të vendosur orarin, ne morëm në konsideratë që ka disa

mbledhje komisionesh, ngaqë edhe procedura e këtij projektligji është e përshpejtuar.

Në orën 11:30 ishte thirrur edhe Komisioni i Ligjeve, ku po vazhdon diskutimi. Sapo

komunikuam me kryetarin e komisionit për ta lejuar zonjën Kumbaro të vijë këtu dhe ta ndjekin

të tjerë përfaqësues të ministrisë diskutimin atje. Kështu që duhet të presim edhe pak minuta, sa të

zbresë shkallët ministrja.

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

4

Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka

qenë ora 14:00, por më pas u ra dakord të bëhej në orën 13:00, për arsye të angazhimeve të

gjithsecilit në agjendë.

Kështu që sugjeroj të presim edhe 2 minuta sa të zbresë zonja Kumbaro nga Komisioni i

Ligjeve dhe të vazhdojmë mbledhjen.

Albana Vokshi – Në fakt, kam përshtypjen se çdo gjë po bëhet e qëllimshme, sepse janë

parashikuar tri mbledhje njëra pas tjetrës: në orën 12:00 te Komisioni i Ligjeve, në orën 13:00 te

Komisioni i Medies, në orën 16:00 te Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, për prezantimin në

parim të këtij projektligji, duke mos lënë afat kohor as për t’u njohur me këtë projektligj.

Nuk kemi absolutisht fare kohë. Prandaj ishte ideja ta caktonim në orën 13:00 mbledhjen

e këtij komisioni, që të merrnim mjaftueshëm kohë për çdo pikëpyetje, që kemi muaj që i kemi,

në lidhjen me projektin e teatrit apo me këtë të famshmin “projekt zhvillimi”, të propozuar nga

kompania “Fusha”.

E përsëris, është e qëllimshme dhe bëhet për t’i mohuar të drejtën opozitës për t’u njohur

me këtë projekt, që, në këndvështrimin tonë, jo vetëm që është korruptiv, por është edhe kriminal.

Ju lutem, na siguroni që ministrja të paraqitet pranë komisionit për të sqaruar të gjitha

pikëpyetjet, që nuk i kemi vetëm ne, por i kanë të gjithë ata që po na ndjekin sot me vëmendjen

më të madhe!

Luçiano

Luçiano Boçi – Faleminderit, kryetare!

Në fakt, kemi kohë që e presim zonjën ministre. Ajo disa herë ka refuzuar të paraqitet në

komisionin tonë.

Ndoshta ministrja është duke zbritur shkallët, por ndërkohë unë dua të bëj dy kërkesa për

Komisionin e Medies.

Në raportin e dërguar bashkë me projektligjin, përcaktohet që komision përgjegjës është

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese.

Unë mendoj se kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, për të shmangur pikërisht

Komisionin e Medies, që ka qenë komisioni që ka trajtuar çështjen e Teatrit Kombëtar, si pjesë të

trashëgimisë kulturore. Është absurde që përgjegjësia t’i kalohet një komisioni që nuk është marrë

në asnjë prej ditëve të tij me çështjen e teatrit.

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

5

Kuptohet, Komisionin e Medies e drejton PD-ja dhe debati do të ishte i ashpër dhe është

gjetur ky mekanizëm, sikurse është gjetur edhe mekanizmi tjetër, i mbledhjeve me goditje të

përqendruar, sepse këta të vërtetën duan ta vrasin dhe ta varrosin brenda ditës.

Brenda ditës bëhen tri mbledhje komisionesh, në mënyrë absurde dhe ne duhet ta presim

këtu ministren, të mbarojë pyetjet atje dhe pastaj në orën 16:00 të shkojë te Komisioni i

Veprimtarive Prodhuese!

Çfarë është kjo? Pse është me procedurë të përshpejtuar? Çdo të thotë procedurë e

përshpejtuar? Që ne të turremi me vrap, që të mos lexojmë projektligjin, që të mos konsultohemi

dhe të mos thërrasim grupet e interesit.

Procedura e përshpejtuar, nisur nga Rregullorja e Kuvendit dhe nga mënyra se si

funksionon Kuvendi, nuk na pengon të thërrasim njëkohësisht grupet e interesit, artistët, që janë

pala e interesuar, që, sipas ministres, janë palë që kanë negociuar.

Sot ata duhet të japin patjetër mendimin e tyre, pasi ndryshe thotë ministrja, ndryshe thonë

artistët dhe ndryshe shkruhet në projektligj.

Prandaj, kërkoj që kjo mbledhje, e cila nuk po zhvillohet në orarin e duhur, për të pasur

kohë në dispozicion për të bërë debat, të shtyhet për ditën e nesërme.

Të thërrasim artistët njëkohësisht me ministren dhe ta bëjmë debatin në parlament, në atë

shesh ku duhet edhe të dëgjojmë atë marrëveshje që gjoja është bërë, të shohim njëkohësisht edhe

konsideratat e tyre, por edhe të dalim me një vendimmarrje të saktë për një projekt të shëmtuar

korruptiv, që kërkon të vjedhë e të grabisë pronën publike, por, mbi të gjitha, atë që ka qenë dhe

mbetet shqetësimi ynë kryesor: të grabisë historinë.

E si mund të grabitet historia me një firmë?! Në Shqipëri ndodh. Gdhihesh i pasur se hedh

një firmë Kryeministri! Po, mund të gdhihesh edhe në burg, me një telefonatë të Kryeministrit.

Vetëm në Shqipëri ndodh një gjë e tillë, bëhesh miliarder brenda një nate, se do Kryeministri me

PPP-të e tij! Duke grabitur, të bën edhe pronar të pronës publike.

Dhe si e bën këtë? Nuk është ajo vjedhja klasike nga xhepat, por ai që do të të vjedhë, të

jep një letër në dorë, ku të arsyeton: “I dashur qytetar, ne ty do të të vjedhim, sepse e kemi vendosur

me ligj” dhe qytetari nxjerr astarin e xhepave. Kjo është vjedhja. Ky është modaliteti që po zgjedh

ky Kryeministër për të grabitur pronën publike.

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

6

Jemi para një absurditeti, ku neve na duhet jo thjesht qëndrimi ynë politik, mendimi ynë

politik, por edhe mendimi i specialistëve, që merren me trashëgiminë kulturore, sikurse na duhet

edhe mendimi i grupeve partnere të interesuara, sikurse janë artistët.

Prandaj, kërkesa ime është shumë e thjeshtë. Kjo mbledhje, e cila po vonohet qëllimisht,

që të mos kapet koha e domosdoshme në dispozicion për të diskutuar, të shtyhet për ditën e

nesërme dhe ne të kemi në dispozicion gjithë afatin kohor, të gjitha grupet e interesit, të gjithë

specialistët, për të diskutuar për këtë projektligj, i cili varros trashëgiminë kulturore të vendit dhe

historinë, jo vetëm të qytetit të Tiranës, por edhe të Shqipërisë.

Faleminderit!

Albana Vokshi – Me sa po më thonë, ministrja refuzon të vijë në komision...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Dakord, pra!

Po refuzon dhe njerëzit po e shohin live. Po refuzon të vijë në komisionin tonë, sepse thotë

se do të vazhdojë te komisioni tjetër. Sikurse e shikoni, ministrja nuk ka kohë të mjaftueshme

fizike për të ardhur, sepse kështu e keni bërë gjënë ju. Doni të vidhni, por doni të vidhni shpejt e

shpejt.

Ju, për fat të keq, po bëheni palë me këtë vjedhje skandaloze dhe kriminale, që po ndodh

në qendër të Tiranës.

Pra, silleni ministren ose caktoni një orar me kohë të mjaftueshme, që ministrja t’iu

përgjigjet të gjitha pyetjeve që kemi.

Luan Baçi – Albana, të lutem!

Albana Vokshi - Po.

Luan Baçi – Mbaj mend, para disa mbledhjesh, që i është bërë një pyetje ministres, zonjës

Kumbaro, për çështjen e teatrit dhe ulur në atë karrige ka thënë se është një tymnajë mediatike dhe

se nuk ka asgjë zyrtare për shembjen e teatrit. Normale, e dinte ministrja që atëherë, se do të vinte

edhe kjo ditë që të përballej me ato fjalë që ka thënë më parë. Kjo është vonesa apo shmangia e

saj.

Ato që tha edhe kolegu Boçi pak më parë, për mbajtjen e disa komisioneve në një ditë të

vetme, orë pas ore, me procedurë të përshpejtuar në parlament, me procedurë të përshpejtuar në

komisione, me procedurë të përshpejtuar gjithandej, është një vendimmarrje, që ka filluar që kur

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

7

Kryeministri doli dhe tha se teatri do të shembet. Me një fjalë, teatri do të shembet dhe kjo punë

është e paravendosur.

Mua më vjen keq, të paktën për mënyrën si procedohet në parlament dhe komisionet

parlamentare. Në këtë drejtim, duhet të kishte të paktën procedura ligjore dhe jo të përshpejtuara

në mënyrë të tillë, vendimmarrje formale, ku ne vijmë këtu dhe presim ministren duke qenë në një

komision tjetër.

Na u propozua nga ju, zonja Ekonomi, të prisnim dy minuta. “Është duke zbritur shkallët”,

por nuk po e shohim të zbresë shkallët. Duhet të kishte ardhur 10 herë deri tani.

Albana Vokshi – Nuk do të vijë në komisionin tonë.

Luan Baçi – Në qoftë se nuk vjen... Nuk është hera e parë që ministrja Kumbaro refuzon

të vijë para komisionit tonë. Absolutisht, e ka bërë shpeshherë. Edhe kur ka ardhur, ka bërë show

televiziv.

Në mbledhjen e mëparshme të komisionit ministrja erdhi e shoqëruar me kryetarin e

bashkisë dhe nuk foli asnjë gjysmë fjale në atë mbledhje. Përkundrazi, la kryetarin e bashkisë të

na bënte spektakël.

Unë do të thosha se është një pazar, që e keni bërë fare mirë. Po i dilni për zot deri në fund

dhe me sa shoh do të arrini suksesshëm në këtë akt të shëmtuar korruptiv, do të thosha. Megjithatë,

komisioni le ta vendosë.

Faleminderit!

Fidel Ylli – Albana, mundem?

Albana Vokshi – Po, Fidel.

Fidel Ylli – Për sa i përket ministres, bashkërisht, si kryesi, duke parë se në 11:30 e kishte

thirrur Komisioni i Ligjeve, menduam ta bënim mbledhjen në orën 14:00. Bashkë me Milvën i

shkruam edhe kryetares në grup për të ardhur në orën 14:00, sepse mendonim që Komisioni i

Ligjeve, që është komision i rëndësishëm, do ta mbante ministren më gjatë. Kjo ishte arsyeja pse

ne menduam orën 14:00, që të kishim kohë ta pyesnim ministren dhe të bënim debate për këtë

projektligj që na ka ardhur.

Unë u shkëputa tani, vajta te Komisioni i Ligjeve dhe i thashë: “Zoti kryetar, ju lutem, është

një komision i tërë që po pret ministren”, por të gjithë anëtarët e opozitës, me të drejtën e tyre, i

kishin drejtuar ministres një sërë pyetjesh.

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

8

Si mund të shkëputet ministrja, që të fillojë komisioni dhe të thotë: “Ja, iku, se pati frikë”?

Pra, ne...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk ka si të shtyhet, sepse lexojeni Rregulloren...

Albana Vokshi – Fidel, e keni bërë qëllimshëm, këtë po themi.

Fidel Ylli - ...anëtarë të nderuar të komisionit, për projektligje me procedurë të

përshpejtuar, kjo është procedura në 25 vjet. Nuk e kemi shpikur ne.

Albana Vokshi - Nuk është kjo. Mund ta kishit nisur që të premten, por nuk donit

diskutime.

Fidel Ylli – Kështu që ne jemi gati të vazhdojmë me procedurën, sepse kemi edhe materiale

të tjera për të diskutuar, deri sa të vijë ministrja.

Albana Vokshi – Nuk kemi asgjë tjetër.

Fidel Ylli – Kemi kalendarin.

Ministrja ka ardhur dhe do të vijë. Të jeni të sigurt që është në komision dhe nuk është

fshehur. Ministrja aty është.

Albana Vokshi – Kejdi...

Ne këtu nuk jemi për t’u tallur, Fidel. As ministrja nuk tallet dot me ne.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E lamë në orën 13:00. E lashë unë në orën 13:00, sepse unë e kam...

Fidel Ylli – Po si t’ia bëjë ajo? T’i lërë kolegët e tu? T’i ofendojë?

Albana Vokshi – Absolutisht. Ajo që po them është se për komisionin tim caktova orën

13:00, që minimalisht të kishim tri orë kohë.

Zakonisht mbledhjet e komisionit tonë zgjasin 5 orë, 6 orë, 7 orë dhe ju e dini shumë mirë.

Vetëm për teatrin, herën e fundit, kur ministrja denjoi të vinte dhe pastaj iku dhe e braktisi

komisionin, ka zgjatur 5 orë dhe nuk morën asnjë përgjigje.

Nga ora 14:00 deri në orën 15:45 mendoni se do t’i shterojmë të gjitha pyetjet? Pra, të mos

tallemi.

Nëse kemi pyetje për të bërë, le t’i bëjmë. Sot është dita që ministrja t’u përgjigjet të gjitha

pyetjeve të artistëve, të arkitektëve, të urbanistëve dhe të të gjithë qytetarëve të Tiranës. Ne nuk

tallemi dot me një orë.

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

9

Për t’i lënë kohë të mjaftueshme, një propozim është ta thërrasim nesër në orën 09:00

ministren dhe deri sa t’i shterojmë të gjitha pyetjet, të marrim kohën e mjaftueshme. Të bëjmë

edhe dëgjesat me palët e interesit, që e doni ju, që e duam edhe ne, dhe pastaj...

Nesër në orën 16:00 ka lënë dëgjesë me palët e interesit Komisioni i Veprimtarisë

Prodhuese. Asgjë nuk na nxiton ne. Pra, kemi kohë edhe për t‘u dhënë mendimin atyre, aq pak

kohë sa ju na keni lënë.

Nëse do të ishit seriozë, në momentin kur u miratua në Kuvend, mund të kishit lënë

mbledhje komisionesh, nëse donit realisht të shteroheshin të gjitha pyetjet, të premten, të shtunën,

të dielën, të hënën ose të martën, por ju nuk donit, prandaj i keni bërë cip më cip mbledhjet, që të

mos dalë e vërteta, të mos bëhet transparente skema mafioze e vjedhjes së pronës publike mu në

qendrën historike të Tiranës.

Ky është qëllimi dhe mua më vjen keq që ju po përziheni te kjo!

Kejdi Mehmetaj – Faleminderit!

Në fakt, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar është bërë, në mos gaboj, hera e katërt që

ne thërrasim në dëgjesë ministren për t’i dhënë shpjegime këtij komisioni sipas detyrimeve që ia

japin ligjet shqiptare për të ardhur këtu, për të dhënë llogari dhe shpjegime. Ministrja ose ka

refuzuar të vijë, ose ka ardhur, nuk ka folur asnjë fjalë dhe ka ikur, apo rasti i sotëm që për shkak

të situatës së ditës, përfiton për të gjetur një justifikim që të mos vijë këtu dhe të përballet.

Në fakt, ky komision, më shumë se të gjitha komisionet e tjera e njeh çështjen dhe prej

kohësh tashmë e ka diskutuar. Unë mendoj se kjo dita e sotme po verifikon edhe nxitimin e

pashpjegueshëm të kësaj qeverie për të vendosur në procedurë të përshpejtuar kalimin e këtij ligji.

Nuk ka bërë asnjëherë vaki, të paktën në këto 5 vjet që jam në parlament, që një ligj të kalojë në

parlament, të miratohet, të votohet, pra të kalojë të gjitha procedurat brenda 5 ditësh. Edhe për

ligjet e tjera që kemi kaluar me procedurë të përshpejtuar, parlamenti ka marrë të paktën dy javë

kohë për të shteruar të gjithë diskutimet, për të folur me grupet e interesit dhe për ta kaluar.

Unë e kuptoj që kur bëhet fjalë për miliona euro që futen pa asnjë lloj problemi dhe pa

asnjë lloj angarie, apo mundimi të madh në xhepin e Kryeministrit, jemi të gatshëm të shpejtojmë

dhe të hedhim poshtë çdo lloj procedurë dhe çdo lloj rregulli, por ama, deputetët e këtij parlamenti

duhet të respektohen.

Axhendat tona dhe të komisioneve tona nuk i bën ministrja kur ka kohë të vijë dhe kur nuk

ka. E kemi pritur, i kemi thënë të na japë orare, në orën 4 apo 5, paradite, pasdite, ditë të shtunë

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

10

apo të diel dhe ka refuzuar ose nuk është përgjigjur. Edhe sot që e konfirmoi, prapë ka një justifikim

për të mos ardhur. Unë e mbështes propozimin që bënë kolegët më përpara që kjo seancë e sotme

nuk duhet të zhvillohet dhe ne nuk mund të presim pafundësisht këtu, sepse secili prej nesh ka

angazhime të jashtëzakonshme. Në radhë të parë, në respekt të qytetarëve, ne duhet ta shtyjmë këtë

seancë, të vijë nesër ministrja dhe ta trajtojë ashtu siç duhet këtë çështje që është me rëndësi

kombëtare.

Fidel Ylli – Më fal, kam një replikë të vogël, sepse ka një problem. Ne mund të jemi dakord

në shumë gjëra, por ka një Rregullore, sipas të cilës ky projektligj duhet të mbyllet, sepse në datën

5 duhet të kalojë në parlament.

Albana Vokshi – Kush e ka fajin për këtë? Përgjegjës jeni ju.

Fidel Ylli – Nuk mund të zgjatemi pafundësisht pse e kërkoni ju. Ministrja do të vijë dhe

do të dëgjohet shpjegimi i saj nen për nen, do të votohet projektligji në tërësi. Ne jemi komision

për dhënie mendimi, jo komision përgjegjës, mos harroni këtë, se ka shumë rëndësi. Nëse doni të

bëjmë debat, hajdeni ta bëjmë; nëse doni ta kaloni pa mendimin tonë, turpi do t’ju ngelet juve, jo

neve.

Kejdi Mehmetaj – Ajo ishte një hile akoma më e keqe se futja në mënyrë të përshpejtuar.

Siç ka rregullore që duhet ta kalojmë një ditë përpara, ashtu ka edhe rregullore që ministrja duhet

të vijë këtu, por ja që ministrja nuk është. E mënjanuat komisionin, tani nuk doni të jepni as

shpjegime!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po thua që sot që do ta shkelni Rregulloren, domethënë e shkelët një herë, se e kaluat një

ligj pa marrë mendimin e këtij komisioni dhe kjo do të jetë shkelja e dytë e së njëjtës formë.

Albana Vokshi - Zoti Ylli, turpi ju mbetet vetëm juve.

A mund të bëj një ndërhyrje, se nuk po mundem të flas?

Po jua përsëris edhe një herë, e gjithë kjo që po ndodh është e qëllimshme, nëse ka turp,

turpi është juaji. Së pari, i atij që është Kryeministri juaj, i cili e solli me një procedurë të

përshpejtuar, sepse janë paratë, janë përfitimet dhe fitimet personale nga pazari që ka bërë me

kompaninë “Fusha”. Turpi ju mbetet juve që e votuat në seancën e fundit për futjen me procedurë

të përshpejtuar. Pse? Sepse atij atje nuk i intereson debati. Pra, nuk mundet që ju me këtë procedurë

të përshpejtuar t’i mohoni opozitës të drejtën e të bërit transparente të kësaj skeme mafioze,

kriminale, korruptive, duke vjedhur pronën publike mu në qendrën historike të Tiranës, duke ia

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

11

falur kompanisë “Fusha”, Kryeministri do të nxjerrë përfitime, minimumi 205 milionë euro. Është

hajdutëri dhe fajin për këtë e keni ju, turpi ju mbetet juve dhe nuk e di se si pranoni që të bëheni

palë. Jeni akoma në kohë për ta tërhequr. Tërhiqeni këtë projektligj!

A i ka mbetur të paktën njërit prej jush pak moral apo pak vlera? Unë jam e sigurt se ju

kanë mbetur. Tërhiqeni këtë projektligj! Mos u bëni pis, se përgjegjësinë po e ndani sot, por nesër

para drejtësisë do të shkoni prapë ju. Kështu që keni kohë ta tërhiqni. Nëse nuk doni ta tërhiqni,

nëse jua kanë mbyllur veshët dhe sytë dhe po pranoni të bëheni pis, atëherë ne do të sigurohemi

që të marrim kohën e duhur për ta zbardhur këtë skemë mafioze. Kështu që nuk na e mohoni dot

këtë gjë, Milva. Më thonë që ministrja nuk pranon të vijë në këtë komision, hajdeni tani të zgjedhim

kohën se kur do të bëjmë mbledhjen e komisionit për të marrë kohën e duhur për këtë projektligj

dhe për të gjithë planin 20-vjeçar të Edi Ramës për të prishur atë teatër dhe për të ndërtuar kullat

për të pastruar paratë e pista.

Shezai Rrokaj – Të gjitha ligjet kanë rëndësinë e tyre, por ky që do të kalojmë në Kuvend

është i një rëndësie të veçantë, sepse ndërkohë që vetë qeveria apo institucionet e tjera mund ta

kishin të drejtën e operimit, ata ia kanë deleguar Kuvendit, pra përgjegjësia e çdo deputeti them se

është shumë e madhe. Nisur nga këto gjëra, unë mendoj se komisioni e ka kryer detyrën e vet që

të mblidhet brenda orarit të caktuar dhe me sa duket ministrja e ka të pamundur të vijë këtu për

shkak se është e angazhuar në komisionin tjetër. Mirëpo çështjet këtu janë shumë të rëndësishme

dhe unë nuk pajtohem me idenë se duam apo nuk duam ne ky ligj do të kalojë. Po vepruam kështu

do s’do populli apo përfaqësuesit e popullit, ajo do të kalojë. Unë them se kemi kohë për të

menduar gjëra që shkojnë në të mirë të pasurisë publike në emër të publikut. Unë e kam lexuar me

shumë vëmendje të gjithë relacionin dhe vë re se ka shumë konflikte, prandaj sugjeroj që ndoshta

mund ta kishim shfrytëzuar këtë kohë për të bërë pyetje dhe t’ia dërgonim ministres, që ajo të vijë

nesër në një orar dhe të përgjigjet. Për shembull, ndërkohë dihet sipërfaqja e shtetit dhe pjesa e

bashkisë, por nuk dihet sipërfaqja e privatit se sa metra katrorë jep. Nga ana tjetër, jepen modele

të huaja dhe nuk ka asnjë shqiptar lidhur me të ashtuquajturin partneritet publik privat. Të gjithë

shembujt jepen me ndërmarrje apo firma të huaja, siç është aeroporti i Vlorës e kështu me radhë.

Meqenëse ministrja erdhi, atëherë fjalët e tjera...

(Hyn Ministrija e Kulturës.)

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

12

Unë nuk thashë ndonjë gjë të tepërt, Ismet, përpiqem të mos jem asnjëherë i tepërt, sepse e

kuptoj këtë gjë. Si do të veprohet? A do të bëjmë pyetjet apo ministrja do të bëjë prezantimin? Po

të duhet të bëjmë pyetje, mund ta vazhdoja fjalën.

Romeo Gurakuqi – Të nderuar kolegë, unë ju kërkoj seriozitetin maksimal që kjo seancë

e Komisionit të Medies të shtyhet për disa arsye. Para se të vija këtu kam pasur kontakte me ish-

pronarë të Tiranës së Re, të cilët, për arsye të mosrespektimit të së drejtës së pronës në të gjithë

hapësirën e Bulevardit të Tiranës, por dhe më tutje, janë të detyruar të emigrojnë, pasi shteti

shqiptar dhe institucionet aktuale nuk kanë as përgjegjësinë më të vogël për kthimin e pronave të

tyre dhe ata vuajnë duke mos marrë pronat e baballarëve të tyre, në një kohë kur kjo qeveri me

procedurë të përshpejtuar tenton të zgjidhë në favor të një enti privat dhënien e pronës publike të

qytetarëve të Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë. Unë kërkoj që në rrethanat e mungesës dhe të

vakumit institucional, kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër, por njëkohësisht i kërkoj vëmendjen

edhe deputetëve të maxhorancës që, në kuadrin e tagrit të tyre të komunikimit me Kryeministrin e

vendit, t’i bënin me dije situatën shumë të rëndë të shtetit, të cilit i mungon njëra prej shtyllave

kryesore të tij, pushteti gjyqësor dhe brenda tij arbitri, Gjykata Kushtetuese. Dhjetëra e mijëra

qytetarë të këtij vendi janë ngritur kundër kësaj procedure të tjetërsimit të pronës publike në favor

të privatit, në një kohë kur nuk ka një arbitër. Nëse vazhdohet me procedurën e kërkuar nga zoti

Ylli dhe të tjerët që kjo të vijojë ditën e enjte, atëherë ky sistem....

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Fidel Ylli – E thotë Rregulloja jo unë.

Romeo Gurakuqi – Jo, nuk e thotë Rregullorja, e thotë imponimi i forcës së kartonit prej

maxhorancës suaj.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk ke nevojë të më thuash se e di fare mirë. Nëse ju jeni seriozë, duhet ta ndalni këtë

procedurë në mënyrë që ditën e enjte të diskutojmë në parlament mënyrën se si do të zgjidhet

problemi i vakumit konstitucional.

Ju faleminderit!

Albana Vokshi – A e kërkuat fjalën për procedurë?

Bujar Çela – Po, procedura ishte për t’u dhënë rrugë punimeve të komisionit dhe jo

propozime që bien ndesh me rendin e ditës. Ministrja erdhi dhe ranë poshtë të gjitha aludimet vjen

apo nuk vjen, ka frikë, nuk do që të bëhet teatri i ri etj.. U thanë ca fjalë, por nejse. Ne nuk jemi

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

13

këtu për të prishur teatrin, por për të ndërtuar një teatër të ri dhe kemi thënë që në krye të herës,

me të gjithë respektin që kemi për ju të opozitës, na lini. Ju nuk keni ditur ndonjëherë të ndërtoni

dhe vazhdoni gjithmonë me avazin e vjetër. Ne e kemi shumë të qartë së çfarë do të bëjmë si

qeveri, kemi mandatin e popullit dhe të votuesit të thjeshtë, i cili e ka brohoritur iniciativën për të

bërë një teatër të ri, se boll na doli boja në të gjithë botën me një teatër karakatinë.

Ju lutem, të mos shkelim mbi procedurat, mbi afatet! Ne i kemi të qarta detyrat tona si

maxhorancë për të qeverisur këtë popull, këtë sovran që na ka mandatuar.

Faleminderit!

Albana Vokshi – Faleminderit!

Boja ju doli nga “Toyota”-t dhe do t’ju dalë edhe më shumë.

E theksoj edhe njëherë që është mungesë serioziteti që një çështje kaq e rëndësishme të

mos diskutohet dhe të marrë kohën e duhur për t’u sqaruar, me të gjithë kohën e duhur, për të gjitha

pikëpyetjet që janë bërë jo vetëm nga ne, por nga të gjithë artistët, nga arkitektët, nga urbanistët

dhe qytetarët e Tiranës. Është një skemë kriminale, korruptive, është hajdutëri dhe unë nuk e

kuptoj, zonja Ministre, se ku e gjeni forcën që të vini e të paraqisni para këtij komisioni një

projektligj, i cili në historinë e parlamentit shqiptar është i paprecedent. Është hera e parë dhe jo

vetëm në historinë e parlamentit, por jam e sigurt se, nëse shihni historikun e parlamentarizmit në

të gjithë botën, një ligj i tillë, në këtë formë të shkruar keq, është i paprecedent. Është hera e parë,

jo vetëm që është e shkruar keq, por nuk ka asnjë teknikë ligjore, pra është një paçavure dhe asnjë

ndërtues me katër klasë shkollë nuk do ta shkruante një projektligj të tillë. A nuk është e turpshme,

zonja Ministre, që ju të shtireni sikur nuk e dini se çfarë po ndodh realisht? Si mundet të mos ju

ketë mbetur asnjë pikë morali dhe të vini këtu dhe të bëni sekretaren e pazareve të Edi Ramës? A

ju ka mbetur sado pak dinjitet, që, për hir të ruajtjes së asaj cope karrige si ministre, vini këtu si

sekretarja e krye hajdutit dhe ?!…

Mirela Kumbaro – Më keni thirrur për ligjin. Ju lutem, të flasim për të dhe të mos bëjmë

konferencë shtypi.

Albana Vokshi – Po ju bëj thirrje.

Mirela Kumbaro – Atëherë, respektoni rendin e ditës.

Albana Vokshi – Mos më ndërprisni fjalën. Po ju bëj thirrje, nëse ju ka mbetur sado pak

moral apo dinjitet, ta tërhiqni këtë projektligj. Po të kishit, të paktën, një fije dinjitet, ju nuk do të

bënit sekretaren e pazareve të Edi Ramës, duke paraqitur këtë projektligj, i cili shkel me të dyja

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

14

këmbët tri apo katër ligje të tjera. Si mund të shkelni Kushtetutën për një copë karrige? A ia bëni

vetes këtë pyetje? A e dini që nesër ju e para do të gjykoheni jo vetëm nga qytetarët e Tiranës, por

edhe nga fëmijët tuaj dhe fëmijët tanë, sepse jo vetëm që po i hiqni Tiranës një copë të mirë të

historisë, të vlerave, të artit, të kulturës dhe të identitetit, por edhe po i vidhni pronën dhe po e

jepni për përfitime marramendëse private?

Fidel Ylli – Do e lini ministren të përgjigjet?

Albana Vokshi – Unë po i kërkoj ministres të tërhiqet.

Fidel Ylli – Lëreni të flasë, sepse deri tani thatë përse nuk po vjen, tani që vjen nuk po e

lini të flasë.

Albana Vokshi – Unë po i kërkoj ta tërheqë këtë projektligj dhe të mos bëhet palë me

pazaret e pista të Edi Ramës.

Fidel Ylli – Po pse ta tërheqë, sepse doni ju? Po lëreni ministren të flasë!

Albana Vokshi – Nëse keni sadopak dinjitet, tërhiquni, mos u bëni pis.

Fidel Ylli – Ju lutem, lëreni ministren të flasë!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Lëreni të flasë ministren, nëse e keni thirrur për këtë!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk jemi në konferencë shtypi të Partisë Demokratike, por jemi në komision parlamentar.

Dakord?!

Albana Vokshi – Ju lutem mos më ndërhyni!

Fidel Ylli – Lëreni ministren të flasë, le të japë edhe ajo shpjegimet e veta dhe pastaj bëjeni

copë! Nuk bëhet kështu, kjo që bëni ju nuk është etike! Ju lutemi bëhuni pak seriozë!

Albana Vokshi – Ju lutem mos bëni zhurmuesin dhe mos merrni një rol që nuk duhet ta

merrni!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Fidel Ylli – Lëreni ministren të flasë!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Ju lutem, Fidel, mos më ndërprisni, sepse do ia jap fjalën zonjës ministre

pastaj!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

15

Albana Vokshi – Zonja Ministre, po ju bëj ftesë ta tërhiqni këtë projektligj, sepse është

antikushtetues. Nëse keni një fije dinjiteti për hir të asaj copë karrige, mos u bëni pis edhe ju.

Mirela Kumbaro – Ju lutem, mos u merrni me dinjitetin tim, më keni thirrur për

projektligjin dhe më jepni mundësinë të flas.

Albana Vokshi – Tërhiqeni projektligjin! Mos bëni sekretaren e pazareve të pista të Edi

Ramës. Mos u bëni palë e hajdutërisë më të madhe që po i ndodh jo vetëm Tiranës, por të gjithë

Shqipërisë.

Mirela Kumbaro – Zonja Vokshi, me gjithë respektin, më keni thirrur për projektligjin,

ju lutem respektoni rendin e ditës.

Albana Vokshi – Po ju bëj një pyetje, a do ta tërhiqni projektligjin?

Mirela Kumbaro – Nëse respektoni rendin e ditës, do të përgjigjem.

Albana Vokshi – Jeni akoma në kohë për të shpëtuar dinjitetin tuaj, atë pak që ju ka

mbetur, sepse nuk bëhet urë njeriu për një copë karrige. Nuk mund të bësh sekretaren e kryehajdutit

që po vjell pronën dhe po ia jep privatit.

Mirela Kumbaro – Nuk ju takon juve të vlerësoni dinjitetin tim.

Albana Vokshi – Mos e bëni këtë rol, sepse ai po vjedh 9 mijë metra katrorë në qendër të

Tiranës, po vjedh pronën publike.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mirela Kumbaro – Më lini ta shpjegoj këtë pyetje që po bëni.

Abana Vokshi – Po ndan përgjegjësinë ligjore me ju. Ju këtë e kuptoni.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Edhe zonja ministre e kupton shumë mirë, që nuk mund të shtiret këtu, as ju nuk mundeni

të shtireni.

Mirela Kumbaro – Më lini ta shpjegoj këtë pyetje.

Abana Vokshi – Tërhiqni projektligjin, jeni akoma në kohë!

Mirela Kumbaro – Më lini të flas për këtë pyetje që bëtë.

Albana Vokshi – Pyetja e parë, për procedurë, a do ta tërhiqni projektligjin, zonja

Ministre?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po pyes zonjën ministre.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

16

Zonja Ministre, a do të tërhiqeni nga projektligji, apo do të vazhdoni të mbroni pazarin e

pistë të Edi Ramës?

Mirela Kumbaro – Do të përgjigjem kur të ktheheni te rendi i ditës.

Albana Vokshi – Rendi i ditës është, sepse po flas për projektligjin.

Mirela Kumbaro – Atëherë, më jepni fjalën dhe mos më ndërpritni.

Albana Vokshi – Për çfarë ju duket juve se po flas?

Mirela Kumbaro – Me jepni fjalën dhe mos më ndërprisni.

Albana Vokshi – Për procedurë, a do të tërhiqeni nga projektligji?

Mirela Kumbaro – Më jepni fjalën dhe mos më ndërprisni.

Albana Vokshi – Këtu drejtoj unë.

Mirela Kumbaro – Dakord.

Albana Vokshi – Atje ku juve vidhni, mund të drejtoni ju, por jo këtu. Dakord?

Mirela Kumbaro – Atje ku vidhet, duhet t’i çoni në prokurori.

Albana Vokshi – A do të tërhiqeni nga projektligji, apo jo?

Mirela Kumbaro – A mund të flas?

Albana Vokshi – A ju ka mbetur sadopak dinjitet që të tërhiqeni?

Mirela Kumbaro – A mund ta marr fjalën?

Albana Vokshi – A do të tërhiqeni, apo jo? Thuaj jo, ose po.

Mirela Kumbaro – Përgjigjen e caktoj unë. Ju bëtë pyetjen, më lini të përgjigjem. A mund

ta marr fjalën?

Albana Vokshi – Jo, do ta merrni fjalën kur t’jua jap unë.

Mirela Kumbaro – Atëherë, kur të më jepni fjalën, do të përgjigjem.

Albana Vokshi – Atëherë, nuk do të tërhiqeni, pra do të bëheni pis bashkë me

Kryeministrin të gjithë?!

Mirela Kumbaro – Nëse bën pyetjet dhe përgjigjesh vetë, atëherë do të çohem.

Albana Vokshi – Atëherë, do të vidhni pronën tonë, të gjithë ju! Por kur të shkoni përpara

drejtësisë dhe kur të mos e keni më kryeprokuroren tuaj, unë nuk e di nëse do ta tundni më kokën

në atë mënyrë ironike, zonja Ministre!

Mirela Kumbaro – Do të shikojmë se kush do të shkojë përpara drejtësisë, sepse ka plot

njerëz që kanë për të shkuar përpara drejtësisë.

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

17

Albana Vokshi – Ju do të shkoni, se ka shumë mundësi që të mos shkojë ai. Do të shkoni

ju, Kryetari i Bashkisë dhe të gjithë ata të tjerët që do të përlyhen në këtë aferë kriminale dhe

mafioze.

Fidel Ylli – Edhe ata që morën 4 milionë euro për teatrin dhe teatri nuk u bë. Ku vajtën 4

milionë eurot, që i dha një qeveri europiane për teatrin te Piramida? Për atë jepni llogari ju dhe do

të shohim se kush do të shkojë përpara drejtësisë.

Albana Vokshi – Meqenëse nuk po tërhiqeni, zonja Ministre, për të mbajtur atë copë

karrige, atëherë na shpjegoni se përse e sollët sot me procedurë të përshpejtuar këtë projektligj?

Dua të di se mbi çfarë baze ligjore keni pranuar propozimin e kompanisë “Fusha sh.p.k.”, pra dua

të di bazën ligjore mbi të cilën ju keni hartuar këtë projektligj? Cila është arsyeja madhore që e

futni këtë projektligj me procedurë të përshpejtuar?

Mirela Kumbaro – Shumë faleminderit, zonja Kryetare!

Të nderuar, zotërinj deputetë,

Më lejoni si fillim të bëj një prezantim të të gjithë kontekstit që na sjell në propozimin e

këtij projektligji. Ky kontekst është, së pari, një prezantim i situatës teatrore në Shqipëri. Skenat

ekzistuese në vend, jo vetëm në Tiranë, janë skena ose teatro të ndërtuara shumë herët (gjatë viteve

‘30, gjatë viteve ‘50-‘60 dhe ‘70). Këtu kam parasysh teatrin e Elbasanit që është të ndërtuar në

vitet ‘30, i cili u dogj në vitin 2011, ose teatrot e ndërtuara gjatë viteve ‘50-‘60, siç është teatrit

“Migjeni” dhe Teatri i Operës dhe Baletit në Pallatin e Kulturës, në të cilat nuk është investuar që

atëherë asnjëherë dhe janë në gjendje degradimi e lemerie. Por janë edhe teatrot e një brezi tjetër,

siç janë ato të viteve ‘70, rasti i teatrit të Fierit, po ju bëj me dije, që po reabilitohet.

Albana Vokshi – Nuk duam këtu historikun e asnjë teatri.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, nuk do ta lëmë të flasë çfarë të dojë ajo. Ju lutem, flisni vetëm për Teatrin Kombëtar.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk kemi kohë, duam të dëgjojmë vetëm për Teatrin Kombëtar, për historitë e tjera do t’ju

thërrasim një herë tjetër.

Mirela Kumbaro – Faleminderit që më jepni fjalën, por përmbajtën e përgjigjes e

përcaktoj unë.

Albana Vokshi – Jo, nuk e përcaktoni ju, e keni gabim.

Mirela Kumbaro – E përcaktoj unë…

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

18

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – E keni gabim, ju nuk mund të flisni anapulla, çfarë t’ju thotë mëndja. Ju

lutem, flisni vetëm për Teatrin Kombëtar.

Mirela Kumbaro – Zonja Vokshi, unë nuk ju përcaktoj as parashtesën dhe as pyetjet që

bëtë, prandaj përgjigjen e jap unë.

Albana Vokshi – Këtu e përcaktoj unë, këtë nuk e kuptoni? A e kuptoni këtë apo jo?!

Mirela Kumbaro – Përgjigjen time…

Albana Vokshi – Këtu do të flasësh për Teatrin Kombëtar, për teatrin e Fierit do të vini

një ditë tjetër.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ismet Beqiraj – Të lutem për procedurë.

Albana Vokshi – Për procedurë jua jap fjalën, por tani e ka ministria dhe nuk ndërhyn dot.

Ismet Beqiraj – Unë jam deputet dhe dua të ndërhyj. A do ta zhvilloni këtë mbledhje në

mënyrë të qetë, ashtu siç e kemi emrin si Komision i Medias dhe i Kulturës?

Albana Vokshi – Patjetër, zoti Ismet.

Ismet Beqiraj – Atëherë, mos e lejo kolegun, në krah, të flasë kur flet ministrja. Nëse doni

ta drejtoni me dy kryetarë, atëherë jemi dakord.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë jam anëtar i komisionit.

Albana Vokshi – Ju lutem, fikeni mikrofonin! Mos kujtoni se do të na vononi, sepse ne

do të marrim kohën që na duhet.

Ismet Beqiraj – Do të rrimë të gjithë natën, mos e kini atë merak.

Albana Vokshi – Ministrja nuk ikën pa iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, ta keni parasysh

këtë.

Ismet Beqiraj – Rregullorja është e shenjtë për të gjithë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

I nderuar koleg, unë kam shumë respekt, por të paktën mos ndërhyni, sepse ajo është vetë

e zonja ta drejtojë.

Albana Vokshi – Zonja Ministre, hiqeni telefonin dhe përgjigjuni.

Mirela Kumbaro – Do të përgjigjem kur të mbaroni.

Albana Vokshi – Zonja Ministre, ju lutem përgjigjuni për projektligjin e teatrit.

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

19

Mirela Kumbaro – Faleminderit!

Pra, kjo situatë e skenave në Shqipëri ishte dhe vazhdon të jetë e mjerueshme. Unë e pranoj

që nuk është në të gjithë vendin, ashtu siç do të donim të ishte, megjithëse në katër vjet u hapën

katër kantiere teatrore, duke përfshirë këtu teatrin “Migjeni”, teatrin e Korçës dhe Teatrin

Kombëtar të Operës së Baletit. Investimi i fundit që inaugurohet sot dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj

të gjithëve ta vizitoni është ndërtimi i skenës së re të quajtur “Art turbina” këtu në Tiranë. Të

gjitha këto, unë e para, e pranoj që nuk mjaftojnë, sikurse nuk mund të mjaftojnë katër vjet për të

plotësuar dhe për të kompensuar investimet e munguara në skenat teatrore në 25 vjet. E njëjta

logjikë vlen edhe për investimet në muze, në trashëgimitë kulturore dhe në qendrat historike. Nëse

dëshironi mund t’ju jap më vonë edhe shifra të tjera, edhe në përgjigje të disa pyetjeve që bëri zoti

Gurakuqi, por që nuk e dëgjoi përgjigjen. Nuk nguroj të pohoj se nevojat janë shumë më të mëdha

dhe, në këtë kontekst, Teatri Kombëtar në Tiranë është një prioritet.

Teatri Kombëtar u ndërtuar në vitin 1938 me një strukturë të përkohshme dhe

eksperimentale për kohën, si një nismë e autoriteteve italiane të kohës për të përmbushur disa

nevoja kulturore në Tiranë, me qëllim përhapjen e propagandës së tyre në popullatë. Natyrisht, i

projektuar si një kompleks ndërtimor që përbëhej nga dy godina simetrike dhe të gjata, përgjatë

një aksi dhe të lidhura mes tyre me një kolonadë të hapur (duhet thënë që kjo pjesë e projektit nuk

u realizua sipas projektit të parashikuar dhe mbeti aty), kompleksi u përfshi në funksione të

ndryshme sipas periudhave të ndryshme historike, që nga mjediset zbavitëse për ushtrinë italiane,

mjediset për aktivitete kulturore, apo edhe për gjyqet famëkeqe të pas Luftës së Dytë Botërore nga

regjimi diktatorial që filloi të vendosej. Në njërin prej objekteve u realizua skena, në objektin tjetër

përmblidheshin funksione më të përgjithshme, si sallë balloje, sallë lojërash, librari, restorante dhe

ambiente shërbimi, ndërsa në oborrin e pasmë pozicionohej zona sportive me palestrën, fushën e

tenisit dhe ambientet e shërbimit për to.

Që nga dita e ndërtimit dhe deri në ditët e sotme objekti ka pësuar transformime të shumta

që lidhen me shërbimet, funksionet dhe deri te rindërtimi në vetvete, pasi njëri prej objekteve,

aktualisht, shërben si Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, objekti tjetër

funksionon si Teatri Kombëtar me një sallë shfaqjeje, ndërsa ndërtesat e dikurshme të palestrës,

në fund të kompleksit, janë përshtatur si ambiente ndihmëse, si atelie për dekore.

Bazuar në përshkrimin e mësipërm, është e dukshme se në këtë kompleks ndërhyrjet ndër

vite kanë qenë të shumta. Këto ndërhyrje kanë të bëjnë me shtesa dhe rikonstruksione, me qëllim

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

20

përshtatjen e ambienteve ekzistuese të kompleksit për nevojat e funksioneve që u janë dhënë atyre

kohë pas kohe, si dhe me përpjekje për përmirësimin e kushteve dhe normave teknike për

funksionet ekzistuese.

Si pjesë e nismës për shpalljen e monumenteve të kulturës, të kategorisë së dytë, sipas ligjit

të vitit 2003 në qytetin e Tiranës, objekti i Teatrit Kombëtar, së bashku me një listë të gjatë me

mbi 100 objekte të tjera në Tiranë, janë marrë në konsideratë të shqyrtohen, duke u futur për

diskutim në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës, që në atë kohë përbëhej

nga doktor Gazmend Muka, kryetar, profesor doktor Emin Riza, profesor doktor Gjerak Karaiskaj,

profesor doktor Valter Shtylla, dotor Latif Lazimi, profesor doktor Muzafer Korkuti, si anëtar i

jashtëm dhe ekspertë të tjerë të fushës.

Bazuar në përfundimin e diskutimeve të këtij këshilli shkencor, të dërguara me shkresë

Ministrisë së Kulturës, vërehet se në pikën 70 të listës së objekteve të diskutuara për qendrën

historike të Tiranës, konkretisht objekti Teatri Kombëtar, citohet si një “ndërtesë pa vlera” për sa

u përket karakteristikave arkitektonike. Edhe në shqyrtimet e mëvonshme ky objekt nuk u

konsiderua i denjë për t’u përfshirë në statusin “Monument kulture” ndryshe nga objektet e tjera

përreth tij, si ndërtesa e Galerisë Kombëtare, ministritë, ish-qendrat kulturore për fëmijë, të cilat

në vitit 2007 morën statusin “Monument kulture të kategorisë së dytë” në një listë

gjithëpërfshirëse. Në fakt, në vite dhe dekada të ndryshme janë kryer disa herë inspektime në

objekt për të vlerësuar gjendjen e Teatrit Kombëtar, të cilat na sjellin në vëmendje gjendjen e

rënduar dhe të amortizuar. Në këtë objekt nuk janë kryer asnjëherë ndërhyrje rrënjësore në

strukturë që në kohën e ndërtimit të tij, për të përmirësuar kushtet teknike, por janë kryer pjesërisht

vetëm ndërhyrje rifiniturash dhe mirëmbajtjesh.

Teatri është në gjendje emergjence, problematikë të cilën kemi vite që po reflektojmë për

ta zgjidhur. Unë, si ministre, jam përballur personalisht me një gjendje shumë të vështirë kur, diku

nga mesi i vitit 2014, ana e majtë e prapaskenës së teatrit u shkëput dhe vijon ende të degradojë.

Nga ai moment, pas ekspertizës së bërë, për arsye sigurie ne e kemi bllokuar totalisht atë pjesë dhe

e kemi izoluar nga përdorimi, duke e nxjerrë nga të gjitha itineraret e përdorshme për sigurimin e

jetës së aktorëve që luajnë në skenë. Në fakt, nëse keni qenë në teatër, mund të vini re se aktorët

dalin nga ana e majtë, te pjesa e publikut, sepse pjesa tjetër tashmë është e bllokuar.

Vetëm një vit pas këtij episodi të rëndë shembet çatia dhe tavani i ateliesë së dekorit, që,

për fat të mirë, ndodhi para se të fillonte orari i punës, duke shpëtuar mrekullisht jetë njerëzish.

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

21

Në këta 4 vjet kemi bërë jo pak ndërhyrje për të mbajtur në kufijtë e mbijetesës muret, me

qëllim që të mos ndërpritej aktiviteti kulturor, duke u përpjekur të garantonim në teatër kushte

ngrohjeje, aq sa ishte e mundur, por çdo përpjeke e bërë ngjante me ato të Sizifit, sepse kushtet

teknike dhe rikonstruksioni e bënin të pamundur çdolloj kondicioni teknik. Ndoshta këto probleme

nuk kanë qenë asnjëherë në qendër të debatit publik, por sot janë bërë qendra e debatit të

përditshëm të komunitetit të artistëve dhe publikut, që në këta 4 vjet është shtuar me 10-fish. Për

këtë mjafton të nxjerrim të gjitha komentet, e-mail-et që ne kemi marrë nga publiku dhe njerëz të

panjohur lidhur pikërisht me kushtet skandaloze të teatrit. Ndoshta ju vetë duhet të bëni një vizitë

në prapaskenë dhe në thellësitë e godinës së Teatrit Kombëtar për ta kuptuar më mirë.

Albana Vokshi – Kush tha se nuk e kemi bërë?

Mirela Kumbaro – Në qoftë se e keni bërë, do të thotë se bini dakord me mua.

Faleminderit!

Albana Vokshi – Me vjedhjet ne nuk biem kurrë dakord!

Mirela Kumbaro – Nga inspektimet dhe ekspertizat e kryera nga specialistë të Institutit

të Monumenteve, që është institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës, të cilët i dërguam me

urgjencë, në vitin 2014 u verifikua: “Ambientet ndihmëse, që lidhen direkt me skenën, janë jashtë

kushteve teknike për shfrytëzim. Muri perimetral, me përbërje pupuriti, ka dëmtime të

konsiderueshme, që fillojnë në pjesën fundore të tij për shkak të pranisë së ujërave.”

Gjithashtu, përcaktohet se duhen bërë ndërhyrje kapitale dhe se këto ambiente duhet të

bllokoheshin menjëherë, duke bërë izolimin e tyre nga pjesa tjetër, me panele ndarëse deri në një

rehabilitim. Po kështu, bazuar në vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar të bërë nga Instituti i

Ndërtimit, thuhet: “Për sa i përket arkitekturës, referuar normave të projektimit, kushtet aktuale të

godinës nuk janë të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve për të cilën është projektuar. Ato janë

pothuajse jashtë normave të projektimit të godinave të këtij lloji; ambientet nuk ofrojnë kushte

optimale jo vetëm për stafin, por edhe për spektatorët.”

Për sa i përket strukturës thuhet: “Ndërhyrja në strukturën e objektit, sado e madhe të jetë,

nuk e sjell atë në kushtet optimale të teknikës së sotme, sipas kodeve të projektimit, dhe as

dinjitoze për publikun dhe artistët, për arsye se objekti është konceptuar si një strukturë e lehtë dhe

e përkohshme. Themelet janë të vazhduara dhe të cekëta. Për këto tipologji objektesh parashikohen

vetëm ndërhyrje të pjesshme dhe jo kapitale. Afati i shërbimit të tyre është relativisht i ulët. Betonet

e përdoruara dhe hekuri janë të markave të ulëta. Ndërhyrjet në vite, si shtesat dhe rikonstruksioni,

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

22

e kanë përkeqësuar punën e rikostruksinit të objektit. Kodet e projektimit, që përdoreshin në kohën

e ndërtimit të objektit, edhe atëherë të përkohshëm, nuk merrnin parasysh një sërë kriteresh

projektimi, që sot konsiderohen shumë të rëndësishme”.

Për sa u përket sistemeve teknike: sistemit të mbrojtjes nga zjarri, sistemit elektrik, sistemit

të ngrohjes, kushteve higjeno-sanitare e të tjerë, unë do t’i cilësoja se janë për turp, por, siç e ka

theksuar publikisht edhe drejtori i zjarrfikësve: “Janë jashtë normave të projektimit të godinave

me karakter kulturor”.

Pak më parë shpjegova vlerat e trashëgimisë, që objekti i Teatrit Kombëtar, i cili është

vlerësuar nga ekspertët e fushës, nuk mbart vlera të spikatura të arkitekturës së kohës në të cilën

është ndërtuar, ndryshe nga objektet e tjera të së njëjtës periudhë. Kjo jo vetëm për faktin se është

ndërtuar në vitin 1938, por po të shikojmë edhe para viteve ’90, edhe pas viteve ’90, në asnjë nga

listat apo shqyrtimet që u janë bërë objekteve në qendër të Tiranës apo në qytete të tjera, asnjëherë

ky objekt nuk e ka fituar këtë status sipas analizave të ekspertëve.

Për sa më sipër, referuar vlerësimit të ekspertëve, godina e Teatrit Kombëtar jo vetëm që

nuk plotëson, jo sot, por prej kohësh, asnjë standard lidhur me anën funksionale, sigurinë e

strukturës, sistemet e ruajtjes nga zjarri, elektrikmbrojtësit e të tjerë, por edhe nëse kryhet

rikonstruksioni i tij, sado i kushtueshëm dhe i thellë që të jetë, nuk e sjell atë në kushtet optimale

të sotme, sipas kodeve të projektimit dhe sipas standardeve të vitit që jetojmë.

Në raportin e vlerësimit të Institutit për Ndërtimin lidhur me objektin e Teatrit Kombëtar,

të nënshkruar nga 12 arkitektë dhe inxhinierë është sqaruar sa më poshtë: “Riparimi i objektit dhe

sjellja në kushtet teknike të sotme përbën një vështirësi. Ajo kërkon kosto të larta disa herë më

tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje

në themele, në strukturën mbajtëse të objektit, në çatinë e objektit, si dhe në soletat e ndërkateve.

Ndërhyrja, sado e madhe të jetë në objekt, nuk e sjell në kushtet optimale teknike të sotme, sipas

kodeve të projektimit. Sistemi elektrik, referuar sistemeve teknike të përdoruara në godinë, është

jashtë normave të projektimit të godinave me karakter kulturor. Për të krijuar kushte optimale

pune dhe shërbimi për ata që i frekuentojnë shfaqjet kulturore, kërkohet projektimi i teatrit në të

tjera kushte dhe standarde të reja projektimi”.

Pra, ne nuk diskutojmë faktin dhe nevojën emergjente për një Teatër të ri Kombëtar, sepse

për këtë biem të gjithë dakord, qoftë në opinionin publik, por besoj edhe si palë politike, për

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

23

historinë e teatrit, për të ardhmen e teatrit, për artistët dhe për publikun, që kërkon sigurisht mjete

shumë të fuqishme financiare.

Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare kanë vlerësuar se nuk i disponojnë mjetet

financiare për realizmin e një investimi të tillë, të cilin nuk kemi arritur dot ta parashikojmë as në

investimet e PBA-së për vitet 2018-2020. Duhet theksuar se në 4-vjeçarin e kaluar Ministria e

Kulturës është angazhuar në investimin e shumë objekteve social-kulturore, të cilat kanë zënë një

peshë të konsiderueshme në buxhet, ku ndër investimet më të rëndësishme, brenda sektorit të

skenës, më lejoni të kujtoj se rikonstruksioni i Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor

me vlerë investimi, sipas kontratës së nënshkruar, është në masën 1 miliard e 112 milionë lekë.

Projektimi i ndërtimit të qendrës multifunskionale “Skena e re” vlera e investimit, sipas

kontratës, është parashikuar në masën 455 milionë e 522 mijë lekë. Ndërkohë, është mbyllur

investimi i kryer mbi 1 milion euro për Teatrin e Korçës dhe po kështu 80 milionë euro është

parashikuar rikonstruksioni i gjithë sistemit mekanik, elektrik në teatrin ”Migjeni”, që ishte i

amortizuar deri në rrezik për kërcënimin e jetës së aktorëve dhe publikut, si dhe do të bëhet

rikonstruksioni i çatisë së asaj godine.

Gjithashtu, këtë vit përgatitemi për dy projekte të tjera: rikonceptimin dhe rehabilitimin e

Muzeut Historik Kombëtar, si një godinë që ka nevojë për ndërhyrje, i ndërtuar në vitet 1980 dhe

e parehabilituar, si dhe rikonceptimi dhe rehabilitimi i Galerisë Kombëtare të Arteve, që tashmë

me ligjin e ri të trashëgimisë kulturore do të quhet ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë po flas për projektin e ri, për rikonceptimin dhe rehabilitimin e Muzeut Historik

Kombëtar dhe për atë të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Pra, përmenda vetëm disa nga investimet e kryera dhe investimet që janë në proces për të

thënë se nevojat e ndërtesave, të cilat kanë rëndësi kombëtare dhe që nuk është investuar prej

dekadash, janë të gjitha po aq prioritare, përfshirë edhe Teatrin Kombëtar. Megjithëse kushtet në

Teatrin Kombëtar janë lemeritëse, ne nuk e kemi ulur aktivitetin skenik, përkundrazi e kemi rritur

me 10-fish publikun. Me këtë situatë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zonja Malaj, a mund të mbaroj? Faleminderit!

Në këto kushte nga Bashkia e Tiranës, më 23 shkurt të vitit 2018, është paraqitur një

propozim për bashkëpunim, i prezantuar pranë bashkisë nga pronari në kufi të pronës së truallit të

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

24

teatrit. Bashkia e ka përcjellë këtë kërkesë me shkresë pranë Ministrisë së Kulturës, duke shprehur

interesin për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit “Fusha sh.p.k”. Në përbërje të

kësaj kërkese, subjekti privat angazhohet që, përveç zhvillimit të pronës në pronësi të tij, të

realizojë edhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, konform një projekti që do të

miratohet nga të gjitha strukturat përkatëse. Që nga ajo ditë ne kemi kërkuar, kemi shqyrtuar, si

dhe kemi shkëmbyer informacione për të pasur një ide sa më të plotë për këtë propozim. Gjithashtu,

kemi ndarë rregullisht çdo hap të gjitha proceset me artistët, me publikun, me mediet, qoftë në

konsulta publike, në debate televizive, në takime individuale apo me shkrim.

Relacioni i paraqitur, bashkë me projektligjin, bën një prezantim të plotë të këtij rrugëtimi.

Ndërkohë, propozimi i përcjellë nga Bashkia e Tiranës u shqyrtua nga Ministria e Kulturës dhe

nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, por edhe në bashkëpunim me Kryeministrinë, për të

kërkuar dhe për të gjetur procedurën ligjore të duhur për të përcaktuar se si duhet ta shqyrtojmë

këtë propozim, të cilin e gjejmë me vlerë për ta diskutuar, për ta marrë në konsideratë dhe për të

gjykuar nëpërmjet këtij projektligji, që ka si qëllim përcaktimin e një procedure të veçantë për

negocimin. Nëse negociata arrihet, më tej do të vazhdohet me lidhjen e kontratës për projektimin

dhe zbatimin e projektit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe realizimin e projektit

për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës me partnerë privatë. Ky projektligj vjen si

bashkëpunim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Në pamundësi për të realizuar zhvillimin publik me fonde buxhetore, ky propozim synon

që të marrë më të mirën e bashkëpunimit ndërmjet pronarëve shtetërorë dhe privatë, duke

maksimizuar vlerën e asetit publik ose privat që e ka në dispozicion, duke optimizuar vlerën e

zhvillimit në qendër të Tiranës dhe nevojën emergjente publike për teatër dhe shërbime të tjera.

Sipas këtij bashkëpunimi me partnerin privat, avantazhi kryesor është se shteti realizon

ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në një kohë shumë të shpejtë. Synimi ynë do të ishte për 3 vjet,

por këtë do ta përcaktojë kontrata, këtë do ta përcaktojë komisioni. Të gjitha këto detaje do të jenë

pjesë e një faze të dytë e gjykuar rresht për rresht. Vetëm nëpërmjet dhënies së të drejtave për

zhvillim dhe pa asnjë financim publik dhe fond buxhetor, duke realizuar në këtë mënyrë edhe

mbajtjen e premtimit për këtë mandat qeverisës për përmbushjen e një ëndrre të artistëve të

shprehur tashmë nga shumë prej tyre për të luajtur në kushte dinjitoze për ta, por edhe për publikun

artdashës.

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

25

Po kështu, krahas Teatrit zhvillohet edhe zona në afërsi të qendrës. Gjithashtu, janë

institucionet shtetërore kompetente ato që do të garantojnë se zhvillimi do të bëhet në përputhje

me kuadrin ligjor në fuqi, sipas masterplanit të miratuar dhe parametrave përkatës të zhvillimit,

kjo jo vetëm në fillim të rregullimit të marrëdhënieve reciproke, por edhe përgjatë gjithë

kohëzgjatjes së projektit, gjatë fazës së ndërtimit, zhvillimit, deri në përfundim, dhe dorëzimit të

teatrit me çelësa në dorë, si dhe përmbushjes së zhvillimit të pjesës tjetër të zonës me interes për

qytetin.

Dua të theksoj se shteti nuk është vetëm në rolin e pronarit të truallit, por njëkohësisht në

rolin rregullator, certifikues, kontrollues, ndëshkues dhe regjistrues.

Albana Vokshi – Më falni, ku qëndron shteti këtu?

Mirela Kumbaro – A të mbaroj dhe më pas më bëni pyetjet?

Albana Vokshi – Nga këto që lexuat...

Mirela Kumbaro – Mos më ndërprisni!

Albana Vokshi – Me shumë qetësi po jua bëj pyetjen. Mos u shqetësoni nëse unë po

ndërhyj për të sqaruar...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

..keni përcaktuar rolin e shtetit te prona. Deri sa po ia jepni privatit, po ia falni privatit.

Ku qëndron roli i shtetit?

Mirela Kumbaro - Zonja Vokshi, më lini të mbaroj, ju lutem!

Albana Vokshi – Po, bjerini pak shkurt, ju lutem, se e kemi lexuar të gjithë çdo fjalë të

relacionit, kemi mbajtur shënim dhe kemi nxjerrë edhe pyetjet!

Mirela Kumbaro – Për sa i përket vlerësimit të ligjshmërisë dhe të harmonizimit me

legjislacionin në fuqi, projektakti mbështet në nenet 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, por,

gjithashtu, ka marrë parasysh edhe precedentë të tjerë ligjorë, tashmë të miratuar në Kuvend, siç

është ligji nr. 41, i vitit 2015 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen

e kontratës koncesionare të Rrugës së Arbrit”; ligji 78, i vitit 2016; ligji nr.4 /2018, por, gjithashtu,

edhe ligje të tjera të posaçme, siç është ligji i vitit 2011 lidhur me kompleksin e ri të ndërtimit të

parlamentit. Ndërsa për të rregulluar këtë rast, del nevoja për një ligj të posaçëm, sepse ligjet

ekzistuese për koncesionet dhe PPP-të nuk japin zgjidhje, pasi në rastin konkret propozimi nuk

konsiston në shfrytëzimin e veprës publike, që është godina e re e Teatrit Kombëtar, e cila në asnjë

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

26

moment nuk do t’i jepet për shfrytëzim asnjë subjekti privat, do të ngrihet me investim privat, do

të jetë një vepër totalisht në shfrytëzim të subjektit publik “Teatri Kombëtar”.

Për sa më lart rasti, konkret nuk bën pjesë në fushën e zbatimit të legjislacionit të

koncesioneve, PPP-ve pasi investitori është pronari i një pjese të sipërfaqes dhe një godine ku do

të ndërtohet projekti. Investitori nuk do të ketë shpërblim monetar në asnjë vlerë nga buxheti i

shtetit. Shteti do të jetë pronari i godinës së Teatrit Kombëtar menjëherë me përfundimin e

projektit. Pra, nuk jemi në kushtet e një kontrate koncesionare që zgjat sipas ligjit të koncesioneve

deri në 35 vjet dhe privati e shfrytëzon. Nëse do të ishim në kushtet e një procedure koncesionare,

investitori do të ishte administrator operues dhe shfrytëzues i godinës së teatrit, por nuk jemi fare

në një rast të tillë.

Sa më sipër dhe në lexim të përmbajtjes së propozimit, pronari kufitar privat fton shtetin

pronar të hyjë në një marrëveshje zhvillimi të pronës me interes të përbashkët. Legjislacioni i

zbatueshëm në rastin konkret është ai që zbaton administrimin e pronës publike të paluajtshme,

konkretisht ligji për pronat e paluajtshme të shtetit nr. 8743, i vitit 2001, i ndryshuar në vitin 2006,

si dhe rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në Kodin Civil.

Nga ana tjetër, janë shumë të qarta në këtë projektligj institucionet që përfshihen në

procesin e negocimit për të siguruar garancinë e standardeve në të gjitha aspektet.

Në nenin 5 parashikohet ngritja e një komisioni për negocimin e kushteve të kontratës me

partnerin privat, ku parashikohet të kryesohet nga Bashkia e Tiranës dhe nga Ministria e Drejtësisë,

Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e

Kulturës dhe Avokatura e Shtetit. Po kështu, në të njëjtin nen thuhet shumë qartë: “Komuniteti i

aktorëve teatror përfaqësohen në komisionin e negocimit me jo më shumë se 2 përfaqësues të

përzgjedhur nga ata vetë, duke garantuar kështu dhe një prej kërkesave të bëra nga komuniteti”.

Në nenin 4 kemi një tjetër pikë të dakordësuar me përfaqësues të komunitetit. ku flitet për

sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, e cila do të mbetet e njëjtë dhe është vija e kuqe që i vihet komisionit

negociues edhe pas përfundimit të negociatave, gjithmonë nëse kjo negociatë do të jetë e

suksesshme.

Të nderuar deputetë, si ministre e Kulturës dua t’ju them edhe dy gjëra. Në fillim kur doja

të shpjegoja kontekstin, ma ndërpretë fjalën, por është mirë të theksohet se në këta 5 vjet nuk është

bërë pak për ta kthyer kulturën në vëmendje të opinionit public, edhe të politikës në përgjithësi,

me punët e bëra. Kjo qeveri e ka treguar qoftë me politikat e zhvillimit, qoftë me investime, qoftë

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

27

me përcaktimin e prioriteteve se kulturën nuk e ka as fasadë, as luks, por modus vivendi dhe

ekzistencë. Gjithashtu, ne kemi përdorur jo pak mjete, jo pak rrugë, jo pak burime publike dhe

ndërkombëtare për t’i ofruar...

Bardh Spahia – Modus vivendi ishte telefonata e kryeministrit.

Mirela Kumbaro – Me gjithë respektin për ju, ju lutem më lini të mbaroj!

Bardh Spahija - Mos përdorni “modus vivendi” për kulturën ju!

Mirela Kumbaro – Ju lutem, më lini të mbaroj!

Janë përdorur jo pak mjete, jo pak rrugë, jo pak burime publike vendase dhe

ndërkombëtare që u kanë besuar projekteve tona, për t’i kthyer drejt kulturës. Do të vijojmë ta

bëjmë, por fondet publike as të 4 ose 5 vjetëve nuk mjaftojnë për të përmbushur investimet e

munguara në 25 vjet. Ambicia jonë për të ndërtuar të tjera institucione në art është shumë më e

madhe, prandaj do të shfrytëzojmë çdo rrugë. Ky projektligj, në fakt, është një rrugë e re për një

propozim të ri, për një mundësi të re për një teatër të ri, për të shpëtuar një kulturë tashmë jo të re,

por shumë të rëndësishme, atë të teatrit që ishte dhe teatrit që do të jetë, por sidomos të teatrit që

meritojnë shqiptarët e gjeneratës tjetër.

Sonte ne do të hapim një tjetër qendër të re teatrore. Jeni të ftuar, jua kam dërguar ftesën

përmes zonjës Milva, për të marrë pjesë dhe për ta hapur së bashku me komunitetin e artistëve!

Faleminderit!

Albana Vokshi – Faleminderit, zonja Ministre!

Të vetmit që po luani teatër me të gjithë shqiptarët jeni ju, Kryeministri dhe kryetari i

bashkisë që po luani rolet për këtë vjedhje skandaloze të pronës publike që ju po bëni.

Unë dua t’ju bëj disa pyetje, por dua të përgjigjeni shkurt, mundësisht po ose jo, ose me

një fjali, sepse kanë pyetje pothuajse të gjithë kolegët deputetë.

Ju, zonja Ministre, do të mbaheni mend në histori si ministrja e Kulturës që keni shkatërruar

shumë monumente të kulturës dhe, së fundi, po ju po e bëni pis veten duke shkatërruar një pjesë

të historisë së artit dhe kulturës.

Pyetja që kam unë është: a po shkelni ju me këtë propozim nenin 13 të Kushtetutës?

Mirela Kumbaro- Jo.

Albana Vokshi - A po shkelni ju nenin 113 të Kushtetutës që parashikon se këshillat

bashkiakë administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet vendore brenda juridiksionit të tyre, si dhe

ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë

Page 28: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

28

të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike? A jeni ju në shkelje të nenit 113 të Kushtetutës? A po

i merrni ju në mënyrë antikushtetuese kompetencat që Kushtetuta ia ka kaluar me nenin 113 të saj

këshillit bashkiak?

Mirela Kumbaro- Jo. Për këtë keni përgjigje edhe nga Gjykata Kushtetuese në rastin e

ligjit për kompleksin e ri parlamentar te Piramida. Nuk është antikushtetuese.

Albana Vokshi - Në fakt, ju e citoni gabim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe

kjo është për të vënë duart në kokë, sepse ju i citoni vendimet ose sillni ligjet e i citoni pa ditur ose

duke bërë sikur nuk dini, duke luajtur teatër, sepse ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar

të kundërtën dhe thotë që askush nuk mund të marrë kompetencat e pushtetit lokal, të cilat janë të

sanksionuara në Kushtetutë nëpërmjet neneve 13, 113 dhe 116. Pra, ju po shkelni Kushtetutën,

minimalisht në 3 nene, por ka edhe nene të tjera që ju po shkelni.

A jeni ju në shkelje të nenit 116 të Kushtetutës?

Mirela Kumbaro – Jo.

Albana Vokshi– Me gjithë procedurën që keni ndjekur që në krye të herës, që kur keni

pranuar propozimin e kompanisë “Fusha”, a jeni ju ose bashkia në shkelje të ligjit për koncesionet

dhe partneritetin publik dhe privat? A i keni shkelur ju nenet 4, 5 6, 7 dhe 8 dhe më tej të këtij

ligji?

Mirela Kumbaro – Jo, dhe e shpjegova.

Albana Vokshi – Si e shpjeguat?

Mirela Kumbaro – E shpjegova në relacionin tim.

Albana Vokshi – Zonjë, ma shpjegoni pse nuk e keni shkelur këtë ligj, sepse në momentin

kur vjen një propozim, juve automatikisht duhet të hapni garë!

Mirela Kumbaro – Jemi në kushtet kur nuk japim asnjë fond publik dhe as i kërkojmë

shërbim, jemi në kushtet e shkëmbimit të pronës brenda kuadrit të Kodit Civil.

Albana Vokshi - A e kuptoni se çfarë po flisni ? Pse ju nuk e konsideroni rastin që duke

hapur një konkurs kombëtar ose ndërkombëtar, mund të kishit një propozim shumë herë më të

mirë në interes të publikut që jo vetëm të mos i merrte pronën publike, por vetëm mund të kishte

alternativa shumë herë më të mira që të mos vidhej në këto përmasa?!

Mirela Kumbaro – Në rastin kur kemi një kërkesë nga pronari kufitar, por nuk jemi në

rastin e një kërkese që vjen.

Albana Vokshi - Sa sipërfaqe ka pronari kufitar? Sa është sipërfaqja e pronarit kufitar?

Page 29: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

29

Mirela Kumbaro – Të gjitha këto pyetje janë çështje teknike që do t’i diskutojë komisioni

i negocimit. Unë mund t’ju them me përgjegjësi se sa është sipërfaqja e Teatrit Kombëtar.

Albana Vokshi – Zonja Ministre, pse keni frikë ta thoni?

Pse keni frikë të thoni sa është sipërfaqja e “Fushës”? Ti vjen dhe thua që është kufitar, por

më thuaj sa e ka sipërfaqen? Më keni thënë se ka selinë aty, por më thoni sa është sipërfaqja?

Mirela Kumbaro – Zonja Vokshi, mos e ngrini zërin dhe mos përdorni asnjë argument

fyes, sepse nuk më sugjestiononi!

Albana Vokshi - Ju lutem, zonja Ministre, më thoni sa është sipërfaqja që vë në

dispozicion të “Fusha & kompani”. Ju keni bërë analizën, sepse pa u bërë analiza, nuk vini dot

këtu sot për t’u paraqitur. Më thoni sa është sipërfaqja e “Fusha & kompani”?

Mirela Kumbaro- Të gjitha elementet që kanë të bëjnë me elementet teknike të negociatës

së sipërfaqes...

AlbanaVokshi – Po ju jeni këtu, moj zonjë, për të prezantuar këtë projektligj, i cili më

vjen mua në tavolinë dhe më thotë unë do t’i jap kompanisë “Fusha” 9 mijë metra katrorë!

Mirela Kumbaro- Jo, nuk është e vërtetë. Ma gjeni ku është e shkruar kjo që thatë!

Bardh Spahia- Po nuk është, pra, sepse po e kërkojnë qytetarët dhe nuk është!

Albana Vokshi – E ke në të gjitha nenet.

Mirela Kumbaro– Nuk është ashtu!

Albana Vokshi– E ke në nenet 4, 5, 6, 7, 8.

Mirela Kumbaro– Po pse bërtet? Ju lutem, mos bërtisni!

AlbanaVokshi- Mos aktro!

Ktheni përgjigje pyetjes: sa është sipërfaqja e kompanisë “Fusha”?

Mirela Kumbaro – Është tagër i...

Albana Vokshi- Ju jeni propozuesja dhe keni detyrim t’i përgjigjeni çdo pyetjeje sot këtu.

Mirela Kumbaro- Është tagër i përcaktuar në këtë projektligj.

Albana Vokshi- Jo nuk është ashtu. Keni marrë një propozim.

Mirela Kumbaro– A mund të mbaroj unë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

AlbanaVokshi - Tani po mashtroni publikisht.

Ashtu sikurse keni mashtrua sa herë që keni ardhur këtu.

Mirela Kumbaro- Lexoni!

Page 30: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

30

Albana Vokshi– Keni shkruar në relacion që bashkisë…..

Mirela Kumbaro- Lexoni nenin 7!

Albana Vokshi - Zonja Ministre, mos ndërhyni kur unë flas.

Mirela Kumbaro - Lexoni nenin 7!

Më ndërhytë edhe ju kur unë po flisja.

Më flisni me ju!

Albana Vokshi - Dëgjoni keni shkruar në relacion që keni marrë një propozim nga

bashkia, një propozim të kompanisë “Fusha”.

Mirela Kumbaro – Po.

Albana Vokshi – Keni bërë analizat tuaja. Keni bërë studimet tuaja dhe keni arritur në

konkluzionin që kjo është më e mira e mundshme për atë zonë. Më thuaj nga analiza që ministria

juaj ka bërë, se e keni shkruar në relacion! Nëse ke gënjyer në relacion, mban përgjegjësinë që ke

gënjyer. Më thoni sa sipërfaqe ka ofruar kompania “Fusha shpk”?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më thoni, sa sipërfaqe ka kompania “Fusha shpk”?

Mirela Kumbaro – Meqë më pyetët nëse kemi bërë një analizë në ministri, përgjigja ime

është po. Kemi bërë një analizë, në të cilën është konstatuar, konsideruar, vlerësuar dhe është dhënë

edhe me shkrim nga grupi i punës i ngritur në Ministrinë e Kulturës për shqyrtimin e këtij

propozimi që vjen nga bashkia se sa duhet marrë në konsideratë apo jo një propozim i tillë.

Albana Vokshi - Çfarë ofron, pra?

Mirela Kumbaro – Më lejoni ta mbaroj!

Albana Vokshi - Po jo, se nuk ju lë!

(Diskutim pa mikrofon.)

Mirela Kumbaro – Zonja Vokshi, fjalën mua nuk ma merrni dhe nuk ma jepni ju. Fjalën

ma japin dhe ma marrin ata që më kanë votuar!

Albana Vokshi –Këtu do t’jua jap unë fjalën dhe ju përgjigjeni vetëm për pyetjet që bëj

unë...

(Diskutim pa mikrofon.)

Jo këtu, atje ku vidhni!

Page 31: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

31

Më thoni ju lutem se çfarë ka ofruar kompania “Fusha”, meqenëse më thatë që është

kufitare. Mund të vinte një investitor tjetër, që nuk është fare kufitar, jepte terma më të mira, e

rindërtonte apo restauronte Teatrin dhe me kushte shumë herë më të mira.

Përgjigjuni, ju lutem!

Mirela Kumbaro – ...në pikën “ç”, ku flitet për kontratën dhe përmbajtjen e saj...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

...anëtarëve të komisionit, të cilët duhet të analizojnë ndër të tjera pronësinë e aseteve,

përcaktimin e sipërfaqeve përkatëse që do të vendosen apo jo në...

Albana Vokshi – Çfarë analize i keni bërë propozimit? Çfarë ofron, si kufitare, kompania

“Fusha”? Sa sipërfaqe?

Mirela Kumbaro –Lexoni kompetencat...

Albana Vokshi – Ose nuk dini dhe jepni dorëheqjen, ose po bëni krim dhe prapë do të

jepni dorëheqjen!

Mirela Kumbaro –Jeni ju që nuk dini të lexoni kompetencat e komisionit negociator, i cili

e ka shumë të qartë se çfarë detyre ka, duke futur edhe analizat!

Albana Vokshi – Ju këtu keni ardhur për të bërë transparencë! Ju nuk mund të fshihni...

Mirela Kumbaro –Ky ligj e thotë shumë qartë që ka për objekt...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

A mund t’i drejtohemi me “Ju” njëra-tjetrës, në respekt të komisionit?

(Diskutim pa mikrofon.)

Objektin e ligjit e keni shumë të qartë, ky ligj ka... përcaktimin e procedurës së veçantë...

(Diskutim pa mikrofon.)

Unë kam certifikatën e pronësisë së Teatrit dhe...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Moj zonjë, e ke në tagrin e komisionit...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Atëherë, mos më ndërprisni!

Albana Vokshi – Ju lutem, pak qetësi, se nuk po dëgjojmë asgjë!

(Diskutim pa mikrofon.)

Zonja Ministre, sa metra katrorë është...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 32: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

32

Ministrja ka bërë analizën.

Ismet Beqiraj - Pyet kryetarin e bashkisë, pyet Shkëlqim Fushën dhe jo ministren se sa

metra katrorë është!

Albana Vokshi – Ministrja e ka bërë analizën!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Se çfarë e pyes unë Ministren... Mos u tregoni injorantë edhe ju!

Ismet Beqiraj - Të partisë suaj e keni pasur, kaq shpejt e hodhët poshtë! Biznesmenin tuaj

e keni!

Albana Vokshi – Ku është projekti?

Ismet Beqiraj - Albana do të gjejë edhe majën e gjilpërës në rërë!

Mos e provoko ministren, por...

Albana Vokshi – Zonja ministre, nuk e dini sa është sipërfaqja, apo e dini dhe nuk doni të

përgjigjeni?

Mirela Kumbaro –Po ju nuk po më lini të përgjigjem!

Së pari, merrini mbrapsht të gjitha fyerjet që hodhët në këtë tryezë.

Albana Vokshi – Mos na bëj si e nervozuar këtu!

Mirela Kumbaro – Së dyti, fjalën nuk ma jepni ju, por ma japin ata që më kanë votuar.

Së treti...

Albana Vokshi – Jo, zonjë, fjalën këtu e jap unë...

Mirela Kumbaro – Ju jeni kryetare, ju moderoni, por fjalën ma jep e drejta që kam si

deputete dhe jo vetëm si ministre.

Albana Vokshi – Këtu e drejtoj unë mbledhjen!

Pyetja ime është: a e dini sa është sipërfaqja e zyrave të kompanisë “Fusha” që po ofrohet?

Mirela Kumbaro – Përpara se të përgjigjem, dua të kem garancinë që ju nuk do të më

ndërprisni në etikë të komisionit.

Albana Vokshi – Këtu do t’u përgjigjesh pyetjeve që bëj unë.

Mirela Kumbaro – Kujdes me fjalorin që përdorni!

Albana Vokshi – Fjalorin ua tregon Kryeministri, juve, me ato të sharat si rrugaç!

Nuk keni modele të mira ju, që të vini... Kur toleroni atë, Kryeministrin, që merr në telefon

njerëzit dhe shan me gjuhë rrugaçërore, ju vini na flisni këtu!...

Page 33: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

33

Mirela Kumbaro – Ky është një ligj procedural, i cili përcakton procedurën për analizën

e të gjitha elementeve teknike...

Albana Vokshi – Këtu po mashtroni! Mbajeni shënim që ju po mashtroni Komisionin

Parlamentar...

Mirela Kumbaro – Merreni mbrapsht fjalën “mashtrim”!

Albana Vokshi – ...sepse ju nuk doni të bëni tranparencë!

Së dyti, sa është sipërfaqja e Teatrit Kombëtar?

Mirela Kumbaro – Sipas dokumentacionit të zyrës së ZRPP-së, sipërfaqja e truallit është

5522 metra katrorë dhe sipërfaqja e ndërtesës mbi këtë truall është 1126 metra katrorë.

Albana Vokshi – Sa është sipërfaqja e teatrit të ri që do të ndërtoni?

Mirela Kumbaro – Zonja Vokshi, po flas me qetësi, por, nëse e ndërpresim njëri-tjetrin,

sigurisht që do të duhet të ngre zërin edhe unë, siç e ngre ti!

Albana Vokshi – Sa është sipërfaqja e ndërtesës që ka propozuar kompania “Fusha”?

Mirela Kumbaro – Të gjitha elementet që kanë të bëjnë me matjen, me sipërfaqen, me

detajet teknike...

Albana Vokshi – Po ju për çfarë jeni këtu? Për çfarë keni ardhur?

Për të sjellë një projektligj, i cili përcakton procedurat...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Milva Ekonomi - Lejojeni të flasë ministren!

Albana Vokshi – Milva, nuk kam ardhur këtu të më bëjë hartim ministrja!

Milva Ekonomi - Ka ardhur për pyetjen që ju i bëtë. Lëreni të flasë!

Albana Vokshi – Milva, ke hartuar ligje dhe e di shumë mirë se ligjet duhet të vijnë bashkë

me analizën e kostove, të përfitimeve, studimin e fizibilitetit...

Milva Ekonomi - Ky moment nuk ka ardhur ende!

Albana Vokshi – A jeni në terezi ju, apo jo?!

Milva Ekonomi - Është momenti i negocimit të kontratës...

Albana Vokshi – Milva, të lutem, se ke qenë vetë ministre! Ajo thotë: kam bërë analizë,

studim dhe ndaj dola te ky propozim që është më i miri...

Milva Ekonomi - Ne duhet të kuptojmë një gjë, deri tani kemi qenë në komision dhe kemi

bërë disa herë dëgjesa për çështjen e teatrit.

Albana Vokshi – Nuk kemi bërë dëgjesa, se ka ikur ministrja!

Page 34: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

34

Milva Ekonomi -A mund ta mbaroj? Ajo që kemi kuptuar është që ky projekpropozim që

ka ardhur është parë nga ente publike të administratës publike të pavarur, Ministria e Kulturës,

Bashkia e Tiranës, Kryeministria dhe Ministria e Ekonomisë. Për herë të parë ne kemi një

projektligj që mbledh të gjitha entet bashkë dhe u thotë: “Merreni dhe shikojeni këtë propozim

nëse ka vlefshmëri ekonomike, a është i përshtatshëm?”

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Nuk u hidhni dot hi syve shqiptarëve! Nuk na mashtroni dot! Para se të

vijë këtu, duhet bërë analiza. Ju e dini shumë mirë. Në relacion është e shkruar: “Ministria, pasi ka

marrë propozimin e kompanisë “Fusha” nga bashkia”; e paska bërë një analizë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Çfarë keni ardhur për të na thënë sot?

Mirela Kumbaro – A ka mundësi të më lejoni të përgjigjem? Ju lutem, qetësohuni, uleni

tonin! Të gjitha fyerjet që i hidhni “badjava” tërhiqini, mbajini atje ku jeni vetë. Mua më lini të

përgjigjem!

Albana Vokshi – Ku jemi ne? Ne duam t’i bëjmë transparencë kësaj vjedhjeje që doni të

bëni ju!

Mirela Kumbaro – Kur nuk e dini ju ku jeni, si mund ta di unë?!

Bëre 7 pyetje, ju lutem më lejoni të përgjigjem!

Ministria e Kulturës ka bërë analizën e propozimit, por nuk e ka tagrin dhe as të gjitha

kompetencat për të bërë analizë të detajuar të elementeve konstruktive, pronë e me radhë.

Ne kemi bërë analizën...

Albana Vokshi – Më tregoni analizën që keni bërë ju në ministri. Kaq dua unë! Më thoni

pse keni arritur te ky konkluzion që ky është propozimi më i miri. Pse dikush tjetër, që nuk është

kufitar, nuk sillka një propozim më të mirë?!

Mirela Kumbaro – Më lejoni të mbaroj!

Kemi bërë analizë të nevojave që kemi për Teatrin, të kapaciteteve që kemi për të

financuar....

Albana Vokshi – Pse kështu qenka relacioni i projektligjit? Ju nuk kuptoni asgjë! Unë nuk

e di çfarë po flisni!

Mirela Kumbaro – Nuk e keni tagrin të gjykoni se çfarë kuptoj unë dhe merreni mbrapsht

këtë që thoni!

Page 35: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

35

Në qoftë se ju do të vazhdoni me të tilla tone fyese...

Albana Vokshi – Do të ikni? Po, sigurisht, se e keni bërë rrugë!

Mirela Kumbaro – Sigurisht që do të iki, sepse ndërkohë, dialogu...

Në qoftë se ju fyeni komisionin, unë them që nuk ia vlen më...

Albana Vokshi – Sa është sipërfaqja? Sa do t’i jepet “Fushës”?

Mirela Kumbaro – E përcakton komisioni i negocimit të kontratës dhe i keni shumë qartë

të përcaktuar tagret, e para, dhe, në nenin 4, e keni të shkruar e zeza mbi të bardhë: “Sipërfaqja që

përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë e njëjtë me sipërfaqen pas përfundimit të Teatrit”.

E dëgjuat këtë që u thash të fundit? Nuk e dëgjuat. Po e përsëris...

Albana Vokshi – Nuk ju shkon fare sot ironia! Jeni në ditën tuaj më të zezë!

Mirela Kumbaro – Zonja Vokshi, ju nuk keni tagrin, as luksin të përcaktoni ditët e mia!

Albana Vokshi – Ju s’po kuptoni asgjë se çfarë po thoni e çfarë po bëni!

Mirela Kumbaro – Moj zonjë, a ka mundësi! Mjaft me këto fyerje, se nuk jua lejoj!

Albana Vokshi – Atëherë, përgjigjuni shkurt!

Mirela Kumbaro – Ju keni të drejtën të bëni pyetjet, përgjigjet i përcaktoj unë.

Albana Vokshi – Jo në këtë komision!

Mirela Kumbaro –“Sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar, -thuhet në paragrafin

e nenit 4, - do të jetë e njëjtë me sipërfaqen që do të përftohet pas ndërtimit të Teatrit Kombëtar”.

Kjo është vija e kuqe që ne kemi vënë, 5522 metra katrorë.

(Diskutim pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Ku është projekti? Na e jepni!

Mirela Kumbaro – Projekti do të jetë objekt i negociatës me komisionin.

Albana Vokshi – Ka negociatë, e ke të shkruar aty. “Fusha Kompani” përcakton të gjitha

termat e kontratës.

Mirela Kumbaro – Nuk dini të lexoni, çfarë t’ju them unë! Ua kuptoj hallin, por nuk ua

zgjidh dot këtë problem!

Kejdi Mehmetaj - Ju lutem, kam vetëm një ndërhyrje: në relacionin që ka ardhur nga

ministria, është shkruar: “Ministria e Kulturës është shprehur se nuk i disponon mjetet e

mjaftueshme financiare për realizimin e këtij investimi”.

Ju lutem, na vini në dispozicion çfarë studimi keni, sa është kostoja e rindërtimit,

rikonstruksionit apo ndërtimit të një teatri të ri, me dokumente, me një plan pune, në bazë të të cilit

Page 36: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

36

ju sot po na sillni një ligj, i cili pronën tonë publike do t’ia japë në shfrytëzim një privati që është

thjesht një korrupsion i pastër.

Mirela Kumbaro – Së pari, që të mosdezinformoj, në nenin 4 të projektligjit thuhet shumë

qartë: “Sipërfaqja e disponueshme e Teatrit Kombëtar do të jetë centimetër për centimetër e njëjtë

me pronën që do të jetë...”

Kejdi Mehmetaj - Po intensiteti i ndërtimit dhe sipërfaqja që do të futet në lejen e

ndërtimit?

Është e njëjta gjë! Tregohuni të sinqertë!

Albana Vokshi – Zonja Ministre, projektin, masterplanin, ku e keni? Jeni e detyruar ta

na e jepni!

Mirela Kumbaro – Zonja Vokshi, nëse nuk doni të më respektoni mua, respektoni pyetjen

e deputetes!

Albana Vokshi – Ku e keni projektin, pra? E kemi kërkuar me dhjetëra herë dhe më keni

thënë që s’e keni!...

Milva Ekonomi - Më fal, zonja Ministre...

Mirela Kumbaro – Unë dua të përgjigjem...

Milva Ekonomi – Ne do të na vijë se s’bën edhe studimi i fizibilitetit, por jo sot. Sot do të

kalojmë në parim komitetin e negocimit...

Albana Vokshi – Si, jo sot?

Milva Ekonomi – Ne do ta marrim këtë projekt edhe një herë për shqyrtim këtu, në

komision...

Albana Vokshi – Kur do ta marrësh?

Milva Ekonomi – Do të vijë kontrata bashkë me projektin...

(Diskutime pa mikrofon.)

... e ke të shkruar te ligji, lexoje!

(Diskutime pa mikrofon.)

E thotë neni në ligj...

Albana Vokshi – Jo.

Ku është projekti i “Fushës”, zonja Ministre?

Na dërgoni projektin, se e keni për detyrë ligjore.

Page 37: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

37

Mirela Kumbaro – E nderuar zonja Vokshi, bëj një herë pyetjen dhe unë do t’ju jap

përgjigje.

Albana Vokshi – Ku është projekti?

Pse nuk e bëni publik?

Mirela Kumbaro – A ka mundësi ta ndani se kush do ta bëjë pyetjen?

Kejdi Mehmetaj – Ju lutem, ktheni përgjigje për të dyja!

Mirela Kumbaro – Ju faleminderit shumë, mos më ndërprisni!

Meqenëse më bëtë një pyetje pak më parë: çfarë argumentesh keni ju që thoni që Ministria

e Kulturës nuk i ka financat për ta përballuar vetë? Pak më parë ju përmenda 4 projektet në fushën

e teatrit, të cilat i kemi bërë...

(Diskutime pa mikrofon.)

Ju lutem, mos më ndërprisni, se unë ju dëgjova me respekt maksimal!

Ndërkohë, mund t’ju jap disa shembuj, qoftë edhe t’i ndajmë për të kuptuar...

Kejdi Mehmetaj – Unë dua përgjigje për Teatrin Kombëtar...

Mirela Kumbaro – A mund të më lini të mbaroj përgjigjen dhe pastaj të jepni të gjitha

komentet që doni? Mund edhe të mos bini dakord sigurisht!

Pra, ndërkohë që ne kemi bërë projektin për Teatrin e Operës dhe Baletit, që shkon në rreth

10 milionë euro, i cili është rikonstruksion dhe jo teatër i ri, kemi bërë edhe një studim të projekteve

të ngjashme në disa nga vendet e tjera, që ju të kuptoni se sa shkon...

Kejdi Mehmetaj – Ju lutem, zonja Ministre, ju pyeta për Teatrin Kombëtar. A keni ju...

Mirela Kumbaro – Zonjë...

Kejdi Mehmetaj – Unë nuk ju bëra këtë pyetje dhe nuk mund të na kthejë përgjigje

ministrja për çfarë ajo ka dëshirë.

Pyetja ime ishte: a keni ju një studim fizibiliteti, një plan ekonomik se sa kushton qoftë

rikonstruksioni, qoftë rindërtimi apo qoftë ngritja e një godine të re të Teatrit Kombëtar...?

(Diskutime pa mikrofon.)

Po shihi edhe një herë institucionet, profesor, se jeni edhe i fushës.

Ismet Beqiraj – Ju lutem, se e merrni fjalën sa herë të doni. Institucionet shkencore kanë

thënë që nuk rikonstruktohet....

Kejdi Mehmetaj – Nuk më intereson as Teatri i Operës së Baletit, as Teatri i Fierit dhe as

i Korçës, por Teatri Kombëtar...

Page 38: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

38

(Diskutime pa mikrofon.)

Ky ligj nuk është as për Teatrin e Operës e Baletit...

Albana Vokshi – Ju lutem, me qetësi!

Kejdi Mehmetaj – Të vijë dhe të na thotë se çfarë kostoje ka për Teatrin Kombëtar.

Albana Vokshi – Ju lutem, sepse nuk po merret vesh asnjë gjë!

Zonja Ministre, ta vëmë pak në shina mbledhjen.

Ku është projekti? A do të na e sillni dhe pse nuk e bëni publik?

Mirela Kumbaro – Në shkresën e bashkisë e ardhur më 14 maj, e cila ka ardhur së bashku

me projektpropozimin e subjektit “Fusha” dhe së bashku me studimin e fizibilitetit, e cila tashmë

është pjesë e dokumentacionit dhe e dosjes në fjalë, janë kompetencat, po ta lexoni në nenin 6, e

komisionit të negocimit që do të studiojë në detaje edhe propozimin, edhe projektin, edhe aspektin

teknik, edhe standardet e projektit, edhe vlerën ekonomike, edhe shumën e investimit, edhe

analizën e pronës dhe kjo është arsyeja pse kemi një komision tashmë të kompozuar në propozimin

e këtij projektligji nga disa institucione, të cilat mbulojnë të gjitha aspektet teknike në fjalë, që nga

Ministria e Drejtësisë, për të parë legjitimitetin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria

e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës dhe Avokatura e Shtetit. Plus, komisioni i

negocimit mund të thërrasë edhe përfaqësues nga institucione të tjera, ekspertë të fushës, të

brendshëm apo të jashtëm, që gjykohen të nevojshëm për një analizë të detajuar të asaj që do të

duhet të jetë objekt i negociatës, duke parashikuar edhe që negociata mund të mbërrijë ose mund

të mos mbërrijë, por e gjitha kjo është në proces.

Ky projektligj nuk i përcakton të gjitha këto detaje, pra do të jetë komisioni i negocimit që

do t’i diskutojë, e cila do të vijë po këtu...

Albana Vokshi – Në rregull, jam dakord.

Mirela Kumbaro - ... për t’u diskutuar, për t’u legjitimuar, për t’u kundërshtuar apo për

t’u miratuar. Ky projektligj përcakton vetëm procedurën, pse dhe si do të ulemi në tryezë për të

negociuar. Të gjitha pyetjet..

(Diskutime pa mikrofon.)

Jua shpjegova sa është buxheti, sa financime kemi bërë...

Kejdi Mehmetaj – Zonja Ministre, ju nuk na dhatë asnjë të dhënë...

Mirela Kumbaro – Se nuk doni ju t’i shikoni...

Page 39: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

39

Kejdi Mehmetaj – Unë nuk do të shikoj Teatrin e Operës dhe Baletit, por shoh Teatrin

Kombëtar. Ju nuk keni asnjë studim për Teatrin Kombëtar që të vini dhe të na thoni, ndërkohë që

nuk keni kosto. Pse na ulni në këtë tryezë diskutimi?

Mirela Kumbaro – Ju nuk jeni e detyruar të uleni në tryezë.

Kejdi Mehmetaj – Sigurisht, keni sjellë ligjin në parlament...

Albana Vokshi – Sa është sipërfaqja totale publike, zonja Ministre, juaja dhe e bashkisë

së bashku, që do t’i jepet privatit?

Mirela Kumbaro – Të jem e saktë, 8200 metra.

Albana Vokshi – Sa është sipërfaqja e kompanisë “Fusha”?

Mirela Kumbaro – Unë jap përgjigje...

Albana Vokshi – A e dini, apo nuk doni të përgjigjeni?

Mirela Kumbaro – Është pjesë e analizës së anëtarëve të komisionit të negocimit, për të

parë një më një me letra dhe dokumentacionin përkatës të gjitha aspektet dokumentare që lidhen

me pronësinë e të gjithë partnerëve, të bashkisë, të qeverisë...

Albana Vokshi – Sa kulla do të ngrihen aty?

Mirela Kumbaro – Për këtë pyetje, nuk kam përgjigje, sepse nuk kanë filluar negociatat.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i merrni kur të mbarojë negociatat, rezultatet e të cilave do të vijnë

te ju.

Albana Vokshi – A e keni parë projektin e “Fushës”?

Mirela Kumbaro – Zonjë, ai është një propozim dhe nuk është projekti përfundimtar, i

cili ka të vetmen vlerë për ne kur të miratohet, të negociohet dhe të sillet zyrtarisht nga komisioni

i negocimit...

Albana Vokshi – E keni përcaktuar në ligj që...

Mirela Kumbaro – Unë flas me dokumente të certifikuara, nuk flas mbi bazën e

propozimeve...

Albana Vokshi - ... do të jetë kompania “Fusha” që do të përcaktojë termat e kontratës?

Mirela Kumbaro – Jo, nuk është e vërtetë.

Albana Vokshi – Çfarë do të negocioni ju, zonja Ministre?

Mirela Kumbaro – Termat e kontratës i ka përcaktuar...

Albana Vokshi – E ka sjellë kompania “Fusha”. Sa kulla do të ngrihen?

Page 40: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

40

Mirela Kumbaro – Termat e kontratës i keni të përcaktuara në projektligj, prandaj mos

abuzoni dhe mos dezinformoni, ju lutem!

I keni të përcaktuara këtu termat.

Luan Baçi – Zonja Ministre, para disa javësh në një nga dëgjesat që keni pasur me

komisionin tonë, unë e thashë edhe më pak më parë, por ju nuk ishit, ju është bërë një pyetje,

atëherë kur ishin thjesht fjalë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe keni thënë: “Nuk ka asgjë

zyrtare dhe nuk është e vërtetë”. Në fakt, sot doli e vërtetë që nuk ishin fjalë, por ishte diçka e

biseduar dhe ju kishit filluar të gjitha procedurat për shembjen e Teatrit. Kjo pothuajse ka marrë

fund nga ana juaj.

Kemi javë të tëra duke diskutuar normalisht, deputetë të maxhorancës, të opozitës, grupe

interesi, artistë, të cilët kanë diskutuar, analizuar, kanë bërë debate dhe ballafaqime me ju, me

kryetarin e bashkisë dhe me shumë institucione. Normalisht kemi parë se mendimet kanë qenë nga

më ndryshmet. Janë bërë disa palë ose dy palë, ku njëra palë kundërshtonte prishjen e Teatrit, pala

tjetër mbronte prishjen e Teatrit dhe bërjen e një Teatri të ri. Pyetja që unë kam është për ju, por

edhe për kolegët e maxhorancës. Pavarësisht procedurave që ju i keni bërë të përshpejtuara, jua

them me bindje që kjo punë ka marrë rrugë të plotë për t’u bërë, as e vë fare në diskutim që kur

Kryeministri në një dalje të tij për mediet tha: “Teatri do të shembet!”. Këto dy fjalë mjaftuan që

e gjithë maxhoranca të jetë në rresht dhe të gjejë forma nga më të ndryshmet për ta realizuar këtë

plan. Ne po e kundërshtojmë, shumë artistë po e kundërshtojnë, qindra, mijëra qytetarë të tjerë e

kundërshtojnë, ndërsa disa të tjerë janë pro. A do të dukej më normale sikur t’u jepej e drejta atyre

që e kundërshtojnë dhe e shohin të paligjshme, të kishte një institucion ku të drejtoheshim për të

vendosur drejtësi në fund fare, sepse janë organet e drejtësisë, siç është Gjykata Kushtetuese, të

cilës as artistët dhe asnjë palë tjetër nuk i drejtohen dot, që në fund fare të vendosej se kush ka të

drejtë? Ata që janë kundër apo ata që janë pro?

(Diskutime pa mikrofon.)

Do t’ju lutesha, mos më ndërhyni!

Kjo është një nga pyetjet e sinqerta dhe që bëhet gjithandej, por gjithmonë shmanget dhe

nuk i jepet një përgjigje e saktë. Përse duhet kjo procedurë kaq e përshpejtuar kur Gjykata

Kushtetuese nuk funksionon? Kujt duhet t’i drejtohemi për të parë nëse kemi të drejtë apo jo? Kjo

konsiston në atë që, pasi kalon në gjykatë, nuk ke se ku të shkosh për t’u ankuar dhe të bësh një

bllokim të mundshëm, prandaj jeni ju kaq entuziastë në çdo komision që bëni pjesë, prandaj i bëni

Page 41: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

41

me procedurë të përshpejtuar, edhe në parlament nuk e keni fare problem, sepse në këto momente

ekziston vetëm forca e kartonit dhe me karton kjo kalon.

A nuk do t’ju dukej juve normale sikur të ishte Gjykata Kushtetuese, t’i drejtoheshim asaj

dhe në fund fare po ta vendoste kjo gjykatë, edhe ne nuk do të kishim se çfarë t’ju thoshim, sepse

ky ligj është i drejtë? Kjo është pyetja ime dhe besoj se është e vlefshme edhe për kolegët e

maxhorancës.

Ju faleminderit!

Mirela Kumbaro – A mund të përgjigjem?

Fidel Ylli – Mirela, a mund të them diçka në vazhdim, meqë foli zoti Baçi?

Unë mirëkuptoj çdo vërejtje që bën opozita, por personalisht, edhe si grup në komision,

kemi arritur në një konkluzion se çdo gjë që do të bëjë kjo qeveri, do të kundërshtohet. Po ju jap

vetëm dy raste: jo rastin e stadiumit, sepse do të filloni jo kullat, jo njëra apo tjetra, por Parkun

Kombëtar që bëri po bashkia.

Ju e patë se çfarë kundërshtish bëtë...

(Diskutime pa mikrofon.)

.. dhe sot shkoni dhe shikoni se sa mijëra njerëz shkojnë atje dhe e shohin atë park.

(Diskutime pa mikrofon)

Kjo qeveri, zoti Baçi, ka marrë përsipër të qeverisë dhe nuk është pronë e Teatrit, sepse ajo

është pronë publike. Si të ngrihemi ne tani...

Albana Vokshi – Jo të vjedhë, sepse nuk ia kanë dhënë votat për të vjedhur.

Luan Baçi – Pse nuk i përgjigjeni pyetjes?

Albana Vokshi – Po vidhni.

Fidel Ylli – ... dhe të themi se si do të prishet ai pallat sporti i kohës së Petrit Dumes, sepse

ne kemi bërë sport atje.

Jo zotëri, pallati i sportit do të bëhet dhe do të shihen edhe bashkëpunimet e partneritetit

publik-privat.

Albana Vokshi – A mundeni, zonja Ministre?

Fidel Ylli – Ministrja po jua shpjegon se kjo është një kontratë vetëm për të negociuar dhe

më pas, komisioni që do të ngrihet do të dalë në një konkluzion, do të vijnë prapë këtu, do të

diskutojmë dhe do të shkojë prapë në parlament.

Luan Baçi – Absolutisht po.

Page 42: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

42

Albana Vokshi – Fidel, a ke thënë se do të bëhet transparencë?

Fidel Ylli – Patjetër!

Albana Vokshi – Ne jemi këtu dhe transparencë nuk po bëhet, më vjen keq.

Fidel Ylli – Patjetër.

Albana Vokshi – Ti ke qenë i pari që ke thënë: duhet të vijë ministrja. Ministrja nuk na ka

sjellë asnjë projekt dhe nuk po na thotë asgjë...

(Diskutime pa mikrofon.)

Unë po ju them për atë që ka ardhur dhe mbi bazën e të cilës do të bëhen negociatat...

Nëse doni transparencë, bëni transparencë.

Luan Baçi – Zoti Ylli, unë bëra një pyetje të thjeshtë dhe dua një përgjigje. Ndërsa për atë

që ju thatë se opozita gjithmonë do të dalë kundër, nuk është e vërtetë, sepse atje ku është për të

dalë kundër, do të dalim. Kur shohim se nuk ka transparencë, kur ka parregullsi, kur ka procedura

që u vëmë emrin “të përshpejtuara”, por janë thjesht procedura për...

(Diskutime pa mikrofon.)

Po ligji e thotë që unë kam të drejtë të vete në Gjykatën Kushtetuese dhe të ankohem. Ku

të vete?

Albana Vokshi – Ju lutem, të përgjigjet ministrja! Mos bëni debat.

Zonja Ministre, keni një pyetje. A duhen miratuar ligje në mungesë të një Gjykate

Kushtetuese?

Mirela Kumbaro – Zoti Baçi, faleminderit për pyetjen dhe për etikën që ju karakterizon

gjithmonë në bërjen e tyre!

Në fakt, më lejoni t’ju them, sepse pjesa e parë nuk ishte pyetje, por një konstatim nga ana

juaj për prononcimet e mia të mëparshme nëse kishte apo nuk kishte projekt...

(Diskutime pa mikrofon.)

Unë ju kuptoj, por meritoni një përgjigje. Po t’i shihni të gjitha deklarimet e mia, ato

përkojnë tërësisht me realitetin. Kur nuk ka pasur kërkesë, ju kam thënë se nuk ka kërkesë; kur ka

ardhur kërkesa, ju kam thënë se ka kërkesë; kur nuk ka pasur ende një projekt, ju kam thënë se nuk

kemi ende një projekt; kur projekti erdhi edhe si koncept, edhe si propozim, e kemi prezantuar atë;

kur kemi kërkuar më shumë informacione nga bashkia, ajo na është përgjigjur dhe na ka sjellë

informacione më të plota. Kur ky informacion na erdhi më i plotë, ne pamë një studim dhe një

projekt, të cilin sigurisht nuk e kemi marrë, pasi ajo që ju kemi thënë në relacion është se ne nuk

Page 43: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

43

hyjmë për të bërë vlerësimin e detajuar teknik, sepse ky është tagër i një komisioni shumë më

kompleks sesa thjeshtë fusha e kompetencës e Ministrisë së Kulturës. Kjo është arsyeja pse ky ligj

vjen si bashkëpropozim me Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Unë nuk e di t’ju kem thënë

ndonjë gjë, e cila nuk ka qenë njësoj me realitetin.

Për sa i përket pyetjes suaj për Gjykatën Kushtetuese, janë dy axhenda, të cilat detyrimisht

nuk mund të kondicionojnë njëra-tjetrën. Çështja e Gjykatës Kushtetuese është pjesë e një procesi

të votuar nga i gjithë parlamenti shqiptar, që është reforma në drejtësi dhe vetingu, të cilët kanë

kalendarin e tyre, por kjo nuk do të thotë që axhenda e ekzekutivit duhet të bllokohet e gjitha dhe

të mos funksionojnë institucionet në fushën e bujqësisë, industrisë, kulturës dhe arsimit në pritje

të këtij institucioni. Unë besoj se të gjitha palët kanë vullnetin për të kapërcyer një problem të

axhendës gjyqësore dhe për të mos penguar axhendën e ekzekutivit, nuk shoh lidhjen...

Luan Baçi - Në parim do të isha dakord, por s’jam absolutisht dakord. Ky është një ligj i

veçantë, që bëhet në një kohë shumë të shpejtë dhe që nuk ka arsye për t’u shpejtuar kaq shumë,

derisa ne nuk kemi në funksion institucionin e drejtësisë. Këtu lind i gjithë problemi dhe këtu lind

i gjithë shqetësimi i opozitës, i qytetarëve, i artistëve, se këtu nuk është fjala për të ndërtuar një

teatër të ri, por këtu është fjala për të përfituar, për të abuzuar më pushtetin. Kjo është arsyeja pse

ne e bëjmë këtë debat.

Albana Vokshi – Zonja Ministre, mua më vjen keq, se ju edhe sot po devijoni shumë nga

e vërteta.

(Diskutime pa mikrofon.)

Që më 16 shkurt e ka marrë ministrja projektin...

Mirela Kumbaro – Ju kërkoj të tërhiqni fjalën “vjedhje”...

Albana Vokshi - ... ju ka dërguar ju, zonja Ministre, më 16 shkurt...

Mirela Kumbaro - Ju kërkoj të tërhiqni fjalën “vjedhje”...

Shkoni në prokurori!

Albana Vokshi - ... keni gënjyer edhe me shkresë zyrtare, ja ku e keni...

Mirela Kumbaro – Në datën 14 shkurt unë kam thënë se nuk kemi projekt, atje është 16

shkurt...

Zonja Vokshi, merreni mbrapsht fjalën “gënjeshtër”!

Albana Vokshi – Mos gënjeni më kur vini këtu!

(Diskutime pa mikrofon.)

Page 44: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

44

Në datën 16 shkurt keni marrë propozimin nga kompania “Fusha” dhe në datën 29 mars,

në shkresën që më keni sjellë keni thënë se nuk kam projekt, sikurse e thatë edhe tani që e kam

marrë në maj projektin. Ja ku e keni pasur e para projektin.

Ju nuk u bëni transparencë, vetëm i fshihni, nuk i bëni publike, sepse është vjedhje shumë

e madhe...

Mirela Kumbaro - Zonja Vokshi, merreni mbrapsht fjalën “gënjeshtër”!

Bardh Spahija – Kjo është vjedhje në mes të Tiranës!...

Mirela Kumbaro – Në datën 14 shkurt kam deklaruar se nuk ka projekt, kurse në datën

16 shkurt ajo shkresë ka shkuar në bashki dhe pastaj ka ardhur, po ajo shkresë nuk ka projekt dhe

i kemi kërkuar bashkisë më shumë informacion dhe na ka ardhur informacioni në datën 14 maj.

E kam deklaruar fiks dhe mund ta verifikoni me të gjitha dokumentacionin me shkresa.

T’i themi gjërat siç janë dhe të mos dezinformojmë dhe të gjithë ato fjalët “gënjeshtër”,

“mashtrim” dhe “vjedhje” tërhiqini të gjitha mbrapsht! Madje tërhiqini në grup mbrapsht!

Luçiano Boçi – Mirë se erdhe midis nesh!

Mirela Kumbaro – Mirë se ju gjeta dhe faleminderit për mirëseardhjen!

Luçiano Boçi – Ju kemi thirrur disa herë në seanca dëgjimore dhe në fakt, një pjesë e

përgjigjeve që ju po jepni sot, duhej të ishin dhënë në seancat dëgjimore, por ose keni refuzuar për

arsye axhende, ose jeni larguar në mënyrë demonstrative nga ky komision, ose keni ardhur këtu

me shoqërues siç ishte rasti i fundit, sepse nuk kishit zë për të folur dhe për të dhënë argumente.

Mënyra si e parashtruat ju projektligjin për mua është mënyra më origjinale se si mashtrimi,

vjedhja, hajdutëria mund të tregohet në parlament edhe si përrallë shumë e bukur.

Po t’ju dëgjojë njeri, që nuk ka dijeni për mënyrën se si keni proceduar ju, do të thoshte:

“sa mrekulli, do të bëhet në qendër të Tiranës falë mënyrës dhe elokuencës së ministres”, por, në

fakt, e vërteta është e fshehur dhe sigurisht mashtrimi do kohë të dalë, do edhe argumente, do edhe

kontributin tonë, pasi ne kemi komunikuar bashkë dhe ju harroni se keni dhënë shumë deklarata

në ato pak dëgjesa që kemi zhvilluar. Të gjithë ato dëgjesa, që unë u referohem, bien në

kundërshtim me të gjithë përcaktimet që keni dhënë në relacionin e projektligjit, por do t’i

shqyrtojmë edhe ato.

Po e nis me historinë e teatrit. Kjo histori nuk është, siç e paraqitët ju në relacion në vitin

2014. Historia e teatrit i përket vitit 1998-1999, i përket edhe vitit 2002, u përket këtyre viteve dhe

e kam thënë në këtë komision se nuk është rastësi që në mes të kësaj historie është një personazh,

Page 45: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

45

është Edi Rama në të gjitha pozicionet e karrierës së tij politike, ministër i Kulturës në vitin 1998-

1999, kryetar bashkie në vitin 2002 dhe Kryeministër sot. Pra, në qoftë se ne themi që Teatri

Kombëtar ka një histori gati 80-vjeçare, për 20 vjet a e dini me kë jemi marrë ne? Jo me artistët,

jo me teatrin, por jemi marrë me Edi Ramën. A e kuptoni? 20 vjet me Edi Ramën, me dëshirën e

tij për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla. E keni kronologjinë, shtypi i kohës

e ka pasqyruar dhe jua kam paraqitur.

(Diskutime pa mikrofon.)

... a të mbaroj? Se sikur ishe me shumë edukatë sot dhe Musait i thashë një batutë, po bën

ministrja si te ajo barsoleta “Po më djeg spinaqi duart”...

Mirela Kumbaro – Barsoletat shkoni e tregojini në një tjetër vend, zoti Boçi... Nuk po ju

ndërpres, por mos më tregoni barsoleta!

Luçiano Boçi – Pra, thashë se historia nis në vitet ’98-’99 dhe këtu ka një akuzë shumë të

rëndë për ish- ministrin e Kulturës, i cili për interesat e tij të ngushta financiare falsifikoi në vitin

’99 sipërfaqen e dhënë me qira të Teatrit Kombëtar, të sallës kryesore. Ja ku është akuza!

Pyetja ime konkrete është: A keni dijeni sot ju, zonja Ministre, që Kryeministri juaj aktual

ka falsifikuar sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, 500 m, sepse kompetenca më pas i kalonte zotit Bufi

atëherë për ta dhënë me qira, por kërkonte ta jepte vetë sipas aferës së tij?

Pra pyetja ime është: A keni dijeni apo jo për këtë gjë?

Ndërsa për të gjitha argumentet që ju parashtruat, shembja, amortizimi, gjendja, të gjitha

këto janë trajtuar në këto vjet.

Këtu është i gjithë trajtimi i dhënë dhe debati që është bërë atëherë me artistët dhe

përfaqësuesit e shtetit shqiptar, të qeverisë shqiptare. Pra, edhe atëherë ndërtesa ishte e amortizuar,

rrezikohej nga zjarri, pupuliti, asbesti apo gjërat që i shpikët me radhë. Ishte po e njëjta situatë dhe

me të njëjtat argumente, qeveria juaj e majtë ka vendosur rikonstruksion falë ngulmimit dhe grevës

së artistëve dhe debateve të ashpra me kryetarin e atëhershëm të bashkisë, zotin Rama, dhe u

vendos rikonstruksioni, sepse kjo ishte zgjidhja më e mirë, madje Agron Tato në takimet që pati

me artistët akordoi edhe fondin, premtoi 2 milionë euro, ndërkohë që fondi për rikonstruksion ishte

përcaktuar në 1 milionë euro.

Pra, të mos themi që historia nisi në vitin 2014, që s’ka pasur një dëshirë të madhe për të

ndërtuar kulla, por ka pasur gjithmonë dhe sot është falur sepse është njësuar pushteti lokal me

pushtetin qendror dhe ju e keni shumë të lehtë të na sillni sot një projektligj.

Page 46: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

46

Për mua, nga përvoja ime si deputet, sikurse edhe nga përvoja e të tjerëve, ky nuk është

projektligj, por është një ferman, sepse fermanët otomanë përcaktonin pronësinë mbi tokën, kujt i

takonte pasuria mbi bazën e meritave, kontributeve, marrëveshjeve apo marrëdhënieve. Një ligj që

përcakton tokën publike si pronë private nuk është projektligj, sepse është edhe ajo që tha kolegu

im Luan Baçi, ky projektligj nuk ankimohet, është në kundërshtim me Kushtetutën, me nenin 59,

ku përcaktohet qartë se shteti është përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Kush e ruan?

Do ta ruajmë ne vetëm? Artistët vetëm? Po shteti? Shteti po e shkatërron trashëgiminë kulturore

dhe historinë e Shqipërisë.

Vërtetë jemi komb i vogël me histori të madhe, por dëshmitë e historisë i kemi të rralla, i

kemi si xhevahire dhe ne duhet t’i ruajmë siç bën çdo komb tjetër në Europë dhe përtej Europës.

Përkundrazi, ne i shkatërrojmë, sepse po i njëjti shkatërrim, meqenëse Fideli e përmendi, u bë me

stadiumin, i njëjti shkatërrim me shatërvanin te sheshi “Nënë Tereza”, që është pjesë e qendrës

historike dhe shkatërrime të tjera, që lidhen me ndërhyrjet që ju keni bërë në vazhdimësi.

Edhe historia e teatrit nuk është kaq e re, sepse projekti që ju keni zbatuar është tamam

projekti i një grabitjeje të studiuar dhe me një precision kalibri.

E kemi debatuar bashkë dhe ju keni kërkuar ndryshimin e qendrës historike të qytetit të

Tiranës. Këtu nis odisea e këtij debati sot dhe në këtë pjesë ju keni hequr dhe keni nxjerrë zonën e

teatrit nga ansambli “Monument Kulture”, VKM-ja e vitit 2000, keni hequr Sarajet, keni hequr

Galerinë e Arteve, keni hequr Muzeun Kombëtar, keni hequr Piramidën, pra keni hequr shumë

objekte, por qëllimi juaj momental ishte pikërisht teatri dhe, çuditërisht, në argumentin tuaj në

relacion thoni se në 2003-shin paska pasur një kërkesë për monument kulture dhe Instituti i

Monumenteve nuk e ka shfaqur.

1. Ku është dokumenti që e vërteton? Ju duhet të vini me dokument këtu, sepse do ta

arsyetoni.

2. Si ka mundësi që një objekt që ishte i përfshirë në ansamblin “Monument Kulture”

nuk qenka monument kulture, edhe pse nuk e merr statusin, sepse bën pjesë në një hapësirë të tillë

të mbrojtur? Pra, pse nuk është ai? Pse është ky argumenti që ju sillni, se ky nuk është argument?!

Ju përgatitët me vëmendje VKM-në nr.325. Këtë e bëtë kur ishim ne në çadër, e bëtë në

mënyrën më të fshehtë të mundshme.

Mirela Kumbaro – Më kërkuat dokumentin e procesverbalit, ja ku e keni, me datë, me

vulë dhe me shkresë dërguar në Ministrinë e Kulturës...

Page 47: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

47

(Diskutime pa mikrofon.)

Luçiano Boçi - ... dhe aty pushkatuat edhe sipërfaqen e teatrit. Ishte e kalkuluar, e

kalibruar, se nuk është vetëm ky projektligji. Motivacioni me të cilin ju e ndryshuat, e kam thënë

këtu, është motivacioni më qesharak. Aty keni thënë se në vitin 2017 e ndryshuat për arsye

gjuhësore, mospërputhje gjuhësore me ligjin e vjetër, kur në vitin 2017 ju kishit bërë gati ligjin e

ri të trashëgimisë kulturore. Pra, shihe çfarë turpi, ndërkohë që brenda ligjit të ri mund të shënonit

termin “ansambël “Monument Kulture”” dhe gjithçka ishte e zgjidhur. Por jo, nuk ishte ky qëllimi,

se e bëtë si ajo “për një “m” që ti s’e vë, fjala “mik” bëhet “ik””.

Kryeministrit nuk i qante zemra për artistët, por ua kishte vënë syrin milionave të eurove,

vjedhjeve totale të pronës publike, tokës që ka më shumë vlerë në Tiranë. Pra, ky është qëllimi për

të bërë atje kulla, madje, zonja Ministre, këtu e kaluat teatrin në zonën e mbrojtur...

(Diskutime pa mikrofon.)

Çështja e 325-ës është koncepti i zonës së mbrojtur.

Pyetja ime është: A jeni të bindur ju se projekti që keni në konsideratë nuk bie në

kundërshtim me vetë VKM-në nr.325, e cila thotë në mënyrë taksative se çdo ndërtim i ri duhet të

jetë në harmoni me arkitekturën e godinave? Si mundet që godinat e stilit italian të ministrive të

brendshme, të jenë në harmoni me një godinë super e ultra moderne, të hartuar nga studioja aktuale

që e ka paraqitur? Si ka mundësi të jetë në harmoni me gjashtë kulla supermoderne, një ndërtesë

italiane? Pra, jo vetëm që ju përdorët një VKM, por bini edhe në kundërshtim me VKM-në tuaj.

Kjo ose është paaftësi, ose injorancë, gjejeni vetë se ku mund të futet një gjë e tillë, por bie në

kundërshtim edhe me rrjetin rrugor brenda qendrës së mbrojtur historike. Nuk duhet të ndryshohet,

e keni të përcaktuar me VKM, shiheni mirë VKM-në, sepse e keni shkruar ju! Por juve ju intereson

vetëm që teatri të kalojë atje.

Përpos kësaj, i keni bashkëngjitur zyrtarisht këtë hartë, se Flori e bëri shumë mirë atë

pyetjen. Flori, vendimi i 2017-ës, kjo është harta: stadiumi kombëtar, që është këtu, është futur në

modelin e vjetër. Pra, pse falsifikoni dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar? Pse kjo hartë, e cila

s’ka lidhje me planin vendor të bashkisë së Tiranës, i bashkëngjitet VKM-së?

Zonja Ministre, jeni kërkuese dhe autore! Pse i keni bashkëngjitur këtë hartë, e cila është e

falsifikuar? Sepse nuk paraqet ndryshimet e reja, nuk paraqet stadiumin e famshëm të ri, sikurse

edhe disa ndryshime të tjera, që unë i citova më parë.

Pra, këtu keni akuzë për falsifikim, ju dhe Kryeministri!

Page 48: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

48

Historia nuk mbaron me kaq, sepse të gjitha arsyetimet që sillni e që keni shprehur këtu në

komision, bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Në relacion përcaktoni se Kryeministri, t’i referohem pak, e ka marrë vesh, i jeni drejtuar

ju Kryeministrisë, më 12 maj 2018. Ndërkohë, zonja Ministre, Kryeministri juaj, sepse gënjeni në

relacion, e ka paraqitur projektin në mars, ja ku e ke paraqitjen e projektit.

Si mundet që në relacionin tuaj i kërkoni mendim Kryeministrisë në maj, ndërsa

Kryeministri e ka paraqitur në mars? Ndërkohë, këtu, në këtë komision, ju keni deklaruar se nuk

ka studim fizibiliteti.

Mirela Kumbaro – Po, kur e kam deklaruar, s’ka pasur.

Luçiano Boçi – Një minutë! Keni deklaruar në relacion.

Mirela Kumbaro – Shikoni datat!

Luçiano Boçi – Po, po, datat po them unë, nuk përputhen. Në maj keni njoftuar

Kryeministrinë, ndërsa Kryeministri e ka bërë në mars deklarimin e projektit të teatrit dhe faktin

se do të ndërtohet teatër i ri.

Mirela Kumbaro – Zoti Boçi, për çfarë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Ta mbaroj, ta mbaroj...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mirela Kumbaro – Për çfarë e kam njoftuar...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Se gënjeni e mashtroni...

Mirela Kumbaro – Për çfarë... Hiqini fjalët “gënjeshtër” dhe “mashtrim”, ju lutem

shumë!

Luçiano Boçi – Po, po mashtroni, sepse gënjeshtër është fjalë e bukur.

Mirela Kumbaro – Hiqini fjalët “mashtrim” dhe “gënjeshtër”! Për çfarë e njoftoi

Kryeministrinë në maj? Për çfarë e njoftoi Kryeministrinë në maj?

Luçiano Boçi – Për ekzistencën e projektit.

Mirela Kumbaro – E njoftoi në lidhje me propozimin për një procedurë.

Luçiano Boçi – Po, pra, po!

Mirela Kumbaro – Hë pra, për këtë procedurë që vjen këtu.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 49: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

49

Luçiano Boçi – Atëherë, kundërshtia tjetër...

Mirela Kumbaro – Po thoni dy gjëra të ndryshme. Tani, doni të dëgjoni apo jo?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Në seancën dëgjimore...

Mirela Kumbaro – Po thoni dy gjëra të ndryshme...

Luçiano Boçi – Në seancën dëgjimore në komisionin tonë, më datë 28 mars, keni deklaruar

se keni ngritur një grup pune, i cili do të shqyrtojë projekt-propozimin e ardhur nga bashkia e

Tiranës, është këtu, ndërsa në relacion përcaktoni që grupi i punës është ngritur në maj. Pra, gënjeni

ju, sepse keni dhënë deklaratë të ndryshme në komision dhe të ndryshme në relacion.

Mirela Kumbaro – Po janë dy gjëra të ndryshme!

Luçiano Boçi – Nuk janë dy gjëra të ndryshme, sepse është i njëjti grup pune.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mirela Kumbaro – Janë dy gjëra të ndryshme.

Luçiano Boçi – Është i njëjti grup pune.

Mirela Kumbaro – Propozimi, informacioni i plotë nga bashkia ka ardhur më 14 maj dhe

në datën 16 maj kemi urdhrin e ministrit për ngritjen...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të mos dezinformojë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Shkruhet aty, bashkëngjitur projektit dhe masterplanit.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më vjen keq tani, mos gënjeni më shumë!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, jo, gjërat t’i themi ashtu siç janë!

Mirela Kumbaro – Siç janë po i themi!

Albana Vokshi – Nuk ka nevojë të gënjeni tani, ju lutem, kur është e zezë mbi të bardhë.

Mirela Kumbaro – Tërhiqeni fjalën “gënjeshtër”, se nuk gënjej asnjë sekondë! Janë të

tëra...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Të gjitha deklaratat tuaja kanë qenë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Page 50: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

50

Mirela Kumbaro – As edhe një! Po t’i marrim në kronologji, jam shumë e

ndërgjegjshme...

Luçiano Boçi – I kam marrë, i kam shqyrtuar dhe po t’i paraqes me argumente.

Mirela Kumbaro – Mos i thoni të zezës e bardhë dhe të bardhës e zezë.

Luçiano Boçi – Me argumente faktikë. Atë keni bërë ju deri tani!

Mirela Kumbaro – Absolutisht jo! I keni me shkresa.

Luçiano Boçi – Më dëgjoni deri në fund.

Mirela Kumbaro – Ju dëgjoj, por mos thoni të pavërteta!

Luçiano Boçi – Në lidhje me argumentet tuaja, që janë përsëritur në ’98-ën, 2002-shin,

dhe po përsëriten prapë tani. Pyetja jonë është shumë e thjeshtë, sepse ju ngatërroni dy gjëra:

opozita nuk kundërshton ndërtimin e teatrit të ri. Hiqeni nga mendja një gjë të tillë! Hiqeni nga

mendja!

Mirela Kumbaro – Faleminderit për dakordësinë!

Luçiano Boçi – Nuk kundërshton ndërtimin e një teatri të bukur, por...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Prisni të mbaroj!

Mirela Kumbaro – S’e keni luksin ta kundërshtoni, sepse nuk e bëtë për tetë vjet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në tetë vjet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më flisni me “Ju”!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Nuk pranojmë të shembet objekti i trashëgimisë kulturore, Teatri

Kombëtar. Bëjeni ku të doni teatrin e ri. Keni të drejtë të bëni teatrin e bashkisë, me vendimin e

këshillit bashkiak, keni të drejtë të bëni teatër Korçe, Elbasani, ku të doni ju, në një X pronë

publike, në periferi, në qendër të Tiranës...

Mirela Kumbaro – Që të jemi të saktë, objekti nuk e ka statusin “Monument kulture”, që

të jemi të saktë.

Luçiano Boçi – Ta mbaroj. Jemi këtu për të mbrojtur historinë, historinë e kombit,

historinë e objekteve të trashëgimisë kulturore. Si e paskemi ne luksin të shembim historinë tonë?

Si e paskemi ne këtë luks?

Page 51: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

51

Albana Vokshi – Pse e ke futur IMK-në, kur s’ka status?

Mirela Kumbaro – Sepse në situatën e emergjencës, të vetmit specialistë...

Albana Vokshi – Dhe i përdorni institucionet sipas qejfit.

Mirela Kumbaro – Po si ta lija, ta lija që të rrëzohej teatri?!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kemi thirrur nga prefektura, kemi thirrur institucionin e ndërtimit. Aty po binte çatia. Si t’i

linim ne njerëzit?!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Ti je kamikazja e kësaj historie.

Mirela Kumbaro – Kini kujdes me fjalët që përdorni me mua!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Ç’është kjo, zonja Ministre, se e keni thënë njëqind herë? Kë kërcënoni

ju?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mirela Kumbaro – Nuk ju lejoj!

Luçiano Boçi – Nuk do t’ju them më kamikaze, por do të them se ke bërë harakiri.

Mirela Kumbaro – Nuk ju lejoj të fyeni dhe të thyeni etikën. Dakord?

Luçiano Boçi – Po, po, se e thamë pse. Pjesa tjetër e aktit tuaj të fundit, me ligjin e ri “Për

trashëgimisë kulturore”, e tha edhe Kejdi, e kaluat si e kaluat dhe pse e kaluat. Termin “zonë e

mbrojtur” e keni trajtuar si zonë mbrojtëse. “Zonë e mbrojtur” në përcaktimin e VKM-së është

krejtësisht ndryshe nga “zona mbrojtëse”. “Zona mbrojtëse” dhe “zonë e mbrojtur” janë dy gjëra

krejtësisht të ndryshme, pavarësisht se ndonjëherë ju i përputhni apo i ndani.

Zona mbrojtëse, zonja Ministre, duhet edhe për monumentet e kulturës, dhe këtu kam një

pyetje shumë të thjeshtë. Ngjitur me kullat është pjesa e sarajeve, që është monument kulture. Ku

e ka zonën e mbrojtur? Ku do ta ketë zonën mbrojtëse? Pra, e di sa argumente kundër keni ju

kundër, për të mos ndërtuar kulla, duke u nisur edhe nga objekte të veçanta, po të ecim me hapat

më ligjorë që ka ligji dhe mënyra si është ndërtuar ai, për vlerat e objekteve kulturore? Por juve

nuk ju interesojnë.

Pra, e kemi ndjekur në mënyrë operacionale. E kam thënë: keni vepruar si bandë e

organizuar qeveritare, për të grabitur një pronë publike, në emër të fitimit. Sepse është ëndërr që

Page 52: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

52

po bëhet realitet, është betejë që u bë që më 1998. Pyetja ime është: pse nuk u shemb në 1998-ën?

Pse nuk u shemb në 2002-shin teatri?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po shembet, sepse do të ndërtohen kullat.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Jo, jo. Projekti i teatrit është bërë nga arkitektët më të mirë të botës?

Luçiano Boçi – Kaq i bukur!

Milva Ekonomi – Projektideja është një gjë e paparë.

Luçiano Boçi – Mos na mësoni estetikën! Milva, mbylle mikrofonin, se po flas unë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mos na mësoni estetikën, sepse, sigurisht, për ndërtesat e bukura na dhemb syri të gjithëve,

dhe duam ndërtesa të bukura, por historia jonë është më e bukur, sikur ajo ndërtesë të ishte jo edhe

aq estetike, dhe ne s’duhet ta shembim këtë të bukurën historike, se këtu është revolta jonë. Bukuria

e historisë është shumë më e madhe se bukuria momentale e një objekti. Si more, të dalim me

justifikimin: po e bëjmë të bukur?! Po historia? Po brezat? Ku është memoria kombëtare? Pse

duhet ta fshijmë këtë memorie?

Dakord, e rikonstruktojmë Teatrin Kombëtar, sepse dalim prapë te teatri i ri. Bëjeni teatrin

e ri ku të doni ju, shumë më të bukur se ai, bëjeni jo me tre kate, po me 15 kate bëjeni po të doni,

shumë më të madh, bëjeni ballkanik po deshët, qendër ballkanike, por ama historia nuk mund të

shkelet, nuk mund të shkatërrohet me ato argumente!...

Mirela Kumbaro – Do t’i ndërtojmë siç kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë.

Luçiano Boçi – Mbaroi. Nuk jemi partizanët e historisë, jemi mbrojtësit e historisë, ajo që

i takon shumë brezave, nuk na takon ne si opozitë, nuk është merita jonë, nuk është e artistëve që

e mbrojnë, por ne jemi duke bërë detyrën tonë, që na është dhënë në këtë rast, pa bërë as partizanin

dhe as një pozicion tjetër, por thjesht normalitetin e deputetëve të opozitës, të cilët kundërshtojnë

një akt antiligjor, antikushtetues, antihistorik dhe kundër trashëgimisë kulturore.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Po ata që janë dakord për një teatër të ri, a i ke dëgjuar ndonjëherë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Më vjen keq që keni ndërtuar një situatë skandaloze midis artistëve, që i

keni ndarë ca si të pushtetit e ca si të opozitës.

Page 53: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

53

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mirela Kumbaro – Artistët i keni përdorur ju!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – kanë historinë e tyre ata.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mirela Kumbaro – Do të bënit shumë mirë të mos abuzonit me artistët.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Zonja Ministre, unë mendoj se është në nderin tuaj, që të mos bëni atë

harakiri, s’po them atë fjalën tjetër se ofendoheni shumë, ndërsa këtë e pranon, por ta tërhiqni.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Prit, se s’e ke ti radhën, e ka Musai.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Luçiano Boçi – Së paku, në qoftë se nuk ke fuqinë për ta tërhequr, sepse këtu u tha se do

të miratohet, se paku ta kundërshtoni jo për moralin tuaj politik, po për moralin tuaj njerëzor.

Faleminderit!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Do të përgjigjet ministrja njëherë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po mire, pra, do t’jua jap fjalën.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, pra, po do t’u përgjigjet pyetjeve të Luçianos!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo ore, jo, si qenka kjo, ik ti po deshe, paska ndeshje!?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Bujar Çela – Kemi pesë muaj me të njëjtën gjë. Teatri do të bëhet dhe mos e pengoni më!

Albana Vokshi – Bravo të qoftë!

Bujar Çela – Unë kam një pyetje për ministren.

Albana Vokshi – Mbylle, kur të të vijë radha!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Bujar Çela – A ka ndonjë audicion për aktorë teatri, që këta të konkurrojnë të gjithë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 54: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

54

Albana Vokshi – O Bujar, po nuk e merr dot fjalën ashtu! Ik se ke ndeshje tani!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po pyetje kanë të gjithë, nuk do të bëjnë diskutime, por një nga maxhoranca, se s’kanë

folur!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kemi kohë, kemi kohë, do të marrim gjithë kohën e duhur.

Po, Musa!

Musa Ulqini – Unë do të flas shkurt. Do të bëj një koment për procedurë, por do të them

diçka edhe lidhur me këtë diskutim, i cili ka kaq javë që është kaq i zjarrtë, e jo vetëm në

komisionin tonë.

Zonja Ministre, ju falënderoj shumë për praninë tuaj dhe kam një lutje për ju: të jesh

ministre e Kulturës është gjë shumë e bukur, por edhe gjë shumë e vështirë, sepse sektori që

drejtoni ju është një sektor ku, ato që i kemi lexuar në libra apo i kemi dëgjuar nga të tjerët, por

edhe nga filmat e nga jeta, ndeshjet mes së vjetrës e së resë, mes modernes e arkaikes, unë besoj

se gjejnë shprehjen më domethënëse pikërisht në sektorin që ju mbuloni.

Ne kemi kaq kohë që dëgjojmë për një sulm pa precedent lidhur me teatrin, që opozita, me

të drejtën e vet, e ka shndërruar në kryefjalë të luftës politike. Unë nuk e di sa mund të jetë e gjetur,

por kjo është zgjidhja e saj. Ka disa ditë që dëgjojmë sulme kundër projektligjit, ndërsa sot kemi

dy orë e gjysmë që në thelbin e vet gjërat ngatërrohen, por ka edhe një sulm ndaj vetë procedurës.

Pra, procedura e përshpejtuar etiketohet si një gjetje e maxhorancës, pasuar nga të gjitha fjalët: për

të vjedhur, për të shkatërruar e të tjera, të cilat nuk dua t’i përmend këtu.

Unë dua t’u kujtoj të gjithë kolegëve, por edhe atyre që na ndjekin, se në fakt, procedura e

përshpejtuar është një e drejtë ligjore, është një procedurë ligjore rregullorja që rregullon

aktivitetin tonë, e garantuar kjo nga neni 28, dhe nuk është hera e parë që në parlament ka një

nismë të tillë, pra një projektligj me procedurë të përshpejtuar. Ka vite që parlamenti shqiptar,

maxhoranca, si rregull, kur e gjykon se për një interes publik, që maxhoranca përkatëse e gjykon

të rëndësishëm, vendos që projektligje të caktuara, t’i sjellë në parlament me procedura të

përshpejtuara. Procedura e përshpejtuar është një procedurë në të gjithë jetën parlamentare.

Gjithçka që u tha këtu se kjo procedurë e përshpejtuar është një shpikje për të vjedhur e të tjera

është një diskutim parapolitik dhe nuk ka lidhje as me ligjin, as me procedurën dhe as me

Rregulloren. Kur them as me ligjin, i kam parasysh të gjitha. Është një procedurë e njohur.

Page 55: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

55

E dyta, vetë projektligji në gjykimin e qeverisë dhe në gjykimin tim, është në përputhje

me korpusin ligjor në fuqi që nga Kushtetuta e deri te ligji i fundit. Në relacionin që shoqëron

projektligjin janë thënë shumë qartë këto argumente.

Shikoj se opozita të gjithë këtë kundërsulm kundër Teatrit, kundër projektligjit, kundër

procedurës e bën në “emër të ligjeve, në emër të mbrojtjes së interesit të publikut, në emër të

mbrojtjes së këtij interesi që po dëmtohet, po shkatërrohet, po vidhet” e të tjera, anatemimet janë

në ekstrem. Ne që e mbrojmë nevojën për këtë projektligj dhe procedurën e përshpejtuar në emër

të publikut e bëjmë këtë gjë, sepse mendojmë që ky projektligj dhe kjo procedurë nuk bën asgjë

tjetër, por është një mënyrë, një mekanizëm ligjor për t’i hapur rrugë një teatri modern, pa

cenuar asnjë centimetër nga trualli në fjalë, si një nevojë jetike për artin dhe për qytetarët e

Shqipërisë.

Ne kemi qasje krejt të ndryshme në ekstrem, të dyja grupet politike flasin në emër të

publikut dhe bëjnë thirrje se duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese. Unë mendoj se mbi Gjykatën

Kushtetuese ka një gjykatë tjetër që është e epërme, që është sovrani, që janë qytetarët, të cilët

në vitet 2013- 2017 na kanë besuar për atë çfarë kemi bërë. Jam i sigurt se kjo maxhorancë ka

të gjithë tagrin kushtetues dhe ligjor të ndërmarrë nisma, projektligje si ky që kemi në tavolinë,

edhe me procedurë të përshpejtuar për të bërë vepra si projekti i ri i teatrit modern. Ky është

mandati i kësaj maxhorance.

Zonja ministre, nuk ka asnjë arsye as për t’u mërzitur, as për t’u shqetësuar. Kjo është

një zgjidhje që me siguri sovrani do ta gjykojë vitin tjetër në mënyrë parciale dhe do ta gjykojë

kur të vijnë zgjedhjet në mënyrë tërësore. Ne kemi vetëm një detyrë: të mos emocionohemi nga

termat që janë parapolitikë, sepse unë përpiqem të respektoj përvojën time, por unë e di që

qymyri është i zi dhe të nxin, nëse ti nuk i tregon vendin, por jemi këtu thjesht dhe vetëm për të

respektuar procedurën parlamentare.

Ju zonja nënkryetare, zoti sekretar dhe zonja kryetare jeni të detyruar të respektoni

procedurat parlamentare dhe pasi të diskutojë gjithkush sipas mendimit të tij, pa u mërzitur fare e

hedhim në votim. Ky është mekanizmi, kjo është procedura. Pastaj shkojmë te sovrani, që është

mbi Gjykatën Kushtetuese, mbi ju dhe mbi ne.

Albana Vokshi - Faleminderit!

Në fakt, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse ju po vidhni me ligj, me këtë ligjin që keni

sjellë. Pse duhet të shqetësohemi ne? Ku është problemi këtu? Po vidhni 9 mijë metra katrorë dhe

Page 56: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

56

po ia jepni privatit. Po e përdorni procedurën si lavatriçe për pastrimin e parave të pista të drogës,

të krimit, të Toyota Yaris. I keni marrë paradhënie. Prandaj po i përdorni procedurat. Edhe ligjet

si i lavatriçe po i përdorni.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ju nuk fusni gjë në xhep. Ai atje merr. Ai e ka bërë pazarin. Çfarë fitoni ju, që po nxiheni

nga ai qymyri?

Fidel Ylli -Kryetari i Partisë Demokratike në kohën që ka qenë kryetar bashkie i ka

dhënë leje vetes së tij që dupleksin e tij ta bëjë tripleks. Për këto flisni! Këto janë problemet që

duhet të diskutoni ju.

Albana Vokshi - Kur ta marrësh fjalën, thuaji edhe këto.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mos filloni me gjëra personale, se do të merremi me të gjithë ju tani.

Më falni, sovrani jua ka dhënë votën, sepse në program keni pasur rikonstruksionin e

Teatrit Kombëtar, e keni pasur në programin tuaj politik. Çfarë ka ndryshuar në 5 vjet? E keni në

program, të shkruar e zeza mbi të bardhë. Keni mashtruar atëherë, tani erdhën Yaris-it, erdhën

paratë e drogës që do t’i pastronin lavatriçet. Kjo ka ndryshuar. Thojeni këtë!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Bardh Spahia - Musa për ato zgjedhje flet, ku u paguan 20 milionë euro vetëm për Saimir

Tahirin? Mandatet tuaja janë të pista, me para të drogës. Duhet t’ju vijë turp që i bëni referim.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Le ta dinë qytetarët shqiptarë, mandatet me paratë e drogës të vërtetuara nga agjenci të

inteligjencës së huaj, 20 milionë që i merrte Saimir Tahiri në muaj për zgjedhjet, ishin për juve.

Ju mund të mos keni bërë, se nuk keni takat, por ishte për ju, për mandatet tuaja të pista. Sot i keni

mandatet e pista, zotërinj, me para droge. Mos bëni referim zgjedhjet, zgjedhje me paratë e drogës

në vitin 2013 dhe në vitin 2017! Ju pëlqen apo jo, por mos i bëni referim sovranit, se është turpi

dhe ofendimi më i madh që i bëni zgjedhjeve të lira. Dakord?! Ia them edhe Musait. Mund të mos

ta ketë bërë trafikun vetë, por edhe te mandati i Musait ka ndikuar..

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi - Prandaj na i mbylli dyert Europa.

Kejdi Mehmetaj- Në fakt, doja ta nisja këtë fjalë duke bërë një përgëzim për zonjën

Ministre, sepse realisht nga janari ose shkurti kur ka nisur historia e Teatrit Kombëtar dhe deri

Page 57: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

57

sot unë gjykoj se na ka treguar se ka merituar “medalje ari” për të qenë në skenë, në një skenë të

inskenuar me regjisor Edi Ramën. Ka ardhur këtu në mënyra të ndryshme, jo vetëm këtu, por edhe

me publikun, me njerëzit, me aktorët. Një herë zonja Ministre, një herë kryetari i Bashkisë, një

herë Kryeministri e kanë luajtur në mënyrë perfekte të gjithë këtë skenë, të gjithë këtë teatër.

Pavarësisht se mund të mendojnë se njerëzit mund të argëtohen, mund t’u besojnë, e vërteta

është krejt e kundërta, sepse qytetarët i kanë sytë në ballë për të kuptuar se çfarë po luhet nën

hundën e tyre.

Edhe nga ky relacion që na ka dërguar zonja Ministre, që flitet për shkresa, propozime që

shkojnë nga fusha te mali, te Bashkia, Ministria, te Kryeministria, kuptohet që kjo është një lojë

që me letra janë përpjekur ta luajnë të rregullt, por në sytë e publikut duket e pistë dhe një farsë

e madhe.

Ministrja ka ardhur këtu që në muajin shkurt, kur përgënjeshtronte fjalën e Kryeministrit

që thoshte: “ Do të ndërtohet aty teatri, se kështu më pëlqen mua! Të shkatërrohet ajo që është dhe

të ndërtojmë të ri”. E keni me zë dhe me figurë. Mund ta gjeni se kur i ka thënë Kryeministri këto

fjalë. Kur u ka prerë fjalën edhe aktorëve të nderuar, që sot i përdorni si ju do qejfi. Ka ardhur dhe

ka thënë: “Jo, nuk kemi propozim! Jo, nuk kemi projekt!”. Ja ku janë këtu shkresat që tregojnë se

ka pasur propozim, ka pasur projekt, por ministrja ka pasur tjetër rol atëherë, tjetër rol ka tani

për të plotësuar skenarin në kokën e Kryeministrit.

Dëgjova këtu se u përmend baza ligjore, është qesharake baza ligjore që përmendet këtu,

baza ligjore, neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “ E drejta e pronës private është e

garantuar”. Në të gjithë këtë histori që ne flasim për 8 mijë e ca metra katrorë pronë publike,

cilën pronë private po garantojmë ne, zonja ministre, të zotit Fusha, të kompanisë “Fusha” apo

kushdo qoftë? E ka të garantuar ai, nuk ka nevojë të na e tregoni ju këtu. Këtu po na e sillni

për të garantuar pronën publike dhe jo atë private. Këtu e keni bazën ligjore. Vazhdon me një nen

tjetër, 77, që thotë: “ Me shumicën e votave në Kuvend”. Vazhdon me një nen tjetër që tregon se

si miratohet ligji në Kuvend dhe anashkalon çdo ligj tjetër të Republikës së Shqipërisë, që flet për

të garantuar jo thjesht pronën publike, monumentet e kulturës, trashëgiminë kulturore, por edhe

ato ligje që vetë i kanë bërë si u ka dashur qejfi: “Për prokurimet publike”, “ Për koncesionet

dhe për partneritetin publik - privat”. Pse nuk u jeni referuar ligjeve “ Për prokurimet publike”

dhe “ Për koncesionet”? Ju thatë se nuk ka një bazë monetare, por 8 mijë metra katrorë tokë

publike, çfarë e konsideroni?

Page 58: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

58

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zonjë e nderuar, të lutem, të mbaroj, pastaj flisni ju!

E konsideroni një letër, që ta japim, se punë e madhe, nuk u bën punë fare shqiptarëve kjo!

Ka Kod Civil. Kodin Civil, shumë mirë shfrytëzojeni për pronat tuaja private, jepjani kujt t’ju

dojë qejfi, të ndërtojnë çfarë të duan, trajtojeni si pronë babe, nëse jua ka lënë baba, tuajat nëse

i keni blerë, me to mund të bëni çfarë të doni, por me tokën e shqiptarëve kur të vini këtu, duhet

të vini me dokumente serioze, rigoroze dhe jo me këto që, po jua përsëris edhe një herë, i vetmi

nen i Kushtetutës që përmendet si bazë ligjore është neni 41: “E drejta e pronës private është e

garantuar”, kur flasim për 8500 metra katrorë tokë pronë publike.

E kalojmë këtë histori, që është jashtëzakonisht shumë e rëndë dhe shikojmë disa fakte të

tjera. Në këtë relacion, ministrja ka shkruar se në vitin 2014 ka marrë lajmërim nga drejtori i

Teatrit se aty situata është shumë e rëndë. Sot jemi 5 vjet mbrapa. Çfarë përgjegjësie ligjore mban

kjo ministre, kjo qeveri, ky Kryeministër, dhe drejtori atje? 4 vjet aktorët, qytetarët atje kanë

qenë në rrezik për jetën dhe vjen pas 4 vjetësh, sikur e preu malli i madh për Teatrin Kombëtar,

për aktorët, për qytetarët që shkojnë atje dhe thotë: “ Ky është momenti që nuk mban më”. Të

gjithë këtë konkluzion ministrja e nxjerr pas 4 vjetësh, sepse vetëm pak javë më parë ka shkuar

atje një institut i menaxhuar nga ministrja, që në fakt duhet të fliste sot për Bibliotekën

Kombëtare edhe pse aty ka përmbytje dhe vihet zjarri pikërisht për shkak të kësaj fushe që ju

e konsideroni si të sigurt për të bërë investime. E kemi aty sheshin “Skënderbej” dhe shkojmë

e shikojmë se çfarë investim i sigurt është atje.

Duke marrë të gjitha këto konsiderata që na i shkruan ministrja në këtë relacion, të na

thotë një ndërhyrje, një akt ekspertize, një akt në fasadë, çfarë ka ndodhur në Teatrin Kombëtar

nga vitit 2014 e në vazhdim, që ministrja paska pasur dijeni se ishte në rrezik të madh.

Po me Teatrin Eksperimental, çfarë keni, edhe ai është në rrezik të madh për t’u shembur

dhe për të mbetur njerëzit brenda? Ajo është e njëjta godinë, si gjysma e një godine të ndërtuar

në të njëjtën periudhë kohe. Qëndroka në këmbë, është e mirë, nuk ka rrezik të vdesë njeri aty

brenda, ndërsa kjo gjysma tjetër duhet të shembet dhe të hidhet në tokë, se kështu u erdhi në mendje

disa njerëzve që duan të përfitojnë nga ajo toka atje. Të na e thotë ministrja nëse e di. Nuk po

flas këtu për diferencën e metrave katrorë, sa ka publiku dhe sa ka privati. Zonjën ministre e

pyetëm 10 herë dhe nuk na e tha. E pyetëm 10 herë të na thotë një studim jo për 100 teatro të botës,

se kështu mund të them edhe unë se Teatri “ Globe” në Londër është bërë me paratë e shtetit, është

Page 59: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

59

ndërtuar siç ishte edhe pse ra në tokë. Mund të marrim shembuj teatrosh në mbarë botën, po si

nuk ka kjo ministri që vjen dhe sjell sot një projektligj për të dhënë pronën tonë publike, se kjo

është shumë e rëndësishme, për t’ia dhënë në shfrytëzim privatit që ai të bëjë çfarë të dojë me të...

Mirela Kumbaro - Nuk është e saktë që i jepet për shfrytëzim privatit...

Kejdi Mehmetaj- Të lutem, unë nuk ju ndërpreva!

Të vijë dhe të na thotë “ Unë kam këtë studim. Ky rikonstruksion kushton kaq lekë, ky

rindërtim kushton kaq lekë, ky projekt kushton kaq lekë dhe unë nuk i gjej dot këto lekë”. Nuk e

di, por në 5 vjet që e kemi pasur ministren këtu, nuk e kam dëgjuar një herë të vetme të na flasë

për një projekt mbi strukturën e Teatrit Kombëtar.

Kalojmë te diçka tjetër, se çudirat janë shumë të mëdha. Flitet këtu se toka e Teatrit

Kombëtar do të mbetet e njëjta, na e vunë si klauzolë, pasi u përballën me presionin e madh të

qytetarëve dhe të aktivistëve. Thonë se toka do të mbetet njëlloj, por ajo që nuk kuptojnë qytetarët,

nuk kanë faj, sepse nuk është në përditshmërinë e punës së tyre, është hilja që mund të bëhet

brenda kësaj, brenda rregullores urbanistike të qytetit, sepse, që ta dinë qytetarët, ajo tokë “Fusha

sh.p.k” do të futet për shfrytëzim, do të shtojë intensitetin e ndërtimit atje dhe do të shtojë po aq

kulla, në mos dyfishin, duke përdorur një hile tjetër, atë të intensitetit të ndërtimit, me një hile tjetër

pas saj, e cila do të shfrytëzojë godinën më të lartë në atë territor, që është një hotel në qendër të

Tiranës, ku të gjithë qytetarët e kanë parë se sa i lartë është.

Mund të vazhdojmë pafundësisht, sepse, për hir të vërtetës, i gjithë ky relacion, përveçse

është qesharak, është edhe kontradiktor, sepse në një fjali thuhet se ka vlera kulturore, në një tjetër

thuhet se është komplet i pavlerë dhe disa fjali i ka të nënvizuara. Imagjinoni një qeveri që

nënvizon me bold, mundësisht të na e bëjë me të madhe këtu dhe të na thotë se Teatri Kombëtar

nuk ka asnjë vlerë!

Merreni këtë...

Albana Vokshi- Në relacion e nisin historinë nga vitet ’44-’45.

Kejdi Mehmetaj – Shikojeni relacionin, mediet mund ta fokusojnë, ku thuhet: “Ndërtesë

e pavlerë”, me bold dhe me thonjëza, vetëm që ta kenë të qartë se kjo ndërtesë është pavlerë. Dilni

dhe pyesni njerëzit që dalin çdo ditë para Teatrit nëse ka ndonjë vlerë apo jo ajo ndertesë. Ata janë

çdo ditë atje.

Në qoftë se ajo zonë ka nevojë të zhvillohet, pse nuk ka një konkurs publik? Aty mund të

dalë një privat tjetër, i cili mund të marrë më pak nga ajo tokë dhe t’i japë më shumë Teatrit. Pse

Page 60: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

60

nuk hapet ky konkurs publik? Pse nuk thoni që nuk e keni miratuar akoma këtë ligj dhe mund të

vijnë edhe propozime më të mira? Por, çfarë bëni ju?! Shikoni se këtu fitohet më pak; këtu fitohet

më shumë; fryhet xhepi këtu, ju del më mirë llogaria dhe ia jepni atij, sepse jeni mësuar që të

merrni lekët. Unë nuk i drejtohem ministres, ajo bën detyrën e saj dhe është caktuar për të bërë

këtë punë, nuk kam asnjë lloj iluzioni që ajo mund të bëjë të kundërtën, por unë kam një thirrje

shumë të ndjerë për kolegët deputetë që janë këtu: mos bini në këtë lloj gracke, sepse ata do të

përfitojnë, ndërsa juve do t’ju ngelet vetëm turpi i votimit të një ligji të kësaj natyre, që do t’ju

ndjekë pas në të gjithë historinë. Kjo është njësoj si firmat që janë vënë në vitin 2002, që sot, për

ata deputetë që e kanë votuar, është krenari, ashtu do të jetë ky turp në qoftë se ju do të bini në

grackën e këtyre që do të fitojnë.

Faleminderit!

Albana Vokshi- Fjalën e ka zoti Nasufi.

Mirela Kumbaro – A mundem të them diçka për procedurë?

Duke qenë se në orën 16:00 unë do të jem edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese,

a mund të procedoj me përgjigjet?

Albana Vokshi- Ju do të rrini derisa t’u përgjigjeni pyetjeve.

Mirela Kumbaro – Unë jam e rrethuar nga kolegë, të cilët mund të vazhdojnë dhe në orën

16:00....

Albana Vokshi –Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë...

Mirela Kumbaro – Në krahun tim është zëvendësministrja, drejtori, sekretari i

Përgjithshëm dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë.

Në orën 16:00 ka mbledhje Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, i cili është komision

përgjegjës, prandaj propozoj që të vazhdojmë me përgjigjet, nëse s’dëshironi...

Albana Vokshi- Zonja Ministre, ne do të marrim kohën e duhur për t’iu përgjigjur të gjitha

pyetjeve. Juve do të jeni prezent, ose do ta shtyjmë mbledhjen derisa t’u përgjigjeni pyetjeve. Nuk

mund të talleni. Lini një orar për ta shtyrë dhe...

Mirela Kumbaro – Ashtu siç ndërpreva Komisionin e Ligjeve për të ardhur këtu...

Milva Ekonomi – Jo, t’u përgjigjet pyetjeve, pastaj të vazhdojnë kolegët e tjerë. Kjo është

e treta ndërhyrje që bëni. Ne jemi të gjithë seriozë.

Albana Vokshi – Milva, ne nuk po tallemi, ministrja do të rrijë deri sa të përgjigjet. Çfarë

do të thotë kjo?!

Page 61: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

61

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E kërkuan, e kërkoi edhe kolegu yt.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të lutem, mos na merr kohë.

Po, Fadil!

Fadil Nasufi – Në fakt, projektligji është shumë i qartë, sepse merr shkas nga procedura

për shprehjen e interesit të një subjekti që do të ndërtojë Teatrin dhe të zhvillojë zonën, me

pikënisje Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, pra projektligji, që na

është paraqitur, është me referencë shumë të qartë nga Këshilli i Ministrave, por ne vazhdojmë të

merremi me retorikën dhe politikën e ditës. Kështu që ne, si komision për dhënie mendimi, sot

kemi si mision që ta kalojmë projektligjin dhe komisioni përgjegjës, që merret me problemet e

zhvillimit urban, me problemet e partneritetit publik privat dhe me pikëpamjet e zhvillimit social

ekonomik, është Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Megjithatë, kolegët deputetë që morën

fjalën, nuk folën për përmbajtjen ligjore, por folën për axhendën politike që ka opozita e sotme.

Hapi i parë për miratimin e këtij projektligji fillon me ministritë përgjegjëse që e kanë fushë

veprimi, duke filluar nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës

dhe Avokati i Popullit, dhe hapi i dytë është ngritja e komisionit të negocimit, kalimi në parlament

dhe pjesa analitike e kontratës, që sërish do të vijë në komision dhe do të kalojë në parlament.

Albana Vokshi- Çfarë do të bëjmë tani?

Fadil Nasufi – Ne duhet ta miratojmë, të mos humbasim kohë, sepse..

Albana Vokshi – Jo, more, për çfarë jemi ne këtu, sepse po na fyeni?!

Fadil Nasufi – Grupet e interesit janë dëgjuar në komision. Në kontaktet që ka zhvilluar

kryetari i bashkisë dhe ministrja, është rënë dakord për zhvillimin dhe për ndërtimin e tetarit. Edhe

ju jeni koshientë që, sipas studimit që ka bërë Instituti i Ndërtimit, sipas studimit që ka bërë

institucioni i mbrojtjes nga zjarri dhe institucionet e specializuara, ky objekt, në ligjëratë të drejtë,

duhet të shembet dhe nuk duhet të luajmë as me nostalgji dhe as me referenca politke, sepse nuk

është normale që në vitin 2018 të ekzistojë një institucion, që nuk i bën më nder kombit shqiptar,

artit shqiptar dhe skenës shqiptare.

Albana Vokshi – Kush i bën nder, vjedhja që po i bëni pronës publike?! Ai i bën nder?!

Ai ju bën nder juve, Fadil?

Page 62: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

62

Fadil Nasufi – Po, modeli ynë, kjo qeveri, Edi Rama dhe ministrja duhet të falënderohen

për modelin e ri të ndërtimit që futi elementet e së bukurës, elementet e estetikës përballë të gjithë

zhulit, kioskave dhe përballë të gjithë modelit kaotik të zhvillimeve urbane.

Statusi juridik i zonës historike është i argumentuar ligjërisht që nuk qëndron më dhe

modeli i financimit me partneritet publik privat është i pari që zhvillohet në fushën e kulturës, pasi

partneritete dhe koncesione janë dhënë edhe në fusha të tjera. Ju e dini se si i keni dhënë dhe, në

qoftë se këtu ka dyshime për korrupsion, për përvetësim dhe paligjshmëri, keni institucionet e

drejtësisë dhe keni të drejtën tuaj morale të shkoni dhe të vendoseni atje. Nga e gjithë kjo ne

mësuam një gjë, që ju njohët disa artistë vetëm kur morën mikrofonin, të cilët nuk i keni njohur

për 20 vjet dhe disa politikanë, si puna juaj, u bënë aktorë.

Albana Vokshi – Nuk do të shkojnë në prokurori, por në burg, a e kupton apo jo?! Do të

shkoni në burg! Kuptojeni këtë! Mos u bëni pis nga ai qymyri që tha kolegu juaj!

Fadil Nsufi – E kemi kuptuar. Fëmijët tanë nuk duhet të rriten dhe të edukohen me

institucionet kulturore që janë shëmtira, por duhet të rriten me institucione dinjitoze,

konkurruese....

Albana Vokshi –Do të shkojnë në burg! Do të vihet drejtësia, sepse nuk të lejon kush që

në mes të Europës të vjedhësh pronën; nuk të lejon kush të shkelësh Kushtetutën!

Fadil Nasufi – Provojeni votën prapë dhe shikojeni se kush ka të drejtë para sovranit. E ka

shembulli i ndërtimit dhe i rilindjes urbane me Pazarin e Ri, me rindërtimin e Piramidës nën

mbështetjen e fondit shqiptaro-amerikan, një model tjetër shembullor.

Albana Vokshi – Pikërisht prej krimit dhe korrupsionit jua mbylli dyert Europa. Ja ku

jemi! Fajtori i vetëm është ai!

Fadil Nasufi – Albana, mos fol për ligjshmëri, sepse kryetari juaj i bashkisë filloi me

pallatin e tij në konflikt të hapur interesi...

Albana Vokshi – Lëreni, sepse nuk ju ecën kjo! A e dini se sa të dobët e keni argumentin,

apo jo?! Aty po vidhen 9 mijë metra katrorë.

Fadil Nasufi – E njoh mirë ligjin unë, sepse kam ushtruar funksionin.

Albana Vokshi – Si nuk ju kanë dhënë një argument tamam, të paktën?!

Fadil Nasufi – Ky është argument. Ju argumentoni me sipërfaqe dhe nuk ju vjen mirë,

kështu që do ta shijoni pas tre vjetësh Teatrin dhe do të trokisni me fëmijët tuaj te salla e re.

Ju faleminderit!

Page 63: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

63

Albana Vokshi – Kjo është vjedhje. Distancohuni, sepse kjo është vjedhje! Po vidhni tokë

publike. Si mund të jeni kaq të qetë?! Distancohuni, sepse është e turpshme. Po pastroni paratë e

drogës, prandaj na u mbyllën të gjitha dyert e Europës.

Milva Ekonomi – Po jepet sipërfaqe publike dhe po merret një e mirë publike...

Albana Vokshi- E vetmja e mirë sot është që, falë presionit të opozitës, 5522 metra katrorë

do t’i mbeten Teatrit.

Milva Ekonomi – Jo, ai nuk ishte presion, por procedura që ligji i vendos në faqen zyrtare

të ministrisë...

Albana Vokshi - Tërhiquni, sa nuk është vonë! Vjedhje dhe vetëm vjedhje!

Milva Ekonomi – U thirr Ministria e Kulturës, bashkia dhe komuniteti i artistëve dhe u

negociua për një gjë, që ishte dhënë në konsultim me publikun.

Albana Vokshi – Ku e keni konsultimin, apo me falsifikime? Ju nuk patët turp dhe

falsifikuat firmat e aktorëve.

Milva Ekonomi – Absolutisht jo! Të gjitha janë bërë me kryetarin e bashkisë dhe me

ministren e Kulturës.

Albana Vokshi –Turp i madh, falsifikuat firma!

Romeo Gurakuqi – E nderuar, zonja Ministre!

Sot, në këtë komision, nuk do të zhvillohej asnjë diskutim, në qoftë se nuk do të bëhej fjalë

për një rast grabitjeje të pronës publike. Ju dhe kolegu Ulqini ndoshta kujtoni se fshiheni pas teorisë

së rinovimit të Tiranës ose modernizimit të Tiranës, por qytetarët dhe ne e kemi të qartë se pjesa

thelbësore e aktivitetit të qeverisë, që ju keni ardhur ta mbroni këtu, vjen nga përpjekja për të

investuar paranë, që vjen nga firmat e dyshimta. Nuk keni bërë asnjë verifikim paraprak, as ju dhe

as qeveria, mbi bazamentin e pasurisë dhe të ardhurave që keni tenderuar në veprat kryesore

publike në Tiranë dhe kudo tjetër ku keni dhënë leje për ndërtim kullash.

Mirela Kumbaro – Ku e mbështesni ju këtë, zoti Gurakuqi? E keni komplet të pavërtetë

këtë akuzë.

Romeo Gurakuqi – Ju ndoshta mendoni se populli kujton se burgjet e këtij vendi janë

strofka të sigurta të shtetit, kanale të komunikimeve, të cilat janë plotësisht nën kontrollin e

organeve të sigurisë, por ne të gjithë e dimë se një pjesë e urdhrave për firmat që vini ju dhe

vëllezërit tuaj kryebashkiakë, vijnë pikërisht prej këtyre strofkave, për paratë e të cilave ju nuk jeni

aq krenarë sa dukeni, para deputetëve të opozitës.

Page 64: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

64

Unë e ndiej të nevojshme t’ju bëj disa pyetje teknike lidhur me atë që ju pretenduat se do

të mbronit. Ju pretenduat se jeni ministre e një qeverie të përgjegjshme dhe unë, si deputet i

opozitës, kam për detyrë t’ju pyes nëse ju ndieni detyrimin që, në rrethanat e mungesës së një

gjykate kushtetuese, ku ka një kundërshti kaq të madhe midis opozitës dhe jush, midis një pjese të

mirë të popullit dhe jush në lidhje me një shkatërrim dhe grabitje të pronës publike, të prisni deri

në riinstalimin e Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi, që është institucioni i vetëm garant, i cili

përcakton se kush ka të drejtë midis jush dhe nesh. Në qoftë se ju jeni vërtet një qeveri e

përgjegjshme, a mund të jepni kohën e mjaftueshme?

Së dyti, dua të di se si funksionon vendimmarrja në qeverinë tuaj. Domethënë

vendimmarrja merret në kabinetin e ministrave dhe në Këshillin e Ministrave? Dua të di për rastin

në fjalë: a është diskutuar nga një strukturë e ngushtë e Këshillit të Ministrave dhe a e keni të

dokumentuar dhe të protokolluar në dokumentacionin e institucionit tuaj?

Së treti, gjatë shpjegimit tuaj, ju, nuk e di për çfarë arsye, keni ngatërruar disa herë, të

paktën dy gjëra, nevojën e rindërtimit dhe rikonstruksionit të teatrit me konceptin e vendosjes së

teatrit nën 6 kulla, gjë që...

Mirela Kumbaro- Nuk e kam thënë asnjëherë këtë gjë.

Romeo Gurakuqi – Po, e keni bërë.

Mirela Kumbaro – Asnjëherë!

Romeo Gurakuqi – Së dyti, keni ngatërruar herë pas here...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zonja Ministre, ju kam dëgjuar me shumë vëmendje dy herë sot, edhe në Komisionin e

Ligjeve, edhe këtu. E keni ngatërruar këtë, ashtu siç keni ngatërruar konceptin e modernizimit me

transferimin e një prone publike në duart e një kompanie, së cilës para pak muajsh i keni dhënë

19,5 milionë euro në një vend të varfër, shumë të varfër, që nuk ka aq shumë para, sa të kryejë

shndërrime të tilla të sheshit qendror, në një kohë kur ai ekzistonte. Këto shifra janë marrë nga

Bashkia e Tiranës dhe mund t’jua argumentoj këtë. Ju, përsëri së njëjtës firmë doni t’i jepni një

tjetër hapësirë dhe nuk shpjegoni se sa sipërfaqe toke do t’i jepni dhe kur u bë kjo kompani pronar

i kësaj sipërfaqeje afër Teatrit Kombëtar?!

Pyetja e fundit që dua t’ju bëj, zonja Ministre, në respekt të dijeve tuaja dhe të kontributit

që keni dhënë në fushën e përkthimeve dhe të kulturës shqiptare. Jeni duke shoqëruar në aktivitetin

tuaj një njeri që ka zhveshur shpatën dhe po kall në tmerr Republikën e këtij vendi dhe pasurinë

Page 65: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

65

publike të Shqipërisë. Si është e mundur që ju jeni kaq pranë dhe kaq e vendosur në mbrojtjen e

një qasjeje kaq delirante dhe kaq antikombëtare dhe një grabitje të hapur të pronës publike?

Faleminderit!

Mirela Kumbaro – Me lejen tuaj, do t’u përgjigjem në mënyrë të përmbledhur, ndoshta

gjërave më kryesore...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Faleminderit, që ma dhatë fjalën!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë do të përgjigjem në mënyrë të përmbledhur, ashtu sikurse me respektin maksimal për

komisionin tuaj, lash në mes komisionin tjetër, duke ua lënë këtë detyrë kolegëve. Unë do të

përgjigjem në mënyrë të përmbledhur, për të vijuar me komisionin e tretë dhe kolegët e mi do të

vazhdojnë të përgjigjen. Dua ta nis nga zoti Boçi, i cili më referoi seancën e fundit.

Albana Vokshi – Vazhdojmë, pastaj atë e vendosim ne, në komision, dhe jo ju.

Mirela Kumbaro - Zoti Boçi, megjithëse ai nuk është, po e them: unë nuk e njoh gjuhën

e dhunës, një komunikim që nuk është imi. Kështu që, kur nuk e njoh gjuhën, nuk flas.

Për sa u përket të gjitha shqetësimeve që ngriti zoti Boçi, për përdorimin e hapësirave të

godinës së Teatrit Kombëtar në vitet 2000, keni pasur 8 vjet kohë për t’u marrë gjerësisht me të

dhe për t’i nxjerrë fundin kësaj pyetjeje që bëni sot. Ajo që do të ishte me shumë interes për

publikun, do t’i kërkoja zotit Boçi, por edhe kolegëve të tjerë të Partisë Demokratike, meqenëse

këtu është edhe një nga paraardhësit e mi, zoti Bumçi, është të dinte se çfarë u bë me 6 milionë

dollarët e nxjerrë nga taksapaguesit shqiptarë në vitet 2009-2010 për të ndërtuar një teatër, ku nuk

pati asnjë diskutim publik, brenda Piramidës dhe, më pas, me një ligj të posaçëm për ndërtimin e

kompleksit të ri parlamentar, 3 milionë prej tyre, tashmë të tenderuara, u groposën brenda në

Piramidë gjë për të cilën nuk dha njeri llogari dhe sot e kësaj dite ato para u zhdukën.

Albana Vokshi – Çfarë bëtë ju?! Po ju çfarë bëtë?!

Mirela Kumbaro –Ato para u groposën dhe nuk u ndërtua asnjëherë ai teatër, por u vendos

që të ndryshohej dhe të bëhej parlament.

Albana Vokshi – A keni 5 vjet ministre, apo jo?!

Mirela Kumbaro – Për sa i përket shatërvanit te sheshi “Nënë Tereza”, ishte pjesë e një

projekti të përbashkët...

Zoti Shalsi, po vij.

Page 66: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

66

Albana Vokshi – Do të flasë edhe zoti Bumçi, para se të ikni.

Mirela Kumbaro - ... me Bashkinë e Tiranës në vitin 2014 dhe një projekt u realizua në

një bashkëpunim midis Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës në vitin 2014, pjesë e

rehabilitimit dhe rikthimit në identitet të sheshit “Nënë Tereza”. Kjo ishte për t’iu përgjigjur zoti

Boçi për sa i përket shatërvanit në sheshin “Nënë Tereza”.

Ndërsa, për sa i përket statusit “monument kulture”, sigurisht dokumentet nuk i shpika unë.

Këtu kam dy dokumente, madje një pjesë jua kam dërguar edhe në përgjigjen e shkresave tuaja,

qoftë të vitit 2004, në të cilin cilësohet nga Këshilli Shkencor si ndërtesë pa vlerë, qoftë në urdhrin

e vitit 2007, ku shpallen shumë objekte monumente kulture, në fakt, përfshirë edhe Piramidën, por

nuk përfshihet ky institucion.

Nga ana tjetër, në qoftë se do ta kishit bërë këtë gjë, keni qenë 8 vjet në qeveri dhe mund

ta kishit shpallur 20 herë Teatrin monument kulture, por nuk e bëtë.

Për sa u përket të gjitha deklarimeve të mia....

Albana Vokshi – Por nuk e shkatërruam, siç po e shkatërroni ju.

Mirela Kumbaro - ... lidhur me datat, mund t’u rikthehemi kur të doni të bëjmë një

kronologji të saktë dhe u qëndroj një për një.

Albana Vokshi – Patjetër.

Mirela Kumbaro – Lidhur me komentet që u bënë nga zonja Mehmetaj, pa dyshim unë

kam 4 vjet që flas dhe kanë folur edhe të tjerë para, edhe pas meje, për gjendjen skandaloze në

Teatrin Kombëtar dhe jo vetëm, por edhe në Teatrin e Operave dhe Baletit dhe në gjithë të tjerët,

sepse është Ministria e Kulturës, e gjithë Shqipërisë. Ajo çfarë kemi bërë është se kemi ndërhyrë

pjesërisht për të garantuar, e theksova në relacionin tim, mbijetesën, për të garantuar parametrat e

sigurisë, duke nxjerrë jashtë shpërdorimit shumë pjesë të asaj godine, sepse projektet piqen, kështu

sikurse i kemi diskutuar në këto vite.

Për sa u përket pyetjeve të zoti Gurakuqi, me respektin maksimal, edhe unë për të gjithë

studimin tuaj zoti Gurakuqi, më bëtë pyetje në Komisionin e Ligjeve dhe iu përgjigja një më një,

megjithëse ju nuk denjuat që të qëndronit, por nuk ka problem, mund të vazhdoj.

Romeo Gurakuqi – Për arsye administrative.

Mirela Kumbaro – Edhe unë për arsye administrative, jam e detyruar ta lë këtë komision,

duke ju falënderuar dhe të vazhdoj në komisionin tjetër, njësoj si zoti Gurakuqi pak më parë.

Albana Vokshi – Jo, do të dëgjoni zotin Bumçi.

Page 67: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

67

Mirela Kumbaro – Është këtu zëvendësministrja.

Albana Vokshi – Zonja Ministre, dëgjojeni zotin Bumçi, sepse e akuzuat.

Mirela Kumbaro – Nuk e akuzova për asgjë.

Albana Vokshi – Atëherë, dëgjojeni për respekt.

Mirela Kumbaro – Për respekt janë këtu zëvendësministrja, sekretari i Përgjithshëm dhe

përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë.

Albana Vokshi – Ju nuk mund të ikni kështu, siç jeni mësuar të bëni gjithmonë. Realisht,

kjo është e papranueshme. Domethënë, ministrja nuk mund të vijë dhe të ikë sipas qejfit, kur i

teket, të vijë dhe kur i teket, të ikë! Jo, nuk është ashtu! Ne nuk mund të tallemi me procedurat

parlamentare.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të gjithë kolegët nuk kanë folur dhe duan t’i bëjnë pyetje ministres. Kështu që nuk mund

të vazhdohet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kush është kabineti?

Milva Ekonomi – Ja ku është sekretari i Përgjithshëm.

Albana Vokshi - Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë të drejtë të vijë këtu. Unë kam

pyetjet për ministren, jo për zëvendësministren.

Milva Ekonomi – Është dhe zëvendësministrja këtu.

Albana Vokshi - Jo, nuk bëhet fjalë.

Aldo, thuaj dy fjalë, por më pas do ta ndërpresim mbledhjen, sepse nuk mund të vazhdohet

kështu. Me mirëkuptimin tuaj, mbledhjen e shtyjmë për nesër.

Aldo Bumçi – Unë isha në Komisionin e Ligjeve dhe i drejtova 3-4 pyetje ministres dhe

zëvendëskryetarit të bashkisë, por nga kjo lëvizje nga komisioni në komision, nuk morëm përgjigje

aty, sepse ministrja erdhi këtu; këtu nuk morëm përgjigje, sepse shkon te komisioni tjetër,

ndërkohë vëmendja nuk është, sepse është Kampionati Botëror. Shkurtimisht, besoj se historia

njihet, u bë një projekt për parlamentin e ri, projekti u bë, morën pjesë disa firma. Por për shkak

të krizës financiare që filloi nga viti 2009, kostoja e atij parlamenti ishte shumë e lartë, u vendos

që burimet financiare të Shqipërisë të shkonin në ndërtime rrugësh, si tuneli i Elbasanit, ujësjellës

dhe jo ndërtim të një parlamenti të ri. Pra, nevoja e vendit nuk ishte parlamenti i ri. Çfarë

Page 68: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

68

investimesh të tjera janë bërë në atë qendër për ta mirëmbajtur, janë aty dhe lehtësisht të

verifikueshme.

Dua të them tri gjëra:

Së pari, me këtë ligj ky parlament zhbën veten e tij. Ky ligj i heq autoritetin parlamentit të

Shqipërisë, sepse, patjetër ka ligje të mira, ka ligje jo aq të mira, por një ligj që e zhbën parlamentin

është pikërisht ky, që kërkohet të votohet me sy mbyllur, të ktheheni në noterë të këtij ligji.

Së dyti, Shqipëria është shumë e varfër me pasuri publike dhe 8500 metra katrorë në mes

të Tiranës janë një pasuri shumë e madhe. Një qytet nuk ekziston për sot, 8 mijë metra katrorë për

një Teatër të ri nuk janë asgjë, qyteti do të ekzistojë për dekadat dhe për shekujt që vijnë. Ato 8500

metra në zemër të Tiranës mund të përdoren shumë më mirë në një moment kur ky vend të ketë

burime për t’i ngritur vetë institucionet e tij. Pra, qyteti nuk ndërtohet sot për sot. Pjesa më e bukur

e këtij qyteti është ndërtuar nga një vizion, kur Tiranë ishte me numër popullsie fshati, dhe është

pjesa më e bukur. Atëherë, si e japim ne 8500 metra katrorë në zemër të Tiranës për të marrë vetëm

një teatër?!

Së fundi, janë lidhur marrëveshje për rindërtimin e Piramidës, nuk jam kundër mbrojtjes

së trashëgimisë, edhe asaj komuniste, sepse është pjesë e historisë sonë është. Ajo Piramidë është

ndërtuar për ta bërë të pavdekshëm Enver Hoxhën. Ka fonde për të mirëmbajtur trashëgiminë e

periudhës komuniste, por nuk ka fonde për të mirëmbajtur trashëgiminë më të bukur të Tiranës, që

është e projektuar në kohën e Mbretërisë. Teatri është projektuar në vitin 1938, në kohën e

Mbretërisë.

Tjetër, mendoj se edhe një privat në Tiranë që jep tokën për ndërtim, merr 40% -50% të

sipërfaqes së ndërtuar. Të japësh 8500 metra katrorë sipërfaqe për ndërtim në zemër të Tiranës,

ajka e ajkës, pa asnjë procedurë dhe pa konkurrim, mendoj se fjalët janë të tepërta! Edhe një herë

me këtë ligj parlamenti zhbën vetveten, nuk ka më vlerë të ekzistojë. Pse duhet të ketë nevojë për

parlament nëse edhe për një ligj të tillë, nuk ka kurajën asnjëri prej jush të rezistojë!

Faleminderit!

Milva Ekonomi – A mund të bëj një sqarim për këtë pjesë, se si e shikojmë ne zhvillimin

e Tiranës? Në fakt, të gjithë ne këtu kemi lexuar filozofë, sepse të gjithë kemi formim, por ëshë

një burrë, që e ka emrin Anthony Giddens, që mbahet si babai i “Rrugës së tretë”. Në Shqipëri ka

ardhur 5 vjet më parë, nuk e di kush nga ju ka qenë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 69: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

69

Ndërkohë, ka ardhur këtu dhe ka marrë honoris causa nga universitetet shqiptare.

Formimin e tij bazë e ka inxhinier gjeolog dhe ka bërë një shpjegim. Ai shpjegonte se çfarë ndodh

te kjo bota jonë që po zhvillohej kur rritej popullsia e botës. Ajo që ishte shumë e rëndësishme në

atë shpjegim që ai bëri, ishte se si duhet ta interpretojmë sot atë që quajmë SWOT analysis, dhe

thoshte: “Të gjesh ato që janë fuqitë dhe dobësitë e një projekti është shumë kollaj, por në botën e

sotme, ku përqendrimi i popullsisë dhe lëvizjet janë shumë të mëdha, se njerëzit shkojnë drejt

shërbimeve; qeveritë, vendimmarrësit, politikbërësit kanë për detyrë të shpjegojnë atë që është

“oportuniteti dhe kërcënimi”. Domethënë, po ta shikosh në këtë këndvështrim, Teatri është

pikërisht duke kaluar këtë gjë: kërcënimin nga situate e vështirë arkitektonike dhe që ka edhe

oportunitetin e ribërjes, që lidhet me një sasi parash që mund të hidhen atje.

Së dyti, nuk e di në qoftë se ju keni dëgjuar shpjegimin që u bë për Planin Rregullues të

Tiranës në prillin e vjetshëm, ku erdhi arkitekti milanez, Stefano Boeri. Ai solli një filozofi, që

është filozofi botërore dhe thoshte: “Në botën e sotme perëndimore një gjë e rëndësishme është që

ne duhet të zhvillojmë qytetet mbi atë që quhet brownfield redevelopment.”. Domethënë, ne nuk

mund të shkojmë atje ku ka greenfield, pra të hapim një investim nga e para, sepse greenfield-i

kushton 4 herë më shumë se sa brownfield-, ndërkohë dha për Shqipërinë dhe Tiranën këtë ide:

“duhet t’i intensifikoni zonat që kanë intensitet të ulët, kryesisht zonat e qendrës”. E ndau Tiranën

në 5 segmente të zhvillimit dhe vuri hapat e zhvillimit. Pra, kemi dhe një argument tjetër që na

sjell te kjo logjikë.

Së treti, a kemi ne, shqiptarët, një kulturë me përdorimin e parave dhe të tenderimeve

publike, nga forma që ne njohim, sepse nuk dalim dot jashtë traditës? Ne themi fond publik dhe

PPP-i, për të cilat bëjmë diskutime shumë të mëdha, kryesisht negative, sa ndonjëherë as që i

kuptojmë. Ky është një sistem të menduari që na vjen nga e kaluara jonë. Prandaj mendoj se na

duhet pak kohë për t’u edukuar. Kështu që, jemi në një moment kur kemi një kërkesë private për

të ndërtuar një gjë publike, që ngelet publike. Në fakt, po ta shikojmë, ne kemi një mundësi.

Albana Vokshi – Kush mbetet publik?

Milva Ekonomi – Tetari mbetet publik.

Albana Vokshi – Çfarë teatri, po gjithë pronën tjetër, ku e ke?!

Milva Ekonomi - Mbetet publik

Albana Vokshi – Po pjesën tjetër të pronës, si e bëjmë?

Page 70: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

70

Milva Ekonomi – Bëhet një teatër, i cili nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, sepse po ta

sjell një emër, i cili është një nga emrat më të mëdhenj të 20 vjetëve të fundit në arkitekturë.

Albana Vokshi – Milva, jam shumë dakord.

Milva Ekonomi – Po ju shpjegoj të gjitha këto gjëra dhe mendoj se ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Të bëj një propozim...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Shikoni sa i bukur u bë sheshi dhe mori çmim; Lungomarja e Vlorës

hyri në garë. Pra, kemi disa gjëra që duhet të krenohemi për arritjet që ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ka lidhje, sepse janë projekte të një dimensioni tjetër. Ju lutem, ta shikojmë kështu.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Fjalën e ka zonja Malaj.

Nora Malaj – Të dashur miq dhe qytetarë të këtij vendi,

Edhe në shqetësimin që kemi duhet të kuptojmë një gjë: të gjithë këtu jemi njerëz të

zgjedhur dhe në fund të ditës të gjithë jemi shqiptarë, kemi një qeveri që është e jona, dhe është

një pronë kombëtare dhe një pronë private. Askush nuk thotë pse nuk ndërtojmë më të mirën dhe

prishim një që është problem. Që në krye të herës fillohet me fjalën “transparencë”, që nuk është

as imja, as juaja, as e ministrisë dhe as e institucioneve. Kur fillon transparencë dhe dialogim, që

në krye të herës thuhet: “Të dashur shqiptarë, për pamundësinë që kemi, duam ta bëjmë më të

mirë, dhe do ta bëjmë me një, dy, tre, katër”. Ne këtu kemi 4 muaj plot, por 4 muaj plot, qëkur na

kanë bërë kërkesë artistët, me kujdesin më të madh për të mos u politizuar kjo gjë, që e kemi

ndjekur dhe kemi qenë të gjithë këtu bashkë edhe pozitë, edhe opozitë dhe thamë do shkojmë t’i

dëgjojmë. Shqetësimi i tyre ishte shumë i qartë, thirrën disa herë dikasteret qendrore, që bëjnë

politikat e zhvillimit dhe ju thanë “hajdeni dhe na bëni sqarimin”. Unë sot jam ndjerë

jashtëzakonisht e fyer në inteligjencën intelektuale dhe qytetare.

Nëse kam shkuar tek Teatri, nuk kam shkuar si deputete, por si qytetare e këtij vendi, si

Nora, që ka një vlerë në të gjithë formimin e saj; por jo vetëm Nora, po edhe ajo që quhet memorie

institucionale e një vendi, se ka edhe memorie, nuk fillohen të gjitha gjërat nga viti zero.

Nëse gjërat do t’i ruajmë në memorie, do t’i bëjmë shumë të mira, jam jashtëzakonisht

shumë mirë. Por nuk mundet të na vijë ministrja, të na fyejë dhe të na vërë kronometër! Nuk

Page 71: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

71

mundet ministrja të fshihet pas kryetarit të bashkisë, sepse është Teatër Kombëtar, nuk është teatër

qytetar, nuk është i një qyteti. Pse të përdoret aftësia e kryetarit të bashkisë për t’u fshehur mbrapa?

Nëse thuhet se ne duam ta bëjmë se ka një, dy, tre probleme, hajde të biem dakord. Është e mirë

kombëtare dhe publike, ndaj hajde të biem dakord. Por jo të fyhemi në këtë moment “se unë e kam

me vrap!”. Pastaj, çfarë janë këto projektligje që vijnë vetëm me përshpejtim dhe me

zëvendësministra “në mungesë dhe me porosi”?! Kjo është si të tallesh.

Janë disa gjëra shumë të rëndësishme, që nuk mund të bëhen dot “në mungesë dhe me

porosi”. Pra, duke e parë nga ana procedurale, qytetare, nga vlerësimi i komisionit dhe nga

përgjegjësia jonë, të gjitha gjërat janë të barabarta me zero. Kjo realisht më ka shqetësuar shumë,

qoftë në mbrojtje, qoftë në oponencë se, në fund të ditës, oponenca që ne po bëjmë është për ta

rregulluar gjënë. Dikush e sheh në këndvështrimin e Milvës, dikush tjetër si Albana, dikush si

Kejdi, dikush si unë, por çështja është ta diskutojmë, ta rregullojmë këtë gjë.

Askush nuk e vë dhe nuk e kryqëzon askënd, por jo deri aty sa për të mos dëgjuar, për të

mos debatuar, për të mos dialoguar, për të mos nxjerrë konkluzione apo, tek e fundit, edhe për të

mos rregulluar! Ky është i gjithë meraku, që në fund, nesër, të mos na diskutojnë si të paaftë në

vlerësim dhe në vendimmarrje.

Milva Ekonomi – A mund të shtoj edhe diçka tjetër, vetëm një gjë, që ta kemi parasysh?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – A mund të bëj një propozim, të lutem? Shiko sa pyetje kam këtu, për të

cilat, së pari, nuk kam marrë përgjigje!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, pra, nuk kam marrë përgjigje!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese është komision përgjegjës; atje do

të shkojë, nuk diskutohet.

Albana Vokshi – Dakord, Milva, po ne çfarë përgjigjeje morëm? Nuk morëm asnjë

përgjigje.

Milva Ekonomi – Nuk e menaxhuam kohën.

Albana Vokshi – Ajo nuk ka jetuar asnjë ditë në Shqipëri.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më fal tani!

Page 72: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

72

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Me mirëkuptimin edhe të zëvendëskryetares, propozoj ta ndërpresim mbledhjen.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë nuk kam marrë asnjë përgjigje për asnjë pyetje, madje kam dhjetë ose njëzet pyetje të

tjera këtu. Ndaj, propozoj ta ndërpresim mbledhjen këtu dhe ta vijojmë nesër në orën 11 ose në

orën 12, kur të dojë ministrja, le ta caktojë ajo orarin!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk ta dhashë fjalën! Të lutem, mos e merr!

Oltjon Muzaka – Nuk po e marr vetë, po ju marr leje!

Albana Vokshi – Jo, nuk e merr dot fjalën, sepse për ju ka mbaruar!

Oltjon Muzaka – Jam i gatshëm t’i përgjigjem çdo lloj pyetjeje, prandaj po e marr.

Albana Vokshi – Jo, nuk e ke tagrin ti të më përgjigjesh sot, e kupton këtë? Është vetëm...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, e drejta i takon vetëm anëtarit të kabinetit!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kur të bëheni anëtar kabineti, mund të vini dhe të përgjigjeni me dëshirën më të madhe!

Atëherë, e përsëris, bashkë me mirëkuptimin e zëvendëskryetares së komisionit, ju lutem,

se është edhe ndeshja e futbollit... Përndryshe, unë kam një mal me pyetje të tjera. Meqenëse edhe

përgjigjet nuk i morëm, propozoj ta ndërpresim mbledhjen dhe ta rifillojmë nesër, kur të doni ju,

kur të dojë ministrja nesër dhe të vazhdojmë në mënyrë serioze, jo kështu tani, se u bëmë si çingije:

nga një komision tek tjetri, tek tjetri dhe nuk kemi marrë ende asnjë përgjigje.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ti nuk fole, për shembull! As ti nuk ke marrë përgjigje!

Ismet Beqiraj – Të lutem, Albana!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Milva, a biem dakord ta rinisim mbledhjen nesër?

Ismet Beqiraj – Albana, duke marrë edhe mirëkuptimin e kolegëve...

Albana Vokshi – Por të paktën ta bëjmë paksa serioze këtë gjë!

Ismet Beqiraj – ...edhe të profesor Romeos, kolegut Luan...

Albana Vokshi – Nuk kam mbaruar unë, Ismet!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 73: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

73

Si e merr fjalën ti?

Ismet Beqiraj – Ke folur...

Albana Vokshi – Nuk e kam mbaruar unë, o burrë!

Ismet Beqiraj – Nuk u lodhe?

(Zhurmë në sallë.)

Albana Vokshi – Nuk lodhem pra! Harrojeni se lodhem!

(Zhurmë në sallë)

Unë them “hajde ta mbyllim”, ti thua “a lodhesh”?!

Ismet Beqiraj – Të lodhemi edhe pak, të lutem!

Albana Vokshi – Mirë pra, tani, po them...

Ismet Beqiraj – Një fjalë do të them.

Albana Vokshi – Dakord, pra, por nuk e kam mbaruar unë! Ju lutem, se po bëjmë

kakofoni!

Ismet Beqiraj – E di si është muhabeti?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Lëre tani, që nuk e paske mbaruar! Të lutem! Ne diskutuam. Nuk kemi çfarë të diskutojmë

më tani.

Albana Vokshi – Milva, me mirëkuptimin tuaj, a është e mundur ta shtyjmë mbledhjen

për nesër?

Milva Ekonomi – Në fakt, edhe unë dua të bëj një propozim.

Nesër në orën 16:00 mblidhet Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe

Mjedisin, përsëri pasdite, sepse nesër në mëngjes, edhe po të duam ne ta kemi ministren, nuk e

kemi. Ka mbledhje qeverie në Shkodër, ku do të nënshkruajë një marrëveshje me Malin e Zi.

Albana Vokshi – Milva, kush është më e rëndësishme tani: ky projektligj apo

marrëveshja? Le të çojë zëvendësministrin në Shkodër.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Sot...

Albana Vokshi – Ndodh shpesh që shkon zëvendësministri.

Milva Ekonomi – Ne mund të bëjmë sot miratimin në parim të projektligjit dhe nesër të

mblidhemi për ta diskutuar nen për nen.

Page 74: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

74

Albana Vokshi – Ne nuk kemi marrë përgjigjet e pyetjeve, Milva, çfarë votimi do të bësh?!

Unë nuk kam marrë asnjë përgjigje! Shih sa pyetje kam! Nuk kam marrë asnjë përgjigje! Çfarë ju

kushton?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në këto dy ditë që na kanë mbetur, le ta shtyjmë për nesër. Çfarë ju kushton kjo? Madje

po heqim dorë nga dëgjesat dhe e lamë t’i bëjmë bashkë me Komisionin për Veprimtarinë

Prodhuese.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të paktën këtë na e lini! Le të shkojë zëvendësministri atje.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Ta hedhim në votë.

(Deputetja Bello ndërhyn pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Vilma, nuk po themi të shtyhet, por që të paktën këto dy ditë na lini të

sqarojmë dy gjëra. Po heqim dorë nga dëgjesat, se kishim një listë shumë të gjatë, dhe po i

bashkojmë me Komisionin për Veprimtarinë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kalon procedura e njëjtë tani, si në komision përgjegjës.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Me mirëkuptimin tuaj, e bisedova edhe me zëvendëskryetaren, e shtyjmë për nesër në orën

që doni juve!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Dëgjoni, ne mund të mblidhemi nesër për këtë gjë, por problemi që ne

kemi është se nesër duhet të bëjmë edhe diskutimin nen për nen.

Çështja tjetër...

Albana Vokshi – Mund ta shtyjmë nesër.

Milva Ekonomi – Në qoftë se ministrja nuk vjen nesër, çfarë do të na ndodhë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – T’i kërkojmë ministres...

(Debat në sallë.)

Milva, kjo është më e rëndësishme sesa një mbledhje...

Dy ditë na keni lënë, dy ditë do t’i shfrytëzojmë të plota, apo nuk është kështu?

Page 75: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

75

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ministrja erdhi në diskutimin nen për nen për ligjin “Për trashëgiminë kulturore”, nuk po

ardhka tani për këtë!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Ka axhendë.

Unë mendoj ta hedhim në votë në parim.

Albana Vokshi – Çfarë të hedhim në votë?!

Milva Ekonomi – Ta hedhim në votë për miratimin në parim dhe pastaj nesër e kalojmë

nen për nen.

Albana Vokshi – Nuk kemi marrë përgjigjet.

Ku e ke ministren?! Të ka ikur ministrja.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ne po ju kërkojmë ta shtyjmë për nesër.

Fidel Ylli – Përgjigje nuk keni për të marrë ndonjëherë, sepse ju i doni përgjigjet sipas

shijeve tuaja! Ministren e kishit tre-katër orë...

Albana Vokshi – Jo, Fidel, ministrja iku!

Fidel Ylli – Nuk pranuat!

Albana Vokshi – Tani, në qoftë se ju doni të ngrini dorën...

Fidel Ylli – Kur ne nuk merremi vesh, se e mira do të ishte të merreshim, të kemi votimin.

Hajde ta hedhim në votë dhe ta zgjidhim tani! Kaq e thjeshtë është.

Albana Vokshi – Fidel, po ju kërkojmë mirëkuptimin që ne sot ta ndërpresim këtu

mbledhjen, meqenëse ministrja iku në mënyrë demonstrative...

Fidel Ylli – Si iku në mënyrë demonstrative?!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ai është komision përgjegjës!

Albana Vokshi – Nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje times!

Fidel Ylli – Ai atje është komision përgjegjës.

Albana Vokshi – Nuk ka rëndësi fare!

Fidel Ylli – Jo, jo, është më i rëndësishëm ai sesa ky këtu!

Albana Vokshi – Merrni dhe lexoni Rregulloren.

Fidel Ylli – Është ai i pari.

Page 76: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

76

Albana Vokshi – Absolutisht jo!

Fidel Ylli – Ne jemi për dhënie mendimi, ndërkohë që ai komision merr vendime.

Albana Vokshi – Fidel, po ju kërkojmë diskutimin...

Fidel Ylli – Hidheni në votë!

Albana Vokshi – ...meqenëse ministrja nuk është, ta shtyjmë për nesër.

Fidel Ylli – Me votë.

Albana Vokshi – Me mirëkuptimin tuaj dhe...

Fidel Ylli – Hidheni në votë.

Albana Vokshi – ... heqim dorë nga dëgjesat.

Musa Ulqini – Hidheni në votë propozimin tuaj.

Albana Vokshi – Atëherë, do të bëjmë dëgjesat nesër.

Musa Ulqini – Jo, por hidheni në votë.

Albana Vokshi – Dakord.

Fidel Ylli – Hidheni në votë.

Albana Vokshi – Jo, jo, nuk kanë mbaruar pyetjet! Prit!

E doni kështu ju, vazhdoni!

Fidel Ylli – Hidhe në votë, Albana!

Albana Vokshi – Jo, jo!

Musa Ulqini – Hidhe në votë tani!

Albana Vokshi – Nuk e hedh dot, sepse ka pyetje! Më vjen keq!

Fidel Ylli – Çfarë pyetjesh? Kush ka pyetje?

Albana Vokshi – Kam unë pyetje.

Fidel Ylli – Bëjua pyetjet. Ja ku e ke sekretarin e Përgjithshëm.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Do të rrini? Shumë mirë, meqenëse doni të vazhdojmë, vazhdojmë!

Fidel Ylli – Vazhdoni, rrini sa të doni ju! Këtu jemi!

Albana Vokshi – Në rregull.

Fidel Ylli – Ja ku e ke sekretarin e Përgjithshëm, zëvendësministren, bëjua pyetjet!

Albana Vokshi – Jo, nuk dua as zëvendësministren, as sekretarin e Përgjithshëm!

Fidel Ylli – Shterojini sa të doni!

Page 77: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

77

Albana Vokshi – Zonja Zëvendësministre, më thoni një model të tillë në të gjithë botën,

më përmendni vetëm një!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më thoni një model të tillë, ku merret prona publike dhe i jepet privatit për të ndërtuar një

teatër me kulla ngjitur, një të vetëm!

Valbona Shujaku – Po ju jap dy modele: Gjermania dhe Holanda.

Albana Vokshi – Ku i keni? Ma tregoni pak çfarë është bërë te njëra dhe çfarë është bërë

te tjetra.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, jo, po pyes zëvendësministren!

Nuk ke... Më vjen keq tani!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kështu do ta bëjmë tani, qesharake?! E bëjmë qesharake!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, jo, më trego pak një model të tillë në të gjithë botën.

Valbona Shujaku – Janë “El Philarmonie” në Hamburg dhe “Kus Palace” në Dyseldorf

të Gjermanisë.

Albana Vokshi – Dakord.

E keni parë ndonjëherë juve si është Philarmonie?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Valbona Shujaku – Mua më janë dërguar për t’i bërë gati si program dhe për t’jua dërguar

si shembuj.

Albana Vokshi – A e keni parë Philarmonie-në si është?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

A e kuptoni çfarë palaçollëqesh keni shkruar në relacion? Shikoje ku e ke Philarmonie-në!

Ja pra!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Shumë mirë bëre që e tregove! Shikoni ku e keni pjesën e vjetër, që nuk është shkatërruar.

Si mund të sillni ju shembull Philarmonie-në këtu? Shiko ku e keni!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Dëgjo këtu!

Page 78: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

78

Kjo këtu poshtë...

Se ju jeni për turp!

Shikojeni!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Shiko këtu, Fate, meqenëse e nxore me ngjyra, se unë e kam pa ngjyra!

Keni vënë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk e hidhni dot në vote, pa shteruar të gjitha pyetjet!

Meqenëse nuk doni ta shtyni për nesër, as ndeshje nuk keni, asgjë!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Shih këtu, Fate! A nuk ju vjen turp juve? Shikojeni. Kjo Philarmonie që sillni shembull ka

qenë magazinë! As këtë nuk e kanë prishur. E kupton, apo jo?!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kjo ka qenë magazinë.

Dëgjoni pra, kulturohuni pak, se po shkruani, po sillni paçavure, po tregoni injorancën më

të madhe! Si mund të vihet kjo në relacion?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Shiko ku e ke! As e kanë prishur magazinën, more! Ju po prishni Teatrin!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Shiko ku e ke këtë të renë që është ngritur.

A ju vjen zor këtyre?!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, pra, po!

Magazinë është, futu lexoje!

Dëgjo, se në qoftë se ju nuk i bëni detyrat, o njeri, ne i bëjmë detyrat para se të vijmë këtu!

Tani, të lutem, futju leximit! Shiko ku e ke! Magazinën nuk e ka prishur, madje e ka ngritur këtë

modernen sipër!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Si? Ajo e Dyseldorfit ishte ndërtuar në vitin 1925. Çfarë flisni? A e kuptoni çfarë po thoni?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Thuhet aty: “Teatri i Firences”. Cili teatër i Firences? Sa teatro ka Firence?!

Page 79: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

79

Valbona Shujaku – Zonjë, komisioni, i cili është parashikuar të krijohet në bazë të këtij

projektligji, do të jetë ai që merr parasysh të gjitha propozimet dhe të gjitha gjërat që duhen trajtuar.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më lini të mbaroj, ju lutem!

Albana Vokshi – Nuk po ju pyes për atë!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Adelina Rista – Lëre ta mbarojë!

Albana Vokshi – Më thuaj një...

Valbona Shujaku – Të gjitha elementet që duhen paraparë në këtë teatër, të cilat ndoshta

nuk janë vetëm...

Albana Vokshi – Moj zonjë, zonjushë, se jeni në vendin e gabuar! Më mire, kur nuk i di

gjërat...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Valbona Shujaku – Të paktën të flas. Kini pak respekt!

Albana Vokshi – Më përmendët Philarmonie-në? Ja ku e keni!

Valbona Shujaku – Rëndësi ka që teatri do të ketë shumë më shumë nevoja nga ato që

janë paraqitur.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Si thatë?

Valbona Shujaku – Ka mundësi që teatri, si i tillë, do të ketë më shumë nevoja sesa kanë

parashikuar arkitektët ose ata të tjerët. Domethënë, grupi i negociatave...

Albana Vokshi – Çfarë lidhjeje ka grupi i negociatave?

Valbona Shujaku – Grupi i negociatave ka përgjegjësi të mblidhen bashkërisht dhe t’i

shohin të gjitha problematikat dhe të gjitha gjërat...

Albana Vokshi – A e kuptoni pyetjen që po ju bëj?

Valbona Shujaku – ...që i shfaq edhe grupi i interesit, të cilët thonë: këto janë gjërat që

nevojiten, këto janë gjëra për të cilat nuk ka nevojë...

Albana Vokshi – A po e kuptoni pyetjen që po ju bëj?!

Valbona Shujaku – ...këto janë praktikat botërore dhe këto janë ato që duam t’i kemi ne

në teatër.

Albana Vokshi – Jo, moj, zonjë!

Page 80: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

80

Valbona Shujaku – …Edhe për gjëra të cilat nuk mund t’i diskutojmë ne këtu, sepse nuk

e kemi asnjëri kompetencën për to.

Albana Vokshi – Jo, moj zonjë, e ke në relacion, ku ke thënë se është ky model...

Valbona Shujaku – Relacioni thotë: ne do të ngremë grupin, i cili ka për të diskutuar për

këto. Ai grup, pasi të bëjë gati dokumentin, e qarkullon tek të gjitha instancat e tjera, ku duhet të

kalojë.

Albana Vokshi – A e kuptoni se çfarë po flisni?

Valbona Shujaku – E kuptova.

Albana Vokshi – Jo pra, nuk e ke kuptuar!

Valbona Shujaku – E kam kuptuar shumë mirë, por, siç duket...

(Zonjat në fjalë flasin njëkohësisht.)

Gjuhën shqipe e kemi ndryshe ne.

Albana Vokshi – Edhe unë kosovare jam.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Valbona Shujaku – Sigurisht, se me të gjitha dokumentet që kam lexuar deri tani...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Krijohet një komision, i cili ka për t’i marrë parasysh të gjitha gjërat që...

Albana Vokshi – Këtë vjershën e kishit mësuar përmendsh shumë mirë!

Unë ju pyeta për tjetër gjë, sepse ju keni thënë në relacion që ka raste të ngjashme dhe më

keni sjellë tre të tilla: atë të Dyseldorfit; Philarmonie-në, që ja ku po ta sjell këtu, si dhe teatrin në

Firence, pa i vënë emër, pa asgjë.

Tani, ju talleni edhe me relacionin!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Valbona Shujaku – Këto janë disa gjëra shumë të thjeshta dhe krejt banale.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Jo, zëvendësministrja.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo.

Valbona Shujaku – Janë problematika të shumta që duhen diskutuar. Ngritje e

kapaciteteve njerëzore janë edhe ato. Ndoshta ky është elementi që duhet të futet në këtë

projektligj, i cili thotë: përveçse bëhen disa rregullime ose merren parasysh kërkesat e artistëve për

Page 81: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

81

të krijuar një institucion, që është i denjë për të mbajtur prova, për të mbajtur vetveten si institucion,

jo që të bazohet gjithnjë...

Albana Vokshi – Po ju në Kosovë i keni prishur?

Valbona Shujaku – ...në fondet e shtetit, domethënë diçka që mund të mbahet vetë.

Atëherë, për të ngritur kapacitetet e njerëzve, të cilët si krijues nuk mungojnë, por mungon pjesa

teknike për t’u ballafaquar me të gjitha nevojat që i ka teknika e teknologjisë teatrore, sepse bëhet

fjalë për ndriçimin, zërin, si dhe të gjitha të tjerat..

Më vjen keq ta them, por ne këtu nuk i dimë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Po për çfarë kemi ardhur? Çfarë po bëjmë?

Valbona Shujaku – Unë i di 80%, por janë teknologji që nuk njihen. Zëri, ndriçimi...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kejdi Mehmetaj – Më falni, zonja kryetare, a mund të bëj një pyetje?

Albana Vokshi – Po, zonja Mehmetaj.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kejdi Mehmetaj – Prit, një sekondë!

Albana Vokshi – Përgjigjen e desha nga zonja zëvendësministre, meqenëse ministrja...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kejdi Mehmetaj – Ju respektoj shumë të dyve, por më lejoni ta mbaroj fjalën!

(Një deputet flet pa mikrofon.)

Prit, pra!

Albana Vokshi – E dimë ne të parën.

Unë e di shumë mirë, sepse e kam studiuar para se të vija këtu!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk e merrni dot fjalën ju, sepse e ka marrë deputetja! Të lutem tani!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kejdi Mehmetaj – Tani, e para, duhet të jeni më të kujdesshëm.

Në qoftë se nuk e ruani dot etikën këtu...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të lutem!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 82: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

82

Edhe ky referim...

... edhe kjo, edhe ky... referimet ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Edhe një herë.

E para, kjo dhe ky nuk bëhen në këtë sallë.

E dyta, ju respektoj ju, zotërinj, jam shumë e sigurt që edhe ndjeshmëritë për teatrin i keni

të ndryshme.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë kam një pyetje për zëvendësministren, meqenëse doli në përfundimin që ne këtu nuk

marrim vesh nga pjesa teknike, kurse ajo merr vesh nga pjesa teknike, por edhe sentimentale ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Zonjë, nuk mund të ndërhyni, kur deputeti është duke folur. Ju lutem,

sepse ka procedurë. Mos ndërhyni!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kejdi Mehmetaj – Kujdes me këtë lloj fjalori! Ku jeni këtu?

Meqë ju merrni vesh më shumë sesa ne, ju kam dëgjuar në një intervistë të thoni që nuk

keni shkuar ndonjëherë në Teatrin Kombëtar, të paktën para se të vinit sot këtu. Vajtët ta shikoni?

Të mos e bëni si në një emission, ku u tha: “po flas këtu, por nuk e di për çfarë po flas?”.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Albana Vokshi – Nuk jua kam dhënë fjalën. Nuk kishte pyetje?

Valbona Shujaku – Pyetje kishte, por ju s’keni dëshirë të dëgjoni përgjigjet.

Albana Vokshi – I thatë që keni qenë.

Meqenëse i jeni referuar tri rasteve të tilla ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zotëri, deputetja bën ligje, ju i thoni lexo legjislacionin! Po folët edhe një herë kështu,

do të të nxjerr jashtë. E kam seriozisht. Nuk i drejtohesh dot deputetit me këto lloj gjuhe, kushdo

qofsh ti, që nuk të njoh fare.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Meqenëse ju keni marrë parasysh propozimin e kompanisë “Fusha”, a i keni kontrolluar

bilancet e saj, nga i vijnë paratë asaj kompanie? Në faqen nr. 8 keni thënë që “ne nisemi ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 83: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

83

“Avantazh përbën fakti që kemi të bëjmë me një investitor serioz, me kapacitete,

ekspertizë dhe eksperiencë të madhe në punimet e sipërmarrjes dhe që, për më tepër, është i

lidhur në mënyrë të konsoliduar me projektin (cila është lidhja me projektin e teatrit?), duke qenë

se ka në pronësi një truall dhe objekt, selinë, zyrat e kompanisë në zonën e teatrit, pra ka një

interes të qenësishëm për të bërë të mundur zhvillimin e zonës, pavarësisht risqeve të shumta

deri në përfundimin e projektit”. A është kontrolluar kompania “Fusha”? A ia keni kontrolluar

bilancet? A e dini ju nga i vijnë paratë kompanisë “Fusha”? Pse lidhet eksperienca e një ndërtuesi

rrugësh me Teatrin?

Valbona Shujaku – Është pjesë e negocimit, që do të bëhet pasi të kalojnë procedurat

për të cilat po diskutohet.

Albana Vokshi - Cila është pjesë e negocimit? E ke shkruar në relacion. Nuk është pjesë

e negocimit. E ke mbyllur fushën.

Valbona Shujaku – Grupi negociator do të japë propozimet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Po, po. Më vjen keq që e keni vënë në atë pozitë.

Oltjon Muzaka – Grupi negociator, që ne e parashikojmë në projektligj, do të shqyrtojë

të gjithë dokumentacionin përkatës të kompanisë “Fusha”, propozimin e saj, projektin arkitekturor

e kështu me radhë. Pra, nëpërmjet këtij ligji, ne thjesht hapim rrugën që grupi negociator të

shqyrtojë kontratën, e cila, për hir të parimit të transparencës, do të vijë përsëri te ju për shqyrtim.

Albana Vokshi – Keni thënë që keni bërë një studim, analizë ...

Oltjon Muzaka – Jo.

Albana Vokshi – Është e shkruar në relacion.

Oltjon Muzaka - Jemi në fazën kur ka ardhur një projekt ...

Albana Vokshi - Është e shkruar në relacion. Keni analizuar grupin që është ngritur

në ministri, projektin. Si e keni pranuar një propozim të një kompanie?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Oltjon Muzaka – Grupi i ngritur nga ministria, të cilit ju i referoheni, ka dalë në

konkluzionin që është një grup negociator, me ekspertë nga Avokatura e Shtetit, Ministria e

Drejtësisë, Ministria e Infrastrukturës, e cila është kompetente, sipas fushave të saj të përgjegjësisë,

për ta gjykuar më në detaje këtë projekt. Ky është dokumenti, të cilin ne jemi të gatshëm t’jua

nxjerrim.

Page 84: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

84

Nora Malaj – Nëse kjo përzgjedhje, që është bërë dhe që vihet në projektligj, nuk rezulton

e tillë, çfarë do të ndodhë me këtë që aprovojmë ne?

Oltjo Muzaka – Kontrata nuk do të miratohet.

Albana Vokshi – Nora, ato i përcakton kompania “Fusha”.

Oltjon Muzaka – Ka një grup negociator, punën e të cilit nuk dua ta paragjykoj. Të

shikojmë punën e atij grupi. Është një kontratë, e cila do të vijë për miratim në këtë tryezë,

kështu që, në atë fazë mund t’ju përgjigjem...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Na thuaj dy gjëra të sakta, mos recito të njëjtën gjë. Kur kalohet një

projektligj, kalohet me relacion, bëhet një vlerësim ekonomik, teknik.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Kompania “Fusha” ka sjellë propozimin, të gjitha bilancet, nuk po

themi të 2017-s, të viteve 2014, 2015 dhe 2016 i ka online. Ky është një informacion që t’i mund

ta disponosh.

Albana Vokshi - Nuk e disponon, sepse nuk u intereson fare këtyre.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Që ministria të mos i përgjigjet asnjë pyetje, të recitoj vetëm dy vargje, që do të ngrihet

grupi negociator dhe atë e kanë ata në dorë, është turpi më i madh. Mirë që po vidhni, por po

e bëni me një ligj, që nuk bëni transparencë dhe nuk po informoni në asnjë detaj për këtë skemë.

Është e turpshme kjo që po bëni! Çfarë po bëni, se nuk po e kuptoj?!

Milva Ekonomi - Ky projektligj që ne po diskutojmë sot, ka të bëjë me grupin e

negocimit ...

Albana Vokshi – Nuk është grupi i negocimit, Milva.

Milva Ekonomi – Gjithmonë kur kemi pasur një situatë të tillë, grupin e negocimit e

kemi kaluar me dy faza. Prokurimet nuk kalojnë në asnjë skemë, që është një ligj, por kanë nevojë

për një interpretim ligjesh.

Ju kujtohet Rruga e Arbrit? Rrugën e Arbrit do t’ia jepnim China Construction. U ngrit një

grup negocimi për të parë kushtet e kredisë, i cili negocioi më shumë se tri herë me kompaninë

kineze dhe nuk arriti të justifikonte vlerën e parasë së asaj kontrate.

Albana Vokshi – Milva, kush do ta negociojë? Erion Veliaj që e ka mbyllur çështjen?!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 85: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

85

Kejdi Mehmetaj – A mund të thuash një projekt të ngjashëm, sepse ky projekt nuk ka

asnjë ngjashmëri me projektin e Rrugës së Arbrit. Te Rruga e Arbrit ai do të marrë koston e

ndërtimit, kurse këtu do të marrë pronën.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Bujar, pikërisht për këtë nuk duhej të vinte këtu. Ne nuk jemi komision

tenderimi. Ky është prokurim. Nuk duhet të vinte këtu, pra!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva, do ta shtyjmë për nesër që të vij ministrja?

Milva Ekonomi – E votojmë sot në parim, kurse nesër e diskutojmë nen për nen.

Albana Vokshi – Nuk morëm asnjë përgjigje.

Ju nuk keni nevojë të merrni përgjigje. Kjo është fatkeqësia jonë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Si i mbyllni sytë para kësaj vjedhjeje? Aman, o Zot!

A do ta shtyjmë për nesër ?...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të vazhdojmë diskutimin në parim?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pastaj, çfarë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë nuk kam marrë asnjë përgjigje për pyetjet. A e kam mirëkuptimin tuaj që të shtyjmë

diskutimin në parim për nesër, apo jo, në cilën orë që ju të doni?

Bujar Çela – Kryetare, ju bëni pyetjet tuaja, ekspertët dhe ministria kanë përgjigjet e

tyre .

Albana Vokshi – Nuk mu përgjigje për asnjë pyetje. Më dhe të njëjtën përgjigje që është

komisioni i negocimit.

Më jep dot përgjigje për pyetjen sa është sipërfaqja e kompanisë “Fusha”?

Oltjon Muzaka – Grupi negociator ...

Albana Vokshi – Nuk dua këtë, por propozimin e kompanisë “Fusha”.

Oltjon Muzaka – Patjetër.

Unë mbroj interesin e institucionit tim. Mua më ka ardhur një shprehje interesi nga

kompania “Fusha” e cila më thotë që nga 5000 metra që do të jetë, mua si Ministri e Kulturës

Page 86: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

86

dhe si Teatër Kombëtar, më vjen rreth 9000 metra katrorë në shërbim të ndërtimit, me katër salla

moderne, 480 vende, 620 poltrona.

Unë mbroj interesin publik.

Albana Vokshi – Jo, çfarë po thua? Sipërfaqen kështu, ju po e shtrini kështu!

Oltjon Muzaka – Neni 4, paragrafi i dytë...

Zonja Vokshi, mund të përgjigjem?

Albana Vokshi – 5522 ...

Oltjon Muzaka – Ju garantoj që 5522 metra katrorë do të jenë. Sipërfaqen e truallit e

keni te neni 4, paragrafi i dytë. Sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë po ajo,

edhe pas përfundimit të ndërtimit të ri të Teatrit të ri Kombëtar.

Albana Vokshi – Pse thua 9000 metra katrorë, atëherë?

Oltjon Muazaka - Vjen plus si sipërfaqe. Shtohen salla.

Albana Vokshi – Si vjen plus?

Oltjon Muazaka – Për sipërfaqen e ndërtimit, padyshim që po. Unë kam interes publik,

më shtohen sallat.

Albana Vokshi – Më thua dot sa e ka kompania “Fusha” sipërfaqen?

Oltjon Muazaka – Do jua sjell.

Albana Vokshi – Sot, pra! Na e dërgoni me e-mail edhe projektin bashkë me studimin që

keni bërë, në mënyrë që ne ta kemi për nesër.

Oltjon Muazaka – Zonja Vokshi, padyshim që propozimin e kompanisë “Fusha” mund

t’jua përcjellim, por dua t’ju bëj me dije që ky propozim do të jetë pjesë e negociatës. Prandaj

unë kam garancinë publike me institucionet që përmenda: Avokatura e Shtetit...

Albana Vokshi – Këtë e kuptova, sepse e vetmja gjë që na keni thënë sot, kjo është.

Je e keni detyrim ligjor t’i dërgoni Komisionit çdolloj informacioni që ne kërkojmë, për

më tepër që është edhe kërkesë e komisionit.

A ka mundësi, ju lutem, të na dërgoni sot propozimin e kompanisë “Fusha” bashkë me

studimin dhe analizën, që grupi juaj i punës...

Oltjon Muazaka – Nuk kemi bërë analizë. Ne kemi dalë në konkluzionin që nuk kemi

kapacitetin për të bërë analizë. Prandaj, propozoj...

Albana Vokshi – Atë që ju e quani si të doni, a ka mundësi të na e dërgoni?

Oltjon Muzaka – Patjetër!

Page 87: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

87

Albana Vokshi – Faleminderit!

Milva Ekonomi – Do ta hedhim në votë në parim sot?

Albana Vokshi – Do hedhim njëherë në votë propozimin tonë për ta shtyrë nesër?

Kush është dakord për ta shtyrë për nesër, sepse nuk kemi marrë asnjë përgjigje? Kundër?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Fidel, tjetërsim prone publike nuk është bërë. Është hera e parë që ndodh.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E ke në titull të projektligjit. Si ta heqim? Ne duam ta heqim.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Keni shkelur ligjin e prokurimeve. Keni shkelur Kushtetutën. Çfarë po bëni?

Fidel Ylli – Albana, hidhe në votë këtë propozim, se erdhi propozimi tjetër!

Albana Vokshi – Dakord, por erdhi zoti Pollo dhe mendova se mos kishte ndonjë gjë për

të thënë, para se ta votojmë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, do të shprehet edhe ai.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Shprehuni pro apo kundër.

Kejdi, a do të shprehesh për projektligjin në parim, apo jo?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Çfarë ke që e përmend? Deri tani po thoshe që të mos përmenden dhe tani po i përmend të

gjithë me radhë!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Fidel, kanë përfituar se ne kemi pasur filozofinë “Përtej së majtës dhe së djathtës”. Nga kjo

keni përfituar ju.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Albana Vokshi – Kejdi ka fjalën!

Kejdi Mehmetaj – Përtej faktit që ne, si deputetë të LSI-së në këtë komision, mbështetëm

propozimin e deputetëve të PD-së, që të shtyhej për nesër ky diskutim…

Albana Vokshi – Nuk e kemi votuar akoma.

Kejdi Mehmetaj – ... në mënyrë që të paktën të kishim mundësi të merrnim përgjigje për

pyetjet që bëmë, unë e kuptoj që po të jetë për kolegët e maxhorancës, ata sot e kalojnë në parim,

Page 88: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

88

nen për nen dhe mundësisht, edhe në tërësi. Mund ta kalojnë edhe për ditën e enjte dhe t’i mbyllin

sot të gjitha, se nuk ka se çfarë duhet dita e enjte, por po përfitoj edhe një herë, që të shpreh votën

kundër të grupit tonë parlamentar dhe të kërkoj që deputetët e maxhorancës t’i thërrasin

ndërgjegjes dhe një orë e më parë ta tërheqin këtë ligj, që është turp për këtë parlament dhe e

rrëzon këtë parlament si institucion. Përfitoj edhe një herë, sa jeni në kohë, t’i thërras ndërgjegjes

së deputetëve të maxhorancës që të mos e mbajnë peshë këtë projektligj, i cili do t’i shoqërojë

për gjithë jetës. T’ia linit Kryeministrit ta bënte me VKM, siç bëri stadiumin dhe ta mbante vetë

përgjegjësinë. Duhet ta kuptoni që këtë përgjegjësi tani, që përveçse ligjore, është edhe morale,

po jua shkarkon të gjithën juve.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Unë, në emër të kolegëve të maxhorancës dua të them se ne jemi pro

këtij projektligji, i cili në fakt në këtë fazë të tij të zhvillimit, merr në konsideratë ngritjen e një

komisioni negocimi për një propozim që ka ardhur për ngritjen e Teatrit Kombëtar. Ky propozim,

duke ardhur në këtë komision, i cili ka në fakt disa institucione në vetvete, të cilat kanë tagrin për

të bashkëpunuar me njëra-tjetrën, për të arritur në një konkluzion më të mirë për hartimin e një

kontrate bashkëpunimi me sipërmarrjen private, ka të drejtë të rikthehet në këtë komision për të

parë nëse vlera e parave është e justifikuar dhe nëse vendosja në përdorim e pronës publike, e

justifikon marrjen e një prone tjetër publike, që ka edhe karakter publik, sepse i shërben jetës

kulturore në qytetin e Tiranës dhe më gjerë.

Në fakt, gjatë diskutimeve të sotme ezauruam disa çështje, duke marrë edhe përgjigje nga

ministrja e Kulturës, lidhur me arsyen pse propozohej ky lloj projekti dhe jo një PPP, pse

propozohej ky lloj projekti dhe jo një prokurim i drejtpërdrejtë, pse propozohej ky lloj projekti

dhe jo një tender ndërkombëtar. Natyrisht, ndoqëm edhe procedurën kronologjike të ardhjes së

propozimeve. Ka 2 çështje ku ne u ndalëm dhe diskutuam. Kemi një propozim për zhvillimin e

zonës dhe një projekt për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ajo që duam të ndajmë ne, si maxhorancë, është të themi se kur bëhen vepra të bukura,

është merita e maxhorancës së sotme, që ato të kenë një stil arkitektonik modern, pak të veçantë,

që ta ketë pak...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 89: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

89

Natyrisht, në këtë rast është vërtet “lum si ne”, sepse projektet që ka bërë kjo qeveri kanë

marrë çmime dhe kanë qenë projekte, të cilat kanë marrë në konsideratë nevojën e qytetarëve të

zakonshëm për t’i përdoruar ato asete sa më mirë.

Nga ana tjetër, unë mendoj se ne përsëri kemi fuqi kontrolluese si komision, sepse këtu

do të vijë për t’u diskutuar edhe kontrata finale. Komisioni ka mundësi të shprehjet për të për

faktin nëse projekti është efektiv apo jo.

Në qoftë se vlera e parasë nuk do të justifikohet dhe tjetërsimi i pronës publike nuk do të

justifikohet, të jeni të sigurt që ky projekt nuk do të vijë këtu, sepse të tilla raste ka pasur plot, si

bulevardi i ri i bërë disa vjet më parë, Rruga e Arbrit e bërë disa vjet më parë dhe si porti i

thellësive, i bërë mbi 1 vit më parë, ku nuk është arritur të konkludohet kontrata e negocimit, sepse

nuk justifikon vlerën e parasë dhe afatet e punës, sikurse ka pasur edhe raste suksesi. Prandaj,

vihet këtu për të kërkuar një procedurë, e cila bashkon disa legjislacione bashkë dhe i jep tagrin

një grupi ekspertësh, që vijnë nga administrata publike për të riardhur në parlament. Për këtë arsye

unë mendoj që ky projektligj që kërkon të hapë negociatën e një procedure për të ngritur një vepër

publike në Tiranë nga ana jonë, nga maxhoranca, të miratohet.

Albana Vokshi – Faleminderit, Milva!

Unë mendoj që kjo është realisht një ditë shumë e zezë, sepse ju po kaloni një projektligj,

i cili vjedh në mënyrë skandaloze pronën publike në qendrën historike të Tiranës për të ngritur

kulla, për të pastruar paratë e pista të krimit, të drogës dhe të korrupsionit. Mua më vjen keq që

ne, si opozitë, nuk jemi magjepsur me ato që ju i quani vepra apo projekte, për të cilat na thoni se

merrni çmime ndërkombëtare. I dimë shumë mirë si i kanë marrë ato çmime, se sa vlejnë dhe se

kush i ka dhënë, por fakti që u përmbyt edhe parkimi poshtë, edhe Biblioteka Kombëtare, tregon

shumë mirë se si i ka bërë punimet pikërisht kjo kompani dhe se si ka shkatërruar 12 mijë volume

librash në Bibliotekën Kombëtare.

Po si mundet ju të vini këtu dhe të thoni se keni marrë çmime?!

Unë prandaj pyeta për kompaninë “Fusha”, se ajo e ka bërë edhe atë që solli katastrofën

me shkatërrimin e 12 mijë volumeve të librave të Bibliotekës Kombëtare.

Po si mundet t’ia jepni edhe këtë së njëjtës kompani?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk ishte përmbytur kurrë më pare! Mos mbro një gjë, që nuk duhet mbrojtur!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 90: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

90

Nuk ishte përmbytur kurrë më parë Biblioteka Kombëtare. Pasi bëri punimet kompania

“Fusha”, u përmbyt.

Pse nuk përmendni dëmin ekonomik, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit kompania

“Fusha” me projektet që ka bërë në ministritë e tjera? A i keni parë ju këto? KLSH–ja ka thënë se

kompania “Fusha” i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik. Po si mundet që ju...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mos më ndërprit, se po flas në emër të grupit!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ki pak respekt!

Si mundet që ju të vini këtu, të na e vini në titull dhe na thoni të mos flasim për privatin?

Po ky ligj po bëhet vetëm për një kompani! Ky është ligj i personalizuar vetëm për kompaninë

“Fusha”, sepse ajo i ka siguruar Kryeministrit pazarin që ai donte. Ka marrë një sipërfaqe të vogël,

që ju nuk guxuat sot ta publikoni, pra se sa është sipërfaqja e zyrës së kompanisë “Fusha”, i jepni

gati 9 mijë m2 dhe pastaj thoni që nuk ka asnjë risk! Kjo është e tmerrshme! Thoni se keni përparësi

investitorin, ku investitori mirë që ka përmbytur Bibliotekën Kombëtare, ka bërë punime

skandaloze, por i ka shkaktuar edhe një dëm ekonomik buxhetit të shtetit dhe ju thoni: “O burra,

hajde t’i falim edhe 8500 m2.”!

Sot, për turp, nuk morëm asnjë përgjigje për asnjë pyetje që i parashtruam ministres unë

dhe kolegët e mi të opozitës. Ky ishte qëllimi pse bëtë një mbledhje në orën 11:30, një mbledhje

në orën 13:00 dhe një mbledhje në orën 16:00, që të mos merreshin përgjigjet dhe që të mos kishte

transparencë, sepse ky projekt nuk ka fare për qëllim Teatrin e ri Kombëtar, por vetëm përfitimin

nga ana e klientëve të qeverisë të hapësirave publike.

Nëse qeveria do të kishte për qëllim Teatrin Kombëtar, do të hapte garë. Keni ligje që e

përcaktojnë të gjithë procedurën dhe nuk kishte pse të bënit një procedurë ekstraligjore. Ju po

shkelni Kushtetutën. Ky është një puç kushtetues. Po sillni këtu një ligj, me anë të të cilit Rama

po ju bën pis të gjithëve. Ai po ndan përgjegjësinë. Po sa do ta ndajë këtë përgjegjësi? Ja, e votuat

edhe të enjten, po pastaj çfarë do të bëni? Dikur drejtësia do të funksionojë, se nuk do ta keni ju

në xhep drejtësinë, siç e keni sot!

Unë ju bëj edhe një herë thirrje që ta tërhiqni këtë projektligj, sepse ai bie ndesh me

minimumi 5 ligje të tjera, dhe me një sërë nenesh të Kushtetutës.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 91: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

91

Ta mbaroj unë. Çfarë halli ke?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pse po mërziteni? Çfarë halli keni?

Meqë u mërzite, Fate, dëgjo!

Është Edi Rama dhe jo ligji apo interesi publik, që po përcaktojnë zhvillimin e projekteve

në vend, që përcaktojnë se cili është projekti fitues, cila është mënyra e realizimit të tyre dhe cili

është zhvillimi i hapësirave publike.

Duke qenë se është paracaktuar fituesi, Edi Rama nuk kërkon as konsensusin e Këshillit

Bashkiak, ndaj thotë se ai mund ta shkelë Kushtetutën dhe ligjet, dhe e sjell këtë me një ligj që

votohet me shumicë të thjeshtë, duke ju bërë pis juve dhe ia jep tokën publike kompanisë “Fusha”,

që ajo të ngrerë kullat e pastrimit të parave. Ju thoni se po na bëni një Teatër të ri Kombëtar, duke

kryer një krim kulturor, artistik dhe kushtetues.

Tërhiqeni sa nuk është vonë! Tërhiqeni, se nuk mund të miratohen ligje që bien ndesh me

Kushtetutën! Sot nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Fate, dëgjo, se gjasme je dhe artist!

Dëgjo, se për artin po flasim!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Do të flas edhe 5 orë, edhe 10 orë, se më dhemb. Po të të dhembte ty, nuk e votoje.

Atëherë, e hedhim në votë në parim!

Kush është dakord? 10 vota pro.

Kush është kundër?

Abstenim?

Miratohet me votën e maxhorancës.

Nesër do t’ju njoftojmë për kalendarin e dëgjesave.

MBYLLET MBLEDHJA

Page 92: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Albana Vokshi ...€¦ · Ndërkohë, propozimi fillestar për këtë orar, që të mos kishim edhe këto mospërputhje, ka qenë ora 14:00,

92