Kurrikula detyra
Click here to load reader
-
Upload
bledi-allko -
Category
Documents
-
view
4.498 -
download
5
Transcript of Kurrikula detyra
Kurrikula e Arsimit Parashkollor dhe Kurrikula e Arsimit Fillor, Ngjashmerite dhe Ndryshimet
VS
Ky prezantim thekson ngjashmerite dhe ndryshimet midis Aistear dhe Kurrikules se arsimit Fillor ne Irlande dhe gjithashtu na jep nje ide se si keto te dyja mund te perdoren se bashku nga mesuesit e shkollave fillore ne mesimdhenien, vleresimin dhe pasqyrimin e punes se tyre me femijet. “Aistear” ne gjuhen iralandeze do te thote Udhetim.
Niveli i pare fokusohet ne qellimet e ketyre dy kurrikulave , duke permendur moshen e femijeve te perfshire, mjedisin, dhe auditorin.
Niveli I dyte shqyrton komponentet dhe strukturen e seciles prej tyre.
Niveli I trete hedh nje veshtrim mbi synimet dhe parimet themelore.
Krahasimi ndermjet tyre ndodh ne tre nivele
Niveli I: Qellimi, audienca, mjedisi dhe femijet
Kurrikula Qellimi Femijet Mjedisi , Klasa
Audienca
Kurrikula e Arsimit Fillor
Tju mundesoje femijeve perballimin me sukses, vetbesim dhe siguri ndaj kerkesave ne jete si tani ashtu edhe ne te ardhmen
4-12 vjec Femijet e shkollave dhe kopshteve e krysesisht ne shkollen fillore
Mesuesit e shhkolles fillore dhe edukatoret
Aistear U jep mundesine femijeve te rriten dhe zhvillohen si nxenes te afte dhe me besim ne vetevete se bashku me nje mardhenie te perzemert me te tjeret
0-6 vjec Cdo ambjent ku mund te gjenden femijet e vegjel duke perfshire edhe shtepite e femijeve.
Prinderit dhe kujdestaret e femijeve , si dhe mesuesit e shkolles fillore
Aistear jep informacion per adultet qe tju sigurojne femijeve eksperienca te te mesuarit nga me te shumllojshmet e sa me atraktive keshtu qe te gjithe femijet te rriten te sigurte, me besim ne vetvete si dhe duke bashkepunuar e me deshiren per te ndervepruar me te tjeret.Kjo kurrikul e ben te mundur kete duke na shpjeguar eksperiencat te cilat jane te rendesishme per femijet qe te zhvillojne te gjthe potencialin e tyre.
Qellimi (0-6 vjec)
Ka si qellim qe femijet te perballojne me vetbesim dhe siguri cdo situate qe do I paraqitet si tani ashtu edhe ne te ardhmen. Kjo kurrikul e ve theksin ne te mesuarin e eksperiencave te ndryshme ne moshen 4-12 vjec, dhe shpjegon strategjite te cilat duhet te perdorin mesuesit per tu ardhur ne ndihme gjate ketij procesi.
Njelloj si kurrikula per Aistear edhe kjo kurrikul eshte e fokusuar si ne te tashmen ashtu edhe ne te ardhmen e ketyre femijeve.
Qellimi (4-12 v jec)
Zbatimi I Aistear eshte I nderlidhur me te gjithe ata qe kujdesen per rritjen dhe edukimin e femijeve, keshtu qe ky program mund te zhvillohet ne ambjente te tilla si• Kopshte• Shtepite e femijeve • Cerdhe• Shkolla verore• Klasat parashkollore
Ndersa kurrikula e shkolles fillore per 4-12 vjecaret praktikohet krysisht mesuesit e skollave fillore.
Mjedisi dhe audienca
Cdo teme e kurrikules 0-6 vjec perfshin mundesi per te zhvilluar te mesuarit, si dhe jep ide rreth eksperiencave te ndryshme qe mund tu serviren femijeve per ti ndihmuar qe te zhvillohen sa me shume
Nga ana tjeter kurrikula per femijet nga 4-12 vjec ofron ide se si te mund te njohin sa me shume menyra te reja te te mesuarit e t’i zhvillojme me femijet gjate nje ore mesimore. Kjo u vjen ne ndihme mesuesve.
Niveli II: Permbajtja dhe struktura
Temat kryesore qe do te trajtohen
Udhezimet per nje praktike frytdhenese
•Mireqenia•Krijimi I identitetit dhe perkatesia•Komunikimi•Te mesuarit e gjerave te reja dhe zhvillimi I te menduarit
Te ndertojne baza komunikimi ndermjet prinderve dhe edukatoreveTe mesojne dhe zhvillohen duke ndervepruar me njeri tjetrin,Te mesojne duke luajtur, te nxisin procesin e te mesuarit dhe zhvillimit te femijeve permes te mesuarit.
Permbajtja e kurrikules per moshat 0-6 vjec ,Aistear
Permbajtja Programi mesimor
•Qellimet•Parimet•Tiparet
Anglisht, Matematike, Histori, Gjeografi, Shkence, Arte pamore, Muzike, Drame, Edukim Fizik, Edukim, Social ,Personal dhe Shendetesor
Permbajtaj e kurrikules per moshat nga 4-12 vjec
Kurrikula per moshen 0-6 vjec e theksin ne integrimin e procesit te te mesuarit. Femijet mesojne gjera te ndryshme ne te njejten kohe . Ajo cka mesojne eshte e lidhur ngushte me vendin, menyren dhe personin me te cilin ata mesojne
Kurrikula per moshen 4-12 vjec. Ky program eshte i perbere nga lendet qe zhvillojne nxenesit. Eshte e rendesishme qe mesimi te jete interaktiv dhe te lidhen njohurite me njera tjetren.
Integrimi ne procesin e te mesuarit
Te dyja programet e ketyre kurrikulave bazohen ne nje udhezues per te zhvilluar praktiken. Nga ky udhezues keto programe kane 3 elemente te perbashket
Vecorite nje praktike frytdhenese Shembujt nga praktika, nga jeta e perditshme Reflektimi ndaj te shpjeguarit dhe te mesuarit
Shembujt nga praktika e perditshme pasqyrojne mjedise te ndryshme dhe perfshijne femije te moshave te ndryshme
Praktika si pjese shume e rendesishme ne procesin e te nxenit
Programi I kurrikules per femijet nga 0-6 e shikon praktiken e mesimdhenies si nje proces I te mesuarit permes aktiviteteve te ndryshme , ne bashkepunim me femijet e tjere apo me te rriturit duke perdorur lojra te ndryshme. Ketu vihet ne dukje edhe roli I rendesishem I prinderve ne procesin e te nxenit nepermjet praktikes
Ndersa programi I kurrikules 4-12 permban udhezues te caktuar per cdo lende si:◦Shpjegimi I permbajtjes◦Plani per lenden◦Te mesuarit duke u bazuar tek praktika◦Mesimdhenia sipas metodave te ndryshme
Marredhenia me prinderit, familjen dhe komunitetin qe e rrethon eshte nje element kyc ne ecurine e programit te kurrikules per femijet nga 0-6 vjec. Prinderit jane personat me te rendesishem ne jeten e femijeve. Kujdesi qe u kushtohet, menyra se si rriten dhe edukohen, bazat qe marrin ne familje gjate viteve te para te jetes luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e tyre te metejshem.Vitet e femijerise jane vitet me te rendesishme dhe qe lene gjurme ne jeten e cdo njeriu.
Marredhenia e femijeve
Po njesoj edhe kurrikula per moshes 4-12 vjec e shikon rolin e prinderit si vendimtar ne edukimin e femijeve. Prinderit jane edukatoret e pare te femijeve dhe ambjenti familjar eshte nje nder faktoret me me ndikim ne perparimin e femijeve gjate viteve te pare te shkolles. Bashkepunimi I ngushte mes prinderve dhe mesuesve eshte mjaft I rendesishem.
Programi I kurrikules per moshen 0-6 vjec e vlerson te mesuarit permes lojrave
Ndersa kurrikula per moshen 4-12 vjec eshte e limituar ne kete aspekt, pra nuk I shikon lojrat si nje proces ndihmes ndaj te mesuarit.
Te mesuarit permes lojrave
Synimet per moshen 0-6 vjec Synimet per 4-12 vjec
•Te ndihmojne femijet ne te mesuarit e tyre duke bashkepunuar ne grup, por duke pasur parasysh se cdo femije eshte I ndyshem nga tjetri •Te trajtojne femijerine e hershme si nje faze mjaft te rendesishme te jetes
• Ti ndihmoje femijet qe te zhvillojne te gjithe potencialin e tyre.•Te ndihmojne ne shoqerizimin e femijes duke kontribuar ne te mire te shoqerise.•Te prergatisim femijet per edukimin dhe te mesuarin ne faza te metejshme.
NIVELI III: Synimet dhe parimet
Parimet e e kurrikules per moshen 0-6 vjec perfshin komunikimin I cili I ndihmon femijet te kuptojne dhe mendojne rreth botes qe I rethon.Ata komunikojne qe ne momentin qe vijne ne jete ne menyra te ndryshme, duke dhene dhe marre mesazhe. Femijet duhen mbeshtetur ne komunikimin e tyre . Nuk duhet te harrojme se femijet marrin dhe japin informacion , ata mund te shkembejne mesazhe duke perdorur fjale, simbole,gjeste, etj. Mesuesit si dhe prinderit kane nje rol mjaft te rendesishem ne suportin per zhvillimin e komunikimit dhe te tipareve gjuhesore te femijeve. Eshte e rendesishme qe te flasim me ta, t'i degjojme, t'u pergjigjemi, qe keshtu ata ta kene me te lehte per te bashkebiseduar me te tjeret.
Parimet Kryesore
Komunikimi luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e femijes. komunikimi i shendetshem dhe mesimi korrekt i gjuhes se folur dhe asaj te shkruar i ndihmon femijet te shprehin qarte mendimin e tyre si dhe te shkembejne eksperienca me bashkemoshataret gjate nje ore mesimi, te kuptojne e mesojne koncepte te reja, dhe te thellohen me tej ne ato koncepte qe i dinin me pare. Bashkebisedimi dhe diskutimi ne vecanti eshte nje menyre mjaft e mire qe nxenesit te shprehin idete, mendimet si edhe emocionet e tyre.
Te mesuarit permes komunikimit per moshen 4-12 vjec
Programi qe ndiqet per femijet e moshes nga 0-6 vjec, thote se: te gjithe femijet qe ne momentin qe vijne ne jete,jane qytetare me te drejta dhe detyrime te barabarta. thekson se eshte shume e rendesishme t'u jepet mundesi femijeve te marrin pjese o tu degjohet fjala ne marrjen e vendimeve per ceshtjet qe prekin drejtperdrejte ata.
Nga ana tjeter programi qe ndiqet per femijet e moshes 4-12 vjec nuk i qendron shume besnik te drejtave dhe detyrave te femijeve, ata mendojne se eshte e rendesishme qe femijet te zhvillohen si qenie sociale si edhe te mesojne te bashkepunojne me te tjeret, keshtu do te kontribuonin ne te mire te shoqerise.Informacioni qe ata marin do t'i ndihmoje femijet te kuptojne me mire boten ku ata jetojne, te behen te afte, dhe te japin kontributin e tyre si qytetare te nje komuniteti global.
Te drejtat dhe detyrat e femijeve
Programi per femijet nga 0-6 vjec e shikon si nje nga eksperiencat me frytedhenese procesin e te mesuarit permes lojrave te ndryshme. nje pjese e konsiderueshme e te nxenit tek femijet e vegjel zhvillohet nepermjet lojrave, keshtu femijet njohin boten sociale, ate fiziken(te prekshmen) dhe boten e tyre imagjinare. Keshtu ata do te zhvillojne imagjinaten e tyre,do te zhvillojne te menduarit,te behen krijues, si dhe te permiresohen mjaft ne gjuhen e folur.
Programi per femijet 4-12: nxenesi duhet te mesoje duke u praktikuar, duke gabuar e duke mesuar nga ekto gabime. Gjithashtu i vlereson lojrat,sepse ato do i ndihmojne nxenesit te jene aktiv gjate procesit te te mesuarit.
Te mesuarit permes lojrave te ndryshme:
Faleminderit per Vemendjen
Punoi:Bledar AllkoElona HoxhaRenato Peti