KUPTIMI I EKONOMIKSIT

17
KUPTIMI I EKONOMIKSIT Albulene KASTRATI, PhD Kandidate UNIVERSITETI AAB-RIINVEST MIKROEKONOMI 1 1

Transcript of KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Page 1: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

KUPTIMI I EKONOMIKSITAlbulene KASTRATI, PhD Kandidate

UNIVERSITETI AAB-RIINVESTMIKROEKONOMI 1

1

Page 2: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Ç’është Ekonomiksi

Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre.

Agjent Ekonomik janë: individët, familja, firmat dhe qeveria.

2

Page 3: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Konceptet e Ekonomiksit

Konceptet kryesore të ekonomiksit janë pasuria dhe mirëqenia.

Pasuria e një vendi përbëhet nga stoku (sasia) i mallrave dhe shërbimeve të atij vendi.

Mirëqenia ka të bëjë me kënaqësinë që individi apo shoqëria nxjerrin nga konsumi i pasurisë.

3

Page 4: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Faktorët e Prodhimit Nevojat e individëve dhe grupeve shoqërore janë të

shumëllojshme. Mirëpo realizimi i tyre varet nga sasia dhe llojshmëria e mallrave dhe shërbimeve të cilat janë të kufizuara shkaku i burimeve (faktorëve të prodhimit të cilët janë të kufizuar).

Faktorët e prodhimit i ndajmë në tri grupe kryesore: Puna Toka Kapitali Gjithashtu në faktor të prodhimit hyjnë edhe Aftësia sipërmarrëse dhe Teknologjia.

4

Page 5: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Pamjaftueshmëria

Për shkak të faktorëve të prodhimit të kufizuar, në ekonomi shkaktohet problemi i pamjaftueshmërisë.

Koncepti i pamjaftueshmërisë lidhet me të gjitha shtetet dhe të gjithë individët pasi që ka të bëjë me tejkalimin e dëshirave mbi mundësitë aktuale për realizimin e tyre.

Problemi i pamjaftueshmërisë përbën problemin kryesor ekonomik të çdo shoqërie.

5

Page 6: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Tri pyetjet kryesore që lidhen me problemin kryesor ekonomik Çfarë të prodhohet?

Si të prodhohet?

Për kë të prodhohet?

6

Page 7: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Ndarja e Ekonomiksit

Ekonomiksi ndahet në dy pjesë kryesore: Mikroekonomi dhe Makroekonomi

Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjentëve ekonomikë: konsumatorëve, firmave të biznesit si dhe të agjensive qeveritare në masën që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e burimeve dhe funksionimin e sektorëve të veçantë të ekonomisë.

7

Page 8: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Kufiri i mundësive të prodhimit Kufiri i mundësive të prodhimit shpreh

kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohe, duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion dhe me teknikat më efiçente të prodhimit.

Shembull: Tabela 1.1. dhe Figura 1.1.

8

Page 9: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

KMP

9

Ushqime

Joefiçiente

Efiçiente

Efiçiente

E paarritshme

Stofra6 mijë metër

15 ton

Zgjerimi i kufirit të mundësive të prodhimit (lëvizja djathtas) quhet rritje ekonomike. Kjo kushtëzohet nga rritja e faktorëve të prodhimit, përmirësimi cilësor i tyre, progresi teknologjik dhe produktiviteti.

1312

3.83

Efiçiente 14

2

AB

C

N

M

Page 10: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Kostoja Oportune Kostoja Oportune paraqet vlerën e

alternativës më të mirë nga e cila kemi hequr dorë për alternativën e zgjedhur.

Shembull: Nëse i kemi vetëm dhjetë Euro dhe duhet të zgjedhim mes blerjes së librit që kushton 10 Euro apo një bluze që kushton 10 Euro, kurse ne e blejmë librin. Kostoja oportune është alternativa e lënë anash e që në këtë rast është bluza.

10

Page 11: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Teoritë ne shkencën e ekonomisë Si edhe ne shkencat tjera, edhe ne ekonomiks,

shpjegimet dhe parashikimet e dukurive janë te bazuara ne teori!

Teoritë zhvillohen ne shkence për te shpjeguar fenomene te ndryshme ne baze te disa rregullave dhe supozimeve.

Teoria e firmës, fillon me supozimin se firmat kane për qellim (kryesorin) maksimizimin e fitimit.

11

Page 12: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Modelet ne shkencën e ekonomisë Me përdorimin e teknikave statistikore, teoritë ne

ekonomiks shfrytëzohen për te ndërtuar modele te ndryshme. Prej te cilave mund te zhvillohen parashikime kuantitative (sasiore).

P.sh. Ne mund te krijojmë një model matematikor-statistikor, me te cilin mund te përgjigjemi ne pyetjen:

Për sa do te ndryshoje prodhimi i një firme te caktuar, nëse çmimi i lendes se pare rritet për 10%?

12

Page 13: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Teorite dhe modelet

Asnjë teori, pavarësisht ne cilën shkence aplikohet, nuk është absolutisht perfekte!

Procesi i testimit dhe modifikimit te teorive është pjese shume e rëndësishme e shkencës se ekonomisë.

Modeli në Ekonomi është një paraqitje e thjeshtuar e realitetit.

13

Page 14: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Teorite dhe modelet

Metodat kryesore për studimin e dukurive ekonomike janë induksioni dhe deduksioni.

Induksioni fillon me mbledhjen, përpunimin dhe analizën e të dhënave ekonomike dhe vazhdon me zbulimin e lidhjeve midis variableve të studiuara dhe nxjerrjen e përfundimeve dhe hipotezave të caktuara.

Deduksioni bën verifikimin empirik të përfundimeve të nxjerra, dmth, fillimisht e kemi hipotezën të cilën pastaj e vertëtojmë empirikisht.

14

Page 15: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Analiza pozitive vs. normative Mikroekonomia merret me këto analiza!

Analiza (Pohimet) pozitive lidhet me pershkrimin dhe shpjegimin e dukurive ekonomike dhe lidhjeve midis tyre!

Analiza (Pohimet) normative merren me sugjerimet rreth rrugeve me te mira te arritjes se synimeve te agjenteve individual ekonomik, apo te shoqerise ne teresi.

15

Page 16: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Analiza Pozitive Shembull: Rritja e deficitit buxhetor mund të

sjellë uljen e papunësisë por njëkohësisht ndikon në rritjen e nivelit të inflacionit.

Analiza Normative

Shembull: “Niveli i papunësisë në Kosovë është i lartë, ai duhet të ulet”.

16

Page 17: KUPTIMI I EKONOMIKSIT

Tregu ne shkencën e ekonomisë Çka është tregu?

Tregu konkurrues vs tregu jo-konkurrues

Çmimi i tregut!

Madhësia e tregut

17