Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik – Prishtinë ... · Cili është në tëvërtetë...

46
4/4/2018 1 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËSHyrje Disa koncepte kyçe rreth Ekonomiksit të Zhvillimit dhe Zhvillimit Ekonomik 1 Prishtinë 2018 fund të orës së mësimit studentët duhet të jenë në gjendje që të : Kuptojnë natyrën e Ekonomiksit të Zhvillimit dhe çka studion ai. Dinë disa nga arsyet pse duhet të mësohet Ekonomiksi i Zhvillimit. Dinë kuptimin e zhvillimit, pikëpamjen tradiocionale dhe pikëpamjen e re rreth zhvillimit ekonomik Kuptojnë Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (IZHNJ) Dinë vlerat kryesore të zhvillimit. 2

Transcript of Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik – Prishtinë ... · Cili është në tëvërtetë...

4/4/2018

1

“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”

Hyrje

Disa koncepte kyçe rreth Ekonomiksit të Zhvillimit

dhe Zhvillimit Ekonomik

1

Prishtinë 2018

Në fund të orës së mësimit studentët duhet të jenë në gjendje që të :

Kuptojnë natyrën e Ekonomiksit të Zhvillimit dhe çka studion ai.

Dinë disa nga arsyet pse duhet të mësohet Ekonomiksi i Zhvillimit.

Dinë kuptimin e zhvillimit, pikëpamjen tradiocionale dhe pikëpamjen e re rreth zhvillimit ekonomik

Kuptojnë Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (IZHNJ)

Dinë vlerat kryesore të zhvillimit.

2

4/4/2018

2

Natyra e ekonomiksit të

zhvillimit

3

Studimi i zhvillimit ekonomik është një nga degët më të reja, më sfiduese dhe më interesante të disiplinës ekonomike dhe ekonomisë politike.

Megjithatë mund të thuhet se Adam Smithi ka qenë “Ekonomisti i parë i zhvillimit” dhe se libri i tij “Mirëqenia e kombeve”, i publikuar më 1776 ka qenë trajtimi i parë i zhvillimit ekonomik.

Studimet sistematike të problemeve dhe proceseve të zhvillimit ekonomik në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine janë shfaqur vetëm para pesë dekadave.

4

4/4/2018

3

Ekonomiksi i zhvillimit nuk është i njejtë me Ekonomiksin e vendeve kapitaliste të zhvilluara (ekonomia moderne neoklasike).

Nuk është i ngjashëm as me Ekonomiksin e vendeve socialiste (ekonominë marksiste apo komuniste”).

5

Ekonomiksi i zhvillimit është as më shumë e as më pak veç se:

ekonomiks i të varfërve bashkëkohor

- i kombeve me nënzhvillim

- me orientime ideologjike të ndryshme

o - me kultura të llojllojshme dhe me

- probleme ekonomike shumë komplekse të cilat kërkojnë ide të reja dhe qasje inovative.

6

4/4/2018

4

Fituesit e Çmimit Nobël për ekonomi në vitin 1979 , Arthur Lewis (Princenton University) dhe Teodor Shultz (University of Chicago) , kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në lëmin e studimeve të zhvillimit dhe kanë konfirmuar:

Ekonomiksin e Zhvillimit si disiplinë të ndarë nga sfera e

ekonomisë më gjerë.

7

Fituesit e tjerë të Çmimit Nobël për Ekonomi kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Ekonomiksin e zhvillimit, sidomos:

Amartya Sen që e ka fituar Çmimin me 1998

Joseph Stiglitz që ka fituar Çmimin me 2001.

8

4/4/2018

5

Ekonomiksi tradicional merret me alokimin efikas dhe me shpenzime më të vogla të burimeve të prodhimit të cilët janë në rrallësi si dhe me rritjen optimale të këtyre burimeve gjatë kohës dhe prodhimin e zgjeruar të mallrave dhe shërbimeve.

9

Me ekonomiksin tradicional ne thjesht kuptojmë:

Ekonomiksin klasik dhe

Ekonomiksin neoklasik i cili mësohet në librat bazë të ekonomisë.

10

4/4/2018

6

Ekonomiksi tradicional neoklasik ka të bëjë me:

ekonomitë e avancuara kapitaliste;

me tregje perfekte;

përshtatjen automatike të çmimeve;

vendimet e marra në bazë të profitit privat margjinal dhe

llogaritjes së dobishmërisë dhe rezultatet ekuilibruese në të gjitha tregjet e mallrave dhe shërbimeve.

11

Ekonomia politike shkon përtej Ekonomiksit tradicional për të studiuar, përveç tjerave edhe proceset shoqërore dhe institucionale përmes të cilave grupe të caktuara të elitave politike dhe ekonomike kanë ndikim në alokimin e burimeve produktive të rralla tani dhe në të ardhmen qoftë për nevoja të veta apo për masa të gjera të popullsisë.

Ekonomia politike është e interesuar për relacionet në mes të politikës dhe ekonomisë, me një theks të veçantë në rolin e forcës në marrjen e vendimeve ekonomike.

12

4/4/2018

7

Ekonomiksi i zhvillimit ka një horizont më të gjerë.

Përveç që është i interesuar për alokimin efikas të burimeve të kufizuara të prodhimit dhe me rritjen e qëndrueshme të tyre përgjatë kohës, ai ka të bëjë gjithashtu me mekanizmat ekonomik, politikë, social dhe institucional, si privat ashtu edhe publik, të domosdoshme për të sjellë përmirësim rapid dhe në shkallë të gjerë në nivelin e jetesës për masën e gjerë të varfërve , të pa arsimuarave, të paushqyerve të njerëzve të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe vendeve në tranzicion.

13

Ekonomiksi i zhvillimit, ka një shtrirje më të madhe se ekonomiksi tradicional neoklasik dhe ekonomia politike.

Ekonomiksi i zhvillimit ka të bëjë me kërkesat ekonomike, politike, kulturore për të ndikuar në transformimet e shpejta strukturale dhe institucionale të shoqërive të tëra në mënyrë që të ndikojë më shumë në sjelljen e fryteve të progresit ekonomik në segmentet më të gjera të shoqërive të tyre.

14

4/4/2018

8

Për shkak të hetereogjenitetit të botës në zhvillim dhe kompleksitetit të procesit të zhvillimit, ekonomistët e zhvillimit duhet të bëjnë përpjekje që të kombinojnë konceptet dhe teoritë relevante nga analizat e ekonomiksit tradicional përgjatë modeleve të reja dhe qasjeve më të gjera multidisiplinare të dala nga studimi i përvojave historike dhe të zhvillimit bashkëkohor të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine dhe vendeve të tjera në zhvillim dhe në tranzicion.

15

Qëllimi themelor i Ekonomiksit të Zhvillimit, megjithatë mbetet konstant:

Të na ndihmoj që më mirë të kuptojmë ekonomitë e vendeve në zhvillim me

qëllim të përmirësimit të jetës materiale të tri të katërtave të

popullsisë globale.

16

4/4/2018

9

2.Çka mund të mësohet nga e kaluara historike e progresit ekonomik në botën e re në zhvillim. A janë kushtet fillestare të vendeve në zhvillim të njëjta apo të ndryshme nga ato të vendeve të zhvilluara kur janë ballafaquar me industrializimin e tyre.

17

Disa çështje kritike me të cilat merret Ekonomiksi i Zhvillimit

1. Cili është në të vërtetë kuptimi i zhvillimit, dhe si munden koncepte dhe teori të ndryshme ekonomike të kontribuojnë në kuptimin më të drejtë të procesit të zhvillimit?

2. Çka mund të mësohet nga e kaluara historike e progresit ekonomik në botën e re në zhvillim. A janë kushtet fillestare të vendeve në zhvillim të njëjta apo të ndryshme nga ato të vendeve të zhvilluara kur janë ballafaquar me industrializimin e tyre?

3. Cilat janë burimet nacionale dhe ndërkombëtare për rritje ekonomike. Kush përfiton nga kjo rritje dhe pse? Pse disa vende shënojnë progres më të madhe se disa të tjera?

4. Cilat janë teoritë më me ndikim për zhvillim, dhe a janë ato të pajtueshme. Fenomeni i nënzhvillimit a është nga brenda apo nga jashtë (internationally) ?

5. Cilët janë shkaktarët kryesor të varfërisë ekstreme dhe cilat politika kanë qenë më efektive për përmirësimin e jetës së njerëzve më të varfër?

6. Rritja rapide e popullsisë a e kërcënon progresin ekonomik të vendeve në zhvillim?

7. Pse është aq e madhe papunësia në vendet në zhvillim, veçanërisht në qytete, dhe pse njerëzit lëvizin në qytete nga viset rurale edhe pse shanset e tyre për të gjetur punë janë shumë të limituara?

8. Shoqëritë më të pasura a janë gjithashtu më të shëndosha për faktin se kanë burime më shumë për përmirësimin e ushqimit dhe kujdesit shëndetësor? Shëndeti më i mirë a ndihmon në zhvillim më të suksesshëm?

18

Disa çështje kritike me të cilat merret Ekonomiksi i Zhvillimit

9. Cili është ndikimi i shëndet publik në kuptimin e zhvillimit, dhe çka nevojitet që të adresohet në këtë drejtim?

10. Sistemet e arsimit në vendet më pak të zhvilluara realisht a promovojnë zhvillimin ekonomik apo janë thjesht mekanizma për të aftësuar grupe të caktuara ose klasa të njerëzve për të mbajtur pozicionet e mirëqenies, fuqisë dhe ndikimit?

11. Meqë 60% deri në 70% e popullsisë së vendeve më pak të zhvilluara jeton në zonat rurale, si mundet bujqësia dhe zhvillimi rural të promovohet më mirë? Çmimet më të larta të produkteve bujqësore a janë të mjaftueshme për të stimuluar prodhimin e ushqimit, apo ndryshimet institucionale rurale (rishpërndarja e tokave, ndërtimi i rrugëve, transporti edukimi, kreditë et) gjithashtu nevojiten?

12. Tregu i lirë dhe privatizimi i ekonomisë a janë përgjigje për probleme të zhvillimit, apo duhet qeveritë e vendeve në zhvillim ende të kenë rol qendror për të luajtur në ekonomitë e tyre?

13. Pse shumë vende në zhvillim zgjedhin politika zhvillimore shumë të varfra dhe çka mund të bëhet për të përmirësuar këto zgjedhje?

14. Çka kuptojmë me zhvillim të qëndrueshëm ambiental?

15. Zgjerimi i tregtisë ndërkombëtare a është i dëshirueshëm nga pikëpamja e zhvillimit të vendeve të varfra. Kush në të vërtetë fiton nga tregtia e jashtme dhe si janë të shpërndara përparësitë në mes të vendeve?

4/4/2018

10

Disa çështje kritike me të cilat merret Ekonomiksi i Zhvillimit

16. Çka nënkuptojmë me globalizimin dhe si ndikon ai në vendet më pak të zhvilluara?

17. A duhet që eksporti i produkteve primare siç janë ato bujqësore të stimulohen apo vendet më pak të zhvilluara duhet të bëjnë përpjekje për të industrializuar duke zhvilluar industritë e tyre prodhuese sa më shpejtë që është e mundur?

18. Kur dhe në çfarë kushtesh duhet qeveritë e vendeve më pak të zhvilluara të adoptojnë politikat e kontrollit të këmbimit të jashtëm, rrisin tarifat, ose vendosin kuota në importimin e disa mallrave ”jo esenciale” me qëllim që të promovojnë industrializimin e tyre ose të përmirësojnë problemet kronike të bilancit të pagesave? Cilat kanë qenë ndikimet e “programeve të stabilizimit’ të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe “përshtatjeve strukturale” të huazimit të Bankës Botërore në bilancin e pagesave dhe rritjen e prospektit të vendeve më pak të zhvilluara me borxhe të thella?

19. Cili është ndikimi i ndihmave ekonomike të jashtme të vendeve të pasura? A duhet vendet në zhvillim të vazhdojnë të kërkojnë një ndihmë të tillë dhe nëse po, atëherë në çfarë kushtesh dhe për çfarë qëllimesh. A duhet vendet e zhvilluara të vazhdojnë të ofrojnë një ndihmë të tillë dhe nëse duhet atëherë, në çfarë kushtesh dhe për çfarë qëllimesh?

20. A duhet që korporatat e mëdha multinacionale të inkurajohen që të investojnë në ekonomitë e vendeve të varfra, dhe nëse duhet në çfarë kushtesh? Si kanë ndikuar shfaqja e “Fabrikave globale” dhe globalizimi i tregut dhe financave në relacionet ndërkombëtare ekonomike?

21. Cili është roli i politikave financiare dhe fiskale në promovimin e zhvillimit? Shpenzimet e mëdha të ushtrisë a e stimulojnë apo e frenojnë rritjen? E shumë çështje të tjera.

19

“Kuptimi i zhvillimit ekonomik”

20

4/4/2018

11

Sipas konceptit të ekonomisë tradicionale termi ekonomik “zhvillimi ekonomik” tradicionalisht nënkupton kapacitetin e ekonomive nacionale (atyre që kushtet fillestare ekonomike ishin pak a shumë statike për një kohë të gjatë) për të gjeneruar dhe mbajtur një rritje vjetore të bruto produktit kombëtar (GNP) në normë 5% deri në 7% e më shumë. (Në masë të njëjtë është shfrytëzuar edhe treguesi tjetër: Bruto Produkti i Brendshëm (GDP))

21

22

4/4/2018

12

Rritja ekonomike dhe zhvillimi ekonomik nuk janë të njejta. Rritja ekonomike është kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për zhvillim.

Rritja ekonomike: ◦ Vlerësimi për vlerën e autputit të mallrave dhe

shërbimeve në një periudhë të caktuar.

Zhvillimi Ekonomik: ◦ Vlerësimi i mirëqenies së njerëzve në një

shoqëri.

23

24

Treguesit e Zhvillimit Ekonomik

Zhvillimi

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor

Matësit tjerë

Rritja

Të Ardhurat kombëtare

Bruto Produkti Vendor (BPV)

BPV real përballë BPV nominal

Bruto Produkti Kombëtar (BPK)

Për kokë banori

4/4/2018

13

Përdorimi i matësve të rritjes ekonomike mund të japë një pamje të shtrembëruar për nivelin e të ardhurave në një vend – shpërndarja e të ardhurave nuk është marrë në konsiderim.

Një pjesë e vogël e popullsisë mund të ketë mirëqenie të lartë në shoqëri. Niveli i mirëqenies shoqërore për shumicën mund të jetë shumë e limituar.

25

Por kjo mund të jetë shumë afër, në një kënd tjetër

Kjo mund të jetë një pamje e zakonshme

Duke shrytëzuar matësit e performancës ekonomike në kuptimin e vlerave të të ardhurave, shpenzimeve dhe autputit.

BPV – Bruto Produkti Vendor (GDP)

◦ Vlera e autputit e prodhuar në një shtet gjatë një periudhe.

BPK – Bruto Produkti kombëtar (GNP)

◦ Vlera e autputit të prodhuar brenda vendit plus të ardhurat neto të pronësisë nga jashtë.

BPV / BPK për kokë banori

◦ Marrin në konsiderim madhësinë e popullsisë.

26

4/4/2018

14

Rritja e lartë ekonomike mund të fsheh një numër të problemeve ekonomike evidente- si janë të shpërndara të ardhurat dhe mirëqenia. Kush shpenzon më shumë dhe se të ardhurat a do të “pikojnë poshtë“ te të varfërit?

27

Qendër tregtare në Arabinë Saudite Horizonti i Dubajit

Kualiteti i jetës? ◦ A munden ndryshimet në rritjen ekonomike të masin

ndryshimet në kualitetin e jetës?

◦ A thua pagat shtesë sjellin me vete edhe stres plotësues, rritje të orëve të punës, rritje të shëndetit dhe probleme familjare?

Efektet e normës së këmbimit? ◦ Dallimet në normat e këmbimit mund të

shtrembërojnë krahasimet –nevoja për të shprehur në një valutë, por cilën dhe me çfarë vlere?

28

4/4/2018

15

Ekonomia informale/e zezë?

Disa aktivitete ekonomike nuk regjistrohen siç janë ato rreth bujqësisë e blegtorisë.

Disa aktivitete ekonomike zhvillohen ilegalisht si punët ndërtimore të paguara me para të gatshme , tregtia me drogë, etj.

Punët që nuk paguhen mund të mos konsiderohen, mirëpo ato mund të kontribuojnë në mirëqenie – punët e bamirësisë, punët shtëpiake, etj.

29

Mund të jetë e pakëndëshme, mirëpo atë çka gjen ai në mesin e mbeturinave mund të jetë krejt çka ai ka.

Përvojat e viteve 1950 dhe 1960 , kur shumë shtete të zhvilluara kanë realizuar rritjen ekonomike të dëshiruar, mirëpo niveli i jetesës së masave të gjëra popullore në shumicën e rasteve ka mbetur në nivel të njëjtë, ka sinjalizuar se diçka nuk ishte në rregull me përkufizimin e kufizuar të zhvillimit.

30

Zhvillimi Ekonomik

4/4/2018

16

Një numër në rritje i ekonomistëve dhe i krijuesve të politikave kanë ngritur zërin për “rrëzimin e GNP” dhe ngritjen e sulmeve direkte mbi të, duke parë shtrirjen e gjerë absolute të varfërisë , rritjen e pabarabartë të shpërndarjes së të ardhurave dhe rritjen e papunësisë .

Më shkurt, gjatë viteve të 1970-ta zhvillimi ekonomik nis të ridefinohet në kuptimin e zbutjes ose eliminimit të varfërisë, pabarazisë dhe papunësisë në një kontekst të ekonomisë në rritje.

Një numër i vendeve të botës së tretë gjatë periudhës 1960-1970 kanë përjetuar një normë relativisht të lartë të rritjes për banorë , mirëpo jo edhe përmirësim, bile edhe rënie të punësimit, barazisë dhe të ardhurave reale për më shumë se 40 % të popullsisë së tyre.

31

1970- “Rishpërndarja nga rritja”- Thënje e kohës .

Dudley Seers:

“Pyetjet që duhen të bëhet rreth zhvillimit të vendit janë:

Çka ka ndodhur me varfërinë?

Çka ka ndodhur me papunësinë?

Çka ka ndodhur me pabarazinë?

Nëse këto të tria kanë shënuar rënje nga niveli i lartë, atëherë mund të thuhet se është periudhë e zhvillimit të vendit. Nëse njëra ngo këto, ose dy ose të trija problemet janë përkeqësuar edhe më shumë, do të ishte e çuditshme që ta quajmë rezultat “Zhvillimin” edhe nëse të ardhurat për kokë banori janë dyfishuar.”

32

4/4/2018

17

33

Treguesit e Zhvillimit Ekonomik

Zhvillimi

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor

Matësit tjerë

Rritja

Konceptet normative

Varfëria?

Pabarazia?

Përparimi?

Mjetet e jetesës?

Vetëbesimi?

Liria?

Mbijetesa?

Primare/Sekondare/ Terciare?

Banka Botërore gjatë viteve 1980-ta ka paraqitur rritjen ekonomike si qëllim të zhvillimit,

në vitin 1991 në Raportin Botëror të Zhvillimit ka theksuar:

“... Sfidat e zhvillimit ... janë që të përmirësojnë kualitetin e jetës , veçanërisht në botën e shteteve të varfra, kualiteti më i mirë i jetës në përgjithësi nënkupton të ardhura më të larta , mirëpo kjo përfshin edhe më shumë, si, edukim më të mirë , standard më të lartë të ushqimit dhe shëndetit, më pak varfri , një ambient më të pastër , një barazi më të madhe në mundësitë e ndryshme , një liri më e madhe individuale dhe një jetë kulturore më të pasur...”

(World Bank: “World Development report” , New York , Oxford University Press, 1991, fq. 4.)

34

4/4/2018

18

Qëllimet humane të zhvillimit ekonomik më së miri i ka identifikuar Amartya Sen që konsiderohet si “ mendimtar udhëheqës i kuptimit të zhvillimit”.

Sipas tij “…Zhvillimi ekonomik nuk mund të trajtohet si qëllim për vetvete. Zhvillimi duhet të kuptohet më shumë si rritje të jetës që e jetojmë , lirisë që e gëzojmë...”

(Amartya Sen, për kontributet e tij në “Ekonominë e Mirëqenies “ ka marrë Çmimin Nobël për Ekonomi në vitin 1998).

35

Për Amartya Sen, “Mirëqenia” njerëzore do të thotë me qenë mirë në kuptimin:

I shëndetshëm,

I ushqyer mirë,

I veshur mirë,

I arsimuar, dhe

me jetë të gjatë ,

dhe në kuptim më të gjerë , me qenë në gjendje për të marrë pjesë në jetën e komunitetit,

me qenë i lëvizshëm dhe me pasë liri për të zgjedhur në atë se çka dëshiron të bëhesh dhe çka mund të bësh.

36

4/4/2018

19

Gjatë dy dekadave të fundit, pikëpamja e Sen-it ka qenë shumë e përhapur në mes të ekonomistëve të zhvillimit dhe metodologjistëve të shkencave shoqërore dhe në bazë të pikëpamjeve të tij janë përkufizuar tri vlerat kryesore të zhvillimit që duhet të shërbejnë si bazë dhe udhëzues praktik për të kuptuar kuptimin e brendshëm të zhvillimit siç janë:

1. Mjetet e jetesës (Mundësia për të plotësuar nevojat elementare)

2. Vetëbesimi/Vetëvlerësimi

3. Liria nga skllavëria (liria njerëzore)

Këto tri komponentë përfaqësojnë qëllimet e përbashkëta të gjithë individëve dhe shoqërive/shteteve. Ato janë të lidhura me nevojat njerëzore fundamentale që gjejnë shprehjen gati në të gjitha shoqëritë dhe kulturat gjatë tërë kohës.

37

1. Mjetet e jetesës – Aftësia për të plotësuar nevojat elementare ;

Të gjithë njerëzit kanë nevojë për gjërat elementare pa të cilat jeta do të ishte e pamundur si ushqim, banim, veshmbathje shëndetësi, mbrojtje.

Kur ndonjëri prej tyre mungon ose oferta e tij është kritike kushti për “moszhvillim absolut” ekziston.

Rritja e të ardhurave për banorë, eliminimi i varfërisë absolute, mundësitë më të mëdha për punësim dhe zvogëlimi i pabarazisë në të ardhmen përbëjnë kushtet e nevojshme, por jo edhe kushtet e mjaftueshme për zhvillim.

38

4/4/2018

20

2. Vetëbesimi: Të jesh person, (komponenta e dytë për të qenë i lumtur) në kuptimin e vet respektit, që të mos jeshë i shfrytëzuar si mjet nga të tjerët për qëllime të tyre.

Natyra dhe forma e vetë respektit mund të varirojnë nga shoqëria në shoqëri ose nga kultura në kulturë.

Zhvillimi është legjitimuar si qëllim sepse është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për arritjen e vetëvlerësimit/vetërespektit/vetëbesimit.

39

3. Liria nga skllavëria: të jesh në gjendje për të zgjedh.

Liria përfshin një rang të zgjeruar të zgjedhjes për shoqëritë dhe anëtarët e tyre me minimizimin e pengesave nga jashtë për arritjen e disa qëllimeve shoqërore që i quajmë zhvillim.

Liria këtu kuptohet si mos shfrytëzim nga të tjerët, injorimi, besimet dogmatike (të pakundërshtueshme), etj.

W. Arthur Lewis ka vënë theksin te raporti në mes rritjes ekonomike dhe lirisë nga skllavëria, kur ka konkluduar se “ përparësia e rritjes ekonomike nuk është në atë se mirëqenia rritë lumturinë, por se zgjeron mundësitë e zgjidhjeve shoqërore”

Liria njerëzore: liria politike, siguria personale, sundimi i ligjit, liria e të shprehurit, pjesëmarrja në politikë dhe barazaia në mundësi. (Human Freedom Index - UNDP)

40

4/4/2018

21

Zhvillimi në të gjitha shoqëritë duhet më së paku të plotësoj tri objektiva:

Të rrisë mundësinë dhe zgjerimin e shpërndarjes së mjeteve

themelore për jetesë si ushqimi, banimi , shëndetësia dhe mbrojtja.

Të rrisë nivelin e jetesës duke përfshirë të ardhurat më të mëdha,

sigurimi i më shumë vende pune, edukim më i mirë dhe një vëmendje

më e madhe në vlerat kulturore dhe njerëzore të cilat para se gjithash

do të gjenerojnë vetëbesim më të madh personal dhe nacional.

Të zgjeroj një varg të zgjedhjeve ekonomike dhe shoqërore të

disponueshme për individë dhe kombe përmes lirimit të tyre nga

skllavëria dhe varësia jo vetëm në relacion me popujt tjerë kombe/shtete

por gjithashtu edhe nga forcat e injorimit dhe mjerimit njerëzor.

41

Debati për zhvillim si duket po shkon drejt koncenzusit:

Vendet e botës së tretë nuk duhet të fokusojnë energjitë e tyre vetëm në rritjen e normave të GDP, GNP, NNP, por ato duhet të bëjnë përpjekje që të arrijnë “zhvillimin njerëzor” ose “zhvillimin e gjithëmbarshëm”.

42

4/4/2018

22

Vendet në zhvillim duhet të jenë të interesuara për zhvillimin njerëzor për disa arsye:

Zhvillimi njerëzor është i dëshirueshëm si qëllim për vetvete;

Zhvillimi njerëzor mund të promovoj produktivitet më të lartë e me këtë rritë komandën për mallra dhe shërbime;

Zhvillimi njerëzor zvogëlon riprodhimin njerëzor, një rezultat që në përgjithësi konsiderohet si i dëshirueshëm;

Zhvillimi njerëzor është i mirë për ambientin;

Zhvillimi njerëzor mund të kontribuoj në një shoqëri civile të shëndoshë dhe demokratike;

Zhvillimi njerëzor mund të promovojë stabilitet politik.

43

Lumturia është pjesë e mirëqenies njerëzore, dhe lumturia më e madhe vetvetiu i zgjeron aftësitë individuale për të funksionuar.

Hulumtime empirike nëpër vende dhe në kohë për lidhjet në mes të ardhurave dhe lumturisë.

Gjetjet: Me rritjen e të ardhurave të vendit në mesatare rritet edhe lumturia e njerëzve.

Siguria financiare është vetëm një faktor i lumturisë njerëzore.

44

4/4/2018

23

Richard Layard ka identifikuar shtatë faktorë që kanë ndikim në lumturinë mesatare të vendeve:

- Lidhjet familjare; - Situata financiare - Puna - Shoqëria dhe komuniteti - Shëndeti (sidomos shëndeti mendor) - Liria personale - Vlerat personale Richard Layard: “Money is not the only thing affecting

people’s happiness” So happiness is a major contributor to many of our most important social goals”

45

1 GDP për kokë banori

2 Përkrahja shoqërore / Social support

3 Jetëjgatësia e shëndetshme në lindje (Healthy life expectancy at birth)

4 Liria për të bërë zgjedhje jetësore (Freedom to make life choices)

5 Bujaria/ Generosity

6 Perceptimi ndaj korrupsionit Perceptions of corruption

46

4/4/2018

24

Vendi Rangimi 2012-2014

Vendi Rangimi 2014-2016

Zvicra 1 (7.587) Norvegjia 1 (7.537)

Danimarka 3 (7.527) Danimarka 2 (7.522)

Sllovenia 55 (5.848) Sllovenia 62 (5.758)

Shqiperia 95 (4.959) Shqiperia 106 (4.644)

Kosova 69 (5.589) Kosova 78 (5.279)

Serbia 87 (5.123) Serbia 73 (5.395)

Maqedonia 93 (5.007) Maqedonia 92 (5.175)

Siria 156 (3.006) Siria 152 (3.462)

Togo 158 ( 2.839) Togo 150 (3.495)

47

Edituar nga: John Helliwell, Richard Layard and Jeffrey Sachs

48

4/4/2018

25

49

Burimi: World Happiness Report

2017

50

World Happiness Report 2017)

4/4/2018

26

Sipas Joseph E. Stiglitz, Zhvillimi ka objektiva më të gjëra se sa ato të përcaktuara në të ashtuquajturin “The Washington Concenzus” sipas të cilit zhvillimi nënkupton rritjen ekonomike.

The ”Post Washington Concenzus“ njeh më shumë instrumente të nevojshme për zhvillim dhe sipas tij qëllimet e zhvillimit janë më gjithëpërfshirëse.

(Joseph E. Stiglitz, për kontributet e tij në zhvillimin e teorisë

së funksionimit të tregjeve në kushtet e asimetrisë së informacioneve ka marrë Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin

2001.

51

Fondi Monetar është kritikuar edhe më herët për politikat e tij ndaj vendeve në zhvillim, por shoku i madh për shumë njerëz, veçanërisht për ata në IMF, të ballafaqohen me kritika aq të ashpra nga organizata si motër dhe nga udhëheqësi intelektual i saj.

Kritikat e Stiglitzit ndaj IMF u përhapën me shpejtësi edhe ndaj organizatave të tjera ndërkombëtare duke përfshirë edhe vetë Bankën Botërore.

Në ligjëratën vjetore në Institutin Botëror për Hulumtime të Zhvillimit Ekonomik (WIDER) me titull “More instruments and broader Goals: Moving Toward the Post-Washington Consensus” e mbajtur në Janar të vitit 1998, Stiglitz lansoi një kampanjë intelektuale kundër të ashtuquajturit Konsensusi i Washingtonit. Kjo kampanje zgjati për sa kohë ai ishte në Bankën Botërore.

4/4/2018

27

Koncenzusi i Washington-it” është grumbull i politikave të formuluara nga shumë ekonomistë liberal si formulë për promovimin e rritjes ekonomike në shumë pjesë të Amerikës Latine duke prezantuar reforma të ndryshme të orientuara nga tregu të cilat janë dizajnuar që të bëjnë ekonomitë e targetura si shtetet e Botës së Parë siç janë SHBA-të.

Më së pari janë prezantuar në vitin 1989 nga John Williamson, një ekonomist nga Instituti për Ekonominë Ndërkombëtare në Washington DC.

Quhet “Konsensus i Washington-it” sepse është një përpjekje për të përmbledhur politikat këshilluese të institucioneve të vendosura në Washington si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Departamenti i Thesarit të SHBA-ve që është besuar se janë të domosdoshme për rimëkëmbjen e Amerikës Latine nga kriza financiare e viteve 1980.

Politikat e këtij Koncenzusi ishin: disiplina fiskale; prioritetet e shpenzimeve publike; reformat në taksa; liberalizimi i normave të interesit; liberalizimi financiar; liberalizimi i tregut, liberalizimi i rrjedhjes së investimeve direkte, privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore; derregullimi i aktiviteve ekonomike; sigurimi i të drejtave pronësore.

Termi “Koncensusi i Washingtonit” sot është shumë i

popullarizuar dhe shpesh shihet si sinonim me “neoliberalizmin” dhe “globalizimin”.

4/4/2018

28

Teksti kyç në punën "teorike“ të Stiglitz gjatë kohës së tij në Bankën Botërore është ligjërata vjetore e në Wider, e përmendur më lart.

Në këtë ligjëratë, Stiglitz argumentoi se të dy: qëllimet e zhvillimit dhe instrumentet e politikave të zhvillimet duhet të zgjerohen nga ajo që janë pranuar nga Konsensusi i Washington.

Ai theksoi se politikat e rekomanduara nga Konsensusi i Washington - “liberalizimi i tregtisë, stabiliteti makroekonomik dhe vendosja e çmimeve të duhura" - mund të jenë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, por nuk janë të mjaftueshme. Ato gjithashtu mund të nganjëherë edhe të jetë jofunksionale.

Ai argumentoi se, në mënyrë që të "bëjmë që tregjet të punojnë mirë,"janë të nevojshme më shumë instrumente se sa ato që gjenden në Konsensusin e Uashingtonit, duke përfshirë “Rregullimin e shëndoshë financiar, politikat e konkurrencës, si dhe politikat për të lehtësuar transferimin e teknologjisë dhe për të inkurajuar transparencën."

Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se qëllimet e zhvillimit të përcaktuara nga Konsensusi i Washingtonit janë përcaktuar shumë ngushtë në drejtim të rritjes ekonomike dhe për këtë arsye qëllimet e tilla si qëndrueshmërinë e mjedisit, barazia, demokracia, duhet të përfshihen në mënyrë të qartë në hartimin e politikave.

4/4/2018

29

Është shumë e njohur përpjekja e Stiglitz-it , stili i tij “Post Washington Concenzus”, që fokusohet më tepër në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik se sa në strategjitë sektoriale të dështuara.

Post-Washington Consensus, në mes të viteve 1990-ta, ka theksuar nevojën për institucione të llojllojshme në ekonomitë të ndryshme dhe ka prezantuar rastet në të cilat intervenimi nga qeveria mund të luajnë rol pozitiv.

“Post-Washington Concensus” fokusohet në reduktimin e varfërisë dhe thekson nevojën për shpërndarjen e shërbimeve shoqërore nga qeveria për të varfrit siç është edukimi dhe kujdesi shëndetësor dhe advokimi për iniciativa për dhënien e ndihmave komuniteteve.

57

Joseph E. Stiglitz… “ ….Ne përpiqemi për rritje të standardit të jetesës –

duke përfshirë përmirësimin e shëndetësisë dhe edukimit – jo vetëm rritjen e matshme të GDP.

Ne përpiqemi për zhvillim të qëndrueshëm që përfshinë ruajtjen e pasurive natyrore dhe mbajtjen e një ambienti të shëndoshë.

Ne përpiqemi për një zhvillim të barabartë i cili siguron që krejt grupet në shoqëri, jo vetëm ato në maje, të kënaqen me frytet e zhvillimit.

Dhe kërkojmë zhvillim demokratik në të cilin qytetarët marrin pjesë në mënyra të ndryshme në marrjen e vendimeve që kanë ndikim në jetën e tyre…..”

58

4/4/2018

30

Puna shpërblyese e Stiglitzit në ekonominë “teorike –informative” i ka mundësuar atij që të ngre (vendos) një angazhim moral shumë më të fortë për “zhvillimin e qëndrueshëm” gjatë viteve 1997-99 gjatë kohës sa ishte Shef i Ekonomisë në Bankën Botërore.

Influenca e tij është një prej arsyeve që në vitin 1998/99, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) janë drejtuar rreth Programeve Strategjike të Zbutjes së Varfërisë.

59

60

Bruto Produkti i Brendshëm (GDP)

GDP reale për banor

Indikator jomonetar (Indeksi i Zhvillimit Njerëzor)

Reduktimi i varfërisë

Kushtet e jetës dhe mundësitë

Liria

Zhvillimi i qëndrueshëm

4/4/2018

31

61

Treguesit e

Zhvillimit Ekonomik

Indeksi i zhvillimit njerëzor

Rritja

Matësit tjerë

Zhvillimi

Matës shoqëroro-ekonomik

Përfshirje e faktorëve jo-monetar

Jetëgjatësia

Niveli i arsimimit-njohuritë

Standardi i Jetesës (Pariteti i fuqisë blerëse-PPP)

Indeksi i zhvillimit njerëzor është tregues

përmbledhës i zhvillimit njerëzor.

Ai mat arritjet mesatare të vendeve në tri

dimensione të zhvillimit njerëzor:

Jetëgjatësia–

Njohuritë – Qasja në arsim, norma e shkrim-leximit

Standardi i Jetesës– BPV për kokë banori: Pariteti i fuqisë blerëse (PPP)

62

4/4/2018

32

63

Burimi: UNDP Human Development Report 2010 , 20th Anniversary Edition

64

4/4/2018

33

Jetëgjatësia në lindje:UNDESA (2009d)

Vitet mesatare të shkollimit: Barro and Lee (2010);

Vitet e pritura të shkollimit: UNESCO, Institute for statistics (2010 a)

Të ardhurat kombëtare bruto për banorë(GNI): World bank (2010g) dhe FMN (2010a)

Për caktimin e vlerave maksimale dhe minimale të dimenzioneve të IZHNJ janë shfrytëzuar seritë kohore për periudhën 1980-2010.

65

Dimensionet Maksimumi i vërjetur

Minimumi i vërejtur

Jetëgjatësia 83,2vjet (Japonia 2010)

20

Vitet mesatare të shkollimit

13,2 vjet ( SHBA 2000)

0

Vitet e pritura të shkollimit

20,62 vjet (Australia)

0

Indeksi i kombinuar i arsimit

0,951 (Zelanda e Re,

2010

0

Të ardhurat për kokë banori (PPP USA$)

108.211$ (Emiratet e

Bashkuara Arabe, 1980)

163$ (Zimbabve, 2008)

66 Burimi: UNDP Human Development Report 2010 , 20th Anniversary Edition

4/4/2018

34

Shembull: KINA

67

min

min

vlera aktuale vlera imaleIndeksi

vlera maksimale vlera imale

Treguesit Vlera

Jetëgjatësia (vjet) 73,5

Vitet mesatare të shkollimit (vjet) 7,5 vjet

Vitet e pritura të shkollimit (vjet) 11,4

Të ardhurat për kokë banori (PPP USA$)

7263

73.5 200.847

83.2 20I jetëgjatësisë

7.5 0lim 0.568

13.2 0Indeksi i vitevemesatarete shkol it

11.4 0lim 0.553

20.6 0Indeksi i vitevete priturate shkol it

0.568 0.553 00.589

0.951 0Indeksi i arsimit

Burimi: UNDP Human Development Report 2010 , 20th Anniversary Edition

ln(7263) ln(163)0.584

ln(108.211) ln(163)Indeksi i teardhurave

68

3 0,847 0,589 0,584 0,663INDEKSI I ZHVILLIMIT NJEREZOR

Indeksi i zhvillimit njerëzor = 0,663 - zhvillim mesatar njerëzor

4/4/2018

35

69

70

4/4/2018

36

71

Duke përdorur këta tre matës për zhvillim dhe duke aplikuar formulat për 177 shtete, Indeksi i zhvillimit njerëzor i rendit (radhitë) të gjitha vendet në katër grupe:

Zhvillim i ulët njerëzor (0.0 deri te 0.499)

Zhvillim i mesëm njerëzor (0.5 deri te 0.699)

Zhvillim i lartë njerëzor (0.7 deri te 0.799)

Zhvillim shumë i lartë njerëzor (0.8 deri te 1.00)

(Burimi: Michael Topdaro.. “Economic development” fq.48)

72

4/4/2018

37

73

Klikimet në Google për Raportin e Zhvillimit Njerëzor, Indeksin e zhvillimit Njerëzor (UNDP) dhe Raportin e Zhvillimit Botëror (BB) (2006-2010)

Numri i këekimeve (Indeksi, maximum=100 Numri i kërkimeve (Indeksi, maximum=100

Indeksi i zhvillimit njerëzor Raporti i zhvillimit njerëzor Raporti i zhvillimit botëror

Burimi: UNDP Human Development Report 2010 , 20th Anniversary Edition

Vendi Renditja e vendeve sipas

madhësisë së indeksit

Indeksi i zhvillimit

njerëzor (HDI)

Të ardhurat kombëtare bruto për

kokë banori (GNI) (PPP 2011)

Renditja sipas

GNI minus

renditja sipas

HDI

Norvegjia 1 0.944 64,992 5

SHBA 8 0.915 47.094 3

Gjermania 6 0.916 43,919 11

Luxembourg 19 0.892 58,711 -11

Sllovenia 25 0.880 27,852 12

Em. e Bash. Arabe 41 0.835 60,868 -34

Croatia 47 0.818 19,409 11

Montenegro 49 0.802 14,558 27

74

Disa vende me Indeks të Zhvillimit njerëzor shumë të lartë dhe të lartë (0.8 deri te 1.00)

Burimi: UNDP: Human Development Report 2015

4/4/2018

38

Vendi Renditja e vendeve sipas

madhësisë së indeksit

Indeksi i zhvillimit

njerëzor (HDI)

Të ardhurat kombëtare

bruto për kokë banori

(GNI) (PPP 2008)

Renditja sipas GNI minus

renditja sipas HDI

Romania 52 0.793 18,108 +10

Bosnia and

Herzegovina

85 0.733 9,638 19

Bullgaria 59 0.782 15,596 10

Shqipëria 54 ( 85) 0.733 9,943 +14

Serbia 66 0.771 18,677 +20

Turqia 72 0.761 16.359 -12

Maqedonia 81 0.747 11,780 9

75

Disa vende me Indeks të zhvillimit njerëzor të lartë (0.7 deri te 0.799)

Vendi Renditja e

vendeve sipas

madhësisë së

indeksit

Indeksi i

zhvillimit

njerëzor (HDI)

Të ardhurat

kombëtare

bruto për kokë

banori (GNI)

(PPP 2011)

Renditja sipas GNI

minus renditja

sipas HDI

Kina 89 0.663 7.258 -4

Philipines 115 0.668 7,915 -7

Egjipti 108 0.690 10,512 -12

Kyrgystan 120 0.655 3,044 +29

India 130 0.609 5,497 -4

76

Disa vende me Indeks të zhvillimit njerëzor të mesëm (0.5 deri te 0.699)

4/4/2018

39

Vendi Renditja e vendeve sipas

madhësisë së indeksit

Indeksi i zhvillimit

njerëzor (HDI)

Të ardhurat kombëtare bruto për

kokë banori (GNI) (PPP 2011)

Renditja sipas GNI minus

renditja sipas HDI

Pakistan 147 0.538 4,866 –14

Nigeria 152 0.340 953 -24

Zimbabve 155 0.509 1,615 +13

Sudan 161 0.479 3,809 -27

Afganistani 171 0.465 1,885 -7

Chad 185 0.392 2,085 -22

77

Disa vende me Indeks të zhvillimit njerëzor të ulët (0.0 deri te 0.499)

Burimi: UNDP, Human Development Report, 2015

Tabelat e mëparshme prezantojnë IZHNJ të një mostre prej 27 vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim të renditura nga vlera më e lartë e IZHNJ (kolona e 3) përcjellur nga GNI për kokë banori (kolona 4) dhe renditjen e vendeve sipas HDI dhe GNI (kolona 5)

Numri pozitiv tregon se për sa rritet renditja e vendit në bazë të HDI, në krahasim me renditjen në bazë të GNI , kurse vlerat negative tregojnë të kundërtën.

Kjo është një çështje shumë kritike për IZHNJ.

Nëse renditja e vendit në bazë të IZHNJ nuk dallon shumë nga renditja në bazë të GNI për kokë banori, atëherë mund të thuhet se ka zhillim shoqëroro-ekonomik dhe se nuk duhet brengosur për çështje të tilla siç është shëndeti dhe arsimimi.

78

4/4/2018

40

Nga tabelat shihet se vendi me IZHNJ më të lartë është Norvegjia (0.944), kurse vendi me IZhNJ më të ulët është Chad (0.392).

Vendet me të ardhura të larta për kokë banori tentojnë të kenë IZHNJ të lartë, mirëpo duke analizuar më detajisht shihet se ka vende që kanë të ardhura për kokë banori të larta, kurse IZHNJ të ulët.

Në raste të tilla munt të flasim se vendi ka shënuar rritje ekonomike kurse ka pasur zhvillim ekonomik jo të kënaqshëm.

79

Vendi Të ardhurat kombëtare

bruto për kokë banori (GNI)

(PPP 2008

Indeksi i zhvillimit

njerëzor (HDI)

Renditja e vendeve

sipas madhësisë së

indeksit

Jetëgjatësia Vitet mesatare të

shkollimit

GNI për kokë banori rreth 1000$

Madagaskar 953 0.435 135 61.2 5.2

Haiti 949 0.404 145 61.7 4.9

Malavi 911 0.385 153 54.6 4.3

Chad 1067 0.295 164 49.2 1.5

GNI për kokë banori rreth 2000$

Tajikistan 2020 0,580 112 67.3 9.2

Mauritania 2118 0.433 136 57.3 3.7

Lesoto 2010 0.427 141 45.9 5.8

Sudan 2051 0,379 154 58,9 2,9

GNI për kokë banori rreth 3000$

Moldova 3149 0,623 99 68,9 9,7

Vietnami 2995 0,572 113 74,9 5,5

India 3337 0,519 119 64,4 4,4

Kongo 3258 0,484 126 53,9 5,9

80 Burimi: UNDP, Human Development report, 2010

Luhatjet e HDI për të ardhura të ngjashme

4/4/2018

41

Indeksi i zhvillimit njerëzor i Kombeve të Bashkuara

ka kontribuar mjaft në përmirësimin e pikëpamjeve

rreth asaj se çka përmban zhvillimi, cilat shtete

kanë pasur suksess dhe cilat jo dhe si grupe të

ndryshme dhe regjione të ndryshme dallohen në

mes veti.

Përmes kombinimit të dhënve ekonomike dhe

sociale, HDI iu ndihmon kombeve që të ndërmarrin

masa më të gjera për zhvillimin e performancave të

tyre dhe të fokusojnë politikat e tyre ekonomike

dhe sociale më drejtpërdrejt në fushat ku ka nevojë

për përmirësim.

81

82

Matësit tjerë

Treguesit e Zhvillimit

Ekonomik

Rritja

Zhvillimi

Indeksi i Zhvillimit

Njerëzor

Numri i mjekëve për banorë

Numri i frigoriferëve për banorë

Numri i TV për banorë

Numri i veturave për banorë

Treguesit e sëmundjeve

Aktivitetet ekonomike siaps sektorëve

Nivel i stresit

Nivel i krimit

Të dhënat për kujdesin shëndetësor

4/4/2018

42

Indeksi i përshtatur i pabarazisë së zhvillimit njerëzor;

Indeksi i pabarazisë gjinore;

Indeksi i varfërisë multidimensionale, etj.

83

Konferencat dhe Samitet e Kombeve të Bashkuara të organizuara gjatë viteve ‘90 kanë adresuar çështje të përgjithshme shoqërore, ekonomike e mjedisore karakteristike si për vendet në zhvillim ashtu edhe për vendet e zhvilluara.

Konventat dhe Deklaratat që lidhen me këto çështje u përsosën më tej dhe u sintetizuan në Deklaratën e Samitit të Mijëvjeçarit të mbajtur në Shtator të vitit 2000, ku morën pjesë 147 kryetarë shtetesh, përfaqësues të 191 kombeve.

84

4/4/2018

43

Qysh atëherë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka punuar me Bankën Botërore (BB), Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim (OECD) dhe departamente të tjera të Kombeve të Bashkuara, fondacione e programe të ndryshme, për të formuluar objektiva të përcaktuara, synime dhe indikatorë të matshëm.

Ky grup objektivash njihet me emrin Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG).

MDG përfshijnë 8 objektiva të përgjithshme të shoqëruara me synime e indikatorë, të cilët garantojnë vlerësimin dhe kuptimin në të njëjtën mënyrë të statusit të MDG në nivel global, rajonal e kombëtar.

85

Objektivat Caqet

1. Zhdukja e varfërisë

dhe urisë

Caku 1: Përgjysmimi i numrit të njerëzve që jetojnë me më pak se një dollarë në ditë deri më 2015, bazuar

në numrat e vitit 1990

Caku 2: Përgjysmimi i numrit të njerëzve që jetojnë më uri deri më 2015, bazuar në numrat e vitit 1990

2. Edukim fillorë për të

gjithë

Caku 3: Të sigurohet se fëmijët në tërë botën, djemtë dhe vajzat të kenë të siguruar shkollimin fillorë

3. Promoviomi i barazisë

gjinore dhe

pushtetëzinmi i femrës

Caku 4: Të eliminohet dallimi ne mes të djemve dhe vajzave në shkollimin fillorë dhe atë të mesëm deri më

2005 dhe në të gjitha nivelet e shkollimit deri më 2015

4. Zvogëlimi i

vdekshmërisë së

foshnjave

Caku 5: Të zvogëlohet për dy të tretat vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjet në mes të viteve 1990-2015

5. Përmirësimi i

shëndetit të nënës

Caku 6: Të zvogëlohet për tre çerek shkalla e vdekshmërisë së nënave në mes të vitit 1990 - 2015

6. Lufta kundër

HIV/AIDS, malaries dhe

sëmundjeve të tjera

Caku 7: Të ndalet dhe të fillohet zmbrapsja e HIV/AIDS-it deri më 2015.

Caku 8: Të ndalet dhe të fillohet zmbrapsja e malaries dhe sëmundjeve të tjera deri më 2015.

7. Sigurimi i

qëndrueshmërisë së

ambientit

Caku 9: Të integrohen principet e zhvillimit të qëndrueshëm në politikat e shteteve dhe të bëhen programe

për kthimin e dëmeve ambientale.

Caku 10: të përgjysmohet, deri më 2015 numri i njerëzve pa ujë të pijshëm dhe mjete sanitare themelore.

Caku 11: Deri më 2020 të bëhet një përmirësim në jetët e së paku 100 milion banorëve të deponive. 86

4/4/2018

44

8. Zhvillimi i

partneritetit

global për

zhvillim

Caku 12: Të zhvillohet edhe më tutje një sistem tregtar dhe financiarë të bazuar në rregulla të

parashikueshëm dhe jo diskriminues. Këtu duhet përfshirë edhe përkushtimin për qeverisje të mirë,

zhvillim dhe zvogëlim të varfërisë - në vend dhe ndërkombëtarisht.

Caku 13: Të adresohen nevojat e vendeve me zhvillim më të ulët. Këtu duhet përfshirë qasjen në

eksportet e këtyre vendeve pa tarifa dhe kuotime; një program të përmirësuar për lirim nga borxhi të

vendeve të futura thellë në borxh dhe ndihma më të mëdha për vendet që luftojnë varfërinë.

Caku 14: të adresohen nevojat e veçanta të vendeve pa dalje në det dhe ishujve të vegjël (nëpërmes

Programit të veprimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Ishujve të Vegjël dhe Vendeve në Zhvillim).

Caku 15: Të veprohet drejtë problemeve të vendeve në zhvillim të zhytura në borxh (Nëpërmes masave

kombëtare dhe ndërkombëtare në mënyrë që borxhi të bëhet i përballueshëm në plan afatgjatë)

Caku 16: Në bashkëpunim me vendet në Zhvillim të zhvillohen dhe të implementohen strategjitë për

punësim të rinisë.

Caku 17: Në bashkëpunim me kompanitë farmaceutike të ofrohet qasje në barërat themelore në vendet

në zhvillim.

Caku 18: Në bashkëpunim me sektorin privat të përfitohet nga teknologjitë e reja në veçanti nga

Informatat dhe Teknologjia IT dhe komunikimi.

87

Përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në

Samitin e Mileniumit në vitin 2000 dhe nuk e

kanë nënshkruar deklaratën. Për këtë Qeveria e

Kosovës nuk ka ndonjë obligim formal për OZHM

siç kanë shumë vende të tjera.

Megjithatë OZHM-të (shih tabelën paraprake) që

kanë dalë nga Samiti janë relevante për Kosovën.

Në të gjitha pikat Kosova ka rezultat të

disfavorshëm në krahasim me Evropën.

88

4/4/2018

45

Varfëria është e shpeshtë, dhe gati gjysma e popullatës duke

jetuar në varfëri.

Ngjarjet e dekadës së fundit kanë zvogëluar mundësinë dhe

kualitetin e shkollimit.

Shëndeti i nënës dhe fëmijës është një sfidë e veçantë pasi

Kosova ka një shkallë të lartë të lindjeve në krahasim me vendet

evropiane.

Tuberkuloza është prezente. HIV/AIDS nuk është i përhapur por

parandalimi dhe vrojtimi sistematik është i nevojshëm.

Ndotja industriale dhe shtëpiake paraqet kërcënim dhe sfidë

serioze për ambientin dhe shëndetin e njerëzve, edhe pse nuk

dihet shumë për përmasat e tyre.

89

Kosova duhet ta hartojë vetë rrugën dhe mënyrën se si ti qaset secilit Objektiv dhe indikatorë në mënyrë që të jetë në vijë me realitetin e Kosovës.

Institucionet e Kosovë kanë përgjegjësinë për politikat sociale duke përfshirë shëndetësinë, edukimin dhe barazinë gjinore dhe atyre u është besuar ruajtja e ambientit.

Prioritet duhet të jetë fokusimi në përmirësimin e standardeve të edukimit dhe kualitetit të shëndetit si dhe promovimin e zhvillimit lokal ekonomik dhe punësimit. Këto çështje janë ngushtë të lidhura në OZHM-të dhe mund të udhëheqin në alokimin më të mirë të resurseve.

90

4/4/2018

46

KONCEPTET KYÇE

EKONOMIKSI I ZHVILLLIMIT BRUTO PRODUKTI VENDOR

ZHVILLIMI EKONOMIK ZHVILLIMI NJERËZOR

EKONOMIKSI TRADICIONAL INDESKI I ZHVILLIMIT NJERËZOR

EKONOMIA POLITIKE INDEKSII PABARAZISË GJINORE

RRITJA EKONOMIKE INDESKI I VARFËRISË MULTIDIMENSIONALE

BRUTO PRODUKTI KOMBËTAR

OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË MIJËVJEÇARIT

91