Kontabiliteti 1 qershor 2006

14
ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 1 Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Provimi: Kontabiliteti financiar I - me zgjidhje Data: 3 qershor 2006 10 Pyetje me zgjidhje të shumëfishta (10 x 2 = 20) 20 pikë 1 Pasqyrat financiare – kalkulimi i elementeve të PF 8 pikë 2 Llogaritë e arkëtueshme - Mbledhja dhe regjistrimi i Ll/A 5 pikë 3 Llogaritë e arkëtueshme - Mbledhja dhe regjistrimi i Ll/A 5 pikë 4 Të dhënat e mangëta – llogaria e furnizimeve 6 pikë 5 Shitjet/blerjet me kredi – zbritjet në shitje dhe blerje 8 pikë 6 Zërat e pasqyrave financiare – identifikimi i llogarive 15 pikë 7 Harmonizimi bankar 8 pikë 8 Metodat e sistemit periodik të vlerësimit të stoqeve 15 pikë 9 Bilanci vërtetues – Analizoni të dhënat e korrigjuara 10 pikë 100 pikë

Transcript of Kontabiliteti 1 qershor 2006

Page 1: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 1

Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Provimi: Kontabiliteti financiar I - me zgjidhje Data: 3 qershor 2006

10 Pyetje me zgjidhje të shumëfishta (10 x 2 = 20) 20 pikë

1 Pasqyrat financiare – kalkulimi i elementeve të PF 8 pikë

2 Llogaritë e arkëtueshme - Mbledhja dhe regjistrimi i Ll/A 5 pikë

3 Llogaritë e arkëtueshme - Mbledhja dhe regjistrimi i Ll/A 5 pikë

4 Të dhënat e mangëta – llogaria e furnizimeve 6 pikë

5 Shitjet/blerjet me kredi – zbritjet në shitje dhe blerje 8 pikë

6 Zërat e pasqyrave financiare – identifikimi i llogarive 15 pikë

7 Harmonizimi bankar 8 pikë

8 Metodat e sistemit periodik të vlerësimit të stoqeve 15 pikë

9 Bilanci vërtetues – Analizoni të dhënat e korrigjuara 10 pikë

100 pikë

Page 2: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 2

Pyetje me zgjidhje të shumëfishta (10 x 2 = 20) 20 pikë 1. Cikloni Inc. në pasqyrën e të ardhurave të këtij viti i raporton informatat si në vijim:

Shitjet €450,000 Përqindja e fitimit bruto 30% Norma e tatimit në të ardhura 35% Shpenzimet e shitjes €55,000 Shpenzimet administrative €40,000

Cilën shumë të fitimit neto ka raportuar Cikloni për vitin aktual? a. €14,000 b. €26,000 c. €40,000 d. €54,500

450,000-315,000=135,000-95,000=40,000-14,000=26,000

2. Cila nga deklaratat e mëposhtme është konsistente me bazën akruale të kontabilitetit?

a. Të hyrat regjistrohen kur pranohet paraja. b. Shpenzimet regjistrohen kur paraja paguhet. c. Shpenzimet regjistrohen në periudhë të ndryshme nga të hyrat përkatëse. d. Të hyrat regjistrohen kur fitohen dhe shpenzimet kur ndodhin.

3. Çfarë efekti ka inkasimi i një llogarie të arkëtueshme në pasuritë gjithsej?

a. Gjithsej pasuritë mbesin të pandryshuara b. Gjithesj pasuritë rriten c. Gjithesj pasuritë zvogëlohen d. Të gjitha të mësipërmet

Paraja (P) rritet dhe llogaritë e arkëtueshme rriten (P) => nuk ka efekt në pasuritë gjithsej

4. Hana Co. Për vitin 1997 ka shitje gjithsej €5,000,000, 80% e të cilave janë shitje me afat të

pagesës. Saldo përfundimtare e llogarive të arkëtueshme në fund të vitit është €750,000. Bazuar në informatat historike, Hana Co. Vlerëson se 2% e shitjeve me kredi janë të pambledhshme. Çfarë shume e shpenzimit të borxhit të keq duhet të njihet në pasqyrën e të ardhurave të vitit 1997? a. €100,000 b. € 80,000 c. € 50,000 d. € 15,000

5. Kompania “3 Vëllezërit” ka deklaruar dhe paguar dividenda në para të gatshme aksionarëve

të vet. Cili është efekti i këtij transaksioni? a. Paraja rritet dhe fitimet e mbajtura rriten. b. Paraja zvogëlohet dhe fitimet e mbajtura zvogëlohen. c. Paraja zvogëlohet dhe fitimet e mbajtura rriten. d. Paraja zvogëlohet dhe fitimet e mbajtura mbesin të njejta. Paraja zvogëlohet dhe divendendat zvogëlohen. Fitimiet e mbajtura në fund = Fitimiet e Mbajtura në fillim + Fitimi neto – Dividendat => dividendat rriten -> fitimi i mbajtur zvogëlohet.

Page 3: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 3

6. Qumështorja Inc. I ka paguar rrogat ndaj të punësuarve gjithsej €4,500 në muaj. Efekti i këtij

transaksioni në secilin zë të pasqyrave financiare në vijim është: Pasuria Ekuiteti Fitimi neto Shpenzimet

a. rritet rritet nuk ka efekt nuk ka efekt b. zvogëlohet rritet zvogëlohet rriten c. rritet zvogëlohet nuk ka efekt nuk ka efekt d. zvogëlohet zvogëlohet zvogëlohet nuk ka efekt

Paraja (P) - zvogëlohet Shpenzimet e rrogave (E) - rriten Shpenzimi e zvogëlon fitimin neto =>Fitimet e mbajtura=>Ekuiteti i pronarëve

7. Lajmi Press ka pasur stoqet e furnizimeve në fillim €400, ka blerë €550 të furnizimeve gjatë

periudhës, dhe ka pasur stoqe përfundimtare të furnizimeve prej €300. Sa është shuma e shpenzimit të furnizimeve që duhet të regjistrohet në pasqyrën e të ardhurave në fund të periudhës? a. €300 b. €550 c. €650 d. €850

Stoqet përfundimtare të furnizimeve = Stoqet fillestare të furnizimeve + Blerjet – Furnizimet e përdorura (Shpenzimet e furnizimeve) €300 = €400 + €550 - Shpenzimet e furnizimeve Shpenzimet e furnizimeve = €650

8. Byrek, Inc. Raporton gjatë vitit të hyra prej €500,000 dhe gjithsej shpenzime (duke përjashtuar

shpenzimin e tatimit në të ardhura) prej €300,000. Nëse Byrek ka normën e tatimit në të ardhura prej 35%, cili është fitimi neto të cilin Byrek do ta raportoj gjatë vitit? a. €105,000 b. €130,000 c. €200,000 d. €300,000

FN = 500,000 - 300,000 - {(500,000-300,000)*.35} = 130,000

9. Cila nga llogaritë në vijim nuk është pasuri?

a. sigurimi i parapaguar b. llogaria e arkëtueshme c. të hyrat e pafituara d. stoqet

Të hyrat e pafituara janë detyrime

Page 4: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 4

10. Ndërtimtari Corporation ka gjithsej pasuri prej €1,000,000, gjithsej kapitali i kontribuuar është €300,000, dhe gjithsej fitimet e mbajtura janë €200,000. Sa është shuma totale e detyrimeve të Ndërtimtari? a. €1,000,000 b. € 800,000 c. € 700,000 d. € 500,000

P = D + E 1,000,000 = D + (300,000 + 200,000) D = 500,000

Page 5: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 5

Pasqyrat financiare – kalkulimi i elementeve të PF 8 pikë 1. Me 31 Dhjetor 2004, saldot e llogarive dhe informacionet tjera në dispozicion lidhur me vitin e parë të afarizmit të kompanisë FASHI ishin si në tabelën e paraqitur në vazhdim.

Llogaritë e arkëtueshme € 40,000 Shpenzimet operative € 96,000

Kapitali 100,000 Paraja e gatshme 56,000

Shpenzimet e tatimit në fitim 37,600 Nota (dëftesa) e pagueshme 10,000

Kredi bankare 95,000 Llogaritë e pagueshme 50,000

Të hyrat nga shitjet 450,000 Kostoja e mallit të shitur 260,000

Ndërtesat 110,000 Stoqet 49,000

Kërkohet: a. Fitimi bruto për vitin që përfundon me 31 Dhjetor, 2004 (2 pikë) b. Zëri i fundit pasqyrës së të ardhurave për vitin që përfundon me 31 Dhjetor, 2004 (2 pikë) c. Pasuritë qarkulluese me datën 31 Dhjetor, 2004 (2 pikë) d. Sa është vlera e parasë së gatshme të arkëtuar nga blerësit? (Ndihmesë: Viti 2004 është

viti i parë i afarizmit të kompanisë) (2 pikë) Zgjidhja

a. Të hyrat nga shitja 450,000 KMSH (260,000)

Fitimi bruto 190,000 Pasqyra e të ardhurave.

b. Të hyrat nga shitja 450,000 KMSH 260,000

Fitimi bruto 190,000 Shpenzimet operative (96,000) Fitimi operativ 94,000

Shpenzimet e tatimit në fitim (37,600) Fitimi neto 56,400 Pasqyra e të ardhurave dhe pasqyra e ndryshimeve në ekuitet

c. Paraja 56,000 Llogaritë e arkëtueshme 40,000 Stoqet 49,000 Pasuritë qarkullese 145,000 Bilanci i gjendjes.

d. Të hyrat nga shitja 450,000

Llogaritë e arkëtueshme (40,000) Të inkasuara nga konsumatorët 410,000

Page 6: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 6

Mbledhja e llogarive të arkëtueshme 5 pikë

2. Në fund të vitit, Jehona Enterprises ka vlerësuar shpenzimet për llogaritë e paarkëtueshme 0.7% nga shitjet prej €10,100,000. Saldoja e tanishme kreditore e llogarisë “Lejimet për llogaritë e paarkëtueshme” është €17,200.

Kërkohet:

a. Të përgatitet hyrja në ditar për të regjistruar shpenzimet për llogaritë e paarkëtueshme

b. Sa është saldoja e llogarisë “Lejimet për llogaritë e paarkëtueshme” pas këtij korrigjimi?

Zgjidhja: a. Dr Shpenzimet e borxheve të këqija 53,500 Cr Lejimet për borxhet e këqija 53,500 2 pikë Për të regjistruar shpenzimet e borxheve të këqija Llogaritja: €10,100,000 x 0.7% = €70,700 - 17,200 = 53,500 1 pikë b. Saldoja e lejimeve për borxhet e këqija pas këtij korrigjimi është €70,700 1 pikë

Page 7: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 7

Mbledhja e llogarive të arkëtueshme 5 pikë

3. Llogaritë e arkëtueshme të kompanisë HERA tregon saldo debitor në vlerë €104,000 në fund të vitit. Një analizë e moshimit të llogarive individuale dëshmon vlerësimin e llogarive të paarkëtueshme në vlerë €6,700.

Kërkohet: Të bëhen hyrjet në ditar për të regjistruar shpenzimet e llogarive të paarkëtueshme nën secilin nga supozimet e pavarura (të pa ndërlidhura) mes veti në vazhdim:

a. Llogaria “Lejimet për llogaritë e paarkëtueshme” ka saldo kreditore në vlerë prej €800 para se të bëhen korrigjimet.

b. Llogaria “Lejimet për llogaritë e paarkëtueshme” ka saldo debitor në vlerë prej €800 para se të bëhen korrigjimet.

c. Sa është saldo e llogarisë “Lejimet për llogaritë e paarkëtueshme” pas secilit nga korrigjimet e lartë shënuara?

Zgjidhja a. Dr Shpenzimet e borxheve të këqija 5,900 Cr Lejimet për borxhet e këqija 5,900 2 pikë

Për të regjistruar shpenzimet e vlerësuara të borxheve të këqija dhe për të sjellur saldon e lejimeve në €6,700.

b. Dr Shpenzimet e borxheve të këqija 7,500 Cr Lejimet për borxhet e këqija 7,500 2 pikë

Për të regjistruar shpenzimet e vlerësuara të borxheve të këqija dhe për të sjellur saldon e lejimeve në €6,700.

c. Saldoja e lejimeve për borxhet e këqija pas secilit korrigjim është e njëjtë €6,700.

1 pikë

Page 8: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 8

Llogaria e furnizimeve: Të dhënat e mangëta 6 pikë

4. Secila kolonë në vazhdim paraqet një llogari të furnizimeve:

Rasti A Rasti B Rasti C Rasti D

Gjendja fillestare e furnizimeve më 01 Korrik 132 217 98 ?

Furnizimet e blera gjatë muajit 26 ? 87 964

Gjendja përfundimtare e furnizimeve më 31 Korrik ? 218 28 594

Furnizimet e shfrytëzuara gjatë muajit 97 486 ? 816

Kërkohet:

a. Përcaktoni vlerat të theksuara me pikëpyetje në kolona b. Të bëhet hyrja korrigjuese (në ditën e fundit të muajit) për Rastin A, duke supozuar se

furnizimet e blera janë regjistruar në debi të një llogarie të pasurisë.

Zgjidhja: a.

Rasti A Rasti B Rasti C Rasti D

Gjendja fillestare e furnizimeve më 1 korrik

132 217 98 446

+ Furnizimet e blera gjatë muajit 26 487 87 964

= Gjithsej furnizime në dispozicion 158 704 185 1,410 - Furnizimet e shfrytëzuara gjatë muajit 97 486 157 816

= Stoqet e furnizimeve në fund të muajit 61 218 28 594

1 pikë 1 pikë 1 pikë 1 pikë

b. Hyrja korrigjuese për Rastin A 31 korrik Dr Shpenzimet e furnizimeve 97

Cr Furnizimet 97 2 pikë Për të regjistruar korrigjimet për furnizimet e shfrytëzuara

Page 9: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 9

Zbritjet në shitje dhe blerje 8 pikë 5. Më 15 Prill, Kompania Sulltan bëri shitjen e mallrave kompanisë Baron në vlerë €1,500

sipas kushteve, 2% zbritje nëse pagesa bëhet për 10 ditë, neto shuma deri në 30 ditë (2/10, n/30). Dy kompanitë përdorin sistemin periodik të stoqeve.

Kërkohet: Të bëhen hyrjet në kompanitë Sulltan dhe Baron për të regjistruar

a. shitjen/blerjen b. kthimin e mallit me 20 Prill në vlerë €300, dhe c. Pagesën/pranimin me 25 Prill.

Zgjidhja Të dhënat e Kompania Sulltan: a. 15 Prill Dr Llogaritë e arkëtueshme 1,500 Cr Shitjet 1,500 1 pikë Shitja e mallrave e Baron 2/10, n/30 b. 20 Dr Kthimet nga shitjet dhe lejimet 300 Cr Llogaritë e arkëtueshme 300 1 pikë Malli i pranuar dhe i kthyer nga Baron c. 25 Dr Paraja 1,176 Dr Zbritjet në shitje 24 Cr Llogaritë e arkëtueshme 1,200 2 pikë Pranimi i pagesës nga Baron (është pranuar zbritja) Llogaritja: 1,500 – 300 = 1,200 1,200 x 2% = 24 1,200 – 24 = 1,176 Të dhënat e Kompanisë Baron: a. 15 Prill Dr Blerjet 1,500 Cr Llogaritë e pagueshme 1,500 1 mark Blerja e mallit nga Kompania Sulltan me kushte 2/10, n/30 b. 20 Dr Llogaritë e pagueshme 300 Cr Kthimet dhe zbritjet nga blerjet 300 1 mark Kthimi i mallit të blerë c. 25 Dr Llogaritë e pagueshme 1,200 Cr Zbritjet nga blerjet 24 Cr Paraja 1,176 2 marks Pagesa e mallit të blerë nga kompania Sulltan (zbritja e pranuar)

Page 10: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 10

Identifikimi i llogarive 15 pikë 6. Të identifikohen llogaritë në tabelën e më poshtme sikur se: a. Pasuri, P

Detyrime, D Ekuitet, E Të hyra H Shpenzime ose SH Kontra pasuri KontraP

b. Pasuri qarkulluese PQ Detyrime afat-shkurta DASH Pasuri themelore PTH Detyrime afat-gjata ose DAGJ Pa kualifikuar P/K

c. Llogari e Bilancit të gjendjes ose BGJ Llogari e pasqyrës së të ardhurave PA

d. Saldo debitor ose Dr Saldo kreditor. Kr

a b c d

Të hyrat nga interesi (shembull) H

(Të hyra) P/K

(Pa kualifikuar)

PA (Pasqyra e të ardhurave)

Kr (Saldo kreditor)

Furnizimet e zyrës (shembull) P PQ BGJ Dr

1 Aksionet e zakonshme E P/K BGJ Kr

2 Paraja e gatshme P PQ BGJ Dr

3 Llogaritë e pagueshme D CL BGJ Kr

4 Pajisjet P PTH BGJ Dr

5 Shpenzimet e nxehjes, dritës, ujit Sh P/K PA Dr

6 Të hyrat e pafituara D DASH BGJ Kr

7 Shpenzimet e tatimit në fitim Sh P/K PA Dr

8 Tatimi në fitim i pagueshëm D DASH BGJ Kr

9 Llogaritë e arkëtueshme P PQ BGJ Dr

10 Nota e pagueshme (për 6 muaj) D DASH BGJ Kr

11 KMSH (Kosto e mallit të shitur) Sh P/K PA Dr

12 Fitimet e pashpërndara E P/K BGJ Kr

13 Zhvlerësimi i akumuluar KontraP P/K BGJ Kr

14 Qiraja e parapaguar P PQ BGJ Dr

15 Stoqet P PQ BGJ Dr

Page 11: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 11

Harmonizimi bankar 8 marks 7. Pasqyra bankare për CAMI Co. tregon një saldo prej €9,000.00 me 30 qershor. Pas

regjistrimeve në ditar gjatë qershorit, saldoja e parasë në libra është €4,675.00. Përgatitni një harmonizim bankar bazuar në zërat e mëposhtëm:

a. Shitjet me para të gatshme prej €342 janë regjistruar gabimisht në ditarin e arkës si €324.

b. Depozitat në transit që nuk janë regjistruar nga banka, janë €718.00 c. Shpenzimet e mirëmbajtjes së llogarisë bankare janë €25.00

d. Një memo nga banka për një notë të pagueshme e cila është arkëtuar nga banka prej €1,850.

e. Një çek i papaguar prej €3,200.00 Zgjidhja

CAMI Co. Harmonizimi bankar 30 qershor,

Saldoja e parasë sipas raportit të bankës 9,000.00 Plus: depozitat në tranzit të paregjistruara nga banka 718.00 9,718.00 Minus: çeqet e papaguara 3,200.00 Saldo e korrigjuar 6,518.00 Saldoja e parasë sipas shënimeve të kompanisë 4,675.00 Plus: nota e pagueshme e pranuar nga banka, përfshirë kamatën prej €50

1,850.00

Gabimi në regjistrimin e shitjeve me para prej €342 si €324 18.00 1,868.00 6,543.00 Minus: shpenzimet bankare 25.00 25.00 Saldo e korrigjuar 6,518.00

Page 12: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 12

Metodat e vlerësimit të stoqeve, sistemi periodik 15 pikë 8. Di-Do Company e përdor sistemin periodik të vlerësimit të stoqeve. Në fillim të vitit të saj

fiskal 2005, kompania ka zotëruar 100 thasë të plehut artificial me një kosto prej €8 për thes. Më 30 prill, 2005 Di-Do ka blerë 500 thasë me kosto €8.30 secilin dhe më 30 maj, 2005 ka blerë 400 thasë me kosto €8.50 secilin. Gjatë vitit, ka shitur 880 thasë për €12 secili.

Kërkohet: Llogaritni stoqet në fund, koston e mallit të shitur dhe fitimin bruto sipas

a. FIFO, b. LIFO, dhe c. Kostos mesatare.

a. FIFO Të shitura 880 thasë Kosto e mallit të shitur Stoqet përfundimtare

100 x €8.00 €800.00 500 x €8.30 €4,150.00 120 x €8.50 €1,020.00 280 x €8.50 €2,380.00

880 €7,330.00 €1,020.00

Të hyrat nga shitja Fitimi bruto

880 x €12.00 €10,560.00 €10,560 - €7,330 €3,230.00

€10,560.00 €3,230.00 b. LIFO Të shitura 880 thasë

Kosto e mallit të shitur Stoqet përfundimtare

400 x €8.50 €3,400.00 100 x €8.00 €800.00 480 x €8.30 €3,984.00 20 x €8.30 €166.00

880 €7,384.00 120 €966.00

Të hyrat nga shitja Fitimi bruto

880 x €12.00 €10,560.00 €10,560 - €7,384 €3,176

€10,560.00 €3,176 c. Çmimi mesatar Të shitura 880 thasë

Kosto e mallit të shitur Stoqet përfundimtare 100 x €8.00 €800.00 500 x €8.30 €4,150.00 (1,000-880) x €8.35 €1,002.00 400 x €8.50 €3,400.00

1,000 €8,350.00 €1,002.00

€8,350/1,000 8.35 €/bag €8.35 x 880 €7,348.00

Të hyrat nga shitja Fitimi bruto

880 x €12.00 €10,560.00 €10,560 - €7,348 €3,212.00

€10,560.00 €3,212.00

Page 13: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 13

Bilanci vërtetues – Analizoni të dhënat e korrigjuara 10 marks 9. Bilanci vërtetues pjesërisht i korrigjuar i TOLI Company me 31 Janar 2005 paraqitet në

vijim.

TOLI COMPANY BILANCI VËRTETUES I KORRIGJUAR

31 JANAR 2005 Debi Kredi

Furnizime 700 Sigurimi i parapaguar 2,400 Rrogat e pagueshme 800 Të hyrat e pafituara 750 Shpenzimet e furnizimeve 950 Shpenzimet e sigurimit 400 Shpenzimet e rrogave 1,800 Të hyrat nga shërbimet 2,000

Kërkohet: Përgjigjuni në pyetjet në vijim, duke supozuar se viti fillon me 1 janar.

a. Nëse shuma në shpenzimet e furnizimeve më 31 janar është hyrja korrigjuese dhe €850 të furnizimeve janë blerë gjatë janarit, sa është saldoja në llogarinë e furnizimeve me 1 janar?

b. Nëse shuma në në shpenzimet e sigurimit është hyrja korrigjuese dhe premia origjinale e sigurimit është për një vit, sa është totali i premisë dhe kur është blerë polica e sigurimit?

c. Nëse €2,500 të rrogave janë paguar në janar, sa ishte saldoja e rrogave të pagueshme me 31 dhjetor 2004?

d. Nëse €1,600 janë pranuar në janar për shërbimet e kryera na janar, sa ishte saldoja në llogarinë e të hyrave të pafituara me 31 dhjetor 2004?

Page 14: Kontabiliteti 1 qershor 2006

ShKCAK – Provimi KF1 Qershor 2006 14

Zgjidhja

a. Saldo përfundimtare e furnizimeve €700 Plus: Hyrja korrigjuese 950 Minus: Blerjet 850 Saldo fillestare e furnizimeve 800

b. Gjithsej sigurimi i parapaguar €4,800 (€400 X 12) Shuma e shfrytëzuar (6 X €400) 2,400

Saldo e tanishme 2,400 Polisa është blerë gjashtë muaj më parë (1 Gusht, 2004)

c. Hyrja për të regjistruar shpenzimet e rrogave në janar ishte Shpenzimet e rrogave 1,800 Rrogat e pagueshme 700 Paraja 2,500

Llogaria “T” për rrogat e pagueshme është

Rrogat e pagueshme

Të paguara 700 Saldo fill. ? Janar

Saldo në fund 800 Prandaj saldo fillestare është: Saldo përfundimtare e rrogave të pagueshme € 800 Plus: Zvogëlimi i rrogave të paguara 700 Saldo fillestare e rrogave të pagueshme €1,500 d. Të hyrat nga shërbimet €2,000 Paraja e pranuar 1,600 Zvogëlimi i të hyrave të pafituara € 400

Saldo përfundimtare e të hyrave të pafituara, me 31 janar 2005

€ 750

Plus: zvogëlimi i të hyrave të pafituara 400

Saldo fillestare e të hyrave të pafituara me 31 dhjetor 2004

€1,150