KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe...

13
E PERJAVSHME VITI i XII i BOTIMIT NR. 45 (756) - 21/NËNTOR/2016 Çmimi 300 lekë • 3 EURO taksat Detajet e Paketës Fiskale Faqe 29 financë Tjetër tatim i fshehur Faqe 42 zgjedhja e Trump Intervista që lajmëroi uraganin... Faqe 48 SIPAS SIPAS FITIMIT FITIMIT TOP 2015 TOP 2015 K O M P A N I T Ë

Transcript of KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe...

Page 1: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

E PERJAVSHME VITI i XII i BOTIMIT NR. 45 (756) - 21/NËNTOR/2016 Çmimi 300 lekë • 3 EURO

taksatDetajet e Paketës Fiskale

Faqe 29

fi nancëTjetër tatim i fshehur

Faqe 42

zgjedhja e TrumpIntervista që lajmëroi uraganin...

Faqe 48

SIPASSIPAS F I T IMITF IT IMITTOP 2015TOP 2015

K O M P A N I T Ë

Page 2: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

10 • Monitor - 75610 • Monitor - 756

Nga Ornela LIPERI

Në një treg, që vepron në kush-tet e një ekzekutivi që tenton gjithmonë e më shumë të bëhet

autoritar dhe mbi ligjin, të një drejtësie që i privilegjon “të fortit”, dhe me një ekonomi që rritet pak ose aspak, ku shumë sektorë janë maturuar dhe konsumi sa vjen e po tkurret, bëhet gjithnjë e më e vështirë që bizneset të gjenerojnë fi time të kënaqshme. Po nuk pate pronësi publike, po nuk veprove në një treg pothuajse monopol si rrjedhojë e kontratave të favorshme,

apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur në këmbë aktivitetin dhe e ardhmja duket vetëm të për-forcojë këto tendenca. Dhe kjo ndodh në një treg ku konkurrenca ka shembuj totalisht të kundërt, me disa sektorë, të cilët kanë arritur ashpërsi ekstreme dhe që janë në gjendje “xhungle natyrore” dhe disa të tjerë, ku vetëm për konkur-rencë nuk fl itet.Janë pikërisht kompanitë shtetërore të energjisë, koncesionarët, disa fi rma ndërtimi, nënkontraktorët e shërbi-

meve në fushën e energjisë, por edhe bankat, që kanë qenë ndër bizneset më të suksesshme në Shqipëri vitin e kaluar, në këndvështrimin e fi timeve që kanë realizuar. Sipërmarrje të tjera, si telekomunikacionet, që dikur ishin më fi timprurëset, po ndiejnë efektet e avancimeve teknologjike dhe të shërbimeve alternative në internet, por edhe frenimin e konsumit. Edhe nënkontraktorët e naftës, që deri vitin e kaluar kishin një rentabilitet shumë të lartë, kanë vuajtur koniunkturën e pafavorshme ndërkombëtare dhe, me sa duket, edhe efektet e situatës së

speciale Renditja

KURORA E KËTIJ VITI U SHKON BIZNESEVE SHTETËRORE TË ENERGJISË, SIPËRMARRJEVE ME FITIME TË GARANTUARA NGA MARRËVESHJET E FAVORSHME KONCESIONARE, BANKAVE, KOMPANIVE TË NDËRTIMIT (KRYESISHT ATO QË KANË KONTRATA ME SHTETIN) DHE NËNKONTRAKTORËVE TË KOMPANIVE PUBLIKE TË ENERGJISË. BIE FITIMI I TELEKOMUNIKACIONEVE, NËNKONTRAKTORËVE TË NAFTËS E LOJËRAVE TË FATIT.

CILAT JANË SIPËRMARRJET ME NORMËN MË TË LARTË TË FITIMIT NË VEND...

KOMPANITË ME KOMPANITË ME FITIME MË TË LARTAFITIME MË TË LARTA

Page 3: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

756 - Monitor • 11756 - Monitor • 11

turbullt dhe pa një perspektivë të qartë në sektorin në tërësi në vend. Amullia e ARMO-s, shitja e Bankers, konfl ikti AKBN–Bankers apo edhe largimi i ndonjë lojtari në këtë sektor janë simp-toma të mjaftueshme për të sinjalizuar një gjendje jo të shëndetshme në të. Tregtuesit me shumicë të naftës dhe produkteve ushqimore vijojnë të deklarojnë norma të ulëta fi timi. Sipër-marrjet prodhuese dhe eksportuese, që janë të renditura ndër 100 më të mëdhenjtë sipas qarkullimit vjetor, as që fi gurojnë në listën e subjekteve me kthime të kënaqshme të të ardhurave. Nga lista e 100 sipërmarrjeve me fi time më të mëdha në vend, 28 prej tyre kanë njohur rënie të fi timeve, 3 kanë kaluar nga humbje në fi time dhe të tjerat (69) kanë parë përmirësim të rentabilitetit. Biznesi i 100 në listë kishte një fi tim para taksave prej rreth 1.3 milionë eurosh. Ndërsa 31 subjekte kanë dalë nga kjo listë, pasi fi timet e tyre kanë rënë nën 1.3 milionë euro dhe ata janë zëvendësuar nga kompani të tjera, që në 2015-n kanë njohur një rritje të kthyeshmërisë nga aktiviteti.Norma mesatare e fi timeve luhatet nga 2% kryesisht në tregtimin e hidrokar-

bureve dhe distributorëve te 10-20% në ndërtim e aktivitete të tjera, bankat me 30-40%, për të arritur dhe deri në 80% në disa sipërmarrje, kryesisht në fushën e shërbimeve. Në vitin 2015 kanë raportuar norma të larta fi timi edhe nënkontraktorët që kanë punuar me kompanitë publike energjetike. Po cilat janë 10 kompanitë që kishin më shumë fi time në vitin 2015.

11 OSSHE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), që operon në tregun e rregulluar të prodhimit e shpërndarjes së energjisë elektrike, është kompania me fi tim më të lartë në Shqipëri në vitin 2015, me 18.2 miliardë lekë (para taksave), apo rreth 130 milionë euro, duke përfshirë dhe të ardhurat e jashtëzakonshme që erdhën pas aksionit për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura të en-ergjisë. Ky fi tim i lartë vjen pas hum-bjeve prej 2 miliardë lekësh të vitit të kaluar. Rritja e të ardhurave operative dhe ulja e shpenzimeve kanë ndikuar

në përmirësimin e rezultatit fi nanciar të operatorit të energjisë, që deri në 2014-n ishte një ndër kompanitë më problematike në Shqipëri. “Rezultatet e aksioneve të ndërmarra gjatë vitit 2015 i kaluan të gjitha pritshmëritë, ku që prej 3-mujorit të parë 2015, shoqëria ar-riti për herë të parë të ketë një rezultat fi nanciar pozitiv, që prej krijimit të saj në vitin 2007. Brenda një kohe shumë të shkurtër, shoqëria ka mundur të arrijë rezultate të jashtëzakonshme, duke bërë të mundur kalimin nga një situatë humbjesh të njëpasnjëshme të regjistruara në vitet e mëparshme, të fi llojë shlyerjen e detyrimeve të pra-pambetura të akumuluara prej shumë vitesh”, thotë z. Ardian Çela, admin-istrator i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Sipas z. Çela, kompania ka deklaruar një rezul-tat fi nanciar pozitiv, për herë të parë që prej krijimit të shoqërisë, duke regjis-truar një fi tim prej 11.5 miliardë lekësh nga aktiviteti i shoqërisë (pa përfshirë të ardhurat e jashtëzakonshme). Ai shton se ky fi tim erdhi si rezultat i disa faktorëve kryesorë siç ishin: rritja e të ardhurave nga energjia me 7 miliardë lekë ose 16% më shumë; reduktimi i shpenzimeve për blerjen e energjisë me 3.8 miliardë lekë, si rezultat i tkur-rjes së humbjeve, si dhe blerjes së energjisë nga importi me çmim më të ulët; reduktimi i shpenzimeve opera-tive me 4 miliardë lekë, ose 37% më pak, pavarësisht intensitetit të lartë të punës dhe rritja e fuqisë punëtore gjatë 2015-s.Megjithatë, auditorët e pavarur kanë refuzuar dhënien e opinionit në rapor-tin e auditimit të vitit 2015 për bilancin 2015, për shkak se nuk ishin në gjendje të siguronin të dhëna të mjaftueshme dhe të përshtatshme auditimi. Një ndër elementet e refuzimit lidhej pikërisht me pasigurinë në vijimësinë e kompa-nisë. “Humbjet e mëdha që ka pësuar shoqëria në vite dhe defi citi i ndjeshëm në kapitalin neto konfi rmojnë situatën e vështirë fi nanciare ende të brishtë, megjithëse shoqëria është vendosur në administrim 100% nga qeveria. Pasqyrat fi nanciare të shoqërisë për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2015 raportojnë një fi tim neto prej rreth 15.5 miliardë lekësh dhe një kapital negativ prej 55.7 miliardë lekësh. Viti 2015 paraqet një përmirësim të rezul-tatit pozitiv prej 15.49 miliardë lekësh (humbja në 2014 ishte 4.5 miliardë lekë). Shoqëria duhet të sigurojë qën-drueshmëri të këtij rezultati për të pak-tën dy deri në tre vjet radhazi, që ajo të mund të dalë nga kjo gjendje fi nanciare

Page 4: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

12 • Monitor - 75612 • Monitor - 756

dhe të sigurojë vijimësi normale dhe bindëse për palët e interesuara dhe përfundimisht të bëhet materializimi i këtij plani rimëkëmbje energjetike për OSHEE. Rrjedhimisht, ekzistenca e pa-sigurisë në lidhje me vijimësinë mund të çojë në ndryshime të vlerësimeve fi nanciare që mund të ndikonin mate-rialisht pasqyrat fi nanciare”, thuhet në raportin e auditorëve të pavarur.

2-42-4 BKT, RAIFFEISEN,

INTESA SAN PAOLO Tre banka renditen njëra pas tjetrës në listën e kompanive me fi time më të larta në vitin 2015. BKT, që në 2014-n ishte subjekti me fi time më të mëdha në vend, këtë vit ka kaluar i dyti, duke ia lënë vendin operatorit të shpërndarjes së energjisë. Fitimet e BKT-së u rritën me 21% në 7.3 miliardë lekë. BKT është banka më e madhe në vend për sa u përket aseteve, depozi-tave e kredive.Raiffeisen Bank, banka e dytë më e madhe në vend, ka arritur të ruajë fi time prej 4.1 miliardë lekësh, me një rënie të lehtë në raport me një vit më parë.Intesa Sanpaolo ka rritur fi timet para taksave me 7.4% në 2.7 miliardë lekë, duke u renditur e pesta nga lista e 100 sipërmarrjeve. Krahas një uljeje më të shpejtë të interesave të depozitave se sa atyre të kredisë, si një element që ka ndikuar direkt në rritjen e marzheve për këto banka dhe për sektorin bankar në përgjithësi, ato kanë përfi tuar edhe nga rikthimi i provizioneve të bëra për një pjesë të kredive të këqija që kanë ar-ritur të ekzekutojnë apo të ristrukturo-

jnë në mënyrë të suksesshme në vitin 2015. Disa prej bankave më të mëdha në vend nuk po arrijnë të balancojnë rezultatin e tyre dhe vijojnë të vuajnë peshën e provigjonimeve për kreditë e këqija, që qëndrojnë në nivele tepër të larta në rang sistemi dhe më të larta në disa banka të tij në veçanti.

55 TIA TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT

Tirana International Airport (TIA) është një ndër kompanitë më fi tim-prurëse në Shqipëri. Për vitin 2015, fi timi i saj vjetor arriti në gati 2 miliardë lekë, me një rritje prej 32% me bazë vjetore. Operatori, që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit dhe që në mars të këtij viti mori një zgjatje të afatit të koncesionit edhe për dy vite të tjera, në këmbim të “tolerimit” të hapjes së Aeroportit të Kukësit për fl uturime ndërkombëtare, ka deklaruar një normë fi tim rekord prej 41% në 2015-n, nga 35% që ishte ky marzh vitin e mëparshëm.Krahas zgjatjes për “tolerimin” në lidhje me Aeroportin e Kukësit, në rast të vënies në punë të ndonjë aeroporti tjetër, afati i koncesionit do të zgjatet maksimumi me 4.5 vite në total, duke e çuar deri në 24.5 vjet, nga 20 vjet që ishte kontrata fi llestare.Pak pas rishikimit të marrëveshjes koncesionare, grupi i shërbimeve fi -nanciare, China Everbright, me bazë në Hong Kong, njoftoi zyrtarisht se ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e aksioneve të kompanisë që administron të drejtat koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës për një vlerë prej 82.5 milionë eurosh.

66 ALEAT

Aleat është koncesionari që ka marrë të drejtën e prodhimit të dokumenteve të identitetit të shtetasve shqiptarë, që ka lulëzuar në vitin 2015. Të ardhurat e tij u rritën me 71% në vitin 2015 për të arritur në 6.6 miliardë lekë, ndërsa fi timi i realizuar u shumëfi shua nga 86 milionë lekë në 1.6 miliardë lekë, duke e katapultuar në vendin e 6, nga e 84 që kishte qenë në renditjen e mëparshme në lidhje me fi timin abso-lut të realizuar.

77 VODAFONE ALBANIA

Vodafone Albania është operatori i dytë në tregun e rregulluar të telefonisë në aspektin e xhiros së realizuar, dhe sipas të dhënave të raportuara nga tatimet, Vodafone renditet i shtati në listën e 10 më të mëdhenjve, me fi time prej 1.56 miliardë lekësh, me një rënie prej 25% në raport me vitin e mëparshëm. Ndërsa në bilancin zyrtar, Vodafone ka raportuar fi time minimale (shih nënndarjen në vijim për telekomuni-kacionet).

88 KESH

Operatori publik i prodhimit të en-ergjisë elektrike, aktualisht ende prodhuesi më i madh në tregun e energjisë elektrike, KESH, ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të rezul-tatit fi nanciar, nga një humbje prej 22 miliardë lekësh, në një fi tim para taksave prej 1.45 miliardë lekësh. Rritja e të ardhurave me 25% dhe rënia e ndjeshme e shpenzimeve ka ndikuar në këtë ecuri. Në vitin 2014, KESH shënoi një humbje nga rënia në vlerë prej 19 miliardë lekësh, që ishte faktori kryesor që e çoi atë drejt një humbjeje të thellë. “Për vitin 2015, KESH real-izoi 100% arkëtimet nga OSHEE për faturimet e vitit dhe nuk krijoi borxhe të reja dhe shpenzime për penalitete për vonesa në pagesa. Këto zhvillime, bashkë me uljen e shpenzimeve op-eracionale dhe ato për interesa, kanë ndikuar në performancën e kompanisë më 2015”, pohon Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Agron Hetoja.

speciale Renditja

Page 5: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

14 • Monitor - 756

Sipas bilancit 2015, KESH ka ende të pambledhura nga klientët 92.8 miliardë lekë, nga të cilat ka provigjionuar 40.6 miliardë lekë dhe pret të arkëtojë rreth 52 miliardë lekë, pjesa më e madhe e të cilave (rreth 92%) nga familjarët.Në total, KESH kishte në fund të vitit 2015 një stok huash prej 75.5 miliardë lekësh, nga bankat dhe qeveria, me rënie prej gati 10% në raport me vitin e mëparshëm.Sipas një vendimi të fundit të ministrit të Energjisë, i gjithë fi timi neto i vitit 2015 të KESH do të shkojë për mbuli-min e humbjeve të vitit të mëparshëm.Edhe në rastin e KESH, auditorët e pavarur kanë dhënë opinion me rezervë, kryesisht për shkak se nuk ka parashikuar zhvlerësim për faturat

e paarkëtuara prej më shumë se një viti, moskrijimin e provizioneve për vendimet gjyqësore, mosrakordim në shumën totale të kredive etj.

99 KASTRATI SH.A.

Të jesh i madh nuk do të thotë do-mosdoshmërisht të fi tosh më shumë. Kastrati sh.a., që renditet sipërmarrja më e madhe në vend sipas qarkullimit vjetor, me të ardhura prej 51.4 miliardë lekësh, është e 10-a në lisën e kompa-nive me fi time më të larta, me 1.25 miliardë lekë dhe rënie prej gati 13% në raport me një vit më parë. Normat e fi timit të kompanisë kanë mbetur

minimale, në rreth 2%, që është marzh karakteristik i sektorit të tregtimit me shumicë të karburanteve.

1010 OST

Një tjetër operator i tregut të energjisë elektrike, Operatori i Shpërndarjes e Transmetimit ka rezultuar me një fi tim prej 1.2 miliardë lekësh, pothuajse përgjysmim në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e të ardhurave me 8% dhe rritja e shpenzi-meve (kryesisht nga humbjet prej rënies në vlerë të aseteve) kanë bërë që operatori i transmetimit të energjisë të njohë ulje të fi timeve në 2015-n.

14 • Monitor - 756

speciale Renditja

NË NDJEKJE TË DHJETËSHESAbkons është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në 2015, duke deklaruar një shtatëfi shim të xhiros, ndërsa është renditur e 12-a në listën e kompanive më fi timprurëse me fi time prej 845 milionë lekësh, me një marzh fi timi prej 37%. Abkons është një ndër nënkontraktorët e gazsjellësit TAP për proceset e sigurimit të të drejtave të përdorimit të tokës.Ndonëse fabrika e çimentos së Fushë-Krujës ka ulur të ardhurat me 11%, ajo ka arritur të dyfi shojë fi timet në 823 milionë lekë, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të shpenzimeve të amor-tizimit dhe zhvlerësimit, si dhe uljes së kostos së lëndës së parë.Erjoni Ndërtim është një tjetër sipër-marrje me rritje të shpejtë të fi timeve, në 782 milionë lekë, që është ngjitur më lart në renditje.Fitimet i ka dyfi shuar dhe koncesionari i kromit Albchrome, në 738 milionë lekë.

TELEKOMUNIKACIONET, JO MË AQ FITIMPRURËSEOperatorët më të mëdhenj të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, Telekom Albania dhe Vodafone, kanë qenë historikisht ndër më fi timprurësit në Shqipëri. Por, në vitin 2015, ato kanë parë një rënie të ndjeshme të fi timeve të tyre. Në 2015-n, fi timet bruto të Vodafone zbritën në vetëm 587 milionë lekë (4.2 mln euro), nga 1.8 miliardë lekë në

2014-n dhe 3.5 miliardë lekë (25 mln euro) në 2013-n, sipas bilancit të saj. Ndërsa në listën e tatimeve rezulton që Vodafone Albania ka një fi tim prej 1.56 miliardë lekësh (para taksave). Mësohet se tatimet nuk i kanë njohur disa shpenzime të zbritshme kom-panisë dhe kjo e fundit ka paguar tatim mbi bazë të fi timit të njohur nga tatimet dhe jo atij të deklaruar në bilanc (konkretisht Vodafone ka paguar 360 milionë lekë tatimfi tim, nga 416 milionë lekë një vit më parë, sipas bilancit). Fitimi bruto i Telekom Albania, sipas bilancit zyrtar, ishte vetëm 780 milionë lekë (5.6 mln euro), nga 2.9 miliardë lekë (20.7 mln euro) në vitin 2014. Rrit-ja e shpenzimeve me 24% (kryesisht

nga shtimi i kostove të shërbimeve të realizuara dhe humbjeve nga kursi i këmbimit), ndërkohë që zgjerimi i të ardhurave ishte minimal, çoi në këtë përkeqësim të ndjeshëm të rezultatit fi nanciar. Mësohet se humbjet nga kursi i këmbimit kanë ardhur pasi Tele-kom Albania ka mbyllur një kredi ndaj Cosmote dhe OTE (Cosmote Mobile Telecommunications është aksioner i kompanisë me pothuajse 100% të aksioneve) dhe e ka konvertuar në ob-ligacione, gjë që ka sjellë humbjen (në letër) nga vlera e tregut. Në mes të vitit të kaluar, Telekom Albania (ish-AMC) ndryshoi identitetin, pas bashkimit me rrjetin gjerman të telekomunikacionit, Deutsche Telecom, që u shoqërua me shpenzime të larta marketingu, një tjetër faktor që ka rritur kostot e kompanisë.Ndërsa Telekom Albania ka qenë his-torikisht më fi timprurësja jo në tregun

BU

RIM

I: A

KE

P, B

ILA

NC

ET

Page 6: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

16 • Monitor - 75616 • Monitor - 756

speciale Renditja

e telefonisë së lëvizshme, por edhe në Shqipëri, me norma fi timi që arrinin deri në 60-70%, në vitin 2015 ajo ka parë rënie të ndjeshme të tyre. Norma e fi timit të operatorit të dytë celular më të madh ishte vetëm 7% në vitin 2015, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të fi timeve, ndonëse të ardhurat janë rritur lehtë. Të njëjtën tendencë ka shënuar operatori më i madh në tregun e telefonisë celulare, Vodafone – edhe ai dikur me norma fi timi mbi 40% - që në 2015-n është detyruar të “kënaqet” me një marzh prej më pak se 10%.Rritja e shpenzimeve me ritme shumë më të larta se e të ardhurave (që u zgje-ruan vetëm me rreth 2%) është arsyeja kryesore që ka çuar në përkeqësimin e treguesve të përfi tueshmërisë për dy operatorët kryesorë të telefonisë celulare në vend.Albtelecom (fi ks + Mobile) ka rezul-tuar me një humbje prej 2.2 miliardë lekësh në vitin 2015, nga 2 miliardë lekë vitin e mëparshëm. Që nga bashkimi i dy kompanive (fi kse dhe telefonia e lëvizshme) tre vjet më parë, Albtelecom nuk ka rezultuar me fi time.Plus Communication, pa një rritje të ndjeshme të të ardhurave, me 20%, për të arritur në 2.2 miliardë lekë (16 mln euro). Për herë të parë, operatori i vetëm me kapital tërësisht shqiptar rezultoi me fi tim, para tatimit prej 244 milionë lekësh, por që ka ardhur krye-sisht si rrjedhojë e të ardhurave të larta fi nanciare, pasi kompania ristrukturoi kredinë. Gjithsesi, edhe shpenzimet ad-ministrative janë mbajtur nën kontroll dhe humbja nga aktivitetet operative pothuajse është përgjysmuar.ABCOM, me aktivitet në fushën e telefonisë, internetit dhe televizionit, është një tjetër operator i telekomunika-cioneve në listën e 100 më të mëdhen-jve, duke raportuar një rritje me 65% të fi timeve në rreth 470 milionë lekë. Info-Telecom, një operator i ri në tre-gun e telekomunikacioneve, ndonëse ishte e nënta në renditjen e sipërmar-rjeve më të mëdha sipas xhiros dhe e para në vetë tregun e rregulluar të telefonisë, me të ardhura prej 17.5 miliardë lekësh, kishte fi time prej 216 milionë lekësh, me një marzh fi timi prej vetëm 1%, duke qenë në vendin e 89. E krijuar në vitin 2009, më shumë se një aktivitet klasik në fushën e telekomunikacionit, kompania duket të jetë një “specialiste” në fushën e shërbimeve të tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare tek operatorë realë të telefonisë në vend dhe në vendet fqinje, duke qenë një hallkë e ndërm-jetme midis këtyre operatorëve.

FITIMET E BANKAVE Ndonëse në një ambient të vështirë, me kredi me probleme në nivele të larta (>20%) e mjedis me interesa të ulëta, fi timi i sistemit bankar, i ra-portuar nga Banka e Shqipërisë, sipas standardeve lokale GAP, arriti në një nivel rekord në vitin 2015, prej 15.7 miliardë lekësh.Ai është i përqendruar në një grusht bankash, ku pjesën e luanit e zunë BKT, Raiffeisen, Intesa Sanpaolo që janë dhe sipërmarrjet që u renditën në dhjetë më të mëdhatë, sipas këtij treguesi.Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe nga normat e fi timit, BKT është më fi timprurësja, me një marzh para tak-save prej 41%. BKT ka rritur fi timet si rrjedhojë e mbajtjes në kontroll të shpenzimeve fi nanciare.Normë të lartë fi timi ka deklaruar dhe Intesa Sanpaolo, në 37%, ndërsa mar-

zhi për Raiffeisen ishte 26%.Union Bank është renditur si banka e katërt me fi time më të larta, duke lënë pas banka më të mëdha si Societe Generale dhe Credins, që kanë parë një rënie të fi timeve gjatë 2015-s.Nga lista kanë dalë disa banka (NBG, Alpha) që kanë parë rënie të ndjeshme të fi timeve në 2015-n.Një faktor i rëndësishëm, që ka ndi-kuar në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve të Bankave janë edhe provigjonimet e reja apo rikuperimet prej provigjonimeve dhe shpesh është ky faktori dominues në përcaktimin e rezultatit fi nanciar në këtë situatë. Është domethënës fakti se Bankat që kanë shfaqur fi time më të larta në 2015-n janë po ato që kanë parë edhe përmirësim të treguesit të NPL-ve, siç është e vërtetë edhe e kundërta për Bankat që nuk renditen lart në këtë klasifikim, apo që kanë raportuar rezultat fi nanciar negativ.

BU

RIM

I: B

AN

KA

E S

HQ

IPË

RIS

ËB

UR

IMI:

BIL

AN

CE

T N

Ë Q

KB

Page 7: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

18 • Monitor - 75618 • Monitor - 756

speciale Renditja

KARBURANTET, SHUMË LODHJE PËR PAK FITIME Ndryshe nga renditja e kompanive më të mëdha sipas xhiros, ku mbizotëro-nin prodhuesit dhe tregtuesit e naftës, në listën e fi timeve, numri i bizneseve të naftës është shumë i pakët dhe ato që janë, kanë deklaruar fi time mini-male. Sipërmarrësit e karburanteve, për të gjithë mundin e tyre në menax-himin e një aktiviteti voluminoz, duhet të kënaqen me fi time të ulëta. Norma mesatare e fi timit para taksave të sipër-marrjeve të përqendruara në tregtimin e karburanteve luhatet në 0.5-2% (disa dhe me humbje), duke qenë sektori më pak fi timprurës në ekonomi. Aktorët e tregut i quajnë karburantet një biznes të vështirë dhe me kosto të larta. Kastrati sh.a., operatori më i madh i tregut të shumicës, ka një marzh fi timi prej vetëm 2%. Më i lartë është fi timi në tregun e pakicës, ku Kastrati sh.p.k raporton një marzh prej 5%.Më të lartë e ka normën e fi timit op-eratori tjetër i shumicës, Bolv Oil, por aktiviteti i tij është pak më kompleks për t’u analizuar vetëm nga kjo shifër, pasi Bolv Oil ka edhe rolin e nënkon-traktorit të prodhuesit të naftës Bank-ers Petroleum.Everest Oil, që në 2014-n ishte në listën e 100 më të mëdhenjve, sipas fi timit ka dalë në 2015-n, për shkak edhe të rënies drastike të xhiros gjatë vitit në fjalë. Viti 2015 ka qenë edhe më pak fi tim-prurës për ta, për shkak të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Rënia e çmimeve ka goditur sidomos prodhuesit vendas të naftës. Albpetrol ka raportuar tkurrje të ndjeshme të fi ti-meve, nga 1.8 miliardë lekë në 2014-n, kur u rendit e shtata, në 351 milionë lekë në 2015-n.Petrolifera, subjekti që ka me konce-sion terminalin e naftës në Vlorë, ka përgjysmuar fi timin në 536 milionë lekë, por në 2014-n kompania kishte pasur fi time të jashtëzakonshme prej

528 milionë lekësh, për shkak të zgjid-hjes së një çështjeje gjyqësore.

RËNIA E ÇMIMEVE, NËNKONTRAKTORËT E BANKERS FITOJNË MË PAKKriza e çmimeve të naftës duket se ka prekur dhe nënkontraktorët e Bankers që vitin e kaluar kryesonin në listën e kompanive me fi time më të mëdha në vend. Fitimet e Simmons Edeco Limited, dega Shqipëri, ranë me 24% në rreth 800 milionë lekë. CROSCO naftni servici d.o.o- Dega Tiranë, ka raportuar tkurrje të fi timeve me 64%, në 221 milionë lekë.Pavarësisht rënies, nënkontraktorët e Bankers Petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse mbi tokë, atë të Patos Marinzës, vijojnë të mbeten ndër më fi timprurësit në Shqipëri, ndryshe nga vetë Bankers që prej vitesh deklaron humbje të mëdha.

DISTRIBUTORËT BËHEN MË EFICIENTËSegmenti i distributorëve, i përqen-druar në tregtinë me shumicë, ndonëse qarkullon vlera të mëdha, operon me marzhe të ulëta fi timi, nga 1.5-5%. Gjatë vitit 2015, ndonëse pjesa më e madhe e operatorëve pa një rënie të të ardhurave, u treguan më efi cientë, duke ruajtur marzhin e fi timit, ose dhe duke e rritur atë.AGNA, kompania më e madhe distrib-utore, ka deklaruar një fi tim prej rreth 611 milionë lekësh, me një marzh prej 5%, pothuajse njësoj me një vit më parë. Alpha sh.a., pjesë e të njëjtit grup me AGNA, ka arritur të rrisë fi timet, ndonëse të ardhurat janë përgjysmuar dhe e ka zgjeruar marzhin në 5%.Marketing & Distribution ka parë një rënie të të ardhurave prej 15.3%

në 11.2 miliardë lekë në 2015-n. Në të kundërt, fi timet janë rritur me 36% në 360 milionë lekë. Edhe marzhi i fi timit është rritur nga 2 në 3%.Inter Distribution Service ka deklaru-ar një normë fi timi prej 2% nga 2.3% vitin e mëparshëm, ndërsa fi timet kanë rënë me 29%.Albanian Distribution & Develop-ment rezulton një nga më fi timprurë-set në këtë segment, me një marzh prej 11%.Philip Morris ka dalë nga renditja e 100 kompanive më të mëdha sipas fi timeve në vitin 2015.

VIT I ARTË PËR DISA NGA NDËRTUESIT Pas vitesh të tëra stanjacion, ndërtimi, si ai i apartamenteve ashtu dhe puni-meve të infrastrukturës, duket se ka njohur një periudhë të artë në 2015-n. Si asnjëherë tjetër janë 20 sipërmar-rje ndërtimi në renditjen e 100 më të mëdhave, sipas fi timit të realizuar gjatë këtij viti kalendarik. Ndërtimi i apartamenteve është një aktivitet cik-lik, që arrin fi time të larta kur shiten apartamentet, përfshirë dhe ato të mbetura stok. Për vitin 2015, kompania e ndërtimit me fi time më të larta ishte Erjoni, e ndjekur nga RFZ Building (financuesi i Ambasador 3). Edhe ndërtuesit e përqendruar në punimet e infrastrukturës kanë kaluar një vit të mbarë dhe kanë parë jo vetëm rritje të ndjeshme të të ardhurave, por edhe shumëfi shim të fi timeve. Arsyet krye-sore që kanë ndikuar në përmirësimin e aktivitetit të tyre lidhen me ndërtimin e 5-6 ujësjellësve të mëdhenj, rrugët që po shtrohen në kuadër të projektit të gazsjellësit TAP dhe punimet e infra-strukturës për HEC-et e Devollit, si dhe kthimi i detyrimeve të prapambetura nga qeveria, që është faturuar në 2015-n. Rritja e fi timeve ka qenë e fortë për pothuajse të gjitha kompanitë në listë.Alb Star është operatori me fi time më të larta nga kompanitë e përqendruara

TË DHËNA PËR KOMPANITË KRYESORE TË DISTRIBUCIONIT (MLN LEK)

12,039 3,983 8,609

11,219 11,927

11,597 3,597

17,059 13,241 13,876

AGNAALBANIA DISTRIBUTION&DEVELOPMENTALFA SH.AMARKETING & DISTRIBUTION*INTER DISTRIBUTION SERVICE

TE ARDHURAT E REALIZUARA Ndryshimi vjetor Ndryshimi vjetor Norma fi timit Subjekti 2015 2014 i të ardhurave (%) 2015 2014 i fi timit (%) 2015 (%)

3.80 10.72

(49.54) (15.27) (14.05)

QARKULLIMI VJETOR

611441401

360 226

613391363

265 317

(0.30) 13 11 36

(29)

5 11

5 3 2

FITIMI PARA TAKSAVE

BURIMI: BILANCET NË QKB

Page 8: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

20 • Monitor - 75620 • Monitor - 756

speciale Renditja

në veprat e infrastrukturës, me rritje 80% në 607 milionë lekë.Ndërsa kompanitë e infrastrukturës fi tuan mesatarisht 10-20%, marzhin më të lartë e kanë subjektet që ndër-tojnë banesa rezidenciale, me normë deri në 50%.

CALL CENTER, RRITJE E NGADALTË, POR FITIMET MBETEN TË MIRADeri në vitin 2013, kompanitë që ve-projnë në fushën e Call Center panë një rritje të ndjeshme dyshifrore. Biznesi lulëzoi disa vjet më parë, kur sipërmar-rjet italiane transferuan këtë shërbim në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohjen e mirë të gjuhës italiane nga të rinjtë

shqiptarë. Këto kompani u bënë një burim i mirë punësimi, sidomos për brezin e ri, megjithëse konsiderohet si punë e një cilësie të ulët, që paguajnë relativisht pak.Por, në 2014-2015, rritja e të ardhurave është ngadalësuar. Megjithatë fi timet e sipërmarrjeve kryesore në këtë seg-ment mbeten të mira. Intercom Data Service, ndonëse ka humbur vendin e parë si operatori më i madh call center në vend sipas të ardhurave, ka raportuar fi timet më të larta në 2015-n, prej 652 milionë lekësh, me rritje të lehtë prej 3% dhe marzh të kënaqshëm prej 24%.Ecurinë më të mirë e ka shënuar Albania Marketing Service (Teleper-formance), fi timi i së cilës pothuajse u dyfi shua në 593 milionë lekë dhe marzhi arriti në 28%.Më pak i kënaqshëm ka rezultuar ak-

tiviteti për Albacall, fi timet e së cilës ranë me 37% në 2015-n.

HYRJET E REJA, NËNKONTRAKTORËT E KOMPANIVE SHTETËRORE TË ENERGJISË, ME FITIME REKORD HTT - High Tech Tests, e krijuar në fi l-lim të vitit 2014, me aktivitet në verifi -kimin e të gjithë llojeve të matësve ele-ktromekanikë dhe statikë të energjisë elektrike aktive dhe reaktive është një tjetër hyrje në listën e kompanive me fi tim më të lartë. Pasi trefi shoi të ard-hurat në 2015-n, për të arritur në 727 milionë lekë, kompania ka deklaruar

TË DHËNA PËR KOMPANITË KRYESORE TË NDËRTIMIT (MLN LEK)

1,515 6,063 2,992

877 1,160 2,161 2,159 1,637 4,896 1,352 6,877 1,618 2,477 1,797 1,058 1,4631,379

653 1,737

770

1,133 3,493 1,495

26 506

2,045 811

1,920 3,631

850 3,392

277 1,081 1,374 1,686 1,164

19 63

1,693 507

ERJONIALB-STAREUROTEOREMA PEQINRFZ BUILDINGVIGAND KONSTRUKSIONGJOKA KONSTRUKSIONENERGOINVEST, D.D. - SARAJEVO - DEGA TIRMANETCIGENER 2AGBES CONSTRUKSIONTREMA ENGINEERING 2ARLIS-NDERTIMAGI KONSG.P.G. COMPANYALB-BUILDINGALBA KONSTRUKSIONHOMEPLANNJE MAJISALILLARILIM - EM

TE ARDHURAT E REALIZUARA Ndryshimi vjetor Ndryshimi vjetor Norma fi timit Subjekti 2015 2014 i të ardhurave (%) 2015 2014 i fi timit (%) 2015 (%)

33.67 73.58

100.10 3,260.85

129.29 5.64

166.21 (14.77)

34.86 59.11

102.70 483.67 129.21

30.79 (37.23)

25.69 7,191.56

943 3

52

QARKULLIMI VJETOR

783 607 575 472 434421378

329 328 325 292268

236236

227 211 205 197 197 188

655 339 273

25 11

177195

287 99 98

12513

n/a 112

339 122

2 2

183 123

19.40 79.07

110.69 1,767 3,748

138 94 15

231 231 132

1,961 n/a

110 (33)

73 10,217 10,608

8 52

52 10 19 54 37 19 17 20

7 24

4 17 10 13 21 14 15 30 11 24

FITIMI PARA TAKSAVE

BURIMI: BILANCET NË QKB

TË DHËNA PËR KOMPANITË KRYESORE TË CALL CENTER (MLN LEK)

2,742 2,144 2,954

2,508 1,744 2,840

INTERCOM DATA SERVICEALBANIA MARKETING SERVICEALBACALL

TE ARDHURAT E REALIZUARA Ndryshimi vjetor Ndryshimi vjetor Norma fi timit Subjekti 2015 2014 i të ardhurave (%) 2015 2014 i fi timit (%) 2015 (%)

9.33 22.99

4.00

QARKULLIMI VJETOR

652 593 484

632 225 774

3.06 163.35 (37.38)

24 28 16

FITIMI PARA TAKSAVE

BURIMI: BILANCET NË QKB

Page 9: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

22 • Monitor - 75622 • Monitor - 756

speciale Renditja

një fi tim para taksave prej 495 milionë lekësh, me një normë mbresëlënëse fi timi prej gati 70%. Sipas të dhënave të saj zyrtare, një pjesë të rëndësishme të Grupit e përbën edhe Kolaudimi i matësve të ujit dhe matësve të energjisë elektrike. Kompania është e licencuar nga Drejtoria e Metrologjisë dhe Kali-brimit për kolaudimin e matësve dhe tarifat janë të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë, sipas burimeve nga OSHEE. HTT kishte shpenzime minimale për paga prej rreth 72 milionë lekë, blerje lënde të parë prej 78 milionë lekë dhe të tjera shfrytëzimi prej rreth 83 milionë lekë (përfshirë interesat), çka i ka mundësuar t’u gëzohet fi timeve të larta prej rreth 3.6 milionë euro, që do ua kishte zili çdo biznes tjetër. Ital-Project, një operator që ndonëse i krijuar në vitin 2008, ka njohur lulëzim të aktivitetit vetëm në 2015-n, ku qa-rkullimi vjetor arriti në 592 milionë lekë dhe fi timi para taksave në 255 milionë lekë, me normë fi timi 43%. Kompania, sipas burimeve të saj zyrtare, është e specializuar në studimin, projektimin, dhënien e konsulencës dhe asistencës për ndërtimin, instalimin e ankorimit, sistemet dhe pajisjet për realizimin e çdo lloj post-tensioni për soleta dhe dys-heme. Në tetor të vitit 2015, Ital-Project, së bashku me Eltec sh.p.k. kanë fi tuar tenderin e OSHEE “Blerje matësish elektronikë 1-fazor dhe 3-fazor”, me fond limit rreth 200 milionë lekësh pa TVSH. Në vitin 2015, emri i kompanisë u ndërrua nga Ital-Toner në Ital- Proj-ect, ndërsa Ital-Toner është në listën e borxhlinjve të tatimeve sipas të dhënave zyrtare të faqes së internetit të tatimeve. Progroup, e krijuar në dhjetor të vitit 2013, si degë e shoqërisë së huaj, me ak-tivitet vendosjen e instalimeve elektrike, prodhimin e instrumenteve të optikës dhe pajisjeve të fotografi mit, ka rapor-tuar të ardhura prej 250 milionë lekësh, nga 119 milionë lekë vitin e mëparshëm dhe fi time prej 200 milionë lekësh, me një normë fi timi para taksave prej 80%, duke rezultuar në këtë mënyrë një nga kompanitë më fi timprurëse në vend. Progroup është degë e shoqërisë me të njëjtin emër në Kosovë, e cila ka një kontratë me Energoinvest, kompanisë që po ndërton linjën e interkoneksionit Shqipëri-Kosovë....Krahas sipërmarrjeve të lartpërmen-dura që kanë projekte me kompanitë shtetërore të energjisë, ka dhe hyrje të tjera në listën e 2015-s.Albdrilling është një kompani e kri-juar në nëntor të vitit 2014 dhe që ka arritur të ketë një qarkullim vjetor prej 1.14 miliardë lekë në 2015-n dhe fi time

prej 513 milionë lekësh. Subjekti, me qendër në Fier, ka aktivitet në fushën e industrisë së naftës, gazit e ujit si dhe në atë minerare dhe ka të njëjtin aksioner me operatorin e naftës, Bolv Oil.Aksioni antiinformalitet i nisur në shtator të vitit të kaluar, ku bizneseve iu kërkua të vendosnin kasa fi skale, ka ndikuar në dyfi shimin e të ardhurave të kompanisë kryesore të autorizuar për tregtimin e kasave, BNT Elekctronics, që kanë arritur në 1 miliard lekë, ndërsa fi timet e saj kanë kërcyer nga 71 milionë lekë në rreth 195 milionë lekë.Durrës Container Terminal, e krijuar si bashkim i kompanive “Durrës Ku-rum Shipping” sh.a. dhe “Global Ports Holding” sh.a., që ka me koncesion terminalin e kontejnerëve në Durrës, ka parë një trefi shim të të ardhurave në 413 milionë lekë.

DALJET NGA LISTAJanë 31 kompani që kanë dalë nga lista e 100 subjekteve me fi time më të mëd-ha. Albcontrol, kompania shtetërore që menaxhon hapësirat ajrore, ka parë një rënie të fi timeve nga 269 milionë lekë në 67 milionë lekë, kryesisht si rrjedhojë e shtimit të shpenzimeve (zëri shpenzime të tjera), ndërkohë që të ardhurat janë rritur me 4%, në rreth 3.2 miliardë lekë.Kurum është një tjetër dalje e madhe, pasi kompania shpalli kërkesën për ristrukturim për falimentin në shkurt 2016, teksa në 2015-n raportoi humbje prej 4.6 miliardë lekësh, nga fi timi prej 307 milionë lekësh i vitit të kaluar.

Disa hidrocentrale si Energia B, Ener-go-Sas, Euron Energy Group, Gjo-Spa Power, Hec-i i Tërvolit nuk janë më në listën e kompanive me fi time të larta në vend, ndryshe nga viti i kaluar, kur ato kapërcyen në renditje. Këto janë zëvendësuar nga sipërmarrje të tjera që kanë njohur rritje të ndjeshme të fi timeve gjatë 2015-s. Në anën tjetër, janë disa subjekte që nga humbjet e vitit të kaluar kanë kaluar në fi time, si OSHEE, KESH, Plus Communication

KOMPANITË ME NORMË FITIMI MË TË LARTËQendra Tregtare Univers (QTU), pjesë e grupit Balfi n, e cila në dhjetor 2014 doli me NIPT më vete, është një nga bizneset me normë më të lartë fi timi në vend. Për vitin 2015, qendra e parë tregtare në vend që solli një rikoncep-tim të biznesit të retail, ka deklaruar një normë fi timi prej 81%.Pas QTU-së, sipërmarrja e dytë me normë më të lartë fi timi, është Pro-group, me marzh 80% dhe aktivitet në instalimin e pajisjeve elektrike. Një tjetër sipërmarrje në fushën e shërbi-meve të energjisë HTT - High Tech Tests renditet ndër më fi timprurësit.Në listë janë dhe Global Enterprise (ndërmjetësime financiare), Erjoni (ndërtim), EKMA Albania (tregti bi-tumi). Operatorët e lojërave të fatit, ndonëse kanë rezultuar me rënie të fi ti-meve në vitin 2015, sërish vazhdojnë të kenë marzh të lartë fi timi, që arrin deri në 48% për APEX-Al.

BU

RIM

I: B

ILA

NC

ET

QK

B

Page 10: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

24 • Monitor - 75624 • Monitor - 756

RENDITJA E 100 KOMPANIVE ME FITIME MË TË MËDHA PARA TAKSAVE, 2015

speciale Renditja

123456789

1011121314151617181920212223242526272829303132333435363738394041424344454647484950

OSHEEBANKA KOMBETARE TREGTARERAIFFEISEN BANK SH.A.INTESA SANPAOLO BANKA ALBANIATIRANA INTERNATIONAL AIRPORT SH.P.K.ALEATVODAFONE ALBANIAKESHKASTRATI SH.A.OPERATORI I SISTEMIT TE TRANSMETIMIT OSTAPEX-ALABKONSFUSHE-KRUJE CEMENT FACTORYSIMMONS EDECO LIMITED, DEGA SHQIPERIERJONITELEKOM ALBANIAALBCHROMEKASTRATI SH.P.K.UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANËINFOSOFT SYSTEMSINTERCOM DATA SERVICEBOLV-OIL SH.A.AGNAALB-STARALBANIA MARKETING SERVICEEUROTEOREMA PEQINASTRA ALBANIA SH.A.AIR BP ALBANIALA PETROLIFERA ITALO ALBANESE SH.A.ITX ALBANIAALBDRILLINGHTT - HIGH TECH TESTSALBACALLUFORFZ BUILDINGABCOMALBANIA DISTRIBUTION&DEVELOPMENTUNION BANK SH.A.VIGAND KONSTRUKSIONGSAGJOKA KONSTRUKSIONDURRES CONTAINER TERMINALALFA SH.A.DREJT. PERGJ. E SHERB. TRANS. RRUG.ENERGOINVEST, D.D. - SARAJEVO - DEGA TIRAUTORITETI PORTUAL DURRESPROFARMAVLT ALBANIAALBAELETTRICAMARKETING & DISTRIBUTION*

e re125

10846

e re94

13e re3312193

4037287221162246n/a6017311167e re851829e re593666e re1599e re385486577344e re63

TE ARDHURAT E REALIZUARA

--1-115

78-1

-0

-62-

20-24

-132319

952

0-6-1

22-

34-10

3-1837

-53

-15-5

-23-1

28-

-2558

--5

10411126-4

-13

2015 2014 -/+ Subjekti Aktiviteti

Shitje energjieVeprimtari bankareVeprimtari bankareVeprimtari bankareVeprimtari aeroportualeProdhimi i dokumentave të identifi kimitTelekomunikacionetProdhim energjieTregtim hidrokarburesh (me shumcë)Transmetim energjieLojëra fatiVeprimtari këshillueseProdhim çimentojeKërkim dhe shfrytezim hidrokarbureNdërtimTelekomunikacionetProdhim dhe tregtim kromiTregti hidrokarbure (pakicë)Menaxhim i ujit të pijshëmSisteme për përpuimin e të dhënaveCall CenterTregti hidrokarbureTregti cigaresh dhe produkte te tjeraNdërtim + punime infrastruktureCall CenterPunime infrastruktureLojëra fatiTregti hidrokarbureDhënia me qira e depozitaveTregti me shumicë e veshjeve dhe këpuceveVeprimtari në fushën e naftës, gazit dhe ujitRiparimi i paisjeve elektrikeCall CenterVeprimtari arsimoreNdërtim i ndërtesave rezidencialeTelekomunikacionetTregtim i artikujve të ndryshëmVeprimtari bankareNdërtimNdërmjetësim energjiePunime në insfrastrukurëMenaxhimi i trafi kut të kantoinereveTregtia me shumicë e artikujve të ndryshëmOrganizimi i transportit të mallraveVeprimtari arkitektonike dhe inxhinierikeNgarkim, shkarkimi i mallraveFarmaceutikeLojëra fatiTregtim artikujsh elektrikeTregti artikujsh të ndryshëm

Page 11: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

756 - Monitor • 25756 - Monitor • 25

58,585 18,000 15,493

7,227 4,898 6,580

15,872 20,135 51,436

6,349 2,332 2,297 7,950 3,609 1,515

13,465 7,263

12,948 3,013 2,942 2,742 5,953

12,039 6,063 2,144 2,992 2,108 1,256 1,113 1,931 1,147

728 2,954 1,528

877 1,789 3,983 3,006 1,160 7,421 2,161

987 8,609 6,877 2,159 1,913 1,923

990 2,750

11,219

47,286 18,998 16,540

7,869 4,244 3,833

16,221 16,092 67,043

6,896 2,416

301 8,999 5,537 1,133

12,961 5,825

12,542 2,959 1,891 2,508 7,181

11,597 3,493 1,744 1,495 2,244 1,310 1,234 1,201

418 235

2,840 1,420

26 1,493 3,597 2,358

506 8,764 2,045

918 17,059

1,665 811

2,103 1,242

919 1,892

13,241

Ndryshimi vjetor Ndryshimi vjetor Norma fi timit2015 2014 i të ardhurave (%) 2015 2014 i fi timit (%) 2015 (%)

23.90 (5.25) (6.33) (8.15) 15.43 71.66 (2.15) 25.12

(23.28) (7.94) (3.48)

662.62 (11.66) (34.82)

33.67 3.88

24.68 3.23 1.81

55.58 9.33

(17.09) 3.80

73.58 22.99

100.10 (6.07) (4.13) (9.84) 60.77

174.34 209.00

4.00 7.58

3,260.85 19.86 10.72 27.49

129.29 (15.33)

5.64 7.53

(49.54) 313.02 166.21

(9.03) 54.91

7.80 45.34

(15.27)

QARKULLIMI VJETOR (MLN LEK)

18,263 7,307 4,103 2,669 1,994 1,606 1,561 1,446 1,255 1,202 1,044

845 824 800 783 782 738 709 686 658 652 631 611 607 593 575 555 553 537 523 513 495 484 479 472 469 441 441 434 431 421 413 401 399 378 374 366 363 360 360

(2,075)6,053 4,189 2,484 1,506

86 1,841

(22,135)1,437 2,227

925 147 410

1,057 655

2,928 358 376 527 226 632 825 613 339 225 273 783 456

1,072 242 112 197 774 512

25 285 391 249

11 697 177 144 363 309 195 291 223 343 130 265

- 20.7 (2.0)

7.5 32.4

1,766.1 (15.2)

- (12.7) (46.0)

12.9 476.8 100.7 (24.3)

19.4 (73.3) 106.1

88.6 30.2

190.3 3.1

(23.5) (0.3) 79.1

163.4 110.7 (29.1)

21.3 (49.9) 116.0 358.5 151.1 (37.4)

(6.4) 1,767.2

64.9 12.8 77.4

3,748.2 (38.1) 137.8 186.1

10.6 29.2 93.6 28.6 63.9

6.0 178.2

35.7

31 41 26 37 41 24 10

7 2

19 45 37 10 22 52

6 10

5 23 22 24 11

5 10 28 19 26 44 48 27 45 68 16 31 54 26 11 15 37

6 19 42

5 6

17 20 19 37 13

3

FITIMI PARA TAKSAVE (MLN LEK)

Page 12: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

26 • Monitor - 75626 • Monitor - 756

RENDITJA E 100 KOMPANIVE ME FITIME MË TË MËDHA PARA TAKSAVE, 2015

speciale Renditja

TE ARDHURAT E REALIZUARA 2015 2014 -/+ Subjekti Aktiviteti

51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100

417

3980522658e ree re42e re70e ree ree re279171e re34e re

-e ree re20e ree re8

e ree re5024432389e ree re94e re69e re102e ree re95e re103e ree re65

-10-45-1426-3

-301--

-18-

8---

-3924

3-

-36----

-55--

-70--

-31-58-40-61

4--

6-

-21-

10--

0-

6--

-35

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIAALBPETROL SH.A.MEDITERRANEAN SHIPPING COMPANY ALBANIAFONDI BESALC WAIKIKI RETAIL AL SH.P.K.BANKA SOCIETE GENERALE ALBANIAMANETCIGENER 2AGBES CONSTRUKSIONRAIFFEISEN INVEST - SHOQERI ADMINISTRUESQENDRA TREGTARE UNIVERSELKA - SAAMERIKAN HOSPITALBANKA E PARË E INVESTIMEVE-ALBANIATREMA ENGINEERING 2ADRIATIK GAMECOCA-COLA BOTTLING SHQIPËRIAMONTALARLIS-NDERTIMDIGIT-ALBITAL - PROJECTPLUS COMMUNICATIONIZVOR 99 SH AEKMA ALBANIATPD-TRADING PETROL&DRILLINGAGI KONSG.P.G. COMPANYPHOENIX TECHNOLOGY SERVICES ALBANIAT.T.A ALBA LAMALB-BUILDINGINTER DISTRIBUTION SERVICEBANKA CREDINSPOSTA SHQIPTARE SH.ACROSCO, NAFTNI SERVICI D.O.O- DEGA TIRANEINFO-TELECOMALDOSCH-FARMAALBA KONSTRUKSIONGLOBAL ENTERPRISE SH.P.KVIBTISPROCREDIT BANKHOMEPLANREGENCY INTERNATIONAL CASINO TIRANAPROGROUPNJE MAJISALILLARIBNT ELECTRONIC’SUNION FINANCIAR TIRANELIM - EMAK- INVESTNOKIA SOLUTIONS AND NETWORKS BRANCH OPERATIONS OY

Aktivitet siguruesNxjerrje hidrokarbureshVeprimtari transportiShërbime fi nanciareTregti me shumicë e veshjeve dhe këpuceveVeprimtari bankareNdërtim i ndërtesave rezidenciale ose jorezidencialePunime infrastruktureNdërtimAdministrim i fondeve të pensionit vullnetarDhenie me qira e pasurive të paluajtshmeTregti artikujsh të ndryshëmVeprimtari spitaloreVeprimtari bankarePunime në insfrastrukurëLojëra fatiProdhim pijesh freskueseTregtia me shumicë e produkteve farmaceutikeNdërtimVeprimtari televiziveTregti me shumicë dhe pakicë e mallrave të informatikësTelekomunikacionetTregti bitumiDhënie me qira e pronaveHidrokarbureNdërtimPunime infrastruktureOfrimi i shërbimeve horizontale për naftën dhe gazin natyrorPunime metalikePunime infrastruktureTregtim artikujsh të ndryshëmVeprimtari bankareVeprimtari e postësAktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazitTelekomunikacionetFarmaceutikeNdërtimNdërmjetësime të tjera fi nanciareImport eksport i produkteve industrialeVeprimtari bankareNdërtimLojëra fatiVendosja e instalimeve elektrikePunime dhe shërbime të të gjitha llojeve në ndërtimNdërtimi i banesave rezidenciale dhe jo rezidencialeImport, tregtim dhe montim i pajisjeve elektronikeInstitucion fi nanciarProdhimi i produkteve prej betoni per qellime ndertimiInstitucion fi nanciarTelekomunikacionet

Page 13: KOMPANITË TTOP 2015OP 2015 - monitor.al · apo nuk ke kontrata me institucionet shtetërore dhe kompanive publike të energjisë, vuajtjet do të jenë të mëdha për të mbajtur

756 - Monitor • 27756 - Monitor • 27

Ndryshimi vjetor Ndryshimi vjetor Norma fi timit2015 2014 i të ardhurave (%) 2015 2014 i fi timit (%) 2015 (%)QARKULLIMI VJETOR (MLN LEK) FITIMI PARA TAKSAVE (MLN LEK)

3,819 3,236 1,110 1,724 1,644 4,104 1,637 4,896 1,352

879 387

3,629 3,873 1,200 6,877 1,924 3,192

765 1,618 5,676

593 2,177 1,331

342 11,278

2,477 1,797 1,377

526 1,058

11,927 10,218

2,225 1,430

17,536 1,893 1,463

295 1,430 2,720 1,379 1,017

251 653

1,737 1,083

469 770 380 821

3,316 12,775

1,109 1,551 1,344 4,251 1,920 3,631

850 815

0 3,001 3,337 1,243 3,392 2,129 3,028

634 277

5,464 6

1,816 2,610

104 16,531

1,081 1,374 3,444

358 1,686

13,876 9,366 2,031 2,664

15,844 1,178 1,164

255 833

3,280 19

877 120

63 1,693

503 383 507 285 793

15.17 (74.67)

0.06 11.20 22.31 (3.46)

(14.77) 34.86 59.11

7.75 -

20.94 16.06 (3.46)

102.70 (9.62)

5.41 20.55

483.67 3.87

9,604.81 19.86

(48.99) 229.74 (31.78) 129.21

30.79 (60.02)

46.90 (37.23) (14.05)

9.09 9.55

(46.31) 10.68 60.72 25.69 15.61 71.67

(17.07) 7,191.56

15.92 109 943

3 115

22 52 34

4

359 351 350 341 337 336 329 328 325 324 315 314 304 297 292 288 285 280 268 256 255 245 244 238 236 236 236 234 228 227 226 223 221 221 217 216 211 211 209 207 205 205 200 197 197 195 191 188 187 175

353 1,844

359 244 312 580 287

99 98

352 0

234 9

124 125 538 190 227

13 397

0 (1,441)

151 51

531 0

112 1,479

135 339 317 364 344 608 191

43 122 183 136 236

2 162

66 2

183 71

181 123 152 254

1.5 (81.0)

(2.3) 39.7

8.2 (42.1)

14.6 230.6 230.9

(8.1) -

34.2 3,338.9

140.2 132.3 (46.4)

50.3 23.4

1,960.6 (35.4)

51,504.4 -

62.0 370.2 (55.5)

n/a 109.6 (84.2)

68.8 (32.9) (28.7) (38.7) (35.6) (63.6)

13.3 397.5

72.9 14.8 54.4

(12.4) 10,216.5

26.4 202.6

10,608.5 7.6

172.6 5.5

52.1 23.1

(31.3)

9 11 32 20 21

8 20

7 24 37 81

9 8

25 4

15 9

37 17

5 43 11 18 70

2 10 13 17 43 21

2 2

10 15

1 11 14 71 15

8 15 20 80 30 11 18 41 24 49 21