KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK V E N D I M K.P.P. 199/2015 · 1 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK V E N...
Transcript of KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK V E N D I M K.P.P. 199/2015 · 1 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK V E N...
1
KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK
V E N D I M
K.P.P. 199/2015
Komisioni i Prokurimit Publik, i përbërë nga:
Gentian Këri Kryetar
Spiro Kuro Zv/Kryetar
Juliana Hoxha Anëtar
Leonard Gremshi Anëtar
Hektor Balluku Anëtar
Në mbledhjen e datës 15.04.2015 shqyrtoi ankesat përkatësisht me:
Objekt: “Shfuqizim i vendimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në
lidhje me kualifikimin e operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. &
“Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K
Company” sh.p.k.; “Neproma Service” srl; “Shpresa” sh.p.k. &
“Servizi Sanitari Integrati” s.r.l., në procedurën e prokurimit
“Procedurë e Hapur, mbi kufirin monetar” me objekt: “Për
shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë në pavionet “QSU - Nënë
Tereza” Tiranë”, me fond limit 1.106.416.176,7050 lekë (pa
TVSH), zhvilluar në datën 16.02.2015, nga autoriteti kontraktor,
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
Shfuqizim i vendimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në
lidhje me kualifikimin e operatorit ekonomik “Neproma Service”
srl, në procedurën e mësipërme të prokurimit.
2
Ankimues: “A.G.S” sh.p.k.
Rruga “Beqir Luga”, Pallati nr.3, Shk 1/1, Tiranë
Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione
të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k & “A-K Company”
sh.p.k.
Rruga “Sami Frashëri”, Pall. 22/1, Tiranë
Autoriteti Kontraktor: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Rruga “Dibrës”, nr. 372, Tiranë.
Baza Ligjore: Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, neni
19/1 e vijues, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1, datë
10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar,
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 184, datë 17.03.2010, “Për
miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e
Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar.
Komisioni i Prokurimit Publik, pasi dëgjoi relatorët e çështjes, shqyrtoi parashtrimet me
shkrim të ankimuesve, dokumentacionin e paraqitur nga autoriteti, pretendimet e ankimuesve,
dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,
Vëren:
I
Vlerësimi paraprak
I.1. Pas shqyrtimit paraprak të ankesave të mbështetur në dokumentacionin e dërguar nga
operatorët ekonomikë ankimues, Komisioni i Prokurimit Publik konstatoi se këta të fundit kanë
qenë operatorë ekonomikë në të njëjtën procedurë prokurimi, ndaj edhe ankimet e tyre duhet të
bashkohen e të shqyrtohen në një gjykim të vetëm.
I.2. Komisioni i Prokurimit Publik vlerëson se operatorët ekonomikë kanë prima facie interes në
këtë procedurë prokurimi dhe për këtë arsye legjitimohen për të paraqitur ankesë në lidhje me të,
bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
I.3. Operatorët ekonomikë kanë paraqitur fillimisht ankesë pranë autoritetit kontraktor, dhe më
pas kanë paraqitur ankesë, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, si organi më i lartë në fushën e
prokurimeve, që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit, në përputhje me kërkesat e
përcaktuara në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
3
I.4. Kanë respektuar afatet ligjore të paraqitjes së ankesës pranë autoritetit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik.
Në këto kushte Komisioni i Prokurimit Publik mori në shqyrtim në themel objektet e ankesave të
operatorëve ekonomikë ankimues.
II
Rrethanat e çështjes
II.1. Në datën 11.12.2014, është publikuar nga autoriteti kontraktor, në faqen e internetit të
Agjencisë së Prokurimit Publik, procedura e prokurimit “Procedurë e Hapur, mbi kufirin
monetar” me objekt: “Për shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë në pavionet “QSU - Nënë
Tereza”Tiranë”, me fond limit 1.106.416.176,7050 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën
16.02.2015, nga autoriteti kontraktor, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
II.2. Në datën 16.02.2015, autoriteti kontraktor ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë si më poshtë, të cilët kanë
paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH) përkatësisht:
1. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Ballkan Laundry” sh.p.k.
& “Serv Hotel” s.r.l. 486.970.572 lekë, skualifikuar
2. “K.P.L” sh.p.k. 794.772.726 lekë, skualifikuar
3. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k.
& “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k.
& “A-K Company” sh.p.k. 888.185.320 lekë, kualifikuar
4. “Neproma Service” srl 888.185.320 lekë, kualifikuar
5. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Shpresa” sh.p.k.
& “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. 998.442.808 lekë, kualifikuar
6. “A.G.S” sh.p.k. 1.071.947.800 lekë, kualifikuar
7. “W.Center” nuk ka paraqitur ofertë ekonomike
II.3. Në datën 02.03.2015 operatori ekonomik “A.G.S” sh.p.k. është njoftuar elektronikisht për
klasifikimin e ofertave si dhe kualifikimin e tij në këtë procedurë prokurimi.
II.3.1. Në datën 05.03.2015 operatori ekonomik “A.G.S” sh.p.k., ka paraqitur ankesë pranë
autoritetit kontraktor. Në ankesë, në mënyrë të përmbledhur pretendohet si më poshtë:
I. Kualifikimi i bashkimit të operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja”
sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. në këtë procedurë prokurimi
përbën shkelje flagrante pasi ka mangësi dhe parregullsi në dokumentacion e nevojshëm për
kualifikim dhe konkretisht:
4
Mjafton të sjellim në vëmendjen tuaj Vendimin Nr. 5/2015 datë 14.01.2015 të KPP për
mospranimin e ankesës së operatorit ekonomik “Devis” sh.p.k. në lidhje me modifikimin e
kritereve të parashikuara nga vetë ju në dokumentat e tenderit për këtë procedurë prokurimi.
[...] Ky operator kërkonte modifikimin e kritereve të dokumentave të tenderit të cilat nuk u
morën parasysh nga KPP [...] Natyrshëm lind pyetja se si mund të kualifikohet një operator që
nuk përmbush kushtet e përgjithshme dhe ato të veçanta për kualifikim.
Bazuar në informacionet që shoqëria jonë disponon na rezulton se ky operator ekonomik ka
ofertuar si bashkim operatorësh dhe referuar kritereve të kërkuara nga autoriteti juaj
kontraktor shoqëria jonë pretendon se:
Asnjë nga anëtarët e bashkimit të shoqërive nuk plotëson kriteret e mëposhtme:
1. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqërisë ISO: 9001:2008 sipas
konformitetit me standardet europiane;
2. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të ambientit ISO 14001: 2004 sipas
konformitetit me standardet europiane;
3. Shërbime të mëparshme të ngjashme të realizuar gjatë tre viteve të fundit të marra së
bashku, në një vlerë jo më të madhe se 387.245.661,84675 lekë;
4. Vërtetim nga Dega e Tatim Taksave për xhiron vjetore të realizuar gjatë 3 (tre) viteve të
fundit ku vlera e tre viteve të marra sëbashku të jetë më e së 40% e fondit limit në shumën
prej 387.245.661,84675 lekë;
5. Kopje të çertifikuara të bilanceve për 3 (tre) vitet e fundit 2011, 2012, 2013 të paraqitura
pranë autoriteteve përkatëse të konfrmuara nga ky autoritet;
6. Vërtetim nga një ose më shumë banka për gjendjen financiare në vlerën sa 5% të vlerës
së fondit limit, në shumën prej 55.320.808,83525 lekë të lëshuar jo më parë se 15 ditë
nga data e hapjes së ofertave;
7. Nuk plotëson kriterin për: “Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të
maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që
është i regjistruar në Shqipëri”. Lidhur më këtë kriter sqarojmë se shoqëria “Devis”
sh.p.k. referuar ekstraktit të saj ka vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit dhe
rrjedhimisht duhet të paraqesë vërtetim për shlyerjen e detyrimeve të OSHEE në të gjitha
vendet ku kjo shoqëri ushtron aktivitet. Po kështu dhe anëtarët e tjerë të bashkimit të
shoqërive nuk e plotësojnë këtë kriter kualifikimi.
8. Ambjentin ku ushtron veprimtarinë e shërbimit të lavanterisë:
- Të vërtetuar me dokumentacionin përkatës të pronësisë apo të marrjes me qira;
- të shoqëruar me leje nga QKL, autorizim mjedisor për aktivitetin në lavanteri lëshuar
nga autoriteti përkatës, ndërsa për operatorët e huaj leje të barazvlefshme nga vendi
që kryen aktivitetin;
- të shoqëruar me akt-teknik për sa i takon masave mbrojtëse ndaj zjarrit;
9. Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar jo më pak se 60 punonjës për secilin nga
vitet 2012, 2013 dhe Janar-Nëntor 2014 e vërtetuar kjo përmes:
- Vërtetim nga dega tatim taksave për numrin e punonjësve të siguruar të shoqëruar
dhe me listëpagesat (formularët E-sig 025 a);
5
10. Makineritë dhe paisjet e domosdoshme për kryerjen e shërbimit.
b) të ketë makineri për larje hekurosje dhe transport deri tek shtrati i pacientit me
kapacitet total mbi 1500 kg në ditë, të vërtetuara me dokumenta (fatura blerje dhe/ose
zhdoganimi të shoqëruara me foto) të listuara si më poshtë:[…]
11. Mjete transporti të përshtatshme për transportin e materialeve të buta, me kapacitet mbi
1 (një) ton, në pronësi apo të marra me qira të vërtetuara me dokumentacionin përkatës
leje qarkullimi, akt kolaudim, siguracion (2 mjete);
12. Kontrata e bashkëpunimit dhe Prokura e Posaçme nuk është realizuar sipas kërkesave të
nenit 74 të VKM nr. 914 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” […], pasi në
kontratën e paraqitur nga ky bashkim nuk është bërë ndarja e shërbimit përkatës për
secilin prej operatorëve ekonomikë, por është bërë vetëm ndarja e fitimit. Po kështu në
kontratën e bashkëpunimit, nuk është parashikuar neni 423 “detyrimet solidare”, duke
mos parashikuar elementin më të rëndësishëm mbrojtës të autoritetit kontraktor, i cili
është përgjegjësia në rast mosekzekutimi me sukses i kontratës.
13. Gjithashtu, pretendojmë se asnjë anëtar i bashkimit të shoqërive, nuk plotëson kriteret
financiare apo teknike në raport me përqindjen e “fitimit” apo “ndarjes së shërbimeve
përkatëse”, duke mosplotësuar kërkesat e pikës 3 të nenit 74 të VKM 914;
14. Dokumentat e dorëzuara nga njëri prej operatorëve të bashkimit, i cili është operator i
huaj, nuk janë të legalizuara apo me vulë apostile. Ky fakt është evident në të gjitha
dokumentat që ka paraqitur në këtë tender[…].
II. Operatori ekonomik “Neproma Service” sh.p.k. (degë e shoqërisë së huaj në Shqipëri e
regjistruar më datë 28.01.2015) ka mangësi dhe parregullsi dokumentacioni të nevojshëm për
kualifikim pasi:
1. Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar jo më pak se 60 punonjës për secilin nga
vitet 2012, 2013 dhe Janar-Nëntor 2014 e vërtetuar kjo përmes: Vërtetim nga dega tatim
taksave për numrin e punonjësve të siguruar të shoqëruar dhe me listëpagesat
(formularët E-sig 025 a);
2. Mjete transporti të përshtatshme për transportin e materialeve të buta, me kapacitet mbi
1 (një) ton, të cilat janë në pronësi apo qira të vërtetuara me dokumentacionin përkatës
leje qarkullimi, akt kolaudim, siguracion (2 mjete);
3. Dokumentat e dorëzuara nuk janë të legalizuara apo me vulë apostile. Ky fakt është
evident në të gjitha dokumentat që ka paraqitur në këtë tender.(Vërtetimet e Lëshuara
nga organet shtetërore të huaja, Çertifikata ISO 9001:2008, ISO 14001:2004, kontrata të
ngjashme, fatura tatimore, ekstrakte)[…];
4. Një pjesë e dokumentave që i përkasin “Kritereve të veçanta për kualifikim” të dorëzuara
nga operatori ekonomik degë e shoqërisë së huaj në shqipëri, janë të vetdeklaruara,
ndërkohë që në DT dhe përkatësisht shtojcën 7 përcaktohet: “vetëm për dokumentet që
kërkohen në kriteret e përgjithshme të kualifikimit nëse nuk lëshohen në shtetin e tyre të
origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim”. Por ligji nuk e lejon operatorin
ekonomik të vetdeklarojë dokumenta, lëshimi i të cilave është i lidhur ngushtësisht me
autoritetet kompetente përkatëse. Pra lejet dhe licencat e ndryshme janë të vlefshme
vetëm nëse lëshohen nga organet e autorizuara me fuqi ligjore;
6
5. Operatori “Neproma Service” sh.p.k. nuk disponon ambjent për kryerjen e shërbimit të
lavanterisë. Pra, mungon QKR për ta vërtetuar selinë e objektit ku ndodhet, ku ofrohet
shërbim lavanterie.
Automatikisht vetëm ky fakt duhet ta skualifikonte këtë operator ekonomik, pasi
rrezikohet seriozisht ekzekutimi me sukses i kontratës;
6. Në dokumentat e këtij operatori mungon prokura për autorizimin e degës, të caktuar si
përfaqësues i shoqërisë për dorëzimin e ofertës edhe për lidhjen e kontratës nëse shpallet
fitues dhe ekzekutimin e saj;
7. Gjithashtu shoqëria “Neproma Service” sh.p.k. nuk plotëson kriteret për kualifikim dhe
konkretisht: Vërtetim nga Dega e Tatim Taksave për xhiron vjetore të realizuar gjatë 3
(tre) viteve të fundit ku vlera e tre viteve të marra sëbashku të jetë jo më e vogël se 40% e
fondit limit;
8. Kopje të çertifikuara të bilanceve për 3 (tre) vitet e fundit 2011, 2012, 2013 të paraqitura
pranë autoriteteve përkatëse të konfirmuara nga ky autoritet;
9. Vërtetim nga një ose më shumë banka për gjendjen financiare në vlerë sa 5% të vlerës së
fondit limit, lëshuar jo më parë se 15 ditë nga dita e hapjes së ofertave;
10. Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë
elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në
Shqipëri. Dega e huaj e shoqërisë ka detyrimin që të dorëzojë vërtetimin e shlyerjes së
energjisë për selinë e saj, si dhe për selinë kryesore dhe sekondare të shoqërisë mëmë;
11. Shërbime të mëparshme të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të fundit të marra
sëbashku, në një vlerë jo më të madhe se 387.245.661,84675 lekë;
12. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqërisë ISO 9001:2008 sipas
konformitetit me standarded europiane.
13. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të ambientit ISO 14001:2004 sipas
konformitetit me standartet europiane;
14. Ambjentin ku ushtron veprimtarinë e shërbimit të lavanterisë:
- Të vërtetuar me dokumentacionin përkatës të pronësisë apo të marrjes me qira;
- të shoqëruar me leje nga QKL, autorizim mjedisor për aktivitetin në lavanteri lëshuar
nga autoriteti përkatës, ndërsa për operatorët e huaj leje të barazvlefshme nga vendi
që kryen aktivitetin;
- të shoqëruar me akt – teknik për sa i takon masave mbrojtëse ndaj zjarrit;
15. Makineritë dhe paisjet e domosdoshme për kryerjen e shërbimit: të ketë makineri për
larje hekurosje dhe transport deri tek shtrati i pacientit me kapacitet total mbi 1500 kg në
ditë, të vërtetuara me dokumenta (fatura blerje dhe/ose zhdoganimi të shoqëruara me
foto), të listuara si më poshtë[…];
16. Gjithashtu, kemi dyshimet tona se kjo shoqëri mund të ketë ofertuar si bashkim
operatorësh ekonomikë dhe referuar kritereve të përcaktuar pretendojmë se asnjë nga
anëtarët e bashkimit të shoqërive nuk plotëson kriteret e mëposhtme për: Vërtetim nga
Dega e Tatim Taksave për xhiron vjetore të realizuar gjatë 3 (tre) viteve të fundit ku vlera
e tre viteve të marra sëbashku të jetë më e së 40% e fondit limit në shumën prej
387.245.661,84675 lekë;
7
17. Kopje të çertifikuara të bilanceve për 3 (tre) vitet e fundit 2011, 2012, 2013 të paraqitura
pranë autoriteteve përkatëse të konfrmuara nga ky autoritet;
18. Vërtetim nga një ose më shumë banka për gjendjen financiare në vlerën sa 5% të vlerës
së fondit limit, në shumën prej 55.320.808,83525 lekë të lëshuar jo më parë se 15 ditë
nga data e hapjes së ofertave;
19. “Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë
elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në
Shqipëri”. Dega e huaj e shoqërisë ka detyrimin që të dorëzojë vërtetimin e shlyerjes së
energjisë për selinë e saj si dhe për selinë kryesore dhe sekondare të shoqërisë mëmë;
20. Shërbime të mëparshme të ngjashme të realizuar gjatë tre viteve të fundit të marra së
bashku, në një vlerë jo më të madhe se 387.245.661,84675 lekë;
21. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqërisë ISO: 9001:2008 sipas
konformitetit me standardet europiane;
22. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të ambientit ISO 14001: 2004 sipas
konformitetit me standardet europiane;
23. Ambjentin ku ushtron veprimtarinë e shërbimit të lavanterisë:
- Të vërtetuar me dokumentacionin përkatës të pronësisë apo të marrjes me qira;
- të shoqëruar me leje nga QKL, autorizim mjedisor për aktivitetin në lavanteri lëshuar
nga autoriteti përkatës, ndërsa për operatorët e huaj leje të barazvlefshme nga vendi
që kryen aktivitetin;
- të shoqëruar me akt – teknik për sa i takon masave mbrojtëse nga zjarri;
24. Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar jo më pak se 60 punonjës për secilin nga
vitet 2012, 2013 dhe Janar-Nëntor 2014 e vërtetuar kjo përmes: Vërtetim nga dega tatim
taksave për numrin e punonjësve të siguruar të shoqëruar dhe me listëpagesat
(formularët E-sig 025 a);
25. Makineritë dhe paisjet e domosdoshme për kryerjen e shërbimit: të ketë makineri për
larje hekurosje dhe transport deri tek shtrati i pacientit me kapacitet total mbi 1500 kg në
ditë, të vërtetuara me dokumenta (fatura blerje dhe/ose zhdoganimi të shoqëruara me
foto) të listuara si më poshtë[…]
26. Mjete transporti të përshtatshme për transportin e materialeve të buta, me kapacitet mbi
1 (një) ton, në pronësi apo të marra me qira të vërtetuara me dokumentacionin përkatës
leje qarkullimi, akt kolaudim, siguracion (2 mjete);
27. Kontrata e bashkëpunimit dhe Prokura e Posacme nuk është realizuar sipas kërkesave të
nenit 74 të VKM nr. 914, “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”[…] pasi në
kontratën e paraqitur në kundërshtim me sa më sipër nuk është bërë ndarja e shërbimit
përkatës për secilin prej operatorëve ekonomikë, por është bërë vetëm ndarja e fitimit.
Gjithashtu në kontratën e bashkëpunimit, nuk është parashikuar neni 423 “detyrimet
solidare”, duke mos parashikuar elementin më të rëndësishëm mbrojtës të autoritetit
kontraktor i cili është përgjegjësia në rast mos ekzekutimi me sukses i kontratës;
28. Dokumentat e dorëzuara nga njëri prej operatorëve të bashkimit, i cili është operator i
huaj nuk janë të legalizuara apo me vulë apostile, fakt i cili është evident në të gjitha
dokumentat që ka paraqitur në tender;
8
29. Asnjë nga anëtarët e bashkimit nuk plotëson kriteret financiare apo teknike në raport me
përqindjen e “fitimit” apo “ndarjes së shërbimeve përkatëse”, duke mosplotësuar
kërkesat e pikës 3 të nenit 74 të VKM nr.914.
Mungesa e këtyre elementëve në ofertën e paraqitur nga operatori ekonomik “Neproma Service”
sh.p.k, si bashkim operatorësh duhej ti mjaftonte KVO për skualifikimin e këtij operatori
ekonomik, pasi është jashtë çdo parametri të mundshëm ligjor.
III. Operatori ekonomik “Shpresa” sh.p.k. ka mangësi dhe parregullsi në dokumentacionin e
nevojshëm për kualifikim pasi nuk disponon kapacitetet e duhura teknike dhe financiare dhe
konkretisht:
Bazuar në informacionin që shoqëria jonë disponon na rezulton se ky operator ekonomik ka
ofertuar si bashkim operatorësh për këtë procedurë prokurimi dhe referuar kritereve të kërkuara
nga autoriteti juaj kontraktor shoqëria jonë pretendon se:
Asnjë nga anëtarët e bashkimit të shoqërive nuk plotëson kriteret e mëposhtme:
1. Shërbime të mëparshme të ngjashme të realizuar gjatë tre viteve të fundit të marra së
bashku, në një vlerë jo më të madhe se 387.245.661,84675 lekë. Përvec faktit që shoqëria
“Shpresa” sh.p.k nuk plotëson vlerën e kontratave të ngjashme, pretendojmë gjithashtu
se kjo shoqëri nuk ka asnjë kontratë të ngjashme me objektin e prokurimit. Për plotësimin
e këtij kriteri kjo shoqëri ka paraqitur kontrata pastrimi (të jashtëm) si dhe kontrata
ushqimi, të cilat nuk kanë lidhje me objektin e prokurimit.
2. Nuk plotëson kriterin teknik për numrin e punonjësve “Operatori ekonomik duhet të ketë
të punësuar jo më pak se 60 punonjës për secilin nga vitet 2012, 2013 dhe Janar - Nëntor
2014”. Operatori ekonomik Shpresa sh.p.k., nuk plotëson numrin e të punësuarve të
kërkuar nga ana juaj për vitin 2012, për vitin 2013, as për periudhën Janar – Nëntor
2014 dhe ju këtë fakt keni mundësinë ta konfirmoni si në listëpagesat e dorëzuara ashtu
edhe në vërtetimet e degës së tatim taksave ku mesatarja e të punësuarve nuk arrin as
gjysmën e fuqisë punëtore të kërkuar;
3. Vërtetim nga Dega e Tatim Taksave për xhiron vjetore të realizuar gjatë 3 (tre) viteve të
fundit ku vlera e tre viteve të marra sëbashku të jetë më e së 40% e fondit limit në shumën
prej 387.245.661,84675 lekë;
4. Kopje të çertifikuara të bilanceve për 3 (tre) vitet e fundit 2011,2012,2013 të paraqitura
pranë autoriteteve përkatëse të konfrmuara nga ky autoritet;
5. Vërtetim nga një ose më shumë banka për gjendjen financiare në vlerën sa 5% të vlerës
së fondit limit, në shumën prej 55.320.808,83525 lekë të lëshuar jo më parë se 15 ditë
nga data e hapjes së ofertave;
6. Nuk plotëson kriterin për: “Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të
maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që
është i regjistruar në Shqipëri”. Lidhur më këtë kriter sqarojmë se shoqëria “Shpresa”
sh.p.k referuar ekstraktit të saj ka vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit dhe rrjedhimisht
duhet të paraqesë vërtetim për shlyerjen e detyrimeve të OSHEE në të gjitha vendet ku
kjo shoqëri ushtron aktivitet. Mjafton t’ju citojmë detyrimet që kjo shoqëri ka ndaj
OSSHEE në Spitalin Rajonal Berat.
9
Ndërsa nga ana e operatorit të huaj nuk është dorëzuar asnjë vërtetim i shlyerjes së
debisë për selinë e përfaqësimit apo degën në shtetin shqiptar;
7. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqërisë ISO: 9001:2008 sipas
konformitetit me standardet europiane, pasi çertifikata e dorëzuar nga ana e këtij
operatori nuk është lëshuar nga një organ kompetent i licensuar në Bashkimin Europian
dhe nuk i përmbush standartet e kërkuara;
8. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të ambientit ISO 14001:2004 sipas
konformitetit me standardet europiane, në përputhje me objektin e procedurës së
prokurimit, pasi çertifikata e dorëzuar nga ana e këtij operatori nuk është lëshuar nga
një organ kompetent i licensuar në Bashkimin Europian dhe nuk i përmbush standartet e
kërkuara;
9. Ambjentin ku ushtron veprimtarinë e shërbimit të lavanterisë:
- Të vërtetuar me dokumentacionin përkatës të pronësisë apo të marrjes me qira;
- të shoqëruar me leje nga QKL, autorizim mjedisor për aktivitetin në lavanteri lëshuar
nga autoriteti përkatës;
- të shoqëruar me akt-teknik për sa i takon masave mbrojtëse ndaj zjarrit.
Ky operator është licencuar nga QKL vetëm për objektin e gatimit dhe pastrimit, por jo
për lavanderinë. Po ashtu edhe operatori i huaj nuk disponon asnjë ambjent në
Republikën e Shqipërisë për ushtrimin e aktivitetit të lavanderisë;
10. Makineritë dhe paisjet e domosdoshme për kryerjen e shërbimit: të ketë makineri për
larje hekurosje dhe transport deri tek shtrati i pacientit me kapacitet total mbi 1500 kg në
ditë, të vërtetuara me dokumenta (fatura blerje dhe/ose zhdoganimi të shoqëruara me
foto) të listuara si më poshtë […];
11. Mjete transporti të përshtatshme për transportin e materialeve të buta, me kapacitet mbi
1 (një) ton, të cilat janë në pronësi apo qira të vërtetuara me dokumentacionin përkatës
leje qarkullimi, akt kolaudim, siguracion (2 mjete);
12. Kontrata e bashkëpunimit dhe Prokura e Posacme nuk është realizuar sipas kërkesave të
nenit 74 të VKM nr. 914, “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”[…], pasi në
kontratën e paraqitur në kundërshtim me sa më sipër nuk është bërë ndarja e shërbimit
përkatës për secilin prej operatorëve ekonomikë por është bërë vetëm ndarja e fitimit.
Gjithashtu në kontratën e bashkëpunimit, nuk është parashikuar neni 423 “detyrimet
solidare”, duke mos parashikuar elementin më të rëndësishëm mbrojtës të autoritetit
kontraktor i cili është përgjegjësia në rast mos ekzekutimi me sukses i kontratës;
13. Dokumentat e dorëzuara nga njëri prej operatorëve të bashkimit, i cili është operator i
huaj nuk janë të legalizuara apo me vulë apostile, fakt i cili është evident në të gjitha
dokumentat që ka paraqitur në këtë tender [...];
14. Asnjë nga anëtarët e bashkimit nuk plotëson nuk plotëson kriteret financiare apo teknike
në raport me përqindjen e “fitimit” apo “ndarjes së shërbimeve përkatëse”, duke
mosplotësuar kërkesat e pikës 3 të nenit 74 të VKM nr.914.
Sa më sipër për të siguruar zbatim të drejtë të ligjit dhe trajtim të barabartë e jo diskriminues
të operatorëve ekonomikë kërkojmë nga ana juaj skualifikimin nga kjo procedurë prokurimi
të shoqërive: 1. “Devis” sh.p.k.; 2. “Neproma Service” sh.p.k.; 3. “Shpresa” sh.p.k.
10
II.3.2. Operatori ekonomik “A.G.S” sh.p.k. sqaron se në datën 12.03.2015, autoriteti kontraktor
me shkresën nr. 1471/1 prot., datë 10.03.2015, i ka kthyer përgjigje, duke e refuzuar ankesën.
II.3.3. Në datën 16.03.2015 operatori ekonomik “A.G.S” sh.p.k., ka paraqitur ankesë në
Komisionin e Prokurimit Publik, në të cilën ka parashtruar pjesrisht të njëjtat pretendime si edhe
në ankesën e bërë pranë autoritetit kontraktor.
Konkretisht në ankesën e paraqitur pranë KPP, ankimuesi ngre të njëjtat pretendime si edhe në
ankesën e paraqitur pranë autoritetit kontraktor në lidhje me kualifikimin e padrejtë të bashkimit
të operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis”
sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. dhe “Shpresa” sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l,
ndërsa në lidhje me kualifikimin e padrejtë të operatorit ekonomik “Neproma Service” srl, ngre
pjesërisht të njëjtat pretendime si më poshtë:
Operatori ekonomik “Neproma Service” sh.p.k. (degë e shoqërisë së huaj në Shqipëri e
regjistruar më datë 28.01.2015) ka mangësi dhe parregullsi dokumentacioni të nevojshëm për
kualifikim pasi:
1. Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar jo më pak se 60 punonjës për secilin nga
vitet 2012, 2013 dhe Janar-Nëntor 2014 e vërtetuar kjo përmes: Vërtetim nga dega tatim
taksave për numrin e punonjësve të siguruar të shoqëruar dhe me listëpagesat
(formularët E-sig 025 a);
2. Mjete transporti të përshtatshme për transportin e materialeve të buta, me kapacitet mbi
1 (një) ton, të cilat janë në pronësi apo qira të vërtetuara me dokumentacionin përkatës
leje qarkullimi, akt kolaudim, siguracion (2 mjete);
3. Dokumentat e dorëzuara nuk janë të legalizuara apo me vulë apostile. Ky fakt është
evident në të gjitha dokumentat që ka paraqitur në këtë tender. (Vërtetimet e Lëshuara
nga organet shtetërore të huaja, Çertifikata ISO 9001:2008, ISO 14001:2004, kontrata të
ngjashme, fatura tatimore, ekstrakte)[…];
4. Një pjesë e dokumentave që i përkasin “Kritereve të veçanta për kualifikim” të dorëzuara
nga operatori ekonomik degë e shoqërisë së huaj në shqipëri, janë të vetdeklaruara,
ndërkohë që në DT dhe përkatësisht shtojcën 7 përcaktohet: “vetëm për dokumentet që
kërkohen në kriteret e përgjithshme të kualifikimit nëse nuk lëshohen në shtetin e tyre të
origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim”. Por ligji nuk e lejon operatorin
ekonomik të vetdeklarojë dokumenta, lëshimi i të cilave është i lidhur ngushtësisht me
autoritetet kompetente përkatëse. Pra lejet dhe licencat e ndryshme janë të vlefshme
vetëm nëse lëshohen nga organet e autorizuara me fuqi ligjore;
5. Operatori “Neproma Service” sh.p.k. nuk disponon ambjent për kryerjen e shërbimit të
lavanterisë. Pra, mungon QKR për ta vërtetuar selinë e objektit ku ndodhet, ku ofrohet
shërbim lavanterie. Automatikisht vetëm ky fakt duhet ta skualifikonte këtë operator
ekonomik, pasi rrezikohet seriozisht ekzekutimi me sukses i kontratës;
6. Në dokumentat e këtij operatori mungon prokura për autorizimin e degës, të caktuar si
përfaqësues i shoqërisë për dorëzimin e ofertës edhe për lidhjen e kontratës nëse shpallet
fitues dhe ekzekutimin e saj;
11
7. Gjithashtu shoqëria “Neproma Service” sh.p.k. nuk plotëson kriteret për kualifikim dhe
konkretisht: Vërtetim nga Dega e Tatim Taksave për xhiron vjetore të realizuar gjatë 3
(tre) viteve të fundit ku vlera e tre viteve të marra sëbashku të jetë jo më e vogël se 40% e
fondit limit;
8. Kopje të çertifikuara të bilanceve për 3 (tre) vitet e fundit 2011, 2012, 2013 të paraqitura
pranë autoriteteve përkatëse të konfirmuara nga ky autoritet;
9. Vërtetim nga një ose më shumë banka për gjendjen financiare në vlerë sa 5% të vlerës së
fondit limit, lëshuar jo më parë se 15 ditë nga dita e hapjes së ofertave;
10. Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë
elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në
Shqipëri. Dega e huaj e shoqërisë ka detyrimin që të dorëzojë vërtetimin e shlyerjes së
energjisë për selinë e saj, si dhe për selinë kryesore dhe sekondare të shoqërisë mëmë;
11. Shërbime të mëparshme të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të fundit të marra
sëbashku, në një vlerë jo më të madhe se 387.245.661,84675 lekë;
12. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqërisë ISO 9001:2008 sipas
konformitetit me standarded europiane;
13. Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të ambientit ISO 14001:2004 sipas
konformitetit me standartet europiane;
14. Ambjentin ku ushtron veprimtarinë e shërbimit të lavanterisë:
- Të vërtetuar me dokumentacionin përkatës të pronësisë apo të marrjes me qira;
- të shoqëruar me leje nga QKL, autorizim mjedisor për aktivitetin në lavanteri lëshuar
nga autoriteti përkatës, ndërsa për operatorët e huaj leje të barazvlefshme nga vendi
që kryen aktivitetin;
- të shoqëruar me akt – teknik për sa i takon masave mbrojtëse ndaj zjarrit;
15. Makineritë dhe paisjet e domosdoshme për kryerjen e shërbimit: të ketë makineri për
larje hekurosje dhe transport deri tek shtrati i pacientit me kapacitet total mbi 1500 kg në
ditë, të vërtetuara me dokumenta (fatura blerje dhe/ose zhdoganimi të shoqëruara me
foto), të listuara si më poshtë[…];
Mungesa e këtyre elementëve në ofertën e paraqitur nga operatori ekonomik “Neproma Service”
sh.p.k, si bashkim operatorësh duhej ti mjaftonte KVO për skualifikimin e këtij operatori
ekonomik, pasi është jashtë çdo parametri të mundshëm ligjor.
II.4. Në datën 02.03.2015 bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të
reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. është njoftuar elektronikisht
për klasifikimin e ofertave si dhe kualifikimin e tij në këtë procedurë prokurimi.
II.4.1. Në datën 06.03.2015 bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të
reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. ka paraqitur ankesë pranë
autoritetit kontraktor. Në ankesë pretendohet si më poshtë:
1. Operatori ekonomik “Neproma Service” s.r.l, nuk plotëson pikën e), kapaciteti teknik,
Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, ku kërkohet “Operatori ekonomik duhet të ketë të
punësuar jo më pak se 60 (gjashtëdhjetë) punonjës për secilin nga vitet 2012, 2013, dhe
Janar - Nëntor 2014 të vërtetuar me Vërtetim nga Dega e Tatim Taksave për numrin e
12
punonjësve të siguruar të shoqëruar edhe me listëpagesat (formularët E-sig 025a).
Ndërkohë rezulton se shoqëria “Neproma Service” s.r.l. për vitin 2012 ka një numër
punonjësish prej 57.5 punonjës. Në kriterin për kualifikim është shprehur qartazi se
numri prej 60 punonjësish të punësuar kërkohet për secilin nga vitet 2012, 2013 dhe
janar – nëntor 2014.
Kërkojmë të bëhen verifikimet e duhura në dokumentacionin e paraqitur për tender nga
shoqëria Neproma Service srl, në lidhje me faktet e paraqitura nga ana jonë dhe të bëjë
skualifikimin e ofertës së kësaj shoqërie pasi nuk plotëson kriterin kualifikues të vendosur
në DST.
Shoqëria Devis sh.p.k. në lidhje me kriterin në fjalë ka bërë ankesë drejtuar autoritetit
kontraktor QSUT-Nënë Tereza Tiranë, për uljen e numrit të punonjësve të kërkuar e cila
nuk u mor parasysh dhe më pas ka paraqitur ankesë në KPP i cili është shprehur qartë se
nuk e merr në konsideratë ankesën e shoqërisë Devis sh.p.k. duke i dhënë të drejtë
autoritetit kontraktor për kriterin e vendosur.
Në respektim të këtij vendimi të KPP shoqëria Devis sh.p.k. mori masat e saj në përputhje
me parashikimet ligjore për të marrë pjesë në tender duke plotësuar me përpikmëri
kriteret e vendosura.
Kualifikimi i ofertës së shoqërisë Neproma Service srl në kushtet kur kjo shoqëri nuk
plotëson kriterin e vendosur në kriteret për kualifikim për numrin e punonjësve të kërkuar
është në shkelje flagrante të barazisë në tender.
Në asnjë rast mosplotësimi i këtij kriteri që ka të bëjë me kapacitetin teknik të shoqërive
ofertuese nuk mund të konsiderohet nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave si një
devijim i vogël i parashikuar në nenin 53 pika 4 pasi për vendosjen e këtij kriteri
autoriteti kontraktor ka bërë një argumentim shumë të detajuar për t’i mbushur mendjen
KPP se numri i kërkuar prej 60 punonjësish për secilin nga vitet 2012, 2013 dhe janar –
nëntor 2014 është shumë i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me ligjin. Gjithashtu
dhe KPP bazuar në këtë argumentim doli në vendim se kriteri i vendosur është në
përputhje të plotë me ligjin.
Konsiderimi si devijim i vogël i mospërmbushjes së kriterit për numrin e punonjësve nga
ana e autoritetit kontraktor fakton një standard të dyfishtë të autoritetit kontraktor duke
shkelur barazinë në tender dhe duke favorizuar kompaninë Neproma Service srl.
2. Operatori ekonomik “Neproma Service” s.r.l, nuk plotëson kriterin kualifikues në lidhje
me Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e detyrimeve për energjinë elektrike. Nga
verifikimet e bëra në zyrat e OSHEE shoqëria “Neproma Service” s.r.l nuk ka tërhequr
vërtetim për shlyerjen e detyrimeve për energjinë elektrike. Mungesa e një dokumenti të
kërkuar në kriteret për lualifikim është kusht skualifikimi. Kërkojmë nga autoriteti
kontraktor të bëjë verifikimet në dokumentat e paraqitura në tender nga shoqëria
Neproma Service srl për vërtetimin e lëshuar nga OSHEE […];
3. Operatori ekonomik “Neproma Service” s.r.l, nuk plotëson pikën d), kapaciteti teknik, ,
ku kërkohet: Operatori ekonomik duhet të disponojë ambientin ku ushtron veprimtarinë e
lavanterisë të vërtetura me dokumentacionin përktaës të pronësisë apo të marrjes me
qëra. Nga verifikimet e bëra shoqëria në fjalë nuk disponon ambiente të marra më qira
13
për të ushtruar veprimtarinë e shërbimit të lavanterisë në Republikën e Shqipërisë.
Mungesa e ambientit për ushtrimin e veprimtarisë është kusht për skualifikim.
Kërkojmë nga autoriteti kontraktor të verifikojë në dokumentat e paraqitura në tender
nga shoqëria Neproma Service srl kontratën e marrjes me qera të ambjentit për të
ushtruar veprimtarinë e shërbimit të lavanderisë pasi nuk e disponon një të tillë.
Konsiderimi si devijim i vogël i mospërmbushjes së kriterit për marrjen me qira të
ambjentit për të ushtruar veprimtarinë e shërbimit të lavanterisë nga ana e autoritetit
kontraktor shkel barazinë në tender duke favorizuar kompaninë Neproma Service srl.
Në respektim të ligjit për prokurimin public dhe akteve të tjera ligjore për zbatimin e tij, i
kërkojmë autoritetit kontraktor të verifikojë faktet e pamohueshme të paraqitura nga ana jonë si
dhe të bëjë rivlerësimin e procedurës duke skualifikuar ofertën e operatorit ekonomik Neproma
Service srl si ofertë e pavlefshme.
II.4.2. Në datën 10.03.2015, me shkresën nr.1509/1 prot., autoriteti kontraktor i ka kthyer
përgjigje bashkimit të operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. &
“Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k.., duke e refuzuar ankesën.
II.4.3. Në datën 19.03.2015 bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të
reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. k., ka paraqitur ankesë në
Komisionin e Prokurimit Publik, duke parashtruar të njëjtat pretendime si edhe në ankesën e bërë
pranë autoritetit kontraktor.
II.5. Në datën 23.03.2015, nëpërmjet shkresave nr. 1761/2 prot. dhe 1761/3, datë 23.03.2015,
përkatësisht me objekt: “Kthim përgjigje Vendimit 421/1 datë 17.03.2015” dhe “Dhënie
informacioni plotësues për shkresën nr. 443/1 prot., dt.20.03.2015”, është depozituar në
Komisionin e Prokurimit Publik informacioni i autoritetit kontraktor lidhur me procedurën e
mësipërme të prokurimit dhe trajtimin e ankesave të operatorëve ekonomikë ankimues.
III
Komisioni i Prokurimit Publik
pas shqyrtimit të ankesave, dokumentacionit bashkëngjitur, si edhe informacionit dhe
dokumentacionit të autoritetit kontraktor
Arsyeton
III.1. Lidhur me pretendimin e operatorit ekonomik “A.G.S” sh.p.k. se bashkimi i operatorëve
ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K
Company” sh.p.k., nuk plotëson kriterin për Çertifikatën që vërteton cilësinë e menaxhimit të
shoqërisë ISO: 9001:2008 dhe ISO 140001: 2004 sipas konformitetit me standardet europiane,
Komisioni i Prokurimit Publik vëren se:
14
III.1.1. Në dokumentat e tenderit, Shtojca 7, Kapaciteti teknik, gërma “b” dhe gërma “c” nga
autoriteti kontraktor ëshët kërkuar përkatësisht:
“b) Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqërisë ISO 9001:2008 sipas konformitetit
me standartet europiane; c) Çertifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të ambjentit ISO
14001:2004 sipas konformitetit me standartet europiane”.
III.1.2. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në këtë procedurë prokurimi nga bashkimi i
operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis”
sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. rezulton se është paraqitur dokumenti Kontratë Bashkëpunimi
ndërmjet “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K
Company” sh.p.k., sipas së cilës është përcaktuar ndarja e shërbimeve në përqindje, nga ku
shoqëria “Devis” sh.p.k. merr përsipër të kryejë shërbimet që konsiderohen në masën 23% të
vlerës totale të shërbimit të objektit të tenderit sipas preventivit të ofertës; shoqëria “Dimensione
të reja” sh.p.k. merr përsipër të kryejë shërbimet që konsiderohen në masën 40% të vlerës totale
të shërbimit të objektit të tenderit sipas preventivit të ofertës; shoqëria “Univers Servis” sh.p.k.
merr përsipër të kryejë shërbimet që konsiderohen në masën 11% të vlerës totale të shërbimit të
objektit të tenderit sipas preventivit të ofertës; shoqëria “A-K Company” sh.p.k. merr përsipër të
kryejë shërbimet që konsiderohen në masën 26% të vlerës totale të shërbimit të objektit të
tenderit sipas preventivit të ofertës.
Gjithashtu në Kontratën e Bashkëpunimit është përcaktuar se pikat b), c) [...] të kapacitetit teknik
do të plotësohen nga operatori ekonomik Devis sh.p.k. si përfaqësues i bashkimit të operatorëve
ekonomikë, në ambjentet e të cilit do të kryhet shërbimi[...].
III.1.3. Nga verifikimi i ofertës së paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive të mësipërme
rezulton se operatori ekonomik “Devis” sh.p.k. ka paraqitur dokumentat: Çertifikatë Për Sistemin
e Menaxhimit Për Mjedisin EN ISO 14001:2004 lëshuar në datën 18.08.2014 dhe skadencë në
datën 17.08.2017; Çertifikatë EN ISO 9001:2008 lëshuar në datën 25.02.2014 dhe skadencë në
datën 24.02.2017, ndërsa operatorët e tjerë ekonomikë, anëtarë të këtij bashkimi nuk kanë
paraqitur asnjë dokument në lidhje me plotësimin e kriterit të përcaktuar nga autoriteti
kontraktor.
III.1.4. Në VKM nr. 1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, Kreu VII
pika 2, gërma b, “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, parashikohet “Para dorëzimit të ofertës,
grupi duhet të krijohet zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar, ku të përcaktohen
përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së punës/shërbimit/furnizimit dhe elementet
konkrete. Pas krijimit të bashkimit të operatorëve ekonomikë, anëtarët e grupit caktojnë me
prokurë përfaqësuesin e tyre për dorëzimin e ofertës. Kjo marrëveshje e shkruar dhe prokura
duhet të dërgohen së bashku me kualifikimet dhe ofertën ekonomike, e cila duhet të nënshkruhet
nga përfaqësuesi”.
III.1.5. Në Kreun VII, pika 2 “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, gërma “c”, paragrafi i parë i
VKM nr.1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, parashikohet: “Çdo
operator ekonomik duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin 45 të LPP-së,
dhe ato të përcaktuara në dokumentat e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale
dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë grupi, i marrë së bashku, në përputhje me
përqindjen e pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të përcaktuara në aktmarrëveshje”.
15
III.1.6. Në nenin nenin 46, pika 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, parashikohet se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e
prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti
kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe
përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”.
Ndërsa në nenin 53, pika 3 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një
oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e
përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit... .”
III.1.7. Sqarojmë se, referuar rregullave të prokurimit publik, në kontratën e bashkëpunimit
operatorët ekonomikë nuk duhet të ndajnë kriteret dhe kërkesat e autoritetit duke përcaktuar
se cilat kritere do të plotësojë çdo anëtar i bashkimit, por duhet të ndajnë dhe përcaktojnë
elementët konkretë të shërbimit që do të kryejë secili referuar zërave të shërbimit që kërkon
autoriteti kontraktor. Sa më sipër, përmbushja e kritereve dhe kërkesave të autoritetit
kontraktor duhet të bëhet nga secili anëtar i bashkimit në përputhje me përqindjen e
shërbimeve të marra përsipër.
Duke qenë se secili prej anëtarëve të bashkimit të operatorëve ka marrë përsipër të kryejë një
përqindje të caktuar të totalit të shërbimit, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se,
dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. &
“Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. nuk është në
përputhje me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit, pasi
kërkesa për ISO plotësohet vetëm nga operatori ekonomik “Devis” sh.p.k. i cili ka marrë
përsipër 23% të vlerës total të shërbimeve, ndërsa nga operatorët e tjerë nuk është paraqitur
asnjë dokumentacion i tillë, që duhej të ishte plotësuar referuar përqindjes së marrë përsipër.
Kriteret kualifikuese të përcaktuara nga autoriteti kontraktor janë të detyrueshme për t’u
përmbushur nga të gjithë ofertuesit ekonomikë pjesëmarrës në një procedurë prokurimi.
Operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të vërtetojnë se zotërojnë reputacionin, besueshmërinë
dhe përvojën e duhur, për të zbatuar kontratën objekt prokurimi.
Për sa më sipër, dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis”
sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. në
këtë procedurë prokurimi, nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të
konsiderohet i vlefshëm.
Rrjedhimisht pretendimi i operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. qëndron.
III.2. Lidhur me pretendimin e operatorit ekonomik “A.G.S” sh.p.k. se bashkimi i operatorëve
ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K
Company” sh.p.k., nuk plotëson kriterin për kontratat e ngjashme, Komisioni i Prokurimit
Publik vëren se:
III.2.1. Në dokumentat e tenderit, Shtojca 7, Kapaciteti teknik, gërma “a” nga autoriteti
kontraktor ëshët kërkuar: “Shërbime të mëparshme të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të
fundit të marra sëbashku, në një vlerë jo më të madhe se 35 % e fondit limit në shumën prej 387
16
245 661.84675 (treqind e tetëdhjetë e shtatë milion e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e
gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një pikë 84675) Lekë.
- Për kontratat e realizuara me institucione publike duhet të paraqesë kontratën/kontratat
përkatëse të shoqëruar me vërtetimin e realizimit me sukses te saj/tyre nga autoriteti
kontraktor.
- Për kontratat e realizuara me subjekte private duhet të paraqesë kontratën/kontratat
përkatëse dhe/ose faturat tatimore te shitjes (ku te shprehen qarte datat, shumat, sasitë,
emërtimet, vlerat)”.
III.2.2. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në këtë procedurë prokurimi nga bashkimi i
operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis”
sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. rezulton se është paraqitur dokumenti Kontratë Bashkëpunimi
ndërmjet “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K
Company” sh.p.k., sipas së cilës është përcaktuar ndarja e shërbimeve në përqindje, nga ku
shoqëria “Devis” sh.p.k. merr përsipër të kryejë shërbimet që konsiderohen në masën 23% të
vlerës totale të shërbimit të objektit të tenderit sipas preventivit të ofertës; shoqëria “Dimensione
të reja” sh.p.k. merr përsipër të kryejë shërbimet që konsiderohen në masën 40% të vlerës totale
të shërbimit të objektit të tenderit sipas preventivit të ofertës; shoqëria “Univers Servis” sh.p.k.
merr përsipër të kryejë shërbimet që konsiderohen në masën 11% të vlerës totale të shërbimit të
objektit të tenderit sipas preventivit të ofertës; shoqëria “A-K Company” sh.p.k. merr përsipër të
kryejë shërbimet që konsiderohen në masën 26% të vlerës totale të shërbimit të objektit të
tenderit sipas preventivit të ofertës.
Gjithashtu në Kontratën e Bashkëpunimit është përcaktuar se pikat b), c) [...] të kapacitetit teknik
do të plotësohen nga operatori ekonomik Devis sh.p.k. si përfaqësues i bashkimit të operatorëve
ekonomikë, në ambjentet e të cilit do të kryhet shërbimi[...].
III.2.3. Nga verifikimi i ofertës së paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive të mësipërme
rezulton se operatori ekonomik “Univers Servis” sh.p.k. ka paraqitur dokumentat: fatura tatimore
shitje me shoqëri private dhe institucione publike. Rezulton se nuk është paraqitur asnjë kontratë
e lidhur me kompanitë private (për faturat e paraqitura) dhe asnjë kontratë dhe vërtetim realizimi
për faturat e lëshuara nga institucionet publike.
III.2.4. Në VKM nr. 1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, Kreu VII
pika 2, gërma b, “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, parashikohet “Para dorëzimit të ofertës,
grupi duhet të krijohet zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar, ku të përcaktohen
përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së punës/shërbimit/furnizimit dhe elementet
konkrete. Pas krijimit të bashkimit të operatorëve ekonomikë, anëtarët e grupit caktojnë me
prokurë përfaqësuesin e tyre për dorëzimin e ofertës. Kjo marrëveshje e shkruar dhe prokura
duhet të dërgohen së bashku me kualifikimet dhe ofertën ekonomike, e cila duhet të nënshkruhet
nga përfaqësuesi”.
III.2.5. Në Kreun VII, pika 2 “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, gërma “c”, paragrafi i parë i
VKM nr.1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, parashikohet: “Çdo
operator ekonomik duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin 45 të LPP-së,
dhe ato të përcaktuara në dokumentat e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale
dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë grupi, i marrë së bashku, në përputhje me
përqindjen e pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të përcaktuara në aktmarrëveshje”.
17
III.2.6. Në nenin nenin 46, pika 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, parashikohet se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e
prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti
kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe
përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”.
Ndërsa në nenin 53, pika 3 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një
oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e
përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit... .”
III.2.7. Sqarojmë se, referuar rregullave të prokurimit publik, përmbushja e kritereve dhe
kërkesave të autoritetit kontraktor duhet të bëhet nga secili anëtar i bashkimit në përputhje
me përqindjen e shërbimeve të marra përsipër.
Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se, dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve
ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K
Company” sh.p.k. nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktor
në dokumentat e tenderit, pasi operatori ekonomik “Univers Servis” sh.p.k. nuk e plotëson
kërkesën për kontratat e ngjashme sipas përcaktimeve të autoritetit kontraktor në dokumentat
e tenderit.
Kriteret kualifikuese të përcaktuara nga autoriteti kontraktor janë të detyrueshme për t’u
përmbushur nga të gjithë ofertuesit ekonomikë pjesëmarrës në një procedurë prokurimi.
Operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të vërtetojnë se zotërojnë reputacionin, besueshmërinë
dhe përvojën e duhur, për të zbatuar kontratën objekt prokurimi.
Për sa më sipër, dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis”
sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. në
këtë procedurë prokurimi, nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të
konsiderohet i vlefshëm.
Rrjedhimisht pretendimi i operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. qëndron.
III.3. Në lidhje me pretendimet e tjera të operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. për bashkimin e
operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis”
sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k., Komisioni i Prokurimit Publik, gjykon se nuk kanë ndikim
mbi fatin e çështjes, tashmë që i janë pranuar disa prej pretendimeve të tij, dhe gjendja faktike e
juridike e këtij bashkimi operatorësh do të ndryshojë duke u skualifikuar nga procedura në fjalë e
për rrjedhojë duke përmbushur interesat e ankimuesit, ndaj edhe nuk do të merren në shqyrtim,
për ekonomi të procedurës administrative.
III.4. Në lidhje me pretendimin e operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. dhe bashkimit të
operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis”
sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. se operatori ekonomik “Neproma Service” srl nuk plotëson
kriterin për numrin e punonjësve, Komisioni i Prokurimit Publik, vëren se:
18
III.4.1. Në dokumentat e tenderit, Shtojca 7, Kapaciteti teknik, gërma “e” nga autoriteti
kontraktor ëshët kërkuar: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar jo më pak se 60
(gjashtëdhjetë) punonjës për secilin nga vitet 2012, 2013 dhe Janar-Nëntor 2014 e vërtetuar kjo
përmes:
- Vërtetim nga dega e tatim taksave për numrin e punonjësve të siguruar të shoqëruar dhe me
listëpagesat (formularët E-sig 025 a)”.
III.4.2. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në këtë procedurë prokurimi nga operatori
ekonomik “Neproma Service” srl, rezulton se janë paraqitur dokumentat e mëposhtme:
- Kontributet e sigurimeve shoqërore, në të cilat është deklaruar numri i punonjësve
për secilin muaj;
- Dokumentacion nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore, ku deklarohet numri
i punonjësve për secilin muaj për periudhën e kërkuar nga autoriteti kontraktor;
- Dokument i posaçëm i rregullsisë në derdhjen e kontributeve i Institutit Kombëtar të
Sigurimeve Shoqërore sipas së cilës deklarohet se subjekti rezulton i rregullt në
derdhjen e kontributeve[...];
III.4.3. Në nenin nenin 46, pika 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, parashikohet se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e
prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti
kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe
përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”.
Ndërsa në nenin 53, pika 3 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një
oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e
përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit... .”
III.4.4. Nga verifikimi i dokumentacionit të mësipërm, numri mesatar i punonjësve të këtij
operatori, për periudhën e kërkuar në dokumentat e tenderit (viti 2012) rezulton 57.5 punonjës,
pra më i vogël se numri i punonjësve të kërkuar në dokumentat e tenderit.
III.4.5. Për sa më sipër, Komisioni i Prokurimit Publik, gjykon se operatori ekonomik
“Neproma Service” srl nuk ka paraqitur ofertë në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga
autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit.
Kriteret për kualifikim vendosen që t’i shërbejnë autoritetit kontraktor për njohjen e gjendjes dhe
kapaciteteve të operatorëve ekonomikë, të cilët, nëpërmjet dokumentacionit të paraqitur duhet të
vërtetojnë se zotërojnë kualifikimet e nevojshme teknike, profesionale, kapacitetet organizative,
makineritë, pajisjet e asete të tjera fizike, reputacionin dhe besueshmërinë, përvojën e duhur, si
dhe personelin e nevojshëm, gjithçka në funksion realizimit me sukses të kontratës.
Kriteret kualifikuese të përcaktuara nga autoriteti kontraktor janë të detyrueshme për t’u
përmbushur nga të gjithë ofertuesit ekonomikë pjesëmarrës në një procedurë prokurimi.
Konkretisht operatori ekonomik “Neproma Service” srl me dokumentacionin e paraqitur nuk
vërteton se zotëron kapacitetin teknik në lidhje me numrin e punonjësve sipas përcaktimit të
autoritetit kontraktor.
19
Operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të vërtetojnë se zotërojnë reputacionin, besueshmërinë,
përvojën e e duhur dhe personelin e nevojshëm, për të zbatuar kontratën objekt prokurimi, si
edhe janë të detyruar të përgatisin oferta, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në
dokumentat e tenderit, në mënyrë që edhe vlerësimi të bëhet në përputhje me këtë
dokumentacion. Mosplotësimi qoftë edhe i një kriteri të vendosur nga ana e autoritetit
kontraktor e bën ofertën e operatorit ekonomik të pavlefshme.
Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik “Neproma Service” srl në këtë procedurë
prokurimi, nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet i
vlefshëm.
Rrjedhimisht, pretendimi i operatorëve ekonomikë ankimues qëndron.
III.5. Në lidhje me pretendimin e operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. se operatori ekonomik
“Neproma Service” srl nuk plotëson kriterin për mjetet e transportit, Komisioni i Prokurimit
Publik, vëren se:
III.5.1. Në dokumentat e tenderit, Shtojca 7, Kapaciteti teknik, gërma “h” nga autoriteti
kontraktor ëshët kërkuar: “Operatori ekonomik duhet të disponopjë të paktën dy mjete transporti
të përshtatshme për transportin e materialeve të buta, me kapacitet mbi 1 (një)Ton në pronësi
apo të mara me qira, të vërtetuara me dokumentacion përkatës (leje, qarkullimi dhe akt
kolaudimi, siguracion)”.
III.5.2. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në këtë procedurë prokurimi nga operatori
ekonomik “Neproma Service” srl, rezulton se janë paraqitur dokumentat e mëposhtme:
- Leje qarkullimi për automjetin me targë ZA144ST; nuk është e plotësuar tabela e
revisionimit për vitet përkatëse;
- Polica e mjetit me targë ZA144ST, e vlefshme;
- Leje qarkullimi për automjetin me targë CY356CZ; tabela e revisionimit e plotësuar
për vitet 2011, 2012, 2013, 2014;
- Polica e mjetit me targë CY356CZ;
III.5.3. Në nenin nenin 46, pika 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, parashikohet se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e
prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti
kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe
përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”.
Ndërsa në nenin 53, pika 3 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një
oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e
përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit... .”
III.5.4. Nga verifikimi i dokumentacionit të mësipërm, rezulton se ai nuk është paraqitur sipas
kërkesave të përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit.
Kriteret për kualifikim vendosen që t’i shërbejnë autoritetit kontraktor për njohjen e gjendjes dhe
kapaciteteve të operatorëve ekonomikë, të cilët, nëpërmjet dokumentacionit të paraqitur duhet të
vërtetojnë se zotërojnë kualifikimet e nevojshme teknike, profesionale, kapacitetet organizative,
20
makineritë, pajisjet e asete të tjera fizike, reputacionin dhe besueshmërinë, përvojën e duhur, si
dhe personelin e nevojshëm, gjithçka në funksion realizimit me sukses të kontratës.
Kriteret kualifikuese të përcaktuara nga autoriteti kontraktor janë të detyrueshme për t’u
përmbushur nga të gjithë ofertuesit ekonomikë pjesëmarrës në një procedurë prokurimi.
Konkretisht operatori ekonomik “Neproma Service” srl me dokumentacionin e paraqitur nuk
vërteton se zotëron kapacitetin teknik në lidhje me mjetet e transportit sipas kërkesave të
dokumentave të tenderit.
Operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të vërtetojnë se zotërojnë reputacionin, besueshmërinë,
përvojën e e duhur dhe personelin e nevojshëm, për të zbatuar kontratën objekt prokurimi, si
edhe janë të detyruar të përgatisin oferta, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në
dokumentat e tenderit, në mënyrë që edhe vlerësimi të bëhet në përputhje me këtë
dokumentacion. Mosplotësimi qoftë edhe i një kriteri të vendosur nga ana e autoritetit
kontraktor e bën ofertën e operatorit ekonomik të pavlefshme.
Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik “Neproma Service” srl në këtë procedurë
prokurimi, nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet i
vlefshëm.
Rrjedhimisht, pretendimi i operatorëve ekonomikë ankimues qëndron.
III.6. Në lidhje me pretendimet e tjera të operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. dhe bashkimit të
operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis”
sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k. për operatorin ekonomik “Neproma Service” srl, Komisioni i
Prokurimit Publik, gjykon se nuk kanë ndikim mbi fatin e çështjes, tashmë që iu janë pranuar
disa prej pretendimeve të tyre, dhe gjendja faktike e juridike e këtij operatori do të ndryshojë
duke u skualifikuar nga procedura në fjalë e për rrjedhojë duke përmbushur interesat e
ankimuesve, ndaj edhe nuk do të merren në shqyrtim, për ekonomi të procedurës administrative
III.7. Lidhur me pretendimin e operatorit ekonomik “A.G.S” sh.p.k. se operatori ekonomik
“Shpresa” sh.p.k. nuk plotëson kriterin për kontratat e ngjashme, Komisioni i Prokurimit Publik
vëren se,
III.7.1. Në dokumentat e tenderit, Shtojca 7, Kapaciteti teknik, gërma “a” nga autoriteti
kontraktor ëshët kërkuar: “Shërbime të mëparshme të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të
fundit të marra sëbashku, në një vlerë jo më të madhe se 35 % e fondit limit në shumën prej 387
245 661.84675 (treqind e tetëdhjetë e shtatë milion e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e
gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një pikë 84675) Lekë.
- Për kontratat e realizuara me institucione publike duhet të paraqesë kontratën/kontratat
përkatëse të shoqëruar me vërtetimin e realizimit me sukses te saj/tyre nga autoriteti
kontraktor.
- Për kontratat e realizuara me subjekte private duhet të paraqesë kontratën/kontratat
përkatëse dhe/ose faturat tatimore te shitjes (ku te shprehen qarte datat, shumat, sasitë,
emërtimet, vlerat)”.
21
III.7.2. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik “Shpresa” sh.p.k. rezulton se kjo
shoqëri, në këtë procedurë prokurimi ka paraqitur ofertë si bashkim operatorësh me shoqërinë
“Servizi Sanitari Integrati” s.r.l.
Në dokumentin “Aneksi i kontratës së bashkëpunimit”, të lidhur në datën 14.02.2015 ndërmjet
këtyre dy shoqërive, rezulton se shoqëria “Shpresa” sh.p.k. do të kryejë 4 % të shërbimit të
lavanderisë, ndërsa shoqëria “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. do të kryejë 96 % të shërbimit të
lavanderisë.
III.7.3. Nga verifikimi i dokumentacionit të shoqërisë “Shpresa” sh.p.k. rezulton se është
paraqitur dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kontratë shërbimi me objekt “Shërbim lavanderie për larjen e teshave të punonjësve të
firmës së pastrimit të mbetjeve urbane “Silver” sh.p.k.”, e lidhur në datën 01.01.2013 midis
“Shpresa” sh.p.k. dhe “Silver” sh.p.k. me fond limit 1.800.000 pa tvsh, me afat 01.01.2013 -
31.07.2013; si edhe fatura tatimore e shitjes nr. 121 datë 31.07.2013 me vlerë 1.800.000 lekë
pa tvsh;
- Kontratë shërbimi me objekt “Shërbimi i larjes së teshave për Spitalin Rajonal Berat”, e
lidhur në datën 10.07.2012 midis “Shpresa” sh.p.k. dhe Spitalit Rajonal Berat me fond limit
10.665.000 pa tvsh, me afat 12.07.2012 – 31.12.2016; si edhe vërtetim realizimi datë
17.11.2014, sipas të cilit rezulton se vlera e realizimit të kësaj kontrate është 5.438.261 lekë
pa tvsh;
- Kontratë shërbimi me objekt “Vendosje dekori, zbukurim ambjenti dhe shërbimi i
lavanderisë gjatë vitit 2013”, e lidhur në datën 01.01.2013 midis “Shpresa” sh.p.k. dhe
“Lani” sh.p.k., me fond limit 8.900.000 lekë pa tvsh e ndarë në dy zëra: 1. Vendosje dekori
dhe zbukurim ambjenti 900.000 lekë pa tvsh dhe 2. Shërbim lavanderie 8.000.000 lekë pa
tvsh, me afat për shërbimin e lavanderisë 01.01.2013 – 31.12.2014, ndërsa për zbukurim
ambjenti dhe vendosje dekori me rastin e aktiviteteve që do të kryhen gjatë muajit qershor
është 01.06.2013- 10.06.2013, shoqëruar me faturën tatimore të shitjes nr. 90 datë
01.06.2013 për vendosje dekori, zbukurim ambjenti etj, dhe shërbim lavanderie me vlerë
4.900.000 lekë pa tvsh;
- Faturë tatimore shitje nr. 559 datë 1.11.2014 midis “Shpresa” sh.p.k. dhe “Sky Hotel”
sh.p.k. për Shërbim lavanderie, me vlerë 2.000.060 lekë pa tvsh (pa kontratën përkatëse).
- Kontratë shërbimi me objekt “Shërbim lavanderie”, e lidhur në datën 01.01.2012 midis
“Shpresa” sh.p.k. dhe “Lani” sh.p.k., me fond limit 1.800.000 lekë me tvsh (e shkruajtuar me
shifra është 2.800.000 lekë), me afat 01.01.2012 – 30.06.2012, si edhe fatura tatimore e
shitjes nr.81, datë 30.04.2012 me vlerë 1.800.000 lekë me tvsh.
III.7.4. Në Kreun VII, pika 2 “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, gërma “c”, paragrafi i parë i
VKM nr.1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, parashikohet: “Çdo
operator ekonomik duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin 45 të LPP-së,
dhe ato të përcaktuara në dokumentat e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale
dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë grupi, i marrë së bashku, në përputhje me
përqindjen e pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të përcaktuara në aktmarrëveshje”.
III.7.5. Në nenin 46, pika 1 e ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, parashikohet shprehimisht: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat
e prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti
22
kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe
përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”.
III.7.6. Në nenin 53, pika 3 të LPP-së parashikohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës
4 të këtij neni, vlerëson një ofertë të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha
kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e
tenderit...”.
III.7.7. Sa më sipër rezulton se janë paraqitur disa kontrata të lidhura me subjekte private dhe
institucione publike.
Nga verifikimi i kontratave të paraqitura rezulton se kontrata e lidhur në datën 01.01.2013 me
objekt “Vendosje dekori, zbukurim ambjenti dhe shërbimi i lavanterisë gjatë vitit 2013”, është
me afat: për shërbimin e lavanderisë nga data 01.01.2013 – 31.12.2014; për zbukurim ambjenti
dhe vendosje dekori me rastin e aktiviteteve që do të kryhen gjatë muajit qershor është
01.06.2013- 10.06.2013.
Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate ëshët e ndarë në dy zëra: 1. Vendosje dekori dhe zbukurim
ambjenti 900.000 lekë pa tvsh dhe 2. Shërbim lavanderie 8.000.000 lekë pa tvsh.
Bashkëngjitur kësaj kontrate është paraqitur një faturë tatimore datë 01.06.2013, e cila në
kolonën Përshkrimi i mallit ose shërbimit ka të shkruar 1. Vendosje dekori, zbukurim ambjenti
etj dhe shërbim lavanderie në vlerën 4.900.000 pa tvsh.
KPP, referuar datës së lëshimit të faturës dhe nisur edhe nga përcaktimi i bërë në kontratë që zëri
zbukurim ambjenti dhe vendosje dekori do të bëhet për aktivitetet që do të kryhen në muajin
qershor nga data 01.06.2013 - 10.06.2013, gjykon se vlera e zërit Vendosje dekori, zbukurim
ambjenti etj është e përmbushur në shumën 900.000 lekë pa tvsh (shërbim ky që nuk do
përllogaritet si kontratë e ngjashme me kontratën objekt ankimi), ndërsa vlera e shërbimit të
lavanderisë do të konsiderohet në shumën 4.000.000 lekë pa tvsh.
Gjithashtu rezulton se fatura tatimore e shitjes nr. 559 datë 1.11.2014 nuk është e shoqëruar me
kontratën përkatëse.
Nga verifikimi i dokumentacionit të mësipërm, vlera e kontratave të ngjashme të këtij operatori,
për periudhën e kërkuar në dokumentat e tenderit rezulton të jetë në vlerën 12.738.260 lekë, pra
më e vogël se ajo e kërkuar nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit.
Komisioni i Prokurimit Publik konstaton se operatori ekonomik “Shpresa” sh.p.k. si anëtare e
bashkimit të operatorëve ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. duhet
të paraqiste dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme me shërbimin e marrë përsipër, në
përputhje me përqindjen e tij të pjesëmarrjes në këtë bashkim, e cila duhet të ishte jo më pak se
15.489.826,47 lekë.
III.7.8. Komisioni i Prokurimit Publik, gjykon se dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i
operatorëve ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. (si më sipër
analizuar), nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktor në
dokumentat e tenderit.
Kriteret kualifikuese të përcaktuara nga autoriteti kontraktor janë të detyrueshme për t’u
përmbushur nga të gjithë ofertuesit ekonomikë pjesëmarrës në një procedurë prokurimi.
Operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të vërtetojnë se zotërojnë reputacionin, besueshmërinë
dhe përvojën e duhur, për të zbatuar kontratën objekt prokurimi.
23
Për sa më sipër, dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Shpresa”
sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. në këtë procedurë prokurimi, nuk plotëson kërkesat
e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet i vlefshëm.
Rrjedhimisht pretendimi i operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. qëndron.
III.8. Lidhur me pretendimin e operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. se bashkimi i operatorëve
ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. nuk plotëson kriterin për
numrin e punonjësve, Komisioni i Prokurimit Publik vëren se:
III.8.1. Në dokumentat e tenderit, Shtojca 7, Kapaciteti teknik, gërma “e” nga autoriteti
kontraktor ëshët kërkuar: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar jo më pak se 60
(gjashtëdhjetë) punonjës për secilin nga vitet 2012, 2013 dhe Janar-Nëntor 2014 e vërtetuar kjo
përmes:
- Vërtetim nga dega e tatim taksave për numrin e punonjësve të siguruar të shoqëruar dhe me
listëpgesat (formularët E-sig 025 a)”.
III.8.2. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik “Shpresa” sh.p.k. rezulton se kjo
shoqëri, në këtë procedurë prokurimi ka paraqitur ofertë si bashkim operatorësh me shoqërinë
“Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. Në dokumentin Aneksi i kontratës së bashkëpunimit të lidhur në
datën 14.02.2015 ndërmjet këtyre dy shoqërive, rezulton se shoqëria “Shpresa” sh.p.k. do të
kryejë 4 % të shërbimit të lavanderisë ndërsa shoqëria “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. do të
kryejë 96 % të shërbimit të lavanderisë.
III.8.3. Nga verifikimi i dokumentacionit të shoqërisë “Shpresa” sh.p.k. rezulton se është
paraqitur dokumentacioni Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për numrin e
punonjësve për vitet 2012, 2013, Janar – Nëntor 2014, ku përcaktohet numri i punonjësve për
secilin muaj.
Operatori ekonomik “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. ka paraqitur dokumentat Deklaratë
Zëvendësimi, sipas të cilave deklaron me përgjegjësinë e vet dhe të plotë se shoqëria ka paguar
të gjitha kontributet dhe pagat e punononjësve dhe se ka punësuar mesatarisht 60 punonjës për
periudhën Janar 2012 – Dhjetor 2014. Gjithashtu është paraqitur edhe Dokument i vetëm për
kontributet i Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, sipas së cilës deklarohet se subjekti
rezulton i rregullt në derdhjen e kontributeve prej datës 5.11.2014 [...];
III.8.4. Në Kreun VII, pika 2 “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, gërma “c”, paragrafi i parë i
VKM nr.1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, parashikohet: “Çdo
operator ekonomik duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin 45 të LPP-së,
dhe ato të përcaktuara në dokumentat e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale
dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë grupi, i marrë së bashku, në përputhje me
përqindjen e pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të përcaktuara në aktmarrëveshje”.
III.8.5. Në nenin nenin 46, pika 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, parashikohet se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e
prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti
kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe
përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”.
24
Ndërsa në nenin 53, pika 3 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një
oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e
përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e tenderit... .”
III.8.6. Sa më sipër, referuar dokumentacionit të paraqitur operatori ekonomik “Servizi Sanitari
Integrati” s.r.l. i cili në kontratën e bashkëpunimit ka marrë përsipër të kryejë 96 % të shërbimit
të lavanderisë, me dokumentacionin e paraqitur nuk vërteton se zotëron kapacitetet në lidhje me
numrin e punonjësve sipas kërkesave të autoritetit kontraktor. Vetëdeklarimi që ky operator ka
paraqitur nuk përcakton sa numër punonjësish ka për secilin vit (referuar kërkesës së autoritetit
kontraktor), por deklaron një mumër mesatar për të gjithë periudhën e kërkuar.
Gjithashtu operatori ekonomik “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. nuk ka paraqitur dokument të
lëshuar nga ndonjë organ i administratës apo ndonjë formular të shkarkuar nga sistemi, për të
vërtetuar numrin e punonjësve, aq më tepër që ky operator nuk ka lëshuar as ndonjë deklaratë që
nuk ekziston asnjë organ i shtetit të tij që të lëshojë ndonjë dokumentacion zyrtar në lidhje me
numrin e punonjësve.
III.8.7. Për sa më sipër, Komisioni i Prokurimit Publik, gjykon se bashkimi i operatorëve
ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. nuk ka paraqitur ofertë në
përputhje me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit.
Kriteret për kualifikim vendosen që t’i shërbejnë autoritetit kontraktor për njohjen e gjendjes dhe
kapaciteteve të operatorëve ekonomikë, të cilët, nëpërmjet dokumentacionit të paraqitur duhet të
vërtetojnë se zotërojnë kualifikimet e nevojshme teknike, profesionale, kapacitetet organizative,
makineritë, pajisjet e asete të tjera fizike, reputacionin dhe besueshmërinë, përvojën e duhur, si
dhe personelin e nevojshëm, gjithçka në funksion realizimit me sukses të kontratës.
Kriteret kualifikuese të përcaktuara nga autoriteti kontraktor janë të detyrueshme për t’u
përmbushur nga të gjithë ofertuesit ekonomikë pjesëmarrës në një procedurë prokurimi.
Konkretisht operatori ekonomik “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. me dokumentacionin e
paraqitur nuk vërteton se zotëron kapacitetet e nevojshme sipas kërkesave të autoritetit
kontraktor, në përputhje me përqindjen e tij.
Operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të vërtetojnë se zotërojnë reputacionin, besueshmërinë,
përvojën e e duhur dhe personelin e nevojshëm, për të zbatuar kontratën objekt prokurimi, si
edhe janë të detyruar të përgatisin oferta, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në
dokumentat e tenderit, në mënyrë që edhe vlerësimi të bëhet në përputhje me këtë
dokumentacion. Mosplotësimi qoftë edhe i një kriteri të vendosur nga ana e autoritetit
kontraktor e bën ofertën e operatorit ekonomik të pavlefshme.
Dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. &
“Servizi Sanitari Integrati” s.r.l. në këtë procedurë prokurimi, nuk plotëson kërkesat e
autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet i vlefshëm.
Rrjedhimisht, pretendimi i operatorit ekonomik ankimues qëndron.
25
III.9. Në lidhje me pretendimet e tjera të operatorit ekonomik “A.G.S.” sh.p.k. për bashkimin e
operatorëve ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l., Komisioni i
Prokurimit Publik, gjykon se nuk kanë ndikim mbi fatin e çështjes, tashmë që i janë pranuar disa
pretendime, dhe gjendja faktike e juridike e këtij bashkimi operatorësh do të ndryshojë duke u
skualifikuar nga procedura në fjalë e për rrjedhojë duke përmbushur interesat e ankimuesit, ndaj
edhe nuk do të merren në shqyrtim, për ekonomi të procedurës administrative.
III.10. Komisioni i Prokurimit Publik, referuar sa më sipër, konstaton se nga ana e autoritetit
kontraktor nuk është mbajtur një qëndrim korrekt, bazuar në ligjin dhe rregullat e prokurimit
publik gjatë shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, pasi rezulton se janë kualifikuar operatorët
ekonomikë të cilët nuk plotësojnë kërkesat e vendosura nga autoriteti kontraktor në dokumentat e
tenderit.
III.10.1. Nisur nga fakti që autoriteti kontraktor nuk ka zbatuar nenin 53 të ligjit nr.9643, datë
20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, në të cilin përcakohet se: “Autoriteti
kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një ofertë të vlefshme, vetëm nëse ajo
është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës
dhe në dokumentat e tenderit... , si edhe nga fakti që operatori ekonomik ankimues “AGS”
sh.p.k. është ankuar për të gjitha kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentat e
tenderit, Komisioni i Prokurimit Publik, në kuadër të parimit të transparencës dhe barazisë, mori
në shqyrtim edhe ofertën e operatorit ekonomik “AGS” sh.p.k. nga ku rezulton se:
III.10.1.1. Në dokumentat e tenderit, Shtojca 7, Kapaciteti teknik, gërma “f” nga autoriteti
kontraktor ëshët kërkuar: “Të ketë makineri për larje hekurosje dhe transport deri tek shtrati i
pacientit me kapacitet total mbi 1500 kg në ditë, të vërtetuara me dokumenta (fatura blerje
dhe/ose zhdoganimi të shoqëruar me foto) të listuara si me poshte:
Nr. Emërtimi Njësia Sasia
1 Lavatrice Larëse Profesionale Copë 4
2 Barriera Larëse Profesionale Copë 2
3 Makinë Tharëse Profesionale Copë 4
4 Hekur Rul Profesionale Copë 2
5 Makineri Paketuese për
Materialin e Butë
Copë 1
6 Karoca Shërbimi Copë 30
7 Kosha për Mbajtje Teshash Copë 20
8 Karrela Transportues Teshash Copë 60
9 Peshore Elektronike mbi 100 kg Copë 3
26
III.10.1.2. Nga verifikimi i dokumentacionit të shoqërisë “AGS” sh.p.k. rezulton se është
paraqitur dokumentacioni i mëposhtëm:
- Faturë tatimore shitje nr. 51, datë 07.04.2008, ndërjmet blerësit shoqëria “Avance” sh.p.k.
dhe shitësit shoqëria “Wash Center D-E-F” sh.p.k., për mallrat Makineri larëse gjithsej copë
6, me çmime të ndryshme, shoqëruar me 3 foto. Fatura ka korrigjime në kolonën sasia dhe
gabime aritmetike;
- Faturë tatimore shitje nr. 55, datë 28.04.2008, ndërjmet blerësit shoqëria “Avance” sh.p.k.
dhe shitësit shoqëria “Wash Center D-E-F” sh.p.k., për mallrat M. hekurorësë (gjithsej copë
2, me çmime të ndryshme), dhe paketa optium, shoqëruar me 3 foto.
- Faturë tatimore shitje nr. 52, datë 10.04.2008, ndërjmet blerësit shoqëria “Avance” sh.p.k.
dhe shitësit shoqëria “Wash Center D-E-F” sh.p.k., për mallrat M. Tharëse ST 120 (copë 4)
dhe M. Tharëse ST 050 (copë 1), shoqëruar me 2 foto.
- Faturë tatimore shitje nr. 53, datë 14.04.2008, ndërjmet blerësit shoqëria “Avance” sh.p.k.
dhe shitësit shoqëria “Wash Center D-E-F” sh.p.k., për mallrat transportusa gjithsej copë 90,
me çmime të ndryshme), shoqëruar me 8 foto. Në faturë, poshtë zërit transportusa është vënë
shënimi kosha;
- Fletë zhdoganimi numri R 19060, datë 24.04.2008, për marrësin “Avance” sh.p.k. për disa
mallra ndërmjet të cilave edhe Makineri profesionale për paketim rrobash ..., shoqëruar me
foto.
- Faturë tatimore shitje nr. 40, datë 26.03.2008, ndërjmet blerësit shoqëria “Avance” sh.p.k.
dhe shitësit shoqëria “Shimani” sh.p.k., për mallrat Peshore elek.DIGI copë 5 dhe
Pesh.elektr.T.C.S. copë 2, pa shoqëruar me foto. Gjithashtu nuk specifikohet kapaciteti i tyre;
- Faturë tatimore shitje nr. 68, datë 24.06.2009, ndërjmet blerësit shoqëria “Avance” sh.p.k.
dhe shitësit shoqëria “Wash Center D-E-F” sh.p.k., për mallrat Karroca Stacioni copër 50;
Kapak me el/inox copë100; Desinfeksion pompa copë 50; Kosha metalikë (400kg) copë 25;
Transportues copë 55; 100% pol (filament) copë 500; çanta higjenike copë 300; urë metalike
copë 6; pa shoqëruar me foto;
- Faturë tatimore shitje nr. 88, datë 03.2.2010, ndërjmet blerësit shoqëria “Avance” sh.p.k. dhe
shitësit shoqëria “Shimani” sh.p.k., për mallrat Peshore 150 kg copë 2, shoqëruar me foto.
III.10.1.3. Në nenin 46, pika 1 e ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, parashikohet shprehimisht: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat
e prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti
kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe
përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese”.
III.10.1.4. Në nenin 53, pika 3 të LPP-së parashikohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të
pikës 4 të këtij neni, vlerëson një ofertë të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të
gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e
tenderit...”.
27
III.10.1.5. Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur nga operatori ekonomik “AGS” sh.p.k.
në lidhje me mjetet dhe pajisjet rezulton se ai është me mangësi dhe jo i plotë; ka korrigjime në
faturë (fatura nr. 51); nuk është paraqitur dokumentacion për të gjitha makineritë dhe pajisjet e
specifikuara nga autoriteti kontraktor sipas sasive të kërkuara (karrela transportuese);
për disa makineri, në dokumentacionin e paraqitur nuk është specifikuar saktë kapaciteti i tyre
(faturat 51; 40); nuk janë paraqitur foto për të gjitha makineritë dhe pajisjet e kërkuara (faturat
51, 40, 68), në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentat e
tenderit.
III.10.1.6. Komisioni i Prokurimit Publik, gjykon se dokumentacioni i paraqitur nga operatori
ekonomik “AGS” sh.p.k. nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti
kontraktor në dokumentat e tenderit.
Kriteret për kualifikim vendosen që t’i shërbejnë autoritetit kontraktor për njohjen e gjendjes dhe
kapaciteteve të operatorëve ekonomikë, të cilët, nëpërmjet dokumentacionit të paraqitur duhet të
vërtetojnë se zotërojnë kualifikimet e nevojshme teknike, profesionale, kapacitetet organizative,
makineritë, pajisjet e asete të tjera fizike, reputacionin dhe besueshmërinë, përvojën e duhur, si
dhe personelin e nevojshëm, gjithçka në funksion realizimit me sukses të kontratës.
Kriteret kualifikuese të përcaktuara nga autoriteti kontraktor janë të detyrueshme për t’u
përmbushur nga të gjithë ofertuesit ekonomikë pjesëmarrës në një procedurë prokurimi.
Operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të vërtetojnë se zotërojnë reputacionin, besueshmërinë,
makineritë, pajisjet e asete të tjera fizike etj., për të zbatuar kontratën objekt prokurimi, si edhe
janë të detyruar të përgatisin oferta, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në dokumentat e
tenderit, në mënyrë që edhe vlerësimi të bëhet në përputhje me këtë dokumentacion.
Mosplotësimi qoftë edhe i një kriteri të vendosur nga ana e autoritetit kontraktor e bën
ofertën e operatorit ekonomik të pavlefshme.
Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik “AGS” sh.p.k. në këtë procedurë
prokurimi, nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet i
vlefshëm.
Sa më sipër, në kuadër të parimit të transparencës dhe barazisë, Komisioni i Prokurimit Publik
konstaton se operatori ekonomik “AGS” sh.p.k. nuk duhej të ishtë kualifikuar nga ana e
autoritetit kontraktor për shkak të mangësive të cituara më sipër.
Rrjedhimisht, Komisioni i Prokurimit Publik, gjykon se nisur nga konstatimet e mësipërme situata
kur në garë nuk mbetet asnjë ofertë e vlefshme, përbën shkak për anulimin e e procedurës së
mësipërme të prokurimit.
Përsa më sipër, në mbështetje të nenit 19/1 dhe vijues, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për
Prokurimin Publik”, të ndryshuar, nenit 28 të VKM-së nr. 184, datë 17.03.2010 “Për miratimin e
rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, Komisioni i
Prokurimit Publik, njëzëri,
28
Vendos:
1. Të pranojë ankesat e paraqitura nga operatori ekonomik “A.G.S” sh.p.k. dhe bashkimi i
operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers
Servis” sh.p.k & “A-K Company” sh.p.k., për procedurën e prokurimit “Procedurë e
Hapur, mbi kufirin monetar” me objekt: “Për shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë në
pavionet “QSU - Nënë Tereza” Tiranë”, me fond limit 1.106.416.176,7050 lekë (pa
TVSH), zhvilluar në datën 16.02.2015, nga autoriteti kontraktor, Qendra Spitalore
Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
2. Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së për kualifikimin e bashkimit të
operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers
Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k.; operatorit ekonomik “Neproma Service” srl;
bashkimit të operatorëve ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati”
s.r.l.; operatorit ekonomik “AGS” sh.p.k. dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara si më
sipër, duke i skualifikuar këta operatorë.
3. Anulimin e procedurës së mësipërme të prokurimit për shkaqet e konstatuara nga
Komisioni i Prokurimit Publik, pasi për këtë procedurë nuk mbetet asnjë ofertë e
vlefshme.
4. Autoriteti kontraktor brenda 10 ditëve të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik
për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera.
5. Ngarkohet zyra e financës të kryejë veprimet për kthimin e tarifëse financiare të paguar
nga operatori ekonomik“A.G.S” sh.p.k. dhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “Devis”
sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k & “A-K Company”
sh.p.k.
6. Kopje e këtij vendimi i dërgohet për njoftim Agjencisë së Prokurimit Publik.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Nr. 421 Protokolli Nr. 443 Protokolli
Datë 16.03.2015 Datë 19.03.2015
KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK
Zv/Kryetar Anëtar Anëtar Anëtar
Spiro Kuro Juliana Hoxha Leonard Gremshi Hektor Balluku
Kryetar
Gentian Këri