Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

35
Kolegji FAMA Programi: Menaxhment Prishtinë Shyqeri Hajdari STANDARDET DHE PROCEDURAT E PROKURIMIT 1

Transcript of Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Page 1: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Kolegji FAMAProgrami: Menaxhment

Prishtinë

Shyqeri Hajdari

STANDARDET DHE PROCEDURAT E PROKURIMIT

Prishtinë

2012

1

Page 2: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Kolegji FAMAProgrami: Menaxhment

STANDARDET DHE PROCEDURAT E PROKURIMIT

PUNIM DIPLOME

Mentori: Studenti:

Dr.sc Bedri Ademi Shyqeri Hajdari

Prishtinë

Dhjetor, 2012

2

Page 3: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

PËRMBAJTJA

HYRJE............................................................................................................................4

Kapitulli i Ι...................................................................................................................5

NOCIONI DHE PERKUFIZIMI I PROKURIMIT.......................................................5

Karakteristikat e Prokurimit Publik...........................................................................6

Qëllimi.............................................................................................................................7

Llojet e procedurave të prokurimit..............................................................................8

Përgjegjësit e realizimit te prokurimit.........................................................................8

Kapitulli i ΙΙ......................................................................................................................9

STANDARDET EVROPIANE.........................................................................................9

Standardet evropiane të procedurave të prokurimit.................................................9

Fazat në procesin e vlerësimit.....................................................................................10

Metodat e vlerësimit...................................................................................................10

Llojet e kontratave.......................................................................................................10

Vlerësimi financiar – çmimi më i ulët........................................................................11

Vlerësimi financiar ekonomikisht me i mire.............................................................12

Parimet themelore.......................................................................................................12

Kapitulli i ΙΙΙ...................................................................................................................13

PRAKTIKA SHQIPTARE.............................................................................................13

PROCEDURAT NЁ SHQIPЁRI................................................................................13

Llojet e procedurave të prokurimit:..........................................................................13

Fazat standarde të realizimit të procedurave të prokurimit:..................................14

Sistemi...........................................................................................................................15

Prokurimi Elektronik..................................................................................................15

Prokurimi elektronik - Forma më e aplikueshme e prokurimit..............................16

PROCEDURAT NЁ KOSOVЁ......................................................................................17

Rregullat mbi Reklamimin dhe Transparencën.......................................................18

Klasifikimi i Kontratës Publike sipas Vlerës së Parashikuar..................................18

Përgatitja dhe kontrolli i tenderëve...........................................................................19

Shqyrtime përfundimtare te këtij punimi.................................................................22

Rekomandim:...............................................................................................................22

LITERATURA.............................................................................................................23

3

Page 4: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

HYRJE

Ky punim i diplomës i hartuar dhe sistemuar në ketë mënyrë, është rezultat i një punë të

gjatë shkencore- kërkimore, në studimin dhe analizimin e ҫështjeve që kanë të bëjnë me

standardet dhe procedurat e prokurimit. Mungesa e literaturës përkatëse për

problematikën në fjalë, ishte nxitje që të bëj përkatëse modeste që këtë zbrastësi ta

plotësoj me të dhëna teorike dhe praktike. Andaj, shpresojë se punimi paraqet një

kontribut të rëndësishëm në pasurimin e mendimit ekonomik lidhur me ketë fenomen të

rëndësishëm shoqëror.

Motivi kryesor që ma ka nxitur të merrem me studimin dhe hulumtimin e këtij fenomeni

të rëndësishëm dhe aktual, është ndjenja për te vërtetën në hulumtimin e definimit të

prokurimit publik dhe karakteristikat themelore të tij. Zgjedhja e kësaj teme për punim

diplome, nuk është bërë në mënyrë të rastësishme, por në marrëveshje dhe në mirëkuptim

me profesorin tim Dr.sc. Bedri Ademin.

Me rastin e konceptimit dhe përmbledhjes së këtij punimi të diplomës, jam shërbyer dhe

kam konsultuar literaturë relativisht te gjere shkencore, aktuale dhe bashkëkohore.

Gjate hartimit të punimit, kemi përdorur metoda të përgjithshme historike, sociologjike,

ekonomike, si dhe metoda të veçanta psikologjike si: metoda e studimit te rasteve

individuale, metoda të vrojtimit(observimit), hetimit, metoda të anketës, të intervistës,

metodën e krahasimit, metodën statistikore etj. Përmes këtyre metodave dhe teknikave

hulumtuese kemi arritur të mbledhim dhe grumbulloj të dhëna te rëndësishme, të cilat

kanë te bëjnë me standardet evropiane të procedurave të prokurimit në përgjithësi, dhe

me procedurat e prokurimit në Kosove dhe në Shqipëri ne veçanti.

Përkundër përkushtimit tim serioz për ta shtjelluar ketë çështje të rëndësishme dhe

aktuale, jam i vetëdijshëm për mangësitë e punimit dhe të metat eventuale të tij.

Megjithatë, i mirëpres vërejtjet profesionale dhe sugjerimet eventuale që mund t’i bëhen

këtij punimi, me qellim të ngritjes së cilësisë.

Shfrytëzojë rastin të shpreh falënderimet e mia të mentorit të punimit prof.dr. Bedri

Ademit, i cili me kujdes dhe përkushtim të posaçëm përcolli punën time dhe me

udhëzime të mirëfillta beri që puna ime të përfundoi me sukses.

4

Page 5: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Kapitulli i Ι

NOCIONI DHE PERKUFIZIMI I PROKURIMIT

Prokurimi publik është miradministrimi i fondeve buxhetor, e të vena në dispozicion,

nëpërmjet procedurave transparente dhe ligjore për realizimin e blerjeve të përcaktuara si

nevoja për Institucionin.(Autoritetin kontraktues)

Transparenca - nënkupton se rregullat dhe procedurat e prokurimit publik të jenë të

hapura dhe të qarta. Transparenca i inkurajon subjektet private të kenë besim në sistemin

e prokurimit publik dhe rrite besueshmërinë e publikut në përgjithësi, për mënyrën e

shpenzimit të fondeve publike nga ana e administratës publike. Për këtë arsye, ligji i

prokurimit publik përfshinë dispozitat ligjore që inkurajojnë transparencën dhe qasjen në

informacion.1

Përgjegjësia - nënkupton se punonjësit që merren me një procedurë prokurimi, mbajnë

përgjegjësi për vendimet dhe veprimet e tyre. Ata duhet të zbatojnë ligjin e prokurimit

publik dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. Shteti duhet t’i vërë zbatuesit përpara

përgjegjësisë për veprimet e tyre me marrjen e masave disiplinore nëse është e

nevojshme.

Procedurat e shqyrtimit që lejojnë kandidatët dhe ofertuesit të ankohen për një veprim

apo mosveprim nga njësia prokuruese, është një mekanizëm tjetër për vënien përpara te

përgjegjësisë të nëpunësve për veprimet e tyre.2

Konkurrenca - është gara midis subjekteve për të fituar një kontratë prokurimi. Ai

subjekt privat që ofron kushte më të mira, fiton kontratën. Në ekonominë e tregut, blerësi

përfiton kur ka konkurrencë midis shitësve për atë që do blerësi. Prandaj, sa më shumë

kandidatë që janë të interesuar në prokurim, aq më e madhe është mundësia e përfitimit të

një ofertë sa më të leverdishme për entin prokurues. Sistemi i prokurimit është ndërtuar

në mënyrë të tillë mundëson inkurajimin e konkurrencës me qëllim që të sigurohet vlera

më e mirë.3

1 Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik në Republikën e Kosovës”2 Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik në Republikën e Kosovës”3 Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik ne Republikën e Kosovës”

5

Page 6: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Barazia - të gjithë kandidatët dhe ofertuesit duhet të trajtohen njësoj. Favorizimi pengon

procesin e prokurimit, ule besimin e publikut dhe dekurajon pjesëmarrjen e

konkurrentëve të ndershëm. Në thelb, kjo do të thotë se rregullat duhet të jenë të njëjta

për të gjithë kandidatët dhe duhet të zbatohen në të njëjtën mënyrë. Asnjë kandidati nuk

duhet t’i jepet një avantazh dhe asnjëri nuk duhet të diskriminohet.4

Ndershmëria - do të thotë se sistemi i prokurimit publik mbron fondet publike nga

abuzimi i personave që mund të jenë të pandërgjegjshëm. Ndershmëria mund të

inkurajohet me anë të procedurave dhe rregullave si p.sh. ndalimi i çdo personi nga

pjesëmarrja në prokurim kur ai person ka një interes të veçantë financiar në të, etj.5

Karakteristikat e Prokurimit Publik

Përcakton të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e te gjithë palëve ne procedurat e

prokurimit, si dhe procedurat për kontrollin e prokurimit publik në mënyre që:

Siguron përdorim më të mirë te fondeve publike dhe pakëson koston procedurale,

Inkurajon Operatorët Ekonomik për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit

publik,

Nxitë konkurrencën ndërmjet Operatorëve Ekonomikë

Garanton trajtim të barabartë dhe jo-diskriminues për të gjithë operatorëve

ekonomik që marrin pjesë në procedurat e prokurimit publik,

Garanton integritetin, besimin publik dhe transparencë në procedurat e prokurimit

publik.6

4 Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik ne Republikën e Kosovës”

5 Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik ne Republikën e Kosovës”

6 Ligji Nr.9643, datë 20.11.2006 , ndryshuar me ligjin Nr.9800 datë 10.09.2007, dhe ligjin Nr. 9855 datë 26.12.2007 per Prokurimin

Publik ne Shqiperi

6

Page 7: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Qëllimi

Të njoftohemi me procedurat e prokurimit, llojët e tenderëve, standardet evropiane, praktikat më të mirë, sistemi i prokurimit elektronik në Shqipëri dhe praktikat në Kosove.

Me qellim mirë menaxhimin e fondeve, dhe aplikimin e procedurave standarde në

kryerjen e procedurave të prokurimit, Këshilli i Evropës (KE) ka hartuar dhe nxjerrë

rregulloret mbi rregullat financiare të aplikuara për të gjitha kontratat e jashtme me

ndihmën e BE-se të financuara nga:

- Buxheti I Përgjithshëm (BUXHET)

- Fondi Evropian I Zhvillimit (EDF)

Rregullorja e fundit e Këshillit është EC/nr.:215/2008, date 18.02.2008, hyrë në fuqi me

09/03/2008, “Mbi rregullat financiare të zbatueshme për Fondin e 10-te të Zhvillimit

Evropian. (EDF)

Pas hyrjes ne fuqi të EC/215/2008, të gjitha procedurat për dhënien e kontratave te

prokurimit dhe Grandet e financuara nga EDF-te, janë të hapura dhe të aplikueshme për

të gjithë personat fizikë dhe juridikë të 27 vendeve anëtare të BE-se.

Të gjitha procedurat e tenderimit, lidhja e kontratave dhe realizimi i tyre gjenden në

“Udhëzuesin praktik të procedurave te kontratave për veprimet e jashtme te EC-se” si

DOKUMENT STANDART, i cili përfshin gjithë informacionin e nevojshëm për të

ndërmarrë procedura prokurimi apo grande të financuara nga hapat e parë deri në dhënien

dhe ekzekutimin e kontratë.7

Elementet kryesore te Prokurimit

Identifikimi i nevojave dhe Përgatitja e specifikimeve teknike

Miratimi i Buxhetit

Vendosja e strategjisë se prokurimit

Botimi i njoftimit te kontratës

Ftesa për Oferte

Zhvillimi i tenderit

7 EC/No:215/2008

7

Page 8: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Shpallja e ofertës fituese dhe shpjegimi

Nënshkrimi i Kontratës

Kontrata

Ekzekutimi i Kontratës

Zbatimi i Kontratës

Pagesa8

Llojet e procedurave të prokurimit

Procedura e hapur

Procedurë e kufizuar

Procedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit.

Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit.

Kërkesa për propozim

Blerje me vlerë të vogël

Shërbime konsulentë

Konkurs projektimi9

Përgjegjësit e realizimit te prokurimit

I) Autoriteti Kontraktues

a. Zyrtari i autorizuar

b. Njësia e Prokurimit

c. Komisioni i Vlerësimit te Ofertave (Add Hoc)

II) Operatori ekonomik10

8 Manuali i Prokurimit Publik – Prill 20079 Manuali i Prokurimit Publik – Prill 200710 Manuali i Prokurimit Publik – Prill 2007

8

Page 9: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Kapitulli i ΙΙ

STANDARDET EVROPIANE

Standardet evropiane të procedurave të prokurimit

Hapat efektive

Dokumentet standarde

Përmbajtja e formularëve dhe anekset e nevojshme

Regjimi fiskal i zbatueshëm për nënkontraktorë

Lista përfundimtare e dokumenteve

Vlerësimi sipas llojit dhe vlerës

Burimi:http://ec.europa.eu/europeaid/work/procedures/implementation/practical_guide/documents/2008new_prag_final_en.pdf

9

Page 10: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Fazat në procesin e vlerësimit

1. Pranimi dhe regjistrimi i tenderëve

2. Hapja e tenderit

2.1 Faza përgatitore

2.2 Pajtueshmëria formale

3. Vlerësimi i Ofertave

3.1 Pajtimi administrativ

3.2 Përshtatshmëria teknike

3.3 Vlerësimi teknik

3.4 Vlerësimi financiar 11

Metodat e vlerësimit

1. Çmimi më i ulët

2. Tenderi ekonomikisht më i favorshëm

Rt= Ri/Rpmt x 100

Rt- rezultati teknik

Ri- rezultati i ofertës qe vlerësohet

Rpmt- rezultati më i mirë teknik 12

Llojet e kontratave

1. Kontratat e shërbimit

2. Kontratat e mallërave

3. Kontratat e punës 13

11 “Udhezuesi praktik per procedurat e kontrates per veprimet e jashtme te KE-se”12 “Udhezuesi praktik per procedurat e kontrates per veprimet e jashtme te KE-se” 13 “Udhezuesi praktik per procedurat e kontrates per veprimet e jashtme te KE-se” Kete udhezues, si dokument standart, e gjejme te plote ne adresen 2008new_prag_final_en.doc

10

Page 11: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Vlerësimi teknik

Burimi: 2008new_prag_final_en.doc

Vlerësimi financiar – çmimi më i ulët

2008new_prag_final_en.doc

11

Page 12: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Vlerësimi financiar ekonomikisht me i mire

2008new_prag_final_en.doc

Autoritet kontrolluese

Autoriteti Kontraktues

Gjykata Evropiane e Auditorëve14

Parimet themelore

Parimet bazë të praktikave të prokurimit te BE-se:

Rregulla te Përbashkëta te Reklamimit

Publikimi i procedurës së prokurimit në të gjitha vendet e përshtatshme, me qëllim

zhvillimin e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë15

14 “Udhezuesi praktik per procedurat e kontrates per veprimet e jashtme te KE-se” Kete udhezues, si dokument standart, e gjejme te plote ne adresen 2008new_prag_final_en.doc

15 “Udhezuesi praktik per procedurat e kontrates per veprimet e jashtme te KE-se” Kete udhezues, si dokument standart, e gjejme te plote ne adresen 2008new_prag_final_en.doc

12

Page 13: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Kapitulli i ΙΙΙ

PRAKTIKA SHQIPTARE

PROCEDURAT NЁ SHQIPЁRI

“Për prokurimin publik në Republikën e Shqipërisë ”

. Praktika shqiptare, prokurimi elektronik

Llojet e procedurave të prokurimit:

( i) Procedura e Hapur

(ii) Procedura e Kufizuar

(iii) Procedura me Negocim, me Shpallje Paraprake të Njoftimit

(iv) Procedura me Negocim, pa Shpallje Paraprake të Njoftimit

(v) Kërkesa për Propozime

(vi) Blerje në Vlerë të Vogël

(vii) Shërbim Konsulentë

(viii) Konkurs Projektimi16

Procedurë e hapur është procedura me standarde dhe me e këshillueshme në

përzgjedhjen e procedurave të prokurimit publik.

Brenda kufirit të lartë monetar dhe mbi kufirin e lartë monetar ose ndërkombëtar.

Procedurë kërkesë për propozim. Zhvillohet në vartësi të kufirit monetar të përcaktuar

ne VKM e ne përputhje me fondin limit të procedurës. Ka afate më të shkurtra kohore

dhe aplikohet me ftesa për operatorët ekonomikë.

Procedure me negocim me publikim paraprak të njoftimit te kontratës.

Realizohet në kushte te veçanta dhe të mirë argumentuara.

16 Manuali i Prokurimit Publik – Prill 2007

13

Page 14: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Procedurë me negocim pa publikim paraprak të njoftimit te kontratës.

Në kushtet e një nevoje ekstreme e cila nuk ka ardhur për shkak te mangësive dhe pa

veprimeve te Autoritetit Kontraktor si dhe në raste të tjera te përcaktuara qartësisht me

ligj. Është një procedurë e shpejtë në kohë, me përzgjedhje dhe ftesa nominale për

operatorët. Në kët rast Autoriteti duhet te jetë i kujdesshëm në drejtim te transparencës si

dhe të hapësirave për një konkurrencë sa më të madhe të mundshme.

Shërbimi i konsulences : Është një procedurë standarde e parashikuar në rastet e

përfitimit te projekteve te ndryshme.

Faza e parë është në mënyre elektronike dhe të tjerat ne mënyre manual pasi ka të bëj me

përzgjedhje operatoresh në përputhje me kapacitet e tyre të përcaktuara. Vlerësimi këtu

është kompleks në varësi te zgjidhjes teknike që ofrohet dhe te elementeve të tjerë siç

është oferta ekonomike etj.

Ligji nuk zbatohet për kontratat sekrete të Qeverisë dhe kontratat që kërkojnë masë të

veçanta sigurie në përputhje me ligjet, rregulloret, ose dispozitat administrative në fuqi,

ose kur mbrojtja e interesave thelbësore të shtetit e kërkon një gjë të tillë. Në fillim të

procedurës së prokurimit AK-ja parashikon vlerën. Kjo vlerë ka qëllime botimi dhe në

disa rrethana mund të përcaktojë procedurën. Si rregull i përgjithshëm, AK-ja duhet të

ndjekë

Fazat standarde të realizimit të procedurave të prokurimit:

Hartimi i regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike për vitin në vazhdim.

Hartimi i regjistrit te realizimit te prokurimeve publike për vitin.

Identifikimi i nevojave, hartimi i specifikimeve teknike, argumentimi i sasisë dhe fondit

limit si dhe i grafikut te lëvrimit.

Urdhri i Prokurimit me përcaktimet dhe ekstremet e tij.

Procesverbali Nr. 1 i Komisionit të Hartimit të dokumenteve.

Dokumentet e procedurës dhe publikimi i Njoftimit te Kontratës.

Dorëzimi i ofertave

14

Page 15: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Shqyrtimi i ofertave dhe përcaktimi i ofertës nga komisioni i vlerësimit

Afatet ankimore

Raporti përmbledhës

Njoftimi i fituesit

Lidhja e kontratës

Realizimi i kontratës 17

Sistemi

Në procesin e prokurimit publik me mjete elektronike, sistemi i komunikimit përdoret për

të marrë oferta, kërkesa për pjesëmarrje dhe çdo dokument tjetër që kërkohet për

zhvillimin e një procesi prokurimi konformë legjislacionit.18

Prokurimi Elektronik

Është forma më e aplikueshme e prokurimit dhe zbatohet në të gjitha procedurat e hapura

dhe kërkesë për propozim.

Ka përparësi pasi:

Koha për marrjen e ofertave është më e shkurtër pasi mund të shkurtohet me 7 ditë.

Informacioni për operatoret ekonomik është më i thjeshtë dhe merret pa realizuar

kontakte me Autoritetin Kontraktor.

Komunikimi mes operatorit dhe Autoritetit është më i shpejte si dhe i dokumentuar ne

mënyrë elektronike.

Oferta dërgohet më lehtë nga operatori pa qenë nevoja e pjesëmarrjes fizike të

përfaqësuesit.

Shmang veprimet selektive si dhe rritë transparencën e besimin tek operatoret.

17 Në mbështetje të nenit 13, pika 2/d, të ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar si dhe VKM Nr. 659, datë 03.10.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik me mjetet elektronike18 Në mbështetje të nenit 13, pika 2/d, të ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar si dhe VKM Nr. 659, datë 03.10.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik me mjetet elektronike

15

Page 16: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Është një sistem dhe platformë unike e cila është e njëjtë për të gjithë operatoret dhe AK-

re.

Është lehtësisht me e kontrollueshme nga të gjitha Institucionet e autorizuara për kontroll

dhe mbikëqyrje.19

Prokurimi elektronik - Forma më e aplikueshme e prokurimit Zbatohet për:

1) Procedurat e Hapura

2) Kërkesë për propozim

Si realizohet Prokurimi Publik

I- Dispozita të përgjithshme

1. Fusha e zbatimit

2. Termat

3. Përdorimi i sistemit elektronik

4. Kërkesat për mjetet e komunikimit

5. Integriteti dhe siguria e të dhënave

6. Dokumentimi i të dhënave 20

II-Njoftimet dhe aksesi elektronik i DT

7. Përgatitja dhe dorëzimi elektronik i njoftimeve

8. Aksesi elektronik ne dokumentet e tenderit21

III-Kryerja e procedurave përmes sistemit elektronik

9. Dorëzimi në formë elektronike

10. Aksesi në pajisje

11. Nënshkrimi elektronik dhe siguria e të dhënave

12. Stampimi i kohës

13. Aksesi mbi të dhënat

14. Kopja dhe ruajtja e të dhënave 22

19 VKM Nr. 659, datë 03.10.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik me mjetet elektronike20 VKM Nr. 659, datë 03.10.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik me mjetet elektronike21 VKM Nr. 659, datë 03.10.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik me mjetet elektronike22 Në mbështetje të nenit 13, pika 2/d, të ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar si dhe VKM Nr. 659, datë 03.10.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik me mjetet elektronike

16

Page 17: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Kapitulli i ΙV

PROCEDURAT NЁ KOSOVЁ

Përafrohet më tej me Direktivat e Unionit Evropian (principet ) Përbehet prej 11 pjesëve ose 134 neneve (disa janë shtuar) Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik ne Republikën e Kosovës”

17

Page 18: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Rregullat mbi Reklamimin dhe Transparencën

Njoftimi Paraprak

Njoftimi i Kontratës

Njoftimi mbi Dhënien e Kontratës

Publikimi i njoftimeve

Forma dhe Përmbajtja e Njoftimeve

Rregullat e Përgjithshme mbi Caktimin e Afateve Kohore për Pranimin e Tenderëve ose

Kërkesave për Pjesëmarrje

Rregullat e posaçme për përcaktimin e afatit kohor për pranimin e tenderëve të një

kontrate publike të përfshira nga një njoftim paraprak

Rregullat e Posaçme për Mundësimin e Shkurtimit të Afateve Kohore

Fillimi i Afatit Kohor për Pranimin e Kërkesave për Pjesëmarrje dhe Tenderëve

Dorëzimi i Dosjes së Tenderit

Mënyra e Dërgimit të Kërkesave për Pjesëmarrje

Dërgimi dhe Përmbajtja e Ftesave për Tender

Njoftimi i Kritereve të Përzgjedhjes

Njoftimi i kritereve për dhënien e kontratës

Sigurimi i Informatave Shtesë për Kandidatët dhe Tenderuesit

Njoftimi i Kandidatëve dhe Tenderuesve të Eliminuar

Mënyrat e Komunikimit23

Klasifikimi i Kontratës Publike sipas Vlerës së Parashikuar

1 “Kontratë me vlerë të madhe” konsiderohet me sa vijon:

1.1. kontrata e furnizimit ose kontrata e shërbimeve, vlera e parashikuar e së cilës është e

barabartë ose më e madhe ose mund të pritet që të jetë e barabartë ose më e madhe se

njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro; ose

23 Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik ne Republikën e Kosovës”

18

Page 19: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

1.2. kontrata për punë ose pronë të paluajtshme, vlera e parashikuar e së cilës është e

barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me

ose më e madhe se pesë qind mijë (500.000) Euro.

2. “Kontratë me vlerë të mesme” konsiderohet me sa vijon:

2.1. kontrata e furnizimit ose kontrata e shërbimeve vlera e parashikuar e së cilës është e

barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me

ose më e madhe se dhjetëmijë (10.000) Euro, por më e vogël se njëqind e njëzet e

pesëmijë (125.000) Euro; ose

2.2. kontrata për punë ose pronë të paluajtshme, vlera e parashikuar e së cilës është e

barabartë ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me ose

më e madhe se dhjetëmijë (10.000) Euro, por më e vogël se pesë qind mijë (500.000)

Euro.

3. “kontrata me vlerë të vogël”: Çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës

është e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më

e madhe se njëmijë (1.000) Euro, por më e vogël se dhjetëmijë (10.000) Euro.

4. “kontrata me vlerë minimale”: Çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës

është më e vogël se, ose me arsye pritet që të jetë më e vogël se njëmijë (1.000) Euro

Përgatitja dhe kontrolli i tenderëve

19

Page 20: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Dosja e Tenderit

1. Autoriteti kontraktues do të përpiloi një dosje të tenderit që ofron informatat përkatëse

lidhur me kontratën në fjalë, duke përfshirë të gjitha termet dhe kushtet materiale të saj,

procedurat e zbatueshme të prokurimit, çfarëdo kërkese të aplikueshme të

përshtatshmërisë ose ndonjë kritere të përzgjedhjes, procedurat e ankesës si dhe

informatat e tjera përkatëse siç kërkohen ose siç i sheh të domosdoshme autoriteti

kontraktues. Nëse aktiviteti përkatës i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të

kontratës, dosja e tenderit duhet të përmbajë një kopje të njoftimit të tillë dhe informatat e

tjera të tilla përkatëse që mund të jenë të nevojshme për të qartësuar dhe plotësuar

informatat që gjinden në njoftimin e tillë. Autoriteti kontraktues duhet të përcaktojë në

dosjen e tenderit, specifikimet teknike të zbatueshme dhe, aty ku është e përshtatshme,

kërkesat ekzekutuese, mundësinë e varianteve dhe informatat lidhur me nën-kontraktimin

në pajtim me nenet 28, 29, 30 dhe 31 të ligjit te Prokurimit Publik.

2. Kushtet e Dosjes së Tenderit sipas paragrafit 1. të këtij neni, nuk zbatohen për

aktivitetin e prokurimit për kontratat me vlerë minimale.

3. Pa marrë parasysh se a kërkohet dosja e tenderit apo jo, furnizimet, shërbimet apo

punët sipas kontratës duhet të përshkruhen me anë të fjalorit të përgjithshëm të

prokurimit dhe kodeve të duhura. KRPP-ja do të ketë autoritetin për të vendosur rregullat

mbi këto çështje.

4. Kurdo që një aktivitet i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës, dosja e

tenderit duhet të kompletohet para publikimit të njoftimit të kontratës; KRPP-ja mund të

vendosë për monitorimin e kësaj dispozite në Legjislacionin Dytësor24

24 Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik ne Republikën e Kosovës”

20

Page 21: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Etapat dhe Menaxhimi

Kush duhet të jetë përgjegjës për Menaxhimin Kontratës

Shqyrtime përfundimtare

21

Page 22: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

Nga analiza e përgjithshme e këtij punimi, kam arritur të nxjerr këto konkluzione:

- Gjendja e prokurimit publik nuk përmbush kriteret e standardeve evropiane, në

intervistat që janë zhvilluar me bizneset, te cilët kanë konkurruar në rastet e

tenderimit është krijuar perceptimi se për ta fituar një tender patjetër duhet të

shpërblehen zyrtaret e politikës.

- Një nder faktorët për mos zbatimin e standardeve të prokurimit është ndikimi

politikë, lokalizmi, presionet si dhe marrëveshjet e operatorëve ekonomik

- Dobësitë (shkeljet) e gjetura gjatë hulumtimit, hetimit të rasteve të

procedurave të prokurimit janë faktet se:

- Favorizohen OE që janë të afërt me zyrtarë, dhe faktorë publik

- Mungon pavarësia e zyrtarëve të prokurimit

- Komisionet formohen në mënyrë ad- hok

- Komisionarët nuk janë ekspert të lamisë së caktuar, apo përkatëse

- Pranimi teknik bëhet para afatit të përmbushjes së kontratës

- Pagesat bëhen para dhe pas afatit – të kryerjes së punimeve

- Tejkalohen punët shtesë që janë të lejuar deri në 10%

- Në disa raste operatorët ekonomik formalisht konkurrojnë në tenderim pasi

që paraprakisht ekzistojnë marrëveshjet.

Rekomandim: - Rritje të transparencës, përgjegjësisë të zyrtarëve të prokurimit

- Të bëhet publikimi i harxhimeve të parasë publike për tenderët e realizuar

- Pranimi teknik të mos bëhet nga zyrtari i komunës por të bëhen nga ekspert

profesional dhe përfaqësues të shoqërisë civile

- Të merret parasysh çmimi i favorshëm dhe të mos jetë prioritet që të fitojë

operatori ekonomik që është me çmim më i ulët.

- Rekomandim të veçantë të këtij punimi lidhur me Prokurimin Publik, është që të

instalohet prokurimi elektronik, arsyeja është transparent, efikas, ndikim në

fshehtësi të informacioneve, shmang veprimet selektive, është sistem unik, ka

lehtësi në kontroll dhe mbikëqyrje, ndikon në zvogëlim të shpenzimeve dhe rritë

besimin e biznesit në vend.

22

Page 23: Tema e Diplomes -Standardet Dhe Procedurat e Prokurimit-Finale

LITERATURA

Referencat:

http://ec.europa.eu/europeaid/work/procedures/implementation/practical_guide/ documents/2008new_prag_final_en.pdf

Ligji Nr. 03/L-241 “Për prokurimin publik ne Republikën e Kosovës” VKM Nr.1/10.01.2007 “Për miratimin e rregullave te prokurimit publik” VKM Nr.659/03.10.2007 “Për rregullat e kryerjes se procedurave te prokurimit publik me

mjete elektronike Rregullorja Financiare Nr. 1605/2005, datë 25 Qershor 2002 (Buxheti i Përgjithshëm i

Komunitetit Evropian) Rregullorja e Këshillit (EC) Nr. 1085/2006, datë 17 Korrik 2006- Themelimin e Instrumentit

te Para-Aderimit (IPA) Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 718/2007, date 12 Qershor 2007- parashtron rregullat e

zbatimit qe rregullojnë sigurimin nga Komuniteti i asistencës se para-pranimit te themeluar nga Rregullorja e Këshillit ((EC) 1085/2006.

Rregullorja e fundit e Këshillit është EC/No:215/2008, date 18.02.2008, hyre ne fuqi me 09/03/2008, “Mbi rregullat financiare të zbatueshme për Fondin e 10-te te Zhvillimit Evropian. (EDF)

DHJETOR 2012

23