Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi

12
www.UdhezimidheDrita.net 1 Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman El-Farisi Hyrje I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. E lusim Allahun e Madhërishëm të na ruaj nga e keqja e vetëve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të adhuruar me meritë përveç Allahut, i Cili nuk ka ortak. Dhe dëshmoj se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue selem!) është rob dhe i Dërguari i tij. Selati dhe Selami qofshin mbi profetin e fundit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem, familjen e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e tij fisnik! Sot shumë njerëz janë kureshtarë të dinë për Islamin, por dituria e tyre për këtë fe mund të ndryshojë. Dituria e tyre mund të jetë fituar nga një artikull, libër apo pjesë e ndonjë libri fetar, të cilin mund ta kenë lexuar në shkollë të mesme. Ata mund të kenë njohur disa muslimanë, të kenë kaluar pran ndonjë xhamie, të kenë shikuar ndonjë dokumentar apo lajmet e mbrëmjes, ose ata kanë mundur të udhëtojnë në ndonjë vend islam. Për disa Islami është “vetëm një fe tjetër”, por për shumë të tjerë është bërë diçka „interesante‟ për ta shikuar. E kam shkruar këtë libër për ata të cilët janë duke kërkuar brenda vetes së tyre përgjigje për shumë pyetje, si: “Kush jam unë? Kush është Zoti i Vërtetë? Cila është rruga e vërtetë e shpëtimit? A është Islami? Nëse unë bëhem musliman, çfarë do të thotë kjo për mua, familjen time dhe shoqërinë në tërësi?” Sot shumë njerëz e kuptojnë se të gjitha progreset materialiste dhe sekulare të cilat kanë

Transcript of Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi

www.UdhezimidheDrita.net

1

Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin

Selman El-Farisi

Hyrje

I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij falje

dhe ndihmë kërkojmë. E lusim Allahun e Madhërishëm të na ruaj nga e keqja e vetëve

dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë

në humbje, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të adhuruar me

meritë përveç Allahut, i Cili nuk ka ortak. Dhe dëshmoj se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi

ue selem!) është rob dhe i Dërguari i tij. Selati dhe Selami qofshin mbi profetin e fundit,

Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem, familjen e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e

tij fisnik!

Sot shumë njerëz janë kureshtarë të dinë për Islamin, por dituria e tyre për këtë fe mund

të ndryshojë. Dituria e tyre mund të jetë fituar nga një artikull, libër apo pjesë e ndonjë

libri fetar, të cilin mund ta kenë lexuar në shkollë të mesme. Ata mund të kenë njohur

disa muslimanë, të kenë kaluar pran ndonjë xhamie, të kenë shikuar ndonjë dokumentar

apo lajmet e mbrëmjes, ose ata kanë mundur të udhëtojnë në ndonjë vend islam. Për disa

Islami është “vetëm një fe tjetër”, por për shumë të tjerë është bërë diçka „interesante‟ për

ta shikuar. E kam shkruar këtë libër për ata të cilët janë duke kërkuar brenda vetes së tyre

përgjigje për shumë pyetje, si: “Kush jam unë? Kush është Zoti i Vërtetë? Cila është

rruga e vërtetë e shpëtimit? A është Islami? Nëse unë bëhem musliman, çfarë do të thotë

kjo për mua, familjen time dhe shoqërinë në tërësi?”

Sot shumë njerëz e kuptojnë se të gjitha progreset materialiste dhe sekulare të cilat kanë

www.UdhezimidheDrita.net

2

zënë vend në shoqëri kanë prodhuar një vakum shpirtëror, e si pasojë ka ndikuar në

probleme sociale, ekonomike, politike e psikologjike. Për këtë arsye, ata të cilët më parë

thoshin “Le të jetojmë dhe të kënaqemi” apo “Hej, nuk duam të dimë për Zotin”, tani

sërish janë duke e kërkuar të vërtetën.

Ata po shtrojnë pyetje të ngjashme, si ato të parashtruara më parë, kështu ngase natyra e

lindur e njeriut e njeh atë e cila është e mirë dhe e keqe dhe se çfarë është e vërtetë apo

gënjeshtër. Natyra e lindur e njeriut nuk ndihet e qetë kur degradohen Cilësitë e Allahut

dhe kur Atij gjithashtu i shoqërohen cilësitë njerëzore. Ajo e di se nuk mund të ketë më

shumë se Një Zot të Vetëm e të Vërtetë dhe gjithashtu një dhe vetëm një fe të vërtetë, e

pranuar prej Tij. Allahu nuk kërkon që disa krijesa të Tij ta adhurojnë atë duke i bërë

shok Atij, as nuk urdhëron të adhurohet Jezusi, Buda, zjarri, drita, Krishna, JozefSmithi,

dielli, hëna, Homeini, Rama, tempujt, profetët, Elija, Farakhani, kryqi, druri, trekëndëshi,

shenjtorët, priftërinjtë, murgjit, apo ndonjë gjë tjetër.

Çdo gjë tjetër përveç Allahut është një krijesë, ato janë jo të përkryera. Ua kanë nevojën

të tjerëve, por Allahu është i Vetmjaftueshëm. Ai është i Pari e nuk ka asgjë para Tij dhe i

Fundit e nuk ka asgjë pas Tij, tek Ai është kthimi përfundimtar. Ai nuk lind askënd dhe

as nuk është i lindur. Asnjë njeri nuk ia dha Atij emrin Allah, mirëpo Ai e quajti Veten

me këtë emër. Ky emër do të thotë: “Zoti i Vetëm i cili e meriton të adhurohet”, prandaj

Ai e meriton që ne t‟i nënshtrohemi vetëm Atij, ekëtë lloj nënshtrimi Ai e quajti Islam.

Mirëpo, ngatërresat u paraqiten tek njerëzit kur ata filluan të adhuronin krijesat krahas

Allahut, qofshin ato me shpirt apo pa shpirt. Në mesazhin e fundit që ju shpallë

njerëzimit-Kuranin, Allahu e sqaron qartë qëllimin e ekzistimit të njeriut në këtë botë.

Nga ana e brendshme dhe e jashtme njeriu është i thirrur të jetojë në pajtueshmëri me

rrugën e Allahut. Ky është kuptimi i adhurimit në Islam dhe është qëllimi për të cilin të

gjithë ne u krijuam. Ka edhe të atillë të cilët e pranojnë se duhet të adhurohet vetëm

Allahu, por nuk jetojnë në pajtueshmëri me urdhrat e Allahut. Praktikat e tyre janë larg

Islamit, ata nuk janë kriter me të cilin duhet të gjykohet Islami. Islami është i përkryer por

njerëzit nuk janë të tillë. Ne jemi të thirrur të kërkojmë brenda Islamit.

Qëllimi i këtij libri është thirrja e njerëzve në kërkim të shpëtimittë tyre, duke shqyrtuar

tregimin e kërkimit të gjatë të një burri të njohur me emrin Selmanel-Farisi, apo Persiani.

Pse jo? A dimë ne çdo gjë? Kur e dimë se ne nuk e zotërojmë ajrin të cilin e thithim, se

ne jemi krijuar nga asgjëja, se nuk e kemi krijuar vetveten, atëherë bëhet e natyrshme që

secili të dëshirojë të mësojë më shumë për Zotin (Allahun), i Cili na ka krijuar, na ka

dhënë jetë dhe i Cili një ditë do të na grumbullojë para Tij. Atë ditë do të ketë ose lumturi

ose dënim të pafund.

Selmani dhe tregimi i tij

www.UdhezimidheDrita.net

3

Fillimi

Askush nuk mund të na tregojë historinë e Selmanit më mirë sesa vet ai. Selmani ia tregoi

këtë histori njërit prej shokëve dhe të afërmeve të Profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi

ue selem!), e ai quhej Abdullah Ibn Abbas, i cili pastaj ua transmetoi këtë tregim të

tjerëve. Ibn Abasi thotë:

“Ka thënë Selmani: “Isha një persian nga njerëzit e Esfahanit, nga qyteti i njohur

Xhaji. Babai im ishte kryetar i qytetit. Për të unë isha krijesa më e dashur e Allahut,

aq sa dashuria e tij për mua arriti në pikën që ai të më besonte të mbikëqyrja

zjarrin, të cilin ai e ndizte. Ai nuk e linte të shuhej.”

Ky është një tregues i sjelljes së mirë të birit përballë babait të vet. Këtu Selmani e

përdori emrin e saktë të Zotit të vërtetë, Allahut. Emri Allah është i njëjti emër i përdorur

nga të gjithë Profetët dhe nga të gjithë të Dërguarit. Allahu është i njëjti Zot në gjuhën

armaike të Profetit tonë të dashur Isait alejhi selam.

Një fe ndryshe?

“Babai im kishte një pjesë të madhe të tokës pjellore. Një ditë derisa ishte i zënë me

ndërtim, më tha të shkoja në tokën e tij dhe të përmbushja disa punë të përditshme

që ai dëshironte. Gjatë rrugës për në tokën e tij hasa në një kishë të krishtere. I

dëgjova zërat e njerëzve që luteshin brenda. Nuk e dija se si jetonin njerëzit jashtë,

ngase babai im më mbante të izoluar në shtëpinë e tij. Kur erdha pranë këtyre

njerëzve (të kishës) dhe dëgjova zërat e tyre, dola jashtë të shihja se çfarë po bënin

ata.”

Interesi rritet

“Kur i pash ata më pëlqeu lutja e tyre dhe mu shtua interesimi në çështjen e tyre

(fe). I thash vetvetes: “Pasha Allahun, kjo fe është më e mirë se ajo e jona. ”

Selmani e mbajti mendjen të hapur, larg nga pasimi i verbër.

“Betohem në Allahun se nuk u largova deri në kohën e perëndimit të diellit. Nuk u

ktheva në tokat e babait tim.”

Selmani i dha vetes kohë të meditonte për këtë fe për të cilën tani mendonte se ishte

besimi i saktë. Një mendjehollësi dhe zemër e mirë e mbushur me durim janë cilësitë të

cilat janë të domosdoshme që ta lirojmë vetën nga kufizimi i mendimeve, si “Oh mirë!

Do përpiqem ta gjej, por tani jam shumë i zënë”, etj. Vdekja mund të troket në derë më

herët sesa që njeriu mund të shpresojë.

“I pyeta: “Nga e ka origjinën kjo fe?”

www.UdhezimidheDrita.net

4

Kërkimi i “origjinës” është udhëzues për ata të cilët janë duke e kërkuar fenë e vërtetë.

“Origjina” dhe “baza” janë terma thelbësorë që ndihmojnë procesin e kërkimit. Cila është

origjina e Islamit dhe cila është baza e tij? Islami ka ardhur nga Allahu, Krijuesi, Zoti i

Vërtetë dhe baza e tij është nënshtrimi ndaj Atij.

“Ata thanë: “Në Sham.” U ktheva tek babai i cili tashmë ishte shqetësuar për mua

dhe kishte dërguar dikë të më kërkonte. Sapo arrita ai më tha: “O biri im! Ku ishe?

A nuk ta besova ty një detyrë?” I thashë: “O babai im, takova disa njerëz që

luteshin në kishën e tyre dhe më pëlqeu feja e tyre. Betohem në Allahun se

qëndrova me ta deri në kohën e perëndimit të diellit.”

Kjo është një ndershmëri mahnitëse e treguar nga njeriu i cili e di mirë përkushtimin e të

atit në fenë e tij. Ky është lloji i çiltërsisë të cilën duhet ta ketë ai i cili është në kërkim të

së vërtetës.

Kundërshtimi

“Babai më tha: “O bir! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë, feja jote dhe feja e të

parëve të tu është më e mirë.”

Ky është motivi i të gjithë atyre të cilët i pasojnë të tjerët verbërisht në çështjet e fesë.

Kjo na përkujton thëniet e Allahut:

“Dhe ata që nuk besojnë, thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur‟an dhe bëni zhurmë tek ai

(kur këndohet) me qëllim që t‟i mposhtni.” [Kaptina Fusilet, 26]

“Përkundrazi! Ata thonë: “Ne gjetëm baballarët tanë të ndjekin një farë rruge e një

lloj feje dhe ne e udhëzojmë veten pas gjurmëve të tyre.” [Kaptina Zuhruf, 22]

“Dhe kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka zbritur Allahu”, ata thonë: “Jo! Do të

ndjekim atë që gjetëm te baballarët tanë.…” [Kaptina Llukman, 21]

“Ne kurrë nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë.” [Kaptina Mu'minun, 24]

Shpesh herë kur u flitet njerëzve rreth asaj se dikur kishin fe tjetër e tani kanë hyrë në

Islam, ata thonë se kanë dëgjuar të njëjtat argumente të cilat Allahu i ka përmendur për

jobesimtarët. Çështja është e njëjtë. Ajo buron nga “A dëshiron ta lësh fenë e baballarëve

dhe stërgjyshërve tu?” Jo vetëm kaq, por prindërit dhe familja e gjerë mbajnë qëndrim

kundër konvertimit. Gjerësia e këtij kundërshtimi mund të shkojë deri në kërcënim të

gjendjes jetësore, deri në bojkotim të fortë. Kjo është prirja e zakonshme, mirëpo ka edhe

raste të kundërshtimeve të vogla dhe neutralitet.

“Thash: „Jo, betohem në Allahun se është me e mirë se feja jonë.”

Ai e donte babanë e tij, por nuk i bëri lajka atij. Ai nuk bëri kompromis rreth asaj që

www.UdhezimidheDrita.net

5

ndjente dhe që besonte se ishte e vërtetë. Cila ishte përgjigja e të atit?

“Ai më kërcënoi, m‟i lidhi këmbët me zinxhir dhe më mbylli në shtëpinë e tij.”

Një baba që e torturon djalin e tij të dashur për ta lëkundur nga hulumtimi i së vërtetës.

Shumë Profetë u kundërshtuan, u akuzuan, u keqtrajtuan nga pjesëtarët e familjeve të tyre

për shkak të kundërshtimit të “traditës së njohur”. A ndaloi këtu Selmani?

“Ua dërgova një mesazh të krishterëve, duke ju kërkuar të më njoftonin për

ardhjen e ndonjë karvani tregtarësh të krishterë nga Shami. Një karvan tregtie

arriti dhe ata më njoftuan, kështu që u thash atyre të më tregonin kur të

përfundonin punët për kthimin në vendin e tyre. Kur mbaruan bizneset e tyre më

njoftuan, kështu që u lirova nga zinxhirët dhe e shoqërova karvanin derisa arritëm

në Sham.”

Ai nuk u dorëzua nga urdhrat e padrejta të babait të tij. Ai po përpiqej në çështjen e së

vërtetës, e cila më në fund e udhëhoqiatë qëta kuptonte realitetin për Krijuesin- Allahun.

“E sa për ata të cilët përpiqen fort tek Ne (për Çështjen Tonë), Ne sigurisht që do t‟i

udhëheqim ata drejt Udhëve Tona (në Besimin e Pastër Islam).” [Kaptina el-'Ankebut, 69]

Selmani vendosi dhe u nis në kërkim të së vërtetës, pavarësisht faktit se për të ishte një

vend i largët dhe i panjohur.Allahu i Madhërishëm e dinte ndershmërinë e tij, andaj edhe

ia lehtësoi dhe e ndihmoi atë, duke i gjetur edhe mjetet e udhëtimit për në tokën e Shamit.

Kjo është, por...

“Sapo arrita pyeta: “Kush është njeriu më i miri i njerëzve në këtë fe (tuajën)?”

Selmani ishte në kërkim të së vërtetës së qartë, andaj ai kërkoi më të mirin e njerëzve në

besim nga populli i Shamit. E pse jo? Njerëzve u pëlqen të zgjedhin ushqimin më të mirë,

bashkëshortët më të mira dhe rrobat më të mira. Selmani po kërkonte për më të mirën në

besim.

“Ata thanë: “Prifti. Ai është në kishë.” Shkova dhe i thash: “Më pëlqen kjo fe e

juaja dhe do doja të jem me ju dhe t‟ju shërbej në kishën tuaj, që të mësoj dhe të

lutem me ju.”

Selmani e kuptoi se kërkimi i diturisë mund të arrihet vetëm duke u shoqëruar me njerëzit

e dijes. Si shpërblim, ai ishte i gatshëm ta ofronte veten e tij si shërbëtor i priftit.

Thjeshtësia e atyre që kërkojnë të vërtetën i afron ata edhe më afër saj. Në mungesë të

thjeshtësisë dhe përulësisë triumfon arroganca. Njerëzit i shohin shenjat e së vërtetës, por

arroganca e tyre i largon prej saj dhe i shpie në shkatërrim.

“Dhe ata i përgënjeshtruan ato (Ajetet Tona) padrejtësisht dhe me mospërfillje edhe

pse vetë në veten e tyre ishin të bindur për to.” [Kaptina en-Neml, 14]

www.UdhezimidheDrita.net

6

Pasuria, gjendja shoqërore dhe faktorët e tjerë material nuk duhet ta ndalojnë njeriun nga

kërkimi i së vërtetës, e cila në fund të fundit do të ndikojë në ardhmërinë e tij. Të gjitha

këto gjëra do të zhduken dhe njeriu do të futet në varr me asgjë tjetër veç veprave të tij.

Këto vepra janë veprat e zemrës (besimit), të gjuhës dhe gjymtyrëve, të cilat janë shfaqje

e veprave të zemrës. “A i jam nënshtruar Krijuesit tim? A kam jetuar në pajtueshmëri me

urdhrat e Tij të sqaruara në Kuran dhe sipas mësimeve të Profetit të fundit, Muhammedit

(sal-lAllahu alejhi ue selem!)?”- kjo do të jetë gjëja e vetme e cila do të ketë vlerë në

Ditën e Gjykimit.

“Ditën në të cilën as pasuria dhe as fëmijët nuk do të vlejnë. Përveç atij i cili sjell tek

Allahu zemër të pastër (të pastër prej shirkut, politeizmit dhe hipokrizisë).” [Kaptina

esh-Shu'ara, 88-89]

Tregon Selmani se i thotë prifti: “Mund të hysh dhe të qëndrosh me mua”, kështu që

u bashkova më të. Pas një kohe Selmani zbuloi diçka rreth priftit. Ai ishte njeri i

keq, i cili urdhëronte dhe i nxiste njerëzit për bamirësi vetëm e vetëm që atë pasuri

të grumbulluar ta mbante për vete. Ai nuk ua ndante atë të varfërve. Ai kishte

grumbulluar shtatë qype me ar dhe argjend.”

Ky është shembulli i njerëzve të këqij dhe të prishur, të cilët gjinden në çdo kohë dhe në

çdo vend: njerëz shpërdorues dhe hipokrit. A u ndal aty Selmani me këtë njeri të prishur?

Jo. Ai vazhdoi në fazën tjetër të kërkimit të tij, duke mos u larguar nga kërkimi i së

vërtetës.

“E përbuzja atë për shkak të veprave të tij.”

Është e qartë se urrejtja për priftin nuk e ndaloi atë nga kërkimi i së vërtetës. Allahu i

Madhërishëm e udhëzoi atë, ngase dëshira e tij për të gjetur të vërtetën ishte e sinqertë.

“Ai (prifti) vdiq. Të krishterët u mblodhën që ta varrosnin. I njoftova ata se ai ishte

njeri i keq, i cili urdhëronte dhe nxiste njerëzit për bamirësi vetëm që ta

grumbullonte atë për vete dhe se ai nuk ua shpërndante asnjë pjesë të saj

varfanjakëve. Ata thanë: “Si e di këtë?” U përgjigja: “Mund t‟jua tregoj thesarin e

tij.” Ata thanë: “Na trego!” U tregova vendin dhe ata morën prej shtatë qypeve të

mbushur me arë dhe argjend. Kur e panë këtë ata thanë: “Betohemi në Allahun se

ne kurrë nuk do ta varrosim. Kështu që ata e kryqëzuan dhe e gurëzuan.”

Dëshira është e fortë

“Ata e zëvendësuan priftin. Nuk kam parë ndokënd i cili falte namazin më mirë se

ai, as ndonjë njeri më të shkëputur nga kjo botë dhe i lidhur me botën tjetër, as

ndonjë njeri më të përkushtuar se ai në punë ditë e natë. E doja më shumë se këdo

tjetër që e doja më parë.”

Në Islam janë pesë namaze ditore obligative. Allahu ia mësoi Profetit Muhammed (sal-

www.UdhezimidheDrita.net

7

lAll-llahu alejhi ue sel-lem!) mënyrën dhe kohën se si të falen këto namaze. Ato nuk janë

„namazet‟ të cilat janë zhvilluar dhe praktikuar nga disa njerëz. Namazet janë themeli i

Islamit. Nëse ato kryhen sipas rrugës së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!), ato

pastrojnë njeriun prej mëkateve dhe veprave të këqija, të cilat ka mund t‟i veprojë gjatë

ditës.

“Qëndrova me të deri para se të vdiste. Kur iu afrua vdekja, i thash: “O filan, kam

qëndruar me ty dhe të kam dashur më shumë se çdo kënd që e doja më parë. Tani

ka ardhur Caktimi i Allahut, andaj kënd ma këshillon dhe me çfarë më urdhëron?”

Selmani filloi të mendonte rreth asaj se kënd do ta shoqëronte pas vdekjes së priftit. Ai

sërish mendoi të kërkonte njerëz të drejtë me dituri të fortë. Dëshira dhe gatishmëria që të

vazhdonte të kërkonte të vërtetën ishte e fortë.

“Prifti i tha: “Betohem në Allahun! Njerëzit janë në humbje, ata kanë ndryshuar

atë në të cilën ishin më parë (fenë). Nuk njoh ndokënd i cili ende ka këtë fe që kam

unë, përveç një burri në El-Musil, andaj bashkohu me të. (Dhe ia tregoi emrin).”

Një tjetër shpërngulje

Tregon Ibën Abbasi: “Kur ai vdiq, Selmani shkoi në aEl-Musil që ta takonte njeriun

për të cilin i kishte folur prifti. Tha ai:

“I thash: “Filani në momentet e vdekjes më ka këshilluar që të bashkohem me ty.

Ai më ka thënë se ti ke fenë të cilën kishte edhe ai.”

Burri nga El-Musil i tha Selmanit të qëndronte me të. Ai thotë:

“Qëndrova me të dhe pashë se ai ishte më i miri nga njerëzit në çështjen e fesë së

shokut të tij. Nuk shkoi shumë kohë dhe ai vdiq. Kur iu afrua vdekja, kërkova prej

tij të më këshillonte për ndonjë njeri i cili ka të njëjtën fe. Burri tha: “Betohem në

Allahun! Nuk njoh ndokënd të jetë në këtë fe si kjo e jona, përveç një burri në

Nasibin dhe ai është filani, andaj bashkoju atij.”

Edhe një tjetër shpërngulje

“Pas vdekjes së tij udhëtova për tek ky burrë në Nasibin.”

Tregon Ibn Abasi: “Selmani e gjeti këtë njeri dhe qëndroi pak me të. E njëjta gjë u

përsërit. Vdekja iu afrua dhe para se të vdiste Selmani shkoi tek ai dhe i kërkoi që

ta këshillonte se ku të shkonte. Burri e këshilloi që Selmani të shkonte tek një njeri

në Amurijeh, i cili kishte të njëjtën fe. Pas vdekjes së shokut të tij ai shkoi në

Amurijeh. Ai e gjeti atë dhe iu bashkua në fenë e tij. Gjatë kësaj kohe ai punoi dhe

fitoi disa lopë dhe dele.”

Fitimi i mirë në mënyrë të ligjshme është gjë e rëndësishme për besimtarin. Natyrisht se

www.UdhezimidheDrita.net

8

ndikimi i parasë është i madh, shumë veta e kanë shitur vetveten dhe parimet e tyre për

një çmim të lirë dhe ata janë bërë hipokrit për shkak të parasë. Megjithatë, ka të atillë të

cilët qëndrojnë në të vërtetën pa marrë parasysh se çfarë mund të humbasin. E kjo i sjellë

paqe mendjes dhe zemrës.

Shpërngulja e madhe

Ibën Abbasi vazhdon: “Vdekja iu afrua edhe burrit nga Amurijeh. Selmani ia

përsëriti të njëjtën kërkesë, por kësaj radhe përgjigja ishte ndryshe. Burri i tha: “O

biri im! Nuk di që ndokush të jetë në ketë fe në të cilën jemi ne. Mirëpo, një Profet

do të shfaqet gjatë kohës së jetës tënde dhe ky Profet është në fenë e Ibrahimit.”

Prifti e dinte rrugën e Ibrahimit. Është origjina e monoteizmit dhe thirrja për të adhuruar

vetëm Allahun. Prifti e dinte se Ibrahimi i kishte këshilluar fëmijët e tij:

“Dhe këtë (fe, nënshtrim ndaj Allahut si muslimanë në Islam) e porositi Ibrahimi

edhe për bijtë e tij, edhe Jakubi (duke thënë): “O bijtë e mi! Allahu ka zgjedhur për

ju fenë e vërtetë, kështu që mos vdisni ndryshe përveç se në Besimin Islam, si

muslimanë.” [Kaptina el-Bekare, 132]

Ibrahimi u martua me Saren dhe Haxheren. Prej pasardhësve të tij me Saren ishin

Is‟haku, Jakubi, Jusufi, Sulejmani, Musai dhe Isai (paqja qoftë mbi të gjithë ata!), ndërsa

nga pasardhësit e tij me Haxheren ishin Ismaili dhe Muhammedi (paqja dhe mëshira e

Allahut qoftë mbi ta!). Ismaili u rrit në Beka (Mekë) në Arabi dhe Muhammedi ishte

pasardhës i tij.

Burri e dinte se feja e Ibrahimit ishte feja e vërtetë, e cila duhej të pasohej. Ai do ketë

lexuar premtimin e Allahut që ta ngritë një “Komb të Madh” nga pasardhësit e Ismailit

(Gjeneza 21:18), dhe ai po ashtu e këshilloi Selmanin që t‟i bashkohej Profetit (sal-

lAllahu alejhi ue selem!), i cili është prej familjes së Ismailit, që i nënshtrohet Allahut

dhe ndjek rrugën e Ibrahimit.

“Zoti ynë! Dërgo nga mesi i tyre një të Dërguar (dhe vërtet Allahu iu përgjigj lutjes

së tyre duke dërguar Muhammedin a.s.) i cili do t‟u sjellë atyre Fjalët e Tua dhe

drejtoji ata me Libër (Allahu e dërgoi Kur‟anin) dhe Hikmeh (dijen e plotë mbi

Fenë e Allahut, ligjet e Islamit, gjykimin e drejtë, urtësinë, Pejgamberinë) dhe

pastroji ata. Vërtet që Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” [Kaptina Bekare,

129]

“Pastaj Ne të kemi frymëzuar ty (O Muhammed, duke të thënë): “Ndiq fenë Hanif

të Ibrahimit (të adhuruarit vetëm të Allahut Një e të Vetëm, duke iu nënshtruar Atij

si Musliman)”; dhe ai nuk ishte prej Mushrikëve (politeistëve, paganëve, mohuesve

të Njësisë së Allahut).” [Kaptina en-Nahl, 123]

“Vërtet, nga njerëzit që janë më me meritë për t‟u thirrur në Ibrahimin, janë ata të

cilët e ndoqën atë dhe këtë Pejgamber (Muhammedin a.s.) dhe ata të cilët kanë

www.UdhezimidheDrita.net

9

besuar. Dhe Allahu është Vali (Mbrojtësi, Ndihmuesi) i besimtarëve.” [Kaptina Ali'Imran,

68]

Thotë IbënAbsasi:“Burri e përshkroi Profetin duke thënë: “...ai do të bartë mbi supet

e tij fenë e Ibrahimit. Ai do të jetë nga tokat e Arabisë dhe do të shpërngulët prej

vendlindjes në mes dy vendeve të mbushura me gurë të zinj. Në mes të këtyre dy

vendeve ka hurme. Ai mund të njihet me anë të disa shenjave. Ai e pranon dhuratën

dhe hanë prej saj, por nuk hanë nga ajo që i jepet lëmoshë (sadaka). Vula e

Profetëve është në mes krahëve të tij. Nëse ke mundësi të arrish në atë vend, të

këshilloj të shkosh atje.”

Burri e dinte rreth paraqitjes së Profetit nga Arabia, nga vëllezërit e Izraelitëve;

Deuteronomi 18, 17-18: “ Do ta dërgoj një Profet nga vëllezërit e tyre, porsi ty

(domethënë Musain) do të vendosi Fjalën Time në gojën e tij dhe ai do ju flet atyre tërë

atë që Unë do ta urdhëroj”, natyrisht se këto vargje nuk janë referencë për Jezusin, ashtu

siç Pali u mundua t‟i interpretonte ato.

Jezusi madje nuk ishte as nga pasardhësit e Ismailit dhe ishte vet izraelit, ai nuk ishte prej

„vëllezërve‟ të tyre. Burri e dinte se ajo që ishte përmendur në libër rreth shpalljes së

Zotit, do vinte nga Temani (veriu i qytetit të Medinës në Arabi, kjo sipas fjalorit të

Biblës të J. Hastings) dhe „i shenjti‟ nga Parani. Sipas Gjenezës 21:21 egërsia e Paranit

ishte vendi ku Profeti Ismail u vendos dhe aty kishte dymbëdhjetë fëmijë, prej tyre edhe

Kedarin, djalin e dytë të Ismailit. Në Isaiah 42:1-13: “Zoti i dashur ka lidhshmëri me

pasardhësit e Kedarit, paraardhësit e Profetit Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue selem!).”

Kur Profeti Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i ftoi njerëzit në Mekë që t‟i

nënshtroheshin Allahut, shumica e tyre refuzuan dhe ata thuren plane që ta vrisnin

Profetin (sal-lAllahu alejhi ue selem!). Ai së bashku me ata që pranuan Islamin u

urdhëruan prej Allahut që të emigronin në qytetin e Medinës. Nuk shkoi shumë kohë dhe

ndodhi beteja e Bedrit në mes „të paktëve dhe të keqarmatosurve‟, që përfaqësoheshin

nga Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ue selem!) e pasuesit e tij dhe paganëve të Mekës,

një vit pas emigrimit. “Profeti dhe shokët e tij ishin fitimtarë.” (Isaiah 21:13-17)

Burri e dinte se Jezusi (Isai alejhi selam!) tregoi për ardhjen e Profetit Ahmed

(Muhammedit salAllahu alejhi ue selem). Këto ishin paralajmërime të gëzueshme për të

cilat Allahu foli me gjuhën e Jezusit:

“Dhe (kujto) kur Isai, biri i Merjemes tha: “O Bijtë e Israilit! Unë jam i Dërguari i

Allahut tek ju duke vërtetuar Teuratin që ka ardhur para meje dhe jam përgëzues i

një të Dërguari që do të vijë pas meje, - emri i të cilit do të jetë Ahmed!” [Kaptina es-Saf,

6]

Ibën Abbasi thotë: “Burri vdiq dhe Selmani qëndroi në Amurijeh. Ai ka treguar:

“Një ditë disa tregtarë nga fisi Kalb kaluan pranë meje. U thash atyre: “Nëse më

merrni mua deri në tokat arabe do t‟ju jap lopët e mia dhe të vetmen dele që kam .”

www.UdhezimidheDrita.net

10

Ata thanë “Po.”

Selmani u dha atë që u ofroi dhe ata e morën me vete. Kur arritën tek vendi i

quajtur Uadil Kura (pranë Medinës), ata e shiten atë si skllav tek një çifut. Ai

qëndroi tek çifuti dhe ai pa hurmat (ashtu siç ia kishte përshkruar shoku i tij më

herët). Kishte thënë ai:

“Shpresoja që ky të ishte vendi i njëjtë të cilin ma përshkroi shoku im.”

Një ditë një burrë, kushëri i zotërisë të Selmanit nga fisi i Beni Kurejdhe erdhi në

Medine që ta vizitonte atë (kushëririn e tij). Ai e bleu Selmanin nga zotëria çifut dhe

e mori me vete në Medinë. Ai tregoi:

“Ai më mori me vete në Medine. Pasha Allahun! Kur e pash atë, e kuptova se ky

ishte vendi i përshkruar nga shoku im. Pastaj Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij,

Muhammedin (sal-lAllahu alejhi ue selem!). Ai qëndroi në Mekë aq sa qëndroi dhe

unë nuk dëgjova gjë për të sepse isha i zënë me punën e skllavit, pastaj ai emigroi në

Medine. [Një ditë] Isha në një dru të hurmës, duke bërë ca punë për zotërinë tim.

Një kushëri i tij erdhi dhe qëndroi para tij (padroni i tij qëndronte ulur) dhe tha: “I

vraftë Allahu Beni Kajletët. Ata janë tubuar sot në Kuba rreth një njeriu që sot

erdhi nga Meka dhe i cili pretendon se është Profet!” U drodha aq shumë saqë më

kapi frika se do të bie mbi zotërinë tim. Zbrita dhe thash: Çfarë po thua? Çfarë po

thua!?” Zotëria im u zëmërua dhe më goditi rendë e më tha: “Çka po të hyn në

udhë kjo?! Shko dhe shih punën tende.” U përgjigja: “Asgjë! Vetëm desha të

sigurohem në atë që ai po thoshte.”Atë mbrëmje shkova tek i Dërguari i Allahut

teksa ai ishte në Kuba. Mora me vete diçka të cilën e kisha ruajtur. Hyra brenda

dhe i thash: “Më është thënë se je njeri i drejtë dhe se shokët e tu të cilët janë të huaj

në këtë vend kanë nevojë. Dua të të jap diçka të cilën e kam ruajtur si lëmoshë dhe e

pashë se ju e meritoni këtë më shumë se të tjerët.” Ia ofrova atij e ai u tha shokëve

(sahabëve): “Hani”, por ai e tërhoqi dorën (nuk hëngri). Thash me vete “Kjo është

një (nga shenjat profetike).”

Ibën Abbasi thotë: “Pas takimit me Profetin (sal-lAllahu alejhi ue selem!) Selmani u

largua që të përgatiste edhe një tjetër provë. Kësaj radhe ai i solli Profeti (sal-

lAllahu alejhi ue selem!) një dhuratë. Tregon ai:

“Vërejta se ti nuk ha nga ajo që jepet lëmoshë (sadakë), andaj ja një dhuratë me të

cilën dua të të nderoj.” Profeti hëngri prej saj dhe u tha edhe shokëve të tij të hanë,

gjë që edhe e bënë. I thash vetes: “Tani u bënë dy (shenja profetike).”

Në takimin e tretë, Selmani erdhi në Bekie El-Garkad, ku Profeti po varroste njërin

prej sahabëve të tij. Ai tha:

“E përshëndeta me selam, pastaj vazhdova të sillesha rreth tij duke u përpjekur që

të shihja vulën (e profetësisë), të cilën ma kishte përshkruar shoku im (në Amurije).

Kur e hetoi Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue selem!) se po përpiqesha të vërtetoja

www.UdhezimidheDrita.net

11

diçka që më ishte përshkruar, ai e hoqi mbulesën e tij prej shpine dhe unë e pashë

vulën. U hodha mbi të dhe fillova ta puthja e të qaja. I Dërguari i Allahut më tha

“Çfarë ke?!” Ia tregova historinë time ashtu siç ta tregova ty o IbnAbas. Atij i

pëlqeu aq shumë saqë deshi që historinë time t‟ua tregoja edhe sahabëve të tij.”

Robërimi vetëm ndaj Allahut

E vazhdon ta tregojë Ibn Abasi këtë histori: “Ai ende i përkiste zotërisë të tij. Ai

mungoi në dy beteja kundër paganëve arab. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i

tha: “O Selman, lidhe një kontratë me zotërinë tend që të jesh i lirë.” Ai arriti ta

bëjë marrëveshjen me të, e që duhej t‟ia paguante atij dyzetë gramë ari dhe të

mblidhte dhe rriste treqind palma të reja. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem!) u tha

sahabëve “Ndihmojeni vëllanë tuaj.” Ata e ndihmuan t‟i mbillte drunjtë dhe

grumbulluan sasinë e kërkuar. Profeti e urdhëroi Selmanin që të hapte gropat për të

mbjellë fidanët dhe Ai (sal-lAllahu alejhi ue selem!) i mbolli me duart e tij.

Selmani tha:

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, se as edhe një dru i vetëm nuk u

kalb.”

Selmani ia dha ato zotërisë të tij. I dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) ia

dha atij një copë ari sa madhësia e një veze pule dhe i tha: “O Selman merre këtë

dhe paguaja zotërisë tënd atë që i detyrohesh.”

“Sa shumë është kjo në krahasim me atë që unë i detyrohem atij!” I dërguari i

Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) tha: “Merre! Allahu do ta barazojë me atë që

ke detyrim.” E mora dhe e peshova dhe ishte pikërisht aq sa i detyrohesha zotërisë

sim.”

Ai arin ia dha zotërisë të tij, e përmbushi marrëveshjen dhe u lirua. Qysh atëherë ai

u bë shok i afërt i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!).”

Njeri ndër shokët e mrekullueshëm të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem!), i njohur me

emrin Ebu Hurejre, transmeton:

“Ishim ulur në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem!) kur u

shpall surja El-Xhumu‟a (Kaptina 62). Ai lexoi këto fjalë:

“Dhe Ai e ka dërguar atë (Muhammedin a.s.) edhe tek të tjerë prej atyre

(muslimanëve) të cilët akoma nuk u janë bashkuar atyre, por ata do të vijnë.” [Kaptina

Xhumu'a, 3]

Një burrë në mesin e tyre tha: “O i Dërguari i Allahut! Kush janë ata të cilët nuk na janë

bashkangjitur?” Por i dërguari i Allahut nuk u përgjigj. Selman El-Farisi ishte mes nesh. I

Dërguari i Allahut e vendosi dorën e tij mbi Selmanin dhe tha : “Pasha Atë në Dorën e të

Cilit është shpirti im, sikur feja të ishte pranë Eth-Thurajja (shtatë yjeve), burra si ky

(njerëz si Selmani) do ta arrinin atë.” [Suneni i Tirmidhiut]

www.UdhezimidheDrita.net

12

Por ata do të vijnë

Në këtë botë ka shumë njerëz të ngjashëm me Selmanin, duke e kërkuar të vërtetën për

tek Zoti i Vetëm e i Vërtetë. Historia e tij është e ngjashme me atë të njerëzve në kohën

tonë. Kërkimi i disa njerëzve i ka çuar ata nga një kishë në tjetrën, nga kisha në budizëm

apo pasivitet, nga judaizmi në neutralitet, nga religjioni në meditime dhe shpërdorim të

mendjes.

Kam takuar dhe kam dëgjuar rreth disa njerëzve të cilët u lëkunden nga një ide në tjetrën,

por ishin shumë të „frikësuar‟, madje edhe nëse donin të dinin diçka rreth Islamit.

Megjithatë, kur takuan disa muslimanë, ata hapen mendjet e tyre. Tregimi për Selmanin

është tregim për “kërkimin e gjatë”. Ju mund ta bëni kërkimin tuaj rreth së vërtetës më të

shkurtër, duke përfituar nga tregimi i tij.

Autor

Shejkh Dr. Salih Es-Salih

Allahu e mëshiroftë

Përshtati:

Avni Tahir Xhemajli (EbuEnsarij)

Allahu e ruajttë

Redaktoi:

Albiona Olluri

Allahu e ruajttë