Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e...

38
Përmbledhje e vendimeve të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës mars, 2020

Transcript of Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e...

Page 1: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

1

Përmbledhje e vendimevetë Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

mars, 2020

Page 2: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

2

Page 3: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

3

Përmbledhje e vendimevetë Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

mars, 2020

Page 4: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

4

tirazhi: 100 copështypi: Grafoprint

Page 5: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

5

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Enis Qerkës kundër Gazeta Express dhe gazetës online Insajderi

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Demira Krujezi kundër portalit Gazeta Blic

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Merita Stublla Emini, përfaqësuese e autorizuar e Alma Lamës kundër gazetës Koha Ditore

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kundër gazetës Koha Ditore

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Vlora Krasniqi kundër portalit Veriu.info

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Abduselami Shkodra përfaqësuar nga avokat Durim Osmani kundër gazetës online Insajderi

11

12

13

15

16

17

Përmbajtja

Page 6: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

6

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Enver Hasanit i përfaqësuar nga avokati Durim Osmani kundër Kallxo.com

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Z Mobile & Devolli Group kundër Gazeta Express

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Gazeta Jeta në Kosovë kundër Gazeta Express

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Naser Rrustemajt kundër Gazeta Shneta

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Vlora Krasniqit kundër portalit Veriu.info

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Skender Musa dhe Leonora Dervishaj Pacolli, përfaqësues të Shaip Mujës kundër portalit Lajmi.net

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Aida Dërguti kundër portalit online Balkani.info

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Granit Gashi (GAIA Kosovo) kundër portaleve: Indeksonline.net, Infosot.com, Lajmi.net, Gazeta Express, Botapress.info, dhe Tribuna

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Arsim Bruçajt kundër portalit FrontOnline

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

18

19

20

21

23

24

26

27

29

31

Page 7: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

7

ndaj ankesës së Besa Luzhës kundër medias online Gazeta Express

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Vlora Krasniqit kundër portalit të lajmeve Zëri.info

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Fatmire Ahmetit kundër portalit Gazeta Shneta

33

34

Page 8: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

8

Page 9: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

9

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është trup vetërregullues i mediave të shkruara, gjegjësisht, gazetave ditore, portaleve të lajmeve, revistave periodike, blogjeve, dhe agjencive të lajmeve.

Përgjatë 14 viteve të funksionimit të këtij trupi vetërregullues janë shqyrtuar mbi 800 ankesa, dhe janë nxjerrë vendime në lidhje me këto ankesa. Natyra e ankesave varion prej mungesës së raportimit të së vërtetës, te mohimi i së drejtës për t’u përgjigjur, shkelja e privatësisë, nxitja dhe gjuha e urrejtjes, e deri te shkelja e të drejtave të autorit.

KMShK, si trup vetërregullues siguron që ankesat pranohen në përputhje me të gjitha rregullat e procedurës, si dhe trajtimi e shqyrtimi i tyre bëhet në mënyrë të paanshme. Vendimet e nxjerra publikohen në uebfaqen e Këshillit, si dhe media obligohet të publikojë vendimin.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në vitin 2019 ka mbajtur 8 mbledhje të Bordit. Në këto mbledhje ka shqyrtuar 161 ankesa të cilat i ka pranuar gjatë gjithë vitit. Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me shkeljen e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe Kreut XI (Të drejtat e autorit), të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, por ka pasur edhe shkelje të tjera të Kodit. Sekretariati i KMShK-së, në raste të nevojshme ndërmjetëson me mediat në mënyrë që të gjendet një marrëveshje, duke mos pasur nevojë që të dërgohet ankesë. Këtu, do t’i përmbledhim disa nga vendimet e nxjerra gjatë vitit 2019.

Page 10: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

10

Page 11: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

11

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 5 shkurt 2019, shqyrtoi ankesën e Enis Qerkës kundër Gazetës Express dhe gazetës online Insajderi lidhur me artikujt “Shoferi i familjes presidenciale që u kap me 113 kg drogë lirohet nga paraburgimi” dhe “Shoferi i Gani Thaqit i dyshuar për trafikim me drogë lirohet nga paraburgimi” të botuar më 15 dhjetor 2018, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Enis Qerka është ankuar kundër Gazetës Express dhe gazetës online Insajderi lidhur me shkrimet “Shoferi i familjes presidenciale që u kap me 113 kg drogë lirohet nga paraburgimi” dhe “Shoferi i Gani Thaqit i dyshuar për trafikim me drogë lirohet nga paraburgimi”. Ankuesi pretendon se arikulli i publikuar shkel Kreun II (Raportimi i së vërtetës) dhe Kreun V (Personat e akuzuar për vepra penale) të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi është shkruar në portalet dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Në mbledhjen e Kuvendit të KMShK të datës 05.02.2019, Kuvendi pas leximit të ankesës dhe provave të prezantuara nga ankuesi në ankesë gjeti se në shkrimet e botuara nuk është bërë shkelja e Kodit të Mediave, përkatësisht kapitujve të cituar.

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Enis Qerkës kundër Gazeta Express dhe gazetës online Insajderi

12.02.2018, Prishtinë,

Ref: 09.01.2019\729-2019

Page 12: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

12

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 5 shkurt 2019, shqyrtoi ankesën e Demira Krujezit kundër portalit Gazeta Blic lidhur me artikull “Kosovarja lind gjashtënjak në Zvicër” të botuar më 11 nëntor 2018, dhe mori vendim që ankesa të miratohet.

Demira Krujezi është ankuar kundër portalit Gazeta Blic lidhur me shkrimin “Kosovarja lind gjashtënjak në Zvicër”. Ankuesja pretendon se artikulli i publikuar shkel Kreun II (Raportimi i së vërtetës) dhe Kreun VII (Privatësia) të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi është shkruar në portal dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Në mbledhjen e Kuvendit të KMShK të mbajtur me datën 05.02.2019, Kuvendi pasi që lexoi ankesën dhe provat e prezantuara gjeti se portali ka shkel Kodin e Mediave. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Demira Krujezi kundër portalit Gazeta Blic

12.02.2018, Prishtinë,

Ref: 30.11.2018\731-2019

Page 13: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

13

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 5 mars 2019, shqyrtoi ankesën e Merita Stublla Emini, përfaqësuese e autorizuar e Alma Lamës kundër gazetës Koha Ditore lidhur me artikullin “Edhe pse u shkarkua, Lama mbetet ambasadore deri në mars” e datë 04 janar 2019, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Merita Stublla Emini, përfaqësuese e autorizuar e Alma Lamës është ankuar kundër gazetës Koha Ditore lidhur me artikullin “Edhe pse u shkarkua, Lama mbetet ambasadore deri në mars” datë 04 janar 2019. Ankuesja pretendon se gazeta Koha Ditore ka shkelur Kreun II (Raportimi i së vërtetës), dhe Kreun IV (E drejta për t’u përgjigjur) të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi i paraqitur në portalin Koha.net është një përshkrim i video materialeve të transmetuara nga Televizioni KTV, kështu që ankesa për këtë pjesë është e pa trajtueshme nga KMShK dhe në lidhje me përmbajtjen televizive. Lidhur me pikën 1 ankuesi duhet të drejtohet me ankesë tek KPM-ja në afatin e paraparë ligjor. KMShK në bazë të procedurës dhe precedentëve të deri tashëm në raste të tilla ka vendosur si më sipër. Në lidhje me shkrimin në gazetën Koha Ditore, ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas shqyrtimit të ankesës, artikullit, si dhe përgjigjes së gazetës Koha Ditore, KMShK nuk ka

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Merita Stublla Emini, përfaqësuese e autorizuar e Alma Lamës kundër gazetës Koha Ditore

11.03.2019, Prishtinë,

Ref: 30.01.2019\739-2019

Page 14: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

14

gjetur se ka shkelje në të Kodit të Mediave të Shkruara në artikullin e botuar. KMShK nuk ka gjetur shkelje të Kreut II, pasi termi “shkarkim” i përdorur nga gazeta është vetëm sinonim për fjalën “tërheqje” e cila gjendet në Dekretin e Presidentit, ndërsa sa i përket shkeljes së Kreut IV, gazeta ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme meqë përfaqësuesit diplomatikë nuk kanë të drejtë të komunikojnë me media, mirërpo ky institucion nuk ka kthyer përgjigje. Rrjedhimisht KMShK vendos që të mos e aprovoj ankesën nga ankuesi. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Page 15: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

15

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 5 mars 2019, shqyrtoi ankesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kundër gazetës Koha Ditore lidhur me artikullin “Shtatë vetura të shtetit tek njerëzit e Rikalos”, botuar më 9 shkurt, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është ankuar kundër gazetës Koha Ditore lidhur me artikullin “Shtatë vetura të shtetit tek njerëzit e Rikalos”. Ankuesi pretendon se gazeta Koha Ditore ka shkelur Kreun II (Raportimi i së vërtetës) të Kodit të Mediave të Shkruara. Lajmi është shkruar në gazetë dhe objekt i kësaj ankese është tekst i shkruara, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme.

Pas leximit të ankesës KMShK gjen se ankesa është pa bazuar. Për shkak se: Gazeta në asnjë pjesë të tekstit të saj nuk ka nxitur urrejtjen dhe në asnjë pjesë të shkrimit për çka është paraqitur, ankesa nuk paraqet mos mbulueshmëri me të vërtetën. Gazeta ka raportuar përgjigjen e Ministrisë dhe përgjigjja e konfirmon atë që pretendon gazeta. Ankuesi nuk paraqet asnjë provë tjetër që dëshmon atë që pretendohet. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

11.03.2019, Prishtinë,

Ref: 11.02.2019\741-2019

ndaj ankesës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kundër gazetës Koha Ditore

Page 16: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

16

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 10 mars 2019, shqyrtoi ankesën e Vlora Krasniqi kundër portalit Veriu.info lidhur me artikullin “Aksidenti i parë i rëndë në 2019-ën humb jetën një banor i Sedllarcës” dhe mori vendim që ankesa të miratohet.

Vlora Krasniqi është ankuar kundër portalit Veriu.info lidhur me artikullin “Aksidenti i parë i rëndë në 2019-ën humb jetën një banor i Sedllarcës” i publikuar në portal e që ka të bëjë me një ngjarje që ka ndodhur jashtë Kosovës. Pretendimet janë se përmes shkrimit është shkel Kreu II (Raportimi i së vërtetës), pika 7 e Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi është shkruar në portal dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas leximit të ankesës KMShK gjen se ankesa është bazuar. Për shkak se portali nuk ka respektuar Kodin e Mediave, Kreun II (Raportimi i së vërtetës) pika 7, kur ka raportuar për ngjarjen dhe se shkrimi nuk përmban informacionet elementare se prej nga është marr lajmi i raportuar, pra nuk është cituar burimi. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

ndaj ankesës së Vlora Krasniqi kundër portalit Veriu.info

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

11.03.2019, Prishtinë,

Ref: 04.02.2019\749-2019

Page 17: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

17

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 10 prill 2019, shqyrtoi ankesën e Abduselami Shkodra përfaqësuar nga avokati Durim Osmani kundër gazetës online Insajderi lidhur me artikullin “Prokuroria nis hetime për punësimin e paligjshëm të zëvendësministrit” dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Abduselami Shkodra përfaqësuar nga avokati Durim Osmani ka dërguar ankesë kundër gazetës online Insajderi lidhur me artikullin “Prokuroria nis hetime për punësimin e paligjshëm të zëvendësministrit”. Ankuesi pretendon se Insaderi ka publikuar fotografinë e ankuesit pa lejen paraprake të tij duke shkelur kështu Kreun VII (Privatësia) të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi i paraqitur në portalin Insajderi është lajm i shkruara, dhe si i tillë i plotëson të gjitha kushtet juridike për t’u trajtuar nga KMShK. Ankesa është e afatshme. KMShK, pasi shqyrtoi ankesën dhe artikullin, vendosi se nuk ka shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara, pasi fotografia e botuar është marrë nga Facebook, i cili është në domenin publik. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Abduselami Shkodra përfaqësuar nga avokat Durim Osmani kundër gazetës online Insajderi

11.04.2019, Prishtinë,

Ref: 22.02.2019\756-2019

Page 18: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

18

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 10 prill 2019, shqyrtoi ankesën e Enver Hasanit i përfaqësuar nga avokati Durim Osmani kundër Kallxo.com lidhur me artikullin “Ligji i ri për pagat ua ndalon Enver Hasanit dhe Fejzullah Hasanit të marrin dy paga” datë 5 mars 2019, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Ankuesi pretendon që media nuk e ka raportuar të vërtetën kur ka publikuar shkrimin “Ligji i ri për pagat ua ndalon Enver Hasanit dhe Fejzullah Hasanit të marrin dy paga” të datë 5 mars 2019, ku sipas ankuesit me shkrim kemi shkelje të Kreut II (Raportimi i së vërtetës).

Lajmi është shkruar në portal të lajmeve dhe objekt i kësaj ankese janë tekstet e shkruara, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas shqyrtimit të ankesës dhe përgjigjes në ankesë, KMShK gjen se ankesa është e pa bazuar. Për shkak se KMShK gjen se ankuesi në pretendimet e tij thotë se nuk është raportuar e vërteta dhe se i është shkel privatësia, në anën tjetër nga leximi i shkrimit shihet se gazeta ka paraqitur të gjitha faktet dhe ka kontaktuar me institucionin përgjegjës në lidhje me pagën apo përfitimin e tij. Shkrimi në asnjë pjesë të tij nuk përfaqëson opinion të gazetarit apo gazetës por është i bazuar në fakte dhe të dhëna zyrtare. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

11.04.2019, Prishtinë,

Ref: 22.03.2019\759-2019

ndaj ankesës së Enver Hasanit i përfaqësuar nga avokati Durim Osmani kundër Kallxo.com

Page 19: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

19

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 25 qershor 2019, shqyrtoi ankesën e Z Mobile dhe Devolli Group kundër Gazeta Express lidhur me artikullin ”Shteti i bërë synet nga Devollët”, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Ankuesi pretendon që Gazeta Express ka publikuar një opinion me të cilin nuk e ka treguar të vërtetën dhe se përmes shkrimit është nxit gjuha e urrejtjes ndaj tij dhe kompanisë së tij, po ashtu ka shpifje dhe fyerje për personalitetin e ankuesit dhe kompaninë. Opinioni është i shkruar në Gazeta Express dhe objekt i ankesës është pikërisht opinioni, me pretendimet se ka shkelje të shumta të Kodit të Mediave të Shkruara.

Pas shqyrtimit të ankesës, KMShK vendos që ankesa të mos miratohet, pasi që shkrimi është opinion, dhe është publikuar si i tillë. Këshilli i Mediave të Shkruara konsideron se liria e shprehjes është themel i lirisë së shprehjes së njeriut dhe i gazetarit në këtë rast, andaj gjeti se ankesa nuk duhet të miratohet. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Z Mobile & Devolli Group kundër Gazeta Express

04.07.2019, Prishtinë,

Ref: 17.05.2019\794-2019

Page 20: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

20

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 25 qershor 2019, shqyrtoi ankesën e Gazeta JNK kundër Gazeta Express lidhur me artikullin ”Zyrtari i lartë i PDK-së rehaton vajzën në Ministrinë e Ambientit”, dhe mori vendim që ankesa të miratohet.

Ankuesi pretendon që Gazeta Express ka publikuar shkrimin i cili më parë ka qenë i shkruar në Gazeta Jeta në Kosovë dhe se shkrimi është pronësi e tyre. Tutje ankesa dëshmon që media në fjalë nuk ka leje nga ankuesi për publikimin e shkrimeve të tyre me çka kanë shkel edhe Kreun IX (Të drejtat e autorit) të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi është shkruar në media të shkruar dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas leximit të artikullit dhe shqyrtimit të ankesës, KMShK gjen se ankesa është e bazuar. Për shkak se ankuesi ka të drejtën e plotë që të mbrojë shkrimet e tij dhe rrjedhimisht Ligji por edhe Kodi i Mediave të Shkruara në Kreun IX (Të drejtat e autorit) ka paraparë që media duhet të marr leje për të ripublikuar një shkrim autorial të një media tjetër. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Gazeta Jeta në Kosovë kundër Gazeta Express

04.07.2019, Prishtinë,

Ref: 05.06.2019\795-2019

Page 21: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

21

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 25 qershor 2019, shqyrtoi ankesën e Naser Rrustemajt kundër Gazeta Shneta lidhur me artikullin ”Kryetari i Odës së Infermierëve ia cakton rrogën vetes 1500 euro”, dhe mori vendim që ankesa të miratohet.

Ankuesi pretendon që Gazeta Shneta e ka publikuar shkrimin i cili nuk tregon të vërtetën dhe përmes fotografisë mundohet të bëjë keqinformimin e publikut. Po ashtu ankuesi pretendon që media në fjalë nuk i ka dhënë mundësinë që pala të përgjigjet për atë që është publikuar. Gazeta ka bërë shkeljen e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), dhe Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur) të Kodit të Mediave të Shkruara. Lajmi është shkruar në Gazeta Shneta dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme.

Pas leximit të ankesës KMShK gjen se ankesa është e bazuar. Për shkak që media në fjalë nuk i ofron mundësinë ankuesit që të ballafaqohet me argumentet që pretendon shkrimi duke shkel Kreun IV të Kodit të Mediave të Shkruara (E drejta për t’u përgjigjur), gazeta është mjaftuar me nxjerrjen e një fotografie të cilën në një tabelë tregohen sa janë shumat për profesione të ndryshme. Tabela të cilën e paraqiti media është vetëm një draft, dhe jo një vendim përfundimtar i shumave për paga. Gazeta nuk ka arritur ta argumentojë para publikut se shuma është caktuar nga vet

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Naser Rrustemajt kundër Gazeta Shneta

04.07.2019, Prishtinë,

Ref: 11.06.2019\800-2019

Page 22: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

22

personi (në këtë rast ankuesi). Në anën tjetër ankuesi përmes paraqitjes së ankesës ka paraqitur para KMShK-së prova të mjaftueshme që dëshmojnë të kundërtën e asaj që thotë shkrimi. Andaj, KMShK vendos që ankesa është e bazuar në tërësi duke miratuar atë. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Page 23: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

23

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 25 qershor 2019, shqyrtoi ankesën e Vlora Krasniqit kundër portalit Veriu.info lidhur me artikullin ”Ekskluzive – Emrat e 32 grave kosovare të ktheyra mbrëmë nga Siria”, dhe mori vendim që ankesa të miratohet.

Ankesa ka të bëjë me shkrimin e publikuar në portalin Veriu.info e që ka të bëjë me shkrimin “EKSKLUZIVE – emrat e 32 grave kosovare të kthyera mbrëmë nga Siria”, dhe pretendimin se shkrimi bënë shkelje të Kreut II (Raportimi i së vërtetës) pika 3 dhe Kreut VII (Privatësia) pika 1 të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi është shkruar në portal dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas leximit të ankesës KMShK gjen se ankesa është e bazuar. Për shkak se paraqet shkelje të Kreut II (Raportimi i së vërtetës) pika 3 dhe Kreut VII (Privatësia) pika 1 të Kodit të Mediave të Shkruara. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Vlora Krasniqit kundër portalit Veriu.info

04.07.2019, Prishtinë,

Ref: 24.04.2019\801-2019

Page 24: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

24

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 25 shtator 2019, shqyrtoi ankesën e Skender Musa dhe Leonora Dervishaj Pacolli, përfaqësues të Shaip Mujës kundër portalit Lajmi.net lidhur me artikullin “Shaip Muja intervistohet nga Gjykata Speciale?” dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Ankuesi pretendon që media ka publikuar shkrimin i cili është përplot me shpifje dhe të pavërteta në lidhje me ankuesin dhe personalitetin e tij, me çka kanë shkel edhe Kreun II (Raportimi i së vërtetës) të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi është shkruar në portal të lajmeve dhe objekt i kësaj ankese është tekst i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas shqyrtimit të ankesës KMShK gjen se ankesa është e pa bazuar për shkak se ankuesi pretendon se ndaj tij media nuk ka treguar të vërtetën dhe se e njëjta ka shpifur kundër tij dhe personalitetit të tij. Në anën tjetër media para se ta publikoj shkrimin në fjalë e ka telefonuar ankuesin dhe e ka njoftuar për temën që është duke e trajtuar dhe informatat që ka nga burimet e saj. Lajmi.net në publikimin e tij ka cituar gjithë deklarimin e ankuesit dhe se ankuesit përmes telefonit i kanë dhënë mundësi që ta shpjegon të vërtetën që media e kishte në dispozicion në kohën e intervistimit. Nga gjetjet e mësipërme mund të

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

ndaj ankesës së Skender Musa dhe Leonora Dervishaj Pacolli, përfaqësues të Shaip Mujës kundër portalit Lajmi.net

08.10.2019, Prishtinë,

Ref: 27.06.2019\830-2019

Page 25: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

25

konstatohet se ankesa nuk miratohet. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Page 26: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

26

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 25 shtator 2019, shqyrtoi ankesën e Aida Dërgutit kundër portalit online Balkani.info lidhur me artikullin “EKSKLUZIVE: PSD-ja iu ofrua PDK-së për ta bërë kryeministër Veselin. Kryetare e Kuvendit, Aida Dërguti” dhe vendosi që ankesa të mos miratohet.

Ankesa ka të bëjë me shkrimin e publikuar në Ballkani.info me titull: “EKSKLUZIVE: PSD-ja iu ofrua PDK-së për ta bërë kryeministër Veselin. Kryetare e Kuvendit, Aida Dërguti” ku me publikimin e tij është thënë e pavërteta dhe është shkelur Raportimi i së vërtetës, pika 1 dhe 2 e Kreut II të Kodit të Mediave të Shkruara. Kërkesa është që të hiqet lajmi nga portali dhe të kërkohet falje në ballinën e këtij portali.

Lajmi është shkruar në portalin Ballkani.info dhe objekt i kësaj ankese është titulli i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. KMShK pas shqyrtimit të ankesës vendosi që ankesa të mos miratohet. Media ka botuar të dy reagimet e palës duke e plotësuar kështu Kreun IV (E drejta për t’u përgjigjur) të Kodit të Mediave të Shkruara. KMShK gjeti se me botimin e këtyre reagimeve është arritur që të sqarohet çështja kryesore për të cilën është dërguar ankesa. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

08.10.2019, Prishtinë,

Ref: 08.08.2019\837-2019

ndaj ankesës së Aida Dërguti kundër portalit online Balkani.info

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

Page 27: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

27

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 25 shtator 2019, shqyrtoi ankesën e Granit Gashi (GAIA Kosovo) kundër portaleve: Indeksonline.net, Infosot.com, Lajmi.net, Gazeta Express, Botapress.info, dhe Tribuna lidhur me artikullin “Kush po i financon disa OJQ dhe organizatat të ndryshme që të mos lejohen investimet në Energji në Kosovë por, vetëm të importohen?” dhe mori vendim që ankesa të miratohet.

Ankuesi pretendon që mediat kanë publikuar një shkrim me titullin “Kush po i financon disa OJQ dhe organizatat të ndryshme që të mos të lejohen investimet në Energji në Kosovë por, vetëm të importohet?” me të cilin nuk e ka treguar të vërtetën nga Kreu II (Raportimi i së vërtetës) dhe Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur).

Lajmi është tekst i shkruar të cilin e ka botuar fillimisht Indeksonline.net dhe më pas është plasuar edhe në mediat e tjera kundër të cilave është parashtruar ankesë. Meqë është tekst i shkruar në mediat të cilat bien në kompetencën e KMShK-së, ankesa është trajtuar bazuar në Kodit të Mediave të Shkruara. Pas shqyrtimit të ankesës dhe leximit të artikullit, KMShK gjen se ankesa është e lejuar dhe e bazuar. Për shkak se mediat në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë respektuar asnjë standard minimal të Kodit të Mediave të Shkruara, por kanë publikuar një lajm

08.10.2019, Prishtinë,

Ref: 20.09.2019\845-2019

ndaj ankesës së Granit Gashi (GAIA Kosovo) kundër portaleve: Indeksonline.net, Infosot.com, Lajmi.net, Gazeta Express, Botapress.info, dhe Tribuna

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

Page 28: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

28

të bazuar vetëm në njërën palë, madje as asaj nuk i ka vendosur emër. Është detyrë e medias, gazetarëve dhe redaktorëve që të përpjeken dhe të gjejnë të vërtetën në lidhje me çështjen që ata e trajtojnë. Mediat po ashtu kanë për obligim të kontaktojnë me palën tjetër dhe të kërkojnë nga pala që të shfrytëzojë hapësirën për paraqitjen e versionit të saj në lidhje me ngjarjen apo temën e trajtuar. Mediat gjithashtu nuk kanë plotësuar kriteret e Kodit të Mediave të Shkruara në momentin që nuk kanë cituar burimin e informatës së tyre, meqë sipas Kodit Etik, mediat duhet të bazohen në burime të identifikueshme. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Page 29: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

29

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 5 nëntor 2019, shqyrtoi ankesën e Arsim Bruçajt kundër portalit FrontOnline lidhur me artikullin “Fajdexhinjtë” për 8 muaj fituan 7,3 milionë euro” botuar më 30 shtator 2019, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Ankuesi pretendon që media ka publikuar një shkrim me të cilin nuk e ka treguar të vërtetën dhe se përmes shkrimit është shpif në drejtim të tij sidomos në titullin e vendosur nga portali: “Fajdexhinjtë për 8 muaj fitojnë 7,3 milion euro” është titulli për të cilin pretendohet se media nuk ka raportuar të vërtetën, duke mos prezantuar asnjë fakt në pretendimin e saj dhe duke përdorur fotografin e ankuesit, duke dhënë përshtypje të gabuar publikut se është ai që merret me fajde. Dy këto pretendime janë të përshkruara në Kreun II (Raportimi i së vërtetës) pikat 4, 5 dhe 6, të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi është shkruar në portal dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. KMShK pas shqyrtimit të ankesës dhe leximit të artikullit, vendosi që ankesa të mos miratohet. Ky vendim u mor pasi që publikimi i fotografisë së ankuesit, zyrtarit të Shoqatës së Instituacioneve Mikrofinanciare nuk paraqet shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara,

ndaj ankesës së Arsim Bruçajt kundër portalit FrontOnline

06.11.2019, Prishtinë,

Ref: 07.10.2019\851-2019

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

Page 30: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

30

pasi që ai vetë përfaqëson atë Institucion. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Page 31: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

31

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 5 nëntor 2019, shqyrtoi ankesën e Besa Luzhës kundër medias online Gazeta Express lidhur me artikullin “Ndonëse me numër 69, Besa Luzhën nuk e voton as burri” botuar më 15 tetor 2019, dhe mori vendim që ankesa të miratohet.

Ankuesja pretendon që media ka publikuar një shkrim me të cilin nuk e ka treguar të vërtetën dhe se përmes titullit është përdorë gjuhë denigruese, tendencioze dhe seksiste. “Ndonëse me numër 69, Besa Luzhën nuk e voton as burri” është titulli për të cilin pretendohet se media nuk ka raportuar të vërtetën dhe ka keqinformuar. Këto pretendime janë të përshkruara në Kreun II (Raportimi i së vërtetës) pika 5 dhe Kreu III (Nxitja dhe gjuha e urrejtjes) pika 2 nënpika 2, të Kodit të Mediave të Shkruara.

Lajmi është shkruar në portal të lajmeve dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pretendimet e ankueses në lidhje me titullin se është në kundërshtim me raportimin e të vërtetës apo që përmban gjuhë denigruese, tendencioze dhe seksiste, përkatësisht pikën 5 të Kreut II të Kodit të mediave, qëndrojnë, pasi që përmes titullit media e shkruar nuk e ka treguar të vërtetën në lidhje me pretendimin që ankuesja ka pas

ndaj ankesës së Besa Luzhës kundër medias online Gazeta Express

06.11.2019, Prishtinë,

Ref: 15.10.2019\852-2019

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

Page 32: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

32

kundrejt numërimit të votave. Në anën tjetër gjuha e përdorur në titull, përkatësisht përdorimi në kuptimin seksit i numrit 69 ka tendencën e denigrimit me qëllim të lëndimit të ankueses apo lëndimit të familjes së saj. Ky veprim është i ndaluar me Kodin e Mediave përkatësisht Kreun III, pika 2 nënpika 2, i Kodit të Mediave të Shkruara. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Page 33: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

33

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 5 nëntor 2019, shqyrtoi ankesën e Vlora Krasniqit kundër portalit të lajmeve Zëri.info lidhur me artikullin “Ekskluzive: NBA 2019-2025, vetëm në ARTMOTION” botuar më 11 tetor 2019, dhe mori vendim që ankesa të miratohet.

Ankesa ka të bëjë me shkrimin e publikuar në portal me titull “Ekskluzive: NBA 2019- 2025, vetëm në ARTMOTION”, dhe pretendimin se shkrimi bënë shkelje të Kreut XII (Reklamat dhe sponsorizimi) pika 1 dhe 2 e Kodit të mediave të shkruara.

Lajmi është shkruar në portal të lajmeve dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas shqyrtimit të ankesës dhe leximit të artikullit, KMShK gjen se ankesa është e bazuar. Për shkak se media e ka publikuar lajmin por askund nuk ka treguar se lajmi është marketing dhe i sponsorizuar ashtu që ka dështuar ta njoftojë publikun dhe ka dështuar ta përmbush detyrimin nga Kodi i Mediave, Kreu XII, që thotë se reklamimi dhe sponsorizimi duhet të bëhen të qartë për publikun. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

06.11.2019, Prishtinë,

Ref: 17.10.2019\867-2019

ndaj ankesës së Vlora Krasniqit kundër portalit të lajmeve Zëri.info

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

Page 34: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

34

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më 17 dhjetor 2019, shqyrtoi ankesën e Fatmire Ahmetit kundër portalit Gazeta Shneta lidhur me artikullin “Pacientët dyshohet se u infektuan me hepatit C gjatë dializës në QKUK për shkak të gabimeve të stafit”, dhe mori vendim që ankesa të miratohet pjesërisht.

Ankuesja pretendon që media ka publikuar shkrimin i cili shkruan të pavërteta, nuk i është dhënë mundësi asaj që ta paraqet deklarimin e saj mbi çështjen që është përmendur në shkrim. Ankuesja ankohet se përmes publikimit të shkrimit janë shkelur Kreu II (Raportimi i së vërtetës) dhe Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur) të Kodit të mediave. Ankuesja me ankesën e saj pretendon që është bërë një shkelje e rëndë në rastin e botimit të një shkrimi nga Gazeta Shneta, duke mos paraqitur të vërtetën në lidhje me rastit që është shkruar.

Lajmi është shkruar në portal të lajmeve dhe objekt i kësaj ankese është teksti i shkruar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme. Pas shqyrtimit të ankesës KMShK gjen se ankesa është e pjesërisht e bazuar. Sipas shkrimit të lexuar del që Gazeta Shneta i është referuar tregimit të një pacienti dhe personave të tjerë për të realizuar shkrimin. Përshkrimi i ngjarjes në lexim duket real dhe plotëson kriteret e Kreut II (Raportimi i së vërtetës) të Kodit të Mediave.

20.12.2019, Prishtinë,

Ref: 23.10.2019\876-2019

ndaj ankesës së Fatmire Ahmetit kundër portalit Gazeta Shneta

Vendim i Këshillit të Mediavetë Shkruara të Kosovës

Page 35: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

35

Madje edhe vet ankuesja në ankesë pranon atë që shkrimi përshkruan si gabim në vendosje të pacientëve. Në anën tjetër KMShK gjen që pjesa e bazuar e ankesës është tek mos ofrimi i mundësisë për t’u përgjigjur ankueses. Edhe pse është marr deklarata e drejtoreshës së repartit, KMShK konsideron se nuk është plotësuar kushti i kërkuar nga Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur) pika 3 të Kodit të Mediave. Në raste të tilla kundërthënëse, media duhet të insistojë në marrjen e deklaratave nga personat e apostrofuar në shkrim. Andaj, bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Page 36: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

36

Page 37: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

37

Page 38: Përmbledhje e vendimevepresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2020/06/KMShK-Mars-2020... · e Kreut II (Raportimi i së vërtetës), Kreut IV (E drejta për t’u përgjigjur), dhe

38

Ky grant është �nancuar nga projekti “Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë”, �nancuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile në Kosovë (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrim zyrtar Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile në Kosovë (KCSF).