INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese....
Transcript of INFARTI I MIOKARDIT - uamd.edu.al · Iluzionet perceptuale. Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese....
TEMË DIPLOME MASTER PROFESIONAL INFERMIERI KIRURGJIKALE
INFARTI I MIOKARDIT TRAJTIMI INFERMIEROR POST OPERATOR
PUNOI:LAURA NEXHIPI UDHËHEQËS SHKENCOR:VIOLETA ZANAJ
2
TEMË DIPLOME MASTER PROFESIONAL INFERMIERI KIRURGJIKALE
INFARTI I MIOKARDIT TRAJTIMI INFERMIEROR POST OPERATOR
PUNOI:LAURA NEXHIPI UDHËHEQËS SHKENCOR:VIOLETA ZANAJ
3
PËRMBAJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS HYRJA Kapitulli 1……………………. SIZ dhe faktorët e rriskut Kapitulli 2…………………….Klasifikimi I sëmundjeve koronare
Kapitulli 3……………………Objektivat dhe procesi infermieror Kapitulli 4…………………… Vlersimi infermieror për komplikacione dhe I përgjithshëm
Kapitulli 5……………………Komplikacionet kardiake dhe pulmonare
Kapitulli 6……………………Diagnozat infermierore
Kapitulli 7…………………………Planifikimi dhe ndërhyrjet infermierore
Kapitulli 8……………………………Rast studimi,qëllimet e studimit Kapitulli 9……………………………Diagnozat e studimit Kapitulli 10………………………….Rezultatet e studimit,raporti meshkuj :femra Kapitulli 11……………………………Grupmosha më e prekur Kapitulli 12………………………………Patologjitë shoqëruese,preoperatore Kapitulli 13………………………………Patologjitë shoqëruese postoperatore
Kapitulli 14…………………………….Edukimi dhe menaxhimi
Kapitulli 15……………………………..Konkluzione
Kësaj teme diplome I bashkangjitet edhe punimi në word I temës I futur në CD
4
AKRONIME
HTA------------Hipertension arterial
SIZ--------------Sëmundjet ishemike të zemrës
CABG-----------Zëvendësimi I arterieve koronare
DM----------------Diabet mellitus
LDL--------------Lipoproteina me densitet të ulët
HDL---------------Lipoproteina me densitet të lartë
IM-----------------Infarti I miokardit
TC------------------Tamponadë kardiake
EKG----------------Elektrokardiogramë
VD------------------Ventrikuli I djathtë
RCA -----------------Arteria koronare e djathtë
LAD------------------Arteria koronare e majtë
VSM------------------Vena safena
5
HYRJE
SUBJEKTI I KËTIJ STUDIMI ËSHTË:
Kujdesi infermieror i pacientëve që i janë nënshtruar operacioneve kardiake, nevojat që ata kanë
si dhe marrja pjesë në përmirësimin e gjendjes së tyre në repartin e terapise intensive si dhe
ndërhyrjet e nevojshme infermierore.
SI E ZGJODHA KËTË TEMË
Më pëlqejnë personat që kujdesen për të sëmuret me zemër pasi ajo është motorri trupit tonë, e
cila furnizon me gjak dhe mban gjallë jetën e cdo personi. Më pëlqen që njerëzit të mos vuajnë
por të bëhet e mundur për parandalimin dhe trajtimin në kohë të sëmundjeve kardiake pa
ndërhyrje kirurgjikale.
Për të realizuar këtë studim u bazova në:
Kërkim dhe mbledhje të informacionit
Organizimin e të dhënave
Shfrytëzimin literaturës perkatëse (librat,revistat mjeksore)
Studimet e kryera për diagnostikimin , trajtimin dhe ecurinë e pacientëve me sëmundje
të enëve koronare.
6
PJESA TEORIKE
Në themel të sëmundjeve ishemike të zemrës qëndron proçesi i arterosklerozës i cili është një
proçes i vazhdueshëm që çon gradualisht në ngushtimin progresiv të arterieve koronare dhe
shfaqjen e këtyre sëmundjeve.Proçesi i arterosklerozës është i influencuar nga mjaft faktorë risku
të cilët klasifikohen si më poshtë:
Faktorët e rrezikut.
-Faktorë rreziku të pandryshueshëm [janë faktorë që nuk mund të kontrollohen,rrethana ose
karakteristika të pakontrollueshhme nga secili prej nesh].Ato mund të jenë:
Histori familjare pozitive për koronaropati
Mosha [rrisku rritet me rritjen e moshës]
Seksi [sëmundjet e enëve koronare janë tre herë më të shpeshta tek meshkujt se te femrat
përpara menopauzës]
Rraca [incidenca e koronaropative është më e madhe në rracat më ngjyrë se ajo e bardhë]
Faktorë rreziku të ndryshueshëm(jëne faktorë që mund të kontrollohen dhe varen nga stili i
jetës ose zakonet personale dhe mund të mbahen në vlera normale me medikamente).Ato mund
të jenë :
Hiperkolesterolemia Lidhja ndërmjet vlerave të larta të kolesterolit në nivelin plasmatik
hiperkolesterolemisë dhe kardiopative është tashmë e konfirmuar.Lipidet ndjekin një
metabolizëm shumë kompleks e përfshijnë një numër të madh faktorësh në zhvillimin e
kardiopative.Mbajtja në vlera normale të kolesterolit total,LDL dhe HDL ,të cilët janë
faktor në zhvillimin e kardiopative është tregues shumë pozitiv. Nivelet plasmatike të
kolesterolit mund të kontrollohen nëpermjet një diete të mirë dhe aktivitetit fizik.
7
Duhanpirja [Tymi i duhanit kontribuon në zhvillimin e koronaropative në disa
mënyra:1-thithja e tymit shton nivelin e co dukë bërë që hemoglobina të lidhet me co dhe
të trasmetojë më pak O2.2-Nikotina që gjendet në duhan stimulon lirimin e
katekolaminës që provokon shtim të frekuences kardiake dhe presionit arterial. 3-Tymi i
duhanit shkakton një përgjigje vaskulare proarteriosklerotike,pra mundësine e formimit të
trombeve].
Hipertensioni (Një gjendje e zgjatur e hipertensionit mund të ulë elasticitetin e mureve të
vazave të gjakut,duke favorizuar dëmtimin vaskular.Hipertensioni mund të rris punën e
ventikulit të majtë).
Diabeti mellitus.Është treguar se një rritje e glicemis në gjak dëmton paretet vazale
duke aktivizuar një përgjigje inflamatore
Mungesa e estrogjenit te femrat. Në femrat nën 60 vjeç incidenca e koronaropative
është më e ulur se në popullatën mashkullore.Ndeëkohë që në femrat mbi 60 vjeç
incidenca është në vlera të barabarta për të dy sekset.Kjo diferencë shkaktohet nga ulja e
nivelit të estrogjenit te femrat me futjen e tyre në menopauzë.
Aktiviteti i ulur fizik.Nëpërmjet një aktiviteti fizik të ulur rritet mundësia e akumulimit
të yndyrnave në gjak gjë që rrit mundësinë e koronaropative.
Obeziteti.Personat obezë kanë më shumë probabilitet të vuajnë nga probleme kardiake
për shkak të shtimit të sasisë së lipideve dhe karbohidrateve në këta persona.
Tensionet emocionale si stresi dhe ankthi.Tensioni emocional dhe sjellja anxioze
kontribuon në patogenezen e koronaropative.
8
KLASIFIKIMI I SËMUNDJEVE KORONARE :
Sëmundjet ishemike të zemrës (SIZ) klasifikohen në :
Angina pektoris e qëndrueshme
Angina pektoris e paqëndrueshme
Infarkti i miokardit [sindromi koronar akut] dhe të gjitha kanë si mekanizëm
mospeërputhjen e nevojës së miokardit për oksigjen me furnizimin e tij nëpërmjet fluksit
koronar.
Diagnostikimi i këtyre entiteteve mund të jetë jo invaziv(prova ushtrimore)ose invaziv
(koronarografia) e cila ngelet’’standarti i artë’’ i përcaktimit të këtyre sëmundjeve duke bërë
diagnostikimin preciz dhe sasior të prekjes morfologjike (ngushtimit të lumenit të arteries
koronare) si dhe vlerësimin e madhësisë dhe funksionit të ventrikulit të majtë (VM ).
Në bazë të indikacionit të vendosur nga kryerja e koronarografisë trajtimi i sëmundjeve ishemike
mund të jetë:
1-medikamentoz (duke i mëshuar ndryshimit të stilit të jetës , dominimit të hipertensionit me
barna , mbajtjes nën kontroll të vlerave të yndyrnave në gjak).
2-Angioplastika (zgjerimi i stenozave koronare ) me vendosjen e stenteve.
3- By pass Ao koronar (CABG).Kjo proçedurë konsiston në by pasimin (anashkalimin e
stenozave koronare ) me enë të tjera (grafte ) të cilat mund të jenë autografte (metoda më e
përdorur ) ose heterografte.
9
Si enë by- passi për arterien koronare të djathtë (RCA )dhe atë cirkumflekse (LCX)përdoret
zakonisht vena safena (VSM ).
Jetëgjatësia e by-passeve venoze është vetëm 40-60 % pas 10 vjetesh. Po ashtu 10 -20% e by-
paseve venoze mund të mbyllen në javën e parë pas operacionit
Si enë by passi për arterien koronare të majtë (LAD ) përdoret arteria mamare e majtë (LIMA )
e cila ka një jetëgjatësi të madhe , rreth 90 për qind pas 10 vitesh
CABG e hershme e ul mjaft rrezikun e vdekjes dhe aksidenteve koronare në krahasim me
terapinë medikamentoze,në të sëmurët me angina pektoris të qëndrushme.Kjo është më e
prekshme kryesisht në të sëmurët me stenoza të moderuara të trungut kryesor(Left main ), në
pacientë me sëmundje koronare 3 vazale si dhe në të sëmurët me disfunksion të ventrikulit të
majtë.
Objektivat:
Kujdesja infermierore post operatore për pacientët të cilët i nënshtrohen operacioneve
kardiake (Në këtë rast By pass)
Të përcaktojmë diagnozat kryesore infermierore për këta pacientë.
Të bëjmë vleresimin fizik të pacientit për cdo sistem të trupit.
Të njohim masat që duhet të marim në rast komplikacionesh të mundshme postoperatore.
Të bëjmë edukimin shëndetesor të pacientit pas daljes nga spitali.
10
Proçesi infermieror
Periudha e menjëhershme post operatore për pacientin i cili i është nenshtruar një operacioni
kardiak, është një periudhë delikate e cila paraqet për skuadren shëndetësore detyra të
rëndësishme në lidhje me mbajtjen dhe ndjekjen e pacientit në kushte optimale .
-Infermierit primar i cili do të jetë përgjegjës për pacientin ,i jepen informacionet specifike rreth
operacionit dhe faktorëve të rëndësishëm të menaxhimit post-operator nga personeli i anestezisë.
-Fillimi i kësaj detyre konsiston në perpjekje e bëra për të lehtësuar transportin e pacientit nga
salla e operacionit për në dhomën e kujdesit intensiv ose në dhomën post anestetike,me nëe risk
sa më të vogël.
-Vlerësimi i përgjithshëm :
Tek këta pacientë vlerësimi është komplet dhe sistematik për të marë informacionet më
kryesore.Parametrat më kryesorë dhe më të rëndësishëm të nevojshëm janë:
Statusi i ekuilibrit acidobazik /elektrolitik ( crregullimet e mundëshme elektrolitike janë
hypokalemia,hiperkalemia,hyponatremia,hypokalcemia,hiperkalcemia,të cilat kanë të
bëjnë me humbjet e lëngjeve dhe elektroliteve, evakuimi i lëngjeve nga të gjitha tubat
drenues)
Statusi hemodinamik (debiti kardiak , presioni i gjakut , frekuenca kardiake, PVC ,
Presioni i arteries pulmonare ,diureza)
Gjendja neurologjike;niveli i koshiencës ,përgjigjeve ndaj komandave verbale ose
dhimbjes ,madhësia e pupilës dhe reflekset ndaj dritës)
11
Në rastet të veçanta kur në by –pass përdoret arteria radiale , disa pacientë mund të
kenë paralizë të nervit ulnar(paraliza e cila mund të jetë tranzitore ose e qëndrueshme).
Gjendja respiratore:frekuenca respiratore ,lëvizjet e kraharorit,sekrecionet prezente ose
jo ,niveli i gazeve në gjak)
Gjendja vaskulare periferike;pulset periferike,ngjyra e lëkurës,e thonjvë ,buzëve,e lobit të
veshëve,temperaturës së lëkurës dhe edemat.
Gjendja e rrugëve invazive :kateteri,rrugët endovenoze.
Funksioni renal:Diureza kuantitative dhe kualitative (osmolariteti,dhe të dhëna të tjera
reth saj).
Dhimbja:natyra e dhimbjes,lokalizimi,kohëzgjatja e saj .( duhet patur parasysh që
dhimbja nga incizioni operator është e ndryshme nga dhimbja anginoze ), përgjigjja e
dhimbjes ndaj analgjezikve etj.
Proçesi i vlerësimit, përfshin gjithashtu edhe observimet e të gjithë makinave dhe tubave, për
të përcaktuar nëse ata funksionojnë rregullisht (tubi endotrakeal,ventilatori,kateteri i arteries
pulmonare,kateteri venoz,kateteri qëndror,kateteri arterial,monitori kardiak,pace-maker,tubat e
kraharorit ,tubat e perfuzioneve dhe të transfuzionit të gjakut).
Gjatë ndjekjes ,ndërsa pacienti rifiton koshiencën dhe përparon përmes periudhës post
operatore,infermieri ka si kujdes të vecantë parametrat të cilët tregojnë gjendjen emocionale
dhe psikologjike të tij(pacientit).Ai mund të paraqesi sjellje të cilat reflektojnë
zhgënjim,depresion ose psikoza post kardiotomi të cilat janë elementë shumë të rëndësishëm në e
12
curinë e hershme dhe të vonë dhe të cilat të kaluara pa vënë re ose të pa trajtuara mund të
komplikojnë rëndë ecurinë e mirë postoperatore.
Shenjat karakteristike të psikozës përfshijnë:
Iluzionet perceptuale.
Halucinacionet vizuale dhe dëgjuese.
Disorientim dhe deluzione paranoide.
Në këte rast infermierja vlerëson edhe ndihmën e familjarëve :
Si ato përshtaten me situatën,
cfare nevojash psikologjike,emocionale,shpirtërore ato kanë
Nese ata duan të dinë dhe kanë informacion të mjaftueshëm rreth kushteve të pacientit
Vlerësimi për komplikacione
Pacienti është gjithmonë në një vlerësim të
vazhdueshem për treguesit e një
komlikacioni.Infermierja dhe mjeku
ndjekin me kujdes që të njohin shenjat e
hershme të komplikacioneve dhe të marrin
masa për të shmangur përparimin e tyre.
13
Disa nga komplikacionet e mundshme janë:
Ulja e debitit kardiak
Ulja e debitit kardiak është gjithnjë një kërcënim për pacientët që i nënshtrohen operacioneve
kardiake.ai mund të shkaktohet nga një sëre faktorësh si:hypovolemia ,hemoragjia e
vazhduar,tamponada kardiake,dëmtimet kardiake,infarkti i miokardit pas operacionit apo
hipertensionit.
Hypovolemia
Mund të rezultoje si pasojë e humbjes së gjakut dhe lëngjeve gjatë proçedurës kirurgjikale
Hemoragjia
Hemoragjia e vazhduar mund të vijë prej fraxhilitetit të indeve,traumave të tyre ose disa efekte
të panjohura në koagulimin e gjakut. Matja e sakte e humbjes së gjakut përmes fashaturave të
incizionit dhe tubave të drenimit është i rëndësishëm.Drenimi i gjakut nuk duhet të jetë më i
madh se 200 ml/orë për 4-6orë.
14
Tamponada kardiake
Rezulton nga gjakrrjedhja në hapësiren perikardiale ose nga akumulimi i lëngjeve në këtë
hapësirë e cila shtyp zemrën dhe ndalon mbushjen e mjaftueshme të ventrikulit. Shenja dhe
simptoma të tamponadës kardiake janë: hypotensioni arterial,takikardia,ulja e prodhimit të
urinës.Një reduktim i sasisë së drenimit në mjetin mbajtës të drenave të kraharorit mund të
tregojë se lëngjet akumulohen diku tjetër. Kur dyshohet për tamponadë kardiake ndjekja më e
përshatëshme është realizimi i një ekokardiogramë e cila specifikon sasinë e likidit perikardial, si
dhe funksionin sistolik dhe diastolik , prezencën e komprimit apo jo të kamerave kardiake.
Menaxhimi i tamponadës kardiake është perikardiocenteza.
Hipotensioni arterial.
Hipotensioni arterial mund të shkaktohet nga një kontraktim kardiak i pamjaftueshëm (ulje e
funksionit sistolik) , volum gjaku gjithashtu i pamjaftueshëm dhe nga një ventilim mekanik ,
preznt kur pacienti është i ventiluar mekanikisht ose kur përdoret PEEP[presioni pozitiv i fundit
i ekspirimit],i cili shkakton një reduktim të debitit kardiak.
Zhvillimi i një qarkullimi te pamjaftueshëm mund të ndodh pasi pacienti është hequr nga
qarkullimi ekstakorporal.Ndërsa gjaku ngrohet ndodh vazodilatacioni dhe rritet kapaciteti
vaskular , komplikacion i cili mund të eleminohet duke shtuar sasinë e lëngjeve të administruara
pacientit postoperator të hershëm. Vlerësimi infermieror në rastin e hipotensionit arterial bëhet
nëpërmjet monitorimit të presionit arterial ,PVC,etj.Gjithashtu monitorohen drenat e kraharorit
sepse një drenim i shtuar mund të realizojë gjithashtu hypotension.
15
Dëmtimet kardiake
Dëmtimet kardiake rezultojnë kur zemra dëmtohet në funksionin e saj si pompë dhe dhomëzat
kardiake nuk boshatisen plotësisht (ulje e funksionit sistolik ).Dëmtimet kardiake konsistojnë në
trauma të miokardit (ishemi prezente përpara , gjatë ose pas operacionit).
Infarkti i miokardit
Infarkti i miokardit i cili mund të jete preoperator (i instaluar ) perioperator (gjatë operacionit
për arsye të ndryshme ) ose mund të ndodhë në periudhën post operatore dhe si shkak për të
mund të jetë mbyllja e një nga grafteve venoze.
Komplikacionet pulmonare.
Dëmtimi i shkëmbimit të gazeve
Dëmtimi i shkëmbimit të gazeve është një mundesi tjetër komplikacionesh që shoqeron pacientët
në kirurgjinë kardiake.Të gjitha indet e trupit kërkojnë një sasi të mjaftueshme oksigjeni dhe
ushqimi për mbijetesën.Intubimi endotrakeal me asistencë ventilatore mund të mbahet 8-48 orë
pas operacionit,në varësi te prezencës së gazeve në gjak (të monitoruara nëpërmjet
astrupogramës e cila merret në mënyrë periodike nga infermieri , cdo 4 orë ).Studimet kanë
treguar që pacientët në gjendje të qëndrueshme mund të ekstubohen 6 orë pas operacionit. Kjo
ndihmon në reduktimin e ankthit të pacientit lidhur me mundësine e kufizuar të komunikimit.
16
Ndryshimet në bilancin e lëngjeve dhe elektroliteve.
Në pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë kardiake ndodh që të kenë alterime në bilancin e
lëngjeve dhe elektroliteve ndaj monitorimi i vazhduar i gjëndjes së elektroliteve në gjak apo
monitorimi i marjeve dhe nxjerjeve të lëngjeve,peshës ,PVC ,niveli i hematokritit etj duhet të
jetë i vazhdueshëm dhe i saktë .Ka një rëndësi të madhe dhe të veçantë marja e masave të
menjëhershme në eleminimin e çregullimeve të mundshme.
Dëmtimi i qarkullimit cerebral.
Në këto raste bëhet observimi i vazhduar i pacientit për shenjat e hipoksisë,si dhe të gjendjes
neurologjike të pacientit.Hypoperfuzioni mund të shkaktojë dëmtime të SNQ pas operacioneve
kardiake.
17
Diagnozat infermierore.
Duke u bazuar nga vlerësimi i të dhënave dhe kryerja e proçedurës kirurgjikale,diagnozat
infermierore kryesore për këta pacientë janë:
Dhimbja lidhur me traumën shkaktuar nga plaga operatore si dhe dhimbja që shkaktohet
nga drenat e kraharorit.
Debiti kardiak I ulur lidhur me humbjen e gjakut dhe funksionin e miokardit.
Dëmtimi i shkëmbimit të gazeve lidhur me traumën i shkaktuar nga incizioni i madh
gjatë operacionit.
Ndryshimet e mundshme në volumin e lëngjeve dhe bilancin e elektroliteve lidhur kjo me
ndryshimet në volumin e gjakut qarkullues.
Ndryshimet e mundëshme në perfuzionin indor lidhur me stazën venoze,embolizmin apo
problemet e koagulimit.
Ndryshimet e mundshme në perfuzionin renal në lidhje me uljen e debitit
kardiak,hemolizën dhe terapinë medikamentoze .
Hipertermia e mundshme lidhur me infeksionin.
Mungesa e njohurive rreth aktiviteteve për vetëkujdesje.
18
Këto diagnoza mbështeten dhe përcaktohen duke iu referuar fletës së ndjekjes së pacientit
e cila konsiston në parametrimin e këtyre elementëve:
1. Frekuenca kardiake
2. Tensioni arterial
3. Presioni në arterien pulmonare
4. Presioni venoz central
5. Frekuenca respiratore
6. Gazanaliza e gjakut(PO2,PCO3.Ph,HCO3,laktatet, Hematokriti )
7. Fi O2
8. Sasia e likideve të marra në orë (input)
9. Humbja nga drenat (output)
10. Diureza (output)
11. Glicemia
12. Elektrolitet (Na .Ka .Ca )
19
Planifikimi infermieror.
Qëllimet kryesore të planifikimit infermerior për pacientët përfshijnë:
Regullimin e debitit kardiak
Shkëmbimin e mjaftueshëm të gazeve
Përmiresimin e dhimbjeve
Ruajtjen e bilancit të lëngjeve dhe elektroliteve
Mbajtjen e mjaftueshme të perfuzioneve indore
Nxitjen e pushimit
Ruajtjen e një temperature normale të trupit
Mbajtjen e perfuzionit renal
Mësimin e aktivitetit për vetkujdesje
Ndërhyrjet infermierore
Rregullimi i debitit kardiak
Menaxhimi infermieror për pacientin përfshin
observimin e vazhdueshëm të gjendjes kardiake të tij
dhe lajmërimin e kirurgut për ndonje ndryshim që
tregon ulje të debitit kardiak.Në vlerësimin e
gjëndjes kardiake të pacientit infermieri përcakton efektivitetin e debitit kardiak përmes
observimeve klinike siç janë:Presionit arterial,rrahjeve të zemreë,PVC .Gjithashtu mbahen nën
vëzhgim parametrat tregues në monitor.Funksioni kardiak është i lidhur dhe më funksionin
renal.Matet sasia e urinës dhe shënohet në fleten e ndjekjes kirurgjikale për 24 orë.Nëse sasia e
urinës bie nën 50ml/orë kjo tregon një rënie të debitit kardiak.Rritja dhe funksioni i qelizave të
trupit janë në varësi të debitit kardiak, i cili siguron një vazhdimësi të gjakut të oksigjenuar dhe
plotëson kërkesat e organeve dhe sistemeve të trupit me oksigjen.Mukozat e buzëve,
20
thonjtë,lobet e veshit janë shumë të vaskularizuar dhe ato mbahen në observim të vazhduar për
cianozë ose shenja që tregojnë ulje të punës së zemrës.Lëkura e thate\ë ose e lagësht mund të
tregojë respektivisht vazodilatacion ose vazokonstriksion.Nëse debiti kardiak është i ulur lëkura
është e ftohtë,e lagësht dhe cianotike ose njolla njolla.Distensioni në venat e qafës mund të
tregojnë për një ulje të punës së zemrës.Të gjitha këto shenja që tregojnë për rënie të debitit
kardiak i raportohen mjekut.Mjeku duke u bazuar në këto të dhëna dhe në testet e tjera
diagnostikuese përcakton shkaqet e problemit.Pas përcaktimit të diagnozës mjeku dhe infermieri
punojnë sëbashku për rregullimin e problemit dhe shmangien e komplikacioneve të
mundshme.Infermieri, sipas përshkrimit të mjekut kryen administrimin e komponenteve të gjakut
,lëngjeve ,digitalikëve, diuretikëve dhe vazopresorëve.
Mbajtja e një shkëmbimi gazesh të mjaftueshëm
Për të siguruar një shkëmbim gazesh normal infermieri vlerson dhe ruan sigurin e tubit
endotrakeal.Pacienti aspirohet vazhdimisht për të minimizuar grumbullimin e sekrecioneve.Gjatë
periudhës së aspirimit duhet të kemi një kujdes të veçantë për të parandaluar hipoksinë që mund
të rezultojë nga proçedura e aspirimit.Kjo vlerësohet duke vëzhguar saturimin.Niveli i gazeve në
gjak krahasohet me shifrat që duhet të jenë normale,të cilat i shikojmë të hemogazanaliza dhe në
rastet kur këto vlera janë te ulëta i raportohet mjekut.E rëndësishme është që pacienti të
ripozicionohet për një ventilim sa më të mirë pulmonar .Kur gjendja e pacientit është e
stabilizuar pozicioni i tij ndryshohet cdo dy orë.Gjithashtu e inkurajojme pacientin që të bëjë
frymarrje të thella dhe kollitje të herpashershme në mënyrë që të rrisim perfuzionim
pulmonar.Gjatë këtyre veprimeve është e indikuar që të përdoren mbështetës fizik për plagen
operatore.Pacienti është gati për ekstubim kur ka refleksin gag ose kur kundërshton
ventilatorin.Të tjeëe tregues për ekstubim janë një volum tidal i mjaftueshëm,sasia e gazeve në
gjak është e mjaftueshme.Pacienti ekstubohet herët kur gjendja e tij është stabel,pra kjo do të
thotë që presionet hemodinamike të pacientit janë brenda limiteve normale.Gjatë kësaj kohe
infermieri nën vëzhgimin e mjekut heq tubin endotrakeal.
21
Përmiresimi i dhimbjes
Pacientët që kanë kryer operacione kardiake mund të kenë dhimbje e cila është e lidhur me
plagën operatore nga lezioni i nervave interkostale si dhe dhimbje nga drenat të cilat shkaktojnë
irritim të pleurës. Është e rëndesishme të observosh dhe të dëgjosh pacientin për shprehjet
verbale dhe jo verbale rreth dhimbjes.Infermieri duhet që me saktesi të përcaktojë natyrën,tipin
dhe kohëzgjatjen e dhimbjes.Pacientit i jepen analgjezikë për qetësimin e dhimbjes sipas
përshkrimit të mjekut.Morfina lehteson ankthin dhe dhimbjen, jep gjumë,ul ritmin metabolik dhe
kërkesat për oksigjen.Pas dhënies së narkotikëve pacienti vlerësohet për frymarrjen pasi
përdorimi i tyre jep ulje te frekuencës dhe intensitetit respirator.
Ruajtja e bilancit të lëngjeve dhe elektrolitve.
Për të ruajtur bilancin e lëngjeve dhe elektrolitve infermieri vlerëson me kujdes marjet dhe
nxjerjet.Sheh fletën e ndjekjes ditore të pacientit dhe përcakton nëse ky bilanc ështeë pozitiv apo
negativ.Të gjitha marrjet rregjistrohen duke përfshire:lëngjet intravenoze.solucionet e përdorura
në kateterët venoz dhe arterial si dhe lëngjet të marë nga sonda nazogastrike si dhe marrjet nga
goja.Gjithashtu regjistrohen të gjitha nxjerrjet: urina,drenimi në tubat e kraharorit.Her pas here
bëhen teste laboratorike për nivelin e elektroliteve në gjak .
22
Mbajtja e një perfuzioni indor te mjaftueshëm
Pulset periferike {pedal, tibial,popliteal,femoral,radial,brakial}palpohen në mënyre të
vazhdueshme për të parë ndonjë pengesë arteriale.në rast së konstatojmë në mungesë të ndonjë
pulsi raportojmë menjëherë tek mjeku.
Pas operacionit meren të gjitha masat për të parandaluar stazën venoze që mund të shkaktojë
formimin e trombeve dhe mundesinë e embolive.
Disa nga masat janë:
Aplikimi i çorapeve antiembolike
Vendosjen e jastëkve në hapësiren popliteale
Bërja e ushtrimeve pasive të shoqëruara me ushtrime aktive për të nxitur qarkullimin dhe
për të ruajtur tonusin e muskujve.
Nxitja për pushim
Masat që përdoren për konfort sa më të mirë bëhen së bashku me dhënjen e analgjezikëve të
përshkruar nga mjeku në mënyrë që pacienti të ketë mundësi për një pushim të
rehatshëm.Pacienti ndihmohet në ndryshimin e pozicionit në çdo1-2 orë dhe pozicionohet në
mënyrë të tillë që dhimbja në incizion dhe në tubat e kraharorit të shmanget.Gjithashtu gjatë
kollitjes dhe frymëmarjes së thelle,pacienti suporton vendin e incizionit për teë minimizuar
dhimbjen.Mbas stabilizimit të gjëndjes së pacientit ai mbahet më pak i mornitoruar apo
proçedura të ndryshme dhe koha e pushimit rritet.
23
Ruajtja e një temperature normale të trupit
Pas operacionit pacientët janë në rrezik për rritje të temperaturës që mund të vijë si pasojë e
infeksionit ose sindromit post kardiotomi.Vendet e infeksionit përfshijnë mushkritë,traktin
urinar,inçizionin dhe vëndet ku janë vendosur kateterët e ndyshëm .Një kujdes shumë i
vëmëndshëm bëhet në parandalimin e kontaminimit të kateterëve dhe tubave.Për mjekimin e
plagës përdoret një teknikë sterile,gjithashtu steriliteti duhet të ruhet edhe në kateterët venoz dhe
gjatë aspirimit nga tubi endotrakeal.Pastrimi i sekrecioneve pulmonare shoqërohet me
ndryshimin e vazhdushëm të pozicionit,terpine fizike të kraharorit dhe aspirimin.Sindromi
postkardiotomi ndodh 10-40 perqind te rasteve me operacione kardiake.Shkaqet janë të pa
njohura .Sindromi karakterizohet nga temperaturë,dhimbje perikardiale ,dhimbje
pleurale,dispne,fërkime perikardiale,artralgji.Leukocitoza është prezente së bashku me një
sendiment të lartë.Këto simptoma mund të shfaqen edhe kur pacienti ka dalë nga
spitali.Sindromat mund ëe diferencohen nga komplikacionet e tjera post-operatore{dhimbja e
inçizionit,infarkti i miokardit,embolia pulmonare,endokarditi bakterial,pneumonia ose
atelektaza}.trajtimi varet nga simptomat.Pushimi në shtrat dhe terapia me anti inti-inflamatorë
lejon përmirësimin e simptomave.
Mbajtja e një perfuzioni renal të mjaftushëm
Perfuzioni renal i pa mjaftueshëm mund të jetë një komplikacion për pacientët që i nënshtrohen
operacioneve kardiake.Një shkak i mundshëm është debiti kardiak i ulët.Përveç kësaj traumat e
rruazave të gjakut gjatë qarkullimit ekstra korporal mund të shkaktojnë hemolizë të ruazave të
gjakut.Kjo çon në krijimin e substancave toksike për shkak të paaftësisë së veshkave për të
nxjerrë produktet e dëmshme.Përdorimi i vazopresorvë për rritjen e presionit të gjakut gjithashtu
24
mund të çoje në uljen e sasisë të gjakut që shkon në veshka.Menaxhimi infermieror përfshin
masa për matjen e saktë te urinës.Një sasi më pak se 20ml / orë mund të tregojë për
hypovolemi.Dhënja e diuretikëve dhe medikamenteve inotrope bëhet sipas përshkrimeve të
mjekut.Matet niveli i kreatininës dhe nivelet e larta raportohen në mënyreë të menjehershme
sepse mund të jetë e nevojshme kufizimi i lëngjeve dhe medikamenteve që normalisht
eleminohen nga veshkat.Nëse përpjekjet për ruajtjen e perfuzionit indor nuk janë efektive atëherë
pacienti mund të ketë nevojë për dializë ose hemodializë.
Informimi i pacientit për vetëkujdesje
Dalja nga spitali pacientit dhe familjarve të tij i shkaktojnë një gjendje anksioziteti dhe
mosbesimi .Shpesh familjarët e tyre kanë frikën se ndoshta nuk dinë të përkujdesen në mënyrën e
përshtatshme për ta,dhe janë të shqetesuar për komplikacionet që ai mund të ketë.Infermieri së
bashku me mjekun në momentin e daljes nga spitali e informon pacientin dhe familjarët e tij
duke i tërhequr vëmendjen mbi marrjen në rregull dhe vazhdimisht të mjekimit mbajtës
,dietën,aktivitetin fizik,mjekimet e regullta të plagës operatore dhe vizitat e kontrollit me mjekun
kardiolog.
25
RAST STUDIMI
Qëllimi i studimit
Qëllimi i këtij studimi është:
Evidentimi i komplikacioneve në pacientet që i janë nënshtruar një interventi
kardiak.
Menazhimi i suksesshëm infermieror në pacientët që i janë nënshtruar një
interventi kardiak.
Materiali dhe metodat
Studimi u krye në repartin e terapisë intensive në kardio- kirurgji në spitalin e Zemrës”Roland
Xhaxho”FMES –CVSC-TI
26
Në studim u morën 20 pacientë të cilët kishin kryer një intervent kirurgjikal.
Diagnozat janë :
- CABG x 1 1 pacientë
- CABG x 2 3 pacientë
- CABG x 3 8pacientë
- CABG x4 3 pacientë
- CABG x 1(stenozë kritike e Trungut Komun) 1pacientë
- CABG x 1(Insuficiencë mitrale e përparuar) 1 pacientë
- CABG x 3(stenozë kritike të Trunkut Komun) 2 pacientë
- CABG x 3 (insuficiencë mitrale e përparuar) 1 pacientë
27
REZULTATET
Raporti meshkuj: femra tek pacientët kardiakë ishin M-F 14:6 (70% :30%)
70%
30%
Raporti meshkuj femra tek pacientwt kardiak
Meshkuj
Femra
28
Shpërndarja e moshave në këta pacientë është si më poshtë:
Grup mosha 30 – 45 vjeçë : 3 pacientë (M:F = 2:1)
Grup mosha 45 – 60 vjeçë : 10 pacientë (M :F =7:3)
Grup mosha 60 -70 vjeçë : 5 pacientë ( M: F =4:1)
Grup mosha 70 vjeç e lartë: 2 pacientë (M:F =1:1)
3
10
5
2 2
7
4
1 1
3
1 1
0
2
4
6
8
10
12
Numri I pacienteve
Meshkuj
Femra
29
Patologji shoqëruese preoperatore prezente në këtë studim janë :
-IM 10 pacientë
-HTA 20 pacientë
-DM tip II 4 pacientë , DM tip I 2 pacientë
-Patologji valvulare e ndryshme 2 pacientë
Patologji shoqëruese preoperatore :
100 %
30 %
50 %
10 %
0
5
10
15
20
25
HTA DM IM preoperator
Patologji Valvulare
30
DIABET
Nga 20 pacientët që u morën në studim:
14 pacientë nuk kishin probleme diabetike (70% e pacientëve)
4 pacientë ishin diabetik:diabet mellitus tip 2(20% e pacientëve)
2 pacientë:diabet mellitus tip 1(10% e pacientëve)
20%
10%
70%
Diabet mellitus Tip 2
Diabet mellitus Tip 1
Normal
31
Postoperator vërehen crregullime të ndryshme metabolike , një prej të cilave janë vlera të larta
tranzitore të glicemise (edhe në pacientë jodiabetikë )të cilat ndiqen në dinamike dhe trajtohen
me terapine përkatëse.Nëse pas fazës së hershme postoperatore vërtetohet diganoza e DM (të
pazbuluar deri në këte moment ), këta pacientë drejtohen për konsultë endokrinologjike të
mëtejshme.
-Pas operacionit 12 pacientë u stabilizuan në vlera të glicemisë(60%e pacientëve normal)
-8 pacientë DM nga të cilët 2 pacientë janë diabetikë të zbuluar rishtazi ( në total 40% e
pacientëve)
60%
40%
32
INFARKTI I MIOKARDIT
(Patologji preoperatore shoqëruese ose komplikacion postoperator)
Nga 20 të sëmurë të marë në studim10 pacientë janë diagnostikuar si IM
preoperator(50%e tyre) kurse 10 të tjerë jo(50% normal)
50% 50%
Infarkti Preoperator
Normal
33
Në studim rezultojnë si IM postoperator (duke iu referuar dinamikes klinike, analizave
laboratorike(enzimat përkatëse kardiake) ndryshimeve në EKG dhe Ekokardiogramë, 3 pacientë.
(15%e pacientëve në total).
-17 Pacientë me ecuri të mirë (85%e pacientëve)
Në vazhdimësi kam analizuar komplikacionet postoperatore të cilat ndahen në :
-Komplikacione të shpeshta:
1. Ulje e debitit kardiak
2. Hypovolemia
15 %
85 %
0 0
Infarkt postoperator
Normal
34
3.Hemoragjia
4. Hypotensioni arterial
5. Komplikacionet pulmonare
6.Dëmtime në shkëmbimin e gazeve
7.Ndryshime në bilancin e lëngjeve dhe elektroliteve
-Komplikacione të rralla , madhore :
1.IM postoperator
2.Tamponada kardiake
3. Dëmtime në qarkullimin cerebral
4. Eksitus
TAMPONADA KARDIAKE
Nga 20 pacientët e maee ne studim 2 prej tyre pas interventit rezultojne me diagnozen
tamponade kardiake.
-Tamponadaonada kardiake 10% e pacientev
-Ecur normale 90% e pacienteve
35
EKSITUS
(Intraoperator,Postoperator i hershem ose i vone )
-Nga 20 pacientë 1 prej tyre bën eksitus postoperator i voneë(5% e pacientvë)
-95% ecuri të mirë
90%
10%
Normal
Tamponade Kardiake
36
EDUKIMI DHE MENAZHIMI
Diagnostikimi i saktë ,menazhimi i komplikacioneve post operatore si dhe përdorimi korrekt i
kurave dhe ndërhyrjeve të duhura,janë cështje që lidhen drejperdrejt me formimin e personelit
mjeksor dhe pacientëve te tyre.Për të arritur një kurim sa më frutdhënes janë të domosdoshëm
këto kushte:
95%
5%
Normal
Eksitus
37
1.Një numër i mjaftueshëm mjekesh dhe infermirësh të mirë arsimuar dhe trajnuar .
2.Komplikacionet post operatore duhen diagnostikuar saktësisht.Duhet vlersuar graviteti i
situatës dhe të jepen mjekimet e nevojshme në kohën e duhur
3.Pacientët duhen të mirëinformohen dhe të kuptojnë përdorimin e mjekimeve.
4.Mos diagnostikimi në kohë i sëmundjeve koronare bëhet sepse pacienti me siptoma
kardiovaskulare e nënvlerëson vizitën te mjeku.Ky nënvlerësim e ka burimin të mungesa e
informacionit.
KONKLUZIONE
Në pacientët e kardio-kirurgjise në periudhën post operatore ka shumë rëndësi ndjekja e
vazhdueshme e parametrave jetësore dhe komplikacioneve të mundshme post operatore dhe
njëkohesisht korrigjimi i çrregullimeve të tyre.
Për të përmiresuar ecurinë klinike të këtyre pacientëve
Për të përmiresuar ditë qëndrimin në klinikë
Për të ulur koston e trajtimit të tyre hospitalor
38
FALENDERIME
Ky punim do ishte i vështirë të realizohej pa ndihmën dhe punën e pakursyer të drejtuesit të
temës që e ndiej si detyrë dhe përgjegjesi ta falenderoj.
Si dhe stafin mjekësor dhe infermieror që më mbështetën dhe më ndihmuan për realizimin e
kësaj pune diplome.
39
BIBLIOGRAFIA
sq.wikipedia.org/wiki/
www.meemira.com/
www.webmd.com/
cpr.sagepub.com/
www.nursingtimes.net/.www.nursingtimes.net/
en.wikipedia.org/wiki/Coronary
www.nlm.nih.gov/medlineplus/