I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë...

23
ARTI MUZIKOR 1 orë në javë, 37 orë në vit HYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli. Muzika nxënësve u ofron botën e vlerave të saj, u mundëson zhvillim të plotë muzikor duke interpretuar, duke krijuar dhe duke dëgjuar dhe kjo i shpie drejt sensibilizimit estetik, cilësimit dhe vlerësimit kritik. Lënda është e sajuar nga përmbajtjet muzikore të zgjedhura me kujdes, duke iu përshtatur moshës dhe inteligjencës se përgjithshme dhe asaj muzikore të nxënësve, për ta zhvilluar qëndrimin kritik të tyre ndaj jetës dhe botës. Nxënësit e këtij niveli të shkollimit me potencialin e tyre intelektual paraqesin popullatë e cila në të ardhmen e përbën shtresën kulturore të shoqërisë kosovare. Muzika u mundëson nxënësve të formohen si dëgjues të mirëfilltë muzikës, muzikëdashës dhe interpretues të saj. Muzika sot është pjesë përbërëse e fisnikërimit shpirtëror, shëndetit 337

Transcript of I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë...

Page 1: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

ARTI MUZIKOR 1 orë në javë, 37 orë në vit

HYRJE

Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli. Muzika nxënësve u ofron botën e vlerave të saj, u mundëson zhvillim të plotë muzikor duke interpretuar, duke krijuar dhe duke dëgjuar dhe kjo i shpie drejt sensibilizimit estetik, cilësimit dhe vlerësimit kritik.

Lënda është e sajuar nga përmbajtjet muzikore të zgjedhura me kujdes, duke iu përshtatur moshës dhe inteligjencës se përgjithshme dhe asaj muzikore të nxënësve, për ta zhvilluar qëndrimin kritik të tyre ndaj jetës dhe botës.

Nxënësit e këtij niveli të shkollimit me potencialin e tyre intelektual paraqesin popullatë e cila në të ardhmen e përbën shtresën kulturore të shoqërisë kosovare. Muzika u mundëson nxënësve të formohen si dëgjues të mirëfilltë të muzikës, muzikëdashës dhe interpretues të saj. Muzika sot është pjesë përbërëse e fisnikërimit shpirtëror, shëndetit mental dhe të qenit i suksesshëm në të gjithë lëmenjtë.

QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E LËNDËS

Qëllimet:

Nxënësit: edukohen që të jetojnë me artin dhe kulturën muzikore; me veprimtari aktive muzikore zhvillojnë dhe pasurojnë potencia-

let e tyre emocionale, racionale, intelektuale, psikomotorike, este-tike, morale dhe sociale;

e kuptojnë artin muzikor si art kohor në hapësirën tingullore.

337

Page 2: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

Objektivat

Nxënësit: përmes dëgjimit përjetojnë dhe pranojnë vlera muzikore të rëndë-

sishme për kulturën kombëtare dhe botërore; njohin krijimtarinë muzikore popullore dhe artistike kombëtare

për ta ruajtur dhe për ta kultivuar identitetin kombëtar; përjetojnë dhe pranojnë muzikën e epokave të ndryshme stilistike,

gjinive dhe zhanreve muzikore, duke i zhvilluar aftësitë e përjeti-mit estetik, cilësimit kritik dhe sensibilitetit;

përmes muzikës si gjuhë universale e komunikimit zhvillojnë aftësitë e bashkëpunimit dhe të krijimit të raporteve kulturore;

përmes formave të ndryshme të veprimtarisë muzikore zhvillojnë aftësitë kreative, individuale;

këndimi dhe veprimtaritë e tjera muzikore u sjellin gëzim; njohin lidhjen interdisiplinare të muzikës me lëndët e tjera, si dhe

me artet e me shkencën; stimulohen për punë të pavarur studiuese dhe hulumtuese; u bëjnë vështrim kritik programeve muzikore mediale, si dhe kri-

jojnë përmbledhje incizimesh; në mënyrë të organizuar dhe individuale ndjekin shfaqjet muzi-

kore artistike;

338

Page 3: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

DETYRAT OPERATIVE TË LËNDËS DHE PËRMBAJTJET

1. Nxënësit dëgjojnë dhe njohin vepra të zgjedhura, krijues dhe interpretë nga tradita muzikore shqiptare dhe botërore

SYNIMET DHE VEPRIMTARITË PËRMBAJTJET BURIMET ARTISTIKE NDËRLIDHJA

1.1. Dëgjojnë (në mënyrë analitike dhe përjetuese) vepra prej zanafillës së muzikës deri në klasicizëm.

Zanafilla e muzikës

Muzika në komunitetin e parë shoqëror.

Kultura muzikore e lashtësisë në rendin shoqëror skllavopronar..

Kultura muzikore antike

Kultura muzikore në mesjetë

Fillet e muzikës evroperëndimore

Muzika vokale kishtare njëzërëshe.

Melodi e thjeshtë afrikane-Kongo, amerikane-Kolumbiane, Aziatike-Cejloni

Oda e PintaritKënga e Seikilit

Niketë Dardani: Te Deum

historiagjeografiaarkitektura etj.

339

Page 4: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

Muzika shekullare.

Prej njëzëshmërisë deri të shumëzëshmëria.

Muzika në epokën e Humanizmit dhe të Renesansës Krijuesit e shquar

të epokës së Renesansës.

Format e muzikës vokale.

Muzika në epokën e Barokut Muzika

instrumentale

Format e muzikës vokalo-instrumentale:

Koral gregorian: Kyrie, Dies irae

Këngë trubadurësh

Organum, diskant, gymel

F. Landini: BaladëZhusquin de Pre: Meshë( fragment)Palestrina:Meshë (Papa Marcelo)

Lasso: Echo( Jehona)Matona mia Cara

Coreli: concerto grosso op.5,6La Folia Albinioni: Adagio

340

Page 5: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

Kantata

Oratoriumi

Opera barokiene

Format instrumentale(sonata, suita dhe koncerti)

Kompozitorët më të shquar të barokut.

Bach: Kantatë mbi kafenë

Handell: Aleluja’(Mesia)

Gluk: Orfeu e EuridikaXh B. Pergolezi: “Shërbëtorja Zonjë”

Vivaldi: Stinët e Vitit(sipas zgjedhjes) Bach: Suita n h-mol, Koncerti per dy violina e

orkestër, Tokata ne d-mol

Tartini: Sonata Trileri i djallit

Kupren: “Kopshtet e lulëzuara”-(klavsen)

Bach, Handel, Vivaldi

341

Page 6: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

1.2. Shprehin përjetimet e përmbajtjeve muzikore.

Muzika dhe shprehja letrare.

Muzika dhe shprehja figurative.

Muzika dhe shprehja lëvizore-vallëzuese.

Mendimet e kompozitorëve dhe shkrimtarëve mbi muzikën.

Motivet muzikore në artin figurativ.

Muzika dhe lëvizja.

letërsia

arti figurativ

vallëzimi

1.3. Njohin mjetet dhe formacionet interpretuese.

zëratveglatformacionet vokale dhe instrumentale

1.4. Dallojnë elemente shprehëse. Tingulli- heshtja.Melodia, ritmi, harmonia.

1.5. Njohin format muzikore. Këngë një e më shumë kohëshe

Dëgjimi i formave të rëndësishme muzikore

Letërsia jonë dhe e huaj

342

Page 7: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

2. Nxënësit këndojnë kompozime tona dhe të huaja

VEPRIMTARITË PËRMBAJTJET BURIMET ARTISTIKE NDËRLIDHJA2.1. Zhvillojnë interesin për

kultivimin e kulturës së këndimit dhe e vlerësojnë atë.

Rëndësia e këndimit për zhvillimin psikofizik.

Këndimi dhe bashkëtingllima harmonike.

Ndjenja harmonike.

Këngë një, dy e më shumë zëshe me dhe pa shoqërim instrumental.

Tema për interpretim nga muzika instrumentaledhe vokale: Himni i Shën Gjonit.Këngë trubadurëshPalestrina: Fragment nga Mesha: Papa MarcelloLasso: Matona Mia CaraMontevedi: Lassate mi morireGluk: Arie e OrfeutKoreli: La Folia( temë nga Sonata)Handell: Aleluja nga „Mesia“Bach: Motet( Jesus ist meine frojde)

Shprehja letrare dhe ndërlidhja me fushat e tjera (historia, zhvillimi shoqëror etj).

2.2. Zhvillojnë qëndrim pozitiv ndaj traditës sonë të këndimit.

Rëndësia e këngës për identitetin kombëtar.

Këngë popullore të trevave të ndryshme.

Përzgjedhje e këngëve popullore :Dedë Gjo Luli Kush ma i pari bani kurbetinVijnë vaporetShkoj e vij fluturim si zoguBesa –besëLule Çerçiz Topulli

GjeografiaHistoria

343

Page 8: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

Nëntëqind e dymbëdhjetaMir’mrama

2.3. Njohin teknikën e këndimit të bukur dhe të drejtë.

Frymëmarrja dhe formimi i zërit.

Në këngët që këndohen. Fiziologjia

3. Nxënësit interpretojnë përmbajtje instrumentale dhe vokalo-instrumentale

VEPRIMTARITË PËRMBAJTJET BURIMET ARTISTIKE Ndërlidhja3.1. Luajnë pjesë instrumentale. Ngjyra të reja tingullore. Përzgjedhje e pjesëve instrumentale. 3.2. Shoqërojnë këndimin me

instrumente. Instrumentet e ORF-it.

3.3. Përvetësojnë teknikën e luajtjes në instrument.

Vegla elektronike muzikore.

4. Nxënësit e riinterpretojnë veprën muzikore të mësuar

VEPRIMTARITË PËRMBAJTJET BURIMET ARTISTIKE Ndërlidhja4.1. Interpretojnë vepra vokale dhe

instrumentale të shënuara, sipas përjetimit individual.

Shenjat interpretuese:tempoja, dinamika, agogjika, shprehja.

Ndërlidhja me këndimin dhe lojën instrumentale.

4.2. Cilësojnë dhe vlerësojnë interpre-timet individuale dhe të tjerëve.

Gjuha amtare

344

Page 9: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

5. Nxënësit krijojnë përmbajtje muzikore

VEPRIMTARITË PËRMBAJTJET BURIMET ARTISTIKE Ndërlidhja5.1. Hulumtojnë, zgjedhin dhe

kombinojnë tinguj.Eksperiment tingullor Akustika

5.2. Zhvillojnë tema melodike dhe tërësi ritmike.

Formësimi ritmik dhe melodik.Pjesët përbërëse dhe tërësitë.

5.3. Improvizojnë5.4. Krijojnë melodi në tekst të dhënë. Letërsia5.5. Sajojnë shoqërime dhe përpunime.5.6. Krijojnë formë kënge dhe forma të

tjera të thjeshta muzikore.

6. Nxënësit sipas interesit dhe në mënyrë kreative shprehin përjetimet muzikore përmes mjeteve shprehëse të fushave të tjera

VEPRIMTARITË PËRMBAJTJET BURIMET ARTISTIKE Ndërlidhja6.1. Komentojnë përfytyrimet dhe

përjetimet muzikore. Komentim përjetues.Vështrim kritik.

Mendimet për muzikën. Gjuha amtare

6.2. Shprehin mesazhin e muzikës përmes shprehjes figurative.

Simbolet grafike për muzikën.Të shprehurit figurativ të përmbajtjeve muzikore.

Shembuj muzikorë të ndërlidhur me artin figurativ.

Arti figurativ

6.3. Të shprehurit mbi muzikën përmes lëvizjes dhe vallëzimit.

Shprehja lëvizore.Vallëzimi.

Shembuj muzikorë të ndërlidhur me artin e vallëzimit.

RitmikaVallëzimi

345

Page 10: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

7. Nxënësit thellojnë dituritë mbi kulturën muzikore

VEPRIMTARITË PËRMBAJTJET BURIMET ARTISTIKE Ndërlidhja7.1. Njohin mundësitë e manipulimit me

muzikën përmes mediave.Muzika dhe teknika -anët e mira dhe të këqija.Llojet e ndryshme të incizimeve. Muzika në radio dhe në televizion.

Produksioni i ri muzikor.

Programi muzikor në mediat

Edukimi për mjedisinmuzikor-ekologjia. tingullore teknologjia

7.2. Kuptojnë dhe orientohen me programet koncertale citimet dhe komentet.

Programi i shfaqjeve kulturore dhe ngjarjet muzikore aktuale

7.3. Njohin dhe përdorin burimet tingullore dhe muzikore.

Leksikoni muzikor.

346

Page 11: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

UDHËZIMET DIDAKTIKO-METODIKE

Realizimi i lëndës arti muzikor duhet të ketë parasysh nivelin zhvillimor të nxënësve, veprimtaritë themelore muzikore dhe sy-nimet kognitive dhe emocionale.

Mësimdhënësi e udhëheq procesin mësimor në mënyrë që të rrumbullakësohet ndërlidhja vertikale e edukimit muzikor. Kjo është përgatitje bazë për jetën muzikore të tyre të mëtejshme.

Programi i pasur dhe me kërkesa nënkupton planifikim dhe realizim të kujdesshëm e racional të fondit të orëve.

Mësimdhënësi në mënyrë kreative sajon njësitë mësimore, duke i ndërlidhur në mënyrë të logjikshme veprimtaritë e përcaktuara nga objektivat hyrës. Këta duhet të jenë tërësi përmbajtësore të rrumbullakuara, ngase programi mësimor nuk përcakton renditjen e tyre, por vetëm nismat për ndërlidhjen kreative të synimeve, veprimtarive dhe të përmbajtjeve muzikore.

Komunikimi muzikor dhe krijimtaria janë veprimtari që duhet t'u mundësojnë nxënësve relaksim të nevojshëm shpirtëror.

DËGJIMI

Kjo veprimtari themelore zhvillon aftësinë për njohje përjetuese, ana-litike dhe vlerësuese, ku prin përjetimi, i cili rrit vëmendjen dhe koncen-trimin për dëgjim më të gjatë.

Mësimdhënësi nxit përjetimin dhe njohjen me forma të ndryshme të motivimit që nxënësit:

të ndjekin veprat ose pjesët e saj përmes partiturës së adaptuar;

përmes këndimit të njohin temat dhe meloditë e rëndësishme që vërejnë (rinjohin) gjatë dëgjimit;

të kuptojnë përmbajtjet programore të veprës; përmes komentimit gjuhësor ose simboleve grafike të

shënojnë rrjedhën e veprës; të krahasojnë përshtypjet tingullore të pjesëve të caktuara të

veprës muzikore; në mënyrë kreative të komentojnë tekstualisht ose vizuelisht

tërësinë e përmbajtjes muzikore; përmes lëvizjes dhe vallëzimit të shprehin përjetimin

muzikor.

347

Page 12: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

Gjatë dëgjimit kufizohemi në dhënien e informacioneve elementare, të cilat e ndihmojnë dëgjuesin për ta kuptuar veprën ,siç janë: komentet mbi formën muzikore, mjetet shprehëse, formacionet interpretuese që i thellojnë njohuritë paraprake.

Rëndësi të veçantë në këtë nivel i kushtohet përjetimit, njohjes, interpretimit dhe vlerësimit të veprës. Nxënësit i nxisim dhe i udhëheqim për debat kritik, krahasime dhe vlerësime të veprave artistike muzikore, duke zgjeruar njohuritë mbi krijimtarinë e pasur muzikore.

INTERPRETIMI

Interpretimi në mësimdhënien e muzikës përfshin këndimin dhe luajtjen instrumentale.

Në këtë nivel këndimi duhet të përfshijë përmbajtje interesante që i nxisin nxënësit në përjetim;

Përmbajtjet e këngëve duhet të zhvillojnë lirinë e të shprehurit vokal;

Në raste të caktuara është mirë që të zhvillohet punë në grupe sipas mundësive të nxënësve, që ndikon në socializimin e tyre;

Përzgjedhja e këngëve për këndim koral në klasë bëhet me kujdes, duke pasur parasysh vlerën artistike dhe interesimet aktuale të kësaj moshe;

Këngët interpretohen sipas metodës së kombinuar (sipas veshit-imitimit dhe tekstit notal);

Përforcojmë njohuritë e mëparshme, bëjmë ushtrime për këndimin e drejtë dhe të bukur;

Loja në instrumente gjen zbatim edhe në këtë nivel.

KRIJIMI

Kjo veprimtari mësimore përfshin dëgjimin si inspirim për shprehje kreative me mjete të arteve të tjera, riinterpretimin e përmbajtjeve të mësuara dhe krijimin e tërësive të reja muzikore.

Në mënyrë të lirë nxënësit shprehin idetë e tyre muzikore dhe përmes interpretimit njëherësh socializohen dhe vlerësojnë arritjet e tyre.

348

Page 13: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

MËNYRAT E VLERËSIMIT

Mësimdhënësi i cilëson dhe i vlerëson dituritë e secilit nxënës brenda grupit. Vlerësimi është punë komplekse, prandaj kërkon nga mësim-dhënësi t’i ndjekë arritjet dhe ndjeshmërinë e nxënësit gjatë dëgjimit aktiv të muzikës, interesimin për veprimtari të caktuara, pjesëmarrjen ak-tive, aftësinë për komunikim dhe kreativitet. Po ashtu duhet të vlerësohet njohja dhe përdorimi i fjalorit muzikor elementar. Vlerësimi ka rëndësi të madhe dhe mësimdhënësi i mirë do të dijë ta bëjë duke u nisur nga syni-mi dhe objektivat e lëndës, duke iu përmbajtur metodologjisë së vlerësi-mit të diturive të nxënësve dhe duke e shprehur vlerësimin përmes notës.

Format e përshtatshme të vlerësimit në lëndën e artit muzikor janë: prezentimi, këndimi, luajtja në instrument, puna seminarike, përgjigjet me gojë, testi në dëgjimin e muzikës etj.

Që të arrihet cilësimi dhe vlerësimi cilësor, mësimdhënësi duhet të bazohet në kërkesat profesionale didaktike dhe psikologjike. Ai duhet të aplikojë mënyra të ndryshme vlerësimi, t’i respektojë ndryshimet indivi-duale, të jetë konsekuent dhe objektiv, i durueshëm, ta programojë punën dhe ta bëjë notimin publik.

Varësisht nga përmbajtja dhe mënyra e mësimnxënies, do të rezultojë edhe suksesi. Nuk duhet të vlerësohet aq niveli i reprodukimit sa ai i të kuptuarit dhe të aplikuarit e diturive. Mësimdhënësi përmes cilësimit dhe vlerësimit merr informacione kthyese mbi vlerat dhe qëndrimet e nxënës-ve (qëndrimin ndaj muzikës, gatishmërisë për ta pranuar të ndryshmen).

Baza e notimit është pranimi (përjetimi) dhe njohja e veprave mu-zikore.

Nxënësit që përcaktohen për lëndë të zgjedhur nga lënda arti muzikor, cilësohen dhe vlerësohen në mënyrë të veçantë, duke mos e trajtuar këtë si selektim por si orientim.

ARRITJET E ZHVILLIMIT MUZIKOR

Në mësimdhënien e muzikës në këtë nivel nxënësit udhëzohen dhe ndihmohen për përzgjedhje të literaturës muzikore përkatëse.

Veprimtaritë interpretuese ngrisin nivelin e shkathtësive muzikore-psikomotorike dhe të aftësive muzikore (veshin muzikor dhe aftësinë për formësim estetik).

349

Page 14: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

Përvojat e reja të nxënësve u mundësojnë njohjen e zhvillimit të krijimtarisë muzikore në epoka dhe në lëmenj të ndryshëm. Në mënyrë kritike vlerësojnë pozitën aktuale të artit muzikor.

Zgjerojnë njohuritë mbi ndërlidhjen e muzikës me artet dhe lëmenjtë e tjerë.

NDËRLIDHJA MES LËNDËSH

Veprimtaritë dhe përmbajtjet në lëndë arti muzikor ndërlidhen thuaj-se me të gjithë lëmenjtë artistikë dhe shkencorë .

Në këtë drejtim lidhjet më të ngushta realizohen me artet dhe gjuhën amtare e të huaj, psikologjinë, zhvillimin historik dhe sociologjik të sho-qërisë, gjeografinë, lëndët nga shkencat e natyrës, fizikën, teknologjinë, ekologjinë etj.

REZULTATET E PRITSHME

Nxënësit pas realizimit të programit duhet: të njohin repertorin e veprave të cilat janë bazë për dëgjim

aktiv të programeve koncertale dhe të produksionit muzikor; të dallojnë karakteristikat themelore të veprave sipas stileve,

gjinive, zhanreve, formave dhe përmbajtjeve; të njohin informacionet themelore mbi krijuesit dhe

interpretët dhe shprehjet elementare muzikore; varësisht nga mundësitë dhe përcaktimet e nxënësve, të

realizojnë detyrat krijuese të propozuara.

FORMAT E VEÇANTA TË MËSIMDHËNIES MUZIKORE

Puna me kor dhe orkestër është formë e veçantë dhe e obligueshme e edukimit muzikor në shkollën fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë. Në kor dhe në orkestër marrin pjesë nxënësit me aftësi muzikore të theksuara dhe në bazë të interesit të tyre.

Këto forma të mësimdhënies muzikore paraqesin nivel të lartë të interpretimit muzikor dhe e përfaqësojnë shkollën në të gjitha shfaqjet publike në shkollë dhe jashtë saj.

Puna me korin dhe orkestrën e shkollës, si bazë për formimin e jetës artistike, do të jetë e planifikuar dhe e matshme me orar. Mund të for-

350

Page 15: I - rks-gov.net · Web viewHYRJE Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë edhe në programin e këtij niveli.

mohen kore të niveleve të ndryshme, ora në kor zgjat sa ora mësimore, 45 minuta.

351