Gazeta 77 News botimi nr 190

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 2.09.202 VITI I - NR.90 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Gjirokastër!..........................f.2 Inkurajimi i artizanatit, Mëhilli: Kryeministri firmos ngritjen e Fondit Grant!...........f.3 Intervistë/Cena: Të rindërtohen sipërmarrjet e dikurshme për të sjellë zhvillim dhe punësim!.....f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Halilaj: Do të jem pjesë e politikës dhe do të jap kontributin tim!................f.7 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.4 Si të kontrollosh vetëdijen! S humë nga ne kanë një besim kaq të fuqishëm, sa bëhet një fakt i rën- dësishëm në jetë. Disa shembuj të thjeshtë janë: “Unë kam nevojë për shumë para për të qënë i suksesshëm”. “Shefi im punon deri vonë, kështu që edhe unë duhet të jem aty gjithashtu”. “Nëse dëshiroj ta bëj diçka mirë, duhet ta bëj vetë”. Besimet janë supozime që ne krijojmë për mënyrën sesi duhet të jenë gjërat dhe si bota funksionon. Është një ndjenjë sigurie që ne kemi rreth diçkaje. Shpesh, ne madje i për- ziejmë sëbashku dy faktet, në një besim më të fortë. Besimi shfaqet që të jetë një fakt jete kur në fakt nuk është. P.sh, një besim i zakonshëm që na robëron gjithë kohës. Është e rëndësishme të ndani interpretimet e diçkaje nëse dëshironi të jeni më i shkathët në përzgjedhjen e opsioneve. Nëse në të shkuarën ju i keni thënë po kërkesave automatikisht, cila do të ishte mënyra tjetër për të rënë dakort për kërkesat? Ju mund të kontrolloni kalenda- rin tuaj fillimisht. Ju mund të thoni jo. Nëse është një çështje e lidhur me punën, ju mund të zgjidhni dikë tjetër që të merret me të. Kujtoni që sapo t’i keni pranuar, besimet tuaja bëhen komanda të sistemit tonë nervor. Ato kanë fuqinë të zgjerohen dhe të shkatë- rrojnë mundësitë tona për të tashmen dhe të ardhmen. Frazat që përfshijnë “duhet”,“ka nevo- jë” janë zakonisht besime që nuk iu shërbejnë për mirë... >> VIJON NË FAQEN 2 Kërkoj të punësohem, 19-vjeçarja, e verbër: pasi jemi familje e varfër!

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Transcript of Gazeta 77 News botimi nr 190

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 190

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 2.09.202 VITI I - NR.90BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Gjirokastër!..........................f.2 Inkurajimi i artizanatit, Mëhilli:

Kryeministri firmos ngritjen e Fondit Grant!...........f.3 Intervistë/Cena: Të rindërtohen sipërmarrjet

e dikurshme për të sjellë zhvillim dhe punësim!.....f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Halilaj: Do të jem pjesë

e politikës dhe do të jap kontributin tim!................f.7

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.4

Si të kontrollosh vetëdijen!

Shumë nga ne kanë një besim

kaq të fuqishëm, sa bëhet një fakt i rën-dësishëm në jetë.

Disa shembuj të thjeshtë janë:

“Unë kam nevojë për shumë para për të qënë i suksesshëm”.

“Shefi im punon deri vonë, kështu që edhe unë duhet të jem aty gjithashtu”.

“Nëse dëshiroj ta bëj diçka mirë, duhet ta bëj vetë”.

Besimet janë supozime që ne krijojmë për mënyrën sesi duhet të jenë gjërat dhe si bota funksionon. Është një ndjenjë sigurie që ne kemi rreth diçkaje. Shpesh, ne madje i për-ziejmë sëbashku dy faktet, në një besim më të fortë.

Besimi shfaqet që të jetë një fakt jete kur në fakt nuk është.

P.sh, një besim i zakonshëm që na robëron gjithë kohës.

Është e rëndësishme të ndani interpretimet e diçkaje nëse dëshironi të jeni më i shkathët në përzgjedhjen e opsioneve. Nëse në të shkuarën ju i keni thënë po kërkesave automatikisht, cila do të ishte mënyra tjetër për të rënë dakort për kërkesat? Ju mund të kontrolloni kalenda-rin tuaj fillimisht. Ju mund të thoni jo. Nëse është një çështje e lidhur me punën, ju mund të zgjidhni dikë tjetër që të merret me të.

Kujtoni që sapo t’i keni pranuar, besimet tuaja bëhen komanda të sistemit tonë nervor. Ato kanë fuqinë të zgjerohen dhe të shkatë-rrojnë mundësitë tona për të tashmen dhe të ardhmen. Frazat që përfshijnë “duhet”, “ka nevo-jë” janë zakonisht besime që nuk iu shërbejnë për mirë... >> VIJON NË FAQEN 2

Kërkoj të punësohem,19-vjeçarja, e verbër:

pasi jemi familje e varfër!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 190

2 E MËRKURË, 12 SHTATOR 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Gjirokastër!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA Këto besime të fuqishme na i shterrojnë energjitë dhe burimet tona.

Në mënyrë që të krijoni një sistem besimi, kjo nuk e drejton jetën tuaj, ju duhet të keni kontroll të vetëdijshëm. Sfidojini besimet tuaja. Nga vijnë ato, ose kush jua mësoi ato? Ndaloni së pra-nuari ato si të vërteta. Shikojini ato me sy kritik dhe shihni nëse akoma funksio-nojnë për ju.

Pastaj, largohuni nga këto besime të limituara dhe zëvendësojini me besime më konstruktive.

Një nga besimet më të fuqishme për zhvillimin e një biznesi është se njerëzit mund t’i bëjnë gjërat po aq mirë sa unë, madje disa herë edhe më mirë!

Duke u larguar nga këto besime, ju do të keni më shumë kohë për të lexuar, do të shpenzoni shumë kohë më fëmijët po aq mirë sa edhe njohja e nevojave bazë

të klientëve. Si mund t’iu mbështesin besimet në

krijimin e një ekuilibri në jetë dhe në përmbu-shjen e objektivave?

“Asgjë në jetë nuk ka kuptim, përveç kuptimit që ju i jepni asaj. Sigurohuni që ju në mënyrë të vetëdijshme të zgjidhni kuptimin që është më i lidhur me fatin që ju keni zgje-dhur për veten.”

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re organizoi tryezën e rrumbullaktë me temë “Ar-

simi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012 – 2021”. Dhjetra të rinj u bënë pjesë e kësaj tryeze për të disku-tuar mbi problematikat që hasin në këto drejtime dhe për të dhënë idetë e tyre për zgjidhjet e mundshme. Koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Nurie Derveni falenderoi të rinjtë për pjesëmarrjen. “Ju ftoj të jepni idetë dhe propozimet tuaja mbi zgjidhjet e mundshme për proble-met që keni hasur në sistemin arsimor, në punësim apo në shërbimet sociale”, u shpreh koordinatorja Derveni. Pjesëmarr-ësi Marin Ponde u shpreh se vitet e fundit është rritur niveli i papunësisë. “Shumë të rinj janë të papunë, nuk ofrohen mundësi

punësimi qoftë edhe për ata që kanë për-funduar një arsim të lartë”, u shpreh ai. Sipas tij, duhet të krijohen mundësi të reja punësimi, të ketë investime në fushën e turizmit, pasi Gjirokastra ka shumë vlera të trashëgimisë kulturore. “Përsa i përket sistemit arsimor, duhen përmirësuar kus-htet në shkolla dhe konvikte, pasi janë në gjendje të dobët”, u shpreh Ponde. I riu, Daniel Taraj u ndal për të folur për shërbimin spitalor, ku sipas tij ka mungesë të theksuar të medikamenteve. “Në shër-bimin spitalor ekziston korrupsioni, i cili duhet luftuar me çdo kusht”, tha pjesë-marrësi Taraj. Sipas tij, nëse pretendojmë për një Shqipëri europiane duhet të nisim çdo gjë nga A-ja. Përsa i përket sistemit arsimor, ai u shpreh se në shkolla është

problematikë dhënia e informacionit të caktuar mbi provimet apo oraret e mësimit. Studenti i universitetit "Eqerem Cabej", Haxhi Gjana përshëndeti nismën e ndër-marrë nga LSHR. “Është një nismë që do të vërë në lëvizje të rinjtë, në mënyrë që të dalim nga kjo situatë ku ndodhemi”, u shpreh Gjana. Ndërkohë, të rinjtë u shpre-hën se duhet që institucionet përkatëse të merren me restaurimin e shtëpive muze, pasi Gjirokastra është një pasuri më vete. Sipas Kreshnik Litit, qyteti i Gjirokastrës ka një infrastrukturë rrugore të keqe. “ Për më tepër në këtë qytet nuk ka një plan urbanisitik, duhet të ketë një rishikim dhe riorganizim që të mos kemi përkeqë-sim të pjesës së vjetër të qytetit”, u shpreh Liti. Sipas të rinjëve, është fatkeqësi që në këtë 100 vjetor pavarësie të shtetit tonë, të mungojnë aktivitetet kulturore në nder të datave apo figurave të caktuara. Mikel Karina u shpreh se vetë të rinjtë duhet të jenë më aktivë në të gjitha fushat e jetës. “Në institucionet arsimore duhet të ketë më shumë organizime të të rinjëve për të bërë ekspedita të ndryshme, aktivitete spor-tive dhe kulturore”, u shpreh Karina. Koor-dinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Nurie Derveni falenderoi të rinjtë për idetë dhe propozimet që paraqitën në këtë tryezë. “Ju falenderoj për pjesëmarrjen, ju garantoj se të gjitha idetë tuaja do jenë pjesë e plat-formës së Lëvizjes Shqipëria e Re dhe do bëjmë të mundur që zëri juaj të dëgjohet në institucionet përkatëse të vendit tonë”, u shpreh ajo.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 190

E MËRKURË, 12 SHTATOR 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Delta sh.a ofron vend pune shitës/e. Të interesuarit të paraqesin CV në adresën e–mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Komisioni i Ligjeve miratoi aktin nor-mativ për lirimin e shtëpive të ish-

pronarëve, vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi u shpreh se akti synon të vendosë barazi mes qytetarëve. "Kemi të bëjmë me një stok rreth 3200 banesa, por shifra 3200 përcak-tohet nga lista që na ka ardhur nga bashkitë e vendit. Janë lista që janë azhornuar për herë të fundit në vitin 2006 kur ne filluam të hartonim programet e strehimit. Kemi vënë në dispozicion të qytetarëve, që banojnë në

shtëpitë e ish-pronarëve, kredi me interes 0 për 30 vjet, për të bërë të mundur lirimin e banesave. Vendosëm të ndërhyjmë me një akt ligjor që është akti normativ që ju sot keni në shqyrtim për të vendosur afatet. Ky është hapi i fundit që synon zgjidhjen e një kontigjenti të madh, atë të përdoruesve të apartamenteve që kanë qenë pronë private dhe që përmes proçeseve gjyqësore u janë kthyer pronarëve të ligjshëm", deklaroi ministri Sokol Olldashi. Opozita ka ngritur pikëpyetje mbi strehimin e atyre që do të lenë shtëpitë e ish-pronarëve dhe shprehu

shqetësim mbi mundësinë e mbetej së tyre të pa strehë. Akti normativ u miratua në gusht nga qeveria dhe u jep afat atyre që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve që t’i lirojnë ato deri më 1 nëntor. Siç arsyetohet nga ekzeku-tivi, akti nuk cënon asnjë garanci apo siguri juridike për të pastrehët që banojnë në këto prona, pasi kjo kategori ka qenë në dijeni të afateve ligjore. Akti normativ është në përputhje me nenin 101 të Kushtetutës dhe të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Lirimi i banesave të ish-pronarëve, Komisioni i Ligjeve miraton aktin normativ!

Kryeministri Berisha, ka firmosur vendi-min për ngritjen e fondit prej 50 milion

lekësh për financimin e veprimtarive artiza-nale dhe për zbutjen e interesave të kredive. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga zëdhë-nësja e kryeministrit Erla Mëhilli, e cila u shpreh se ky vendim synon inkurajimin e

politikave të krijimit të vendeve të punës nëpërmjet nxitjes së biznesit dhe lehtësimit të klimës së tij. “Kryeministri firmosi vendi-min për krijimin e Fondit Grant të qeverisë për financimin e bizneseve artizanale në Shqipëri. Artizanati është një nga traditat më të çmuara kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë dhe ka një potencial të madh të vetëpunësimit dhe punësimit në të gjitha zonat e vendit. Prodhimet artizanale shqip-tare po bëhen gjithnjë e më të preferuara për shqiptarët dhe të huajt. Ndaj, me këtë Fond fillestar, prej rreth 50 milion lekësh, qeveria synon të krijojë një burim të ri financimi direkt të veprimtarive artizanale në të katër anët e vendit, por edhe zbutjen e interesave të kredive”, është shprehur Mëhilli. Ajo shtoi më tej se qeveria i bën thirrje pushtetit ven-dor që në interes të punësimit të qytetarëve

të bashkive dhe komunave ku ata qeverisin, të krijojnë fonde të tilla dhe të parashikojnë të gjitha lehtësirat e mundshme logjistike për këtë degë të rëndësishme, për punësi-min e qytetarëve. Gjithashtu, kryeministri firmosi disa ndryshime në vendimin për ka-sat fiskale. “Ky vendim parashikon uljen me rreth 60 % të pagesës vjetore që paguan çdo biznes në Shqipëri për mirëmbajtjen e pajis-jes fiskale. Nga 9400 lekë që është paguar deri më tani, pagesa vjetore e mirëmbajtjes bëhet vetëm 4000 lekë. Gjithashtu, me këtë ven-dim të ri, biznesit do t’i kërkohet çertifikimi i funksionimit të kasës fiskale vetëm një herë në vit dhe jo çdo 6 muaj, siç kërkohej deri tani”, bëri të ditur zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Inkurajimi i artizanatit, Mëhilli: Kryeministri firmos ngritjen e Fondit Grant!

Erla Mëhilli

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 190

E MËRKURË, 12 SHTATOR 201277 NEWS

Alban Hajdarmataj ofron vend pune shitëse. Të interesuarit CV në e–mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 410 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Ida Kumria, 19-vjeçarja e verbër nga Tira-na, prej muajsh kërkon të punësohet me

qëllim që të ndihmojë prindërit e saj të varfër si dhe të jetë e pavarur ekonomikisht. Aktua-lisht, ajo është nxënëse në shkollën “Parti-zani” me rezultate të shkëlqyera dhe prej muajsh po kërkon që të punësohet, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj, që rrinë gjithë ditën në kafe, pa menduar aspak për të ardhmen e tyre. Nga ana tjetër, legjislacioni për personat me aftësi të kufizuar parashikon që një në 24 persona u ofrohet nga shteti mundësi punësimi, por deri më sot kjo gjë është pothuajse e pamundur. Ja sesi u shpreh 19-vjeçarja për “77 News”, në lidhje me për-pjekjet e saj për të gjetur një vend pune. Nga jeni dhe ku keni studiuar?

Unë jam nga Tirana dhe kam lindur e ver-bër, por kjo gjë nuk më ka penguar për të studiuar dhe për t’u angazhuar në aktivitetet e mia me shoqërinë. Shkollën 9-vjeçare e kam

kryer tek Instituti i të Verbërve, “Ramazan Kabashi”. Kurse, aktualisht vazhdoj vitin e tretë në gjimnazin “Partizani”. Si janë rezultatet tuaja në mësime, si dhe a keni vështirësi në studimin e literaturës?

Tek instituti kam pasur rezultate më të mira, (mesatare 9.6) sepse shkolla ka qenë e specializuar për personat e verbër, kurse në gjimnaz e kam pasur të vështirë, pasi librat në “Brail” vonoheshin dhe më vinin pjesë-pjesë, atëherë kur unë e kisha mbaruar simestrin edhe pse kërkesën për t’u pajisur me libra e bëja që në qershor. Gjithsesi, kam qenë më e privilegjuar në krahasim me të verbërit e tjerë, sepse vetëm unë kam patur librat në “Brail”. Gjithashtu, nëna ime më ka mbësh-tetur, pasi ajo lexonte një pjesë të literatures me qëllim që unë ta mësoja. Vitin e parë të gjimnazit u vlerësova me mesatare nëntë dhe tani vazhdoj të kem mesatare të lartë. Cili është profesioni juaj i preferuar dhe përse kërkoni që të punësoheni?

Pasioni im është gazetaria, sepse më tërheq shumë si profesion, për vetë faktin se komunikon me njerëzit si dhe evidenton problematikat e ndryshme shoqërore. Por, prej disa muajsh unë jam interesuar që të punoj part-time, që të jem sa më afër punës për të përgatitur veten, me qëllim që më tej të njihem me sfidat dhe kënaqësinë që të ofron puna. Pikësëpari, çdo njeri që kërkon punë ka nevojë për të ardhura dhe gjithashtu angazhimi të bën që të kalosh një pjesë të madhe të ditës. Nëse qëndron gjithë ditën në

kafe, ashtu siç qëndrojnë një pjesë e madhe e të rinjëve sot, atëherë çfarë të mire mund të të sjellë jeta nesër. Aktualisht, unë jam e angzhuar tek “Shoqata Kombëtare e të Ver-bërve të Shqipërisë”, ku kam kontribuar në orientimin e lexuesve rreth njohurive që ata duhet të marrin në bibliotekë. A keni vështirësi financiare përsa i përket jetesës suaj?

Pjesën më të madhe të shpenzimeve deri më sot na i kanë mundësuar prindërit, por aktualisht jam 19 vjeç dhe dua që t’i përba-lloj vetë shpenzimet e shkollës. Unë vi nga një familje e thjeshtë dhe jo e pasur, ku jemi shumë pjesëtarë, (motra, dy vëllezër si dhe prindërit). Ka ardhur koha që çdo gjë në jetë ta bëj vetë, pasi unë nuk do të jem gjithë jetën me prindërit, prandaj duhet të mendoj që tani për pavarësinë ekonomike. Në fakt ligji parashikon që 1 në 24 punonjës të adminis-tratës duhet të jenë me aftësi të kufizuar, por kjo gjë duhet të zbatohet, pasi realiteti tregon që shumë pak prej nesh mund të gjejnë një vend pune. Nuk dua të përjashtohem nga shoqëria dhe të mos shihem si një indvid që ka aftësi të kufizuar e s’mund të bëjë asgjë. Është krejt e kundërta, ne jemi të aftë që të punojmë në punë të përshtatshme për kate-goritë tona. Ndihemi të diskriminuar, pasi punëdhënësit na thonë “jo” menjëherë, duke vendosur pengesa, duke mos na dhënë mun-dësinë që të provojmë aftësitë tona.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

19-vjeçarja, e verbër: Kërkoj të punësohem, pasi jemi familje e varfër!

Ida Kumria

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 190

E MËRKURË, 12 SHTATOR 2012 77 NEWS

T. D ofron vend pune Account Manager/Horeka. Të interesuarit CV në e–mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

INTERVISTË

"Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021 në Peshkopi"

Petrit Cena, qytetar i Peshkopisë, në një intervistë për "77 News" shprehet se

ky qytet ka nevojë për investime në shumë sektorë. Sipas tij, rindërtimi i fabrikës së qumështit, të prodhimit të vajit të mis-rit apo edhe hapja e pikës doganore të Peshkopisë do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të qytetit si dhe në krijimin e hapësirave të reja të punësimit.-Si paraqitet situata e punësimit në qyte-tin e Peshkopisë?

Punësimi është problem në qytetin tonë, sidomos për brezin e ri. Hapësirat janë të pakta pasi këtu shumë sipërmarrje të dikurshme nuk funksionojnë më, kjo ka rritur edhe papunësinë. -Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situatën?

Mendoj se duhet të rihapet fabrika e qu-mështit, e përpunimit të reçelit si dhe ajo e prodhimit të vajit të misrit. Peshkopia ka shumë prodhime cilësore por mbeten të pashfrytëzuara. Sektori privat duhet t'i rishohë me vëmendje këto të fundit. Gji-thashtu, mendoj se duhet të rihapet pika doganore dhe të zhvillohet bujqësia. Ne kemi mundësi të eksportojmë dhe jo të importojmë produkte nga Maqedonia. Një tjetër mundësi për të rritur të ardh-urat është edhe zhvillimi i bujqësisë, e cila do të ndodhë, vetëm nëse fermerët suvencionohen si dhe nëse krijohet tregu për produktet që ata prodhojnë.-Si funksionon sistemi arsimor në Pesh-kopi?

Ka shumë probleme në arsim. Stafi pedagogjik në të shumtën e rasteve nuk vlerëson nxënësit që e meritojnë por ata që japin rryshfet. Gjithashtu edhe infrastruk-tura në godina nuk është në parametrat e duhura për të zhvilluar normalisht orët mësimore. Mendoj se ka ardhur koha të

luftohet korrupsioni në shkolla, të rishihet sistemi i vlerësimit që i bëhet nxënësve.-Si funksionojnë shërbimet sociale?

Ndihma ndaj familjeve në nevojë apo edhe për personat me aftësi të kufizuar është e pakët. Duhet të ndërmerren poli-tika më favorizuese dhe më të rrepta për të përkrahur këto kategori shoqërore. Dhënia e banesave sociale duhet të bëhet në bazë të ligjit që do të thotë se duhet ta marrë ai që e meriton dhe jo persona që kanë lidhje me pushtetin vendor, apo që japin para nën dorë.-Lëvizja Shqipëria e Re do të organizojë në qytetin e Peshkopisë tryezën e rrum-bullakët me temë "Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021", ku synohet të merren ide konkrete, sugjerime nga të rinjtë e këtij qyteti. Kjo forcë e re politike, në fund të tryezave të tilla, të cilat po i shtrin në të gjithë Shqipërinë, do të përpilojë një platformë për ta deleguar në institucio-net që kanë fuqi vendimmarrëse. Si i shihni të tilla organizime?

Kjo është një gjë shumë e mirë sepse dalin në pah idetë e të rinjëve, të cilat shpresojmë të mos mbeten thjesht në kuadrin e ideve.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Cena: Të rindërtohen sipërmarrjet e dikurshme për të sjellë zhvillim dhe punësim!

Petrit Cena

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 190

E MËRKURË, 12 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Macja, kafsha më e hershme e shtëpisë!

Mali i rrethuar me gardh elektrik!

MEGATEK S.A ofron pune Manaxher Rajonal Shitjesh. Të interesuarit CV Në e–mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Qeveria Keniane ka aprovuar një propozim për të ndërtuar një gardh të madh elektrik përgjatë malit më të lartë të vendit, mali Kenia 5199 m. Plani, i cili është mbështetur nga grupet e ruajtjes, është zhvilluar për të ndihmuar në mbajtjen larg të kafshëve të egra nga toka bujqësore dhe në moslejimin e tyre që të shkatërrojnë bimët.Projekti është një bashkëpunim midis Ark Rhino, një organizatë dedikuar mbrojtjes në Kenia, Kenia Wildlife Service dhe Kenia Forest Service. Të tre grupet mendojnë se gardhi elektrik, jo vetëm që do të mbrojë bimësinë, por edhe kafshët, pasi gjatë kohës që ato hyjnë në tokat bujqësore kërcënohen nga fermerët. Nga ky projekt do të rrethohen 2000 km2 tokë dhe gardhi do të jetë 2 m i lartë dhe një metër nën tokë. Ndërtimi i tij ka nisur dhe pritet të përfundojë në 2014, ndërsa projekti në tërësi është planifikuar të zgjasë 5 vjet, ku do të ketë një kosto prej 11.8 milion dollarë.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Shkencëtarët thonë se një varr në ishu-llin mesdhetar të Qipros ka provuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme, gati 9 500 vjeçare. Studiuesit fran-cezë thanë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit.

Kjo, sipas tyre, sugjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas

vdekjes së të zotit të saj.Shkencëtarët besojnë se macet e egra u

afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat.

Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë.

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 190

E MËRKURË, 12 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Me Hënën në aspekt negativ në shenjën e Gaforres ka mundësi që sot t'iu duhet të bëni një sforcim shumë të madh për të kuptuar dëshirat e personit të dashur.

Demi: Solidariteti është i rrallë dhe i rëndësishëm. Sot falë Hënës në shenjën e Gaforres do të keni një demostrim që do iu lejë me gojë hapur.

Binjakët: Ritmet tuaja nuk janë të lehta për t'u ndjekur nga të tjerët.

Gaforrja: Prezenca e Hënës në shenjën tuaj inaguron një ditë të mbushur me shumë fat.

Luani: Të pajtoni jetën profesionale me atë private nuk është aspak e thjeshtë por ju do ia dilni mbanë falë Venusit.

Virgjëresha: Hëna e ëmbël në shenjën e Gaforres iu bën më të dhembshur përballë personave të afërt që janë në vështirësi.

Peshorja: Të merrni vendimet tuaja dhe të mbroni idetë tuaja është shumë mirë, mjafton që të tjerët të mos lëndohen.

Akrepi: Do të jenë përkujdesjet e vogla ato që do të përforcojnë marrëdhënien tuaj me partnerin.

Shigjetari: Venusi në shenjën e Luanit iu jep shumë fat në këtë moment. Dashuria është e mbushur me pasion.

Bricjapi: Vazhdon kundërshtia e Hënës në shenjën e Gaforres që mund t'u shtyjë të bëni ndonjë pakujdesi në dashuri.

Ujori: Jeni të prekur nga një mungesë e theksuar entuziazmi e shfaqur më shumë nga Venusi në shenjën e Luanit.

Peshqit: Hëna në shenjën e Gaforres sot do të jetë një aleate e fuqishme për ju.

KAPPAOIL ofron vend pune Menaxher Shitjesh për Industrinë. Të interesuarit CV në e –mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Kledio Halilaj studion Shkenca Politike në universitetin "Vitrina". Sëbashku

me motrën e tij, ata na pritën në shtëpinë e tyre, duke ndarë me ne një pjesë të kohës së tyre. Kledio jeton në Golem, aty ku u ndal stafi pedagogjik i universitetit "Vitrina" dhe stafi i "77 News", për të vijuar takimet e pro-jektit "Vitrina në Familje". "Jam angazhuar prej kohësh në forume politike, madje ak-tualisht bëj pjesë edhe në një parti politike, kjo ka qenë arsyeja për ta njohur dhe për ta studiuar këtë degë", shprehet Kledio. Për Kledion, puna e pedagogëve është për t'u përshëndetur. "Pedagogët janë shumë të aftë dhe kanë një mësimdhënie cilësore, ndërko-hë vetë universiteti ofron një mjedis shumë

të sigurtë'', thotë Kledio. Në këtë intervistë, Kledio na tregon edhe për aktivitetet që janë organizuar nga universiteti "Vitrina". "Kemi patur një aktivitet në Berlin të Gjermanisë, një bashkëpunim mes universitetit "Vitri-na" dhe një OJQ-je, ishte një eksperiencë e pakrahasueshme, një shkëmbim kulturash që na ofroi shumë informacion dhe dije'', na tregon Kledio. Ai është në nivelin master të studimeve dhe ka shumë synime për të ardhmen. Në fund të intervistës, ai thotë se përveç studimeve, unë jam dhe do të jem pjesë e politikës, për të dhënë kontributin tim që të synoj të eci lart e më lart.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Kledio Halilaj: Do të jem pjesë e politikës dhe do të jap kontributin tim!

Kledio Halilaj

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 190

E MËRKURË, 12 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 290 euro deri më datë 17.09.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 17.09.2012

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Tae Kwon Do është një sport luftarak me origjinë dhe disiplinë koreano-

jugore. Ai renditet ndër sportet më të bukura olimpike dhe është mjaft i shtrirë dhe i përhapur në të gjithë botën, tashmë edhe në Shqipëri. Këtë lloj sporti e ofron më së miri palestra “Ortek” me pronar Z.Julian Caca e cila ndodhet në Rrugën "Irfan Tomini 2", Tiranë 1020 Albania (Ish stacioni fundit i Tiranës së Re, prapa Emporiki Bank). Z. Caca është një mjesh-tër i afirmuar, me një eksperiencë 15-vje-çare në këtë lloj sporti, i cili ka krijuar një ekip mjaft të mirë në këtë disiplinë. Ekipi i tij është i organizuar në tre grupe dhe janë më shumë se 60 sportistë, pjesë-tarë të kësaj palestre dhe fitues të shumë medaljeve kombëtare. Ai është bërë pjesë e këtij sporti luftarak që në moshë fare të re në Athinë dhe është disa herë fitues i Medaljes së Artë të Kampionateve Kom-bëtare të Tae Kwon Do-s. Ky sport dhe kjo palestër janë bërë pjesë e ushtrimit sportiv luftarak për shumë fëmijë të vegjël, nga mosha tre-katër vjeçare e deri tek të rritu-rit energjik. E gjithë kjo, falë këtij trajneri dhe mjeshtëri të madh, i cili ka hartuar një program stërvitor shkencor me ushtrime të kombinuara dhe është një mësues i pazëvendësueshëm i kësaj disipline. Kush ka ndjekur nga afër një seancë stërvitore në Tae Kwon Do, në palestrën "Ortek" është mahnitur me bukurinë, saktësinë, përpikmërinë, guximin dhe shkathtësinë e lëvizjeve të garuesve të vegjël luftarakë. Ushtrimet shoqërohen herë pas here edhe me brohoritje dhe efekte zanore nga vetë garuesit, duke i dhënë një bukuri të veçan-të lojës dhe garës sportive. Sipas mjeshtër Julianit, në momentin që garuesi broho-ret, çliron energjitë në mënyrë fizike dhe

psikologjike, duke ushqyer me oksigjen trupin dhe trurin njëkohësisht. Nëse dëshironi të kontaktoni dhe të bëheni pjesë e pandashme e kësaj palestre dhe këtij sporti, jeni të mirëpritur nga z.Caca,

i cili vë në dispozicionin tuaj adresën e-mail: [email protected] dhe cel: +355 69 45 73 548.

Nga Arberora LetiPër më tepër: www.77news.al

Julian Caca, mirëpret të gjithë ju apasionues të sportit Tae Kwon Do!