Financat ushtrime 1-3
-
Upload
menaxherat -
Category
Education
-
view
677 -
download
18
Transcript of Financat ushtrime 1-3
10/27/2015
1
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI EKONOMIK
Viti akademik 2015 / 2016
Ass. Sead Ujkani
FINANCAT
Ushtrime / Java 1 - 3
TË DHËNA BAZIKE TË LËNDËS
Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik
Titulli i lëndës: Financat
Niveli: Baçelor
Statusi i lëndës: Obligative
Viti i studimeve: II-të
Vlera në kredi-ECTS: 6
Grupet e ushtrimeve:
E hënë (S9)
11:30-12:15
12:15-13:00
13:15-14:00
14:00-14:45
E mërkurë (S10) 16:45-17:30
17:30-18:15
Kuptimi i Financave
Pse studiojmë Financat?
Evoluimi historik i shkencës së
Financave
Fushat kryesore
të studimit të
Financave
HYRJE
Qëllimi i lëndës
Metodologjia e punës
Rezultatet e pritura
Literatura
FINANCAT
Pyetje / Diskutime
10/27/2015
2
QËLLIMI I LËNDËS
Të ju ofrojë studentëve njohuri rreth:
• shkencës së Financave,
• koncepteve themelore financiare dhe atyre bankare,
• kuptimin dhe rëndësinë e parasë,
• sistemin monetar si dhe atë bankar,
• njohuri themelore për tregun financiar dhe sistemin monetar
ndërkombëtar.
Të kuptojmë se si të menaxhojmë burimet financiare;
Të kuptojmë botën e financave;
Të përvetësojnë konceptet themelore financiare si vlerën në kohë të parasë,
vlerësimin e aseteve, rrezikun dhe kthimin, buxhetimin e kapitalit.
Ushtrime një herë në javë sipas grupeve përkatëse;
Përvetësim i koncepteve kyçe për tematikën e trajtuar gjatë
ligjëratës;
Përsëritje gjatë orës së ushtrimeve të temës së trajtuar gjatë
ligjëratës nga Profesori i lëndës;
Pyetje teorike dhe diskutime;
Detyra praktike sipas tematikave të lëndës;
Konsultime të tjera sipas nevojës përmes kontaktit:
METODOLOGJIA E PUNËS
REZULTATET E PRITURA
• Të kuptojnë parimet themelore të financave bashkëkohore ;
• Të kuptojnë se si të krijojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë
efiqente asetet e tyre financiare në tregun financiar;
• Të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e tregut financiar;
• Të jenë në gjendje që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në afarizmin e
ndërmarrjeve;
• Të bëjnë planifikimin financiar afatshkurtër dhe afatgjatë dhe
të përpilojnë pro-forma Raportet financiare, duke siguruar kështu një
kontakt të afërt me praktikën e ndërmarrjeve.
10/27/2015
3
BURIMET E LITERATURËS
LIGJËRATA TË AUTORIZUARA - Prof.dr. Driton Balaj;
FINANCAT - Prof.dr. Sabahudin Komoni
(Botim i katërt, UP-Fakulteti Ekonomik, Prishtinë, 2008);
Botime tjera që përputhen me tematikën e trajtuar gjatë ligjëratave,
punime të ekspertëve të ekonomisë nga lëmi i Financave etj.
KUPTIMI I FINANCAVE
Shprehja financa rrjedh prej fjalës “finis” që do të thotë kufi, fund, mbarim.
Termi financë inkorporon më vete këto kuptime:
Studimin e parasë dhe të aseteve tjera;
Menaxhmentin e atyre aseteve;
Menaxhimi i riskut të projekteve;
Si folje, "të financojë" është të mbledh fonde për aktivitetin në biznes.
Shkenca e financave është ngushtë e lidhur me paratë, sepse pa para nuk ka financa.
Nocioni financa përfshinë në përgjithësi:
• Marrëdhëniet monetare;
• Aktet dhe veprimet me të cilat krijohen marrëdhëniet e pronësisë
juridike të shprehura na para.
………………………………………………………………………………………
Financa ka rolin kryesor pasi ajo merret me vendimet që kanë të bëjnë
me përdorimin dhe rritjen e vlerave monetare nga njësitë ekonomike.
KUPTIMI I FINANCAVE
10/27/2015
4
KUPTIMI I FINANCAVE
Financat janë disipline shkencore e cila studion dukuritë, marrëdhëniet
dhe institucionet e lidhur me:
• Krijimin;
• Grumbullimin;
• Shpërndarjen;
• Rishpërndarjen;
• Shpenzimin dhe
• Udhëheqjen me mjete monetare …
… me qëllim të plotësimit të nevojave të përgjithshme.
PSE DUHET TË STUDIOJMË FINANCAT?
Robert MERTON (Nobelist në shkencën e Financave) , tregon pesë arsye kryesore, si vijojnë:
1. Të aftësohen për të administruar e përdorur si duhet pasurinë personale;
2. Të aftësohen të trajtojnë dhe të menaxhojnë problemet e tregtisë dhe ato të biznesit;
3. Të fitojnë një profesion interesant,te bukur dhe që të bëhen të pasur;
4. Të marrin vendime publike te drejta, si qytetare të mire;
5. Të kuptojnë botën, të pasurojnë shpirtin dhe të zgjerojnë hapësirat e inteligjencës.
Karriera në fushën e financës është pa asnjë dyshim një prej
“çelësave të artë” për të hapur portën e parajsës së pasurisë.
Nga statistikat rezulton që drejtorët e përgjithshëm në subjekte
të ndryshme, në mbi 68 % të rasteve kanë filluar karrierën në lëminë e
financave.
Nuk mund të jesh drejtues i suksesshëm, pa qenë financier….e
kundërta ndodh në të vërtetë.
Gjatë dy dekadave të fundit, çmimi Nobel në ekonomi i është
akorduar tetë herë kërkuesve nga lëmi i financës.
“ Financa është mbretëresha e shkencave ekonomike “ / Paul Samuleson
PSE DUHET TË STUDIOJMË FINANCAT?
10/27/2015
5
Financa përfshin tërë procesin lidhur me përdorimin, administrimin dhe transferimin e parave ndërmjet individëve, bizneseve, instit.
financiare, tregjeve financiare dhe qeverive.
Ajo është fushë e gjerë dhe dinamike, ndërsa ndërlidhet me
aktivitetet e çdo individi, firme biznesi, qeverie dhe organizate
financiare, private ose publike me objektiv fitimin ose jofitimprurëse.
HYRJE NË FINANCA
FUSHAT KRYESORE TË STUDIMIT TË FINANCAVE
Financa është shkenca e menaxhimit të vlerave monetare e
pasurore të ekonomive familjare, biznesit dhe shtetit.
…fushat kryesore të studimit të financave janë:
Financat Publike;
Financat e Biznesit;
Financat Personale.
• Financat personale kanë të bëjnë me administrimin e parave,
të cilat përdoren për shpenzimet e përditshme, për kursim dhe
për kryerjen e investimeve. Vendimet financiare personale lidhen
me llogaritjen e parave të nevojshme në çdo fazë të jetës.
• Financat e biznesit konsistojnë kryesisht në sigurimin dhe
administrimin e fondeve të nevojshme për financimin e
aktivitetit të biznesit.
FUSHAT KRYESORE TË STUDIMIT TË FINANCAVE
10/27/2015
6
Financat Publike kanë të bëjnë me atë se si qeveritë mbledhin
para, si shpenzohen këto para dhe efektet e këtyre aktiviteteve
në ekonomi dhe në shoqëri.
Financat publike kanë në fokus të studimit mënyrën se si qeveritë
në të gjitha nivelet (kombëtare, shtetërore dhe lokale) i ofrojnë
publikut shërbime të dëshiruara dhe se si ata sigurojnë burimet
financiare për të paguar për këto shërbime.
FUSHAT KRYESORE TË STUDIMIT TË FINANCAVE
Gjithçka e lidhur me…:
paranë apo me transaksione të këmbimeve monetare,
shpenzim në para apo me sigurimin e një shume të parave,
…është e quajtur në gjuhën popullore thjesht financë.
KUPTIMI I FINANCAVE
Financa përfshin tërë procesin lidhur me përdorimin, administrimin dhe transferimin e parave ndërmjet individëve, bizneseve, instit.
financiare, tregjeve financiare dhe qeverive.
Financa si disiplinë ekonomike, quhet shkenca dhe arti i menaxhimit
të flukseve të parasë. Si edhe shkencat tjera ekonomike ajo studion
alokimin e burimeve.
KUPTIMI I FINANCAVE
Financa është studimi se si individët, firmat, institucionet
financiare dhe qeveria shpërndajne burimet e kufizuara
financiare me kalimin e kohës në një botë të pasigurtë.
10/27/2015
7
PSE DUHET TË STUDIOJMË FINANCAT?
• Financa është analizë;
• Financa është e bazuar në parimet ekonomike;
• Financa përdor informacionin e kontabilitetit si një input për
vendimmarrje;
• Financave është studim i mënyrës së investimit të mirëfilltë dhe
rritjes së produktivitetit të parasë.
• Të kuptuarit e Financave ju mundëson të vlerësoni flukset e
pasigurta të keshit.
HYRJE NË FINANCA
Teoria financiare përbëhet nga:
- një sërë konceptesh që ndihmojnë për organizimin e të menduarit
për shpërndarjen e burimeve;
- grup të modeleve sasiore që përdoren për të ndihmuar në
vlerësimin e alternativave, vendimmarrje të mirëfilltë menaxheriale
si dhe për zbatimin e tyre.
Financa është e lidhur veçanërisht me ekonomiksin dhe kontabilitetin.
•Drejtuesit financiar duhet të jenë të aftë të përdorin teoritë ekonomike
si udhëzues për veprime efikase në biznes.
•Njohuritë bazë të ekonomiksit si: ligjin e ofertës dhe kërkesës,
strategjitë e maksimizimit të fitimit dhe teorinë e çmimeve, janë të
domosdoshme për të kuptuar ambientin financiar dhe teknikat e
marrjes së vendimeve.
HYRJE NË FINANCA
10/27/2015
8
VENDIMET FINANCIARE TË FAMILJEVE
• Vendimet për konsum dhe kursim – ç’pjesë të të ardhurave të tyre
duhet të konsumojnë dhe cilën pjesë të kursejnë për të ardhmen?
• Vendimet investive - Si duhet të investojnë paratë që kanë kursyer?
• Vendimet financiare - Kur dhe si duhet të përdorin paratë e të
tjerëve për të zbatuar planet e tyre të konsumit dhe investimit?
• Vendimet për menaxhimin e rrezikut - Si dhe në cilat kushte,
familjet duhet të reduktojnë pasiguritë financiare me të cilat përballen?
• Planifikimi strategjik
…Me çfarë biznesi firma dëshiron që të merret;
• Vendimet per buxhetimin e kapitalit
…Identifikimi i ideve për projekte të reja investive;
… Vlerësimi i projekteve dhe vendosja se cilin nga ata të përzgjedhin;
… Zbatimin e tyre si dhe një plan për blerjen e pasurive dhe për trajnimin e personelit.
• Vendimet financiare (Struktura e kapitalit) … Një plan financimi të realizueshëm;
…Vendimet se deri sa borxh dhe kapital firma duhet të ketë;
… Gamë të gjerë të instrumenteve financiare .
VENDIMET FINANCIARE TË FIRMAVE
ROLI I MENAXHERIT FINANCIAR
10/27/2015
9
PËRSËRITJE…
PYETJE & DISKUTIME
• Cila fushë e financave merret me veprimtari të tilla si huamarrja
e fondeve për të financuar projekte të tilla si futja e një produkti
të ri në treg?
a) Menaxhimi i kapitali punues;
b) Financat ndërkombëtare;
c) Investimet;
d) Financat e biznesit.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
• Procesi i planifikimit, vlerësimit, përzgjedhjes dhe
menaxhimit financiar të projekteve operative afatgjata të
kompanisë quhet …:
a) Buxhetimi i kapitalit;
b) Strukturë e kapitalit;
c) Menaxhim i llogarive të arkëtueshme;
d) Menaxhimi i kapitali punues.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
10/27/2015
10
• Mjetet me të cilat një kompani financiohet i referohen…:
a) Menaxhimi i kapitali punues;
b) Buxhetimit të kapitalit;
c) Strukturës së kapitalit;
d) Menaxhim i llogarive të arkëtueshme.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
• Cila nga të mëposhtmet nuk është një çeshtje/pyetje në
strukturën e kapitalit?
a) Një kompani zgjedh për të blerë më shumë kamionë;
b) Një firmë e prodhimit zgjedh për të marrë zbritje për të paguar
llogaritë e pagueshme në fillim;
c) Një firmë me pakicë zgjedh të përdorë një furnizues të ri;
d) Asnjë nga të mësipërmet.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
• Buxhetimi i kapitalit është përcaktuar më së miri nga cila
pyetje në vijim?
a) Si do ta financojmë produktin tonë dhe shërbimet që ofrojmë?
b) Në çfarë biznesi jemi ne?
c) Si do të menaxhojmë nevojat tona financiare?
d) Cila është zgjidhja më e mirë për qeverisjen korporative?
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
10/27/2015
11
• Struktura e kapitalit është përcaktuar më së miri nga cila
pyetje në vijim?
a) Si do ta financojmë produktin tonë dhe shërbimet që ofrojmë?
b) Në çfarë biznesi jemi ne?
c) Si do të menaxhojmë nevojat tona financiare?
d) Cila është zgjidhja më e mirë për qeverisjen korporative?
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
• Individët marrin përgjegjësi për financat e tyre personale
me vendime të tilla si:
– Kur të fillojnë dhe sa të kursejnë për pensionim;
– Nëse posedimi i një makine përmes kredisë ose qirasë
është më i levërdishëm;
– Nëse investimi në aksione është investimi profitabil;
– Si të vlerësojnë kushtet për një investim afatgjatë.
VENDIMET FINANCIARE TË INDIVIDËVE
• Në karrierën e biznesit tuaj, ju mund të përballeni me pyetje të tilla si:
– A duhet firma të lansojë produktin e ri?
– Cilin furnitorë duhet të zgjedh firma juaj?
– A duhet firma juaj të përdorë burimet e jashtme “outsource”
për prodhimin e produktit?
– A duhet firma të zgjedh emitimin e aksioneve apo huazimin e
parave?
– Si mund të arkëtoni më shumë para për biznesit tuaj?
VENDIMET FINANCIARE TË BIZNESIT
10/27/2015
12
– Menaxheri financiar luan një rol kritik brenda secilës njësi ekonomike. Vendimet e mundshme përfshijnë:
• Cfarë produkti të prodhojmë?
• Si të paguajmë për zhvillimin e produktit?
• Çfarë fitime të presim dhe si t’i kthejmë fitimet tek
investitorët?
– Menaxheri financiar sipas përgjegjësive e bën të gjithë këtë me qëllim të maksimizimit të vlerës e firmës.
MENAXHERI FINANCIAR
• Sistemi financiar është një rrjet institucionesh dhe tregjesh, të
cilat lehtësojnë transaksionet financiare midis individëve,
bizneseve dhe qeverisë.
• Sistemi financiar i një vendi është tërësia e tregjeve, insitucioneve
financiare dhe njësive tjera ekonomike që nëpërmjet mekanizmave
dhe instrumenteve financiare realizojnë një shumëllojshmëri
marrëdhëniesh monetare në formën e shkëmbimeve apo përdorimeve
të tyre për nëvoja të caktuara.
SISTEMI FINANCIAR
***Subjektet me tepricë të mjeteve (STM) kanë të ardhura më
të mëdha se shpenzimet në një periudhë dhe si rrjedhojë e kësaj
ata mund të kursejnë.
***Subjektet me mungesë të mjeteve (SMM) kanë shpenzime
më të mëdha se të ardhurat në një periudhë të caktuar.
SISTEMI FINANCIAR
10/27/2015
13
Njësitë ekonomike që shpenzojnë më pak së sa të
ardhurat quhen njësi suficitare ose njësi me teprice fondesh.
Teprica e të ardhurave mbi shpenzimet për një periudhë
kohe quhet kursim për ekonomitë familjare, fitim për sektorin e
biznesit dhe suficit për sektorin shtetëror.
SISTEMI FINANCIAR
Njësitë ekonomike që sigurojnë më pak të ardhura se sa
shpenzime quhen njësi deficitare ose njësi me mungesë fondesh.
SISTEMI FINANCIAR
Sistemi financiar – rrjet i tregjeve dhe institucioneve për t’i bashkuar
kursimtarët dhe huazuesit bashkë.
Në sistemin financiar behët e mundur rrjedha e kursimeve,
investimeve dhe tregtimi i instrumenteve financiare.
Sistemi financiar është truri i ekonomisë së tregut.
SISTEMI FINANCIAR
10/27/2015
14
Sistemi financiar përbehet nga tre komponentë kryesore:
•Instrumentet financiare;
•Tregjet financiare;
•Institucionet financiare.
SISTEMI FINANCIAR
Sistemi financiar ofron:
Ndarjen e rrezikut / Likuiditetin / Informimin.
Instrumentet financiare paraqesin mjete për kursimtarët
dhe detyrimet për huamarrësit.
SISTEMI FINANCIAR
1. Një sistem financiar siguron mënyrat për shlyerjen dhe
likuidimin e pagesave për të lehtësuar shkëmbimin e
mallrave, shërbimeve dhe aseteve;
FUNKSIONET BAZË TË SISTEMIT FINANCIAR
10/27/2015
15
2.
Një sistem financiar siguron mekanizmin për
bashkimin e fondeve të nevojshme për kryerjen e një
sipërmarrjeje në vlerë të madhe dhe të pandashme, si dhe
ndarjen e pasurisë në sipërmarrje më të vogla me shumë
pronarë;
FUNKSIONET BAZË TË SISTEMIT FINANCIAR
3.
Sistemi financiar siguron mënyrat për transferimin e
burimeve ekonomike në kohë midiv vendeve dhe ndërmjet
industrive;
FUNKSIONET BAZË TË SISTEMIT FINANCIAR
4.
Sistemi financiar siguron mënyrat e
menaxhimit të pasigurisë dhe kontrollit
të riskut;
FUNKSIONET BAZË TË SISTEMIT FINANCIAR
10/27/2015
16
5.
Sistemi financiar siguron informacion mbi çmimet dhe
ndihmon në koordinimin e vendimeve financiare të
decentralizuara që merren në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë;
FUNKSIONET BAZË TË SISTEMIT FINANCIAR
6.
Sistemi financiar siguron mënyrat për të trajtuar
reagimet dhe qëndrimet që mbahen kur njëra palë në një
transaksion financiar ka një informacion që pala tjetër nuk e
ka, ose kur njëra palë është agjent i cili kryen veprimet për
llogari të një tjetri.
FUNKSIONET BAZË TË SISTEMIT FINANCIAR
– Subjektet që ofrojnë shërbime financiare, të tilla si
marrjen e depozitave, menaxhimin e investimeve,
ndërmjetësimin në transaksione financiare, ose dhënien
kredi.
INSTITUCIONET FINANCIARE
SISTEMI FINANCIAR
10/27/2015
17
• Cikli Financiar
1. Njërëzit kursejnë dhe investojnë paratë e tyre;
2. Përmes kredisë dhe aksioneve, paraja rrjedh tek
kompanitë të cilat e shfrytëzojnë atë për të
siguruar rritje përmes produkteve të reja dhe
gjenerimit të fitimeve dhe pagave;
3. Paraja pastaj kthehet prapa tek kursimtarët dhe
investitorët.
INSTITUCIONET FINANCIARE
SISTEMI FINANCIAR
Cikli financiar
SISTEMI FINANCIAR
PËRSËRITJE…
PYETJE & DISKUTIME
10/27/2015
18
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
> Në përgjithësi nuk është detyrë e menaxherëve financiarë të
sigurojnë që një firmë ka në disponim mjete financiare që i
duhen për transaksione ditore.
E saktë / Gabim
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
> Cila nga detyrat në vijim është zakonisht përgjegjësi e
kontrollorit dhe jo e arkatarit?
a) mbikëqyrja e raportimit kontabël dhe tatimet;
b) buxhetimi i kapitalit;
c) menaxhimi i kredisë;
d) marrja e vendimeve për investime;
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
> Cila nga të mëposhtmet nuk është një arsye pse MF duhet të ketë kujdes të madh në marrjen e vendimeve për investime?
a) Vendimet për investime përcaktojnë nëse firma do të shtojë vlerë për
pronarët e saj;
b) Vendimet për investime përcaktojnë drejtimet afatgjata në të cilat
kompania mund të lëvizë;
c) Vendimet për investime përcaktojnë përzierje të borxhit dhe të
kapitalit;
d) Vendimet për investime në mënyrë tipike përfshijnë kosto të
konsiderueshme të cilat duhet të peshohen me kujdes kundër
përfitimeve të tyre të mundshme.
10/27/2015
19
> Sistemi financiar është kryesisht një mekanizëm me të cilin:
a) huamarrësit mund të përdorin mjetet e kursimtarëve
derinë momentin kur kursimtarët edhe vetë kanë nevojë
për mjete;
b) paraja është vënë në qarkullim;
c) qeveria e vë në veprim planin e saj për ekonominë;
d) firmat e biznesit shpërndajnë mallrat e tyre.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
> Cila nga të mëposhtmet nuk është një shërbim i
rëndësishëm financiar i ofruar nga sistemi financiar?
a) ndarje e rrezikut;
b) profitabiliteti;
c) likuiditeti;
d) informacioni.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
> Duke siguruar dhe komunikuar informacionin, sistemi
financiar:
a) zvogëlon diferencën midis kthimit të bonove të thesarit
tremujore;
b) lehtëson për depozituesit individual procesin e kërkimit të
huamarrësve individual;
c) eliminon rrezikun për të investuar në tregun e aksioneve;
d) garanton për investitorët një kthim të arsyeshëm për paratë e
tyre.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
10/27/2015
20
> Sistemi financiar siguron ndarjen e rrezikut duke i lejuar:
a) huamarrësit për të marrë fonde në mënyrë direkte ose
indirekte;
b) kursimtarëve të fitojnë interes të liruar nga taksat;
c) huamarrësit të konvertojnë detyrimet në pasuri;
d) kursimtarëve për të mbajtur shumë asete.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME
> Likuiditeti :
a) është masa më e mirë në dispozicion për rrezikshmërinë e një aseti;
b) është një karakteristikë e parave, dhe asnjë aseti tjetër;
c) është lehtësia me të cilën një aset mund të shkëmbehet me para;
d) është në rënie për shumë asetë financiare, gjatë viteve 1990.
PËRSËRITJE / PYETJE & DISKUTIME