FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është...

30
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME VEPRIMTARIA LETRARE E ALI PODRIMJES Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Liresa Xhoshi Gjakovë 2019

Transcript of FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është...

Page 1: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

VEPRIMTARIA LETRARE E ALI PODRIMJES

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Liresa Xhoshi

Gjakovë 2019

Page 2: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

2

1. PËRMBAJTJA

1. Përmbajtja…………………………………………………………………………………...2

2. Abstrakt………………………………………………………………………………….......3

3. Hyrja……………………………………………………………………………………........4

4. Të dhëna për autorin…………………………………………………………………….......5

5. Veprimtaria letrare………………………………………………………………………......7

6. Përmbledhjet poetike……………………………………………………………………….10

7. Simbolet poetike……………………………………………………………………….......13

8. Analizë e poezive…………………………………………………………………………..18

9. Lum Lumi.............................................................................................................................23

10. Të tjerët për Ali Podrimjen.................................................................................................26

11. Përfundim............................................................................................................................29

12. Literatura.............................................................................................................................30

Page 3: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

3

2. ABSTRAKT

Letërsia bashkëkohore kaloi nëpër shtigje tepër të vështira duke u detyruar të

kufizohet brenda uniformës së ngushtë të metodës së realizmit socialist. Në vitet e parat ë

regjimit pati një lirshmëri sa i përket krijimtarisë letrare. Tema mbizotëruese e letërsisë së

këtyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta Nacional Çlirimtare. Gjuha e rrëfimit letrar dhe

protagonist ishin karakteristikë e veprave letrare të kësaj periudhe. Kemi mjaft shkrimtarë të

suksesshëm që bëjnë pjesë në këtë periudhë, ku në mesin e tyre kemi edhe shkrimtarin me

vlera mjaft të mëdha Ali Podrimja.

Podrimja e modernizoi, e evropianizoi poezinë shqipe, prandaj nuk është e

rastësishme që konsiderohet poeti më i përkthyer, pas Kadaresë. Është ndër poetët më të

shquar shqiptarë të lirikës atdhetare patriotike. Kjo poezi përshkohet nga ndjenja të thella e të

pasura atdhedashurie dhe nuk shprehet me parulla thirrje e brohoritje bombastike, por me fjalë

e shprehje të zgjedhura, të shpalosura me një mjeshtëri të rrallë artistike, me një figuracion

mjaft të pasur që përforcon thellësinë e mendimit të tij.

Ali Podrimja është poet i kursyer që me mjeshtëri e përdor çdo fjalë. Në vargjet e tij

nuk ka fjalë e shprehje të tepërta, të pavenda, prandaj edhe poezia e tij tingëllon bukur. Vargu

i tij është mjaft shprehës me figuracion të pasur ku dominojnë metafora, miti dhe simboli.

Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për popullin sepse shërbeu si mburojë

kundër sulmeve ndaj pushtetit serb në Kosovë. Pas Pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi

lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional

shqiptar.

Fjalët kyçe: Letërsia bashkëkohore, Ali Podrimja, poezia, atdhedashuria, simbolet, temat, etj.

Page 4: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

4

3. HYRJA

Objekt kryesor të shtjellimit në këtë punim diplome kam shkrimtarin e njohur të

letërsisë bashkëkohore. Ai është autor i më shumë se dhjetë vëllimesh me poezi të fuqishme

dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë shqiptare, si poet më në emër të

madh dhe në shkallë ndërkombëtare.

Si poet bashkëkohor shumë poezi të tij kanë për temë Kosovën, veprat e tij, kishin

qëllim që të zgjerojnë ndjenjën kombëtare, dhe që ishin motivim për të gjithë shqiptarët.

Ai e ka çliruar poezinë shqipe nga disa rregulla të ngurta metrike, siç është vargu i

thurur apo nga përmbajtja si fryma apologjike, brohoritëse e letërsisë së realizimit socialist.

Por ai sjell risi dhe vendos sqarime të reja krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik,

gjuha e alegorisë dhe ironizuese. Përveç poezisë ai ka botuar edhe dy libra në prozë dhe ka

botuar mjaft shkrime eseistike dhe publicistike. Në këto shkrime ai trajtonte, shqyrtonte

çështjet dhe problemet madhore të kombit, në këto shkrime nuk ka anime, tone ideologjike e

politike.

Ai ishte gjithmonë me kombin dhe tërë jetën punoi për të mirën e kombit, tërë

krijimtarinë e tij e vuri në shërbim të çështjeve madhore të popullit tonë.

Pra në këtë punim kam shtjelluar kryesisht veprimtarinë letrare të Podrimjes,

shkrimtar bashkëkohor me vlera të mëdha për të gjithë shqiptarët, kontributin që e ka japur

për të pasuruar letërsinë shqiptare me tema të ndryshme për të mbajtur njeriun e bashkuar

ndërkombëtarisht.

Për realizimin e këtij punimi kam përdorur më tepër metoda e analizës, ku janë

analizuar disa poezi të Podrimjes, gjithashtu edhe gjuha dhe stili që janë përdorur në veprat e

tij.

Page 5: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

5

4. TË DHËNA PËR AUTORIN

Ali Podrimja lindi më 1942 në Gjakovë ku edhe e kaloi rininë. Studioi gjuhë dhe

letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku edhe jetoi deri në fund të jetës. Periudha

vendimtare për formimin shpirtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957

botoi poezinë e parë në revistën “Jeta e re”. Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin

terrorin më të egër të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe

të shpërnguljeve më dramatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth

treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë

atmosferë agonie,që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lidhur dhe

shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga ky vërshim policor i

UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet

dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:

“Qaj rrafshi im i dashur,qaj!

Diellin tënd verbuar e kanë tytat

E vatrat shkimbur deri më një...”

Vargjet janë të shkëputur nga poemthi lirik “Hija e tokës”, të cilin Ali Podrimja e

shkroi në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi

përmbledhjen e parë me vargje elegjiake “Thirrje”. Më pas vijnë përmbledhjet “Shamijat e

përshëndetjeve” (1963), “Dhimbë e bukur” (1967), “Sampo” (1969), “Torzo” (1971) etj., deri

në veprën e tij mjeshtërore “Lum, lumi” (1982), që shënoi një kthesë në poezinë

bashkëkohore kosovare. Në vitet `80 e `90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si “Zari”,

“Buzëqeshje në kafaz” etj., deri te dy librat në prozë: “Burgu i hapur” (1998) dhe “Harakiri”

(1999).

Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta

kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është:

vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj.

Por ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e

ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut.

Synimi i poetit për t`u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t`i përcjellë ato, duke

shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë

të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse

këto parime poetike të Ali Podrimjes janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të

njihen si përvojë.

Page 6: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

6

Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për

krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë, janë përvojat, nga

të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në

shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal

të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me

individualitetin e vet formuar të ndryshëm nga të tjerët.

Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare “Jeta e re” kur ishte në

gjimnaz, gjë që e integroi përkrahësin e talenteve të reja, Esad Mekulin, të merrej me të dhe

ndihmonte formimin e tij si poet. Rrethanat e vështira politike gjatë viteve `60 dhe ato

familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit

rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, “Lum, lumi”. Poezia e tij ka bërë që poezia

shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë

gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjes karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe

simbolet e papritura. Ali Podrimja ishte Anëtar i Qendrës Evropiane të Artit të Greqisë.

Më 18 korrik2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë.

Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i

shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.

Page 7: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

7

5. VEPRIMTARIA LETRARE

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot

nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe

në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të

konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë më lartë

ndjeshmërie. Po të përqendrohemi në rrugën dhe ecurinë për këto dyzet vjet mund të themi

me plot bindje se Ali Podrimja e filloi rrugën e vet poetike nën ndikimin dhe frymëzimin gati

magjepsës nga e kaluara e kombit dhe e Kosovës. Në këtë hark kohor poetik, nën fuqinë e

brishtë dhe të virgjër të lirikut, poeti ka arritur të njëjëzojë zërin e unit folës,me atë të unit

kolektiv. Më pas, sidomos në vëllimin poetik “Torzo”, që me të drejtë vlerësohet si kulmi

artistik i Podrimjes, uni lirik gradualisht, intimizohet, zhvishet nga patosi i unit kolektiv,

personalizohet.

Në këtë fazë të rrugës krijuese (rrethi tematik është gjithnjë në valët e lirikës

patriotike), uni përthyhet përmes filozofisë dhe botëkuptimit të poetit, tanimë të pjekur dhe të

formuar apo gërshetohet me reflekset e përjetimeve intime nga përditshmëria e poetit. Në

fazën e tretë, ku mund të radhiten dhe ciklet poetike “Mbi lumin”, si lirikë poetike ka prirje

për të zhveshur nga mbështjellja figurative e artikulimit poetik. Është kur poeti jo

domosdoshmërish dhe jo përherë, botën e vet e shqipton përmes një sistemi figurativ të

konsoliduar(simbolit dhe metaforës). Në vend të saj kemi një shqiptim të prerë, të

drejtpërdrejt, që kryesisht artikulohet përmes shkallëzimit të ironisë dhe në raste të rralla arrin

në sarkazëm dhe anatemë.

Pra poezia e Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është e pranuar e

vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes

koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet formuar, të ndryshëm

nga të tjerët.

Lirikat e frymëzimit poetik - Lirikat e frymëzimit tematik politik në krijimtarinë e Ali

Podrimjes, (sidomos ato të viteve nëntëdhjetë), degëzohen brenda tri refleksioneve: refleksi i

nxitur nga pushtuesi i tokës kosovare; refleksi i tjetër, i nxitur nga “hipokrizia e Evropës”,

qëndrimi i së cilës ndaj fatit shqiptar në çaste të caktuara historike ka qenë fatal dhe tragjik

për tërësinë e kombit dhe në fund, refleksi që nxitet nga pjesa e keqe e kombit të vet.

Page 8: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

8

Përballë “hordhisë pushtuese” poeti vë kalanë e tij mbrojtëse, të veshur simbolikisht,

siguri, kulla, muri, Rozafa, që përbëjnë korpusin e kështjellës shpirtërore të kombit me rrënjë

dhe origjinë antike në këtë truall dhe në këtë hapësirë.

Përmes kësaj lirike edhe pse të frymëzuar nga ngjarjet e ditës, poeti arrin të asimilojë

artistikisht lëndën nga e cila frymëzohet, të mos bjerë për asnjë çast në banalitet dhe aq më

pak në patriotizëm dhe folklorizëm të rremë.

Edhe indiferenca edhe dyfytyrësia e Evropës ndaj çështjes dhe fatit shqiptar, është

njëra nga vatrat që e ka nxitur, sidomos gjatë viteve të fundit, frymëzimin poetik të Ali

Podrimjes.

Ai e shpreh pezmin e vendimeve të padrejta të qendrave evropiane ndaj lirisë dhe

pavarësisë së shqiptarëve, duke u bërë thirrje shqiptarëve se duhet t’i dalin vetë çështjes së

tyre. Në kuadër të kësaj lirike që e emërtuam politike, poeti nuk lë pa fishkëlluar sjelljen e

atyre shqiptarëve që janë indiferentë ndaj dramës, të cilën e përjeton Kosova e aq më pak ndaj

atyre që me sjellje a veprime e pengojnë këtë luftë, duke vënë në shërbim të pushtuesit. Prirjet

për grindje dhe përçarje, për vënie kufijsh rajonalë, krahinorë, fisnorë dhe besimtarë janë

reflekse që e shkaktojnë shqetësim dhe dhimbje poetit. Si dukuri të ditës, në vargun poetik të

Ali Podrimjes së talentuar, ato kanë mundur të shndërrohen në vlera poetike që shënojnë

kulme të poezisë aktuale në Kosovë.

Ciklet poetike - Me të drejtë mund të thuhet se Ali Podrimja është ndër poetët më të

shquar të lirikës patriotike në poezinë aktuale shqiptare. Poemthi “Hija e tokës” është matricë

e përbashkët frymëzimi poetik dhe e cikleve Guri, Kulla, Cungu, Poema e heshtjes, Kali i

Trojes, Dëftore, Pylli, etj.

Edhe tek vargjet intime, familjare të poetit, madje edhe tek vargjet e përfshira në vëllimin

“Lum Lumi”, që janë vargje të dhembjes dhe pikëllimit për vdekjen e të birit (Lumit),

shqetësimi krijues për Kosovën dhe etninë është në sfond, prapavijë e përhershme, atmosferë

nisëse dhe përmbyllëse. Poetika e vargut të Ali Podrimjes, e çliruar nga konvencionet

tradicionale, shquhet për gjuhë ekspresive e të pasur figurative, për shqiptim të dendur,

dramatik dhe komunikativ. Është një poetikë në kërkim të pandërprerë për mundësi të reja e

origjinale të artikulimit të emocionit, të imagjinatës dhe filozofisë jetësore.

Shtylla standarde të korpusit figurativ në këto poezi janë emërtimet: Guri, Kulla,

Pylli, Cungu, Muri, Ura, etj. Poetika e Ali Podrimjes është e dendur me dramaticitet historik,

origjinal, përmes të cilit arrihet unifikimi i plotë mes individit dhe kolektivit, mes vetëdijes

individuale dhe asaj kolektive. Përmes simbolikës së tillë mitike dhe antike të fisit, Ali

Page 9: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

9

Podrimja arrin vlera universale të përgjithësimit artistik. Pikërisht në mbështetje të ngjyrimit

emocional, shpirtëror të fisit të vet, vlera krijuese e kësaj gjuhe arrin të marrë vlerë

gjithënjerëzore.

Page 10: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

10

6. PËRMBLEDHJET POETIKE

Ali Podrimja ka botuar vjershën e parë më 1957, në revistën letrare “jeta e re” këtu

e pesëmbëdhjetë vite më parë. Gjatë punës së frytshme krijuese prej një dhjetëvjetëshi, ai ka

pasur disa kthesa të shënueshme në krijim. Gjatë kësaj kohe, edhe pse jo të gjatë, poeti ka

kaluar nëpër këto faza krijimi, që shënohen në katër përmbledhje të tijat: Hija e tokës, Sampo,

Torzo, Zoo (në dorëshkrim).

Hija e tokës

Në Hija e tokës autori shpërthen, i cili ka pasur fatin e vështirë të të jatit dhe të

gjyshit, ndaj e këndon këtë si birë i tretë, si bir i dhjetë i vuajtjes dhe i mjerimit. Ky është fati i

njeriut, që me të lindur është i dënuar të jetojë dhe të luftojë kundër zot-njeriut-pushtues që

pushton mbi koka. Duke u nisur kësaj rruge të këngës është krijuar tipi i krijuesit si Promoteu.

Vjershat e kësaj poeme, që janë botuar më parë këtu e atje,dalin të komponuara në

një tërësi,këtu për herë të parë. Si pasojë e një bashkimi të tillë të mëvonshëm kemi këngë që

përsëriten shpesh në variante poetike, ose përsërisin vetëm nuanca kuptimore poetike të

këngëve, që i pasojnë, dhe shpesh ua zbehin vlerën artistike edhe atyre. Edhe kështu është

ndër poemat më të mira të llojit të letërsisë shqipe. Këtu e kemi një shprehje shpesh të fytyrë

si me qëllim e cila shpesh del më shumë si klithje me thirrje se si vlerë e vërtetë artistike e

dhembjes.

Fund e krye përshkohet nga problemi social i shqiptarëve,duke theksuar të gjitha

komponentët e tij: mërgimi, vuajtja, skamja, vrasja etj. Fuqia e kësaj poeme vërehet në pjesët

e saj epike, sepse lirika në shumë raste del si deklaratë e fryrë, apo na imponohet ky mendim,

ngase në këtë vepër autori sikur nuk ka pasur kujdes të madh për funksionin figurativ te

shprehjes, qe jemi mësuar ta hetojmë në poezitë e tjera të këtij poeti.

Nganjëherë klithjet dhe deklaratat pasojnë një varg të figurshëm, kështu që të

përjetuarit poetik bëhet monoton, poezia privohet nga vlera e saj me e madhe simbolike, i

vilet figurativiteti dhe mbetet si një komunikim normal gjuhësor.

Vepra është e shkruar si dialog në mes Tokës dhe të birit të saj, kjo e shikuar në

shpërnderimet poetike të Ali Podrimjes është një shkallë kaluese nga lirika subjektive, në

vjershat e tij të para, dhe vjershave me shprehje të fuqishme poetike në përmbledhjet e fundit.

Në këtë poemë në një anë është paraqitur gjendja e vështirë e shqiptarëve plot pesë shekuj, në

anën tjetër poeti e sheh shpesh dritën e bardhë mbi tokën e tij.

Page 11: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

11

Sampo

Në këtë përmbledhje janë prekur shumë anë të jetës dhe të vetë njeriut edhe nga e

jashtmja, edhe nga e brendshmja. Është më e madhe prania e mendimit krijim. Është flakur

manari rrëfimtar, që nga Hija e tokës gati del si karakteristike stilistike. Këndimi nga tipi i të

biseduarit me Ti ka kaluar në vetën e parë shumës, Na, që shpreh bashkimin dhe njësimin e

mendjeve dhe njerëzve drejt një qëllimi të synuar nga të gjithë dhe të dobishëm për të gjithë.

Këtu edhe vjershat mbi problemin social mbajnë, në indet poetike, natyrën dhe frymën e lirë

dhe hijen e çlirimit të plotë. Në këtë përmbledhje e kemi të zgjeruar interesimin poetik të Ali

Podrimjes, për qëndresën e njeriut tonë, për gjendjen e tij sociale.

Sipas Podrimjes puna ka vlerë të madhe vetëm nëse e bën njeriu në tokën e vet.

Mendimi mbi babën si njeri të pafajshëm, të ndershëm dhe të dashur, është përsëritur shumë

herë në poezi dhe Aliu kuptimin babë e përgjithëson në kuptimin komb, prandaj duke shkruar

qeshjen e tij shkruan vetë ngjalljen e popullit të vet.

Kjo këngë është për lirinë e njeriut tonë, qëndresa e tij nëpër shekuj shprehet përmes

dy fjalëve që kanë marrë kuptimin e plotë të simbolit: përmes kullës dhe urës. Janë kënduar

njerëzit e rënë për lirinë e njeriut dhe dashuria në mes njerëzve të cilët në vizionin dashuror

të poetit janë krahasuar me pëllumbat dhe ky mbetet vetëm metaforë.

Në këtë vëllim ka edhe poezi me vlera antologjike, si ajo e para “Unë e Hamleti i

sëmurë” dhe për dashurinë si ndjenjë të përjetshme të tij.

Torzo

Në këtë vëllim hyjnë poezitë më të mira që i ka krijuar Ali Podrimja. Nga vjershat e

para, që janë si shprehje e reagimeve subjektive ndaj fenomeneve jetësore përreth dhe

shprehje e këndimeve plot entuziazëm, e dhembjeve për humbjet, arrijmë te poezia e cila

krijohet shpesh e shpesh rreth një ideje, apo një problemi të njeriut, duke e përcjellë kuptimin

e tij në rrjedhë të kohës, siç janë tradhtia, dashuria, qëndresa, përulja, etj.

Të gjitha janë këto probleme të marra në mesin e njerëzve të sotëm që kanë filluar të

dehumanizohen me të madhe. Kjo do të kishte një vlerë etike e morale, sikur ai të mos lëvizte

dhe ta lidhte fijen e të keqes edhe te ai që i rri pranë. Duket sikur Ali Podrimja e ka humbur

besimin në atë njeriun, të cilin e këndon në fillim të veprimtarisë, atë njeriun, fitores së të cilit

i këndonte me krenari.

Por, këndimi i parë ka qenë vetëm vizioni etik i njeriut tonë si e shihte poeti dhe

morali i tij çfarë e dëshironte ky. Por ky vizion i tij nuk u realizua, kjo mbeti vetëm ëndërr e

pakapshme.

Page 12: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

12

Zoo (dorëshkrim)

Poezia e këtij vëllimi e ka shpallur njeriun nga brenda, duke ia analizuar këtij

veprimet, sjelljet dhe reagimet në lidhje me marrëdhëniet me njerëzit e rrethit të tij dhe me

vetë problemin e njeriut në përgjithësi.

Sipas poezisë së Ali Podrimjes, këtij njeriu i duhet shërim i shpejtë moral. Ky njeri

është në gjendje që brenda një dite t’i bëjë sa e sa të zeza dhe t’i ndërrojë njëqind fytyra të

ketë lëvizje të akrobatit dhe elasticitet të dreqit. Figurat u kthehen sendeve dhe gjërave të

gjalla, bimëve, shtazëve dhe emërtimet e tyre poetike simbolizojnë vese njerëzish.

Struktura e vjershës, që më parë i ngjasonte asaj të përrallës, tash ka zbritur në

përrallëz, ndërsa figurat janë herrë dhe shpesh vjersha na paraqitet si mbledhje e disa

formulave poetike të ngjashme me kashelashat e letërsisë sonë gojore.

Page 13: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

13

7. SIMBOLET POETIKE

Simboli, një figurë letrare që Podrimja e shpreh në poezinë e tij. Poeti i përfshirë nga

përditshmëria, gjithsesi e ndjeu të nevojshme të rezistojë dhe të kundërvihet duke e

stigmatizuar tërthorazi synimin e tij.

Natyra e shkrimit të autorit artikulohet me anë të një sistemi figurativ, kryesisht

simbolit, por edhe metaforës, figura këto që japin shumë për të interpretuar, në poezinë e

Podrimjës.

Sa i përket simbolit që nga greqishtja “symbolon” do të thotë shenjë, kjo shenjë me

kuptim të dyfishtë, shfaqet në kontekste të ndryshme e për qëllime të ndryshme në poezinë e

Podrimjes. Simboli duke u njohur si një nga sinonimet e arteve të bukura,nuk mund t’i ikim

kësaj as në poezi. Ali Podrimja është autor i disa veprave me poezi dhe jo rastësisht

konsiderohet si përfaqësuesi i denjë i letërsisë (poezisë) bashkëkohore shqipe, dhe që kësaj

letërsie i solli një varg të ri për poezinë shqipe, si temë dhe si stil, duke i dhënë një

frymëmarrje ndryshe me të tjerët. Po përmendim disa simbole që përshkojnë poezinë e

Podrimjes:

Kulla - në poezinë e Ali Podrimjes është simbol i qëndresës shqiptare. Kuptimi i saj

shpesh është përgjithësuar dhe ka marrë domethënie të përgjithshme mbi qëndresën e njeriut.

Kulla e tij është bërë për t’u mbrojtur, për të jetuar ashtu siç ishte vet frymori i saj, njeriu.

Rexhep Qosja mendon se “kulla në poezinë e shumë poetëve të sotëm të Kosovës, do shikuar

si pjesë e simbolizmit tradicional, të heroizmit kombëtar, izolacionizmit dhe provincializmit

kulturor”.1

“Deri te Kulla ime,

Udha e pa-njohur më çon,

Hap derën mbyll peizazhin,

Lëshoj grilat ngjyrë gri rreth meje,

Nën tokë

Vë çelësin dhe shpatën,

Dikund në mes meje e botës,

Tufa kullot ëndrrat”2

1 Rexhep Qosja, Poetika e resemantizimit, Koha në unazë, “Rilindja”, Prishtinë 1980, fq. 28. 2 Ali Podrimja, Credo, “Rilindja”, Prishtinë 1976, fq, 37.

Page 14: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

14

Ura - në poezi shpesh e lexojmë fjalën urë, por rrallë e ndeshim këtë me kuptimin e simbolit.

Ali Podrimja është i pari që e ka krijuar simbolin e urës. Poeti e nis historikun e krijimit e saj

duke u mbështetur në legjendën e njohur shqipe mbi Urën e Shenjtë.

Ura është simbol i një prodhimi material dhe shpirtëror të njeriut ku ndihet dora dhe flijimi i

shumicës.

Ura përveq këtij kuptimi, në poezinë e Ali Podrimjes e ka edhe kuptimin simbolik të lidhjes

në mes njerëzve, si lidhje jetësore dhe lidhjet shpirtërore. Herë-herë na duket se ky del si

kuptimi i parë poetik i urës së poetit tonë, ngase poeti e shpreh me dhembje të madhe rrëzimin

e saj, e merr si shumë tragjike për njerëzit.

Njerëzit thotë poeti nuk bëjnë flijime si dikur, andaj edhe urat e rrëzuara vështirë i

ndërtojnë.

Njeriu - Ali Podrimja e këndon qëndresën e njeriut tonë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë

duke e shprehur jetën e këtij njeriu plot thërrime në kohë të ndryshme.

Njeriu ynë ka kaluar nëpër të gjitha kurthet që ia ka kurdisur historia njerkë e tij,

duke u përpjekur ta ruajë shpirtin e vet të pakrehur. Duke mbrojtur mishin gati ka harruar

shpirtin. Kjo është jetë e çuditshme për njeriun që ka dëshira dhe ëndrra, që do të ketë

imagjinatë të çliruar dhe të papenguar.

“dhe s’patëm kohë të vdesim

Dhe s’patëm kohë të jetojmë

Tehut të shpatës marshuam”3

Një gjendje e tillë e njeriut tonë i ka përjashtuar të gjitha mundësitë e tij për të

shprehurit e prodhimeve të tij shpirtërore dhe mendore.

Pëllumbi - simbolika e pëllumbit, na çon drejt shenjës njohëse të paqes që simbolizon

pëllumbi, por edhe duke na njohur me situatat funksionale të kohës dhe ato shpirtërore të Ali

Podrimjes. Kështu fillon e vazhdon në shumë poezi simbolika si shenjë njohëse në

përmbledhjen Thirrje.

Në këtë kontekst si figura simbolike që dalin nga kjo përmbledhje, mund të përmendim:

Dielli, Livadhi, Lejleku etj., shihet që me elemente natyrore autori na jep një pikëpamje që na

çon drejt njohjes së idesë në nocione konkrete emocionale:

“Pllumbi im kush të dërgoi,

3 Sabri Hamiti, Letërsia bashkëkohore, “Faik Konica”, Prishtinë 2002, fq. 183.

Page 15: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

15

Pllumbi im

Krahlehtë me at fjalë?

Ti je ma i bukuri pllumb,

Pllumbi im

E krahthyem për at fjalë”

Ngjyra e bardhë e ngjyra e zezë

Simbolika e ngjyrës së zezë dhe asaj të bardhë na bën të kuptojmë gjendjen njeriut

dilemën e njohjes së tij që ka harruar mundësinë njerëzore të bardhësisë duke e çuar drejt

gjurmëve të hapura dhe kalon përmes të zezës, që na bën të njohur të keqen nga simbolika e

identifikuar e të vargjeve të Podrimjes.

E tërë ajo që njeriu e donte mbeti një ëndërr e pakapshme e tani duke u përballur më

zhgjëndrrën e hidhët që lidhet me realen e jetës së revoltuar që i ka hyrë në shpirt e keqja e

kohës duke ia ndërprerë rrugët e ëndërrimeve që tani janë të heshtura dhe pa frymë e shpresë

për jetë:

“Njeriu i bardhë njeriu i zi

Jetonte një herë njeriu i zi

ënd’rronte ngjyren e bardhë

botën n’grusht

njerzimin n’litar”

Guri - është njëri nga simbolet shumë të shpeshta të poetëve të Kosovës, i cili përbën një

pjesë të mirë të heraldikës shqiptare. Bashkë me simbolin e kullës, kanë dominuar në gjuhën e

poetëve shqiptarë duke u lidhur në të shumtën e rasteve me një simbolikë të kanalizuar

kombëtare. Ali Podrimja e ka ngritur në nivel shenjtërie, në kult, të cilit i falet:

“Çdo gjë është e përkryer për ty

Dhe askujt s’i falem

Sa forcës sate

Bie në gjunjë para teje

Dhe lutem për forcën tënde

Që botën mban në shuplakë”4

Guri ka tiparet e një simboli që shkon kah alegoria, për të mbuluar një fatlum të një

populli, të cilin e fortëson apo e përjetëson dhuna, dëbimi, mungesa e lirisë dhe hapësira e

ngushtuar.

4 Ali Podrimja, Credo, "Rilindja“, Prishtinë, 1976, fq. 25.

Page 16: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

16

Macja e zezë - është simboli, të cilin Podrimja e ka ngritur mbi rrënojat e një miti të vjetër

për macen e zezë. Macja e zezë është një predestinim fati që ndjek folësin e poemës gjatë

gjithë rrugës apo gjatë gjithë jetës:

Në udhëtimin tim,

Një macë e zezë më ndjek

E shpirti më thotë

Në gjysmë rruge ke për të mbetur

E kënga më thotë

I verbëri i verbër ka mbetur

E ëndrra më thotë

Më kërko në zhgëndërr

Po eja e thuaje atë fjalë

Kur s’di këdashuron apo urren

Eja e besoji fytyrës në pasqyrë

Një macë e zezë më ndjek

Në udhëtimin tim

Orët e fatit ajo dikton5

Nga vargjet e cituara kuptohet se udhëtimi fillon në ndjekje të maces së zezë duke

mos iu ndarë për gjatë gjithë rrugës apo gjithë jetës dhe kështu duke sjellë edhe kuptimin e të

vërtetës të kohës së humbur nga ndjekja e së keqes.

Pra e tëra kjo të bën të inskenosh dhe të saktësosh gjuhën e reflektimit të simbolizuar

nga njëra kohë në tjetrën, gjithashtu rikthimi i saj në të njëjtën, e tëra e thënë në një kohë të

heshtur, duke iu kthyer njeriut dhe problemeve të tij e kjo kohë ia ndryshon mendimin dhe

besimin gjithashtu duke iu larguar besimit që dikur e kishte te ky njeri të cilit më parë i

këndonte me krenari.

Macja e zezë ka ruajtur disa tipare të mitit të vjetër (ajo dikton fatin), po poeti i ka

vënë disa kufizime përmes kontekstit të tij poetik dhe e ka ngarkuar me disa kuptime që dalin

nga sociumi politik i Kosovës i gjysmës së dytë të shek. XX.

Disa përmbledhje të Podrimjes si dhe shumë të tjera të letërsisë tonë e lartësojnë

shprehjen poetike duke e bërë natyrë figurative të vargjeve të letërsisë shqipe që këto nuk

fillojnë me Podrimjen, por edhe nuk përfundojnë me të.

5Ali Podrimja, Torzo, “Rilindja“, Prishtinë 1979, fq. 7.

Page 17: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

17

Mirëpo, te vargjet e poezive të Podrimjes simbolika e shprehjeve të thurura nga ky

autor kërkon identifikimin e fjalëve (kulla, ura, guri) me situatën që të heq dilemën dhe lënë

vlerën e cila fuqizon gjendjen e kohës së shkruar me atë të kohës së lexuar.

Page 18: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

18

8. ANALIZË E POEZIVE

“Bukuria”

“Zgjata dorën në livadh lulen me këputë,

Mos – fqinji im i dashur më bërtiti

do të vyshket,

unë qava për saksinë time të thatë.

Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri -

vashën e ëndërruar kaherë,

Mos!- përsëri m’u gjegj fqinji,

unë qava me mall edhe atëherë.

Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-

çel e mshel sytë dritë m’u bë.

I lumi ti!- dikush më bërtiti në përqafim,

e kurrgjë tjetër s’pashë as ndjeva më.

Sot e atë ditë kudo e kërkoj fqinjin tim të mirë.6

Këtë poezi Ali Podrimja e ka shkruar në vitin 1960, në moshën 18 vjeçare, kur ishte

gjimnazist në Gjakovë. Kjo poezi tingëllon si një përrallë e rrëfyer nga ndonjë gjysh i lashtë.

Bart me vete një fshehtësi të thellë të njeriut gjatë rrugës së tij të jetës. Mesazhi i saj është

pothuaj i hapur, s'ka asgjë të fshehtë, për të cilën rrëfyesi lirik mundohet ta fshehë,

përkundrazi ai e ka jetuar jetën me të gjitha gëzimet dhe mundimet dhe tani i takon roli i

plakut të urtë, që me shumë urti nuk jep këshilla, por i sugjeron ato nëpërmjet përvojës së tij

vetjake.

Poeti jep mesazhin: po lakmove ta kesh, ta pushtosh "botën" me një hap, me një

lëvizje, po lakmove ta zotërosh cakun e fundit me një të goditur, me një të këputur, do të jesh

humbës i përjetshëm.

Në fillim, mbase në rini mund ta këpusësh lulen ose vashën, por do vijë dita kur të

ëndërrosh përmasa më të largëta, të pafundme, të përjetshme. Është koha kur të shuhet zjarri

për të arritur diku, por të ndizet pengesa që s'ke arritur qëllimin. Dhe ky qëllim jepet si vizion

i bukurisë që s'ka fund. 6 Ali Podrimja, Gjumi i tokës, “Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës“, Prishtinë 2006, fq, 21.

Page 19: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

19

Një trajtim filozofik ky, nga ana e poetit, që ndonëse është vetëm 18 - vjeç

imagjinata e ndezur dhe talenti poetik e bëjnë të arrijë në mesazhe universale.

“Ti dhe uji”

“Diellin ta shikosh nga hija e plepit

Dhe ta matësh

Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më

Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake

Besnik i madh i Njeriut

Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh

Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi

Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë

të dëgjohesh në shkretëtirë

Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush

nuk të beson:

Sa më pak shikoje veten në pasqyrë

Dhe kurrë mos mendo: I pari

Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË

Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama

Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti

Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë

të natës

në pikë të vapës

Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë

Rast i humbur nuk je edhe pse pylli

dendësohet

Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar

në botë

Page 20: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

20

Dhe si të duash Ti Lumi

Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë

Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë

e saj e zezë

Bashkudhëtari im

Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.”7

Kjo poezi është nga perlat e krijimtarisë poetike të Ali Podrimjes madje dhe në

poezinë shqiptare. Ajo i përket vëllimit “Lum Lumi” botuar më 1982, dhe i kushtohet djalit të

poetit, Lumit, tashmë të pajetë. Ndërsa poezia mban datën e krijimit në vitin 1979, kur Lumi

ishte ende gjallë, por shumë i sëmurë. S'ka asgjë vajtuese, asnjë ankesë, asnjë mallkim në këtë

poezi, përkundrazi poeti krijon atmosfere mjaft poetike, duke e pozicionuar veten në vend të

prindit, i cili as që mund ta shkojë nëpër mend vdekjen e fëmijës së vet, pasi kjo është kundër

vetë ligjeve të natyrës.

Ajo që është më e dhimbshme se vetë dhimbja në këtë poezi shfaqet në formën e

këshillave të babait ndaj birit, sikur ai ka këtë jetë të gjatë përpara.

Porositë, siç mund të shihet shtrihen në një rrafsh të gjerë të ekzistencës, e sidomos

në planin e formimit etik dhe kombëtar të personalitetit. Cili duhet të jetë ideali, synimi

kryesor i Lumit, çfarë duhet të dojë dhe çfarë të urrejë në jetë, prej kujt duhet të mbrohet dhe

për kë duhet të kujdeset?

Këto amanete të nxjerra nga përvoja shekullore e truallit, e Kullës tingëllojnë të

përhershme e të çdokohshme. Ato përhapen si jehonë e hapësirës etnike dhe njerëzore

njëkohësisht. Ai që ka ekzistuar para teje jam unë dhe në këtë përhershmëri vdekja bëhet e

papërfillshme.

“Vrima e parë e fyellit tim”

“Ç'gurron guri në gurinë

gur guri ndër gurë më i guri

gur i gurëzuar pranë gurit

gurth i nguruar rreth gurit

gurron guri në gurë gurësh

guro guroje gurin në gurinë

7 Ali Podrimja, Lum Lumi, ‘Koha’, Prishtinë 2012, fq, 39.

Page 21: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

21

ç'guri pranë gurit gur guri

vrimë e parë e fyellit tim”8

Kjo poezi është e shkëputur nga cikli Guri. Njëjësimi ndërmjet subjektit poetik dhe

gurit është aq sugjestiv, sa vetvetja e poetit shndërrohet në metaforë për gurin. Me këtë rast

guri, pra urtia, lashtësia, durimi janë qenësi e tërësisë dhe e truallit të poetit, janë të

gjithëpranishme njësoj si shpirti dhe kënga e zërit poetik.

Kjo poezi dallon nga të tjerat për efektin emocional që nxit përsëritja e shpeshtë e

bashkëtingëlloreve dhe e zanoreve të caktuara (asonanca dhe aliteracioni), ku mbizotëron

kombinimi ndërmjet r- së dhe u- së.

Po të lexohet disa herë me radhë, është e pamundur t'i shmangesh ndjenjës së

përjetimit të një ritmi gurgullues, plot gjallëri dhe freski rinore, të një vargu jetësor të

pakëputur, unik dhe këmbëngulës në shpërthimin dhe kapërcimin e pengesave gjatë rrjedhës.

Dhe në vazhdimësi në poezitë e tjera të ciklit Guri, poeti vë veshin mbi gur dhe

dëgjon impulsin epik të tij, që arrin deri në të tashmen dhe synon të ardhmen.

“Unë biri yt”

“Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,

t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,

t'i njoh lindjet e bardha,

caqet e tua të kallura;

ta di gjakun që të vlon në gji,

dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,

e të shpërthejë do si vullkan,

më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,

Unë, biri yt.”9

Në këtë poezi Podrimja shpreh dashurinë të cilën e ka për atdheun e tij, vuajtjet të cilat i ka

përjetuar ndër shekuj nga popujt fqinjë, gjithashtu i shpreh dëshirat e atdheut të vet të cilat

nuk u realizuan në as një mënyrë me gjithë mundin dhe sakrificën të cilën e bëri populli,

shprehet bukuria e atdheut.

8 Sabri Hamiti, Letërsia bashkëkohore , ‘Faik Konica’, Prishtinë 2002, fq, 191. 9 Smajl Smaka, Pavdeksia e poetit, ‘Sms’, Prishtinë 2012, fq. 2.

Page 22: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

22

Pothuajse të gjitha veprat e Podrimjes e kanë të shprehur nga një copëz dashuri pë

atdheun, që njihet edhe sot e kësaj dite për mundin që e bëri për të ndryshuar atë.

Page 23: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

23

9. “LUM LUMI”

Vepra poetike “Lum Lumi” e Ali Podrimjes është njëra nga veprat më të mira të

poezisë shqipe të shek. XX. Ka diçka magjike dhe profetike që e tërheq forcën e krijimit të

saj, madje si një Trini e shenjtë: mes dhimbjes, ëndërrimit, kujtimit.

Në këtë vepër projektohet, formësohet, thellohet, dimensioni i ironisë lirike. Është

një shpërthim i zjarrtë i ndjenjave që shtresohen dhe sublimohen përmes figurave: metaforë,

simbol, antitezë etj, edhe gjuha poetike rrezaton lirizmin e kulluar imazhin e jetës shqiptare që

shpjegohet përmes dhembjes.

Në ciklin e poezive të përfshira në vëllimin "Lum lumi", që me leximin e parë

shquan dhimbjen në përmasa totale për sëmundjen e pashërueshme të të birit, por njëkohësisht

është e pranishme edhe fryma e krenarisë dhe e qëndresës së fisit. Është e pranishme,

gjithashtu edhe dhimbja për syrin e birit të sëmurë, për të cilin ka nevojë frëngjia e kullës në

mbrojtjen e truallit dhe të dheut. Edhe tek poezia tjetër "Dhoma e vdekjes" janë të pranishme

grimca dhe reflekse të legjendave autoktone lufta nëpër shekuj e fisit ndaj të keqes në

përgjithësi.

Në drejtim të ligjërimit artistik, poezitë e vëllimit "Lum lumi" mund të emërtohen si

lirikë e pikëllimit, me prirje elegjiake.

Në këtë poetikë vërehet shqiptimi i drejtpërdrejtë i emocionit dhe i mesazhit, pa

mbështjelljen e domosdoshme me petkun figurativ. Si rrethi tematik, ashtu dhe frymëzimi

poetik, vendosen në sfondin e tërësisë lirike me tematikë patriotike, sfond ky që shtrihet si

qiell universal në tërë veprën krijuese të Ali Podrimjes.

Variacionet e frymëzimit tematik, si dhe perspektiva e soditjes dhe e detajit poetik,

modelet dhe ngjyrimi i ngarkesës emocionale dhe filozofike të kësaj poezie apo strukturimi

figurativ i vargut, mund të konsiderohen si një prirje bosht apo si prirje në tërësinë poetike

shqiptare sot. Janë të shumtë emrat e poetëve të rinj që e pasojnë krijimtarinë e Ali Podrimjes,

natyrisht ata që me forcën e talentit arrijnë ta asimilojnë brenda individualitetit të tyre krijues.

Fillim e mbarim, poeti Podrimja e artikulon mallin, dhembjen, dashurinë për Lumin në

nivelin më të arrirë të ligjërimit poetik. Shkrimi i tij është aventurë krijuese midis fatit e

realitetit.“Lum lumi” është shtruar në katër cikle, nga të cilët, i dyti, i titulluar “Të jetosh”,

është më i bukuri poetikisht e më i rëndi tematikisht. Është një perlë e zezë e veprës, ndërtuar

nga poezitë për Lumin e përfshirë në qerthullin e vdekjes. Lumi e kapërcen këtë kufi, derdhet

tej, ndërsa baba/poeti e provon vdekjen për së gjalli. E thënë në idiomën e rëndë: Me vdek për

s’gjalli.

Page 24: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

24

Figurat e Podrimjes te ky cikël burojnë nga emocioni, nga dhimbja. Kur hapet figura,

takohet emocioni e ndjehet thellë dhimbja. E shoqëruar nga një fatalitet pa rrugë të dytë,

figura e Podrimjes merr shenjën e një figure mitike. Vaji i Podrimjes bëhet vaj i qyqes, si në

etosin e dhimbshëm shqiptar. Figura e tillë s’është dekori i temës e i strukturës, por esencë e

tyre. Kur lexohet figura, lexohet zemra e qerthujve semantikë të poezisë së Ali Podrimjes.

“Lum lumi” i bashkohet rrjetit të elegjive për njerëzit e dashur, të shkruara kudo e në

çdo kohë. Por, si të gjitha veprat e tilla, “Lum lumi” e provon se askush nuk mund të vajtojë

për Lumin si Ali Podrimja. Kjo vepër vetëm përjetohet nga të tjerët, më shumë a më pak, në

leximet e secilit. Ajo hapet me frymën e me zinë e saj para shpirtit që ndjen. Emocionet e

rënda reflektojnë ide të rënda, që nisen drejt shpirtit të lexuesit.

Kush e lexon “Lum lumin” , i hyn aventurës së rëndë për ta njohur Ali Podrimjen,

gurët e rëndë të jetës së tij, frymën e dhembjen.

Vepra “Lum lumi” fuqimisht bëhet zotëruese e koncepteve dhe ideve në lirikën

shqipe dhe pikë referimi për vlerat e kësaj poezie. Aty shpërthen në trajtën më të përsosur të

dhembje-krijimit metafora e dhembjes njerëzore (vdekja e djalit), në njërën anë dhe

vetëdijesimi për kolektivitetin, në anën tjetër. Këtu qëndron esenca e inspirimit, modelimit,

strukturimit të tekstit të tij poetik.

Duke qenë poet,i cili deri në fund e zbërthen legjendën për atdheun,edhe në librat e

tjerë poetik, e sidomos me “Lum lumin”, Ali Podrimja ka mbërritur të ngjitet lart në majat e

poezisë shqipe, gjithmonë me fuqinë e mendimit të tij lirik, me madhështinë e ideve, me

vlerat emblematike të poetikës së tij të përveçme.

Gjumi i tokës

“I paloi krahët zog i kaltërt,

Te koka vuri gurin e vet,

Nuk u zgjua as e pamë më,

Gjumë i tokës e kishte zënë,

Tek mbyllej në pikë të zezë,

universi.”10

Myshku, Emri

“Në bregun tim nuk dukesh,

10 Ali Podrimja, Lum Lumi, “Koha”, Prishtinë 2012, fq, 138.

Page 25: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

25

as valë e lumit tim,

nuk të lagë më

Sorra të dergjura,

grimcojnë

ëndrrën,

dhe myshku emrin në gurë.”11

11 Po aty, fq, 24.

Page 26: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

26

10. TË TJERËT PËR ALI PODRIMJEN

“Ali Podrimja poet që do të mbahet mend patjetër, besojmë në shekuj, si njeri që

krijoi një libër të rrallë me poezi në gjuhën shqipe,vëllimin poetik “Lum Lumi”, të botuar për

herë të parë ne vitin 1982 në Prishtinë dhe të ribotuar shumë herë tjera më vonë. Të

përkthyera edhe në shumë gjuhë të tjera të botës, posaçërisht të Ballkanit dhe Evropës, si

pjesa dërmuese e poezisë së tij.”12

Agim Vinca

“Ai iku, por la pas një emër të madh, dhe kjo ka rëndësi. Emri i tij nënkupton një

poet të përmasave të mëdha. Do e mbaj mend si një njeri të dashur dhe të mirë. Poezinë e tij

do ta kujtoj gjithmonë dhe do më mungoj zëri i tij.”13

Dritëro Agolli

“Poet i madh,melankolik,patriot dhe njeri i thjeshtë,lirik i rrallë i revoltës,i dhembjes

dhe i vuajtjes njerëzore,i njohur dhe i çmuar jashtë kufijve të atdheut të vet,një poet i

papërsëritshëm në artin e vet brilant poetik,që e ngriti poezinë shqipe në majat e poezisë

evropiane.”14

Jan Michal Stuchly

“Poezia e Ali Podrimjes ka rrënjë, ka palcë shqiptare. Ajo ndonëse moderne, frymon

shqiptarisht. Aliu vazhdimisht është i shqetësuar për fatin e Kosovës e të kombit

përgjithësisht, prandaj këtë shqetësim e pëcjellë edhe te lexuesit. Ai besonte shumë në forcën

e fjalës, të poezisë, duke supozuar e imagjinuar në mundësinë e saj magjike, se me të do ta

ndryshojë botën hipokrite. Pra kishte një konceptim idealist, iluzionist, utopist për poezinë,

letërsinë dhe mundësitë e saj.”15

Smajl Smaka

12Smajl Smaka, Pavdeksia e poetit, “SMS”, Prishtinë 2012, fq. 19. 13Po aty, fq. 74. 14Po aty, fq. 134. 15Po aty, fq, 237.

Page 27: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

27

“Krenohem me të dhe shpirtin e tij krijues, ishte i mbushur me plot shpresa. Ai ishte

vetë poezi dhe tërë jetën e kishte poezi, të cilat i shkruante me shpirt dhe me zemër. Nëse

poezia e ka mbretin e vet,atëherë ai duhet të jetë Aliu,poet!”16

Shaqir Foniqi

“Ali Podrimja është më i veçanti dhe më i papërsëritshmi, poeti ynë i së

sotmes.Poezia e tij solli një kohë dhe një qasje tjetër në letërsinë shqipe. Ajo doli nga kallëpet

dhe hermetizmi skematik për të paralajmëruar kthesën kualitative në vargënimin shqip,

moderne dhe më të afërt me atë që krijohej në botë.”17

Eqrem Basha

“Poet i angazhuar natë e ditë për fatin e kombit. Arma e tij në luftën e madhe dhe të

gjithanshme kombëtare ishte fuqia e fjalës së shkruar poetike. Vepra e tij kolosale ka lënë

gjurmë në letërsinë dhe kulturën tonë dhe me të do të ushqehen dhe edukohen brezat që

vijnë.”18

Lazim Destani

“Ali Podrimja e konceptualizoi poezinë në atë që quhet esenca ekzistenciale, ku

dimensioni i tragjedisë etnike ishte e gjithëmbarshme, plot simbolika të mëdha. Për poetin

etnikja është universi i tij, me gjeografinë dhe njerëzit, me birin e tij të simbolizuar kaq

thekshëm, është lirika e një shprese të pakufijshme që parakupton një ndryshim të

domosdoshëm dhe jetik.”19

Moikom Zeqo

“Në poezinë e Aliut janë të ruajtura të gjitha moshat e kalimit të viteve: ëndrrat,

mitet, fatet, humbjet, legjendat. Mes dhembjes dhe besimit. Ai si poet kurrë nuk e kursente

veten. Gjithmonë ishte aty ku ishte poezia. Për të poezia ishte e vetmja mbështetje, e vetjma

liri besnike.”20

Rexhep Ferri

16 Po aty, fq, 247. 17 Po aty, fq. 78. 18 Po aty, fq, 155. 19 Po aty, fq, 185. 20 Po aty, fq, 213.

Page 28: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

28

“Aliu çliroi shumë energji e mjeshtëri poetike. Ai do të lexohet për vargjet e tij

lapidare, por dhe për atë konkretësi e përpikmëri emocionale, si poet i sublimes, i

shkrepëtimeve të tejbotshme të asaj lënde poetike që ndehet përherë në lartësi të papara.”21

Sadik Bejko

21 Po aty, fq. 219.

Page 29: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

29

11. PËRFUNDIM

Ali Podrimja është ndër zërat më të fuqishëm të poezisë, kjo ka bërë që poezia

shqiptare të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të

huaja. I njohur si poet dhe eseist ka sublimuar një ligjërim krejt të veçantë në letërsinë

bashkëkohore, madje duke u bërë kryengritës i ideve poetike.

Ai gjithashtu është autor tregimesh dhe prozash të shkurtra, publicist me reflekset e

tij të përditshme lidhur me jetën shoqërore dhe publike vazhdimisht të angazhuara në vijën e

një patriotizmi të dinjitetshëm e të shëndoshë, në vijën e ashpër së ndarjeve të kufijve që janë

imponuar nga të tjerët.

Vargu i tij karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e

papritura. Tematika e lirikës së tij, qëndrimet, e orientimi qysh në fillimet e tyre janë drejtuar

rreptësisht dhe nga gjendja e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe e shqiptarëve në tërësi.

Poezia e tij sublimoi fatin e popullit të vet, duke e sjell në universalen dhe duke i

hënë kështu këtij moderniteti një ngjyrë dhe dinamikë të veçantë. Poezia e tij e mban të gjallë

shpresën se dalja nga ferri është e mundshme. Thirrjet e tij për ta dëgjuar dhe mirëkuptuar

fatin tragjik të njeriut kosovar pranohen në të gjitha qendrat evropiane, kuqo që ai ka rastin të

recitoi vargjet e veta.

Gjatë këtij punimi poeti më bëri të kuptojë zërin e shprehjes figurative të kohës së

thënë në formë simbolike. Që ky zë është i fuqishëm edhe në kohën e humbur të historisë së

heshtur, por jo edhe të shpresës. Duke ditur se Podrimja nuk ka reshtur së shkruari gjatë gjithë

jetës së tij, unë u mundova të ndalem në disa vëllime e poezi të tij, duke lënë edhe shumë të

tjera pa përmendur, të gjitha me vlera të shumta që ka njëra e e jep tjetra .

Gjithashtu nxora në pah shprehjet që figurativisht na çojnë në njohjen e shenjave që

identifikojnë shumë elemente, nëpërmjet të cilave shtrihet rafshi ideor ku kjo figurë letrare

prodhon vargjet e Podrimjes, qoftë kur motivohet nga qëndresa e popullit( shenjat/simbolet:

gur, kala, etj) apo kur frikohet nga armiku dhe dëmet që sjell ai( deti, gjarpri, macja e zezë,

maskat, etj). Interpretimi i këtyre shprehjeve që e fuqizon natyra e simbolikës, na sfidon

fuqishëm në deshifrimin e tyre. Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ’60 dhe ato familjare

më pas kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezinë e tij.

Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot “Lum

Lumi”, ku qysh nga kjo vepër ai solli në poezinë e tij dilema për qenien, vrojtime të vetmisë,

përballje me refleksin për frikën, për vdekjen, shtroi dilema për fatin e njeriut dhe të

njerëzimit, por edhe përvojën dhe nevojën e marrjes së distancave, të ironisë.

Page 30: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: LETËRSI SHQIPE · 5. VEPRIMTARIA LETRARE Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi

30

12. LITERATURA

Smajl Smaka, Pavdeksia e poetit, “SMS”, Prishtinë 2012.

Sabri Hamiti, Letërsia bashkëkohore, “Faik Konica”, Prishtinë 2002.

Ali Podrimja, Lum Lumi, “Koha”, Prishtinë 2012.

Ali Podrimja, Gjumi i tokës, “Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës”, Prishtinë 2006.

Ali Podrimja, Torzo, “Rilindja”, Prishtinë 1979.

Rexhep Qosja, Poetika e resemantizimit, Koha në unazë, “Rilindja”, Prishtinë 1980.

Ali Podrimja, Credo, “Rilindja”, Prishtinë 1976.

Ali Podrimja, Vepra (vëllimi i parë), “Akademia e shkencave dhe e arteve të Kosovës”,

Prishtinë 2013.