Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf ·...

14
Analizë Fakte rreth Strategjisë Legjislative - Zbatimi dhe ndikimi në punën e Kuvendit dhe Qeverisë Shkurt, 2010

Transcript of Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf ·...

Page 1: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

 

  

                                  Analizë  

           Fakte rreth Strategjisë Legjislative  - Zbatimi dhe ndikimi në punën e Kuvendit dhe Qeverisë Shkurt, 2010

Page 2: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

1. STRATEGJIA LEGJISLATIVE   Çdo vit në përputhje me legjislacionin ne fuqi, Qeveria e Kosovës e ka për detyrë që të përgatis strategjinë legjislative për vitin vijues. Në bazë të Rregullores së Punës së Qeverisë së Kosovës, në dhjetor të çdo viti kalendarik ministrat i paraqesin Zyrës për Shërbime dhe Ndihmë Juridike (ZSHNJ) projekt-programin e hollësishëm të projektligjeve që parashikojnë të propozojnë për shqyrtim në Qeveri në vitin pasardhës.1 Strategjia paraqet planifikimin e punës së qeverisë në aspektin legjislativ duke marrë parasysh nevojat e Kosovës, dhe kapacitetet e Republikës së Kosovës. Për më tepër kjo strategji më tutje përdoret nga Kuvendi i Kosovës për të planifikuar seancat gjatë tërë vitit, si dhe hartimin e planeve të punës për komisionet parlamentare. Prandaj, hartimi dhe implementimi i dobët i strategjisë legjislative të Republikës së Kosovës, krijon probleme në qeverisje e cila përcillet në demokracinë kosovare, dhe më tutje edhe në jetën e secilit prej neve. Kjo analizë paraqet një vlerësim bazë të strategjisë legjislative për vitin 2009, me qëllim që e njëjta mos të përsëritet edhe në vitin 2010.

2. DISA FAKTE BAZË 

Më 24 dhjetor 2008, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë Legjislative të Qeverisë për vitin 2009 e cila përmbante 112 projektligje. Strategjisë Legjislative 2009 (SL’09) vazhdimisht gjatë vitit 2009 i janë shtuar dhe hequr projektligje. Në shkurt, është shtuar edhe një projektligj, në mars dhe prill po ashtu nga një, në qershor pesë, duke bërë që deri në fund të qershorit SL’09 të përmbajë 120 projektligje. Më 27 korrik, Qeveria e Kosovës ndryshoi sërish SL’09, prej së cilës i tërhoqi pesë projektligje dhe përfshiu dhjetë projektligje të reja. Përveç kësaj, Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 4/2004 për Shëndetësi dhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë Private në Shëndetësi, bashkohen apo fuzionohen në një dhe emërtohen me një emër - Projektligji për Shëndetësi. Kurse, Projektligji për Autopsitë riemërohet si Projektligji për Mjekësinë Ligjore. Me këtë vendim, numri i Projektligjeve që përbëjnë SL ’09 u rrit në 124. Në tetor, Qeveria shton edhe për tre numrin e projektligjeve në SL’09 duke rritur në 127 numrin e projektligjeve (shih trafikonin nr.1). Përderisa drafti fillestar i SL’09 përmbante edhe datat se kur parashihej që ministritë të dërgonin projektligjet në Qeveri, shtimi i projektligjeve në muajt në vazhdim nuk shoqërohej edhe me datën se kur do të miratoheshin ato projektligje. Sipas SL’09 e miratuar më 24 dhjetor 2008, 112 projektligjet do të duhej të arrinin në Qeveri për miratim sipas kësaj periudhe kohore të paraqitur në grafikonin nr.2.

                                                            1 Neni 24.1 i Rregullores së Punës së Qeverisë së Kosovës. 

Page 3: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

Grafikoni 1: Trendi i rritjes së numrit të projektligjeve në SL’09 sipas muajve

Grafikoni 2: Numri i projektligjeve që duhej të arrinin në Qeveri për miratim sipas muajve (SL’09, e 24.12.2008)

Sipas SL’09, numri më i madh i projektligjeve do të duhej të arrinte në Qeveri për miratim gjatë muajit qershor, kurse më i vogli në gusht. Në muajin janar janë përfshirë edhe ato projektligje të cilat ishin dërguar në Qeveri në bazë të Strategjisë Legjislative në 2008 dhe vetëm prisnin miratimin përfundimtar në Qeveri.

Page 4: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

3. ZBATIMI NË PRAKTIKË 

Në praktikë, Qeveria e Kosovës gjatë 2009 nuk ka arritur të miratoj ligjet ashtu siç ishte paraparë me afatet kohore të SL’09. Nga 127 projektligjet e përfshira në Strategjinë Legjislative 2009 (112 në draftin fillestar dhe 15 të shtuara ndërkohë), deri në fund të dhjetorit 2009 janë miratuar vetëm 57 apo 44.8% e strategjisë. Dy nga projektligjet e miratuara në Qeveri janë tërhequr mbrapa. Projektligji për raportimet financiare të organizatave të biznesit i miratuar në janar në Qeveri, është tërhequr nga procedura legjislative në leximin e parë në Kuvend, me arsyetimin se projektligji ka nevojë edhe për disa plotësime. Ky projektligj nuk është dërguar më asnjëherë në Kuvend. Projektligji për Domenin Shtetëror i miratuar në shtator, nuk është dërguar në Kuvend me arsyetimin se kjo materie mund të rregullohet edhe me akt nënligjor. Kurse, Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, nuk është pranuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i është kthyer mbrapa Qeverisë. Në dhjetor Qeveria sërish ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë. Duke marrë parasysh këtë, numri i projektligjeve që realisht janë në procedurë pas miratimit në Qeveri bie në 54.

Grafikoni 3: Numri i miratimit të projektligjeve nga Qeveria e Kosovës sipas muajve

4. PROJEKTLIGJET SIPAS MINISTRIVE  Ministria e cila kishte marrë obligim që të përcjell numrin më të madh të ligjeve për miratim në Qeveri ishte Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) me gjithsejtë 16 projektligje; pas saj renditen Ministria e Drejtësisë (MD) me 15, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)

Page 5: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

me 11, etj. Ministritë që kishin marrë më së paku obligime sa i përket legjislacionit janë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) dhe Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT) me nga tre projektligje. Mirëpo, përveç MTPT-së, asnjë nga ministritë nuk ka arritur që t’i përmbahet Strategjisë Legjislative 2009. 14 ministri kanë dërguar më pak projektligje në Qeveri se sa që kishin marrë obligime, 1 ministri (MPJ) ka dërguar një projektligj edhe pse me SL’09 nuk ishte paraparë, kurse vetëm MTPT ka dërguar 3 projektligje aq sa ishte paraparë edhe me strategji. Ministritë që nuk kanë dërguar fare projektligje për miratim janë Ministria e Arsimit dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim (kjo e fundit edhe nuk kishte marrë obligime sipas strategjisë për të përgatitur ndonjë projektligj). MEF me 9 projektligje është ministria e cila më së shumti ka përgatitur projektligje këtë vit, e pasuar nga MD me 7, MAP dhe Zyra e Kryeministrit me 6 të tilla. Gjatë 2009 nuk është miratuar asnjë projektligj që bie nën fushën e arsimit, pasi që MASHT nuk ka dërguar në Qeveri asnjë projektligj. Grafikoni 4 paraqet raportin në mes projektligjeve sipas SL’09 dhe projektligjet që janë miratuar gjatë 2009, sipas ministrive që i kanë dërguar.

Grafikoni 4. Numri i projektligjeve të cilat ministritë kanë marrë përsipër ti përcjellin për miratim në Qeveri dhe numri i projektligjeve që janë miratuar realisht

      

Grafikoni 5. Pjesëmarrja e ministrive me projektligje në Strategjinë Legjislative 2009

Page 6: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

 

  

 Grafikoni 6. Projektligjet e miratuara në bazë të ministrive

   

Page 7: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

5. DËRGIMI I PROJEKTLIGJEVE NË KUVEND  Jo të gjitha projektligjet e miratuara në Qeveri gjatë 2009 janë dërguar në Kuvend. Gjithashtu, ende mbetet e paqartë se sa duhet të jetë periudha kohore prej ditës së miratimit të një projektligji në Qeveri dhe dërgimit të tij në Kuvend. Faza kur projektligji merr formën përfundimtare në ekzekutiv është miratimi i tij përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës. Deri në këtë pikë, projektligji duhet të kaloj të gjitha procedurat e kontrollit dhe harmonizimit, siç janë ndër të tjera edhe vlerësimi i ndikimit buxhetor dhe përputhshmërinë e projektligjit me parimet e legjislacionit të përbashkët evropian. Vendimet e Qeverisë me të cilat miratohen projektligjet kanë dy pika kryesore: 1. Emri i projektligjit që miratohet; dhe 2. Obligimet që i ngarkohen Zyrës së Sekretarit të Përhershëm të Kryeministrisë që projektligjin e miratuar në Qeveri ta përcjell në Kuvend për miratim. Rregullorja e Punës së Qeverisë së Kosovës nuk e përcakton afatin kohor se sa kohë duhet të kaloj nga dita e miratimit të projektligjit në Qeveri deri në ditën e dërgimit të tij në Kuvend. Pas miratimit të projektligjit në mbledhjen e Qeverisë, Sekretariati Koordinues i Qeverisë nën autorizimin e Sekretarit të Përhershëm te ZKM-së, përcjell projektligjin me te gjitha shkresat e nevojshme për Kuvend.2 Pasi që me miratimin në mbledhjen e Qeverisë, projektligji merr formën përfundimtare dhe nuk ka nevojë për intervenime shtesë, do të duhej që Sekretaria e Qeverisë të përcjell menjëherë projektligjet në Kuvend. Mirëpo në të shumtën e rasteve një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Dërgimi i projektligjeve në Kuvend nga dita e miratimit në Qeveri e deri në ditën kur është protokolluar në Kuvend ka zgjatur nga 6 ditë e deri në mbi nëntë muaj. Tabela e mëposhtme paraqet periudhën kohore për disa nga projektligjet, prej miratimit të tyre e deri në dërgimin e tyre në Kuvend.

                                                            2 Neni 35.3 i Rregullores se Punës së Qeverisë.  

Page 8: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

Grafikoni 6.: Distanca kohore në ditë pune nga dita e miratimit të një projektligji në Qeveri e deri tek dërgimi i tij në Kuvend

Page 9: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

5.1.  SHQYRTIMI DHE MIRATIMI I LIGJEVE NË KUVEND  Nga 127 projektligjet e Strategjisë Legjislative ’09, Qeveria ka miratuar vetëm 57 prej tyre apo 44.8%. Nga 57 projektligjet e miratuara, deri në fund të vitit 2009 kur ka përfunduar sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, në Kuvend janë dërguar 48 projektligje dhe gjatë janarit pritej të dërgohen edhe 7 të tjerë. Projektligji për Domenin Shtetëror, i miratuar në Qeveri në muajin shtator, nuk do të dërgohet në Kuvend me arsyetimin se kjo fushë mund të rregullohet edhe me akt nënligjor. Projektligji për Raportimet Financiare të Organizatave të Biznesit, edhe pse është dërguar në Kuvend, është tërhequr në leximin e parë dhe nuk është kthyer ky projektligj më në Kuvend. Kurse ende mbeten paqartësi rreth asaj se a do të dërgohet Projektligji për Prishtinën në Kuvend. Kjo e ulë në 54 numrin e projektligjeve që në realitet Kuvendi është dashur të merret me to. Gjatë 2009, Kuvendi i Kosovës ka miratuar 31 ligje. Nga këto 31 ligje të miratuara në Kuvend, 18 i takojnë Strategjisë Legjislative të 2008 dhe vetëm 13 Strategjisë Legjislative 2009.

5.2. STRATEGJIA LEGJISLATIVE DHE PUNA E KUVENDIT TË KOSOVËS  Për shumë vite të punës së tij, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur plan vjetor të punës, as për sesionet parlamentare dhe as për komisionet parlamentare. Viteve të fundit, Kuvendi i Kosovës ka filluar me miratimin e planit vjetor të punës si organ në tërësi, por edhe komisionet legjislative veç e veç. Planet e punës së komisioneve parlamentare bazohen kryesisht në strategjinë legjislative. Metodologjia që përdoret për hartimin e planeve të punës së komisioneve parlamentare kërkon që në pjesën e parë të vitit, komisioni të kryej punën me projektligjet që ndodhen në procedurë nga viti i kaluar dhe varësisht nga strategjia legjislative, të përfshij në plan të punës edhe shqyrtimin e projektligjeve që parashihen të arrijnë në Kuvend për atë vit. Çdo komision mbulon së paku një ministri, dhe do të shqyrtoj projektligjet e atyre ministrive që mbulon, në përjashtim të komisioneve funksionale të cilat shqyrtojnë të gjitha projektligjet nga aspekti financiar, ligjor, mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve dhe përputhshmërinë me legjislacionin evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të parapara në strategji, automatikisht ndikon edhe në keqorientimin e planit të punës së komisioneve parlamentare dhe në këtë mënyrë komisionet fillojnë të punojnë në baza ad hoc.

6. STRATEGJIA LEGJISLATIVE 2010  Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 101-të më 30 dhjetor 2009, ka miratuar edhe Strategjinë Legjislative 2010 (SL’10). Kjo strategji përmban 123 projektligje, 11 projektligje më shumë se strategjia fillestare e 2009 dhe katër më pak se strategjia përfundimtare e 2009. Nga 123 projektligjet e përfshira në SL’10, 65 janë projektligje që janë bartur nga SL’09.

Page 10: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

Grafikoni 7: Përqindja e pjesëmarrjes së projektligjeve të 2009 në Strategjinë Legjislative 2010

Edhe këtë vit MEF do të dërgoj numrin më të madh të projektligjeve në Kuvend, e pasuar nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Punëve të Brendshme, Zyra e Kryeministrit etj.

Grafikoni 7: Projektligjet në SL’10 sipas ministrive

Nëse e shikojmë radhitjen sipas muajve, periudha mujore shkurt-maj është përcaktuar si muaji më i ngjeshur i miratimit të projektligjeve.

Page 11: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

7. Strategjia Legjislative dhe konsistenca me planet e punës së Qeverisë së Kosovës  Strategjia Legjislative, si dokument publik me rëndësi të madhe për punën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, bazohet dhe ndërthuret me planet dhe programet e tjera madhore të Qeverisë së Kosovës. Në këtë pjesë do të shtjellojmë ndërlidhjen e strategjisë legjislative me Programin Qeverisës së Qeverisë së Kosovës 2008-2011, Planin e Punës së Qeverisë së Kosovës për 2009 dhe Planin e Punës për 2010, Planin e Veprimit për Partneritet Evropian 2008 dhe Planin e Veprimit për Partneritet Evropian 2009, si dhe sfidat e paraqitura në Raportin e Progresit 2008 të Komisionit Evropian për Kosovën dhe Raportin e Progresit 2009.  

7.1. Strategjia Legjislative dhe ndërlidhja me Programin Qeverisës dhe Planet e Punës   Programi qeverisës i çdo partie/koalicioni në pushtet përmban edhe planin për miratim dhe ndryshim të legjislacionit, me qëllim që të arrihen synimet qeverisëse të një qeverie të caktuar. Qeveria aktuale, në prill 2008, ka publikuar edhe Programin Qeverisës 2008-20113. Në këtë program, ndër të tjera, në mënyrë përmbajtësore, Qeveria ka vënë edhe synimet e saj për ndryshim dhe plotësim të legjislacionit në fuqi. Zotimet e Qeverisë sa i përket legjislacionit kanë qenë:

• plotësimi i bazës ligjore në fushën e energjetikës dhe minierave; • miratimi i Ligjit për Koncesione; • rishikimi i kornizës ligjore në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimeve shkencore; • kompletimi dhe harmonizimi i legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit; • në fushën e rendit, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet kompletimit të infrastrukturës së

nevojshme ligjore; • hartimi dhe zbatimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionalizimin e Policisë Gjyqësore; • miratimi dhe zbatimi i Ligjit për Armë; • Ligji për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera si dhe Ligjin për

Mbrojtje nga Zjarri; • kompletimin e kornizës ligjore dhe forcimin e mëtutjeshëm të autoritetit mbikëqyrës të

sistemit bankar, me synimin për të ulur normat e interesit; • kompletimi i infrastrukturës ligjore për Shërbimin Civil të Kosovës; • ndërmarrja e masave konkrete për të shtyrë përpara zhvillimin e mëtejshëm të

infrastrukturës institucionale dhe ligjore, në funksion të luftimit të dukurisë se korrupsionit në çdo fushë;

• Qeveria do të angazhohet të aplikojë ligjin e sigurimeve shëndetësore, dhe do të përshtatet me mundësitë reale të implementimit;

• plotësimi i infrastrukturës ligjore për pronësinë industriale; • miratimi i ligjeve që rregullojnë të drejtat në referendum, sistemin zgjedhor lokal,

bashkëpunimin dhe zhvillimin regjional e ndërkufitar, organizmin ligjor të qyteteve të mëdha;

• Qeveria do të përgatis kornizën ligjore në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor;

                                                            3  Programi  i Qeverisë  së  Republikës  së  Kosovës  2008‐2011,  i  publikuar  në  prill  2008  (http://www.kryeministri‐ks.net/repository/docs/Programi_Qeveritar_2008_‐_2011.pdf) 

Page 12: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

• aprovimi i Ligjit për Sportin; • hartimi i Projektligjit për Diasporën; • krijimi i legjislacionit të nevojshëm dhe trupave rregullative për hekurudhat; • reformimi i legjislacionit në fushën e telekomunikacionit, • kompletimi i legjislacionit në fushën e teknologjisë së informacionit,

Legjislacioni i projektuar në Programin Qeverisës 2008-2011, është zbërthyer edhe përmes Planeve të Punës së Qeverisë për 20094 dhe 20105 dhe strategjive legjislative 2008, 2009 dhe 2010. Planet vjetore të punës së Qeverisë së Kosovës (ai i 2009 dhe 2010), sa i përket veprimeve për miratim të legjislacionit, përmbajnë të njëjtat pika sikurse strategjitë legjislative përkatëse për atë vit. Mos zbatimi i njërës automatikisht ndikon edhe në moszbatimin e një dokumenti tjetër të Qeverisë. Në 2008, Qeveria e Kosovës ka arritur të procedoj në Kuvend dhe Kuvendi të miratoj një numër të madh ligjesh që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit, andaj legjislacioni i projektuar në Programin Qeverisës 2008-2011 dhe në Strategjinë Legjislative 2008 është ndikuar në masë të madhe nga urgjenca e procedimit dhe miratimit të këtyre ligjeve. Strategjia Legjislative 2008 përmbante 113 projektligje, ku 35 prej tyre janë bartur në Strategjinë Legjislative 2009. Nga 35 projektligjet e Strategjisë Legjislative 2008, 16 prej tyre nuk janë miratuar as në 2009 dhe janë bartur në Strategjinë Legjislative 2010. Dhe si rrjedhojë, kemi strategji legjislative përmbajtja e të cilave në masë të madhe përsëritet nga viti në vit. Sa i përket përmbushjes së zotimeve të vëna në Programin Qeverisës 2008-2011, pas dy vitesh të miratimit të këtij programi, Qeveria e Kosovës ka arritur përparim në disa fusha dhe ka ngecur në fusha tjera. Përparimet janë shënuar në fushën e energjisë dhe minierave, ku Qeveria e Kosovës ka proceduar për në Kuvend një pako të ligjeve të kësaj fushe, si Projektligjin për Miniera dhe Minerale, Projektligjin për Energjinë, Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, etj. Është miratuar Ligji për Koncesionet, janë dërguar në kuvend pakoja e ligjeve për shërbimin civil, në fushën e sigurisë është miratuar Ligji për Armët dhe në Kuvend është dërguar Projektligji për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike, etj. Mirëpo edhe më tutje Qeveria ende mbetet mbrapa zotimeve të saj sa i përket procedimit të legjislacionit. Për dy vite, përkundër premtimeve, nuk është proceduar në Kuvend asnjë projektligj nga fusha e arsimit. Nuk është miratuar Ligji për Sigurimet Shëndetësore. Nuk është miratuar Ligji për Policinë Gjyqësore, edhe pse ky ligj ka qenë pjesë e Strategjisë Legjislative 2008, mirëpo nuk është dërguar në Kuvend dhe as nuk është përfshirë në strategjitë legjislative pasardhëse. Ligji për Sportin është miratuar në vitin 2003, mirëpo nuk është ndryshuar apo miratuar ndonjë ligj i ri në këtë fushë, ashtu siç është premtuar me Programin Qeverisës 2008-2011. Edhe pse janë miratuar ligjet bazike sa i përket vetëqeverisjes lokale, edhe më tutje nuk është kompletuar infrastruktura ligjore ashtu siç është premtuar, pasi që nuk është miratuar Ligji për Referendum Lokal si dhe nuk është miratuar Ligji për Prishtinën apo për ndonjë qytet tjetër të madh.  

                                                            4 Plani i Punës së Qeverisë së Kosovës për 2009, i miratuar me vendimin e Qeverisë 02/53 të datës 6 shkurt 2009. 5 Plani i Punës së Qeverisë së Kosovës për 2010, i miratuar me vendimin e Qeverisë 01/101 të datës 30 dhjetor 2009. 

Page 13: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

7.2. Strategjia Legjislative dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian  Synim madhor i Republikës së Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian. Përkushtimi për të arritur këtë synim është shtrirë edhe në fushën e miratimit të legjislacionit të ri dhe përfarimit të tij me standardet e Acquis Communaitaire. Miratimi i ligjeve dhe përafrimi i tyre me standardet e BE mund të konsiderohet si fusha më e fortë e të gjitha qeverive. Mirëpo edhe më tutje mbetet sfida e zbatimit të tyre. Komisioni Evropian, përmes raporteve vlerësuese periodike, raporton për progresin dhe sfidat e çdo vendi aspirues për anëtarësim në BE. Këtë e bënë zakonisht përmes Partneritetit Evropian dhe Raportit të Progresit. Për të adresuar kërkesat që parashtrohen me Partneritet Evropian, Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e Veprimit për Partneritet Evropian 20086 (PVPE 2008) dhe Planin e Veprimit për Partneritet Evropian 20097. Të dy këto PVPE, përmbajnë edhe veprimet për miratim të legjislacionit brenda atij viti. Legjislacioni i përshkruar në PVPE, është në përputhje me legjislacionin e përshkruar në planet vjetore të punës së Qeverisë së Kosovës dhe në strategjitë legjislative të atij viti. Pasi që pjesa më e madhe e PVPE 2008 nuk është zbatuar, pikat e shumta të pa zbatuara në 2008 janë bartur plotësishtë në PVPE 2009. Dhe ashtu sikurse përsëritet përmbajtja e strategjive legjislative nga viti në vit, edhe PVPE-të janë të njëjta në mes tyre në masë të madhe. Sa i përket sfidave të raportuare në Raportin e Progresit për Kosovën në këto dy vitet e fundit, kritikat më të mëdha kanë qenë të drejtuara për mos miratimin e legjislacionit që ka të bëjë me gjyqësinë dhe luftimin e korrupsionit. Raporti i Progresit 2008 kritikon institucionet vendore për mos aprovimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, për Procedurën Ekzekutive, Prokurorinë, Gjykatat, Gjykatën Kushtetuese, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Deklarimin e Pasurisë, harmonizimi i Ligjit për Arsimin me Ligjin për Liritë Fetare, Ligji për Ndihmat e Shtetit, Ligji për Sindikatat dhe Ligji për Grevat, Ligji për Menaxhimin e Pronave të Konfiskuara, për Shpëlarjen e Parave, etj. Disa nga këto ligje janë miratuar në Qeveri dhe i janë proceduar Kuvendit, siç është Ligji për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Projektligji për Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë. Mirëpo, ligjet më të rëndësishme ende nuk janë miratuar në Qeveri, edhe pse janë pjesë e strategjisë legjislative për të tretin vit radhazi. Këto ligje janë: Ligji për Gjykatat, Ligji për Avokatin e Popullit, Ligji për Këshillin Gjyqësor, Ligji për Prokuroritë Publike, Ligji për Ndihmë Shtetërore. Këto kritika përsëriten edhe në Raportin e Progresit 2009.

                                                            6 Plani i Veprimit për Partneritet Evropian 2008. Miratuar me vendim të Qeverisë 02/29 të datës 31 korrik 2008. 7 Plani i Veprimit për Partneritet Evropian 2009. Miratuar me vendim të Qeverisë 04/78 të datës 13 gusht 2009. 

Page 14: Fakte rreth strategjise legjislative - institutigap.org rreth strategjise legjislative.pdf · evropian. Mos zbatimi i Strategjisë Legjislative nga ana e Qeverisë sipas afateve të

8. Përfundime dhe Rekomandime Strategjia legjislative e Qeverisë së Kosovës është dokument me rëndësi dhe i cili luan rol të madh në punën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës gjatë një viti. Vetëm gjatë 2009, nga 290 vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës gjatë 2009, 69 prej tyre apo 27.3% e vendimeve kanë të bëjnë me strategjinë legjislative, si miratim të projektligjeve, formim të grupeve për rishqyrtim të projektligjeve, shtimin E projektligjeve të reja në Strategjinë Legjislative. Përkundër kësaj, siç u pa nga analiza e mësipërme, Qeveria e Kosovës as për së afërmi nuk ka arritur të zbatoj Strategjinë Legjislative 2009. Pjesa më e madhe e përmbajtjes së strategjive legjislative përsëritet nga viti në vit. Pasi që strategjia legjislative është e ndërlidhur ngushtë me Programin Qeverisës, planet vjetore të punës, si të Qeverisë ashtu edhe të Kuvendit, me zotimet për përmbushjen e standardeve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mos zbatimi i strategjisë legjislative ndikon automatikisht edhe në mos zbatimin e planeve tjera qeverisëse. Me qëllim që kjo të mos ndodh në të ardhmen, gjegjësisht në 2010, Instituti GAP rekomandon: 1. Ministritë dhe zyrat e tyre ligjore të vlerësojnë kapacitet e tyre profesionale, financiare dhe

kohore se sa projektligje mund të përgatisin brenda vitit, para se të përfshijnë numrin e projektligjeve në strategjinë legjislative. Vlerësimi i kapaciteteve dhe mundësive për të proceduar projektligje në Qeveri, do të ndikonte që të respektohet plani i punës i secilës ministri sa i përket përgatitjes së projektligjeve.

2. Strategjia legjislative të ketë një koherencë me planet e tjera të punës dhe të mos ndikohet

nga kërkesat ad hoc.

3. Rregullorja e Punës së Qeverisë së Kosovës duhet që të përcaktoj afatin kohor se sa ditë duhet të kalojnë nga dita e miratimit të projektligjit në Qeveri e deri tek dërgimi i tij në Kuvend. Përcaktimi i afatit kohor do të shmangte vonesat e dërgimit të projektligjeve në Kuvend. Pasi që miratimi i një projektligji në Qeveri, sipas Rregullores së Punës së Qeverisë, është faza e fundit e përgatitjes së një projektligji në ekzekutiv, nuk ekziston asnjë arsyetim se përse një projektligj i caktuar të mos dërgohet në Kuvend brenda afatit më të shkurtër kohorë.

4. Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë presion të mjaftueshëm në Qeveri sa i përket respektimit të

afateve kohore për miratimin e projektligjeve në bazë të Strategjisë Legjislative. Puna e komisioneve parlamentare në masë të madhe bazohet në strategjinë legjislative. Komisionet parlamentare mbulojnë ministri të caktuara. Këto komisione duhet të bëjnë presion tek ministritë të cilat i mbulojnë, që të dërgojnë me kohë projektligjet sipas strategjisë legjislative.

5. Kuvendi i Kosovës të përshpejtoj punën në miratimin e projektligjeve që ka në shqyrtim. 31

ligje të miratuara gjatë një viti (më 2009) janë shumë pak në krahasim me Strategjitë Legjislative që miratohen për çdo vit në Qeveri. Kuvendi i Kosovës, saktësisht komisionet parlamentare, nevojitet që të respektojnë afatin dy mujor në mes miratimit të një projektligji në parim dhe miratimit të tij përfundimtar në seancë plenare.