Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

22
Njohuri te pergjithshme rreth Pedodoncis Punoi: Bledi Berisha Dardana Rexha Ulpiana Rexha

description

Njohuri te pergjithshme rreth pedodoncis, punuar: Bledi Berisha, Dardana Rexha, Ulpiana Rexha

Transcript of Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Page 1: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Njohuri te pergjithshme rreth Pedodoncis

Punoi:

Bledi Berisha

Dardana Rexha

Ulpiana Rexha

Page 2: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Pedodoncia është disiplinë/degë/lëmi e stomatologjisë që meret me studimin e proceseve fiziologjike dhe patologjike të rritjes dhe zhvillimit, diagnostikimin, shërimin dhe parandalimine e gjendjeve patologjike dento-orale te fëmijët që nga lindja e deri në moshën adoleshente, përfshirë edhe fëmijët e hendikepuar. 

Gjeneza e pedodoncisë Gjeneza/zanafilla jo vetëm e stomatologjisë së fëmijëve por edhe lëmive të tjera stomatologjike është e herëshme, pra që nga shfaqja e dhimbjes së parë. Dhimbje kjo që zakonisht ka qenë si pasojë e mostrajtimit të kariesit, infeksionit të pulpës dhe komplikimeve që pasojnë më vonë, edema dhe përhapja e inflamacionit në strukturat për rrethë.

Page 3: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Qëllimet kryesore të pedodoncisë, janë: Përkujdesja e plotë e fëmijëve: trupore, mentale, emocionale (pedodonti është pjesë e ekipit mjekësor),menjanimi i dhimbjes dhe infeksioniteliminimi i sëmundjeve dento-orale – diagnoza dhe shërimi, përcjellja e zhvillimit të denticionit te fëmijët (parandalimi i sëmundjeve ortodontike)parandalimi i sëmundjeve dentale dhe orale avansimi i njohurive nga lëmia e pedodoncisë.

Prioritetet fillestare të stomatologjisë në përgjithësi, jo vetëm të pedodoncisë, kanë qenë:1.ndalja e dhimbjes, zakonisht e realizuar me anë të ekstrakcionit të tijë,2.Më vonë, me avansimin e stomatologjisë (dijeve shkencore dhe avansimit teknologjik), sëmundjet e dhëmbit fillojnë që të trajtohen/shërohen, 3.Në vitet në vijim dhe në ditët e sotme, meqenëse sëmundjet e dhëmbit janë të parandalueshme rëndësi e veqantë i kushtohet- preventivës.

 

Page 4: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Fitimi i njohurive stomatologjike pedodontike Interesi publik i pedodoncisë Prevalenca e lartë e sëmundjeve stomatologjike sidomos te fëmijët, faktorët etiologjikë të njohur, por edhe karakteri/natyra parandaluese e tyre, e bënë stomatologjinë e fëmijëve me interes të veçantë jo vetëm për institucionet shëndetësore por edhe ato publike. Në vendet me sistem të konsoliduar dhe avansuar shëndetësor, stomatologjia e fëmijëve është prijëse si në:

- institucionet publike shëndetësore- dhe në ato jo publike.

Për shembull në Norvegji tash e mbi 20 vjet egzistojnë ligje që obligojnë shtetin në mbrojtje të detyrueshme shëndetësore stomatologjike të fëmijëve. 

Page 5: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Pedodoncia-perspektiva klinike

Pedodoncia përfshin të gjitha shërbimet stomatologjike për fëmijët dhe adoleshentët. Pedodoncia bazohet në njohuritë bazike stomatologjike, medicinale dhe sociale, që aplikohen te fëmijët dhe personat e rinjë në zhvillim. Parandalimi i kariesit që në fëmijëri të herëshme mundëson ruajtje të gjendjes së shëndosh orale. Pedodoncia gjithashtu bënë diagnozën e herëshme dhe shumë tretmane të sëmundjeve orale te fëmijët dhe adoleshentët, përfshirë kariesin, sëmundjet parodontale, çrregullimin e mineralizimit, çrregullimet e zhvillimit dhe daljes së dhëmbit dhe lëndimet traumatike si te fëmijët e shëndoshë ashtu edhe të fëmijët e sëmuar dhe fëmijët e hendikepuar.Pra, preventiva, diagnoza dhe rehabilitimi janë të rëndësishme jo vetëm për pedodoncinë por edhe për çdo lëmi të tjetër stomatologjike.

Page 6: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Çka duhet të dijë një stomatologë –pedodont?

Pedodoncia është një degë klinike multidisiplinare e cila është zhvilluar krahas zhvillimit të degëve të tjera të stomatologjisë. Pedodoncia ofron një sërë njohurish, që nga rritja dhe zhvillimi embriolgjik e deri në tretmanet praktike/klinike restauartive dhe shëruese.

Një stomatologë i ardhshëm, duhet të pajiset me këto njohuri pedodontike:-Njohurit për rritjen dhe zhvillimin-Njohurit para intervenimit

(Specifikat e punës me fëmijë): -Karakteristikat e grup moshave të fëmijëve-Tipet psikologjike të fëmijeve -Njohurit praktike klinike (të përditshme)-Njohurit klinike ( të avancuara specialistike)-Njohurit nga stomatologjia preventive       

Page 7: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

DALJA E DHËMBËVE Procesi fiziologjik i daljes së dhëmbëve  Te gjitha lëvizjet e dhëmbit që nga momenti i formimit të folikulit të dhëmbit e deri tek vendosja e dhëmbit në laminën dentale dhe kur më vonë dhëmbi merr funksionin e vet njihet si dalja e dhëmbit. Pas zhvillimit nënofulla,dhëmbet duhet të kalojnë një rrugë deri te vendi i funksionit të vet që është okluzioni me antagonistin.Për këtë arsye duhet të bëhet dallimi në mes të daljes së dhëmbit dhe erupcionit sepse me erupcion nënkuptojmë kur kurora e dhëmbit del nëzgavrën e gojës.Dalja e dhëmbëve kalon nëpër tri faza: 1.Faza pre-eruptive e daljes së dhëmbëve –përfshin lëvizjet e folikulit të dhëmbit që nga fillimi i formimit të indeve të forta të dhëmbit deri te erupcioni –dalja e dhëmbit në zgavrën e gojës.Gjatë kësaj faze dhëmbët e ndërrojnë pozitën e tyre në nofull.Është vërejtur se folikulat e dhëmbit kryesisht lëvizin në drejtim sagjital dhe buko lingual.Në fakt dalja e dhëmbit paraqet kombinimin e lëvizjeve në katër drejtime themelore:a) lëvizja aksiale e dhëmbit është më e forta dhe paraqet lëvizjet në drejtim të boshtit të dhëmbitb)lëvizja bodili –paraqet lëvizjet e të gjithë pikave të dhëmbit të cilat lëvizin bashkë në të njejtën kohëc)lëvizja inklinuese-nëkupton përkuljen e dhëmbit përreth një piked)lëvizja rrotulluese paraqet lëvizjen e dhëmbëve përreth boshtit të tij.

Page 8: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

2.Faza eruptive (funksionale) e daljes së dhëmbëve –përfshin lëvizjet e dhëmbit prej momentit të erupcionit të tyre në hapësirën e gojës e deri në momentin kur ato e zëjnë pozitën funksionale në fakt deri sa te vie në kontakt me dhëmbin antagonistë.Këtë fazë e karakterizon lëvizja aksiale komplete e dhëmbit në përgjithësi me lëvizje bodilli kryesisht në drejtim mezial.Pasqyra klinike- shenja e parë klinike gjatë daljes së dhëmbit është trashja e mukozës në vendin ku do të lajmërohet dhëmbi (maja e tuberkulumit ose tehu incizal).Dhëmbët e përhershëm kanë të njejtin drejtim të daljes sikurse dhëmbët e qumështit por për shkak te inklinimit te vet mezial dalin më frontal në krahasim me ata të qumështit.Mollari i parë i përhershëm në nofullën e poshtme ndodhet më tepër lingualisht kurse gjatë daljes e prek sipërfaqen distale të mollarit të II të qumështit. 3.Faza post eruptive e daljes se dhëmbit –përfshin lëvizjet e dhëmbit pasi e zënë vendin e tyre në pozitën funksionale. 

Page 9: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Njohurit e rritjes dhe zhvillimit  Që nga fekondimi deri në rritje të plotë, individi/njeriu kalon nëpër stade të ndryshme të: rritjes, zhvillimit dhe pjekurisë. Pra, nga një stadium njëqelizor deri në personin plotësisht funksional.Rritja definohet si proces i zmadhimit në gjatësi dhe peshë të indeve dhe organeve të individit ose proces i zmadhimit fizik të organizmit. Rritja mund të jetë:Rritja apozicionale- e indeve të forta.Rritja intersticiale-rritje të masës indore e indeve të buta.Rritja dhe zhvillimi janë procese që nuk zhvillohen njëkohësisht. Psh.Truri rritet më herët, koka bëhet më e madhe. Te embrioni koka përbën gjysmën e gjithë trupit. Më vonë, p.sh., te fetusit intensifikohet rritja e indeve dhe organeve, pra rritja e trupi. Në muajin e pestë koka përbën 1/3 e trupit, ndërsa në lindje koka përbën ¼ e trupit.Shpejtësia e rritjesMë e larta- në tre muajt e parë prenatalPesha e zigotit është 0.004mg. Në lindje pesha është 3250 gr. Pesha, nga zigoti deri në lindje rritet për 65 bilion %.Gjithë qelizat duhet të kalojnë në disa stade të rritjes dhe zhvillimit:Stadi inicialStadi i proliferimitStadi i histo dhe morfodiferencimit 

Page 10: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Zhvillimi definohet si proces i ndryshimeve graduale sipas një renditje të caktuar të indeve dhe organeve deri në pjekuri dhe realizim të funksion të caktuar.Njeriu 1/3 e parë të jetës së vetë e kalon duke u rritur, zhvilluar, pjekur, duke u pregaditur për person të rritur dhe të aftë për reproduksion.Periudha e rritjes fillon me fekondim dhe mbaron disa vite pas pubertetit.Analizuar sipas gjinisë femrat rriten shpejt, por në gjatësin përfundimtare, meshkujt i tejkalojnë dhe bëhen më të gjatë.Sipas racës, zezakët rriten më shpejt se të bardhët, të bardhët më shpejt se të verdhët (japonezët).Sëmundjet mund të ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin, p.sh. çrregullimet e metabolizmit(mungesa e ushqimit).Trendi biologjik i rritjes dhe zhvillimit, gjithashtu ka ndryshur me ndryshim e kushteve të jetës. Pjekuria biologjike në kohët e sotme arrihet më herët,në krahasim me vitet e mëparshme.P.sh., para një shekulli, pjekuria biologjike arrihej në moshën 23 vjeçare. Përderisa sot, arrihet shumë më herët, që në moshën 17 vjeçare. Arsyet për këtë ndryshim ende nuk janë plotësisht të qarta. Mendohet në rolin e ushqimit, kontrolla e sëmundjeve, etj. Quhet gjenerata hibride.

Page 11: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Rritja dhe zhvillimi përbëhën prej dy periudhave: prenatale dhe postnatale.   Periudha Prenatale-përfshin kohën prej menstracioneve të fundit deri në lindje (40 javë).

-Periudha embrionale-tremujori i parë (0-12 javë)-Periudha fetale-tremujori i dytë dhe i tretë

  Çrregullimet në zhvillimin prenatal Çrregullimet në zhvillim mund të ndodhin edhe në periudhën embrionale edhe në atë fetale. Shkaktarët mund të jenë gjenetik por edhe të jashtëm. Nga shkaktarët gjenetik veçohen: - aberacioni kromozomal, si për shembull Sindroma e Doën-it, - veprim i përbashkët i disa gjeneve-veprim poligjen, (ҁarjet e buzës dhe qiellzës) - anomalitë që shkaktohen nga veprimi i një gjeni (monogjene) si p.sh., deficienca enzimatike, amelogenesisë imperfecta, chondrodisplasya, disa sindrome kraniofaciale.Disa shkaktarë të jashtëm dihet që kanë veprim tejet të dëmshëm (veprim teratogjen), si p.sh., disa barëra në shtatëzani (thalidomidi), infeksionet në shtatëzani (rubeola, toksoplazmoza), të tjera si (radiacioni me x-reze, anoksia, malnutricioni, alkoolizmi). Por, 65-70% të çrregullimeve prenatale shkaktohen nga faktorë të panjohur. Veprimi teratogjen varet nga natyra e disa faktorëve, intenzitetit të tyre dhe periudhës kur fetusi i është ekspozuar veprimit të tyre. Organet në kohën e zhvillimit aktiv do të jenë më të goditur. Më e ndjeshme është periudha embrionale e zhvillimit.Fetusi është më pak i ndjeshëm, çrregullimet mund të manifestohne si ngecje në zhvillim, trauma të vogla të organeve në vend të çrregullimeve të mëdha. 

Page 12: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Periudha postnatale-periudha perinatale-një javë para lindjes dhe një javë pas lindjes-periudha neonatale-janë 4 javët e para paslindjes (muaji i parë)-fëmijëria e herëshme-viti i parë pas lindjes-Mosha parashkollore

-stadiumi i zhagitjes- viti i dytë dhe i tretëstadiumi i “lojës”-4,5 dhe 6v.Mosha shkollore- 7v deri në pubertetPuberteti te femrat (10-14), te meshkujt (12-16)Adoleshenca –nga puberteti deri në përfundim të rritjes ( vajzat 14-17 vjet, djemtë 16-21) Çrregullimet në rritjen dhe zhvillimin postnatal

Pedodonti duhet të ketë njohuri për rritjen dhe zhvillimin në mënyrë që të mund të përcaktoj diagnozën e saktë të fenomeneve devijuese në procesin e rritjes. Zhvillim normal mund të kemi vetëm atëherë kur fëmija është i shëndoshë. Vlerësimi i gjatësisë, peshës, moshës skeletore mund të shërbejnë si udhërrëfyes të rëndësishëm në përcaktimin e saktë të diagnozës.  

Page 13: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Faktorët që shkaktojnë çrregullime postnatale mund të ndahen në dy grupe: primarë dhe sekondarë. 

1.Çrregullimet primare të rritjes:

-displazia skeletore-aberacioni kromosomal-çrregullimet kongjenitale të metabolizmit-sindrome të ndryshme-rritja e ulët gjenetike 2.Çrregullimet sekondare të rritjes:-malnutricioni-çrregullimet sistemike dhe metabolike-ngecje psikosociale e rritjes-çrregullimet endokrine-ngecje konstitucionale e rritjes.  

Page 14: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

DISA MOMENTE TË RËNDËSISHME GJATË TRETMANIT STOMATOLOGJIK TË FËMIJËVE  Gjatë intervenimit stomatologjik duhet që të merren parasysh edhe dy elemente qenësore:KOHËZGJATJA E PRITJES dhe INTERVENIMI STOMATOLOGJIK: – Është e preferueshme që pacientët e vegjël të presin sa më pak në dhomën e pritjes dhe të pranohen sa më shpejtë nga mjeku në mënyrë që të ruhet durimi i fëmijës dhe që të mos e kaploj frika edhe me e madhe. Sa i përket kohëzgjatjes së intervenimit stomatologjik preferohet që të mos jetë më shumë se 15 – 30 minuta, për fëmijë që vijnë për herë të parë, si dhe te fëmijët e vegjël ku është prezente frika lemeritëse. Kurse te fëmijët e moshave më të rritura kohëzhgjatja e intervenimit stomatologjik mund të jetë më e madhe, gjithësesi duke pasur parasyshë tipin psikologjik të fëmijës.   

Page 15: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

1. Ndarja prej prindit dhe ulja e fëmijës në karrikën stomatologjike.Në moshë të vogël deri 4-5 vjet nuk preferohet ndarja e fëmijës nga prindi gjatë tretmanit stomatologjik. Përveç moshës kjo mvaret edhe nga tipi psikologjik i fëmijës dhe pregaditjes paraprake të tijë. Sidomos është i rëndësishëm shoqërimi gjatë vizitës së parë dhe gjatë ndonjë intervenimi serioz,siç është dhënja e anestezionit ose nxerrja e dhëmbit. Preferohet që sa më herët fëmija të mësohet që vetë dhe pa shoqërim të prindit të ulet në karrikën stomatologjike.Te disa fëmijë ndarja e parë nga prindi shoqërohet me të qarë të pajtueshëm dhe pa rezistencë.Fëmijët me sjellje të përshtatëshme shumë lehtë e pranojnë ndarjen dhe pa pritesë ulen në karrikë.2. Vendosja e kontaktit miqësor me fëmijën.Mjeku e pyet sa vjet i ka,si e ka emrin, e lavëdron dhe e inkurajon.E njofton me mjetet të cilat do ti përdor,diçka edhe demonstron,më në fund edhe për tretmanin që duhet ta ndërrmer në gojën e tijë.

Page 16: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

3. Dhënja eventuale e injeksionit.Në të shumtën e rasteve fëmijët frikësohen nga injeksionet, ata më parë e pranojnë dhimbjen se sa injeksionin. Mjeku nuk guxon që ta gënjej fëmijën, ai duhet që ti tregoj drejt se”injeksioni do ti dhembë vetëm pak”, por puna e mëtejme do të jetë plotësisht pa dhembje. Fëmija mund që të qajë gjatë kohës së injektimit por posa që të aplikohet ai e ndal të qarurit. Fëmijëve me të vegjël ju thuhet se „me injeksion e vëmë dhëmbin në gjumë dhe se ai nuk do të dhembë fare“Fëmijët që mësohen me injeksione zakonisht herën e ardhëshme nuk do të kundërshtojnë. Gjithësesi duhet zgjedhur gjilpërë adekuate,aplikimi të bëhet pa dhimbje ose me dhimbje minimale. Gjilpëra nuk praktikohet që ti tregohet fëmijës.

4. Sinjalizimi i dhembjes- fëmijës i thuhet që të na bënë me dije kur ka dhimbje duke: ngritur dorën, me mbyllje të syve, me klithje etj.5. Zhvillimi i tretmani (intervenimi stomatologjik)6. Kthimi te prindi -Mjeku ose motra e shoqëron fëmijën deri te prindi. Mjeku e lavdëron për qëndrimin tejet të mirë të fëmijës, ndërsa fëmija ndihet krenar se e ka shëruar dhëmbin. 

Page 17: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Vizita stomatologjikë e fëmiut Kur duhet vizituar stomatologun për herë të parë?Gjithmon kanë ekzistuar dilema dhe paqartësi lidhur me atë se kur duhet vizituar stomatologun për herë të parë.Shiquar historikisht, viteve të 40-50, fëmijët dërgoheshin te stomatologu vetëm për nxjerrje të dhëmbëve.Jo rrallë në dyer të ordinancave stomatologjike ke mundur ta lexoje këtë informatë:“ Nuk pranojmë fëmijë të moshës nën 13 v.!”Po ato vite, stomatologët në paafatësi ose mos dije kanë dhënë këshilla jo të drejta, “dhëmbët e fëmijëve nuk meritojnë kujdes sepse ato do të humben!” Shumë vite më vonë, viteve ’80, vizita e parë stomatologjike preferohej që nga mosha 3 vjeçar. Ende nuk kishte kurajo për intervenim në moshë më të herëshme, por edhe si “arsye” pritej dalaj në tërsi e gjithë dhëmbëve të qumështit.Dr.Horowitz thekson se “është bukur vështirë për prindin të besojë se fëmija duhet dërguar te stomatologu, që pas daljes së dhëmbëve të parë, nëse jo edhe më herët. Një gabim të tillë e kam bërë edhe vetë duke i besuar stomatologut tim se nuk bën të dërgohet fëmija te stomatologu pa i mbushur tri vjet. Më vonë e kuptova se kjo është gabim”

Page 18: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Në ditët e sotme, më nuk ka dilema, vizita e parë stomatologjike duhet që të bëhët para ditëlindjes së parë, pra në mes të muajt 6 dhe 12 të jetës.  Karakteristika e vizitës së parëTë vendoset bashkëpunimi dhe të fitohet besimi nga ana e fëmijësKomunikimi i hapur, i durueshëm Krijimi i gjenjes së pëlqimit nga ana e fëmijësështë obligim dhe detyrë e prindërit që të përgadisë fëmijën për vizitën e parë

Biseda me fëmijën dhe prindërit- komunikimi më fëmijën (verbal, vizuel dhe fizik)- të tregohet interesi për fëmijën- të fitohet edhe besimi i prindërit për bashkëpunimë

Komunikimi me fëmjën -komunkimi me fëmijën bashkëpunues -me fëmijën jobashkpunues -me fëmijën me retardim mental 

Page 19: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Karakteristika e vizitës e parë te Pedodonti-përgaditja për vizitën e parë-biseda me prindër dhe fëmijë-anamneza ( e sëmundjes)-kontrolla klinike-diagnoza-përfundimi i vizitës  Vizita e parë-marrja e anamnezës-anamneza sociale-anamneza medicinale-anamneza dentale Anamneza sociale-të dhënat e përgjithëshme:- emri,- adresa, - vëllezërit, motrat, gjyshërit, - aktivitetet e dëshiruara, - profesioni i prindit, - shtazët e preferuara, etj  

Page 20: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Anamneza medicinale- gjendja e tanishme shëndetësore,- sëmundjet e fëmijërisë- sëmundjet të ndryshme (sistemike, kardivaskulare, etj)- alergjia- marrja e barërave- intervenimet kirurgjike- çrregullimet në sjellje, epilepsia- grupi i gjakut Anamneza dentale-ndërmarja e mëhershme/ e tanishme e veprimeve preventive (këshilla, higjiena orale, fluori)-probleme e mëherëshme dentare (kariesi, traumat)

Page 21: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

Ekzaminimi klinik-matja dhe vlerësimi i zhvillimit të fëmijës (gjatësia, pesha, somatotipi)-ekzaminimi ekstaroral-ekzaminimi intraoral-metodat shtesë diagnostifikuese (rtg, testi i vitalitetit të pulpës, CRT testi, etj) Ekzaminimi ekstraoral-përfshin kontrollimin e kokës dhe qafës jashtë zgavrës së gojës,-në profil dhe on face Ekzaminimi intraoral-kontrolla e indeve të forta dhe të buta të gojës

Page 22: Njohuri te pergjithshme rreth PEDODONCIS

DiagnozaMe diagnoze nenkuptojme konstatimi i cilësdo sëmundje të hapsirës së gojës ose çrregullimeve në hapsirën e gojësMetodat Diagnostikuese - rtg, - testi i vitalitetit, etj Terapia eventuale fillestare gjatë vizitës së parë -Terapia fillestare- pastrimi dhe polirimi i dhëmbëve -njoftmi dhe shpjegimi fëmijës për terapinë që duhet ndërmarr, krijimi i ndjenjes pozitive dhe bashkëpunuese për fëmijën -metoda “tell-show-do”(fol- trego-vepro), përdoret sidomos të moshat pak më të rritura, p.sh fluorizimi -intervenimi invaziv vetëm në raste akute.  Mbarimi i vizitës -të shpjegohet terapia -të shpejgohet preventiva: - higjiena orale -këshillat për ushqyeshmëri -të shpjegohet numri i intervenimeve terapeutike -pacientave të palëvizshëm ose të hendikepuar të ju shpejgohet për terapin parapregaditore dhe plani i terapisë.