Detyra projektuese 2012-13..!!!

27
SH.M.K Niko Nestor– Strugë - 2012- 2013 Detyrë Projektuese Lënda: Kirurgji me gjinekologji dhe akusheri me kujdes TEMA: 1

Transcript of Detyra projektuese 2012-13..!!!

Page 1: Detyra projektuese  2012-13..!!!

SH.M.K “Niko Nestor” – Strugë - 2012-2013

Detyrë Projektuese

Lënda: Kirurgji me gjinekologji dhe akusheri me kujdes

TEMA:

1

Page 2: Detyra projektuese  2012-13..!!!

Kandidati : Mentor: Artisana Ajro Nevzat Yseini IV-19 Mjeksi

Permbajtja

Hyrje / Qëllimi i

projektit............................................3

Cka është cikli menstrual

…………………………….......4

Cikli Ovarial…………………………………………………4-5

Cikli

Uterin ...........................................................6

Menstruacioni

Normal ............................................7-8

Treguesit e

Ovulacionit ......................................8

Hormonet ovariale..............................................9-

10

Crregullimet Menstruale ………………………..10-11

2

Page 3: Detyra projektuese  2012-13..!!!

Shërimet e crregullimeve menstruale……………..12

Menopauza .......................................................13

Fazat e

Menopauzes............................................14

Fotografitë………………………………………….15-16-17

Literatura / Përfundimi ..........................................18

Hyrje...

Në lidhje me këtë temë sqarohen :

Njohja me fiziologjinë e organeve endokrine (boshti hipotalamus-hipofizë-ovare)

Mekanizmi i Ciklit Menstrual dhe Crregullimet e tij

Trajtimi i problematikës klinike të sëmundjeve dhe çrregullimeve hormonale si dhe për

vendosjen e diagnozës klinke dhe trajtimin terapeutik dhe kirurgjik

Disa nga simptomat më të shpeshta: Dhimbje shpine, dhimbje në pjesët e brendëshme të

"kofshëve", axhitim i të vjellave, diarre, kapsllëk, dhimbje koke, rritje e dëshirës për kontakt

seksual. Humbja e gjakut do të thotë oksigjenim më të pakët të qelizave të trupit, dmth lodhje më

të madhe se zakonisht për të njëjtën punë. Patjetër ato ditë duhet të hash më shumë se zakonisht.

Mirë është të: 1.Marrësh hekur nga farmacia; 2.Hash ushqime që përmbajnë shumë hekur-si

p.sh.mish të kuq; 3.Pish një gotë portokall të shtrydhur; 4.Hash perime ngjyrë jeshile; 5.Të mos

hash në të njëjtin vakt një ushqim të pasur me hekur.

3

Page 4: Detyra projektuese  2012-13..!!!

Qëllimi i Projektit Cikli Menstrual-është dëshmia më e mirë e funksionimit të sistemit hipotalamus-

hipofizë-ovare që përcillet me ndryshime strukturale dhe funksionale në organe ku ajo vepron:

mitër, vaginë, gjinj. Qëllimi kryesor i cdo cikli menstrual është prodhimi i qelizës vezë e cila

duhet të mbarësohet dhe ndryshimet në endometrium ku duhet të vendoset veza e mbarësuar.

Arsyeja pse zgjodha këtë temë është që të dijmë sa më shumë rreth ciklit menstrual, rreth

metodave me të cilat mund ti largojme dhimjet gjat periudhes se tij, disa prej të cilave janë : Me

një qese(apo shishe) me ujë të ngrohtë mund të lehtësosh dhimbjet e barkut, është e këshilluar të

përdorësh veshje të rehatshme, çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, frutat e thata mund të

dhurojnë një efekt qetësues natyral, të vendosësh diçka të ftohtë tek sytë lehtëson dhimbjen e

kokës e ardhur nga menstruacionet.

Cka është Cikli MenstualSistemi riprodhues femëror, në ndryshim nga ai mashkullor, paraqet ndryshime ciklike të

rregullta, të cilat mund të shihen përgatitje periodike për fertilizimin dhe shtatzaninë. Në qeniet

humane cikli menstrual është mujor dhe karakteristika e tij më e dukshme është gjakderdhja

vaginale periodike e cila shoqërohet me rënien e mukozës uterine (menstruacioni). Gjatësia e

ciklit është shumë e variueshme te gratë, por një formë normale është ajo prej 28 ditësh nga

fillimi i një periode menstruale deri në fillimin e periodës pasardhëse. Zakonisht, ditët e ciklit

identifikohen me numra, duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve. Cikli menstrual

zhvillohet në dy faza dhe atë:

Faza ovariale (vezore) Faza uterine (në miter)

Cikli Ovarial

Qysh nga lindja, ekzistojnë shumë folikuj primoidalë nën kapsulën ovariale. Secili prej tyre

përmban një ovocit të papjekur. Në fillim të cdo cikli, disa prej këtyre folikujve zgjerohen, dhe

formohet një kavitet përrreth ovocitit (formimi i antrumit). Ky kavitet është i mbushur me likuid

folikular. Në qeniet humane një nga folikujt e njërës vezore fillon të rritet shpejt rreth ditës së 4

Page 5: Detyra projektuese  2012-13..!!!

gjashtë dhe shëndrrohet në folikul dominant, ndërsa të tjerët mbeten, duke formuar kështu folikujt

atretikë. Procesi i atrofizimit përfshin apoptozën. Është e panjohur mënyra se si një folikul

përzgjidhet për t’u bërë folikul dominant në këtë fazë folikulare të ciklit menstrual, por kjo duket

të jetë e lidhur me aftësinë e folikulit sekretuar estrogjenë në brendësi të tij, cka nevojitet për

maturimin përfundimtar. Kur grave ju jepen preparate të tillë, si gonadotropinat pituitare shumë

të purifikuara në formë ineksionesh, zhvillohen shumë folikuj njëherësh. Qelizat e theca interna

të folikulit janë burimi fillestar i estrogjenëve qarkullues. Megjithatë, fluidi folikular ka

përmbajtje të lartë estrogjeni, dhe një pjesë e mirë e këtij estrogjeni vjen nga qelizat granuloze.

Rreth ditës së 14 të ciklit, folikuli i tensionuar rupturohet, dhe ovociti ekspulsohet në kavitetin

abdominal. Ky është procesi i ovulacionit. Ovoctiti kapet nga fundi me fimbrie të tubave uterinë

(oviduktet). Ai transportohet në utreus dhe, po të mos ndodh fertilizimi, ai flaket jashtë nëpërmjet

vaginës. Folikuli që rupturohet në kohën e ovulacionit mbushet me gjak dhe formon atë që disa

herë quhet corpus hemorrhagicum. Një sasi minimale gjaku folikuli në kavitetin abdominal mund

të shkaktoj irritim peritoneal, të shprehur me dhimbje të lehta të fundit të barkut. Qelizat

granulare e thekale të folikulit që shtresëzohen, shpejt fillojnë të proliferojnë, dhe gjaku I

koaguluar zëvendësohet me qeliza luteale të pasura në lipide e me ngjyrë të verdhë, duke formuar

corpus luteum. Kjo shënon fillimin e fazës luteale të ciklit menstrual, gjatë së cilës qelizat luteale

sekretojn estrogjen dhe progestgeron. Nëse shfaqet shtatzania, corpus luteum persiston dhe

zakonisht nuk ka më perioda deri pas lindjes. Nëse nuk ka shtatëzani, corpus luteum fillon të

degjeneroj rreth katër ditë para menseve pasuese (dita e 24-t e ciklit) dhe zëvendësohet

eventualisht nga ind dhjamor duke formuar corpus albicans. Cikli ovarian është i ngjashëm në

mamiferet e tjera, përvec faktik që në shumë specie ovulojnë më shumë se një folikul dhe si

rregull ka barra multiple. Copus luteum foromhet në disa specie submamare por jo në të tjera. Te

njeriu, nuk formohen ovocitet të rinj pas lindjes. Gjatë zhvillimit fetal, vezoret përmbajn më

shumë se 7-milion folikuj primoidal. Sidoqoftë, shumë prej tyre pësojnë atrezi (involicion) para

lindjes dhe të tjerë humbasin pas lindjes. Në kohën e lindjes ka rreth 2-milion ovocite por 50%

janë atretikë. Ato që janë normal ndjekin pjesën e parë të ndarjes së parë mejotike rreth kësaj

periode dhe hyjnë ne një stad arresti në profazë, në të cilën ata që mbijetojnë persistojnë deri në

moshën adulte. Atreiza vazhdon gjatë zhvillimit, dhe numri i ovociteve në të dy ovaret në kohën

e pubertetit është më pak se 300-mijë. Vetëm një nga këto ovocite për cikël (ose afërsisht 500

gjatë gjithë jetës riprodhuese normale) arrijn maturimin, pjesa tjetër degjeneron. Pikërisht përpara

ovulacionit plotësohet ndarja e parë mejotike. Njëra nga qelizat bija, ovocitet sekondare, merr 5

Page 6: Detyra projektuese  2012-13..!!!

shumicën e citoplazmës, ndërkoh që tjetra, e ashtuquajtura trupëza e parë polare, fragmentohet

dhe zhduket. Ovociti sekondar fillon menjëherë ndarjen e dytë mejotike, por kjo ndarje ndal në

metafazë dhe plotësohet vetëm kur një spermatozoid penetron ovocitin. Ndërkohë, trupëza e dytë

polare paloset dhe ovociti i fekonduar procedon për të formuar një individ të ri. Ndalesa në

metafazë i dedikohet, të paktën në disa specie formimit të ovocitit të proteinës pp39mos, e cila

është koduar nga pro-onkogjeni c-mos. Kur ndodh fertilizimi, proteina pp39mos shkatërrohet

brenda 30 minutash nga calpani , një cistinë proteazë kalcium-dependente.

Cikli UterinNë fund të menstruacioneve, të gjitha shtresat e endometrit, përvec asaj të thellë kanë rënë. Nën

influencën e estrogjenëve prej folikulit në zhvillim, endometri rritet shpejt në trashësi nga dita e

pestë të ciklit menstrual deri në të katërmbëdhjetën. Ndërsa trashësia rritet, gjëndrat uterine

tërhiqen së jashtmi dhe kështu ato zgjaten dhe sekretojnë në sasi të vogël. Këto ndryshime

endometriale quhen proliferative dhe kjo pjesë e ciklit menstrual është quajtur shpesh faza

proliferative. Eshtë quajtur gjithashtu si faza preovulatore apo folikulare e ciklit. Pas ovulacionit,

endometri bëhet më tepër i vaskularizuar dhe lehtësisht edematizon nën influencën e estrogjenit

dhe progesteronit prej corpus luteum. Gjëndrat bëhen edhe më të përdredhura e tortuoze dhe

fillojnë të sekretojnë një likuid transparent. Për pasojë, kjo fazë e ciklit është quajtur faza

sekretore ose faza luteale. Më vonë në fazën luteale, endometri, sikurse gjëndra pituitare

anteriore, prodhon prolaktin, por funksioni i kësaj prolaktine endometriale është ende i panjohur.

Endometri furnizohet nga dy lloj arteriesh. 2/3 e shtresës sipërfaqësore endometriale që bien gjatë

menseve, shtresa funksionale furnizohet nga arteriet spirale të gjata e të përdredhura, ndërsa

shtresa e thellë e cila nuk rrëzohet, shtresa bazale furnizohet nga arteriet bazilare, të shkurtra e të

drejta.

Kur corpus luteum regredon, bie suporti hormonl për endometrin. Ai bëhet më i hollë, c’ka shton

përdredhjen e arterieve spirale. Në endometër shfaqen vatra nekroze dhe këto kolabohen. Në

vazhdim ka spazmë dhe më tej nekrozë të mureve të arterieve spirale, duke cuar në hemorragji në

fillim me pika, e cila shtohet gradualisht dhe prodhon fluksin menstrual. Vazospazma ndodh

6

Page 7: Detyra projektuese  2012-13..!!!

probablisht nga clirimi i prostaglandinave lokale. Gjenden sasi më të mëdha prostaglandinash në

endometrin sekretor dhe në gjakun menstrual, dhe infuzioni i PGF-2a shkakton nekrozë

endometriale dhe gjakderdhje. Një teori e shpërthimit të menseve thotë se në qelizat endometriale

nekrotike qahet membrana lizozomalw dhe clirohen enzimat që strimulojnë formimin e

prostaglandinave prej fosfolipideve të qelizave. Nga pikpamja e funksionit endometrial, faza

proliferative e ciklit menstrual paraqet restaurimin e epiteliumit prej menstruacionit të kaluar dhe

faza sektore paraqet përgatitjen e uterusit për inplantimin e ovocitit të fertilizuar. Gjatësia e fazës

sekretore është mjaft konstante, rreth 14 ditë dhe variacionet e vërejtura në gjatësinë e ciklit

menstrual i dedikohen, në shumicën e rasteve, variacioneve të fazës proliferative. Kur nuk ndodh

fertilizimi gjatë fazës sekretore, endometri bie dhe fillon një cikël i ri.

Mensturacioni normalGjaku menstrual ështëkryesisht arterial, me vetëm 25% origjinë venoze. Ai përmban mbeturina

indesh, prostaglandina dhe sasi relativisht të mëdha fibrolizine nga indi endometrial. Fibrolizina

shkrin koagulat, kështu që gjaku menstrual normalisht nuk përmban koagula vetëm nëse fluksi

është i shtuar. Kohëzgjatja e zakonshme e fluksit menstrual është 3-5 ditë, por mund të vërehen

edhe flukse njëditore apo 8-ditore në gra normale. Sasia e gjakut të humbur mund të variojë nga

spoting i lehtë deri në 80ml, sasia mesatare e humbur është 30ml. Humbja mbi 80ml nuk është

normale. Por sasia e gjakut të humbur mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë

trashësinë endometriale, terapinë dhe sëmundjet që ndikojnë në mekanizmin e koagilimit. Pas

menstruacioneve rigjenerohet një endometër i ri nga shtresa basale.

Ciklet anovulatorë

Në disa rrethana ovulacioni nuk ndodh gjatë ciklit menstrual. Cikle të tillë anovulatorë janë të

zakonshëm për 12-18 muajt e parë pas menarkës dhe përsëri para fillimit të menopauzës. Kur nuk

ndodh ovulacioni, nuk formohet corpus luteum dhe mungojnë efektet e progesteronit mbi

endometrin. Estrogjenët vazhdojnë të shkaktojnë rritjendhe endometri proliferativ bëhet mjaft i

trashë dhe bie e fillon të cikatrizohet. Koha që duhet për shfaqjen e hemorregjisë varion, por

7

Page 8: Detyra projektuese  2012-13..!!!

zakonisht ajo shfaqet në më pak se 28 ditë nga menstruacioni i fundit. Fluksi është gjithashtu

variabël dhe varion nga i paktë deri në relativisht të bollshëm.

Ndryshimet ciklike në kolum uteri

Megjithëse është në vazhdimësi të trupit të uterusit, qafa e mitrës është e ndryshme në mjaft

drejtime. Mukoza e qafës uterine nuk pëson deskuamacione ciklike, por ka ndryshime të rregullta

në mukusin cervical. Estrogjenët e bëjnë mukusin më të hollë dhe më alkalin, ndyshime këto që

favorizojnë mbijetesën dhe tranportimin e sperms. Ndërsa progesteroni e bën atë të trashë.

Mukusi është më i hollë në kohën e ovulacionit, dhe elasticiteti i tij rritet, kështu që në mes të

ciklit, një pikë mund të zgjatet në formën e një filli të gjatë e të hollë, me një gjatësi 8-12cm apo

edhe më shumë. Në vazhdim, nëse një shtresë e hollë shtrihet mbi një lame, kur thahet ajo ka

pamjen e gjethes së fierit. Pas ovulacionit dhe gjatë shtatzënësisë mukusi cervikal bëhet i trashë

dhe nuk merr më pamjen e gjethes së fierit.

Ndryshimet ciklike në gjinjtë

Megjithëse laktacioni normalisht nuk ndodh deri në fundë të shtatzënisë, ekzistojnë ndryshime

ciklike në gjendrat mamare gjatë ciklit menstrual. Estrogjenët shkaktojnë proliferimin e

duktuseve mamarë, kurse progesteroni shkakton rritjen e lobuleve dhe të alveoleve. Enjtja e

gjinjve, tendosja dhe dhimbja e përjetuar nga shumë gra gjatë 10 ditëve para menseve, i

dedikohen probabilisht fryrjes së duktuseve, hiperemisë dhe edemës së indeve intersticialë të

gjinjve. Të gjithë këto ndyshime së bashku me simtomat regredojnë gjatë menstruacioneve.

Treguesit e ovulacionitNë praktikën klinike është shpesh e rëndësishme të njihet nëse ka ndodhur ovulacioni apo jo dhe

se kur ka ndodhur gjatë ciklit. Gjetja e një modeli sekretor në biopsinë endometriale tregon se

është prezent një corpus luteum funksional. Më pak real është fakti që gjetja e qelizave të mukusit

cervikal që nuk marrin pamjen e gjethes së fierit, në një grua e cila ka mense të rregullta, të jetë

evidencë e së njëjtës gjë si më lart. Një tregues i përshtatshëm dhe i arsyeshëm për kohën e 8

Page 9: Detyra projektuese  2012-13..!!!

ovulacionit është ndryshimi-zakonisht rritje- i temperaturës bazale trupore. Gratë e interesuara

për matjen e temperaturës dhe plotësimin e një tabele përkatëse duhet të përdorin një termometër

me gradacione të gjëra dhe ta matin temperaturën e tyre (orale dhe rektale) në mëngjes para se të

ngrihen nga shtrati. Shkaku i ndryshimit të temperaturës në kohën e ovulacionit është probabilisht

rritja e sektretimit të progesteronit, pssi ai njihet të jetë termogjen.

Ovulacioni normalisht ndodh 36-38 orëpas fillimit të kurbës së LH në mes të ciklit. Ovociti rron

afërsisht 72 orë pasi është ekspulsuar nga folikuli, por ai është i fertilizueshëm për një kohë mjaft

më të shkurtër se kaq.

Disa spermatozoidë mund të mbijetojnë në traktin gjenital femëror dhe të sjellin fertilizimin për

mbi 120 orë para ovulacionit, por perioda më fertile është saktësisht ajo e 40 orëve para

ovulacionit. Sidoqoftë, për të interesuarit e “metodës ritmike“ të kontacepsionit, duhet theksuar se

ka raste të rralla por të dokumentuara në literaturë, të barrave që rezultojnë nga koituse të izoluar

në cdo ditë të ciklit.

Hormonet ovarialeHormonet janë substanca që prodhohen në gjëndrat endokrine dhe pastaj me anë të qarkullimit të

gjakut transportohen deri në vendin e veprimit (komunikimi endokrin).

Për zhvillimin normal të ciklit menstrual duhet të koordionohen veprimet hormonale në tri nivele:

Hipotalamus – hipofizë

Ovare – ku vjen deri te pjekja e vezoreve- gametogeneza dhe prodhimi i hormoneve

seksuale

Mitra- si organ ku këto veprojnë

Hipotalamusi

Hipotalamusi është pjesë e dijencefalonit e vendosur mbi kryqëzimin e nervit optik. Mbaresat

nervore të cilat prodhojnë hormonin GnRH mbarojnë në eminencija mediana prej ku GnRH kalon

në gjakun portal që bashkon hipotalamusin me adenohipifizën. Në hipotalamus gjenden

9

Page 10: Detyra projektuese  2012-13..!!!

receptorët për estrogjene, progresteron, androgjene dhe glikokortikoide. Hipotalamusi kontrollon

adenohipofizën me lirimin apo inhibimin e hormoneve.

Hormonet e hipotalamusit janë:

o Gonadotropine releasing hormone GnRH,

o Faktori porlaktin inhibues PIF

o Tireotropin releasing hormone TRH

o Kortikotropin releasing hormone CRH

o Hormoni i rritjes releasing hormone GHRH

o Somatostatin dhe

o Urokortin

Cikli normal menstrual varet nga hormone GnRH I cili stimulon lirimin e FSH dhe LH në

adenohipofizë. Në hipotalamus dhe hipofizë gjenden receptorët për hormonet steroide të ovareve

(estrogjen, progesteron, androgjen) të cilat me ndikimin direkt në hipotalamus dhe hipofizë

ndikojnë në prodhimin e FSH dhe LH me të cilën realizohet ndikimi në veprimin e ciklit

menstrual.

Crregullimet MenstrualeÇdo ndryshim i skemës normale te menstruacioneve tek një femër quhet çrregullim menstrual.

Çfarë janë çrregullimet menstruale?

Amenorreja është mungesa e menstruacioneve. Dallojmë amenorrenë primare, atëherë kur fare

nuk është paraqitur,dhe sekondare, kur menstruacionet në fillim kanë qenë të rregullta por më

vonë janë çrregulluar apo kanë munguar fare.

Amenorreja konsiderohet atëherë kur menstruacionet nuk paraqiten së paku 3 cikle. Femrën te e

cila menstruacionet nuk janë paraqitur deri në moshën 16 vjeçare duhet dërguar te mjeku si

dyshim në amenorrenë primare Ciklet e rralla dhe jo të rregullta (oligomenorreja) janë mjaftë të

shpeshta në pubertetin e hershëm dhe nuk janë për tu shqetësuar. Poashtu, gjakderdhja është e 10

Page 11: Detyra projektuese  2012-13..!!!

ndryshme, dikush gjakderdhë më pak e dikush më shumë. Ndonjëherë gjakderdhja mund të

mungoj fare, gjersa në muajin e ardhshëm të jetë më e madhe, që me siguri është pasojë e

mungesës së ovulimit në ciklin paraprak.

Brengosëse është nëse ciklet zgjasin më pak se 21 ditë, dhe gjakderdhjet më gjatë se 8-10 ditë

ose, ciklet dukshëm ndryshojnë gjatë disa muajve. Këto raste tregojnë një problem me ovulimin.

Menorragjitë (gjakderdhjet e shumta). Gjakderdhjet e mëdha ose menoragjitë paraqiten te 9%

deri 14% te të gjitha femrat dhe mund të jetë pasojë e shumë problemeve.

Dismenorea (ngërçet e forta menstruale). Te të gjitha femrat gjatë gjakderdhjes paraqiten

kontrakcionet (ngërçet) e mitrës, por te disa mund të jenë më intensive dhe më të shpeshta. Në ato

raste flasim për dismenorenë (menstruacionet e dhimbshme).

Cilët janë shkaktarët e menstruacioneve të çrregullta?

Shkaktarët e amenorresë (mungesa e menstruacioneve). Te adoleshentet nevojitet një kohë që

ovulacioni të stabilizohet, e ndonjëherë gjakderdhjet edhe ndalen për disa muaj. Çdo herë që

menstruacionet mungojnë, duhet vërtetuar a bëhet fjalë për shtatzëni apo jo, edhe pse secila

situatë me stres, madje edhe brenga për shtatzëni, mund të ndikoj në mungesën e gjakderdhjes.

Ushtrimet e tepërta dhe ndryshimi i peshës trupore. Besohet se ushtrimet trupore të tepërta

(psh., vrapimi për 20 orë gjatë javës disa muaj) ndikon në zvogëlimin e hormoneve seksuale dhe

si pasoj çrregullimi i menstruacioneve. Poashtu pesha e madhe trupore ndërlidhet me këto

çrregullime, pasi që dihet se një sasi e estrogjenit prodhohet edhe në indin dhjamor dhe kjo mund

të ndikon në ciklin menstrual.

Sindromi i vezoreve policistike. Ky sindrom paraqitet të 6% e femrave dhe është rezultat i asaj

që vezoret formojnë sasi të mëdha të androgjenëve (hormoneve mashkullore) sidomos

testosteronit. Formimi i rritur i androgjenëve sjellë deri te koncentrimi i lartë i HL (hormonit

luteinizues) dhe koncentrim të zvogluar HFS (hormonit folikulostimulues), prandaj folikulet nuk

mund të prodhojnë vezë të pjekur. Kur folikulet nuk mund të prodhojnë veze, ato fryhen me lëng

dhe shndërrohen në ciste.

11

Page 12: Detyra projektuese  2012-13..!!!

Koncentrimi i rritur i prolaktinës:Hormonin prolaktin e prodhon hipofiza e cila stimulon

prodhimin e qumështit të nënës. Koncentrimet e larta të prolaktinës te femrat që nuk janë

shtatzëne mund të inhibojë ovulimin dhe në këtë mënyrë të shkaktoj amenorrenë. Disa barëra,

duke përfshirë edhe mjetet orale kontraceptive (tabletat) dhe disa antipsikotik, mund ta risin

koncentrimin e prolaktinës.

Shkaktarët tjerë: Terapia e karcinomës mund t’i shkatërrojë folikulet dhe çrregullon funksionin

e vezoreve. Sindromi Turner është çrregullim i rrallë gjenetik te i cili mungon kromozomi x,

prandaj nuk zhvillohen vezoret funksionale. Problemet me gjëndrën tiroide, qoftë si pasojë e

prodhimit të rritur (hipertiroidizmi) apo të zvogëluar (hipotiroidizmi) mund ta ndërprejnë

ciklin.Sinroma Cushing (çrregullim i gjëndrës mbiveshkore), poashtu mund të shkakton

amenorrenë.

Shërimi i çrregullimeve menstruale (vetëndihma + mjeku i praksës së përgjithshme)

Dieta: Rregullat e përgjithshme të ushqimit të shëndosh vlejnë për të gjithë, duke përfshirë pemët

e freskëta dhe perimet dhe duke i ikur ushqimit jo të shëndosh (junk food). Disa ndryshime në

ushqim 14 ditë para gjakderdhjes mund tu ndihmojnë femrave me probleme nga dhimbjet

menstruale. Te disa femra ndihmon evitimi i mishit të kuq dhe prodhimeve qumështore, kofeinës

dhe alkoolit. Disa studime vërtetojnë se marrja e vitaminës B1 (tiaminës) ndikon në zvogëlimin e

dhimbjeve menstruale.

Aktiviteti fizik:Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit. Preferohet që

aktiviteti fizik të mos jetë shumë energjik.

Preparatet bimore: Preparatet në bazë bimore dhe çajet e ndryshme janë treguar efikas në

zbutjen, madje edhe zhdukjen e simptomave të ndryshme gjatë ciklit menstrual. Çaji i kamomilit,

majdanozit, mentës, janë treguar shumë efikas.

12

Page 13: Detyra projektuese  2012-13..!!!

Cilat barna përdoren gjatë çrregullimeve menstruale?

Analgjetikët e zakonshëm:

Josteroidet antiinflamator (NSAID). Josteroidet antiinflamator (NSAID) bllokojnë

prostaglandinet (substancat qe rrisin kontrakcionet e mitrës). Posaçërisht janë efikas në

zvogëlimin e gjakderdhjeve të mëdha dhe ngërçeve. Acidi acetilsalicinik është preparat

antiinflamator që përdoret më së shpeshti por, janë edhe disa të tjerë, si (diklofeni, ketoprofeni,

ibuprofeni) që jepen me recetë apo pa të.

Paracetamoli zvogëlon nivelin e gonadotropinës dhe i estradiolit (lloj i estrogjenit) me çka mund

të ndikohet në çrregullime menstruale.

Në terapinë e çrregullimeve menstruale përdoret edhe terapia hormonale (mjetet kontraceptive

orale, progesteroni etj.

MENOPAUZA - Menopauza është ndalimi i menstruacioneve fillon zakonisht në moshën

45-55 vjeç.Ka raste të rralla që fillon dhe më shpejt.Në fazën e menopauzës vezoret gati ndalojnë

prodhimin e hormoneve: progesteron dhe estrogjen.Gjithashtu dhe nivelet e testosteroneve ulen.

Disa simptoma të menopauzës janë: djersitje natën, papritur të kesh vapë ose ftohtë,

menstruacione të parregullta, humbje e hormonit libido(hormoni i seksit), ndryshime në humor

dhe gjendje shpirtërore, lot të papritur, lodhje, çrregullime gjumi, rrallim i flokëve dhe rritje të

qimeve të fytyrës, humbje memorie, rritje në peshë, vështirësi në përqendrim, depresion, ankth,

dhimbje koke, dhimbje trupi, kruajtje lëkure etj. Pikërisht për të rralluar këto lloj simptomash,

shumë femra rekomandohen të bëjnë terapi hormonesh. MOSHA: Mes moshës 45 dhe 50-

vjeçare në vezore piqet një numër i vogël i vezëve, kështu që ato tajisin gjithnjë më pak hormone

femërore.Pak nga pak ovulacionet rrallohen, kurse menstruacionet ndërpriten - fillon menopauza.

Konsiderohet si gjë normale nëse mbarimi i kohës së frytnimit fillon ndërmjet moshës 45 dhe 55-

vjeçare, ndërsa nëse gjakderdhja menstruale ndërpritet para moshës 45-vjeçare, kemi të bëjmë me

menopauzën. Kjo ndodh për shumë arsye: për shkak të problemeve të trashëgimisë, të

problemeve me organin riprodhues, për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Pastaj, është

dëshmuar se pirja e duhanit e bllokon para kohe punën e vezoreve. Ndodh që në kohën ndërmjet

moshës 40 dhe 45-vjeçare cikli menstrual papritmas të bëhet i parregullt, kurse gjakderdhja të jetë

13

Page 14: Detyra projektuese  2012-13..!!!

më e gjatë dhe më e madhe. Në moshën që i paraprin menopauzës, vezoret tajisin më shumë

estrogjen sesa ka nevojë, madje jo vetëm gjatë kohës së gjysmës së parë të ciklit(gjë që është

normale), porse edhe në gjysmën e dytë. Në këtë mënyrë mukoza e anit është në mënyrë të

pabarabartë, prandaj për këtë shkak gjakderdhja është më e gjatë dhe më e madhe. Kur ndodh të

ketë gjakderdhje tepër të madhe dhe të gjatë, është gjë e domosdoshme të hiqet endometria. Gjatë

kohës së menopauzës shtrohet si nevojë më e domosdoshme se kurdoherë më parë të bëhen disa

analiza.Vizita gjinekologjike dhe pap-testi, kontrolli i gjinjve në ultrazë dhe analiza e gjakut janë

të domosdoshme. Menstruacionet vijnë më herët ose më vonë, zhduken gjatë disa muajve dhe

shfaqen papritmas, janë shumë më të mëdha ose më të shkurtra se përpara. Kur menstruacionet

nuk shfaqen disa muaj me radhë çdo femër duhet të jetë e sigurt se gjendet në menopauzë.

Megjithatë, kjo gjë mund të dihet me siguri vetëm me anë të analizës së statusit hormonal. Edhe

pse pjellshmëria zvogëlohet pas moshës 45-vjeçare gjatë kohës së menstruacioneve të parregullta

mund të ndodh femra të mbetet shtatzënë. Më së miri është të evitohet me anë të hapave me dozë

të vogël të hormoneve. Nuk rekomandohet të përdoret spiralja, sepse mund të nisë parregullsi më

të madhe të menstruacioneve.Simptomat e menopauzës shkaktohen nga ndryshimet e nivelit të

estrogjenit dhe progesteronit.

Faza para-menopauzale: Gjatë kësaj faze prodhimi i një sërë hormonesh që kanë të bëjnë

me riprodhimin,përfshirë këtu estrogjenin,progesteronin dhe testosteronin pakësohet dhe

çrregullohet,ndonjëherë edhe me ngritje të vrullshme dhe të paparashikueshme nivelesh. Gjatë

kësaj kohe bie pjellshmëria.Një prej shenjave më të dukshme që femrat provojnë në këtë fazë

janë afshe të papritura nxehtësie, që shkaktohen nga luhatjet hormonale. Ndryshimet e papritura

të humorit, pagjumësi, lodhje, probleme me kujtesën dhe një sërë simptomash të tjera ndonjëherë

nuk kanë lidhje me çrregullimin hormonal të kësaj faze.

Faza pas-menopauzale: Është faza që përfshin gjithë periudhën pas përfundimit të

pakthyeshëm të prodhimit të hormoneve të pjellorisë dhe bashkë me to,edhe të largimit të

ndikimit të tyre në mbarë organizmin.Niveli i hormoneve vazhdon të bjerë gjatë kësaj faze derisa

zhduket përfundimisht.Është e rëndësishme që të theksojmë se jo që të gjitha gratë përjetojnë të

njëjtin nivel simptomash,por edhe tek ato gra që simptomat janë gati të pandjeshme,nuk mund të

thuhet se janë të ngjashme me ato të grave të tjera,pasi janë të ndryshme sipas njeriut.Tharja e

lëkurës dhe “mpirja vaginale” mund të vijnë si pasojë e rënies së niveleve të estrogjenit,kurse

afshet e nxehta dhe ndryshimet e papritura të humorit ndodhin për shkak të vrullit të

14

Page 15: Detyra projektuese  2012-13..!!!

menjëhershëm të prodhimit hormonal.Këto simptoma zakonisht zhduken ose qetësohen në fazën

pas-menopauzale.Si femrat që bëjnë trajtim për zëvendësimin hormonal,ashtu edhe atë që nuk

ndjekin trajtime të tilla,spikasin mungesë fuqie dhe shpesh dhimbje trupi.Ndër simptomat e tjera

janë raportuar njolla të kuqe në lëkurë,rrahje të shpeshta zemre,depresion,ankth,irritim ,probleme

me kujtesën,mungesë përqendrimi,tharje të vaginës apo urinim të shpeshtë.Pjesa më e madhe e

femrave kanë edhe çrregullime të vazhdueshme dhe përherë e më të shpeshta të ciklit

menstrual.Zakonisht koha mes një cikli dhe tjetrit bëhet e paparashikueshme,më e gjatë ose më e

shkurtër se normalja dhe vetë fluksi mund të jetë herë më i madh e herë më i vogël se normalisht,

madje duke u zgjatur edhe më shumë se ditët e zakonshme.Në fazat fillestare të menopauzës

njihen edhe cikle që zgjasin nga dy javë.Numri i cikleve të munguara rritet me afrimin e

periudhës së fundit të menopauzës,por edhe pse menopauza quhet e arritur pas një mungese të

plotë 12 mujore,një mungesë prej 6 muajsh duhet konsultuar me një mjek.

Sistemi i ri riprodhues Fig.1

15

Page 16: Detyra projektuese  2012-13..!!!

Fig.2-Ditët e ciklit menstrual

Fig 3- Menstruacioni normal

16

Page 17: Detyra projektuese  2012-13..!!!

Fig 4- Organet Reproduktive të femrës

Fig.5-Faqet e përbashkëta për rritje të endometriumit në të kuqe

17

Page 18: Detyra projektuese  2012-13..!!!

Fig.6 -Menopauza

LITERATURA:

1. http://www.mjeku24.com 2. http://www.tiranachat.net

3. Bales G.W Precocious Puberty. Manual of clinical problems Gynecology 1990 4. Reneteria S.C La consultation de Gynecologie chez Hyg. 1996; 54; 1352-30

18

Page 19: Detyra projektuese  2012-13..!!!

5. Brook C.D.G Precocious puberty, clinical endocrinology

Përfundimi ... -Si përfundim shpresoj që femrat të kenë sa më pak dhimbje gjat menstruacjoneve dhe tu

përmbahen të gjitha këshillave mjeksore. Gjithashtu të bejnë vizita të her pas hershme mjeksore

që të dimë mbi gjendjen tonë, të kryejmë sa më shumë ushtrime dhe aktivitete fizike dhe tu

permbahemi dietave perkatëse. Kujdesuni për veten nëse deshironi të keni një trup të mirë, të

bukur dhe të shëndoshë. Merrni qetësues mjekësorë, vlerësoni marrjen e magnezit, mos harroni

vajin e peshkut, merrni vitaminën E si mjet parandalues, komunikoni me mjekun tuaj, bëni një

kontroll të përgjithshëm, ndoshta dhimbjet tuaja mund të shkaktohen nga ndonjë gjendje tjetër

mjekësore, e cila duhet të trajtohet.

19