Deden, kyçet Kushtetuesja Mazhoranca goditje Ilir Metës ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Martë 18 Dhjetor 2018 Mazhoranca goditje Ilir Metës, vendos rrëzimin e dekreteve për Tushën dhe buxhetin, del kundër emërimit të bashkëshortes së Tavos në BSH Ç m i m i 2 0 l e k ë Ligji për të futur në një regjim të posaçëm të burgosurit e dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për aktivitete terroriste, dhe të tjera krime si këto përplasi dje... Opozita shqiptare është mbërthyer ditën e djeshme sërish nga përplasjet dhe debatet. Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar të PD... Faqe 6 Kryeministri Edi Rama ka nisur dje lëvizjet e para për të arritur dialogun me studentët.Protesta ka dy javë që zhvillohet dhe deri më tani studentët nuk kanë pranuar të ulen në tryezë me kreun e qeverisë. Por dje ky i fundit ka shkuar... Studentët e Universiteteve tëTiranës protestu- an ditën e djeshme për të katërmbëdhjetë ditë radhazi, duke e përshkallëzuar protestën e tyre para selisë së Kryeministrisë dhe... Rama nis lëvizjet për arritjen e dialogut, mbledh pedagogët dhe studentët e Gjeologjikut, akuza Bashës e Kryemadhit se po marrin peng protestën Opozita prish protestën e studentëve, tensione dhe përplasje para Kryeministrisë, bllokohen disa rrugë në Tiranë Komisioni i Sigurisë rrëzon ministren e Drejtësisë, del kundër ashpërsimit të masave për të burgosurit, zbardhen diskutimet Rindizen debatet në PD për djegien e mandateve, Basha rrëzon Berishën për revoltat, nxjerr blof Kryemadhin për aleancën në zgjedhje Faqe 7 Faqe 9 Faqe 8 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Këshilli i Ri Kombëtar i PD, ose shto ujë dhe shto miell Edhe i vdekur, Mid`hat Frashëri i përçan shqiptarët Nga Luan KURTI Nga Preng Cub LLESHI Nga Bardhyl BEJKO Tullumbacet e zeza, studentët dhe protestuesit rozë-blu Faqe 2,3 Këshilli i Europës jep alarmin: Pushtetarët e korruptuar në Shqipëri të përfshirë në pastrim parash, presim dënime e sekuestrime pronash Ndërkombëtarët kanë dhënë alarmin sa i takon pastrimit të parave në Shqipëri. Dje Mon- eyval, pjesë e Këshillit të Europës, ka prezantuar raportin për Shqipërinë, ku janë evidentuar një sërë problematikash. Sipas ekspertëve të KiE, vendi ynë ka punuar për të luftuar pas- trimin e parave, por ende mbetet një fenomen shqetësues. Sipas raportit, elementi që ndikon më tepër në pastrimin e fitimeve... Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 159 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet Qeveria jep 1.8 miliard lekë për ish pronarët, ja lista me 160 persona që përfitojnë kompensimin Dokumentet e CIA, regjimi komunist terror ndaj përfaqësuesve të feve, zbardhen dëshmitë e personave që arritën të arratisen nga vendi Faqe 10 Faqe 12,13 Faqe 5 Ndërkombëtarët mesazh të qartë të korruptuarve, Kolegji i Apelimit shkarkon nga detyra Bashkim Deden, kyçet Kushtetuesja Faqe 4 Debate të forta në PS, deputetët akuza ministrave për arrogancë dhe dështim me cilësinë e ligjeve, Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri

Transcript of Deden, kyçet Kushtetuesja Mazhoranca goditje Ilir Metës ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë...

  • CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

    Tirazhi 10000 kopje E Martë 18 Dhjetor 2018

    Mazhoranca goditje Ilir Metës, vendos rrëzimin e dekreteve për Tushën

    dhe buxhetin, del kundër emërimit të bashkëshortes së Tavos në BSH

    Çmimi 20 lekë

    Ligji për të futur në një regjim të posaçëm të burgosurit e dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për aktivitete terroriste, dhe të tjera krime si këto përplasi dje...

    Opozita shqiptare është mbërthyer ditën e djeshme sërish nga përplasjet dhe debatet. Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar të PD...

    Faqe 6

    Kryeministri Edi Rama ka nisur dje lëvizjet e para për të arritur dialogun me studentët. Protesta ka dy javë që zhvillohet dhe deri më tani studentët nuk kanë pranuar të ulen në tryezë me kreun e qeverisë. Por dje ky i fundit ka shkuar...

    Studentët e Universiteteve të Tiranës protestu-an ditën e djeshme për të katërmbëdhjetë ditë radhazi, duke e përshkallëzuar protestën e tyre para selisë së Kryeministrisë dhe...

    Rama nis lëvizjet për arritjen e dialogut, mbledh pedagogët dhe studentët e Gjeologjikut, akuza Bashës e Kryemadhit se po marrin peng protestën

    Opozita prish protestën e studentëve, tensione dhe

    përplasje para Kryeministrisë, bllokohen disa rrugë në Tiranë

    Komisioni i Sigurisë rrëzon ministren e Drejtësisë,

    del kundër ashpërsimit të masave për të burgosurit,

    zbardhen diskutimet

    Rindizen debatet në PD për djegien e mandateve, Basha rrëzon Berishën për revoltat, nxjerr blof Kryemadhin për

    aleancën në zgjedhje

    Faqe 7

    Faqe 9

    Faqe 8

    NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

    eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

    elektronike: [email protected]

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Këshilli i Ri Kombëtar i PD, ose shto ujë

    dhe shto miell

    Edhe i vdekur, Mid`hat Frashëri i përçan shqiptarët

    Nga Luan KURTI

    Nga Preng Cub LLESHI

    Nga Bardhyl BEJKO

    Tullumbacet e zeza, studentët dhe

    protestuesit rozë-blu

    Faqe 2,3

    Këshilli i Europës jep alarmin: Pushtetarët e korruptuar në Shqipëri të përfshirë në pastrim parash, presim dënime e sekuestrime pronash

    Ndërkombëtarët kanë dhënë alarmin sa i takon pastrimit të parave në Shqipëri. Dje Mon-eyval, pjesë e Këshillit të Europës, ka prezantuar

    raportin për Shqipërinë, ku janë evidentuar një sërë problematikash. Sipas ekspertëve të KiE, vendi ynë ka punuar për të luftuar pas-

    trimin e parave, por ende mbetet një fenomen shqetësues. Sipas raportit, elementi që ndikon më tepër në pastrimin e fitimeve...

    Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 159 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet

    Qeveria jep 1.8 miliard lekë për ish pronarët, ja lista me 160 persona

    që përfitojnë kompensimin

    Dokumentet e CIA, regjimi komunist terror ndaj

    përfaqësuesve të feve, zbardhen dëshmitë e personave që

    arritën të arratisen nga vendi Faqe 10Faqe 1

    2,1

    3

    Faqe 5

    Ndërkombëtarët mesazh të qartë të korruptuarve, Kolegji i Apelimit shkarkon nga detyra Bashkim Deden, kyçet Kushtetuesja Faqe 4

    Debate të forta në PS, deputetët akuza ministrave për arrogancë dhe dështim me cilësinë e ligjeve,

    Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri

  • GAZETA SOT2 E Martë 18 Dhjetor 2018

    2,3,6,10,11,12,13,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.alErion Braçe: Kthimi i buxhetit nga Ilir Meta për qëllime politike, nuk ka asnjë bazë kushtetuese

    Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka kritikuar dje presidentin Ilir Meta, për kthimin që ai i bëri buxhetit 2019. Duke folur për mediat, Braçe deklaroi se dekreti do të rrëzohet sepse nuk ka asnjë bazë kushtetuese. “Unë nuk shikoj asnjë arsye kushtetuese për dekretin e Presidentit të Re-publikës. Arsyeja është tërësisht politike. Në momentin që është politike është jashtë sallës së një komisioni specifikisht profesional që

    diskuton buxhetin e shtetit”, theksoi Braçe. Po ashtu, Braçe thotë se zgjidhja financiare për studentët mund të bëhet pa ndërhyrë në bux-het. “Zgjidhja është e plotë, por duhet të kthe-het në shteruese. Është plotësisht e financuar nga burimet aktuale të buxhetit të shtetit dhe nuk ka nevojë fare për një dekret të Presidentit për këtë gjë”, u shpreh Brace. Meta e ktheu ligjin e buxhetit me argumentin se duhet të reflektohen kërkesat e studentëve. Por sipas

    Kushtetutës, Presidenti e kthen një ligj vetëm kur ai bie ndesh me Kushtetutën. “Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të reali-zueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të para-

    shikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij. Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bash-këpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhej në njoftimin e presidentit.

    Mazhoranca goditje Ilir Metës, vendos rrëzimin e dekreteve për Tushën dhe buxhetin, del kundër emërimit të bashkëshortes së Tavos në BSH

    Ja vendimet e marra në mbledhjen e grupit të PS

    Kliti TOPALLI

    Mazhoranca qeverisëse ka vendosur t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë presidentit Ilir Meta. Ky i fundit mbajti peng dy javë Sandër Lleshajn, ndërsa ditët e fundit i ka dhënë goditje të vazhdueshme qever-isë. Por këtë javë socialistë kanë ven-dosur që të “hakmerren”, pasi do të rrëzojnë dekretet e Metës për kreun e KLSH dhe ndryshimin në buxhet. Dje u mblodh grupi parlamentar dhe aty u diskutua mbi qëndrimet që do të mbajë mazhoranca gjatë kësaj jave, duke qenë se mbyllet sesioni parlamentar. Në grup u vendos që të rrëzohet propozimi i Metës për emrin e Vitore Tushës krye-tare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas informacioneve të gazetës, mazhoranca në argumentet që do të japë do përqendrohet te roli i saj në sistemin e drejtësisë. Dje u shkarkua nga detyra Bashkim Dedja dhe pas këtij vendimi, Tusha mbetet anëtarja e vetme e Kushtetueses dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Socialistët kanë rënë të gjithë dakord se largimi i saj pengon KED dhe për këtë arsye dekreti i Metës do të refuzohet. Sot në mesditë do të mblidhet Komisioni i Ekonomisë, i cili pritet ta rrëzojë dhe ta dërgojë dekretin në seancë plenare. Diçka të tillë e paralajmëroi në një dalje për mediat dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla. “E kemi vlerësuar personalitetin e Vitore Tushës, por vlerësojmë që prezenca e saj të jetë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”, tha Balla.

    Gara në BSHNë mbledhjen e grupit parlam-

    entar të PS, dje është diskutuar dhe për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sot Komisioni i Ekono-misë do të nisë seancat dëgjimore me kandidatët, ndërsa në grup ka pasur debate për kandidaturën e Suela Popës. Në Këshillin Mbikëqyrës do të futen 6 emra, ku 3 propozohen nga qeveria e 3 nga Parlamenti. Qeveria propozoi si anëtarë: Ridvan Boden, Suela Popën dhe Edlira Luçin. Por dje në grup ka shkaktuar debate kandidatura e zonjës Popa, e cila dikur ka mbajtur postin e AZHBR dhe njëkohësisht është bashkëshort-ja e deputetit të LSI, Vangjel Tavo. Dje në mbledhje grupi i pari që ka

    “Bashkëqeverisja”, mbi 24 mijë ankesa të zgjidhura

    Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qever-inë në kohë reale në mbështetje të tyre. Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gjitha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jepen për qytetarët. Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arri-tur në 24161 nga 25171 të numrit total të ankesave të regjistruara. Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të për-funduara kanë arritur në 3654 nga 4148 numri total i ankesave të regjistruara. Gjatë periudhës 7-13 dhjetor shënohen 10 raste të spikatura suksesi; 2 prej të cilave janë raste nga Ministria e Drejtë-sisë, 3 raste Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 2 raste Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes So-ciale dhe 3 raste Bashkia Tiranë.

    609 të punësuar nga Zyrat e Punës vetëm në 1 javë

    Punësimi një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, ka shënuar rritje progresive në shkallë ven-di përmes impelentimit të pro-grameve nga Zyrat e Punës, ku vetëm për periudhën 7 -13 dhjetor janë punësuar 609 persona. Sipas statistikave nga Zyrat e Punës, rezulton se qarku i Tiranës ka numrin më të madh të të punësu-arve falë zyrave të punës, me 190 persona. Shifra për periudhën një javore, të shpërndara sipas qa-rqeve të vendit: në qarkun e Beratit janë punësuar 33 persona, nga këta në Bashkinë Berat 15 persona në Skrapar 9 persona dhe Kuçovë 9 persona; në qarkun e Durrësit 105 persona nga këta në Bashkinë Durrës 103, në Krujë 2; në qarkun e Fierit 56 persona, në Bashkinë Fier 43, në Lushnjë 6 dhe në Mallakastër 7; në qarkun e Korçës janë punësu-ar 26 persona, nga këta në Kolonjë 3, në Korçë 9 dhe në Pogradec 12 dhe Devoll 2 persona, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 18, nga këta në Bulqizë 11 persona dhe në Bashkinë Dibër 7.

    reaguar ka qenë Bashkim Fino, i cili është shprehur se Popa nuk mund të emërohet në atë post. Në mbështetje të tij kanë dalë dhe deputetët e qarkut të Gjirokastrës, të cilët e njohin nga afër Vangjel Tavon. Ata janë shprehur se sa kohë që Popa ishte në krye të

    Vitore Tusha është një propozim i drejtpërdrejtë i presidentit Ilir Meta, që u zbulua pasi ai dekretoi në krye të SHISH, Helidon Bendon dhe në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshjan, duke lënë të kuptohej se kishte dakordësi mes tij dhe kryeminis-trit Rama. “Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksion-

    imin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave që kanë shprehur interesin, në përfundim të procesit vlerësues me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, ka vendosur që zj.Vitore Tusha t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për tu zgjedhur në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, njoftonte asokohe Presidenca. Por si duket nuk ka asnjë dakordësi.

    JA DEKRETI I METËS PËR TUSHËN

    AZHBR ka pasur vetëm skandale. Sipas tyre, PS është zotuar në publik se do i shkarkojë abuzuesit dhe nuk mundet që t’u japë poste të larta. Pas këtyre diskutimeve janë dhënë sinjale se gjatë votimit në Parlament do të rrëzohet emri i saj. Ndërkohë dje janë bërë publike dhe kandidatë e Kuvendit për në BSH, të cilët janë: Juristi Artan Hoxha, ish-ministri i Financave Arben Malaj, si dhe peda-gogia e Ekonomisë Luljeta Minxhozi.

    Dekreti për buxhetinMazhoranca do i japë këtë të

    enjte një tjetër goditje presidentit

    dhe sa i takon buxhetit. Kreu i shtetit e ktheu mbrapsht draftin, me argumentin se duhet të refle-ktohen sugjerimet e studentëve. Por PS ka vendosur të mbajë të paprekur ligjin. Sot Komisioni i Ekonomisë do të vendosë rrëzimin e dekretit. Dje në grup u vendos që këtë javë të ketë dy seanca plenare. Të enjten do të votohet për dekretet e Metës dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, ndërsa të premten do të diskutohet për vetingun në politikë, ku dhe ai do të rrëzohet.

    NGA QEVERIARidvan Bode- ish-ministër i Finan-caveSuela Popa- ish-kryetare e AZHBREdlira Luçin- Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

    NGA KUVENDI Artan Hoxha- dekan i Fakultetit Juridik TiranëArben Malaj- ish-ministër i FinancaveLuljeta Minxhozi- pedagoge e Ekon-omisë

    Ja kandidatët përfundimtarë për në BSH

    Dje u mblodh grupi parlamentar dhe aty u diskutua mbi qën-drimet që do të mbajë mazhoranca gjatë kësaj jave, duke qenë se mbyllet sesioni par-lamentar. Në grup u vendos që të rrëzohet propozimi i Metës për emrin e Vitore Tushës kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit...

  • 2,3,6,10,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 18 Dhjetor 2018 3

    p o l i t i k e www.sot.com.alMiratohet ligji i ri, viktimat e 21 Janarit dhe ata që vdesin duke

    mbrojtur pronën publike e votat do të shpallen dëshmorëKomisioni i Ligjeve ka miratuar dje në

    parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”. Relator për komisionin ishte deputeti i Partisë Social-iste, Spartak Braho, ndërsa i pranishëm për prezantimin e nismës ishte zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Gjatë fjalës së tij, Koçi deklaroi se objekt i këtij ligji është përcaktimi i kritereve dhe procedurës për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i Atdheut” si dhe të drejtat e përfitimet që rrje-dhin nga ky status. Mes të tjerash, numri dy i Mbrojtjes bëri me dije se statusin “Dëshmor i Atdheut” do ta marrin 4 të vrarët e ngjarjes

    së “21 janarit” si dhe një sërë kategorish të tjera siç janë personat që vriten duke mbro-jtur pronën apo votat. “Qëllimi i ligjit është shpallja ose njohja e statusit “Dëshmor i Atdheut” për personat, të cilët me akte të rralla patriotizmi, vetëmohimi dhe heroizmi të jashtëzakonshëm kontribuan në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim kombëtar të Shqipërisë, deri në dhënien e jetës, si dhe për personat, të cilët kanë dhënë e japin jetën për mbrojtjen e integritetit territorial, të intere-save kombëtare shqiptare, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndaj jetës së individit, mbrojtjen e pronës publike si dhe në raste

    fatkeqësish natyrore, në ndihmë të popull-sisë”, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ndërkohë që në projektligj, më konkretisht në nenin 5 bëhen të ditura edhe kriteret për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i Atdheut”. “Dëshmorë të Atdheut shpallen ose u njihet statusi, si të tillë,: a) personat, të cilët kanë humbur jetën për lirinë, pavarësinë kombëtare dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare apo në përpjekje për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe para datës 28 nëntor 1912;b) shtetasit shqiptarë e të huaj, të cilët kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë e pavarësisë së

    Shqipërisë, si dhe për arsye të kundërshtimit të pushtimit të trojeve shqiptare nga ushtritë e huaja dhe të qëllimeve shoviniste të tyre, nga data 28 nëntor 1912 deri më 7 prill 1939; c) shtetasit shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën në mbrojtje të vlerave kombëtare e patriotike të kombit shqiptar para datës 7 prill 1939; ç) shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë e bashkëpunëtorëve të tyre, nga data 7 prill 1939 deri më 9 maj 1945”,thuhet në projektligj.

    Debate të forta në PS, deputetët akuza ministrave për arrogancë dhe dështim me cilësinë e ligjeve,

    Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri

    Kryeministri “shuplakë” ministrave, shkak arroganca e tyre

    Rigels SELIMAN

    Rindizen debatet dhe për-plasjet brenda mazhorancës qeverisëse. Prej kohësh gazeta e ka deklaruar se de-putetët nuk janë aspak të kënaqur me punën dhe performancën e ministrave, dhe kjo ka sjellë reagime të forta. Ditën e djeshme, pas dy javësh mungesë, është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, mbledhje kjo që u drejtua nga kryeministri Edi Rama. Gjatë kësaj mbledhjeje, gazeta mësoi se i pari i qeverisë ka dhënë një sërë porosish për vartësit e tij, ndërsa është diskutuar edhe axhenda parlamenta-re, por edhe sa i takon situatës brenda partisë. Por sipas burimeve, gjatë kësaj mbledhjeje ka pasur debate të ashpra, pasi deputetët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika të ashpra ndaj min-istrave, sidomos sa i takon respektimit të marrëveshjes “Qeveri-Grup Parlam-entar-PS”. Festivalin e kritikave kun-drejt anëtarëve të kabinetit qeveritar e nisi deputeti socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu. Burime pranë grupit të Partisë Socialiste i pohuan gazetës se deputeti Ndreu ka shfaqur shqetësimin e tij për mënyrën e sjelljes së ministrave në komisionet parlamentare. Sipas tij, në shumë raste ligjet kanë nevojë për ndryshime, por ministrat dalin kundër dhe i marrin personale kritikat. “Minis-trat vijnë në komisione dhe harrojnë se ne jemi ekspertë të fushës. Ne kemi të drejtën të debatojmë, të kundërshtojmë, s’jemi dakord, ndërsa ata e personalizo-jnë dhe ju ngel hatri dhe bëjnë komente të shumta jashtë komisionit”, mësohet të jetë shprehur deputeti i PS, Pjerin Ndreu. Mirëpo, deputeti Ndreu nuk ishte i vetmi zë që kundërshtonte deri diku arrogancën e ministrave dhe raportet që këta të fundit kanë me deputetët dhe grupin socialist në tërësi. Mësohet se në të njëjtën linjë me deputetin e Lezhës janë rreshtuar edhe deputetët të tjerë so-cialistë, të cilët kanë kritikuar mënyrën e punës dhe axhendën e ministrave, duke u shprehur qartë se çdo ndryshim ligjor që ministrat i dërgojnë komisioneve janë të personalizuara nga ta dhe nuk janë konsultuar paraprakisht me grupin. “Fakti që ministrat sjellin ndryshime ligjore në komisionet parlamentare, pa i konsultuar më parë me deputetët,

    1.Zhvillimi i debatit poli-tik e parlamentar, duke e ori-entuar axhendën politike në çështje me interes publik dhe duke u angazhuar në mënyrë konstruktive, etike e të hapur me opozitën parlamentare

    2.Garantimi i komuni-kimit të vazhdueshëm mes palëve dhe unifikimi kon-stant i qëndrimit dhe me-sazhit publik të forcës sonë politike

    3.Organizimi i përbash-kët dhe koordinimi mes palëve për realizimin e dëg-jesave dhe konsultimeve publike

    4.Zhvillimi i diskutimeve paraprake në kuadër të për-gatitjes së projektligjeve dhe projektbuxhetit të shtetit

    5.Dakordësimi paraprak me çdo ministër a ministre për aktet legjislative dhe sig-urim i pranisë së anëtarëve të kabinetit sa herë që thirren nga komisioni përkatës par-lamentar

    6.Organizimi i seancave të përbashkëta përgatitore mbi strategjinë e mbrojtjes së qëndrimeve në komisionet parlamentare, si edhe mbi strategjinë e komunikimit e të veprimit në seancat par-lamentare

    7.Diskutime paraprake mbi nismat e reja ligjore dhe ndërmarrja e nismave të përbashkëta ligjore apo qyte-tare, si dhe trajtimi i çështjeve me rëndësi që rezultojnë nga platformat e takimet e përcaktuara në këtë mar-rëveshjeje apo nga dëgjesat e konsultimet publike

    8.Garantimi i transpar-encës dhe aksesit të plotë të qytetarëve që kërkojnë informacion nga shteti

    Përplasje mes deputetëve të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar “Rama 2” ka pasur edhe pak ditë më parë, kur u diskutua dhe votua bux-heti i ri 2019. Rasti më flagrant ishte kur ministri Ahmetaj propozoi që të tatohen edhe pagat e ulëta, duke shkaktuar një përplasje mes qever-isë edhe deputetëve të PS. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion

    Braçe rrëzoi kërkesën e ministrit për ulje të pragut të pagave që tato-hen në komision. “Pranë komisionit nuk ka asnjë propozim të tillë të ard-hur nga qeveria. Me thënë të drejtën më shkon dhe ta sfidoj ministrin ta sjellë këtë propozim. Në rast se e ka seriozisht që vërtet do propozojë të taksohen pagat nën 30 mijë lekë”, deklaroi Braçe.

    BUXHETI 2019, PËRPLASJE MES QEVERISË DHE DEPUTETËVE TË PS

    duket absurde z. kryeministër”, mësohet të jenë shprehur një grup deputetësh.Rama paralajmëron ministrat

    Shpërthimi i debatit dje në mbledh-jen e grupit të Partisë Socialiste ka zgjuar edhe interesin e vetë kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërkuar nga vartësit e tij një reflektim të thellë. Madje, gazeta

    mësoi se i pari i qeverisë jovetëm që nuk ka qëndruar indiferent, por i ka konsid-eruar si legjitime dhe i ka mbështetur tërësisht kërkesat të karakterit kritik të shfaqura nga deputetët socialistë në adresë të anëtarëve të Këshillit të Min-istrave. Gazeta mësoi se fillimisht shefi i qeverisë i ka dhënë të drejtë Ndreut për

    Kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur me ministrat e kabinetit qeveritar pak ditë më parë. Gazeta e ka deklaruar herë pas here se mes anëtarëve të kabinetet qeveritar dhe deputetëve socialistë ka përplasje. Mirëpo, ka qenë vetë shefi i qeverisë që e ka pohuar një gjë të tillë. Duke folur gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Kamëz, Rama akuzoi ministrat se janë bërë

    të papërgjegjshëm, pasi sipas tij, kanë filluar të mos u hapin telefonat deputetëve. Në këto kushte, i pari i qeverisë u dërgoi një mesazh të qartë ministrave, duke u kërkuar që të merren me hallet e qytetarëve. “Min-istrat shpesh nuk hapin telefonin deputetëve. Ministri vetë është i detyruar ta shqyrtojë ankesën e qytetarëve, sepse mban përgjegjësi”, deklaroi Rama.

    RAMA: MINISTRAT NUK U HAPIN TELEFONIN DEPUTETËVE

    shqetësimin e tij. “Pjerini, jo ka të drejtë, por ka shumë të drejtë. Marrëdhënia me anëtarët e komisioneve duhet të jetë shumë e ngushtë. Unë po të isha anëtar i komisionit, nuk do të ngrija dorën për të votuar, për t’i bërë qejfin ministrave”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledh-jen e grupit të PS. Mirëpo, nuk ndalet me kaq, pasi kryeministri Edi Rama u ka dhënë edhe një shuplakë ministrave të vet, duke i paralajmëruar se pasi të kalojë kjo situatë do të rishikojë pozicionin e të gjithëve. Paralajmërim ky që lë të nënk-uptohet se në fillim të vitit tjetër mund të ketë ndryshime në qeveri. Madje, për t’u treguar se ministrat e kabinetit qeveritar “Rama 2” nuk janë në lartësinë e duhur, i pari i qeverisë ka ironizuar edhe krye-taren e LSI, Monika Kryemadhi. “Sapo të mbarojmë këto punë, do të rishikohet pozicionin i cilido. Jemi në punë, kështu që nuk shkohet në komisione parlamen-tare si Mona në dasmë”, mësohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.

    JA ÇFARË PARASHIKON MARRËVESHJA

    MES GRUPIT TË PS DHE QEVERISË

  • 4 GAZETA SOTE Martë 18 Dhjetor 2018

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    “Aventura” e Bashkim Dedes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit zgjati 3 seanca. Në seancën e parë, Komi-sioneri Publik paraqiti pretendimet e tij dhe arsyet pse Dedja duhet të shkarkohet. Për një apartament në Tiranë, Dedja kishte deklaruar se kishte arritur ta blinte përmes të ardhurave nga emigracioni i vëllait. Por sipas Komisionerit Publik, nuk vërtetohet me dokumente ligjore shuma e paguar nga vëllai dhe ka mospërputhje mes deklaratave vet-

    ing dhe periodike. I njëjti problem ishte edhe me një apartament tjetër në Tiranë, ku sërish Dedja kishte deklaruar se e kishte paguar përmes një huaje të marrë nga vëllai dhe nga kunati. Por sipas Komisionerit Publik, nuk faktohen me dokumentacione ligjore të ardhurat nga vëllai dhe kunati. Një tjetër pasuri problematike e Dedes ishte edhe një apartament në Golem, i cili sipas ish-gjyqtarit është i vëllait, por në OSHEE kontrata e dritave rezulton në emrin e tij.

    ARGUMENTET E KOMISIONERIT PUBLIK

    Edmond Islamaj sërish në KPA, Komisioneri Publik kërkon hetim më të thelluar për pasuritë e tij, seanca e radhës në 20 dhjetor

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka akoma një vendim për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ditën e djeshme u zhvillua seanca e radhës dëgjimore për Islamajn, për të cilin Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkim. Pak ditë më parë KPA vendosi rihetim për disa nga pasuritë e Edmond Islamajt, por Komision-eri Publik dje nuk u shfaq fort me punën e kryer për subjektin e rivlerësimit. Sipas komisionerit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk e ka pyetur në lidhje me provat që ata si ankues kërkonin të merrnin, ndërsa shtoi se nuk ishte bërë e

    ditur as se për kë prej çështjeve KPA kishte vendosur të hetonte më shumë. “Vetëm për disa prej çështjeve të ankimit, Kolegji pranoi të merrte prova, por nuk na u bë e ditur, se për kë prej çështjeve. Komisioneri vetëm sot u njoh me provat dhe çështjet, ndërsa nuk iu kërkua mendim në lidhje me provat që kërkohen nga ne si ankues të vendimit”, deklaroi Komision-eri Publik gjatë seancës së djeshme. Duke theksuar se i qëndronte ankimimit fillestar, Komisioneri Publik kërkoi hetim edhe për disa pika të tjera. Për pasurinë tokë kullotë në

    Karpen të Kavajës, sipas Komisionerit, KPA, ka hetuar vetëm për një nga pikat e kërkuara, atë të historikut të kalimit të pronës nga shtet në provat dhe deri në momentin e blerjes nga ana e gjyqtarit. Ai kërkoi që të ketë hetim edhe për çmimin e pronës. Një tjetër pasuri për të cilën Komisioneri Publik u shfaq i pakënaqur me hetimin dhe kërkoi të kryhen procedura më të thelluara ishte edhe ajo e bashkëshortes dhe fëmijëve të gjyqtarit të Lartë. Komisioneri Pub-lik u shpreh para trupës gjykuese se një hetim më i thelluar duhet edhe për shitjen e një mak-

    ine nga ana e bashkëshortes. Për këtë të fundit, Edmond Islamaj nuk disponon dokumentacion për të provuar të ardhurat nga shitja, pasi sipas tij, kalimi i shumës monetare, nuk është bërë nëpërmjet sistemit bankar. Ndërkohë, për të dhënë shpjegime më të detajuara në lidhje me këtë shitje, gjyqtarit iu dha më shumë kohë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili shtyu seancën për në datën 20 dhjetor. Po ashtu, KPA rrëzoi kërkesën e Komisionerit Publik, për të marrë prova të tjera, duke i konsideruar të panevojshme për procesin.

    Mimoza IBRA

    Bashkim Dedja nuk do ta gëzo-jë më postin e gjyqtarit. Deri dje kryetar i Gjykatës Kus-htetuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi paraditen e djeshme shkarkimin nga detyra të Dedes. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari, kryesues, Luan Daci relator i çështjes, ndërsa Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz ishin anëtare. Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumentoi se Bashkim Dedja kishte pasuri të mëdha të cilat nuk i justifikon dhe për këtë arsye meriton të shkarkohet. “Ka pasuri me të mëdha se ç’deklaron dhe nuk arrin t’i justifikojë ato me dokumente ligjore. Për apartamentin dhe garazhin në Tiranë, rezultojnë se persona të tjerë të lidhur nuk justifikojnë dot të ard-hurat. Për përdorimin e apartamentit në Kavajë, ka parregullsi në përdorimin e kësaj pasurië. Rezulton se subjekti ka mungesë të ardhurash të ligjshme. Subjekti nuk ka arritur nivel të bes-ueshëm në kriterin e pasurisë”, tha trupa gjykuese. Në këtë mënyrë, KPA prishi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili në muajin qershor e rikonfirmoi në detyrë Deden, pavarë-sisht shkeljeve me pasuritë të listuara gjatë seancës dëgjimore. Përmes këtij vendimi, Bashkim Dedja do të qëndrojë 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë, e nëse tenton të bëhet sërish pjesë e saj pas këtij afati, do t’i nënshtrohet sërish procesit të vetingut.

    Ndërkombëtarët mesazh të korruptuarve

    Përmes shkarkimit të Bashkim Dedes, të gjithë gjyqtarët dhe proku-rorët e korruptuar morën një mesazh të qartë nga ndërkombëtarët. Përjash-timi nga drejësia i ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese u iniciua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Sikurse e përmendëm edhe më lart, KPK e rikon-firmoi në detyrë Deden, por vëzhguesit e ONM nuk ranë dakord me një vendim të tillë dhe kërkuan nga Komisioneri Publik ankimimin e vendimit. Komi-sioneri Publik, pas shqyrtimit të dosjes dhe rekomandimit të ONM, e dërgoi çështjen e Bashkim Dedes tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit për të kërkuar nga ky organ prishjen e vendimit të KPK dhe shkarkimin e ish-gjyqtarit. Pra, duke qenë se Operacioni Ndërkombëtar

    Trupa gjykuese: Dedja nuk justifikon pasurinë, ka mungesë të ardhurash të ligjshme

    Ndërkombëtarët mesazh të qartë të korruptuarve, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra

    Bashkim Deden, kyçet Gjykata KushtetueseArredoi shtëpinë 25 mijë

    euro, shkarkohet Fatos QatoGjyqtari i Gjykatës së Apelit të

    Tiranës, Fatos Qato u shkarkua dje nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta largonte nga sistemi i drejtësisë për 15 vite për shkak të problemeve të shumta me pasurinë. “Subjekti ka kryer shpenzime që lidhen me likuidimin e qirasë së një automjeti të mar-rë në 2010, shpenzime arredimi, shpenzimi shkollimi për fëmijët e tij, shpenzime udhëtimi verifikuar nga TIMS, shpenzime jetese. Shpenzimet për shkollën e vajzës në Holandë rezultojnë në shumën 12 mijë euro, për vajzën tjetër 7 mijë euro dhe për djalin në shkollën private “Turgut Ozal” 3 mijë euro në vit. Shpenzimet për arredimin janë në shumën 25 mijë euro, shpenzime për kënd në shtëpi 5 mijë euro, të cilin subjekti ka deklaruar se e kanë blerë prindërit e bashkëshortes, me të cilët bash-këjeton. Nuk janë deklaruar shpen-zimet për shkollën e fëmijëve si edhe 6500 euro për kurimin e subjektit në Gjermani”, tha trupa gjykuese gjatë seancës dëgjimore.

    KPK rikonfirmon në detyrë Kolgjokën dhe KrajënKomisioni i Pavarur i Kualifi-

    kimit dha dje dy vendime rikon-firmimi për kryegjyqtaren e Krujës, Alma Kolgjoka dhe për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. Seancat dëgjimore për këta dy subjekte u zhvilluan gjatë javës së lamë pas, por ata rezultuan pa probleme para trupës gjykuese të KPK. “Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Kraja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 17.12.2018 vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Ar-ben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në vendimin e KPK. I njëjti vendim vlen edhe për Kolgjokën, e cila zotëronte një mak-inë, në pronësi të bashkëshortit të gjyqtares blerë për 3 999 euro, shtëpi private si edhe një gjendje cash prej 200 mijë lekësh.

    themi se kësaj gjykate i është vënë kyçi sepse nuk ka asnjë anëtar. Të gjithë u shkarkuan nga vetingu, ndërsa anëtar-ja e vetme e rikonfirmuar në detyrë është Vitore Tusha. Problemi është se kësaj të fundit i ka mbaruar mandati në Gjykatën Kushtetuese, është zgjedhur

    anëtare në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si edhe është propozuar për Këshillin e Lartë të Shtetit. Anëtari i fundit i Kushtetueses që qe në detyrë ishte Bashkim Dedja, por tani as ai nuk është më. Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka më asnjë anëtar.

    Ka pasuri më të mëdha se

    ç’deklaron dhe nuk arrin t’i jus-tifikojë ato me

    dokumente ligjore. Për apartamentin dhe garazhin në Tiranë, rezulto-

    jnë se persona të tjerë të lidhur nuk justifikojnë dot të

    ardhurat...

    i Monitorimit ishte ai që dha shtysën kryesore për largimin e Dedes nga dre-jtësia, mund të themi që ndërkombëtarët iu kanë dërguar një mesazh të qartë të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve me probleme që nuk do t’ia hedhin paq nga procesi i vetingut. Pavarësisht se disa emra mund ta kalojnë me sukses fazën e parë të vetingut, nëse ata rezu-ltojnë me probleme në pasuri, figurë apo aftësi profesionale, ONM nuk do t’i falë, duke u përpjekur që të shkarkohen. Midis emrave më të përfolur që po ashtu ONM e ka ankimuar është edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Edhe ai u konfirmua në detyrë nga KPK, pavarësisht se kishte probleme të shum-ta me pasurinë dhe kishte kryer evazion fiskal, por ONM kërkoi shkarkimin e tij.

    Kyçet KushtetuesjaGjykata Kushtetuese është organi

    që preket më shumë nga vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për Bashkim Deden. Tanimë mund të

    Për apartamentin në Golem të Bashkim Dedes, gjatë seancës së parë dëgjimore reagoi edhe vëzh-guesja e ONM, për të cilën regjistrimi i kontratës së energjisë në emër ish-gjyqtarit nuk është i logjikshëm. “E kuptoj pjesën që ju mund të shkoni dhe të bëni pag-esën e faturave të energjisë elektrike në emër të vëllait për shkak të afërsisë gjeografike, por nuk e kuptoj pse

    kontrata duhet të jetë në emrin tuaj. Ky fakt u zbulua vetëm gjatë investigimit”, u shpreh përfaqësuesja e ONM. Në përgjigje, Bashkim Dedja theksoi se një gjë e tillë ishte bërë sepse i vëllai jetonte në Dibër dhe kur një gjë e tillë u ishte thënë punonjësve të OSHEE, ata e kishin parë me skepticizëm nëse ai do të mund të vinte të paguante sistematikisht faturat.

    ONM “GOZHDON” DEDEN PËR APARTAMENTIN NË GOLEM

  • GAZETA SOT E Martë 18 Dhjetor 2018 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Sipas raportit, Autoriteti Mbikëqyrës Financiar i BSH është në proces tranzicioni, por inspektimet e kryera deri tani kanë qenë të kufizuara. Aty thuhet se janë bërë disa përpjekje, por as Banka e Shqipërisë dhe as Autoriteti Mbikëqyrës Financiar nuk kanë ap-likuar vazhdimisht këtë këndvështrim në vlerësimin e

    aplikimeve për licenca nga institucionet financiare, apo të monitorojnë ato rregullisht për evitimin e infiltrimit kriminal. Raporti thekson se është dhënë asistenca ligjore me nivel të përshtatshëm bashkëpunimi. Por mekanizmi i përgjithshëm për ekzekutimin e asist-encës së huaj ka mangësi që dëmtojnë efektivitetin e tij.

    PASTRIMI I PARAVE, MONEYVAL: EDHE BSH KA DËSHTUAR

    Edi Rama: Do rrisim përpjekjet për të goditur pastrimin e parave, 5-fishuam vlerën e aseteve të sekuestruara

    Kliti TOPALLI

    Ndërkombëtarët kanë dhënë alarmin sa i takon pastrimit të par-ave në Shqipëri. Dje Moneyval, pjesë e Këshillit të Europës, ka prezantuar raportin për Shqipërinë, ku janë evidentu-ar një sërë problematikash. Sipas ekspertëve të KiE, vendi ynë ka punuar për të luftuar pastrimin e parave, por ende mbetet një fenomen shqetësues. Sipas rapor-tit, elementi që ndikon më tepër në pastrimin e fitimeve të veprave kriminale është korrupsioni. Sipas tyre, ka shumë zyrtarë të kor-ruptuar që janë të lidhur dhe me botën e krimit, dhe të përfshirë në pastrim parash. “Korrupsioni është një nga rreziqet kryesore që nxisin pastrimin e parave në Shqipëri. Shpesh i lidhur me aktivitete të krimit të organizuar, korrupsioni gjeneron shuma të mëdha përfi-timesh kriminale dhe minon seri-ozisht funksionimin e drejtësisë. Autoritetet janë të ndërgjegjshme për rreziqet e korrupsionit, por deri tani i kanë kushtuar vëmendje të kufizuar pastrimit të parave të lidhura me korrupsionin”, thuhet në raport. Më tej deklarohet se një reformë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë është duke u kryer aktualisht për të përmirësuar zba-timin e ligjit mbi rreziqet e korrup-sionit, i cili është i përhapur gjerë në vend. Në raport grupi Moneyval u bën thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë përpjekjet për dënimin e personave të përfshirë në pas-trim parash dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, sidomos në lidh-je dhe me financimin e terrorizmit. “Moneyval pranon se autoritetet shqiptare i kanë të qarta rreziqet për ndikimin e pastrimit të parave në ekonominë formale dhe rolin e mekanizmave kombëtare të koor-dinimit për politikat e adresimit të këtyre rreziqeve. Por megjithatë mekanizmat ende nuk kanë rezul-tuar plotësisht efektive dhe ka disa fusha që do të përfitonin nga një analizë më e detajuar e rreziqeve ekzistuese”, thuhet në raport.

    Hetimet Në raportin e KiE për Shqipërinë

    kërkohet që të rritet numri i per-

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se qeveria do të rrisë goditjet sa i takon pastrimit të parave. Duke folur gjatë aktivitetit ku u prezantua raporti i Moneyval për Shqipërinë, shefi i qeverisë deklaroi se pastrimi i parave është një fenomen i pranishëm, por dhe kom-pleks në të njëjtën kohë. Ai i premtoi kreut të Moneyval se do të ketë një angazhim më të madh të institucioneve për këtë çështje. “Dua që të konfirmoj edhe një herë vetëdijen e plotë të qeverisë për vështirësinë dhe kompleksitetin e sfidës së ecurisë së mëtejshëm në këtë drejtim,

    angazhimin e palëkundur për të bërë maksi-mumin dhe ftesën për të gjitha institucionet e tjera, këtu të pranishme, qoftë institucione të lidhura me pushtetin ekzekutiv drejtpërdrejtë, qoftë institucione të pavarura, qoftë institucio-net e parlamentit, që të vendosim si pikën kyçe të gjithë këtij procesi bashkëpunimin dhe ndërveprimin. Pa bashkëpunim dhe ndërvep-rim mes gjithë institucioneve që janë këtu të pranishme, suksesi nuk është i mundur dhe Shqipëria nuk mund ta hedhë hapin tjetër që ka domosdoshmërinë të hedhë në vijim”, ka

    thënë Rama. Më tej kreu i ekzekutivit ka dhënë detaje mbi goditjen e pastrimit të parave 5 vitet e fundit. Ai është shprehur se është 5-fishuar sekuestrimi i aseteve kriminale krahasuar me 10 vite bashkë. “Ka shumë të tjera arsye për të parë përmirësimet e bëra, por më lejoni të prek njërën. Vlera e aseteve kriminale të sekuestru-ara në 5 vitet e fundit është 5 herë më e madhe, sesa vlera e aseteve kriminale të sekuestruar në 10 vjet të marra sëbashku, para 5 viteve të fundit”, ka deklaruar ai. Rama ka nënvizuar dhe daljen e Shqipërisë nga lista problematike, ku

    ka theksuar se puna intensive 4 vjeçare që ka dhënë rezultate pozitive. “Më lejoni t’ju kujtoj se në përfundim të vlerësimit në vitin 2011, vendi ynë përfundoi në të ashtuquajturën “listë gri”, listë problematike, duke u konsideruar si një vend me risk shumë të lartë për pastrim parash dhe financim terrorizmi, nga ku dolëm në vitin 2015, në sajë të punës sonë intensive. Por thënë kjo, është shumë e rëndësishme të theksohet po ashtu, që në vitin 2015 kur është bërë dhe vlerësimi, baza ligjore ka qenë elementi them-elor i vlerësimit”, ka thënë ai.

    Pastrimi i parave, Moneyval publikon raportin për Shqipërinë

    Këshilli i Europës jep alarmin: Pushtetarët e korruptuar në Shqipëri të përfshirë dhe në pastrim parash, presim dënime e sekuestrime pronash

    Kreu i Moneyval: Duam rezultate të prekshme në

    luftën e pastrimit të paraveKryetari i Komitetit të Moneyval,

    Daniel Thelesklaf, deklaroi dje se duhet të rritet sasia e aseteve të sekuestruara sa i takon pastrimit të parave. Dje ai ishte në Tiranë ku dhe prezantoi raportin për vendin tonë. Thelesklaf tha se ka disa fu-sha që Shqipëria ka bërë përpara. “Juve iu referuat konfiskimit. Në fakt, kjo është prirja e duhur. Në qoftë se mund të vijoni në këtë drejtim, pra, kështu, do të jemi të lumtur që ta reflektojmë këtë dhe që të dalim me vlerësime edhe më pozitive në ato fusha ku kemi parë mangësi. Dy fushat e tjera, ku ne mendojmë se janë bërë hapa pozitive, janë, njëra në rolin e njësisë së inteligjencës financiare, që është Agjencia për Luftën kundër Pas-trimit të Parave. Ajo ka bërë një punë të mirë në koordinimin e punës së të tjerëve, që qartësisht duhet mbështetur më mirë nga agjencitë e tjera... Një fushë tjetër që është vlerësuar pozitivisht është puna që bankat, posaçërisht, institucio-net financiare po kryejnë për të paranda-luar pastrimin e parave dhe financimin terrorist. Shqipëria është një prej 2 ven-deve që ka marrë vlerësim pozitiv nga shumë vende në mbarë botën. Të gjitha vendet e tjera të BE-së nuk kanë marrë një vlerësim kaq të mirë”, tha ai. Më pas shefi i Moneyval ka renditur dhe sfidat. Sipas tij, ashtu si në shumë vende të tjera, sfida kryesore për Shqipërinë është që të prodhojë rezultate të prekshme nga ana e agjencive ligjzbatuese. “E di që ky është një proces i gjatë, kërkon kohë, por sigurisht ekziston nevoja që të përshpejtohen hetimet, ndjekjet nga Prokuroria, të cilat janë në përputhje me profilin e riskut të vendit. Ne kemi mësuar që ka pasur një vlerësim shumë tërësor të risqeve, por nuk shohim ende rezultate për trajtimin e këtyre risqeve që janë zbuluar. Edhe njëherë, besoj që reforma në sistemin e drejtësisë është tejet e rëndësishme në këtë aspekt. Megjithatë afatet e përcaktuara nga standardet ndërkombëtare për zbatimin e masave janë vërtet shumë të rrepta. Në fakt e dëgjoj angazhimin e ndërmarrë nga qeveria, shoh që agjencitë janë në veprim e po punojnë për këtë, por nuk nënvlerësohen sfidat që gjenden përpara institucioneve shqiptare”, tha ai. Më tej Thelesklaf deklaroi se Moneyval do mbështesë Shqipërinë në luftën ndaj pastrimit të parave.

    Këto të fundit shpesh pezullohen apo anulohen nga prokuroria”, shprehet Moneyval. Raporti thotë se Shqipëria ka një kuadër të fortë ligjor për konfiskimin e aseteve kriminale, por numri dhe vlera e aseteve të konfiskuara nuk është në proporcion me nivelin e lartë të kriminalitetit në vend. Në lidhje me financimet terroriste, Moneyval thekson se perceptimi i risqeve të lidhura me to, nuk reflekton saktë karakteristikat e aktiviteteve të mundshme terroriste në vend dhe

    në rajon. “Nuk ka një qasje sistem-atike për hetimin dhe identifikimin e aspekteve financiare të lidhura me shkeljet e terrorizmit. Në lidhje me zbatimin e sanksioneve financiare ka mangësi teknike që dëmtojnë efektivitetin e masave”, thuhet më tej. Raporti thekson se Banka e Shqipërisë ka një ide të qartë të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe kohët e fundit ka përforcuar sistemin e saj të raportimit në lidhje me vlerësimin e riskut për entet individuale.

    “Nga aspekti teknik, në aspektin ligjor Shqipëria është një nga vendet më të mira që kemi kontrolluar, sepse ligjet që janë në fuqi janë aty, me përjashtim të ligjit për zbatimin e sanksioneve në fushën e mospërhapjes. Meg-jithatë dëgjova një lajm pozitiv sot, që është në Parlament dhe me shpresë do të miratohet së shpejti. Megjithatë, pjesa e situatës ligjore është e pranishme dhe kjo më bën optimist që ky zbatim do të mbështetet mbi baza të forta. Natyrisht, kjo do të ndodhë mbështetur në drejtimin tuaj

    dhe në përfshirjen tuaj për të zbatuar rekomandimet. Në fakt nuk do të jetë e lehtë. Do të ketë shumë punë dhe e di që ka dhe përparësi të tjera, të cilat kanë mjaft rëndësi. Megjithatë, kam parë deri më tani, pra, deri në këtë pikë nga ajo çfarë kam parë, mesazhi kryesor është që të inkurajoheni të ecni në këtë rrugëtim, të rrisni shpejtësinë aty ku është e nevojshme dhe të prodhoni rezultate”, tha dje kreu i Moneyval Daniel Thelesklaf në takimin me qeverinë, ku u prezantua dhe raporti.

    DANIEL THELESKLAF VLERËSON SHQIPËRINË

    sonave të hetuar dhe të dënuar për pastrim parash. “Autoritetet përgjegjëse përdorin sistematikisht raportet e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe burime të tjera informacioni për të ndihmuar në hetimet e tyre të pastrimit të par-ave dhe shkeljet e lidhura me to, apo dhe financimet e terrorizmit. Hetime paralele janë bërë për çështjet e pastrimit të parave, por këto hetime rrallëherë rezultojnë në ndjekje pe-nale apo hetime të pastrimit të par-ave në shuma të konsiderueshme.

  • GAZETA SOT6 E Martë 18 Dhjetor 2018

    2,3,6,10,11,12,13,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.alPS dhe LSI përplasen për protestën e studentëve, Gjylameti

    në mbështetje të Ramës, Petrit Vasili shpërthen në akuzaProtesta e studentëve ka përplasur ditën

    e djeshme PS me LSI. Në një dalje për mediat, deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka dalë në mbështetje të kryeministrit Rama, i cili sipas saj është i vetmi kryeministër që kërkon dialog me palën protestuese. Më tej deputetja socialiste deklar-oi se ka ardhur momenti që studentët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të zhvilluar takim me shefin e qeverisë. “S’besoj se ka pasur ndonjëherë në histori një përgjigje të tillë nga një kryeministër, përsa i përket demokracisë. Studentët sot duhet të ishin pranë auditorëve për të zgjedhur përfaqësinë e tyre nga vetë ata, që më pas të uleshin me kryem-inistrin”, ka thënë ajo. Gjylameti gjithashtu është

    shprehur se përshkallëzimi i protestës për të kaluar në grevë urie nuk do të ndodhë pasi kryeministri ka hapur rrugën e dialogut. Më tej ajo bëri një raport të totalit të studentëve me ata që janë pjesëmarrës në protestë, ku del se janë shumë pak ata që pengojnë rrugën e dialogut. “Nuk besoj se do arrijnë në një pikë të tillë, për sa kohë që kërkesat po plotësohen dhe kryeministri është i gatshëm për t’ia plotësuar. Buxheti për arsimin është rritur ndër vite. Numri i studentëve që është në protestë kundrejt atyre që janë në total, është jo më shumë se 10%. A është kjo përfaqësia ekzakte e studentëve. Pse duhet të pen-gojnë këmbënguljen dhe dëshirën e disa të tjerëve për të hyrë në mësim. Ata që janë për dialog do

    duhet të që ulen dhe të zgjedhin përfaqësitë e tyre. Nëse janë këto 8 kërkesa ose më shumë, që besoj se ka më shumë problematika, do duhet të ulemi për të biseduar”, ka deklaruar ajo. Por në kundërshtim me deklaratën e Gjylametit ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Sipas tij, kryem-inistri Rama është i painformuar dhe si rrjedhim ndihet më i lumtur në Shqipëri, ndërsa e kundërta ndodh me shqiptarët të cilët janë të pakënaqur në krahasim me arsimin në Europë. “Shqiptarët më të pakënaqur në Europë për arsimin, ndërsa Edi Rama shkollë-pak më i kënaquri”, është shprehur Vasili. Por në rrjetin social Facebook, ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili i ka

    bërë thirrje kryeministrit të plotësojë kërkesat në realitet jo në botën virtuale. “Një gjë s’po kuptoj. Kryeministri donte dialog. Kot për kunj e kërkonte, por le të themi: dakord që kërkoi dialog. Dialogoi sa e me kë deshi. Dialogoi te Top Channel, te Klani, në Instagram, Facebook e Twitter. Përgjatë këtij “dialogu” ai pranoi në Instagram të gjitha kërkesat e studentëve. Vuri 8 “po” për secilën kërkesë. Pyetja është: pse nuk i plotëson ato kërkesa në realitet dhe të mbarojë kjo histori?! Se tani s’ka më kuptim as dialogu i mëtejshëm, kur kërkesat janë pranuar. Mos ndoshta do të shtyjë kohën ky, se qeverisje s’ka më... Me atë rast shmang dhe vëmendjen nga super vjedhjet që ka në proces”, ka thënë ai

    Rama nis lëvizjet për arritjen e dialogut, mbledh pedagogët dhe studentët e Gjeologjikut, akuza

    Bashës e Kryemadhit se po marrin peng protestën

    Kryeministri dënon bllokimin e rrugëve nga studentët

    Kliti TOPALLI

    Kryeministri Edi Rama ka nisur dje lëvizjet e para për të arritur dialogun me stu-dentët. Protesta ka dy javë që zhvillohet dhe deri më tani studentët nuk kanë pranuar të ulen në tryezë me kreun e qeverisë. Por dje ky i fundit ka shkuar në Fakultetin e Gjeologji Mini-erave, ku është takuar me pedagogë e studentë. Vetë Rama tha se nisi dialogu dhe la të nënkuptohet se takime të tilla mund të ketë dhe në fakultete të tjera. “Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeolog-jikut, me të cilët patëm një bashkëbi-sedim të dobishëm për dialogun (e në fakt zhvilluam vetë dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, tha ai.

    Rama akuza opozitësPo dje, kryeministri akuzoi

    opozitën për përvetësim të protestës të studentëve. Teksa me qindra persona zbritën në sheshin përpara Kryeminis-trisë, shefi i qeverisë përmes rrjeteve sociale ju bëri sërish thirrje për dialog. Por sipas tij, dje u faktua që në mes të studentëve ka shumë militantë të PD dhe LSI. “Forumet e Doktoreshë Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD dhe LSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtari-zuan sot pengmarrjen e protestës”, ka thënë Rama. Përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, shefit i ekzekutivit ja u ka bërë të qartë studentëve se kërkesat plotësohen vetëm përmes dialogut. “Sharrat e Doktoreshë Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s'ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s'jeni më aty, jo vetëm që s'do t'i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq sëbashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t'ia nisim punës me dialog, bashkëpunim, këmbëngulje për univer-sitetin”, ka deklaruar ai. Më tej Rama reagoi edhe për bllokimin e rrugëve nga ana e protestuesve, ku është shpre-hur se janë mësim nga ana e krerëve të PD-LSI. Shefi i qeverisë ju bëri sërish thirrje që të mos mbajnë bllokuar as rrugët e qytetit, e as rrugën e dialogut.

    Kërpaçi: Do padisim drejtoreshën e

    “Sami Frashërit”Deputetja e LSI Florida Kërpaçi ka

    akuzuar drejtoreshën e gjimnazit “Sami Frashëri” për kërcënime që ju ka bërë gjimnazistëve për daljen në protestat e studentëve. Sipas saj, drejtoresha e shkollës do të paditet nën akuzën e presionit psikologjik dhe e njëjta rrugë do ndiqet për këdo që bën këtë gjë. “Ju ftoj të ndiqni rastin e drejtoreshës së gjimnazit Sami Frashëri, Teuta Dobi, e cila nëpërmjet kërcënimit, shantazhit, ofendimit, pafytyrësisht kërkon të pengojë gjimnazistet për të dalë në protestë! Presioni psikologjik, do të shoqërohet me padi kundrejt teje dhe do të vazhdojmë me çdo drejtoreshë tjetër, e cila ndjek modelin e kërcënimit të të rinjve! Kishim paralajmëruar që do të demaskonim publikisht shantazhet e ulëta të drejtoreshave ndaj nxënësve dhe po i sjellim sot për çdo familjar, prind dhe të ri! Në emër të të rinjve, ju paralajmërojmë se ky nuk është rasti i vetëm, kemi video të tjera, që tregojnë shumë qartë se si drejtoreshat e vendit shantazhojnë nxënësit me qëllim zbatimin e urdhrit të kryeministrit dhe ministreshë”, ka thënë Kërpaçi.

    Fuga: Studentët të këshillohen me pedagogët

    Akademiku Artan Fuga ka reaguar në rrjetin social Facebook për protestën e studentëve. Ai është shpre-hur se mbështet idenë e studentëve për këshillim me pedagogët. Sipas tij, studentët duhet të kërkojnë siguri nga qeveria për plotësim të kërkesave. “Studentët kanë kthyer sytë drejt pedagogëve për t’u këshilluar! Vetëm këshillimi me të gjithë aktorët socialë të interesuar mund të sjelli në një konsensus që të jetë në rrugën e daljes nga kriza aktuale, për të përpunuar strategjitë për një arsim të lartë cilësor, që të përballohet nga tarifa të drejta në ulje, dhe që çon në integrimin e të diplomuarve në tregun e punës. Unë si profesor do t’u kisha rekomanduar studentëve dhe kolegëve të mi në mbarë universitetet idenë që autostrada e mbërritjes të qëllimeve të mira është një rrugë e përshkueshme afatshkurtër por dhe afatgjatë.”, ka thënë ai.

    “A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë”, ka thënë Rama.

    Reagimi i BallësPër protestën ka reaguar dje

    dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Në një dalje për medi-

    at, ai është shprehur se vetëm dialogu arrin të shpëtojë krizën në arsim, duke shtuar se pikat e dorëzuara nga studentët janë pak në krahasim me problematikat që ka arsimi. Si-pas tij, kërkesat e studentëve janë vetëm fillimi i një reforme arsimore. “Qëndrimi ynë është shumë i qartë, nuk duam që kjo protestë të mbyllet. Ne e konsiderojmë këtë një moment të rëndësishëm për të thelluar një reformë të shumanshme të arsimit

    në tërësi. Ne nuk e konsiderojmë mbylljen e protestës, që u paraqitën 8 pikat dhe hajde të ikim të hamë gjelin e detit në shtëpi. Është e njëjta praktikë e njëjta lojë, që këto çështje nuk u zgjodhën. Ne nuk bëhemi pjesë e këtij skenari të tallemi me kërkesat e studentët. Ajo që është e rëndë-sishëm është dialog me studentët, për të tejkaluar 8 pikat, se 8 pikat nuk e zgjedhin situatën të arsimit të lartë”, ka deklaruar Balla.

    “Të gjithë e dinë se ligji i arsimit të lartë është themeli i ngritjes së një Universiteti publik mbi bazën e eksperi-encave dhe standardeve më të mira europiane. Por im-plementimi i tij nuk është sot tërësisht i plotë. Për këtë ne kemi përgjegjësitë tona se përse nuk është implementuar tërësisht dhe në thellësi ligji i arsimit të lartë. Ndërkohë

    gjitha aktet nënligjore dhe përmirësimi i tyre është një punë e përditshme që duhet bërë me seriozitet maksi-mal. Një gjë është e sigurt, autonomia e universiteteve publike është një hap i rëndësishëm dhe për ta thelluar reformën në arsimin e lartë duhet që përveç tetë pikave, ne të identifikojmë edhe çështje të tjera”, ka thënë Balla.

    DEPUTETI I PS: KEMI PËRGJEGJËSI PËR SITUATËN NË ARSIM

    “Po ua them edhe studentëve që kam poshtë dritares së zyrës sime, pa-varësisht se nuk janë vetëm studentë, sepse pashë edhe punonjës të Bash-kisë Kamzë, që të kuptojnë se dialogu dhe bashkëqeverisja e mirëfilltë mes qeverisë dhe studentëve është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve. Ne kemi dhënë modelin më të mirë me

    propozimin që bëmë ditën e enjte dhe të premte, ku përsëri unë u bëj thirrje të gjithë studentëve anembanë vendit nga Shkodra në Vlorë, nga Gjirokastra në Elbasan, nga Durrësi në Tiranë, të vijnë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ballë për ballë me kryeministrin, vetëm ata dhe kryeministri, për të dialoguar”, ka thënë Taulant Balla dje.

    TAULANT BALLA: MODELI MË I MIRË ËSHTË DIALOGU

  • GAZETA SOT E Martë 18 Dhjetor 2018 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Rreth 200 studentë të Korçës u nisen ditën e djeshme drejt Ti-ranës, duke iu bashkuar protestës përpara Kryeministrisë. Ata u nisën në orët e para të mëngjesit, drejt kryeqytetit janë nisur 4 autobusë. Por protestës së studentëve dje i janë bashkuar edhe prindërit. Një qytetar nga Elbasani deklaroi gjatë

    një prononcimi për mediat se poli-cia i ndaloi në Sauk makinën me të cilën po vinin. “Jam nga Elbasani, kam dy fëmijë studentë. Na ndalu-an në Sauk, na zbritën aty, na thanë ikni në këmbë. Jemi të shqetësuar. Brezi i ri, studentët japin stimul për ndryshim” deklaroi ai, ndër të tjera në fjalën e tij.

    Studentë e prindër nga rrethet i bashkohen protestës

    Rrokaj: Protesta e studentëve do rrëzojë

    modelin e RamësDeputeti i LSI, Shezai Rrokaj

    reagoi dje sërish për protestën e stu-dentëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se kjo protestë do të rrëzojë modelin qeverisës të Edi Ramës. “Protesta e studentëve po rrëzon përfundimisht modelin arkaik të kryeministrit që nuk ndahet dot nga kryetari i partisë në ushtrimin dhe ndarjen e këtyre dy detyrave. Për mungesë përvoje demokracie, ndarja e këtyre dy pushteteve tek i njëjti person ka qenë deri sot praktikisht e pamundur. Arsyeja kryesore është se sindroma e sistemit totalitar vijon edhe sot të përqendrojë në mënyrë të nëntëshme tek i njëjti njeri pushtete absolute të kryetarit të partisë dhe të kryeministrit, madje të sanksionuara deri në Kushtetutë, e cila e rëndoi edhe më shumë këtë situatë me ndry-shimet e vitit 2008. Kjo është arsyeja përse kryeministri nuk bën detyrën dhe të miratojë kërkesat, por do ta shesë si nder për të përfituar kapital politik partiak si kryetar partie”, tha Shezai Rrokaj.

    Duka: Protesta e studentëve mund të përshkallëzohet

    Deputetja e PD, Valentina Duka paralajmëroi dje përshkallëzim të protestës së studentëve nëse kryemi-nistri Edi Rama nuk plotëson kërkesat e tyre. Gjatë një interviste televizive, Duka deklaroi se Rama duhet të pranojë dështimin. “Nëse nuk real-izohen kërkesat, kjo protestë mund të përshkallëzohet. Unë kam qenë në fakultet kur është diskutuar ligji i arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë e shihte studentin jo vetëm si studentë, por edhe si klient. Dikur në ligjin 2008 në universitet vinte fondi i pakushtëzuar, sipas ligjit të ri krijohen 5 agjenci të tjera, që nuk varen nga fakulteti, por nga ministria. Për dijeninë time ose janë krijuar ose ende janë krijuar, ose s’janë efektive. Dialogu është e drejta e studentëve se si do vendosin, kryeministri duhet të dalë dhe t’ju thotë shqiptarëve: Kjo reformë në arsimin e lartë dështoi. Po nuk u ndryshua ligji”, deklaroi Valentina Duka.

    4

    Rigels SELIMAN

    Studentët e Universiteteve të Ti-ranës protestuan ditën e djeshme për të katërmbëdhjetë ditë rad-hazi, duke e përshkallëzuar pro-testën e tyre para selisë së Kryeministrisë dhe duke kërkuar plotësimin e 8 kërke-save nga ana e qeverisë. Të organizuar nga të gjithë fakultetet e Tiranës dhe të mbështetur nga studentët nga universite-tet e rretheve, si dhe protestues të “Astirit”, etj, nisën organizimin nga ora 08:30 deri në 09:30, ku rreth orës 10:00 u ven-dosën para selisë së qeverisë. Fillimisht, studentët ndërmorën masa ekstreme, teksa në shenjë revolte kundër qeverisë, ata kanë bllokuar një pjesë të madhe të punës së thuajse gjithë fakulteteve të Ti-ranës, duke i mbyllur me çelës dyert dhe vendosur shirita, në mënyrë që të ndalo-hej hyrja e studentëve, pedagogëve, por edhe administratës. Sipas një investigimi të gazetës, fakultetet që u bllokuan ishin ai i Drejtësisë, Ekonomikut, Politeknikut, etj. Por ajo që ra në sy në protestën e djeshme, ka të bëjë me faktin se opozita ka shfrytëzuar protestën e studentëve për kredo politike. Dje shumë eksponentë dhe militantë të PD dhe LSI kanë qenë krah studentëve, me pretendimin se do mbronin kauzën e tyre. Ndërsa përreth godinës së Kryeministrisë ra në sy edhe prania e madhe e uniformave blu. Mirëpo, prania e opozitarëve nuk është mirëpritur nga studentët, pasi jovetëm që ka shkaktuar përçarje dhe kakofoni por edhe e prishi protestën shkelur mbi mun-din e gjithë këtyre ditëve të studentëve. Ndërkohë ndryshe nga protestat e tjera dje, nuk janë parë pankartat pikante. Ndërsa sa i përket fonisë, gazeta mësoi se u vendos nga persona që nuk janë studentë. Sipas të dhënave mësohet se është sjellë nga një parti politike. Nuk dihen personat, që e sollën, por protesta u duk qartë që u mbështet nga PD dhe LSI.

    Tensione dhe përplasje para Kryeministrisë

    Në podium, hipën një nga një disa studentë të cilët folën duke i kërkuar kryeministri Edi Rama që t’u plotësojë kërkesat e tyre, ndërsa njëzëri u shpre-hën se nuk do të lejonin që protesta e tyre të politizohej. Madje, njëri prej studentëve tha se nëse do të ketë fjalime politike, ata do të largohen. Por nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi mes turmë së protestuesve jovetëm që kishte thir-rje politike dhe prani të militantëve të

    Studentët e Ekonomikut kërkojnë largimin e Dhori Kules, i lënë 24 orë afat për plotësimin e kërkesave, ja ankesat e tyre

    Studentët e Fakultetit të Ekonomisë i dhanë ultimatum dje dekanit Dhori Kule për të përmirësuar gjendjen në fakultet. Gjatë një takimit të zhvilluar pasditen e djeshme, ata u shprehën se duhet të ketë punë konkrete në rregullimin e pikave problematike dhe jo vetëm fjalë. “Duam punë konkrete, përgjigje konk-rete”, deklaruan studentët. Takimi i tyre me Dhori Kulen erdhi pas kërkesës së studentëve për shkarkimin e tij. Edhe gjatë takimit të rinjtë e akuzuan Kulen për keqmenaxhim dhe abuzime në fakultet e për këtë arsye kërkuan

    sërish dorëheqjen e tij. Për të justifikuar veten e tij para studentëve dhe për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, Dhori Kule deklaroi se rekrutimet dhe punësimet Fakultetin e Ekon-omisë bëhen në mënyrë të rregullt. “Akuzat për plagjiaturë nuk janë fakte. Transparenca e fondeve që kam në administrim, që nesër i bëjmë publike. Rekrutimet bëhen në mënyrë të rregullt”, tha Kule. Por studentët këmbëngulën që dekani të mos i shmanget përgjegjësisë, ndërsa e paralajmëruan se do ta detyrojnë të japë dorëheqjen nëse nuk i realizon premtimet

    e bëra para tyre. Disa studentë u ankuan për diplomat që nuk njihen për shkak të akrediti-mit e për infrastrukturën e papërshtatshme në fakultet, mungesën e kushteve në klasa dhe auditore, ndërsa të tjerë i kërkuan transpar-encë financiare. Kurse studentët e ekselencës u ankuan se nuk marrin bursat. Për zgjidhjen e problematikave, ata i lanë afat deri ditën e sotme Dhori Kules. “Nëse nuk i realizon nesër ato që the, jep dorëheqjen”, u shprehën studentët. Sakaq, grupi protestues i të rinjve paralajmëroi për përshkallëzim të protestës.

    “Kemi vendosur të marrim situatën në dorë, duke bllokuar rrugët dhe duke bërë mosbindje civile. Kemi vendosur që të mos bëhemi ende të dhunshëm pasi besojmë se kërkesat tona do të realizohen. Nëse kërkesat tona nuk plotëso-hen do të ketë përshkallëzim të protestës e cila mund të shkojë edhe në dhunë”, tha një student. Ndërsa një protestues tjetër akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton t’i përçajë. “Deri tani ne nuk kemi besim tek Rama sepse ai është treguar arrogant për kauzën tonë, ne presim vendime”, tha një tjetër student.

    Protesta, studentët bllokojnë për 3 orë rrethrrotullimin te “Zogu i Zi

    Opozita prish protestën e studentëve, tensione dhe përplasje para Kryeministrisë,

    bllokohen disa rrugë në kryeqytet

    opozitës, por pati edhe tensione. Ndërsa studentët ishin duke mbajtur fjalime, G.Gj., i njohur si një ndër militantët më aktivë të PD, ka hedhur gjatë tubimit një tymuese para Kryeministrisë. Ndërsa përveç militantit G.GJ edhe një tjetër person hodhi tymuese gjatë protestës. Ai ishte i maskuar që të mos identifikohej

    duke lënë të kuptohet se është militant partie, por menjëherë sapo hodhi ty-muesen studentët e larguan me thirrje në kor “ik, ik, ik”. Ndërkohë që tensioni arriti kulmin, kur një student bëri apel që të krijohet një kordon duke rrethuar Kryeministrinë. Në momentin që stu-dentët tentuan të formojnë kordonin

    Në protestën e studentëve që u zhvillua dje përpara Kryeministrisë, zëvendës ministri i Arsimit me jetëg-jatësinë më të shkurtër në këtë post, Taulant Muka, ka kërkuar të marrë fjalën. Por, ky veprim i tij nuk është pritur mirë nga një grup studentësh, të cilët kanë ar-ritur t’ia marrin edhe nga duart mikrofonin, duke mos e lejuar të flasë. Ata i kanë kërkuar të largohet prej

    aty pasi sipas tyre nuk mund të jetë pjesë e protestës një njeri që kërkon të marrë merita nga kauza e tyre. Muka dëgjohet vetëm teksa thotë “rinia shqiptare…”, pasi ai ndërpritet nga brohoritje njëzëri të disa të rin-jve: ik, ik.ik. Kështu, ish zëvendës ministri i Arsimit është larguar nga mikrofoni duke mos pasur mundësi të shprehë mendimin e tij.

    PROTESTA, STUDENTËT “PËRZËNË” ISH ZV/MINISTRIN

    rreth Kryeministrisë nuk u lejuan nga policia duke sjellë reagimin kundër tyre. Por një grup studentësh kanë ndërhyrë duke formuar një kordon për të shman-gur përplasjen me policinë.

    Bllokohen disa akse rrugorePas mbarimit të protestës, studentët

    dhe mbështetësit e tyre nga opozita u ndanë në grupe. Një grup u nis në dre-jtim të Rrugës së Durrësit, për të ndaluar te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, ndërsa grupi tjetër qëndroi te Kryeministria. Studentët mbajtën të paralizuar lëvizjen e automjeteve te “Zogu i Zi” për tre orë me radhë, duke shkaktuar kaos dhe trafik kilometrik. Ndërkohë që bllokim të rrugëve pati edhe në rrugën e Elba-sanit, zona e nëntëkatësheve dhe tek Banka e Shqipërisë, duke paralizuar qarkullimin për disa orë.

  • 8 GAZETA SOTE Martë 18 Dhjetor 2018

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kryetari i PD, Lulzim Basha lëshoi dje akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për blerje të med-iave dhe korrupsion te Unaza e Re dhe ligji i arsimit të lartë. “Kjo është një protestë kundër një ligji kor-ruptiv për arsimin e lartë. Sa më heq është Rama, aq më shumë tendera fitojnë pronarët e mediave, pasi i ka blerë. Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Ne nuk e çuam ligjin në Kushtetuese, pasi gjykata ishte e kapur nga Rama. Rama po përdor propagandën dhe përçarjen”, deklaroi ai. I pyetur nëse PD do të rikthehet në Kuvend ditën e enjten në seancë plenare, Basha sqaroi se atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.

    Basha: Ja kur do kthehemi në KuvendNë mbledhjen e grupit parlamentar të demokratëve

    ditën e djeshme është diskutuar mundësia e rikthimit në Kuvend në seancën e ardhshme për të ngritur shqetësimin e studentëve, por edhe për vetingun në politike. Në këtë mbledhje ka spikatur fjalimi i deputeti të PD, Ervin Salian-ji. “Nëse merret vendim që të shkojmë në parlament të shkohet me qartësi dhe me program të qartë që zgjedhjet do t’i fitojmë duke nxjerre kandidatët dhe alternativën që tani. E përsëris armiku i dytë i madh joni është paqartësia. Ndaj dhe vendimet që merren këtu duhet së pari të jenë të vendosura bashkarisht dhe së dyti të kemi ne të parët bindje dhe qartësinë se çfarë po bëjmë”, deklaroi ditën e djeshme deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Korçë, Ervin Salianji, ndër të tjera në fjalën e tij.

    Salianji: Njerëzit nuk po e kuptojnë PD

    Zëvendës ambasadorja e SHBA: Dënoni trafikantët dhe zyrtarët e lartë që lejojnë trafikimin e qenieve njerëzore

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar ditën e djeshme akuza të forta ndaj autoriteteve shqiptare, sa i takon trafikimit të qenieve njerëzore. Duke folur në një aktivitet për këtë çështje, zv/ambasadorja Leyla Moses-Ones deklaroi hapur se përveç trafikantëve duhet të dënohen dhe zyrtarë të lartë që e lejojnë. “Rëndësia e drejtësisë është e dyfishtë. Së pari, u jep vik-timave ngushëllim kur shohin që personat që i futën në kurth dhe i shfrytëzuan po shly-ejnë atë që bënë. Kjo gjithashtu parandalon trafikantët që të skllavërojnë të tjerë përsëri.

    I nxis kolegëve tanë të zbatimit të ligjit që të vazhdojnë hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e trafikantëve- përfshirë zyrtarët që e lejojnë këtë krim të tmerrshëm të ndodhë. Dhënia e drejtësisë për shkelësit i shpër-ben ndjekjes penale. Gjithashtu kjo mbron viktimat e mundshme”, deklaroi ajo. Më tej, zëvëndësambasadorja ka dalë në mbrojtje të viktimave. Zonja Leyla Moses-Ones është shprehur se viktimat kërkojnë mbrojtje dhe nuk duhet të dënohen nga ana e drejtësisë shqiptare. Madje, ajo e ka quajtur të padrejtë dënimin e viktimave, duke bërë thirrje në

    drejtim të shtetit për rritje të ligjit të mbrojtjes. “Dua të theksoj edhe se qëllimi i drejtësisë është t’u shërbejë viktimave, jo t’i dënojë ato. Ndonjëherë kjo duket e qartë, por viktimat vazhdojnë të ndiqen penalisht – zakonisht për prostitucion. Ndjekja penale e viktimave për shkak se janë skllavëruar nuk është e drejtë, prandaj i bëj thirrje qeverisë dhe zbatuesve të ligjit që të rrisin zbatimin e ligjit shqiptar që i përjashton viktimat nga gjobat për veprime të paligjshme që janë kryer si pasojë e trafi-kimit. Ju lutem, mos i viktimizoni viktimat”, ka thënë ajo. Më tej Moses-Ones ka deklaruar

    se duhet të identifikohen viktimat duke nënvi-zuar rëndësinë e institucioneve të shtetit për shpëtimin dhe përkujdesjen e tyre. “Identifiki-mi i viktimave të trafikimit është thelbësor për të shpëtuar jetën e tyre dhe me rëndësi jetike për ndjekjen e suksesshme penale. Viktimat duhet të identifikohet që të marrin shërbime. Dhe kjo është arsyeja pse trajnimi i duhur i policisë, i punonjësve socialë, i prokurorëve dhe i gjyqtarëve është aq i rëndësishëm. Këto nuk janë ushtrime të thata, burokratike. Këto shpëtojnë viktimat”, nënvizoi zëvendësamba-sadorja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

    Rigels SELIMAN

    Opozita shqiptare është mbërthyer ditën e djeshme sërish nga përplasjet dhe debatet. Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar të PD, ku u diskutua se si do të veprohet në lidhje me protestat e nisura, axhendën e partisë dhe aksionit që opozita do të ndërmarrë kundër qeverisë. Por gazeta mësoi se mbledhja e djeshme e demokratëve është përshirë nga debate të ashpra, duke i ndarë de-putetët në dy kampe. Më i ashpëri është treguar deputeti demokrat i Korçës, Ervin Salianji, i cili ka rikthyer edhe njëherë tezën e djegies së mandateve të deputetëve, ide kjo e artikuluar më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha. Duke folur në mbledhjen e grupit, Salianji ka kërkuar që deputetët e PD duhet të djegin mandatet e tyre. Madje, teksa argumentoi tezën e tij, Salianji theksoi se ky veprim duhet bërë si një akt politik dhe jo sepse po përfundojnë afatet, ku ata doemos duhet të hyjnë në Kuvend. Sipas tij, kjo lëvizje e PD vjen në kushtet kur demokratët duhet të vihen në udhëheqje të protestave kombëtare, mënyrë kjo që do të rrëzonte kryeministrin Edi Rama nga pushteti. “Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës kemi paqartësinë. Unë mendoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokra-tike me njëri tjetrin, sepse nuk ka qa-rtësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimmarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh. Nuk duhet ti japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjet mandati apo për një rrogë. Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet jo duke pritur afatin por si akt i qartë politik, t’i bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë që është në protestë, të bashkohemi me ta”, deklaroi Salianji.

    Basha goditje Berishës dhe Kryemadhit

    Kreu i PD Lulzim Basha u ka dhënë dje një goditje Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit. Këta të fundit kanë

    Lulzim Basha u përgjigjet akuzave të kritikëve

    Rindizen debatet në PD për djegien e mandateve, Basha rrëzon Berishën për revoltat, nxjerr blof Monika Kryemadhin për aleancën në zgjedhje

    Meta vijon sulmet: Qeveria të dëgjojë studentët

    Presidenti, Ilir Meta i ka bërë ditën e djeshme sërish thirrje qever-isë që të reflektojë mbi kërkesat e studentëve. Duke folur në ceremon-inë e diplomimit të studentëve të Akademisë Politike, Meta, legjitimoi edhe një herë si të drejta kërkesat e studentëve, të cilët protestojnë prej 13 ditësh. “Nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsen-sus të gjerë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta legjitime dhe të realizueshme, ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Unë kam besim se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejta në interes-in më të mirë jo thjesht të studentëve, por në radhë të parë në interesin më të mirë të të gjithë vendit”, deklaroi Presidenti Meta.

    Nishani: Kryeministri Rama është i korruptuar

    Ish-Presidenti Bujar Nishani ka akuzuar dje kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Nishani deklaroi se studentët shqiptarë janë në protestë masive për të drejtat dhe liritë sociale dhe akademike, ndërsa nënvizoi se Edi Rama është kryeministri i vetëm në periudhën e 30 viteve të fundit pa një diplomë universiteti dhe i korruptuar. “Studentët shqiptarë në protestë masive për të drejtat dhe liritë e tyre sociale dhe akademike. Kundër një Kryeministri të korrup-tuar, i cili është kryeministri i vetëm pa një Diplomë Universitare që nga koha kur në Shqipëri u rrëzua diktat-ura komuniste dhe u vendos sistemi demokratik pluralist politik. Asnjë argument dhe arsyetim normal prej këtij kryeministri kundër kërkesave të studentëve. Përpëlitje të dështuara të një kaste pushteti të korruptuar, të degraduar e në ikje për ta kufizuar protestën e tyre masive si përfaqësim të partive politike kundërshtare”, deklaroi Nishani.

    duhet të vijnë në pushtet me vota. Ato që vijnë ndryshe janë e keqja e vendit”, tha Basha. Ai i dha një goditje dhe krye-tares së LSI. Ndryshe nga sa Kryemadhi deklaron se PD-LSI do hyjnë bashkë në zgjedhje, Basha tha se nuk ka një ven-dim të tillë. “Sapo të marrim një vendim për këtë çështje do ju informojmë”, tha ai në një studio televizive. Kreu demokrat ju përgjigj dhe akuzave të kritikëve se ai mban në PD familjarët e tij. “Është mashtrim i paskrupullt. Nuk merrem me ta personalisht”, tha ai. Më herët Basha reagoi pas mbledhjes së grupit

    parlamentar, teksa deklaroi se forca që drejton mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve. “Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari poli-tik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje” , deklaroi Basha.

    kërkuar revolta, por si në mbledhje, ashtu dhe në një studio televizive, lideri i PD deklaroi se do vihet në pushtet në mënyrë paqësore. “Pikëpamja ime nuk është të marrim pushtetin. Rama ishte i gatshëm të kalonte mbi kufoma. Nuk jam i gatshëm të zhys vendin në dhunë dhe kaos. Hapi i parë do të jetë largimi i Ramës dhe dërgimi i tij para drejtësisë. Do sjellim ndryshim që qytetarët ta kon-trollojnë pushtetin përmes votës së tyre. Drejtësia të bëjë punën e saj si e pavarur. Vendi është në emergjencë kombëtare dhe e ka sjellë Rama. Partitë politike

  • GAZETA SOT E Martë 18 Dhjetor 2018 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    EURALIUS në përgjigjen e tij për Komisionin e Ligjeve për ligjin për regjim të posaçëm për të dënu-arit dhe paraburgosurit e sigurisë së lartë pak ditë më parë doli kundër Ministrisë së Drejtësisë. Sipas Eura-lius, masat e propozuara nga qeveria janë tejet të ashpra. Referuar ligjit italian, Euralius në opinionin e dhënë mbi këtë masë ekstreme, duke sjellë shembuj nga shteti fqinj dhe nga

    vendimet e mëparshme të Gjykatës Europiane për të drejta e njeriut, konstaton se izolimi i plotë social i të dënuarve mund të shkatërrojë personalitetin e tyre dhe se aplikimi i këtij ligji duhet të jetë plotësisht i justifikueshëm. Po ashtu në opinionin e tij, Euralius theksoi se në Itali ky ligj zbatohej për persona si Bernardo Provenzano, ky i fundit shef i rrjetit mafioz Cosa Nostra.

    EURALIUS KUNDËR MINISTRISË SË DREJTËSISË

    Modeli i vetingut vlerësohet në Sarajevë, KShH: Raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit e sheh në disa raste procesin e vetingut me dy standarde. Dre-jtuesja e KShH, Erida Skëndaj deklaroi dje se edhe pse ka kaluar një vit nga çelja e seancave publike të vetingut, sërish asnjë qytetar nuk ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pas ank-esave që ata kanë depozituar kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Megjithatë, vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë

    të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, u shpreh ajo. Gjatë një konference të zhvilluar në Sarajevë për modelin e vetingut, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konsideroi si pa vizion platformat e kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Proku-rorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. “Vonesat në zbatimin e ligjit të vettingut, vonesat në ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Këshillit

    të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) kanë krijuar ngërçe dhe probleme shqetësuese në drejtim të qasjes së qytetarëve në drejtësi, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë”, tha Erida Skëndaj. Në vijim të aktivitetit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ndau me kolegët e shoqërisë civile në Bosnje-Hercegovinë dhe të pranishmit në sallë modelin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Konkretisht, u eviden-tua mënyra sesi ishte hartuar legjislacioni i vetin-

    gut, kontributi i asistencës ndërkombëtare dhe konsultimi me Komisionin e Venecias. Po ashtu, pati diskutime edhe për sfidat dhe vështirësitë që kishte pasur ky proces në drejtim të zbatimit të tij, rezultatet e deritanishme të tij dhe prob-lematikat e evidentuara në drejtim të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë. Kolegët e Bosnje-Hercegovinës vlerësuan modelin e Vetingut, por njëkohësisht u shprehën se është e vështirë që një proces i ngjashëm të kryhet në vendin e tyre.

    Mimoza IBRA

    Ligji për të futur në një regjim të posaçëm të burgosurit e dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për aktivitete terroriste, dhe të tjera krime si këto përplasi dje Komisionin e Sigurisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Pak ditë më parë ky ligj që përcakton rregulla të veçanta për telefonatat dhe takimet e target-grupeve të mësipërme shkoi në Kuvend dhe u mor në shqyr-tim nga Komisioni i Ligjeve, ku e ftuar ishte edhe Etilda Gjonaj. Gjatë fjalës së saj, Gjonaj deklaroi se ndryshimi në ligj po bëhej sepse ka indicie që disa të burgosur të sigurisë së lartë vijojnë aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda hekurave. Por sipas propozimit të Min-istrisë së Drejtësisë, përmes ligjit të ri të gjithë të burgosurit e sigurisë së lartë futen në regjim të posaçëm një-vjeçar, edhe nëse ai nuk merret më me punë kriminale. Një gjë e tillë u kundërshtua dje nga Komisioni i Sigurisë, i cili dis-kutoi nen për nen ndryshimin në ligj. Kryetarja komisionit, Ermonela Felaj deklaroi se ndryshimi ligjor nuk mund të prekë çdo të burgosur të sigurisë së lartë sepse në këtë rast shkelen të drejtat e njeriut. “Të dënuarit në burg-jet e sigurisë së lartë që janë dënuar për veprat për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, vepra terroriste, etj, mund të vendosen në regjim të posaçëm. Sipas variantit të Ministrisë së Drejtësisë, do na rezultonte që të gjithë të dënuarit do të kalonin në reg-jim të posaçëm. Por regjimi i posaçëm është një rrethanë e jashtëzakonshme, prandaj ne e kemi ndarë që në regjime të posaçme do të vihen vetëm ata për të cilët ka të dhëna që vijojnë aktivi-tetin kriminal edhe brenda burgut”, u shpreh Ermonela Felaj.

    DiskutimetKy propozim i saj u votua nga të

    gjithë anëtarët e Komisionit të Sigurisë, por Xhemal Qefalia ngriti si shqetësim vendosjen në regjim të posaçëm edhe të të paraburgosurve. Sipas tij, edhe në këtë rast shkelen të drejtat e njeriut sepse për të paraburgosurit nuk është shprehur akoma gjykata me vendim. Megjithatë, Felaj argumentoi se edhe tek të paraburgosurit qëndron frika se mund të vijojnë aktivitetin krimi-nal. Ajo shtoi senë këtë rast ndalimi i aktiviteteve kriminale qëndron mbi pikën e zbatimit të të drejtave të njeriut. Felaj po ashtu theksoi se përmes këtij

    Ermonela Felaj: Në regjim të posaçëm vetëm ata që vijojnë aktivitetin kriminal

    Komisioni i Sigurisë rrëzon ministren e Drejtësisë, del kundër ashpërsimit të masave

    për të burgosurit, zbardhen diskutimetVishaj: Organet e

    reja të drejtësisë kthejnë besimin e qytetarëveAvokati Saimir Vishaj deklaroi

    dje se reforma në drejtësi do të sjellë një epokë të re në këtë sistem. Në një studio televizive, Vishaj u shpreh se tanimë nuk ka asnjëpengesë për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. “Muaji dhjetor ishte një muaj suksesi ku kanë marrë rrugë 3 institucionet kryesore. Vlen për t’u theksuar ngritja e menjëhershme e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë 3 institucionet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Pas datës 10 shkurt, 2019, do të kemi për herë të parë gjykatën kundër korrup-sionit dhe krimit të organizuar . Unë mendoj se më mirë të jemi një muaj apo dy muaj pa Gjykatë të Lartë apo Gjykatë Kushtetuese, pasi nuk vazhdohej më me këto institucione, të cilat e groposën sistemin në dre-jtësi, humbën shpresën te populli. E drejta blihej me para. Me ngritjen e institucioneve të reja do të rikthehet besimi i qytetarëve të drejtësi”, tha Saimir Vishaj.

    Lirohet nga detyra anëtari i AMA, Zylyftar BreguDeputetët e Komisionit të Medias

    votuan dje me 10 vota pro lirimin nga detyra anëtarin e Autoritetit të Me-diave Audiovizive, Zylyftar Bregun. Shkarkimi i tij u bë me argumentin se ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me ush-trimin e detyrës. Kërkesa në Kuvend erdhi gjatë muajit nëntor, nga kreu i AMA-s, Gentian Sala me akuzën se ka vepruar në kundërshtim me ligjin organik të këtij institucioni duke lidhur kontratë qiraje gjatë vitit 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për rreth 4 hektarë tokë bujqësore në fshatin Picar të Vlorës me afat përdorimi 99 vjet. Gjatë seancës plenare të ditës së enjte ky projektvendim do të votohet nga Kuvendi për shkarkimin përfun-dimtar të anëtarit të AMA-s Zylyftar Bregun. Autoriteti i parë përgjegjës për zbatimin e këtij ligji në raport me verifikimin e rasteve është vetë AMA, ndërkohë që autoriteti qendror përg-jegjës për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit është ILDKPI.

    bashkëpunim me SPAK, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. “Ministri i Drejtësisë nuk mund të marrë vendim i vetëm. Ne kemi hequr ministrin e Brendshëm për të mos politizuar këtë çështje sepse dalin dy ministra, ndërsa vendosëm drejtorin e Policisë së Shtetit sepse edhe ai ka

    informacion. Kemi bërë pjesë edhe prokurorinë e posaçme, pra SPAK që do ta kemi gati shumë shpejt”, deklar-oi ajo. Gjatë diskutimeve u nënvizua gjithashtu se Ministria e Drejtësisë do të detyrohet që pas një viti kur të ketë mbaruar regjimi i posaçëm, të marrë në konsideratë nëse do të revokohet vendimi ose jo.

    ndryshimi në ligj synimi dhe objektivi kryesor është thellimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Rreziku që edhe një i paraburgosur të vijojë punën e tij me jashtë ekziston, qëndron rreziku i implikimit. Ne po bëjmë ndryshe nga sa ka propozuar Ministria e Drejtësisë. Nëse ka arsye që ti të shkosh në regjim të posaçëm, patjetër që do të shkosh. Kjo mund të cenojë edhe të drejta, por është i nevo-jshëm. Ne e bëjmë këtë për të thelluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Ermonela Felaj.

    DetajetNë vijim të mbledhjes së Komi-

    sionit të Sigurisë, kryetarja Felaj sqaroi edhe se kush vendos që një i burgosur ose i paraburgosur të futet në regjim të posaçëm. Duke theksuar se në këtë pikë është mbështetur var-ianti i Euralius, Felaj tha se vendimi merret nga Ministria e Drejtësisë, në

    Regjimi i posaçëm i ushtrimit të të drejtave konsiston në: lejimin e një takimi familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video. Në raste të jashtëzakonshme, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, kryhet me propozimin e drejtorit të institucionit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë. Për personat e paraburgosur, takimi me persona

    të ndryshëm nga familjarët kryhet vetëm me miratimin e prokurorit. Regjimi i posaçëm i ushtrimit të të drejtave konsiston në: lejimin e të dënuarit ose të paraburgosurit, i cili nuk kryen takime familjare, për kryerjen një bisede tele-fonike në muaj, me kohëzgjatje maksimale dhjetë minuta, e cila regjistrohet. Kryerja e bisedave telefonike për personat e dënuar autorizohet me vendim të arsyetuar të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, kurse, për personat e paraburgo-sur, ajo autorizohet me vendim të arsyetuar të prokurorit.

    JA ÇFARË ËSHTË REGJIMI I POSAÇËM