Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr....

355
(vështrim historik) Ç

Transcript of Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr....

Page 1: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

(vështrim historik)

Ç

Page 2: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

(vështrim historik)

Page 3: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

2

PARATHËNIE………………………………………………………………………………………....5

HYRJE………………………………………………………………………………………….…..….11

PJESA E PARË

PASURITË E PALUAJTËSHME NË SHQIPËRI GJATË VITEVE 1912-1945

KREU I. REGJIMI JURIDIK I TOKËS BUJQËSORE …………..……………….…….…....….28

1.1. Regullimi ligjor i tokës bujqësore pas shpalljes së pavarësisë. ……………………….…………..28

1.2. Menaxhimi i tokës bujqësore gjatë viteve 1920-1939.................……………………………..…...33

1.3. Ligjit “Mbi reformën agrare” (1930)…………………………………………………..………......47

1.4. Rezultatet e zbatimit të reformës agrare ………………………………………….…………….....56

1.5. Administrimi i tokës gjatë viteve italiane dhe gjermane………………………………...…...........60

KREU II. REGJIMI JURIDIK I ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

PRONË SHTETËRORE DHE PRIVATE TË LLOJIT: TROJE, NDËRTESA, PYJE DHE

KULLOTA GJATË VITEVE 1912-1945…………………………………………….…………….63

2.1. Mbrojtja dhe rikthimi i tokave të grabitura pronë shtetërore………………………………..……63

2.2. Administrimi i pasurive të paluajtshme pronë shtetërore………………………………..…..........67

2.3. Administrimi i trojeve brenda zonave urbane dhe ndërtesave të ngritura mbi ..............................82

2.4. Regjimi juridik i pyjeve dhe kullotave…………………………....................................................91

2.5. Sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme…………….…….…………………………........97

PJESA E DYTË

KUADRI LIGJOR PËR REGULLIMIN E TOKËS BUJQËSORE, PËRGJATË VITEVE 1945-

1990

KREU I.E DREJTA TOKËSORE PËRGJATË VITEVE 1945-1960…………………..……...105

1.1 Aktet normative të miratuara para zbatimit të reformës agrare…………………………………..105

1.2 Zbatimi i Reformës Agrare.Inpakti që ajo pati…………………………………….……………..113

1.3 Regjimi juridik mbi pyjet dhe kullotat………………………..…………………………............136

Page 4: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

3

1.4 Rrethanat politike dhe sociale për kryerjen e konfiskimeve/shtetëzimeve dhe shpronësimeve….142

1.5 Kooperativat. Kuadri kushtetues dhe ligjor për ngritjen e tyre………………………………….159

1.6 Menaxhimi i teritorit dhe i ndërtimeve…..………………………………………………..……...166

1.7 Regjistrimi i pasurive të paluajtëshme……………………………………………………………172

KREU II. E DREJTA TOKESORE PËRGJATË VITEVE 1960-1990………………………..177

2.1 Ashpërsimi i reformave ligjore në fushën e pasurive të paluajtshme pronë private…...................177

2.2 Reformat gjatë viteve 1960-1990 në fushën e planifikimit urban dhe ndërtimeve……………....182

2.3 Konsolidimi i proçesit të kooperativizimit……………………………………………………….189

2.4 Rregjimi juridik i pyjeve dhe kullotave gjatë periudhës 1960-1990………………………….195

2.5 Rezyme përmbledhëse e reformave të kryera gjatë kohës të regjimit monist……………............198

PJESA E TRETË

E DREJTA TOKSORE PËRGJTË VITEVE 1990-2012 MË SHQIPËRI

KREU I. PRIVATIZIMI I OBJEKTEVE SHTETËRORE DHE BANESAVE

SHTETËRORE………………………………………………………………………………….....213

1.1 Kuadri ligjor i privatizimeve në vitet 1991-2006……………………………………….….........213

1.2 Akte normative anloge që ndihmuan proçesin e privatizimeve………………………..…...........226

1. 3 Rrethanat që bënë të mundur kryerjen e proçesit të privatizimit të banesave shtetërore……….234

1.4 Akte normative të cilët ndihmuan në proçesin e privatizimit të banesave…………………........236

1.5 Zhvillimi i tregut te banesave pas viteve 90”………………………………………………........241

KREU II. MENXHIMI I TERRITORIT DHE NDËRTIMEVE……………….……………...244

2.1 Kuadri normativ ne fushen e planifikimit te territorit…………………………………………...244

2.2 Legalizimi i ndërtimeve pa leje……………………………………………………………........252

2.3 Problematika që procesi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje mbart.…………………………...256

KREU III. REFORMA E TOKËS BUJQËSORE, PYJEVE DHE KULLOTAVE…………..261

3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën”………………………...261

3.2 Problematika qe ekziston ne lidhje me tjetersimin e tokës bujqësore……..…………………....264

Page 5: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

4

3.3 Kuadri ligjor dhe institucional në administrimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore......................270

3.4 Mbrojtja e pyjeve, kullotave dhe pemëve drufrutorë………………………….………………..378

3.5 Administrimi dhe rregullimi i pyjeve dhe kullotave……………………………………………382

KREU IV. PROCESI I NJOHJES KTHIMIT DHE KONPESIMIT TË PRONAVE. ….….286

4.1 Procesi i njohjes dhe kthimit të pronave subjekteve të shpronësuar……………………………286

4.2 Reforma ligjore për lirimin e banesave të subjekteve të shpronësuara. ………………………..295

4.3 Format e konpesimit dhe problematika që shoqëron këtë process….……….………………….300

KREU V. REGJISTRIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME. ………………………..……307

5.1 Shtrati ligjor për regjistrimin e pasurive të paluajtëshme. ……………………………..……….307

5.2 Etapat e regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshme………………………………………...312

5.3 Domosdoshmëria e regjistrimit të pasurive të paluajtëshme në Shqipëri. ……………………...315

PËRFUNDIME…………………………………………………………………………………….321

BIBLOGRAFIA……………………………………………………………………………………335

LISTA E SHKURTIMEVE

Page 6: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

5

AITPP: Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit te Pasurive te Paluajtshme

ALUIZNI: Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit, Integrimit te Zonave dhe Ndertimeve Informale.

AKKP: Agjenjsia e Njohjes Kthimit dhe konpesimit të pronave subjekteve të shpronësuar.

AKP: Agjensia Kombëtare e Privatizimeve.

AMTP: Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi.

DAPP: Drejtoria e Administrimit tw Pronws Publike

SAMT. Seksioni i Administrimit dhe Mbrojrjes tw Tokws.

DAMT. Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojrjes tw Tokws.

K.M: Keshilli i Ministrave.

K.E: Keshilli i Europes.

DASHPP: Drejtoria e Administrimit dhe Shitjeve te Pronave Publike

DEBASKON: Departamenti i Bashkerendimit te Strategjive the Koordinimit Strategjik te Ndihmes te

Huaj

GJEDNJ: Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut.

Gj.L: Gjykata e Larte.

GJ.K: Gjykata Kushtetuse.

EKB: Enti Kombetare i Banesave.

BE: Bashkimi Europian.

KQT: Komisioni Qeveritar i Tokes.

ZQRPP: Zyra Qëndrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

ZVRPP: Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona Kadastrale.

KVVTP: Komisioni Vendor i Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

SKZHI: Strategjia Kombetare per Zhvillim dhe Integrim.

AKPT: Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit.

AQSH: Arkivi Qëndror Shtetëror.

AKERRSH:Arkivi i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Shkodër.

AKPSH: Arkivi i Komitetit Partisë Shkodër.

KANÇ. Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar

VKM: Vendim i Këshillit të Ministrave

PARATHËNIE

Page 7: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

6

Pasuria e paluajtshme paraqet sot në Republikën e Shqipërisë një interes të veçantë në lidhje me

zhvillimet social-ekonomike dhe politike që po kalon vendi ynë.

Kështu, pasuria e paluajtshme përbën sot një stimul të pamohueshëm për ndërmarrjen e iniciativave

ekonomike të gjithsecilit, qofshin këta shtetas shqiptarë apo të huaj, persona juridikë publikë apo privatë,

vendas apo të huaj.

Nisur nga ky fakt, mund të themi se ky punim doktoral synon të pasqyrojë sesi reflektohen këto interesa

në lidhje me regjimin politik-ekonomik dhe juridik që ka ekzistuar në vendin tonë përgjatë një shekulli

shtetformimi dhe që ka pasur si objekt të tij rregullimin ligjor dhe institucional mbi pasuritë e

paluajtshme në të gjitha format e ekzistencës të saj si toka bujqësore, troje, ndërtesa, pyje dhe kullota. Në

analizën një shekullore vëmendja përqendrohet në tre etapa shumë të rëndësishme sikurse është ajo e

krijimit të shtetit të mirëfilltë shqiptar pas vitit 1912 deri në fund të Luftës të Dytë Botërore, periudha e

instalimit të sistemit komunist (1912-1990) dhe periudha e tretë ajo e vendosjes së demokracisë, pas vitit

1990. Analiza e secilës etapë ka si qëllim të normojë të drejtat dhe detyrimet e subjekteve që kanë marrë

pjesë në lindjen, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridike në fushën e pronësisë mbi pasuritë e

paluajtshme, ku një rol kyç në përmirësimin/konsolidimin dhe dobësimin e këtyre marrëdhënieve ka

luajtur regjimi politik që ka sunduar në një periudhë konkrete përgjatë viteve 1912-2012.

Fillimisht, në këtë punim doktoral do të gjeni një tablo të përkufizimit të pasurisë së paluajtshme në

rende kohore, historike, politike, ekonomike, juridike të ndryshme. Pra, këndvështrimin e secilit prej

këtyre formacioneve për pasurinë e paluajtshme, rëndësinë që ato i jepnin, mbrojtjen që i ofronin.

Për më tepër në këtë punim doktoral, fokusi i analizës bie në realitetin shqiptar përgjatë periudhës 1912-

2012 (një shekull shtetformim), duke analizuar në mënyrë të veçante kuadrin ligjor dhe institucional që

ekziston në lidhje me pasuritë e paluajtshme përgjatë kësaj periudhe në vendin tonë.

Analiza e kuadrit ligjor dhe institucional që ka rregulluar regjimin juridik të pasurive të paluajtshme

përgjatë viteve 1912-2012 në vendin tonë, fokusohet në gjetjen, sistemimin dhe analizën e shkurtër të

akteve normativë që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë (janë në fuqi) në këtë fushë.

Motivimi për të hulumtuar dhe analizuar çështje të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme në

rrafshin një-shekullor, më lindi si dëshirë dhe nevojë për të gjetur dhe për t`i ofruar sa më shumë burime

arkivore studentëve të degës për drejtësi në UET, institucion ku unë kam shërbyer për rreth shtatë vjet si

pedagog i brendshëm në Departamentin e së Drejtës Civile. Për ta bërë hulumtimin më gjithëpërfshirës

jo vetëm në aspektin juridik, por mbi të gjitha në atë historik, e pashë të nevojshme të kërkoj dhe të gjej

Page 8: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

7

mbështetjen e pakufizuar të udhëheqësit tim Prof. Ferit Duka, të cilin e falënderoj me mirënjohje të

thellë.

Falë orientimit dhe mbështetjes së tij mund të them se kam pasur shansin të gjej dhe të analizoj një arkiv

të gjerë burimor jo vetëm me literaturë doktrinare të autorëve të ndryshëm që kanë prekur këtë fushë, por

mbi të gjitha me kuadrin normativ që ka ekzistuar në vendin tonë përgjatë një shekulli mbi pasuritë e

paluajtshme, çka i jep punimit një rëndësi të veçantë.

Gjithashtu një mirënjohje të veçantë shpreh për Prof.Valentina Duka dhe Prof. Elira Sulo, për

mbështetjen dhe sugjerimet që ato më kanë ofruar në përgatitjen e këtij punimi.

Aktet me karakter normativ janë analizuar në aspektin historik duke u fokusuar jo thjesht dhe vetëm në

përmbajtjen e tyre, por mbi të gjitha në rrethanat politike, ekonomike dhe sociale që ndikuan në

miratimin e tyre, si dhe produktivitetin që ato prodhuan.

Kjo temë përbën një punë kërkimore që vlen jo vetëm për mua personalisht si studiues i së drejtës dhe

fakteve historike, por ka lidhje me fakultetin e Histori-Filologjisë dhe atë të Drejtësisë, sepse është një

tablo që i shërben edhe studiuesve të tjerë të këtyre fushave për t`i pasuruar dhe përmirësuar në të

ardhmen.

Gjetja, sistemimi dhe analizimi i akteve normative që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në lidhje me

rregullimin e regjimit juridik të pasurive të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë përgjatë periudhës

1912-2013, përbën një produkt me karakter origjinal, çka do të kishte për pasoje një impakt pozitiv në

përdorimin dhe shfrytëzimin këtyre akteve, të cilat kanë qene pjesë e ndërtimit të shtetit dhe shoqërisë

shqiptare përgjatë një shekulli.

Për sa i përket periudhës objekt studimi, ajo do të analizohet e ndarë në tre pjesë (Pjesa e Parë 1912-

1945, Pjesa e Dytë 1945-1990 dhe Pjesa e Tretë 1990-2015), ku secila pjesë do të organizohet në krerë

dhe në çështje konkrete që kanë lidhje me kreun përkatës.

Shumë e rëndësishme në trajtimin e çdo akti normativ do të jenë jo vetëm rrethanat dhe arsyet social-

politike që çuan në miratimin e tij si në aspektin historik ashtu edhe atë juridik, por edhe ndikimi apo

pasojat që buruan ose derivuan nga secili akt normativ. Një analizë e tillë ka si synim të shpjegojë në

mënyrë të qartë dhe të përmbledhur të gjithë kuadrin normativ dhe institucional që ka ekzistuar dhe

ekziston në lidhje me regjimin juridik mbi pasuritë e paluajtshme, si një nga asetet dhe burimet kryesore

me karakter ekonomik të çdo shoqërie.

Page 9: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

8

Pasuria e paluajtshme përbën një interes pasuror të prekshëm, që jo në pak raste mund të jetë shkaku i

problematikave të shumta, objekti i konflikteve që trajtohen dhe mund të gjejnë zgjidhje në rrugë të

ndryshme ligjore. Në jo pak raste ato janë shndërruar dhe në konflikte gjyqësore. Me qëllim që punimi të

mos jetë vetëm doktrinal por edhe praktik, si dhe me synimin që ai të vijë sa më i kuptueshëm dhe real te

ju, në të do të paraqiten edhe kazuse gjyqësorë, vendime unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës

të Lartë, vendime të Gjykatës Kushtetuese. Kazuset edhe vendimet do të ilustrojnë zgjidhjen e

problemeve që kanë lindur në praktikën gjyqësore.

Për gjithë sa më sipër, do gjeni mendimin tim personal, për të cilin do të mbështetem jo vetëm në

formimin tim profesional si jurist, por edhe në eksperiencën time në gjyqësor dhe administratën e lartë

shtetërore. Opinionet e shprehura dhe të trajtuara në këtë punim përbëjnë opinione për të cilat gjithmonë

do të ketë diskutime.

Ashtu si e drejta e cila është gjithmonë në lëvizje dinamike, mendoj se ky punim do t`ju ofrojë

informacion interesant lidhur me aspekte të ligjit, doktrinës juridike, si dhe të praktikës gjyqësore në

harkun kohor 1912-2015 lidhur me korpusin e akteve mbi pasuritë e paluajtshme.

Shkenca juridike e ka përkufizuar të drejtën e pronësisë në dy kuptime:

1. Në kuptimin objektiv, pronësia është tërësia e normave juridike që sanksionojnë marrëdhënien

ekonomike të pronësisë në lidhje me përvetësimin e të mirave materiale dhe jomateriale nga njerëzit.

2. Në kuptimin subjektiv, pronësia është mundësia që i njihet nga ligji individit ose kolektivit për të

gëzuar, zotëruar dhe disponuar në mënyrë të pavarur dhe brenda kufijve të ligjit, të mirat materiale dhe

jomateriale.

Nisur nga këto trajtime, pronësia mbi një pasuri të paluajtshme ose marrëdhënie juridike e pronësisë

mbi një pasuri të paluajtshme nuk është gjë tjetër veçse ajo marrëdhënie shoqërore me karakter material,

e sanksionuar nëpërmjet normave juridike dhe që i jep të drejtë pronarit (mbajtësit të të drejtave

subjektive) të posedojë, të gëzojë dhe të disponojë, atë pasuri të paluajtshme që ai ka fituar ligjërisht dhe

që e ka në emrin e tij. Kjo e drejtë kaq e rëndësishme ka pasur kuadrin e vet rregullator dhe institucional

përgjatë një shekulli shtetformim në vendin tonë, ndaj dhe është e rëndësishme ta njohim mënyrën sesi

kjo e drejtë është rregulluar, si dhe problematikën përkatëse që e ka shoqëruar atë.

Për sa i përket pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe rëndësinë që ajo mbart si në aspektin historik

dhe atë juridik, një konstatim të tillë e gjejmë jo vetëm në ditët e sotme por qysh në lashtësi, ku një vend

të posaçëm zë edhe Bibla që përbën Kushtetutën e popujve të krishterë. Njohja e së drejtës së pronësisë

Page 10: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

9

përbënte qysh në lashtësi jo vetëm një detyrim ligjor të të tjerëve që duhet ta respektonin pronarin për

atë që zotëronte, por edhe një detyrim moral dhe kanonik që i jepte mbrojtje të dyfishtë këtij instituti.

Dokumentin e parë për aktin e shitjes se tokës e lexojmë në Bibël. Patriarku Abraham ishte i pasur, por

nuk kishte pronë tokë. Kur i vdiq bashkëshortja Sara, ai kërkoi tokë për ta varrosur dhe iu duk si vend i

përshtatshëm një shpellë që ndodhej në skajin e arës së Efronit, duke i kërkuar këtij të fundit t`ia blinte.

Efroni iu përgjigj “Jo, zoti im, dëgjomë! Unë të fal arën dhe shpellën që ndodhet aty, po ta dhuroj në

prani të bijve të popullit tim. Varrose të vdekurën tënde’’ Por Abrahami nuk pranoi. Me sa duket

dyshonte në legjimitetin e tokës së dhuruar, nguli këmbë dhe i pagoi Efronit çmimin që kishte thënë në

prani të bijve të Hethit, katërqind monedha argjendi, monedha që tregtarët përdornin midis tyre

zakonisht. Ky transaksion u bë në prani të dëshmitarëve, në vend publik, në hyrje të qytetit dhe u skalit

në shkëmb. Kjo ka ndodhur rreth 3.700 vjet më parë. Ky akt tregon për rëndësinë që gëzonte mbrojtja e

së drejtës të pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme, si në aspektin juridik ashtu edhe atë moral.

Si një akt normativ shumë i rëndësishëm i cili ka shërbyer si bazë themeli për kuadrin normativ që do të

miratonte shteti i ri shqiptar pas 1912-ës, ka qenë “Erazi Kanuni” ose Kodi Rural Otoman. “Erazi

Kanuni” ka qenë një nga degët më të rëndësishme në kompleksin e legjislacionit otoman. Për sa i përket

këtij Kodi ai sanksionoi regjimin juridik të tokës, rregullat e të cilit në vendin tonë u bazuan mbi të

njëjtat parime si në gjithë vendet e tjera të Perandorisë Osmane. Ligji më i rëndësishëm në Perandorinë

Osmane ka qenë “Sheriati” ose «Sheria», që do të thoshte ligji i shenjti i Islamit. “Sheriati” pavarësisht

nga petku fetar, ka qenë një sistem origjinal i së drejtës feudale myslimane, ku një nga ndryshimet

kryesore nga e drejta feudale e Europës Perëndimore ishte se nuk njihte klasa dhe bujkrobërinë, ndaj dhe

i konsideroi të lirë fshatarët. Në lidhje me tokën, e drejta islame shpalli se toka i përkiste Perandorisë që

ia jepte kujt të donte, për rrjedhojë vetëm Kalifi që ishte përfaqësues i Perëndisë në tokë dhe zëvendës i

profetit, dispononte liri për mënyrën e ndarjes të saj. Kalifi si kryetar i besnikëve me pushtet të dyfishtë;

fetar dhe tokësor (laik), së bashku me zaptimin e tokave të reja, u bë pronar i tyre absolut dhe i vetëm.

Kalifi ua jepte pastaj për shfrytëzim ekonomik besnikëve ose ua linte pronarëve të tyre të mëparshëm,

pasi t`i kishte nënshtruar në kushte të "caktuara të haraçit”. Në lidhje me pronësinë e tokës në lindje,

mund të nënvizojmë se; si pronar i tokës dhe njëkohësisht si sovran qëndroi Shteti. Renta dhe tatimi u

përputhen plotësisht, pasi Shteti u bë pronar epror i tokës. Sovraniteti shtetëror u shtri edhe mbi

pronësinë tokësore. Për këtë arsye nuk ekzistonte kurrfarë pronësie tokësore, ndonëse ekzistonte posedimi

dhe gëzimi i tokës, si ai privat ashtu dhe ai komunal». E drejta Islame në lidhje me tokën e vendeve e

Page 11: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

10

sapopushtuara të gadishullit Ballkanik, njohu si subjekte që kishin statusin e pronarit vetëm besnikët e

kombit sundues, ndërsa popujve të nënshtruar u njohu pronësinë vetëm për mëshirë të Sundimtarit

duke u lënë toka në gëzim dhe posedim me detyrime më të komplikuara. Në këtë mënyrë e drejta e pronës

private në Perandorinë Osmane kishte lidhje të ngushtë me fenë e kombit dominues, pavarësisht se

Sheriati nuk e njihte bujkrobërinë.

Periudha 1912-1939 përbën një fazë të rëndësishme në konsolidimin e shtetit shqiptar në të gjitha

aspektetet e tij, ku padyshim një reformë e gjithanshme kryesisht në vitet e Mbretërisë është ndërmarrë

për të rregulluar regjimin juridik në lidhje me proçedurën dhe rregullat që duhet të ndiqeshin për

gëzimin, posedimin dhe tjetërsimin e pasurive të paluajtshme në të gjitha format e tyre; si toka

bujqësore, troje, pyje, kullota dhe livadhe. Sanksionimi dhe mbrojtja e këtyre pasurive në këtë periudhe u

shoqërua me nxjerrjen e një sërë aktesh normative shumë të rëndësishme, ku më kryesore do të veçonim

K.Civil të Zogut të vitit 1929 dhe ligjin “Për reformën agrare” të vitit 1930. Reforma legjislative dhe

institucionale që u ndërmor në këtë periudhë vendosi për herë të parë një sistem regjistrimi të pasurive

të paluajtshme tërësisht shqiptar. Edhe pse ky sistem ishte fakultativ dhe jo i detyrueshëm, duke u kryer

kryesisht nga institucionet shtetërore, ai vendosi baza të forta në lidhje me evidentimin dhe mbrojtjen e

pasurive të paluajtshme në regjistrat kadastralë dhe hipotekarë. Periudha 1939-1945, përbën një

periudhe stanjacioni në të gjitha aspektet ekonomiko-politikë dhe shoqërorë të vendit, kjo për shkak të

Luftës të Dytë Botërore. Për këtë arsye në këtë periudhë nuk u ndërmor ndonjë reformë legjislative apo

institucionale në fushën e pasurive të paluajtshme.

Vendosja e regjimit monist dhe ekzistenca e tij për një periudhe 45 vjeçare u shoqërua nga një kuadër

ligjor dhe institucional në fushën e pasurive të paluajtshme, ku regjimi i ri popullor kreu reforma që i

përshtateshin me ideologjinë e tij anti-pronë private, anti biznes, duke sjellë një sërë pasojash negative në

ekonomi nëpërmjet procesit të shpronësimit, shtetëzimit dhe konfiskimit. Të gjitha këto reforma që

synonin jo vetëm të zhduknin pronën private, por edhe të vinin në kontroll lirinë e aktivitetit shoqëror të

individëve u bënë në kuadrin e një politike planifikuese, që megjithëse synoi të mirëmenaxhonte pasuritë

e paluajtshme të Shqipërisë, solli një përkeqësim të vazhdueshëm të jetës dhe mirëqenies të qytetarëve,

duke i çuar në kolapsin e krizës ekonomike dhe shoqërore të viteve 90”.

Ardhja e pluralizmit politik në fillim të viteve “90 u shoqërua me ndërmarrjen e një sërë reformash

ekonomike dhe juridike që kishin për objekt pasuritë e paluajtshme. Këto reforma janë zbatuar me një

vrull të madh në vitet e para të demokracisë. Ato prodhuan efektet e tyre pozitivë dhe negativë në

Page 12: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

11

ekonomi në disa drejtime. Kthimi i pasurive të sekuestruara dhe të shpronësuara në mënyrë të padrejtë

ish-pronarëve, ishte një hap i rëndësishëm në drejtim të rivendosjes të drejtësisë në raport me pronën

private. Procesi i privatizimeve ishte një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të rikonceptimit të

ndërmarrjeve shtetërore, duke i dhënë atyre një tjetër status, me qëllim rikonceptimin dhe

rifunksionimin në të mirë të sipërmarrjes private dhe ekonomisë së brishtë të dalë nga regjimi i kaluar.

Procesi i privatizimeve që vazhdon deri në ditët e sotme, është parë në syrin e ekonomistëve dhe juristëve

jo vetëm si një rrugë e domosdoshme drejt modelimit të ekonomisë shqiptare si një ekonomi e tregut të

lirë ku mbizotëron prona private, por edhe si një mundësi që në shumë raste kanë përfituar në mënyrë jo

të ligjshme persona me pushtet apo afër tij.

Ndarja e tokës bujqësore me anë të ligjit nr.7501 “Për tokën” pati efekte pozitivë dhe negativë.

Problematika më e madhe që ekziston akoma në vendin tonë është falë aplikimit të kësaj reforme, që i

parapriu kthimit të pasurive subjekteve të shpronësuara.

Ndërtimet pa leje dhe mungesa e kontrollit për menaxhimin e territorit përbën një tjetër problem madhor

që shoqëron aktualisht Shqipërinë. Janë miratuar një sërë ligjesh që synojnë të amnistojnë të gjitha ato

ndërtime të paligjshme dhe të bëjnë pronarë realë personat që në mënyrë jo ligjore kanë ndërtuar në

tokën e tyre ose të personave të tjerë, duke sjellë në këtë drejtim një rritje të konflikteve gjyqësore.

Pavarësisht aspektit pozitiv që shteti propagandon se do të zgjidhë nëpërmjet këtyre ligjeve, të cilat kanë

si qëllim formalizimin e titujve të pronësisë për pasuritë që sot ekzistojnë fizikisht por jo juridikisht, këto

ligje kanë pasur dhe kanë më shumë qëllim elektoral sesa juridik.

Në një situatë të tillë kur ndeshen shumë ligje në fushën e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, kemi

një realitet të prekshëm që na ka vënë përballë arritjeve pozitive, por që mbart brenda vetes edhe mjaft

problematika të natyrës sa juridike aq edhe sociale-ekonomike, me të cilat përballet sot shoqëria dhe shteti

shqiptar.

Për vetë rëndësinë që mbart trajtimi në aspektin historik dhe juridik i të gjitha këtyre

reformave që janë ndërmarrë nga viti 1912 deri në ditët e sotme, ky punim i strukturuar në tre

pjesë synon të japë një tablo gjithëpërfshirëse të regjimit juridik në lidhje me pasuritë e

paluajtshme në vendin tonë.

Page 13: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

12

HYRJE

VËSHTRIM I SHKURTËR MBI TË DREJTËN E TOKËS GJATË PERIUDHËS OSMANE.

Me vendosjen e sundimit osman në tokat shqiptare gjatë shekullit XV, Shteti Osman bëri të mundur

regjistrimin e tokave në kuadër të sistemit të Timareve, duke i shpallur të gjithë tokat në toka të

punueshme dhe të papunueshme (arat, livadhet, kullotat, pyjet, korijet), pavarësisht se në duart e kujt

ndodheshin. “Perëndia” ishte pronari juridik i tokave shtetërore, të cilat u administruan prej Sulltanit. Ky

i fundit ua dha feudalëve ushtarakë dhe funksionarëve të administratës civile, fetare dhe gjyqësore, me

kusht që të paguanin taksën e së dhjetës dhe të merrnin pjesë në luftë me njerëzit e tyre. Veprimi i parë,

që kryen osmanët për vendosjen e regjimit ekonomik, shoqëror dhe politik të tyre ishte shpronësimi i

klasës feudale shqiptare nga toka. Ky proces u krye në një periudhë gati një shekullore; nga fundi i

shekullit XV deri në fund të shekullit XIV, në sajë të dhunës ushtarake dhe mjaft masave e metodave të

tjera të njohura osmane, të karakterit ekonomik, politik dhe ideologjiko-fetar, siç ishin marrja peng e

fëmijëve të feudalëve vendas, për t`i përgatitur si kuadro të klasës sunduese osmane1.

Pronësia feudale osmane mbi tokën e vendosur në trevat shqiptare, njohu format e zakonshme të

zbatuara edhe në viset e tjera të Perandorisë, pronësinë shtetërore (tokat mirie), atë të feudalëve të

veçantë (mylk) dhe atë të institucioneve fetare (vakëf). Pronësia shtetërore (mirie) mbulonte sipërfaqen

më të madhe të tokave dhe i jepte përmbajtjen themelore regjimit feudal ushtarak osman. Ajo u bë

mbizotëruese dhe së bashku me format e tjera të pronësisë përbënte një formë të veçantë të pronësisë së

klasës feudale osmane, që zëvendësoi pronësinë private të sundimtarëve feudalë shqiptarë, ekzistuese

para pushtimit në pjesën më të madhe të vendit2.

Për sa i përket tokave shtetërore (mirie), ato iu dhanë në zotërim feudalëve spahinj dhe zotërimi i tyre

ishte personal, i patrashëgueshëm dhe i patjetërsueshëm. Ndërsa për sa i takon tokës “mylk”, pronari i

kësaj toke zotëronte të gjitha të drejtat, që zotëron në ditët e sotme një pronar, sikurse janë e drejta e

trashëgimisë dhe e tjetërsimit. Ndërsa kategoria e tretë, që ishin tokat “vakëf”, ishin të përjashtuara nga

detyrimet ushtarake. Pronari i këtyre tokave caktonte një kujdestar me qëllim që të kujdesej për to, ku të

ardhurat që siguronte prej tyre t`i investonte për vepra bamirësie sikurse ishin ndërtimi i xhamive,

tyrbeve dhe shkollave3.

1 Selami Pulaja, Pronësia feudale mbi tokat shqiptare, Tiranë 1988, fq. 6. 2 Po aty, fq. 8. 3 Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, USHT, Burime të zgjedhura, Shqipëria nën sundimin feudal ushtarak Osman, Tiranë

1962, fq. 9.

Page 14: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

13

Duhet theksuar fakti juridik se pjesa më e madhe e tokave shqiptare i përkiste formës të tokave

shtetërore (mirie). Këto përbënin fondin e tokave të përfshira në sistemin e timarit në disa kategori. Në

radhë të parë bënin pjesë tokat e punueshme; arat, livadhet në përdorim të fshatarëve. Tipar dallues i

këtyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshatarët, që i zotëronin ato ishin të detyruar të shlyenin një varg

detyrimesh si ndaj spahiut dhe ndaj shtetit4.

Përveç tokave (rajatike) kishte edhe disa toka jorajatike, truallishtet (mezra) ishin toka djerrë të fshatrave

dikur të banuara, por që ishin braktisur nga popullsia. Ato mund të punoheshin dhe të mbilleshin nga

fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetëm e dhjeta e prodhimeve bujqësore. Spahiu kishte të drejtë t`i jepte

me tapi dhe taksën e tapisë e merrte shteti. Punimi i këtyre tokave mund të bëhej edhe nga fshatarë të

ardhur. Të njëjtin status me këto toka, kishte edhe toka djerrë brenda timareve të lëna si kullota dimërore

dhe verore. Spahiu kishte të drejtë të vilte taksën për dimërimin dhe verimin e bagëtive nga fshatarët e

jashtëm, që sillnin bagëtitë për kullotë, por jo nga fshatarët e fshatit ku ndodhej kullota5.

Tokat ushtarake trashëgoheshin dhe ishin të përjashtuara nga e dhjeta, xhizja, taksat e jashtëzakonshme

shtetërore dhe nga çdo detyrim tjetër përkundrejt detyrimit ushtarak6.

Toka shtetërore (mirie) u nda në zotërime të veçanta, të cilat në varësi të të ardhurave që jepnin u

quajtën Has, Zimaet dhe Timar. Të ardhurat mesatare vjetore maksimale të Hasit, që u jepeshin

pjesëtarëve të aristokracisë feudale (sulltanit, vezirëve, bejlerëve, sanxhakbejëve) i kapërcenin të

100.000 akçet, të Zimaetit të 99.999 akçe dhe të ardhurat e Timarit që u jepeshin zakonisht feudalëve të

vegjël nuk i kapërcenin 19.999 akçe. Është interesant fakti se nga dy regjistrime të ndryshme, që u bënë

përgjatë një shekulli, numri i timareve kaloi nga 471 që ishin në vitin 1431, në 2070 në vitin 15337.

Për sa i përket “timareve”,“ziameteve” dhe “haseve”, ato kanë qenë hapësira të mëdha territoriale,

pararendëse të çifligjeve. Tokat e pushtuara nga Perandoria Osmane u regjistruan si lokalitete të banuara

që i përkisnin çdo krahine, ku u evidentuan kufijtë e krahinës, popullsia që jetonte në të, ndërtesat, tokat

e punuara, kullotat dhe pyjet si dhe sasia e shpërblimit që i korrespondonte një së dhjetës. Mbi bazën e

kësaj evidence, Sulltani, për të nxitur dhe shpërblyer ata që kishin treguar trimëri në luftë ose në çdo

mënyrë tjetër kishin kontribuar në zmadhimin dhe fuqizimin e Perandorisë, u akordoi një sipërfaqe toke

bujqësore me të drejtën e shfrytëzimit të përjetshëm, kundrejt detyrimit që kishin për të mbajtur dhe

armatosur një numër kalorësish, të cilët i dërgonin për luftë sa herë që ishte e nevojshme. Madhësia e

4 Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002, Vëll. I, fq. 518. 5 Po aty. 6 Po aty. 7 Po aty, fq. 519.

Page 15: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

14

sipërfaqes që iu dha çdo spahiu (ushtarak i thjeshtë ose graduar) varej nga shërbimet që kishte dhënë dhe

nga trimëria që kishte treguar etj8.

Kushtëzimi i dhënies së zotërimit të një timari në favor të një spahiu me detyrimin për të kontribuar me

ushtarë, i jepte sistemit të timareve në fazën e parë të tij, një karakter të theksuar ushtarak. Kur Sulltani

me anë të një urdhri (fermani) kërkonte grumbullimin e forcave ushtarake, atëherë të gjithë spahinjtë së

bashku me xhebelinjtë të armatosur dhe të pajisur për luftë me shpenzimet e tyre, paraqiteshin pranë

Sanxhakbeut që ishte i detyruar të shkonte me gjithë forcat ushtarake të Sanxhakut9.

Pronësia feudale osmane në trevat shqiptare pati po atë përmbajtje dhe po ato tipare që e karakterizuan

edhe në viset e tjera të perandorisë. Ajo u vu në jetë mbi të njëjtat parime, rregulla dhe norma juridike.

Rrjedhimisht edhe regjimi feudal ushtarak i ngritur këtu ishte i njëjtë si gjetiu10.

Zotërimi i tokës, që kishte për veçori shërbimin e detyrueshëm në ushtri ose në administratë, ishte baza e

gjithë sistemit të timareve. Zotërime në formën e timareve u jepeshin edhe personave që kryenin

shërbime në administratën qendrore ose lokale. Kështu, për shembull, gjatë shekullit XV, në tokat

shqiptare u ishin dhënë timare kadilerëve, shkruesve etj11.

Tokat ushtarake si rregull i përgjithshëm trashëgoheshin dhe ishin të përjashtuara nga e dhjeta, xhizja,

taksat e jashtëzakonshme shtetërore dhe nga çdo detyrim tjetër përkundrejt detyrimit ushtarak.

Megjithatë, biri i Spahiut mund të trashëgonte zotërimin vetëm nëse ai përmbushte po ato detyrime që

kishte i ati ndaj sulltanit. Spahinjtë nuk gëzonin pronësinë e plotë mbi tokat e zotërimit, pasi nuk mund

t’i shisnin ato dhe as nuk mund t’i dhuronin. Sipas juriskonsultëve osmanë, toka mirie nuk ishte as e

timarliut, as e atij që e punonte tokën (e fshatarit raja), pasi pronari i vërtetë i këtyre tokave ishte shteti

osman, rrjedhimisht Spahiu konsiderohej vetëm zotërues i tokës (sahibi erz). Duke qenë pronar toke i

kufizuar, pushteti i tij mbi fshatarin raja ishte i kufizuar, pasi ai nuk mund ta dëbonte fshatarin raja në

rast se ky i fundit përmbushte detyrimet shtetërore që kërkonte ligji12.

Çdo familje fshatare banuese në një feud kishte ngastrën e tokës që e punonte së bashku me pjesëtarët e

saj. Ngastrat, që u ndodhen në duart e fshatarëve të krishterë, u quajtën si edhe më parë bashtina, kurse

ato që ishin në përdorim të fshatarëve myslimanë u quajtën çifligje (çift-një palë, një pendë, në kuptimin

e një toke që mund të punohej me një pendë qe). Meqenëse bashtinat dhe çifligjet ishin tokë shtetërore,

8 Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, USHT, Burime të zgjedhura, Shqipëria nën sundimin feudal ushtarak Osman, Tiranë 1962, fq. 10. 9 Po aty. 10 Selami Pulaja, Pronësia feudale mbi tokat shqiptare, Tiranë 1988, fq. 9. 11 Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002, Vëll. I, fq. 520. 12 Po aty, fq 520

Page 16: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

15

fshatari gëzonte mbi to vetëm të drejtën që ta përdorte dhe ta gëzonte kundrejt detyrimeve që duhet t’i

jepte shtetit. Fshatari gëzonte disa të drejta të kufizuara, ai nuk mund të dëbohej nga toka prej Spahiut në

rast se punonte dhe paguante detyrimet. Gjithashtu fshatari raja mund t’ia shiste të drejtën e përdorimit

të bashtinës pa e copëtuar atë, një fshatari tjetër, por vetëm me lejën e Spahiut të cilit, në këtë rast,

blerësi duhet t’i paguante taksën e tapisë. Kur fshatari nuk paguante rregullisht detyrimet e caktuara ose

e linte tokën pa punuar për më tepër se tre vjet, Spahiu kishte të drejtë t`ia merrte tokën dhe t`ia jepte një

tjetri duke i marrë këtij taksën e tapisë13.

Fshatari raja gëzonte të drejtën e një trashëgimie të kufizuar mbi bashtinën apo çifligun e tij. Djali ose

djemtë e tij e trashëgonin të drejtën e punimit të tokës, por pa e pjesëtuar atë. Ata nuk ishin të detyruar të

nxirrnin tapi të re dhe të paguanin taksën e tapisë. Të drejtën e trashëgimisë e gëzonin edhe të afërmit e

tjerë të fshatarit raja (bijat, vëllezërit dhe motrat), kur ky nuk linte trashëgimtar mashkull. Pra e drejta e

pronësisë së tokës mirie ishte e pjesëtuar midis Shtetit që ruante për vete të drejtën e disponimit, midis

spahiut që gëzonte të drejtën e zotërimit dhe midis fshatarit që kishte të drejtën dhe detyrën e

shfrytëzimit dhe punimit. Kjo ndërthurje bëri që pushteti i Spahiut të mos kishte pavarësi dhe imunitet të

plotë financiar, administrativ dhe gjyqësor14.

Kategorinë e dytë të pronave tokësore nën sundimin osman e përbënin tokat në pronësi private (mylk).

Zakonisht fshatarët kishin pranë banesave të tyre nga një sipërfaqe të vogël toke, mbi të cilën gëzonin

pronësinë e plotë private dhe që nuk e kalonte një dynym. Këto toka ishin kryesisht kopshte, vreshta,

ullishte etj. Prona private ishin edhe ndërtesat, kasollet, plevicat e shtëpisë dhe mullinjtë. Këto prona

mylk mund të shiteshin dhe të dhuroheshin nga pronarët e tyre, të pakushtëzuara me detyrim ushtarak

dhe pa kufizime të tjera që ekzistonin për tokat shtetërore të analizuara më sipër. Vetëm në rast se

fshatari e humbiste tokën bashtinë ose largohej nga timari pa lejen e Spahiut, atëherë ky kishte të drejtë

të vinte dorë mbi pronat e tij mylk15.

Një formë tjetër e pronës private mylk, më e madhe në sipërfaqe se ajo që shpjeguam më sipër, ishte

ndryshimi i destinacionit të një ngastre të madhe toke shtetërore mirie, në një tokë private mylk. E drejta

për të bërë këtë kalim i takonte sulltanëve të shtetit turk, të cilët nga fondi i tokave shtetërore me anë të

një akti të veçantë pronësimi (mylk), urdhëronin komandantët e shquar të ushtrisë ose funksionarëve të

lartë të administratës për merita të veçanta ndaj shtetit osman, tu kalonin fshatra ose krahina të tëra në

formë mylku të quajtura ndryshe edhe mylqe tokësore. Pronarët e këtyre zotërimeve gëzonin mbi to të

13 Po aty. 14 Po aty. 15 Po aty, fq. 522.

Page 17: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

16

gjitha të drejtat e një prone të plotë. Ata mund t`i shisnin, t`i linin në trashëgim pasardhësve të tyre, t’i

dhuronin ose t’i kthenin në prona për institucionet fetare myslimane (toka vakëf)16.

Në truallin shqiptar gjendeshin edhe toka në pronësi të institucioneve fetare myslimane (vakëfe), që

ishin prona të kategorisë private, sepse përbëheshin nga toka të dhuruara prej sulltanëve në formë mylku

dhe nga toka mylk të dhuruara nga besimtarët. Tokat në pronësi të institucioneve fetare myslimane ishin

të paprekshme edhe nga vetë Sulltani. Për këtë arsye shumica e pronarëve të mylqeve tokësore, nuk

nguruan t’i kthenin pronat tyre të kësaj kategorie në prona institucionesh fetare myslimane sipas

rregullave të institucionit të vakëfit duke caktuar sipas vullnetit të tyre administratorin (myteveliun) dhe

mënyrën e ndarjes të të ardhurave të kësaj prone. Duke përfituar nga këto rregulla pronarët e këtyre

mylqeve, pasi linin një pjesë të të ardhurave në dobi të ndonjë institucioni fetar, siguruan për vete e për

trashëgimtarët e tyre brez pas brezi pjesën tjetër të të ardhurave, si dhe të drejtën e administrimit të

pronave të veta. Në këtë mënyrë ata iu shmangën jo vetëm detyrimeve financiare, por edhe rrezikut të

konfiskimit të këtyre tokave nga ana e Sulltanit. Tokat e vakëfuara ose vakëfet nuk mund të shiteshin, të

dhuroheshin ose të ktheheshin në prona individuale17.

Sikurse e theksuam më sipër regjimi juridik i pronësisë që u vendos në këtë periudhë, e quajtur ndryshe

sistemi i timareve, kishte karakter ushtarak ku si shpërblim për shërbimet që çdo timarli jepte si

angazhim në operacionet ushtarake të Perandorisë Osmane, ai shpërblehej me tokën përkatëse në një nga

format e lartpërmendura. Zotërimi feudal mbi tokat e timarit në këtë kohë, gëzohej mbi bazën e një

dekreti18.

Një funksion shumë të rëndësishëm që realizonte shteti osman nëpërmjet regjimit të timareve nuk ishte

vetëm administrimi i tokës së perandorisë nëpërmjet formave të shpërndarjes të saj, por edhe mënyra

sesi arkëtoheshin të ardhurat që nxirrnin feudalët timarlinj për veten e tyre dhe për buxhetin e saj. Në

këtë drejtim baza e sistemit të timareve ishte që shteti i jepte anëtarëve të klasës sunduese që dëshironte

t`i shpërblente për shërbimet e tyre ushtarake, të drejtën për të mbledhur në emër të tyre dhe për llogaritë

shtetërore disa taksa në vend të pagesës. Taksat e mbledhura nga spahinjtë ishin disa llojesh si; yshyr,

duhan, tapu, gjerdek, resim-e, neyabet, xhinajet, bad-i hava, serbest19.

16 Po aty. 17 Po aty, fq. 523. 18 Selami Pulaja, Pronësia feudale mbi tokat shqiptare, Tiranë 1988, fq. 11. 19 Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, Tiranë 2009,

fq.571.

Page 18: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

17

Fshatari nuk mund të ishte bashkëpronar me pronën feudale, as pjesëtar në shfrytëzimin e prodhuesve të

drejtpërdrejtë, por kishte thjesht të drejtën e përdorimit dhe të gëzimit20.

Siç njihet përgjithësisht, çështjet e regjimit juridik të tokës gjatë pushtimit osman kryesisht në vendet

ballkanike, kanë pasur një trajtim të gjerë nga mjaft autorë europianë të shekullit XIX. Këta autorë kanë

mbajtur qëndrim të ndryshëm për sa i përket emërtimit juridik të pronës shtetërore, si dhe pozitës

juridike të fshatarëve në lidhje me të drejtën e përdorimit të tokave pronë shtetërore. Përtej emërtimit

tokë (mirie) këta studiues i konsiderojnë tokat shtetërore në regjimin osman me emërtimin “toka

nacionale” dhe fshatarët si zotërues të përkohshëm, si qiramarrës. Në veprat e këtyre autorëve nuk

shikohet pronësia shtetërore-mirie si një formë e veçantë e pronësisë së klasës feudale osmane mbi

tokën, nuk trajtohen marrëdhëniet e pronësisë si marrëdhënie midis klasave në prodhim, midis klasës

feudale pronare të tokës dhe klasës së fshatarësisë të zhveshur nga pronësia. Ky qëndrim ndryshe, ka të

bëjë me një botëkuptim më perëndimor që këta autorë shikonin te rregullat e sundimit osman gjatë kësaj

periudhe, për sa i përket së drejtës tokësore e cila për hir të së vërtetës, gjatë shekujve XIV-XVI ishte

mjaft e konsoliduar21.

Për sa i përket pronësisë shtetërore mbi tokat (mirie), ajo u shpreh në mënyrë konkrete me krijimin e

feudeve osmane nëpërmjet regjistrimeve të tokave dhe të popullsisë (tahrir defterleri). Regjistrimet që u

kryen gjatë shekullit XV, menjëherë pas pushtimit dhe që u fiksuan në defter, na japin mundësinë të

njohim konkretisht për të gjithë vendin rrugët dhe metodat e përdorura për zbatimin e parimit që toka

dhe të ardhurat menjëherë mbas pushtimit, bëheshin pronë e klasës feudale osmane në tërësi dhe

nëpërmjet shtetit, i ndaheshin asaj në formën e timareve, të ziameteve dhe të haseve. Sistemin e

regjistrimit të tokave dhe të popullsisë në defter që si metodë në disa drejtime i ngjante “praktikumit

bizantin”, principata e osmanëve, ashtu sikurse principata të tjera të Anadollit, e trashëgoi nga shteti i

selxhukëve. Me anë të tij vihej në jetë dhe mbahej nën kontroll në radhë të parë pronësia feudale mbi

tokën dhe mbi fshatarët. Kuptimi i kësaj fjale (defter) sikurse del nga praktika e përgjithshme e

regjistrimeve kadastrale në perandori, si dhe nga dëshmitë e kronistëve bashkëkohës osmanë, do të thotë

vendosje e pushtetit osman, të regjimit të ri feudal ushtarak të ngritur mbi pronësinë mirie22.

20 Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, USHT, Burime të zgjedhura, Shqipëria nën sundimin feudal ushtarak Osman, Tiranë

1962, fq. 14. 21 Për më tepër shiko J.Hammer, Des Omanichen Reiches Saatsverfassung, und Staatsverëaltung, Band I-II, Wein 1815;

M.Belin, Du regime des fiefs militaries dans l islamisme et principalement en Turqie, në Journal Asiatique, S.VI, Tome XV,

Paris 1870, mars –avril, fq 187-301.P. Tichendorf, Das lehenëesen in den moslemichen Staaten, insbesondere im

Osmanischen Reiche, Lepzig 1872. 22 Selami Pulaja, Pronësia feudale mbi tokat shqiptare, Tiranë 1988, fq. 30.

Page 19: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

18

Megjithëse sistemi i timareve preku sipërfaqet më të mëdha të vendit tonë gjatë sundimit osman, ai nuk

arriti të bënte pjesë të tij, tokat që shtriheshin në zonat e thella malore të vendit tonë të cilat ngelën të

paprekura nga sistemi i timareve, për shkak të pavarësisë që arritën të ruajnë këto krahina. Për sa i

përket evidencave të tokave të vendit tonë në vitin 1506 u krye një regjistrim i përgjithshëm i të gjitha

tokave, të cilat u përfshinë në dy zona të mëdha. Në njërën zonë bënin pjesë tokat, ku ishte zbatuar

sistemi i timareve që quhej ndryshe zona e (yshyrit), kurse zona tjetër përfshinte krahinat malore të

vetëqeverisura ku nuk u zbatua sistemi i timareve. Këto zona i jepnin pushtetit qendror një taksë (haraç)

fikse, prandaj quheshin zona haraçi23.

Për tu theksuar është fakti se sistemi i timareve si një element i rëndësishëm i ekonomisë bujqësore

osmane, u praktikua suksesshëm nga fillimi i krijimit të shtetit osman deri në fund të shekullit XVI24.

Në fund të shekullit XVIII, regjimi i timareve e pa veten në fazën e shthurjes, pasi funksionet e këtij

sistemi kishin filluar t`i shmangeshin kontrollit shtetëror dhe secili feudal përpiqej të forconte pozitat e

veta ekonomike, pa u vënë veshin pasojave të këqija të veprimeve të tyre arbitrare25.

Me dobësimin e pushtetit qendror dhe me degjenerimin e instituteve të vjetra turke, feudalët timarllinj iu

shmangën gjithnjë e më shumë detyrimeve të tyre kundrejt shtetit dhe u transformuan gjithnjë e më tepër

në pronarë absolutë tokash, d.m.th. në çifligarë. Ata përpiqeshin si të zgjeronin kufijtë e çifligjeve të tyre

ose të vinin në dorë me çdo mënyrë dhe dallavere fshatra të tjera të lira dhe t’i shndërronin në çifligje. Si

efekt të këtij procesi, shumica e tokës më të mirë në Perandorinë Turke ra nën kthetrat e ushtarakëve

çifligarë.

Për sa i përket nocionit juridik të “çifligut”, ai përbën një zotërim të madh tokësor privat feudal, i

pakushtëzuar me detyrime ushtarake, i cili u përhap në kurriz të timareve, haseve dhe të zametëve. Vlera

e çifligut përcaktohej në radhë të parë nga sipërfaqja e tokës dhe nga numri i çifçinjve të cilëtë

detyroheshin t`i jepnin çifligarit ose subashit një sasi të caktuar drithërash në formë «qesimi» sipas

zakoneve të veçanta të krahinës ose marrëveshjes që mund të ekzistonte. Zotërues i një çifligu mund të

bëhej Spahiu, pastaj beu ose agai, në raste të veçanta fshatari i pasuruar, po ashtu edhe fajdexhiu, tregtari

ose zejtari i pasur.26 Rrugët kryesore të formimit të çifligjeve në trojet shqiptare ishin dhuna, shitblerja,

borxhet dhe hapjet e tokave të reja. Metoda e dhunës ka qenë më e rëndomtë për shpronësimin e

23 Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002, Vëll. I, fq. 517. 24Po aty, fq.517. 25 Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, USHT, Burime të zgjedhura, Shqipëria nën sundimin feudal ushtarak Osman, Tiranë

1962, fq. 17. 26 Ligor Mile, Çështje të Historisë Agrare Shqiptare, Instituti i Akademisë së Shkencave të RPSSH, Tiranë 1984, fq.31.

Page 20: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

19

fshatarësisë nga toka në kushtet e dobësimit të pushtetit qendror e të korruptimit të aparatit

administrativo-gjyqësor27.

Në fillim të viteve 40 të shekullit XIX, timari feudal turk zyrtarisht nuk ekzistonte më në Perandorinë

Osmane. Ai ishte suprimuar me ligj nga Porta e Lartë qysh në vitin 1834. Në të vërtetë, timari ishte

zhdukur nga tokat më pjellore të viseve shqiptare, të cilat kishin hyrë në sistemin e çifligut përpara se ai

të hiqej zyrtarisht. Timari qëndronte ende vetëm në fshatrat me toka buke të pakta, por edhe këtu

zotëruesit e tyre, spahinjtë, në shumicën e rasteve ishin kthyer prej kohesh në feudalë derebej. Si të tillë

ata i ruanin pozitat sunduese, vetëm në sajë të përkrahjes që detyrohej tu jepte Sulltani me anë të sistemit

të harxheve28.

Me heqjen e sistemit të timarit dhe me njohjen zyrtarisht të pronësisë private mbi tokën, pronësia

çifligare u njoh ligjërisht nga shteti osman. Bejlerët çifligarë fituan të drejtën jo vetëm të administronin,

por edhe të zgjeronin lirisht pronat e tyre që për më tepër hyri në mbrojtjen e drejtpërdrejtë të

Perandorisë Osmane, madje Porta e Lartë shumicën e çifligjeve që ua kishte konfiskuar feudaleve të

dënuar si kryengritës (Ali Pashë Tepelena, Ibrahim Bej Vërlacit, Ibrahim bej Alltunit, Osman Bej

Kryekuqit) i shpalli pronësi private në zotërim të shtetit turk, duke e kthyer Perandorinë Osmane në një

pronare të madhe çifligare. Të drejtën e pronësisë private e fituan edhe institucionet fetare islamike dhe

të krishtera. Si rrjedhim me likuidimin e pronësisë feudale-ushtarake, ajo feudale-çifligare u bë forma

kryesore e pronësisë tokësore, mbi të cilën mbështetej shteti feudal turk. Në vitet 40 të shekullit XIX

çifligjet kapnin në viset e katër vilajeteve të Shqipërisë rreth 700.000 ha ose 55 % e tokave të

punueshme, por shpërndarja e tyre nuk ishte e njëjtë kudo, nga 70% të territorit që zinin në Vilajetin e

Janinës ato shkonin në 40 % të tij në Vilajetin e Kosovës29.

Pronësia çifligare ishte shtrirë kryesisht në viset fushore aty ku ndodhej pjesa më e madhe e tokave të

punueshme. Nga të dhënat për Vilajetin e Janinës del se në vitin 1850, në rrethet e sotme të Fierit dhe të

Lushnjës të gjitha fshatrat pa përjashtim (184 fshatra) ishin kthyer në çifligje. Shumica dërrmuese e

pronës çifligare rreth 76 % e sipërfaqes të saj ishte në pronësinë private të bejlerëve feudalë, mjaft nga të

cilët e kishin grumbulluar atë me grabitje përgjatë 200 viteve të kaluara. Gjatë viteve 40 të shekullit

XIX, ajo ndodhej e përqendruar në duart e pak familjeve feudale, që të gjitha me origjinë shqiptare; p.sh.

27 Po aty, fq. 33. 28 Akademia e Shkencave të Shqipërisë Historia e Popullit Shqiptar, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002, Vëll. II, fq. 57. 29 Po aty, fq. 58.

Page 21: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

20

familja e Skifterëve të Libohovës zotëronte 28.000 ha, Kokatët e Delvinës rreth 18.000 ha, Toptanët e

Tiranës rreth 15.000 ha, Bushatllinjtë e Shkodrës rreth 8.500 ha 30.

Pas bejlerëve feudalë vendin e dytë si pronarë latifondistë e zinte vetë shteti osman që zotëronte rreth 20

% të pronës çifligare, ku pjesa dërrmuese e çifligjeve shtetërore rreth 105.000 ha afërsisht rreth 75 % e

sipërfaqes së tyre ndodhej në Vilajetin e Janinës. Institucionet fetare myslimane zinin vendin e tretë dhe

zotëronin rreth 4 % të sipërfaqes të përgjithshme çifligare, afërsisht gjysma e tyre ndodhej në Vilajetin e

Janinës. Gjatë viteve 60-70 të shekullit XIX u rritën shumë edhe zotërimet tokësore të kishave ortodokse

dhe katolike, të cilat zotëronin rreth 1300 ha tokë të punueshme dhe pyje31.

Me gjithë shtrirjen e madhe çifligare numri i bujqve të vendosur nëpër çifligje ishte i vogël në krahasim

me mundësitë e shfrytëzimit të saj. Në të vërtetë, ndërsa çifligjet zinin rreth 55 % të tokave të

punueshme, aty punonin rreth 25 % e familjeve fshatare. Më shumë se 2/3 e tokave çifligare ishin lënë

djerrë.

Shitblerja e tokave si një nga format për krijimin e çifligut, u përhap shumë saqë toka u kthye në mall.

Shpronësimi i fshatarësisë për shkak të borxheve, që u përhap në shekullin XVlll, dhe sidomos në

shekullin XlX, tregon se pushteti i parasë u bë një mjet i ri për shpronësimin e tokave. Tregtari, zejtari i

pasur, çifligari u bënë fajdexhinjtë më të njohur.

Çifligjet që u përqendruan në duart e feudalëve, të çifligarëve, të fajdexhinjve, tregtarëve dhe zejtarëve

të pasur përfshinë kryesisht:

toka-ngastra të fshatarëve nën sistemin e timarit

toka të përbashkëta të fshatit (metruqe) të quajtur edhe hyrie

toka djerrë (mavatil)

toka private (mylqi)

toka fetare (vakëf).

Deri në vitin 1864 që njihet si viti i likuidimit të plotë të timarëve, kur Perandoria Osmane u riorganizua

përfundimisht sipas sistemit administrativ francez, fshatarët që kishin mundur të ruanin tapitë për

ngastrën e tokës ku punonin, njiheshin juridikisht si zotërues të tokës, por jo në kuptimin e vërtetë të

pronësisë, për shkak të kufizimeve që përmbante ende legjislacioni i ri agrar osman.

Fshatarët që deri atëherë kishin punuar tokën e timarëve duke pasur të drejtën e përdorimit (tesarufin) të

përfaqësuar nga tapia, me heqjen e timarëve u quajtën pronarë të tokës dhe tani kishin të bënin

30 Po aty, fq. 59. 31 Po aty.

Page 22: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

21

drejtpërdrejti me organet shtetërore. Ata formuan një shtresë të gjerë pronarësh të vegjël, ndonëse shteti

ruante akoma disa të drejta që e kufizonin pronësinë e tyre të plotë mbi tokën.

Krahas rritjes së pronësisë çifligare u duk njëkohësisht edhe procesi i deçifligimit, i kthimit të saj në

pronë të vogël fshatare, në zotërim të prodhuesit të drejtpërdrejtë bujqësor. Ky proces u krye me anën e

blerjes së tokave çifligje si nga ana e fshatarëve të vegjël që nuk kishin tokë të mjaftueshme, ashtu edhe

nga vetë bujqit çifçinj, të cilët me sakrifica të mëdha u kthyen në pronarë të vegjël. Ky proces që vijoi

deri në fund të sundimit osman dobësoi pronarët çifligarë prej familjeve më të vjetra feudale të vendit

siç ishin Kokatët, Skifterajt, Alizotët, Delvinajt, Toptanët, Bushatllinjtë etj. Përkundrazi disa familje të

tjera feudale i pushtoi lakmia për të shtënë në dorë toka bujqësore, për rrjedhim çifligjet e tyre u rritën

me ritme të shpejta. Megjithatë rastet e deçifligimit vetëm pjesërisht e ulen sipërfaqen e pronës çifligare

si tërësi32.

Për sa i përket rritjes së pronës çifligare një gjë e tillë ndodhi për disa arsye. Rruga kryesore e rritjes së

pronës çifligare ishte shtënia në dorë apo grabitja e tokave shtetërore “vakante”, që quheshin të tilla

sepse kishin mbetur prej shumë kohësh të papunuara. Me metoda ryshfeti shumë çifligarë arritën të

rrisnin çifligjet e tyre me tokat e përvetësuara, duke ndryshuar edhe tapitë nëpërmjet ryshfetit në drejtim

të zyrtarëve të lartë turq. Një rrugë tjetër e rritjes së çifligjeve ishte shtënia në dorë e ngastrave të tokës

së fshatarëve të vegjël nga ana e bejlerëve të pasur, si rrjedhojë e mosshlyerjes të borxheve që u kishin

dhënë këta të fundit fshatarëve të vegjël. Një tjetër rrugë e rritjes së çifligjeve ishte dhe shitja e pronave

shtetërore që Porta e Lartë bënte herë pas here kur ndodhej në vështirësi financiare, sidomos për toka

shtetërore që ishin të shpërndara kudo dhe jashtë çdo kontrolli. Bejlerët çifligarë i rritën pronat e tyre

edhe duke blerë çifligjet që vinin në shitje feudalë të ndryshëm për çdolloj arsye33. Një rrugë tjetër e

krijimit të çifligarëve dhe çifligjeve të reja ishte nëpërmjet trashëgimisë.

Rritja e çifligarëve të rinj nëpërmjet rrugëve të mësipërme (përvetësim, shitblerje dhe trashëgim),

shkaktoi veç të tjerash, diferencim ekonomik të çifligarëve, pasi pranë pronarëve të mëdhenj u rrit numri

i çifligarëve të mesëm dhe të vegjël. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX u rrit edhe prona çifligare

vakëfore, kryesisht në kurriz të pronës çifligare shtetërore (12 fshatra të Myzeqesë u kthyen në vitet 80

të atij shekulli nga pronësi shtetërore në pronësi vakëfore).Por krahas rritjes së pronës çifligare ku një

nga rrugët e rritjes ishte asgjësimi i fshatarëve të vegjël të zhytur në borxhe ndodhi edhe një proces i

kundërt ku fshatarët të cilët kishin mundur të siguronin të ardhura të nevojshme mund të blinin ngastra

32 Paskal Haxhi, Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, Tiranë 1998, fq. 32. 33 Akademia e Shkencave të Shqipërisë Historia e Popullit Shqiptar, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002 Vëll. II, fq. 60.

Page 23: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

22

toke nga çifligarë të pasur që u shisnin atyre pjesë të caktuara të çifligut, duke krijuar në këtë mënyrë

pronësinë fshatare mbi tokën34.

Për sa u përket viseve malore të vendit tonë, në to u ruajt bashkësia familjare. Ruajtja e bashkësisë

familjare (bashkëpronësisë), edhe gjatë kohës së feudalizmit osman, i detyrohet në radhë të parë faktit se

ky institut i së drejtës tokësore shqiptare i përshtatej mirë marrëdhënieve pak të zhvilluara, që ishin

karakteristikë për ekonominë e mbyllur gjysmë natyrore të asaj epoke. Kanuni i Lekë Dukagjinit njihte

edhe pronën private mbi tokën me titullar të zotin e shtëpisë, kryetarin e familjes. Një kod urdhërimesh

të veçanta, si ato mbi trashëgiminë, kujdestarinë e vërtetojnë këtë. Këto urdhërime pasqyrojnë kushtet e

reja ekonomike-shoqërore që kishin filluar të krijoheshin edhe në disa malësi të veriut. Kishte filluar

edhe atje shthurja e familjes së madhe dhe krijimi i familjeve të vogla, të cilat përbëheshin nga prindërit

dhe fëmijët e tyre që bashkëjetonin me të atin gjersa ai jetonte. Udhëzimet e qarta të këtij kanuni

dëshmojnë për kalimin e pronësisë së përbashkët (kuries) në pronësi private të personave të veçantë.

Prona private mbi mjetin kryesor të prodhimit, siç ishte toka, atje ishte stabilizuar prej mjaft shekujsh,

ajo ishte sanksionuar në mënyrë të theksuar edhe në të drejtën zakonore me të gjitha tiparet e saj

kryesore, siç janë, shitja, blerja e çdo lloj tjetër tjetërsimi35.

Një tjetër fenomen që u konstatua gjatë shekullit XIX ishte krijimi i borgjezisë çifligare, një proces ky

që ndodhi si pasojë e rritjes së tregtisë nga ana e pronarëve çifligarë që të etur për më shumë investime

të karakterit bujqësor dhe industrial i dhanë një tjetër karakteristikë pronësisë çifligare. Rritja e kësaj

borgjezie bëri të mundur që pronarët çifligarë kishin në zotërimin e tyre jo vetëm veglat e punës dhe të

prodhimit, por edhe mbajtjen dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, ngritjen e punishteve zejtarisë

dhe atyre të prodhimit të produkteve industriale. Në këtë mënyrë klasa e re jo vetëm iu përshtat më mirë

nevojave të tregut për më shumë prodhim dhe të ardhura, por e ridimensionoi vizionin në lidhje me

shfrytëzimin sa më të mirë të ngastrave bujqësore të përfshira në çifligje36.

Gjatë periudhës 1839-1856 u ndërmorën një sërë reformash ligjore që modifikuan si normat e së drejtës

publike ashtu dhe asaj private të qytetarëve në Perandorinë Osmane. Këto reforma të cilat u konkluduan

me miratimin e një sërë aktesh normativë, njihen në histori me emrin Reformat e Tanzimatit dhe u bënë

me qëllim rivendosje të autoritetit të pushtetit Turk në vendet e sunduara, autoritet ky që u trondit shpesh

nga revoltat dhe kryengritjet në vendet e ndryshme të Perandorisë. Me anën e Tanzimatit dhe nën petkun

e reformave shoqërore, Qeveria Turke vuri në zbatim taksën e së dhjetës për tërë fshatarësinë, taksën e

34 Po aty, fq. 61. 35 Vasil Xhai, Kristo Cevi, Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, shtypshkronja e dispensave Tiranë, 1984, fq. 20. 36 Po aty, fq. 6.

Page 24: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

23

xhelepit për ndërtesat dhe taksa të tjera, vjelja e të cilave iu la zakonisht feudalëve të trashëgueshëm të

vendit, të cilët kishin pozita me rëndësi në aparatin administrativ të Perandorisë si guvernatorë (sanxhak

beu ose vali), prefektë (mutesarif), nënprefektë (kaj- mekamë) etj.

Në vazhdim të reformave të ndërmarra, më 21 Prill të vitit 1857 doli ligji i veçantë agrar, ligji i tokës

duke u bazuar në “Sheriatin” dhe “Kanunametë”37.

Edhe pse në këtë ligj u pasqyruan sërish parimet e legjislacionit agrar të vjetër Osman, ai e forcoi dhe e

zgjeroi edhe më tepër pronësinë private mbi tokën, duke hequr pengesat e mëparëshme në lidhje me

shitblerjen dhe trashëgiminë e atyre personave që nuk kishin trashëgimtarë të drejtpërdrejtë dhe duke

lehtësuar vënien në qarkullim të një pjese të madhe të fondit të përgjithshëm të tokës.

Sipas ligjit mbi tokat, bujku i vendosur në çifligjet e bejlerëve, çifçiu, u konsiderua si qiramarrës i

thjeshtë, pasi ai kishte të drejtë të largohej nga toka. Marrëdhëniet midis pronarit dhe çifçiut u rregulluan

sipas një marrëveshjeje të mbështetur në traditën. Por kur një pjesë e madhe e fshatarëve mbetën pa tokë

ose me tokë të pamjaftueshme, pronari çifligar u diktoi çifçinjve kushtet që dëshironte ai.

Ligji i tokës i vitit 1858 dhe ligjet e tjera agrare që dolën në vitet, rregulluan edhe marrëdhëniet midis

zotëruesve të çifligjeve dhe fshatarëve çifçinj që punonin në to. Çifligarët e mëdhenj vazhduan të mos i

drejtonin vetë zotërimet e tyre të mëdha tokësore, por t’i jepnin me qira, qoftë te fshatarët pa tokë që u

vendosen me banim të përhershëm nëpër çifligje, qoftë te fshatarët me më pak tokë.

Ligji i Tokës me sanksionimin dhe mbrojtjen e pronësisë private mbi tokën, garantoi shitblerjen e saj të

lirë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e numrit të pronave të mëdha (çifligjet) dhe bashkë me to

edhe të çifligarëve që zëvendësuan timarllinjtë (feudalët-spahinj). Ai kënaqi interesat e feudalëve

çifligarë dhe të institucioneve fetare, pasi i dha fund pronësisë feudale ushtarake, lehtësoi shitjen e

tokave nga ana e fshatarëve dhe favorizoi grumbullimin e tyre në duart e pronarëve të fuqishëm.

Legjislacioni i mëvonshëm që pasoi këtë ligj, e nxiti më tej procesin e shitblerjes së tokës shtetërore të

vakëfeve. Në këtë mënyrë, krahas feudalëve çifligarë, u rrit një shtresë çifligarësh të vegjël që hyri në

fshat duke blerë toka38.

Ligji i Tokës i vitit 1958 që u miratua me synim për t’i shtrirë efektet e tij në gjithë Perandorinë

Osmane, pa diskutim që pati ndikimin e tij pozitiv edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Si shtetas të

perandorisë që po reformohej, ata përfituan nga garantimi i lirisë së pronës dhe të individit, nga

37Për të studiuar më hollësisht ligjin agrar në lidhje me rregullat dhe parimet që ai vendoste shiko Bugra Ekinci, Osmanli

Hukuku, Botimi i II-të, shtëpia botuese “Ari Sanat Yayinevi”, Stamboll 2012, fq. 554-556 . 38 Paskal Haxhi, Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, Tiranë 1998, fq. 14.

Page 25: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

24

ndryshimet progresive në legjislacionin agrar, tregtar etj.39 Nga Reformat e Tanzimatit në përgjithësi dhe

asaj agrare në veçanti, përfituan veçanërisht shtetasit e krishterë të cilët deri në këtë periudhë vuanin një

barrë fiskale më të madhe në raport me shtetasit myslimanë, si dhe ishin më të privuar në veprimet

juridike që kishin të bënin me pasuritë e paluajtshme në vendin tonë40.

Reformat e Tanzimatit për kombin tonë përveç efekteve pozitive patën edhe efekte negative, për arsye se

forcohej ndikimi i pushtetit qendror dhe humbi përfundimisht ajo trashëgimi “vetëqeverisje” që ishte

fituar nga ana e pashallëqeve shqiptare. Bejlerët vendas që ishin mësuar me shumë privilegje të tilla, si

mbledhja e taksave dhe mobilizimi ushtarak, u zëvendësuan nga zyrtarë të ardhur nga Perandoria

Osmane që kishin autoritetin në mbledhjen e taksave41.

Zhvillimi i marrëdhënieve të tregtisë në shekullin XIX ndikoi edhe në marrëdhëniet agrare. Si rrjedhim,

ndryshoi struktura private e tokave, e çifligarëve dhe e fshatarësisë, ku vendin e pronareve të dikurshëm

feudalë, që nuk mundën t`i përshtaten kushteve të reja të krijuara edhe me zgjerimin e ekonomisë së

mallrave, e zunë çifligarët e rinj të lidhur me ekonomitë e mëdha bujqësore.

Ndarja e tokave sipas “Erazi Kanuni”, ligji i tokave, bëhej në 5 kategori:

- në tokat e pronësisë së thjeshtë (erazi memluqe ose mylq),

- në tokat publike ose shtetërore (erazi mirie),

- në tokat vakie (erazi mefkufe),

- në toka të përdorimit të kolektivave (erazi metruqe) dhe

- në toka të braktisura ose të shkreta (erazi me vat)42.

1. Tokat e pronësisë së thjeshtë “erazi memluqe ose mylq”

Kjo kategori tokash kishte katër nënndarje:

a) në llojin e parë bënin pjesë trojet dhe tokat në fshatra ose rreth qyteteve. Këto nuk mund të kalonin

gjysmë dynym dhe u konsideruan si pjesë të domosdoshme në funksion të gëzimit dhe përdorimit të

banesave;

b) në llojin e dytë bënin pjesë tokat e shkëputura nga tokat publike (shtetërore) dhe që më vonë u kthyen

në mylq, sipas lejimit të Sheriatit;

39Ferit Duka, Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, “UET Press”, Tiranë 2009, fq. 396. 40 Po aty, fq. 396. 41 Po aty, fq. 396. 42 Vasil Xhai, Kristo Cevi, Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, shtypshkronja e dispensave Tiranë, 1984, fq. 8.

Page 26: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

25

c) në llojin e tretë bënin pjesë tokat që paguanin “të dhjetë” (turqisht erazi yshrie). Në fillim subjekt të

pronësisë mbi këto lloj tokash ishin vetëm besnikët myslimanë, por më vonë u lejuan edhe persona të

feve të tjera;

c) në llojin e katërt bënin pjesë tokat që iu nënshtruan një takse ose haraçi (turqisht erazi haraçie).

Subjekt i pronësisë mbi këto tokash ishin vetëm personat jo myslimanë.

2) Tokat publike ose shtetërore “erazi mirie”

Ishin tokat e punueshme, kullotat, livadhet, pyje, pronësia e të cilave i takonte shtetit që u akordonte

personave të ndryshëm posedimin dhe gëzimin përjetë mbi këto toka. Në këto lloj tokash shteti ka

mbajtur gjithmonë pronësinë e zhveshur (rekabe) dhe kundrejt një takse në të holla ka pajisur pronarët e

tyre me tituj pronësie (tapi). Pra e thënë ndryshe në këto lloj tokash “de jure” Shteti ishte pronar i tyre,

ndërsa “de fakto”, personat që u pajisën me Tapi për gëzimin dhe përdorimin e tyre ishin zotër të këtyre

tokave përjetësisht, nisur dhe nga shërbimi i mirë që ata jepnin ndaj Perandorisë si dhe pagimi i

shpërblimit përkatës. Posedimi dhe gëzimi përjetë (tesaruf) në këto toka ishte i tjetërsueshëm, ndërsa

godinat që ndërtuan pronarët ose drurët që mbollën në këto toka u bënë pronë “mylq” e tyre, duke

ndjekur edhe toka fatin e ndërtimeve apo të mbjelljeve. Duhet theksuar se ndërtimi apo mbjellja, bëhej

vetëm me leje të posaçme nga Shteti, kur ky i fundit ishte vetë i interesuar që sipërfaqet e pafundme të

Perandorisë të punoheshin dhe të shndërroheshin në pemishte, vreshta, ullishte etj.Nga pikëpamja

praktike nuk kishte ndonjë ndryshim të madh midis tokave të pronësisë së thjeshtë (mylqe) dhe atyre të

pronësisë publike ose shtetërore “mirie”, po të merret parasysh efekti i pronësisë mbi këto të fundit,

sidomos kur mbilleshin ose ndërtohej mbi to43.

3. Tokat vakëfe “erazi mevkufe”

Këto ishin toka në pronësinë e instituteve bamirëse, xhamive, teqeve. shkollave, spitaleve etj. Të

ardhurat që buronin nga administrimi i këtyre tokave përdoreshin në favor të institucionit. Vakëfet

ndaheshin në dy kategori në vakëfe të vërteta që konstituoheshin nga dhuruesi mbi tokat e pronësisë së

thjeshtë dhe në vakëfe jo të vërteta që konstituoheshin mbi tokat publike ose shtetërore. Për këtë arsye

pronësia e vakëfeve të dyta, mbart emërtimin jo të vërteta, sepse pronësia e këtyre vakëfeve i takonte

kryesisht shtetit, ndërsa të drejtat e tjetërsimit dhe të trashëgimit i mbeteshin vakëfit44.

43 Po aty, fq 10 44 Po aty, fq 12

Page 27: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

26

4. Toka të lëna në përdorim të publikut “erazi metruqe”45.

Këto ishin dy llojesh tokash:

a) Tokat e lëna në përdorim të përgjithshëm si ato që zënë rrugët, sheshet, tregjet, parqet publike etj.

b) tokat e lëna në përdorim të banorëve të një ose më shumë fshatrave ose lagjeve. Këto toka

përmbushnin nevoja me karakter publik. Ato u takonin të gjithëve përfshirë këtu edhe institucionet dhe

organet shtetërore, të cilat kishin të drejtën e gëzimit dhe të përdorimit të këtyre hapësirave publike por

jo të drejtën e pronësisë, me përjashtim të rasteve kur përcaktohej ndryshe me ligj.

5) Toka të braktisura ose të shkreta “erazi mevat”46.

Në këtë kategori bënin pjesë tokat që nuk ishin në nëndorësinë apo posedimin e askujt si; malet, brigjet e

lumenjve dhe në përgjithësi tokat e zëna me gurë, zallishtet, moçalishtet, etj. dhe që përfaqësonin fondin

agrar shtetëror dhe që ndodheshin jashtë fshatrave. Këto toka Shteti ia jepte në pronësi dhe në

shfrytëzim kujtdo që dëshironte, me kusht që të paguante të dhjetën, por me qëllim që të nxitej punimi

dhe vlerësimi i tyre, duke i përjashtuar për 3 vjetët e para të shfrytëzimit të tyre nga taksa e së dhjetës.

Ligji i tokave, që u miratua ne vitin 1857 “Erazi Kanuni”, ishte akti kryesor për reformimin e

legjislacionit osman në fushën e së drejtës tokësore në territoret që ishin pjesë e Perandorisë Osmane.

Ky ligj ngrihej mbi dy parime bazë:

a) Detyrimi për punimin e tokës bujqësore me qëllim për të rritur prodhimin dhe njëkohësisht të

ardhurat si për fshatarët, ashtu edhe për Shtetin. Në bazë të këtij parimi me përjashtim të tokave

të pronësisë së thjeshtë (mylq), në të cilat pronari i tyre mund të ushtronte të drejtën e pronësisë

në mënyrë absolute dhe pa kurrfarë kufizimi, në pronat shtetërore kur personi që e gëzonte atë

me të drejtë përdorimi nuk e përdorte më shumë se tre vjet, ai e humbiste të drejtën e përdorimit.

Në fakt ky sanksion pavarësisht sensit me karakter pozitiv jo në të gjitha rastet zbatohej kur toka

shtetërore nuk përdorej për tre vjet rresht .

b) E forcoi pozitën e bujkut çifçi, duke i dhënë atij më shumë garanci dhe mbrojtje në përballimin e

jetesës të përditshme në lidhje me ngastrën e tokës që ai punonte, si dhe me detyrimet që kishte

për të shlyer si ndaj shtetit ashtu edhe ndaj çifligarit.

45 Po aty, fq 13 46 Po aty, fq 14

Page 28: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

27

Një plotësim i ligjit të tokës në varësi edhe të karakteristikave që mbarte çdo krahinë e administruar nga

shteti turk ishin edhe kanunametë, të cilat pasqyronin specifika të veçanta për krahina të ndryshme të

vendit tonë47.

Ligji i tokave, që u miratua në vitin 1857, “Erazi Kanuni”, u pasua edhe nga dy akte të tjera normative

shumë të rëndësishme që ishin:

- Miratimi i Rregullores së lëshimit të tapive (titujve të pronësisë) e vitit 1858, ku objekt i kësaj

rregullore për regjistrim ishin të gjitha kategoritë e tokave.

- Më vonë në vitin 1874 u miratua edhe akti i dytë normativ, ligji “Mbi Titujt Defterhanë”. Ky ligj

parashikonte krijimin e një kadastre në çdo krahinë të Perandorisë, e cila kishte si funksion të punës të

saj matjen e tokave të çdo kategorie. Realisht këto matje nuk u kryen ose u realizuan si matje

eksperimentale në disa vilajete të Perandorisë Otomane48.Nga ana tjetër regjistrimet në regjistrat e

kadastrës në ato raste që kanë ndodhur, kanë qenë ose regjistrime të vullnetshme nisur nga nevoja e

dikujt që dëshironte të shiste, dhuronte apo linte në trashëgim pasurinë e tij të paluajtshme, ose në shumë

raste të tjera kanë qenë regjistrime të pavërteta që u bënë me qëllim për të rritur sipërfaqen e tokës

bujqësore, banesës, kullotës apo pyllit që një person zotëronte realisht.

Në këtë mënyrë regjistrat kadastrale të krijuara në mbështetje të ligjit dhe të rregullores së

lartpërmendur, nuk përmbanin garanci për saktësinë e tyre. Në këto regjistra si dhe në titujt e pronësisë

(tapitë) që lëshoheshin në bazë të tyre, shënohej emri i tokës dhe i vendit, lloji i tokës, pronari i

mëparshëm dhe pronari ekzistues, shkaku i kalimit të pronësisë nga i pari tek i dyti (p.sh. kontratë shitje,

shitje e forcuar me anë ankandi publik, dhurim, trashëgim etj.) dhe emrat e pronarëve kufitarë. Për sa i

përket sipërfaqes së tokës, për shkak të mungesës së matjeve zyrtare, ajo deklarohej në mënyrë të

njëanshme, çka detyronte që në konfliktet gjyqësore, vëmendja e gjyqtarëve për zgjidhjen e konfliktit të

përqendrohej vetëm në kufijtë e tokës49.

Pasaktësia e deklarimeve për atë që një person zotëronte në realitet, përbënte njërin problem që u

konstatua gjatë kësaj periudhe në lidhje me regjistrimin e titujve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.

Një tjetër problem ka qenë edhe mungesa e pasqyrimit në regjistrat kadastralë të godinave të ndryshme

që ndërtoheshin ose drurët që mbilleshin, sepse regjistrimi i tyre nuk ishte i detyrueshëm dhe as që

kërkohej ndonjë leje (me përjashtim të godinave të qyteteve për efekte urbanistike). Në këtë mënyrë

47 Për më tepër shiko botimin e Institutit të Historisë dhe i Gjuhësisë, USHT, Burime të zgjedhura, Shqipëria në sundimin

feudal ushtarak Osman, Tiranë 1962, pjesa e kanunameve fq. 39-64. 48 Haxhi Shkoza, Financat e Shqipërisë 1839-1934, Tirana 1935, fq. 2. 49Vasil Xhai, Kristo Cevi, Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, shtypshkronja e dispensave Tiranë, 1984, fq. 16.

Page 29: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

28

edhe për ndërtimet e ndryshme të cilat përbënin një pasuri të paluajtshme, sikurse vetë sipërfaqja e tokës

bujqësore apo e truallit mbi të cilin ato ngriheshin, nuk kishte një inventar zyrtar dhe konkret me të

gjitha elementët që kërkoheshin për evidentimin e një pasurie të paluajtshme. Të njëjtin konstatim për

sipërfaqen reale mund të themi edhe për çifligjet qofshin ato shtetërore apo private ku ekzistojnë të

dhëna vetëm me përafërsi50.

Për të gjitha arsyet e mësipërme regjistrat e kadastrës të kësaj periudhe, pavarësisht elementit pozitiv që

ato mbartin në evidentimin e të dhanve të titujve të pronësisë, nuk pasqyronin gjendjen reale të tokës, ku

mungesës se transparencës i shtohej edhe korrupsioni i nëpunësve të kadastrës dhe të administratës turke

në përgjithësi. Mungesa e një regjistrimi zyrtar dhe të ndershëm në shumë raste shkaktonte që, për të

njëjtat ngastra (parcela) toke, të figuronin në pronësi të veçantë të dy ose më tepër personave duke

krijuar pasaktësi dhe kaos.

50 Sipas, Profesorit Italian të Universitetit të Firenzes Giovanni Lorenzoni, në librin e tij Çështje agrare në Shqipëri, thotë se

çifligjet shtetërore kanë qenë mbi 100.000 ha, ndërsa sipas Haxhi Shkozës në librin e tij “Financat e Shqipërisë”, tregon se

vetëm në prefekturat e Beratit, Vlorës, Durrësit, Tiranës, Shkodrës dhe Gjirokastrës siperfaqja e tyre globale arrinte në 58.237

ha, duke mos llogaritur çifligjet e katër prefekturave të tjera.

Page 30: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

29

PJESA E PARË

PASURITË E PALUAJTËSHME GJATË VITEVE 1912-1945

KREU I . REGJIMI JURIDIK I TOKËS BUJQËSORE

1.1. Regjimi juridik i tokës bujqësore pas shpalljes së pavarësisë

Shqipëria nisi rrugën e zhvillimit të saj si shtet i lirë e i pavarur më 28 Nëntor 1912, shumë më vonë se

vendet fqinje të Ballkanit, me një gjendje ekonomike-shoqërore shumë të prapambetur dhe në kushte e

rrethana të brendshme e të jashtme të vështira. Sundimi shumëshekullor osman, pati ndikimin e vet në

zhvillimin e Shqipërisë në të gjitha dimensionet; atë politik, kulturor e shoqëror si dhe në zhvillimin

ekonomik. Forcat prodhuese kishin mbetur shumë prapa dhe kjo prapambetje gjente pasqyrimin e vet

edhe në marrëdhëniet në prodhim. Marrëdhëniet kapitaliste, që kishin filluar të lindnin në qytetet

shqiptare aty nga fundi i gjysmës së parë të shek. të 19-të, kishin ecur me ritëm tepër të ngadaltë. Këto

marrëdhënie ndodheshin në stadin fillestar të kalimit nga feudalizmi në kapitalizëm.

Deri në shpalljen e pavarësisë kombëtare, kontradikta themelore ishte dualiteti midis ndjenjës kombëtare

për liri dhe pavarësi dhr ruajtjes së status-quosë nga ana e funksionarëve turq. Me shpalljen e pavarësisë

kombëtare, e cila ishte rezultat i luftës të pandërprerë të popullit shqiptar, kjo kontradiktë pesëshekullore

pushoi së vepruari. Në këtë kohë bëhet më e mprehtë dhe del në plan të parë kontradikta antagoniste:

Nga njëra anë ndërmjet masave punonjëse e fshatarësisë dhe nga ana tjetër e shtresës së pasur, të përbërë

nga çifligarët e vjetër dhe nga borgjezët e rinj. Shqipëria në këtë moment historik ishte një vend agrar

thellësisht i prapambetur, ku rreth 90 % merrej me bujqësi, por për sa i takon raporteve të pronësisë mbi

tokën, që e zotëronin familjet fshatare, ekzistonte një polarizim i madh i cili jo vetëm që nuk do të

zvogëlohej, por përkundrazi në njëzet, tridhjetë vitet në vazhdim, pas krijimit të Shtetit Shqiptar, deri në

pushtimin e vendit tonë nga Italia fashiste në vitin 1939, do të vinte duke u thelluar. Për sa i përket

evoluimit të këtij procesi, ai ka qenë i kondicionuar së tepërmi nga mungesa e eksperiencës si dhe

paqëndrueshmëria e qeverive shqiptare gjatë kësaj periudhe, antagonizmit midis forcave politike,

gjendjes së prapambetur ekonomike të vendit tonë si dhe ndryshimeve rrënjësore të kalimit nga kuadri

ligjor dhe institucional turk drejt atij perëndimor51.

51 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Tretë, Periudha e Pavarësisë 1912-1939, Tiranë 2007, fq.112.

Page 31: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

30

Me krijimin e shtetit të ri shqiptar, Qeveria e Vlorës nuk e preku pronësinë çifligare (jo vetëm çifligjet

shtetërore, por edhe çifligjet vakëfe). Kjo pronësi e cila në vitin 1912 kapte 210 Ha (rreth 55 % të tokës

të punueshme ku futeshin çifligjet pronë shtetërore, vakëfe dhe private), mbeti në duart e pronarëve të

mëparshëm. Vetëm çifligjet pronë shtetërore ndryshuan pronarin e tyre nga pronë e shtetit osman në

pronë e shtetit shqiptar 52.

Për sa i përket pasurive shtetërore, zëri kryesor ishin tokat në formën e çifligjeve, të cilat ishin

administruar me anë të zyrave financiare në bazë të Rregullores, datë 20-6-1910. Këto lloj pasurish, të

ndodhura në provincat: Janinë, Shkodër e Manastir, në bazë të dekretligjit, datë 18-3-1328 (1912),

parashikohej se do t’u shiteshin banorëve të vendit, por për arsye të rrethanave të vështira gjeopolitike

(vendi ndodhej në prag të Pavarësisë dhe luftës të parë ballkanike) ky ligj nuk u zbatua aspak53.

Me shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Turke, të gjitha pasuritë pronë shtetërore të trashëiguara prej

saj, janë të përfshira në pasqyrën e mëposhtme duke arritur në një sipërfaqe të përgjithshme prej 56.287

hektarësh54.

Shqipëria në fillesat e pavarësisë së saj kishte të gjitha karakteristikat e një shteti feudal në fushën e

pronësisë tokësore, ashtu edhe në atë të marrëdhënieve agrare. Çifligjet në pronësi të shtetit shqiptar

zinin 56.237 ha dhe përfshinin 175 fshatra. Ato ndodheshin kryesisht në Shqipërinë e mesme dhe në atë

bregdetare. Pronësia çifligare vakufore, në vitin 1912, kapte 13.700 ha. Pas shpalljes së pavarësisë, një

pjesë e kësaj prone kaloi në pronësi të Komunitetit Mysliman, pjesa tjetër u kthye në pronësi private.

Prona çifligare private zinte 140.000 ha, por në vitin 1912 kjo pronë nuk ishte si në mesin e shekullit të

52 Po aty. 53 Datat sipas kalendarit të vjetër osman dhe atij që përdorim sot. 54 Haxhi Shkoza, Financat e Shqipërisë, shtëpia botuese “Nikaj”, Tiranë 1935, fq. 3.

Prefekturat

Çifligje

copë

Tokë e

punueshmep

unueme

Livadhe

hektar

Kullota

Hektar

Pyje

hektar

Tokë vakant Shuma

Hektar

1.) Berat 119 13.636 662 12.994 10.793 4.200 42.285

2) Durrës 39 2.528 227 2.665 1:020 1.005 7.445

3) Gjirokastër -8 150- 60 2.834

640 3.630,

4) Shkodër 1 — — — — 120 ,120

5) Vlorë 7 92 28 1.500 7 ' 1.150 2.777

6) Tiranë 1 30 — 30

Shuma në hektarë 175 16.436 977 19.993 11.901 7.115 56,287 Ha

Page 32: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

31

19-të në pronësi të pak familjeve. Vetëm disa familje zotëronin gjysmën e saj ose 72 mijë ha, ndërsa

gjysma tjetër, pra rreth 68 mijë ha, ishte në duart e disa qindrave pronarë të ndryshëm (agallarë, tregtare,

funksionarë etj)55.

Çifligjet shtriheshin kryesisht në ultësirat bregdetare duke filluar nga Shkodra e deri në Sarandë dhe në

fushat në brendësi të vendit. Në këtë kohë eci më tej procesi i copëzimit të çifligut, nëpërmjet riblerjes së

tokave nga tregtarët dhe nga pronarët e pasur. Ata zakonisht i shfrytëzonin tokat me sistemin e gjysmës

dhe të së tretës. Krahas çifligut dhe pronës kapitaliste, ekzistonte edhe prona e vogël private mbi tokën.

Por duhet theksuar se një masë shumë e madhe fshatarësh ishte me pak tokë ose pa tokë. Mjetet e punës

dhe metodat e punimit të tokës ishin primitive. Për pasojë rendimentet ishin shumë të ulëta dhe produkti

bujqësor nuk mjaftonte për të plotësuar nevojat minimale të popullit.

Qeveria e Ismail Qemalit duke pasur në qendër të vëmendjes problemin e njohjes ndërkombëtare e të

konsolidimit të pavarësisë së shtetit shqiptar, u përpoq të zgjidhte edhe disa detyra ekonomike të

ngutshme. Qeveria e Vlorës shpalli si detyrë parësore në fushën e çështjeve ekonomike, shtetëzimin e të

gjitha çifligjeve që kishin qenë pronë e Portës së Lartë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 56 237 ha

toka të punueshme. Shteti shqiptar u bë kështu çifligari më i madh i vendit.

Ana pozitive e shtetëzimit të çifligjeve, ishte ndryshimi i subjektit të pronës, kalimi i tyre nga pronë e

Perandorisë Osmane në çifligje të shtetit shqiptar. Por kjo masë nuk e ndryshoi përmbajtjen e

marrëdhënieve të pronësisë së tokës. Marrëdhëniet e vjetra të pronësisë u lanë të paprekura, çifligu nuk u

cenua, fshatarët nuk e morën tokën. Çifligarët jo vetëm i ruajtën, por edhe i forcuan pozitat e tyre

klasore duke u bërë klasë sunduese. Gjithsesi, prona çifligare edhe pse gëzoi mbështetjen e shtetit nuk u

rrit. Me qeverisje të prapambetur, vegla të vjetra të prodhimit feudal në mënyrën e administrimit,

rendimentet bujqësore në ekonominë feudale mbetën të vogla. Kjo përbënte edhe një nga arsyet që gjatë

viteve 1920, shitja e pronës çifligare eci me ritme të shpejta. Pakësimi i çifligjeve erdhi jo vetëm

nëpërmjet procesit të shitblerjes, por edhe nëpërmjet trashëgimisë.

Për ta rënduar përtej realitetit gjendjen ekonomike dhe raportet e pronësisë, që ekzistonin midis

fshatarësisë nga njëra anë dhe çifligarëve ose pronarëve me shumë toka nga ana tjetër, historiografët që

kanë përshkruar këtë periudhe gjatë regjimit monist, janë përpjekur ta nxijnë edhe më shumë sesa ka

qenë në të vërtetë luftën antagoniste midis këtyre dy klasave shoqërore, duke përkrahur si Robin Hood të

interesave të fshatarësisë, edhe lëvizjen e Haxhi Qamilit. Sigurisht që një përshkrim i tillë përtej situatës

reale nuk ishte i paqëllimtë, ai synonte të legjitimonte të gjithë Reformën Agrare që do të realizohej nga

55 Po aty, fq.112 dhe 113.

Page 33: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

32

viti 1945 e në vazhdim, duke krijuar bindjen se vetëm asgjësimi i pronës private dhe klasës së borgjezisë

e çifligarëve do të mund të sillte rritjen e mirëqenies ekonomike. Në këtë drejtim mund të veçojmë

qëndrimin që mban një nga këta autorë: megjithatë nga tokat e shitura prej çifligarëve të vjetër, vetëm

pak toka kaluan në duart e fshatarëve, pjesa më e madhe e tyre kaloi në duart e klasës së borgjezisë së

re. Shumica e fshatrave të vegjël dhe fshatarëve bujq, duke qenë të varfër nuk patën mundësi të merrnin

tokën që duhej dhe as të shtonin prodhimin bujqësor56. Lëvizja e fshatarësisë për tokën, e cila në vitet

1914- 1915 kishte arritur në kryengritjen e armatosur, të udhëhequr nga Haxhi Qamili, u aktivizua në

përpjesëtime të gjera në të gjitha viset e Shqipërisë. Ajo u bë nyja e kontradiktave klasore dhe ndezi

luftën politike brenda vendit. Fshatarësia dhe mbrojtësit e interesave të saj kërkonin që toka t’i jepej

bujkut pa shpërblim. Ekonomia shqiptare gjatë kësaj periudhe ishte e rrënuar, bujqësia qëndronte nën

peshën e marrëdhënieve gjysmëfeudale. Gjatë kësaj periudhe fajdexhinjtë ishin të vetmit kreditorë të

fshatarësisë. Huatë jepeshin me kushte shumë të rënda, me kamatë të lartë, 30-100 për qind, dhe nën

pengun e tokës, të kafshëve të punës, të pasurive të tjera të patundshme dhe të produkteve bujqësore57.

Një problem madhor, pas shpalljes së pavarësisë të vendit më 28 Nëntor 1912, ishte pamundësia e

ruajtjes të pronës shtetërore, për arsye të rritjes të ambicieve të pronarëve privatë të cilët zaptuan pjesë të

konsiderueshme të pronave shtetërore ku ata ishin kufitarë, duke përfituar edhe prej kohërave jonormale

ku shteti i ri shqiptar sapo ishte krijuar.

Gjatë periudhës 1912-1920, përpjekje më domethënëse e Qeverisë Shqiptare ishte iniciativa për të

inventarizuar dhe mbrojtur pasurinë e patundshme shtetërore. Kalimi nga sundimi osman në një vend të

pavarur, për shkak të tranzicionit stimuloi përpjekje për të zhdukur edhe ato regjistrime kadastrale që

ishin kryer mbas vitit 1876, kur u krijuan zyrat e kadastrës në Perandorinë Osmane58.

Për këtë arsye në muajin shtator të vitit 1913, Qeveria ngriti një Komision Hetues me qëllim për të

evidentuar tokat shtetërore të grabitura nga privatët, por për shkak të paqëndrueshmërisë politike në atë

kohë, ky Komision, pa sukses, u shpërnda në vitin 191459. Qeveria e Durrësit, e krijuar në vitin 1914,

tërhoqi të gjitha aktet e veprimeve të këtij Komisioni duke i dhënë fund njëherësh edhe detyrës së tij.

Gjithsesi Komisioni i krijuar nuk pati sukses në veprimtarinë e tij60.

56 Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë, shtëpia botuese “Rozafat”, Shkodër 2006, fq. 240. 57 Po aty, fq. 113 dhe 114. 58 Po aty, fq 4 59 Shqipëria gjatë viteve 1912-1937, Veprimi shtetëror në njëzetë vitet e parë të vetëqeverimit, Vëllimi I, Tiranë 1937, fq.

216. 60 Bisedime parlamentare, Fletore Zyrtare nr. 184, 185, përmbledhëse e fletoreve zyrtare të vitit 1926.

Page 34: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

33

Në vitin 1915, në kohën që vendi drejtohej prej Qeverisë provizore të Esat Pashë Toptanit, pasuria

patrimoniale shtetërore, bashkë me pasurinë private të qarkut të Durrësit, u regjistrua me anë të

komisioneve të posaçme. Këto regjistrime, të mbajtura në gjuhën turke, me laps e në disa radhorë

komercialë, u gjetën në depot e arkivave të Durrësit dhe u administruan, por vlera e vërtetë e tyre do

dilte në pah shumë vite më vonë edhe pse të dhënat e dokumentuara nuk ishin të plota61.

Gjatë kohës së pushtimeve të huaja e deri në vitin 1922, pasuria e shtetit shqiptar është administruar me

anë të një zyre të posaçme me qendër në Lushnjë-Berat. Kjo zyrë kishte të drejtë mbledhjen e një të

tretës të prodhimeve të tokës prej të gjithë bujqve të shtetit, duke qenë e detyruar nga ana tjetër të

ndihmonte familjet fshatare me farë e me mjete bujqësore etj62. Kjo zyrë administrative shtetërore e

veçantë, e varur nga Ministria e Financave, luajti deri diku një rol pozitiv si për sa i përket pikëpamjes

bujqësore, ashtu edhe ndalimit të grabitjeve të pasurive, por u suprimua në vitin 1923 dhe detyrat e saj

iu ngarkuan zyrave financiare të vendit.

Grabitja e pronës shtetërore, si një fenomen negativ, u kritikua jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë

tij. Faik Konica në një artikull të botuar në gazetën ‘Shqiptari i Amerikës” të datës 13 janar 1923,

shkruan; …..është e ditur prej të gjithëve dhe nuk e mohon askush, se çifligjet janë zgjatur dhe zgjeruar,

duke mbledhur dhera(toka) të huaja të shtetit ose të fshatarëve të varfër, ngandonjëherë me të vjedhur

pa bërë zë, por më dendur duke rrëmbyer me të vrarë a me të trembur63 .

Në kuadrin e këtyre rrethanave, ku shteti i ri shqiptar ishte mjaft i dobët dhe i pakonsoliduar, ishte e

pamundur miratimi i një legjislacioni dhe administrate të kualifikuar për mbrojtjen e pronësisë mbi

tokën, pavarësisht se kujt i përkiste ajo, shtetit apo individit privat. Për rrjedhojë, duke shfrytëzuar këtë

situatë, shumë persona të cilët nuk kishin pasur asnjë hektar tokë gjatë pushtimit turk, filluan të rriteshin

dhe të fuqizoheshin në pasurinë e tyre të paluajtshme, duke grabitur kryesisht çifligjet shtetërore dhe

duke u kthyer në këtë mënyrë në latifondistët e parë shqiptarë.

1.2. Menaxhimi i tokës bujqësore gjatë viteve 1920-1939

Fillimi i viteve 1920, do ta gjente Shqipërinë me një gjendje ekonomike dhe shoqërore të përkeqësuar.

Ekonomia e vendit ishte mjerane, bujqësia dhe fshati karakterizoheshin nga marrëdhëniet

gjysmëfeudale. Vendi vuante për bukën e gojës dhe krahina të tëra sidomos ato të veriut i kishte

61 Haxhi Shkoza, Financat e Shqipërisë, shtëpia botuese “Nikaj”, Tiranë 1935, fq. 9. 62 Po aty, fq 10. 63 Vangjush Gambeta, Pronësia mbi tokën dhe historia e saj, Tiranë 1999, fq. 87.

Page 35: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

34

pllakosur zija e bukës64. Bujqësia për këtë shkak ishte në një gjendje shumë të prapambetur. Një dëshmi

provuese e këtij realiteti të hidhur ishte deficiti tregtar i Shqipërisë gjatë periudhës 1920-1924 në

shumën 64.574 franga ari, mesatarisht 12.915 franga ari çdo vit. Në këtë deficit tregtar pjesën më të

madhe e zinin produktet ushqimore, të nevojshme për jetesën e përditshme që vendi ynë importonte

kryesisht nga Italia65.

Në fillim të këtyre viteve, jeta ekonomike e Shqipërisë varej çdo ditë nga rezultatet e prodhimit

bujqësor. Prodhimi ishte i pamjaftueshëm për plotësimin e nevojave të popullit, ndaj dhe Shqipëria ishte

e detyruar të importonte njësi ushqimore të cilat edhe pse mjaft mirë mund t`i kultivonte vetë në tokën e

saj. Në këto vite nuk ka statistika të plota për zonat e kultivuara. Në rastin e Shqipërisë Veriore dhe

Qendrore, vetëm një e dhjeta e tokës së punueshme ishte realisht e punuar. Në pjesën e Shqipërisë

Jugore, toka bujqësore ishte shumë më tepër e kultivuar. Të dyja pjesët e Shqipërisë, në lidhje me

metodat e kultivimit dhe të nivelit të përgjithshëm të qytetërimit, kishin një dallim shumë të

konsiderueshëm, ku pa dyshim, pjesa jugore e vendit është shumë më e avancuar. Për sa i takon pasurive

të mëdha (çifligjeve) ato gjendeshin mbi të gjitha në qendër të vendit (Tiranë, Elbasan , Berat), dhe

sidomos në pjesën me pjellore të qarkut të Myzeqesë, e cila në rast se kultivohej mirë mund të

plotësonte të gjithë nevojat që kishte Shqipëria për drithëra66.

Megjithatë, pronari i pjesës më të madhe të tokës të punueshme në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, ishte

vetë Shteti, i cili zotëronte mbi 50.000 hektarë tokë bujqësore, ku një pjesë e konsiderueshme e kësaj

sipërfaqeje ishte dhënë me qira nga Shteti, ku fshatarët që kishin marrë tokat me qira nga shteti,

paguanin në favor të tij qiranë që përbëhej në një të tretën e prodhimeve vjetore që ata realizonin në

natyrë. Në të njëjtën mënyrë, pronarët e tokave të mëdha që nuk kultivonin tokat e tyre, i jepnin këto

toka me qira për fermerët me pak tokë ose pa tokë fare, prej të cilëve merrnin një të tretën e prodhimeve

të tokës në natyrë67.

Metodat e kultivimit të tokës ishin primitive. Si mjete kryesore për të punuar tokën përdoreshin plugjet

me aks prej druri, ku brazda që ato hapnin rrallëherë ishte më shumë se 20 cm e thellë. Përdorimi i

makinerive dhe i plehrave artificiale është i panjohur dhe fermerët e kishin të panjohur sistemin e

rotacionit të kulturave bujqësore. Një vëmendje të veçantë fermerët shqiptarë i kushtonin edukimit të

64 Iliaz Fishta dhe Veniamin Toçi, Gjendja ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 1912-1924, shtëpia botuese “8 Nëntori”,

Tiranë 1983, fq. 29-30. 65 Po aty, fq. 31-32. 66 Albert Calmes, Economic and Financial Situation of Albania, (Annex to the Report presented to the Council by the

Financial Committee of the Provisional Economic and Financial Committee), Geneva 1922, publikuar nga “University of

California at Los Angeles”, fq. 10. 67 Po aty

Page 36: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

35

kafshëve, të cilat ata i preferonin më shumë në kultivimin e tokës sesa makineritë bujqësore sepse nuk

kishin mundësi t`i blinin, kjo edhe për shkak të varfërisë68.

Për të përmirësuar bujqësinë shqiptare nevojitej krijimi i shkollave të bujqësisë, futja e modelit të

fermave në bujqësi, hapja e rrugëve të reja, që ishte më se e nevojshme, praktikimi si edhe mësimi i

metodave të reja të kultivimit të tokës, me qëllim inkurajimin e zgjidhjes të problemeve të shumta agrare

në rrethe të ndryshme bujqësore të vendit. Qeveritë e këtyre viteve ndërmorën një sërë reformash me

qëllim përmirësimin e metodave të kultivimit të kulturave bujqësore. Dhe me këtë synim një shkollë

bujqësore, me një kurs trevjeçar për trajnimin e nxënësve si dhe një fermë tip modeli u hap për herë të

parë në shtator të vitit 1921 në Nën/ Prefekturën e Lushnjës. Një reforme tjetër, e ndërmarrë në këtë

periudhë, ishte ndarja e një pjese të tokës bujqësore në Selenicë të Vlorës për eksperimente bujqësore.

Në këtë frymë, për të inkurajuar mënyrën e kultivimit të tokës bujqësore, Shteti hapi një magazinë të

shitjes të makinerive bujqësore në Vlorë, ku makinat u shitën me çmimin e kostos. Shteti shpërndau

falas farën për fermerët për t’i nxitur ata që të eksperimentonin me kulturat e reja dhe për të përmirësuar

të lashtat ekzistuese 69.

Përfitimet më të mëdha, që mund të jepeshin për bujqësinë do të ishte parandalimi i përmbytjeve

periodike dhe tharja e kënetave. Rajoni i bregdetit, me të vërtetë ishte shumë pjellor dhe megjithatë ky

territor i vendit, për pjesën më të madhe të tij ishte i pakultivuar dhe madje edhe i pabanuar, ndërsa në

rrethet malore të veriut, toka shterpë nuk mund të siguronte ushqimin e mjaftueshëm për banorët e

këtyre zonave. Shpjegimi i këtij fenomeni ishte se pjesa bregdetare, që në fakt përbënte edhe pjesën më

pjellore në dukje, në pjesën më të madhe të saj ishte dy metra nën ujë, në trajtën e luginave dhe të

kënetave dhe për pasojë e pamundur për t’u punuar70.

Kullimi i kënetave dhe lagunave përbënte një çështje të rëndësisë të madhe. Ky proces ishte i

dëshirueshëm në interes të rritjes së prodhimit bujqësor, stabilizimit të bilancit tregtar, shëndetit publik

dhe plotësimit të nevojave të popullsisë në rritje. Sasia vjetore e reshjeve në Shqipëri ishte një nga më të

konsiderueshmet në Europë. Vëzhgimet e bëra nga franceskanët në Shkodër, gjatë një periudhe prej

pesëmbëdhjetë vitesh, nxorën përfundimin se sasia e reshjeve mesatare vjetore ishte 1,428 mm dhe ajo

maksimale 2.242 mm. Këto reshje të bollshme, që mund të ndihmonin në masë të madhe në zhvillimin e

bujqësisë, për fat të keq ishin të shpërndara në mënyrë të pabarabarta në mes të stinëve të ndryshme të

vitit. Shirat e rrëmbyer në vjeshtë dhe në dimër, veçanërisht të rënduar në muajin tetor, bënin që

68 Albert Calmes, “vepër e përmëndur”, fq. 11. 69 Po aty, fq. 10. 70 Po aty, fq. 11.

Page 37: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

36

lumenjtë të fryheshin dhe të dilnin nga shtretërit e tyre duke shkaktuar dëme të shumta. Shumë prej

këtyre lumenjve ishin krejtësisht të thatë nga qershori deri në gusht, çka i bënte ata të padobishëm për

ujitjen e tokave bujqësore. Reshjet e shumta, që binin në vjeshtë dhe pranverë, bënin që zonat e

përmbytura të bëheshin këneta, të pashfrytëzueshme, burim mushkonjash, të cilat përhapnin malarien

vdekjeprurëse71.

Kullimi i këtij territori ishte e vetmja rrugëdalje që do të ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme në

rritjen e prodhimit bujqësor, pasi toka e përmbytur ishte veçanërisht pjellore. Toka që kërkonte kullim

zinte rreth 1,722 km katrore, nga të cilat 391 km katrore ishin të përmbytura çdo vit. Kjo tokë shtrihej

përgjatë bregdetit nga Shkodra në drejtim të Vlorës në jug. Kostoja totale që kërkohej për realizimin e

kësaj reforme, përllogaritej rreth 50.000.000 FRS, ku në përfundim të bonifikimit, përfitimet që merrte

vendi shkonin në 1,722 km katrore tokë të punuar më shumë, si dhe në zhdukjen e malaries tërësisht. Për

sa i përket të mirave të procesit, bonifikimi i çdo kilometri katror kënetë do të kapte vlerën e 80.000

franga, ku vlera totale në pronësi të shtetit do të kapte vlerën e 138.000.000 franga, apo rreth tri herë më

shumë se kostoja e punës që do të kërkohej për tharjen e tyre72.

Realizimi i një reforme të tillë, në mënyrë të qartë e tejkalonte kapacitetin financiar të Shtetit, ndaj dhe

për realizimin efektiv të saj sugjerohej një tjetër zgjidhje, ku Shteti mund të jepte me koncesione

bonifikimin e tokave të përmbytura në favor të personave privatë, duke u dhënë atyre si shpërblim të

gjitha prodhimet e tokave të bonifikuara, për një numër të caktuar vitesh, pas së cilës kjo tokë me të

gjitha përmirësimet e bëra nga përdoruesit dhe gëzuesit e tyre do të bëhej serish pronë e shtetit73.

Kjo reformë, e cila u propagandua nga qarqet më intelektuale të kohës, kishte veçse aspekte pozitive, ku

ndryshe nga kostoja e ndërtimit të rrugëve, shumat që do të investoheshin për tharjen dhe bonifikimin e

kënetave, sillnin rritjen e kapitalit në mënyrë të menjëhershme dhe në mënyrë produktive, si në rastin

kur tokat e bonifikuara jepeshin me qira ashtu edhe në rast se ato do të shiteshin.

I të njëjtit qëndrim për zgjidhjen e problemit agrar nga njëra anë dhe ndalimin e grabitjes të tokave, që i

përkisnin çifligjeve të shtetit, me qëllim për të bërë një administrim sa më të mirë të tyre, ishte edhe

Mehdi Frashri që i nisur nga të dhënat statistikore që zotëronte ofronte tri propozime mjaft të dobishme

në lidhje me problemin agrar74:

71 Po aty, fq. 12. 72 Po aty, fq 13. 73 Po aty, fq.14. 74 Mehdi Frashëri, Probleme shqiptare, shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2006, fq.149.

Page 38: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

37

a) Shteti për të mbrojtur çifliqet e veta duhet t`i vendosë familjet bujqësore në katunde nga 200

familje secili dhe t’u shpërndajë atyre toka falas për t`i punuar, ndërsa tokën që ngelte ta përdorë

për kolonizim të brendshëm, duke marrë familje nga malësitë e Beratit, Skraparit, Kolonjës etj,

dhe t’i vendosë në tokat e Myzeqesë çka do të rriste numrin e familjeve bujqësore që do të

kontribuonin në punimin e kësaj zone dhe në tharjen e kënetave.

b) Tokat që ngelen nga çifliqet e shtetit t’u jepen me qira ndonjë shoqërie shqiptare me afat

koncesionar 25 vjet si dhe me kushtin që të kontribuojë në bonifikimi e tyre.

c) Shteti duhet të vërë në dispozicion të familjeve bujqësore një administratë me agronomë të zotë,

të aftë të njohin problemet e bujqësisë dhe mënyrën e zgjidhjes të tyre.

Me gjithë nevojën për kryerjen e një reforme të tillë shumëlargpamëse, e cila do të rriste së tepërmi

sipërfaqet e tokave të punuara dhe bashkë më të edhe mirëqenien e popullit dhe rritjen e zhvillimit

ekonomik, realizimi i saj efektiv do të kërkonte disa dekada për t’u bërë realitet.

Problemi agrar në fillim të viteve ’20 përbënte “nyjën gordiane” për shoqërinë shqiptare, kohë kjo kur

Shqipëria gjendej në provën e vështirë të ndërtimit të një shteti demokratik. Kjo ishte edhe arsyeja që

problemi i pronësisë mbi tokën dhe mbi zhvillimin bujqësor në tërësi, të shtroheshin si një problem i

mprehtë në kuadrin e përgjithshëm të reformimit politik, ekonomik dhe kulturor të shoqërisë shqiptare të

asaj kohe75.

Një nga politikanët më aktivë për kohën, që do t’i kushtonte një vend të posaçëm ekonomisë së vendit

në tërësi dhe bujqësisë në veçanti, në fjalimet e mbajtura në Kuvendin e Shqipërisë apo në gazeta e të

ndryshme brenda dhe jashtë vendit ishte Faik Konica. Sipas tij rrugëdalja për zgjidhjen e problemit agrar

në Shqipërinë e atëhershme ishte kryerja prej qeverisë shqiptare e Reformës Agrare, e cila shikohej si

reforma më e vështirë e kohës. Reforma Agrare duhej të ishte e tillë që të mos bënte të pakënaqur

pronarët e tokës, por nga ana tjetër të bënte të kënaqur edhe bujqit e varfër. Konica mendonte se rruga

më e drejtë për zgjidhjen e problemit agrar në Shqipëri do të ishte rruga e përdorur prej qeverisë rumune.

Pra qeveria të blinte një pjesë të tokave nga pronarët e mëdhenj dhe më pas t`ua jepte me qira këto toka

fshatarëve të varfër për të mbijetuar76.

Megjithatë, edhe vetë Konica ishte tepër skeptik për zgjidhjen e këtij problemi në Shqipërinë e viteve

’20, sepse kudo sundonte konservatorizmi. Proprietarët e dheut në Shqipëri, shkruante Konica,

s’kuptojnë që interesi i tyre është që të bëhen reforma të shpejta në fushën e çifligjeve, ata duan me zor

75 Valentina Duka, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, shtëpia botuese e “Librit Universitar”, Tiranë 2008, fq.

131. 76 Po aty, fq. 131.

Page 39: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

38

ta shtyjnë popullin të ngrihet dhe të bëjë të vetmen reformë që di populli të bëjë kur tërbohet, të therë

proprietarët dhe t’u marë tërë dhenë77.

Ekonomia shqiptare e fillimviteve ’20 përbën një terren të studiuar dhe të analizuar jo vetëm nga

studiuesit shqiptarë, por edhe nga ata të huaj, të cilët kanë pasur në fokusin e vëmendjes së tyre

Shqipërinë. Sipas Bernd J. Fisher, i cili ka studiuar ekonominë jo vetëm të vendit tonë, por edhe në

vendet fqinje gjatë kësaj periudhe, është konstatuar se mbas Luftës të Parë Botërore, përveç humbjes së

mijëra jetëve të njerëzve dhe shkatërrimeve, ekonomitë e vendeve ballkanike, kryesisht agrare ishin

dobësuar edhe më shumë. Problemi madhor i këtyre ekonomive ishte fshatarësia që lëngonte nga

prodhimtaria e ulët dhe mbipopullimi në fshat. Reformat e tokës, që u tentuan dhe u ndërmorën gjatë

kësaj periudhe, synonin që t’u përgjigjeshin nevojave të fshatarëve, por që nuk dha rezultatet e duhura.

Prodhimi bujqësor nuk u rrit se në mungesë të tokës të pamjaftueshme fshatarët nuk kishin mundësi të

blinin farëra dhe makineri bujqësore. Përfundimisht shtetet ballkanike nuk ishin të zotët të thyenin dhe të

dilnin jashtë ciklit të vendeve të pazhvilluara, ndaj vijuan të eksportonin lëndë të parë dhe të importonin

mallra industriale78.

Në krye të viteve 20, mbi 90% e popullsisë së vendit tonë merrej me bujqësi ose me mbarështimin e

blegtorisë, ndërkohë që vetëm 9% e saj kishte tokë të punueshme79 .

Me gjithë ekzistencën e disa pak notave optimiste, qysh nga viti 1920 strukturat e pashëndetshme

ekonomike, që ishin ndërtuar, kishin filluar pa dyshim të jepnin rezultat e tyre të dëshpëruara. Më tepër

se 28 % e të ardhurave shtetërore sigurohej prej sistemit fshatar të shoqërisë shqiptare, ku 76% e kësaj

shifre paguhej nga fshatarët e varfër. Këto taksa ishin konceptuar sipas sistemit fiskal turk dhe

konsistonin kryesisht në taksën mbi kafshët bujqësore dhe sistemin e së dhjetës, i cili kërkonte prej

fshatarëve të magazinonin prodhimin e tyre dhe të prisnin derisa të vinin taksambledhësit e qeverisë për

të marë pjesën e tyre80.

Nevoja për zbatimin e një Reforme Agrare e cila shikohej si rruga e vetme për plotësimin e nevojave të

shumicës të popullsisë që jetonte në fshat, kishte bërë që të gjitha forcat politike që propagandonin,

programet e tyre politike gjatë viteve ’20-24 ta kishin një nga objektivat kryesore. Megjithatë duhet

theksuar se për zgjidhjen në themel të problemit agrar, më shumë thuhej në letër sesa realizohej në

realitet. Pakënaqësia, që pushtoi kryesisht masat fshatare në jug, bëri që zbatimi i Reformës Agrare të

77 Po aty, fq. 132. 78 Bernd J.Fisher, Diktatorët e Ballkanit, botim i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008, fq. 3. 79 Po aty, fq. 23. 80 Bernd J.Fisher, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, shtëpia botuese “Çabej”, Tiranë 2004, fq. 178.

Page 40: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

39

ishte një domosdoshmëri, por edhe veriu i vendit nuk mbeti pas, për shkak të indiferentizmit dhe

paaftësisë së qeverisë, për të bërë një përparim më të shpejtë drejt përmirësimit të kushteve të jetesës të

popullsisë e cila ishte goditur nga uria81.

Ardhja në pushtet e Nolit nëpërmjet Revolucionit të Qershorit u prit me shumë pozitivitet nga masat e

gjera fshatare pa tokë ose me fare pak tokë. Një nga pikat kryesore të programit të Qeverisë të Nolit

ishte “përmirësimi i kushteve ekonomike të bujqve nëpërmjet sigurimit të pavarësisë së tyre

ekonomike”. Kjo pikë e programit edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk nënkuptonte gjë tjetër

veçse zbatimin e Reformës Agrare, që do të prekte asetet e një pjese të konsiderueshme të aristokracisë

shqiptare, përfshirë klasën politike të asaj kohe. Në zbatimin me sukses të programit të vet, përfshirë dhe

inpelementimin me sukses të Reformës Agrare, Noli bëri dy gabime të rënda, e para që ngriti një

Gjykatë Politike duke deklaruar tradhtarë dhe dënuar me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, Shefqet

Vërlaci, Iljaz Vrionin etj, si dhe gabimin e dytë duke mos zhvilluar zgjedhje të lira për të fituar jo vetëm

simpatinë e popullit, por edhe për të ligjëruar veten në arenën ndërkombëtare82.

Shqetësimi i mosbërjes së zgjedhjeve pluraliste, ishte një konstatim që Nolit iu vu në dukje nga

mbështetësit e tij më të afërt, sikurse ishte Faik Konica. Në letrën që Konica i drejtonte Nolit në dhjetor

të vitit 1924, ndër të tjera ai theksonte se ..duke mos bërë zgjedhjet në korrik, qeveria juaj s’ka bazë

legale dhe në sy të botës kjo qeveri është e parregullt…83.

Këto dy gabime të karakterit politik, u pasuan më pas me paaftësinë e administratës shtetërore për të

zbatuar një nga pikat kryesore të programit të vet që ishte Reforma Agrare, ku pakënaqësia e zhgënjimit

në masat popullore u bë gjithnjë e më e madhe dhe nga ana tjetër rezistenca për të dështuar, zbatimi i

Reformës Agrare nga klasa politike, përfshirë edhe ata politikanë që e kishin mbështetur Nolin për të

ardhur në Pushtet. Në këtë mënyrë, Qeveria e Nolit shumë shpejt do ta humbiste popullaritetin brenda

vendit e shoqëruar kjo edhe me mosfitimin e mbështetjes nga Fuqitë e Mëdha. Sikurse shkruan vetë

Noli, në lidhje me dështimin e zbatimit të Reformës Agrare vite më vonë, pas riardhjes në pushtet të

Zogut, ai deklaron se …në lidhje me zbatimin e Reformës Agrare unë ngjalla zemërimin e aristokracisë

të tokës, duke mos arritur t`i realizoja ato, humba mbështetjen e masave fshatare. Kolegët e mi në

Qeveri dhe shumica e oficerëve të ushtrisë ose ishin kundër, ose në rastin më të mirë indiferentë ndaj

zbatim të këtyre reformave, megjithëse më parë ishin deklaruar në favor të tyre. Zoti Sotir, Regjenti, ju

81 Joseph Swire, Shqipëria, ngritja e një mbretërie, shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2005, fq. 236. 82 Po aty, fq. 345. 83 Valentina Duka, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, shtëpia botuese e “Librit Universitar”, Tiranë 2008, fq.

134.

Page 41: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

40

kundërvu hapur dhe ashpërisht atyre. Zoti Ajris, arriti të bindte të gjithë ata që ishin përreth meje se

reformat agrare ishin një risi e rrezikshme bolshevike84.

Duke u rikthyer tek përmbajtja e Ligjit “Mbi reformën agrare”, të miratuar nga qeveria e Nolit ai u

emërtua “Mbi shpronësimin e pasurisë shtetërore”. Sipas tij, shpronësimit i nënshtroheshin të gjitha

tokat e pasurisë se shtetit, tokat e punuara dhe të papunuara, kullotat, pyjet, livadhet, kopshtet, stanet,

mullinjtë dhe çdo pasuri tjetër e luajtshme dhe e paluajtshme. Përjashtoheshin nga shpronësimi pyjet dhe

kullotat, që kishin sipërfaqe më të mëdha nga sa duhej për të plotësuar nevojat e fshatarëve, çifligjet që

kishin në nëntokën e tyre minerale bakri, hekuri, qymyrguri, kripe, ujëra minerale, etj, tokat dhe godinat

e rezervuara për vepra publike ose ndërtesa qeveritare85.

Tokat e shpronësuara u jepeshin familjeve fshatare sipas disa kritereve, të cilat ndiqnin një radhë sipas

nevojave parësore të atyre familjeve që nuk kishin fare tokë. Në këtë mënyrë toka do t’u jepej familjeve

fshatare duke respektuar këtë radhë86:

Së pari, fshatarëve që nuk kishin tokë të tyre dhe që banonin e punonin në tokat e shpronësuara;

Së dyti, fshatarëve që merreshin me bujqësi dhe që nuk kishin toka të tyre;

Së treti, proletarëve shqiptarë;

Së katërti, fshatarëve që nuk kishin më tepër se 4-6 hektarë tokë (këtyre iu jepej sasia suplementare),

Së pesti, zejtarëve dhe profesionistëve të ndryshëm që banonin në tokat e shpronësuara.

Nuk përfitonin nga tokat e shpronësuara të arratisurit, të dënuarit nga gjyqet për vjedhje e vrasje, ata që

kishin tokën e tyre pas shpalljes së këtij projektligji dhe ata që kishin tokë të mjaftueshme për mbajtjen e

familjeve të tyre.

Siperfaqja e tokës që u jepej fshatarëve caktohej në përshtatje me kushtet e veçanta të vendit, si dhe

duke pasur parasysh përbërjen e familjes dhe prodhimtarinë e tokës. Çdo familjeje, që vendosej në tokat

e shpronësuara, i jepej perveç 1/2 ha tokë për ndërtimin e shtëpise e godinave bujqësore, edhe një

sipërfaqe tokë e punueshme deri në 6 ha. Kurse familjes së bujkut, që kishte më tepër se tre djem, i jepej

edhe një sasi tokë suplementare (1/3 e sipërfaqes së caktuar). Pleqtë mbi 58 vjeç dhe të paaftëve për

punë, që banonin në tokat e shpronësuara u jepeshin nga 2 ha tokë. Zejtarëve dhe profesionistëve, përveç

84 Po aty, fq. 346. 85 Projektligji dt. 3/8/1924, Mbi shpronësimin e pasurive shtetërore, Fletore Zyrtare nr.45 përmbledhëse e fletoreve zyrtare të

vitit 1924. 86 Po aty.

Page 42: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

41

tokës së nevojshme për truall, u jepej edhe nga 1 ha tokë. Grave të veja, që banonin në tokat e

shpronësuara dhe nuk kishin djem, u jepej vetëm gjysma e sipërfaqes së caktuar87.

Nga tokat e shpronësuara u jepeshin fshatarëve, për plotësimin e nevojave të tyre të përbashkëta

(komunale) një sipërfaqe e mjaftueshme tokë për rrugë, për varreza, për ngritjen e godinave shkollore,

për kullota, kopshte dhe pyje. Sipërfaqja e kullotave caktohej për çdo fshat në bazë të numrit të bagëtive

që kishin fshatarët, duke vënë si kufi që çdo familje fshatare të mos mbante më tepër se 25 krerë bagëti

të imëta, 10 krerë bagëti të trasha dhe qetë e punës. Sipërfaqja e pyjeve caktohej në një masë të tillë sa të

plotësonte nevojat e domosdoshme të fshatarëve. Përveç këtyre, çdo fshatari i jepej edhe një sipërfaqe

toke për mbjelljen e pemëve. Punimi i kësaj sipërfaqeje dhe përfitimet prej saj ishin të përbashkëta për

fshatin. Kjo sipërfaqe caktohej sipas numrit të familjeve që kishte fshati dhe nuk duhej të kalonte 1/10

hektarë për çdo familje.

Në projektligj nuk përcaktohet qartë nëse toka u jepej fshatarëve falas apo me pagesë. Por nga

përmbajtja e tij del se tokat që u shpërndaheshin fshatarëve ndaheshin në dy grupe: në toka që u jepeshin

falas fshatarëve dhe në toka që u shiteshin fshatarëve.

Projektligji vinte një sërë kufizimesh që synonin mbrojtjen e pronës së vogël mbi tokën. Fshatarët e

vendosur në tokat e shpronësuara detyroheshin ta punonin vetë tokën. Ndalohej dhënia e tokës me qira,

me përjashtim të rastit kur fshatari i vendosur në të, për arsye sëmundjeje a të ndonjë arsyeje tjetër të

jashtëzakonshme, nuk mund ta punonte vetë. Fshatari nuk kishte të drejtë as ta transferonte, as ta shiste

tokën e dhënë falas nga shteti, kurse tokën që e blinte nga shteti me ankand ose pa ankand, mund ta

shiste vetëm pasi t`i kishte paguar vlerën e plotë të shtetit dhe pasi të kishte kaluar dhjetë vjet88.

Për të ruajtur tokën nga copëtimi i mëtejshëm, projektligji përcaktonte si trashëgimtar të tokës vetëm

djalin e madh të fshatarit. Kur fshatari nuk kishte djem, tokën e trashëgonin vajzat derisa ato të

martoheshin, pas kësaj toka bëhej përsëri pronë e shtetit.

Sipas projektligjit, të gjithë ata që merrnin toka shtetërore dhe brenda tre vjetëve nuk i punonin,

humbisnin të drejtën e fituar, përveç kur kishin shkaqe të jashtëzakonshme. Toka u jepej bujqve të tjerë

nevojtarë ose shitej në ankand.

Projektligji parashikonte edhe një sërë masash favorizuese për fshatarët. Me krijimin e Bankës

Bujqësore, bujqit e vendosur në tokat e shpronësuara kishin të drejtë të merrnin kredi deri në 600 fr. ari

për të blerë vegla bujqësore dhe për të ndërtuar shtëpinë. Kredia jepej për një afat prej 10 vjetësh.

87 Po aty. 88 Po aty.

Page 43: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

42

Shtëpia e bujkut dhe dy hektarë tokë nuk mund të shpronësoheshin ose të shiteshin për të shlyer

detyrimet që ai i kishte shtetit ose personave të tjerë. Lënda e drurit, që i nevojitej bujkut, të vendosur në

tokat e shpronësuara, për ndërtimin e shtëpisë dhe godinave të tjera bujqësore, në qoftë se nuk mund të

sigurohej nga pyjet e katundit të tij, i jepej falas nga pylli më i afërt i shtetit. Për shpronësimin e pasurisë

shtetërore dhe për shpërndarjen e saj fshatarëve në çdo prefekturë, formohej një komision i posaçëm.

Komisioni matte tokat që shpronësoheshin dhe i klasifikonte, caktonte personat që kishin të drejtë të

përfitonin nga tokat e shpronësuara, si dhe sasinë e tokës që do t’i jepej çdo fshatari.

Projekligji në tetor të vitit 1924 iu paraqit për studim Ministrit të Drejtësisë, Stavro Vinjaut, i cili bëri

një varg propozimesh të rëndësishme në favor të fshatarësisë. Ai propozonte që në dhënien e sipërfaqes

suplementare të familjeve të mëdha, të mos merreshin parasysh vetëm djemtë, por edhe vajzat. Në

komisionin e prefekturës, për zbatimin e Reformës Agrare, duhet të përfaqësoheshin edhe bujqit e

zonave të shpronësuara. Ja disa propozime të tij; ..jemi të mendimit që në çdo komision të tillë të jenë dy

përfaqësues të bujqve që do të zgjidhen prej bujqve të vendit, që do të shpronësohet. Të mos i shtohet

kamata e vlerës së pasurisë së shpronësuar, se kjo do ta rëndonte shumë bujkun dhe do ta detyrojë ta

blerë tokën me një çmim dyfish më të lartë… Ai ishte kundër shitjes në ankand të pasurive të

shpronësuara, pasi në këtë mënyrë favorizoheshin pronarët e mëdhenj, kurse projektligji theksonte

Stavro Vinjau, kishte për qëllim të krijonte pronarë të vegjël dhe jo të mëdhenj89.

Shperndarja e tokës bujqësore nëpërmjet Reformës Agrare synonte vendosejn e një ekulibri midis klasës

të fshatarsisë që sa vinte dhe varfërohej dhe klasës të bejlerëve të pasur, të cilët edhe pse në dukje

humbisnin nga kjo reformë, siguronin qetësinë në administrimin e tokave të tyre. Sikurse thekson

Emmanuel Mounier, një ideolog që mbështtet teorinë e vet te barazia dhe parimet fetare: detyra e

shpërndarjes të të së tepërmes, kur të gjitha aspektet e saj mblidhen së bashku, na duket një detyrë e

mirfilltë drejtësie dhe dashuri vllazërie90.

Është më e vertetë se vetë Drejtësia, prania e të varfrit në tryezën e të pasurit që kërkon llogari jo vetëm

për mbeturinat, por edhe për mospërfilljen e tij91.

Me gjithë karakterin e saj përparimtar demokratik, Reforma Agrare e projektuar nga Qeveria e Nolit nuk

do ta zgjidhte problemin agrar në Shqipëri. Kjo reformë edhe po të zbatohej, do të zhdukte vetëm pronën

e madhe cifligare të shtetit. Vetë emërtimi i reformës «Projekt dekretligji mbi shpronësimin e pasurisë

shtetërore» shpreh qartë karakterin e kufizuar të kësaj reforme. Nuk u parashikua të prekej prona

89 Paskal Haxhi, Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, Tiranë 1998, fq. 27. 90 Emmanuel Mounier, Nga prona kapitaliste te prona njerëzore, shtëpia botuese “Logos”, Tiranë 2008, fq. 103. 91 Po aty.

Page 44: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

43

cifligare private, e cila përbënte 2/3 e pronës çifligare. Për pasojë, nga zbatimi i reformës do të përfitonte

vetëm një pjesë e vogël e fshatarëve. Pjesa dërrmuese e tyre do të vazhdonte të mbetej në gjendjen e

mëparshme pa tokë. Me një konceptim të tillë ekonomiko-shoqëror Reforma Agrare do të ishte një

zgjidhje kompromisi që do të kënaqte nga pak interesat e klasave të ndryshme. Por edhe kjo reformë që

u projektua nuk u zbatua. Si rrjedhim, problemi agrar mbeti në rendin e ditës dhe i pazgjidhur92.

Si aspekt pozitiv për t’u theksuar, gjatë qeverisjes të Nolit, ishte konfiskimi i tokave të të arratisurve

politikë, veprim ky i lehtë për t'u kryer në kushtet e mungesës së tyre. Sigurisht që konfiskimi i tokave të

të arratisurve politikë më shumë sesa qëllim për të realizuar pritshmërinë e fshatarësisë pa tokë, kishte

si qëllim goditjen e kundërshtarëve politikë në të gjitha drejtimet, ku pa diskutim konfiskimi i pasurisë

tyre ishte jo vetëm mjet asgjësimi, por edhe mjet presioni psikologjik ndaj masave të gjera të popullit që

prisnin më shumë.

Nevoja për kryerjen e një Reforme Agrare dhe mbi të gjitha evokimi i ashpërsimit të luftës të klasave

midis fshatarësisë pa tokë dhe me pak tokë nga njëra anë dhe pronarëve të pasur ka qenë në fokusin e

posaçëm të historografëve të kohës të Regjimit Monist, të cilët për të justifikuar atë që Regjimi Monist

do të ndërmerrte mbas datës 29 Nëntor 1944, do të donin ta shprehnin si një aspiratë dhe nevojë të

familjeve të shumta në fshatra që kishte filluar qysh në fillim të viteve ’20.

Sipas këtyre historografëve, të detyruar edhe për shkak të Regjimit, realizimi i një Reforme Agrare nuk

mund të bëhej ndryshe vetëm duke u hedhur fshatarët pa tokë ose me pak tokë në revolta konkrete dhe

duke bërë të tyren tokën e pronarëve me shumë tokë apo të etiketuar me zhargonin fyes të kohës si

çifligarë, agallarë dhe bejlerë. Sigurisht që pakënaqësi në jetesën e përditshme karshi vështiruesve që

kalonin familjet fshatare ka pasur, por që të thuash se ata kanë qenë pjesë e aksioneve dhe të grabitjes së

pronës të pronarëve të pasur një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por përkundrazi për shkak të

mosshlyerjes të detyrimeve financiare ndodhte krejt e kundërta -rritja e sipërfaqes së tokës bujqësore të

pronarëve të mëdhenj, falë edhe sistemit të fajdeve. Një qëndrim i tillë pa diskutim që është i pavërtetë

me faktet e kohës, por një qëndrim i tillë nuk ishte dhe aq naiv pa një qëllim konkret, pasi ai synonte të

legjitimonte Reformën Agrare të asgjësimit të pronës private që do të ndërmerrte Regjimi Komunist.

Shembulli më i mirë i asgjësimit të pronës private, me qëllim për të manipuluar opinionin publik do të

ishin fryrja e madhështisë së revoltave të fshatarësisë në fillim të viteve ’20 të cilat për shkak të

pakënaqësisë dhe shfrytëzimit nga pronarët me shumë tokë u hodhën në veprime spontane për

92 Iliaz Fishta dhe Veniamin Toçi, vepër e përmendur, fq. 52.

Page 45: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

44

rrëmbimin e tokave. Këto veprime të fshatarësisë dhe aspiratat e saj për tokën u cilësuan nga shtypi i

kohës si zgjidhje me metoda ekstreme të çështjes agrare93.

Duke vazhduar më tej analizën, ata theksojnë se njëra nga arsyet pse dështoi kryerja e Reformës Agrare

e Qeverisë të Nolit ishte skepticizmi dhe mungesa e vizionit si edhe e vendosmërisë së klasës

intelektuale të kohës ku bënte pjesë edhe klasa e borgjezisë, dobësi të cilën e shmangu Partia Komuniste

dy dekada më vonë, duke e bërë realitet të prekshëm Reformën Agrare94.

Për të justifikuar kryerjen e Reformës Agrare, këta autorë u përpoqën të veshin në gjuhën e disa

deputetëve se një nevojë për kryerjen e një reforme të tillë buronte nga Revolucioni Bolshevik i Tetorit

në Rusi. Në luftën politike të viteve 1922-1924, për zgjidhjen e problemit agrar, u shquan sidomos

figura të tilla si Avni Rustemi dhe Halim Xhelo, të cilët përkrahën fuqimisht kërkesat themelore të

fshatarësisë për tokën dhe u shprehën hapur për reforma demokratike në interes të popullit dhe kundër

feudalizmit95. Idetë e Revolucionit Bolshevik të Tetorit u ndien edhe në Shqipëri duke frymëzuar

kryengritjen e armatosur të qershorit të vitit 1924, e cila ka pasur karakter antifeudal dhe demokratiko-

borgjez. Kundër Reformës Agrare u ngritën çifligarët, të cilët nuk u pajtuan aspak me mendimin për t`i

kthyer fshatarëve tokat e tyre. Edhe borgjezia e re nuk përkrahte reforma që çonin në shndërrime

rrënjësore. Ajo pranonte domosdoshmërinë e një Reforme Agrare për t’u dhënë toka fshatarëve që

kishin nevojë, por vetëm duke prekur çifligjet shtetërore96.

Sikurse del nga analiza e mësipërme, gjithçka që do të cenonte themelet e pronës private mbas vitit

1945, nuk ishte e rastësishme, por kishte filluar të ndodhte qysh në fillim të viteve ’20, ndaj dhe ishte më

se e justifikuar.

Reforma shumë të rëndësishme, me karakter kushtetues, ligjor dhe institucional, në lidhje me mbrojtjen

e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme pronë private dhe shtetërore do të realizoheshin

mbas vitit 1925, kohë e cila ka të bëjë me vendosjen e Republikës dhe tri vite më vonë me vendosjen e

Monarkisë Kushtetuese. Statuti Themeltar i Republikës, i cili u miratua në datë 21.01.1925,

sanksiononte disa dispozita shumë të rëndësishme që lidheshin me të drejtën e pronësisë në tërësi dhe

atë tokësore në veçanti. Për sa i takon subjekteve, që mund të fitonin të drejta pronësore, Statuti

sanksiononte parimin e barazisë. Ky parim kishte edhe një përjashtim për sa i takon shtetasve të huaj, të

93 Iliaz Fishta dhe Veniamin Toci, Gjendja ekonomike e Shqipërisë, gjatë viteve 1912-1924, shtëpia botuese “8 Nëntori”,

Tiranë 1983, fq. 45. 94 Po aty. 95 Po aty. 96 Mbi influencën e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit në Shqipëri (1917-1924), Tiranë 1957, fq. 92-94.

Page 46: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

45

cilët kishin të drejtë të blinin dhe të shisnin vetëm toka në zonat rurale. Atyre u ndalohej shitblerja në

zonat urbane, e drejtë kjo vetëm e shtetasve shqiptarë. “E drejta e pronësisë në Statutin e Republikës

sikurse në Statutin e Zgjeruar të Lushnjës, proklamohej e padhunueshme dhe si përjashtim ajo mund të

cenohej vetëm për interesa publike, kundrejt një shpërblimi të paguar në mënyrë të menjëhershme”. Për

herë të parë në Statutin e Republikës sanksionohet mbrojtja e tokës, ku theksohet se toka konsiderohet

pronë e thjeshtë (mylyq), duke u shkëputur në këtë mënyrë nga kategorizimi i tokës në pesë kategori që

bënte Ligji i tokës i vitit 1857 “Eraz Kanuni”97.

Akti i dytë normativ dhe shumë i rëndësishëm, që u miratua gjatë kësaj periudhe, ishte Statuti i

Mbretërisë në datë 01.12.1928. Ky Statut, që ishte guri themeltar i Shtetit Shqiptar deri në vitin 1946,

përmbante të njëjtat dispozita sikurse ato të Statutit të Republikës në lidhje me të drejtën e pronësisë në

përgjithësi dhe atë tokësore në veçanti.

Një veçanti, që bie në sy në Statutin e Mbretërisë, është fakti se ai diskriminon edhe më shumë pozitën e

të huajve në raport me shtetasit shqiptarë, në lidhje me shitblerjen e tokave rurale si dhe tokave që

ndodhen në kufij98. Në ndryshimet kushtetuese, që u bënë për pozitën e të huajve në Statutin e

Mbretërisë në nenin 215, u shtua një paragraf ku theksohej “të huajt në asnjë mënyrë nuk kanë të drejta

pronësore mbi tokat rurale me çdo titull qoftë”. Po kështu edhe në ndryshimet që u bënë më vonë kësaj

dispozite u shtua paragrafi: Gjithashtu të huajt nuk kanë të drejtë pasunie të paluajtshme në tokat afër

kufijve të Shtetit ose të detit”. Të dy këta paragrafë, të cilët nuk ekzistonin në Statutin e Republikës,

tregojnë për një rritje të frikës ndaj ekspansionit të investimeve të huaja, sidomos atyre italiane, jo vetëm

në industri, por edhe në bujqësi.

Statuti i Mbretërisë Shqiptare ashtu sikurse Statuti i Republikës, i dha fund ndarjes së tokave në pesë

kategori sipas ligjit të tokave të vitit 1856 “Erazi Kanuni”. Të gjitha tokat brenda territorit të shtetit

shqiptar u shpallën prona të thjeshta (mylq) në pronësi të shtetit, të personave juridikë dhe të personave

fizikë. Ky unifikim nga një anë thjeshtoi regjimin juridik të tokës, por nga ana tjetër stimuloi përpjekjet

e pronarëve të mëdhenj për t’i zgjeruar pronat e tyre me toka dhe sidomos me pyje shtetërore, sepse u

hoq ndalimi për njohjen e pronësisë së pyjeve të mëdha99. Në këtë përvetësim të pronave shtetërore

ndikoi edhe korrupsioni i aparatit administrativ dhe i kryepleqësive të fshatrave. Kështu shpjegohet fakti

historik i pakësimit të pareshtur të çifligjeve dhe pyjeve shtetërore dhe anasjelltas shtimi i vazhdueshëm

97 “Statuti Themeltar i Republikës”, Kaptina III, të drejta e qytetarëve, nenet 124, 129 dhe 130. Neni 130 ka këtë përmbajtje:

“toka konsiderohet pronë e thjeshtë (mylyq), por dispozitat që janë në fuqi mbi tokat, janë në zbatim deri sa të ndërrohen me

ligje të posaçme”, Fletorja Zyrtare nr.8/1925. 98 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-2000, shtëpia botuese e “Librit universitar”, Tiranë 2011, fq. 484. 99 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 2-6.

Page 47: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

46

i sipërfaqeve të çifligjeve të personave privatë (latifondistëve), si dhe shndërrimi i pyjeve shtetërore në

private. Ky fenomen u favorizua edhe nga mungesa e një kadastre të vërtetë e të saktë, sepse ajo që

ekzistonte gjer në vitin 1929 ishte formale100.

Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare, që hyri në fuqi më 1 prill 1929, ishte akti i tretë normativ, shumë i

rëndësishëm në këtë periudhë në lidhje me sanksionimin dhe mbrojtjen e së drejtës të pronësisë. Ky akt

normativ sanksiononte parimet kapitaliste mbi pronësinë, duke e shpallur pronën private si të shenjtë e të

paprekshme. Kështu, në bazë të nenit 794 të Kodit Civil “Zotërimi është e drejta me gëzue e me

disponue sende në mënyrë më absolute, me konditë që mos të bëhet një ushtrim i ndaluar prej ligjeve ose

rregulloreve”, ndërsa në nenin 798 përmendet se “Ai që ka zotnimin e tokës, ka edhe atë të hapësirës që

është mbi të, si dhe atë çka ndodhet mbi dhe nën sipërfaqen, përveç kur me ligj caktohet ndryshe”. Baza

e Kodit Civil ishte stimulimi dhe mbrojtja e pronës private, e cila mbështetej në të drejtën për të zotëruar

sendet pa asnjë kufizim. Pronari i tokës sipas frymës që përcillte Kodi Civil e bënte të vetën gjithçka që

prodhohej nga toka e tij si dhe çdo gjë që bashkohej me të.

Kodi Civil, përveç pronësisë, njihte edhe disa të drejta mbi sendet që ndodheshin në pronësinë e të

tjerëve, siç ishin servitutet personale (uzufruktet, përdorja dhe bajtjet); servitutet tokësore (pengu,

hipoteka dhe e drejta e parablerjes midis bashkëpronarëve). Ai njihte gjithashtu nëndorësinë (posedimin)

e një sendi ose gëzimin e një të drejtë që personi (nëndorësi) e kishte vetë ose me anën e një tjetri e

dorëmbante atë ose e ushtronte të drejtën në emër të nëndorësisë. Për mbrojtjen e saj, pavarësisht nga

fakti se nuk ekzistonte edhe e drejta korresponduese, Kodi Civil i jepte nëndorësit të drejtën e padisë së

dorëmbajtjes dhe të padisë së rivëndikimit (padia e kerkimit të sendit).

Në vitin 1927 Parlamenti miratoi Ligjin e rëndësishëm, “Të nëndorësisë”, që institucionalizonte

mënyrën e mbajtjes, gëzimit dhe posedimit të pasurive të paluajtshme. Mbi bazën e këtij ligji

parashikohej situata që kur një subjekt do të quhej nëndorës i ligjshëm dhe i paligjshëm, si dhe

autoritetet kompetente për të vendosur në vend ligjshmërinë, në rast se një pasuri e paluajtshme i merrej

pronarit apo poseduesit të ligjshëm nga një posedues i paligjshëm101. Ky ligj, përmbante një shpjegim

më të hollësishëm të dispozitave të “nëndorësisë”, të sanksionuara në Kodin Civil të vitit 1929.

Pesë vite më vonë, në vitin 1932 Parlamenti miratoi një ligj të ngjashëm për sa i takon institutit të

“nëndorësisë”, me titull “Për marrjen e masave të përkohshme mbi paditë e nëdorësisë”. Ligji kishte

karakter procedurial e ndër të tjera ai parashikonte që edhe pse bujku nëndorës kishte fituar të drejtën e

100 Po aty. 101 Ligji dt.27.12.1927 i Nëndorësisë, Fletorja Zyrtare nr.2/1927.

Page 48: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

47

posedimit sipas ligjit, mjaftonte që pronari të kishte titull pronësie (tapi) dhe mund ta nxirrte atë nga

toka. Kjo i dha mundësi shumë pronareve të mëdhenj tokash që të ngrenë padi në gjykatë, duke

pretenduar se ishin pronarë të disa tokave të braktisura qysh në kohën e Turqisë, të cilat ishin zënë prej

kohësh nga fshatare të varfër. Këta fshatarë sipas ligjeve në fuqi ishin bërë pronarë me parashkrim fitues

dhe nuk mund t’i luante askush nga tokat e shtëpitë e tyre. Por gjykata vendosi detyrimin e bujqve që t’u

kthenin tokën paditësve102.

Pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil, një tjetër reformë e rëndësishme ishte miratimi i Ligjit, datë

17.04.1929, “Mbi zyrat e hipotekave”, të cilin për efekt analize do ta shtjellojmë më pas si një çështje

me vete që lidhet me regjistrimin e pasurive të paluajtëshme gjatë kësaj periudhe.

1.3. Ligji “Mbi reformën agrare” i vitit 1930

Regjimi juridik i tokës deri në vitin 1925 vazhdoi të ishte ai i Perandorisë Osmane, që rregullohej me

ligjin e tokave të vitit 1857 “Eraz Kanuni”. Miratimi i Statutit të Republikës Shqiptare në vitin 1925 dhe

ai i Mbretërisë Shqiptare në vitin 1928, do të sanksiononte një regjimin të ri juridik të tokës. Sipas

Statutit të Republikës Shqiptare, toka nuk ndahej në 5 kategori, siç ndodhte më parë, por të gjitha tokat

brenda territorit të shtetit shqiptar shpalleshin prona të thjeshta (mylq) në pronësi të shtetit, të personave

juridikë dhe të personave fizikë. Në nenin 124 të statutit thuhej se në tokat rurale në Shqipëri me çdo

titull kanë të drejtë pronësie vetëm shtetasit dhe personat juridikë shqiptarë. Megjithëse rregullimi i ri e

thjeshtëzoi regjimin juridik të tokës, në fakt, ashtu si dhe më parë pronësia tokësore në fshat ishte

heterogjene. Vepronin njëkohësisht prona çifligare dhe prona e vogël. Në të njëjtën kohë në fshat kishte

një numër të madh fshatarësh me pak tokë ose pa tokë103.

Në fund të vitit 1926 në sajë të të dhënave, që u mblodhën nga prefekturat dhe nënprefekturat e vendit,

rezultonte një inventar i përgjithshëm i tokës të punuar, tokës së papunuar, pyjeve dhe kullotave. Për sa i

përket tokës së punuar ajo ndahej në ara të cilat kapnin 217.315 ha, vreshta të cilat kapnin 7327 ha dhe

kopshte 26. 659 ha, gjithsej 240.69 ha tokë të punuar në prefekturat Berat, Dibër, Durrës, Elbasan,

Gjirokastër, Korçë, Kukës, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për të njëjtat prefektura, gjendja e tokës së

papunuar rezultonte tokë që mund të punohet 91.051 ha, kullotë dhe livadhe 213.615 ha, këneta 65.080

ha dhe moçalishte 10.204 ha, gjithsej 370.564 ha104. Ndërsa toka në fondin e maleve dhe pyjeve zinte

102 Paskal Haxhi, vepër e përmendur, fq. 33. 103 Po aty, fq. 31. 104 Tefik Selenica, Shqipëria në vitin 1927, shtypshkronja “Tirana”, 1928, pasqyrë përmbledhëse e tokës së punuar, të

papunuar dhe të pyjeve, fq 36

Page 49: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

48

508.861 ha dhe kopshte ku në fund të vitit 1928, në pragun e miratimit të Kodit Civil, çifligjet zinin një

sipërfaqe mbi 200 000 ha tokë, nga të cilat çifligjet private mbi 100.000 ha dhe gati po aq çifligjet

shtetërore (toka të punuara dhe të papunuara)105.

Sipërfaqja e tokës në pronësi të çifligarëve privatë sipas qarqeve të vendit, pa Gjirokastrën dhe Dibrën,

ishte si vijon: qarku i Beratit 36 000 ha tokë, i Vlorës 33 400 ha, i Elbasanit 20 100 ha, i Durrësit 6

505ha, i Korçës 2 700ha, i Shkodrës 1 122ha dhe qarku i Tiranës 500 ha106.

105Po aty, fq. 37. 106 Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë (AQSh). Fondi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë (më tej: BKSh). Studimi me titull:

La riforma agraria in Albania, dt. 9.4.1929.

PREFEKTU

RA TOKË E PUNUAR

TOKË E

PAPUNUAR

MALE

DHE

PYJE

Arë,

Ha

Vresht

a, Ha

Kopsht

e, Ha

Totali

, Ha

Tokë e

papunu

ar, Ha

Kull

Ha

Kënet

ë, Ha

Moçal

e, Ha

Totali

, Ha

Totali,

Ha

BERATI 42270 2575 774.8

4324

2 19713

7650

0 42015 13887 53457

DIBRA 8187 37 1211 9435 2849 8783 5 20

1065

7 172338

Durrësi 14608 219 1444

1627

1 11478 6188 5153 150

2206

9 21883

ELBASANI

83303

.8 1178 10450

9493

2 19825

2675

7 800 2500

4988

2

35663.2

3

GJIROKAST

RA 14365 840 2476

1668

1 16009

5335

1 1176 1393

7192

9 17936

KORÇA

26410

.8 881 7998

2796

3 4681

1372

8 14443 275.5

3312

7 176104

KUKËSI 2991 12 274 3275 1880 966 - - 2846 9037

Page 50: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

49

Ndryshimi i regjimit politik në fillim të vitit 1928 në Monarki Kushtetuese, përkon me fillimin e krizës

botërore të viteve 1929-1933, krizë e cila preku gjerësisht edhe ekonominë shqiptare. Në Shqipëri kriza

preku thellësisht prodhimin zejtar, uljen e çmimeve të prodhimeve bujqësore, rritjen e papunësisë107.

Kriza preku thellësisht bujqësinë dhe reflektim i saj ishte pakësimi i prodhimit në treg, ulja e çmimeve të

produkteve bujqësore e blegtorale për shkak të rënies së ndjeshme të fuqisë blerëse, rrënimi i ekonomive

fshatare të varfra, shtimi i borxheve të fshatarësisë, shitja ose braktisja e tokave, duke shtuar radhët e të

papunëve108. Në vitin 1934 indeksi i çmimeve të shitjes me shumicë të mallrave ushqimore ishte 50 %

për qind më i ulët sesa indeksi i vitit 1927. Bujqësia edhe pas viteve të krizës vazhdoi të ishte në gjendje

të rëndë. Zhvillimi i saj haste në pengesa të shumta, që kishin lidhje si me praninë e marrëdhënieve të

vjetra agrare, ashtu edhe me faktorë të tjerë politikë, ekonomikë e shoqërorë, të brendshëm e të

jashtëm109.

Bujqësia, si sfera kryesore e veprimtarisë së popullit, ishte shumë e prapambetur, si nga pikëpamja e

nivelit të zhvillimit të forcave prodhuese, ashtu edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve në prodhim, ku

ekzistonin mbeturina të theksuara feudale. Më e vajtueshme ishte gjendja e pajimit të bujqësisë, ku vegla

kryesore e punimit të tokës ishte parmenda e drunjtë dhe thuajse e vetmja fuqi tërheqëse ishin kafshët e

punës. Nuk njiheshin gati fare plehrat kimike, farërat e zgjedhura, kafshët e racës. Bonifikimi i tokave

107 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-2000, shtëpia botuese e “Librit universitar”, Tiranë 2011, fq. 183. 108 Po aty. 109 Po aty, fq. 94.

SHKODRA 8672 615 526 9915 7038

1049

5 1387 493

1741

3 16713

TIRANA 5166 5 250 5421 1813 1317 2 15 1347 3000

VLORA 11341 965 1255

1356

1 5765

1553

0 100 1000

2241

5 2730

SHUMA, HA

21731

5 7327 26659

2406

96 91051

1361

5 65080 10204

3705

64

508861.

23

Page 51: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

50

mungonte, ndërsa sipërfaqja e ujitshme ishte e vogël. Nuk zbatohej thuajse fare qarkullimi i kulturave

bujqësore110.

Në këto rrethana rendimentet në bujqësi ishin shumë të ulëta. Një plagë e rëndë për fshatarësinë, që nuk

kishte fare tokë ose që kishte pak, përveç taksës të së dhjetës në natyrë që ishte e përgjithshme, ishte

qiraja e lartë e tokës në formë qesimi, që arrinte gjer 4 ose 5 kv për ha ose shpërblimi që jepej në natyrë i

cili lëkundej midis 1/3 dhe 1/2 të prodhimit.

Për gjendjen e vështirë, në të cilën ndodhej Shqipëria, Zogu ishte plotësisht i ndërgjegjshëm, duke mos

nguruar që një situatë të tillë ta vinte vetë në dukje në një intervistë që iu mbajt në vitin 1928 nga Z.

Ashmaead Barlet, i gazetës “Daily Telegraf”. Ndër të tjera në këtë intervistë, Zogu pohon se ...ne jemi

shekuj të tërë mbrapa Europës të qytetëruar. Njerëzit nuk janë në gjendje as të shkruajnë dhe as të

lexojnë, ata u binden shumë pak ligjeve të shkruara. Unë jam i vendosur të civilizoj popullin tim dhe ta

fus atë sa më shumë në rrugën e mësimit të zakoneve dhe të mënyrës të jetës perëndimore…111.

Si rezultat i varfërisë së madhe që ekzistonte në zonat rurale, para Zogut dhe kabinetit qeveritar shtrohej

si detyrë problemi i zbatimit të një Reforme Agrare, ku për përgatitjen e një ligji të tillë Zogu thirri nga

Italia Prof, Govani Lorencinin. Ai pasi studioi kushtet e bujqësisë shqiptare dhe rrethanat e tjera

ekonomike dhe sociale, në fillim të vitit 1930 i paraqiti Mbretit Zog propozimin për një projekt të

Reformës Agrare112.

Një arsye e rëndësishme, që e detyroi Zogun të miratonte një ligj që kishte të bënte me Reformën

Agrare, ishte jo vetëm gjëndja e rëndë ekonomike për shkak të krizës, por edhe presioni i fshatarësisë.

Me ndërmarrjen e kësaj reforme ai jo vetëm “qetësonte” fshatarësinë, por edhe vinte nën presion, duke i

frikësuar, një pjesë të bejlerëve kundërshtarë të regjimit të tij politik.

Propagandimi për miratimin e Ligjit të Reformës Agrare, e nxiti më tej procesin e shthurjes së çifligut,

ndaj një pjesë e çifligarëve shpejtuan t’i shisnin tokat e tyre për t’i shpëtuar ndonjë shpronësimi të

mundshëm nga Reforma Agrare 113.

Profesor Lorencini, pasi e studioi terrenin në Shqipëri, kuadrin ligjor dhe institucional, që kishte të bënte

me të drejtën e pronësisë, i përcolli në formën e disa propozimeve zgjidhjet e mundshme që

parashikonte ai në miratimin e Ligjit të Reformës Agrare dhe më konkretisht114:

110 Albert Calmes, vepër e përmendur, faqe 14. 111 Bernd J.Fisher, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, shtëpia botuese “Çabej”, Tiranë 2004, faqe 182. 112 Po aty, fq. 184. 113 Iliaz Fishta dhe Veniamin Toçi, vepër e përmendur, fq. 37. 114 Valentina Duka, vepër e përmendur, fq. 184.

Page 52: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

51

- riorganizimi në baza kapitaliste i ekonomive të mëdha bujqësore, sipas modelit të ekonomive

bujqësore kapitaliste të perëndimit;

- t’u jepej fshatarëve pa tokë ose me pak tokë një pjesë nga çifligjet e shtetit në radhë të parë, dhe

nga latifondet e mëdha në një gradë më të kufizuar:

- dhënia e tokave ekonomive fshatare të bëhej kundrejt një shpërblimi, që do të paguhej nëpërmjet

Bankës Agrare Kombëtare, e cila do të siguronte kreditë e saj duke inskriptuar hipotekë mbi

tokat e shpronësuara në favor të bujqve.

Në bazë të kritereve të mësipërme, të parashtruara nga Prof. Lorencini ,u miratua më datë 3/5/1930,

Ligji “Mbi reformën agrare” me një bujë të madhe, kurse në datë 30/8/1930, u dekretua rregullorja “Mbi

aplikimin e reformës agrare”. Ligji i lartpërmendur pësoi dy modifikime, njërin në vitin 1932 dhe tjetrin

në vitin 1936, modifikime këto që nuk e ndryshuan thelbin e tij115.

Për sa i përket pronarëve të mëdhenj dhe të mesëm, të cilët prekeshin nga Reforma Agrare, Ligji, datë

3/5/1930, “Mbi reformën agrare”, vendoste disa kritere në lidhje me mënyrën dhe masën e

shpronësimit116.

nuk i nënshtroheshin shpronësimit të detyrueshëm ato toka, sipërfaqja e të cilave nuk i

kapërcente 40 ha, duke u shtuar edhe 5 ha, për çdo fëmijë legjitim, kur numri i familjes i

kalonte 5 frymë;

nuk i nënshtroheshin shpronësimit të detyrueshëm, kullotat që ishin 10 ha e më poshtë të

pronarëve që kishin toka rurale të shpronësueshme ose kullotat nën 40 ha, kur në këtë rast të

fundit, pronarët e tyre nuk kishin në pronësi të tyre toka të tjera rurale të shpronësueshme;

nuk i nënshtroheshin shpronësimit të detyrueshëm, pyjet, sado që të ishte sipërfaqja e tyre, kur

këto nuk ndodheshin brenda tokës së shpronësueshme ose pyjet gjer 10 ha, kur këto ndodheshin

brenda tokës së shpronësueshme;

nuk i nënshtroheshin shpronësimit të detyrueshëm, vreshtat, ullishtat, kopshtet dhe pemishtet,

sado që të ishte sipërfaqja e tyre;

Nga tokat ose nga kullotat që kapërcenin sipërfaqet e lartpërmendura dhe që sipas ligjit i shtroheshin

shpronësimit të detyrueshëm, vetëm 1/3 shpronësoheshin, kurse 2/3 e tjera i mbeteshin pronarit të

mëparshëm. Këto pengesa ligjore bënin që një familje e pasur të prekej pjesërisht nga Reforma Agrare.

Në këtë mënyrë, në rast se një familje e pasur tokash (latifondiste) kishte në pronësinë e saj 160 ha tokë

115 Ligji datë 3/5/1930 “Mbi reformën agrare”, ndryshuar me Ligjin, datë 2/8/1932, dhe Ligjin datë 10/3/1936. 116 Po aty, neni 6.

Page 53: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

52

bujqësore, vetëm 40 ha do t`i shpronësoheshin asaj, ndërsa pjesa tjetër 120 ha ose ¾ mbetej sërish në

pronësinë e saj. Nga sipërfaqja totale prej 160 ha në bazë të nenit 6/a të Ligjit, datë 3/5/1930, “Mbi

reforën agrare”, fillimisht kësaj familje i zbriteshin 40 ha që konsideroheshin të pacenueshme dhe nga

diferenca e mbetur 120 ha i prekeshin apo i shpronësoheshin 2/3 që ishin të barabarta me 40 ha. Pra në

përfundim të këtyre përllogaritjeve, një familje e tillë do të prekej pjesërisht nga Reforma Agrare me ¼ e

pronësisë së saj, ku po të mbajmë parasysh këtu edhe faktorë të tjerë, si ishte koha e gjatë me të cilën do

të aplikohej Reforma Agrare, njohjen e pronarëve të pasur me drejtuesit e Zyrës të Reformës Agrare,

rezultonte të mos kishte fare shpronësim të pronarëve të pasur117.

Për sa i përket familjeve, që përfitonin nga Ligji “Mbi reformën agrare”, të drejtën për të përfituar do ta

kishte çdo familje fshatare pa tokë ose me pak tokë, të cilat nuk mund të përfitonin nga Reforma Agrare

më shumë se 5 ha. Çmimi që paguanin bujqit për çdo ha tokë bujqësore ishte 20 franga ari dhe derdhej

në Bankën Agrare Kombëtare në emër të pronarit të shpronësuar118.Me këtë sipërfaqe toke bujqësore po

të kemi parasysh numrin e frymëve që jetonin në një familje fshatare për kohën, mungesën e mekanikës

bujqësore dhe probleme të tjera që e shoqëronin bujqësinë, jetesa e familjeve bujqësore pa tokë

përmirësohej, por ajo sërish mbetej e varur për të punuar me qira tokat e latifondistëve me qëllim për të

plotësuar të gjitha nevojat e saj.

Nisur nga sa më sipër, mundësia për të krijuar sipërfaqe toke në favor të fshatarëve pa tokë ose me pak

tokë, ishte shumë e pakët. Po të kemi parasysh këtu edhe grabitjen e madhe që i ishte bërë çifligjeve të

Shtetit deri në çastin kur u miratua Ligji “Mbi reformën agrare”, mundësia potenciale për të krijuar një

fond të madh tokash bujqësore ishte jo e mjaftueshme për të zgjidhur problemin fshatar nga njëra anë

dhe për të ulur polarizimin e skajshëm nga ana tjetër.

Për sa i përket mënyrës dhe procedurës, me të cilën do të kryhej shpronësimi, Ligji, “Mbi reformën

agrare ” i kushtonte një vëmendje të veçantë ngritjes së Zyrave të Reformës Agrare119. Zyrat e Reformës

Agrare kishin një autoritet mjaft të madh, jo vetëm në kryerjen e shpronësimit dhe të evidentimit të

sipërfaqeve tokë bujqësore të shpronësuara, por edhe në shqyrtimin e kërkesave të familjeve fshatare pa

tokë ose me shumë pak tokë, të cilat dëshironin të përfitonin nga urdhërimet e ligjit.

Për sa i përket familjeve bujqësore, që përfitonin tokë nga Reforma Agrare, ato ngarkoheshin me disa

detyrime të karakterit menaxhues dhe juridik në lidhje me tokën që përfitonin. Përfituesi apo familja që

117 Në bazë të nenit 34 të Ligjit dt. 3/5/1930, Ligji Mbi reformën agrare, afati i përmbylljes së reformës agrare ishte tepër i

gjatë dhe burokratik; ai shtrihej në një periudhë pesëmbëdhjetëvjeçare.

118 Neni 22, 45 dhe 49 i Ligjit dt. 3/5/1930, Mbi reformën agrare, Fletorja Zyrtare nr.28/1930. 119 Nenet 23, 24 dhe 25 të Rregullores dt. 30/8/1930, Mbi aplikimin e reformës agrare.

Page 54: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

53

përfitonte tokë bujqësore nga reforma, ishte e detyruar të punonte tokat e përfituara dhe të kryente

përmirësimet bujqësore të nevojshme. Nëse me kalimin e një viti nuk përmbusheshin këto detyrime,

toka e përfituar shpronësohej sërish në favor të zyrës agrare. Përmbushja e këtij detyrimi nuk e

përjashtonte familjen bujqësore nga përmbushja e detyrimeve të tjera fiskale ndaj Shtetit, sikurse ishte

tatimi i së dhjetës mbi prodhimet bujqësore. Të njëjtin sanksion kishin edhe pronarët e mëdhenj, të cilët

prekeshin nga Reforma Agrare për diferencën e tokës bujqësore që atyre u mbetej pas shpronësimit120.

Për sa i përket pengesave ligjore, dy ishin ato më domethënëset që vendoste Ligji, datë 3/5/1930, “Mbi

reformën agrare”;

- pengesa e tjetërsimit të tokës bujqësore të ngelur mbas shpronësimit nga ana e pronarit të

shpronësuar pa marë pëlqimin e Zyrës së Reformës Agrare,

- e drejta e trashëgimit në lidhje me tokën që kishte përfituar nga Reforma Agrare, kryefamiljari i

familjes bujqësore. Në rast vdekje të kryefamiljarit të familjes bujqësore, me qëllim për të

shmangur fragmentizimin apo copëzimin e tokës bujqësore të përfituar në favor të të gjithë

trashëgimtarëve të tjerë, toka i përkiste një anëtari të familjes që përcaktohej nga trashëgimlënësi

dhe në mungesë të një shfaqje të tillë vullneti, pronarin e ardhshëm e caktonte Zyra e Reformës

Agrare121. Ajo caktonte si pronar të ardhshëm të tokës bujqësore një nga meshkujt e familjes

bujqësore, që sipas saj plotësonte kushtet më të mira në raport me personat e tjerë të familjes

bujqësore, për të punuar tokën e përfituar nga Reforma Agrare122. Ky urdhërim i ligjit, që

vendoste këto pengesa, vinte në kundërshtim me lirinë e vullnetit për të tjetërsuar lirisht tokën e

përfituar, si dhe parimet e trashëgimisë ligjore të sanksionuar nga Kodi Civil i Zogut.

Për sa i përket 2/3 të tokës që i mbetej pronarit të shpronësuar, ai kishte të drejtë ta shiste atë vetëm në

rast se do të jepej pëlqimi i punonjësve të Zyrës së Reformës Agrare Lokale123. Lidhur me 2/3 e tokave

që mbeteshin të pashpronësura, ato quheshin toka të “konditume” çka nënkuptonte se brenda 15 vjetëve

nga dita e shpronësimit, pronari i tyre duhet të kryente mbi to disa përmirësime dhe bonifikime, në të

kundërt edhe ato do t`i nënshtroheshin shpronësimit. Ky sanksionim i ligjit kishte për qëllim të ushtronte

presion ndaj pronarëve të pasur që të punonin dhe të shfrytëzonin pozitivisht tokat e ngelura, në të

kundërt edhe ato i nënshtroheshin shpronësimit.

120 Neni 40 i Ligjit dt. 3/5/1930, Ligjit Mbi reformën agrare, Fletorja Zyrtare, nr.28/1930. 121 Vasil Xhai, Kristo Cevi, vepër e përmendur, fq. 26. 122 Po aty. 123 Neni 7 i Ligji dt. 3/5/1930, Mbi reformën agrare, Fletorja Zyrtare nr.28/1930.

Page 55: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

54

Për të qartësuar edhe më mirë disa dispozita kyçe të Ligjit “Mbi reformen agrare”, në vitin 1930, u

miratua rregullorja “Mbi aplikimin e ligjit mbi reformën agrare”. Kjo rregullore përmbante 47 dispozita

të përmbledhura në katër kaptina124.

Kaptina e parë dhe më e rëndësishmja përmbante dispozita që qartësonin sasinë e tokës që do të

tjetërsohej (shitej) nga pronari i tokës së shpronësuar, ku nga sipërfaqja totale që ai zotëronte 40 ha,

përbënte pjesën e pacenueshme dhe 2/3 përbënte pjesën e pashpronësuar, që quhej “pronë e konditume”

sikurse e analizuam më sipër. Vetëm 1/3 e tokës bujqësore, pasi ishte zbritur fillimisht 40 ha do të ishte

e vlefshme për tjetërsim. Një rol të rëndësishëm në proçesin e tjetërsimit, duke hequr veçmas si pjesën e

pacenueshme(40 ha) dhe atë të konditume(2/3), luante Zyra Agrare lokale, e cila jepte lejen mbi bazën e

kërkesës të zotëruesit të tokës, që kërkonte të bënte shitjen së bashku me një hartë topografike që

evidentonte tokën që do të shitej.

Noteri, tek i cili realizohej shitja, duhet t`i bashkëngjiste kontratës edhe vërtetimin e zotërimit lëshuar

nga hipoteka, në të cilën të tregohej pasuria që zotëronte shitësi, leja e dhënë nga Zyra e Reformës

Agrare për pjesën e tokës që do të shitej e cila duhet të përbënte ose pjesë të pacenueshme ose të

konditume së bashku me hartën topografike, që duhet të relatoheshin në kontratën e shitjes. Nëpunësi i

hipotekës duhet të bënte transkriptimin në regjistrat hipotekarë, duke evidentuar sasinë, që kishte pronari

i shpronësuar para tjetërsimit, dhe sasinë e humbur për shkak të shitjes duke bërë regjistrimin e

nevojshëm në emër të pronarit të ri125.

Në redaktimin e kontratave të shitjes, noterët ishin të detyruar të theksonin se toka që ngelej mbas

shitjes, sikurse toka e tjetërsuar, ruanin të njëjtin status, atë të tokave të “konditume”, ku pala shitëse,

duhet ta mirëmbante atë nëpërmjet bonifikimeve dhe kryerjes së përmirësimeve të tjera. Në rast të

kundërt, pas 15 vitesh ajo mund t`i shpronësohej atij. Vetëm mbas kalimit të 15 vjetëve, pronari i tokës

së konditume, që provonte se kishte kryer të gjitha shërbimet e nevojshme në bonifikimin dhe

përmirësimin e tokës së tij, kishte të drejtë të hiqte detyrimin që rëndonte mbi pronën e tij, duke kthyer

në këtë mënyrë statusin e të gjithë pronës të tij të pacenueshme. Kjo barrë, që ndiqte pronën e

konditume, ishte e njëjtë me servitutin që i vendosej një prone në dobi të një prone tjetër, e cila është një

e drejtë reale që nuk i shuhet në rast se pronari i një prone shërbyese e humbet pronësinë mbi atë pronë,

pasi të njëjtat detyrime do t’i ketë pronari i ri126. E njëjta pengesë për tjetërsimin e tokave të konditume

vlente jo vetëm në rastin e shitjes, por edhe në rastin e shkëmbimit të pronave të ndryshme që kishin

124 Ligjit dt.30.08.130, Mbi rregulloren e aplikimit të ligjit mbi reformën agrare, Fletore Zyrtare nr. 54 /1930 125 Po aty, neni 1. 126 Po aty, neni 7.

Page 56: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

55

këtë status nga ana e pronarëve të shpronësuar. Për të kryer shkëmbimin duhej paraqitur kërkesa në

Zyrën e Reformës Agrare Lokale, e cila edhe në rast se e miratonte kërkesën ia dërgonte atë për miratim

përfundimtar Zyrës së Reformës Agrare Qendrore së bashku me hartën topografike që tregonte

vendndodhjen e pronave të paluajtshme që kërkoheshin të shkëmbeheshin. Vetëm në rast se edhe Zyra

Qendrore e Reformës Agrare e miratonte kërkesën, mund të kryhej shkëmbimi në bazë të procedurës që

shpjeguam më sipër.

Subjektet e legjitimuara për të përfituar nga Reforma Agrare ishin disa kategori127:

- bujqit proletarë apo pa tokë që e vërtetojnë me dokument të Bashkisë ose të Katundit se janë

duke punuar në bujqësi në toka të huaja,

- bujqit pronarë që e vërtetojnë me dokument të Bashkisë ose të Katundit se janë duke punuar në

tokat e tyre, por ato janë të pamjaftueshme,

- bujqit iknfirmë ose me të meta fizike,

- e veja e bujkut, së cilës nuk i merrej toka e nevojshme edhe sikur të rimartohet.

Një vënd të veçantë rregullorja “Mbi aplikimin e ligjit të reformës agrare”, i kushton mënyrës të

regjistrimit të pronave të shpronësuara, pronarëve që i shpronësoheshin këto prona, sasia që i

shpronësohej çdo pronari si dhe listën e personave kandidatë të përmendur më sipër të cilët dëshironin të

përfitonin nga Reforma Agrare128.

Mbajtja e të dhënave të tokave, që i nënshtroheshin shpronësimit, përveç efektit sasior e detyronte

topografin e Zyrës së Reformës Agrare Lokale t’i pasqyronte tokat që i shpronësoheshin pronarit në një

hartë, në të cilën të pasqyroheshin konturi gjeografik i pronës të shpronësuar, lloji i tokës të shpronësuar,

arë, vresht, kullotë, pyll, godinë, sasia e sipërfaqes së shpronësuar dhe pronarit që i shpronësohej. Të

gjitha të dhënat të mësipërme dokumentoheshin nga punonjësit e Zyrës së Reformës Agrare Lokale, ku

një kopje të radhorit të regjistrimit që ata mbanin, detyroheshin t`ia dërgonin Zyrës së Reformës Agrare

në Qendër. Dorëzimi i tokës bujqësore nga ana e pronarit të shpronësuar në favor të Zyrës së Reformës

Agrare Lokale, gjë për të cilën mbahej procesverbal. Pasi bëhej dorëzimi i pjesës të shpronësuar dhe

mbahej procesverbali, Zyra e Reformës Agrare Lokale lëshonte një çertifikatë zyrtare në të cilën

127 Po aty, neni 8. 128 Neni 15 i Ligjit dt.30.08.1930, Mbi rregulloren e aplikimit të ligjit mbi reformën agrare, sanksionon se regjistrimi i

tokave bëhet në një radhor të mbajtur në dy kopje. Sipas modelit A në të cilin shënohet:

“Numri rendor, emri dhe mbiemri i zotënuesit të tokës, lloji i tokës, titulli i zotnimit, qarku dhe vendi ku ndodhet toka e

regjistrume, sipërfaqja dhe kufitarët aktualë të saj, në fund numri i radhorit që përmban emrat e familjeve bujqësore të cilët e

punojnë atë tokë si dhe harta topografike.”

Page 57: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

56

tregohej emri dhe mbiemri i pronarit të shpronësuar, qarku dhe vendi ku ndodheshin pasuritë e tij, lloji

dhe sasia e tokës së pacenueshme, së bashku me atë të konditume që i mbetej mbas shpronësimit,

ndërtesat që gjendeshin mbi të, emrat e kufitarëve të çdo pasurie, së bashku me një hartë topografike në

rast se e kërkonte pronari që i shpronësohej 1/3 e tokës me shpenzimet e tij129.

Dy vjet më vonë, Parlamenti miratoi disa ndryshime Ligjin “Mbi reformën agrare”130. Ndryshimet

ligjore që iu bënë Ligjit, “Mbi reformën agrare”, të vitit 1930, nuk sillnin ndryshime të mëdha përveç

disa dispozitave të rëndësishme që kishin të bënin me mënyrën e shpronësimit të 1/3 pjesë në favor të

Zyrës të Reformës Agrare, dhënies me qira, hipotekë dhe posedimit të tokave që kalonin në pronësi të

kësaj zyre. Në ndryshimet ligjore u përcaktua se 1/3 pjesë, që i shpronësohej pronarit, përllogaritej duke

zbritur fillimisht nga e gjithë prona e tij 40 ha tokë bujqësore, që përbënte pjesën e pacenueshme, ndërsa

diferenca e mbetur ndahej në tre parcela. Më pas hidhej me short, në prani të pronarit të tokës dhe

punonjësve të Zyrës së Reformës Agrare, se cila pjesë e para apo e fundit do të kalonte në emër të kësaj

zyre. Hedhja në short vetëm e pjesës së parë ose të tretë, kishte të bënte me faktin që 2/3 pjesë të

konditume që i mbeteshin pronarit të ishin të pandashme si një e tërë131.

Për sa i përket dhënies me qira, pronarët që shpronësoheshin kishin të drejtë që tokën e pacenueshme

dhe atë të konditume ta jepnin tërësisht ose pjesërisht me qira për 20 vjet, me kushtin që të lajmëronin

Zyrën e Reformës Agrare. Gjithashtu për këto toka ata ruanin edhe të drejtën për t’i vendosur në

hipotekë, por duke marë përsipër rrezikun që në rast mospërmbushje të detyrimit, vendin e tyre në të

gjitha efektet e ligjit ta zinin zyrat e përmbarimit. Për sa i përket 1/3 të tokës, që kalonte në pronësi të

Zyrës së Reformës Agrare Lokale, ajo vazhdonte të posedohej dhe të administrohej nga pronari i

shpronësuar derisa Zyra e Reformës Agrare ia kalonte në pronësi bujqve pa tokë apo me pak tokë, pasi

këta të kishin paguar shpërblimin prej 20 franga ari për ha132.

1.4. Rezultatet e zbatimit të Reformës Agrare

Nga ekspozimi i shkurtër i pikave më kryesore të Ligjit “Mbi reformën agrare” dalim në përfundimin se

sipërfaqja e tokës, që mund të shpronësohej në favor të bujqve, ishte pa rëndësi, 2/3 plus 40 ha të të

gjithë sipërfaqes që zotëronte pronari mbeteshin gjithmonë të paprekura, pra ruhej pronësia e madhe me

129 Po aty, neni 19. 130 Ligji datë 02.06.1932, “Mbi ndërrimin e disa dispozitave të ligjit “Mbi reformën agrare”, Bankën e Bujqësisë dhe

Kontratën Tip 131 Po aty, neni 20 i ligjit të ndryshuar. 132 Për më tepër shiko nenet 5, 6, 7, 8, 9 të Ligjit dt.02.06.1932, Mbi ndërrimin e disa dispozitave të ligjit mbi reformën

agrare, Bankën e Bujqësisë dhe Kontratën Tip, Fletore Zyrtare nr. 36/1932.

Page 58: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

57

qëllim që ekonomitë bujqësore të pronarëve të mëdhenj të merrnin trajtën dhe funksionin e ekonomive

kapitaliste të perëndimit, që sipas mendimit të Prof. Lorenzonit janë më produktive133.

Fondi i tokës, që u krijua me këtë rast, dhe që i kaloi Zyrës së Reformës Agrare ishte relativisht i vogël,

për pasojë edhe pjesa e tokës që i takonte çdo familje bujqësore ishte gjithashtu e vogël dhe në asnjë rast

nuk mund të kalonte 5 ha. Zbatimi i Reformës Agrare «përfundoi» me shpërndarjen e disa tokave,

kryesisht çifligje të shtetit dhe toka moçalore. Gjithsej u shpërndanë 8109 ha tokë, nga të cilat 3411 ha

nga çifligjet e shtetit dhe 4698 ha nga privatët, nga të cilat përfituan 1888 familje bujqish me 8763

frymë. Numrin më të madh të këtyre familjeve fshatare që përfituan nga reforma e zinin familjet e

shpërngulura nga Kosova134.

Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e Ligjit, “Mbi reformën agrare”, ose mbeti në letër ose dështoi tërësisht.

Arsyeja kryesore e dështimit qëndronte te fakti se populli dhe klasa politike shqiptare ishin tepër të

lidhura me traditat e lashta shekullore, ndaj e kishin të vështirë për të asimiluar me lehtësi idetë e reja të

huaja në fushën e pronësisë së tokës135.

Sado që nga pikëpamja juridiko-formale Ligji, “Mbi reformën agrare”, dhe rregullorja e saj kishin

njëfarë merite, në realitet nuk dhanë rezultatin më të mirë të mundshëm, ashtu sikurse ishte fryma që

sanksiononte çdo dispozitë të tyre. Afati i gjatë prej 15 vjetësh (nenet 22 dhe 33 të ligjit), kohë gjatë së

cilës duhej të bëhej i mundur zbatimi total i ligjit “Mbi reformën agrare”, flet për një mungesë vullneti

për ta zbatuar atë sa më shpejt në favor të interesave të fshatarëve pa tokë apo me pak tokë. Një gjë që

është e ditur me saktësi, Zogu filloi nga shpronësimi i çifligjeve shtetërore dhe preku pak latifondet e

Vrionasve në Fier dhe moçalishtet e Jubës (Durrës) ku instaloi 400-500 familje emigrantësh kosovarë.

Sigurisht që, dhënia e disa qindra hektarëve tokë nga çifligjet e shtetit, nuk prekte feudoborgjezinë,

kurse shpronësimi i disa dhjetëra hektarëve tokë të Vrionasve dhe të Veli Bel Jubës nuk trondiste

pronësinë e tyre të madhe136.

Për më tepër që këto shpronësime ndaj tyre u bënë edhe për shkak se ata ishin kundërshtarë të Zogut. Ai

me këtë veprim donte të ushtronte mbi ta si dhe mbi latifondistë të tjerë armiq, një presion të

vazhdueshëm. Shpronësimi i parëndësishëm, që iu bë këtyre dy familjeve të mëdha, ishte një

paralajmërim për ta që, në qoftë se nuk do të tregonin bindje dhe nuk do t’i nënshtroheshin Zogut,

shpronësimi do të zgjerohej në sipërfaqe më të mëdha të pasurive të tyre. Pra Ligji, “Mbi reformën

133 Vasil Xhai, Kristo Cevi, vepër e përmendur, fq. 27. 134 Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, shtëpia botuese “55”, fq.313. 135 Valentina Duka, vepër e përmendur, fq. 184. 136 Po aty.

Page 59: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

58

agrare”, duhej të qëndronte mbi kokën e tyre, si dhe mbi kokën e feudalëve të tjerë, jo të bindur për

dinastinë e tij, si “Shpata e Domokleut” që do t`u binte në shenjën e parë të mosbindjes137.

Reforma pati një efekt pozitiv në lidhje me shtetasit kosovarë të shpërngulur në vendin tonë si pasojë e

përndjekjeve serbe. Gjatë viteve 1928-1938 rezulton se në Shqipëri ishin vendosur 1655 familje me

10.887 persona, të cilëve iu dha 6007 ha tokë138. Për të ndihmuar familjet e ardhura nga Kosova në vitin

1932, doli Ligji “Mbi vendosjen e emigrantëve”139. Në formën e një gjesti sa politik aq edhe social-

ekonomik, Mbreti Zog për të përkrahur familjet e ardhura nga Kosova, që u vendosën kryesisht në

Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Lushnjë, Fier, Delvinë, Konispol, bleu në datë 27.04.1936, nga

familja e Servet Libohovës, çifligun e Sukthit të përbërë prej 7500 dynym për 1500 napolona140. Po për

këtë çështje Mbreti Zog me Dekretin Mbretëror, datë 22.09.1931, vendosi të dhurojë në pronësi të

Shtetit, çifligjet e Divjakës, Karavastasë, Cakajas, Rremas me Përves duke përjashtuar pyllin e Divjakës.

Me këto veprime, Mbreti Zog dha shembullin e parë për zgjidhjen e kësaj çështje. Megjithatë duhet

evidentuar fakti se ai i dhuroi Shtetit ato prona që kishte përfituar nga Asambleja Kushtetuese në vitin

1928141. Duhet theksuar fakti tjetër se nga çifligjet që Mbreti Zog kishte përfituar nga Asambleja

Kushtetuese në vitin 1928, ai sërish nuk i kthente të gjitha ato, pasi mbante pyllin e Divjakës142.

Sikurse analizuam më sipër, Mbreti Zog u përpoq të tregohej i kujdesshëm në ndërmarrjen e një

Reforme Agrare, e cila në dukje të kënaqte interesat e shumëpritura të fshatarësisë pa tokë, ndërsa nga

ana tjetër prekte pak ose aspak pronarët e mesëm dhe të mëdhenj, një prej të cilëve ishte edhe familja e

tij.

Fatkeqësisht pjesa më e madhe e kësaj reforme ose mbeti në letër ose dështoi krejtësisht. Arsyeja

kryesore e dështimit ishte se shqiptarët, madje vetë Zogu, ishin tepër të lidhur me traditat e lashta

shekullore, duke e pasur të vështirë për të asimiluar me lehtësi idetë e reja të huaja. Ashtu sikurse kishte

ndodhur me reformat të tjera në aspektin politik, ligjet e huazuara prej Zvicrës, Italisë, Francës dhe

Gjermanisë, të zbatuara me nxitim nuk po arrinin të harmonizoheshin me psikologjinë e një populli me

ide dhe me qëndrime që rridhnin prej botëkuptimit dhe bashkëjetesës së gjatë me Turqinë 143.

137 Po aty, fq 185 138 10 vjet mbretëri, botim i Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë 1938, fq. 238-239. 139 Ligji dt. 12/04/1932, Mbi vendosjen e emigrantëve, Fletorja Zyrtare nr.22/1930. 140 Kastriot Dervishi, vepër e përmendur, fq.313. 141 Me Ligjin e datës 05.09.1928, dhe Ligjin e datës 05.04.1930, Mbretit Zog i ishin dhënë me titull zotërimi çifligjet e

Divjakës, Karavastasë, Cakajas, Rremas me Përves dhe pasuria shtetërore e Sarandës. 142 Shqipëria gjatë viteve 1912-1937, Veprimi shtetëror në njëzetë vitet e parë të vetëqeverimit, Vëllimi I, Tiranë 1937, fq.

218. 143 Bernd J.Fisher, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, shtëpia botuese “Çabej”, Tiranë 2004, fq. 188.

Page 60: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

59

Jo vetëm makina administrative, e cila do t’i impononte këto reforma, vazhdonte të ishte ende shumë

primitive, por edhe parimet mbi të cilat mbështeteshin këto ndryshime moderne ishin të huaja për

popullin shqiptar144. Një vëzhgues bashkëkohor i Zogut e përshkruan në këtë mënyrë ecurinë e reformës

në atë periudhë: ….Duket se një kohë tepër e gjatë ka kaluar qysh prej konceptimit të kësaj reforme,

votimit të ligjit dhe vënies të tij në zbatim. Një ditë më parë punonjësit e qeverisë shkuan në Fier dhe

Myzeqe për të shpronësuar disa toka dhe aty panë se pronari i tyre i kishte copëtuar ato midis

pjesëtarëve të shumtë të familjes së tij të madhe, nëpërmjet aktesh shitjesh dhe dhurimesh, saqë prej tyre

nuk kishte mbetur asgjë për të shpronësuar. E njëjta gjë kishte ndodhur në Tiranë. Në Elbasan një Be,

pasi mësoi se tokat e kullotave do të përjashtoheshin nga shpronësimi, dëboi krejt fshatarët që banonin

dhe punonin tokat e tij të punueshme, dogji më pas kasollet e tyre dhe brenda një kohe të shkurtër i

ktheu të gjitha tokat e punueshme në kullota…

Qysh prej adoptimit të këtij programi në muajin maj të vitit 1930 dhe deri në maj të vitit 1938 ishin

shpronësuar 8109 ha tokë, nga të cilat 3411 ha nga çifligjet e shtetit dhe 4698 ha nga privatët. Në rast se

kjo sipërfaqe do të krahasohej me një totalin prej 255.000 hektarë pronë private dhe shtetërore në

Shqipëri, sipërfaqja e shpronësuar ishte me të vërtetë tepër e vogël. Vetë Banka Bujqësore Shtetërore, e

cila duhej të kryente të gjitha veprimet e reformës, u krijua vetëm në vitin 1937. Megjithatë, vetëm fakti

që Zogu kishte bërë një përpjekje drejt reformës ishte mjaft kuptimplotë dhe linte të nënkuptohej se ai

kishte hequr dorë prej pozitës së tij si kryetar i grupit konservator të pronarëve të mëdhenj të tokave, të

cilin e kishte kryesuar deri në vitin 1924145.

Në vitin 1939, Shqipëria mbetej shteti më i varfër, më i izoluar dhe më i prapambetur i Europës.

Bujqësia dhe rritja e gjësë të gjallë ishte aktiviteti kryesor i më se 80 % të popullsisë, ndërkohë që vetëm

11 % e tokës bujqësore ishte e punueshme146.Teknikat bujqësore dhe teknikat e zhvillimit të bujqësisë

mbeteshin të tipit mesjetar, plugjet e hekurt gjendeshin vetëm në jug të vendit, dhe sistemi primitiv i

qarkullimit të drithërave kërkonte që 20% e tokës të punueshme të mbetej djerrë me qëllim për t’u

përdorur vitin tjetër. Si rezultat shqiptarët ishin më pak produktivë sesa fshatarët e tjerë të Ballkanit. Për

rrjedhojë Shqipëria vazhdoi ende të importonte sasi të mëdha gruri, misri, orizi dhe kjo përpjekje vetëm

për të mbuluar nevojat themelore të popullsisë147.

144 Po aty, fq. 188. 145 Po aty, fq. 189. 146 Bernd J.Fisher, Shqipëria gjatë luftës 1939-1945, shtëpia botuese “Çabej”, Tiranë 2004, faqe 2. 147 Po aty, fq. 3.

Page 61: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

60

1.5. Administrimi i tokës gjatë viteve të pushtimit italian dhe gjerman

Me pushtimin e Shqipërisë, Italia fashiste veproi intensivisht për të realizuar këto synime kryesore:

të siguronte në Shqipëri një pjesë të rëndësishme të lëndëve të para për furnizimin e ekonomisë italiane;

sidomos me naftë, me hekur, me krom, me bitum, me produkte bujqësore e blegtorale;

ta shndërronte Shqipërinë në një treg plotësues, ku të shiteshin stoqet e industrisë italiane;

të investonte kapitale për shfrytëzimin e burimeve të punës e të burimeve ekonomike.

Masa e parë me karakter ekonomik, me përpjesëtime të gjera, që u shërbente qëllimeve të mësipërme,

ishte Konventa e 20 prillit të vitit 1939 për bashkimin ekonomik, doganor e valutor të Shqipërisë me

Italinë. Kjo ishte një konvente tipike kolonialiste, me pasoja shumë të rënda për Shqipërinë, për

ekonominë, për financat dhe për monedhën e saj.

Në bazë të konventës u hoqën kufijtë ekonomikë ndërmjet dy vendeve dhe taksat doganore, tregu

shqiptar u përfshi në tregun italian. Kjo i dha mundësi vërshimit të mallrave italiane stoqe. Në qoftë se

në vitin 1938 Italia thithte 68,4 % të eksportit dhe zotëronte 36,3 % të importit shqiptar, në vitin e parë

të pushtimit ajo thithi 99,1 % dhe zotëroi 82,5% të importit148.

Në kushtet e pushtimit qarqet italiane u vunë në lëvizje për të zbatuar planet e hershme të kolonizimit të

Shqipërisë. Për këtë qëllim u aktivizuan shoqëritë bujpësore, që kishin depërtuar më parë, veçanërisht

shoqëria EIAA. Në korrik të vitit 1939 Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë u bë iniciatore e një

programi të ri për zotërimin dhe kolonizimin e tokave më pjellore të Shqipërisë. Pjesë e këtij programi

ishte shoqëria ITALBA, e cila nisi nga puna me plane ambicioze në muajt e parë të vitit 1940, duke u

vendosur në tokat midis Shijakut e Durrësit.

Depërtimi i kapitalit italian në shkallë të gjerë e në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare e goditi

drejtpërdrejt kapitalin e vendit, e ngushtoi rrezen e veprimit të tij ose nuk i la vend për të vepruar në

fushën e prodhimit, sidomos në miniera, në disa degë të industrisë, si dhe në bujqësi. Prodhimi bujqësor

përgjithësisht pësoi rënie. Kështu prodhimi i drithërave të bukës, që përbënin prodhimin kryesor të

bujqësisë, ra nga 1 822 000 kv në vitin 1938, në 1 734 000 kv në vitin 1039, në 1 681 000 kv në vitin

1940, në 1 691 000 në vitin 1941 dhe në 1 586 000 kv në vitin 1942149. Rënie pësuan edhe produktet e

tjera bujqësore si: thekra, elbi, orizi e sidomos ulliri. Gjithashtu rënie pati edhe prodhimi blegtoral për

shkak të dëmtimeve të shumta e therjeve në masë të bagëtive150.

148 Haxhi Shkoza, Financat e Shqipërisë, shtëpia botuese “Nikaj”, Tiranë 1935, fq 56 149 Po aty, fq 57. 150 Po aty, fq. 58.

Page 62: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

61

Me kapitullimin e Italisë fashiste Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste. Pushtimi nazist ishte

vazhdim i drejtpërdrejtë i pushtimit fashist italian dhe zëvendësim i këtij të fundit. Në periudhën e

pushtimit gjerman, ekonomia e Shqipërisë u zhyt në një krizë më të thellë. Ajo përfshiu të gjithë

sektorët: industrinë, bujqësinë, ndërtimin, tregtinë, financat, sistemin monetar e të kredisë. Niveli i

masave punonjëse të qytetit e të fshatit ra për tokë151.

Më e thellë ishte kriza që përfshiu bujqësinë e blegtorinë. Prodhimi i grurit në vitin 1944 ishte rreth 20-

30 për qind më i ulët se prodhimi i vitit 1943. Blegtoria u dëmtua rëndë dhe për pasojë produkti

blegtoral pësoi rënie të madhe.

Rënia e produktit industrial e bujqësor ndikoi në përkeqësimin e veprimtarisë edhe në degët e tjera të

ekonomisë si në ndërtim, në transport, në tregti etj.

Nazistët gjermanë grabitën, me metoda ushtarake, burimet ekonomike e financiare të Shqipërisë. Këto

burime ata i vunë në shërbim të planeve të tyre ekspansioniste dhe kundër Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Ata grabitën naftën dhe kromin, produktet bujqësore e

blegtorale, lëndën e pyjeve, rekuizuan ose konfiskuan mjete transporti e fonde të tjera themelore.

Grabitjet e shumta të pushtuesve gjermanë në ekonominë e financave të Shqipërisë e rritën inflacionin

në përmasa të mëdha. Në nëntor të vitit 1944 qarkullimi i bankënotave arriti në 380 000 000 franga

shqiptare. Çmimet u ngritën 32 herë në krahasim me nivelin e tyre në mars të vitit 1939. Borgjezia e

shfrytëzoi këtë gjendje për të realizuar fitime të mëdha në kurriz të masave punonjëse të qytetit e të

fshatit. Pushtimi fashist e nazist, prill 1939 - nëntor 1944, qe një rrezik i madh për ekzistencën e

Shqipërisë si shtet i pavarur e i popullit shqiptar si komb. Bujqësia përgjatë viteve të pushtimit fashist

dhe nazist shkoi drejt degradimit. Sipërfaqja e tokës bujqësore gjithnjë e më tepër zvogëlohej, kësaj

gjendje i shtoheshin edhe dorëzimi i detyrueshëm i prodhimeve bujqësore me çmime të ulëta i shoqërive

italiane, shpronësimi i fshatarëve të mesëm nga bankat italiane, si dhe rrëmbimi i tokës për ndërtim

rrugësh strategjike/kazerma moderne152.

Për sa i përket regjimit juridik të tokës bujqësore në fund të Luftës së Dytë Botërore, raportet e pronësisë

mbi tokën bujqësore, që kishin nisur nga viti 1912, pësuan ndryshme të mëdha në lidhje me subjektet e

së drejtës së pronësisë.

Copëzimi dhe pakësimi i pronës çifligare preku të gjitha krahinat e vendit, jo vetëm familjet e vjetra

çifligare, por edhe pronarët agallarë, tregtarë, funksionarë etj. Si rrjedhim i këtij procesi nga viti 1912-

151 Iliaz Fishta dhe Veniamin Toçi, Gjendja ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 1939-1945, shtëpia botuese “8 Nëntori”,

Tiranë 1983, fq. 72. 152 Hysen Shabanaj, Aspekte ekonomike në Prefekturën e Elbasanit gjatë viteve 1944-1948, Elbasan 2003, fq. 25.

Page 63: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

62

1945, prona çifligare private u ul nga 140.000 ha në 52.040 ha, nga të cilat 14.550 ha i takonin 7

familjeve të njohura si pronarë të mëdhenj tokash, ndërsa pjesa tjetër 37.490 ha i takonin 2.563

familjeve. Si përfundim prona e madhe çifligare (shtetërore, private dhe vakufore) e cila në 1912-ën

zinte 210.000 ha, në vitin 1945 ishte përgjysmuar duke zënë 106.300 ha. Këtë pakësim prej 104.700 ha e

pësuan çifligjet private (88.00 ha), çifligjet vakufore (9.400 ha) dhe çifligjet shtetërore (6.300 ha). Si

rrjedhim, pozita që zinte prona e madhe çifligare në ekonominë bujqësore shqiptare erdhi duke u

ngushtuar gradualisht, bashkë me të edhe mbeturinat feudale që rëndonin në fshatin shqiptar153.

Megjithëse prona çifligare u zvogëlua shumë gjatë kësaj periudhe, numri i fshatarëve pa tokë ose me pak

tokë, mbeti gjithnjë i lartë. Në vitin 1945 në fshatin shqiptar më shumë se ¾ e popullsisë agrare (77.3 %)

vuanin nga mungesa e tokës. Prej tyre 21.540 familje ose (13.9 %) nuk kishin fare tokë dhe 98.400 ose

(63.4 %) familje kishin 55.475 ha tokë duke i takuar nga 0.6 ha tokë për familje154.

Ndryshimin e raporteve mbi tokën bujqësore, që përmendëm më sipër, e sollën fshatarët e pasur, të cilët

në fund të vitit 1912 zinin një vend të parëndësishëm në zotërimin e tokës bujqësore. Përgjatë 30 viteve

pas shpalljes të pavarësisë, ata u bënë subjekte kryesore në rritjen e sipërfaqeve të tokës bujqësore që

kishin në zotërimin e tyre. Me anë të kontratave të shitblerjes, të lidhura me pronarët e mëdhenj të

tokave, por edhe me fshatarët e varfër, ata e shtuan sipërfaqen e tokës bujqësore nga 40.000 ha që

zotëronin në vitin 1912 në 121.560 ha në vitin 1945. Numri i tyre u rrit në disa mijëra familje,

konkretisht në 10.640 familje që zinin 6.8 % të familjeve agrare në vitin 1945. Në këtë mënyrë subjektet

pronarë do të ndryshonin vendet në vitin 1945, në radhë të parë do të dilnin fshatarët e pasur ose

borgjezia agrare në këtë periudhë dhe që zotëronin tashmë 121.560 ha tokë, shteti që zotëronte 55.942

ha dhe çifligjet private në 52.040 ha155. Rritja e fshatarëve të pasur apo e borgjezisë agrare u bë për

shkak të disa faktorëve si përdorimi më efektiv i ngastrave të tokës që ata punonin, duke sjellë rritjen e

të ardhurave të tyre. Në rritjen e të ardhurave të tyre ndikoi pozitivisht edhe zotërimi i metodave të reja

në përpunimin e tokës bujqësore, duke filluar nga blerja e mekanikës moderne të kohës, mënyrës së

plugimit, të farave bujqësore, të gjetjes së tregut për shitjen e prodhimit etj. Ambicia për të fituar më

shumë të ardhura, bëri që këto familje t`i investojnë edhe më tej të ardhurat e tyre duke blerë toka të

tjera nga çifligarët e pasur dhe ata të mesëm, që i punonin pjesërisht tokat e tyre (pothuajse ¾ e tokave

gjatë një viti rrinin djerrë të papunuara), si dhe nga fshatarët e varfër, të cilët për shkak të varfërisë,

153 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Tretë, Periudha e Pavarësisë 1912-1939, Tiranë 2007, fq.113. 154 Po aty, fq. 115. 155 Po aty, fq. 119-120.

Page 64: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

63

mungesës së konkurueshmërisë me familjet e pasura, të taksave dhe detyrimeve të tjera me shtetin, të

borxheve me bankat dhe me fajdexhinjtë, ishin të detyruara të shisnin edhe atë pak tokë që zotëronin.

KREU II.

REGJIMI JURIDIK I ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PRONË

SHTETËRORE DHE PRIVATE TË LLOJIT: TROJE, NDËRTESA, PYJE DHE KULLOTA

GJATË VITEVE 1912-1945

2.1. Mbrojtja dhe rikthimi i tokave të grabitura pronë shtetërore

Një ndër çështjet më shumë të diskutuara në këtë periudhë, për të cilën kishte pasur edhe më përpara

disa përpjekje për ta vënë në kontroll, ishte mbrojtja dhe miradministrimi i pasurisë të paluajtshme të

Shtetit. Grabitjet e pasurive shtetërore gjatë dekadës të parë të ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar

vazhdonin pa fund, duke përbërë kështu një çështje kryesore të diskutuar gjerë e gjatë në Parlament gjatë

viteve 1922-1924.

Në vitin 1920 Qeveria vendosi të miratojë një projektligj për sekuestrimin e pasurive të patundshme të

Esad Pashë Toptanit, duke autorizuar autoritetet kompetente të vënë dorë në to. Si justifikim i masave të

vendosura kundra Esad Toptanit, shërbyen këto shkaqe156:

- Ndarja e Shqipërisë së Mesme prej Qeverise Qendrore më 1913;

- Vënia dorë në të ardhurat doganore e të vetëpublikut më 1914;

- Nxjerrja e ngatërresave në dëm të Atdheut më 1915;

- Përsëritja e këtyre veprimeve pas Kongresit të Lushnjës dhe marrja me vete e të hollave të

Shtetit.

Dekretligji i mësipërm pas shumë diskutimesh u votua nga Parlamenti në vitin 1922, duke pësuar një

ndryshim në vitin 1923, që përforconte sekuestrimin e pasurisë së Esad Toptanit157. Gati mbas dy

vjetësh (5 dhjetor 1925), një grup deputetësh kërkoi anulimin e këtij ligji, duke pretenduar se arsyet e

shfaqura në rastin e votimit të saj, nuk i përshtaten dispozitave të Statutit të Lushnjës në atë kohë në

fuqi. Por ky propozim nuk u pranua. Njëherësh me konfiskimin e pasurive të Esad Toptanit, Ministria e

Financave vuri dorë edhe mbi pasuritë e zonjës Shadije Toptani, e shoqja e Esadit158.

156 Qarkore e Ministrisë së Brendshme, nr. 1675-1 dt.02.01.1927, fq. 35. 157 Ligji datë 03.03.1922, ndryshuar në datë 05.04.1923. 158 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 8.

Page 65: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

64

Mbas tri-katër vjetësh pasi ishte sekuestruar pasuria e paluajtshme në emër të bashkëshortes së Esad

Toptanit, ajo nuk ra dakord me vendimin e sekuestrimit të pronave, ndaj dhe angazhoi përfaqësuesin e

saj që, në bazë të dokumenteve kadastrale, të kërkonte dorëzimin e pasurive të saj, kërkesë e cila iu

pranua. Shadije Toptani iu drejtua zyrave kompetente të qarkut Durrës ku kërkonte lëshimin e tapisë për

çifligun e Rrethit (Durrës), pasuri kjo e konfiskuar e Esadit, por Ministria e Financave iu drejtua gjyqit

duke kundërshtuar kërkesën e saj159.

Për pronat e familjes Toptani u angazhua edhe Parlamenti, pasi mori shkas nga konfliktualiteti i gjatë

midis familjes Toptani dhe shtetit, duke marë një vendim në favor të familjes Toptani. Ndër të tjera në

vendim thuhej “Të autorizohet Qeveria që e tërë pasuria e mbetur, e quajtur ose e njoftuar apo e kujtuar

e Esad Toptanit që ka vënë dorë Qeveria e që e ka pasur në posedim të vet, të kthehet në gjendjen të

mëparshme si mbas ligjit relative e urdhrave të tjera që kanë relacion me këtë, duke u marrë parasysh

se çdo veprim i Ministrisë së Financave për dorëzimin e një pjese të kësaj pasurie personave të tretë,

është në kundërshtim jo vetëm me ligjin e posaçëm dhe me urdhrat e veçanta, por edhe me rregullat e

procedurat në veprim”. Të autorizohet prapë Ministria e Financave që të heqë dorë prej gjyqit, që ka

ngritur për çifligun e Rrethit, duke qenë se si mbas ligjeve në fuqi, nuk i përket Ministrisë së Financave

ngritja e padisë etj160.

Në kundërshtim me këtë vendim të Parlamentit, Ministria e Financave, vazhdoi procedurat ligjore dhe

në fund të vitit 1930, pasi çështja kaloi nëpër të gjitha fazat ligjore, Çifligu i Durrësit u njoh pasuri

shtetërore161. Në kuadrin e zbatimit të dispozitave të akteve të mësipërme, sigurisht që konfiskimi i

çifligjeve të Esat Pashë Toptani më tepër sesa nevojë e zbatimit të ligjit ishte masë represive e

ndëshkimit të kundërshtarëve politikë.

Për të mbrojtur ngastrat bujqësore, pronë shtetërore, por edhe për të përkrahur zgjidhjen e problemit

agrar të fshatarësisë, në vitin 1922 u ndërmor një nismë e rëndësishme me qëllim ngritjen e një

Komisioni Hetues për të verifikuar grabitjen e pronave shtetërore, sikurse u tentua në vitin 1913162. Edhe

kjo nismë e dytë, e cila u finalizua me ligjin e posaçëm për ngritjen e një Komisioni Hetues, për

regjistrimin e pasurive shtetëror të grabitura”, prej 20 nenesh nuk pati suksesin e duhur163.

Ndër dispozitat kryesore të këtij dekretligji, parashikohej që të gjitha pasuritë e Shtetit do të regjistrohen

dhe transkriptoheshin në regjistrat kadastralë. Të gjithë privatët kufitarë detyroheshin të paraqisnin para

159 Po aty, fq. 9. 160 Po aty, fq 10. 161 Arkiva e Ministrisë së Financave, nr. 2153. 162 Shqipëria gjatë viteve 1912-1937,” vepër e përmendur”, fq 17 163 Ligji i datës 20.03.1922, “Për ngritjen e një Komisioni Hetues dhe regjistrues të pasurive të grabitura”dt.0l.04.1932.

Page 66: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

65

Komisionit Hetimor, që do të ngrihej për këtë qëllim, dokumentet e zotnimit. Në mbështetje të

vendimeve të komisionit të posaçëm, zyrat e kadastrës detyroheshin të lëshonin tapi (akt kadastral) etj.

Ky dekretligj u aplikua në Prefekturën e Beratit dhe të Durrësit. Pa u përfunduar regjistrimi i pasurive

shtetërore të këtyre dy viseve, iu dha fund detyrës së komisionit me shënimin se veprimet e tij nuk dhanë

rezultatin e dëshiruar dhe për mungesë buxheti164.

Mospërmbushja e një qëllimi kaq madhor, sikurse ishte mbrojtja e pasurisë të paluajtshme shtetërore,

hidhte drite mbi një fenomen, nga njëra anë institucionet më të larta shtetërore nxirrnin ligje për

mbrojtjen e pronës shtetërore, nga ana tjetër përfaqësuesit e tyre ishin ata që kishin përfituar më shumë

prej saj165.

Në vitin 1924, Parlamentit iu paraqit nga Qeveria një projektligj tjetër më i plotësuar për regjistrimin e

pasurisë shtetërore. Në raportin shoqërues të këtij projektligji, përshkruhej gjendja e mjerueshme e

pasurive shtetërore, gjendje e cila ishte debatuar së shumti në bisedimet parlamentare. Me pranimin në

parim të projektit në fjalë, iu rekomandua Qeverisë që të sjellë nga Turqia kopjet e regjistrave të

pasurive dhe njëkohësisht të çelej në buxhetin e Ministrisë së Financave një fond i posaçëm për

përballimin e shpenzimeve të një Komisioni që do të dërgohej në Stamboll për këtë qëllim. Mungesa e

çeljes të një fondi financiar shërbeu si pretekst që edhe projektligji i ri të mbetej i pavotuar nga

Parlamenti. Shpresat për miratimin e ligjit në fjalë dhe ngritjes së Komisionit u shuan plotësisht, kur

qeveria turke nuk e dha pëlqimin për atashimin e Komisionit shqiptar në Stamboll për të verifikuar

regjistrat kadastralë dhe për këtë arsye kaluan edhe dy vjet të tjera pa u bërë asgjë166.

Në vitin 1928, grabitjet, përvetësimet e pasurisë shtetërore kishin arritur një kulm kaq të madh sa në

mbështetje të një raporti të paraqitur me rastin e inspektimit mbi instalimin e imigrantëve, u vendos të

vihet dorë mbi pasuritë e përvetësuara, duke lënë të lirë autorët për t’iu drejtuar gjyqit kompetent. Më

pas u morën edhe tri vendime të tjera, që kishin lidhje me situatat e përvetësimeve të bëra para dhe pas

vitit 1912, për të cilat ishin hapur proçese gjyqësore, kundër pronarëve të dyshuar për përvetsim të

tokave shtetërore, ku kërkohej të ruhej statuquo-ja deri në përfundimin e proçeseve gjyqësore.

Në mbarim të vitit 1929 u përfundua projektligji i dekretuar me datë 26.10.1930, “Për përvetësimet e

pasurisë shtetërore nga privatët”. Në bazë të këtij ligji, autorizohej Ministria e Financave si institucioni

përgjegjës që të organizonte gjithë punën hetimore me qëllim evidentimin e tokave të grabitura nga

privatët në dëm të shtetit. Për të stimuluar denoncimet, çdo shtetas që kishte grabitur tokë shtetërore

164 Historia e Popullit Shqiptar, vepër e përmendur, fq.10. 165 Po aty, “vepër e përmendur”, fq.11. 166 Projketligji Për regjistrimin e pasurisë shtetërore, Fletore Zyrtare nr.55/1927.

Page 67: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

66

përjashtohej nga dënimi penal dhe qiraja e papaguar mbi tokën e përdorur në rast se e vetëdorëzonte atë.

Për të hetuar konkretisht vjedhjet dhe grabitjet, që i ishin bërë pronës shtetërore, në ligj parashikohej

ngritja e një Komisioni me specialistë të kualifikuar, si dhe me përfaqësues me integritet pranë

fshatrave, të cilët do të kryenin verifikimet në terren duke bërë krahasimet edhe me të dhënat kadastrale

për tokat shtetërore, në mënyrë që të gjendeshin diferencat e pronës të grabitur dhe personin përgjegjës.

Komisioni ishte i detyruar të mbante proçesverbale, ku të evidentonte konstatimin e grabitjeve, mënyrat

e grabitjeve, koha, provat si dhe sasia e tokës të grabitur. Në rast se dilnin persona përgjegjës, Komisioni

depozitonte padi në Gjykatë dhe kjo e fundit ishte e detyruar të merrte vendim brenda 30 ditëve.

Gjithashtu në rast se konstatoheshin akte paligjshmërie, që lidheshin me grabitjen e tokave qysh më

përpara, për posedimin që kishte filluar të ecte ndërpritej afati i parashkrimit fitues, duke i hequr në këtë

mënyrë të gjithë personave fajtorë mundësinë për t’u bërë pronarë me parashkrim fitues, edhe sikur të

kishin në posedim pronën e grabitur shtetërore para vitit 1921167.

Në vitin më vonë Parlamenti miratoi një tjetër ligj për evidentimin e tokave shtetërore të grabitura nga

privatët. Ligji i dytë në thelb ka të njëjtin qëllim si ligji i parë; ai tregoi mënyrën e ngritjes të

komisioneve hetimore që do të verifikonin tokën e grabitur nga privatët. Ligji shkon deri atje sa

parashikon edhe sanksione ndaj gjykatësve që do të shqyrtonin paditë kundër personave përgjegjës, për

t’i shqyrtuar shpejt dhe me drejtësi, në të kundërt do të merreshin masa disiplinore ndaj tyre deri në

shkarkim168. Duhet të theksojmë faktin se Komisioni, që u ngrit për këtë qëllim, synonte të realizonte dy

qëllime njëherësh:

- Evidentimin e tokës shtetërore, të grabitur nga shtetas të ndryshëm, dhe kalimin e fondit të

tokave shtetërore, të grabitura në funksion të fondit të tokës bujqësore, që do t’u ndahej

fshatarëve në bazë të Ligjit, “Mbi reformën agrare”, të vitit 1939,

- Frikësimin apo kanosjen deri në burgim të kundërshtarëve politikë, të cilët njiheshin për

pasurimin e tyre të paligjshëm në dëm të pronës së paluajtshme shtetërore apo e thënë ndryshe të

zgjerimit të çifligjeve të tyre private në dëm të çifligjeve shtetërore.

Komisioni, i formuar sipas ligjeve të mësipërme, vazhdoi veprimtarinë deri më 3l.03.l934 dhe u

suprimua për pamundësi të financimit të mëtejshëm të aktivitetit të tij. Nga 119 çifligje shtetërore të

Prefekturës së Beratit, ku Komisioni filloi punën, regjistroi në Lushnjë 57 dhe në Fier 32 çifligje169.

167 Po aty, fq. 228. 168 Ligji dt. 14.05.1931, Mbi të vënurit dorë mbi tokat shtetërore të grabitura nga privatët, Fletorja Zyrtare nr. 33/1931. 169 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 12.

Page 68: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

67

Procesverbalet, bashkë me vendimet e tij, të redaktuara në vendet që u konstatuan grabitje në pasurinë e

shtetit, iu paraqitën gjykatës kompetente për ndjekje ligjore170.

Komisioni që veproi nga viti 1930 deri në vitin 1934 konstatoi se prona shtetërore e grabitur kapte

sipërfaqe të mëdha. Nga hetimet e kryera gjatë kësaj periudhe, rezultonte se 33.700 ha pronë shtetërore

ishte grabitur në qarkun e Fierit dhe 1.800 ha pronë shtetërore ishte grabitur në qarkun e Lushnjës171.

Kjo shifër e konsiderueshme përveçse nxjerr në pah abuzimet e mëdha, që ishin bërë me pronën e

paluajtshme shtetërore, sigurisht që nuk tregon përmasat e vërteta të fenomenit negativ, pasi verifikimet

e kryera nuk u realizuan në të gjithë vendin. Për më tepër edhe aty ku përfunduan, sikurse ishte qarku i

Fierit dhe Lushnjës, jo të gjitha tokat e grabitura u evidentuan për t`iu kthyer Shtetit, pasi mbështetësit e

pushtetit nuk u prekën nga efektet e këtij ligji, duke vazhduar të qetë të gëzonin pronat e grabitura.

2.2. Administrimi i pasurive të paluajtshme pronë shtetërore

Një aspekt i rëndësishëm i reformave të ndërmarra nga qeveritë shqiptare gjatë viteve ’20, ishte jo vetëm

përpjekja për të mbrojtur pasuritë e paluajtshme pronë shtetërore dhe ato që ishin grabitur duke i rikthyer

në zotërimin e Shtetit, por edhe administrimi i këtyre pasurive nëpërmjet kontratave të qirave të

koncesioneve të cilat gjeneronin të ardhura të konsiderueshme për kohën. Për sa i përket të ardhurave që

siguronte Shteti, një ndër burimet kryesore të tyre përbënte qiraja e tokave, ndërtesave, pyjeve dhe

kullotave etj, të cilat jepeshin me qira vit për vit mes (qiramarrësve/ koncesionarëve) me anën e

këshillave administrative të vendit ku ndodheshin.

Shteti, duke qenë i dobët, nuk mund të merrej vetë me punimin dhe shfrytëzimin e pasurive shtetërore të

mësipërme, ndaj dhe i jepte ato me kontratë qiraje/koncesioni. Fatkeqësisht të ardhurat vjetore, që vinin

me këtë mënyrë, nga viti 1920 e në vazhdim kishin ardhur duke zbritur, qoftë për mungesë

miradministrimi, qoftë për shkak të krizës ekonomike. E ndodhur në këtë situatë, Qeveria e drejtuar nga

Mbreti Zog e gjeti të domosdoshme shitjen e tyre pjesë-pjesë për çdo vit, me autorizime ligjore të

veçanta e me qëllim që blerësit privatë të përfitonin prej tyre më mirë se vetë Shteti, të cilit po i

kushtonte shumë administrimi i tyre172.

170 Haxhi Shkoza, po aty, fq. 225. 171 Shqipëria gjatë viteve 1912-1937, vepër e përmendur, fq. 217. 172 Po aty, fq. 7.

Page 69: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

68

a) Konçesionet. Një mënyrë tjetër, që ka synuar miradministrimin e pasurive të paluajtshme të shtetit,

ka qenë dhënia me koncesion e çifligjeve pronë shtetërore. Për shfrytëzimin sa më të mirë të pasurisë

pronë shtetërore në vitin 1922, ndërmjet Qeverisë të Shtetit Shqiptar dhe përfaqësisë së një grupi të

huajsh, u arrit një marrëveshje me kushtet e mëposhtme173:

1) Jepen me qira për 25 vjet kohë çifligjet ndërmjet dy lumenjve Shkumbini e Vjosa që janë më shumë

se 100 copë.

2) Qiraja për pesëvjeçarin e parë është caktuar në 500.000 franga ari në vit; për pesëvjeçarin e dytë dhe

për pesëvjeçarin e tretë në 550.000 franga ari në vit dhe për pesëvjeçarin e katërt në 600.000 franga ari

në vit, si dhe për pesëvjeçarin e pestë në 700.000 franga ari në vit.

3) Sipërmarrësi i nënshtrohet të dhjetës rregullisht e merr pjesë edhe ai vetë në ankandin e të dhjetave të

lëndës së pyjeve të zonës së konceduar.

4) Sapo t’i dorëzohen çifligjet sipërmarrësit, ky ka për ti dhënë Qeverisë një paradhënie prej 2.500.000

franga ari, shumë e cila do të shlyhet për 20 vjet, 1.000.000 brenda 5 viteve të para dhe l.500.000 në 5

vitet e tjera.

Pavarësisht kësaj përpjekje pozitive nga ana e Qeverisë, kjo kontratë u mor në diskutim prej Parlamentit,

duke i`u referuar edhe komisioneve kompetente për studim, por nuk u votua prej tij.

b) Konfiskimet në bazë të vendimeve gjyqësore me kartakter politik. Një tjetër mënyrë për rritjen e

të ardhurave në shtet ishte konfiskimi i të gjithë pasurive të të dënuarve për kryerjen e një krimi dhe të

pandehurve me faje politike që arratiseshin, të cilëve u konfiskohej pasuria e tundshme dhe e

patundshme sipas ligjeve në fuqi174.

- Ligji i datës 31.01.1922, “Mbi internimin e familjeve dhe konfiskimin e pasurive të të arratisurve”,

- Ligji datës 11.03.1925, “Mbi ndëshkimet për faje politike”.

Këto ligje më tepër sesa një mënyrë për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit, nëpërmjet konfiskimit

të pasurisë të luajtshme dhe të paluajtshme të të arratisurve politikë, ishin një mjet presioni për të

mbajtur larg kundërshtarët politikë nëpërmjet këtyre akteve represive. Lufta e ashpër politike, që u

zhvillua përgjatë viteve 1920-1924 në Parlament, bënte që çdo forcë politike, që merrte pushtetin,

nxirrte nëpërmjet organeve ligjzbatuese akte konfiskimi të të gjithë pasurisë të të arratisurve politikë.

Duhet theksuar fakti se këto akte administrative, me karakter represiv, të marra në bazë dhe për zbatim

173 Po aty, fq .15. 174 Po aty, fq. 16.

Page 70: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

69

të këtyre ligjeve, nuk duhet të ishin kompetenca administrative, por gjyqësore. Për t’u nënvizuar është

gjithashtu fakti i antikushtetueshmërisë së këtyre ligjeve, ku për kohën nuk ka pasur një kontroll të tillë

me qëllim mbrojtjen e pronës private.

Në vijëmsi të goditjes të të kundërshtarëve politikë dhe konfiskimit së pasurive të tyre të paluajtshme, e

njejta frymë vazhdoi edhe gjatë periudhes të Monarkisë. Me shpalljen e dekretligjit mbi internimin e

fëmijëve, sekuestrimin e pasurisë dhe mbi djegien e shtëpive të të arratisurve kriminelë dhe të dekret-

ligjit mbi internimin e familjeve të ushtarëve të rekrutëve e të rezervistëve që arratisen, në vitin 1930,

Mbreti Zog vazhdoi të njëjtën traditë presioni ndaj kundërshtarëve të tij politikë, sikurse kishte ekzistuar

një dekadë më parë, gjatë viteve 1920-1924175.

Në bazë të këtyre ligjeve, çdo shqiptar ose i huaj që ndodhej në tokën e Mbretërisë Shqiptare, ndalohej

të bënte propagandë politike të çfarëdo lloji, me qëllim që të prishte sigurimin dhe qetësinë e brendshme.

Të pandehurve me faje politike, që ushtronin fajet e tyre në shtetet e huaja dhe të pandehurve me këto

faje që arratiseshin e që nuk dorëzoheshin mbas 15 ditësh afati, iu konfiskohej pasuria e tyre e tundshme

dhe e patundshme. Atyre që iu ishte konfiskuar pasuria, nuk i kthehej produkti i saj edhe në qoftë se

faleshin. Çështjet që nuk merrnin fund prej gjyqit të posaçëm deri në mbarimin e afatit të 5 vjetëve, i

referohen gjyqeve të zakonshme. Gjyqi i posaçëm për fajet politike u formua në bazë të Ligjit të datës

21.03.1934. Mosparaqitja në këto gjyqe kishte pasoja shumë të rënda për sa i përket pasurisë të të

arratisurve politikë. Të arratisurit politikë (kriminel sikurse përdorej emërtimi në ligj) që nuk

dorëzoheshin brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të letër-paraqitjes (shtrëngimit), u sekuestrohej

pasuria e tundshme dhe e patundshme dhe në rast se brenda 10 ditëve që nga data e plotësimit të

formaliteteve të sekuestrimit nuk dorëzoheshin u digjeshin shtëpitë. Në qoftë se kishin bashkëpjesëtarë,

me anën e pleqësisë së lagjes u ndahej pjesa e të arratisurve dhe shembej shtëpia. Në qoftë se nuk mund

të ndahej, i shitej pjesëtarit ose pjesëtarëve të tjerë dhe në mos ishte e mundur dhe kjo, atëherë

deklarohej pasuri shtet. Veçanërisht u internohej gjithë fëmija meshkuj e femra edhe në qoftë se këta

ishin në një zjarr dhe rronin së bashku të pandarë.

Mënyra e sekuestrimit të pasurisë, u bëhej me dije nga policia e xhandarmërisë duke mbajtur një

procesverbal në prani të Pleqësisë dhe të Kryetarit të Bashkisë ose të Katundarisë. Një kopje e këtij

procesi ruhej në arkivën e Gjyqit Paqtues të atij vendi. Sendet që nevojiteshin për shitje kryhen me

adjudikatë prej një komisioni të përbërë prej Prefektit, Drejtorit të financës, Komandantit të

175 Dekretligji dt 20.07.1930, Mbi internimin e familjeve të ushtarëve të rekrutave e të rezervistave që arratisen dhe

Dekretligji dt. 29.08.1930, Mbi internimin e fëmijëve, sekuestrimin e pasurisë dhe mbi djegien e shtëpive të të arratisurve

kriminelë, Fletoret Zyrtare 56, 57/1930.

Page 71: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

70

xhandarmërisë, dhe një anëtari të Këshillit Administrativ. Të ardhurat mbasi të hiqeshin shpenzimet, i

dorëzoheshin arkës së financave të vendit kundrejt një dëftese etj. Shpenzimet e udhëtimit e të

transportit të të internuarve, si dhe ushqimi i tyre ishin në barrën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të

cilat likuidoheshin nga shitja që rezultonte si më sipër.

c) Sistemi i emigrantve me pasuri të paluajtësshme. Një ndër reformat më pozitive, që u miratua gjatë

kësaj periudhe, ishte reforma që kishte të bënte me ndarjen e pasurisë të paluajtshme pronë shtetërore

dhe kalimin e saj në pronë private në favor të emigrantëve, reformë e cila kishte filluar qysh në vitin

1920176. Mënyra e rregullimit të kësaj çështje u parapri me Ligjin e datës 14.06.1923, “Për trajtimin me

tokë të emigrantëve”, i ndryshuar në datën.18.07.1925. Dispozitat më kryesore të këtij ligji, synonin

që177:

1) Shqiptarët e mbetur jashtë kufirit të Shqipërisë, të shtrënguar për të lënë vendin e tyre prej datës

28.11.1912, deri ditën e shpalljes së këtij ligji, me të fituar nënshtetësinë u zgjidhej një banim definitiv.

2)Emigrantëve u jepej për çdo familje një gjysmë hektari tokë për shtëpi e kopsht dhe dy hektarë për

punim.

3) Emigrantët përjashtoheshin për tri vjet rresht nga e dhjeta dhe e treta, nga vergjia e ndërtesave si dhe

nga taksa pyjore e lëndës për ndërtime (bazuar në dekretligjin me datë 30-12-1925).

4) Gëzonin përjashtimet e sipërme edhe bujqit proletarë për një vit.

5).Tokat e akorduara si më sipër ishin të trashëgueshme, por jo të transferueshme (nuk mund të

shiteshin, dhuroheshin, shkëmbeheshin) etj.

Për zbatimin e ligjit në fjalë u miratua Rregullorja, datë 28.08.1925, “Për trajtimin me tokë të

emigrantëve”, e cila përfshin dispozitat e nevojshme për formimin e komisioneve të ushqimit, për

instalimin e emigrantëve ndër vise të Shqipërisë, etj.

Për t’u kujdesur edhe më mirë për vendosjen e emigrantëve që po shtoheshin për vit, u pa e nevojshme

krijimi i një drejtorie të posaçme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do t’u jepte drejtimet

dhe instruksionet e duhura komisioneve të formuara për instalimin e emigrantëve. Kjo Drejtori u krijua

me Ligjin e datës 22. 12. 1925, “Për trajtimin dhe sistemimin me tokë të emigrantëve”178.

176 Po aty, fq. 17. 177 Ligji dt. 14.06.1923, Për trajtimin me tokë të emigrantëve i ndryshuar në dt.18.07.1925, Fletore Zyrtare e datës 21 qershor

1923. 178 Ligji dt. 22. 12. 1925, Për trajtimin dhe sistemimin me tokë të emigrantëve, Fletore Zyrtare nr. 96/1925.

Page 72: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

71

Përkrahja e emigrantëve të shpërngulur kryesisht nga Kosova, prej represionit dhe gjenocidit serb,

synonte jo vetëm sistemimin e tyre në tokat që do t’u jepeshin nga shteti shqiptar, por edhe në

mënyrën e taksimit. Në vitin 1928 Parlamenti miratoi Ligjin, që urdhëronte faljen e së tretës për

emigrantët. Përkrahja e emigrantëve me pasuri të paluajtshme, ishte një nga reformat e rëndësishme që

kishte filluar në vitin 1920 dhe në vazhdim179. Falja e së tretës për vitin 1928, u ligjërua edhe për vitet

1929 e 1930. Në vitin 1932 Ministria e Ekonomisë Kombëtare, hartoi një projektligj të ri më të

kompletuar për këtë qëllim. Ndër dispozitat kryesore të këtij ligji, do të veçonim180:

- Emigrantëve prej gjaku e gjuhe shqiptare që s’kanë mjete ushqimi, derisa të vendosen u jepet 1-2

franga ari për person.

- Përjashtohen nga e dhjeta për pesë vjet rresht tokat që u akordohen, tatimi i ndërtesave, xhelepi e nga

çdo taksë pasurie të patundshme, etj.

- Emigrantëve u jepet gratis nga pasuria shtetërore 2500 m2, tokë për shtëpi, 1/2 hektar tokë e papunuar

për çdo frymë të familjes. Atyre që janë marrë me tregti të ndryshme, u jepet vetëm një copë tokë sa

për të ngrehur shtëpi duke mos përfituar nga ndihmat e mësipërme.

- Tokat e akorduara këtyre nuk mund të tjetërsohen para 15 vjetëve nga data e dorëzimit.

Pas dy vitesh ky ligj, pësoi disa ndryshime. Dispozitat e reja urdhëronin që181:

a) Tokat e shtëpitë që u janë akorduar emigrantëve, jo vetëm që nuk mund të tjetërsohen para

mbushjes së afatit, por nuk mund të ngarkohen me ndonjë obligim tjetër.

b) Emigrantët e instaluar ndër toka bujqësore, detyrohen të banojnë familjarisht për anë tokës,

ndryshe u merret toka, ndihma e dhënë në mënyrën që urdhërohet në këtë ligj etj.

Rezulton se në bazë të frymës pozitive që përcollën këto akte normative, 3126 familje emigrantësh, me

gjithsej 11743 frymë u instaluan në Shqipëri ku përvetsuan një sipërfaqe toke deri 76.190 dynymësh

(7619ha). Për përmbushjen e nevojave të tjera të emigrantëve, për çdo vit parashikoheshin e

shpenzoheshin fonde të mjaftueshme. Ndihma në këtë drejtim edhe pse nuk plotësonte gjithë nevojat që

kishin emigrantët sërish ishte e rëndësishme po të kemi parasysh këtu edhe gjendjen ekonomike të

shtetit shqiptar. Në buxhetin e ushtrimit financiar 1934/35, u vunë në dispozicion të strehimit të

emigrantëve l.000.000 franga ari182.

179 Ligji datë 2.6.1928, “Pwr faljen e së tretës për emigrantët: 180 Ligji dt. 19. 4.1932, Përkrahja e emigrantëve me pasuri të paluajtshme, Fletore Zyrtare nr. 34/1932. 181 Shtojcë ligji i datës 19.5.1934, Përkrahja e emigrantëve me pasuri të paluajtshme, Fletore Zyrtare nr. 23/1934. 182 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 22.

Page 73: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

72

d) Pasuritë e paluajtëshme të sekuestruara (për arësye të mos pagimit të detyrimeve financiare

ndaj Shtetit). Në të shumtën e rastve këto pasuri të cilat ishin kthyer në pronë shtetërore i`u lanë në

posedim të fshatarëve, që i punonin ato, ndërsa një pjesë tjetër u shitën me qëllim nxjerrjen e të

ardhurave në buxhetin e shtetit. Për sa u përket personave që iu sekuestrua pasuria e paluajtshme, ata

ishin dhjetarë/sipërmarrës që duke mos i paguar arkës së shtetit të drejtat e kontraktuara, pasuritë e

sekuestruara ndaj tyre filluan të nxirren në ankand për shitje nga ana e zyrave financiare. Në mesin e

viteve 1920 ishte bërë zakon që në të shumtat e rasteve të mos paraqiteshin klientë për blerjen e të tilla

pasurive të sekuestruara183. Zyrat financiare, të shtrënguara prej këtij zakoni dhe të bazuara në ligjin e të

dhjetave, kryenin formalitetet e duhura për blerjen e tyre në emër të Thesarit Shtetëror. Mirëpo ky

veprim përsëritej çdo vit e në shumë në territorin e Mbretërisë, kështu që numri i debitorëve të tillë dhe

sasia e pasurive të marra në emër të shtetit dhe veçanërisht në kohën kur drithërat nuk gjenin tregje

eksportimi të favorshëm jashtë shtetit. Sikurse ndodhi në fillim të krizës botërore, që të gjitha pasuritë e

vogla e të shpërndara aty-këtu ishte shumë vështirë të administrohen nga Financa. Shumë herë zyrat

financiare ia lanë prapë të zotëve të parë këto pasuri për punim përkundrejt një pagese që njihej si “e

tretë". Por edhe kjo e drejtë vilej gjithnjë e më pak nga financa, herë sepse fshihej prodhimi i vërtetë i

pasurisë në fjalë, herë sepse nuk paguhej as ajo e drejtë e vogël që u veçua si pjesë e pronës shtetërore.

Për të gjitha këto arsye në vitin 1926, u pa e udhës dhe më e dobishme për Thesarin që të tilla pasuri të

shiten pjesë-pjesë184.

Ndër ligjet më të rëndësishme. të cilat rregullonin proçedurën e shitjes së pasurive të sekuestruara me

anë të ankandit (adjudicate) gjatë kësaj periudhe do të veçonim, miratimin e disa ligjeve të posacëme,

duke filluar nga viti 1926 deri në vitin 1932. Mbi bazën e aktit të parë normativ atij të vitit 1926,

autorizohej Qeveria që të shiste pasuritë e patundshme të Shtetit, që ishin shënuar në listaneksin e këtij

ligji, me anën e një komisioni të përbërë prej nëpunësit të financës (si kryetar), anëtarit të Këshillit

Administrativ, Nënprefekturës të Kadastrës, të bujqësisë, të një anëtari të Bashkisë dhe i kontrolluar

prej Prefektit ose Nënprefektit. Shitja bëhej me adjudikat (ankand)185.

Shpallja e ankandit të këtyre pasurive vazhdonte për 30 ditë dhe shitja definitive për 15 ditë. Në rastet

kur çmimi nuk ishte i pëlqyeshëm, leçitja e parë zgjatohej edhe një herë vetëm për 30 ditë etj. Ofertat

pranoheshin pasi të depozitoheshin në arkën e financave, mbi çmimin që caktonte komisioni i shitjes së

183 Po aty, fq. 23. 184 Po aty. 185 Ligji datë 27-12-1926, “Mbi shitjen e pasurive të patundshme shtetërore”, Fletore Zyrtare nr. 6/1926.

Page 74: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

73

pasurisë në adjudikatë. Zyra kadastrale bënte të gjitha veprimet ligjore për kalimin e pasurisë së shitur

në emër të blerësit, duke u bazuar në aktin e shitjes zyrtare186.

Akti i dytë normativ me të njëjtin titull, mbi shitjen e pasurive të patundshme shtetërore, u miratua në

vitin 1927, në bazë të të cilit autorizohej shitja në bazë të dispozitave të ligjit të parës, pa pasur ndonjë

dryshim thelbësor187.

Akti i tretë normativ në të njëjtin qëllim, i miratuar në vitin 1930, urdhëronte të veprohej si mbas

proçedurës që ndiqnin dy aktet e mëparshme normative me një ndryshim të vogël me këtë përmbajtje

“Kur në kohën e adjudikatës del ndonjë pretendim zotërimi mbi tokat e listaneksit, adjudikata

azhurnohet deri në mbarim të gjyqit mbi tokat e kontestuara”188.

Akti i fundit noramtiv mbi shitjen e pasurive të patundshme shtetërore nëpërmjet ankandit, u miratua në

vitin 1932, duke urdhëruar që ankandi të bëhej në bazë të ligjit mbi administrimin e pasurisë së shtetit

dhe të kontabilitetit të përgjithshëm dhe zbritjen në 10% të shumës të depozitës, si dhe veprimi i

transkriptimit në emër të blerësit bazohej në notën e lëshuar nga financa me anën e noterit189.

e) Shitja, dhurimi dhe shkëmbimi i pasurive të paluajtëshme. Një tjetër reformë e rëndësishme, e

ndërmarrë pas viteve ’20, ka qenë tjetërsimi i pasurive të paluajtshme shtetërore në formën e kontratave

të shitjes, dhurimit, shkëmbimit me subjekte të ndryshme private. Të gjitha veprimet juridike të

përmendura me lart, u realizuan në sajë të disa akteve normative, që synonin jo vetëm t`i siguronin

shtetit të ardhura nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme të shtetit në favor të privatëve, por edhe

krijimin e mundësive për shfrytëzimin sa më efektiv të trojeve, godinave dhe pasurive të tjera të

paluajtshme, që u ishin tjetërsuar privatëve me qëllim që ata të ngrinin dhe të ushtronin në to një

aktivitet privat.

Me qëllim për të plotësuar nevojat e qytetarëve për troje banimi, Qeveria në gjysmën e dytë të vitit 1920,

vendosi të miratojë kërkesën e banorëve të qytetit të Fierit, për t’u shitur atyre nga një sipërfaqe tokë, për

të ngritur shtëpi e dyqane, me qëllim që të instaloheshin në atë vend190.

Ndër pikat më të rëndësishme të këtij ligji ishin ato që kishin të bënin me mënyrën e shitjes së pasurisë

së paluajtshme pronë shtetërore. Tokat e caktuara në hartën topografike si pasuri shtetërore në Fier,

shiteshin me anë të një Komisioni të formuar prej nënprefektit, gjyqtarit, nëpunësit të financës,

186 Po aty, neni 6, 7 i ligjit. 187 Ligji datë 20.12.1927, “Mbi shitjen e pasurive të patundshme shtetërore”, Fletore Zyrtare nr. 15/1928. 188Ligji dt.03.12.1930, Mbi shitjen e pasurive të patundshme shtetërore, Fletore Zyrtare nr. 20/1930. 189 Ligji dt 28.04.1932, Mbi shitjen e pasurive të patundshme shtetërore, Fletore Zyrtare nr. 43/1930. 190Vendim i Parlamentit nr. 280, datë 06.05.1920, dekretuar nga Këshilli i Lartë më datë 10.05.1920.

Page 75: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

74

inxhinierit, nëpunësit të kadastrës e të bujqësisë. Të drejtën për të blerë tokë e kishin shtetasit e lindur në

Fier, por që nuk kishin shtëpi, ata që kishin ngritur shtëpi në toka private e paguanin qira toke, ata që

jetonin të paktën prej 10 vitesh në Fier e që merreshin me tregti dhe kushdo tjetër që dëshironte të

vendosej në atë vend. Sasia e sipërfaqes së nevojshme për çdo njeri caktohej nga ana e Komisionit.

Blerësit e tokës ishin të detyruar që brenda tri viteve të ngrinin shtëpi e dyqane, përndryshe shitja

anulohej191.

Dy vite më pas, Qeveria mori një vendim tjetër të ngjashëm, për zgjidhjen e problemit të barakave të

Sarandës duke ngritur një Komision të posaçëm, por pa dhënë zgjidhje konkrete, ndaj dhe çështja mbeti

pezull për 2-3 vjet192. Në qershor të vitit 1925, sërish për të njëjtën çështje u përgatit dekretligji që u

votua nga Parlamenti me disa modifikime e me këto urdhërime193:

- Të formohet një Komision arbitrar nën kryesinë e një anëtari të Diktimit,

- Të gjitha ndërtesat e ngritura prej ushtrive të huaja të njihen ipso-jure, pronë e Shtetit,

- Të instalohen emigrantët me konditë mosshitje për 25 vjet kohë të pronës që do të marrin,

- Komisioni të regjistrojë të gjithë ndërtesat e Shtetit, të shqyrtojë dokumentet në bazë të cilave

pretendohet zotërimi i ndërtesave, të caktojë shumat e qirave, vleftën e tokave të okupuara me ndërtesa,

të pranojë si të vlefshme kontratat e bëra në vazhdim të regjimeve të ndryshme etj.

Në vitin 1926 pati mosmarrëveshje në zgjedhjen e arbitrave (anëtarëve të Komisionit) për mungesë të

qartësisë të dispozitave ligjore, çka solli miratimin e një tjetër dekretligj për të njëjtin qëllim194. Dekret

ligji i vitit 1926, parashikoi dispozita mbi shitjen e tokave shtetërore, në Sarandë, tregtarëve industrialë

që donin të ushtronin profesionin e tyre në atë vend. Komisioni arbitrar, për të cilin u bë fjalë më sipër,

në bazë të dispozitave të lartpërmendura, filloi dhe mbaroi misionin e tij duke i siguruar Shtetit

regjistrimin e 242 ndërtesave me qira vjetore përmbi 10.000 franga ari195.

Një të njëjtën frymë, Paralamenti miratoi në vitin 1929 ligjin për shitjen e tokave të tepërta dhe barakave

prej dërrasash të pasurisë të Shtetit që ndodhen në Sarandë. Ky ligj kishte si qëllim nxjerrjen në ankand

të të gjitha atyre sipërfaqeve tokë truall pronë shtetërore që nuk realizonte asnjë qëllim në pronësi të

privatëve. Në bazë të këtij qëllimi shteti do të siguronte të ardhura, ndërsa subjektet që do të dilnin fitues

jo vetëm do të bëheshin pronarë të trojeve të privatizuara, por do të ishin të kondicionuara që në

191 Po aty. 192 Vendimi nr 568, datë 27.06.1922, “Për zgjidhjen e problemit të barakave të Sarandës”. 193 Dekretligji i datës 29.03.1925“Për zgjidhjen e problemit të barakave të Sarandës”. 194 Dekretligji i datës 25.11.1926“Për zgjidhjen e problemit të barakave të Sarandës”. 195 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 12.

Page 76: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

75

sipërfaqet e blera të ngrinin një aktivitet privat në përputhje me planet urbanistike të qytetit196.

Gjithashtu privatizimi i barakave pronë shtetërore, që nuk përmbushnin më asnjë nevojë, kishte si qëllim

prishjen e tyre dhe ngritjen e ndërtesave të reja moderne në përputhje me planet Këto akte normative që

u ndërmorën gjatë kësaj periudhe, i dhanë zgjidhje një çështjeje të mbetur pezull prej disa

viteshurbanistike të qytetit.

Duhet theskuar fakti se nga shpallja e Republikës e në vazhdim, kuadri normativ për shitjen,

shkëmbimin dhe dhurimin e pasurive të paluajtëshme pronë shtetërore erdhi duke u konsoliduar.

Duke filluar nga viti 1926 dhe drei në vitin 1936, Parlamanti, u miratuan një tërësi aktesh normative për

shitjen, shkëmbimin dhe faljen e pasurisë të patundshme shtetërore. Nga këto akte, u shitën bujqve dhe

qytetarëve të ndryshëm 1790 toka shtetërore të shpërndara në vise të ndryshme të vendit197.

Në vitin 1926, Parlamenti miratoi ligjin mbi shitjen e pasurive të patundshme të Shtetit, që përbën ligjin

e parë pas shpalljes të Republikës, i cili i hapte rrugën privatizimit të pronës shtetërore, duke e kaluar atë

në bazë të kushteve dhe të kritereve që ai përcaktonte në favor të bujqve dhe të qytetarëve të ndryshëm,

të cilët ishin të interesuar të kishin në zotërimin e tyre, godina shtetërore, troje dhe ngastra shtetërore, me

qëllim ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme për të siguruar të ardhurat e nevojshme198.

Një vit më vonë, Parlamenti do të miratonte një tjetër ligj në fushën e privatizimit të pasurisë së

patundshme shtetërore dhe me kalimin e saj te privatët, veçse kësaj rradhe në fushën e shitjes e pasurive

të vogla. Në dispozitat e këtij ligji thuhet se autorizohet Ministria e Financave me shitjen e pasurive të

patundshme shtetërore, sipas listaneksit që i bashkëngjitet këtij ligji, gjithsej 72 (shtatëdhjetë e dy) faqe.

Shitja e të gjitha këtyre pasurive të vogla pronë shtetërore do të bëhej në bazë të kritereve dhe kushteve

që ishin përcaktuar në Ligjin e datës 27.12.1926, “Mbi shitjen e pasurive të patundshme të Shtetit”199.

Shitblerja e tokës së paluajtshme pronë shtetërore ka qenë një praktikë që është ndjekur në këtë periudhë

edhe ndaj njësive diplomatike të huaja, të akredituara në Shqipëri, sikurse ka qenë shitja e një copë toke

prej 900 m2 Ambasadës së SHBA në vitin 1932 nga Ministria e Financave200.

Një ligj interesant në vijimësi të kuadrit normativ, që ka të bëjë me tjetërsimin e tokave të paluajtshme

pronë shtetërore në favor të privatëve, është Ligji, datë 02.05.1935, “Mbi shitjen e pasurive të vogla të

patundshme shtetërore”. Ajo që përbënte risi në këtë ligj ishte përmirësimi i hapave procedurialë

196Ligji dt. 20.07.1929, Për shitjen e tokave të tepërta dhe barakave prej dërrasash të pasurisë të Shtetit që ndodhen në

Sarandë, Fletorja Zyrtare nr. 42/1929 197 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 14 198 Ligjit të datës 27.12.1926, “Mbi shitjen e pasurive të patundshme të Shtetit”, Fletore Zyrtare nr. 9/1927 199 Ligji dt. 20.12.1927, Mbi shitjen e pasurive të vogla të patundshme shtetërore, Fletore Zyrtare nr. 12/1928. 200 Ligji dt. 29.03.1932, Për shitjen e një copë toke, Legatës së SHBA, Fletore Zyrtare nr. 16/1932.

Page 77: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

76

nëpërmjet të cilëve bëhej i mundur kalimi i pronësisë së një pasurie të paluajtshme pronë shtetërore nga

shteti te privatët, ku zyrat e hipotekës ishin të detyruara të evidentonin një kalim të tillë të pronësisë

duke u bazuar në notën e transkriptimit që lëshonte Zyra e Financës për shitblerjen e kryer e të vërtetuar

nëpërmjet noterit. Gjithashtu, për herë të parë në ligj rregullohej edhe fati i atyre trojeve shtetërore mbi

të cilat privatët kishin ngritur banesat e tyre, qendra të caktuara biznesi ose kishin mbjellë vreshtari të

ndryshme. Në këtë rast trualli nuk nxirrej në ankand në rast se vlera e ndërtimit apo e mbjelljes së

vreshtave ishte më e madhe se vlera e tokës, por trualli pronë shtetërore i ofrohej për t’u blerë atij që

kishte realizuar ndërtimet dhe mbjelljet, me kushtin që brenda tre vjetëve të paguante me këste vlerën e

truallit të zënë.

Pjesë e politikës së tjetërsimit të pasurive të paluajtshme pronë shtetërore ishin edhe tokat në bregdet me

qëllim ngritjen e ndërtimeve. Të nisur nga nevoja për më shumë të ardhura, si nën synimin pozitiv apo

pretekstin e zhvillimit të turizmit për sa mund të thuhet në atë periudhë, Parlamenti në datë 22.04.1933,

nxori Ligjin “Për shitjen e tokave për ndërtim në plazhin e Durrësit”, ndryshuar me Ligjin, datë

25.04.1935. Sigurisht që miratimi i këtij ligji, pavarësisht efekteve pozitive, mbarte edhe anët e errëta

ashtu sikurse edhe sot, pasi ata që kishin mundësi të përfitonin prej tij si procedurialisht ashtu edhe

materialisht, ishin përfaqësues të administratës së lartë shtetërore, të politikës, çifligarë dhe fajdexhinj të

ndryshëm që kishin përfituar më së shumti nga pasuria e paluajtshme pronë shtetërore dhe private pas

shpalljes të pavarësisë të vendit201.

Akti fundit normativ gjatë periudhes të Mbretërisë përkon në vitin 1936, i cili mbart të njëjtin qëllim dhe

pozitivitet sikurse aktet e tjera normative që anlizuam më sipër202.Në bazë të këtij akti u rrit edhe më

shumë numri i veprimeve juridike që bënin të mundur kalimin e pronësië të pasurive të paluajtëshme

nga Shteti tek subjektet privatë.

Pjesë e administrimit të pasurisë të paluajtëshme pronë shtetërore nuk ishte vetëm kuadri ligjor për

shitjen e tyre por edhe nëpërmjet shkëmbimit, një formë tjetër kjo që bënte të mundur tjetërsimin e

pasurisë të paluajtëshme. Në vitin 1928, Parlamenti miratoi ligjin, ku autorizohej Ministria e Financave

të shkëmbente dy copa toke prej 2106 m2, që ishin në pronësinë e Shtetit, me një copë tokë prej 2106

m2 në pronësi të Fetah Bylykut, ku secila palë do të merrte tapinë përkatëse. Të dyja tokat ndodheshin

në Laprakë dhe qëllimi i këtij shkëmbimi ishte që secila palë me tokën që përfitonte, të realizonte më

201 Ligji dt.02.05.1935, Për shitjen e tokave për ndërtim në plazhin e Durrësit, Fletore Zyrtare nr. 38/1935. 202 Ligji dt. 24.06.1936, “Mbi shitjen e pasurive të patundshme shtetërore”, Fletore Zyrtare nr. 26/1936

Page 78: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

77

mirë nevojat e saj203. Parlamenti me miratimin e Ligjit, datë 20.03.1929, “Mbi shkëmbimin e disa tokave

shtetërore me toka private në Lushnjë” ndoqi të njëjtin qëllim për plotësimin si të funksioneve të

institucioneve shtetërore ashtu edhe të nevojave të qytetarëve. Qëllimi i ligjit të dytë ishte funksionimi i

fermës model, që Shteti e kishte miratuar për t’u ngritur në rrethin e Lushnjës. Mbi bazën e këtyre dy

ligjeve, të cilat kishin si qëllim shkëmbimin e pronave shtetërore me ato private, si shteti dhe privatët

nuk shpenzonin franga ari për të pasur në zotërim atë pronë, që atyre i shërbente më shumë për

realizimin e qëllimeve dhe nevojave të veta.

Ligjet e shumta, të nxjerra nga Parlamenti pas vitit 1928, nxjerrin në pah tri veçori shumë të

rëndësishme:

- Procesi i privatizimit nëpërmjet ankandeve, duke u formalizuar kalimi i së drejtës së pronësisë

nëpërmjet një kontrate shitje mbi një pasuri të paluajtshme nga Shteti te privatët, nuk ishte më

diçka e rrallë dhe e ndaluar sikurse mund të kishte qenë para këtij viti.

- Shteti me anë të kësaj mënyre të kalimit të pronësisë mbi pasuritë e tij të paluajtshme, realizonte

njëherazi dy qëllime; atë të sigurimit të të ardhurave të nevojshme, për të cilat ai kishte nevojë

më shumë se kurrë pas daljes nga kriza botërore e vitit 1933, si dhe dhënien e mundësisë

subjekteve private në fshat dhe në qytet që të hapnin vende pune dhe të siguronin të ardhura

shtesë që më vonë u bënë objekt i ligjeve të tjera tatimore.

- Nga ky proces legjitim ashtu sikurse sanksionohej në ligje të ndryshme, të gjithë shtetasit

shqiptarë dhe të huaj (përveç kufizimeve që analizuam më sipër për të huajt) kishin mundësi të

merrnin pjesë në ankand dhe të bëheshin pronarë të një pasurie të paluajtshme, por në realitet

këtë të drejtë e përfituan ata që ishin më afër botës së biznesit dhe botës së politikës.

f) Ngritja e kooperativave bujqësore.Një tjetër reformë legjislative, që u konstatua gjatë viteve 1925-

1939, ishte stimulimi i ngritjes së kooperativave që kishin në objektin e veprimtarisë se tyre kryerjen e

një aktiviteti të përbashkët artizanal, tregtar, bujqësor etj. Kooperativa të tilla u ngritën kryesisht në

qendrat më të zhvilluara urbane të kohës sikurse ishte Kryeqyteti, Elbasani dhe Korça. Në ngritjen e

kooperativave, të cilat realizonin qëllime të ndryshme sikurse përmendëm më sipër, ndikuan kultura

sipërmarrëse perëndimore që u huazua nga shtetasit shqiptarë, që kishin jetuar dhe punuar jashtë vendit,

ashtu edhe nga sipërmarrësit e huaj që erdhën dhe morën me koncesion në Shqipëri territore të

rëndësishme në fushën e mineraleve dhe të gazit. Gjithashtu, një shtysë për krijimin e kooperativave

203 Ligji dt. 04.06.1928, Mbi shkëmbimin e tokave, Fletore Zyrtare nr. 65/1928.

Page 79: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

78

bujqësore solli Profesor Govani Lorencini i cili në librin që botoi në lidhje me realizimin e reformave

agrare, sugjeronte krijimin e organizmave të tilla sikurse ishin kooperativat bujqësore me qëllim rritjen e

rendimentit dhe të konkurueshmërisë në bujqësi. Statuti i Kooperativës Bujqësore të Prefekturës së

Korçës përbën një nga statutet më të rëndësishme të dekretuara nga kryeministri Pandeli Evangjeli204.

Ky statut ndahej në katër tituj; Titulli i Parë sanksiononte qëllimin, mënyrën e formimit të kooperativës

dhe qendrën e organizatës, Titulli i dytë përcaktonte organet drejtuese të organizatës, Titulli i tretë

përcaktonte kompetencat e Këshillit Drejtues dhe Titulli i katërt përcaktonte dispozita të përgjithshme.

Ndër dispozitat kryesore të këtij Statuti të bie në sy qëllimi i organizatës, detyrimet e anëtarëve të saj

dhe mënyra e organizimit. Kooperativa Bujqësore e Prefekturës së Korçës e shtrinte aktivitetin e saj në

rrethet Kolonjë, Pogradec, Devoll dhe Korçë duke pranuar si anëtarë të saj të gjitha ata bujq fermerë që

ushtronin një aktivitet bujqësor, me qëllim për t`i siguruar atyre mbështetje në gjetjen e farërave,

plugimit të tokës dhe shitjes së prodhimit. Anëtarët e saj do të kontribuonin me pasuri bujqësore, që

nënkuptonin tokat e tyre, mjetet e prodhimit, si dhe çdo mjet tjetër bujqësor në pronësinë e tyre. Është

interesant fakti se anëtarë të kësaj kooperative mund të ishin edhe bujqit jopronarë tokash, por që

nëpërmjet iniciativës së tyre për tokat e mara me qira kishin mundësi për të qenë të suksesshëm me

bujqësi. Për sa i përket organeve drejtuese të kësaj organizate ato ishin Asambleja e Përgjithshme e

Anëtarëve dhe Këshilli Administrativ Qendror205. Një tjetër Statut i ngjashëm, por me qëllim ushtrimin e

një aktiviteti tjetër bujqësor, ishte ai në fushën e kultivimit të ullirit, Statuti i shoqërisë “Ullini” Elbasan i

datës 12.04.1935206. Këto dy statute, por edhe të tjera të miratuara gjatë kësaj periudhe, kishin si qëllim

organizimin e veprimtarisë prodhuese në bujqësi, në tokat e punuara me agrume, në vreshtari sikurse

janë ullinjtë, në blegtori sikurse është administrimi i kullotave, me të vetmin qëllim rritjen e rendimentit

të prodhimit, sigurimin e mbështetjes dhe të ndihmës ekonomike të anëtarëve të çdo organizate. Këto

organizma kanë karakter tërësisht të ndryshëm nga kooperativat që kanë ekzistuar gjatë regjimit monist,

që konsiston në tri drejtime thelbësore:

- Këto organizata ushtronin një aktivitet sipërmarrës me karakter privat në bujqësi, sikurse gjithë

sipërmarrjet e tjera private që u ngritën përgjatë kësaj periudhe në industri, ndryshe nga

204 Statuti i dt. 20.09.1933 i Kooperativës Bujqësore të Prefekturës të Korçës, Fletore Zyrtare nr. 60/ 1933. 205 Në Statutin dt. 20.09.1933 i Kooperativës Bujqësore të Prefekturës të Korçës, veçojmë përmbajtjen e nenit 5 ku

sanksionohet se anëtarë të organizatës janë:

- Pronarë pasunish bujqësore,

- Bujq pronarë, - Bujq që punojnë në toka të huja,

- Qiramarrës tokash për punime bujqësore. 206 Statuti dt. 12.04.1935 i Kooperativës Bujqësore “Ullini” Elbasan, Fletore Zyrtare nr. 15/1935.

Page 80: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

79

kooperativat në kohën e regjimit monist, që ishin nën urdhrin dhe mbikëqyrjen e organeve

shtetërore mbi bazën e teorisë së planit.

- Këto sipërmarrje ishin bashkime vullnetare me qëllim për të ngritur dhe mbrojtur një aktivitet

bujqësor të përbashkët, sikurse janë sot të gjitha bashkimet në fushën tregtare, që ka të bëjë me

shoqëritë tregtare, ndryshe nga kooperativat në kohën e regjimit monist, të cilat në dukje ishin

bashkime vullnetarësh individësh që banonin në fshat, ndërkohë që një gjë e tillë ndodhte për

shkak të frymës së regjimit dhe ideologjisë që ai mbarte për zhdukjen e pronës private.

- Këto sipërmarrje ishin bashkime vullnetare me qëllim për të rritur rendimentin e prodhimit

bujqësor dhe njëkohësisht edhe fitimet me karakter privat të çdo anëtari, që merrte pjesë në to,

apo e thënë ndryshe përmirësimin e rendimentit dhe të cilësisë së pronës private, ndërkohë që

kooperativat në kohën e regjimit monist kanë pasur përveç rritjes së mirëqenies të anëtarëve të

kooperativës në dukje, fuqizimin e pronës së përbashkët në dëm të asaj private.

Gjatë kohës së regjimit monarkist të Zogut, u ngritën jo vetëm ekonomi fermere bujqësore nga shteti,

nga pronarë vendas, por edhe nga investitorë italianë. Në Xhafzotë, në Kavajë e në Bushat u ngritën

ferma bujqësore shtetërore. Në Valias, Kamëz -Tiranë dhe Llakatund -Vlorë u ngritën ferma private nga

sipërmarrës shqiptarë. Në Sukth, Durrës, Yrshek -Tiranë, Llakatund -Vlorë dhe Vurg -Delvinë u ngritën

ferma bujqësore nga investitorë italiane. Ndërmarrja bujqësore italiane EIAA, e ngritur në Sukth të

Durrësit kishte në vitin 1938 rreth 5.000 ha tokë, ku kishte ngritur investimet e saj me karakter bujqësor

dhe mbarështimin e blegtorisë207.Më datën 19.7.1937, doli ligji mbi krijimin e Bankës Bujqësore që

ndihmonte në marrjen e kredive të ndryshme me qëllim zhvillimin e bujqësisë.

g) Sistemi i mbledhjes të të ardhurave mbi pasuritë pronë e paluajtëshme. Një aspekt i rëndësishëm

në lidhje me mënyrën e administrimit të tokave bujqësore ishte dhe sistemi fiskal i taksimit. Në vitin

1927 për herë të parë Parlamenti miratoi një ligj në lidhje me tatimin mbi tokën, që u titullua Ligji “Mbi

ngritjen e sistemit të të dhjetës mbi tatimin e tokës”. Deri në këtë vit, në Shqipëri tatimi mbi tokën

rregullohej ende sipas legjislacionit të vjetër osman. Duhet të themi se përpjekja e parë për të miratuar

një ligj shqiptar në këtë fushë u bë në vitin 1923208. Në këtë vit u bë prova e parë për të bërë

zëvendësimin e sistemit të të dhjetës me një tatim mbi tokë në bazë kadastrore, por Këshilli Kombëtar

duke marrë parasysh shpenzimet dhe kohën që kërkonte një ligj i tillë, miratoi një shtojcë ligji, atë “Të

207 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Tretë, Periudha e Pavarësisë 1912-1939, Tiranë 2007, fq.118. 208 Ligji dt.14.01. 1927, Mbi ngritjen e sistemit të dhjetës mbi tatimin e tokës, Fletoret Zyrtare 11/1927.

Page 81: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

80

tatimit mbi pendë”. Për shkak se edhe ky kërkonte kohë dhe shpenzime nuk u vu në zbatim. Në vitin

1923 në ndryshimet që iu bënë ligjit mbi sistemin e së dhjetës, që ekzistonte ende nga Perandoria

Osmane, u përjashtuan nga tatimi i së dhjetës për shtatë dhe dhjetë vjet vreshtat e reja që mbilleshin

rishtazi me qëllim për të nxitur investimet në bujqësi209.

Ligji i vitit 1927, “Mbi ngritjen e sistemit të të dhjetës mbi tatimin e tokës” përbënte një ligj mjaft të

rëndësishëm për kohën. Ai synonte të rregullonte mënyrën e nxjerrjes së të ardhurave nga ky lloj tatimi,

por edhe të vendoste një lloj regjistri apo evidencë të pasurive të paluajtshme që kishte çdo familje

bujqësore.

Ligji ndahej në katër kaptina. Kaptina e parë trajtonte dispozita të përgjithshme, të cilat përshkruanin

qëllimin që synohej të arrihej nga ky ligj.

Kaptina e dytë përshkruante se çfarë duhet të përmbante deklarata e nënshkruar nga familjet bujqësore si

dhe kategoritë e tokës që duhet të deklaroheshin. Deklarata përmbante disa të dhëna objektive, të cilat

duhet të përmbusheshin nga kryefamiljari i familjes bujqësore sikurse ishin, identiteti i tij, sipërfaqja e

tokës që punonte, kufijtë e saj, llojin e pasurisë që punonte, ullishta, tokë e punuar, livadhe, vreshta210.

Kaptina e tretë e ligjit tregonte mënyrën e kontrollit të deklaratave të plotësuara nga familjet bujqësore,

ku për të verifikuar vërtetësinë ose jo të deklaratave të plotësuara, urdhërohej ngritja e një komisioni të

përbërë nga tre persona, një ekspert bujk me integritet të mirë moral, një nëpunës i marrë për llogaritje të

virgjisë dhe një sekretar211.

Kaptina e katërt parashikonte kalkulime të cilat merreshin parasysh për të nxjerrë tatimin e tokës. Në

nxjerrjen e tatimit të tokës merren parasysh të ardhurat e së dhjetës të gjashtë viteve të fundit për lagjen

ose për fshatin dhe shifrës përpjesëtimore që dilte i shtohej një 10 % me qëllim për të rritur të ardhurat

në Shtet212.

209 Shqipëria gjatë viteve 1912-1937, vepër e përmendur, fq. 225-226. 210 Në Ligjin dt. 14.01.1927, Mbi ngritjen e sistemit të së dhjetës mbi tatimin e tokës, Art 6 ka këtë përmbajtje ;

Pa humbë kohë me shyrtuar regjistrash aktesh mbi pronësi, kërkohet nga të gjithë pronarët një deklaratë që të pasyrojë:

- Emrin dhe mbiemrin e tyre,

- Sipërfaqen e tokës si dynym dhe si rrënjë ullinj,

- Sinorin dhe vendin ku ndodhet pasuria, - Llojin e pasurisë sipas Art 7.

Artikulli 7 i këtij ligji, sanksionon; Pasuritë përveç ullinjve, ndahen në pesë kategori:

a)Vreshtat, b)Tokat që punohen dhe mbillen me bimë gjithfarësh, c)Livadhet që kositen, d)Kopshtet me pemë të ndryshme,

e) Kullota verore dimërore, tokë të tjera të përdorshme si merana. 211 Po aty Art. 18. 212 Po aty Art 22.

Page 82: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

81

Ky ligj mjaft i rëndësishëm sikurse e përshkruam më sipër në mënyrë të përmbledhur, nxirrte në pah

disa veçori:

- Përbën ligjin e parë të miratuar nga përfaqësi legjislative shqiptare, duke zëvendësuar në këtë

mënyrë legjislacionin e vjetër që ekzistonte në këtë drejtim,

- Ligji përmbledh tri faza shumë të rëndësishme që janë; deklarata në lidhje me pasurinë e

paluajtshme dhe kategorizimi i asaj që zotëronte një familje bujqësore, verifikimi i deklaratës,

nxjerrja e tatimin mbi bazën e një vlerësimi përpjesëtimor,

- Ligji nxjerr në pah një tjetër problem të kohës që ishte mungesa e një regjistri kombëtar publik të

administruar nga zyrat e kadastrës, që të evidentonin pasurinë e paluajtshme, që zotëronte çdo

familje bujqësore. Mungesa e një regjistrimi të tillë, sikurse e kemi analizuar shkurtimisht më

parë, ka të bëjë me regjistrimin fakultativ të pasurive të paluajtshme, ku regjistroheshin në zyrat

e kadastrës vetëm ato pasuri që dëshironin pronarët e tyre. Pikërisht mungesa e një regjistri të

tillë bënte që ligjvënësi në nenin 6 të ligjit të detyronte familjet bujqësore të deklaronin pasuritë e

tyre për efekt të tatimit të së dhjetës.

- Ky ligj shumë i mirë për kohën, sikurse ligji për regjistrimin e ndërtesave, nuk shërbeu që

informacioni i verifikuar, i mbledhur për efekt të tatimit të së dhjetës, të shfrytëzohej më pas nga

zyrat e kadastrës për një regjistrim mbarëkombëtar.

Me qëllim për të nxitur edhe më tej investimet në vreshtari, Parlamenti në vitin 1931 miratoi një shtojcë

ligji ku përjashtonte nga tatimi mbi të dhjetat të gjithë vreshtaritë, si ato të vjetra dhe ato të mbjella

rishtazi.

Në vitin 1932 u tentua nga ana e Ministrisë së Financave për shfuqizimin e ligjit të tatimit mbi të

dhjetën, i miratuar në vitin 1927 me një ligj tjetër të titulluar “Mbi tatimin e prodhimeve tokësore”, me

qëllim zëvendësimin e ligjit të tatimit mbi të dhjetën si në emërtim, ashtu edhe në përmbajtje, përpjekje

që nuk dha rezultat atë vit. Vetëm në vitin 1935 u miratua në Parlament Ligji, “Për zëvendësimin

fakultativ të së dhjetës me një tatim në të holla”213. Miratim i këtij ligji përbënte një hap tjetër rrënjësor

në përmirësimin e legjislacionit të brendshëm në fushën e tatim -taksave, të cilat kishin si objekt të tyre

prodhimet që vinin nga pasuritë e paluajtshme të familjeve fshatare dhe të atyre në qytet, por që

merreshin me bujqësi. Risia që mbarte Ligji i vitit 1935, qëndronte në dy drejtime kryesore:

- Tatimi mbi tokat do të nxirrej nga mesatarja e të ardhurave që kishte realizuar çdo fshat përgjatë

periudhës 1931-1935, duke zbritur rezultatet që dilte 50 % të tij. Në këtë mënyrë barra fiskale për

213 Shqipëria gjatë viteve 1912-1937, vepër e përmendur, fq. 227.

Page 83: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

82

çdo fshat lehtësohej me 50 % të barrës fiskalë që familjet bujqësore kishin paguara para vitit

1935.

- Si pasojë e aplikimit të këtij ligji të ri, të ardhurat që mblidheshin nga tatimi i së dhjetës ranë nga

3.000.000 franga ari në vitin 1927 në 750.000 franga ari në vitin 1935, pothuajse katër herë më

pak të ardhura në buxhetin e shtetit. Sigurisht që ky deficit fiskal e kishte një qëllim,

rimëkëmbjen e fshatit të dalë pas krizës botërore dhe stimulimin e familjeve bujqësore për të

punuar të gjitha ngastrat e tyre, për të hapur toka të reja me qëllim rritjen e prodhimit, ku shteti

do të dilte i fituar indirekt214.

Si përfundim mund të themi se Ligji i vitit 1935, si në emërtim, ashtu edhe në përmbajtje përbënte një

shkëputje totale nga legjislacioni i vjetër turk në këtë fushë, pasi edhe Ligji, datë 14.01.1927, “Mbi

ngritjen e sistemit të së dhjetës mbi tatimin e tokës” nuk përbënte një shkëputje totale nga ai legjislacion.

2.3. Administrimi i trojeve brenda zonave urbane dhe ndërtesave të ngritura mbi to

Administrimi i qyteteve dhe fshatrave në vendin tonë nuk mund të kuptohet i shkëputur pa

mirëmenaxhimin e sipërfaqes së trojeve, mbi të cilët ngriheshin ndërtesat private dhe publike, parqet,

sheshet e pushimit, rrugët dhe ndërtesat industriale. Nga ana tjetër menaxhim i kësaj lloj pasurie të

paluajtshme varej dhe kushtëzohej me të drejtën e pronësisë mbi secilën pasuri të lartpërmendur, për të

cilën gjatë viteve 1912-1945 ka ekzistuar një kuadër ligjor dhe institucional për rregullimin e tyre.

Banesat, mënyra e ngritjes dhe e administrimit të tyre, janë një nga elementet më të rëndësishme të

zhvillimit ekonomik të një shoqërie. Sipas Mehdi Frashërit, njërit nga drejtuesit intelektualë dhe politikë

të kohës, që një shoqëri të zhvillohet përpara, duhet të lartësohet nga çdo pikëpamje. Shenja e lartësimit

të një populli është banesa. Një i huaj kur vetë në një vend, pikë së pari sheh banesat dhe më andej

gjykon për rrafshin e qytetërimit dhe mirënisë së një kombi215.

Gjatë kësaj periudhe një vend të posaçëm zinte edhe mënyra e taksimit të ndërtesave pronë private. Në

lidhje me administrimin e ndërtesave dhe tatimin që pronarët duhet t`i paguanin shtetit, administrata

shqiptare gjatë periudhës 1912-1914 nuk bëri ndonjë ndryshim as në sistemin e as në proporcionin e

urdhëruar me ligjet që kishin mbetur në fuqi nga Perandoria Osmane.

Në vitin 1917, kur gjithë Shqipëria ishte e okupuar prej ushtrive të huaja, Komanda Ushtarake e Korçës

mori vendimin më datë 06.01.1917, në formë rregulloreje, që përfshinte disa dispozita për të rregulluar

214 Po aty, fq. 228. 215 Mehdi Frashëri, vepër e përmendur, fq. 182.

Page 84: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

83

mënyrën e taksimit mbi ndërtesat. Pagesat e vjetra të taksës së vergjisë përmbi shtëpitë dhe punët

tregtare, binin poshtë (rrëzoheshin) dhe në vend të tyre u vu një pagesë mbi të gjitha të ardhurat dhe

fitimet së bashku. Kjo pagesë bëhej prej gjithë banorëve të qytetit të Korçës që kishin fitime dhe të

ardhura më tepër se 5000 Franga216.

Po në atë vit, Komanda e fuqive okupuese të Shkodrës shpalli rregulloren e tatimit të ndërtesave prej 62

nenesh. Ndër dispozitat kryesore të kësaj rregullore do të veçonim217:

Art. 1. I shtrohen vergjisë mbas vlerës e qëllimit për të cilin janë të shënuara: ndërtesat si dhe ato toka,

përdorimi i të cilave nuk është i detyrueshëm me të dhjetën.

Art. 38. Vergjia matet si vazhdon:

Për ndërtesa banimi, fabrika, mullinj, punishte që nuk e kapërcejnë vlerën e 4000 Koronave, vergjia

është 5% mbi vlerë të çmuar e për ato me vlerë 4000 Korona e përpjetë 8°/o. Për ndërtesa të dhëna me

qira ose ndryshimet e sipërdiktuara, është 10 °/o mbi vlerë.

Art. 39. Oborret e kopshtet me një sipërfaqe 1000 m2 nuk i shtrohen kësaj vergjie, por me këto pasuri të

patundshme ka për t’u vënë një vergji 4 °/o mbi vlerë të çmuar.

Rregullorja përfshinte shumë dispozita të tjera mbi formimin e komisioneve të fillimit dhe të apelit, mbi

përjashtimet e përkohshme dhe të përhershme, si edhe mbi penalitete të tjera që në rast nevoje mund të

konsultohen prej tekstit të saj.

Në prill të vitit 1920, u votuan dhe u vunë në zbatim disa shtojca ligjesh nën titullin “Ndryshime

Ligjtare''. Akti i parë normativ në këtë periudhë ishte Ligji i datës 29.4.1920, “Mbi tatimin e

ndërtesave”. Në vitin 1921 u miratua ligji i titulluar “Rregullorja mbi tatimin e ndërtesave e tokë-

ndërtimeve” datë 27.11.1921, dhe u vu në zbatim në vitin 1922218.

Ky ligj e urdhëronte që me anë të komisioneve të posaçme të regjistroheshin përgjithësisht ndërtesat,

trojet dhe gjithë tokat që nuk i nënshtroheshin së dhjetës. Ndërtesat ndaheshin në shtëpi për banim vetjak

dhe në shtëpi qiraje, si dhe në godina ku ushtrohej tregtia e industria, që vlerësohen duke u çmuar me

anë të komisioneve përkatëse.

Tatimi i ndërtesave dhe i trojeve në fjalë është caktuar mbi vleftë e në proporcionet e mëposhtme:

-Tokat në qendrën e qyteteve do të paguanin 15 %;

rreth qyteteve 10 % dhe rreth katundeve 4 %.

-Shtëpitë ku banonte i zoti, që nuk vlenin më tepër se Fr. ari 15.000, do të paguanin 5 %,

216 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq 129. 217 Rregullorja, Mbi tatimin e ndërtesave, dt. 10.10.1917. 218Po aty, fq. 150.

Page 85: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

84

- ato që vlenin deri Fr. ari 25.000 do të paguanin mbi tepricën 7%,

dhe 25.000 Fr. ari e lart 8 %.

Për dyqanet taksa ishte 12 %, ndërsa për shtëpitë 10 %,

Fabrikat e industrisë, që ngrihen të reja, për katër vitet e para do të paguanin 2 %, mbas katër vjetëve 7

%, punishtet e mullinjtë po 7 %, ndërsa ndërtesat ku nuk banon kush 4 %.

Sipas ligjit të mësipërm ishin të përjashtuar prej taksës së virgjisë ndërtesat qeveritare, ndërtesat

bashkiake, ndërtesat e instituteve fetare, ndërtesat arsimore, ndërtesat e përfaqësive të shteteve të huaja

me konditë reciprociteti. Ligji i tatimit të ndërtesave, që u analizua me sipër dhe që u vu në zbatim në

vitin 1922, edhe pse kish të meta qëndroi në fuqi për 9 vjet rresht.

Në vitin 1928 me Ligjin, datë 02.06.1928, u përjashtua nga tatimi i ndërtesave për shtatë vjet radhazi

çdo ndërtesë e ndërtuar me sistem modern e me qëllim artistik si kinema, teatër, bibliotekë, muzikë,

sport, gjimnastikë e tjera ose për higjienë e shëndetësi. Ky përjashtim filloi prej vitit që ndërtesa i çelet

popullit. Për caktimin e përjashtimit kishin kompetencë këshillat administrativë të vendit, vendimi i të

cilave shqyrtohet dhe vërtetohet prej Këshillit Ministror219.

Një ndër aktet më të rëndësishme për administrimin e banesave në këtë periudhë ishte Statuti i Zgjeruar i

Lushnjës i vitit 1922. Në bazë të dispozitave të këtij Statuti, sanksionohej paprekshmëria e banesës;

konfiskimi i pasurive dhe shpronësimi i tyre do të kryhej vetëm me ligje dhe sipas kritereve të

përcaktuara shprehimisht në to220. Dispozitat e Statutit të Zgjeruar të Lushnjës tregonin për vendosjen e

parimeve me frymë perëndimore, të cilat sanksiononin dhe mbronin pronën private krahas asaj publike.

Vetëm si përjashtim lejohej kufizimi i pronës private në dy forma;

- në atë të shpronësimit për interes publik kundrejt një shpërblimi të arsyeshëm të përcaktuar me ligj,

- si dhe konfiskimi i pasurisë, personave që kanë ushtruar një veprimtari kriminale, por gjithmonë me

vendim Gjykate në bazë të kushteve ligjore.

Për sa i përket Statutit të Republikës, të miratuar në datë 21.01.1925, vërejmë të njëjtin rregullim ligjor

në lidhje me sanksionimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë, ku pa përjashtim bëjnë pjesë edhe e

drejta e pronësisë mbi trojet dhe banesat private të ngritura mbi to. Për sa i përket shpronësimit në

Statutin e Republikës bëhet një plotësim i parimit, që ka të bëjë me kufizimin e pronësisë nëpërmjet

shpronësimit, pra është shtuar paragrafi me shpërblim në dorë. Shtimi i këtij paragrafi tregon për rritjen

219 Ligji dt.02.06.1928, Për tatimin e ndërtesave, Fletoret Zyrtare 60/1928. 220 Neni 113 i Statutit të Zgjeruar të Lushnjës, sanksionon se Banimi është i padhunueshëm. Neni 115 i Statutit të Zgjeruar të

Lushnjës, sanksionon se E drejta e pronës pa përjashtim është e padhunueshme, vetëm kur interesi i vërtetuar botërisht e

kërkon në bazë të një shpërblimi të arsyeshëm sipas ligjit. Neni 123 i Statutit të Zgjeruar të Lushnjës, sanksionon se

Konfiskimi është i ndaluem dhe mund të bëhet vetëm në bazë të ligjit, Fletoret Zyrtare 4/1923.

Page 86: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

85

e kujdesit dhe të sigurisë për pronën, nga ana e të gjitha atyre subjekteve private që i nënshtroheshin

shpronësimit, duke marrë shpërblim të menjëhershëm, të paguar në dorë në rastet e shpronësimit të

trojeve dhe të banesave të tyre për shkak të realizimit të veprave publike221. Të njëjtin rregullim

kushtetues kishte edhe në Statutin e Mbretërisë.

Për sa i përket miradministrimit të territorit të qyteteve tona, si dhe mbrojtjes të së drejtës së pronësisë të

subjekteve private mbi trojet dhe ndërtesat pronë e tyre, legjislacioni në fuqi gjatë kësaj periudhe u

përpoq të respektonte parimet kushtetuese të Statutit të Zgjeruar të Lushnjës, Statutit të Republikës dhe

atij të Mbretërisë të përmendura më sipër.

Ndryshimet më të mëdha nga pikëpamja urbanistike dhe arkitekturore (po ta krahasojmë me qytete të

tjera në këtë periudhë) u bënë në Tiranë, e cila u caktua nga Kongresi i Lushnjës Kryeqytet i Shqipërisë

në vitin 1920222.

Megjithëse duhet theksuar se shpallja e Tiranës-Kryeqytet në vitin 1920 e gjeti atë më një popullsi të

vogël rreth 12.000 banorë dhe me një zhvillim të prapambetur urban. Në atë kohë Tirana, përbëhej nga

një pazar, katër xhami, një numër barakash dhe disa legata të huaja. Për shkak të tavernave, kazinove të

bixhozit dhe armëve të brezit, të gjithfarëllojshme që të zinte syri, në këtë periudhë Tirana të krijonte

idenë e një qyteti të perëndimit amerikan të fund shekullit XIX. I vetmi objekt i shekullit XX ishte një

“ford” shkatarraq që lëvizte në rrugët e paasfaltuara dhe të pandriçuara të qytetit. Ndërtesat e qytetit

ishin më se të thjeshta, pjesa më e madhe e tyre ishin ca kasolle dhe aty- këtu të zinte syri ca vila të

vogla që i përkisnin çifligarëve, shumica e të cilave ishin aq shumë të lëna pas dore sa të krijohej bindja

se qyteti kishte dalë pas një bombardimi223 .

Në vitin 1925 Parlamenti do të miratonte një ligj, që i hapte rrugën Bashkisë së Tiranës të kryente një

sërë shpronësimesh të trojeve dhe të banesave, që gjendeshin në kryeqytet dhe që prekeshin nga zbatimi

i planeve urbanistike që lidheshin me zgjerimin e rrugëve publike, ndërtesave publike të të gjitha

niveleve, si dhe parqeve. Në bazë të Ligjit, datë 23 dhjetor 1925, sanksionohej se shpërblimi i të gjithë

pasurive private, banesa private shto edhe trojet rreth tyre, caktohet sipas vleftës që ka pasur pasuria që

nga data e Kongresit të Lushnjës, datë 21 dhjetor 1920, deri në datën që u miratua plani në kryeqytet, ku

çmimi i pronës përllogaritej nga një Komision prej katër anëtarësh, i zgjedhur nga Këshilli i

Administratës të vendit. Një moment tjetër i rëndësishëm sipas këtij ligji ishte jo vetëm përllogaritja e

221 Neni 117 i Statutit të Republikës, sanksionon se Banimi është i padhunueshëm. Neni 119 i Statutit të Republikës,

sanksionon se E drejta e pronës pa përjashtim është e padhunueshme, vetëm kur interesi i vërtetuar botërisht e kërkon në

bazë të një shpërblimi të arsyeshëm sipas ligjit, të paguar në dorë (peshim), Fletoret Zyrtare 8/1925. 222 Valentina Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Botimet “Toena”, Tiranë 1997, fq. 163. 223 Bernd J.Fisher, Diktatorët e Ballkanit, botim i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008, fq. 37.

Page 87: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

86

masës së dëmshpërblimit, por edhe marrja e këtij dëmshpërblimi. Siç u theksua më sipër, me ndryshimet

statutore që iu bënë mbrojtjes të së drejtës të pronësisë me Statutin e Republikës, marrja e shpërblimit

sipas këtij ligji, do të bëhej menjëherë dhe me para në dorë nga ana e Bashkisë së Tiranës në favor të

personit të cilit i shpronësohej prona224.

Në vijimësi të plotësimit të procedurës, që ka të bëjë me përmirësimin e kryeqytetit, si dhe kryerjes së

shpronësimeve për realizimin e një qëllimi të tillë, në vitin 1926 Parlamenti nxori një shtojcë Ligji, “Mbi

zhvillimin dhe përmirësimin e Kryeqytetit”, datë 12.04.1926, në plotësim të Ligjit, “Mbi shpronësimin e

pasurisë në Kryeqytet” dt 23.12.1925 që e analizuam më sipër. Ajo që përbënte risi në këtë shtojcë ligji

është jo vetëm titulli i tij, ku qëllimi parësor sipas vetë titullit nuk ishte thjesht dhe vetëm mënyra e

shpronësimit të pasurive të paluajtshme në kryeqytet, por zhvillimi dhe përmirësimi i jetës urbane në

kryeqytet në dobi të të gjithë qytetarëve. Gjithashtu në përmbajtjen e tij për të krijuar garanci sa më të

mëdha në marrjen e shpërblimit të pasurive që shpronësoheshin, u fut mbështetja e Ministrisë së

Financave në rastet kur Bashkia Tiranë nuk kishte të ardhura të mjaftueshme, si dhe rritja e

bashkëpunimit me zyrën e kadastrës për të bërë transferimin e titujve të pronësisë nga subjektet private

në favor të investitorëve publikë225.

Me qëllim për të nxitur ngritjen e banesave sociale dhe ekonomike moderne, që i shërbenin jo vetëm

hapjes së një biznesi të ri që do të gjeneronte të ardhura, por edhe rritjes së cilësisë të shërbimit ndaj

qytetarëve, Parlamenti miratoi Ligjin në 7 qershor 1928226. Ngritja e këtyre bizneseve synonte jo vetëm

ndryshimin modern të Kryeqytetit duke e bërë atë më atraktiv, por edhe hapjen e bizneseve të reja që

krijonin mundësinë e vendeve të reja të punës dhe shtimit të shërbimeve në favor të qytetarëve, për

rrjedhim edhe shtimin e të ardhurave si për qytetarët, ashtu edhe për financat publike.

Disa vite më vonë u miratua nga ana e Parlamentit Ligji, datë 24.03.1931, “Mbi regjistrimin e

kontrollimin e ndërtesave e të tokë ndërtimeve”. Ky ligj nuk ishte ligji i parë që kishte për qëllim

regjistrimin e të gjithë ndërtesave në vendin tonë, pasi një tjetër ligj, i nxjerrë nga Parlamenti në vitin

1921, ka pasur të njëjtin qëllim, regjistrimin e të gjitha ndërtesave brenda zonave urbane. Ky akt do

224 Nenet 1, 2, 5 të Ligjit Mbi shpronësimin e pasunisë në Kryeqytet, Fletoret Zyrtare 28/1928. 225 Nenet 3 i Ligjit Mbi zhvillimin e përmirësimin e Kryeqytetit. Në këtë dispozitë sanksionohet se Po qe se arka e bashkisë

s’asht në gjëndje të bëjë pagesën nga mungimi i të hollave të nevojëshme, autorizohet Ministria e Finacave që t’i japë asaj

hua për me ja kthye kjo, Ministrisë të Financave mbasi të mbarojë afati i përcaktuar me ligj. Gjatë kohës që paguhen të

hollat, bashkia detyrohet të japi pohimin në zyrën e Kadastrës dhe kjo pa kurrfarë takse kadastrale t’u lëshojë titullin e

zotërimit nëpunësve blerës, Fletoret Zyrtare 271/1926. 226 Ligji, Mbi disa përjashtime nga tatimi i ndërtesave, neni 1 i këtij ligji sanksiononte se për çdo ndërtesë e ngritur mbi

baza moderne, me qëllim artistik, teatër, bibliotekë, muzikë, sport, shëndetësi, përjashtohet për shtatë vjet nga tatimi mbi

ndërtesat, nga çasti që ajo vihet në dispozicion të qytetarëve, Fletoret Zyrtare 60/1928.

Page 88: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

87

përbënte ligjin e parë për menaxhimin e territorit urban në vendin tonë pas shpalljes të pavarësisë, dhe

që synonte të realizonte dy qëllime kryesore:

Së pari, evidentimin e qartë dhe të plotë të çdo ndërtimi publik dhe privat në zonat urbane të fshatrave

dhe të qyteteve,

Së dyti, evidentimin e strukturës, qëllimit social apo ekonomik të ndërtimeve private, si dhe të sipërfaqes

së ndërtuar me qëllim taksimin e tyre, si një nga taksat kryesore që mblidhte shteti në atë kohë.

Në bazë të Ligjit, datë 27.09.1921, “Mbi regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave”, që u zbatua në vitin

1922, për herë të parë u bë një regjistrim i përgjithshëm i të gjitha ndërtesave publike edhe private, duke

individualizuar çdo pasuri të paluajtshme për efekt të taksës të ndërtimit, si dhe çdo pronar që do ta

përmbushte atë. Duhet theksuar fakti se ky regjistrim më shumë i shërbente zyrave të tatim-taksave, sesa

zyrave të kadastrës ku regjistrimi i një pasurie të paluajtshme, sikurse ishte banesa dhe trualli rreth saj,

përbënin një regjistrim me karakter fakultativ e jo të detyrueshëm nga shteti. Në rast se evidentimet e

ndërtimeve të kryera në vitin 1922 do të merreshin parasysh nga zyrat e kadastrës sistemi i regjistrimit të

pasurive të paluajtshme do të merrte karakter publik dhe do të ishte më i plotë, ndryshe nga të dhënat

kadastrale që ekzistojnë sot në zyra e kadastrës, ku janë të regjistruara vetëm ato pasuri që kanë

dëshiruar të regjistrojnë pronarët e tyre. Është evident fakti se ende dhe sot ka subjekte privatë, që

vazhdojnë të gëzojnë pasuritë e tyre në fshat dhe qytet (banesa, troje, ndërtesa të ndryshme), që nuk i

kanë të regjistruara në emrin e tyre, pavarësisht faktit që mund të kenë mbi një shekull që banojnë në to,

kjo për arsye të mungesës së karakterit detyrues të regjistrimit.Gjithsesi një zgjidhje e kësaj situate është

realizuar me iniciativën e Shteti Shqiptar nëpërmjet regjistrimit fillestar, mbas viteve 90” të cilën do e

anizojmë në pjesën e tretë të temës227.

Gjithsesi Ligji, datë 27.09.1921, “Mbi regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave” ishte hapi i parë shumë i

rëndësishëm për mirëmenaxhimin e territorit në zonat urbane të qyteteve dhe të fshatrave tona.

Ligji, datë 24.03.1931, “Mbi regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave e të tokë ndërtimeve” në raport me

ligjin e vitit 1921, të analizuar më sipër, është më i plotë si për sa i përket evidentimit tërësor të çdo

ndërtese të re, ndryshimit të destinacionit të një ndërtese, nxjerrjes jashtë inventarit të ndërtesave që janë

shkatërruar, ashtu dhe ngritjes së organit shtetëror përgjegjës që do të kryente një evidencë të tillë, si dhe

hapat procedurialë që ai do të ndiqte. Në ligj sanksionohej se evidenca e dytë e përgjithshme në rang

kombëtar për regjistrimin e të gjithë ndërtimeve do të realizohej në vitin 1934, duke mbajtur parasysh

këtu regjistrimet që janë kryer për herë të parë në vitin 1922, si dhe ndryshimet që kanë ndodhur nga viti

227 Regjistrimi fillestar është mbështetur nga Banka Botyërore qysh prej vitit 1998

Page 89: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

88

1922 deri në vitin 1934. Mbas këtij viti regjistrimi i përgjithshëm për gjithë vendin duhej të bëhej

njëherë në dhjetë vjet. Gjithashtu përveç regjistrimit të përgjithshëm, një herë në dhjetë vjet, do të kryhet

edhe një regjistrim pjesor, një herë në pesë vjet, me qëllim për të pasqyruar ndryshimet në lidhje me

numrin e ndërtesave të reja dhe atyre të dala jashtë përdorimit228.

Kapitulli i dytë i këtij ligji sanksionon ndryshimet e ndërtesave dhe kontrollin e tyre. Për sa i përket

ndryshimit të ndërtesave, konsiderohen si shkaqe të tilla; ngritja e ndërtesave të reja, ndryshimi i

destinacionit të atyre ekzistuese duke ia rritur vlerën, shitblerjet, shkatërrimi i një ndërtese ekzistuese,

dalja jashtë funksionit për të cilin ishte ndërtuar229. Ndërsa për të kryer një kontroll të plotë dhe të

gjithanshëm me qëllim për të pasqyruar çdo lloj ndryshimi me karakter pozitiv dhe zbritës të ndërtimeve

në qendrat urbane të qyteteve dhe të fshatrave, në ligj parashikohej të ngrihej një Komision në qendrat e

Prefekturave dhe të Nënprefekturave në të cilin bënin pjesë, Inxhinieri i Zyrës të Punëve Botore ose i

Bashkisë, nëpunësit të tatim taksave, një ekspert i thirrur nga lagjja për regjistrimet në qytet dhe kryetari

i Fshatit për regjistrimet në fshat230. Dispozita të tjera të ligjit normojnë hollësisht punën e Komisionit

pas ngritjes të tij në çdo prefekturë dhe nënprefekturë, duke e ngarkuar atë me përgjegjësinë e plotë para

ligjit për evidentimin e çdo ndryshimi të ndërtimeve dhe trojeve mbi të cilat kryheshin ndërtime të reja,

si dhe të fshirjes së ndërtimeve të dala jashtë përdorimit apo jashtë funksionit. Për sa i përket ndërtesave

të destinuara për banim, Komisioni e kishte për detyrim të konstatonte jo vetëm sipërfaqen e ndërtimit

dhe të truallit në ndërtesë dhe rreth saj, por edhe destinimin për banim apo të lëshuara me qira, kjo për

efekt të taksimit që ishte më i madh për banesat e lëshuara me qira231. Sikurse e theksuam më sipër ligji

nuk kishte qëllim vetëm statistikor lidhur me regjistrimin e përgjithshëm të ndërtesave në zonat urbane

të qyteteve dhe të fshatrave një herë në dhjetë vjet, por mbi të gjitha ai synonte një evidentim të saktë e

të përvitshëm të çdo ndryshimi të ndodhur, qoftë me karakter pozitiv ose negativ, me qëllim që organet e

tatim taksave të kishin të mirevidentuar çdo lloj banese ekzistuese dhe të re, funksionet që ajo realizonte,

sipërfaqen e banimit dhe të truallit, që zotërohej nga pronari përkatës, me qëllim nxjerrjen e taksës mbi

ndërtesat232.

Ligji, datë 24.03.1931, “Mbi regjistrimin dhe kontrollimin e ndërtesave e të tokë ndërtimeve”, pësoi një

amendim në datë 31.12.1931, duke ndryshuar disa dispozita, që kishin të bënin me numrin e anëtarëve të

228 Nenet 1, 2dhe 3 të Ligjit dt.24.03.1931, Mbi regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave e të tokës së ndërtimeve, Fletoret

Zyrtare 24/1931. 229 Nen 5 i Ligjit dt.24.03.1931, Mbi regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave e të tokë ndërtimeve, Fletore Zyrtare 24/1931. 230 Po aty, neni 6 231 Po aty, nenet 11-27. 232 Po aty, nenet 38-40.

Page 90: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

89

komisioneve që do të ngriheshin pranë Prefekturave dhe Nënprefekturave me qëllim regjistrimin e

ndërtesave dhe të trojeve rreth tyre, afatin e përfundimit të ndryshimeve të përvitshme duke u shtuar nga

tre muaj deri në gjashtë muaj, si dhe duke përjashtuar nga regjistrimi të gjitha ato sipërfaqe toke të cilat

edhe pse ndodheshin brenda vijës të verdhë të qyteteve dhe fshatrave, përdoreshin për veprimtari si ara,

vreshta, bostane233.

Ndryshimet ligjore që u bënë vunë në dukje mungesën e profesionalizimit të stafit që kërkohej për të

realizuar një regjistrim efektiv dhe të saktë të të gjitha ndërtimeve të reja, heqjes së atyre të dala jashtë

funksioni, si dhe gjendjen e qyteteve shqiptare që edhe pse juridikisht ishin kthyer në qendra urbane, një

pjesë e konsiderueshme e tyre për shkak edhe të prapambetjes së trashëguar vazhdonin të merreshin me

bujqësi. Pamundësinë për të ngritur komisione me staf të kualifikuar pranë prefekturave dhe

nënprefekturave, nuk e faktojnë vetëm ndryshimet ligjore, që u bënë në vitin 1931, Ligjit, datë

24.03.1931, “Mbi regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave e të tokë ndërtimeve”, por edhe ndryshimet që

iu bënë këtij ligji në datë 14.03.1934. Sipas këtij ligji, në vitin 1934 duhej të përfundonte regjistrimi i

dytë i përgjithshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, të të gjitha ndërtimeve të reja dhe ekzistuese në

zonat urbane të qyteteve dhe të fshatrave. Ky regjistrim edhe pse u reklamua tri vite përpara nuk u

përfundua, përkundrazi me ndryshimet ligjore që iu bënë ligjit në vitin 1934 u shty për në vitin

1937234.Ndryshimet e fundit ligjore nxirrnin në pah një anë burokratike të aparatit shtetëror, si të atij

legjislativ, ashtu edhe të atij ekzekutiv. Regjistrimi i përgjithshëm, që u proklamua me të madhe tri vite

më parë dhe që do rriste vetëm transparencën dhe mirëmenaxhimin e zonave urbane, por edhe taksat që

shteti kishte të drejtë të përfitonte në bazë të këtij inventari, rezultoi një punë e pasuksesshme për shkak

të mungesës së vullnetit të dy pushteteve kryesore. Pushteti ekzekutiv asnjëherë nuk e gjeti kohën dhe

stafin e nevojshëm për të kryer inventarizimin dhe një gjë të tillë nuk e realizoi jo më shumë për shkak të

mungesës së punonjësve të kualifikuar sesa të vullnetit. Pushteti legjislativ, si gjithmonë i gatshëm të

miratojë ligje që nuk prodhonin efektet e duhura sipas parashikimeve që gjendeshin në to. Arsyeja e një

vullneti të tillë ishte se shumica e personave që kryenin ndërtime të reja, që ishin objekt i inventarizimit

dhe i tatimit mbi ndërtesat, ishin përfaqësues të biznesit, të administratës së lartë shtetërore dhe të

Parlamentit.

233 Nenet 1 deri 4 të Ligjit dt.18.12.1931, Mbi shtimin e disa dispozitave në ligjin për regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave

e të tokë ndërtimeve, Fletore Zyrtare 4/1932. 234 Ligji dt.14.03.1934, Mbi shtyrjen e regjistrimit të përgjithshëm të ndërtesave në vitin 1937, Fletore Zyrtare 15/1937. 234 Ligji dt.14.03.1934, Mbi shtyrjen e regjistrimit të përgjithshëm të ndërtesave në vitin 1937, Fletore Zyrtare 15/1937.

Page 91: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

90

Ligjet e mësipërme në fushën e kontrollit të ndërtesave në qendrat urbane të qyteteve dhe të fshatrave

kishin dy efekte pozitive mjaft të rëndësishme:

Mirëmenaxhimin e territorit të vendit tonë, ku çdo subjekt që ndërtonte një banesë të re duhet të dinte se

nuk ishte i përjashtuar nga taksa mbi ndërtimin e realizuar.

Krijimin e një regjistri në fushën e pasurive të paluajtshme në zonat urbane të qyteteve dhe të fshatrave,

ashtu si regjistri i lindjes së shtetasve që u krijua për herë të parë në vitin 1930. Por duhet të theksojmë

se ky regjistrim i përgjithshëm i ndërtimeve, i kryer në vitet 1922 dhe 1934, kishte më tepër karakter

statistikor për efektet të tatim taksave, sesa kadastral për të shërbyer më pas nga ana e zyrave të

kadastrës për një regjistrim total të pasurive të paluajtshme në qendrat tona urbane.

Për sa i takon procesit të urbanizimit dhe zhvillimit të qendrave urbane të vendit ato paraqiteshin në një

situatë të prapambetur. Vetëm disa qytete si: Durrësi, Vlora, Korça, Shkodra dhe Tirana, ngjasonin në

njëfarë mënyrë me qytete europiane, ndërkohë që vetëm 15 % e krejt popullsisë jetonte në qytet. Tirana,

që u caktua Kryeqytet i Shqipërisë, pas mbarimit të Luftës të Parë Botërore u zmadhua me shpejtësi, por

në fund të vitit 1939 ajo kishte më pak se 30.000 banorë. Rrugët e pista të kryeqytetit paraqesin

kontrastin e zakonshëm ballkanik, me struktura të reja dhe të bukura moderne, por të rrethuara nga

kasolle të mjera. Italianët kishin ngritur një sërë ndërtesash qeveritare, që binin në sy në qendër të

qytetit, së bashku me hotelin modern “Dajti” dhe në rrethinat e qytetit në mes të një parku të pyllëzuar,

binte në sy “Pallati Mbretëror”, në ndërtim e sipër235.

Në vitin 1929 me qëllim që të inkurajoheshin pronarët për ndërtime moderne dhe për zbukurimin e

Tiranës (kryeqytetit) dhe të Durrësit (porti më me rëndësi i kohës), u miratua dekretligji, që përjashtonte

nga tatimi i ndërtesave të gjitha ato godina që ngriheshin brenda pesë viteve prej datës së shpalljes së

tij236. Gjithashtu u përjashtuan nga taksa e virgjisë edhe ato që ishin filluar, por nuk kishin mbaruar para

hyrjes në fuqi të këtij dekretligji. Afati pesëvjeçar për përjashtimin nga taksa, me ndryshimet e

mëpasshme ligjore u bë 8 vjet. Në vitin 1930 u miratua rregullorja, datë 23.05.1930, për zbatimin e

Ligjit, të sipërcituar, në fjalë, që përbëhej prej 9 nenesh e që dispononte kryerjen e disa formaliteteve si

paraqitje planesh e të tjera për justifikimin e përjashtimeve237.

235 Po aty, fq. 3. 236 Dekretligji, dt 28.11.1929 “Pwr përjashtuan nga tatimi i disa ndërtesave nw Tiranw dhe Durws” 237 Dekretligji dt. 28-11-1929 (shtojcë e Ligjit të Bashkive dt. 25-12-1921), Për përjashtimin nga tatimi i ndërtesave të gjitha

ato godina që ngriheshin brenda pesë viteve prej datës së shpalljes së këtij dekretligji. Ligji dt. 04-5-1932 me të njëjtin titull.

Rregullorja dt.23-5-1930, Për zbatimin e Ligjit dt. 28-9-1929, për përjashtimin nga tatimi i ndërtesave, Fletore Zyrtare

nr.14/1929; 27/1929; 30/1932; 34/1932.

Page 92: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

91

2.4. Regjimi juridik i pyjeve dhe kullotave

Në fillim të viteve ’20 në Shqipëri ekzistonin hapësira të gjera pyjore, shtrirja e saktë e të cilave nuk

mund të thuhet, në mungesë të një studimi. Pjesa më e madhe e pyjeve ishte pronë e shtetit dhe

komunave, vetëm disa pyje u përkisnin personave privatë. Këto pasuri në shumicën e tyre ishin të

pashfrytëzuara. Mendohet se në këtë periudhë ka pasur 500.000 hektarë pyje shtetërore, ku Shteti

dëshironte t`i jepte me koncesione një pjesë të madhe të tyre në favor të kompanive private për

shfrytëzim. Ndër kontratat koncesionare që u lidhën në këtë periudhë, të hyrat financiare që ato sollën në

dobi të Shtetit ishin të konsiderueshme duke kapur një vlerë prej 2.000.000 franga238.

Të ardhurat prej pyjeve të shtetit dhe pyjeve private përgjatë kësaj periudhe përbënin një nga të ardhurat

kryesore të ekonomisë së vendit. Si pyje të shtetit janë njohur qysh prej themelimit të Perandorisë

Otomane malet e quajtura “Xhibali Mubaha“, të cilat sipas legjislacionit mysliman ishin këto:

a)male që nuk ishin nën zotërimin e kujt,

b) male që nuk ishin destinuar prej vitesh (ab antique) nga popullsia e qyteteve e të katundeve,

c) male që ishin larg vendeve të banueshme (aksaji umran). Nga këto male mund të priste dru kushdo

dhe nuk merrej e dhjetë as prej barit që mbinte vetiu e as prej druve që priteshin ndër to.

Kodi Rural, i shpallur mbas Tanzimatit më 1274-1858, i ndau tokat në pjesë-pjesë në këtë mënyrë:

memluqe (pronë), emirije (shtetërore), mevfuke (vakufnore), metruqe (të lëna popullsive), mevat (të

vdekura e të pazotëruara prej kujt). Për efekt të kësaj ndarje edhe pyjet morën nga një emër të veçantë si

vijon: pyjet e pjesës së parë e të dytë, “pyje private", pyjet e pjesës së tretë “pyje të vakëfit”, pyjet e

pjesës së katërt “pyje komunale dhe ato të pjesës së pestë “pyje shtetërore"239.

Deri në fillim të viteve ’20, regjimi juridik i pyjeve ishte ai i sanksionuar nga Perandoria Osmane. Pyjet

ndaheshin në pesë kategori a) pyje të shtetit, b) pyje të vakëfit, c) pyje të privatëve dhe d) pyje që ishin

caktuar për nevoja të popullsisë të katundeve. Për sa i përket pyjeve private, pronësia mbi to duhej të

mbështetej në një sërë aktesh sikurse ishin a) regjistri apo defteri i hakënisë, b) tapia e spahive dhe c)

vendimet gjyqësore të formës të prerë240.

Në shekullin e 19-të dhe fillimin e shekullit 20-të, një pjesë e konsiderueshme e pyjeve të shtetit ka

qenë e destinuar për furnizimin e lëndës që i nevojitej shtetit për funksionet e veta. Popullsia e ngarkuar

me prokurimin e lëndës për shërbimin e sipërm, ishte e përjashtuar nga të gjitha taksat e

238 Albert Calmes, vepër e përmendur, fq. 11. 239 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 64. 240Po aty, fq. 65. Vitet, 1285, 1291, 1292, janë sipas jkalendarit të vjetër Osman që nëkuptojnë vitet 1869, 1875 dhe 1876

sipas klendarit të sotëm zyrtar.

Page 93: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

92

jashtëzakonshme (impots arbitraires). Kjo mënyrë detyrimi vazhdoi deri në shpalljen e Tanzimatit, me

pas u rregullua në mënyrë që shërbimi të kryhej përkundrejt një pagese. Pyjet shtetërore (xhibali

mubaha), që ndodheshin në Perandorinë Otomane u morën për të parën herë nën administrimin e shtetit

në bazë të dy ligjeve të miratuara në të njëjtën datë 10.01.1285 (1869) . Këto ligje janë Ligji i “Pyjeve”

dhe Ligji, “Mbi prokurim e dhënies të lëndës për arsenalin (tophanes)”. Gjithashtu janë bërë dhe dy

rregullore më datë 07.02.1291 (1875), të cilat rregullonin prerjen e lëndës për ndërtesa të katundeve pa

të holla e si mbas kushteve të caktuara prej saj dhe marrjen e një takse nga kullotjet e bagëtive. Po në atë

kohë është botuar Ligji me datë 07.04.1292 (1876) mbi taksimin e pyjeve shtetërore dhe private për

drutë e qymyrin dhe lëndës që pritej ndër to me qëllim tregtie241.

Ligji i parë i mirfilltë që rregulloi regjimin juridik “Për pyjet dhe kullotat” është ai që u miratua

fillimisht në vitin 1922 dhe më pas duke u ndryshuar në vitin 1923242. Në bazë të këtyre akteve pyjet dhe

kullotat e Shqipërisë ndaheshin në tri kategori:

a) private,

b) komunale,

c) shtetërore.

Pyjet dhe kullotat shtetërore ishin ato toka të cilat nuk ndodheshin nën zotërimin e ndokujt.

Zotërimi i pyjeve dhe i kullotave i shtohej zotërimit të tokës. Ai bazohej në këto dokumente; mylqname

e vakëfname (shkresa pronësie), tapi (akt kadastral), regjistra kadastrore, temesyqe të respektueshme, që

nuk janë shkëmbyer në vërtetime zotërimi (tapi). Në pyjet dhe kullotat shtetërore nuk kishte të drejtë të

hynte askush pa leje për të kullotur bagëti, për të hapur ara, të ngrinte ndërtesa, të gjuante etj243. Me

qëllim mospërhapje zjarri, lehtësim transporti të lëndës së shfrytëzueshme dhe rregullim të shfrytëzimit,

pyjet shtetërore kishin një rruge prej 6 m gjerësi për përdorim publik. Drutë që priteshin për t’u shitur

ndaheshin në katër lloje: a) për zdrukthari, si arra etj, b) për ndërtime , si pisha etj, c) për disa industri ,si

bushi etj dhe d) për zjarr e qymyr , volumi i llojit a-b.

Me qëllim marrjen e një të ardhure nga dhënia me qira e kullotave dhe livadheve, në ligj u parashikua

se për çdo hektar të kullotave verore e dimërore të shtetit caktohej një taksë kullote prej Fr, ari 1,20 -

2,00. Kështu për kullotjet në pyjet shtetërore, për bagëtitë që nuk verojnë ose dimërojnë, por vetëm pse

241 Po aty, fq. 67. 242 Ligji i parë “Për pyjet dhe kullotat” është ai që mban Nr. 815, i miratuar në datë 21.11.1922, ndryshuar me Ligjin dt.

27.01.1923, Për pyjet dhe kullotat, Fletore Zyrtare e dt.27 mars 1923 243 Mehdi Frashëri, Probleme shqiptare, shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2006, fq.151.

Page 94: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

93

kullosin në kalim e sipër ndër të tilla merara, merrej një taksë për të voglat si dhen e dhi 0,005 deri në 1

fr.ari për kokë. Për kundrejt këtyre taksave lëshohej dëftesë zyrtare244.

Për mirëshfrytëzimin e drurëve të pyjeve të shtetit, parashikohej mundësia që ato të shiteshin me

adjudicatë ( me koncesion nëpërmjet ankandit). Koha e punimit caktohej deri në 50 vjet, ku klienti

paraqiste një garanci baras me 10% të çmimit të caktuar në adjudikatë, e cila ushtrohej me anë të

komisionit që caktonte ligji. Kështu për drutë e qymyrit dhe për kullotat pas shitjes, nëpunësi teknik

bashkë me blerësin shkonin në vend.

Fshatarëve, të cilëve ua siguronin jetesën e tyre me regëtinë e druve dhe të qymyrit i lejohej punimi deri

100 kv qymyr pa adjudikatë e vetëm me një vendim të Këshillit Administrativ. Për ata që banonin

brenda kufirit të kullotave kishin të drejtë të kullosnin bagëtinë e tyre nëpër kullotat verore e dimërore,

pa paguar ndonjë taksë. Me qëllim arkëtimin sa më të mirë të çmimit të druve, që do të priteshin nëpër

pyjet e shtetit, parashikohej në ligj se të ardhurat që do të mblidheshin gjatë një viti, do të dorëzoheshin

në arkën e financës. Me vendim të Këshillave Administrative mund të jepej leje për ngrehje sharrash, me

kusht që gjithë pajisjet veç veglave të hekurta t`i mbeteshin shtetit pa ndonjë shpërblim. Në pyjet e

shtetit lejohej nxjerrja e rrëshirës, e sakëzit, të punohej katrani dhe sera (zift), të mblidhej valanidhi

(pallainut), lëvoret e pishës, shartimi i ullinjve të egër etj., por gjithnjë në bazë të dispozitave të këtij

ligji.

Pyjet dhe kullotat komunale, që përbënin kategorinë e dytë sipas ligjit, ishin ato që me kohë i ishin lënë

një katundi ose qyteti ose shumë katundeve e qyteteve me qëllim që të përfitonin e të prisnin dru për

nevojat e ndryshme të tyre. Kullotat verore e dimërore, që ishin brenda kufirit dhe që deri në atë moment

nuk u ishin lënë zyrtarisht ndonjë katundi a qyteti, kufizoheshin dhe gjëja e gjallë kulloste pa paguar

ndonjë taksë. Fshatarët e tjerë, që vinin nga fshatra të tjera për kullotje bagëtish, i nënshtroheshin taksës

përkatëse.

Rregullimi i regjimit juridik të pyjeve dhe të kullotave është bërë edhe nga dispozitat e Kodit Civil të

Mbretërisë që hyri në fuqi më 0l.04.1929.

Në bazë të këtij Kodi tokat djerrë, që ishin gurore ose lëndina, djerrë, që nuk zotëroheshin prej ndokujt

dhe nuk ishin as në përdorimin e ndonjë qyteti ose katundi dhe që nuk hynin në kategorinë e pyjeve ose

të kullotave shtetërore, mund t’u jepeshin privatëve pa shpërblim sipas dispozitave të ligjit. Pasuria e

Bashkisë dhe ajo e Komunave ndahej në pasuri për përdorim publik dhe në pasuri patrimoniale. Në bazë

244 Ligji dt. 27.01.1923, Për pyjet dhe kullotat, Fletore Zyrtare e dt.27 mars 1923.

Page 95: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

94

të këtij Kodi, pyjet dhe kullotat komunale, për të cilat bëhej fjalë hollësisht në Ligjin e pyjeve, ishin të

patjetërsueshme dhe u nënshtroheshin rregullave të caktuara në të 245.

Në vitin 1929 Parlamenti miratoi një tjetër ligj, atë të datës 11.04.1929, “Mbi komunat”, por që

përmbante dispozita edhe mbi pyjet e kullotat. Në bazë të nenit 7 të këtij ligji lidhja e një katundi me një

Komunë, nuk cenonte zotërimin dhe të drejtat që kishte ky mbi pasuritë kolektive të tij; kështu që tokat,

livadhet, kullotjet e të tjera dhe të gjitha tokat kësodore, mbeteshin në administrimin e atij katundi pa u

bërë ndryshim në kufijtë e mëparshëm246. Të ardhurat e Komunave vinin nga tokat, pyjet, kullotjet e

pasuritë e të tjera që ishin në pronësi të saj 247. Neni 110 i ligjit të Komunave fliste vetëm për pasuritë

komunale që Komunat zotëronin rregullisht me titra kadastralë. Këto pasuri mund të ishin ara, vreshta,

kullota, tokë, pyje e të tjera të destinuara në emër të Komunës që, si person moral, kishte të drejtë të

zotëronte çdo lloj pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme dhe nuk kishte të bënte as me pyjet e shtetit, as

me pyjet private e as me pasuritë kolektive të zotëruara rregullisht me tituj kadastralë. etj248.

Ligji, “Mbi reformën agrare”, më datë 03.05.1930, përveç objektit kryesor të tij, që ishte toka bujqësore,

përmbante dispozita që rregullonin regjimin juridik të pyjeve dhe të kullotave komunale. Në bazë të

nenit 19 të këtij ligji ngarkohej Zyra Agrare që të shënonte një pjesë nga tokat e shpronësuara si kullotë

komunale, një pjesë tjetër si pyje ose korije për prerje drush për nevojat vetjake të popullsisë së katundit.

Në bazë të nenit 20 të këtij ligji çdo bujk kishte të drejtë të priste në pyllin komunal lëndë të nevojshme

për ngritjen ose ndërtimin e shtëpisë së vet dhe një sasi drush për nevojat e tjera vetjake. (gjithashtu

kishte të drejtë të kulloste në kullotën komunale, përveç kafshëve që lërojnë tokën, 15 krerë bagëti të

imëta dhe katër krerë të trasha. Ligjit të Bashkive, të miratuar në vitin 1921 i`u bë një shtojcë me

dekretligjin e datës 28.09.1929, me anë të të cilit u përjashtua prej taksave shtetërore dhe komunale çdo

lëndë që pritej nga pyjet e shtetit e të komunave për ndërtesat që ngriheshin në Kryeqytet dhe në

Durrës249.

Për shkak të tërmetit në Vlorë e në Korçë u miratua Ligji, datë 26.03.1931, “Për përjashtimin prej

taksave shtetërore dhe komunale të çdo lëndë që pritej nga pyjet e shtetit” u përjashtuan nga taksat

245 Nenet 792, 793 e Kodit Civil të Zogut. 246 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 71. 247 Po aty, fq. 864. 248 Arkiva e Ministrisë të Ekonomisë, nr. 845/ 1931, Fletore Zyrtare nr.14/1929. 249 Në bazë dekretligjit të dt. 28-9-1929, Për bashkitë, u përjashtuan prej taksave shtetërore dhe komunale çdo lëndë që pritej

nga pyjet e shtetit e të komunave për ndërtesat që ngriheshin në Kryeqytet dhe në Durrës.

Page 96: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

95

shtetërore dhe komunale të gjitha ato lëndë që priteshin ndër pyjet e Shtetit për ndërtimin e shtëpive të

dëmtuara nga tërmeti250.

Me qëllim që të stërvitej personeli i nevojshëm për administrimin e pyjeve ndër qarqe, u miratua Ligji,

datë 29.04.1933, “Mbi krijimin e kurseve përkatëse”. Shpenzimet për mbajtjen e këtyre kurseve u

parashikuan që të përballoheshin me fondet e parashikuara në buxhetin e jashtëzakonshëm. Këto kurse

nuk u krijuan për shkak se mungonin fondet e nevojshme251.

Me qëllim për t’i ardhur në ndihmë të gjithë fshatarëve, që transportonin prodhime pyjore nëpër qytete

vetëm me fuqinë familjare të tyre, si dhe për të inkurajuar eksportimin e lëndës së druve të zjarrit e të

qymyrit, në datë 23.04.1934, u miratua Ligji, “Për të inkurajuar eksportimin e lëndës së druve të zjarrit e

të qymyrit”.

Në bazë të këtij ligji, drutë i jepeshin popullit për ndonjë përmirësim bujqësie, industrie të lëndës së

vendit ose zotëruesve të sharrave për ndërtim a rindreqje të këtyre nga pyjet shtetërore, komunale e

private, si dhe deri në 50 kv qymyr u jepej mundësia për ta nxjerrë nga pyjet shtetërore.

Sikurse theksuam më sipër qëllimi i qeverive gjatë kësaj periudhe ishte që të miradministronin fondin

pyjor dhe kullosor, si një nga asetet më të rëndësishme shtetërore për kohën. Një mënyrë tjetër efikase,

që bënte të mundur nxjerrjen e të ardhurave nga pyjet dhe kullotat ishte dhënia e tyre mbi bazën e

ankandit (adjudikateve) duke u dhënë subjekteve fituese të drejtën e koncesionit mbi pyje të veçanta.

Koncesioni i pyllit Shpërdhet. Në bazë të ligjit autorizues me datë 11.01.1923, Shoqërisë “Inag” iu dha

në koncesion pylli i sipërm me kushtet e përmbledhura si vijon :

1)Shoqërisë i jepet e drejta ekskluzive e shfrytëzimit për 20 vjet kohë të lëndës pyjore, pasuri shteti, që

ndodhet në viset Kaprodon, Ishëm, Zeza, Mali Bishkatit etj. të cilat shtrihen deri në lumin e Matit e në

det simbas planit (hartës topografike) që i lidhet kontratës252.

Koncesioni i pyjeve gjatë Bregut të Drinit përbën një tjetër akt të shfrytëzimit të pyjeve shtetërore. Këto

pyje në fillim, në bazë të kontratës së votuar në Parlament më 28.09.1923, iu dhanë me koncesion një

shoqërie franceze që nuk mundi t’i shfrytëzojë. Në muajin shtator të vitit 1924 organi kompetent i ka

nxjerrë këto pyje në koncesion me kushtet e kërkuara prej ligjit. Kjo shitje nuk u realizua dhe në këtë

mënyrë me konvencionin e dekretuar më 16.03.1925, iu dhanë në koncesion shoqërisë anonime

Daragiati. Edhe kjo shoqëri nuk iu përmbajt kushteve të kontratës (neni 4), prandaj koncesioni u anulua

250 Ligji dt. 26-3-1931, Për përjashtimin prej taksave shtetërore dhe komunale të çdo lëndë që pritej nga pyjet e shtetit,

Fletore Zyrtare nr.23/1931. 251 Ligji dt.29.4.1933, Mbi krijimin e kurseve përkatëse, Fletore Zyrtare nr.27/1933. 252 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 74. 252Po aty, fq. 75.

Page 97: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

96

me datë 03.11.1925. Në këto kushte koncesioni i këtyre pyjeve iu dha Z.Jakub Dervishoviq në bazë të

dekretligjit, datë 06.02.1926. Ky dekretligj iu paraqit Parlamentit për votim, i cili e votoi dhe ia dërgoi

Senatit rregullisht për miratim final253. Kryerja e të gjithë këtyre kontratave koncesionare me subjekte të

ndryshme për të njëjtin territor pylli, tregon pasigurinë e marrëdhënieve kontraktore që vendoseshin

midis subjekteve të ndryshme dhe organeve kompetente shtetërore, ku më shumë sesa forca e ligjit

funksiononte fuqia e pushtetit politik që drejtonte vendin në një periudhë të caktuar kohe.

Koncesionet në fushën e pyjeve, gjatë kohës të qeverisjes të Zogut, kanë qenë ndër kontratat më të

rëndësishme në fushën e sipërmarrjeve publike të cilat synonin jo vetëm të shfrytëzonin për nevoja të

sektorëve të ndryshëm të ekonomisë të vendit, sipërfaqe të mëdha pyjesh komunale, por njëkohësisht të

siguronin edhe të ardhurat e nevojshme nga ky proces për buxhetin e shtetit254.

Ajo që duhet theksuara gjatë kësaj periudhe ishte përpjekja për të vendosur një sistem kadastral të saktë

në lidhje me sipërfaqen reale të pyjeve dhe me mënyrën e shfrytëzimit të tyre; për këtë qëllim u thirrën

ekspertë të pyjeve dhe kryesisht nga perandoria austriake. Të dhënat, që u trashëguan nga Perandoria

Osmane ishin të përgjithshme dhe ato nuk jepnin gjendjen reale të sipërfaqes që zotëronin të gjitha llojet

e pyjeve të përmendura më lart në Shqipëri. Për të arritur një administrim sa më të saktë të pyjeve

nevojitej një kadastër gjeometrike e cila kërkonte kontributin e një numri të madh matësish dhe

gjeodetësh, gjë e cila edhe pse u vu si objektiv, u realizua pjesërisht255.

Qeveritë shqiptare të kësaj periudhe duke mos pasur një personel të kualifikuar për draftimin e kadastrës

gjeometrike si dhe një shërbim pyjor të mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre, e panë të udhës që

administrimin e pyjeve ta shikonin kryesisht vetëm te shfrytëzimi, sikurse ishte dhënia me koncesion e

pyjeve shtetërore si dhe marrja e së dhjetës të pyjeve të privatëve dhe atyre vakëfnorë. Kjo paaftësi apo

pamundësi në administrimin e pyjeve bëri që në veri të vendit të ekzistonin shumë pak tapi në lidhje me

pronarët e pyjeve, ndërsa në jug, ku situata paraqitej më e formalizuar, problemi konsistonte në

shfrytëzimin pa kriter të pyjeve. Duke përfituar nga ky realitet, shumë banorë të fshatrave të jugut, me

përjashtim të pyllit të Gërmenjit dhe Arzës, në një gjatësi prej 165 km kishin djegur dhe shkatërruara të

gjitha pyjet e maleve Gramoz, Moravë dhe Mali i Thatë, me qëllim që t`i kthenin ato në kullota. Në

kontrast me pyjet që gjendeshin në teritorin shqiptar, pjesa lindore e Malit të Gramozit që gjendej në

teritorin grek ishte e bukur dhe pyllëzuar256.

253 Po aty, fq. 76. 254 Justin Goduart, Ditarët shqiptarë, shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2008, fq. 197. 255 Mehdi Frashëri, vepër e përmendur, fq. 151. 256 Po aty, fq.152.

Page 98: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

97

Nga sa analizuam në këtë çështje, Shqipëria e viteve ’20-44 me Shqipërinë e ditëve të sotme, përveç

efektit kohë dhe faktit se të dhënat gjeometrike (topografike) në lidhje me sipërfaqen reale të pyjeve të

cilat sot janë më të sakta, mund të themi se në lidhje me mirëmenaxhimin e pyjeve shtetërore dhe atyre

private ka ndryshuar shumë pak, për të mos thënë që ekziston e njëjta paaftësi apo pamundësi në

miradministrimine tyre.

2.5. Sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme

Pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil, një tjetër reformë e rëndësishme ishte miratimi i Ligjit, datë

17.04.1929, “Mbi zyrat e hipotekave dhe mbi taksat e tyre”, të cilin për efekt analize do ta shtjellojmë

më pas. Ligji përmbante një sërë dispozitash të huazuara nga ligjet otomane mbi tapitë duke ua

përshtatur kërkesave të kohës. Sipas këtij ligji hipotekat merreshin vetëm me transkriptimin e akteve të

shitblerjes, të dhurimit, etj. dhe me inskriptimin e hipotekave ose të të drejtave reale mbi pronat

bujqësore ose urbane. Karakteristikë është fakti se zyrat e hipotekave nuk merreshin aspak me

regjistrimin e pronësisë, për shkak se kërkohej të kryheshin matje gjeodezike. Kur pronari i ndonjë toke

ose ndërtese të paregjistruar kërkonte ta shiste ose ta hipotekonte, ai detyrohej ta regjistronte.

Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare hyri në fuqi më datën 1 prill 1929. Ky akt normativ, që u referua në

dispozitat e Kodit Civil Francez dhe atij Italian përbënte një reformë legjislative mjaft të rëndësishme

për kohën, pasi e orientonte rregullimin e marrëdhënieve juridike private drejt kapitalizmit, duke bërë

shkëputjen e madhe nga normat juridike të Perandorisë Osmane. Ky akt normativ sanksiononte parime

dhe rregulla të rëndësishme në ruajtjen dhe mbrojtjen e pronësisë257. Me suprimimin e zyrave të

kadastrës, regjistrat kadastralë u kaluan në zyrat hipotekore, të cilat u krijuan me Ligjin e 17 prillit të

vitit 1929 «Mbi zyrat e Hipotekave dhe mbi taksat e tyre». Ky ligj në pjesën më të madhe është marrë

nga ligjet otomane mbi tapitë, të vitit 1858 dhe Ligjit të vitit 1874,“Mbi Titujt Defterhanë”. Këtij ligji iu

bënë më vonë disa shtesa dhe ndryshime për t`u përshtatur me nevojat e kohës258.

Kodi Civil i Zogut përbënte pa dyshim aktin më të rëndësishëm normativ që rregullonte institutin e

regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kodi Civil i Zogut institutin e hipotekës e trajton gjerësisht në

257 Neni 794 i Kodit Civil të Zogut sanksionon se zotërimi (pronësia) është e drejta me gëzue e me disponue sendet pa asnjë

kufizim tjetër, jashtë atyre që caktohen me ligje ose me rreguIlore. 258 Haxhi Shkoza, vepër e përmendur, fq. 103.

Page 99: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

98

112 nene, çka tregon për rëndësinë dhe garancinë që u jepej transaksioneve juridike mbi një pasuri të

paluajtshme259.

Zyrat e hipotekave kryenin tri lloje veprimesh260, dhe konkretisht:

a) transkriptime (për transferimin e zotërimit më anë shit-blerjesh, dhurimesh ose testamentesh).

b) inskriptime (për vënie hipotekash).

c) notime (për kufizimin ose ngritjen e hipotekave).

Ky numër i madh dispozitash tregon për rëndësinë që merrte regjistrimi i pasurive të paluajtshme në

vendin tonë në kuadrin e reformimit të legjislacionit me frymë perëndimore, ku një vend shumë të

rëndësishëm zinte jo vetëm mënyra e fitimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, por edhe

evidentimi i tyre në regjistrat hipotekorë që zëvendësuan regjistrat kadastralë, të krijuar qysh pas

reformave të Tanzimatit.

Për sa i përket hipotekës ajo ishte një e drejtë reale, e vënë mbi një send të debitorit ose të një të treti në

dobi të një kreditori, për të siguruar përmbushjen e një obligimi (detyrimi). Për të pasur efekt kërkohej

që ajo të bëhej botërisht dhe nuk mund të ekzistonte veçse mbi sende posaçërisht të dëftuara dhe për një

shumë të caktuar në të holla.

Për sa i përket sendeve që mund të hipotekoheshin ato ishin261:

Pronat e tregtueshme bashkë me aksesorët e tyre që konsideroheshin të paluajtshme,

Uzufrukti i atyre pronave dhe i aksesorëve të tyre, me përjashtim të uzufruktit legal të prindërve.

Ndërsa format e krijimit të hipotekës ashtu si në legjislacionin e sotëm në fuqi, në vendin tonë, ishin tri,

hipoteka legale ose e krijuar nga ligji, gjyqësore me vendim të gjykatës dhe konvencionale me

marrëveshje të palëve262.

Hipoteka legale i jepte mundësinë shitësit dhe çdo tjetërsuesi tjetër për përmbushjen e detyrimeve që

rridhnin nga tjetërsimi. Bashkëtrashëgimtarëve u jepte mundësi për pagimin e shumave, që ishin caktuar

për të barazuar pjesët, të miturit dhe të ndaluari mbi pasurinë e tutorit, gruas mbi pasurinë e burrit, për

tokën dhe fitimet totale. Kjo lloj hipoteke që garantohej nga ligji mbronte interesat e subjekteve të

sipërcituara me qëllim që ata të ndiheshin të garantuar në marrjen e shpërblimit përkatës, duke u

garantuar me pasurinë e përbashkët që mund të ishte pasuri që vinte nga trashëgimia, nga

259 Neni1898 i Kodit Civil të Zogut, Hipoteka është e pa ndaleshme dhe qendron e' tane, mbi gjithe sendet e viegueme. mbi

secilin nga keto dhe mbi çdo pjese të tyre. Hipoteka është e lidhur me sendet dhe i ndjek në duart e çdo poseduesi. 260 Po aty, neni 2005. 261 Po aty, neni 1897. 262 Po aty, neni 1900.

Page 100: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

99

bashkëpronësia bashkëshortore dhe nga marrëdhëniet e kujdestarisë. Shteti me këtë institut merrte në

mbrojtje subjektet më të dobëta, duke i dhënë mundësi që të kishin hipotekë legale mbi çdo pasuri që u

rendit më sipër deri në marrjen e shpërblimit përkatës.

Hipoteka gjyqësore i jepte mundësinë kreditorit, që nëpërmjet vendimit gjyqësor, që detyronte pagimin e

një shume të hollash apo dorëzimin e sendeve të luajtshme ose përmbushjen e një detyrimi tjetër, i cili

mund të zëvendësohej me dëmshpërblim, të drejtën për të vënë hipotekë mbi pasurinë e debitorit në

favor të atij që e ka fituar vendimin (kreditorit).

Hipoteka konvencionale ose kontraktuale lindte mbi bazën e vullnetit. Sipas saj vetëm ai që ishte i zoti

për të tjetërsuar një pronë mundej dhe ta hipotekonte. Hipoteka konvencionale nuk mund të shtrihej mbi

sende të ardhshme.

Një vend të rëndësishëm në Kodin Civil të Zogut, në Seksioni IV “Botënia e Hipotekave”, zinte instituti

i inskriptimit që nënkuptonte një procedurë formale lidhur me vënien e një prone hipotekë si garanci për

të të shlyer një kredi të marrë. Hipoteka bëhej publike me inskriptimin në zyrën e hipotekës së vendit ku

ndodhet pasuria e ngarkuar263. Për sa i përket subjektit femër, në Kod kishte një lloj diskriminimi në

vendimmarrjen e saj për të vendosur një pasuri të paluajtshme hipotekë, edhe pse ajo mund të ishte

pronare e vetme e sendit të vënë hipotekë. Pra hipoteka legale, që kishte gruaja, duhej të inskriptohej me

kujdesin e burrit dhe të noterit, që kishte marrë aktin e administrimit të tokës brenda 20 (njëzet) ditëve

nga dita e marrjes të aktit.

Një kujdes të veçantë ligjvënësi i kishte kushtuar përpilimit dhe ruajtjes së regjistrave hipotekorë.

Ruajtësi i hipotekave (nëpunësi që e krijonte atë), kur inskriptonte një akt tjetërsimi detyrohej të

inskriptonte kryesisht hipotekën legale, të cilën tjetërsuesi e kishte në bazë të pikës 1 të nenit 1901,

përndryshe ngarkohej me dëmshpërblime. Inskriptimi realizohej duke u paraqitur në zyrën e

përmbarimit titulli kushtetues i hipotekës dhe dy nota, njëra prej të cilave mund të shkruhej në fund të

atij titulli.

Nota duhet të përmbante:

a) emrin mbiemrin, banesën, qëndresën e debitorit dhe të kreditorit, emrin e atit, adresën e tyre, në rast

se kreditori është shoqëri, emrin e shoqërisë dhe qendrën e saj,

b) banesën që kishte zgjedhur kreditori në qarkun e së cilës varej zyra e hipotekave,

c) datën dhe natyrën e titullit dhe emrin e noterit publik që kishte marrë ose e kishte legalizuar,

263 Po aty, neni 1914.

Page 101: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

100

d) sasinë e shumës së legalizimeve,kamatat dhe këstet që sillte kredia,

datën në të cilën kredia duhej të bëhej e kërkueshme,

natyrën dhe gjendjen e pronave të ngarkuara me hipotekë.

Pasi bëhej inskriptimi, ruajtësi i hipotekave i kthente kërkuesit dokumentet dhe njërën nga dy notat që

përmbante në fund vërtetimin me nënshkrimin e tij, inskriptimi që ishte bërë, si dhe datën e numrin

rendor të inskriptimit.

Kur hipoteka rridhte nga një akt privat nuk mund të bëhej inskriptimi, në qoftë se nënshkrimi i atij që e

kishte konstituar hipotekën nuk ishte i legalizuar prej noterit ose i vërtetuar gjyqësisht. Aktet e bëra në

shtete të huaja kur paraqiteshin për inskriptim duhet të ishin legalizuar. Inskriptimi i hipotekës nuk mund

të bëhej veçse për një shumë të hollash që caktohej për këtë qëllim në aktin me të cilin konstituohej ose

deklarohej kredia, ose në një akt të mëpasëm264.

Gjithashtu në Kod një vend të rëndësishëm zinte mënyra e përtëritjes dhe shuarjes të hipotekës. Për sa i

përket afatit ligjor, që kishte një pasuri e paluajtshme e vënë hipotekë, inskriptimi e mbante në fuqi

hipotekën për tridhjetë vjet nga çasti i krijimit të tij. Pas këtij afati përtëritja mund të bëhej e vlefshme

në emër të kreditorit origjinar edhe sikur ky të kishte vdekur265. Për sa i përket poseduesve të tretë mbi

pronën e hipotekueshme, në qoftë se ata nuk preferonin të paguanin kreditë e inskriptuara dhe aksesorët

e tyre ose nuk përmbushnin formalitetet që kishin të bënin me administrimin e saj, detyroheshin të linin

pronën pa ndonjë rezervë. Në qoftë se poseduesi i tretë nuk lëshonte pronën dhe as nuk paguante kreditë,

çdo kreditor që kishte një hipotekë të fuqishme mund të kërkonte shitjen e asaj prone.

Shkaqet e shuarjes së hipotekave kishin të bënin me266:

a) me shuarjen e detyrimit,

b) me humbjen e pronës të rënduar,

c) me denoncimin e kreditorit,

d) me pagimin e tërë çmimit sipas afateve,

e) me kalimin e afatit për të cilin është vënë hipotekë pasuria,

f) me parashkrim.

Fshirja e inskriptimit, e bërë me pëlqimin e palëve të interesuara si një nga mënyrat e shuarjes të

hipotekës, ekzekutohej prej ruajtësit të hipotekave sapo paraqitej akti që përmbante pëlqimin e

kreditorit. Kur ruajtësi refuzonte të fshinte një inskriptim, kërkuesi mund t’i drejtohej gjykatës

264 Po aty, nenet 1918-1924. 265 Po aty, neni 1939. 266 Po aty, neni 1962.

Page 102: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

101

kompetente, e cila vendoste në këshill, pasi merrte observacionet me shkresë të ruajtësit dhe pasi të

dëgjonte prokurorin kur kishte të tillë. Ruajtësit e hipotekave detyroheshin gjithashtu t’i jepnin cilido që

kërkonte, kopje të transkriptimeve, të inskriptimeve dhe të notimeve ose certifikatë që deklaronte se nuk

kishte asnjë nga këto.

Ruajtësit detyroheshin të mbanin një radhor të përgjithshëm rendor, ku mbanin shënime në rast se një

titull paraqitej për transkriptim ose inskriptim ose notim. Ky radhor ishte i ndarë në dy faqe dhe

përmbante numrin rendor, ditën kur bëhej transkriptimi, inskriptimi dhe notimi, paraqitësin, personin për

të cilin kërkoheshin ato, titujt e paraqitur bashkë me notat, objektin d.m.th. nëse kërkohej transkriptim,

inskriptim ose notim si dhe personat kundër të cilëve ato bëheshin.

Përveç radhorit të përgjithshëm ruajtësi detyrohej të mbante radhorë të veçantë:

- për transkriptimet,

- për inskriptimet dhe,

- për notime.

Radhori i përgjithshëm dhe radhorët e transkriptimeve, inskriptimeve dhe notimeve vistoheshin në çdo

fletë nga gjyqtari paqtues i vendit ku ndodhej zyra, duke treguar në procesverbalin numrin e fletëve dhe

datën e vistimit. Këta radhorë mbusheshin me radhë pa lënë vend të bardhë as ndërprerje dhe pa shtesa,

fshirja e fjalëve duhet të vërtetohej prej ruajtësit në fund të çdo flete me nënshkrimin e tij dhe tregimin e

numrit të fjalëve të fshira. Në fund të çdo dite ata radhorë mbylleshin dhe nënshkruheshin prej ruajtësit.

Në këta radhorë mbahej rreptësisht radha e datave, e fletëve dhe e numrave rendorë267.

Sipas Ligjit “Mbi zyrat e Hipotekave dhe mbi taksat e tyre”, zyrat e hipotekave merreshin me

transkriptimin e akteve për transferimin e zotërimit (shit-blerje, testamente, dhurime etj.) dhe me

inskriptimin e hipotekave ose të drejtave të tjera reale mbi pronat, qofshin këto urbane ose bujqësore.

Zyrat e hipotekave kryesisht nuk merreshin në mënyrë të detyrueshme me regjistrimin total të pronësisë

të çdo sipërfaqe tokë bujqësore, trualli, ndërtese, pylli dhe kullote, me qëllim për të krijuar një evidencë

të plotë mbi sipërfaqen e tokës në përgjithësi dhe të ndërtesave të çdo lloji dhe kategorie të ndodhura

mbi to.

Çdo transkriptim, që kryhej fillimisht në zyrat e kadastrës dhe më pas në zyrat e hipotekës me qëllim

regjistrimin e një pasurie të paluajtshme, kishte karakter vullnetar apo fakultativ duke u varur apo

kushtëzuar nga dëshira e mirë e atyre fermerëve apo qytetarëve që dëshironin të regjistronin pronat e

267 Po aty, nenet 1999-2005.

Page 103: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

102

tyre. Si rrjedhim, shumë ngastra (parcela) nuk figuronin në regjistrat hipotekorë. Vetëm kur pronari i

ndonjë toke ose ndërtese të paregjistruar donte ta shiste ose ta hipotekonte, detyrohesh ta regjistronte.

Një nga arsyet institucionale, që e nxiste kryerjen e një regjistrimi të tillë, ishin zyrat noteriale të cilat

për kohën ishin të drejtuara nga shtetas shqiptar me një arsim të lartë juridik, kryesisht në vendet

perëndimore dhe në Turqi të cilët, përveç bagazhit të tyre të lartë profesional për kohën gëzonin dhe një

kaligrafi të shkëlqyer. Në hartimin e një kontrate shitje mbi një pasuri të paluajtshme, noterët ishin

personat kryesorë të cilët i jepnin jetë juridike kontratës që ata hartonin për t’u regjistruar më pas në

zyrën e kadastrës apo të hipotekës. Për të gjitha shitjet, dhurimet apo çdo formë tjetër e humbjes së

pronësisë që kryhej pa akt noterial, shtetasit përkatës e kishin të pamundur të kryenin një regjistrim të

ligjshëm në zyrën përkatëse. Në shumë raste të tjera edhe kur qytetari/fshatari nuk kishte qëllim ta

tjetërsonte pronën e tij, por dëshironte ta kishte të regjistruar pronën e tij, një gjë e tillë sikurse e

analizuam më lart nuk mund të bëhej kryesisht nga punonjësit e kadastrës apo të hipotekës, duhej

detyrimisht që personi i interesuar të mblidhte dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe ta

paraqiste me qëllim regjistrimin e pronës të tij.

Ky dokumentacion përmblidhte:

- Kërkesën për regjistrim drejtuar Zyrës së Kadastrës/Hipotekës,

- Tapinë në gjuhën osmanishte, të përkthyer në shqip dhe të noterizuar kur e zotëronte.Në

mungesë të tapisë në gjuhën osmanishte, vendimin e Gjykatës së Paqit që vërtetonte pronën që

kishte në zotërim dhe kufitarët e saj.

- Vërtetimin nga Kryetari i Nënprefektuarës se ishte banor dhe pronar i pasurisë që kërkonte të

regjistronte, duke evidentuar vendndodhjen dhe kufitarët e pronës (shtëpi banimi, tokë bujqësore,

truall etj).

- Vërtetim nga kufitarët e pronës që e njihnin si pronar dhe kufitar të pronës që ai kërkonte të

regjistronte.

- Vërtetim nga Zyra e Financës se kishte paguar të gjitha detyrimet ligjore,

- Shpalljen e kërkesës për regjistrim në një nga gazetat lokale për 30 ditë, me qëllim që të

njoftoheshin subjektet e tjerë të interesuara në rast se kishin ndonjë pretendim për pronën që

kërkohej të regjistrohej.

Arsye tjera të cilat nuk e bënin të mundur evidentimin apo regjistrimin e një pasurie të paluajtshme me

të gjitha elementet e saj, ishte në rradhë të parë kultura që ekzistonte kryesisht në zonat rurale se

pronësinë e asaj që gëzon dhe posedon(pra shtëpitë e banimit dhe tokat bujqësore) nuk mund të t`i

Page 104: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

103

marrë askush si dhe në radhë të dytë taksat e mëdha që duheshin të paguheshin për regjistrim268.Në këtë

drejtim mund të themi se koncepti mbizotërues mbi një pronë ishte ai faktik i sundimit dhe i mbrojtjes të

saj në aspektin faktik dhe jo ai i zotërimit me dokumente ligjore në kuptimin juridik. Në këtë mënyrë

nuk praktikohej marrja e akteve noteriale për shitjen e tokave dhe të shtëpive të ndodhura në fshatra.

Ligji, “Mbi organizimin e zyrave noteriale” ishte një tjetër pengesë objektive që i ndalonte noterët të

përpilonin akt- shitje, akt-dhurime ose hipotekime, në qoftë se tjetërsuesi ose hipotekuesi nuk paraqiste

dokument të kadastrës së vjetër ose të zyrës së hipotekave, nga i cili të rezultonte direkt (ose me anë

trashëgimie) se ai ishte pronar i tokës ose i ndërtesës.

Në rast të kundërt, në mungesë të dokumentacionit tekniko –ligjor, që kishte të bënte me mungesën e

tapisë në gjuhën osmane dhe regjistrimit të saj në kadastër, personat të cilët pretendonin se ishin pronarë

të tokës, truallit, shtëpisë, pyllit, kullotës apo livadhit që dëshironin të tjetërsonin, duhej të merrnin nga

zyrat e kadastrës apo hipotekës një certifikatë negative dhe duke e paraqitur këtë në Gjykatën e Paqit

dhe të provonin me mjete të tjera shkresore, plus dhe dëshmitarët që ishin kufitarët e pronës të tyre,

pronësinë mbi këto prona. Vetëm pasi të zotëronin vendimin gjyqësor që quhej “akt njoftuni pronësi”,

ata do të kishin mundësi që nëpërmjet aktit noterial të shitjes, dhurimit ose pjesëtimit të bënin që të

regjistroheshin në emrin e blerësit, beneficiarit ose të inskriptohesh hipoteka në emrin e kreditorit të tyre

hipotekar.

Është evidente se këto akt-njoftunie pronësie, në bazë të të cilëve përpiloheshin aktet noteriale për

transferimin e pronësisë ose konstituimin e hipotekës dhe rrjedhimisht për regjistrimin ose inskriptimin,

si akte ose veprime proceduriale pa palë kundërshtare, nuk mund të ofronin garanci për përmbajtjen e

tyre ndaj të tretëve. Vendimi i gjyqit i dhënë në këto kushte me anë të një kërkese mbi bazën e të cilës

investohej Gjykata dhe jo të një Padie, kishin vlerë relative dhe nuk mund të ishin të detyrueshme ndaj

personave të tretë që nuk kishin qenë palë në gjykim “erga omes”. Ajo kishte vlerë ligjore vetëm midis

palëve kontraktuese dhe të tretët mund t`i atakonin dhe të provonin të drejtat e tyre dhe për pasojë të

anulonin aktin noterial dhe regjistrimin ose inskriptimin e kryer në bazë të tij.

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme, pavarësisht se cilit subjekt i regjistrohej një pronë, atij privat apo

shtetit, ka pasur si pozitivitet, transparencën e çdo pasurie të paluajtshme dhe të sigurimit të mbrojtjes

ligjore mbi pasurinë e regjistruar, pavarësisht faktit se në shkallë Republike një regjistrim i tillë, për të

268 Akte të tilla si kontratat e shitjes, dhurimit, shkëmbimit, trashëgimisë testamentare, regjistrimit fillestar duke aplikuar në

një sërë zyrash shtetërore kërkonin kohë, energji dhe mbi të gjitha shpenzime financiare, ku për shumë ngastra toke, që ishin

nëpër fshatra dhe që mbartnin një vlerë të vogël ekonomike, më të mëdha ishin taksat e regjistrimit sesa vetë prona e

regjistruar.

Page 105: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

104

gjitha pasuritë e paluajtshme në vendin tonë, ka qenë në përqindje shumë të ulët. Në mungesën e

regjistrimit të pasurive të paluajtshme një shpërfillje akoma dhe më të madhe e zinin çifligjet e shtetit të

cilat ekzistonin vetëm si toponime në regjistrat e Ministrisë të Bujqësisë dhe aspak të evidentuar me të

gjitha elementet e tyre në regjistrat kadastralë dhe ata hipotekorë. Gjithashtu për vitet 1912-1945

shërbimi kadastral dhe hipotekor nuk ofronte regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në nr.pasurie,

kartelë pronësie dhe hartë treguese sikurse kërkon sistemi i sotëm i regjistrimit të pasurive të

paluajtshme me qëllim për të rritur edhe më shumë transparencën e sipërfaqes dhe të formës që paraqiste

një pasuri e paluajtshme si dhe për të garantuar mungesën e grabitjes. Kjo është edhe një nga rastet

kryesore të rritjes të sipërfaqes të çifligjeve private në dëm të atyre shtetërore.

Për sa u përket personave privatë, regjistrimi i pasurisë (tokë bujqësore, truall, banesë, kullotë) në emrin

do të bëhej një domosdoshmëri për të aplikuar dhe marrë kredi në bankë ose para me fajde, sepse në të

kundërt pasuria që ata administronin nuk mund të inskriptohej në hipotekë, pa u transkriptuar fillimisht.

Në bazë të një nevoje të tillë mungesa e një shërbimi kadastral dhe hipotekor të detyrueshëm, nuk ndaloi

fajdexhinjtë që të siguronin kreditë e tyre me hipotekë të parë ose me shitje me kusht riblerje. Kur

qytetari/fshatari, arën ose banesën e tij nuk e kishte të regjistruar në kadastër ose në zyrën e hipotekave

dhe kishte nevojë të merrte hua një sasi të hollash, fajdexhiu ose banka e detyronte që të kryente të gjitha

ato veprime gjyqësore-noteriale të kushtueshme, me qëllim që të inskriptonte hipotekë banesë, truallin

apo tokën bujqësore që ai kishte në posedim, me qëllim për të qenë i garantuar në shlyerjen e shumës së

kredisë apo të asaj të dhënë hua.

Page 106: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

105

PJESA E DYTË

KUADRI LIGJOR PËR REGULLIMIN E TOKËS BUJQËSORE PËRGJATË VITEVE 1945-

1990

KREU I I. E DREJTA TOKËSORE PËRGJATË VITEVE 1945-1960

1.1. Akte normative të miratuara para zbatimit të Reformës Agrare

Sipas regjistrimit të vitit 1945, popullsia e Shqipërisë arrinte 1.122.044 banorë. Mbi 79 % e kësaj

popullsie jetonte në fshat duke e lidhur jetesën e saj me pronësinë mbi tokën. Nga të dhënat statistikore

që i përkasin kësaj periudhe rezulton se:269

a) 23.42 % e familjeve bujqësore proletare, nuk kishin fare tokë;

b) 17.59 % e familjeve bujqësore të varfra, kanë pasur mesatarisht nga 0.5 - 1 ha tokë;

c) 47.33 % e familjeve bujqësore të mesme, kanë pasur mesatarisht nga 1- 5 ha tokë;

d) 11.48 % e familjeve bujqësore të pasura, kishin mesatarisht nga 5 - 50 hektarë tokë;

e) 0.9 % e familjeve bujqësore më të pasura të vendit, kishin mesatarisht nga 50-200 hektarë tokë.

Për sa i përket pikës të fundit vetëm 7 latifondiste (Vrionasit, Biçakçinjtë, Verlaci. Resulajt etj.) kishin

mesatarisht secili nga 2.078 ha.

Numri i ekonomive bujqësore private, të ndara sipas sipërfaqes së tokës bujqësore që zotëronin,

krahasuar me numrin e përgjithshëm të tyre në shkallë vendi paraqitet270.

Shqipëria 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Nr. I

Ekon

Bujqëso

0-0.5

Ha

0.5 -1

Ha 1-3 Ha 3- 5 Ha

5 - 10

Ha

10 -25

Ha

25 -50

Ha

50-

100Ha

100-

200

Ha

Mbi

200

Ha

147.543 23.42% 17.59% 35.09% 12.24%% 8.46% 2.64% 0.38% 0.1% 0.5% 0.3%

Të dhënat e parqitura më sipër nxjerrin si informacion të përgjithshëm se rreth 78 % e familjeve

bujqësore zotëronin nga 0 në 5 ha, tokë, duke i shërbyer në këtë mënyrë ky realitet Partisë Komuniste në

manipulimin e kësaj shtrese te nevoja që ajo kishte për të pasur më shumë tokë. Ko tabelë nxori në dritë

269 Vasil Xhai dhe Kristo Cevi, Regjimi Juridik i tokës në Shqipëri, botimi Ministrisë të Bujqësisë, Tiranë 1956, fq. 29. 270 AQSH, Fondi 855, viti 1945, dosja 15.

Page 107: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

106

edhe një fakt tjetër të pakundërshtueshëm për situatën e rëndë ekonomike ku rreth 81 % të tokës

bujqësore në rang vendi e zinin familjet bujqësore pa tokë ose deri në 10 ha tokë, që gjithsesi nuk ishte e

mjaftueshme për plotësimin e nevojave të tyre.

Këto të dhëna statistikore bën që Ligji, “Mbi reformën agrare”, që do të miratohej më vonë, të kishte si

emërtim marrjen e tokës nëpërmjet shpronësimit të çifligjeve të shtetit dhe pronarëve të pasur që

zotëronin mbi 40 ha tokë, duke ia dhënë atë familjeve bujqësore pa tokë ose me pak tokë. Nëpërmjet

kësaj politike numri më i madh i familjeve bujqësore në fshat nuk shpronësohej (rreth 80 %),

përkundrazi në bazë të asaj që proklamohej, ky grup social priste me padurim të plotësohej me më

shumë tokë duke u ndjerë të barabartë me familjet e pasura. Këto të dhëna statistikore bënë që të

përjashtohej emërtimi “shtetëzim” në Ligjin, datë 29.08.1945, “Mbi reformën agrare”, pasi në bazë të

këtij emërtimi prekeshin të gjithë dhe pa diskutim, prekej pjesa më e madhe dhe më e varfër e fshatit; ata

që Pushteti i Ri Popullor duhet t`i ëmbëlsonte me politikën e tij dhe t’i kishte jo armiq, por mbështetje në

instalimin e regjimit të ri. Një politikë e tillë sigurisht që u inspirua edhe nga fjalimi i Frederik Engelsit,

në veprën e tij “Çështje të fshatarësisë në Francë dhe Gjermani”, ku ai kishte thënë se kur të shtiem në

dorë pushtetin shtetëror, nuk duhet të na shkojë në mendje të shpronësojmë me forcë fshatarët e vegjël

(s’ka rëndësi me shpërblim apo pa shpërblim), siç do të jemi të detyruar të veprojmë me pronarët e

mëdhenj. Detyra jonë në lidhje me fshatarët e vegjël është që pronën e tyre private ta bëjmë kolektive, jo

me forcë, por me anë të shembullit duke dhënë ndihmë shoqërore në këtë drejtim271.

Gjithsesi si do ta analizojmë më pas, në efektet që prodhoi Ligji nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën

agrare”, dhënia e tokës bujqësore falas familjeve fshatare me pak tokë ose pa tokë do të ishte një iluzion

i përkohshëm, pasi në rendin e 20 viteve regjim nëpërmjet procesit të kooperativizmit, që në thelb ishte

një proces shtetëzimi i imponuar, prona private mbi tokën do t’ia linte vendin pronës së përbashkët

kooperativiste.

Partia Komuniste e Shqipërisë i kushtoi një vëmendje të rëndësishme përpilimit të programit, që

aspektin ideologjik me qëllim aplikimin e Reformës Agrare të shumëmunguar, nisur edhe nga fakti se

kjo reformë i shërbente pjesës më të madhe të popullsisë, që jetonte në fshat, dhe vetëm në këtë mënyrë,

duke fituar mbështetjen e shumicës së popullsisë pushteti i ri popullor do ta kishte më të lehtë për t’u

konsoliduar. Programi i Partisë Komuniste të Shqipërisë konsistonte në këto drejtime272:

271 Karl Marks dhe Frederik Engels, Vepra të zgjedhura, Vëllimi II, Tiranë 1948, fq. 414, 415. 272 AKERRSH, Viti 1945, dosja 184, fq.2.

Page 108: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

107

a) luftë e pa ndërprerë dhe pa kompromise kundër okupatorëve dhe tradhtarëve gjer në çlirimin e plotë të

Shqipërisë,

b) marrja e pushtetit në duart e popullit, shkatërrimin nga themelet i pushtetit të vjetër të borgjezisë dhe

të okupatorit dhe ngritja në vend të tij e pushtetit të ri të këshillave nacionalçlirimtare,

c) vendosjen në vendin tonë të demokracisë popullore:

c) pas çlirimit të Shqipërisë, zbatimin e reformave të mëdha shoqërore dhe ekonomike për popullin dhe

në radhë të parë i Reformës Agrare.

Sipas pikës 4 të programit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, një nga reformat e mëdha shoqërore dhe

ekonomike me karakter antifeudal dhe demokratik, ka qenë Reforma Agrare që goditi pa mëshirë jo

vetëm pozitat dhe bazën e feudalëve, por edhe ato të borgjezisë së fshatit, duke zbatuar parimin «toka i

përket atij që e punon». Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, në lidhje me çështjen fshatare në përgjithësi

dhe posaçërisht me pronësinë e tokës bujqësore në veçanti, parulla kryesore strategjike e Partisë

Komuniste të Shqipërisë ka qenë “Së bashku me tërë fshatarësinë, kundra fashizmit, kundra çifligarëve

dhe mbeturinave feudale në raportet agrare, për çlirimin e vendit dhe një revolucion demokratik-

popullor”273. Në bazë të këtij qëndrimi del qartë nevoja që kishte Partia Komuniste për t’u mbështetur te

fshatarësia e gjerë, duke shfrytëzuar nevojat e saj për më shumë tokë dhe më shumë mirëqenie, me

qëllim manipulimin dhe vënien në shërbim të masave të gjera fshatare jo vetëm gjatë luftës, por edhe

gjatë konsolidimit të ekonomisë socialiste. Në realizimin e këtij qëllimi Partia Komuniste kishte nevojë

jo vetëm të manipulonte pritshmëritë e nevojave të familjeve që jetonin në fshat, por edhe të

identifikonte armiqtë e rinj të pushtetit politik dhe ekonomik, që duheshin asgjësuar apo neutralizuar, si

në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Kundërshtarët e rinj të Regjimit Komunist sikurse e

përmendëm më sipër do të ishin pronarët e mëdhenj apo të mesëm të tokave bujqësore, prona e të cilëve

duhej asgjësuar dhe për ta pasur më të lehtë një qëllim të tillë, ata përveç zhargonit negativ që

etiketoheshin në këtë kohë si “bejlerë/kulakë”, “agallarë” apo “çifligarë” do të etiketoheshin edhe si

kriminelë lufte dhe të arratisur politikë.

Sipas dokumentacionit dhe trajtimit që i bën Partia Komuniste e Shqipërisë koncepteve “i arratisur

politik” dhe “kriminel lufte” do të kuptohen të gjithë atë pronarë të mëdhenj dhe të mesëm tokash

bujqësore, funksionarë të vegjël ose të mëdhenj në qytet dhe persona të ndryshëm që kishin qenë në

273 Vasil Xhai dhe Kristo Cevi, vepër e përmendur , fq. 31.

Page 109: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

108

shërbim të okupatorëve dhe forcave kundërshtare politike (ballistë dhe njerëz të legalitetit) të cilët për

t’i shpëtuar përndjekjes personale, qëndronin të arratisur brenda dhe jashtë vendit274.

Konfiskimi i pasurive të të arratisurve politikë të kundërshtarëve të tjerë të regjimit të ri, krijimi i

komisioneve dhe i zyrave për tokat e shtetit, zbritja e qirave bujqësore, ndalimi i shitblerjes së tokave,

formimi i komiteteve fshatare etj, ishin disa nga objektivat kryesore që duhet të realizoheshin me qëllim

jo vetëm zbatimin e Reformës Agrare, por edhe goditjen e kundërshtarëve politikë275. KANC qysh pas

Kongresit të Përmetit kishte filluar aksionin për të konfiskuar pasuritë e tundshme dhe të patundshme të

të gjithë atyre personave që ai i konsideronte kriminelë lufte, siç ishin kundërshtarët politikë të Partisë

Komuniste të Shqipërisë276. Në dhjetor të vitit 1944, me vendim të Qeverisë, u formua një Komision

Qendror pranë Ministrisë së Ekonomisë, i cili do të merrte në studim dhe në administrim pasuritë e

konfiskuara të të arratisurve politikë. Në këtë qarkore urdhërohej formimi i komisioneve të tilla në çdo

prefekturë dhe nënprefekturë, të cilat brenda muajit janar 1945 duhet të çonin raporte punë pranë

Komisionit Qendror në Tiranë277. Detyrat që kishin këto komisione u përcaktuan me një udhëzim të

veçantë të Ministrisë së Ekonomisë, ku anëtarët e këtyre komisioneve duhet të përfaqësonin rininë,

ushtrinë, esanvefe të vendit (bujq) të cilët duhet të ishin besnikë të lëvizjes nacionalçlirimtare dhe një

jurist. Këto komisione do të kishin për detyrë të hetonin, të gjenin dhe të regjistronin të gjitha pasuritë e

të arratisurve politikë, t`i raportonin më pas ato në Komisionin Qendror dhe të kujdeseshin për ruajtjen

e këtyre pasurive. Rëndësi në punën hetimore të këtyre komisioneve kishte “përshkrimi” i aktivitetit

politik të personave që dyshoheshin si të arratisur politikë278.

Për të hetuar gjendjen në lidhje me çifligjet e Shtetit në datë 17.12.1944, pranë Ministrisë të Ekonomisë

u krijua Komisioni për tokat e shtetit, i cili gjatë muajve dhjetor 1944 dhe janar 1945, krijoi degët e

veta pranë këshillave nacionalçlirimtare të prefekturave dhe nënprefekturave. Në prill të vitit 1945 u bë

një hap i mëtejshëm organizativ për përgatitjen e Reformës Agrare me ngritjen e Drejtorisë të Tokave të

Shtetit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe zyrat e tokave të shtetit pranë këshillave nacional çlirimtare të

nënprefekturave279. Komisionet dhe zyrat e tokave të Shtetit u morën me regjistrimet e bujqve që i

kishin në përdorim tokat që ata punonin, evidentuan gjendjen ekonomike dhe përbërjen e tyre familjare,

sasinë e tokave që kishin në përdorim etj, duke bërë më pas edhe propozime konkrete në lidhje me

274 AKERRSH, Viti 1945, dosja 184, fq.3. 275 Neni 1 dhe 2 i Ligjit dt.15.12.1944, Mbi konfiskimin e pasurive të tundshme dhe të patundshme të të arratisurve politikë, Fletore Zyrtare nr.2/1945. 276 AQSH, Fondi i Ministrisë të Ekonomisë, viti 1945, dosja 448. 277 Po aty,,dosja 453. 278 AKERRSH, Viti 1945, dosja 184, fq.3. 279 AQSH, Fondi i Ministrisë të Ekonomisë, viti 1945, dosja 453.

Page 110: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

109

ndarjen dhe administrimin e këtyre pronave. Gjithashtu me miratimin e këshillave nacional çlirimtare,

ato bënë edhe instalime provizore dhe u dhanë tokë për një vit bujqësor nga tokat e shtetit, familjeve pa

tokë ose me pak tokë280.

Komisionet për tokat e shtetit e ushtruan veprimtarinë e tyre në çifligjet e Shtetit dhe funksionuan për

një kohë të shkurtër, nga dhjetori i vitit 1944 deri në verën e vitit 1945. Me formimin e komiteteve

fshatare dhe me fillimin e zbatimit të Reformës Agrare, ato pushuan së vepruari. Gjithashtu këto

komisione u ngritën vetëm në prefektura dhe nënprefektura, ndërsa komitetet fshatare u ngritën në çdo

nënprefekturë, fshat dhe komunë. Komitetet që i zunë vëndin të parave vepruan në të gjitha pronat e

paluajtshme jo vetëm në ato shtetërore, por edhe në ato private dhe ekzistuan deri në përfundim të

Reformës Agrare.

Pas çlirimit të vendit u vu re një rritje e kërkesave të fshatarëve pa tokë dhe me pak tokë që të

instaloheshin në tokat shtetërore dhe ato që i ishin konfiskuar të arratisurve politikë. Për këtë qëllim

Ministria e Ekonomisë më 23 janar 1945 u dërgoi këshillave nacionalçlirimtare një qarkore të veçantë,

në të cilën autorizoheshin këto këshilla që me anë të komisioneve për tokat e shtetit, të sistemonin dhe

t’u jepnin tokë nga tokat shtetërore, familjeve fshatare që kishin nevojë. Këto instalime kishin karakter

të përkohshëm vetëm për një vit, ku fshatarët do të mbillnin tokat që u jepeshin, ndërsa ndarja definitive

do të bëhej kur të zbatohej Reforma Agrare281.

1.1. a Zbritja e qirave të tokave bujqësore.

Ligji nr. 39, datë 14/1/1945, “Mbi zbritjen e qirave bujqësore” përbën një ligj mjaft të rëndësishëm para

ndërmarrjes së Reformës Agrare. Me këtë ligj synohej lehtësimi i gjendjes së vështirë të bujqve të

dëmtuar rëndë nga lufta. Dispozitat e këtij ligji shtriheshin mbi të gjitha tokat bujqësore, arat, kopshtet,

bacat, pemishtet, si dhe mbi pemët dhe ullinjtë e veçuar, që pronarët i kishin dhënë me qira nëpër bujq.

Ky ligj nuk kishte efekte ndaj kullotave, pasi ato do të rregulloheshin në muajin mars të vitit 1945 me

një urdhërese të veçantë.

Për sa i përket subjekteve, që përfitonin nga ky ligj, ata ishin bujqit qiramarrës, të cilëve qiratë bujqësore

të viteve 1944 dhe 1945 u zbriteshin gjer më 75% dhe në rast dëmtimesh të mëdha edhe mund të

shkarkoheshin fare nga çdo detyrim kundrejt pronarit të tokës282. Nga ana tjetër ky ligj deklaronte të

likuiduara qiratë e viteve të mëparshme. Megjithëse ishte një hap përpara, ky ligj ngjalli pakënaqësi

280 F. Qytyruku, Masat përgatitore për vënien në zbatim të reformës agrare, te “Studime historike” nr.2/1988, fq. 50. 281 AQSH, Fondi 894, viti 1945, dosja 430. 282 Neni 1 i Ligjit dt.14.01.1945, Mbi zbritjen e qirave bujqësore, Fletore Zyrtare nr.3/1945.

Page 111: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

110

ndërmjet fshatarëve, sepse i detyronte që gjer në zbatimin e plotë të Reformës Agrare t’u jepnin

pronarëve gjer në 30% të prodhimit të tokës. d.m.th. t`i njihnin si pronarë, ndërkohë që parulla e luftës

nacionalçlirimtare ishte “toka i takon atij që e punon”283.

Megjithëse duhet theksuar se ligji parashikonte edhe disa situata të tjera, të cilat e lehtësonin barrën

fiskale të bujqve qiramarrës. Në këtë mënyrë, ata bujq që kishin pësuar dëme të rënda nga lufta

përjashtoheshin nga pagimi i qirasë të vitit 1944 dhe 1945. Ligji përjashtonte gjithashtu nga pagimi i

qirasë edhe ata bujq, që ishin sistemuar përkohësisht nga këshillat nacionalçlirimtare në tokat e shtetit

dhe në tokat e konfiskuara, derisa të zbatohej Reforma Agrare284.

1.1.b Masa e dytë paraprake ishte qarkorja e datës 19/1/1945, e Ministrisë së Drejtësisë që

ndalonte noterët të merrnin ose të përpilonin aktet e shitblerjes të tokave bujqësore285.

Me anë të kësaj urdhërese u ndalua shitblerja, hipotekimi, pjesëtimi dhe tjetërsimi me çdo formë tjetër i

tokave bujqësore. Ky akt godiste drejtpërdrejt pronën private mbi tokën dhe mundësinë që ajo të

zhvillohej sipas ligjeve kapitaliste. Në këtë mënyrë një nga kushtet bazë për zhvillimin e kapitalizmit në

fshat u eliminua. Kjo ishte masa më represive ndaj parimeve të ekonomisë të tregut që regjimi i ri

popullor kishte ndërmarrë pas ardhjes në pushtet. Ndërmarrja e një urdhërese të tillë vinte nga frika për

të parandaluar shitje dhe tjetërsime fiktive, të cilat i hiqnin Shtetit mundësinë për të zbatuar efektivisht

Reformën Agrare, ku regjimi ri popullor bazuar në ideologjinë e kontrollit dhe planifikimit, synonte të

kishte çdo gjë në kontroll, përfshirë edhe të drejtën e pronësisë private. Megjithatë kjo qarkore nuk

pengoi shumë pronarë të ndryshëm të tokave që të bëjnë tjetërsime fiktive si shit-blerje, dhurime

pjesëtime etj286.

Kjo është edhe një nga arsyet që, në regjistrimet e para kadastrale që u bënë në vitet 1947 dhe 1949 në

prefektura të ndryshme të vendit tonë, përfituan bujq të ndryshëm duke dalë në pozitën e pronarit edhe

pse deri në vitin 1945 ata kishin qenë thjesht qiramarrës.

Gjithsesi miratimi i qarkores së datës 19/1/1945, të Ministrisë së Drejtësisë, që i ndalonte noterët të

merrnin ose të përpilonin aktet e shitblerjes të tokave bujqësore, ishte një akt i domosdoshëm që i

shërbente qëllimeve të regjimit të ri popullor për zbatimin me efektivitet të Reformës Agrare.

283 Vasil Xhai dhe Kristo Cevi, vepër e përmendur, fq. 32. 284 Neni 3 i Ligjit dt.14.01.1945, Mbi zbritjen e qirave bujqësore, Fletore Zyrtare nr.3/1945. 285 AQSH, Fondi 898, viti 1945, dosja 34. 286 Qarkorja dt.19/01/1945 e Ministrisë së Drejtësisë, Për ndalimin nga ana e noterëve të merrnin ose të përpilonin aktet e

shitblerjes të tokave bujqësore, Gazeta Zyrtare nr.13/1945, fq. 5-6.

Page 112: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

111

1.1.c. Masa e tretë paraprake ka qenë shtetëzimi i vijave të ujit, gjë që u bë nga Ligji, datë

18.5.1945, “Mbi vijat e ujit”. Me këtë ligj u shtetëzuan pa shpërblim të gjitha vijat e ujit dhe u vunë në

dispozicion të kolektivitetit bujqësor, të përfaqësuar nga një kooperativë e gjithë fshatarëve dhe

pronarëve të industrisë që mund të përfitonin prej këtyre vijave ujitëse287. Pjesëmarrja në këtë

kooperativë ishte e detyrueshme288. Mirëmbajtja, përmirësimi i vijave të ujit do të bëhej me fondet e

kooperativës, e cila në marrëveshje me këshillat nacionalçlirimtare të lokalitetit, do të përcaktonte

radhën e bujqve që do të përdornin ujin për ujitjen e tokave të tyre, si dhe shpërblimin që duhet të

paguanin289.

Arsyeja për të cilat, kundra parimeve të vullnetarizmit, fshatarët dhe pronarët e fabrikave u detyruan të

merrnin pjesë në këto kooperativa heterogjene, ishte nga një anë abandonimi i këtyre vijave prej kohësh

pa riparime dhe pa përmirësime nga ana e pronarëve të tyre dhe shfrytëzimi i pamëshirshëm i fshatarëve

dhe nga ana tjetër pamundësia e shtetit të porsalindur nga një luftë e gjatë dhe shkatërrimtare që të

merrte në duart e tij ndërtimin dhe meremetimin e tyre. Sidoqoftë pothuajse nuk u ndje krijimi dhe

veprimtaria e këtyre kooperativave heterogjene dhe çështja e ujërave u rregullua nga ligji bazë i

Reformës Agrare (neni 25 që bën fjalë për shtetëzimin e kënetave, moçaleve dhe gjoleve private dhe

kryesisht nga dispozita e paragrafit të dytë të nenit 5 të Statutit të Republikës Popullore, më pas neni 7 i

Kushtetutës të Republikës Popullore të Shqipërisë, në të cilën sanksionohet se janë pasuri e përbashkët e

popullit ujërat e burimet natyrale etj)290.

1.1.d. Masa e katërt paraprake ka qenë Urdhëresa nr. 6, datë 21/6/1945, e Ministrisë së Ekonomisë

“Mbi krijimin e komiteteve fshatare”.

Sipas urdhëresës së lartpërmendur brenda 20 ditësh, në çdo nënprefekturë, fshat, çiflig dhe krahinë duhet

të formoheshin komitetet e fshatarëve të cilët në rang nënprefekture përbëheshin nga 16 deri në 18 vetë,

ndërsa në rang fshati, çifligu dhe krahine përbëheshin nga 5 deri në 8 fshatarë.

Këto komitete do të ushtronin veprimtarinë e tyre në tokat e shtetit dhe në tokat që u ishin konfiskuar

kundërshtarëve politikë dhe ideologjikë të regjimit komunist. Ndërsa për pronat e mëdha private në fshat

në këtë qarkore nuk bëhej fjalë. Urdhëresa e mësipërme u pasua më pas me disa qarkore të tjera të cilat

plotësuan dhe saktësuan akoma më tepër përbërjen, detyrat dhe kompetencat e komiteteve fshatare. Më

287 Neni 1 i Ligjit dt. 18.05.1945, Mbi shtetëzimin e vijave të ujit, Fletore Zyrtare nr.13/ 1945. 288 Po aty, neni 2. 289 Po aty, neni 4, 6 dhe 9. 290 Vasil Xhai dhe Kristo Cevi, vepër e përmendur, fq. 31.

Page 113: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

112

me rëndësi në këtë drejtim paraqitet qarkorja e datës 28 qershor 1945. Në këtë qarkore vihej theksi që

fshatarët, të cilët do të bënin pjesë në komitetet fshatare, të ishin nga më të varfrit dhe të lidhur njëqind

për qind me regjimin e ri që po vendosej në vendin tonë. Po kështu kërkohej që komitetet fshatare të

zgjidheshin nga vetë fshatarët dhe anëtarët e tyre të ishin të aftë të plotësonin detyrat që do t’u

ngarkoheshin291. Pavarësisht kësaj fryme populiste, ku nga njëra anë kërkohej zgjidhja e anëtarëve që do

të përbënin komitetet fshatare me votim të lirë në fshatra përkatëse dhe nga ana tjetër ata të ishin njerëz

të spikatur, që kishin kontribuar në vendosjen e regjimit të ri popullor, anëtarësia e këtyre komiteteve u

plotësua nën vëzhgimin dhe vendimmarrjen e këshillave nacionalçlirimtare. Një kontradiktë tjetër, që

sanksionohej në këtë qarkore, ishte se anëtarët duhet të zotëronin profesionalizëm dhe përvojë, një kusht

ky i vështirë për t’u përmbushur po të kemi parasysh këtu faktin se anëtarët e këtyre komisioneve

kërkohej që të ishin njerëz të varfër dhe kuptohet rrjedhimisht dhe të pashkolluar për shkaqe nga më të

ndryshmet.

Në qarkoren e datës 28 qershor 1945, u zgjeruan edhe më tej kompetencat e komiteteve fshatare.

Komiteteve fshatare tani u jepej e drejta të ushtronin kompetencat e tyre jo vetëm në çifligjet e shtetit e

në ato që iu ishin sekuestruar kundërshtarëve politikë e ideologjikë të regjimit, por edhe në të gjitha

tokat bujqësore që ndodheshin në pronësi private292.

Po japim disa detyra të komiteteve fshatare:

a) Të zbulonin të gjitha tokat e shtetit dhe të tradhtarëve të popullit, të përcaktonin sipërfaqet dhe kufijtë

e tyre të vërteta dhe të regjistronin bujqit që ndodheshin në këto toka;

b) Të regjistronin familjet fshatare të viseve ku mungonte toka dhe që dëshironin të shpërnguleshin dhe

të instaloheshin në vise ku ka pasur tokë të tepërt dhe

c) t’u jepnin ndihmë teknikëve për ndarjen e tokave ndër fshatarët (sipas frymëve dhe cilësisë së tokës)

për kohën që do të fillonte praktikisht ndarja e tokës.

Komiteteve fshatare iu dha e drejta që të kërkonin nga pronarët e tokave dhe nga fshatarët e varfër

dokumente pronësie dhe të përbërjes familjare, si dhe informatë dhe çdo ndihmë tjetër që ata do ta

çmonin të nevojshme. Kushdo që neglizhonte ose abuzonte në kryerjen e këtyre detyrave, që jepte

informatë të gabuar ose refuzonte të jepte ndihmën e kërkuar, me qëllim që të pengonte punën për

291 Po aty. 292 Po aty.

Page 114: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

113

zbatimin e Reformës Agrare, përgjigjej penalisht dhe dënohej si sabotator, sipas Ligjit, “Mbi sabotatorët

e luftës” të dhjetorit 1944293.

Partia Komuniste e Shqipërisë i dha një rëndësi të veçantë krijimit të komiteteve fshatare. Nëpërmjet

tyre ajo shihte garancinë e zbatimit të Reformës Agrare që po përgatiste. Prandaj ajo e udhëhoqi

drejtpërdrejt këtë aksion duke angazhuar të gjitha organet e pushtetit dhe të gjitha organizatat shoqërore

politike që kishte krijuar. Në këtë kuadër Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë u dërgoi

disa letra komiteteve qarkore të partisë, në të cilat i udhëzonte këto komitete të jepnin ndihmesën e tyre

të gjithanshme në bashkëpunim me levat e tjera, për mbarëvajtjen e punës në komunitetet fshatare294.

Masat paraprake të lartpërmendura përgatitën terrenin për zbatimin praktik të Reformës Agrare, si nga

ana politiko-shoqërore, ashtu edhe nga ajo organizative. Por me gjithë këto masa paraprake, zbatimi

praktik i Reformës Agrare haste vështirësira shumë të mëdha, si mungesa e të dhënave statistikore të

sakta, po ashtu edhe mungesa e instrumenteve matës dhe hartave topografike, e gjeometrave gjeodetë

dhe mbi të gjitha mungesa e studimeve shkencore295.

1.2. Zbatimi i Reformës Agrare dhe inpakti që pati ajo

1.2.a Rrethanat që bën të mundur miratimin e Ligji nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën

agrare”.

Para se të miratohej Ligji nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën agrare”, ka pasur një sërë diskutimesh

dhe analizash në lidhje me përmbajtjen e tij. Më 21 korrik të vitit 1945, Këshillit Ekonomik iu paraqit

për shqyrtim një Projektligj, “Mbi reformën agrare”, i cili më pas u kalua për miratim në Qeveri. Këtij

projektligji i paraprinte një projekt sqarues. Sipas këtij raporti zbatimi i Reformës Agrare në mënyrë të

menjëhershme dhe të përgjithshme paraqitej i pamundur, për shkak të pengesave të tilla si :

a) mungesa e të dhënave kadastrale mbi sasinë e tokave bujqësore që disponoheshin,

b) mungesa e të dhënave për gjendjen dhe sasinë e bujqve pa tokë dhe me pak tokë,

c) mungesa e teknikëve, agronomëve dhe gjeometërve që do të merreshin me matjen e tokave.

Zbatimi i menjëhershëm i Reformës Agrare, po sipas këtij raporti, mund të shkaktonte një ndarje jo të

drejtë të tokave bujqësore, një copëzim apo fragmentizim të mëtejshëm të ngastrave bujqësore kur për

293 AKPQSH, Fondi 2, viti 1945, dosja 13. 294 Po aty. 295 Vasil Xhai dhe Kristo Cevi, vepër e përmendur, fq. 34.

Page 115: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

114

më tepër ende nuk ishin disponibël tokat e reja nëpërmjet bonifikimeve dhe përmirësimeve bujqësore të

planifikuara296.

Mbështetur në arsyet e mësipërme sugjerohej miratimi i një ligji të shkurtër dhe tranzitor për Reformën

Agrare, ku të përcaktohej sasia maksimale e tokës që do t’u lihej e pashpronësuar pronarëve të mëdhenj,

çlirimi i bujqve që gjendeshin në tokat e shpronësuara prej detyrimeve kundrejt pronarit. Kjo përbënte

etapën e parë që realizonte ndarjen e varësisë midis bujqve dhe pronarëve të tokës me qëllim për t`i

dhënë kohë Qeverisë për të përpunuar planin për zbatimin e plotë të Reformës Agrare297.

Argumentet e mësipërme ishin pasqyruar edhe në Projektligjin e përgatitur, “Mbi reformën agrare”.

Sipas këtij projektligji tokat e shtetit, tokat e konfiskuara kundërshtarëve politikë dhe ideologjikë, pronat

private të atyre pronarëve që nuk merreshin me bujqësi, bashkë me godinat bujqësore, veglat dhe kafshët

e punës shpronësoheshin dhe u ndaheshin bujqve pa tokë ose me pak tokë. Pronarëve, që kishin bujqësi

të përparuar si dhe atyre që kishin dhënë kontribut në luftën nacionalçlirimtare u liheshin 40 ha tokë,

ndërsa të tjerëve deri në 20 ha tokë. Në këtë projektligj parashikohej edhe shtetëzimi i pyjeve dhe

kullotave. Çdo familjeje bujqësore pa tokë dhe me pak tokë i jepej 3 ha tokë për dy frymët e parë dhe

nga 0.5 ha tokë për çdo frymë tjetër. Parashikohej se shpronësimi i pronarëve, të cilëve u merrej toka,

godinat dhe kafshët e punës të bëhej me shpërblim, ku vlefta e shpërblimit duhej të përcaktohej më

vonë dhe duhej të përballohej nga një fond i veçantë. Fondi krijohej nga një pjesë e fshatarëve të varfër

pa tokë, që do të përfitonin nga Reforma Agrare, dhe një pjesë tjetër përballohej nga shteti nëpërmjet

Bankës Bujqësore298.

Ky projektligj u gjykua nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe nga Qeveria e

Përkohshme si i papërshtatshëm dhe i papranueshëm me direktivat që mbarte. Këto organe drejtuese nuk

mund të pranonin një reformë të pjesshme, të përkohshme dhe tranzitore dhe as faktin se zbatimi i plotë

i Reformës Agrare do të bëhej në një etapë të dytë, të mëvonshme. Gjithashtu i papranueshëm ishte edhe

parashikimi në projektligj i së drejtës të pronarëve të tokës për t’u dëmshpërblyer. Për të gjitha këto

argumente ky projektligj u hodh poshtë dhe nuk u miratua299.

Më 17 gusht të vitit 1945 Këshilli i Ministrave paraqiti një tjetër Projektligj, “Mbi reformën agrare”.

Projektligji i dytë parashikonte se shpronësimi i tokës bujqësore do t’u bëhej pronarëve privatë pa

shpërblim, ndërsa vetëm shtetëzimi i pyjeve private do të bëhej me shpërblim. Ndërkohë, për sa i përket

296 AQSH, Fondi 894, viti 1945, dosja 448. 297 Po aty. 298 Po aty. 299 Stavri Marjani, Reforma agrare në kujtimet e bashkëkohësve, “Revista Shkëndia”, nr.48, dt.28 nëntor 1985.

Page 116: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

115

bujqve dhe për sasinë e tokës që ata do të përfitonin nga Reforma Agrare, detyroheshin t`i paguanin

shtetit një tarifë vjetore, ndërsa për sa i përket pronarëve të tokave bujqësore projektligji i ndante ata në

tri kategori:

- në pronarë të tokave bujqësore që përdorin metoda dhe teknika të përparuara të tokave që ata punojnë

dhe për këtë arsye atyre duhet t’u lihej në pronësi e gjithë sipërfaqja e tokës që punonin,

- kategoria e dytë përbëhej nga entet fetare dhe nga pronarë tokash që përdorin metoda dhe teknika të

vjetëruara dhe më se të rëndomta dhe për këtë arsye atyre dhe enteve fetare duhet t’u liheshin në pronësi

30 ha dhe pjesa tjetër t’u shpronësohej, dhe

- kategoria e tretë ku futeshin pronarët e tokave bujqësore, që nuk merreshin fare me bujqësi, të cilëve

duhet t’u liheshin në pronësi 10 ha dhe pjesa tjetër t’u shpronësohej.

Projektligji i dytë ndryshoi konceptin shpërblim, duke e hequr atë si një detyrim që Shteti dhe personat

që përfitonin nga Reforma Agrare detyroheshin t’ia paguanin pronarëve që shpronësoheshin. Por në këtë

projektligj u parashikua mundësia e lënies më shumë tokë pronarëve që shpronësoheshin si një mënyrë

kompensimi përderisa ata nuk merrnin shpërblim300. Gjatë diskutimeve në Qeveri të projektligjit të datës

17 gusht 1945, që u prit sërish me disa kritika për sa i përket shtetëzimit të pyjeve me shpërblim, lënies

së pronarëve, që shpronësoheshin, më shumë toka sesa ishte parashikuar në projektligjin e muajit

qershor. Për këto dy propozime të reja ato u ndryshuan duke u miratuar shtetëzimi i pyjeve pa

shpërblim, si dhe lënies më pak tokë sesa ishte parashikuar në projektligjin e muajit qershor pronarëve të

tokave që shpronësoheshin 1945301.

Pas ndryshimeve të fundit, që miratoi Qeveria, projektligji u paraqit për miratim në Kryesinë e KANC-i,

i cili mori në diskutim projektligjin e paraqitur për Reformën Agrare, ku diskutimet rreth këtij

projektligji vazhduan nga data 27 deri në datë 29 gusht 1945. Gjatë diskutimeve, që iu bënë projektligjit

në KANC, pati dy grupe me qëndrime të ndryshme. Njëri grup mbante qëndrim liberal, duke mbrojtur

tezën se Ligji, “Mbi reformën agrare”, duhet të ishte më i moderuar dhe duhet të ruante deri diku edhe

interesat e pronarëve të tokës që shpronësoheshin, duke iu referuar për këtë edhe kritereve që ishin

marrë parasysh në zbatimin e të njëjtit ligj në shtete të tjera të Europës lindore (në këto shtete,

shpronësimi i pronarëve të tokave bujqësore ishte bërë me shpërblim). Ndërsa grupi tjetër mbante

qëndrim më radikal, ai ishte për miratimin e ligjit të Reformës Agrare me kushte edhe më represive ndaj

300 AQSH, Fondi 898, viti 1945, dosja 28. 301 AQSH, Fondi 889, viti 1945, dosja 72.

Page 117: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

116

pronarëve të tokave që shpronësoheshin, duke i qëndruar tezës se për ata jo vetëm që nuk duhet pasur

mëshirë, por duhet të goditen sa më fort të ishte e mundur.

Mbas nëntë muajsh përgatitje dhe tri ditë diskutime Kryesia e KANC-it, në datë 29 gusht 1945, miratoi

Ligjin, “Mbi reformën agrare”, ligj i cili ishte i ndarë në 6 kapituj dhe 38 nene. Zbatimii ligjit bazë “Mbi

reformën agrare”, filloi efektet e veta juridike menjëherë mbas kësaj date dhe i shtriu ato deri në 17

nëntor 1946, datë në të cilën përfundoi Reforma Agrare në vija të përgjithshme302.

Tokat u dorëzoheshin fshatarëve herë pas here sipas përfundimit të matjeve për çdo fshat, lagje dhe

parcelë, kështu që midis datës së daljes së ligjit dhe dorëzimit efektiv të tokës para fitimit ose njohjes së

pronësisë nga ana e një bujku të caktuar ka kaluar një kohë që lëviz nga disa ditë deri në 445 ditë, sipas

rastit. Secili nga bujqit, që përfitoi nga Reforma Agrare, fitoi ligjërisht të drejtën e pronësisë mbas

përfundimit të matjes, caktimit të parcelës dhe sipërfaqes së saj dhe kjo u regjistrua në regjistrin e

posaçëm që u krijua në zyrën e hipotekave në emrin e tij303 . Ajo që duhet theksuar në këtë drejtim është

fakti se të gjitha familjet bujqësore, që përfituan nga Ligji, “Mbi reformën agrare”, dhe u quajtën de-

jure pronarë të tokave bujqësore, që ua ndanë komisionet e ndarjes së tokës bujqësore, sikurse të gjithë

pronarët e tjerë që do të shpronësoheshin për tokën që i ngelej pa u shpronësuar, do të kishin vetëm të

drejtën e gëzimit dhe posedimit të të mirave që buronin nga prona e tyre.

1.2.b Tokat që deklaroheshin nga ligji të shpronësuara, sasia e tokave që zbriteshin për efekt të

ligjit si dhe personat që përfitonin prej tyre.

Neni 1 i Ligjit, datë 29.08.1045, “Mbi reformën agrare”, sanksionon se shpronësohen detyrimisht dhe u

ndahen fshatarëve nënshtetas shqiptarë që s`kanë tokë ose nuk u mjafton toka:

1) Çifligjet e Shtetit;

2) Pronat bujqësore të konfiskuara përgjithësisht;

3) Pronat bujqësore private dhe të enteve private dhe fetare me përjashtimet dhe përcaktimet e

përshkruara në nenin 2 të këtij ligji;

4) Tokat e të instaluarve nga Reforma Agrare e regjimit të Zogut ose nga ish - Drejtoria e Imigracionit

kur ato janë braktisur nga të instaluarit;

5) Ullinjtë e konfiskuar

6) Vreshtat dhe pemishtet e konfiskuara;

302 Vasil Xhai dhe Kristo Cevi, vepër e përmendur, fq. 36. 303 Neni 12 i Ligjit nr.108 dt. 29.08.1945, Mbi reformën agrare, Fletore Zyrtare nr.39/1945.

Page 118: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

117

7) Godinat bujqësore dhe veglat e tyre që ndodhen në tokat që shpronësohen.

Sikurse analizuam më lart, rezulton se fshatarët e mesëm, së bashku me ata të varfër (fshatarët që kishin

nga 0 ha deri në 10 ha tokë), kishin në pronësinë e tyre 287.686 ha, baras me 73.1% të të gjithë

sipërfaqes së punueshme të tokës. Ndërsa fshatarët e pasur, së bashku me latifondistët, kishin gjithsej

105.687 ha, që ishte baras me 26.9% të të gjithë sipërfaqes së punueshme të tokës. Referuar të dhënave

të pasqyruara në tabelës statistikore, rezulton se 51.6 % e familjeve bujqësore në rang vendi kishin nga 0

deri në 5 ha tokë. Pikërisht, kjo kategori që përbënte mbi gjysmën e familjeve bujqësore në shkallë

vendi, do të ishte edhe korpusi i subjekteve që do të përfitonin nga Reforma Agrare. Në Ligjin “Mbi

reformën agrare”, u sanksionuan kushtet dhe kriteret që do të mbaheshin parasysh për familjet bujqësore

që do të përfitonin nga Reforma Agrare.

Në ligj sanksionohej se menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, fillon matja e tokave që goditen nga

shpronësimi për t`ua ndarë gratis bujqve; matja do të niste nga çifligjet e shtetit dhe nga çifligjet e

mëdha private. Po në ligj vendosej një lloj shkallëzimi me karakter diskriminimi pozitiv të një kategorie

personash, të cilët në përfitimin e tokës bujqësore do të kishin përparësi në raport me personat e tjerë për

sa i përket radhës të përfitimit. Kategorizimi i këtyre personave ndiqte disa kritere ideologjike dhe

objektive njëkohësisht, sikurse ishin mbështetësit e Luftës Nacionalçlirimtare, që do të mbështeteshin të

parët dhe më pas persona të tjerë sikurse do të ishin ata që nuk kishin fare tokë apo kishin nevojë të

shpërnguleshin. Më konkretisht ky kategorizim bënte që të përfitonin nga ndarja e tokave, personat sipas

radhës që pason304:

a) bujqit që ndodhen në tokat e shpronësuara, duke u preferuar familjet e dëshmorëve të Luftës

Nacionalçlirimtare dhe familjet e atyre që kanë qenë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare,

b) bujqit që do të shpërnguleshin nga vendet e dëmtuara nga lufta ku mungonte toka, duke preferuar

gjithashtu familjet e dëshmorëve të luftës dhe familjet e atyre që kishin qenë në radhët e Ushtrisë

Nacionalçlirimtare, si dhe bujqit e tjerë që nuk kishin tokë ose nuk kishin tokë të mjaftueshme për të

ushtruar bujqësinë;

e) ata që kishin mbaruar një shkollë bujqësore dhe nuk ishin në gjendje ta punonin vetë tokën;

d) ata që kishin si profesion hortikulturën (bostanxhinjtë),

Për sa i përket sipërfaqes së tokës bujqësore, që përfitonin familjet bujqësore, merreshin parasysh mbi të

gjitha kriteri objektiv i të pasurit tokë bujqësore më pak se 5 ha tokë bujqësore. Familjeve bujqësore, që

nuk kishin tokë bujqësore ose kishin shumë pak tokë bujqësore, iu jepeshin pesë hektarë për çdo familje

304 Po aty, neni 8.

Page 119: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

118

bujqësore, duke u quajtur për efekt të ligjit, familje bujqësore të gjithë ata persona që zbresin nga një

trung, bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë. Por, në qoftë se midis tyre kishte pjesëtarë të tjerë, që lidhen

me gjini ose me krushqi, të martuar ose të ve me fëmijë ose të veja me fëmijë meshkuj, shtoheshin tre

hektarë305. Në qoftë se familja bujqësore, që punonte tokën e saj zotëronte më pak se 5 ha pasuri private,

asaj i njihej e drejta e pronësisë në tokën që zotëronte duke pasur të drejtë gjithashtu për t’u plotësuar me

sasinë që përfitonte çdo familje bujqësore sipas frymës së ligjit. Për të shmangur abuzimet në lidhje me

dokumentacionin kadastral, që kishte bujku, nuk mjaftonte vetëm paraqitja e dokumenteve të zotërimit,

por bëheshin hetime prej zyrës së Reformës Agrare me anën e Komitetit të Fshatarëve dhe pastaj, për të

parë nëse kishte nevojë për të plotësuar diferencën e tokës mangut apo jo.

Kur në një familje bujqësore numri i pjesëtarëve i kapërcente të gjashtë frymët dhe nuk mund të kishte

vend shtesa e dy hektarëve e gjysmë, atëherë për çdo frymë më tepër shtohej dhe gjysmë hektari. Kur

ekzistonin kushte të favorshme për sa i përket vendit dhe cilësisë së tokës (afërsi qyteti, tokë e mirë, tokë

nën ujë ose që mund të ujitet etj), sasia e sipërfaqes së tokës mund të shtohej gjer në 30%, ndërsa kur

toka bujqësore ishte e një cilësie më të dobët, sipërfaqja mund të shtohej gjer në 50%.

Hortikulturëve (bostanxhinjve) u jepej një gjer dy hektarë tokë, sipas rëndësisë së tregut, tokës dhe

mundësive të punimit. Në tokat ku ndodhen kultura speciale, si ullinj, vreshta, duhan etj, sipërfaqja e

tokës që jepet zbritet në proporcion me vleftën e kulturave,

Çdo familjeje bujqësore përveç sipërfaqes së llogaritur më sipër i jepeshin edhe 300 m2 truall për

banesë306.

Çdo bujk, që përfitoi nga Reforma Agrare, fitoi ligjërisht të drejtën e pronësisë mbas përfundimit të

matjes, caktimit të parcelës dhe sipërfaqes së saj dhe më pas kjo u regjistrua në regjistrin e posaçëm, që

u krijua në zyrën e hipotekave në emrin e tij307.

Sasia e tokës, që u lihej pronarëve të mëparshëm ose që përjashtoheshin nga shpronësimi i detyrueshëm,

ndiqte tri kritere të ndryshme, çka bënte që sipërfaqja e tokave, që i merrej personave që ishin pronarë të

tyre, të mos ishte e njëjtë.

Në këtë mënyrë në ligj sipërfaqja e tokës, që u lihej pronarëve të shpronësuar, ndiqte këtë shkallëzim.

1) Pronat bujqësore private të organizuara dhe të drejtuara nga vetë pronarët dhe që shfrytëzoheshin me

mjete dhe mënyra kulturore të përparuara përbënin tokat që prekeshin më pak nga shpronësimi dhe

pronarët e tyre ishin edhe më fatlumët. Shtrirja maksimale e sipërfaqes globale (tokë e punuar ose e

305 Po aty, neni 9. 306 Po aty. 307 Po aty, neni 12.

Page 120: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

119

punueshme, livadhe, kullota etj.) e këtyre pronave që nuk shpronësoheshin ishte 40 hektarë dhe nuk

mund të përmbante më tepër se 25% sipërfaqe të papunuar, si livadhe, kullota e korije.

2) Pronat bujqësore të atyre privatëve, që i punonin vetë ose i administronin direkt me mënyra kulturore

e mjete bujqësore të vjetëruara dhe më se të rëndomta, ashtu dhe pronat bujqësore të enteve

fetare,(teqetë, manastiret dhe komunitetet fetare të çdo prefekture) ishin më të diskriminuara. Shtrirja

maksimale e sipërfaqes globale (tokë e punuar ose e punueshme, livadhe, kullota. korije etj.) të këtyre

pronave nuk shpronësoheshin ishte njëzet hektarë, nga të cilat jo më tepër së pesëmbëdhjetë hektarë (15

ha.) tokë të punuar ose të punueshme. Kur në një familje bashkëjetonin gjini ose krushqi të tjera të

afërme, sipërfaqes pesëmbëdhjetë hektarëve (15 ha) tokë e punuar i shtoheshin edhe nga tre (3 ha) për

çdo pjesëtar tjetër të martuar ose të ve me fëmijë meshkuj.

3) Pronat bujqësore të privatëve, që nuk merreshin me bujqësi, ishin akoma edhe më të diskriminuara

apo më të goditura nga procesi i shpronësimit. Prona e këtyre personave, që mbetej si pronë e pa

shpronësuar, nuk mund t`i kapërcente të shtatë (7 ha) nga të cilët pesë (5 ha) tokë e punuar ose e

punueshme. Për këtë kategori personash ekzistonte edhe një kusht tjetër diskriminues për sa i përket

tokës që atyre i mbetej pas procesit të shpronësimit. Në rast se brenda 2 vjetëve nga shpallja e Ligjit,

“Mbi reformën agrare”, këta persona tokën, që i mbetej pas shpronësimit, nuk e punonin vetë dhe që nuk

e vinin nën administrimin e tyre direkt, në mbarim të këtij afati edhe për këtë tokë ata do të

shpronësoheshin. Në këtë mënyrë parimi “toka i takon atij që e punon” ndiqte edhe mënyrën e kryerjes

së shpronësimit.

Ligji i kushtonte rëndësi evidentimit të sipërfaqes së tokës që shpronësohej, nëpërmjet verifikimit në

terren dhe jo regjistrimit të saj kadastral në bazë të dokumenteve të zotërimit apo deklarimit që bënte

vetë pronari, me qëllim për të shmangur abuzivitetin. Në këtë mënyrë për provimin e zotërimit privat të

bujkut, nuk mjaftonte paraqitja e dokumenteve të zotërimit, por u bënë hetime prej Zyrës së Reformës

Agrare me anën e Komitetit të fshatarëve. Para se të lëshohej titulli i zotërimit, çështja i referohej

Komisionit të Nënprefekturës që vendoste definitivisht308.

1.2.c Pronat që nuk shpronësoheshin nga Ligji nr. 108, datë 29 gusht 1945, “Mbi reformën

agrare”. Ligji nr. 108, datë29 gusht 1945, “Mbi reformën agrare” sanksiononte disa lloj pronash të cilat

308 Po aty, neni 10.

Page 121: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

120

nuk do të shpronësoheshin, duke mbetur në këtë mënyrë në pronësi të personave që i kishin pasur ato.

Këto prona ishin309:

1) Godinat, pendët dhe veglat e punës që do t’i shërbejnë pronarit për shfrytëzimin e tokës,

2)Vreshtat dhe pemishtet private,

3)Tokat, që ishin në përdorim të fermave, fidanishteve, dhe shkollave bujqësore të Shtetit,

4) Mbitoka e minierave, guroreve dhe e vendeve arkeologjike,

5) Sipërfaqet e tokave që nevojiteshin sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të K.N.C. të N/Prefekturës

për ndërtime të interesit publik (banime, godina shkollash, industrish).

Gjithashtu për sa i përket pronave, që nuk shpronësoheshin në këtë grup, futeshin edhe ullinjtë dhe

ullishtat, pasi regjimi juridik i tyre rregullohej me një ligj të veçantë. Deri në daljen e këtij ligji të

posaçëm, ndalohej tjetërsimi me çdo titull ose hipotekimi i tyre310.

Arsyeja për të cilën këto prona përjashtoheshin nga shpronësimi, kishte të bënte me natyrën e këtyre

sendeve. Godinat, pendët dhe kafshët e punës ishin të nevojshme për mbarështimin e kulturave

bujqësore dhe për punimin e tokës, si një aset që ndiqte fatin e tokës të bujkut, vreshtat dhe pemishtet

përbënin kultura speciale që kërkonin njohuri agroteknike të posaçme dhe ndarja e tyre te bujq pa

përvojë mund t`i dëmtonte ato, pasuritë e mbitokës, gjithashtu, kërkojnë punonjës të specializuar dhe po

kështu edhe sipërfaqet e tokave bujqësore dhe të trojeve që do të shërbenin në të ardhmen për ndërtime

urbane me interes publik.

Për sa i përket vreshtave dhe ullishtave, u ndryshua shpejt qëndrimi pasi me dekretligjin nr. 253, datë

27/05/1948, u sanksionua se shpronësoheshin krejtësisht pronarët e këtyre kulturave, kur nuk i punonin

vetë ato, ndërsa atyre që merreshin me kultivimin e vreshtave dhe ullishtave u liheshin të pashpronësuar

5 ha tokë, duke i shtuar edhe 2 ha për çdo kurorë. Shpronësimi i vreshtave dhe i ullishtave tri vite me

vonë pasi doli Ligji, “Mbi reformën agrare”, tregon fuqizimin e Regjimit Monist i cili e shtrin ndikimin

e tij në çdo aset të paluajtshëm të pronës private.

Një kujdes të veçantë Ligji, “Mbi reformën agrare”, i kushtonte sipërfaqes së tokës të atyre personave që

u mbetej e pashpronësuar dhe që ishte përtej kufijve që vendoste ligji. Në qoftë se personat, që

përfitonin nga ky ligj, zotëronin prona me sipërfaqe më të madhe sesa ajo që u lihej në bazë të ligjit (40

ha, sipas nenit 2/a të Ligjit nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën agrare”, etj), komitetet e fshatarëve

në bashkëpunim me zyrat e Reformës Agrare, caktonin kufijtë e pronave që mbeteshin të

309 Po aty. 310 Po aty, neni 7.

Page 122: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

121

pashpronësuara, duke pasur kujdes që këto të përbënin secila një entitet uniform nga pikëpamje

ekonomike bujqësore311.

Verifikimi i sipërfaqes së mbetur tepër pas procesit të shpronësimit, përbënte një detyrim ligjor jo vetëm

për komitetet fshatare të cilat duhej të ishin shumë të kujdesshme për tokën bujqësore që i lihej

familjeve të shpronësuara, por edhe vetë këto familje duhet të tregonin ndërgjegje të lartë juridike për të

mosmbajtur asnjë metër katror tokë bujqësore më shumë sesa e lejonte ligji. Pronarët, që prekeshin nga

efektet e nenit 2 të ligjit dhe që zotëronin toka me sipërfaqe më të madhe nga ajo që mbetej e

pashpronësuar, detyroheshin të shumtën një muaj nga data e shpalljes së ligjit, të deklaronin pranë

seksioneve të bujqësisë e pyjeve të nënprefekturave, pronat që kishin dhe pjesën që u takonte të mbanin

në bazë të dispozitave urdhëruese të ligjit, përndryshe e gjithë prona shpronësohej312.

Kujdesi që ushtronte pushteti i ri popullor, më shumë sesa plotësimi i nevojave të fshatarëve pa tokë,

ishte pasja në kontroll dhe mostolerimi i asnjë metër katror më shumë tokë e pashpronësuar e atyre

personave që rezultonin pas shpronësimit se nuk ishin shpronësuar totalisht sipas kritereve që vendoste

ligji, duke i mbajtur në frikë dhe presion të vazhdueshëm edhe për tokën bujqësore që mbetej e

pashpronësuar.

Për sa i përket familjeve që shpronësoheshin, një kujdes pozitiv ligji i kushtonte atyre familjeve

bujqësore që kishin dy apo më shumë kurorë në të njëjtën çati sikurse ishte zakon për kohën. Në pronat e

bashkëzotëruara prej personash që i përkisnin kurorave të ndryshme, ligji i lejoi pronarëve të secilës

kurorë të bënin ndarjen e pjesëve që u takonin në bazë të titullit të zotërimit të secilit pjesëtar dhe mbas

kësaj ndarjeje, aplikoheshin kriteret e shpronësimit për secilin pronar sipas rastit 313.

Për sa i përket shpërblimit të pjesës të tokës që shpronësohej, ligjvënësi mbajti qëndrimin radikal, duke

mos i njohur të drejtën e shpërblimit të gjithë atyre pronarëve të tokave private për pjesën që u

shpronësohej në rastet kur atyre u mbetej tokë sipas kritereve të ligjit për ta punuar (jo më pak se 40 ha,

sipas nenit 2/a të Ligjit nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën agrare”, etj). Si përjashtim i njihej e

drejta e shpërblimit, në rast kur një pronar privat shpronësohej totalisht. Për sa i përket shpërblimit

pronarit të zhveshur totalisht nga e drejta e pronësisë mbi tokën bujqësore, ky shpërblim nuk do të

paguhej nga familja bujqësore, që përfitonte tokën e shpronësuar, por do të paguhej nga Shteti me

kundravleften e 10 kg grurë për hektar nga Arka e Shtetit, në dhjetë këste vjetore duke filluar nga

vjeshta e vitit 1946.

311 Po aty, neni 3 i ligjit. 312 Po aty, neni 6 i ligjit. 313 Po aty, neni 4 i ligjit.

Page 123: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

122

Ndryshe qëndronte pagimi i shpërblimit për sa i përket inventarit të pendëve dhe të veglave bujqësore.

Shpërblimi për inventarin (pendë dhe vegla bujqësore), caktohej në bazë të çmimeve të tregut nga ana e

një komisioni të posaçëm314. Pagesa ishte detyrim për tu kryer nga ana e fshatarëve që përfitonin me

këto mjete në Bankën e Shtetit në një fond të posaçëm315.

1.2.d Pozita juridike e bujqve që punonin toka të cilat deklaroheshin të shpronësuara.

Fryma populiste për të përkrahur fshatarët në nevojë si dhe zbatimi i parimit se “toka i takon atij që e

punon”, nuk kishte si të linte jashtë vëmendjes të gjithë ata bujq që punonin si argatë apo me qira tokat

e pronarëve, të cilëve për efekt të ligjit një pjesë e konsiderueshme e këtyre tokave u shpronësohej. Të

gjithë personat bujq, që punonin në këto toka si qiramarrës ose si argatë gëzonin të drejtën e pronësisë

për t`i pasur në zotërimin e tyre tokat që prekeshin nga shpronësimi.

Bujqit, që ndodheshin në tokat që deklaroheshin të shpronësuara, mbeteshin në këto toka duke fituar

pronësinë e tyre brenda caqeve maksimale që lejonte ligji, ndërsa teprica që kalonte këtë maksimum u

shpërndahej bujqve të tjerë. Natyrisht bashkë me tokat ata fitonin pronësinë dhe mbi shtëpitë dhe veglat

e tyre të ndodhura në tokat e përfituara, duke pasur në këtë mënyrë të drejtën e përparësisë në raport me

familjet e tjera bujqësore që nuk kishin statusin e punonjësve argatë, por që dëshironin të përfitonin nga

Reforma Agrare316.

Një pozitë më të disfavorshme ligji u kushtonte bujqve, të cilët punonin si argatë apo si qiramarrës në

tokat bujqësore që nuk prekeshin nga shpronësimi. Këta të fundit do të vazhdonin ta kishin këtë status si

persona qiramarrës, deri në çastin kur Zyra e Reformës Agrare do t’i siguronte atyre tokën e

mjaftueshme në bazë të ligjit, ku ata do të transferoheshin për ta punuar në të ardhmen me statusin e

pronarit. Bujqit, që ishin instaluar në toka që nuk goditeshin nga shpronësimi sipas ligjit, gjer në

instalimin e tyre në tokat e tjera quhen qiramarrës dhe i paguanin pronarit një çmim që caktohej me

urdhëresë të Ministrisë Bujqësisë e Pyjeve317.

Familjet që përfitonin tokat bujqësore nga Reforma Agrare, kishin dy favore të rëndësishme:

- përfitimin falas të tokës bujqësore duke u bërë bashkëpronarë të saj,

314 Ky Komision i posaçëm në bazë të nenit 19 të Ligjit, përbëhej prej përgjegjësit të Seksionit të bujqësisë e pyjeve me anëtarë Kryetarin e Zyrës së Bujqësisë dhe atë të zyrës së veterinarisë, pronarin që shpronësohej ose një përfaqësues të tij

dhe bujkut. 315 Po aty, neni 20 i ligjit. 316 Po aty, neni 10 i ligjit. 317 Po aty, neni 30 i ligjit.

Page 124: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

123

- përjashtimin nga detyrimet, që rëndonin mbi tokën e përfituar, të vendosur nëpërmjet veprimeve

juridike nga ana e pronarëve të shpronësuar. Ligji sanksiononte se tokat që përfitonin familjet

bujqësore çliroheshin nga çdo hipotekë ose barrë tjetër që është kontraktuar prej pronarit.

Për ironi të fatit i vetmi person që vuante barrën e këtyre detyrimeve ishte pronari që shpronësohej edhe

pse ai nuk merrte shpërblim për tokat që i shpronësoheshin. Detyrimet e marra më përpara prej tij

nëpërmjet kredive, borxheve të ndryshme me qëllim për të garantuar kreditorët që i kishin dhënë atij

borxh, të drejtat e kreditorëve do të përqendroheshin në tokën që i mbetet e pashpronësuar pronarit dhe

në rast se ai shpronësohej totalisht, në shpërblimin që i takonte në bazë të urdhërimeve të ligjit 318.

Nga ana tjetër, bujqit që kishin në pronësi të tyre tokë të pamjaftueshme në vendin e origjinës dhe që

kërkonin të shpërnguleshin dhe instaloheshin në toka të tjera në zona më të mira, si ishin ultësirat, atyre

mund t’u plotësohej kërkesa në rast se gjendej fond disponibël, i krijuar nëpërmjet procesit të

shpronësimit, por ata e humbisnin të drejtën e pronësisë mbi tokat e vendit të origjinës dhe këto u

ndaheshin fshatarëve të tjerë vendas. Po kështu edhe kjo kategori bujqish që shpërngulej, përveç

pronësisë së tokave që fitonte për shkak të shpërnguljes, fitonte edhe të drejtën e pronësisë të shtëpive të

ndodhura në to, të kafshëve të punës dhe veglave bujqësore sipas disponibilitetit dhe nevojës së tyre për

të punuar këto toka319.

1.2.e Mënyra e administrimit të tokave, që prekeshin nga Reforma Agrare, sanksionet dhe

zgjidhja e mosmarrëveshjeve.

Ligji nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën agrare” vendoste disa pengesa për sa i takon mënyrës së

administrimit të tokës bujqësore që mbetej mbas shpronësimit nga ana e pronarëve që shpronësoheshin,

ashtu edhe të tokës bujqësore që u shpërndahej falas familjeve në nevojë pa tokë apo me fare pak tokë.

Këto pengesa kishin të bënin me mënyrën e tjetërsimit, pjesëtimit dhe hipotekimit të tokave bujqësore.

- Për sa i përket pronarëve që shpronësoheshin, ata detyroheshin për tokat që i mbeteshin pas

shpronësimit, se deri në nxjerrjen e një urdhërese të Ministrisë Bujqësisë e Pyjeve, gjithë pronat

private, që mbeten të pashpronësuara në bazë të dispozitave të ligjit, nuk mund të tjetërsoheshin

me çdo titull qoftë ose të hipotekohen. Ky ndalim kishte efekte jo vetëm për të ardhmen nga

çasti që ligji hynte në fuqi, por edhe për të kaluarën me karakter prapaveprues, sikurse do ta

318 Po aty, neni 15 i ligjit. 319 Po aty, neni 11 i ligjit.

Page 125: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

124

shohim më vonë në ndryshimet ligjore që iu bënë Ligjit nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën

agrare”320.

- Kjo dispozitë e ligjit, me karakter regresiv, pasohej dhe mbështetej nga një tjetër dispozitë me

karakter regresiv, e cila i jepte të drejtë organeve kompetente shtetërore të verifikonin

ligjshmërinë e tjetërsimit të tokave bujqësore qysh nga Konferenca e Pezës. Shitjet ose

pjesëtimet e pasurive të tyre, të bëra pas Konferencës së Pezës dhe me qëllim shmangie ose

përfitimi nga Reforma Agrare, nuk njihen të vlefshme, sidomos ndarjet, shitjet, pjesëtimet dhe

tjetërsimet në çdo mënyrë, të bëra pas datës 19 janar 1945, konsideroheshin absolutisht të

pavlefshme321.

- Gjithashtu, një tjetër pengesë në lidhje me administrimin e tokave bujqësore, kishte të bënte më

faktin se familjet bujqësore që përfitonin nga Reforma Agrare, nuk mund të pjesëtoheshin pa

autorizim dhe as të jepeshin me qira. Gjithashtu ato nuk mund të tjetërsoheshin me çdo titull ose

të hipotekoheshin, veçse në Bankën Bujqësore të Shtetit.

Kur konstatohej shkelja e kushteve të sipërtreguara, pronësia i kalonte shtetit me vendim të komisioneve

të çështjeve agrare pranë Komiteteve Ekzekutive të Këshillave Popullore, të cilat kishin të drejtë të vinin

dorë drejtpërsëdrejti mbi pasurinë e fshatarit pa qenë nevoja për vendim gjyqi322.

Në këtë mënyrë Shteti de fakto dhe pjesërisht de jure ishte bërë pronar i të gjithë tokave bujqësore

përderisa e kishte zhveshur plotësisht fshatarin (si atë që ishte shpronësuar për tokat e mbetura edhe atë

që kishte përfituar) nga pronësia e mbi tokat e tyre, duke i lënë vetëm tagrin e posedimit dhe duke i

kufizuar plotësisht tagrin e disponimit dhe të gëzimit. Pronarëve të tokave bujqësore me këtë dispozitë të

ligjit u kufizohej tagri i gëzimit “ius utendi dhe fruendi” i njohur qysh nga e drejta romake pjesërisht,

përderisa nuk mundeshin t`i jepnin tokat e tyre bujqësore me qira, t`i vinin hipotekë me qëllim për të

marrë kredi, por mbi të gjitha u kufizohej tagri i disponimit apo “ius disponendi” edhe ky i njohur nga e

drejta romake, përderisa nuk kishin të drejtë të përcaktonin fatin e pronave të tyre duke i tjetërsuar

nëpërmjet kontratave të shitjes, dhurimit, shkëmbimit etj. “Pronësia që i mbetej pronarëve mbi tokat e

tyre bujqësore ishte një pronësi e kufizuar dhe e kontrolluar apo e thënë ndryshe një pronësi boshe”.

Një tjetër pikësynim që synonte të zgjidhte në të ardhmen Reforma Agrare ishte procesi i kolektivizimit

dhe i kooperativizimit. Edhe pse një qëllim i tillë ishte i nënkuptuar, sepse përbënte bazën e aplikimit të

ideologjisë komuniste, ky qëllim do të sanksionohej në mënyrë të qartë në vetë Ligjin nr.108, datë

320 Po aty, neni 7 i ligjit. 321 Po aty, neni 29 i ligjit. 322 Po aty, neni 14 i ligjit.

Page 126: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

125

29.08.1945, “Mbi reformën agrare”. Në ligj parashikohej se Shteti kishte të drejtë të procedonte në

shpronësimin ose këmbimin e pasurive private, që ndodheshin brenda ose afër rrethit të tokave ose

çifligjeve të shpronësuara, kur e lypte interesi i bujqësisë dhe kur ishte e nevojshme që tokat që iu

jepeshin fshatarëve të formonin një tërësi (çka nënkupton krijimin e kooperativave dhe ndërmarrjeve

bujqësore). Gjithashtu, shtetit i rezervohej e drejta të caktonte, në tokat që shpronësoheshin, një tokë të

mjaftueshme për të krijuar ferma shtetërore. Bujqve, të instaluar në këtë zonë, u caktohet në një vend

tjetër sasia e tokës që u përket sipas frymës së ligjit323.

Për të pasur një zbatim sa më të mirë të Reformës Agrare, në ligj ishin parashikuar edhe sanksionet

përkatëse si ndaj pronarëve, toka e të cilëve shpronësohej, ashtu edhe ndaj bujqve që përfitonin nga

Reforma Agrare dhe abuzonin me tokën që ata përfitonin. Për fshatarët, që nuk e kallëzonin sasinë e

tokave që zotëronin ose që kanë në dispozicion, kur nevojitej ky kallëzim për efektet e Reformës Agrare,

humbisnin të drejtën e përfitimit në bazë të dispozitave të ligjit. Gjithashtu edhe pronarëve, kur

vërtetohej se kishin fshehur toka për të evituar efekte të ligjit, u konfiskohej gjithë pasuria bujqësore. Për

sa i takon respektimit të autoriteteve shtetërore, që do të merreshin me aplikimin e Reformës Agrare,

gjithë fshatarët që përfitojnë nga zbatimi i ligjit, detyroheshin të ndiqnin udhëzimet e dhëna nga

Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve. Në rast se nuk u nënshtrohen këtyre udhëzimeve ose e lënë tokën pa

punuar për 2 vjet, Drejtoria e Reformës Agrare pas një paralajmërimi zyrtar, kishte të drejtë t’u merte

fshatarëve tokat që përfituan nga Reforma Agrare. Ndërsa konfliktet e mundshme, që mund të lindin nga

aplikimi i ligjit midis pronarëve, pronarëve dhe shtetit, zgjidhen paqësisht nga Zyra e Reformës Agrare

në bashkëpunim me komitetin e fshatarëve324.

1.2.f Ndryshimet e Ligjit nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën agrare”. Risitë e këtyre

ndryshimeve.Ligji, “Mbi reformën agrare”, datë 29 gushtit 1945, u ndryshua dhe u plotësua me akte të

tjera legjislative si ishin:

- Shtojcëligji i datës 26 nëntor 1945. “Mbi reformën agrare’.

- Shtojcëligji i datës 4 shkurt 1946, “Mbi reformën agrare” .

- Dekretligji datë 15 prill 1946, “Mbi denoncimin e tokave të tjetërsuara mbas zbatimit të reformës

agrare”dhe

323 Po aty, neni 32 i ligjit. 324 Po aty, nenet 33-35 të ligjit.

Page 127: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

126

- Urdhëresa e Ministrisë së Bujqësisë e Pyjeve datë 22 prill 1946, “Mbi denoncimin e tokave të

tjetërsuara”.

- Shtojcëligji i Reformës Agrare i datës 27 maj 1946.

Pas miratimit të Ligjit, “Mbi reformën agrare”, nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve dhe Drejtoria e

Reformës Agrare” vërshuan një varg qarkoresh, urdhëresash, rregulloresh dhe shkresa të tjera, që

synonin të organizonin më mirë punën për zbatimin në praktikë të Ligjit, “Mbi reformën agrare”, të

ngarkonin detyra, të sqaronin kërkesat dhe paqartësitë, që vinin nga prefektura të ndryshme etj.

Kështu menjëherë pas daljes së Ligjit, “Mbi reformën agrare”, doli një Rregullore sipas së cilës

“Komitetet e Fshatarëve të Varfër” në bashkëpunim me Zyrat e Reformës Agrare duhej të përgatisnin

statistikat e të gjithë pronarëve që goditeshin nga shpronësimi i detyrueshëm, si dhe listat e bujqve që

përfitonin nga instalimi325.

Njëkohësisht në këtë kohë doli dhe qarkorja mbi klasifikimin e ri të tokave. Sipas saj, të gjitha tokat e

punueshme klasifikoheshin në katër kategori, toka shumë të mira, të mira, të mesme dhe të dobëta. Kur

toka përcaktohej e kategorisë shumë e mirë, nga sasia që përcaktonte ligji zbritej 30% e saj, kur

përcaktohej e mirë u zbritej 20%, e mesme jepej sa përcaktonte ligji, ndërsa kur përcaktohej e dobët

shtohej 30 ose 50 % mbi ligjin326.

Ndryshimet ligjore, që u bënë me shtojcë-ligjin e datës 26 nëntor 1945, “Mbi reformën agrare”, sqaruan

konceptin ligjor të bashkëzotërimit, ku si të tillë do të konsideroheshin jo vetëm bashkëshortët dhe

fëmijët e tyre që jetonin nën të njëjtën çati, por edhe pjesëtarë të tjerë që kishin kontribuar në krijimin

apo shtimin e pasurisë të përbashkët tokë bujqësore327.

Aq i rëndësishëm ishte Ligjit “Mbi reformën agrare” në zbatimin e idologjisë të Partisë Komuniste, saqë

miratimi i tij do t`i paraprinte miratimit të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë datë

11.01.1946, dhe i zëvendësuar disa vite më vonë me Kushtetutën e Republikës të vitit 1950.

Rregullimi më i rëndësishëm normativ për sa i përket tokës bujqësore në Statutin e Republikës Popullore

të Shqipërisë zë vend në kapitullin që bën fjalë për Rendin Shoqëror dhe Ekonomik në Republikën

Popullore të Shqipërisë. Në Statut thuhet, Toka u takon atyre që e punojnë. Caktohet me ligj kur një

institut ose një person që nuk e punon tokën mund të mbetet zot i kësaj tokë dhe në ç`masë. Tokat e

mëdha për asnjë arsye nuk mund të jenë në duart e privatëve. Me ligj caktohet maksimumi i sipërfaqes

325 AKPQSH, fondi 1, viti 1945, dosja 24. 326 Po aty. 327 Neni 3 dhe 4 e shtojcë-ligjit nr.175 dt. 26.11.1945, Mbi reformën agrare, Fletore Zyrtare nr.81/1945.

Page 128: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

127

së tokës që mund të jetë pronë private328. Kjo dispozitë e rëndësishme kushtetuese nxirrte në pah tri

veçori:

a) Sanksionohet parimi komunist i barazisë të klasave, duke hequr të drejtën e pronësisë nga pronarët e

pasur, të etiketuar si përkrahës të borgjezisë kapitaliste dhe duke ia kaluar të drejtën e pronësisë grupeve

proletare apo familjeve bujqësore të varfra të cilat përbënin edhe shumicën e popullsisë dhe në këtë

mënyrë ishin mbështetëse dhe mbrojtja më e mirë e Regjimit të Ri Popullor, që herët apo vonë edhe këtë

kategori shoqërore do ta zhvishte nga e drejta e pronësisë mbi tokën.

b) Sanksionohet mundësia e prekjes së tokës bujqësore pronë private gjë që bëhet vetëm me ligj. Në fakt

shpronësimi i tokave bujqësore pronë private u krye më përpara se të miratohej Statutin Themeltar i

Republikës. Gjithsesi, Ligji nr.108/1945, “Mbi reformën agrare”, që u miratua më përpara dhe që kishte

si qëllim të përcaktonte kushtet dhe kriteret e shpronësimit të pronarëve privatë nga tokat e tyre

bujqësore, në aspektin politik ishte i bazuar, pasi mbështetej në vendimet që kishte marrë Kryesia e

KANC-it qysh nga Konferenca e Pezës. Në aspektin legjislativ, Ligji nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi

reformën agrare” ishte i nxituar në kohë në raport me atë çka përcaktohej në Statutin Themeltar të

Republikës, pasi duhej të ishte miratuar pas miratimit të Statutit apo e thënë ndryshe Statuti duhet t`i

kishte paraprirë Ligjit, “Mbi reformën agrare”.

c) Me këtë dispozitë kushtetuese, Shteti pozicionohej hapur në favor të fshatarëve të vegjël dhe të mesëm,

jo sepse për këtë shtresë ndiente ndonjë dhembshuri për gjendjen e tyre ekonomike, sesa për sigurinë

dhe mbështetjen që mund t`i jepte kjo shtresë regjimit të ri popullor sikurse e analizuam më sipër.

Më datën 4 shkurt të 1946-ës, Ligji “Mbi reformën agrare”, pësoi një ndryshim tjetër. Ndryshimi i këtij

ligji, preku më tepër aspektet të kullotave si dhe i`u kushtua rëndësi ashpërsimit të luftës ndaj atyre

personave që nuk punonin toka bujqësore329. Në këtë mënyrë, kur një pronar që përfitonte nga Ligji i

Reformës Agrare, punonte ose administronte vetëm një pjesë të tokës dhe pjesën tjetër e punonte me

bujq, Zyra e Reformës Agrare kishte të drejtë ta shpronësonte pjesën që punonte me bujq në qoftë se në

atë zonë mungonte toka për t’u instaluar bujq që s'kishin tokë ose kishin toka të pakta. Por sidoqoftë,

sipërfaqja minimum, që i lihej pronarit, nuk mund të ishte më e vogël sesa ajo që caktohet në bazë të

Ligjit, “Mbi reformën agrare”330.

328 Artikulli 10 i Statutit Themeltar të Republikës Popullore të Shqipërisë, Fletore Zyrtare nr.19/1946. 329 Shtojcëligji nr. 203, datë 4 Shkurt 1946, “Mbi reformën grare” 330 Neni 5 dhe 6 e shtojcë-ligjit nr.203 dt. 04.02.1946, Mbi disa ndryshime në ligjin për reformën agrare, Fletore Zyrtare

nr.4/1946.

Page 129: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

128

Më datën 21 shkurt të vitit 1946, u mbajt plenumi V i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të

Shqipërisë. Në fushën ekonomike kursi i përgjithshëm që përcaktoi ky plenum ishte “Çdo gjë për

forcimin e sektorit të shtetit, luftë e pamëshirshme kapitalit privat, ndihmë sa më e madhe nga ana e

shtetit kooperativave të konsumit dhe të prodhimit dhe këto të bëheshin një mbështetje e

madhe”331.Problemi ekonomik u cilësua nga ky plenum si “çështja më e rëndësishme, më e zorshme e

më delikate”. Në këtë drejtim u bë e qartë se ekzistenca e regjimit komunist në Shqipëri dhe e ardhmja e

tij ishin të lidhura ngushtë me ekzistencën dhe forcimin e sektorit të shtetit dhe të kooperativave. Kështu

që “Kapitalit privat, pohonte Enver Hoxha, duhet t`i presim të gjitha mundësitë që të zhvillohet dhe të

forcohet”332.

Në fushën e bujqësisë si detyrë kryesore u përcaktua ngritja e fermave model, përveç atyre ekzistuese, të

cilat duhet të ktheheshin jo vetëm në qendra të rëndësishme prodhimi, por njëkohësisht ato duhet të

bëheshin edhe nxitje për favorizimin dhe shpejtimin e kolektivizimit të tokave333. Ndërsa konkretisht për

Reforma Agrare, Plenumi shtroi si detyrë që të përfundohej shpejt dhe në mënyrë

rrënjësore334.Vendimet e marra në Plenumin V të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë,

të shkurtit të vitit 1946, nuk u ndien menjëherë në ritmet e punës për aplikimin e Reformës Agrare.

Fryma e këtyre orientimeve fillon të ndihej pas majit të vitit 1946.

Me 15 prill të vitit 1946 Presidiumi i Kuvendit Popullor dekretoi një dekretligj të titulluar “Mbi

denoncimin e tokave të tjetërsuara me çdo titull mbas 19 janarit 1945, mbi ndalimin e tjetërsimit të

tokave”335. Sipas këtij dekretligji, pronari i mëparshëm, po ashtu dhe pronari i ri i tokave, të përfshira

ose jo prej Reformës Agrare, të tjetërsuara me çdo titull (shitje, pjesëtimi, shkëmbimi, dhurimi etj.)mbas

datës 19 janar 1945, dhe deri në hyrjen në fuqi të Ligjit, “Mbi reformën agrare”, qoftë dhe me

autorizimin e Komiteteve Ekzekutive të Nënprefekturave, detyroheshin t`i deklaronin në Zyrat e

Reformës Agrare ose te Seksionet e Bujqësisë e Pyjeve. Ata që nuk do të bënin këtë denoncim do të

dërgoheshin në Gjykatën Ushtarake dhe do të dënoheshin në bazë të ligjit për sabotatorët. Gjithashtu, në

bazë të ligjit ndaloheshin krejtësisht tjetërsimet me çdo titull, hipotekimin ose lëshimin me qira të tokave

edhe sikur ato të ishin nga pjesa e tokave të pashpronësuara336. Po me këtë ligj u abrogua dispozita e

nenit 7 të Ligjit, “Mbi reformën agrare”, sipas të cilit pronat private të pashpronësuara mund të

331 AKERRSH, viti 1946, dosja 700, fq. 1. 332 Enver Hoxha, Vepra, Vëll. 3, fq. 272. 333 Po aty, fq. 279. 334 Historia e Shqipërisë, Vëllimi IV, Tiranë 1984, fq. 52. 335 Ligji dt. 15.04.1946, Mbi denoncimin e tokave të tjetërsuara me çdo titull mbas 19 janarit 1945, mbi ndalimin e tjetërsimit

të tokave, Fletore Zyrtare nr.33/1946. 336 Po aty, nenet 1, 2 dhe 3 të ligjit.

Page 130: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

129

tjetërsoheshin me çdo titull ose të hipotekoheshin apo të jepeshin me qira, përveçse me vendim të

Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës, pasi të ishte marrë dhe mendimi i Zyrës së Reformës Agrare.

Me këtë ligj zotëruesit e tokave ktheheshin de-jure dhe de-fakto në përdorues të thjeshtë të tyre. Në

zbatim të këtij dekretligji, Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve nxori më 22 prill Urdhëresën Nr 7 të kësaj

Ministrie, e cila përsëriste çfarë ishte vendosur në dekretligjin e mësipërm dhe njëkohësisht jepte disa

udhëzime sesi do të bëheshin denoncimet337.Ndërsa dy ditë më vonë në datë 24 prill, po kjo Ministri

nxori një shkresë të dytë sqaruese, ku jepeshin shpjegime më të zgjeruara sesi do të trajtoheshin rastet e

tjetërsimit të tokave338. Sipas kësaj shkrese shitjet e tokave të bëra para apo pas Konferencës së Pezës,

do të quheshin të vlefshme vetëm në rast se ishin bërë zyrtarisht me akte noteriale e transkriptuese.

Të gjitha shitjet e tokave, që ishin bërë nga mbajtja e kësaj Konference (16 shtator 1942) deri në datën

19 janar 1945, nuk do të njiheshin edhe sikur të ishin kryer formalitetet zyrtare e të ishin transkriptuar,

në qoftë se dyshohej se ishin fiktive. Për këto raste do të bëheshin hetime të kujdesshme nga ana e

Komiteteve të Fshatarëve dhe nga organet e tjera. Shitjet e bëra nën çdo formë, mbas datës 19 janar

1945, nuk do të njiheshin kurrsesi.

Karakteri prapaveprues për të konsideruar nul të gjitha tjetërsimet që ishin kryer gjatë instalimit të

regjimit monist, por edhe më parë nga koha e mbajtjes të Konferencës të Pezës, më tepër sesa tregon

antikushtetueshmërinë e këtij ligji në aspektin juridik, flet për pasjen në kontroll të jetës ekonomike dhe

shoqërore në vazhdën e instalimit të Diktaturës.

Në datën 27 maj të vitit 1946, u miratua një tjetër ndryshim në Ligjin, “Mbi reformën agrare”.

Dekretligj i cili u miratua në këtë datë, sillte ndryshime të rëndësishme në lidhje me vazhdimin e

kryerjes së Reformës Agrare të filluar në datën 29 gushtit të vitit 1945. Ndërsa me Ligjin e gushtit të

gjithë pronarëve privatë, që nuk merreshin me bujqësi, u lihej një sipërfaqe toke deri në 7 ha, dhe të

gjitha vreshtat, pemishtet dhe ullishtat që ata zotëronin, përjashtoheshin nga shpronësimi i detyruar me

shtojcë Ligjin e majit të 1946-ës, tokat bujqësore, vreshtat, ullishtat, pemishtet, bashkë me godinat dhe

pajimet e tyre, që ishin në pronësi të kësaj kategorie pronarësh, të cilët nuk i punon vetë ato

shpronësoheshin. Këto prona pasi të caktohej pjesa që do të mbetej si: ferma, pemishte, vreshta e ullishta

shtetërore, do t’u ndaheshin bujqve që nuk kishin tokë ose që nuk u mjaftonte ajo që kishin. Vetëm për

337 Urdhëresa Nr. 7 dt.24.04.1946, e Ministrisë të Bujqësisë, Për denoncimin e tjetërsimeve të tokave bujqësore, Gazeta

Zyrtare nr.39/1946. 338 AKERRSH, viti 1946, dosja 700, fq. 9.

Page 131: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

130

punëtorët, për zanatçinjtë dhe nëpunësit e lirë, bëhej një përjashtim duke iu lënë deri në 5 dynymë

kopsht-pemishte ose 2 dynymë vreshta ose 30 rrënjë ullinj339.

Për sa u përket pronarëve, që e punonin vetë tokën, atyre u liheshin në dispozicion 5 ha duke i shtuar për

çdo kurorë nga 2 ha. Kur kryefamiljari nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në punimin e tokës,

sipërfaqja që i caktohej trungut familjar nuk mund t`i kalonte 3 ha tokë, duke i shtuar çdo kurorë nga 2

ha tokë. Për sa i përket institucioneve fetare, teqeve, manastireve dhe komuniteteve fetare të

prefekturave u liheshin deri në 10 ha tokë, në të cilën përfshiheshin edhe pemishtet, vreshtat e ullishtat

(sigurisht duke marrë parasysh në këtë rast raportin mes sipërfaqes së tokës dhe vleftës së kulturave)340.

Ndryshimet ligjore ritheksonin edhe njëherë që ndalohej tjetërsimi me çdo lloj titull ose hipotekimi i

tokave. Ndalimi i këtyre veprimeve shtrihej edhe ndaj vreshtave, kopshteve-pemishteve dhe ullinjve341.

Në ndryshimet ligjore iu kushtua vëmendje së drejtës së shpërblimit për atë kategori pronarësh të cilët

nuk i punonin vetë tokat bujqësore, vreshtat, ullishtat apo pemishtet që zotëronin. Si pasojë e nenit 1 të

këtij ligji ata shpronësoheshin dhe shpërbleheshin kur këta pronarë nuk kishin të ardhura të tjera jetese

dhe ishin në gjendje të keqe ekonomike. Shpërblimi për këtë kategori pronarësh do të jepej për

sipërfaqen që nuk kalonte 5 ha, me vleftën e prodhimit të një viti, sasi e cila do të paguhej në 10 këste

vjetore.

Për sa i përket pronarëve të kullotave, ndryshimet ligjore të datës 27 maj 1946, “Mbi reformën agrare”, i

njohën të drejtën e një shpërblim në të holla deri në 25.000 fr.shqiptare, vetëm për ish -pronarët e

kullotave të shtetëzuara, të cilët nuk kishin të ardhura të tjera jetese dhe që ishin në gjendje të keqe

ekonomike.

Kuptohet, që këto ndryshime të Ligjit, “Mbi reformën agrare”, çonin në një radikalizëm të Reformës

Agrare në Shqipëri. Me këtë shtojcë-ligji, pushteti komunist i lau një herë e mirë hesapet me pronarët e

mëdhenj e të pasur të tokave dhe me borgjezinë agrare shqiptare. Duke iu hequr pronën tërësisht, Partia

Komuniste e Shqipërisë u hoqi këtyre klasave bazën e pushtetit të tyre ekonomik. Në këtë këndvështrim

zbatimi i këtyre dispozitave solli pasoja të mëdha shoqërore, ekonomike, por veçanërisht politike. Ashtu

siç do ta shohim më pas, zbatimi i Ligjit të Reformës Agrare së bashku me shtesat dhe ndryshimet që

pësoi, ndryshoi strukturën sociale të shoqërisë shqiptare dhe raportet mes klasave dhe shtresave të

ndryshme të kësaj shoqërie.

339 Neni 1 i Ligjit nr.253, dt.27 maj 1946, Mbi disa ndryshime në ligjin mbi reformën agrare, Fletore Zyrtare nr.50/1946. 340 Po aty, neni 2,3 dhe 4 i ligjit. 341 Po aty, neni 5 i ligjit.

Page 132: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

131

Pikërisht kjo përbënte një nga pikësynimet kryesore të regjimit komunist të sapovendosur. Në aspektin

ekonomik, shteti mbeti i vetmi pronar i madh tokash, vreshtash, ullishtash e mjetesh bujqësore, me të

cilin nuk mund të konkurronte fshatari me 5 ha tokë që zotëronte. Si pronari më i madh e më i fuqishëm,

shteti kontrollonte të gjithë ekonominë e vendit në përgjithësi dhe bujqësinë në veçanti. Ky ishte

pikësynimi tjetër kryesor i Partisë Komuniste të Shqipërisë në fushën ekonomike.

Ndërsa në aspektin politik, duke goditur klasat e shtresat shoqërore shqiptare, që politikisht ishin

kundërshtarë të saj e duke krijuar iluzionin se fshatarit të vuajtur shqiptar iu plotësua ëndrra shekullore

për tokë, Partia Komuniste e Shqipërisë forconte pozitat e saj politike dhe konsolidonte edhe pushtetin e

saj politik, duke synuar rritjen e bazës sociale mbështetëse të këtij regjimi. Sigurisht, që fshatarësia

shqiptare në përgjithësi e mirëpriti daljen e këtyre ndryshimeve, duke menduar se më në fund erdhi dhe

dita e saj, por ajo nuk mund ta dinte e nuk mund ta kuptonte qysh në atë kohë, se Reforma Agrare

përgatiste terrenin për t’ia marrë shumë shpejt këtë pronë nëpërmjet kolektivizimit.

1.2.g Disa nga masat që u ndërmorën për të përshpejtuar zbatimin e Reformës Agrare.

Për të shmangur sa më tepër të ishte e mundur gabimet dhe pasaktësitë, që mund të rezultonin nga një

nxitim i tepruar në zbatimin e Reformës Agrare, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve udhëzonte të gjitha

zyrat e Reformës Agrare ose seksionet e bujqësisë e pyjeve nëpër prefektura që të vazhdonin të tregonin

kujdes në punën përgatitore para aplikimit të ndarjes së tokave, ullishtave, vreshtave, pemishteve dhe

inventarit bujqësor. Pa përfunduar krejtësisht këtë punë përgatitore nuk duhej të fillonte ndarja e pronave

bujqësore.

Dy ishin problemet kryesore që dilnin para Ministrisë së Bujqësisë e Pyjeve për zbatimin e Reformës

Agrare në këtë fazë të punimeve342:

Së pari, dalja e shtojcë-ligjit mbi Ligjin e Reformës Agrare më 27 maj të vitit 1946 sillte ndryshime të

rëndësishme në legjislacionin bazë të kësaj reforme. Kjo kërkonte marrjen e masave urgjente për të

plotësuar kuadrin ligjor të këtij legjislacioni të ri me anë urdhëresash, qarkoresh, shkresash sqaruese etj,

në përputhje me ndryshimet juridike që solli shtojcë-ligji i ri.

Së dyti, të gjendeshin forma, rrugë e mjete që nxisnin aplikimin më të shpejtë të Reformës Agrare në të

gjitha prefekturat. Në ndryshim nga Ligji 108/1945, “Mbi reformën agrare”, shtojcë-ligji i majit 1946

shpronësonte edhe ullishtat, vreshtat e pemishtet shtetërore apo private dhe njëkohësisht ndryshonte

masën e shpronësimit nga 40 ha që ngeleshin fillimisht të pacënueshme ky kufi zbriti në 5 ha. Në

342 AKERRSH, viti 1946, dosja 704, fq. 6.

Page 133: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

132

mbështetje të këtij ndryshimi, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve nxori një varg udhëzimesh e sqarimesh

për mënyrën e zbatimit të tij.

Me rëndësi në këtë drejtim është Urdhëresa Nr.10 e datës 4 qershor 1946. Kjo urdhërese urdhëronte të

gjithë subjektet private, entet parashtetërore dhe fetare që kishin në zotërim dhe administrim të tyre

direkt ullishta, pemishte, godina bujqësore etj, të cilët shpronësoheshin në bazë të dekret –ligjit nr.253

datë 27 maj 1946, të ruanin dhe të merrnin në mënyrë të detyrueshme çdo masë të nevojshme për të

evituar dëmtimet e tyre343.

Urdhëresa përmbante sanksione për të gjitha ata që nuk i përmbaheshin ndryshimeve ligjor, duke i vënë

ata para përgjegjësisë penale dhe duke u dënuar nga Gjykata Ushtarake si sabotator i pushtetit344.

Rëndësi të veçantë Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve i dha regjistrimit, shpronësimit dhe shpërndarjes,

veçanërisht të ullinjve. Sipas udhëzimeve të saj në fillim duheshin caktuar blloqet e ullinjve që do të

mbeteshin pronë shtetërore, pastaj pjesa tjetër do t’u ndahej bujqve të varfër345.

Zbatimi i Reformës Agrare, për të cilin ishin nxjerrë aq shumë akte normative (ligje, ndryshime ligjore e

urdhëresa), deri në fillim të muajit dhjetor 1946 nuk kishte ecur me ritme të mëdha sipas parashikimeve

dhe qëllimeve të Pushtetit Popullor. Të metat dhe gabimet, që kishin ndodhur gjatë aplikimit të

Reformës Agrare, gati në të gjitha Prefekturat nuk mund as të fshiheshin e as të kapërceheshin. Më 5

dhjetor 1946 Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve u dërgoi një qarkore të posaçme Komiteteve Ekzekutive

të prefekturave, në të cilën pasi përmendeshin disa prej të metave dhe gabimeve më të dukshme, që ishin

bërë gjatë aplikimit të Reformës Agrare dhe analizohej mbi shkaqet e tyre, njoftohej se; ky Dikaster ka

vendosur që të formohet një Komision Korrektimi në atë qark346.

Komisioni përbëhej nga një i deleguar i Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës, një nga Fronti Demokratik i

Prefekturës, një nga Rinia Popullore, një nga Këshilli Sindikal dhe një nga një fshatar i varfër. Personi

më i aftë caktohej nga Komiteti Ekzekutiv si Kryetar i Komisionit. Në Komision thirrej edhe Kryetari

Zyrës së Reformës Agrare sa herë që Komisioni e quante të nevojshme. Detyrat dhe Kompetencat e

Komisionit ishin347:

1) Të konstatonte dhe të merrte shënim për të gjitha të metat që mund të ishin bërë në atë Prefekturë,

2) Të zgjidhte të gjitha ngatërresat e vërtetuara në lidhje me zbatimin e Reformës Agrare,

343 Neni 1 i Urdhëresës nr.10 dt.04.06.1946, e Ministrisë të Bujqësisë, Për mënyrën e njohjes dhe zbatimit të ndryshimeve ligjore të ligjit mbi reformën agrare, Gazeta Zyrtare nr.59/ 1946. 344 Po aty, neni 4 dhe 5 të ligjit. 345 AKERRSH, viti 1946, dosja 704, fq. 4. 346 AKERRSH, viti 1946, dosja 717, fq. 2. 347 Po aty.

Page 134: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

133

3) Të udhëzonte Zyrën e Reformës Agrare që me anë të grupeve, që kishte në dispozicion, të bënte

menjëherë korrigjimin e të metave që kishin mundësi të ndreqeshin,

4) Të procedonte dhe t’u përcillte organeve të sigurimit publik të gjithë ata persona që kishin abuzuar

me detyrën e ngarkuar.

Më 6 dhjetor të vitit 1946, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë me anë të një letre

(Qarkore) drejtuar komiteteve të rretheve, theksonte se veprimtaria e këtyre komisioneve duhej të ishte

nën kontrollin e asaj partie348. Për të shpejtuar këto ritme më 23 janar të 1947-ës Komitetit Qendror i

Partisë Komuniste e Shqipërisë u dërgoi një letër të dytë komiteteve të rretheve. Këtu kritikohej

ngadalësia në punë, udhëzohej që komisionet ta merrnin më mirë në dorë problemin e shqyrtimit të

gabimeve të reformës e të procedonin më shpejt në veprimet e tyre. Njëkohësisht këtu kërkohej të

organizoheshin më shumë organizatat, si Fronti, rinia dhe gruaja. Njëkohësisht në rrugë shtetërore

Presidiumi i Kuvendit Popullor më 7 shkurt 1947 nxori Dekretligjin “Mbi krijimin e komisioneve për

shqyrtimin e veprimeve të Reformës Agrare”349.

Pas këtyre masave puna e komisioneve u gjallërua më shumë. Veçanërisht më intensivisht u punua nga

gjysma e dytë e muajit shkurt e gjatë muajit mars të vitit 1947.

Në kuadrin e këtyre masave, të cilat i shërbenin zbatimit të plotë të Reformës Agrare, një nga synimet e

Reformës Agrare ishte mbështetja me sipërfaqe të mjaftueshme toke jo për familjet bujqësore, por për

punëtorët dhe zanatçinjtë që do të punonin në fabrika, kantiere dhe ofiçina. Ndër të tjera në shkresën e

datës 5 shkurt 1947, që Drejtoria e Bujqësisë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve u dërgonte

Seksioneve të Bujqësisë e Pyjeve të të gjitha prefekturave dhe Zyrave të Reformës Agrare aty ku këto

ekzistonin, thuhet: ….Siç dihet, në shumë vende të Shqipërisë janë ngritur e zhvilluar qendra të

ndryshme pune e prodhimi, të cilat shpesh ndodheshin larg qyteteve ose në periferi të tyre. Në shumë

raste ndodh që në këto qendra pune e prodhimi, punëtorët janë të organizuar me vendbanim dhe mensa

të përhershme. Këtu lind nevoja që për sigurimin e një pjese të ushqimit të tyre, punëtorët të kenë në

dispozicion ndonjë copë tokë për ta punuar e mbjellë perime (zarzavate) gjatë ditëve dhe orëve të

pushimit. Prandaj është e nevojshme dhe urgjente që të studiohet çështja e caktimit të sipërfaqes së

tokës, qendrave të punës e të prodhimit. Juve do të shikoni nga ana juaj të rregulloni punën në mënyrë

që qendrave të punës t’u caktohet aq tokë sa kanë mundësi që ta punojnë ato vetë, duke pasur kujdes që

të sistemoni edhe atë ose ata bujq të cilëve do t’u merret pjesa e tokës që do të vihet në dispozicion të

348 AKERRSH, viti 1946, dosja 717, fq. 3. 349 AQSH, Fondi 898, viti 1947, dosja 36/5, fq. 20-22 dhe AKERRSH, viti 1947, dosja 702, fq. 11.

Page 135: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

134

qendrave punëtore. Qendrat e punës, tërhiqte vëmendjen shkresa, kanë vetëm të drejtën e shfrytëzimit të

tokave që ju viheshin në dispozicion”350 .

Pas muajit mars të vitit 1947 u vunë re raste ose tendenca për ndarjen e tokës së dhënë nga Reforma

Agrare mes anëtarëve të së njëjtës familje ose të shkëmbimit të tokave bujqësore midis familjeve të

ndryshme bujqësore.

Për sa i përket pjesëtimit të tokave bujqësore edhe pse ai ishte i ndaluar nga Ligji, “Mbi reformën

agrare”, ky fenomen ndodhi kryesisht për shkaqe grindjesh të brendshme familjare. Por këto veprime

binin ndesh me nenin 14 të Ligjit, “Mbi reformën agrare” të gushtit 1945, që ndalonte pjesëtimin e

ndarjes së tokave. Prandaj për t’u dhënë fund këtyre veprimeve, Dega e Reformës Agrare më datë 19

qershor 1947, me anë të një shkrese, konfirmonte se “ndarja e tokës midis pjesëtarëve të një familje

është e ndaluar”. Bujqit, thuhet në të, që nuk mund të rrojnë së bashku për shkaqe grindjesh që lindin në

gjirin familjar, ndaj dhe për këtë arsye ata nuk mund të ndajnë tokat që i punojnë e shfrytëzojnë

bashkërisht, por mund të ndajnë prodhimet simbas punës që bëjnë ose zakoneve të tyre familjare”.

Një tjetër situatë paradoksale ishte zgjidhja e çështjes së shkëmbimeve të tokave mes bujqish, të cilët për

arsye nga më të ndryshmet nuk e preferonin tokën e përfituar nga Reforma Agrare, prandaj atë ngastër

toke, të cilën nuk e pëlqenin, e shkëmbenin me një tjetër ngastër toke nga një familje tjetër bujqësore që

edhe ajo e kishte përfituar nga Reforma Agrare dhe ishte dakord me shkëmbimin e ngastrave.

Konkretisht, për herë të parë kjo çështje u ngrit nga Drejtoria e Reformës Agrare me shkresën e saj të

datës 22 mars të vitit 1947, drejtuar Kryesive të Komiteteve Ekzekutive të Prefekturave dhe Zyrave të

Reformës Agrare. Në shkresë thuhej: jemi informuar se fshatarët bujq që kanë përfituar nga Reforma

Agrare bëjnë ndërmjet tyre shkëmbime tokash. Një punë e tillë dhe pa autorizim është e dëmshme, sepse

shënimet e librave të instalimit bëhen të pavlefshëm mbasi nuk regjistrojnë ndryshimin e bërë dhe e

dyta, sepse në raste shkëmbimesh zakonisht jepej diferenca që ishte në këtë rast e kundra ligjshme,

prandaj të vihet në dijeni të plotë populli me anë të organeve të Pushtetit dhe të Frontit se shkëmbimi i

tokave pa autorizimin e Zyrave të Reformës Agrare është i ndaluar dhe të merren më një herë masa

karshi atyre që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhër. Tërheqim vëmendjen se sipas këtij urdhri çdo

ndërrim tokash duhej të bëhej”me autorizimin e Zyrës së Reformës Agrare”.

350 AKERRSH, viti 1947, dosja 700, fq. 3 dhe 4.

Page 136: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

135

Një tjetër akt normativ që i shërbente zbatimit të reformës ligjore ishte dekretligji nr. 593/1948, “Mbi

ndarjen për kultivim të tokave të punueshme kolektive dhe shtetërore”.

Në bazë të këtij ligji me qëllim që të shtohej sipërfaqja e tokave të punuara dhe për të plotësuar kërkesat

e bujqve, të cilëve nuk u mjaftonte toka, ndaheshin definitivisht falas dhe me destinacion kultivimin

bujqësor, të gjitha tokat shtetërore që kishin mbetur të papunuara dhe që nuk kishte qenë nevoja për të

plotësuar familje të tjera bujqësore pa tokë, si dhe kooperativave bujqësore që kishin filluar të

krijoheshin. Toka të tilla konsiderohen ferishtet, prozhmet, pyllishtat, lëndinat, gurishtat, moçalet e tëra

të këtij lloji351.

Pavarësisht qëllimit pozitiv me të cilin u shpërndanë këto toka, mënyra e shpërndarjes së tyre ruante një

lloj shkallëzimi në favor të kooperativave bujqësore që kishin filluar të krijoheshin.

Nga ndarja e tokave të vlefshme për kultivim, përfitonin sipas radhës këto kategori të ekonomive

bujqësore352:

a) Kooperativat fshatare të punës,

b) Fshati kolektivisht,

c) Familjet bujqësore që për mungesë toke nuk janë plotësuar në bazë të Ligjit, “Mbi reformën agrare”,

d) Gjithë bujqit e tjerë.

Sasia e tokës që mund të përfitonte një familje bujqësore caktohej gjer në 40% e sipërfaqes që i takon në

bazë të nenit 3 të Dekretligjit nr. 253 datë 27 Maj 1946, “Mbi reformën grare”, ose 2.3 ha. Ndërsa sasia

e tokës që mund të përfitonin kooperativat fshatare të punës dhe kolektivat fshatare, caktohej sipas

mundësisë së tyre për t`i punuar, çka do të thoshte se ishte e pakufizuar353.

Për sa i përket administrimit të tokës bujqësore, problem deri në fund të vitit 1945, nuk ishte vetëm

shpërndarja në mënyrë të pabarabartë e tyre për sa i takon të drejtës së pronësisë, por mbi të gjitha

efiçenca e punimit të çdo hektari toke bujqësore në pronësi. Në rast se i referohemi Sukthit, një nga

krahinat më të rëndësishme të vendit në kultivimin e tokës bujqësore, në vitin 1951 në këtë fermë

rezultonte se nga 5200 ha tokë bujqësore, rreth gjysma e saj ishte e punuar 2500 ha, ndërsa pjesa tjetër e

tokave ishin të papunuara dhe pyje, por që me kalimin e kohës iu nënshtruan procesit të shpyllëzimit në

kuadrin e procesit të kolektivizimit.

351 Neni 1 i Ligjit nr, 593, dt. 12.4.1948, Mbi ndarjen për kultivim të tokave të punueshme kolektive dhe shtetërore, Fletore

Zyrtare 33/1948. 352 Po aty, neni 4 i ligjit. 353 Po aty, neni 5 i ligjit.

Page 137: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

136

Para vitit 1945 pjesa me e madhe e ngastrave të tokës bujqësore, që i përkisnin Krahinës të Sukthit, i

përfshinte Çifligu me të njëjtin emër i zotëruar nga familja e Toptanëve, por që gjatë Luftës të Dytë

Botërore u ishte shitur Italianëve354. Një reformë e rëndësishme me qëllim punimin tërësor të tokave, që

deri para vitit 1945 hynin në kategorinë e çifligjeve shtetërore dhe private, ishte edhe proçesi i tharjes të

kënetave dhe bonifikimit të tyre (kënetës së Myzeqesë dhe asaj të Maliqit, etj). Në rast se Myzeqeja në

vitin 1921 ishte një fushë e madhe kënetore, e përshtatshme për të gjuajtur vidra, në vitin 1951 ajo

ndryshoi pamje, duke u tharë dhe bonifikuar u bë e përshtatshme për t’u punuar për çdo lloj kulture

bujqësore, kryesisht atë të pambukut, pasuri e Shqipërisë të re355.

Rregullimi i regjimit juridik mbi tokën bujqësore u sanksionua jo vetëm në ligjet e posaçme, duke filluar

nga ai më kryesori, që ishte Ligji nr.108/ 1945, por mori një vëmendje edhe më të posaçme me Statutin

Themeltar të Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1946. Rregullimi kushtetues i tokës do të bëhej

edhe me Kushtetutën e Republikës Popullore të vitit 1950. Pothuajse është i njëjti rregullim kushtetues

me atë të vitit 1946, me të vetmin ndryshim të një paragrafi që kishte këtë përmbajtje: Shteti përkrah

zhvillimin socialist të bujqësisë duke organizuar në ndërmarrje bujqësore shtetërore, stacione

makinerish dhe traktorësh dhe duke ndihmuar kooperativat bujqësore dhe forma të tjera bashkimi e të

fshatarëve punonjës të krijuar mbi baza vullnetare356.

Gjashtë vite pas ardhjes në pushtet, Regjimi i ri Popullor e kishte institucionalizuar si duhet rregullimin

kushtetues mbi tokën. Tashmë që ai ishte konsoliduar, reforma e vërtetë ligjore në lidhje me tokën nuk

ishte ajo e ndarjes falas të tokës, familjeve bujqësore pa tokë apo me pak tokë, por ishte krijimi i

çifligjeve shtetërore në formën e kooperativave dhe të ndërmarrjeve shtetërore, ku e gjithë toka

bujqësore të kalonte në pronësinë e këtyre entiteve shtetërore dhe ku toka bujqësore e shtetëzuar

përbënte mjetin kryesor të zhvillimit të këtyre entiteve që kishin filluar të krijoheshin.

1.3. Regjimi juridik mbi pyjet dhe kullotat Kuadri ligjor për pyjet dhe kullotat, përbëhet nga

dispozita që sanksionohen në Statutin Themeltar të Republikës të vitit 1946, Kushtetutën e Republikës të

vitit 1950, në Ligjin nr.108/1945, “Mbi reformën agrare”, si dhe një sërë ligjesh dhe aktesh të tjera

normative në këtë drejtim.

354 Justin Goduart, Ditarët shqiptarë, fq. 209, shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2008. 355 Po aty, fq. 210. 356 Neni 12 i Kushtetutës të Republikës Popullore të Shqipërisë, Fletore Zyrtare nr.53/ 1950.

Page 138: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

137

Për sa i përket regjimit juridik të pyjeve, pati një tjetër trajtim juridik në raport me tokat bujqësore.

Kështu, ndërsa toka bujqësore u deklarua e shpronësueshme, pyjet private u shtetëzuan, domethënë u

bënë pronë ekskluzive e shtetit, duke u hequr krejt nga pronësia private.

Hapi i parë normativ për shtetëzimin e pyjeve dhe kullotave është Ligji nr.108/1945, “Mbi reformën

agrare”, në nenet 21-27 të tij. Për efekt të analizës në lidhje me këtë formë të pasurisë së paluajtshme,

analizën do ta nisim nga aktet themeltare.

Statuti Themeltar i Republikës, i vitit 1946, përbën ligjin themeltar me të cilin u shtetëzuan ujërat,

bankat, nëntoka, pyjet, kullotat. Në Statutin e Republikës të Shqipërisë, sanksionohej se: Në Republikën

Popullore të Shqipërisë mjetet e prodhimit përbëhen prej pasurisë së përbashkët të popullit që gjendet

në duart e shtetit, prej pasurisë së organizatave kooperativave popullore dhe prej pasurisë së personave

privatë, fizikë ose moralë.

Janë pasuri e përbashkët e popullit të gjitha minierat dhe pasuritë e tjera të nëntokës, ujërat, burimet

natyrale, pyjet dhe kullotat, mjetet e komunikacionit ajror, postat, telegrafët, telefonat. radio- stacionet

dhe bankat etj357. Kalimi i pyjeve në pasuri të përbashkët të të gjithë popullit do të thoshte shtetëzim i

tyre, duke humbur në këtë mënyrë pronësia private mbi to, një e drejtë kjo që kishte ekzistuar deri në

këtë vit. Të njëjtin rregullim kushtetues në lidhje me shtetëzimin e pyjeve dhe të kullotave, duke i kaluar

të gjitha në pronësi shtetërore e gjejmë edhe në Kushtetutën e vitit 1950358.

Për sa i përket Ligjit nr.108, datë 29.08.1945, “Mbi reformën agrare”, ai bën një rregullim më të

hollësishëm në lidhje me mënyrën e administrimit të pyjeve të cilat, sikurse e theksuam më lart,

përbënin një aset të rëndësishëm të pasurive të paluajtshme pronë shtetërore. Gjithsesi kalimi i pyjeve

nga pronë private në pronë shtetërore nëpërmjet shtetëzimit, nuk u krye menjëherë qysh në vitin 1945

me daljen e Ligjit, “Mbi reformën agrare”. Vetëm pyjet private, që zinin sipërfaqe të mëdha në hektarë,

shtetëzoheshin, ndërsa 25 % e pyjeve dhe kullotave, që gjendeshin brenda sipërfaqes të përgjithshme

prej 40 ha, nuk shtetëzoheshin. Çdo sipërfaqe tjetër pyjesh dhe kullotash private më e madhe se 10 ha

shtetëzohej359.

Shtetëzimi i pyjeve synonte të realizonte tri qëllime;

a) Duke qenë se pronësia e pyjeve dhe e kullotave ishte përqendruar pothuaj krejtësisht në duart e

pronarëve të mëdhenj apo të latifondistëve, baza ekonomike e të cilëve duhej të asgjësohej menjëherë

357 Art. 5 i Statut Themeltar të Republikës Popullore të Shqipërisë, Fletore Zyrtare nr.19/ 1946. 358 Neni 7 i Kushtetutës të Republikës Popullore të Shqipërisë, Fletore Zyrtare nr.53/1950. 359 Neni 2/1 dhe 21 i Ligjit nr.108 dt. 29.08.1945, Mbi Reformën Agrare, Fletore Zyrtare nr. 39/1945.

Page 139: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

138

dhe kjo pasuri e madhe të shndërrohej në pasuri të mbarë popullit, me qëllim rimëkëmbje të shpejtë të

ekonomisë së vendit.

b) Procesi i shtetëzimit kalonte të drejtën e pronësisë mbi pyjet dhe kullotat nga privatët te shteti pa

shpërblim.

c) Familjeve bujqësore të mesme dhe të vogla nuk i prekej totalisht pronësia mbi pyjet, me qëllim për të

mos i pasur kundërshtarë të regjimit të ri popullor, si dhe për të lënë sasinë e nevojshme të pyllit dhe të

kullotës, mbi bazën e të cilave do të plotësonin nevojat e tyre për t’u ngrohur dhe për të kullotur

bagëtinë.

Për sa i përket pyjeve dhe kullotave kolektive të katundit, çifligut ose të një grupi katundesh, në ligj

sanksionohej se ato shfrytëzoheshin prej fshatarëve sipas zakonit të vendit dhe gjer në një rregullim të ri,

por duke u dhënë të drejtë të barabartë përfitimi edhe të instaluarve rishtazi nga Reforma Agrare360.

Për sa i përket kullotave, parashikohej i njëjti rregullim ligjor. Kullotat, kënetat, moçalet, zhukishtat dhe

gjolet private shtetëzohen, me përjashtim të kullotave që përfshiheshin në sipërfaqen globale të pronave

që mbeteshin të pashpronësuara361.

Pronarëve të kullotave, që merreshin kryesisht me blegtori, si dhe pronarëve të kullotave, që nuk

merreshin me blegtori, por që siguronin jetesën kryesisht nga të ardhurat e kullotave, u lihej e drejta që

të kullosnin gratis ose të vendosnin për llogari të tyre deri në 300 (treqind) krerë dhen në kullotat

dimërore ose deri 600 (gjashtëqind) krerë dhen në ato verore362.

Në rend historik Ligji nr.108/1945, “Mbi reformën agrare”, nuk ishte ligji i parë për rregullimin e

kullotave, pasi një tjetër akt normativ i mirëfilltë më përpara në kohë ka ekzistuar para tij dhe që është

urdhëresa nr.3, datë 07.04.1945, “Mbi qiradhënien e kullotave”. Motivet dhe shkaqet që çuan në

miratimin e kësaj urdhërese ishin interesi ekonomik i përgjithshëm i vendit tonë, nisur nga fakti se

dhënia me qira e kullotave me afat të shkurtër është në dëm të mbarëvajtjes së blegtorisë.

Një nga shkaqet, që kishte dëmtuar administrimin e kullotave, ishte dhënia me qira e kullotave si ishte

vepruar deri në atë vit, ku për arsye të konkurrencës në mes të staneve ishte ngritur pa masë vlefta e

qirave të tyre, e nga ana tjetër persona të ndërvënë (të tretë), të nisur nga qëllimi i fitimit, merrnin me

qira kullota pa qenë as pronarë, as stanarë.

360 Po aty, neni 22 i ligjit. 361 Po aty, neni 25 i ligjit. 362 Po aty, neni 26 i ligjit.

Page 140: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

139

Një tjetër shkak objektiv, që kishte dëmtuar administrimin e kullotave, kishte të bënte me faktin se

shumica e kullotave zotëroheshin prej shumë pjesëtarëve, dhe çdo shpenzim për përmirësimin e tyre

varej nga pëlqimi i të gjithëve e pasi në të shumtën e herëve nuk bien dakord për shpenzime të tilla.

Duke u mbështetur në shkaqet e mësipërme, Ministria e Ekonomisë, urdhëroi që:

- kullotat dimërore e verore, qofshin private apo shtetërore, do të jepen me qira duke filluar nga viti

vazhdues për një afat së paku gjashtë vjetësh.

- gjithashtu u ndalua dhënia e kullotave me qira prej personave të ndërvënë (të tretë) që nuk merren me

rritje bagëtish363.

Një tjetër urdhërese në drejtim të rregullimit juridik të kullotave ishte ajo e vitit 1946, “Mbi qiratë e

kullotave” e cila përbënte një akt normativ më i plotë, krahasuar me të parin364.

Për efekt të kësaj Urdhërese kullotat klasifikohen në kullota verore dhe në kullota dimërore dhe

kategorizohen në tri klasa sipas sasisë dhe llojit të barit që prodhojnë, pozitës gjeografike (toka e ngrohtë

ose e ftohtë) afërsisë së tyre pranë vijave të komunikacionit dhe qendrave të konsumit, pajimit të tyre me

ujë gjatë verës etj.

Kullotat jepeshin në bazë të kësaj urdhërese me qira prej seksioneve të bujqësisë pranë Komiteteve

Ekzekutive të Nënprefekturave me kontratë qiraje të rregullt për një periudhë kohe prej gjashtë vitesh.

Caktimi i qirasë së kullotave bëhej për çdo vit, pasi të ishte bërë kategorizimi si dhe të ishte vendosur

çmimi i qumështit nga Ministria e Ekonomisë për atë vit.

Kontratat e qirasë së kullotave lidheshin ndërmjet Përgjegjësit të Seksionit të Bujqësisë, që efektivisht

ishte edhe Kryetar i Komisionit dhe i të gjithë qiramarrësve (duke shënuar për çdo blegtor sasinë e

bagëtisë që zotëronte) dhe nënshkruhej prej Përgjegjësit, i cili ia përcillte Seksionit Financiar të N/

Prefekturës për të kryer veprimet e vërtetimit dhe të nxjerrjes365.

Në datë 4 shkurt të vitit 1946, u miratuan ndryshime ligjore në Ligjin nr.108/1945, “Mbi reformën

agrare”, ndryshime të cilat në pjesën më të madhe të tyre prekën edhe rregullimin ligjor të kullotave.

Sipas këtyre ndryshimeve ligjore, kur një pronar tokash dhe kullotash, që merrej me bujqësi dhe blegtori

ose që rronte kryesisht nga të ardhurat e tokave dhe të kullotave, zotëronte tokë bujqësore në sasi më pak

se 5 ha, për çdo hektar që kishte më pak, i lihej e drejta e kullotjes gratis për 60 krerë dhen në kullotat

dimërore dhe 120 në atë verore.366.

363 Neni 1 dhe 2 i urdhëresës nr.3 dt.07.04.1945, Mbi qiradhënien e kullotave, Fletore Zyrtare nr. 8/ 1945. 364Urdhëresa me nr. 14 datë 23.12.1946, “Mbi qiratë e kullotave” 365 Nenet 1, 2, 4 dhe 5 urdhëresës nr.14, dt. 23-12.1946, Mbi qiratë e kullotave, Fletore Zyrtare nr. 119/1946. 366 Neni 1 dhe 2 e shtojcë-ligjit nr.203 dt. 04.02.1946, Mbi Reformën Agrare, Fletore Zyrtare nr.4/1946.

Page 141: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

140

Me ndryshimet ligjore duhej që një familje bujqësore të kishte më pak se 5 ha tokë që të përfitonte nga

kullotja falas e bagëtive të saj në kullotat shtetërore, si dhe ul numri i krerëve në 60 krerë dhen në

kullotat dimërore dhe 120 në atë verore. Këto ndryshime ligjore kishin si qëllim të shtonin mundësinë e

qiradhënieve të kullotave shtetërore dhe jo të dhënies së tyre falas. Aq i rëndësishëm ishte një qëllim i

tillë sa përveç faktit se rriteshin shumë pengesat për të përfituar kullotjen e bagëtive në tokat shtetërore

falas, sa edhe në rast se plotësoheshin kushtet ligjore ku një familje bujqësore zotëronte më pak se 5 ha

tokë, por gëzonte burime të tjera jetese ose ishte në gjendje ekonomike të mirë, nuk përfitonte nga

kullotja falas e bagëtive të saj367.

Në datë 27 maj të 1946-ës, u miratuan sërish ndryshime ligjore në Ligjin nr.108/1945, “Mbi reformën

agrare”, ku një nga këto ndryshime prekën rregullimin ligjor të masës së shpërblimit për kullotat që u

shpronësoheshin privatëve.

Në bazë të ndryshimeve të fundit ligjore, për ish-pronarët e kullotave të shtetëzuara, që nuk kishin të

ardhura të tjera jetese dhe që ishin në gjendje të keqe ekonomike, mund t'u jepej një shpërblim në të

holla deri në 25.000 fr. shqiptare, të pagueshme në dhjetë këste vjetore368.

Në bazë të këtij ndryshimi ligjor, Shteti i lante duart njëherë e mirë me pronarët privatë, të cilëve u

kishte shtetëzuar kullotat dhe që nuk kishin mundësi tjetër jetese apo ishin në gjendje të vështirë

ekonomike. Për familjet bujqësore në nevojë i vetmi ngushëllim ishte marrja e shpërblimit deri në

25.000 franga shqiptare, sepse mund ishte edhe shumë herë më i vogël. Për sa i përket masës së

shpërblimit e cila nuk kishte kritere objektive në varësi të sipërfaqes së kullotës që ishte shtetëzuar,

vendoste Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës në bazë të propozimeve të Zyrës të Reformës Agrare, duke

caktuar personat që përfitonin si dhe masën e shpërblimit që ata merrnin369.

Me qëllim mbrojtjen e fondit pyjor, Këshilli i Ministrave në vitin 1951 miratoi Rregulloren “Mbi

shërbimin pyjor”. Në bazë të kësaj rregulloreje për mbrojtjen e pyjeve ngrihej shërbimi pyjor. Shërbimi

pyjor kryhej nga administrata qendrore e pyjeve dhe e rretheve. Shërbimin shtetëror të pyjeve e përbënin

rojtarët e pyjeve, kontrollorët dhe teknikët e pyjeve në rrethe, instruktorët, referentët, shefat e seksioneve

dhe kryetarët e degëve në Ministrinë e Bujqësisë. Udhëheqja e veprimtarisë së shërbimit pyjor të

rretheve dhe të qendrës realizohej përkatësisht nga komitetet ekzekutive të këshillit popullor të rrethit

,nëpërmjet përgjegjësit të seksionit të bujqësisë dhe nga Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet degëve,

seksioneve të ndryshme dhe instruktorëve.

367 Po aty, neni 3 i ligjit. 368 Neni 7 i Ligjit nr.253, dt.27 maj 1946, Mbi disa ndryshime në ligjin mbi reformën agrare, Fletore Zyrtare nr.50/ 1946. 369 Po aty, neni 8 i ligjit.

Page 142: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

141

Detyrat kryesore të shërbimit pyjor ishin370:

a) ruajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i pasurisë pyjore të Republikës Popullore;

b) marrja e masave preventive kundër zjarreve në pyje, kundër prerjeve, kullotave, abuzimeve në pyje si

dhe kundër shkatërrimit të tyre;

c) vëzhgimi mbi zbatimin e rregullave të shfrytëzimit të pyjeve ;

d) marrja e masave preventive dhe lufta kundër përhapjes së insekteve dëmtuese dhe sëmundjeve në

pyjet;

e) organizimi i ekonomisë pyjore;

f) kryerja e pyllëzimeve dhe marrja e të gjitha masave mbrojtëse.

Ligji i parë i mirëfilltë mbi pyjet u miratua në vitin 1952, ndërkohë dispozitat për pyjet kishin ekzistuar

edhe më parë si pjesë e Ligjit, “Mbi reformën agare”. Në bazë të këtij ligji, të gjitha pyjet që ndodhen në

tokën e Republikës Popullore të Shqipërisë janë pasuri e përbashkët e popullit (neni 7, paragrafi 2 i

Kushtetutës). Bënin pjesë në këtë pasuri edhe të gjitha tokat e destinuara për pyllëzim (toka pyjore), të

cilat së bashku përbënin fondin pyjor të shtetit371.

Ligji ndalonte shpyllëzimin dhe ndërrimin e pyjeve ose të tokave të destinuara për t'u pyllëzuar në toka

bujqësore, kullota, ara etj. Mund të lejohej shpyllëzimi dhe ndërrimi i pyjeve ose i tokave të destinuara

për t'u pyllëzuar, me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit. Asnjë pyll nuk

mund të pritej pa lejen e organeve të shërbimit pyjor që jepej sipas rregullave të posaçme. Ndalohej

prerja e pyjeve gjatë periudhës së vegjetacionit që shkonte nga data 1 prill gjer më 30 shtator. Vetëm me

leje, sipas rastit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Qarkut ose të drejtorisë pyjore, mund të

lejohej prerja gjatë periudhës së sipërme372.

Për sa i përket organeve shtetërore kompetente për mbrojtjen e pyjeve, ato ishin këshillat popullore dhe

komisionet e përhershme të bujqësisë dhe të pyjeve, të krijuara në gjirin e tyre, të cilat detyroheshin të

merrnin çdo masë të ligjshme dhe të përshtatshme për mbrojtjen e pyjeve dhe të bënin propagandë në

masat e gjera të popullit, në mënyre që të shtohej vigjilenca kundër çdo rrezikut që kërcënonin pyjet.

Këto organe udhëhiqeshin nga Ministria e Bujqësisë dhe në rrethe nga komitetet ekzekutive të këshillave

popullore373. Dekretligji nr. 1482/1952, “Mbi pyjet” pësoi ndryshime me Dekretligjin nr. 2113/1955,

370 Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 19 dt. 9.1.1951, Mbi shërbimin pyjor, Fletore Zyrtare nr. 4/1951. 371 Neni 1 i Dekret Nr. 1482 dt. 12.6.1952, “Mbi pyjet” , Fletore Zyrtare nr. 12/1952, pësuar ndryshime me Dekretligjin nr.

2113, datë 8.8.1955. 372 Po aty, neni 3. 373 Po aty, neni 7.

Page 143: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

142

ndryshime të cilat nuk prekën në thelb përmbajtjen dhe qëllimet e lartpërmendura që ai synonte të

realizonte.

Në vitin 1952 u miratua nga ana e Këshillit të Ministrave, Rregullorja “Mbi mënyrën e mbrojtjes të

pyjeve”374.

Në vitin 1954 u miratua nga Këshilli i Ministrave Urdhëresa nr. 4 dt, 26.6.1954 “Mbi administrimin dhe

shfrytëzimin e kullotave kolektive”. Qëllimi i miratimit të kësaj urdhërese nga ana e Këshillit të

Ministrave, ishte që të ndihmoheshin fshatarët në administrimin e kullotave kolektive (mushave) të

fshatrave, të shtohej aftësia e këtyre kullotave dhe të forcohej baza ushqimore e gjësë së gjallë. Në këtë

mënyrë kullotat kolektive (mushate) të fshatrave që përfshiheshin brenda kufijve të tyre,

administroheshin prej këshillave popullore të fshatrave përkatëse sipas dispozitave të kësaj urdhëresë.

Përfitonin pa shpërblim nga kullotat kolektive të gjithë banorët e fshatit që kishin gjë të gjallë.

Komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve në bashkëpunim me këshillat popullore të

fshatrave që kishin kullota kolektive, me ndihmën e ekspertëve teknikë bënin inventarizimin e kullotave

kolektive. Duke pasur parasysh nevojën e gjësë së gjallë të fshatrave, caktonin kufijtë e tyre, sa bagëti

mund të kullosin në to, aftësinë e kullotës dhe mënyrën e shfrytëzimit të kullotave. Në çdo rast këshillat

popullore të fshatrave, që kishin kullota kolektive, hartonin planin e përmirësimeve, duke parashikuar të

gjitha llojet e punimeve për shtimin e aftësisë së kullotave të tyre. Këto plane shqyrtoheshin dhe

aprovoheshin nga Komiteti Ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit përkatës375.

Dy vjet më vonë, Këshilli i Ministrave nxori Urdhëresën nr. 1, datë 20.1.1956, “Mbi administrimin,

përmirësimin dhe qiradhënien e kullotave, livadheve shtetërore dhe të tokave të tjera të lira”. Kjo

urdhëresë synonte kryerjen e përmirësimeve të nevojshme për shtimin e tyre në krerë, për të nxitur

përmirësimin e racës së bagëtive, si dhe mirëmenaxhimin e qirave, duke u nisur nga fakti se shumica e

fondit të kullotave ishin tokë shtetërore, me qëllim që të bëhej një administrim më i mirë i këtij fondi376.

1.4. Rrethanat politike dhe sociale për kryerjen e konfiskimeve, shtetëzimeve dhe shpronësimeve

Ndër aktet e para normative që miratoi kryesia e KANC-it mbas ardhjes në pushtet, ishin ligje që kishin

të bënin me rekuizimin e produkteve farmaceutike dhe ndërtesave, konfiskimin e pasurive të tundshme e

374 Rregullorja nr. 327, datë 24.5.1952, “Mbi mënyrën e mbrojtjes të pyjeve” 375 Urdhëresa e Këshillit të Ministrave nr. 4 dt, 26.6.1954, Mbi administrimin dhe shfrytëzimin e kullotave kolektive, Fletore

Zyrtare nr. 11/1954. 376 Urdhëresë e Këshillit të Ministrave Nr. 1, dt. 20.1.1956, Mbi administrimin, përmirësimin dhe qiradhënien e kullotave,

livadheve shtetërore dhe të tokave të tjera të lira, Fletore Zyrtare nr. 2/1956.

Page 144: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

143

të patundshme të arratisurve politike, pasuritë e vënë në shmangie të tatimit të jashtëzakonshëm të

fitimeve të luftës, etj.

Konfiskimet. Të gjitha këto akte normative të cilat do t’i analizojmë më poshtë, kishin si qëllim të

përbashkët marrjen e pasurisë pronë private dhe kalimin e saj në pronë publike pa shpërblim, me

përjashtim të Ligjit “Mbi rekuizimin e prodhimeve, produkteve farmaceutike dhe ndërtesave” që

pranonte konceptin e shpërblimit të arsyeshëm.

a. Ligji nr.24, datë 15.12.1944, “Mbi rekuizimin e prodhimeve, produkteve farmaceutike dhe

ndërtesave. Mbi bazën e këtij ligji synohej rekuizimi apo marrja e sendeve ushqimore, produkteve

farmaceutike dhe ndërtesave nga privatë në favor të Shtetit. Me qëllim për të përballuar situatën e rëndë

ekonomike, Qeveria e asaj kohe, komandat e reparteve ushtarake, komandat e Qarqeve, autorizoheshin

në bazë të këtij ligjit të rekuizonin (kalonin në pronësi të shtetit) sendet ushqimore (grurë, misër, thekër,

elb, sheqer, oriz etj.), ndërtesat, mjetet dhe automjetet e transportit të tokës (kuaj, mushka, qe, karro,

biçikleta, automobila, vegla shkëmbimi, goma), produkte farmaceutike dhe ndërtesa të tyre, si dhe çdo

gjë tjetër të domosdoshme për ushtrinë dhe rindërtimin e vendit377. Rekuizimi i produkteve ushqimore,

farmaceutike dhe ndërtesave në bazë të ligjit, do të bëhej kundrejt një çmimi të arsyeshëm që paguhej

menjëherë sipas rastit ose me këste378.

b. Ligji nr.25, datë 15.12.1944, “Mbi konfiskimin e pasurive të tundshme e të patundshme të të

arratisurve politikë”.Të arratisurit politikë përbënin një rrezik për regjimin si jashtë dhe brenda vendit.

Me qëllim për t’i vënë në kontroll, Kryesia e KANC-it miratoi Ligjin nr.25, datë 15.12.1944, “Mbi

konfiskimin e pasurive të tundshme e të patundshme të të arratisurve politikë”. Në bazë të këtij ligji

synohej të goditeshin kundërshtarët politikë, një pjesë e të cilëve ishin arratisur. Ky ligj përbënte një

praktikë të njohur në qeverisjen e Shtetit Shqiptar nga ana e forcave të ndryshme politike, të cilat kishin

pasur fatin të drejtonin vendin nga viti 1920 e në vazhdim. Ligji në frymë dhe në qëllim ndiqte të njëjtën

vijimësi, goditjen e kundërshtarëve politikë të asaj force që kishte marrë qeverisjen e pushtetit, duke i

detyruar kundërshtarët të qëndronin jashtë vendit. Në të kundërt do të arrestoheshin dhe dënoheshin po

të ktheheshin në Shqipëri, për të mos thënë do të ekzekutoheshin me vdekje dhe konfiskim pa shpërblim

377 Dekretligji nr.24, dt. 15.12.1944, Mbi rekuizimin e prodhimeve, produkteve farmaceutike dhe ndërtesave, Fletore Zyrtare

nr.2/1945. 378 Po aty, neni 3 i ligjit.

Page 145: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

144

të gjithë pasurisë së tyre të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe kalimin e saj në pronësi të Shtetit379. Si

përjashtim nga pasuria e konfiskuar, familjeve të të arratisurve politikë u lihej pjesa e domosdoshme për

jetesën e tyre380. Ky ligj prodhoi shumë efekte te kundërshtarët politikë të regjimit. Vendimet që u

dhanë me shumicë gjatë kësaj kohe kundër kundërshtarëve politikë të Regjimit, pasi botoheshin në

Gazetën Zyrtare, një kopje e tyre i dërgohej Komisionit të Posaçëm për Konfiskimet, Zyrës së

Hipotekave për transkriptim.381.

c. Ligji nr. 37, datë 13.01.1945, “Për tatimin e jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës”

Një muaj pasi ishte miratuar ligji që synonte goditjen fizike dhe pasurore të kundërshtarëve politikë të

Regjimit, Kryesia e KANC-it miratoi Ligjin nr. 37, datë 13.01.1945, “Për tatimin e jashtëzakonshëm të

fitimeve të luftës”. Ky ligj përbënte një nga aktet normative që i solli financave të shtetit shumë të

ardhura në formën e pagesave të prapambetura dhe të pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme,

sekuestruar të gjithë atyre që nuk i kishin paguar ato gjatë luftës, duke iu shmangur detyrimeve

financiare dhe që ishin pasuruar në dëm të interesave të shoqërisë dhe të ligjit. Ky ligj përbënte një nga

aktet normative më pozitivë që ka nxjerrë regjimi komunist, pasi e gjithë pasuria e luajtshme dhe e

paluajtshme që iu sekuestrua personave, të cilët i ishin shmangur pagimit të detyrimeve financiare gjatë

luftës, u konsiderua një praktikë më se e ligjshme dhe që u ndoq jo vetëm në vendin tonë, por edhe në

vende të tjera, kryesisht të Europës Lindore. Të gjitha sekuestrimet e pasurive të paluajtshme toka,

ndërtesa, troje, pyje dhe kullota që iu morën subjekteve të sipërcituara u konsideruan marrje e drejtë e

pasurisë edhe pas vitit 1990. Kjo është arsyeja që të gjithë atyre personave që iu sekuestrua pasuria e

paluajtshme mbi bazën e këtij ligji, nuk u konsideruan subjekte të shpronësuara në bazë të ligjit të vitit

1993 “Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Në bazë të këtij ligji, fitimet e mëdha, të realizuara nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, në

ushtrimin e aktiviteteve tregtare, industriale ndërmjet datave 7 prill 1939 deri 31 dhjetor 1944, i

nënshtroheshin tatimit të jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës. Caktimi i fitimeve që i nënshtroheshin

tatimit të jashtëzakonshëm bëhej duke u mbledhur të gjitha fitimet e prodhuara gjatë kohës së përmendur

379 Neni 1 i Ligjit nr.25, dt. 15.12.1944, Mbi konfiskimin e pasurive të tundshme e të patundshme të të arratisurve politikë,

Fletore Zyrtare nr.2/1945. 380 Po aty, neni 2 i Ligjit. 381 Vendimi nr. 46, dt. 27.12.1945 i Komiteti Ekzekutiv i K. N.Ç.L të N-Prefekturës Pogradecit, Për sekuestrimin e pasurive

të të arratisurve politikë, Fletore Zyrtare nr.50/1945. Në bazë të këtij vendimi, Nuri Muharremit nga Hudënishti, i burgosur

për arsye politike, siç rezultonte nga procesverbali përkatës me dt. 2-4-1945, i mbajtur nga Komisioni për sekuestrimin e

pasurive të të arratisurve politikë i sekuestrohej, pasuria e patundshme që përbëhej nga 150 dynym tokë në një vend ara,

vreshta dhe livadhe ndër vendet Vertibuf, kodra ,frenje dhe bregu.

Page 146: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

145

më sipër, edhe sikur këto fitime të ishin përjashtuar nga çdo tatim. Masa e tatimit të jashtëzakonshëm i

fitimeve të luftës aplikohej progresivisht, kur të gjitha fitimet e shmangura shtetit arrinin mbi 500.000

fr.shq382.

Për sa i përket nxjerrjes së tatimit të jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës, ai bëhej prej Seksionit

Financiar të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të Prefekturës ose Nënprefekturës nga tri

këste tremujore. Mospagimi i një kësti në kohën e caktuar shkaktonte nxjerrjen në mënyrë të

menjëhershme edhe të kësteve të paskaduara. Në qoftë se pas vërtetimit të tatimit të jashtëzakonshëm të

fitimeve të luftës, debitori e tjetërsonte pasurinë e tij në favor të një personi tjetër, ky i fundit bëhej

solidarisht përgjegjës me transferuesin për pagimin e tatimit. Kjo masë parandaluese kishte si qëllim të

shmangte tjetërsimet fiktive të cilat synonin zvogëlimin e vlerës reale të pasurisë që debitorët kishin, si

një nga format e garancisë për të nxjerrë shumën e të ardhurave në formë tatimi që ata i detyroheshin

Shtetit. Të njëjtin detyrim solidar kishin edhe trashëgimtarët e personit debitor për pagimin e tatimit të

jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës që detyrohej trashëgimlënësi i tyre. Kur personi debitor ndaj

pagimit të tatimit, nuk kishte banesë të caktuar në Shqipëri ose ishte larguar jashtë vendit, Seksioni

Financiar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalclirimtar të Prefekturës ose Nënprefekturës kishte

të drejtë të urdhëronte dhe të ekzekutonte vetë, në formën e një sekuestro konservative mbi pasurinë e

luajtshme dhe të paluajtshme të personit debitor. Sekuestroja mbi pasuritë e luajtshme dhe të

paluajtshme qëndronte derisa të bëhej pagimi i tatimit, në të kundërt sendet e sekuestruara ose shiteshin

në ankand për të nxjerrë vlerën e tatimit të papaguar ose kalonin në pronësi të Shtetit383.

d. Ligji nr. 40, datë 14.01.1945, “Për konfiskimin e pasurive private”. Një akt tjetër i rëndësishëm

normativ i miratuar nga Kryesia e KANC-it në mes të muajit janar të vitit 1945, ishte Ligji nr. 40, datë

14.01.1945, “Për konfiskimin e pasurive private”.

Ky ligj kishte si qëllim konfiskimin e të gjithë pasurisë së privatëve ose të një pjese të saj si ndëshkim

aksesor që vendoset në vendimin gjyqësor të formës të prerë të Gjykatës ose të Autoritetit Shtetëror

Përgjegjës. Në këtë ligj lihej vend për abuzivizëm, pasi vendimmarrja për të urdhëruar se cila pjesë e

pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të një personi do të sekuestrohej, si dhe shkaqet e saj, bëheshin

nga dy organe shtetërore të ndryshme që ishin njëri Gjykata dhe tjetri Komiteti Ekzekutiv i Këshillit

Nacionalçlirimtar të Prefekturës ose të N/Prefekturës.

382 Nenet 1, 2 dhe 3 të Ligjit nr. 37, dt. 13.01.1945, Për tatimin e jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës, Fletore Zyrtare nr.3/

1945. 383 Po aty, neni 10, 11, 12 dhe 18 i ligjit.

Page 147: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

146

Për sa i përket Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të Prefekturës ose të N/Prefekturës, ai

kishte autoritetin kryesor me ligj të vendoste për sekuestrimin e një pjesë ose të të gjithë pasurisë të

luajtshme dhe të paluajtshme të një personi privat, i cili kishte vendbanimin dhe pasuritë që i

sekuestroheshin në territorin juridiksional që mbulonte ky organ shtetëror. Vendimi i sekuestrimit duhej

të përmbante arsyet që sipas ligjit justifikonin konfiskimin dhe shënimet e nevojshme për të përcaktuar

pasuritë e vëna nën sekuestro dhe veçanërisht vendin, krahinën ose lagjen ku këto pasuri ndodheshin.

Vendimi botohej në Gazetën Zyrtare dhe në qoftë se përmbante sekuestrim të sendeve të paluajtshme,

duhej t'i dërgohej Zyrës së Hipotekave për transkriptim. Një kopje e vendimit i drejtohej edhe

Komisionit të posaçëm që do të bënte ekzekutimin. Pasuritë e sekuestruara lihen në kujdestarinë e

Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të Prefekturës ose Nënprefekturës i cili edhe i

administronte ato. Ky organ shtetëror, që kishte vendosur për sekuestrimin, mund të caktonte një pjesë të

pasurisë së paluajtshme për banimin e pjesëtarëve të familjes që prekeshin nga masa e sekuestrimit, si

dhe u siguronte ushqimin e nevojshëm nga të ardhurat e pasurisë, në rast se familja nuk kishte banesë

tjetër të vetën ose pasuri të mjaftueshme384.

Organi i dytë shtetëror, që vendoste për konfiskimin e pasurisë të luajtshme dhe të paluajtshme, ishte

Gjykata. Konfiskimi i pasurisë vendosej prej Gjykatës kompetente me vendimin e dënimit penal të

formës të prerë.

Komisioni i posaçëm për ekzekutimin e pasurive të konfiskuara vepronte mbi bazën e vendimit të

Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të Prefekturës ose të N/Prefekturës ose të Gjykatës në

varësi të faktit se cili autoritet e vinte në lëvizje.

Komisioni i posaçëm përmbi konfiskimin, me të marrë vendimin e sekuestrimit të dërguar prej Komitetit

Ekzekutiv të Këshillit Nacionalçlirimtar të Prefekturës, ose të Gjykatës, mblidhte të gjitha elementet

dhe informatat e tjera të nevojshme. Mbasi kalonin 30 ditë nga data e shpalljes së vendimit të

sekuestrimit në Gazetën Zyrtare, Komisioni i posaçëm caktonte pjesën e pasurisë së sekuestruar me

gjithë shënimet e nevojshme për identifikimin e saj si dhe pjesën e pasurisë që duhej përjashtuar nga

konfiskimi si e domosdoshme për jetesën e familjes së pronarit. Një kopje e vendimit i dërgohej më pas

Zyrës së Pasurisë të Shtetit pranë Ministrisë së Financave, e cila menjëherë vinte dorë mbi pasurinë e

konfiskuar dhe e administronte si pasuri Shtetërore. Një kopje tjetër i dërgohej Zyrës së Hipotekave

përkatëse për transkriptim në favor të Shtetit, kur konfiskimi kishte për objekt sende të paluajtshme385.

384 Nenet 1-4 të Ligjit nr. 40, dt. 14.01.1945, Për konfiskimin e pasurive private, Fletore Zyrtare nr.3 /1945. 385 Po aty, nenet 5,6 dhe 7 të ligjit.

Page 148: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

147

Masa e sekuestrimit mbi pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave privatë binte nga fuqia

dhe pasuria bashkë me të ardhurat e saj i kthehej pronarit, në rast se me vendimin e gjykatës penale

deklarohej pushim gjykimi ose pafajësie për të pandehurin ose megjithëse ai dënohej, Gjykata nuk

urdhëronte konfiskimin e pasurisë ose me vendimin e autoritetit kompetent, Komiteti Ekzekutiv i

Këshillit Nacionalçlirimtar të Prefekturës ose të N/Prefekturës, deklarohej se nuk kishte vend për

konfiskim.

Një kopje e vendimeve të ekzekutimit të sekuestros i dërgohej zyrës së hipotekave për transkriptim, në

rast se nuk kishte qenë transkriptuar më parë vendimi i sekuestrimit. Sekuestrimi shtrihej jo vetëm mbi

pasuritë e zotëruara prej personave, që sipas ligjit mund të pësonin konfiskimin, por edhe mbi ato pasuri

të zotëruara prej personave të ndërvënë (motra, vëllai, bashkëshortja nëna, babai) që vetëm fiktivisht

shfaqeshin si titullarë të të drejtave përkatëse386.

Ky ligj përbënte një tjetër mënyrë arbitrare të regjimit për të vënë nën kontroll veprimtarinë e

kundërshtarëve politikë, ku të drejtën për të konfiskuar pasurinë e tyre në bazë të proceseve penale nuk e

kishte vetëm Gjykata, por edhe Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacionalçlirimtar të Prefekturës ose të

N/Prefekturës. Ky i fundit përbënte një organ politik që realizonte drejtpërsëdrejti vullnetin e Partisë-

Shtet. Mbi bazën e këtij ligji cenohej jo vetëm parimi i sigurisë juridike në lidhje me pronën private, që

sanksionohej se mbrohej me ligj dhe me Kushtetutë, por edhe parimi i ndarjes dhe i balancimit të

pushteteve.

Ligji nr. 40/1945, “Për konfiskimin e pasurive private” pësoi një amendim në vitin 1946 në lidhje me

plotësimin e komisioneve të posaçme, të cilat do të bënin të mundur ekzekutimin e vendimeve të

Gjykatave dhe të Komiteteve Ekzekutive në Prefekturat dhe Nënprefekturat e ndryshme të vendit. Në

bazë të këtyre ndryshimeve Komisionit të Posaçëm, që ishte ngritur në Tiranë, në fushën e ekzekutimit

të konfiskimeve të pasurisë të privatëve, do t’i shtoheshin edhe komisionet lokale në qendrat e

Prefekturave të tjera të vendit. Komisionet lokale vendosnin mbi çështjet që do t'u referoheshin prej

Komisionit Qendror, duke ndjekur proçedurën që përcaktohej në ligjin e analizuar më lart387.

e. Ligji nr. 85, datë 12 korrik 1945, “Mbi konfiskimin e pasurive të nënshtetasve të huaj që dalin

jashtë Shtetit pa leje”. Një tjetër ligj, i cili synonte të vinte nën kontroll lëvizjen dhe pasuritë e

shtetasve të huaj në Shqipëri, ishte Ligji nr. 85 I muajit korik 1945, “Mbi konfiskimin e pasurive të

386 Nenet 9 dhe 10 të ligjit. 387 Dekretligji nr. 249, dt. 27.04.1946, Mbi krijimin e komisioneve lokale për konfiskimin e pasurive në bazë të Ligjit Nr. 40

dt. 14.01.1945, Fletore Zyrtare nr.50/1945.

Page 149: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

148

nënshtetasve të huaj që dalin jashtë Shtetit pa leje”. Mbi bazën e këtij ligji, të gjithë nënshtetasit e huaj

që banonin në Shqipëri dhe dilnin jashtë Shtetit pa lejen e autoriteteve kompetente të Qeverisë

Demokratike, quheshin si të arratisur politikë dhe u konfiskohej pasuria që zotëronin në Shqipëri. Për sa

i përket procedurës së konfiskimit zbatoheshin dispozitat e Ligjit nr. 40/1945, "Mbi disa dispozita të

përgjithshme mbi konfiskimin e pasurive private388.

Duhet theksuar se aktet e mësipërme normative sikurse edhe Ligji nr.108/1945, “Mbi reformën agrare”,

përmbanin dispozita ligjore që kishin të bënin me shpronësimin, konfiskimin dhe shtetëzimin e pronës

private duke e kaluar atë në pronësi të Shtetit, pa u miratuar ende akti themeltar i Shtetit (Kushtetuta).

Gjithsesi miratimi i Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë nuk do të vononte, ai do të miratohej

një vit më pas. Në këtë Statut, artikulli më i rëndësishëm që kishte të bënte me shpronësimin,

konfiskimin dhe shtetëzimin e pronës private duke e kaluar atë në pronësi të Shtetit ishte neni 9 i

Statutit. Në bazë të kësaj dispozite thuhej se: Garantohen pronësia private dhe iniciativa private në

ekonomi. Garantohet e drejta e trashëgimit të pasurisë private. Asnjeri nuk mund të përdorë të drejtën e

pronësisë private në dëm të kolektivitetit. Pronësia private mund të kufizohet e të shpronësohet kur e lyp

interesi i përgjithshëm dhe në bazë të një ligje. Me ligj do të caktohet në ç’rast dhe sa do të shpërblehet

pronari. Po me ato kushte mund të shtetëzohen disa degë të ekonomisë ose sipërmarrje kur e do interesi

i përgjithshëm389.

Në këtë mënyrë, mbi bazën e kësaj dispozite, ligjëroheshin të tria këto proçese, që kishin lindur më

përpara dhe që do të vazhdonin të realizoheshin edhe në të ardhmen. Ato kishin për qëllim kryesor

eliminimin e pronës private, mbi të gjitha të pronës së paluajtshme private dhe kalimin e saj në pronë

shtetërore apo të përbashkët sikurse do ta etiketonte Regjimi.

Shtetëzimet. Në periudhën e viteve ’45-60 u miratuan një sërë aktesh të tjera normative, të cilat sikurse

ligjet e analizuara më sipër kishin si qëllim kalimin e pasurisë të paluajtshme pronë private në pronë

shtetërore pa shpërblim. Por, në ndryshim nga ligjet e tjera, ligjet në fushën e shtetëzimeve synonin të

vendosnin nën zotërimin e shtetit sektorë ekonomike shumë herë më të rëndësishëm, mbi të cilët regjimi

monist realizonte një nga dy shtyllat e tij kryesore në ekonomi; kalimin nga prona private në atë të

388 Ligji Nr. 85, Mbi konfiskimin e pasurive të nënshtetasve të huaj që dalin jashtë Shtetit pa leje, Fletore Zyrtare nr.35 /

1945. 389 Neni 9 i Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë, dt.11.01.1946, Fletore Zyrtare nr.19/1946. Kapitulli që ka të bëjë

me Rendin Shoqëror dhe Ekonomik. Me miratimin e Kushtetutës të Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1950, Art 9

me të njëjtën përmbajtje u zëvendësua me nenin 11. Fletore Zyrtare nr.22/1950.

Page 150: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

149

përbashkët socialiste në qytetet e vendit tonë. Kalimi i pasurisë së patundshme nga pronë private në

pronë shtetërore bëhej në emër të dy qëllimeve:

a) sektorët që shtetëzoheshin ishin shumë të rëndësishëm për plotësimin e nevojave të vendit,

b) procesi i shtetëzimit ndryshe nga ai i shpronësimit, bënte të mundur që të mos rëndohej barra

fiskale e Shtetit, paçka se dëmtohej rëndë prona private.

Ndër aktet më të rëndësishme normative të cilat do t`i analizojmë më poshtë do të veçonim, dekretligji

nr.242/1946, “Mbi shtetëzimin e farmacive private”, dekretligji nr. 243/1946, “Mbi shtetëzimin e

stabilimenteve tipografike”, dekretligji nr. 245/1946 “Mbi shtetëzimin e fabrikave të vajit”, dekretligji

nr. 244/1946, “Mbi shtetëzimin e disa tokave”, dekretligji nr. 330/1946, “Mbi shtetëzimin e fabrikave të

miellit dhe dekretligji nr. 422.1947, “Mbi shtetëzimin e kinemave private”.

a. Dekretligji nr. 242 datë 20 Prill 1946, “Mbi shtetëzimin e farmacive private, produkteve

farmaceutike, mjeteve dhe laboratorëve të tyre”. Ky ligj ishte vazhdimësi e Ligjit nr.24/1944, “Mbi

rekuizimin e prodhimeve, produkteve farmaceutike dhe ndërtesave”, por me efekte akoma dhe më

negative në drejtim të cenimit të pronës private. Ligji nr.24/1944, “Mbi rekuizimin e prodhimeve,

produkteve farmaceutike dhe ndërtesave”, sikurse e analizuam te konfiskimet, kishte si qëllim të merrte

produktet farmaceutike kundrejt një shpërblimi të arsyeshëm dhe t`i vinte ato në dispozicion të

qytetarëve në nevojë, ndërsa Ligji nr. 242/1946, “Mbi shtetëzimin e farmacive private, produkteve

farmaceutike, mjeteve dhe laboratorëve të tyre” kishte si qëllim të zhdukte plotësisht pronën private të

atyre subjekteve që u shtetëzoheshin farmacitë e tyre.

Në bazë të këtij ligji, shtetëzoheshin pa asnjë shpërblim të gjitha farmacitë private dhe produktet

farmaceutike, mjetet dhe laboratorët e tyre dhe bëheshin pasuri e Shtetit. Ato kalonin në administrimin e

Ministrisë së Shëndetësisë, e cila me anën e të deleguarve të saj i merrte menjëherë në dorëzim.

Farmacistët detyroheshin të dorëzonin farmacitë dhe depot e tyre brenda ditës së hyrjes në fuqi të dekret-

ligjit. Që nga çasti që ligji hynte në fuqi dhe në të ardhmen, tregtia e produkteve farmaceutike bëhej

vetëm prej Shtetit dhe kushdo që do të shiste ose do të blinte barna, produkte farmaceutike ose materiale

sanitare jashtë farmacive të Shtetit ose agjencive të tilla do të ndëshkohej penalisht390.

390 Nenet 1-3 të Ligjit nr. 242, dt. 20 prill 1946, Mbi shtetëzimin e farmacive private, produkteve farmaceutike, mjeteve dhe

Laboratorëve të tyre, Fletore Zyrtare nr.31/ 1946.

Page 151: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

150

b. Dekretligji nr. 243 datë 27 maj 1946, “Mbi shtetëzimin e stabilimenteve tipografike, litografike

dhe cinkografie.” Në bazë të këtij ligji stabilimentet tipografike, litografike dhe cinkografie bashkë me

të gjithë materialin e çfarëdo lloji që kishin, shtetëzoheshin pa ndonjë shpërblim. Lokalet ku ishin

instaluar stabilimentet e mësipërme, mund të shpronësoheshin, gjithashtu, pa shpërblim në favor të

Shtetit, kur ata ishin të nevojshëm për vazhdimin e punës së stabilimentit. Ky akt normativ synonte të

shtetëzonte dhe të kalonte nën kontrollin e organeve shtetërore jo vetëm procesin e prodhimit, por edhe

çdo mjet në funksion të procesit të prodhimit, pajisjet, laboratorët, mjediset e punës, godinat dhe lokalet,

duke i shtetëzuar pa shpërblim ato391 .

c Dekretligji nr. 245 dt 27 maj 1946 “Mbi shtetëzimin e fabrikave të vajit, sapunit dhe lëkurëve”.

Mbi bazën e këtij ligji, urdhërohej që të gjitha fabrikat e prodhimit të vajit, sapunit dhe lëkurës në vendin

tonë shtetëzoheshin pa ndonjë shpërblim. Ministria e Ekonomisë ishte organi shtetëror që merrej me

administrimin e tyre, duke caktuar me dekret të saj fabrikat që shtetëzoheshin. Dekreti transkriptohej në

Zyrën e Hipotekave të vendit ku ndodhej fabrika. Për më tepër fabrikat e shtetëzuara i kalonin Shtetit të

lira nga çdo hipotekë ose barrë tjetër që mund të rëndonte mbi to392.

d. Dekretligji nr. 244 datë 27 maj 1946, “Mbi shtetëzimin e disa tokave”. Në bazë të këtij akti të

gjitha tokat e përfshira në kufijtë e katundit Kamzë të Tiranës, tokat e Estref dhe Vesime Frashërit në

katundin Bathore të Tiranës, si dhe tokat e pronarit Munir Halimi në katundin Bishan i Madh të

Nënprefekturës se Llakatundit të Vlorës, bashkë me inventarin e gjallë dhe të vdekur të tyre,

shtetëzoheshin pa shpërblim dhe destinoheshin për krijim ose plotësim Fermash Shtetërore. Bujqit

vendas, që ndodheshin në këto toka mund të qëndronin në to deri në vendosjen definitive nga Reforma

Agrare në toka të tjera393.

Ky akt normativ tregonte vizionin e regjimit të ri popullor, që si synim kryesor kishte kolektivizimin e

shoqërisë, nëpërmjet krijimit të ndërmarrjeve shtetërore, ndërmarrjeve bujqësore dhe kooperativave. Për

të realizuar një qëllim të tillë sigurisht rruga më e lehtë ishte procesi i shtetëzimit të pronës private pa

shpërblim dhe kalimi i saj në fondin e krijimit të ndërmarrjeve bujqësore.

391 Ligji Nr. 243, dt. 27.05.1946, Mbi shtetëzimin e stabilimenteve tipografike, litografike dhe cinkografie, Fletore Zyrtare

nr.50/1946. 392 Po aty. 393 Neni 1 dhe 2 i Dekretligjit nr. 244, dt. 27 maj 1946, Mbi shtetëzimin e disa tokave, Fletore Zyrtare nr. 90/ 1946.

Page 152: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

151

e. Ligji nr. 330, datë 4- 9-1946, “Mbi shtetëzimin e fabrikave të miellit, makaronave dhe orizit”.

Ky ligj përbën një tjetër akt normativ, të miratuar gjatë vitit 1946, që tregon revanshin e organeve më të

larta shtetërore për të vënë sa më parë në zbatim projektin e tyre ekonomik, i cili bazohej në pronën e

përbashkët, duke eliminuar pronën private e sidomos pronën private të borgjezisë, e cila asnjëherë nuk

shihej si mbështetëse e regjimit të ri popullor, përkundrazi si një armik potencial i tij.

Mbi bazën e këtij ligji shtetëzoheshin pa shpërblim të gjitha fabrikat e miellit, makaronave dhe orizit,

bashkë me të gjithë materialet e ndryshme që kanë brenda. Ministria e Ekonomisë ishte organi shtetëror

që merrej me administrimin e saj, duke caktuar me dekret (urdhëresë), fabrikat që shtetëzoheshin.

Dekreti transkriptohej në zyrën e hipotekave të vendit ku ndodhej fabrika. Për më tepër fabrikat e

shtetëzuara i kalonin Shtetit të lira nga çdo hipotekë ose barrë tjetër që mund të rëndonte mbi to394.

f.Ligji nr. 405, datë 07.02.1947, “Mbi shtetëzimin e fabrikave të tisazhit, trikotazhit, të këpucëve,

të alkoolit dhe të cigareve”. Në vazhdën e shtetëzimit pa shpërblim të të gjitha ndërmarrjeve private, që

operonin në ekonominë e vendit, ishte edhe miratimi i këtij dekretligji. Mbi bazën e këtij akti të gjitha

fabrikat e prodhimit të tisazhit, trikotazhit, të këpucëve, të alkoolit, të cigareve në vendin tonë,

shtetëzoheshin pa ndonjë shpërblim. Ministria e Ekonomisë ishte organi shtetëror që merrej me

administrimin e tyre, duke caktuar me dekret të vet fabrikat që shtetëzoheshin. Dekreti transkriptohej në

zyrën e hipotekave të vendit ku ndodhej fabrika. Fabrikat e shtetëzuara kalonin në pronësi të Shtetit të

lira nga çdo hipotekë ose barrë tjetër që mund të rëndonin mbi to.

g. Ligji nr. 358, datë 22.11.1946, “Mbi kontrollimin e pasurive të vëna gjatë regjimeve të kaluara

prej funksionarëve dhe sipërmarrësve të Shtetit”. Në bazë të këtij ligji regjimi synonte të vinte nën

kontroll jetën personale dhe ekonomike të të gjithë zyrtarëve të lartë, që kishin shërbyer në pozicione

drejtuese përgjatë viteve 1920-1945, por që nuk ishin të identifikuar si kundërshtarë apo armiq të

Pushtetit Popullor. Në emër të propagandës së barazisë dhe drejtësisë, pasuria e të gjithë këtyre

zyrtarëve shikohej e dyshimtë për aq kohë sa këta nuk provonin burimin apo mënyrën sesi e kishin fituar

pasurinë e tyre. Në bazë të këtij ligji të gjitha ndërtesat, të ngritura ose të blera në kohën e regjimeve të

kaluara prej ministrave, deputetëve, funksionarëve të lartë të Shtetit ose të Bashkive, si dhe prej

personave që kishin qenë gjatë këtyre regjimeve sipërmarrës të Shtetit, bëheshin prona të Shtetit kur ata

394 Neni 1, 3 dhe 4 i Ligjit nr. 330, dt. 04.09.1946, Mbi shtetëzimin e fabrikave të miellit, makaronave dhe orizit, Fletore

Zyrtare nr. 50/1946.

Page 153: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

152

nuk ishin në gjendje të justifikonin burimin e ligjshëm të tyre, si dhe të të hollave që kishin harxhuar.

Vendimi i shtetëzimit deklarohej me dekret të Ministrisë së Financave mbi propozimin e Komitetit

Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Nënprefekturës.

Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës e nxirrte propozimin për shtetëzimin e pasurive të mësipërme, pasi

kishte ftuar pronarin, kishte marrë deklarimet e tij, kishte kryer hetime të mjaftueshme dhe kishte

grumbulluar provat e nevojshme395. Përtej retorikës së vendosjes së ligjshmërisë dhe ndëshkimit të të

gjithë atyre personave që e kishin vënë pasurinë e tyre në mënyrë të paligjshme, ky ligj sikurse

theksuam më sipër kishte qëllim marrjen dhe zaptimin e pronës private pa shpërblim nga njëra ana dhe

goditjen e çdo personi që dyshohej si kundërshtar i regjimit nga ana tjetër.

gj. Ligji nr. 361, datë 23.11.1946, “Mbi anulimin e tokave të bërë në plazhin e Durrësit”. Në pjesën

e parë të temës pamë se në kohën e Mbretit Zog u miratua një ligj që i hapte rrugën sipërmarrjeve

private në plazhin e Durrësit, duke i krijuar mundësinë e shitjes së pjesëve të plazhit në favor të

privatëve, me qëllim që Shteti të siguronte të ardhura të nevojshme dhe me qëllim zhvillimin e vijës

bregdetare nga sipërmarrësit privatë. Pavarësisht faktit se cilët qytetarë përfituan nga efektet e ligjit që u

miratua në kohën e Mbretit Zog, miratimi i Ligjit nr. 361/1946, “Mbi anulimin e tokave të bëra në

plazhin e Durrësit” i zhbënte të gjitha efektet që ishin prodhuar. Duke mos e njohur të drejtën e pronës

private të atyre që ishin bërë zot të pjesëve të caktuara të plazhit dhe për më tepër kishin investuar në to,

Shteti i deklaronte të pavlefshme të gjitha shitjet që ishin bërë nga Ura e Dajlanit, nga Shkëmbi i

Kavajës dhe më tutje, duke u bërë sërish Shteti pronar i këtyre tokave, dhe pronarët e këtyre tokave dhe

ndërtimeve të kryera nuk kanë të drejtën e shpërblimit. Të gjitha tokat dhe ndërtimet e shtetëzuara

inskriptoheshin në Zyrën e Hipotekave Durrës në favor të Shtetit396.

i. Ligji nr. 627, dt 01.06.1948, “Mbi kalimin në pronësi të Shtetit të pasurisë të shtetasve dhe

sipërmarrjeve italiane të ndodhura në Shqipëri”. Procesit të shtetëzimit nuk i shpëtuan as shtetasit e

huaj, ku pa diskutim numrin më të madh të atyre që kishin investuar dhe blerë objekte të ndryshme e

zinin shtetasit italianë. Në bazë të ligjit të sipërcituar u vendos që e gjithë pasuria, të drejtat dhe interesat

e Italisë dhe të shtetasve italianë, që ndodhen në tokën e Republikës Popullore të Shqipërisë, kalonte në

395 Neni 1-3 i Ligjit nr. 358, dt. 22-11-1946, Mbi kontrollimin e pasurive të vëna gjatë regjimeve të kaluara prej

funksionarëve dhe sipërmarrësve të Shtetit, Fletore Zyrtare nr. 108/1946. 396 Neni 1, 3 i Ligjit nr. 361, dt. 23.11.1946, Mbi anulimin e tokave të bërë në plazhin e Durrësit, Fletore Zyrtare nr.

109/1946.

Page 154: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

153

pronësi të Shtetit Shqiptar397. Sikurse rezulton nga ky ligj, Regjimi Popullor nuk bënte asnjë dallim

midis investimeve të shtetit Italian në Shqipëri dhe investimeve të shtetasve italianë, të cilët falë

kontributeve të tyre financiare kishin kontribuar sadopak në rimëkëmbjen e vendit përgjatë viteve ’20-40

në vendin tonë, si dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe të prodhimit. I gjithë kontributi i

shtetasve italianë në bazë të së cilës ata ishin bërë pronarë të një trualli, banese private, ferme bujqësore,

konçesioni, ndërmarrje industriale e çdo gjë tjetër shtetëzohej pa shpërblim.

m. Dekretligji, nr. 422 dt 16.04.1947 “Mbi shtetëzimin e kinemave private”. Proçesit të shtetëzimit

nuk i shpëtuan as edhe ato objekte që ushtronin aktivitet joekonomik, sikurse ishin teatrot dhe kinematë.

Në bazë të dekretligjit të mësipërm u vendos që të gjitha kinematë private në qytetet më të rëndësishme

të vendit sikurse ishin Tirana, Korça, Shkodra, Durrësi dhe Vlora (ndërtesat, aparatet, karriget si dhe çdo

pajisje tjetër) të shtetëzoheshin pa shpërblim398. Ky akt normativ edhe pse nuk i siguronte pushtetit të ri

popullor të ardhura të konsiderueshme, sikurse ishin shtetëzimet që kishin të bënin me ndërmarrjet

industriale, synonte të realizonte një tjetër qëllim,vendosjen nën kontroll edhe të aktivitetit kulturor dhe

artistik duke e kthyer atë në një armë të Regjimit Monist, nëpërmjet të cilave ai do mund të shpërndante

propagandën e realizmit socialist në jetën kulturore të qytetarëve.

Duhet theksuar fakti se proçesi i shtetëzimit, që u ndërmor nga viti 1945 deri në vitin 1947, pati efekte

maksimale. Shtetëzimi i mjeteve kryesore dhe të prodhimit pati disa veçori në raport me vende të tjera.

Së pari, ai u bë me akte të menjëhershme dhe pa shpërblim, sikurse e analizuam më sipër.

Së dyti, ritmi i tij ishte i shpejtë. Procesi i shtetëzimit u krye pa ndërprerje si një proces unik, ai zgjati

rreth 2 vjet dhe përfshiu njëherësh si pronën kapitaliste vendase ashtu dhe atë të huaj.

Së treti, ky proces u krye pa kurrfarë moderacioni, pa respektuar të drejtën e pronësisë dhe të pronarëve.

Madje dhe kur pati zëra për të ushtruar kujdes, ato u goditën si zëra armiqësorë. I tillë ishte rasti i

goditjes së qëndrimit që mbajti në fillim të viteve ’45 Sefulla Malëshova në lidhje me reformat

ekonomike që do të ndërmerreshin. Ai ishte shprehur për një politikë më të moderuar shndërrimesh, me

qëllim që të shmangeshin masat e dhunshme, të parakohshme dhe ekstreme ndaj pronarëve kapitalistë,

që çuan edhe në një acarim artificial të luftës klasore, pasi vendi kishte nevojë për pajtim dhe integrim të

të gjithë shtresave shoqërore në ndërtimin ekonomiko dhe kulturor të vendit399. Këto qëndrime të tij u

397 Neni 1 dhe 2 i Ligjit nr. 627, dt. 01.06.1948, Mbi kalimin në pronësi të Shtetit të pasurisë italiane të ndodhur në Shqipëri,

Fletore Zyrtare nr. 65/1948. 398 Dekretligji nr. 422, dt. 16.04.1947, Mbi shtetëzimin e kinemave private, Fletore Zyrtare nr. 38 /1947. 399 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Katërt, Periudha e Komunizmit 1945-1990, Tiranë 2007, fq.183.

Page 155: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

154

dënuan ashpër në Plenumin V të Partisë Komuniste të Shqipërisë që u mbajt në muajin shkurt të vitit

1946, duke e detyruar atë të pranonte përgjegjësinë e shumë prej deklarimeve dhe qëndrimeve që kishte

mbajtur, si ndaj mbrojtjes të pronës private, ashtu edhe ndaj Reformës Agrare, ku kishte kërkuar që

pronarëve të pasur t’u lihej nga 20 deri në 40 ha tokë. Ai u përjashtua në këtë Plenum nga të gjitha

funksionet politike dhe shtetërore, siç ishte të qenurit anëtar i Byrosë Politike dhe Komitetit Qendror400.

Shpronësimet. Ligji nr.108/1945, “Mbi reformën agrare”, që e analizuam më sipër, nuk ishte akti i

vetëm normativ për kryerjen e shpronësimeve, edhe pse ky akt në shumicën e dispozitave të tij më tepër

kishte karakter marrjen e pronës pa shpërblim, proces i njëjtë ky me atë të shtetëzimit. Akti i parë

normativ i mirëfilltë në fushën e shpronësimeve ishte dekretligji nr. 430/1947, "Mbi shpronësimin e

pasurive private të paluajtshme për interes të përgjithshëm”. Ky akt bazohej mbi të gjitha në nenin 9 të

Statutit të Republikës që e analizuam më sipër. Për sa i përket këtij ligji ai rregullonte procesin e

shpronësimit të pasurisë private të paluajtshme, kur e kërkonte interesi i përgjithshëm, i deklaruar prej

Qeverisë me urdhëresë të veçantë për çdo rast.

Megjithatë jo në të gjitha rastet ligji kërkonte nxjerrjen e një akti nga ana e Qeverisë për të ligjëruar një

akt shpronësimi. Në rastet e zbatimit të planeve rregulluese të qyteteve dhe të fshatrave, ligji

parashikonte se nuk kishte nevojë të deklarohej shpronësimi nga ana e Qeverisë. Në këtë rast mjaftonte

vendimmarrja e autoriteteve lokale dhe e organeve të tjera kompetente shtetërore që kishin miratuar

planet rregulluese të qyteteve dhe të fshatrave401. Sikurse shihet nga kjo hapësirë liberale, që ligji

krijonte, duke i lejuar organet e pushtetit lokal të kryenin shpronësime për realizmin e interesave

publike, ekzistonte mundësia për cenimin më të lehtë të pronës private402. Për të vënë në zbatim këtë

ligj, që nuk parashikonte një procedurë të hollësishme në lidhje me kushtet dhe kriteret sesi do të bëhej

shpronësimi i pronave private si edhe kalimi i tyre në pronë shtetërore. Ligji, autorizonte Qeverinë që

me anë të një urdhërese të përgjithshme, të miratonte dispozita ligjore mbi proçedurën e shpronësimit në

lidhje me veprimet përgatitore, transferimin e pronësisë dhe rregullimin e shpërblimeve403.

400 Po aty, 182. 401 Neni 1 i Ligjit nr. 430, dt. 15.05.1947, Mbi shpronësimin e pasurive private të paluajtshme për interes të përgjithshëm,

Fletore Zyrtare nr. 48 / 1947. 402 Aktualisht dhe tani që flasim shpronësimi në vendin tonë sikurse në shtete të tjera demokratike, kërkon që humbja e pronësisë private mbi një pasuri të paluajtshme të bëhet vetëm për interes publik, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe

paraprak, duke respektuar kriteret e ligjit të posaçëm që është ai me nr. 8561 i vitit 1999 dhe gjithmonë mbi bazën e një

procesi të rregullt ligjor, ku akti i shpronësimit duhet të miratohet vetëm nga ana e Këshillit të Ministrave dhe nga asnjë

organ tjetër shtetëror, pasi mbrojtja e pronës private është një nga të drejtat themelore kushtetuese. 403 Po aty, neni 2.

Page 156: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

155

Nisur nga kjo frymë e ligjit, Qeveria miratoi Rregulloren “Mbi proçedurën e shpronësimit të pasurive

private të paluajtshme për interes të përgjithshëm”. Mbi bazën e kësaj rregullore, shpronësimi shtrihej jo

vetëm mbi sipërfaqet që përmblidheshin në perimetrin e punëve të projektuara, por edhe mbi ato që

çmoheshin të nevojshme për t'ju siguruar këtyre punëve një shfrytëzim sa më të mirë në kohën që bëhej

shpronësimi ose në të ardhmen. Përveç pasurisë që shpronësohej mund të okupohej përkohësisht dhe

çdo pasuri që ishte e nevojshme për ekzekutimin e punimeve. Okupimi i përkohshëm lejohej kur pas

përdorimit pasuria mund t'i kthehej pronarit pothuajse në gjendjen e saj të mëparshme404.

Për të mbrojtur atë pjesë të pronës që nuk shpronësohej, por që për shkak të shpronësimit të pjesës më të

madhe të saj e kishte humbur vlerën, në rregullore parashikohej mundësia që me kërkimin e pronarit

duhet të shpronësohej dhe pjesa e mbetur. Gjithashtu, për të mbrojtur interesat e kreditorëve, që kishin

inskriptuar hipotekë me pasuritë e shpronësuara, parashikohej mundësia që shpërblimin e shpronësimit

që i takon pronarit, të ngurtësohej në emrin e tyre, derisa pronari të shlyente kredinë që u kishte marrë.

Kur pronari në vend të shpërblimit në të holla merrte një pronë tjetër, kreditori kishte të drejtë të

inskriptonte hipotekën e tij mbi pronën e re që i jepej si shpërblim debitorit nëpërmjet procesit të

shpronësimit.

Rregullorja parashikonte, gjithashtu, edhe efektet e padive për zgjidhjen e kontratës së shitjes mbi një

pasuri të paluajtshme, ku pasuria që ishte pjesë e këtyre konflikteve gjyqësore ishte parashikuar të

shpronësohej për interes publik. Në këtë rast prevalonte realizimi i interesit publik, ku pasuria e

paluajtshme, objekt konflikti gjyqësor, shpronësohej dhe padia e zgjidhjes të kontratës apo e

revendikimit dhe të gjitha padirat e tjera reale nuk mund të ndalonin shpronësimin as edhe efektet e tij. E

drejta që i takonte paditësit në padinë e kërkimit të sendit, në rastin më të mirë kur padia pranohej,

transferohej në shpërblimin e shpronësimit dhe prona mbetej e lirë për të kaluar në pronësi të shtetit405.

Një vend të veçantë në rregullore zinte proçedura e evidentimit të sipërfaqes së tokës me të gjithë

elementet e saj që shpronësohej. Në këtë mënyrë zyra teknike ishte ngarkuar me përgatitjen e një plani

relevimi në një kohë të shkurtër, ku të evidentoheshin tokat që duhej të shpronësoheshin, duke u shënuar

secila me numrin e saj, numrin që kishte në regjistrat e kadastrës ose të hipotekave në qoftë se ekzistonte

një regjistrim i tillë. Në këtë plan duhej të shënoheshin të gjitha godinat dhe objektet e tjera, që

ndodheshin në pjesën e tokës që shpronësohej406.

404 Neni 1 dhe 2 i Rregullores, Mbi proçedurën e shpronësimit të pasurive private të paluajtshme për interes të përgjithshëm,

Fletore Zyrtare nr.55/ 1947. 405 Po aty, neni 5 dhe 6. 406 Po aty, neni 7.

Page 157: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

156

Pas përgatitjes së planit parcelor dhe të listave anekse, zyra teknike caktonte në vend pjesën që

shpronësohej me piketa druri të dukshme dhe me vija të punuara dhe pas kësaj, planin parcelor bashkë

me listat ia paraqiste në dy kopje Këshillit Popullor të nënprefekturës.

Gjithë procedura e shpronësimit drejtohej nga Komisioni shpronësues i nënprefekturës. Këshillat

Popullore të nënprefekturës dhe të lokalitetit si përfaqësues të tyre në Komisionin shpronësues duhet të

caktonin sipas rastit inxhinierë, teknikë ose mjeshtër godinash, teknikë bujqësorë ose bujqër.

Në bazë të planit parcelor dhe të listave anekse, komisioni shpronësues me anë të Këshillit Popullor të

lokalitetit shpallte në forma të zakonshme dhe thërriste një nga një të gjithë pronarët dhe çdo pjesëtar

tjetër të interesuar, që në kohën dhe vendin e caktuar të presin Komisionin për të bërë deklaratat e tyre

dhe për të asistuar në procedimin e shpronësimit dhe në caktimin e shpërblimit407.

Pasi kryente hapat e mësipërme proceduralë, por me karakter hetues, Komisionit i takonte barra e

caktimit të shpërblimit për pronarët, pronat e të cilëve shpronësoheshin. Komisioni vendoste mbi

shpërblimin e shpronësimit ose të okupimit të përkohshëm dhe mbi shpërblimin e të gjitha dëmeve të

tjera që mund t’u shkaktoheshin pronarëve nga shpronësimi. Shpërblimi që u takonte pronarëve ose

personave të tjerë, që gëzonin pronën përbëhej nga vlefta reale e pasurisë së shpronësuar ose të okupuar

përkohësisht. Vlefta reale e pasurisë së shpronësuar caktohej në bazë të vleftës tregtare lokale që kishte

pasuria ditën që çmohej prej Komisionit. Në këtë caktim nuk merrej parasysh vlefta e pasurisë që vet

pronari i jepte asaj, as shtimi i vleftës që mund t'i vihej pasurisë direkt ose indirekt nga projektimi ose

ekzekutimi i punëve për të cilat bëhej shpronësimi ose nga rrethana të tjera. Gjithashtu në caktimin e

vleftës reale të pasurisë nuk merreshin parasysh ndreqjet ose përmirësimet që pronari bënte ose në çdo

mënyrë i vazhdonte pas lajmërimit të shpronësimit. Shpërblimi i shpronësimit ose të okupimit të

përkohshëm jepej:

1) në të holla, në bazë të vleftës që ishte çmuar pasuria e shpronësuar ose kur është rasti, në bazë të

dëmit që ka pësuar pronari nga humbja e dobisë ose nga zvogëlimi i vleftës së pasurisë të okupuar

përkohësisht;

2) në natyrë, kur pronari pranon të marrë një pasuri tjetër në vend të asaj të shpronësuar.

Para se të jepte vendimin e tij mbi shpërblimin, Komisioni bënte këqyrjen e vendit, dëgjonte të

interesuarit, kërkonte në rast nevoje, mendimin e eksperteve teknikë sipas llojit të pasurisë, duke marrë

parasysh çmimet e shitblerjeve dhe regjistrat e kadastrës ose të hipotekave dhe pastaj çmonte me kujdes

407 Po aty, nenet 9-14.

Page 158: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

157

të gjitha faktet dhe rrethanat që mund të kishin influencë në konstatimin e dëmeve dhe në caktimin e

shumës së shpërblimit që duhet t’u paguhej, pronarëve408.

Gjithashtu, në Rregullore parashikohej mundësia e ankimit kundra vendimit të Komisionit shpronësues

të nënprefekturës, personi që mund ta bënte ankimin, çfarë mund të kërkohej nëpërmjet ankimit, si dhe

organi kompetent që e shqyrtonte atë. Për sa i përket personave që u shpronësohej ose kufizohej e drejta

e pronësisë mbi pasuritë e tyre të paluajtshme, ata kishin të drejtë ankimi si për shpronësimin, ashtu dhe

për shpërblimin dhe për formën e parregullt të Komisionit të nënprefekturës. Në Komisionin

shpronësues pranë Qeverisë, të përbërë prej tre personave të emëruar prej Qeverisë, njëri prej të cilëve

duhej të ishte anëtar i Gjykatës së Lartë.

Pasi vend imi i Komisionit shpronësues merrte formë të prerë, organi në favor të cilit ishte bërë

shpronësimi, bënte llogarinë e shpërblimit për çdo pronar të interesuar në rubrikën përkatëse të

pronarëve të listave të tokave dhe në bazë të këtyre shënimeve, i paguante atyre shpërblimet e caktuara

në të holla ose në natyrë.409

Në vitin 1954, Parlamenti miratoi një tjetër ligj “Mbi shpronësimet dhe rekuizimet” i cili në thelbin e e

vetë mbarte të njëjtën frymë sikurse ligji i vitit 1947410. Në bazë të këtij ligji pasuria e paluajtshme (toka,

ndërtesat, drurët dhe çdo gjë që është bashkuar në mënyrë të qëndrueshme me tokën ose me ndërtesën),

pronë e personave privatë, kooperativave dhe organizatave të tjera shoqërore, mund të shpronësohej për

interes të përgjithshëm (njësoj sikurse neni 11 i Kushtetutës në dobi të shtetit, të kooperativave dhe

organizatave të tjera shoqërore për nevojat e institucioneve ndërmarrjeve dhe organizatave të tyre).

Për sa i takon qëllimit për të cilin bëhej shpronësimi i një pasurie së paluajtshme, ai duhej të kishte

gjithmonë interesin e përgjithshëm për ngritjen dhe zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të

masave punonjëse dhe sidomos:

- për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugëve hekurudhore, kanaleve, pendave dhe skelave;

- për ngritjen e fortifikimeve, ndërtesave ushtarake, poligoneve dhe objekteve të tjera për nevojat e

mbrojtjes kombëtare;

- për ngritjen e banesave dhe ndërtesave të tjera shtetërore dhe shoqërore etj.

Organi kompetent shtetëror, që vendoste për shpronësimin e një pasurie të paluajtshme, ishte Këshilli i

Ministrave, mbi propozimin e institucioneve ose organizatave qendrore ose të komiteteve ekzekutive,

prej të cilave varet institucioni ose ndërmarrja shtetërore ose shoqërore, për nevojat e të cilave bëhet

408 Po aty, nenet 19-22. 409 Po aty, nenet 28-30. 410 Dekretligji nr. 1835, datë 22.03.1954, “Mbi shpronësimet dhe rekuizimet”

Page 159: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

158

shpronësimi. Propozimi duhej të shoqërohej nga projekti i punimeve për të cilat kërkohej shpronësimi si

dhe një përshkrim i hollësishëm i tokës, ndërtesës ose i sendeve të tjera të paluajtshme që duhet të

shpronësoheshin. Shpronësimi i pasurisë së paluajtshme, në lidhje me zbatimin e planeve rregulluese të

qyteteve dhe të qendrave të banuara, të aprovuara rregullisht, urdhërohej me vendim të Komitetit

Ekzekutiv të këshillit popullor të qytetit ose të qendrës së banuar përkatëse. Kur kërkohej shpronësimi i

një toke bujqësore duhej të merrej më parë edhe mendimi i Komisionit Qendror të çështjeve agrare

pranë Ministrisë së Bujqësisë411.

Për sa i përket shpërblimit të shpronësimit të pasurisë të paluajtshme ai paguhej nga institucioni, ndër-

marrja ose nga organizata për nevojat e së cilave bëhej shpronësimi. Në shpërblimin e shpronësimit të

pasurisë përfshihej edhe vlefta e të mbjellave të pavjelura të tokës së shpronësuar. Shpërblimi mund të

jepej në të holla ose në pasuri tjetër shtetërore, kooperativiste ose shoqërore të paluajtshme, po të asaj

natyre dhe me një vleftë të barabartë. Pasuria shtetërore e paluajtshme, që mund të jepej si shpërblim në

natyrë, caktohej nga Komiteti Ekzekutiv i këshillit popullor përkatës, kur shpronësimi bëhej për nevojat

e institucioneve dhe ndërmarrjeve që varen prej tij dhe nga Këshilli i Ministrave kur shpronësimi bëhej

për nevojat e institucioneve, ndërmarrjeve dhe organizatave të tjera. Pasuria e paluajtshme e

organizatave kooperativiste ose shoqërore, që mund të jepej si shpërblim në natyrë, caktohej nga organet

përkatëse të atyre që kishin të drejtë të dispononin pasurinë e paluajtshme412.

Vendimi i shpronësimit të pasurisë së paluajtshme vihej në ekzekutim nga Komiteti Ekzekutiv i këshillit

popullor të rrethit ose të qytetit, në territorin e të cilit ndodhej pasuria e shpronësuar, me kërkesën e

institucionit të ndërmarrjes ose organizatës për nevojat e të cilave ishte vendosur shpronësimi. Komiteti

Ekzekutiv për kryerjen e vlerësimit të pasurisë së shpronësuar dhe të veprimeve të tjera të nevojshme për

ekzekutimin e vendimit të shpronësimit, caktonte një komision të posaçëm për këtë qëllim.

Vendimi i dhënë nga Komisioni i shpronësimit, që pranohej pa kundërshtim dhe nënshkruhej nga të dyja

palët e interesuara, ishte i formës së prerë. Vendimi i Komisionit, i ngarkuar për vlerësimin e pasurisë së

shpronësuar transkriptohej në regjistrat e zyrës së hipotekave ose në regjistrat kadastralë me kërkesën e

Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit ose qytetit kur shpronësimi ishte bërë në dobi të shtetit

dhe me kërkesën e kooperativave ose të organizatave të tjera shoqërore kur shpronësimi ishte bërë në

dobi të këtyre413.

411 Nenet 1-3 të Ligji nr. 1835 dt. 22-3-1954, Mbi shpronësimet dhe rekuizimet, Gazeta Zyrtare nr. 5/1954. 412 Po aty, neni 7. 413 Po aty, neni 17.

Page 160: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

159

Në vitin 1956 u miratua nga Këshilli i Ministrave Udhëzimi Nr. 27/1956, “Mbi shpronësimet dhe

rekuizimet”414. Ky udhëzim u bë me qëllim për të dhënë sqarime të plota në lidhje me pagimin e vleftës

së tokave që shpronësoheshin në bazë të dekretit Nr. 1835/1954, “Mbi shpronësimet dhe rekuizimet”.

Në Udhëzimin nr. 27/1956, bëhej dallimi kur një tokë e shpronësuar ishte tokë bujqësore ose

jobujqësore, duke bërë interpretimin sipas dekretit Nr. 2151/1955, “Mbi sistemimin agrar të tokave dhe

regjistrimin e tyre” e lidhur kjo ngushtësisht me masën e shpërblimit. Në qoftë se ishin caktuar çmime

më të larta nga komisionet ose gjykatat, në rastin e pagimit, çmimi i caktuar ulej në çmimin maksimal të

60 lekëve për metër katror, që parashikohej nga vendimi i mësipërm.

Udhëzimi nr. 27/1956, “Mbi shpronësimet dhe rekuizimet” nxirrte në pah një element pozitiv dhe një

negativ. Për të dhënë një shpërblim sa më të plotë udhëzimi e vinte theksin në bërjen e dallimit midis

tokës bujqësore dhe asaj urbane. Aspekti negativ kishte të bënte me faktin se çdo masë dëmshpërblimi

edhe pse mund të ishte dhënë nga Gjykata mund të cenohej në rast se binte ndesh me politikën shtetërore

dhe vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 185 datë 4/5/1956, “Mbi masën e shpërblimeve”. Në këtë

mënyrë cenimi i masës të shpërblimit e kthente në njëfarë mënyre shpronësimin arbitrar e të ngjashëm

me shtetëzimin, duke cenuar parimin e sigurisë juridike dhe të mbrojtjes të së drejtës të pronësisë.

1.5. Kooperativat. Kuadri kushtetues dhe ligjor për ngritjen e tyre

Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë përbënte aktin më të rëndësishëm normativ që shërbente si

bazë kryesore në krijimin e kooperativave bujqësore. Ato përbënin organizatat më të rëndësishme

shoqërore me karakter shtetëror të cilat do të bëheshin zotëruesit më të mëdhenj të tokës bujqësore në

vendin tonë. Në kapitullin që ka të bëjë me Rendin Shoqëror dhe Ekonomik të Statutit Themeltar,

sanksionohej se: Në Republikën Popullore të Shqipërisë mjetet e prodhimit përbëhen prej pasurisë së

përbashkët të popullit, që gjendet në duart e shtetit, prej pasurisë së organizatave kooperativave

popullore dhe prej pasurisë të personave privatë, fizike ose morale”415.

Mbas disa vitesh të konsolidimit të Regjimit Popullor, qëllimi për të përkrahur krijimin e pronës së

përbashkët kooperativiste u bë edhe më evident. Në Kushtetutën, që u miratua në vitin 1950, u shtuan

disa dispozita të reja që përkrahnin pronën e përbashkët kooperativiste në dëm të asaj private. Për herë të

parë në aspektin kushtetues u institucionalizua qeverisja e vendit nëpërmjet planit ekonomik, ku një nga

drejtimet kryesore të planit ekonomik ishin krijimi i kooperativave bujqësore. Në Kushtetutën e vitit

414 Udhëzimi Nr. 27 datë 3/12/1956, “Mbi shpronësimet dhe rekuizimet” 415 Art. 5 dhe 7 i Statusit të Republikës Popullore të Shqipërisë, në dt.11.01.1946, Fletore Zyrtare nr.19/1946.

Page 161: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

160

1950 thuhet se për të mbrojtur interesat jetësore të popullit dhe për të ngritur shkallën e mirëqenies të tij,

si dhe për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e të gjitha fuqive ekonomike, Shteti drejton jetën dhe

zhvillimin ekonomik mbi bazën e një plani ekonomik të përgjithshëm. Duke u mbështetur në sektorin

ekonomik shtetëror dhe në sektorin kooperativist, ai ushtron kontroll të përgjithshëm mbi sektorin privat

të ekonomisë. Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, Shteti kujdesej veçanërisht për lëvizjen

kooperativiste të popullit, duke e përkrahur dhe e favorizuar atë. Gjithashtu Shteti, merrte përsipër të

përkrahte zhvillimin socialist të bujqësisë duke organizuar ndërmarrje bujqësore shtetërore, stacione

makinerish dhe traktorësh dhe duke ndihmuar kooperativat bujqësore dhe forma të tjera bashkimi të

fshatarëve punonjës të krijuar mbi baza vullnetare416. Sikurse shihet nga këto dy akte themeltare të

miratuara në vitin 1946 dhe 1950, brenda një harku kohor shumë të shkurtër, Regjimi Monist, filloi të

vinte në zbatim ideologjinë e tij të eliminimit të pronës private dhe të krijimit të pronës së përbashkët

nëpërmjet formave të reja të çifligjeve shtetërore që do të ishin kooperativat bujqësore. Në këtë mënyrë

shprehja e përdorur në Statutin Themeltar se “toka i takon atij që e punon”, do të zëvendësohej me

ndryshimet e reja kushtetuese, se “toka bujqësore i takon të gjithëve në formën e pronës kooperativiste”,

por që në fakt do t`i përkiste Shtetit Monist të drejtuar nga PPSH-ja.

Për sa i përket shtratit ligjor, dekretligji nr. 236/1946 “Mbi krijimin e kooperativave”, përbën aktin më të

rëndësishëm të miratuar gjatë kësaj kohe, në të cilën përcaktohej në mënyrë të hollësishme mënyra e

krijimit të kooperativave bujqësore417. Ndryshe nga periudha e Monarkisë, ku krijimi i kooperativave

ishte mbi baza vullnetare, Statuti i personave themelues miratohej nga Ministria e Bujqësisë. Në bazë të

këtij dekretligji përmbajtja e statuteve të kooperativave bujqësore iu nënshtrua një kontrolli specifik nga

organet shtetërore. Një Komision Kooperativist, i emëruar nga Këshilli i Ministrave, caktonte parimet e

kooperativave dhe jepte udhëzime me karakter të përgjithshëm mbi mënyrën e krijimit dhe mbi llojet e

ndryshme të kooperativave, si dhe mbi normat që duhet të kishin statutet ose rregulloret e tyre, udhëzime

që ishin të detyrueshme. Statutet e kooperativave të ndryshme, mbasi të ishin pranuar nga Asambleja e

Kooperativave, duhet të aprovoheshin nga Komiteti i Përgjithshëm i Kooperativave, që konstituohej nga

një asamble e gjithë kooperativave dhe që udhëhiqte drejtimin e punëve në të gjitha kooperativat gjer në

krijimin e Federatës së Përgjithshme të kooperativave418. Me vendimin nr. 253/1948 të Këshillit të

Ministrave u vendos që kooperativat bujqësore që, deri në atë moment, ishin kooperativa fshatare të

416 Neni, 8, 10 dhe 12 i Kushtetutës të Republikës Popullore të Shqipërisë, Fletore Zyrtare nr.53/ 1950. 417 Dekretligji nr. 236, datë 20.04.1946 “Mbi krijimin e kooperativave”, 418 Neni 2 dhe 3 i Ligjit nr. 236, dt. 20 prill 1946, Mbi krijimin e kooperativave, Fletore Zyrtare nr.31/1946.

Page 162: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

161

punës, të shkëputeshin nga varësia e Komitetit të Përgjithshëm të Kooperativave dhe të kalonin në varësi

të Ministrisë së Bujqësisë e Pyjeve419.

Duhet theksuar se gjatë viteve të para të regjimit monist ekzistonte një dualizëm midis ndarjes së tokës

bujqësore në bazë të Ligjit 108/1946, “Mbi reformën agrare”, familjeve bujqësore, si dhe akumulimit të

tokave bujqësore në favor të kooperativave të reja bujqësore që po krijoheshin dhe që përbënin subjektin

kryesor të administrimit të tokës bujqësore.

Në vitin 1948 u miratua dekretligji nr. 593/1948, “Mbi ndarjen për kultivim të tokave të punueshme

kolektive dhe shtetërore”. Mbi bazën e këtij ligji me qëllim që të shtohej sipërfaqja e tokave të punuara

dhe për të plotësuar kërkesat e bujqve që nuk u mjaftonte toka, ndaheshin definitivisht falas dhe me

destinim për kultivim bujqësor, të gjitha tokat shtetërore që ishin të papunuara. Nga ndarja e tokave të

vlefshme për kultivim, përfitonin me preferim në radhë të parë kooperativat fshatare të punës, më pas

fshati kolektivisht dhe vetëm në radhë të tretë, familjet bujqësore që për mungesë toke nuk ishin

plotësuar në bazë të Ligjit, “Mbi reformën agrare”.

Për sa i përket sasisë së tokës që mund të përfitonte një familje bujqësore, ajo mund të përfitonte deri 3

ha, ndërsa sasia e tokës që mund të përfitonin kooperativat fshatare të punës dhe kolektivat fshatare

caktohej sipas mundësisë së tyre për t`i punuar, që mund të ishte pa kufizim420.

Nga viti 1945 deri vitin 1951 ekzistonin një sërë aktesh normative, të cilat e ndalonin pjesëtimin e tokës

bujqësore. Kjo karantinë, e cila e kishte kufizuar të drejtën e pronarëve për të ushtruar lirisht të drejtën e

pronësisë mbi tokat e tyre, mori fund me miratimin e Ligjit nr. 1292/1951, “Mbi lejimin e pjesëtimit të

tokave bujqësore”421. Ky ligj pavarësisht efekteve të tij pozitive që u jepte familjeve të reja që

krijoheshin në fshat për të pasur ngastrat e tyre bujqësore, nuk u hiqte atyre pengesën për t`i tjetërsuar

lirisht ato (shitje, shkëmbim, dhurim). Kjo ndodhte për faktin se shumë shpejt procesi i kooperativizmit

të bujqësisë që kishte filluar, do të aneksonte çdo tokë bujqësore duke e kthyer atë nga pronë private në

pronë shtetërore.

419 Vendimi nr. 253 dt.09.12.1948 i Këshillit të Ministrave, Mbi suprimimin e disa kooperativave, Fletore Zyrtare

nr.104/1950. 420 Dekretligji nr. 593, dt. 12.04,1948, Mbi ndarjen për kultivim të tokave të punueshme Kolektive dhe Shtetërore, Fletore Zyrtare nr.77/ 1950. 421 Ligji nr. 1292 dt. 11.6.1951, Mbi lejimin e pjesëtimit të tokave bujqësore, Fletore Zyrtare nr. 24/1951. Me anë të këtij ligji

abrogohen dispozitat ligjore që ndalojnë pjesëtimin e tokave dhe që parashikoheshin nga paragrafi i parë i nenit 14 të Ligjit

nr. 108 dt. 29.8.1945, Mbi Reformën Agrare, neni 3 i dekretit nr. 232 dt. 15.4.1946, Mbi ndalimin e tjetërsimit të tokave, etj.

si dhe nga neni 21 i dekretit nr. 1102 dt. 27.11.1950, Mbi shërbimin kadastral të tokave.

Page 163: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

162

Dekreti “Mbi pronësinë” nr. 2083/1955, si një nga aktet më të rëndësishme gjatë kohës të Regjimit,

përmbante një sërë dispozitash që rregullonin llojet dhe format e pronës, administrimin e pronës

shtetërore dhe asaj kooperativiste.

Për sa i përket të drejtave pronësore ato mund t`i përkisnin organizatave kooperativiste ose shoqërore

(pronë socialiste) si dhe të personave (pronë personale dhe private)422. Mbrojtja e pronës socialiste sipas

këtij ligji, konsiderohej diçka e shenjtë dhe e paprekshme e demokracisë popullore, burim i fuqisë së

Atdheut, i mirëqenies dhe i kulturës së të gjithë punonjësve. Çdo shtetas kishte për detyrë të ruante dhe

të forconte pronën socialiste. Prona shtetërore konsiderohej si pasuri e të gjithë popullit, i përfaqësuar

nga shteti si subjekt i kësaj prone. Ndërsa objekt i pronës shtetërore konsideroheshin se ishin minierat

dhe pasuritë e tjera të nëntokës, ujërat, pyjet dhe kullotat, ndërmarrjet komunale, fondi shtetëror i

tokave, fondi shtetëror i ndërtesave si edhe pasuri të tjera që shteti fitonte sipas ligjit 423. Të gjitha këto

pasuri të sipërcituara ishin vetëm në pronësi të shtetit dhe nuk mund të tjetërsoheshin.

Në lidhje me pronën private dhe personale edhe pse në Dekretligjin nr. 2083/1955, “Mbi pronësinë”

sanksionohej mbrojtja e saj, gama e të drejtave që mund të shërbenin si pronë private ishte tej mase e

kufizuar.

Ligji përjashtonte kategorikisht shitblerjen e tokës bujqësore, jo vetëm të atyre personave që e kishin

përfituar nga Reforma Agrare, por edhe të atyre personave që e kishin pasur atë para vitit 1945. Ky

kufizim ishte një tjetër tregues se kalimi i tokës familjeve bujqësore nëpërmjet pseudo- Reformës Agrare

asnjëherë nuk i kishte kaluar në pronësi, por veçse në përdorim424. Sipas këtij ligji tokat bujqësore pronë

private nuk mund të tjetërsoheshin as të shiteshin në ankand për pagimin e borxheve dhe as të jepeshin

me qira. Shkëmbimi dhe pjesëtimi i tokave bujqësore lejohej vetëm në kushtet e parashikuara nga ligji.

Pronësia e personave mbi tokat bujqësore humbiste me vendim të organit shtetëror kompetent dhe i

kalonte shtetit, kur tokat tjetërsoheshin ose jepeshin me qira, si dhe kur nuk punoheshin për dy vjet ose

kur pronarët e tyre hiqnin dorë nga pronësia ose shpërnguleshin dhe vendoseshin në toka të tjera425.

Për sa i përket pronës kooperativiste ajo konsiderohej se ishte pasuri e vetë organizatës kooperativiste.

Pronë e organizatave kooperativiste mund të ishin ndërmarrjet, toka, ndërtesa, instalime, inventari i

gjallë dhe jo i gjallë, prodhime, mallra dhe pasuri të tjera të nevojshme për veprimtarinë e tyre. Tokat

422 Neni 3 i dekretit nr. 2083, dt. 06.07.1955, Mbi pronësinë, Fletore Zyrtare nr. 11/1955. 423 Po aty, neni 6. 424 Sipas dekretligjit nr. 2151, dt. 8.11.1955, Mbi sistemimin agrar të tokave dhe regjistrimin e tyre, konsideroheshin toka

bujqësore arat, djerrët, lëndinat, ugaret, livadhet, pemishtet, kopshtet, vreshtat, ullishtat, moçalet si dhe kullotat dhe pyjet. 425 Nenet 24-28 të dekretit nr. 2083, dt. 06.07.1955, Mbi pronësinë, Fletore Zyrtare nr.11/1955.

Page 164: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

163

bujqësore të organizatave kooperativiste nuk mund të tjetërsoheshin dhe as të jepeshin me qira, por ato

mund të shkëmbeheshin në kushtet e parashikuara nga ligji.

Administrimi i pronës kooperativiste kryhej nga organizatat kooperativiste, të cilat e ushtronin të drejtën

e tyre të pronësisë sipas ligjeve, planit ekonomik të shtetit dhe statutit të tyre të bazuar në statutin tip ose

në rregulloren e aprovuar nga qeveria. Ndërmarrjet si tërësi, ndërtesat dhe instalimet e organizatave koo-

perativiste, me vendim të asamblesë së përgjithshme, mund të kalonin vetëm me shpërblim, në pronësi

të shtetit ose të një organizate tjetër kooperativiste. Tokat për ndërtime dhe ndërtesat për banim, po me

vendim të Asamblesë së Përgjithshme, mund t'u tjetërsohen si shtetit ose organizatave të tjera

kooperativiste, ashtu edhe personave privatë. Ndërmarrjet si tërësi, tokat, ndërtesat, që ishin të

nevojshme për vazhdimin për tre muaj të veprimtarisë së ndërmarrjeve të organizatave kooperativiste

nuk mund të sekuestroheshin për pagimin e borxheve të organizatës kooperativiste426.

Pronë personale dhe private sipas këtij ligji mund të ishte çdo pasuri, që nuk ishte e ndaluar të ishte në

pronësi të personave. Konsideroheshin pronë personale të ardhurat dhe kursimet nga puna, ndërtesat për

banim, sendet e nevojshme për ekonominë shtëpiake dhe çdo send tjetër që shërbente për përdorim

personal ose familjar. Tokat bujqësore pronë private nuk mund të tjetërsoheshin, as të shiteshin në

ankand për pagimin e borxheve dhe as të jepeshin me qira. Shkëmbimi dhe pjesëtimi i tokave bujqësore

lejohej vetëm në kushtet e parashikuara nga ligji. Pronësia e personave mbi tokat bujqësore humbiste me

vendim të organit shtetëror kompetent, në rastet kur tokat tjetërsoheshin ose jepeshin me qira, si dhe kur

nuk punoheshin për dy vjet ose kur pronarët e tyre hiqnin dorë nga pronësia ose shpërnguleshin në toka

të tjera427.

Për të kontrolluar të drejtën e pronësisë mbi tokën bujqësore nga ana e shtetit në dëm të familjeve

bujqësore, Këshilli i Ministrave miratoi në vitin 1957, Udhëzimin “Mbi heqjen e pronësisë së tokave

bujqësore që nuk punohen nga pronarët e tyre”428.

Në bazë të këtij udhëzimi

- Pemishtet, kopshtet, vreshtat dhe ullishtat, u hiqeshin nga pronësia pronarëve të tyre, kur këta për arsye

të ndryshme, ishin larguar nga vendi ku ndodheshin këto toka bujqësore dhe si pasojë nuk mund t`i

punonin vetë për dy vjet radhazi.

426 Po aty, neni 19. 427 Po aty, nenet 24-28. 428 Udhëzimi Nr. 20 dt. 2.9.1957, Mbi heqjen e pronësisë së tokave bujqësore që nuk punohen nga pronarët e tyre, Fletore

Zyrtare nr. 11/1957.

Page 165: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

164

- Si përjashtim këto familje ruanin pronësinë e vet mbi pemishtet, vreshtat dhe ullishtat kur pjesëtarë të

saj të paaftë për punë bujqësore, banonin vazhdimisht në fshat dhe kujdeseshin për këto kultura. Fryma

që përcillte Ministria e Bujqësisë dhe komitetet ekzekutive të këshillave popullore të qarqeve dhe

rretheve gjatë kësaj periudhe ishte të udhëzonin komisionet e çështjeve agrare që të kalonin në pronësi të

shtetit, pemishtet, kopshtet, vreshtave dhe ullishtat, që ishin dhënë me qira nga pronarët e tyre ose nuk

ishin punuar prej vetë pronarëve për dy vjet radhazi.

Në bazë të këtij udhëzimi rritej kontrolli represiv për të shpronësuar atë që vetë Regjimi kishte dhënë në

favor të familjeve bujqësore, në funksion të një konkluzioni të vetëm se familjet bujqësore të pa

organizuara në kooperativë bujqësore ishin të paafta të rrisnin rendimentin e tokave bujqësore që ato

punojnë.

Elozhet e bëra për produktivitetin, që mund të luanin kooperativat në rritjen e mirëqenies së familjeve

bujqësore, ishte pjesë e propagandës të organit më të lartë shtetëror që merrej me organizimin e

kooperativave bujqësore dhe që ishte Komiteti i Përgjithshëm i Kooperativave Shqiptare. Sipas këtij

organi shtetëror, kooperativat bujqësore në vendin tonë ishin nga më të rëndësishmet, në rast se merrnim

parasysh faktin që vendi ynë ishte kryesisht një vend bujqësor.

Sipas propagandës së kohës, qëllimi i ngritjes së kooperativave fshatare të punës ishte që me bashkimin

e lirë dhe me vullnetin e plotë të bujqve, të bëhej bashkimi i tokave bujqësore, i veglave dhe i kafshëve

të punës, për arsye se vetëm administrimi kolektiv mund të krijonte kushte më të favorshme për

përdorimin e mjeteve mekanike dhe të metodave moderne në punimet bujqësore për përmirësimin dhe

shtimin e prodhimeve. Ky bashkim sillte për rrjedhojë jo vetëm pakësimin e shpenzimeve në kultivimin

e tokës bujqësore, por nga ana tjetër krijonte premisa për shtimin e të ardhurave si për anëtarët e koo-

perativës ashtu edhe për interesin e përgjithshëm të popullit. Bujku i organizuar në kooperativë në

krahasim me bujkun e paorganizuar në kooperativë (i veçuar), theksonte ideologjia e kohës, kishte

mundësira më të mëdha për shtimin, përmirësimin e prodhimit dhe i siguronte vetes të ardhura më të

mëdha se bujku i pa organizuar429.

Për sa i përket ritmit me të cilin vazhdoi themelimi dhe konsolidimi i kooperativave bujqësore në vitet e

para të Regjimit Monist, pasqyra e mëposhtme tregon diferencën midis vitit 1946 dhe vitit 1947430.

429 Aktiviteti dhe roli i kooperativave në ekonominë tonë popullore, botim i Komitetit të Përgjithshëm të Kooperativave

Shqiptare, shtypshkronja “Bashkimi”, Tiranë 1985, fq. 20. 430 Po aty, fq. 23, 24.

Page 166: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

165

Krahas sukseseve të arritura gjatë viteve 1946-1947, ku numri i kooperativave fshatare të punës, sikurse

shihet më sipër, ishte i konsiderueshëm, tendenca për të identifikuar probleme në lidhje me themelimin

dhe organizimin e tyre nuk mungonte, kjo me qëllim për ta mbajtur procesin sa më të karikuar.

Në historiografinë e kohës, krahas arritjeve në lidhje me procesin e themelimit të kooperativave

bujqësore, vihen në dukje të meta si: roli i këshillave drejtuese për kooperativat Shenkoll, Tale Grykë-

Lumit, Jagidine, Verri e Shirgjan, si dhe mungesa e lidhjeve me K. P. K. SH, të cilat nuk kishin qenë aq

të rregullta. Një tjetër e metë ishte dërgimi i evidencave dhe statistikave. Gjithashtu në këto kooperativa

kishte munguar dhe nuk ishte bërë një punë edukative aq sa duhej me anëtarët.

Ajo që duhet theksuar, vazhdon raporti, është fakti se ngritja e kooperativave fshatare të punës është në

dobinë e vetë fshatarëve tanë. Me anën e këtyre kooperativave, fshatarët do të përmirësojnë mjaft jetën e

tyre ekonomike, prandaj është një nevojë e domosdoshme për fshatarin që të shkëputet nga format e

vjetra të prodhimit e të përqafojë sistemet e përparuara të punimit të tokës, të cilat mund t'i realizonte

vetëm me organizimin në kooperativa431.

Paralelisht me ngritjen e kooperativave, shteti mori masa për krijimin e ndërmarrjeve shtetërore në

sektorin e bujqësisë. Ngritja e tyre ishte në përputhje me konceptet ideologjike të PPSH-së, e cila

synonte që në perspektivë në vend të krijohej një ekonomi e vetme socialiste, në formën e pronës

shtetërore dhe kjo si në qytet ashtu edhe në fshat. Si model për krijimin e ndërmarrjeve shtetërore në

sektorin e bujqësisë do të shërbente përvoja në Bashkimin Sovjetik. Ndërmarrjet shtetërore u ngritën

kryesisht në tokat që u konfiskuan prej shtetasve italianë, gjermanë, të vendosur në vendin tonë para

dhe gjatë luftës, tokat e pronarëve shqiptarë të dënuar nga gjyqet e regjimit komunist, si dhe fermat dhe

431 Po aty, fq. 23, 24.

VITET 1946 1947

Kooperativa të ngritura 7 21

Familje anëtare 217 954

Frymë 1.316 6249

Përqindja e familjeve anëtarë në krahasim me bujqit ku ka

kooperativë

43,77 % 48,69%

Sipërfaqja e tokës në dynym 9.828 45.393

Përqindja e sipërfaqes së tokës në krahasim me gjithë tokën - 1.45 %

Page 167: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

166

fidanishtet e shtetit të vjetër, çifligjet e shtetit dhe një pjesë e tokave që iu shpronësuan pronarëve privatë

nga Reforma Agrare432.

1.6. Menaxhimi i territorit dhe i ndërtimeve

Dekretligji i parë që i hapi rrugën e administrimit të zonave urbane për ndërtime, ishte ai me

nr.231/1946, “Mbi krijimin e Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimeve (N. SH. N.)”. Ndër detyrat kryesore

që kishte Ndërmarrja Shtetërore e Ndërtimeve, do të veçonim atë të zbatimit të të gjitha punimeve me

karakter nacional që i ngarkoheshin nga dikasteret e ndryshme me anë të Ministrisë së Punëve Botore

dhe çdo ndërtim tjetër, qoftë edhe me karakter lokal, që i ngarkohej nga ente të tjera shtetërore 433. Një

vit më parë KANC-i kishte miratuar Ligjin nr. 53/1945, “Mbi Tatimin e ndërtesave dhe të trojeve”. Mbi

bazën e këtij ligji, tatimit të ndërtesave i nënshtroheshin:

- Të gjitha ndërtesat dhe pjesët që vareshin prej tyre, si kopshte, lulishte, oborre, etj.

- Fabrikat, farkëtorët, mullinjtë,

- Trojet që përdoreshin për qëllime tregtare dhe industriale si kantiere, punishte, depo mallrash, etj, si

dhe të gjitha tokat që ndodheshin brenda planit rregullues të qyteteve dhe në mungesë të një plani të

tillë, ato që ndodhen brenda rrethit të ndërtesave të qytetit.

Akti më i rëndësishëm normativ për të pasur një inventar të ndërtimeve në qytet e në fshat, pavarësisht

destinimit të tyre për strehim apo aktivitet ekonomik, erdhi në vitin 1950. Në këtë vit Këshilli i

Ministrave miratoi Rregulloren nr. 3/1950, “Për emërtimin e rrugëve dhe numërimin e ndërtesave”. Kjo

rregullore do të pësonte ndryshime të parëndësishme ligjore me vendimin nr. 201/1969 e Presidiumit të

Kuvendit Popullor.

Për sa i përket kësaj rregullore, pozitiviteti i miratimit të saj kishte të bënte me faktin e krijimit të një

regjistri numerik për numrin e banesave për strehim, atyre ekonomike dhe trojeve rreth tyre që

gjendeshin në fshat dhe në qytet, si dhe të personave që ishin pronarë të këtyre pasurive të

paluajtshme434. Në bazë të kësaj rregullore në qytetet që kishin një plan rregullues, çdo bulevard, rrugë,

rrugicë, shesh ose park duhej të kishte një emër të caktuar edhe në qoftë se nuk figuronte në plan. Për sa

i përket ndërtesave të çdo bulevardi, rruge, rrugice, sheshi ose parku të caktuar, ato kishin një numër

rendor të veçantë që fillon nga numri një dhe vazhdonte gjer në numrin e fundit të ndërtesës ku

432 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Katërt, Periudha e Komunizmit 1945-1990, Tiranë 2007, fq.213. 433 Ligji nr.231,dt. 15 prill 1946, Mbi krijimin e Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimeve (N. SH. N.), Fletore

Zyrtare nr.32/1946. 434 Neni 1 i Rregullores të Këshillit i Ministrave Nr. 3, dt. 19.7.1950, Për emërtimin e rrugëve dhe numërimin e ndërtesave,

ndryshuar me vendimin nr. 201/, datë 1.7.1969 e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Page 168: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

167

mbaronte bulevardi, rruga, rrugica, etj. Për të bërë numërimin e ndërtesave të një bulevardi, rruge,

rrugice, sheshi ose parku më parë duhet të caktohej ndërtimi dhe kufijtë e tyre. Duke u nisur nga pika e

fillimit të bulevardit, rrugës, rrugicës, sheshit ose parkut, ndërtesave që gjendeshin në krahun e majtë të

drejtimit të tyre, u viheshin numra tek dhe atyre të krahut të djathtë numra çift, si për shembull 1,3,5,7,9,

dhe 2,4,6,8, e kështu me radhë. Kur ndërtesat kishin dyqane, punishte ose lokale të ndryshme të cilat

kishin dyer me vete, që dilnin në bulevard, rrugë, rrugicë, shesh ose park, çdo dyqani, lokali ose

punishteje i vihej një numër i veçantë435. Në rast se këto ndërtesa kishin më tepër se një derë (dalje),

këtyre dyerve që ishin pjesë e të njëjtit dyqan, lokal ose punishte dhe po në atë rrugë u vihej vetëm një

numër.

Evidentimi i numrit të ndërtesave ishte i detyrueshëm edhe në fshatra436. Në ato fshatra ku nuk kishte

mundësi të bëhej emërtimi i rrugëve, numërimi i ndërtesave bëhej sipas lagjeve, në qoftë se këto ishin

larg njëra-tjetrës.

Ky akt pavarësisht pozitivitetit, që mbarte, sikurse e shtjelluam më lart nuk ishte i plotë, pasi evidentimi

i çdo ndërtimi dhe rruge nuk kryhej me planimetri dhe sipërfaqe konkrete dhe kishte vetëm efekt

statistikor. Në rastin më të mirë për sipërfaqen e truallit të një banese vendoseshin vetëm kufijtë e saj në

emra njerëzish, rrugësh dhe objekte të tjera. Në rast se evidentimi do të ishte kryer me sipërfaqe konkrete

dhe planimetri për çdo pronë, do të ishte një database shumë i mirë për zyrat e hipotekave në atë kohë

dhe sistemin e sotëm të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Me qëllim për të përkrahur masat popullore sidomos familjet fshatare në nevojë, të cilat në fillim të

viteve ’50 përbënin grupin shoqëror më të besuar të Partisë Shtet, në vitin 1951 u miratua Ligji nr.

1384/1951, “Mbi shitjen e shtëpive të banimit, pronë shtetërore, që ndodhen në fshatra”.

Në bazë të këtij ligji, shtëpitë e banimit, që ishin pronë e shtetit dhe që ndodheshin në fshatra mund t'u

shiteshin fshatarëve të varfër dhe të mesëm. Shitja bëhej nga organet që ishin të ngarkuar me admi-

nistrimin e pasurisë së shtetit, kundrejt vleftës që caktohej nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të

Rrethit në territorin e të cilit ndodhej shtëpia e banimit. Vlefta e shitjes caktohej në jo më pak se një e

treta dhe as më shumë se gjysma e vleftës që kishte efektivisht shtëpia e banimit në kohën e shitjes437.

Në mbështetje të dekretit të lartpërmendur “Mbi shitjen e shtëpive të banimit, pronë shtetërore, që

435 Po aty, neni 8. 436 Po aty, neni 12. 437 Ligji nr. 1384 dt. 20.12.1951, Mbi shitjen e shtëpive të banimit, pronë shtetërore, që ndodhen në fshatra, Fletore Zyrtare

nr. 32/1951.

Page 169: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

168

ndodhen në fshatra”, Këshilli i Ministrave miratoi edhe udhëzimin me të njëjtin emër438. Në bazë të këtij

udhëzimi, shtëpitë shtetërore, që ndodheshin në fshatra, u shiteshin anëtarëve të kooperativave

bujqësore, fshatarëve të tjerë individualë, të varfër ose të mesëm, sidomos atyre që nuk kishin shtëpi

banimi ose që kishin kushte të papërshtatshme, që ishin invalidë të luftës ose të punës, bujqër

përparimtarë, etj. Shitja e shtëpive bëhej në bazë të çmimeve që caktoheshin nga komitetet ekzekutive të

këshillave popullore të rretheve439.

Kuptohet qartë se këto dy akte normative synonin më tepër ushqimin shpirtëror të familjeve të varfra

fshatare, të cilat nisur edhe nga nevoja e përditshme ishin edhe mbështetësit kryesorë të Partisë-Shtet, pa

pasur qëllim për të zgjidhur hallet e saj të shumta dhe mbi të gjitha pa pasur mundësi efektive që t`i

plotësonin këto familje me ndërtesa pronë shtetërore në fshat, ku thuajse nuk ekzistonin fare për kohën.

Sigurisht që në aspektin ideologjik, ligji synonte të krijonte të njëjtën mbështetje për Partinë-Shtet,

sikurse solli Ligji, “Mbi reformën agrare”.

Në kuadrin e së njëjtës reformë ligjore, asaj të shitjes së shtëpive të banimit pronë shtetërore, në vitin

1952 u miratua Ligji nr. 1541/1952, “Mbi shitjen e shtëpive të vogla pronë shtetërore që ndodheshin në

qytete”. Në bazë të këtij ligji, shtëpitë e vogla banimi, të shumtën me tri të ndara, që ishin pronë e

shtetit, të ndodhura në qytete ose qendra të banuara, mund t’u shiteshin punëtorëve dhe nëpunësve që

nuk kishin banesat e tyre. Mund të shiteshin në kushtet e mësipërme edhe shtëpitë me shumë të ndara,

por të bëra me ndërtim të vjetër, me qerpiç, gurë, tulla, kallame etj, kur ishte dhënë aprovimi për shit jen

e shtëpisë nga Kryeministria440. Ky dekretligj pësoi dy ndryshime në vitin 1957 dhe në vitin 1961. Në

bazë të ndryshimeve, që u miratuan në vitin 1957, shitja e shtëpive të banimit bëhej nga organet që ishin

të ngarkuar me administrimin e pasurisë së shtetit, kundrejt vleftës që caktohej nga Komiteti Ekzekutiv i

këshillit popullor të rrethit, në territorin e të cilit ndodhej shtëpia e banimit441. Në ndryshimet që u

miratuan në vitin 1961, blerësi vleftën e shtëpisë së banimit mund ta paguante edhe me këste, por jo më

vonë se tre vjet nga data e kontratës së shitjes, kur shtëpia ishte shitur para datës 20.03.1961, dhe jo më

vonë se dhjetë vjet, kur ishte shitur pas kësaj date442.

Me qëllim për të rritur cilësinë e ndërtimeve, që kryheshin gjatë kësaj periudhe, në vitin 1953 nga

Këshilli i Ministrave u miratua vendimi “Mbi dispozitat mbi kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të

438 Udhëzimi nr. 6 dt. 11.03.1958, Mbi shitjen e shtëpive të banimit, pronë shtetërore, që ndodhen në fshatra , Fletore Zyrtare nr. 3/1958. 439 Po aty. 440 Dekretligji nr. 1541 dt.18.9.1952, Mbi shitjen e shtëpive të vogla, pronë shtetërore, Fletore Zyrtare nr. 17/1952. 441 Dekretligji nr. 2416 dt. 4.3.1957, Mbi shitjen e shtëpive të vogla, pronë shtetërore, Fletore Zyrtare nr. 12/1957. 442 Dekretligji nr. 3230 dt. 20-3-1961, Mbi shitjen e shtëpive të vogla, pronë shtetërore, Fletore Zyrtare nr. 14/1961.

Page 170: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

169

veprave të ndërtimit”. Në bazë të këtij vendimi, në marrjen në dorëzim të punimeve do të zbatohen

dispozitat e neneve 33-35 të Urdhëresës së Qeverisë nr. 34 datë 29.12.1951, në të cilat përshkruhej se në

mbarimin e punimeve palët kontraktuese dorëzojnë dhe marrin në dorëzim punimet, si për objekte të

veçanta, ashtu dhe për krejt kompleksin. Në rast se gjatë marrjes në dorëzim të punimeve vërtetoheshin

të meta, punimet merreshin në dorëzim, me kushtin që sipërmarrësi të ishte i detyruar t'i plotësonte të

gjitha të metat brenda afateve që do të caktoheshin. Për dhënien dhe marrjen në dorëzim hartohej

procesverbali përkatës. Kolaudimi dhe marrja në dorëzim e punimeve duhej të bëhej sipas konditave

teknike për zbatimin e punimeve, si edhe të dispozitave teknike për kolaudimin e tyre, të miratuara nga

Këshilli i Ministrave.

Me qëllim ndreqjen e ndërtesave private, që bëheshin të papërdorshme, në vitin 1954 u miratua ligji me

të njëjtin emër. Në bazë të këtij dekretligji, kur ndërtesat e çdo lloji, që ishin pronë private bëheshin të

papërdorshme, qoftë edhe pjesërisht, si dhe pronarët e tyre nuk kujdeseshin që t'i ndreqin vetë, Komiteti

Ekzekutiv i këshillit popullor të qytetit ose të rrethit kompetent i caktonte pronarit një afat për ndreqjen e

ndërtesës, pasi të kishte planifikuar për pronarin lëndën e nevojshme dhe t'i kishte siguruar në rast

nevoje, një hua në të holla nga Banka e Shtetit. Në caktimin e afatit për ndreqjen e ndërtesës dhe të

shumës së huase, si dhe në planifikimin e lëndës së nevojshme, merrej parasysh lloji i ndërtimit dhe

gjendja ekonomike e pronarit, brenda një muaji nga data që i komunikohet lajmërimi nga ana e komitetit

ekzekutiv. Kur pronari i ndërtesës nuk nënshkruante aktdetyrimin e përmendur më sipër ose kur nuk

plotësonte ndreqjet në afatin e caktuar, ndërtimi bëhej nga Komiteti Ekzekutiv i këshillit popullor të

qytetit ose rrethit (nga investimet e ekonomisë komunale) për llogari të pronarit. Shpenzimet e bëra

paguheshin nga pronari me këste gjer në pesë vjet443. Ligji parashikonte kushte favorizuese edhe për

pronarët e mëparshëm, të cilëve u ishin shtetëzuar ndërtesat në bazë të dispozitave të dekretit Nr.

426/1947, “Mbi detyrimin e pronarëve për plotësimin e godinave të papërdorshme”. Me miratimin e

këtij ligji, ata kishin të drejtë që brenda një viti nga hyrja në fuqi të kërkonin t'u ktheheshin në pronësinë

e tyre ndërtesat e shtetëzuara, duke paguar të gjitha shpenzimet që ishin bërë nga shteti për ndreqjet ose

plotësimin e ndërtimit të këtyre godinave444.

Po në vitin 1954 u miratua dekretligji “Mbi administrimin e fondit të banesave”. Për efekt të këtij

dekreti ndërtesat ndaheshin në445:

443 Dekretligji nr. 1881 dt. 21.6.1954, Mbi ndreqjen e ndërtesave private që bëheshin të papërdorshme, Fletore Zyrtare nr.

11/1954. 444 Po aty, neni 4. 445 Neni 1 i Ligjit nr. 1902 dt. 05.07.1954, Mbi administrimin e fondit të banesave, Fletore Zyrtare nr. 11/1954.

Page 171: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

170

- ndërtesa pronë shtetërore, që jepeshin me qira dhe përbënin fondin shtetëror të banesave,

- ndërtesa pronë shtetërore që u ishin lënë institucioneve shtetërore dhe përdoreshin si zyra, shkolla,

spitale etj,

- ndërtesat që përbënin mjetet kryesore të ndërmarrjeve ekonomike shtetërore dhe ato që përdoreshin

për banim të punonjësve të tyre,

- ndërtesa pronë të kooperativave dhe të organizatave të tjera shoqërore,

- ndërtesa, prona të personave privatë që përdoreshin për ushtrim të ndonjë veprimtarie ose profesioni.

Administrimi i fondit shtetëror të banesave prona shtetërore bëhej nga ndërmarrjet komunale ose

seksione të veçanta të tyre. Për administrimin e fondit shtetëror të banesave, ndërmarrjet dhe zyrat

përkatëse kishin për detyrë446:

- të kujdeseshin për mirëmbajtjen e ndërtesave, të instalimeve tekniko-sanitare të tyre dhe të

vendeve të përdorimit të përbashkët (shkallët, korridoret, lavanderitë, dritat etj,

- të meremetonin ndërtesat,

- të kujdeseshin për ruajtjen e pemëve, të oborreve dhe të kopshteve.

Në vitin 1956 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Mbi mënyrën e tjetërsimit të tokave shtetërore për

ndërtim”. Mbi bazën e këtij vendimi, tokat shtetërore për ndërtim, që administroheshin nga ndërmarrjet

ose seksionet e ekonomisë komunale në qarqe, rrethe dhe qytete, mund t'u shiteshin vetëm punëtorëve

dhe nëpunësve për të ndërtuar shtëpi banimi. Shitja e tokave për ndërtim bëhej në bazë të vendimit të

Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të qarkut, rrethit ose qytetit në territorin e të cilit ndodhej toka

për ndërtim, mbasi të merrej më përpara edhe autorizimi i zyrës së urbanistikës. Kontrata e shitjes bëhej

me akt noterial dhe regjistrohej ose transkriptohet në zyrën e hipotekave ose në zyrën e kadastrës447.

Toka shtetërore, në bazë të këtij vendimi, iu ofrohej për blerje punëtorit ose nëpunësit për ndërtim vetëm

gjer më 500 m2, me kusht që brenda 2 viteve të ndërtohej në të shtëpi banimi. Tokat shtetërore për

ndërtim, që do të bliheshin nga punëtorët dhe nëpunësit, nuk mund të rishiteshin nga blerësit, pa leje të

posaçme të Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor përkatës. Kufizimi i mësipërm i rishitjes duhej të

përmendej në kontratën e shitjes dhe në regjistrimin ose transkriptimin që bëhej në zyrën e kadastrës ose

në zyrën e hipotekave. Nga sa shihet ky vendim edhe pse në dukje favorizonte nëpunësit dhe zyrtarët për

të blerë deri në 500 m2 truall për ndërtim, ata asnjëherë nuk mund ta rishisnin pronën e ndërtuar pa

marrë pëlqimin e Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor përkatës. Mbi tokat shtetërore, që iu dhanë

446 Po aty, neni 3. 447 Vendimi nr. 185 dt. 4.5.1956 i Këshillit të Ministrave, Mbi mënyrën e tjetërsimit të tokave shtetërore për ndërtim , Fletore

Zyrtare nr. 5/1956.

Page 172: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

171

punonjësve për ndërtim banesash ose për ekonomi ndihmëse, Këshilli i Ministrave miratoi një vit më

vonë udhëzimin, “Mbi mënyrën e tjetërsimit të tokave shtetërore për ndërtim”448.

Me qëllim mirëmbajtjen e banesave shtetërore, në vitin 1957 u miratua Rregullorja nga ana e Këshillit të

Ministrave nr. 41/1957, “Mbi mirëmbajtjen e ndërtesave shtetërore”. Mbi bazën e kësaj rregulloreje,

qiramarrësi detyrohej të përdorte sipas kontratës ndërtesën ose apartamentin e marrë me qira për banesë

që përbënte pronë shtetërore.

Në mënyrë kategorike i ndalohej qiramarrësit që449:

a) të bënte adaptime ose ndërtime të çdo lloji, si ngritje ose heqje muresh ndarëse, mbyllje ose hapje

dritaresh, hapje brimash për stufa në vende të ndryshme e të tjera,

b) të ndryshonte instalimet e ndryshme elektrike, hidrosanitare dhe të kaloriferit,

c) të mbante në apartamente shpendë dhe kafshë të ndryshme, përveç maces ose qenit të racës dhe këto,

me lejen e bashkëbanuesve të tjerë të apartamentit,

d) të mbante në vendet e përdorimit të përbashkët ose në tavane, sende ushqimore që prisheshin shpejt

dhe krijojnë era të këqija,

e) të hidhte plehra, ujë, letra dhe sende të tjera nga dritaret ose ballkonet, si edhe në shkallët dhe oborret

e godinës,

f) të vendosë në korridoret dhe vendet e tjera të përdorimit të përbashkët mobilie dhe sende të tjera, të

cilat pengonin kalimin e njerëzve dhe e rrezikonte godinën nga zjarri.

Qiramarrësit detyroheshin që godinën ose apartamentin ta mbanin në gjendje të mirë, të pastër dhe të

përdornin me kujdes instalimet elektrike, hidrosanitare dhe të kaloriferit, si dhe vendet e përdorimit të

përbashkët si: kuzhinat, banjat, korridoret, shkallët, bodrumet e të tjera. E drejta e përdorimit të

oborreve, tarracave, bodrumeve, shkallëve, korridoreve, kuzhinave dhe banjave u takonte të gjithë

qiramarrësve të një godine ose apartamenti, në pjesë të barabarta në rast se në kontratë ose me

marrëveshje të qiramarrësve nuk ishte caktuar ndryshe.

Me qëllim planifikimin sa më të mirë të vendeve për ndërtim, në vitin 1958 u miratua Udhëzim i

Këshillit të Ministrave “Mbi caktimin e vendeve të ndërtimit”. Ky vendim i Këshillit të Ministrave mori

shkas nga fakti se deri në atë periudhë për caktimin e vendeve të objekteve të ndërtimit nuk ishte treguar

një kujdes i veçantë, nuk ishin shfrytëzuar sa duhej tokat urbane, përkundrazi në shumë raste ishte

dëmtuar fondi i tokës bujqësore, shumë objekte ishin ndërtuar në periferi dhe pa asnjë studim dhe kriter

448 Udhëzimi nr. 11, datë 26.6.1957, “Mbi mënyrën e tjetërsimit të tokave shtetërore për ndërtim”. 449 Rregullorja e Këshillit të Ministrave nr. 41 dt. 05.02.1957, Mbi mirëmbajtjen e banesave shtetërore, Fletore Zyrtare nr.

4/1957.

Page 173: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

172

urbanistik, me qëllim që në të ardhmen të mënjanoheshin këto të meta450. Sikurse del nga ky vendim i

Këshillit të Ministrave, procesi i planifikimit të çdo sektori të ekonomisë të vendit nuk mund të linte

jashtë vëmendjes as edhe zonat urbane, ku pa diskutim për ekonominë e dobët, që kishte vendi ynë në

atë periudhë të bazuar plotësisht në ekonominë bujqësore, një vend të rëndësishëm zinte mbrojtja e

fondit bujqësor.

Për të disiplinuar ndërtimet, që po realizoheshin gjatë kësaj periudhe, vëmendja u përqendrua jo vetëm

në qytet, por edhe në fshat dhe pa diskutim synimin kryesor, më tepër sesa urbanizimi i jetës të banorëve

që jetonin aty, e zinte ruajtja dhe paprekshmëria e fondit bujqësor. Po në vitin 1958 u miratua nga

Këshilli i Ministrave Udhëzimi “Mbi ndërtimet në fshat”.

Sipas këtij udhëzimi, kritikohej puna e komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve, që

kishin lejuar të ngriheshin shtëpi banimi dhe ndërtesa shoqërore në vende të papërshtatëshme dhe të

shpërndara në shumicën e rasteve në tokat më të mira, duke cenuar kështu fondin e tokës dhe njësinë e

blloqeve të kooperativave bujqësore. Me qëllim që të disiplinohej vendimmarrja përkatëse në këtë

drejtim, në udhëzim urdhërohej që për të ardhmen451:

1. Të ndalohej ngritja e çfarëdo ndërtese në fshat, pa marrë më parë lejen përkatëse nga komisioni i

çështjeve agrare pranë komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit, siç përcaktohet në

Dekretin nr. 2151 datë 8.11.1955, “Mbi sistemimin agrar të tokave dhe regjistrimin e tyre” (neni

18 germa b)

2. Ndërtesat e banimit të fshatarëve dhe ndërtesat e kooperativave bujqësore të ngriheshin në trojet e

fshatrave të vjetra. Kur ishte e domosdoshme që të bëheshin ndërtime në vende jashtë fshatit të

vjetër, duhej që një gjë e tillë të studiohej mirë dhe vendi i ndërtimit të pëlqehet nga Komiteti

Ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit.

3. Vendet që do të caktoheshin për ndërtime, duhet të ishin toka të papërshtatshme për kulturat e

arave dhe vetëm në raste të domosdoshme mund të caktoheshin toka të mira, por gjithmonë në

sipërfaqe të kufizuar.

1.7. Regjistrimi i pasurive të paluajtshme

Akti i parë normativ për regjistrimin e tokave bujqësore ishte urdhëresa nr. 46 datë 04.12.1947, “Mbi

Kadastrën Provizore”. Me këtë urdhërese synohej regjistrimi i të gjithë sipërfaqes tokësore shtetërore,

450 Udhëzim i Këshillit të Ministrave nr. 9 dt. 12.4.1958, Mbi caktimin e vendeve të ndërtimit, Fletore Zyrtare nr. 15/1958. 451 Udhëzimi i Këshillit të Ministrave nr. 21 dt. 12.9.1958, Mbi ndërtimet në fshat, Fletore Zyrtare nr. 15/1858.

Page 174: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

173

private dhe e personave juridikë, me përjashtim të zonës së qyteteve për formimin e librave kadastralë të

pronësisë, të vlefshme për efekte ekonomiko-bujqësore. Regjistrimi do të bëhej në bazë të matjeve të

Reformës Agrare ose me çmuarjen e sipërfaqes së parcelave, duke i dalluar këto në 12 kultura; ara,

livadhe, duhanore, kopshte, pemishte, vreshta, troje, ullishte, pyje moçalishte dhe tokë të pafrytshme452.

Për regjistrimin e tokave të çdo fshati ngarkoheshin nëpunësit e Kadastrës të Komitetit Ekzekutiv të

Nënprefekturave. Për të kontribuar në regjistrimin sa më të saktë, u formua në çdo fshat një Komision i

posaçëm që prej Komitetit të Fshatarëve të Varfër dhe nga një i deleguar i Këshillit Popullor. Pronarëve,

të cilëve u regjistroheshin pronat, duhet të ishin prezent gjatë regjistrimit për të dhënë informacionin që

do t'u kërkohej, duke qenë përgjegjës për saktësitë e elementeve që jepnin gjatë kryerjes të regjistrimeve.

Librat e pronësisë duhej të paraqisnin në çdo kohë gjendjen e vërtetë të tokës. Pronarët detyroheshin

brenda 30 ditëve të njoftonin Zyrën e Kadastrës pranë Komiteteve Ekzekutive të Nënprefekturës për çdo

ndryshim që lidhej me pronësinë, sipërfaqen ose kulturën e tokave të tyre pas regjistrimit453.

Ky akt normativ shumë i rëndësishëm i hapi rrugën regjistrimit të të gjitha llojeve të pasurive të

paluajtshme, që përfshiheshin në kategorinë e tokave bujqësore, në vitet 1947-1950. Megjithatë

pavarësisht arritjeve pozitive, që mbarte ky ligj, zbatimi i tij në praktikë nuk pasqyroi gjendjen reale të

pronarëve të tokave bujqësore, ashtu edhe të sipërfaqeve që ata kishin në zotërim. Për të shmangur

detyrimet ndaj shteti (barrës fiskale të tatimit mbi tokën bujqësore), për shkak edhe të mungesës së

matjeve topografike në terren, si dhe të të dhënave arkivore kadastrale të mëparshme që mungonin, pasi

sikurse theksuam në pjesën e parë të temës sistemi i regjistrimit kishte karakter fakultativ; pronarët

deklaronin se zotëronin tokë bujqësore, pyje dhe kullota e të tjera me pak sesa kishin në realitet.

Gjithashtu, për të shmangur edhe efektet represive që vinin nga zbatimi i Ligjit, “Mbi reformën agrare”,

shumë pronarë të tokave bujqësore, pyjeve, kullotave dhe livadheve lejuan që një pjesë e

konsiderueshme e pronave të tyre të regjistroheshin në emër të bujqve hyzmeqarë në tokat e tyre. Në

këtë mënyrë në regjistrat kadastralë të viteve 1948 dhe 1950, mjaft toka bujqësore, pyje, kullota dhe

livadhe u regjistruan në emër të argatëve apo të bujqve hyzmeqarë në ato toka. Ky regjistrim fiktiv apo i

pavërtetë, ka krijuar mjaft probleme sot në lidhje me dosjet administrative të kthimit dhe të kompensimit

të pronave të subjekteve të shpronësuara nga Regjimi Monist.

452 Neni 2 i urdhëresës nr. 46, dt. 04.12.1947, Mbi Kadastrën Provizore, Fletore Zyrtare nr.87/1947. 453 Po aty, neni 5.

Page 175: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

174

Tre vjet më vonë, në vitin 1950 u miratua Dekretligji nr. 1102/1950, “Mbi shërbimin kadastral të

tokave”, akt që plotësoi hapat proceduriale në lidhje me regjistrimin e tokave bujqësore, por pa cenuar

thelbin e ligjit të parë454.

Ligji më i rëndësishëm kësaj periudhe ishte Dekretligji nr. 2151/1955, “Mbi sistemimin agrar të tokave

dhe regjistrimin e tyre”. Sipas tij sistemimi agrar kishte për qëllim të rregullonte shfrytëzimin sa më

racional të tokave bujqësore, të zhdukte të metat dhe pengesat e shfrytëzimit të këtyre tokave, të

ndihmonte kolektivizimin e bujqësisë dhe përgjithësisht përmirësimin rrënjësor të tokave bujqësore dhe

zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë bujqësore.

Qëllimet e sistemimit agrar si më sipër realizoheshin455:

a) me ndarjen e fushave në ngastra (parcela) të rregullta e të përshtatshme për vlerësimin ekonomik,

b) me zhdukjen e rrugëve, kanaleve dhe gardheve të panevojshme ose që janë bërë vatra për zhvillimin e

sëmundjeve dhe insekteve të dëmshme për bimët,

c) me çeljen e kanaleve dhe rrugëve të reja ose me ndryshimin e drejtimit të tyre,

g) me vendosjen e familjeve bujqësore të shpërngulura nga vendet e tjera në toka të lira,

Sistemimi agrar organizohej, drejtohej dhe kryhej nga Ministria e Bujqësisë dhe nga organet e saj në

qarqe dhe rrethe, në bazë të rregullores së posaçme, të aprovuar nga Qeveria. Për sa i përket kategorive

të tokave bujqësore, në to përfshiheshin arat, djerrët, lëndinat, ugarët, livadhet, pemishtet, kopshtet,

vreshtat, ullishtat, moçalet si dhe kullotat dhe pyjet456.

Ndërsa të gjitha tokat e tjera si oborret e ndërtesave dhe ndërtesat e ngritura në to, trojet në qytete ose në

fshatra, që ishin zënë më parë nga ndërtesat, sado që të ishte sipërfaqja e tyre, kopshtet, pemishtet dhe

tokat e tjera brenda në qytet kur sipërfaqja e tyre si ngastër (parcelë) nuk kalonte gjysmë dynymi, nuk

konsideroheshin toka bujqësore.

Për sa i përket tokave bujqësore, të ndodhura në fshatra ose në qytete, mund të ngriheshin ndërtesa, kur

kjo për fshatrat lejohej nga komisionet e çështjeve agrare dhe për qytetet nga zyrat e urbanistikës. Me

ngritjen e ndërtesave këto toka ktheheshin në toka jobujqësore457.

Regjistrimi i tokave, sipas këtij ligji, kishte për qëllim që për nevojat e sistemimit agrar dhe të degëve të

ndryshme të ekonomisë popullore, si dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të

pronarëve të tokave, të përmblidhte dhe të ruante në një formë sistematike dhe të dukshme, të dhëna të

454 Dekretligji nr. 1102, datë 27.11.1950, “Mbi shërbimin kadastral të tokave” 455 Neni 2 i dekretligjit nr. 2151 dt. 8.11.1955, Mbi sistemimin agrar të tokave dhe regjistrimin e tyre, Fletore Zyrtare nr.

18/1955. 456 Po aty, neni 4. 457 Po aty, neni 6.

Page 176: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

175

sakta mbi të drejtën e pronësisë dhe mbi gjendjen natyrale ekonomike të tokave dhe të pasurive të tjera

të paluajtshme. Regjistrimi i tokave organizohej dhe drejtohej nga Ministria e Bujqësisë dhe nga

komitetet ekzekutive të këshillave popullore të qarqeve dhe kryhej në rrethet dhe qytetet nga zyrat e

kadastrës, nën drejtimin dhe kontrollin e seksioneve të bujqësisë të këtyre komiteteve ekzekutive458.

Të gjitha tokat bujqësore dhe ndërtesat, që ndodheshin në fshat, regjistroheshin detyrimisht në regjistrat

e zyrës së kadastrës. Tokat bujqësore, që ndodheshin brenda qyteteve dhe që ishin të regjistruara në

regjistrat e zyrës së kadastrës, mbaheshin të regjistruara në këtë mënyrë përderisa në to nuk ishin ngritur

ndërtesa ose nuk kishte ndryshuar mënyra e destinimi të tyre bujqësor. Ndërsa tokat e tjera, që

ndodheshin brenda qyteteve, ndërtesat dhe tokat që më parë ishin bujqësore, por të cilave iu ndryshua

më vonë destinimi i tyre bujqësor, regjistroheshin në regjistrat e zyrës së hipotekave në rastet e

parashikuara nga dispozitat e dekretit “Mbi pronësinë”.

Regjistrimi i tokave bujqësore dhe i pasurive të tjera të paluajtshme, të ndodhura jashtë qyteteve, kryhej

në regjistrat themeltarë të kadastrës që ishin lista e fshatrave, regjistri i familjeve bujqësore, regjistri i

ngastrave (parcelave) dhe përmbledhësja e tokave të fshatit 459.

Tokat bujqësore dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, që duheshin regjistruar në regjistrat e kadastrës,

shënoheshin në këto regjistra si vijon:

- kur ishin në pronësi të familjeve bujqësore, në emrin e kryetarit të familjes bujqësore,

- kur ishin në pronësi të kooperativave bujqësore ose të organizatave shoqërore dhe

kooperativiste, në emrin e kooperativave bujqësore dhe të organizatave shoqërore,

- kur ishin lënë në administrimin e ndërmarrjeve bujqësore shtetërore ose të institucioneve

shtetërore, në emër të shtetit duke shënuar në listën e pronësisë si shfrytëzuese ndërmarrjet ose

institucionet shtetërore.

Familjet bujqësore, kooperativat bujqësore, ndërmarrjet shtetërore dhe pronarët e ndryshëm

detyroheshin që për çdo ndryshim që donin të bënin në tokat bujqësore, që ndodheshin në fshat ose

brenda qytetit, por të regjistruara në regjistrat e kadastrës, në lidhje me pronësinë, sipërfaqen dhe

kulturat kadastrale, të kërkonin autorizimin e komisioneve të çështjeve agrare.

Familjet bujqësore, kooperativat bujqësore, ndërmarrjet shtetërore dhe pronarët e ndryshëm, që ishin

autorizuar të bënin ndryshime në pronësinë, sipërfaqen dhe kulturat kadastrale, si dhe që kishin ngritur

458 Po aty, neni 10. 459 Po aty, neni 12.

Page 177: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

176

ndërtesa në këto toka, detyroheshin brenda 20 ditëve nga data e ndryshimit ose e ngritjes së ndërtesës, të

lajmëronin zyrën e kadastrës kompetente për veprimet e rastit.

Gjithashtu këta persona detyroheshin të lajmëronin zyrën e kadastrës brenda këtij afati për çdo ndryshim

që bëhej në tokat bujqësore që tregoheshin më sipër, të shkaktuara nga agjentët e natyrës, si dhe për çdo

ndryshim në tokat jobujqësore të ndodhura në fshat460. Për një sqarim dhe interpretim më të plotë të

Dekretligjit nr. 2151/1955, “Mbi sistemimin agrar të tokave dhe regjistrimin e tyre”, Këshilli i

Ministrave në vitin 1956 miratoi Rregulloren “Mbi zbatimin e sistemimit agrar të tokave”461. Mbi bazën

e këtyre akteve normative, duke filluar nga çasti i miratimit të tyre dhe deri në fund viteve ’90, filloi dhe

u përmbyll mbi 90% e kadastrimit të tokës bujqësore mbi bazën e matjeve topografike në teren, të cilat

krijuan një regjistër mjaft të saktë të sipërfaqeve të tokës bujqësore, pyjeve, kullotave dhe livadheve në

çdo cep të vendit, qoftë kur ato ishin pronë private fillimisht, qoftë kur kaluan më vonë në zërin

kadastral “Shtet” të administruara nga kooperativat bujqësore.

Si konkluzion për sa i përket të gjithë atyre çështjeve që trajtuam në këtë Kre, mund të themi se gjatë

viteve 1945-1960 në Shqipëri ishin hedhur themelet e një ekonomie socialiste të planifikuar, e cila po

zhvillohej duke kopjuar përvojën sovjetike462. Në fund të viteve ’60 apo në fund të pesëvjeçarit të dytë të

planit, në Shqipëri pothuajse përfundoi kolektivizimi i tokës bujqësore, megjithëse ai si një masë

shtrënguese kishte filluar qysh në fund të planit të parë pesëvjeçar, pra në vitin 1955. Nga dhjetori i

vitit1955 deri në maj të vitit 1956 ishin kolektivizuar 31.5 % e tokës së punueshme, ndërsa numri i

kooperativave bujqësore ishte rritur më shumë se dy herë nga 318 në 694 të tilla. Në vitin 1961 ishte

kolektivizuar 86 % e tokës së punueshme. Tashmë furnizimi i popullsisë me produkte bujqësore varej

vetëm nga ecuria e sektorit shtetëror të bujqësisë. Megjithatë edhe gjatë viteve të sundimit komunist në

Shqipëri, bujqësia ishte sektori më i dobët i ekonomisë shqiptare. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha

ekonomike dhe shoqërore, që kishte pësuar Shqipëria në 16 vite të Regjimit Komunist, ajo ishte ende

larg të qenurit një vend industrial-agrar463. Përpjekjet për ta transformuar Shqipërinë në një vend

industrial-agrar, synonin edhe krijimin e një klase të vërtetë proletare, me qëllim që pas industrializimit,

vendi të ishte gati për ndërtimin e shoqërisë komuniste, që në fakt mbeti veçse utopi, pasi zhdukja e

460 Po aty, neni 14. 461 Rregullore e Këshillit të Ministrave Nr. 4 dt. 6.1.1956, Mbi sistemimin agrar të tokave dhe regjistrimin e tyre, Fletore

Zyrtare nr. 2/1956. 462Valentina Duka, vepër e përmendur, fq. 275. 463 Po aty, fq. 279.

Page 178: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

177

pronës private dhe krijimi i asaj të përbashkët përbënte thelbin e dështimit të Regjimit dhe njëkohësisht

një ndër shkaqet kryesore të rrëzimit të tij në fund të viteve ’90 464.

KREU II. E DREJTA TOKËSORE PËRGJATË VITEVE 1960-1990

2.1. Ashpërsimi i reformave ligjore në fushën e pasurive të paluajtshme pronë private

Reforma ligjore dhe institucionale në lidhje me titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore, trojet, ndërtimet,

pyjet kullotat, livadhet, menaxhimin e territorit, si dhe mënyrën e evidentimit të tyre në regjistrat

hipotekorë dhe kadastralë vazhdoi dhe u përsos edhe më shumë përgjatë viteve 1960-1990. Kjo reformë

synonte të realizonte dy qëllime kryesore:

a) Planifikimin e çdo sektori të ekonomisë të vendit përfshirë këtu edhe menaxhimin e territorit e të

titujve të pronësisë, mbi të gjitha kategoritë e pasurive të paluajtshme,

b) Asgjësimin e pronës private në fshat, duke përmbyllur me sukses proçesin e

kooperativizmit si dhe asgjësimin e pronës private në qytet duke e kaluar të gjithë sipërfaqen

e trojeve tokë shtetërore.

Për një administrim sa më të rregullt sipas planit të shtetit, të tokave për ndërtim, ndërtesave,

ngrehinave, pajisjeve dhe materialeve, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr.411 datë 20.9.1960,

“Mbi mënyrën e kalimit në administrim të ndërmarrjeve, tokave, ndërtesave, ngrehinave, pajisjeve dhe

materialeve, si dhe të kalimit të tyre në pronësi të organizatave kooperativiste ose të organizatave të tjera

shoqërore”465. Në vitin 1961 doli udhëzimi me të njëjtin emër466. Në bazë të tij të gjitha tokat për

ndërtim dhe ndërtesat e ndryshme për nevojat shtetërore mund të ndërronin administruesin:

a. me vendim të Këshillit të Ministrave, për institucionet qendrore,

b. me vendim të Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor, për institucionet lokale.

Për të eliminuar edhe më shumë pronën private në fazën e konsolidimit të Regjimit Monist, do të

shërbente jo vetëm kuadri normativ, por mbi të gjitha përgatitja ideologjike e masave fshatare dhe

punonjëse, nëpërmjet veprave vendase dhe të huaja. Për të justifikuar atë që po ndodhte, veprat e

Marksit, të Engëlsit dhe të Leninit shërbenin si ushqim intelektual, por nuk mungonin edhe autorë të

tjerë të huaj bashkëkohorë që përkrahnin të njëjtën ideologji. Sipas Eduard Kardel-it, marrëdhëniet

464 Po aty, fq. 280. 465 Vendimin nr.411 datë 20.9.1960, “Mbi mënyrën e kalimit në administrim të ndërmarrjeve, tokave, ndërtesave,

ngrehinave, pajisjeve dhe materialeve si dhe të kalimit të tyre në pronësi të organizatave kooperativiste” 466 Udhëzim nr. 1, dt. 7.2.1951, “Mbi mënyrën e kalimit në administrim të ndërmarrjeve, tokave, ndërtesave, ngrehinave,

pajisjeve dhe materialeve si dhe të kalimit të tyre në pronësi të organizatave kooperativiste ose të organizatave të tjera

shoqërore”, Fletore Zyrtare nr. 2/1961.

Page 179: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

178

shtetërore-pronare, nuk janë “shpikje” e burokracisë, sikurse mund të lexohet jo fort rrallë nga

kundërshtarët tanë, por domosdoshmëri shoqërore historike dhe i vetmi hap i mundshëm revolucionar

drejt socializmit467.

Prona shoqërore e cila zë vendin e pronës private, sipas këtij autori nuk është qëllim në vetvete, por

është armë e historisë në zhvillimin e fuqive prodhuese. Vetëm me këtë rol të saj ajo është në të njëjtën

kohë mjet dhe rrugë historike për eliminimin e tjetërsimit të kushteve, mjeteve dhe fryteve të punës të

shfrytëzimit të njeriut nga njeriu468.

Në vitin 1969 u miratua dekretligji nr.4494/1969, “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të

përkohshëm të pasurisë”.

Ky akt normativ sikurse thuhet në preambulën e tij u bë nga ana e Presidiumit të Kuvendit Popullor, me

qëllim për të lehtësuar ngritjen e objekteve ekonomike e social-kulturore, zbatimin e planeve rregulluese

të qyteteve dhe të qendrave të tjera të banuara, ndërtimin e objekteve që kishin të bënin me rritjen e

aftësisë mbrojtëse të vendit, për plotësimin e nevojave të ngutshme shtetërore ose shoqërore, si dhe për

çdo arsye tjetër të një interesi shtetëror ose shoqëror. Në bazë të këtij ligji pasuria e paluajtshme, pronë e

personave të veçantë, mund të shpronësohej për interes të përgjithshëm, në dobi të shtetit, të

kooperativave dhe të organizatave shoqërore.

Në çdo rast shpronësimet e pasurisë së paluajtshme bëheshin me vendim të Komitetit Ekzekutiv të

këshillit popullor të rrethit. Për sa i takon masës të shpërblimit të shpronësimit, ai caktohej në masën që

do ta çmonte të arsyeshme Komiteti Ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit, pavarësisht nga vlefta e

pasurisë së shpronësuar, por në asnjë rast nuk duhet të kalonte vleftën reale të saj në kohën e

shpronësimit. Shpërblimi jepej në të holla ose në një pasuri tjetër469.

Ky dekret ligj në raport me Ligjin “Mbi shpronësimet” i vitit 1954 paraqiste dy elemente negative.

Së pari, nevojën për të shpronësuar edhe më shumë pasuritë e paluajtshme pronë private në favor/dobi të

shtetit, të kooperativave dhe të organizatave shoqërore.

Së dyti, masa e shpërblimit ishte diçka krejt subjektive, ndryshe nga ligji i mëparshëm që vendoste disa

kritere. Në bazë të këtij akti masa e shpërblimit caktohej në masën që e çmonte të arsyeshme Komiteti

Ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit, pavarësisht nga vlefta e pasurisë së shpronësuar.

467 Eduard Kardel, Kundërthënie e pronës shoqërore në praktikën bashkëkohore socialiste, shtëpia botuese “Rilindja”,

Prishtinë 1974, fq.38. 468 Po aty, fq. 47. 469 Neni 1-3 i Ligjit nr. 4494, dt. 31.3.1969, Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, Fletore

Zyrtare nr. 10/1969.

Page 180: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

179

Gjashtë vite më vonë për të bërë një interpretim dhe sqarim sa më të plotë të dekretligjit nr.4494/1969,

“Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë”, u miratua Udhëzimi nr. 4/1975,

i Këshillit të Ministrave ‘Mbi procedurat e shpronësimit”.

Në bazë të këtij udhëzimi, shpronësimi i pasurisë së paluajtshme pronë e personave të veçantë,

kooperativave bujqësore dhe organizatave shoqërore, duhej të bëhej vetëm kur ekzistonte nevoja

konkrete për të lehtësuar ngritjen e objekteve ekonomike e social-kulturore, zbatimin e planeve

rregulluese të qyteteve dhe të qendrave të tjera të banuara, ndërtimin e objekteve që kishin të bënin me

rritjen e aftësisë mbrojtëse të vendit. Në çdo rast shpronësimi i pasurisë duhej të bëhej me vendim të

Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit, i cili kishte të drejtë t'ia delegonte vendimmarrjen

komiteteve ekzekutive të këshillave popullore më të ulëta. Në udhëzim theksohej edhe njëherë fakti se

më tepër kishte rëndësi plotësimi i dokumenteve tekniko-ligjore të shpronësimit të një pasurie të

paluajtshme pronë private dhe jo masa e shpërblimit. Sipas udhëzimit, pasuria që shpronësohej,

pavarësisht nga shpërblimi që do të jepej, në çdo rast duhet të vlerësohej duke plotësuar këto

dokumente:

a) preventivin e vleftës fillestare të objektit, sipas çmimeve në fuqi në kohën e shpronësimit, të

shoqëruar me skicat planimetrike të banesës,

b) të dhënat mbi përcaktimin e moshës së godinës, të nxjerra sipas rastit, nga hipoteka ose nga Komiteti

Ekzekutiv i këshillit popullor të lagjes së qytetit ose të fshatit,

c) përcaktimin e shkallës së amortizimit të objektit që shpronësohet.

Të dhënat sipas pikave a, b dhe c jepeshin nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e

Ekonomisë Komunale. Për raste të veçanta, kur nuk mund të siguroheshin të dhënat e mësipërme,

gjendja reale dhe shkalla e amortizimit përcaktoheshin nga një komision i posaçëm470.

Ky udhëzim pësoi një amendim në vitin 1980 në lidhje me mënyrën e shpronësimit të sipërfaqeve të

mbjella me kultura bujqësore dhe të banesave, për efekt të zbatimit të planeve urbanistike në ndërtimin e

objekteve social kulturore, ekonomike etj. Në bazë të këtyre ndryshimeve, vlera e pemëve, prodhimeve

të tyre dhe kulturave bujqësore që shpronësoheshin, për efekt të zbatimit të planeve rregulluese ose për

ndërtimin e objekteve ekonomike, social-kulturore, të mbrojtjes etj, përcaktoheshin sipas tarifave të

caktuara nga Ministria e Bujqësisë.

Ndryshime të rëndësishme statutore në fushën e pasurive të paluajtshme u miratuan me Kushtetutën e

Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në vitin 1976471.

470 Pika1-3 e Udhëzimit të Këshillit të Ministrave Nr. 4, dt. 3.4.1975, “Mbi procedurat e shpronësimit”.

Page 181: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

180

Që në preambulën e kësaj Kushtetute theksoheshin arritjet që kishte pësuar vendi ynë nën drejtimin e

PPSH-së nga viti 1945 e në vazhdim. Në kushtet e pushtetit popullor, nën udhëheqjen e Partisë së klasës

punëtore, u realizuan shndërrime të mëdha ekonomiko-shoqërore, që u përvijuan në Kushtetutën e parë

të shtetit socialist shqiptar. Iu dha fund sundimit të kapitalit të huaj dhe grabitjes së pasurive të vendit.

Kapitalistët e çifligarët u shpronësuan dhe mjetet kryesore të prodhimit kaluan në duart e popullit. U

hap rruga për industrializimin socialist të vendit. Reforma Agrare ia dha tokën atij që e punon dhe

kolektivizimi i bujqësisë e futi fshatin në rrugën e socializmit. Vendin e pronës private dhe të ekonomisë

shumëformëshe e zuri prona shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe sistemi i vetëm i ekonomisë socialiste

në qytet e në fshat. U likuiduan klasat shfrytëzuese dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeriut. Gjithë zhvillimi

shoqëror bëhet në mënyrë të vetëdijshme, me plan dhe në interes të popullit. Në Shqipërinë socialiste

klasa punëtore është klasa udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë. Marrëdhënie të reja ndihmë reciproke

dhe bashkëpunimi janë vendosur midis dy klasave mike të shoqërisë sonë, klasës punëtore dhe

fshatarësisë kooperativiste, si edhe shtresës së inteligjencës popullore. Puna e lirë e njerëzve të lirë

është bërë faktori vendimtar i lulëzimit të atdheut socialist, i ngritjes së mirëqenies së përgjithshme dhe

të gjithsecilit. Shqipëria e kapërceu prapambetjen shekullore dhe është shndërruar në një vend me

industri e bujqësi të përparuar472.

Sikurse rezulton nga ky qëndrim, që mbante Pushteti Popullor në Kushtetutën e vitit 1976, me forcë

propagandoheshin arritjet në goditjen e familjeve të mëdha dhe të mesme me tokë bujqësore

(çifligarëve) dhe goditjet e sipërmarrësve privatë në qytet (borgjezëve), arritjet në zhdukjen e pronës

private, kryerjen e Reformës Agrare dhe krijimin e kooperativave bujqësore.

Për sa i përket dispozitave që Kushtetuta e vitit 1976 sanksiononte në lidhje me pasuritë e paluajtshme,

ato ishin shumë domethënëse në drejtim të regresit që iu bë goditjes dhe asgjësimit të pronës private. Për

sa i takon pushtetit politik, në Kushtetutë thuhet se i gjithë pushteti shtetëror në Republikën Popullore

Socialiste të Shqipërisë buron nga populli punonjës dhe i përket atij. Klasa punëtore, fshatarësia

kooperativiste dhe punonjësit e tjerë e ushtrojnë pushtetin nëpërmjet organeve përfaqësuese, si edhe

drejtpërsëdrejti. Organet përfaqësuese janë Kuvendi Popullor dhe Këshillat Popullore473.

Në bazë të kësaj dispozite, pushteti politik në dukje i përkiste masave të fshatarësisë kooperativiste dhe

atyre punonjëse, por që në fakt pushteti i vërtetë i përkiste Partisë Shtet, e cila planifikonte dhe

471 Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë e vitit 1976, e miratuar me Ligjin nr. 5506, dt. 28.12.1976 dhe ndryshuar

me Ligjin nr. 6799, dt. 29.6.1983. 472 Marrë nga Hyrja apo Preambula e Kushtetutës të vitit 1976. 473 Neni 5 i Ligjit nr. 5506, dt. 28.12.1976, Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, e ndryshuar me Ligjin

nr. 6799, dt. 29.6.1983 me të njëjtin titull.

Page 182: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

181

urdhëronte për zbatim, përfshirë edhe reformat në fushën e pronësisë mbi territorin e vendit, çdo gjë që

ajo e çmonte të nevojshme për ruajtjen e sistemit socialist.

Në kapitullin e të drejtave ekonomike në Kushtetutë, theksi vihej te prona socialiste e cila përbënte

bazën e paprekshme të rendit socialist, burimin e mirëqenies së popullit. Prona socialiste përbëhej nga

prona shtetërore dhe nga prona kooperativiste në bujqësi. Për sa i përket pronës shtetërore ajo

trumbetohej se i përkiste gjithë popullit dhe ishte forma më e lartë e pronës socialiste. Ishin pronë vetëm

e shtetit, toka dhe pasuritë e nëntokës, minierat, pyjet, kullotat, ujërat, uzinat, fabrikat etj. Për sa i përket

tokës si aseti kryesor i pronës shtetërore, ajo mund t’u jepej në përdorim shoqëror ndërmarrjeve dhe

institucioneve shtetërore, kooperativave bujqësore dhe organizatave shoqërore, si dhe në përdorim

vetjak shtetasve. Toka jepej në përdorim pa shpërblim.

Mbrojtja e tokës, e pasurive të natyrës, ishte detyrë e shtetit, e organizatave ekonomike e shoqërore dhe

e të gjithë shtetasve. Për sa i përket pronës kooperativiste, ajo konsiderohej se i përkiste grupit të

punonjësve të fshatit, të bashkuar vullnetarisht në kooperativën bujqësore për rritjen e prodhimit dhe të

mirëqenies, për ndërtimin e socializmit në fshat dhe në gjithë vendin.

Shteti merrte përsipër të përkrahte zhvillimin dhe fuqizimin e kooperativave bujqësore, shndërrimin e

tyre në ekonominë moderne të prodhimit të madh socialist.

Për sa i përkiste pronës vetjake të shtetasve, si të tilla konsideroheshin, të ardhurat nga puna dhe nga

burime të tjera të ligjshme, shtëpia e banimit dhe sende të tjera që shërbenin për plotësimin e nevojave

materiale e kulturore vetjake e familjare474.

Sikurse rezulton nga kapitulli i të drejtave ekonomike, Shteti Socialist në vitin 1976 bëri një shtetëzim

total të të gjithë territorit të vendit, për sa i përket tokave bujqësore në formën e bahçeve të vogla,

kopshteve dhe trojeve në qytet dhe në fshat duke i konsideruar të gjitha pronë shtetërore. Në këtë rast një

aneksim i tillë u bë drejtpërsëdrejti nga akti më i rëndësishëm themeltar i shtetit, pa pasur nevojë për

ligje në fushën e shtetëzimeve, shpronësimeve apo konfiskimeve, të cilat i analizuam përgjatë kreut të

parë.

Këto dispozita të cilat trumbetonin se e gjithë pasuria tokësore i përkiste organizatave kooperativiste dhe

ndërmarrjeve bujqësore, në fakt ishin një farsë, pasi çdo shtetas që punonte në fshat ishte thjesht një

punonjës me mëditje apo një rrogëtar që kishte në pronësinë e vetë vetëm veglat e prodhimit bujqësor.

Arritjet e Reformës Agrare që proklamoheshin në pjesën hyrëse të Kushtetutës, binin të gjitha poshtë,

pasi asnjë familje bujqësore pas miratimit të këtij akti normativ, jo vetëm që nuk kishte më në pronësinë

474 Po aty, nenet 17-24.

Page 183: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

182

e saj deri 5 ha tokë bujqësore sa i la Reforma Agrare, por as edhe bahçen apo kopshtin ku gjendej

banesa e tyre nuk quhej më pronë private. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për trojet në qytet, të cilat u

konsideruan të gjitha pronë shtetërore edhe pse në shumicën e territorit urban në qytete gjendeshin

banesa private. Vetëm shtëpitë e banimit në fshat dhe në qytet mbeteshin pronë private.

Në këtë mënyrë kjo Kushtetutë i tha fund pronës private dhe krijimit të një çifligu të madh shtetëror të

administruar nga Partia-Shtet, krijoi mundësinë për kontrollin e mëtejshëm të jetës ekonomike dhe

sociale të qytetarëve, si dhe i hapi rrugën planifikimit të mëtejshëm të territorit nëpërmjet procedurave të

shpronësimit, duke i hequr Shtetit jo vetëm “De-fakto”, por edhe “De-juro” detyrimin për të

dëmshpërblyer shtetasit, të cilëve ua cenonte pronën, meqenëse për truallin dhe tokën bujqësore nuk

kishte më asnjë detyrim.

2.2. Reformat gjatë viteve 1960-1990 në fushën e planifikimit urban dhe ndërtimeve

Në vitin 1976 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 135, datë 28.4.1976, “Për ngritjen e banesave

me punë vullnetare”. Në këtë vendim urdhërohej që ndërtimi i banesave të bëhej me ndihmesë vullnetare

dhe të organizohej duke mbajtur parasysh ngarkesën e punonjësve, që t'u lihej atyre kohë edhe për

argëtim e pushim. Puna për ndërtimin e banesave me ndihmë vullnetare kryhej vullnetarisht drejtpërdrejt

nga punonjësit, në bazë të planit në shkallë rrethi dhe sipas grafikut të përcaktuar nga ndërmarrja,

institucioni ose organizata, në mënyrë që ndërtimi të ecte ritmikisht dhe të mos paguhej nga të ardhurat

që realizoheshin nga puna e punëtorëve të tjerë të ndërmarrjes ose nga shteti475.

Në bazë të këtij akti normativ dilnin në pah degradimi i reformave ekonomike në fushën e urbanizimit

dhe kryerjes të ndërtimeve për strehim. Në pafuqi për të përballuar nevojat e qytetarëve, ndërmarrjet e

ndërtimit një përgjegjësi e tillë ua linin shtresave në nevojë, që jashtë orarit të punës të ndërtonin

banesën ku ata nuk ishin më vonë pronarë, edhe pse kishin kontribuar në krijimin e saj, por përkundrazi i

paguanin qira shtetit. Një punë e tillë më tepër sesa vullnetare, sikurse mbante emërtimin akti, bëhej e

nevojshme dhe detyruese për shkak të nevojës për strehim dhe për më keq akoma ishte një punë pa

shpërblim.

Grotesk ishte qëndrimi që mbahej në vendimin e sipërcituar, ku thuhej se kontributi për të ngritur banesa

me punë vullnetare, nuk duhet të cenonte kohën e lirë për argëtim dhe pushim të shtetasve. Po si mund

të mbetej më kohë e lirë për familjet e reja në nevojë, kur atyre u duhej të kontribuonin në dy drejtime;

në njërin drejtim në vendin e punës, ku siguronin të ardhurat e nevojshme për jetesën e përditshme dhe

475 Pika 1 dhe 2 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 135, dt. 28.4.1976, Për ngritjen e banesave me punë vullnetare.

Page 184: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

183

nga ana tjetër në punën vullnetare, për të shpresuar në sigurimin e banesës së ndërtuar, ku bëheshin

qiramarrës dhe jo pronarë të saj.

Në vitin 1976 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përshtatjen dhe meremetimin e ndërtesave

shtetërore. Sipas këtij akti normativ bëhej e nevojshme përshtatja dhe meremetimi për banim i godinave

shtetërore, që nuk ishin destinuar për banim dhe që ndodheshin brenda vijave kufizuese në qytete, në

qendrat industriale, si edhe në ndërmarrjet bujqësore dhe në fshatra476.

Ky akt normativ tregonte plagën e rëndë që vuante ekonomia e vendit tonë për të plotësuar nevojat e

banorëve në qytet dhe në fshat për strehim. Në pamundësi për të ngritur apartamentet dhe shtëpitë e e

duhura të banimit në qytet dhe në fshat nga ndërmarrjet e shërbimit komunal, si rrugëzgjidhje u pa

miratimi i këtij akti që i jepte mundësinë banorëve të strehoheshin në godina të papërshtatshme për

banim, që ishin ngritur për qëllime ekonomike duke i meremetuar dhe përshtatur ato për banim477.

Me qëllim planifikimin e ndërtimeve, që kryheshin në qytete dhe në fshatra, në vitin 1985 u miratua

dekretligji për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe të fshatrave”. Ky

dekret pësoi dy ndryshime në vitin 1983 dhe të fundit në vitin 1985478.

Në bazë të dekretligjit të mësipërm, urbanistika socialiste përbënte çelësin e vetëm të suksesit për

ndërtimin e planifikuar e të harmonizuar të qyteteve dhe të fshatrave me qendrat e tjera të banuara, duke

u zgjidhur nevoja për strehim sikurse propagandohej në mënyrë shkencore, nëpërmjet planeve

rregulluese për periudha perspektive shumëvjeçare. Këto plane shumëvjeçare synonin jo vetëm të

zgjidhnin nevojën për strehim, por një gjë të tillë ta bënin duke ruajtur një raport të drejtë me nevojat e

mbrojtjes së vendit, të zhvillimit të ekonomisë e të kulturës, të shëndetësisë, të ruajtjes së mjedisit

natyror etj479. Me qendra të tjera të banuara brenda qyteteve dhe fshatrave, për efekt të planeve

rregulluese, kuptoheshin qendrat e banuara punëtore, të ndërmarrjeve bujqësore, të sektorëve ekonomikë

e të prodhimit dhe vendet e pushimit turistike lokalë.

Projektimi i ndërtimeve bëhej sipas parimeve të urbanistikës dhe të arkitekturës socialiste, të kërkesave

të zhvillimit ekonomik dhe kulturor të vendit, në mbështetje të traditës përparimtare të së kaluarës e të

traditës të re socialiste480. Planet rregulluese dhe vijat kufizuese të ndërtimit të qyteteve dhe të fshatrave,

476 Pika 1 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 409, dt. 22.12.1976, Për përshtatjen dhe meremetimin e ndërtesave

shtetërore. 477 Po aty, pika 2 e vendimit të Këshillit të Ministrave tw sipërcituar.. 478 Ndryshimi i dekretligjit nr. 5747, dt. 29.6.1978, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve

dhe të fshatrave, u bë me dekretligjin nr. 6703, dt. 21.1.1983 si dhe dekretligjin nr. 7011, dt 3.12.1985. 479 Neni 1 i dekretit nr. 5747 dt. 29.6.1978, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe të

fshatrave. 480 Po aty, neni 3.

Page 185: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

184

me qendrat e tjera të banuara brenda tyre, projektoheshin nga organet kompetente që përcaktoheshin me

vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërtimet në qytete, në fshatra dhe në qendrat e tjera të banuara brenda tyre fillonin me marrjen e lejës

së ndërtimit, e cila lëshohej pasi ishte bërë shpronësimi, ishte përgatitur sheshi i ndërtimit dhe ishte

miratuar projekti përkatës. Në qytete lejohej ndërtimi i banesave të reja vetjake me të ardhurat e vetë

shtetasit, në raste të rralla e të domosdoshme, brenda vijës kufizuese të ndërtimit, kur nuk binte në

kundërshtim me planin rregullues dhe vetëm në formë të grupuar, sipas projekteve tip e normativave

përkatëse të miratuara.

Në fshatra dhe në qendra të tjera të banuara brenda tyre, lejohej ndërtimi i banesave të reja vetjake, si

rregull, me të ardhurat e vetë shtetasit dhe në raste të caktuara, me kredi bankare sipas dispozitave të

veçanta, të grumbulluara brenda vijës kufizuese të ndërtimit dhe kur nuk bien në kundërshtim me planin

rregullues.481

Për kursimin e fondit të tokës, ndërtimet e çdo lloji në qytete dhe në fshatra me qendrat e tjera të banuara

brenda tyre bëheshin duke shfrytëzuar në mënyrë sa më racionale territorin e tyre. Në fshatra, banesat e

reja vetjake dhe veprat social-kulturore e ekonomike të bujqësisë, ndërtoheshin të grumbulluara mbi

bazë fshati dhe si rregull, ndërmjet ndërtesave ekzistuese.

Ngastrat e oborreve kooperativiste, që ndodheshin brenda planit rregullues, kur ziheshin me ndërtime

caktoheshin në një vend tjetër. Për ndërtimin e banesave vetjake në fshatrat fushore jepej në përdorim

një ngastër deri në 200 m2, në fshatrat kodrinore deri në 250 m2, në fshatrat malore deri në 300 m2 dhe

në qytete deri në 150 m2. Lartësitë dhe largësitë ndërmjet banesave dhe ndërtimeve të tjera caktoheshin

me dispozita të Këshillit të Ministrave. Tjetërsimi i banesave pronë vetjake, në qytete duhej të bëhej me

leje të Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të qytetit ose të këshillit popullor të qytetit kur nuk

kishte komitet ekzekutiv, të lagjes për qytetin e Tiranës dhe në fshatra me leje të Këshillit Popullor të

fshatit të bashkuar482.

Në vitin 1978, Këshilli i Ministrave, miratoi Rregulloren,“Për hartimin dhe zbatimin e planeve

rregulluese të qyteteve e të fshatrave”. Në bazë të kësaj rregulloreje ritheksohej edhe njëherë detyrimi i

ministrive, institucioneve të tjera qendrore, këshillave popullore dhe komiteteve ekzekutive,

ndërmarrjeve shtetërore, njësive ushtarake, organizatave shoqërore, kooperativave bujqësore dhe

481 Po aty, neni 9. 482 Po aty, neni 11.

Page 186: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

185

shtetasve për t`i realizuar ndërtimet mbi bazën e planeve rregulluese, studimeve pjesore urbanistike,

planimetrive të shesheve të ndërtimit dhe me leje ndërtimi.

Në këtë rregullore sanksionohej distanca që duhej të kishin ndërtesat njëra me tjetrën dhe me trotuarin. E

njëjta gjë kërkohej edhe për ndërtimet industriale, llojet e ndërtimeve industriale, ndërtimet në zonat e

mbrojtura dhe arkeologjike etj483.

Kjo rregullore e cila vinte në zbatim të dekretligjit nr. 5747/1978, “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin

e planeve rregulluese të qyteteve dhe të fshatrave”, përbënte një akt pozitiv që synonte të mbronte

mirëmenaxhimin e territorit të vendit, ku në thelb nuk ishte gjë tjetër veçse një akt i fushës

urbanistike484.

Duhet theksuar fakti se në aspektin formal, aktet e mësipërme normative synonin të kishin në kontroll

realizimin e ndërtimeve të çdo karakteri, duke respektuar masterplanet përkatëse si në fshat dhe në qytet.

Realizimi i ndërtimeve për arsye të mbrojtjes kombëtare kërkonte shumë mund dhe sakrifica dhe nuk do

të kishte mundësi reale për plotësimin e nevojave për strehim485. Nga ana tjetër ndërtimet në fshatra në

shumicën e rasteve miratoheshin nga këshillat popullorë të fshatrave, në përbërje të të cilave jo vetëm që

nuk bënin pjesë inxhinierë urbanistë, por në të shumtën e rasteve vendimet që merreshin nuk

dokumentonin lejën e ndërtimit që jepej, subjektin në favor të të cilit jepej leja e ndërtimit, sipërfaqen e

sheshit të ndërtimit dhe planimetrinë e objektit që do të ndërtohej. Kjo është edhe një nga arsyet

thelbësore për të cilën në 90 % të rasteve, ndërtimet e realizuara në fshat, para vitit 1990, nuk ekzistonin

të regjistruara në sistemin hipotekor. Për të bërë një regjistrim të banesave në fshat në vija të

përgjithshme duke i lënë çdo familje 300-350 m2 tokë truall, në vitin 1995 Këshilli i Ministrave miratoi

VKM-në nr.432, datë 14.08.1995, “Për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në zonat

urbane të fshatit”.

Me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë me shërbime komunale dhe masat për zhvillimin e

mëtejshëm të tyre, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 158, datë 26.4.1980, “Për shërbimet,

riparimet dhe punimet me porosi”.

483 Rregullorja nr. 47, dt. 10.7.1978, Për hartimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve e të fshatrave. 484 Dekretligji nr. 5747, datë 29.6.1978, “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe të

fshatrave”. 485 Në fillim të viteve ’90, numri i qendrave të zjarrit në të gjithë vendin, ishte rreth 700 mijë objekte kur dihej që kostoja e

ndërtimit të një qendre zjarri ishte baras me një apartament banimi, ndërkohë që numri i objekteve të ngritura për banim

gjatë viteve 1945-1990, ishte shumë herë më i vogël se qendrat e zjarrit.

Page 187: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

186

Në bazë të këtij akti Ministria e Ekonomisë Komunale, komitetet ekzekutive të këshillave popullore të

rretheve dhe ndërmarrjet komunale, detyroheshin të merrnin masa të mëtejshme për përmirësimin e

shërbimeve, duke bërë një kthesë rrënjësore në sasi, cilësi dhe në kohë.

Ndërmarrjet komunale përveç meremetim-ndërtimit në popull, detyroheshin të kryenin punime për

çerdhet, kopshtet, spitalet, shkollat, bibliotekat dhe institucionet e tjera buxhetore sipas planeve të mira-

tuara, duke caktuar sektorë ose brigada të veçanta. Brenda viteve 1980-1981 ministritë dhe institucionet

e tjera qendrore, detyroheshin të zgjidhnin përfundimisht problemin e investimeve për ndërtimet

komunale dhe për mirëmbajtjen e banesave, të ujësjellësve, të rrjetit elektrik, të rrugëve, të kanalizimeve

të sipërfaqeve të gjelbëruara dhe të mjediseve të tjera shoqërore etj. Këtyre ndërmarrjeve i lindte si

detyrë që duke filluar nga viti 1981, krahas fondeve për ndërtimin e banesave, të parashikoheshin edhe

fonde për ndërtimin e shesheve, të rrugëve e të trotuareve, për asfaltime e për kanalizime, që mjedisi

rreth banesave të reja të ishte i sistemuar.

Përmirësimi i shërbimit komunal ishte një synim që kërkohej të arrihej në bazë të këtij akti, jo vetëm për

ndërtimet në qytet, por edhe në fshat. Komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve, këshillat

popullore të fshatrave të bashkuara dhe kryesitë e kooperativave bujqësore, detyroheshin të merrnin

masa për të forcuar drejtimin dhe kontrollin e aktiviteteve komunale në fshat, për të zgjeruar e rritur

llojshmërinë dhe për të përmirësuar cilësinë e ndërtimeve dhe shërbimeve komunale. Kooperativave

bujqësore u rekomandohej, që duke filluar nga viti 1981, të parashikonin fonde për shërbimet komunale.

Në këtë proces përgjegjësinë kryesore e kishte Ministria e Ekonomisë Komunale, komitetet ekzekutive

të këshillave popullore të rretheve dhe ndërmarrjet e sektorit komunal.

Ky akt normativ pavarësisht pozitivitetit të tij për të mirorganizuar punën në shërbimin komunal me

qëllim plotësimin e nevojave të qytetarëve, përbënte një akt normativ në kuadrin e planifikimit të çdo

qelize të ekonomisë, që kurrsesi nuk mund të shpëtonte fatin e ekonomisë sonë socialiste, e cila në atë

kohe kishte marrë tatëpjetën falë edhe mungesës të të ardhurave financiare që u krijuan për shkak të

divorcit me Kinën.

Në vëmendjen e planifikimit urban të territorit të vendit, në fillim të viteve ’80 ishin edhe plazhet. Në

vitin 1980, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, për përmirësimin e shërbimit dhe zhvillimin e

plazheve”486.

486 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 511, datë 15.12.1980, “Për disa masa për përmirësimin e shërbimit, forcimin e

rregullave dhe zhvillimin e plazheve”

Page 188: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

187

Në bazë të këtij vendimi Ministria e Ekonomisë Komunale dhe komitetet ekzekutive të këshillave

popullore të rretheve që kishin plazhe, nëpërmjet ndërmarrjeve komunale detyroheshin të drejtonin dhe

të organizonin më mirë punën për përmirësimin cilësor të shërbimeve në plazhe. Ministria e Ekonomisë

Komunale detyrohej të bënte planifikimin dhe shpërndarjen e kabinave e të dhomave për plazhet

kombëtare, si dhe të miratonte kriteret e shpërndarjes së kabinave e të dhomave për plazhet lokale487.

Sëmundja e planifikimit të çdo sektori të ekonomisë së vendit në fillim të viteve ’80, bëri që për këtë

qëllim të miratohej edhe një ligj i posaçëm nr. 6802/1983, “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e

planit unik e të përgjithshëm”.

Dihet tashmë që për regjimet komuniste suksesi i ekonomisë nuk bazohet te ligji i ofertës dhe kërkesës,

por te centralizimi i çdo qelize të jetës sociale, ekonomike dhe politike, ku pa diskutim rolin kryesor në

këtë drejtim e zinin ekspertët e fushave përkatëse që hartonin planet që u kërkoheshin sipas direktivave

të partisë shtet, pa pasur asnjë lidhje me realitetin.

Sikurse thuhet në preambulën e këtij ligji: vetëm duke u udhëhequr nga mësimet e marksizëm-leninizmit

zhvillimi me plan e përpjesëtimor i ekonomisë sonë socialiste, është mjet i fuqishëm i shtetit të diktaturës

së proletariatit për ndërtimin e socializmit, për thellimin e revolucionit socialist në të gjitha fushat e

jetës, për forcimin e diktaturës së proletariatit dhe të mbrojtjes së Atdheut, për rritjen e pandërprerë e të

përgjithshme të mirëqenies materiale e kulturore të popullit.

Sipas këtij ligji plani unik dhe i përgjithshëm shtetëror është pjesë e pandarë e programit të Partisë së

Punës të Shqipërisë për ndërtimin e shoqërisë socialiste dhe komuniste. Miratimi i planit unik të

përgjithshëm shtetëror bëhej nga Kuvendi Popullor dhe ishte i detyrueshëm për zbatim nga Këshilli i

Ministrave, nga ministritë e institucionet e tjera qendrore, nga komitetet ekzekutive të këshillave

popullore të rretheve dhe nga ndërmarrjet, institucionet e kooperativat bujqësore488.

Me qëllim që kërkesat e punonjësve për banesë të administroheshin sa më mirë dhe të harmonizohen

kompetencat e organeve të ndryshme shtetërore në këtë fushë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr.

8/1983, “Për administrimin e ndërtesave për banesë”489.

Në bazë të këtij vendimi, të drejtën për të kërkuar banesë e kishte si burri ose gruaja që përbënin familje

më vete, pjesëtari madhor në marrëdhënie pune ose në pension që ishte ndarë zyrtarisht nga familja

kryesore. Kërkesa për banesë në qytet i paraqitej Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të lagjes së

487 Pika 1 dhe 2 e vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 511, dt. 15.12.1980, Për disa masa për përmirësimin e shërbimit,

forcimin e rregullave dhe zhvillimin e plazheve. 488 Neni 1 dhe 2 i Ligjit nr. 6802, 29.6.1983, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planit unik e të përgjithshëm. 489 Vendimin nr. 8, dt. 12.7.1983, Për administrimin e ndërtesave për banesë, ndryshuar me vendimin nr. 215, dt. 14.9.1984

si dhe me vendimin nr. 133, dt. 3.5.1985.

Page 189: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

188

qytetit. Në fshat kërkesa për banesë i paraqitej Këshillit Popullor të fshatit të bashkuar. Për të

administruar kërkesat e shtetasve për banesë, në qendrat e punës krijohej komisioni i shpërndarjes së

banesave i përbërë prej 5-7 vetash. Komisioni kishte për detyrë të verifikonte listën emërore të

punonjësve që figurojnë me kërkesë të rregullt për banesë, përbërjen familjare, gjendjen shëndetësore,

gjendjen e banesës, ndihmesën e dhënë në ndërtimin e banesës, si dhe hershmërinë e kërkesës për

banesë. Ndërtesat e banimit në fshat, të ndërtuara nga ndërmarrjet e tjera, nga institucionet dhe nga

repartet ushtarake, si edhe ndërtesat e banimit në pronësi të kooperativave bujqësore administroheshin

dhe mirëmbaheshin nga vetë ato490.

Ky akt normativ edhe pse përmbante në mënyrë të detajuar proçedurën, që ndiqej për administrimin e

kërkesave për strehim, nuk e mbulonte dot kolapsin e mungesës të mjediseve të strehimit që kishte vendi

ynë në këtë periudhë. Zënia e radhës për strehim dhe kriteret që duhej të mbaheshin parasysh në

trajtimin e kërkesave për strehim (subjektet që duhet të kishin përparësi) sipas këtij vendimi, tregonin

pamundësinë objektive për të plotësuar me strehim të gjitha familjet e reja që ishin krijuar në qytet dhe

në fshat.

Procesi i planifikimit dhe i zvogëlimit të sipërfaqes tokë truall që i lejohej të merrte një familje e re, me

qëllim ndërtimin e banesës të saj, arriti kulmin me miratimin e dekretligjit “Për hartimin, miratimin dhe

zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe të fshatrave. Në bazë të këtij dekretligji, për ndërtimin e

një banese në fshat lejohej të merrej një ngastër deri 200 m2 për fshatrat fushorë, 250 m2 për fshatrat

kodrinorë, 300 m2 për fshatrat malore dhe deri 150 m2 në qytet491.

Për kontrollin e mëtejshëm të ndërtimeve në fshat, në vitin 1985, Këshilli i Ministrave miratoi një tjetër

vendim. Në bazë të këtij vendimi, komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve detyroheshin

të merrnin të gjitha masat tekniko-organizative për të përfunduar brenda muajit qershor të vitit 1986

planet rregulluese të fshatrave492.

Kujdes i veçantë sipas këtij vendimi në hartimin dhe ripunimin e planeve rregulluese do t'i kushtohej

kursimit të tokës bujqësore, sidomos të tokës arë, duke parashikuar ndërtimin e banesave me më shumë

se një kat, kurse për objektet prodhuese parashikohej gjerësisht hartimi dhe zbatimi i projekteve me

teknologji vertikale.

490 Pika 2, 3 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 8, dt. 12.7.1983, Për administrimin e ndërtesave për banesë. 491 Neni 10 i dekret i Ligjit nr. 7011, dt. 03.12.1985, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve

dhe të fshatrave. 492 Vendimi i Këshilli i Ministrave nr. 366, datë 30.10.1985, “Për kontrollin e mëtejshëm të ndërtimeve në fshat”

Page 190: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

189

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Ndërtimit, Ministrinë e Ekonomisë Komunale

dhe komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve, detyrohej që brenda tremujorit të parë të

vitit 1986 të paraqiste në Këshillin e Ministrave studimin për ndërtimin e banesave vetjake në fshat.

Ndërsa Komisioni i Planit të Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave,

Ministrinë e Ndërtimit dhe Ministrinë e Bujqësisë, detyroheshin të planifikonin gjatë viteve të

pesëvjeçarit të tetë, prodhimin e mekanizmave të nevojshëm për ndërtimet në fshat, që do të përdoreshin

nga sektorët e ndërtimit të ekonomive bujqësore493.

Ky akt normativ në vitet e fundit të regjimit monist nxirrte në pah dy elemente të rëndësishme;

- intensifikimin dhe centralizimin e planifikimit të ndërtimeve në fshat, sikurse në gjithë sektorët

e tjerë të ekonomisë të vendit,

- nevojën për të kursyer sa më shumë tokën bujqësore që kishte mbetur aseti i vetëm për

plotësimin e nevojave të vendit.

Duhet theksuar se lëvizjet ideologjike që u ndërmorën në vitet 60-70, siç ishte lufta kundër

burokratizmit, likuidimi i institucioneve fetare, artit etj, çuan në politizimin e jetës dhe ashpërsim të

luftës klasore. Po kështu ndërmarrja e disa masave ekonomike ekstreme, siç ishin kolektivizimi i zonave

të thella malore, likuidimi i oborrit kooperativist, tufëzimi i bagëtive etj, çuan në shoqërizim ekstrem të

pronës në qytet dhe në fshat, në likuidim të plotë të pronës private dhe iniciativës së lirë private. Pasojat

e tyre u ndien drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në nivelin e jetesës së popullit494.

2.3. Konsolidimi i procesit të kooperativizimit

Për mbrojtjen dhe konsolidimin e bujqësisë, u miratua dekretligji nr. 4427/1968 me të njëjtin titull. Në

bazë të këtij dekreti synohej mbrojtja dhe rritja e pareshtur e prodhimeve bujqësore e blegtorale të

ndërmarrjeve shtetërore bujqësore, kooperativave bujqësore, si dhe mbrojtja e oborreve kooperativiste

nga shkatërrimet e dëmtimet. Këshillat popullore dhe komitetet ekzekutive të tyre ngarkoheshin të

merrnin masa për parandalimin e dëmeve dhe të drejtonin punën për mbrojtjen e gjithanshme të

bujqësisë495. Në bazë të këtij dekreti theksi vihej në mbrojtjen e ekonomisë së brishtë shqiptare të bazuar

në veprimtarinë bujqësore sidomos në prodhimin që vinte nga organizatat kooperativiste.

493 Pika 1-3 e vendimit nr. 366, dt. 30.10.1985 të Këshillit i Ministrave, Për kontrollin e mëtejshëm të ndërtimeve në fshat. 494 Historia e Popullit Shqiptar, vepër e përmendur, fq.321. 495 Dekreti nr. 4427, dt. 23.9.1968, Për mbrojtjen e bujqësisë, Fletore Zyrtare nr. 9/1968, i ndryshuar me dekretin Nr. 5913,

dt. 26.6.1979, Për mbrojtjen e bujqësisë.

Page 191: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

190

Akti më i rëndësishëm normativ, që normonte në mënyrë të detajuar mënyrën e krijimit dhe detyrat që

do të kishin kooperativat bujqësore, ishte miratimi i dekretligjit nr. 4864/1971, “Për krijimin e

kooperativave bujqësore të tipit të lartë”496.

Sikurse thuhet në preambulën e këtij dekreti, qëllimi i miratimit të tij ishte që: Duke marrë parasysh

stadin e tanishme të zhvillimit të ekonomisë bujqësore socialiste në përgjithësi dhe të kooperativave

bujqësore në veçanti, me qëllim që t'i jepet një hov i mëtejshëm rritjes së prodhimit bujqësor, është e

nevojshme intensifikimi i punës për të krijuar kooperativa bujqësore të fuqishme, me anën e

pjesëmarrjes shtetërore në to nëpërmjet investimeve, fuqizimit të bazës materiale-teknike e të përsosjes

së drejtimit organizativo-ekonomik, ngritjes së pronës të grupit në nivelin e pronës të të gjithë popullit,

duke ngushtuar në këtë mënyrë më tej dallimet esenciale midis fshatit e qytetit

Në bazë të këtij ligji synoheshin të krijoheshin kooperativa bujqësore të tipit të lartë, mbi bazën e koope-

rativave bujqësore ekzistuese, me vullnetin e lirë të anëtarëve të tyre dhe me miratim të Këshillit të

Ministrave. Kooperativat bujqësore, të tipit të lartë, veprimtarinë e tyre ekonomike dhe organizative

duhet ta zhvillonin në bazë të statutit ku sanksionohej parimi i demokracisë kooperativiste me atë të

centralizmit demokratik. Statuti bazë dhe rregullorja bazë mbi organizimin dhe shpërblimin e punës në

kooperativën bujqësore të tipit të lartë, miratoheshin nga Këshilli i Ministrave497.

Mbledhja e përgjithshme e anëtarëve të kooperativës bujqësore, të tipit të lartë, ishte organi më i lartë i

tyre, i cili shqyrtonte dhe miraton statutin bazë dhe rregulloren bazë mbi organizimin dhe shpërblimin e

punës së rekomanduar nga Këshilli i Ministrave.

Sikurse del nga përmbajtja e disa dispozitave të këtij dekreti, qëllimi në fund të viteve ’60 nga ana e

regjimit nuk ishte më ai i krijimit të kooperativave bujqësore, se ky proces pothuajse kishte përfunduar

në 90 % të të gjithë tokës bujqësore të punueshme qysh në fillim të këtyre viteve, por problem kryesor

mbetej modernizmi dhe përsosja e punës në kooperativat bujqësore të krijuara. Transformimi i këtyre

kooperativave shikohej si çelësi i suksesit për rritjen e mëtejshme të prodhimit bujqësor dhe mirëqenies

së shtetasve.

Statuti bazë i kooperativave bujqësore, të tipit të lartë, u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave

nr. 154/1972498. Në këtë statut kooperativa bujqësore e tipit të lartë, konsiderohej si një ekonomi e

496 Dekretligji nr. 4864, dt. 15.7.1971, Për krijimin e kooperativave bujqësore të tipit të lartë, do të pësonte dy ndryshime me dekretligjin nr. 5635, dt. 30.9.1977 dhe me dekretligjin nr. 6734, dt. 26.2.1983. 497 Neni 1 dhe 4 i dekretit nr. 4864, dt. 15.7.1971, Për krijimin e kooperativave bujqësore të tipit të lartë. 498 Ky statut sikurse gjithë sistemi ekonomik shtetëror në bujqësi, që ndihej i trysnuar u ndryshua disa herë me vendimet nr.

341 dt. 6.11.1977, nr. 77, dt. 7.12.1978, nr. 39, dt. 9.3.1979, nr. 73, dt. 7.5.1979, nr. 505, dt. 8.12.1980, nr. 538, dt.

13.12.1980 dhe me udhëzimin nr. 1, dt. 31.1.1981.

Page 192: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

191

madhe kolektive socialiste, e ngritur sipas mësimeve marksiste-leniniste të Partisë së Punës së

Shqipërisë. Ajo krijohej me vullnetin e lirë të anëtarëve të saj, mbi bazën e kooperativave bujqësore

ekzistuese. Kooperativa bujqësore, e tipit të lartë, pretendohej se përfaqësonte një fazë të re më të

përparuar në zhvillimin e rendit kooperativist. Ajo do të siguronte ritme më të larta për zhvillimin e

bujqësisë, nëpërmjet intensifikimit të prodhimit, vendosjes së tij mbi baza shkencore dhe ngritjes në një

shkallë më të lartë të drejtimit e të organizimit.

Mjeteve kryesore të prodhimit të kësaj Kooperative përbëheshin nga toka që shteti i jep në përdorim

shoqëror, si edhe nga kafshët e punës e të prodhimit, pemëtoret, vreshtat dhe ullishtat, ndërtesat për

nevoja prodhimi.

Shteti merrte përsipër të mbështeste këtë organizatë drejtpërdrejti nëpërmjet investimeve, ku masa e

fondeve buxhetore për financimin e investimeve nga shteti përcaktohej me plan, të cilin e miratonte

komiteti ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit.

Kooperativa bujqësore, e tipit të lartë, e zhvillonte veprimtarinë e saj në mbështetje të statutit dhe të

ligjeve, urdhëresave, vendimeve dhe udhëzimeve të organeve shtetërore, duke hartuar planin perspektiv,

planin vjetor dhe planet operative të zhvillimit të ekonomisë, si dhe planet financiare499.

Në statut parashikoheshin gjithashtu kushte për të qenë anëtar i kooperativës, të drejtat dhe detyrat e

anëtarëve, masat disiplinore.

Oborri kooperativist zinte një vend të posaçëm në këtë statut. Nga toka që shteti i jepte kooperativës në

përdorim shoqëror, çdo familjeje anëtare i jepej në përdorim vetjak një ngastër për kopsht, madhësia e së

cilës caktohej nga mbledhja e përgjithshme gjer në 1000 m2 (duke përfshirë oborrin e shtëpisë dhe

sipërfaqen që zinin hangarët e strehimet e tjera ekonomike familjare). Toka në përdorim vetjak, që u

jepej familjeve kooperativiste, nga çasti i miratimit të statutit ndahej vetëm një herë midis trungut dhe

familjes së re që veçohej500.

Sikurse rezulton nga ky Statut, procesi i planifikimit ishte mjaft i detajuar në organizimin dhe

funksionimin e kooperativave të tipit të lartë që krijoheshin.

Gjithashtu prona private (toka bujqësore) si një e keqe dhe pengesë e madhe për fuqizimin e ekonomisë

socialiste erdhi duke u reduktuar, kështu një familje bujqësore nuk kishte mundësi që, për të plotësuar

nevojat e saj për jetesë të kishte në përdorim më shumë se 1000 m2. Kjo sipërfaqe nuk u rrit as në të

499 Neni 4, Statuti bazë i kooperativave bujqësore të tipit të lartë, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 154, dt.

16.11.1979. 500 Po aty, neni 10.

Page 193: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

192

ardhmen edhe pse një familje bujqësore mund të ndryshonte në dy- tre familje të reja bujqësore, për

shkak të martesave të anëtarëve madhorë të saj.

Me qëllim mbrojtjen e tokës bujqësore, në vitin 1978 u miratuan dy akte të rëndësishme normative, Ligji

“Për mbrojtjen e tokës” dhe Rregullorja e Këshillit të Ministrave, “Për regjistrimin dhe ndryshimet në

gjendjen e tokave”501.

Sipas Ligjit nr. 5686/1978, “Për mbrojtjen e tokës”, qysh në preambulën e tij propagandohej se kalimi i

tokës në pronë e vetme e shtetit, ishte një fitore e rëndësishme e arritur nën udhëheqjen e Partisë së

Punës të Shqipërisë, për forcimin e mëtejshëm të rendit ekonomik socialist, që mundësoi Kushtetuta e

Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e vitit 1976.

Më pas, po në preambulë, theksohej fakti se duke pasur parasysh që toka është mjeti kryesor për

prodhimin bujqësor, lindnin detyra të mëdha përpara bujqësisë socialiste për sigurimin e bukës në vend,

pra kujdesi për mbrojtjen dhe administrimin e mirë të tokës, evidentimi i të dhënave mbi formën e tokës,

me qëllim që t'i shërbehej sa më mirë nevojave të ekonomisë socialiste.

Ky akt normativ nxirrte në pah një të vërtetë të hidhur në lidhje me bujqësinë shqiptare në atë kohë,

faktin që toka bujqësore, e cila tashmë ishte shtetëzuar, duhej të ruhej dhe të mbahej fort dhe faktin se

ajo ishte burimi kryesor i bukës të gojës të një populli që Qeveria e vet e kishte izoluar edhe nga vendet

e tjera komuniste ku aksiomë kryesore e zhvillimit ekonomik ishte shprehja “çdo gjë me forcat e veta”.

Sipas ligjit të sipërcituar, bëhej i mundur kategorizimi i tokave në dy kategori kryesore:

a) Toka bujqësore të destinuara për bimët e arave, pemishtet, vreshtat, ullishtat, pyje, kullota dhe

livadhe në përdorim shoqëror të ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, ose në përdorim vetjak të

shtetasve,

b) toka jobujqësore që ishin të zëna nga ndërtesat ekonomike social-kulturore etj, të ndërmarrjeve,

kooperativave bujqësore, institucioneve, reparteve ushtarake dhe oborret e tyre me sipërfaqe sipas

projekteve të miratuara nga organet përkatëse, tokat e zëna nga ndërtesat e banimit dhe oborret (avllitë)

e tyre, tokat në përdorim të përgjithshëm (rrugët, sheshet, parqet, lulishtet, fushat sportive, varrezat)

etj502.

Sipas këtij ligji, tokat duhet të regjistroheshin detyrimisht në kadastrën e tokave. Në kadastrën e tokave

duhej të regjistrohej detyrimisht edhe çdo ndryshim i bërë në to pas regjistrimit fillestar.

501 Ligji nr. 5686, datë 21.2.1978, “Për mbrojtjen e tokës”. Për sqarimin e përmbajtjes të këtij ligji u miratua Rregullorja e

Këshillit të Ministrave nr. 9, datë 27.2.1978, “Për regjistrimin dhe ndryshimet në gjendjen e tokave” 502 Neni 2 i Ligjit nr. 5686, dt. 21.2.1978, Për mbrojtjen e tokës. Ky ligj pësoi edhe dy ndryshime të tjera me dekretet nr.

6727, dt. 29.1.1983, dhe nr. 7010, dt. 3.12.1985.

Page 194: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

193

Në ligj sanksionohej gjithashtu detyrimi i ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, institucioneve,

reparteve ushtarake, organizatave shoqërore dhe shtetasve, që kishin marrë në përdorim tokë pa

shpërblim, të kryenin sistemimin e vazhdueshëm të saj, të ndërtonin vepra për ta mbrojtur nga gërryerjet

e zhavorrizimet, ta shfrytëzojnë në mënyrë të plotë e racionale etj503.

Në muajin shkurt të vitit 1978, Këshilli i Ministrave miratoi Rregulloren “Për regjistrimin dhe

ndryshimet në gjendjen e tokave”504. Ky akt normativ shumë i rëndësishëm përcaktonte rëndësinë që

mbarte regjistrimi i tokave bujqësore dhe rëndësinë që luanin në këtë proces zyrat e kadastrave në rrethe.

Sipas kësaj rregullore, Kadastra e tokave përmban të dhëna mbi sipërfaqet e tokave bujqësore, të pyjeve,

të kullotave, të livadheve dhe të tokave jobujqësore, si edhe ndryshimet që bëheshin në to pas

regjistrimit fillestar me qëllim që t'i shërbenin planifikimit të ekonomisë bujqësore. Në regjistrat e zyrës

së kadastrës tokat duhet të regjistroheshin sipas këtyre zërave: ara, pemishte, vreshta, ullishte, pyje,

kullota, livadhe dhe toka jobujqësore505.

Sikurse e përmendëm më sipër, organi shtetëror i specializuar për evidentimin e të dhënave mbi tokën

ishte Zyra e Kadastrës së tokave në seksionin e bujqësisë të Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të

rrethit. Të dhënat bazë për regjistrimin dhe ndryshimet në gjendjen e tokave bujqësore e jobujqësore

merreshin nëpërmjet rilevimeve topografike e aero-fotogrametrike, matjeve të thjeshta kadastrale, si

edhe nëpërmjet inventarizimeve të sipërfaqeve pyjore, të kullotave e të livadheve që kryejnë ndërmarrjet

pyjore.

Ndryshimi i gjendjes së tokave në kadastër, pas regjistrimit fillestar, bëhej në bazë të aktit të organit

përkatës, sipas dispozitave në fuqi dhe pas kalimit të plotë të tokës nga gjendja e vjetër në gjendje të re.

Regjistrimi i tokave bujqësore, kur këto përfitoheshin nëpërmjet hapjes së tokave të reja, bëhej pasi në to

të kishin përfunduar punimet për mbrojtjen e tyre, kurse për kulturat dru-frutore, pasi të ishte bërë edhe

mbjellja e tyre.

Një vend të veçantë në rregullore zinte kursimi i tokës në ndërtime dhe veprat e tjera. Në këtë mënyrë

shtëpitë e banimit, ndërtesat për qëllime prodhimi e shërbimi, si stalla, hangarë, depo, punishte, ofiçina

etj, ndërtesat social-kulturore, si shkolla, shtëpi e vatra kulture, ambulanca, spitale, teatro, kënde e fusha

sportive, dyqane, furra etj, që u shërbenin ekonomive bujqësore shtetërore, kooperativiste dhe shtetasve

në fshatra, duhet të ndërtoheshin brenda vijës kufizuese që rrethonte zonën e lejuar për ndërtimin e tyre,

503 Po aty, neni 4. 504 Rregullores së Këshillit të Ministrave nr. 9, dt. 27.2.1978, Për regjistrimin dhe ndryshimet në gjendjen e tokave, ndryshuar

me vendimet nr. 192, dt. 26.12.1979 e nr. 348, dt. 3.11.1982. 505Po aty, neni 1 i Rregullores së sipërcituar.

Page 195: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

194

duke u udhëhequr gjithmonë nga parimi që të kursehej sa më shumë fondi i tokës bujqësore dhe të

paraqiten në planimetri të miratuara sipas dispozitave në fuqi506.

Ndryshimi në tokat bujqësore duke kaluar nga tokë pyll, kullotë dhe livadhe në tokë bujqësore,

nëpërmjet hapjes së tokave të reja, duhet të bëhej:

a) me miratim të Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit,

b) me miratim të Ministrisë së Bujqësisë, kur toka e re hapej në kullotat që kishin në përdorim

ekonomitë e rretheve të tjera dhe në pyjet industriale deri në 5 hektarë,

c) me miratim të Këshillit të Ministrave kur toka e re hapej në pyje industriale me sipërfaqe mbi 5

hektarë.

Ndryshimi nga zërat e kulturave dru-frutore në ara, si edhe midis zërave pemishte, vreshta dhe ullishte,

vendosej nga një organ më i ulët i administratës shtetërore, që ishte Komiteti Ekzekutiv i këshillit

popullor të rrethit.

Në përmbushje të qëllimit madhor, atij të eliminimit të oborrit kooperativist që i takonte një familjeje

bujqësore dhe me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të kooperativave bujqësore, në vitin 1985 u miratua

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 505, datë 8.12.1980, “Për disa masa për kufizimin e mëtejshëm të

oborrit kooperativist dhe për tufëzimin e bagëtive të familjeve kooperativiste”.

Në bazë të këtij vendimi, oborri kooperativist duhet të shërbente edhe në të ardhmen si një ekonomi

ndihmëse dhe e përkohshme, për të plotësuar një pjesë të nevojave të familjeve kooperativiste me

produkte bujqësore e blegtorale.

Për t`i prerë rrugën shfaqjeve negative, që ishin vërejtur në praktikë lidhur me përdorimin e oborrit

kooperativist, urdhëroheshin të merreshin këto masa:

a) Familjet kooperativiste të mbajnë atë sipërfaqe toke që kishin në përdorim edhe sikur të kishin në

përdorim me pak sesa normat e parashikuara në statutet e kooperativave bujqësore (më pak se 1000 m2

tokë bujqësore).

b) Sipërfaqja e tokës, që u ishte dhënë familjeve kooperativiste në përdorim vetjak, të mbillej me bimë

bujqësore vetëm për nevojat e tyre. Të mos lejohet mbjellja e tokës për shitje në treg. Në rast se familja

kooperativiste e përdorte oborrin për treg, qoftë edhe pjesërisht, asaj do t'i hiqej përgjithnjë sipërfaqja e

tokës së dhënë në përdorim vetjak507.

506 Po aty, neni 13. 507 Pika 1 dhe 2 e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 505, dt. 8.12.1980, Për mbrojtjen e tokave bujqësore, ndryshuar me

nr. 98, dt. 12.4.1982 e nr. 213 dt. 18.7.1985.

Page 196: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

195

Sikurse rezulton nga ky akt normativ i radhës, nga viti në vit reformat në lidhje me tokën bujqësore

synonin t`i merrnin edhe ato pak metra katrore tokë bujqësore që u ishin lënë familjeve bujqësore në

fshat (me akt në përdorim), për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme, një vizion ky që kishte të bënte

me eliminimin e çdo gjëje që ishte pronë private. Megjithatë lufta për asgjësimin total të oborrit

kooperativist dhe të vetë pronës private u kthye në një ndër shkaqet kryesore të përkeqësimit të jetës të

përditshme të familjeve fshatare dhe të rritjes të varfërisë së tyre të përvitshme. Për të shmangur

kolapsin ekonomik dhe skamjen e madhe, që kishte filluar të përfshinte jo vetëm qytetin, por edhe

fshatin, në fund të viteve ’90, Ramiz Alia ndërmori një sërë reformash me karakter ekonomik. Një ndër

këto reforma ishte dyfishimi i sipërfaqeve të oborreve në përdorim për familjet bujqësore, me qëllim që

ata të kishin sipërfaqen e nevojshme për të siguruar prodhimet e nevojshme bujqësore për familjet e tyre.

Gjithashtu pronësia mbi tufat e bagëtive kaloi nga Shteti te fshatarët508. Marrja e këtyre masave nuk e

shpëtonte fatin e regjimit, që kishte marrë rrokullimën qysh në vitin 1985 dhe shpresonte të ndryshonte

situatën ekonomike dhe pakënaqësinë e popullatës që vinte dhe shtohej çdo ditë si i mbyturi pas fijes të

kashtës.

2.4. Regjimi juridik i pyjeve dhe kullotave gjatë periudhës 1960-1990

Gjatë periudhës 1960-1990 në reformën për administrimin e territorit janë përfshire pyjet dhe kullotat.

Miratimi në vitin 1968 i Ligjit, “Për pyjet” përbën aktin më të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe në lidhje

me regjimin juridik të pyjeve. Sikurse thuhet në preambulën e këtij ligji, mbrojtja e pyjeve bëhej duke

marrë parasysh vlerën e madhe që ato kishin për sigurimin e lëndës së drurit për nevojat e industrisë, të

ndërtimit dhe të popullatës, ndikimin që ato ushtrojnë mbi klimën dhe rolin e tyre për mbrojtjen e tokës

nga gërryerjet509.

Në bazë të këtij ligji, fondi pyjor i shtetit përbëhej nga të gjitha pyjet dhe shkurret me sipërfaqe me të

madhe se një dynym që ndodheshin jashtë kufijve të qyteteve, të qendrave të banuara dhe nga tokat

pyjore si çeltirat, vendet e djegura, shkëmbinjtë dhe ranishtat që ndodheshin në pyje.

Në fondin pyjor mund të përfshiheshin me vendim të Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit

edhe tokat e zhveshura, të gërryerat dhe ranishtat, të cilat ndodheshin jashtë pyjeve dhe ishin të

papërshtatshme për t'u mbjellë me kultura bujqësore ose për kullotje. Pyjet me sipërfaqe me të madhe se

një dynym, që krijoheshin nga kooperativat bujqësore dhe ato që u liheshin në administrim, përfshi-

508 Valentina Duka, vepër e përmendur, fq. 318. 509 Ligjit nr. 4407, datë 25.6.1968, “Për pyjet”

Page 197: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

196

heshin në fondin pyjor të shtetit, por shfrytëzoheshin prej tij pa shpërblim, duke zbatuar rregullat e

caktuara për shfrytëzimin dhe mbrojtjen e pyjeve510.

Në bazë të këtij ligji të drejtën që të shfrytëzonin pyjet e kishin:

a) organet pyjore,

b) ndërmarrjet shtetërore të shfrytëzimit të pyjeve,

c) kooperativat bujqësore për të plotësuar nevojat e tyre dhe të anëtarëve me lëndë ndërtimi dhe me dru

zjarri,

g) organet dhe organizatat e tjera me miratim të Këshillit të Ministrave.

Të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shfrytëzuesve të materialit drusor dhe të prodhimeve të tjera

pyjore, si dhe marrëdhëniet e tyre me organet pyjore, përcaktoheshin me rregullore të nxjerrë nga

Ministria e Bujqësisë. Materiali drusor ose prodhimet e tjera pyjore nuk mund të shiteshin, të bliheshin

ose të transportoheshin pa qenë të shoqëruara me lejen përkatëse ose me ndonjë dokument tjetër, që të

vërtetonte se ishin prodhuar në bazë të dispozitave të ligjit të sipërcituar.

Për të mbrojtur sa më shumë fondin pyjor, çelja e rrugëve në pyje, ndërtimi ose ngritja e depove,

barakave, staneve, furrave të gëlqeres, çelja e guroreve etj, bëhej me leje të organeve pyjore511.

Personeli i organeve pyjore, si dhe ai i organeve të policisë popullore kishin të drejtë të kontrollonin të

gjitha dokumentet e prerjes dhe të transportimit të materialit drusor që nxirrej jashtë pyjeve, dokumentet

e lejimit të kullotjes në pyje dhe të nxjerrjes së prodhimeve të tjera pyjore. Për të mbrojtur pyjet ndalohej

ndezja e zjarrit që rrezikon pyllin, si dhe çdo veprim tjetër që sipas rregullave të nxjerra nga Ministria e

Bujqësisë, krijon rrezik zjarri për pyjet.

Me qëllim për të mbrojtur zona të veçanta pyjore me vlerë kolosale kombëtare, të trashëguara në breza

në vendin tonë, në vitin 1966 u miratua nga ana e Këshillit të Ministrave, Vendimi, “Për shpalljen e

parqeve kombëtare pyjore”512.

Në bazë të këtij vendimi shumë të rëndësishëm u shpallen parqe kombëtare pyjore zonat pyjore të Lurës

(rrethi i Peshkopisë), Divjakës (rrethi i Lushnjës), Llogorasë (rrethi i Vlorës), Bredhit të Drenovës (rrethi

i Korçës), Thethit (rrethi i Shkodrës) dhe Dajtit (rrethi i Tiranës), me sipërfaqet dhe kufijtë që

përcaktohen në pasqyrën e bashkangjitur. Në këto parqe kombëtare brenda zonave pyjore ndalohej ,

kullotja, shfrytëzimi industrial dhe çdo veprim që është në kundërshtim me destinacionin e tyre.

510 Neni 1-3 i Ligjit nr. 4407 dt. 25.6.1968, Për pyjet, ndryshuar me Ligjin nr. 6727, dt. 29.1.1983. 511 Po aty, neni 11, 12. 512 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 96, datë 21.11.1966, “Për shpalljen e parqeve kombëtare pyjore”

Page 198: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

197

Në vitin 1980 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, “Për gjendjen dhe masat që duhen marrë për

zhvillimin kompleks të ekonomisë pyjore dhe asaj kullosore”.

Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Bujqësisë, komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve,

ndërmarrjet pyjore, organet e tjera shtetërore e ekonomike dhe kooperativat bujqësore, specialistë dhe

punonjësit e pyjeve, detyroheshin t`i kushtonin kujdes të veçantë kuptimit dhe zbatimit të detyrave që

shtroi Kongresi i 7-të i Partisë së Punës për zhvillimin e mëtejshëm të pyjeve, si pasuri me vlerë të

madhe kombëtare për sigurimin e drurit, për mbrojtjen e tokës dhe për përmirësimin e klimës, duke u

zbatuar kudo disiplina tekniko-shkencore në pyje sipas orientimeve të Komitetit Qendror të Partisë dhe

porosive të Këshillit të Ministrave513.

Për sa i përket kullotave, në bazë të këtij vendimi, Ministria e Bujqësisë dhe komitetet ekzekutive të

këshillave popullore të rretheve, merrnin masa efektive për rritjen e prodhimtarisë së kullotave. Nga viti

1980 e deri në vitin 1990, për çdo vit urdhërohej të pastroheshin nga gurët e shkurret 4-5 mijë ha kullota,

të mbilleshin mesatarisht 1,4 mijë ha me kultura livadhore, si dhe bëhej plehërimi kimik i tyre në mbi 30

mijë ha.

Ministria e Bujqësisë, duke filluar nga viti 1980, urdhërohej të merrte masa për të siguruar gjithë farën e

nevojshme të kulturave foragjere të mbjella për përmirësimin e kullotave514.

Në funksion të përmirësimit të kuadrit ligjor për kullotat, në vitin 1983 Këshilli i Ministrave miratoi

Urdhëresën, “Për administrimin e kullotave”515.

Kjo urdhëresë u miratua me qëllim që të përmirësohej më tej puna për mirëmbajtjen, trajtimin,

shfrytëzimin e plotë të aftësive prodhuese të kullotave dhe për përmirësimin e tyre.

Kullotë, për efekt të kësaj urdhërese, quhej çdo sipërfaqe tokë e mbuluar me bar ose me shkurre, që nuk

bënte pjesë në fondin pyjor e në fondin e tokës bujqësore dhe që përdorej për kullotjen e gjësë së gjallë.

Të gjitha llojet e kullotave (dimërore, verore, vjeshtake) përbënin fondin shtetëror të kullotave. Kullotat

administroheshin nga ndërmarrjet e kullotave dhe u jepeshin në përdorim ndërmarrjeve dhe

kooperativave bujqësore për bagëtitë e tyre dhe për ato të tufëzuara të oborrit kooperativist, sipas ndarjes

që bënte seksioni i bujqësisë i Komitetit Ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit, ndërsa për kullotat

jashtë rrethit sipas urdhrit të ministrit të Bujqësisë516.

513 Pika 1 e Vendimit nr. 124, dt. 3.4.1980, Për gjendjen dhe masat që duhen marrë për zhvillimin kompleks të ekonomisë

pyjore dhe asaj kullosore. 514 Po aty, pika 2. 515 Urdhëresë e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 9.5.1983, “Për administrimin e kullotave”. 516 Neni 1 dhe 2 e urdhëresës së Këshillit të Ministrave nr. 1, dt. 9.5.1983, Për administrimin e kullotave.

Page 199: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

198

2.5. Një rezyme përmbledhëse e rrethanave dhe shkaqeve që bënë të mundur vendosjen e pronës

socialiste të mjeteve të prodhimit dhe eliminimin e pronës private

Në mars të vitit l946 u përgatit dhe u miratua Statuti i Kushtetutës të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Ky Statut pati një rëndësi shumë të madhe për ndërtimin dhe forcimin e shtetit të diktaturës së pro-

letariatit, për realizimin e shndërrimeve të thella revolucionare në bazën ekonomike dhe në

superstrukturën e saj. Sikurse theksonte Enver Hoxha shumë vite më vonë: ..Statuti i Kushtetutës të

Republikës Popullore të Shqipërisë, ligjëroi atë përmbysje të thellë e rrënjësore që u bë në jetën e

shoqërisë sonë si rezultat i triumfit të revolucionit popullor517.

Likuidimi i pronës private dhe vendosja e pronës socialiste të mjeteve të prodhimit, për Regjimin ishte

një nga fitoret e mëdha revolucionare të popullit shqiptar në rrugën e ndërtimit të socializmit.

Për sa i përket eliminimit të pronës private dhe krijimit të asaj socialiste, u vërtetua se prona shoqërore

socialiste mbi mjetet e prodhimit nuk mund të vendosej njëherësh në të gjithë ekonominë kombëtare dhe

as në mënyrë të njëjtë, me po ato metoda, si për pronën e madhe-private, kapitaliste, ashtu edhe për

pronën private të prodhuesve të vegjël.

Ky proces u realizua shkallë-shkallë dhe me veçoritë përkatëse. Koha e zgjatjes së kryerjes të këtij

procesi varej nga disa kushte dhe rrethana, të cilat Regjimi i mori shumë mirë parasysh. Ato ishin

format e pronës private që trashëgoheshin nga rendi i mëparshëm ekonomiko-shoqëror, përgatitja e

faktorëve objektivë e sidomos e faktorit subjektiv, si ndërgjegjësimi i klasës punëtore, sidomos i

fshatarësisë dhe i zejtarëve për të luftuar kundër pronës së madhe kapitaliste e për të hyrë ato vetë,

fshatarësia dhe zejtarët, si prodhues të vegjël mallrash, në rrugën e socializmit518. Një qëndrim i tillë i

mbajtur nga historiografi të kohës, synonte të justifikonte reformën ligjore që u ndërmor mbas vitit 1945

në eliminimin e pronës private, e cila te ne ndoqi shembullin më regresiv dhe më antikushtetues

krahasuar me çdo vend tjetër të Europës Lindore.

Në vitin 1945 në vendin tonë ekzistonin prona e borgjezisë së huaj (e shteteve dhe e shtetasve të huaj në

Shqipëri) sidomos në formën e koncesioneve e të kapitalit hua, prona kapitaliste e borgjezisë së vendit

në industri e në degët e tjera të ekonomisë, prona e madhe çifligare mbi tokën, prona kapitaliste e

gjysmëkapitaliste mbi tokën, prona e prodhuesve të vegjël në fshat e në qytet. Për të justifikuar reformën

antipronë private, u propagandua respektimi i qëndrimit që kishte mbajtur Karl Marksi në veprat e tij, si

personi kryesor ku bazohej ideologjia e Partisë të Punës e Shqipërisë. Ajo mbajti një qëndrim të

517 Enver Hoxha, Raport në Kongresin VI të PPSH, Tiranë 1981, fq. 124. 518 Po aty, fq. 38.

Page 200: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

199

diferencuar kundrejt formave të ndryshme të pronës private që u trashëguan. Pra goditja e pronës private

nuk ishte e njëjtë për të gjitha grupet shoqërore që e zotëronin atë. Për të mos armiqësuar të gjitha grupet

shoqërore dhe sidomos shumicën e popullsisë, që ishte e pozicionuar te fshatarët e varfër në fshat, te

punëtorët, te borgjezia e vogël dhe e mesme në qytet, duhej që fillimisht të eliminohej prona e madhe

kapitaliste. Sipas Regjimit prona e madhe private kapitaliste, megjithëse e një tipi me pronën private të

prodhuesve të drejtpërdrejtë, përsëri dallonin dukshëm nga njëra-tjetra.

E para, bazohet në pronën private mbi mjetet e prodhimit, në shfrytëzimin e punës me mëditje dhe në

përvetësimin privat kapitalist të mbivlerës së krijuar nga shfrytëzimi i punës me mëditje në proçesin e

prodhimit.

E dyta, ndonëse është pronë private mbi mjetet e prodhimit, bazohet në punën personale dhe nuk

shfrytëzon punën e të tjerëve519.

Pavarësisht kësaj propagande “kosës” apo “sharrës” së Regjimit nuk do t`i shpëtonte as prona e vogël

private, por veçse eliminimi i saj do të vinte gradualisht duke eliminuar fillimisht pronën e madhe

kapitaliste dhe duke u fuqizuar Diktatura e Proletariatit.

Një nga reformat më rrënjësore për eliminimin e pronës së madh private ishte procesi i shtetëzimit i

propaganduar për t’u ndërmarrë si reformë qysh gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në

Kongresin antifashist nacionalçlirimtar të mbledhur në qytetin e çliruar të Përmetit në muajin maj të vitit

1944, kërkohej që ndaj pronës kapitaliste të borgjezisë së vendit e asaj të huaj dhe ndaj pronës së

"madhe private kapitaliste e çifligare mbi tokën”, pushteti popullor të zbatonte politikën e shtetëzimit të

menjëhershëm e pa shpërblim.

Ky qëndrim i mbajtur në Kongresin e Përmetit u ripohua edhe në mbledhjen e dytë të Këshillit

Antifashist Nacionalçlirimtar që zhvilloi punimet në qytetin e Beratit, në tetor të vitit 1944520.

Në këtë mënyrë sikurse e kemi analizuar përgjatë kësaj teme, shtetëzimi i ndërmarrjeve e i shoqërive

kapitaliste në Shqipëri e ka zanafillën menjëherë pas çlirimit, me konfiskimin e pasurive të luajtshme e

të paluajtshme të të arratisurve politikë, në bazë të Ligjit nr. 25, të datës 15 dhjetor 1944, “Për

konfiskimin e pasurisë të të arratisurve politikë”521. Ligji i 13 janarit të vitit 1945, “Mbi konfiskimin e

pasurive italiane e gjermane, që ndodheshin në Shqipëri, dhe mbi marrjen nën kontroll të pasurive të

shtetasve të tyre” ishte një tjetër ligj që i shërbeu Regjimit si bazë për shtetëzimin e ndërmarrjeve e të

shoqërive kapitaliste të huaja. Në bazë të këtij ligji e të dispozitave të tjera ligjore, gjatë vitit 1945

519 K. Marks, Kapitali, vëll. III, Tiranë 1975, fq. 25. 520 Hasan Banja, Prona socialiste në RPS të Shqipërisë, shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1984, fq. 58. 521 Dekretligji nr. 25, dt.15.12.1944, Për konfiskimin e pasurisë të të arratisurve politikë, Fletore Zyrtare nr. 2/ 1944.

Page 201: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

200

kaluan në duart e shtetit shqiptar (nëpërmjet shtetëzimit), njëqind e njëmbëdhjetë shoqëri e ndërmarrje të

huaja kapitaliste522.

Rol kyç në zbatimin e reformave, që u ndërmorën ndaj pronës së madhe private kapitaliste të mjeteve të

prodhimit e të qarkullimit, patën direktivat e Plenumit V të Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili u mbajt

më 21 shkurt të vitit 1946.

Plenumi V i Komitetit Qendror të Partisë me orientimet që dha për shtetëzimin socialist të mjeteve

kryesore të prodhimit, shënonte qëndrimin parimor marksist-leninist të Partisë Komuniste në çështjen e

pronës së madhe private kapitaliste. Ndër të tjera Enver Hoxha në këtë Plenum mbajti qëndrimin se:

çështja ekonomike, përbënte rëndësinë e dorës së parë dhe se Shteti duhet të merrte masa kryesore për

çlirimin e plotë të Shqipërisë, në të gjitha aspektet. Kapitalit privat duhet t’i presim të gjitha mundësitë

që të zhvillohet dhe të forcohet. Çdo lëshim në këtë drejtim do të thotë të lësh borgjezinë të forcohet.

Duhet ndërmarrë çdo veprim,- theksonte më tej Enver Hoxha,- për forcimin e sektorit të shtetit, të

zhvillimit të një lufte të pamëshirshme ndaj kapitalit privat dhe se zgjerimi dhe forcimi i sektorit të

shtetit është në rendin e ditës, është një nga punët më të rëndësishme që na vihen përpara523.

Mbështetur në këtë raport programatik të mbajtur nga Enver Hoxha, Plenumi V i Komitetit Qendror të

Partisë në rezolutën e vet theksonte: çështja është tashti që të kalojë në duart e masave punonjëse baza e

pushtetit, ekonomia. Partia duhet t`i bëjë masat punonjëse, që kanë pushtetin në dorë, të luftojnë kundër

klasave që ishin dje në fuqi, feudaleve dhe borgjezisë524.

Në këtë Plenum u dënua edhe oportunizmi i Sejfulla Malëshovës lidhur me qëndrimin që ai kishte

mbajtur ndaj shtetëzimit të pronës së madhe kapitaliste të mjeteve të prodhimit dhe në përgjithësi ndaj

borgjezisë dhe ekonomisë private. Ai u etiketua se ishte mbrojtës dhe përkrahës i zhvillimit të lirë të

kapitalizmit525.

Vendimet e plenumit V të Komitetit Qendror të Partisë patën një rëndësi regresive në lidhje me reformat

ekonomike që u ndërmorën për shndërrimet ekonomiko-shoqërore me përmbajtje socialiste në fushën e

pronësisë e të krijimit të sektorit shtetëror socialist të ekonomisë.

Në bazë të këtyre vendimeve nisi një fazë e re shtetëzimesh të pronës së madhe kapitaliste, që ishte ende

në duart e borgjezisë shqiptare. Krijimi i pronës socialiste shtetërore, me anën e shtetëzimit të mjeteve

kryesore të prodhimit, pronë e borgjezisë së huaj imperialiste dhe asaj vendase, pati disa tipare dalluese.

522 Po aty, fq. 59. 523 Enver Hoxha, Vepra vëll. 3, Tiranë 1970, fq. 251. 524 PPSH, Dokumente kryesore vëll. I, Tiranë 1971, fq. 342. 525 Hasan Banja, Prona socialiste në RPS të Shqipërisë, shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1984, fq. 65.

Page 202: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

201

Ky shtetëzim u bë pa asnjë shpërblim për pronarët kapitalistë, duke u trumbetuar si një masë që ishte në

përputhje të plotë me mësimet e marksizëm-leninizmit. Shtetëzimi socialist pa shpërblim i mjeteve të

prodhimit shihej si një arritje që nuk kishte ndodhur në vendet e lindjes, ku eliminimi i pronës private

kishte ndodhur pjesërisht dhe për më tepër ata që ishin shpronësuar, kishin marrë shpërblimin përkatës.

Megjithëse u krye me ritme të shpejta, procesi i shtetëzimit të mjeteve kryesore të prodhimit në vendin

tonë u bë në disa periudha. Këtu mund të dallohen tri periudha dhe secila prej tyre ka karakteristikat

përkatëse.

Periudha e parë, përfshin muajt nëntor-dhjetor 1944. Karakteristike për këtë periudhë është konfiskimi i

pasurive të atyre personave që konsideroheshin armiq të popullit ose të etiketuar si kriminelë të luftës.

Periudha e dytë, përfshin gjithë vitin 1945. Gjatë kësaj kohe shtetëzimi u përqendrua kryesisht në

ndërmarrjet e në shoqëritë e huaja kapitaliste që kishin ushtruar veprimtarinë e tyre në ekonominë

shqiptare, sidomos në industrinë minerare. Kësaj periudhe i përkasin shtetëzimet e ndërmarrjeve e të

shoqërive kapitaliste të mëdha nga pikëpamja ekonomike si AXPA, SAM1A, FERRALBA, AMMI, etj.

Në periudhën e tretë që përfshin vitin 1946, u bë shtetëzimi kryesisht i industrisë që ishte pronë e

borgjezisë shqiptare526.

Me vendosjen e pronës shoqërore socialiste mbi mjetet e prodhimit lindi problemi i madh i organizimit

dhe drejtimit të sektorit shtetëror socialist të ekonomisë, i organizimit dhe i drejtimit të ndërmarrjeve

shtetërore socialiste, në bazë të ligjit ekonomik të zhvillimit të planifikuar. Enver Hoxha theksonte në

këtë kohë se: Ndryshimit në substancë të ekonomisë sonë po i përgjigjen tani forma të reja organizimi,

ne do të ecim këtej e tutje me një ekonomi të planifikuar dhe kjo është rruga e vetme që do të na çojë në

socializëm527.

Një tjetër reformë të rëndësishme, që ndërmori PPSH-ja për vendosjen e pronës shoqërore socialiste të

mjeteve të prodhimit, ishte Reforma Agrare me pretekstin e zgjidhjes së problemit agrar dhe në këtë

kuadër vendosja e marrëdhënieve të reja socialiste në fshat.

Për të eliminuar pronën private në fshat, pikë referimi ishin citatet e idhëtarve të Komunizmit. Duke iu

referuar veprave të Leninit sugjerohej që në zbatimin e Reformës Agrare të kihej durim në lidhje me

asgjësimin e tokës bujqësore pronë private dhe kalimin e saj në pronësi të familjeve bujqësore në nevojë.

Në këtë prizëm theksohej se shndërrimi socialist i pronës së vogël private është një proces i gjatë, i cili

526 Po aty, fq. 67. 527 Enver Hoxha, Vepra, vëll. 4, fq. 11.

Page 203: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

202

për shumë arsye nuk mund të kryhej menjëherë pas vendosjes së diktaturës së proletariatit, por nga ana

tjetër nuk duhej të tregohej mëshirë dhe as të humbej kohë.

Sipas Leninit, Diktatura e proletariatit ka për detyrë të bëjë zëvendësimin e marrëdhënieve të vjetra

agrare në fshat me marrëdhënie të reja, socialiste. Për të arritur këto objektiva politike, ekonomike e

shoqërore diktatura e proletariatit, duhet të zbatojë pa humbur kohë masa revolucionare që çojnë në

zhdukjen e pronës së madhe private të tokës, në pengimin e zhvillimit të kapitalizmit në fshat dhe të

shpërbërjes së fshatarësisë punonjëse në të varfër e të pasur528. Këto masa me karakter revolucionar

gjetën shprehjen e tyre konkrete në Reformën Agrare, për pseudo-objektivat që duhet të realizonte

Regjimi në dobi të fshatarësisë. Sikurse propagandohej në këtë kohë, Reforma Agrare shikohej si

mrekullia që bëri të mundur të ndryshojë shumë fizionomia e pronësisë mbi tokën.

Para reformës pronarët e mëdhenj (latifondistët) të tokave bujqësore zotëronin 3,70% të sipërfaqes së

tokës, pronarët e pasur 23,18 % dhe çifligjet e shtetit 12,71 për qind. Fshatarësia e varfër dhe e mesme

ddd që përfitonte 83 % të familjeve bujqësore, zotëronte 60% të tokave bujqësore nga një deri në katër

Ha, kurse 14 % e familjeve bujqësore ishin pa tokë.

Reforma Agrare bëri të mundur që çdo familje pa tokë ose me pak tokë të përfitonte deri në 5 Ha tokë.

Fillimisht në ligjin bazë u sanksionua se çdo familje bujqësore që kishte deri në 40 Ha tokë bujqësore,

nuk prekej nga procesi i shpronësimit që parashikonte Reforma Agrare. Mos eliminimi menjëherë i

pronës të vogël private, u kushtëzua nga fakti se në këtë kohë fshatarësia e varfër dhe ajo e mesme

përbënin shumicën dërmuese të popullsisë fshatare (më shumë se 96 % të saj) dhe kishin në pronësi 70

% të tokës së punuar.

Nga historiografët e kohës si arritje në kryerjen e Reformës Agrare, përmendet se toka nuk u

nacionalizua, por vetëm u ndalua shitblerja, lënia peng, dhënia me qira dhe tjetërsimi i saj në çfarëdo

forme qoftë. Me ligj u ndalua si një e keqe e madhe që kishte ekzistuar më përpara, marrja e punëtorëve

me mëditje për ta punuar token. Me ndalimin e shitblerjes së tokës, të dhënies me qira e të tjetërsimit të

saj u kufizua diferencimi i fshatarësisë në të varfër e të pasur, fshatarësia u lirua nga borxhet dhe fajdeja,

ajo u bë zot i tokës529.

Edhe pse me zbatimin e Reformës Agrare e pastaj me kolektivizimin e plotë socialist të bujqësisë,

propagandohej se nuk u shpall nacionalizimi i tokës. PPSH ndërmori dhe zbatoi një varg masash

kufizuese që ndalonin tjetërsimin e tokës me çfarëdo formë qoftë.

528 V. I. Lenin, Veprat, vëll. 33, fq. 197-198. 529 Hasan Banja, vepër e përmendur, fq. 79.

Page 204: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

203

Këto masa parashikuara në legjislacion e vinin tokën praktikisht në kushtet e nacionalizimit. E drejta e

pronësisë mbi tokën ishte reduktuar në fakt vetëm në të drejtën e përdorimit të saj shoqëror ose vetjak.

Sipas regjimit këto masa nuk binin në kundërshtim me parimin se “toka u përket atyre që e punojnë”,

por e plotësonte atë, pasi këto masa ekonomiko-shoqërore drejtoheshin kundër kulakëve.

Në të vërtetë kjo propagandë nuk ishte fare e vërtetë, pasi pesha specifike e të gjithë atyre personave që

etiketoheshin si të tillë përbënin vetëm 3 % të popullsisë së fshatit. Mostjetërsimi i tokës bujqësore në të

vërtetë ishte një masë kufizuese ndaj atyre që Regjimi i kishte bërë pronarë me një “pronësi boshe”, i

kishte kthyer ata në përdorues.

Marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore lidhur me tokën gjetën pasqyrimin dhe rregullimin juridik edhe në

akte të tjera normative, sikurse ishte dekreti Nr. 430, datë 15.5.1947, “Mbi shpronësimin e pasurive

private të paluajtshme për interesin e përgjithshëm”, Kodi Civil i vitit 1955 ku thuhej se “tokat

bujqësore të organizatave kooperativiste nuk mund të tjetërsohen dhe as të jepen me qira....

Organizatat kooperativiste ushtrojnë të drejtën e tyre të pronësisë sipas ligjeve, planit ekonomik të

shtetit dhe statutit të tyre të bazuar në statutin tip ose në rregulloren e miratuar nga qeveria”530. Po

sipas Kodit Civil, tokat bujqësore pronë private nuk mund të tjetërsoheshin, as të shiteshin në ankand për

pagimin e borxheve dhe as të jepeshin me qira. Shkëmbimi dhe pjesëtimi i tokave bujqësore lejohej

vetëm në kushtet e parashikuara nga ligji531.

Po kështu sipas Kodit Civil, e drejta e pronësisë mbi tokën humbiste po qe se toka nuk punohej për dy

vite me radhë (jo vetëm në formën e zakonshme kur tokat liheshin pa u mbjellur, por edhe atëherë kur

pronari shkëputej nga tokat, duke mos u quajtur më bujk), duke respektuar në këtë mënyrë parimin se

“toka u përket atyre që e punojnë, në të kundërt ajo të merret”.

Me kalimin e kohës gjendja juridike e tokës rregullohej në bazë të Dekretit të vitit 1971 “Mbi mbrojtjen

e tokës” dhe statutit tip të kooperativave bujqësore. Në bazë të këtij Dekreti personat gëzonin të drejtën e

pronësisë mbi tokën vetëm për sipërfaqen që zinte shtëpia që ishte pronë vetjake së bashku me oborrin,

por jo më shumë se 200 m2, kurse anëtarët e kooperativave bujqësore kishin në pronësi të tyre

sipërfaqen që zinte ndërtesa e banimit, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e tokës ishte në pronësi të

kooperativave bujqësore. Por edhe për truallin që zinte ndërtesa e banimit, me kufizimet që vinte Ligji i

530Neni 18 i Ligjit nr. 2251, dt. 4.4.1956, Dispozita të Kodit Civil, Fletore Zyrtare nr. 5/ 1956. 531 Po aty, neni 26, fq. 99.

Page 205: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

204

vitit 1971, shtetasit në fakt gëzonin vetëm të drejtën e përdorimit, sepse shitja e trojeve ishte e

ndaluar532.

Në këtë mënyrë rregullimi juridik i tokës nuk ka qenë pengese në rrugën e nacionalizimit të saj, sepse

me legjislacionin në fuqi toka praktikisht ishte vënë në këto kushte. Duke qenë se e drejta e pronësisë

mbi tokën në vendin tonë u reduktua në të drejtën e përdorimit, kemi të bëjmë me një element

karakteristik të nacionalizimit të tokës.

Nacionalizimi i tokës përfundoi juridikisht me miratimin e Kushtetutës së Republikës Popullore

Socialiste të Shqipërisë në muajin dhjetor 1976. Ai u bë në një kohë kur 82,4 % e tokës (tokë e punuar,

pyje, kullota, toka jobujqësore, ujërat etj.) ishte pronë shtetërore dhe 17,3 % pronë kooperativiste. Pra

afërsisht 5/6 e territorit, para miratimit të Kushtetutës, ishte pronë shtetërore dhe vetëm 1/6 pronë

kooperativiste. Veç kësaj nga 79 % ose 4/5 e sipërfaqes së tokës nën kulturë e përdornin kooperativat

bujqësore, ku më shumë se 2/5 e saj u bë pronë shtetërore në bazë të hapjes të ngastrave të reja, duke

cenuar kullotat, pyjet shtetërore dhe tharë kënetat.

Për të lartësuar efektet që erdhën nga zbatimi i Reformës Agrare, Enver Hoxha në raportin që mbajti në

plenumin e 10-të KQ të PPSH, në qershor të vitit 1963 “Mbi gjendjen ekonomike, sociale e kulturore të

fshatit dhe masat për ngritjen e mëtejshme të saj”, ndër të tjera vuri në dukje se; “Reforma Agrare shënoi

revolucionin e parë në marrëdhëniet social-ekonomike të fshatit, ku tipar kryesor i këtij revolucioni ishte

transformimi demokratik i marrëdhënieve të pronësisë mbi tokën, fshirja nga faqja e dheut

përfundimisht e mbeturinave të feudalizmit në ekonomi, likuidimi i klasës së çifligarëve, dhënia e tokës

falas fshatarësisë sipas parimit “toka i përket atij që e punon”533. Pavarësisht gjithë këtyre elozheve,

familjet bujqësore asnjëherë nuk u bene pronarë të vërtetë të tokave që përfituan nga reforma. Ata

vazhduan të ishin sërish subjekte jo pronarë të ngastrave që përfituan, pasi nuk kishin të drejtë t`i

shisnin, dhuronin, shkëmbenin apo t`i linin peng ato.

Qëllimi i vërtetë i Reformës Agrare nuk ishte rishpërndarja e tokës bujqësore. Ajo kishte efekt të

përkohshëm duke kënaqur fiktivisht ëndrrën e shumëpritur të fshatarëve pa tokë dhe deri sa Regjimi të

fuqizohej.

Qëllimi i vërtetë i reformës mbi tokën bujqësore që ndërmori Regjimi ishte procesi i kolektivizimit, duke

eliminuar çdo metër katror pronë private. Qysh në muajin nëntor të vitit 1946, kur ende nuk kishte

përfunduar Reforma Agrare në gjithë vendin, PPSH shpalli detyrën e madhe strategjike të kolektivizimit

532 Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 4323, Për mbrojtjen e tokës, Fletore Zyrtare nr. 2/ 1971. 533 Enver Hoxha, Vepra, vëll. 25, fq. 10-11.

Page 206: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

205

socialist, të fshatarësisë në kooperativat bujqësore. Këtë reformë për nga përmbajtja dhe përpjesëtimet e

shtrirjes, Enver Hoxha në plenumin e 10-të të KQ të PPSH në muajin qershor 1963 do ta cilësonte; “si

revolucionin e dytë që shënoi kthesën revolucionare më rrënjësore në marrëdhëniet social-ekonomike të

fshatit. Zëvendësimi i prodhimit të vogël fshatar me prodhimin e madh socialist, i cili është në gjendje të

sigurojë riprodhimin e zgjeruar, do të hapte rrugën për zhvillimin e shpejtë të fshatit534”.

Shndërrimin socialist të prodhuesve të vegjël në qytet e sidomos në fshat, PPSH e mbështeti në citatet e

V.I. Leninit e të J.V. Stalinit që argumentonin se “e vetmja rrugë e drejtë, e thjeshtë dhe e kuptueshme

për masën e prodhuesve të vegjël, ishte rruga e kooperimit, rruga e bashkimit vullnetar të prodhuesve të

vegjël të fshatit e të qytetit në kooperativat e shitblerjes, të konsumit, të artizanatit e të bujqësisë535”.

Shndërrimi socialist i prodhuesve të vegjël, sidomos në fshat në proçesin e krijimit të pronës

kooperativiste socialiste, në ndryshim nga procesi i shtetëzimit socialist i mjeteve të prodhimit, u bë në

një periudhe kohe më të gjatë. Në këtë mënyrë, ndërsa shtetëzimi socialist i mjeteve të prodhimit në

industri, në transport etj, përfundoi kryesisht qysh në vitin 1946, kolektivizimi socialist i prodhuesve të

vegjël në fshat përfundoi në përgjithësi në vitin 1960536.

Kolektivizimi i bujqësisë kaloi nëpër dy etapa.

Etapa e parë përfshin vitet 1948-1955, ndërsa etapa e dytë përfshin vitet 1956-1980. Secila prej këtyre

etapave ka karakteristikat e veta.

Etapa e parë karakterizohet nga përgatitja e kushteve ideologjike, politike, psikologjike për të bindur

fshatarësinë në drejtësinë e politikës së PPSH për kolektivizimin socialist të punës e të mjeteve të

prodhimit, për forcimin ekonomik dhe organizativ të kooperativave të para të ngritura në fushën e

qarkullimit e të prodhimit. Sipas PPSH u konsiderua se “fshatarësia shqiptare nuk e kishte përvojën e

"bashkimit në kooperativa”, ajo ishte e lidhur me ngastrën e vogël të tokës që e punonte me punën

vetjake. Kjo rrethanë nuk mund të mos merrej parasysh në etapën e parë të kolektivizimit të fshatarësisë,

prandaj realizimi e procesit të kolektivizimit kërkonte edhe një etapë të dytë537”. Një politikë e tillë sipas

Regjimit u përgjigjej kushteve ekonomiko-shoqërore që ekzistonin në atë kohë në fshat.

Duke pasur prioritare përfundimin me sukses të kolektivizimit socialist të bujqësisë, Regjimi qysh në

etapën e parë të kolektivizimit vinte në dukje se “Kooperativizmi është e ardhmja e fshatit tonë, është

rruga e sigurt e mirëqenies dhe e bollëkut për fshatarin, se të ndërtosh socializmin në fshatin shqiptar

534 Hasan Banja, vepër e përmendur, fq. 80. 535 V. I. Lenin, Veprat, vëll. 33, fq. 529. 536 Hasan Banja, vepër e përmendur, fq. 83. 537 PPSH, Dokumente kryesore, vëll. I, Tiranë 1971, fq. 565.

Page 207: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

206

do të thotë ta kthesh bujqësinë nga një gjendje e prapambetur në një bujqësi socialiste, të ecësh me

sukses drejt kolektivizimit të thotë të krijosh bollëkun' në vendin tonë, të krijosh mirëqenien538”.

Në bazë të këtyre orientimeve programatike të Partisë së Punës të Shqipërisë, në ngritjen e

kooperativave bujqësore nga viti 1946 e deri në vitin 1955(përgjatë 10 viteve) u ngritën 318 kooperativa

bujqësore, të cilat përfaqësonin 14,5% të tokës së punueshme të fshatarësisë.

Përfundimi me sukses i etapës së parë të kolektivizimit të bujqësisë krijoi kushtet e duhura politike,

ideologjike, ekonomiko-shoqërore dhe organizative për tu marë parasysh në etapën e dytë dhe të fundit

të kolektivizimit539.

Në etapën e dytë u përshpejtuan ritmet e procesit të kolektivizimit. Më 1 maj të vitit 1956 Kongresi 3-të

i PPSH orientoi shpejtimin e ritmeve të kolektivizimit në të gjitha zonat fushore dhe në pjesën më të

madhe të zonave kodrinore të vendit. Pesë vite më vonë rezultatet e kolektivizimit ishin shumë

domethënëse për qëllimet që synonte të arrinte Regjimi. Ndërsa në fund të vitit 1955 kooperativat

bujqësore përfshinin vetëm 14,5 % të tokës së punueshme të fshatarësisë, pas një viti ato kishin arritur

në 50,8 %, duke u konsideruar viti 1957 si viti i kthesës së madhe. Në fund të vitit 1959 sipërfaqja e

kolektivizuar e tokës përfaqësonte më shume se 83 % të sipërfaqes së përgjithshme të tokës së

punueshme të fshatarësisë.

Në bazë të këtyre rezultateve të arritura në kolektivizimin e sipërfaqes së tokës së punueshme të

fshatarësisë e të treguesve të tjerë të prodhimit, u arrit në konkluzionin se viti 1959 ishte viti i

përfundimit në përgjithësi të kolektivizimit të bujqësisë në Shqipëri.

Në proçesin e kooperimit socialist të fshatarësisë në kooperativat bujqësore, krahas kooperativave

bujqësore të tipit të ulët, synohej shndërrimi i tyre në kooperativa të tipit të lartë. Këto të fundit ishin

forma më e lartë e kolektivizimit socialist të prodhuesve të vegjël të fshatit, reformë e cila sikurse vetë

procesi i kolektivizimit u realizua në dy etapa.

Gjatë viteve 1960-1970 u synua në përsosjen e kooperativave të krijuara, nëpërmjet procesit të

bashkimit si dhe nëpërmjet shtimit të sipërfaqes se tokë bujqësore që ato kishin në zotërim. Procesi i

zmadhimit të kooperativave bujqësore me anën e bashkimit të tyre vazhdoi edhe pas vitit 1973, gjatë

gjithë periudhës së pesëvjeçarit të peste. Në fund të vitit 1976 në vendin tonë numëroheshin gjithsej 424

kooperativa që kishin në përdorim shoqëror nga rreth 1200 ha tokë të punuar secila mesatarisht. Nga

538 Enver Hoxha, Vepra, vëll. 20, fq. 138. 539 Qëndrim i mbajtur në Plenumin e Komitetit Qendror të PPSH i muajit dhjetor 1955.

Page 208: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

207

këto, kooperativat e zonës fushore kishin në përdorim shoqëror nga rreth 2.700 Ha tokë secila

mesatarisht540.

Me miratimin e Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në vitin 1976, thuhet se

“Prona socialiste përbëhet nga prona shtetërore dhe nga prona kooperativiste në bujqësi541”. Në

preambulën e kësaj Kushtetute theksohej se në shoqërinë socialiste me vendosjen e pronës socialiste në

dy format e saj, merr fund shkëputja që ekzistonte më parë midis prodhuesve dhe mjeteve të prodhimit.

Përmbyllja e procesit të kolektivizimit të bujqësisë konsiderohej për Regjimin si një fitore e madhe që

ndryshoi rrënjësisht natyrën sociale e fshatarësisë. Shndërrimi i fshatarësisë në kooperativiste

propagandohej se shënonte kalimin e fshatarësisë nga një gjendje klasore e vjetër në një gjendje klasore

krejt të re, duke u likuiduar shfrytëzimi dhe dallimi që ekzistonte midis shtresave të fshatarëve të varfër

e të mesëm, ku si rrjedhojë u formua një klasë uniforme nga përbërja sociale.

Prona socialiste kooperativiste konsiderohej si një aset që i përkiste një grupi të caktuar të punonjësve të

fshatit që ishin bashkuar vullnetarisht në një ekonomi të përbashkët, kolektive, socialiste për të shtuar

me punën e përbashkët prodhimin shoqëror dhe për të bërë shpërndarjen e produktit të krijuar në

përputhje me interesat e riprodhimit të zgjeruar socialist në fshat542.

Për Regjimin rëndësia e pronës kooperativiste në bujqësi ishte e padiskutueshme. Roli dhe rëndësia e

kësaj forme të pronës shtetërore merrte një rëndësi jetike në kushtet kur në fshat banonin afër 2/3 e

popullsisë së vendit dhe në bujqësi është e zënë më shumë se 1/2 e numrit të përgjithshëm të punonjësve

të sferës së prodhimit material.

Për zhvillimin e procesit të kooperativizmit, Regjimi Komunist, mbante qëndrimin se “ky është një

proces i pandërprerë, që realizohet në mënyrë të vullnetshme nga fshatarësia kooperativiste, në kushte

të caktuara të zhvillimit të forcave prodhuese e të përsosjes së marrëdhënieve socialiste në prodhim dhe

udhëhiqet në mënyrë të organizuar e të ndërgjegjshme nga Partia543”.

Në të vërtetë pavarësisht kësaj propagande, procesi i kooperativizmit ishte një e keqe e pashmangshme,

ku thellë-thellë edhe kuadrot socialistë që dilnin si nismëtarë në krijimin e kooperativave bujqësore,

ishin të dëshpëruar për humbjen pronësisë private mbi tokën bujqësore. Për të qetësuar masat fshatare

propagandohej se procesi i kooperativizmit, ndërsa zhduk pronën e madhe private kapitaliste e çifligare

mbi tokën dhe mjetet e tjera të prodhimit në bujqësi dhe përvetësimin privat kapitalist të produkteve të

540 Hasan Banja, vepër e përmendur, fq. 93. 541 Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e vitit 1976, neni 17. 542 Po aty, fq. 124. 543 Enver Hoxha, Raporte e fjalime, Tiranë 1970-1971, fq. 122.

Page 209: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

208

punës, nuk e zhduk aspak përvetësimin vetjak të produkteve në bazë të parimit socialist të shpërndarjes

sipas punës, pra nuk e zhduk pronën vetjake të punonjësve544.

Një formë e veçantë e pronës vetjake në socializëm ishte oborri kooperativist, që u ishte dhënë anëtarëve

të kooperativave në përdorim vetjak nga shteti socialist. Oborri kooperativist ishte një shprehje e veçantë

e marrëdhënieve socialiste në fshat. Nga njëra anë ai mbështetet në tokën që ishte pronë socialiste

shtetërore, ndërsa në anën tjetër ai ruante tipare të pronës së vjetër private, meqenëse këtu procesi i

prodhimit mbështetej në punën vetjake të kooperativistëve e të familjeve të tyre dhe përvetësimi i

produkteve kishte karakter vetjak të drejtpërdrejtë.

Oborri kooperativist i konstituar dhe i lejuar nga Regjimi si një ekonomi ndihmese për anëtarët e

kooperativave, konsiderohej si diçka me karakter kalimtar. Me krijimin e kushteve ekonomike e

shoqërore të përparuara, oborri kooperativist nuk duhej të ekzistonte më545.

Një rëndësi të madhe për Regjimin zinte procesi i planifikimit në të gjitha sferat e jetës. Në Kushtetutën

e vitit 1976 sanksionohej se për të dyja format e pronës socialiste asaj shtetërore dhe asaj kooperativiste,

zhvillimi i prodhimit bëhet me plan. Zhvillimi me plan konsiderohej se përbënte një nga epërsitë e

sistemit socialist të ekonomisë ndaj sistemit kapitalist të ekonomisë. Çështja e drejtimit me plan të

ekonomisë të vendit ishte një nga aktet e para normative që ishin miratuar në janar të vitit 1945 nga

Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Ajo krijoi Këshillin Ekonomik që përbënte aparatin

ekonomik qendror shtetëror për periudhën e rindërtimit dhe për planifikimin e zhvillimit të sektorit

shtetëror në ekonomi. Krahas me përfundimin e rindërtimit të vendit nëpërmjet zgjerimit të sektorit

shtetëror të ekonomisë dhe me përfundimin e shtetëzimit socialist në industri në përgjithësi, në gusht të

vitit 1948 u krijua Komisioni i Planit të Shtetit pranë Këshillit të Ministrave546.

Procesi i planifikimit të gjithë aspekteve të jetës ekonomike, politike dhe shoqërore, ishte një proces që

kishte lindur para e të instalohej Regjimi Monist në vendin tonë dhe që do të vazhdonte deri në fund të

tij. Në Kongresin e 7-të të PPSH dhe direktivat për planin e gjashtë pesëvjeçar (1976-1980), një nga

direktivat që u miratuan në këtë Plan ishte vazhdimi me ritme të shpejta i ndërtimit socialist të vendit,

për shndërrimin e Shqipërisë socialiste në një vend industrialo-bujqësor, në industri dhe bujqësi të

përparuar, sipas parimit të mbështetjes në forcat e veta, për forcimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të

pavarësisë ekonomike të vendit”.

544 Hasan Banja, vepër e përmendur, fq. 127. 545 Po aty, fq. 135. 546 Gazeta Zyrtare, nr. 86, dt. 11 shtator 1946.

Page 210: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

209

Miratimi i planit të gjashtë pesëvjeçar propagandohej në këtë periudhë se gjente shoqërinë e vendit tonë

më të konsoliduar e në zhvillim të pandërprerë. Shteti i diktaturës së proletariatit dhe struktura

ekonomike e tij, konsiderohej se ndodheshin në proçesin e revolucionarizimit e të fuqizimit të

vazhdueshëm547.

Në këtë Kongres si arritje e madhe konsiderohej eliminimi i pronës private dhe zëvendësimi i saj

tërësisht me pronën shtetërore, si një nga ndryshimet më të rëndësishme që u bënë në Kushtetutën e vitit

1976. Në fjalimin që mbante Enver Hoxha në Kongres, theksonte “Likuidimi i bazës së vjetër ekonomike

në vendin tonë dhe ndërtimi i bazës së re ekonomike u shoqërua me ndryshime rrënjësore në idetë dhe

në të gjithë superstrukturën. Bashkë me pronën private, duke u mbështetur në filozofinë tonë materialiste

në po shkatërrojmë tani edhe gjithë superstrukturën dhe filozofinë e saj dhe po e zëvendësojmë atë me

superstrukturën tonë, me filozofinë tonë materialiste. Baza ekonomike theksonte, përbën tiparin kryesor

dallues të çdo rendi ekonomiko-shoqëror, tiparin kryesor dallues të shoqërisë socialiste e të ndryshimit

të saj thelbësor nga shoqëria kapitaliste, borgjeze-revizioniste548. Sikurse del nga kjo pjesë e fjalimit,

zëvendësimi i pronës private me atë shtetërore duhej domosdoshmërisht të shoqërohej edhe me pranimin

nga ana e shoqërisë, me ndryshimin e botëkuptimit dhe qëndrimit që njerëzit kishin deri në atë moment

për pronën private. Sikurse “feja” konsiderohej një e keqe për jetën kulturore, ashtu edhe koncepti i të

pasurit pronë private duhet të ishte diçka e tillë, që as duhet të mendohej dhe jo më të mbrohej si akt apo

veprim.

Për Partinë-Shtet gjatë gjithë veprimtarisë se saj politike(45-90”) dhe reformave ekonomike që ajo

ndërmori gjatë kësaj periudhë, një shembull frymëzimi ishin pjesë të marra nga fjalimet e Marksit,

Engëlsit, Leninit dhe Stalinit. Këta katër dishepuj të krijimit të ideologjisë komuniste, nuk kishte sesi të

mungonin në propagandën kulturore dhe juridike në lidhje me reformat ekonomike që u ndërmorën në

vendin tonë.

Për sa i përket superstrukturës ekonomike që lidhej me eliminimin e pronës private, kjo çështje

konsiderohej me rëndësi të madhe teorike e praktike në ndërtimin e Socializmit. Sipas propagandës së

kohës, të krijosh bazën ekonomike të socializmit do të thotë të lidhesh ngushtë në një ekonomi të vetme

bujqësinë me industrinë socialiste, të vësh bujqësinë nën drejtimin e industrisë socialiste, t`i mbështetësh

marrëdhëniet midis qytetit dhe fshatit mbi bazën e shkëmbimit të produkteve të bujqësisë dhe të

industrisë, të mbyllësh dhe të likuidosh të gjitha ato kanale, nëpërmjet të cilave lindin klasat dhe para së

547 Hasan Banja, vepër e përmendur, fq. 23. 548 Enver Hoxha, Raporte e fjalime 1967-1968, fq. 129.

Page 211: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

210

gjithash kapitalin, të krijosh në fund të fundit kushte të tilla prodhimi dhe shpërndarjeje, që shpien

drejtpërdrejt në zhdukjen e klasave549.

Për sa i përket pronës private kapitaliste ajo etiketohej se nuk ishte gjë tjetër veçse forma e fundit e atij

tipi (lloj) prone që mbështetej në shfrytëzimin e punës së të tjerëve. Zëvendësimi i saj me pronën

socialiste është një proces historik i pashmangshëm. Kjo arrihej me anën e luftës klasore, me anën e

revolucionit proletar.

Sipas Marksit zhdukja e marrëdhënieve të vjetra të pronësisë nuk është diçka që karakterizon vetëm

komunizmin, sepse të gjitha marrëdhëniet e pronësisë vazhdimisht janë zëvendësuar me të tjera,

vazhdimisht kanë ndryshuar gjatë historisë. Tipari që e dallon komunizmin nuk është heqja e pronës në

përgjithësi, por heqja e pronës borgjeze, se vetëm nga kjo pikëpamje komunistët mund ta përmbledhin

teorinë e tyre në këtë tezë të vetme, zhdukja e pronës private550. Po sipas Marksit, menjëherë pas fitores

së revolucionit në luftën e ashpër klasore kundër borgjezisë, Proletariati duhet të përdorë sundimin e tij

politik për të shkëputur nga duart e borgjezisë pak nga pak gjithë kapitalin, për të centralizuar të gjitha

veglat e prodhimit në duart e shtetit, d.m.th. të proletariatit të organizuar si klasë sunduese dhe për t’i

shtuar sa më shpejt forcat prodhuese. Prona private kapitaliste zëvendësohet me pronën socialiste mbi

mjetet e prodhimit. Marrëdhëniet e vjetra të shtypjes e të shfrytëzimit të njeriut prej njeriut,

zëvendësohen me marrëdhënie të bashkëpunimit e të ndihmës shoqërore551.

Eliminimi i pronës private në fshat nëpërmjet procesit të kolektivizimit konsiderohej një arritje e madhe

në rritjen e mirëqenies së popullit. Likuidimi i pronës private propagandohej se i dha fund luftës të

klasave, duke i zhveshur klasat shfrytëzuese nga fuqia ekonomike e tyre. Bashkë me pronën private të

mjeteve të prodhimit, pretendohej të zhdukeshin edhe klasat shfrytëzuese dhe shfrytëzimi i njeriut prej

njeriut.

Tipari më karakteristik dhe themelor i strukturës së klasave të vendit tonë në etapën e sotme, deklaronte

Enver Hoxha në Kongresin e 4-t të PPSH, është ekzistenca e dy klasave mike, e klasës punëtore dhe e

fshatarësisë kooperativiste.

Në të vërtetë lufta e klasave jo vetëm që nuk u zhduk, por ajo u ashpërsua edhe me shumë me

ndërmarrjen e gjyqeve politike, ekzekutimet dhe internimet të të gjithë atyre që nuk i bindeshin sistemit

politik, si dhe me ngritjen e një agjencie apo sistemi sigurimi sikurse e titulloi Regjimi, tepër agresiv në

kontrollimin e jetës private të çdokujt.

549J. V. Stalin, Veprat, vëll. 9, fq. 22. 550 F. Engëls, Anti Dvring, pjesë e marë nga Manifesti i Partisë Komuniste, Tiranë 1974, fq. 308-309. 551 K. Marks-F. Engëls, Vepra të Zgjedhura, vëll. IV, Tiranë 1975, fq. 42.

Page 212: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

211

Në atë që ndodhi në vitet 45-90 në vendin tonë, rolin me kyç pa diskutim e luajti diktatori Enver Hoxha.

Tepër domethënës ishte fakti se ai erdhi nga një vend i zhvilluar kapitalist për kohën, ndërkohë që

ndërmori në vendin tonë një sërë reformash, që sikurse analizuam më sipër do t`i kishte zili edhe Marksi

po të ishte gjallë. Ka të ngjarë që Franca të ketë qenë një lloj shoku kulturor për Enver Hoxhën, duke

krahasuar zhvillimin e Francës për kohën me primitivizmin në Shqipëri, ndaj atij iu rrit dëshira që kur të

kthehej, të kryente ndryshime rrënjësore në atdhe. Lidhjet e tij me komunistët shqiptarë dhe ata francezë

e bindën atë se kolektivizimi me forcë sipas modelit Stalinist, ishte rruga më e mirë që duhej ndjekur552.

Kur komunistet morën pushtetin në vitin 1944, Shqipëria përfaqësonte një vend bujqësor të pazhvilluar

që për me tepër ishte shkatërruar nga lufta. Përpjekjet e para u përqendruan në rimëkëmbjen e dëmeve

që ishin shkaktuar nga Lufta e II e Botërore. Më pas regjimi i ri përcaktoi strategjinë e tij afatgjate për

zhvillimin e vendit, i cili ishte dizenjuar të shndërronte Shqipërinë nga një ekonomi agrare e

prapambetur në një shtet industrial-bujqësor. Duke ndjekur këtë qëllim, udhëheqësit shqiptare përqafuan

sistemin stalinist të ekonomisë se centralizuar, e cila sipas tyre i përshtatej me mire kushteve qe kishin

trashëguar.

Pavarësisht se Enver Hoxha ishte i ndërgjegjshëm që Shqipëria nuk mund të përmbushte qëllimet

ekonomike dhe sociale pa ndihmën dhe mbështetjen e huaj, ai ishte i vendosur që ta bënte ekonominë e

vendit sa më produktive të ishte e mundur, në mënyrë që ta izolonte vendin nga presioni i huaj

ekonomik dhe politik. Ndjekja e pandalshme e këtyre objektivave gjate erës së Enver Hoxhës kontribuoi

edhe në zhvillimin e tensioneve në marrëdhëniet me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën553.

Ashtu siç ndodhi edhe në vendet e tjera, udhëheqësit shqiptare u përballen me probleme serioze gjate

përpjekjeve të tyre për të kolektivizuar dhe modernizuar bujqësinë. Në vitin 1960 afërsisht 86 % e gjithë

fermave në vend i ishin bashkuar sektorit socialist. Megjithatë kolektivizimi i bujqësisë prodhoi një

reaksion të konsiderueshëm negativ në gjithë vendin ndërmjet viteve 1956-1960 dhe çoi në rënie të

përkohshme të prodhimit bujqësor. Kolektivizimi i përgjithshëm u arrit në vitin 1967, ndërkohe që

ekonomitë bujqësore private u kufizuan deri në përpjekjen për eliminimin e plote të tyre për të zhdukur

çdo gjurme të kapitalizmit në bujqësinë e vendit. Gjate viteve 1960 dhe 1970 bujqësia shqiptare

realizonte vetëm 50 % të objektivave të saj554.

Në fillim të viteve ‘70 , Enver Hoxha mbështeti kombinimin e fermave të vogla kolektive me

kooperativat e mëdha bujqësore për të rritur produktivitetin. Kjo iniciative se bashku me programin për

552 Bernd J.Fisher, Diktatorët e Ballkanit, fq. 263, botim i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008. 553 Nicholas C.Pano, Albania, Marxsist Regimes Series, Publisher Printer Pub Ltd, December 1992, fq. 45. 554 Po aty, fq. 47.

Page 213: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

212

të kombinuar tufat private të bagëtive me ato të brigadave kolektive, me qëllim përmirësimin e sasisë

dhe cilësisë se mishit, dështoi në arritjen e rezultatit të dëshiruar dhe për me tepër armiqësoi edhe me

shume fshataret. Në vitin 1976, regjimi deklaroi që Shqipëria ishte e afte të përballonte vetë prodhimin e

grurit dhe bukës dhe që në vitin 1980 do të ishte e afte të prodhonte çdo lloj produkti ushqimor për të

përballuar nga prodhimi i brendshëm çdo kërkese ushqimore të popullsisë së saj. Pavarësisht

përmirësimit të sistemit mekanik nëpër kooperativa, zgjerimit të procesit të fertilizimit me kimikate,

rritjes së numrit të specialisteve të bujqësisë dhe rritjes së investimeve në sektorin e bujqësisë, Shqipëria

nuk dukej të ishte e suksesshme në të dhe as të ulte importin e produkteve ushqimore përgjatë viteve

’80555.

Standardi i jetesës në Shqipëri ishte më i ulëti në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, kjo

ishte edhe arsyeja që në fund të viteve ‘70 dhe ‘80 u rrit pakënaqësia në popull dhe si kundërveprim

edhe masat represive kundër tij të ndërmarra nga Qeveria556.

Rënia e mirëqenies dhe rritja e varfërisë në vendin tonë u thelluan edhe më tepër gjatë viteve të fundit të

Regjimit 1985-1990, çka e detyruan Byronë Politike dhe Ramiz Alinë të ndërmerrte një sërë reformash

ekonomike, duke rikthyer sërish oborrin kooperativist nëpërmjet dyfishimit të ngastrës së tokës që ata

kishin në përdorim, si dhe duke shpërndarë bagëtinë me qëllim plotësimin e nevojave të tyre familjare

dhe atyre qytetare557.

Në aspektin social, politik dhe të strukturave të ekonomisë, periudha e Enver Hoxhës rezultoi në një

shpërbërje aq të thellë, sa sot Shqipëria e ka të nevojshme të rigjejë vetveten. Ndryshe nga vendet e tjera

të Ballkanit ku lindi e nevojshme të kryheshin rindërtime pas viteve 90”, në Shqipëri çdo gjë duhet të

rifillonte nga e para kjo nisur edhe nga nacionalizmi i ulët qytetar. Në gurin e varrit të Enver Hoxhës,

Ramiz Alia nuk lejoi të mbishkruhej data e vdekjes, nisur nga parimi se një njeri si ai nuk vdes kurrë.

Për fat të keq për Shqipërinë, Ramiz Alia me sa duket ka pasur të drejtë. Shqipëria vazhdon të jetojë me

trashëgiminë e lënë nga Enver Hoxha dhe kësisoj do të vazhdojë edhe për njëfarë kohe për të

ardhmen558.

555 Po aty, fq. 49-50. 556 Bernd J.Fisher, vepër e përmendur, fq. 282. 557 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Katërt, Periudha e Komunizmit 1945-1990, Tiranë 2007, fq.325 -326. 558 Bernd J.Fisher, vepër e përmendur, fq. 263.

Page 214: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

213

PJESA E TRETË

E DREJTA TOKËSORE PËRGJATË VITEVE 1990-2012 NË SHQIPËRI

KREU I. KUADRI LIGJOR PËR PRIVATIZIMIN E OBJEKTEVE SHTETËRORE

1.1. Kuadri ligjor për privatizimet nga viti 1991-2006

Çështja e pronës në Shqipëri është mjaft e mprehtë dhe kjo për shkak të rrethanave të veçanta nëpër të

cilat ka kaluar vendi ynë. Gjatë regjimit komunist nuk njihej e drejta e pronës private dhe deklarohej së

prona socialiste përbënte themelin e ekonomisë së vendit. U bënë shpronësime masive që prekën të

drejtën e pronës në të gjitha sektorët e ekonomisë. Madje nuk u kursyen as banesat private.

Shpronësimet nuk përligjeshin nga interesi publik, ato kishin bazë ideologjike dhe bëheshin në emër të

ndërtimit të shoqërisë socialiste pa klasa. As mund të bëhej fjalë për kompensim. Kushtetuta e vitit 1976

njihte vetëm pronën vetjake që shërbente si mjet mbijetese. Prona private nuk ekzistonte, me përjashtim

të të ashtuquajturës “pronë vetjake”, e domosdoshme për përdorim dhe konsum vetjak të njerëzve559.

Pas vitit 1990 u krijua një situatë krejt e ndryshme. Ligji nr.7491, datë.29.04.1991, “Për dispozitat

kryesore kushtetuese”, shfuqizoi Kushtetutën e vitit 1976. Me shfuqizimin e saj shtetit iu hoq e drejta që

të ishte pronar i tërësishëm në Republikën e Shqipërisë. Në parimet kryesore të Ligjit, “Për dispozitat

kryesore kushtetuese”, ishte ai që garantonte barazinë e pronës private dhe të asaj publike, vendosjen e

ekonomisë së tregut si dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike560.

Vetëm pas miratimit të këtij ligji kushtetues u krijuan premisat dhe baza ligjore për nxjerrjen e një sërë

akteve të tjera ligjore që do të krijonin kushtet përkatëse për rregullimin e pronës private dhe

privatizimit. Pavarësisht faktit të pamohueshëm së Ligji nr.7491, datë.29.04.1991, “Për dispozitat

kryesore kushtetuese”, përbënte aktin kryesor pas viteve ’90, që i hapi rrugën futjes së vendit tonë në

ekonominë e tregut, por një akt tjetër normativ që lejonte futjen e investimeve të huaja me karakter

privat në vendin tonë ishte miratuara një vit më parë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Dekreti

nr.7437, datë 1.12.1990, “Për dhënien e tokës në përdorim me qira personave juridikë e fizikë të huaj

ose shqiptare me seli jashtë territorit të RPSSH-së, që ushtrojnë veprimtari ekonomike të përbashkët me

ndërmarrjet, institucionet dhe kooperativave tona në territorin e RPSSH-së”. Mbi bazën e këtij akti

559 Adrian Nuni, Kuadri ligjor për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, shtëpia botuese UET/ PRESS, revista

juridike “Jus dhe Justicia” nr.3, Tiranë 2009, fq. 9. 560Neni 6 i Ligjit nr.7491, dt..29.04.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”.

Page 215: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

214

normative toka do t’u jepej në përdorim ose me qira personave të huaj juridikë a fizikë ose shqiptare me

seli jashtë territorit të RPSSH-së, që do të kishin si projekt ushtrimin e veprimtarisë ekonomike të

përbashkët me ndërmarrjet, kooperativat dhe institucionet tona në territorin e Republikës Popullore

Socialiste të Shqipërisë561.

Mbi bazën e këtij Dekreti del qartë falimentimi i ekonomisë socialiste përballe nevojave ekonomike të

qyteteve të vendit tonë. Dështimi i rritjes ekonomikes si dhe degradim i mirëqenies së qytetarëve kishte

filluar qysh në fillim të viteve ‘80 dhe kishte arritur kulmin e kalbëzimit në fillim të viteve ‘90. Fjalimi i

famshëm i Katovicës sigurisht që kishte pasur ndikimin e vet edhe në vendin tonë ku Byroja

Udhëheqëse e Partisë së Punës, ndiqte me shumë kujdes ndryshimet në superstrukturën ekonomike-

politike dhe sociale që po ndodhte në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të lindjes. Politika e

hapjes ndaj investitorëve të huaj përveçse përbënte një nevojë jetike për të futur të ardhura apo oksigjen

në ekonominë tonë të brishtë nga sipërmarrjet e dështuara, përbënte edhe një hap drejt institucionalizimit

të ekonomisë së tregut të lirë. Pikërisht miratimi i Ligjit nr. 7491 të vitit 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, shërbeu si akti normativ kryesor për të stimuluar edhe më tej investimet e huaja në të

gjithë sektorët e ekonomisë së vendit tonë, përfshirë edhe atë të privatizimit. Tre vite më vonë do të

miratohej një tjetër akt normativ i rëndësishëm që ishte Ligji nr.7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e

huaja”. Ky ligj, specifikonte se cilat subjekte do të quheshin "Investitor i huaj" dhe si i tillë nënkuptohej

çdo person fizik që ishte shtetas i një vendi të huaj ose çdo person fizik, që është shtetas i Republikës së

Shqipërisë, por me banim të përhershëm jashtë vendit si dhe çdo person juridik, që është themeluar sipas

ligjit të një vendi të huaj, i cili drejtpërdrejt ose tërthorazi kërkon të kryejë ose është duke kryer një

investim në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për sa i përket investimeve të huaja ato konsistonin

në562:

a) në blerjen dhe zhvillimin nga subjektet e mësipërme të çdo pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, të

prekshme dhe të paprekshme, ose ndonjë lloj tjetër të drejte pasurore;

b) në krijimin e një shoqëri, ose të çdo forme tjetër pjesëmarrjeje në një shoqëri, me aksione etj.

Ky ligj, i cili përbënte aktin e dytë normativ, që lidhej me nxitjen e investimeve të huaja të miratuar pas

viteve ‘90, kishte si veçori dalluese të tij sepse miratohej për herë të parë nga një Pushet Legjislativ i

dalë nga zgjedhjet pluraliste të vitit 1992, që kishin çuar në përmbysjen e Regjimit Monist si dhe ishte

561 Neni 1 i Dekretligjit nr.7437, dt. 1.12.1990, Për dhënien e tokës në përdorim me qira personave juridikë e fizikë, të huaj

ose shqiptarë, me seli jashtë territorit të RPSSH-së. 562 Neni 1 i Ligjit nr.7764, datë 2.11.1993, Për investimet e huaja, botuar në Fletoren Zyrtare nr.13, fq. 803.

Page 216: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

215

më i plotë në përmbajtje në lidhje me të drejtat dhe aksesin që u ofroheshin investitorëve të huaj në

vendin tonë.

Për sa i përket fushës të privatizimeve, që u ndërmorën në vendin tonë pas viteve ‘90, hapi më i

rëndësishëm, në këtë drejtim, që përfshinte si shtetasit shqiptarë edhe ata të huaj ishte miratimi i Ligjit

nr.7512, datë 01.08.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të

veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit”. Miratimi i këtij ligji kishte për qëllim vendosjen e një

rendi të ri ekonomik dhe kalimin nga një sistem ekonomik të centralizuar e të kontrolluar nga shteti, në

një sistem ekonomik të bazuar në parimet e tregut të lirë.

Ashtu siç del nga përmbajtja e neneve 1, 3 dhe 6 të këtij ligji, detyrë parësore ngelej sanksionimi dhe

mbrojtja e pronës private, privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe kooperativave, si dhe sanksionimi

dhe mbrojtja e lirisë së veprimtarisë ekonomike563.

Gjithçka duhej kthyer në origjinë dhe kjo kërkonte respektimin e trinomit ``Privatizim, sanksionim dhe

mbrojtje të pronës private si dhe të lirisë së veprimtarisë ekonomike``.

Në nenin 1 të ligjit përcaktohet sanksionimi dhe mbrojtja e pronës private, i nismës së lirë, i veprimtarisë

private të pavarur, privatizimi i pronës shtetërore dhe i gjithë procesit të kalimit të ekonomisë së

Republikës së Shqipërisë nga një ekonomi e planifikuar dhe e kontrolluar nga shteti, në një ekonomi të

tregut të lirë.

Që në nenet e para të tij, ligji shpall së sektorët e ekonomisë janë të lirë të privatizohen duke përfshirë

ndërmarrjet, institucionet dhe njësitë e tjera shtetërore. Në dispozitat vazhduese të ligjit parashtrohen

parimet dhe rregullat bazë që do të kihen parasysh për kalimin e pronësisë së shtetit te privatët, mbi

ndërmarrjet që deri më atëherë ishin shtetërore.

Neni 3/1 i ligjit ka shprehur parimin e përgjithshëm së të gjithë sektorët e ekonomisë mund të

privatizohen, por në paragrafin e dytë të po të njëjtit nen jepen edhe përjashtimet. Kështu, ndërmarrjet

dhe njësitë shtetërore të degëve me rëndësi të veçanta të ekonomisë kombëtare, si industria e

mineraleve, e naftës dhe e gazit, postat, telekomunikacionet, pyjet dhe ujërat, rrugët automobilistike dhe

hekurudhore, portet detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor mund të privatizohen vetëm në raste

të veçanta me ligj. Nuk është se ai ndalon privatizimin e tyre, por gjithsesi, dispozitat e këtij ligji nuk do

563 Miratimi i Ligjit nr.7512, dt. 01.08.1991, Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit, mbart në vetvete të njëjtën rëndësi, ashtu sikurse edhe miratimi i Ligjit

nr.7491, dt..29.04.1991, Për dispozitat kryesore kushtetuese. Miratimi i këtyre dy akteve të rëndësishme normative do t`i

hapte rrugë miratimit më pas të një korpusi të tërë aktesh normative, bazuar në të parat (ligje, vendime të Këshillit të

Ministrave, udhëzime, rregullore etj) të cilat do të shërbenin për kalimin e ekonomisë së vendit tonë nga një ekonomi e

planifikuar drejt asaj të tregut të lirë.

Page 217: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

216

të zbatohen për këtë kategori të ndërmarrjeve shtetërore, për të cilat vetëm ligje të veçanta mund të

vendosin për rastet, mënyrat, proçedurat dhe kushtet e privatizimit të tyre.

Subjektet që përfitojnë nga ky ligj janë personat fizikë dhe juridikë shqiptarë ose të huaj. Mes subjekteve

shqiptarë dhe atyre të huaj ligji ka përcaktuar një dallim thelbësor. Sipas tij, subjektet e huaj mund të

privatizojnë ndërtesat e ndërmarrjeve shtetërore, por jo truallin nën to. E drejta për të privatizuar së

bashku me ndërtesën shtetërore edhe truallin nën ndërtesë sipas nenit 21 të këtij ligji u takon vetëm

shtetasve shqiptarë, ndërsa shtetasit e huaj përveç së drejtës për të privatizuar ndërtesat shtetërore nuk do

të kishin asnjë të drejtë për kalimin në pronësi të truallit nën ndërtesën shtetërore, pasi trualli nën

ndërtesë u jepet shtetasve të huaj me qira për një periudhe deri në 19 vjet564. Kufizimi, që u sanksionua

fillimisht në ligj ndaj shtetasve të huaj për të marrë me qira truallin nën ndërtesë, do të ndryshonte një vit

më vonë. Në vitin 1992 në ndryshimet ligjore që pësoi ky ligj, subjekteve të huaja fizike dhe juridike iu

dha e drejta për të marrë me qira truallin nën ndërtesë për 99 vjet dhe në raste të veçanta me miratim të

Kuvendit të Shqipërisë ata kishin të drejtë edhe të privatizonin truallin nën ndërtesë565.

Për sa i përket shtetasve shqiptarë, të cilëve nga ky ligj u njihet e drejta për të kaluar në pronësi të tyre si

ndërtesat ekzistuese, ashtu edhe truallin nën to, rruga ligjore që duhet ndjekur është lidhja e dy

kontratave të privatizimit me AKP-në. Mbas lidhjes së kontratave të privatizimit, si dhe kalimit të

pronësisë së ndërtesës dhe truallit në emër të tyre, janë kryer veprime të ndryshme juridike në lidhje me

këto pasuri të paluajtshme, siç kanë qenë kalimi i pronësisë të tyre nga subjektet që i privatizuan tek të

tretët nëpërmjet kontratës së shitjes, dhurimit, shkëmbimit si dhe nëpërmjet trashëgimisë. Për të

garantuar subjektet e huaj, në këtë ligj është parashikuar se investimet e huaja dhe prona private e

personave fizikë a juridikë, vendas a të huaj, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të

shpronësohen ose shtetëzohen dhe as nuk mund të jenë objekt masash të tjera të barasvlershme me

shtetëzimin ose shpronësimin me përjashtim të rasteve të veçanta në interes të përdorimit publik dhe

gjithmonë me pagesë dhe me një zhdëmtim të plotë.

Ligji rregulloi edhe mënyrat e kalimit të pronësisë shtetërore në pronësi private, të cilat janë:

- me ankand,

- me anë të shitjes së aksioneve shtetërore,

564 Neni 21 i Ligjit nr.7512, dt. 01.08.1991, Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit, rregullon pozitën e shtetasve të huaj kur ata dëshironin të merrnin pjesë në procesin e

privatizimit të objekteve shtetërore: “Personave fizikë a juridikë privatë vendas u jepet në pronësi truall për ndërtim me

pagesë, duke pasur edhe të drejtën e shitblerjes. Personave fizikë a juridikë të huaj u jepet truall për ndërtim nga personat

fizikë a juridikë vendas vetëm me qira për një periudhë deri në l9 vjet, sipas një kontrate të veçantë. ..” 565 Adrian Nuni, vepër e përmendur, fq. 16.

Page 218: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

217

- me anë të faljes së aksioneve shtetërore vetëm për personat fizikë vendas,

- me letra me vlerë për privatizim,

- me çdo mënyrë tjetër të përshtatshme.

Organi, të cilit me ligj i njihet e drejta dhe përgjegjësia për të kryer dhe organizuar proçedurat e shitjes

së pronës shtetërore, ishte Agjencia e Kombëtare e Privatizimit, sot Drejtoria e Privatizimit në varësi të

Ministrisë të Ekonomisë. AKP-ja ishte organi kompetent që bënte vlerësimin e pronës duke pasur për

kritere gjendjen fizike të pronës, karakterin e prodhimit a të shërbimit të objektit. Më pas, ligji vazhdon

me dispozita proçedurale, që rregullojnë kalimin e pronësisë nga shteti tek privati, ku një vend të

rëndësishëm zënë dispozitat në lidhje me proçedurat e kalimit të pronësisë së paluajtshme nga shteti te

subjektet private. Në bazë të neneve 23 dhe 24 të këtij ligji, kalimi i pronës shtetërore në pronë private

bëhet nëpërmjet ankandit, shitjes së lirë të aksioneve, dhënies falas të aksioneve shtetërore personave

fizikë vendas, si dhe me çdo mënyrë tjetër të përshtatshme. Vlerësimi i pronës shtetërore që do të

privatizohet, bëhet duke pasur parasysh edhe gjendjen fizike, vendndodhjen dhe karakterin e prodhimit a

të shërbimit të objektit566. Për sa i përket ankandit, ajo që të bie në sy në dispozitat e lartpërmendura

është favorizimi që u bën legjislatori shtetasve shqiptarë për ta pasur ata përparësinë e marrjes pjesë në

ankand. Vetëm nëse proçedura e ankandit të parë do të dështonte, atëherë në ankandin e dytë, që do të

zhvillohej, mund të merrnin pjesë në garë edhe shtetas të huaj. Në ligj theksohet edhe ruajtja e

destinacionit të pronës shtetërore që privatizohet, pavarësisht se në realitet subjektet që privatizuan

ndërtesat përkatëse në shumicën e rasteve i dhanë atyre një tjetër destinim pa marrë lejën e Agjencisë

Kombëtare të Privatizimit.

Pas daljes së Ligjit nr.7512, datë 01.08.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të

nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit”, si dhe akteve të tjera normative në

plotësim të tij, jo të gjitha subjektet e interesuara kanë qenë dakord me kompetencat që i jepeshin AKP-

së në kuadrin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

566 Nenet 23 dhe 24 të Ligjit nr.7512, dt. 01.08.1991, Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të

veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit, rregullojnë procedurat e kalimit të pronësisë së objekteve dhe trojeve

shtetërore që do të privatizoheshin nga shteti te subjektet private.

Neni 23 i ligjit ka këtë përmbajtje: “Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet ankandit, shitjes së lirë të

aksioneve, dhënies falas të aksioneve shtetërore personave fizikë vendas, si dhe me çdo mënyrë tjetër të përshtatshme...” Neni 24 i ligjit ka këtë përmbajtje: “Ankandi organizohet dhe shpallet nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit. Ai është i

hapur, i lirë dhe i barabartë për të gjithë. Pjesëmarrësit në ankand duhet të paraqesin dokumente të formave të ndryshme të

njohura me ligj, që vërtetojnë aftësinë e tyre paguese. Fillimisht në ankand lejohet të marrin pjesë vetëm persona fizikë e

juridikë me shtetësi shqiptare. Nëse objekti nuk shitet në seancën e dytë të ankandit, me miratim të Agjencisë Kombëtare të

Privatizimit, në ankand marrin pjesë edhe persona fizikë e juridikë të huaj”.

Page 219: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

218

Miratimi i vendimit nr.248, datë 27.05.1993, "Për disa masa për shpejtimin e privatizimit të

ndërmarrjeve të vogla e të mesme", ka qenë pjesë e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pasi është

pretenduar së ai ishte në kundërshtim me Ligjin nr.7512, datë 01.08.1991, “Për sanksionimin dhe

mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit” si dhe

ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”567.

Në një rast tjetër në vitin 1995, objekt i shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese ka qenë përcaktimi i

përparësisë në lidhje me privatizimin e objekteve shtetërore midis dy grupeve shoqërore, të dhunuara

nga regjimi monist, shtresa e të përndjekurve politikë dhe ajo e subjekteve të shpronësuara568. Gjykata

Kushtetuese në këtë rast, mbajti qëndrimin në favor të subjekteve të shpronësuara duke pranuar kërkesën

e tyre për shpalljen antiligjor të vendimit të Këshillit të Ministrave, në lidhje me privatizimin e Hotel

"Rozafës" Shkodër në favor të të përndjekurve politikë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.275, datë 05.06.1995, "Për formën e privatizimit të disa

objekteve pronë shtetërore”, u njihej përparësia në privatizimin e objekteve shtetërore personave që

kishin statusin e të përndjekurit politik. Për sa u përket të përndjekurve politikë, ata ashtu si dhe shtresa e

subjekteve të shpronësuara kanë qenë dy grupe shoqërore të cilat kanë vuajtur në mënyra të ndryshme

nga regjimi monist. Të shpronësuarve u është marrë prona e paluajtshme, ndërsa të përndjekurve politikë

u është hequr liria. Ajo që duhet theksuar në këtë vendim është fakti se kur bëhet fjalë për respektimin e

së drejtës së privatizimit të objekteve të ndërmarrjeve shtetërore që ndodhen në pronat e subjekteve të

shpronësuara, të drejtën e përparësisë në privatizim duhet ta kenë këta të fundit në raport me ata që i

përkasin shtresës së të persekutuarve politikë.

Lidhur me hapat proçedurale, që duhen ndjekur sipas këtij ligji, për t`u bërë pronar mbi ndërtesën

shtetërore si dhe truallin nën të, do të radhisnim si të tilla:

-mbledhjen nga ana e AKP-së të dokumentacionit të vlerësimit të ndërmarrjes,

-publikimin për privatizim,

-paraqitjen e kërkesave të personave të interesuar për të marrë pjesë në ankand,

-zhvillimin e ankandit që kryesohet nga komisioni i përbërë nga një përfaqësues i AKP-së dhe nga një

përfaqësues i DSHP-së ose i Degës së Shoqërisë Publike në pushtetin lokal.

567 Vendimi nr.12, dt. 26.10.1993, i Gjykatës Kushtetuese, Sipas Gj.K kompetencat e AKP-së dhe degëve të saj në rrethe për

të realizuar procesin e privatizimit jo vetëm nëpërmjet procedurave të ankandit, por edhe të formave të tjera të privatizimit, ishin të parashikuara shprehimisht si në vendimin e atakuar të Këshillit të Ministrave, ashtu edhe në ligjin bazë të procesit të

privatizimit të pronës shtetërore. 568 Vendimi nr.10, dt. 31.07.1995, i Gjykatës Kushtetuese, Përparësi sipas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese do të kishin

subjektet e shpronësuara, në pronën e të cilëve shteti kishte ndërtuar objekte të ndryshme shtetërore që do t i nënshtroheshin

procesit të privatizimit.

Page 220: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

219

- pagimin e çmimit të shitjes nga fituesi i ankandit,

- lidhjen e kontratës së shitjes midis palës shitëse (përfaqësuesi i AKP-së dhe drejtori ose likuidatori)

dhe blerësit privat,

- Marrja në dorëzim e ndërmarrjes nga blerësi kryhet sipas V.K.M-së nr. 589, datë 16.10.1995.

Gjatë këtyre viteve të tranzicionit në vendin tonë kanë lindur konflikte të ndryshme për sa i përket

përplasjes së interesave midis personave, që kanë privatizuar një pjesë të aksioneve të ndërmarrjeve

shtetërore dhe subjekteve të shpronësuara, që bazuar në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”

të vitit 1993 kanë pasur të drejtën e parablerjes në të gjithë godinën e ndërmarrjes shtetërore apo në një

pjesë të aksioneve të saj, në varësi të raportit midis vlerës së truallit me atë të godinës së ndërmarrjes

shtetërore.

Meqenëse rregullimi me anë të një ligji, për një problem kaq parësor siç është privatizimi i ndërmarrjeve

shtetërore të ekonomisë të të gjitha niveleve, të vogla, të mesme dhe të mëdha, ka qenë dhe është një

proces i vështirë. Janë nxjerrë edhe shumë akte të tjera normative që kanë vijuar me një rregullim më të

hollësishëm të parimeve të sanksionuara në kuadrin e privatizimeve569.

a. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.282, datë 25.6.1992, “Për kriteret e vlerësimit të pronës

shtetërore që privatizohet”, synonte të realizonte dy qëllime kryesore:

- Përcaktimin e kritereve të vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet,

- përcaktimin e kritereve të normave të qirasë për objekte që u jepen në përdorim të tretëve.

Në rastet e privatizimit të godinave shtetërore, nuk duhej kuptuar apriori se bashkë me privatizimin e

godinës shtetërore subjekti bëhej edhe pronar i truallit nën ndërtesë. Pas momentit të privatizimit të

ndërtesës pronë shtetërore, personi që kishte dalë fitues për privatizimin e saj duhet të vazhdonte

proçedurat me AKP-në për privatizimin e truallit nën ndërtesë si dhe të truallit funksional rreth

ndërtesës. Mbi bazën e vendimit të mësipërm të Këshillit të Ministrave, pagimi i vleftës së truallit

trajtohej si një zë i veçantë, ku subjekti apo subjektet që kishin dalë fitues për privatizimin e objekteve

pronë shtetërore më vonë u duhej të lidhnin edhe një kontratë tjetër me AKP-në për privatizimin e

569 Ndër këto akte do të veçonim:

- Vendimin nr.282, dt. 25.6.1992, të Këshillit të Ministrave, Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që

privatizohet,

- Ligjin nr.7980, dt. 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve, - Vendimin nr.203, dt. 03.05.1995, të Këshillit të Ministrave, Për privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,

- Vendimin nr.169, dt. 13.3.2003, të Këshillit të Ministrave, Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së

trojeve të ndërmarrjeve shtetërore, që i nënshtrohen privatizimit.

Page 221: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

220

truallit nën ndërtesë. Në çdo rast, vlera e truallit nën ndërtesën pronë shtetërore dhe e truallit funksional,

përllogaritej si e tillë nga Komisioni i Vlerësimit.

b. Ligji nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”.

Në përputhje me frymën e Ligjit nr.7512, datë 01.08.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës

private, të nismës së lirë, të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit”, Kuvendi i Shqipërisë në

vitin 1995 nxori ligjin “Për shitblerjen e trojeve”.

Ky ligj përcakton definicionet e termit truall, rastet se kur një truall konsiderohet i zënë, subjektet që

kanë të drejtë të privatizojnë tokën truall, si dhe mënyrën e caktimit të çmimit mbi truallin që do të

shitej.

Sipas këtij ligji, truall quhet e gjithë toka që ndodhet brenda vijave kufizuese të qyteteve (bashkive),

pavarësisht nëse përdoret për ndërtim, kopsht, arë etj, si dhe toka jashtë vijave kufizuese që në

momentin e trajtimit është përdorur ose do të përdoret për ndërtim, me kusht që të jetë përfunduar

dokumentacioni që vërteton tjetërsimin e tij, duke mos qenë më tokë bujqësore, livadh apo kullotë etj570.

Ndërsa në të gjitha ato raste kur mbi një truall janë bërë investime të ligjshme (themele, gërmime,

instalime, kanalizime, ndërtesa etj.) që e kalojnë si vlerë çmimin e atij trualli, për efekt të këtij ligji

trualli konsiderohet i zënë.

Subjekte, që legjitimohen të blejnë truall, janë personat fizikë dhe juridikë, privatë, shqiptarë dhe ata të

huaj, veçse me disa ndryshime thelbësore midis njëri-tjetrit.

Personat fizikë dhe juridikë vendas kanë të drejtë të blejnë e të shesin lirisht troje ndërmjet tyre pa asnjë

kufizim, në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin Civil. Ndërsa për personat fizikë a juridikë të

huaj ka disa kufizime me karakter civil. Kështu, personat fizikë a juridikë të huaj, që duan të blejnë një

truall, pronë private ose shtetërore në Republikën e Shqipërisë, duhet të plotësojnë një sërë kushtesh

shtesë në raport me shtetasit dhe personat juridikë shqiptarë;

Së pari, personat fizikë ose juridikë të huaj duhet të kenë kryer ose të kenë paraqitur një projekt për të

kryer investime në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me Ligjin nr.7764, datë 2.11.1993,

"Për investimet e huaja"571,

570 Në bazë të nenit 1 të Ligjit nr.7980, dt. 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve, jepet kuptimi i nocionit juridik të truallit. “ Truall quhet e gjithë toka që ndodhet brenda vijave kufizuese të qyteteve (bashkive) pavarësisht nëse përdoret për ndërtim,

kopsht, arë etj., si dhe toka jashtë vijave kufizuese që në momentin e trajtimit është përdorur ose do të përdoret për ndërtim,

me kusht që të jetë përfunduar dokumentacioni që vërteton tjetërsimin e saj, duke mos qenë më tokë bujqësore, livadh apo

kullotë etj.”. 571 Neni 5 i Ligjit nr.7980, dt. 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve.

Page 222: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

221

Së dyti, personave fizikë a juridikë të huaj që iu lind e drejta të blejnë truall pronë private ose shtetërore,

pasi të kenë arritur kryerjen e investimeve në përputhje me lejen e ndërtimit, deri në një vlerë jo më të

vogël se tri herë sesa vlera e truallit mbi të cilin kanë realizuar investimin ose kanë blerë objekte me

vlerë mbi trefishin e çmimit të truallit572. Sikurse shihet, mbi bazën e kësaj dispozite, gradualisht shteti

shqiptar i dha mundësi shtetasve të risin investimet e tyre në Shqipëri pasi ata nuk do të kishin si më

parë mundësi që të merrnin një truall me qira sikurse ndodhi në vitin 1991, por ta privatizonin atë duke

pasur një projekt serioz me vlere tri herë më të madhe sesa vlera e truallit. Në realitet jo në të gjitha

rastet për të përfituar nga kjo frymë e ligjit janë paraqitur në vendin tonë investitorë seriozë573.

Së treti, një përjashtim tjetër nga rregullat e përgjithshme për subjektet e huaja, ligji bën edhe për sa i

përket shteteve apo organizatave ndërkombëtare, që kanë një pozitë favorizuese, pasi ashtu si personat

fizikë dhe juridikë shqiptarë kanë të drejtë të blejnë truall pronë private apo shtetërore për të ndërtuar

selitë e misioneve të tyre. Njohja e së drejtës së shteteve dhe organizatave ndërkombëtare për të përfituar

mbi bazën e parimit të reciprocitetit u bë e mundur në vitin 1997574.

Së katërti, personat fizikë e juridikë të huaj përjashtohen nga e drejta për të blerë troje, që përmbajnë

vlera muzeore, arkeologjike, historike, parqet kombëtare, rezervatet e florës e të faunës, trojet me vlera

të veçanta ambientale dhe ato me karakter ushtarak.

Gjithashtu, në këtë V.K.M parashikohet se vlera e trojeve pronë private caktohet nga marrëveshja e

palëve, ndërsa çmimi i truallit pronë shtetërore caktohet nga Këshilli i Ministrave.

c. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.203, datë 03.05.1995, “Për privatizimin e ndërmarrjeve të

vogla dhe të mesme”

Ky vendim i Këshillit të Ministrave është një ndër ato akte kryesore që tregon qëllimin pozitiv për t`iu

nënshtruar me shpejtësi procesit të privatizimit në radhë të parë ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme, si

572Neni 10 i Ligjit nr.7980, dt. 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve, përbën një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, pasi kjo

dispozitë u krijon mundësinë e blerjes së trojeve disa subjekteve të veçanta të huaja me kushte më lehtësuese. Sipas kësaj

dispozite, “Në raste të veçanta për investime të rëndësishme, trualli mund t'u shitet të huajve me miratim të Kuvendit

Popullor". 573 Blerja e një sipërfaqe të konsiderueshme trualli mbrapa Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës, nga biznesmeni kosovar

Hajdin Sejdia është një shembull tipik i privatizimeve të dështuara. 574Amendimi i nenit 5 të Ligjit nr.7980, dt. 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve, “Shtetet apo organizatat ndërkombëtare, në të

njëjtat kushte si edhe personat fizikë dhe juridikë shqiptarë, kanë të drejtë të blejnë truall pronë private apo shtetërore për të

ndërtuar selitë e misioneve të tyre, për të blerë truallin mbi të cilin i kanë ndërtuar ose vazhdojnë t'i ndërtojnë ato. Përfitimi

nga kjo e drejtë bëhet mbi bazën e reciprociteti, duke përfituar ai shtet që i njeh të njëjtën të drejtë shtetit shqiptar"

Page 223: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

222

një kusht i domosdoshëm për kalimin e ekonomisë së vendit tonë nga një ekonomi shtetërore drejt asaj

të tregut të lirë575.

Për sa i përket procedurës së publikimit të ankandit, në vendim sanksionohet se ajo fillon pasi të jenë

dorëzuar në AKP ose në degët e AKP-së dokumentet e privatizimit të ndërmarrjes të vogël ose të

mesme. Dega e AKP-së kryente verifikimin e dokumentacionit në dosjen e ndërmarrjes dhe në rast së

konstatonte se ai ishte i rregullt, e pranonte duke ia nënshtruar procedurës së ankandit.

Në bazë të këtij vendimi u krijua mundësia e shndërimit të ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri private

(tregtare) ku subjektet përfituese mund të ishin si subjekte shqiptare ashtu edhe të huaja. Në realitet,

përfituan shumë subjekte të huaja si dhe jo të pakta ishin rastet kur u krijuan shoqëri të përbashkëta (Join

Venture, midis subjekteve shqiptare përfshirë edhe Shtetin dhe atyre të huaj).Transformimi i

ndërmarrjeve shtetërore të shoqëri tregtare, u pa si një formë për të nxitur iniciativën private dhe për të

përfituar nga ekonomia e tregut, nëpërmjet pjesës që shtetit i takonte si pronar576.

Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, të vogla dhe të mesme, ka qenë objekt edhe i veprimtarisë së

Gjykatës Kushtetuese në vitin 1997 kur në të u paraqit për shqyrtim një konflikt midis subjekteve të

shpronësuara të cilat synonin të privatizonin objektet e ndodhura mbi pronën e tyre dhe subjekteve të

tjera private të cilat kishin përfituar nga procesi i privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në

vendimin e saj Gjykata Kushtetuese thekson edhe njëherë faktin e pamohueshëm juridik, së e drejta e

subjekteve të shpronësuara, për të pasur përparësi në privatizimin e godinave të ndërmarrjeve shtetërore,

apo siç njihet ndryshe e drejta e parablerjes, është një e drejtë që zë vend jo vetëm në nenin 21 të Ligjit

nr.7698, datë 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, por gjen mbrojtje e zbatueshmëri

edhe në kuadrin ligjor që ka të bëjë me privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Përcaktimi i

kushteve dhe i kritereve për ushtrimin e së drejtës së parablerjes nga subjektet e shpronësuara, jo vetëm

që nuk e ngushton thelbin e kësaj të drejte, por përkundrazi e institucionalizon atë dhe e bën më të qartë

në lidhje me mënyrën sesi ata duhet ta ushtrojnë577.

Disa muaj më vonë Këshilli i Ministrave miratoi një tjetër akt normativ të rëndësishëm që ishte Vendimi

nr.288, datë 5.6.1995, “Për privatizimin e së drejtës shtetërore në shoqëritë tregtare me kapital të

575 Pika 1 e vendimit nr. 203, dt. 03.05.1995, të Këshillit të Ministrave, Për privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të

mesme, jep nocionin e ndërmarrjes si vijon: “Në këtë vendim, ndërmarrje konsiderohen çdo njësi prodhimi, shërbimi, pjesë të

tyre, mjete lundrimi, duke përfshirë edhe mjetet e xhiros së tyre”. 576 Adrian Nuni, vepër e përmendur, fq. 12. 577 Për më tepër referoju vendimit nr. 8, dt. 25.04.1997, të Gjykatës Kushtetuese.

Page 224: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

223

përbashkët”578.Mbi bazën e këtij akti normativ u krijua mundësia e vlerësimit të kuotës shtetërore në

shoqëritë tregtare me kapital miks me qëllim shitjen e kësaj kuote në favor të subjekteve të ndryshme

fizike dhe juridike. Në çdo rast përcaktimi i vlerës së kapitalit shtetëror gjate procesit të privatizimit të

kuotës, që zotëron shteti në shoqërinë tregtare, bëhet nëpërmjet ankandit. Privatizimi i së drejtës

shtetërore për çdo shoqëri tregtare me kapital të përbashkët, kryhej nga AKP-ja (sot Drejtoria e Drejtimit

të Pronës Publike), pas marrjes së miratimit nga Këshilli i Ministrave. Ky akt normativ është vazhdimësi

e asaj reforme, që synon privatizimin e çdo gjëje që ka ngelur pronë shtetërore, sikurse janë shoqëritë e

“join vencere” të krijuara me kapital shtetëror dhe privat.

d. Kriteret dhe proçedurat e vlerësimit dhe të shitjes së trojeve të ndërmarrjeve shtetërore579.

Një moment shumë i rëndësishëm për ndërmarrjet që privatizoheshin ishte edhe privatizimi i truallit nën

godinat e ndërmarrjeve shtetërore si dhe trualli funksional i tyre. Për efekt të këtij vendimi, truall

konsiderohet sipërfaqja nën objekt dhe sipërfaqja funksionale e tij, e përcaktuar si e tillë në gentplanin e

objektit që është pjesë e dokumentacionit të privatizimit, të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të

ndërmarrjes. Në rastet kur subjekti i shpronësuar është bërë pronar i objektit të ndërmarrjes shtetërore

duke përdorur të drejtën e parablerjes, trualli kalon në favor të tij pa shpërblim. Personat, që gëzojnë të

drejtën e parablerjes, janë të gjithë atë persona që janë trajtuar si të tillë me vendim të KKKPronave ose

AKKP-së sot. Mbi bazën e këtyre vendimeve subjekteve të shpronësuara / trashëgimtarëve të tyre i

njihet e drejta e pronësisë për tokat që i janë marrë në mënyrë të padrejtë nga Regjimi Monist dhe për

shkak të faktit se mbi tokat e tyre janë ndërtuar objekte shtetërore, i njihet e drejta e parablerjes apo e

përparësisë për objektet e ndërtuara në rast privatizimi. Kuptohet që detyrimi për të paguar është vetëm

për objektin shtetëror pasi për truallin nuk mund të paguajnë pasi i është njohur me vendim të

KKKPronave, pasi është pronë e tyre apo trashëgimlënësve të tyre. Kur trualli i njohur zë vetëm një

pjesë të truallit funksional të objektit shtetëror, për diferencën e truallit, që është pronë shtetërore,

paguhet çmimi sipas Hartës të Vlerës.

578 Vendimi nr.288, dt. 5.6.1995, Për privatizimin e së drejtës shtetërore në shoqëritë tregtare me kapital të përbashkët, botuar në Fletoren Zyrtare nr.23, fq. 1019. 579 Vendimi nr.230, dt. 4.4.1998, i Këshillit të Ministrave, Për privatizimin e pjesëve të kapitalit të zotëruar nga shteti në

shoqëritë me kapital të përbashkët, si dhe ai nr.169, dt. 13.3.2003, Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së

trojeve të ndërmarrjeve shtetërore, që i nënshtrohen privatizimit ose transformimit të tyre në shoqëri tregtare, përbëjnë ndër

vendimet aktet kryesore të Këshillit të Ministrave, në kuadrin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.

Page 225: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

224

Në rastet kur objekti i ndërmarrjes pronë shtetërore ishte privatizuar nga persona, që nuk ishin subjekte

të shpronësuar, atëherë në bazë të kërkesës së tyre, trualli u shitej atyre në bashkëpronësi të pandarë në

pjesë. Kur objektet pronë shtetërore ishin me dy ose me shumë kate dhe në të ka disa pronarë, shitja e

truallit bëhej në bashkëpronësi të pandashme mes pronarëve të objektit. Sipas dispozitave të këtij

vendimi një moment shumë të rëndësishëm zinte dosja e privatizimit, dokumentacioni i së cilës duhet të

ishte i plotë, sepse në të kundërt AKP-ja u kërkonte degëve të shoqërive publike, sipas përkatësisë së

ndërmarrjes, të saktësonin dhe të plotësonin dosjen e privatizimit me dokumentacionin e duhur.

Siç u përmend më lart, subjektet që dëshironin të privatizonin mjediset e një ndërmarrje shtetërore duhet

të lidhnin dy kontrata me degën e AKP-së në rrethe.

Së pari, ata duhet të konkurronin dhe të dilnin fitues për blerjen e godinës së ndërmarrjes shtetërore.

Pasi të kishin bërë pagesën e saj, duhet të shprehnin vullnetin nëse dëshironin të merrnin pjesë edhe në

privatizimin e truallit nën godinën e ndërmarrjes shtetërore si dhe truallit funksional të ndërtesës, apo të

lidhnin kontratë qiraje për truallin.

Së dyti, në rast se shfaqin dëshirë të blinin truallin nën objektin shtetëror, këtë gjë duhet ta realizonin

duke lidhur kontratën e shitjes me akt noterial midis degës të AKP-së, përfaqësuesit të ndërmarrjes që

jepte pëlqimin për privatizim dhe subjektit/subjekteve në pozitën e palës blerëse 580.

Një akt normative shumë i rëndësishëm, që do t`i hapte rrugën privatizimit të pjesëve të kapitalit pronë

shtetërore duke i kaluar ato tërësisht në pronë private, ishte Vendim nr.230, datë 4.4.1998, i Këshillit të

Ministrave “Për privatizimin e pjesëve të kapitalit të zotëruar nga shteti në shoqëritë me kapital të

përbashkët”. Këto shoqëri “sui generis” ishin ngritur mbi bazën e një bashkëpunimi aksionesh midis

Shtetit Shqiptar dhe investitorëve të huaj, pas vitit 1992. Me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë sonë dhe

sistemit të prodhimit në ndërmarrjet tona, një nga reformat që u ndërmor ishte krijimi i shoqërive të

përbashkëta, ku investitorët e huaj merrnin shumicën e aksioneve me qëllim prodhimin e produkteve dhe

shërbimeve të caktuara duke shfrytëzuar ndërtesat, trojet dhe pajisjet që u vunë në formën e aksioneve

nga ana e Shtetit, dhe duke respektuar kuadrin ligjor për shoqëritë tregtare.

Në këtë bashkëpunim dilnin të fituar të dyja palët, pasi Shteti u mundësonte punëtorëve, që dikur

punonin në këto ndërmarrje, të njëjtën vazhdimësi, po edhe ndikonte në këtë mënyrë në thithjen e

kapitaleve të huaja, kryesisht atyre monetare, ndërsa investitorët e huaj e kishin më të lehtë proçesin e

sipërmarrjes në prodhimin e një produkti të caktuar pasi gjenin mbështetjen e Shtetit që u ofronte gratis

580 E drejta për të privatizuar troje shtetërore nuk i lindi subjekteve private në vitin 1991, por vetëm në vitin 1995, kur u

miratua Ligji nr.7980, dt. 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve.

Page 226: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

225

pasuritë e paluajtshme (godinat shtetërore, trojet në funksion të tyre) së bashku me makineritë e

prodhimit që gjendeshin në to.

Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, ishte organi shtetëror

përgjegjës që si përfaqësuese e pronarit Shtet për pjesët e kapitalit të zotëruar nga shteti, miratonte

kalimin e privatizimit të tyre. Vlera e shitjes së kapitalit shtetëror llogaritet në raport me përqindjen

përkatëse të kapitaleve të vetë të shoqërisë581.

Ndërsa organi shtetëror, që ndiqte proçedurën e privatizimit të aksioneve të Shtetit në shoqëritë e

përbashkëta, aksione të cilat përbëheshin kryesisht nga ndërtesa, troje dhe pajisje, ishte Agjencia

Kombëtare e Privatizimit (degët e AKP-së), të cilat kishin detyrimin që brenda 15 ditëve nga marrja në

dorëzim e dokumentacionit të vlerësimit të aksioneve shtetërore në shoqëritë e përbashkëta, të bënin

publikimin për shitjen e kuotës shtetërore.

Publikimi, përmbante:

- pjesët e kapitalit të zotëruara nga shteti si përqindje ndaj kapitalit të shoqërisë;

- vlerën minimale të pjesëve të kapitalit të zotëruara nga shteti që do të vihen në shitje (në lekë);

- llojin e veprimtarisë dhe të vendndodhjes;

- datën, orën dhe vendin e zhvillimit të ankandit582.

Vlera më e lartë e dhënë në ankand për blerjen e pjesëve të kapitalit të zotëruara nga shteti, i ofrohej

fillimisht ortakut ose ortakëve joshtetërorë, të përcaktuar në aktet e themelimit të shoqërisë583.

Dhënia me ligj, e kësaj përparësie, shtetasve të huaj në cilësinë e ortaku joshtetëror, ka krijuar jo pak

probleme në proçesin e privatizimit të objekteve shtetërore. Nga njëra anë të drejtën e privatizimit të

objekteve shtetërore e gëzojnë subjektet e shpronësuara, që e kanë fituar atë në bazë të vendimeve të

KKKPronave sikurse e analizuam më sipër, në bazë të ligjit të tyre të posaçëm të vitit 1993, dhe nga ana

tjetër në bazë të kuadrit ligjor për privatizimet, të drejtën e parablerjes e gëzon edhe ortaku joshtetëror,

duke krijuar një lloj përplasje/mbivendosje midis këtyre dy grupeve shoqërore. Nga kjo përplasje në

shumicën e rasteve, për të mos thënë gjithmonë, kanë fituar subjekte në cilësinë e ortakut joshtetëror dhe

jo subjektet e shpronësuara apo siç quhen në zhargonin popullor ish-pronarët.

Në këtë kolizion ligjesh, që kundërshtojnë njëri- tjetrin, duhet thënë se e drejta e pronësisë të subjekteve

të shpronësuar, që ende nuk kanë marrë realisht pronën tyre, që nuk janë kompensuar apo që nuk kanë

581 Neni 1-3 i vendimit nr.230, dt. 4.4.1998, i Këshillit të Ministrave, Për privatizimin e pjesëve të kapitalit të zotëruara nga

shteti në shoqëritë me kapital të përbashkët. 582 Po aty, pika 7. 583 Në këtë situatë mund të themi se përparësia që gëzonin, shtetasit e huaj në cilësinë e ortakut joshtetëror është e njëjtë me

të drejtën e parablerjes që gëzojnë subjektet e shpronësuara.

Page 227: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

226

ushtruar të drejtën e parablerjes mbi objektet shtetërore të ngritura mbi pronën e tyre, ka ngelur në

kuadrin e një vendimi të KKKPronave të barabartë me një letër me vlerë nga ana formale, por që në

aspektin substancial nuk mbart asnjë vlerë.

Duhet theksuar fakti se procesi i privatizimeve vazhdoi me ritme të shpejta kryesisht gjatë qeverisjes së

demokratëve, duke bërë të mundur privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme584. Vështirësi u

has në privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, për të cilat kërkoheshin fonde të mëdha me

qëllim rikonstruksionin e tyre për të rifunksionuar, fonde të cilat ishin tepër të mëdha si për privatët edhe

për Shtetin. Për të nxitur proçesin e privatizimeve edhe në këtë sektor në vitin 1995, Qeveria i dha

mundësinë çdo subjekti mbi 18 vjeç që kishte punuar në këto ndërmarrje shtetërore të pajisej me aksione

në formën e letrave apo të bonove të privatizimit. Fatkeqësisht shumë prej letrave me vlerë u shitën në

treg duke u konvertuar me vlerë leku shumë herë më të ulët sesa vlera e tyre reale, duke u përqendruar

fuqia e letrave me vlerë në pak duar, të cilët do t`i përdornin më pas ato në proceset privatizuese në

vend585.

1.2. Akte normative që ndihmuan proçesin e privatizimeve mbas vitit 2006

Nga viti 1992 deri në vitin 2006, kohë gjatë së cilës funksionoi Agjencia Kombëtare e Privatizimit, në

vendin tonë është privatizuar më shumë se 80 % e pronës shtetërore. Në këtë mënyrë mund të themi se

kjo Agjenci e përmbushi misionin për të cilin u krijua. Në vitin 2006 AKP-ja u suprimua dhe

kompetencat e saj aktualisht i ka marrë Drejtoria e Shitjes së Pronës Publike, e cila ushtron funksionet

pranë Ministrisë së Financave me qëllim privatizimin e objekteve pronë shtetërore ende të

paprivatizuara. Aktualisht ky institucion mban emrin Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, një emër i

ri, por që nuk ndryshon qëllimin për të cilin është krijuar.

a.Vendim nr.35, datë 24.1.2007, “Për proçedurat dhe format e shitjes së truallit”586. Në bazë të këtij

akti normativ i jepet mundësia çdo Bashkie të tjetërsojë sipërfaqet e trojeve, pronë e shtetit, që i kanë

kaluar asaj Bashkie si rezultat i transferimit të pronësisë që u bën atyre Këshilli Ministrave në bazë të

Ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e

584 Valentina Duka, vepër e përmendur, fq. 372. 585 Po aty, fq. 373. 586 Vendim nr.35, dt. 24.1.2007, Për procedurat dhe format e shitjes së truallit, të pajisur me infrastrukturë, për qëllime

tregu, procedura e shitjes së truallit, botuar në Fletoren Zyrtare nr.14, fq. 232.

Page 228: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

227

qeverisjes vendore”, në favor të subjekteve private. Trualli shtetëror, i blerë nga subjektet private, duhet

të regjistrohet në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Në bazë të këtij akti normativ shitja e truallit, të pajisur me infrastrukturë, bëhet nga ana e Bashkisë me

ankand. Në njoftimin për shpalljen e ankandit përcaktohen:

- vendi, data dhe ora e zhvillimit të ankandit,

- vendndodhja e truallit, që do të shitet dhe sipërfaqja e tij,

- vlera fillestare e fillimit të ankandit.

Nga çasti i njoftimit të çmimit të shitjes së truallit, të pajisur me infrastrukturë, brenda 30 ditëve,

subjekti shtetëror, që zbaton programin, mbledh dhe seleksionon ofertat e subjekteve private të

interesuara, duke nxitur pjesëmarrjen e sa më shumë subjekteve. Subjekti apo bashkimi i subjekteve, që

fiton ankandin paraqet kërkesën për shesh ndërtimi, duke nënshkruar një kontratë shitblerjeje me

subjektin shtetëror, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve, si dhe mënyra e pagesës së

truallit, të pajisur me infrastrukturë.

Në bazë të këtij akti normativ i sigurohet mundësia çdo institucioni të Pushtetit Lokal për të tjetërsuar

troje pronë shtetërore që kanë kaluara në favorin e tyre me vendim të këshillit të Ministrave në drejtim të

subjekteve private, që dëshirojnë të realizojnë një investim mbi truallin e shitur (për nevoja

banimi/sociale/ekonomike etj), duke respektuar në çdo rast studimet urbanistike në fuqi. Ky vendim i jep

fuqi reale çdo Bashkie në vendin tonë për t’u sjellë si pronare me trojet që i kanë kaluar në pronësi me

qëllim sigurimin e të ardhurave të nevojshme në favor të komunitetit dhe një mirëmenaxhimi sa më

cilësor të territorit që ato mbulojnë587.

b. Vendimi nr. 794, datë 21.11.2007 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet

apo transformohet, dhe për proçedurën e shitjes”. Në bazë të këtij vendimi procesit të privatizimit i

nënshtroheshin të gjitha ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros të

ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe institucionet, me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat ishte dhënë

miratimi i përfaqësuesit të pronës shtetërore, për fillimin e proçedurave të privatizimit apo transformimit

587 Ligji nr. 8743, dt. 22.2.2001, Pronat e paluajtshme të shtetit, i azhurnuar me Ligjin nr.9558, dt. 08.06.2006. Ligji nr.8744,

dt. 22.2.2001, Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore. VKM, nr. 500, dt. 14.8.2001, Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes

vendore, i azhurnuar me vendimin nr.1277, dt. 23.12.2009. Këto janë aktet kryesore që i kanë hapur rrugën procesit të

decentralizimit të organeve të pushtetit lokal nga pushteti qendror si dhe pajisjen e tyre me troje, toka bujqësore, objekte

shtetërore ende të paparivatizuara në pronësi dhe në përdorim, të cilat përbëjnë një aset të rëndësishëm në veprimtarinë e

këtyre organeve.

Page 229: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

228

në shoqëri tregtare. Duhet thënë se ky akt normativ pati jetëgjatësi të shkurtër dhe prodhoi jo shumë

efekte.

Në vitin 2008, Këshilli i Ministrave do të shfuqizonte vendimin e mësipërm, duke miratuar një tjetër

vendim në fushën e privatizimeve që lidhet me përcaktimin e kritereve të vlerësimit të pronës shtetërore,

që privatizohet apo transformohet, dhe për proçedurën e shitjes. Duhet theksuar se edhe efektet që

prodhoi ky vendim do të zgjasnin shumë pak në kohë pasi vendimi do të pësonte ndryshim të disa

dispozitave në vitin 2009, do të shfuqizohej tërësisht në vitin 2010 duke i lënë vendin një tjetër vendimi

që është aktualisht është në fuqi dhe do ta analizojmë më poshtë588 .

c. Vendimi nr.428, datë 9.6.2010, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet

apo transformohet, dhe për proçedurën e shitjes”.

Një akt normativ i rëndësishëm në fushën e privatizimeve, është miratimi i vendimit nr.428, datë

9.6.2010, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe për

proçedurën e shitjes”, i cili është aktualisht në fuqi. Në bazë të këtij vendimi, institucionet qendrore dhe

organet e njësive të qeverisjes vendore, për pasuritë e ndërmarrjeve apo të institucioneve, që kanë në

varësi administrative a në pronësi, ia dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive

ministrisë përgjegjëse për ekonominë.

Në rast se ministria përgjegjëse për privatizimin e pronës miraton kërkesën për privatizimin e pasurisë së

ndërmarrjeve apo të institucioneve shtetërore, vendos ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të pronës

shtetërore. Ky komision kryesohet nga kryetari i degës së shoqërive publike, në prefekturën ku ndodhet

objekti, dhe në përbërje, ekspert vlerësues të licencuar, përfaqësuesin e ndërmarrjes apo të institucionit,

në administrim të të cilit ndodhet objekti589.

Një fazë shumë e rëndësishme e procesit të privatizimit sipas këtij vendimi është vlerësimi i elementeve

të pasurisë shtetërore. Vlerësimi i objekteve bëhet nga Komisioni i Vlerësimit, në përputhje me vlerën

reale të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut.

Komisioni i Vlerësimit është i detyruar të verifikojë gjendjen reale të objektit dhe më pas ekspertët

vlerësues të këtij Komisioni, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përgatisin gentplanin e ndërmarrjes apo

588 Vendimi nr.1638, dt. 17.12.2008, i Këshillit të Ministrave, Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet

apo transformohet, dhe për proçedurën e shitjes, i azhurnuar me VKM nr. 738, dt. 1.7.2009. 589 Pika 1-4 e vendimit nr.428, dt. 9.6.2010, Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo

transformohet, dhe për proçedurën e shitjes.

Page 230: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

229

të objekteve, që do të privatizohen, ku përcaktohen qartë sipërfaqet nën objekt dhe trualli

funksional, në pesë kopje origjinale.

Ekspertët vlerësues brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dalja e urdhrit për privatizimin e objektit,

përgatisin genplanin përkatës, ku përcaktohen qartë sipërfaqja nën objekt, sipërfaqja funksionale

dhe ajo e përgjithshme, ku ata mbajnë përgjegjësi ligjore për hartimin e saktë të këtij genplani. Në çdo

rast gentplani i përgatitur duhet të konfirmohet nga Prefekti që ka në juridiksion komisionin përkatës.

Pas konfirmimit nga prefektura përkatëse, dega e shoqërive publike i kërkon zyrës së regjistrimit të

pasurive të paluajtshme hartën treguese të objektit, që do të privatizohet. Një detyrim specifik i Degës

është t`i kërkojë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave konfirmimin nëse trualli, ku

ndodhet objekti, ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,

si dhe çmimin përkatës të truallit590.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pas marrjes së kërkesës, i dërgon degës së shoqërive

publike konfirmimin për çmimin e truallit të objektit, si dhe vendimet përkatëse të kthimit dhe

kompensimit të pronave, nëse ekzistojnë në lidhje me pronën në proces privatizimi591.

Dokumentacioni i plotë, i përgatitur si më sipër, nga Komisioni i Vlerësimit i dërgohet Ministrisë së

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për objektet ndërtimore të nënshkruara e të vulosura nga dega e

shoqërive publike përkatëse, ku përcaktohen vlera e objektit, sipërfaqja e përgjithshme, ajo nën objekt e

ajo funksionale. Kjo Ministri, pasi kontrollon nëse dokumentacioni është i rregullt dhe ka kaluar në të

gjitha hapat procedurialë të lartpërmendur, i`a përcjell atë Ministrisë së Financave, Drejtorisë së

Drejtimit të Pronave Publike592.

Një fazë tjetër shumë e rëndësishme e procesit të privatizimit është proçedura që ndiqet për shitjen e

pronës shtetërore nga Drejtoria e Drejtimit të Pronave Publike, pranë Ministrisë së Financave, është

organi përgjegjës që ndjek këtë fazë të procesit. Kjo drejtori pasi merr dosjen e vlerësimit për objektin

që do të privatizohet, verifikon nëse dokumentacion është i rregullt, në rast të kundërt, kërkon

plotësimin e dokumentacionit.

Në rast se dokumentacioni është i rregullt dhe objekti ndodhet mbi truallin e një subjekti të shpronësuar,

që ka përfituar me vendim të KKKPronave, shitja e objektit bëhet pa ankand në zbatim të Ligjit

nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, te subjektet që kanë të

590 Pika 3 e vendimit nr.428, dt. 9.6.2010, Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo

transformohet, dhe për proçedurën e shitjes. 591 Po aty, pika 4. 592 Po aty pika 9-11 e vendimit.

Page 231: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

230

drejtën e parablerjes. Në rastet kur subjektet e shpronësuara të truallit, pas afishimit të njoftimit, nga

Drejtoria e Drejtimit të Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, nuk kanë paraqitur dokumentet

e pronësisë, deri në afatin e përcaktuar në njoftim, bëhet një njoftim i dytë. Nëse edhe në këtë afat të

dytë pronari nuk paraqitet, atëherë kryhet shitja e objektit dhe e truallit me ankand, sipas proçedurave

të përcaktuara në vendim.

Në rastet kur konfirmohet se objekti, që privatizohet, nuk ndodhet në truallin e subjekteve të

shpronësuara, si dhe për rastet kur AKKP-ja nuk është në gjendje të konfirmojë pronësinë e

truallit për objektin që privatizohet, ai i nënshtrohet ankandit, sipas proçedurave ligjore.

Brenda afatit ligjor, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike bën publikimin zyrtar

në buletinin e saj për fillimin e proçedurave për privatizim.

Njoftimi për privatizimin e asetve të ndërmarrjes shtetërore duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme593:

a) Vendin, datën dhe orën e zhvillimit të ankandit;

b) Emërtimin dhe vendndodhjen e objektit, që privatizohet;

c) Vlerën fillestare të ankandit;

ç) Sipërfaqen e përgjithshme dhe atë nën objekt;

d) Emrin dhe mbiemrin e pronarit të truallit, nëse ka etj.

Ditën dhe orën e zhvillimit të ankandit duhet të paraqiten pjesëmarrësit në ankand, pas regjistrimit të

kërkesës së tyre në Drejtorinë e Drejtimit të Pronave Publike, në Ministrinë e Financave. Kur

pjesëmarrësi në ankand është subjekt i shpronësuar, gjë të cilën e ka vërtetuar me vendim të

KKKPronave dhe është verifikuar sikurse analizuam më sipër, për të ushtruara të drejtën e parablerjes

mbi objektet pronë shtetërore duhet që ato të shtrihen në jo më pak se 70 % të sipërfaqes së truallit nën

objekt që atij i është njohur me vendim të KKKPronave.

Një rol të rëndësishëm në proçedurat e zhvillimit të ankandit ka Komisioni i Ankandit, ku akti më i

rëndësishëm që mban ky Komision është mbajtja e procesverbalit, i cili duhet të përmbajë regjistrimin e

identitetit të pjesëmarrësve në ankand, sipas letërnjoftimit, certifikatës së gjendjes civile ose prokurës

së përfaqësimit, emrat e anëtarëve të komisionit të ankandit, deklarimin e vlerës fillestare të ankandit,

ofertat e paraqitura si dhe shpalljen e personit të fundit, i cili deklaron çmimin më të lartë, si fitues i

ankandit. Procesverbali i ankandit për të qenë i vlefshëm duhet të nënshkruhet nga anëtarët e

Komisionit dhe pjesëmarrësit në ankand594.

593 Po aty, pika 1-7 që ka të bëjë me proçedurën e privatizimit të aseteve të ndërmarrjeve shtetërore/shoqërive tregtare. 594 Po aty, pikat17-22.

Page 232: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

231

Personi, që ka fituar të drejtën e blerjes së objektit, nëpërmjet ankandit, ose të drejtën e parablerjes

pajiset nga Drejtoria e Drejtimit së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, me autorizim për

kalim pronësie, ku përcaktohen qartë detyrimet e blerësit. Pas pagesës së vlerës së plotë të objektit

(objektit bashkë me truallin për shitjet me ankand), Drejtoria e Drejtimit së Pronave Publike dhe

drejtori i ndërmarrjes që ka në administrim objektin apo personi i autorizuar prej tij janë të detyruar të

nënshkruajnë kontratën e shitjes me blerësit privatë.

Për sa i përket pasurive të paluajtshme pronë shtetërore, të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteoze, mbi

500 (pesëqind) m2, këto pasuri i shiten kontraktuesit, në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është

mbi 150 % e vlerës së truallit, si dhe kur subjekti nuk ka detyrime ndaj shtetit595. Rasti i fundit që ka të

bëjë me vlerën 150 % të investimit të kryer nga qiramarrësi apo enfitozëmarsi është kthyer në jo pak

raste në një fenomen negativ ku persona që kanë pasur pozitën juridike të qiramarrësit kanë përfituar në

privatizimin e trojeve të cilat në jo pak raste u janë njohur subjekteve të shpronësuara me të drejtë

parablerje, ku këtyre të fundit u ka ngelur sërish vendimi i KKKPronave si një letër me vlerë. Janë jo të

pakta mosmarrëveshjet gjyqësore që ekzistojnë sot në gjykatat shqiptare midis këtyre dy grupeve

shoqërore.

d. Ligji nr.10 270, datë 22.4.2010, “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim

dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”.

Në bazë të këtij ligji, qëllimi kryesor i tij është për të përmbyllur proçesin e privatizimit në lidhje me

trojet e paprivatizuara, para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin

dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”.

Gjithashtu ky ligj synon të rregullojë kalimin e pronësisë mbi trojet e paprivatizuara, mbi të cilat janë

ndërtuar ndërtesa, mbi bazën e lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga komitetet pluraliste të këshillave, në

periudhën e funksionimit të tyre, sipas gentplaneve në kohën e lëshimit të lejes së ndërtimit596.

Sikurse del nga fryma e këtij ligji, qëllimi kryesor i ligjvënësit është përmbyllja totale e procesit të

privatizimit të pronës shtetërore me qëllim sigurimin e të ardhurave të nevojshme nga ky proces si një e

hyrë financiare shumë e rëndësishme në buxhetin e Shtetit si dhe dhënien e mundësisë subjekteve

private të bëhen zotë përfundimtarë me dokumente të rregullta ligjore të aseteve ende të paprivatizuara

595 Po aty, pikat 31-34. 596 Neni 2 i Ligjit nr.10 270, dt. 22.4.2010, Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi

të drejtën e përdorimit të tij.

Page 233: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

232

pronë shtetërore me qëllim zhvillimin dhe përsosjen e sipërmarrjeve private në to, duke gjeneruar për të

ardhmen vende të reja pune dhe të ardhura të tjera për ekonominë e vendit.

Individët që përfitojnë nga fusha e zbatimit të këtij ligji kanë të drejtën e privatizimit, nëpërmjet blerjes

së truallit shtetëror, nën ndërtesën e privatizuar, të blerë apo të ndërtuar prej tyre sikurse e shpjeguam më

lart597.

e. Vendimi nr.738, dt. 08.09.2010 i Këshillit të Ministrave, “Për të drejtën e privatizimit të truallit

shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”. Në bazë të këtij vendimi,

shitja e truallit të pashitur të ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore, të privatizuara, nga ish- Agjencia

Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe

Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore, me degët e saj në rrethe, nga Drejtoria e Administrimit dhe

Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, duhet të bëhet në përputhje me këtë

vendim, sipas genplanit, që i bashkëlidhet dosjes së privatizimit.

Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, kryen edhe

shitjen e trojeve të ndërmarrjeve e objekteve të tjera shtetërore, të privatizuara para krijimit të

këtyre agjencive, si dhe të truallit të ndërtesave, të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të

lëshuara nga ish-komitetet pluraliste të këshillave popullorë, në periudhën e funksionimit të tyre, sipas

genplaneve në kohën e lëshimit të lejes së ndërtimit. Personi fizik apo juridik, privat, i cili dëshiron

të blejë truallin e ndërmarrjes ose të objekteve, që kanë privatizuar më parë apo ndërtuar sipas

lejeve të ndërtimit, duhet të paraqesë në dy kopje, në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së

Pronave Publike (aktualisht Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike), dokumentet e mëposhtme598:

a) Kërkesën me shkrim për blerje të truallit;

b) Vërtetimin hipotekor, certifikatën e pronësisë të noterizuar, nëse ka, kartelën e pasurisë etj,

c) Fotokopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit apo të ndërmarrjes, lëshuar nga ish-

Agjencia Kombëtare e Privatizimit, ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të

Ndërmarrjeve Bujqësore, Agjencia e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike dhe nga ndërmarrjet

përkatëse, përpara krijimit të agjencive, si dhe fotokopjen e noterizuar të genplanit apo të planimetrisë së

objektit (në çastin e privatizimit),

597 Po aty, neni 9 i ligjit. 598 Pika 1-3 e vendimi nr.738, dt. 08.09.2010, Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi

të drejtën e përdorimit të tij.

Page 234: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

233

ç) Kopjen e noterizuar të lejes së ndërtimit, genplanin e miratuar sipas lejes së ndërtimit, për rastet e

objekteve të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga komitetet pluraliste të këshillave të

rretheve, në periudhën e funksionimit të tyre,

d) Deklaratën noteriale në 2 (dy) kopje origjinale, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe

truallin përkatës.

Pasi merr dokumentacionin e nevojshëm, sikurse e analizuam më sipër, Drejtoria e Drejtimit së Pronave

Publike, në Ministrinë e Financave, njofton kërkuesin për t’u paraqitur pranë këtij institucioni, ku

merr informacion për vlerën e truallit, që ai kërkon të privatizojë, si dhe për marrjen e autorizimit për

pagesën e vlerës së truallit. Mbasi bëhet pagesa e vlerës të truallit, që do të privatizohet, lidhet kontrata

e shitjes midis Drejtorisë së Drejtimit së Pronave Publike dhe subjektit fitues në prani të noterit duke

bërë të mundur kështu kalimin e pronësisë nga shteti te subjekti fitues i cili ka të drejtë më pas ta çojë

kontratën e privatizimit (të blerjes së truallit pronë shtetërore) në ZRPP kompetente për ta regjistruar

në emrin e tij.

f. Ndryshimet që pësoi Ligjit nr.10 270, datë 22.4.2010, “Për të drejtën e privatizimit të truallit

shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”. Ky ligj do të pësonte disa

ndryshime të rëndësishme në muajin prill të vitit 2012. Ndër ndryshimet më të rëndësishme të tij do të

evidentonim, proçesin e privatizimit, të cilit do t`i nënshtroheshin edhe trojet e paprivatizuara, mbi të

cilat janë ndërtuar ndërtesa, në bazë të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore,

pas datës 10.8.1991 si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave, ish-pronë e ish-kooperativave

bujqësore, shitja e të cilave është realizuar nga ish-kooperativat bujqësore apo organet e

qeverisjes vendore599.

Këto ndryshime ligjore ishin shumë të rëndësishme sepse i hapën rrugën procesit të privatizimit për

dy asete pronë shtetërore në formën e tokës truall, në qytet dhe në fshat, të pa rregulluara nga asnjë

prej akteve normative që u ndërmorën në vendin tonë pas vitit 1991.

Në këtë mënyrë është i vërtetë fakti se me shpërbërjen e kooperativave bujqësore dhe ish-NB

bujqësore u privatizuan objektet e këtyre njësive organizative nëpërmjet komisioneve, të ngritura

për këtë qëllim në rang fshati, por këto komisione, u kaluan personave fitues, vetëm të drejtën e

pronësisë mbi objektet e privatizuara dhe jo mbi trojet, sikurse u veprua nga ana e degëve të AKP-

599 Neni 1 i Ligjit nr.10 270, dt. 22.4.2010, Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të

drejtën e përdorimit të tij, ndryshuar në dt. 23/04/ 2012, Fletore Zyrtare 24/2012.

Page 235: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

234

së për objektet industriale në qytet. Të gjithë personat fitues gjatë këtyre 20 viteve demokraci e

poseduan dhe gëzuan truallin pronë shtetërore ku ndodheshin objektet e privatizuara, por pa pasur

të drejtë regjistrimi të truallit nën objekt dhe pa pasur të drejtë shitjeje. Nga ana tjetër, edhe Shteti

nuk kishte asnjë të drejtë të shiste këto troje të zëna me objekte private të privatizuara dhe as të

drejtën të merrte qira për to. Për të gjitha këto arsye privatizimi i këtyre trojeve, për personat që

kishin privatizuar objektet e kooperativës ishte një reformë legjislative shumë e rëndësishme si për

shtetin ashtu edhe për subjektet private. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për trojet që iu dhanë,

nga ana e komiteteve ekzekutive të këshillave popullorë të rretheve në vitin 1991, qytetarëve të

ndryshëm me qëllim që ata të ngrinin dhe të zhvillonin mbi këto troje një aktivitet të caktuar privat.

Në bazë të këtyre vendimeve përfituan shumë qytetarë që morën truall pronë shtetërore në përdorim

dhe ndërtuam mbi to objekte të caktuar me qëllim zhvillimin e një aktiviteti privat të caktuar, të

cilëve më pas i`u dha mundësia që ta regjistronin në ZRPP në emrin e tyre ndërtimin që kishin

realizuar vetë.

1.3. Rrethanat që bënë të mundur kryerjen e procesit të privatizimit të banesave shtetërore

Miratimi i Ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” është një

vazhdimësi e atij procesi ku shteti zhvishet nga ekskluziviteti i të qenit pronar i pasurisë së paluajtshme.

Ashtu si edhe ligje të tjera të miratuara pas viteve 90”, ai përfaqëson një risi, një reformë. Për nga

objekti që rregullon është i posaçëm, pasi trajtoi një formë të veçantë të pasurisë së paluajtshme siç ishin

banesat, që deri në daljen e këtij ligji ishin pronë shtetërore (me përjashtime të parashikuara në ligj). Për

nga interesi që përfaqëson është publik dhe i përgjithshëm, sepse prekte një kategori të konsiderueshme

të popullsisë, qiramarrësit e banesave shtetërore (me përjashtime të parashikuara në ligj).

Për të kuptuar më mirë qëllimin e ligjvënësit dhe rregullimet që ai bën në këtë ligj, duhet të kemi

parasysh edhe kushtet në kohën e daljes së tij. Deri më atëherë pjesa dërrmuese e popullsisë jetonte në

banesa shtetërore ku ushtronte vetëm tagrin e posedimit faktik. Shtetasit shqiptarë që banonin në to nuk

mund t`i shisnin, t`i dhuronin, t`i këmbenin, t`i dispononin pas vdekjes së tyre, madje as mund t`i

kalonin te të tretët në format e përdorimit të parashikuara nga ligji i kohës. Tagri i gëzimit dhe i

disponimit të çdo apartamenti shtetëror i përkiste pronarit shtet. Marrëdhënia faktike midis pronarit dhe

poseduesit ishte e veshur me formën e kontratës së qirasë600.

600 Besnik Maho, Fitimi i pronësisë mbi sende të paluajtshme, shtëpia botuese “UET/ PRESS”, Tiranë 2009, fq. 76.

Page 236: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

235

Dalja e këtij ligji me qëllim privatizimin e banesave shtetërore, krijimin e tregut të lirë të banesave

private, përmirësimin e përdorimit, të mirëmbajtjes dhe të administrimit të tyre do ta ndryshonte

rrënjësisht realitetin e deriatëhershëm.

Mënyra që ka përcaktuar legjislatori për të arritur këto objektiva është duke u dhënë qiramarrësve të

banesave shtetërore të drejtën e pronësisë mbi to. Për ta bërë sa më efektive këtë të drejtë është

parashikuar shprehimisht se pronarët e rinj kanë të drejtë ta hipotekojnë dhe ta tjetërsojnë banesën. Sipas

Ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, dy ishin kushtet kryesore që

duhet të përmbushnin qytetarët për t`u legjitimuar në të drejtën e tyre për të privatizuar banesën

shtetërore ku ata jetonin me qira601;

a) banesa apo apartamenti apo çdo lloj ndërtimi tjetër i përshtatur për ndërtim si një send i paluajtshëm

të ishte vetëm në pronësi të shtetit.

b) duhet që banesa shtetërore të mos kishte qenë më parë ish -pronë private, pra të mos ishte objekt i

kërkesës për njohje dhe kthim nga ana e subjekteve të tjera mbi bazën e Ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Gjithë procesi i kalimit të pronësisë nga shteti tek individi vishet në formën e një kontrate noteriale të

lidhur midis degës të Entit Kombëtar të Banesave dhe subjektit apo subjekteve qiramarrëse. Për hir të

respektimit të parimit civil se marrëdhënia kontraktore duhet të jetë e vullnetshme, ligjvënësi në nenin 2

të ligjit ka parashikuar se qiramarrësi nuk mund të detyrohet të kalojë në pronar të banesës602. Gjithsesi

nga përmbajtja e ligjit, subjekti qiramarrës, paralajmërohet që, në rast se do të vazhdojë të jetë i tillë do

t`i duhet të përballojë tarifat e qirasë së liberalizuara që pas dhjetorit të vitit 1995.

Qiramarrësit, për t`u bërë pronarë të banesës do t`i duhej të përmbushte tri momente kryesore:

- të kryenin veprimet përkatëse,

- të shlyenin vlerën e plotë të tarifës dhe

- të regjistronin aktin e pronësisë në zyrat e hipotekës.

Veprimet, që duhet të kryenin subjektet qiramarrëse, kishin karakter teknik. Ato duhej të drejtoheshin te

sektori i privatizimit të banesave shtetërore si organi kompetent që do të merrej me vlerësimin e banesës,

601 Neni 1 i Ligjit nr.7652, dt. 23.12.1992, Për privatizimin e banesave shtetërore, jep qëllimin e ligjit. Ai citohet: “Ky ligj ka

si qëllim të realizojë privatizimin e banesave shtetërore, të krijojë tregun e lirë të banesave private dhe të përmirësojë

përdorimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e banesave, duke u dhënë të drejtën qiramarrësve të banesave shtetërore të bëhen pronarë të tyre. Pronarët do të kenë të drejtë ta tjetërsojnë, ta lëshojnë me qira dhe ta hipotekojnë banesën e tyre”. 602Neni 2 i Ligjit nr.7652, dt. 23.12.1992, Për privatizimin e banesave shtetërore, sanksionon kalimin e vullnetshëm të

pronësisë së banesave shtetërore që do të privatizoheshin. “Asnjë person nuk detyrohet të kalojë nga qiramarrës në pronar i

banesës. Ata që do të vazhdojnë të jenë në pozitën e qiramarrësit, do të përballojnë një rritje tarifash të qirave të banesave, në

ato vlera që mbulojnë koston e plotë të administrimit dhe mirëmbajtjes së banesave”.

Page 237: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

236

vendndodhjen, përbërjen, kushtet teknike të saj. Ky sektor kishte për detyre të mblidhte

dokumentacionin që vërtetonte përbërjen familjare të qiramarrësve deri në 1 dhjetor 1992 dhe gjendjen e

tyre të strehimit. Më pas lidheshin disa formularë të njëpasnjëshëm ku më i rëndësishmi ishte formulari

nr. 3 që kishte formën dhe përmbajtjen e një marrëveshje mes palëve dhe emërtohej “kontratë për

privatizimin e banesave”.

Në thelb ajo ishte një kontratë shitje ku shitësi ishte shteti, përfaqësuar nga organi kompetent shtetëror,

ndërsa blerësit ishin qiramarrësit, përfaqësuar prej kryefamiljarit. Kalimi i së drejtës së pronësisë nga

shteti tek individi u shoqërua me tarifa, që më pas u përcaktuan me akte nënligjore duke marrë parasysh

madhësia e banesës, vlera e saj në kohën e ndërtimit, vjetërsia e banesës, vendndodhja e saj, përbërja

familjare ku të drejtën për t’u bërë bashkëpronarë e kishin vetëm personat mbi 18 vjeç në çastin që ligji

hyri në fuqi, një kriter i përzgjedhur pa një argument bindës 603.

Një zgjidhje e ndryshme mund të ishte edhe ajo e ofruar nga ligji “Për tokën”, ku toka bujqësore iu nda

çdo anëtari të familjes bujqësore pa dallim moshe, që kishte lindur para dt. 01.08.1991 dhe ishte gjallë

në çastin që ligji hyri në fuqi. Çmoj se kjo mund të ishte një alternativë më e arsyeshme duke qenë se e

drejta për të pasur një banesë i përket çdo personi fizik, madhor ose i mitur qoftë ky.

Formulari nr. 3, që në thelb përbënte një kontratë shitje të lidhur nga palët dhe të vërtetuar nga noteri

publik, i shoqëruar edhe nga planimetria, gentplani, fatura që vërtetonte se ishte paguar tarifa përkatëse,

dorëzohej nga subjekti i interesuar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kjo regjistronte

veprimin juridik mbi banesën e përshkruar në marrëveshjen e palëve, gentplanin dhe planimetrinë, në

emrin e gjithë anëtarëve madhorë të familjes së qiramarrësit kryefamiljar, të cilët rezultonin si të tillë në

regjistrat e shtetasve në datën 01.12.1992.

1.4. Akte normative analoge të cilat ndihmuan në proçesin e privatizimit të banesave shtetërore

a. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.431, datë 12.10.1992, “Për krijimin dhe organizimin e Entit

Kombëtar të Banesave”. Në kuadrin e procesit të strehimit janë miratuar edhe një sërë aktesh të tjera

shumë të rëndësishme, ku pa dyshim do të veçonim, vendimin nr.431, datë 12.10.1992, të Këshillit të

Ministrave, falë të cilit u bë i mundur krijimi i Entit Kombëtar të Banesave si person juridik me qendër

në Tiranë. Objekt i veprimtarisë së Entit Kombëtar të Banesave është financimi, ndërtimi dhe shitja e

603 Neni 5 i Ligjit nr.7652, dt. 23.12.1992, Për privatizimin e banesave shtetërore, sanksionon mënyrën e kalimit të pronësisë

mbi banesat shtetërore. Ai shprehet: “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji qiramarrësit e banesave shtetërore mund të kërkojnë

pranë ndërmarrjeve administruese të banesave kryerjen e veprimeve për njohjen e pronësisë. Pronësia mbi banesën fitohet me

kryerjen e veprimeve përkatëse, shlyerjen e vlerës së plotë të tarifës dhe regjistrimin e aktit të pronësisë në zyrat e

hipotekës”.

Page 238: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

237

banesave në kushtet e konkurrencës së lirë, për sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme për vazhdimin e

veprimtarisë, për mbështetjen e politikave sociale të strehimit dhe për sigurimin e banesave me kosto të

ulët, në përputhje me Ligjin nr.9232, datë 13.05.2004, “Për programet e strehimit të banorëve të zonave

urbane”604.

b. Vendim nr.337, datë 16.4.1996, “Për forcimin e kontrollit në ndryshimet dhe rikonstruksionet e

mjediseve në ndërtesat ekzistuese në bashkëpronësi”. Me qëllim miradministrimin e banesave, që u

ndanë në bazë të ligjit për privatizimin e banesave shtetërore në vitin 1992, në lidhje me

bashkëpronësimin që krijohej prej tyre në vitin 1996 u miratua, akti normativ i sipërpërmendur.

Ky vendim kishte si qëllim krijimin e frymës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta

në ndërtesat ekzistuese, që i`u nënshtruan procesit të privatizimit. Për të gjithë personat fizikë e juridikë

shtetërorë ose privatë, vendas e të huaj, të cilët kërkonin të kryenin ndryshime e rikonstruksione të

mjediseve që ata privatizuan në ndërtesat ekzistuese në bashkëpronësi, duhej të merrnin leje ndërtimi

nga këshilli i rregullimit të territorit (KRT) i rrethit. Proçedurat për marrjen e lejes së ndërtimit bëheshin

sipas përcaktimeve që sanksiononte ligji për urbanistikën, i vitit 1993 i ndryshuar. Në rastet e

ndërhyrjeve në elementet strukturore mbajtëse, dokumenteve i bashkëngjitej edhe miratimi i

bashkëpronarëve në përputhje me dispozitat e kodit civil mbi bashkëpronësinë në ndërtesa605.

c. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 407, datë 29.8.2002, “Për mënyrën e trajtimit me strehim të

invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë”. Në bazë të këtij vendimi detyrohet Ministria e Rregullimit të

Territorit dhe Turizmit të planifikonte fonde për të pastrehët me statusin e invalidit paraplegjik e

tetraplegjik, në bazë të kërkesave që organet e qeverisjes vendore i dërgojnë Entit Kombëtar të

Banesave, brenda datës 1 gusht të çdo viti. Mbështetjen me strehim të këtij grupi në nevojë Ministria e

Rregullimit të Territorit dhe Turizmit e kryen së bashku me organet e qeverisjes vendore, ku këto të

fundit u japin në çdo kohë statusin e të pastrehut invalidëve që përcaktohen të tillë nga komisionet

604 Pika 1 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.431, dt. 12.10.1992, Për programet e strehimit të banorëve të zonave

urbane, Fletore Zyrtare nr.6/1992, që ka pësuar ndryshime sipas V.K.M nr.40, dt. 26.01.2001 dhe V.K.M nr. 724, dt.

5.11.2004. 605 Pika1-3 e vendimit nr.337, dt. 16.4.1996, Për forcimin e kontrollit në ndryshimet e rikonstruksionet e ambienteve në

ndërtesat ekzistuese në bashkëpronësi, botuar në Fletoren Zyrtare nr.17/1996.

Page 239: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

238

mjekësore të caktimit të aftësisë për punë dhe që marrin "Dëshmi zyrtare identifikimi" nga Ministria e

Punës dhe Çështjeve Sociale606.

d. Ligji nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave

urbane”.

Akti më i rëndësishëm normativ, që është miratuar në fushën e strehimit, pas vitit 2000, është pa dyshim

ligji i sipërcituar. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe proçedurave administrative për

mënyrat e shpërndarjes së banesave sociale me qira, banesave me kosto të ulët dhe programet e pajisjes

së truallit me infrastrukturë607.

Në programet e banesave sociale me qira, përfshihen, banesat, që ndërtohen apo blihen nga tregu i lirë

nga bashkitë ose organizatat jofitimprurëse, banesat ekzistuese, në pronësi të personave fizikë ose

juridikë, të cilët janë klasifikuar nga organet e qeverisjes vendore në përputhje me planin rregullues

urbanistik. Për sa i përket familjeve, që përfitojnë nga programet sociale të strehimit ato janë familje, që

miratohen me vendim të Këshillit Bashkiak, sipas kritereve të mëposhtme:

- nuk kanë në pronësi një banesë,

- zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe

ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje,

- kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Për sa i përket kritereve të përzgjedhjes së përfituesve, ka një lloj diskriminimi pozitiv, duke marrë

përparësi:

- familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga Ligji nr.7652, datë 23.12.1992, "Për privatizimin

e banesave shtetërore",

- familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar,

- të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit,

- individët me aftësi të kufizuar,

- familjet me shumë fëmijë etj608.

Për sa i përket autoritetit që ka përgjegjësinë ligjore për ndërtimin e banesave sociale, ajo i përket çdo

bashkie e cila zotëron në juridiksionin e vetë territorial, sipërfaqen e truallit për ndërtimin e një numri të

606 Pika 2 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 407, dt. 29.8.2002, Për mënyrën e trajtimit me strehim të invalidëve

paraplegjike dhe tetraplegjike. 607Neni 1 i Ligjit nr.9232, dt. 13.5.2004, Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane, i azhurnuar me

Ligjin nr. 9719, dt. 23.04.2007. 608 Po aty, neni 4 dhe 5 i ligjit.

Page 240: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

239

mjaftueshëm banesash sociale me qira, bazuar në numrin e popullsisë dhe në përbërjen, sipas grupeve

sociale609.

Për sa i përket lidhjes së kontratës së qirasë ajo realizohet ndërmjet entit menaxhues dhe familjes, në

bazë të dispozitave të Kodit Civil, me të drejtë rinovimi çdo vit, bazuar në dokumentin zyrtar që vërteton

të ardhurat e çdo individi të familjes nga qendra e punës ose personi juridik apo fizik që e ka

punësuar610.

Banesat me kosto të ulët. Në programin e banesave me kosto të ulët, përfshihen banesat me kosto të ulët,

që sigurohen nëpërmjet ndërtimit ose blerjes nga tregu me fondet e Buxhetit të Shtetit, me fondet e

bashkisë, nëpërmjet donacioneve private dhe nëpërmjet nxitjes së nismës private. Çmimi i shitjes së

banesave me kosto të ulët përcaktohet në bazë të vlerës së objektit që ndërtohet, duke mbajtur parasysh

vlerën e objektit në bazë së kostos së ndërtimit të banesës, çmimin e truallit, koston e infrastrukturës611.

Ky program është një tjetër alternativë ku organet shtetërore kompetente sikurse janë organet e

pushtetit lokal me fondet e tyre ose të buxhetit të shtetit blejnë dhe i shesin familjeve të pastreha banesa

me koston me të cilën ato janë blerë. Në këtë rast organet e pushtetit lokal luajnë rolin e agjentit tregtar

në shërbim të qytetarëve.

Në zbatim sa më të mirë të ligjit për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane, po në

vitin 2004 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për zbatimin e tij612. Ky akt normativ vendos disa

kritere shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sipërfaqen e nevojshme që i nevojitet një familje të

pastrehë për banim. Sipërfaqja minimale e banimit, që i takon një personi të vetëm, është 12.5 m2. Çdo

personi tjetër shtesë mbi të parin, me moshë mbi 10 vjeç, i takon 7.5 m2 sipërfaqe banimi shtesë, ndërsa

çdo personi tjetër me moshë nga 5 vjeç deri në 10 vjeç i takon 3.75 m2 sipërfaqe banimi shtesë613.

d. Ligji nr .9416, datë 20.5.2005 “Për proçedurat e privatizimit të banesave të ndërtuara ose të

blera me fonde shtetërore nga enti kombëtar i banesave”.

609 Po aty, neni 8 i ligjit. 610 Po aty, neni 14 i ligjit. 611 Po aty, neni 17 i ligjit. 612 Vendimi nr.814, dt. 3.12.2004, i K.M, Për normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të

strehimit. 613 Pika 1 dhe 2 e vendimit nr.814, dt. 3.12.2004, të Këshillit të Ministrave nr.814, dt. 3.12.2004, Për normat e strehimit për

familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit. Ky vendim i Këshillit të Ministrave ka pasur për pararendës të tij

vendimin nr.113, dt. 20.1.1997, të Këshillit të Ministrave, Për normat e strehimit në banesat që ndërtohen me fondet publike,

i cili ekzistoi për një periudhe të shkurtër kohe dhe nuk prodhoi shumë efekte si për shkak të kritereve më të paplota që ai

mbartte ashtu edhe për shkak të situatës në të cilën u gjend shteti shqiptar pas vitit 1997.

Page 241: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

240

Një tjetër akt i rëndësishëm normativ, i miratuar gjatë kësaj periudhe është Ligji, “Për proçedurat e

privatizimit të banesave të ndërtuara ose të blera me fonde shtetërore nga enti kombëtar i banesave”.

Gjatë vitit 2004 dhe 2005, për shkak edhe të fuqizimit të Entit Kombëtar të Banesave dhe organeve të

pushtetit lokal u bë e mundur ngritja dhe blerja e një sërë pallatesh të cilat u vunë në dispozicion të

qytetarëve të pastrehë. Ky ligj përcaktonte proçedurat dhe format e privatizimit të banesave të ndërtuara

ose të blera me fonde të Buxhetit të Shtetit nga Enti Kombëtar i Banesave deri në vitin 2005, në të cilat

ishin strehuar familjet e pastreha.

Një tjetër çështje shumë e rëndësishme, që rregullon ky ligj, ishte privatizimi i banesave ku strehohen

familjet e pastreha me statusin e qiramarrësit në ish-pronën private. Të gjitha familjet e pastreha, që kanë

statusin e qiramarrësit në ish-pronë private, por që nuk kanë lidhur ende kontrata shitblerjeje me Entin

Kombëtar të Banesave, në bazë të ligjit përfitojnë mundësinë të paguajnë, në mënyrë të menjëhershme

ose me këste për 5 vjet dhe interes 3 për qind në vit, tarifën e privatizimit, sipas Ligjit nr.7652, datë

23.12.1992, "Për privatizimin e banesave shtetërore", të shumëzuara me indeksin e korrigjimit të

çmimeve.

Privatizimi i banesave në favor të këtyre familjeve, bëhet në mbështetje të vlerës së investimit për

apartamentin e zënë nga familja, të llogaritur me koston mesatare të ndërtimit në çastin e lidhjes së

kontratës me Entin Kombëtar të Banesave614.

Në këtë mënyrë ky ligj, tenton të rregullojë të drejtën e strehimit për tri grupe shoqërore në nevojë:

- ata që ishin strehuar si qiramarrës në objektet e ndërtuara ose të blera me fonde të Buxhetit të

Shtetit nga Enti Kombëtar i Banesave deri në vitin 2005,

- ata që kishin statusin e qiramarrësve në banesat e subjekteve të shpronësuara me detyrimin për t’i

liruar ato dhe,

- subjektet që kishin zaptuar me forcë banesat e ndërtuara nga EKB-ja.

Në vijimësi të akteve normative në fushën e strehimit është edhe miratimi i vendimit nr.148, datë

13.2.2008, “Për përcaktimin e proçedurave për blerjen e banesave, me kosto të ulët, në treg”. Ky akt

normativ bën një plotësim të kritereve që duhet të ndiqen për blerjen e banesave nga ana e Entit

Kombëtar të Banesave, i cili ka detyrimin e shpërndarjes të atyre familjeve në nevojë sikurse analizuam

më lart për Ligjin nr .9416, datë 20.5.2005 “Për proçedurat e privatizimit të banesave të ndërtuara ose të

blera me fonde shtetërore nga enti kombëtar i banesave”.

614 Nenet 3-5 të Ligjit nr .9416, dt. 20.5.2005, Për procedurat e privatizimit të banesave të ndërtuara ose të blera me fonde

shtetërore nga enti kombëtar i banesave.

Page 242: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

241

Banesa me kosto të ulët mund të blihet për zgjidhjen e rasteve emergjente të strehimit. Miratimi і rasteve

emergjente, kur programi zbatohet nga bashkitë, bëhet me vendim të Këshillit Bashkiak, ndërsa kur

programi zbatohet nga Enti Kombëtar і Banesave, miratimi bëhet nga Ministri і Punëve Publike,

Transportit dhe Telekomunikacionit615.

Po në vitin 2008 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr.456, datë 16.4.2008, “Për proçedurat e

vlerësimit dhe të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit familjeve, që

përfitojnë banesa me kosto të ulët”. Në bazë të këtij vendimi, çmimi i shitjes së truallit familjeve, që

përfitojnë banesë me kosto të ulët, përcaktohet sipas Hartës së Vlerës 616. Sipas këtij akti normativ,

familjet me të ardhura nën 9000 (nëntë mijë) lekë për frymë, ato nuk janë të detyruara të paguajnë për

çmimin e truallit617.

1.5. Zhvillimi i tregut të banesave pas viteve 90”

Metodat e planifikimit gjatë epokës socialiste vendosën një model rrugësh, hapësirash publike dhe

elementesh të godinave të plota mbi çdo sipërfaqe sipas Planit të Përgjithshëm ose një “studimi urban”

suplementar. Nga pikëpamja e investitorëve, mangësitë e koordinimit midis autoriteteve të urbanistikës

së bashkive dhe autoriteteve të pronave shtetërore i detyron ata të shkojnë sa andej- këndej nëpër

agjenci. Pa proçedura dhe kritere për lejet e ndërtimit të qartësuara mirë, bashkitë shpeshherë ushtrojnë

fuqi jotransparente dhe diskredituese, duke shkaktuar mungesa serioze në infrastrukturën urbane dhe

sociale të zonave urbane.

Janë provuar disa qasje të reja, ndër të cilat me të dallueshmet janë projektet demonstruese të “ndarjes në

zona” dhe “planifikimit strategjik”618. Disa iniciativa janë duke u aplikuar (sidomos në Tiranë) për të

rikonsideruar bazat ligjore dhe planifikuese të rregullores së përdorimit të tokës. Për sa i përket

fshatrave, shtëpitë dhe kopshtet rrotull shtëpive janë transferuar në pronësi të banorëve të këtyre

shtëpive. Kjo ka ndodhur me përgatitjen e një inventari dhe liste të pronarëve të shtëpive në çdo fshat,

hartuar në përshtatje me një dekret të veçantë të Këshillit të Ministrave të vitit 1995. Për qëllime

615 Pika 1-3 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.148, dt. 13.2.2008, Për përcaktimin e procedurave për blerjen e

banesave, me kosto të ulët, në treg. 616 Harta e Vlerës është një produkt i cili kalkulohet nga ekspertët e Agjencisë së Njohjes Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave subjekteve të shpronësuara dhe miratohet përfundimisht nga Këshilli i Ministrave. Ky akt i cili është miratuar për

herë të parë në gjithë territorin e vendit në vitin 2008, është i rishikueshëm çdo vit në varësi të ndryshimit të treguesve imobilarë. 617 Pika 1-3 e vendimit nr.456, dt. 16.4.2008, të Këshillit të Ministrave, Për procedurat e vlerësimit dhe të shitjes, si dhe

kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit familjeve, që përfitojnë banesa me kosto të ulët. 618 Shih Besnik Aliaj, Keida Lulo dhe Genc Myftiu, Tirana: Sprova e Zhvillimit Urban, shtëpia botuese “Cetis”,Tiranë 2003,

fq. 62-82, ku përshkruhen planet e shumëfishta.

Page 243: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

242

zhvillimi, çdo fshat përcaktohet si një vendbanim urban i kufizuar nga një “vijë e verdhë” përtej së cilës

ndërtimi i shtëpive apo godinave të tjera jobujqësore është i ndaluar. Në realitet mungesa e kontrollit të

territorit nga organet kompetente ka bërë që shumica e ndërtimeve të reja në fshat, nuk ndodhen brenda

vijës të verdhë, por në tokat bujqësore, të cilat familjet bujqësore i kanë marrë me AMTP, një veprim ky

që e bën më se të domosdoshëm aplikimin pranë zyrës të legalizimit (ALUIZN-it) për t`i dhënë vlerë në

aspektin juridik banesave të ndërtuara në tokë bujqësore.

Tregu i pasurive të paluajtshme dhe sektori i ndërtimit është një ndër sektorët, qe ka njohur zhvillimin

më të madh në ekonominë shqiptare të viteve të tranzicionit. Prej disa vitesh, rritja vjetore e këtij sektori

të ndërtimit është luhatur në nivelet 10 - 15 për qind, gjë që ka bërë që ky sektor të renditet i pari për nga

zhvillimi, midis të gjithë sektorëve të ekonomisë, ndërkohë që të gjithë sektorët e tjerë kanë një rritje të

moderuar. Kjo rritje do të ishte akoma më e madhe, nëse ky sektor nuk do të ndeshej me barriera të

llojeve të ndryshme të krijuara nga shteti ose edhe nga pushteti lokal619.

Periudhën pas vitit 2000 deri në vitin 2007 mund ta konsiderojmë si periudhën e rritjes së tregut të

pasurisë së paluajtshme. Pas krizës së rëndë të vitit 1997, Shqipëria ka përjetuar ritme të larta të rritjes

ekonomike, 12.8% në 1998 dhe duke vazhduar në vitet pasardhëse me një rritje mesatare prej 6 % në vit,

inflacioni u ul nga 42 % që ishte në vitin 1997 në 8.7 % një vit më pas, duke ruajtur një nivel mesatar

ndër vite deri në 3%. Situata e favorshme ekonomike, rritja e të ardhurave për frymë (51% ishte rritja e

të ardhurave për frymë në vitin 2000, krahasuar me vitin 1997) dhe qëndrueshmëria e rritjes ekonomike

sollën rritjen e konsumit. Kjo tendencë e transferuar në tregun e banesave, bëri që njerëzit të rrisin

konsumin e tyre për shtëpi, bazuar te sasia e të ardhurave që disponojnë, duke sjellë një kërkesë të lartë

dhe si rrjedhojë edhe çmime më të larta të pasurive të paluajtshme620.

Tregu i pasurive të paluajtshme ka njohur një bum të vërtetë gjatë kësaj periudhe. Ky bum u shoqërua,

gjithashtu edhe me rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Nëse do të mundohemi të rendisim disa

nga arsyet e rritjes së çmimeve të banesave në këtë periudhe mund të themi se;

Së pari, kushtet e banimit, qoftë për sa i përket numrit të banesave për familje, qoftë hapësirës së

banimit për individ, në Shqipëri vazhdojnë të jenë akoma larg normave mesatare të rajonit apo të

Europës. Ne trashëguam nga sistemi komunist kushte shumë të këqija të banimit.

619 Besnik Aliaj, Keida Lulo dhe Genc Myftiu, vepër e përmendur, fq. 85. 620 Po aty, fq. 85.

Page 244: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

243

Së dyti, mosha mesatare shumë e re e popullsisë së vendit tonë (29.7 vjeç) është element tjetër që

tregon, se kërkesa për banim do të vazhdojë të jetë e lartë. Grupi më i rëndësishëm i popullsisë në lidhje

me zhvillimin e pasurive të patundshme të banimit, është grupi mes 25 dhe 40 vjeç.

Se treti, migrimi i brendshëm vazhdon të jete akoma shumë i lartë. Në qoftë se në vitin 1990, Shqipëria

ishte vendi me rural i Europës (64 % e popullsisë së vendit ishte rurale), ajo vazhdon akoma të jetë e

tillë. Mesatarisht në vit kanë migruar drejt zonave urbane 20300 persona.

Së pesti, shumica e emigrantëve shqiptarë përpiqen, që kursimet e tyre t’i investojnë në Shqipëri duke

zgjedhur si investimin me të sigurtë investimin në pasuri të paluajtshme.

Në Shqipëri është zhvilluar një formë shumë origjinale e shitjes së pasurive, shumë projekte shiten para

se të jenë mbaruar, mund të themi se konsumatoret fillimisht investojnë në “blerjen e ajrit”, blerësit

paguajnë njëfarë shume dhe pjesa tjetër bëhet me këste të përcaktuara në afate të qarta kohore. Kjo

mënyre financimi, e kombinuar me kredinë bankare shpesh bën të mundur, që zhvilluesit të fillojnë

projekte të pasurive të paluajtshme me shumë pak ose zero investimet e tyre.

Çmimet e banesave gjatë kësaj periudhe kanë njohur rritje të vazhdueshme. Llogaritet, që mesatarisht

këto çmime të jenë rritur me 10-15% në vit, çmimet e banesave janë rritur mesatarisht nga 200$/m2 në

1990, në 280$ /m2 në vitin 1996, 370$/m2 në 1999 për të arritur deri 800 Euro/m2 në vitin 2009621.

Çmimet në qytetet e vogla të vendit janë shumë më të ulëta, sesa në Tirane, Durrës edhe Vlorë, ndër to

mund të përmendim që çmimet më të larta të banesave janë, në qytetin e Shkodrës, të Fierit dhe Kavajës.

Ky ndryshim i ndjeshëm i çmimeve midis këtyre dy grupeve vjen, edhe si rezultat i kërkesës së lartë për

banesa në qytetet e mëdha, për shkak të mundësive më të mira të punësimit, i kushteve ambientale, por

edhe sepse blerësit sot janë bërë më të ndjeshëm ndaj infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve që

ofrohen622.

Gjatë vitit 2007, përveç mosarritjes së çmimeve ndërtuesit u përballën me një fenomen tjetër jo shumë të

njohur deri atëherë, qe ishte ai i mosshitjes së apartamenteve, ku një nga arsyet ishte njëfarë ngopje e

pjesshme e kërkesës për pronësi të banesave. Gjithsesi, industria e ndërtimit në Shqipëri reagoi me pak

vonesë ndaj krizës botërore financiare, që lindi pikërisht në tregun e pasurive të paluajtshme në ShBA,

kjo për arsye se aktiviteti i ndërtimit është i bazuar në porosi të dhëna disa muaj më parë, në disa raste

edhe vite me parë.

621 Po aty,vepër e përmendur, fq. 86. 622 Po aty,vepër e përmendur, fq. 87.

Page 245: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

244

Gjate vitit 2008, tregu i banesave është karakterizuar nga frenimi i ritmit të rritjes së çmimeve të

banesave, kjo ulje erdhi edhe si rezultat i efekteve të ndryshimit të tatimit të shitjes së pasurive të

paluajtshme dhe të vendosjes së çmimeve fiskale të shitjes së apartamenteve të banimit. Këto masa

ndikuan shumë, sidomos në shitjen e apartamenteve të ndërtuara para vitit 1990, për shkak të diferencës

së madhe të çmimeve të banesave në këto vite dhe çmimeve aktuale623.

Rënia e kërkesës për banesa u reflektua, në një rënie të kërkesës së individëve për kredi për blerje

banese edhe për shkak të shtrëngimit të kushteve të kredidhënies për banesa, paniku në tregjet

ndërkombëtare dhe tërheqja e depozitave patën për rrjedhojë një sjellje konservative të bankave, të cilat

u reflektuan në standarde të shtrënguara të kredidhënies dhe në uljen e kërkesës për kredi. Apartamentet

ende të prashitura mbajtën peng ndërtimet e reja, pasi çmimet ruhen nga ndërtuesit për të arritur normë

sa më të lartë të fitimit. Në këtë periudhë llogariten rreth 4 mijë apartamente banimi të pashitura.

KREU II. MENAXHIMI I TERRITORIT DHE I NDËRTIMEVE

2.1. Kuadri normativ në fushën e planifikimit të territorit

Ligji nr.7693, datë 6.4.1993, “Për urbanistikën”, përbën aktin e parë normativ të ndërmarrë pas

përmbysjes së regjimit monist në fushën e ndërtimve. Në bazë të këtij ligji, menaxhimi i territorit nga

ana e organeve shtetërore në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit, realizohet nëpërmjet dy lloj

organesh shtetërore: ato në rang qendror dhe organet e pushtetit lokal.

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, si organi më i lartë administrativ në fushën e

menaxhimit të territorit, ishte kompetent për miratimin e studimeve urbanistike rajonale, për studimet e

rëndësishme pjesore urbanistike për zhvillimin e turizmit, të parqeve kombëtare, të zonave të

aeroporteve, porteve, për infrastrukturën e nivelit kombëtar etj.624

Një rol jo më pak të rëndësishëm në këtë ligj ka pasur edhe Ministria e Ndërtimit, Strehimit dhe

Rregullimit të Territorit e cila ushtronte kontroll dhe ndiqte veprimtarinë e rregullimit të territorit

nëpërmjet Drejtorisë së Rregullimit të Territorit, që bashkërendonte punën ndërmjet organeve shtetërore

qendrore, organeve të urbanistikës në pushtetin lokal dhe Institutit të Studimeve e Projektimeve të

Urbanistikës.

Për sa i përket organeve të Pushtetit Lokal, të specializuara për problemet e urbanistikës, ato

përbëheshin nga:

623 Po aty, fq. 88. 624 Neni 6,7 i Ligjit nr.7693, dt. 6.4.1993, Për urbanistikën.

Page 246: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

245

- Këshilli i rregullimit të territorit në rreth.

- Seksioni i urbanistikes në rreth.

- Zyrat e urbanistikës në bashki.

- Zyrat e urbanistikës në komunë.

Këshilli i rregullimit të territorit në rreth, si organi më i lartë i Pushtetit Lokal në fushën e administrimit

të territorit, miratonte dhe ndryshonte planin e përgjithshëm rregullues, sheshet e ndërtimit, lejet e

ndërtimit, lejet për prishje objektesh625.

Një vend të veçantë ligji i kushtonte ndërtimeve në zonat turistike. Për efekt të ligjit, zonat turistike, të

cilësuara të tilla me ligj të veçantë, janë nën mbrojtje të shtetit. Kriteret e shfrytëzimit të këtyre zonave

përcaktoheshin në masterplanet e zhvillimit urbanistik të tyre, planet rregulluese të përgjithshme dhe

studimet pjesore urbanistike626.

Ky ligj do të pësonte disa ndryshime në bazë të miratimit të Ligjit nr.8015, datë 19.10.1995, “Për disa

shtesa dhe ndryshime në ligjin për urbanistikën”, por pa cenuar thelbin e përmbajtjes të tij.

Miratimi i Ligjit nr.8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”, do të përbënte një akt normativ shumë

herë më të plotë sesa ligji i vitit 1993, por që gjithsesi në një periudhe dhjetëvjeçare ai prodhoi efektet e

veta juridike, pësoi mbi dhjetë ndryshime, për shkak edhe të konjukturave politike, ekonomike dhe

strukturore ( i lidhur ngushtësisht ky fakt edhe me legalizimin e ndërtimeve pa leje) që ka pësuar vendi

ynë mbas viteve 2000”627.

Qëllim parësor i këtij ligji ishte përcaktimi i rregullave më të sakta dhe më të drejta që lidhen me

menaxhimin e territorit të vendit, ku rolin kyç në këtë drejtim e luajnë organet e pushtetit lokal të cilat

janë administruese të territorit, i cili ndodhet nën juridiksionin e tyre, në përputhje me kompetencat e

përcaktuara me ligj.

Me qëllim për të zhvilluar sa më mirë projektet në fushën e zhvillimit të territorit nga njëra anë dhe me

qëllim për të ruajtur një raport të drejtë me komponentët mjedisorë nga ana tjetër, synohet vendosja e një

ekuilibri midis mbrojtjes të mjedisit dhe zhvillimit të zonave urbane dhe rurale në lidhje me

përmirësimin e kushteve të tyre ekzistuese628.

625 Nenet 8-11 të ligjit. 626 Nenet 50-53 të ligjit. 627 Ligji nr.8405, dt. 17.9.1998, Për urbanistikën, është ndryshuar me Ligjin nr.8453, dt. 4.2.1999; ndryshuar me Ligjin nr.8501, dt. 16.6.1999; ndryshuar me Ligjin nr.8682, dt. 7.11.2000; ndryshuar me Ligjin nr.8982, dt. 2.12.2002; ndryshuar

me Ligjin nr.8991, dt. 23.1.2003; ndryshuar me Ligjin nr.9743, dt. 28.5.2007; ndryshuar me Ligjin nr.9843, dt. 17.12.2007;

ndryshuar me Ligjin nr.10 078, dt. 16.2.2009; ndryshuar me Ligjin nr.10 097, dt. 13.3.2009; ndryshuar me Ligjin nr.10 319,

dt. 16.9.2010. 628 Po aty, neni 3 i ligjit.

Page 247: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

246

Për të realizuar qëllimet e mësipërme, në ligj ishte sanksionuar se të gjitha ndërtimet në territorin e

Republikës së Shqipërisë, duhet të bëheshin në bazë të studimeve urbanistike rajonale dhe mjedisore, të

masterplaneve, të planeve rregulluese të përgjithshme, të studimeve urbanistike pjesore në fazën e

projektidesë, të projektit teknik dhe projektit të zbatimit.

Me qëllim mirëmenaxhimin e territorit të vendit me ligj, rregulli bazë për dhënien e lejeve të ndërtimit

ishin vetëm territoret e urbanizuara. Si përjashtim leja e ndërtimit mund të jepej edhe jashtë territoreve të

urbanizuara për ndërtime, vetëm në rastet kur ato përcaktoheshin në studimet rajonale dhe masterplanet

e miratuara prej organit kompetent.

Një rol të rëndësishëm ligji i kushtonte organeve shtetërore të cilat ishin përgjegjëse për aplikimin e tij,

ku pa dyshim organi shtetëror më i rëndësishëm ishte Këshilli i Rregullimit të Territorit në Republikës e

Shqipërisë (KRRTRSH)629:

Një rol jo më pak të rëndësishëm në nivel lokal, zinte në ligj pozita juridike e KRRT-së pranë

Komunave dhe Bashkive të vendit. KRRT-të në Bashki ose Komunë kishin kompetencë të shqyrtonin e

të miratonin630:

Sipas këtij akti normativ, administrimi i tokës për ndërtime bëhej nëpërmjet planeve rajonale,

masterplaneve, planeve rregulluese të përgjithshme dhe studimeve urbanistike pjesore. Për sa i përket

tokës private dhe publike ato kishin të njëjtën pozitë (vlerë) në lidhje me proçesin e urbanizimit. Me

qëllim për të garantuar mbrojtjen e pronës private nga proceset urbanizuese, ku shumë ndërtime të vjetra

duhet t`i linin vendin ndërtimeve të reja me karakter publik, në ligj sanksionohej proçedura e

shpronësimit të pronarëve në banesat pronë private. Për sa i përket pronarëve të tokave, brenda vijave

kufizuese të ndërtimeve në qytete, fshatra e qendra të banuara, ata kishin të drejtë që të aplikonin për t’u

pajisur me lejë për shesh dhe objekt ndërtimi, në organet kompetente shtetërore (KRRT-ja pranë

Këshillit të Qarkut/Bashkisë dhe Komunës), vetëm pasi të kishin marrë nga organet e tjera kompetente

pëlqimin përkatës (sikurse janë drejtoritë e Ujësjellësit, KESH-it, Shëndetësisë, Mjedisit etj).

Një vend të veçantë në ligj zinte mbrojta e fondit të tokës bujqësore në lidhje me dhënien e lejeve të

ndërtimit në këto territore. Urbanizimi pa kriter i zonave me vlerë natyrore, i tokave bujqësore dhe i

tokave të zëna me pyll pronë private ishte i ndaluar. Si përjashtim, pronarët e tokave bujqësore jashtë

629 Po aty, neni 9 i ligjit. 630 Po aty, neni 27 i ligjit.

Page 248: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

247

vijave kufizuese të ndërtimit të qyteteve, fshatrave e qendrave të banuara kishin të drejtë të kërkonin

urbanizimin e tokave të tyre vetëm mbi bazën e përcaktimeve në studimet rajonale631.

Në mirëmenaxhimin e territorit që kishte të bënte me dhënien e lejeve të ndërtimit, një vend jo më pak të

rëndësishëm në ligj, zinin edhe zonat turistike bregdetare, liqenore dhe kontinentale. Në ligj theksohej se

këto zona, kanë kufirin gjeografik të shtrirjes së tyre, të miratuar nga organet kompetente shtetërore.

Zhvillimi i ndërtimeve në zona turistike përcaktohej në planet rajonale dhe masterplanet e zhvillimit

turistik. Për sa i takon qyteteve, fshatrave dhe qendrave të tjera të banuara, që ndodhen brenda kufirit të

zonave turistike, bregdetare, liqenore dhe kontinentale, theksohej se ato duhet të zhvillohen mbi bazën e

planeve rregulluese të tyre632. Planifikimi urban, si funksion i vetë njësisë së qeverisjes vendore,

ushtrohet nga bashkia apo komuna, por gjithnjë sipas mënyrës së përcaktuar me ligj633.

Një akt tjetër i rëndësishëm, në funksion të këtij ligji, i cili normon edhe më tej rregullat që kanë të bëjnë

me disiplinimin e ndërtimeve, është Rregullorja e Urbanistikës e vitit 1998. Në bazë të Rregullores së

Urbanistikës, e cila u miratua nga Këshilli i Ministrave, përcaktoheshin në mënyrë të detajuar, studimi

urbanistik rajonal dhe mjedisor, masterplani, plani rregullues i përgjithshëm, studimi urbanistik pjesor,

vija kufizuese e ndërtimit dhe vija suburbane634.

Miratimi i Ligjit nr.8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën” dhe Rregullorja e miratuar nga Këshilli i

Ministrave me të njëjtin emër, pa diskutim që do të përbënin dy akte normative mjaft të dobishme në

funksion të nxitjes dhe lehtësimit të proçedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit, plotësimit të nevojave

të shtetasve shqiptarë për më shumë hapësirë banimi, disiplinimit të ndërtimeve sipas kritereve që

vendoseshin në ligj, zhvillimit urban si dhe ruajtjes të ekuilibrit të qëndrueshëm në raport me

komponentët mjedisorë.

Nga koha që u miratuan këto dy akte normative dhe deri në çastin që u shfuqizuan, u miratuan një numër

i madh aktesh administrative nga ana e organeve shtetërore kompetente (KRT-ja në bashki dhe komunë,

KRRTRSH-ja). Sigurisht dhënia e lejeve të ndërtimit është përkthyer sot në realitet të ri ndërtimesh të

631 Po aty, neni 33 i ligjit. 632 Po aty, nenet 64-68 të ligjit. 633 Mbi bazën e kësaj fryme të sanksionuar në ligj, u bë e nevojshme edhe ndërmarrja e ndryshimeve ligjore në Ligjin

nr.8405, dt. 17.9.1998, Për urbanistikën, i cili përcakton rregullat, proçedurën dhe mënyrën e ushtrimit të kompetencës në

fushën e planifikimit territorial. Për të normuar sa më mirë kompetencat e pushtetit lokal në drejtim të menaxhimit të territorit

në vitin 2004 u miratua udhëzimi nr.4, dt. 11.8.2004, Për mënyrën e ushtrimit të kompetencës për planifikimin e territorit nga njësitë e qeverisjes vendore. 634 Vendim i Këshillit të Ministrave nr.722, dt. 19.11.1998, Për miratimin e rregullores së urbanistikës, botuar në Fletoren

Zyrtare ekstra, korrik, ndryshuar me vendimin nr.401, dt. 25.6.2004, të Këshillit të Ministrave me të njëjtin titull, botuar në

Fletoren Zyrtare nr.45, ndryshuar me vendimin nr.545, dt. 12.8.2004, botuar në Fletoren Zyrtare nr.59, ndryshuar me

vendimin nr.574, dt. 14.7.2010, botuar në Fletoren Zyrtare nr.103.

Page 249: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

248

larmishme, që ekzistojnë në vendin tonë, fakt ky i cili ka ndodhur kryesisht pas viteve ’2000, në

funksion të përmbushjes së nevojave të qytetarëve për më shumë strehim.

Duhet thënë gjithashtu, se një pjesë e konsiderueshme e lejeve të ndërtimit jo gjithmonë janë dhënë nga

organet kompetente në respekt të dispozitave të këtyre dy akteve normative, problem ky i cili ka qenë i

kushtëzuar nga interesa të caktuara (miqësore, njohje, koruptive) që kanë implikuar proçesin e dhënies

të lejeve të ndërtimit. Nevoja për më shumë strehim si dhe lehtësia që krijuan një pjesë e firmave

ndërtuese në marrjen e lejeve të ndërtimit, duke shfrytëzuar pritshmëritë e qytetarëve si dhe të ardhurat

e mëdha që siguronte ky sektor, ka prodhuar sot si produkt një mjedis urban jo aq të qëndrueshëm dhe

të konsoliduar sikurse urdhërohej nga ligji për Urbanistikën.

Ky fakt, së bashku me valën e madhe të ndërtimeve pa leje që u realizuan gjatë këtyre viteve tranzicion,

duke përfituar nga mefshtësia dhe korrupsioni i institucioneve parandaluese për mbrojtjen e territorit,

përbën sot një realitet kaotik, ku në pjesën më të madhe të tij është i pakthyeshëm, pasi jo vetëm lejet e

ndërtimit që janë dhënë në kundërshtim me ligjin, por edhe ndërtimet që janë realizuar pa lejë në pjesën

më të madhe të tyre janë në proces legalizimi.

Në realitetin negativ të këtyre viteve, parë kjo në syrin e interesit publik, një përgjegjësi të madhe, pa

diskutim, kanë edhe forcat politike të cilat duke filluar nga viti 2004 dhe aktualisht edhe sot që flasim,

kanë synuar të amnistojnë ndërtimet pa leje që janë kryer dhe kjo me qëllim sigurimin e votave të

nevojshme për të siguruar pushtetin politik të radhës, por kurrsesi për të ndërtuar shtetin europian që çdo

kush ëndërron635.

Një tjetër akt normativ për menaxhimin e territorit është Ligji nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për

planifikimin e territorit”.Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve bazë, përgjegjësive, rregullave

dhe proçedurave për planifikimin e territorit. Autoritet kombëtare të planifikimit të territorit në bazë të

këtij ligji janë: Këshilli i Ministrave, Këshilli Kombëtar i Territorit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit

të Territorit si dhe çdo ministri, organ tjetër publik qendror, që ka detyra dhe përgjegjësi në planifikimin

e territorit636.

635 Kuadri ligjor, që është miratuar në fushën e ndërtimeve pa leje nga viti 2004 dhe deri më sot, numëron disa ligje dhe dhjetëra akte të tjera normative duke filluar nga institucionet më të larta shtetërore, ndërkohë që kuadri ligjor për menaxhimin

e territorit, që ka të bëjë me dhënien e lejeve të ndërtimit, flet për të kundërtën. 636 Neni 4 i Ligjit nr. 10 119, dt. 23.4.2009, Për planifikimin e territorit, ndryshuar me vendim të KM nr.10 258, dt.

25.3.2010; ndryshuar me Ligjin nr.10 315, dt. 16.9.2010, për miratimin e aktit normativ nr.4, dt. 25.8.2010, botuar në

Fletoren Zyrtare nr.135.

Page 250: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

249

Në bazë dhe për zbatim të këtij ligji në vitin 2010 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin me të njëjtin

titull637. Për të rritur fuqinë kontrolluese në drejtim të menaxhimit të territorit të vendit një rol i

rëndësishëm i është dhënë organeve të pushtetit lokal638.

Menaxhimi i territorit në vendin tonë si një përgjegjësi e institucioneve shtetërore të lartpërmendura nuk

mund të kuptohet i ndarë nga inspektimi i ndërtimeve. Si pararendës i aktit normativ të lartpërmendur

është miratimi në vitin 2007 i ligjit për proçedurën që duhet ndjekur në inspektimin e ndërtimeve639.

Në bazë të këtij ligji synohet të sigurohen respektimi i normave, standardeve dhe legjislacionit në fushën

e ndërtimit, urbanistikës në të gjithë territorin e vendit, në mënyrë të decentralizuar dhe në përputhje me

parimin e subsidiaritetit, në bazë të ndarjes administrative.

Për sa i përket inspektimit në fushën e ndërtimeve, kontrolli e zbatimi i ligjshmërisë dhe i standardeve

teknike në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës kryhet nga640:

- Inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës.

- Inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar.

Ligji, i kushton një vëmendje të veçantë planifikimi urban si dhe procesit të dhënieve të lejes së

ndërtimit, në drejtim të procesit të planifikimit dhe dhënieve të lejeve atij të shpronësimit etj641.

Planifikimi i menaxhimit të territorit të vendit tonë sigurohet nga disa institucione të ngarkuara në bazë.

Duke iu rikthyer aktit normative të vitit 2009 “Për planifikimin e territorit”, dy janë organet shtetërore

kompetente në fushën e menaxhimit të territorit, Zyra e Seksionit të Planifikimit Urban dhe Instituti

Kombëtar i Planifikimit Urban. Këto dy institucione në koordinim edhe me agjenci të tjera, përgatisin

Studimet Rajonale, Urbane dhe Mjedisore për territore me zonështrirje të madhe (qarqe, më shumë se

një qark ose më shumë se një njësi bashkiake). Këto plane, më pas aprovohen nga KRRT-ja kombëtare

dhe rajonale. Në miratimin e këtyre planeve, synohet të respektohen një sërë indikatorësh sikurse është

toka bujqësore, pyjet, zhvilli urban, turizmi, miniera, etj. Në miratimin e këtyre planeve synohet të

vendosen vijat për ndërtim urban (vijën e verdhë), brenda së cilës sistemi i infrastrukturës urbane do të

637 Vendimi nr.460, dt. 16.6.2010, i Këshillit të Ministrave, Për organizimin dhe funksionimin e regjistrit të planifikimit të

territorit. 638 Në Ligjin nr.8652, dt. 31.7.2000, Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, neni 10, përcaktohet se

“planifikimi urban është funksion i vetë komunës apo bashkisë”, kurse në piken 3/1 germa g thuhet “...planifikimi urban,

menaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar në ligj”. 639 Ligj nr.9780, dt. 16.7.2007, Për inspektimin e ndërtimit. 640 Neni 3 i Ligjit nr.9780, dt. 16.7.2007, Për inspektimin e ndërtimit, ndryshuar me Ligjin nr.10 240, dt. 25.2.2010;

ndryshuar me Ligjin nr.10 323, dt. 23.9.2010. 641 Po aty, neni 32 i ligjit.

Page 251: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

250

shtrihet në mënyrë që të lejojë ndërtimin e shtëpive, njësi tregtare, industriale dhe shërbimesh për 15

vjet. Plani gjithashtu vendos vijën suburbane më tej në periferi të qytetit.

Vija e ndërtimit dhe vija suburbane kanë status ligjor të ndryshëm. Në vijën e ndërtimit përfshihen

territoret e zhvillimit të ndërtimit të banesave urbane. Në parcelat e tokës në këtë zonë mund të ndërtohet

pasi sipërmarrësi ka marrë lejen e aprovimit të vendit të ndërtimit dhe lejen e ndërtimit.

Brenda vijës së verdhë Plani i Rregullimit të Përgjithshëm ndan territorin në zona funksionale. Për

secilën zonë identifikohen llojet predominante të përdorimit, dhe ndërtesat kryesore standarde qe mund

të ndërtohen në të. Standardet përfshijnë maksimumin e lartësisë së ndërtesave, dimensione të tjera të

ndërtesave, dhe sasinë dhe vendosjen e hapësirës rrethuese për secilën ndërtesë, distancat ndërmjet

fasadave të ndërtesave dhe rrugët ndërmjet ndërtesave642.

Kur një pronar toke, përdorues toke ose ndërtues propozon një përdorim të ri të tokës ose një projekt

ndërtimi brenda vijës së verdhë ai/ajo duhet të mbushë një aplikim me Seksionin e Planifikimit Urban

ose në Zyrën lokale të Planifikimit Urban të qarkut/qytetit përkatës për një leje të truallit.

Në rast se ekziston një Plan Rregullim i Përgjithshëm, masterplan ose plan i pjesshëm studimi urban për

zonën në të cilën do të ndodhë zhvillimi, atëherë leja e përdorimit dhe parametrat e zhvillimit të

vendosur në këto plane do të përshtaten dhe për parcelën në fjalë. Zakonisht kjo bëhet me lehtësi për

projektet që propozojnë tipa rutinë zhvillimesh (shtëpi e dyqane të vegjël).

Me sponsorizimin e USAID-it, vitet e fundit është ndërmarrë një projekt për aplikimin e “ndarjes në

zona” të qytetit të Tiranës dhe të Pogradecit643.Ky projekt pati si qëllim të krijonte një sistem në të cilin

të drejtat e përdorimit të tokës urbane dhe parametrat e zhvillimit mund të paracaktoheshin në bazë të

zonës përkatëse644.Një grant nga qeveria Holandeze, i administruar nga IDA, ka për qëllim të mbështesë

Planin Rregullues të Qytetit të Tiranës. Plani rregullues do të analizojë përdorimin aktual të tokës,

situatën demografike dhe kapacitetin e infrastrukturës ekzistuese dhe të asaj të planifikuar në Tiranë, në

pikëvështrimin e jetës kulturore, administrative, politike, ekonomike, dhe sociale të kryeqytetit.

Projektet e planifikimit strategjik kanç përfshirë opinionin e grupeve të interesit, sipas të cilave,

qytetarët, ndërmarrjet dhe OJF-të janë të pranishëm si “kryesorët” së bashku me agjencitë bashkiake

gjatë krijimit të planeve. Këto projekte kanë dhe metodologji të reja për të matur ndryshimet dinamike

urbane, duke përfshirë konsiderimin e trafikut të makinave dhe të zhvillimin të pronësisë private. Kur të

642 Po aty, neni 7 i ligjit. 643 Instituti Urban (2001), Rregullimi zonal i qytetit të Tiranës, përgatitur me asistencën e Urban Housing dhe projektit

zhvillimor të USAID-it. 644 PADCO (2002), Plan strategjik i Tiranes se Madhe, përgatitur me ndihmën e projektit të Bankës Botërore Menaxhimi i

Tokës Urbane dhe Institutit Urban.

Page 252: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

251

dhënat për karakteristikat e pronësisë dhe përdorimit të tokës bëhen më të qarta, me kompletimin e

regjistrimit të parë në zonat urbane dhe me përpjekje të tjera për përpilimin e hartave për zonat urbane,

këndvështrimet e reja mund të çojnë në hartimin e planeve më efektive.

Studimet urbane, të marra për të vërtetuar transformimin e zhvillimit ilegal të periferive urbane në zona

urbane, janë duke eksperimentuar këtë lloj këndvështrimi. Planet për periferitë urbane do të lejojnë

“vijën e verdhë” që të zhvendoset në drejtim të komunave të mëparshme rurale duke bërë të mundur

kështu autorizimin e ndryshimit të përdorimit të parcelave të tokës në Truall645.

Një ligj tjetër shumë i rëndësishëm me karakter statistikor në fushën e menaxhimit të territorit dhe

ndërtimeve, që bëjnë pjesë në të, është miratimi i ligjit për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe

të banesave646. Në bazë të këtij ligji, regjistrimi i popullsisë dhe i ndërtimeve synon t'u ofrojë kuvendit,

qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë

shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e

politikave të përgjithshme të zhvillimit, për analizat private dhe publike të vendimmarrjes, për kërkime

shkencore dhe, në përgjithësi, për përmirësimin e njohjes dhe të të kuptuarit nga shtetasit647. Regjistrimi

mbulon të gjitha zonat, urbane dhe rurale, pra kryhet në çdo qytet dhe fshat të territorit të Republikës.

Për sa i përket procesit të regjistrimit, i cili tashmë ka përfunduar, ai organizohet dhe zbatohet nga

instituti i statistikave (INSTAT) nën mbikëqyrjen e komisionit qendror të regjistrimit dhe me

mbështetjen e komisioneve të regjistrimit, në qarqe dhe të zyrave të regjistrimit në komuna dhe në

bashki.

Të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit ndahen në dy kategori648:

- të dhënat individuale, identifikuese të personave që janë: emri atësia, mbiemri, adresa dhe

identifikuesit topografikë.

- të dhënat strukturore për karakteristikat e ndërtesave, të banesave, grupeve të personave

që jetojnë së bashku, si dhe të individëve, të kërkuara për qëllime vetëm statistikore, në

përputhje me udhëzimet ndërkombëtare.

Ky ligj, një vend të rëndësishëm i kushton mbrojtjes së të dhënave dhe sekretit profesional. Të dhënat e

mbledhura gjatë regjistrimit mbrohen në përputhje me legjislacionin në fuqi649.

645 Shih Planin e Pjesshëm Urban të Bathores, përgatitur nga Projekti i Bankës Botërore i Menaxhimit të tokës urbane me

Co-Plan. 646 Ligj nr.8669, dt. 26.10.2000, Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe të banesave, është ndryshuar me Ligjin

nr.10 084, dt. 23.2.2009, me aktin normativ nr.6, dt. 30.9.2009, të miratuar me Ligjin nr.10 076, dt. 29.10.2009, botuar në

Fletoren Zyrtare nr.162, dt. 27.11.2009. 647 Po aty, nenet 2-5 të ligjit. 648 Po aty, neni 8 i ligjit.

Page 253: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

252

Pavarësisht efekteve pozitive, që ky ligj dhe ligjet e mësipërme, të cilat ne i analizuam në fushën e

mirëmenaxhimit të territorit të Republikës të Shqipërisë, duhet theksuar fakti social dhe juridik se të

gjithë ne jemi dëshmitarë edhe sot që analizojmë çështje të tilla kaq fondamentale se kuadri ligjor i

lartpërmendur jo në të gjitha rastet është zbatuar drejt, për të mos thënë konstatimin negativ se ai është

shpërfillur apo shkelur edhe nga vetë institucionet ligjzbatuese që janë garantë të zbatimit të tij.

2.2. Legalizimi i ndërtimeve pa leje

Në periudhën e pasviteve 1990 u vu re një valë ndërtimesh sporadike që nuk është se ndiqnin ndonjë

kriter ligjor për përftimin e tyre. Duhet ta pranojmë që tërësia e tyre krijoi një kaos të konstatueshëm

lehtësisht nga të gjithë. Me nevojën për të pasur më shumë sipërfaqe banimi si dhe me dëshirën për të

realizuar sa më shpejt banesat për të cilat shtetasit shqiptarë kishin nevojë, numri i ndërtimeve pa leje

apo i ndërtimeve të cilat dilnin jashtë kondicioneve urbanistike u bë i pakontrollueshëm nga organet

kompetente shtetërore.

Për ligjërimin e një situate të tillë, hapi i parë u hodh me Ligjin nr. 9209, datë 23.03.2004 “Për

legalizimin e shtesave në ndërtime” i cili kishte për qëllim legalizimin e ndërtimeve, tërësisht ose

karabina, me sipërfaqe më të madhe se projekti i miratuar me vendim të KRRT-ve të njësive të

qeverisjes vendore650.

Kushtet për të përfituar nga rregullimet e këtij ligji ishin:

-një ndërtim i filluar para hyrjes në fuqi të ligjit,

-ky ndërtim të ishte në përputhje me planet rregulluese të miratuara,

-ndërtimi të kishte pasur për pikënisje një leje ndërtimi

-ndërtimi i filluar ose i përfunduar të kishte dalë jashtë lejes së ndërtimit dhe një pjesë e tij të mos ishte

parashikuar nga ajo.

Ajo çka përfitonte ky subjekt ishte ligjërimi i asaj pjese të pronës që deri më atëherë ishte e paligjëruar, e

paparashikuar dhe e palejuar nga leja e ndërtimit. Pra një pjesë e ndërtimit edhe pse ekzistonte fizikisht

649 INSTAT-i dhe Ministria e Pushtetit Lokal, gjatë procesit të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave me karakter personal,

duhet të respektojnë veçanërisht Ligjin nr.7687, dt. 16.3.1993, Për statistikën, dhe Ligjin nr.8517, dt. 22.7.1999, Për mbrojtjen e të dhënave personale.

650 Ligji nr. 9209, dt. 23.03.2004, Për legalizimin e shtesave në ndërtime, përbën hapin e parë pozitiv në drejtim të legalizimit

të ndërtimeve pa leje, por ky akt normativ shumë shpejt do t`i linte vendin miratimit të akteve të tjera normative që do t`i

shërbenin më mirë procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Page 254: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

253

nuk përbënte pronë në kuptim të ligjit. Pas legalizimit të saj fillonte dhe merrte karakter juridik, çka do

të thotë se prona mund të bëhej objekt i transaksioneve juridike.

Më konkretisht, në rastin e një objekti ende të papërfunduar me sipërfaqe me të madhe se projekti i

miratuar, pas kryerjes së proçedurave të parashikuara nga ky ligj, subjekti pajisej me leje të re ndërtimi,

e cila përfshinte edhe sipërfaqen e legalizuar dhe truallin funksional të shtuar. Në momentin e

përfundimit të ndërtimit subjekti ka mundësinë të regjistrojë gjithë pronën, ku përfshihej edhe pjesa e

legalizuar, në pronësinë e tij. Në mungesë të këtij ligji subjekti do të mund të regjistronte vetëm

ndërtimin që parashikohej në lejen e ndërtimit, ndërsa shtesat e patrajtuara në leje, megjithëse do të

ekzistonin në realitetin objektiv, nuk do të kishte mundësi të regjistroheshin si pronë dhe të

disponoheshin si të tilla651.

Ndërsa për sa i përket një ndërtimi të përfunduar që nuk e kishte respektuar lejen, pas realizimit të

urdhërimeve të këtij ligji, subjekti pajisej me dokumentin e legalizimit që bënte të mundur regjistrimin e

pronës në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Një ligj i dytë u miratua në vazhdim të këtij qëllimi. Ligji i ri nr. 9304, datë 28.10.2004 “Për legalizimin

dhe urbanizimin e zonave informale” kishte për objekt të legalizimit jo vetëm një pjesë të ndërtimit, por

shkonte edhe më tej652. Ai synonte të legalizonte ndërtimet pa leje në zonat informale si dhe urbanizimin

e tyre me qëllim integrimin e këtyre zonave në zhvillimin territorial dhe infrastrukturor të vendit dhe

përmirësimin e kushteve të jetesës në to.

Me respektimin e proçedurave të parashikuara nga ligji i sipërcituar dhe i akteve të tjera nënligjore, të

dala në zbatim të tij, subjekti përfitonte lejen e legalizimit, një akt administrativ që së bashku me

dokumentacionin tekniko-ligjor paraqitej për regjistrimin e objektit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive

të Paluajtshme. Me objekt që regjistrohej do të kuptojmë ndërtimin pa leje, që tashmë ishte i legalizuar,

si dhe sipërfaqen e zënë prej tij. Ndërsa kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore nga pronari i

mëparshëm, qoftë ky shtet apo privat, te ndërtuesi i banesës do të bëhej në bazë të dispozitave të Kodit

Civil.

Akti normativ më i rëndësishëm që i dha udhë zgjidhjes së problemit të ndërtimeve pa lejë është

miratimi në vitin 2006 i ligjit për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”653. Ky

651 Besnik Maho, Fitimi i pronësisë mbi sende të paluajtshme, shtëpia botuese “UET/ PRESS”, Tiranë 2009, fq. 124. 652 Ligji nr. 9304, dt. 28.10.2004, Për legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale, përmban dispozita ligjore që shkojnë

në plotësim të vakumit ligjor të krijuar nga Ligji nr. 9209, dt. 23.03.2004, Për legalizimin e shtesave në ndërtime, por se edhe

ky ligj nuk do t`i shërbente zgjidhjes përfundimtare të procesit të legalizimit dhe urbanizimit të ndërtimeve pa leje në vendin

tonë. 653 Ligji nr.9482, dt. 03.04.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje.

Page 255: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

254

akt normativ është një ligj novator dhe një mënyrë shumë e veçantë e fitimit të pronësisë mbi sendet e

paluajtshme. E karakterizojmë si më sipër këtë ligj, sepse është një përjashtim nga rregulli i

përgjithshëm i së drejtës civile se pronari i tokës është pronari i çdo gjëje mbi të dhe nën të654. Në të

kundërt, ky ligj rregullon dhe përcakton mënyrat sesi pronari i një ndërtimi të ri mund të bëhet edhe

pronari i tokës nën të, pa qenë i tillë më parë. Një tjetër e veçantë e këtij ligji është edhe objekti material

i tij, pasuri e përftuar pa lejen e organit kompetent shtetëror. Dispozitat e këtij ligji përbëjnë kapërcim të

urdhërimeve të nenit 175/4 të Kodit Civil, dispozitë e cila trajton fatin e ndërtimeve të huaja të ngritura

në tokën e një pronari tjetër655. Ajo që i bashkon në frymë dispozitat e Ligjit nr.9482, datë 03.04.2006,

“Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar, me nenin 175/4 të Kodit

civil është fakti juridik se ato janë një përjashtim i rregullit të përgjithshëm të sanksionuara nga neni 173

të Kodit Civil. Por dispozitat e ligjit për legalizimet e ndërtimeve pa leje kanë një ndryshim thelbësor në

lidhje me urdhërimet që vendos neni 175/4 i Kodit Civil. Në bazë të urdhërimeve të nenit 175/4 të Kodit

Civil, personi, i cili ka ndërtuar me mirëbesim një ndërtesë në tokën e huaj, me vendim të gjykatës

kompetente ka të drejtë të njihet edhe pronar i tokës në rast se vlefta e ndërtesës është më e madhe se

vlefta e tokës. Pra, kërkohet me çdo kusht që personi, i cili ka ngritur një ndërtim në tokë të huaj, së pari,

të jetë në mirëbesim dhe së dyti, vlefta e ndërtimit duhet të kalojë vleftën e tokës mbi të cilën ai ka

ndërtuar, në mënyrë që ai të pretendojë të bëhet pronar edhe i tokës me vendim të gjykatës kompetente.

Ndërsa dispozitat e Ligjit nr.9482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e

ndërtimeve pa leje” i ndryshuar, nuk vendosin asnjë kriter ndalues për sa i përket kriterit të mirëbesimit

të subjekteve, që kanë ndërtuar pa leje, apo raportit të vleftës së ndërtimeve me vleftën e tokës mbi të

cilën ata kanë ndërtuar.

Ky ligj duhet përkufizuar si një produkt i realitetit shqiptar.

Qëllimi parësor i miratimit të ligjit 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e

ndërtimeve pa leje” i ndryshuar ka të bëjë me zgjidhjen e një sërë problemeve social-ekonomike të

lidhura me të gjitha ato objekte të ndërtuara pa leje para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësisht

654 Neni 173 i Kodit Civil sanksionon mënyrën e fitimit të pronësisë mbi një send të luajtshëm dhe të paluajtshëm me anë të

bashkimit dhe përzierjes. “Mbjelljet, si dhe ndërtesat e çdo vepër tjetër, që ndodhen mbi ose nën sipërfaqen e tokës, i përkasin pronarit të saj, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë kod e në dispozita të tjera ligjore”. 655 Neni 175/4 i Kodit Civil përbën një nga përjashtimet e nenit 173 të Kodit Civil për sa i përket përparësisë në lidhje me të

drejtën e pronësisë midis pronarit të tokës dhe pronarit të ndërtesës. Ai ka këtë përmbajtje: “Kur me mirëbesim është ngritur

një ndërtesë në tokën e huaj dhe vlefta e saj është më e madhe se vlefta e tokës, personi që ka ngritur ndërtesën mund të njihet

pronar edhe i tokës, me vendim të gjykatës kompetente”.

Page 256: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

255

nëse ato kanë funksion strehimi, veprimtarie ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore656.

Realizimi i këtij qëllimi bëhet nëpërmjet arritjes së disa objektivave;

-legalizimit të ndërtimeve informale dhe objekteve me leje, me shtesa informale në objekt.

-kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, ku është ngritur ndërtimi pa leje, sipas përcaktimit të bërë

në nenet 19, 20, 21 e 22 të këtij ligji.

-urbanizimit të zonave, blloqeve informale e të ndërtimeve informale, si dhe integrimit të tyre në

zhvillimin territorial dhe infrastrukturor të vendit, duke përmirësuar kushtet e jetesës.

-proçedurave për realizimin e legalizimit të ndërtimeve informale, objekteve me leje, me shtesa

informale në objekt si dhe ngritjes e funksionimit të strukturave përgjegjëse për realizimin e tyre.

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) është

institucioni përgjegjës për realizimin e procesit të legalizimit dhe përgatitjes për regjistrim fillestar të

ndërtimeve informale. ALUIZNI e realizon këtë qëllim në bashkëpunimin me organet qendrore

shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore657. Për sa i përket organeve të pushtetit vendor, roli i tyre

është një rol kyç, pasi nga një bashkëpunim efektiv midis ALUIZNIT dhe organeve të pushtetit lokal

mund të ketë ecuri pozitive të mbylljes së procesit të legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të zonave

informale. Duhet të mbajmë parasysh se në Shqipëri numërohen mbi 350.000 ndërtime pa leje. Ndër

kompetencat kyçe të organeve të pushtetit vendor mund të përmendim658;

a) ngritjen e strukturave të nevojshme për pranimin, trajtimin dhe kontrollin e vetëdeklarimeve të

objekteve pa leje.

b) identifikimit në terren të ndërtimeve pa leje, për të cilat nuk është bërë vetëdeklarimi.

ç) administrimit të të ardhurave të krijuara dhe monitorimit e përdorimit të tyre në përputhje me qëllimin

që mbart ligji.

d) bashkërendimit të punës, sipas rastit, me këshillin e qarkut, ALUIZNI-n, ministritë e linjës.

Subjektet që legjitimohen të paraqesin kërkesën për legalizim të ndërtimeve pa leje janë të gjitha ato që

kanë ndërtuar pa leje në një pronë shtetërore ose private, (truall apo tokë bujqësore) si dhe të gjitha ato

që kanë ngritur kate apo kanë bërë shtesa pa leje në ndërtimet e tyre ekzistuese të ligjshme. Zyra e

656 Neni 2 i Ligjit nr. 9482, dt. 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, i ndryshuar, jep

përkufizimin e termave të përgjithshëm të cilat trajtohen dhe sqarohen në mënyrë të detajuar më pas në dispozita materiale

dhe proceduriale të ligjit. 657 Neni 4/b i Ligjit nr. 9482, dt. 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, i ndryshuar,

sanksionon bashkëpunimin e ALUIZNIT me organet e pushtetit qendror dhe lokal. Ai citohet: “ Bashkëpunimin dhe

njëhsimin e procedurave me organet qendrore shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore, për procesin e legalizimit,

urbanizimit dhe të integrimit të zonave/vendbanimeve/bllokbanimeve me ndërtime të legalizuara”. 658 Po aty, neni 5 i ligjit.

Page 257: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

256

urbanistikës e njësisë përkatëse vendore në territorin e së cilës është ndërtuar objekti pa leje, është

organi shtetëror ku duhet depozituar kërkesa e vetëdeklarimit për objektin pa leje dhe parcelën

ndërtimore.

Kalimi i pronësisë mbi objektin e paluajtshëm ndërtuar pa leje bëhet në dy faza:

- Kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore.

- Regjistrimi i pasurisë në ZRPP.

Çmimi i truallit të parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje është i përballueshëm kur në ligj janë të

përcaktuara një sërë indikatorësh lehtësues për subjektet që dëshirojnë të legalizojnë ndërtimet pa lejë659.

2.3. Problematika që procesi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje mbart

Një risi e këtij ligji është edhe e drejta që i njihet subjektit përfitues për t`u bërë pronar jo vetëm i

ndërtimit pa leje, por edhe i parcelës ndërtimore, edhe pse kjo e fundit mund të figurojë në pronësinë e

shtetit apo subjekteve të tjera private. Duhet theksuar se kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore bëhet

kundrejt shpërblimit. Subjekti përfitues likuidon çmimin e sipërfaqes duke e derdhur në numrin e

llogarisë bankare të çelur për këtë qëllim nga ALUIZNI. Me të ardhurat e përftuara nga ky proces, shteti

merr përsipër të shpërblejë ish-pronarët e sipërfaqeve të parcelave ndërtimore me anë të kompensimit.

Në këtë kuadër duhet prekur edhe çështja e legalizimit të ndërtimeve pa leje rreth zonave që kanë

përparësi në zhvillimin e turizmit. Ligji shprehet se legalizimi i ndërtimeve informale në këto zona do të

kryhet pas përcaktimit të vijës kufizuese të tyre. Përcaktimi i vijës kufizuese të zonave, që kanë

përparësi në zhvillimin e turizmit i është ngarkuar Këshillit të Ministrave, duke filluar 3 muaj pas hyrjes

në fuqi të ligjit660. Ajo që përbën një moment të rëndësishëm juridik për t’u analizuar në lidhje me këtë

çështje, është përjashtimi që ligjvënësi u ka bërë legalizimit të ndërtimeve pa leje, të ngritura në zonat

turistike (afër brigjeve të detit apo liqeneve të vendit tonë).

659 Neni 25 i Ligjit nr.9482, dt. 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, i ndryshuar,

sanksionon rastet kur subjekti disponon më shumë se një ndërtim informal. Ky nen citohet si vijon: “Në rast se një subjekt

deklaron më shumë se një ndërtim informal, atëherë ai ka të drejtë të zgjedhë se për cilin objekt do të përfitojë transferimin e

kalimit të pronësisë dhe legalizimin sipas tarifave të këtij ligji. Për objektet e tjera zbatohet çmimi dhe tarifa e taksës, sipas

vlerës së tregut”. 660 Neni 38/1 neni 36 i Ligjit nr.9482, dt. 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, i ndryshuar, sanksionon ndalimin e legalizimit të ndërtimeve pa leje në territoret me përparësi zhvillimin e turizmit. Ai

shprehet: “Legalizimi i ndërtimeve informale në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit do të kryhet pas përcaktimit të vijës

kufizuese të këtyre zonave. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet

nënligjore në zbatim të ligjit”.

Page 258: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

257

Ndalimi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje në zona turistike është një çështje sa sociale aq edhe

juridike për realitetin shqiptar. Kjo përbën një çështje sociale për faktin se ndërtimet e kryera në zonat

turistike janë shtyrë nga nevoja e shtetasve shqiptarë për të pasur sa më shumë hapësirë banimi, si dhe

sigurimin e të ardhurave të nevojshme për jetesë që ata i sigurojnë nëpërmjet banesave me qira të

lëshuara gjatë periudhës së turizmit. Këto ndërtime janë ngritur jo vetëm si rrjedhojë e nevojës për

banim, por edhe si një shpresë për të siguruar të ardhurat e nevojshme për jetesën e atyre familjeve që i

kanë ndërtuar. Përveç kësaj ato përbëjnë një vlerë pasurore, duke qenë se anëtarët e familjeve, që i kanë

realizuar këto ndërtime, kanë harxhuar të ardhurat e siguruara me punën e tyre në emigracion apo

nëpërmjet një aktiviteti privat brenda vendit661.

Nga ana tjetër, ndalimi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje në zonat turistike përbën një çështje juridike,

sepse organi më i lartë i pushtetit shtetëror, pra Kuvendi i Shqipërisë, i ka përjashtuar këto ndërtime nga

gama e gjerë e ndërtimeve të tjera pa leje që legalizohen sot në vendin tonë. Pikërisht ky lloj përjashtimi

i ndalimit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje në zonat turistike me ligj, përbën një standard të

ndryshëm nga ai që ndjek ligjvënësi për ndërtimet e tjera.

Pyetja që shtrohet natyrshëm në lidhje me këtë çështje është; a influencohet ligjvënësi për zgjidhjen e

situatës së ndërtimeve pa leje të kryera në vendin tonë nga interesi i gjerë publik apo jo? Në rast se i

referohemi problemit në një vështrim të parë, shohim se qëndrimi që ka mbajtur ligjvënësi është më se i

drejtë, pasi ai synon mbrojtjen e zonave turistike duke mos lejuar legalizimin e ndërtimeve pa leje që

janë ngritur brenda tyre. Gjithashtu ky vullnet i tij synon mbrojtjen e zonave turistike, duke u dhënë

mundësi ndërtimit të fshatrave turistike apo të gjithë atyre ndërtimeve që duhet të jenë në përputhje me

masterplanet kombëtare, të cilat do të miratohen nga KRRTRSH-ja e Republikës së Shqipërisë në këto

zona. Parë në këtë këndvështrim, gjithçka e shkruar në ligj për zgjidhjen e këtij problemi, duket më se e

drejtë në drejtim të mbrojtjes së interesit të gjerë publik dhe kombëtar. Por, ndalimi i legalizimit të

ndërtimeve pa leje në zonat turistike, siç e theksuam më lart, mbart probleme sa sociale aq dhe juridike

që nuk mund të injorohen662.

Së pari, të shembësh ato ndërtime pa leje që mbartin brenda tyre të gjitha të ardhurat e kursyera nga

familjet shqiptare që i kanë ndërtuar, do thotë t`i shkatërrosh ekonomikisht këto familje.

Së dyti, t`i shkatërrosh ndërtimet pa leje të ngritura në zona turistike dhe të legalizosh ndërtimet e tjera

pa leje, të ngritura në zona të tjera informale, do të thotë të ndjekësh dy standarde për të njëjtin problem;

661 Besnik Maho, vepër e përmendur, fq. 128. 662 Po aty, fq. 129.

Page 259: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

258

ndaj njërës kategori të sillesh me standardin e diskriminimit negativ dhe me kategorinë tjetër të sillesh

me atë të standardit të diskriminimit pozitiv.

Së treti, në rast se shteti kërkon realisht të mbrojë territoret e zonave turistike, duhet të mos harrojë

faktin juridik se të gjitha ndërtimet pa leje në këto zona, gëzojnë një mbrojtje nga neni 1 i protokollit 1 të

Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Praktika, që ka çelur Gjykata Europiane e të Drejtave të

Njeriut në këtë fushë, është shumë e qartë. Ajo mbron jo vetëm ato ndërtime të ligjshme që gëzojnë

mbrojtje juridike qysh në çastin e krijimit të tyre, por edhe të gjitha ato ndërtime të tjera të cilat janë

realizuar për shkak të nevojës së atyre që i kanë ndërtuar, pa lejen përkatëse apo duke shkelur lejen e

dhënë, por që nuk janë parandaluar në momentin e duhur nga organet shtetërore kompetente663. Çështja

Oneryildiz kundër Turqisë përbën një nga rastet më domethënëse, ku Gjykata Europiane e të Drejtave të

Njeriut, doli në konkluzionin se detyrimi i shtetit për mbrojtjen e pronësisë është një detyrim pozitiv.

Kjo do të thotë që shteti duhet të angazhohet aktivisht për mbrojtjen e pronës së qytetarëve, përndryshe

me mosveprimet e tij ai cenon të drejtën e mbrojtur nga Neni 1i Protokollit 1 të Konventës Europiane e

të Drejtave të Njeriut. Do t`i referohesha fakteve të çështjes dhe vendimit të Gjykatës Europiane të të

Drejtave të Njeriut për ta konkretizuar këtë konkluzion. Kërkuesi, shtetas turk, së bashku me familjen e

tij jetonin në një zonë periferike të Stambollit, zonë që rrethonte zonën e grumbullimit të plehrave. Zona

ishte në autoritetin dhe përgjegjësinë e Këshillit Bashkiak të Stambollit. Kjo e fundit ishte vënë në dijeni

të rrezikut të një shpërthimi të gazit të metanit që çlirohej nga dekompozimi i plehrave në këtë zonë,

megjithatë s`kishte marrë asnjë masë. Shpërthimi i gazit ndodhi dhe shkaktoi një zjarr që dogji

njëmbëdhjetë shtëpi, midis të cilave edhe atë të kërkuesit. Shteti turk u dënua me gjobë nga Gjykata

Europiane e të Drejtave të Njeriut për dëmin material që u ishte shkaktuar këtyre familjeve, edhe pse

ndërtimet apo banesat e shkatërruara ishin pa leje ndërtimi.

Së katërti, shteti, përgjegjësinë e gjithë këtyre ndërtimeve të kryera jo vetëm në zonat turistike por në të

gjithë vendin tonë, nuk duhet ta kërkojë te personat që i kanë ndërtuar ato, por tek organet kompetente

shtetërore që kanë qenë të paafta, bashkëpunuese në heshtje me subjektet që i kanë ndërtuar, apo të

pafuqishme për të parandaluar ndërtimet pa leje. Edhe sikur të justifikojmë të drejtën e shtetit për të

prishur objektet e ndërtuara pa leje në zonat turistike, me qëllim mbrojtjen e një interesi të gjerë publik

dhe kombëtar, ai minimalisht është i detyruar t`i dëmshpërblejë të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë

ngritur ndërtime pa leje, për faj të organeve të tij.

663 Oneryildiz kundër Turqisë, është paraqitur para Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila doli në konkluzionin se

detyrimi i shtetit për mbrojtjen e pronësisë është një detyrim pozitiv. Rasti konkret është pjesë e praktikës gjyqësore të

Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i botuar nga Qendra Europiane, Tiranë, 2001.

Page 260: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

259

Së fundi, struktura të veçanta të pushtetit shtetëror apo individë të tij nuk duhet të influencojnë në

spastrimin e zonave turistike nga banorët që kanë ngritur ndërtime pa leje, në emër të zbatimit të ligjit

dhe më pas t`i riveshin këto zona me ndërtime apo investime vendase dhe të huaja shumë herë më të

mëdha, investime prapa të cilave fshihen interesat e tyre personale.

Dispozitat e ligjit nr. 9482 datë, 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve

pa leje”, kanë qenë objekt i atakimit në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2007 nga ana e shoqatës së

subjekteve të shpronësuara“Pronësi me Drejtësi”, për papajtueshmëri me disa parime kushtetuese. Në

lidhje me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, më duhet të shpreh qëndrimin tim personal nga dy

këndvështrime. Parimisht, pajtohem me mendimin se është i nevojshëm një ligj i posaçëm për të

zgjidhur problemin e pronësisë së ndërtimeve pa leje.

Por nuk ndaj të njëjtin mendim me Gjykatën Kushtetuese lidhur me mënyrën e kompensimit së

subjekteve të shpronësuara. Duhet të theksojmë faktin se ky ligj në qëllimin e tij mbart avantazhe që

synojnë të zgjidhin konfliktin social midis pronarëve të ligjshëm të trojeve dhe tokave bujqësore dhe

pronarëve të ndërtimeve pa leje. Por ligji sjell edhe disavantazhe, ku duhet të veçojmë se e drejta e

pronës publike dhe asaj private nuk ndihet plotësisht e garantuar.

Nga studimet e fundit, që bazohen në aplikimet e subjekteve, të cilat kërkojnë të legalizojnë ndërtimet e

tyre rezulton me përafërsi se 33 % e subjekteve kanë ndërtuar në tokë bujqësore dhe truall pronë

shtetërore, 33 % kanë ndërtuar në tokën bujqësore dhe truallin e subjekteve të tjera private dhe 33 %

kanë ndërtuar në tokën e tyre, por pa leje ndërtimi. Problemi është më i lehtë për t`u zgjidhur në lidhje

me kategorinë e fundit, pra të atyre 33 % të subjekteve që kanë ngritur objekte pa leje (shtëpi banimi apo

objekte social–kulturore) në tokën e tyre.

Aktualisht, janë dhënë leje legalizimi për 22 000 pasuri, të cilat janë përfshirë edhe në sistemin e

regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit tekniko-ligjor

rreth 200 000 pasuri informate.664

Një nga problemet e diskutueshme, që përmban kuadri ligjor për legalizimet, është procesi i kalimit të

pronësisë së truallit nga subjektet private te subjektet që përfitojnë nga procesi i legalizimit. Në

përmbajtjen e nenit 15 të ligjit, konstatohet lehtësisht se transferimi i pronës nuk ndjek nga pikëpamja

formale konceptin “shpronësim” dhe as proçedurën ligjore në kuptim të nenit 41 të Kushtetutës së

Republikës të Shqipërisë. Në asnjë nga dispozitat e ligjit nuk përmendet termi kushtetues shpronësim

664 Strategjia për të Drejtat e Pronësisë si pjesë e Strategjisë Afatgjatë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, (miratuar për

periudhën 2013-2020, në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik, 20 dhjetor 2011), fq.22.

Page 261: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

260

apo kufizim i së drejtës së pronës, megjithëse nenet 15 e vijues të ligjit ligjërojnë zhveshjen nga e drejta

e pronësisë së pronarit të ligjshëm dhe kalimin e kësaj të drejte te poseduesi i ndërtimit pa leje.

Humbja e posedimit mbi tokën sjell për rrjedhojë shpronësimin de facto nga prona për pronarët e

ligjshëm. Transferimi i detyrueshëm i pronës nga pronari i ligjshëm tek individët, që kanë kryer

ndërtime pa leje, i krahasuar me shpronësimin nuk është mbështetur në zbatimin e standardeve

kushtetuese dhe rregullave të përgjithshme, që parashikohen në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999, “Mbi

shpronësimet”.

Është pranuar si nga pikëpamja doktrinare ashtu edhe nga jurisprudenca gjyqësore se marrja e pronës

për shkak të zbatimit të një politike, që promovon drejtësinë sociale në komunitet, mund të konsiderohet

si “interes publik”. Nga analiza që i bëhet çështjes në shqyrtim, konstatohet se ligjvënësi nuk ka

vendosur në ekuilibër të drejtë interesat e pronarëve të ligjshëm që nuk kanë shkelur ligjin, me interesat

e atyre që kanë zaptuar dhe ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Disproporcioni ndërmjet pronarëve të

ligjshëm dhe personave, që kanë ndërtuar pa leje konstatohet në mënyrën sesi të dyja palët e fitojnë dhe

e humbasin pronësinë, në vlerën e çmimit të tokës, si dhe në kohën e përfitimit të të drejtave respektive

prej tyre.

Neni 15 i ligjit i jep përparësi zhveshjes nga pronësia të pronarit të ligjshëm, pa e shpërblyer në mënyrë

të menjëhershme. Ndërsa subjektit që ka ndërtuar pa leje i njeh në mënyrë të menjëhershme pronësinë

mbi truallin, kundrejt një çmimi tepër simbolik. Sipas neneve 19, 20, 21 të ligjit që parashikojnë çmimin

e shitjes së trojeve rezulton se ligjvënësi i ka stimuluar personat që kanë zaptuar më shumë tokë,

nëpërmjet uljes së çmimit të shitjes665.

Neni 15/1 i këtij ligji garanton mënyrën dhe sasinë e kompensimit, e cila përllogaritet mbi bazën e

Hartës së Vlerës, të miratuar nga ana e AKKP-së mbi bazën e metodikës së Kuvendit të Shqipërisë, por

ky nen nuk garanton çastin e kompensimit të pronarit të ligjshëm666. Marrja e pronës pa një pagesë të

arsyeshme për vlerën e saj si dhe e palikuiduar në mënyrë të menjëhershme, nuk mund të konsiderohet

si një zgjidhje proporcionale.

Po kështu sipas ligji 56/2012 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr 8053, datë 21.12.1995, "Për

kalimin pa shpërblim të tokës bujqësore" të ndryshuar", subjektet që kanë përfituar nga Ligji nr.7501,

“Për tokën”, kur ata nuk janë pajisur me AMTP, apo nuk zotërojnë Tapi, pasi ajo i ka humbur për arsye

665 Nenet 19, 20 dhe 21 të Ligjit nr. 9482, dt. 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, i

ndryshuar, sanksionojnë tarifat e pagesës që duhet të paguajnë subjektet, ndërtimet e të cilëve do të legalizohen për

sipërfaqen përkatëse jashtë vijës të verdhë, brenda vijës së verdhë dhe në territore të tjera. 666 Neni 15/1 i Ligjit nr. 9482, dt. 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, i ndryshuar.

Page 262: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

261

të ndryshme në raport me personat e tretë që kanë ndërtuar në tokën e tyre në mënyrë jo ligjore dhe janë

në proces legalizimi, janë të diskriminuar667.

KREU III. REFORMA E TOKËS BUJQËSORE, PYJEVE DHE KULLOTAVE

3.1. Efektet juridike që prodhoi Ligji nr. 7501, datë 19.07.1991, “Për tokën”

Ky ligj është i pari në rend kohor që pas asaj periudhe ndrydhje të së drejtës së pronësisë mbi tokën, i

dha shansin e parë subjektit privat për një marrëdhënie më të liberalizuar me të.

Ashtu siç mund të vihet re lehtësisht nga emërtimi, objekti material i ligjit është toka. Por pas një

studimi të tij konstaton se kryesisht ai merret me rregullimin e tokës bujqësore, megjithëse ka edhe disa

nene që trajtojnë tokën jobujqësore668. Që në nenin 1 të tij ligji kategorizon tokën në:

-tokë bujqësore

-tokë të zënë me pyje, kullota e livadhe

-tokë jobujqësore (tokat që nuk përfshihen në pikat a dhe b, toka e pafrytshme)

Në vijim ligji sanksionon se toka nuk mund të jetë ekskluzivitet i shtetit, pasi ky u jep tokë edhe

personave fizikë a juridikë, të cilët ushtrojnë të drejtën e pronësisë apo të drejta të tjera të njohura në

këtë ligj. Një e drejtë e tillë është e drejta e përdorimit. Ky transaksion juridik i tokës bujqësore nga

shteti tek personi juridik a fizik vendas bëhet pa shpërblim. Në ndryshim nga subjektet vendase, atyre të

huaj toka mund t`u jepet vetëm në përdorim me qira.

Ashtu siç u shpreha më lart, ligji bën një rregullim të hollësishëm të kalimit të tokës bujqësore tek

subjekti privat që mund të klasifikohet si:

-pjesëtar i familjeve anëtare të kooperativës bujqësore.

-pjesëtar i familjeve me banim në fshat, por që nuk kanë qenë anëtarë të kooperativës bujqësore.

-pjesëtar i familjeve që jetojnë e punojnë në ndërmarrjet bujqësore.

Sigurisht si kriter i ndarjes së tokës nuk mund të jetë pronësia e mëparshme, madhësia dhe kufijtë e saj

para kolektivizimit. Për të shmangur çdo lloj hamendësimi, ligjvënësi është shprehur qartë për këtë

ndalim në një nga nenet e ligjit objekt analize.

667 Në nenin 2/1, Ligji 56/2012, Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8053, dt. 21.12.1995, Për kalimin pa shpërblim

të tokës bujqësore, të ndryshuar, është përcaktuar kufizimi: "Nuk i jepet titulli i pronësisë individit, të trajtuar me ligj me tokë

bujqësore por që nuk disponon AMTP-në, kur në pronën e tij është një objekt në proces legalizimi". 668 Neni 1 i Ligjit nr.7501, dt. 19.07.1991, Për tokën, jep kategoritë e tokës bujqësore. Ai ka këtë përmbajtje: “Në

Republikën e Shqipërisë toka ndahet në: a) Toka bujqësore të zëna me bimët e arrave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtat, kudo

që ndodhen, në fshatra, në qytete e në qendra të tjera të banuara, pavarësisht nga madhësia e tyre; b) toka të zëna me pyje,

kullota e livadhe;c) toka jobujqësore: ato të zëna nga ndërtimet ekonomike, socialkulturore, repartet ushtarake dhe oborret e

tyre etj.”.

Page 263: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

262

Lidhur me masën e tokës bujqësore që i takon secilit prej grupimeve të mësipërme janë nxjerrë disa

vendime të Këshillit të Ministrave. Më të rëndësishmin prej tyre nxjerrë për këtë qëllim do të përmend

V.K.M nr. 255, datë 02.08.1991, “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”. Sipas këtij akti nënligjor,

për ato familje anëtare të kooperativës bujqësore do të mbahet për kriter ndarje numri i frymëve për

secilën familje që rezulton në gjendjen civile në datën 01.08.1991. Pra, do të përfitojnë në pjesë të

barabarta të gjithë anëtaret e këtyre familjeve duke nisur që nga fëmijët, nxënësit, studentët, ushtarët,

pensionistët, kooperativistët, përveç atyre që janë në marrëdhënie pune të përhershme me shtetin apo me

privatët, të cilëve u jepet në pronësi gjysma e tokës që u takon normalisht të tjerëve, por jo më shumë se

1 dynym.

Për kategorinë e familjeve me banim në fshat që nuk kanë qenë anëtarë të kooperativës bujqësore, ky

vendim përcakton se u jepet në përdorim tokë bujqësore sa ½ e tokës për frymë të anëtarit të

kooperativës bujqësore, por jo më shume se 4 dynym për familje.

Për kategorinë e familjeve, anëtarë të të cilëve punojnë në ndërmarrjet bujqësore zbatohet i njëjti kriter.

Ky disponim është bërë me V.K.M nr. 452, datë 17.10.1992, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve

bujqësore”

Familjet të cilat kanë marrë në pronësi tokën bujqësore kanë të drejtë të shkëputen nga subjekti ku bënin

pjesë dhe të dalin si subjekt më vete, por duke respektuar kufizimet e parashikuara nga ky ligj.

Familjet që kanë përfituar tokë në pronësi janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ndërsa ato

që kanë marrë tokë në përdorim janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në përdorim nga organet

kompetente, statusi i të cilave rregullohej parimisht me dispozitat e ligjit “Për tokën” dhe me disa

vendime të Këshillit të Ministrave669. Kjo mënyrë e shpërndarjes të tokës bujqësore në përdorim dhe në

pronësi nuk ishte në përputhje me kushtet ekonomiko-shoqërore që po ndërtoheshin në vendin tonë,

duke e bërë reformën në vetvete një reformë të cunguar. Duke qenë se një pjesë e familjeve bujqësore

një pjesë të tokës e merrnin në përdorim dhe një pjesë në pronësi, kjo do të përbënte një pengesë për ta

bërë bujqësinë e vendit më produktive si dhe angazhimin e njerëzve në aktivitetin bujqësor. Kjo gjendje

e dyzuar e ndarjes të tokave bujqësore do të përbënte shkak për të gjithë ata fermerë që kishin marrë

tokë në përdorim të mos aplikonin praktika të qëndrueshme bujqësore670.

Procesi i ndarjes së tokës bujqësore do të menaxhohej nga këto organe shtetërore:

-Komisioni qeveritar i tokës pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit

669 Neni 2 i Ligjit nr.7501, Për tokën, toka bujqësore u jepet në pronësi ose në përdorim personave fizikë dhe juridikë pa

shpërblim. 670 Delo Mecani, E drejta e përgjithshme e tokës, Tiranë 2004, fq. 61.

Page 264: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

263

-Komisioni i ndarjes së tokës pranë këshillit të rrethit.

-Komisioni i ndarjes së tokës pranë komunës.

-Komisioni i ndarjes së tokës pranë fshatit.

Komisioni qeveritar ka të drejta dhe detyra me karakter drejtues, organizues, bashkërendues dhe

kontrollues.

Komisionet e ndarjes së tokës në rrethe kanë kryesisht të drejta dhe detyra që përqendrohen në zgjidhjen

e mosmarrëveshjeve të lindura në këtë proces.

Komisionet e ndarjes së tokës nëpër komuna ndjekin zbatimin e ligjit “Për tokën” në fshatrat që kanë

nën juridiksionin e tyre si dhe shqyrtojnë konfliktet e lindura mes tyre.

Komisionet e ndarjes së tokës në fshat bëjnë verifikimet e familjeve dhe të numrit të anëtarëve të tyre,

ndarjen e tokës duke përcaktuar madhësinë dhe pozicionin e saj.

Për ato familje që përfituan tokë bujqësore në përdorim, me ligjin e vitit 8053/1995 u vendos që toka t`iu

kalonte në pronësi të tyre pa shpërblim671. Qëllimi i këtij ligji ishte kalimi në pronësi pa shpërblim i

tokës bujqësore familjeve bujqësore ose individëve që e kishin marrë atë me akt në përdorim672. Mbi

bazën e këtij ligji të gjitha familjet bujqësore ose individët që zotëronin akte të marrjes së tokës

bujqësore në përdorim, ishin të detyruar të paraqiteshin para organeve të pushtetit lokal (komunë,

bashki) për plotësimin e dokumentacionit përfundimtar sipas proçedurave të Ligjit nr.7843, datë

13.7.1994, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Me plotësimin e këtyre dy hapave proeedurialë

u krijohej mundësia të gjithë familjeve bujqësore si dhe anëtarëve të tyre, të bëheshin pronarë legjitimë

të tokës që ata e kishin marrë në përdorim, rrjedhimisht ta bënin pjesë të qarkullimit civil.

Pasi familjet përfituese u pajisën me tapi apo aktin e marrjes së tokës në pronësi, gjithë dokumentacioni

u regjistrua në kadastër673.

Shumica e akteve të marrjes së tokës në pronësi që në fakt përbëjnë tituj pronësie janë regjistruar

aktualisht në ZRPP, por megjithatë pas afro 17 vitesh janë vërejtur mangësi në evidentimin e këtyre të

dhënave. Në qindra raste, mungojnë të dhëna të sakta që duhet të vinin nga kadastra për të krahasuar

671 Ligji nr. 8053, dt. 21.12.1995, Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore pa shpërblim, ka këtë përmbajtje: “Ky ligj ka për

qëllim rregullimin ligjor të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore familjeve bujqësore ose individëve që e kanë

atë në përdorim”. 672Po aty, neni 1. 673 Nenet 9 dhe 10 të Ligjit nr. 7501, Për tokën, sanksionojnë organin shtetëror për evidentimin dhe administrimin e të dhënave për tokën bujqësore si dhe organin kompetent për regjistrimin e saj në ZRPP.

Neni 9 i ligjit ka këtë përmbajtje:“Organi shtetëror i specializuar për evidentimin e të dhënave për tokën është kadastra në

komitetin ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit”.

Neni 10 i ligjit ka këtë përmbajtje: “Toka që kalon në pronësi e në përdorim të çdo personi juridik a fizik, regjistrohet në

kadaster. Gjithashtu, në kadastrën e tokave regjistrohet çdo ndryshim i bërë në fakt pas regjistrimit fillestar”.

Page 265: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

264

nëse përputhet toka e shpërndarë me tokën e regjistruar në regjistrat e pronësisë. Ky është një deficit për

të cilin sot po bëhen përpjekje për ta zvogëluar, por që kalimi i kohës e ka bërë më të vështirë dhe

konfliktet sociale janë të mprehta, sidomos në ato komuna ku toka bujqësore ka fituar një vlerë të madhe

ekonomike (komuna Kashar, Dajt, Farkë etj). Për zbatimin e ligjit nr. 7501/1991 dhe të ligjit nr.

8053/1995 u përcaktuan komisionet e ndarjes së tokës. Në shkallë vendi funksionuan mbi 300

komisione të ndarjes së tokës në fshatra dhe në qendrat e banuara të ndërmarrjeve bujqësore. Këto

komisione vepruan mbi 560 mijë ha tokë bujqësore, ndërsa numri i subjekteve të trajtuara me tokë

bujqësore (familje bujqësore) ishte mbi 445 mijë674.

Për të mbrojtur tokat bujqësore që nuk u ndanë në bazë të ligjit nr. 7501/1991 “Për tokën bujqësore” me

akt në pronësi ose në përdorim, u miratua dy vjet më vonë vendim nr.231, date 19.5.1993, i Këshillit të

Ministrave “Per tokat që refuzohen të merren në pronësi ose në përdorim dhe zgjidhjen e kërkesave të

shtetasve për lënien e tokës”. Në bazë të këtij vendimi, tokat e llogaritura në fondin e tokës bujqësore të

ish-kooperativave bujqësore për t’u ndare sipas Ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për token” dhe akteve

nënligjore në zbatim të tij, të cilat refuzohen të merren në pronësi a në përdorim, mbeteshin toka

bujqësore disponibel shtetërore. Tokat bujqësore të ndërmarrjeve bujqësore, kur nuk merreshin në

pronësi ose në përdorim nga familjet që u takonte të merrnin toke, viheshin në dispozicion të Ministrisë

së Bujqësisë dhe të Ushqimit (agjencisë qendrore të ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve

bujqësore), për të bere rishpërndarjen e tyre, në baze të kërkesës së komisionit të ndarjes së tokës të

rrethit.

Dorëzimi i tokës bujqësore, bëhej mbi bazën e kërkesës së pronarit ose të përdoruesit të tokës në prani të

Komisionit të Ndarjes së Tokës të fshatit dhe përfaqësuesit të komunës, duke mbajtur procesverbal në dy

kopje të firmosura nga të pranishmit, ku shënohet numri kadastral, vendi, kufizimet dhe sipërfaqja e

tokës675.

3.2. Problematika që ekziston për tjetërsimin e tokës bujqësore

Toka bujqësore e përfituar mbi bazën e këtij ligjit nr. 7501/1991“Për Tokën” regjistrohet në emër të

kryefamiljarit si pasuri e paluajtshme në bashkëpronësi të familjes bujqësore dhe administrohet nga kjo e

fundit në bazë të rregullave të përcaktuara në Kodin Civil.

674 Strategjia për të Drejtat e Pronësisë si pjesë e Strategjisë Afatgjatë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, (miratuar për

periudhën 2013-2020, në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik, 20 dhjetor 2011), fq. 20. 675 Neni 2-4 i vendimit nr.231, dt. 19.5.1993, Për tokat që refuzohen të merren në pronësi ose në përdorim dhe zgjidhjen e

kërkesave të shtetasve për lënien e tokës, botuar në Fletoren Zyrtare nr.8, fq. 504, ndryshuar me vendimin e Këshillit të

Ministrave nr.116, dt. 21.3.1994.

Page 266: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

265

Lidhur me shitblerjen e tokës bujqësore Kuvendi i Shqipërisë nxori Ligjin nr.7983/1995, për shitblerjen

e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave676. Ishte pikërisht ky ligji i parë që sanksionoi se toka

bujqësore e përfituar nga ligji nr. 7501/1991 “Për tokën”, mund të tjetërsohej duke përcaktuar në

dispozitat e tij kushtet proceduriale për kalimin e pronësisë së tokës bujqësore.

Mbi bazën e Ligjit nr.7983/1995, për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave, synohej

rregullimi juridik i kalimit të pronësisë mbi tokën bujqësore, livadhet dhe kullotat, nëpërmjet kontratës

së shitblerjes, siç është parashikuar në Kodin Civil677. Ligji kishte në përmbajtjen e tij edhe një qëllim

tjetër pozitiv, sepse mbronte interesat e subjekteve të shpronësuara duke theksuar se tokat bujqësore,

livadhet dhe kullotat pronë shtetërore, nuk mund të shiten deri në kompensimin e ish-pronarëve, përveç

rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj. Lidhur me proçedurën e tjetërsimit të tokës bujqësore,

livadheve dhe kullotave, në ligj kërkohej që nga ana e familjes bujqësore duhej t`i paraqiteshin

regjistruesit dokumentet e shënuara më poshtë.

a) Një kërkesë për regjistrimin e aktit noterial të shitblerjes së tokës bujqësore, livadheve e kullotave të

familjes, që duhet të jetë e firmosur nga kryetari i familjes.

b) Një prokurë të posaçme të noterizuar, në të cilën pjesëtarët e familjes bujqësore, që në momentin e

tjetërsimit gëzojnë zotësi për të vepruar dhe që kanë qenë anëtarë të familjes në momentin e marrjes në

pronësi të kësaj toke.

Proçedura e mësipërme synonte të mbronte interesat e të gjithë anëtarëve të familjes bujqësore, ku shitja

e mundshme e tokës bujqësore, livadheve e kullotave duhet të ishte në dijeninë e çdo anëtari të familjes,

të cilët edhe pse mund të mos banonin me kryetarin e familjes bujqësore, të kishin mundësi të shprehnin

mendimin e tyre në lidhje me tjetërsimin. Nga ana tjetër, ligji vendoste edhe sanksione ndaj atij anëtari

që edhe pse kishte ardhur në dijeni të lajmërimit për shitblerje të tokës bujqësore, nuk kishte shprehur

vullnetin e tij për tjetërsimin e saj678.

Një e drejtë mjaft e rëndësishme, që buronte nga Ligji nr. 7983/1995 për tjetërsimin e tokës bujqësore,

ishte e drejta e parablerjes679. Mbi bazën e kësaj së drejte, familja bujqësore apo personi që dëshironte të

676 Ligji nr.7983, dt. 27.07.1995, Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave. 677 Neni 5 i Ligjit nr.7983, dt. 27.07.1995, Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave, rregullonte mënyrën e

tjetërsimit të tokës bujqësore. Ai ka këtë përmbajtje: “Në rastet kur njëri prej anëtarëve të familjes bujqësore dëshiron ta

shesë pjesën, ose një pjesë të tokës bujqësore, livadheve ose kullotave që i përket, veprohet në përputhje me dispozitat e

Kodit Civil për bashkëpronësinë”. 678 Delo Mecani, vepër e përmendur, fq. 70. 679 Po aty, neni 6 i ligjit sanksionon:“Kur familja, personi, dëshiron të shesë tokën bujqësore, livadhin ose kullotën, detyrohet

të bëjë publikimin e ofertës në fshat, duke respektuar radhën e përparësisë së të tretëve, me përjashtim të rasteve të nenit 5 të

këtij ligji si më poshtë: 1. Të paralindurve dhe të paslindurve madhorë në vijë të drejtë, vëllezërve dhe motrave. 2.

Kufizuesve të parcelës - objekt shitblerjeje. 3. Ish-pronarit. 4. Banorëve të tjerë të fshatit. 5. Cilitdo shtetas shqiptar”.

Page 267: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

266

shiste tokën bujqësore, livadhin ose kullotën, detyrohej të bënte publikimin e ofertës në fshat, duke

respektuar radhën e përparësisë së të tretëve si më poshtë:

- të paralindurve dhe të paslindurve madhorë në vijë të drejtë, vëllezërve dhe motrave.

- kufizuesve të parcelës - objekt shitblerje.

- ish-pronarit.

- banorëve të tjerë të fshatit.

- cilido shtetasi shqiptar

Përcaktimi i radhëve të personave, që gëzonin të drejtën e parablerjes, ishte një hap pozitiv që, për sa i

përket përmbajtjes, shkonte përtej përcaktimeve të vendosura nga neni 204 i Kodit Civil, duke e zgjeruar

rrethin e personave që gëzonin të drejtën e parablerjes. Personat e sipërcituar, gëzonin jo vetëm të

drejtën e parablerjes, por nga ana tjetër ata mbartnin detyrimin përkatës që në bazë të ofertës së bërë nga

familja bujqësore duhej të përgjigjeshin brenda 15 ditëve. Në rast mospërgjigjeje, brenda këtij afati,

konsiderohej si refuzim i ofertës.

Ligji nr.7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave” i shtriu

efektet e veta juridike për tre vite në vendin tonë, pasi në vitin 1998 Kuvendi i Shqipërisë e shfuqizoi atë

nëpërmjet një ligji të ri me të njëjtën emërtesë680. Sipas këtij ligji çdo familje bujqësore, që ka përfituar

tokë bujqësore në bazë të Ligjit nr. 7501/1991 “Për tokën ” mund ta tjetërsojë atë te çdo person fizik ose

juridik shqiptar. Kalimi i pronësisë së kësaj toke nuk mund të bëhet në favor të personave fizikë apo

juridikë të huaj, që megjithatë gëzojnë të drejtën e marrjes së saj me qira681.

Në bazë të këtij ligji, kalimi i pronësisë mbi tokën bujqësore, pyjore, livadhet, kullotat nga ana e familjes

bujqësore në favor të çdo shtetasi, personi fizik dhe juridik vendas, duhet të realizohet në përputhje me

kërkesat ligjore për kalimin e pasurisë së paluajtshme. Gjithashtu, personi apo personat në favor të të

cilëve ka kaluar pronësia mbi tokën bujqësore duhet të paraqesin në zyrën e regjistrimit të pasurisë së

paluajtshme dokumentet vijuese682:

a) certifikatën e vërtetimit të pronësisë të zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, shoqëruar me

aktin noterial për kalimin e pronësisë dhe hartën treguese të vendndodhjes së pronës.

b) aktet që vërtetojnë përbërjen e familjes bujqësore në çastin e kalimit të pronësisë, të vërtetuar nga

certifikata e gjendjes civile, vërtetimi i pushtetit lokal dhe deklarata e përbashkët e anëtarëve të familjes.

680 Ligji nr.8337, dt. 30.4.1998, Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave. 681 Po aty, neni 6 i ligjit shprehet: “Kalimi i së drejtës së pronësisë të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave nuk iu

njihet personave fizikë dhe juridikë të huaj. Personat fizikë dhe juridikë të huaj gëzojnë të drejtën e marrjes së saj me qira

deri në 99 vjet”. 682 Po aty, neni 5 i ligjit.

Page 268: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

267

c) skicën topografike të pasurisë që do të jetë objekt i kalimit të pronësisë.

ç) prokurën noteriale të përfaqësimit, kur kalimi i pronësisë nuk kryhet nga të gjithë anëtarët e familjes,

bashkëpronarë të pasurisë së paluajtshme.

Ndër këto dispozita, që duhet theksuar se kanë karakter procedurial, të tërheq vëmendjen një moment që

lidhet me vërtetimin e përbërjes së familjes bujqësore në çastin e kalimit të pronësisë (neni 5/c i ligjit).

Nga disa zbatues të ligjit kjo nënkupton se të gjithë personat që bëjnë pjesë në familjen bujqësore në

momentin e tjetërsimit të tokës janë edhe bashkëpronarë të saj.

Po e bëj më praktik duke e paraqitur me një kazus: Familja bujqësore ka përfituar një sipërfaqe të

caktuar tokë bujqësore sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”. Në momentin e fitimit të

pronësisë nga ky ligj ajo përbëhej nga katër persona që kanë përfituar në pjesë të barabarta. Djali i

familjes martohet në vitin 2005 dhe nga martesa e tij lind një fëmijë në vitin 2007. Në këtë moment katër

anëtarët e kësaj familje që janë njëkohësisht edhe bashkëpronarë të tokës bujqësore bien dakord ta

shesin. Nusja e djalit nuk është dakord të shesë këtë tokë, gjithashtu regjistruesi i ZRPP-së i kërkon

autorizim nga gjykata për tjetërsimin e pjesës së fëmijës së porsalindur në këtë tokë.

Lindin pyetjet: a ka përfituar tokë bujqësore bashkëshortja e djalit të kësaj familje, kur ajo s`ka qenë në

përbërjen familjare në datë 01.08.1991, përkundrazi jetonte me familjen e saj në qytet? A ka përfituar

tokë bujqësore i mituri i lindur në vitin 2007?

Në praktikën gjyqësore shqiptare dhe në kuadrin ligjor në lidhje me bashkëpronësinë e anëtarëve të

familjes bujqësoret nuk ka një praktikë të unifikuar, për arsye të kolizionit apo ndeshjes së dispozitave të

Ligjit nr. 7501 dt.19.07.1991, “Për tokën” me dispozitat e Kodit Civil, kapitulli për bashkëpronësinë e

familjes bujqësore si dhe nenin 5/c të Ligjit nr.8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës

bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”. Përplasja midis këtyre dispozitave qëndron sa mëposhtë:

Së pari, bashkëpronarë të tokës bujqësore u bënë të gjithë ata anëtarë të familjeve shqiptare që banonin

dhe jetonin në fshat apo në ferma të ndryshme, por dhe që ishin në përbërjen familjare të familjes

bujqësore para daljes së Ligjit nr. 7501 dt. 19.07.1991 “Për tokën”. Pra, vetëm ata persona që kishin

lindur para dt.01.08.1991, kishin të drejtë të përfitonin nga dispozitat e ligjit, për t`u bërë bashkëpronarë

në pjesë të caktuara të tokës bujqësore që do të përfitonin pas shpërbërjes së kooperativave dhe fermave

bujqësore. Numri i anëtarëve të gjallë të familjeve bujqësore dhe rrjedhimisht numri i personave që do të

ishin bashkëpronarë mbi tokën bujqësore, që do të përfitohej, ishte një numër i përcaktuar qysh në

momentin e miratimit të ligjit “Për tokën”.

Page 269: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

268

Ndërkohë, dispozitat e Kodit Civil, kapitulli për bashkëpronësinë, jo vetëm që nuk janë koherente me

dispozitat e ligjit “Për tokën”, por këto dispozita theksojnë se bashkëpronësia në familjen bujqësore

krijohet për shkak të gjinisë, martesës, birësimit apo pranimit si anëtar i saj (neni 222 Kodit Civil)683.

Sipas kësaj dispozite të Kodit Civil, rrethi i personave bashkëpronarë mbi tokën bujqësore jo vetëm që

nuk është i përcaktueshëm sipas kritereve të ligjit “Për tokën”, por ky rreth i bashkëpronarëve ka

tendencën të rritet duke i dhënë mundësinë të bëhen bashkëpronarë mbi tokën bujqësore të shpërndarë

në vitin 1991 edhe personave që lindin më vonë, si dhe personave të tjerë që bëhen anëtarë të familjes

bujqësore nëpërmjet martesës apo birësimit.

Të njëjtin karakter shtrirës të rrethit të bashkëpronarëve ka edhe neni 5, paragrafi c i Ligjit nr.8337, datë

30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”. Kjo dispozitë

kërkon si dokument bazë për regjistrimin një certifikatë të përbërjes familjare, jo atë të vitit 1991 kur

doli ligji “Për tokën”, por certifikatën e përbërjes familjare në momentin e tjetërsimit të tokës

bujqësore684. Në qarkullimin juridiko-civil si dhe në praktikën gjyqësore, problemet e dala janë pasqyrë

e kësaj mungese të unifikimit të dispozitave ligjore midis këtyre tri ligjeve. Pas vitit 1998 në shumicën e

zyrave noteriale, kryetari i familjes bujqësore nuk mund të tjetërsojë tokën bujqësore që ai dhe anëtarë të

tjerë të familjes e kanë përfituar mbi bazën e Ligjit 7501 “Për tokën”, pa marrë më parë autorizimin nga

gjykata kompetente. Marrja e autorizimit, nga ana e gjykatës, në atë territor ku ndodhet toka bujqësore,

nuk do të thotë gjë tjetër veçse të bësh anëtar apo bashkëpronar të ri edhe ata që kanë lindur pas datës

01.08.1991. Për shkak të kësaj pengese shumë njerëz i janë drejtuar gjykatës. Por gjykatat nga ana e tyre

kanë mbajtur qëndrime të ndryshme. Një pjesë e gjyqtarëve kanë pranuar kërkesat për lëshim të

autorizimit për tjetërsim të pjesës së tokës të fëmijës së lindur pas datës 01.08.1991, mbi bazën e

dispozitave të Kodit Civil për bashkëpronësinë e anëtarëve të familjes bujqësore si dhe nenit 5/c të Ligjit

nr. 8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”.

Ndërsa një pjesë tjetër e gjyqtarëve kanë rrëzuar kërkesat me arsyetimin se nuk mund të lëshohet

autorizimi në bazë të nenit 234 të Kodit të Familjes (ky nen është baza ligjore ku mbështet kërkesa e

anëtarëve madhorë të familjes bujqësore për t`iu drejtuar gjykatës me kërkesën për lëshimin e

683Neni 222 i Kodit Civil jep konceptin e bashkëpronësisë së familjes bujqësore. “Pronësia mbi pasurinë e anëtarëve të

familjes bujqësore, u përket në tërësi anëtarëve të saj, të cilët nëpërmjet punës ose të drejtave të tjera të fituara, kanë

kontribuar në krijimin e në mbajtjen e ekonomisë bujqësore”. 684 Neni 5 i Ligjit nr.8337, dt. 30.4.1998, Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave, sanksionon njërin prej

dokumenteve që vërteton pronësinë mbi tokën bujqësore, certifikatën e përbërjes familjare në çastin e tjetërsimit të saj. Ky

nen ka këtë përmbajtje: “Aktet që vërtetojnë përbërjen e familjes bujqësore, në çastin e kalimit të pronësisë, të vërtetuar nga

certifikata e gjendjes civile, nga vërtetimi i pushtetit lokal dhe nga deklarata e përbashkët e anëtarëve të familjes”.

Page 270: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

269

autorizimit për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme të fëmijës së mitur), për një person i cili nuk ka

përfituar tokë mbi bazën e Ligjit 7501 “Për tokën” dhe rrjedhimisht nuk është bashkëpronar në familjen

bujqësore.

Kodi Civil nuk mund të përmbajë dispozita me karakter prapaveprues, dispozita të cilat për më tepër

cenojnë apo zvogëlojnë masën e të drejtave që kanë përfituar persona të tjerë mbi bazën e një ligji tjetër.

Kështu, kemi parë që si përjashtim nga rregulli i përgjithshëm ekzistojnë ligje me karakter

prapaveprues, qëllimi i të cilave është të rregullojnë efektet negative të cilat kanë ardhur nga akte të tjera

normative ose nga akte arbitrare të organeve shtetërore ndaj një rrethi të caktuar subjektesh. Gjithashtu,

ligje të caktuara mund të kenë efekte prapavepruese kur ato i japin të drejta një rrethi të caktuar

subjektesh dhe nuk marrin të drejta. Një ligj i tillë, me karakter prapaveprues, ka qenë dhe është ligji

‘Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës të paluajtshme subjekteve të shpronësuar. Ky ligj për

vetë natyrën e tij rregullon të gjitha ato padrejtësi që regjimi monist iu bëri subjekteve të shpronësuara

duke iu marrë në mënyrë të padrejtë pasurinë e tyre të paluajtshme. Ligji që ne morëm për ilustrim ka

për qëllim të rikthejë të drejtat e marra dhe nuk synon të marrë apo të kufizojë të drejta ekzistuese.685

Në dispozitat e Kodit Civil, bashkëpronësia si institut i së drejtës krijohet me vullnet të palëve (kontrata

e blerjes së një prone nga disa persona, apo krijimi i një objekti të paluajtshëm nga kontributi i disa

personave) ose aksidentale jashtë vullnetit të palëve (siç është trashëgimia testamentare apo ajo ligjore

(një pronë u vjen në bashkëpronësi disa personave pas vdekjes së trashëgimlënësit).

Ajo çka nuk pajtohet me parimet e së drejtës civile lidhur me bashkëpronësinë është fakti se rrethit të

bashkëpronarëve nuk mund t`i shtohen persona të tjerë në mënyrë benificiare nëpërmjet dispozitave të

ligjeve të tjera, sepse në rastin e familjes bujqësore nuk ekziston nevoja e një diskriminimi pozitiv në

favor të fëmijës së mitur, të lindur pas 01.08.1991. Për rrjedhojë mbivendosja e dispozitave të ligjeve të

analizuara, përfshirë këtu edhe dispozitat e Kodit Civil për bashkëpronësinë e anëtarëve të familjes

bujqësore, çon në paqëndrueshmërinë e marrëdhënieve juridike civile që kanë për objekt të saj tokën

bujqësore. Sa më sipër bashkëpronarë të një toke bujqësore do të jenë ato subjekte që ligji “Për tokën” i

parashikon si përfitues të së drejtës së pronësisë në momentin e daljes të tij.

685 Dispozitat e Kodit Civil, kapitulli për bashkëpronësinë,( neni 222 ) si dhe neni 5 /c të Ligjit nr.8337, dt. 30.4.1998, Për

kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave, marrin të drejta duke futur në rrethin e personave bashkëpronarë të familjes bujqësore edhe ata persona që kanë lindur pas datës 01.08.1991, apo janë bërë anëtarë të familjes

bujqësore në bazë të martesës ose birësimit. Këto dispozita ligjore, që bazohen në frymën e dekretit “Për pronësinë” të vitit

1954 përveçse nuk janë koherente, janë të kundraligjshme dhe antikushtetuese. Si pasojë e këtyre dispozitave sot nuk ka një

qarkullim civil të unifikuar të tokës bujqësore në rrethe të ndryshme të vendit. Kujtojmë që gjyqtarët, të cilët punojnë në të

njëjtën gjykatë, mbajnë qëndrime të ndryshme për këtë problem.

Page 271: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

270

Zgjidhja e problemit të mësipërm mendoj dhe sugjeroj se është vetëm një, unifikimi i praktikës

gjyqësore me një vendim unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ose ndryshimi i

përmbajtjes së dispozitave të Kodit Civil, kapitulli për bashkëpronësinë e familjes bujqësore si dhe një

pjesë e dispozitave të Ligjit nr.8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore,

livadheve dhe kullotave” në unifikim të plotë me ato të Ligjit nr.7501, datë 19.07.1991, “Për tokën”, ligj

i cili është ende në fuqi.

3.3. Kuadri ligjor dhe institucional në administrimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore dhe titujve

të pronësisë mbi të

Administrimi i të dhënave në lidhje me tokën bujqësore, realizohet sot në Republikën e Shqipërisë nga

organe administrative të posaçme për këtë qëllim të themeluara me ligj686.

Në bazë të Ligjit 8752/2001, sanksionohet ngritja e strukturave shtetërore kompetente pranë organeve të

qeverisjes vendore për ruajtjen dhe administrimin e tokës bujqësore.

Për të ruajtur dhe dokumentuar të gjitha veprimet që u kryen nga ana e komisioneve të ndarjes së tokës

në fshat në lidhje me sipërfaqen e tokës bujqësore, e cila u kaloi në pronësi apo në përdorim familjeve

bujqësore, fillimisht shërbyen zyrat e kadastrës nëpër rrethe të cilat luanin rolin e sigurisë dhe arkivimit

të informacionit që kishte të bënte me tokën bujqësore.

Për një administrim edhe më të sigurt të këtij informacioni, në bazë të Ligjit 8752/2001 për krijimin dhe

funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës u krijua Seksioni i Administrimit

dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut, si funksion i deleguar i Këshillit të Ministrave.

Për sa i përket territoreve të tokës bujqësorë, Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark

dhe zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki, kanë të bëjnë me687:

- tokat bujqësore shtetërore, që me ligj i vihen në administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë.

- tokat bujqësore private.

- pyjet komunale dhe private.

- kullotat komunale dhe private.

- tokat pyjore shtetërore, që me ligj i vihen në administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë.

- brigjet e lumenjve, që me ligj i vihen në administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë.

- tokat urbane të fshatit.

686 Ligji nr.8752, dt. 26.3.2001, Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës. 687 Neni 5 i Ligjit Nr.8752, dt. 26.3.2001, Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e

tokës.

Page 272: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

271

- tokat e pafrytshme.

Detyrë parësore e Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark, në bazë të Ligjit

8752/2001 për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës është

administrimi dhe marrja e masave për mbrojtjen e tokës brenda ndarjes administrative territoriale të

qarkut. Në plotësim të këtij akti normativ një vit më vonë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr.532,

datë 31.10.2002, “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga seksionet e administrimit dhe mbrojtjes së

tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki”.

Për shkak të zhvillimit të shpejtë që pësoi ekonomia e vendit gjatë pesëmbëdhjetë viteve të para të

Demokracisë, si dhe për shkak të ngritjes të shumë ndërtesave të reja me apo pa lejë ndërtimi në tokat

bujqësore të cilat figuronin ende si të tilla në regjistrat kadastralë të viteve ‘90, në vitin 2006 Këshilli i

Ministrave miratoi udhëzimin nr.11, datë 10.10.2007, “Për pasqyrimin në dokumentacion të

ndryshimeve të kategorisë së resurseve dhe kalimin e zërave kadastralë”688.

Ky udhëzim ishte shumë i dobishëm, pasi mbi bazën e tij, ngarkoheshin, seksionet e administrimit dhe

mbrojtjes së tokës (SAMT) pranë qarqeve që të kryenin veprimet e kalimit të sipërfaqeve të zërit

kadastral “tokë bujqësore” në zërin kadastral “tokë urbane”, sipas vendimeve ligjore, që ishin marrë nga

KRRT-të e komunave dhe/ose bashkive, KRRT-të e (ish-rretheve) qarqeve dhe të KRRTRSH-së.

Ky regjistrim i ri synonte të pasqyronte ndryshimet që kishin ndodhur në të dhënat e fondit të tokës

bujqësore përgjatë kësaj periudhe dhe që do të pasqyroheshin në përmbledhëset kadastrale të çdo qarku.

Ky udhëzim synonte të përditësonte ndryshimet që kishin ndodhur dhe do të ndodhnin me fondin e tokës

bujqësore edhe pas vitit 2006.

Për periudhën vijuese, pas vitit 2006, SAMT-ja në qark, në bashkërendim me zyrat e menaxhimit dhe të

mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki, duhet të sigurojnë nga KRRT-të përkatëse kopjet e

vendimeve që do të merren dhe, mbi këtë bazë, të bëjnë pasqyrimet e kalimeve të dokumentacionit

kadastral, për çdo 6-mujor.

Ky udhëzim, pavarësisht elementeve pozitive që mbart, për një statistikë më të saktë që lidhet me fondin

e tokës bujqësore nuk e detyron SAMT-në pranë qarqeve që të përditësojnë dhe të kalojnë nga tokë

bujqësore në tokë truall edhe të gjitha ato sipërfaqe që ishin zënë me ndërtime pa lejë në vendin tonë pas

viteve ‘90. Gjithashtu, ky udhëzim, për sa i përket zbatimit të tij faktik jo në të gjitha SAMT-të e

qarqeve ka pasur të njëjtën zbatueshmëri.

688 Neni 1-3 I udhëzim nr.11, dt. 10.10.2007, Për pasqyrimin në dokumentacion të ndryshimeve të kategorisë së resurseve

dhe kalimin e zërave kadastrale, botuar në Fletoren Zyrtare nr.151.

Page 273: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

272

Një akt i rëndësishëm, që ka të bëjë me administrimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore është miratimi në

vitin 2004 i ligjit për mbrojtjen e tokës bujqësore689.

Në bazë të këtij ligji, përcaktohen parimet, rregullat dhe institucionet për ruajtjen dhe përmirësimin në

mënyrë të qëndrueshme të funksioneve që përmbush toka bujqësore dhe, në veçanti, pjellorinë e saj si

dhe institucionet përgjegjëse të cilat kanë si detyrë mbrojtjen e “tokës bujqësore”. Këto institucione të

cilat janë ngarkuar në bazë të këtij ligji për të mbrojtur tokën bujqësore janë Ministria e Bujqësisë dhe e

Ushqimit, Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës (MSHMT), Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së

Tokës (ISHMT), Këshilli i Qarkut, Këshilli i Komunës ose Këshilli i Bashkisë, Kryetari i Komunës ose

Kryetari i Bashkisë.

Detyrë parësore e këtyre institucioneve është tërësia e veprimeve dhe e masave, që kryhen për

mirëmbajtjen e tokës bujqësore, ruajtjen nga dëmtimi dhe rreziku i dëmtimit të çdo forme, si dhe

pengimin e shmangien e faktorëve dëmtues të tokës të çdo natyre, rehabilitimin i tokës bujqësore,

shmangien ose pakësimin e dëmtimeve të sipërfaqes së tokës bujqësore, si dhe normalizimin dhe

përmirësimin e përbërjes fizike të saj. Edhe ky akt normativ, që mbart një pozitivitetit për sa i përket

qëllimeve që synon të realizojë, në lidhje me mbrojtjen e tokës bujqësore ka pasur pak zbatueshmëri nga

institucionet përgjegjëse për të mos thënë aspak.

Një tjetër akt normativ, që lidhet me mënyrën e administrimit të tokës bujqësore, është miratimi i urdhrit

nr.234, datë 9.7.2007, “Për miratimin e përmbajtjes dhe formës së ‘kontratës tip për dhënien me qira të

tokave bujqësore, të pandara, pasuri shtetërore’ dhe të ‘formularit tip të kërkesës për qiramarrje të tokës

bujqësore’”690.

Ky akt normativ ka si qëllim të maksimizojë përdorimin e tokës shtetërore të pandarë me asnjë titull në

favor të subjekteve private duke i dhënë në këtë mënyrë institucioneve që kanë në administrim tokë

bujqësore me statusin juridik “SHTET” ta japin me qira atë në favor të subjekteve të interesuara. Dhënia

me qira bëhet sipas një kontrate tip, të miratuar nga Këshilli i Ministrave ku përcaktohen qartë subjektet

kontraktore, objekti i kontratës si dhe të drejtat dhe detyrimet e secilës palë kontraktore.

Ky udhëzim mbart një hap pozitiv pasi në kuadrin e decentralizimit i jep mundësi organeve të Pushtetit

Lokal për të administruar më mirë tokat bujqësore shtetërore ende të pandara, duke siguruar jo vetëm të

ardhura prej tyre, por edhe duke shmangur në këtë mënyrë grabitjen nga subjektet private, sikurse kanë

qenë ndërtimet pa leje/zaptimet pa titull etj.

689 Ligji nr.9244, dt. 17.6.2004, Për mbrojtjen e tokës bujqësore. 690 Urdhri nr.234, dt. 9.7.2007, Për miratimin e përmbajtjes dhe formës së kontratës tip për dhënien me qira të tokave

bujqësore, botuar në Fletoren Zyrtare nr .89/2007.

Page 274: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

273

Zbatimi i legjislacioni të miratuar pas viteve ‘90 në lidhje me ndarjen e tokës bujqësore në pronësi dhe

në përdorim, pati të mirat dhe problematikat përkatëse.

Për sa i përket anëve pozitive, që prodhoi zbatimi i këtij kuadri normative, të analizuara më sipër, mund

të përmendim edhe dhënien e mundësisë për të gjithë fshatarësinë e vendit tonë për të qenë zotë të

vërtetë të tokës bujqësore, të cilën ata e morën në pronësi dhe në përdorim duke siguruar në këtë mënyrë

jo vetëm nevojat e tyre të përditshme për jetesë, por edhe duke rritur të ardhurat e siguruara nga shitja e

produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Në këtë proces, i cili synonte ndarjen e tokës bujqësore në pronësi dhe në përdorim mbi bazën e numrit

të frymëve që banonin në një familje bujqësore, sigurisht që u hasën edhe problematika që kanë të bëjë

me tokën që një familje bujqësore mori mangut apo që një individ apo familje tjetër bujqësore e mori

tepër arbitrarisht apo nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme në dhënien e titujve të pronësisë mbi tokën

bujqësore.

Për këtë shkak në vitin 2008, me ligj u krijua një mekanizëm për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të

krijimit të titujve të pronësisë mbi tokat bujqësore, mbi konsolidimin e tregut të tokës bujqësore dhe mbi

zhvillimin e një mjedisi të përshtatshëm për investime në fushën e bujqësisë e më tej691. Ligji nr.

9948/2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”,

nuk heq në asnjë moment të drejtën e subjekteve të interesuara që çështjen ta ndjekin në rrugë gjyqësore.

Ky ligj, synon që t`i jap zgjidhje shumë prej problemeve të mbartura ndër vite. Problemet kryesore kanë

të bëjnë me mungesën e dokumenteve, me konflikte territoriale, mbivendosje pronash, me ndarjen e

tokës me më tepër ose më pak nga sa ka përcaktuar kuadri ligjor që shoqëroi reformën mbi tokën, me

mosndarjen e tokës në disa zona dhe ndarjen pjesërisht të saj, me përftimin e sipërfaqeve tokë bujqësore

nga subjekte që nuk kanë qenë subjekte të ligjit duke mos pasur asnjë lidhje me familjen bujqësore, etj.

Në bazë të këtij ligji, kanë vlefshmëri ligjore titujt e pronësisë private mbi tokën, të krijuar nga692.

Sipas këtij ligji, nuk kanë vlefshmëri ligjore titujt e pronësisë në të gjitha sipërfaqet e tjera, që më datë

01.08.1991 nuk kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin “tokë bujqësore”, si pyje, livadhe, kullota,

tokë pyjore dhe sipërfaqe të tjera të tokës jobujqësore, pavarësisht miratimit të ndryshimeve dhe

kalimeve të këtyre zërave në tokë bujqësore pas kësaj date693.

Dy janë strukturat kompetente ligjzbatuese: Komisioni Qeveritar i Tokës ( KQT), që kryen veprimtarinë

e tij pranë Ministrisë të Bujqësisë dhe KVVTP, veprimtaria e të cilave zhvillohet në çdo qark. Detyrë

691 Ligji nr. 9948, dt. 07.07.2008, Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. 692 Po aty, neni 2 i ligjit. 693 Neni 1, Ligji 9948, dt. 7.7.2008, Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore.

Page 275: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

274

kryesore e KQT-së është ajo që ka në lidhje me marrjen e vendimeve, për zgjidhjen e konflikteve

territoriale ndërmjet qarqeve, për kufijtë e zërit kadastral të tokës bujqësore694.

Komisionet Vendore të Verifikimit të Titujve të pronësisë (KVTP) ose KV-të krijohen pranë prefektit të

çdo qarku dhe drejtohen nga drejtori i KV-së, nën autoritetin dhe varësinë e drejtpërdrejtë të prefektit695.

Detyrat e KV-së janë përcaktuar në nenin 8, të Ligjit nr.9948/2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë

ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, nëpërmjet të cilit, zgjidhen

mosmarrëveshjet e evidentuara696:

a) për kufijtë e tokës bujqësore, ndërmjet rretheve, brenda qarkut,

b) për kufijtë e tokës bujqësore, ndërmjet fshatrave,

c) ndërmjet individëve dhe ish -komisionit të tokës në fshat.

Kompetencat e KVVTP-ve nuk shtrihen vetëm mbi tokat bujqësore si ish - pronë e kooperativave

bujqësore, por edhe mbi sipërfaqe të tokave të ish-NB-ve dhe të zonës së zhvillimit me përparësi të

turizmit697.Në realitetin e përditshëm, shumë individë po vuajnë pasojat e përplasjes mes tyre, kjo si

pasojë e mosfunksionimit të strukturave shtetërore sipas përcaktimeve ligjore, e konkretisht ish-

komisioneve të ndarjes së tokave, pasi në disa raste, nuk kanë qenë të përcaktuar qartë kufijtë mes

komunave, rretheve dhe qarqeve, për sa i përket sipërfaqeve të tokave që do të ndaheshin698.

Ligji nr.9948/2008, për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën

bujqësore, ka qenë objekt atakimi në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2009 së bashku me dy ligje të tjera,

që kishin të bënin me kompetencat që i ishin dhënë Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së për të

shfuqizuar vendime të të dhënave nga ish- KKKPronave ndër vite dhe Kryeregjistruesit për të urdhëruar

fshirjen e një regjistrimi të paligjshëm.

Gjykata Kushtetuese ndryshe, nga qëndrimi që mbajti me këta dy titullarë, të cilëve ia deklaroi si

antikushtetuese kompetencat që u ishin dhënë me ligje për veprimtarinë e KVVTP-së në bazë të Ligjit

nr.9948/2008, për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën

bujqësore, e konsideroi në pajtim me Kushtetutën.

694 Banka Botërore, Statusi i Reformës së Tokës dhe i Tregut të Pronave të Paluajtshme në Shqipëri, Tiranë 2006, fq. 30 ku

citohet: "....zona është e bllokuar dhe transaksionet e korruptuara dhe informale do të vazhdojnë të dominojnë". 695 Neni 7 pika 1 e Ligjit 9948/2008, Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. 696 Po aty, neni 8 i ligjit. 697 Referuar tokave të përcaktuara sipas Ligjit nr. 7665, dt. 21.1.1993, Për zhvillimin e zonave, që kanë përparësi turizmin, të

ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. 698 Vendimi, që merret prej tyre në lidhje me këtë kategori problemesh, u njoftohet komunave dhe/ose bashkive, në

juridiksionin e të cilave ndodhen këto fshatra.

Page 276: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

275

Sipas Gjykatës Kushtetuese dispozitat e këtij ligji nuk prekin titujt e pronësisë të dhëna në përputhje me

kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në kohën e krijimit të tyre dhe për më tepër edhe në

rastet kur KVVTP-ja, konstaton se një familje bujqësore ka marrë në mënyrë të paligjshme më shumë

tokë bujqësor sesa i takon, nuk e anulon AMTP-në, por paraqet në emër të Prefekturës ku bëhet palë

paditëse kraha në gjykatë. I takon vetëm Gjykatës të Rrethit Gjyqësor, ku është paraqitur padia, të

vendosë përfundimisht nëse qëndron konstatimi i paraqitur nga KVVTP-ja ose jo. Një kontroll i tillë

nëpërmjet KVVTP-së në lidhje me titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore, vetëm synon të risë fuqinë e

parimit të ligjshmërisë pa i hequr të drejtën e vendimmarrjes që i takon gjykatës dhe askujt tjetër699.

Me gjithë frymën pozitive që synon të realizojë ligji, ngritja dhe funksionimi i KVVTP-ve dhe kuadri

ligjor aktual nuk zgjidh gjithë kategoritë e problemeve. Suksesi i veprimtarisë së KVVTP-ve është i

kushtëzuar edhe nga gatishmëria dhe puna e strukturave të tjera shtetërore, të cilat jo gjithmonë kanë

dëshmuar se kanë frymën e bashkëpunimit mes tyre700.

Gjatë periudhës së funksionimit të KVVTP-ve, janë shqyrtuar mbi 2000 tituj pronësie. Është konstatuar

pavlefshmëria ligjore për 40% të tyre dhe është ndjekur proçedura e paraqitjes në gjykatë. Afati i

veprimtarisë së KV-ve, sipas dispozitave të Ligjit 9948/2008, do të përfundonte brenda 3 vjetëve nga

data e hyrjes së tij në fuqi, por ai ligj nuk gjeti zbatim në një masë të gjerë dhe nuk i përmbushi gjithë

detyrimet, pra nuk arriti që të realizonte verifikimin e të gjitha kërkesave, brenda tri viteve që ishte në

fuqi701 .

Ndarja e tokës bujqësore të ish-NB-ve, dhënia e saj në përdorim e më pas kalimi në pronësi, është

shoqëruar me mangësi e probleme të ndryshme. Plotësimi dhe riparimi i tyre, në kushtet aktuale, solli si

nevojë përgatitjen dhe miratimin e ligjit "Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi të përfituesve

të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore".

Me këtë ligj, rregullohet situata juridike për familjet bujqësore apo individët, subjekte të përfitimit të

tokës bujqësore në pronësi në territoret e ish-NB-ve, të cilët e përdorin atë faktikisht, por që për shkaqe

të ndryshme nuk janë pajisur me titujt e pronësisë702.

Paqëndrueshmëria e kuadrit ligjor për tokën bujqësore, ka bërë që edhe numri i konflikteve apo i

ankesave që buron nga ky realitet juridik dhe social të jenë të shumta. Mjafton t`i referohemi ankesave të

699 Vendimin nr.29, , i Gjykatës Kushtetuese, pasi Avokati i Popullit i është drejtuar për shfuqizimin e Ligjit 9948/2008. Shih Raportin e vitit 2010 të Avokatit të Popullit. 700 Avokati i Popullit, raporti vjetor 2010, fq. 67. 701 Neni 18, Ligji nr. 58/2012, Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9948, dt. 7.7.2008, Për shqyrtimin e vlefshmërisë

ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, i ndryshuar, (Dekretuar me Dekretin nr. 7507, dt. 5.06.2012). 702 Ligji nr. 56/2012, Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.

Page 277: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

276

paraqitura në Drejtorinë e Marrëdhënieve Publike në Këshillin e Ministrave. Janë matur ankesat për

periudhën 2002-2012 për të gjitha rrethet e Shqipërisë. Shpërndarjen e ankesave po e paraqesim si vijon,

për çështje pronësie, për periudhën 2002-2012, në rang Republike.

Vihet re se ankesat e pronave, janë të shtrira në të gjithë Shqipërinë. Në rrethet bregdetare, ankesat zënë

një numër të madh (Sarandë, Vlorë, etj). Ndonëse kjo përkon edhe me vendndodhjen e sasisë më të

madhe të tokës bujqësore në këto zona, ku 43 % e gjithë tokës së punueshme është në zonat e ulëta

bregdetare, 34 % në zona kodrinore dhe 23 % në zona malore)703.

Paraqitja grafike, sjell një panoramë të shpërndarjes së ankesave në % më të madhe në zonat bregdetare.

Edhe njëherë kjo vërteton që, sa më vlerë të kenë tokat, aq më i lartë është numri i ankesave. Ka më

shumë pengesa në institucionet që trajtojnë çështje të pronave, ka më shumë mungesë në shërbime, ka

më shumë pengesa dhe zvarritje të proçedurave në ZRPP, ka më shumë paqartësi në lidhje me titujt e

pronësisë etj.

Po t’i referohemi rretheve ku ankesat e pronave zënë vendin më të lartë, (Korça, Vlora, Durrësi, Saranda

etj), do të konstatojmë se janë pikërisht këto rrethe në të cilat ka pasur shpërndarje të tokave bujqësore të

ish- kooperativave, por më pas edhe të fondit të tokave të ish -Ndërmarrjeve Bujqësore, toka të cilat janë

703 Raporti i Investimeve të Huaja Direkte Shqipëri 2011 (botim maj 2012).

BERAT4%

BULQIZE1%

DELVINE4%

ELBASAN3%

DEVOLL1%

DIBER2%

DURRES3%

FIER4%

HAS1%

KAVAJE5%

GRAMSH2%

GJIROKASTER3%

KOLONJE2%

KORCE4%

KUKES2%

KRUJE3%KUCOVE

4%

LAC3%

LEZHE3%

LIBRAZHD3%

LUSHNJE4%M.MADHE

1%

MALLAKSTER1%

MAT2%

MIRDITE2%

PEQIN1%

PERMET3%

POGRADEC3%

PUKE1%

SARANDE5%

SKRAPAR1%

SHKODER4%

TEPELENE3%

TIRANE4%

TROPOJE2%

VLORE5%

Page 278: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

277

pretenduar në çdo çast nga ish -pronarët. Pikërisht këto pretendime, si dhe veprimi paralelisht i AKKP-

së, Komisioneve të Ndarjes së Tokës për tokat e ish- kooperativave, Komisionet e Ndarjes së Tokave

për ish-punonjësit e NB-ve e së fundmi, kanë sjellë në vijim rritjen e numrit të ankesave. Argumenteve

të mësipërme, i bashkohet edhe fenomeni i ndërtimeve pa leje mbi tokat bujqësore. Legalizimet, dhe

ndërtimet pa leje, janë një arsye për të rritur jo vetëm numrin e ankesave, por edhe të konflikteve të

mprehta mes shtetasve704.

Në pamje të parë, të krijohet ideja sikur ankesat janë në numër më të madh në bregdet, por, nëse do të

niseshim vetëm nga numri i ankesave për çështje pronash, pa i parë ato në raport me problemet e tjera

brenda secilit rreth, na rezulton se Tirana do të zinte vendin e parë. Tirana zë vendin e parë me 36 % të

gjithë ankesave për çështje të pronave, në rang republike. Në raport me ankesat e tjera, po brenda rrethit

të Tiranës, ajo zë një tjetër pozicion, e sikurse u tregua në grafikun e mësipërm, vjen me 4 % të

ankesave në rang republike, ku kryesojnë rrethet bregdetare.

Numri më i ulët i ankesave, në rang republike, vihet re në vitet 2002, 2003 dhe 2004. Janë pikërisht vitet

kur nuk kishte kuadër ligjor që të legalizonte ndërtimet pa leje dhe nuk kishte politika subvencionuese

për fermerët, e në këtë mënyrë nuk ishte interesi i lartë për tokat. Shumë toka ishin braktisur. Me

miratimin e ligjeve për legalizimin e shtesave si fillim e më pas të ndërtimeve në tërësi, filluan edhe me

tepër ndërtimet pa leje, pushtimet e tokave, rritjet e çmimeve të tokave, u rrit interesi për tokat për

qëllime ndërtimesh mbi to, u rritën konfliktet e në vijim edhe numri i ankesave705.

Ky numër ka ardhur në rritje, pasi viti 2008 korrespondon me miratimin e Ligjit nr. 9948/2008" Për

verifikimin e titujve të pronësisë". Me ngritjen e strukturave të KVVTP-së në Qarqe, iu dha mundësia

shtetasve që të zgjidhnin shumë mosmarrëveshje mes tyre, dhe mes tyre e institucioneve, megjithëse

statistikat tregojnë një ecuri të ngadaltë të veprimtarisë së këtyre institucioneve, bazuar në studime të

Bankës Botërore706.

Ekzistojnë raste kur për një individ janë plotësuar më shumë se dy apo tre AMTP. Problem paraqitet

edhe hedhja në sistem e pasurive në ZRPP, vertikalisht, ndërsa për pasuritë në momentin e ndarjes me

ligj dhe të përfituara nga fermerët, janë kryer matjet në terren horizontalisht. Azhurnimi është një detyrë

704 Endrita Xhaferaj, Investimet e Huaja Direkte në vendet në zhvillim të Europës Lindore. Rasti i Shqipërisë, shtator 2005,

fq. 36. 705 Referuar rastit të Ksamilit, shih arkivin e Këshillit të Ministrave DMP, ku gjendet një praktikë e gjerë, pasi ndër vite

komunarët e komunës i janë drejtuar Këshillit të Ministrave për zgjidhjen e problemit dhe realizimin e ndarjes së tokës,

proces ky që ende nuk është kryer. 706 Referuar Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë,

viti 2007.

Page 279: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

278

e institucioneve shtetërore dhe s’ka asnjë lidhje me individin, por kjo anomali krijon paqartësi të titujve

të pronësisë dhe pengon individin të pajiset me certifikatë pronësi.

3.4. Mbrojtja e pyjeve, kullotave dhe pemëve drufrutorë

Ligji nr. 9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar, vendos detyrimin e

mbajtjes së kadastrës së fondit pyjor dhe kullosor, duke përcaktuar se fondi pyjor kombëtar trajtohet në

përputhje me planet e mbarështimit dhe inventarizimit, të cilat kryhen për një periudhë jo më pak se 10

vjet. Inventari kombëtar i pyjeve, i kryer në kuadrin e projektit të Bankës Botërore në vitet 2002 - 2004,

për shkak të karakterit përgjithësues të informacionit që ofron, ka evidentuar ndryshimet e mëdha që

kanë ndodhur 20 vitet e fundit në fondin pyjor, por nuk ka mundur të shërbejë si bazë për treguesit

kadastralë. Pjesa më e madhe e planeve janë hartuar në vitet 1981 –1985, për pasojë informacioni bazë

kadastral tashmë është tepër i vjetruar707.

Në vitin 2008, në kuadrin e politikave decentralizuese, mbi 50 % i fondit pyjor dhe kullosor u transferua

në pronësi të komunave. Dokumentacioni i përdorur nga AITPP-ja ka reflektuar mangësitë e treguesve

kadastralë. Procesi është shoqëruar me mbivendosje kufijsh dhe copëzime të shumta të pronësisë, të

shkëputura nga njëra- tjetra, gjë që e bën të vështirë njohjen dhe menaxhimin e këtij fondi. Nga njësitë e

qeverisjes vendore dhe nga komuniteti janë të paqarta funksionet e pronës së transferuar. Ndër

problematikat kryesore kanë qenë kufijtë ndarës mes njësive të qeverisjes vendore, mbivendosje të

titujve të pronësisë, ndryshime në destinacionin e përdorimit të territorit, krahasuar me inventarin

fillestar të ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave të vitit 2004. Ende nuk është bërë

regjistrimi i pasurive sipas zërit kadastral “pyll” dhe “kullotë” në ZRPP-ë dhe paraqitet si pengesë

paraqitja e hartave pranë ZVRPP-ve në shkallën e kërkuar, përgjithësisht 1 : 2500, pasi nga planet e

mbarështimit dhe inventarizimit ato janë në shkallën 1 : 10000 ose 1 : 25000708.

Për sa i përket pyjeve, regjimi juridik i tyre pas viteve ‘90 është rregulluar nga kuadri ligjor për

mbrojtjen e pyjeve në vendin tonë dhe fillimisht nga Ligji 7623, dt.13.10.1992, “Për pyjet dhe policinë e

shërbimit pyjor”, ndërsa aktualisht në fuqi është Ligji nr. 9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe

shërbimin pyjor”.

Këto akte normative kanë rregulluar dhe rregullojnë regjimin juridik të pyjeve nëpërmjet katër etapave:

707 Strategjia për të Drejtat e Pronësisë si pjesë e Strategjisë Afatgjatë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, (miratuar për

periudhën 2013-2020, në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik, 20 dhjetor 2011), fq. 15. 708 Paskal Haxhi,E drejta agrare e Shqipërisë, Tiranë 2008, fq. 161.

Page 280: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

279

a) Ruajtjes në tërësi të fondit pyjor për funksionin e tij ekonomik, vlerat e veçanta të tij në mbrojtjen e

mjedisit, në rezervat e ujit e në pastrimin e atmosferës, të pjellorisë së tokës, etj,

b) Kontrollit të prerjes së lëndës drusore,

c) Kontrollit për zhvillimin e gjithë sektorit pyjor,

ç) Sigurimit të balancimit midis interesave të gjithë shoqërisë dhe interesave të personave juridikë e

fizikë.

Fondi pyjor përbëhet nga pyjet dhe nga tokat me bimësi pyjore. Në to përfshihen pyjet shtetërore,

komunale dhe private. Fondi pyjor formohet mbi bazën e ekonomive pyjore, sipas përcaktimit të bërë në

planet e mbarështimit ose inventarizimit. Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit miraton kalimin nga tokë

bujqësore në fond pyjor, ndërsa pushteti lokal miraton kalimin në fondin pyjor të tokave jobujqësore të

pakadastruara në fondet e tjera të tokës.

Pyll quhet një grup i dendur drurësh me sipërfaqe më të mëdha se një dynym e me shkallë mbulimi jo më

të vogël se 30 %, që prodhon masë drusore dhe ushtron ndikimi mbi mjedisin rrethues”. Pyjet ndahen në

pyje shtetërore, komunale dhe private. Pyjet shtetërore janë pyjet në pronësi të shtetit. Pyjet komunale

quhen pyjet që janë në pronësi të shtetit dhe jepen në përdorim të përbashkët të fshatit të disa fshatrave

ose komunës. Fondi pyjor shtetëror e komunal administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e pyjeve

nëpërmjet drejtorive të shërbimit të pyjeve709.

Pyjet private janë të gjitha grupet e drurëve e të pyllëzimeve që krijohen e ekzistojnë brenda kufijve të

tokave që janë pronë e tyre. Për zhvillimin e agro-pylltarisë dhe për krijimin e pyjeve private shteti

ndihmon me investime dhe me asistencë teknike.

Për të mbrojtur ekosistemin e pyjeve, ndalohet zënia dhe përdorimi i pyjeve ose i tokave me bimësi

pyjore, që bëjnë pjesë në fondin pyjor, pa miratim të organeve kompetente, zënia e sipërfaqeve më të

mëdha të këtij fondi nga ato të miratuara, vendosja e objekteve të çfarëdo lloji në vende të tjera jashtë

vendeve të miratuara, moskthimi i tokave të fondit pyjor të dhënë në përdorim të përkohshëm dhe

shkatërrimi e degradimi i pyjeve me mjete masive.

Parqet kombëtare pyjore dhe rezervat natyrore miratohen nga Këshilli i Ministrave, kurse rezervat

shkencore, monumentet natyrore, peizazhet dhe drurët industrialë që ruhen, caktohen nga Drejtoria e

Përgjithshme e Pyjeve. Ruajtja, administrimi dhe trajtimi i tyre bëhet sipas rregulloreve të veçanta, të

nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve710.

709 Paskal Haxhi, vepër e përmendur, fq. 164. 710 Neni 20 i ligjit nr. 9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”.

Page 281: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

280

Fondi pyjor kadastrohet veças për çdo rreth, duke paraqitur të gjitha ndryshimet vjetore.

Dokumentacioni dhe mënyra e mbajtjes së kadastrës pyjore përcaktohen nga Drejtoria e Përgjithshme e

Pyjeve. Për shtimin e fondit pyjor dhe rritjen e prodhimtarisë së tij Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve

dhe organet lokale të pushtetit, nëpërmjet drejtorive të shërbimit pyjor, detyrohen të kryejnë pyllëzime

në vende të zhveshura, të gërryera, në ranishte e toka bujqësore të braktisura me pjellori të ulët,

zhavorrishte, duke mbjellë lloje me rritje të shpejtë, me vlerë të lartë ekonomike dhe në përshtatje me

kushtet stacionare711.

Organet pyjore janë përgjegjëse për mbarështimin dhe administrimin e pyjeve, parqeve kombëtare dhe

çdo territori tjetër që mund të deklarohet i tillë. Materiali drusor, që vilet çdo vit nga fondi pyjor,

shtetëror e komunal, caktohet brenda mundësisë teknike të shfrytëzimit të pyjeve të përcaktuara

nëpërmjet planeve të mbarështimit dhe inventarizimit, duke siguruar mbrojtjen e tokës, përmirësimin e

elementeve klimaterike, përforcimin e ekosistemeve natyrore dhe vijueshmërinë e prodhimit.

Për mbrojtjen e mbarështimin e pyjeve organizohet Policia e Shërbimit Pyjor. Policia e Shërbimit Pyjor

është organ ekzekutiv i armatosur, i specializuar për kontrollin e zbatimit të legjislacionit pyjor712.

Për sa i përket nocionit juridik të termave “Kullotë” dhe “Livadh”, ato kanë të bëjnë me çdo lloj toke të

mbuluar me bar ose me shkurre që përdoret për kullotje e kositje bari për blegtorinë, por që nuk i përket

fondit të tokës bujqësore, fondit pyjor, sipas gjendjes kadastrale më 1 gusht 1991, përveç atyre të

ndryshuara sipas dispozitave në fuqi. Kullotat dhe livadhet ndahen në disa kategori në varësi të

periudhës së përdorimit si dhe të faktit se kush zotëron titullin e pronësisë.

Në varësi të mënyrës së përdorimit, kullotat dhe livadhet klasifikohen në:

- kullota dhe livadhe verore,

- kullota dhe livadhe dimërore.

Në varësi të përcaktimit të personit që zotëron titullin e pronësisë, kullotat dhe livadhet ndahen në:

- kullota dhe livadhe shtetërore, në përdorim të përgjithshëm

- kullota dhe livadhe private (personale dhe në bashkëpronësi).

Kullotat dhe livadhet shtetërore janë në pronësi të shtetit dhe administrohen nga Drejtoria e

Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave nëpërmjet organeve të saj në rrethe. Kullotat dhe livadhet

711 Po aty, neni 22. 712 Për sa i përket kullotave, regjimi juridik i tyre pas viteve ‘90 është rregulluar nga Ligji nr.7917, dt. 13.4.1995 Për kullotat

dhe livadhet, si dhe Ligji nr.9693, dt. 19.03.2007, Për fondin kullosor, përbëjnë aktet kryesore normative në fushën e

administrimit dhe mbrojtjes të kullotave. Mbi bazën e këtyre akteve normative, qëllimi kryesor ka qenë përcaktimi i kritereve

dhe i rregullave të administrimit, kthimin ish-pronarëve, përdorimin me kritere të drejta, trajtimin, rritjen e aftësisë mbajtëse

dhe ruajtjen e ekuilibrit ekologjik të kullotave dhe livadheve.

Page 282: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

281

shtetërore në përdorim të përgjithshëm, që administrohen nga komuna e bashkia përkatëse dhe janë në

përdorim të banorëve që ndodhen në juridiksionin e komunës dhe fshatit. Kullotat dhe livadhet

shtetërore mund t’u jepen me qira personave fizikë e juridikë vendas, sipas kontratës së lidhur ndërmjet

organeve vartëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave në rrethe dhe personave të

interesuar sipas kritereve teknike të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit713.

Ndërmarrja, komuna a bashkia është përgjegjëse për administrimin, përdorimin dhe trajtimin e kullotave

dhe livadheve shtetërore në përputhje me planet e mbarështimit dhe inventarizimit të kullotave e

livadheve, mban fondin kullosor të kullotave dhe livadheve për çdo vit, përputh të dhënat me kadastrën e

rrethit, bën periodikisht vlerësimin e aftësisë mbajtëse të kullotave dhe livadheve, sipas projekteve të

hartuara714.

Kullotat dhe livadhet private (personale ose në bashkëpronësi) administrohen nga personat privatë të

cilët kanë të drejtë të ushtrojnë mbi to të gjitha tagrat e pronësisë (gëzimit, posedimit dhe disponimit).

Kullotat dhe livadhet, që vërtetohen me dokumentacion të rregullt dhe me kufij të qartë që kanë qenë

pronë private (personale a në bashkëpronësi), u kthehen ish-pronarëve të tyre ose trashëgimtarëve të

tyre.

Ndryshimi i destinacionit për sipërfaqe të caktuar të kullotave dhe livadheve shtetërore dhe në pronësi

private kërkon respektimin e një sërë kushtesh për të qenë i vlefshëm, sepse ndryshimi i destinacioinit të

një sipërfaqe kullote apo livadhi lidhet drejtpërsëdrejti me një nga elementet e përbërësve të mjedisit dhe

njëkohësisht me vetë ekosistemin natyror që është krijuar ndër shekuj.

Në varësi të madhësisë së sipërfaqes që kërkohet të tjetërsohet nga kullotë dhe livadh në tokë bujqësore,

truall etj, është sanksionuar në ligj hierarkia e organeve shtetërore.

- Për sipërfaqe deri në 10 ha, miratimi i kërkesës për tjetërsim të kullotës dhe livadhit jepet nga

drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave.

- Për sipërfaqet deri në 50 ha, miratimi i kërkesës për tjetërsim të kullotës dhe livadhit jepet

nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

- Për sipërfaqet mbi 50 ha, miratimi i kërkesës për tjetërsim të kullotës dhe livadhit jepet nga Këshilli

i Ministrave.

Gjithashtu, për të pasur në kontroll sa më rigoroz, veprimtaritë private të cilat synojnë të realizohen në

një zonë të caktuara kullosore apo livadh, në ligj është sanksionuar detyrimi i personave fizikë apo

713 Paskal Haxhi,,vepër e përmendur, fq. 190-191. 714 Neni 27 i Ligjit nr. 9385, dt. 04.05.2005, Për pyjet dhe shërbimin pyjor.

Page 283: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

282

juridikë të pajisen me leje nga organet e pushtetit lokal përkatës715.Për sa u përket kullotave dhe

livadheve pronë private, pronari/bashkëpronarët e tyre kanë të njëjtin detyrim për t`i administruar sa më

mirë ato dhe për t`i ruajtur ndaj çdo dëmtimi.

3.5. Administrimi i pyjeve dhe kullotave

Për sa i përket kullotave, Ligji nr. 7917/1995 i jep Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave përgjegjësinë për

të mbajtur inventarin e kullotave shtetërore dhe komunale dhe të krijojë plane menaxhimi ose të asistojë

komunat në krijimin e planeve të tilla. Planet janë baza mbi të cilat aksionet për mbrojtjen dhe

përdorimin e kullotave janë kryer, përfshirë dhe llogaritjen e numrit të kokëve blegtori që mund të mbajë

kullota716.

Drejtoria ka autoritet në përputhje me planin që të bëjë rinovime infrastrukture dhe të lëshojë leje për

minierë dhe përdorim të resurseve të tjera. Ligji, gjithashtu, përfshin një proces të vazhdueshëm të

vlerësimit kadastral të tokës dhe të formulimit të planeve për kullimin, vaditjen, ose punimet për

kontrollin e erozionit, për të rritur cilësinë e tokës dhe për mbrojtjen e saj.

Çdo pronar privat kullotash kërkohet të jetë “i përfshirë në strategjinë e përgjithshme për zhvillimin e

kullotave dhe livadheve. Për sa i përket pyjeve, Ligji nr. 7623/1992 përmbledh një sistem të njëjtë

menaxhimi që përfshin krijimin e planeve 10 vjeçare të menaxhimit, inventarizimin e resurseve dhe

regjistrimin e të dhënave në një kadastër pyjore dhe monitorimin periodik për kushtet në terren, për

krahasim me të dhënat bazë717.

Në të dyja rastet e kullotave dhe pyjeve, pritet që termat dhe kushtet e përdorimit të resurseve, të

përfshira në planet e menaxhimit, duhet të jenë kusht për çdo kontrate qiraje, të drejte përdorimi ose

licencë që i jepet një qytetari ose person juridik. Kështu përdoruesi përfundimtar i kullotës ose pyllit

duhet të jetë i përgjegjshëm për mbrojtjen e resurseve dhe për përmirësimin e dherave dhe të kualitetit të

resurseve.

Presupozohet që pasi kontratat e qirasë dhe të drejtat e përdorimit janë lëshuar, shërbimet e inspektimit

dhe policia pyjore mund të kontrollojnë terrenin periodikisht për të përcaktuar nëse termat dhe kushtet e

kontratës po përmbushen si dhe për të marrë masa sanksionuese në rast se vihen re shkelje. Mbetet e

paqartë në qoftë se metodologjitë e vlerësimit të pyjeve dhe resurseve, menaxhimi i kadastrave,

715 Në nenin 15 të Ligjit 7917/1995 thuhet se: “ Përdorimi i sipërfaqes së tokës të kullotave dhe livadheve për qëllime të

industrisë minerare, energjetike, si dhe nxjerrja e gurëve, zhavorrit, vendosja e furrave të gëlqeres dhe punimeve të tjera të

kësaj natyre bëhet me leje të pushtetit lokal për kohën dhe vendin e duhur...”. 716 Ligji nr. 7917 i 13 prill 1995, Për kullotat dhe tokat kullosore, neni 9-15. 717 Ligji nr. 7623, dt. 13 tetor 1992, Për Pyjet dhe policinë pyjore.

Page 284: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

283

përgatitja e planeve, dhe monitorimi i vazhdueshëm si dhe vlerësimi kundrejt të dhënave bazë mund të

rezultojë në një vërtetim shkeljeje dhe në sanksione ligjore.

Një aspekt i rëndësishëm i menaxhimit të përdorimit që ligjet i trajtojnë disi ndryshe për sa i përket

pyjeve e kullotave është proçedura për ndryshimin e destinacionit të përdorimit sikurse e pasqyruam më

lart.

Në praktikë është bërë progres në vlerësimin e kushteve të pyjeve në përgjithësi dhe për zonat pyjore me

cilësi më të lartë, që janë përzgjedhur si zona të mbrojtura duke u bazuar në standardet e klasifikimit

ndërkombëtar. Duke përgatitur transferimin e pyjeve komunale dhe kullotave, Drejtoria e Pyjeve dhe

Kullotave është marrë me përgatitjen e planeve 10 vjeçare të bazuara në një vlerësim të resurseve në

krahasim me kërkesat e popullatës lokale. Nuk ka vlerësim mbi mjaftueshmërinë e këtyre planeve718.

Në fushën e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave, ka një sërë projektesh të qeverisë që janë ndërmarrë

me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, të cilët kanë për qëllim të ngrenë aftësitë teknike të

Drejtorisë së Pyjeve dhe kullotave si dhe të sigurojnë marrëdhënie pune me administratat e komunave

dhe bashkive. Rreth 330 000 hektarë tokë pyjore i është transferuar për menaxhim komunave si dhe

është lehtësuar zhvillimi i planeve menaxhuese për 126 komuna. Projekti ka financuar gjithashtu

investime në këto komuna për restaurimin e pyjeve dhe kullotave të zgjedhura me një vlere prej 3.72

milionë dollarë. Në 2004, projekti ka kompletuar 21 plane për menaxhim pyjesh të larta. Një

demonstrim i zvogëlimit të sipërfaqes pyjore u zhvillua mbi 2,600 hektarë719.

Partnerë të ndryshëm ndërkombëtare kanë mbështetur iniciativat e qeverisë për të bërë të mundur një

bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave dhe agjencive të tjera,

administratës lokale dhe organizatave joqeveritare në lidhje me probleme të ndryshme të mjedisit. Për

shembull projektet për ujëndarëset në liqenet e Ohrit dhe të Prespës kanë pasur si objektiv për të forcuar

menaxhimin dhe planifikimin e pyjeve dhe kullotave, si dhe kullimin dhe mbrojtjen e cilësisë së ujit dhe

menaxhimin në shkallë rrethi të tokës. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka raportuar progres

sinjifikativ në kompletimin e planeve menaxhues për pyjet dhe kullotat, në menaxhimin e zonave pyjore

dhe në ripyllëzim720.

718 Shih “Konferenca Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë” (2003), Raport mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të

Pyjeve, www.unece.org. 719 Shih projekti i pyjeve Shqipëria, www.esteri.it. 720 Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit e Shqipërisë (2002), Raporti vjetor fq. 85-88. Projekti i Zhvillimit të Pyjeve Private i

USAID asistoi në zhvillimin e sektorit agro- pyjor privat si dhe në transferimin e pyjeve dhe kullotave komunave.

Page 285: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

284

Ndërkohë që raporte të tjera vlerësuese, të përgatitura për organizatat ndërkombëtare tregojnë një rritje

të vazhdueshme të erozionit të dheut dhe të degradimit, si rrjedhojë e mbishtresëzimit dhe i paaftësisë së

administratës për kontrollin e lëvizjes së bagëtive në zonat pyjore721.

Mekanizmat e administrimit të tokës rurale janë kritikuar për mungesë planifikimi të përshtatshëm,

mungesë të kritereve të qarta për monitorim dhe sanksionim si dhe një mungese të iniciativave

ekonomike që njerëzit të respektojnë ligjin. Që prej një viti është vendosur në Ministrinë e Bujqësisë dhe

të Ushqimit, Departamenti i Zhvillimit Rural. Nën udhëheqjen e këtij departamenti duhet të ngrihet një

strukture më e mirë planifikimi për t’u ndjekur në të ardhmen722.

Vëmendje duhet t’i kushtohet gjithashtu problemeve të dukshme në kategorinë e strukturës

administrative. Ndarja e përgjegjësive për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, dhe për menaxhimin e

tokës bujqësore duket si një zgjidhje logjike për aspektet e aktivitetit shkencor dhe teknik, ku ka nevojë

për ekspertizë të veçantë.

Ndërmjet drejtorive të kullotave dhe pyjeve dhe njësive për mbrojtjen dhe administrimin e tokës ka një

kombinim përgjegjësish që duket se krijojnë keqkuptime. Atyre u janë dhënë fuqi për të negociuar

kontratat e qirasë dhe licencat si përfaqësues të shtetit, duke pasur parasysh një interes, maksimizimin e

prodhimit dhe të të ardhurave. Në të njëjtën kohë ata kanë përgjegjësi për përcaktimin, monitorimin dhe

përforcimin e kërkesave dhe sanksionimeve mjedisore. Në këtë kontekst objektiviteti i vlerësimit që ata i

bëjnë tokës dhe mbrojtja e tyre mjedisore është thellësisht e dyshueshme723.

Procesi i inventarizimit të pyjeve dhe kullotave dhe përcaktimi i sipërfaqeve që duhen transferuar nën

kontrollin e komunave dhe bashkive tashmë po zhvillohet prej dhjetë vjetësh. Parashikohet që në

proçesin e inventarizimit dhe transferimit të tokave shtetërore sipas Ligjit nr. 8744/2001, për

transferimin e pronave të patundshme shtetërore te qeverisja lokale, të drejtat e përdorimit do të

transformohen në të drejta pronësie. Gjithsesi, bazuar në klauzolat e Ligjit nr. 8743/2001, këto toka do të

vazhdojnë të klasifikohen si prona për përdorim publik dhe në vazhdim nuk mund të shiten në pronësi të

familjeve, individëve apo kompanive prej administratës lokale724. Për të pasur një kontroll sa më të

përgjegjshëm të fuqisë që i kalon organeve të pushtetit lokal nga procesi i transferimit të pyjeve dhe

721 Shih Andrea Saludi (2004), County Pasture and Forest Resource Profile, Albania, www.FAO.org. gjithashtu shih ARD,

Inc. (2003), Albania Biodiversity Assessment, Raport i përgatitur për USAID. 722 Harold Lemel, Compilation of Reports, Findings and Proposals on Land Tenure and Organizational Issues, Projekti i Zhvillimit të Burimeve Natyrore i Bankës Botërore, (2005) fq. 38-39. 723 Analiza të tjera për mekanizmat e dobëta dhe kontradiktore të mbrojtjes së tokës dhe zbatimit të tyre nga Seksionet dhe

zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës mund të gjenden te Patrick McAuslan, Albania Land Use Policy, Land and

Natural Resource Laë in Albania, (2003) AgroTec Sp.A Romë në fq. 14-16. 724 Ligji nr. 8743, dt. 22 shkurt 2001, Për pronat e patundshme shtetërore, neni 3.

Page 286: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

285

kullotave, në një Urdhëresë të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave kërkohet që nga

drejtuesit e komunave të lidhen vetëm kontrata njëvjeçare për përdorimin e pyjeve dhe secila prej këtyre

kontratave duhet të aprovohet nga kreu i drejtorisë rajonale725.

Ne “Strategjinë e Gjelbër” është përcaktuar objektivi për transferimin e 40 për qind të të gjithë

sipërfaqes pyjore (400,000 ha) dhe 60 për qind të të gjithë kullotave (244,000 ha) te komunat dhe

bashkitë726.

Në këtë proces stafi teknik i drejtorive pyjore punon me zyrtarët e komunave apo bashkive për të

përcaktuar madhësinë dhe kufijtë e sipërfaqeve që do t’i caktohen komunës në tërësi dhe secilit fshat në

veçanti. Kjo përfshin punë të kujdesshme teknike dhe negocim. Duhet të merren parasysh traditat

historike të familjeve apo klaneve në fshatra të ndryshme së bashku me ndryshimet e kohëve të fundit në

kufijtë administrativë të fshatrave dhe komunave, si dhe vlerësimet e gjendjeve topografike dhe

ekologjike dhe vijave kufizuese të tokave private dhe shtetërore727.

Në disa projekte, banorët vendas janë organizuar në shoqata përdoruesish, të cilat marrin të drejtat e

sipërmarrjes për kullotje, prerjen e druve të zjarrit dhe bimëve mjekësore dhe aktivitete të tjera. Shoqata

e përdoruesve përcakton të drejtat dhe përgjegjësitë specifike të anëtarëve si pjesë e përdorimit të

përbashkët.

Këto marrëveshje dhe marrëveshje të nivelit më të lartë midis Shoqatave të Përdoruesve dhe komunave

nuk përgatiten ose njihen si marrëveshje pronësie të Kodit Civil dhe ato nuk regjistrohen. Në këtë

mënyre ato ofrojnë një mbrojtje të dobët për familjet dhe nuk e pengojnë komunën nga dhënia në

përdorim e burimeve pyjore dhe kullotave komunale te persona apo ndërmarrje të tjera jashtë fshatit.

Të drejtat e kufizuara që u jepen qytetarëve dhe shoqatave të tyre të përdorimit për t’u organizuar si

biznese fitimprurëse, kufizojnë qëndrueshmërinë e tyre728. Projekti i ri i Zhvillimit të Burimeve Natyrore

të Bankës Botërore, i aprovuar në shkurt 2005, ka si qëllim zgjerimin e transferimit të zonave të pyjeve

dhe kullotave për 80 komuna të tjera dhe të forcojë instrumentet ligjore dhe planifikuese për përdorimin

nga qytetarët729.

725 Urdhri i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave nr. 825, dt. 13 korrik 1999. 726 Vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 1999, Për adaptimin e strategjisë së zhvillimit bujqësor në Shqipëri. 727 Ligji nr. 7917, Neni 5, e cakton Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave që ta bazojë vendimin e kullotave

komunale në kufijtë e fshatrave të vitit 1945. Me respekt ndaj pyjeve, gjithsesi, ligji nuk jep asnjë direktivë specifike për vijat

kufizuese. Shih Këshilli i Ministrave vendimi nr. 700, dt. 23 tetor 1995, Për përcaktimin e kufijve të kullotave shtetërore. 728 Harold Lemel, vepër e përmendur, fq. 32-33. 729 Banka Botërore (2005), Përgatitja e Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore, granti nr. TF 053121.

Page 287: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

286

KREU IV. PROCESI i NJOHJES, KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

Në lidhje me proçesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave janë miratuar një sërë aktesh me

karakter ligjor dhe nënligjor të cilat meritojnë një vëmendje të veçantë në lidhje me arritjet ligjore dhe

institucionale përgjatë këtyre 20 viteve demokraci nga njëra anë, por edhe me problematikën specifike

që mbart ky proces, jo vetëm për interesat ngushtësisht personale të subjekteve të shpronësuara, por

edhe për vetë qëllimin madhor që ka vendi ynë ku një nga pikat më të rëndësishme të reformës të

integrimit në BE është ajo e pronësisë730.

4.1. Procesi i njohjes dhe kthimit të pronave subjekteve të shpronësuara

Ligji nr.7698, dt. 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish -pronarëve”, përbën hapin e

parë ku shteti merrte përsipër të rinjihte të drejtën e pronës private, e drejtë e mohuar për një periudhë të

gjatë 50 vjeçare. Në dispozitat e tij u parashikuan njohja dhe kthimi i të gjitha pasurive të paluajtshme që

kanë qenë në pronësi private.

Ky ligj sanksionoi të drejtën e pronësisë për ish - pronarët dhe trashëgimtarët e tyre mbi pasurinë e

paluajtshme të shtetëzuar, konfiskuar, marrë pa të drejtë nga shteti në çdo mënyrë tjetër731. Ky ligj

parashikonte edhe rastet kur kthimi ishte objektivisht i pamundur ose ndalohej me ligj për hir të

nevojave publike.

Shpeshherë është bërë pyetja nëse ligji ka përfaqësuar një mënyrë të fitimit të pronësisë? Nga tërësia e

vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë që shqyrtojnë momente të tij, mbizotëron

730 a)Ligji nr. 7698, dt. 15.04.1993, Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, me ndryshimet përkatëse.

b) Ligjin nr. 9235 dt. 29.07.2004, Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës, me ndryshimet përkatëse të cilat nga viti

2004, i ndryshuar.

c) VKM-ja, Për disa ndryshime në vendimin nr.200, dt. 19.2.2009, i Këshillit të Ministrave, Për përcaktimin e kushteve dhe për proçedurën e tjetërsimit të oborreve në përdorim, për llogari të fondit të kompensimit financiar.

d) VKM-ja, Për disa ndryshime në vendimin nr.12, dt. 7.1.2009, të Këshillit të Ministrave, Për kushtet dhe proçedurën e

tjetërsimit të sipërfaqeve të tokës, me cilësi të veçanta, për llogari të fondit të kompensimit financiar.

e) VKM-ja, Për procedurat e mbledhjes, përpunimit dhe administrimit të akteve e të subjekteve të shpronësuara, gjatë

procesit të njohjes dhe kthimit apo kompensimit të pronës.

f) VKM-ja, Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave.

g) VKM-ja, Për disa ndryshime në vendimin nr.257, dt. 11.4.2007, të Këshillit të Ministrave, Për kriteret dhe proçedurën e

kompensimit fizik, me troje shtetërore, të subjekteve të shpronësuara, në disa raste të veçanta.

l) Vendimet Unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë:

m) Vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

n) Jurisprudenca e GJEDNJ-së me raste që lidhen me Shqipërinë dhe vende të tjera të Europës Lindore që kanë të bëjnë me të

njëjtën problematikë sikurse vendi ynë. 731 Neni 1 i Ligjit nr.7698, dt. 15.04.1993, Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, sanksionon objektin e

ligjit. Ai shprehet: “ Ky ligj u njeh ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre të drejtën e pronësisë për pronat e shtetëzuara, të

shpronësuara apo të konfiskuara sipas akteve ligjore, nënligjore e vendimeve të gjykatës të dala pas datës 29 nëntor 1944 ose

të marra pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, si dhe përcakton mënyrat dhe masat për kthimin apo kompensimin e

tyre”.

Page 288: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

287

mendimi se ky ligj nuk është mënyrë e fitimit të pronësisë732. Ai vetëm rivendos një të drejtë të

mëparshme të ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre.

Në bazë të Ligjit 7698/1993, përcaktohej rrethi i personave që do t`i drejtoheshin KKKPronave për të

rimarë të drejtat e tyre të pronësisë. Këto subjekte do të quheshin ish- pronarë apo trashëgimtarët e tyre

dhe do të kishin të drejtën të kërkonin njohjen kthimin/kompensimin për pronat e shtetëzuara,

shpronësuara, konfiskuara sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve të dala pas datës 29 nëntor

1944733.

Ndërsa për sa i takon objektit të ligjit, me pronë do të kuptohej pasuria e paluajtshme në formën e tokës

truall, ndërtesave dhe çdo gjëje tjetër që ishte bashkuar në mënyrë të qëndrueshme me to si godina

banimi, fabrika, punishte, dyqane, magazine e çdo ngrehinë tjetër734.

Nga objekti i rregullimit të këtij ligji përjashtohej, toka që trajtohet nga ligji “Për tokën”, pronat e ish -

mbretit dhe shoqërive të huaja ose të përbashkëta, pronat e ish-bashkëpunëtorëve të okupatorëve

nazifashistë të vëna gjatë okupacionit, pronat e ish-drejtuesve të partisë dhe pushtetit komunist të vëna si

pasojë e shpërdorimit të postit zyrtar e vërtetuar me vendim gjyqi, pronat e të dënuarve për përvetësim të

pasurisë së popullit në përpjesëtime të mëdha, pronat e ish- pronarëve që me dashje ia kanë dhuruar

shtetit pronat e tyre dhe për këtë veprim disponohen dokumente dhe publikimet përkatëse si dhe banesat

shtetërore të ngritura në truallin e ish -pronarit, të cilat ishin objekt i rregullimit nga ligji “Për

privatizimin e banesave shtetërore”.

Mënyra e realizimit të së drejtës së pronësisë të ish-pronarëve bëhej me 735:

- njohjen dhe kthimin e sipërfaqes të truallit deri në 10.000 m2,

- kompensim në natyrë (deri në kufijtë e përcaktuar me ligj),

- kompensim në të holla.

- kompensim me letra me vlerë.

732 Vendimi unifikues nr.24, dt.13.03.2002, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, del në konkluzionin se subjektet e

shpronësuara kanë humbur vetëm të drejtën e posedimit dhe gëzimit mbi pronat e paluajtshme që u janë shpronësuar dhe jo

tagrin e disponimit si dhe vetë pronësinë mbi to. 733 Neni 1 i Ligjit nr. 7698, dt. 15.04.1993, Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, me ndryshimet përkatëse. 734 Po aty, neni 2. 735 Neni 4 i Ligjit nr.7698, dt. 15.04.1993, Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronarëve, sanksionon llojin e pronave të paluajtshme që njiheshin dhe ktheheshin.“U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen ish-pronarëve apo

trashëgimtarëve të tyre të gjitha pronat që në momentin e daljes së këtij ligji ekzistojnë në formën e trojeve të pazëna apo

ndërtesave të pandryshuara, me përjashtim të rasteve kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj”.

Neni 5 i Ligjit nr.7698, dt. 15.04.1993, Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronarëve., sanksionon “Në të gjitha

rastet kur nuk përcaktohet ndryshe në këtë ligj, masa e kthimit apo e kompensimit për trojet do të jetë e plotë deri 10000 m2”.

Page 289: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

288

Një moment i rëndësishëm për kthimin e pronave ish-pronarëve ishte verifikimi i së drejtës së

mëparshme të pronësisë nga ana e ish-pronarit. Ky duhet të kishte aktin e pronësisë ose aktin e

shpronësimit. Në praktikë u vu re që shumë persona, që iu drejtuan Komisionit të Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave, megjithëse pretendonin të drejtën e pronësisë mbi prona të caktuara, nuk i

zotëronin këto akte. Neni 22 i Ligjit nr. 7698/1993 pranoi që vërtetimi i pronësisë të ish-pronarëve të

bëhej në rrugë gjyqësore, nëpërmjet institutit të vërtetimit të faktit juridik në prani të palës

kundërshtare736. Por neni 22 devijon nga parimi procedurial civil i parashikuar në nenin 388 të

K.Pr.Civile, sipas të cilit vërtetimi i faktit juridik bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës në gjykatë, pa

palë kundërshtare (pra jo nëpërmjet kërkesë-padisë)737. Në vërtetimin e pronësisë së ish- pronarëve,

Bashkia ose Komuna paraqitej si palë kundërshtare., ndërkohë që prona e pretenduar nuk ishte në

pronësinë e Bashkisë ose Komunës përkatëse, por në pronësinë e subjekteve të shpronësuara.

Sipas vendimit unifikues nr.24, dt.13.03.2002, Kolegjet e Bashkura të Gjykatës të Lartë, subjektet e

shpronësuara kanë humbur vetëm të drejtën e posedimit dhe gëzimit mbi pronat e paluajtshme që u janë

shpronësuar dhe jo tagrin e disponimit si dhe vetë pronësinë mbi to. Mbi bazën e kësaj logjike, që

përdorin Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë si dhe bazuar në kushtet dhe kriteret që vendos neni

388 i K.Pr.Civile, organet administrative (komunat dhe bashkitë) të cilat kishin vetëm tagrin e

administrimit të këtyre pronave të paluajtshme, duhet të thirreshin me cilësinë e personave të tretë dhe jo

atë të palëve të paditura738.

Akti më i rëndësishëm që kemi aktualisht në fuqi është Ligji 9235/2004 për kthimin dhe kompensimin e

pronës” i ndryshuar. Ky ligj përbëhet nga 5 krerë, dy shtojca dhe 31 nene, të cilat kanë për qëllim

sqarimin dhe trajtimin e hollësishëm të parimeve kushtetuese të sanksionuara në nenin 41 të

Kushtetutës739.

736 Neni 22 i Ligjit nr.7698, dt. 15.04.1993, Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronarëve,, sanksionon proçedurën

që duhej ndjekur nga subjektet e shpronësuara. “Veprimet për njohjen e pronësisë sipas dispozitave të këtij ligji bëhen nga

organet e ngarkuara për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, në bazë të dokumenteve zyrtare që do të paraqesin ish-

pronarët e tyre. Në mungesë të tyre pronësia vërtetohet me vendim gjyqësor, në prani të palës kundërshtare”. 737 Neni 388/2 i K.Pr.Civile sanksionon mjetin juridik që duhet depozituar në gjykatë për vërtetimin e faktit juridik. Ai

shprehet:“Kërkesa për vërtetimin e fakteve juridike paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, në territorin e së cilës ka banimin

kërkuesi. Kur kërkohet vërtetimi i faktit për një send të paluajtshëm, ajo paraqitet në gjykatën e rrethit në territorin e së cilës

ndodhet sendi”. 738 Për më tepër referoju vendimit unifikues nr.24 dt.13.03.2002, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë. 739 Neni 41 i Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë sanksionon të drejtën e pronës private. Ai ka këtë përmbajtje: 1. E drejta e pronës private është e garantuar.

2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.

3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë.

4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një

shpërblimi të drejtë.

Page 290: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

289

Në kreun e parë që përmban dispozita të përgjithshme, ligjvënësi ka trajtuar objektin juridik dhe atë

material të ligjit. Objekti juridik i ligjit është njohja, kthimi ose kompensimi i pasurisë së paluajtshme të

shtetëzuar, shpronësuar, konfiskuar kur është i pamundur kthimi i saj, si dhe përcaktimi i proçedurave

dhe organeve të përfshira në këtë proces740.

Ligji përcakton subjektin e shpronësuar si iniciuesin e proçedurave për njohjen, kthimin ose

kompensimin e së drejtës së pronësisë të hequr me akte ligjore, nënligjore, vendime penale gjyqësore

ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944, por edhe ato pasuri të paluajtshme të

shtetasve shqiptarë të krijuara para datës 07.04.1939 dhe të sekuestruara nga Ligji nr.37 datë,

13.01.1945, “Për tatimin e jashtëzakonshëm për fitimet e luftës”.

Për ta bërë më të qartë objektin material të tij, ligji në nenin 4 ka parashikuar përjashtimet. Dizpozitat e

tij nuk zbatohen për pronat e përfituara nga Ligji nr.108, datë 29.08.1945, “Për reformën agrare”, për

pronat e shpronësuara kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe që përdoren për interes publik, për pronat e

dhuruara shtetit.

Në kreun e dytë evidentohen rregullat lidhur me njohjen e së drejtës së pronësisë dhe kthimin e pronës.

Parimi është që subjektit të shpronësuar i njihet dhe i kthehet pa kufizim prona e paluajtshme. Por nga

ky parim ka edhe përjashtime. Një i tillë është edhe kthimi i tokës bujqësore deri në 100 ha, duke u

përfshirë edhe ajo tokë e përfituar nga subjekti prej Ligjit 7501 datë 19.07.1991”Për tokën”. Një

novacion i këtij ligji është se ai parashikon edhe të drejtën e kthimit të tokave që ndodhen brenda zonave

turistike, pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë

strukturës së Forcave të Armatosura, miratuar nga Presidenti i Republikës, tokat bujqësore të përfshira

në veprimtarinë experiméntale-shkencore të instituteve kërkimore dhe jashtë destinacionit të tyre, tokat e

përmbytura nga ndërtimi i hidrocentraleve, përveç kur subjekti i shpronësuar ka përfituar nga ligji “Për

shpronësimet në interes publik”741.

5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë”. 740 Neni 1 i Ligjit nr. 9235 dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, përcakton objektin e ligjit. Ai

shprehet: “Ky ligj ka për objekt:a) rregullimin e drejtë, sipas kritereve të nenit 41 të Kushtetutës, të çështjeve të së drejtës së

pronësisë, që kanë lindur nga shpronësimet, b)shtetëzimet ose konfiskimet; kthimin dhe, aty ku sipas këtij ligji kthimi i pronës

është i pamundur, kompensimin e saj; c) procedurat për realizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe organet

administrative të ngarkuara për realizimin e tyre”. 741 Neni 6, i Ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, sanksionon llojin e

pronave të paluajtshme që njihen, kthehen apo kompensohen si dhe sipërfaqen e tyre përkatëse. Ai ka këtë përmbajtje: “1/a Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të

tokës bujqësore, e cila kthehet ose kompensohet deri në 100 ha, në rast se subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) nuk

kanë përfituar nga zbatimi i Ligjit nr.7501, dt. 19.7.1991, Për tokën.1/b U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen

subjekteve të shpronësuara, sipas kritereve të këtij ligji, edhe pasuritë e paluajtshme, toka me vendndodhje brenda

territoreve turistike, sipas Ligjit nr.7665, dt. 21.1.1993, Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin, të ndryshuar, etj.

Page 291: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

290

Ligji i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se cilit subjekt do t`i takojë përparësia për të privatizuar ndërtesat

shtetërore të ngritura në tokën e ish-pronarit, këtij të fundit apo shtetasve të ndryshëm që kanë kryer

investime në godinat shtetërore, të marra mbi bazën e një kontrate qiraje, koncesioni apo enfiteoze.

Zgjidhjen e kësaj situate e jep neni 8/1 i ligjit që të drejtën e përparësisë e lidh me raportin e vlerës së

truallit me atë të investimeve që janë kryer në godinën shtetërore. Në rast se vlera e godinës shtetërore,

së bashku me investimet që janë kryer në të, është më e vogël se 150 % e vlerës së truallit, të drejtën për

të privatizuar godinën shtetërore e ka subjekti i shpronësuar. Në të kundërt, në rast se vlera e godinës

shtetërore është mbi 150 % e vlerës të truallit, shtetasit që kanë investuar në këto godina shtetërore kanë

të drejtë të privatizojnë jo vetëm godinën shtetërore, por edhe truallin nën ndërtesë742.

Një rëndësi të veçantë në Ligjin nr. 9235/2004, për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, zë

e drejta e parablerjes. E drejta e parablerjes në ligj sanksionohet në dy dispozita të ndryshme që kanë

lidhje organike me njëra-tjetrën743. Në nenin 8/1,a të ligjit sanksionohet e drejta e subjekteve të

shpronësuar për të kërkuar pranë ZRKKP-së në qarqe jo vetëm njohjen e pronësisë mbi një sipërfaqe të

caktuar tokë-truall, por edhe kthimin e kësaj sipërfaqe, si dhe ushtrimin e së drejtës së parablerjes mbi

objektet shtetërore që ndodhen mbi pronën e tyre, me kushtin që ato të mos përdoren më për interes

publik. Është pikërisht mungesa e interesit publik ajo që i legjitimon subjektet e shpronësuar të kërkojnë

jo vetëm kthimin e truallit në pronësinë e tyre, por edhe njohjen e së drejtës së parablerjes së objektit

pronë shtetërore në çastin e privatizimit të tij. Deri në privatizimin e objektit, shteti detyrohet t’i paguajë

subjektit të shpronësuar çmimin e qirasë për truallin që ka që ka në posedim, sipas tarifave që aplikon

për dhënien me qira të trojeve shtetërore të tretëve. E drejta e parablerjes tashmë është një e drejtë e

lidhur ngushtësisht jo vetëm me njohjen e të drejtës së pronësisë mbi një sipërfaqe të paluajtshme

( truall), por edhe me kthimin e kësaj sipërfaqe subjekteve të shpronësuara, si dhe njohjen e së drejtës së

parablerjes për objektet shtetërore që ndodhen mbi të e që nuk mbartin më interes publik. Rëndësia e

këtij formulimi qëndron në faktin se tashmë në ZRPP nuk regjistrohet vetëm e drejta e parablerjes mbi

një objekt shtetëror, por regjistrohet edhe sipërfaqja e truallit që i kthehet me vendim të ZRKKP-së

742 Neni 7 i Ligjit nr. 9235, dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, përcakton pronat e

paluajtshme të cilat nuk kthehen fizikisht.

Neni 8/1 i Ligjit nr. 9235, dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, sanksionon mënyrën e

njohjes, kthimit apo kompensimit të truallit të zënë me ndërtime në pronësi të shtetit. Ai shprehet: “ i) kur investimi i kryer

është mbi 150 për qind të vlerës së truallit, subjekti kontraktues i paguan shtetit, brenda 6 muajve, vlerën e truallit me çmimet e tregut. Shteti ia paguan menjëherë vlerën e truallit pronarit të tokës. Në rast se subjekti kontraktues nuk paguan vlerën e

truallit brenda afatit të mësipërm, trualli i kthehet subjektit të shpronësuar, i cili, deri në përfundim të kontratës, merr nga

shteti edhe qiranë e vendosur në kontratë. Në përfundim të kontratës, pronari i truallit ka të drejtën e parablerjes. 743 Neni 8/1, a i Ligjit nr. 9235, dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, sanksionon të drejtën e

parablerjes nga ana e subjekteve të shpronësuara mbi objektet shtetërore të ngritura mbi pronat e tyre.

Page 292: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

291

subjektit të shpronësuar. Deri dje subjektet e shpronësuara, që përfitonin të drejtën e parablerjes mbi një

objekt shtetëror me vendim të KKKP-së, ngeleshin pronarë potencialë të truallit nën objekt dhe sheshit

funksional, pasi ata nuk mund ta regjistronin menjëherë në ZRPP, në emrin e tyre pronësinë e truallit

dhe sheshit funksional. Vakumi ligjor i bënte ata të prisnin çastin e privatizimit të objektit shtetëror për

të regjistruar më pas si këtë objekt, ashtu edhe truallin nën të që u ishte njohur më parë me vendim të

KKKP-së. Kjo situatë pritje ku të gjitha subjektet e shpronësuara ngeleshin pronarë potenciale të pronës

së njohur, në shumë raste ka rezultuar e dëmshme për interesat e tyre, pasi pronësinë e objekteve

shtetërore si dhe të truallit nën të kanë arritur ta privatizojnë persona të tjerë. Këto situata, që kanë

përfunduar në konfklite gjyqësore, kanë qenë rrjedhojë e formulimit jo të plotë dhe jo të saktë të

dispozitës ligjore744.

Ndryshimet pararendëse që iu bënë ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e

pronës” në muajin dhjetor të vitit 2009, sanksionuan dy efekte të mëdha ligjore në lidhje me proçesin e

njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme.

Së pari, mbi bazën e këtyre ndryshimeve, AKKP-ja në të ardhmen pushon së ekzistuari në dy nivele në

atë rajonal, mbi bazë qarku (ZRKKP) dhe atë qendror e cila verifikonte ligjshmërinë e ankimeve kundër

vendimeve të marra nga zyrat rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave në nivel qarku, qoftë dhe

kryesisht.

Së dyti, AKKP-ja do të shqyrtojë vetëm ato kërkesa për njohje, kthim dhe kompensim, që janë

depozituar në ZRKKP deri në dt. 31.12.2008, të cilat nuk janë shqyrtuar ende dhe që sipas një

përllogaritje shkojnë rreth 8.000 kërkesa. AKKP-ja e cila mbas dt.20.02.2010, funksionon si një

institucion i vetëm, përveç detyrimit ligjor të shqyrtimit të këtyre kërkesave brenda një periudhe

dyvjeçare nuk do të ketë asnjë detyrim tjetër i cili do të kishte si objekt të tij paraqitjen e kërkesave të

reja nga ana e subjekteve të shpronësuara, për njohje, kthim dhe kompensim.

Këto dy nisma të rëndësishme ligjore, të cilat janë mbështetur edhe me kuadrin e nevojshëm nënligjor

(VKM-të e përmendura më sipër), i heqin mundësinë subjekteve të shpronësuara të paraqesin në të

ardhmen kërkesa të reja që kanë si objekt një të drejtë pronësie para reformës agrare e cila u është marrë

atyre nga regjimi monist në mënyrë të paligjshme. Heqja e kësaj mundësia ligjore për të paraqitur

744 Neni 14 i Ligjit nr. 9235, dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, jep nocionin juridik të së

drejtës së parablerjes. Ai shprehet:“ 1. Për pronat e paluajtshme të zëna me objekte shtetërore, subjektet e shpronësuara kanë të drejtën e parablerjes mbi këto objekte kur ato të privatizohen. E drejta e parablerjes regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore për të drejtën e parablerjes në

privatizimin e objekteve. 2. Subjektet e shpronësuara kanë të drejtë të heqin dorë nga e drejta e parablerjes përkundrejt

kompensimit, sipas nenit 11 të këtij ligji”.

Page 293: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

292

kërkesa të mirëfillta me objekt njohjen e së drejtës së pronësisë mbi një pronë të paluajtshme dhe

kthimin apo kompensimin e saj, nuk është se e ka penguar lumin e kërkesave të cilat edhe sot i drejtohen

AKKP-së, Tiranë, jo drejtpërsëdrejti, por nëpërmjet Rivendosjes në Afat i cili është një mjet artificë që

rit koston e një subjekti të shpronësuar që dëshiron t`i njihen dhe t’i kthehen pronat e tij. Numri i

kërkesave për Rivendosje në Afat, të paktën këto tri vitet e fundit është rreth 3000, çka flet për një

numër të lartë, duke faktuar ende se ka shumë subjekte të shpronësuara që nuk kanë pasur mundësi më

përpara të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm tekniko -ligjor për të kërkuar pronat e tyre. Ky

numër i madh kërkesash do të ishte sigurisht edhe më i lartë në rast se subjektet e shpronësuara duhet t`i

drejtohen drejtpërsëdrejti AKKP-së, mundësi kjo që u hoq me ndryshimet ligjore të vitit 2009. Sigurisht

reformat ligjore kanë sensin e tyre pozitiv, që është ezaurimi i këtij procesi në aspektin administrativ

duke i dhënë më pas mundësinë subjekteve të shpronësuara, që nuk janë dakord me vendimmarrjet që

janë dhënë kundër tyre, të ankohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Aktualisht edhe ekzistenca e

AKKP-së Tiranë është kthyer jo në një mjet efektiv ankimi pasi subjektet e shpronësuara, që janë të

detyruara të ezaurojnë rrugën administrative të njohjes së pronës së tyre, kanë qenë dhe janë të detyruara

të presin për tre apo katër vjet për të siguruar në rastin më të mirë një vendim negativ që i legjitimon ata

të shkojnë më pas në Gjykatë. Për numrin e lartë të dosjeve ende të pashqyrtuara zgjidhja më mirë e këtij

ngërçi do të ishte aplikimi drejtpërsëdrejti në Gjykatë, pasi ajo që kërkohet sot në AKKP nuk është gjë

tjetër veçse e drejta e pronësisë e cila sipas vendimeve unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës

së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, thuhet se nuk ka humbur asnjëherë, por vetëm është kufizuar në

tagrat e gëzimit dhe posedimit që pronarët apo subjektet e shpronësuara janë privuar pa të drejtë mbi

pronën e tyre. Në fakt koha e gjatë për të marrë një vendim negativ apo më keq akoma në pritje të një

vendimi qoftë edhe pozitiv është cenim i thelbit të së drejtës së pronësisë dhe për më tepër të aksesit për

t’iu drejtuar Gjykatës, e cila jo se mund ta zgjidhë përfundimisht të drejtën e pronësisë të përdhosur për

50 vite Regjim, por në fund të fundit është një shpresë më objektive pasi kërkohet në një autoritet më

profesionist. Pikërisht heqja e kësaj pengese, për të kërkuar një të drejtë, e cila konsiderohet se nuk ka

humbur asnjëherë bie në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës, prandaj sugjerohet që në të ardhmen

të gjendet një zgjidhje në të dy këndvështrimet e paraqitura më sipër (ligjor, rihapje të procesit ose të

drejtën për t’iu drejtuar drejtpërsëdrejti organeve gjyqësore).

Një efekt pozitiv i ndryshimeve ligjore ka qenë strukturimi dhe organizimi i ri i AKKP-së si një

institucion i vetëm gjë e cila do ta bëjë atë më të mirorganizuar dhe të kontrolluar. Në organizimin e ri të

AKKP-së, ekziston mundësia për të pasur si pjesë të stafit të saj specialistët më të mirë dhe më të

Page 294: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

293

kualifikuar në çështjet e pronësisë dhe një gjë e tillë do të krijonte mundësinë që të gjitha ato dosje

administrative të pashqyrtuara ende nga ana e ZRKKP-së të shqyrtohen brenda afatit ligjor, mbi bazën e

një hetimi të plotë administrativ. Shqyrtimi i të gjitha dosjeve të prapambetura është një proces

plotësisht i mundshëm, ku parësore për ta përmbyllur këtë proces është profesionalizmi i stafit dhe

vullneti pozitiv institucional.

Ana negative e strukturimit të AKKP-së, ka qenë në pamundësinë e shumë subjekteve të shpronësuara

për të ndjekur ecurinë e dosjes të tyre administrative në kryeqytet, dosje të cilat nuk u arritën të

përfundojë me një vendimmarrje konkrete në ZRKKP. Largësia gjeografike rrit koston financiare për

subjektet e shpronësuara ashtu edhe ngarkesën në punë të specialistëve të AKKP-së në kryeqytet, të cilët

për këqyrjen e një prone të paluajtshme do të jenë të detyruar të shkojnë në qarkun përkatës, nga i cili ka

ardhur dosja administrative.

Një kompetencë që e fuqizoi shumë pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, ishte neni 18 i

Ligjit 9235/2004 për kthimin dhe kompensimin e pronës, dispozitë e ndryshuar në dt. 06.02.2007, që i

dha të drejtë atij të shfuqizonte vendime të vjetra, të dhëna nga ana e ish-KKKPronave nga viti 1993

deri në vitin 2006 si dhe vendimet e ZRKKP-së, kryesisht ose mbi bazën e ankimeve të kryera nga ana e

subjekteve të shpronësuara apo Avokaturës së Shtetit745. Mbi bazën e kësaj dispozite u shfuqizuan

dhjetëra vendime administrative të marra nga ana e ish - KKKPronave, vendime të cilat pavarësisht

paligjshmërisë që mbartnin përbënin një titull pronësie të qenësishëm. Si të tilla ato ishin regjistruar në

regjistrat e pronësisë në ZRPP dhe kishin prodhuar efekte juridike, pasi ishin kryer disa veprime juridike

të parashikuara nga Kodi Civil (kontrata shitjeje, dhurimi, shkëmbimi, trashëgimi testamentare, ligjore).

Edhe pse këto veprime juridike konsiderohen nul për efekt të neneve 116 dhe 117 të

K.Pr.Administrative, pasi rrjedhin nga një akt administrativ i pavlefshëm, në realitet janë prodhuar

konflikte sociale dhe gjyqësore mes palëve746.

Kjo kompetencë, që i`u dha këtij organ shtetërore në emër të qëllimit për të bërë drejtësi, ishte

kompetenca që jo vetëm nuk e zgjidhin problemin e titujve të pronësisë të dhënë ndër vite, por për më

745 Në nenin 16 të Ligjit nr. 9235, dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar që ka të bëjë

përgjegjësitë e zyrave të kthimit dhe kompensimit të pronave në favor të subjekteve të shpronësuar në qendër dhe në qarqe,

sanksionohet se Zyra e AKKP-së në qendër ka këto përgjegjësi:

ç) Mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark apo ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish-komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave

ish-pronarëve. 746 Në nenin 117 të K.Pr.Ad që ka të bëje me efektet që rrjedhin nga aktet administrative absolutisht të pavlefshme

sanksionohet se: “ Aktet administrative absolutisht të pavlefshme nuk prodhojnë pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse janë

deklaruar apo jo si të tillë”.

Page 295: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

294

tepër i acaroi marrëdhëniet mes palëve të përfshira në konflikt, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër

vendimin e dhënë do ta atakojnë sërish në gjykatë. Pikërisht kompetenca të tilla, të cilat janë

ekskluzivitet i pushtetit gjyqësor, kanë krijuar një klimë ku çdokush mund të shpresojë se mund ta

zgjidhë shpejt padrejtësinë që i është bërë duke shfuqizuar titullin e pronësisë së tjetrit apo fshirë

regjistrimin që persona të tjerë kanë fituar për të njëjtën pasuri. Por nga ana tjetër shumica e subjekteve

të së drejtës, që kanë përfituar truall, tokë bujqësore, pyll, kullotë apo livadh mbi bazën e vendimeve të

dhëna nga ish -KKKP apo komisionet e ndarjes së tokës në fshat, ndiheshin të pasigurt në pronën që ata

zotërojnë, e cila në çdo moment mund të shfuqizohet me një akt të një organi administrativ.

Marrëdhëniet juridike të pronësisë, mbartin shumë veçori ku njëra prej veçorive kryesore të tyre është

qëndrueshmëria në lidhje me gëzimin, posedimin dhe disponimin e asaj pasurie të cilën çdokush e ka

fituar në zbatim të një ligji të caktuar. Të kërkosh të rregullosh pasojat negative, që kanë rrjedhur nga një

akt administrativ i paligjshëm në vetvete është një qëllim i mirë, por ky qëllim kërkon nga ana tjetër

rritjen e garancive që askush të mos mendojë se një titull pronësie, që ka sjellë dhjetëra efekte juridike,

të shfuqizohet lehtësisht apo që gjithkush që do të kërcënohet në shfuqizimin e titullit të tij të pronësisë,

të ndihet i sigurt se e drejta e tij e pronësisë mbi një pronë të paluajtshme mund të preket apo të hiqet

vetëm mbi bazën e një procesi të rregullt ligjor. Shmangia e autoritetit të pushtetit gjyqësor duke i dhënë

organeve administrative kompetenca të pastra gjyqësore në zgjidhjen e konflikteve që kanë të bëjnë me

titujt e pronësisë, përveçse ka krijuar paqëndrueshmëri të marrëdhënieve juridike-civile i acaroi më tej

konfliktet mes palëve747.

Ndërkohë që gjithë atyre subjekteve të së drejtës të cilët janë sjellë si pronarë de fakto dhe de juro mbi

bazën e vendime të KKKPronave, vendime të komisioneve të ndarjes së tokës bujqësore, vendime të

AKP-së, mund t`u shfuqizohet shumë lehtë titulli e pronësisë dhe kjo gjë ndodh vetëm nëpërmjet një

organi shtetëror, i cili në asnjë rast nuk e ka pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Me të drejtë kjo kompetencë antikushtetuese për të gjitha ato argumente, që përmendëm më lart, u

shfuqizua dy herë nga Gjykata Kushtetuese, një herë në vitin 2010 dhe një herë në vitin 2011. Me

vendimin e saj të fundit nr. 43, datë 06.10.2011 Gjykata Kushtetuese ndër të tjera argumenton “

kompetencën e organit administrativ të AKKP-së, për të vendosur në lidhje me rishikimin e vendimeve të

mëparshme të komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave, kur pretendohet nga persona të tretë

se janë cenuar në të drejtën e tyre të pronësisë, në rastet e parishikuara me ligj është një kompetencë

747 Neni 18/1 i Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, garanton barazinë e të gjitha subjekteve para ligjit, Të gjithë janë të

barabartë para ligjit.

Page 296: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

295

antikushtetuese që cenon të drejtën e pronësisë, pranimin e ndarjes të pushteteve si dhe parimin e

sigurisë juridike”.

Për sa i përket rezultateve, që janë arritur në fushën e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave

ekzistojnë këto të dhëna748. Nga viti 1993 e deri në datë 31.12.2011 janë hapur gjithsej mbi 62 000

kërkesa/dosje për njohjen/kthimin dhe kompensimin e pronës. Deri sot janë dhënë vendime në shkallë

vendi në mbi 90% të rasteve të aplikuara: 55000 vendime për njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin e

pronës dhe njohjen e së drejtës së kompensimit, për rreth 43000 subjekte tё shpronësuara. Deri sot, rreth

90 459 ha tokë i është kthyer subjekteve të shpronësuara, nga të cilat 4359 ha truall, 4138 ha tokë

bujqësore, 79 879 ha tokë pyjore dhe 2083 ha tokë e kombinuar.

Ndryshimet e fundit ligjore që ju bënë ligjit 9235/2004 për kthimin dhe kompensimin e pronës, në vitin

2012, përveçse e vështirojnë edhe më shumë situatën kaotike në të cilën endet ky proces, nuk është se

premtojnë ndonjë përmbyllje finale të tij. Në ndryshimet ligjore u shty afti i trajtimit të të gjitha dosjeve

të pashqyrtuara si për njohje dhe kthim, ashtu edhe për kompensim nga data 31.12.2011, që duhet të

kishte përfunduar në këtë datë. Pikërisht zgjatimi i këtij afati është një tregues i njohur nga vetë Shteti

për pamundësinë dhe paaftësinë (që në të shumtën e rasteve ka mungesë vullneti politik nga të gjitha

forcat politike) të përmbylljes së këtij procesi në dt.30.4.2014749. Një ndryshim tjetër, që iu bë ligjit

bazë, është ai i koordinimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës. Për të realizuar këtë qëllim

angazhohet Ministria e Drejtësisë, në funksion të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës,

mes AKKP-së dhe agjencive të tjera të rëndësishme në fushën e pasurive të paluajtshme. Pavarësisht

efektit pozitiv, që mbartin këto ndryshime ligjore, situata në lidhje me këtë proces le shumë për të

dëshiruar, ndaj dhe shpresa e fundit e subjekteve të shpronësuara edhe pse kërkon kohë dhe mjete

financiare është GJEDNJ-ja.

4.2. Reforma ligjore për lirimin e banesave të subjekteve të shpronësuara

Çështja e zgjidhjes të problemit midis interesave të subjekteve të shpronësuara dhe atyre qiramarrës

përbën një çështje për të cilën ka pasur një vëmendje institucionale dhe ligjore nga njëra anë përgjatë

këtyre 20 viteve demokraci, por njëkohësisht ka pasur mjaft debat kushtetues në lidhje me rrugën ligjore

të zgjidhjes së kësaj problematike. Kjo çështje ka qenë fillimisht objekt rregullimi i Ligjit nr.7652, datë

748 Strategjia për të Drejtat e Pronësisë si pjesë e Strategjisë Afatgjatë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, (miratuar për

periudhën 2013-2020, në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik, 20 dhjetor 2011). 749 Neni 4 i ndryshimeve ligjore të Ligjit nr. 9235, dt. 29.7.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, që iu bënë atij në

vitin 2012, F.Z nr.55/2012.

Page 297: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

296

23.12.1992, ”Për privatizimin e banesave shtetërore” si dhe të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, “Për

kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Praktika e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë problem është e larmishme, pasi qëndrimi që ajo ka

mbajtur në vite nuk është i njëjtë750.

Me vendimin nr. 11, dt. 27.08.1993, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e subjekteve qiramarrëse,

që banojnë në banesat e kthyera ish- pronarëve mbi bazën e Ligjit 7698/1993 për kthimin dhe

kompensimin e pronave ish-pronarëve. Qëndrimi që ajo mban në këtë vendim është më se i drejtë, pasi

dispozitat e Ligjit 7698/1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” si dhe dispozitat e ligjit

7652/1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, nuk cenojnë interesat e këtyre subjekteve në raport

me interesat e subjekteve të shpronësuara si dhe të subjekteve të tjera qiramarrëse në banesat shtetërore.

Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese do të ndryshonte rrënjësisht në vitin 2004, kur Kuvendi i Shqipërisë

miratoi Ligjin e ri nr.9235, datë 01.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Për këtë çështje,

ligji në nenin 9 të tij shprehej: Banesat, pronë e subjekteve të shpronësuara, lirohen nga qiramarrësi

brenda një afati 3-vjeçar. Qiramarrësit vazhdojnë të paguajnë qira të përcaktuar nga Këshilli i

Ministrave deri në dy vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kjo dispozitë e ligjit me vendimin nr. 26, dt.

02.11.2005 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë u deklarua si antikushtetuese.

Dy vjet më vonë, Ligji nr.9235, datë 01.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, pëson

ndryshime rrënjësore si në aspektin organizativ të institucioneve të ngarkuara për zbatimin e tij, ashtu

edhe për sa i përket dispozitave të tjera me karakter material dhe procedurial që atij iu shtuan. Lidhur me

nenin 9 të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ligjvënësi plotëson boshllëkun ligjor, në muajin korrik

2006 në pikën 1/a,b sanksionohej se: banesat, pronë e subjekteve të shpronësuara, të cilat u janë dhënë

me qira qiramarrësve nga shteti para hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për

privatizimin e banesave shtetërore dhe që shfrytëzohen për nevoja strehimi, kalojnë në posedim të

subjekteve të shpronësuara”.

Kjo dispozitë ligjore, u bë sërish objekt i ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, e cila me vendimin e saj

nr. 11, dt. 04.04.2007, vendosi ta shfuqizojë sërish si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 9 të Ligjit

nr. 9583, datë 17.07.2006 “Për disa ndryshime e shtesa në Ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin

dhe kompensimin e pronës”, pothuajse me të njëjtin arsyetim dhe qëndrim që ajo kishte mbajtur në

vendimin e saj nr. 26, dt. 02.11.2005.

750 Vendimin nr. 11, dt. 27.08.1993, i Gjykatës Kushtetuese, vendimi nr. 26, dt. 02.11.2005, i po kësaj Gjykate, vendimi nr.

11, dt. 04.04.2007, si dhe vendimi nr. 1, dt. 06.02.2013, janë ndër vendimet thelbësore në lidhje me problemin e banesave të

subjekteve të shpronësuara.

Page 298: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

297

Kjo do të ishte situata për sa i përket kuadrit ligjor deri në muajin mars të vitit 2012, kohë kur Këshilli i

Ministrave do të miratonte vendimin e vetë me karakter normativ nr. 3, dt.01.03.2012, “Për lirimin e

banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat e subjekteve të

shpronësuara”.

Në këtë vendim mes të tjerash në nenin 1 sanksionohet se “Kjo VKM ka për objekt, lirimin dhe

dorëzimin e banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara,

emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtare, në vijim

referuar BKT-së, për kreditim, në kushtet deri 30 vjet afat, me 0 (zero) % interes vjetor, duke qenë të

detyruara të aplikonin për këtë projekt strehimi, brenda datës 1 nëntor 2012”.

Për sa i përket subjekteve qiramarrës në bazë të këtij akti normativ ata kanë të drejtë të trajtohen me

strehim në banesa sociale nga këshillat bashkiakë, duke pasur përparësi në programet e banesave sociale

për qira751.

Akti normativ nr. 3, dt.01.03.2012, “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e

pastrehë, banues në banesat e subjekteve të shpronësuara” nga Këshilli i Ministrave që iu nënshtrua më

pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin gusht 2012. Miratimi i këtij akti, i cili erdhi si pasojë e

një vakumi ligjor qysh nga viti 2007, kur Gjykata Kushtetuese abrogoi nenin 8 të Ligjit nr. 9235, datë

29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, pati disa efekte pozitive dhe negative ku do të

veçonim:

Së pari, është për t’u vlerësuar iniciativa e cila solli miratimin e aktit të mësipërm normativ, pasi nga

viti 2007 dhe deri në fillim të muajit mars të vitit 2012, kishte një vakum në Ligjin 9235/2004 për

kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, pasi neni 9 u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese. Në

këtë drejtim akti normativ i sipërcituar synon t`i japi fund një problemi që ekziston prej 40 vitesh

diktature dhe 20 vite demokraci, ku më të humburit pa diskutim kanë qenë interesat e subjekteve të

shpronësuara.

Së dyti, Gjykata Kushtetuese në vendimet e vitit 2005 dhe 2007 e vë theksin në moscenimin e sigurisë

juridike dhe që ka të bëjë me respektimin e parimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me shtetin ligjor. Në

lidhje me këtë qëndrim jam plotësisht dakord, veçse më duhet të theksoj se ky parim që lidhet me

sigurinë juridike duhet të vlejë dhe të zbatohet njësoj për të dyja grupet shoqërore në bazë të nenit 18 të

Kushtetutës.

751 Neni 1-3 vendimit nr. 3, dt.01.03.2012, të Këshillit të Ministrave , Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga

qytetarët e pastrehë, banues në banesat e subjekteve të shpronësuara.

Page 299: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

298

E drejta e pronës për sa i përket sigurisë juridike, që duhet të ofrojë kuadri kushtetues dhe ligjor i një

shteti, nuk qëndron më pak hierarkisht sesa e drejta për strehim, përkundrazi. Realisht në qoftë se ka

interesa të cilat kanë qenë më të nëpërkëmbura si në aspektin social, ekonomik dhe juridik, këto janë

interesat e subjekteve të shpronësuara. Të klasifikuarit “Kulak/Latifondist” dhe marrja në mënyrë të

padrejtë e banesave të subjekteve të shpronësuara nga regjimi monist ka qenë goditja më e rëndë që ka

marrë ky grup shoqëror për 40 vjet diktaturë, ku i është dashur të mos posedojë dhe të mos gëzojë

banesat tyre edhe pse qëndrimi që mbajnë Kolegjet e Bashkuara në dy vendimet e tyre unifikuese të

vitit 2002 dhe 2004 i cilëson ata pronarë më se të ligjshëm që kanë humbur vetëm posedimin dhe

gëzimin e pronës të tyre, por jo të qenurit pronar (titullin e pronësisë)752.

Për sa i përket subjekteve qiramarrës, në aspektin kushtetues detyrimi që ka shteti ndaj subjekteve

qiramarrëse, për t`i strehuar në raport me të drejtën e pronës të subjekteve të shpronësuara mbi banesat e

tyre, e drejtë që nuk ka humbur asnjëherë, nuk ka të njëjtën shenjë barazie. E drejta e strehimit në

Kushtetutë hyn në Objektivat Socialë (neni 59/b), por jo në kapitullin e lirive dhe të drejtave të njeriut që

do të thotë se ka një karakter dytësuar në lidhje me të drejtën e pronës (neni 11 dhe 41 i Kushtetutës). E

drejta për strehim, përbën detyrimin pozitiv të shtetit që brenda mundësive të tija të marrë masa për

strehimin e familjeve në nevojë dhe jo vetëm të subjekteve qiramarrëse. Ky detyrim duhet të themi se

nuk e vesh shtetin dhe personat e tretë me të njëjtën përgjegjësi, ashtu si e drejta e pronës, që është një

drejtë e shenjtë dhe që duhet të respektohet nga të gjithë (pasi detyrimi i shtetit dhe i të tretëve në lidhje

me këtë të drejtë ka karakter negativ/mosveprimi)753.

Së treti, në nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së si dhe në nenin 41 të Kushtetutës sanksionohet e drejtat

e pronës si një e drejtë e shenjtë e cila thuhet se është e garantuar në territorin e Republikës të

Shqipërisë. Ky parim kushtetues, i cili parqet detyrimin solemn të shtetit dhe të tretëve ndaj pronës, do të

thotë se pronari i një pasurie të caktuar, përfshirë edhe banesat e subjekteve të shpronësuara, ka të drejtë

ta gëzojë, ta posedojë dhe ta disponojë brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe se shteti dhe të tretët

janë të detyruar të mos e pengojnë atë në ushtrimin e lirshëm të tagrave të pronësisë (detyrimi i shtetit në

752 Vendimi unifikues nr. 24, dt. 13.3.2002, ku Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mban këtë qëndrim “....Ligji nr.

7514, dt. 30.9.1991,Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë,dhe Ligji nr. 7698,

dt.15.04.1993, Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-pronareve, nuk janë mënyra të reja të fitimit të pronësisë, por

korrigjim i padrejtësisë së bërë, dhe për këtë qellim, shfuqizojnë ipso lege të gjitha aktet e mëparshme ligjore, me të cilat u ishte marrë prona pronarëve padrejtësisht. Ato nuk krijojnë një situatë të re, (nuk kanë efekt konstitutiv), por ristabilizojnë

ligjshmërinë dhe drejtësinë. Shfuqizimi i akteve të sipërpërmendura ka si efekt kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme,

duke rregulluar në masën më të mundshme, situatën e paligjshmërisë lidhur me të drejtën reale më të rëndësishme, atë të

pronësisë (jo të drejta të tjera reale e aq më pak të drejtat e detyrimeve). 753 Alan Ryan, Property, botim i Open University Press, Londër 1987, gjendet në Bibliotekën Kombëtare, fq. 62.

Page 300: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

299

këtë rast është një detyrim me karakter negativ)754. Referuar këtij interpretimi, parimi i sigurisë juridike,

kërkon që çdo person, që është zot i një pasurie të caktuar, të ndihet realisht i tillë ku personat e tretë,

përfshirë dhe organet shtetërore të mos e kufizojnë atë në ushtrimin e tagrave të së drejtës së pronësisë.

Në të vërtetë, pronësia që u është njohur subjekteve të shpronësuara në banesat e tyre me VKKPronave

është një “pronësi boshe” për aq kohe sa ata ende nuk i gëzojnë, posedojnë dhe disponojnë banesat e

tyre private755.

Së katërti, një pjesë e subjekteve qiramarrëse, në marrëveshje me subjektet e shpronësuara, kanë lejuar

që këto të fundit të hyjnë në posedimin dhe gëzimin e pronës së tyre të ligjshme, për arsye se nga vetë

subjektet e shpronësuara u është gjetur një banesë alternative, qiraja e së cilës është paguar nga subjektet

e shpronësuara (një fakt i tillë, që është pranuar vullnetarisht apo me vendime gjyqësore për zgjidhjen e

problemit, përveç karakterit human dhe detyrimit moral, që kanë shfaqur subjektet e shpronësuara,

duhet thënë se nuk i vesh ata me asnjë detyrim ligjor dhe kushtetues që të vepronin në këtë mënyrë)756.

Së pesti, në aktin normativ që ka miratuar KM-ja në nenin 4, shikojmë disa lehtësira të karakterit

financiar dhe infrastrukturor që nuk i përfiton as edhe një familje tjetër që e gjen veten në listën e

personave të pastrehë pranë bashkive përkatëse, por që nuk gëzon pozitën e subjekteve qiramarrëse. Në

këtë drejtim interesat e kredive që jepen janë me përqindje zero për 30 vjet dhe nga ana tjetër i kërkohet

këshillave bashkiakë të bashkive përkatëse, që brenda datës 15 nëntor 2012, të planifikojnë numrin e

banesave, kur objektet janë me fondet e tyre. Për financime me fondet e pushtetit qendror, këshillat

bashkiakë duhet të shpërndajnë të paktën 1/2, e kuotës për këtë kontingjent. Sipas kësaj dispozite, shihet

qartë garancia që Shteti jep për banesat e ngritura me fonde të buxhetit qendror, ku ½ e banesave të

përgatitura për t’iu shpërndarë subjekteve të pastreha i përfitojnë subjektet qiramarrëse ( kur dihet

tashmë se shumica e banesave që ngrihen nga EKB-ja dhe vihen në dispozicion të këshillave bashkiakë

bëhen të mundura me fonde të buxhetit qendror). Kjo mënyrë zgjidhje e situatës do të thotë se në një

754 Po aty, fq. 63. 755 Ledi Bianku, Jurisprudenca e Gjykatës të Strasburgut, Çështja Londroth dhe Sporong fq. 357, “Në këtë çështje shteti

Sudez gjeti në shkelje të së drejtës së pronësisë në lidhje me vendimin që kishte miratuar Këshilli Bashkiak i qytetit të Oslos

për të shpronësuar disa banesa në qendër të qytetit. Edhe pse akti i shpronësimit nuk u zbatua asnjëherë, dhe dy shtetasit

suedezë nuk e humbën faktikisht të drejtën për të poseduar dhe gëzuar banesat e tyre dhe as mundësinë ligjore për t`i

tjetërsuar, ata ishin të trysnuar dhe të dhunuar psikologjikisht për gëzimin e qetë, posedimin e qetë dhe disponimin efektiv të

banesave të tyre. Sigurisht që shenjë krahasimi nuk mund të bëhet, pasi parimi i sigurisë juridike që ka të bëjë me garantimin

e së drejtës së pronësisë, flet qartë se subjektet e shpronësuara që ende nuk kanë marrë në posedim dhe gëzim banesat e tyre

në vendin tonë, ndodhen në kushte më disfavorizuese”. 756 Nga dispozitat e Ligjit nr.8030, dt. 15.11.1995, Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha,, i ndryshuar me Ligjin nr.

8647, dt. 24.07.2000, Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha,, “duhet theksuar se një pjesë e subjekteve qiramarrëse

u sensibilizuan për pozitën e tyre juridike si posedues në banesat e subjekteve të shpronësuara, duke pranuar të përfitojnë

kredi me kushte lehtësuese dhe në këtë mënyrë të sistemohen në banesat e ngritura nga EKB-ja, apo në treg të lirë me kushte

lehtësuese.

Page 301: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

300

qytet ku numri i subjekteve qiramarrës është dhjetëra herë më i vogël se subjektet e tjera të pastreha, nuk

kanë të njëjtin trajtim, përkundrazi numri i banesave që u rezervohen subjekteve qiramarrëse është ½ e

numrit total të banesave të ndërtuara, duke përbërë në këtë mënyrë një diskriminim pozitiv për këto

subjekte në raport me subjektet e tjera të pastreha.

Ndër efektet negative, që nuk janë parashikuar në aktin normativ nr. 3, dt.01.03.2012, “Për lirimin e

banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë”, do të veçonim757:

Së pari, pamundësinë e organeve të Pushtetit Lokal për të pasur disponibël mjedis strehimi të

mjaftueshëm për të strehuar mbi një mijë familje që kanë statusin e subjekteve qiramarrëse. Në rast se

organet e Pushtetit Lokal do ta kishin një mundësi të tillë në mjedise strehimi, përmbushja e detyrimit

për strehimin e subjekteve qiramarrëse do të kishte ndodhur më përpara. Fakti që nuk ka ndodhur lidhet

jo vetëm me elemente subjektive siç janë njohjet, ryshfeti apo depozitimi i kërkesë për strehim që në

shumë raste nuk është kryer, por edhe elemente objektive sikurse është pamundësia e mjediseve të

ndërtuara me fonde publike për strehimin e qytetarëve në nevojë.

Së dyti, akti normativ parashikon detyrimin që të marrësh një kredi, por me qëllim që të kesh mundësi ta

paguash atë apartament që do të sigurojnë organet e pushtetit lokal në bashkëpunim me Entin Kombëtar

të Banesave. Kredia që merret në institucionet bankare private efektivisht është e pamundur të jepet, pasi

shumica e atyre që kanë statusin e subjekteve qiramarrëse janë në moshë të thyer, marrin një pension që

shkon në shumën 10 mijë lekë të reja deri në 20 mijë, e cila nuk është i mjaftueshëm për të jetuar dhe aq

më pak për të shërbyer si garanci për të siguruar marrjen dhe shlyerjen e një kredie. Në këto kushte,

efektivisht, marrja e kredisë për këtë kategori ka qenë objektivisht e pamundur. Konfliktualiteti i lindur

midis organeve përmbarimore dhe këtyre qytetarëve në momentin që ligji hyri në fuqi, tregoi edhe

njëherë se pamundësia e tyre për të gjetur një strehë tjetër me kushte lehtësuese ka qenë tërësisht e

pamundur.

4.3. Format e kompensimit dhe problematika që shoqëron këtë proçes

Për sa i përket procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, një pikë sensitive e tij e cila

kërkon më shumë vëmendje, ngelet ajo e formave të kompensimit. Për sa i përket procesit të

kompensimit, mund të themi me bindje të plotë se fatura që duhet të paguajë shteti shqiptar ndaj ish-

pronarëve është e konsiderueshme. Kjo faturë e pazyrtarizuar ende, shkon në shifra të konsiderueshme.

757 Besnik Maho dhe Afërdita Lika, Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave përgjatë 20 viteve demokraci,

botim i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike në Revistën nr.3, Tiranë 2015, fq. 127.

Page 302: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

301

Nisur nga fakti që ka mbi 30.000 subjekte që duhen kompensuar dhe pas mbledhjes aritmetike të faturës

së kompensimit, që duhet të paguajë shteti shqiptar për secilin nga këto subjekte, vlera e përgjithshme

për t`u kompensuar rezulton të jetë e konsiderueshme. Procesi i kompensimit vazhdon të jetë problemi

më i mprehtë dhe më imediat që kërkon zgjidhje. E nxjerrim këtë konkluzion edhe nga fakti që neni 11 i

Ligjit nr. 9235 i vitit 2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” është një dispozitë ligjore që nuk e

zgjidh problemin, por vetëm sa shtron për zgjidhjen e problemit të kompensimit disa alternativa758.

Në bazë të kësaj dispozite, katër janë format e kompensimit si: kompensimi fizik, monetar, me aksione

dhe me vlerën e objekteve në privatizim.

Kompensimi fizik. Për sa i përket këtij lloj kompensimi, qëllimi i ligjvënësit është identifikimi i çdo

pasurie të paluajtshme në zërin juridik “Shtet” e cila pavarësisht llojit të saj në pronë të paluajtshme

truall, tokë bujqësore, kullotë livadh, objekte shtetërore etj, nuk parqet interes publik. Në këtë mënyrë

sipas kësaj pike një tokë truall, që i është njohur një subjekti të shpronësuar për kompensim do të ketë si

rrugëzgjidhje për kompensim të njëjtën lloj prone me statusin juridik “Shtet”, në të njëjtin qytet dhe

brenda së njëjtës Hartë Vlere. Në pamundësi të kësaj zgjidhje ideale e cila çon në një kompensim sa më

të barabartë të asaj që “Shteti” u detyrohet subjekteve të shpronësuara janë gjendur si zgjidhje tokat

shtetërore në zona turistike. Në bazë të kësaj pike dhenë rast se fondi i kompensimit fizik për një qark të

vendit tonë nuk mjafton të kompensojë të gjitha subjektet e shpronësuara, që gjenden në atë qark si

zgjidhje alternative, vjen krijimi i fondit të kompensimit fizik me pasuri të paluajtshme në zona turistike.

Për sa i përket pikës të tretë në ndihmë të përmbylljes me sukses të kompensimit fizik, vjen në ndihmë

çdo lloj prone tjetër e paluajtshme e shtetit që mund të mos jetë e njëjtë në lloj me pronën e paluajtshme

që shteti detyrohet t`i kompensojë një subjekti të shpronësuar. Sipas zgjidhjes së fundit, në rast se Shteti

detyrohet t’i kompensojë një subjekti të shpronësuar 1000 m2 në Kryeqytet, që kap vlerën e 100 milion

lekëve të reja, kompensimi fizik i së cilës është i pamundur të realizohet po në Kryeqytet sepse nuk

gjenden troje të lira pronë shtetërore dhe as në zonat turistike sepse nuk ka të tilla apo ato i janë

758 Në nenin 11 të Ligjit nr. 9235, dt. 29.7.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, parashikohen format e

kompensimit për subjektet e shpronësuar të cilat janë :

a) me pronë tjetër të paluajtshme të të njëjtit lloj, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit;

a/1) me pasuri të paluajtshme publike në zonat, që kanë përparësi zhvillimin e turizmit;

b) me prone tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit; c) me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë

vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme;

ç) me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i privatizimit;

d) me të holla.

Page 303: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

302

shpërndarë subjekteve të tjera të shpronësuara, kompensimi i kësaj sipërfaqe mund të bëhët me çdo lloj

prone tjetër të paluajtshme shtetërore që nuk mbart interes publik. Ajo çka ekziston sot në AKKP është

një listë emërore e pasurive të paluajtshme të mëposhtme, por që nuk mbartin të gjitha elementet e

nevojshme që duhet të ketë një pasuri e paluajtshme759.

759 Të dhënat janë marrë nga Raporti Vjetori i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2008.

Qarku Rrethi

Gjithsej

fond pyjor

e kullosor

Nga këto

Pyje gjithsej Prodhues Mbrojtës Kullota

gjithsej

Berat Berat 7568,0 7568,0 7568,0 0,0 0,0

Berat Skrapar 2879,0 2879,0 2879,0 0,0 0,0

Berat Total 10447,0 10447,0 10447,0 0,0 0,0

Elbasan Elbasan 6195,7 6195,7 6195,7 0,0 0,0

Elbasan Peqin 268,5 268,5 268,5 0,0 0,0

Elbasan Total 6464,2 6464,2 6464,2 0,0 0,0

Fier Fier 1472,0 1472,0 1472,0 0,0 0,0

Fier Mallakastër 1586,6 1586,6 1268,6 318,0 0,0

Fier Total 3058,6 3058,6 2740,6 318,0 0,0

Gjirokastër Gjirokastër 9575,0 9575,0 9575,0 0,0 0,0

Gjirokastër Përmet 3357,0 3357,0 3357,0 0,0 0,0

Gjirokastër Total 12932,0 12932,0 12932,0 0,0 0,0

Kukës Kukës 9502,0 9502,0 6502,0 3000,0 0,0

Kukës Tropojë 19000,0 19000,0 11500,0 7500,0 0,0

Kukës Total 28502,0 28502,0 18002,0 10500,0 0,0

Shkodër Pukë 1720,0 1720,0 1720,0 0,0 0,0

Shkodër Total 1720,0 1720,0 1720,0 0,0 0,0

Tiranë Tiranë 2298,0 2298,0 2298,0 0,0 0,0

Tiranë Total 2298,0 2298,0 2298,0 0,0 0,0

Vlorë Delvinë 4564,0 2282,0 2282,0 0,0 2282,0

Vlorë Sarandë 1713,5 1713,5 0,0 1713,5 0,0

Page 304: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

303

Gjithashtu po në nenin 28 të ligjit sanksionohet, mënyra e krijimit të fondit të pasurive të paluajtshme

për kompensim fizik, Brenda datës 31.12.2014, Këshilli i Ministrave miraton fondin e pronave pasuri të

paluajtshme shtetërore që vihen në dispozicion për kompensim fizik, sipas shkronjave "a", "a/1" dhe "b"

të nenit 11 të këtij ligji, si dhe mënyrat e vendosjes së këtij fondi në dispozicion të Agjencisë së Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave”760.

Në funksion të përmbushjes të këtij qëllimi, që buron nga kjo formë kompensimi, në vitin 2008 u

miratua VKM-ja që përcaktonte rregullat dhe rrugën proceduriale që do të ndjekë AKKP-ja dhe

institucionet e tjera përgjegjëse për krijimin e Fondit të Kompensimit Fizik761. Lista e këtij fondi

shtetëror, pyjor dhe kullosor, në administrim të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të

Ujërave, e cila kalon në dispozicion të AKKP-së kap sipërfaqen 71 699,3 (shtatëdhjetë e një mijë e

gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë presje tre) ha. Për sa i përket këtij vendimi të fondit pyjor dhe kullosor,

që vihet në dispozicion të krijimit të fondit fizik të kompensimit, ai mbetet për t’u verifikuar dhe

certifikuar si çdo pasuri tjetër e paluajtshme para se të vihet në dispozicion të subjekteve të shpronësuara

për një kompensim fizik real. Certifikimi, për çdo fond pyjor dhe kullosor, në qarkun përkatës, kërkon

pozicionimin e pronës nëpërmjet regjistrimit të saj në ZRPP me të gjitha elementet që kërkohen për një

pasuri të paluajtshme, gjë e cila jo në të gjitha qarqet e vendit është përmbyllur në këtë drejtim. Një

sipërmarrje e tillë është arsyeja që, edhe pse jemi në vitin 2016 nuk është realizuar ende një kompensim

fizik në vendin tonë.

Një ngërç tjetër ligjor dhe institucional, i cili ka penguar krimin e Fondit Fizik të Kompensimit është

kuadri ligjor për transferimin e pasurive të paluajtshme në pronësi të organeve të Pushtetit Lokal. Organi

kryesor shtetëror, që ka bërë të mundur transferimin e pasurive të paluajtshme pronë shtetërore në

pronësi të organeve të Pushtetit Lokal, është Këshilli i Ministrave. Këshilli i Ministrave nga viti 2001

760 Afati për krijimin e fondit fizik të kompensimit duhej të ishte krijuar në dt.31.12.2011, ndërkohë që me ndryshimet e vitit

2012 u shty deri në fund të vitit 2014. 761 Vendim i Këshillit të Ministrave në funksion të krijimit të Fondit Fizik të kompensimit është ai nr.1077, dt. 18.6.2008, Për

krijimin e fondit të kompensimit fizik nga fondi pyjor dhe kullosor.

Vlorë Total 6277,5 3995,5 2282,0 1713,5 2282,0

TOTALI 71699,3 69417,3 56885,8 12531,5 2282,0

Page 305: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

304

dhe në vazhdim, ka reflektuar një angazhim serioz në proçesin e transferimit të pronave shtetërore në

pronësi dhe në përdorim të organeve të pushtetit lokal762.

Por, duhet të theksojmë faktin se përmbushja e këtij detyrimi ligjor nga ana e Këshillit të Ministrave, ka

lënë mbas dore përmbushjen e një detyrimi tjetër ligjor, po kaq të rëndësishëm, atë të krijimit të fondit

fizik të kompensimit. Është e vërtetë që njësive të pushtetit lokal u nevojiten mjete të konsiderueshme

për të plotësuar nevojat e komunitetit, që jeton në këtë territore, por kjo nuk përbën shkak të përligjur që

këtyre njësive t`u transferohet e gjithë prona shtetërore që ka mbetur pa privatizuar, troje të lira apo toka

bujqësore të pashpërndara mbi bazën e Ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”. E ngremë këtë

shqetësim, pasi numri i vendimeve të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronës shtetërore në

pronësi dhe administrim të njësive të pushtetit lokal ka qenë kaq i madh këto vitet e fundit, sa ka ngelur

shumë pak pronë shtetërore që mund të shërbente si një burim i mjaftueshëm për krijimin e fondit fizik të

kompensimit.

Kompensimi financiar. Ky fond përbëhet nga të ardhurat buxhetore, nga të ardhurat e krijuara nga ky

ligj, të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të

dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe të ardhura nga donatorë të

ndryshëm”763. Ky afat, që duhet të kishte përfunduar në vitin 2011, sipas urdhërimeve ligjore u shty për

në vitin 2014 dhe aktualisht është shtyrë sërish pa një afat konkret764.

Në lidhje me këtë angazhim të shtetit shqiptar na duhet të themi se përpjekjet që ka bërë përgjatë këtyre

dhjetë viteve të fundit kanë qenë me sens pozitiv, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh të

shpronësuara janë kompensuar pjesërisht sipas një rendi kronologjik, duke filluar nga vendimi më i

hershëm, i marrë nga KKKPronave, prej vitit 1993 dhe sot aktualisht. Kjo listë e subjekteve të

shpronësuara, e cila ka qenë fatlume pasi është kompensuar për pronën e tyre, kap shifrën e mbi 700

subjekteve, edhe pse kompensimi që ata kanë përfituar jo në të gjitha raste bëhet për të gjithën

sipërfaqen e truallit të njohur për kompensim. Por më keq akoma, në listën e subjekteve, që dëshirojë

apo aplikojë të përfitojnë kompensim dhe që nuk kanë përfituar asnjë kompensim për shkak të

762 Përmbushja e këtij detyrimi është bërë në bazë të Ligjit nr. 8743, dt. 22.02.2001, Për pasuritë e paluajtshme të shtetit, dhe

Ligjit nr. 8744, dt.22.02.2001, Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, i

ndryshuar. 763 Nenet 11, 23 dhe 24 të Ligjit nr. 9235, dt. 29.7.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës kreu I, kompensimi i pronës,

i ndryshuar. 764 Ndërsa në nenin 24 të ligjit vendoset afati i përfundimit të procesit të kompensimit monetar. Sipas kësaj dispozite procesi i

njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri në datën 31.12.2011, me përjashtim të kryerjes së

pagesës së kompensimit, e cila duhet të përfundojë në afatin e parashikuar në nenin 23 të këtij ligji që është fundi i vitit 2014.

Page 306: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

305

pamundësisë financiare, numri i kandidatëve shkon mbi 5000 mijë të tillë duke mos harruar që kësaj

liste nuk i bashkëngjiten subjektet e tjera të shpronësuara që u është njohur e drejta e kompensimit për

toka bujqësore, pyje dhe kullota. Gjithashtu një tjetër problem në këtë drejtim është se në fund të vitit

2014, kur duhej të ishin trajtuar të gjitha dosjet administrative të depozituar në AKKP, ende nuk janë

trajtuar për njohje, kthim apo kompensim, ndërkohë që edhe sikur këto dosje të trajtohen përgjatë këtij

viti të dhënat tregojnë se ende nuk janë ezuaruar subjektet e shpronësuara që zotërojnë vendime për

kompensim të vitit 1995. Pavarësisht dëshirës dhe përpjekjes serioze të qeverive të këtyre viteve të

fundit, që kanë shpërndarë më shumë se 40 milion dollarë, fatura që Shteti Shqiptar i detyrohet

subjekteve të shpronësuara është shumë herrë më e lartë se kaq, faturë e cila shkon tre deri në katër

miliardë euro, pra sa vetë buxheti i Shtetit Shqiptar765. Në problematikën e madhe që mbulon qeveria,

sugjerohet miratimi i një Fondi të madh Fizik si rrugën kryesore të zgjidhjes së procesit të

kompensimit të subjekteve të shpronësuara.

Kompensimi me vlerën e objekteve në privatizim. Në lidhje edhe me këtë formë të kompensimit

mund të themi se është bërë shumë pak ose asgjë. Për sa i përket kësaj pike të ligjit fryma që ajo përcjell

është mjaft pozitive pasi synon të përmbyllë njëherazi të dyja detyrimet e shtetit, pra atë të kompensimit

të subjekteve të shpronësuara dhe atë të privatizimit të objekteve shtetërore. Në bazë të kësaj formë

kompensimi, subjektet e shpronësuara kanë të drejtë të përdorin si pagesë për objektet shtetërore në

proces privatizimi, objekte të cilat ndodhen mbi pronën e tyre, ku ata gëzojnë të drejtën e parablerjes me

masën e shpërblimit që Shteti u detyrohet për kompensim për një pronë tjetër766. Që të mundësohet sa

më shpejt privatizimi i objekteve shtetërore shteti nëpërmjet AKKP-së merr përsipër të realizojë dy

qëllime të ligjshme, privatizimin sa më shpejt të objekteve shtetërore me vlerën e pasurive të

paluajtshëm që shteti u detyrohet subjekteve të shpronësuara. Në këtë mënyrë, në bazë të Hartës të

Vlerës dhe vlerësimit që kanë bërë ekspertët e AKKP-së për objektet shtetërore, bëhet i mundur

kompensimi midis dy pronave të paluajtshme deri në vlerën e objektit më të vogël . Bazuar në nenin

11/c të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” i vitit 2004 i ndryshuar, subjektet e shpronësuar

apo trashëgimtarët e tyre kanë të drejtë të kërkojnë kompensimin e pronave të tyre me vlerën e objekteve

në privatizim kur ata gëzojnë një të drejtë parablerje ose jo mbi to. Përmbushja e të drejtave të

mësipërme në favor të subjekteve të shpronësuara realizohet mbi bazën e një kordinimi vullnetesh

765 Besnik Maho dhe Afërdita Lika, vepër e përmendur, fq. 129. 766 Kjo mënyrë kompensimi parashikohet në pikën c të nenit 11 të Ligjit nr. 9235, dt. 29.7.2004, Për kthimin dhe

kompensimin e pronës, i ndryshuar.

Page 307: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

306

pozitiv midis AKKPronave dhe Drejtorisë të Shitjes të pronave Publike pranë Ministrisë të Financave si

dhe Drejtorisë të Privatizimeve pranë Ministrisë të Ekonomisë në këtë mënyrë:

Kryerja e një kompensimi të tillë duhet theksuar se u shërben të gjithëve.

Së pari, u shërben interesave të trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar të cilët kanë 17 vjet që u

është njohur e drejta e pronësisë, por ende nuk kanë realizuar efektivisht.

Së dyti, të dyja organet shtetërore kompetente AKKP-ja, Drejtoria e Privatizimit të objekteve shtetërore

pranë Ministrisë të Ekonomisë si dhe Drejtoria e Shitjes së pronave Publike nga ana tjetër pranë

Ministrisë të Financave përmbushin detyrimet e tyre ligjore që kanë të bëjnë me kompensimin e trojeve,

tokave bujqësore etj, si dhe me privatizimit e godinave shtetërore që kanë humbur funksionalitetin.

Së treti, në këtë mënyrë vetë interesat e shtetit dalin më të garantua për sa i përket dy detyrimeve që ai

ka ndaj trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar, sepse njëherësh zgjidhen dy probleme, ai i

kompensimit real të të gjitha subjekteve të shpronësuara si dhe përshpejtimi i procesit të privatizimit si

një nga qëllimet kryesore të funksionimit të ekonomisë të tregut.

Duhet të theksojmë faktin se pavarësisht pozitivitetit që mbart, edhe kjo mënyrë kompensimi për të,

është shumë pak, për të mos thënë asgjë pasi neni 11 pika c e tij kërkon plotësimin me një VKM sikurse

është bërë për krijimin e fondit fizik të kompensimit apo për ndarjen e fondit monetar. Mungesa e një

VKM-je për këtë qëllim përbën shkakun kryesor që kjo mënyrë kompensimi ka mbetur inekzistente.

Zgjidhja e problemit të kompensimit. Cila do të jetë zgjidhja në të ardhmen? Kjo është një përgjegjësi

e qeverive të shtetit shqiptar, që duhet të tregohen të kujdesshme me proçesin e kthimit dhe të

kompensimit të pronave. Ky proces nuk duhet kuptuar si një larje borxhi ndaj shtresës së subjekteve të

shpronësuara, por si një detyrim me karakter kushtetues (neni 41 i Kushtetutës) dhe konvencional (neni

1 i protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut)767. Një numër i konsiderueshëm

vendimesh të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, kanë ndëshkuar me gjobë në shuma të

konsiderueshme shtetin shqiptar për mungesën e vullnetit që ka shfaqur në përmbylljen e procesit të

kthimit dhe kompensimit të pronave. Këto vendime bien si kambanë për të sotmen dhe për të ardhmen,

sepse detyrimi që duhet të paguajë shteti shqiptar si subjekt i së drejtës dhe ne si taksapagues të tij, do të

767 Besnik Maho, vepër e përmendur, fq. 166.

Page 308: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

307

jetë në shifra më të mëdha sesa vetë fatura ekzistuese prej 4.5 miliardë dollarësh që nevojitet për

përmbylljen e procesit të kompensimit768.

KREU V. REGJISTRIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME

5.1. Shtrati ligjor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme

Mënyrat e fitimit të pronësisë mbi sende të paluajtshme në vendin tonë kanë një rëndësi thelbësore për

sa i përket kuadrit kushtetues dhe ligjor. Në nenin 83 të Kodit Civil sanksionohet një parim i

rëndësishëm në lidhje me formën që duhet të ketë një veprim juridik për të qenë i vlefshëm në misionin

e tij të kalimit të pronësisë mbi sende të paluajtshme. Sipas këtij neni: Veprimi juridik për kalimin e

pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe të të drejtave reale mbi to, duhet të bëhet me akt noterial dhe të

regjistrohet, përndryshe nuk është i vlefshëm. Është i pavlefshëm veprimi juridik që nuk është bërë në

formën e kërkuar shprehimisht nga ligji. Në rastet e tjera veprimi juridik është i vlefshëm, por nuk mund

të provohet me dëshmitarë.

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme u bë edhe më i nevojshëm si proces pas ndryshimeve të mëdha që

ndodhën me përmbysjen e regjimit monist në vitin 1991. Zënien e pronës shtetërore, në bazë të

reformave kushtetuese dhe ligjore, që u ndërmorën në këtë periudhë do ta zinte prona private.

Tranzicioni drejt ekonomisë të tregut në këtë periudhe kërkonte domosdoshëmërisht kryerjen e

reformave të privatizimit mbi pasuritë e paluajtshme pronë shtetërore dhe kalimin e tyre pronë private.

Megjithatë vetëm procesi i privatizimit mbi pasuritë e paluajtshme nuk ishte i mjaftueshëm që tregjet e

pasurive të paluajtshme të funksionojnë. Blerësit potencialë duhet të jenë të aftë të identifikojnë

nëpërmjet një burimi zyrtar atë që janë pronarë të ligjshëm të një pasurie të paluajtshme dhe që

dëshirojnë ta tjetërsojnë atë. Në këtë mënyrë sistemi i ri i regjistrimit të pasurive të paluajtshme e ofron

këtë garanci për identifikimin e pronës së paluajtshme dhe pronarit të saj769.

Ka disa mënyra të prejardhura të fitimit të pronësisë si kontrata e shitjes, kontrata e shkëmbimit apo

kontrata e dhurimit, të cilat duhet të vishen në formën e aktit noterial. Por jo të gjitha mënyrat e fitimit të

768 Çështja Beshiri kundra Shqipërisë është një nga rastet ku GJEDNJ, mban qëndrimin se mungesa e kompensimit real të

subjekteve të shpronësuara përbën shkelje si të Nenit 6 të KEDNj ashtu edhe të Nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës. Në

lidhje me këtë çështje Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut arsyeton “ Konventa nuk mund të interpretohet si vendosje e

detyrimit të përgjithshëm mbi shtetet kontraktuese, për të kthyer pronën e transferuar në favorin e tyre, para ratifikimit të

konventës. Megjithatë kur një shtet kontraktues vendos të krijojë procedura ligjore të këtij lloji, ai nuk mund të përjashtohet nga detyrimi për të respektuar të gjitha garancitë përkatëse të parashikuara nga Konventa, veçanërisht neni 6/1. Mungesa e

fondeve nuk mund të justifikojë neglizhencën e shtetit për të ekzekutuar një vendim detyrues të formës të prerë për shlyerje

borxhi”.

769 Ndoc Vata, Regjistrimi i tokës dhe integrimi i treguesve të saj, Tiranë 2005, fq. 47.

Page 309: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

308

pronësisë vishen në formën e një akti noterial, ashtu siç kërkohet nga neni i sipërcituar. Mënyrat e parme

të fitimit të pronësisë për shkak të konfliktualitetit mes palëve ndërgjyqëse, nuk kërkojnë lidhjen e një

akti noterial. Mjafton një vendim gjyqësor që përcakton se kush ngelet apo bëhet pronar i ri mbi sendin e

paluajtshëm770.

Edhe aktet e dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore mbi bazën e Ligjit nr.7501/1991, “Për

tokën”, aktet administrative të njohjes, kthimit dhe kompensimit mbi sende të paluajtshme bazuar në

Ligjin nr. 9235/2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” i ndryshuar, nuk kërkojnë veshjen e

vullnetit të organeve kompetente shtetërore me ndonjë formë të caktuar juridike për të qenë të vlefshme.

Përjashtim nga ligjet e posaçme, që kanë si objekte kalimin e pronësisë mbi sende të paluajtshme, bën

Ligji nr.7652/1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” ku përputhja e vullnetit midis ndërmarrjes

komunale banesa dhe qytetarëve duhet të bëhej në formën e një kontrate me akt noterial. Një problem i

mprehtë, që kishte lindur në doktrinën juridike dhe në praktikën gjyqësore është parashikimi i bërë në

paragrafin e dytë të nenit 83 të Kodit Civil771. Ai e konsideronte veprimin juridik, për kalimin e

pronësisë mbi një send të paluajtshëm të pavlefshëm, në rast se nuk është në formën e duhur ligjore dhe

kur nuk është regjistruar në ZRPP. Qëndrimi i juristëve është ndarë në dy grupe. Grupi i parë i tyre

mendonte që një veprim juridik të jetë i vlefshëm, duhet të plotësojë njëkohësisht dy kushtet ligjore.

1-vullneti i palëve të vishet në formën e një akti noterial (kontratë shitje, dhurimi, shkëmbimi etj),

2-akti noterial të regjistrohet në ZRPP.

Këta juristë i bëjnë një interpretim literal ose fjalë për fjalë kësaj dispozite.

Grupi i dytë i juristëve mbajnë qëndrim të kundërt. Ata argumentojnë se çasti i kalimit të pronësisë jo

vetëm mbi një send të paluajtshëm, por mbi të gjitha llojet e sendeve që marrin pjesë në qarkullimin

civil, është përputhja e vullnetit të palëve, pa qenë e nevojshme dorëzimi i sendit. Qëndrimin e tyre e

bazojnë në nenin 164 të Kodit Civil772. Për sa i përket vullnetit të palëve si një vullnet i ligjshëm, kusht i

domosdoshëm sipas tyre, është përputhja e vullnetit të brendshëm me vullnetin e jashtëm të palëve të

770 Neni 170 i Kodit Civil rregullon rrugën ligjore që duhet të ndjekë subjekti i interesuar për të kaluar në pronësinë e tij një

send të paluajtshëm të fituar nëpërmjet parashkrimit fitues, që përbën një mënyrë primare të fitimit të pronësisë mbi sendet e

paluajtshme. Ai ka këtë përmbajtje:“Personi që ka fituar me parashkrim një send të paluajtshëm ka të drejtë të paraqesë padi

kundër personit të mëparshëm ose trashëgimtarëve të tij për njohjen e pronësisë së vet dhe, në bazë të vendimit gjyqësor

përkatës, të kërkojë që të kryhet regjistrimi i sendit nga organi kompetent shtetëror” 771 Neni 83/2 i Kodit Civil parashikon pasojat e mosregjistrimit në ZRPP të veprimeve juridike, të cilat kanë pasur si qëllim

kalimin e pronësisë mbi një send të paluajtshëm. Ai parashikon: “Është i pavlefshëm veprimi juridik që nuk është bërë në formën e kërkuar shprehimisht nga ligji. Në rastet e tjera veprimi juridik është i vlefshëm, por nuk mund të provohet me

dëshmitarë”. 772 Neni 164 i Kodit Civil përcakton aktin juridik të nevojshëm për fitimin e pronësisë mbi sende të përcaktuara individualisht

apo mbi sende të përcaktuara në gjini. Ai shprehet: “Pronësia fitohet me anë të kontratës, pa qenë e nevojshme të bëhet

dorëzimi i sendit. Për sendet që përcaktohen në numër, në peshë ose me masë, duhet të bëhet edhe dorëzimi i tyre”.

Page 310: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

309

shfaqur në kryerjen e veprimit juridik para noterit. Ndërsa regjistrimi i kontratës përkatëse në ZRPP nuk

është kusht vlefshmërie për veprimin juridik. Ai është një hap procedurial që nuk ka lidhje me formën e

kryerjes së veprimit juridik. Ky konkluzion bazohet në kushtet që duhet të plotësohen për të qenë një

veprim juridik i ligjshëm, për sa i përket përmbajtjes ashtu edhe formës së tij.

Kushti kryesor që ka të bëjë me përmbajtjen e veprimit juridik është përputhja e vullnetit të palëve që

synojnë të krijojnë, ndryshojnë ose të shuajnë të drejta ose detyrime civile. Për sa i përket kushteve, që

kanë të bëjnë me formën e veprimit juridik, ligjvënësi shprehet se veprimi juridik mund të kryhet me

shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit dhe se veprimet juridike me

shkresë duhet të nënshkruhen nga personat që i kryejnë ato. Ndërsa për sa i përket shkresës si një nga

format e shfaqjes të vullnetit juridik, ajo mund të jetë e thjeshtë ose me akt noterial.

Në këtë mënyrë, sipas grupit të dytë të juristëve, veprimet juridike të cilat kanë për qëllim kalimin e

pronësisë mbi një send të paluajtshëm, konsiderohen veprime juridike të ligjshme në momentin që

vullneti i brendshëm i palëve përputhet me vullnetin e tyre të jashtëm, të shprehur para noterit publik.

Qëndrimi i grupit të dytë të juristëve u përkrah nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës të Lartë të cilat me

vendimin e tyre unifikues nr.2, dt.01.06.2009, e përjashtuan regjistrimin si shkak që mund të sillte

pavlefshmërinë e veprimit juridik të kalimit të pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme.

Me të drejtë Kolegjet interpretuan frymën e nenit 83 të Kodit Civil, duke dalë në qëndrimin se

regjistrimi i një pasurie të paluajtshme në ZRPP nuk është një element që ka të bëjë me formën dhe

përmbajtjen e veprimit juridik, por një moment procedurial me karakter administrative ndaj dhe për këtë

arsye nuk mund të ndikojë vlefshmërinë ose jo të tjetërsimit të një pasurie të paluajtshme773. Mungesa e

regjistrimit të një pasurie të paluajtshme në ZRPP nuk mund të ketë veçse efekte të sanksioneve

administrative sikurse janë gjobat apo kamatvonesat që aplikohen për çdo ditë që kalon dhe personi që

ka fituar pronësinë mbi një tokë bujqësore, truall, kullotë, pyll, ndërtesë heziton ta regjistrojë.

Me qëllim për të shmangur pakujdesinë e atyre qytetarëve që lidhin një kontratë e cila ka për qëllim

kalimin e pasurisë së paluajtshme dhe nuk e regjistrojnë atë në ZRPP, ligjvënësi në nenin 196 të Kodit

Civil ka parashikuar detyrime jo vetëm për qytetarët, por edhe për një sërë organesh shtetërore774.

Gjykatat, noterët, përmbaruesit gjyqësorë dhe organe të tjera detyrohen t'i dërgojnë për regjistrim zyrës

773 Për më tepër referoju vendimit unifikues nr. 2, dt.01.06.2009, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë. 774 Neni 196 i Kodit Civil sanksionon detyrimin e një sërë institucionesh për të dërguar në ZRPP, aktet me anë të së cilave fitohen, ndryshohen apo humbasin të drejtat e pronësisë të subjekteve të ndryshëm mbi pasuritë e paluajtshme. Ai ka këtë

përmbajtje: “Gjykatat, noterët, përmbaruesit gjyqësorë dhe organet e tjera shtetërore detyrohen t'i dërgojnë për regjistrim

zyrës që administron regjistrin ku ndodhen pasuritë e paluajtshme, kopje të vendimit ose të aktit që përmban fitimin, njohjen,

ndryshimin, pushimin e një të drejte pronësie të paluajtshme, ose një të drejte reale mbi atë, ose që deklarojnë të pavlefshme

veprime juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë”.

Page 311: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

310

që administron regjistrin ku ndodhen pasuritë e paluajtshme, kopje të vendimit ose të aktit që përmban

fitimin, njohjen, ndryshimin, pushimin e një të drejte pronësie të paluajtshme, ose një të drejte reale mbi

atë.

Së fundi, është miratuar Ligji nr. 33/2012 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme"775. Ky ligj ka për

qëllim të përcaktojë rregullat për organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme, kushtet dhe proçedurat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe për administrimin

e regjistrit publik të këtyre pasurive. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për regjistrimin e të gjitha pasurive

të paluajtshme që shtrihen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në akte të fitimit të

pronësisë apo krijimit të të drejtave reale mbi to, sipas kërkesave të paraqitura nga persona

juridikë/fizikë, vendas apo të huaj776.

Dispozita të rëndësishme të këtij ligji, janë ato të përcaktimit të mënyrës së regjistrimit fillestar dhe

regjistrimit të detyruar, të një pasurie, duke përcaktuar dhe dokumentet që do të paraqiten pranë

ZVRPP-së, në rast nevoje të kryerjes së një regjistrimi. ZRPP-të, duhet të respektojnë afatet ligjore në

çdo procedurë në lidhje me ankesat e shtetasve shqiptarë, pasi jo rrallëherë ka ankesa në këtë drejtim.

Për sa i përket studimeve të ndryshme raportojnë se Shqipëria ka rreth 695 000 ha tokë bujqësore, që zë

rreth 24% të territorit të saj. 777 Nga kjo sipërfaqe, 80 % (561000 ha) i përket sektorit privat dhe 20 %

(134 000 ha) atij shtetëror. Në raporte të ndryshme gjejmë statistika të ndryshme. Rezulton se nga

reforma e ndarjes të tokës bujqësore me akte në pronësi dhe në përdorim, kanë përfituar rreth 445 mijë

familje bujqësore, me mesatare prej 1.2-1.3 ha për familje bujqësore778.

Në Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2012-2015 (miratuar në korrik të vitit 2012) raportohet se

familjet bujqësore janë pajisur që të gjitha me AMTP, por në realitet, situata është e ndryshme. Fakti që

jo të gjitha familjet bujqësore zotërojnë dokumentacion të plotë dhe të saktë pronësie, pohet edhe nga

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit779 . Jo të gjithë fermerët disponojnë

AMTP-të, e kjo jo në çdo rast për faj të tyre, por për arsye të ndryshme që kanë të bëjnë me

moskryerjen e detyrave ligjore të institucioneve të ngarkuara për kryerjen e proçedurave780.

775 Ligji nr. 33/2012, Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, miratuar në dt. 21.3.2012, shpallur me dekretin nr. 7378, dt.

9.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. 776 Po aty, neni 3 i ligjit. 777 Këshilli i Ministrave, Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2012-2015, miratuar në korrik 2012, situata aktuale. 778 Raporti i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri 2011, buletin i Këshillit të Ministrave maj 2012. 779 www.mbumk.gov.al, tema: Lehtësojmë fermerët nga ngërçi 20 vjeçar i së drejtës mbi pronën. 780 Referuar shkresave zyrtare të prefektëve të qarqeve në rang Republike, në vijim të kryerjes së këtij studimi. Ata raportojnë

se ka mungesë në dokumentacione.

Page 312: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

311

Sistemi i regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, bazohet te parcela e pasurisë. Regjistrimet kanë filluar

që në vitin 1994, kur u miratua Ligji 7843/1994, për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme dhe VKM-ja

nr.159, datë 21.03.2006, “Për regjistrimin fillestar të pasurive” 781. Njësia e Menaxhimit të Projektit, që

u angazhua për të kryer regjistrimin fillestar në lidhje me titujt e pronësisë të dhënë për tokat bujqësore,

pothuajse ka përfunduar të gjitha aktet e dhënies së tokave në pronësi, në lidhje me 2392 zonave

kadastrale rurale. Kryerja e Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme, pati një moment pozitiv

pasi më në fund u bë i mundur dokumenti në sistemimin hartografik, që lidhet me pasuritë e paluajtshme

të akteve të marrjes në pronësi të cilat i zotërojnë familjet bujqësore.

Ky proces nga ana tjetër, nxori në pah probleme të mëdha në fushën e së drejtës së pronësisë, që lidhet

me tokat bujqësore, ku në shumicën e regjistrimeve që ekzistojnë sot pranë zyrave të regjistrimit të

pasurive të paluajtshme, sipërfaqja që i është regjistruar familjeve bujqësore nuk përputhet me

sipërfaqen e ngastrave për të cilat ato janë pajisur me AMTP.

Punonjësit e ZRPP-së në të gjithë vendin në një situatë të tillë, kanë qenë të detyruar të ndjekin dy

praktika të ndryshme regjistrimi. Aty ku sipërfaqja e tokës bujqësore në teren ka dalë më e madhe se

sipërfaqja për të cilën familja bujqësore është pajisur me AMTP, i kanë regjistruar në pronësi familjes

bujqësore atë sipërfaqe që figuron në AMTP, dhe anasjelltas në rastet kur sipërfaqja që zotëron realisht

një familje bujqësore është më vogël se sipërfaqja e shënuar në AMTP, i shënohet në pronësi familjes

bujqësore, sipërfaqja reale që zotëron në terren.

Në këto dy situa për diferencën e tokës që zotëron më tepër një familje bujqësore, ajo kalon në pronësi të

Shtetit me të njëjtin status juridik, ndërsa kur familjes bujqësore i shënohet më pak tokë sesa i takon në

bazë të AMTP-së (kjo për arsye sepse aq tokë zotëron në teren), i lind e drejta t`i drejtohet Komunës

përkatëse për t’u pajisur me diferencën e tokës bujqësore që ka mangut.

Problem mbetet regjistrimi fillestar i pasurive, pasi mungesa e certifikatës së pasurisë, vë në kushte të

pafavorshme individët, nëse prona e tyre shpronësohet për interesa publike, apo nëse ata duan të

aplikojnë për të përfituar nga skemat e subvencionimit për bujqësinë.

Problem gjithashtu mbeten zonat ku, ka përfunduar regjistrimi fillestar, por janë konstatuar gabime, pasi

ka mospërputhje të terrenit dhe të vendndodhjes së tokës bujqësore me dokumente.

Një tjetër problem madhor ngelet regjistrimi i trojeve, pyjeve dhe kullotave të zonës së bregdetit, i

cilësuar si "zonë e bllokuar" . Ky problem do të vijojë derisa nuk do të ketë një përcaktim të saktë, me

781 Ligji nr.7843, dt. 13.07.1994, Për regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, i cili shënoi dhe fillimin e regjistrimit të

pasurive nga ZVRPP në rrethe dhe deri në vitin 2006 ka funksionuar në bazë të një projekti të veçantë dhe është menaxhuar

nga Njësia e Menaxhimit të Projektit të Sistemit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Page 313: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

312

numër pasurie të vijës ndarëse të zonës me përparësi zhvillimin e turizmit. Aktualisht, kjo ndarje

mungon dhe ka vënë në pengesë edhe zhvillimin e veprimtarisë së institucioneve të tjera782.

5.2. Etapat e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme

Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme përbën hapin më të rëndësishëm institucional që është

ndërmarrë në bazë dhe për zbatim të Ligjit 7843 të vitit 1994 “Për regjistrimin e pasurive të

paluajtshme”. Kjo reformë, që është ndërmarrë nga një kompani e huaj, e mbështetur edhe nga Banka

Botërore, ka filluar veprimtarinë, nga viti 2001 duke sjellë një sërë arritjesh pozitive në digjitalizimin e

pasurive të paluajtshme. Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme është aq jetik për një pasuri të

paluajtshme që ajo të individualizohet në treg sa është e nevojshme që një individ fizik të regjistrohet në

gjendjen civile me qëllim që të gëzojë personalitet juridik në jetën e përditshme.

Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme, kalon në disa etapa783:

Një nga fazat më të rëndësishme të regjistrimit të pasurive të paluajtshme është kalimi i sistemit të

Hipotekës në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Baza kryesore e dokumenteve të

pronësisë, të cilat shërbejnë për regjistrimin fillestar, është arkiva e Hipotekës. Me Urdhrin Nr. 77, datë

20/11/1998 te ZQRPP është përcaktuar mënyra e kalimit të dokumentacionit nga Zyra e Hipotekës në

ZRPP. Aty është përshkruar qëllimi, organizimi arkivues i Hipotekës dhe i ZRPP-së dhe plotësimi i

formularëve të inventarizimit deri në kolonat “Informacion nga kartela”.

Për përcaktimin e pozicionit aktual të pasurisë në HTR, trajtohen në tërësi të gjitha dokumentet, duke

filluar nga origjina (privatizimi, kalimi i të drejtave nga shteti te individi) deri në dokumentin e paraqitur

782 Raporti i Bankës Botërore për vitin 2012 thekson se, pavarësisht përmirësimeve, regjistrimi i pasurive të paluajtshme

mbetet i paplotë dhe vështirësitë e regjistrimeve po e dëmtojnë mjedisin e biznesit në Shqipëri. 783 Udhëzim metodik për Plotësimin e Kartelës së Pasurisë së Paluajtshme, nr. 76, dt. 13/09/1999, përcakton etapat që

kalohen për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme:

- Përzgjedhja dhe Njoftimi i Zonave Kadastrale për Regjistrim Fillestar Sistematik;

- Grumbullimi i të dhënave;

- Fushata e Informimit Publik;

- Përgatitja e Hartave Treguese të Regjistrimit (HTR);

- Librit të Ngastrave (LN);

- Ndërmjetësimi për Zgjidhjen e Mundshme të Konflikteve në Terren;

- Përgatitja e Kartelave të Pasurive të Paluajtshme (KPP);

- Printimi i Pare i Informacionit të Kartelave + HTR +LN ( kontrollet dhe lidhjen Kartele – Harte); - Afishimi Publik;

- Korrigjimi i ndryshimeve të bëra gjatë periudhës së Afishimit Publik dhe Printimi II-të + Printimi i Kartelave + Lidhja e

Regjistrave të Kartelave;

- Ligjërimi i Regjistrimit Fillestar, Arkivimi i dokumenteve në SRPP dhe mbyllja e funksionimit të Sistemit Hipotekor;

- Lëshimi i Certifikatave.

Page 314: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

313

30 ditë para përfundimit të afishimit. Për pasuritë private të fituara para vitit 1991 (vilat), në HTR të

pasqyrohet situata sipas dokumentit ligjor te pronarit aktual.

Kur sipërfaqja e pasurisë është e njëjtë me dokumentin e pronësisë, në planvendosjen, që e shoqëron,

dhe në HTR-në provizore, ndiqet proçedura normale për regjistrim. Situata bëhet më e ndërlikuar kur

sipërfaqja reale e pronës të paluajtshme, që kërkohet të regjistrohet, është e ndryshme nga të dhënat e

dokumentit pronësor ose kur në dokumentin pronësor ekzistojnë vetëm kufitarët. Në rastin e parë, kur

sipërfaqja e pasurisë nuk është e njëjtë në dokumentin e pronësisë të shkruar dhe në planvendosjen që e

shoqëron, merret në konsideratë sipërfaqja në dokumentin e shkruar. Ndërsa në situatën kur në

dokumentin ligjor nuk është shënuar sipërfaqja e pasurisë, por vetëm kufitarët atëherë në këtë rast mund

të bëhen verifikime në terren dhe të plotësohen formularët sipas nenit 24/b dhe në zbatim të VKM-së

nr.1025, datë 09/07/2008, “Për proçedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.

Matjet dhe verifikimet në terren nuk janë të detyrueshme për punonjësit e ZRPP-së, pasi sikurse e

analizuam më sipër ata operojnë mbi bazën e titujve të pronësisë (kontrata tjetërsimi, akte administrative

dhe vendime gjyqësore) të shoqëruar me planvendosjen përkatëse. Megjithatë jo pak herë lind e

nevojshme që punonjësve e ZRPP-së, të bëjnë këqyrjen në teren të një pasurie të paluajtshme.

Dokumentimi i njësive (dyqaneve të privatizuara) poshtë pallateve bëhet duke evidentuar renditjen e

tyre dhe pronarin. Në këtë rast mund të bëhen verifikime në terren të kufijve të përcaktuara në

dokumentet ligjore kur këto nuk mund të përcaktohen në zyrë. Mund të përgatiten planrilevime për

“tipin” e apartamentit/eve të një pallati, të cilit i mungojnë planimetritë e apartamenteve (Për

apartamentet e privatizuara).Një ndihme e madhe për identifikimin e pasurive të kthyera nga Komisioni

i Kthimit të Pronave ish-pronarëve, do të jepte dhe harta e përgatitur nga ky komision.

Regjistrimi për çdo pasuri të paluajtshme, kërkon krijimin e një kartele të veçantë, në të cilën

regjistrohen të dhënat për atë pasuri. Nëpërmjet pesë seksioneve të saj bëhet identifikimi i pasurisë,

përshkrimi i saj, pronari (ose pronarët) që e zotëron si dhe qiratë, përdoruesit, marrëveshjet kufizuese,

servitudat, hipotekat, vendimet e gjykatës, kufizimet, etj784.

A- Seksionin i Identifikimit të Pasurisë. Ky seksion tregon, Zonën Kadastrale i cili është unik në

Republikën e Shqipërisë, Nr. i Pasurisë, i cili është unik brenda një ZK-je. Indeksi i Hartës që paraqet

nomenklaturën e hartës ku ndodhet pasuria, Volumi, Faqe e regjistrit dhe kufijtë e pronës. Për zonën

rurale, ku në përgjithësi përdoren harta të shkallës 1:2500, për zonën urbane të fshatrave, ku në

784 Musta.B dhe Qato.M, Si të regjistrojmë pasurinë e paluajtshme, shtëpia botuese “Mësonjëtorja”, Tiranë 2002, fq. 37.

Page 315: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

314

përgjithësi përdoren harta të shkallës 1:1000, për zonën urbane të qyteteve, ku në përgjithësi përdoren

harta të shkallës 1:500, për zonat pyjore / kullosore përdoren në përgjithësi harta të shkallëve 1:25000785.

B-Seksioni i Përshkrimit të Pasurisë .

Regjistrohet lloji i pasurisë që përshkruhet në këtë kartelë. Në rastin e ullishtave, në fushën “Përshkrim i

Veçantë”, të regjistrohet edhe numri i rrënjëve ullinj kur ky jepet në dokumentin e pronësisë.

Vendndodhja e pasurisë, Sipërfaqja Totale e Pasurisë, nga Sipërfaqja Totale sa Truall, sa Ndërtesë.

Regjistrohet sipërfaqja e ndërtesës që ndodhet brenda sipërfaqes truall. Në llojin e pasurisë “Pallat”,

sipërfaqja totale e pasurisë (ku përfshihet edhe bordura), është e barabarte me sipërfaqen truall dhe e

barabartë me sipërfaqen ndërtese.

C – Seksioni i Pronësisë .

Në këtë seksion përshkruhet pronari (ose pronarët) i pasurisë. Nr. Dok. Regjistrohet numri serial që

vendos Zyra e Regjistrimit mbi çdo dokument që vërteton pronësinë dhe që është e arkivuar sipas zonës

kadastrale ku ndodhet pasuria. Për rastin e regjistrimit të parë të pasurive të fituara sipas Ligjit 7501,

datë 19.07.1991, këtu shënohet numri i Aktit të Marrjes se Tokës në Pronësi. Data e Regjistrimit

Regjistrohet data e pranimit për regjistrim të dokumenteve të pronësisë në Zyrën e Regjistrimit. Data

regjistrohet e plotë (për shembull 14/12/1995). Emri, Atësia, Mbiemri Regjistrohet emri, atësia dhe

mbiemri i pronarit (ose pronarëve) të pasurisë. Për pasuritë që janë pronë e shtetit, në këtë fushë si

pronar do të shënohet Shteti.

D. Seksioni i qirave, ne përdorim, marrëveshjeve kufizuese, të servituteve dhe të interesave të tjera. Në

këtë seksion punonjësit e ZRPP-së bëjnë evidentimin e të gjitha kontratave me karakter privat apo

publik që lidhen me kontratën e enfiteozës, servitutit apo uzufruktit mbi një pasuri të paluajtshme

785 Kartela e pasurisë së paluajtshme ka 5 seksione:

A. Seksioni i Identifikimit të Pasurisë,

B. Seksioni i Përshkrimit të Pasurisë, C. Seksioni i Pronësisë,

D. Seksioni i qirave, në përdorim, i marrëveshjeve kufizuese, servituteve dhe interesave të tjera,

E. Seksioni i Hipotekave, vendimeve të Gjykatës, kufizimeve, etj.

Page 316: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

315

E. Seksioni i Hipotekave, i vendimeve të Gjykatës, kufizimeve, etj. Në këto seksione do të bëhet

regjistrimi i të drejtave të tjera reale si dhe i vendimeve të gjykatës, kufizimeve etj. në bazë të

dokumenteve përkatëse.

5.3. Domosdoshmëria e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Aktualisht, ky proces përbën një kusht të domosdoshëm për formalizimin e titujve të pronësisë si dhe

për të rritur transparencën në këtë fushë. Për të parë sesi është gjendja e regjistrimit të titujve të

pronësisë duhet të analizohen të dhënat e tabelës të mëposhtme.

Në rast se i referohemi të dhënave zyrtare, që disponon ZRPP-ja në muajin maj të 2008-ës, pjesa më e

madhe e zonale kadastrale rurale sot figuron e regjistruar dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre paraqitet

problematike, kryesisht për shkak të ndërtimeve pa leje mbi to786. Ndërsa ekspozeja e regjistrimeve të

titujve të pronësisë në zonat urbane dhe bregdetare paraqitet e përmbysur, pasi vetëm një pjesë shumë e

786 Informacioni i mësipërm është nga dokumentacioni përpunues që zotëron ZQRPP në lidhje me regjistrimin e titujve të

pronësisë për vitin 2008 në Shqipëri.

Page 317: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

316

vogël e zonave kadastrale të tyre janë regjistruar. Por edhe shkalla e regjistrimit të titujve të pronësisë

duke kaluar nga njëri rreth në rrethin tjetër varion.

Zonat kadastrale, që kanë përfunduar së regjistruari titujt e pronësisë dhe pasuritë e paluajtshme, që

gëzojnë mbrojtje në aspektin juridik, ndodhen kryesisht në zonat rurale dhe janë të llojit tokë bujqësore,

pyje, kullota, që në total përbëjnë mbi 80 % të territorit të Republikës të Shqipërisë ose e shprehur në

shifra reale nga 2920 zona kadastrale sot janë regjistruar mbi 2400 zona kadastrale në të gjithë vendin.

Ndërsa zonat kadastrale ku regjistrimi i titujve të pronësisë nuk ka përfunduar ende dhe është në proces

e sipër, ndodhen kryesisht në zonat urbane e mbi të gjitha në kryeqytet duke përfshirë pasuri të tilla si

troje, banesa private, godina industriale etj787.

Në rast se i referohemi sipërfaqes së territorit të Republikës së Shqipërisë, që është regjistruar, hedhur në

sistem dhe që gëzon mbrojtje juridike mund të themi se sipërfaqja e regjistruar është e madhe për nga

volumi i saj, por jo për nga rëndësia. Regjistrimi i titujve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme ka

përfunduar në ato zona rurale ku transaksionet juridike kanë qenë më të rralla për sa i përket qarkullimit

juridiko-civil (përmendim këtu kontrata shitje, kontrata dhurimi, kalime me anë trashëgimie, akte

pjesëtimi). Ndërkohë që regjistrimi nuk ka ecur me të njëjtat ritme të shpejta në zonat urbane, që mbartin

pasuri të paluajtshme të tilla që përcjellin edhe interesin më të madh për kalim e pronësisë nga njëri

subjekt te tjetri dhe ku duhet theksuar se vlera e pasurisë së paluajtshme, e përkthyer në shifra monetare,

është shumë herë më e madhe sesa në zonat rurale788.

Pikërisht për këtë rëndësi që paraqet përfundimi i regjistrimit të titujve të pronësisë në vendin tonë, pasi

kemi evidentuar territoret gjeografike se ku ky regjistrim nuk ka përfunduar, ia vlen të analizojmë

faktorët që e kanë bërë këtë proces të vështirë, për të mos thënë të pamundur për momentin.

Së pari, pamundësia e regjistrimit të të gjithë titujve të pronësisë në zonat urbane lidhet me ligje të

ndryshme që kanë prodhuar efektet e tyre juridike në këto territore, ligje nëpërmjet të cilave shumë

subjekteve iu është krijuar mundësia të bëhen pronarë/bashkëpronarë të pasurive të paluajtshme789.

787 Këto të dhëna zyrtare janë marrë nga raporti që ka publikuar ZRPP për vitin 2008. 788 Besnik Maho, Regjistrimi i pasurive të paluajtshme një kusht i domosdoshëm për formalizimin e titujve të pronësisë,

revista juridike nr.3, “Jus dhe Justicia”, botim i “UET/PRESS”, Tiranë 2009, fq. 117. 789 Ligji nr. 7512/1991, Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë....

- Ligji nr.7652, dt. 23.12.21992, Për privatizimin e banesave shtetërore. - Ligji, nr.8561, dt. 22.12.1999, Për shpronësimet.

- Ligji nr. 7501, dt. 19.07.1991, Për tokën.

- Ligji nr. 9482, dt. 03.04.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje.

- Ligji nr. 9235, dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Page 318: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

317

Të gjitha këto ligje, që përbëjnë vetëm një pjesë të mënyrave të fitimit të pronësisë mbi sende të

paluajtshme, janë miratuar pas viteve ‘90, duke pasur si qëllim privatizimin e banesave shtetërore,

privatizimin e objekteve shtetërore, ndarjen e tokës bujqësore në pronësi dhe në përdorim të anëtarëve të

familjeve bujqësore, si dhe njohjen dhe kthimin për aq sa ka qenë e mundur të trojeve, tokës bujqësore,

pyjeve dhe kullotave subjekteve të shpronësuar790. E gjithë kjo reformë legjislative, që mbarte brenda saj

jo vetëm dispozitat me karakter material, por edhe ato me karakter organizativ dhe procedurial siç ishte

ngritja dhe funksionimi i organeve shtetërore kompetente, synonte në tërësinë e saj kalimin e ekonomisë

shqiptare nga një ekonomi e centralizuar drejt një ekonomie të tregut të hapur. E megjithatë, jo të gjitha

ligjet karakterizohen nga një harmoni e plotë mes tyre. Në praktikë janë ndeshur raste kur tituj pronësie,

që burojnë nga ligje të ndryshme, konkurrojnë mbi të njëjtën pronë, duke u bërë kështu shkak për

konflikteve sociale dhe gjyqësore.

Së dyti, lëvizja demografike e qytetarëve brenda vendit, investimet që janë kryer dhe synohen të kryhen

në kryeqytet, në qytetet kryesore si dhe në zonat turistike, është një tjetër faktor i rëndësishëm i cili ka

vështirësuar krijimin dhe regjistrimin e të gjithë titujve të pronësisë. Për sa i përket kryeqytetit dhe

qyteteve kryesore të vendit tonë, të gjithë sot jemi dëshmitarë të një lëvizje kaotike demografike,

ekonomike dhe sociale. Nevoja për më shumë hapësirë banimi ka bërë që shumë shtetas me banim në

kryeqytet, por edhe të ardhur nga rrethe të tjera të vendit, të derdhin kursimet e tyre në firma të

ndryshme private duke lidhur kontrata të ndryshme sipërmarrje. Edhe pse numri më i madh i këtyre

kontratave është lidhur para disa vitesh dhe të gjithë këta qytetarë gëzojnë efektivisht banesat për të cilat

kanë lidhur kontratën përkatëse, shumë pak nga ata kanë fatin që ta kenë të regjistruar banesën e tyre në

ZRPP dhe ta disponojnë atë me certifikatë pronësie791. Në qoftë se i pyet ata nëse janë bërë pronarë të

banesës që ata kanë porositur, shumica do të përgjigjeshin pozitivisht dhe do të pretendonin se janë

pronarë, pasi e kanë paguar shumën e kërkuar të të hollave te firma ndërtuese. Por ka edhe nga ata

qytetarë që e dinë mirë që edhe pse kanë më shumë se dhjetë vjet që e kanë paguar të gjithë çmimin e

kontratës së sipërmarrjes, ata ende nuk e kanë lidhur kontratën e shitjes, gjë që i ka penguar për një

disponim real të pronës së tyre (siç mund të jetë vënia në hipotekë e kësaj prone për efekt të marrjes së

një kredie, apo disponim me anë shitjeje, dhurimi etj). Pikërisht duke marrë shkas nga shqetësimi i këtij

grupi të dytë qytetarësh na duhet të studiojmë tregun dhe të gjejmë shkaqet që lidhen me këtë problem,

nëse kjo përbën një përgjegjësi të drejtpërdrejtë të ZRPP-së apo edhe të organeve të tjera shtetërore.

790 Në nenin 163 të Kodit Civil sanksionohet se: “Pronësia fitohet nëpërmjet mënyrave të caktuara në këtë Kod dhe mënyrave

të tjera të caktuara me ligj të veçantë”. 791 Besnik Maho, vepër e përmendur, fq. 118.

Page 319: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

318

Së treti, abuzimi nga ana e firmave ndërtuese me lejen e ndërtimit është një faktor tjetër i cili ka

vështirësuar krijimin në një kohë të shkurtë të titujve të pronësisë mbi apartamentet të cilat kanë qenë

objekt i kontratës të sipërmarrjes mes tyre dhe qytetarëve. Në mbi 80% të pallateve të reja sot vërehet se

shkelet leja e ndërtimit e dhënë nga KRRT-ja pranë bashkisë përkatëse, gjë që vështirëson më pas

marrjen e lejes së shfrytëzimit nga ana e firmës ndërtuese. Mungesa e kësaj leje shfrytëzimi penalizon jo

vetëm shoqërinë e ndërtimit që e ka të pamundur të regjistrojë apartamentet në emrin e saj, por mbi të

gjitha penalizon qytetarët që edhe pse kanë paguar çmimin e rënë dakord, e kanë të pamundur të kalojnë

në pronësi të tyre objektin përkatës. Studimet kanë treguar se jo vetëm firmat e ndërtimit, që kanë

shkelur lejen e ndërtimit, por edhe ato firma që e kanë respektuar atë e kanë të pamundur të marrin lejen

e shfrytëzimit pa kaluar dy ose tre vjet nga dita që apartamentet bëhen të banueshme. Mosrespektimi i

lejes së ndërtimit nga firmat sipërmarrëse ka qenë një nga shkaqet kryesore që ka penguar krijimin në

kohën e duhur të titujve të pronësisë, arsye kjo e cila është shfrytëzuar në mënyrë abuzive nga ana e

zyrave të urbanistikës për të mbajtur peng proçesin nëpërmjet mungesës së dhënies të lejes së

shfrytëzimit të apartamenteve.

Së katërti, ndërtimet e kryera në shkelje të dispozitave ligjore janë një tjetër faktor që e ka vështirësuar

së tepërmi krijimin e titujve të pronësisë sot në vendin tonë. Zgjidhja e këtij problemi duket se u gjet te

miratimi i Ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve

pa leje”. Ky ligj në përmbajtjen e tij përbën një mundësi për legalizimin jo vetëm të objekteve të ngritura

pa leje ndërtimi, por edhe të të gjitha shtesave të kateve që firma të ndryshme i kanë ndërtuar në tejkalim

të lejes së ndërtimit që kanë marrë më parë.

Ajo që përbën risi në këtë drejtim është fakti juridik se dega e ALUIZNIT në rrethe jep lejen e

shfrytëzimit jo vetëm për objektet e ngritura pa asnjë leje ndërtimi, por edhe për ato objekte që janë

pajisur me një të tillë, kushtet e së cilës nuk janë respektuar në ndërtim e sipër, duke pasur shmangie me

një ose disa kate shtesë792. Dhënia e një kompetence të tillë zyrave të ALUIZNIT ka qenë objekt i

konfliktit midis organeve të pushtetit lokal dhe atyre qendror, konflikt i cili ka shkuar deri në Gjykatën

Kushtetuese. Ajo që përbën një shqetësim real në këtë drejtim, jo më tepër në aspektin kushtetues, por

në aspektin e efektshmërisë së zbatimit të ligjit, është fakti se edhe zyrat e ALUIZNIT nëpër rrethe që

792 Në nenin 28 të Ligjit nr. 9482, dt. 03.04.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, që ka të bëjë me dhënien e lejës së legalizimit sanksionohet se “ALUIZNI, me plotësimin e të gjithë dokumentacionit të përcaktuar në

nenin 27 të këtij ligji, pajis subjektin me lejën e legalizimit. I njëjti rregull zbatohet edhe për objektet me leje, me shtesa

informale në objekt, ku leja e legalizimit është e barasvlershme me lejën e shfrytëzimit, të përcaktuar sipas Ligjit nr.8402, dt.

10.9.1998, Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, të ndryshuar.

Page 320: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

319

kanë bërë një punë të konsiderueshme administrative, nuk kanë mundur sot të përfundojnë proçesin e

legalizimit të ndërtimeve pa leje, ashtu edhe të shtesave në ndërtimet e ngritura me leje, legalizimi i të

cilave do t`i jepte qytetarëve më shumë siguri për pronën që ata gëzojnë sot. Përmbyllja e këtij procesi

do të formalizonte dhe do të fuste në qarkullimin juridiko - civil të gjithë atë kapital, i cili sipas disa

ekspertëve të fushës së ndërtimit llogaritet rreth 7-8 miliardë dollarë. Pikërisht mungesa e dhënies së

lejes të shfrytëzimit nga zyrat e urbanistikës apo nga zyrat e ALUIZNIT në rrethe sipas rasteve konkrete,

përbën sot një nga shkaqet kryesore që mban peng krijimin e titujve të pronësisë për qindra dhe mijëra

apartamente dhe objekte të tjera social-ekonomike, të cilat edhe pse ekzistojnë efektivisht nuk përbëjnë

kapital në aspektin juridik dhe as nuk gëzojnë mbrojtjen e duhur ligjore.

Së pesti, për sa i përket zonave të tjera rurale që janë gjeografikisht afër me kryeqytetin dhe me qytete të

tjera kryesore, ekziston si problem themelor mungesa e regjistrimit të të gjithë titujve të pronësisë që

janë dhënë në këto territore. Mund të përmendim rastin e komunës së Kasharit, Farkës, Dajtit etj., të cilat

përbëjnë disa nga zonat rurale ku për shkak të afërsisë gjeografike me kryeqytetin, toka bujqësore nëpër

këto territore, u është dhënë disa herë subjekteve të ndryshme, fakt që ka çuar dhe në konflikte midis

shtetasve, pronat e të cilëve janë mbivendosur. Duke qenë se titujt e pronësisë në këto zona burojnë

kryesisht nga vendimet e komisioneve të tokës në fshat, problemi që po trajtojmë ndërthur disa

shkaktarë. Në jo pak raste mungesa e regjistrimit të titujve të pronësisë është derivat i veprimeve të

paligjshme të drejtuesve të komunave dhe anëtarëve të komisioneve konkrete të ndarjes së tokës

bujqësore793.

Probleme të ngjashme vërehen për mbivendosje të titujve të pronësisë edhe midis akteve të dhënies së

tokës në pronësi nga komisionet e tokës me vendimet e KKKP-së, sot ZRKKP-ja në qarqe dhe

vendimeve të dhëna nga degët e AKP-së në rrethe. Është fakt i pamohueshëm që shumë shtetas janë në

konflikte gjyqësore për shkak të mbivendosjes së titujve të pronësisë të dhëna për të njëjtën prone, në

mënyrë të plotë ose pjesore, nga vendimmarrja e gabuar ose e qëllimshme e KKKP-së ose prej

Komisioneve të ndarjes së tokës në fshat.

Për të gjitha problemet e mësipërme jo të gjithë personat, që zotërojnë tituj pronësie mbi sende të

paluajtshme, kanë mundur të regjistrojnë pasuritë e tyre në ZRPP. Në zvarritjen e regjistrimit të titujve

të pronësisë në këto zona, nuk përjashtohen edhe rastet e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë të punonjësve të

zyrave të ZRPP-së, të cilët në shumë raste kanë bërë regjistrime të dyfishta për të njëjtën pasuri, apo

kanë refuzuar regjistrimin e titujve të pronësisë të dhëna në mënyrë të ligjshme.

793 Besnik Maho, vepër e përmendur, fq. 121.

Page 321: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

320

Nga sa analizuam më lart rezulton se problemi i mungesës së regjistrimit të titujve të pronësisë,

kryesisht në zonat urbane, në zonat rurale afër qyteteve, si dhe në zonat bregdetare dhe turistike është

një problem kompleks që nuk lidhet drejtpërsëdrejti me veprimtarinë e ZRPP-së. Ajo çka sugjerohet për

zgjidhjen e këtij problemi është rritja e vullnetit dhe e përgjegjshmërisë të qytetarëve, subjekteve

ndërtuese, organeve shtetërore që japin tituj pronësie mbi sende të paluajtshme, zyrave të urbanistikës,

degëve të ALUIZNIT dhe vetë ZRPP-së në drejtim të krijimit dhe zë regjistrimit të titujve të pronësisë.

Page 322: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

321

KONKLUZIONE

Në këtë punim doktoral, synuam të sjellim në rend historik, shtratin ligjor dhe institucional që ka

rregulluar të drejtën tokësore në vendin tonë gjatë historisë njëshekullore shtet i pavarur shqiptar.

Konstatohet se përgjatë një shekulli shtet i pavarur, përpjekjet për të institucionalizuar dhe për mbrojtur

titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore, mbi trojet, ndërtesat e ndryshme, pyjet kullotat, livadhet dhe

regjistrimin e tyre kanë ardhur duke u përmirësuar dhe drejt përsosjes.

Realiteti në etapat e qeverisjes së shtetit të pavarur shqiptar, tregon për një përpjekje për të fomalizuar

titujt e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme në vend me qëllim mbrojtjen si të pasurisë private ashtu

edhe të asaj publike.

Megjithatë ashtu sikurse e analizuam në këtë punim mund të evidentojmë se:

Pas shpalljes së pavarësisë, informacioni kadastral mbi pasuritë e paluajtshme ishte i

përgjithshëm, duke munguar në shumicën e rasteve regjistrimi i pasurisë së paluajtshme të

personave privatë, ashtu edhe të subjekteve publike.

Duke përfituar nga një paqartësi e tillë, nuk munguan rastet që bejlerët, çifligarët dhe borgjezia e

re të shtonin sipërfaqen e tokave bujqësore dhe të trojeve që zotëronin nëpërmjet formave të

ndryshme. Nuk mungoi edhe fenomeni i shtimit të pasurisë si nëpërmjet kontratave të shitblerjes,

ashtu edhe nëpërmjet përvetësimit për mungesë të shlyerjes së fajdeve (parave të marra hua nga

ana e fshatarëve), por edhe aneksimi i territoreve që i përkisnin çifligjeve shtetërore, për arsye se

nuk kishte një regjistrim të saktë dhe shteti i sapoformuar ishte inekzistent.

Në fillim të viteve ‘20 nuk munguan përpjekjet e shumë politikanëve, të cilët dëshironin t`i vinin

fre përvetësimit të tokave, qoftë atyre private, ashtu edhe atyre shtetërore, për të kryer një

reformë tërësore që do të ofronte zgjidhje edhe për masën e gjerë fshatare me pak tokë ose pa

tokë, duke siguruar në këtë mënyrë edhe stabilitetin ekonomik-social dhe politik.

Prirja dhe fryma që përcollën këta politikanë (Faik Konica, Avni Rustemi etj.) në debatet

parlamentare të zhvilluara, u shoqërua në shumicën e rasteve me mospërkrahje për arsye se

shumica e atyre, që quheshin përfaqësues të popullit dhe që përbënin klasën e re politike, i

përkisnin shtresës së pasur (çifligarë, borgjezia e re), të cilët kishin përfituar në njëfarë mënyre

duke rritur pasurinë e tyre me pasuri të paluajtshme për shkaqet e sipërpërmendura.

Nuk munguan në këtë periudhë edhe qëndrimet radikale, ku përfaqësuesi kryesor i kësaj lëvizje

ishte Fan Noli i cili në aksionin e tij politik synonte një përmbysje me dhunë të pushtetit dhe

realizimin e Reformës Agrare aq të shumëpritur për shumicën e popullsisë në fshat. Përmbysja

Page 323: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

322

me dhunë e pushtetit nëpërmjet Revolucionit të Qershorit 1924, si dhe paqartësia e reformës që

do të realizohej e që mbeti më tepër një mjet propagandistik për të marrë pushtetin, bëri që

qeveria e Nolit të mos gjente mbështetjen e duhur, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe

brenda vendit.

Ndërrimi i shpejtë i qeverive gjatë kësaj periudhe, bënte që çdo qeveri që merrte pushtetin e të

shpallte kundërshtarët politikë, armiq të popullit duke urdhëruar sekuestrimin e të gjithë pasurive

të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe arrestimin e tyre. Kjo sjellje politike kishte qëllime

ideologjike për të vënë gishtin te kundërshtarët si grabitës të pronës publike dhe private në sytë e

popullsisë, ashtu edhe për t`i mbajtur ata larg me qëllim për të gëzuar qetësisht pushtetin.

Vendosja e Republikës në vitin 1925, si dhe Mbretërisë tre vjet më vonë nga ana e Ahmet Zogut,

bëri që ky i fundit të ndërmerrte një sërë reformash në fushën e pasurive të paluajtshme, me

karakter perëndimor aq edhe të nevojshme për të krijuar një stabilitet ekonomik dhe social.

Ahmet Zogu, i cili u shpall Mbret nga Asambleja Kombëtare në vitin 1928, nxitoi të miratonte

ligjin për Reformën Agrare me ndihmën e Profesor Lorencinit. Ky ligj kishte si qëllim më

shumë miratimin e një ligji formal që do t’u vinte në ndihmë fshatarëve pa tokë dhe me pak tokë,

sesa zgjidhjen reale të problemit të tyre. Gjithashtu miratimi i këtij ligji i shërbeu Mbretit Zog si

një mjet presioni ndaj përfaqësuesve të borgjezisë dhe asaj çifligare, të cilët kishin vendosur një

pushtet të konsiderueshëm ekonomik nëpërmjet formave të ndryshme të pasurimit të ligjshëm

dhe të paligjshëm për t’i mbajtur nën presion ata.

Gjithsesi vitet e Republikës dhe kryesisht ato të Mbretërisë Shqiptare kanë qenë ndër vitet më të

rëndësishme për të miratuar një sërë aktesh normative, të cilat në frymën e tyre synonin të

vendosnin një stabilitet në lidhje me titujt e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Evidentojmë

këtu ligjet themeltare; Statutin Themeltar të Republikës, Statutin Themeltar të Mbretërisë, Kodin

Civil të Zogut, Kodin Tregtar, Kodin e Procedurës Civile, Ligjin për Reformën Agrare, Ligjin

për Hipotekën, si dhe një sërë ligjesh të tjera me frymë perëndimore. Le të themi se suksesi i

kësaj periudhe ishte më tepër në aspektin formal të akteve normative, që synonin formalizimin

dhe mbrojtjen e titujve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, sesa në zgjidhjen reale të

problemeve ekonomike me të cilat ndeshej masa e gjerë e fshatarësisë.

Ardhja e regjimit komunist përbën fazën e ndryshimeve të mëdha në lidhje me administrimin e

pasurive të paluajtshme, kryesisht të tokës bujqësore si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë

juridik. Ideologjia për të manipuluar masat e gjera fshatare se “pronësia mbi tokën i takon atij që

Page 324: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

323

e punon”, bëri që vendosja e regjimit të gëzonte mbështetje të gjerë në popull dhe vendosja e t ij

të ishte e lehtë për t’u instaluar. Duke përfituar nga fakti se një pjesë e popullsisë ishte pasuruar

pas vitit 1912 me mjete të ndershme apo të pandershme, drejtuesit e Partisë Komuniste nuk

nguruan të manipulojnë ndjenjat dhe nevojat e masës së gjerë fshatare se toka i takon atyre që e

punojnë dhe se duhet marrë nga borgjezët dhe çifligarët gjakpirës pa asnjë shpërblim, duke

shfrytëzuar më së miri luftën e klasave.

Manipulimi i fshatarësisë së gjerë pa tokë dhe me shumë pak tokë bëri që të zbatohet ligji i

Reformës Agrare në një periudhë të shpejtë, ku shumica e fshatarësisë mori tokë bujqësore në

pronësi, por pa të drejtë tjetërsimi. Në thelb regjimi monist për të kënaqur nevojat e shtresës së

gjerë fshatare, tek e cila ai gjente mbështetjen e vet, nuk i bëri ata pronarë, por realisht gëzues

dhe përdorues të tokës së përfituar, pasi qëllimi i vërtetë i regjimit ishte kryerja e

kooperativizimit dhe kolektivizimit në çdo qelizë të shoqërisë. Gjithsesi popullsia në fshat diku

nga errësimi i ndërgjegjes juridike, diku nga kënaqësia e përkohshme për ta konsideruar veten

pronar të tokës së përfituar, si dhe deri diku të kënaqur që morën nën zotërim tokat që dikur i

përkisnin pronarëve çifligarë, e mirëpritën zbatimin e Reformës Agrare.

E njëjta praktikë për të asimiluar pronën private nga regjimi monist u ndoq edhe në qytet, ku u

miratuan një sërë aktesh normative për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të

kundërshtareve të regjimit dhe kalimin e tyre pa shpërblim në zotërim të Shtetit. Fryma që

përfshiu popullsinë e qyteteve shqiptare në këtë periudhe ishte e njëjtë me atë të popullsisë në

fshat, duke përkrahur në formën e një histerizmi kolektiv, eliminimin e çdo pasurie të

paluajtshme, pronë e madhe private dhe kalimin e tyre në zotërim të shtetit.

Procesi i kooperativizimit, që filloi në fillim të viteve ‘50 dhe që u realizua plotësisht në fund të

viteve ‘60, do të përbënte fazën më regresive të ndjekur në lidhje me reformën mbi tokën

bujqësore, pasi do të sillte përfundimisht asimilimin e pronës private dhe kalimin e saj në pronësi

shtetërore. Regjimi komunist në fund të viteve ‘70 arriti të zhdukte të gjithë identitetin e

pronarëve privatë duke krijuar “de jure” një pronar të ri që ishte Shteti në bazë të Kushtetutës së

vitit 1976.

Planifikimi i çdo qelize të jetës ekonomike-sociale dhe juridike, përfshirë edhe titujt e pronësisë

mbi pasuritë e paluajtshme ka qenë një nga tiparet kryesore të shtetit komunist, tipar ky që erdhi

dhe u përsos në fund të viteve ‘90, duke përbërë edhe një nga shkaqet kryesore të dështimit të

ekonomisë socialiste që bazohej tek eliminimi i pronës private dhe krijimi i asaj të përbashkët.

Page 325: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

324

Si anë pozitive të regjimit komunist vlen për t`u evidentuar hedhja e të dhënave të tokës

bujqësore, trojeve, ndërtesave, pyjeve, kullotave dhe livadheve në sistemin kadastral dhe atë

hipotekor. Gjithashtu menaxhimi i ndërtesave të reja nëpërmjet procesit të urbanizimit, ishte një

tjetër hap pozitiv për menaxhimin e territorit, si dhe për mbrojtjen e tokës bujqësore në fshat dhe

rreth qyteteve. Edhe pse ndërtesat për banim nuk plotësonin nevojat e popullsisë në rritje, duhet

theksuar se miratimi i masterplaneve për ngritjen e tyre gjatë kësaj periudhe i shërbeu

mirëmenaxhimit dhe mbrojtjes së territorit publik.

Një tjetër arritje pozitive e regjimit monist ishte krijimi tokave të reja nëpërmjet procesit të

tharjeve të kënetave, duke rritur ndjeshëm sipërfaqen e tokave bujqësore për prodhim.

Përmbysja e Regjimit Monist pas viteve ‘90, si dhe instalimi i ekonomisë së tregut i hapën

rrugën miratimit të një sërë aktesh normative me frymë perëndimore që synonin rikthimin në

identitet të vlerave të ekonomisë së tregut, nëpërmjet procesit të privatizimit të objekteve

shtetërore, ndërtesave për banim, shpërndarjes së tokës bujqësore, si dhe rikthimit të tokës te

subjektet private të shpronësuara në mënyrë të padrejtë.

Për të realizuar këto qëllime, që lidhen me dhënien e titujve të pronësisë mbi pasuritë e

paluajtshme, u miratuan në aspektin formal një korpus i tërë normativ, por që duhet theksuar se

radha që u ndoq për miratimin, por edhe për zbatimin e tyre në realitet, la shumë vend për të

dëshiruar dhe për abuzivitet. Miratimi dhe zbatimi i Reformës Agrare pas viteve ‘90, përpara se

toka t’u kthehej subjekteve të shpronësuara, të cilave u ishte marrë në mënyrë të padrejtë nga

regjimi monist, bëri që antagonizmat e regjimit të vjetër të mos shuhen, përkundrazi të lulëzojnë

konflikte të reja të karakterit social që rrugëzgjidhjen e kërkojnë ende sot në kalvarin e pafundmë

të proceseve gjyqësore. Atë që bëri klasa e re politike në këtë periudhe do ta kishte zili edhe

regjimi monist, që në fakt me ligjin për Reformën Agrare, të cilin e ndërmori pas viteve ‘45,

tokën e kaloi për t’ lumturuar, por dhe për përdorim, por jo në pronësi të masave të gjera

fshatare.

Shpërndarja e tokës bujqësore falas familjeve që banojnë në fshat, si dhe moskthimi efektiv i

pronës te subjektet e shpronësuara, për shkak të radhës që u ndoq, bëri fatlumë në mënyrë të

padrejtë dhjetëra familje në fshat, por diskriminoi dhe mohoi përfundimisht kthimin e tokës te

subjektet e shpronësuara.

Një problem i madh pas viteve ‘90 është edhe menaxhimi i territorit, ku në krahasim me regjimin

monist, lë shumë për të dëshiruar mbrojtja dhe administrimi si e pronës publike, ashtu edhe asaj

Page 326: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

325

private nga pafuqia apo paaftësia e qeverive të kësaj periudhe. Problemet që ekzistojnë në fushën

e legalizimit të ndërtimeve pa leje, kanë futur në një përplasje sociale ndërtuesit e rinj me

pronarët e tokave bujqësore dhe trojeve që janë grabitur. Ky fenomen ka nxjerrë dhe vazhdon të

nxjerrë në pah pafuqinë e Shtetit për t`i dhënë zgjidhje përfundimtare në aspektin juridik

ndërtesave që janë ngritur pa leje, si dhe urbanizimit të territorit publik rreth tyre.

Një problem tjetër ende i pazgjidhur përfundimisht, ngelet formalizimi i titujve të pronësisë që

janë dhënë përgjatë gjithë këtyre viteve nga ana e ZVRPP-së. Mosregjistrimi i pasurive të

paluajtshme lidhet me faktorë të ndryshëm nga mbivendosja deri te burokratizimi apo

korrupsioni që ka shoqëruar këtë proces. Janë bërë shumë përpjekje për të rritur formalizimin e

titujve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, por ngelet edhe shumë për të bërë, pasi mungon

një regjistër dixhital në të gjithë vendin.

Duhet theksuar se pavarësisht ligjeve shumë të mira, që janë miratuar gjatë kësaj periudhe, të

cilat synojnë të respektojnë parimet kushtetuese që lidhen me të drejtën e pronësisë, shteti i së

drejtës në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar. Problemet hasen si në aspekt të zbatueshmërisë

së ligjeve që kanë të bëjnë me mënyrën e shpërndarjes së titujve të pronësisë mbi pasuritë e

paluajtshme, ashtu edhe me zgjidhjen e konflikteve që krijohen nga organet kompetente, qofshin

ato administrative apo gjyqësore.

Parimi i besimit të qytetarëve të vendit tonë është shumë i lëkundur në këtë drejtim dhe kjo për

shkak të një realiteti me frymë liberale që udhëhoqi kalimin e titujve të pronësisë mbas viteve

‘90 nga prona e përbashkët në pronën private, ku në shumicën e rasteve ka pasur përfitime të

pamerituara apo edhe abuzime nga punonjësit e institucioneve ligjzbatuese në fushën e titujve të

pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.

Nisur nga kuadri ligjor në fuqi, që ekziston sot në lidhje me pasuritë e paluajtshme,

problematika është komplekse. Ekzistojnë të paktën 16 ligje të veçanta që rregullojnë sektorë të

ndryshëm të të drejtave të pronësisë, që krijojnë organe shtetërore për mbikëqyrjen sektoriale dhe

që përcaktojnë proçedura të veçanta. Këto ligje janë ndryshuar dhe rishikuar vazhdimisht, duke

synuar të zgjidhin të drejta të caktuara të pronësisë në favor të subjekteve të caktuara.

Gjithsesi i gjithë ky kuadër ligjor së bashku me ndryshimet përkatëse që ka pësuar secili ligj, ka

shkaktuar jo pak konfliktualite sociale dhe juridike nga mbivendosja apo kolizioni i ligjeve.

Gjithashtu, institucione përgjegjëse ligjzbatuese për secilin ligj, funksionojnë në mënyrë të

fragmentarizuar (aktualisht Shqipëria ka mbi 8 institucione ose agjenci që veprojnë mbi të drejtat

Page 327: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

326

e pronësisë, në varësi të ministrive të ndryshme përgjegjëse, veprimtaria e të cilave rregullohet

nga pjesë të ndryshme legjislacioni). Ato trajtojnë në mënyrë të fragmentarizuar çështje të fitimit

të pronësisë dhe të regjistrimit të titujve të pronësisë. Numri i lartë i agjencive shtetërore dhe

legjislacioni rregullator i shumtë, krijojnë mbivendosje të proceseve që lidhen me të drejtat e

pronësisë. Këta faktorë ndikojnë edhe në zbatimin e vendimeve përfundimtare, por edhe krijojnë

paqartësi për mjetet efektive të ankimit në rastet e moszbatimit të vendimeve përfundimtare.

Infrastruktura teknike dhe burimet njerëzore kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme të stafit.

Agjencitë shtetërore dhe gjykatat, në çështjet që prekin të drejtat e pronësisë, perceptohen se janë

të prekura nga korrupsioni.

Përpjekja e qeverive të sotme në goditjen e titujve të pronësisë të vënë në mënyrë të paligjshme,

është një prirje që ka ekzistuar në periudhën e Monarkisë. Më evidente, më reaksionare dhe më e

theksuar u bë kjo reformë në periudhën e Regjimit Monist, por që nuk mungon sikurse e

analizuam në pjesën e tretë të temës në ligje të caktuara, edhe pas viteve ‘90. Realisht më shumë

sesa përpjekje për të bërë drejtësi, miratimi i ligjeve me një natyrë të tillë, ka si qëllim përcjelljen

e frymës ideologjike propagandistike nga njëra anë ndaj masave të gjera të popullsisë, dhe nga

ana tjetër edhe selektimin dhe goditjen e kundërshtarëve të çdo force politike që merr pushtetin.

Transparency International, përmes nismës CIMAP, në vitin 2011 ka vënë në dukje se ka

probleme institucionale që komprometojnë zbatimin e ligjeve, të cilat prekin aftësinë e

gjyqësorit, ligjvënësit dhe të administratës publike për të funksionuar me efektivitet dhe efiçencë.

Publiku nuk ka besimin e duhur te shërbimet e ofruara nga agjencitë dhe shërbimet nuk janë të

shpejta dhe transparente sa duhet.

Për të zgjidhur drejt këtë çështje në vitin 2011 është miratuar Strategjia afatgjatë e zgjidhjes së

këtij problemi që i përket viteve 2011-2020. Kjo strategji duke marrë parasysh problemet

komplekse që mbartin të drejtat e pronësisë, për zgjidhjen e këtyre problemeve, bazohet në

vullnetin politik të orientuar drejt një qasjeje gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të përmbushen

standardet ndërkombëtare ekzistuese, si dhe të baraspeshohen interesat dhe nevojat e grupeve të

ndryshme të interesit në shoqëri. Kjo strategji kombëtare pritet të adresojë problemet e

shumëfishta dhe të identifikojë mënyrat për të balancuar titujt kontradiktorë mbi pronën në një

mënyrë të drejtë.

Page 328: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

327

REKOMANDIME.

Qeveria ka ndërmarrë disa projekte duke punuar me gjykatësit, avokatët dhe administratorët për

të përmirësuar funksionimin e gjykatave civile dhe për të rritur cilësinë e vendimeve të tyre të

pavarura. Këto projekte duhet të thellohen, me qëllim për të mundësuar trajnim e gjykatësve dhe

të stafit të administratës gjyqësore, për të realizuar një menaxhim sa më të mirë të çështjeve që

kanë të bëjnë me titujt e pronësisë. Aktualisht me ndihmën e Ambasadës Amerikane dhe BE-së

në vendin tonë po jepet një kontribut i çmuar për shëndoshjen e sistemit të drejtësisë i cili ka lënë

shumë për të dëshiruar në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile me objekt pasuritë e

paluajtshme. Konsolidimi i sistemit të drejtësisë mund të themi se përbën një shpresë reale në

zgjidhjen sa më të shpejtë dhe më të drejtë të problemeve që ekzistojnë në lidhje me pasuritë e

paluajtshme. Mbetet për t’u parë zbatimi i reformës kushtetuese dhe asaj ligjore që po aplikohen

aktualisht në sistemin e drejtësisë.

Shkolla e Magjistraturës ka ndërmarrë trajnim juridik për çështjet e tokës dhe pronës (me

mbështetjen e EU-së dhe USAID-it ), por duhet që çdo fakultet i jurisprudencës, në universitetet

shtetërore dhe ato private, të ofrojnë kurse gjithëpërfshirëse për ligjet e tokës dhe të pronës si dhe

për kuadrin kushtetues dhe ligjor të miratuar së fundmi në lidhje me të drejtën e pronës në tërësi

dhe me sistemin e drejtësisë në veçanti.

Duhet të rriten alternativat e gjykimit sikurse është ndërmjetësimi, gjykatat e arbitrazhit etj., për

të organizuar shërbime alternative në gjykimin e çështjeve të pronësisë (kryesisht në çështjet e

pronësisë mbi tokën me vlerë të vogël), çka do të shkurtonte kostot e procesit dhe do të

realizonte më shpejt në kohë, të drejtat e palëve. Duhet sanksionuar qartë në ligj, detyrimi i

gjykatësve për të transferuar çështjet nga gjykatat në gjykimet alternative si një rrugë alternative

për të rritur dhe fuqizuar rolin e aktorëve të tjerë institucionalë në zgjidhjen e problemeve të

pronësisë. Tashmë kjo është një praktikë e konsoliduar dhe mjaft e dobishme që ndiqet në SHBA

dhe BE.

Element kryesor i reformës së tokës është menaxhimi i tokave private dhe atyre shtetërore,

përdorimi në favor të mjedisit i resurseve të tokës si dhe harmonizimi i dokumentacionit që ka të

bëjë me të gjithë titujt e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Për shembull, “Strategjia e

Gjelbër” për zhvillimin agrar dhe strategjia për zvogëlimin e varfërisë për zonat rurale dhe

malore e nënvizojnë mbarimin e reformës së tokës si një mënyrë për të mbështetur mirëqenien

qytetare dhe mundësitë ekonomike.

Page 329: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

328

Strukturat apo agjencitë shtetërore, që ekzistojnë aktualisht, për konstituimin dhe menaxhimin e

titujve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme duhet të risin bashkëpunimin midis tyre dhe të

ulin burokratizimin në menaxhimin e territorit të vendit (AKKP-së, ZRPP-së, ALUIZNI-it,

DASHPP-së, KQT-së, AITTP, EKB, DAMT, etj.).

Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave (Drejtoria e Pyjeve), e cila ka juridiksion mbi

pyjet dhe kullotat e largëta që mbeten nën kontrollin e shtetit, pyjet dhe kullotat e komunave, dhe

zonat me mbrojtje të veçantë, e organizuar në 36 rrethe dhe në 103 zyra lokale, dhe 1 njësi të

veçantë të Policisë Pyjore duhet të forcojë inspektimin dhe masat ndëshkimore.

Në rastin e Drejtorive Pyjore rajonale, Qarqet janë të detyruara të krijojnë planet e menaxhimit

për zonat që janë nën juridiksionin e tyre të drejtpërdrejtë dhe të negociojnë, finalizojnë dhe

vendosin në arkivë qiratë, të drejtat e përdorimit dhe licencat që u jepen firmave dhe individëve.

Për tokat bujqësore dhe tokat brenda fshatrave, është detyrë e Drejtorisë së Administrimit dhe

Mbrojtjen e Tokave në dy nivele, një nivel qendror (KQVT) dhe 12 zyra në mbikëqyrjen e

qarkut të rrethit (KVVTP), të cilat në bashkëpunim edhe me zyrat e administrimit dhe mbrojtjes

të tokave pranë komunave të risin miradministrimin e të dhënave që lidhen me tokat private,

shtetërore dhe komunale pa dallim në metodologjinë që ato përdorin.

Zyrat Komunale të Pyjeve asistojnë komunat në përgatitjen e planeve të menaxhimit dhe në

krijimin e të drejtave të sipërmarrjes për qytetarët lokalë. Në rastin e administrimit dhe mbrojtjes

së tokës, qarqet duhet të krijojnë një kadastër toke dhe të vendosin të dhënat gjeografike,

nëpërmjet studimeve teknike për të mbështetur vendime që kanë të bëjnë me përhapjen urbane

dhe programe për përmirësimin e cilësisë së tokës dhe ribashkimin e tokave të fermave.

Qarqet duhet gjithashtu të ndërmarrin vlerësime të tokës për tatimet, shpronësimet, kompensimet

dhe gjobat për dëmtimet e cilësisë së tokës. Organet e pushtetit lokal (aktualisht ekzistojnë 61

njësi të qeverisjes vendore) të cilat kane autoritet për të lidhur kontratat e qirave, dhënien e lejeve

të përdorimit apo licencat për zotërimet agrare, janë të detyruara që të monitorojnë përdorimin e

tokës nga çdo pronar në akordim me kërkesat e mbrojtjes së mjedisit, përdorimit dhe ruajtjes së

cilësisë së tokës, dhe kushtet apo kufizime të tjera të përfshira në qiratë apo kontratat e

përdorimit. Ata duhet të hetojnë ankesat për mospërdorim apo keqpërdorim të tokës, dhe të

fillojnë proçedurat e forcimit që mund të shpien në dorëzimin e territoreve të grabitura

padrejtësisht nga shkelësit.

Page 330: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

329

Për adresimin e problematikës të mësipërme, është tentuar së fundi me urdhrin e Kryeministrit

nr. 110, datë 31.12.2011, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Drejtësisë”,

bazuar në VKM-në nr. 350, datë 29.4.2011, “Për miratimin e planveprimit për zgjidhjen e

problematikës së çështjeve të pronësisë”. Në zbatimin e këtyre akteve normative është bërë

shumë pak dhe ngelet realisht ende shumë për t’u bërë.

Struktura dhe organika e saj është pjesë e strukturës dhe e organikës së Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo koordinon veprimtaritë e institucioneve shtetërore të përfshira me çështjet e pronësisë si

AKKP-së, ZRPP-së, ALUIZNI-it, DASHPP-së, KQT-së , AITTP, EKB, DAMT .

Reforma legjislative, që ka të bëjë me mbrojtjen e së drejtës të pronësisë, si një prej të drejtave

themelore të individit në një demokraci ku sundon ligji, aktualisht, përbën një nga 12 pikat

kryesore që duhet të realizohen që Shqipëria të marrë Statusin e vëndit kandidat në BE.

Reformimi i të drejtave të pronësisë i shërben konsolidimit të investimeve të shtetasve shqiptarë,

si edhe investimeve të huaja, sepse e shndërron Shqipërinë në një vend të sigurt dhe tërheqës për

to. Përmirësimi i kuadrit ligjor ekzistues dhe zbatimi i tij, nëpërmjet edhe përfshirjes së grupeve

të interesit, e shndërron tregun e pronës në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

Megjithëse miratimi i ligjeve është një hap tepër i rëndësishëm në rrugën drejt suksesit, ka ende

shumë për të bërë në eliminimin e pasigurive ligjore në fushën e çështjeve të pronësisë (për

shkak të ndeshjes apo kolizionit të ligjeve).

Ndryshimi i legjislacionit në vendin tonë përfshirë edhe atë themeltar (kushtetues), pavarësisht se

gjithmonë është tentuar nga dëshira e mirë për ta përmirësuar atë, ka shkaktuar një amulli apo

paqartësi edhe brenda të njëjtit kuadër ligjor. Theksojmë se vetëm kuadri ligjor për njohjen

kthimin dhe kompensimin e pronave ka ndryshuar mbi 15 herë që nga viti 2004 e në vazhdim.

Në këtë drejtim rekomandohet një strategji më e qartë dhe më gjithëpërfshirëse duke

harmonizuar njëherë e mirë gjithë kuadrin ligjor në fushën e pronës mbi pasuritë e paluajtshme.

Parimet që duhet të udhëheqin strategjinë e harmonizimit, janë të dimensionit kushtetues dhe

lidhen me interesin publik, shpërblimin e drejtë, parimin e drejtësisë, të proporcionalitetit dhe të

shtetit social, duke u bazuar jo vetëm në elaborimin e vendimeve të Gjykatës Europiane për të

Drejtat e Njeriut, por edhe nga jurisprudenca, tashmë e pasur e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës

Kushtetuese në vendin tonë.

Gjithashtu, strategjia duhet të marrë në konsideratë edhe parimet e sigurisë juridike dhe të

qartësisë së legjislacionit, si premisa thelbësore të forcimit të të drejtave themelore, paralelisht

Page 331: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

330

me zhvillimin e vendit dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Përparësitë e Strategjisë për të

Drejtat e Pronësisë duhet të jenë: futja në rrugën e duhur të zgjidhjes përfundimtare të procesit të

kthimit dhe kompensimit të pronave, integrimi i zonave dhe i ndërtimeve informale të

legalizuara, përfundimi i regjistrimit fillestar të të gjitha pasurive, dixhitalizimi i sistemeve.

Strategjia duhet të mbajë në konsideratë edhe faktin se për sektorë të caktuar veprojnë strategji

të veçanta qeveritare, si Strategjia Ndërsektoriale për Parandalimin e Luftën kundër

Korrupsionit, Strategjia e privatizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, Strategjia për

kompensimin e pronave subjekteve të shpronësuara, Strategjia për konsolidimin e tokës. Duke

mbajtur parasysh gjetjet dhe rekomandimet e Memorandumit të Komitetit të Ministrave të

Këshillit të Europës, nevojitet një zgjidhje gjithëpërfshirëse e problemit të të drejtave të

pronësisë, bazuar jo vetëm në sfidat aktuale që Shqipëria po kalon, por edhe në eksperiencat e

ngjashme të vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Europës në zbatim të vendimeve të GjEDNj-

së.

Në lidhje me kuadrin ligjor dhe institucional, që është aktualisht në fuqi, mund të sugjerojmë

ndërmarrjen e disa hapave kyç të cilët janë shumë të rëndësishme në konsolidimin dhe mbrojtjen

e titujve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme në vendin tonë.

Kuadri ligjor për privatizimet, është një kuadër i plotë, por megjithatë sugjerohet që në aspektin

institucional të përfundojë Data-Baze që ka të bëjë me privatizimet që janë kryer nga viti 1992

deri më sot si dhe të përmbyllet përfundimisht ky proces për të gjitha ato objekte ende të

paprivatizuara, një pjesë e të cilave janë në mëshirë të fatit.

Që të mundësohet sa më shpejt privatizimi i objekteve shtetërore, Shteti nëpërmjet AKKP-së në

bashkëpunim me DAPP, duhet të marrë përsipër të realizojë dy qëllime të ligjshme: atë të

privatizimit sa më shpejt të objekteve shtetërore me proçesin e kompensimit që Shteti u detyrohet

subjekteve të shpronësuara. Në bazë të Hartës së Vlerës dhe vlerësimit që kanë bërë ekspertët e

AKKP-së për objektet shtetërore bëhet i mundur kompensimi midis dy pronave të paluajtshme

deri në vlerën e objektit më të vogël. Në këtë mënyrë subjektet e shpronësuar apo trashëgimtarët

e tyre mund të realizojnë kompensimin e pronave të tyre që Shteti u detyrohet këtyre të fundit në

bazë të Kushtetutës dhe të ligjit me vlerën e objekteve në privatizim, pavarësisht faktit nëse ata

gëzojnë një të drejtë parablerje ose jo mbi to.

Kuadri ligjor për banesat shtetërore është edhe një kuadër që në aspektin normativ është i plotë,

por sugjerohet që të rritet bashkëpunimi midis EKB-së dhe organeve të pushtetit lokal për të

Page 332: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

331

siguruar sa më shumë mjedise banimi për familjet e pastreha në nevojë. Ndërkohë, që paralelisht

me këtë qëllim, duhet të sigurohet edhe një transparencë më e madhe e ndërtimeve që realizohen

dhe e personave që shpallen fitues.

Abuzimi nga ana e firmave ndërtuese me lejen e ndërtimit është një faktor tjetër i cili ka

vështirësuar krijimin në një kohë të shkurtër të titujve të pronësisë mbi apartamentet që kanë

qenë objekt i kontratës së sipërmarrjes mes tyre dhe qytetarëve. Në mbi 80% e pallateve të reja

sot vërehet se shkelet leja e ndërtimit e dhënë nga KRRT-ja pranë bashkisë përkatëse, gjë që

vështirëson më pas marrjen e lejes së shfrytëzimit nga ana e firmës ndërtuese. Mungesa e kësaj

leje shfrytëzimi penalizon jo vetëm shoqërinë e ndërtimit, që e ka të pamundur të regjistrojë

apartamentet në emrin e saj, por mbi të gjitha penalizon qytetarët që edhe pse kanë paguar

çmimin e rënë dakord, e kanë të pamundur të kalojnë në pronësi të tyre objektin përkatës.

Mosrespektimi i lejes së ndërtimit nga firmat sipërmarrëse ka qenë një nga shkaqet kryesore që

ka penguar krijimin në kohën e duhur të titujve të pronësisë mbi apartamentet e banimit, arsye

kjo e cila është shfrytëzuar në mënyrë abuzive nga ana e zyrave të urbanistikës për të mbajtur

peng proçesin nëpërmjet mungesës së dhënies së lejes të shfrytëzimit. Aktualisht formalizimi i

titujve të pronësisë mbi apartamentet e reja mbetet ende një problem për t’u zgjidhur. Sigurisht

që një koordinim real midis zyrave të urbanistikës të njësive të qeverisjes vendore dhe atyre të

ZRPP-së në rrethe do të mund të siguronte një përmbythje të këtij fenomeni në favor të të gjitha

grupeve të interesit si dhe do të rriste transparencën e identifikimit të pasurive të paluajtshme të

llojit ndërtesa (mjedis banimi apo social/ekonomik). Pa dyshim që një rrugëzgjidhje e tillë

kërkon ndërmarrjen e hapave ligjorë të munguar deri më sot nga organet më të larta shtetërore, të

cilat e njohin shumë mirë ekzistencën e problemit.

Kuadri ligjor për menaxhimin e territorit, pavarësisht ndryshimeve të herëpashershme që kanë

ndodhur, kryesisht mbas vitit 2007 ka treguar se ka mbetur një nga sektorët më të dobët të

zbatimit të ligjit në lidhje me pasuritë e paluajtshme. Në këtë drejtim kërkohet një vullnet edhe

më i fortë për të parandaluar një herë e mirë ndërtimet pa leje si dhe dhënien e lejeve të ndërtimit

në kundërshtim me ligjin për arsye politike/miqësore apo korrupsioni.

Kuadri ligjor për legalizimet është një kuadër që ka pësuar shumë ndryshime dhe për më tepër

ndodhet në një udhëkryq të madh kur dihet tashmë që ky proces duhet të kishte përfunduar që në

vitin 2008. Ka qenë dhe është një proces që mbart një problematikë të shumëfishtë juridike,

sociale dhe ekonomike dhe në rast se duhet të përfundojë mund të themi se më tepër sesa

Page 333: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

332

mungesë e kuadrit ligjor dhe institucional, ka qenë mungesë e vullnetit të forcave politike që e

kanë parë këtë proces si një mënyrë premtimi për të siguruar votat e subjekteve që shpresojnë

nga përmbyllja e këtij procesi në votimin e radhës.

Aktualisht janë dhënë leje legalizimi për 33 000 pasuri, të cilat janë përfshirë edhe në sistemin e

regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit

tekniko-ligjor rreth 180 000 pasuri informale. Ky proces, i cili u parashikua me ligj të

përfundonte në vitin 2008, ende nuk ka përfunduar, pra duhet më shumë vullnet dhe dëshirë e

mirë institucionale për përmbylljen e tij.

Një nga problemet e diskutueshme, që përmban kuadri ligjor për legalizimet, është procesi i

kalimit të pronësisë së truallit nga subjektet private te subjektet që përfitojnë nga procesi i

legalizimit. Në asnjë nga dispozitat e ligjit nuk përmendet termi kushtetues shpronësim apo

kufizim i së drejtës së pronës, megjithëse kuadri ligjor për legalizimet e zhvesh pronarin e

ligjshëm të truallit apo të tokës bujqësore pa një shpërblim të drejtë dhe të menjëhershëm.

Humbja e posedimit mbi tokën sjell për rrjedhojë shpronësimin de facto nga prona për pronarët e

ligjshëm. Transferimi i detyrueshëm i pronës nga pronari i ligjshëm tek individët, që kanë kryer

ndërtime pa leje, i krahasuar me shpronësimin nuk është mbështetur në zbatimin e standardeve

kushtetuese dhe rregullave të përgjithshme të KEDNJ-së si dhe jurisprudencës të GJEDNJ-së.

Konstatohet se ligjvënësi nuk ka vendosur në ekuilibër të drejtë interesat e pronarëve të ligjshëm,

që nuk kanë shkelur ligjin, me interesat e atyre që kanë zaptuar dhe ndërtuar në mënyrë të

paligjshme marrja e shpërblimit të drejtë dhe të menjëhershëm mbas 20 vitesh zaptim të pronës,

është zgjidhja më e paktë e pranueshme e pronarëve të ligjshëm që kanë humbur posedimin dhe

gëzimin e tokave të tyre.

Kuadri ligjor për shpronësimet në dukje duket i konsoliduar, por për sa i përket masës së

dëmshpërblimit për të gjitha ato pasuri që shpronësohen duhet të rriten garancitë e masës së

dëmshpërblimit dhe jo sikurse ka ndodhur vitet e fundit që këto garanci janë ulur për shkak të

metodikës që përdor Këshilli i Ministrave në miratimin e Hartës së Vlerës. Duhet të sigurohet

mekanizmi për eliminimin e konfliktit të interesit që ka Këshilli i Ministrave, pasi ka edhe të

drejtën e përcaktimit të çmimeve të referencës për çdo pasuri të paluajtshme në Republikën e

Shqipërisë dhe po kështu ka edhe të drejtën e marrjes të vendimit për masën e dëmshpërblimit në

çdo shpronësim që kryhet.

Page 334: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

333

Në shumicën e rasteve dhënia e masës së kompensimit nuk respekton parimet kushtetuese të një

shpërblimi të drejtë, çka i nxit subjektet që shpronësohen t`i drejtohen gjykatave administratave

duke shkaktuar në këtë drejtim një numër të madh të panevojshëm konfliktesh administrative.

Vlerësimi i drejtë i pronës të paluajtshme të subjekteve që shpronësohen nga organet kompetente

administrative do të mundësojë shmangien e një numri të madh konfliktesh administrative që

ekzistojnë në këtë drejtim.

Kuadri ligjor për tokën, pyjet dhe kullotat është edhe ky një kuadër i konsoliduar, por megjithatë

vihet re një regjistër hartografik dhe juridik (në lidhje me kartelat e pronësisë) ende i

papërfunduar për të tria këto kategori, pavarësisht punës shumë të mirë që është bërë në

formalizimin e titujve të pronësisë. Kërkohet nga organet kompetente, që merren me zbatimin e

këtyre akteve normative, më shumë përpjekje dhe bashkëpunim për konsolidimin e titujve të

pronësisë si për tokën bujqësore, për pyjet dhe kullotat, pasuri këto mjaft të rëndësishme për

subjektet private, po ashtu edhe për Shtetin, për t`i prerë rrugën abuzivitetit që ka ndodhur gjatë

20 viteve demokraci në këto drejtime.

Ndarja e tokës bujqësore të ish-NB-ve, dhënia e saj në përdorim e më pas kalimi në pronësi,

është shoqëruar me mangësi e probleme të ndryshme. Plotësimi dhe riparimi i tyre, në kushtet

aktuale, solli si nevojë përgatitjen dhe miratimin e ligjit "Për përfundimin e procesit të kalimit në

pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore". Përfundimi i këtij si dhe

verifikimi i titujve të pronësisë, që janë dhënë në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore,

kërkon rritjen e ritmit dhe të vullnetit të mirë për zbatimin e këtyre dy akteve normative.

Kuadri ligjor për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave është procesi që nisi keq dhe

vazhdon të jetë keq si në aspektin normativ ashtu edhe në atë institucional, pavarësisht

përpjekjeve që janë bërë, për të krijuar në dukje përshtypjen e kthimit të pronave te subjektet e

shpronësuara, nëpërmjet ndryshimeve të pafundme ligjore. Në rast se ka një shtresë shoqërore që

është nëpërkëmbur më shumë si në kohën e Regjimit Monist ashtu edhe në Demokraci, kjo është

shtresa e subjekteve të shpronësuara, për të cilat duhet një vullnet real dhe serioz për të

përmbyllur dy procese: atë të njohjes dhe kthimit të pronave dhe atë të kompensimit aty ku

kthimi është i pamundur.

Në këtë 25 vite demokraci forcat politike, që kanë qeverisur vendin, kanë premtuar dhe kanë

miratuar herë pas here me ligj dhënien e mundësisë subjekteve të shpronësuara që të marrin

pronën e tyre në formën e kthimit apo të kompensimit. Duhet theksuar se kalvari i proceseve

Page 335: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

334

administrative dhe gjyqësore, që ka kaluar dhe po kalon kjo shtresë shoqërore, është e pafundme.

Aktualisht në mungesë të fuqisë reale apo të pamundësisë për të kompensuar subjektet e

shpronësuara, zgjidhja është gjetur në jurisprudencën e GJEDNJ-së ku dhjetëra subjekte të

shpronësuara kanë fituar të drejtën e tyre. Është për të ardhur keq që në shumicën e rasteve

problemet në keqzbatimin e ligjit në Shqipëri të vijnë si zgjidhje nga autoritet e huaja. Një

vullnet real, serioz nga të gjitha forcat politike është më se i nevojshëm edhe pse realiteti i

deritanishëm flet për të kundërtën.

Kuadri ligjor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme është një kuadër i plotë dhe që ka ardhur

duke u konsoliduar. Duhet, që në këtë drejtim, të përfundojë ajo reformë pozitive e nisur në

bashkëpunim midis USAD-it dhe ZQRPP-së për krijimin e regjistrit kombëtar dixhital të

disponueshëm nga të gjitha subjektet e interesuara, ku të hidhet dritë për të gjitha pasuritë e

paluajtshme që ekzistojnë të regjistruara në formën e tokës bujqësore, trojeve, pyjeve, kullotave,

ndërtesave për banim ose ndërtesave social ekonomike etj., dhe për problematikën që ato

mbartin.

Page 336: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

335

BIBLIOGRAFIA

BURIME ARKIVORE

1. Fletore Zyrtare nr. 184/1926, 185/1926, Bisedime Parlamentare.

2. Qarkore e Ministrisë së Brendshme, nr. 1675-1, dt.02.01.1927.

3. Fletore Zyrtare, Arshiva e Ministrisë së Ekonomisë, nr. 845/ 1931, nr.14/1929.

4. Arshiva e Ministrisë së Financave, nr. 2153, dt.0l-04-1932.

5. AQSH, Fondi 855, viti 1945, dosja 15.

6. Arkivi Qendror Shtetëror i EPS të Shqipërisë (AQSh), Fondi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë,

(më tej: BKSH), studimi me titull: La riforma agraria in Albania, datë 9.4.1929.

7. AQSH, Fondi i Ministrisë së Ekonomisë, viti 1945, dosja 448.

8. AQSH, Fondi i Ministrisë së Ekonomisë, viti 1945, dosja 453.

9. AKERRSH, Viti 1945, dosja 184.

10. AQSH, Fondi i Ministrisë së Ekonomisë, viti 1945, dosja 453.

11. AQSH, Fondi 894, viti 1945, dosja 430.

12. AKPQSH, Fondi 2, viti 1945, dosja 13.

13. AQSH, Fondi 894, viti 1945, dosja 448.

14. AQSH, Fondi 898, viti 1945, dosja 28.

15. AQSH, Fondi 889, viti 1945, dosja 72.

16. AKPQSH, fondi 1, viti 1945, dosja 24.

17. AKERRSH, viti 1946, dosja 700.

18. AKERRSH, viti 1946, dosja 704.

19. AKERRSH, viti 1946, dosja 717

20. AQSH, Fondi 898, viti 1947, dosja 36/5.

21. AKERRSH, viti 1947, dosja 702.

22. AQSH, Fondi 898, viti 1945, dosja 34.

Page 337: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

336

AKTE NORMATIVE

A. Gjatë periudhës 1912-1495.

1. Fletore Zyrtare 4/1923, Statuti i Zgjeruar i Lushnjës.

2. Fletore Zyrtare nr. 8/1925, Statuti Themeltar i Republikës.

3. Fletore Zyrtare nr. 111/1928, Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare.

4. Fletore Zyrtare nr.26/1924, Projektligji dt. 3/8/1924, Mbi shpronësimin e pasurive shtetërore.

5. Kodi Civil i Zogut i vitit 1929.

6. Fletore Zyrtare nr.2/1927, Ligji dt.27.12.1927 i Nëndorësisë.

7. Fletore Zyrtare nr.28/1930, Ligji dt. 3/5/1930, Mbi reformen agrare.

8. Fletore Zyrtare nr. 54 /1930, Rregullorja dt. 30/8/1930, Mbi aplikimin e reformes agrare.

9. Fletore Zyrtare nr.28/1930, Ligji dt. 3/5/1930, Mbi reformen agrare.

10. Fletore Zyrtare nr. 36/1932, Ligji dt.02.06.1932, Mbi ndërrimin e disa dispozitave të ligjit mbi

reformën agrare, Bankën e Bujqësisë dhe Kontratën Tip.

11. Fletore Zyrtare nr.22/1930, Ligji dt. 12/04/1932, Mbi vendosjen e emigrantëve.

12. Fletore Zyrtare nr.55/1927, Projketligji, Për regjistrimin e pasurisë shtetërore.

13. Fletore Zyrtare nr. 33/1931, Ligji dt. 14.05.1931, Mbi të vënurit dorë mbi tokat shtetërore të

grabitura nga privatët.

14. Fletore Zyrtare nr. 21/1923, Ligji dt. 14.06.1923, Për trajtimin me tokë të emigrantëve, i

ndryshuar në dt.18.07.1925.

15. Fletore Zyrtare nr. 96/1925, Ligji dt. 22. 12. 1925, Për trajtimin dhe sistemimin me tokë të

emigrantëve.

16. Fletore Zyrtare nr. 34/1932, Ligji dt. 19. 4.1932, Përkrahja e emigrantëve me pasuri të

paluajtshme.

17. Fletore Zyrtare nr. 6/1926, Ligji dt. 27.12.1926, Mbi shitjen e pasurive të patundshme shtetërore.

18. Fletore Zyrtare nr. 20/1930, Ligji dt.03.12.1930, Mbi shitjen e pasurive të patundshme

shtetërore.

19. Fletore Zyrtare nr. 43/1930, Ligji dt. 28.04.1932, Mbi shitjen e pasurive të patundshme

shtetërore.

20. Fletore Zyrtare nr. 12/1928, Ligji dt. 20.12.1927, Mbi shitjen e pasurive të vogla të patundshme

shtetërore.

21. Fletore Zyrtare nr. 65/1928, Ligji dt. 04.06.1928, Mbi shkëmbimin e tokave.

Page 338: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

337

22. Fletore Zyrtare nr. 42/1929, Ligji dt. 20.07.1929, Për shitjen e tokave të tepërta dhe barakave

prej dërrasash të pasurisë të Shtetit që ndodhen në Sarandë.

23. Fletore Zyrtare nr. 16/1932, Ligji dt. 29.03.1932, Për shitjen e një cope toke, Legatës të SHBA

24. Fletore Zyrtare nr. 38/1935, Ligji dt.02.05.1935, Për shitjen e tokave për ndërtim në plazhin e

Durrësit.

25. Fletore Zyrtare nr. 60/1933, Statuti i dt. 20.09.1933 i Kooperativës Bujqësore të Prefekturës të

Korçës.

26. Fletore Zyrtare nr. 15/1935, Statuti dt. 12.04.1935 i Kooperativës Bujqësore “Ullini” Elbasan.

27. Fletore Zyrtare nr. 56/1930, Dekretligji dt 20.07.1930, Mbi internimin e familjeve të ushtarëve

të rekrutëve e të rezervistëve që arratisen.

28. Fletore Zyrtare nr. 57/1930, Dekretligji datë 29.08.1930, Mbi internimin e fëmijëve, sekuestrimin

e pasurisë dhe mbi djegien e shtëpive të të arratisurve kriminelë.

29. Fletore Zyrtare nr. 11/1927, Ligji dt.14.01. 1927, Mbi ngritjen e sistemit së dhjetës mbi tatimin e

tokës.

30. Fletore Zyrtare nr. 60/1928, Ligji dt.02.06.1928, Për tatimin e ndërtesave.

31. Fletore Zyrtare nr. 4/1923, Ligji Mbi shpronësimin e pasunisë në Kryeqytet.

32. Fletore Zyrtare nr. 71/1926, Ligji Mbi zhvillimin e përmirësimin e Kryeqytetit.

33. Fletore Zyrtare nr. 60/1923, Ligji Mbi disa përjashtime nga tatimi i ndërtesave.

34. Fletore Zyrtare nr. 44/1931, Ligji dt.24.03.1931, Mbi regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave e

të tokës të ndërtimeve.

35. Fletore Zyrtare nr. 24/1931, Ligji dt.24.03.1931, Mbi regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave e

të tokës të ndërtimeve.

36. Fletore Zyrtare 4/1932, Ligji dt.18.12.1931, Mbi shtimin e disa dispozitave në ligjin për

regjistrimin e kontrollimin e ndërtesave e të tokës të ndërtimeve.

37. Fletore Zyrtare 15/1937, Ligji dt.14.03.1934, Mbi shtyrjen e regjistrimit të përgjithshëm të

ndërtesave në vitin 1937.

38. Fletore Zyrtare nr.14/1929, Dekretligji dt. 28-11-1929 (shtojcë e ligjit të Bashkive datë 25-12-

1921), Për përjashtimin nga tatimi i ndërtesave të gjitha ato godina që ngriheshin brenda pesë

viteve prej datës së shpalljes së këtij dekretligji.

39. Fletore Zyrtare nr.30/1932, Ligji dt. 04-5-1932, Për përjashtimin nga tatimi i ndërtesave të

gjitha ato godina që ngriheshin brenda pesë viteve prej datës së shpalljes së këtij dekretligji.

Page 339: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

338

40. Fletore Zyrtare nr.27/1929, Rregullorja dt.23-5-1930, Për zbatimin e Ligjit dt. 28-9-1929, për

përjashtimin nga tatimi i ndërtesave.

41. Fletore Zyrtare dt. 27 mars 1923, Ligji dt. 27.01.1923, Për pyjet dhe kullotat.

42. Në bazë dekretligjit i dt. 28.9.1929, Për bashkitë.

43. Fletore Zyrtare nr.23/1931, Ligji dt. 26-3-1931, Për përjashtimin prej taksave shtetërore dhe

komunale çdo lëndë që pritej nga pyjet e shtetit.

44. Fletore Zyrtare nr.27/1933, Ligji dt.29.4.1933, Mbi krijimin e kurseve përkatëse.

B. Akte normative gjatë periudhës 1945-1990.

1. Gazeta Zyrtare nr.2/1945, Ligji dt.15.12.1944, Mbi konfiskimin e pasurive të tundshme dhe të

patundshme të të arratisurve politikë.

2. Gazeta Zyrtare nr.3/1945, Ligji dt.14.01.1945, Mbi zbritjen e qirave bujqësore.

3. Gazeta Zyrtare nr.13/1945, Qarkorja dt.19/01/1945 e Ministrisë së Drejtësisë, Për ndalimin nga

ana e noterëve të merrnin ose të përpilonin aktet e shitblerjes të tokave bujqësore.

4. Gazeta Zyrtare nr.13/1945, Ligji dt. 18.05.1945, Mbi shtetëzimin e vijave të ujit.

5. Gazeta Zyrtare nr.39/1945, Ligji nr.108 dt. 29.08.1945, Mbi reformën agrare.

6. Gazeta Zyrtare nr.81/1945, Shtojcë-ligjit nr.175 dt. 26.11.1945, Mbi reformën agrare.

7. Gazeta Zyrtare nr.19/1946, Statuti Themletar i Republikës Popullore së Shqipërisë.

8. Gazeta Zyrtare nr.4/1946, Shtojcë-ligjit nr.203 dt. 04.02.1946, Mbi disa ndryshime në ligjin për

reformën agrare.

9. Gazeta Zyrtare nr. 33/1946, Lgji dt. 15.04.1946, Mbi denoncimin e tokave të tjetërsuara me çdo

titull mbas 19 janarit 1945, mbi ndalimin e tjetërsimit të tokave.

10. Gazeta Zyrtare nr.39/1946, Urdhëresa nr. 7 dt.24.04.1946, e Ministrisë së Bujqësisë, Për

denoncimin e tjetërsimeve të tokave bujqësore.

11. Gazeta Zyrtare nr.50/1946, Ligji nr.253, dt.27 maj 1946, Mbi disa ndryshime në ligjin mbi

reformën agrare.

12. Gazeta Zyrtare nr.59/1946, Urdhëresës nr.10 dt.04.06.1946, e Ministrisë së Bujqësisë, Për

mënyrën e njohjes dhe zbatimit të ndryshimeve ligjore të ligjit mbi reformën agrare.

13. Gazeta Zyrtare nr.33/1948, Ligji nr, 593 datë 12.4.1948, Mbi ndarjen për kultivim të tokave të

punueshme kolektive dhe shtetërore.

14. Gazeta Zyrtare nr.53/1950, Kushtetutës të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Page 340: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

339

15. Gazeta Zyrtare nr.8/1945, Urdhëresës nr.3 dt.07.04.1945, Mbi qiradhanien e kullotave.

16. Gazeta Zyrtare nr.119/1946, Urdhëresës nr.14 datë 23-12.1946, Mbi qiratë e kullotave.

17. Gazeta Zyrtare nr.4/1951, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 19 dt. 9.1.1951, Mbi shërbimin

pyjor.

18. Gazeta Zyrtare nr.12/1952, Dekretligji nr. 1482 dt. 12.6.1952, Mbi pyjet.

19. Gazeta Zyrtare nr.11/1954, Urdhëresa e Këshillit të Ministrave nr. 4 dt, 26.6.1954, Mbi

administrimin dhe shfrytëzimin e kullotave kolektive.

20. Gazeta Zyrtare nr.2/1956, Urdhëresë e Këshillit të Ministrave nr. 1, dt. 20.1.1956, Mbi

administrimin, përmirësimin dhe qiradhënien e kullotave, livadheve shtetërore dhe të tokave të

tjera të lira.

21. Gazeta Zyrtare nr.2/1945, Dekretligji nr.24, dt. 15.12.1944, Mbi rekuizimin e prodhimeve,

produkteve farmaceutike dhe ndërtesave.

22. Gazeta Zyrtare nr.2/1945, Ligji nr.25, dt. 15.12.1944, Mbi konfiskimin e pasurive të tundshme e

të patundshme të arratisurve politike.

23. Gazeta Zyrtare nr.50/1945, Vendimi nr. 46 date 27.12.1945 i Komiteti Ekzekutiv i KNÇL të N-

Prefekturës Pogradecit, Per sekuestrimin e pasurive të të arratisurve politikë.

24. Gazeta Zyrtare nr.3/1945, Ligji nr. 37, dt. 13.01.1945, Për tatimin e jashtëzakonshëm të fitimeve

të luftës.

25. Gazeta Zyrtare nr.3/1945, Ligji nr. 40, dt. 14.01.1945, Për konfiskimin e pasurive private.

26. Gazeta Zyrtare nr.50/1945, Dekretligji nr. 249 date 27.04.1946, Mbi krijimin e komisioneve

lokale për konfiskimin e pasurive në bazë të Ligjit Nr. 40 datë 14.01.1945.

27. Gazeta Zyrtare nr.35/1945, Ligji nr. 85, Mbi konfiskimin e pasurive të nënshtetasve të huaj që

dalin jashtë Shtetit pa leje.

28. Gazeta Zyrtare nr.31/1946, Ligji nr. 242 dt. 20 Prill 1946, Mbi shtetëzimin e farmacive private,

produkteve farmaceutike, mjeteve dhe laboratorëve të tyre.

29. Gazeta Zyrtare nr.50/1946, Ligji nr. 243 dt. 27.05.1946, Mbi shtetëzimin e stabilimenteve

tipografike, litografike dhe cinkografie.

30. Gazeta Zyrtare nr.90/1946, Dekretligji nr. 244 dt. 27 maj 1946, Mbi shtetëzimin e disa tokave.

31. Gazeta Zyrtare nr.50/1945, Ligji nr. 330 dt. 04.09.1946, Mbi shtetëzimin e fabrikave të miellit,

makaronave dhe orizit.

Page 341: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

340

32. Gazeta Zyrtare nr.24/1950, Ligji nr. 801 dt. 22.03.1950, Mbi shtetëzimin e disa ndërtesave

private.

33. Gazeta Zyrtare nr.108/1946, Ligji nr. 358 dt. 22-11-1946, Mbi kontrollimin e pasurive të vëna

gjatë regjimeve të kaluara prej funksionarëve dhe sipërmarrësve të Shtetit.

34. Gazeta Zyrtare nr.109/1946, Ligji nr. 361, dt. 23.11.1946, Mbi anulimin e tokave të bërë në

plazhin e Durrësit.

35. Gazeta Zyrtare nr.65/1948, Ligji nr. 627 dt. 01.06.1948, Mbi kalimin në pronësi të Shtetit të

pasurisë italiane të ndodhur në Shqipëri.

36. Gazeta Zyrtare nr.38/1947, Dekretligji nr. 422 datë 16.04.1947, Mbi shtetëzimin e Kinemave

Private.

37. Gazeta Zyrtare nr.48/1947, Ligji nr. 430 dt. 15-5-I947, Mbi shpronësimin e pasurive private të

paluajtshme për interes të përgjithshëm.

38. Gazeta Zyrtare nr.55/1947, Rregullorja, Mbi proçedurën e shpronësimit të pasurive private të

paluajtshme për interes të përgjithshëm.

39. Gazeta Zyrtare nr.5/1945, Ligji nr. 1835 dt. 22.03.1954, Mbi shpronësimet dhe rekuizimet.

40. Gazeta Zyrtare nr.31/1946, ligji nr. 236 dt. 20 Prill 1946, Mbi krijimin e kooperativave.

41. Gazeta Zyrtare nr.104/1950, Vendimi nr. 253 dt.09.12.1948 i Këshillit të Ministrave, Mbi

suprimimin e disa kooperativave.

42. Gazeta Zyrtare nr.77/1950, Dekretligji nr. 593 dt. 12-4-1948, Mbi ndarjen për kultivim të tokave

të punueshme Kolektive dhe Shtetërore.

43. Gazeta Zyrtare nr.24/1951, Ligji nr. 1292 dt. 11.6.1951, Mbi lejimin e pjesëtimit të tokave

bujqësore.

44. Dekretligji nr. 232 dt. 15.4.1946, Mbi ndalimin e tjetërsimit të tokave.

45. Dekretligji nr. 1102 dt. 27.11.1950, Mbi shërbimin kadastral të tokave.

46. Dekretligji nr. 2151 dt. 8.11.1955, Mbi sistemimin agrar të tokave dhe regjistrimin e tyre.

47. Gazeta Zyrtare nr.11/1955, Dekretligji nr. 2083, dt. 06.07.1955, Mbi pronësinë.

48. Gazeta Zyrtare nr.5/1956, Ligji nr. 2251, dt. 4.4.1956, Dispzita të Kodit Civil.

49. Gazeta Zyrtare nr.11/1957, Udhëzimi nr. 20 dt. 2.9.1957, Mbi heqjen e pronësisë të tokave

bujqësore që nuk punohen nga pronarët e tyre.

50. Gazeta Zyrtare nr.32/1946, Ligji nr.231.dtn 15 prill 1946, Mbi krijimin e Ndërmarrjes

Shtetërore të Ndërtimeve (N. SH. N.).

Page 342: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

341

51. Gazeta Zyrtare nr.92/1950, Rregullore e Këshillit të Ministrave nr. 3, dt. 19.7.1950, Për

emërtimin e rrugëve dhe numërimin e ndërtesave.

52. Gazeta Zyrtare nr.32/1951, Ligji nr. 1384 dt. 20.12.1951, Mbi shitjen e shtëpive të banimit, pronë

shtetërore, që ndodhen në fshatra.

53. Gazeta Zyrtare nr.3/1958, Udhëzimi nr. 6 dt. 11.03.1958, Mbi shitjen e shtëpive të banimit, pronë

shtetërore, që ndodhen në fshatra.

54. Gazeta Zyrtare nr.17/1952, Dekretligji nr. 1541 dt.18.9.1952, Mbi shitjen e shtëpive të vogla,

pronë shtetërore.

55. Gazeta Zyrtare nr.11/1954, Dekretligji nr. 1881 dt. 21.6.1954, Mbi ndreqjen e ndërtesave

private që bëheshin të papërdorshme.

56. Gazeta Zyrtare nr.11/1954, Ligji nr. 1902 dt. 05.07.1954, Mbi administrimin e fondit të

banesave.

57. Gazeta Zyrtare nr.5/1956, Vendimi nr. 185 dt. 4.5.1956 i Këshillit të Ministrave, Mbi mënyrën e

tjetërsimit të tokave shtetërore për ndërtim.

58. Gazeta Zyrtare nr.4/1957, Rregullorja e Këshillit të Ministrave nr. 41 dt. 05.02.1957, Mbi

mirëmbajtjen e banesave shtetërore.

59. Gazeta Zyrtare nr.12/1957, Dekretligji Nr. 2416 dt. 4.3.1957, Mbi shitjen e shtëpive të vogla,

pronë shtetërore.

60. Gazeta Zyrtare nr.14/1961, Dekretligji nr. 3230 dt. 20-3-1961, Mbi shitjen e shtëpive të vogla,

pronë shtetërore.

61. Gazeta Zyrtare nr. 15/1958, Udhëzim i Këshillit të Ministrave nr. 9 dt. 12.4.1958, Mbi

caktimin e vendeve të ndërtimit.

62. Gazeta Zyrtare nr. 15/1958, Udhëzimi i Këshillit të Ministrave nr. 21 dt 12.9.1958, Mbi

ndërtimet në fshat.

63. Gazeta Zyrtare nr. 87/1947, Urdhëresa nr. 46 dt. 04.12.1947, Mbi Kadastrën Provizore.

64. Gazeta Zyrtare nr. 18/1955, Dekretligji nr. 2151 dt. 8.11.1955, Mbi sistemimin agrar të tokave

dhe regjistrimin e tyre.

65. Gazeta Zyrtare nr. 2/1956, Rregullore e Këshillit të Ministrave nr. 4 dt. 6.1.1956, Mbi sistemimin

agrar të tokave dhe regjistrimin e tyre.

Page 343: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

342

66. Gazeta Zyrtare nr. 2/1961, Udhëzim nr. 1 dt. 7.2.1951, Mbi mënyrën e kalimit në administrim të

ndërmarrjeve, tokave, ndërtesave, ngrehinave, pajisjeve dhe materialeve si dhe të kalimit të tyre

në pronësi të organizatave kooperativiste ose të organizatave të tjera shoqërore.

67. Gazeta Zyrtare nr. 9/1968, Dekretligji nr. 4427, dt. 23.9.1968, Për mbrojtjen e bujqësisë.

68. Gazeta Zyrtare nr. 17/1979, Dekretligji nr. 5913, dt. 26.6.1979, Për mbrojtjen e bujqësisë.

69. Gazeta Zyrtare nr. 10/1969, Ligji nr. 4494, dt. 31.3.1969, Për shpronësimin dhe marrjen në

përdorim të përkohshëm të pasurisë.

70. Gazeta Zyrtare nr. 2/1971, Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 4323, dt. 1971, Për

administrimin tokave bujqësore.

71. Udhëzimi i Këshillit të Ministrave nr. 4, dt. 3.4.1975, Mbi proçedurat e shpronësimit.

72. Ligji Nr. 5506, dt. 28.12.1976, Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe

ndryshuar me Ligjin nr. 6799, dt. 29.6.1983 me të njëjtin titull.

73. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 135, dt. 28.4.1976, Për ngritjen e banesave me punë

vullnetare.

74. Vendimi i Këshilli i Ministrave nr. 409, dt. 22.12.1976, Për përshtatjen dhe meremetimin e

ndërtesave shtetërore.

75. Dekretligji nr. 5747 dt. 29.6.1978, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të

qyteteve dhe të fshatrave.

76. Dekretligji nr. 6703, dt. 21.1.1983, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese

të qyteteve dhe të fshatrave.

77. Dekretligji nr. 7011, dt. 3.12.1985, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese

të qyteteve dhe të fshatrave.

78. Dekretligji nr. 5747 dt. 29.6.1978, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të

qyteteve dhe të fshatrave.

79. Rregullorja nr. 47, dt. 10.7.1978, Për hartimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve e të

fshatrave.

80. Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 511, dt. 15.12.1980, Për disa masa për përmirësimin e

shërbimit, forcimin e rregullave dhe zhvillimin e plazheve.

81. Ligji nr. 6802, 29.6.1983, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planit unik e të përgjithshëm.

Page 344: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

343

82. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 8, dt. 12.7.1983, Për administrimin e ndërtesave për

banesë, ndryshuar me vendimin nr. 215, dt. 14.9.1984 si dhe me vendimin nr. 133, dt. 3.5.1985.

83. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 8, dt. 12.7.1983, Për administrimin e ndërtesave për

banesë.

84. Dekretligji nr. 7011, dt. 03.12.1985, Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese

të qyteteve dhe të fshatrave.

85. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 366, dt. 30.10.1985, Për kontrollin e mëtejshëm të

ndërtimeve në fshat.

86. Dekretligji nr. 4864, dt. 15.7.1971, Për krijimin e kooperativave bujqësore të tipit të lartë,

ndryshuar me dekretetligjin nr. 5635, dt. 30.9.1977 dhe me dekretligjin nr. 6734, dt. 26.2.1983.

87. Dekretligji nr. 4864, dt. 15.7.1971, Për krijimin e kooperativave bujqësore të tipit të lartë,

ndryshuar me dekretligjet nr. 341 dt. 6.11.1977, nr. 77, dt. 7.12.1978, nr. 39, datë 9.3.1979, nr.

73, datë 7.5.1979, nr. 505, dt. 8.12.1980, nr. 538, dt. 13.12.1980 dhe udhëzimin nr. 1, dt.

31.1.1981.

88. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 154, dt. 16.11.1979, Statuti bazë i kooperativave bujqësore

të tipit të lartë.

89. Ligji nr. 5686, dt. 21.2.1978, Për mbrojtjen e tokës, ky ligj pësoi edhe dy ndryshime të tjera me

dekretin nr. 6727, dt. 29.1.1983, dhe nr. 7010, dt. 3.12.1985.

90. Rregullorja e Këshillit të Ministrave nr. 9, dt. 27.2.1978, Për regjistrimin dhe ndryshimet në

gjendjen e tokave, ndryshuar me vendimet nr. 192, dt. 26.12.1979 e Nr. 348, dt. 3.11.1982.

91. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 505, dt. 8.12.1980, Për mbrojtjen e tokave bujqësore,

ndryshuar me nr. 98, dt. 12.4.1982 e nr. 213 dt. 18.7.1985.

92. Ligji nr. 4407 dt. 25.6.1968, Për pyjet, ndryshuar me Ligjin nr. 6727, dt. 29.1.1983.

93. Vendimi nr. 124, dt. 3.4.1980, Për gjendjen dhe masat që duhen marrë për zhvillimin kompleks

të ekonomisë pyjore dhe asaj kullosore.

94. Urdhëresa e Këshillit të Ministrave nr. 1, dt. 9.5.1983, Për administrimin e kullotave.

C. Akte normative gjatë periudhës 1990-2012.

1. Fletore Zyrtare nr.48/2013, Kushtetuta e Republikës të Shqipërisë.

2. Fletore Zyrtare extra nr.97/2014, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Page 345: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

344

3. Fletore Zyrtare extra nr.67/1994, Ligji nr.7850, dt. 29.7.1994, Kodi Civil i Republikës së

Shqipërisë, i ndryshuar.

4. Dekretligji nr.7437, dt. 1.12.1990, Për dhënien e tokës në përdorim me qira personave juridikë e

.izikë të huaj ose shqiptarë me seli jashtë territorit të RPSSH.

5. Fletore Zyrtare nr.13/1993, Ligji nr.7764, dt. 2.11.1993, Për investimet e huaja.

6. Fletore Zyrtare nr.27/1996, Ligji nr.7512, dt. 01.08.1991, Për sanksionimin dhe mbrojtjen e

pronës private, të nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit.

7. Fletore Zyrtare nr.12/1991, Ligji nr.7491 dt..29.04.1991, Për dispozitat kryesore kushtetuese.

8. Ligji nr.7980, dt. 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve, jepet kuptimi i nocionit juridik të truallit.

9. Vendimi nr. 203 dt. 03.05.1995 i Këshillit të Ministrave, Për privatizimin e ndërmarrjeve të vogla

dhe të mesme.

10. Fletore Zyrtare nr.23/1995, Vendim nr.288, dt. 5.6.1995, Për privatizimin e së drejtës shtetërore

në shoqëritë tregtare me kapital të përbashkët.

11. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.169, dt. 13.3.2003, Për kriteret dhe proçedurat e vlerësimit

dhe të shitjes së trojeve të ndërmarrjeve shtetërore, që i nënshtrohen privatizimit ose

transformimit të tyre në shoqëri tregtare.

12. Vendimi nr.230, dt. 4.4.1998 i Këshillit të Ministrave, Për privatizimin e pjesëve të kapitalit të

zotëruara nga shteti në shoqëritë me kapital të përbashkët.

13. Fletore Zyrtare nr.14/2007, Vendim nr.35, dt. 24.1.2007, Për proçedurat dhe format e shitjes së

truallit, të pajisur me infrastrukturë, për qëllime tregu proçedura e shitjes së truallit.

14. Fletore Zyrtare nr.13/2001, Ligji nr. 8743, dt. 22.2.2001, Pronat e paluajtshme të shtetit, i

azhurnuar me Ligjin nr.9558, dt. 08.06.2006.

15. Ligji nr.8744, dt. 22.2.2001, Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në

njësitë e qeverisjes vendore.

16. VKM, nr. 500, dt. 14.8.2001 për Inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe

transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore i azhurnuar me Vendimin nr.1277, dt.

23.12.2009.

17. Vendimi nr.1638, dt. 17.12.2008 i Këshillit të Ministrave, Për kriteret e vlerësimit të pronës

shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe për proçedurën e shitjes i azhurnuar me VKM

nr. 738, dt. 1.7.2009.

Page 346: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

345

18. Vendimi nr.428, dt. 9.6.2010, Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo

transformohet, dhe për proçedurën e shitjes.

19. Vendimi nr.428, dt. 9.6.2010, Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo

transformohet, dhe për proçedurën e shitjes.

20. Ligji nr.10 270, dt. 22.4.2010, Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe

për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij.

21. Vendimi nr.738, dt. 08.09.2010, Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe

për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij.

22. Ligji nr.7652, dt. 23.12.1992, Për privatizimin e banesave shtetërore.

23. Fletore Zyrtare nr.6/1992, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.431, dt. 12.10.1992, Për mënyrën e

privatizimit të banesave shtetërore, pësuar ndryshime në bazë të V.K.M nr.40 dt. 26.01.2001 dhe

V.K.M nr. 724 dt. 5.11.2004.

24. Fletore Zyrtare nr.17/1996, Vendim nr.337 i Këshillit të Ministrave dt. 16.4.1996, Për mënyrën e

privatizimit të banesave shtetërore.

25. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 407, dt. 29.8.2002, Për mënyrën e trajtimit me strehim të

invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

26. Ligji nr.9232, dt. 13.5.2004, Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane,

i azhurnuar me Ligjin nr. 9719, dt. 23.04.2007.

27. Vendimi nr.814, dt. 3.12.2004 i Këshillit të Ministrave nr.814, dt. 3.12.2004, Për normat e

strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit.

28. Ligji Nr .9416, dt. 20.5.2005, Për proçedurat e privatizimit të banesave të ndërtuara ose të blera

me fonde shtetërore nga enti kombëtar i banesave.

29. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.148, dt. 13.2.2008, Për përcaktimin e proçedurave për

blerjen e banesave, me kosto të ulët, në treg.

30. Vendimi nr.456, dt. 16.4.2008 i Këshillit të Ministrave, Për proçedurat e vlerësimit dhe të shitjes,

si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit, familjeve që përfitojnë banesa me kosto

të ulët.

31. Ligji nr.8405, dt. 17.9.1998, Për urbanistikën, i ndryshuar me Ligjin nr.10 097, dt. 13.3.2009,

ndryshuar me Ligjin nr.10 319, dt. 16.9.2010.

32. Fletore Zyrtare korrik/1998 me nr. ekstra, Vendim i Këshillit të Ministrave nr.722, dt. 19.11.1998,

Për miratimin e rregullores së urbanistikës.

Page 347: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

346

33. Fletore Zyrtare nr.45/2004, Vendim i Këshillit të Ministrave nr.401, dt. 25.6.2004, Për disa shtesa

dhe ndryshime në Rregulloren e Urbanistikës, ndryshuar me vendimin nr.545, datë 12.8.2004,

botuar në Fletoren Zyrtare nr.59, ndryshuar me vendimin nr.574, dt. 14.7.2010 botuar në Fletoren

Zyrtare nr.103.

34. Fletore Zyrtare nr.135/2009, Ligji nr. 10 119, dt. 23.4.2009, Për planifikimin e territorit,

(ndryshuar me vendim të KM nr.10 258, dt. 25.3.2010, ndryshuar me Ligjin nr.10 315, dt.

16.9.2010, për miratimin e aktit normativ nr.4, dt.25.8.2010).

35. Ligji nr.9780, dt.16.7.2007, Për inspektimin e ndërtimit, (ndryshuar me Ligjin nr.10 240, dt.

25.2.2010, ndryshuar me Ligjin nr.10 323, dt. 23.9.2010).

36. Fletore Zyrtare nr.162/2009, Ligji nr.8669, dt. 26.10.2000, Per regjistrimin e përgjithshëm të

popullsisë dhe të banesave, është ndryshuar me Ligjin nr.10 084, dt. 23.2.2009, aktin normativ

nr.6, dt. 30.9.2009 të miratuar me Ligjin nr.10 076, dt. 29.10.2009.

37. Ligji nr.8561, dt. 22.12.1999, Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të

pasurisë pronë private për interes publik.

38. Ligji nr.7501, dt. 19.07.1991, Për tokën.

39. Ligji nr. 8053, dt. 21.12.1995, Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore pa shpërblim.

40. Fletore Zyrtare nr.8/1993, Vendimi nr.231, dt. 19.5.1993 i Këshillit të Ministrave, Për tokat që

refuzohen të merren në pronësi ose në përdorim dhe zgjidhjen e kërkesave të shtetasve për lënien

e tokës, ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.116, dt. 21.3.1994.

41. Ligji nr.8337, dt. 30.4.1998, Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave.

42. Ligji nr.8337, dt. 30.4.1998, Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave.

43. Fletore Zyrtare nr.151/2007, Udhezimi nr.11, dt. 10.10.2007, Për pasqyrimin në dokumentacion

të ndryshimeve të kategorisë së resurseve dhe kalimin e zërave kadastralë.

44. Fletore Zyrtare nr.89/2007, Urdhër nr.234, dt. 9.7.2007, Për miratimin e përmbajtjes dhe formës

së kontratës tip për dhënien me qira të tokave bujqësore.

45. Ligji nr 9948, dt. 07.07.2008, Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të

pronësisë mbi tokën bujqësore.

46. Ligji nr 9948, dt. 07.07.2008, Për Shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të

pronësisë mbi tokën bujqësore.

47. Ligji nr. 7665, dt. 21.1.1993, Për zhvillimin e zonave, që kanë përparësi turizmin.

Page 348: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

347

48. Ligji nr 58/2012, Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr 9948, dt. 7.7.2008, Për shqyrtimin e

vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.

49. Ligji nr 56/2012, Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8053, dt. 21.12.1995, Për kalimin

pa shpërblim të tokës bujqësore.

50. Ligji nr. 7917, dt. 13 prill 1995, Për kullotat dhe tokat kullosore.

51. Ligji nr. 7623, dt. 13 tetor 1992, Për Pyjet dhe policinë pyjore.

52. Ligji nr. 8743, dt. 22 Shkurt 2001, Për Pronat e Patundshme Shtetërore.

53. Vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 1999, Për adaptimin e strategjisë së zhvillimit bujqësor në

Shqipëri.

54. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 700 dt. 23 tetor 1995, Për përcaktimin e kufijve të kullotave

shtetërore.

55. Urdhri i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave nr. 825, dt. 13 korrik 1999.

56. Ligji nr. 9209, dt. 23.03.2004, Për legalizimin e shtesave në ndërtime.

57. Ligji nr. 9304, dt. 28.10.2004, Për legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale.

58. Ligjit nr. 9482, dt. 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje.

59. Ligji nr. 7698, dt. 15.04.1993, Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, me

ndryshimet përkatëse.

60. Ligji nr. 9235, dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, me ndryshimet përkatëse të

cilat nga viti 2004, i ndryshuar.

61. VKM-ja, Për disa ndryshime në vendimin nr.200, dt. 19.2.2009, të Këshillit të Ministrave, Për

përcaktimin e kushteve dhe për proçedurën e tjetërsimit të oborreve në përdorim, për llogari të

fondit të kompensimit financiar.

62. VKM-ja, Për disa ndryshime në vendimin nr.12, datë 7.1.2009, të Këshillit të Ministrave, Për

kushtet dhe proçedurën e tjetërsimit të sipërfaqeve të tokës, me cilësi të veçanta, për llogari të

fondit të kompensimit financiar.

63. VKM-ja, Për proçedurat e mbledhjes, përpunimit dhe administrimit të akteve të subjekteve të

shpronësuara, gjatë procesit të njohjes dhe kthimit apo kompensimit të pronës.

64. VKM-ja, Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të AKKP-së.

65. VKM-ja, Për disa ndryshime në vendimin nr.257, dt. 11.4.2007, të Këshillit të Ministrave, Për

kriteret dhe proçedurën e kompensimit fizik, me troje shtetërore, të subjekteve të shpronësuara, në

disa raste të veçanta.

Page 349: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

348

66. Ligji nr. 9235, dt. 29.07.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar.

67. Vendimi nr. 3, dt.01.03.2012 i Këshillit të Ministrave, Për lirimin e banesave të pronarëve të

ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat subjekteve të shpronësuar.

68. Ligji nr.7843, dt. 13.7.1994, Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

69. Ligji nr. 33/2012, Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, miratuar në dt. 21.3.2012, shpallur

me dekretin nr. 7378, dt. 9.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

70. Udhëzim metodik nr. 76, dt. 13/09/1999, për Plotësimin e Kartelës së Pasurisë së Paluajtshme.

71. Ligji nr.7512, dt. 01.08.1991, Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë

të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit.

72. Ligji nr.7980, dt. 27.7.1995, Për shitblerjen e trojeve.

73. Ligji nr.7764, dt. 2.11.1993, Për investimet e huaja.

74. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.169, dt. 13.3.2003, Për kriteret dhe proçedurat e vlerësimit

dhe të shitjes së trojeve të ndërmarrjeve shtetërore, që i nënshtrohen privatizimit ose

transformimit të tyre në shoqëri tregtare.

75. Vendimit nr.230, dt. 4.4.1998 i Këshillit të Ministrave, Për privatizimin e pjesëve të kapitalit të

zotëruara nga shteti në shoqëritë me kapital të përbashkët.

76. Vendimi nr.428, dt. 9.6.2010, Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo

transformohet, dhe për proçedurën e shitjes.

77. Ligji nr.10 270, dt. 22.4.2010, Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe

për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij.

78. Vendimi nr.738, dt. 08.09.2010, Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe

për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij.

79. Fletore Zyrtare nr. 24/2012, Ndryshimi i Ligjit nr.10 270, dt. 22.4.2010, Për të drejtën e

privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij.

D. Jurisprudencë gjyqësore.

1. Vendimi nr.12, dt. 26.10.1993, i Gjykatës Kushtetuese.

2. Vendimi nr.10, dt. 31.07.1995, i Gjykatës Kushtetuese.

3. Vendimi nr.686 i vitit 2000, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Page 350: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

349

4. Vendimi unifikues nr.23, dt. 01.04.2002, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Vendimi unifikues nr.24, dt. 13.3.2002, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Vendimi unifikues nr.46, dt. 31.05.2002, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

5. Vendimi unifikues nr.5, dt. 23.03.2004, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

6. Vendimi unifikues nr.3, dt. 03.02.2006, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

7. Vendimi nr.13, dt. 09.03.2006, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

8. Vendimi nr.6, dt. 24.01.2007, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

9. Vendimi unifikues nr.4/2005, nr.7/2005, 2/2009, nr.2/2011, nr.4/2013, i Kolegjeeve të Bashkuara

të Gjykatës së Lartë.

10. Vendimi nr.12, dt. 26.10.1993, i Gjykatës Kushtetuese.

11. Vendimi nr.11/93, nr.5/97, nr.13/2001, nr.26/2005, nr.11/2007 dhe nr.49/2012, i Gjykatës

Kushtetuese në lidhje me lirimin e banesave të subjekteve të shpronësuar.

12. Vendimi nr.11, dt. 21.05.1997, i Gjykatës Kushtetuese.

13. Vendimi nr.16, dt. 17.04.2000, i Gjykatës Kushtetuese.

14. Oneryildiz kundër Turqisë, Udhëzues i shkurtër për Konventën Europiane të të Drejtave të

Njeriut, Të drejtat e njeriut në Europë (Jurisprudencë dhe Komente), botim i Qendrës

Europiane, Tiranë 2001.

15. Sporrong dhe Lonroth kundër Suedisë, Të drejtat e njeriut në Europë (Jurisprudencë dhe

Komente), botim i Qendrës Europiane, Tiranë 2001.

16. Papamichelopoulos dhe të tjerë kundër Greqisë, Të drejtat e njeriut në Europë

(Jurisprudencë dhe Komente), botim i Qendrës Europiane, Tiranë 2001.

17. James dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar, Të drejtat e njeriut në Europë

(Jurisprudencë dhe Komente), botim i Qendrës Europiane, Tiranë 2001.

18. Spadea dhe Scalabrino kundër Italisë, Të drejtat e njeriut në Europë (Jurisprudencë dhe

Komente), botim i Qendrës Europiane, Tiranë 2001.

19. Scollo kundër Italisë, Të drejtat e njeriut në Europë (Jurisprudencë dhe Komente), botim i

Qendrës Europiane, Tiranë 2001.

Page 351: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

350

LITERATURA

1. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I, shtëpia botuese

“Toena”, Tiranë 2002.

2. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II, shtëpia botuese

“Toena”, 2002.

3. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, Periudha e

Pavarësisë 1912-1939, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2007.

4. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, Periudha e

Komunizmit 1945-1990, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2009.

5. Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Studimeve Ekonomike, Ekonomia-

politike, marksiste-leniniste, Tiranë 1979.

6. Albania Biodiversity Assessment,raport i pergatiur për USAID, Tiranë 2007.

7. Aliaj Besnik; Lulo Klejda dhe Myftiu Genc, Sfida e Zhvillimit Urban, pergatitur me asistence e

SIDA dhe Co-Plan, Tiranë 2003.

8. Aliaj Besnik; Lulo Klejda dhe Myftiu Genc, Sprova e Zhvillimit Urban, shtëpia botuese “Cetis”,

Tiranë 2003.

9. ARD, Albania Biodiversity Assessment, raport i pergatiur per USAID, Tiranë (2003).

10. Avokati i Popullit, Raporti Vjetor 2010.

11. Banja Hasan, Prona socialiste në RPS të Shqipërisë, shtëpia botuese “8 nentori”, Tiranë 1984.

12. Banka Boterore (2005), Përgatitja e Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore, granti nr. TF

053121.

13. Banka Botërore, Statusi i Reformës së Tokës dhe i Tregut të Pronave të Paluajtshme në Shqipëri,

Tiranë 2006.

14. Banka Botërore dhe Institutit Urban, Plan strategjik i Tiranës së Madhe, projekti për menaxhimin

e tokës urbane, Tiranë 2002.

15. Belin M, Du regime des fiefs militaries dans l`islamisme et principalement en Turqie, Journal

Asiatique, S.VI, Tome XV, Paris 1870.

16. Burime të zgjedhura, Shqipëria në sundimin feudal ushtarak Osman, pjesa e kanunameve, Botimi

i Institutit të Historisë dhe i Gjuhësisë, USHT, Tiranë 1962.

17. 10 vjet mbretëri, Botim i Ministrisë të Punëve Botore, Tiranë 1938.

Page 352: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

351

18. C.Pano Nicholas, Albania, Marxsist Regimes Series. Publisher Printer Pub Ltd, December 1992.

19. Calmes, Albert, Economic and Financial Situation of Albania, (Annex to the Report presented to

the Council by the Financial Committee of the Provisional Economic and Financial Committee).

Geneva, Publisher University of California at Los Angeles, 1922.

20. Dervishi Kastriot, Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, shtëpia botuese “55”, Tiranë 2007.

21. Duka Ferit, Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, UET Press, Tiranë 2009.

22. Duka Valentina, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, shtëpia botuese e “Librit

Universitar”, Tiranë 2008.

23. Duka Valentina, Historia e Shqipërisë 1912-2000, shtëpia botuese “Libri Universitar”, Tiranë

2011.

24. Duka Valentina, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, botimet “Toena”, Tiranë 1997.

25. Ekinci Burga, Osmanli Hukuku, Botimi II, shtëpia botuese “Ari Sanat Yayinevi”, Stamboll 2012.

26. Engëls Frederik, Anti During, pjesë e marrë nga Manifesti i Partisë Komuniste, Tiranë 1974.

27. Fishta Iliaz dhe Toci Veniamin, Gjendja ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 1912-1924, shtëpia

botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1983.

28. Fishta Iliaz dhe Toci Veniamin, Gjendja ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 1924-1939 shtëpia

botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1983.

29. Fishta Iliaz dhe Toci Veniamin, Gjendja ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 1939-1944, shtëpia

botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1983.

30. Frashëri Mehdi, Probleme Shqiptare, shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2000.

31. Galgano Francesko, E drejta Private, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 1999.

32. Gambeta Vangjush, Pronësia mbi tokën dhe historia e saj, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 1999.

33. Goduart Justin, Ditarët shqiptarë, shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2008.

34. Hammer. J, Des Omanichen Reiches Saatsverfassung, und Staatsverëaltung, Band I-II, 1815.

35. Haxhi Paskal, Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, shtëpia botuese “Albin”, Tiranë 1998.

36. Haxhi Paskal, Regjimi juridik i tokës në Shqipëri, shtëpia botuese “Papirus”, Tiranë 2008.

37. Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I, Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, Shtëpia

Botuese ‘Toena”, Tiranë 2009.

38. Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, Periudha e Pavarësisë 1912-1939, shtëpia botuese “Toena”,

2009.

39. Hoxha Enver, Raport në Kongresin VI të PPSH, Tiranë 1981.

Page 353: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

352

40. Hoxha Enver, Vepra, vëll III, Tiranë 1973.

41. Hoxha Enver, Raporte e fjalime 1967-1968.

42. Hoxha Enver, Vepra, vëll. XXV, Tiranë 1982.

43. Hoxha Enver, Veprat, vëll. II, Tiranë 1970.

44. Hoxha, Enver. Veprat, vëll. IV, Tiranë 1978.

45. Hoxha, Enver. Veprat, vëll. XX, Tiranë 1980.

46. Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, USHT, Burime të zgjedhura, Shqipëria nën sundimin feudal

ushtarak Osman, Tiranë 2006.

47. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit

osman, Tiranë 2009.

48. Instituti Urban, Rregullimi zonal i qytetit të Tiranës, përgatitur me asistencën e Urban Housing

dhe projektit zhvillimor të USAID,Tiranë 2001.

49. J. Fisher. Bernd, Diktatorët e Ballkanit, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë

2008.

50. J.Fisher. Bernd, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, shtëpia botuese “Çabej”,

Tiranë 2004.

51. J.Fisher. Bernd, Shqipëria gjatë luftës 1939-1945, shtëpia botuese “Çabej”, Tiranë 2004.

52. Kardel Eduard, Kundërthënie e pronës shoqërore në praktikën bashkëkohore socialiste, shtëpia

botuese “Rilindja”, Prishtinë 1974.

53. Kareco, Teodor. “Reforma Agrare Demokratike 1930”.Tiranë. Shtëpia botuese: ADA 2013

54. Komiteti i Përgjithshëm i Kooperativave Shqiptare, Aktiviteti dhe roli i kooperativave në

ekonominë tonë popullore, shtypshkronja “Bashkimi”, Tiranë 1985.

55. Komiteti për Planifikimin Strategjik, Strategjia për të Drejtat e Pronësisë si pjesë e Strategjisë

Afatgjatë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, (për periudhën 2013-2020), Tiranë 2011.

56. Konferenca Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Europë (2003), Raport mbi Menaxhimin e

Qendrueshem te Pyjeve, www.unece.org.

57. Krijimi i pasurisë, botim i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Tiranë 1997.

58. Lemel Harold, Compilation of Reports, Findings and Proposals on Land Tenure and

Organizational Issues, Projekti i Zhvillimit të Burimeve Natyrore i Bankës botërore, Tiranë 2005.

59. Lemel Harold, Compilation of Reports, Findings and Proposals on Land Tenure and

Organizational Issues. Projekti i Zhvillimit të Burimeve Natyrore i Bankës botërore, Tiranë 2005.

Page 354: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

353

60. Lenin. V.I, Veprat, vëll. XXXIII, Tiranë 1985.

61. Lika, Afërdita; Maho, Besnik, “Procesi i njohjes kthimit dhe konpesimit të pronave përgjatë 20

viteve demokraci”, Qëndra Shqiptare për Kërkime Ekonomike në revistën nr.3, Tiranë 2015.

62. Maho, Besnik “Fitimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtëshme”, shtëpia botuese UET/PRESS,

Tiranë 2009.

63. Marjani Stavri, Reforma agrare në kujtimet e bashkëkohësve, botim i revistës “Shkëndia”, nr.48,

dt.28 nëntor, Tiranë 1985.

64. Marks Karl dhe Engëls Frederik, Vepra të zgjedhura, vëll. II, Tiranë 1948.

65. Marks Karl dhe Engëls Freederik, Vepra të Zgjedhura, vëll. IV. Tiranë 1975.

66. Marks Karl, Kapitali, vëll. III, Tiranë 1975.

67. Mc.Auslan.Patrick, Albania Land Use Policy: Land and Natural Resource Law in Albania,

Europe Aid project, AgroTec Sp A, Romë 2003.

68. Mecani Delo, E drejta e përgjithshme e tokës, shtëpia botuese “Papirus”, Tiranë 2004.

69. Mile Ligor, Çështje të Historisë Agrare Shqiptare, Instituti i Akademisë së Shkencave të RPSSH,

Tiranë 1984.

70. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit e Shqipërisë, Raporti vjetor (2003).

71. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit e Shqipërisë, Raporti vjetor, 2002.

72. Misja Vladimir dhe Misja Alketa, Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri, botim i

Akademisë së Shkencave, Tiranë 2004.

73. Mounier Emanuel, Nga prona kapitaliste te prona njerëzore, shtëpia botuese “Logos”, Tiranë

2008.

74. Musta.B dhe Qato.M, Si të regjistrojmë pasurinë e paluajtshme, shtëpia botuese “Mësonjëtorja”,

Tiranë 2002.

75. Nathanalili, Andrea, Pronësia, dispensë e fakultetit të Drejtësisë, Tiranë 1974.

76. Nuni, Adrian. ‘Kuadri ligjor për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private”. Tiranë. Shtëpia

botuese UET/ PRESS, revista juridike “Jus dhe Justicia” nr.3. 2009

77. Plani i Pjesshëm Urban i Bathores, përgatitur nga Projekti i Bankës Botërore i Menaxhimit të

tokës urbane me Co-Plan.

78. PPSH, Dokumente kryesore vëll. I, Tiranë 1971.

79. Projekti i Pyjeve në Shqipëri, www.esteri.it.

80. Pulaja Selami, Pronësia feudale mbi tokat shqiptare, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1988.

Page 355: Ç (vështrim historik) - · PDF file3.1 Efektet juridike që prodhoi ligji nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën ... Zyra Vendore per Regjistrimin e Pasurive tw Paluajtshme Zona

354

81. Qytyruku. F, Masat përgatitore për vënien në zbatim të reformës agrare, shtëpia botuese

“Dituria”, Tiranë 1987.

82. Ryan Alan, Property,botim i “Open University Press”, Londër, 1987.

83. Saludi Andrea, County Pasture and Forest Resource Profile, Albania,ARD, Inc. Tiranë 2003.

84. Saludi Andrea, County Pasture and Forest Resource Profile, Albania. Tiranë 2002.

85. Selenica Tefik, Shqipëria në vitin 1927, pasqyrë përmbledhëse e tokës të punuar, të papunuar dhe

të pyje, shtypshkronja “Tirana”, Tiranë 1928.

86. Shabanaj Hysen, Aspekte ekonomike në Prefekturën e Elbasanit gjatë viteve 1944-1948, Elbasan

2003.

87. Shkoza Haxhi, Financat e Shqipërisë, shtëpia botuese “Nikaj”, Tiranë 1935.

88. Shqipëria gjatë viteve 1912-1937, veprimi shtetëror në njëzetë vitet e parë të vetëqeverimit, vëll.

I. Tiranë, 1937.

89. Sintesi delie principal, vicende economiehe e finanziarie del Palbarsia, (Quadrenio Aprille 1939-

Marz 1943), Anuari Statistikor i RPSh, 1958.

90. Stalin. J.V, Veprat, vëll. IX, Tiranë 1982.

91. Strategjia për të Drejtat e Pronësisë si pjesë e Strategjisë Afatgjatë Kombëtare për Zhvillim dhe

Integrim, miratuar për periudhën 2013-2020, dhjetor Tiranë 2011.

92. Swire Joseph, Shqipëria, ngritja e një mbretërie, shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2005.

93. Tichendorf, Das lehenësen in den moslemichen Staten, insbesondere im Osmanischen Reiche.

Lepzig 1872.

94. Vata Ndoc, Regjistrimi i tokës dhe integrimi i treguesve të saj, shtëpia botuese “Albin”, Tiranë

2005.

95. Xhafa Bajram, Historia e Shqipërisë, shtëpia botuese “Rozafat”, Shkodër 2006.

96. Xhaferaj Endrita, Investimi i Huaj Direkt në vendet në zhvillim të Europës Lindore, Rasti i

Shqipërisë, Tiranë 2005.

97. Xhai Vasil dhe Cevi Kristo, Regjimi Juridik i tokës në Shqipëri, botimi Ministrisë së Bujqësisë,

Tiranë 1956.