“BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së...

25
“BI Credit” Sha Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur për vitin e mbyllur me 31 Dhjetor 2018 “UNIVERZUM AUDIT” Sh.p.k.

Transcript of “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së...

Page 1: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

“BI Credit” Sha

Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur

për vitin e mbyllur me 31 Dhjetor 2018

“UNIVERZUM AUDIT” Sh.p.k.

Page 2: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Permbajtja:

Raporti i auditorit të pavarur……………………….…………………………………………….3

Pasqyrat financiare……………………………………………………………………………….5

Shenimet shoqeruese të pasqyrave financiare……………………………………………....…9-25

Page 3: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

3

RAPORT I AUDITUESIT TË PAVARUR

Për aksionarët dhe Bordin e Drejtorëve të "BI Credit" Sh.A

Raport mbi Auditimin e Pasqyrave Financiare

Opinioni

Ne kemi audituar pasqyrat financiare të "BI Credit" Sh.A , të cilat përfshijnë pasqyrën e pozicionit financiar

me datën 31 Dhjetor 2018, pasqyrën e të ardhurave gjithpërfshirëse, pasqyrën e ndryshimeve në kapital dhe

pasqyrën e flukseve të parasë për vitin që mbyllet me këtë datë, si edhe shënimet për pasqyrat financiare,

përfshirë një përmbledhje të politikave kontabël më të rëndësishme. Sipas opinionit tonë, pasqyrat

financiare bashkëlidhur paraqesin drejt, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të Shoqërisë

me datën 31 Dhjetor 2018, performancën financiare dhe flukset e parasë për vitin që mbyllet në këtë datë,

në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).

Baza për Opinionin

Ne e kryem auditimin tonë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA-të). Përgjegjësitë

tona sipas këtyre standardeve janë përshkruar në mënyrë më të detajuar në seksionin e raportit ku jepen

Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare. Ne jemi të pavarur nga Shoqëria në

përputhje me Kodin e Etikës për Profesionistet Kontabël të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Etikës

për Profesionistet Kontabël (Kodi i BSNEPK) dhe kemi përmbushur përgjegjësitë e tjera etike në përputhje

me këto kërkesa dhe me Kodin e BSNEPK. Ne besojmë se evidenca e auditimit që kemi siguruar është e

mjaftueshme dhe e përshtatshme për të dhënë një bazë për opinionin tonë.

Përgjegjësitë e Drejtimit dhe të Personave të Ngarkuar me Qeverisjen në lidhje me Pasqyrat

Financiare

Drejtimi është përgjegjës për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare në përputhje me

SNRF-të, dhe për ato kontrolle të brendshme që drejtimi i gjykon të nevojshme për të bërë të mundur

përgatitjen e pasqyrave financiare që nuk përmbajnë anomali materiale, qoftë për shkak të mashtrimit apo

gabimit. Në përgatitjen e pasqyrave financiare, drejtimi është përgjegjës për të vlerësuar aftësinë e Shoqërisë

për të vazhduar në vijimësi, duke dhënë informacion, nëse është e zbatueshme, për çështjet që kanë të bëjnë

me vijimësinë dhe duke përdorur parimin kontabël të vijimësisë përveç se në rastin kur drejtimi synon ta

likujdojë Shoqërinë ose të ndërpresë aktivitetet, ose nëse nuk ka alternativë tjetër reale përveç sa më sipër.

Ata që janë të ngarkuar me qeverisjen janë përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të

Shoqërisë.

Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare

Objektivat tona janë që të arrijmë një siguri të arësyeshme lidhur me faktin nëse pasqyrat financiare në

tërësi nuk kanë anomali materiale, për shkak të mashtrimit apo gabimit, dhe të lëshojmë një raport auditimi

Page 4: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

që përfshin opinionin tonë. Siguria e arësyeshme është një siguri e nivelit të lartë, por nuk është një garanci

që një auditim i kryer sipas SNA-ve do të identifikojë gjithmonë një anomali materiale kur ajo ekziston.

Anomalitë mund të vijnë si rezultat i gabimit ose i mashtrimit dhe konsiderohen materiale nëse,

individualisht ose të marra së bashku, pritet që në mënyrë të arësyeshme, të influencojnë vendimet

ekonomike të përdoruesve, të marra bazuar në këto pasqyra financiare.

Si pjesë e auditimit në përputhje me SNA-të, ne ushtrojmë gjykimin profesional dhe ruajmë skepticizmin

profesional gjatë gjithë auditimit. Ne gjithashtu:

• Identifikojmë dhe vlerësojmë rreziqet e anomalisë materiale, qoftë për shkak të mashtrimit ose

gabimit, hartojmë dhe kryejmë procedurat e auditimit në përgjigje të këtyre rreziqeve, dhe marrim evidencë

auditimi që është e mjaftueshme dhe e përshtatshme për të siguruar një bazë për opinionin tonë. Rreziku i

moszbulimit të një anomalie materiale si rezultat i mashtrimit është më i lartë se rreziku si rezultat i gabimit,

sepse mashtrimi mund të përfshijë marrëveshje të fshehta, falsifikime, përjashtime të qëllimshme,

informacione të deformuara, anashkalime të kontrolleve të brendshme.

• Sigurojmë një njohje të kontrollit të brendshëm që ka të bëjë me auditimin, me qëllim që të

përcaktojmë procedurat e auditimit që janë të përshtatshme sipas rrethanave, por jo për qëllime të shprehjes

së një opinioni mbi efikasitetin e kontrollit të brendshëm të Shoqërisë.

• Vlerësojmë përshtatshmërinë e politikave kontabël të përdorura dhe arsyeshmërinë e çmuarjeve

kontabël dhe të shpjegimeve përkatëse të bëra nga drejtimi.

• Nxjerrim një konkluzion në lidhje me përshtatshmërinë e përdorimit të bazës kontabël të vijimësisë,

dhe bazuar në evidencën e auditimit të marrë, nëse ka një pasiguri materiale në lidhje me ngjarjet ose

kushtet, e cila mund të hedhë dyshime të mëdha për aftësinë e Shoqërisë për të vijuar veprimtarinë. Nëse

ne arrijmë në përfundimin që ka një pasiguri ne duhet të tërheqim vëmendjen në raportin e audituesit në

lidhje me shpjegimet e dhëna në pasqyrat financiare, ose nëse këto shpjegime janë të papërshtatshme, duhet

të modifikojmë opinionin tonë. Konkluzionet tona bazohen në evidencën e auditimit të marrë deri në datën

e raportit tonë. Megjithatë, ngjarje ose kushte të ardhshme mund të bëjnë që Shoqëria të ndërpresë

veprimtarinë.

• Vlerësojmë paraqitjen e përgjithshme, strukturën dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare, përfshirë

informacionet shpjeguese të dhëna, dhe nëse pasqyrat financiare paraqesin transaksionet dhe ngjarjet në to

në një mënyrë që arrin paraqitjen e drejtë.

Ne komunikojmë me personat e ngarkuar me qeverisjen, përveç të tjerave, lidhur me qëllimin dhe kohën e

auditimit dhe gjetjet e rëndësishme të auditimit, përfshirë ndonjë mangësi të rëndësishme në kontrollin e

brendshëm që ne mund të identifikojmë gjatë auditimit. Ne gjithashtu, ju japim personave të ngarkuar me

qeverisjen një deklaratë që ne jemi në pajtim me kërkesat përkatëse etike në lidhje me pavarësinë, dhe ju

komunikojmë atyre të gjitha lidhjet dhe çështjet e tjera që mundet në mënyrë të arsyeshme, të ndikojnë në

pavarësinë tonë, dhe kur është e zbatueshme, masat mbrojtëse përkatëse.

Nga çështjet e komunikuara personave të ngarkuar me qeverisjen, ne përcaktojmë ato çështje që ishin më

të rëndësishmet për auditimin e pasqyrave financiare të periudhës aktuale dhe për pasojë edhe çështje

kryesore të auditimit. Ne i përshkruajmë këto çështje në raportin tonë të auditimit përveç nëse në rastin kur

ligji ose rregullat e ndalojnë bërjen publike të çështjes ose kur, në raste jashtëzakonisht të rralla, ne vendosim

që çështja të mos komunikohet në raportin tonë për arësye se pasojat negative nga një komunikim i tillë

pritet në mënyrë të arsyeshme të tejkalojnë përfititmet në favor të interesit publik.

“Univerzum Audit” Sh.p.k.

Besa Berisha-Auditore Ligjore

Tel.:+383 44 124 898

Adresa: Qendra Tregtare , Bregu i Diellit lok.26 Prishtinë, 15.04.2019

Page 5: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

5

“BI Credit”Sh.p.k.

Pasqyra e Pozitës financiare më 31 Dhjetor 2018

Shënimi Me 31 Dhjetor

2018 (në EUR)

Me 31 Dhjetor

2017 (në EUR)

PASURITË

Paraja dhe ekuivalentet e parasë 15 291,494

1,621,929

Kreditë dhe paradhëniet për klientët 13 2,325,302

541,626

Pasuritë tjera financiare

-

-

Pasuritë tjera(parapagimet) 14 4,209

1,765

Pasuritë e paprekshme 16 26,434

33,478

Prona dhe pajsijet 17 129,855

72,992

Gjithsej pasuritë

2,777,295

2,271,790

DETYRIMET

Kreditë e varura

-

-

Detyrimet tatimore të shtyera 18 1,677

1,512

Detyrimet tjera 18 511,772

4,048

Gjithsej detyrimet

513,449

5,560

EKUITETI

Kapitali aksionar 19 2,300,000

2,300,000

Rezerva tjera

-

-

Rezerva për rivlerësim

-

-

Fitimi/(Humbja) e akumuluar

(36,154)

(33,770)

Gjithsej ekuiteti

2,263,846

2,266,230

Gjithsej detyrimet dhe ekuiteti

2,777,295

2,271,790

Shënimet shoqëruese nga 6 deri 25 janë pjesë përbërëse të këtyre pasqyrave financiare

_____________________ _______________________

Arian Berisha Saranda Maksuti

Kryeshef Ekzekutiv Departamenti I Financave

Page 6: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

“BI Credit”Sh.p.k.

Pasqyra e Performancës financiare për periudhën 01.01.2018 – 31.12.2018

Shënimi

Me 31

Dhjetor 2018

(në EUR)

Me 31 Dhjetor

2017

(në EUR)

Të hyrat

Të ardhurat nga interesi 9

201,772

5,990

Shpenzimet e interesit

11

2,158

Të ardhurat neto nga interesi

199,615

5,990

Të ardhurat nga tarifat dhe komisionet 10

21,028

538

Shpenzimet nga tarifa dhe komisionet 11

1,647

40

Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet

19,381

498

Kthimi nga kreditë e shlyera

- -

Fitimi neto nga këmbimi valutor

- -

Të ardhurat tjera operative

- -

Gjithsej të ardhurat operative

- -

Humbjet nga kreditë të rëna në vlerë

- -

Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve

- -

Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara

- -

Provizionet tjera 11

11,791

2,778

Shpenzimet tjera operative 11

209,589

36,917

Gjithsej shpenzimet operative

221,381

39,695

Fitimi para tatimit (2,384) (33,207)

Shpenzimet e tatimit në fitim 12 - (562)

Fitimi/Humbja neto për vitin (2,384) (33,770)

Page 7: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

7

“BI Credit”Sh.p.k.

Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet 01.01.2018 – 31.12.2018

Kapitali

Aksionar

Fitimet e

mbajtura

Rezervat e

tjera Gjithsej

€ € € €

Gjendja më 1 janar 2017 - -

- -

Fitimi / (humbja) i/e vitit - (33,770) - (33,770)

Diferencat nga përkthimet valutore - - - -

Tërheqjet - - - -

Deponimet e kapitalit shtesë 2,300,000 - - 2,300,000

Ndarja e rezervave - - - -

-

Gjendja më 31 dhjetor 2017 2,300,000 (33,770)

- 2,266,230

Fitimi / (humbja) i/e vitit - (2,384) - (2,384)

Diferencat nga përkthimet valutore - - - -

Tërheqjet - - - -

Deponimet e kapitalit shtesë - - - -

Ndarja e rezervave - - - -

-

Gjendja më 31 dhjetor 2018 2,300,000 (36,154)

- 2,263,846

Shënimet shoqëruese nga 6 deri 26 janë pjesë përbërëse të këtyre pasqyrave financiare

Page 8: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet shoqëruese nga 6 deri 25 janë pjesë përbërëse të këtyre pasqyrave financiare

Pasqyra e rrjedhes se parase se gatshme 01.01.2018 - 31.12.2018

Shënimi 2018 2017€ €

Rrjedha e parasë nga aktivitetet operative

Fitimi /(humbja) para tatimit (2,384) (33,207)

Zhvlerësimi i pronës, pajisjeve dhe impianteve 24,966 4,958

Amortizimi i pasurive të paprekshme 3,540 1,304

Fitimi nga shitja e pronave dhe pajisjeve - -

Humbjet nga kreditë të rëna në vlerë - -

Rënia në vlerë për pasuritë e riposeduara - -

Provizione tjera 11,053 2,754

Shpenzimet e interesit 2,158 169

Të ardhurat nga interesi (206,790) (5,990)

Të ardhurat nga Fee dhe provizionimet (16,010) (538)

(183,468) (30,551)

Ndryshimet në pasuritë dhe detyrimet

Kredi dhe paradhënie për klientët (1,797,073) (546,629)

Pasuri tjera (2,444) (1,765)

Pasuri tjera financiare - -

Pasuritë e riposeduara - -

Detyrimet tjera dhe provizione 25,395 10,362

Interesi I arketuar 207,638 3,412

Interesi i paguar (2,158) (169)

Tatimi në fitim I paguar - -

Rrjedha neto e parasë nga aktivitetet operative (1,752,110) (565,339)

Rrjedha e parasë nga aktivitetet investuese

Investimet në pasuritë financiare të vlefshme për shitje - -

Arkëtimet nga shitjet e investimeve të mbajtura deri në maturitet - -

Pagesat për blerjet e pronës dhe pajisjeve (81,205) (95,032)

Pagesat për blerjet e pasurive të paprekshme - (17,700)

Arkëtimet për shitjet e pronës, pajisjeve dhe impianteve 2,880 -

Rrjedha neto e parasë nga aktivitetet investuese (78,325) (112,732)

Rrjedha e parasë nga aktivitetet financuese

Deponimet e kapitalit aksionar - 2,300,000

Arkëtimet nga kreditë dhe huatë 500,000 - Ripagimi i kredive dhe huave - -

Rrjedha neto e parasë nga aktivitetet financuese 500,000 2,300,000

Rritja/(zvogëlimi) neto i parasë dhe ekuivalentëve të parasë (1,330,435) 1,621,929

Paraja dhe ekuivalentët e parasë në fillim të vitit 1,621,929 -

Paraja dhe ekuivalentët e parasë në fund të vitit 15 291,494 1,621,929

Rregullimet për zërat jo në para të shpenzimeve dhe të hyrave

Page 9: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

9

1.INFORMATAT E PËRGJITHSHME

“BiCredit” SH.A ёshtё e regjistruar në qendrën e regjistrimit të bizneseve(MTI) në Prishtinë, me datën

27.01.2017, me nr. të biznesit 71354091 dhe me nr. të protokolit 31A0000199 me adresë Rr. Hamëz Jashari

- Ferizaj.

Me statusin aktual ligjor, si Shoqëri Aksionare ka filluar tё operoj me 12.10.2017.

Bordi i Drejtorëve aktualisht përbëhet nga këta anëtarë:

Basri Fazliu - Kryetar i Bordit Drejtues

Sadullah Syla – Nënkryetar i Bordit Drejtues

Medain Hashani – Anëtar i Bordit Drejtues

Page 10: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

2. Bazat e përgatitjes

2.1 Deklarata e përputhshmërisë

Pasqyrat financiare janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar

(SNRF) të nxjerra nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASB).

2.2 Bazat e matjes

Pasqyrat financiare janë përgatitur në bazë të kostos historike.

2.3 Valuta funksionale dhe raportuese

Këto pasqyra financiare janë paraqitur në Euro("EUR"), që është monedha funksionale e IFJB-së.

2.4 Përdorimi i vlerësimeve dhe gjykimeve

Përgatitja e pasqyrave financiare kërkon që menaxhmenti të bëjë gjykime, vlerësime dhe supozime që ndikojnë

në zbatimin e politikave kontabël dhe shumat e raportuara të aktiveve, pasiveve, të ardhurat dhe shpenzimet.

Rezultatet aktuale mund të ndryshojnë nga këto vlerësime.

Vlerësimet dhe supozimet themelore shqyrtohen në mënyrë të vazhdueshme. Rishikimet për vlerësimet e

kontabilitetit janë të njohur në periudhën në të cilën vlerësimi është rishikuar dhe në çdo periudhë të ardhshme

të prekura. Veçanërisht, informacion rreth fushave të rëndësishme të pasigurisë së vlerësimit dhe gjykimet

kritike në zbatimin e kontabilitetit politikat që kanë efektin më të rëndësishëm në shumat e njohura në pasqyrat

financiare janë përshkruar në shënimin 4.

3. Politika të rëndësishme kontabël

Politikat kontabël të paraqitura më poshtë janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha periudhat e

paraqitura në këto deklarata financiare.

3.1 Interesi

Të ardhurat dhe shpenzimet nga interesi njihen në fitim ose humbje duke përdorur metodën e interesit efektiv.

Norma efektive e interesit është norma që saktësisht zbret pagesat në të holla të ardhshme dhe arkëtimet në të

ardhmen. Jetëgjatësia e pritur e aktivit ose detyrimit financiar (ose, kur është e përshtatshme, një periudhë më

e shkurtër) në vlerën kontabël të aktivit ose detyrimit financiar. Gjatë llogaritjes së normës efektive të interesit,

institucioni vlerëson të ardhmen, flukset monetare duke marrë parasysh të gjitha kushtet kontraktuale të

instrumentit financiar, por jo humbjet e ardhshme të kredisë.

Llogaritja e normës efektive të interesit përfshin të gjitha tarifat dhe shumat e paguara ose të pranuara që janë

pjesë përbërëse pjesë e normës efektive të interesit. Kostot e transaksionit përfshijnë kostot shtesë që i

atribuohen drejtpërdrejtë blerjen ose lëshimin e një aktivi ose detyrimi financiar.

3.2 Tarifat dhe komisionet

Të ardhurat dhe shpenzimet nga tarifat dhe komisionet që janë pjesë përbërëse e normës efektive të interesit

mbi një aktiv financiar ose detyrimi përfshihet në matjen e normës efektive të interesit. Kur nuk pritet një

angazhim kredie për të rezultuar në nxjerrjen e një kredie, tarifat e lidhura me angazhimin e kredisë njihen në

bazë të linjës së drejtë gjatë periudhës së angazhimit.

Të ardhurat e tjera të tarifave dhe komisioneve njihen si shërbime të lidhura.

Page 11: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

11

3.3 Aktivet dhe detyrimet financiare

3.3.1 Çregjistrimi

Pasuritë financiare

BiCredit e çregjistron një pasuri financiare kur të drejtat kontraktuese mbi rrjedhat e parasë nga pasuria

financiare mbarojnë, ose kur transferon të drejtat për të marrë rrjedhat monetare kontraktuese në një

transakcion në të cilin kryesisht të gjitha risqet dhe përfitimet e pronësisë të pasurisë financiare janë transferuar

apo në të cilin BiCredit as nuk transferon, as nuk mban thelbësisht të gjitha risqet dhe përfitimet e pronësisë

dhe nuk e mban kontrollin e pasurisë financiare. Ҫdo interes në pasuritë financiare të transferuara që

kualifikohen për çregjistrim që është krijuar apo mbajtur nga BiCredit njihet si një pasuri ose detyrim më vete.

Me çregjistrimin e pasurisë financiare diferenca ndërmjet vlerës bartëse të pasurisë (ose vlera e bartur e ndarë

për pjesën e pasurisë që po çregjistrohet) dhe shumës së konsideratës së pranuar (i) (përfshirë çdo pasuri të re

të përfituar minus çdo detyrimi të ri të marrë përsipër) dhe (ii) dhe çdo fitimi ose humbje kumulative që është

njohur në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse, njihet në fitim ose humbje.

Detyrimet financiare

BiCredit çregjistron një detyrim financiar kur obligimet kontraktuale përfundojnë apo anulohen, apo u

skadon afati.

Kompensimi

Pasuritë financiare dhe detyrimet financiare kompensohen reciprokisht dhe shuma neto paraqitet në pasqyrën

e gjendjes financiare kur, dhe vetëm kur, BiCredit ka të drejtë ligjore për të kompensuar shumat dhe synon ose

t’i shlyejë ato në bazë neto ose të realizojë pasurinë dhe ta shlyejë detyrimin njëkohësisht. Të ardhurat dhe

shpenzimet paraqiten në bazë neto vetëm atëherë kur lejohet sipas SNRF, apo për fitimet dhe humbjet që vijnë

nga një grup i transaksioneve të ngjashme sikurse nga aktiviteti komercial i BiCredit.

3.3.2 Matja e kostos së amortizuar

Kostoja e amortizuar e një pasurie financiare ose detyrimi financiar është vlera me të cilën pasuria financiare

ose detyrimi financiar matet në momentin fillestar, duke i zbritur pagesat e këstit, plus ose minus amortizimin

e akumuluar duke përdorur metodën e interesit efektiv të çdo diference ndërmjet vlerës fillestare të njohur dhe

vlerës në maturim, minus zbritjet eventuale për shkak të rënies në vlerë.

3.3.3 Matja e vlerës së drejtë

Përcaktimet e vlerës së drejtë janë të bazuara në instrumentet financiare ekzistuese, pa u përpjekur për të

vlerësuar vlerën e biznesit të parashikuar në të ardhmen dhe vlerën e aktiveve dhe pasiveve që nuk konsiderohen

instrumente financiare.

Vlerësimet e vlerës se drejtë bazohen në gjykimet në lidhje me eksperiencën e pritjeve të ardhshme të humbjeve,

kushtet aktuale ekonomike, karakteristikat e riskut të instrumenteve të ndryshme financiare dhe faktorë të tjerë.

3.3.4 Identifikimi dhe matja e zhvlerësimit

Në çdo datë raportimi BiCredit vlerëson nëse ka evidencë objektive që aktivet financiare të cilat nuk mbahen

me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes, janë zhvlerësuar. Aktivet financiare zhvlerësohen nëse evidenca

objektive tregon se një ngjarje zhvlerësimi ka ndodhur pas njohjes fillestare të aktivit, dhe që ngjarja e

zhvlerësimit ka një ndikim në flukset e ardhshme të mjeteve monetare të aktivit, të cilat mund të maten me

besueshmëri.

BiCredit konsideron evidencën e zhvlerësimit për aktivet si individualisht ashtu edhe në mënyrë kolektive. Të

gjitha aktivet financiare të cilat janë individualisht të rëndësishme vlerësohen individualisht për zhvlerësim

specifik. Të gjitha aktivet financiare të cilat nuk janë individualisht të rëndësishme vlerësohen në mënyrë

kolektive për zhvlerësim duke grupuar së bashku aktivet financiare që kanë karakteristika të ngjashme rreziku.

Page 12: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

3.3.5 Paraja dhe ekuivalentët e parasë

Paraja dhe ekuivalentët e saj perfshijnë monedha dhe kartmonedha në arkë, gjendja në BKT-llogaria kryesore

e BiCredit, mjete këto të pakufizuara në përdorim dhe pasurive financiare shumë likuide me maturim fillestar

deri në tre muaj të cilat, kanë rrezik të pakonsiderueshëm ndryshimi të vlerës së tyre të drejtë, dhe përdoren

nga BiCredit për manaxhimin e angazhimeve afatshkurtëra. Paraja dhe ekuivalentët e saj mbahen me kosto të

amortizuar në pasqyrën e pozicionit financiar.

3.3.6 Prona dhe pajisjet

(I) Njohja dhe matja

Zërat e pronës dhe pajisjeve janë matur sipas kostos minus zhvlerësimi i akumuluar dhe humbjet nga dëmtimet.

Kosto historike përfshin shpenzime që janë drejtpërdrejt të lidhura me blerjen e pasurisë. Softueri i blerë që

është thelbësor për funksionimin e pajisjes përkatëse kapitalizohet si pjesë e asaj pajisje. Kur pjesë të një

elementi të pasurive afatgjata kanë jetëgjatesi të ndryshme, ato llogariten si artikuj të veçantë (përbërësit

madhor) të pronës dhe pajisjeve. Çdo fitim ose humbje nga nxjerrja jashtë përdorimit të një zëri të pronës dhe

pajisjeve (llogaritur si diferencë mes të ardhurave neto nga shitja dhe vlerës kontabël neto të zërit), njihet në

të ardhura të tjera në fitim ose humbje.

(ii) Kostot pasuese

Kostot pasuese kapitalizohen vetëm kur vërtetohet që përfitime ekonomike të ardhshme të atij shpenzimi do

të rrjedhin në bankë. Riparimet e vazhdueshme dhe mirëmbajtja janë ngarkuar në shpenzime në periudhën që

kanë ndodhur.

(iii) Zhvlerësimi

Zërat e pronës dhe pajisjeve zhvlerësohen nga data kur ato janë të vlefshme për përdorim. Amortizimi llogaritet

për të shlyer koston e artikujve të pronës dhe pajisjeve minus vlerat e përllogaritura të mbetura të këtyre

pasurive përgjatë jetës së parashikuar të përdorimit. Zhvlerësimi njihet në fitim ose humbje. Zhvlerësimi njihet

në fitim ose humbje në bazë lineare përgjatë jetëgjatësise së çdo pjese të një zëri të pronës dhe pajisjeve.

Jetëgjatesia për periudhën aktuale dhe krahasuese është si vijon:

Jetëgjatësia

Ndërtesa 20 vite

Kompjuterë dhe paisje të ngjashme 5 vite

Automjete 5 vite

Mobilje dhe paisje 5 vite

Përmirësimet e objekteve me qira zhvlerësohen duke përdorur metodën lineare të amortizimit gjatë afatit më

të shkurtër të qirasë dhe të jetës së tyre të dobishme. Metodat e zhvlerësimit, jetëgjatësia dhe vlerat e

mbetura janë rivlerësuar në datën e raportimit dhe rregulluar atëherë kur duhet.

Page 13: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

13

4. POLITIKAT E RËNDËSISHME KONTABËL (VAZHDIM)

4.1 Pasuritë e paprekshme

Softuerët e blerë nga BiCredit janë matur me kosto minus amortizimin e akumuluar dhe minus ndonjë humbje

nga amortizimi. Shpenzimet pasuese mbi programet kompjuterike kapitalizohen vetëm kur rrisin përfitimet e

ardhshme ekonomike në asetin specifik më të cilin lidhen. Të gjitha shpenzimet tjera njihen kur ndodhin.

Amortizimi njihet në fitim ose humbje gjatë jetës së dobishme të pasurisë, që nga data që është i vlefshëm për

përdorim. Softueri amortizohet duke përdorur metodën lineare gjatë jetës së dobishme për pesë vite. Metodat

e amortizimit, jeta e dobishme dhe vlera e mbetur rishikohen në çdo datë raportimi dhe rregullohen nëse është

e përshtatshme.

4.2 Qiraja Operative

Kur IFJB është qiramarrëse në një kontratë qiraje e cila nuk transferon në thelb të gjitha rreziqet dhe përfitimet

të rastësishme për pronësinë nga qiradhënësi në IFJB, pagesat totale të qirasë janë të ngarkuara në fitim ose

humbje për vitin në baza lineare gjatë periudhës së qirasë.

4.3 Shpenzimet e tatimit

Shpenzimet e tatimit përfshijnë tatimin aktual dhe të shtyrë.

Tatimi aktual dhe tatimi i shtyrë njihen në pasqyrën e fitimit ose humbjes të periudhes me përjashtim të rasteve

që lidhen me zëra që njihen direkt në ekuitet ose në pasqyrën e të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse.

(i) Tatimi aktual - Tatimi aktual përfshin tatimin që pritet të paguhet ose arkëtohet për të ardhurat e tatueshme

ose humbjet për periudhën, duke përdorur normat në fuqi në datën e raportimit dhe ҫdo rregullim të tatimit që

duhet të paguhet ose të arkëtohet në lidhje me vitet e mëparshme.

(ii) Tatimi i shtyrë - Tatimi i shtyrë njihet mbi diferencat e përkohshme që dalin midis bazës tatimore dhe

vlerës kontabël neto të pasurive dhe detyrimeve në pasqyra financiare. Tatimi i shtyrë nuk njihet për diferencat

e përkohshme që lindin në momentin e njohjes fillestare të pasurive ose detyrimeve të transaksioneve që nuk

përbëjnë një kombinim biznesi dhe që nuk ndikon as në fitimin/humbjen kontabël dhe as në atë të tatueshme.

Matja e tatimit të shtyrë reflekton pasojat tatimore që do ta percjellin menyrën në të cilën IFJB pret në fund të

periudhës raportuese që të mbulojë apo vendos vlerën kontabël të mjeteve dhe detyrimeve të saj. Tatimi i

shtyrë matet sipas normave tatimore që priten të aplikohen në diferencat e perkohshme kur ato kthehen, përmes

normave tatimore në fuqi në datën e raportimit. Mjetet dhe detyrimet tatimore të shtyera kompensohen

ndërmjet tyre nëse ka një të drejtë ligjore për ta kompensuar me mjetin dhe detyrimin e tatimit dhe kur

ndërlidhen me tatimet e pagueshme kundrejt autoritetit të njëjtë tatimor. Tatimet shtesë që vijnë si rezultat i

shpërndarjes së dividendës nga ana e bankës njihen në të njëjtën kohë kur edhe njihen detyrimet për ta paguar

dividendën respektive. Një pasuri tatimore e shtyrë njihet për humbjet sipas tatimeve, kredive tatimore dhe

dallimet e përkohshme të zbritshme të pashfrytëzuara, vetëm në atë masë që është e mundur të shfrytëzohet

për fitimet e ardhshme të tatueshme, kundër të cilave mund të shfrytëzohet kjo pasuri. Pasuritë e tatimit të

shtyrë rishikohen në secilën datë të raportimit dhe reduktohen në atë masë që nuk është më e mundur që

përfitimet nga tatimi të realizohen.

4.4 Provizionet

Një provizion njihet nëse si pasojë e një ngjarje të mëparshme, ku IFJB ka një obligim ligjor aktual apo

konstruktiv që mund të vlerësohet me saktësi dhe ka mundësi që një dalje e mjeteve monetare do të kërkohet

për të shlyer obligimin. Provizionet përcaktohen duke skontuar flukset e ardhshme të pritura të pasurive

monetare me një norme para tatimit e cila reflekton vlerësimet aktuale të tregut për vlerën e parasë në kohë

dhe sipas rastit, me rreziqet specifike të detyrimit. Skontimi i pashmangshëm njihet si kosto financiare.

Page 14: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

4.5 Përfitimet e punonjësve

Detyrimet për kontributet në planet e përcaktuara të kontributeve njihen si shpenzim në fitim ose humbje kur

ato ndodhin. BiCredit paguan vetëm kontribute për sigurimet shoqërore të detyrueshme që ofrojnë përfitime

në formë të pensioneve për punonjësit me rastin e pensionimit. Autoritetet vendore janë përgjegjëse për

përcaktimin e limitit minimal ligjor të vendosur për pensionet në Kosovë sipas një plani të përcaktuar të

kontributeve për pensione.

5. ADAPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TË RISHIKUARA DHE INTERPRETIMI I

TYRE

5.1 Standardet dhe interpretimet e lëshuara por ende jo efektive

IFRS 9 Instrumentet Financiare

Në korrik të vitit 2014, IASB publikoi versionin përfundimtar të SNRF 9 Instrumentet Financiare që

zëvendëson SNK 39 Instrumentet Financiare: Njohja dhe Matja dhe të gjitha versionet paraprake të SNRF 9.

SNRF 9 bashkon të tre aspektet e kontabilitetit për projektin e instrumenteve financiare: klasifikimin dhe

matjen, rënien në vlerë dhe kontabilitetin mbrojtës. SNRF 9 është në fuqi për periudhat vjetore që fillojnë më

apo pas datës 1 janar 2018, ku lejohet aplikimi i më i hershëm. Përveç kontabilitetit mbrojtës, kërkohet edhe

zbatimi retrospektiv, por ofrimi i informacioneve krahasuese nuk është i detyrueshëm. Për kontabilitetin

mbrojtës, kërkesat në përgjithësi aplikohen në mënyrë prospektive, me disa përjashtime të kufizuara. IFJB

planifikon të miratojë e standardet e reja në datën e kërkuar të hyrjes në fuqi. IFJB është në proces të kryerjes

së një vlerësimi të nivelit të lartë të ndikimit për të tre aspektet e SNRF 9. Vlerësimi paraprak është i bazuar

në informacionin aktual dhe mund të jetë subjekt i ndryshimeve që rrjedhin nga analiza të mëtejshme të

hollësishme ose informacione shtesë të arsyeshme që mund të vihen në dispozicion të BiCredit në të ardhmen.

5.2 SNRF 16 Qiratë

SNRF 16 është lëshuar në janar të vitit 2016 dhe zëvendëson SNK 17 Qiratë. KIRFN 4 përcakton nëse një

marrëveshje përmban një marrëveshje qiraje. KIS-15 Qiratë Operative- Nxitjet dhe KIS 27 Vlerësimi i

Përmbajtjes së transaksioneve që përfshijnë formën ligjore të qirasë. SNRF 16 përcakton parimet për njohjen,

matjen, paraqitjen dhe shpalosjen e qirave. Gjithashtu kërkon nga qiramarrësit të japin llogari për të gjitha

qiratë në nje model të vetëm në bilancin e gjendjes të ngjashëm me kontabilitetin për qiratë financiare sipas

SNK 17. Standardi përfshin dy sqarime për qiratë- qiraja “me vlerë të ulët” (psh. kompjuterë), dhe qiraja “afat-

shkurtër” (qiratë me afat 12 muaj ose më pak). Në ditën e marrëvshjes për qira, qiramarrësi do të njohë

detyrimin për pagesë të qirasë (detyrimi për qira) dhe një pasuri që paraqet të drejtën për shfrytëzimin e qirasë

për përiudhën kohore të përcaktuar në kontratë (p.sh., e drejta e përdorimit të pasurisë). Qiramarrësit do t’i

kërkohet të njohë veçmas shpenzimet e interesit mbi qiranë dhe shpenzimet e amortizimit për të drejtën e

përdorimit të pasurisë. Qiramarrësit gjithashtu kërkohen të ri-matin detyrimin e qirasë pas ndodhjes së

ngjarjeve të caktuara (p.sh., një ndryshim në afatin e qirasë, një ndryshim në pagesat e ardhshme të qirasë që

rezultojnë nga ndryshimi në një indeks apo normë të përdorur për përcaktimin e pagesave të tilla). Qiramarrësi

do të njoh në përgjithësi shumën e ri-matjes të detyrimit të qirasë si një përshtatje në të drejtën për shfrytëzimin

e pasurisë. Kontabiliteti i qiradhënësit sipas SNRF 16 është në thelb pandryshuar nga kontabilitetin i sotëm

sipas SNK 17. Qiradhënësi do të vazhdojë që të klasifikojë të gjitha qiratë duke përdorur të njëjtin parim të

klasifikimit si në SNK 17 dhe dallon dy lloje të qirave: qira operative dhe financiare. SNRF 16 gjithashtu

kërkon nga qiramarrësit dhe qiradhënësit që të bëjnë më shumë shpalosje se sa sipas SNK 17. SNRF 16 është

në fuqi për periudhat vjetore që fillojnë më apo pas datës 1 janar 2019. Lejohet zbatimi më i hershëm, por jo

para se një subjekt të zbatojë SNRF 15. Qiramarrësi mund të zgjedh që të zbatojë standardin duke përdorur

qoftë një qasje të plotë retrospektive apo qasje të modifikuar retrospektive. Dispozitat kalimtare të përfshira

në standard lejojnë lehtësime të caktuara.

Page 15: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

15

6. PËRDORIMI I VLERËSIMEVE DHE GJYKIMEVE

Menaxhmenti diskuton me Komitetin e Auditimit zhvillimin, zgjedhjen dhe paraqitjen e politikave kontabël

kritike të BiCredit dhe zbatimin e tyre si dhe supozimet e bëra në lidhje me pasiguritë e mëdha të vlerësimit.

Informacioni në lidhje me supozimet dhe vlerësimet e pasigurive që kanë një rrezik të rëndësishëm të

rezultojnë në një rregullim material brenda vitit të ardhsheë financiar dhe për gjykimet kritike në aplikimin e

politikave kontabël që kanë efektin më të rëndësishëm në shumat e njohura pasqyrat financiare të veçanta janë

shpalosur më poshtë. Këto shënime shpjeguese mbështesin komentet mbi menaxhimin e riskut financiar.

Dëmtimi

Pasuritë e llogaritura me kosto të amortizuar vlerësohen për zhvlerësim në bazë të politikave të përshkruara të

kontabilitetit në shënimin 3. IFJB rishikon portofolion e saj të kredive për të vlerësuar zhvlerësimin në baza të

rregullta. Në përcaktimin nëse një humbje nga zhvlerësimi duhet të regjistrohet në pasqyrën e të ardhurave

apo jo, IFJB bënë gjykime nëse ka të dhëna që tregojnë se ka një rënie të matshme në flukset e ardhshme të

parasë nga portofolio e kredive para se rënia të mund të identifikohet me një kredi individuale në atë portfolio.

Kjo evidencë mund të perfshijë të dhëna që tregojnë se ka pasur një ndryshim negativ në statusin e pagesave

të huamarrësve në grup, apo në kushtet ekonomike kombëtare ose lokale që lidhen me mungesa në pasurite e

IFJB-së. Menaxhmenti përdor vlerësime të bazuara në përvojen historike të humbjeve për pasurite me

karakteristika të rrezikut të kredisë dhe prova objektive të zhvlerësimit të ngjashme me ato në portofolio kur

bëhet caktimi i flukseve të ardhshme të parasë. Metodologjia dhe supozimet e përdorura për vlerësimin e

shumës dhe kohën e flukseve monetare të ardhshme rishikohet rregullisht për të zvogëluar ndonjë diferencë

midis vlerësimeve të humbjeve dhe pervojës aktuale të humbjes. IFJB përcakton se investimet e vlefshme për

shitje zhvlerësohen kur ka një rënie të konsiderueshme ose të zgjatur në vlerën e drejtë nën koston e tyre. Ky

percaktim se çfarë është e rëndësishme ose e shtyrë, kërkon një gjykim. Në marrjen e këtij gjykimi, IFJB

vlerëson në mesin e faktorëve të tjerë, paqëndrueshmërinë normale në çmimin e aksionit. Përveç kësaj,

zhvlerësimi mund të jetë i përshtatshëm, kur ka prova të përkeqësimit në shëndetin financiar të të investuarit,

përformancës së industrisë dhe të sektorit, ndryshimet në teknologji dhe flukset operative dhe të financimit të

rrjedhës së parave.

7. Vlera e drejtë e instrumenteve financiare

Kur është e mundur, vlera e drejtë e kredive bazohet në transaksionet e tregut të vëzhgueshme. Kur

transaksionet e tregut të vëzhgueshme nuk janë të disponueshme, vlera e drejtë vlerësohet duke përdorur

modele vlerësimi, siç janë teknikat e skontuara të flukseve monetare. Futja në teknikat e vlerësimit përfshin

humbjet e pritshme të kredisë gjatë jetës dhe normat e interesit. Kreditë e vogla homogjene janë grupuar në

portofole me karakteristika të ngjashme.

8. Administrimi i riskut financiar

(a)Të përgjithshme

Përdorimi i instrumenteve financiar e ekspozon kompaninë ndaj rreziqeve të mëposhtme:

• risku i kreditimit

• risku i likuiditetit

• risku operacional

• risku i tregut

Ky shënim paraqet informacion rreth ekspozimit të Institucionit ndaj çdo risku të përmendur më lart, objektivat,

politikat dhe proceset për vlerësimin dhe administrimin e rrezikut, dhe administrimin e kapitalit të Kompanisë.

Page 16: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Struktura e administrimit të rrezikut

Bordi Drejtues ka përgjegjësinë e përgjithshme për themelimin dhe vëzhgimin e strukturës së administrimit të

rrezikut në IFJB. Bordi ka themeluar Komitetin e Kreditimit, i cili është përgjegjës për zhvillimin dhe

monitorimin e politikave të administrimit të rrezikut në pjesët e tyre përkatëse. Politikat e menaxhimit të

rrezikut janë vendosur me qëllim për të identifikuar dhe analizuar rreziqet që përballet IFJB, për të vendosur

limitet dhe kontrollet e përshtatshme, dhe për të monitoruar rreziqet dhe zbatimin e limiteve.

Politikat dhe sistemet e menaxhimit të rrezikut rishikohen rregullisht për të reflektuar ndryshimet në kushtet e

tregut, produktet dhe shërbimet e ofruara. IFJB, përmes trajnimeve dhe standardeve dhe procedurave të

menaxhimit, synon të zhvillojë një ambient kontrolli konstruktiv dhe të disiplinuar në të cilin gjithë punonjësit

i kuptojnë rolet dhe detyrimet e tyre.

(a) Risku i kredisë

Risku i kredisë është risku që pala tjetër zotëruese e një instrumenti financiar do të dështojë për shlyerjen e

detyrimit duke i shkaktuar kështu një humbje IFJB-së. IFJB menaxhon riskun e kredisë duke hyrë në

marrëveshje vetëm me palë kundrejt kushteve të veçanta të kreditimit.

Ekspozimi kryesor i IFJB-së për riskun e kredisë lind nëpërmjet kredive dhe paradhënieve. Shuma e ekspozimit

të kreditit në këtë drejtim është e përfaqësuar nga vlerat kontabël të aktiveve. Përqendrimi i riskut të kreditit që

lind nga instrumentet financiare ekziston për palën tjetër kur ato kanë karakteristika të njëjta ekonomike të cilat

do të shkaktonin aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet kontraktuale të jenë njësoj të influancuara nga

ndryshime në kushtet ekonomike ose të tjera. IFJB nuk ka ndonjë ekspozim të rëndësishme në lidhje me ndonjë

konsumator individual apo palë tjetër. Ekspozimi maksimal ndaj rrezikut të kreditit është i përfaqësuar nga

vlera kontabël e çdo aktivi financiar në pasqyrën e pozicionit financiar.

Administrimi i riskut të kredisë

Bordi i Drejtorëve ka deleguar përgjegjësinë për menaxhimin e rrezikut të kredisë të Komitetit i Kreditimit të

saj. Departamentit të kredive i është kërkuar vendosja e politikave dhe procedurave dhe është përgjegjës për

cilësinë dhe performancën e portofolit të kredisë dhe për monitorimin dhe kontrollin e të gjitha rreziqeve të

kreditit në portofolin e tij. Politika e IFJB është që të kërkojë garanci të përshtatshme nga klientët para

disbursimit të kredive të aprovuara. Kolaterali për kredi është marrë zakonisht në formën e hipotekave,

automjetet / pajisjeve dhe mallrave.

Kredia

Kreditë e zhvlerësuara janë kredi për të cilat IFJB-së përcakton se është e mundshme që ajo nuk do të jetë në

gjendje që të mbledhë të gjithë principalin dhe fitimet sipas termave kontraktuale në marrëveshjen e kredisë.

Këto kredi janë kategorizuar në disa nivele sipas sistemit të brendshëm të kategorizimit të riskut të kredisë.

Kredië dhe investimet e vonuara por të pa-zhvlerësuara janë ato për të cilat pagesat e fitimit ose të principalit

sipas kontratës, janë me vonesë por që Kompania beson se zhvlerësimi nuk është i përshtatshëm për shkak të

garancisë/kolateralit të vlefshëm dhe/ose shkallës së arkëtimit të shumës që i detyrohen Kompanisë.

Page 17: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

17

Fondi për zhvlerësim

Kompania ka një fond për humbje nga zhvlerësimi që paraqet llogaritjen e humbjes në portofolin e kredive.

Komponentët kryesorë të këtij fondi janë komponentë specifik të humbjes që lidhen me kreditë e testuara

individualisht dhe fondi i zhvlerësimit për kreditë në grup ka një grup aktivesh homogjene në lidhje me humbjen

e cila ka lindur por që nuk është identifikuar për kreditë e zhvlerësuara individualisht

Politika e nxjerrjes jashtë bilancit

Kompania nxjerr jashtë bilanci një kredi (dhe çdo fond për humbjet nga zhvlerësimi) kur drejtuesit përcaktojnë

që një kredi është e pamundur të paguhet. Ky përcaktim arrihet pasi merret në konsideratë informacioni për

gjendjen financiare të kredimarrësit i cili nuk mund të paguajë detyrimin e tij, ose kur të ardhurat nga shitja e

kolateralit nuk janë të mjaftueshme për të paguar të gjithë ekspozimin. IFJB mund të fshijë një kredi (dhe çdo

fond zhvlerësimi i lidhur me të) në bazë të një vendimi gjyqësor, kur nuk ka më asnjë mundësi për ta arkëtuar

kredinë.

IFJB mban kolateral kundrejt kredive dhe paradhënie për klientët, në formën e hipotekave, automjeteve /

pajisjeve dhe mallrave. Vlerësimet e vlerës së drejtë janë të bazuar në vlerën e kolateralit të vlerësuara në kohën

e kredimarrjes. Ekspozimi i kolateralit është të paktën 100% të shumës së kredisë së lëvruar.

(b) Risku i likuiditetit

Risku i likuiditetit është risku që IFJB do të hasë në vështirësi në përmbushjen e detyrimeve të saj financiare.

Administrimi i Riskut të likuiditetit

Përqasja e IFJB në menaxhimin e likuiditetit është që të sigurojë, me sa është e mundur, që ajo do të ketë

likuiditet të mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet në kushte normale dhe të vështira, pa pasur humbje të

papranueshme ose risqe që dëmtojnë reputacionin e IFJB. Pozicioni i likuiditetit të IFJB monitorohet nga

Departamenti i Financave në bazë javore/mujore dhe vjetore duke menaxhuar disponibilitetin e mjeteve

monetare për disbursimin e kredive dhe duke siguruar që ka fonde të mjaftueshme për hyrjet dhe daljet e

pritshme të llogarive në mënyrë që të përmbushë detyrimet e IFJB.

Ekspozimi ndaj riskut të likuiditetit

Burimi kryesor i financimit të IFJB-së është kapitali aksionar. IFJB mban detyrime ndaj kredisë, që do të thotë

se financimi i aktivitetit bëhet nga kapitali aksionar i rëndomtë prej pronarit dhe detyrimeve ndaj kredisë. IFJB

vlerëson vazhdimisht riskun e likuiditetit duke identifikuar dhe monitoruar ndryshimet në fondet e nevojshme

për të përmbushur objektivat e biznesit dhe objektivat e përcaktuara në terma të strategjisë së përgjithshme të

IFJB-së. Gjithashtu IFJB mban një portofol aktivesh likuide si pjesë e strategjisë së saj të menaxhimit të rrezikut

të likuiditetit.

(c) Risku operacional

Risku Operacional përbën rrezikun e humbjes i cili rezulton nga proceset e brendshme joadekuate apo të

dështuara, njerëzit dhe sistemet apo nga ndodhitë e jashtme.

Risku operacional shoqërohet me gabimet njrëzore, dështimet e sistemit dhe procedurat apo kontrollet

joadekuate. Ai është një rrezik nga humbja që vie nga mundësia që sistemi joadekuat informativ, dështimet

teknologjike, shkeljet në kontrollin e brendshëm, mashtrimet, fatkeqësitë e paparashikuara, apo problemet tjera

operacionale mund të rezultojnë në humbje të papritura apo probleme të reputacionit. Risku operacional

ekziston në të gjtha produktet dhe aktivitetet e biznesit.

Llojet e ndodhive të riskut operacional të cilat kanë potencial për të rezultuar me humbje substanciale përfshijnë

mashtrimin e brendshëm, mashtrimin e jashtëm, praktikat e punësimit dhe siguria në vendin e punës, klientët,

Page 18: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

produktet dhe praktikat biznesore, çrregullimet biznesore dhe dështimet e sistemeve, dëmtimet në asetet fizike,

dhe në fund menaxhimi i ekzekutimit, ofrimit dhe proceseve.

Qëllimi i menaxhimit të riskut operacional është i njejtë sikur ai për riskun kreditor, të tregut dhe të likuiditetit

që është të gjejnë shkallën e ekspozimit të riskut operacional të institucionit financiar, për të kuptuar se çka e

drejton atë, për të alokuar kapitalin përkatës kundrejt atij ekspozimi dhe për të identifikuar trendet përbrenda

dhe nga jashtë që do të ndihmojnë në parashikimin e tij.

Menaxhimi i rreziqeve specifike operacionale nuk është një praktikë e re; ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për

Bankat/institucionet mikrofinanciare, IFJB-të për të evituar mashtrimet, për të mirëmbajtur integritetin e

kontrollit të brendshëm, dhe të zvogëloj gabimet në procesimin e transaksioneve, e kështu me radhë. Sidoqoftë,

dështimi për të kuptuar dhe menaxhuar mirë riskun operacional, i cili është prezent praktikisht në të gjitha

transaksionet dhe aktivitetet IFJB, mundet të rrisë shumë mundësinë që disa rreziqe do të kalojnë pa u vërejtur

dhe të pakontrolluara.

Llojet e Rreziqeve operacionale

Llojet e ndodhive të riskut operacional të cilat kanë potencial që të shkaktojnë humbje substanciale përfshijnë:

• Mashtrimet e brendshme. Për shembull, keq-raportimi i qëllimshëm i pozicioneve, vjedhjet e

punëtorëve, dhe tregtimi i brendshëm në llogari të vet punëtorit/stafit.

• Mashtrimet e jashtme. Për shembull, vjedhje/grabitje, falsifikim, dëmet nga pirateria komjuterike.

• Praktikat e punësimit dhe siguria e vendit të punës.

Injorimi i Politikës, Procedurave, Strategjisë, Udhëzimeve, dhe Rregulloreve të Institucionit dhe

përdorimi jo-adekuat apo joefektiv i mekanizmave ekzistues të kontrollit nga ana e personelit të Institucionit

financiar në lidhje me ndonjë klientë potencial, apo

• përpjekja për të aplikuar “kanalet e shkurtëra” (“shortcuts”) për të avancuar agjendat personale.

• Praktikat e marrdhënieve me Klientë, të Produkteve, dhe Biznesit. Për shembull, shkeljet

konfidenciale, keqpërdorimi i informacioneve të besueshme të klientit, aktivitetet joadekuate të

transaksioneve në llogarinë e Institucionit, shpërlarje e parasë, dhe shitja e produkteve të

paautorizuara.

• Dëmet në asetet fizike. Për shembull, terrorizmi, vandalizmi, tërmetet, zjarri dhe vërshimet.

• Përçarja e biznesit dhe dështimi i sistemit. Për shembull, dështimet e hardverit dhe softwerit,

problemet e telekomunikimit, dhe ndërprerja e furnizimeve publike (rrymes/ujit, etj.).

• Menaxhimi i ekzekutimit, realizimit, dhe proceseve. Për shembull, gabimet në hyrje e të dhënave

në sistem, dështimet në menaxhimin e kolateralit, dokumentacioni i pakompletuar ligjor, keq-

përformanca e palës së tretë, dhe kontestimet e partnerëve shitës.

Parimet e menaxhimit të riskut operacional

I. Strategjia e qartë e adoptuar nga Bordi i Drejtorëve dhe mbikëqyrja e ushtruar nga menaxhmenti i

lartë;

II. Kultura e fortë e riskut të brendshëm operacional (Kultura e brendshme e riskut operacional

nënkupton në këtë rast tërësinë e kombinuar të vlerave individuale dhe korporative, qëndrimeve,

III. kompetencave dhe sjelljeve të cilat përcaktojnë zotimin e vendosur të kompanisë në stilin e menaxhimit

të riskut operacional) dhe kultura e kontrollit të brendshëm (me theks kontrollet duale);

IV. Monitorim efektiv dhe raportim të brendshëm;

V. Planet kontingjente dhe të vazhdimësisë së biznesit;

VI. Standarde të larta të etikës dhe integritetit; dhe

Zotimi për qeverisje efektive korporative, përfshirë, përveç tjerash, ndarjen e detyrave, shmangien e

konflikteve të interest, dhe linjat e qarta të përgjegjësisë menaxheriale,

llogaridhënies dhe raportimit; të gjitha nivelet e stafit duhet të kuptojnë përgjegjësitë e veta me respekt në

menaxhimin e riskut operacional.

(d) Risku i tregut

Page 19: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

19

Risku i tregut është risku që ndryshimet në çmimet e tregut, të tilla si normat e interesit, çmimi i kapitalit, kurset

e këmbimit dhe marzhet e interesave të kredisë (jo të lidhura me ndryshimet në pozicionin e kreditit të

detyruesit/emetuesit) do të ndikonin të ardhurat e IFJB-ës ose vlerën e instrumenteve të saj financiarë. Objektivi

i administrimit të riskut të tregut është që të administrojë dhe kontrollojë ekspozimin ndaj riskut të tregut brenda

parametrave të pranuar duke optimizuar kthimin për riskun e pranuar.

Menaxhimi i riskut të tregut

Ekspozimi ndaj riskut të normës së interesit.

Aktivitetet e menaxhimit të rriskut kanë për qëllim optimizimin e të ardhurave neto nga interesi, duke patur

parasysh që nivelet e interesit të tregut të jenë në përputhje me strategjitë e IFJB -ës.

Ekspozimi ndaj kursit të kembimit – portofoli jo i tregtueshëm

Risku i kursit të kembimit është risku që vlera e instrumentave financiare do të luhatet për shkak të ndryshimeve

në kurset e këmbimit të huaj. IFJB menaxhon këtë rrezik duke siguruar që të gjitha asetet dhe detyrimet e saj të

jenë në Euro.

(e) Menaxhimi i kapitalit

Politika e IFJB-ës është që të mbajë një nivel stabil të bazës së saj kapitale si dhe të ruaj besimin e tregut dhe

kreditorëve dhe të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.

Nuk ka pasur ndryshime në politikën e menaxhimit të kapitalit gjatë vitit.

8.1. Përdorimi i gjykimeve dhe vlerësimeve

Supozimet kryesore lidhur me të ardhmen, dhe burime të tjera kyçe të pasigurisë në vlerësim në datën e

raportimit, të cilat kanë një rrezik të rëndësishëm në kryerjen e korrigjimeve materiale të vlerës kontabël të

aktiveve dhe detyrimeve brenda vitit të ardhshëm financiar, janë diskutuar më

poshtë. Vlerësimet dhe gjykimet janë vlerësuar vazhdimisht dhe janë të bazuara në përvojën historike dhe

faktorë të tjerë, përfshirë parashikimet e ngjarjeve të ardhshme që besohet se janë të arsyeshme sipas rrethanave.

9. TË ARDHURAT NETO NGA INTERESI

Të ardhurat neto nga interesi përbëhen si në vijim:

2018 2017

Të ardhurat nga interesi:

Kreditë dhe paradhënie për klientët 201,772.40 5,989.59

Kreditë dhe paradhënie për bankat - -

Investimet e mbajtura deri në maturitet 1,331.50 -

203,103.90 5,989.59

Shpenzimet e interesit:

Depozitat nga klientët - -

Kreditë e varura - -

Huamarrjet 2,157.53 -

2,157.53 -

Të ardhurat neto nga interesi 200,946.37 5,989.59

Page 20: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

10. TË ARDHURAT NETO NGA TARIFAT DHE KOMISIONET

2018 2017

Te ardhurat nga tarifat dhe komisionet Transfere pagesash dhe transaksione 4,803.30 239.30

Tarifat e mirëmbajtjessëllogarive Tarifa dhe komisionet tjera 14,893.29 298.94

19,696.59 538.24

Shpenzimetpërtarifadhekomisione:

Tarifat dhe komisionet bankare (374.39) (40.17)

Tarifat dhe komisionet tjera - -

(40.17)

Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet 19,322.20 498.07

11. SHPENZIMET TJERA OPERATIVE

2018 2017

Shpenzimet e adm. dhe zyres 14,121.48 842.15

Shpenzimet e auditimit 1,000.00 -

Shpenzimet e automjeteve 865.71 493.90

Shpenzimet e komunalive (rryme, ujë, mbeturina) 3,778.98 148.61

Shpenzimet e marketingut 4,913.40 220.00

Pagat Bruto te Personelit 95,887.18 16,610.00

Shpenzimet e kontributit pensional 4,794.36 830.50

Shpenzimet e pazbritshme_atk 91.55 417.50

Shpenzimet e per CRK_BQK 847.20 92.40

Shpenzimet e provizioneve_KIPS 1,272.42 40.17

Shpenzimet e provizionimit te Interesit 65.56 12.89

Shpenzimet e provizionimit te kredive 11,725.87 2,764.75

Shpenzimet e qerasë 18,241.74 1,318.68

Shpenzimet e sigurimit (objekt dhe cash) 10,598.79 1,776.07

Shpenzimet e tarifave bankare 374.39 168.60

Shpenzimet e zhvleresimit 28,505.54 6,262.00

Shpenzimet per internet dhe telefon 5,390.35 738.93

Shpenzimet per licencim 12,695.18 6,825.00

Shpenzimet per mirembajtje te sistemit te kredive 2,478.00 173.60

Shpenzimet e tatimit ne fitim - 562.41

Shpenzimet e derivateve 2,633.59 -

Shpenzimet e Interesit te kredise 2,157.53 -

Shpenzimet e reprezentacionit 51.50 -

Shpenzimet tjera 2,694.64 -

Totali 225,184.96 40,298.16

Numri I të punësuarve me 31 dhjetor 2018 është 18 punonjës.

Shpenzimet e personelit përbëhen si me poshtë:

2018 2017

Pagat dhe meditjet 95,887.18 16,610.00

Kontributi pensional 4,794.36 830.50

Gjithsej 100,681.54 17,440.50

Page 21: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

21

12. TATIMI NË FITIM

Tatimi në të ardhurat e korporatave është përfshirë në pasqyrat financiare në pajtim me legjislacionin tatimor

në Kosovë: Ligjit nr.05-L029 për vitin 2018 dhe rregulloret tjera plotësuese aktuale sipas këtij ligji tatimi në

fitim është me metoden e paragjykuar pasi qe Institucioni nuk ka kaluar në të ardhura reale në vitin 2017 dhe

ka aplikuar tatimin në fitim në bazën e të hyrave nga interesi. Në fillim te vitit 2018 Institucioni ka bere

ndryshimin e metodes se tatuarjes nga tatimi i paragjykuar ne tatim ne te ardhura reale.

Më 31 Dhjetor Më 31 Dhjetor

2018 2017

(Në EUR) (NëEUR)

Fitimi/Humbja para tatimit (2,384.47) (33,207.45)

Tatimi i paguar me 9 % - (562.41)

Fitimi/Humbja Neto (2,384.47) (33,769.86)

Page 22: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

13. KREDITË DHE PARADHËNIE PËR KLIENTËT

2018 2017

Kreditë dhe paradhënie për klientët 2,343,702.48 546,662.66

Interesi akrual 17,739.68 2,548.33

Tarifat e shtyra të disbursimit (22,309.30) (4,929.63)

Gjithsej 2,339,132.86 544,281.36

Provizionet për humbjet e kredive (13,830.80) (2,764.75)

Kreditë dhe paradhëniet neto të klientëve 2,325,302.06 541,516.61

Lëvizjet në provizionet e humbjeve të kredivesi në vijim:

2018 2017

Më 1 janar 2,764.75 -

Provizioni për kreditë 11,066.05 2,764.75

Kreditë e shlyera - -

Më 31 dhjetor 13,830.80 2,764.75

14. MJETE TJERA 2018 2017

Shpenzime të parapaguara 4,209.24 1,764.93

Gjithsej 4,209.24 1,764.93

15. PARATË E GATSHME DHE NË BANKA

2018 2017

Paratë e gatshme 36,154.38 24,968.16

Paraja në banka 255,339.66 1,096,961.17

Depozit atafatshkurtera - 500,000.00

Gjithsej 291,494.04 1,621,929.33

Paratë e gatshme dhe ekuivalentet e saj përbëhen si në vijim:

2018 2017

Bankat vendore Paraja e gatshme dhe në banka 291,494.04 1,621,929.33

Shumat tjera në BQK - -

Gjithsej 291,494.04 1,621,929.33

Page 23: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

23

16. PASURITË E PATRUPËZUARA

Programe kompjuterike 2018 2017

Kosto

Gjendja me 1 janar 35,220.00 -

Shtesat gjatë vitit - 35,220.00

Gjendja me 31 dhjetor 35,220.00 35,220.00

Amortizimi I akumuluar

Gjendja me 1 janar 1,742.06 -

Shpenzimet e amortizimit për vitin 7,044.00 1,742.06

Gjendja me 31 dhjetor 8,786.06 1,742.06

Vlera kontabël

Gjendja me 31 dhjetor 26,433.94 33,477.94

Page 24: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

17. PRONA DHE PAJISJET

Kosto Inventari dhe Pajisjet Kompjuterët Automjetet Gjithsej

Më 01 Janar2018 47,057.06 20,640.00 9,814.66 77,511.72

Shtesat gjate vitit 36,716.95 2,525.00 41,963.22 81,205.17 Shlyerjet gjatë vitit (2,880.00) (2,880.00)

Më 31 dhjetor2018 83,774.01 23,165.00 48,897.88 155,836.89

Zhvlerësimi I akumuluar

Më 1 janar 2018 2,359.54 1,398.44 761.96 4,519.94 Shpenzimet e zhvlersimit për vitin 13,125.97 4,599.05 3,736.52 21,461.54

Shlyerjet gjatë vitit

Më 31 dhjetor 2018 15,485.49 5,997.49 4,498.50 25,981.48

Vlera kontabël neto

Më 31 dhjetor 2018 68,288.52 17,167.51 44,399.38 129,855.41

18. DETYRIMET

Detyrimet tjera me 31 dhjetor 2018 janë të përbëra si në vijim:

2018 2017

Detyrimet ndaj tatimit ne fitim - 562.41

Detyrimet ndaj tatimit në paga 525.17 353.02 Detyrimet ndaj kontributeve pensionale 937.06 567.00 Detyrimet ndaj tatimit ne qira 215.08 29.67

Detyrimet ndaj furnitorëve 3,783.93 1,141.43

Detyrimet tjera 7,987.78 2,906.75

Detyrimet ndaj Kredisë 500,000.00 -

Gjithsej detyrime tjera 513,449.02 5,560.28

19. KAPITALI AKSIONAR DHE REZERVAT

Kapitali aksiar

Më 31 dhjetor 2018 kapitali aksionar I autorizuar ishte I përbërë nga 10,000 aksione të zakonshme.

Aksionet e zakonshme kanë një vlerë nominale prej 230.00 Euro secili. Pronarja e aksioneve të

zakonshme ka të drejtë të marrë dividend që deklarohet kohë pas kohe dhe ka të drejt vote nëmbledhjet

e Bankës.

Emri I Aksionares Nr. I Aksioneve Çmimi I aksionit Kapitali

Aksionar

Valdete Hyseni Fazliu 100% 10,000 230.00 2,300,000.00

Page 25: “BI Credit” Sha · Kthimi I provizionit për kërkesat ndaj garancioneve - - Ulja e vlerës së pasurive të riposeduara - - Provizionet tjera 11 11,791 2,778 Shpenzimet tjera

Shënimet e pasqyrave financiare për periudhën me 31 dhjetor 2018

25

20. Zotimet dhe kontingjentet

Ligjore

IFJB nuk është e përfshirë në asnjë procedur ligjore gjatë vitit 2018.

Zotimet

Nuk ka ndonjë zotim domethënës të kontraktuar në datën e bilancit të gjendjes që tani më nuk është njohur

në pasqyrat financiare.

21. Transaksione me palët e lidhura

Palët e lidhura përfshijnë aksionaret dhe menaxhmentin e Institucionit Financiar JoBankar. Gjatë vitit 2018

nuk ka pasur transaksione me palët e lidhura.

22. Ngjarjet pas datës së raportimit

Pas 31 Dhjetorit 2018 dhe data raportuese deri në miratimin e këtyre raporteve financiare, nuk ka ngjarje të

përshtatjes të reflektuar në pasqyrat financiare apo ngjarje që janë materialisht të rëndësishme për shpalosje

në këto pasqyra financiare.