Bachelor në INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI PALOSJE Inxhinieri - 2000 cop.pdf · së sotme, gjë...

2
Kompleksi Spitalor Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë” Rr. Dritan Hoxha, Tirana, Albania e-mail: [email protected] Web: www.unizkm.al Tel. : 00355 4 2273290 PROGRAME STUDIMI TRADITA AKADEMIKE ADRESA: UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” UNIVERSITETI I STUDIMEVE TË FIRENCES QENDRA E REHABILITIMIT DHE MJEKËSISË SPORTIVE FIAT ANAS sh.p.k DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE ZOGU I ZI PALLATI I SPORTIT ASLLAN RUSI CAMPUS UNIVERSITAR RRUGA DRITAN HOXHA KLINIKA UNIVERSITARE STOMATOLOGJIKE ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË UNIVERSITETI KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË Bachelor në INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI Partneri akademik i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në këtë Program Studimi është Universiteti i Studimeve të Firences në Itali, i cili është shumë aktiv në çdo iniciativë që bëhet për të krijuar Hapësirën Evropiane të Kërkimit, ku formimi, kërkimi dhe zhvillimi teknologjik janë elementë thelbësorë të jetës së Universitetit Programi i ri mësimor vjen me objektivin e riformulimit të ofertes didaktike aktuale që operon në territorin shqiptar, duke sjellë eksperiencën shumëvjeçare të Universitetit të Firences. Universiteti me anë të këtij programi të ri didaktik sjell një përqasje të integruar të problemit, duke propozuar një pro- gram bachelor (3 vjeçar), i konceptuar si Inxhineri Ndërtimi dhe Mjedisi, që realizon një përgatitje bazë me spektër të gjerë, e cila ne vijim bën të mundur angazhime profesionale dhe akademike si në fushen e Inxhinierisë së Ambjentit dhe Territorit, ashtu edhe në atë të Inxhinierisë së Ndërtimit. Në përfundim të proçesit mësimor lëshohet Diplomë e dy- fishtë nga të dy universitetet partnere, Universiteti i Firences dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë”. Diplomë e dyfishtë me Universitetin e Firences UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA Bachelor në INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI Universiteti i Firences dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i kanë dedikuar një vëmendje të veçantë zhvillimit të raporteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, gjë që tashmë është kthyer në një aspekt strategjik dhe dominues në didaktikën dhe jetën e universiteteve, në proçesin e kërkimit shkencor, në orga- nizimin e programeve të studimit, në angazhimin e docenteve, kërkuesve dhe studentëve. Aktualisht ekzistojnë rreth 270 marrëveshje bashkëpunimi me universitete në 70 vende të botës. Që prej vitit 1999 Universitetit të Firences iu dha titulli “Qendër Ekselence Europiane Jean Mon- net” dhe funksionon si e tillë me objektiv koordinimin, bashkë- punimin me institucione të tjera universitare, zhvillimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me integrimin europian dhe përhapjen e informacionit mbi këto aktivitete, në mënyrë që të promovohet zhvillimi e të rritet efikasiteti. Aktualisht Universiteti i Firences është një nga qëndrat më të rëndë- sishme për kërkimet shkencore dhe formativentive në Itali. Sipas renditjes së Universiteteve Italiane për vitin 2014-2015 realizuar nga Cencis (shoqeri që zhvillon sondazhe), Universiteti i Firences renditet i treti, menjehëre pas Bolonjës dhe Universitetit të Padovës në grupin e universiteteve “Mega”. Në linjë me traditën kulturore dhe kërkesat profesionale dhe in- telektuale, bashkëpunimi midis dy universiteteve sjell harmoniz- imin dhe koordinimin e ofertës didaktike në këtë sektor me evo- lucionin social kulturor ,ekonomik dhe me nevojat e zhvillimit të ditëve të sotme.

Transcript of Bachelor në INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI PALOSJE Inxhinieri - 2000 cop.pdf · së sotme, gjë...

Kompleksi Spitalor Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë”Rr. Dritan Hoxha, Tirana, Albania

e-mail: [email protected]: www.unizkm.alTel. : 00355 4 2273290

PROGRAME STUDIMI TRADITA AKADEMIKE

ADRESA:

UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

UNIVERSITETI I STUDIMEVE TË FIRENCES

QENDRA E REHABILITIMITDHE MJEKËSISË SPORTIVE

FIATANAS sh.p.k

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

E DOGANAVE

ZOGU I ZI

PALLATI I SPORTITASLLAN RUSI

CAMPUS

UNIVERSITAR

RRUGA DRITAN HOXHA

KLINIKA UNIVERSITARE STOMATOLOGJIKE

ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË UNIVERSITETI KATOLIKZOJA E KËSHILLIT TË MIRË

Bachelor në INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI

Partneri akademik i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në këtë Program Studimi është Universiteti i Studimeve të Firences në Itali, i cili është shumë aktiv në çdo iniciativë që bëhet për të krijuar Hapësirën Evropiane të Kërkimit, ku formimi, kërkimi dhe zhvillimi teknologjik janë elementë thelbësorë të jetës së Universitetit

Programi i ri mësimor vjen me objektivin e riformulimit të ofertes didaktike aktuale që operon në territorin shqiptar, duke sjellë eksperiencën shumëvjeçare të Universitetit të Firences.

Universiteti me anë të këtij programi të ri didaktik sjell një përqasje të integruar të problemit, duke propozuar një pro-gram bachelor (3 vjeçar), i konceptuar si Inxhineri Ndërtimi dhe Mjedisi, që realizon një përgatitje bazë me spektër të gjerë, e cila ne vijim bën të mundur angazhime profesionale dhe akademike si në fushen e Inxhinierisë së Ambjentit dhe Territorit, ashtu edhe në atë të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Në përfundim të proçesit mësimor lëshohet Diplomë e dy-fishtë nga të dy universitetet partnere, Universiteti i Firences dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë”.

Diplomë e dyfishtë me Universitetin e Firences

UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA

Bachelor në INXHINIERI NDËRTIMI

DHE MJEDISI

Universiteti i Firences dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i kanë dedikuar një vëmendje të veçantë zhvillimit të raporteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, gjë që tashmë është kthyer në një aspekt strategjik dhe dominues në didaktikën dhe jetën e universiteteve, në proçesin e kërkimit shkencor, në orga-nizimin e programeve të studimit, në angazhimin e docenteve, kërkuesve dhe studentëve.

Aktualisht ekzistojnë rreth 270 marrëveshje bashkëpunimi me universitete në 70 vende të botës. Që prej vitit 1999 Universitetit të Firences iu dha titulli “Qendër Ekselence Europiane Jean Mon-net” dhe funksionon si e tillë me objektiv koordinimin, bashkë-punimin me institucione të tjera universitare, zhvillimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me integrimin europian dhe përhapjen e informacionit mbi këto aktivitete, në mënyrë që të promovohet zhvillimi e të rritet efikasiteti.

Aktualisht Universiteti i Firences është një nga qëndrat më të rëndë-sishme për kërkimet shkencore dhe formativentive në Itali. Sipas renditjes së Universiteteve Italiane për vitin 2014-2015 realizuar nga Cencis (shoqeri që zhvillon sondazhe), Universiteti i Firences renditet i treti, menjehëre pas Bolonjës dhe Universitetit të Padovës në grupin e universiteteve “Mega”.

Në linjë me traditën kulturore dhe kërkesat profesionale dhe in-telektuale, bashkëpunimi midis dy universiteteve sjell harmoniz-imin dhe koordinimin e ofertës didaktike në këtë sektor me evo-lucionin social kulturor ,ekonomik dhe me nevojat e zhvillimit të ditëve të sotme.

BA

CH

ELO

RIN

XH

INIE

RI

ND

ËRTI

MI

DH

E M

JED

ISI

INFORMACIONE RRETHPROGRAMIT TË STUDIMIT

PERSPEKTIVAT PROFESIONALE NË INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI:

OBJEKTIVAT FORMUESE

Programi i studimit në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mje-disi ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, që ndahen në gjashtë semestra studimi dhe që parashikojnë përfitimin e 180 krediteve universitare (ECTS). Mësimdhënia zhvillohet kryesisht në italisht nga profesorë italianë të Universitetit të Firences. Provimi i formimit përfundimtar zhvillohet me mbrojtjen e një teme diplome.

Motivi kryesor që sjell formulimin e ofertës didaktike të këtij kursi lind nga dëshira për të rikonceptuar profilet profesionale të kësaj fushe, që duhen formuar duke qenë koherentë me ndryshimet e shpejta të shoqërise së sotme, gjë e cila imponohet nga kerkesat e tregut të punës për figura profesionale më të kompletuara, të pajisura me më shume kompetenca. Po ashtu vjen dhe si domosdoshmeri e përshtatjes së formimit të inxhinierëve të ardhshëm me komplek-sitetin e proçeseve të projektimit dhe ndërtimit të inxhinierisë, së bashku me proçeset bashkëlidhëse të projektit arkitektonik.

Ky program studimi ka në fokus formimin e një figure profesionale me njohuri të ndërthurura teknike-shkencore, të nevojshme për të arritur një menaxhim të qëndrueshëm të territorit, i cili duhet trajtuar si hapësire natyrale e shfrytëzuar nga njeriu në funksion dhe për zhvillimin e shoqërisë. Në këtë këndvështrim, lëndët didaktike të Inxhinierisë së Mjedisit privilegjojne aspektet e marrjes së masave, modelimit,ruajtjes së mjedisit, ndërsa lëndët didaktike dhe zbatimet e tyre në Inxhinierinë e Ndërtimit privilegjojnë aspektet e projektimit struktural, realizimit dhe kontrollit.

I diplomuari në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi është i aftë që të vazhdojë studimet në ciklin e Masterit (Master i Shkencave ose Master Profesional) ose të pozicionohet me efikasitet të plotë në tregun e punës.I diplomuari është një figurë profesionale e aftë të manaxhojë ndërhyrjet në ndërtim, në struktura civile, në vepra infrastrukture dhe të mbrojtjes së tokës, duke përfshirë edhe vepra publike, dhe gjithashtu është i aftë të bashkëpunojë dhe ne fazën e kolaudimit.

Objektivi final është pozicionimi në Tregun e Punes të një fig-ure profesionale inxhinieri me profil të lartë, që falë një për-gatitjeje gjithpërfshirëse në disa disiplina, është në gjendje të përballojë tematika komplekse, duke ecur paralelisht me dinamikat inovative të sektorit, për përmirësimin e cilësisë dhe performancës së ndërtimit, e proçeseve e proçedurave dhe gjithashtu të anës ekonomike. Ky program studimi, synon të formojë një figure të aftë të jo vetem të manaxhojë kompleksitetin e projekteve me kompetenca në kontrollin e fenomeneve të ndryshme, por dhe në përshtatshmëri të plotë me kërkesat emergjente të komfortit dhe kontrollit ambiental dhe energjetik.

Diploma në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi formon një figurë ndërlidhëse midis inxhinierit dhe arkitektit, në funksion të një zhvillimi në territorin shqiptar, që siç vihet re, ka pasur një rritje të konsiderueshme dhe ka sjellë nevojën e figurave profesionale komplekse dhe me aftësi në disa fusha, teknika dhe problematika njëkohësisht.

Programi i Studimit ka objektiv të formojë profesionistë me aftesi të nevojshme për të drejtuar aktivitete programuese, koordinuese dhe të kontrollit të të gjitha proçeseve të ndër-timit, vlerësimit dhe rikualifikimit të ndërtesave jo vetëm të reja, por dhe atyre me vlera historike, objektiv ky që lidhet ngushtë dhe me atë të Programit të Studimit në Arkitekturë, duke u bazuar në ekselencën dhe eksperiencën didaktike dhe të aplikuar fiorentine.

Të ndjekësh këtë program studimi, falë mbështetjes së rëndë-sishmme të profesorëve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Mjedisit në Firence, do të thotë të përfitosh nga një mundësi thelbësore për mbështetje, zhvillim dhe ndërgjegjësim të ri profesional dhe kërkimor në territorin shqiptar, duke vënë theksin nga njëra anë në karakterin inovativ të marrjes së dijeve, nga ana tjetër në qasjen ndërkombetëre të përfituar nga përfshirja në Korpusin e Universitetit Fiorentin.

Ky program studimi përqafon disa fusha inxhinierike, gjë e cila krijon mundësitë e pozicionimit në sektorë të ndryshëm, dhe që roli i inxhinierit të karakterizo-het nga aftësia e zgjidhjes së problemeve teknike në territor me anë të mënyrave të ndryshme si:• Masat (gjeometrike, fizike, kimike dhe mjedisore);• Modele (si për sistemet natyrore, ashtu edhe për

strukturat artificiale);• Plane (si për planvendosjen e projekteve

strukturale, ashtu edhe për ruajtjen mjedisore dhe për sigurinë);

• Projekte (strukturash dhe infrastrukturash për vënien e sigurisë ose restaurimin);

• Realizime (në gjithë aspektet teknologjike, ekonomike dhe manaxhuese);

• Kontrolli dhe ruajtja (nga rreziqet natyrore ose antropike);

Inxhinieri do jete i aftë të veprojë në mënyrë ekifase në proçeset dhe aktivitetet e:• Projektimit të sistemeve të ndërtimeve komplekse,

si nga ana arkitektonike, teknologjike, strukturale, cilësisë së mjedisit, me një vëmendje të veçantë në kushtet e mirëqënies, komfortit energjitik e të impaktit mjedisor, të rekuperimit, rikualifikimit, e mirëmbajtjes të ndërtesave ekzistuese;

• Zhvillimi i proçeseve për fazat e ndërtimit të kantierit , menaxhimit dhe aspektet ekonomike;

• Studimi i kushteve teknike, juridike-ekonomike dhe koordinime të nevojshme për kushtet optimale dhe kontrollin e proçeseve ndërtuese;

• Analizë kritike e burimeve energjitike në territor, përcaktimi i zgjidhjeve efikase për shfrytëzimin e burimeve dhe teknikat për ruajtjen e vlerave mje-disore.