“PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në...

53
Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvilim dhe Bashkëpunim TITULLI PROJEKTIT “PYET QYTETARIN” Punoi raportin: Klejda Ngjela Copyright: Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore Disclaimer: Ky raport është realizuar në kuadër të projektit Pyet Qytetarin të Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore me mbështetjen financiare të Leviz Albania. Përfundimet e arritura në këtë raport nuk përkojnë domosdoshmërisht me mendimet dhe opinonet e Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore apo Lëviz Albania.

Transcript of “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në...

Page 1: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

TITULLI PROJEKTIT

“PYET QYTETARIN”

Punoi raportin: Klejda Ngjela

Copyright: Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore

Disclaimer: Ky raport është realizuar në kuadër të projektit Pyet Qytetarin të Qendra Media dhe

Çështjet Shoqërore me mbështetjen financiare të Leviz Albania. Përfundimet e arritura në këtë

raport nuk përkojnë domosdoshmërisht me mendimet dhe opinonet e Qendra Media dhe Çështjet

Shoqërore apo Lëviz Albania.

Page 2: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Tabela e lëndës

I. Hyrje......................................................................................................................................x

II.

Metodologjia...........................................................................................................................x

III. Përpunimi i të dhënave dhe evidentimi i gjetjeve të anketimit.............................x

3.1. .............................................................................................................................................x

3.2. .............................................................................................................................................x

3.3...............................................................................................................................................x

3.4...............................................................................................................................................x

3.5...............................................................................................................................................x

IV. Rekomandimet ................................................................................................................x

V.

Anekse......................................................................................................................................x

5.1 Formulari i Anketimit.......................................................................................................x

5.2. Lista e Shërbimeve të Bashkisë .................................................................................x

5.3. Foto nga monitorimet në Njësitë Administrative të targetuara........................x

Page 3: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

I. HYRJE

Një shtyllë shumë e rëndësishme e sistemit demokratik është përfshirja e qytetarëve

në procesin e vendimmarrjes politike. Kjo nënkupton një përfshirje më të madhe të

aktorëve të ndryshëm në procesin e vendimmarrjes dhe në procesin e zbatimit të

politikave publike. Pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e ofrimit të shërbimeve

publike mund të çojë në shërbime publike më të mira, të cilat janë në përputhje me

nevojat e qytetarëve, vendimmarrje më të mirë, cilësi më të lartë shërbimesh, si dhe

bashkëpunim më efikas në përdorimin e parave publike të dedikuara shërbimeve

publike.

Në këtë kuptim, angazhimi i publikut në vendimmarrjen e organeve të qeverisjes

vendore konsiderohet si VLERË dhe PRIORITET i rëndësishëm në një shoqëri

demokratike. Sipas Institutit Evropian për Pjesëmarrjen Publike (2009), pjesëmarrja e

publikut mund të përshkruhet si një proces me të cilin qytetarët e interesuar apo të

prekur nga vendimmarrja e pushtetit vendor, organizatat e shoqërisë civile dhe

punonjësit publikë janë të përfshirë në hartimin e politikave, përpara se të merret një

vendim administrativ apo politik, i cili ndikon jetën e qytetarëve. Ekzistojnë edhe

shumë përkufizime të tjera, kryesisht të lidhura me përfshirjen e qytetarëve në

vendimmarrjen politike përmes mënyrave të ndryshme të pjesëmarrjes. Pjesëmarrja

e publikut ka një numër të lartë efektesh pozitive, përfshirë miratimin e vendimeve

të duhura/harmonizuara me nevojat e komunitetit, rritjen e partneritetit, pronësinë

dhe përgjegjësinë në zbatimin e vendimeve, si dhe rritjen e besimit në institucionet

publike (Hartay, 2011).

Studimet theksojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes është

një shtyllë e rëndësishme e demokracisë (Instituti Evropian për Pjesëmarrjen e

Publikut, 2009, Michels & De Graaf, 2010, Tanaka, 2007, OECD, 2001), por gjithashtu

thekson që besimi qytetar dhe interesi për politikanët dhe institucionet publike ka

rënë në një numër të madh vendesh (Rosenberg, 2007; Roberts, 2004). Siç vërehet nga

Rosenberg (2007), njerëzit më së shumti kanë mendimin se politika nuk pasqyron

nevojat e publikut në përgjithësi.

Ka hulumtime të ndryshme në lidhje me perceptimet e publikut për

mundësitë dhe përpjekjet e realizuara në drejtim të rritjes së pjesëmarrjes së

Page 4: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

qytetarëve në vendimmarrjen publike, apo për matjen e perceptimit të tyre në lidhje

me cilësinë e shërbimeve publike në nivel lokal. Sipas studiuesve në fushën e

pjesëmarrjes qytetare, qytetarët që marrin reagime/përgjigje më cilësore dhe me më

shumë përgjegjshmëri, kur janë aktivë apo përfshihen në ndërveprim me

institucionet e qeverisjes vendore nëpërmjet programeve të pjesëmarrjes publike.

Kjo nënkupton qytetarë më të informuar mbi dobishmërinë e politikave publike, të

ndërmarra nga agjencitë qeveritare vendore, për çështjet me rëndësi sa i takon

përfshirjes së komunitetit në vendimmarrjen publike. Kjo nënkupton gjithashtu që,

angazhimi i qytetarëve në programet e pjesëmarrjes publike, shoqërohet me

vlerësime pozitive të transparencës së qeverisë.

E tillë është edhe ndërmarrja e hulumtimit të realizuar nga organizata “Qendra

Media dhe Çështjet Shoqërore” i cili fokusohet në kuptimin e motiveve dhe

perceptimin e qytetarëve për shërbimet publike që Bashkia e Tiranës duhet të

realizojë në komunitet, si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e qytetarëve si pjesë

aktive në këtë vendimmarrje e cila ndikon jetën e tyre të përditshme. Projekti

“PYET QYTETARIN”, i mbështetur nga Lëviz Albania, ka fokusin e vet d.p.d tek

qytetari. Qëllimisht janë përzgjedhur 5 Njësi Administrative në qendër të Tiranës,

pasi janë pikërisht këto njësi që kanë pësuar dhe do të pësojnë transformimin më të

madh, edhe për shkak të investimeve të Bashkisë aty, por edhe për shkak të vetë

zhvillimit urban (që sërish është pjesë e vizionit të Bashkisë për çdo zonë). Investime

të mëdha ndërtimore të për qytetin e Tiranës, si mbikalimet, projekti i Unazës së

Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit.

Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi kanë edhe parqet e lodrave që

ndërtohet afër apo larg zonave të banuara, një hapësirë e gjelbër që zëvendësohet me

një ndërtim shumëkatësh, një kopsht i pa rikonstruktuar, apo një shkollë fillore ku

fëmijët bëjnë mësim kanë impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së banorëve.

Ky hulumtim analizon në mënyrë empirike perceptimin e publikut në realizmin e

këtyre shërbimeve, si dhe ngre rekomandime konkrete për kandidatët e ardhshëm të

zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019, të cilat pasqyrojnë në mënyrë reale atë çka

mendojnë banorët e NJA Nr. 5, NR. 7, Nr. 8, Nr. 9 dhe Nr. 10. Këto rekomandime do

t’u bëhen prezent në mënyrë zyrtare dhe publike të gjithë kandidatëve vendorë të

partive politike, si dhe atyre të pavarur, çka do të mundësojë përfshirjen në

platformat e tyre elektorale të këtyre nevojave.

ΙΙ. ΜETODOLOGJIA DHE KAMPIONIMI

Page 5: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Objektivi final i realizimit të të gjithë kësaj iniciative është vendosja e qytetarëve në

qendër të parashikimeve të programeve elektorale që do të prezantohen nga

kandidatët e partive politike për raundin e radhës të zgjedhjeve vendore. Ky fakt do

të mundësonte një shtim të ndikimit të qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve

vendore nga ana e kandidatëve për kryetarë bashkie apo këshillave bashkiakë, duke

nxitur pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje të rëndësishme për ta, për sa i takon

shërbimeve që ofrohen nga Bashkia e Tiranës.

Për realizimin e hulumtimit u përdorën dy lloj ndërhyrjesh: Monitorimi i situatës në

terren; Anketimi i banorëve të NJA të targetuara nga projekti.

Qëllimi i monitorimit ishte skanim i gjendjes reale të 5 NJA që kanë pësuar

ndryshimet më rrënjësore në Tiranë. Monitorim i situatës në terren u realizua gjatë

muajve Tetor - Nëntor 2018, nga monitoruesit me grupe të posaçme për secilën NJA.

Për realizimin e monitorimit,fillimisht u përzgjodh një grup te rinjsh, të cilët u

trajnuan më parë, mbi metodologjinë e realizimit të trajnimeve dhe formën e

raportimit. Më tej, u nxorën të dhëna zyrtare nga Bashkia e Tiranës mbi investimet e

kryera, ndonëse ishin të pakta. Më pas, duke evidentuar për secilën NjA, se cili ka

qenë zëri kryesor i investimeve (p.sh. rrugë, apo lulishte) u vendos hartëzimi i

lëvizjeve të monitorimit.

Objekti i monitorimeve ishte pasqyrimi real i investimeve të realizuara në objektet

infrastrukturore në varësi të Bashkisë - shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë, parqe, hapësira

publike etj.. si dhe në shërbimet e ujësjellës –kanalizime, pastrimi i mbetjeve urbane, pastrimi

i qytetit etj... Pas përfundimit të çdo misioni monitorimi, u hartua nja raport, i cili

përfshinte evidentimin e gjetjeve dhe problematikave, të prezantuara edhe me foto.

Për realizimin e anketimit u përcaktuan më së pari zonat e anketimit brenda çdo

NJA të piketuar nga projekti. Përcaktimi i zonave u udhëhoq nga parimi i mbulimit

gjeografik të plotë të çdo zonë me respondentë. I vetmi vend, i cili ishte i vështirë për

realizimin e anketimit ishte zona e Unazës së Re, NJA 7, për shkak të protestave të

banorëve për prishjen e shtëpive të tyre, për të realizuar zgjerimin e rrugës. Kjo

hapësirë gjeografike u mbulua me respondentë nga zona të tjera që mbulon kjo NJA.

Paralel me këtë aktivitet, u realizua edhe përzgjedhja e anketuesve, një grup i

përbërë prej 10 personash të rinj të profesioneve të ndryshme. Po ashtu u hartua

Page 6: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

edhe metodologjia e realizimit të anketimit, u përgatit edhe pyetësori1 me 11 pyetje

që do të përdorej për mbledhjen e të dhënave në terren. Pyetjet e pyetësorit

reflektonin të gjitha shërbimet bazë që duhet të ofrojë Bashkia e Tiranës në çdo NJA,

të cilat kishin qëllim të matnin perceptimin e respondentëve lidhur me cilësinë e

këtyre shërbimeve në secilën prej njësive të targetuara.

Si pjesë e zbatimit të projektit u realizua trajnimi i monitoruesve dhe anketuesve,

nëpërmjet një qasjeje interaktive të dhënies së njohurive teorike dhe praktike,

njëherazi duke nxitur ndërveprimin dhe shkëmbimin e ideve apo informacionit

relevant për realizmin sa më cilësor të anketimit. Më tej, plotësimi i pyetësorit u

pilotua tek 20 respondentët e parë, për të kuptuar nëse ka paqartësi apo mbivendosje

pyetjesh. Pas pilotimit, u kuptua që pyetja 10 dhe 11 e pyetësorit ishin shumë të

ngjashme me njera-tjetrën, çka nuk sillte informacion shtesë nëpërmjet plotësimit të

tyre, si dhe shtonte kohën e plotësimit të tij. Kështu që u vendos që pyetja 11 të hiqej

nga pyetësori.

Anketimi me banorët e njësive vendore u realizua gjatë muajve Nëntor - Dhjetor

2018, me grupe të përbëra nga 2 anketues, për çdo NJA. Ata kontaktuan një nga një

banorët e njësive vendore, duke i kërkuar të plotësonin formularët e pyetësorit.

Kryesisht moshat e dyta dhe të treta u kontaktuan fizikisht derë me derë, ndërsa me

të rinjtë u përdor edhe kontakti përmes rrjeteve sociale meqenëse Facebook të jep

mundësinë të targetosh zonën dhe moshën e personave që dëshiron të kontaktosh.

Më konkretisht, u realizuan anketime me 550 banorë të Njësive Administrative Nr. 5,

Nr. 7, Nr. 8, Nr. 9 dhe Nr. 10. Në çdo NJA u plotësuan përafërsisht nga 110

pyetësorë, nga të cilët 100 pyetësorë u plotësuan në terren dhe 50 të tjerë u plotësuan

on line në platformën Facebook. Duhet thënë se 50 % e të anketuarve ishin femra dhe

50 % ishin meshkuj (shih Grafiku 2), duke respektuar në këtë mënyre edhe

përqindjen e ndarjes gjinore të banorëve të këtyre NJA të Bashkisë së Tiranës.

1Në Aneksin 1 të këtij raporti gjeni pyetësorin e përdorur gjatë anketimit.

Page 7: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 1 Grafiku 2

Po ashtu, në Grafikun 1, evidentohet ndarja sipas grup moshave të respondentëve,

çka tregon një ekuilibrim në peshën specifike që zë secila grup moshë, në raport me

totalin e banorëve të anketuar.

Pas plotësimit të të gjithë pyetësorëve, të dhënat e tyre u hodhën në data bazën e të

dhënave, të ndara për secilën NJA, të cilat më pas u përpunuan nëpërmjet një

metodologjie krahasimore, e cila bëri të mundur nxjerrjen në pah të gjetjeve konkrete

për secilën NJA.

Nëpërmjet ndërmarrjes së këtij anketimit është mundur të realizohet një skanim i

gjendjes reale të 5 Njësive Administrative të Bashkisë së Tiranës, për sa i takon

matjes së perceptimit të banorëve për shërbimet konkrete të realizuara në secilën prej

tyre (ato që kryesisht kanë pësuar edhe ndryshimet më rrënjësore në Tiranë për sa i

takon investimeve të realizuara).

Rezultatet e anketimit, si dhe rekomandimet e nxjerra prej tij, apo edhe propozimet

konkrete të qytetarëve do t’i dorëzohen si paketë e plotë kandidatëve të ardhshëm

për Bashkinë e Tiranës.

III. PËRPUNIMI DHE ANALIZIMI I TË DHËNAVE TË DALA

NGA MONITORIMIT DHE ANKETIMI.

3.1. PREZANTIMI I TË DHËNAVE PËR NJA 5

3.1.1 Raporti i monitorimit të NjA Nr. 5.

Monitorimet në NjA Nr. 5 kanë mbuluar kryesisht zonat e ‘Vasil Shanto-s’

dhe ‘Selitë-s’.

Page 8: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Një nga investimet më të mëdha të kryera në këtë njësi është rikonstruktimi i zonës

së Liqenit Artificial të Tiranës, ku investimet janë kryesisht në mbjelljen e pemëve,

pastrimi i liqenit artificial, molit pranë liqenit, ndërtimi i korsive të reja dhe

gjithashtu parku i ri i lojërave po aty. Ky i fundit është një nga investimet më të plota

dhe funksionale, së bashku me Amfiteatrin e ri pranë liqenit, në cilin gjithashtu është

kryer rikonstruktim total. Art Turbina është një investim tjetër i bukur, që i ka sjellë

kësaj zone një ‘fytyrë’ tjetër. Investim i madh është kryer edhe pranë Selitës ku mund

të shihet qartë ura e re e Unazës së Madhe. Gjithashtu, aty vërehen rrugë të reja të

shtruara me sinjalistika të reja, apo korsi biçikletash, vijëzime, trafik ndarëse etj. ku

mund të përmendim sheshin “Frederik Shopen”, rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga

“Sulejman Delvina” etj. Kryesisht pranë të gjithë njësisë janë bërë ndërhyrje në

kanalizime dhe shtrime rrugësh, sinjalistikë, ndriçim dhe gjelbërim të shtuar.

Sigurisht edhe në këtë zonë ka ende nevojë për ndërhyrje infrastrukturore të

nevojshme për t’u realizuar. Një nga nevojat më të mëdha të kësaj njësie

administrative janë vendosja e grafikëve me emrat e rrugëve, të cilat kryesisht

mungonin në zonën e Selitës. Por, gjithashtu duhen përmendur Rr. “Bedri Dedja” që

ka nevojë të menjëhershme për ndërhyrje në kanalizime, Rr. “Viktor Eftimiu” që

pavarësisht ndërhyrjeve të tjera, mungojnë ende koshat e mëdhenj të mbetjeve

urbane, apo tek Rr. “Ibrahim Dervishi” ku koshat e mbetjeve urbane janë të

tejmbushur. Gjithashtu, edhe Rr. “Valentina Pristoli” ka nevojë për rregullim trotuari

dhe pastrim të mbetjeve urbane pranë Centralit. Në këtë njësi, përgjithësisht ka

përmirësim të ndjeshëm në mbarëvajtjen e pastrimit dhe mbetjeve urbane, por ka

ende pika dhe lagje të cilat janë problematike në këtë aspekt.

Në NJA Nr. 5 janë kryer investime të mëdha në infrastrukturë dhe shërbime, nisur

nga restaurime rrugësh, kopshtesh dhe shkollash. Janë shtuar në numër vend

parkimet dhe parqet e lojrave për fëmijë. Megjithatë, në këtë njësi mund të

përmendim sheshin përpara shkollës së mesme “Besnik Sykja”, i cili nëse do mund

të restaurohet, mund të kthehet në një kënd lojrash për fëmijët e lagjes. Një tjetër

hapësirë të cilën mund ta mirë shfrytëzohet për një kënd lojërash është rruga

“Vëllezërit Hobdari”, ku një hapësirë në lagje ka vetëm dy lisharëse dhe thjesht një

hapësirë boshe, çka konsiderohet si kënd lojërash. Ndërkohë që ka hapësirë për ta

kthyer në një hapësire shlodhëse për banorët dhe fëmijët e lagjes.

3.1.2 Gjetjet e anketimit për NJA 5.

Page 9: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Më poshtë, gjenden të pasqyruara gjetjet që kanë rezultuar nga përpunimi i

informacionit të përftuar nga respondentët e anketimit në zonën e NJA Nr. 5.

★ Si e vlerësoni nivelin e pastërtisë së përgjithshme të zonës ku ju banoni/

rrugëve?

Grafiku 3.

Sikurse vihet re, 40% e respondentëve janë shprehur ‘mjaftueshëm’ në përgjigjet e

tyre, ndërsa respektivisht 27% e tyre janë shprehur keq dhe 28% e tyre janë

shprehur ‘mirë ’. Vihet re që gati një e treta e të anketuarve janë shprehur negativisht

për shërbimin e pastrimit të NJA.

★ Sa shpesh kryhet heqja e mbeturinave në zonën tuaj të banimit?

Grafiku 4

Grafiku 4 tregon se 34% e të anketuarve përgjigjen ‘mjaftueshëm’, 16 % e tyre

shprehen ‘keq’, ndërsa 30 % shprehen ‘mirë ’ dhe 20% e respondentëve shprehen

‘shumë mirë ’. Në përgjithësi, rezultatet e anketimit tregojnë se në këtë NJA,

perceptimi i banorëve të anketuar është i mirë për shërbimin e pastrimit të

mbeturinave nga koshat e mbeturinave. Gjithsesi ngelet për t’u marë në konsideratë

që 21 % e tyre shhprehen negativisht për shërbimin e marë.

★ Si e vlerësoni furnizimin me ujë të pijshëm?

3%25%

38%

26%

8%

P.1, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

6% 15%

32%28%

19%

P.2, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

Page 10: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 5

Furnizimi më ujë të pijshëm konsiderohet nga banorët që nuk është në nivelet e

duhura. 44% e respondentëve janë përgjigjur ‘mjaftueshëm’, 30% e tyre janë

përgjigjur ‘keq’, 7% janë përgjigjur ‘shumë keq’. Pra, në raport me përqindjen e

repondentëve që mendojnë se ky shërbim i Bashkisë së Tiranës është realizuar

‘mirë ’ me 19% dhe me vetë m 6% e tyre që mendojnë ‘shumë mirë ’, kemi rreth 10

% më shumë banorë të anketuar që mendojnë se ky shërbim duhet të

përmirësohet.

★ Si e vlerësoni mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura?

Grafiku 6

Matja e perceptimit për kë të pyetje kishte të bënte me shërbimin e menaxhimit të

ujë rave të ndotura, çka ka rezultuar të konsiderohet një shërbim që konsiderohet

‘mjaftueshëm’ në 37% të tij, 22 % mendojnë se është ‘mirë ’ dhe 5% është ‘shumë

mirë ’. Ndërsa 32% e respondentë ve mendojnë se është keq, me 25% të të

pyeturve dhe 17% shumë keq. Shumica prej 64% e të anketuarve mendojnë se

menaxhimi i ujë rave të ndotura nuk ka probleme.

★ Si e vlerësoni mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga

përmbytjet në zonën tuaj?

7%

28%

41%

18%

6%

P.3, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

16%

23%

35%

21%

5%

P.4, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

Page 11: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 7

Kjo pyetje kishte të bënte më menaxhimin e ujërave të shiut dhe ruajtja nga

përmbytjet në këtë zonë. Nga përgjigjet e të anketuarve vihet re një ngjashmëri në

raport me përgjigjet e dhëna për pyetjen 4 të pyetësorit. Kështu, 63% e të anketuarve

mendojnë së menaxhimi i tyre rezulton në parametra të mirë dhe rreth 20% e tyre

kanë perceptim negativ për këtë shërbim.

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe sinjalizimit

rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike në zonën tuaj?

Grafiku 8

Pyetja 6, referonte në një shërbim të rëndësishëm për banorët e kësaj zone, por

edhe të qytetit të Tiranës në tërësi. Rezultatet e anketimit tregojnë perceptim të

mirë të banorëve të NJA 5 mbi këtë shërbim me një total prej 81% e respondentëve

që mendojnë se ky shërbim është respektivisht 37% mjaftueshëm, 27% ‘mirë ’ dhe

17% ‘shumë mirë’. Kjo reflekton edhe faktin që në këtë zonë janë realizuar investime

të shumta rishtazi, çka është evidentuar edhe nga monitorimi i realizuar në këtë

zonë (shih pikë n 3.1.1).

★ Si e vlerësoni ndriçimin e mjediseve në zonën tuaj?

15%

25%

35%

20%

5%

P.5, NJA 5Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

4%20%

35%

25%

16%

P.6, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

Page 12: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 9

Grafiku 9 tregon përqindjet e përgjigjeve të dhëna nga të anketuarit e NJA 5, 38% e

të cilëve janë përgjigjur që shërbimi i ndriçimit realizohet mjaftueshëm në këtë

zonë, ndërsa 30% e tyre mendojnë se ky shërbim realizohet ‘keq’ dhe 8% ‘shumë

keq’. Ndërsa 24 % e tyre mendojnë se realizohet ‘mirë ’ dhe 6% ‘shumë mirë ’. Të

dhënat tregojnë se duhet të merren masa për të përmirësuar shërbimin e ndriçimit,

duke qenë se përafërsisht një e treta e të anketuarve e perceptojnë si negativ këtë

shërbim.

★ Si e vlerësoni transportin publik në zonën tuaj?

Grafiku 10

Këtu tregohet sesi është perceptimi i banorëve të NJA 5 për shërbimin e transportit

publik, të cilët në një shumicë të theksuar mendojnë se ky shërbim është

mjaftueshëm i ‘mirë’ dhe ‘shumë i mirë’ .

★ Si e vlerësoni mirëmbajtjen apo ndërtimin e parqeve, lulishteve dhe

hapësirave të gjelbra publike në zonën tuaj?

7%

28%

36%

23%

6%

P.7, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

5%

31%

30%

24%

10%

P.8, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

3% 8%

34%

28%

27%

P.9, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

Page 13: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 11

Pyetja e fundit që iu drejtua të anketuarve kishte të bënte me shërbimin e mirë

mbajtjes së parqeve apo zonave të gjelbëra të kësaj NJA. Edhe këtu vihet re që

percpetimi i të anketuarve është përgjithësisht i mirë për këtë shërbim, çka

mbështetet edhe nga gjetjet e monitorimit të realizuar në këtë njësi.

Grafiku 12

Grafiku 12 reflekton përqindjen e respondentëve të ndarë sipas grupmoshave të

tyre. 27% e tyre janë mbi moshën 20 vjeç, 32% janë të moshë s 21 deri 40 vjec, 28% e

tyre janë të moshës 41 deri 60 vjec dhe 32% e tyre janë mbi 60 vjeç. Në të rë si vihet

re një baraspeshë në përqindjet e të anketuarve.

Grafiku 12

Ndërsa Grafiku e më poshtë me, tregon % e ndarjes gjinore të të anketuarve në

këtë njësi, çka tregon një balancim të mirë gjinor të të anketuarve aty.

2%

15%

31%31%

21%

P.10, NJA 5

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

28%

32%

28%

12%

NJA 5 - % sipas grupmoshave

<20

21-40

41-60

>60

Page 14: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 13

3.2. PREZANTIMI I TË DHËNAVE PËR NJA 7

3.2.1 Raporti i monitorimit të NjA Nr. 7.

Në këtë NJA investimet më të mëdha janë kryer pranë zonave të njohura si

fabrika e miellit, pallatit me shigjeta, zona e 21 Dhjetorit dhe në zonën e ish Fushës së

Aviacionit. Pranë fabrikës së miellit janë kryer investime të mëdha në infrastrukturë

e sinjalistikë, siguri rrugore, korsi biçikletash etj., aty ku nis dhe Unaza e Madhe e

qytetit. Edhe në zonën e 21 Dhjetorit janë kryer investime në sinjalistikë dhe siguri

rrugore, gjithashtu duke përfshirë dhe një pjesë të rrugës së Kavajës ku ka investime

në të dy krahët e rrugës në trotuare, kanalizime dhe korsi biçikletash dhe gjelbërim.

Ish Fusha e Aviacionit përfshinte investime të mëdha për sa i përket konvikteve

pranë inxhinierisë së ndërtimit, të cilët janë rikonstruktuar së fundmi me kushte më

moderne, por gjithashtu investime në infrastrukturë rrugore dhe sinjalistikë.

Pavarësisht investimeve të kryera në disa prej zonave të NJA. Nr. 7, gjatë

monitorimit u hasën mungesa të mëdha infrastrukturore në zonën e Astirit, ku

mungesa e investimeve ishte e dukshme. Madje ishte një nga zonat më problematike

për infrastrukturë dhe sinjalistikë. Gjatë monitorimit u hasën vështirësi të mëdha

edhe për evidentimin e problematikave për shkak të mungesës së theksuar të

emrave të rrugës. Megjithatë problematika më e madhe ishte mungesa e trotuareve

përgjatë të gjithë rrugëve të Astirit. Ishte pothuajse i pamundur kalimi i qytetarëve

në këmbë në këtë zonë dhe akoma më problematike për familjarët me fëmijë në

karrocë.

Pjesa më problematike e investimeve në këtë gjithë këtë njësi është mungesa e

theksuar e tyre në zonën e Astirit. Astiri është një ndër zonat më të reja të qytetit të

51%49%

NJA 5- % sipas gjinise

Femra

Meshkuj

Page 15: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Tiranës, por megjithatë ka popullsi të konsiderueshme. Duhen patjetër investime në

këtë zonë, veçanërisht mungesa e trotuareve është problematika më e madhe me të

cilën qytetarët përballën çdo ditë.

3.2.2 Prezantimi i gjetjeve të anketimit në NJA 7.

Në këtë seksion të këtij hulumtimi gjenden të dhëna dhe gjetje mbi matjen e

perceptimin të banorëve të anketuar në NJA Nr. 7 në Tiranë. Çdo tabelë i

korrespondon pyetjes që iu është drejtuar të anketuarve, si dhe pasqyron

perceptimin e tyre në përqindjet relevante.

★ Si e vlerësoni nivelin e pastërtisë së përgjithshme të zonës ku ju banoni/

rrugëve?

Grafiku 14.

Në këtë grafik gjenden të pasqyruara përqindjet e përgjigjeve të respondentëve të

NJA 7 për shë rbimin e pastrimit të pë rgjithshë m të kësaj zone. Grafiku tregon se

në përgjithë si perceptimi i të pyetërve është i ‘mirë ’ në 63% të tyre dhe 14% e

tyre me ‘shumë mirë ’. Kjo përbën edhe shumicë n e të pyeturve për këtë shërbim

në këtë nj si, prej 74% të të anketuarve.

★ Sa shpesh kryhet heqja e mbeturinave në zonën tuaj të banimit?

Grafiku 15

Shume Keq0%

Keq4% Mjaftue

shem20%

Mire62%

Shume mire14%

P.1, NJA 7

Shume Keq1%

Keq5%

Mjaftueshem

44%

Mire43%

Shume mire7%

P.2, NJA 7

Page 16: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Edhe shërbimi i pastrimit të mbeturinave të prodhuara nga banorët dhe njësitë

tregtare të NJA 7 konsiderohet si i ‘mjaftueshëm’ me 44% e të anketuarve, i ‘mirë ’

me 43% e të anketuarve dhe ‘shumë i mirë ’ nga 7% e të anketuarve.

★ Si e vlerësoni furnizimin me ujë të pijshëm?

Grafiku 16

Po ashtu, ky grafik paraqet perceptimin e mirë që kanë banorët e anketuar në këtë

një si për furnizimin me ujë të pijshëm, sepse 54% e tyre mendojnë që është i

‘mjaftueshëm’, 35% e tyre mendojnë që është i ‘mirë ’ dhe 3% e tyre ‘shumë i mirë ’.

★ Si e vlerësoni mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura?

Grafiku 17

Edhe për shërbimin e menaxhimit të ujërave të ndotura perceptohet si pozitiv në

këtë NJA, sepse 50% e të anketuarve janë përgjigjur ‘mjaftueshëm’, 36% e tyre janë

përgjigjur ‘mirë ’ dhe 5% e tyre mendojnë se është ‘shumë mirë ’. Pra, shumica e

tyre mendojnë pozitivisht rreth ofrimit të këtij shërbimi.

Shume Keq2% Keq

6%

Mjaftueshem54%

Mire35%

Shume mire3%

P.3, NJA 7

Shume Keq0%

Keq8%

Mjaftueshem51%

Mire36%

Shume mire5%

P.4, NJA 7

Page 17: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga

përmbytjet në zonën tuaj?

Grafiku 18

57% e të pyetërve në NJA 7, mendojnë se menaxhimi i ujërave të shiut realizohet në

‘mjaftueshëm’, 25% e tyre medojnë se ky shërbim realizohet ‘mirë ’ dhe 17% e tyre

mendojnë se realizohet ‘keq’. Ky perceptim është i përafërt në përqindje edhe me

perceptimin për shërbimin e menaxhimit të ujërave të ndotura.

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe

sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike në zonën tuaj?

Grafiku 19

Në këtë grafik vërehet perceptimi i ‘shumë i mirë ’ me 36% dhe ‘i mirë ’ me 45%, i

të anketuarve për shërbimin e ndërtimit, rehabilitimit të rrugëve apo shesheve

publike të zonës së NJA 7. Kjo gjetje përputhet edhe me gjetjet e monitorimit të

realizuar në këtë NJA.

★ Si e vlerësoni ndriçimin e mjediseve në zonën tuaj?

Shume Keq0%

Keq17%

Mjaftueshem57%

Mire25%

Shume mire1%

P.5 NJA 7

Shume Keq0%

Keq3% Mjaftues

hem17%

Mire45%

Shume mire35%

P.6, NJA 7

Shume Keq0%

Keq37%

Mjaftueshem43%

Mire16%

Shume mire4%

P.7, NJA 7

Page 18: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 20

Ajo çka vihet re në mënyrë specifike në Grafikun 20, është se 37% e të pyeturve

janë përgjigjur ‘keq’ për sa i takon shërbimit të ndriçimit në këtë zonë, ndërkohë që

janë përgjigjur ‘mjaftueshëm’ 43% e të pyeturve dhe 16% e tyre janë përgjigjur

‘mirë ’. Kjo shpjegohet me faktin se sidomos tek zona e Astirit, siç është evidentuar

nga monitorimi, ka mungesa të mëdha të ndërhyrjeve në infrastrukturë.

★ Si e vlerësoni transportin publik në zonën tuaj?

Grafiku 21

Grafiku 21 tregon perceptimin e të anketuarve në këtë NJA mbi shërbimin e

transportit publik, i cili në një masë të madhe konsiderohet ‘i mjaftueshëm’ me 73%

të të anketuarve dhe ‘i keq’ në masën 22%. 0% e të anketuarve janë përgjigjur

‘shumë mirë ’, ç`ka tregon se ky shërbim ka nevojë të përmirësohet në mënyrë të

shpejtë dhe të qëndrueshme.

★ Si e vlerësoni mirëmbajtjen apo ndërtimin e parqeve, lulishteve dhe

hapësirave të gjelbra publike në zonën tuaj?

Grafiku 22

Shume Keq2% Keq

22%

Mjaftueshem73%

Mire3%

Shume mire0%

P.8, NJA 7

Shume Keq2%

Keq4% Mjaftues

hem16%

Mire46%

Shume mire32%

P.9, NJA 7

Page 19: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Në një përqindje prej 47%, të anketuarve e konsiderojnë të ‘mirë’ shërbimin e mirë

mbajtjes së parqeve të gjelbëra dhe hapësirave publike në NJA 7, si dhe 32% e tyre e

konsiderojnë ‘shumë të mirë ’ këtë shërbim, çka tregon për një perceptim pozitiv

të të pyeturve për këtë shërbim.

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të

shkollave, kopshteve dhe çerdheve në zonën tuaj?

Grafiku 23

Në linjë me shërbimin e mirë mbajtjes së parqeve të gjelbëra dhe hapësirave

publike, edhe shërbimi i ndërtimit, rehabilitimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave të

shkollave, kopshteve dhe çerdheve konsiderohet ‘i mjaftueshëm’ në masën 60% dhe

i mirë në masën 30%. Vetëm 7% e të anketuarve mendojnë që është i ‘keq’ dhe

asnjë prej të anketuarve mendon se ky shërbim është ‘shumë i keq’.

Grafiku 24

Grafiku 24 më poshtë, reflekton përqindjen e respondentëve të ndarë sipas

grupmoshave të tyre. 21% e tyre janë nën moshën 20 vjeç, 38% janë të moshës 21

deri 40 vjec, 22% e tyre janë të moshës 41 deri 60 vjec dhe 19% e tyre janë mbi 60

vjec. Vihet re një përqindje më e lartë e të anketuarve të grupmoshës 21-40 vjeç që

janë angazhuar në anketim.

Shume Keq0%

Keq6%

Mjaftueshem60%

Mire30%

Shume mire4%

P.10, NJA 7

21%

38%

22%

19%

NJA 7 - % e ndarjes se grupmoshave

<20

21-40

41-60

>60

Page 20: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 25

Grafiku 25, tregon % e ndarjes gjinore të të anketuarve në këtë njësi, cka tregon një

balancim të mirë gjinor të të anketuarve aty.

3.3. PREZANTIMI I TË DHËNAVE PËR NJA 8

3.3.1 Raporti i monitorimit të NjA Nr. 8.

Kjo NJA dallohet nga të tjerat, për shkak të investimeve të shumta që janë

kryer në zonat pranë qendrës së Tiranës. Kthimi i lagjeve në lagje me standarde

europiane, me rrugë të shtruara, rrugica të rregulluara, trotuare, sinjalistika rrugore,

vijëzime të rrugëve, vende parkimi etj.. Investimet publike në këtë zonë janë të

pranishme edhe në brendësi të lagjeve ose pallateve, të kuruara deri në detaje.

Rrugët kryesore si p.sh. Rruga Qemal Stafa, Rruga e Dibrës e Rruga Bardhyl,

dallohen në saj të punimeve të cilat janë kryer, si edhe në disa pjesë, janë në

rregullim e sipër. Gjithashtu, për sa i përket punimeve në rrjetin e ujësjellësit ose

kanalizimeve janë të prekshme (edhe gjatë ditës së realizimit të monitorimit, punonjësit

kanë qenë të pranishëm në rregullimin e këtyre pikave). Edhe shkollat, kopshtet e cerdhet

në këtë NJA kanë marrë investime të konsiderueshme. Gjithashtu, duhen përmendur

edhe korsitë e bicikletave, të cilat janë realizuar në një kohë të shkurtër, si edhe

barrierat mbrojtëse në vendet ku janë të nevojshme. Edhe tregu i madh i rrobave,

tregu i rrobave të përdorura, ish uzina Dinamo, ose tregjet ushqimore kanë pësuar

një ndryshim pozitiv të madh infrastrukturor, duke pasqyruar kështu një rritje të

cilësisë në ushtrimin e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha private.

50%50%

NJA 7 - % e sipas gjinise

Femra

Meshkuj

Page 21: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Gjithsesi, monitorimi tregoi se kjo njësi bashkiake reflekton standarde të dyfishta për

faktin se në pjesën më në largësi të qendrës së qytetit, kryesisht në Rrugën 5 Maji,

gjendja infrastrukturore është shumë e keqe. Në këtë aks rruge kryesore, ku ka një

lëvizje shumë të madhe të popullatës, rrugët e trotuaret janë të dëmtuara. Koshat e

mbeturinave urbane janë në gjendje skandaloze, si edhe mungojnë kapakët e

pusetave në masë të madhe. Në përfundim të Rrugës 5 Maji dhe në zonat lidhëse me

këtë rrugë, gjendja e rrugëve është shumë e keqe, të pasfaltuara dhe vetëm me gurë

dhe dhe. Nuk ka asnjë investim në këtë pjesë të kësaj NJA, si dhe ka ndërtime të

shumta pa kriter, në zona shumë të afërta me akset rrugore kryesore. Nga ndërhyrjet

e bëra në pjesën e kanalizimeve janë dëmtuar shumë trotuare dhe rrugë të cilave

kanë qenë në gjendje të mirë më parë. Pra mungon mirëmbajtja infrastrukturore e

tyre. Po ashtu, vihet re mungesa e parqeve dhe hapësirave publike për qytetarët në

këtë njësi bashkiake. Në këtë zonë të NJA Nr. 8 ka nevojë për më shumë hapësira

pubilke, ambiente sportive ose parqe.

3.3.2 Prezantimi i gjetjeve të anketimit në NJA 8.

Në seksionin 3.3.2 gjenden të dhëna që pasqyrojnë perceptimin banorëve të

anketuar në NJA Nr. 8 në Tiranë. Çdo tabelë i korrespondon pyetjes që iu është

drejtuar të anketuarve, si dhe pasqyron perceptimin e tyre, e shprehur në përqindjet

relevante. Çdo grafik reflekton përgjigjet e pyetjes së lidhur me të, si më poshtë.

★ Si e vlerësoni nivelin e pastërtisë së përgjithshme të zonës ku ju banoni/

rrugëve?

Grafiku 26

Niveli i pastërtisë së përgjithshme në këtë zonë perceptohet në sumicë ‘mirë’ me 43%

dhe ‘shumë i mirë’ me 22%. ‘Mjaftueshëm’ u shprehën 29% e banorëve dhe vëtëm

6% u shprehën ‘keq’. Pra, nga përgjigjet e të anketuarve konstatojmë se janë të

kënaqur me pastërtinë e zonës ku banojnë.

Shume Keq0%

Keq6%

Mjaftueshem29%

Mire43%

Shume mire22%

P.1, NJA 8

Page 22: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Sa shpesh kryhet heqja e mbeturinave në zonën tuaj të banimit?

Grafiku 27

Në shifra të përaftërta rezulton edhe perceptimi për heqjen e mbeturinave, ku

34% e banorëve shprehen ‘mirë’ dhe 18% e tyre shprehen ‘shumë mirë’. Ndërkohë

që 30% e tyre shprehen ‘mjaftueshëm’. Vihet re një rritje e numrit të banorëve që

shprehen ‘keq’ për këtë shërbim, të cilët janë 7% më shumë se ata ëq shpreheshin

‘keq’ për shërbimin e pastrimit të zonës në fjalë.

★ Si e vlerësoni furnizimin me ujë të pijshëm?

Grafiku 28

Ky shërbim rezulton të vlerësohet i mirë, duke vlerësuar përqindjet e larta të

banorëve që janë shprehur ‘mirë’ dhe ‘shumë mirë’ me 55% në total. Po ashtu, 32& e

tyre shprehen ‘mjaftueshëm’. Vetëm 2% e tyre shprehen ‘keq’ dhe ‘shumë keq’.

Shume Keq3% Keq

15%

Mjaftueshem30%

Mire34%

Shume mire18%

P.2, NJA 8

Shume Keq1%

Keq1%

Mjaftueshem32%

Mire41%

Shume mire25%

P.3, NJA 8

Page 23: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura?

Grafiku 29

Grafiku 29 tregon problematikë në raport me këtë shërbim, sepse 32% e banorëve

janë shprehur ‘keq’ ose ‘shumë keq’. Kjo tregon se investimet e ktyera në këtë zonë,

ende nuk e kanë zgjidhur problemin e menaxhimit të ujërave të ndotura që ndodhin

në këtë NJA.

★ Si e vlerësoni mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga

përmbytjet në zonën tuaj?

Grafiku 30

Në të njëjtën linjë qëndron perceptimi i banorëve të anketuar edhe për shërbimi e

menaxhimit të përmbytjeve, ku 32% e tyre shprehen ‘keq’ ose ‘shumë keq’. Kjo NJA

ka nevojë për investime në drejtim të përmirësimit të këtij shërbimi.

Shume Keq5%

Keq27%

Mjaftueshem41%

Mire19%

Shume mire8%

P.4, NJA 8

Shume Keq5%

Keq27%

Mjaftueshem41%

Mire21%

Shume mire6%

P.5, NJA 8

Page 24: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe

sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike në zonën tuaj?

Grafiku 31

Grafiku 31 tregon se 62% e banorëve mendojnë se ky shërbim është ‘i mirë’ ose

‘shumë i mirë’ dhe 38% e tyre medojnë së është ‘i keq’ ose ‘shumë i keq’. Të dhënat

tregojnë se ka një dyzim në përgjigjet e dhëna, çka në fakt reflekton edhe atë që ka

rezutuar nga monitorimi i situatës në terren, që tregoi se kjo njësi bashkiake

reflekton standarde të dyfishta (për faktin se në pjesën më në largësi të qendrës së qytetit,

kryesisht në Rrugën 5 Maji, gjendja infrastrukturore është shumë e keqe).

★ Si e vlerësoni ndriçimin e mjediseve në zonën tuaj?

Grafiku 32

Të dhënat e grafikut 32 tregojnë perceptimin banorëve për ndriçimin e ambienteve

publike, ku 50% e tyre e perceptojnë si ‘të mirë’ dhe ‘shumë të mirë’, ndërsa 38% e

tyre e vlerësojnë si të ‘mjaftueshëm. Ndërsa 12 % e të anketuarve mendojnë se

ndriçimi publik është i ‘keq’ dhe ‘shumë i keq’.

Shume Keq0% Keq

11%

Mjaftueshem27%

Mire23%

Shume mire39%

P.6, NJA 8

Shume Keq2% Keq

10%

Mjaftueshem

38%

Mire40%

Shume mire10%

P.7, NJA 8

Page 25: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni transportin publik në zonën tuaj?

Grafiku 33

Nga të dhënat e Grafikut 33, vihet re se rreth 27% e të anketuarve shrehen se

transporti publik në NJA 8 është i ‘keq’ ose ‘shumë i keq’. Kjo gjetje nevojitet

të merret në konsideratë nga autoritet e pushtetit vendor, përgjegjëse për këtë

shërbim, duke e monitoruar, vlerësuar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimit të

trasportit publik.

★ Si e vlerësoni mirëmbajtjen apo ndërtimin e parqeve, lulishteve dhe

hapësirave të gjelbra publike në zonën tuaj?

Grafiku 34

57% e të anketuarve të kësaj NJA, janë shprehur se mirëmbajtja apo ndërtimi i

parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra publike në këtë zonë është në

nivelet të kënaqshme. 30% e banorëve mendojnë se është ‘i mjaftueshëm’ si

shërbim dhe 13 % mendojnë se është i ‘keq’ ose ‘shumë i keq’. Përqindja e

fundit reflekton nevojën e ndërhyrjeve të nevojshme në zona ku nuk ka

fare parqe apo hapësira të gjelbëra publike.

Shume Keq9%

Keq18%

Mjaftueshem40%

Mire31%

Shume mire2%

P.8, NJA 8

Shume Keq2% Keq

11%

Mjaftueshem30%

Mire26%

Shume mire31%

P.9, NJA 8

Page 26: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të

shkollave, kopshteve dhe çerdheve në zonën tuaj?

Grafiku 35

Në tërësi, ky shërbim reflekton perceptime pozitive, gjë që pasqyrohet në 82 % të

perceptimit të banorëve të anketuar. Kjo gjë shpreh edhe ndërhyrjet që ka bërë dhe

vazhdon të bëjë Bashkia e Tiranës edhe në këtë NJA për këtë shërbim.

Grafiku 36

Grafiku 36 tregon ndarjen e të anketuarve sipas grupmoshave të tyre, ku vihet re një

ndarje relativisht harmonike e tyre.

Grafiku 37

Grafiku 37 reflekton të dhënat në përqindje, për ndarjen gjinore të të anketuarve, ku

47% e të anketuarve janë femra dhe 53 % e tyre janë meshkuj.

Shume Keq1%

Keq0%

Mjaftueshem17%

Mire26%Shume mire

56%

P.10, NJA 8

22%

23%30%

25%

NJA 8 - % sipas grupmoshave

<20

21-49

41-60

>60

47%53%

NJA 8 - % sipas gjinise

Femra

Meshkuj

Page 27: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

3.4. PREZANTIMI I TË DHËNAVE PËR NJA 9

3.4.1 Raporti i monitorimit të NjA 9.

Kjo NJA shtrihet kryesisht në zonën e njohur si “Don Bosko”, një zonë e

rregulluar nga pikëpamja infrastrukturore në pjesën e rrugës, trotuareve,

sinjalistikës, vijëzimeve dhe elementeve të tjera infrastrukturore. Gjithashtu, çdo

rrugë dalëse nga kjo rrugë kryesore e kësaj NJA, është e asfaltuar dhe e rregulluar,

në gjendje të mirë. Gjithashtu, gjatë periudhës së monitorimit u vu re dhe prania e

punonjësve të ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve të cilët punonin për

përmirësimin e situatës në këtë zonë. Në akset kryesore të rrugëve si Rruga “Asim

Vokshi” ose Rruga “Reshit Petrela” ka të vendosur kosha anësorë të rrugëve,

ndriçim të ri, vijëzim të rrugëve dhe sinjalistika të plotësuara. Edhe në zonën e

‘Brrakës’ vihen re se rikonstruktimet e kryera rishtazi, janë në gjendje të mirë dhe pa

amortizime. Bulevadi Zogu i I-rë , ose zona e Ish Stacionit të Trenit, është investimi

më i madh i kryer me një cilësi të lartë, në të cilën banorët gëzojnë hapesira publike

për të pushuar, apo edhe parking.

Në këtë NJA për shkak të popullimit të shumtë edhe ndërtimet e kryera aty, janë të

shumta dhe pa kriter. Shkak i këtyre ndërtimeve, si dhe mungesa e mirëmbajtjes së

tyre, ka sjellë një situatë papastërtie, si edhe amortizime të disa rrugëve. Në afërsi

të zonës së Brrakës kryesisht në rrugën “Albanopoli”, ka lagje me rrugë të

pashtruara ose të amorizuara, madje në disa raste të pakalueshme dhe nga makinat,

për shkak të gropave gjigande që gjenden aty. Mungesa e parqeve dhe hapësirave

pubilke është alarmante, pasi një zonë e tillë me një shtrirje shumë të gjerë, i ka më

se të nevojshme. Në disa zona, ka prerje në rrugë e asfaltuar, për shkak të punimeve

të tjera të realizuara, të cilat e kanë dëmtuar atë. Shkolla 9 vjeçare “Migjeni” ka nisur

të amortizohet për shkak të mospërdorimit të saj.

Në NJA Nr. 9 duhet t’u jepen fund ndërtimeve pa kriter. Po ashtu, duhen rregulluar

ato pak rrugë të cilat rezultojnë me probleme dhe duhet të krijohen parqe ose

hapësira publike e sportive për banorët e shumtë që jetojnë në këtë zonë. Shkolla

“Migjeni” duhet të rikthehet ‘sërisht në jetë’ pasi është në një hapësirë gjeografike

shumë të mirë, çka do të kishte një ndikim shumë të mirë në gjithë zonën.

Page 28: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

3.4.2 Prezantimi i gjetjeve të anketimit në NJA 9.

Në seksionin 3.4.2 gjenden të dhëna që pasqyrojnë perceptimin banorëve të

anketuar në NJA Nr. 9 në Tiranë. Çdo tabelë i korrespondon pyetjes që iu është

drejtuar të anketuarve, si dhe pasqyron përgjigjet e tyre, të shprehura në përqindjet

relevante. Çdo grafik reflekton përgjigjet e pyetjes së lidhur me të, si më poshtë.

★ Si e vlerësoni nivelin e pastërtisë së përgjithshme të zonës ku ju banoni/

rrugëve?

Grafiku 38

Sikurse vihet re, 40% e respondentëve janë shprehur ‘mjaftueshëm’ në përgjigjet e

tyre, ndërsa respektivisht 27% e tyre janë shprehur keq dhe 28% e tyre janë

shprehur ‘mirë’.

★ Sa shpesh kryhet heqja e mbeturinave në zonën tuaj të banimit?

Grafiku 39

Shumica e banorëve të pyetur në NJA Nr. 9 për shërbimin e heqjes së mbeturinave

nga vendet e përcaktuara për mbledhjen e tyre u për gjigjën ‘mjaftueshëm’ me

respektivisht 45% etyre. Në tërësi ky shërbim perceptohet si pozitiv, sepse vetëm 8%

e të anketuarve u përgjigjën ‘keq’ dhe asnjë prej tyre ‘shumë keq’.

Shume Keq1%

Keq8%

Mjaftueshem31%

Mire51%

Shume mire9%

P.1, NJA 9

Shume Keq0%

Keq8%

Mjaftueshem

45%

Mire36%

Shume mire11%

P.2, NJA 9

Page 29: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni furnizimin me ujë të pijshëm?

Grafiku 40

Furnizimi më ujë të pijshëm rezulton disi me probleme në këtë zonë të Tiranës,

sepse 21% e të anketuarve mendojnë se ky shërbim është i ’keq’ osë ‘shumë i

keq’. Ndërkohë që duhet theksuar fakti që shumica e ambienteve të banimit e

kanë zgjidhur këtë çështje nëpërmjet depozita, duke qenë se Tirana nuk

furnizohet me ujë 24 orë, aq më tepër me ujë të pijshëm.

★ Si e vlerësoni mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura?

Grafiku 41

Grafiku 41 na tregon se perceptimi i banorëve të NJA 9 për sa i takon shërbimit të

menaxhimit të ujërave të ndotura është i ‘keq’ në masën 39% dhe ‘shumë i keq’ në

masën 13%. Këto të dhëna reflektojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme për

përmirësimin e këtij shërbimi në këtë zonë.

Shume Keq9%

Keq13%

Mjaftueshem52%

Mire24%

Shume mire2%

P.3, NJA 9

Shume Keq13%

Keq39%

Mjaftueshem

29%

Mire16%

Shume mire3%

P.4, NJA 9

Page 30: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga

përmbytjet në zonën tuaj?

Grafiku 42

Në të njëjtën linjë qendron edhe shërbimi i menaxhimit të ujërave të shiut, që

shkaktojnë edhe përmbytje në këtë zonë. 42% e të anketuarve perceptojnë se ky

shërbim është ‘i keq’ dhe 14% e tyre si ‘shumë i keq’. Kjo tregon se ka nevojë

urgjente për të ndërmarrë investime nga Bashkia e Tiranës në këtë drejtim, në

këtë NJA.

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe

sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike në zonën tuaj?

Grafiku 43

Ndërsa grafiku 43 reflekton një perceptim të ndryshëm, sa i takon ndërtimit dhe

mirëmbajtjes së rrugëve, sinjalistikës rrugore, trotuareve apo shesheve publike të

kësaj NJA. 51% e banorëve të anketuar mendojnë se ky shërbim është ‘i mirë’ dhe

‘shumë i mirë’, si dhe 37% e tyre i ‘mjaftueshëm’.

Shume Keq14%

Keq42%

Mjaftueshem

26%

Mire13%

Shume mire5%

P.5, NJA 9

Shume Keq5%

Keq6%

Mjaftueshem37%

Mire43%

Shume mire9%

P.6, NJA 9

Page 31: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni ndriçimin e mjediseve në zonën tuaj?

Grafiku 44

Në të njëjtën linjë reflektohet edhe qëndrimi për shërbimin e ndriçimit të mjediseve

publike, ku 51% e të anketuarve mendojnë se është i ‘mjaftueshëm’, 37% është i

‘mirë’ dhe 2% është ‘shumë i mirë. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se 10% e banorëve

reflektojnë perceptim negativ për këtë shërbim, çka mbështetet edhe me gjetjet e

monitorimit të kryer në këtë zonë. (Në afërsi të zonës së Brrakës kryesisht në rrugën

“Albanopoli”, ka lagje me rrugë të pashtruara ose të amorizuara, madje në disa raste të

pakalueshme dhe nga makinat, për shkak të gropave gjigande që gjenden aty. Mungesa e

parqeve dhe hapësirave pubilke është alarmante, pasi një zonë e tillë me një shtrirje shumë të

gjerë, i ka më se të nevojshme).

★ Si e vlerësoni transportin publik në zonën tuaj?

Grafiku 45

Transporti publik ka nevojë të përmirësohet në këtë zonë, sepse të dhënat e grafikut

tregojnë se 28% e të anketuarve e perceptojë si të ‘keq’ dhe 8% e tyre si ‘shumë të

keq’. Në fakt kjo zonë ka mungesë të linjave të transportit urban, si dhe linja e vetme

që kalon aty, ka mungesë cilësie në ofrimin e shërbimit.

Shume Keq2% Keq

8%

Mjaftueshem

51%

Mire37%

Shume mire2%

P.7, NJA 9

8%

28%

45%

17%

2% P.8, NJA 9

Shume Keq

Keq

Mjaftueshem

Mire

Shume mire

Page 32: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni mirëmbajtjen apo ndërtimin e parqeve, lulishteve dhe

hapësirave të gjelbra publike në zonën tuaj?

Grafiku 46

Grafiku 46 tregon se 44% e banorëve mendojnë se ky shërbim është i mjaftueshëm,

ndërsa 14% e tyre mendojnë se është i ‘keq’ dhe ‘shumë i keq’. Ajo çka vlen të

theksohet këtu është që shpesh herë, nuk perceptohet drejt se ç’nënkuptohet me

hapësira publike të nevojshme për një lagje banimi me standarde të mira.

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të

shkollave, kopshteve dhe çerdheve në zonën tuaj?

Grafiku 47

Grafiku 47 tregon se 40% e të anketuarve e vlerësojnë si të ‘mjaftueshëm’ ndërtimin

apo rehabilitimin e ndërtesave të shkollave, kopshteve dhe çerdheve në këtë zonë

dhe 50% e vlerësojnë si të ‘mirë’ dhe ‘shumë të mirë’. Interesant është fakti që 10 e të

anketuarve e vlerësojnë si të ‘keq’ dhe ‘shumë të keq’. Kjo e dhënë përputhet me

gjetjet e monitorimit në këtë NJA, ku evidentohet mungesa e investimeve në disa

zona të kësaj NJA.

5% 9%

44%28%

14%

P.9, NJA 9

Shume Keq Keq Mjaftueshem Mire Shume mire

Shume Keq3%

Keq7%

Mjaftueshem

40%

Mire35%

Shume mire15%

P.10, NJA 9

Page 33: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 48

Grafiku 48 reflekton ndarjen sipas grupmoshave të të anketuarve të NJA 9, ku vihet

re se grupmosha nën 20 vjeç ka një numër disi më të lartë të anketuarish në raport

me grupmoshat e tjera.

Grafiku 49

Grafiku 49 tregon në përqindje, ndarjen e grupmoshave sipas kriterit gjinor, ku 52%

e të anketuarve janë femra, ndërsa 48% janë meshkuj.

32%

26%

24%

18%

NJA 9 - % sipas ndarjes se grupmoshave

<20

21-40

41-60

>60

Femra52%

Meshkuj48%

NJA 9 - % sipas ndarjes gjinore

Femra

Meshkuj

Page 34: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

3.5. PREZANTIMI I TË DHËNAVE PËR NJA 10

3.5.1 Raporti i monitorimit të NjA 10

Kjo është njësia ku investimet e kryera janë më të dukshme dhe më të

vlerësuara ose diskutuara nga publiku dhe aktorët e interesit. Duke nisur nga Sheshi

“Skëndërbej” dhe parku “Evropa”, zona me një shtrirje të gjerë gjeografike dhe

gjithë përfshirëse, si dhe të qenurit ‘zemra e kryeqytetit’, janë kthyer në një

destinacion ku i mbledh së bashku qytetarët. Përveç tyre, edhe zonat përreth si

zonat tek Muzeu ose tek Opera janë në gjendje shumë të mirë e madje po punohet

për të rregulluar dhe detajet që mund t’i kenë munguar kësaj hapësire. Një

investim i mirë është bërë dhe në zonën e lagjeve pranë Bulevardit Zhan D’ark, ku

çdo rrugë është e shtruar e pajisur me sinjalistikë dhe e kuruar mirë. Po ashtu, është

rehabilituar edhe zona e “Tregut të Çamëve” dhe pjesa në fillimin e Rrugës së

Kavajës, e cila më në fund ka dhe korsinë e saj të biçikletave.

Në këtë zonë mangësitë janë të pakta, përveç atyre që janë të dukshme në disja

prerje rruge, të shkaktuara si pasojë e punimeve të realizuara nga drejtoria e

Ujësjellës - Kanalizimeve, si p.sh. në zonën e daljes nga Tregu i Çamëve, për në

rrugën e “Kavajës” ose pranë zonës që po rikonstruktohet tek Opera.

3.5.2 Prezantimi i gjetjeve të anketimit në NJA 10.

Në seksionin 3.5.2 gjenden të dhëna që pasqyrojnë perceptimin banorëve të

anketuar në NJA Nr. 10 në Tiranë. Çdo tabelë i korrespondon pyetjes që iu është

drejtuar të anketuarve, si dhe pasqyron perceptimin e tyre, e shprehur në përqindjet

relevante. Çdo grafik reflekton përgjigjet e pyetjes së lidhur me të, si më poshtë.

Page 35: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni nivelin e pastërtisë së përgjithshme të zonës ku ju banoni/

rrugëve?

Grafiku 50

Grafiku 50 paraqet të dhënat mbi perceptimin e banorëve të NJA 10 mbi nivelin e

pastërtisë së përgjithshme aty. Shumica prej 87% e të anketuarve reflektojme

mendime pozitive për këtë shërbim, ndërsa vetëm 5% e tyre e perceptojnë jo të mirë.

★ Sa shpesh kryhet heqja e mbeturinave në zonën tuaj të banimit?

Grafiku 51

Po ashtu, për shërbimin e heqjes së mbeturinave 77% e të anketuarve mendojnë se

është shërbim ‘i mirë’ dhe ‘shumë i mirë’, ndërsa vëtëm 7% e tyre e vlerësojnë

negativisht.

Shume Keq3%

Keq2% Mjaftueshem

8%

Mire44%

Shume mire43%

P.1, NJA 10

Shume Keq1%

Keq6%

Mjaftueshem16%

Mire45%

Shume mire32%

P.2, NJA 10

Page 36: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni furnizimin me ujë të pijshëm?

Grafiku 52

Nga të dhënat e grafikut 52, vihet re që ka një numër prej 21% e të anketuarve e

perceptojnë furnizimin me ujë të pijshëm si të ‘keq’ dhe ‘shumë të keq’. Kjo e dhënë

tregon se ka nevojë për ndërhyrje në përmirësimin e këtij shërbimi në këtë NJA.

★ Si e vlerësoni mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura?

Grafiku 53

Trajtimi e ujërave të ndotura rezulton përgjithësisht një shërbim që realizohet mirë

në këtë NJA. Gjithsesi të bën përshtypje përqindja prej 17% e banorëve që e

perceptojnë si të ‘keq’ dhe ‘shumë të keq’. Kjo tregon nevojën për vëmendje të shtuar

për përmirësimin e këtij shërbimi në kët NJA.

★ Si e vlerësoni mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga

përmbytjet në zonën tuaj?

Shume Keq9%

Keq12%

Mjaftueshem

24%Mire27%

Shume mire28%

P.3, NJA 10

Shume Keq5% Keq

12%

Mjaftueshem

26%Mire39%

Shume mire18%

P.4, NJA 10

Page 37: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 54

Po ashtu, menaxhimi i ujërave të shiut dhe mbrojtja nga përmbytjet perceptohet si

pozitiv nga 58% e të anketuarve dhe si i mjaftueshëm prej 27% të banorëve. Edhe sa i

takon këtij shërbimi vihet re se 15% e banorëve kanë perceptim të ‘keq’ dhe ‘shumë

të keq’.

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe

sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike në zonën tuaj?

Grafiku 55

Shërbimi i ndërtimit, rehabilitimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, sinjalistikës rrugore,

trotuareve dhe shesheve publike perceptohet prej 73% e të anketuarve si ‘shumë i

mirë’. Interesant është fakti që 8% e të anketuare mendojnë se ky shërbim është ‘i

keq’ ose ‘shumë i keq’

Shume Keq4% Keq

11%

Mjaftueshem27%

Mire35%

Shume mire23%

P.5, NJA 10

Shume Keq5% Keq

3%Mjaftuesh

em5%

Mire14%

Shume mire73%

P.6, NJA 10

Page 38: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni ndriçimin e mjediseve në zonën tuaj?

Grafiku 56

Ndriçimi i mjediseve publike në këtë NJA vlerësohet si pozitiv në masën 62% dhe si i

‘mjaftueshëm’ në masën 21%. Ndërsa 17 % e të anketuarve e vlerësojnë si negativ

këtë shërbim. Kjo shifër tregon se ka nevojë të përmirësohet shërbimi i ndriçimit në

NJA 10.

★ Si e vlerësoni transportin publik në zonën tuaj?

Grafiku 57

Grafiku 57 tregon të dhëna mbi shërbimin e transportit publik në NJA 10. 40% e të

anketuarve e konsiderojnë të ‘mjaftueshëm’ dhe 36% e tyre si të ‘mirë’ dhe ‘shumë të

mirë’. Vihet re që 23% e të anketuarve e perceptojnë këtë shërbim si të ‘keq’ dhe

‘shumë të keq’, çka evidenton nevojën për të ndërmarrë masa në këtë drejtim.

Shume Keq3% Keq

14%

Mjaftueshem21%

Mire24%

Shume mire38%

P.7, NJA 10

Shume Keq6%

Keq17%

Mjaftueshem40%

Mire26%

Shume mire11%

P.8, NJA 10

Page 39: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

★ Si e vlerësoni mirëmbajtjen apo ndërtimin e parqeve, lulishteve dhe

hapësirave të gjelbra publike në zonën tuaj?

Grafiku 58

Shërbimi i mirëmbajtjes apo ndërtimit të parqeve, lulishteve dhe hapësirave të

gjelbra publike vlerësohet si ‘shumë i mirë’ nga 65% e të anketuarve dhe si i ‘mirë’

prej 22% e tyre. Pra, 87% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht këtë shërbim.

★ Si e vlerësoni ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të

shkollave, kopshteve dhe çerdheve në zonën tuaj?

Grafiku 59

Grafiku 59 tregon se po ashtu, shërbimi i ndërtimit, rehabilitimit dhe mirëmbajtjes së

ndërtesave të shkollave, kopshteve dhe çerdheve perceptohet në masën 56%

pozitivisht nga të anketuarit. 32% e tyre mendojnë se është i ‘mjaftueshëm’ dhe 12%

është ‘i keq’ ose ‘shumë i keq’.

Shume Keq2%

Keq6% Mjaftueshem

5%

Mire22%

Shume mire65%

P.9, NJA 10

Shume Keq2%

Keq10%

Mjaftueshem

32%

Mire28%

Shume mire28%

P.10, NJA 10

Page 40: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Grafiku 60

Në grafikun më sipër tregohet përqindja e të anketuarve sipas ndarjes së

grupmoshave të tyre, ku vihet re grupmosha nën 20 vjeç, me 38% të të anketuarve.

Grafiku 61

Grafiku 61 tregon përqindjet e ndarjeve gjinore të të anketuarve të NJA 10, në të cilin

relfektohet se 52% e të anketuarve ishin femra dhe 48% ishin meshkuj.

38%

23%

15%

24%

NJA 10- % sipas grupmoshave

<20

21-40

41-60

>60

52%48%

NJA 10 - % sipas ndarjes gjinore

Femra

Meshkuj

Page 41: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

IV. REKOMANDIME

Hulumtimet e kryera mbi menaxhimin dhe zhvillimin lokal kanë ofruar dëshmi se

autonomia lokale u jep mundësi qytetarëve dhe përfaqësuesve të pushteti vendor të

ndërveprojnë së bashku, në të mirë të përmirësimit të shërbimit publik, për të cilat

ata janë mandatuar të realizojnë. Pjesëmarrja e qytetarëve ndikon në cilësinë e

shërbimit, forcon aftësitë për të përdorur shërbimin dhe siguron përmbushjen e

nevojave publike. Efiçenca në ofrimin e shërbimeve publike lokale nuk është e

mundur nëse qytetarët nuk dinë se çfarë të presin nga qeverisja lokale dhe nëse

autoritetet lokale, duke ofruar shërbimin, nuk e dinë se çka qytetarët presin nga

shërbimet publike të pranuara.

Pjesëmarrja e qytetarëve është një faktor i rëndësishëm i demokracisë lokale dhe

përfshinë marrjen e vendimeve nga qytetarët në ofrimin e shërbimeve publike.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, qytetarët mund të inicojnë ndërveprime të

ndërsjellëta me qeverisjen vendore, duke sugjeruar ide politike dhe programore,

duke dhënë reagime mbi programet ekzistuese dhe duke ndarë idetë me

pjesëmarrësit e tjerë. E gjitha kjo, në shërbim të përmirësimit të përgjithshëm të

komuniteteve ku banojnë.

Ndaj edhe qëllimi i këtij hulumtimi ishte vënia e qytarëve të pesë NJA të Bashkisë së

Tiranës, në qëndër të tij, për të kuptuar më shumë rreth perceptimit dhe vlerësimeve

të tyre për shërbimet bazë që ofrohen aty.

MË konkretisht, më poshtë gjeni disa rekomandime për adresim ndaj pushetit

vendor dhe kandidatëve të ardhshëm të partive politike që do të kandidojnë për

zgjedhjet vendore të këtij viti.

- Në NJA 5 vlerësohet së përgjithësisht ka përmirësim të ndjeshëm në shumë

shërbime që ofrohen nga pushtei vendor, por ka ende disa lagje të cilat janë

problematike si psh tek Rr. “Bedri Dedja” që ka nevojë të menjëhershme për

ndërhyrje në kanalizime; Rr. “Viktor Eftimiu” që pavarësisht ndërhyrjeve të

tjera, mungojnë ende koshat e mëdhenj të mbetjeve urbane; apo tek Rr.

“Ibrahim Dervishi” koshat e mbetjeve urbane janë të tejmbushur. Gjithashtu,

edhe Rr. “Valentina Pristoli” ka nevojë për rregullim trotuari dhe pastrim të

mbetjeve urbane pranë Centralit. Po ashtu, ka nevojë të merren masa për

shërbimin e pastrimit, duke qenë se gati një e treta e të anketuarve janë

Page 42: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

shprehur negativisht për këtë shërbim. Po ashtu, për sa i takon shërbimit të

pastrimit të mbeturinave 21 % e të anketuarve shhprehen negativisht për

shërbimin e marrë, çka orienton për përmirësim të këtij shërbimi gjithashtu.

Të dhënat tregojnë se duhet të merren masa për të përmirësuar shërbimin e

ndriçimit, duke qenë se përafërsisht një e treta e të anketuarve e perceptojnë si

negativ këtë shërbim, ndaj rekomandohet të merren masa për përmirësimin e

këtij shërbimi gjithashtu.

- NJA. 7 reflekton përgjithësisht perceptim të mirë të shërbimeve të bashkisë në

drejtim të pastrimit të përgjithshëm, apo ndërtimit dhe mirëmbajtjes së

parqeve e zonave të gjelbëra etj.., Megjithatë, pavarësisht investimeve të

kryera në disa prej zonave të kësaj njësie, hulumtimi tregoi se aty vërehet

nevojë për ndërhyrje infrastrukturore në zonën e Astirit, ku mungesa e

investimeve ishte e dukshme (me mungesa të theksuara të emrave të rrugëve apo

mungesës së trotuareve përgjatë të gjithë rrugëve të Astirit). Kjo e bëntë pothuajse

të pamundur kalimin e qytetarëve me këmbë në këtë zonë dhe akoma më

problematike për familjarët me fëmijë në karrocë. Rekomandohet një

ndërhyrje e menjëhershme për ndërmarrjen e invstimeve në këtë zonë, për të

përmirësuar jetësën e banorëve aty.

- NJA 8 reflekton standarde të dyfishta për faktin se në pjesën më në largësi të

qendrës së qytetit, kryesisht në Rrugën 5 Maji, gjendja infrastrukturore është

shumë e keqe. Në këtë aks rruge kryesore, ku ka një lëvizje shumë të madhe

të popullatës, rrugët e trotuaret janë të dëmtuara. Koshat e mbeturinave

urbane janë në gjendje aspak të mirë, si edhe mungojnë kapakët e pusetave në

masë të madhe. Nuk ka asnjë investim në këtë pjesë të kësaj NJA, si dhe ka

ndërtime të shumta pa kriter, në zona shumë të afërta me akset rrugore

kryesore. Nga ndërhyrjet e bëra në pjesën e kanalizimeve janë dëmtuar shumë

trotuare dhe rrugë të cilave kanë qenë në gjendje të mirë më parë. Pra

mungon mirëmbajtja infrastrukturore e tyre. Po ashtu, vihet re mungesa e

parqeve dhe hapësirave publike për qytetarët në këtë njësi bashkiake. Në këtë

zonë të kësaj njësie, ka nevojë për më shumë hapësira pubilke, ambiente

sportive ose parqe.

Page 43: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

- Edhe në NJA 9 evidentohet se shumica e të anketuarve shprehen pozitivisht

mbi shërbimet e pastrimit të qytetit, të heqjes së mbeturinave të meaxhimit të

ndërtesave të shkollave, kopshteve dhe çerdheve etj.. Gjithsesi, hulumtimi

tregoi se ka ende lagje me rrugë të pashtruara ose të amorizuara, madje në

disa raste të pakalueshme dhe nga makinat, për shkak të gropave gjigande që

gjenden aty. Mungesa e parqeve dhe hapësirave publike është alarmante, pasi

një zonë e tillë me një shtrirje shumë të gjerë, i ka mëse të nevojshme ato.

Gjithashtu, menaxhimi i ujërave të ndotura është një shërbim që ka nevojë

urgjente të përmirësohet, së bashku me menaxhimin e ujërave të shiut apo

përmbytjeve në këtë zonë. Po ashtu, kjo zonë ka mungesë të linjave të

transportit urban, si dhe linja e vetme që kalon aty, ka mungesë cilësie në

ofrimin e shërbimit, çka ngre nevojën e menjëhershme për të përmirësuar këtë

shërbim.

- NJA 10 reflekton në masë të lartë funksionim të mirë të shërbimeve të

Bashkisë së Turanës, duke qenë se është edhe qendra e qytetit. Aty mangësitë

janë të pakta, përveç atyre që janë të dukshme në disja prerje rruge, të

shkaktuara si pasojë e punimeve të realizuara nga drejtoria e Ujësjellës -

Kanalizimeve, si p.sh. në zonën e daljes nga Tregu i Çamëve, për në rrugën e

“Kavajës” ose pranë zonës që po rikonstruktohet tek Opera. Hulumtimi

evidenton gjithashtu se vihet re që ka një numër prej 21% e të anketuarve e

perceptojnë furnizimin me ujë të pijshëm si të ‘keq’ dhe ‘shumë të keq’. Kjo e

dhënë tregon se ka nevojë për ndërhyrje në përmirësimin e këtij shërbimi në

këtë NJA. Trajtimi e ujërave të ndotura rezulton përgjithësisht një shërbim që

realizohet mirë në këtë NJA. Gjithsesi të bën përshtypje përqindja prej 17% e

banorëve që e perceptojnë si të ‘keq’ dhe ‘shumë të keq’. Kjo tregon nevojën

për vëmendje të shtuar për përmirësimin e këtij shërbimi në kët NJA. Po

ashtu, menaxhimi i ujërave të shiut dhe mbrojtja nga përmbytjet perceptohet

si pozitiv nga 58% e të anketuarve dhe si i mjaftueshëm prej 27% të banorëve.

Edhe sa i takon këtij shërbimi vihet re se 15% e banorëve kanë perceptim të

‘keq’ dhe ‘shumë të keq’. 17 % e të anketuarve e vlerësojnë si negativ

shërbimin e ndriçimit, çka tregon se ka nevojë të përmirësohet shërbimi i

ndriçimit në NJA 10. Po ashtu, vihet re që 23% e të anketuarve e perceptojnë

shërbimin e trasnportit publik si të ‘keq’ dhe ‘shumë të keq’, çka evidenton

nevojën për të ndërmarrë masa në këtë drejtim.

Page 44: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

- Të gjitha gjetjet e evidentuara në këtë raport hulumtues tregojnë nevojën që ka për më shumë

pjesëmarrje të qytetarëve në vendimarrjen vendore, që prek cilësinë e jetës së përditshme të

tyre në pesë NJA të synuara. Shpresojmë që këto gjetje të merren në konsideratë nga

autoritetet e pushtetit vendor, si dhe nga kandidatët e rinj të zgjedhjeve lokale të Qershorit

2019, duke e parë si një mundësi reale për përfshirjen e qyetarëve në çështjet që lidhen me

mirëfunksionimin e komuniteteve vendore.

V. ANEKSE

5.1 Lista e shërbimeve që mbulon Bashkia Tiranë

Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, Bashkia e Tiranës është

përgjegjëse në territorin e juridiksionit të saj për një sërë shërbimesh të tilla si:

-Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm;

-Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura;

-Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e

banuara;

-Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit

rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore;

-Ndriçimin e mjediseve publike;

-Transportin publik vendor;

-Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e

shërbimit publik të varrimit;

-Shërbimin e dekorit publik;

-Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike;

-Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake;

-Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit

shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale;

-Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe

çerdhe;

Page 45: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

-Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor

shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor,

të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të

shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me

ligj;

-Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së

përcaktuar me ligj.

5.2 Foto të realizuara gjatë monitorimit.

Page 46: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Page 47: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Page 48: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Page 49: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Page 50: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Page 51: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Page 52: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim

Page 53: “PYET QYTETARIN” - levizalbania.al · Madhe apo Bulevardi i Tiranës kanë impakt direkt në funksionimin e qytetit. Gjithsesi, për jetën sociale të çdo familjeje, rëndësi

Projekti “Pyet Qytetarin” u financua nga LevizAlbania, nje projekt i Agjencisë Zvicerane për

Zhvilim dhe Bashkëpunim