“HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të...

72
1 “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE VENDIMARRËSVE NE PROÇESIN E STABILIZIM ASOCIIMIT Tiranë, 2007

Transcript of “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të...

Page 1: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

1

“HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE VENDIMARRËSVE

NE

PROÇESIN E STABILIZIM ASOCIIMIT

Tiranë, 2007

Page 2: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

2

Botim i: Institutit AGENDA

Përgatitur për botim nga: Florian Xhafa, Ditmir Bushati,

Ilir Qorri, Enkeleda Suti

Përpunimi grafik: Flamur Hudhri

Shtypi: Publishing & Printing House FLESH

Ky botim u krye në kuadër të Projektit “Të sjellim procesin e Integrimit Europian më pranë Qytetarëve”, financuar nga Komisioni Europian.

Informacioni dhe mendimet e shprehura në këtë broshurë nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimin e Komisionit Europian.

Page 3: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

3HYRJE

Proçesi i integrimit evropian në të cilën është përfshirë Shqipëria që me rënien e sistemit monist është para së gjithash një proçes transformues i jetës politike, ekonomike, dhe shoqerore, i cili do të shoqërohet me ndryshim rrënjësor të legjislacionit dhe zhvillimin e institucioneve në përputhje me një mentalitet të ri. Në këtë transformim rrënjësor dhe evolutiv është shumë e rëndësishme që të njihen institucionet përgjegjëse dhe vendim marrësit, në mënyrë që qytetari shqiptar të ketë akses në informacion dhe të përfitojë nga instrumentët e proçesit.

Për gjatë këtyre viteve në Shqipëri ka pasur disa botime në lidhje me institionet e Bashkimit Evropian, por në pak raste është analizuar lidhja ndërmjet këtyre institucioneve dhe Shqipërisë, si një vend që aspiron anëtarësimin në këtë organizëm. Botimi i Institutit Agenda me mbështetjen e Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, është një përpjekje për ta sjellë proçesin e integrimit evropian më afër qytetarit shqiptar, pikërisht përmes “hartografimit” dhe analizimit të lidhjes që ekziston ndërmjet institucioneve evropiane, atyre shqiptare dhe problematikave kryesore të proçesit.

Page 4: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

4

Page 5: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

5Përmbajtja

HISTORIKU I MARRËDHËNIEVE NDËRMJET

SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN ....................................... 7

INSTITUCIONET E BE, LIDHJA E TYRE

ME PROÇESIN E STABILIZIM ASOCIIMIT ........................................ 19

INSTITUCIONET SHQIPTARE, AKTORE

NE PROÇESIN E STABILIZIM ASOCIIMIT ........................................ 49

STRUKTURAT E PERBASHKETA SHQIPERI-BE .............................67

Page 6: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

6

Page 7: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

7HISTORIKU I MARRËDHËNIEVE NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN

Shqipëria është pjesë e Proçesit të Stabilizim Asociimit (PSA), i cili përbën kuadrin e përgjithshëm politik të Bashkimit Europian (BE), për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky proçes do të sjellë ndryshime të strukturës politike, institucionale, ekonomike dhe sociale, të cilat do të mundësojnë rritjen e cilësisë së jetesës dhe standardeve të zhvillimit. Instrumenti kryesor që vendos këtë proçes mbi baza kontraktuale është Marrëveshja e Stablizim Asociimit (MSA), elementë thelbësorë të së cilës janë dialogu politik, bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet tregtare, çështjet e drejtësisë dhe reformat institucionale. Për arritjen e këtyre qëllimeve Shqipëria mbështetet nga BE nëpërmjet Programit CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilitet) dhe Instrumentit të ri të Asistencës së Para-aderimit (IPA). Në mënyrë kronologjike, marrëdhëniet Shqipëri-BE paraqiten si vijon:

‘90 - 1991 Vitet ’90, me rënien e murit të Berlinit dhe të sistemit monopartiak dhe ekonomisë së centralizuar, sollën në rajonin e Europës Juglinore, përfshirë edhe Shqipërinë, një erë të re bashkëpunimi me vendet e Europës Perëndimore. Në kuadër të kësaj fryme Shqipëria vendosi marrëdhëniet me Komunitetet Europiane (KE), i cili kishte forcuar ekzistencën e tij në një zonë të përbashkët të funksionimit social, ekonomik dhe politik.

1992 Vendosen marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Europian (KE)1. Më 12 Maj 1992, Shqipëria nënshkroi me BE-në Marrëveshjen e Bashkëpunimit Tregtar dhe Ekonomik, përfshirë deklaratën e përbashkët mbi dialogun politik, e cila hyri në fuqi më 1 Dhjetor 1992. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, u vendos jo vetëm zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimi i

1 Informacion i marrë nga faqja zyrtare e BE: www.europa.eu.

Page 8: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

8

marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë, por edhe vendosja mbi baza kontraktuale e orientimit politik të Shqipërisë drejt një demokracie funksionale dhe ekonomie të tregut të lirë. Kjo marrëveshje synonte ndër të tjerash, vendosjen e rregullave për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Europian, duke u bazuar në Parimin e Kombit më të Favorizuar 2 dhe eliminimin e formave të ndryshme të diskriminimit, duke kërkuar njëherësh harmonizimin e legjislacionit vendas me atë komunitar, kryesisht në fushën ekonomike dhe tregtare. Marrëveshja Tregtare gjithashtu, parashikonte ngritjen e autoriteteve mbikqyrëse për zbatimin e saj, siç ishte Komiteti i Përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të të dyja palëve, i cili mblidhej çdo vit, ku asistonin grupe pune nga fusha të ndryshme të ekonomisë, financave, bujqësisë dhe peshkimit, infrastrukturës, doganave, taksimit dhe përafrimit të legjislacionit. Një pjesë e dispozitave të kësaj Marrëveshjeje janë akoma në fuqi, ndërsa dispozitat e pjesës tregtare janë shfuqizuar me hyrjen në fuqi më 1 Dhjetor 2006 të Marrëveshjes së Ndërmjetme.3 Për të mundësuar më tej zbatimin e kësaj marrëveshjeje, BE i krijoi mundësi Shqipërisë për të përfituar nga fondet e Programit PHARE, program që është zbatuar për vendet kandidate të Europës Qendrore dhe Lindore. PHARE kryesisht përfshinte masa për ndërtimin e institucioneve me investimet shoqëruese, si dhe masa të përcaktuara për mbështetjen e kohezionit ekonomik dhe social.

2 Ky parim kërkon që në momentin që një vend i jep një trajtim të caktuar mallrave të një vendi, ai duhet ta shtrijë këtë trajtim për të gjitha vendet me të cilat ai ka marrëveshje tregtare.

3 Marrëveshja e Ndërmjetme midis BE dhe Shqipërisë, e cila është ratifikuar me ligjin nr. 9591 datë 27.7.2006, është pjesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe konkretisht dispozitat që lidhen me lëvizjen e lirë të mallrave dhe transportin. Ajo synon krijimin e plotë të zonës së tregtisë së lirë midis Shqipërisë dhe BE-së, në mënyrë graduale gjatë një periudhe dhjetëvjeçare.

Page 9: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

91993 Vendosja në Tiranë e Delegacionit të Komisionit

Europian, i cili përbën Misionin Diplomatik të përhershëm që përfaqëson Komisionin Europian në marrëdhëniet me jashtë. Në Qershor të këtij viti, Këshilli Europian i Kopenhagenit u njohu vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore të drejtën për t’u anëtarësuar në BE, pas plotësimit të kritereve të vendosura prej tij.4

1995 Kriteret e anëtarësimit, apo të Kopenhagenit, u konfirmuan në Dhjetor 1995 nga Këshilli Europian i Madridit, në të cilin u theksua edhe rëndësia për ngritjen e strukturave administrative në vendet aplikante për t’u anëtarësuar në BE. Qëllimi ishte krijimi i kushteve për një integrim gradual dhe të harmonizuar të tyre në BE.

1996 Hapet rruga për një marrëveshje kontraktuale me BE. Kjo marrëveshje e re do të hapte rrugën për një marrëveshje klasike asociimi, por problemet e brendshme politike që u theksuan nga zgjedhjet e kontestuara parlamentare të Majit 1996, së bashku me krizën e thellë financiare dhe sociale që pasoi fillimin e vitit 1997 me rënien e skemave piramidale, bënë që kjo nismë e filluar në këtë drejtim të dështonte.

1997 Miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE “Përqasja Rajonale për Vendet e Rajonit”, me anë të së cilës BE përcaktoi kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

1998 BE i ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor lehtësi tregtare me qëllim kapërcimin e vështirësive ekonomike, duke miratuar një skemë të re të preferencave tarifore asimetrike. 5

4 Këto kritere janë: a) Kriteri politik: respektimi i parimeve demokratike, lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërtimi, respektimi dhe forcimi i shtetit të së drejtës; b) Kriteri ekonomik: zhvillimi i ekonomisë së tregut; c) Përafrimi i legjislacionit vendas me acquis communautaire, njëjtësim me qëllimet politike, ekonomike dhe monetare të BE.

5 Rregullorja e Këshillit Nr. 2820/1998, hyri në fuqi më 21 Dhjetor 1998.

Page 10: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

10

05/1999 Në zbatim të politikës rajonale të adoptuar nga BE që në vitin 1996 për vendet e Ballkanit Perëndimor, në Maj të vitit 1999, BE miratoi një nismë të re për 5 vende të Ballkanit: Shqipëri, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Republika Federale e Jugosllavisë, të quajtur Proçesi i Stabilizim Asociimit (PSA). Shqipëria u bë pjesë e kësaj nisme të re që në fillimet e saj, ku ishte edhe përfituese e Programit CARDS6, e cila përbënte instrumentin kryesor financiar të Komunitetit Europian për bashkëpunim me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Duke pasuar fokusin fillestar mbi rindërtimin dhe rehabilitimin fizik, theksi u zhvendos në ndërtimin e institucioneve, fuqizimin e kapaciteteve administrative dhe të drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Për periudhën 2001-2006, asistenca totale e dhënë nëpërmjet programit CARDS për Shqipërinë ka qenë 282.1 milion Euro. Kjo mbështetje është fokusuar kryesisht në prioritetet e Partneritetit Europian dhe kërkesat që duhet të përmbushë Shqipëria për zbatimin e MSA.

09/1999 Me kërkesën e Këshillit, Komisioni Europian në partneritet me Qeverinë Shqiptare, filloi Studimin e Fizibilitetit, i cili kishte për qëllim të analizonte mundësinë e Shqipërisë për të zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

11/1999 Paraqitja nga ana e Komisionit Europian të Raportit mbi Studimin e Fizibilitetit për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin e MSA-së, ku theksohej se, Shqipëria ende nuk i plotësonte kushtet për arritjen e një marrëveshje të tillë.

6 CARDS (Community Assistance for Reconstruction, Development and Stabilty – Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilitet) mbështet objektivat dhe mekanizmat e proçesit të Stabilizim Asociimit. Ky program mbështet reformat në Proçesin e Stabilizim Asociimit në Shqipëri, Bosnjë- Hercegovinë, Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë, Serbi, Mal i Zi dhe Kosovë (siç përkufizohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB).

Page 11: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

111999 Miratohet nga Komisioni Europian Studimi i Fizibilitetit

dhe Shqipëria përfshihet në Regjimin Autonom Preferencial. Skema preferenciale i ofronte Shqipërisë akses të produkteve të saj në tregun europian me tarifa të ulëta doganore dhe pa tarifa për sasi të caktuara, e shtriu zbatimin e saj nga data 1 Qershor 1999 deri në 31 Dhjetor 2000.

2000 Lehtësitë Tregtare Preferenciale të ofruara me këtë skemë, u thelluan edhe më tej me miratimin e Rregullores së Këshillit të BE Nr. 2007/2000 në Shtator 2000, me anë të së cilës BE i dha në mënyrë të njëanshme Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor një regjim liberalizues tregtar, duke ndihmuar në rritjen e eksporteve të mallrave të këtyre vendeve drejt tregjeve të BE, pa pretenduar të njëjtin trajtim për mallrat europiane që importohen nga këto vende.

06/2000 Mbahet mbledhja e Këshillit Europian të Feiras, i cili doli me disa përfundime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, midis të cilave mund të veçohen si më të rëndësishme: përcaktimi se “vendet e përfshira në Proçesin e Stabilizim Asociimit janë kandidate potenciale për anëtarësim në BE”, “inkurajim i shteteve të rajonit për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, përmes marrëveshjeve tregtare”, “mbështetje ndaj Proçesit të Stabilizim Asociimit përmes asistencës teknike dhe ekonomike, si edhe zgjerimit të shpejtë të përfitimeve nga një treg asimetrik industrial dhe bujqësor në vendet e Ballkanit”, “thellimi i bashkëpunimit ndërmjet BE dhe vendeve të rajonit, duke përfshirë asistencën ekonomike dhe financiare, dialogun politik, liberalizimin e tregut, përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE, si edhe bashkëpunimin në fusha të tjera të politikave”.

11/2000 Zhvillohet takimi i vendeve të përfshira në Proçesin e Stabilizim Asociimit, mbajtur në Zagreb. BE vendos thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin

Page 12: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

12

e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi me BE. Deklarata Përfundimtare e Samitit të Zagrebit, miratuar nga krerët e Shteteve Anëtare të BE-së dhe vendeve të përfshira në Proçesin e Stabilizim Asociimit, hodhi themelet e një angazhimi të qeverive të pesë vendeve të rajonit për të vendosur midis tyre konventa rajonale bashkëpunimi për të siguruar dialogun politik, tregtinë e lirë rajonale dhe bashkëpunim të ngushtë në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme. Për të mbështetur këtë deklaratë dhe për t’i dhënë atyre edhe një qëllim final, BE rikonfirmoi perspektivën europiane të vendeve pjesëmarrëse në PSA dhe statusit të tyre si vende kandidate të mundshme për anëtarësim, në përputhje me përfundimet e mbledhjes së mbajtur në Feira.

05/2000 Komisioni Europian prezanton Programin CARDS për vendet e Europës Juglindore për periudhën 2000-2006.

2001 Më 27 Qershor 2001 në Bruksel u nënshkrua në nivel ministror, një Memorandum Mirëkuptimi që mbulonte disa masa specifike për liberalizmin dhe lehtësimin e tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL) midis vendeve të rajonit, u realizua brenda vitit 2005 7.

06/2001 Komisioni Europian në vlerësimin e bërë arriti në përfundimin se Shqipëria ishte gati për të zbatuar një Marrëveshje Stabilizim Asociimi. Këshilli Europian i Göteborgut 8 në Qershor të vitit 2001 ftoi Komisionin

7 Në kuadër të kësaj iniciative Shqipëria nënshkroi 8 Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit, të cilat janë përmbledhur në një Marrëveshje të vetme (CEFTA-Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Vendet e Europës Qendrore).

8 Këshilli Evropian i Goteborgut ishte mbledhja e rradhës e krerëve të shteteve anëtare të BE-së, të mbledhur në Goteborg në 15-16 qershor, 2001 ku ndër të tjera u vendos që brenda atij viti Komisioni të hartonte direktivat për hapjen e negociatave për MSA-në me Shqipërinë. Për më shumë informacion mbi Këshillin Evropian dhe institucionet e tjera të BE-së shih broshurën e parë në këtë seri botimesh.

Page 13: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

13të paraqiste projektin e tij për fillimin e negociatave për MSA-në me Shqipërinë. Ndryshe nga Takimi i Feiras, përfaqësuesit e BE theksuan se BE propozon një trajtim individual për çdo vend, përmbajtja e të cilit u paraqit në një aneks të veçantë ku theksohej se “hyrja në BE bazohet në dispozitat e Traktatit të BE, në respektimin e kritereve të Kopenhagenit të Qershorit 1993 dhe progresin e bërë në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe në veçanti në bashkëpunimin rajonal”. Në aneksin e Deklaratës, për Shqipërinë u përcaktua se Komisioni Europian duhet t’i dërgonte Këshillit një raport mbi përgatitjen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit përpara mesit të 2001.

06/2001 Këshilli i Ministrave të BE miraton Raportin e Komisionit Europian mbi progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon Komisionit përgatitjen e projekt-direktivës për negocimin e një Marrëveshjeje Stabilizim Asociimi dhe krijimin e Grupit Konsultativ BE-Shqipëri.

21/10/2002 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miraton projekt-direktivën e cila vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së me Shqipërinë. Takimet e Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE dhe lobimi intensiv i aktorëve të ndryshëm të shtetit shqiptar, bëri që më 21 Tetor 2002 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE të vendoste hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA me Shqipërinë.

31/01/2003 Hapja zyrtare e negociatave gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit Europian Romano Prodi në Shqipëri. Qëllimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është vendosja e stabilitetit politik dhe ekonomik institucioneve ligjore dhe shtetit të së drejtës në vendin që aspiron një regjim asociimi me BE-në. MSA reflekton drejtimet kryesore të “Kritereve të Kopenhagenit” dhe përmban detyrime asimetrike në favor të shtetit që aspiron një regjim asociimi. Kuadri i

Page 14: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

14

përgjithshëm i MSA përbëhet nga katër shtylla: dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, dispozitat tregtare lidhur me liberalizimin progresiv të këmbimeve të produkteve industriale dhe bujqësore, katër liritë e Komunitetit Europian, dhe së fundi bashkëpunimi në fushat prioritare, kryesisht në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.

16/06/2003 Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve të Jashtme të BE në Selanik të Greqisë. Gjatë këtij Samiti u trajtuan çështje të tilla, si: konsolidimi i mëtejshëm i paqes, nxitja e stabilitetit dhe e zhvillimit demokratik. Ky Samit parashikoi gjithashtu krijimin e një forumi shumëpalësh politik të nivelit të lartë, ndërmjet BE dhe vendeve të PSA, në përputhje me përfundimet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 13 Majit 2002.

Në kuadrin institucional, ky Samit ishte i rëndësishëm pasi hodhi hapat e institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar, duke parashikuar ngritjen e Komiteteve të Përbashkëta Parlamentare ndërmjet vendeve të përfshira në PSA, duke i dhënë një status të veçantë në COSAC 9.

Samiti parashikoi përgatitjen e Dokumentit të Partneritetit Europian, të personalizuar për secilin vend të PSA, frymëzuar nga Partneritetet për Aderim të vendeve kandidate dhe të përshtatura me specifikat e PSA. Ky dokument i cili përditësohet çdo vit duke marrë parasysh arritjet e vendit përkatës, identifikon

9 “Conférence des Organes Spécialisés en Affaires Européennes” – Konferenca e Komiteteve Parlamentare te Çështjeve Parlamentare dhe Evropiane (kjo Konferencë mbledh dy herë në vit delegacione nga Komitetet Parlamentare për Çështje Evropiane të Vendeve Anëtare dhe Parlamentit Europian. Në të ftohen të marrin pjesë edhe delegacione nga Komitetet Parlamentare për Çështjet Evropiane të vendeve të PSA, dhe ka si qëllim kryesor kontaktet ndërmjet Anëtarëve të Parlamenteve dhe Anëtarëve të Parlamentit Europian për të shkëmbyer informacione. Konferenca mund të adoptojë vendime të cilat i adresohen Institucioneve Komunitare.

Page 15: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

15përparësitë për të vepruar në përkrahje të përpjekjeve për t’u afruar me BE. Kjo shërben si një listëkontrolli për të matur progresin dhe për të siguruar orientim për ndihmën financiare të Komunitetit dhe të Shteteve Anëtare. Zbatimi i kuadrit institucional u mbështet nga Instrumenti i Binjakëzimit (TWINING Program), i cili u shtri në të gjitha vendet e PSA duke marrë parasysh situatat e tyre specifike. Komisioni Europian u erdhi në ndihmë këtyre vendeve duke i dhënë mundësinë të shfrytëzonin asistencën teknike të ofruar nga Programi TAIEX, i cili do të lehtësonte punën e këtyre vendeve në përqasjen e kuadrit normativ kombëtar me acquis communautaire. Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi program i ri ndihme ofruar nga BE ndaj këtyre vendeve. Rreth 10 Programet Komunitare (si VERGILIO, EURASMUS, etj.) u hapen për vendet e PSA së bashku me linjat e krijuara për pjesëmarrjen e vendeve kandidate.

12/2003 Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-KE. Marrëveshja e Ripranimit përfshin angazhime reciproke të KE dhe Shqipërisë për të bashkëpunuar për kthimin e rezidentëve ilegalë në vendet e tyre të origjinës. Kjo Marrëveshje ishte pjesë e një synimi më të gjerë për zhvillimin e një qëndrimi të përbashkët, koherent dhe të balancuar përsa i përket çështjeve të imigracionit dhe azilit.

05/2004 Në zbatim të takimit të Selanikut, Këshilli miratoi Partneritetin Europian për Shqipërinë me anë të Rregullores Nr. 533/2004. Ky dokument identifikon objektivat dhe prioritetet për veprime afatshkurtra dhe afatmesme, në mbështetje të përpjekjeve për arritjen e standardeve, duke shërbyer edhe si një kuadër për orientimin e ndihmën financiare të BE nëpërmjet programeve të ndihmës.

14/04/2005 Në Luksemburg nënshkruhet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-KE. Më 16.04.2004, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për miratimin në parim

Page 16: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

16

të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në territoret respektive”. Marrëveshja e Ripranimit mes BE dhe Shqipërisë erdhi si rrjedhojë e detyrimit të parashikuar në MSA, nenit 81 të saj, në të cilën palët marrin përsipër nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje me qëllim bashkëpunimin në luftën ndaj migracionit të paligjshëm dhe menaxhimit të kufijve.

05/2005 Shqipëria hartoi Planin e Parë Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit dhe Zbatimin e MSA, i cili shërben si një instrument që përcakton prioritetet sipas sektorëve dhe monitoron proçesin e integrimit europian. Në përputhje me MSA, Plani mbulon një periudhë 10-vjeçare, e cila është ndarë në periudha afatshkurtra dhe afatmesme, sipas kritereve të vendosura nga dokumenti i Partneritetit Europian.

11/2005 Në Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit, Komisioni Europian thekson progresin në reforma nga ana e Shqipërisë, duke hapur në këtë mënyrë rrugën për mbylljen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

02/2006 Siglohet në Tiranë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.

12/06/2006 Nënshkruhet MSA mes Shqipërisë dhe BE në Luksemburg. MSA u nënshkrua pas tre vjetësh nga hapja e negociatave me BE dhe ajo pritet të hyjë në fuqi pasi të jenë përmbushur proçedurat e nevojshme të ratifikimit në Vendet Anëtare të BE. Në kuadër të zbatimit të MSA janë ngritur një numër ndërmjet Shqipërisë dhe BE. MSA është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr. 9590, datë 27.07.2006.

17/07/2006 Këshilli miratoi një rregullore duke krijuar një instrument të ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Si rezultat i reformës së Komunitetit në lidhje

Page 17: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

17me ndihmën e huaj, në Janar 2007 programi CARDS është zëvendësuar me IPA. Objektiv kryesor i IPA është përmbledhja e të gjithë asistencës së para-aderimit në një kuadër të vetëm dhe për të bashkuar nën të njëjtën rregullore së bashku vendet kandidate dhe ato potenciale për të qenë kandidate. Dokumenti Shumëvjeçar i Planifikimit të Treguesve (MIPD) 2007-2009 për Shqipërinë nën IPA është adoptuar në Maj të vitit 2007 dhe Shqipëria do të përfitojnë një fond prej 212.9 milionë EURO.

06/09/2006 Parlamenti Europian voton për ratifikimin e MSA me Shqipërinë. Kjo i hap rrugë ratifikimit të MSA nga Vendet Anëtare të BE.

1/12/2006 Hyn në fuqi Marrëveshja e Përkohshme e cila i mundëson Shqipërisë të përfitojë nga liberalizimi tregtar i parashikuar në MSA. Masat e bashkëpunimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Tregtar dhe Ekonomik (TCECA) e vitit 1992 do të mbeten në operim deri sa të përfundojë ratifikimi i MSA. Që MSA të hyjë në fuqi ajo duhet të ratifikohet nga parlamentet e të gjithë shteteve anëtare të BE sipas proçedurave të tyre kushtetuese.

05/09/2007 Miratohet “Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2007-2012” 10.

09/2007 Nënshkruhet Marrëveshja për Lehtësimin e Lëshimit të Vizave mes Shqipërisë dhe KE. Marrëveshja hyn në fuqi më 1 Janar 2008. Kjo marrëveshje e re do të lehtësojë proçedurat e marrjes së vizave për Shtetet e zonës Shengen nga qytetarët Shqiptarë.

10 Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 557, datë 05.09.2007.

Page 18: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

18

Page 19: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

19

INSTITUCIONET E BE, LIDHJA E TYRE ME PROÇESIN E STABILIZIM ASOCIIMIT

Bashkimi Europian (BE) është tashmë një strukturë që ekziston prej më tepër se 50 vjetësh. Suksesi i tij qëndron në krijimin e sigurisë, paqes dhe prosperitetit për shtetet dhe qytetarët që e përbëjnë atë. Krijimi i një monedhe të përbashkët (Euro), si dhe i tregut të përbashkët, ku mallrat, shërbimet, njerëzit dhe kapitalet lëvizin lirshëm, e bën Bashkimin Europian një histori suksesi. BE u rrit gjatë viteve nga 6 shtete në 27 shtete (më 1 janar 2007), dhe të tjerë që janë në rrugën drejt anëtarësimit në të. BE është bërë tashmë një fuqi tregtare në botë, si edhe udhëheqëse botërore në fusha të tilla si mbrojtja mjedisore dhe ndihma për zhvillim.

Suksesi i BE qëndron pikërisht në mënyrën se si funksionon e gjithë kjo strukturë, që ka një natyrë unike dhe të paprecedentë. BE nuk është një federatë shtetesh si SHBA, as një organizatë për bashkëpunim mes qeverive të vendeve përkatëse, si Kombet e Bashkuara, por më së shumti një bashkim kombesh dhe aleancë qytetarësh ku shtetet përbërëse të BE ruajnë pavarësinë por që sovraniteti merr një tjetër kuptim duke u ndarë mes institucioneve kombëtare dhe suprakombëtare. Në praktikë kjo do të thotë që shtetet anëtare i delegojnë disa prej pushteteve vendimmarrëse tek institucionet europiane që i kanë krijuar ata vetë, në mënyrë që vendimet për çështje specifike të interesit të përbashkët të merren demokratikisht në nivelin euro pian.

Institucionet kryesore vendimmarrëse të BE janë:Parlamenti Europian• , që përfaqëson qytetarët europianë dhe zgjidhet drejtpërsëdrejti nga ata vetë;Këshilli• , që përfaqëson secilin prej shteteve anëtare te Bashkimit Europian;Komisioni Europian• , që mbron interesat e Bashkimit Europian si një i tërë duke kryer rolin e qeverise se Komunitetit.

Page 20: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

20

Ky trekëndësh institucional prodhon politikat dhe ligjet, direktivat, rregullat, vendimet, që aplikohen në mbarë BE. Ligjet dhe proçedurat që duhet të ndjekin institucionet e Bashkimit Europian janë të përcaktuara në traktate, të cilat janë nënshkruar nga krerët e shteteve të vendeve anëtare dhe janë ratifikuar nga parlamentet përkatëse. Në realizimin e funksioneve të tij si ekzekutivi i Komunitetit, Komisioni propozon politika dhe ligje të reja për BE dhe vendet anëtare, por është Parlamenti dhe Këshilli që i miraton ato.

Struktura Institucionale e Bashkimit Europian plotësohet nga:

Gjykata e Drejtësisë• , e cila shqyrton ligjshmërinë e të gjitha veprimtarive në BE, kur ndaj tyre ka ankesa si nga qytetarët, kompanitë, organizatat dhe shtetet pasi të kenë kaluar proçedurat e shqyrtimit në sistemin gjyqësor vendas; Gjykata e Auditorëve• , e cila kontrollon financimin e aktiviteteve të Bashkimit Europian;Komiteti Ekonomik dhe Social Europian• , i cili përfaqëson shoqërinë civile dhe dy fushat e industrisë;Komiteti i Rajoneve• , i cili përfaqëson autoritetet rajonale dhe lokale;Banka Qendrore Europiane• , e cila administron politikat monetare te Bashkimit Europian;Banka Europiane e Investimeve• , e cila financon projektet e investimeve të BE brenda territorit të komunitetit dhe në vendet e treta në kuadër të ndihmës që BE akordon për këto vende apo në kuadër të Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit;Ombudsmani Europian• , i cili mbikqyr të drejtat e qytetarëve europianë dhe grupeve sociale në veçanti.

Bashkimi Europian mbështetet në traktatet e nënshkruara nga vendet anëtare të tij. Tre Traktatet e parë krijuan tre “Komunitetet Europiane”, pra sistemin e përbashkët për vendimmarrjen mbi qymyrin, çelikun, energjinë bërthamore dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë së shteteve anëtare. Institucionet

Page 21: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

21Komunitare u shkrinë në 1967, duke krijuar kështu një Komision dhe një Këshill të vetëm. Traktati i Maastricht-it e riemërtoi Komunitetin duke e quajtur thjesht “Komuniteti Europian”. Traktati i Maastricht-it krijoi një strukturë të veçantë me tre shtylla bazë. Me fjalë të tjera, ky është vetë Bashkimi Europian.

Shtylla e parë• : Çështjet e Komunitetit, hapësira për politikat kryesore të përbashkëta;Shtylla e dytë• : Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët;Shtylla e tretë• : Bashkëpunimi policor dhe gjyqësor në çështjet penale.

Nëse nevojitet që traktatet të rishikohen apo amendohen, kjo bëhet nëpërmjet një Konference speciale me pjesëmarrjen e qeverive kombëtare të BE. Traktatet janë amenduar sa herë që shtete të reja i janë bashkuar BE. Po ashtu traktatet janë amenduar thuajse në çdo dekadë për të reformuar institucionet e BE dhe për t’u dhënë atyre përgjegjësi të reja.

Akti Unik Europian u nënshkrua në Shkurt 1986 dhe hyri në •fuqi më 1 Korrik 1987. Ky Akt amendoi Traktatin e KEE, dhe hapi rrugën për kompletimin e Tregut Unik Europian.Traktati i Amsterdamit u nënshkrua më 2 Tetor 1997 dhe hyri në •fuqi më 1 Maj 1999. Ai amendoi traktatet mbi BE dhe Komunitetin Europian. Traktati i Nicës u nënshkrua më 26 Shkurt 2001 dhe hyri në •fuqi më 1 Shkurt 2003. Ky traktat amendon më tej traktatet e mëparshëm, duke i dhënë hapësirë sistemit institucional të BE, në mënyrë që BE të funksionojë me efektivitet edhe pas valës së anëtarësimit të 12 shteteve të reja në 2004 dhe 2007.

Vendimmarrja në BE përfshin institucione të ndryshme europiane, dhe në veçanti:

Komisioni Europian;•Parlamenti Europian;•Këshilli i Bashkimit Europian.•

Page 22: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

22

Komisioni Europian propozon ligje të reja, por Këshilli dhe Parlamenti janë institucionet që kalojnë ligjet. Ligjet dhe proçedurat e vendimmarrjes ne BE janë përshkruar nëpër Traktate. Çdo ligj europian bazohet në nene të veçanta të Traktateve, duke përbërë kështu bazën ligjore të legjislacionit.

Ekzistojnë tre proçedura për ligjbërjen në BE:

konsultimi•miratimi•vendimmarrja e përbashkët•

I vetmi ndryshim që ekziston ndërmjet tyre është mënyra se si bashkëvepron Parlamenti me Këshillin.

Proçedura e Konsultimit parashikon se Parlamenti kryesisht jep opinionin e tij; gjatë vendimmarrjes së përbashkët Parlamenti e ndan këtë përgjegjësi me Këshillin. Komisioni Europian, në momentin e propozimit të një ligji të ri, duhet të zgjedhë se cilën proçedurë do të ndjekë. Zakonisht zgjedhja bëhet mbi bazën ligjore së cilës i referohet çështja në fjalë, dmth në cilin nen të Traktateve bazohet.

Në të gjitha rastet Parlamenti:

mund të aprovojë propozimin e Komisionit;•mund ta hedhë poshtë atë;•mund të kërkojë amendime.•

Proçedura e Miratimit do të thotë që Këshilli duhet të marrë miratimin e Parlamentit Europian para se të marrë vendime të quajtura tepër të rëndësishme.

Në proçedurën e Vendimmarrjes së Përbashkët Parlamenti dhe Këshilli ndajnë së bashku përgjegjësitë legjislative.

Page 23: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

23KëshilliRoli: Krahu legjislativ i BE, duke përfaqësuar shtetet

anëtarePërbërja: Një ministër nga secili prej vendeve anëtarePresidenca: Me rotacion çdo 6 muajTakimet: Bruksel, veç muajve Prill, Qershor dhe Tetor kur

mblidhet ne LuksemburgAdresa: Rue de la Loi / Wetstraat, 175, B-1048 BrusselsTel: +32 2 285 61 11Internet: ue.eu.int

Këshilli është institucioni kryesor vendimmarrës i BE. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe mbledhjet e Këshillit ndiqen nga një ministër i qeverisë kombëtare të secilit prej vendeve anëtare të BE. Fakti se cili prej ministrave merr pjesë në takime përcaktohet nga çështja për të cilën diskutohet. Nëse diskutohet psh për mjedisin, atëherë në takim marrin pjesë ministrat e mjedisit të secilit prej vendeve anëtare të BE, dhe takimi do të njihet si “Këshilli i Mjedisit”.

Marrëdhëniet e BE me pjesën tjetër të botës diskutohen nga “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por konfigurimi i këtij Këshilli ka përgjegjësi edhe më të gjera për çështje të politikave të përgjithshme, kështu që në takimet e tij mund të marrë pjesë cilido prej ministrave apo sekretarëve të shtetit, që vetë qeveritë kombëtare vendosin.

JanëgjithsejnëntëkonfigurimetëndryshmetëKëshillit:

1. Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë 2. Çështjet Ekonomike dhe Financiare (“Ecofin”)3. Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme4. Çështjet e Punësimit, Politikave Sociale, Shëndetit dhe

Konsumatorit5. Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)6. Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia7. Bujqësia dhe Peshkimi8. Mjedisi9. Edukimi, Rinia dhe Kultura

Page 24: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

24

Megjithatë “Këshilli” mbetet një institucion i vetëm, pavarësisht konfiguracionit të ndryshueshëm që merr. Çdo ministër i Këshillit ka kompetencën që të përfaqësojë qeverinë e vet. Kështu që firma e një ministri është njëkohësisht firma e gjithë qeverisë që ai përfaqëson. Përveç kësaj, çdo ministër në Këshill përgjigjet para Parlamentit të vet kombëtar dhe para qytetarëve që ai Parlament përfaqëson. Kjo formë i jep një legjitimitet demokratik vendimeve të Këshillit.

Çfarë bën Këshilli?

Këshilli ka gjashtë përgjegjësi kryesore:

Të miratojë ligjet europiane. Në shumë fusha kjo bëhet •bashkarisht me Parlamentin Europian;Të koordinojë politikat e përgjithshme ekonomike të vendeve •anëtare;Të arrijë marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet BE dhe një apo •më shumë shteteve apo organizatave ndërkombëtare;Të aprovojë buxhetin e BE, së bashku me Parlamentin Europian;•Të zhvillojë politikat e përbashkëta të sigurisë dhe çështjeve të •jashtme të BE (CSFP – Common Security and Foreign Policy);Të koordinojë bashkëpunimin ndërmjet gjykatave dhe forcave •policore kombëtare në çështje penale.

Si organizohet puna e Këshillit?

Coreper

Çdo vend anëtar ka në Bruksel një ekip të përhershëm (“Përfaqësi”), që e përfaqëson dhe mbron interesat kombëtare në nivelin europian. Shefi i çdo përfaqësie apo misioni është Ambasadori i atij shteti pranë BE. Këta ambasadorë (të njohur si përfaqësues të përhershëm) takohen çdo javë në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper). Roli i këtij Komiteti qëndron në pregatitjen e punës së Këshillit, përveç çështjeve bujqësore, që trajtohen nga Komiteti Special mbi Bujqësinë. Coreper-it i vjen në ndihmë një numër i

Page 25: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

25madh grupesh pune, që përbëhen nga zyrtarë të administratave kombëtare.

Ky institucion përbëhet nga Përfaqësuesit e Përhershëm (Ambasadorët) të shteteve anëtarë dhe është përgjegjës për ndihmën që i duhet dhënë Këshillit të BE për kryerjen e punës gjatë fazës paraprake. Ai është një institucion mjaft i rëndësishëm në proçesin e vendimmarrjes pasi është në të njëjtën kohë një forum për bisedime (mes Përfaqësuesve të Përhershëm dhe midis tyre dhe shteteve përkatës) dhe një organ që ushtron kontroll politik duke formuluar direktiva të përgjithshme dhe duke kontrolluar punën e grupeve të punës. Coreper-i vetë është i ndarë në dy pjesë: Coreper 1, i përbërë nga Zëvendës-Përfaqësuesit e Përhershëm, dhe Coreper 2, i përbërë nga Përfaqësuesit e Përhershëm.

Lidhja me Shqipërinë

COWEB (Grupi i Punës së Këshillit për Ballkanin Perëndimor)

Pjesa e Komisionit përgjegjëse për punën në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe me Shqipërinë, është Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit. Por në Këshill ekziston Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor, i cili mblidhet të paktën një herë në javë për të diskutuar çështje të rajonit dhe të pregatisë politikat e BE rreth tij. Coweb është një prej grupeve të shumta të punës që ekzistojnë në Këshill, por për shkak të rëndësisë që mbart proçesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ky grup është një ndër më aktivët me takimet dhe vendimet e tij.

Presidenca e Këshillit

Presidenca e Këshillit kalon me rotacion çdo gjashtë muaj nga njeri vend në një tjetër. Pra çdo vend anëtar merr përsipër organizimin e veprimtarisë së Këshillit dhe kryeson të gjitha takimet për një periudhë gjashtë mujore, duke promovuar vendime politike dhe legjislative dhe duke ndihmuar në mbarëvajtjen e kompromiseve ndërmjet shteteve anëtare.

Page 26: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

26

Rotacionet e fundit:

2006 – 1 : Austria

2006 – 2 : Finlanda

2007 – 1 : Gjermania

2007 – 2 : Portugalia

2008 – 1 : Sllovenia

2008 – 2 : Franca

Kështu nëse është parashikuar që Këshilli i Mjedisit të mblidhet në gjashtëmujorin e parë të 2007, ai do të kryesohet nga ministri i mjedisit i Sllovenisë, përderisa Sllovenia mban Presidencën e Këshillit për këtë periudhë.

Këshilli Europian

Këshilli Europian mblidhet jo më pak se dy herë në vit, këto mbledhje shpesh quhen edhe Samite. Këshilli Europian është një takim i kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare, që ndiqet edhe nga Presidenti i Komisionit Europian. Samitet përcaktojnë vija të përgjithshme politike për Bashkimin Europian. Pas çdo Samiti, Presidenti i Këshillit Europian i paraqet Parlamentit një raport për zhvillimet e mëtejshme të aktiviteteve të tij. Çdo shtet paraqet mendimet dhe prioritetet e veta në takimet e Këshillit Evropian, kështu që kostoja politike dhe elektorale e kryetarëve të shteteve për vendimet që merren në Këshillin Europian mbetet brenda kufijve të shteteve anëtare, pavarësisht se vendimet kanë efekt komunitar.

Sa vota ka secili vend?

Vendimet në Këshill merren me votim. Sa më e madhe të jetë popullsia e një vendi, aq më tepër vota ka ai shtet. Megjithatë numri i votave në proporcion të secilit shtet nuk mbahet aq strikt, por favorizohen vendet e vogla.

Page 27: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

27Numri i votave që ka në dispozicion në Këshill secili prej vendeve anëtare:

Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar: .....................29 vota

Spanja, Polonia: ...............................................................................27 vota

Rumania: ..........................................................................................14 vota

Holanda: ..........................................................................................13 vota

Belgjika, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Portugalia: ........12 vota

Austria, Bullgaria, Suedia: .............................................................10 vota

Danimarka, Irlanda, Lituania, Sllovakia, Finlanda: .......................7 vota

Qipro, Estonia, Letonia, Luksemburgu, Sllovenia: ......................4 vota

Malta: ..................................................................................................3 vota

Totali: ..............................................................................................345 vota

“QualifiedMajorityVoting–QMV”–(Votimimeshumicëtë cilësuar)

Proçedura më e zakoshme e votimit në Këshill është Votimi me shumicë të Cilësuar (QMV). Kjo do të thotë se, në mënyrë që të adoptohet një propozim, nevojitet një minimum i specifikuar i numrit të votave. Megjithatë në çështje specifike dhe të ndjeshme, si psh Politikat e Sigurisë dhe Çështjeve të Jashtme, taksimi, azili dhe imigracioni, vendimet e Këshillit duhet të merren unanimisht. Pra në këto fusha ekziston e drejta e vetos nga secili prej vendeve anëtare të BE.

Në një grup prej 27 anëtarësh është tepër e vështirë dhe pothuajse e pamundur të arrihet një marrëveshje unanime. Vendimmarrja në BE rrezikon të paralizohet nëse aty do të vazhdohet të proçedohet në të njëjtën mënyrë si derimë tani, dhe kështu nuk do të mund të veprojë në disa çështje të rëndësishme. Kështu, Traktati i Nicës ndryshoi rregullat, duke lejuar Këshillin të marrë vendime me Votimi me shumicë të Cilësuar në shumë prej fushave ku më përpara kërkohej unanimitet.

Page 28: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

28

Sekretariati i Përgjithshëm

Presidenca ndihmohet nga Sekretariati i Përgjithshëm, që pregatit dhe siguron funksionimin normal të punës së Këshillit në të gjitha nivelet.

Komisioni Europian

Roli: Krahu ekzekutiv i BE dhe nismëtari i propozimeve legjislative

Përbërja: 27 anëtarë, nga një për secilin vend anëtar të BEPresidenti: Jose Manuel Barroso (Portugali)Mandati: pesë vjet (2004-2009)Adresa: Rue de la Loi / Wetstraat, 200, B-1049 BrusselsTel: +32 2 299 11 11Internet: europa.eu.int/comm

Komisioni është institucioni politik i pavarur që përfaqëson interesat e BE si një i tërë. Komisioni është forca shtytëse e sistemit institucional të BE: ai propozon legjislacionin, politikat dhe programet e veprimit, dhe është përgjegjës për implementimin e vendimeve të Parlamentit dhe të Këshillit.

Çfarëështë“Komisioni”?

Fjala Komision përdoret në dy kuptime: Në rradhë të parë i referohet “Anëtarëve të Komisionit”, që vepron dhe merr vendime në emër të institucionit. Së dyti, termi “Komision” i referohet vetë institucionit dhe stafit përbërës të tij. Anëtarët e Komisionit njihen edhe si “Komisionerët”. Nëse Bashkimi Europian do të funksiononte si një shtet tradicional, Komisionerët do të ishin Ministrat e qeverisë. Në punën e tyre si Komisionerë ata janë të detyruar të veprojnë në emër të interesave të të gjithë Bashkimit Europian si një i tërë, dhe jo të marrin udhëzime nga qeveritë kombëtare.

Komisioni caktohet çdo pesë vjet, brenda gjashtë muajve pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Mandati aktual i Komisionit Europian mbaron në tetor 2009. Presidenti i këtij Komisioni është portugezi José Manuel Barroso. Komisioni përgjigjet politikisht para Parlamentit, i cili ka fuqinë ta shpërndajë atë duke votuar pro një

Page 29: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

29mocioni mosbesimi. Komisioni ndjek të gjitha seancat e Parlamentit, ku duhet të qartësojë pozitat e veta dhe të justifikojë politikat e ndërmarra. Komisioni gjithashtu i përgjigjet rregullisht pyetjeve të ngritura nga deputetët e Parlamentit në formë të shkruar dhe gojarisht.

Puna e përditshme e Komisionit kryhet nga zyrtarët administrativë, ekspertët, përkthyesit, interpretuesit dhe sekretarët. Rreth 24000 persona janë punonjës të shërbimit civil europian. Mund të duket si një numër tepër i madh, por në fakt është një numër më i vogël se stafi i një Bashkie të madhësisë mesatare të një qyteti europian.

Ku punon Komisioni?

Selia e Komisionit është Brukseli, por ai ka zyra edhe në Luksemburg, përfaqësi në të gjitha vendet e BE dhe Delegacione në shumë prej kryeqyteteve të botës.

Çfarë pune bën Komisioni?

Komisioni ka katër role kryesore:

të propozojë legjislacionin në Parlamentin Europian dhe Këshillin •Europian;të menaxhojë dhe implementojë politika e BE dhe buxhetin;•të vërë në zbatim ligjin europian (në bashkëpunim me Gjykatën •e Drejtësisë);

të përfaqësojë Bashkimin Europian në arenën ndërkombëtare, psh •duke negociuar marrëveshje ndërmjet BE dhe vendeve të tjera.

Si organizohet puna në Komision?

Presidenti i Komisionit vendos se cili prej Komisionerëve do të merret me një fushë veprimi të caktuar, dhe nëse nevojitet, të riorganizojë këto kompetenca gjatë mandatit të Komisionit. Presidenti, me aprovimin e Komisionit, mund të kërkojë dorëheqjen e një Komisioneri. Grupi prej 27 Komisionerësh (“Kolegji”) takohet

Page 30: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

30

një herë në javë, zakonisht të mërkurave në Bruksel. Çdo pikë në rendin e ditës prezantohet nga Komisioneri përgjegjës për atë fushë, ndërsa kolegji merr vendim kolektiv për çështjen në fjalë. Personeli i komisionit është organizuar në 36 departamente, të njohura si Drejtoritë e Përgjithshme (Directorates General – DGs), dhe “shërbimet” (si psh Shërbimi Ligjor, apo Shërbimi i Përkthimit).

Çdo DG është përgjegjëse për një fushë të veçantë politikash, dhe kryesohet nga një Drejtor i Përgjithshëm, që përgjigjet para një prej Komisionerëve. Janë Drejtoritë e Përgjithshme që draftojnë propozimet legjislative të Komisionit, por këto propozime bëhen zyrtare vetëm kur “adoptohen” nga Kolegji në takimet e përjavshme.

Proçedohet kështu: Një DG drafton një propozim që i është kërkuar nga Komisioni. DG në fjalë konsultohet me grupet europiane të interesit, me ministritë përkatëse të vendeve anëtare, etj. Ky draft më pas diskutohet me të gjitha departamentet relevante, si edhe amendohet nëse është e nevojshme. Më pas ai shikohet nga Shërbimi Ligjor dhe “kabinetet” e Komisionerëve, që janë stafi personal e politik i tyre. Pasi propozimi të jetë gati, Sekretari i Përgjithshëm e fut atë në rendin e ditës së mbledhjes pasardhëse të Komisionit. Komisioneri përkatës i shpjegon kolegëve të vet se përse nevojitet propozimi, dhe më pas ata e diskutojnë këtë propozim. Nëse bien dakord, Kolegji e “adopton” propozimin dhe ia dërgon Këshillit dhe Parlamentit. Nëse ka mosmarrëveshje mes Komisionerëve, atëherë Presidenti i kërkon të votojnë. Nëse shumica është pro, atëherë propozimi kalon. Që nga ky moment, ai gëzon mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Komisionit.

Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit (DG Enlargement)

Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për lidhjet dhe afrimin mes Bashkimit Europian dhe vendeve që synojnë anëtarësimin në BE. Aktualisht struktura e Drejtorisë së Zgjerimit përbëhet nga Drejtori i Përgjithshëm, Michael Leigh, dhe në varësi të tij janë pesë drejtori të tjera, të emërtuara në bazë të funksionit që kryejnë:

Page 31: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

31Bashkëpunimi strategjik

Kroacia, Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia•Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe çështjet e •KosovësInstrumentet financiare dhe programet rajonale•Burimet e tjera (njerëzore, financiare, auditi, etj.)•

Drejtoria C, që mbulon Shqipërinë, kryesohet aktualisht nga Pierre Mirel, ndërsa nëndrejtoria për Shqipërinë udhëhiqet nga Dirk Lange.

Përgjegjësit e zyrës qe mbulon Shqipërinë dhe strukturat e tyre, janë:

Zyra përgjegjëse për shtetin (Country Desk Officer): Raporte •për progresin dhe raporti politik. Aktualisht nuk ka një person në detyrë.Zyra përgjegjëse për tregtinë dhe ekonominë, Tregun e •Brendshëm, Politikat Sektoriale, Implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Aktualisht në detyrë: José Castrillo VillarAsistenca për zyrën, aktualisht në detyrë: Chloé Berger.•Bashkëpunimi sektorial për Drejtorinë e Përgjithshme të •Zgjerimit: Zhvillimi rural dhe bujqësor, çështjet e ushqimit të sigurt, veterinarisë dhe politikat fitosanitare. Aktualisht në detyrë: Matthias LangemeyerBashkëpunimi rajonal për Ballkanin Perëndimor. •

- Çështjet e policisë, ruajtjes së integruar të kufijve, sigurisë dhe ushtrisë. Aktualisht në detyrë: Hervé Bougé

- Të drejtat e njeriut, bashkëpunimi me Këshillin e Europës, çështjet kushtetuese. Aktualisht në detyrë: Angela Marques de Athayde

- Bashkëpunimi për asistencën financiare. Aktualisht nuk ka një person në detyrë.

Page 32: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

32

Sekretariati•Bashkëpunimi rajonal midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit •Perëndimor. Aktualisht në detyrë: Jacqueline Orton

Shembull i lidhjes së institucioneve europiane me Shqipërinë, rasti i një letër ankese:

Për ilustrimin e lidhjes së të gjithë institucioneve europiane të lartpërmendura me Shqipërinë po përmendim në shembull hipotetik se si mund t’i drejtohet një organizatë shqiptare këtyre institucioneve në lidhje me problemet që e shqetësojnë dhe që nuk kanë gjetur zgjidhje në Shqipëri, ç’rrugë duhet të ndjekë dhe si mund të marrë përgjigje e çfarë mund të presë nga institucionet europiane.

Shembull

Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, një OJF shqiptare që mbron të drejtat e ish-pronarëve të cilët kërkojnë kthimin e pronave të mëparshme, të sekuestruara në vitet para demokracisë, i drejton një letër Komisionit Europian për çështjet e pazgjidhura të kthimit të pronave ish-pronarëve të tyre, por që tashmë janë në zotërim të personave të tjerë.

Letra mbërrin në fillim tek Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun në Komisionin Europian, dhe është ky Seksion, i cili pasi e shqyrton përmbajtjen e saj, vendos t’ia kalojë letrën për kompetencë DG Enlargement. Kjo ndodh për arsye se është pikërisht kjo Drejtori (pra DG Enlargement) që merret me çështjet që i përkasin vendeve që përbëjnë rradhën e parë të zgjerimit në të ardhmen e afërt.

DG Enlargement ia përcjell për shqyrtim të mëtejshëm dhe veprim këtë letër Desk Officer-it për Shqipërinë në drejtorinë C, ku ndodhet nëndrejtoria për Shqipërinë.

Desk Officer që përgjigjet për marrëdhëniet me Shqipërinë në këtë Drejtori fillon të marrë informacion rreth problemit në fjalë nga disa burime. Burimet kryesore të tij përfshijnë:

Page 33: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

33 1) Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri

Për rastin në fjalë, këtë detyrim e mbulon Drejtoria e Çështjeve Politike, Ekonomike dhe të Informacionit, që njëkohësisht merret edhe me problemin e pronave. Për rastet e tjera, në varësi të problemit që shqyrtohet, informacioni i kërkuar do të shërbehet nga drejtori të tjera. Pasqyra e punës që aktualisht mbulon Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri, së bashku me drejtuesit aktualë të sektorëve jepet më poshtë:

Shef i Delegacionit: Ambasador Helmuth Lohan

Sektori i Çështjeve Politike, Ekonomike dhe Informacionit: Thomas van Handel

Sektori i Kontratave dhe Financave: Hubert Petit

Sektori i Administratës: Patrick Raes

Sektori i Veprimtarive: Vakant

Veprimtari: I: Aneil Singh

Veprimtari: II: Vakant

2) Ministria e Integrimit Europian e Shqipërisë

Kjo Ministri informacionin në këtë rast e merr nga Komititeti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (një institucion që është në varësi të Qeverisë shqiptare) dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (në varësi të Ministrisë së Drejtësisë).

Pas marrjes së informacionit nga këto instanca, Desk Officer-i për Shqipërinë krijon një kuadër të plotë me opinionet e gjithë aktorëve. Për këtë kërkon edhe opinionin e DG JLS (Drejtoria për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë), e cila është drejtori që ndodhet afër fushës së problemit në fjalë. Pas opinionit të marrë, Desk Officer përgatit përgjigjen drejtuar dërguesit të letër-ankesës, duke marrë si kuadër politik reference:

Page 34: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

34

Kriteret bazë të Proçesit të Stabilizim Asociimit (PSA)

Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA)

Duke qenë se vetë MSA nuk e trajton konkretisht çështjen në fjalë, por një nga parimet e saj është vendosja e stabilitetit makroekonomik të qëndrueshëm si element bazë i funksionimit të një shteti demokratik, çështja në fjalë trajtohet në parim.

Përgjigjja më e mundshme që i kthehet të interesuarve (në këtë rast Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”) mund të jetë parimore dhe jo me zgjidhje konkrete, duke garantuar grupin e interesit të prekur, se çështja do të trajtohet si problem dhe do të mbetet në fokusin e Komisionit Europian.

Kjo përgjigje i kthehet Shoqatës

ose drejtpërdrejt, nëpërmjet një letre në adresë të saj;ose nëpërmjet Delegacionit të Komisionit Europian.

Për informacion kjo letër i dërgohet edhe Ministrisë së Integrimit Europian të Shqipërisë, e cila është edhe dera kryesore e marrëdhënieve Komision Europian – Qeveri Shqiptare.

Tre janë mënyrat kryesore se si mund të referohet si problem çështja:

Përmendja e problemit në raportin e progresit vjetor të •Komisionit për Shqipërinë, ku kërkohet edhe një zgjidhje për çështjen.Përmendja si prioritet që kërkon zgjidhje në dokumentin e •Këshillit për Partneritetin Europian.Çështja trajtohet edhe në kuadër të takimeve të përbashkëta •Shqipëri-BE, në formën e një pyetësori. (si psh. në Takimet e Përbashkëta Konsultative CTF, Grupet e Përbashkëta të Punës për bujqësinë dhe peshkimin për ekonominë dhe financat).

Page 35: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

35Ekzekutivi shqiptar adreson çështjen në nivel politikash, duke përfshirë edhe zgjidhjen nëpërmjet këtyre mundësive:

Strategjitë Sektoriale dhe Ndërsektoriale;•Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit dhe Zbatimit të MSA;•Në nivel zbatues: Nëpërmjet adoptimit të legjislacionit të •nevojshëm;Masat konkrete për zbatimin e tij i marrin Komititeti i Kthimit dhe •Kompensimit të Pronave, si edhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ndarja e Drejtorive të Përgjithshme sipas politikave dhe përgjegjësive:

Zhvillimi Bujqësor dhe Rural (Agri) – Agriculture and Rural •DevelopmentKonkurrenca (Comp) - Competition•Çështjet Ekonomike dhe Financiare (Ecofin) – Econimic and •Financial AffairsEdukimi dhe Kultura (EAC) – Education and Culture•Punësimi, Çështjet Sociale dhe Shanset e Barabarta (Empl) – •Employment, Social Affairs and Equal OpportunitiesSipërmarrja dhe Industria – Enterprise and Industry•Mjedisi (Env) – Environment•Peshkimi dhe Çështjet Detare (Fish) – Fisheries and Maritime Affairs•Shëndeti dhe Mbrojtja e Konsumatorit (Sanco) – Health and •Consumer ProtectionShoqëria e Informacionit dhe Media (Infso) – Information Society •and MediaTregu i Brendshëm dhe Shërbimet (Markt) – Internal Market •and ServicesQendra e Përbashkët e Kërkimeve (JRC) – Joint Research •Centre

Page 36: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

36

Drejtësia, Liria dhe Siguria (JLS) – Justice, Freedom and Security•Politikat Rajonale (Regio) – Regional Policy•Kërkimet (RTD) – Research•Taksimi dhe Bashkimi Doganor (Tax) – Taxation and Customs •Union Transporti dhe Energjia (Tren) – Transport and Energy•

DG për Marrëdhëniet me Jashtë

Zhvillimi (Dev) – Development•Zgjerimi (Elarg) – Enlargement•Zyra e Bashkëpunimit EuropeAid (Aidco) – EuropeAid •Cooperation OfficeMarrëdhëniet me Jashtë (Relex) – External Relations•Ndihma Humanitare (Echo) – Humanitarian Aid•Tregtia – Trade•

DG për Shërbimet e Përgjithshme

Komunikimi – Communication•Zyra Europiane kundër Falsifikimit (OLAF) – European Anti-•fraud OfficeStatistikat (Eurostat) – Eurostat•Zyra e Publikimeve – Publications Office•Sekretariati i Përgjithshëm – Secretariat General•

DG për Shërbimet e Brendshme

Buxheti – Budget•Byroja e Këshilltarëve të Politikave Europiane (BEPA) – Bureau •of European Policy AdvisersInformatika – Informatics•

Page 37: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

37Infrastruktura dhe Logjistika – Infrastructure and Logistics•Shërbimi i Auditit të Brendshëm (IAS) – Internal Audit Service•Interpretimi – Interpretation•Shërbimi Ligjor – Legal Service•Personeli dhe Administrata – Personnel and Administration•Përkthimi (DGT) – Translation •

Komisionerët sipas fushave janë:

José Manuel Barroso• nga Portugalia, President i Komisionit Europian;Margot Wallström• nga Suedia, Zv/Presidente e Komisionit dhe Komisionere për Marrëdhëniet Institucionale dhe Strategjitë e Komunikimit;Günter Verheugen• nga Gjermania, Zv/President i Komisionit dhe Komisioner për Sipërmarrjen dhe Industrinë;Jacques Barrot• nga Franca, Zv/President i Komisionit dhe Komisioner për Transportin;Siim Kallas• nga Estonia, Zv/President i Komisionit dhe Komisioner për Çështjet Administrative, Auditin dhe Kundër Falsifikimeve;Franco Frattini• nga Italia, Zv/President i Komisionit dhe Komisioner për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë;Viviane Reding• nga Luksemburgu, Komisionere për Shoqërinë e Komunikimit dhe Mediat;Stavros Dimas• nga Greqia, Komisioner për Mjedisin;Joaquín Almunia• nga Spanja, Komisioner për Çështjet Ekonomike dhe Monetare;Danuta Hübner• nga Polonia, Komisionere për Politikat Rajonale;Joe Borg• nga Malta, Komisioner për Peshkimin dhe Çështjet DetareDalia Grybauskaitè • nga Lituania, Komisionere për Programimin Financiar dhe Buxhetin;

Page 38: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

38

Janez Potočnik• nga Sllovenia, Komisioner për Shkencën dhe Kërkimet;Ján Figeľ• nga Sllovakia, Komisioner për Edukimin, Trajnimin, Kulturën dhe Rininë;Markos Kyprianou• nga Qipro, Komisioner për Shëndetin;Olli Rehn• nga Finlanda, Komisioner për Zgjerimin;Louis Michel• nga Belgjika, Komisioner për Zhvillimin dhe Ndihmën Humanitare;László Kovács• nga Hungaria, Komisioner për Taksimin dhe Bashkimin Doganor;Neelie Kroes• nga Holanda, Komisionere për Konkurrencën;Mariann Fischer Boel • nga Danimarka, Komisionere për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor;Benita Ferrero-Waldner• nga Austria, Komisionere për Marrëdhë-niet me Jashtë dhe Politikat Europiane të Fqinjësisë;Charlie McCreevy• nga Irlanda, Komisioner për Tregun e Brendshëm dhe Shërbimet;Vladimír Špidla• nga Republika Çeke, Komisioner për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Shanset e Barabarta;Peter Mandelson• nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Komisioner për Tregtinë;Andris Piebalgs• nga Letonia, Komisioner për Energjinë;Meglena Kuneva• nga Bullgaria, Komisionere për Mbrojtjen e Konsumatorit;Leonard Orban• nga Rumania, Komisioner për Multilingualizmin.

Lidhja e institucioneve europiane me Shqipërinë, rasti i negociimit të një marrëveshjeje:

Për të kuptuar më qartë se si lidhet vendimmarrja në nivel europian me çështjet që afektojnë Shqipërinë, shembull tipik është Marrëveshja e Lehtësimit të Regjimit të Vizave mes Komunitetit Europian dhe Shqipërisë.

Page 39: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

39Shembull

Duke u nisur nga deklarata e Samitit të Selanikut, ku vendeve të Balkanit Perëndimor, dhe në mes tyre edhe Shqipërisë, u premtohet një perspektivë e qartë europiane, duke pasur si qëllim dëshirën për shkëmbime të mëtejshme dhe më të lira mes njerëzve, BE vendosi t’i ofrojë këtyre vendeve një lehtësim të proçedurave për lëvizjen e personave drejt vendeve të Komunitetit. Por si u veprua deri në arritjen e një Marrëveshjeje të tillë?

Nëpërmjet një Vendimi ishte Këshilli që autorizoi Komisionin të hapë negociatat me Shqipërinë për Marrëveshjen e Lehtësimit të Regjimit të Vizave. Me këtë akt, Komisioni mori mandatin për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në nivel politik dhe ekspertësh për hartimin e një Marrëveshjeje Lehtësimi Vizash, marrëveshje që duhet të ishte sa më e përshtatshme për të dyja palët. Për faktin se kishim të bëjmë me një Marrëveshje me vende që përfshihen në proçesin e Zgjerimit, ishin përfaqësues të DG Enlargement që negociuan në tre raunde me përfaqësues të qeverisë shqiptare. Pas këtyre negociatave, Komisioni dhe autoritetet shqiptare të Ministrisë së Jashtme arritën në një Marrëveshje, që u quajt si përfundimtare mes tyre.

Pas këtij hapi, Komisioni ia dërgoi këtë Propozim Parlamentit për të dhënë opinionin e tij, si edhe Këshillit për të vendosur për firmosjen e tij pas opinionit të Parlamentit Europian. Këshilli i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, pasi e shqyrtoi Marrëveshjen, dhe pasi mori edhe opinionin e Parlamentit Europian, vendosi për nënshkrimin e saj. Pas këtij akti, Marrëveshja hyn në fuqi në datën e përcaktuar.

E njejta proçedurë u ndoq edhe për Marrëveshjen e Ripranimit, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2006.

Koment

Ka Marrëveshje të cilat përveç Parlamentit Europian, duhet të miratohen dhe ratifikohen edhe nga Paramentet kombëtare të vendeve anëtare të Komunitetit. Pasi e kanë miratuar një Marrëveshje të tillë, secili vend njofton Këshillin dhe Parlamentin Europian se Marrëveshja është miratuar në nivel kombëtar.

Page 40: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

40

Sekretariati

Bashkëpunimi rajonal midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht në detyrë: Jacqueline Orton

Parlamenti Europian

Roli: Krahu legjislativ i BE, i zgjedhur drejtpërsëdrejtiMbledhjet: Seancat plenare një herë në muaj në Strasburg,

mbledhjet e Komisioneve dhe seanca të tjera në Bruksel

Adresa: Plateau du Kirchberg, B.P. 1601, L-2929 LuxembourgInternet: www.europarl.eu.intTel: +352 4300-1

Deputetët e Parlamentit Europian nuk rreshtohen në grupe kombëtare, por në grupe sipas përkatësisë politike. Parlamenti Europian u krijuar në vitin 1950, por që nga viti 1979 deputetët zgjidhen drejtpërsëdrejti nga qytetarët që ata përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në 5 vjet. Në to mund të votojë çdo qytetar europian që ka mbushur moshën për të votuar. Parlamenti shpreh vullnetin demokratik të rreth 500 milionë qytetarëve të BE, dhe përfaqëson interesat e tyre në raport me institucione të tjera të BE. Parlamenti Europian aktualisht ka 785 deputetë. Seancat plenare mujore mbahen në Strasburg, ku është edhe selia e Parlamentit. Takimet e Komisioneve parlamentare dhe çdo seancë plenare shtesë mbahet në Bruksel, ndërsa në Luksemburg ndodhen zyrat administrative, Sekretariati i Përgjithshëm.

Me çfarë merret Parlamenti Europian?

Tre rolet kryesore të tij janë:

1. Parlamenti ndan së bashku me Këshillin fuqinë legjislative. Fakti që Parlamenti është një institucion i zgjedhur drejtpërsëdrejti,

Page 41: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

41është një garanci për legjitimitetin demokratik të legjislacionit Europian;

2. Parlamenti ushtron mbikqyrje demokratike ndaj institucioneve të BE, dhe kryesisht ndaj Komisionit. Parlamenti ka kompetencat për të aprovuar emërtimin e Komisionerëve, gjithashtu edhe të mbikqyrë punën e Komisionit si një i tërë;

3. Parlamenti ndan me Këshillin autoritetin mbi buxhetin e BE, pra në këtë mënyrë ndikon në shpenzimet e BE. Proçedura vazhdon me miratimin apo hedhjen poshtë të buxhetit në tërësi.

Grupet parlamentare të Parlamentit Europian

Parlamenti Europian është i organizuar në disa grupe •parlamentare, që aktualisht janë:Partia Popullore Europiane (Kristiandemokratët) dhe •Demokratët Europianë

Socialistët•Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën•Bashkimi për Europën i Grupit Kombëtar•Të gjelbërit / Aleanca e Lirë Europiane•Grupi Konfederal i Të Majtës Europiane të Bashkuar – E Majta e •Gjelbër NordikeGrupi i demokracisë – Të pavarurit•Grupi i Identitetit, Traditës dhe Sovranitetit•

Lidhja me Shqipërinë

Komiteti për Europën Juglindore i cili kryesohet nga deputetja Doris Pack është një institucion i rëndësishëm që jo vetëm monitoron progresin e Shqipërisë në rugën drejt BE-së por edhe përmes rezolutave të posaçme ndikon në përcaktimin e prioriteteve të proçesit për të përmbushur nga ana e Shqipërisë.

Page 42: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

42

Banka Europiane e Investimeve

Roli: Të financojë projekte të BEAnëtarët: Bordi i Drejtorëve prej 27 personash të vendeve

anëtareAdresa: 100 Boulevard Konrad Adenauer, L-2950

LuxembourgTel.: +352 4379 1Internet: www.eib.eu.int

Banka Europiane e Investimeve u themelua ne 1958 me Traktatin e Romës. Kjo bankë ndihmon në arritjen e objektivave të Bashkimit Europian duke financuar tipe të veçanta projektesh investimi. Projektet e përzgjedhura janë ato që promovojnë integrimin europian, zhvillimin e balancuar, integrimin ekonomik dhe social, si edhe një ekonomi në zhvillim të përhershëm që bazohet tek dija dhe njohuritë.

Me çfarë merret Banka e Investimeve?

Misioni i bankës është të investojë në projekte që promovojnë objektivat e Bashkimit Europian. Banka është jofitimprurëse dhe nuk fiton nga kursimet apo nga depozitat aktuale që zotëron. Banka nuk përdor as fondet e buxhetit të BE. Banka bazohet tek huamarrja në tregjet financiare dhe në aksionerët e saj, që janë shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Të gjitha shtetet japin kontributin e tyre në këtë Bankë në bazë të peshës specifike të secilës ekonomi brenda Bashkimit Europian.

Marrëdhëniet me Shqipërinë

Banka Europiane e Investimeve është financuese e projekteve të ndryshme që zbatohen në Shqipëri. Këto projekte paraqiten për financim tek kjo Bankë nga qeveria shqiptare, dhe banka vendos të financojë ose jo. Shembujt më të shumtë jepen në përmirësimin e infrastrukturës së vendit tonë, pasi Banka Europiane e Investimeve është investitorja kryesore për segmente të ndryshme të rrugëve në Shqipëri, si psh për një pjesë të rrugës Durrës-Kukës. Por Banka gjithashtu financon edhe projekte të tjera, që mund të quhen projekte madhore, dhe që përfshijnë sasi të konsiderueshme fondesh.

Page 43: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

43BankaQendroreEuropiane(ECB–EuropeanCentralBank)

Roli: Të manaxhojë monedhën e përbashkët Euro dhe politikën monetare të BE

Adresa: Kaiserstrasse 29, D-60311, Frankfurt am MainTel.: +49 691 3440Internet: www.ecb.int

Nga 27 vende të BE, 13 prej tyre tashmë përdorin të njëjtën monedhë: Euron. Kartmonedhat dhe monedhat Euro u hodhën në qarkullim në 1 Janar 2002. Banka Qendrore Europiane u themelua në 1998, nga Traktati i Bashkimit Europian, që të përgatiste dhe manaxhonte hyrjen në fuqi të Euros. Por Banka është përgjegjëse edhe për hartimin dhe implementimin e politikave ekonomike dhe monetare europiane.

Lidhja me Shqipërinë

Ne Nenin 109 të Traktatit thuhet se “së paku në datën e themelimit të ESCB, çdo shtet anëtar duhet të sigurojë që legjislacioni kombëtar, duke përfshirë këtu edhe statutet e Bankave Qendrore Kombëtare, të jetë në përputhje me Traktatin dhe Statutin e ESCB.”

Ne kete konteks, Marreveshja e Stabilizim Asociimit ne nenet 61, 87, 89 dhe Shtojcen IV, te saj parashikon detyrime konkrete per rregulimin e sistemit bankar ku rol te veçante merr adoptimi i Statutit te Bankes se Shqiperise me Statutin e Bankes Qendrore Europiane i cili respekton kater parime baze:

1. Detyrimet Statutore – Pavarësia Funksionale Koncepti i pavarësisë funksionale tek ECB bazohet tek Neni 105

(1) i Traktatit dhe Neni 2 i Statutit, në bazë të të cilit “objektivi kryesor i ESCB është ruajtja e stabilitetit të çmimeve.” Përsa i përket afateve kohore për hyrjen në fuqi të këtyre detyrimeve, ECB parasheh në Raportet e Konvergjencës se detyrimi i Bankave Qendrore Kombëtare për të mbajtur stabilitetin e çmimeve si objektiv të tyre kryesor është një kërkesë paraaderimi (shih ECB, 2006b, fq.31.)

Page 44: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

44

2. Formulimi dhe Implementimi i Politikave Monetare – Pavarësia Institucionale

Përkufizimi i ECB për pavarësinë institucionale bazohet në Nenin 108 të Traktatit dhe në Nenin 7 të Statutit (ECB, 2006b, fq.31). Këto detyrime ndalojnë ECB, Bankat Qendrore Kombëtare dhe anëtarët e institucioneve të tyre vendimmarrëse të marrin apo të parashikojnë udhëzime nga institucionet Komunitare.

3. Pavarësia Personale Përkufizimi i pavarësisë personale nuk vihet në diskutim

dhe bazohet tek rregullimet e rolit, statusit dhe përbërjes së institucioneve më të larta vendimmarrëse të Bankave Qendrore.

4. Pavarësia Financiare Kjo mbulon dy aspekte: e para, pavarësia buxhetore (duke

përfshirë rregulla për manaxhimin e buxhetit të bankës qendrore, çështje të pronësisë, përdorimit të fitimeve të bankës qendrore dhe mbulimit të humbjeve të mundshme) dhe e dyta, çështje të ndalimit të financimit me mjete monetare, duke njohur rëndësinë e kësaj për CBI.

Gjykata Europiane e Drejtësisë

Roli: Të japë vendime për rastet që paraqiten para saj dhe të garantojë rendin ligjor komunitar.

Gjykata Europiane e Drejtësisë: Një gjykatës për çdo vend anëtar të BE, 8 avokatë të

përgjithshëmGjykata e Shkallës së Parë: Një gjykatës për çdo vend anëtar të BE.Mandati: Anëtarët e të dyja gjykatave miratohen për mandate

të përsëritshme 6-vjeçare.Adresa: Plateau du Kirchberg, L-2925 LuxembourgTel.: +352 4303 1Internet: curia.eu.int

Page 45: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

45Gjykata Europiane e Drejtësisë, që shpesh cilësohet thjesht edhe si “Gjykata”, u themelua nga Traktati i Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut në 1952. Puna e kësaj gjykate është të sigurojë që legjislacioni i BE (njohur ndryshe edhe si e drejta komunitare) të interpretohet dhe zbatohet në të njëjtën mënyrë në çdo vend anëtar të BE. Kjo do të thotë që ky legjislacion të jetë unik për të gjitha palët dhe në të gjitha rrethanat. Gjykata ka të drejtën të vendosë mbi çështje të diskutueshme ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të BE, biznesit dhe individëve.

Gjykata ka këtë konfiguracion: 1 gjyqtar për çdo vend anëtar, në mënyrë që në këtë gjykatë të përfaqësohet secili sistem ligjor i vendeve të BE. Pas zgjerimit të BE në 27 shtete, për efektivitetin e vendimmarrjes Gjykata mblidhet në të ashtuquajturën “Dhoma e Madhe” të përbërë prej 13 anëtarësh, në vend të mbledhjes së zakonshme në seanca plenare që duhej të ndiqej nga të gjithë gjyqtarët.

Gjykata asistohet nga puna edhe e tetë Avokatëve të Përgjithshëm, të cilët gjithashtu duhet të jënë juristë me profil të lartë publik. Roli i tyre është të përgatisin opinione për çështjet që i paraqiten Gjykatës. Këtë duhet ta bëjnë publikisht dhe në mënyrë të paanshme. Opinionet e tyre nuk janë detyruese por autoriteti i tyre është mjaft i lartë.

Zakonisht gjykatësit dhe avokatët e përgjithshëm janë ose ish-anëtarë të gjykatave të larta të vendeve, ose juristë me kompetencë të lartë profesionale, që janë të besueshëm për paanshmërinë e tyre. Ata caktohen nga pëlqimi i përbashkët i qeverive të vendeve anëtare. Mandati fillestar i tyre është 6 vjet.

Gjykata e Shkallës së Parë (Court on First Instance)

Për të ndihmuar punën e Gjykatës së Drejtësisë që të operojë me mijërat e çështjeve që i paraqiten, dhe për t’i dhënë një mbrojtje më të mirë ligjore qytetarëve të BE, në vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkallës së Parë”. Kjo Gjykatë, që i bashkangjitet asaj të drejtësisë, është përgjegjëse për dhënie drejtësie në raste të veçanta çështjesh, zakonisht çështje që janë paraqitur nga individë apo çështje që kanë të bëjnë me konkurrencën e pandershme ndërmjet bizneseve. Si

Page 46: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

46

Gjykata e Drejtësisë, ashtu edhe Gjykata e Shkallës së Parë, kanë secila nga një Kryetar, që zgjidhet midis vetë gjyqtarëve për një mandat 3-vjeçar.

Me çfarë merret Gjykata:

Gjykata merr vendime për çëshjet që i paraqiten. Katër rastet më të zakonshme të çështjeve janë:

kërkesa për gjykim paraprak•proçedime për shkak mospërmbushje detyrimesh•proçedime për shfuqizime•proçedime për mosveprime•

Strukturat e BE në Shqipëri -Delegacioni i Komisionit Europian

Delegacioni i Komisionit Evropian në Republikën e Shqipërisë është një mision diplomatik i përhershëm, që përfaqëson Komisionin Evropian – organin ekzekutiv të Bashkimit Evropian – në kuadrin e zbatimit të marrëdhënieve të Komunitetit Europian me vendet e tjera (shiko kapitullin 3).

Megjithëse sipas hierarkisë ai është pjesë e strukturës së Komisionit, në praktikë, shërben për ineteresat e Bashkimit Europian. Ndodhen rreth 118 delegacione në vendet e treta dhe 5 delegacione në Gjenevë, Nju Jork, Paris, Romë dhe Vjenë (në qendrat e organizatave ndërkombëtare si OECD, OSBE, OKB, OBT).

Roli i Delegacioneve është të:Prezantojnë, shpjegojnë dhe zbatojnë politikat e BE-së;•Analizojnë dhe raportojnë mbi politikat dhe zhvillimet e vendeve •– në institucionet e të cilave ato janë të akredituara;Të zhvillojnë negociata në përputhje me mandatin që u është •dhënë atyre (nga Këshilli).

Kjo nënkupton që në vendet e treta delegacionet ushtrojnë një pushtet që i është dhënë atyre nga Traktati mbi Komunitetin

Page 47: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

47Europian nëpërmjet promovimit të interesve komunitare, ashtu siç janë sanksionuar në politikat e përbashkëta, kryesisht në politikën e përbashkët tregtare, pa përjashtuar bujqësinë, peshkimin, mjedisin, transportin, shëndetin dhe politikat e sigurisë.

Delegacioni shërben si urë lidhëse për marrëdhëniet e përditshme ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë. Ai i raporton Brukselit mbi zhvillimet e fundit politike, ekonomike dhe tregtare. Një nga detyrat thelbësore të delegacionit është të monitorojë dhe të raportojë në Bruksel zhvillimet politike, ekonomike dhe tregtare, të cilat lidhen direkt me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në BE; zbatimit të reformës së ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare në kuadër të dokumentetit të Partneritetit Europian dhe adoptimit të legjisacionit vendas me acquis communautaire në periudha afatshkrurtër dhe afatmesëm. Ai gjithashtu mbështet ngritjen dhe funksionimin e kapaciteteve të nevojshme administrative për të menaxhuar fondet e asistencës komunitare, sikundër mbështet përmes programeve të posacme zhvillimin e shoqërisë civile.

Delegacioni i Komisionit Europian mbështet përpjekjet e Shqipërisë në zbatimin e MSA-së, por nuk mund të zëvendësojë autoritet shqiptare të cilat janë përgjegjëset përfundimtare për të zgjidhur shqetësimin qytetar.

Roli i Delegacionit:

Delegacioni i Komisionit Evropian në Republikën e Shqipërisë ka si detyrë:

Të mundësojë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe •politike mes BE dhe Shqipërisë në kuadrin e Proçesit të Stabilizim Asociimit, që përbën dhe kuadrin strategjik për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.Të drejtojë Programin e Asistencës të Komunitetit të BE: •CARDS, IPA.Të zhvillojë një numër veprimtarish të tjera, siç është hartimi •i Strategjisë së Komunikimit për shpërndarjen e informacionit për BE, duke informuar publikun e gjerë, vendimmarrësit dhe

Page 48: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

48

opinionistët shqiptarë për proçesin e integrimit, institucionet e BE dhe politikat e tij.

Objektivat kryesorë të asistencës së Bashkimit Europian në Shqipëri, që shprehen nëpërmjet Delegacionit të BE, janë:

ta sjellë Shqipërinë më pranë standardeve dhe parimeve të BE, •dhe për ta përgatitur vendin për integrimin gradual në strukturat e BE në kuadrin e Proçesit të Stabilizim Asociimit.të ndihmojë autoritetet shqiptare për konsolidimin e demokracisë •dhe vendosjen e shtetit ligjor.të ndihmojë Qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj për realizimin •e një reforme të plotë administrative dhe institucionale.të mundësojë proçesin e transformimit ekonomik dhe shoqëror •drejt një ekonomie tregu efektive dhe funksionale.

Instrumenti kryesor që i vjen në ndihmë Bashkimit Europian është Programi CARDS dhe Programi IPA që e pason. Përmes këtyre programeve BE synon të realizojë rindërtimin e rajonit, zhvillimin institucional dhe legjislativ, duke përfshirë këtu harmonizimin me normat e Bashkimit Europian, të zhvillojë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, shoqërinë civile dhe median; të ndihmojë në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social, promovimin e lidhjeve më të ngushta dhe bashkëpunimin rajonal mes vendeve, si edhe ndërmjet tyre.

Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri

Adresa: Rruga e Durrësit, nr. 127/1, Tiranë, AlbaniaTel.: +355 4 228 320Internet: www.delalb.ec.europa.eu

Page 49: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

49

INSTITUCIONET SHQIPTARE, AKTORE NE PROÇESIN E STABILIZIM ASOCIIMIT

Hyrje

Evidentimi i kompetencave dhe detyrimeve institucionale në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Proçesi i Integrimit Europian shtrihet në planin politik, ekonomik, tregtar dhe social, dhe për këtë arsye ai përfshin një mori detyrishmesh, apo angazhimesh, impakti i zbatimi të të cilave ndikon drejtpërdrejtë në jetën e shtetasve shqiptarë dhe në aktivitetet e tyre të përditshme.

Duke qenë nje proçes tepër kompleks, për “finalizimin” e tij të “suksesshëm”, që do të nënkuptonte arritjen e standardeve të krahasueshme me ato të vendeve të Bashkimit Europian, nevojitet një motor i fuqishëm administrativ i cili duhet të garantojë realizimin e 4 funksioneve kryesore:

1. Hartimin e politikave për realizimin e proçesit;2. Zbatimin e politikave dhe garantimin për të mos devijuar nga

objektivat e vendosur në proçes;3. Monitorimin e zbatimit të politikave;4. Raportimi si një element i rëndësishëm i cili siguron lidhjen

ndërmjet palëve, si edhe i hap rrugën mbështetjes së ndërsjelltë për arritjen e objektivave të vendosur.

Nga eksperiencat e vendeve të anëtarësuara rishtazi dallohet qartë ndarja dhe bashkëveprimi i institucioneve në proçesin e anëtaresimit në Bashkimin Europian. Për të kuptuar këtë ndarje në rastin e Shqipërisë duhet analizuar pikërisht roli politikëbërës dhe vendimmarrës i institucioneve Shqiptare si dhe funksionet që ato kryejnë.

Page 50: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

50

1. Hartimi i Politikave

a. Ministritë e Linjës dhe Institucionet Qendrore

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk duhet konsideruar thjesht si një marrëveshje kuadër e cila hedh disa themele për të ngritur një marrëdhënie miqësie apo ndihme, por si një kontratë e qartë e cila prek individualisht dhe në mënyrë të gërshetuar të gjitha sferat e funksionimit te një shteti, duke përcaktuar objektin, subjektin, masën, afatet kohore dhe sanksionet për zbatimin apo moszbatimin e angazhimeve kontraktuale.

Duke patur një shtrirje kaq të gjerë dhe të detajuar për cdo fushë, kjo marrëveshje parashikon nevojën për ndërmarrjen e masave ligjore, administrative dhe financiare të cilat përbëjnë edhe elementet strukturore të politikave zhvillimore. Ministritë e linjës dhe Institucionet e tjera Qendrore janë institucionet kryesore përgjegjëse për formulimin e politikave të matshme zhvillimore të cilat garantojnë realizimin e detyrimeve që përcaktohen në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sipas fushave përkatëse apo pjesëve të fushave që ato mbulojnë.

Drejtoritë apo Sektorët perkatës ne Ministritë e linjës, janë iniciatore të hartimit të politikave sektoriale, duke marrë shkas nga problematikat e zhvillimit apo dhe nevoja e reformave në kuadër të Proçesit të Stabilizim Asociimit. Për të koordinuar hartimin e politikave të cilat mundësojnë realizimin e detyrimeve të përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, institucionet e administratës publike, pjesë e Qeverisë, koordinojnë punën e tyre si në nivel ekzekutiv ashtu edhe në nivel politikbërës.

Struktura kryesore që duhet të mundësojë koordinimin e brendshëm të institucionit dhe lidhjen e tij me institucione të tjera në rastet e ndarjes së kompetencave për një fushë të caktuar është Njësia e Integrimit Europian.

Njësitë e Integrimit Europian 11, nuk kanë kompetenca në hartimin e një politike të caktuar brenda institucionit, por ato duhet të

11 Vendim i Këshillit te Ministrave Nr. 179, datë 22 Shkurt 2006, “Për Krijimin e Njësive të Integrimit Europian në Ministritë e Linjës”

Page 51: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

51harmonizojnë politikat, kuadrin ligjor dhe instrumentat financiare të ndihmës që mundësojnë realizimin e tyre. Detyrat kryesore të Njësive të Integrimit Europian janë:

a.1 Bashkërendimi i brendshëm institucional, sigurimi i lidhjes direkte dhe bashkërendim i punës me Ministrinë e Integrimit Europian dhe ministritë e tjera të linjës lidhur me angazhimet e marra nga Shqipëria në kuadër të Proçesit të Stabilizim Asociimit;

a.2 Bashkërendimi i brendshëm institucional dhe bashkërendimi i punës me Ministrinë e Integrimit Europian dhe me ministritë e tjera të linjës lidhur me proçesin e përafrimit të legjislacionit vendas me acquis communautaire në kuadër të programit TAIEX;

a.3 Bashkërendimi i brendshëm institucional me qëllim përgatitjen e progres raporteve për proçesin e Integrimit Europian.

b. Komiteti Teknik për Zbatimin e MSA-së 12

Proçesi i harmonizimit të politikave zhvillimore në kuadër të Proçesit të Stabilizim Asociimit është sa i vështirë edhe kompleks pasi politikat që synohen të harmonizohen (politikat ekonomike, sociale dhe administrative të Bashkimit Europian dhe kuadri ligjor që mundëson zbatimin e tyre) janë në proçes konstant ndryshimi dhe përmirësimi. Elementët më të rëndësishëm në proçesin e hartimit të tyre nga institucionet e linjës dhe Institucionet e tjera qendrore janë:

kuptimi i angazhimeve që rrjedhin nga MSA-ja dhe zbërthimi i •tyre në veprime konkrete (plane veprimi);mbështetja administrative dhe financiare për zbatimin e këtyre •veprimtarive të monitorueshme; pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe grupeve përkatëse të interesit •në proçesin e hartimit të politikave nga këto institucione, të cilat do ta kishin të pamundur të përfaqësonin një mesatare të interesit të përgjithshëm pa marrë paraprakisht informacion nga

12 Urdhri i Kryeministrit Nr. 33, datë 02.04.2007, “Për Ngritjen e Komitetit Teknik të Punës për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”.

Page 52: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

52

grupe të ndryshme të interesit që mund të preken nga këto politika, duke i ballafaquar ato me interesat sociale përveç atyre ekonomike.

Në funksion të koordinimit të politikave sektoriale komplekse (si psh. Politikat e Transportit Tokësor që lidhen në mënyrë të pashmangshme me Politikat Mjedisore 13), Komiteti Ndërministror, si një strukture ku përfaqësohen të gjithë Ministrat dhe Drejtuesit e Institucioneve të tjera Qendrore në drejtimin e Ministrit të Integrimit, shqyrton dhe më pas miraton këto politika apo veprimtari të monitorueshme që mundësojnë zbatimin e tyre.

Detyrat dhe funksionet kryesore të këtij Komiteti janë:

b.1 shqyrtimi, mbikëqyrja dhe koordinimi i punës në lidhje me zbatimin e agazhimeve të marra nga pala shqiptare në kuadër të MSA-së, Marrëveshjes së Ndërmjetme, dokumentit të Partneritetit Europian, si edhe të prioriteteve dhe rekomandimeve të parashikuara në dokumentet strategjikë të proçesit të integrimit europian;

b.2 drejtimi, koordinimi dhe monitorimi i proçesit të përditësimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, çdo vit, me synim adresimin e prioriteteve dhe angazhimeve të reja të marra në kuadër të integrimit europian.

c. Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka një rol thelbësor në proçesin e integrimit evropian, i cili simbolizohet nëpërmjet karakterit përfaqësues të tij, duke i dhënë kështu legjitimitetin e nevojshëm këtij proçesi. Roli i Kuvendit në Proçesin e Stabilizim Asociimit përcaktohet qartë nëpërmjet Ligjit Nr.9252, datë 08.07.2004 ˝Për punën e Kuvendit në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bahkimin Europian˝, i njohur ndryshe si Ligji ˝Zela˝. Sipas këtij ligji, roli i Kuvendit lidhet me hartimin e një kuadri të plotë ligjor, që synon mbështetjen

13 Te percaktuara ne menyre te qarte ne Protokollin 5 te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit.

Page 53: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

53dhe mbikqyrjen e proçesit të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në aspektin politik, ligji ngarkon Kuvendin për ndërtimin e kuadrit të përshtatshëm për dialogun politik ndërmjet palëve si dhe ndërmjet angazhimit me të drejtpërdrejtë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe më të gjere.

Në Kuvend funksionojnë 8 komisione të përhershme. Cdonjeri nga 8 komisionet e përhershme parlamentare mbulon një fushë të caktuar. Në veprimtarinë e tyre legjislative dhe kontrolluese, çdo komision ndjek edhe çështjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian dhe zbatimin e masave institucionale. Në përmbushje të përgjegjësive ligjore, Këshilli i Ministrave duhet të konsultohet paraprakisht me Kuvendin lidhur me qëndrimet që do të mbajë në institucionet e ndryshimeve të Bashkimit Europian. Ky konsultim është i detyrueshëm kur qëndrimet e Këshillit të Ministrave sjellin përfshirjen e Kuvendit dhe kompetencave të tij.

Komisionet sektoriale duhet të konsultohen paraprakisht për qëndrimet që mbahen në negociatat që kryhen, sipas fushës së veprimtarisë së tyre. Kuvendi në ushtrim të kompetencave të tij duhet të prononcohet kur e sheh të arsyeshme me një nismë të vetën, lidhur me projektet e legjislacionit dhe të politikës komunitare.

Komisioni i Integrimit Europian, ka në fokusin e punës së tij Çështjet e Integrimit Europian. Një nga çështjet kryesore që shqyrton ky komision është monitorimi i përputhshmërisë së projektligjeve me acquis comunautaire, nga ky monitorim, Komisioni përgatit raporte shoqeruese. Raportet e përgatitura dhe të mirtuara nga anëtarët e komisionit i dërgohen Komisioneve të tjera Parlamentare dhe rekomandimet e përfshira mbahen në konsideratë gjatë proçesit të shqyrtimit të projektligjeve.

Në bazë të nenit 5 të ligjit Zela, “për punën e kuvendit në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian “, Komisioni I Integrimit është I detyruar të japë mendimin e tij në rast konsultimesh kur qëndrimet e Këshillit të Ministrave sjellin përfshirjen e Kuvendit dhe kompetencave të tij.

Komisioni Parlamentar I Integrimit, sipas ligjit Zela, duhet të hartojë çdo vit raporte, që sherbejnë si bazë për shqyrtimet që do të bëhen

Page 54: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

54

në të gjitha komisionet e Kuvendit, sipas fushave të veprimtarisë së Bashkimin Europian, duke zhvilluar edhe një séancë plenare me debat.

Për të shpjeguar rolin e Institucioneve në hartimin e politikave dhe koordinimin ndërmjet tyre në rastet e ndarjes së kompetencave analizojmë një shembull “Mbi Transportin Tokësor”:

Shembull

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në Nenin 59 të saj, parashikon detyrimet dhe përfitimet kontraktuale që do të zbatohen në lidhje me shërbimet e transportit tokësor ndërmjet Komunitetit Europian dhe Shqipërisë. Parimet kryesore që vendos ky nen detajohen në Protokollin 5 të Marrëveshjes “Mbi Transportin Tokësor”. Qëllimi i këtij Protokolli është të nxisë bashkëpunimin ndërmjet palëve në lidhje me transportin tokës duke u fokusuar në trafikun e transitit.

Në këtë Protokoll përcaktohet që palët kontraktuese të adoptojnë masa të koordinuara dhe reciproke për të zhvilluar një rrjet infrastrukturor transporti shumë-funksionalë, si një mjet i rëndësishëm i zgjidhjes së problemeve që prekin ngarkesën e mallrave nëpër Shqipëri (p.sh., Korridori 8, Aksi Veri-Jug, lidhjet mbarë-europiane Adriatik-Jon). Ky detyrim edhe pse i përgjithshëm e ngarkon palën shqiptare, në veçanti Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si institucioni përgjegjës për hartimin e politikave që bëjnë të zbatueshme këtë detyrim kontraktual.

Protokolli ka edhe elementë të tjerë të detajuar sic janë: “ruajtja e regjimit që buron nga marrëveshjet dypalëshe, ose instrumente e tjera ezksistuese ndërkombëtare dypalëshe të lidhura ndërmjet çdo shteti anëtar të Komunitetit dhe Shqipërisë. Kur nuk ka marrëveshje apo instrumente të tilla palet duhet ti përmbahen regjimit kontraktual që buron ndërmjet tyre nga situata faktike në vitin 1991, vit kur edhe kanë filluar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”.

Situata që krijohet nga kjo dispozitë, ruan pozitat diskriminuese që shoqëritë Shqiptare të transportit hasin në ofrimin e këtij shërbimi në territorin e Bashkimit Europian. Per të zgjidhur këtë

Page 55: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

55situata, ne Protokoll parashikohet qe me hyrjen në fuqi të MSA-se (ratifikimin e saj edhe nga te gjtha Shtete Anëtare), institucionet përgjegjëse Shqiptare (Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit) duhet të bashkëpunojë me Shtete Anëtare të Komunitetit për të shfuqizuar Marrëveshjet Dypalëshe me qëllim që t’i përshtatë ato me detyrimet e këtij protokolli. Pra, liberalizimi i mëtejshëm dhe eliminimi i akteve normative që diskriminojnë transportin e shoqërive shqiptare në ofrimin e këtij shërbimi transit në Komunitet, ose anasjelltas.

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, duhet të hartojë akte të posaçme së bashku me çdo Shtet Anëtar. Në mënyrë më specifike Drejtoria e Politikave të Transportit Rrugor (në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Planifikimit për Transportin dhe Telekomunikacionin), si edhe Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë (në varësi të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Informimit të Publikut) kanë si detyrim të rishikojnë me çdo vend anëtar marrëveshjet dypalëshe të transportit tokësor ekzistuese me qëllim eliminimin e diskriminimeve që ato përmbajnë.

Duke analizuar funksionet e këtyre dy drejtorive kuptojmë që të detyrat e tyre konsistojnë në proçesin e hartimit të politikave (draftimi i kuadrit normativ të nevojshëm për shfuqizimin e marrëveshjeve në fuqi), monitorimin e zbatimit të këtyre akteve normative nëpërmjet institucioneve të varësisë dhe funksione të raportimit në Komisionin Europian, apo institucione të tjera Komunitare për zbatimin e këtyre politikave.

Koordinimin e këtyre dy drejtorive ndërmjet tyre dhe në nivel qeveritar (me Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, apo Ministrinë e Integrimit Europian) realizohet nëpërmjet Njësive të Integrimit Europian.

Kuadri i nevojshëm, në nivel politikash miratohet nga Komiteti Teknik i Punës për Zbatimin e MSA-së dhe në nivel aktesh normative miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe me pas nga Parlamenti i Shqipërisë.

Page 56: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

56

2. Zbatimi i Politikave

Rolin kryesor në zbatimin e politikave sektoriale në Shqipëri e kanë institucionet qendrore të cilat nëpërmjet karakterit shtrëngues të akteve ligjore dhe nënligjore orientojnë të gjitha institucionet e tjera shtetërore në zbatimin e tyre. Format kryesore të akteve normative për vënien në jetë të politikave janë:

a. Propozimet legjislative;b. Vendimet me karakter administrativ-funksional;c. Vendimet me karakter rregullator;d. Vendimet me karakter politikëbërës;e. Vendimet me karakter fiskal-financiar;f. Urdhera, Udhezime dhe Rregullore teknike;g. Mbledhjet e formateve të ndryshme (të detajuara në objekt dhe

subjekt).

Në zbatimin e politikave përveç Ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera qendrore rol kyc kanë entet e ndryshme rregullatore dhe zbatuese në nivel qendror si ERT, KKRT dhe ERE. Përveç, Institucioneve të përhershme të cilat kanë detyrë funksionale zbatimin e politikave, në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendas me të drejtën Komunitare, rol kryesor duhet të kryejnë edhe Grupet e Përbashkëta të Punës “ad-hoc”. Këto grupe pune duhet të ngrihen me qëllim hartimin e akteve normative specifike ne duke adoptuar normat relative te Komunitetit. Për të përmbushur këtë detyrim ato duhet të përbëhen nga specialistë të fushës, juriste, ekonomiste, gjuhëtar dhe të garantohet edhe pjesëmarrja apo përfaqësimi në to i grupevë të interesit.

Page 57: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

573. Monitorimi i Politikave

Proçesin e monitorimit të zbatimit të politikave sektoriale dhe ndërsektoriale e garantojnë shumë aktorë të ekzekutivit qendror, nëpërmjet mbikëqyrjes së treguesve të matshëm, ku vlen të përmenden për rolin e tyre kryesor:

a. Ministria e Integrimit Europian 14

Ministria e Integrimit, ka për mision drejtimin teknik dhe bashkërendimin e proçesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëpërmjet përafrimit të legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Europian, hartimit të politikave të integrimit, bashkërendimit të ndihmave financiare dhe informimit të publikut për këtë proçes. Për të realizuar misionin e saj, Ministria e Integrimit duhet të përmbushë keto funksione thelbesore:

Bashkërendimin e punës dhe monitorimin e zbatimit nga •institucionet shqiptare të angazhimeve të ndërmarra prej tyre, në kuadër të proçesit të Stabilizim-Asociimit (Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit);Bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin për zbatimin e •detyrimeve që rrjedhin nga MSA dhe rekomandimet e Komisionit Europian, të dala nga takimet e përbashkëta me Bashkimin Europian, të niveleve të ndryshme;Përgatitjen e mekanizmave metodologjikë në funksion të •lehtësimit të zbatimit të reformave sektoriale, që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit;Bashkërendimin e punës ndërmjet ministrive të linjës dhe •institucioneve të tjera qendrore për hartimin e planeve kombëtare për përafrimin e legjislacionit vendas me acquis dhe zbatimin e detyrimeve të MSA-së (të cilat përfshijnë prioritetet e parashikuara në dokumentin e Partneritetit Europian), me qëllim realizimin e objektivave të përcaktuara në kuadër të proçesit të integrimit europian;Bashkërendimin, monitorimin dhe analizimin e ecurinë në •proçesin e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të Bashkimit

14 Vendim i Këshillit te Ministrave, Nr. 580, datë 10.09.2004, “Për fushën e veprimtarisë së Ministrisë së Integrimit Europian”.

Page 58: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

58

Europian, duke mbajtur lidhje të rregullta institucionale me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera qendrore;Bashkërendimin e punës me ministritë e linjës dhe institucionet •e tjera qendrore për hartimin e legjislacionit të nevojshëm, me qëllim përmbushjen e detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, si dhe vlerësimin e përputhshmërisë se projektakteve normative të propozuara nga to;Bashkërendimin, programimin dhe monitorimin e ndihmës •komunitare për Republikën e Shqipërisë (Programi IPA, Programi i Fqinjësisë, TAIEX, si dhe programeve të tjera të ndihmës, që mund t’i ofrohen Republikës së Shqipërisë), sipas përparësive të vendit, në kuadër të proçesit të integrimit europian;

b. Ministritë e Linjës dhe Institucionet e tjera Qendrore

Ministritë e linjës dhe Institucionet e tjera Qendrore, si institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave konkrete në fusha specifike të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe social si transporti, mjedisi, energjia, puna dhe çështjet sociale, bujqësia, shëndeti publik, edukimi, etj., kanë edhe përgjegjësinë kryesore në monitorimin e realizimit të këtyre masave.

Funksionet monitoruese në këto institucione realizohen kryesisht nga drejtorite dhe sektorët përkatës për fushat apo pjesë specifike të fushave.

Shembull

Transporti Rrugor dhe Transporti Hekurudhor janë pjesë përbërëse të Politikës së Transporti Tokësor dhe për të mundësuar zbatimin dhe monitorimin e këtyre politikave në nivel sektorial janë përgjegjëse dy struktura të veçanta, të cilat koordinohen në punën e tyre nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Planifikimit për Transportin dhe Telekomunikacionin, në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ndërsa është përgjegjësi e Njësisë së Integrimit në këtë institucion të monitorojë zbatimin e këtyre politikave në kuadër të realizimit të angazhimeve të marra në MSA.

Page 59: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

59 c. Takimet ndërministrore. Komiteti Teknik i Punës për

Zbatimin e Marrëveshjes së MSA-së

Një institucion tepër i rëndësishëm në rolin e Koordinuesit të përgjithshëm në proçesin e hartimit të politikave dhe monitoruesit në zbatimin e tyre, në nivel qeveritar është Komiteti Teknik i Punës për Zbatimin e Marrëveshjes së MSA-së. Si një organ me fuqi vendimarrëse (jo ligjvënës), ai përbën edhe forumin më të lartë ku diskutohet mbi hartimin dhe koordinimin e politikave ndërmjet tyre (adoptimin e politikave komunitare) në sektorë të ndryshëm të zhvillimi ekonomik dhe social. Gjithashtu ai ka edhe kompetencat kryesore në monitorimin e rezultateve që rrjedhin nga zbatimi i këtyre politikave.

Detyrat kryesore të këtij organi janë:

Monitorimi i zbatimit të angazhimeve të ndërmarra nga pala •shqiptare në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Marrëveshjes së Ndërmjetme, dokumentit të Partneritetit Europian si edhe prioriteteve dhe rekomandimeve të dokumenteve strategjikë të proçesit të integrimit europian;Vlerësimi dhe miratimi i dokumenteve të përgatitura nga pala •shqiptare në varësi të çështjeve të dala gjatë proçesit të integrimit europian dhe përafrimin e legjislacionit, si dhe të takimeve të grupeve të punës mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Vlerësimi dhe miratimi i pozicionit negociues të palës shqiptare •gjatë negociatave me palën komunitare në proçesin e përafrimit të legjislacionit (gjatë proçesit të pritshëm “screening” në kuadër të anëtarësimit në BE);Vlerësimi i prioriteteve të programit komunitar IPA, ecurisë së •projekteve të financuara nga programet e asistencës së Bashkimit Europian dhe projekteve të financuara nga donatorë të tjerë në kuadër të zbatimit të Marrëveshje së Stabilizim Asociimit;Vlerësimi i financave publike të buxhetit të shtetit, në lidhje •me efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Page 60: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

60

d. Kuvendi i Shqipërisë

Rol të veçantë, në proçesin e monitorimit të zbatimit të politikave sektoriale luan Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet veprimtarisë kontrolluese parlamentare për çështjet e integrimit Europian.

Kuvendi dhe komisionet parlamentare në ushtrimin e funksionit kontrollues përdorin instrumentat e pyetjeve, interpelancave dhe mocioneve. Rregullorja e Kuvendit përcakton proçedurat përkatëse për përdorimin e këtyre mjeteve të kontrollit parlamentar. Këto instrumenta mund të përdoren në mënyrë efektive nga Kuvendi në ushtrimin e rolit mbikqyrës për proçesin e integrimit europian.

Ligji “Zela” parashikon disa mjete specifike për kontrollin parlamentar që lidhet me proçesin e integrimit. Kështu, sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave, gjatë dymujorit të parë të cdo viti, duhet të paraqesë një raport mbi ecurinë e marredhenieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian gjatë vitit paraardhës. Në këtë raport duhen analizuar në mënyrë të veçantë vendimet e marra nga institucionet europiane, veprimtaria e të cilave sjell efekte në bashkëpunimin Shqipëri- Bashkimi Europian, analizohen masat që ka marrë Qeveria si rezultat i këtyre vendimeve, si dhe politikat e ndjekura për të përshtatur politikat sektoriale dhe legjislacionin, që përgatit anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky raport diskutohet në komisionet përkatëse (integrimi, politika e jashtme,ekonomia etj) dhe më pas Kuvendi mban pozicionin e tij duke konkretizuar qëndrimin e tij lidhur me ecurinë proçesit të integrimit.

Sipas Ligjit “Zela”, Keshilli i Ministrave i dërgon rregullisht Kuvendit informacione mbi punën e bërë pranë institucioneve të ndryshme të Bashkimit Europian dhe vlerësimet e bëra veçanërisht për :

Projektmarrëveshjet dhe konventat që duhen lidhur me •Bashkimin Europian në kuadër të proçesit të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian;Projektaktet që kanë të bëjnë me angazhimet në traktaktet e •Bashkimit Europian, me përjashtim të akteve administrative;Projektaktet e së drejtës komunitare, sidomos lidhur me •

Page 61: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

61vendimet e përfaqësuesve të qeverive dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian;Projektaktet e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin në mënyrë •jo të drejtpërdrejtë dhe që janë të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi, përmes Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, mbikqyr edhe zbatimin e Programeve CARDS, IPA dhe të projekteve të tjera me asistencë komunitare.

e. Komisioni Europian

Me fillimin e zbatimit të marrëveshjes, aktorë kyç në proçesin e monitorimit të zbatimit të politikave dhe në vlerësimin e objektivitetit të tyre ndaj detyrimeve që rrjedhin nga MSA-ja, është natyrshëm Bashkimi Europian, i cili vepron nëpërmjet Komisionit Europian (KE). Komisioni Europian, nëpërmjet strukturave të posaçme të tij, bën monitorimin dhe vlerësimin e obejktivitetit (të orientimit të drejtë) të politikave sektoriale në përputhie me detyrimet e marrëveshjes. Të dyja këto proçese mund të evidentohet lehtë në rekomandimet e dhëna nga ky institucion në Raportin Vjetor për Shqipërinë, dokumentin e Partneritetit Europian dhe rekomandimet e dhëna në kuadër të takimeve të formateve të ndryshme, si edhe ndihmës së akorduar (asistencës teknike dhe financiare IPA) për një politikë të caktuar. Realizimi i të gjitha funksioneve hartuese dhe zbatuese të politikave sektoriale, mbikëqyret dhe garantohet nëpërmjet instrumentit të raportimit të ndërsjelltë.

Page 62: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

62

4. Raportimi

Proçesi i raportimit mbi realizimet apo mos-realizimet kalon në disa nivele të administratës shtetërore. Hapin e parë në këtë proçes e realizojnë Drejtoritë dhe Sektoret përgjegjës në Ministritë e Linjës dhe Institucione të tjera Qendrore. Këto njësi administrative, duke u mbështetur në Planin Kombëtar për Përafrimin e Legjeslacionit dhe zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga MSA i cili shërben si një program pune i detajuar në masa zbatuese dhe ligjore në terma kohore afatshkurter dhe afatgjate, raportojnë Njësive të Integrimit Europian në Institucionin e tyre mbi realizimin ose jo të këtyre masave në afatet e parashikuara.

Raporti i plotë i institucionit, që përmbledh një informacion për një periudhë të caktuar (kryesisht 1 mujore) i dërgohet Ministrisë së Integrimit e cila e përdor këtë informacion për të monitoruar zbatimin e politikave dhe përpilon një raport të plotë që i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian.

Institucionet kryesore qendrore që realizojnë proçesin e raportimit në nivel të përgjithshëm për të gjitha fushat ekonomike dhe sociale janë:

a. Ministria e Integrimit Europian, e cila ka detyrim të:

Përpunojë raportin e prodhuar nga Ministrite e linjës dhe •Institucionet e tjera Qendrore, duke bërë lidhjen e tij me objektivat e marrëveshjes dhe evidentimin e mosrealizimit, apo deformimit të politikës relevante;Informojë Komitetin Teknik të Punës për Zbatimin e MSA-së, si •dhe Komisioni Europian nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit;Informojë dhe komunikojë me Qeverinë, Parlamentin (kryesisht •Komisionin për Integrimin Europian), aktorët e ndryshëm politikë dhe ekonomikë, Komisionin Europian dhe Vendet Anëtare të BE-së;Bashkërendojë hartimin dhe zbatimin e programit për informimin •e publikut për çështjet e integrimit europian;

Page 63: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

63Informojë strukturat përkatëse të Komisionit Europian (Njesine •TAIEX) për përafrimin e akteve normative vendase me të drejtën Komunitare;

b. Njësitë e Integrimit Europian, të cilat kanë detyrim të shpërndajnë informacionin në lidhje me proçesin e integrimit euopian ndërmjet ministrisë ku bën pjesë, Ministrisë së Integrimit Europian dhe Njësive të Integrimit Europian në ministritë e tjera të linjës.

c. Ministria e Punëve të Jashtme, e cila luan një rol të rëndësishëm gjatë proçesit të raportimit, pasi ajo kontakton dhe informon drejtpërdrejtë institucionet homologe në vendet e tjera, kryesisht në vendet anëtare të Bashkimit Europian nëpërmjet përfaqësive të Shqipërisë në këto vende.

Për të realizuar këtë funksion, Ministria e Punëve të Jashtme përdor përfaqësitë Diplomatike të akredituara në këto vende. Këto përfaqësi kanë edhe funksione të tjera thelbësore për Proçesin e Integrimit Europian, sic janë lobimet në Qeveritë e Vendeve Anetare dhe Parlamentet Përkatëse, për të siguruar mbështetjen e Shqipërisë në këtë proçes si dhe te promovojnë traditën, kulturën dhe arritjet e Shqipërisë.

Përveç këtij zinxhiri të tejçimit të informacionit, ekzistojnë edhe forma të tjera paralele që ndihmojnë në proçesin e Informimit të ndërsjelltë, ku vlen të përmendet Misioni i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian15.

Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë BE

Shqipëria ka Misionin e vet të përhershëm pranë BE, me përfaqësues diplomatik në rang Ambasadori.Adresa: Rue Tenbosch, 30, B-1000 Brussels, BelgiumTel.: +32 2 644 33 29e-mail: [email protected]

15 Vendim i Keshillit te Ministrave Nr. 76, datë 04.02.2005 “Për një Shtesë të Numrit të Punonjësve në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian”.

Page 64: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

64

Misioni i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, përveç detyrave të tij diplomatike ka dhe funksione teknike, të cilat mundësojnë realizimin e një ndërlidhje më të mirë nga hartimi deri në raportimin e zbatimit të politikave sektoriale. Në Mision janë të përfaqesuara institucionet e linjës që mbulojnë disa fusha sektoriale si vijon:

Ministria e Drejtësisë

1. Sistemi gjyqësor: reforma e gjyqësorit, pavarësia, transparenca, lufta kundër korrupsionit;

2. Të drejtat e njeriut;3. Lufta kundër korrupsionit;4. Bashkëpunimi gjyqësor në fushën civile

dhe penale;5. Lufta kundër krimit të organizuar dhe

trafi qeve;6. Legjislacioni tregtar;7. Trajtimi i të dhënave personale.

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit

1. Organizimi i tregjeve bujqësore;2. Shërbimet veterinare dhe fi tosanitare;3. Industria e agropërpunimit;4. Siguria ushqimore;5. Politikat strukturore;6. Produktet bujqësore;7. Zhvillimi rural;8. Tregu i tokës (lëvizja e lirë e kapitaleve);9. Politikat e peshkimit.

1. Lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve;2. Detyrimet në kuadër të OBT-së;3. Politikat mbi sipërmarrjet e mesme dhe

të vogla;4. Konkurrenca dhe ndihma shtetërore;5. Legjislacioni tregtar.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Page 65: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

65

Ministria e Financave

1. Bashkëpunimi doganor;2. Lufta ndaj drogës, kontrabandës së vlerave

kulturore, armëve të zjarrit, etj;3. Bilançi i pagesave;4. Proçesi i liberalizimit;5. Tatimi direkt dhe indirekt;6. Bashkëpunimi administrativ dhe lufta ndaj

evazionit tatimor;7. Kontrolli fi nanciar;8. Lufta ndaj mashtrimit;9. Buxheti dhe fi nancat.

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

1. Legjislacioni horizontal;2. Cilësia e ajrit;3. Menaxhimi i mbetjeve;4. Cilësia e ujit;5. Mbrojtja e natyrës;6. Kontrolli i mbrojtjes industriale;7. Kimikatet dhe OMGj-të;8. Zhurmat nga automjetet dhe makineritë;9. Siguria bërthamore dhe mbrojtja nga

rrezatimi;10. Ndryshimet klimaterike;11. Mbrojtja civile;12. Politikat;13. Bashkëpunimi ndërkombëtar.

Minisria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

1. Lëvizja e lirë e punëtorëve;2. Legjislacioni i punës;3. Sigurimet shoqërore;4. Siguria dhe shëndeti në punë;5. Fondi Social Europian;6. Punësimi, mbrojtja sociale dhe dialogu

social

Page 66: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

66

Për të garantuar seriozitetin dhe paanshmërinë e raportimit nga Institucionet shtetërore të ekzekutivit qendror, Komisioni Europian, informohet për zbatimin e politikave qeveritare, apo ato të cilat lidhen me një sektor të caktuar edhe nëpërmjet kontaktimit të drejtpërdrejtë të Grupeve të interesit dhe Shoqërisë civile.

d. Institucionet Lokale në varësi të pushtetit qendror ose pjesë e pushtetit vendor, të cilat jane direkt të përfshira në zbatimin dhe monitorimin e masave konkrete në kuadër të politikave sektoriale. Këto funksione bëjnë të mundur mbledhjen në mëyrë periodike të informacionit dhe për rrjedhoje raportimin në strukturat qendrore të tij.

e. Organizatat e ndryshme të shoqërisë civile apo Përfaqësitë e Grupeve të Interesit, të cilat mbledhin të dhëna nga projekte te ndryshme mbi nivelin e demokratizimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, zhvillimin ekonomik dhe social, dhe informacionin e përpunuar në nivel lokal apo kombëtar e trasmetojnë nëpërmjet formave të ndryshme (si media, pjesëmarrje në formulimin e politikave me strukturat e ekzekutivit, kontakte me përfaqësi diplomatike dhe donatore fi nanciare, kontakteve me shoqërine civile, etj.

Ministria e Brendshme

1. Menaxhim i kufi rit;2. Politikat e migracionit dhe azilit;3. Krimi i organizuar dhe korrupsioni;4. Bashkëpunimi policor;5. Trafi ku i njerëzve dhe narkotikëve;6. Pastrimi i parave;7. Terrorizmi.

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomu-nikacionit

1. Transporti tokësor, detar, hekurudhor, ajror dhe ai i kombinuar;

2. Teknologjia e informacionit;3. Telekomunikacioni.

Page 67: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

67

STRUKTURAT E PERBASHKETA SHQIPERI-BE

Që nga vendosja e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në vitin 1991, kanë funksionuar disa struktura të përbashkëta ad-hoc, ku ndër më kryesoret mund të veçojmë Komitetin e Përbashkët Shqipëri-Bashkimi Europian dhe Grupin Konsultativ të Përbashkët BE-Shqipëri.

Grupi Konsultativ i Përbashkët BE-Shqipëri

Grupi Konsultativ i Përbashkët BE-Shqipëri është një ndër strukturat e përbashkëta me BE-në në proçesin e integrimit europian, i cili monitoron progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave sektoriale.

Takimet e Grupit Konsultativ BE-Shqipëri pasohen nga Rekomandimet e Përbashkëta, të cilat pasqyrojnë diskutimet e bëra gjatë takimeve, çështjet problematike të ngritura në të dhe që duhen zgjidhur, të shoqëruara në pjesën më të madhe me afatet kohore të përcaktuara qartë për përmbushjen e tyre. Ndjekja dhe zbatimi në kohë i këtyre rekomandimeve është në fokusin kryesor të punës së Ministrisë së Integrimit Europian, si struktura koordinuese dhe monitoruese e këtij proçesi, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet qendrore.

Komiteti i Përbashkët Shqipëri-Bashkimi Europian

Komiteti i Përbashkët Shqipëri-Bashkimi Europian, është një strukturë tjetër monitoruese, organ ky i ngritur në kuadër të Marrëveshjes mbi Tregtinë dhe Bashkëpunimin Ekonomik të vitit 1992.

Komiteti i Përbashkët shqyrton progresin e arritur nga institucionet shqiptare gjatë një viti nga fushat e mbuluara nga marrëveshja, si tregtia, ekonomia, infrastruktura dhe përafrimi i legjislacionit me acqui communautaire. Objekt i takimeve të Komitetit të Përbashkët janë edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës, si edhe me reformat në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Page 68: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

68

Në kuadër të këtij Komiteti funksionojnë disa grupe pune që shqyrtojnë çështje sektoriale lidhur me infrastrukturën, ekonominë dhe financën, tatimet dhe doganat, bujqësinë, reformën dhe përafrimin e legjislacionit. Këto grupe mblidhen në mënyrë periodike, një herë në vit, dhe trajtojnë progresin e bërë që nga takimi i fundit. Më hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme që do t’i paraprijë hyrjes së fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, grupet e punës do të formatohen gradualisht në përputhje me fushat kryesore të MSA-së. Ndërkohë, Komiteti i Përbashkët do të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes së Përkohshme, deri në krijimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit.

Keshilli i Stabilizim Asociimit

Këshilli i Stabilizim Asociimit, i cili do të ngrihet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mbas ratifikimit të saj nga Parlamentet e Vendeve Anëtare, përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë (Ministra ose Zëvendësministra) dhe përfaqësues të Komisionit Europian (Komisioneret ose Drejtorë të Drejtorive të Përgjithshme) dhe ka fuqi vendimarrëse.

Detyra kryesore e Këshillit të Stabilizim Asociimit, është të mbikëqyr zbatimin dhe realizimin e Marrëveshjes duke diskutuar mbi hapat konkrete të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare apo problematikat në zbatimin praktik të saj, nëpërmjet takimeve në intervale të rregullta kohe dhe kur ta kërkojnë rrethanat. Këshilli i Stabilizim Asociimit do të kryesohet me rotacion nga një përfaqësues i Komunitetit Evropian dhe një përfaqësues i Shqipërisë, në përputhje me rregullat e funksionimit të përcaktuara në rregulloren e brendshme të tij.

Meqenëse vendimet e marra nga Keshilli do të kenë karakter detyrues për të dyja palët, në mbledhjet e tij do të marrë pjesë si vëzhguese gjatë punimeve edhe Banka Evropiane e Investimeve.

Vendimet e marra nga Këshilli i Stabilizim Asociimit, me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuara në Marrëveshje, janë detyruese për palët, të cilat do të duhet të marrin masat e nevojshme për t’i zbatuar ato. Pra vendimet e marra nga Këshilli i Stabilizim Asociimit në një fushë të caktuar do të kenë karakter normativ dhe mund të bëjë

Page 69: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

69rekomandimet përkatëse. Ai harton vendimet dhe rekomandimet e tij me marrëveshje mes Palëve.

Këshilli i Stabilizim Asociimit mund të vendosë të ngrejë komitete ose organe të tjera të veçanta, që mund ta ndihmojë atë në kryerjen e detyrave të tij. Në rregulloren e tij të brendshme, Këshilli i Stabilizim Asociimit vendos përbërjen dhe detyrat e komiteteve apo organeve të tilla dhe mënyrën e funksionimit të tyre.

Duke qenë se Marreveshja e Stabilizim Asociimit, parashikon në nenin 8 të saj, shqyrtimin e realizimit te angazhimeve dhe detyrimeve të parashikuara në të, në fund të 5 vjeçarit të parë të zbatimit të saj, Këshilli i Stabilizim Asociimit, ka kompetencën të pezulloje kalimin në fazën e dytë 5 vjeçare të zbatimit apo ndryshojë pjesë të Marrëveshjes Kuadër nëse është e nevojshme (parashikime që janë pjesë e kompetencave Komunitare). Në përmbushjen e funksioneve të tij, Keshilli ka kompetencë të miratojë masa të përkohshme që derrogojnë nga zbatimi normal i Marrëveshjes me kusht që ato të mos cënojnë parimet e vendosura në të.

Komiteti i Stabilizim Asociimit

Për të mundësuar zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të vendimeve të marra nga Këshilli i Stabilizim Asociimit, në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit parashikohet ngritja e Komitetit të Stabilizim Asociimit i përbërë nga përfaqësues të Këshillit të Bashkimit Europian e përfaqësues të Komisionit të Komunitetit Evropian, nga njëra anë, dhe përfaqësues të Shqipërisë, nga ana tjetër.

Ky Komitet është përgjegjës për përgatitjen e takimeve të Këshillit të Stabilizim Asociimit, si dhe kryen funksione të tjera të deleguara nga Këshilli.

Para përfundimit të vitit të parë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, Komiteti i Stabilizim Asociimit do të krijojë nën-komitetet e nevojshme për zbatimin e duhur të Marrëveshjes, në varësi të problematikave më të rëndësishme që hasen gjatë zbatimit të saj.

Page 70: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

70

Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociimin

Për të plotësuar kuadrin Institucional të përbashkët, Marrëveshja parashikon krijimin e Komitetit Parlamentar për Stabilizim Asociimin. Ky Komitet shërben si një forum i anëtarëve të Kuvendit Shqiptar dhe Parlamentit Europian për të diskutuar dhe shkëmbyer mendimet e tyre. Detyra e tij kryesore është të shqyrtojë zbatimin e reformave të lidhura kryesisht me fushën e Gjyqesorit, situatën ekonomike, administratën publike, marrëdhëniet rajonale, përpjekjet anti-korrupsion dhe përafrimin e legjislacionit.

Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociimin do të kryesohet me rotacion nga Parlamenti Europian dhe Parlamenti Shqiptar, sipas dispozitave që do të parashikohen nga rregullorja e brendshme Komiteti dhe ai do të mblidhet në intervale kohore që vendosen nga ai vetë.

Page 71: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

71Bibliografi

Focus on Eurpean Economic Integration, 1/2007, Stability and Security, Oesterreichisch, National Bank, Eurosystem

Burimet nga Interneti:Faqja Zyrtare e Bashkimit Europian http://europa.eu.intFaqja Zyrtare e Parlamentit Europian http://europarl.eu.int/home/default_en.htm Faqja Zyrtare e Komisionit Europian http://www.ec.europa.eu/ Faqja Zyrtare e Këshillit të Bashkimit Europian http://ue.eu.int/codec/en/index.htm Faqja Zyrtare e Gjykatës së Drejtësisë http://curia.eu.int/en/index.htm Drejtoria Elektronike e Institucioneve Europiane (IDEA)http://europa.eu.int/idea/en/index.htm Zyra për Bukilimet Zyrtare të Komuniteteve Europiane http://publications.eu.int/general/en/publications_en.htm ose http://europa.eu.int/publications/index_en.htm Faqja Zyrtare e Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri http://www.delalb.ec.europa.eu Faqja Zyrtare e Bankës Europiane e Investimeve (EIB) http://www.eib.eu.int/ Faqja Zyrtare e Baknës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD)http://www.ebrd.com/Faqja Zyrtare e Kuvendit të Shqipërisëhttp://parlament.alFaqja Zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtmehttp://mfa.gov.al Faqja Zyrtare e Ministrisë për Integrimin Europianhttp://mie.gov.al Faqja Zyrtare e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionithttp://mpptt.gov.al Faqja Zyrtare e Bankës së Shqipërisëhttp://bankofalbania.org

Page 72: “HARTOGRAFIMI” I INSTITUCIONEVE DHE ......tregtisë me Ballkanin Perëndimor. Në bazë të këtij dokumenti, një rrjet dypalësh Marrëveshjesh të Tregtisë së Lirë (MTL)

‘90 - 1991 Vendosja e marrëdhënieve me Komunitetin Europian (KE).

1992Vendosen marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.

1993Vendosja në Tiranë e Delegacionit të Komisionit Europian.

1995Konfirmim nga Këshilli Europian i Madridit të kritereve të anëtarësimit, (Kriteret e Kopenhagenit). Theksimi i rëndësisë së ngritjes së strukturave administrative të nevojshme për zbatimin e së drejtës komunitare.

1996Hapet rruga për një marrëveshje kontraktuale me BE.

1997Miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE “Përqasja Rajonale për Vendet e Rajonit”.

1998BE i ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor lehtësi tregtare me qëllim kapërcimin e vështirësive ekonomike, duke miratuar një skemë të re të preferencave tarifore asimetrike.

05/1999Miratohet një nismë e re për 5 vende të Ballkanit: Shqipëri, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Republika Federale e Jugosllavisë, e quajtur Proçesi i Stabilizim Asociimit (PSA).

09/1999Fillon Studimi i Fizibilitetit, i cili synonte analizimin e mundësisë të Shqipërisë për të zbatuar MSA-në.

11/1999Paraqitja nga ana e Komisionit Europian të Raportit mbi Studimin e Fizibilitetit për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin e MSA-së.

1999Miratohet nga Komisioni Europian Studimi i Fizibilitetit dhe Shqipëria përfshihet në Regjimin Autonom Preferencial.

2000Thellohen Lehtësitë Tregtare Preferenciale të ofruara Shqipërisë nga BE me Rregulloren e Këshillit Nr. 2007/2000.

06/2000Mbahet mbledhja e Këshillit Europian të Feiras, i cili doli me disa përfundime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

11/2000Zhvillohet takimi i vendeve të përfshira në PSA, mbajtur në Zagreb. BE vendos thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE.

05/2000Komisioni Europian prezanton Programin CARDS për vendet e Europës Juglindore për periudhën 2000-2006.

2001Nënshkruhet në nilev ministror në Bruskel Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili parashikoi masa specifike për liberalizmin dhe lehtësimin e tregtisë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor.

06/2001Komisioni Europian në vlerësimin e bërë arriti në përfundimin se Shqipëria ishte gati për të zbatuar një Marrëveshje Stabilizim Asociimi.

06/2001Këshilli i Ministrave të BE miraton Raportin e Komisionit Europian mbi progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon Komisionit përgatitjen e projekt-direktivës për negocimin e një MSA dhe krijimin e Grupit Konsultativ BE-Shqipëri.

21/10/2002Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miraton projekt-direktivën e cila vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së me Shqipërinë.

31/01/2003Hapja zyrtare e negociatave gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit Europian Romano Prodi në Shqipëri.

16/06/2003Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve të Jashtme të BE në Selanik të Greqisë, ku u trajtuan çështje të tilla, si: konsolidimi i mëtejshëm i paqes, nxitja e stabilitetit dhe e zhvillimit demokratik.

12/2003Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-KE. Marrëveshja e Ripranimit përfshin angazhime reciproke të KE dhe Shqipërisë për të bashkëpunuar për kthimin e rezidentëve ilegalë në vendet e tyre të origjinës.

05/2004Këshilli miratoi Partneritetin Europian për Shqipërinë me anë të Rregullores Nr. 533/2004, në zbatim të takimit të Selanikut.

14/04/2005Nënshkruhet në Luksemburg Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-KE për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në territoret respektive.

05/2005Hartohet Plani i Parë Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit dhe Zbatimin e MSA, i cili shërben si një instrument që përcakton prioritetet sipas sektorëve dhe monitoron proçesin e integrimit europian.

11/2005Komisioni Europian thekson në Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit progresin e arriutur në reforma nga ana e Shqipërisë, duke hapur në këtë mënyrë rrugën për mbylljen e negociatave për MSA-në.

02/2006Siglohet në Tiranë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.

12/06/2006Nënshkruhet MSA mes Shqipërisë dhe BE në Luksemburg.

17/07/2006Këshilli Europian miraton një rregullore, duke krijuar një instrument të ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA).

KRONOLOGJIA E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN

06/09/2006Parlamenti Europian voton për ratifikimin e MSA me Shqipërinë. Kjo i hap rrugë ratifikimit të MSA nga Vendet Anëtare të BE.

1/12/2006Hyn në fuqi Marrëveshja e Përkohshme e cila i mundëson Shqipërisë të përfitojë nga liberalizimi tregtar i parashikuar në MSA.

05/09/2007Miratohet “Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2007-2012”.

09/2007Nënshkruhet Marrëveshja për Lehtësimin e Lëshimit të Vizave mes Shqipërisë dhe KE, e cila hyn në fuqi më 1 Janar 2008.

‘90-1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 20081

1 6 10 14 18 22 26 30

2

711

1519 23

27

31

3

8

12

16

20

2428

32

4

5

9

13

1721

25

29

33

2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33