AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court...Baza juridike 4. Kerkesa bazohet ne nenin 113...

7
REPUBLI KA E KOSOVFs - l>EnYIiJIH KA KOCOBO - REPUBLIC OV KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY,U CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 4 qershor 2018 Nr. ref.: RK 1242/ 18 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI68/17 Parashtrues Hysni Bytyqi Kerkese per vleresim te kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates Supreme, Rev. nr. 39/2017, te 20 prillit 2017 dhe Aktvendimit te Gjykates se Apelit, Ac. nr. 2477/2015, te 31 tetorit 2016 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES sit KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almira Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Parashtruesi i kerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Hysni Bytyqi nga fshati Semetishte, komuna e Suharekes, me vendbanim ne Londer, Angli. 1

Transcript of AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court...Baza juridike 4. Kerkesa bazohet ne nenin 113...

  • REPUBLIKA E KOSOVFs - l>EnYIiJIH KA KOCOBO - REPUBL IC OV KOSOVO

    GJYKATA KUSHTETUESE

    YCTABHH CY,U

    CONSTITUTIONAL COURT

    Prishtine, me 4 qershor 2018 Nr. ref.: RK 1242/ 18

    AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

    ne

    rastin nr. KI68/17

    Parashtrues

    Hysni Bytyqi

    Kerkese per vleresim te kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates

    Supreme, Rev. nr. 39/2017, te 20 prillit 2017 dhe Aktvendimit te Gjykates se

    Apelit, Ac. nr. 2477/2015, te 31 tetorit 2016

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES sit KOSOvES

    e perbere nga:

    Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almira Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare

    Parashtruesi i kerkeses

    1. Kerkesa eshte parashtruar nga Hysni Bytyqi nga fshati Semetishte, komuna e Suharekes, me vendbanim ne Londer, Angli.

    1

  • Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi konteston Aktvendimin e Gjykates Supreme, Rev. nr. 39/2017, te 20 prillit 2017, ne lidhje me Aktvendimin e Gjykates se Apelit, Ac. nr. 2477/2015, te 31 tetorit 2016.

    Objekti i t;eshtjes

    3. Objekt i ~eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se aktvendimeve te lartpermendura te Gjykates Supreme dhe Gjykates se Apelit, me te cilat pretendohet se parashtruesit te kerkeses i jane shkelur te drejtat dhe lirite e garantuara me nenin 21 [Parimet e Pergjithshme], nenin 22 [Zbatimi i drejtperdrejte i Marreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare], nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta), ne lidhje me nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

    Baza juridike

    4. Kerkesa bazohet ne nenin 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, ne nenin 47 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe rregullin 29 te Rregullores se punes te Gjykates (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

    Procedura ne Gjykate

    5. Me 9 qershor 2017, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykate.

    6. Me 9 qershor 2017, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Bekim Sejdiu gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Altay Suroy (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Arta Rama-Hajrizi.

    7. Me 3 korrik 2017, Gjykata e njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhe i dergoi nje kopje te kerkeses Gjykates Supreme.

    8. Me 19 prill 2018, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

    Permbledhja e fakteve

    9. Ne baze te shkresave te lendes rezulton se parashtruesi, me 20 maj 2013, eshte takuar me personin S. S., perndryshe avokaten, per t'u njoftuar me rrjedhen e procedures ne te cilen ai kishte interes personal. Gjate bisedes se tyre, personi S. S., si~ pretendohet, gojarisht e kishte fyer parashtruesin.

    10. Me 25 tetor 2013, parashtruesi paraqiti padine ne Gjykaten Themelore ne PrizrenDega ne Suhareke (ne tekstin e metejme: Gjykata Themelore) kunder S. S., per kompensimin e demit jomaterial per shkak te fyerjeve dhe shpifjeve.

    2

  • 11. Me 2 mars 2015, Gjykata Themelore nxori Aktgjykimin C. nr. 412/13, me te eilin e aprovoi pjeserisht kerkesepadine e parashtruesit, duke e detyruar te padituren S. S. qe parashtruesit ne emer te demit jomaterial, per shkak te shpifjeve dhe fyerjeve, t'ia paguaje nje shu me te eaktuar te parave plus kamatevonesen.

    12. E paditura S. S. paraqiti ankese ne Gjykaten e Apelit kunder Aktgjykimit te Gjykates Themelore, C. nr. 412/13, per shkak te shkeljeve esenciale te dispozitave ligjore, vertetimit te gabuar te gjendjes faktike dhe aplikimit te gabuar te se drejtes materiale.

    13. Me 30 tetor 2016, Gjykata e Apelit nxori Aktvendimin Ae. nr. 2477/2015, me te eilin e prishi Aktgjykimin e Gjykates Themelore, C. nr. 412/13, pasi qe padia fillestare per fyerje dhe shpifje ishte parashtruar pas afatit. Ne arsyetimin e Aktvendimit te Gjykates se Apelit thuhet:

    "Gjykata e Apelit sipas kesaj gjendje te t;eshtjes, ka gjetw' se gjykata e shkalles se pare ka vepruar ne kundershtim me dispozitat e sipercekura ligjore, e posat;erisht ne kundershtim me dispoziten e nenit 17par. 1 te Ligjit Civil kunder Shpifjes dhe Fye/jes (Ligji nr. 02/L-65), ku ne menyre eksplicite eshte percaktuar se: "Afati per paraqitjen e nje kerkese per kompensim ne baze te ketij ligji eshte 3 (tre) muaj nga dita kur personi qe pretendohet te jete i demtuar eshte vene Ile dijeni ose duhet te jete velle ne dijeni per shprehjen e faktit te pavertete dhe identitetin e autorit, dhe ne asnje rast nuk duhet te kaloje 1 (nje) vit nga dita kur shprehja eshte bere publike. Ne rastin kOllkret sipas shkresave te lendes rezultoll se pretendimi per shpifje eshte bere me daten 20.05.2013, ndersa padia sipas ketij pretendimi eshte paraqitur ne Gjykatell Themelore ne

    , Prizren-Dega ne Suhareke me 25 tetor 2013, ku rezulton se padia e paditesit eshte e paajtshme, dhe nga kjo arsye si e tille eshte hedhur poshte nga Gjykata e Apelit".

    14. Parashtruesi paraqiti kerkese per revizion ne Gjykaten Supreme kunder Aktvendimit te Gjykates se Apelit, Ac. nr. 2477/2015.

    15. Me 20 prill 2017, Gjykata Supreme nxori Aktvendimin Rev. nr. 39/2017, me te cilin e refuzoi kerkesen per revizion si te pabazuar. Ne arsyetimin e Aktvendimit te Gjykates Supreme, nder te tjera, thuhet:

    "Sipas vleresimit te kesaj Gjykate, aktvendimi i goditur i Gjykates se Apelit nuk permban te meta te cilat kishin me ndikuar ne ligjshmerine e aktvendimit. Sikurse gjykata e shkalles se dyte edhe kjo Gjykate mendon se paditesi ka leshuar afatin per mbrojtjen gjyqesore per shpifjet e pretenduara ne baze te nenit 17par. 1 te Ligjit Civil kunder Shpifjes dhe Fyerjes (Ligji nr. 02/ L-65),"

    Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

    16. Parashtruesi pretendon se "aktvendimet e Gjykates se Apelit dhe Gjykates Supreme jane te perfshira me shke/je te renda te dispozitave te pl'Ocedures kontestimore [ ...]".

    17. Parashtruesi, me tej, pretendon se Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kane konkluduar gabimisht se fyerja, perkatesisht veprimi deliktor, eshte kryer nga e

    3

  • paditura S. S. me 20 maj 2013, megjithese eshte e sakte se e paditura S. S. ka filluar me fyerje dhe shpifje me 20 maj 2013, mirepo ajo ka vazhduar me Qfendimin e parashtruesit edhe ne periudhen e mepastajme.

    18. Parashtruesi pretendon se me keto vendime dhe konkludime Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme ia kane shkelur te drejtat dhe lirite e garantuara me nenin 21 [Parimet e Pergjithshme], nenin 22 [Zbatimi i drejtperdrejte i Marreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare], nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] te Kushtetutes, ne lidhje me nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te KEDNJ-se.

    19. Parashtruesi kerkon nga Gjykata qe Aktvendimin e Gjykates se Apelit, Ac. nr. 2477/2015 dhe Aktvendimin e Gjykates Supreme, Rev. nr. 39/2017, t'i deklaroje antikushtetuese dhe rrjedhimisht t'i anuloje te njejtat.

    Pranueshmeria e kerkeses

    20. Gjykata se pari vlereson nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe me Rregullore te punes.

    21. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

    "1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngl"itul"Q para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar. [. ..] 7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te te drejtave dhe lil'ive te tyre individuale, te gaI"Qntuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj".

    22. Ne vazhdim, Gjykata shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, sit; percaktohet ne Ligj. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] dhe 49 [Afatet] te Ligjit, te cilet percaktojne:

    Neni 48 [Saktesimi i kerkeses]

    "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshte akti konkT'et i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshi1"01l ta kontestoj".

    Neni 49 [Afatet]

    "Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej 4 (kater) muajve. Afatifillon te ece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor...".

    23. Sa i perket permbushjes se ketyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi e dorezoi kerkesen ne cilesine e pales se autorizuar, duke kontestuar nje akt te nje autoriteti publik, perkatesisht Aktvendimin e Gjykates Supreme, Rev. nr. 39/2017, pas shterimit te te gjitha mjeteve juridike. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu ka sqaruar te drejtat dhe lirite qe ai pretendon se i jane shkelur, ne pajtim me kushtet

    4

  • nga neni 48 i Ligjit, dhe ka dorezuar kerkesen ne pajtim me afatin e percaktuar ne nenin 49 te Ligjit.

    24. Megjithate, Gjykata duhet te vleresoje me tej nese jane plotesuar kriteret e parapara ne rregullin 36 te Rregullores se punes. Rregulli 36 [Kriteret e pranueshmerise], paragrafet (1) (d) dhe (2) (b) te Rregullores se punes, percakton qe:

    "(1) Gjykata mund ta shqyrtoje nje kerkese nese:

    (d) kerkesa arsyetohet primafacie ose nuk eshte qartazi e pabazuar.

    (2) Gjykata do te deklaroje nje kerkese si qartazi te pabazuar, nese bindet se:

    [. .. J

    b) faktet e paraqitura ne asnje menyre nuk e arsyetojne pretendimin per shkeljen e nje te drejte kushtetuese".

    25. Ne rastin konkret, Gjykata veren se pretendimi kryesor i parashtruesit eshte qe "Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kane vertetuar gabimisht gjendjenfaktike, gje qe me vone rezultoi me marrjen e aktvendimeve te cilat jane te perfshira me shkelje te renda te dispozitave te procedures kontestimore ...".

    26. Rrjedhimisht, Gjykata veren se keto pretendime te parashtruesit per shkelje te se drejtes per gjykim te drejte lidhen ekskluzivisht me menyren ne te cilen eshte vertetuar gjendja faktike dhe aplikuar e drejta materiale.

    27. Ne kete drejtim, Gjykata perserit se vertetimi i plote i gjendjes faktike, si dhe interpretimi dhe aplikimi i ligjeve eshte ne juridiksionin e plote te gjykatave te rregullta, ndersa roli i Gjykates Kushtetuese eshte vetem te siguroje respektimin e te drejtave te garantuara me Kushtetute dhe me instrumentet e tjera ligjore. Prandaj, Gjykata Kushtetuese nuk mund te veproje si gjykate e "shkalles se katert" (shih, rastin e GJEDNJ-se, Akdivar kunder Turqise, nr. 21893/93, te 16 shtatorit 1996, paragrafi 65; shih, po ashtu, mutatis mutandis, Gjykata Kushtetuese rasti Kl86/u, parashtruesi i kerkeses Milaim Berisha, i 5 prill it 2012).

    28. Me tej, duke pasur parasysh pretendimin e parashtruesit se "Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kane konkluduar gabimisht se kur kane ndodhur ofendimet verbale", Gjykata thekson se nuk eshte detyre e saj te merret me gabimet e faktit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta gjate vleresimit te provave (ligjshmerise), pervec; dhe per aq sa ato mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria).

    29. Gjithashtu, sa i perket pretendimeve te parashtruesit per shkelje te ligjit, Gjykata veren se Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme i kane bazuar aktvendimet e tyre ne dispozitat e ligjit ne zbatim, perkatesisht ne nenin 17.1 te Ligjit Civil Kunder Shpifjes dhe Fyerjes, nr. o2/L-6s (ne tekstin e metejme: LCSHF), i eili inter alia thote:

    "17.1. Afati per paraqitjen e nje kerkese per kompensim ne baze te ketij Ligji eshte 3 (tre) muaj, nga dita kur personi qe pretendohet te jete i demtuar eshte vene ne dijeni ose duhet te jete vene ne dijeni per shprehjen e faktit te pavertete

    5

  • dhe identitetin e autorit, dhe ne asnje rast nuk duhet te kaloje nje (1) vit, nga dita kur shprehja eshte bere publike".

    30. Lidhur me kete, Gjykata nuk i sheh si arbitrare dhe te pabazuara aktvendimet e Gjykates se Apelit dhe Gjykates Supreme, me te cilat kane gjetur se paditesi e kishte leshuar afatin per mbrojtje gjyqesore per shpifjet e pretenduara ne baze te nenit 17, paragrafi 1 te LCSHF-se.

    31. Ne keto rrethana, Gjykata konsideron se asgje ne rastin e prezantuar nga parashtruesi i kerkeses nuk tregon se procedurat ne Gjykaten e Apelit dhe Gjykaten Supreme ishin te padrejta ose arbitrare ne menyre qe Gjykata Kushtetuese te jete e bindur se thelbi i se drejtes per gjykim te drejte dhe te paanshem ishte shkelur, apo se parashtruesit te kerkeses i jane mohuar garancite procedurale, gje qe do te kishte rezultuar me shkeljen e kesaj te drejte sipas nenit 31 te Kushtetutes ose paragrafit 1, te nenit 6 te KEDNJ-se.

    32. Sa i perket pretendimeve te tjera te parashtruesit lidhur me shkeljen e te drejtave dhe lirive te garantuara me Kushtetute (perkatesisht te neneve 21, 22, 53), Gjykata i gjen keto pretendime te pabazuara, sepse parashtruesi i kerkeses nuk ka ofruar asnje argument ose prove me te cilen do t'i kishte mbeshtetur dhe justifikuar keto shkelje te pretenduara.

    33. Prandaj, Gjykata tregon se parashtruesi thjeshte ka shprehur pakenaqesi me rezultatin e procedures se kontestuar dhe nuk ka ofruar argumente relevante me te cilat do te kishte arsyetuar pretendimet e tij se ne ndonje menyre ka pasur shkelje te te drejtave kushtetuese ne te cilat thirret, nga keto procedura.

    34. Gjykata thekson se eshte obligim i parashtruesit te kerkeses t'i mbeshtese pretendimet e tij kushtetuese dhe te paraqese prova prima facie qe tregojne per shkeljen e te drejtave te garantuara me Kushtetute dhe KEDNJ. Ky vleresim eshte ne perputhje me juridiksionin e Gjykates (shih, rastin e Gjykates Kushtetuese nr. KI19/14 dhe KI21/14, parashtruesit e kerkeses: Tafil Qorri dhe Mehdi Syla, te 5 dhjetorit 2013).

    35. Prandaj, kerkesa e parashtruesit eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe duhet te deklarohet e papranueshme ne pajtim me rregullin 36 (1) d) dhe (2) b) te Rregullores se punes.

    6

  • PER KETO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 113.1 dhe 7 te Kushtetutes, te nenit 48 te Ligjit dhe te rregullit 36 (1) (d) dhe (2) (b) te Rregullores se punes, me 19 prill 2018, njezeri

    VENDOS

    1. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

    II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

    III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004 te Ligjit;

    IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

    Gjyqtariraportues tes Kushtetuese

    Bekim Sejdiu

    7