Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel ... · komode jetën e çdo qytetari. Punimet...
Transcript of Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel ... · komode jetën e çdo qytetari. Punimet...
Vendimet e Këshillit
Bashkiak
Tetor 2014
faqe 5
PËRFUNDON "ELBASAN ARENA" Tashmë kombëtarja ka një "shtëpi" dinjitoze
Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al
E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2014 Tetor 2014 Viti i botimit 2014, Nr 81
Stadiumi i Elbasanit është stadi-
umi i ri kombëtar ku përfa-
qësuesja jonë është duke zhvill-
uar ndeshjet eliminatore të Euro-
pianit 2016. Prej disa muajsh
stadiumi u shemb dhe u punua
me intensitet të lartë pasi brenda
muajit Shtator gjithçka duhet të
ishte gati. Dhe gjithçka qe gati që
nga tribuna e re, tek shkallët mo-
derne dhe çdo gjë që i duhet një
stadiumi ku mund të zhvillohen
deri ndeshje çerekfinale të Ligës
së Kampionëve për nga kategoria
dhe cilësitë e tij. Bëhet fjalë për
një investim rreth 5 milionë euro
për një stadium i cili ka një ka-
pacitet maksimal prej 12.500
vendesh. Çdo gjë shkoi sipas pa-
rashikimeve dhe skuadra jonë
kombëtare luajti me dinjitet në
”shtëpinë” e saj në 11 tetor
kundër Danimarkës, ndeshje e
vlefshme për Eleminatoret e Eu-
ropianit 2016.
Elbasani tregoi vlerat Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini falenderon elbasanasit për qytetarinë e treguar
gjatë ndeshjes Shqipëri-Danimarkë.
”Në ndeshjen me Danimarkën, kombëtar-
ja shqiptare mori një pikë, edhe pse meri-
toi më shumë, por Elbasani dhe qytetaria
e tij morën të gjitha pikët e mundshme.
Qytetarët e Elbasanit treguan edhe një
herë se e duan dhe e respektojnë rreg-
ullin, treguan se e duan dhe e respektojnë
kombëtaren e tyre, treguan se në kohë
rekord mund të presin vizitorë nga e
gjithë Shqipëria dhe më gjerë.
Elbasani Kuqezi, para dy ditësh ishte
shumë larg akteve të rrugaçërisë dhe të
vandalizimit që po shkatërrojnë sot
futbollin shqiptar. Elbasanasit u sollën si
qytetarë europianë, në një stadium të po
këtij niveli. Elbasanasit me qytetarinë e
tyre falenderuan Kryeministrin dhe
qeverinë shqiptare të cilët e bënë Elbasa-
nin qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Ata që e kanë të pamundur të shohin e
dëgjojnë bëjnë mirë të heshtin.
Edhe një herë dua t’u them qytetarëve të
mi, SHUMË FALEMINDERIT.”
Të ndëruar qytetarë!
Pas një vit mungese do t’i
rikthehemi komunikimit me
ju përmes gazetës tonë
“Almanak”. Edhe pse çdo
ditë jemi në komunikim të
vazhdueshëm për punën
tonë, gjithashtu edhe me
komunikimin tonë përmes
faqes së internetit të Bash-
kisë Elbasan
www.elbasani.gov.al apo
përmes Facebook, ne nuk
duam të lemë pas dore asnjë
mjet komunikimi dhe kjo
gazetë do të jetë për të gjithë
ata që e kanë të pamundur të
na ndjekin online. Bashkia
Elbasan synon të jetë trans-
parente dhe e hapur me të
gjithë qytetarët e saj. Shërbi-
mi ndaj jush na bën më të
vendosur dhe më të mo-
tivuar në punën tonë të
përditshme. Dhe zgjedhja e
sa më shumë mjeteve të
komunikimit na bën ne të
pranishëm në çdo familje,
shtëpi, shkollë apo rrugë. Ne
duam që së bashku të marim
vendimet e duhura për të
ardhmen e qytetit tonë të
dashur, ne duam që së bash-
ku të bashkëbisedojmë me
cdo mjet rrugë e mënyrë të
mundshme për të patur
vlerësimin, sugjerimin, opin-
ionin Tuaj për punën tonë,
dhe është kjo arsyeja dhe
qëllimi pse ne Ju sugjerojmë
që të na lexoni, komentoni
Së shpejti nis puna
për ndërtimin e
landfillit. faqe 3
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më
të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në
shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e
problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Kryetari i Bashkisë
pret në një takim
kreun e KMSH faqe 3
Tetë kantiere ndërtimi
për t’i dhënë një fytyrë
të re qytetit faqe 2
Ditët kundër dhunës
në familje faqe 4
Tetor 2014 Faqja 2
Prej disa muajsh tashmë qyteti i Elbasanit po
përjeton një ndryshim të thellë në infrastrukturën
e tij. Janë më shumë se 5 milionë dollarë inves-
time të akorduara nga qeveria shqiptare për El-
basanin që synojnë t’i japin qytetit një pamje të
re dhe mbi të gjitha të lehtësojnë dhe ta bëjnë më
komode jetën e çdo qytetari. Punimet në Elbasan
janë inspektuar disa herë edhe nga kryeministri i
vendit i cili, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë
Z. Sejdini ka parë nga afër të gjitha zonat ku po
ndërhyhet.
-Po ku është duke u punuar aktualisht?
Janë lyer dhe riparuar fasadat e pallateve në
pothuajse të gjitha rrugët e qytetit duke i dhënë
një pamje më të bukur ambientit që ne frek-
uentojmë çdo ditë. Janë më shumë se 29 mijë
banorë që kanë përfituar nga ky investim. Dhe
nëse do të shohim shifrat, janë lyer rreth 71 mijë
m2 fasada dhe banesa kolektive dhe janë suvatu-
ar rreth 7 mijë m2 sipërfaqe.
Por investimet më të rëndësishme dhe që prekin
direkt jetën e qytetarit janë ndërhyrjet për zgjeri-
min, sistemin e kanalizimeve, ndriçimin dhe
shtrimin e akseve rrugore.
Në këtë kuadër ka përfunduar tashmë investimi
në “Qemal Stafa”, segmeti nga shkolla
“Jorgji Dilo” deri tek rotonda e postës. Në
këtë aks është asfaltuar një sipërfaqe prej
5600 m2 rrugë dhe 7060 m2 trotuar me
pllaka. Por rrugës “Qemal Stafa”, ashtu si
edhe pjesëve të tjera të qytetit nuk do t’i
mungojnë edhe hapësirat e gjelbëra.
Konkretisht në këtë aks do të ketë 1995 m2
sipërfaqe të gjelbër. Nga ky investim
përfitojnë 12 144 banorë dhe 973 nxënës.
Gjithashtu një tjetër projekt në zhvillim e
sipër është asfaltimi dhe sistemimi i rrugës
“Qemal Stafa”, nga kryqëzimi tek Posta deri tek
kryqëzimi me rrugën “Rinia”.
Po në këtë rrugë po vazhdon puna nga kryqëzimi
i rrugës “Rinia” me rrugën “Kasem Sejdini” si
dhe i rrugëve lidhëse ndërmjet bulevardit “Aqif
Pasha” dhe rrugës “Qemal Stafa”.
Punimet po vijojnë edhe me projektin e rrugës së
“Re”, nga kryqëzimi i rrugës “28 Nëntori” deri
në kryqëzimin me rrugën “Rinia”. Po ashtu një
komunitet prej rreth 20 mijë
banorësh prek investimi në
rrugën “Lef Nosi”, vazhdimi
deri në unazën veriore. Në
këtë aks rrugor do të mbillen
më shumë se 60 pemë që jo
vetëm do t’i shtojnë bukurinë
kësaj zone, por do t’i japin
edhe frymëmarrje. Por nuk
është lënë pas dore as pe-
riferia e qytetit. Kështu, ka
nisur puna me projektin e
Unazës Veriore, segmeti A-
B, ku përveç ndërtimit të rru-
gëve dhe trotuareve do të ketë një sistem të ri
ndriçimi.
Elbasani është i gjithi tashmë një “kantier ndërti-
mi”. Është duke u punuar për rikonstruksionin
dhe sistemim asfaltimin e rrugëve “Hysen Ba-
kalli” dhe “Ali Zyma” në lagjen “Emin Matrax-
hiu”. Një tjetër risi e gjetur nga Bashkia e Elbas-
anit është vendosja e ndriçimit Led në rrugët
“Aqif Pasha”, “Qemal Stafa” dhe “Thoma
Kalefi”. Nga ky investim do të përfitojnë rreth
56 mijë banorë. Një ndriçim i tillë kursen ener-
gjinë, çka do të thotë më pak para për ndriçim,
më shumë investime për qytetarët. Një investim
mjaft i madh për Elbasanin qe edhe ndërtimi i
stadiumit kombëtar “Elbasan Arena” i cili bëri
që qyteti i Elbasanit të dëgjohet dhe lobohet në të
gjithë botën. Një gjë e tillë pritet t’i sjellë Elbas-
anit jo vetëm më shumë turistë, por edhe më
tepër sipërmarrës që do të investojnë dhe shumë
më tepër punë për biznesin, sidomos restorante
dhe hoteleri.
Tetë kantiere ndërtimi për t'i dhënë një fytyrë të re qytetit
Bashkia e Elbasanit, bashkëpunim të ngushtë me USAID Kryebashkiaku Sejdini priti në një takim drejtorin e ri të misionit të USAID
në Shqipëri, Marcus
Johnson me të cilin
bisedoi rreth pro-
jekteve dhe misionit
të USAID në
Shqipëri.
USAID po bash-
këpunon me Bash-
kinë Elbasan për të
përmirësuar ofrimin
e shërbimeve për
qytetarët, veça-
nërisht të atyre të ujësjellësit si dhe për të përballuar sfidat e planifikimit dhe
ato administrative.
Cilat janë fushat ku po bashkëpunohet me USAID?
U nënshkrua mes bashkisë së Elbasanit dhe projektit “Për planifikimin dhe
qeverisjen vendore në Shqipëri” i financuar nga UDAID, marrëveshja për
ngritjen e kapaciteteve të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan.
Asistenca e propozuar nga projekti “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore
në Shqipëri” (PLGP) për Bashkinë e Elbasanit dhe shoqërinë UK Elbasan
synon realizimin e një programi intensiv për ngritjen e kapaciteteve për
Këshillin e ri Mbikëqyrës dhe stafin menaxhues të UK Elbasan.
Gjithashtu përmes kësaj marrëveshje PLGP do të ofrojë mbështetje për UK
Elbasan dhe Këshillin e saj Mbikëqyrës për përgatitjen e planit të përditësuar
të biznesit për periudhën 2015-2019 për zonën e zgjeruar të shërbimit.
Marrëveshja synon përgatitjen e një plani investimesh kapitale për zonën e
zgjeruar të shërbimit për nevojat afatgjata kapitale për shërbimet e ujësjellës-
kanalizimeve.
Po bëhet një punë kolosale në shërbim të komunitetit në mënyrë që të gjithë
qytetarët të marrin ujë të pijshën 24 orë dhe të një cilësie të lartë.
Aktualisht është realizuar transferimi i aseteve të ndërmarrjes së ujësjellës
kanalizimeve nga qeveria qëndrore në Bashkinë Elbasan dhe është emëruar
Këshilli Mbikëqyrës i kësaj ndërmarrjeje.
Reforma Administrativo-Territoriale pritet të ketë një ndikim të konsid-
erueshëm në infrastrukturën e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanaliz-
imeve dhe kjo do të kërkojë një ristrukturim të saj në përputhje me situatën e
re të ndarjes territoriale.
Në këtë aspekt kërkohet ngritje e kapaciteteve për anëtarët e zgjedhur të
Këshillit Mbikëqyrës e të stafit drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kana-
lizimeve si dhe një vlerësim me anë të një studimi për sektorin e shërbimeve
të furnizimit me ujë e kanalizimeve për t’i paraprirë situatës së pritshme pas
hyrjes në fuqi të ndarjes së re.
Tetor 2014 Faqe 3
Kryetari i Bashkisë takon ambasadoren e Çekisë në vendin tonë.
Znj.Tomasova shpreh interes për afrimin e investitorëve çekë në Elbasan.
Kryetari i Bashkisë ka pritur në një takim am-
basadoren e Çekisë në vendin tonë Bronislava
Tomasova.
Takimi mes z. Sejdini dhe znj. Tomasova u
fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh.
Kompanitë çeke së shpejti do të jenë prezente në
qytetin e Elbasanit në fushën e rafinerisë në sajë
të një bashkëpunimi me kompanitë turke që op-
erojnë këtu, por gjatë këtij takimi u vu re interesi
për të shtuar praninë e investitorëve çekë në
qytetin e Elbasanit.
Jo pa qëllim, Kryetari i Bashkisë e njohu ambasa-
doren me problematikat e qytetit dhe të
qytetarëve të Elbasanit në mënyrë që investimet e
pritshme të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë.
Përvoja e kompanive të mëdha çeke do të sjellë
në Elbasan, jo vetëm investime të qëndrueshme,
por çdo sipërmarrje përkthehet edhe me vende të
reja pune.
Elbasani pas një viti do të jetë një njësi e madhe,
me 240 mijë banorë dhe do të ofrojë dhe mundësi
më të mëdha për zhvillim. Kjo njësi e madhe do
të ketë mjaft rezurse, si turizmin malor, ujërat
termale, ish kombinatin metalurgjik, fushat mjaft
të mira për zhvillimin e bujqësisë, turizmin kul-
turor etj.
Kryetari Sejdini pret në një takim kreun e KMSH, Skënder Brucaj Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim
Sejdini priti në një takim në zyrën e tij kreun e
Komunitetit Mysliman Shqiptar, Z. Skënder
Brucaj. Gjatë këtij takimi Sejdini dhe Brucaj
ndanë mendime të përbashkëta në lidhje me
bashkëjetesën e përkryer fetare që ekziston në
qytetin e Elbasanit.
Z. Brucaj falenderoi kryetarin e bashkisë për
mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë
komunitetit mysliman.
Gjithashtu në këtë takim u ndanë mendime për
çështje të arsimit. Brucaj u shpreh se po shihet
mundësia e krijimit të një medreseje për vajzat
në qytetin e Elbasanit, në mënyrë që besimtarët
veç arsimimit të marrin edhe kulturën fetare.
Kryetari i Bashkisë i premtoi komunitetit mys-
liman se punimet për ndërtimin e xhamisë do të
përfundojnë së shpejti dhe besimtarët elbasanas
do të kenë një vend të denjë për ushtrimin e
besimit të tyre.
Elbasani në krye të axhendës së Ambasadës Franceze. Ambasadori Bernard Fitoussi viziton Elbasanin në daljen e tij të parë.
Ambasadori francez Bernard Fitoussi ka
zgjedhur Elbasanin qytetin e parë për të vizituar
pas kryeqytetit. Në pak javë që ndodhet në
Shqipëri Fitoussi ka shprehur kënaqësinë që
ndodhet në një qytet me tradita të lashta si Elbas-
ani.
Duke i dhuruar Z. Sejdini një guidë të Parisit,
ambasadori tha se qyteti i Elbasanit e meriton të
jetë si Parisi dhe do të ketë një rrugë të ndritur
përpara me kryetarin ambicioz që sot ka.
Duka parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet
sot Spitali Pediatrik i Elbasanit, ambasadori
francez kërkoi një projekt për të investuar në këtë
spital. Ai tha se fëmijët meritojnë kushtet më të
mira të trajtimit të tyre.
Sejdini e falenderoi ambasadorin për vlerësimin
që i bën atij dhe mbi të gjitha qytetit. Ai tha se
puna si kryetar bashkie bazohet në përkushtimin
ndaj qytetarëve dhe në të mirë të qytetit te tij. Për
këtë Sejdini kërkoi një bashkëpunim më të
ngushtë me ambasadën franceze. Ai ftoi sipër-
marrësit francezë të shohin mundësitë e inves-
timeve në Elbasan.
Elbasani pa ndotje
Ministria e Mjedisit ka nisur nga puna për t'i dhënë më në fund
frymëmarrje qytetit të Elbasanit përmes ndërtimit të një landfilli i cili do të
zgjidhë një herë e mirë problemin e trajtimit të mbëtjeve urbane. Më në
fund është dëgjuar apeli i Këshillit Bashkiak të Elbasanit i cili shpalli
gjendjen e emergjencës mjedisore për shkak të mbetjeve urbane, por edhe
apeli i kryetarit te Bashkisë Z. Sejdini i cili prej 7 vitesh kërkon zhdukjen e
kësaj vatre të madhe ndotjeje e cila merr çdo ditë jetë njerëzish. Brenda 14
muajve ne do të marrim frymë lirisht pa erën e rëndë të mbeturinave që
digjen dhe pa gazin helmues që ato çlirojnë në ambient. Puna për pastrimin
e vendit të vjetër të grumbullimit të mbëtjeve urbane dhe ndërtimi i
landfillit të ri do të nisin së shpejti dhe pritet që të përfundojë për 1 vit.
Elbasani do të jetë i pari qark në vend, në të cilin do të përdoret fjala e
fundit e teknologjise për trajtimin e mbetjeve urbane, çka do të thote se nga
përpunimi i mbetjeve do të prodhohet energji. Një teknologji e tillë do të
përdoret për herë të parë në vendin tonë. Kjo ka qenë edhe një nga kërkesat
kryesore të Bashkisë së
Elbasanit dhe Këshillit
Bashkiak të cilët nuk kanë
pranuar asnjë zgjidhje që
nuk respekton mjedisin, por
bën vetëm zhvendosjen e
problemit.
Së shpejti nis puna për ndërtimin e landfillit.
Tetor 2014 Faqe 4
Ditët kundër dhunës në familje Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë e Elbasanit dhe Policinë e Shtetit fushatë kundër dhunës
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet
me Bashkinë e Elbasanit dhe Policinë e Shtetit
kanë organizuar në Elbasan “Ditët kundër dhunës
në familje”, një fushatë e cila kishte si qëllim
ndergjegjësimin e qytetareve rreth dhunës në
familje dhe përpjekjet që duhet të bëjmë të gjithë
së bashku për ta parandaluar këtë fenomen.
Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Z.
Qazim Sejdini tha se, dhuna në familje është një
çështje shumë e ndjeshme dhe kërkon mbështet-
jen dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve
të zbatimit të ligjit, shoqatave, por mbi të gjitha
ndërgjegjësimin e qytetarëve. Bashkia e Elbasa-
nit ka eksperiencë në drejtim të trajtimit të këtij
problemi pasi edhe më parë është përfshirë në një
projekt kundër dhunës në familje. Është punuar
me intensitet dhe janë zgjidhur probleme vërtet të
rënda, janë vërejtur rezultate shumë të mira, por
ende shumë punë mbetet për t’u bërë. Ndërsa
Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig theksoi se
dhuna në familje nuk mund të adresohet vetëm
përmes institucioneve të zbatimit të ligjit, por
duhet ndërgjegjësuar edhe opinioni publik. Ai
bëri thirrje se dhuna, edhe pse ushtrohet brenda
ambienteve të shtëpisë, nuk është çështje
familjare, ajo i përket një shoqërie të tërë, tha am-
basadori. Gjatë kësaj fushate ishte organizuar
edhe një minidramë me tematikë "Dhuna ndaj
Fëmijëve", e realizuar nga fëmijët e Qendrës
Komunitare Rome të Bashkisë Elbasan. Kjo shfa-
qje synonte të transmetonte tek të pranishmit
pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe si duhet te
mbeshteten fëmijët viktima të dhunës për t’u in-
tegruar me bashkëmoshataret e tyre.
Shfaqja pati shumë impakt tek të pranishmit,
madje mund të thuhet se ishte pjesa më e bukur e
aktivitetit pasi mesazhi i fëmijeve ishte shumë i
fortë dhe domethënës.
Informacion mbi të drejtën e çdo qytetari për t’u informuar Të nderuar qytetarë, në çdo numër të gazetës Al-
manak ne do t’ju sjellim të botuara akte ligjore
apo nënligjore që ndikojnë në jetën tuaj të
përditshme apo që përcaktojnë të drejtat tuaja.
Më poshtë ju do të njiheni me të drejtën tuaj për
t’u informuar e cila është e sanksionuar me ligj
dhe mënyrat sesi ju mund ta kërkoni këtë të
drejtë.
Neni 23 i Kushtetutës garanton të drejtën e in-
formimit si e drejtë themelore.
Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të
marrë informacion për veprimtarinë e organeve
shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë
funksione shtetërore.
-Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e
organeve të zgjedhura kolektive.
Për zbatimin dhe realizimin e këtyre të drejtave,
në funksion të informimit dhe transparencës së
administratës publike ndaj qytetarëve, Kuvendi i
Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.8503, datë
30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për doku-
mentet zyrtare”. Ky ligj garanton ushtrimin e të
drejtës së informimit mbi dokumentat zyrtare dhe
sipas të cilit:
-Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj
ka të drejtë të kërkojë informacion për
“dokumentet zyrtare”, që kanë të bëjnë me vepri-
mtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që
ushtrojnë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar
të shpjegoje motivet për të cilat e kërkon një in-
formacion të tillë.
-Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj
ka te drejtë të kërkojë informacion për të dhënat
vetjake (të mbajtura në një dokument zyrtar) të
personave që kryejnë funksione shtetërore ose
shërbime publike, për aq sa këto lidhen me cilësi
të kërkuara nga ligji për personat që i ushtrojnë
këto detyra.
-Çdo person ka të drejtë të njihet me dosjet dhe
regjistrat e administratës (përveçse kur ndalohet
shprehimisht nga ligji).
-Çdo organ i administratës shtetërore dhe ent pub-
lik është i detyruar të japë çdo informacion në
lidhje me një dokument zyrtar. -Ushtrimi i të
drejtës se informimit mbi dokumentat zyrtare ku-
fizohet në dy raste, për shkak të sekretit shtetëror
(dokumentat e klasifikuara të tilla) dhe për shkak
të mbrojtjes së të dhënave personale. Në çdo rast
kufizimet duhet të janë të parashikuara shpre-
himisht nga ligji.
-Për tu njohur me dokumentat zyrtare, Ju duhet t’i
drejtoheni me një kërkesë organit të administratës
shtetërore apo entit publik përkatës që disponon
këtë dokument.
-Ju mundet gjithashtu të bëni një kërkesë me
shkrim, mjafton që të qartësoni atë çfarë kërkoni,
organin kujt ia kërkoni dhe mënyrën për të pritur
përgjigjen. Nëse kërkoni dhe shpjegim verbal
duhet ta specifikoni në kërkesën tuaj. Kërkesa
duhet të depozitohet në çfarëdolloj mënyre (poste,
faks, dorazi, etj) në organin e administratës sht-
etërore apo entin publik.
-Organi i administratës shtetërore apo enti publik
është i detyruar të plotesojë kërkesën Tuaj brenda
40 ditëve nga depozitimi i saj.
-Nëse kërkesa Juaj nuk mund të plotësohet pasi
është fjala për një dokument që nuk mund të jetë i
hapur për publikun (sekret shtetëror apo për
shkak të mbrojtjes së të dhënave personale),
atëherë organi i administratës shtetërore apo enti
publik, brenda 15 ditëve Ju kthen përgjigje me
shkrim duke treguar arsyet e mosdhënies së infor-
macionit.
-Si rregull ushtrimi i së drejtës së informimit
është pa pagesë. Në raste të veçanta nëse realiz-
imi i këtij shërbimi kërkon shpenzime, institucio-
ni përcakton dhe shpall paraprakisht tarifat për-
katëse, të cilat nuk janë më të larta se kostot për
realizimin e shërbimit.
-Ju keni të drejtë të ankoheni ndaj mosdhënies së
informacionit të kërkuar nëpërmjet një ankese
drejtuar organit nga i cili keni kerkuar infor-
macion apo organit epror të tij sipas formularit të
përcaktuar nga çdo institucion. Ju mund të anko-
heni gjithashtu edhe në gjykatë. Nëse nga mohimi
i së drejtës suaj keni pësuar një dëm, Ju mund të
kërkoni shpërblimin e dëmit.
-Përveçse çfarë u tha më sipër mbi ushtrimin e të
drejtës së informimit mbi dokumentat zyrtare që
ka të bëjë me informimin mbi veprimtarinë e ad-
ministratës publike kryesisht nëpërmjet njohjes
me “dokumentat zyrtare” që kanë marrë formën
përfundimtare, në rastet kur zhvillohet një
“procedim administrativ”, legjislacioni shqiptar i
njeh personave që kanë një interes të drejtpër-
drejtë si dhe atyre personave që megjithëse nuk
kanë një interes të drejpërdrejtë provojnë se kanë
një interes të ligjshëm, të drejtën për t’u informu-
ar edhe më gjerë lidhur me dinamikën dhe hapat e
ndërmjetme të procedimit administrativ. Personi i
interesuar në bazë të një kërkese duhet të in-
formohet mbi hapat konkrete të ndërrmarrë nga
organi administrativ apo enti publik në atë pro-
cedim administrativ , vendimet e marra, etj Per-
soni i interesuar mund të inspektojë dosjet e pro-
cedimit administrativ dhe të marrë vërtetime apo
kopje të vërtetuara të dokumenteve që dosja
përmban (me përjashtim të dokumentave të klas-
ifikuara sekret shtetëror).
Tetor 2014 Faqe 5
Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Tetor. Vendimet e marra: 1. Dhënia e ndihmës
ekonomike nga të
ardhurat e Bashkisë dhe
fondi i kushtëzuar.
2. Dhënia e pagesës
për aftësinë e kufizuar.
3. Mbyllje proçedure
privatizimi për banesat
shtetërore.
4. Prononcim për privatizim bodrumi.
5. Planifikim fondi në projekt – buxhetin e vitit 2015-2016 për shpronësi-
min e tokës për zgjerimin e varrezave publike pronë e familjes Sulova.
6. Marrje ambienti me qira si shkollë vartëse e shkollës "Abdyl Paralloi.
7. Ndryshimet në statutin e shoqërisë UKE Elbasan.
Përfundimi i proçedurave të marrjes në dorëzim të shkollës së Re te NSHU-
ja.
I jepet titulli “Qytetar Nderi” shkollës “Jeronim De Rada” në 50 vjetorin e maturës së parë, 1964-1968.
Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka akorduar tit-
ullin “Qytetar Nderi” shkollës Jeronim De Rada
në 50 vjetorin e maturës së parë, 1964-1968. Tit-
ulli mbante motivacionin “Për përçimin e vlerave
të qytetarisë në vend e më gjerë”.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Z. Qazim
Sejdini tha se ky titull do t’i përkasë muzeut të
kësaj shkolle, për t’u përkujtuar ndër vite ky brez
nxënësish që më pas rezultoi një brez i ndritur
intelektualësh. Është emocionuese, tha Sejdini, të
takosh elitën e shoqërisë, të cilët mblidhen për të
përkujtuar historinë e nisjes së rrugëtimit të tyre
së bashku. Ka përshëndetur “Maturën 1964-
1968” drejtori i parë i shkollës “Jeronim De Ra-
da”, Z. Enver Delimeta. I emocionuar ai kujtoi
vitet e krijimit të kësaj shkolle, me rastin e 150
vjetorit të lindjes së De Radës. Sot tha ai është një
vit jubile për këtë maturë të shkëlqyer, por edhe
me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Jeronim De
Radës. Z. Delimeta tha se rruga e këtij brezi ma-
ture ka qenë e vështirë, por edhe e shndritshme.
Programi i aktiviteteve për
festat e Nëntorit. Me rastin e 11 nëntorit, 70 vjetorit të Çlirimit të
qytetit të Elbasanit, 28 Nëntorit, 102 vjetorit të
Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 29
Nëntorit, 70 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë Bash-
kia e Elbasanit ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Është parashikuar dhe janë duke përfunduar detajet
e fundit për festën që do të organizohet në 70
vjetorin e Çlirimit të Elbasanit. Por gjithashtu nuk
do të mungojnë festimet në 28 dhe 29 Nëntor në 70
vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe 102 vjetorin e
Shpalljes së Pavarësisë. Në 29 Nëntor, nga Bashkia
e Elbasanit dhe Organizata e Veteranëve do të or-
ganizohet edhe një konferencë jubilare me rastin e
kësaj dite.Por nuk janë lënë pas dore edhe aktivitetet
sportive, koncerte, ekspozita me fotografi, veprimta-
ri të parashikuara në bibliotekën e qytetit etj. Nat-
yrisht që kulmi i festimeve do të jetë Festivali
Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare i cili do të
zhvillohet në Elbasan në datat 24-25-26 Nëntor. Por
nuk do të mungojë edhe dekori i qytetit që i jep një
tjetër hijeshi këtyre festave. Bashkia Elbasan ju fton
të festojmë së bashku festat tona Kombëtare.
Zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove
Për gati një
javë teatri
“Skampa” i
Elbasanit ka
pritur edi-
cionin e 16 të
Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove.Në edi-
cionin e sivjetshëm të këtij festivali performuan
9 trupa teatrore nga vende të ndryshme, ku ranë
sy pjesëmarrja e trupës teatrore të Azerbajxha-
nit. Me këtë rast kryetari i Bashkisë Z. Sejdini
përgëzoi artistët nga gjuhë dhe kultura të
ndryshme, të cilët, tha ai, i kanë dhuruar vlera të
mirëfillta artisitike këtij evenimenti kulturor.
“Ura e miqësisë dhe e bashkëpunimit përbën një
element kryesor në krijimin e identitetit unik
multikulturor dhe jetëgjatësinë e këtij even-
imenti ndërkombëtar, që e shndërron qytetin e
Elbasanit në një qendër takimi kulturash, si një
hap më shumë drejt integrimit. Është nderim
dhe njëkohësisht obligim i madh për mua, si
kryetar i Bashkisë së Elbasanit dhe për qytetin
tonë të dashur të kulturës, të mirëpres dhe të
respektoj botën e madhe të artit, e në mënyrë të
veçantë, teatrin. Njëkohësisht ndihem i mo-
tivuar të nderoj e respektoj artistët, përfaqësues
të shteteve pjesëmarrëse, si dëshirë e madhe e
shkëmbimit të kulturave të ndryshme dhe
formimit të miqësisë mes popujve”- tha Z.
Sejdini. Ndërsa drejtori i festivalit Adonis Filipi
duke theksuar logon e këtij festivali “Brenda
dhe Jashtë” tha se ndryshe nga vitet e tjera shfa-
qjet janë luajtur edhe në ambiente të hapura.
Në natën e parë të festivalit u ngjit në skenë tru-
pa e Teatrit Skampa në bashkëpunim me trupën
e teatrit të Ferizajt në Kosovë.Drama
“Departamenti AP” nga Jeton Neziraj, me regji
të Adonis Filipit trajtoi realitete të shoqërisë
shqiptare gjatë periudhës së regjimit komunist.
Më pas trupa teatrore nga Italia solli për pub-
likun “Unë jam lëkura” nga Frederica Fragap-
ane.
Tetori Gjerman”, jazz dhe poezi në teatrin “Skampa
Muzika jazz ka pushtuar sallën e teatrit “Skampa” në një nga fundjavat e
tetorit. Në kuadër të "Tetorit Gjerman", Ambasada Gjermane, në bash-
këpunim edhe me Bashkinë e Elbasanit kanë organizuar këtë aktivitet artis-
tik me pjesë të vyera nga autorë të letërsisë gjermane dhe shqiptare.
Performoi për publikun që kishte mbushur sallën e teatrit këngëtarja Eda
Zari e shoqëruar nga muzikantë të njohur të jazzit gjerman dhe recituesen
Ema Kristo. Në nisje të aktivitetit ka përshëndetur Ambasadori Gjer-
man, Hellmut Hoffmann i cili u shpreh i kënaqur për vizitën e tij të parë në
Elbasan. Hoffman falenderoi për pritjen që iu bë nga kryetari i Bashkisë Z.
Sejdini duke i premtuar këtij të fundit se së shpejti do të jetë në Elbasan për
një vizitë zyrtare. Ambasadori tha se është viti i tetë që Ambasada
Gjermane organizon aktivitet në kuadër të "Tetorit Gjerman".Nga ana tjetër,
kryetari i Bashkise Z. Qazim Sejdini falenderoi Ambasadën Gjermane që
zgjodhi Elbasanin për të zhvilluar një aktivitet të tillë. Ai tha se Bashkia e
Elbasanit do të intensifikojë bashkëpunimin me Ambasaden Gjermane në
fushën e artit dhe jo vetëm. Më herët Z. Sejdini pati një takim privat me Z.
Hoffmann në ambientet e teatrit “Skampa” ku folën mbi mundësitë e inten-
sifikimit të bashkëpunimit.
Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.
Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]
October 2014 Page 6
"ELBASAN ARENA" the new stadium of Elbasan. National team now has a dignified "“home".
The Stadium of Elbasan is now the new
national stadium, where our national
footbal team will play the 2016 Europian
qualifying matches.
It has been several months that the stadi-
um has been under construction working
intensively because by September every-
thing should have been ready.
And everything as specified and request-
ed by UEFA was ready and the stadium
is now ready to welcome matches for the catego-
ry of the Champions League quarterfinals.
It is an investment of about 5 million euro by the
Albanian government and the Albania Football
Federation and the stadium has a maximum ca-
pacity of 12,500 seats.
Everything went according the expectations and
our national team played with dignity at "home"
in October 11,2014 against Denmark, a match
valid for the eliminatory European 2016.
Mayor Sejdini thanks Elbasanasit for their citizenship shown during the
match Albania-Denmark.
"In the match with Denmark, the Albanian national team got a point, though
deserved more, but the citizens of Elbasan took all the possible points. Citi-
zens of Elbasan showed once again that they love and respect order, showed
that they love and respect their national team, showed that in a record time
can welcome visitors from all over Albania and beyond.
The city of Elbasan in "Red and Black", the day of the match was far from
the acts of hooliganism and vandalism that are destroying the Albanian foot-
ball today. Elbasan citizens acted as European citizens, in an Europian stadi-
um. Elbasani people with their citizenship thanked the Prime Minister and
the government of Albania who made Elbasan internationately known.
Once again I want to say to my people, thank you very much. "
The city of Elbasan is experiencing a deep
change in its infrastructure. There are more
than five million dollars investments by the Alba-
nian government for Elbasan city that aim to give
a new look to the city and above all to facilitate
and make more comfortable the life of every citi-
zen.
The investments and their implementation in El-
basan have been inspected many times by the
Prime minister together with the mayor Sejdini.
-But what work is being done actually?
The facades of the palaces in all main roads of
the city have been painted and repaired, giving a
nicer view to the environment in which we live
every day.
There are more than twenty nine thousand inhab-
itants that have benefitted from this investment.
If we would look the figures about seven thou-
sand m2 are painted.
But, the most important investments that impact
directly the citizen’s life are the interventions
made for the expansion, lightening and the pave-
ment of the roads.
In this frame are already finished the investments
in “Qemal Stafa”, the road from “Jorgji Dilo”
school until to the ring road near the post office.
In this road has been paved a surface of 5600 m2
of road and 7060 m2 of sidewalks with tiles. To
the “Qemal Stafa” road as well as top the other
parts of the city won’t miss the green spaces, as
with the new road a surface of 1995 m2 green
spaces will be added to the green areas of the
city. There are 12 144 inhabitants and 973 pupils
that will benefit from this investment.
Also, another project that is taking place right
now is the pavement and the systematization of
“Qemal Stafa” road from the cross road at the
post office until the cross road at the “Rinia”
road. On this road work is continuing from the
cross road of “Rinia” road with “Kasem Sejdini”
road as well as the connecting roads through
“Aqif Pasha” boulevard and “Qemal Stafa” road.
Works are being done also with the project of
“Re” road from the cross road of “28 Nëntori”
road until the cross road to the “Rinia” road.
The investment in “Lef Nosi” road impacts a
community of twenty thousand inhabitants, con-
tinuing until the northern ring. More than sixty
trees will be planted on this road that not only
will add the beauty to this area, but also will give
breathing.
The suburb of the city is not forgotten of course.
Work is started on the project of the ring road,
the segment A-B, where apart the construction of
the roads and sidewalks there will be a new light-
ening system.
All Elbasan is now a “construction site”. Work is
being done on the reconstruction and the pave-
ment of “Hysen Bakalli” and “Ali Zyma” in
“Emin Matraxhiu” neighborhood.
Another innovation from the municipality of El-
basan is
the Led
lightening
in “Aqif
Pasha”,
“Qemal
Stafa” and
“Thoma
Kalefi”
roads. Fifty six thousand inhabitants will benefit
from investment. Such lightening saves energy,
which means less money for lightening, more
investments for the citizens.
A great investment for Elbasan was also the con-
struction of the national stadium “Elbasan Are-
na”, which made possible for the city of Elbasan
to be heard and lobbied all over the world. Such
thing is expected to bring Elbasan not only many
tourists, but also more investors that will invest
for more work for the business, mainly in restau-
rants and hotels.
Elbasan shows the values
New investments in the city of Elbasan.