4. Dobia

3
Ushtrime nga lënda: EKONOMIKSI MENAXHERIAL Tema: DOBIA 1. Dobia në teorinë e sjelljes së konsumatorit konsiderohet (rretho): a. si një matës i lumturisë b. si një mënyrë për të përshkruar preferencat c. si shprehje e interesit për një të mirë. 2. Ç’është një funksion dobie? Te shprehet edhe me simbole. 3. Çfarë kuptimi ka transformimi monotonik i një funksioni dobie? 4. Shprehni grafikisht një funksion monotonik të dobisë dhe një funksion jomonotonik të dobisë dhe shpjegoni ku qëndron dallimi midis tyre. 5. Pse “transformimin monotonik” e quajmë “transformim monotonik pozitiv” e jo “transformim monotonik negativ”? 6. Shkruani tri pohimet me të cilat argumentohet se një transformim monotonik i një funksioni dobie është funksion dobie që paraqet të njëjtat preferenca sikurse funksioni fillestar i dobisë. 7. Dobia ordinale cilësohet nga matja e dobisë përmes (rretho): a. dobisë marxhinale b. renditjes së shportave të konsumit c. dobisë totale d. çmimit që konsumatori është në gjendje të paguajë për një të mire. 8. Ndërtoni një funksion dobie nga kurbat e indiferencës. 9. Supozojmë një funksion dobie u(x 1 ,x 2 )= x 1 x 2 dhe një konstante k= x 1 x 2 , për vlera të ndryshme të k=1,2,3. Të paraqiten grafikisht kurbat e indiferencës.

Transcript of 4. Dobia

Page 1: 4. Dobia

Ushtrime nga lënda: EKONOMIKSI MENAXHERIAL

Tema: DOBIA

1. Dobia në teorinë e sjelljes së konsumatorit konsiderohet (rretho):a. si një matës i lumturisëb. si një mënyrë për të përshkruar preferencatc. si shprehje e interesit për një të mirë.

2. Ç’është një funksion dobie? Te shprehet edhe me simbole.

3. Çfarë kuptimi ka transformimi monotonik i një funksioni dobie?

4. Shprehni grafikisht një funksion monotonik të dobisë dhe një funksion jomonotonik të dobisë dhe shpjegoni ku qëndron dallimi midis tyre.

5. Pse “transformimin monotonik” e quajmë “transformim monotonik pozitiv” e jo “transformim monotonik negativ”?

6. Shkruani tri pohimet me të cilat argumentohet se një transformim monotonik i një funksioni dobie është funksion dobie që paraqet të njëjtat preferenca sikurse funksioni fillestar i dobisë.

7. Dobia ordinale cilësohet nga matja e dobisë përmes (rretho):a. dobisë marxhinaleb. renditjes së shportave të konsumitc. dobisë totaled. çmimit që konsumatori është në gjendje të paguajë për një të mire.

8. Ndërtoni një funksion dobie nga kurbat e indiferencës.

9. Supozojmë një funksion dobie u(x1,x2)= x1x2 dhe një konstante k= x1x2, për vlera të ndryshme të k=1,2,3. Të paraqiten grafikisht kurbat e indiferencës.

10. A do të ndryshojnë kurbat e indiferencës nëse bëjmë transformimin monotonik të funksionit të dobisë si psh. V(x1x2)= x1

2 x2

2.

11. Shkruaj funksionin e dobisë për zëvendësuesit e plotë.

12. Të paraqiten grafikisht kurbat e indiferencës për zëvendësuesit e plotë për funksionin e dobisë u(x1,x2)= x1 + 2x2. Sa është pjerrësia?

Page 2: 4. Dobia

13. Të paraqiten grafikisht kurbat e indiferencës për zëvendësuesit e plotë për funksionin e dobisë u(x1,x2)= 2x1 + x2. Sa është pjerrësia?

14. Shkruaj funksionin e dobisë për bashkëplotësuesit e plotë.

15. Të paraqiten grafikisht kurbat e indiferencës për bashkëplotësuesit e plotë për një funksion dobie u(x1,x2) = 10 min {x1,x2} , përkatësisht

a. U = 10 min {x1,x2} b. U = 10 min {2x1, 2x2} c. U = 10 min {3x1, 3x2} d. U = 10 min {3x1, 2x2}

16. Shprehi grafikisht preferencat pothuajse lineare. Shkruani funksionin e dobisë për preferencat pothuajse lineare. Jepni nje shembull të transformimit monotonik.

17. A janë preferencat Cobb-Douglas preferenca normale?

18. Funksioni i dobisë Cobb-Douglas shprehet si vijon: ________________.

19. Shkruani si mund të bëhet transformimi monotonik i funksionit të dobisë Cobb-Douglas?

20. Dobia margjinale shpreh:a. Kënaqësinë shtesë që e përfiton konsumatori nga konsumi i njësië shtesë të një të mire të

caktuar,b. Ndryshimin e dobisë kur japim pak më shumë nga e mira 1,c. Kënaqësinë totale që e përfiton konsumatori nga të gjitha njësitë e të mirave apo

shërbimeve që konsumon

21. Shqyrtojmë një konsumator që konsumon një shport të mirash (x 1 x 2 ). Si e llogarisim:a. MU 1 , nëse ndryshon vetëm konsumi i të mirës 1? b. MU 2 , nëse ndryshon vetëm konsumi i të mirës 2? c. A ka ndryshim në dobinë totale nëse ndryshon konsumi i çdo të mire (x 1 x 2 ) përgjatë një

kurbe indiference?

22. Si llogaritet norma marxhinale e zëvendësimit MRS nga funksioni i dobisë nëpërmes formulës?___________________________________________________________________________

23. Pse MRS nuk ndryshon pas transformimit monotonik?___________________________________________________________________________