2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi...

8
Zentrum Parandalo Wallisellenstrasse 429 8050 Zürich [email protected] Tel. 076 419 11 10 SHOQATA “PARANDALO” DHE QENDRA “PARANDALO” ME SELI NË QYTETIN E CYRIHUT NË ZVICËR - LËSHON KËTË FLETKËSHILLIM LIDHUR ME MASAT PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË VIRUSIT KORONA Përpiluar nga Dr. Xhevat Hasani anëtar i Kryesisë së Shoqatës “Parandalo” 1. HISTORIKU I VIRUSIT KORONA BURIMI Rasti i parë i infektimit të njeriut me virusin Korona ka ndodhur me 17 dhjetor të vitit 2019 në qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE dhe i GJARPINJËVE dhe i disa kafsheve tjera, mishi i të cilave në kontinetin ton nuk përdoret për ushqim. Mendohet se burim i virusit Korona ka qenë MISHI I LAKURIQËVE. SHPEJTËSIA E PËRHAPJES Virusi Korona për këta 3 muaj ka shënuar përhapje me të shpejtë se secili virus tjetër i shfaqur në dekadat e fundit. VENDET E PREKURA Virusi Korona për 3 muaj ka prekur rreth 100 vende në të gjitha kontinentet e botës. Vendet më të prekura në bot kanë qenë: Kina, Italia dhe Koreja e Jugut. Kontinenti më i prekur me Virusin Korona aktualisht është EUROPA. NUMRI I TË INFEKTUARVE Të dhënat statistikore flasin se me virusin Korona në gjithë botën janë infektuar rreth 160 mijë njerëz (gjendja deri me 18. 03. 2020) NUMRI I TË VDEKURVE Të dhënat statistikore flasin se nga numri prej 160 mijë të të infekturave në gjithë botën, deri më tani kanë vdekur rreth 6000 njerëz (gjendja deri me 18. 03. 2020) Zürich, 18. März 2020 h

Transcript of 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi...

Page 1: 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE

Zentrum Parandalo Wallisellenstrasse 429

8050 Zürich

[email protected]

Tel. 076 419 11 10

SHOQATA “PARANDALO” DHE QENDRA “PARANDALO” ME SELI NË QYTETIN E CYRIHUT NË ZVICËR - LËSHON KËTË FLETKËSHILLIM LIDHUR ME MASAT PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË VIRUSIT KORONA

Përpiluar nga Dr. Xhevat Hasani anëtar i Kryesisë së Shoqatës “Parandalo” 1. HISTORIKU I VIRUSIT KORONA BURIMI Rasti i parë i infektimit të njeriut me virusin Korona ka ndodhur me 17 dhjetor të vitit 2019 në qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE dhe i GJARPINJËVE dhe i disa kafsheve tjera, mishi i të cilave në kontinetin ton nuk përdoret për ushqim. Mendohet se burim i virusit Korona ka qenë MISHI I LAKURIQËVE. SHPEJTËSIA E PËRHAPJES Virusi Korona për këta 3 muaj ka shënuar përhapje me të shpejtë se secili virus tjetër i shfaqur në dekadat e fundit. VENDET E PREKURA Virusi Korona për 3 muaj ka prekur rreth 100 vende në të gjitha kontinentet e botës. Vendet më të prekura në bot kanë qenë: Kina, Italia dhe Koreja e Jugut. Kontinenti më i prekur me Virusin Korona aktualisht është EUROPA. NUMRI I TË INFEKTUARVE Të dhënat statistikore flasin se me virusin Korona në gjithë botën janë infektuar rreth 160 mijë njerëz (gjendja deri me 18. 03. 2020) NUMRI I TË VDEKURVE Të dhënat statistikore flasin se nga numri prej 160 mijë të të infekturave në gjithë botën, deri më tani kanë vdekur rreth 6000 njerëz (gjendja deri me 18. 03. 2020)

Zürich, 18. März 2020

parandalo.ch

Page 2: 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE

ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETIT (WHO) përhapjen e virusit Korona me 11 mars të vitit 2020 e ka shpallur PANDEMI BOTËRORE. EMËRTIMI Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) virusin Korona e ka emërtuar COVID-19, që do të thotë “Semundja nga Corona Virusi i vitit 2019”. Emërtimi tjetër i virusit Korona është SARS-CoV-2. SARS paraqet shkurticën në gjuhën angleze që do të thotë: “Sindromi i Rëndë Akut i Rrugëve të Frymëmarrjes nga Virusi Corona 2”. DUKJA E JASHTME Viruset janë ndërtime molekulare në formën e topthave me gjëmba. Viruset janë shumë herë më të vogla se qelizat brenda të cilave jetojnë. Viruset nuk konsiderohen organizma të gjallë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por konsiderohen “organizma të përafërt me jetën e gjallë”.

Dukja e jashtme skematike e virusit Korona https://de.wikipedia.org/wiki/SARS-CoV-2#/media/Datei:2019-nCoV-CDC-23312.png II. ÇKA JANË VIRUSET NË PËRGJITHËSI? Viruset janë struktura molekulare organike që krijohen spontanisht në natyrë në formën e VIRONEVE JOAKTIVE, të cilat nuk aftësi të shumëzimit. Por nëse VIRONET JOAKTIVE me rrugë ajrore ose me prekje fizike vijn në kontakt me qelizat e mukozës së hundës, të gojës, të fytit dhe të rrugëve tjera të fymëmarrjes, ato futën në këto qeliza dhe aktivizohen duke u kthyer në VIRUSE AKTIVE, me mundësi të mëdha të zhvillimit dhe të shumëzimit të shpejtë për kohë të shkurtë. KU JETOJNË VIRUSËT? Viruset bëjnë JETË AKTIVE me mundësi zhvillimi dhe shumëzimi vetëm brenda qelizave të bimeve dhe të kafshëve - duke përfshi këtu edhe qelizat e organeve të njeriut. Disa viruse bëjn jetë aktive edhe brenda bakterieve të ndryshme. Këto viruse quhen BAKTERIOFAGE. Fatkeqësisht sot ka dhjetëra laboratore në botë që mund të prodhojnë visruse. KU MBIJETOJNË VIRUSET? Shumica e viruseve për kohë të shkurt MBIJETOJNË edhe në ambientet jashtqelizore, përkatësisht në AMBIENTIN E JASHTËM. SA KOHË MBIJETOJNË VIRUSET NË AMBIENTIN E JASHTËM? Një pjesë e konsiderueshme e viruseve MBIJETOJNË në ambientin e jashtëm vetëm për disa sekonda ose minuta dhe pastaj shkatërrohen.

Page 3: 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE

SI BARTEN VIRUSET NË AMBIENTIN E JASHTËM? Viruset bartën në ambientin e jashtëm NË DY MËNYRA:

1. Nëpërmjet të sperklave të kollit, të teshtitjes dhe të pështymës të personave të infektuar, dhe

2. Nëpërmjet të prekjes me duar nga peronat e infektuar të gjësendeve të përditshmërisë. KU MBIJETOJNË VIRUSET NË AMBIENTIN E JASHTËM?

1. Viruset në radhë të parë mbijetojnë në AJËR: derisa sperklat e hedhura nga i infektuari gjatë kollitjes, teshtimës ose pështymjës, duke qenë më të rënda se ajëri bien në tokë ose në gjësende të ndryshme, viruset që hidhen në ajër me frymëmarrje të zakonshme qendrojn për një kohë pezull në ajër, duke mbijetuar kësisoj për kohë të shkurtë.

2. Në radhë të dytë viruset mbijetojn në SIPËRFAQET TË NDRYSHME ku bien sperklat e kollit, teshtimës dhe të pështymes së të infektuarit.

CILAT JANË KËTO SIPËRFAQE KU MBIJETOJNË VIRUSET

1. Sipërfaqet e lëkurës së duarve dhe të pjesëve tjera të trupit.

2. Sipërfaqet e rrobave dhe të shtrojes e të mbulojes.

3. Sipërfaqet e ushqimeve: të pemeve e të perimeve etj.

4. Sipërfaqet e eneve, të lugëve, të gotave etj

5. Sipërfaqet e orendive shtëpiake: të shtretërve, tavolinave, karrigeve, të mjeteve të punës dhe sipërfaqet e gjësendëve tjera të përditshmërisë që prekin me duar të infektuarit.

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË VIRUSEVE?

1. Viruset JETOJNË AKTIVISHT me mundësinë e zhvillimit dhe të shumëzimit vetëm në brendi të qelizave.

2. Viruset MBIJETOJNË PASIVISHT pa mundësin e zhvillimit dhe të shumëzimit edhe në ajër dhe gjësende të përditshmërisë.

3. Secili virus, përfshi këtu edhe virusin Korona e ka SHKALLËN E INFEKCIOZITETIT: që do të thotë të bartjes dhe të përhapjes nga një individ te tjetri. Një virus mund të ketë shkallë të ulët, mesatare ose të lartë të infekciozitetit.

4. Secili virus, përfshi edhe virusin Korona e ka SHKALLËN E VDEKSHMËRISË: Viruset e dekadave të fundit kanë pasur një shkallë vdekshmërie sipas llojit të virusit nga 0,5% deri në1% dhe ndonjëherë deri në 2%. Një virus mund të ketë shkallë të ulët, mesatare ose të lartë të vdekshmërisë.

5. Secili virus, përfshi edhe virusin Korona e ka SHKALLËN E REZISTENCËS (FUQISË) së tij për të mbijetuar edhe në kushte jo të përshtatshme. Një virus mund të ketë shkallë të ulët, mesatare ose të lartë të rezistencës.

6. Secili virus, përfshi edhe virusin Korona e ka SHKALLËN E TIJ TË VIRULENCËS (të sëmundshmërisë/dëmshmërisë patologjike) të njohur si Virulencë. Një virus mund të ketë shkallë të ulët, mesatare ose të lartë të virulencës.

7. Secili virus, përfshi edhe virusin Korona e ka SHKALLËN E TIJ TË MODIFIKIMIT, të arritur npërmejtë të ndryshimeve (mutacioneve) që pëson struktura e tyre molekulare brenda qelizave. Kështu nga një virus mund të krijohen disa nënvariante të tij. Një virus mund të ketë shkallë të ulët, mesatare ose të lartë të modifikimit (mutacionit)

Page 4: 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE

III. CILAT JANË KARAKETRISTIKAT E VEÇANTA TË VIRUSIT KORONA? Edhe pse fjala e fundit lidhur me vetitë e virusit Korona ende nuk është thën, nga të dhënat e deritanishme mund të supozohet me sa vijon:

1. Njëra nga karakteristikat kryesore të virusit Korona duket të jetë INFEKCIOZITETI I TIJ MË I LARTË se i viruseve tjera të paraqitura në dekadat e fundit. Ky virus ka arritur që për 3 muaj të perkë rreth 160 mijë njerëz në botë.

2. Karakteristika tjetër e virusit Korona duket të jetë VDEKËSHMËRIA E TIJ MË E LARTË në krahasim me viruset e kohëve të fundit. Ky virus nga 160 mijë të infektuar e ka shkaktuar vdekjen e 6000 prej tyre, që kthyer përqindje del se vdekshmëria e tij është diku 3,1%, duke u renditur kësisosj në grupin e viruseve me vdekshmëri të lartë.

3. Dhe karakteristika tjetër e virusit Korona duket të jetë VIRULENCA E TIJ MË E LARTË në karahasim me viruset tjera, që do të thotë se ai ka sëmundëshmëri/dëmshmëri patologjike më e lartë se viruset e paraqitura në dekadat e fundit.

4. Karakteristika më specifike e virusit Korona mund të jetë REZSITENCA E TIJ MË E LARTË në krahasim me viruset tjera për të mbijetuar në kushte të papërshtashme.

Ky virus duke pasur përhapje, infekciozitet, vdekshmëri dhe virulencë më të lartë, s`ka dyshim se ai ka edhe rezistencë më të lartë se viruset tjera të shafaqura në dekadat e fundit. Rezistenca me e lartë e virusit Korona mund të lidhet:

a) Ose me rezistencën më të lartë të tij ndaj ANTITRUPAVE të sistemit imunologjik të njeriut të krijuara kundër tij, ose

b) Ose me rezistencën më të lartë të tij për të MBIJETUAR më gjatë se viruset tjera në ambientin e jashëm.

c) Ose ky virus ka rezistencë më të lartë se viruset tjera për te dy arsyet e përmendura. Një hulumtim me rëndësi: Disa shkenctarë në amerikan të «National Institute of Helth» (të «Institutit Nacional të Shëndetit», kanë ardhur në përfundim se në kushtet eksperimentale viruest Korona në formën e aerosoleve jetojnë disa orë në ajër. Ata kanë vërejtur se pas 2,7 orëve është shkatëruar vetëm gjysma e viruseve në formën e aerosoleve në ajër, kurse gjysma tjetër e tyre ende ka mbijetuar. Kjo fletë se virusi Korona mund të mbjetoj në ambientin e izoluar ajror të eksperimentit deri në 5,4. Nëse virusi Korona mbijeton për 5,4 orë edhe në ajrin e ambientit të jashtëm natyror kjo nuk dihet. Por nëse virusi Korona mbijeton kaq gjatë edhe në ambientin jashtëm ajror (5,4 orë), kjo fletë se rrezikshmëria e përhapjes së tij nëpërmjet pjeseve të hapsirës ajrore të kontaminuar me viruse nga kollitjet dhe teshëtitjet e të infektuarve është e madhe. http://www.lessentiel.lu/de/panorama/story/17074463 Në një shkrim tjetër thuhet se virusi Korona mbijeton në ambientin e jashtëm jo për disa sekonda apo minuta si disa viruse tjera, por mbijeton për disa orë ose disa ditë, kurse sipas një shkrimi edhe deri 9-ditë. Interpretimi: Të dhënat e mësiperme lën të supozohet se nëse në një ulëse parku deri para një ore kanë qendruar dy të infektuar me virusin Korona dhe pastaj janë larguar, hapësira ajrore mbi atë ulëse parku mbetet e kontaminuar virusin Korona edhe për 4 apo 5 orë të tjera. Dhe kjo do të thotë se nëse 1 deri në 5 orë pas largimit të të infektuarve, në të njëjtën ulëse parku do të ulën dy individ të painfektuar, ata brenda kësaj periudhe kohore mund të infektohen me virusin Korona. Dhe së fundi kjo do të thotë se për t`u mbrojtur sa më suksesshëm nga infektimi me virusin Korona, duhet evituar edhe shetitjet dhe uljet në ulëset e parqeve etj.

Page 5: 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE

VI. PASOJAT E INFEKSIONIT SIPAS MOSHAVE

1. Rreth 80% e të infektuarve - kryesisht njerëz të moshave deri në 50 vjeçë, duke pasur imunitet ende të fortë dhe duke mos pasur sëmundje tjera shoqëruese, infektimin me virusin Korona e kalojnë me shenja minimale ose mestare gripale.

Këta njerëz duke mos qenë të vetëtdijshëm se janë të infektuar me këtë virus, paraqesin rrezik për përhapjen e tij te njerëzit tjerë.

2. Pjesa tjetër e të infektuarve (rreth 20%) - krysisht injerëz me moshë mbi 65 vjeçare, për shkak të imunitetit të dobësuar dhe për shkak të sëmundjeve tjera shoqëruese si ato të zemrës, kanceri ose sëmundje tjera, infektimin me Korona visrus e kalojnë kryesisht me shenja mestare ose të rënda gripale.

Infeksioni me virusin Korona te kjo kategori e njerëzve të shumtën e herave nuk shpie vetëm në ndezjen e rrugëve të siperme të frymëmarrjes, por edhe në ndezjen e mushkërive që njihet si PNEUMONI. V. RRJEDHA E INFEKSIONIT NË TRI FAZA FAZA E PARË E INKUBACIONIT zgjatë rreth 14 ditë. Gjatë kësaj faze viruset Korona depërtojnë brenda qelizave të mukozës së hundës, të gojës dhe të rrugeve të frymëmarrjes, duke u adaptuar për zhvillim dhe shumëzim. Me që gjatë kësaj faze të infektuarit nuk kanë shenja të infeksionit, ata paraqesin rrezik potencial për përhapjen e virusit te personat tjerë me të cilët janë në kontakt. FAZA E DYTË: AJO E MANIFESTIMIT TË SHENJAVE TË INFEKSIONIT mund të zgjasë 3 deri në 4 javë, por sipas rastit edhe 5 deri në 6 javë. Gjatë kësaj faze ndodhë zhvillimi dhe shumëzimi eksponencial i virusit Korona në qelizat e mukozave të të infektuarit, gjë që zerulton me shfaqjen e shenjave të infeksionit në formën e gripit virusal mesatar ose të rëndë. Meqë shenjat gripale që paraqiten me rastin e infektimit me virusin Korona, janë të ngjajshme me shënjat e gripeve të shkaktura me viruse tejra, kjo nuk lë mundësi për të kuptuar se kemi të bëjm me infektim nga virusi Korona. Gripi i shkaktuar me virusin Korona nuk ka shenja të veçanta. Është e vetëkuptueshme se gjatë kësaj faze shansi i përhapjes së virusit Korona nga të sëmurët te personat tjerë është shumë i madh. VI. CILAT JANË SHENJAT KRYESORE TË INFEKSIONIT?

1. Temperatura e lartë mbi 38 gradë Celzius - deri në 39 apo 40 gradë Celzius.

2. Temperatura e lart mund të shoqërohet me ethe dhe djerësitje.

3. Kollitje e thatë me ngulçimë dhe dhimbje fyti.

4. Pengesa në frymëmarrje sipas rastit mestare ose të rënda.

5. Ndonjëherë edhe ndezje e mukozës së kapakëve syve

6. Dhimbje koke, muskujsh e gjymtyrësh.

7. Dobësim i fuqisë trupore.

Page 6: 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE

Vërejtje: Duhet pasur parasysh se shenjat e tilla nuk paraqiten me numër të njëjtë të të gjithë të infekuarit me virusin Korona. Te të infektuarit e moshave reja - numri i shenjave është më i vogël. Te të infektuarit e moshave të vjetra - numri i shenjave është më i madh. FAZA E TRETË - AJO E SHËRIMIT mund të merr 2-3 ditë deri një javë. Gjatë kësaj faze ndodh zbutja graduale shenjave të infeksionit derisa ato shuhen fare. Edhe gjatë kësaj faze të infektuarit në shërim e sipër - paraqesin rrezik për infektimin e personave tjerë me virusin Korona. VII. TESTI LABORATORIK PËR VERIFIKIMIN E DIAGNOZËS Për ta vërtetuar dignozën e infektimit me virusin Koroana të dyshuarve iu bëhetët TESTI LABORATORIK për këtë vurus. Nëse i dyshuari në gjakun e tij ka ANTITRUPA kundër virusit Korona testi është pozitiv. TESTI POZITIV flet se i dyshuari është i infektuar me virusin Korona. Nëse i dyshuari në gjakun e tij nuk ka ANTITRUPA kundër virusit Korona testi është negativ. TESTI NEGATIV flet se i dyshuari nuk është i infektuar me virusin Korona. Vërejtje: Duhet pasur parasysh se gjatë fazës 14-ditore të inkubacionit edhe nëse i dyshuari është i infektuar me virusin Korona, testi i tij në këtë virus mund të jetë negativ. Kjo ndodh sepse organizmit të njeriut i duhen një deri në dy javë kohë, deri sa t`i prodhojë ANTITRUPAT e parë kundër secilit virus, përfshi edhe virusin Korona. Prandaj të dyshuarve brenda 14 diteve të inkubacionit testi duhet t`u bëhët 2 deri në 3 herë. Në Zvicër deri me 15 mars 2020 testi për virusin Korona u është bërë vetëm personave që kohët e fundit kanë vizituar - Kinën ose Italin dhe vetëm të sëmurëve me shënja gripale të rënda në spitale. Por pas 15 marsit në Zvicër testi për korona Virusin iu bëhet edhe personave tjerë me shenja gripale të ngjajshme me ato të infektimit me virusin Korona. VIII. CILI ËSHTË TRAJTIMI I TË INFEKTUARVE ME VIRUSIN KORONA? Me që medikamente që veprojn derjetpërdrejt kundër viruseve ende nuk ka, të infektuarit me virusin Korona trjatohen me - MEDIKAMENTE NDIHMËSE. Medikamentet e tilla ndihmëse janë: Ato për uljen e temperatrurës, për uljen e dhimbjeve, zbutjen e këlbazës, preparatet me vitamina dhe minerale. Në shërimin nga infeksioni ndihmon edhe: Pushimi - qëndrim në shtratë, ushqimi i mirë dhe higjiena trupore e të infektuarit, si dhe marrja me sasi të madhe e ujit në formën e çajrave.

Page 7: 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE

IX. MASAT PARANDALUESE PËR NDËRPRERJEN E PËRHAPJES SË VIRUSIT KORONA Higjiena personale

1. Larja e duarve para e pas ngrënies, para e pas përgatitjes së ushqimit, pas kthimit në shtëpi nga shitorja dhe ambientet tjera të jashtme.

2. Kollotija dhe teshtima duhet bërë në faculetë higjenike para gojës e hundës.

3. Faculeta e ndotur duhet të hidhet në koshin e mbyllur të mebturinave. Higjena e rrobave

1. Ndërrimi dhe larja më e shepesht rrobave të trupit.

2. Ndërrimi dhe larja më e shepesht e shtrojes dhe e mbulojes. Higjena shëpiake

1. Enët duhet shpërlarë dhe vendosur në lavatriçe menjëherë pas ngrënies.

2. Duhet bërë pastrimi dhe ajërimi më i shpeshtë i kuzhinës dhe i banesës.

3. Duhet bërë largimi më i shpesht i mbeturinave nga kuzhina. Higjiena e ushqimeve

1. Larja e pemeve dhe e perimeve para përdorimit.

2. Ruajtja e ushqimeve në vende të pastërta dhe dhe të freskëta.

3. Larja e duarve para dhe pas përgaritjes së ushqimeve. Shmangia dhe evitimi i kontakteve

1. Duhet evituar kontaktet e drejtpërdrejta me njërëz të tjerë si në ambientet e brendme shtëpiake, ashtu edhe në ambientet e jashtme në natyrë.

2. Duhet ndërprerë udhëtimet / vizitat jashtë vendit ku jetojmë.

3. Duhet ndërprerë udhëtimet / vizitat edhe brenda vendit ku jetojmë.

4. Duhet ndërprerë vizitat familjare te njëri - tjetri.

5. Duhet të Vetëizolohemi - Vetëkarantinohemi në shtëpi/banesë sepse kjo është mbrojtja më e mirë.

6. Dalja e shkurt jashtë shtëpisë/banesës të bëhet vetëm për të shkuar në shitore ushqimore, duke mos bërë shtërngim duarsh me të tjerët dhe duke mbajtuar distancë prej 2 metrash me të tjerët

7. Dalja jashtë shtëpisë/banesës është e domosdoahme per personat që ende punojnë, kuptohet pa shtërngim duarsh dhe duke pasur distancë të mjaftueshme me të tjerët.

8. Nëse në një vend të caktuar përhapja e virusit prekë qindra mijëra persona, duhet bërë vetëizolimi/vetëkarantinimi i gjithë popullatës, siç është bërë p.sh: në Itali.

Masat nëse kemi shenja të infeksionit

1. Nëse kemi shenja të lehta ose mesatare gripale duhet të vetëizolohemi në shtëpi deri 24 orë pas largimit të shenjave të tilla.

2. Nëse kemi shenja gripale pak a shumë të theksura duhet konsultuar mjekun e shtëpisë me telefon dhe sipas urdhërit të tij edhe të shkojm në vizitë mjekësore te ai.

3. Nëse kemi shenja gripale të rënda me temeraturë të lartë 38, 39 apo 40 gradë Celzius, kollitje të thatë dhe të ashpër dhe pengesa mesatare në frymëmarrje, duhet të paraqitemi patjetër për vizitë te mjeku i shtëpisë.

Page 8: 2020 03 18 19Keshilla Corona - parandalo · qytetin WUHAN të Kinës. Burim i këtij virusi konsiderihet TREGU i qytetit Wuhan ku përveç peshkut, eshtë tregtuar edhe MISHI I LAKURIQËVE

4. Nëse kemi temperaturë të lartë dhe pengesa të theksura në frymëmarrje, duhet patjetër të paraqitemi në “Stacionin e Urgjencës” (Notfallstation) të spitalit më të afërt.

5. Për të mos humbur kohë në “Stacionin e Urgjencës” (Notfallstation) duhet shkur me makinë private.

6. Por kur mundësia e transportit me makinë private nuk eksziton - transporti duhet bërë me Ambulancën e Urgjencës duke thirrur numrin 144.

Shtruarja në spital: Hospitalizimi

1. Në sipal nuk shtrohen të infektuarit me virusin Korona të cilët kanë shenja gripale të lehta ose mesatare. Kjo kategori e të infektuarve e vazhdon shërimin sipas këshillave të mjekut të shtëpisë në vetëizolim në shtëpinë e vetë.

2. Në spital mbahen vetëm ata të infektuar me virusin Korona që kanë shenja të rënda gripale, dhe sidomos nëse ka kallje të mushkrive (Pneumoni).

3. Hospitalizimi i të sëmurëve të tillë bëhet në radhë të parë për t`iu mundësuar atyre frymëmarrje artificilae me aparate të frymëmarrjes.

X. MASAT QË KANË MARRUR SHTET E NDRYSHME Italia - që ka numrin më të madh të infektuarve dhe të të vdekurve e ka bërë karantinizimin shëpiak të tërë popullatës së vendit, ka ndërprerë mësimin në tërë sistemin shkollore, ka mbyllur të gjitha institucionet kulturore dhe gjitha restorantët dhe shitoret, përveç shtitoreve ushqimore dhe barnatoreve, si dhe i ka ndërprerë të gjitha udhëtimet brenda e jashtë vendit. Zvicra - që aktualisht nuk ka numër ekstrem të infektuarve dhe të të vekurve, e ka ndërprerë mësimin në tërë sistemin shkollor, ka mbyllur të gjitha institucionet kulturore dhe argëtuse, si dhe ka ndërprerë të gjitha udhëtimet e jashtme. Shqipëria - që deri me 18 mars ka pasur 54 të infektuar me viusin Korona dhe dy të vdekur, e ka bërë karantinizim të tërë popullatës në shtëpitë e tyre, ka ndërprerë mësimin në tërë sistemin shkollor, ka mbyllur të gjitha restorantët dhe shitoret, përveç shtitoreve ushqimore dhe barnatoreve, si dhe ka ndërprerë të gjtha udhëtimet jashtë vendit. Kosova - që deri me 18 mars 2020 ka 19 të infektuar ka bërë karantinizim të nëpër shtëpi e banesa vetëm për banorët e komunave të prekura me virusin Korona, ka ndërprerë të mësimin në tërë sistemin shkollor dhe ka ndërprerë të gjtha udhëtimet jashtë vendit. Masa të ngjajshme kanë marrur të gjitha vendet e botës që janë prekur nga virusi Korona. Nëse virusi Korona do të përhapet edhe më tej eksponencilalisht si deri me tani, ai mund të qojë në KARANTINIZIM BOTËRORË. Lexuesit duhet pasur parasysh se ky fletkëshillim paraqet gjendjen e krijuar nga virusi Korona deri me 18 mars të vitit 2020.