1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit...

16
1

Transcript of 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit...

Page 1: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

1

Page 2: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

2

1. Hyrje

Universiteti i Tiranës është krijuar në vitin 1957, si institucioni i parë universitar i arsimit

të lartë dhe i kërkimit shkencor në Shqipëri. Ai funksionon bazuar në ligjin e arsimit

të lartë dhe statutin e miratuar në vitin 2018. Implementimi i ligjit të miratuar në

2015 krijoi paqartësi në aspektin e organizimit të IAL-ve për shkak të vonesës së

nxjerrjes së akteve ënnligjore dhe mungesës së interpretimit të tyre të drejtë nga

organet drejtuese në universitete. Kjo paqartësi vinte edhe për shkak se organet

e IAL-ve nuk arritën të hartojnë dhe miratojnë statutet dhe rregulloret e tyre të

brendshme për të detajuar kompetencat. Universiteti i Tiranës pasi vuri në

pikëpyetje akreditimin e tij dhe pas kritikave të raportit të ASCAL miratoi statutin 3

vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit, ndërsa debate mbi rregulloren e universitetit vijon të

jetë në fokus sot, 5 vjet pas miratimit të ligjiot në fushatën zgjedhore për rektorë

dhe dekanë.1

Sipas nenit 33 të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë institucionet e arsimit të lartë dhe

njësitë e tyre përbërëse rregullojnë veprimtarinë e tyre në rregulloret e tyre të

brendshme, që hartohen dhe miratohen në përputhje me këtë ligj dhe sipas

mënyrës së përcaktuar në statutin e institucionit të arsimit të lartë. Në statut, në

përputhje me këtë ligj dhe me vendimin e hapjes së institucionit të arsimit të lartë,

përcaktohen hollësisht: organizimi, strukturat përbërëse të tij, veprimtaritë e

autoriteteve dhe organeve drejtuese, zgjedhja apo emërimi i tyre, nivelet e

delegimit të kompetencave nga autoritetet drejtuese dhe administrative,

periudhat e kryerjes së vlerësimit të brendshëm të strukturave ose programeve të

studimit, detyrat dhe të drejtat e personelit akademik, ndihmësakademik,

administrative dhe të studentëve, si dhe çështje të tjera që regullojnë

veprimtarinë e institucionit.2

Ndërsa sipas nenit 12 të Statutit të Universitetit të Tiranës, Fakulteti e mbështet

veprimtarinë e tij në ligjin nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në

institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", në aktet nënligjore në

fuqi, në këtë Statut, në rregulloren e UT-së, si dhe në rregulloren e fakultetit. 3

Pavarësisht parashikimeve ligjore, Universiteti i Tiranës dhe njësitë kryesore të tij

(Fakultetet) nuk kanë hartuar Rregullore të brendshme për të detajuar dhe

rregullaur marrëdhëniet që lindin si pasojë e hyrjes në fuqi të ligjit 80/2015, duke

lënë ende në fuqi rregulloret e vjetra të cilat praktikisht janë bërë nul për shkak të

1 https://www.ascal.al/media/documents/qaa%20eer/University%20of%20Tirana%20EER%20AL.pdf 2 https://openuniversity.al/wp-content/uploads/2018/10/Ligji-80-2015-P%C3%ABr-Arsimin-e-Lart%C3%AB-dhe-k%C3%ABrkimin-shkencor-n%C3%AB-Shqip%C3%ABri.pdf 3 https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/08/Statuti_2018.pdf

Page 3: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

3

të drejtave dhe detyrimeve të reja që lindin për organet drejtuese pas

ndryshimeve ligjore të vitit 2015.

Megjithatë, Fakulteti i Shkencave Sociale, i cili është në fokus të kësaj analize për

organizimin e punës së brendshme i referohet Rregullores të miratuar me Vendim

nr 24, datë 18.11.2010 të Këshillit të Fakultetit.4

Ekipi i projektit përbëhet nga një grup studentësh, pjesë e programit të Institutit

Demokratik Amerikan (NDI) në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung dhe

Friedrich Ebert Stiftung Shqipëri, mbi promovimin e iniciativave rinore për rritjen e

integritetit në politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Qëllimi i kësaj analize është të identifikojë nivelin e informacionit të studentëve të

Fakultetit të Shkencave Sociale lidhur me aksesin në informacion, aksesin në

shërbime studentore dhe mekanizmat ekzistues për adresimin e ankesave në

fakultet

2. Metodologjia dhe kampionimi

Gjetjet e këtij studimi bazohen në të dhënat e mbledhura nga studentët e

Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës nëpërmjet një procesi

anketimi online, ku 300 studentë plotësuan formën e anketimit në programin

google form gjatë muajit korrik 2020.

Për të siguruar gjithëpërfshirje dhe shpërndarjen e drejtë, pyetësori u dërgua me

e-mail në kontaktet e studentëve, të siguruara nga databaza e departamenteve

dhe nëpërmjet shpërndarjes së tij në rrjetet sociale të Fakultetit.

Testimi i pyetësorit u realizua me 10 studentë para nisjes zyrtare të anketimit. Kjo

ishte një fazë mjaft e rëndësishme pasi siguroi stafin e projektit që pyetjet të ishin

të qarta e të kuptueshme për studentët. Zgjidhja e problematikave minimale të

dala në këtë fazë garantoi efektivitetin e instrumentit dhe konsolidimin

përfundimtar të tij.

Para përcaktimit të kampionit, stafi implemetues i projektit realizoi një përllogaritje

të numrit të studentëve në në Fakultetin e Shkencave Sociale. Për të garantuar

nivelin e besimit 95% me tolerancë gabimi jo më shumë se ±4.3%, kampioni

(rastësor) i përzgjedhur në të gjitha degët e studimit pranë këtij fakulteti ishte 300

studentë apo 1.5% e popullatës. Statisticienët pranojnë një nivel prej 95% të

besimit si një standart të pranueshëm, prandaj gjetjet e studimit janë të një niveli

të lartë besueshmërie.

4 https://docs.google.com/file/d/0B0Dzyl_ABclyZ0FzU29kX3J4MUE/edit?pli=1

Page 4: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

4

Sa i përket shpërndarjes së pyetësorit pjesëmarrja ka qënë në porpocion të drejtë

me numrin e studentëve që popullojnë secilin department të Fakultetit të

Shkencave Sociale.5

Tabela 1. Shpërndarja e

pyetësorit sipas

departamenteve të FSHS

Referuar edhe popullatës së studentëve që përbëjnë Fakultetin e Shkencave

Sociale e cila dominohet nga vajzat, në këtë anketim është reflektuar ky realitet

duke pasur një raport të studentëve të anketuarve 79% vajza dhe 21% djem.

Tabela 2. Gjinia e të

anketuarve

5 https://fshs-ut.edu.al/?page_id=131

Page 5: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

5

3. Gjetjet kryesore

• Më pak se gjysma e studentëve

të pyetur (43%) kanë dijeni mbi

rregulloren e Fakultetit, por 74.4% e

tyre nuk e kanë lexuar ndonjëherë

përmbajtjen e saj ndërsa 25.6% janë

të infromuar mbi përmbajtjen e saj.

• Vetem 41.6% e studentëve që

vizitojnë faqen zyrtare të internetit të

fakutletit janë të kënqur me

informacion që ajo përmban, ndërsa

58.4% e të pyeturve shprehen të

pakënaqur me informacionin që ofron

ëebsite-i i fakultetit te tyre.

• Vendin e parë për nga rëndësia

e informacionit që duhet publikuar në

ëebsite-in e fakultetit e zë kalendari

akademik me opinionin e 210 nga 300

studentët e anketuar dhe në vendin e

fundit renditet informacioni mbi të

dhënat e kontaktit, i cili është

konsideruar “Shumë i rëndësishëm”

vetëm nga 1/3 e studentëve të

anketuar.

• Pjesa më e madhe e studentëve

të pyetur kanë vlerësuar me notë

jokaluese “4” shërbimet e ofruara nga

zyra e financës, sekretaria mësimore e

Fakultetit dhe laborantja e

departamentit. Për shërbimet e

ofruara nga zyra e Dekanit,

Bibliotekës, karrierës dhe IT-së

studentët janë të ndarë në vlerësim

dhe mbizotërojnë notat mesatare.

Shërbimin e pastrimit dhe

mirëmbajtjes së godinës pjesa

dërmuese e studentëve e anketuar e

kanë vlerësuar me notën maksimale

“10.

• 26.2% e studentëve janë ankuar

pas një konflikt me pedagogen/un e

tyre, ndërsa 16.7% e tyre kanë

depozituar ankesë për cilësisë së

mësimdhënies.

• 39% e të anketuarve shprehen

se kanë adresuar ankesa për

cështjetn e rezultateve të provimeve,

27.4% e studentëve kanë depozituar

ankesë kur nuk kanë marrë

informacionin ose vërtetimin e kërkuar

në afat dhe vetëm 8.1% e studentëve

janë shprehur se kanë ngritur ankesë

për infrastrukturën e fakultetit.

• Referuar arsyeve të mos

ankimimit 48.6% e të anketuarve nuk

kanë depozituar një ankesë për shkak

të mungesës së informacion mbi

mekanzimat e ankimimit ndërsa

38.1% e studentëve nuk kanë pasur

ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë

shprehur se kanë arsye të tjera të cilat

i kanë penguar të ankohen.

• 82.4% e studentëve shprehen se

ankimimi i tyre nuk ka rezultuar efektiv

dhe vetëm 17.6% pohojnë se pasi janë

ankuar mekanizmi i ankimimit nuk ka

rezultuar efektiv.

Page 6: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

6

4. Analiza e të dhënave

4.1 Aksesi i studentëve në informacion

Megjithëse Rregullorja e

brendshme e Fakultetit

përmban një seri të drejtash

dhe detyrimesh edhe për

studentët dhe çdo student

duhet të jetë jo vetëm në

dijeni por edhe i informuar

nga departamenti mbi këtë

dokument, bazuar në

gjetjet e pyetësorit vetëm

43% e studentëve e dinë se

ekziston një rregullore e

brendshme e fakultetit,

ndërsa 57% e tyre nuk janë

në dijeni të saj. Kjo shifër tregon njëkohësisht një mungesë informacioni të

studentëve mbi rregullroen dhe të drejtat e tyre por edhe një mungesë të

fushatave të informimit nga departamenti dhe fakulteti ndaj studentëve për të

drejtat dhe detyrimet e tyre.

Studentët të cilët kanë

pohuar se janë në dijeni të

ekzistencës së rregullores

kanë dëshmuar se janë

informuar mbi praninë e këtij

dokumenti nga burime të

ndryshme. 37.5% e

studentëve janë informuar

nga pedagogët e tyre, 26%

nga ëebsite, vetëm 5.29%

nga Këshilli Studentor dhe

4.81% nga zyra e

informacionit në fakultet.

26.4% e studentëve e kanë

marrë këtë informacion nga

burime të tjera. Pavarësisht

dëshmive të studentëve,

Page 7: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

7

nga monitorimi i ëebpage që ka realizuar ekipi i projektit, rezulton se rregullorja

është përditësuar në faqe vetëm në datën 15 Korrik, datë kur pyetësori kishte

përfunduar plotësimin nga studentët.

Megjithëse më pak se gjysma e

studentëve të pyëtur kishin dijeni

mbi rregulloren e fakultetit,

vetëm një pjesë e vogël e tyre

(25.6%) janë të infromuar mbi

përmbajtjen e saj, ndërsa 74.4%

e studentëve nuk e kanë lexuar

ndonjëherë përmbajtjen e

rregullores. Ky rezultat evidenton

edhe njëherë faktin e mungesës

së infromacionit dhe interesit që

shprehin studentët ndaj

dokumentave që përmbajnë jo

vetëm të drejtat e tyre por edhe

procedurat që ndiqen në

fakultet mbi dhënien e notave, vlerësimet apo ankesat.

63% e studentëve të pyetur e

vizitojnë shpesh faqen zyrtare të

internetit të fakutletit, 34.1% nuk

konsultohen shpesh me të dhe

vetëm 2.9% e tyre nuk e kanë

vizituar asnjëherë faqen e

fakultetit. Nga sondazhi rezulton

që faqja e internetit të fakultetit ka

një numër të madh vizitash ditore

dhe mund të shfrytëzohet për të

publikuar informacion sa më të

detajuar dhe thjeshtëzuar për

studentët.

Page 8: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

8

Por pavarësisht numrit të lartë të

studentëve që klikojnë shpesh faqen e

internetit të fakultetit, vetem 41.6% e

tyre janë të kënqur me informacion që

ajo përmban.

Pjesa tjetër, 58.4% e të pyeturve

shprehen të pakënaqur me

informacionin që ofron ëebsite-i i

fakultetit te tyre. Kjo pakënaqësi mund

të jetë rezultat i mungesës së

informacionit që të studentët presin të

shohin dhe marrin nga faqja e internetit

të fakultetit të tyre.

Çfarë informacioni do të doje të merrje përmes website-it?

Nisur nga prezenca e lartë e të rinjve në internet, por edhe interesit të studentëve

mbi faqen e internetit të fakultetit, si një portë informative mbi informacione të

dobishme studentët janë pyetur mbi informacionet që do donin të merrnin nga

ëebsite. Ekipi i projektit ka realizuar

renditjen e kategorive të

informacionit që studentët

konsiderojnë si shumë të rëndësishëm

për t’u pasqyruar në ëebsit-in e

fakultetit të tyre. Vendin e parë për

nga rëndësia e informacionit që

duhet publikuar në ëebsite e zë

kalendari akademik me opinionin e

210 nga 300 studentët e anketuar dhe

në vendin e fundit renditet

informacioni mbi të dhënat e

kontaktit, i cili është konsideruar

“Shumë i rëndësishëm” vetëm nga

1/3 e studentëve të anketuar. Nisur

nga kjo tendencë dhe nevoja që

prodhon kjo renditje drejtuesit e fakultetit dhe departamenteeve te FSHS duhet

Page 9: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

9

të reflektojnë këto shërbime në ëebsite në mënyrë që t’i përgjigjen kërkesave dhe

pritshmërive që kanë studentët për to.

Shërbimi Shumë i rëndësishëm

Kalendari akademik 210 studentë

Programet e Studimit 180 studentë

Projektet kërkimore dhe bashkëpunimi 165 Studentë

Shërbimet elektronike 165 Studentë

Qendra e karrierës 160 Studentë

Eventet dhe seminaret 145 Studentë

Biblioteka 138 Studentë

Të dhënat e kontaktit 100 Studentë

4.2 Ofrim i shërbimeve studentore nga Fakulteti i Shkencave Sociale

Sipas parashikimeve të Ligjit

për Arsimin e Lartë3, IAL-të

publike vendosin tarifat e

shkollimit, duke respektuar

kufirin maksimal të

përcaktuar me Vendim të

Këshillit të Ministrave. Janë

pikërisht bordet e

administrimit të IAL-ve që

miratojnë tarifat e shkollimit

dhe shërbimeve për

studentët pas vendimit të

marrë nga senati akademik.

Të ardhurat që përfitohen

nga tarifat e shkollimit,

regjistrimit, konkurrimit dhe

të shërbimeve të tjera

studentore administrohen

tërësisht nga IAL-të dhe përbëjnë një të ardhur të rëndësishme për procesin

mësimor, akademik, shkencor dhe administrativ të IAL-ve publike.

Page 10: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

10

Në këtë analizë studimore janë

përfshirë shërbimet studentore të

cilat janë pjesë dhe ofrohen nga

vetë Fakulteti i Shkencave

Sociale. Studentët kanë vlerësuar

me nota nga 4 në 10 të gjitha

shërbimet që parashikohen në

rregullore dhe me të cilat ata

përballen cdo ditë në fakultet.

Pjesa më e madhe e studentëve

të pyetur e kanë vlerësuar me

notë jokaluese “4” shërbimet e

ofruara nga zyra e financës,

sekretaria mësimore e Fakultetit

dhe laborantja e departamentit.

Për shërbimet e ofruara nga zyra e

Dekanit, Bibliotekës, karrierës dhe

IT-së studentët janë të ndarë në

vlerësim dhe mbizotërojnë notat

mesatare. Shërbimin e pastrimit

dhe mirëmbajtjes së godinës

shumica e studentëve e anketuar

e kanë vlerësuar me notën

maksimale “10”. Fakulteti duhet të

ofrojnë shërbime më cilësore për

studentët, duke i përmirësuar ato

ekzistuese dhe njëkohësisht duhet

të rrisin numrin e shërbimeve, duke

garantuar cilësi dhe standarde

konkurruese me vendet e

zhvilluara europiane.

Page 11: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

11

4.3 Procedurat ankimore brenda Fakultetit

Bazuar në Rregulloren e brendshme të Fakultetit, studenti ka të drejtë të ankohet

për shkelje të rregullave të zhvillimit të provimit, mos marrjen e shërbimeve për të

cilat ka paguar tarifë ndaj universitetit në mënyrë individuale por edhe në grup

nëpëmjet peticioneve dhe ankesave mbi problematika të caktuara. Në

Rregulloren e miratuar në vitin 2010 këto të drejta nuk parashikohen qartazi dhe

shprehimisht prandaj nëpërmjet kësaj analize janë evidentuar një seri rastesh të

shpeshta ankesash që hasin studentët në fakultet për të mundësuar parashikimin

e tyre në rregulloren e re që do të hartojë FSHS bazuar në ligjin 80/2015 për arsimin

e lartë dhe kërkimin shkencor.

A keni adresuar/depozituar ndonjëhërë ndonjë ankesë mbi çështjet e

mëposhtme?

Të pyetur në lidhje me procedurat ankimore ne fakultet dhe rastet konkrete, 26.2%

e studentëve të pyetur janë përgjigjur se janë ankuar pas një konflikt me

pedagogen/un e tyre, ndërsa 71.8% e studentëve shprehen se nuk kanë adresuar

ndonjë ankesë të kësaj natyre. Sa i përket cilësisë së mësimdhënies numri i

studentëve që kanë depozituar ankesë është më i ulët (16.7%) ndërsa 83.3% e

tyre nuk janë ankuar ëm parë për mësimdhënien. Këto shifra tregojnë se më së

shumti studentët përdorin mekanizmat e ankimimit në rastet kur krijohet një konflikt

në raportin pedagog – student sesa në qasjen metodologjike apo programore

që kanë lektorët gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, laboratoreve apo projekteve

të tyre shkencore.

Page 12: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

12

A keni adresuar/depozituar ndonjëhërë ndonjë ankesë mbi çështjet e

mëposhtme?

Ndërkohë vemë re se ankesat më të shpeshta janë adresuar mbi problematikat

që lidhen me notat e provimeve. 39% e të anketuarve shprehen se kanë adresuar

ankesa për cështjetn e rezultateve të provimeve ndërsa 61% e studentëve të

pyëtur nuk janë ankuar ndonjëherë mbi këtë çështje. Kur i referohemi zyrës së

sekretarisë mësimore e cila lëshon vërtetime dhe informon studentët mbi procesin

mësimor, 27.4% e studentëve kanë depozituar ankesë kur nuk kanë marrë

informacionin ose vërtetimin e kërkuar në afat, ndërsa 72.6% e të anketuarve nuk

janë ankuar më parë lidhur me lëshimin e vërtetimeve apo dhënien e

informacionit. Nga rezultati i këtyre gjetjeve evidentohet fakti se studentët janë

më të ndjeshëm dhe reargues në rastet kur

janë të pakënaqur me rezultatet e

provimeve dhe vlerësimit nga pedagogët

dhe më pak reargues ndaj vonesave apo

mungesës së informacionit të kërkuar në

sekretari.

Referuar përgjigjeve të pyetësorit

indiferenca dhe mungesa e reagimit bie sa

i përket çështjes së infrastrukturës së

Fakultetit, ku vetëm 8.1% e studentëve janë

shprehur se kanë ngritur ankesë për këtë

çështje. 91.9% e studentëve nuk janë ankuar

asnjëherë mbi problematikat e

infrastrukturës në Fakultetin e Shkencave

Page 13: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

13

Sociale. Ky është një tregues pozitiv nëse i referohemi edhe vlerësimit që vetë

studentët kishin mbi mirëmbajtjen dhe pastrimin e godinës.

Për të kuptuar më mirë arsyet reale të kategorisë së të anketuarve që nuk kanë

depozituar ndonjëherë ankesë

mbi çështjet e mësipërme, ekipi

realizues drejtoi pyetjen mbi arsyet

e mos adresimit të këtyrë

problematikave. Referuar

përgjigjeve të pyetësorit, 38.1% e

studentëve shprehen se nuk kanë

pasur ndonje ankesë, 48.6% e të

anketuarve nuk kanë depozituar

një ankesë për shkak të mungesës

së informacion mbi mekanzimat e

ankimimit dhe mënyrës se si ta

adresojnë ankesën. 13.2% e tyre

janë shprehur se kanë arsye të

tjera të cilat i kanë penguar të

ankohen për problematikat në

fakultet.

Një tjetër problematikë që shtrohet është edhe fakti se sa efektive kanë qënë

mekanizmat e ankimimit që kanë

përdorur studentët për të adresuar

problematikat e tyre në fakultet.

82.4% e studentëve shprehen se

ankimimi i tyre nuk ka rezultuar

efektiv dhe vetëm 17.6% pohojnë

se pasi janë ankuar mekanizmi i

ankimimit ak rezultuar efektiv. Ky

rezultat është një tregues negativ

sa i përket besimit që duhet të

krijojnë studentët tek këto

mekanizma por edhe standarteve

demokratike dhe transparente që

vendosen brenda fakultetit.

Një pyetje e hapur u është drejtuar

në fund të pyetësorit studentëve

Page 14: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

14

për të shprehur konkretisht përse nuk ka rezultuar efektiv mekanizmi i ankimimit

dhe shprehjet e disa prej studentëve kanë qenë si më poshtë:

“Kemi larguar me peticion një pedagog për shkak të mos kryerjes së detyrës së tij dhe ai

është rikthyer në akultet ose vazhdon të zhvillojë mësim aty.”

“Nuk kam patur asnjë informacion se cila është rruga zyrtare për t’u ankuar dhe jam

detyruar t’ua drejtoj ankesën time personave dhe jo institucionit.”

“Nuk është marrë paraysh kērkesa nga Dekani dhe nuk na është dhënë zgjidhje me

pretektin se kështu kanë vepruar gjithë vitet e tjera.”

Page 15: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

15

5. Rekomandime

• Drejtuesit e rinj të Fakultetit të Shkencave Sociale të votuar nga

zgjedhjet e 30 korrikut 2020 duhet që në mënyrë urgjente të hartojnë

dhe miratojnë me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve

rregulloren e brendshme të FSHS.

• Drejtuesit e departamenteve duhet të marrin masat që studentët e viteve

të para të informohen mbi parimet, mekanizmat e ankimimit, te drejtat dhe

detyrimet që parashikon rregullorja e brendshme e fakultetit.

• Këshillat Studentore duhet të organizojnë fushata informuese edhe me

studentët e viteve të tjera të studimit mbi përmbajtjen e rregullores dhe të

drejtat e studentëve për t’u ankuar.

• Stafi administrativ dhe akademik i FSHS duhet të përditësojnë ëebsit-in e

fakultetit me informacione mbi kalendarin akademik, programet e studimit,

projektet shkencore dhe informacionet e tjera të dobishme për studentët.

• Drejtuesit e Fakultetit dhe Administratori i FSHS duhet të verifikojë dhe

monitorojë shërbimin e ofruar nga zyra e financës, sekretarisë mësimore

dhe laborantes së fakultetit për të rritur efektivitetin dhe përmirësuar

shërbimin ndaj studentëve.

• Dekanati dhe departamentet duhet të zhvillojnë vlerësime dhe analiza

peridoike për të matur nivelin e kënaqësisë së studentëve nga shërbimet

administrative dhe akadmike që ofron Fakulteti i Shkencave Sociale.

• Drejtuesit e Fakultetit duhet të përfshijnë studentët dhe Këshillat

Studentore në konsultime mbi përmbajtjen, mënyrën dhe qasjen e

studentëve në informacion nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, që

është edhe porta e vetme informative online që ndërlidh studentët

me universitetin, sidomos në kohë pandemie.

• Drejtuesit e Fakultetit duhet të punojnë për ngritjen e

një programi unik, në nivel fakulteti për zhvillimin e

mësimit online, metodologjinë e vlerësimit online dhe

monitroimin e cilësisë së mësimit online.

Page 16: 1. - OpenUniversity · 2020. 12. 29. · të mungesës së informacion mbi mekanzimat e ankimimit ndërsa 38.1% e studentëve nuk kanë pasur ndonje ankesë. 13.2% e tyre janë shprehur

16