Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane...

25
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Integrimit Evropian Ministarstvo za Evropske Integracije / Ministry of European Integration RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMEVE PUBLIKE PER PROGRAMIN KOMBËTAR PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT (PKZMSA) 2018 – 2022 Qershor 2018 1

Transcript of Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane...

Page 1: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Integrimit EvropianMinistarstvo za Evropske Integracije / Ministry of European Integration

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMEVE PUBLIKE PER PROGRAMIN KOMBËTAR PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT

(PKZMSA) 2018 – 2022

Qershor 2018

Hyrja/sfondi

1

Page 2: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

Ky program ka për qëllim përcaktimin e masave dhe prioriteteve të institucioneve shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Krahas procedurave për hyrjen në fuqi të MSA-së, Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera relevante, ka hartuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA-në), për herë të parë në vitin 2015. Ai rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2018 – 2022 është rishikuar në fund të vitit 2017, më qëllim të përditësimit të masave afatshkurtra dhe pjesëve të tjera relevante.

Finalizimi i Draftit të PKZMSA-se është pasuar nga procesi i konsultimit i cili është bërë në formë elektronike dhe përmes takimeve më palët e interesuara për të kontribuar në këtë dokument, mundësinë për të dhënë komente e kanë pasur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm përmes platformës elektronike te publikuar ne web faqen e MAP-it. Konsultimi i draft Programit është bërë ne pajtim të plotë me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA 2018 - 2022) është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 08 dhjetor 2017 dhe ka qenë e hapur për komente deri me datë 10 janar 2018. Sipas Rregullores për standardet minimale të konsultimit publik Dokumenti është publikuar në platformë duke i mundësuar të gjithë të interesuarve të kontribuojnë me komente në kuadër të fushë veprimtarisë së Programit.

Përveç publikimit të dokumentit për konsultim Ministria e Integrimit Evropian ka mbajtur edhe takime të shumta me palët e interesit. Takimet janë mbajtur me gjatë periudhës tetor- dhjetor. Në takime janë përfshirë disa kategori të palëve të interesit: nëpunës civil të ministrive, të institucioneve të pavarura. Po ashtu Ministria e Integrimit Evropian ka njoftuar Organizatat e Shoqërisë Civile për procesin e rishikimit të PKZMSA-së, gjithashtu është mbajtur një takim publik i ndarë në tri grupe punuese me tri nga blloqet kryesor të PKZMSA-së me palët e interesit si dhe konsultimi përmes platformës elektronike, e që kanë qenë mjete të mjaftueshme për të marrë të gjitha kontributet nga ana e palëve të interesit.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i pjesëmarrësve/kontribuesve

1. Konsultimet me shkrim / 08.12.17-10.01.2018 1 Kontribuues

2

Page 3: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

në mënyrë elektronike;15 ditë pune

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

08.12.17-10.01.2018

15 ditë pune

2 Konstribues

3. Takimet publike 05.02.2018 60 pjesëmarrës

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Kontributet për Draft Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për organizimin e administratës publike nga palët e interesit janë dhënë kryesisht përmes platformës online dhe më shkrim. Ndërsa gjatë takimeve janë konfirmuar dhe elaboruar në detaje përmbajtja dhe kontributet e OShC-ve. Përveç kontributeve në takime, kontribute me shkrim janë dhënë gjithashtu përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga ana e palëve të interesit, d.m.th përmes emailit. Përmes emailit është dhënë një kontribut ndërsa kontribute përmes platformës online të konsultimeve publike kanë qenë gjithsej dy kontribuues.

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të Draft PKZMSA-së dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara, janë mbajtur takime brenda Ministrisë së Integrimit Evropian konkretisht me Drejtoritë sektoriale përgjegjëse për blloqet e caktuara prej datës 14 deri më 19 janar 2018. Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është miratuar në Qeveri (20 shkurt 2018) dhe Kuvend (30 maj 2018). Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

Komentet për Draft Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim AsociimitKomentet e përgjithshme

Nga KSCF rekomandohet që përkushtimi i Republikës së Kosovës i treguar nëpërmjet MSA-së për zhvillim të shoqërisë civile dhe respektim të parimeve demokratike të jetë element horizontal përgjatë projekt PKZMSA 2018-2022, ndërsa në pjesët përkatëse të trajtohen edhe një numër dokumentesh qeveritare për këto dy fusha, ekzistuese apo në proces.

Nga Rrjeti Grave kemi pranuar komente që kanë qenë të karakterit gjinor respektivisht implementimit te ligjit për barazi gjinore konkretisht referimit gjinor në kuadër të planifikimin dhe hartimit të dokumenteve zyrtare. Shumica prej tyre janë pranuar dhe

3

Page 4: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

integruar në tekst, përjashtim bëjnë të dhënat statistikore, të cilat jo gjithmonë janë të ndara sipas gjinive.

Blloqet e PKZMSA-së

Komentet Kush ka komentuar

Statusi i komenteve- pranuar, pjesërisht

pranuar, nuk është pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjesërisht dhe mos pranimit te

komenteve është i detyrueshëm)

Blloku I i PKZMSA-së

1. KCSF rekomandon që të sqarohet kuptimi i “parimeve të Strategjisë së bashkëpunimit” ose të largohet në tërësi kjo referencë nga kjo pjesë e projekt PKZMSA 2018-2022.

KCSF Nuk pranohet “Parimet e strategjisë së bashkëpunimit “janë përmendur në kontekst të një procesi qe e ka kryer Kuvendi për një dokument sektorial. Konsiderojmë se nuk ka nevojë të sqarohen këto parime edhe në këtë dokument, pasi që ato se janë sqaruar në strategjinë për bashkëpunim me shoqërinë civile.

2. KCSF rekomandon që në pjesën e shpjegimit të koordinimit të përgjithshëm të zbatimit të PKZMSA-së në nivel të Qeverisë, të përfshihen zhvillimet e mësipërme rreth strukturave të stabilizim-asociimit, ndërsa në kuadër të PKZMSA-së 2018-2022 të përfshihet në mënyrë eksplicite obligimi i Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e shoqërisë civile në këto struktura dhe funksionalizimi i shpejtë i mekanizmave të përfshirjes.

KCSF Pranohet komenti

Komenti është pranuar në formën si në vijim (faqe 9): “Rolin e tyre në zbatimin e reformave të planifikuara në Program e kanë edhe shoqëria civile dhe palët e tjera të interesuara. MIE, si institucioni përgjegjës i Qeverisë për integrim evropian, do të bashkëpunojë me këta akterë në këtë drejtim, në veçanti sa i përket monitorimit dhe për të mundësuar përfshirjen më të madhe të tyre në zbatimin e reformave. Kjo do të arrihet kryesisht përmes qasjes së tyre në raportet e rregullta mbi zbatimin e Programit dhe sistemit të konsultimeve

4

Page 5: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

publike. Sa u përket kësaj të fundit, në përmirësimin e përfshirjes së shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara gjithashtu do të ndikojë funksionalizimi, gjatë këtij viti, i mekanizmit konsultues me to në kuadër të organeve të stabilizim-asociimit të krijuara nga MSA”.

3. KCSF në pjesën e Prioriteteve Afatmesme rekomandon të theksohet qartë përkushtimi për zbatim të plotë të Rregullores 05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik. Rëndësia e trajtimit serioz të kësaj rregullore qëndron edhe tek përfshirja e zbatimit të kësaj rregullore si një nga indikatorët kryesorë për vlerësimin e zbatimit të Reformës së Administratës Publike në kuadër të Përkrahjes së drejtpërdrejtë buxhetore (Direct Budget Support)

KCSF Pranohet pjesërisht

Zbatimi i rregullores veçse figuron si indikator qe duhet zbatuar ne kuadër te Planit te MSA-se dhe si rrjedhoje e Kontratës Buxhetore Sektoriale për RAP.

4. Në përputhje pra me kërkesat e Ligjit për Barazi Gjinore PKZMSA duhet të kërkojë nga Kuvendi të përdorë parimet e barazisë gjinore të caktuara në ligjin për barazi gjinore gjatë emërimit të anëtarëve të bordeve të institucioneve të pavarura që janë kompetencë e Kuvendit përfshirë zbatimin e propocionalitetit gjinor sipas nenit 6, alinea 8 e Ligjit për Barazi Gjinore e cila parasheh që Përfaqësimi gjinor i barabartë arrihet “...në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore

Rrjeti i Grave të Kosovës

Nuk pranohen Të dhënat janë relevante për kontekstin e përgjithshëm, pasi që bazohen në të gjetura empirike. Megjithatë, në këtë paragraf janë të përmbledhura kërkesat konkrete të dala nga grupi i veçantë për RAP, nga takimi i vitit të kaluar të GV RAP. Rrjedhimisht në mënyrë që ky kontribut të përfshihet në program duhet që së pari të hyj në takimin e GV RAP si veprim konkret për reforma në drejtim të rritjes së përfaqësimit të grave në borde.

5

Page 6: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

dhe institucionet e tjera publike... kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.”5. Reforma e sistemit zgjedhor duhet të adresojë mospërputhjen aktuale në mes të Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit 03/L072 për Zgjedhje Lokale me ligjin 05/L-020 mbi Barazinë Gjinore. Aktualisht ligjet për zgjedhje parashohin një kuotë gjinore me së paku 30% përfaqësim në lista të partive politike ndërsa ligji mbi barazinë gjinore parasheh një kuotë prej 50%. Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji. Këto mosprputhje do të duhej poashtu të adresohej përmes reformes së pritur zgjedhore.

Rrjeti i Grave të Kosovës

Nuk pranohet Arsyeja e mospranimit të komentit është sepse Kuvendi si institucion përgjegjës nuk ka paraparë përmes së këtij programi rishikimin e Ligjit për zgjedhjet dhe Ligjit për zgjedhjet komunale gjatë vitit 2018, me qëllim të adresimit të mospërputhjes së përmendur në koment.

6. Sygjerojme që të ofrohet numri i saktë I statistikvae të ndara në baza gjinore Është me rëndësi të shfaqet ky numër pasi që gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara. Përfaqësimi i barabartë gjinor poashtu parashihet edhe në Ligjin për Barazi Gjinore si dhe në Kushtetutën e Republikës sipas Nenit 7 kërkohet respektimi i parimit të barazisë.

Rrjeti i Grave të Kosovës

Nuk pranohet Institucionet përgjegjëse (KPK dhe KGJK) nuk ofrojnë të dhëna statistikore të detajuara siç kërkoni në këtë koment për këtë arsye nuk mund të ofrohen në këtë dokument .

6

Page 7: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

7. Njëkohësisht, mbikqyrja civile e Forcave të Sigurisë duhet të bëhet në përputhje të plotë me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1325 mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë si dhe strategjitë e deritanishme qeveritare.

Rrjeti i Grave të Kosovës

Nuk pranohet Komenti nuk pranohet, pasi që MSA nuk përmend shprehimisht këtë Rezolutë. Megjithatë është e rëndësishme që kjo Rezolutë të respektohet nga MFSK gjatë punës së sajë.

Blloku II: Kriteret Ekonomike

1. Ne përputhje me kërkesat e ligjit për barazi gjinore, te dhënat mbi ndërmarrjet ekzistuese dhe ato te regjistruara gjithmonë te paraqitet te ndara sipas gjinisë se pronarit. Duke e pasur parasysh numrin e vogël te ndërmarrjeve qe kryesohen nga gratë, paraqitja e numrit do ta theksoje këtë problem me shume.

Vetëm 18% e bizneseve të reja të regjistruara gjatë 2014-2016 kanë qenë nën pronësinë e grave.

Për informata shtese si dhe te dhëna te ndara sipas gjinisë ju lutem referohuni tek ky publikim “Buxhetimi per Barazi Gjinore ne Tregti dhe Industri” ne: https://ëëë.ëomensnetëork.org/documen

Rrjeti i Grave të Kosovës

Pranohet pjesërisht

Shihni të dhënat mbi numrin e bizneseve të regjistruara me pronare gra, në tabelën 2.12 faqe 77.

7

Page 8: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

ts/20161108210425853.pdf

Blloku III: Standardet Evropiane

1. Te shtohet si objektive afatmesme transpozimi i Direktives 79/7 ne legjislacioin lokal, perkatesisht ligjin mbi barazine gjinore. Po ashtu kryerja e analizes se publikimit “Hendeku Gjinor në Pagesat e Pensioneve,” nen udheheqjen e Agjencise per Barazi Gjinore.

Rrjeti i Grave të Kosovës

Pranohet Është adresuar komenti si në vijim (faqe 96): “ Gjithashtu do të shqyrtohet transpozimi i Direktivës 79/7/EEC që ka të bëjë me trajtimin e barabartë sa i përket aspekteve sociale në harmoni me mundësitë dhe kapacitetet vendore”.

2. Të shtohet : Përmes Nenit 17 të plotësim ndryshimit 05/L-068, autoritetet kontraktuese mund të vendosin kushte specifike në kontrata që lejojnë marrjen parasyshe të objektivave sociale dhe arritjes së barazisë gjinore..

Rrjeti i Grave të Kosovës

Pranohet Është adresuar komenti si në vijim (faqe 110) “ Përmes Nenit 17 të Plotësim-ndryshimit 05/L-068, autoritetet kontraktuese mund të vendosin kushte specifike në kontrata që lejojnë marrjen parasysh të objektivave sociale përfshirë aspektet e barazisë gjinore, personave me aftësi të kufizuar, punësimin e të rinjve etj.”

3. Të shtohet: Ligji 05/L-020 mbi Barazinë Gjinore që kërkon mbledhjen, mbajtjen, dhe procesimin e të gjitha të dhënave zyrtare të ndara në baza gjinore. Ligji po ashtu parasheh edhe sanksione për zyrtaret publik ne rast te mosrespektimit te nenit përkatës. Sipas Nenit 23, alinea 5 “Gjobë në shumë prej treqind (300) deri në pesëqind (500) euro do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit përgjegjës në subjektet nga neni 5 nën paragrafi 1.8 i këtij ligji nëse nuk grumbullojnë, evidentojnë dhe përpunojnë të dhëna statistikore të ndara në bazë gjinore dhe nuk i

Rrjeti i Grave të Kosovës

Pranohet pjesërisht

Është adresuar komenti si në vijim : Ligji 05/L-020 mbi Barazinë Gjinore, i cili kërkon mbledhjen, mbajtjen, dhe procesimin e të gjitha të dhënave zyrtare të ndara në baza gjinore. (shih faqe: 203)

8

Page 9: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

4. Pushimi i atësisë, pushimi prindëror dhe pushimi i kujdestarisë nuk janë transpozuar me korrektësi në legjislacionin e Kosovës. Etërve duhet t’u jepet mundësia t’i kërkojnë të drejtat e tyre për të paktën 10 ditë pune pushimi të paguar dhe katër muaj pushim prindëror, në përputhje me dispozitat e Direktivës për ekuilibrin mes punës dhe jetës. Përtej këtij minimumi, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka propozuar që pushimi i barabartë i lehonisë dhe atësisë duhet të ishte në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore. Direktiva e lartpërmendur vendos edhe një të drejtë të re vjetore për punëtorët që të marrin një periudhë pushimi nga puna në rast sëmundjeje të rëndë ose vartësie të një të afërmi. Koncepti i kapacitetit për vetëpunësim nuk është transpozuar me korrektësi në legjislacionin e Kosovës. Gratë e vetëpunësuara duhet patjetër të regjistrohen zyrtarisht si të tilla. Nëse punojnë për bashkëshortët ose anëtarët e tjerë të familjes, ato duhet ta kenë mundësinë të marrin mbrojtje sociale ose përfitime të lehonisë, duke u bazuar ekskluzivisht në këtë marrëdhënie familjare. Faktor shtesë është mos zbatimi në praktikë i konceptit të “veprimit pozitiv”, edhe pse është transpozuar formalisht në legjislacionin e

Rrjeti i Grave të Kosovës

Nuk pranohet Paragrafi pasues për ligjin e punës shpjegon se ligji ka nevoje për transpozim te mëtejmë përfshirë edhe aspektet e përmendura këtu si është pushimi i lehonisë dhe pushimi mjekësor.

9

Page 10: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

Kosovës. Shërbimi Civil i Kosovës dhe Zyrat e Punësimit duhet të marrin masa që synojnë garantimin e shtimit të grave në fuqinë punëtore dhe në pozita udhëheqëse. .5. Pytje per përkrahjen e fondeve të BE-së nëpërmjet Projektit Strategjitë e Zhvillimit Lokal (SZhL), ne kuadër të kapitullit 11 të acquis: Sa nga keto projekte per grante rurale jane ndare per gra dhe sa per burra. Analiza duhet perfshire integrimin gjinor, planifikimin nga perspektiva gjinore ne perputhje me kerkesat e Ligjit per Barazi Gjinore Neni 3, alinea 1.18

Rrjeti i Grave të Kosovës

Nuk pranohet Komenti nuk mund të pranohet pasi qe qëllimi dokumentit nuk është përshkrimi i projekteve mbështetëse ne nivel kaq te hollësishëm, një përshkrim te tille mund te gjeni ne raportet dhe dokumentet e projektit ne fjalë.

6. Draft Ligji i ri mbrojtjes së konsumatorit është dashur të shqyrtohet nga Qeveria më 31.03.2017. Edhe ky Ligj bën pjesë mes ligjesh që kanë zbatueshmëri më të ulët se 40%. Drejtorati, Zyra dhe Këshilli i mbrojtjes së konsumatorit ndodhen në kuadrin e MTI-së e cila këtë funksion ( KONSUMATORI ) nuk e mban as në emërtim.

OJQ “Konsumatori”

Nuk pranohet Infrastruktura e cilësisë është kryesisht e vendosur ne MTI. Sa i përket komenteve rreth kapaciteteve te Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ato duhet te adresohen tek MTI bashkë me propozimet për ndryshime/përmirësime.Teksti këtu përshkruan organizimin aktual dhe gjendjen aktuale.

10

Page 11: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

Këtu, në ARBK janë regjistruar rreth 150.000 biznese. Ndaj një pjese të mirë biznesesh qytetari konsumator taksapagues ka ankesa, shqetësime, pakënaqësi…pretendon për abuzime të shumta ndaj të drejtave të tij. E, nuk ka ndodhur asnjëherë që MTI-ja ta marrë në mbrojtje konsumatorin. Të pamjafteshëm janë edhe mekanzimat e infrastrukturës së cilësisë këtu – sepse nuk janë të motivuar konform standardeve. Për këto arsye mendoj se Departamenti i konsumatorit, këtu ku ndodhet në kuadrin e MTI-së, është në konflikt interesi. Mendoj dhe propozoj që e gjithë infrastruktura e cilësisë e shpërndarë nëpër ministri dhe në zyren e kryeministrit të bashkohet në një vend, të pavarsohet, të depolitizohet dhe t i shërbejë kauzës e jo garave e pazareve partiake e politikave ditore. Manifestimi i Muajit ( mars ) dhe Ditës Botërore ( 15.Marsi ) të mbrojtjes së konsumatorit, duhet të kalojë nga MTI-ja te qytetari konsumator taksapagues i Kosovës ( ose te shoqëria civile e cila e përfaqëson ). MTI-ja duhet të sigurojë kushte e grante për të zhvilluar projekte informimi, edukimi, arsimimi e vetëdijësimi / ndërgjegjësimi për të drejtat e obligimet, për intereset dhe dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues. Duhet ndryshuar e avansuar rrethanat, të krijohen kushtet për veprimin e

11

Page 12: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

shoqërisë civile të konsumatorit, konform Ligjit dhe Direktivës së BE-së. Nuk duhet lejuar që ajo të ngulfatet e zëri i aktivizmit e guximit qytetar të heshtet. MTI duhet të stimulojë e inkurajojë rritjen e numrit të OJQ-ve që merren me kauzën e qytetarit konsumator, të paktën për çdo sektor nga një, për çdo komunë nga një, për çdo gjini nga një, për çdo gjeneratë nga një…dhe paralelisht t i hapë edhe këshillimoret për konsumatorin; Ndaj, nevoitet një rregullore ose UA që obligon për standarde ose për depolitizimin e qasjes / trajtimit të shoqërisë civile të konsumatorit nga institucionet dhe zyrtarët “ e ndrojtur “, në veçanti nga dhe në MTI.7. Implementimi i Ligjit për kontrollin e duhanit duhet të fuqizohet ndërsa angazhimi dhe kujdesi i Komisionit ndërministror për kontrollin e zbatimit të Ligjit duhet ta tejkalojë formalitetin dhe trajtën deklarative të veprimit.

OJQ “Konsumatori”

Pranohet pjesërisht

Është adresuar komenti si në vazhdim : Ligjit për kontrollin e duhanit duhet të fuqizohet, ndërsa angazhimi dhe kujdesi i Komisionit ndërministror për kontrollin e zbatimit të Ligjit duhet ta tejkalojë formalitetin dhe trajtën deklarative të veprimit. (faqe 288)

8. Mielli duhet të fortifikohet / pasurohet me acid folik e me hekur ndërsa kontrolli i importit, bluarjes, ambalazhimit, tregtimi e përdorimi publik duhet të jetë strikt. Kripa duhet të jetë e pasuruar me jod edhe ate konform standardeve e kontrolli i importeve, ambalazhimeve, tregtimit e përdorimit publik duhet të

OJQ “Konsumatori”

Nuk pranohet Grupi punues ka vendosur që emërtimi i koncept dokumentit të jetë i tillë.

12

Page 13: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

jetë strikt.

9. Draft Ligji i ri mbrojtjes së konsumatorit është dashur të shqyrtohet nga Qeveria më 31.03.2017. Edhe ky Ligj bën pjesë mes ligjesh që kanë zbatueshmëri më të ulët se 40%. Drejtorati, Zyra dhe Këshilli i mbrojtjes së konsumatorit ndodhen në kuadrin e MTI-së e cila këtë funksion ( KONSUMATORI ) nuk e mban as në emërtim. Këtu, në ARBK janë regjistruar rreth 150.000 biznese. Ndaj një pjese të mirë biznesesh qytetari konsumator taksapagues ka ankesa, shqetësime, pakënaqësi…pretendon për abuzime të shumta ndaj të drejtave të tij. E, nuk ka ndodhur asnjëherë që MTI-ja ta marrë në mbrojtje konsumatorin. Të pamjafteshëm janë edhe mekanzimat e infrastrukturës së cilësisë këtu – sepse nuk janë të motivuar konform standardeve. Për këto arsye mendoj se Departamenti i konsumatorit, këtu ku ndodhet në kuadrin e MTI-së, është në konflikt interesi. Mendoj dhe propozoj që e gjithë infrastruktura e cilësisë e shpërndarë nëpër ministri dhe në zyren e kryeministrit të bashkohet në një vend, të pavarsohet, të depolitizohet dhe t i shërbejë kauzës e jo garave e pazareve partiake e politikave ditore. Manifestimi i Muajit ( mars ) dhe Ditës

OJQ “Konsumatori”

Nuk pranohet Infrastruktura e cilësisë është kryesisht e vendosur në MTI. Sa i përket komenteve rreth kapaciteteve te Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ato duhet te adresohen tek MTI bashkë me propozimet për ndryshime/përmirësime.Teksti këtu përshkruan organizimin aktual dhe gjendjen aktuale.

13

Page 14: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

Botërore ( 15.Marsi ) të mbrojtjes së konsumatorit, duhet të kalojë nga MTI-ja te qytetari konsumator taksapagues i Kosovës ( ose te shoqëria civile e cila e përfaqëson ). MTI-ja duhet të sigurojë kushte e grante për të zhvilluar projekte informimi, edukimi, arsimimi e vetëdijësimi / ndërgjegjësimi për të drejtat e obligimet, për intereset dhe dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues. Duhet ndryshuar e avansuar rrethanat, të krijohen kushtet për veprimin e shoqërisë civile të konsumatorit, konform Ligjit dhe Direktivës së BE-së. Nuk duhet lejuar që ajo të ngulfatet e zëri i aktivizmit e guximit qytetar të heshtet. MTI duhet të stimulojë e inkurajojë rritjen e numrit të OJQ-ve që merren me kauzën e qytetarit konsumator, të paktën për çdo sektor nga një, për çdo komunë nga një, për çdo gjini nga një, për çdo gjeneratë nga një…dhe paralelisht t i hapë edhe këshillimoret për konsumatorin; Ndaj, nevoitet një rregullore ose UA që obligon për standarde ose për depolitizimin e qasjes / trajtimit të shoqërisë civile të konsumatorit nga institucionet dhe zyrtarët “e ndrojtur “, në veçanti nga dhe në MTI.

10. Ligji mbi standardizmet është fakultativ / vullnetar;

OJQ “Konsumatori

Nuk pranohet Për sfidat në sektor, ky dokument bazohet ne Raportin për Vendin, njëjte

14

Page 15: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

Ligji mbi vezët e konsumit ka filluar të zbatohet me 7-8 vite vonesë; Kontrolli i derivateve të naftës është “problematizuar “për arsye të intereseve të ngushta grupore; Bordet dhe menaxhmentet e administratvs e të ndërmarrjeve publike janë politike e jo profesionale dhe nuk janë në shërbim të ekonomisë, të tregut as të qytetarit konsumator taksapagues…;Nuk komunikohet as bashkpunohet mjaftueshëm me qytetarin konsumator; Nuk përmbushet obligimi mandator, administrativ-juridik-ligjor-kushtetues, etik-profesional-human …që qytetari konsumator taksapagues të informohet, arsimohet, edukohet e vetëdijësohet / ndërgjegjësohet për të drejtat e obligimet që i takojnë dhe për të qenë partner i Shtetit, njësoj siq ka krijuar partneritet si elektorat dhe si taksapagues…Dedikimi për t i shërbyer qytetarit konsumator dhe fakti se qytetari konsumator është edhe taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit prej nga finansohen edhe ndërmarrjet publike, edhe shëndetsia, arsimi…edhe Administrata publike…sikur nuk merret parasysh dhe nuk ndihmon në relaksimin e raporteve si dhe të përmbushjes së obligimeve për transparence, llogaridhënie e ndarje përgjegjësishë.

” është vepruar edhe për mbrojtjen e konsumatorit, shih tekstin me lartë.

11. Trajtimi i qytetarit përdorues /shfrytëzues/shijues / konsumues i

OJQ “Konsumatori

Nuk pranohen Sfidat e sektorit janë adresuar në pjesën e nëntitullit për raportin e vendit.

15

Page 16: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

produkteve e shërbimeve shëndetsore – pacientit pra, varet nga logjika / mendësia e ministrit dhe “elektrizimi “politik i tij dhe i stafit. Nuk funksionojnë bordet / komisionet e etikes profesionale as Këshilli i ankesave. Konsumatori pacient nuk edukohet, nuk ka ku të ankohet, nuk njihet e drejta ligjore, si gjithandej, për të matur cilësinë e produkteve dhe performancën e shërbimeve shëndetsore.Ky qytetar konsumator pacient keqtrajtohet e diskriminohet duke u detyruar të paguaj për të njëjtashërbime shëndetsore nëpërmes Buxhetit, participimit, materialit shpenzues…qërasjes dhe pagesës shtesë për trajtim në ordinancat e spitalet private. Duket si Konflikt interesi i shkallës më të lartë – i “institucionalizuar “ ?!

12. Siq po shhiet nga përbërja e Këshillit, SHMK është i mbivotuar. Sepse 2 anëtarë janë të MTI-së, një i AUVK – pra 3 të institucioneve të Shtetit. Një është nga OEK që finansohet edhe nga Qeveria. Një nga AKB-ja që poashtu merr grante nga ministritë…Të gjithë së bashku i përfaqësojnë rreth 150.000 biznese kundrejt një përfaqësuesi të SHMK-së që i përfaqëson afro 2 MLN qytetarë konsumator taksapagues?! Programi për mbrojtjen e konsumatorit, i hartuar nga Këshilli në bashkpunim me ministritë gjegjëse që targetojnë një

OJQ “Konsumatori”

Nuk pranohet Komenti është bërë me të drejtë por ka sfida të shumta të cilat nuk mund të adresohen përmes këtij dokumenti por do të ishte e udhës që ti drejtoheni MTI-së.

16

Page 17: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

trajtë specifike të qytetarit konsumator taksapagues, nuk monitorohet, nuk i bëhet vlerësim i mjaftueshëm, askush nuk raporton për aktivitetet në përmbushjen e obligimeve ndaj konsumatorit të vet. MTI nuk bashkpunon / nuk i ndihmon Këshillit në marrjen / sigurimin e raporteve nga ministritë gjegjëse – anise seicila nga to në fund të vitit harton raporte.

13. Numri i ankesave nuk është në raport të drejtë me nivelin e (pa) kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator taksapagues. Mendoj se arsye kryesore është mospërmbushja e obligimit, edhe e MTI-së, për ta informuar, arsimuar, edukuar e vetëdijësuar qytetarin konsumator taksapagues për të drejtat e obligimet – përkundër faktit se të gjitha këto bëjnë pjesë mes 10 të drejtave themelore të tij. Inspektorët arsyetohen se kallximet e tyre i vonon gjykata e cila është e stërngarkuar me afro 500.000 lëndë, prej të cilave disa edhe parashkruhen

OJQ “KONSUMATORI”

Pranohet pjesërisht

Aspektet e vetëdijesimit janë identifikuar si një nga aspektet me rëndësi në këtë fushë.

14: Nuk paskam dëgjuar për “Iniciativa për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve” IMDK ?!

OJQ “Konsumatori”

Pranohet Deri te konfirmohet se a ekziston kjo shoqate, pranojmë komentin tuaj dhe po e heqim nga teksti.

15. Deri më tani institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore nuk e kanë ndarë asnjë grant me specifikim

OJQ “Konsumatori”

Nuk pranohet Projekti ende nuk ka nisur por është i planifikuar dhe miratuar. Të dhënat për projekte këtu janë te konfirmuara ose

17

Page 18: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

për kauzën e qytetarit konsumator. Org. KONSUMATORI, e cila ka hyrë në vitin e 11-të të aktviteteve e aktivizmave pro bono, është duke e ndjekur nga afër këtë gjendje e cila nuk përkon me këtë raport ose paralajmërim të donacioneve.

ne rastet kur nuk janë finale, thuhet ne tekst kjo gjë.

16.Bashkëpunimi me organizatat evropiane dhe ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit dhe bashkpunimi me shoqatat vendore për bashkëpunimin dhe anëtarësimin e tyre Rajonal, Europian e Botëror.

OJQ “Konsumatori”

Pranohet Është reflektuar në tekst (faqe.293).

18

Page 19: Hyrjekonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40279-FinalAl.docx · Web viewStandardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me Acquis-në e BE-së . Blloku 1: Kriteret

19