Rritja e kapacitetit të komunitetit në Fushë Arrëz për ... · si rezultat i ndryshimit të...

Post on 13-Sep-2019

2 views 0 download

Transcript of Rritja e kapacitetit të komunitetit në Fushë Arrëz për ... · si rezultat i ndryshimit të...

Rritja e kapacitetit të komunitetit në Fushë Arrëz për

ruajtjen e farave lokale bujqësore, arrore dhe frutore

Projekti EcoNord R1-32.

Belul GIXHARI

(Universiteti Bujqësor, Tiranë)

30 Shtator 2016

Rritja e kapacitetit të komunitetit në Fushë Arrëz për

ruajtjen e farave lokale bujqësore, arrore dhe frutore

Projekti EcoNord R1-32.

Belul GIXHARI

(Universiteti Bujqësor, Tiranë)

30 Shtator 2016

Universiteti Bujqesor, Tirane 1Belul Gixhari.

Hyrje:

o Shqipëria = larmi natyrore

dhe biologjike (~ 3250 specie

bimore = ~ 30% Evropës).

o Zonat malore mbartin një

larmi të madhe të bimëve dhe

racave, potenciali ekonomik i

të cilëve ende nuk është

shfrytëzuar plotësisht.

Universiteti Bujqesor, Tirane 2Belul Gixhari.

Universiteti Bujqesor, Tirane 3Belul Gixhari.

Uniformitet = gjërat janë të njejta.

NUK ke mundësi të zgjedhësh.

Kur të gjitha gjërat janë të njejta, çdo gjë

duket ose bëhet monotone .....~

Prandaj thuhet: Uniformiteti është vdekje

Universiteti Bujqesor, Tirane 4Belul Gixhari.

Uniformiteti = Gjërat janë të njejta

5Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane

6Belul Gixhari.

Diversiteti është jetë,

Diversiteti = Gjërat janë të ndryshme

Universiteti Bujqesor, Tirane

Universiteti Bujqesor, Tirane 7Belul Gixhari.

Çfarë është biodiversiteti?o Bimësia (brenda specieve dhe ndërmjet specieve), me larminë e

tipareve sasiore e cilësore: përfshihen në termin = biodiversitet.

o Biodiversiteti është i trashëgueshëm ose jo i trashëgueshëm.

o Biodiversiteti që trashëgohet është baza e ekzistencës së vetë

njerëzimit.

Çfarë kuptojmë me Resurset gjenetike?

Togfjalëshi = resurse gjenetike ndahet në:

resurse = burim, pasuri, rezervat dhe

gjenetike = tipare, karaktere që trashëgohen.

o Në plan të gjerë koncepti resurse gjenetike përfshin të gjithë

bimësinë (të egër, spontane, të kultivuar, etj.). me tipare të

trashëgueshme ose jo (në kohë dhe territore të caktuara).

o Në vështrimin e ngushtë agronomik, me resurse gjenetike

përfshihen bimët e kultivuara dhe varietetet e përmirësuara.

Universiteti Bujqesor, Tirane 8Belul Gixhari.

Biodiversiteti i bimëve

• Bimët ushqejnë njeriun. Aktualisht 93% e dietës humane paraqitet

nga ushqimet bimore.

• Bimët sigurojnë lëndë të para, energji, medikamente, oksigjen, etj.

• Bimët janë bazë në stabilizimin e klimës, të ajrit, në mbrojtjen

e tokës nga erozioni dhe shembjet, në mbrojtjen e brigjeve të

lumenjve,

• Bimët kontribuojnë në ruajtjen e bilancit kimik të globit,

mbrojnë eko-sistemet, rregullojnë biosferën, etj.

Universiteti Bujqesor, Tirane 9Belul Gixhari.

Universiteti Bujqesor, Tirane 10Belul Gixhari.

Humbjet e Biodiversitetit Biodiversiteti është shkatërruar në vijimësi

kryesisht për shkak të aktivitetit të njeriut**,

o Nga përdorimi pa kriter i burimeve natyrore

o nga braktisja e vendbanimeve, veçanërisht në ato malore.

si rezultat i ndryshimit të klimës,

o Në përgjithësi: menaxhimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i

biodiversitetit është zbatuar në masë të pamjaftueshme.

Universiteti Bujqesor, Tirane 11Belul Gixhari.

Biodiversiteti i dëmtuar kryesisht nga njeriu

o Krijimi dhe futja në bujqësi e farave me rendimente të larta

ishte me pasoja për bimësitë lokale.

o Pasoja = shumë forma lokale (landraces) humbën, u lanë pas

dore ose vazhduan të kultivohen në hapsira të vogla.

o Humbja/zhdukja e formave lokale njihet si erozion gjenetik ose

shkatërrim i biodiversitetit.

Universiteti Bujqesor, Tirane 12Belul Gixhari.

Ndryshimet nga bimët e egra te format lokale dhe varietetet

moderne janë shoqëruar me ngushtim të bazës gjenetike.

(me kuadrate paraqiten tiparet e ndryshme te bimët)

14 tipare 9 tipare 4 tipare

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 13

Universiteti Bujqesor, Tirane 14Belul Gixhari.

Reduktimi i bazës gjenetike nga format e egra te gruri i butë

(me shenja të kuqe paraqiten tiparet e ndryshme te gruri)

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 15

Pamje nga zona Pukë – Fushë Arrëz

të biodiversitetit të dëmtuar

nga shkaqe të ndryshme:

djegiet, prerjet, shkuljet, shembjet, tharjet, etj.

Biodiversiteti i shkatërruar nga dëmtimi i burimeve natyrore:

djegiet, prerjet, shkuljet, shembjet, tharjet, etj.

Universiteti Bujqesor, Tirane 16Belul Gixhari.

Biodiversiteti i shkatërruar nga braktisja e vendbanimeve,

sidomos malore = që çon në humbje të biodiversitetit.

Universiteti Bujqesor, Tirane 17Belul Gixhari.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 18

Biodiversiteti i shkatërruar

nga prejet (Fushë Arrëz)

Universiteti Bujqesor, Tirane 19Belul Gixhari.

Si e ruajmë biodiversitetin?

o Ruajtje jasht vend-origjinës: = në Bankat Gjenetike.

o Ruajtje në vend-origjinë: ruajtje në fermë.

Ruhen bimët që i shkojnë më mirë një fermeri,

që ai i pëlqen ti mbajë dhe ti rrisë.

o Ruajtje në vend-ndodhjen natyrale: ruajtja bëhet natyrshëm në

terrene natyrale ku bimët kanë mbirë vetë (kryesisht bimët e egra,

mjeksore, frutat e pyllit, etj

Universiteti Bujqesor, Tirane 20Belul Gixhari.

Ruajtja e biodiversitetit në Bankën Gjenetike

o Shqipëria ka krijuar Bankën Gjenetike,

që ruan bimët me fara (3200) ose

me rrënjë /bimë (900).

o Ruajtje afat gjatë: 50, 100 ose më shumë vite (= koleksion bazë).

o Ruajtje për përdorim aktual (= koleksion aktiv)**

o **Qëllimi është ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i resurseve

të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin nga fermerët e sotëm .

Thënie me rëndësi

o Të mbjellësh/rrisësh një farë = të mendosh për 1 vit.

o Të mbjellësh/rrisësh një pemë = të mendosh për 10 vite.

o Të rrisësh/edukosh një brez = të mendosh për 100 vite.

o Të ruash farat e bimëve në bankat gjenetike = të mendosh për

më shumë se 100 vite = dmth të mendosh për brezat që vijnë

dhe që NUK e kanë mundësinë të gjejnë në natyrë të gjitha

bimëte që kemi ne sot.

Universiteti Bujqesor, Tirane 21Belul Gixhari.

Ruajtja e biodiversitetit në Bankën Gjenetike

Lidhur me biodiversitetin NUK ka mundësi të thuhet:

• se çfarë bimësh do tju nevojiten brezave të ardhshëm, ose

• se cilat bimë mund të jenë të afta për t’i plotësuar kërkesat e

së ardhmes, ose

• cilat bimë mund të jenë të afta të përballojnë ndryshimet e

shpejta të klimës.

Por një gjë është e sigurtë:

Sa më shumë diversitet të konservohet dhe të jetë i

disponueshëm për tu përdorur në të ardhmen, aq më të mëdha do

të jenë shanset e plotësimit të kërkesave të brezave në të ardhmen.

Universiteti Bujqesor, Tirane 22Belul Gixhari.

Ruajtja e biodiversitetit në Fermë

o Ruajtja në Fermë po konsiderohet si forma më e rëndësishme e

ruajtjes së diversitetit bimor.

o Sado i madh të jetë numri i formave bimore që ruhen në bankën

gjenetike, ato janë shumë herë më pak se diversiteti që ruhet në

fermë (në nivel fshati, apo në shkallë vendi).

o Ruajtja në fermë është në kushte të ngjashme ose të përafërta me

kushtet origjinale të krijimit dhe përshtatjes së një bime.

Universiteti Bujqesor, Tirane 23Belul Gixhari.

Pamje nga ruajtja e biodiversitetit në Fermë

Universiteti Bujqesor, Tirane 24Belul Gixhari.

Rreziqet e biodiversitetit në Fermë

o Lëvizjet e shumta demografike në vend ose jasht vendit e bëjnë

ruajtjen në fermë jo të sigurtë, prandaj ruajtja e bimëve në bankën

gjenetike është e nevojshme dhe plotson ruajtjen në fermë.

o Shumë vende që nuk kanë braktisur fshatin futen në grupin e

vendeve të pasura.

o Të gjitha vendet ose pjesë të tyre që e kanë braktisur fshatin janë

grupuar në vendet me varfëri më të lartë.

o Mosbraktisja e fshatit kërkon kryesisht: rrugë, ujë, drita, politika

nxitëse bujqësore.

Universiteti Bujqesor, Tirane 25Belul Gixhari.

Universiteti Bujqesor, Tirane 26Belul Gixhari.

Përse duhet ruajtur biodiversiteti?

o Kur humbasin speciet e rëndësishme shërbimet jetësore

ekologjike ndërpriten = diversiteti vazhdon të zhduket.

o Format bimore autoktone kanë vlera të veçanta për zonën ku

janë përshtatur.

o Format lokale të ruajtura nga fermerët kanë veçori dhe cilësi që

NUK i kanë kultivarët modernë.

o Këto veçori janë rezultat i bazës gjenetike më të gjërë se

kultivarët modernë.

Baza gjenetike më e gjërë te format e egra dhe lokale

14 tipare 9 tipare 4 tipare

Ngushtim të bazës gjenetike varietetet moderne

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 27

Universiteti Bujqesor, Tirane 28Belul Gixhari.

Rëndësia e varieteteve lokale

• Përshtatja ndaj kushteve të zonës ku kultivohen.

• Ato shmangin efektet negative të klimës.

• Kanë kërkesa modeste (pleh, ujë, pesticide, mekanizim, etj)

• Sigurojnë prodhim të qëndrueshëm për çdo vit;

• Kanë qëndrueshmëri ndaj sëmundjeve kryesore të bimëve;

• Kanë cilësi të veçanta të prodhimit,

• Kanë shije shumë të mirë aq të kërkuar nga konsumatori.

29Belul Gixhari.

Qëndrueshmëria ndaj sëmundjeve karakteristikë kryesore e

formave bimore autoktone.

Universiteti Bujqesor, Tirane

Rezultatet e arritura nga Projekti

o Janë koleksionuar deri tani:

o Gjithsej = 15 varietete fermeri.

o Misër: 2 varietete fermeri (misër i bardhë dhe i verdhë me

përbërje qelqore).

o Fasule: 9 varietete fermeri të ndryshme.

o Hudhër: 1 varietet fermeri (kokë madhe, thelbinj të mëdhenj).

o Arra: 1 varietet fermeri (kokërr madhe).

o Qepë vendi 1 varietet fermeri.

o Spec i kuq djegës 1 varietet

Universiteti Bujqesor, Tirane 30Belul Gixhari.

Rezultatet e Projektit

NUK mund të pretendohet se janë:

o koleksionuar të gjitha format e përdorura nga fermerët.

o koleksionuar format më të mira të fermerëve.

o shkeluar të gjitha fermat e mëdha apo të vogla të zonës.

Por mund të themi se:

o ka filluar diçka të lëvizë në të mirë të biodiversitetit.

o po tentohet të hidhen disa baza në interes të komunitetit.

o format e fermerit të grumbulluara janë paisur me pasaportën

përkatëse.

o Kjo vlen në promovin e zonës që i kultivon dhe në mbrotjen e

tyre.

Universiteti Bujqesor, Tirane 31Belul Gixhari.

Universiteti Bujqesor, Tirane 32Belul Gixhari.

Rezultatet paraprake të Projektit

Misri për kokoshka_Fshati Fushë Arrëz Misri I bardhë “Morave_Fushë Arrëz

Universiteti Bujqesor, Tirane 33Belul Gixhari.

Rezultatet paraprake të Projektit

Hudhra e bardhe-Kryezi_FusheArrez

Universiteti Bujqesor, Tirane 34Belul Gixhari.

Rezultatet paraprake të Projektit

Arra e Kabashit

Universiteti Bujqesor, Tirane 35Belul Gixhari.

Fasulja 2_FusheArrez

Universiteti Bujqesor, Tirane 36Belul Gixhari.

Fasulja e bardhë-Fushë Arrëz Misri i bardhë_Dardhëz_Fushë Arrëz

Universiteti Bujqesor, Tirane 37Belul Gixhari.

Universiteti Bujqesor, Tirane 38Belul Gixhari.

Universiteti Bujqesor, Tirane 39Belul Gixhari.

epe me kultivim 2 vjecar_Fshati

Qelëz_FusheArrez

Qepe me kultivim 3 vjecar_fshati

Xath_FusheArrez

Universiteti Bujqesor, Tirane 40Belul Gixhari.

Spec djegës

i vendit

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 41

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 42

Kultivari i mollës “Gjyle” e Pukës

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 43

Kultivari i mollës “Boshnjake”

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 44

Varietete të tjerë lokale të identifikuara në

fermë (on farm)

17 kultivarë molle: Gjyle, Boshnjake, Karapash, Kapse, Koce, Verore,

Kovaçe, Rusha, Dimrake, Kuqja e Naimit, Kuqaloshja e Gjegjanit, Gjyle e

thartme, Gjeçe, Kuçale, Bashote, Lulsatke, etj.

10 kultivarë dardhe: Rakakel, Veriorja, Korrikje e Pukës, Verore, Vjeshtore,

Kokërr madhe, Bishtjne e Pukës, Dimërore, Kokiçke, etj.

mbi 26 Kultivarë rrushi Tajka rozë e Gjegjanit, Tajkë e kuqe, Manakuqi i

Pukës, Razaki rozë e Pukës, Rrush Dhelpre ose Dhelpnur, Kokërr vogli i

Iballës, Çelek i bardhë, Levrushki, I vonti i Pukës, Rrushi Gjyl-e, Rrushi

Dedaj, I ziu i Dedajve, Tahir, Tahir i Zi, Thanës, Laraman, Rrush blu, Kallmet,

Ragabardhi, Naraqi i Qelzës, Mjaltës, Buzhal, Shorte, Folet, Brasen, Arap.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 45

Varietete të tjerë lokale të identifikuara në

fermë (on farm)

• mbi 8 kultivarë kumbulle

• 7 kultivarë qershie

• 7 kultivarë arre

• mbi 17 kultivarë misri

Forma të tjera të kultivuara dhe të egra

• Hudhër kokërrmadhe, Hudhër e bardhë ose hudhër e gojanit,

Qepa e kuqe, Qepa e kuqe e Dibrës, Spec i Oblikës, Fasule e

Iballës, Fasule e kuqe, Patate vendi, Ftoi i lalajve, Mani i

lashtë, Shegë Devedishe, Mani im kuq, Mani i zi, Boronica,

Sherebela, Trumza ose Shtërmeni, Menderza, etj.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 46

Burime të bimëve të egra të identifikuara në

zonë mbi 38 specie

molla e egër, dardha e egër, qershia e egër, mëzhdrava,

manaferra, murrizi, thana, caraci, shega e egër, boronica, fiku i

egër, gështenja, lajthia e egër, arra, larushku, gorica, vodhëza,

kumbulla e egër, kulumbria, bajamja e egër, verriu, mjedra,

qingla, rigoni i kuq, rigoni i bardhë, zherokulli, primula,

kamomili, karrota e egër, dhe 2 vjeçare, boronica e zezë,

luleshtrydhja e pyllit, dëllinja e zezë, dëllinja e kuqe, çikorja,

trumëza, hithra, hrëndafili i egër , etj.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 47

Eko-turizmi dhe përdorimi i qëndrueshëm i

burimeve lokale

Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve bimore

lokale/autoktone është i domosdoshëm për zhvillimin e zonës

në përgjithësi dhe të turizmit në veçanti.

Diversiteti bimor i kultivuar, i egër, pyjor, diversiteti i

peizazheve, relievtit, burimeve ujore, mbulesave pyjore,

trashëgimisë ndërtimore, kulturore, prania e bio-monumenteve të

shumtë, etj., janë premisa dhe burime natyrore që mund të

shfrytëzohen për eko-turizëm.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 48

Eko-turizmi dhe historia e zonës

• Ekoturizmi është i lidhur me historinë e kulturën e një vendi.

• Edhe fshatrat e zonës (Kryeziu, Iballa, Qafë Mali, etj.) kanë

historinë dhe kulturën e tyre të njohur në shekuj.

• Banorët e këtyre fshatrave kanë bërë përpjekje të vazhdueshme

për të qenë të lirë e të pavarur.

• Këtë e provon fakti që fshatrat e zonës kanë ruajtur dhe

trashëguar mjaft nga pasuritë e diversitetit bimor dhe të

pasurive kulturore të zonës.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 49

Eko-turizmi dhe historia e zonës

Ka dëshmi se krahina ka qenë e banuar që në lashtësi.

Zona, ndër shekuj, ka pasur mjeshtra të gurit e të drurit.

Dëshmi arkeologjike dhe gjurmë të rrugëve të lashta (mund të

përmendim: Kalanë e Iballës të përiudhës romake; gjurmët e një

fortifikimeve të gjetur në Gralisht (Bugjon) në lartësin mbi 900

m, gjurmët e një kështjelle në krahun verior të krahinës Iballë

(në Berishë), ndërtime shumë të vjetra të fortifikimeve dhe në

veçanti të kullave tre katëshe.

Kryeziu është vendlindja e figurave të mëdha kombëtare si

Shtjefen Gjeçov Kryeziu dhe Ndre Mjeda.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 50

Eko-turizmi dhe historia e zonës

Iballa ka dëshmi të shumta, që është popullsi mbartëse e asaj që

njihet me emrin "Kultura e Komanit", kulturë që trashëgon

elemente e veçori trashëguese të popullsisë ilire.

Në këtë krahinë dëshmohet prania e kishave të vjetra si; Kisha

e Alshiçes (Berishë), Kisha Zojës Shnaprende (Kokdodë),

Kisha mbrenda rrënojave të kalasë së Iballës, gjurmët e dy

manastireve benediktine të vjetër e të lashtë.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 51

Eko-turizmi dhe historia e zonës

Përbërja heterogjene e zonës, bashkjetesa e disa fiseve dhe dy

besimeve fetare, katolikë e myslimanë, ka krijuar llojshmërinë e

elementeve kulturorë, të këngëve, valleve, kostumografisë,

etj.

Tërheqëse për mjaft turistë të huaj janë veshja e burrave të

zonës, veshja e grave Mirditore, veshjet e grave të Kabashit,

Kryeziut dhe të Pukës, etj.

Këto veshje tradicionale autoktone, gratë e zonës i kanë

punuar me mjeshtëri e art dhe trashëguar që prej shekujsh. Vlen

të përmendim Dava Papushin, e cila deri në moshën 86 vjeçare

ishte e pasionar për punimin e rrobave mirditore.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 52

Zona e Fushë-Arrëzit është mjaft e pasur në burime,

monumente dhe bio-monumente natyrore.

Ujvara e Kryeziut

Qarret e varrezave të Shënkollit, në Kodër Gegaj

Qarri tek xhamija, në varrezat e fshatit Kryezi

Karsti i Munellës, 1800 – 1990 m mbidet, pranë fshatit Tuç (Qafë

Mali).

Sofra e Lekës 350 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kabash

Pisha e Dardhës, 450 m mbi nivelin e detit, në varrezat e fshatit

Dardhë (Blerim)

Pisha e Shejzës ndodhet në afërsi të fshatit Iballë

Mrizi i Ndërlugjeve 800 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Meçe,

(Rrape).

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 53

Zona e Fushë-Arrëzit është mjaft e pasur në

burime, monumente dhe bio-monumente natyrore.

Hurdha e Tisit ndodhet në lartësinë 650 m mbi nivelin e detit,

në luginën e përroit të Gomsiqes.

Shpella e Kaurit ndodhet në afërsi të fshatit Lëvrushk.

Shpella e Gjeçovit në afërsi të fshatit të fshatit Gomsiqe.

Guri i Shenjtë, një gur graniti me formë shumëkëndëshi afër

fshatit Zezaj, .

Gështenjat e Kokdodit është pyll i përbërë nga gështenja e

kalit .

Bungat e varrezave gjenden në varrezat e fshatit Korthpulë.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 54

Të gjithë këto burime natyrore dhe

kulturore kanë vlera shkencore

(gjeologjike, gjeomorfologjike, biologjike,

estetike, ekonomike, historike), didaktike,

ekologjike, kulturore dhe turistike.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 55

Eko-turizmi dhe produktet bio të zonës

Shumë nga familjet e zonës së Fushë-Arrëzit kanë pasur dhe

vazhdojnë të kenë traditë në përgatitjen e ushqimeve,

sidomos me ushqime bio, për përdorim direkt ose për

konservim për periudhën e dimrit.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 56

Eko-turizmi dhe produktet bio të zonës

Produktet blegtorale bio të tillë si: qumështi, kosi, gjalpi,

djathi i lopës, djathi i deles, djathë dhije, etj., si dhe

perimet të prodhuara në kopështin e shtëpisë (qepa, hudhra,

domatja, trangulli, speci, lakra, patatja, fasule, etj.),

frutat e qershisë, kumbullave, mollëve, dardhave, ftojt, arrat,

gështenjat, etj.,

pijet e ndryshme si: verë e kuqe dhe e bardhë nga rrushi që

prodhohet në hardhi apo në vreshtat në fshatrat e zonës, raki

rrushi, raki mani, raki qershie, raki thane, raki kumbulle pa

lëndë të huaj, mjaltë i një cilësie konkurruese, etj., janë

produkte bio të zonës me vlera të përdorimi për zhvillimin e

eko-turizmit.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 57

Eko-turizmi dhe produktet bio të zonës

Llojet e ndryshme të mishit të pjekur në hell (mish qingji,

keci, dhie) shumë cilësor, pasi bagëtia e imtë kullot në bjeshkët

e zonës, që është e pasur me lloje të ndryshme bimësie;

mishin e pulës së fshatit dhe qervishin, që përgatitet me

lëngun e pulës dhe me miell misri,

pitet e pjekura në tepsi me saç, me ngrohje prushi me dru lisi,

etj.,

janë ndër produktet bio me cilësi të larta që ofron guzhina

tradicionale e zonës.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 58

Eko-turizmi dhe produktet bio të zonës

Të gjitha këta vlera të trashëgimisë bimore, pezazhore,

kulturore e historike.....

janë një pasuri materiale e shpirtërore të pallogaritshme

dhe përbëjnë bazën kryesore, suportin për nxitjen e

ekoturizmit dhe formave të tjera turistike, që duhet të

aplikohen sot e në të ardhmen.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 59

Llojet e turizmit që ofron mjedisi natyror i

zonës së Fushë-Arrëzit

Shtrirja gjeografike e zonës së Fushë-Arrëzit dhe kryesisht të

krahinave Qafë Mali, Iballë, Blerim, etj., janë mjaft të

favorshme për zhvillimin e shumllojshëm të turizmit si psh:

turizmi malor, turizmi alpin, turizmi kurativ, turizmi i

gjelbër, turizmi aventurë (makina të forta foristrada, motora

garash, ), shëtitjet me kalë, guidave të ndryshme turistike në

të gjitha stinët e vitit, turizëm kulturor (turizëm kulturor,

historik, për studiuesit e florës e faunës (bio-monumentëve),),

turizëm kulinar (për të testuar dhe shijuar produktet e

guzhinës tradicionale), etj.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 60

Turizmi efektiv

• Ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve përbën sot një nevojë

urgjente dhe kërkon që roli i institucioneve përgjegjës për

zhvillimin e turizmit të forcohet përsa i përket hartimit të

politikave dhe strategjive për turizmin lokal malor.

• Për një proçes efektiv të përfshirjes së aktorëve që ndikojnë

turizmin, janë të nevojshëm realizimi i një bashkëpunimi dhe

marrëdhënie të ngushtë pune me të gjitha strukturat në nivel

lokal, kombëtar dhe rajonal.

• Të gjithë institucionet, veprimtaria e të cilave ndërthuret me

aktivitete të turizmit, duhet të koordinojnë planet e tyre të

veprimit me institucionin përgjegjës për turizmin sipas

dispozitave të caktuara në legjislacion.

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 61

Ruajtja

e

Boidiversitetit Bimor

Botëror

Universiteti Bujqesor, Tirane 62Belul Gixhari.

Ruajtja e Boidiversitetit Bimor Botëror

Ruajtja e

farave

në tunelin

e Svalbard

(Norvegji)

Ruajtja e farave në tunelin e Svalbard

•Tuneli Global Svalbard i ruajtjes së farave është

hapur zyrtarisht në 26 Shkurt 2008

•Ai mund të ruajë 1,500,000 mostra me nga 500

fara secila.

•Temperatura e ruajtjes kurrë nuk zbret nën -3°C

•Tuneli Global Svalbard i ruajtjes së farave është

hapur zyrtarisht në 26 Shkurt 2008

•Ai mund të ruajë 1,500,000 mostra me nga 500

fara secila.

•Temperatura e ruajtjes kurrë nuk zbret nën -3°C

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 63

Universiteti Bujqesor, Tirane 64Belul Gixhari.

• Ruajtja bëhet vetëm në sajë të akullit dhe borës• Ruajtja bëhet vetëm në sajë të akullit dhe borës

Belul Gixhari. Universiteti Bujqesor, Tirane 65