ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj

Post on 22-Jan-2017

104 views 3 download

Transcript of ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj

Orë model ! Gjeografi.

Fusha e të nxënit :

Shoqeria dhe mjedisi

Fjalët kyçe: Burimet/mjetet: ParalelMeridianVendndodhje

absoluteRrjet i gradëve

hartë e botës globimateriale

ilustruese me rrjetin e gradeve, teksti.

qepamollamanderinaplastelin

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Kompetenca e komunikimit dhe e te shprehurit: Shpjegon qarte kuptimin per perdorimin e rrjetit te gradeve ne

harta gjeografike, ne globe dhe vlerat praktike qe ka perdorimi i koordinatave gjeografike. Kompetenca e te menduarit:

Punon me harten gjeografike dhe globin per te shpjeguar koncepte numerike per gjeresine, gjatesine dhe koordinatat gjeografike.Kompetenca e te mesuarit per te nxene:

Meson te bashkepunoje ne grup per kryerjen e detyrave praktike. Demonstron mirekuptim, pranon mendime ndryshe dhe vlereson

pervojen dhe aftesine praktike.  

Lidhja e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës

Rezultatet e arritjes Shpjegon me shembuj, në hartë e në glob, kuptimin për rrjetin e gradëve dhe koordinatave gjeografike. Përshkruan me shembuj katër veprimet që duhen ndjekur për gjetjen e sakte të koordinatave. Demonstron me veprime praktike gjetjen e shpejtë dhe të saktë të koordinatave gjeografike të një pike. Përcakton koordinatat gjeografike të vendndodhjeve të ndryshme dhe të vendbanimit të tij. 

Metodologjia

Parashikimi Diskutojmë së bashku

Ndërtim njohurish

Mësimdhënia e ndërsjelltë Hartë koncepti

Përforcimi Imagjinatë e drejtuar

Diskutojmë së bashku /punë në grupe

1

Ndahet klasa në grupe. Në tavolinën e secilit grup vendosen mollë, mandarina,

qepë. Nga secili grup kërkohet që të tregojnë pikat e përbashkëta

midis tyre, meridianeve ,paraleleve apo ekuatorit.

Kujdes ! Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për rreth pesë minuta. Mësuesi pyet nxënësit e çdo grupi mbi ngjashmërinë që egziston midis --qepës dhe paraleleve . --mandarinës dhe meridianëve . --mollës dhe paraleleve . --formimit të ekuatorit dhe meridianit te gjithsecili prej tyre.

Mësimdhënia e ndërsjelltë / punë nëgrupe

2

1.Çdo grup pajiset me fletë formati dhe harta .

2.Për çdo grup hartohet një pyetje . 3.Secili nga grupet ka 5 minuta kohe për tu

përgatitur.

Kujdes ! Mësuesi citon detyrën për secilin grup. Nxënësit punojnë rreth pesë minuta me detyrën përkatëse Qartësohet që çdo detyrë do të prezantohet në tabelë me anë të hartës Për çdo detyrë mund të dalin dy nxënës nga secili grup ku njëri shpjegon me fjalë dhe tjetri vepron në hartë

Gr.

1 Vizatoni në glob:

paralelin fillestar (Ekuatorin) meridianin fillestar (Grinuicin).

Ekuatori

Meridiani fillestar

Gr.

2 Ndërto në glob:

paralelet dhe meridianët

Gr.

3 Përcaktoni :

Çfare eshte gjerësia dhe gjatësia e një pike.

T

A

Gr.

4Përcaktoni : Hemisferat ne te cilat ndodhen kontinentet e rruzullit tokesor si Amerika e veriut ,Evropa,Azia,Afrika .

Gr.

5 Përcaktoni : Koordinatat gjeografike të pikave të shënuara në hartë A,B,E.

Gr. 6

Përcaktoni : Kordinatat gjeografike të Republikës së Shqipërisë

Hartë koncepti /punë në grupe

3

Secilit grup i kërkohet të lidhë konceptet kordinata gjeografike,meridianë ,paralele, ekuator,hemisferë veriore,hemisferë jugore ...... në një hartë koncepti.

Gjatë punës në grup nxënësit orientohen dhe ndihmohen nga mësuesi

Struktura e hartës së konceptit para plotësimit:

Kujdes !Hartat e konceptit ju jepen nxënësve paraprakisht të paplotësuara.Secili grup realizon lidhjen në hartën përkatëse.Përfaqësues nga secili grup në të njëjtën kohë tregojnë dhe arsyetojnë në lidhje me plotësimet e bëra.Mësuesi shikon nëse të gjithë janë në një mendim të përbashkët. Në fund harta do ketë një pamje të tillë.

Ndan Ndan

Vëndodhja apsolute

Rrjeti gradëve

Përcaktimi i pikës gjeografike në lidhje me ekuatorin. (hemisferë veriore ,hemisferë jugore). Përcaktimi i rrejtit të gradëve .Përcaktimi i pikës gjeografike në lidhje me meridianin fiellestar . ( hemisferë lindore ,hemisferë perëndimore.)Përcaktimi i rrejtit të gradëve .

Hapat në të cilat kalon përcaktimi i vendodhjes apsolute .

Imagjinatë e drejtuar / veprimtari në grup

4

Në çdo grup ndërtohen situata problemore imagjinare të cilat kërkojnë vëmëndjen e nxënësve për të marrë zgjidhjeSecili nga grupet ka 5 deri në 10 minuta kohë per tu përgatitur.Nxënësit lexojne situaten dhe e plotësojnë në hartën e botës

Gr. 1 Dje pasdite mora një telefonatë

nga mikesha ime më e mirë. Ishte e çuditshme pasi numri me të cilin më telefonoi ishte krejtësisht i panjohur. Ajo më tregoi se ndodhej në gjerësinë gjeografike veriore 22 ͦ dhe gjatësinë gjeografike perëndimore 80 ͦ. A më ndihmoni dot që të përcaktoj vendndodhjen e mikeshës time?

Familja e Sarës këtë vit do ti kalojë pushimet verore në Itali. Ata do të udhëtojnë me makinë dhe do të gjejnë rrugën për në Romë me ndihmën e GPS(xhipiese). Por ka një problem, ata nuk i dinë koordinatat gjeografike të qytetit të Romës. A mund ti ndihmoni ju?

Gr. 2 Të gjithë në shkollë kanë dëgjuar dhe

lexuar për madhështinë dhe luksin e Dubait. Ai është një vend shumë i bukur, me ndërtesa përrallore, madje ka edhe pistë për ski në mes të shkretëtirës. Sa do më pëlqente ta dija vendndodhjen e tij në hartën e botës. Unë di vetëm koordinatat e tij 25 ͦ gjerësi gjeografike veriore dhe 55 ͦ gjatësi gjeografike lindore. Me ndihmoni dot??

Gr. 3

Stambolli është një qytet i mrekullueshëm në Turqi. Çdo pjesë e këtij qyteti ka histori dhe kulturë për të treguar. Ja vlen një udhëtim aty për pushimet e Marsit. Por piloti i avionit ka humbur koordinatat gjeografike të këtij qyteti, kështu që nuk mund të fluturojë për aty. E ndihmoni dot ju?

Kam vendosur që këtë vit tju çoj në eskursion larg, por shumë larg, në Kaliforni. Aty do te shikojme nje park natyror me emrin “Faltorja e balenave”, eshte fantastik! Por na duhet ti gjejme koordinatat gjeografike. Po ju ndihmoj, ndodhet ne kontinentin e amerikes se Veriut, ne pjesen Perendimore te ketij kontinenti. Te tjerat gjejini ju.

Gr. 4

Ne kontinentin e Amerikës së Jugut ndodhet një qytet në të cilin zhvillohen karnavalet më të bukura në botë. Qyteti është Rio de Zhaneiro dhe ndodhet në shtetin e Brazilit. Koordinanat e tij jane 24 ͦ gjeresi gjeografike Jugore dhe 44 ͦ gjatesi gjeografike Perëndimore. A mund ta përcaktoni vendndodhjen e këtij qyteti në hartë?

Antarktida është kontinenti i vetëm i pabanuar nga njerëzit. Ekspeditat e shkencëtarëve e vizitojnë shpesh por sërish largohen. Banorët e përhershëm të këtij kontinenti janë pinguinët. Ata do ju ishin shumë mirënjohës nëse ju përcaktoni hemisferat e këtij kontinenti. A mund ta realizoni ketë mision??

Gr. 5

Kryeqyteti i Francës, Parisi është me të vërtet përrallor. Aty ndodhet Disney Land më i madh në kontinentin e Europës. Të gjithë fëmijët do kënaqeshin aty pasi është park shumë shumë i madh me lodra e argëtime për fëmije. A mundeni ju që të përcaktoni koordinatat gjeografike të këtij qyteti? 

Gr. 6 A e dini se ku jetojne kanguret?

Mund t’ju a tregoj une, jetojnë ne kontinentin e Australisë. Ju duhet ta përcaktoni vetë vendndodhjen absolute të këtij kontinenti, si fillim hemisferat e më pas koordinatat gjeografike.

Vleresimi Vlerësoj nxënësit në lidhje me: pjesëmarrjen në orën e mësimit. saktësi në përgjigjet e tyre. imagjinatën të folurit e rrjedhshëm, të qartë dhe të saktë. komunikimin dhe respektimin e njëri- tjetrit

Ju falemiderit !Mars 2016 :Mësimdhënëse :Vojsava Muskaj.Punoi : Irena Kotobelli .