Post on 07-Jul-2015
PËRMBAJTJA
KAPITULLI I Faqe
1. Diabeti Mellitus Tip 1…………………………………………...…………………3
1.1. Histori …………………..……….………………………………….……………………….4
1.2. Përkufizime ……………..…………...……………………………………………………..5
1.3. Klasifikimi …………………….…………………………………………………………....6
1.4. Klasifikimi I diabetit tip 1…………………………………………………………………..
1.5. Kuptimi……………………………………………………………………………………7
1.6. Epidemiologjia ……………………………….……………………………………….….7
1.7. Etiologjia …………………………….…………………………………………...................8
1.8. Fiziopatologjia……………………………………………………………………………..
1.9. Shwnjat klinike ……………………………………………………………………………
1.10. Pasojat klinike …………………………….…………………………………...................9
1.11. Ekzaminimet klinike……………………………………………………………………….
1.12. Diagnoza ………………….……………………………………………………………...10
1.13. Format klinike………………………………………………………………………………
1.14. Mjekimi…………………….…………………………………….……………....................1
1.15. Problemet qw mund tw hasen…………………………………………………………...12
1.16. Komplikacionet ……………………………………………...……………...……………13
KAPITULLI II
2. Ndërhyrja infermierore…………...……………………………………………...14
2.1. Kujdesi infermieror…………………………………………………………………………
2.2. Kujsdesi pwr lwkurwn dhe mukozat…………………………………………………
2.3. Kujdesi pwr gojwn…………………………………………………………………………
2.4. Kujdesi pwe sytw…………………………………………………………………………….
2.5. Kujdesi pwe sistemin kardio-vaskular……………………………………………………..
2.6. Kujdesi pwe sistemin urinar……………………………………………………………
2.7. Kujdesi pwe sistemin neuromuscular…………………………………………………
2.8. Kujdesi pwe sistemin gastrointestinal………………………………………………….
2.9. Observimi pwe problem seksuale……………………………………………………..
2.10. Këshilla ………………………...…………………………………………………………15
KAPITULLI III
3. Pjesa studimore
3.1. Të dhënat e mbledhura …………………………………….……………………………...34
3.2. Rezultatet e studimit………………………………….…………………………................35
3.3. Diskutimet …………………………………….……………………………………………37
Referencat ………………………….………….……………………………………………38
Thuhet por nuk degjohet
Degjohet por nuk kuptohet
Kuptohet por nuk pranohet
Pranohrt por nuk zbatohet
Zbatohet por per sa kohe….?
Kjo thenie e Konard Lorenz permbledh qarte sfidat me te cilat
duhet te perballet personeli mjeksor dhe diabetiket,
per nje trajtim sa me te mire te diabetit.
Kapitulli I
1.Diabeti Melitus Tip 1
1.1. HISTORI
Diabeti njihet që në kohë të lashta nga simptomat e përshkruara në një tekst mjekësor egjiptjan,
Ebers Papyrus, në vitin 1500 Para Krishtit.
Emri Diabetes Mellitus përbëhet nga dy fjalë, një greke, “diabetes” dhe nje fjalë latine
“mellitus”. Në shekullin e dytë A.D mjeku grek Aretaus I dha sëmundjës emrin grek diabetes, që
do të thotë “ kalim nëpërmjet” duke ju referuar sasisë së shtuar të urinimit në diabetin e pa
kontrolluar. Ndërsa fjala latine mellitus, që u shfaq më vonë, do të thotë “e ëmbël si mjalti” u
përdor për të përshkruar shijen e embel të urinës.
Në 1775 anglezi Mattheë Dobson provoi se shija e ëmbël e urinës ishte nga sheqeri që ajo
përmbante.
Në 1860 në Berlin, Paul Langerhansi duke punuar kishte vrejtur disa grumbuj të qelizave
pankreatike të diferencuara nga njëra- tjetra dhe që mund të ndahen nga indet përreth.
Në 1889 austriaku Oskar Minskoëski dhe Jozef von Mering tentuan të gjenin nëse pankreasi
ishte i nevojshëm për jetën, pankreatizuan një qen. Pas operacionit studiuesit gjetën se qeni
shfaqi të gjitha simptomat e një diabeti të ashpër me polyuri dhe hyperfagi. Qelizat e
Langerhasit i ka përshkruar në vitin 1893, datë në të cilën një mjek Belg Edouard Laguesse
sygjeroi që këta grumbuj të qelizave që i kishte quajtur “Ishujt e Langerhansit” përbënin
pankreasin ekzokrin. Idet e tij ishin vazhdueshmëri nga Jean de Meyer i cili e quajti insulinën
substancë nga ishulli ( ishull- latinisht insulinë) që duhet të ketë pasur një efekt hyperglicemik
por që është ende hipotetike.
Në 1910 Edëard Albert Sharpey nga Edimburgu sygjeroi që personat e prekur nga Diabeti
Mellitus në të vërtetë përmbanin një substancë të veçantë të prodhuar nga pankreasi. Ai e
pagëzoi me emrin “Insulinë” sepse më vonë u zbulua që ato prodhoheshin në ishujt e
Langrehansit të cilët gjenden në pankreas.
Në 1921 Kanadezët Frederik Grant Banting dhe Charles Herbert Best izoluan insulinën duke
bërë të vërtetohej që diabeti ishtë sëmundje endokrinologjike që i detyrohej deficencës së
insulinës. Bantig dhe Best shpëtuan jetën e miliona pacientëve që vuanin nga diabeti delitus.
Pacienti i parë u trajtua nga ata dhe stafi i tyre nga 1921 deri 1923 duke i dhënë insulinë nga
ishujt e Langrehansit të një qeni të shëndetshëm dhe morën çmimin Nobel.
Në 1935 u bë dallimi midis diabetve që tani njihen si diabeti tip 1 dhe diabeti tip 2 nga Harold
Percival Himsëorth dhe u publikua në janar të 1936.
Diabeti melitus është përcaktuar nga OBSH si një sëmundje kronike që shfaqet atëherë kur
pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose si alternativë kur trupi nuk mund të përdori në
mënyrë efektive prodhimin e insulinës. Sëmundja karakterizohet nga niveli në rritje i glukozës
(një lloj sheqeri) në gjak.
Diabeti Melitus është një sëmundje që paraqet një paqëndrueshmëri të vazhduehme të nivelit të
sheqerit në gjak. Diabeti Tip 1 është një formë e diabetit melitus. Është një sëmundje autoimune
që rezluton me shkatërrimin e insulinës që prodhoet nga qelizat Beta të pankreasit. Mungesa e
insulinës shkakton një rritje të glukozës në gjak para ngrënies (rreth 70-120 mg\dl në njerëzit
jodiabetik).
Fillon të shfaqet në urinë mbi pragun real ( rreth 190- 200mg\dl). Glukozuria ose glukoza në
urinë shkakton te pacientët polyuri (urinim të shpeshtë), polydipsi (etje të shtuar), polyphagi
(uria të shtuar) dhe humbje ne peshë. Këto janë simptoma karakteristike klasike që bëjnë
zbulimin e sëmundjes.
Diabeti tip 1 është vdekjeprurës nëse nuk trajtohet me insulinë. Injeksioni është metoda më e
zakonshme tradicionale për administrimin e
insulinës.
Diabeti Mellitus tip 1 ( i njohur më parë si
diabeti i “fëmijërisë” ose i “mitur” ose
“insulina vartës” ) nuk është vetëm një
problem i fëmijërisë, incidenca e rritur e
Diabeti tipit 1 është shumë e rëndësishme për
trajtimin e tij në të ardhmen. Shumica e
njerëzve që kanë diabet tip 1, të cilët janë të
shëndoshë dhe me një mbipeshë në fillim,
por të cilët mund të humbasin peshën shpejt
e cila është e rrezikshme nëse nuk
diagnostikohet shpejt. Dëmtimi i sistemit imun është karakteristikë e diabetit tip 1 edhe pse
shkaktarët e diabeti tip 1 nuk janë zbuluar plotësisht. Për të dalluar Diabetin tip 1 nga Diabeit tip
2 bëhet një test në laborator që është shqyrtim i peptidit C i cili është një masë për prodhimin e
insulinës endogjene. Testimi për 65 antitrupa të Gadit është propozuar si një test i përmirësuar
për të diferencuar diabetin tip 1 nga diabeti tip 2 për arsye të mosfunksionimit të sistemit imun
që është lidhur me praninë e tyre.
1.2. PËRKUFIZIMI
Diabeti është një çrregullim I metabolizmit, mënyrës se si organizmi përdor ushqimet për
energji. Më I dukshëm është çrregullimi I metabolizmit të karbohidrateve, që në mënyrë klasike
karakterizohet nga rritja e sheqerit ( glukozës ) në gjakë dhe eleminimi I saj me urinë.
Diabeti është një gjëndje që shkaktohet nga mosprodhimi I insulinës nga pankreasi ose
mospërdorimi I insulinës nga organizmi, nga prania e faktorëve që kundërshtojnë veprimin e saj.
“Diabeti përkufizohet si një gjëndje hiperglicemie kronike që vjen si pasojë e bashkëpunimit të
faktorëve ambjental dhe gjenetikë. Gjithashtu është nje sindrom metabolic kronikë me bazë
gjenetike që karakterizohet me insuficiencë relative apo apsolute te insulines dhe manifestohet
me hiperglicemi, glukozuri ,crregullim të metabolizmit të proteinave, të yndyrnave, ujit,
elektrolitëve dhe jep nderlikime vaskulare dhe nervore që mund të jënë acute ose kronike. Ështe
sindrom sepse ndahet në tipe dhe nentipe .”
1.3. KLASIFIKIMI
Kemi katër tipe diabeti të kundërt me njëri-tjetrin:
1. Diabeti Mellitus tip 1 ( insulinovartës )
2. Diabeti Mellitus tip2 ( joinsulinovartës)
3. Diabeti në shtatzani ( Gestational Diabetes )
4. Lloje të tjera specifike të diabetit
Diabeti tip 1 dhe diabeti tip 2 janë dy sëmundje të ndryshme si nga ana fiziopatologjike dhe
klinike. Ato kanë të përbashkët simptomay klinike (hiperglicemike) dhe komplikacionet.
Tab. Karakteristikat e diabetit melitus
Tipi Diabetit Diabeti Melitus tip1 Diabeti Melitus tip2
Frekuenca 15 % 85 %
Mosha e fillimit < 30 >40
Faktori hereditar I dobet I forte
Evolucioni akut Evolucion drejt
acido-ketozes
Jo
Obeziteti Jo Po
Shenjat autoimune Po Jo
Tipi HLA B8,B15,B18,DR3,DR4 Asnje gje e vecant
Sekretimi insulines Munges absolute Munges relative
Rezistenca insulines Nuk ka Ka
Komplikacionet Po Po
Dibeti Tip 1 Diabeti Tip 2
Mosha e fillimit Zakonisht nën 30 vjeç Zakonisht mbi 40 vjeç
Pasha Zakonisht normale ose
nën peshë, diagnoza paraprihet nga
rënje në peshë
Zakonisht mbi peshë, por mund të
jetë dhe normalë
Mjekimi Për të parandaluar vdekjen, është I
domosdoshëm injektimi I insulinës
Objektivi I parë është rënja në peshë.
Është e dobishme të reduktohet
sheqeri dhe yndyrnat dhe të rritet
përdorimi I fibrave (të tretshme). Për
normalizimin e sheqerit në gjak
mund të nevojiten hipoglicemiantët
oralë, ose insulin, ose të dyja.
Qelizat beta β
(prodhuese të insulinës)
Mungojne totalisht (nuk prodhohen
në insulin)
Zakonisht prodhimi I shtuar I
insulinës (hiperinsulinemi),por
sipasoje e insulinorezistencës në
nivel qelizor,kemi mungesë relative
të insulinës. Prodhimi I insulinës
mund të jetë gjithashtu normal ose I
ulur.
Diabeti në shtatzani: Insulina është e pranishme por nuk arrin të funksionojë mirë, shfaqet gjatë
shtatzanisë, në subjekte që janë të predispozuar , kthehet në normë pas lindjes. Diabeti i
shtatzanisë (Gestational Diabetes) në përgjithësi është i butë, dhe zakonisht shtrohet me dietë të
përshtatshme dhe ushtrime.
Llojet e tjera specifike të diabetit: Janë një përmbledhje e disa shkaqe individuale. Gjithashtu
diabeti shfaqet dhe nga ilaçet, difekte gjenetike të që pengojnë veprimin e qëlizës beta, sëmundje
të pankreasit (ezokrine) dhe sëmundje endokrine.
1.4. KLASIFIKIMI I DIABETIT TIP 1
Shkatërrimi I qelizave beta zakonisht çonë në mangësi absolute të insulinës nëpërmjet proçesit:
a. Imunologjik
b. Idiopatik
Diabeti tip 1 përmban vetëm 5-10% të të gjitha formave. Njerzit më diabet tip 1 kërkojnë trajtim
të përditshëm me insulin për të mbështëtur jetën.
Në diabetin tip 1 proçesi I sëmundjes është më I rëndë se në diabetin tip 2 dhe fillimi është
zakonisht në fëmijëri. Qelizat beta të pankreasit që prodhoin insulinën janë shkatërruar
gradualisht. Pa insulin, për të lëvizur glukozën në qeliza, nivelet e glukozës në gjak bëhen tepër
të larta dhe jep një gjëndje të njohur si hyperglicemi, sepse trupi nuk mund të përdor sheqer, ajo
përhapet në urin dhe humbet. Diabeti tip 1 është I lidhur me pranin e HLA-ve të gjeneve të
kromozomit
1. Diabeti mellitus tip 1 autoimun: Shkatërrimin autoimun të qelizave beta, munges absolute e
insulinës. Ky llojë diabeti lidhet me insulinën të quajtur ish-diabeti I varur ose diabeti I të
miturit. Ajo ndodhë kryesisht në individët e rinjë, por mund të ndodhë në çdo fazë të jetës
dhe karakterizohet nga shkatërrimi autoimunë I qelizave β-beta të ishullit të Langreasit në
pancreas të ndërmjetësuar nga limfocitet T. Ky lloj diabeti është diagnostikuar para moshës
30-vjeç. Diabeti tip 1 mund të ndodhë edhe në moshë të vjetër për shkakt të dëmtimit të
pankreasit nga alkoli. Sëmundjeve apo heqjes së pankreasit me operacion.
2. Diabeti tpi 1 idiopatik ( me shkaqe të njohura ): Shkatërrimi I qelizave β-beta për arsye të
panjohura prek kryesisht të rinjet Afrikan dhe Aziatikët qe jetojnë në zona të mëdha urbane,
më pak se format e tjera. Ky llojë diabeti zakonisht paraqitet me shënja tipike dhe simptoma
të diabetit tip 2. Historia natyrore dhe patogjeneza e diabetit idiopatik tip 1 është e panjohur,
për shkak se shumica e studimeve mbi këta pacient janë bër menjëher pas diagnozës. Edhe
pse patogjeneza e kësaj sëmundje është e panjohur, ajo mund të jet e lidhur me
lipotoxicitetin, toxiciteti I glukozës ose transkriptimi I faktorëve të perfshirë në energjinë e
metabolizmit.
1.5. KUPTIMI
Ështe sindromë autoimunë që shkatërron qelizat β-beta të pankreasit dhe që karakterizohet nga
mungesa pothuajse e plotë e sekretimit të insulinës nga pankreasi endokrin. E cila është
përgjëgjëse për rritjen e pashmangshme të glicemis dhe ovulacionin fatal në munges të mjëkimit.
1.6. EPIDEMIOLOGJIA
1.7. ETIOLOGJIA
Shkaktarët:
a. Autoimuniteti dhe idiopatik. Lidhet me praninë e autoantikorpeve gjatë vitit të parë të
sëmundjes. Niveli i tyre ulet më pas spontanisht. Autoantikorpet që gjenden më shpesh
janë ata antiqelz të ishujve të pankreasit.
b. Betat gjenetike: Kjo lidhet me praninë e antigjeneve HLA të caktuara.
c. Faktorët ambiental: Viruset të cilat nxisin një përgjigje imune nga ana e organizmit. Si
rezultat i kësaj përgjigjeje dëmtohen qelizat beta të pankreasit, të cilat dalin jashtë
funksionit. Kjo çon në mos prodhimit të insulinës dhe rritje të sheqerit në gjak.
d. Faktorët ushqimor.
e. Medikamentet: kortizonikët (kanë efekt direkt mbi bllokimin e sekretimit të insulinës).
Kontraceptivët oral ( etilinestradidi shpërthejnë diabet të tipit 1 te format e
predispozuara). Diuretikët (diatoksidi) ul nivelin e kaliumit.
f. Traumat dhe stresi.
g. Sëmundjet endokrine si hipertriodizmi, sindroma Gushin- intoleranc ndaj glukozës.
h. Sëmundjet e pankreasit si pankreatiti akut shfaq Diabet tip1 si pasojë e shkatërrimit të
qelizave Beta.
i. Kanceri i pankreasit.
1.8. FIZIOPATOLOGJIA
1.9. SHENJAT KLINIKE
a) Rënia në peshë.
b) Polyuria ( urinim I shpeshtë ).
c) Polydipsi ( etje e rritur ).
d) Polyfagia ( uria e rritur ).
e) Dobësim të shikimit.
f) Hiperglicemi
g) Hypoglicemi
h) Infeksionet urinare, dhe I organeve gjinore.
i) Infeksion të lëkures
j) Perqindja e lartë e chetoneve në urinë
1.10. PASOJAT KLINIKE
a. Mungesa e insulinës: Kur sëmundja fillon të shfaqet klinikisht mungesa e insulinës bëhet
shumë shpejtë e plotë sidomos te diabetikët e rinjë në moshë (nën 20 vjeç). Në disa raste
ekziston një rezervë e vogël me insulinë, por kjo është e pamjaftueshme për t’ju
përgjigjur nevojave të organizmit për të.
b. Hiperglicemia: Është pasojë e mungesës së insulinës. Glukoza nuk hyn dot në brendësi të
qelizave të ( muskulit, indit dhjamor, mëlçis dhe veshkave) me përjashtim të trurit.
Glicerina kap shpejt shifrat 3-4 g\l dhe vazhdon të rritet në mungesë të mjekimit.
c. Poliuria: Glukoza që nuk hyn dot në qelizë fillon të ushtrojë efekt osmotik. Kur kalohet
pragu i reabsorbimit renal të glukozës shfaqet glukozuria + poliuria osmotike.
d. Polidipsia: Meqë i sëmuri urinon shumë ai dehidratohet dhe kompeson këtë humbje të
ujit me rritjen e marrjes së lëngjeve.
e. Polifagia: Meqë kemi hiperglicemi qelizat përdoruese të glukozës janë në gjëndje esëll
sepse glukoza nuk hyn brenda në qelizë. Kjo uri qelize shkakton rritje të oreksit.
f. Dobësimi ( rënie nga pesha) mungesa qelizore e glukozës imponon përdorimin e
substancave të tjera energjitike. Kjo shkakton lipolizën dhe katabolozmin e proteinave ku
nga vjen dhe dobësimi që është në kontrast me politaginë. Kështu ndërtohet sindroma
kryesore e diabetit që është poliuria, podidipsia, politagia + dobësim.
g. Acidota metabolike sasia e joneve H+
plazmatike shkakton acidozë metabolike.
h. Ketoza: Është në raport me lipolizën e cila nga ana e saj shkaktohet nga mungesa e
glukozës qelizore.
Shkaqet e shfaqjes:
a) kur ka mungesë të glukozës.
b) dy shkaqet e mungesës qelizore të glukozës janë: mungesa e insulinës dhe
mosngrënia.
c) tre trupat ketonik që prodhohen janë: acidet aceto-acetike, a beta hidroksi-
butirike, acetoni.
1.11. EKZAMINIMET KLINIKE
Ekzaminimet klinike e të sëmurit përfshin ekzaminimin subjektiv dhe atë objektiv:
1. Ekzaminimi subjektiv: nënkupton interrogacion ( të pyeturit ) ku përfshihen;
a- Gjeneralitetet.
b- Ankesat ( parësore e dytësore ) dhe pyetjet plotësuese.
c- Anamnezis morbid ( historia e sëmundjes ).
d- Anamneza vitae (historia e jetës personale ).
e- Anamneza familjare ( trashgimia ).
2. Ekzaminimi objektiv ( gjendja prezente e pacientit ) ku përfshihen:
a- Inspeksioni ( shikimi )
b- Palpacioni ( prekia )
c- Perkusioni (goditja )
d- Askultacioni (degjimi )
1.12. DIAGNOZA
Përcaktimi I diagnozës së diabetit mellitus tip 1 bëhet
në bazë të shenjave klinike, ekzaminimeve laboratorike si
dhe përcaktimi i vlerës së glukozës në gjak.
Një individ mund të diagnostikohet si diabetik nëse
plotëson njërin nga kriteret e meposhtme:
1. Simptoma klinike të diabetit me një glicemi të
rastit të paktën 200mg/dl
2. Glicemia esëll baraz ose mbi 126 mg/l
3. Glicemia 2 orë pas ngarkesës me glukozë mbi
200mg/dl .
Glicemia e gjetur në gjëndje septike, traumatike, febrile, cirkulator ose strese të tjera e bën
diagnozën e diabetit të dyshimtë. Kur mungojnë shenjat klinike dhe gjendet një hiperglicemi e
castit së glukozës diagnoza është e dyshimtë. Në këto raste bëhet prova e ngarkesës nga goja.
Kjo bëhet edhe tek personat e rrezikuar për diabet sic janë të afërmit e diabetikëve të gradës së
parë, obezët, gratë që lindin fëmijë të vdekur ose bejnë abortë pa shkak të njohur. Metodat për
diagnozën e diabetit tip 1: Në qoftë se vihet diagnoza e Diabetit të shëqerit, ajo nuk hiqet më,
sepse nuk ka Diabet që të shërohet vetë. Nisur nga ky fakt një rëndësi të madhe ka zbulimi i
sëmundjes dhe fillimi i mjekimit të përshtatshëm me qëllim që të parandalohen ndërlikimet e tij.
Procesi I diagnozës kalon në tre faza:
1. Faza Analitike: kjo fazë arriet me anë të observimit, ku vëzhgohet pacienit për të dalluar
simptomat, me anë të anamnezea, ekzaminimi objektiv dhe subjektiv, kërkimet
semiologjike, laboratorike. Gjatë kësaj faze takimi I parë me të sëmurin ka shum rëndësi
pasi ai krijon besim te infermieri dhe lehtëson punën për procedurat në vazhdim .
paraqitja fizike ka të bëj shum me anën psikologjike të pacientit. Prandaj ekzaminimi I të
sëmurit është takimi me nje njeri dhe dialogu me të duhet bër me shum kujdes, duhet të
njohim mirë pacientin, rrethanat familjare e shoqërore të tij, në mënyrë që pacienti të
krijoj beim te infermieri.
2. Faza e venies në teori: të dhënat e mbledhura që nën kupton mbledhjen e shenjave dhe
simptomave në kuadrin logjik dhe ballafaqimin e tij me nje patologjitë njohur.
3. Faza diagnostike: ku përfshihet diagnoza diferenciale dhe ajo definitive. Simptomi
nenkupton cdo shenje subjective që jep I sëmuri. Shenja nënkupton cdo crregullim
objektiv të manifestuar nga I sëmuri. Sindromi nënkupton nje kompleks shenjash dhe
simptomash.
Kritetet e diagnozës së Diabetit të sheqerit janë:
1. Anamneza familjare: Vlen të theksohet se Diabeti dhe vecanërisht Diabeti tip 2 ka një
bazë të fortë trashëguese familjare, kështu që gjithëmonë ai duhet kërkuar tek familjarët
dhe të afërmit e të sëmurit.
2. Infeksionet e ndryshme klinike: mund të shfaqen tek të sëmurët përpara deklarimit të
Diabetit. Ndër to përmëndim infeksionet e lëkurës si Furunculat, Pyodermitë, Abseset,
Infeksionet e vijave urinare të përsëritura janë shpesh pararëndes të Diabetit. Gjithashtu
Diabeti duhet kërkuar edhe te gratë që bëjnë aborte spontane apo që lindin fëmijë me
peshë të madhe.
3. Glicemia: Hiperglicemia ka rolin perfundimtar në vendosjen e diagnozës. Gjetja e një
glicemie esëll mbi shifrat normale, e përsëritur konfirmon diagnozën e diabetit të
sheqerit. Në qoftë se glicemia është midis 110-140 mg/dl, diagnoza është e dyshimtë. Në
qoftë se shifra është e dyshimtë, por i sëmuri ka anamnexë familjare për diabet, atëherë
për të saktësuar prezencën e diabetit melitus bëhen ekzaminimet e më poshtme:
a- glicemia 2 ore pas buke.
b- prova e ngarkeses me glukozë.
1.13. FORMAT KLINIKE
1. Diabeti mellitus tip 1 te fëmijët ka këto vençori: Fillimi I sëmundjes është shum shpesh
akut, fillon me çrregullime digjestive, dhimbje abdominal pseudo-apendikulare.
Remisionet spontane: shërim spontan, me rishfaqje pak a shum pas nje kohe të shkurtër
Vështirsia për të përshtatur mjekimin: për shkak të ndryshueshmëris së glicemis te
fëmijët.
2. Diabeti mellitus tip 1 tek të moshuarit: Frekuenca e diabetit rritet rregullisht me rritjen e
moshes. Ky diabet shfaqet zakonisht pas nje periudhe të gjatë të diabetit të mjekuar me
hipoglicemiant oralë.
Karakterizohet nga:
a- Fillim pothuajse progresiv: zakonisht diabeti behet insulinovartës kur bashkimi I
biguanide dhe sulfamideve hipoglicemiante edhe ne doza maksimale nuk lejon më
kontrollin e diabetit. Fillimi është më akut kur diabeti I mjekuar pa insulin
dekompesohet nga nje virozë, traum ose perdorimi I kortikoideve.
b- Simptomatologjia është më pak e theksuar se në moshat e reja , sidomos poliuria
dhe polidipsia është më pak e shprehur.
c- Objektivat terapeutik: më shum rëndësi ka të pngohen aksidentet acute
(acidoketoza,hipoglicemia).
3. Diabeti mellitus tip 1 te gratë shtatzanë: kur diabeti tip 1 është I njohur te gratë shtatzanë
ose gruaja që dëshironë shtatzaninë ëhtë e domosdoshme të bëhet insulino terapia
intensive. Qëllimi I insulin terapisë është të mbajë gliceminë në vlera normale që të
shmangen komplikacionet e sëmundjes te nëna dhe te fëmija.
1.14. MJEKIMI
Diabeti mellitus tip 1 mjekohet me insulinë, pra kjo formë e diabetit është e varur nga insulina
dhe që quhet ndryshe diabeti i fëmijëve dhe i të rinjve nën moshën 40 vjeç. Ky kontigjent përbn
rreth 20% të djabetikëve. Duhet theksuar fakti se edhe në këtë formë insulina nuk është gjithcka,
mjafton të marrë insulinë dhe u mjekua diabeti. Për këtë arsye edhe në diabetin insulinovartës
mjekimi është kompleks, i gjithanshëm dhe që konsideron në katër drejtime
1. Djetë e përshtatshme .
2. Mjekim korrekt me insulinë.
3. Aktivitet fizik i përshtatshëm .
4. Autokontrroll, vetëkontrroll.
Mjekimi medikamentozë I diabetit tip 1:
Diabeti i insulovartës kërkon medomos insulinë sepse ka mungesën e saj. Insulinat janë disa
llojesh:
1. Insulina me veprim të shpejtë Ordinere: Është një insulinë me veprimë të shpejtë.Ajo
mund të jepet s\c, i\m, i\v veprimi i saj fillon 10-15 minuta pas injeksionit arrin
maksimumin pas një orë dhe efekti zgjat 4-8 orë .
2. Insulina me veprim të mesëm (SEMILENTE): Kjo insulinë fillon veprimin pas 45
minutash, arrin maksimumin pas 2 orësh dhe veprimi i saj vazhdon 8-12 orë.
3. Insulina me veprim të vonuar (LENTE, ULTRA LENTE, PROTAMIN ZINK): Veprimi i
këyre insulinave është i vonuar, efekti fillon pas 2 orësh arrin maksimumin pas 12 orësh
dhe efekti i tyre zgjat rreth 24-32 orë, kurse insulinat ultra lenta kanë një efekt më të
vonuar
1 mililitër = 40UI Insuline dhe 1 mililitër = 100UI Insulinë
Perferohen më shumë Insulinat me veprim më të shpejtë sepse bejnë një kontrroll më të mirë të
glicemisë por duhet patur parasysh efekti i shkurtër i tyre dhe për këtë lind nevoja që ato të
kombinohen me Insiulinë më veprim të mesëm.
Sipas vakteve të bërjës së insulinës këshillohet si me poshtë:
1. Mengjes-Insulinë ordinere.
2. Drekë-Isulinë ordinere.
3. Darke-Insulinë semilente
Gjatë bërjes së insulinës te të sëmurët me diabet insulinovartës duhe të kihen parasysh dhe të
zbatohen me korrektësi elmentët e mëposhtëm :
a. Dozat e mëngjesit duhet të jeneë më të larta se të tjerat sepse edhe hormonet si
Somatrotropi dhe Cortizoli janë më të larta në mëngjes .
b. Doza e darkës duhet të jetë më e vogël për të parandaluar Hipoglicemit gjatë natës .
c. Shtimi ose ulja e dozës së insulinës duhet të bëhet me 2UI.
d. Insulina bëhet subcutan dhe nuk lejohet bërja në të njëjtin vënd disa herë sepse jep
Liporistofi të dhimshme nga njëra anë dhe pengon thithjen e insulinës nga ana tjetër.
Prandaj dhe këshillohet që injeksionet të bëhen në vende të ndryshme në mënyrë të
njëpasnjëshme si nen lekurën e barkut, kofshëve dhe krahëve.
e. Kujdes Hipoglicemitë nga insulina. Hipoglicemitë nga insulina ndodhin në rastet e
mëposhtme :
a. Dozimi jo i mirë i insulinës.
b. Mosmarrja e plotë e ushqimit (mungesa e oreksit ).
c. I sëmuri e bënë vëtë insulinën .
f. Faktorët që nisin nevojën për insulinë janë :
a. Infeksionet e ndryshme .
b. Vatrat e ndryshme infeksioze (dentale dhe orale)
c. Barra
d. Ndërhyrjet e ndryshme kirurgjikale
e. Chushingu dhe Acromegalia.
Preparatet e insulinave
Tipet e insulinave
Efekti në orë
Fillimi Piku Zgjatja
E shpejt
Humalog
Pronto
Semilente
E ndërmjetme
NPH
Lente
E zgjatur
Ultralente
Protamin Zn
0.25
0.25-1
0.23-1
1.5-4
1-4
3-8
3-8
1-2
2-6
3-6
6-16
6-16
14-24
14-24
3-4
4-12
8-16
12-24
12-28
24-48
24-48
Ekujlibri glicemik
Normalizimi I glicemisë me anë të insulinterapisë. Qëllimi I insulinoterapisë është, pra të harriet
ekujlibri më I mirë I mundshëm duke zgjedhur insulinoterapin më të përshtatshme, duke
përshtatur sa më mirë insulinoterapinë me ndryshimet fiziologjike të glicemisë së provokuar nga
ushqyerja dhe ushtrimet fizike.
Insulinoterapia
Pergatitja e insulinave. Deri para dhjetvjecarit të fundit dy tipe të insulinës së përdorur ishin me
origjinë nha lopa dhe dërri. Ato ndryshonin nga insulin humane vetëm nga 2 ose 3 aminoacide.
M.gj.th se këto ndryshime shkaktonin shfaqjen e natitrupave anti-insulin. Prej disa vitesh, ka
filluar që krahas insulinave animale të përdoren insulinat me strukturë indetike me insulinat
humane. Ato sintetizohen ose nga insulinat e derrit në të cilën zëvendësohet aminoaciti specific
për derrin (alanina) me ekujvalentin e tij human (treonina). Kjo insulin ka të njëjtin struktur
kimike si insulin humane dhe pikërisht nuk shkakton shfaqjen e antikorpeve.
Përshtatja e terapis me insulin
Glicemi Insulina pronto (unike) Shoqëruar me insulin të ndërmjetme
Mmol mg/dl Mengjesi Darka
2.8 - 5.5
5.6 - 8.3
8.4 - 11.1
11.2 - 13.9
14.0 - 16.6
> 16.6
51 – 100
101 – 150
151 – 200
201 – 250
251 – 300
>300
8
10
12
14
16
20
4
5
6
7
8
10
Konservimi I insulinave
Insulinat janë hormone që duhen ruajtur mirë. Faktorët që duhen patur parasysh në ruajtjen e
insulinave janë:
a. Drita inaktivizon hormonin.
b. Temperatura, flakoni duhet të ruajtur në temperature ambjentale, ndërsa insulin
rezerv duhet ruajtur në frigorifer.
c. Tundja fovarizon formimin e agregateve.
d. Fërkimet e murëve të flakonit mund të preceptojnë insulinën.
e. pH, aciditeti rrit stabilitetin e insulinës.
Përzierja e insulinave
Përzierja e insulinave lejon të përmirësohet konforti I të sëmurëve duke zvogëluar numrin e
injeksioneve. Përzierjet mund të realizohen nga I sëmuri ose të jenë të parapërgatitura. Masat që
duhen marë kur përzihet insulin bëhen vetë, si:
a. Është më mirë të përdoren insulinat e të njëjtës mark, por kjo nuk është e
detyrueshme.
b. Të merret në fillim insulina me veprim të shpejt, pastaj insulin me veprim të
vonuar.
c. Të injektohet përzierja menjëher pas përgatitjes.
d. Mos të përzihen insulinat me zink me ato me proxaminë.
Teknikat e injektimit të insulinës.
1. Shiringat dhe majat: Për injeksionet e insulinës
përdoren shiringa të posaçme të montuara me maja
shum të holla.
2. Injector në formën e stilolapsit: Janë shiringa në
formë stilolapsi ( Novapen 3 ). Ato përbëhen nga
rezervuari I insulinës piston dhe sistemi matës I dozës
që injektohet dhe një gjilpër e hollë.
3. Injeksioni I insulinës: të gjitha format e insulinës
kanë të njëjtin efekt hipoglicemiant. Doza totale për
cdo individ ndryshon nga 0.7 – 0.9 U/kg në
ditë. Disa individ sidomos në fillim të sëmundjes
kanë nevoja më të vogla doze ( 0.4U/kg ditë ), kjo
sepse ato kanë akoma rezerva insulin pankreatike.
Shpërndarja ditore e insulinës ka si funksion të arrihet maksimumi I ekujlibrit për të
marrë efikasitetin maksimal. Shpërndarja e insulinoterapisë duhet të studiohet jo vetëm
në funksion të nevojave teorike totale por edhe në funksion të aktivitetit fizik dhe të
ushqyerjes së të sëmurit.
Insulinorezistenca
Flitet për insulinorezistenc kur nevojat për insulin tejkalojnë 1.5 – 2 U/kg në ditë. Kjo është në
raport me antikorpet antiinsulin dhe kërkon përdorimin e insulinës humane në vënd të asaj
animale si dhe bërjen e shume injeksioneve me insulin të shpejt në ditë dhe ndonjëher mjekim
me kortikoid ose me imunosuspresor.
Mjekimi dietik I diabetit mellitus tip 1:
Ushqimet dhe diabeti. Zgjedhja e ushqimeve
Ne diabetin mellito një ushqim I saktë është themelor dhe I rëndësishëm. Një dietë e
crregullt bën të pamundur ekuilibrin e përshtatshëm metaboli. Në fakt ekzistojnë tre tipe
ushqimesh:
1. Karbohidratet ku futet sheqeri I thjeshtë dhe sheqeri I përbërë
2. Proteinat shtazore (mish, peshk) dhe bimore (perimet).
3. Yndyrnat shtazore (gjalpi ,dhjami I derrit) dhe bimore (vaj udhiri, misri, etj).
Zgjedhja e ushqimeve
Qumështi dhe produktet e tij: këshillohet përdorimi I qumështit të skremuar dhe e kosit pa
yndyrë.
Djathi: vetëm një hërë në javë ,këshillohet përdiorimi i djathërave me pak yndyrë, jo të
fermentuar.
Vezët: përdorimi I tyre është shumë I rëndësishëm por nuk duhet ti kalojë 2 vezë në
javë,mudësisht të gatuara surbull, të ziera , po të paraqitet nevoja edhe të skuqura .
Sallami: vetëm një hërë në javë , mund të përdoren vetëm proshutë (pa pjesën e dhjamit) crudo
dhe bresaula.
Peshku: të paktën 3 herë në javë. I freskët e frigoriferi është një ushqim I mirë I pasur me
proteina. Këshillohet që të gatuhet në skarë, I zier ose në furrë. Përvec proteinave, peshku
përmban yndyrëra poliinsaturi që ndihmojnë në pakësimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
Mishi: jo me shumë se 2-3 herë në javë. Vici, pule, gjeldeti, lepur, derri pa dhjam etj. Keshillohet
I zier, në sgarë, ose në furrë.
Brumrat: orizi, makaronat, buka, patatet, janë ushqime të pasura me sheqer, përdorimi I tyre
duhet të jetë I kontrolluar dhe nuk duhet të përdoren dy tipe në një vakt. Është e pranuar buka e
zakonshme ose e zezë, jo fetat e thekura ose galetat. Patatet duhet të përdoren sa më pak të jetë e
mundur sepse nxisin rritjen e shpejtë të glicemisë.
Zarzavatet; te gjitha perimet mund të konsumohen lirisht gjatë ditës.
Perimet: perimet (groshët, thierrzat, bathët, qiqërrat) mund të përdoren në vend të bukës ose
makaronave.
Frutat: jo me shumë se 2 fruta në ditë. Lejohen të gjitha frutat e freskëta të stinës, nëse është e
mundur me lëkurë. Këshillohet që të shmangen bananet, hurmat, fiqt, rrushi, gështenjat si dhe
frutat e thata ose me sherbet(kompostot).
Ëmbëlsirat: mjalti, cokollatat, tortat, biskotat, akulloret nuk mund të përdoren. Për të
zëvëndësuar sheqerin mund të përdoret laspartame. Ne shtatëzani kjo nuk këshillohet.
Pijet: nuk lejohen birra, pije alkolike, vera, lëngjet e frutave të paketuara, pijet freskuese. Uji
natyral mineral mund të pihet sipas dëshirës gjatë ditës.
Vaji: këshillohet vaji I ullirit, me masë.
Të ndryshme: lejohet përdorimi I aromave natyrale (borziloku, rozmarina, majdanozi etj). Nuk
duhet të përdoren mustardat e frutave, majonezi.
Pema e ushqimeve që duhet të përdor një diabetik
Rregullat dietetike
Kaloritë përcaktohen në funksion të peshës. Regjimi duhet të jetë hipokalorik vetëm në rastet e
mbipeshës. Shperndarja e vakteve ka për qëllim të shmangë ngarkesën e madhe me glucide
menjëherë mbas ngrënies dhe hipoglicemitë e mëvonshme.
Këshillohen 3 vakte kryesore dhe 2 vakte të ndërmjetme:
Mëngjes 20%
Në orën 11(10%)
Dreka 30%
Në orën 17(10%)
Darka 20%
Dicka para gjumit mund të meret për të shmangur hipoglicemin gjatë natës. I sëmuri me diabet
duhet të zbatojë disa rregulla si : Ndalimi I duhanit, alkolit dhe shmangia e jetës sedentare.
1.15. PROBLEMET QE MUND TE HASEN
Nëse pasi të jenë marë medikamentet hipoglicemiant dhe personi diabetik nuk ha vaktin, ha
pak,ha me vonë,bën një sforcim të madh fizik, pi alkol me stomak bosh , mund të ndodh që
zvogëlimi I sheqerit në gjak të jetë shumë më poshtë se vlerat normale (hipoglicemi me vlerë të
glicemisë <50 mg/dl). Në të kundërt, në qoftë se nuk bëhet një mjekim I përshtatshëm, nuk I
kushtohet vëmëndje ushqimit, një rritje e sheqerit në gjak , në rastë ngjarje të stërmundimshme ,
si sëmundje,mund të shfaqet hiperglicemia.
Hypoglicemia
Niveli I ulët I sheqerit në gjak
Kujdes kur pacienti ka:
Djersitje të shtuar
Të dridhura
Rrahje të shpejta te zemres
Uri
Debulesë
Zbehtësi
Vështirësi përqëndrimi dhe mendimi
Errësim I shikimit
Ndryshim I humorit
Përgjumje dhe crregullime mendore
Shkaqet:
Bërja e një njësie të tepërt insuline
Të ushqyerit e pakët
Vonesë në ngrënien e vaktit
Lodhje e madhe fizike
Alkoli/ilacet
Cfarë duhet të bëjë pacienti.
Personi diabetik duhet të hajë dhe të pijë ushqime që përmbajnë sheqer,për shembull;3 zoletë
sheqeri ose një limonatë të shoqëruar me një panine ose biskotë.
Hiperglicemia
Niveli I lartë I sheqerit ne gjake
Pacienti duhet te kete kujdes kur ka:
Shtim të etjes
Shtim I sasisë së urinës
Lodhje
Shqetësime
Rënie në peshë
Përqindje e lartë e chetoneve në urine
Shkaqet:
Dozë e pamjaftueshme insuline
Nuk është bërë insulin
Gabime në dietë
Sëmundje
Stërmundim
Pak ushtrime fizike në krahasim me ato që bën zakonisht
Cfarë duhet të bëjë pacienti:
Analizë glicemie në gjak
Analizën e urinës për trupat ketonik
1.16. KOMPLIKACIONET
Diabeti I pamjekuar ose I mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Tre jane rreziqet
më të shpeshta e më të rënda :
Infarkti I miokardit
Ai nuk vjen në mënyrë të papritur,por përkundrazi,ka dhënë gjatë një kohe relativisht të gjatë një
sërë sinjalesh që I sëmuri nuk ka ditur ti dëshifrojë , ose nuk I ka marrë parasysh. Një nga këto
është dhimbja e fortë shtrënguese që shfaqet në gjoks për pak minuta dhe kalon vetvetiu. Atë
castë I sëmuri ndjenë sikur I bllokohet frymëmarrja. Mund të këtë pak djersë , mpirjen të krahut
të majtë, e cila përsëritet prapë dhe zakonisht ndodh kur ngjit shkallët, kur vrapon, kur ecën
kundër erës. I sëmuri qëndron , clodhet pak dhe ajo kalon. Ajo shfaqet kur flet gjatë , pas
emocioneve. Më pas edhe në qetësi ,në gjumë, pas të ngrënit. Dhe sëmundja përparon. Në të
gjitha këto raste ajo ka dhene sinjale , por I sëmuri nuk I ka kuptuar dhe perfillur ato. Këto shenja
përbëjnë atë që quhet stenokardi. Sinjalet e mësipërme dëshmojnë se muskulit të zemrës nuk I
shkon gjak sa duhet , sepse tubi I arterieve është nga brenda prej pllakave arteriosklerotike.
Arterioskleroza e arterieve koronare
Arterioskleroza e arterieve koronare , mund të zbulohet që në
fazat më të hershme. Elektrokardiogrami është një nga mënyrat
më të thjeshta që mund të përdoret. Por e bërë vetëm një herë
dhe sidomos në gjendje qetësie, kur I sëmuri nuk ka kriza
zemre, ajo mund të dale normale. Ddo diabetik, pavarësisht nga
forma e diabetit apo mjekimi që përdor, sidomos kur është mbi
40 vjec, e ka të domosdoshme të bëjë përpara se të jenë shfaqur
shenjat e stenokardisë një kntrolle me ane të një prove më të
saktë (prova ushtrimore e bicikletës). Qe behet për zbulimin e hershëm të ketij crregullimi.
Tromboza
Diabetikët që pësojnë dëmtime në arteriet cerebrale (trombozë apo hemoragji të tyre), janë të
rrezikuar për jetën. Këto dëmtime të rënda vënë në rrezik jetën e të sëmurit , pasi edhe në rastet
kur kalojnë mirë, lënë prapëseprapë pasoja (paraliza), apo
një sërë defektesh të tjera. Edhe gjatë këtyre dëmtimeve
procesi zhvillohet njësoj si në arteriet e zemrës , me po atë
ngadalësi e fshehtësi. Megjithëatë , as këtu aksidenti nuk
ndodh papritur , ai jep për shumë kohë shenja ,sinjale të
herëpashershme. Një vizitë e thjeshtë te okulisti mund te
zbulojë në fundin e syrit shenja të sklerozës së arterieve
retinal.
Shenjat paralajmeruese
Mpirje e lehtë në gjymtyrët e një ane
Mpirje e buzës apo e gjuhes
Marrje mëndësh për pak caste
Ndjenjë boshllëku
Vështirësi në të folur vetëm për pak caste
Zhurmë në vesh e shoqëruar ose jo me përzierje të lehtë
Humbje për një castë të shikimit
Miza të shndritshme para syve
Dhimbje koke e përqëndruar vetëm në një anë
Pasiguri në ecje
Secila prej këtyre shenjave zbulon caste të mos furnizimit me gjak në zona të caktuara të trurit ,si
pasojë e ndryshimeve arteriosklerotike të arterieve që cojnë në të. Prandaj, marrja e masave në
këtë kohë është vendimtare për të shpëtuar jetën e të semurit.
Gangrenat në këmbë
Edhe në trombozën e arterieve të gjymtyrëve të poshtëm , që shkakton deri në gangrenizimin e
tyre , ngjarja zhvillohet në të njëjtën mënyrë. Këtë hërë dëmtimi ndodh në arteriet e këmbës.
Këto arterie , ndryshe nga të parat mund të vrojtohen më lehtë. Gangrenat në gishtat e këmbëve
të diabetikëve janë ndërlikime të shpeshta, të rënda dhe invalidizuese, që I detyrojnë ata të
qëndrojne për muaj të tërë në spital. Mbyllja e arterieve dhe gangrena nuk zhvillohen papritur ,
por për një kohë tëgjatë , duke dhënë shenja paralajmëruese.
Shenjat paralajmëruese
Dhimbja që shfaqet papritur në pulpat e këmbëve gjatë ecjes ,gjë që e detyron të sëmurin
me pas të calojë. Ky sinjal zhduket vetvetiu , por ai përbën një nga shenjat
paralajmëruese më domethënëse për atë qe mund të ndodh më pas. Kjo shenjë tregon se
qarkullimi në arteriet e këmbëve është penguar e nuk bëhet sic duhet.
Këmbët e ftohta e që nuk ngrohen as me corape leshi e që e detyrojnë të sëmurin të vërë
borsa me ujë të nxehtë .
Shumë herë e paralelisht me mosqarkullimin e mirë të gjakut është I dëmtuar dhe rrjeti
nervor e I sëmuri nuk ndjen nxehtësinë dhe mund të digjet, pa I dhimbur, nga borsa me
ujë të nxehtë. Djegia mund të krijojë plagë jo vetëm që nuk mbyllen , por enjten dhe
përparojnë duke shpejtuar gangrenën.
Plagët në këmbë të një dibetiku të tillë dhe të diabetikëve në përgjithësi janë te
rrezikshme. Ato mund të shkaktohen nga këpucët e ngushta, kallot, gërvishtjet e shpimet
kur ecim zbathur, këpucët me majë, nga prerja pa kujdes e thonjëve etj.
Dobësimi e më pas zhdukja e pulsacioneve në arteriet e këmbëve ështe një shenjë
objective që paraprin këto ndryshime.
Komplikacione të tjera janë:
Retinopatia: është një term pergjithësues I te gjitha
crregullimeve te retinës. Këto crregullime mund të
shkaktojnë humbje të rëndë të shikimit ose të shkaktojnë
verbim të plotë . Indivdet me diabet kane nje rrisk me te
larte per komplikime ne sy. Pjesa me e madhe e
diabetikëve paraqiten me retinopati por ka dhe raste me shqetësime të vogla në sy.
Nefropatia: është semundja e veshkave, e cila ndodh kur veshkat nuk funksionojnë më.
Semundja e veshkave nga diabeti zhvillohet shumë ngadalë,pas shumë vitesh dhe ndodh
më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga diabeti prej 20 vitesh.
Neuropatia: ësht dëmtimi I nervave. Prekja e sistemit nervor mund të jetë shumë më e
gjerë, në të njejtën kohë në nervat periferikë, ashtu dhe në nervat e organeve të
brendshme. Neuropatia diabetike është komplikacioni më I shpeshtë ,I cili dëmton nervat
duke përjetuar ndjesi si dhimbja.
Hipertensioni: është rritja e presionit te gjakut. është një faktor rriskues I rëndësishem
për zhvillimin dhe përkeqësimin e shumë prej komplikacioneve te diabetit,përfshirë
crregullime te shikimit dhe të veshkave.
Dislipidemia: është karakterizuar shpesh nga trigliceridet e rritura dhe LDL kolesterolin
e ulet.Hipertriglicemia dhe kolesteroli I ulet përbëjnë së bashku një faktor
rrisku.Pacientët me diabet të tipit 2 jane 2-4 herë më të rriskuar për të zhvilluar CDH sesa
pacientët jodiabetike.
Infeksionet: Diabeti mund të fshihet pas infeksioneve të përsëritura të tilla si infeksione
qelbëzuese të lëkurës, infeksione urinare (me ose pa djegie gjatë urinimit), turbekuloz,
infeksione në organet gjenitale, mukoza (që shfaqet me të kruara të “vetes”), infeksione
të mishrave të dhëmbëve, të bajameve, sinuzite e sëmundje të gojës në përgjithësi,
infeksione të mushkërive, bronkeve, rrugëve të tëmthit, të thonjve të këmbëve etj
Truri--------------------- Iktus (hemoragji cerebrale)
Sytë---------------------- sëmundje e retinës (retinopatia)
Zemra--------------------
infarkt
veshkat------------------- funksiomim jo
i rregullt i veshkave
sistemin------------------
nervor mosfunskionim
i organit mashkullor
gjymtyrët e---------------
poshtëme sëmundje që
mbyll arteriet e këm
Kapitulli II
2.Nderhyrja infermierore
2.1. KUJDESI INFERMIEROR
Kujdesi infermjeristik në të sëmurët me diabet sheqeri përbën një nga halkat më të rëndësishme
të ndjekjes së këtyre të sëmurve ,qoftë për sa i përket djetës apo mjekimit medikamentoz për
pakësimin e shqetësimeve në këta të sëmurë , ashtu edhe për parandalimin e ndërlikimeve të
afërta apo të largëta të djabetit. Duke qenë se diabeti është një sëmundje metabolike hereditare
kronike që karakterizohet nga një Hiperglicemi e qëndrueshme dhe , duke ditur faktin që
hiperglicemia e qëndrushme jep dëmtime lineare pra në vazhdimsi. Sa më e lartë të jetë glicëmia,
aq më të shprehura bëhen demtimet dhe sa më e ulët të jet ajo më shum minimizohen dëmtimet.
Në këto kushte rëndësi parsore merr zbulimi i sëmundjes duke njohur më së miri shenjat klinike
të sëmundjes që jane poluria- polidipsai-polifagia të shoqëruara këto me Hiperglucemi dhe
glucozuri. Obeziteti dhe fëmijët e lindur mbi peshë përbëjnë subiekte ku duhet dyshuar për
diabet.
Tek të sëmurët me diabet kujdesi kryesor qëndron në njohjen e shenjave të ndërlikimeve si
dëmtime të lëkurës, zemrës, veshkave, në sy, në sistemin neuromuscular, në traktin
gastrointestinal.
2.2. KUDESI PËR LËKURËN DHE MUKOZAT
Janë më të prekshme nga mikrobet. Këta të sëmurë mund të kenë inflamacion të lëkurës midis
gishtave për praninë e infeksionit (flluska të enjtura, të skuqura me kufi të përcaktuar qartë), që
vjen si rezultat I lagështirës dhe nivelit të lartë të sheqerit që ndihmojnë në kultivimin e mykut.
Kujdesi konsiston në higjenën personale, larja më e shpeshtë vecanërisht personat që djersiten
dhe pas larjes thahet lëkura me peshqirë të pastër. Infemieri këshillon pacientin dhe kontrollon
gjunjët dhe brrylat për grumbullimin e qelizave dhjamore (prania e njollave të verdha)
kontrollon pjesën e lëkurës që është ngjitur me thonjtë për inflamacion apo nekrozë. Thonjtë janë
të trashë dhe të ashpër. Duhet të mësojmë pacientin të mos mbajë thonjë të gjatë, ti tregojë
mënyrën e prerjes së tyre (thonjtë e këmbës priten drejt me qëllim që të mos futen cepat në mish
sepse ata persona kanë humbur ndjesinë e ndjeshmërisë), dhe pas prerjes së tyre të dezinfektojë
vendin.
2.3. KUJDESI PËR GOJËN
Higjena e gojës ka rëndësi të madhe. Këshillohen për larje të shpeshtë të dhëmbeve. Duhen
kontrolluar mukozat e gojës dhe të gjuhës për praninë e stomatiteve, të dhëmbëve të prishur dhe
nëse kanë problem duhen drejtuar te stomatologu.
2.4. KUJDESI PËR SYTË
Diabetiku dërgohet periodikisht tek mjeku okulist për fundusokuli, për të kontrolluar qartësinë e
shikimit, për praninë e njollave hemoragjike, si dhe infeksione të ndryshme dhe nëse ka tendencë
për infeksione, infermieri duhet të kujdeset për higjenën dhe mjekimin e syve duke I bërë
kompresa dhe shpëlarje me solucion fiziologjik.
2.5. KUJDESI PËR SISTEMIN KARDIOVASKULAR
Duhen vlerësuar shenjat dhe symptomat e sëmundjeve kardiovaskulare, vëzhgohet nëse I sëmuri
ankon dhimbje gjoksi, dispne, crregullime të ritmit. Duhen matur rregullisht shenjat vitale (pulsi,
T.A ) pasi këta pacient janë të prirur për infarct akut të miokardit.
2.6. KUJDESI PËR SISTEMIN URINAR
Dëmtimi I veshkave vërehët sidomos tek pacientët që mjekohen me insulin dhe që vuajnë nga
diabeti për një kohë të gjatë. Duhet të kontrollohen rregullisht analizat e urinës 24 orëshe për
proteiuri ( në faza të avancuara). Në këtë fazë të dëmtimit të veshkave kemi dhe rritje të tensionit
arterial. Duhet observuar I sëmuri për edemë në këmbë, fytyrë ndoshta mund të jetë e përhapur
në të gjithë trupin.
2.7.KUJDESI PËR SISTEMIN NEUROMUSKULAR
Duhet observuar I sëmuri për dëmtime të sistemit nervor si mpirje, dridhje, cpime të duarve,
këmbëve.
2.8. KUJDESI PËR SISTEMIN GASTROINTESTINAL
Observohet I sëmuri për crregullime të këtij sistemi si konstipacion, diarre etj.
2.9. OBSERVIMI PËR PROBLEME SEKSUALE
Tek femrat si ifeksione vaginale, crregullime menstruale, mosfunksionim I aparatit riprodhues,
përkeqësim I ejakulacionit si dhe impotenca seksuale tek meshkujt. Në këtë rastë informohet
mjeku. Duhet përgatitur I sëmuri dhe baza materiale për marrjen e analizave të ndryshme, sipas
sistemeve që preken, sidomos glicemi esëll dhe dy orë pas buke, glukozurinë e 24 orëve. Duhet
mbledhur dhe verifikuar kryerja e analizave të caktuara nga mjeku si dhe të shoqerojë pacientin
në ekzaminimet dhe konsulta si grafi pulmonare, angiografi, urografi, fundusokuli, EKG,
konsulta gjinekologjike, dermatologjike, stomatologjike. Duhet verifikuar nëse pacieti ka apo jo
kartën e identitetit dhe të kujdeset të paisë të sëmurin e diagnostikuar për herë të parë ( e cila
nevojitet kur bie në komë për ti dhënë ndihmën e parë e shpejtë). Infermierja duhet të zbatojë me
korrektësi mjekimin e caktuar nga mjeku për sëmundjen bazë dhe komlikacionet.
Për të ruajtur ekulibrin diabetik ka rëndësi të vecantë dieta dhe kontrolli I peshës trupore që është
baza e kujdesit.
2.10. KËSHILLA
1. Personat me diabet duhet te kontrollojnë vazhdimisht peshën
2. Nje diabetik nuk duhet ti harrojë asnjëhërë mjekimet
3. Nuk duhet të harrojë vaktet pa ngrënë (edhe kur është në kurën e rënies në peshë)
4. Të pijë ujë pa nguruar sa herë që I pihet
5. Duhet të kufizojë sheqernat e rafinuara
6. Duhet të rrisë sasinë e fibrave në dietë
7. Yndyrnat duhet të jenë vajra me nje lidhje dyfishe
8. Të marrë vetëm një tip karbohidrati në vakt
9. Zarzavate cdo ditë cdo vakt
10. Jo më shumë se dy kokrra frut në ditë
11. Të mos pijë kurrë alkol me stomak bosh
12. Të hajë disa vakte gjatë ditës (duke mos kaluar sasinë kalorike ditore) kjo gjë lejon që të
paksohet uria e papritur dhe përmirëson glicemin
13. Është I rëndësishëm një aktivitet fizik ditor të paktën 30 minuta në ditë (një xhiro me
bicikletë, një shëtitje)
14. Disa ilace si glinidet shkaktojne sekretim të shpejtë të insulinës, prandaj duhet të merren
para buke dhe ndihmojnë kontrollin e glukozës pas ngrënies.