Post on 29-Jun-2019
ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE
TERMAT E REFERENC
BANESË SOCIALE DHE
ME EFIÇENC
TERMAT E REFERENCËS
PËR KONKURSIN
SOCIALE DHE EKOLOGJIKE
ME EFIÇENCË ENERGJIE, NË KORÇ
EKOLOGJIKE
KORÇË
1. HYRJE
Efiçenca e energjisë në ndërtesa është një teknologji e së ardhmes për të arritur një nivel më të lartë
komoditeti dhe një mënyrë të re jetese në qytetet tona.
Vizioni i Entit Kombëtar të Banesave (EKB) është të kontribuojë në zhvillimin e qyteteve të gjelbër
dhe inteligjent me një konsum minimal energjie. EKB është një organ përgjegjës për ofrimin e
strehimit të përballueshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Shqipëri. EKB është
në kërkim të qasjeve të reja dhe kreative për të ndihmuar në reduktimin e kostove të energjisë gjatë
gjithë ciklit të shfrytëzimit të banesës për sigurimin e një strehimi të përballueshëm.
Banesa, në syrin e projektuesit, shihet si një mall që tregëtohet në treg dhe vështirë të perceptohet
aspekti social i saj. Strehimi i përshtatshëm është një e drejtë themelore e individit, është një nevojë
bazë, e cila lind së bashku me individin. Megjithatë një numër i konsiderueshëm familjesh e
individësh, përfshi të moshuar e të rinj, familje me shumë fëmijë, etj., të cilët edhe pse me punën e
tyre kontribuojnë ose kanë kontribuar në ekonominë e vendit, nuk janë në gjendje të përballojnë
blerjen e një banese në treg. Enti Kombëat i Banesave ka si mision të mbështesë këto shtresa
nëpërmjet sigurimit të një strehimi të përballueshëm dhe të përshtatshëm.
Një strehim i përballueshëm do të thotë që familja të mos shpenzojë më shumë se 25%-30% të të
ardhurave të saj për pagesën e një kredie apo të qirasë. Ndërkohë që, një banesë e përshtatëshme
konsiderohet ajo që siguron kushte optimale banimi si psh: lehtësi lëvizje për personat me aftësi të
kufizuara; temperaturë të përshtatëshme gjatë vitit pa shpenzuar shumë për ta siguruar atë; sipërfaqe
minimale të nevojshme për realizimin e funksioneve jetike.
Gërshetimi i këtyre dy komponentëve: 1) kostot të përballueshme për blerjen dhe/ose shfrytëzimin
(pagesë qiraje ose mirëmbajtje) e banesës dhe 2) kushte të përshtatëshme banimi përmblidhen në
programet sociale të strehimit.
Për të rritur senisbilizimin e projektuesëve të rinj mbi potencialet e mëdha të sektorit të ndërtimit të
banesave në drejtim të kursimit të energjisë dhe mbrojtjes mjedisore, si edhe në aspektet sociale të
strehimit, Enti Kombëtar i Banesave me mbështetje të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Programit
të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), organizon një konkurs projektimi për një banesë
sociale dhe me eficiencë energjie në qytetin e Korçës.
Qëllimi ynë është të nxisim ide novatore për projekte të banesave sociale dhe ekologjike që realizohen me kosto të ulët, por jo me cilësi të ulët.
Realizimi i këtij konkursi mundësohet me mbështetjen financiare të “RAIFFEISEN BANK”.
Informacion mbi qytetin e Korçës
Figurë 1-Foto panoramike e qytetit të Korçës, në vitet ‘30
Figurë 2-Mësonjëtorja e Korçës (1887)
Qyteti i Korçës është themeluar në shekullin V
nxjerrë në pah varre dhe fortesa ilire.
i shekullit të 15
shekullit të nj
Kështu në vitin 1887
Për shekuj me radhë Korça ka qenë një qendër e rëndësishme fetare
për
Brenda dhe në rrethinat e qytetit ka edhe një komunitet të madh të fesë
islame. Këtu është ndërtuar një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, nga Iljaz Hoxha në vitin 1484,
xhamia Iljaz Mirahori. Qyteti ka edhe një komunitet
është Teqeja e Turanit1.
Figurë 3-Katedralja Ortodokse (1992) Figur
Gjatë shekullit të 20-të, përveç rolit të saj historik si një qendër tregtare dhe bujqësore, Korça fitoi edhe
një kapacitet të qenësishëm industrial.
Korça ka një popullsi prej rreth 105 000 banorësh (regjistrimi i popullsisë në vitin 2011)
atë ndër gjashtë qytetet më të mëdha në Shqipëri. Tipologjia e apartamenteve në Korçë
urbanizimin e qytetit. Kjo duket qartë në zonën e muzeut. 1Wikipedia, http://en.wikipedia.org/wiki/Korca
Informacion mbi qytetin e Korçës
Foto panoramike e qytetit të Korçës, në vitet ‘30
Qyteti i Korçës është themeluar në shekullin V-VI. Gërmimet kanë
nxjerrë në pah varre dhe fortesa ilire. Qyteti modern daton që nga fundi
i shekullit të 15-të. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të
shekullit të njëzetë Korça u bë një qendër e rëndësishme e Rilindjes.
Kështu në vitin 1887, aty u hap shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe.
Për shekuj me radhë Korça ka qenë një qendër e rëndësishme fetare
për të krishterët ortodoksë. Ajo ka një komunitet të madh ort
Brenda dhe në rrethinat e qytetit ka edhe një komunitet të madh të fesë
islame. Këtu është ndërtuar një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, nga Iljaz Hoxha në vitin 1484,
Qyteti ka edhe një komunitet Bektashian. Qendra kryesore e bektashinjve të zonës
Katedralja Ortodokse (1992) Figurë 4-Xhamia e Iljaz Mirahorit (1494)
përveç rolit të saj historik si një qendër tregtare dhe bujqësore, Korça fitoi edhe
një kapacitet të qenësishëm industrial.
ka një popullsi prej rreth 105 000 banorësh (regjistrimi i popullsisë në vitin 2011)
atë ndër gjashtë qytetet më të mëdha në Shqipëri. Tipologjia e apartamenteve në Korçë
Kjo duket qartë në zonën e muzeut. Urbanizimi është kryesues dhe dokumenton
Wikipedia, http://en.wikipedia.org/wiki/Korca
VI. Gërmimet kanë
Qyteti modern daton që nga fundi
të. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të
ëzetë Korça u bë një qendër e rëndësishme e Rilindjes.
aty u hap shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe.
Për shekuj me radhë Korça ka qenë një qendër e rëndësishme fetare
. Ajo ka një komunitet të madh ortodoksësh.
Brenda dhe në rrethinat e qytetit ka edhe një komunitet të madh të fesë
islame. Këtu është ndërtuar një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, nga Iljaz Hoxha në vitin 1484,
yesore e bektashinjve të zonës
Xhamia e Iljaz Mirahorit (1494)
përveç rolit të saj historik si një qendër tregtare dhe bujqësore, Korça fitoi edhe
ka një popullsi prej rreth 105 000 banorësh (regjistrimi i popullsisë në vitin 2011) duke e renditur
atë ndër gjashtë qytetet më të mëdha në Shqipëri. Tipologjia e apartamenteve në Korçë përcaktoi
Urbanizimi është kryesues dhe dokumenton
mbulimin më të mirë të të gjitha aspekteve të
hapësirë varen nga njëra-tjetra. Harmonizimi i tyre përcakton shkallën e qytetërimit.
Figurë 5, 6, 7-Pamje brenda lagjeve tradicionale të qytetit
Në brendësi të qytetit, rruga "Gjergj Kastrioti"
është arteria kryesore që bashkon lagjet me qendrën
e pazarit, ndërsa bulevardi "Republika"
bosht të fuqishëm kompozicional të strukturës
urbane. Në anën perëndimore të shëtitores
"Republika", orientimi i rrugëve gjatësore është
verilindje-jugperëndim. Ato kanë krijuar kështu
korridore të lira për erërat lokale e të ftohta që
fryjnë nga ky drejtim, duke lënë të mbrojtura e të
qeta rrugicat e dendura tërthore, me drejtim
veriperëndim-juglindje. (fig.8)
Kontribut për mbrojtjen e mjedisit dhe ulje të emetimit të
2Pirro Thomo, Korca, trashëgimia e dëmtuar nga lejet abuzive "
Bv.”Gjergj Kastrioti”
Bv.“Republika"
Figure 8-Sistemi rrugor në një lagje tradicionale
mbulimin më të mirë të të gjitha aspekteve të jetës njerëzore. Vëllimi dhe vendosja e apartamenteve në
Harmonizimi i tyre përcakton shkallën e qytetërimit.
Pamje brenda lagjeve tradicionale të qytetit
ndësi të qytetit, rruga "Gjergj Kastrioti"
është arteria kryesore që bashkon lagjet me qendrën
e pazarit, ndërsa bulevardi "Republika" përbën një
bosht të fuqishëm kompozicional të strukturës
Në anën perëndimore të shëtitores
i rrugëve gjatësore është
Ato kanë krijuar kështu
korridore të lira për erërat lokale e të ftohta që
, duke lënë të mbrojtura e të
qeta rrugicat e dendura tërthore, me drejtim
Një orientim i tillë i rrugëve dhe i banesave,
krijimin e një mikroklime brenda lagjeve
me të ngrohtë në krahasim me klimën e përgjithshme të
rajonit të qytetit2.
OBJEKTIVI
Objektivi i konkursit është realizimi i një projekti për një banesë sociale dhe me efiçencë energjie në qytetin e Korçës.
Projekti i ndërtesës duhet të ofrojë:
Komoditet minimal të pranueshëm dhe cilësisitë
jetës për banorët.
Ulje të konsumit të energjisë dhe kostove të
operimit krahasuar me ndërtesat tradicionale
Kontribut për mbrojtjen e mjedisit dhe ulje të emetimit të gazrave.
Pirro Thomo, Korca, trashëgimia e dëmtuar nga lejet abuzive "E Vërteta”, më 21 qershor, 2014
Bv.“Republika"
Sistemi rrugor në një lagje tradicionale
Vëllimi dhe vendosja e apartamenteve në
Një orientim i tillë i rrugëve dhe i banesave, ndikon në
krijimin e një mikroklime brenda lagjeve më të qetë dhe
me të ngrohtë në krahasim me klimën e përgjithshme të
Objektivi i konkursit është realizimi i një projekti për një banesë sociale dhe me efiçencë energjie në qytetin e
Komoditet minimal të pranueshëm dhe cilësisitë
Ulje të konsumit të energjisë dhe kostove të
operimit krahasuar me ndërtesat tradicionale
Korça si një qytet kompakt i kohezionit social.
Zhvillimit Urban” të qytetit të Korçës)
Përshkrim i shkurtër i konkursit
Konkursi i projektimit është i hapur për
mbaruar vitin e katërt të studimeve
universitete publike apo private, në
marrin pjesë të vetëm ose në bashkëpuni
2. INFORMACIONE DHE TË DHËNA PËR PROJEKTIN
2.1. Zona e konkursit. Sheshi i projektit
Zona e konkursit ndodhet në pjesën verilindore të qytetit të Korçës, 1,8 km nga qendra e qytetit dhe
në veriperëndim të parkut "Rinia", parku më i madh në qytet. Ndërtesat do të jenë pjesë e një
kompleksi të përfshirë në programet sociale të strehimit. Në këtë zonë janë ndërtuar 96 apartamente
sociale të dhëna me qira, të cilët janë në pronësi të bashkisë.
Figura9-Pamje nga vendndodhja e zonës së konkursit
si një qytet kompakt i kohezionit social. (Një nga qëllimet kryesore të “Strategjisë të
Zhvillimit Urban” të qytetit të Korçës)
Konkursi i projektimit është i hapur për arkitektët e rinj nën 30 vjeç dhe studentë të arkitektur
studimeve. Në konkurs mund të marrin pjesë studentë
ë Shqipëri apo vende të tjera. Studentët ose arkitekt
ëpunim me studentë të tjerë vendas apo të huaj.
INFORMACIONE DHE TË DHËNA PËR PROJEKTIN
Sheshi i projektit
Zona e konkursit ndodhet në pjesën verilindore të qytetit të Korçës, 1,8 km nga qendra e qytetit dhe
"Rinia", parku më i madh në qytet. Ndërtesat do të jenë pjesë e një
kompleksi të përfshirë në programet sociale të strehimit. Në këtë zonë janë ndërtuar 96 apartamente
sociale të dhëna me qira, të cilët janë në pronësi të bashkisë.
zonës së konkursitnë qytet.
Vendndodhja e zonës së konkursit
QENDRA
qëllimet kryesore të “Strategjisë të
arkitekturës që kanë
ë që studiojnë në
arkitektët e rinj mund të
Zona e konkursit ndodhet në pjesën verilindore të qytetit të Korçës, 1,8 km nga qendra e qytetit dhe
"Rinia", parku më i madh në qytet. Ndërtesat do të jenë pjesë e një
kompleksi të përfshirë në programet sociale të strehimit. Në këtë zonë janë ndërtuar 96 apartamente
Figura10-Lidhja e qendrës së qytetit me zonën e konkursit. Akset kryesore të lëvizjes drejt zones janë paraqitur me ngjyrë portokalli.
Vendndodhja e
sheshit të
ndërtimit
Universiteti
F.S.Noli
Qendra e qytetit
Bv.“Rilindësit
”
Parku "Rinia"
Bv.“Gjergj Kastrioti”
Bv.”Republika”
Stadiumi
2.2. Fotografi ajrore të zonës së konkursit
Sipërfaqja totale e zonës së banimit ku ndodhet parcela është 4 ha. Bashkia e Korçës e ka miratuar Planin
Rregullues të qytetit. Projekti do të zhvillohet nëparcelën me sipërfaqeje prej 3500m² (paraqitur me vijë
portokalli në fotografinë ajrore), por gjurma e ndërtimit duhet të jetë brenda konfiguracionit të pronës prej
1700 m² (paraqitur me vijë të kuqe).
Figura11-Fotografi ajrore e parceles dhe pronës që do të zhvillohet. Marëdhënia me objektet fqinje dhe me parkun “Rinia”
Figura12-Fotografi e gjendjes ekzistuese, sheshi i projektit, Korçë
Figura 13-Fotografi e gjendjes ekzistuese, sheshi i projektit, Korçë
2.3. Plan-vendosja e parcelës dhe e pronës
Rilevimi i gjendjes ekzistuese të zonës së konkursit. Konturi i saj (parcelës) është paraqitur me vijë të zezë të ndërprerë dhe sipërfaqja është vijëzuar me gri. Prona është paraqitur grafikisht e vijëzuar me lejla.
Figura14-Plan-vendosja e parcelës dhe e pronës, gjendja ekzistuese.
2.4. Parametra të Planifikimit Urban
Zona A.3.3 RREGULLORE VENDORE E PLANIFIKIMIT
BASHKIA KORÇË
Kategoria e përdorimit të tokës Zonat e Banimit
Kategoria e zonimit Zonat ekzistuese me lartësi mesatare,
përdorim të përzierë (Blloqe banimi)
PARAMETRA TË PËRGJITHSHËM (të zonës) Përdorim i lejuar Rezidenciale; Tregtare, Zyra dhe Shërbime, Hotele
(përjashtuar shkalla e gjerë); Bare dhe Restorante
Përdorim i ndaluar Të gjitha tipet e aktiviteteve prodhuese dhe përdorimet përkatëse (industri, industri e lehtë, magazinë shumice); Tregti, Zyra, Hotele në shkalle të gjerë
Statusi i zhvillimit Leje zhvillimore ndërtimi / të veçanta RREGULLORE E PLANIFIKIMIT (të parcelës) Sipërfaqja e parcelës 3500 m2 3 Intensiteti i ndërtimit [i] 2.3 Koeficienti i shfrytëzimit të tokës [Ksht] 50% Lartësia maksimale
26 m; 8 kate
Sipërfaqja e pronës 1700 m2 Kërkesa për parkime 1 hapësirë parkimi për apartament;
1 hapësirë parkimi për 25 m2 sipërfaqe tregtare Standardet sizmike Rreziku 8 shkallë, nga 12 shkallë të atij sizmik të nivelit
MDV-64 KUSHTET E VEÇANTA Planimetria e sheshit të ndërtimit Aktivitete tregtare
Fasadë e vazhduar në katin përdhes në rrugët kryesore Kati përdhes (lartësia maksimale = 5 m)
2.5. Klima
Kushtet klimatike në zonën e studimit janë të njëjta me ato të qytetit të Korçës në përgjithësi, me
koordinata gjeografike: 40°37′06,99″ veri; 20°46′50,99″ lindje. Korça karakterizohet nga një klimë
mesdhetare e ndryshueshme (klimë mesdhetare kontinentale) me luhatje të mëdha të temperaturave.Muaji
më i nxehtë është gushti (25°C), ndërsa muaji më i ftohtë është janari (2°C).Sasia mesatare vjetore e
rreshjeve është 710 mm, me rreshje minimale gjatë stinës së verës dhe rreshje maksimale gjatë dimrit, që
do të thotë se Korça përgjithësisht është një qytet i thatë krahasuar me pjesëte tjera me lagështi të
Shqipërisë.Korça merr 2300 orë diell në vit. Rrafshnalta e Korçës, me një lartësi mesatare prej 899 m mbi
nivelin e detit, e rrethuar nga vargmali i Moravës, zakonisht ka temperatura më të ulëta se në pjesën
perëndimore të Shqipërisë, por më të larta se në pjesën veri-perëndimore. Megjithatë, ka pasur raste kur
temperaturat gjatë verës kanë arritur deri në 40°C ose më shumë.
3 Sipërfaqe parcelës në dispozicion të projektit është 3500 m²,
Në këtë parcelë, në pronësi të EKB është sipërfaqja prej 1700 m², brenda së cilës do të ndërtohet.
Të dhëna klimatike për Korçën4
Figura15-Fotografi panoramike mbi qytetin e Korçës.
Figura16, 17-Fotografi mbi qytetin nëstinën e dimrit. Tipologjitë e banesave një dhe shumë familjare
4"Weatherbase: Moti në Korçë, Shqipëri". Weatherbase. 2011
3. KËRKESAT E NDËRTIMIT
3.1. Projekti është vendosur në një shesh në qytetin e Korçës, i cili është zgjedhur për të konkretizuar
zgjidhjen. Numri i apartamenteve që do të planifikohen varet nga zgjidhja arkitekturore dhe kushtet e
planifikimit urban. Kati përdhes do të ofrojë hapësira për biznes.
3.2. Ndërtesa duhet të ofrojë funksionet e mëposhtme:
Në katin përdhes projektimi i hapësirës afërsisht 450 m2 në total, për shërbime/biznes.
Një kat nëntokë me vende për parkim automjetesh.
Katet e tjera të projektohen për ambjente banimi.
3.3. Struktura e apartamentit do të jetë Garsonierë(G– studio apartament) për 1 – 2 persona; 1+1 (një
dhomë gjumi) për 2-3 persona; 2+1 (dy dhoma gjumi) për 3-4 persona dhe 3+1 (tre dhoma gjumi)
për 4-6 persona.
3.4. Sipërfaqja e shfytëzimit të apartamenteve, do të jetë (min-maks):
o Për apartament tip garsoniere rreth 47 m2
o Për apartamentet me një dhomë gjumi 54,4-62,8 m2
o Për apartamentet me dy dhoma gjumi 69,5-76,9 m2
o Për apartamentet me tre dhoma gjumi 80,3-89,9 m2
3.5. Lëvizja vertikale brenda ndërtesës të parashikohet të kryhet nëpërmjet shkallëve dhe ashensorëve.
3.6. Aksesueshmëria/Fleksibiliteti -Projekti duhet të pajtohet me kërkesat për aksesueshmërinë. Gjatë
hartimit të projektit të merren në konsideratë edhe krijimi i lehtësirave për lëvizshmërinë dhe
shërbimet e ofruara për personat me aftësi të kufizuara.
3.7. Parkimi i automjeteve -të projektohet në katin e nëndheshëm si një parkim i përbashkët me ndriçim
natyral dhe ajrim. Të parashikohen 1 vend parkimi për çdo apartament dhe 1 vend parkimi për çdo
25 m² sipërfaqe tregtare. Ky kriter mund të përmbushet edhe me vend parkime në hapsirat e jashtme.
Vendi i parkimit të ketë përmasat 2,5x5 m. Të parashikohet edhe një shesh për parkimin e
biçikletave pranë hyrjessë objektit.
4. KONKURSI
4.1. Organizator:Enti Kombëtar i Banesave,Tiranë, Shqipëri
4.2. Objektivi: Banesë sociale me efiçencë energjie në Bashkinë e Korçës.
4.3. Përshkrim i shkurtër i proçedurës
Konkurs i hapur projektimi, i cili do të organizohet me një fazë. Konkursi do të ketë 6 çmime, 1 çmim të
parë për fituesin dhe 5 çmime për pesë propozimet e tjera më të mira, që do të akordohen nga juria.
4.3.1. Shprehje interesi. Regjistrimi i konkurrentëve do të bëhet online, nëpërmjet plotësimit dhe dorëzimit të formularit të regjistrimit. Konkurrentët duhet të jenë nën moshën 30 vjeçare.
4.3.2. Regjistrimi- Periudha e regjistrimit brenda afateve të përcaktuara në kalendarin e konkursit (pika 4.6). Për procedurën e regjistrimit duhet të plotësoni dhe të firmosni formularin e regjistrimit, i cili mund të shkarkohet në faqen zyrtare të EKB në internet, rubrika “Konkurse Projektimi”, formulari i regjistrimit.
Kujdes: Kodi i identifikimit nuk duhet shënuar mbi formularin e regjistrimit.
Kërkesa për regjistrim do të dërgohet me e-mail në adresën: info@ekb.gov.al, së bashku me dokumentet e
mëposhtme:
formulari i regjistrimit
dokument identiteti për çdo anëtar të grupit (Kartë Identiteti ose Pasaportë)
diplomë ose licencë profesionale ose vërtetim i ndjekjes së studimeve në arkitekturë
Ky konkurs nuk aplikon tarifë regjistrimi.
4.3.3. Anonimati - Në mënyrë që të ruhet anonimati gjatë vlerësimit, konkurrentët nuk lejohen të
vendosin emrat e tyre, emrat e kompanive apo logot në asnjërin nga materialet e dorëzuara.
Çdo material që dorezohet duhet të përmbajë një kod identifikimi, që përzgjidhet nga vetë
konkurrenti i përbërë nga 2 gërma dhe 4 shifra (p.sh. AA1111). Kodi i identifikimit duhet të
vendoset mbi paketim dhe mbi çdo material tjetër që dorëzohet nga konkurenti. Vendosja e
këtij kodi bëhet në pjesën e poshtme djathtas në çdo material. Kodi do të ketë dimensionet
1cm x 6cm. Formulari i regjistrimit duhet të vendoset në një zarf opak të mbyllur, mbi të
cilin është vendosur kodi i identifikimit. Ky zarf do të mbahet i mbyllur deri në momentin e
shpalljes së çmimeve nga juria. Nëse dy apo më shumë kode janë të njëjta, juria ka të drejtë
të vendosë kode të tjera.
4.4. Zyra e Konkursit: Enti Kombëtar i Banesave
Rr. "Sulejman Delvina", pranë Hotel “Diplomat”, Tiranë.
Faqja e internetit: www.ekb.gov.al
E-mail: info@ekb.gov.al
4.5. Ora dhe vendi për dorëzimin e projekteve
Afati i fundit për dorëzimin e projektit është më datë 22/01/2016, ora 11:00, në adresën:
Enti Kombëtar i Banesave
Zyra e protokollit
Rr. "Sulejman Delvina", pranë“Hotel Diplomat”, Tiranë.
4.6. Kalendari i konkursit (afatet):
Njoftimi i Konkursit, fillimi i regjistrimeve 11/12/2015
Mbyllja e regjistrimeve 18/01/2016
Dorëzimi i projekteve 22/02/2016
Prezantimi i projekteve dhe vendimi i jurisë 29/02/2016
4.7. Dokumentat që duhet të dorëzohen:
Paraqitja e propozimeve (projekt-idesë)
o Lista e materialeve të dorëzuara
o Materiali grafik i projektit i faqosur në 2 formate A1 (2 x A1)
o Relacion shpjegues 3 deri në 10 fletë A4
o CD/DVD me materialet e mësipërme (origjinale)
Propozimi duhet të paraqitet në 2 formate A1 FOREX, kompozimi në portret, në sistemin metrik.
Rekomandohet që të paraqiten elementët e mëposhtëm:
- Planimetria e sheshit -(Veriu i drejtuar vertikalisht lart, plan vendosje) Shkalla 1:500
Propozimi për ndërtesën
Aksesi në shesh
Elemente të peizazhit / koncept i sistemimeve
- Planimetria e katit përdhe Shkalla 1:200
- Planimetri tipike të kateve Shkalla 1:100/1:200
përcaktimi i apartamenteve/dhomave dhe hapësirave
planimetritë tipike të apartamentit dhe mobilimit, për një apartament banimi (1+1, 2+1, 3+1) Shkalla 1:50
- pamja e ndërtesës dhe/ose prerje Shkalla 1:200
pamje të fasadave Shkalla 1:200
Pamja 3D ose fotomontazh i ndërtesës mbi fotografinë e vendit ekzistues
- Detajet teknike të elementeve,
që janë të rëndësishëm për efiçencën e energjisë Shkalla 1:20
4.8. Çmimet
Çmimi i 1rë (fituesi) 200 000 Lekë
Pesë çmime për propozimet më të mira nga 50 000 Lekë
4.9. Juria
Juria do të formohet sipas urdhrit të Autoritetit Kontraktor (organizator). Anëtarët e jurisë do të jenë
arkitektë, ekspertë në efiçencën e energjisë, përfaqësues të organeve të qeverisjes qëndrore dhe të
Entit Kombëtar të Banesave.
4.10. Gjuha e konkursit
Projekti dhe relacioni për konkursin duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze.
4.11. Procedura e vlerësimit
Bazuar në kriteret e vlerësimit, juria do të përcaktojë projektin fitues (çmimin e 1rë), si edhe
renditjen e pesë projekteve të tjera vijuese.
Juria do të përfundojë vlerësimin e projekteve gjatë fazës së vlerësimit 23-27/01/2016.
4.12. Kriteret e vlerësimit
Projektet e paraqitura për konkurrim do të vlerësohen nga juria sipas kritereve të mëposhtme të
vlerësimit:
4.12.1. Efiçenca e energjisë -Zgjidhjet pasive,ndriçimi, ventilimi, energjia, etj.
4.12.2. Zgjidhje inovatore / ekologjike –(psh. Përdorimi i ujit të shiut, pellgjet ujëmbledhëse,
etj.)/ përdorimi i materialeve ekologjike.
4.12.3. Projekti urban dhe i peisazhit –elementët pasiv të eficiencës së energjisë bazuar në
qasjen konceptuale të ndërtesës dhe pozicionimit të saj në zonë. Projektet do të vlerësohen
sipas shfrytëzimit, cilësisë dhe përshtatshmërisë së hapësirave të jashtme të përbashkëta,
lidhjeve me hapësirat publike shtesë dhe hapësirat me gjelbërim. Përveç këtyre, do të merret
në konsideratë edhe zgjidhja për qasjen e automjeteve dhe parkimin.
4.12.4. Arkitektura dhe cilësia e apartamenteve –Gjatë vlerësimit do të merren në konsideratë
forma e ndërtesës brenda zonës rrethuese, zgjidhjet hapësinore të brendshme dhe
funksionale, kompaktësia e zgjidhjeve mekanike dhe efiçenca e zgjidhjes strukturore.
Cilësia funksionale dhe hapësinore e apartamenteve do të vlerësohet mbi bazën e cilësisë
dhe organizimit të dhomave, disponueshmërisë së pamjeve dhe ndriçimit natyral,
privatësisë dhe përshtatshmërisë.
4.13. Pyetjet dhe komunikimi
(1) Informacioni për konkursin dhe çdo bashkëlidhje për të, mund të gjendën dhe të shkarkohen
në adresën e internetit:http://www.ekb.gov.al,të Zyrës së Konkursit.
(2) Pyetjet duhet të dërgohen në Zyrën e Konkursit, me e-mail në: darienmero@ekb.gov.al afati i
fundit deri më 18/02/2016, ora 13:00.
Nëse pyetjet nuk merren në kohë, kthimi i përgjigjes nuk është i detyruar.
5. DORËZIMI I PROJEKTEVE PËR KONKURS
Shënim:
Projektet konkurruese të dorëzuara me vonesë (jashtë afatit të përcaktuar nga organizatori) nuk do të merren parasysh.
Paketimi i materialeve duhet të ketë mbishkrimin “Konkurs Projektimi - Banesë sociale dhe
ekologjike me efiçencë energjie, në Korçë - EKB” dhe kodin e identifikimit.
Asnjë nga materialet nuk duhet të përmbajë informacion mbi konkurrentin.
5.1. Pronësia, e drejta e autorit dhe botimi i projekteve
Me dorëzimin e projekteve, pjesëmarrësit bien dakord që Zyra e Konkursit të kenë të drejtë të ekspozojë
dhe/ose publikojë të gjitha projektet.Të drejtat e pronësisë intelektuale i përkasin autorëve përkatës të
projektit.
Materialet e dorëzuara nuk i kthehen konkurrentit, ato mbeten në pronësi të organizatorëve.
5.2. Pranimi
Çdo pjesëmarrës duhet të përmbushë kriteret e pranimit në kohën e dorëzimit të projektit për konkurrim.
Përmbushja e kritereve të pranimit duhet të ruhet gjatë gjithë procesit të vlerësimit. Provat mbështetëse
për përmbushjen e të gjitha kritereve të pranimit duhet të dorëzohen vetëm kur kërkohen nga Zyra e
Konkursit.
Propozimet duhet të mbërrijnë dorazi. Organizuesit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për vonesa të shkaktuara
për arsye të transportit apo personave të tretë.
Shënim: Projektet për konkurs të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në konsideratë.
6. DOKUMENTA MBËSHTETËSE DHE UDHËZIME
6.1. Dokumentet të disponueshme në faqen e internetit: www.ekb.gov.al
- Formulari i regjistrimit
- ToR (Termat e Referencës)
- Planimetria e sheshit (gjendja ekzistuese, kufiri i parcelës dhe i pronës)
- Dokumenti i Planit Urbanistik
- Foto të zonës së konkursit
Planimetria e sheshit në formatin [dwg], do tju dërgohet me email, në adresën që jeni regjistruar në
konkurs.
6.2. Udhëzimet për projektin me efiçencë energjie
Duke qenë se ngarkesat për ngrohje dhe ftohje zakonisht përfaqësojnë pjesën më të madhe të kërkesës së
ndërtesës për energji, qëllimi kryesor i projektimit të ndërtesës me efiçencë energjie është që të ruhen
temperaturat e brendshme të përshtatshme, ndriçimi natyral dhe ajrosja e shëndetshme me nevojën më të
ulët për ngrohje dhe ftohje tradicionale (me bazë lëndët djegëse fosile). Projektimi i ndërtesave me
efiçencë energjie për dimër të ftohtë, kryesisht nënkupton që zarfi i ndërtesës duhet të jetë efikas, i izoluar
mirë dhe të mos fusë ajër dhe që ndërtesa të shfrytëzojë më së miri përfitimet nga sistemet pasive të
ngrohjes me energji diellore. Optimizimi i projektit për verën e nxehtë, nga ana tjetër nënkupton ruajtjen e
temperaturave të brendshme të përshtatshme dhe shmangien e përfitimeve të padëshiruara nga ngrohja me
energji diellore. Klima e jashtme - në veçanti temperaturat e jashtme dhe rrezatimi diellor i disponueshëm
- luajnë role kyçe në projektimin e planimetrisë së ndërtesës, materialet e ndërtimit dhe detajet. Ndërtimi i
një ndërtese me kosto efikase dhe efiçencë energjie varet nga shumë kushte të tjera lokale - ndër të tjera,
disponueshmëria dhe kostoja e materialeve të ndërtimit dhe pritshmëritë e përdoruesit fundor. Këto
udhëzime përfaqësojnë disa strategji bazë për projektimin e një ndërtese me efiçencë energjie si një bazë
për vendimet lidhur me projektimin.
Optimizimi i planimetrisë së ndërtesës për një dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë ka të bëjë me ruajtjen e
temperaturave të brendshme të përshtatshme dhe ndriçimin natyral duke përdorur burimet e
disponueshme "falas".
Elementët kryesor për projektin me efiçencë energjie përfshijnë:
a) Planimetri kompakte
Optimizimi i planimetrisë së brendshme dhe volumit të ndërtesës ul kërkesat për ngrohje të hapësirës.
Duhet të sigurohet që numri dhe përmasa e dhomave të mos i tejkalojnë kërkesat dhe që korridoret të
kenë përmasa minimale. Kombinimi i hapësirave (dhoma e ndënies, e ngrënies dhe kuzhina) mund të
ulin më tej kërkesat e përgjithshme për hapësirë dhe ngrohje.
b) Zonat e brendshme
Në përgjithësi, dhomat e mëdha dhe më të shfrytëzuara (dhomat e ndenies) duhet të pozicionohen
drejt jugut, ku mund të përfitojnë nga ngrohtësia dhe drita e diellit, ndërsa dhomat më pak të
përdorura dhe ndoshta më pak të ngrohura (dhomat e gjumit) mund të pozicionohen drejt veriut me
përmasa minimale të dritareve. Vendosja e banjave, WC-ve dhe dhomave të shërbimit në zonat e
brendshme (pa dritare) ndihmojnë që ndërtesa të jetë më kompakte.
c) Hapësira mekanike
Lini hapësirë të përshtatshme për një sallë qëndrore mekanike dhe kafaze shërbimi kompakte. Për të
ulur kërkesat për hapësirë dhe për të ulur gjatësinë e sistemit të drenazhimit dhe tubacionit, kuzhinat
dhe banjat duhet të vendosen rreth kafazeve të shërbimit.
d) Ajrosja
Dhomat kryesore (dhomat e ndenjies, dhomat e gjumit) duhet të kenë ajër të pastër dhe banjat,
kuzhinat ose dhomat e shërbimit duhet të zbrazen nga ajri i ndenjur. Për ambjent të brendshëm të
shëndetshëm, rekomandohet që i gjithë vëllimi i ajrit në një dhomë të zëvendësohet me ajër të freskët
çdo 2 orë e gjysmë. Sistemet mekanike të ajrosjes me sistemet për rikuperimin e nxehtësisë mund të
ulin në mënyrë efikase humbjen e nxehtësisë gjatë ajrosjes por kërkojnë hapësira shërbimi dhe kosto
shtesë.
e) Zarfi i ndërtesës
Në varësi të materialeve të zgjedhura të ndërtimit, muret e jashtme dhe çatitë e izoluara mirë mund të
jenë 35-65 cm të trasha. Gjatë fazës së projektimit duhet të merret në konsideratë kostoja dhe kërkesat
për hapësirë për këto materiale.
f) Reduktimi i urave termike
Ballkonet dhe strehat duhet të projektohen në mënyrë të tillë që të minimizohet humbja e nxehtësisë
nëpërmjet zarfit të ndërtesës.
g) Ndërtesë kompakte
Minimizoni zarfin e ekspozuar të ndërtesës. Planimetritë efiçente dhe konsiderimi i gjatësisë,
thellësisë dhe lartësisë së përgjithshme të ndërtesës ndihmojnë në uljen e përmasës së zarfit të
ekspozuar për sipërfaqen e shfrytëzueshme të katit që ai përmban. Thjeshtësoni formën e zarfit të
ekspozuar të ndërtesës në planimetri dhe pamje duke shmangur bërrylat, projeksionet, dritaret në
papafingo, strehat ose dhëmbëzimet në zarfin e ndërtesës.
h) Orientimi i dritareve
Vendosni dritare dhe dhoma të drejtuara nga jugu për të lejuar depërtimin e thellë të dritës së diellit
gjatë dimrit për të optimizuar përfitimet nga ngrohja me energji diellore. Përmasën e dritareve drejt
veriut, perëndimit dhe lindjes caktojeni të tillë që të ofrojë ndriçim natyral të përshtatshëm, por jo më
të lartë nga sa nevojitet. Dritaret e drejtuara nga lindja dhe perëndimi duhet të projektohen në mënyrë
që të minimizojnë depërtimin e diellit gjatë paradites dhe mbasdites gjatë muajve të nxehtë të verës.
i) Minimizimi i përthithjes së nxehtësisë diellore gjatë verës
Projektoni ballkone, streha, pajisje të jashtme për mbrojtjen nga drita dhe krahë që minizojnë
depërtimin e diellit në hapësirat e brendshme gjatë verës, por që lejojnë depërtimin e diellit gjatë
dimrit.