2a Ekuilibri makroekonomik

Post on 10-Oct-2014

458 views 0 download

Transcript of 2a Ekuilibri makroekonomik

KËRKESA AGREGATE, OFRETA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK

I. Kërkesa agregate dhe faktorët përcaktues të

saj

Kërkesa agregate përfaqëson sasinë e përgjithëshme të mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që konsumatorët, firmat, qeveria apo tëhuajt janë të gatshëm të blejnë për çdo nivel të dhënëçmimi, në një kohë të dhënë. Komponentët e kërkesësagregate janë po ato të shpenzimeve agregate, prakonsumi (C), investimet (I), shpenzimet qeveritare (G), dhe eksporti neto (Nx).

Kurba e kërkesës agregate, shpreh lidhjen

midis GDP real dhe nivelit agregat të çmimeve, duke i mbajtur të pandryshuar faktorët e tjerë influencues

Konsumi, është komponenti më me peshë i

kërkesës agregate dhe ka ndikim të madh si nëpërmasat ashtu edhe në sjelljen e saj.

Investimet, si komponent tjetër i AD janë element

shumë i ndikueshëm nga faktorë të ndryshëm, pra dhe shumë i ndryshueshëm, duke ndikuar kështu në masëtë madhe në sjelljen e kërkesës agregate.

Shpenzimet qeveritare, varen drejtpërdrejtnga vendimet e qeverisë dhe objektivat politiketë saj.

Eksporti neto, varet nga të gjithë faktorët qëndikojnë mbi eksportet dhe importet, dheshpreh, edhe ndikimin e mjedisit të jashtëm nëkërkesën agregate të një vendi.

Kurba e kërkesës agregate, mund të ndërtohet kurkurbës së kërkesës për mallra konsumi i shtojmë kërkesënpër investime private, shpenzimet qeveritare dhe eksportinneto.

C I G Nx

AD

Q* Sasia

Çmimi

P*

Sikurse duket në figurë lidhja midis nivelit agregat tëçmimeve dhe GDP-real të kërkuar është negative, prakurba AD priret poshtë – djathtas.

Ndryshimi i nivelit agregat të çmimeve do të

shkaktonte lëvizje sipas kurbës AD, ndërsa ndryshimi i secilit prej faktorëve të tjerë që ndikojnë në shpenzimetagregate të planifikuara, pra në kërkesën agregate, do të shkaktonte zhvendosjen e kurbës AD përkatësishtdjathtas apo majtas.

Shtrohet pyetja nëse kemi një rritje çmimi a do tëkemi efekt zëvendësimi? Përgjigjia do të ishte, se nuk do të kemi zëvendësim sikurse në nivelinmikro. Mirëpo njerëzit mund të zëvendësojnë njësasi mallrash dhe shërbimesh që përbëjnë GDP real• me një sasi parash apo aktivesh financiare ose

• me një sasi mallrash dhe shërbimesh në tëardhmen ose

• me nje sasi mallrash apo shërbimesh tëprodhuara në vendet e tjera.

Këto mund ti quajmë ndryshe edhe si efekti i bilanceve reale, efekti i normave të interesit, dheefekti i trgtisë së jashtme.

1. Efekti i bilanceve reale.

Vlera reale e parasë matet me sasinë e mallravedhe shërbimeve që mund të blihen me to.

Nëse çmimet ulen vlera reale e parasë rritet dhekonsumatorët mund të blejnë më shumë mallradhe shërbime me paratë e tyre. Pra, rënja e çmimeve,shoqërohet me rritjen e kërkesës përmallra dhe shërbime. Rritja e nivelit të çmimeveka efekte të kundërta. Me rritjen e çmimeve uletvlera e bilanceve reale, dhe me të njejtat paramund të blehen më pak mallra dhe shërbime.

2. Efekti i normave të interesit.

Kur ngrihet niveli i çmimeve, ulet sasia e bilancevereale monetare, pra konsumatorët do te kenë nevojëpër më shumë para, për të blerë mallrat dheshërbimet që dëshirojnë. Rritja e çmimeve rritkërkesën për para, dhe rritja e kërkesës për para çonderi te rritja e normave të interesit. Njerëzit do tështyjnë kërkesën e tyre për të ardhmen.

Ulja e nivelit të çmimeve do të ulë normat e interesit, sepse ulet kërkesa për para. Ulja e çmimeve pra, nënkupton ngritjen e shpenzimeve dhenjekohësisht edhe të kërkesës agregate.

3. Efekti i tregtisë së jashtme.

Një nga komponentët e AD është eksportineto. Eksporti neto varet nga niveli i çmimeve. Përshembull nëse rritet niveli i çmimeve të vendit nëkrahasim me vendet e tjera, atëherë blerësitkosovar do të blejnë më shumë mallra tëimportuara në korriz të mallrave kosovare, kursetë huajt blejnë më pak mallra kosovare. Ndersaimportet rriten, eksportet zvogëlohen, kërkesaagregate do të zvogëlohet

Zhvendosja e kërkesës agregateZhvendosja e AD djathtas është si rrezultat i rritjes

së konsumit autonom, ndërsa niveli i çmimeve mbeteti pa ndryshuar. Rritja e konsumit autonom lidhetdrejtpërdrejt me rritjen e popullsisë.

A B

AD1 (C1 + I + G + Nx)

AD2 (C2 + I + G + Nx)

GDP real

P

P1

Q1 Q2

O

Në zhvendosjen e kurbës AD djathtas mund tëndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë si:

Rritja e investimeve autonome, shpenzimeveqeveritare, eksporteve neto, inflacionit të pritur, fitimeve të pritura, ofertës monetare si dhe uljae normave të interesit, vlerës së valutësvendore, taksave dhe pagesave transferuese, etj.

Ekonomistët kishin mendime të ndryshme sa i përket rolit të faktorëve të ndryshëm nëpërcaktimin e kërkesës agregate

Monetaristët si faktorë kryesorë të përcaktimittë kërkesës agregate konsiderojnë ofertenmonetare.

Të tjerë ekonomistë rolin kryesorë ua japinrrymave të pavarura të shpenzimeve, sishpenzimet qeveritare, investimet dhe eksportet.

Mendimet e sotme për këtë çeshtje janëpothuajse të njëjta për shumicen e ekonomistëve. Pra varësisht nga rrethanat përcaktues i AD mundtë jetë politika fiskale apo politika monetare.

II. Oferta agregate dhe faktorëtpërcaktues të saj

Oferta agregate i referohet vëllimit total tëproduktit që prodhuesit janë të gatshem dhe nëgjendje të ofrojnë në treg me nivele tëndryshme çmimesh, në një periudhë të dhënëkohe. Në studimin e ofertës agregate është e rëndësishme të dallojmë periudhat afatshkurtranga ato afatgjata.

Periudhë afatshkurtër në kuptiminmakroekonomik është ajo periudhë gjatë së cilësme ndryshimin e kërkesës apo të ofertës, ndryshojnë çmimet e mallrave dhe shërbimevepor jo edhe pagat.

Periudhë afatgjatë në kuptiminmakroekonomik është një periudhë kohe e mjaftueshme që si çmimet ashtu edhe pagat tëpërshtaten ndaj çdo ndryshimi në kërkesë apoofertë, kështu që kërkesa dhe oferta barazohennë të gjitha tregjet, si në ato të produktive ashtuedhe në ato të punës.

2.1 Oferta agregate në periudhaafatshkurtra

Oferta agregate në periudha afatshkurtrashpreh lidhjen midis sasisë agregate të mallravedhe shërbimeve përfundimtare (GDP real) dhenivelit të çmimeve, duke i mbajtur faktorët e tjerë konstant.

Oferta agregate pasqyron një lidhje pozitive midis GDP real dhe nivelit agregat të çmimeve.

Ligji i ofertës agregate

ASP

GDPrealO

Argumentet që jepen për këtë janë:

Së pari çmimet më të larta nxisin prodhuesitpër rritjen e prodhimit, sepse rritja e çmimevenënkupton edhe rritjen e fitimit për prodhuesit.

Së dyti prirja për lartë e kurbës së ofertësagregate mund të shpjegohet edhe duke marr sipiknisje rritjen e nivelit të prodhimit. Rritja e nivelit të prodhimit do të kërkonte që prodhuesittë përdorin më shumë burime. Kjo nënkupton edhe rritjen e kostove të

prodhimit. Në këto kushte prodhuesit për tëmbajtur nivelet e mëparshme të fitimit, do tingrisin çmimet.

Analiza e më sipërme bëhët më e plotë dhemë konkrete nëse në të përfshihen dy faktorë tëtjerë, produkti potencial dhe sjellja pagë – çmim.

Produkti potencial.

Sjellja e kurbës së ofertës agregate ndikohetnga kapaciteti prodhues i ekonomisë, pra ngaprodukti potencial. Kur produkti aktual i ofrohetproduktit potencial oferta agregate bëhët pothuajsevertikale. Nga ana tjetër, rritja e produktitpotencial e zhvendos djathtas kurbën e ofertësagregate.

Sjellja pagë – çmim.

Kjo është e rëndësishme për të kuptuarsjelljen e kurbës AS në periudha afatshkurtra, kjoanalizë na mundëson të kuptojmë pse në pjesë tëndryshme të saj, kurba AS ka sjellje të ndryshme.Për nga mënyra e sjelljes kurba AS përbëhet ngatre pjesë.

ASP

O

Pjesakejnsiane

Pjesa e ndermjetme

Pjesaklasike

Qp GDP real

SjelljaSjellja e e kurbkurbëëss AS AS nnëë periudhaperiudhaafatshkurtraafatshkurtra

Në pjesën e parë ajo ëshë pothuajsehorizontale, pra pothuajse plotësisht elastike. Kjonënkupton që ekonomia është në recesion osedepresion dhe ka një shkallë relativisht të lartëmospërdorimi të kapaciteteve prodhuese, pra edhepapunësi të lartë.

Përderisa ka kapacitete të lira prodhuesitmund të rrisin prodhimin edhe pa ndryshuarnivelin e çmimeve.

Në pjesën e tretë të saj kurba AS ështëpothuajse plotësisht vertikale. Kjo nënkupton se ekonomia e ka arritur produktin potencial dhe çdopërpjekje për të rritur prodhimin nga ana e firmavedo të ndikonte në rritjen e çmimeve.

Pjesa e ndërmjetme ka një prirje pozitive qënënkupton se rritja e produktit real shoqërohet me rritjen e nivelit të çmimeve. Kjo ndodhë për shkakse disa prej sektorëve brenda një ekonomie kanëarritur kufijt e kapaciteteve të tyre, dhe çdopërpjekje për të rritur produktin do të ndikonte nërritjen e çmimeve.

Sjellja e kurbës AS në periudha afatshkurtraështë objekt diskutimesh e kundershtimesh midis shkollave të ndryshme ekonomike.

Klasikët mbështesin idenë se kurba AS ëshë e prirur vertikalisht lart. Sipas tyre ekonomia ështëgjithmonë në punëzënie të plotë dhe se pagat dheçmimet janë fleksibile edhe në periudhaafatshkurtra.

Kejnsianët nga ana tjetër duke u mbështetur nëngurtësinë e pagave argumentojnë se kurba AS është horizontale në periudha afatshkurtra. Përkëtë arsye pjesa vertikale quhet pjesa klasike e AS kurse ajo horizontale pjesa kejnsiane e AS.

2.2 Oferta agregate në periudha afatgjata.Në periudha afatgjata kurba AS priret vertikalisht

lart, dhe atë për dy arsye:

GDP real

P AS

QpO

Së pari, në periudha afatgjata produktiaktual përputhet me atë potencial, dhe çdopërpjekje nga ana e firmave për të rriturprodhimin çon vetëm në rritjen e çmimeve.

Së dyti, në periudha afatgjata të gjithaçmimet dhe kostot, përfshirë pagat bëhënfleksibile.

2.3 Ndryshimet në ofetë në periudhaafatshkurtra, (faktorët që ndikojnë në zhvendosjene kurbës AS)

Tarifa e pagave – rritja e pagave e rrit kostone prodhimit të ndërrmarrieve dhe në këtë mënyrëbën destimulimin e tyre për të prodhuar, dhe sirezultat i kësaj kurba e ofertës agregatezhvendoset majtas. E kundërta do të ndodhtepoqëse kemi uljen e pagave.

AS`ASAS``

GDP realQ*Q` Q``

P

ZhvendosjaZhvendosja e e kurbkurbëëss ASAS

Çmimet e imputeve materiale – kanë të njëjtinndikim sikurse edhe pagat në kurbën AS.

Produktiviteti – rritja e produktivitetit zhvendosdjathtas kurbën AS.

Goditjet e ofertës – mund të jenë pozitive dhenegative. Goditjet pozitive të ofertës mund të jenësi rezultat i zbulimit të burimeve të reja p.sh. i rezervave apo fushave të naftës, etj. Kursenegative p.sh. moti i keq, trazirat, lufta, etj. të cilate zvoglojnë ofertën agregate.

Pritjet lidhur me inflacionin – një inflacion më i lartë i pritur do të rriste papunësinë, pra do tëzhvendoste kurbën AS majtas.

III. Ekuilibri makroekonoimk. Modeli klasikdhe ai kejnsian.

Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur ofertaagregate është e barabartë me kërkesën agregate

GDP realS1Q*D1

P

P1

P*E

AD

AS

Pika E në figurë është pikë e ekuilibrit. Në këtëpikë sasia e produktit total që kërkojnë blerësitështë e barabartë me sasinë e produktit total qëofrojnë shitësit, me nivel P* të çmimit.

Ekuilibri i arritur në pikën E është ekuilibër i vetëm dhe i qendrueshëm çdo kombinim tjetër nëmes prodhimit dhe çmimit paraqet gjendjedisekuilibri.

Nëse niveli i çmimeve është P1 blerësit do tëdëshironin të blenin vetëm sasinë D1 ndërsashitësit do të dëshironin të shitnin sasinë S1.Në këtë rast sasia agregate e ofruar S1 kalon

atë të kërkuar D1.

Për shitjen e kësaj sasie mallrash, prodhuesitjanë të detyruar të ulin çmimet, dhe krahas tyreedhe sasinë e mallrave të ofruara.

Ndërsa me uljen e çmimeve ngritet kërkesa përmallra nga konsumatorët dhe ky proçes do tëvazhdon deri të rikthimi në ekuilibër.

Mirëpo nuk është e thënë se në kushtet e ekuilibrit makroekonmik të kemi patjetër punëzënietë plotë, stabilitet të çmimeve apo shfrytëzimmaksimal të kapaciteteve.

Situatat e papunësisë së lartë ose inflacionit tëlartë në kushtet e ekuilibrit makroekonomik njihensi “dështime makroekonomike të tregut”.

Kemi dy modele kryesore makroekonomike tëekuilibrit, modelin klasik dhe atë kejnsian

Modeli klasikSipas klasikevëve kurba AD ka pjerrtësi

negative kurse kurba AS, është e prirur vertikalishtlart. Supozojmë një rënie të AD për shkak të rëniessë shpenzimeve për investime. Kurba AD do tëzhvendoset majtas në AD`. Fillimisht bienshpenzimet totale nga A në B dhe prodhimi tentontë ulet. Tani firmat detyrohen ti ulin çmimet dhe i pershtasin pagat me çmimet e ulëta, dhe kjo serishdo ti stimuloj firmat për rritjen e prodhimit.

Në këtë model përjashtohet papunësia e detyruar.

Modeli makroekonomik klasik

AS

AD

AD`

AB

C

P

P*

P`

GDP realQ = Q` = Q*

Sipas këtij modeli rënia e kërkesësagregate shkakton uljen e nivelit të çmimeve, por nuk ndikon aspak në nivelin e punëzëniesdhe të prodhimit. Nga ky model rrjedhin dypërfundime të rendësishme politike.

Së pari, produkti aktual perputhet gjithmonëme produktin potencial.

Së dyti, politika makroekonomike nuk mund tëndikojë në nivelin e prodhimit apo tëpapunësisë, dhe çdo përpjekje për të ndikuar nëvariablat e mësipërm, do të reflektohej vetëm nëndryshimin e nivelit të çmimeve.

Modeli kejnsian

Në kundërshtim me klasikët, Kejnsiargumentonte se çmimet dhe pagat në periudhaafatshkurtra janë të ngurtësuara dhe për këtëarsye, kurba AS priret lehtësisht për lart - djathtasose është horizontal, për sa kohë që produktiaktual është më i vogël se ai potencial. Ofertaagregate sipas kejnsianeve mund te paraqitetpërmes figurës në vijim.

AS

AD

AD`A

B

P

GDP realQpQ Q`

Modeli kejnsian

Kur kërkesa agregate rritet nga AD ne AD`, niveli i produktit real rritet nga Q ne Q1, duke u shoqëruar me një rritje të vogël të çmimeve. Ngamodeli kejnsian rrjedhin gjithashtu dy përfundime tërëndësishme politike:

Së pari, një ekonomi mund të jetë në ekuilibërnë kushtet e përdorimit jo të plotë të burimeve, madje edhe me papunësi masive.

Së dyti, qeveria, përmes politikave monetare apofiskale, mund të stimulojë rikthimin e ekonomisë nëpunëzënie të plotë.

Pra, kemi dy qëndrime të ndryshme teorikedhe politike.

Qëndrimi klasik, sipas të cilit politikaqeveritare e rritjes së AD çon jo në rritjen e prodhimit, por në rritjen e çmimeve, pra tëinflacionit.

Qëndrimi kejnsian, sipas te cilit varësisht ngafaza e ciklit në të cilin ndodhet ekonomia, qeveriamund dhe duhet të ndërhyjë, duke ndikuar nërritjen e nivelit të prodhimit në kushtet e njëaktiviteti të dobët ekonomik, apo ne uljen e prodhimit në periudhat ekspansioniste, me inflacion kërcënues.