Konferenca dhe Ekspozita: [email protected] Programi i Konferencës: [email protected]/faks SHUKALB: +355 42 245 101, Mob: +355 69 6012782Tel/faks SHUKOS: +381 38 526 873, Mob: +377 44 182 497, +377 44 926 646
4-6 NËNTOR 2020TIRANË, SHQIPËRI
THIRRJE PËRABSTRAKTE
Konferenca dhe Ekspozitae Përbashkët Ballkanike
UJI DHENDRYSHIMET
KLIMATIKE
Mirëseardhja
SHUKALB dhe SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të
merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së
8-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në Tiranë,
Shqipëri, në datat 4-6 nëntor 2020 si një aktivitet virtual. Tema e
Konferencës, Uji dhe Ndryshimet Klimatike, është frymëzuar
nga Dita Botërore e Ujit 2020, dhe fokusohet tek këto dy
tema dhe se si lidhen në mënyrë të pandashme me njëra-
tjetrën. Ndryshimet klimatike janë një kërcënim i vërtetë për
burimet ujore pasi ndikon në sasinë, ndryshueshmërinë,
kohën, formën dhe intensitetin e reshjeve, të ekspozuara
përmes ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë thatësira dhe /
ose përmbytjet, por edhe ngritja e niveleve të detit dhe
shkrirja e akullnajave. Për të trajtuar ndryshimet klimatike, ne
kemi nevojë për të zhvilluar dhe zbatuar strategji të adaptimit
që integrojnë palët e interesuara në sektorë të ndryshëm dhe
të koordinuar dhe përtej kufijve, duke u përqëndruar në
menaxhimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të ujit. Përtej kësaj,
secili prej nesh ka një rol për të luajtur.
Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që
mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe
kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe
çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë
profesionistët në sektorin e ujit, mblidhen dhe diskutojnë,
shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre mbi
çështje me interes në sektorin e ujit.
Fuqia e Konferencës së Përbashkët Ballkanike, siç
dëshmohet nga anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer
ndër vite, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e
diskutimeve plenare, punimeve profesionale të prezantuara
nga profesionistë të njohur në të dy vendet dhe më gjerë në
rajon. Jeni të mirëpritur të shikoni fushat dhe tematikat
kryesore para se të dorëzoni një abstrakt për prezantim.
SHUKOS dhe SHUKALB ju mirëpresin në Konferencen e
Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një
mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit të Madh.
Komiteti Teknik i Programit
Komiteti Teknik i Programit të Konferencës përbëhet nga
profesionistë dhe ekspertë të sektorit të ujit nga Shqipëria,
Kosova, dhe rajoni i Ballkanit. Komisioni do të jetë
përgjegjës për të siguruar një balancë dhe cilësi të lartë të
prezantimeve që do të mbahen gjatë Konferencë. Komiteti
përbëhet nga këta anëtarë:
Baton Begolli (Kryetar i Komitetit të Programit), Këshilltar për Politikat e Ujit, Këshilli Ndërministror i Ujërave, Zyra e Kryeministrit, Kosovë
Ndriçim Shani, Kryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri
Arduen Karagjozi, Drejtor, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Shqipëri
Prof. Enkelejda Gjinali, Lektore, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
PhD. Evis Gjebrea, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime,Tiranë
Kasem Bejko, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Durrës, Shqipëri
Ilir Rodiqi, Ligjërues, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Kosovë
Lumnije Zekaj, Menaxhere e Departamentit të Ujërave të Zeza, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë, Kosovë
Mumin Morina, Drejtor Teknik Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava - Gjilan, Kosovë
Fadil Berisha, Zyrtar i Lartë për Raportim dhe Plan Biznes Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor - Prizren, Kosovë
Dafina Syla, Zëdhënëse, Kompania Rajonale e UjësjellësitGjakovë, Kosovë
Temat Kryesore të Konferencës
Përpara dorëzimit të Punimit të Plotë dhe Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në konferencë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt
bazuar në temat e paraqitura si më poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e abstrakteve të përzgjedhura
do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në PowerPoint. Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj duke përfshirë por jo duke u
kufizuar në temat e mëposhtme:
Qeverisja dhe Politikat për Shoqëritë UK
Zhvillimi i Politikave për Qeverisjen e Shoqërive UK
dhe Marrëdhëniet Institucionale;
Përzgjedhja, Krijimi dhe Funksionimi i Bordeve
Mbikëqyrëse;
Drejtimi Menaxherial i Shoqërive dhe Organizimi
Strukturor;
Rajonalizimi i Shërbimeve UK dhe Zbatimi i
Marrëveshjeve për Sigurimin e Shërbimit;
Qeverisja e Korporatave;
Partneriteti Publik Privat;
Marrëdhënia midis Shoqërive UK dhe Pushtetit
Lokal;
Menaxhimi i Sistemeve Rurale;
Masat e ndërlidhura me koronavirusin (COVID-19).
Kuadri Rregullator
Licencimi i Shoqërive UK;
Analiza e Performancës së Shoqërive UK;
Procesi i Shqyrtimit dhe Miratimit të Tarifave;
Zhvillimi dhe Aplikimi i Standardeve të Shërbimit.
Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe
Kanalizimeve
Kapacitetet për Thithjen e Investimeve Kapitale në
Vendet në Zhvillim
Metodat e Vlerësimit të Situatës Aktuale dhe
Prioritizimi i Nevojave të Investimeve
Zhvillimi i Masterplaneve Dinamik
Monitorimi i Investimeve dhe Qëndrueshmëria e tyre
në kohë
Menaxhimi i Burimeve Ujore
Balancimi i Kërkesës për Ujë me Zhvillimin e
Burimeve të Reja;
Monitorimi dhe Mbrojtja e Burimeve Ujore;
Ujërat Ndërkufitare;
Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore;
Menaxhimi i Thatësirave dhe Përmbytjeve.
Menaxhimi Financiar i Shoqërive
Menaxhimi i Krizave dhe Emergjencave;
Hartimi, Zbatimi dhe Monitorimi i Planeve 5 vjeçare
të Biznesit;
Burimet e Financimit dhe Politika e Subvencioneve;
Raportimi Financiar për të Mbështetur Përmirësimin
e Performancës;
Menaxhimi i Aseteve të Shoqërisë;
Instrumentet për Kontrollin e Brendshëm;
Menaxhimi i Borxhit.
Menaxhimi i Operimit Teknik të Shoqërive UK
Vlerësimi i Analizës së Kërkesës për Ujë;
Praktikat e Matjes së Konsumit të Ujit ;
Zvogëlimi i Humbjeve të Ujit, Praktika dhe Përvoja;
Planifikimi Inxhinierik dhe Dixhitalizimi i Zonës së
Shërbimit (GIS);
Aplikimi i Modeleve Hidraulike, Praktika dhe Përvoja;
Rritja e Përdorimit të Sistemit SCADA, për Operimin
e Sistemeve të Ujësjellësave;
Eficenca e Energjisë në Shoqëritë UK.
Menaxhimi I Ujit të Trajtuar dhe Llumit
Ndërtimi dhe Operimi i Impianteve të Trajtimit të Ujit
të Ndotur;
Sistemet dhe Sfidat e Ndërtimit të Impianteve të
Trajtimit;
Zgjedhja e Teknologjisë së Trajtimit për Sistemet e
Vogla dhe Rurale;
Trajtimi i Llumit dhe Ripërdorimi;
Përdorimi i Llumit për Prodhimin e Energjisë;
Qeverisja dhe Politika për Ujin e Ndotur.
Shërbimi ndaj Klientit
Organizimi dhe Funksionimi i Departamentit të
Shërbimit me Klientin;
Menaxhimi i Bazës së të Dhënave të Konsumatorit;
Kontratat e Shërbimit me Klientin;
Menaxhimi i Marrëdhënieve dhe Komunikimit me
Publikun;
Përdorimi i GIS për Menaxhimin e Ankesave të
Klientëve;
Zbatimi i Politikave për Ndërprerjen e Shërbimit në
rast Mospagese.
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi i Burimeve Njerezore dhe Politika e
Punësimit;
Vlerësimi i Nevojave për Trajnime dhe Ngritja e
Kapaciteteve;
Trajnimi dhe Certifikimi i Bazuar në Testim;
Vlerësimi Vjetor i Performancës së Punës së Stafit.
Afatet Kryesore Dorëzimi i Abstrakteve:
Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve:
Programi i Avancuar:
Dorëzimi i Prezantimeve/Punimeve finale/ CV-ve:
23 Shtator, 2020
5 Tetor, 2020
12 Tetor, 2020
20 Tetor, 2020
Gjuhët Zyrtare të Konferencës Konferenca do të zhvillohet në shqip dhe anglisht. Përkthimi simultan do të sigurohet përgjatë gjithë ditëve të organizimit të saj.
Udhëzime të Përgjithshme mbi Abstraktet Autorët që do të dorëzojnë abstraktet deri më datën 23 Shtator 2020, duhet të përmbushin kriteret e
mëposhtme:
Abstraktet mund të dorëzohen në gjuhët Shqip
dhe/ose Anglisht
Formati i abstraktit duhet të jetë sipas këtyre
specifikimeve:
deri në 350 fjalë
dokument “MS Word”
shkronja Times New Roman, 11pt
Abstraktet duhet të përfshijnë këtë informacion:
Titullin e Materialit/Prezantimit
Emrin e Autorit/ Pozicionin e tij/
Institucioni/ Shteti
Kontaktet personale (e-mail, adresë postare dhe
numër telefoni)
Temën e Konferencës së cilës i referohet
Qëllimin e punimit dhe konkluzionet e tij
Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të njoftohen deri
më datë 23 Shtator 2020 dhe do të duhet të dorëzojnë punimin e plotë dhe prezantimin në PowerPoint deri më 20
Tetor 2020.
Udhëzimet për dorëzimin e materialit të plotë do
të jenë të disponueshme në faqen e internetit të
konferencës (www.balkansjointconference.org).
Kontaktet Për më shumë informacion rreth programit të konferencës:
Programi i Konferencës: [email protected]
Nadire Vitija (SHUKOS): Tel: +383 38 526 873; Cel: +383 44 182 497
Jonida Ahmeti (SHUKALB): Tel: +355 42 245 101; Cel: +355 69 60 12 782
Web-site: www.balkansjointconference.org
Top Related