Kanë kaluar 128 vjet që kur amerikani Aleksandër Graham Bell shpiku telefonin, në vitin 1876. Sot veprimtaritë tona nuk mund të kenë kuptim, nuk merren dot me mend
pa praninë e telefonit. Kjo lloj mënyre komunikimi zë vendin e
parë në bizneset tona, në marrëdhëniet tona familjare,
miqësore, shoqërore.
E ngremë me dhjetëra herë në ditë dorezën e telefonit, pa u thelluar fort se si mund të ishte jeta pa këtë shpikje të
mrekullueshme.Por nuk duhet që teknika moderne dhe të mirat që na ofron ajo, të na detyrojnë ta harrojmë statusin tonë si njerëz me “sjellje të pëlqyeshme”. Këto janë të
domosdoshme edhe kur bisedojmë në telefon, sado I parëndësishëm qoftë
bashkëbisedimi.
ABC-ja e bashkëbisedimit të qytetëruar
Pesë zile. Kur bie zilja e telefonit duhet të përgjigjemi jo më vonë se
pas pesë zilesh. Gjithashtu, kur kërkojmë dikë në telefon, nuk do të
presim që të dëgjohet zilja më shumë se pesë herë, me përjashtim
të rasteve të veçanta.
Që nga „alo” në përfundim të bashkëbisedimit. Mënyra se si fillon një bisedë telefonike, ndryshon nga njëri shtet në tjetrin dhe është përcaktar
sipas një „kodi” të veçantë. Për shembull, në Gjermani, në çastin kur
ngre dorezën e telefonit, personi i kërkuar e thotë menjëherë emrin dhe
mbiemrin dhe pret një përgjigje; pastaj ai që ka marrë dikë në telefon, e
shqipton edhe ai emrin dhe mbiemrin.
Te ne,është bërë zakon që personi që kërkon dikë në telefon, të thotë
emrin dhe mbiemrin, pasi ka thënë, në mënyrë të detyrueshme,
„Mirëdita!”, „Mirëmbrëma!”, ose „Më falni që ju shqetësoj, jam Maria Popa, a mund të bisedoj me...”
Pra shprehja “Alo!” duhet të shoqërohet kurdoherë me emrin dhe mbiemrin e personit që telefonon për të kërkuar
dikë. Nuk është një shenjë e “sjelljes së pëlqyeshme” kur një burrë, i cili kërkon
të flasë në telefon me një grua të martuar, nuk i paraqitet bashkëshortit të saj, kurse, kur i telefonon një grua një
burri të martuar, të mos i paraqitet bashkëshortes së tij(kur janë këta që e
ngrenë receptorin).
Janë shumë të pakta përjashtimet kur nuk jemi të detyruar ta
përshëndetim tjetrin në telefon: kur njoftojmë zjarrfikësit, urgjencën,
policinë, dhe nëse është fjala për një rast kur nuk pret puna. Një njeri i qytetëruar thotë në fillim “mirëdita”,
edhe kur i drejtohet Zyrës së Informacionit për të thirrur një taksi
etj.
Në jetën e përditshme ka situata kur nuk ka nevojë të tregojmë se cili
jemi, pra që të paraqitemi, p.sh.: kur bashkëbisedojmë me anëtarët e
familjes ose miqtë shumë të afërt, që na njohin nga zëri. Por është
mirë që, sa herë fillojmë të bisedojmë me dikë në telefon, të sigurohemi se me cilin person po
flasim.
Është mirë që personin që e kemi kërkuar në telefon, ta pyesim që në
fillim të bisedës: “Më fal, a ke kohë të bisedojmë apo nxitohesh?”
Doreza e telefonit duhet rivendosur në vend pa e përplasur . Këshilla nuk është e kotë, siç mund të duket në pamje të parë, përveç që mund të
dëgjohet zhurma e përplasjes, mund të bllokojmë edhe linjën telefonike.
Mirë është që biseda telefonike të jetë sa më e shkurtër. Të bisedosh
pa mbarim rreth subjekteve më banale, tregon se je molepsur nga “sëmundja e ditëve tona”. Në rast se kemi gjëra për t’i treguar njëri-tjetrit, le t’i shkruajmë një letër ose t’i lëmë një takim nëse banon në
qytetin tonë.
TIPI QË TË MËRZITSi t’ia bëjmë kur nuk na përgjigjet në telefon
personi që kërkojmë, por dikush tjetër?Pasi e përshëndetim dhe i tregojmë emrin dhe mbiemrin tonë, i lëmë mesazhin për
personin të cilit i telefonuam, i kërkojmë të falurqë e shqetësuam dhe e falënderojmë për informatat që na dha. Të mësohemi të tregohemi të sjellshëm edhe atëherë kur personi “i mërzitshëm” nuk na dëgjon...
Gjithashtu, kur personi i kërkuar nuk ndodhet në shtëpi, është një “sjellje e pëlqyeshme” naga ana jonë që t’i themi telefonuesit: “Ju lutem, ma lini
numrin tuaj të telefonit, që, kur të kthehet, t’ju telefonojë!” Mos ia
prisni thatë: “Provoni më vonë!”.
KUR KEMI MYSAFIRË NË SHTËPI
Si sillemi kur na ka ardhur dikush për vizitë dhe bie zilja e telefonit? Po të bëhet fjalë për një njoftim të
shkurtër, bisedojmë shpejt e shpejt, por pa u treguar të pasjellshëm.
Sado që të na interesojë personi që na telefonoi, prëparësi ka miku ynë, i cili
na ka ardhur për vizitë.Ndodh që, pa dëshirën tonë, të jemi të pranishëm gjatë një bisede telefonike konfidenciale. Një njeri me “sjellje të
pëlqyeshme” nuk shikon çka nuk duhet të shikojë, dhe nuk dëgjon çfarë nuk
është thënë për veshët e tij; si rrjedhim nuk komenton çfarë nuk ka parë dhe
nuk ka dëgjuar.
As i zoti i shtëpisë nuk duhet ta tregojë me hollësi bisedën që bëri,
sepse, ndoshta, të pranishmit mund të mos jenë fare të interesuar për atë temë. Mund të shprehet pak a
shumë kështu: “Nuk është diçka me rëndësi”, ose “probleme që
zgjidhen”. Dhe do t’u kërkojë të falur (sepse foli në telefon në praninë e
tyre) e me këtë mbyllet biseda.
Në rast se i ftuari na kërkon leje të flasë me dikë në telefon, ne dalim nga dhoma pa bërë zhurmë dhe e
lëmë vetëm.
QORTIME NË TELEFONTë tregojmë kujdes edhe si përgjigjemi në
telfon. Kur jemi të zënë me punë, se po rrjedh uji te vaska, po skuqim diçka në zjarr,
nuk përgjigjemi që me zilen e parë, por vetëm pasi kemi shmangur shkaqet për „katastrofa të vogla”, ngremë dorezën e telefonit dhe flasim të qetë, pa i tërhequr
vërejtjen mikut tonë se për fajin e tij mund ta kishim përmbytur komshiun që banon
poshtë nesh. Atëherë kur dosa veprimtari nuk mund të ndërpriten, është më mirë që
të mos e ngremë fare receptorin.
Kur kërkojmë ne dikë në telefon, të mos e fillojmë bisedën me kritika: “Nga ke humbur kështu? Kam tri ditë që po të kërkoj!” “Është një
sjellje fare pa takt, në mos edhe më shumë...
KUR TELEFONOJMË?Nuka ka rregull të përgjithshëm, por
duhet të kemi kujdes që të mos telefonojmë shumë herët në
mëngjes ose shumë vonë natën. Parimisht është mirë ta njohim
programin e organizimit të jetës të personit të cilit i telefonojmë, dhe ta
respektojmë, për të mos e shqetësuar.
Telefoni është mënyra më e mirë për të njoftuar një vizitë që ke ndër mend ta bësh. Nuk është mirë të bëni “surprizë”, edhe kur keni të bëni me farefisin tuaj. Në rast se
nuk kanë telefon, kërkoni një tjetër mënyrë lajmërimi. Por kurrë mos i
trokitni tjetrit në derë pa e lajmëruar!
KUR NUK E PËRDORIM TELEFONIN?
Në disa raste nuk është mirë ta përdorim telefonin. Për shembull nuk
ftohet dikush me anë të telefonit në një banket të rëndësishëm, në një fejesë,
martesë, pagëzim. Si rregull, dërgohen ftesa të shtypura. Gjithashtu as
ngushëllimet nuk transmetohen me anë të telefonit.
Kur kemi ndonjë problem për ta zgjidhur, ta përdorim telefonin vetëm për të lënë një takim me
personin me të cilin duhet të bisedojmë.
“KENI GABUAR NUMRIN” Në rast se kemi gabuar një numër
telefonik, duhet të kërkojmë të falur. Por jo rrallë dëgjojmë të shara në
telefon që na tmerrojnë dhe që tregojnë se personi në fjalë nuk
është aspak i qytetëruar. Pra, kur dikush na merr në telefon
gabimisht, të kemi kujdes të mos e ofendojmë kurrë.
CELULARI Aparati klasik telefonik “fiks”, të cilin që të gjithë e kanë në shtëpi, kohët e fundit është dubluar nga celulari. Sa herë që jemi dëshmitarë të një shpikjeje teknike, pyesim veten të habitur si kemi mundur të jetojmë
pa të. Dhe, pavarësisht se mund të kemi një celular, nuk është keq të
dimë se si përdoret.
Në Perëndim, ku celulari është më i përhapur se te ne, kanë dalë ligje
që ndalojnë përdorimin e mrekullisë teknike në kisha, teatro, salla
koncertesh, muzeume etj.
Kur dëshirojmë të flasim me dikë me anë të telefonit celular, detyrimisht
duhet të interesohemi më parë nëse bashkëbiseduesi ynë mund të
flasë(mos ndodhet në ndonjë mbledhje të rëndësishme), sepse është mëkat t’i shpenzojmë kot minutat, që kushtojnë
mjaft.Në raste të tilla mesazhet janë mënyra
më e mirë dhe më racionale e komunikimit.
Top Related