Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria-Vlada-GovernmentMinistria e Tregtisë dhe Industrisë
Ministarstvo Trgovine i Industrije-Ministry of Trade and Industry
STRATEGJIA E INDUSTRISË SË
KOSOVËS 2009 – 2013
Dhjetor 2009
1
STRATEGJIA E INDUSTRISË SË KOSOVËS 2009 – 2013
Dhjetor 2009
2
Përmbajtja:
Përmbajtja: .......................................................................................................................... 2
SHKURTESAT................................................................................................................... 3 1. HYRJE ........................................................................................................................ 4
1.1 QËLLIMET E STRATEGJISË DHE ASPEKTET METODOLOGJIKE ................ 4 1.2. METODOLOGJIA .................................................................................................. 5
2. ANALIZA E GJENDJES ............................................................................................... 7
2.1. Historiku i industrisë se Kosovës ............................................................................. 7 Deindustrializimi i Kosovës ........................................................................................ 9 Trepça dhe de-industrializimi ................................................................................... 11
2.2. VENDI DHE ROLI I INDUSTRISË NË KORNIZËN AKTUALE
MAKROEKONOMIKE TË KOSOVËS ...................................................................... 12
2.3. INDUSTRIA DHE SITUATA AKTUALE MAKROEKONOMIKE ................... 16
2.4. PASQYRA SEKTORIALE DHE AFTËSIA KONKURRUESE .......................... 19
Struktura aktuale e industrisë së Kosovës .......................................................... 19
Performanca dhe dinamika e zhvillimit të sektorëve industrialë ....................... 20 2.5. POLTIKAT AKTUALE INDUSTRIALE DHE MJEDISI BIZNESOR .............. 24
Politikat Fiskale .................................................................................................. 25
Politikat Tregtare ................................................................................................ 25
Te Drejtat Pronësore Industriale ........................................................................ 26
Privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore (pjese e industrisë se Kosovës) ............. 26
Aspekti Institucional .......................................................................................... 27
Analizë e mjedisit biznesor ne Kosovë .............................................................. 27 3. ANALIZA SWOT E INDUSTRISË SË KOSOVËS................................................ 30
4. VIZIONI DHE OBJEKTIVAT STRATEGJIKE MBI ZHVILLIMIN E
INDUSTRISË ................................................................................................................... 31
4.1 VIZIONI ................................................................................................................. 31 4.2 OBJEKTIVAT STRATEGJIKE TË ZHVILLIMIT TË INDUSTRISË 2010 – 2013
DHE MASAT PËR ARRITJEN E KËTYRE OBJEKTIVAVE................................... 32 4.2.1 Nxitja e zhvillimit të prodhimit industrial dhe ngritja e rolit të industrisë në
krijimin e BPV-së ..................................................................................................... 32
4.2.2 Rritja e aftësisë konkurruese dhe pjesëmarrjes së eksportit në rreth 35% të
vlerës së shitjes ......................................................................................................... 33 4.2.3 Nxitja e aktivitetit investues ne industri duke absorbuar rreth 35-40% të
investimeve private; ................................................................................................. 34 4.2.4. Ngritja e kapaciteteve institucionale për të disenjuar dhe zbatuar një program
integral të politikave dhe masave për konsolidimin dhe rritjen e sektorëve prodhues
dhe eksportit .............................................................................................................. 34 SHTOJCAT....................................................................................................................... 36
3
SHKURTESAT
AKB - Aleanca Kosovare e Biznesit
BE - Bashkimi Evropian
BPV – Bruto Produkti Vendor
IJD - Investimet e Jashtme Direkte
MTL - Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
KBS - Kosovo Business Support
SHEK - Shoqata e Eksportuesve të Kosovës
MEF - Ministria e Ekonomisë dhe Financave
MOU - Memorandumi për Mirëkuptim
MTI - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
EJL - Evropa Juglindore
NVM - Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
NSH - Ndërmarrjet në Pronësi Shoqërore
ESK - Enti i Statistikave te Kosovës
OEK – Oda Ekonomike e Kosovës
UNMIK - United Nation Mission in Kosova
USAID - United States Agency for International Development
TVSH - Tatimi në Vlerën e Shtuar
WB - Banka Botërore
EBRD – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
ECLO – European Commision Liasion Office in Kosovo
GTZ - German Technical Cooperation
USD – Dollarë Amerikan
BQK – Banka Qendrore e Kosovës
CEFTA – Central European Free Trade Agreement
OBT – Organizata Botërore e Tregtisë
UNCTAD – United Nations Conference on Trade and Development
4
1. HYRJE
Ky dokument është përgatitur në bazë të detyrës projektuese dhe marrëveshjes midis
Institutit Riinvest dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për të përgatitur strategjinë e
industrisë dhe politikat përkatëse industriale, për nxitjen e zhvillimit të industrisë dhe
rritjen e rolit të saj në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Ky dokument vlerëson shkallën
e arritur në zhvillimin e sektorëve të industrisë, identifikon mungesat serioze të
konkurrueshmërisë dhe propozon intervenimet në politikat kyçe, në mënyrë që Ministria
e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të reagojë dhe përmirësojë pozitën konkurruese të
sektorëve të industrisë në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Analizat e prezantuara në
këtë dokument sigurojnë informata të cilat përmirësojnë dukshëm nivelin e informimit
për sektorët industrial, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e strategjisë Kosovare të
sektorëve të industrisë për periudhën afat-mesme 2009-2013. Strategjia do të kontribuojë
në ngritjen e njohurive lidhur me situatën e tanishme të sektorit të industrisë në Kosovë.
Studimi i gjendjes së industrisë dhe analizat e tregut dhe konkurrueshmërisë të sektorëve
do t‟i ndihmojnë palëve me interes që të ndërmarrin aksionet e nevojshme për
përmirësimin e gjendjes në këta sektorë dhe do t‟i ndihmojnë sektorëve që të përfitojnë
nga mundësitë e krijimit të bizneseve nëpërmjet krijimit të ambientit të përshtatshëm për
zhvillim të biznesit në mënyrë që ndryshimet të ndodhin në industrinë e Kosovës.
Gjendja reale rreth sektorit të industrisë në Kosovë deri më tani ka qenë e paekzaminuar,
në mungesë të te dhënave statistikore dhe analizave të vazhdueshme nëpër vite. Ky
dokument për herë të parë do të paraqesë një pasqyrë më të përafërt të sektorit të
industrisë në Kosovë.
1.1 QËLLIMET E STRATEGJISË DHE ASPEKTET METODOLOGJIKE
Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është që të ofrojë një bazë për ngritjen e cilësisë së
politikave industriale dhe të përforcojë kapacitetin institucional të MTI-së, lidhur me
planifikimin dhe implementimin e politikave industriale.
Në anën tjetër, qëllimet specifike të dokumentit janë: përforcimi i shënimeve statistikore
rreth industrisë së Kosovës dhe azhurnimi me shënime të reja; Përgatitja e Analizave
Sektoriale të Industrisë së Kosovës, që të kemi një pasqyrë të gjendjes së tanishme të
industrive sektoriale në kushtet e reja ekonomike; Përgatitja e një dokumenti të detajuar
për zhvillimin e Industrisë në Kosovë, i drejtuar nga promovimi i sektorit të industrisë
dhe i bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm që gjeneron vende pune, zhvillim të
bizneseve dhe merr parasysh mbrojtjen e mjedisit.
Deri më tani, Kosova nuk ka pasur një strategji të qartë të Industrisë dhe kanë munguar
gjithashtu analizat sektoriale të industrisë në Kosovë. Për të arritur qëllimet e mësipërme,
ka qenë shumë e nevojshme që të shikohen dhe krahasohen shënimet e MTI-së dhe
komunave, në mënyrë që të bëjmë vlerësimin e saktësisë së shënimeve të MTI-së dhe
funksionalitetin e atyre bizneseve në sektorin e industrisë. Në vazhdim po paraqesim
metodologjinë që kemi përdorur për të hartuar këtë dokument.
5
1.2. METODOLOGJIA
Hulumtim i Dokumenteve Ekzistuese - Ekipi hulumtues ka rishikuar raportet ekzistuese
të sektorëve të industrisë në Kosovë dhe ka analizuar situatën në të cilën ndodhet
Industria e Kosovës. Është bërë rishikimi dhe analiza e kornizës nacionale të politikave,
Strategjia e Energjetikës, Strategjia e Minierave, Strategjia e Planifikimit Hapësinor,
Strategjia e Edukimit, të dhënat nga Enti Statistikor i Kosovës, Korniza Afatmesme e
Shpenzimeve, Politikat Tregtare të Kosovës, politikat sektoriale të industrisë dhe
reformat e deritanishme. Sfidat kryesore që konfrontojnë sektorët janë analizuar dhe do të
paraqiten në vazhdim të dokumentit, në mënyrë që të jepen drejtimet e zhvillimit të
sektorëve që kanë përparësi konkurruese. Për secilin sektorë do të bëhet detajizimi i
mëtutjeshëm i mungesave në industrinë ekzistuese dhe mundësive që i ka industria e
Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm dhe krijim të vendeve të punës, duke marrë
parasysh edhe mbrojtjen e mjedisit. Meqenëse disa strategji të disa prej sektorëve
industrial veçse ekzistojnë (Strategjia e Energjetikës dhe Strategjia e Minierave), ekipi
hulumtues nuk i ka përfshirë në këtë dokument. Aktivitetet e mësipërme janë
implementuar kryesisht për sektorët ne vazhdim:
1. Sektori i Metalurgjisë
2. Sektori Ushqimor (përpunimi i ushqimit)
3. Sektori i Drurit
4. Materialet Ndërtimore
5. Sektori i Tekstilit
6. Teknologjia Informatike
7. Sektori i Grafikës
8. Sektori i Gomës dhe Plastikës
Analiza e literaturës – për te hartuar këtë dokument, gjithashtu është rishikuar dhe
analizuar literatura botërore lidhur me zhvillimin industrial të ekonomive të ngjashme me
Kosovën. Janë analizuar politikat industriale të suksesshme në vendet tjera e që mund të
adaptohen në kushtet e Kosovës.
Anketë me bizneset pjesëmarrëse ne sektorët e industrisë – Me qëllim të mbledhjes së
të dhënave sa më të sakta lidhur me sektorët e industrisë ne Kosovë, Instituti Riinvest ka
realizuar anketën me ndërmarrjet të cilat marrin pjesë në këta sektorë. Janë intervistuar
1167 ndërmarrje nga sektori i industrisë. Kjo anketë ka ndihmuar në masë të madhe për
vlerësimin e indikatorëve të performancës se ndërmarrjeve në sektorët industrial në
Kosovë. Nga anketa janë identifikuar indikatorët1 e performancës si: profitabiliteti i
ndërmarrjeve dhe shkalla e koncentrimit në treg. Nga anketa me biznese, gjithashtu janë
identifikuar karakteristikat e strukturës së tregut ku janë nxjerrë indikatorët si: madhësia e
firmave, investimet, çmimet dhe forma e pronësisë (struktura dhe sjellja e firmave), si
dhe niveli i eksportit e importit. Anketa me ndërmarrjet ka identifikuar problemet kyçe që
1 Për analizën e indikatorëve të performancës, strukturës dhe sjelljes janë përdorur gjithashtu edhe bazat e
të dhënave që Instituti Riinvest ka në posedim.
6
pengojnë konkurrueshmërinë në treg dhe zhvillimin e sektorëve. Synimi i ekipit të
projektit ka qenë që të anketohen të gjitha bizneset prodhuese me mbi pesë
punëtorë, ose edhe ato me më pak se pesë punëtorë, nëse eksportojnë. Kjo ka
paraqitur një sfidë shumë të madhe, pasi që evidenca në regjistrin e bizneseve, në
Komuna dhe gjetiu ende ka shumë mungesa për të identifikuar bizneset prodhuese.
Bizneset janë kontaktuar dhe evidentuar bazuar në këta regjistra por edhe
drejtpërdrejtë në secilën komunë, në bashkëpunim me njohësit e ekonomisë në ato
lokalitete.
Intervista me palët kyçe të Interesit – Pas analizës së rezultateve të anketës janë
realizuar intervista me palët e interesit si ministritë përkatëse, departamentet regjionale
dhe komunale, Enti Statistikor i Kosovës, shoqatat e bizneseve (OEK dhe AKB),
asociacionet e sektorëve përkatës, Banka Botërore, EBRD, ECLO, GTZ, etj.
SWOT Analiza – Analiza e përparësive dobësive, mundësive dhe rreziqeve është bërë
për tërë industrinë dhe për disa nga sektorët. Kjo analizë pasqyron qartë gjendjen aktuale
nëpër këta sektorë, në bazë të së cilës janë ndërtuar objektivat përkatëse.
Procesi i hartimit të Strategjisë – Pas të gjitha analizave të informatave për sektorin e
industrisë, analizave sektoriale, dokumenteve ekzistuese, diskutimeve me vendimmarrësit
kryesorë, është hartuar Strategjia e Zhvillimit të Industrisë për periudhën 2009 – 2013, si
dokument zyrtar që do t‟i shërbejë MTI-së dhe sektorit privat si bazë për periudhën e
ardhshme katër vjeçare. Kjo strategji do t‟i propozojë masat të cilat MTI-ja duhet t‟i
ndërmarrë për të krijuar kushtet dhe ambientin e përshtatshëm për zhvillimin e Industrisë
dhe sektorëve sekondar për vitet 2009 – 2013.
Përmbajtja e Strategjisë: Ky dokument përmban pesë kapituj: pas hyrjes, kapitulli i
dytë fokusohet në analizën e gjendjes se industrisë, duke përfshirë një historik të shkurtër
të industrializimit të Kosovës dhe de-industrializimin e saj. Kapitulli i tretë paraqet rolin e
industrisë në kornizën aktuale makroekonomike, duke vazhduar me analizën sektoriale të
industrisë në Kosovë dhe politikat ekzistuese industriale. Në kapitullin e katërt janë
prezantuar SWOT analiza e përgjithshme e industrisë dhe vizioni i zhvillimit industrial të
Kosovës. Kurse, në kapitullin e pestë janë prezantuar objektivat strategjike të zhvillimit
industrial të Kosovës, prioritetet sektoriale dhe politikat industriale për arritjen e
objektivave. Ndërsa në shtojca, janë te prezantuara te gjitha analizat e sektorëve në
veçanti.
7
2. ANALIZA E GJENDJES
2.1. Historiku i industrisë së Kosovës
Vështruar nga aspekti historik, industria e Kosovës ka kaluar nëpër faza të ndryshme të
zhvillimit të vet dhe në varësi të plotë me sistemin ekonomik dhe modelet e zhvillimit të
ish – Jugosllavisë, me mbizotërim të pronës shoqërore dhe të qeverisjes së qendërzuar në
ekonomi. Në përgjithësi, zhvillimi industrial i Kosovës ishte i bazuar në eksploatimin e
lëndëve të para dhe përpunimin tyre deri në një shkallë të caktuar, por jo edhe në shkallë
të kënaqshme të përpunimit dhe finalizimit.
Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Kosova kishte trashëguar një nivel të lartë të
prapambeturisë ekonomike, sociale, arsimore dhe shëndetësore në përgjithësi dhe një
bazë të ulet të strukturës industriale, e përfaqësuar me disa ndërmarrje për eksploatimin e
metaleve, të pyjeve dhe disa mullinjve të vegjël. Në këtë periudhë Kosova mbante
karakteristika të theksuara të një vendi agrar me pjesëmarrje të lartë të popullatës agrare
dhe rurale kryesisht të pa arsimuar.
Zhvillimi industrial i Kosovës realizohej në kuadër të politikave të përbashkëta të tregut
unik Jugosllav që karakterizohej me kontrollimin e çmimeve të lëndëve të para natyrore,
të energjisë dhe të këmbimit tregtar të tyre. Nëpërmjet këtij regjimi të çmimeve të
kontrolluara bëhej shpërndarja jo proporcionale e akumulimit, në favor të sektorëve të
industrisë përpunuese në viset tjera të ish Jugosllavisë. Në këtë mënyrë një pjesë e
konsideruar e akumulimit të industrisë së Kosovës derdhej në viset tjera.
Tabela 1: Pjesëmarrja në % e sektorit të energjisë dhe lëndëve të para në krijimin e BPV
të Kosovës, Industria = 100 %
Komplekset industriale 1980 1985 1988
Energjetika 21.2 22.3 19.2
Lëndët e para 32.9 31.7 35.0
Sektorët përpunues 45.9 46.0 45.8
Burimi: Muhamet Sadiku; “Sistemi ekonomik dhe zhvillimi i Kosovës”, Riinvest, Prishtinë, 1997
Në periudhën e mëvonshme kishte ardhur në shprehje një rritje e prodhimit të metaleve
dhe lëndëve të para, por ky zhvillim nuk u reflektua në përmirësimin e jetës së popullatës
dhe zhvillimit social në përgjithësi. Prodhimi i metaleve ishte i koncentruar në
kombinatin e Trepçës, ndërsa eksploatimi i thëngjillit në Kombinatin e Obiliqit. Edhe pse
Kosova dispononte me rezerva të mëdha të metaleve bazike dhe të thëngjillit, gjatë gjithë
kësaj periudhe mbeti vendi më i pazhvilluar në kuadër të sistemit ekonomik të ish
Jugosllavisë si në aspektin e BPV-se dhe investimeve për kokë banori, ashtu edhe në
zhvillimin e shërbimeve sociale dhe strukturës prodhuese të industrisë. Këto tendenca
zhvillimore dhe industriale janë reflektuar tejet negativisht në rritjen e papunësisë (nga
2.6% në 1952 në 36.4% në vitin 1989). Raportet nga tabela dëshmojnë për kontekstin
8
konfliktuoz të zhvillimit në periudhën e kaluar. Edhe në kuadër të industrisë së Kosovës
vëreheshin probleme të aspekteve strukturore. Industria e Kosovës ishte e koncentruar më
së shumti në këta sektorë: Energjetika (19.3%), Metalurgjia (25.1%) dhe në kuadër të saj
Metalurgjia e zezë (13.3%), përpunimi i metaleve të elektroindustrisë (17.6%), dhe
prodhimi i lëkurës, tekstilit dhe gomës (15.0%).
Historikisht vështruar, industria konsiderohet si burimi më i fuqishëm i krijimit të
dispariteteve rajonale në ish Jugosllavi. Kjo sidomos ka ardhur në shprehje nëpërmjet
zhvillimit të industrisë së rëndë mbi bazë të resurseve natyrore që dispononte Kosova.
Industrializimi si metodë e zhvillimit në kombinim me pronën shoqërore, ishte strategji e
imponuar ideologjikisht dhe politikisht për rajonet më pak të zhvilluara të ish
Jugosllavisë. Bazuar në këtë strategji të zhvillimit, në Kosovë u përfshi në aktivizimin e
lëndëve të para të rëndësishme për bilancet e përgjithshme të ish – Jugosllavisë e më pak
në funksion të tejkalimit të shpërpjesëtimeve zhvillimore të Kosovës. Ky model i
industrializimit kishte rritur pjesëmarrjen e sektorëve industrial në krijimin e outputit
vendor të Kosovës nga 16% në vitin 1947, në 25% në vitin 1960 dhe 38.1% në vitin
1980, kurse 47% në vitin 1988. Industria e Kosovës kishte mbajtur një pjesëmarrje të
lartë në investimet e realizuara me rreth 70% në një periudhë të gjatë kohore. Vështruar
edhe nga aspekti i degëve, pjesëmarrje më të lartë tregojnë degët që kanë krijuar
strukturën e industrisë së rëndë duke përfshirë energjinë, thëngjillin dhe metalet me
ngjyra.
Në fillim të viteve të 70–ta kishte filluar procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe i
federalizmit të sistemit politik dhe ekonomik. Kjo është reflektuar edhe në krijimin e
parakushteve për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të sektorëve përpunues
industrial. Kështu në kuadër të kombinatit Trepça realizohen investime të rëndësishme në
zhvillimin e kapaciteteve metalurgjike dhe xehtare. Mbi bazë të metaleve të ngjyrosura,
filloi procesi i finalizimit të metaleve të plumbit dhe zinkut duke përfshirë themelimin e
ndërmarrjeve përpunuese siç ishte fabrika e municionit te gjuetisë – Skenderaj, Fabrika e
llamarinës së zinkuar – Vushtrri, Fabrikat e akumulatorëve në Mitrovicë, Gjilan dhe Pejë,
“Farmakosi” - Prizren dhe disa kapacitete përpunuese në qendrat tjera të Kosovës.
Prodhimi i akumulatorëve të Kosovës shumë shpejtë e pushtoi tregun e ish Jugosllavisë
dhe të tregut të kliringut (vendet e ish Bashkimit Sovjetik). Kështu që eksporti i
akumulatorëve kishte pjesëmarrje të lartë në eksportin e Kosovës.
Në kuadër të zhvillimit industrial duhet veçuar sidomos industrializimin e Gjakovës e cila
më vonë krijoi edhe një kulturë të industrializimit të Kosovës duke u bërë edhe lider dhe
bërthamë e industrisë së Kosovës. Kapacitetet e ndërtuara në Gjakovë treguan një nivel të
lartë të finalizimit të metaleve dhe të lëndëve të para. Kështu me ndërtimin e fabrikës së
elektromotorit “Gorenje” u dëshmua përparësia e kulturës industriale. Ky zhvillim
industrial i Gjakovës është reflektuar pozitivisht në nivelin e punësimit dhe të mirëqenies
sociale të popullatës dhe në zhvillimin e shërbimeve publike.
9
Gjatë kësaj periudhe të zhvillimit, investime të konsideruara janë orientuar edhe në
sektorin e tekstilit dhe të përpunimit të lëkurës dhe prodhimit të këpucëve. Në kuadër të
këtij sektori duhet veçuar fabrikat e tekstilit (Gjakovë, Gjilan, Prizren, Vushtrri,
Mitrovicë) dhe fabrikat e lëkurës dhe të këpucëve (Prizren, Pejë, Mitrovicë) të cilat kishin
absorbuar një numër të konsideruar të punëtorëve dhe të profesioneve me shkathtësi
industriale. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe vjen në shprehje edhe krijimi i sektorëve të ri
të industrisë me nivel më të lartë të finalizimit dhe të dijes industriale.
Industria e Kosovës kryesisht kishte lidhje të theksuara me tregjet e jashtme. Kështu në
periudhën 1984-1988 industria kishte këtë pjesëmarrje mbi 90% në eksportin e vendit.
Në strukturën industriale pjesëmarrje më të madhe në eksport kishte metalurgjia e zezë (8
- 30%), makinat dhe aparatet elektrike (31 - 28%), prodhimi i këpucëve dhe galanterisë (6
- 3%), prodhimi i pëlhurës së tekstilit (6 - 4.5%), produktet e gatshme të tekstilit (3.5 –
2.7%), dhe përpunimi i kauçukut - goma (4.1% - 6.0%). Kështu bartëse kryesore të
eksportit të Kosovës paraqiten kompleksi i metalurgjisë së zezë, prodhimi i metaleve me
ngjyra, dhe prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike. Së bashku, këto komplekse
kishin këtë pjesëmarrje: 54.0% ne vitin 1984, 60.9% ne vitin 1985, 54.6% ne vitin 1986,
dhe 62.1% ne vitin 1988. Vështruar nga perspektiva e artikujve me shkallë më të lartë të
eksportit, duhet veçuar eksportin e akumulatorëve me pjesëmarrje të lartë në eksportin e
vendit; 32% (1985), 31.4% (1986) dhe 18.4% (1988).
Të gjitha ndërmarrjet industriale në Kosovë deri në fund të viteve të 90–ta ishin kryesisht
në pronësi shoqërore (99.3% ne vitin 1990) dhe në madhësi të ndërmarrjeve të mesme
dhe të mëdha.
Deindustrializimi i Kosovës
Nga mësimet e vendeve të tranzicionit, vërejmë që suksesi në zbatimin e tranzicionit ishte
nën ndikim të theksuar me ndryshimet strukturore, teknologjike dhe pronësore të
industrisë. Në periudhën 1990-1999 me instalimin e sistemit kolonial dhe të dhunshëm të
Serbisë, vie në shprehje ndërprerja dhe rrënimi i strukturave dhe komplekseve industriale
dhe ndërprerja e bashkëpunimit tregtar me vendet tjera.
Kutia 1.
Në periudhën 1966-89 industria e Kosovës gjeneronte mbi 24 produkte kryesore
me ndikim në fuqinë industriale - eksportuese duke përfshirë: energjinë elektrike,
prodhimin e thengjillit, gypa të salduar, nikel, xehe plumbi – zinku, plumb i
rafinuar, zink elektrolit, argjend i rafinuar, mjete të komunikacionit,
akumulator/bateri, plehëra komplekse, cement, fije pambuku, veshmbathje, kepucë
lëkure, prodhime gome - shirita transportues dhe trapezoid, konzerva pemesh,
prodhime sallame, konzerva mishi, vajra ushqimor, margarinë dhe yndyra tjera,
maltë birre, birrë, dhe duhan i fermentuar.
10
Masat e dhunshme kishin përfshirë të gjitha ndërmarrjet prodhuese duke përjashtuar
punëtorët shqiptarë që dispononin shkathtësi industriale dhe duke i zëvendësuar me
struktura menaxhuese një-nacionale dhe të pakualifikuara dhe me punëtorë gjithashtu të
pakualifikuar serbë.
Tabela 2: Indikatorët e deindustrializimit / pjesëmarrja e industrisë në krijimin e BPV të
Kosovës
1971 1975 1980 1989 1994
Industria 33.3 36.5 36.8 47.4 32.3
Bujqësia 28.2 23.8 18.6 20.4 35.4
Veprimtaritë tjera 38.5 39.7 45.0 32.2 32.3
Burimi: Aktivitetet dhe zhvillimi demokratik i Kosovës, Riinvest, 1997
Deri në fund të viteve të 80–ta, industria e Kosovës kishte treguar tendencë të rritjes së
pjesëmarrjes së industrisë në BPV-në e Kosovës, ndërsa me vënien e administrimit të
dhunshëm të vitit 1989 kemi raporte ç‟rregulluese në mes të industrisë, bujqësisë dhe të
sektorëve tjerë të ekonomisë. Indikatori i de-industrializimit i treguar me rënien e
pjesëmarrjes së industrisë në krijimin e BPV-së ka vazhduar të tregojë rënie të theksuar
sidomos në periudhën 1995-1999, kur industria e Kosovës ishte thuaja e paralizuar.
Nëpërmjet Fondit për Zhvillim të Serbisë, Agjencionit për Vlerësimin e Kapitalit, Serbia
tentonte të bëhej ilegalisht pronare e ndërmarrjeve shoqërore e sidomos industriale të
Kosovës, duke pamundësuar transformimin teknologjik dhe pronësor të tyre. Me
aplikimin e këtyre masave, filloi paralizimi i kapaciteteve industriale të Kosovës duke
përfshirë: de-industrializimin dhe dez-investimet, rënien e outputit industrial, dhe rënien e
eksporteve dhe të këmbimit tregtar.
Kështu, përderisa në periudhën 1994 ekonomia tregonte rënie për 50%, industria në të
njëjtën periudhë industria tregonte rënie prej më shumë se 70%. Për periudhën raportuese
(1989 = 100%), rënie më të theksuar kanë treguar këta sektorë të industrisë: elektro-
ekonomia - 57.1%, prodhimi i xehes së metaleve me ngjyra - 86.5%, prodhimi i metaleve
me ngjyra – 86.5%, përpunimi i metaleve me ngjyra – 97.1%, prodhimi i makinave dhe
aparateve elektrike – 89.5%, dhe prodhimi i produkteve ushqimore - 67.6%. Ky trend i
deindustrializimit tregon edhe rënien e pjesëmarrjes së industrisë në gjithsejtë ekonominë
nga 47.0% sa ishte në vitin 1988 në vetëm 21.1% në vitin 1994. Këta indikatorë të
pjesëmarrjes tregojnë për shkatërrimin e strukturës industriale, në një proces të
deindustrializimit ku ishin të përfshira të gjitha degët e industrisë, respektivisht
komplekset industriale. Ky fenomen sidomos kishte ardhur në shprehje në Trepçë,
Feronikel dhe Elektro-Ekonomi. Procesi i deindustrializimit nuk është tejkaluar as pas
vitit 1999 për shkak te hezitimit për fillimin e procesit të privatizimit për disa vite pas
luftës.
11
Trepça dhe de-industrializimi
Në kuadër të programeve të Trepçës, rënie më të theksuar të prodhimit kanë
treguar kapacitete metalurgjike, sidomos metalurgjia e zinkut relativisht me
kapacitete të reja të vitit 1986. Rënia e prodhimit në të gjitha linjat e prodhimit
ishte rezultat i qeverisjes serbe dhe transformimeve spekulative të imponuara me
dhunë.
Tabela 3: Prodhimi i metaleve në Trepçë, viti 1988 = 100%
Viti Plumbi rafinuar Zinku elektrik Argjendi Kadmiumi
1988 100.0 100.0 100.0 100.0
1992 27.4 4.9 29.8 5.2
1993 8.3 4.2 12.0 4.0
1994 4.2 0.0 3.6 0.0
Burimi: Muhamet Sadiku; “Sistemi ekonomik dhe zhvillimi i Kosovës”, Riinvest, Prishtinë, 1997
Nga të dhënat e prezantuara vërejmë se në vitin 1994 kishte ardhur në shprehje
paraliza dhe ndërprerja e prodhimtarisë në linjat kryesore të kombinatit “Trepça”.
Kjo është reflektuar edhe në ndërprerjen e prodhimit edhe në fabrikat e
akumulatorëve, Fabrikën e municionit, Fabrikën e Llamkosit, Farmakosit dhe
fabrikat tjera që përpunonin metalet e Trepçës.
Edhe elektro-ekonomia ishte e atakuar me masa të dhunshme të Serbisë. Në vitin
1987 sektori energjetik i Kosovës kishte pjesëmarrje rreth 40% në krijimin e
BPV, 15% në punësimin e industrisë. Gjatë kësaj periudhe kishte rëne dukshëm
konsumi direkt i energjisë elektrike, si pasojë a paralizimit të kapaciteteve
prodhuese të Trepçës, Feronikelit dhe kapaciteteve tjera industriale..
Ndërprerja e investimeve në kapacitete industriale kishte ndikim direkt në
mbajtjen e ritmit të prodhimit industrial dhe u manifestua në formën më të ashpër
në de industrializim të këtij sektori.. Duhet theksuar se para vitit 1989 eksporti i
Trepçës në tregje të jashtme arrinte shumën prej 100 mil. USD.
12
2.2. VENDI DHE ROLI I INDUSTRISË NË KORNIZËN AKTUALE MAKROEKONOMIKE TË KOSOVËS
Industrializimi historikisht paraqitet si forcë motorike e zhvillimit dhe rritjes ekonomike.
Industria është provuar si një sektor i transformimeve sociale dhe ngritjes së standardit
prandaj si e tillë paraqet prioritet në politikat zhvillimore për vendet në zhvillim. Derisa
vendet e zhvilluara tentojnë që rrugën e vet të zhvillimit ta bazojnë në ngritjen e sektorit
të shërbimeve, lëvizjet globale ndikojnë që për vendet në zhvillim industria të mbetet
prioritet i rëndësishëm. Lidhur me këtë paraqiten një sërë problemesh që kryesisht kanë të
bëjnë me:
(a) Ndërtimin e pozicionit konkurrues në tregun global, e sidomos në sektorët më
intensivë me punë, në kushtet e rregullave të tregtisë së jashtme të lansuara nga
OBT;
(b) Si të përvetësohen ndryshimet në mënyrën e prodhimit dhe konsumit, e që ka të
bëjë me mbrojtjen e mjedisit dhe mundësitë që ofron ushqimi ekologjik dhe
organik;
(c) Si të përvetësohen ndryshimet në strukturën e prodhimit industrial, ku më nuk
kemi të bëjmë me dominimin e produkteve tipike nga industria e metaleve por me
produktet “high tech”.
Shpejtësia dhe cilësia e industrializimit varet nga sasia dhe cilësia e faktorëve të
prodhimit por edhe nga madhësia e vendit. Hulumtimet mbi trendet afatgjate kanë
provuar se industrializimi i vendeve me popullsi më të madhe është më i shpejtë dhe më
i shumëllojshëm në krahasim me vendet e vogla. Për një vend tipik jo mjaft të zhvilluar,
në proces të industrializimit e sipër, rritja e prodhimit industrial ka një dinamikë më të
shpejtë se sa rritja e BPV në total. Siç u pa edhe në kapitullin e përparmë edhe historiku i
zhvillimit industrial i Kosovës e provon ketë trend global, ngase industria rriti
pjesëmarrjen e saj në krijimin e BPV-së nga 16% ( 1947) në 45 - 47% në fund të viteve
80-ta.
1. Profili i tanishëm i industrisë Kosovare përfshinë rreth 1200 biznese që zhvillojnë
aktivitete në sektorët e ndryshëm të industrisë, prej të cilave rreth 14% kanë punuar edhe
para vitit 1989; 35% kanë filluar aktivitetet e tyre midis viteve 1990 - 1999, 37% në
periudhën 2001 - 2005 dhe 14% gjatë tri viteve të fundit. Procesi i dezindustrializimit
gjatë viteve „90 si dhe vonesa e privatizimit të ndërmarrjeve prodhuese ka krijuar një
profil të ri të industrisë Kosovare ku dominojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pjesa
dërmuese e të cilave kane filluar aktivitetin pas vitit 2000. Derisa procesi i
industrializimit në Kosovën gjatë viteve 1960 - 1988 kishte formësuar disa komplekse
industriale që dominonin në strukturën e industrisë: metalurgjia bazike, energjia, tekstili
dhe ushqimi, tani kemi të veçuar tetë sektorë që japin një profil tjetër sektorial të
aktiviteteve prodhuese, respektivisht industriale, shikuar për nga aspekti i numrit të
bizneseve, pjesëmarrjes në shitje, eksport dhe punësim.
13
Tabela 4: Sektorët kryesorë industrial (viti 2008)
Sektori % bizneset % ne shitje % ne eksport % ne punësim
Ushqimi, pijet, duhani 39.1 21.4 15.3 28.2
Tekstili, lëkura, këpucët 2.0 1.4 0.9 2.4
Përpunimi i drurit 20.0 8.1 3.8 11.6
Letra, grafika, botimi 3.1. 4.4 0.3 3.7
Plastika dhe goma 3.7. 4.7 12.42 4.8
Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve
7.5 16.4 51.9 13.0
Materialet ndërtimore 14.9 32.3 13.2 22.1
Te tjera 13.7 11.3 3.2 14.2
Total
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
2. Nga tabela 4 del se sektori i ushqimit dhe pijeve ka një peshë specifike dukshëm më të
madhe se sa sektorët tjerë, me përjashtim të eksportit ku dominon metalurgjia dhe
përpunimi i metaleve. Afër këtij sektori veçohen materialet ndërtimore të cilat shikuar për
nga shitja janë sektori më i madh në strukturën e prodhimit industrial. Prej sektorëve të
tjerë, më i rëndësishëm paraqitet edhe sektori i përpunimit të drurit, veçanërisht për nga
numri i bizneseve dhe kontributi në punësim. Tre nga këta sektorë (ushqimi, materialet
ndërtimore dhe pjesërisht përpunimi i drurit) kanë gëzuar një mbështetje edhe nga
programet e USAID në kuadër të asistencës për rritjen e aftësive konkurruese të
klasterëve të caktuar.
Tabela 5: Vlera e shitjeve dhe shfrytëzimi i kapaciteteve
Viti Shitja ne milion Euro Indeksi % e shfrytëzimit te
kapaciteteve
2007 476,5 100.0 55.4
2008 573,9 120.5 57.0
2009 490,3 85.4 55.0
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
3. Vëllimi i shitjeve arrin afër 574 milion Euro gjatë vitit 2008, duke shënuar një rritje
prej më shumë se 20% në krahasim me vitin paraprak, por bizneset e anketuara
vlerësojnë se shitja gjatë vitit 2009 do të zvogëlohet në rreth 440 milion (rreth 15%).
Duket se në këto lëvizje ndikimin kryesor do ta ketë pasur rënia e eksportit për afro 50
milion Euro si pasojë e krizës globale (110,4 milion Euro 2008 ndaj 66.9 milion Euro, sa
vlerësohet eksporti për vitin 2009)3. Kur flitet për lëvizjen e shitjeve duhet konstatuar se
ka një rezervë të konsiderueshme për rritjen e prodhimit dhe shitjeve duke marrë
parasysh se shfrytëzimi i kapaciteteve mesatare është rreth 55% dhe asnjëri nga sektorët
2 Pjesëmarrja e ketij sektori ne eksportin e 2009 vleresohet 28%
3 Vlerat e e eksportit me 2008 , sipas EKS ka qenë _____;
14
prodhues nuk arrin të shfrytëzojë kapacitetet deri në 70%. Te gjithë sektorët kryesorë që
kanë një pjesëmarrje më të madhe në shitje, eksport dhe punësim janë në nivel të rreth
50% - 50% të shfrytëzimit të kapaciteteve me të cilat disponojnë.
4. Eksporti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm jo vetëm në orientimin biznesor dhe
ndikimet e tij në lëvizjet e këtij sektori por edhe për nga pjesëmarrja e tij në shitje
(qarkullim), rreth 20% (2008)4. Aktivitetet importuese të bizneseve prodhuese lidhur me
lëndët e para dhe pajisjet: më poshtë po japim tabelën që pasqyron aktivitetin eksportues
dhe importues të këtyre bizneseve:
Tabela 6: Eksporti dhe Importi (në milion Euro)
2007 2008 2009
Eksporti 26.0 110.4 66.9
Importi 195.6 247.2 137.0
(a) Importi i lëndëve të para (b) Importi i pajisjeve
112.7 82.9
146.4 100.8
100.0 37.0
% e Eksportit në Import 13% 44.6% 48.8%
% e inputeve te importuara ne shitje 23.6 % 25.5% 20.3%
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
5. Tabela e mësipërme tregon se sektorët industrial të Kosovës janë të varur nga importi
jo vetëm për investimet lidhur me pajisjet, por në masë të madhe edhe për inputet e tyre
në prodhim. Importi i lëndëve të para tejkalon në vlerë dukshëm importin e pajisjeve.
Fakti se importi i lëndëve të para përbën rreth 20-25% të shitjeve tregon një varësi të
dukshme nga inputet që importohen, por edhe fakti tjetër se vlera e eksportit ka arritur
diku më tepër se 45% të vlerës se importit (mbulimi i importit me eksport në nivel
nacional është vetëm rreth 11%, 2008) tregon se zhvillimi sektorëve prodhues ka filluar
të paraqitet si faktorë i rëndësishëm në substituimin (zëvendësimin) e importit.
Tabela 7: Investimet me 2008 dhe financimi i tyre
Vlera e investimeve 182.7 mil. Euro
Burime vetanake 72.8%
Kredi nga bankat vendore 23.4%
Hua private 1.4%
Diaspora 1.2%
Te tjera 1.0%
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
4 Kjo perqindje u pergjigjet deklarimeve te te anketuarve lidhur me vleren e shitjeve totaled he eksporteve
të të anketuarve, përndryshe kur janë pyetur të vlerësojnë ata vete pjesëmarrjen e eksportit ne shitje ka dale
nje përqindje mesatre e afert me ketë rreth 25%. Kjo tregon perkushtimin e të anketuarve që të japin
përgjegjigje korrekte ;
15
6. Bizneset e anketuara kanë deklaruar një aktivitet të konsiderueshëm investiv krahasuar
me vlerën e shitjeve dhe treguesit tjerë (tabela 7). Ajo që mund të veçohet këtu është se
aktiviteti investues është shumë i mbështetur në fondet vetanake që krijohen gjatë
afarizmit vijues, ose kapitalit tjetër vetanak, e shumë më pak në kredi, e cila mbetet tepër
e shtrenjtë për investime afatgjate kapitale. Afër 49% e bizneseve kanë marrë kredi
bankare edhe pse sipas përgjigjeve të respondentëve del se 81.4% e tyre i konsiderojnë të
pafavorshme kushtet nën të cilat kanë marrë kredi. Destinimi i investimeve kryesisht ka
të bëjë me ndërtimin e objekteve të reja, makineri e pajisje (95%) e shumë më pak në
hulumtim dhe konsulencë dhe marketing. Portfolio e kredive bankare me maturitet mbi
një vit në sektorët e industrisë në vitin 2008 ka qenë afër 80 milion Euro, ndërsa është
rritur në vitin 2008 në krahasim me vitin paraprak vetëm për afro 7 milion (Raporti vjetor
i BQK-së i vitit 2008).
7. Bizneset e anketuara prodhuese punësojnë rreth 23,635 punëtorë, ku kontributin më të
madh e japin sektori i përpunimit të ushqimit dhe pijeve (28%), sektori i materialeve
ndërtimore (22%), metalurgjia dhe përpunimi metaleve (13%) dhe industria e drurit (afër
12%). Nëse do të supozonim se jashtë sektorit publik dhe fermerëve në sektorin shërbyes
dhe prodhues në Kosovë kemi diku rreth 220–250,000 të punësuar, do të dilte se në
sektorët prodhues në Kosovë punojnë rreth 10 - 15% të numrit të përgjithshëm të të
punësuarve. Po supozojmë këtu se anketa nuk ka përfshirë bizneset më të vogla
prodhuese me më pak se 5 punëtorë. Nga kjo mund të përfundohet se sektori prodhues në
Kosovë ende nuk është bërë gjenerator i rëndësishëm i punësimit në Kosovë në masën e
pritjeve në shoqëri dhe mundësive reale.
Tabela 8. Struktura kualifikuese e personelit
Doktoratë dhe magjistraturë 1.4%
Fakultet 10.2%
Shkollë e lartë 7.2%
Shkolla e mesme / kualifikimi i mesëm 71.0%
Te pakualifikuar 10.2%
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Niveli i kualifikimeve shkollore të personelit nuk është shumë i volitshëm në aspektin e
dominimit të personelit me shkollë të mesme, nga njëra anë dhe numrit të vogël të atyre
me fakultet dhe masters. Struktura gjinore është po ashtu e pavolitshme. Femrat marrin
pjesë diçka më shumë se 13% në numrin e të punësuarve, ndërkaq në strukturën e
kualifikimeve qëndrojnë më mirë se mesatarja, ngase 19% prej tyre kanë të kryer
fakultetin, magjistraturën ose doktoratën (11.7% meshkujt). Nga ana tjetër, nga të dhënat
e këtij hulumtimi del se ky sektor ofron paga më konkurrente se sa sektori tjetër privat
dhe publik ngase paga mesatare neto arrin në rreth 306 Euro.
Në vazhdim (kutia 2), është paraqitur lista e produkteve kryesore që aktualisht prodhohen
nga sektorë të ndryshëm industrial në Kosovë. Shihet se sektorët industrial në Kosovë në
masë të madhe prodhojnë produkte me vlerë të ulët shtuese. Për më tepër, ka pasur një
16
ulje të kësaj vlere të prodhimeve industriale krahasuar me periudhën 1966-1989 kur
produktet industriale të Kosovës kishin potencial më të mirë eksportues (Shih kutinë 1).
2.3. INDUSTRIA DHE SITUATA AKTUALE MAKROEKONOMIKE
Industria, më saktë sektori i prodhimit në Kosovë, ende mbetet dukshëm prapa rolit që
duhet ta ketë në procesin e ringjalljes ekonomike dhe tejkalimit të shpërpjesëtimeve
makroekonomike, e që në rend të parë kanë të bëjnë me bilancin tregtar, bilancin në
tregun e punës, rritjen ekonomike dhe tejkalimin e shpërpjesëtimeve sektoriale. Të dhënat
zyrtare mbi rolin dhe rëndësinë e sektorëve të caktuar në ekonominë e Kosovës janë
shumë të mangëta5.
Tabela 9: Pozita e Industrisë ne konfiguracionin makroekonomik6 (2008)
Industria/GDP 15 – 17%
Industria/Eksport 56%
Industria/Import 13%
Industria/Punësimi total 10 – 12%
Industria/Investimet 20%
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Duket se një kontribut i rëndësishëm i industrisë është më i dukshëm vetëm tek eksportet,
por kur merret parasysh se vlera e përgjithshme e eksporteve është e vogël, dhe se metalet
e papërpunuara dominojnë në strukturën e eksporteve, edhe ky kontribut humb nga pesha
e tij. Sa u përket treguesve të tjerë, pasqyra nga tabela nr. 9 shpreh në të vërtetë
dimensionet e ashpra të procesit të deindustrializimit dhe vështirësitë e tjera strukturale të
ekonomisë në Kosovë. Duket se një politikë aktive industriale e menduar dhe e
bashkërenditur mirë paraqet një parakusht shumë të rëndësishëm për të eliminuar
shpërpjesëtimet në konfiguracionin makroekonomik të Kosovës. Një vlerësim global mbi
kontributin e sektorëve të caktuar në sajimin e BPV-së ka dhënë indikacione që mund të
5 Kështu për shembull ne Publikimin e ESK, Bruto prodhimi vendor 2005-2006 nuk është e specifikuar industria dhe
sektorët prodhues. Dicka më shumë informata jepen lidhur me strukturën e eksportit dhe importit. 6 Burimi: Velresimet për GDP dhe Eksporte jane marre nga IMF (shtator 2009), EKS, BQK (Raporti vjetor 2008),
Investimet jane vlersuar ne 25% të GDP, kurse te tjerat janë vleresuar ne Baze te anketes Riinvest, shtator 2009.
Vlerësimet lidhur me punësimin janë bazuar gjithashtu edhe në studimin mbi tregun e punës në Kosovë (Riinvest
2003).
Kutia 2.
Disa nga prodhimet kryesore të sektorëve industrial në Kosovë përfshijnë: miellin
dhe bukën, prodhimin e lëngjeve dhe qumështit, mobilet, dyert dhe dritaret,
veshmbathjet, asfaltin, rërën, tulla dhe blloka, beton, ollukë, softuerë profesional,
thasë të letrës dhe kartonë, qese plastike, gypa, shirita transportues, shishe të
plastikës, dhe ambalazhe të ndryshme.
17
jenë të diskutueshme se bujqësia merr pjesë me rreth 25%, shërbimet 60% dhe industria
me 15%. Politikat e zhvillimit gjithsesi duhet të orientohen në ndryshimin e këtij raporti
sidomos midis industrisë dhe bujqësisë, e pjesërisht edhe lidhur me shërbimet dhe
strukturën aktiviteteve ekonomike brenda tyre. Këto ndryshime janë të domosdoshme për
të nxitur dinamikën e rritjes ekonomike, përmirësuar bilancin tregtar dhe zvogëluar
papunësinë. Industria e Kosovës mund të bëhet një krijues më i madh i vendeve të punës,
absorbues i investimeve te jashtme dhe faktor i rritjes ekonomike.
Njëri nga problemet e mëdha për të rritur kontributin dhe efektin multiplikues të
industrisë në zhvillimin ekonomik të vendit është ende importi i madh i inputeve, si dhe
ndërlidhja e dobët midis sektorëve prodhues në Kosovë. Disa nga faktorët e tjerë të
rëndësishëm janë urbanizimi dhe zhvillimi i infrastrukturës. Urbanizimi dhe
industrializimi lëvizin paralelisht. Qendrat e mëdha urbane e zvogëlojnë koston e punës
për industrinë dhe gjithashtu zhvillimi industrial nxitë rritjen e shpejtë të popullsisë
urbane dhe zhvillimin e qyteteve. Ky proces në Kosovë është zhvilluar më intensivisht në
periudhën nga mesi i viteve 60-ta e deri kah mesi i viteve 80-ta. Një lëvizje mekanike e
popullsisë ka ndodhur edhe pas luftës, përkatësisht pas vitit 1999 për shkak të dëmtimit
të madh të fondit banues dhe kushteve të jetesës në viset rurale. Në këtë aspekt mund të
thuhet se viset urbane, shtatë qendrat më të mëdha dhe rreth 23 qendra tjera në aspektin e
fuqisë punëtore japin një ofertë të mjaftueshme pune. Ndryshe qëndron situata me
zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Zonat industriale, elektriciteti, uji,
menaxhimi i mbeturinave, hekurudha, qasja tek portet, shërbimet e ofruara lidhur me
edukimin dhe shëndetësinë, shërbimet dhe zhvillimi i sektorit financiar, gjithnjë paraqiten
si një faktorë i aglomerimit përkatësisht përqendrimit të aktiviteteve dhe bizneseve
industriale rreth qendrave urbane. Andaj, dispersioni i aktiviteteve industriale ka koston e
vet infrastrukturale dhe koston e zhvillimit urban e hapësinor. Disa përpjekje të bëra me
ndërtimin e parqeve të biznesit si në Drenas, Mitrovicë apo Shtime ende nuk kanë treguar
ndonjë efekt për t‟u shënuar në gjenerimin e bizneseve në përgjithësi, e sidomos të atyre
prodhuese. Duket se më me rëndësi është së pari të krijohet mjedisi miqësor biznesor dhe
investues dhe pastaj të investohet edhe në parqe biznesi apo parqe teknologjike të cilat do
të stimulonin bizneset prodhuese dhe shërbyese që kanë një vlerë më të lartë shtuese.
Kosova ka një stagnim në zgjerimin e infrastrukturës publike gjatë dy dekadave të fundit.
Përjashtim këtu mund të merren dy vitet e fundit ne zgjerimin e drejtimeve kryesore të
rrugëve magjistrale në drejtim të lidhjes së kryeqendrës me qendrat më të mëdha vendore
(Mitrovica, Prishtina, Peja, Prizreni) si dhe me Portin e Durrësit. Kjo do të përmirësojë
kushtet e transportit dhe do te ulë koston e transportit që tani paraqet një pengesë më
tepër në aftësinë konkurruese të produkteve vendore. Lidhja e qendrave regjionale dhe
komunale me viset rurale ka shënuar një përmirësim të dukshëm gjatë viteve të fundit e
që përbën një rrethanë pozitive për disa nga sektorët industrial e sidomos për sektorin e
prodhimit të ushqimit, të cilat në këtë mënyrë mund të sigurojnë më shumë furnizime
inputesh nga burimet vendore. Në të vërtetë problemi zhvillimor i Kosovës është në masë
të madhe problem i transportit. Në një diametër prej 25km në shtatë qendrat kryesore
urbane të Kosovës është e përqendruar mbi 90% e popullsisë, prandaj zhvillmi rrjetit të
trafikut rrugor paraqet bazën për një zhvillim policentrik të industrisë së Kosovës.
Shtrirja hapësinore e bizneseve prodhuese tregon një prirje përqendrimi kah qendrat
rajonale:
18
Tabela 10: Shtrirja hapësinore e bizneseve prodhuese
Qendrat Përqindja
Prishtina 10.2
Pejë 6.5
Prizren 13.1
Ferizaj 10.5
Gjilan 7.4
Gjakovë 6.3
Mitrovicë 4.2
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Prej qendrave tjera komunale një përqendrim më të madh të NVM-ve industriale kanë
Theranda, Podujeva, Vitia, Vushtrria, Fushë Kosova, Drenasi, Rahoveci, Shtimja etj.
Në këto kushte, duket se zhvillimi u industrisë së Kosovës nuk shkon kah përfitimi nga
ekonomia e vëllimit (“Economy of scale”) por domosdo do të mbështetet në NVM-te
industriale. Ekonomia e shkallës (vëllimit) kërkon fabrika të mëdha dhe mund të ketë
ndërtim në aftësinë konkurruese, por përvoja nga shumë vende tregon se njësoj mund te
jenë efektive edhe NVM-të industriale (ushqimi, tekstili, përpunimi i drurit, materiali
ndërtimor, sektorët metalik, teknologjia informatike). Akselerimi i krijimit te vendeve te
reja te punës në shumë vende bazohet në energjinë ndërmarrëse si mobilizimi i talentit
ndërmarrës 1-4 punëtori zejtare familjare (cottage shops) ndërmarrje të vogla (5-19) të
mesme 20-99 dhe të mëdha 100 e më shumë. Bizneset e anketuara prodhuese deri në
katër punëtorë punësojnë 4% të punëtorëve, bizneset e vogla punësojnë 19.5%, ato të
mesme 32%, kurse ndërmarrjet e mëdha rreth 40%. Këto biznese do të kenë shanse të
rriten paralelisht me rritjen e nivelit të zhvillimit të vendit. NVM-te industriale kanë një
intensitet më të lartë të punës dhe mund të paraqiten si agjentë të rëndësishëm për uljen e
varfërisë dhe zhvillimin e barabartë dhe harmonik të vendit.
Industritë moderne te NVM-ve, klasterojne ne qytete te mëdha, sepse, firmat e vogla nuk
kanë kapacitet të mjaftueshëm për zhvillim te pavarur. Nga ana tjetër, pengesë mund të
paraqitet potenciali më i vogël i NVM-ve industriale për modernizim dhe ngritje te nivelit
teknologjik si dhe të krijojnë nyjet e nevojshme për arritje të nivelit të standardeve më të
larta ndërkombëtare. Në këtë situatë fiton në peshë roli i qeverisë që të ndërmarrë politika
aktive financiare për nxitjen e rritjes dhe, modernizimin teknologjik dhe një sistem
integral i mbështetjes për rritje te aftësisë konkurruese dhe produktivitetit.
19
2.4. PASQYRA SEKTORIALE DHE AFTËSIA KONKURRUESE
Duke marrë parasysh që aktualisht kemi shumë pak informata për atë se çfarë e përbën
industrinë e Kosovës, konsiderojmë që qëllimi i parë i kësaj strategjie është të ofrojë një
pasqyrë të strukturës së industrisë kosovare dhe tendencës të zhvillimit të sektorëve. Ky
kapitull synon të ofrojë një vështrim të përgjithshëm të industrisë dhe një analizë të
performancës së sektorëve të ndryshëm dhe nivelit të konkurrencës në këta sektorë.
Struktura aktuale e industrisë së Kosovës
Struktura e industrisë kosovare është analizuar në bazë të numrit të firmave që operojnë
në secilin sektor dhe rëndësisë së secilit sektor në ekonomi nga aspekti i produktit të
prodhuar dhe nivelit të eksportit që realizojnë. Firmat që operojnë në industrinë e
ushqimit, pijeve dhe duhanit përbëjnë një të tretën e të gjitha firmave në industrinë
kosovare (për një analizë të këtij sektori, shih Shtojcën 1). Dy sektorët tjerë që dominojnë
në industrinë e kosovare janë industria e drurit dhe ajo e materialeve ndërtimore me 20%
dhe 19% të numrit total të firmave respektivisht. Sektorët tjerë më të mëdhenj sipas
numrit të firmave janë metalurgjia dhe përpunimi i metaleve (8%), industria e plastikës
dhe gomës (7%) dhe ajo e letrës, botimit dhe grafikës (6%).
Figura 1: Pjesëmarrja e sektorëve sipas numrit të ndërmarrjeve (2009)
Ushqimore/pijeve/du
hanit
34%
Druri
20%
Materiale
ndertimore
19%
Metalurgjike dhe
punim i metaleve
8%
Plastika dhe goma
7%
Letra, botimi,
grafika
6%
Të tjera
6%
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Një analizë e produktit të realizuar, nga ana tjetër, tregon një pasqyrë pak më të ndryshme
për rëndësinë e sektorëve industrialë në ekonominë kosovare. Për këtë janë shfrytëzuar të
dhënat mbi qarkullimin vjetor që vetë firmat e kanë raportuar. Megjithëse firmat kanë
20
dhënë informata edhe për qarkullimin e vlerësuar (në bazë të qarkullimit të gjashtë
muajve të parë të vitit), për vlerësimin e mëposhtëm janë shfrytëzuar të dhënat për vitin
2008. Përveç që mund të konsiderohen më të sakta në krahasim me vlerësimet për vitin
aktual, këto të dhëna mund të konsiderohen më reprezentative edhe për shkak se gjatë
vitit 2009 industria kosovare është goditur nga kriza ekonomike globale e cila ka ndikuar
jo-proporcionalisht në të gjithë sektorët, duke e ndryshuar kështu dukshëm strukturën e
industrisë të matur sipas vlerës së produktit të prodhuar. Sipas të dhënave të raportuara
nga firmat, renditja e sektorëve tani ndryshon nga ajo që paraqitet kur shohim numrin e
firmave. Sipas qarkullimit të ndërmarrjeve, prin industria e materialeve ndërtimore 33%
të produktit industrial të realizuar; industria e ushqimit, pijeve dhe duhanit e cila kishte
numrin më të madh të firmave këtu zë vendin e dytë me 22%, ndërsa metalurgjia dhe
përpunimi i metaleve fiton një peshë relativisht më të madhe duke zënë vendin e tretë me
16% të produktit industrial. Sektorët tjerë, duke përfshirë industrinë e drurit e cila zinte
vendin e dytë sipas numrit të firmave, kontribuojnë më pak në produktin industrial (shih
Figurën 2 më poshtë).
Figura 2: Pjesëmarrja e sektorëve sipas qarkullimit (2008)
Materiale
ndertimore
33%
Ushqimore/pijeve/du
hanit
22%
Metalurgjike dhe
përpunim i metaleve
16%
Mineraleve jo-
metalike
8%
Druri
8%
Plastika dhe goma
5%
Letra, botimi,
grafika
4%
Të tjera
4%
Performanca dhe dinamika e zhvillimit të sektorëve industrialë
21
Sipas të dhënave të raportuara nga firmat, produkti industrial në Kosovë gjatë vitit 2008
ka shënuar rritje prej 20%.7 Gjatë këtij viti kanë shënuar rritje të gjithë sektorët përveç
industrisë së mineraleve metalike dhe fabrikimit të mjeteve të transportit. Normat e rritjes
në sektorë të ndryshëm kanë dallime të mëdha, që nga 7% në fabrikimin e mjeteve të
transportit deri në 89% në sektorin e minierave dhe xeheroreve (shih tabelën 11 me
poshtë). Megjithatë, nuk duket të ketë lidhje në mes të indeksit të rritjes së qarkullimit të
sektorëve dhe nivelit të normës së fitimit që firmat e kanë raportuar: korrelacioni në mes
këtyre dy treguesve është vetëm 0.06.
Tabela 11: Norma e fitimit dhe indeksi i rritjes së sektorëve industrial sipas qarkullimit
(viti 2007-2008)
Sektori Indeksi i rritjes Norma e fitimit
Materiale ndërtimore 1.4 12.5
Metalurgjike dhe punim i metaleve 1.4 13.2
Fabrikimi i makinave dhe pajisjeve 1.3 2.0
Lëkurë/këpucë 1.3 20.0
Tekstili 1.2 12.3
Letra, botimi, grafika 1.2 15.9
Industria kimike dhe farmaceutike 1.1 8.7
Plastika dhe goma 1.1 17.6
Ushqimore/pijeve/duhanit 1.1 14.7
Druri 1.1 15.4
Fabrikimi i pajisjeve elektrike, elektronike 1.1 4.4
Fabrikimi i mjeteve te transportit 1.0 10.0
Mineraleve jo-metalike 0.9 14.6
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Indikator tjetër i konkurrueshmërisë së industrisë kosovare mund të konsiderohet edhe
vlera e eksportit të realizuar dhe pjesëmarrja e eksportit në shitjet totale të prodhuesve
industrialë. Sa i përket përqindjes së eksportit në shitjet totale, prijnë fabrikimi i
makinave dhe pajisjeve, metalurgjia dhe përpunimi i metaleve dhe fabrikimi i pajisjeve
elektrike dhe elektronike (shih tabelën më poshtë). Këta dy sektorë janë të rëndësishëm
edhe sa i përket vlerës së eksportit të realizuar së bashku me sektorin e ushqimit, pijeve
dhe duhanit, atë të tekstilit, drurit dhe të materialeve ndërtimore.
Tabela 12: Eksporti industrial dhe pjesëmarrja e eksportit në qarkullim sipas sektorëve
7 Edhe në këtë rast nuk janë përdorur të dhënat për vitin 2009 për shkak se ato reflektojnë ndikimin e krizës
ekonomike globale i cili ka të ngjarë të jetë më afatshkurtër dhe më pak reprezentativ për sa i përket
dinamikës më afatgjatë të zhvillimit të sektorëve industrialë
22
Pjesëmarrja e eksportit në qarkullim (%)
Shuma e eksportit (€)
Fabrikimi i makinave dhe pajisjeve*
100 800,000
Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve
66.8 75,251,000
Plastika dhe goma 34.5 6,536,391
Fabrikimi i pajisjeve elektrike, elektronike
26.7 650,000
Lëkurë/këpucë* 14.8 340,000
Ushqimore/pijeve/duhanit 12.5 15,976,656
Tekstili 11.4 495,000
Druri 6.9 2,912,686
Industria kimike dhe farmaceutike 5.8 48,000
Materiale ndërtimore 4 6,169,189
Letra, botimi, grafika 3.3 638,000
Mineraleve jo-metalike 0.6 480,000
*Sektori ka numër shumë të vogël të firmave për t‟u konsideruar reprezentative
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Për të vlerësuar konkurrueshmërinë e sektorëve industrialë, firmave ju është kërkuar që të
raportojnë vlerësimet e tyre sa i përket nivelit teknologjik në raport me konkurrentët e
tyre. Sipas vlerësimeve të tyre, përgjithësisht del se një përqindje relativisht e vogël e
firmave kosovare kanë nivel më të ulët teknologjik në raport me konkurrentët e tyre.
Për të vlerësuar nivelin e konkurrencës me të cilën përballen firmat e sektorëve të
ndryshëm industrialë është përdorur një tregues i elasticitetit të çmimit. Më saktësisht,
firmat janë pyetur (hipotetikisht) për shitjen e produkteve të tyre në rast të ngritjes së
çmimit të tyre për 10%. Në bazë të këtyre vlerësimeve, tabela më poshtë rangon sektorët
industrialë sipas nivelit të konkurrencës me të cilën ata përballen.8
8 Të dhënat për tre sektorët që rradhiten të parët nuk mund të konsiderohen reprezentative sepse këta
sektorë përmbajnë një numër shumë të vogël të firmave, por megjithatë japin një indikacion për
konkurrencë të fortë.
23
Tabela 12: Sektorët industrialë sipas nivelit të konkurrencës
Konsumatorët do të blenin sasi shumë më të vogël ose nuk do të blenin fare
Konsumatorët do të blenin sasinë e njëjtë ose pak më të vogël
Fabrikimi i makinave dhe pajisjeve* 100.0 0.0
Lëkurë/këpucë* 100.0 0.0
Fabrikimi i mjeteve te transportit* 100.0 0.0
Plastika dhe goma 72.9 27.1
Druri 72.5 27.5
Letra, botimi, grafika 72.3 27.7
Metalurgjike dhe punim i metaleve 69.9 30.1
Fabrikimi i pajisjeve elektrike, elektronike
62.5 37.5
Materiale ndërtimore 60.5 39.5
Industria kimike dhe farmaceutike 60.0 40.0
Tekstili 57.1 42.9
Ushqimore/pijeve/duhanit 56.6 43.4
Mineraleve jo-metalike 36.4 63.6
*Sektori ka numër shumë të vogël të firmave për t‟u konsideruar reprezentative
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Indikator tjetër i nivelit të konkurrencës paraqesin vlerësimet e firmave për nivelin e
ndikimit të importit në produktet e tyre. Tabela në vazhdim (tabela 13) rangon sektorët
sipas nivelit të konkurrencës me të cilën firmat përballen nga importi të matur si
përqindje të firmave që raportojnë ndikim mesatar ose të lartë të importit në biznesin e
tyre. Koeficienti i korrelacionit në mes këtij treguesi dhe nivelit të konkurrencës të matur
me indikatorin e elasticitetit të çmimit është mjaft i lartë (0.5) gjë që paraqet indikacion
se një pjesë e konsiderueshme e konkurrencës ne të cilën përballet industria e Kosovës
vjen si rezultat i produkteve të importuara. Duhet theksuar se një ndër arsyet pse industria
e ushqimit, pijeve dhe duhanit rangohet relativisht poshtë në këtë listë është se furrat e
bukës, të cilat përfaqësojnë një pjesë të madhe të firmave të këtij sektori, raportojnë se
produktet e tyre nuk importohen.
24
Tabela 13: Ndikimi i importit në produktet e firmave
Sektori Firmat që raportojnë ndikim mesatar ose të lartë të importit (%)
Lëkurë/këpucë 100
Tekstili 86
Fabrikimi i pajisjeve elektrike, elektronike
86
Druri 82
Industria kimike dhe farmaceutike 80
Plastika dhe goma 79
Metalurgjia dhe përpunim i metaleve 77
Letra, botimi, grafika 70
Industria e mineraleve jo-metalike 58
Materialet ndërtimore 46
Ushqimore/pijeve/duhanit 43
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
2.5. POLTIKAT AKTUALE INDUSTRIALE DHE MJEDISI BIZNESOR
Me qëllim të dhënies së rekomandimeve lidhur me politikat të cilat do të rezultonin me
rritje të nivelit të produktivitetit, konkurrueshmërisë, dhe eksportit, e si rezultat edhe
rritjes ekonomike në Kosovë, është shumë e rëndësishme që së pari të paraqesim një
analizë të politikave aktuale industriale në Kosovë.
Është shumë e qartë se nuk ekziston një formulë unike lidhur me zhvillimin industrial të
vendeve dhe lidhur me politikat që duhet të implementohen në këtë drejtim. Një numër
politikash të caktuara ekonomike duhet të përshtaten me kushtet specifike të vendit të
caktuar (resurset që posedon dhe nivelin e zhvillimit) dhe përvojën historike të zhvillimit
të tij. Politikat e reja (moderne) të zhvillimit industrial përfshijnë kryesisht programe
kombëtare për zhvillim të industrisë, në të cilat definohen edhe aksionet (veprimet)
lokale, duke përfshirë të gjitha palët me interes, si bizneset, institucionet qeveritare dhe
ato akademike. Pra, politikat e reja për zhvillim industrial nuk janë me aksione specifike
që kanë për qellim përmirësimin e ndonjë dështimi specifik të tregut, sepse dështimet e
tregut janë zakonisht të vështira për t‟u identifikuar dhe për t‟u zgjidhur me lehtësi më
pas. Politikat e reja për zhvillim industrial kanë për qellim kryesisht favorizimin e
zhvillimit të sektorëve të caktuar industrial dhe ndryshimin dinamik të bizneseve duke u
ofruar rregulla dhe kapacitete të ndryshme zhvillimore.
25
Politikat industriale janë në të shumtën e rasteve horizontale, aplikohen në të gjithë
sektorët industrial, por në raste të caktuara mund të jenë edhe vertikale, sepse sektorët e
caktuar kanë specifika të caktuara dhe politikat industriale do të duhej t‟i përshtaten atyre
specifikave. Në vazhdim po paraqesim situatën aktuale në Kosovë sa i përket politikave
ekonomike.
Politikat Fiskale
Qeveria e Kosovës, në fund të vitit 2008, ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në
ndryshimin e politikës fiskale, me qëllim të përmirësimit të mjedisit biznesor, duke
favorizuar biznesin dhe investimet në Kosovë9. Kosova tani aplikon një politikë tatimore
e cila është shumë e përafërt me vendet e rajonit, dhe gjithashtu shumë konkurruese.
Tatimi në fitimin e korporatave është zvogëluar nga 20% në 10%, kurse tatimi në të hyrat
individuale është ndryshuar nga 0%, 5%, 10% dhe 20% në 0%, 4%, 8% dhe 10%. Në
anën tjetër, rritje ka pësuar norma e TVSH-së nga 15% në 16%. Qeveria e Kosovës
planifikon të mbajë këto nivele të tatimeve edhe në periudhën e ardhshme kohore, së
paku deri në vitin 201210
.
Përderisa në anketat e realizuara nga Instituti Riinvest viteve të kaluara, taksat e larta janë
ranguar nga NVM-të ndër dy pengesat më të mëdha për të zhvilluar afarizmin11
, në
anketën e fundit, taksat e larta janë të renditura shumë më poshtë në listën e pengesave,
me intensitet prej 58 nga 100. Ky fakt edhe një herë tregon efektin pozitiv që ka pasur
reformimi i politikës tatimore në Kosovë.
Politikat Tregtare
Kosova ka një regjim liberal të tregtisë, i cili karakterizohet me thjeshtësi dhe neutralitet,
tipare që konsiderohen të jenë të rëndësishme për stimulimin e rritjes së sektorit privat, si
dhe për krijimin e kushteve të përshtatshme për eksport. Mirëpo, pasi që liberalizimi i
tregtisë nuk ka qenë i shoqëruar me përmirësimin e aftësisë konkurruese të sektorëve
prodhues vendorë, Kosova po ballafaqohet me deficit të lartë tregtar. Vazhdimi i këtij
trendi po pengon stabilitetin makroekonomik dhe rritjen ekonomike.
Politikat tregtare kanë një rëndësi te veçantë në zhvillimin industrial të Kosovës. Kosova
është një ekonomi e vogël e hapur, e cila është e përkushtuar në liberalizimin e tregtisë.
Marrëdhëniet tregtare të Kosovës janë të dominuara nga importi, importet përbejnë rreth
50% të BPV-së, dhe në një periudhë afat-shkurtër vështirë se do të ketë ndryshime në
bilancin tregtar. Në vitin 2006, pas nënshkrimit te disa marrëveshjeve bilaterale për tregti
të lirë, Kosova (e përfaqësuar nga UNMIK) nënshkroi marrëveshjen multilaterale të
tregtisë së lirë me Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi,
9 Skema e re e tatimeve ka filluar te implementohet qe nga 1 janari 2009.
10 Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2010 – 2012, Ministria e Ekonomisë dhe Financave
11 Anketa me NVM-te dhe me ndërmarrjet e privatizuara, 2008, Instituti Riinvest
26
Maqedoninë, Shqipërinë, dhe Moldavinë, marrëveshje që njihet me emrin CEFTA.
Implementimi i CEFTA-s në aspektin e eksporteve të produkteve kosovare ka hasur në
probleme të shumta dhe shpesh kjo marrëveshje nuk është zbatuar, në veçanti nga Serbia
dhe Bosnja e Hercegovina. Problemet konsiderohet të jenë kryesisht politike, si mos-
njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Moldavisë, pastaj
mosnjohja e dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës me arsyetimin se
marrëveshja është nënshkruar me tjetër palë dhe me tjera vula. Përveç problemeve
politike dhe doganore, kriza globale financiare (2008 – 2009) ka shtyrë vendet e rajonit te
rishikojnë politikat e tyre tregtare dhe të ndërmarrin masa proteksioniste ndaj produkteve
dhe tregjeve të veta. Në këto raste, Kosova do të duhej të implementonte masat e
reciprocitetit dhe të vepronte njëjte ndaj produkteve të vendeve të cilat bllokojnë
eksportet kosovare.
Te Drejtat Pronësore Industriale
Sa i përket te drejtave pronësore në Kosovë, kohëve të fundit janë bërë përmirësime në
aspektin e kornizës ligjore, por ka vështirësi të mëdha në aspektin e zbatimit të atyre
ligjeve dhe rregulloreve. Të drejtat pronësore janë prioritet i partneritetit të Kosovës me
Bashkimin Evropian, dhe një fakt i tillë theksohet edhe në raportin e fundit të progresit të
BE-së për Kosovën. Në kuadër të MTI-së, është funksionale Zyra e Pronësisë Industriale,
e cila është e pavarur dhe është përgjegjëse për implementimin e ligjit mbi patentat,
emrin tregtar dhe dizajnet e ndryshme industriale. Në anën tjetër, ende nuk janë
funksional mekanizmat ligjorë për mbrojtje në këtë drejtim. Mungesa e mekanizmave te
tillë mund të dekurajojë investitorët e huaj të investojnë dhe të veprojnë në Kosovë.
Privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore (pjese e industrisë se Kosovës)
Siç kemi theksuar edhe në kapitullin e parë, Kosova në periudhën e pasluftës ka
trashëguar një sektor industrial të shkatërruar, ku pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve
industriale kanë qenë pronë shoqërore, të cilat më vonë u përfshinë në procesin e
privatizimit. Vonesat në procesin e privatizimit e kanë vështirësuar edhe më tutje
zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve, dhe si rezultat një numër i madh i tyre kanë ndërprerë
aktivitetet e tyre biznesore.
Deri më tani, janë privatizuar thuajse të gjitha ndërmarrjet e mëdha, të cilat kanë qenë
pjesë e rëndësishme e industrisë së Kosovës (duke përjashtuar këtu kompleksin e
Trepçës). Një numër i atyre ndërmarrjeve pas procesit të privatizimit kanë ndikuar
pozitivisht në ngritjen e nivelit të eksportit të Kosovës (sidomos ndërmarrja e re
Feronikeli). Në bazë të anketës të cilën e ka realizuar Instituti Riinvest në vitin 2008 me
ndërmarrjet e privatizuara rezulton se ndërmarrjet më të mëdha eksportuese në vitin 2008
ishin Lamkos dhe Qyqavica nga Vushtrria, të përcjellura nga Feronikeli, Fan-Podujevë,
dhe Peja Wood.
27
Prej numrit të përgjithshëm prej 103 ndërmarrjeve të privatizuara në mostër, 31% nuk
funksiononin në kohën e anketimit, ne vitin 2008. Kjo e dhënë është brengosëse duke
pasur parasysh faktin se këto ndërmarrje janë privatizuar qysh para vitit 2007. Nga këto
kompani, 22% janë nga sektori i prodhimit, 17% janë toka dhe kooperativa bujqësore,
kurse pjesa tjetër i përkasin sektorit të shërbimeve. Nga anketa e vitit 2008 me
ndërmarrjet e privatizuara rezulton se shumica e investimeve janë financuar nga fondet
vetanake. Ky fakt edhe një herë tregon kushtet e pavolitshme të financimit në tregun e
Kosovës.
Aspekti Institucional
Performanca e institucioneve qeveritare ka rëndësi thelbësore në zhvillimin ekonomik të
vendit. Nga performanca institucionale varet klima apo mjedisi biznesor i vendit. Në këtë
aspekt, rol dominues institucional ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me
agjensionet e veta dhe ajo e Ekonomisë dhe Financave (MEF). Këto dy ministri, së
bashku me ministritë tjera të sektorëve përkatës, janë përgjegjëse për hartimin e
politikave dhe mekanizmave për implementimin e tyre.
Kur jemi tek zhvillimi industrial dhe rritja e nivelit të eksportit, rol të theksuar kanë
agjensionet të cilat kujdesen për standardet dhe kualitetet e produkteve. Në Kosovë, në
këtë drejtim janë të angazhuara agjensionet si, Agjensioni Kosovar i Standardizimit i cili
funksionon nën ombrellën e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, i cili ka përgjegjësinë
për standardizimin e produkteve të prodhuara në tregun e Kosovës. Ky agjension
aktualisht nuk është anëtar me të drejta të plota i ndonjë organizate ndërkombëtare apo
evropiane të standardizimit. Por, merr pjesë në takimet e organizmave ndërkombëtarë dhe
ka informacione lidhur me të gjitha zhvillimet e fundit që ndodhin ne këtë fushë. Pritet që
shumë shpejtë, edhe ky agjension të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, sikurse
edhe Drejtoria e Akreditimit.
Në kuadër të MTI-së është themeluar Drejtoria i Akreditimit të Kosovës, e cila
funksionin brenda MTI-së, dhe ka përgjegjësinë për të vlerësuar, në përputhje me
standardet ndërkombëtare, kompetencën teknike të institucioneve private apo publike, që
kryejnë aktivitete si: testim, kalibrim, certifikim, dhe inspektim. Zhvillimi i institucioneve
të tilla të cilat kanë përgjegjësinë e kontrollit dhe standardizimit të cilësisë së produkteve,
ka rëndësi të veçantë gjithashtu në anëtarësimin e Kosovës ne Organizatën Botërore te
Tregtisë (OBT). Kjo drejtori tanimë veçse është anëtare e korporatës evropiane për
akreditim.
Analizë e mjedisit biznesor ne Kosovë
Në bazë të anketës së realizuar nga Instituti Riinvest me rreth 1167 ndërmarrje të sektorit
industrial në Kosovë, në të cilën janë pyetur ndërmarrjet lidhur me faktorët që paraqesin
pengesë në afarizmin e tyre, rezulton që mungesa e energjisë elektrike është një ndër
pengesat më të mëdha në zhvillimin e afarizmit të tyre (shih figurën në vazhdim).
28
Figura 3: Faktorët që paraqesin pengesë për zhvillimin e afarizmit (me intensitetin më të
lartë)
Faktorët që paraqesin pengesë për zhvillimin e afarizmit
0 20 40 60 80 100
Mungesa e energjisë elektrike
Konkurrenca jo-lojale
Ekonomia jo-formale
Korrupsioni
Konkurrenca në treg
Vonesa në pagesa (inkasimi)
Evazioni Fiskal
Lartësia e Taksave
Mungesa e kërkesës
Ngarkesat Administrative
Series1
Burimi: anketa me 1200 ndërmarrje te sektorit industrial ne Kosovë, 2009
Mungesa e energjisë elektrike rrit koston e prodhimit të ndërmarrjeve në Kosovë dhe si
rezultat rrit edhe çmimet e produkteve të tyre. Kjo ngritje e çmimeve ndikon në masë të
madhe në uljen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, si në tregun vendor ashtu edhe në
tregjet e jashtme. Prandaj, përmirësimi i situatës aktuale në furnizimin me energji
elektrike është një prioritet mbi prioritete.
Është shumë me rëndësi të analizohet fakti se ekonomia joformale dhe konkurrenca jo-
lojale janë të radhitura ndër pengesat më të mëdha për zhvillimin e afarizmit në Kosovë
(sipas ndërmarrjeve te industrisë). Edhe këta dy faktorë ndikojnë drejtpërsëdrejti ne
konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve në sektorin e industrisë. Së pari, ekzistenca e
ekonomisë jo-formale “favorizon” ndërmarrjet të cilat nuk janë të rregullta në
marrëdhëniet e tyre me shtetin. Si rezultat i evazionit fiskal këto ndërmarrje ulin kostot
totale të afarizmit të tyre dhe kanë hapësirë më të madhe për të lëvizur me çmime në treg.
Ky fakt shkakton deformime në treg dhe rrezikon në masë të madhe konkurrencën fer dhe
lojale, dhe diskurajon ndërmarrjet e rregullta për vazhdim të afarizmit në një treg të tillë.
Duhet gjithsesi të përmendet se ky fakt gjithashtu dekurajon edhe investitorët e huaj për
të investuar në një treg, i cili operon në nivel të lartë të ekonomisë informale. Luftimi i
ekonomisë informale është një sfidë e madhe për ekonominë e Kosovës. Kohëve te fundit
janë marrë masa për të zvogëluar nivelin e ekonomisë informale, përmes reformimit te
politikës fiskale dhe projektit të instalimit të kasave fiskale. Duhet që projekti i instalimit
të kasave fiskale te përfundojë sa më shpejtë që është e mundur, sepse është treguar
shumë i suksesshëm në vendet e rajonit dhe është një prej “armëve” kryesore ne luftimin
e kësaj dukurie. Një faktor tjetër, që kohëve të fundit po bëhet çdo herë e më i përhapur, i
cili po pengon në masë të madhe afarizmin në sektorin e industrisë në Kosovë, është
vonesa në pagesa apo problemet me inkasim të pagesave. Ndërmarrjet tona kryesisht
parapaguajnë inputet (lëndën e parë), kurse në anën tjetër shesin produktet finale ne
tregun vendor me kredi, si rezultat ndërmarrjet vazhdojnë t‟i servisojnë borxhet nëpër
29
banka, të cilat edhe ashtu kanë një kosto të lartë. Problemet me inkasim të pagesave
shkaktohen gjithashtu nga mungesa e sistemit të planifikimit në ndërmarrjet tona dhe në
një masë edhe nga mungesa e parasë se gatshme në tregun vendor.
Niveli i lartë i korrupsionit vazhdon te jetë një ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë
kosovare në përgjithësi. Ky fenomen vazhdon te deklarohet si njëra nga pengesat
kryesore ne afarizmin e ndërmarrjeve12
.
Kutia 3: Instrumentet kyçe ne regjimin tregtar te Kosovës
Tarifat doganore me një normë uniforme prej 10% aplikohen për të gjitha mallrat
që importohen në Kosovë, me përjashtim të produkteve farmaceutike, plehrave
bujqësore, dhe mallrave të importuara nga organizatat ndërkombëtare.
Ndalesat kuantitative – lejet për import aplikohen në importimin e kafshëve të
gjalla, në importimin e produkteve farmaceutike, si dhe lëndës së parë për
shfrytëzim në prodhimin e produkteve farmaceutike. Në kuadër të kësaj politike
koutat tarifore dhe kuotat e importit dhe eksportit nuk ekzistojnë.
Akcizat aplikohen në pijet joalkoolike, alkoolike, cigare, karburante, telefona
celularë, automjete motorike, aparate televizive dhe satelitore. Me përjashtim të
kafesë, akciza në mallra të tjera është në ad valorem bazë.
TVSH, në normë prej 16% në mallrat që importohen, dhe me normë zero në
mallrat që eksportohen.
Kontrolli dhe inspeksioni i produkteve sanitare, fitosanitare dhe veterinare
12
Ne anketën e fundit te realizuar nga Instituti Riinvest, korrupsioni është i ranguar si pengese me intensitet
70.3 nga 100.
30
3. ANALIZA SWOT E INDUSTRISË SË KOSOVËS
PËRPARËSITË
Resurset Njerëzore – popullsia e re
Korniza ligjore e përshtatshme
Kompaktësia territoriale dhe qasja e lehtë në tregjet rajonale
Resurset natyrore
Pozita e mirë gjeografike dhe strategjike
DOBËSITË
Niveli i ultë i aftësisë konkurruese dhe eksporti i vogël
Niveli i ultë teknologjik
Niveli i ultë i zhvillimit urban, infrastrukturës dhe shërbimeve publike
Kapaciteti i vogël investues dhe burimet joadekuate të financimit
Institucionet ne zhvillim dhe mungesa e një sistemi të integruar të mbështetjes për
bizneset prodhuese
Vështirësitë në zbatimin ligjit, politikave ekonomike dhe sigurimin konkurrencës
së lirë
MUNDËSITË
Proceset e integrimit në BE dhe CEFTA
Investimet e Jashtme Direkte
Zhvillimi i infrastrukturës dhe integrimit në korridoret e trafikut rajonal dhe
Evropian
RREZIQET
Jostabiliteti politik dhe problemet me forcimin e pozicionit ndërkombëtar të
vendit
Pengesat politike në ndërtimin e marrëdhënieve tregtare me disa nga vendet e
CEFTA-s
31
4. VIZIONI DHE OBJEKTIVAT STRATEGJIKE MBI ZHVILLIMIN E INDUSTRISË
4.1 VIZIONI
“Industria e Kosovës i kontribuon zhvillimit dinamik dhe harmonik të
vendit, është gjeneruesi më i rëndësishëm i rritjes ekonomike, krijon rreth
një të tretën e bruto produktit vendor me produkte të diversifikuara, është
sektor tërheqës për investimet e jashtme direkte, me aftësi solide
konkurruese në tregun vendor e ndërkombëtar.”
Ky vizion zhvillimi, nënkupton një proces të ri-industrializimit të Kosovës që në një
periudhë afatgjate do të sillte kontributin e industrisë në krijimin e BPV-së në rreth 30%.
Kjo nënkupton që në zhvillimin e Kosovës mbetet shumë i rëndësishëm edhe sektori i
shërbimeve që dominon në gjithë ekonomitë e zhvilluara. Gjithashtu edhe bujqësia,
veçmas në blegtori, pemëtari dhe perimet, mbetet një sektor i rëndësishëm. Në fakt
zhvillimi i industrisë duhet të krijojë një harmoni më të madhe në zhvillimin struktural,
duhet të jetë krahas shërbimeve, gjeneratori më madh i punësimit, nëpërmjet krijimit të
një ambienti të mirë investues për investitorët vendas dhe të jashtëm.
Dilema tjetër strategjike ka të bëjë me orientimin kah substituimi i importit apo orientimi
agresiv kah eksporti. Në fazën e zhvillimit, në të cilën gjendet Kosova, është krejtësisht
normale se roli i industrisë paraqitet më tepër në zëvendësimin e importit, por zhvillimi i
suksesshëm më tutje kërkon domosdo promovimin e eksportit.
Në këtë drejtim, roli i qeverisë ka të bëjë para së gjithash me kornizën ligjore dhe
strukturën institucionale si dhe politikat e tregut të lirë, te cilat gjithashtu krijojnë një
mjedis mbështetës për zhvillimin e ndërmarrësisë nëpërmjet politikave aktive të qeverisë.
Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me qasjen në kredi, licencimin, qasjen në lokacione
biznesi me infrastrukturën e nevojshme, por edhe mbështetjen aktive në marketing e
promocion, shërbime mbështetëse, konsulencë e trajnime. Duket se zhvillmi i NVM-ve
industriale paraqitet si një komponentë qenësore e zhvillimit të sektorit industrial në
Kosovë, jo vetëm për shkak të situatës së krijuar për shkak të de-industrializimit, por
edhe për faktin se vendet e vogla jo mjaft të zhvilluara duhet të mbështeten në një sistem
të mbështetjes së NVM-ve industriale.
32
4.2 OBJEKTIVAT STRATEGJIKE TË ZHVILLIMIT TË INDUSTRISË 2010 – 2013 DHE MASAT PËR ARRITJEN E KËTYRE OBJEKTIVAVE
Zhvillimi i industrisë dhe ndërlidhja harmonike e këtij sektori me veprimtaritë tjera në
funksion të akselerimit të rritjes ekonomike dhe nevojat e tjera zhvillimore të vendit gjatë
katër viteve të ardhshme kërkon arritjen e objektivave si vijon:
(1) Nxitja e zhvillimit të prodhimit industrial dhe ngritja e rolit të industrisë në
krijimin e BPV-së së vendit në rreth 25% deri ne vitin 2013;
(2) Rritja e aftësisë konkurruese dhe pjesëmarrjes së eksportit në rreth 35% të
vlerës së shitjes se ndërmarrjeve;
(3) Nxitja e aktivitetit investues ne industri, duke absorbuar rreth 40% të
investimeve private;
(4) Ngritja e kapaciteteve institucionale për të disenjuar dhe zbatuar një
program integral të politikave dhe masave për konsolidimin dhe rritjen e
sektorëve prodhues dhe eksportit
4.2.1 Nxitja e zhvillimit të prodhimit industrial dhe ngritja e rolit të industrisë në
krijimin e BPV-së
Zhvillimi i industrisë është esencial për rritjen e gjithëmbarshme ekonomike pasi ajo
siguron produktivet më të lartë, krijon një platformë për zëvendësim të importit me
prodhim vendor si dhe për rritjen e eksportit. Megjithatë, industria vetëm nuk mund të
krijojë mjaft vende pune dhe të kontribuojë në uljen e pabarazisë në të ardhura. Në fakt
nevojitet një kombinim i mirë brenda ekonomisë, ku industria do të merr peshë dukshëm
më të madhe, por do të ketë një ndërlidhje me shërbimet e zhvilluara dhe me vlerë të lartë
shtuese dhe me bujqësinë konkurruese. Ky do të ishte miksi i nevojshëm i zhvillimit të
sektorëve gjenerues të rritjes më të lartë ekonomike. Në këtë kuptim, në katër vitet e
ardhshme industria duhet ta rrisë pjesëmarrjen në krijimin e BPV-se së paku deri në 25%
e në një periudhë dhjetëvjeçare të arrij rreth 1/3 e pjesëmarrjes ne BPV. Në aspektin e
përparësive sektoriale nuk sugjerohet një politikë masash favorizimi të një ose dy
sektorëve, me masa të politikave selektive dhe favorizuese që do të shpreheshin me
efekte negative rregulluese në treg, por sugjerohet përqendrimi i krijimit të një mjedisi të
konkurrencës së lirë ku sektorët me performanca do të kenë shansin e zhvillimit të vet.
Disa sektorë të industrive të bazuar kryesisht në biznese të vogla dhe të mesme tregojnë
për rritjen e rolit të tyre: përpunimi i ushqimit, materialet ndërtimore, metalurgjia,
përpunimi i drurit, plastika dhe goma, janë pesë sektorë që tregojnë një trend rritjeje dhe
performancë për zhvillim të mëtejmë. Në këtë prizëm, nuk duhet nënçmuar edhe
kontributin e mundshëm të industrisë grafike që në një periudhë afatgjate, e cila mund te
zhvillohet mirë dhe të depërtojë edhe më shumë në eksport. I vetmi sektor ku sugjerohet
33
një qasje më e veçuar dhe favorizuese, do të ishte sektori i teknologjisë informatike, në
kuptim të infrastrukturës dhe zhvillimit të burimeve njerëzore.
Politikat tregtare të vendit duhet të mbesin mbi parimet e tregut të hapur, por në
marrëdhëniet reciproke me vendet e tjera duhet të sigurojnë parimet e konkurrencës fer
dhe reciprocitetit. Prodhuesit e Kosovës duhet të gëzojnë mbështetjen dhe statusin e
barabartë që e gëzojnë ndërmarrjet ne tregun rajonal dhe më gjerë.
Sistemi i masave mbështetëse, veç kësaj që u tha, duhet të përfshijë - krijimin e kushteve
më të volitshme të financimit, mbështetja për uljen e kostos së prodhimeve, mbështetja
për rritjen e cilësisë, mbështetja në promocion të investimeve dhe eksportit.
Lidhur me këtë duhet ndërmarrë sidomos këto masa:
Të zhvillohet qasja integruese e politikës së orientuar kah rritja e aftësisë
konkurruese të kompanive kosovare në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe
në lehtësimin e aktiviteteve eksportuese;
Në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe Agjensionin për mbështetjen e NVM-ve,
të arrihet një bashkërenditje e aktiviteteve për përmirësimin e kushteve për
krijimin dhe rritjen e NVM-ve industriale duke lehtësuar qasjen në lokacionet e
biznesit, avancuar shërbimet publike dhe infrastrukturën publike dhe urbanizimin;
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me sektorin privat dhe
asociacionet e industrisë, do të rrisë nivelin e investimeve në teknologji,
infrastrukturë, furnizimin me lëndë të para, si dhe kërkim e zhvillim (R&D) për të
përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë e produkteve te ndërmarrjeve të vogla
dhe te mesme.
Zhvillimi qëndrueshëm social dhe ambiental, eficienca e energjisë, teknologjitë e
pastra dhe industria e riciklimit
Përkrahja për zhvillimin dhe intensifikimin e aktiviteteve të marketingut dhe
hulumtim-zhvillimit që do të rriste nivelin e inovacioneve në industri për të
depërtuar tek konsumatorët potencial dhe në tregje të reja.
4.2.2 Rritja e aftësisë konkurruese dhe pjesëmarrjes së eksportit në rreth
35% të vlerës së shitjes
Një politikë e integruar për eksport duhet të fokusohet si në promovimin e konkurrencës
ashtu edhe në lehtësimin e tregtisë dhe në promovimin e eksportit. Është shumë vështirë
që të gjitha këto çështje të rregullohen nga një institucion i vetëm. Kjo për arsye se shumë
institucione (si ministri të ndryshme, agjensione etj.) merren me këto çështje dhe ato janë
shumë të ndërlidhura dhe të ndërvarura, gjë që tregon edhe përvoja e UNCTAD-it.
Rritja e aftësisë konkurruese përmes çmimeve mund të përmirësohet përmes
zvogëlimit të shpenzimeve, ose duke vënë barriera tarifore dhe barriera të tjera
ndaj importeve. Meqenëse institucionet tona janë te vendosura te mos përdorin
fare barrierat tarifore, mbesin të nevojshme masat për reduktimin e shpenzimeve
34
me qëllim të rritjes së aftësisë konkurruese të kompanive kosovare. Sidoqoftë,
zvogëlimi i taksave për import, duke pasur parasysh se kjo ndikon në sigurimin e
makinerisë dhe lëndës së parë, do të ndikojë në zvogëlimin e shpenzimeve për
prodhuesit kosovarë të cilët prodhimin e tyre e mbështesin në inputet e
importuara.
Konkurrenca përmes cilësisë nënkupton transformimin e procesit prodhues në
aktivitete prodhimi me vlerë të lartë të shtuar, përmirësim të aftësive, përdorim të
informacionit dhe teknologjive të komunikimit, të cilat mund të përforcohen edhe
me programe për mbështetjen e NVM-ve, promovimin e IJD, shoqatave të
bizneseve dhe formave të tjera të organizimit.
Dizajnimi i programeve trajnuese për punëtorët, që do të ndikonte në rritjen e
produktivitetit të punës.
Krijimi i fondeve qeveritare për të mbështetur promocionin e produkteve
Kosovare nëpërmjet kampanjave të promocionit në botën e jashtme, sponsorizimit
të pjesëmarrjes në panaire dhe prezantime jashtë;
Sponsorimin e sigurimit të certifikatave të cilësisë dhe standardeve të cilësisë;
4.2.3 Nxitja e aktivitetit investues ne industri duke absorbuar rreth 35-40% të
investimeve private
Përmirësimin e kushteve kredituese:
o Qeveria dhe Banka Qëndrore duhet të marrin masa për rritjen e
konkurrencës në tregun e kredisë,
o Në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare financiare, donatorët dhe
bankat, për eksportuesit dhe sektorët prodhues duke siguruar vija specifike
kreditore;
Zhvillimin e aftësisë konkurruese të prodhuesve vendorë
Mbështetja e inovacioneve dhe “start ups”
Bashkërenditja e mbështetjeve për liderët e inovacioneve dhe aktorët e sektorëve
të rinj
Të bëhen përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e investimeve të përbashkëta
me partnerët e jashtëm afarist. Kjo në një mënyrë do të rritë cilësinë dhe do të
rritë pjesëmarrjen e sektorit të industrisë në tregun e jashtëm.
Heqja e pagesës së TVSH në kufi për pajisjet dhe kreditimi afatgjatë 1-3 vite
varësisht nga vlera e pajisjeve të importuara dhe heqja e tarifës doganore për
investime ne pajisje të sektorit industrial
4.2.4. Ngritja e kapaciteteve institucionale për të disenjuar dhe zbatuar një
program integral të politikave dhe masave për konsolidimin dhe rritjen e
sektorëve prodhues dhe eksportit
35
Në bashkëpunim me donatorët dhe shoqatat afariste, MTI do të bëjë mbështetjen e
NVM-ve përmes aktiviteteve promovuese, pjesëmarrjes në panairet
ndërkombëtare dhe trajnimet e eksportuesve,
Krijimi i bazës së të dhënave, web faqeve dhe sistemit informativ të eksportit dhe
sistemeve informative për eksportin,
Zhvillimi sistematik i programeve trajnuese për eksportuesit,
Rekomandohet që MTI të vendosë bashkëpunimin me organizatat rajonale dhe
ndërkombëtare, të orientuara në promovimin e eksportit (siç janë Qendra
Ndërkombëtare e Tregtisë – Gjenevë, Organizata Botërore e Tregtisë, dhe
UNCTAD)
Ngritja e kapaciteteve të laboratorëve për testim të cilësisë dhe standardizim
Konsultat e formalizuara për të tejkaluar pengesat në mjedisin biznesor
Vendosja e laboratorëve testuese dhe certifikuese sipas standardeve
ndërkombëtare për të ngritur fuqinë konkurruese të ndërmarrjeve në sektor, në
veçanti në tregjet e jashtme.
Sektori i industrisë të organizohet dhe bëjë përpjekje maksimale për të vendosur
disa standarde të cilësisë për produktet të cilat i prodhon edhe për tregun e
brendshëm e edhe për tregun e jashtëm
Anëtarësimi i Agjensionit të Standardizimit në mekanizmat ndërkombëtarë, në
mënyrë që certifikatat e lëshuara ne Kosovë të njihen ndërkombëtarisht.
36
SHTOJCAT
Shtojca 1
SEKTORI I USHQIMIT
Kosova është një importues i madh i produkteve ushqimore. Afërsisht 70% e nevojave të
konsumatorëve mbulohen nga importi. Pavarësisht kësaj situate, sektori i përpunimit të
ushqimit ka potencial jo vetëm të zëvendësojë, në një masë, importet mirëpo edhe të ketë
kapacitete eksportuese për disa nën-sektorë. Në mënyrë të veçantë, disa produkte me
markë tregtare të zhvilluar (brand) mund të destinohen në tregjet e huaja, sidomos nëse
realizohen programe për produkte të shëndetshme në pikëpamje ekologjik. Në vazhdim,
ky kapitull trajton çështjet që lidhen me sektorin e përpunimit të ushqimit në Kosovë.
Për sa i përket përpunimit të pemëve dhe perimeve, Kosova ka një traditë të gjatë.
Fillimisht përpunimi i perimeve është pjesë integrale edhe e zinxhirit ushqimorë të
familjeve. Të dhënat lidhur me përpunimin e perimeve në nivel amvisërie nuk janë në
dispozicion, megjithatë konsiderohet se një nivel mjaftë i lartë i perimeve përpunohet nga
vetë njerëzit për konsum privat. Në anën tjetër niveli i perimeve të përpunuara nga
ndërmarrjet përpunuese arrin në 1.5 kg për person në vit me një kërkesë të përgjithshme
prej afër 31,500 ton në vit. Duke pasur parasysh njohuritë lokale në përpunimin e
perimeve (know-how tradicional), prodhuesit vendorë kanë arritur t‟i plasojnë mallrat e
tyre edhe në tregjet e jashtme. Ky sektor tradicionalisht është dominuar nga ndërmarrjet
shoqërore të cilat aktualisht punojnë me kapacitete të zvogëluara ndërsa në anën tjetër,
prodhuesit vendor janë kryesisht ndërmarrje te vogla dhe si të tilla ato nuk arrijnë të
mbulojnë pjesë të mëdha të tregut. Sipas vlerësimeve, prodhuesit vendor mbulojnë vetëm
30% të kërkesës së tregut dhe pjesa e mbetur importohet. Ndërsa sa i përket pemëve të
përpunuara, konsumi vjetor në Kosovë vlerësohet të jetë rreth 6 kg për person e cila jep
një shifër prej 15,000 ton si kërkesë e përgjithshme për pemë të përpunuara në vit. Para
luftës kapacitetet përpunuese të Kosovës në këtë nen-sektor ishin mbi 30,000 ton gjë që
pasqyron potencialin e saj eksportues asokohe. Aktualisht, niveli i kapaciteteve për
përpunimin e pemëve është shumë i vogël dhe më shumë se 90% e kërkesës vendore
plotësohet nga importi. Për më tepër një fushë tjetër e pambuluar nga prodhuesit vendor
është prodhimi i koncentratit për pije ku gati 100% e kërkesës mbulohet nga importi.
Një situatë e ngjashme na paraqitet edhe në nën-sektorin e përpunimit të produkteve të
mishit. Kosova ka 12 kompani që merren me përpunimin e mishit që së bashku kanë një
kapacitet ditor prej 90 ton dhe mbulojnë afërsisht 20% të kërkesës së tregut. Këto
ndërmarrje përpunojnë 2,900 të mishit të prodhuar në vend që është vetëm 15 për qind e
prodhimit të përgjithshëm vjetor. Në mungesë të mishit që prodhohet në vend,
përpunuesit importojnë 85% të lëndës së parë për të plotësuar kërkesat e tyre. Ata
gjithashtu importojnë thuajse të gjithë materialin për paketimin e këtyre produkteve. Për
më tepër, shfrytëzimi i kapaciteteve të këtyre ndërmarrjeve është shumë i ulët.
Nën-sektori i prodhimeve të qumështit dominohet nga importi si pasojë e joefiqiencës së
ndërmarrjeve të vogla prodhuese në vend. Në Kosovë ekzistojnë 26 njësi përpunuese të
37
produkteve të qumështit. Megjithatë mbi 70% e kërkesës vendore plotësohet nga importi
që arrin vlerën e 25-30 milion Euro në vit. Megjithatë duhet theksuar se ky nën-sektor ka
arritur të zëvendësoj një sasi të konsiderueshme të importeve që nga përfundimi i luftës.
Kohëve të fundit me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar janë bërë përpjekje për të
zbatuar aplikimin e standardeve tek prodhuesit vendor. Një rëndësi e veçantë i kushtohet
procesit të akreditimit dhe licencimit të këtyre prodhuesve në mënyrë që të plotësojnë
standarde strikte që kërkohen për të eksportuar në tregjet e jashtme. Në këtë kuadër janë
bërë përpjekje edhe për krijimin e kllasterëve (Clusters)13
. Ndikimi pozitiv i kllasterëve
në konkurrueshmërinë e firmave sqarohet nga Schmitz (1995) përmes konceptit të
„efiqiencës kolektive‟ e cila definohet si përparësi konkurruese e nxjerrë nga „ekonomitë
e jashtme‟14
dhe veprimeve të përbashkëta. Ndikimi i ekonomisë së jashtme ka rëndësi në
arsyetimin e konkurrueshmërisë së kllasterëve industrial, por aty ndikojnë edhe faktorë që
lindin nga veprime, qëllimisht, të përbashkëta. Këto veprime mund të jenë brenda hallkës
vertikale apo horizontale të prodhimit.
Megjithatë, duhet thënë se niveli i bashkëpunimit të ndërmarrjeve që operojnë nëpër
kllaster në Kosovë është i vogël dhe kryesisht mbetet në nivel bashkëpunimi për të
avokuar problemet e tyre në instanca më të larta. Mbetet ende të punohet në promovimin
e bashkëpunimeve në nivele teknologjike apo në shkëmbim të eksperiencës dhe
ekspertizës.
Profili i ndërmarrjeve në sektorin e industrisë së ushqimit
Ne kemi identifikuar dhe anketuar 383 ndërmarrje prodhuese në sektorin e ushqimit. Ato
janë të shtrira në të gjitha rajonet e Kosovës, ku prijnë rajonet e Prishtinës, Gjilanit dhe
Prizrenit, pasuar nga rajonet tjera të Kosovës (Tabela 1). Shumica e ndërmarrjeve në
sektorin e ushqimit janë ndërmarrje të mesme apo të vogla me më pak se 250 punëtorë
(84.1%) ndërsa pjesa e mbetur janë ndërmarrje të mëdha (Figura 1). Më shumë se gjysma
e ndërmarrjeve në këtë sektor (53%) janë themeluar gjatë periudhës 2001-2009 ndërsa
pjesa tjetër është themeluar para vitit 2000. Vlen të theksohet se mbi 16% e ndërmarrjeve
në këtë sektor janë themeluar para vitit 1989 ku bëhet fjalë për ndërmarrje shoqërore të
cilat vazhdojnë të operojnë si ndërmarrje të privatizuara apo të komercializuara dhe
përfaqësojnë ndërmarrje të rëndësishme të këtij sektori mirëpo të cilat punojnë në
kapacitete më të vogla (Figura 2).
13
Kllasterët janë një grup firmash që operojnë në sektorë të njëjtë apo të ndërvarur industrial në një
hapësirë të caktuar. Kllasteringu (Clustering) mund të konsiderohet si një faktorë lehtësues për operimin e
ndërmarrjeve për arsye të disa zhvillimeve (të cilat mund të mos ndodhin): ndarja dhe specializimi i
punëve; paraqitja e një rrjeti të gjerë furnizuesish; paraqitja e agjentëve që shesin produktet në tregjet e
jashtme; paraqitja e organizatave që ofrojnë shërbime të specializuara për prodhuesit; shfrytëzimi i
punëtorëve të specializuar; si dhe formimi i asociacioneve të bizneseve.
14 Koncepti i „ekonomisë së jashtme‟ është nxjerrë nga Alfred Marshal dhe definohet si përfitim në uljen e
kostove që rrjedhin nga vendndodhja e firmës afër faktorëve të prodhimit (që janë të jashtë firmës) siç është
fuqia punëtore e shkathtë në dispozicion, trajnimet dhe të ngjashme.
38
Tabela 1. Shtrirja e ndërmarrjeve sipas rajoneve
Rajoni Numri i ndërmarrjeve
Prishtina 90
Prizreni 81
Gjilani 81
Peja 60
Gjakova 50
Mitrovica 21
Total 383
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Figura 1. Ndarja e ndërmarrjeve sipas numrit të punëtorëve
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Figura 2. Periudha e themelimit të ndërmarrjeve
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Sipas të dhënave, në këtë sektor janë të punësuar mbi 23 mijë punëtorë dhe paga mesatare
është 306 Euro. Afërsisht 10% e punëtorëve janë të pakualifikuar ndërsa mbi 70% e
punëtorëve janë me shkollim të mesëm. Mbi 18% e punëtorëve kanë shkollim të lartë apo
fakultetin dhe pjesa e mbetur (rreth 1.4%) janë magjistra apo doktor shkencash. Mbi 86%
39
e punëtorëve janë të gjinisë mashkullore. Vlera e kapitalit fiks (mjeteve themelore) të
këtyre ndërmarrjeve është mbi 740 milion Euro, prej të cilave shumica dërmuese janë
objekte, makina dhe pajisje (shiko Figurën 3).
Shumica (saktësisht 77.8%) e ndërmarrjeve prodhuese nuk e përdorin BAR kodin për
produktet e veta. E njëjta gjë vlen edhe për certifikimin me standard ndërkombëtare të
cilësisë (ISO) ku vetëm 20% e ndërmarrjeve prodhuese në këtë sektor posedojnë
certifikatë të tillë ndërsa mbi 76% të ndërmarrjeve raportojnë se nuk posedojnë një
certifikatë të tillë. Mbi 62% e ndërmarrjeve në këtë sektor raportojnë se nuk janë të
anëtarësuara në ndonjë asociacion biznesor apo sindikatë ndërsa tjerat aderojnë në një
nga format e organizimit të bizneseve.
Figura 3. Përbërja e kapitalit fiks
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Indikatorët e performancës
Në vazhdim trajtojmë disa indikatorë të perfomancës së ndërmarrjeve prodhuese në
sektorin e ushqimit. Në mënyrë specifike kemi trajtuar qarkullimin apo shitjen, eksportin
dhe importin, investimet dhe shfrytëzimin e kapaciteteve.
Qarkullimi
Ndërmarrjet në sektorin e përpunimit të ushqimit vlerësojnë se niveli i shitjeve të tyre
gjatë këtij viti do të jetë mbi 105 milion Euro gjë që krahasuar me një vit më parë ka
shënuar rënje për afro 18% kur shuma totale e qarkullimit të këtyre ndërmarrjeve ishte
mbi 127 milion Euro. Përderisa nga viti 2007 në vitin 2008 është raportuar të ketë pasur
një rritje të qarkullimit për afro 7% (Figura 4). Ndërmarrjet prodhuese në sektorin e
përpunimit të ushqimit kanë raportuar të kenë një normë margjinale të fitimit prej 19.3
për qind që është më e lartë se mesatarja e gjithë sektorëve industrial në Kosovë.
40
Figura 4. Qarkullimi / shitja e ndërmarrjeve
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Eksporti dhe Importi
Shumica e ndërmarrjeve prodhuese të këtij sektori (saktësisht 86.7%) raportojnë se nuk
kanë pasur aktivitet eksportues gjatë tre viteve të fundit përderisa pjesa e mbetur ka
realizuar eksport gjatë së njëjtës periudhë. Megjithatë, nga numri i përgjithshëm i
ndërmarrjeve që kanë eksportuar në tre vitet e fundit, vetëm rreth gjysma e tyre
aktivitetin eksportues e kanë të rregullt, ndërsa të tjerat eksportojnë kohë pas kohe apo
eksportojnë ndonjë kontingjent, kur të ofrohet mundësia. Është me rëndësi të theksohet se
pjesëmarrja e eksportit në shitjet/qarkullimin total të ndërmarrjeve në sektorin ushqimor
që realizojnë aktivitet eksportues, në mesatare, është 28.5% e që është më e lartë se
mesatarja e industrisë në përgjithësi (25.4%). Niveli i eksporteve të këtyre ndërmarrjeve
në vitin 2007 ka qenë mbi 7.5 milion Euro i cili është rritur në afro 16 milion Euro në
vitin 2008, përderisa ka shënuar rënie në vitin 2009 me mbi 35% kur niveli i eksporteve
vlerësohet se do të jetë pak mbi 10 milion Euro (Figura 5).
Figura 5. Niveli i eksporteve
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Nga numri i gjithëmbarshëm i ndërmarrjeve të anketuara në këtë sektor, 42.3% e tyre
kanë pasur import te inputeve dhe pajisjeve për prodhim në tri vitet e fundit. Niveli i
importeve të ndërmarrjeve të këtij sektori në vitin 2007 sillej mbi 50 milion Euro ndërsa
në vitin 2008 rreth 55 milion Euro apo për 10% më i lartë. Në anën tjetër, niveli i importit
në vitin 2009 vlerësohet të ketë rënie dhe sipas ndërmarrësve gjatë këtij viti niveli i
importeve do të sillet rreth 25 milion Euro apo 55% më i vogël se gjatë vitit të kaluar
(Figura 6). Prej këtij niveli të importeve, shumica janë lëndë e parë ndërsa në masë më të
41
vogël paraqiten pajisjet (Tabela 2). Ndërmarrjet në këtë sektor raportojnë se shumicën e
lëndës së parë e blejnë në Kosovë (mbi 74.2%) përderisa pjesa tjetër blihet nga importi,
qoftë ai direkt (15.7%) apo indirekt përmes ndonjë distributor (10.1%).
Figura 6. Niveli i importeve
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Tabela 2. Niveli i importeve për lëndë të parë dhe pajisje gjatë tre viteve të fundit
Destinimi Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009
Lëndë e parë 26,078,280 33,955,560 17,321,480
Pajisje 24,225,133 21,436,283 7,447,533
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Investimet
Shumica e ndërmarrjeve prodhuese në këtë sektor (saktësisht 75.5%) kanë realizuar
investime në tre vitet e fundit përderisa pjesa e mbetur nuk ka realizuar investime gjatë së
njëjtës periudhë. Përderisa në vitin 2007 niveli i investimeve arrinte vlerën mbi 43 milion
Euro, kjo vlerë ka shënuar rënie për afro 38% në vitin 2008 kur niveli i investimeve
arrinte në afro 27 milion Euro. Niveli i investimeve të këtyre ndërmarrjeve ka vazhduar të
shënoj rënie edhe gjatë vitit 2009 dhe sipas vlerësimeve të ndërmarrësve këto investime
në fund të vitit do të arrijnë vlerën prej mbi 21 milion Euro që është për 20% më e vogël
se vitin e shkuar (Figura 7).
Figura 7. Niveli i investimeve në tre vitet e fundit
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
42
Shumica prej atyre që kanë realizuar investime (75.8%), këto investime i kanë realizuar
me mjete vetanake përderisa 20.7% e ndërmarrjeve i kanë realizuar investimet me kredi
bankare marrë nga bankat që operojnë në Kosovë. Burimet tjera të financimit
përfaqësohen në pjesëmarrje shumë më të vogël ku kreditë nga bankat që operojnë jashtë
Kosovës përbëjnë 0.5%, mjetet pa kthim nga donatorët e jashtëm ose OJQ-të 0.9%, huatë
nga familja dhe miqtë 0.7%. Investimet e jashtme direkte përfaqësohen shumë pak si
burime të financimit dhe investimeve me 1.4%, prej të cilëve 1.1 janë pjesëtarë të
diasporës kosovare përderisa 0.3% janë të tjerë.
Siç shihet në figurën 8, shumica e investimeve të këtyre ndërmarrjeve janë shfrytëzuar
për të ndërtuar ndërtesa te reja apo për të blerë makineri dhe pajisje (93.7%), përderisa
pjesa tjetër është investuar në hulumtim dhe konsulencë, trajnime, marketing dhe
promocion gjë që pasqyron një nivel të ulët investimesh në këto drejtime të rëndësishme
për përforcimin e pozitës konkurruese të ndërmarrjeve.
Figura 8. Destinimi i investimeve
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Shumica (81%) e ndërmarrjeve që kanë marrë kredi bankare raportojnë se kushtet janë
shumë të pafavorshme ose të pafavorshme (Figura 9). Në këtë kuadër shumica (74.2%) e
ndërmarrjeve raportojnë se norma vjetore e interesit të paguar ka qenë prej 10-15%
ndërsa afër 14% e ndërmarrjeve raportojnë të kenë paguar norma edhe më të lartë të
interesit. Vetëm rreth 11% e ndërmarrjeve kanë marrë kredi me norma vjetore të interesit
më të ulët se 11%. Këto të dhëna flasin për kushte mjaftë të vështira financimi gjë e cila
pasqyrohet edhe në barrierat që hasin këto ndërmarrje në afarizmin e tyre, siç trajtohet më
tutje.
Figura 9. Kushtet e financimit
43
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Shfrytëzimi i kapaciteteve dhe Tregu i punës
Ndërmarrjet në këtë sektor raportojnë se niveli aktual i prodhimit në ndërmarrjet e tyre në
krahasim me kapacitetin mbetet të jetë rreth 56% me një përmirësim nga viti 2007 në
vitin 2008 pasuar nga një rënie në vitin aktual (Figura 10).
Figura 10. Niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Sa i përket tregut të punës, mbi 70% e ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e përpunimin
të ushqimit konsiderojnë se tregu i punës plotësisht plotëson nevojat e tyre për punëtorë
në aspektin e kualifikimeve dhe shkathtësive praktike përderisa 23% konsiderojnë se
nevojat plotësohen vetëm pjesërisht. Pjesa e mbetur konsideron se tregu i punës nuk i
plotëson nevojat e tyre për punëtorë apo refuzon të përgjigjet. Shumica e atyre që
konsiderojnë se tregu plotëson nevojat pjesërisht apo kryesisht jo konsiderojnë se shkak
është mungesa e njohurive praktike. Kjo përqindje e lartë e atyre që konsiderojnë se tregu
i punës plotëson plotësisht apo pjesërisht kërkesat e tyre mund të arsyetohet me faktin se
këto ndërmarrje prodhojnë produkte me vlerë të ulët të shtuar ku nuk kërkohen trajnime
dhe shkathtësi specifike.
44
Konkurrenca
Shumica e ndërmarrjeve në këtë sektor raportojnë se në tregun ku operojnë ka shtatë e më
shumë konkurrentë. Intenziteti i konkurrencës vendore vlerësohet të jetë më i madhë se ai
nga importi (66.8 me 45 respektivisht). Sa i përket konkurrencës nga importi, mbi 40% e
ndërmarrjeve konsiderojnë se ndikimi i kësaj konkurrence në produktet që ata ofrojnë
është i lartë apo mesatar përderisa 35% e ndërmarrjeve konsiderojnë se konkurrenca nga
importi ka pak ndikim apo nuk ka ndikim fare. Pjesa tjertër raporton se mallërat të cilat
ata i prodhojnë nuk importohen nga vendet tjera.
Rreth 57% e ndërmarrjeve raportojnë të kenë nivel teknologjik të njëjtë në raport me
konkurrencën ndërsa rreth 30% raportojnë të kenë nivelin teknologjik më të avancuar në
raport me konkurrencë. Pjesa e mbetur ka nivel më pak të avancuar se konkurrenca. Është
e rëndësishme të cekët se shumica e ndërmarrjeve raportojnë se zotërojnë pjesë të vogla
të tregut. Kjo lë të kuptohet se tregu i prodhimeve ushqimore i përngjanë tregut me
konkurrencë të plotë ku numri i ndërmarrjeve është i lartë dhe se nuk ka barriera të hyrjes
në treg.
Për sa i përket nivelit të elasticitetit të kërkesës së lidhur me çmimin e produkteve,
shumica e ndërmarrjeve konsiderojnë se konsumatorët do të reagonin ndjeshëm në rast të
ngritjes së çmimeve të produkteve të tyre për 10% dhe atë, mbi 52% e ndërmarrjeve
konsiderojnë se në një situatë të tillë konsumatorët do të blinin produktet apo shërbimet e
tyre në sasi pak ose shumë më të vogla. Mbi 36% e ndërmarrjeve konsiderojnë se në rast
të një ngritje të tillë çmimesh, konsumatorët do të orientoheshin të blinin produktet
zëvendësuese nga konkurrenca që do të thotë se përballen me një elasticitet më ta madh
të kërkesës për produktet e tyre dhe se kërkesa që ata hasin në treg është më e sheshtë.
Një situatë e tillë sinjalizon mungesën e fuqisë tregtare të ndërmarrjeve dhe si të tilla ato
në masë të madhe janë çmim-pranuese që i përafrohet tregut me tipare të konkurrencës së
plotë. Ndërsa 8.4% e ndërmarrjeve në këtë sektor raportojnë se në rast të ngritjes së
çmimeve të produkteve apo shërbimeve të tyre për 10%, konsumatorët do të vazhdonin
t‟i blinin produktet apo shërbimet e tyre në sasi të njëjtë. Me fjalë tjera, këto ndërmarrje
kanë një pozitë më të mirë në treg dhe ushtrojnë ndikim mbi çmimin. Si të tilla ato mund
të gjenerojnë fitime më të madha.
Në anën tjetër sa i përket elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin e mallrave të
furnitorit, rreth 40% e ndërmarrjeve raportojnë se në rast të ngritjes së çmimeve të
produkteve të tyre për 10% ato do të vazhdonin të blinin produktet e këtyre ndërmarrjeve
mirëpo në sasi më të vogla. Rreth 8% e ndërmarrjeve raportojnë se do të vazhdonin të
blinin produktet e këtyre furnitorëve edhe pas një ngritje të tillë çmimesh ndërsa rreth
50% e ndërmarrjeve raportojnë se do të orientoheshin në blerjen e këtyre produkteve nga
furnitorë tjerë. Thënë thjeshtë, elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin e produkteve të
furnitorëve është më i lartë dhe fuqia e tyre tregtare është edhe më e vogël.
Për sa i përket pagesës së mallrave, ndërmarrjet raportojnë se 77.4% e mallrave janë
paguar në momentin e marrjes nga ana e klientëve, përderisa mbi 16% është shitur me
kredi dhe rreth 6% është paguar para se të merrej produkti nga konsumatorët. Ndërsa për
45
sa i përket inputeve, ndërmarrjet raportojnë se shumica e inputeve është marrë në
momentin e marrjes së produktit (83.1%). Rreth 7.1% është paguar para se të merret
lënda e parë dhe rreth 10% është paguar me kredi. Megjithatë, këto të dhënë duhet të
raportohen me kujdes pasi që një pjesë e madhe e ndërmarrjeve kanë raportuar se kanë
importuar lëndën e parë dhe në rast të tillë marrja e produktit nuk nënkupton sjelljen e
mallit në Kosovë (franko Kosovë), mirëpo ngarkimin e tij në mjete transportuese. Pra,
për të saktësuar, ne duhet pasur parasysh se në masë të madhe ndërmarrjet parapaguajnë
inputet dhe kur kësaj i shtohet shitja me kredi, vëmë në pah një boshllëk kohor gjatë së
cilit ndërmarrjet vazhdojnë t‟i servisojnë borxhet neper banka që edhe ashtu janë të
pafavorshme.
Pengesat në afarizëm
Për sa i përket barrierave që këto ndërmarrje hasin në afarizmin e tyre, ato raportojnë se
barrierat kryesore vijnë nga rrethina dhe se pengesat e brendshme (si mungesa e
njohurve, shkathtësive menaxheriale, kapacitetet e pamjaftueshme) janë pengesa më të
vogla. Në listën e barrierave prijnë energjia elektrike me intensitetin më të lartë prej
82.415
, pasuar nga konkurrenca jo-lojale dhe korrupsioni me 75.7 dhe 71.1 respektivisht.
Konkurrenca në treg gjithashtu paraqitet si barrierë në afarizmin e ndërmarrjeve në këtë
sektor krahas shërbimeve publike, ekonomisë jo formale dhe evazionit fiskal. Duhet
shtuar se barrierat formale, siç është fjala për lartësinë e taksave, janë pozicionuar në mes
të listës gjë që mund të jetë rezultat i ndryshimeve pozitive në politikën fiskale gjatë këtij
viti (Figura 11).
Figura 11. Pengesat në afarizëm
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
15
Intensiteti më i lartë është 100 (barrierë shumë e madhe).
46
SWOT analiza
Përparësitë:
- Normë margjinale të fitimit më të lartë se mesatarja e industrisë
- Fuqia e lirë punëtore
- Tradita e gjatë në përpunimin e ushqimeve
Dobësitë:
- Niveli teknologjik
- Mungesa e sistemit te sigurimit te cilësisë
- Madhësia e ndërmarrjeve dhe kapaciteti i ulët
- Mungesa e mjeteve financiare
Mundësitë:
- Zgjerimi i tregjeve
- Kërkesa vendore si rezultat i zëvendësimit të importeve
- Trajnimi i fuqisë punëtore dhe avancimi i teknologjisë
Rreziqet:
- Infrastruktura primare (rryma, uji etj.)
- Konkurrenca nga vendi dhe importi
- Konkurrenca jolojale
- Kushtet e vështira të financimit
47
SHTOJCA 2
SEKTORI I MATERIALEVE NDËRTIMORE
Profili i Ndërmarrjeve në Sektorin e Industrisë së Materialeve Ndërtimore
Përveç një ndërmarrje që është publike dhe një që është në proces të privatizimit, të gjitha
ndërmarrjet tjera në këtë sektor janë ndërmarrje private. Sektori i përpunimit të
materialeve ndërtimore merret kryesisht me prodhimin e produkteve bazike, si për
ndërtim të ulët po ashtu edhe për ndërtim të lartë. Produktet më të shpeshta të prodhuara
në këtë sektor janë:
Llojet e ndryshme të asfaltit,
Llojet e ndryshme të rërës dhe tamponit,
Tulla dhe blloka të ndryshëm,
Beton dhe elemente të ndryshme të betonit.
Ne kemi identifikuar dhe anketuar 224 ndërmarrje prodhuese në sektorin e materialeve
ndërtimore. Ato janë të shtrira në të gjitha rajonet e Kosovës, mirëpo vlen të përmendët
se në këtë sektor prijnë rajoni i Prizrenit dhe Gjilanit, pastaj ai i Prishtinës, pasuar nga
rajonet tjera të Kosovës (Tabela 1).
Tabela 1. Shtrirja e ndërmarrjeve sipas rajoneve
Rajoni Numri i ndërmarrjeve
Ndërmarrjet sipas %
Prishtina 35 16
Prizreni 90 40
Gjilani 37 17
Peja 21 9
Gjakova 16 7
Mitrovica 25 11
Total 224 100
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Shumica e ndërmarrjeve në këtë sektor janë ndërmarrje të mesme apo të vogla, me më
pak se 250 punëtorë (98%) ndërsa pjesa e mbetur janë ndërmarrje të mëdha (Figura 1).
48
Figura 1. Numri i ndërmarrjeve sipas numrit të punëtorëve nëpër vite
0.0
5.0
10.0
15.0
20.0
25.0
30.0
35.0
40.0
1-5 Punëtorë 6-10 Punëtorë 11-50 Punëtorë 51-251 Punëtorë mbi 251 Punëtorë Blank
2007% 2008% 2009%
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Nga figura 1, mund të konkludohet se shumica e ndërmarrjeve të këtij sektori janë
kryesisht ndërmarrje të vogla, mirëpo vlen të përmendet se në vitin 2008 mbi 12% të
ndërmarrjeve ishin të mesme (51-250 punëtorë) dhe më pak se 1% janë ndërmarrje të
mëdha (mbi 250 punëtorë).
Gjysma e ndërmarrjeve në këtë sektor (51%) janë themeluar gjatë periudhës 2001-2009
ndërsa pjesa tjetër është themeluar para vitit 2000. Vlen të theksohet se rreth 10% e
ndërmarrjeve në këtë sektor janë themeluar para vitit 1989, ku bëhet fjalë për ndërmarrje
shoqërore të cilat vazhdojnë të operojnë si ndërmarrje të privatizuara apo të
komercializuara dhe përfaqësojnë ndërmarrje të rëndësishme të këtij sektori mirëpo të
cilat punojnë në kapacitete më të vogla se ato potencialet (Figura 2).
Figura 2. Periudha e themelimit të ndërmarrjeve
0%
5%
10%
15%
20%
25%
30%
35%
40%
45%
Para 1989 1990-2000 2001-2005 2006-2009
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
49
Sipas të dhënave të anketës, deri në fund të vitit 2008, numri i përgjithshëm i të
punësuarve në sektorin e materialeve ndërtimore ishte rreth 5800 punëtorë të rregullt, dhe
rreth 2000 punëtorë sezonal (fig 3). Sipas figurës 3 më poshtë, ekziston një tendencë e
rritjes së numrit të punëtorëve prej viti në vit në këtë sektor dhe një trend i tillë është
inkurajues.
Figura 3. Numri total i punëtorëve nëpër vite.
-
1,000
2,000
3,000
4,000
5,000
6,000
7,000
Viti I Themelimit 2007 2008 2009
Rregullt Sezonal
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Nga figura 3 më lartë shihet se deri në vitin 2008 rritja e numrit të punëtorëve ka qenë më
një ritëm të shpejtuar, ndërsa në vitin 2009, edhe pse nuk ka pasur rënie të numrit të të
punësuarve, ritmi i punësimit të punëtorëve të rinj është ngadalësuar.
Tabela 2. Struktura kualifikuese e punëtorëve në sektorin e materialeve ndërtimore
Kualifikimi Numri i punëtorëve me këtë titull
Meshkuj Femra Të ardhurat personale
mujore për këtë kategori në €
Mesatare
Doktor shkence 58 58 0 44,156 761.3
Magjistra 100 99 1 60,448 604.5
Me fakultet 603 554 49 350,116 580.6
Me shkollë të lartë 388 384 4 144,055 371.3
Shkollë te mesme – Gjimnaz
2158 2127 31 676,910 313.7
Shkollë të mesme profesionale
1148 1145 3 409,485 356.7
Të pa kualifikuar 590 559 31 192,010 325.4
Gjithsej punëtorë 5045 4926 119 1,877,180 372.1
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
50
Sipas të dhënave, në këtë sektor paga mesatare është rreth 370 Euro. Rreth 3% e
punëtorve kanë titull doktor dhe magjistër të shkencave, ndërsa mbi 12% të punëtorëve
kanë fakultet, dhe pëafërsisht rreth 66% e punëtorëve janë me shkollim të mesëm. Rreth
8% e punëtorve janë me shkollim të lartë, si dhe 12% punëtorëve janë të pakualifikuar.
Mbi 97% e punëtorëve janë të gjinisë mashkullore. Gjithashtu, të ardhurat mesatare
mujore të të punësuarve në këtë sektor sillen prej €325 për punëtorë të pa-kualifikuar,
deri në mbi €600 për punëtorë me kualifikim të nivelit të magjistrit dhe mbi €760 doktorit
të shkencave. Vlera e kapitalit fiks (mjeteve themelore) të këtyre ndërmarrjeve është mbi
365.6 milion Euro, prej të cilave shumica dërmuese janë në objekte, makina dhe pajisje
(shiko Figurën 4).
Figura 4. Përbërja e kapitalit fiks
-
20,000,000
40,000,000
60,000,000
80,000,000
100,000,000
120,000,000
140,000,000
160,000,000
Objekte Makina dhe Pajisje Mjete Transporti Toka Diçka Tjetër
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Shumica (mbi 93%) e ndërmarrjeve prodhuese nuk e përdorin BAR kodin për produktet e
veta. E njëjta gjë vlen edhe për certifikimin me standardet ndërkombëtare të cilësisë
(ISO) ku vetëm 26% e ndërmarrjeve prodhuese në këtë sektor posedojnë certifikatë të
tillë, ndërsa mbi 73% të ndërmarrjeve raportojnë se nuk posedojnë një certifikatë të tillë,
dhe vetëm rreth 42% e ndërmarrjeve në këtë sektor raportojnë se janë të anëtarësuara në
ndonjë asociacion biznesor apo sindikatë.
Qarkullimi Vjetor
Si indikatorë të perfomancës së ndërmarrjeve prodhuese në sektorin e materialeve
ndërtimore, në mënyrë specifike kemi trajtuar qarkullimin total apo shitjet e realizuara në
sektorin e materialeve ndërtimore, eksportin dhe importin e realizuar në këtë sektor,
investimet dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të tyre. Rezultatet e anketës tregojnë se niveli
i shitjeve të ndërmarrjeve në sektorin e materialeve ndërtimore do ishte rreth 162.1 milion
Euro, gjë që krahasuar me vitin 2007 ka shënuar rritje për rreth 47.2%.
Në këtë rritje të qarkullimit të këtij sektori mund të ketë ndikuar edhe rritja e
shpenzimeve kapitale në infrastrukturën rrugore gjatë vitit 2008 (figura 5). Përderisa nga
viti 2007 në vitin 2008 është raportuar të ketë pasur një rritje të qarkullimit për rreth 47%
(Figura 5), ndërmarrjet prodhuese në sektorin e materialeve ndërtimore kanë raportuar të
51
kenë një normë të fitimit prej rreth 12% që është më e vogël se mesatarja e gjithë
industrisë në Kosovë. Kjo sugjeron se në këtë sektor konkurrenca është jashtëzakonisht e
fortë, dhe kompanitë janë në gjendje që të krijojnë pozicione ekstreme vetëm për të qenë
pjesë e konkurrencës.
Figura 5. Qarkullimi / shitja e ndërmarrjeve
-
100,000,000
200,000,000
300,000,000
400,000,000
500,000,000
600,000,000
700,000,000
2007 2008 2009 (vlersim)
QARKULLIMI TOTAL I INDUSTRIS QARKULLIMI I SEKTORIT TE MATERIALEVE NDERTIMORE
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Figura 6. Pjesëmarrja e Qarkullimit te sektorit te materialeve ndërtimore në totalin e
Industrisë
Pjesmarrja e Qarkullimit të Sektorit te Materialeve Ndertimore në INDUSTRI (%)
-
5.00
10.00
15.00
20.00
25.00
30.00
35.00
2007 2008 2009 (vlersim)
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Gjithashtu, pjesëmarrja e qarkullimit të sektorit të materialeve ndërtimore në totalin e
industrisë është rritur prej viti në vit, duke shkuar nga 23.1% sa ishte në vitin 2007, në
28.2% në vitin 2008, e deri në mbi 34% në vitin 2009, që sugjeron se ky sektor
vazhdimisht është në rritje e sipër (figura 6). Ndërsa mesatarja e qarkullimit të këtij
52
sektori në vitin 2008 ishte rreth 702 mijë Euro, që është rreth 40% më e lartë se
qarkullimi mesatar i totalit të Industrisë.
Importi dhe Eksporti
Vetëm 12.2% të ndërmarrjeve të këtij sektori kanë deklaruar se kanë pasur aktivitete
eksportuese gjatë tri viteve të fundit, ndërsa shumica e ndërmarrjeve prodhuese të këtij
sektori (rreth 87.8%) raportojnë se nuk kanë realizuar aktivitete eksportuese së njëjtës
periudhë. Megjithatë, nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve që kanë eksportuar në tre
vitet e fundit, vetëm 2.3% e tyre janë deklaruar se aktivitetin eksportues e kanë të rregullt,
ndërsa rreth 10% janë deklaruar se eksportojnë kohë pas kohe apo eksportojnë ndonjë
kontingjent, kur të ofrohet mundësia, kurse mbi 87% nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje.
Gjithashtu duhet përmendur faktin se edhe pse një përqindje e vogël e kompanive të këtij
sektori kanë realizuar aktivitete eksportuese, në këtë sektor aktivitetet eksportuese janë
rritur prej viti në vit (figura 7). Niveli i eksporteve të këtyre ndërmarrjeve në vitin 2007
ka qenë rreth 3.35 milion Euro i cili është rritur për 83% në afro 6.2 milion Euro në vitin
2008, ndërsa në vitin 2009 është vlerësuar se do të shënojë rritje prej rreth 43% në afro
8.8 milion Euro krahasuar me periudhën paraprake (Figura 7).
Figura 7. Niveli i eksporteve për tri vitet e fundit
Eksporti I Materialeve Ndërtimore
-
1,000,000
2,000,000
3,000,000
4,000,000
5,000,000
6,000,000
7,000,000
8,000,000
9,000,000
10,000,000
2007 2008 2009 (vlersim)
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Është me rëndësi të theksohet se pjesëmarrja e eksportit në shitjet/qarkullimin total të
ndërmarrjeve në sektorin e materialeve ndërtimore që realizojnë aktivitete eksportuese,
në mesatare vitin 2007 ishte rreth 8%, ndërsa në vitin 2008 kjo ishte rreth 12%.
Gjithashtu ndërmarrjet kanë vlerësuar se në vitin 2009 kjo do të rritet në 15.1%, e që ende
është më e ultë se mesatarja e industrisë në përgjithësi (25.4%).
Gjithashtu është me rëndësi të theksohet se pjesëmarrja e eksportit të sektorit të
materialeve ndërtimore në eksportin total të industrisë në përgjithësi, në vitin 2007 ishte
53
rreth 13%, në vitin 2008 ishte vetëm 5.6%, ndërsa deri në fund të vitit 2009 vlerësohet se
do të jetë mbi 13%. Ndërsa mesatarja e ndërmarrjeve të sektorit të materialeve ndërtimore
që kanë realizuar aktivitete eksportuese në vitin 2008 ishte rreth 205,640 Euro për një
ndërmarrje, e që është prapë më e ulët sesa mesatarja e industrisë (593,573 euro për një
ndërmarrje).
Nga numri i gjithëmbarshëm i ndërmarrjeve të anketuara në këtë sektor, 52% e tyre kanë
pasur import te inputeve dhe pajisjeve për prodhim në tri vitet e fundit. Niveli i importeve
të ndërmarrjeve të këtij sektori në vitin 2007 sillej rreth 36 milion Euro ndërsa në vitin
2008 rreth 45 milion Euro apo për 25% më i lartë. Në anën tjetër, niveli i importit në vitin
2009 vlerësohet të ketë rënie dhe sipas ndërmarrësve gjatë këtij viti niveli i importeve do
të sillet rreth 41 milion Euro apo diku 9% më i vogël se gjatë vitit të kaluar (Figura 8).
Figura 8. Niveli i importeve për tri vitet e fundit
Importi total I Sektorit të Materialeve Ndërtimore
-
5,000,000
10,000,000
15,000,000
20,000,000
25,000,000
30,000,000
35,000,000
40,000,000
45,000,000
50,000,000
2007 2008 2009 (vlersim)
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Prej këtij niveli të importeve, diku rreth 62% e importeve në vitin 2008 kanë qenë për
lëndën e parë, ndërsa në masë më të vogël rreth 38% janë dedikuar për pajisje (Tabela 3).
Ndërmarrjet në këtë sektor raportojnë se rreth 69.4% e tyre, lëndën e parë e blejnë nga
importi direkt, 20.4% e tyre e blejnë përmes importit indirekt apo përmes ndonjë
distributori, ndërsa vetëm 10.2% e ndërmarrjeve janë deklaruar se lëndën e parë e blejnë
direkt nga Kosova. Gjithashtu vlen të theksohet se pjesëmarrja e eksportit të sektorit të
materialeve ndërtimore në importin total të këtij sektori në vitin 2008 ishte diku rreth
14%, e që ndërmarrjet kanë vlerësuar se gjatë vitit 2009 kjo do të rritet në afro 22%.
Tabela 3. Niveli i importeve për lëndë të parë dhe pajisje gjatë tre viteve të fundit
54
Destinimi Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009 (vlerësim)
Lëndë e parë 22,924,122 27,876,204 25,850,500
Pajisje 12,963,672 17,109,562 14,746,610
Lëndë e parë (%) 63.9 62.0 63.7
Pajisje (%) 36.1 38.0 36.3
Total 35,887,794 44,985,766 40,597,110
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Investimet
Shumica e ndërmarrjeve prodhuese në këtë sektor (saktësisht 87.5%) kanë realizuar
investime në tri vitet e fundit, përderisa pjesa e mbetur nuk ka realizuar investime gjatë së
njëjtës periudhë. Përderisa në vitin 2007 niveli i investimeve arrinte vlerën mbi 43 milion
Euro, kjo vlerë ka shënuar rënie për mbi 22% në vitin 2008 kur niveli i investimeve
arrinte në rreth 33.5 milion Euro. Niveli i investimeve të këtyre ndërmarrjeve ka
vazhduar të shënoj rënie edhe gjatë vitit 2009 dhe sipas vlerësimeve të ndërmarrësve këto
investime në fund të vitit do të arrijnë vlerën vetëm prej 29.4 milion Euro që është për
12% më e vogël se periudhën paraprake (Figura 9).
Figura 9. Niveli i investimeve në tre vitet e fundit
Niveli I Investimeve ne sektorin e Materialeve Ndertimore
-
5,000,000
10,000,000
15,000,000
20,000,000
25,000,000
30,000,000
35,000,000
40,000,000
45,000,000
50,000,000
2007 2008 2009 (vlersim)
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Edhe mesatarja e investimeve për kompani në këtë sektor ka shënuar rënie, dhe nëse
bëjmë krahasimin me mesataren e investimeve të industrisë në vitin 2008, del se është
dukshëm më e vogël se mesatarja e investimeve për krejt industrinë (255,912 Euro).
Gjithashtu duhet të theksohet se 73.7% e ndërmarrjeve, këto investime në vitin 2008 i
55
kanë realizuar me mjete vetanake, përderisa 24.3% e tyre investimet i kanë realizuar me
kredi bankare që i kanë marrë nga bankat që operojnë në Kosovë.
Siç shihet në figurën 10, shumica e investimeve të këtyre ndërmarrjeve janë shfrytëzuar
për të ndërtuar ndërtesa te reja apo për të blerë makineri dhe pajisje (97.2%), përderisa
pjesa tjetër është investuar në hulumtime dhe konsulencë, trajnime, marketing dhe
promocion gjë që pasqyron një nivel të ulët investimesh në këto drejtime të rëndësishme
për përforcimin e pozitës konkurruese të ndërmarrjeve.
Figura 10. Destinimi i investimeve
97.2
1.4 0.9 0.6
0.0
20.0
40.0
60.0
80.0
100.0
120.0
Ndërtesa te reja, makineri
dhe pajisje
Hulumtime dhe Konsulencë Trajnime Marketing dhe promocion
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Rreth 49% e ndërmarrjeve në sektorin e materialeve ndërtimore kanë marrë hua apo kredi
gjatë viti 2008. Shumica (82.7%) e ndërmarrjeve që kanë marrë kredi bankare raportojnë
se kushtet janë të pafavorshme ose shumë të pafavorshme, ndërsa vetëm 15.4% e
ndërmarrjeve raportojnë se kushtet kanë qenë të favorshme (Figura 11). Në këtë kuadër
shumica (78.9%) e ndërmarrjeve raportojnë se norma vjetore e interesit të paguar ka qenë
prej 10-15% ndërsa rreth 7% e ndërmarrjeve raportojnë të kenë paguar norma edhe më të
lartë të interesit. Vetëm rreth 10% e ndërmarrjeve kanë marrë kredi me norma vjetore të
interesit më të ulët se 10%. Këto të dhëna flasin për kushte mjaftë të vështira financimi
gjë e cila pasqyrohet edhe në barrierat që hasin këto ndërmarrje në afarizmin e tyre, siç
trajtohet më tutje.
56
Figura 11. Kushtet e financimit
0.0
5.0
10.0
15.0
20.0
25.0
30.0
35.0
40.0
45.0
Shumë të favorshme Të favorshme Të pafavorshme Shumë të pafavorshme
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Shfrytëzimi i kapaciteteve dhe Tregu i punës
Ndërmarrjet në këtë sektor raportojnë se niveli aktual i prodhimit në ndërmarrjet e tyre në
krahasim me kapacitetin potencial mbetet të jetë rreth 54% me një përmirësim nga viti
2007 në vitin 2008, pasuar nga një rritje në vitin aktual siç edhe shihet në figurën 12.
Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (mbi 74%) në këtë sektor konsideron se tregu i
Kosovës i plotëson nevojat e personelit sa i përket kualifikimeve dhe shkathtësive
praktike, ndërsa për një numër te vogël te ndërmarrjeve tregu i punës nuk i plotëson
nevojat e tyre. Shumica e atyre që konsiderojnë se tregu plotëson nevojat pjesërisht apo
kryesisht jo, konsiderojnë se si shkak është mungesa e njohurive praktike.
Figura 12. Niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve
49.0
50.0
51.0
52.0
53.0
54.0
55.0
56.0
57.0
Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009
Sektori I Materialeve Ndërtimore
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Kjo përqindje e lartë e atyre që konsiderojnë se tregu i punës plotëson plotësisht apo
pjesërisht kërkesat e tyre mund të arsyetohet me faktin se niveli i konkurrencës sidomos
në infrastrukturën rrugore është shumë i ulët, dhe monitorimi shumë i dobët nga qeveria
57
në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore, bën që këto ndërmarrje të prodhojnë
produkte të specializuara me vlerë të ulët të shtuar ku nuk kërkohen trajnime dhe
shkathtësi specifike për të qenë më konkurrent në treg. Ky fakt gjithashtu përforcohet me
numrin e vogël të punëtorve me grada shkencore të doktoratit dhe magjistrave që janë të
punësuar në këtë industri (tabela 2). Problemi kryesor që është potencuar nga
ndërrmarrjet sa i përket fuqisë punëtore, është mungesa e inxhinierëve të ndërtimtarisë
dhe profileve tjera të këtij sektori.
Konkurrenca në sektorin e materialeve ndërtimore
Shumica e ndërmarrjeve në këtë sektor raportojnë se në tregun ku operojnë ka shtatë e më
shumë konkurrentë. Intenziteti i konkurrencës vendore vlerësohet të jetë më i madhë se ai
nga importi (63.7 me 36.1 respektivisht). Sa i përket konkurencës vendore, rreth 53.4% e
ndërmarrjeve konsiderojnë se ndikimi i konkurencës vendore në produktet që ata i
ofrojnë është pengesë e madhe apo shumë e madhe për zhvillimin e tyre si kompani,
ndërsa rreth 24% e ndërmarrjeve konsiderojn se konkurenca nga vendi nuk ka fare
ndikim në produktet që ata i ofrojnë. Ndërsa, sa i përket konkurrencës nga importi, vetëm
23.5% e ndërmarrjeve në këtë sektor janë deklaruar se konkurenca nga importi ka ndikim
të madh apo shumë të madh në produktet që i ofrojnë ata, ndërsa mbi 37% e
ndërmarrjeve konsiderojnë se konkurenca nga importi nuk ka fare ndikim në produktet që
i ofrojnë ata në treg. Gjithashtu vlen të përmendët se rreth 23% të ndërmarrjeve kanë
refuzuar për tu përgjigjur në këtë pyetje.
Rreth 55% e ndërmarrjeve raportojnë të kenë nivel teknologjik të njëjtë në raport me
konkurrencën ndërsa rreth 33.5% raportojnë të kenë nivelin teknologjik më të avancuar
në raport me konkurrencë. Pjesa e mbetur ka nivel teknologjik më pak të avancuar se
konkurrenca. Për sa i përket nivelit të elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin e
produkteve, shumica e ndërmarrjeve konsiderojnë se konsumatorët do të reagonin
ndjeshëm në rast të ngritjes së çmimeve të produkteve të tyre për 10% dhe atë, mbi 48% e
ndërmarrjeve konsiderojnë se në një situatë të tillë konsumatorët do të orientoheshin të
blinin produktet zëvendësuese nga konkurrenca. Ndërsa rreth 10% e ndërmarrjeve në këtë
sektor raportojnë se në rast të ngritjes së çmimeve të produkteve apo shërbimeve të tyre
për 10%, konsumatorët do të vazhdonin t‟i blinin produktet apo shërbimet e tyre në sasi
të njëjtë. Me fjalë tjera, këto ndërmarrje kanë një pozitë më të mirë në treg dhe ushtrojnë
ndikim më të madh mbi çmimin, dhe si të tilla ato mund të gjenerojnë fitime më të
madha. Gjithashtu rreth 29% e ndërmarrjeve në këtë sektor raportojnë se në rast të
ngritjes së çmimeve të produkteve apo shërbimeve të tyre për 10%, konsumatorët do të
vazhdonin t‟i blinin produktet apo shërbimet e tyre por në sasi pak më të vogla.
Në anën tjetër sa i përket elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin e mallrave të
furnitorit, rreth 21.3% e ndërmarrjeve raportojnë se në rast të ngritjes së çmimeve të
produkteve të tyre për 10% ato do të vazhdonin të blinin produktet e këtyre ndërmarrjeve
mirëpo në sasi më të vogla. Rreth 12% e ndërmarrjeve raportojnë se do të vazhdonin të
blinin produktet e këtyre furnitorëve edhe pas një ngritje të tillë çmimesh, ndërsa rreth
55% e ndërmarrjeve raportojnë se do të orientoheshin në blerjen e këtyre produkteve nga
furnitorë tjerë.
58
Për sa i përket pagesës së mallrave, ndërmarrjet raportojnë se 63.4% e mallrave janë
paguar në momentin e marrjes nga ana e klientëve, përderisa rreth 30% është shitur me
kredi dhe rreth 7% është paguar para se të merrej produkti nga konsumatorët. Ndërsa për
sa i përket inputeve, ndërmarrjet raportojnë se shumica e inputeve janë paguar në
momentin e marrjes së produktit (78.2%). Rreth 11% është paguar para se të merret lënda
e parë dhe rreth 11% është paguar me kredi.
Pengesat në afarizëm në sektorin e materialeve ndërtimore
Figura 13. Pengesat në afarizëm
0.0
10.0
20.0
30.0
40.0
50.0
60.0
70.0
80.0
90.0
100.0
Energ
jia E
lektrik
e
Konku
rrenc
a jo-lo
jale
Korru
psioni
Shërb
imet p
ublik
e (rr
yma dh
e uji)
Ekono
mia jo
form
ale/ e
zezë
Vonim
i i pa
gesa
ve (ink
asim
i i bo
rxhe
ve)
Evazio
ni fisk
al
Konku
rrenc
a në
treg
un në
të ci
lin o
pero
ni
Nga
rkes
at a
dministra
tive
(von
esat b
urok
ratik
e)
Lartë
sia e
taks
ave
Rru
gët d
he T
elek
omun
ikim
et
Ligjet
dhe
zbat
imi i ty
re
Mun
gesa
e in
form
acione
ve p
ër bizn
es
Mun
gesa
e kë
rkesë
s
Qas
ja në
kred
i
Llog
aritja dh
e mën
yra e
page
sës s
e TVSh-
se
Sigur
imi i
mat
erialit
(lënd
a e
parë
), mak
inav
e dh
e pa
jisjeve
Kapac
itete
t e pam
jaftu
eshm
e (m
undë
sitë e
prod
himit janë
të p
amj...
Nive
li i S
hkatht
ësive të
të pun
ësua
rve
Aftësit
ë tuaja
men
axhe
riale
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Për sa i përket barrierave që këto ndërmarrje hasin në afarizmin e tyre, figura 13 paraqet
se ato raportojnë se barrierat kryesore vijnë nga rrethina dhe se pengesat e brendshme (si
mungesa e njohurive, shkathtësive menaxheriale, kapacitetet e pamjaftueshme) janë
pengesa më të vogla. Në listën e barrierave prijnë energjia elektrike me intensitetin më të
59
lartë prej 86.616
, pasuar nga konkurrenca jo-lojale dhe korrupsioni me 76.4 dhe 75.4
respektivisht. Shërbimet publike gjithashtu paraqiten si barrierë në afarizmin e
ndërmarrjeve në këtë sektor krahas ekonomisë jo formale, vonimi i pagesave (inkasimi i
borxheve) dhe evazionit fiskal. Duhet shtuar se barrierat formale, siç është fjala për
lartësinë e taksave, janë pozicionuar në mes të listës gjë që mund të jetë rezultat i
ndryshimeve pozitive në politikën fiskale gjatë këtij viti (Figura 13).
SWOT analiza
Përparësitë:
Sektori me ndikimin më të madh në ekonominë e Kosovës
Lëvizja e lartë e qarkullimit vjetor
Investimet qeveritare janë rritur 200% prej viti ne vit në këtë sektor
Pasuria me burime natyrore (Gurë dhe shkëmb)
Licencimi i laboratorëve të materialeve ndërtimore në Kosovë sipas standardeve të BE-së
Licencimi i kompanive ndërtimore me standarde bashkëkohore
Dobësitë:
Ekonomia joformale dhe konkurrenca joformale
Mungesa e stafit të specializuar për punë specifike (inxhinierëve, shtruarje të asfaltit, kontrollim të cilësisë së ndërtimeve dhe materialeve të ndryshme në Kosovë)
Jo shfrytëzimi i plotë i burimeve natyrore
Mungesa e investimeve në hulumtime dhe analiza në këtë sektor
Numri shumë i vogël i kompanive që kanë depërtuar në tregje të huaja,
Energjia Elektrike
Mundësitë:
Eksploatimi i burimeve natyrore
Shfrytëzimi i plotë i burimeve natyrore
Trajnimi i fuqisë punëtore dhe avancimi i teknologjisë
Zhvillimi i sistemit të edukimit dhe kualifikimi i stafit
Forcimi i konkurrencës nëpërmjet investimeve të partnerëve potencial nga jashtë
Rreziqet:
Rreziku nga taksat e larta në përgjithësi si dhe tarifat e larta doganore në importin e lëndës së parë
Infrastruktura primare (rryma, uji etj.)
Konkurrenca nga importi
Rreziku i shtrenjtimit të lëndës së parë
Mosinteresimi i investitorëve të huaj për tu bërë partner me kompanitë në Kosovë
Kontrolli jo adekuat i produkteve të importuara
16
Intensiteti më i lartë është 100 (barrierë shumë e madhe).
60
SHTOJCA 3
Sektori i Industrisë së Metalurgjisë dhe Përpunimit të Metaleve
Historiku i shkurtër i sektorit metalurgjisë
Zbulimet arkeologjike tregojnë që veprimtaria metalurgjike në Kosovë daton që nga
shekulli i IV p.e.s. Për më tepër, mendohet që veprimtaria metalurgjike “në trevën e
tanishme të Kosovës është ushtruar që nga parahistoria edhe eksploatimi dhe përpunimi i
pasurive nëntokësore për nevoja të kohës – për stoli dhe objekte utilitare.”17
Burimet
kryesore të metaleve gjendeshin në lokacionet e Trepçës, Soçanicës, Kopaunikut,
Rogoznës, Zajac, Bajgorë, Mazhiq, Janjevës, Novobërdës, Mirash, etj.
Meqenëse ka mungesë të të dhënave rreth aktivitetit metalurgjik dhe përpunimit të
metaleve deri në shekullin 20, megjithatë burimet e gjetura tregojnë që ky aktivitet u
ushtrua pa ndërprere por me ritme të ndryshme. Në territorin e sotëm të Janjevës, është
konstatuar se është ushtruar aktiviteti metalurgjik dhe i përpunimit të metaleve me
nxjerrjen e xeheve të plumbit dhe argjendit rreth shek IV-V. Metalurgjia dhe përpunimi i
metaleve vazhdoi të ushtrohej në regjionin e Kosovës kryesisht me një teknologji mjaft
primitive krahasuar me vendet tjera të kohës. Luftërat e ndryshme shkatërruan të gjithë
kapacitetet metalurgjike dhe të përpunimit të metaleve. Kthesa më e madhe në këtë
industri ishte gjatë periudhës së pushtetit Bizant, kur u ngrit Zveçani në shekullin IX, si
dhe nga viti 1903 fillon të përmendet Trepça, “si një gjigant i eksploatimit të metaleve me
ngjyrë (plumb, zink, argjend, ar, bizmut, kadmium etj)”
Të dhënat e para të sakta rreth metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve rrjedhin gjatë
viteve të 70-ta. Në vitin 1971 indikatorët tregojnë që sektori i përgjithshëm i industrisë
dhe minierave përbënte 33.3% të BPV-së së Kosovës. Kjo përqindje shënoi ngritje në
vitin 1988 (kur paraqiten edhe të dhëna të specifikuara rreth sektorit metalurgjik),
pjesëmarrja e së cilës ishte 47.4% në BPV-në e Kosovës. Ndërsa, sa i përket përpunimit
të metaleve, ky sektor përbënte 19% të BPV-së. Industria në përgjithësi, deri në vitin
1995, ishte 87.4% pronë shoqërore ndërkaq pjesa e mbetur 12.6% i takonte sektorit
privat. Sektori i metalurgjisë shënoi një ngritje të lartë gjatë viteve të 80-ta, por kjo
ngritje ishte afatshkurtër, duke pasur parasysh që në vitin 1998 shfrytëzoheshin vetëm 0-
11% të kapaciteteve të vitit 1989. Kjo tregon që me afrimin e luftës se vitit 1999, sektori i
përpunimit të metaleve dhe metalurgjisë pësoi një rënie të madhe si dhe amortizim prej
50-60%.
Pas përfundimit të luftës kjo veprimtari ishte në një situatë të vështirë (duke pasur
parasysh rrethanat politike të Trepçës dhe Zveqanit) si dhe procesit të privatizimit që
pritej ti nënshtrohej për të filluar punën nga fillimi.
17
Xehetaria dhe metalurgjia në Kosovë nga antika deri në mesjetë
61
Analiza e gjendjes aktuale të sektorit
Bazuar në anketën në teren, në Kosovë në vitin 2009 funksionojnë rreth 90 ndërmarrje që
i përkasin sektorit të metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve të cilat ekskluzivisht
merren me këtë sektor, dhe tetë ndërmarrje të cilat përpunimin e metaleve e kanë si
veprimtari sekondare. Ndërmarrjet e këtij sektori të industrisë kryesisht merren me
përpunim të metaleve. Rast specifik i nxjerrjes së metaleve është fabrika e Feronikelit në
Gllogoc, veprimtari e së cilës është nxjerrja e nikelit. Sidoqoftë, Fabrikës së Feronikelit
vlen t‟i kushtohet analizë e veçantë meqenëse është e vetmja ndërmarrje që i përket
metalurgjisë apo nxjerrjes së metaleve si dhe shënon një qarkullim vjetor prej
50,000,000€ në vitin 2007 dhe 70,000,000€ në vitin 2008.
Profili i sektorit
Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve në këtë sektor janë private (96%), ndërsa një nunër
shumë i vogël i tyre janë publike (3%) ose janë në proces të privatizimit (1%). Sektori i
përpunimit të metaleve të industrisë merret me prodhimin e produkteve bazike kryesisht
të hekurit. Produktet më të shpeshta të prodhuara në këtë sektor janë:
Ollukët,
Dyert dhe dritaret (kryesisht të aluminit), dhe
Rrethoja nga produkte të ndryshme metalike.
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të
metaleve sipas të dhënave të anketës është 3,626 punëtorë.
Tabela 1. Fuqia punëtore në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve
Përqindja e
ndërmarrjeve
Numri i përgjithshëm i të
punësuarve
Përqindja e fuqisë punëtore të
sektorit
Ndërmarrjet me nën 10 punëtorë
59.96% 261 7.20%
Ndërmarrjet me 10-100 punëtorë
32.26% 745 20.54%
Ndërmarrjet me mbi 100 punëtorë
7.78% 2620 72.26%
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Ekziston një tendencë e rritjes së numrit të punëtorëve të në ndërmjet e këtij sektori dhe
një trend i tillë është inkurajues. Nga figura e mëposhtme shihet se deri në vitin 2008
rritja e numrit të punëtorëve ka qenë më një rritëm të shpejtuar, ndërsa në vitin 2009,
edhe pse nuk ka pasur rënie të numrit të të punësuarve, ritmi i punësimit të punëtorëve të
rinj është ngadalësuar.
62
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Sipas të dhënave të anketës, pjesën më të madhe të numrit të punëtorëve, siç mund të
shihet në Tabelën 1.1, e përbejnë 7 ndërmarrje të cilat numërojnë 2,620 punëtorë. Nga kjo
shifër, Feronikeli përbën pjesën më të madhe, ndërmarrje e cila punëson 1,091 punëtorë.
Kjo industri ka shënuar rënie në numrin e punëtorëve krahasuar me dekadat e kaluara.
Krahasuar me vitin 1989 në vitin 2009 sektori i industrisë punëson 55% me pak.
Nga këto shifra mund të konkludohet se shumica e ndërmarrjeve të këtij sektori janë
kryesisht ndërmarrje të vogla që merren me përpunim të thjeshtë të metaleve siç është
prodhimi i olluqëve, etj.
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Gjithashtu, meqenëse tërë sektori punëson vetëm 4 punëtorë me tituj Dr. ndërkaq 29 me
tituj Mr., mund të theksohet se kjo industri nuk merret me prodhimin e produkteve të
specializuara.
Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (64.5%) në këtë sektor konsideron se tregu i Kosovës i
plotëson nevojat e personelit sa i përket kualifikimeve dhe shkathtësive praktike, ndërsa
Kualifikimi i punëtorëve
Numri i punëtorëve me këtë titull
Meshkuj Femra
Doktor shkence 4 4 0
Magjistra 29 27 2
Me fakultet 296 268 28
Me shkollë të lartë 316 265 51
Shkollë të mesme – Gjimnaz 1,342 1,256 86
Shkollë të mesme profesionale 911 839 72
Të pa-kualifikuar 728 698 30
Gjithsej punëtorë 3,626 2,820 246
63
për një numër i vogël i ndërmarrjeve tregu i punës nuk i plotëson nevojat e tyre. Problemi
kryesor që është potencuar nga ndërmarrjet sa i përket fuqisë punëtore, është mungesa e
inxhinierëve të makinerisë. Ky fenomen tregon që edhe kapacitetet njerëzore në Kosovë e
kufizojnë përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe qasjen e ndërmarrjeve në prodhimin
e produkteve me teknologji të avancuar dhe se ju mungojnë më shumë njohuritë praktike
profesionale e më pak ato teorike. Gjithashtu, të ardhurat mesatare mujore të të
punësuarve në këtë sektor sillen prej €230, për punëtorë të pa-kualifikuar, deri në €620
për punëtorë me kualifikim të nivelit të magjistrit dhe doktorit të shkencave.
Nga të dhënat e sipër përmendura, mund të konstatohet se ndërmarrjet në këtë sektor nuk
posedojnë ndonjë teknologji të avancuar. Për prodhimin e artikujve të sipër përmendur
nuk nevojitet ndonjë teknologji e specifikuar apo makina të veçanta.
Qarkullimi vjetor
Për të fituar një pasqyrë sa më të qartë është esenciale që ndërmarrjet të kategorizohen në
tri grupe në bazë të qarkullimit të tyre vjetorë:
Ndërmarrjet të cilat gjatë viteve 2007 dhe 2008 shënuan qarkullim vjetor më të
ultë se 100,000€ dhe të cilat përbëjnë 55% të tyre,
Ndërmarrjet të cilat shënuan qarkullim vjetorë prej 100,000€ - 1,000,000€ dhe
përbëjnë 22% të tyre, dhe
Ndërsa pjesa e mbetur, 17% e ndërmarrjeve të sektorit të metalurgjisë dhe
përpunimit të metaleve shënuan qarkullim vjetor prej mbi 1,000,000€.
Prej gjithsej 91 ndërmarrjeve, u grumbulluan të dhëna për 80 ndërmarrje rreth qarkullimit
vjetor. Qarkullimi total vjetor për vitin 2007 ishte 79,681,362€, dhe pësoi rritje në vitin
2008 në gjithsej 112,580,610€. Pritjet dhe parashikimet e këtij sektori për vitin 2009
paraqesin një zbritje në vlerën e qarkullimit total i cili na paraqitet në shifrën prej
80,363,402€. Përqindja mesatare e fitimit e tërë sektorit është deklaruar të jetë
mesatarisht 13.2%. Shifrat e sipër përmendura janë vetëm disa nga indikatorët
fondamental të cilët tregojnë rëndësinë e veçantë që e përbën sektori i metalurgjisë dhe
përpunimit të metaleve në ekonominë e Kosovës.
Duhet theksuar që Fabrika e Feronikelit në veçanti përbën mbi 62% të qarkullimit të
përgjithshëm të sektorit të metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve të industrisë së
Kosovës. Është interesant fakti se ndërmarrjet e sektorit të metalurgjisë dhe përpunimit të
metaleve ende nuk punojnë me tërë kapacitetin e tyre prodhues. Në tri vitet e fundit
(përfshirë edhe vitin 2009) ndërmarrjet në këtë sektor punojnë me një kapacitet prej
mesatarisht 57%. Sikur të punonin me kapacitet të plotë, dukshëm do të rritej edhe nevoja
për fuqi punëtore (por jo edhe në të vyejtën përqindje me rritjen e kapaciteti prodhues të
tyre).
64
Importi dhe Eksporti
Sektori i metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve identifikohet me një pjesëmarrje të lartë
në eksport krahasuar me sektorët tjerë industrial. Rreth 31.2% e ndërmarrjeve apo
saktësisht 29 nga gjithsej 64 ndërmarrje eksportojnë jashtë vendit. Nga 29 ndërmarrje që
eksportojnë, 8 nga këto do ndërmarrje kanë marrëveshje të rregullta për eksport ndërsa
pjesa e mbetur (21 ndërmarrje) eksportojnë kohë mbas kohe sipas kërkesave. Për më
tepër, në vitin 2008 prej tërë qarkullimit vjetor, 66.8% është eksportuar jashtë vendit.
Specifikë tjetër mund të shihet tek Fabrika e Feronikelit, e cila e eksporton jashtë vendit
pjesën më të madhe të prodhimit (mbi 90%).
Tabela 2. Vlerat e Eksportit të industrisë se Kosovës dhe sektorit të metalurgjisë dhe
përpunimit të metaleve
Eksporti 1988 1998 2007 2008 2009
(Parashikim)
Industria e Kosovës 798,262,564 € 334,912,820 € 165,100,000 € 195,900,000 €
Sektori i Industrisë e Metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve
16,728,718 € 6,545,128 € 3,417,100 € 75,251,000 € 34,705,000 €
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Jo vetëm që ky sektor ka një pjesëmarrje të lartë në eksport shikuar nga përqindja e
ndërmarrjeve, por që nga viti 2008, ky sektor përbën rreth 68% të tërë eksportit të
industrisë së Kosovës, ndërkaq rreth 38% të tërë eksportit të Kosovës. Krahasuar edhe me
dekadat e kaluara, ky sektor ka shënuar një rritje të dukshme të eksportit. Gjithashtu
ngritje drastike ka shënuar eksporti prej vitit 2007 në vitin 2008, saktësisht me fillimin e
punës së Feronikelit. Ndërkaq për vitin 2009 pritet një rënie e madhe, shkak i se cilës
konsiderohet kriza globale dhe rënia e çmimeve të metaleve.
Gjatë tri viteve të fundit sektori i metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve ka shënuar
vlera relativisht të larta të importit. Gjatë vitit 2007, sektori ka shpenzuar gjithsej
60,500,900 €. Nga kjo shumë, 29,195,900 € janë shpenzuar për lëndë të parë, ndërkaq
31,305,000 €.
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Importi në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve
2007 2008 2009
(Parashikim)
Importi për lëndë të parë 29,195,900 € 49,525,100 € 26,659,200 €
Importi për pajisje 31,305,000 € 31,192,600 € 616,400 €
Gjithsej Importi 60,500,900 € 80,717,700 € 27,275,600 €
65
Në vitin 2008, ka pasur një ngritje të vogël në import, vlera e përgjithshme kapi shifrën
prej 80,717,700€. Saktësisht ngritja u shënua për blerjen e lëndëve të para (inputit) në
shifër totale prej 49,525,100 €, ndërkaq shuma eblerjes së pajisjeve nuk ndryshoj
(31,192,600€). Për vitin 2009 vërehet një zbritje në shumën e parashikuar të importit. Kjo
zbritje mund të lidhet edhe me parashikimet për rënie të qarkullimit të përgjithshëm.
Saktësisht parashikimet për shumën e përgjithshme për vitin 2009 është 27,275,600 €,
prej tyre 26,659,200 të shpenzuara për blerjen e lëndës së parë nga jashtë vendi, ndërkaq
blerja e pajisjeve nga jashtë vendit shënon ulje drastike e cila kap shumën prej 616,400€.
Importi në Kosovë për vitin 2008 ka shënuar shifrën prej 1,927 milion €, nga kjo
konkludojmë që sektori i metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve përbën rreth 4.1% të
importit të përgjithshëm në Kosovë. Ndërkaq tërë industria e Kosovës ka regjistruar
247,340,156 € import (lëndë të parë dhe pajisje) në vitin 2008, shumë në të cilën ky
sektor bën pjesë me rreth 32.6%. Bazuar në këto të dhëna dhe ato të sipër përmendura të
eksportit, vërehet që në Kosovë eksportohet afërsisht rreth 10 herë më pak se sa
importohet. Meqenëse blerja e pajisjeve jashtë vendit për sektorin e metalurgjisë është
fenomen i cili ka ndodhur kryesisht pas privatizimit të Feronikelit, në analizën e
mëtutjeshme do të lihet mënjanë importi për pajisje dhe do të analizohet vetëm eksporti
për lëndë të parë. Sektori i metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve që nga viti 2008 ka
regjistruar shifra të eksportit të cilat e kanë tejkaluar shumën e importit. Ky është
parashikuar të vazhdojë edhe në vitin 2009, gjë që e bën ketë sektor ndër sektorët e vetëm
me bilanc pozitiv tregtar. Ky fenomen është ndër përparësitë e vogla të cilat i posedon
industria e Kosovës në përgjithësi.
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Pozita konkurruese në treg
Mbi 86% e ndërmarrjeve në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve mendojnë
se konkurrenca jo-lojale është pengesë gjatë afarizmit të tyre në Kosovë. Numri i
konkurrentëve për të cilët ndërmarrjet e këtij sektori janë të njoftuara se ekzistojnë janë
afërsisht 31 ndërmarrje, nga të cilat 16 janë nga tregu kombëtarë ndërsa 15 nga ai
ndërkombëtarë.
0
10,000,000
20,000,000
30,000,000
40,000,000
50,000,000
60,000,000
70,000,000
80,000,000
2007 2008 2009
Vlera në €
Eksporti
Importi
66
Sa i përket intensiteti të konkurrencës vendore në këtë sektor, një e treta e ndërmarrjeve
mendojnë se konkurrenca është pengesë shumë e madhe ndërsa, një katërta e tyre
mendojnë se konkurrenca nuk është ose është pengesë e vogël. Në anën tjetër 83% të
ndërmarrjeve mendojnë se konkurrenca nga importi është pengesë shumë e madhe, e
madhe apo është vetëm pengesë, 8% mendojnë se nuk ka ndikim ndërsa 6% mendojnë se
nuk kanë konkurrencë nga importi.
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Investimet
Në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve 73% të ndërmarrjeve kanë bërë
investime gjatë tri viteve të fundit. Pas sektorit të mineraleve jo-metalike,
ushqimore/pijeve/duhanit dhe materialeve ndërtimore,sektori i metalurgjisë dhe
përpunimit të metaleve rangohet i katërti me një total të investimeve në vlerë prej pak më
pak se 80 milion euro (15% të investimeve në këtë sektor).
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Burime e investimeve vijnë kryesisht nga kapitali vetanak (mjete personale) me mbi 72%
të fondit të investimeve në këtë sektor. Burimi i dytë i financimit janë bankat vendore të
cilat kanë mbuluar me kreditë e tyre mbi 25% të investimet në sektorin e metalurgjisë dhe
përpunimit të metaleve. Burimet për investime nga bankat e jashtme dhe donatorët, si
67
formë e granteve pa kthim, janë burimet më të vogla apo in-ekzistente të financimit (rasti
i bankave të jashtme)
Pjesa më e madhe e këtyre investimeve ka shkuar në Ndërtesa të rreja (76.6% të
investimeve) ndërsa pjesa tjetër, dhe shumë e vogël, ka shkuar në Hulumtim dhe
Konsulencë (me 3.2% të investimeve) dhe Trajnim (0.2%).
Vlera aktuale e kapitalit fiks (mjeteve themelore) në sektorin e metalurgjisë dhe
përpunimit të metaleve mendohet të jetë mbi 5 miliard Euro. Gati gjysma (49%) e këtij
kapitali fiks është në makina dhe pajisje ndërsa pak më pak (44%) përbëjnë objektet.
Toka dhe mjetet transportuese përbëjnë pjesën më të vogël të kapitalit fiks.
Kreditë
Për qëllime të zhvillimit të procesit të afarizmit të tyre, më pak se gjysma (46.2%) e
ndërmarrjeve të sektorit të metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve kanë marrë kredi
ndërsa më shumë se gjysma e tyre (53.8%) nuk kanë marrë fare kredi. Nga ato
ndërmarrje të cila kanë marrë kredi 97.5% të kredive kanë ardhur nga bankat ndërsa 2.5%
nga miqtë.
Edhe sikurse është pritur, ndërmarrjet në Kosovë nuk janë të kënaqura me kushtet me të
cilat janë marrë kreditë. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (84%) konsideron se kushtet e
kredi-marrjes nuk janë të favorshme apo shumë të pa-favorshme. Normat më të shpeshta
vjetore të interesit sillen nga Prej 10–15%, normë të cilën e paguajnë 71% të
ndërmarrjeve, dhe Nën 10%, të cilën e paguajnë 21.4% të ndërmarrjeve.
Perceptimet e industrisë mbi biznesin në Kosovë
Ndërmarrjet në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve mendojnë se në tregun
e Kosovës dominon ndikimi i çmimit të produkteve. 70% të ndërmarrjeve mendojnë se
konsumatorët e produkteve të tyre do ti ndërronin ata ose do të blinin më pak produkte të
tyre nëse çmimi i produkteve të tyre do të rritej për 10%.
Se sa të ngjashme janë ndërmarrjet Kosovare në sektorin e metalurgjisë the përpunimit të
metaleve vërteton fakti se, nëse furnitorët nga të cilët furnizohen ndërmarrjet i rrisin
çmimet e tyre për 10%, 2/3 e këtyre ndërmarrjeve do të ndërronin furnizuesin.
Vetëm 20% të ndërmarrjeve të përpunimit të metaleve janë të gatshme të japin produktet
e tyre me kredi (afat pagese) ndërsa 80% të tyre kërkojnë pagesën para se të marrin apo
në momentin marrjes së mallit/produktit. Në anën tjetër, 96.3% të tyre janë të detyruara të
paguajnë gjatë furnizimit të tyre me mallra të paguajnë para se të marrin apo në
momentin marrjes së mallit/produkti, ndërsa vetëm 3.6% të tyre paguajnë me kredi.
68
Tabela 4. Faktorët që paraqesin pengesë për afarizmin e ndërmarrjeve
Emërtimi i pengesës pengesë shumë e
madhe
pengesë e madhe
është pengesë
pengesë e vogël
nuk është pengesë
pa përgjigje
Lartësia e taksave 42% 12% 15% 10% 18% 3%
Llogaritja dhe mënyra e pagesës se TVSh-se 19% 11% 16% 11% 38% 5%
Ngarkesat administrative (vonesat burokratike) 34% 14% 14% 10% 23% 5%
Ligjet dhe zbatimi i tyre 30% 16% 12% 11% 26% 5%
Konkurrenca në tregun në të cilin operoni 32% 19% 19% 6% 17% 5%
Konkurrenca jo-lojale 59% 14% 13% 4% 5% 4%
Korrupsioni 44% 14% 18% 9% 11% 4%
Evazioni fiskal 39% 13% 14% 11% 17% 6%
Ekonomia joformale/e zezë 60% 8% 13% 5% 9% 5%
Qasja në kredi 27% 12% 20% 10% 23% 9%
Kapacitetet e pamjaftueshme 4% 3% 10% 19% 58% 5%
Aftësitë tuaja menaxheriale 3% 0% 15% 13% 65% 4%
Niveli i Shkathtësive të të punësuarve 3% 1% 19% 14% 57% 5%
Sigurimi i materialit, makinave dhe pajisjeve 8% 8% 19% 18% 43% 4%
Mungesa e kërkesës 27% 16% 15% 8% 28% 6%
Vonimi i pagesave (inkasimi i borxheve) 44% 11% 13% 9% 16% 8%
Mungesa e informacioneve për biznes 25% 14% 20% 13% 23% 5%
Shërbimet publike (rryma dhe uji) 54% 16% 6% 11% 9% 4%
Energjia Elektrike 71% 13% 3% 1% 9% 3%
Rrugët dhe Telekomunikimet 20% 16% 16% 15% 25% 8%
Energjia elektrike është pengesa më e madhe për afarizmin e suksesshëm të ndërmarrjeve
të sektorit të metalurgjisë dhe përpunimit metaleve në Kosovë (71% të ndërmarrjeve e
shohin këtë si pengesën kryesore). Para energjisë elektrike, ekonomia jo-formale dhe
konkurrenca jo-lojale janë dy faktorët tjerë poashtu të rëndësishëm të cilët paraqesin
pengesën më të madhe (60% respektivisht 59% të ndërmarrjeve).
TVSH-ja dhe mënyra e pengesës së saj është pengesë për vetëm 19% të ndërmarrjeve,
ndërsa mbi 50% të ndërmarrjeve mendojnë se kapaciteti i tyre, aftësitë e tyre
menaxheriale dhe niveli i shkathtësive të punëtorëve të tyre nuk është pengesë fare.
69
SWOT analiza
Përparësitë:
Bilanci pozitiv tregtar i sektorit
Lëvizja e lartë e qarkullimit
Pasuria me burime natyrore
Dobësitë:
Pozita dominuese nga një ndërmarrje (Feronikelit)
Teknologjia e paavancuar/paspecializuar
Numri i vogël i ndërmarrjeve
Shfrytëzimi jo i plotë burimeve natyrore metalurgjike
Mungesa e punëtorëve të specializuar (inxhinierëve)
Mundësitë:
Eksploatimi i burimeve natyrore
Shfrytëzimi i plotë i burimeve natyrore
Trajnimi i fuqisë punëtore dhe avancimi i teknologjisë
Përqendrimi i sektorit në eksport
Rreziqet:
Infrastruktura primare (rryma, uji etj.)
Konkurrenca jolojale
Konkurrenca nga importi
Produktet e prodhuara me teknologji jo të avancuar
Çështjet politike lidhur me shfrytëzimin e burimeve natyrore (veçanërisht të Trepçës)
Objektivat strategjike dhe politikat e zhvillimit të sektorit
Në Kosovë ekzistojnë rezerva të mëdha të metaleve. Me shfrytëzimin e tri minierave në
Kosovë - Trepçës, Kishnicës dhe Kopaunikut, Kosova mund të prodhojë 1.8 milion tonë
zink gjatë vitit, prodhim i cili mund të zgjasë për mbi 20 vjet.18
Përkrah zinkut, Kosovës
nuk i mungojnë edhe metalet tjera siç janë plumbi, nikeli, kromit, manganit, magnezit,
kadmiumi etj.
Sidoqoftë, eksploatimi i disa prej këtyre burimeve është i varur nga çështja politike e
lokacioneve ku gjinden këto miniera. Kështu që, zgjedhja e çështjes politike të këtyre
trevave është kushti themelor për përparimin e sektorit të metalurgjisë dhe përpunimit të
18
Mineralet Metalike. Oda Ekonomike e Kosovës,. http://www.oek-kcc.org/web/index.php?page=638.
Web. 13 Nov. 2009.
70
metaleve. Nevoja e shfrytëzimit të këtyre minierave dhe pasurive natyrore për zhvillimin
e Kosovës mund të dokumentohet edhe me suksesin e Feronikelit.
Gjithashtu si për gjithë industrinë e Kosovës, edhe për sektorin e metalurgjisë dhe
përpunimit të metaleve vlen urgjenca për një stabilitet të energjisë elektrike për joshjen e
investitorëve të huaj. Investimet e huaja janë esenciale për zhvillimin e këtij sektori
industrial bazuar në faktin se ato do të avanconin teknologjinë e përdorimit për prodhim.
Me avancimin e teknologjisë, do të rritej kapaciteti i prodhimit dhe aftësia konkurruese
me ndërmarrjet rajonale dhe ato ndërkombëtare gjithashtu do të rritej. Avancimi i
teknologjisë është edhe kusht për mbrojtjen e mjedisit.
Krahas çështjeve politike dhe energjisë elektrike, kujdes duhet t‟i kushtohet ekonomisë
jo-formale dhe konkurrenca jo-lojale. Meqenëse Kosova ka rezerva të mëdha të metaleve,
si dhe ka një pasqyrë të performancës e cila është kënaqshme të sektorit të metalurgjisë
dhe përpunimit të metaleve (edhe pse Feronikeli përbën pjesën më të madhe), politikat
shtetërore duhet të ju qasen në mënyrë serioze zhvillimit të këtij sektori i cili përveç
zhvillimit industrial, do të ndihmonte ekonominë e Kosovës drejt ngushtimit të bilancit
tregtar. Prandaj duhet të kontrollohet në mënyrë strikte dhe të eliminohet ekonomia jo-
formale si dhe të dënohet konkurrenca jo-lojale (gjë që ndodh edhe në shtetet e BE-së).
Gjithashtu meqenëse sektori jep premtime për zhvillim të mëtutjeshëm duhet të
shqyrtohet një ulje në nivelin e taksave. Kjo jo vetëm që do t‟i shtynte investitorët
vendorë për investime në këtë sektor, por gjithashtu do të joshte investime të huaja në
këtë sektor. Barriera tjera që duhet të evitohen janë edhe zbatimi i ligjeve si dhe
efikasiteti në aplikimin e ligjeve dhe ngarkesave administrative.
71
SHTOJCA 4
SEKTORI I DRURIT
Hyrje
Kosova është vend relativisht i vogël 10870 km2 prej të cilave 39%
19 është e mveshur me
pyje. Kosova ka kaluar nëpër tri faza të rëndësishme të zhvillimit ekonomik; fazën e
rindërtimit emergjent të pasluftës, fazën e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe
fazën e zhvillimit të qëndrueshëm. Kushtet për zhvillimin e industrisë së drurit ishin të
pafavorshme. Shumica e ndërmarrjeve të këtij sektori ishin shtetërore të cilat ose ishin të
plaçkitura ose ishin djegur gjatë luftës. Prandaj si fillim i zhvillimit të industrisë së drurit
mund të merret viti 1999. Duhet theksuar se industria e drurit në Kosovë ka një traditë
dhe histori më të gjatë. Mirëpo, lufta prodhimin tradicional dhe industrinë e ndërmarrjeve
shtetërore e shkatërroi dhe e tjetërsoi në tërësi. Periudha 10 vjeçare e pasluftës ka qenë
mjaft e rëndësishme pasi që ky sektor ka kaluar nëpërmjet një procesi të ristrukturimit,
privatizimit dhe përpjekjes që të zhvillohet në atë masë që të konkurrojë në tregun e
brendshëm dhe atë të jashtëm.
Iniciativa e MTI-së në kuptim të hartimit të dokumenteve zhvillimore strategjike në
sektorin e industrisë pasqyron përpjekjet për futjen e faktorit të qëndrueshmërisë dhe
rritjes së konkurrencës së këtij sektori. Dokumenti i strategjisë do t‟i orientojë subjektet
ekonomike (NVM-të) në këtë drejtim nëse brenda këtij dokumenti parashihen aktivitetet
dhe politikat me rëndësi kyçe për zhvillimin e industrisë së drurit (infrastrukturë
legjislative dhe financiare, politika mbështetëse etj.).
Konkluzat për këtë sektor kanë një rëndësi të posaçme për shkak se Kosova ka afërisht
40% të sipërfaqes së përgjithshme të veshur me pyje. Kjo paraqet një potencial relativisht
të mirë për zhvillimin e këtij sektori brenda vendit, dhe në anën tjetër të gjenerohet
eksporti i produkteve të drurit. Mund të jetë një sektor mjaft i qëndrueshëm për rikthimin
e mjeteve të investuara në këtë sektor dhe gjenerues i vendeve të reja të punës.
Analiza e gjendjes ekzistuese
Industria e drurit në Kosovë ka qenë një segment i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në
Kosovë. Shfrytëzimi dhe përpunimi industrial i drurit deri në vitet e 90-ta ka qenë mjaft i
rëndësishëm, veçmas në industrinë përpunuese të drurit (të mobileve dhe të inventarit),
gjithashtu edhe me eksportimin e një sasie të këtyre produkteve jashtë vendit. Kjo
veprimtari zhvillimin e vet edhe më herët e ka mbështetur në shfrytëzimin e burimeve
ekzistuese të drurit brenda vendit, importimin e produkteve të gatshme dhe një pjese të
lëndës së parë.
Një ndër përparësitë e industrisë së drurit në aktivitetin e deritanishëm është përparësia
komperative e këtij sektori ndaj sektorëve të tjerë brenda industrisë. Këtë e ka mundësuar
19
Primary Wood Production and wood processing Industry – Kosovo 2008; IPAK, ECIKS
72
ekzistenca e burimeve të drurit në një masë të konsiderueshme; ekzistenca e burimeve
njerëzore të cilat kanë pasur një traditë në përpunimin e drurit për një kohë të gjatë, dhe
me futjen e pajisjeve të reja teknologjike këto burime njerëzore me një edukim plotësues i
cili nuk ka qenë kosto e madhe për ndërmarrjet ka mundur të operojë pa ndonjë problem
me këtë teknologji. Brenda sektorit të industrisë në bazë të hulumtimeve të realizuara
rezulton se industria e drurit përfaqësohet me 20% të pjesëmarrjes së ndërmarrjeve që
operojnë në këtë sektor. Vlera e kapitalit fiks (objekte, makina dhe pajisje, mjete
transporti, toka) brenda sektorit të industrisë së drurit participon vetëm me 1.6%.
Ndërkaq mesatarja e kapitalit fiks për një ndërmarrje është 438,034.77€.
Sa i përket pajisshmërisë teknologjike të këtij sektori mund të themi se vetëm 19.1% të
kompanive që operojnë në sektorin e industrisë së drurit kanë implementuar teknologji
më të re se sa konkurrenca e tyre. Ndërkaq, 66.5% e ndërmarrjeve kanë një teknologji
përafërsisht të barabartë në raport me konkurrencën, dhe 11.9% e firmave kanë pajisje
teknologjike në nivel më të ulët se sa konkurrenca. Mund të vijmë në përfundim se afër
78% e firmave nuk posedojnë teknologji të avancuar ose teknologji të ngjashme me
konkurrencën.
Pyjet ne Kosovë paraqesin një resurs të rëndësishëm ekonomik, social dhe mjedisor. Në
rend të parë është i rëndësishëm fakti se ato zënë rreth 40 % të sipërfaqes së përgjithshme
të vendit. Para së gjithash pyet janë burim i lëndës drurore por edhe prodhimeve tjera
shumë të rëndësishme si fryte pyjore dhe bimë mjekuese.. Shumica e sipërfaqeve (më
shumë se 60 %) me drunj cilësor shtrihen në lartësi 600 – 1000 m, lartësi mbidetare. Në
këto sipërfaqe drunjtë zakonisht kanë rritje të mirë dhe kryesisht shfrytëzohen si burim i
drurit teknik. Sipërfaqet që shtrihen në lartësi më t ulëta kanë qenë më shumë të atakuara
nga prerje ilegale, për shkak të lehtësisë më të madhe për të depërtuar në to. Vlera vjetore
e prodhimeve dhe e përfitimeve të tjera nga pyjet dhe tokat pyjore sillen prej 50€ - 75
milion €. Potenciali i tanishëm kontribues i sektorit të pylltarisë në BPV është ndërmjet
1.8% dhe 2.6%. Me investime, kjo mund të rritet në 3-4% të BPV20
.
Struktura e ndërmarrjeve prodhuese në industrinë e drurit
Tabela 1: Struktura e NVM-ve në industrinë e drurit është:
Madhësia %
Mikro 58.9
Te vogla 23.3
Te Mesme 14
Te mëdha 3.8
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Mikrondërmarrjet dominojnë në përgjithësi në sektorin e NVM-ve në Kosovë. Në të
njëjtën mënyrë edhe në sektorin e industrisë së drurit dominojnë kjo strukturë e
ndërmarrjeve( 58.9%). Kontributi i këtyre ndërmarrje në shitje brenda këtij sektori është
20
I njëjti burim
73
relativisht i mire. Sipas strukturës së madhësisë së tyre, mikro-ndërmarrjet kontribuojnë
në shitje rreth 30%.
Pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla është përgjysmë më e vogël se mikro-ndërmarrjet.
Kontributi në shitje i këtyre ndërmarrjeve është afër 8%. Statistikat e hulumtimit kanë
treguar se kontributin më të madh në shitje e kanë ndërmarrjet e mesme, të cilat
përfaqësohen brenda këtij sektori me 14% dhe ato të mëdha të cilat përfaqësohen vetëm
3,8%. Këto dy kategori kanë realizuar brenda industrisë së drurit shitjet më të mëdha.
Ndërmarrjet e mesme me 21% dhe ato të mëdha me 41.2%.
Ky sektor ka nevojë për përkrahje në kuptim të investimeve për shkak se hulumtimet21
kanë treguar se përqindja e fitimeve të sektorit të industrisë së drurit janë rreth 18%. Kjo
do të gjeneronte zhvillim të këtij sektori dhe gjenerim të vendeve të reja të punës për
shkak se kapaciteti i tij aktualisht është jokonkurrues për shkak se në periudhën e
paraluftës ky sektor iu nënshtrua procesit të deindustrializimit.
Industria e drurit në Kosovë është kryesisht e koncentruar në 3 deri në 4 produkte
dominuese; në prodhimin e mobileve, dyerve dhe dritareve, dërrasave dhe lëndëve
dërrasore, dhe orendive të ndryshme.
Grafiku 1: Struktura e produkteve të industrisë së drurit në Kosovë
0.5
2.0
3.0
3.5
27.9
27.9
33.8
0.0 5.0 10.0 15.0 20.0 25.0 30.0 35.0 40.0
leter higjenik
te ndryshme
orendi ( karrika - tavolina)
Gilindera
dyer dhe dritare
drrasa dhe lende
drrasore
mobilje
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Veprimtaria e prodhuese brenda sektorit të drurit siç po shihet edhe nga grafiku është e
shpërndarë edhe në prodhime të tjera sikur që është prodhimi i shkallëve dhe gilinderave
të drunjte, mobile dhe orendi të cilat në raport me grupin e parë të ndërmarrjeve marrin
pjesë vetëm me 8%.
Në prodhimin e produkteve të ndryshme. Shumica e ndërmarrjeve brenda industrisë se
drurit prodhojnë me tepër se një produkt për treg. Me një produkt në treg janë prezent
vetëm 6.8% e ndërmarrjeve të industrisë së drurit. Prej tyre 62,5% në prodhimin e
mobileve, 18,8% në prodhimin e paletave, 12,5% dërrasa dhe lende dërrasore, dhe 6.3%
dyer.
21
Anketa e Riinvestit me 1200 ndermarrje industriale, 2009
74
Brenda tri viteve të fundit shitjet e sektorit të industrisë përafërsisht kanë mbetur të njëjta.
Gjithashtu edhe mesataret e shitjeve për një ndërmarrje nuk kanë ndonjë trend të rritjes së
shpejt dhe të theksuar.
Tabela 2: Shitja mesatare vjetore per tri vitet e fundit te sektorit te industrisë
2007 2008 2009
shitja vjetore 38,714,625 41,911,057 39,797,600
shitja mesatare
194,545.9 210,608.3 211,689
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Në krahasim me vitin 2007 viti 2008 shënohet një rritje e ndjeshme e shitjeve prej 7,6%,
ndërkaq viti 2009 deri në periudhën kur është përfunduar hulumtimi në terren i
ndërmarrjeve industriale (nentor 2009) ka një rritje të vogël prej 0,5%.
Përqindjet mesatare të fitimit prej 1-10% e realizojnë kompanitë të cilat merren kryesisht
me përpunimin e lëndëve të drurit(dërrasa dhe lëndëve drrasore). Në këtë grup marrin
pjesë 37% e kompanive brenda industrisë së drurit.
Ndërkaq fitime më të mëdha se 30- 65% realizojnë kompanitë të cilat mirren me
prodhime finale; prodhimin e mobileve (32% e firmave), kompanitë që prodhojnë dyer
dhe dritare (37%) . Në numrin e tërësishëm pjesëmarrja e kompanive që e realizon këtë
fitim është 28%. Kryesisht këto fitime i realizojnë. Kompanitë që realizojnë fitim
konstant ( prej 1-10%) marrin pjesë me 17,6% dhe të njëjtën përqindje të pjesëmarrjes
(17,6%) e kanë edhe kompanitë që realizojnë fitime prej 11- 29%.
Eksporti
Sektori i industrisë së drurit në krahasim me veprimtaritë tjera brenda sektorit të
industrisë ka kërkuar investime më të vogla të cilat kanë dhënë efekte në gjenerimin e
fitimit, hapjes së vendeve të reja të punës dhe me një pjesmarrje të konsiderueshme në
aktivitete eksportuese (13.6%). Prezenca e sektorit të industrisë në tregjet e huaja
vazhdon të jetë i vogël. Intensiteti i eksportit te këtyre NVM-ve në shumicën rasteve
është i herëpashershëm. Rreth 10% e këtyre kompanive produktet e tyre i eksportojnë
kohë pas kohe dhe vetëm 3,6% e kompanive kanë eksport të rregullt.
Në eksport kontribuojnë më së shumti ndërmarrjet e mëdha (46.6%) dhe ndërmarrjet e e
mesme (43,9%). Në eksportimin e produkteve në raport me dy kategoritë tjera ( te mesme
dhe te mëdha), ndërmarrjet e vogla participojnë shumë pak (5,9%), dhe mikrondërmarrjet
nga të cilat edhe nuk është pritur ndonjë kontribut më i madh në eksport (3,8%). Në këto
raporte është interesant pjesëmarrja e ulët e kategorisë së ndërmarrjeve të vogla.
Struktura e produkteve të eksportuara kryesisht është e fokusuar në orendi të ndryshme
(25%), dyer dhe dritare (18%), shkalle dhe gilindera (21,9%), dërrasa dhe lende dërrasore
(9,4%), dhe parket (6,3%). Nëse e krahasojmë vlerat mesatare të ndërmarrjeve të cilat
kanë eksportuar në dy viteve e fundit do të shohim se në vitin 2009 krahasuar me vitin
2008 ka një rritje të vlerës mesatares të eksportit për një ndërmarrje për 19,2%22
22
mesatarja e eksportit për një ndërmarrje është rritur nga 107.877 në 133.500€).
75
Shkak i pjesëmarrjes së ulët të ndërmarrjeve në eksportimin e produkteve është
teknologjia jo adekuate dhe e vjetruar e prodhueseve vendor me të cilën teknologji nuik
mund të prodhohen produkte cilësore dhe konkurruese, pastaj furrave joadekuate për
terrjen e drurit të cilat janë shumë të vjetra. Në anën tjetër prodhuesit vendorë kanë disa
prej kapaciteteve të (punëtorë të kualifikuar, pjesërisht pajisje teknologjike) cilat u
mundësojnë deri diku për t‟i përmbushur kërkesat e tregu vendor dhe për një pjesëmarrje
më të madhe në tregjet evropiane. Kjo është kështu për shkak se ndërmarrjet ende nuk
kanë arritur qe me afarizmin e vetë të rrisin pajisshmërinë teknologjike te ndërmarrjeve të
tyre në mungesë të përkrahjes institucionale dhe financiare. Këtë e argumenton edhe fakti
se 66% e kompanive të industrisë së drurit aktivitetet eksportuese i kane filluar shumë
vonë diku prej vitit 2003 e këtej. Në fund mund të themi se pjesëmarrja e eksportit në
shitjet e përgjithshme brenda sektorit të industrisë është e ulët. Sektori i industrisë së
drurit participon me 6,9% të eksportit në shitjet e përgjithshme brenda sektorit të
industrisë.
Importi
Të dhënat dëshmojnë se pjesëmarrja e firmave të industrisë së drurit në aktivitetet
importuese është dukshëm më e madhe në krahasim me aktivitetet eksportuese.
Më se 41% e kompanive brenda këtij sektori kanë pasur aktivitetet importuese brenda tri
viteve të fundit. Një numër i konsiderueshëm i ndërmarrjeve ka importuar drejtpërdrejt
lëndë të parë. Ndërmarrjet e mëdha shquhen në importimin e lëndës së parë (68,6%), dhe
të pajisjeve 24%. Në sektorin e industrisë së drurit 18% e NVM-ve importojnë
drejtpërdrejt, ndërkaq 10,6% në mënyrë indirekte, përkatësisht nëpërmjet distributorëve
brenda në Kosovë. Nëse mbështetemi në këto dy përqindje atëherë mund të themi se
prodhimi vendor në industri të drurit 28,6% është në varshmëri nga importi i lëndës së
parë.
Përkundër një oferte në tregun e brendshëm përsëri kemi një përqindje (26,5%) të
konsiderueshme të importimit të produkteve të gatshme (dyer dhe dritare) dhe të
mobiljeve (30%). Ndërkaq pjesa tjetër e produkteve të importuara është në përqindje më
të vogël, mirëpo ka një gamë ma të gjërë të produkteve të ndryshme (parket, gilindera,
letër industriale) etj e cila merr pjesë rreth 14,9%.
Në aktivitetin importuese krahasuar me vitin 2007, në vitin 2009 verehet trende pozitive
për shkak se ka nje rënje të vlerave të produkteve të importuara përafërsisht për 26%.
Pengesat në Afarizëm
Një ndër fushat kyçe të analizimit ka qenë edhe mjedisi i biznesit dhe ndikimi i tij në
zhvillimin e industrisë së drurit. Respondentët janë pyetur që të rangojnë pengesat sipas
shkallës së Likertit prej 1 deri në 5, në listën prej 20 pengesave të mundshme. 23
Në bazë
të përgjigjjeve të marra është llogaritur intensiteti i secilës pengesë. Intensiteti absolutë
do të jetë i barabartë me 100 në rastin kur respondentët pengesës i japin rëndësi
23 1= pengesë shumë e madhe, 2= pengesë e madhe, 3= është pengesë, 4=pengesë e vogël, dhe 5= nuk është pengesë.
76
maksimale d.m.th. në rastet kur të gjithë respodentët vlerësojnë me shkallë më të lartë
pengesën e caktuar, ose anasjelltas.24
Tabela në vijim pasqyron trendin e pengesave kryesor të cilat kanë intenzitetin më të lartë
për industrinë e drurit në vitin 2009. Ne kemi ndarë pengesat në tri grupe. Në grupin e
parë kemi ranguar pengesat me intenzitetet më të lartë, në grupin e dytë kemi llogaritur
pengesat me intenzitete mesatar, dhe në grupin e tretë kemi ranguar pengesat me
intenzitetet më të ulët.
Grafiku 2. Intensiteti i pengesave në industrinë e drurit
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Në grupin e pengesave me intensitet me të lartë për sektorin e industrisë së drurit bëjnë
pjesë, rrugët dhe telekomunikacioni, konkurrenca jolojale, energjia elektrike, ekonomia
joformale, mungesa e informacioneve, dhe konkurrenca në treg. Këto pengesa
përafërsisht janë të njëjta edhe me sektorët tjerë brenda industrisë, e edhe me hulumtimet
e mëhershme që u janë bërë NVM-ve në Kosovë. Kjo dëshmon se bizneset në Kosovë
seriozisht janë të ballafaquara dhe të brengosura për një kohë të gjatë për tejkalimin e
këtyre pengesave. Për të satën herë në këto hulumtime po vërtetohet se ndërmarrësit e
potencojnë konkurrencën jolojale si pengesë serioze. Kjo dëshmon se ende kemi pengesa
të natyrës së vendosjes së mekanizmave të funksionimit të ekonomisë së hapur të tregut
dhe të funksionimit të ofertës dhe të kërkesës.
Në grupin e dytë të pengesave serioze të industrisë së drurit bëjnë pjesë qasja në kredi,
zbatimi i ligjeve e cila i arsyeton përgjigjet për konkurrencën jolojale e cila kryesisht
burimin e vetë e ka në moszbatimin e ligjit. Ky sektor gjithashtu ka vërejtje serioze lidhur
24 Intensiteti është llogaritur me mesatare të ponderuar duke e bërë shumëzimin e kryqëzuar të frekuencave të pengesave që
shkaktojnë probleme me intensitete të ndryshme, me numrin e rasteve që është paraqitur pengesa. Në kolonën e fundit të tabelës të emërtuar ‟intensiteti i pengesave‟ është shfaqur pesha e problemit që shkaktojnë pengesat. Si bazë për llogaritje dhe analizë është
marrur kufiri maksimal i mundshëm 100, që do të thotë se intensiteti i problemit që shkakton pengesa është aq i madh sa që e
pamundëson krejtësisht veprimtarinë e ndërmarrjes.
77
me vonesat burokratike nga administrata qoftë e nivelit lokal qoftë e atij qendror dhe me
lartësinë e taksave të cilat në masë të madhe e ngarkojnë këtë sektor. Ky sektor në
mungesë të mjeteve të gatshme është i ballafaquar me vonesa në pagimin e obligimeve si
dhe inkasimin e pagesave ndaj furnitorëve. Ky është njëri nga indikatorët që tregon
nevojën për mbështetjen e këtij sektori me investime. Korrupsioni është një nga pengesat
të cilina ndërmarrësit e theksojnë si pengesë serioze për biznesin e tyre, dhe për shtetin
duke shkaktuar evazionin fiskal. Grupi i tretë i pengesave është me intenzitet më të ulët.
Mirëpo, nuk do të thotë se është me ndikim të ulët në biznesin e tyre. Ndërmarrësit
ankohen në TVSH mënyrën e pagimit dhe pagesës së saj. Në mungesë të investimeve
pajisjet teknologjike ne 78% te ndërmarrjeve janë të njëjta me konkurrentët, këto
ndërmarrje thonë se nuk janë në gjendje të prodhojnë produkte të cilësisë çfarë i kërkon
tregu evropian dhe në këtë mënyrë të rrisin eksportin për shkak se edhe ashtu ata njërën
prej pengesave e theksojnë mungesën e kapaciteteve prodhuese..
Investimet
Brenda sektorit të industrisë, veprimtaria e industrisë së drurit merr pjesë 18,2%. Ky
sektor rangohet në vendin e tretë pas industrisë ushqimore dhe materialit ndërtimor.
Përmbi 68% e ndërmarrjeve të industrisë së drurit kanë pasur investimeve në vitin 2008.
Vlera mesatare e këtyre investimeve për një ndërmarrje krahasuar me një vit më parë
është rritur për 9.2%, ndërkaq në vitin 2009 deri në periudhën kur është zhvilluar
hulumtimi i sektorit të industrisë, investimet në këtë sektor janë rritur për 16.4%. Do të
thotë se për dy vitet e fundit është shënuar rritja e mesatares së investimeve për një
ndërmarrje për 25%.
Është karakteristik viti 2009 krahasuar me dy vitet tjera kemi rënie të numrit të
ndërmarrjeve që kanë bërë investime në njërën anë, ndërkaq në anën tjetër është rritur
vlera e investimeve mesatare për një ndërmarrje (12,6%).
Tabela 3. Shuma dhe mesatarja e investimeve sipas viteve
viti numri ndërmarrjeve
shuma e investimeve mesatarja e investimeve për ndërmarrje
2007 111 6,155,200 55,452.25
2008 108 6,780,778 62,784.98
2009 81 5,823,630 71,896.67
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Burimet e investimeve
Kryesisht eksitojnë dy mënyra për financimin e investimeve: kapitali vetanak i
ndërmarrjes dhe burimet eksterne të financimit. Sidomos, ndërmarrjet që janë të
orientuara kah rritja kanë nevojë më të madhe të mbështeten në burimet eksterne të
financimit. Meqenëse, kreditë bankare duket të jenë burimi kryesor i financimit të sektorit
të industrisë së drurit në këtë pjesë do të fokusohemi më shumë në kushtet aktuale te
qasjes së këtij sektori në kredi bankare.
78
Investimet për sektorin e industrisë së drurit kryesisht janë siguruar me mjete vetanake
(67.7%), ndërkaq një pjesë tjetër e investimeve është siguruar edhe nga kreditë nga
bankat e vendit që operojnë në Kosovë (27.3%) si dhe nga huat nga miqtë (2.6%), dhe
nga familjarët nga diaspora (1.8%). Pjesa e ndërmarrjeve të cilat kanë marrë kredi ( 46%)
burimi i kredisë ose huasë kanë qenë nga bankat vendore (94%), dhe pjesën tjetër (8.2%)
nga miqtë dhe diaspora kosovare.
Grafiku 3. Kushtet e marrjes së kredisë
0.9%
23.1%
33.3%
42.6%
0.0
5.0
10.0
15.0
20.0
25.0
30.0
35.0
40.0
45.0
shume te
favorshme
te favorshme te pafavorshme shume te
pafavorshme
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Ndërmarrjet nga sektori i industrisë së drurit për biznesin e tyre huat dhe kreditë i kanë
marrë në kushte të pafavorshme (42.6%) dhe shumë të pafavorshme (33.3%). Kjo në të
vërtetë e rritë koston e investimeve dhe rritë vështirësitë e operimit të këtyre
ndërmarrjeve për shkak të normave të interesit shumë të larta. Këto norma të interesit në
74.3% të rasteve në këtë sektor janë nga 10-15% dhe vetëm në 19.7% normat e inetersit
sillen nën 10%.
Në vitin 2008 ndërmarrjet kanë shpenzuar në ndërtesa të reja, makineri dhe pajisje
mesatarisht 26,536€, ndërkaq në aktivitete tjera si konsulenca dhe hulumtimet, trajnimi,
marketingu dhe promocioni ndërmarrjet kanë investuar shumë më pak ( prej 1200-
2500€). Në tabelën e mëposhtme po japim mesataren e investimeve për një ndërmarrje
për disa aktivitete:
Tabela 4. Shpenzimet e investimeve për vitin 2008
Shpenzimet e ndërmarrjeve Mesatarja e
shpenzuar Përqindja e pjesëmarrjes në
shpenzimet për investime
Ndërtesa te reja, makineri dhe pajisje
26,536 82.3
Hulumtim dhe Konsulencë 1,255 3.9
Trajnime 1,801 5.6
Marketing dhe promocion 2,659 8.2
32251 100.0
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
79
Pozita Konkurruese
Është e nevojshme të theksohet se vendet fqinje dhe disa vende të Evropës gjithnjë e më
shumë janë duke eksportuar produkte të gatshme në Kosovë. Ndërkaq importi (13,6%) i
këtyre vendeve nga Kosova është i njëjtë ose gjithnjë e më i vogël. Kjo fletë se produktet
e sektorit të industrisë së drurit nuk janë konkurruese në masë të mjaftueshme edhe në
tregun e brendshëm për shkak se hulumtimet kanë treguar se kemi import të produkteve
të gatshme në prodhime dhe lëndë të parë dhe pajisje në një përqindje të konsiderueshme
(41%).
Ndërkaq në tregun e jashtëm krahasuar me importin jemi shumë pak prezent (13,6%).
Këto të dhëna prezantojnë aftësinë konkurruese të sektorit të industrisë së drurit edhe
brenda e edhe jashtë Kosovës. Asortimani i produkteve me të cilat konkurrojnë
kompanitë kosovare janë; lëndë të parë, një sasi e vogël e disa produkte finale ( dyer,
dritare dhe mobile), që në të vërtetë për zhvillimin ekonomik është koncept i
papranueshëm për shkak se ky koncept do të thotë eksport i mundësive të brendshme
zhvillimore.
Nga analiza që i kemi bërë këtij sektori do të shohim Industria e drurit ballafaqohet me
konkurrencë të fortë. Hulumtimet kanë dëshmuar se vetëm 0.6% e ndërmarrjeve në
industrinë e drurit në tregun e brendshëm nuk ballafaqohen me kurrfarë konkurrence..
Ndërsa 80,4% e ndërmarrjeve janë deklaruar se kanë prej 1- deri në 6 konkurrent. Me
konkurrencë të fortë prej 7 e deri në 100 konkurrent në tregun e brendshëm operojnë
18.9% të ndërmarrjeve të këtij sektori.
Një numër i vogëli kompanive (31 ndërmarrje) ka arritur të identifikojë konkurrencën e
jashtme për kompanitë e tyre. Prej tyre me konkurrencë të fortë (4-6 konkurrent të
jashtëm) ballafaqohen 51.6% e kompanive, dhe me konkurrencë të ashpër (më shumë se
7 konkurrentë) operojnë 32,3% e kompanive të industrisë së drurit. Industria e drurit nga
bota e jashtme ka edhe konkurrencën prej 1-3 konkurrentë e cila merr pjesë prej 9,7%.
Grfiku 4: Ndikimi i konkurrencës nga importi në produkte dhe shërbimeve
5.6
12.0
19.2
62.0
0.9
0.4
0 10 20 30 40 50 60 70
Nuk ka fare ndikim
Ka pak ndikim
Ka ndikim mesatar
Ka shumë ndikim
Nuk e di
Refuzon të përgjigjet
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
80
Kompanitë prodhuese ballafaqohen me një konkurrencë të fortë nga importi. Kjo
reflektohet me një ndikim shumë të madh (62%) në produktet dhe shërbimet që ato i
ofrojnë. Kemi edhe një numër të kompanive të cilat janë të ndikuara nga konkurrenca nga
importi. Kjo konkurrencë reflektohet mesatarisht te këto kompani (19.2%). Ndërkaq kemi
edhe një pjesë të kompanive për të cilat importi i produkteve dhe shërbimeve nuk ka fare
ndikim (5.6%), dhe një pjesë tjetër e kompanive tek të cilat ky ndikim është i lehtë. Në
këtë grup bëjnë pjesë 12% e kompanive.
Këtu ne duhet të kemi parasysh zhvillimin e teknologjive moderne të cilat ndërmarrësit
kosovar pa politika të qarta dhe mbështetje të vazhdueshme financiare nuk mund ta bëjnë
asgjë dhe gjithnjë do vie deri te rënia e aftësisë konkurruese të këtij sektori. Gjithashtu
duhet të kemi parasysh se kërkesat dhe orientimet zhvillimore të këtij sektori në krahasim
me disa vite më heret kanë ndryshuar shumë. Për këtë parashikimet dhe politikat
zhvillimore për këtë sektor për të qenë konkurrent me prodhuesit e shteteteve të tjera në
rajon, nënkupton masa dhe instrumente zhvillimore përkrahëse për këtë sektor.
Masat për përmirësimin e pozitës konkurruese
Problem kryesor i të gjitha përpjekjeve të sektorit të industrisë së drurit për të qenë
konkurrent dhe për ta rritur eksportin është përmirësimi i produktit final dhe mbështetja e
këtij sektori në mënyrë institucionale nëpërmjet lehtësirave të ndryshme fiskale dhe
doganore. Kompanitë e këtij sektori në 77% të rasteve nuk janë të çertifikuara me ISO
standard. Vetëm 23.1% e kompanive janë të çertifikuara me këtë standard. Ndërkaq BAR
kodin e përdorin vetëm 6% e kompanive dhe 94% jo. Këta dy tregues mund të na
shërbejnë si indikator lidhur me cilësinë e produkteve dhe aftësinë konkurruese të
produkteve të industrisë në tregun e jashtëm e edhe në atë të brendshëm. Mirëpo duhet të
themi se 55,5% e kompanive kosovare e theksojnë importin e produkteve njërën prej
shkaqeve të aftësisë së dobët konkurruese.
Për ta rritur aftësinë konkurrues sektori i industrisë së drurit duhet të përmirësojë
marketingun, dizajnin, dhe zhvillimin e produkteve të reja të cilat në Evropë kanë një
kosto të lartë, ndërkaq në Kosovë mund të prodhohen me shpenzime më të ulëta për
shkak të kostos së fuqisë punëtore, që për këtë sektor paraqet përparësi. Për të arritur
objektivat e veta, përkatësisht aftësinë konkurruese, ky sektor duhet që:
Të ketë një qendër funksionale informative e cila ndërmarrësve në fushën e
industrisë së drurit do t‟u ofronte njohuri për mundësitë në tregjet e jashtme,
infrastrukturën legjislative të këtij sektori në shtete të jashtme,
Shfrytëzimi i shërbimeve nga ambasadat e porsakrijuara kosovare për kontaktimin
me blerës dhe furnitor të këtij sektori,
Të bëhet standardizimi i produkteve me ISO standarde,
Të bëhen përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e investimeve të përbashkëta
me partnerët e jashtëm afarist. Kjo në një mënyrë do të rritë cilësinë dhe do të
rritë pjesëmarrjen e sektorit të industrisë në tregun e jashtëm.
Duke marrë parasysh se shumë ndërmarrje nga industria e drurit nuk kanë qasje
në tregun e jashtëm, kjo është një rrezik i vazhdueshëm për to në qasjen e tyre në
këto tregje në të ardhmen. Për këtë do te ishte me interes që brenda sektorit të
81
industrisë me përkrahjen institucionale të shtetit të formohet konzorciumi për
eksport prej disa kompanive të cilat këto produkte do të i plasojnë nëpërmjet
konzorciumeve të ngjashme në Evropë etj. Këtë mund ta bëjnë shoqatat e
industrisë së drurit dhe AKB dhe Oda Ekonomike.
Nga MASHT të themelohet dhe zhvillohet një qendër e edukimit të lartë për
dizajnimin e produkteve të industrisë së drurit në Kosovë dhe zhvillimin e
marketingut,
Të investohet në zhvillimin e burimeve njerëzore të këtij sektori.
Ngritja e cilësisë së produkteve si faktor i ngritjes së aftësisë konkurruese të sektorit të
industrisë së drurit
Për rritjen e cilësisë si element thelbësorë të rritjes së aftësisë konkurruese të kompanive
Kosovare nga sektori i industrisë së drurit ishte dashur që:
Sektori i industrisë të organizohet dhe bëjë përpjekje maksimale për të vendosur
disa standarde të cilësisë për produktet të cilat i prodhon edhe për tregun e
brendshëm e edhe për tregun e jashtëm,
Të merren masa lidhur me kontrollin e cilësisë së produkteve të cilat importohen
nga bota e jashtme pasi që brenda MTI ende nuk ekziston një zyre. Kjo do te
ishte një masë mbrojtëse të cilin do ta bënin Institucionet kosovare për këtë
sektor. Nëpërmjet kësaj politike nuk ishte dashur që të vihen masa kundër
konkurrencës së shëndosh dhe produkteve cilësore. Por, të eliminohet
konkurrenca jolojale dhe produkteve jocilësore. Për këtë sigurisht se MTI duhet të
marrë masa për formimin e institucionit dhe zbatimin e kontrollit së cilësisë si
element i ngritjes së aftësisë konkurruese dhe mbrojtjes së konsumatorit nga
produktet jocilësore.
Të sigurohet mundësia e furnizimit me energji elektrike në mënyrë të rregullt dhe
sipas tarifave për blerësit me beneficione.
Burimet njerëzore
Nga ky hulumtim rezulton se sektori i industrisë së drurit brenda sektorit të industrisë
kontribuon me 11.6% në punësim. Mesatarja e të zënëve në punë për një ndërmarrje
brenda këtij sektori është 12 punëtor.
82
Tabela 5: Struktura kualifikuese e punëtorëve në industrinë e drurit është:
Struktura kualifikuese %
Doktor shkence 0.3
Magjistër 1
Me fakultet 12.8
Me shkolle te larte 17.8
Me gjimnaz 37.8
Me shkolle te mesme profesionale 21.6
te pakualifikuar 8.7
100
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Sipas strukturës kualifikuese në sektorin e industrisë më së shumti marrin pjesë ata me
shkollë të mesme 59,4%. Prej tyre afër 38% janë me gjimnaz, dhe vetëm 21,6% nga ky
sektor i punëson me shkollë të mesme profesionale. Një përqindje të konsiderueshme
participon edhe struktura kualifikuese me shkollë të lartë ( 17,8%) dhe ajo me fakultet
12,8%.
Tabela 6: Kontributi i ndërmarrjeve në punësim sipas madhësisë
Madhësia %
Mikro 15.3
Te vogla 14.8
Te Mesme 24.2
Te mëdha 45.8
100
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Pjesëmarrjen më të madhe në punësim i ndërmarrjeve sipas madhësisë e kanë
ndërmarrjet e mesme ( 24.2%) dhe ndërmarrjet e mëdha ( 45,8%). Mirëpo duhet të kemi
se një kontribut të vlershëm në punësim kanë mikro-ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla
se bashku kontribuojnë në punësim brenda sektorit të industrisë së drurit me 30.1%.
Hulumtimi ka dëshmuar se në tregun e Kosovës ndërmarrjet e mëdha përfaqësohen me
3,8% . Mirëpo, kontributi i tyre në punësim është relativisht i madh i madh. Mesatarja e
të ardhurave personale në sektorin e industrisë së drurit është pak më e ulët rreth 4.3%.
Kjo mesatare në industrinë e drurit është 292,5€.
83
Tregu i punës
Hulumtimet e zhvilluara tregojnë se oferta e tregut të për këtë sektor i plotëson nevojat e
kompanive relativisht mire (64.4%). Ndërkaq, 25,2% e pronarëve janë pjesërisht të
kënaqur me fuqinë e tyre punëtore, edukimin, kualifikimin dhe shkathtësitë në
përmbushjen e obligimeve ndaj vendit të tyre të punës..
Grafi 5: Shkaqet e pakënaqësisë së pronarëve
69
12.1 13.8
5.2
0
10
20
30
40
50
60
70
80
2. Mungesa e njohurive
praktike
1. Mungesa e njohurive
teorike
3. Programet e vjetra
mësimore
tjetër
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Numri më i madh i pronarëve apo menaxherëve të firmave shprehen se punëkërkuesve u
mungojnë njohuritë praktike, prandaj ata duhet të bëjnë investime plotësuese për
kompensimin e kësaj mungese. Po ashtu, vërejnë se programet mësimore nuk janë
aktuale dhe dijet që burimet e tyre njerëzore i marrin në procesin e arsimin nuk u
përgjigjen kërkesave të teknologjisë dhe tregut të punës
84
SWOT analiza e sektorit te drurit
Përparësitë:
- Fuqia punëtore me traditë në përpunimin e drurit
- Sistemi bankar i qëndrueshëm
- Lënda e parë brenda Kosovës
Dobësitë:
- Teknologjia e vjetër
- Struktura prodhuese e industrisë së drurit
- Dizajni i produkteve
- Marketingu
- Mosshfrytëzimi i ISO standardit dhe BAR kodit
- Mosekzistimi i një qendre funksionale informative e cila ndërmarrësve në fushën e industrisë së drurit do t’u ofronte njohuri për mundësitë në tregjet e jashtme, infrastrukturën legjislative
- Infrastruktura rrugore dhe telekomunikuese e dobët
Mundësitë:
- Sasia e madhe e drurit e disponueshme
- Anëtarësimi në tregjet e CEFTA
- Kostoja e ulët e prodhimit
- Futja e paisjeve të reja teknologjike
- Edukimi plotësues i fuqisë punëtore
- Forcimi i konkurrencës nëpërmjet investimeve të përbashkëta me partnerë të jashtëm
Rreziqet:
- Infrastruktura primare (rryma, uji etj.)
- Konkurrenca jolojale
- Mungesa e kërkesës për shkak të cilësisë
- Standardet e dobëta të prodhimit
- Rritja e importit të produkteve të gatshme dhe lëndës së parë
- Kontrolli jo i mjaftueshëm i produkteve që importohen
85
SHTOJCA 5
SEKTORI I TEKSTILIT
VËSHTRIM MBI ZHVILLIMIN E INDUSTRISË
Për më tepër se 200 vite traditë, tekstili ka qenë sektori i dytë më i madh industrial në
Kosovë pas minierave, thuhet në një studim të bërë nga IPAK (Investment Promotion
Agency of Kosovo) dhe ECiKS (Economic Initiative for Kosovo). Deri para viteve të
‟90-ta, në kohën kur ky sektor ka funksionuar mirë, prodhuesit kosovarë kanë targetuar
tregun e brendshëm në Kosovë në suaza të tregut lokal por edhe kanë eksportuar përmes
Jugosllavisë për në Evropën Lindore dhe SHBA.
Shumë studime tregojnë se pikën më të lartë të arritjes në sektorin e prodhimit të tekstilit
mund ta shohim në vitet 1990 ku secila nga 15 ndërmarrjet shoqërore (NSH-të) kanë
punësuar mesatarisht 1,000 punëtorë dhe kanë realizuar një shitje prej 35,000,000 € në
total25
. Zhvillimet e fundit në regjion kanë ngrirë linjat kryesore tregtare të industrisë së
tekstilit në Kosovë, duke shkaktuar kështu norma më të ulëta të prodhimtarisë dhe duke
shkaktuar mungesë të konkurrencës me prodhimet e huaja.
Si rezultat përfundimtar, një pjesë e madhe e punonjësve të NSH-ve janë bërë të tepërt.
Në anën tjetër një numër i vogël i këtyre punëtorëve kanë themeluar kompani më të vogla
private me kapacitete të vogla të prodhimit. Nga kjo shihet se, prodhimi në fushën e
tekstilit jo vetëm që ka qenë evident por mjaft i zhvilluar në Kosovë në periudhën e
administrimit shtetëror të ish-Jugoslavisë e gjerë në periudhën kur filloi lufta në Kosovë
normalisht me një rënie drastike të prodhimit, qarkullimit dhe zvogëlim të numrit të
punëtorëve në vitet 1990-1991 dhe gjatë periudhës së hiperinflacionit më 1994.
Ndërmarrjet shoqërore sipas komunave të cilat janë marrë me prodhimin e tekstilit e të
cilat kanë funksionuar gjatë kësaj periudhe dhe të cilat konsiderohen si potenciale për
zhvillim, janë të renditura në tabelën e mëposhtme:
Tabela 1: Lista e NSh-ve në Kosovë
25
INVESTING IN KOSOVO 2008
86
1. Prishtinë Tjerrtorja “KOSOVATEX” (E privatizuar)
2. Mitrovicë Vushtex (E privatizuar) dhe Eurotex (Ish SLOGA) dhe 1 Maji.
3. Pejë Industria e tekstilit, tani Arta TEX
4. Gjilan “Industria e Tekstilit Integj"(E privatizuar) dhe Ndërmarrja e re Teuta dhe Dita GSH (Pajisje te nusërisë)
5. Gjakovë "Jatex"(ish NAPREDAK-u) dhe "•Industria e tekstilit "KI Emin Duraku"
6. Viti NewCo Textile Factory Letnica L.L.C. (Privatized).
7. Dragash Dratex dhe tani Sharrtex (e re)
8. Fushë Kosovë
Kosovka
9. Prizren “PRINTEX” (E privatizuar) dhe KOMBINATI I LËKURË KËPUCËVE
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Nga tabela shihet se disa nga këto ndërmarrje, pas luftës së fundit në Kosovë, iu kanë
nënshtruar procesit të privatizimit të cilave edhe iu është ndërruar emri, e disa prej tyre
edhe lloji i veprimtarisë.
SITUATA AKTUALE
Tani për tani janë rreth 451 kompani private të cilat kanë për veprimtari primare
prodhimin e tekstilit, nga të cilat 90 % janë fabrikues të produkteve finale. Ndonëse
industria e tekstilit ka përjetuar një rimëkëmbje të ndjeshme gjatë viteve të fundit,
shumica e bizneseve të vogla në këtë sektor mbeten ende të vogla dhe po e marrin formën
e mikro ndërmarrjeve26
.
Gjatë periudhës korrik-gusht 2009, Instituti Riinvest ka realizuar një anketë për tërë
sektorin e industrisë me 1167 ndërmarrje, nga të cilat 28 kanë pasur veprimtari primare
prodhimin/fabrikimin e tekstilit që e përbëjnë mostrën e nxjerrë për këtë sektor. Struktura
e këtyre ndërmarrjeve sipas numrit të punëtorëve është si në tabelën e mëposhtme:
Tabela 2: Struktura e ndërmarrjeve sipas madhësisë/nr. të punëtorëve
Madhësia Nr. i punëtorëve Nr. i ndër.
Mikro 1 - 9 6
Të vogla 10 - 49 11
Të mesme 50 – 249 9
Të mëdha Mbi 250 2
Total 28
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
26
INVESTING IN KOSOVO 2008
87
Produktet të cilat prodhohen tani nga ndërmarrjet e tekstilit në Kosovë janë: Tepihë,
Çorape, Fustana, Cerada, Lëkurë, Jorgana, Mbulesa, Rroba, Uniforma, Veshje
kombëtare, Jogi, Xhemperë, Dimia, Vello, Batanije, etj.
Shitjet të cilat i ka realizuar ky sektor kanë treguar një rritje të ndjeshme nëpër vite nga
157,733€ (gjatë vitit 2007) në 181,130€ (në vitin 2008) dhe me një mesatare të shitjes
prej 181,898€ gjatë vitit 2009. Nga kjo shihet se kjo rritje ka qenë me e theksuar në vitin
2008 (15%) krahasuar me vitin paraprak, se sa në vitin 2009 e cila rritje në krahasim me
vitin 2008 është vetëm 0.42%. Sipas respondentëve mesatarisht 12.3% është përqindja
mesatare e fitimit në shitjet totale të ndërmarrjeve që i takojnë sektorit të tekstilit.
Analizat tregojnë se rreth 55 deri 65 milion €uro mund të realizohen nga eksporti nën
supozimin se linjat tregtare të mëhershme mund të rithemelohen27
.
Sipas anketës së realizuar nga Instituti Riinvest, ndërmarrjet të cilat kanë deklaruar se
kanë pasur eksport (8 ndërmarrje), kanë realizuar eksport në vlerë totale prej 617,000 €
për vitin 2007,ndërsa në vitin 2008 kjo vlerë ka shënuar rënie në 495,000 €. Ndërsa sipas
vlerësimeve të deritanishëm për vitin 2009 (deri në muajin Tetor) kjo vlerë sipas
respondentëve është 323,000 € i cili tregon se ka një trend rënës krahasuar me vitet
paraprake. Pjesëmarrja e eksportit në shitjet totale për vitin 2008 ka një përqindje prej
11.4%.
Tabela 3: Vlera mesatare/totale e eksportit nëpër vite
Vlera nëpër vite 2007 2008 2009 (vlerësime)
Mesatare 102,833 82,500 64,600
Shuma totale 617,000 495,000 323,000
% 2.4 0.5 2.4
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Është mjaft brengosës fakti se ky sektor po shënon rënie në eksport me një pjesëmarrje
prej vetëm 0.5% në tërë industrinë për vitin 2008 për dallim nga 2.4% sa ishte në vitin
2007 e që poashtu konsiderohet shume e ulët. Rezultatet e të njëjtës anketë tregojnë se
prej 28 ndërmarrjeve të anketuara, 21 prej tyre kanë realizuar import në vlerë prej
472,700€ në vitin 2007, respektivisht 1,046,500€ në vitin 2008.
Tabela 4: Vlera mesatare/totale e importit nëpër vite
Vlera nëpër vite 2007 2008 2009 (vlerësime)
Mesatare 33,764 69,766 80,746
Shuma 472,700 1,046,500 1,211,200
% 0.4 1.2 0.4
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
27
INVESTING IN KOSOVO 2008 – 3.8 (Textiles)
88
Vlera e pajisjeve të importuara gjatë viti 2008 arrin vlerën prej 675,750€, përafërsisht
65%. Bazuar në mostrën e anketës së realizuar nga Instituti Riinvest katër (4) barrierat
kryesore që pengojnë zhvillimin e industrisë se tekstilit në Kosovë janë: energjia
elektrike, shërbimet publike (uji, kanalizimi), ekonomia joformale (e zezë) dhe
konkurrenca jolojale.
Grafiku 1: Barrierat të cilat pengojnë afarizmin ekonomik në industrinë e
tekstilit
55.6
48.1
45.2
57.7
67.3
78.7
63.5
64.4
83.7
45.7
14.4
9.6
19.2
17.3
47.1
58.7
49.0
80.6
89.8
54.8
0.0 10.0 20.0 30.0 40.0 50.0 60.0 70.0 80.0 90.0 100.0
Lartësia e taksave
Llogaritja dhe mënyra e pagesës se TVSh-se
Ngarkesat administrative (vonesat burokratike)
Ligjet dhe zbatimi i tyre
Konkurrenca në tregun në të cilin operoni
Konkurrenca jo-lojale
Korrupsioni
Evazioni f iskal
Ekonomia joformale/ e zezë
Qasja në kredi
Kapacitetet e pamjaftueshme (mundësitë e prodhimit janë të pamjaftueshme në krahasim me
kërkesën në treg)
Aftësitë tuaja menaxheriale
Niveli i Shkathtësive të të punësuarve
Sigurimi i materialit (lënda e parë), makinave dhe pajisjeve
Mungesa e kërkesës
Vonimi i pagesave (inkasimi i borxheve)
Mungesa e informacioneve për biznes
Shërbimet publike (rryma dhe uji)
Energjia Elektrike
Rrugët dhe Telekomunikimet
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Në bazë të kësaj gjendjeje, del se tregu në industrinë e tekstilit në Kosovë është mjaft i
rrezikuar nga importi prej shteteve në rajon me kryesim të Maqedonisë në rend të parë.
Poashtu ekonomia joformale dhe konkurrenca jolojale bën që këto biznese të shkojnë
drejt falimentimit.
Nga këto rezultate del se eksporti ashtu edhe importi kanë një pjesëmarrje shumë të vogël
në industrinë e Kosovës në përgjithësi. Mirëpo, duhet mosanashkaluar faktin se Kosova
ka mjaft potencial për ta zhvilluar këtë sektor dhe treguesi më i mirë në këtë drejtim është
përvoja e suksesshme në të kaluarën ku Kosova ka eksportuar mjaft ne Evropën Lindore
dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka një fuqi punëtore të mjaftueshme si
në numër poashtu edhe në kualifikime e cila është e domosdoshme për zhvillimin e
industrisë në përgjithësi dhe asaj të tekstilit në veçanti. Sa i përket kushteve për të marrë
89
lëndë të parë në Kosovë shanset janë më pak të mundshme ndërsa furnizimi me lëndë të
parë nga importi është i përshtatshëm.
Shembull të cilin Kosova mund ta ndjekë për zhvillimin e industrisë së saj në përgjithësi,
dhe sektorit të tekstilit në veçanti, është rasti i Maqedonisë ku në vitin 2002 është
paraparë se sektori i prodhimit të tekstilit në vitin 2008 do të venitet për shkak
prodhuesve gjigant të tekstilit si Kina dhe Bangladeshi. Për këtë është krijuar një projekt i
veçantë i iniciuar nga ndërmarrës vendorë të Maqedonisë dhe ndërkombëtar. Projekti në
fjalë quhet EDC, i cili ka pasur për qëllim jo vetëm rimëkëmbjen e këtij sektori të
industrisë dhe të zhvillojë kapacitetet ekzistuese por të krijojë një sektor me kapacitet të
lartë eksportuese për vendet e Evropës Perëndimore. Tekstili paraqiste rreth 30% të
eksportit total maqedon në vitin 2002. Ky program është zhvilluar asisoj që të krijohet
një qendër elektronike e veshjeve që quhet NEW TREND dhe e cila do tu jep qasje
elektronike ndërmarrjeve të kësaj veprimtarie në procesin e prodhimit duke bërë dizajnim
dhe qepje elektronik të veshjeve. Ky projekt u dha qasje ndërmarrjeve të tekstilit në dy
sisteme atij CAD (Computer Aided Design) dhe CAM (Computer Aided Manufacturing).
Ky program nuk është krijuar vetëm për industrinë e veshjes por edhe për sektorë të tjerë
duke u mundësuar edhe ndërmarrjeve me teknologji jo krejt të digjitalizuar apo
semidigjitale të kenë një vizion kompjuterik për produktin që do të fusin në treg. Projekti
është financuar përmes një marrëveshje 3 milion dollarësh nga Agjencia e Shteteve të
Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili investim përfundimisht u rrit në 6
milionë dollarë. Në anën tjetër, qendrat kolektive kanë gjeneruar më shumë se 1.500
vende të reja pune, 1 milion dollarë në fonde të barabarta nga sipërmarrësit lokal, dhe $ 9
milion në investimet e huaja direkte. Tani në vitin 2009 Maqedonia nuk është
konkurrente e denjë e prodhuesve të tekstilit të lirë si Kina dhe Bangladeshi por është
eksportuese e parë në Itali dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore duke e bërë
industrinë e tekstilit si industrinë më të zhvilluar në shtetin Maqedon. Përmes këtij
programi tani janë duke u bërë analiza të reja të fizibilitetit për të iniciuar prodhimin dhe
qepjen e karrigeve të veturave në Maqedoni.
Ky projekt nuk përfundon këtu, sipas publikimeve të projektit të EDC dhe donatorëve në
këtë projekt respektivisht USAID kanë deklaruar se do të jenë të gatshëm që të investojnë
edhe në vende të tjera të Ballkanit për sektorë të ndryshëm të industrisë për të iniciuar
zhvillimin e tyre28
.
Ekziston një hapësirë e konsiderueshme në këtë sektor që investitorët të rikrijojnë një
grumbull vertikalisht të integruar të prodhimit, që Kosova do të mund të prodhonte veshje
të përfunduara si produkt final nga fije dhe lëndë e parë që prodhohet në regjion.
Bazuar në rezultatet e anketës së realizuar nga Instituti Riinvest, niveli i kapaciteteve të
shfrytëzuara në industrinë e tekstilit kanë qenë 59,2% për vitin 2007, 57,3% për vitin
2008 dhe 61,7% për vitin 2009.
Me know-how-in ekzistues, forcën e lirë punëtore dhe avantazhe të tjera konkurruese
Kosova ofron një ambient miqësor biznesor dhe hapësirë të mjaftueshme investuese,
28
Literaturë e marrë nga interneti:”Publikimi i projektit EDC në Maqedoni” , burimi:
http://www.edc.org/neësroom/articles/macedonian_apparel_industry_bounces_back
90
prandaj, industria e tekstilit në Kosovë ka një potencial që të bëhet një vend me aftësi të
larta konkurruese në nivel ndërkombëtar.
Në veçanti, mund të thuhet se Kosova ofron tri benefite kryesore për investitorët të cilët
dëshirojnë të ristrukturojnë/riorganizojnë një nga NSH-të ekzistuese ose të themelojnë një
kompani të re për prodhimin e tekstilit. Këto janë:
Një fuqi punëtore e lirë dhe mjaft mirë e kualifikuar.
Një bazë solide të teknologjisë e cila mund të përfitohet nga procesi i
vazhdueshëm i privatizimit
Mundësi të shumta të subkontraktimit ndërmjet kompanive vendore si dhe
burimeve të jashtme.
3. SWOT ANALIZA
Nga krejt kjo që u tha, mund të nxjerrim një analizë SWOT për këtë sektor, duke
identifikuar shanset/mundësitë për zhvillim në bazë të përparësive në disponim duke
eliminuar dobësitë dhe shmangur rreziqet që kanosen.
Përparësitë:
- Fuqia punëtore e lirë dhe e kualifikuar;
- Kapitalizimi i teknologjisë respektivisht objekteve fizike të prodhimit nga procesi i privatizimit;
- Know-how ekzistues në Kosovë. Një shtresë e mirë e popullsisë, 15,000 punëtor potencial për të qenë më konciz e njofin mirë procesin e prodhimit të tekstilit.
Dobësitë:
- Ekonomia joformale dhe konkurrenca jolojale
- Interesimi i vogël nga institucionet përkatëse për të zhvilluar sektorin në fjalë.
- Energjia elektrike dhe shërbimet publike.
Shanset:
- Stabiliteti politik në Kosovë – garanci për investitorët e huaj.
- Pjesëmarrja në grantet që jipen nga USAID për programin zhvillimor të industrisë, program ky i quajtur EDC.
Rreziqet:
- Procesi i privatizimit i cili në shumë raste po e inicion ndërrimin e veprimtarisë ndaj asaj që ështe destinuar paraprakisht. Interesimi i vogël i donatorëve të jashtëm për të financuar këtë sektor.
- Mosinteresimi i investitorve të huaj për tu bërë partnerë investues.
Pas pavarësisë së saj, Kosova konsiderohet vend politikisht stabil me një kushtetutë
demokratike e cila funksionon në baza të mirëfillta ligjore dhe në këtë mënyrë paraqet një
siguri për investitorët e huaj dhe vendor.
91
4. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE DHE POLITIKAT E ZHVILLIMIT TE
SEKTORIT
1) Përpilimi/finalizimi i detajizuar i kornizave ligjore që luftojnë ekonominë
joformale si dhe krijimi i politikave më të favorshme doganore në lidhje me
industrinë e tekstilit. Me ndërmarrjen e këtij aksioni në radhë të parë do të
mbrohej prodhuesi vendor nga konkurrenca e jashtme/importi si dhe do të
stimulohej prodhimi vendor.
2) Përpilimi i projekteve strategjike zhvillimore për rimëkëmbjen e këtij sektori
industrial të cilat përkojnë me standardet ndërkombëtare investive dhe të cilat do
të ngrinin interesin e partnerëve potencial. Shembull konkret kemi rastin e
Maqedonisë i cili përmes pjesëmarrjes në projektin EDC ka bërë që industria e
tekstilit të ketë 30% të eksportit total maqedon. Për shkak të suksesit të këtij
projekti, ai tani është ende i mundshëm për vendet e Ballkanit dhe financohet nga
USAID29.
3) Përcaktimi i kushteve investive në procesin e privatizimit me qëllim që të ruhet
veprimtaria e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara e cila konsiderohet si një
potencial i rëndësishëm për zhvillimin mbarë ekonomik vendor.
4) Ekziston një hapësirë e konsiderueshme në këtë sektor që investitorët të rikrijojnë
një grumbull vertikalisht të integruar të prodhimit, që Kosova do të mund të
prodhonte veshje të përfunduara si produkt final nga fije dhe lëndë e parë që
prodhohet në regjion.
29
Literaturë e marrë nga interneti:”Publikimi i projektit EDC në Maqedoni” , burimi:
http://www.edc.org/newsroom/articles/macedonian_apparel_industry_bounces_back
92
SHTOJCA 6
SEKTORI I TEKNKOLOGJISË INFORMATIVE
Vështrim mbi zhvillimin e sektorit të TIK në Kosovë
Teknologjitë e reja informatike dhe telekomunikuese po e transformojnë
strukturën dhe funksionimin e ekonomisë duke ndikuar në krijimin e një shoqërie
dhe një ekonomie krejtësisht të re e cila ndikon në transformimin e shoqërisë
industriale në shoqëri informatike. Shoqëria informatike është karakteristike e re
e civilizimit njerëzor, është një formë e re e të jetuarit ku shërbimet universale
dhe barabarësia për qasje në informacione së bashku me sistemet dhe
infrastrukturën e zhvilluar të komunikimeve elektronike kontribojnë në
zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, zbutjen e varfërisë dhe standard më
të mirë të jetesës.30
Në bote kjo teknologji është relativisht e re e cila po zhvillohet me hapa shume
të shpejtë. Teknologjia informatike, si edhe të tjerat, në Kosovë ka arritur me një
vonesë të konsideruar. Pas viteve të 90-ta implementimi i kësaj teknologjie është
përshpejtuar dhe ka filluar të arrij hapin me trendet e vendeve tjera. Në këtë
periudhë ndërmarrjet e sektorit publik nuk i realizonin funksionet e TI, prandaj
shërbimet dhe furnizimet janë bërë nga ndërmarrjet e TI nga tregu i jashtëm.
Vetëm nga viti 1990 filluan disa lëvizje pozitive në sektorin privat, por ato ishin
shumë të limituara dhe hasnin në vështirësi të mëdha në realizimin e afarizmit të
tyre. Numri i ndërmarrjeve private që merreshin me TI, pas luftës (1998-99)
filloi të rritet por jo ende në nivel të duhur. Përkatësisht, edhe numri i të
punësuarve ishte relativisht i vogël.
Viti 1992 shënohet si vit në të cilin Interneti u bë “një e mirë e përgjithshme
njerëzore”. Futja e kësaj teknologjie ndërroj edhe qasjen e përgjithshme në
konceptet e deriatëhershme të komunikimit.
2.2 Situata aktuale në sektorin e TIK
Në sektorin e TIK-ut sipas të dhënave të hulumtimit të Institutit Riinvest 31
rezulton se
numri i kompanive aktive në këtë sektor është 142. Këto kompani realizojnë kryesisht
shërbime tregtare nga kjo lëmi. Një numër i vogël i tyre merret edhe me zhvillimin e
softuerit, kryesisht, për nevojat e tregut Kosovar.
2.3 Vështrimi mbi bizneset dhe strukturën e tyre në sektorin e TIK
30
Strategjia nacionale për shoqëri të informacionit, 2006. 31
Projekti “mbi zhvillimin e sektorëve (Agriculture, Construction, ICT, Forestry and Wood
Products, and Business Service Providers) për vitin 2008 të financuar nga USAID(Booz Allen
Hamillton), 2009
93
Kompanitë në sektorin e TIK ofrojnë edhe shërbime të mirëmbajtjes së pajisjeve, shitje të
harduerit, trajnime të niveleve të ndryshme, etj. Mesatarja e shitjes për një kompani është
217.554,00 €, mesatarja e eksportit 5.394,00€, mesatarja e importit 90.803,00 €.
Mesataret në fjalë, përfshijnë tërë sektorin e TIK-ut së bashku me shërbimet e ndryshme
të cilat ato i ofrojnë.
2.3.1 Shitja, eksporti dhe importi në sektorin e TIK-ut
Pjesëmarrja e eksportit në qarkullimin total është 2.5%, kjo përqindje nuk është ndonjë
shifër e kënaqshme mbetet për të ardhmen qe të punohet më tepër në këtë drejtim.
Ndërsa pjesëmarrja e importit në qarkullimin total është 41.7%. Gjithsejtë sektori i TIK-
ut për vitin 2008 ka pasur eksport 766,000, import 12,894,000 qe do të thotë se mbulesë
të importit me eksport kemi vetëm 5.95% apo deficiti tregtare ne ketë sektor për vitin
2008 është 94.1%.
Tab. 1. Shitja,Exsporti dhe importi në sektorin e TIK-ut.
Sektori i ICT Totali (ne euro) Mesatarja për kompani
(ne euro)
Shitja 30,892,680 217,554
Eksportet 766,000 5,394
Importet 12,894,000 90,803
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Rritja e importit, në këtë sektor, për vitin 2009 është 8%.
Tab. 2. Pjesmarrja e Importit në sektorin e TIK-ut.
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Rritja e eksportit në këtë sektor, për vitin 2009 është 6,7%.
Tab. 3. Pjesmarrja e exportit në sektorin e TIK-ut.
Sektori Rritja e importit për sektor në 2009 ( %)
Importi në 2009 ( euro)
Mesatarja e importit per
kompani në 2009 ( euro)
ICT 8.0 13,920,362 98,031
Sektori
Rritja e exportit për sektor në
2009 ( %)
exporti në 2009 ( euro)
Mesatarja e exportit per
kompani në 2009 ( euro)
ICT 6.7 817,085 5,754
94
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Tab. 4. Pjesmarrja e eksportit në qarkullimin total.
Sektori Totali i Eksportit
(ne euro) Totali i Qarkullimit per sektor (ne
euro)
Pjesmarrja e Eksportit ne qarkullim për
kompani (%)
ICT 766,000 30,892,680 2.5
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Qarkullimi i tërësishëm i sektorit të kompanive të TIK-ut për vitin 2008 ishte
30.892.680,00 €, nga kjo vetëm 2,5% merr pjesë eksporti. Siç po shihet është një
përqindje tepër e ulët e pjesëmarrjes së eksportit në qarkullimin e tërësishëm të mallrave
nga sektori i TIK-ut. Jashtë Kosovës janë eksportuar mallra dhe shërbime në vlerë
766.000,00 €.
Tab. 5. Pjesmarrja e importit në qarkulimin total
Sektori Totali i Importit (ne
euro) Totali i Qarkullimit per sektor (ne
euro)
Pjesmarrja e Importit ne qarkullim për
kompani (%)
ICT 12,894,000 30,892,680 41.7
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Për dallim prej eksportit të mallrave, importi në këtë lëmi është me pjesëmarrje tepër të
lartë, pra me 41,70 %. Siç shihet nga tabela nga qarkullimi i tërësishëm 30.892.680,00 €
rreth 12.894.000,00 € janë qarkullim nga importi. Sa i përket shpenzimeve të prodhimit
ato sillen rreth 65.2%.
2.3.2 Burimet njerëzore në sektorin e TIK-ut
Numri i ditëve te punës për orarin e plote janë gjithsejtë 312 dite me 1,675 të punësuar
me orar të plote. Me orar jo te plote ne ketë sektor janë të angazhuar diku 78 punëtore.
Gjithsejtë të punësuar në këtë sektor janë 1,753 punëtor me qarkullim vjetor prej
30,892,680 € për sektor dhe me raportin qarkullim /punësuar prej 17,622.
Tab. 6. Mesatarja e te punsuarve
Sektori
Të punësuarit me orar të plotë
Numri i përgjithshëm
i të punësuarve
Mesatarja e të punësuarve për
kompani (inumër)
Gjithsej të rinjë të
punësuar (numër)
Të rinjë të punësuar (në %)
ICT 1,753 12 750 42.8
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Mesatarja e te punësuarve për kompani në sektorin e TIK-ut është 12 punëtorë ku 750
punëtore janë te rijnë ose 42.8%.
95
Tab. 7. Perqindja e rritjes së të punsuarve në TIK.
Sektori
Rritja e të punsuarve me orar të plotë
Rritja e të punsuarve në 2009 ( numër)
Rritja e të punsuarve në 2009 (%)
ICT 670 38.2
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Investimet në sektorin e TIK-ut
Investimet në ketë sektor për vitin 2008 janë gjithsejtë 5,848,160€, mesatarja e
investimeve për një kompani sillet 41,184€.
Nga analiza e të dhënave del se sektori i TIK ka realizuar rritje të shitjes për 15,7%.
Në vitin 2009 është rritur numri i të punësuarve për 38,2%, investimet e përgjithshme në
sektorin e TIK janë 5.848.160,00 € ose mesatarisht nga 41.184,00 €. Në strukturën
investimeve pajimet marrin pjesë me 57.1%, renovimi i ndërtesave afariste 16.67% etj..
32.4% të ndërmarrjeve, TIK-un e kanë si veprimtari shtesë (të dytë).
Ndërmarrjet e telekomunikimit në Kosovë
Njësia e Telefonisë Fikse (“Telefonia Fikse”)
Ofertuesi më i madh i telefonisë fikse në Kosovë është PTK. Telefonia fikse
është njeri nder rrjetet e licencuara i cili ofron shërbime për konsumatorë
individual dhe afarist. Ajo ka lansuar projektin për instalimin e foltoreve publike
telefonike (pay phones) me kartela në vendet më frekuentuese në të gjitha
qendrat e Kosovës.32
Shërbime të telefonisë fikse japin edhe ndërmarrjet IPKO, KUJTESA dhe shumë
të tjera në nivelet lokale kryesisht të kufizuara në lokacione me foltore të
improvizuara.
DardaNet fillimisht ka ofruar shërbime të internetit prej vitit 2001, sot është një nga tre
operatorët e autorizuar nga ART për ofrimin e shërbimeve të internetit në Kosovë,
ekzistojnë edhe më shumë se dhjetë kompani më të vogla lokale që operojnë në këtë lëmi.
Kërkesat për këto shërbime janë rritur me të madhe sidomos pas luftës, si p.sh. Internet,
e-mail, Intranet, fax, video konferenca, softuer profesional dhe bartje të të dhënave.
32
Zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit, dokument pune Raport i sektorial i
zhvillimit hapësinor për sektorin e informacionit dhe teknologjisë, Hartues të draftit / dokumentit punues
Agim Kukaj, Drejtor në ICT, MTPT, ICT, Lendita Ajeti, Hulumtuese, MMPH, IPH ,Xhemajl Gashi,
mikroekonomist UN-HABITAT
96
Gjithashtu janë krijuar edhe mundësi për investime për kompanitë ndërkombëtare të cilat
dëshirojnë të konkurrojnë. Kompanitë më të mëdha të cilat ofrojnë shërbimet e internetit
janë: Dardaneti, iPKO NET-i, Kujtesa, këto kompani janë duke investuar mjaft shumë në
këtë fushë. Investimet në këtë lëmi pritet që do të rriten përsëri këtë vit, kryesisht në
pajisje, vende të punës dhe shpenzime operimi.33
Njësia e Telefonisë Mobile
Në Kosovë shërbimin e serviseve të telefonisë mobile aktualisht e ofrojnë kompania
mobile GSM Vala 900, IPKO dhe D3 mobile. Vala 900 është themeluar e para dhe atë
në vitin 2000, numëron rreth 1 milion konsumatorë, mbulueshmëria 87% e territorit të
populluar të Kosovës. Vala ofron shërbime të telefonisë, të transmetimit të të dhënave,
pranimin dhe dërgimin e telefakseve, porosive të shkurtra tekstuale (SMS), si dhe
shërbime tjera plotësuese. Deri tani është arritur që të bëhet mbulimi i të gjitha qyteteve
dhe qendrave më të mëdha të Kosovës si dhe të rrugëve magjistrale, me disa përjashtime
të vogla. Vala 900 ka marrëveshje roming-u më 64 operatorë nga 37 vende të botës. Kjo
u mundëson konsumatorëve përdorimin e shërbimeve nga vala 900 në çdo vend dhe në
çdo kohë.
Shërbimet e ofruara:
Shërbimi me zë, SMS locale,
SMS ndërkombëtarë,
Roaming Postpaid,
Roaming Prepaid,
Ribmushja elektronike (Top-Up Elektronic),
GPRS,
WAP dhe MMS.34
Edhe IPKO ofron një spektër të gjerë shërbimesh në komunikime mobile, telefoni fikse,
televizion kabllor digjital, internet dhe media. Me ardhjen e Ipkos në treg është krijuar
konkurrencë në tregun e telefonisë mobile me ç‟rast janë ulur çmimet dhe është ngritur
cilësia e shërbimeve. Gjatë punës së tyre një vjeçare kanë arritur të mbulojnë me rrjetin e
telefonisë mobile, më shumë se 96 % të popullatës së vendit.35
33
Zhvillimi i teknologjise së informacionit dhe telekomunikimit, dokument pune Raport i sektorial i
zhvillimit hapësinor për sektorin e informacionit dhe teknologjisë, Hartues të draftit / dokumentit punues
Agim Kukaj, Drejtor në ICT, MTPT, ICT, Lendita Ajeti, Hulumtuese, MMPH, IPH ,Xhemajl Gashi,
mikroekonomist UN-HABITAT
34
Zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit, dokument pune Raport i sektorial i
zhvillimit hapësinor për sektorin e informacionit dhe teknologjisë, Hartues të draftit / dokumentit punues
Agim Kukaj, Drejtor në ICT, MTPT, ICT, Lendita Ajeti, Hulumtuese, MMPH, IPH ,Xhemajl Gashi,
mikroekonomist UN-HABITAT 35
WWW.Ipko.com
97
Analiza SWOT e sektorit të TIK-ut.
FUQITE MUNDESITE
Popullata e re e gatshme dhe shume e interesuar
për aftësim dhe pune ne TIK Çmimi relativisht i ulet i pajimeve kompjuterike
Përdorimi i gjere i internetit nga te rinjtë dhe
popullata Përdorimi i softuerit (me e pa licence)
Përcjellja e përvojave nga diaspora
Komunikimi me farefisin dhe web faqet me te
njohura me internet
Tendenca për aftësim dhe edukim ne lëmi te TIK
si brenda ashtu edhe jashtë vendit
Donacionet e organizatave te ndryshme për
pajime dhe aftësim
Njohja relativisht e mire e gjuhës angleze
Zbritja e teknologjisë kulminante te TIK ne nivel
te PC individuale
Investimi ne pajime dhe aftësim ne sistemet
publike
Përparësitë ne punësim te personave me shkathtësi
ne TIK
Rritja e interesimit për certifikim ne TIK
Numri i madh i telefonave ne përdorim
DOBESITE RREZIQET
Rritja e distancave ne aplikimin e TIK nga ana e
Shteteve perëndimore
Sistemi i pazhvilluar i mësimit ne distance Pirateria, hakerizmi, viruset etj
Pajimi i laboratorëve i dobët Pamundësia për trajnime ne lëmi te specializuara
Mungesa e institucioneve trajnuese dhe
certifikuese
Mungesa e fjalorit terminologjik
Ekonomia e pazhvilluar dhe e pa automatizuar
Përdorimi i TIK vetëm për Menaxhim financiar
Shpërndarja e vogël e Internetit ne ekonomi
Cilësia e ulet e internetit
Mos implementimi i koncepteve bashkëkohore
afariste ne ekonomi
Çmimi relativisht i larte i shërbimeve te internetit
dhe komunikimit
Edukimi i dobët i stafit menaxherial te
ndërmarrjeve afariste
Mos organizimi i klasterit te ndërmarrjeve nga
TIK
Mungesa e standardizimit
Konkurrenca e dobët dhe e organizuar ne parim te
esnafit
Tregtia dhe shërbimet elektronike te pazhvilluara
98
Objektivat Strategjike
1. Objektiv kryesor i kësaj strategjie është krijimi i infrastrukturës,
politikave dhe shërbimeve të TIK-ut që shoqëria Kosovare të ketë
qasje në Teknologji informative dhe telekomunikuese.
2. Ngritja e edukimit dhe trajnimi i tërë popullatës në aftësimin dhe
trajnimin profesional për shfrytëzimin e TIK-ut. Në nivelin shkollor dhe
universitar të inkorporohen elementet e nevojshme të TIK-ut në
përgjithësi e në shkolla profesionale dhe Fakultete sipas specializimeve në
veçanti.
3. Inkurajimi i individëve dhe bizneseve për implementimin e sistemeve informatike
më bashkëkohore në aktivitetet e tyre afariste me qëllim të rritjes së efikasitetit,
produktivitetit, inovacioneve dhe të të punësuarve.
4. Inkurajimi i individëve dhe bizneseve në lëmin e TIK-ut për angazhim dhe
pjesëmarrje në projektet zhvillimore bashkëkohore lokale dhe globale në lëmin e
softuerit, telekomunikacionit dhe segmenteve të tjera në TIK.
5. Krijimi i ambientit garues në të gjitha sferat e aktiviteteve të TIK me qëllim të
identifikimit, afirmimit, zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë të akterëve të angazhuar
në lëmin e TIK.
6. Vendosja dhe implementimi i standardeve në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe
shoqërisë në përgjithësi me qëllim të ngritjes së cilësisë në këto sektorë.
7. Afirmimi i vazhdueshëm dhe mbështetja e fortë dhe selektive e proceseve nga ana
e qeverisë, institucioneve të ndryshme, bizneseve, dhe strukturave tjera që të
mbështesin realizimin e qëllimeve të definuara më lartë në nivelin e individëve
apo kolektive.
8. Mbështetja dhe inkurajimi i ndërmarrjeve të sektorëve në zgjedhjen dhe
implementimin e produkteve më bashkëkohore të TIK-ut, me qëllimet që ti
bëjnë bizneset e tyre më efikase dhe më profitabile.
9. Krijimi i qendrave trajnuese dhe edukative të certifikuara ndërkombëtarisht në
lëmin e TIK-ut për edukimin, trajnimin dhe specializimin e personelit afarist.
99
Politikat, masat, aktivitetet dhe projektet për realizimin e objektivave:
Ngritja e nivelit të arsimimit dhe trajnimi i gjithëmbarshëm në lëmin e TIK-ut;
Stimulimi i të rinjve për zgjedhje të TIK si profesion me anë të dhënies së
bursave, udhëtimeve studimore, këmbimit të studentëve dhe afirmimit të rasteve
të suksesshme.
Krijimi i strukturave organizative (klasterve) më të volitshme për mbështetjen
dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në lëmin e TIK-ut dhe përfaqësimi adekuat i tyre
në të gjitha strukturat me qëllim të krijimit të një ndërmarrësie të fortë dhe të
shkathtë.
Stimulimi dhe afirmimi i ndërmarrjeve të suksesshme me lehtësira të ndryshme
fiskale dhe kreditore.
Përmirësimi i kapaciteteve të infrastrukturës në TIK;
Krijimi dhe respektimi i legjislacionit përkatës që e mbështet dhe ndihmon në
zhvillimin dhe implementimin e TIK.
100
SHTOJCA 7
SEKTORI I INDUSTRISË GRAFIKE
HISTORIKU
- Vështrimi mbi Zhvillimin e industrisë
Historia e shtypit dhe teknologjisë grafike në Kosovë fillon me shtypshkronjën Rilindja.
Organizata Rilindja lindi në Prizren më 1945 si gazeta e parë në gjuhën Shqipe në ish-
Jugosllavi. Shtypshkronja Rilindja, themelohet për nevojat e shtypit të librit, e sidomos të
gazetës “Rilindja.” Ajo u pajis me makina të tiposhtypit, ndërsa më vonë edhe me
teknikat ofset, si dhe pajiset me teknikat më moderne. Shtypëshkronja Rilindja hyn në
konkurrencë të denjë me shtypshkronjat e shteteve fqinjë. Gjatë viteve tetëdhjetë dhe
nëntëdhjetë, ajo ishte njëra ndër shtypshkronjat më të mëdha në Ballkan dhe në Evropën
Juglindore. Më 1991 pushteti Serb largoi nga puna punëtorët e Rilindjes e posaçërisht
kuadrin profesional. Pas përfundimit të luftës, Rilindja u riaktivizua dhe vazhdon punën
në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë.
Sot në funksion janë disa shtëpi e shtypit, siç janë: Dukagjini, Koha, Rezniqi. Shtëpi këto
të cilat luajtën një rol historik dhe ekonomik gjatë viteve 90-ta në Kosovë, si dhe në
Kosovën e pasluftës.
Shtypshkronja Rezniqi filloi punën në vitet 1989 me shtypje të ulta si p.sh. ato të
formularëve dhe kartëvizitave. Gjatë viteve të 90-ta për shkak të rritjes së kërkesës
shtypshkronja u zgjerua me makineri dhe teknologji më moderne duke përmbushur
kështu kërkesat e klientëve të tyre. Grafika Rezniqi vazhdon të shtyp revista, posterë,
libra, broshura, katalogje. Meqenëse ishte një ndër shtypshkronjat e para, vëllimi i
punëve ishte shumë i lartë. 36
Dukagjini Group në vitin 1987 filloi Ndërmarrja Librare Botuese Tregtare “Dukagjini” e
cila shumë shpejte u rrit në shtypshkronjë dhe në shtëpi grafike. Dukagjini shquhet për
dizajnet grafike, dhe për studio të pajisur me të gjitha llojet e shtypit në formate shumë të
ndryshme. Ata poashtu bëjnë prerje, thyerje, ngjitje, si dhe shtypje ofset. 37
Në kuadër të gazetës Koha Ditore, u hap shtypshkronja Koha në vitin 1996. Në vitin
1999 policia serbe shkatërroi shtypshkronjën dhe i vuri zjarrin. Shtypshkronja u
riaktivizua pas luftës në vitin 1999. Grupi Koha me sektorin e botimeve ka botuar tashmë
mbi 70 tituj veprash letrare për të rritur dhe për fëmije dhe me përmbajtje historike. 38
36
www.grafikarezniqi.com 37
www.dukagjinigroup.com 38
www.koha.net
101
PROFILI I SEKTORIT
- Situata Aktuale dhe vështrimi mbi bizneset dhe strukturën e tyre
Gjithsejtë janë anketuar 66 ndërmarrje në industrinë grafike, dhe numri me i madh i
ndërmarrjeve janë të koncentruara në Prishtinë (50%). Në anën e djathtë në formë grafi
janë të ekspozuara numrat e ndërmarrjeve nëpër qytetet kryesore të Kosovës dhe rrethinat
e tyre.
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Rreth 65% të këtyre ndërmarrjeve janë të regjistruara në 10 vitet e fundit, me frekuencën
më të madhe të regjistrimeve në vitet 2000 dhe 2005. Ndërmarrja e cila u deklarua si e
regjistruar më se 50 vite më parë është Allkoa Impex nga Prizreni, e regjistruar në vitin
1952. Të gjitha ndërmarrjet janë të deklaruar si ndërmarrje publike. Vlerat e tanishme të
kapitalit fiks për të gjithë industrinë e grafikës janë të llogaritura në Euro 11,930,500 në
objekte, Euro 9,248,500 në makina dhe pajisje, Euro 632,500 në mjete transporti,
1,688,000 në Toka, dhe rreth 8,000 të tjera. Pra gjithsejtë llogariten si vlerë e tanishme e
kapitalit fiks rreth Euro 23,507,500. Pjesëmarrjen me të madhe në treg sipas produkteve
firmat deklarojnë se produkti i tyre me përqindjen më të madhe janë librat me rreth 30%,
pastaj katalogjet dhe broshurat me to të njëjtën përqindje, ngjashëm edhe kalendarët,
thasët e letrës, etj.
- Prezantimi i produkteve të industrisë
Si produkte kryesore në industrinë e grafikës konsiderohen kryesisht shtypjet dhe
dizajnimet. Më saktësisht top dhjetë produktet primare në këtë industri sipas anketave
janë këto: Libri, Broshurat, Shtypjet, Katalogjet, Posterat, Kalendarët, Revistat,
Formularët, Dizajnimet, Kartonat, Thasët e letrës..
102
Gjithsejtë, gjetëm të listuara mbi 40 produkte kryesore të cilat bënin pjesë në prodhimin
dhe shitjen në industrinë grafike. Sipas frekuencave të paraqitjes 30% të ndërmarrjeve
theksojnë se 100% të prodhimtarisë e kanë në shtypje, paketa, gazeta, fletore, thas letre,
libra dhe kartona. Pjesa tjetër e ndërmarrjeve shpërndahet në prodhimin e katalogëve,
librave, dekorimeve, dizajneve, broshurave, posterave, dhe kalendarëve si produkte të
dyta dhe të treta.
- Burimet njerëzore
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Konsiderohet se gjithsejtë janë rreth 700 punonjës që punojnë në industrinë grafike në
firmat të cilat i kemi anketuar, nga këta 80% janë të gjinisë mashkullore, ndërsa vetëm 20
të gjinisë femërore. Grafi i mëposhtëm ilustron këtë pabarazi gjinore në punëdhënie:
Pagat mesatare për një Magjistër sillen nga 200 deri në mbi 600 euro, me një mesatare
prej 400 eurosh. Pagat për punonjës me fakultet sillën nga 200 deri në mbi 1,000 euro,
me një mesatare prej 300 deri në 400 euro. Punonjësit me shkollë të lartë paguhen nga
150 deri 300 euro, ndërsa ata me shkollë të mesme deri arrijnë deri në 800 euro. Me
shkollë profesionale pagesa arrin nga 150 deri në 300 euro, ndërsa pa kualifikim sillet
rreth 200 eurove.
Mund të gjykojmë se pagat në industrinë grafike janë më tepër çështje shkathtësie dhe
eksperience sesa shkollimi, sepse dallojmë disa diferenca mes pagash qe në sensin
akademik nuk krijojnë barazi. Gjithashtu nuk është vërejtur pabarazi gjinore në rastin e
pagesës, si meshkujt po ashtu edhe femrat paguhen njësoj për punën e kryer.
103
Ndërmarrjet në industrinë e grafikës mendojnë se tregu i punës kryesisht i plotëson
nevojat e tyre për punëtorë në aspektin e kualifikimeve dhe shkathtësive praktike (Mbi
70% të përgjigjeve). Por pjesa tjetër që mendojnë se ka mangësi në tregun e punës
kryesisht ankohen për vështirësi në gjendjen e këtyre punonjësve: libërlidhësit,
inxhinierët e grafikës, makinistët, dizajnerët, ofsetistët, dhe teknologët.
KAPACITETI
- Vështrim mbi lëvizjen e shitjes
Rreth 10% të ndërmarrjeve deklarojnë se çmimet e tyre janë diku rreth 10-20% më të ulta
se sa çmimet e konkurrentëve vendorë. Vetëm 5% të industrive mendojnë se çmimet e
tyre janë prej 5% deri 10% më të larta se të konkurrencës vendore. Pjesa kryesore, apo
mbi 70% të ndërmarrjeve i konsiderojnë çmimet e tyre me ato të konkurrencës të njëjta.
Qarkullimi vjetor total për tre vitet e fundit pasqyrohet në këtë mënyre:
2007 Euro 15,271,304.36
2008 Euro 19,480,250.55
2009 Euro 21,475,866.00
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Në vitin 2007, mbi 80% të shitjes vjetore ishte e përqendruar në Prishtinë, në vitin 2008,
68% të shitjeve u përqendruan në Prishtine, si dhe parashihet që nga fundi i vitit 2009
sërish mbi 80% të shitjeve të koncentrohen në Prishtinë. Qytetet tjera për nga shitja
rankohen në këtë mënyrë:
Qyteti 2007 2008 2009
Drenas 1% 3% 1%
Ferizaj 2% 2% 3%
Gjakovë Më pak se 1% Më pak se 1% Më pak se 1%
Kaçanik Më pak se 1% Më pak se 1% Më pak se 1%
Mitrovicë 1% 2% 1%
Pejë Më pak se 1% Më pak se 1% Më pak se 1%
Podujevë Më pak se 1% Më pak se 1% Më pak se 1%
Prishtinë 85% 74% 84%
Prizren 5% 4% 6%
Rahovec 9% 12% 3%
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Siç shihet nga tabela, koncentrimi i të ardhurave të industrisë grafike është i koncentruar
në Prishtinë, qytetet tjera vijuese me përqindje nën 10% janë Prizreni dhe Rahoveci.
104
Vlen të theksohet se rreth 20% të ndërmarrjeve ose nuk e dinin ose refuzonin të
përgjigjeshin në pyetjen se sa kanë pasur qarkullim gjatë tri viteve të fundit.
Përqindja mesatare e fitimit në shitjet totale (apo në qarkullimin total) në ndërmarrjet që i
takojnë sektorit të industrisë grafike, sipas firmave të anketuara sillet nga 2% deri ne
100%. Mesatarja e fitimit në shitje në Prishtinë numrohet tek 28% , në Prizren 22.7%, në
Gjakovë 20%, rradhazi kjo përqindje sillet rreth 20% gati në të gjitha qytetet.
- Eksport/Importi
Vetëm 21% të firmave janë deklaruar se i eksportojnë produktet e tyre jashtë Kosovës. 6
nga këto firma janë në Prishtinë, 3 në Prizren, 1 në Mitrovicë, 1 në Drenas, 1 në Ferizaj, 1
në Rahovec, dhe një në Kaçanik. Vlera e tyre e qarkullimit vjetor sillet rreth 50% të
qarkullimit të të gjitha firmave. Domethënë, gjysma e qarkullimit iu shkon vetëm 20% të
firmave, dhe këto firma janë ato që eksportojnë.
Këto kompani kanë deklaruar se kanë filluar të eksportojnë mesatarisht në vitin 2007.
Kompania me eksportin më të hershëm është ajo që filloi në vitin 2002 Firma OB scure
në Prishtinë. Në tabelën e mëposhtme janë të listuara në euro vlerat se sa eksportohet:
Viti i Eksportit 2007 2008 2009
Vlera e Eksportit Euro 260,000 Euro 638,000 Euro 200,700
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Përqindjet e eksportit sillen nga nën 1% deri në 85% të produkteve. Ata qe deklaruan se
eksportojnë 85% të produkteve janë kompani që eksporton Paleta dhe janë firma Emra
Com. Firmat tjera mesatarisht eksportojnë nën 10%. Produktet që eksportohen më së
shumti janë, librat, materialet shkollore, fletoret, formularët, kartonat, thasët e letrës,
materialet për zyre, si dhe tiketat vetë ngjitëse.
Aktivitetet eksportuese në shumicën e këtyre ndërmarrjeve janë të rregullta në vetëm 5
kompani nga 14 që eksportojnë. Këto të rregulltat eksportojnë formularë, letra, materiale
shkollimi dhe të zyreve, karton dhe thasë letre në vlerë prej Eur 113,000. Këta
konsiderohen si të rregullt pasi që kanë marrëveshje me partnerët e jashtëm për dërgesa të
rregullta të mallrave. Ata përbëjnë pjesën tjetër të firmave (9 firma) dhe eksportojnë
produkte të ngjashme siç janë libra, fletore, thasë letre, kupona, tiketa vet ngjitëse,
ambalazhe etj.
Nga 66 firma, 45 nga këto kanë pasur import të inputeve dhe pajisjeve për prodhim në tri
vitet e fundit. Kompanitë të cilat kanë importuar lëndë të parë dhe pajisja më së shumti
janë të përqendruara në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë dhe Rahovec,
normalisht me përqindjen më të madh në Prishtinë. Në tabelën e mëposhtme, mund të
krahasojmë importet e këtyre kompanive në lëndën e parë dhe në pajisje për tri vitet e
fundit.
105
2007 2008 2009
Lënda e Parë Euro 1,582,959 Euro 2,072,000 Euro 2,062,228
Pajisjet Euro 1,966,000 Euro 897,606 Euro 864,468
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Produktet të cilat janë të importuara më së shumti janë kryesisht letra, makineria dhe
ngjitësi, pjesa tjetër janë kartonat, printerët, kompjuterët fotokopjet, dhe disa kemikale
dhe alkool. Vlerësohet se si lëndë e parë letra është importuar në vlerë prej 1.5 milion
eurosh mesatarisht gjatë 3 viteve të fundit, dhe si pajisje në vlerë prej nën 1 milion euro.
Rreth gjysmë milion euro import shkojnë për makina të ndryshme shtypi,
- Pozita konkurruese në treg (Indikatorët e performancës)
Në krahasim me konkurrencën më pak se 20% të kompanive mendojnë se niveli
teknologjik i firmës së tyre është më i avancuar në raport me konkurrencën. Shumica,
gati 80% mendojnë se nivelin teknologjik të firmës së tyre e kanë të barabartë në raport
me konkurrencën. Ndërsa një përqindje shumë e vogël e shohin nivelin e tyre
teknologjik si më pak të avancuar se sa ai i konkurrencës. Firmat të cilat e shohin veten
si më të avancuara se konkurrentët janë kryesisht të përqendruara në Prishtinë me disa në
Mitrovicë dhe Pejë.
Sa i përket përqindjes së furnizimit nga vendi dhe jashtë vendit, rreth 40% të firmave
deklarojnë se furnizohen 100% me materialin bazë nga Kosova, ndërsa rreth 15%
importojnë mbi 50% të materialit bazë nga jashtë, ndërsa pjesa tjetër nën 50% importojnë
nga jashtë. Tete kompani janë deklaruar se i importojnë të gjitha lëndët bazë nga importi
direkt jashtë vendit, me rreth 10 kompani tjera qe importojnë nën 50% të materialit jashtë
vendit nga importi direkt, ndërsa përmes distributorëve apo importit indirekt, importojnë
total 6 kompani, me 4 kompani tjera nën 80% të materialit të lëndës së parë.
Kur pyeten se sa është numri i konkurrentëve në tregjet në të cilat firmat operojnë disa
deklarohen se janë diku 1 deri në 3 konkurrent në tregun kombëtar, dhe ngjashëm në
tregun e jashtëm. Pjesa më e madhe deklarojnë se janë diku mbi 7 konkurrentë në tregun
kombëtar, dhe ngjashëm 7 konkurrent në tregun e jashtëm. Më shumë se gjysma e
firmave mendojnë se konkurrenca paraqet një pengesë shumë të madhe nga konkurrenca
vendore, ndërsa nga importi intensiteti i konkurrencës nuk është i lartë sa na ajo vendorja,
pasi që një pjesë e madhe deklaruan se nuk është pengesë.
Vetëm 25% të firmave deklarojnë se e përdorin bar kodin, ndërsa 90% të të gjitha
firmave nuk janë të certifikuar me ISO (standarde ndërkombëtare të cilësisë. Ato të cilat
janë të certifikuara janë: NTG Blendi – Prishtinë, Berati – Prizren, In edit – Prishtinë,
Mozaiku – Podujevë, Dukagjini – Pejë, EroPrint – Prizren, dhe Gazeta “Bota Sot” –
Prishtinë.
Si konkurrentët kryesor në industrinë e grafikës sipas të anketuarve, konsiderohen
Dukagjini, Koha, Euro Printi, Inter Presi, Rezniqi, Kosova Sot, GrafoPrinti, Rilindja, dhe
106
Agimi. Ndikimi i konkurrencës nga importi për produktet/shërbimet konsiderohet që ka
shumë ndikim pasi që shumica janë përgjigjur në këtë mënyrë. Kur pyeten se nëse do ti
ngrinin çmimet për 10% gjysma e tyre përgjigjen se konsumatorët do të blinin produkte
apo shërbime nga konkurrenca, me një pjesë të vogël të tyre që thonë se konsumatorët do
të blinin por me sasi më të vogla. Ndërsa kur pyeten se nëse furnitorët do të bënin
ngritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve për 10%, atëherë ata përgjigjen se do
të blinin por në sasi më të vogla, me një përqindje të vogël që nuk do të blinin fare nga ky
furnitor (20%).
- Investimet
55 nga 66 kompanitë e intervistuara kanë bërë investime në bizneset e tyre gjatë 3 viteve
të fundit, këto investime mund të paraqiten si totale në tabelën në vijim.
2007 2008 2009
Vlera e Investimeve Euro 2,512,000 Euro 3,694,106 Euro 2,769,968
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Shumica e firmave kanë deklaruar se mjetet për investime i kan siguruar 100% nga
vetvetja, përderisa disa të tjerë kanë deklaruar se një përqindje nën 50% i kanë siguruar
vetë ndërsa pjesët tjera nga kreditë bankare të vendit nga bankat qe operojnë në Kosovë
(rreth 20%). Disa prej tyre kanë theksuar se një pjesë të investimeve e kanë marrë hua
nga miqtë ose familja, dhe vetëm 10% janë financuar 100% nga bankat në Kosovë.
Për vitin 2008 shpenzimet e arritura nga ndërmarrjet për ndërtesa të reja, makineri dhe
pajisje arrijnë deri në Euro 2,022,017, shpenzimet për hulumtime dhe konsulencë arrijnë
tek vetëm Euro 16,000, shpenzimet për trajnim në Euro 10,000 dhe shpenzimet e
marketingut dhe promocionit diku rren Euro 50,000.
35% të kompanive kanë deklaruar se kanë marrë kredi gjatë vitit 2008, këto kredi që të
gjitha janë marrë nga bankat në Kosovë, dhe kushtet e këtyre kredive konsiderohen 90%
të pafavorshme. Norma vjetore ka qenë prej 10 deri në 15% në marrjen e këtyre huave.
Për vitin 2008 firmat deklarojnë se shumica 90% të tyre thonë se paguajnë mallin në
momentin e marrjes së produkteve/shërbimeve, me pjesën tjetër që paguajnë ose me kredi
ose para marrjes së produktit. Sa i përket blerjeve rreth 10% paguajnë me kredit, ndërsa
pjesa tjetër më e madhe paguhet në momentin e marrjes së produktit.
- Perceptimet e industrisë mbi biznesin në Kosovë
Sipas anketave faktorët të cilët paraqesin pengesë për afarizmin e firmave rankohen në
këtë mënyrë: 76% mendojnë se lartësia e taksave është pengesë e madhe, brenda të
cilëve, 30% mendojnë se lartësia e taksave është pengesë shumë e madhe , pjesa tjetër
mendojnë se nuk është pengesë apo është pengesë e vogël. Gati gjysma mendojnë se
korrupsioni paraqet pengesë shumë të madhe, përderisa gati gjysma e njëjtë mendojnë se
pengesë janë edhe ligjet me zbatimet e tyre. 70-80% mendojnë se konkurrenca në tregun
107
që operojnë janë jo-lojale dhe paraqesin pengesë të madhe apo vetëm pengesë në
afarizmin e tyre. Qasja në kredit në shumicën nuk paraqet pengesa të mëdha, përderisa
75% të tyre mendojnë se pengesë se madhe është mungesa e kërkesës.
Mungesa e informacioneve për biznes shërbimet publike, energjia elektrike, rrugët dhe
telekomunikimet paraqesin mbi 60% të pengesave për afarizëm në këtë industri.
108
SHTOJCA 8
SEKTORI I GOMES DHE PLASTIKES
VËSHTRIM MBI ZHVILLIMIN E SEKTORIT INDUSTRIAL TË GOMËS DHE
PLASTIKËS
Gjendja aktuale e sektorit të gomës dhe plastikës është analizuar bazuar në të dhënat nga
hulumtimi i Institutit Riinvest i bërë në gjithë industrinë e Kosovës. Seksioni i parë
paraqet profilin e ndërmarrjeve të sektorit, duke vazhduar me analizën e afarizmit dhe të
performancës së firmave, si dhe me pozitën konkurruese dhe perceptimin e ndërmarrjeve
mbi biznesin.
1.1. Profili
Në industrinë e Kosovës sektori i gomës dhe plastikës merr pjesë me një përqindje të
vogël në shitjet totale të industrisë dhe përbëhet kryesisht nga mikro ndërmarrjet dhe
ndërmarrjet e vogla. Në hulumtimin e realizuar, sektori i gomës dhe plastikës është
përfshirë me një mostër prej 87 ndërmarrjeve që llogaritet se paraqet një përfaqësim
gjithëpërfshirës të sektorit. Prej numrit të ndërmarrjeve të anketuara vetëm një
kategorizohet si ndërmarrje e madhe me numër të të punësuarve mbi 250 që paraqet
kompaninë më të madhe të këtij sektori në Kosovë, e ajo është “Ballkani i Suharekës” që
aktualisht punëson 375 punëtorë, e që njëkohësisht njihet edhe si një prej ndërmarrjeve
më të suksesshme në Kosovë që nga vitet e 70-ta. Si ndërmarrje të mesme prej 51 deri
250 punëtorë është vetëm një, ndërmarrje të vogla prej 11 deri 50 punëtorë janë 13,
ndërsa pjesa tjetër janë mikro ndërmarrje që punësojnë prej 1 deri në 10 punëtorë. Nga të
dhënat statistikore, shihet se shumica e ndërmarrjeve e koncentruara në këtë sektor të
industrisë në përgjithësi kanë filluar si mikro ndërmarrje në fillim të viteve të 90-ta dhe
pas vitit 1999, dhe kanë shënuar një rritje relativisht të vogël, por që ka ndikuar në rritjen
e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik në vend.
Në aspektin regjional, koncentrimi më i madh i ndërmarrjeve është në komunat e Ferizajt,
Prishtinës, Podujevës dhe Prizrenit, kurse ndërmarrja më e njohur është padyshim
“Ballkani” i Suharekës dhe daton qysh nga viti 1963 me një histori të suksesshme,
sidomos deri në vitet e 90-ta.
Produktet kryesore që prodhohen nga ndërmarrjet e gomës dhe plastikës në vend janë:
prodhimi i qeseve, thasëve për mbeturina, bocave fryrëse, shisheve plastike, kutive
plastike farmaceutike dhe për argjendari, dritareve dhe dyerve të plastikës, roletave,
gypave të plastikës për ujë dhe kanalizim, kova plastike, ambalazh plastike për jogurt,
pastaj mbështjellëse të gomave, plastika të gomës, rripa trapez, shirita transportues, lodra
te ndryshme te fëmijëve prej gomës dhe plastikes, etj.
Prej të gjitha ndërmarrjeve të anketuara vetëm një është në pronësi publike, që jep
indikacione se privatizimi si proces nuk mund të ketë ndonjë ndikim të veçantë për
zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.
109
Tabela 1.1. Struktura e të punësuarve në sektorin e gomës dhe plastikës
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Bazuar në të dhënat e paraqitura në tabelën 1.1 që paraqesin rezultatet nga mostra e
analizuar, i gjithë sektori punëson 1131 punëtorë, prej të cilëve 0.6 % mbajnë titullin
“doktorit shkence” dhe “magjistër”, nga të cilat në bazë të të dhënave nga anketa del se
gjysma e tyre janë pjesë e të njëjtës kompani që tregon se nuk kemi shpërndarje të nivelit
të lartë akademik nëpër ndërmarrje. Për më tepër, 10.7 % të totalit të punëtorëve kanë
fakultet ose shkollë të lartë të kryer, 84.7 % kanë shkollë të mesme, ndërsa 4.5 % të
punëtorëve të angazhuar në këtë sektor janë të pakualifikuar. Nga kjo mund të
konkludojmë se mesatarisht çdo firmë e këtij sektori punëson së paku një punëtorë me
fakultet të kryer, kurse i gjithë stafi tjetër ka kualifikim më të ulët. Në krahasim me
mesataren e industrisë, ky sektor është një ndër sektorët me numrin më të vogël të
punëtorëve me kualifikim akademik. Një gjë e tillë do të mund të merrej si indikacion
negativ për zhvillimin e këtij sektori industrial duke marrë parasysh përfshirjen e vogël të
personelit të kualifikuar që do të mund të ndikonte në punët specifike profesionale por
edhe në ato menaxheriale.
Bazuar në deklarimet e të anketuarve, tregu i punës i plotëson mjaftueshëm nevojat për
punëtorë me disa përjashtime të vogla ku ceket mungesa e njohurive praktike të
punëtorëve. Sipas përgjigjeve të respondentëve, mungesa më e madhe ndihet për
inxhinier, mjeshtër të makinave, si dhe vlen të përmendet që gjithashtu ka problem edhe
për gjetjen e personave të pakualifikuar. Rrjedhimisht, mund të konkludojmë se ka një
mosinteresim për punësim në këtë sektor të pjesës së pakualifikuar të fuqisë punëtorë që
mund të supozojmë se vije si pasojë e pagave të vogla, e që sipas shifrave të deklaruara
paga mesatare për të pakualifikuarit është 214 €, ose për shkak të pagës rezervë të lartë
nga ana e fuqisë punëtore Kosovare.
Kualifikimi Numri i
punëtorëve
me këtë titull
Të
ardhurat
personale
mujore për
këtë
kategori në
€
Mesatare Numri i
punëtorëve
me këtë
titull si
përqindje
1 Doktor shkence 3 3,142 1047.3 0.3
2 Magjistra 3 2,950 983.3 0.3
3 Me fakultet 97 47,365 488.3 8.6
4 Me shkollë të lartë 19 6,555 345.0 1.7
5 Shkollë te mesme 0.0
Gjimnaz 791 203,255 257.0 69.9
Shkollë të mesme profesionale 167 42,300 253.3 14.8
6 Të pa kualifikuar 51 10960 214.9 4.5
Gjithsej punëtorë 1131 316,527 279.9 100.0
110
Në përgjithësi, ndërmarrjet e sektorit të gomës dhe plastikës janë të profilizuara si
ndërmarrje të vogla dhe mikro ndërmarrje, me një fuqi punëtore kryesisht me nivel të ulët
të arsimimit por që mesatarisht punësojnë së paku një punëtor me fakultet ose shkollë të
lartë të kryer. Ky fakt lë të kuptohet se ka hapësirë për zhvillim të mëtutjeshëm të sektorit
duke supozuar inkuadrimin e kuadrove profesionale për të menaxhuar dhe shtyrë përpara
zhvillimin dhe rritjen e këtyre bizneseve të cilat ofrojnë produkte për të cilat supozohet të
ketë një kërkesë të madhe në tregun vendor duke u bazuar në trendet e zhvillimit në
Kosovë por edhe në tregje të jashtme.
1.2. Afarizmi dhe performanca
Në analizën e afarizmit të ndërmarrjeve të industrisë Kosovare është analizuar
performanca gjatë periudhës së fundit trevjeçare. Nga tabela 1.2. mund të shihet se
shitjet e deklaruara për vitin 2009 në këtë sektor të industrisë kanë shënuar një rritje
përafërsisht për 25 % nga viti i parë 2007, përderisa sektorët e tjerë industrial si sektori
kimik dhe farmaceutik, prodhimi i pajisjeve elektrike, etj, kanë shënuar një rënie të
shitjeve gjatë kësaj periudhe.
Tabela 1.2. Shitjet mesatare gjatë periudhës tre vjeçare 2007-2009.
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
111
Figura 1.3. Përqindja e shitjeve të sektorit në totalin e shitjeve të industrisë
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
Nga tabela 1.3. shihet se pjesëmarrja në shitjet totale të industrisë gjithashtu ka shënuar
një rritje fillimisht prej 3.5 në 4.5 % të shitjeve totale të industrisë, gjersa në vitin e tretë
pjesëmarrja në shitjet totale bie në nivelin e vitit të parë që mesatarisht tregon një trend
konstant të rritjes krahas mesatares së industrisë. Fitimi i ndërmarrjeve të këtij sektori
shënon një mesatare prej 18.8 % që është margjinalisht mbi mesataren e fitimit të
përgjithshëm të firmave në industri që sillet rreth 18.5 %. Kjo do të thotë se kemi të
bëjmë me një sektor mjaft profitabil që mund të paraqet një fushë atraktive për
investitorët e ardhshëm.
Rreth 68 % të shitjeve në sektor janë realizuar me para në dorë ose si parapagime, kurse
rreth 32 % janë shitje me kredi. Indikacionet nga të ardhurat e sektorit lënë të kuptohet se
trendi i zhvillimit dhe suksesit afarist është pozitiv, edhe pse përqindja e lartë e kreditimit
të shitjeve mund të konsiderohet si një segment që kërkon një vëmendje të shtuar për
shkak të rrezikut nga inkasimi i borxheve. Sidoqoftë, sa i përket likuiditetit të
ndërmarrjeve, norma relativisht e lartë e fitimit mund të konsiderohet si mbulesë për
mallin e shitur me kredi por që në anën tjetër është një pengesë për kapitalizmin e
fitimeve të realizuara.
Një element me rëndësi te ky sektor është pjesëmarrja e eksportit në shitjet totale që
mesatarisht përbën 18.9 % të totalit të sektorit në realizimin e të cilit marrin pjesë vetëm
14.9 % të ndërmarrjeve të këtij sektori. Bazuar në të dhënat e mbledhura, kjo sasi e
eksportit mesatarisht përbën 22.5 % të vlerës totale të eksportit në gjithë industrinë e
Kosovës gjatë tri viteve të fundit, që paraqet një nga shtyllat kryesore eksportuese të
industrisë së Kosovës. Në anën tjetër importi i lëndës së parë nga ky sektor industrial
gjatë tri viteve të fundit ka përbërë mesatarisht 8 % të importit total të industrisë.
Përafërsisht, rreth 91 % të lëndës së parë të importuar është paguar me para në dorë ose
është parapaguar, kurse pjesa tjetër rreth 9 % është blerë me kredi. Duke konsideruar që
rreth 32 % të shitjeve janë shitje me kredi, kurse vetëm 10 % e lëndës së parë blihet me
kredi, mund të konsiderohet si një indikacion negativ sa i përket likuiditetit të
ndërmarrjeve.
112
Sidoqoftë, pjesëmarrja e madhe në eksportin total të industrisë përkundër përqindjes së
vogël në shitjet totale jep indikacione të forta që duhet kushtuar një rëndësi të veçantë
këtij sektori, dhe do të ishte në dobi të vendit që të hartohen politika zhvillimore që do të
ndihmonin në rritjen e vlerës eksportuese me qëllim të përmirësimit të bilancit tregtar të
vendit. Produktet kryesore të eksportuara gjatë vitit 2008 në bazë të përgjigjeve të marra
kanë qenë dyert dhe dritaret e plastikës, shiritat transportues, rripat e trapezit, gypat e ujit,
etj., të eksportuara kryesisht nga “Ballkani” i Suharekës dhe disa ndërmarrje të vogla. Në
anën tjetër, si produkte të importuara për lëndë të parë janë raportuar: kauçuku natyral,
kauçuku sintetik, fijet sintetike, plastika e vjetër, etj. Importimi i lëndës së parë lë vend
për të konsideruar mundësinë e lehtësimeve tatimore dhe doganore në këtë fushë që do të
mund të lehtësonte veprimtarinë afariste të firmave.
Përkundër rritjes graduale të shitjeve dhe eksportit, vlera e investimeve të bëra gjatë tri
viteve të fundit ka pasur një rënie prej përafërsisht 23 %, kurse në totalin e investimeve të
industrisë merr pjesë mesatarisht me 2.3 %. Vetëm 23 % të shumës së investimeve janë
financuar nga kreditë bankare kurse pjesa tjetër është kapital vetanak ose i marrë hua nga
të afërmit. Kreditë e marra janë cilësuar si të pafavorshme nga 94 % të të anketuarve,
kryesisht për shkak të normave të larta të interesit me normë vjetore të raportuar me mbi
10 % e që arrin edhe deri në 25 % në raste specifike, fakt ky që mund të jetë bazë e rënies
së investimeve gjatë periudhës së shqyrtuar. Duke marr parasysh normën e rritjes së
shitjeve gjatë periudhës së analizuar përkundër rënies së investimeve, mund të llogaritet
si një indikacion tjetër që ky sektor ka hapësirë për zhvillim të mëtutjeshëm që do të
mund të arrihej përmes politikave lehtësuese të cilat do të krijonin kushte më të volitshme
për investitorët potencial.
Nga i gjithë kapitali i investuar, vlera e kapitalit fiks në këtë industri kap shumën prej
577,338,449 € e që përafërsisht paraqet 9 % të kapitalit fiks të gjithë industrisë në
Kosovë. Duke krahasuar me pjesëmarrjen totale në shitje që është vetëm 3.5 %, mund të
konkludojmë se kemi të bëjmë me një sektor që ka kosto të lartë të kapitalit fillestar e që
do të mund të llogaritej si një pengesë për investimet e mundshme.
Prej gjithë shpenzimeve të bëra, mesatarisht ndërmarrjet e anketuara kanë raportuar që
kanë shpenzuar rreth 99.2 % për ndërtesa të reja, makineri dhe pajisje, rreth 0.03 % për
hulumtim dhe konsulencë dhe rreth 0.06 % për marketing dhe promocion. Shpenzimet
për hulumtim dhe konsulencë si dhe për marketing dhe promocion në këtë sektor në
raport me shpenzimet totale paraqiten si më të ulëtat krahasuar me sektorët e tjerë
industrial. Kjo lë të kuptohet që ka një angazhim të pakët të shërbimeve konsulente dhe
hulumtuese, si dhe aspektit promocional, e që mund të jetë një faktor shumë i
rëndësishëm për prodhimin e produkteve të kërkuara në treg dhe për plasmanin e tyre.
Duke marrë parasysh të gjitha kapacitet teknologjike dhe burimet njerëzore me të cilat
posedojnë ndërmarrjet e sektorit të gomës dhe plastikës, ato mesatarisht shfrytëzojnë
rreth 58 % të kapacitetit të plotë me një trend konstant gjatë tri viteve të fundit. Kjo
gjithashtu mund të lidhet me mungesën e shpenzimeve për hulumtime të tregut,
shërbimeve të konsulencës si dhe të marketingut, e që mund të ndikojë në gjetjen e
tregjeve të reja, depërtimin tek konsumatori potencial, si dhe afrimin e raportit produkt-
113
konsumator që do të mund të vinte si rezultat i një aktiviteti më të ngjeshur promocional
të paraprirë nga një hulumtim i mirëfilltë i tregut.
Një element tjetër me rëndësi është se prej 87 ndërmarrjeve të anketuara, 75 prej tyre nuk
janë të certifikuara me standarde ndërkombëtare të cilësisë ISO. Kjo mund të
konsiderohet një indikacion negativ sa i përket plasmanit të produkteve në treg dhe
mundësisë së depërtimit edhe në tregjet e jashtme. Në anën tjetër, përveç kualitetit të
produkteve, rrjeti i bizneseve i realizuar kryesisht përmes asociacioneve të biznesit
paraqet një faktor tjetër lehtësues për të depërtuar në tregje të reja dhe për të përfituar nga
efektet e shpërndarjes së njohurive, e që në rastin përkatës paraqet një mangësi sepse
vetëm 19.5 % të ndërmarrjeve janë anëtare të asociacioneve të biznesit.
Treguesit e analizuar japin indikacione për një trend pozitiv të suksesit të ndërmarrjeve
në sektorin e gomës dhe plastikës në përgjithësi, me theks të veçantë në performancën
eksportuese. Sidoqoftë, mosshfrytëzimi i plotë i kapaciteteve prodhuese tregon që duhet
hulumtuar tregjet e reja ose shtimin e pjesëmarrjes në treg përmes produkteve që do të
krijonin lidhje më të afërta me konsumatorin, gjë që ka mundësi të arrihet me një
angazhim më të madh të shërbimeve të konsulencës, hulumtimeve të tregut dhe
marketingut, procese këto që mund të nxjerrin produkte të reja inovative përmes të cilave
do të mund të depërtohej deri tek konsumatori potencial dhe tregjet e reja.
1.3. Pozita konkurruese dhe perceptimet e ndërmarrjeve mbi biznesin
Sipas të dhënave të mbledhura nga hulumtimi i Institutit Riinvest, numri më i madh i
përfaqësuesve të ndërmarrjeve të sektorit të gomës dhe plastikës mendon se ka më shumë
se 7 ndërmarrje konkurrente në tregun vendor. Prej tyre, 72 % të ndërmarrjeve të
anketuara janë përgjigjur se mendojnë që çmimet e produkteve/shërbimeve të tyre janë të
njëjta me çmimet e konkurrencës vendore, përderisa nga ana tjetër rreth 77 % të
respondentëve mendojnë që çmimet e produkteve/shërbimeve që ata ofrojnë janë të njëjta
ose më të ulëta se çmimet e konkurrencës nga importi. Rrjedhimisht, sipas indikacioneve
të nxjerra, kemi një konkurrencë vendore me çmime relativisht të njëjta, të cilat
mesatarisht kanë çmime të njëjta ose më të ulëta sesa konkurrenca nga importi që mund
të jenë si rezultat i kostos më të lirë të produkteve vendore, ose edhe nga dallimi në
kualitet. Për më tepër, 67 % të respondentëve mendojnë se intensiteti i konkurrencës
vendore paraqet pengesë të madhe kurse intensiteti i konkurrencës nga importi paraqet
pengesë të madhe për 54 % të të anketuarve. Edhe pse duket se konkurrenca nga importi
paraqet pengesë më të vogël sesa ajo vendore, ndikimi nga konkurrenca nga importi në
produktet dhe shërbimet që ofrohen nga prodhuesit vendor është mesatarisht mjaft e
madhe, apo rreth 59 % të ndërmarrjeve japin indikacione të tilla.
Për të matur elasticitetin e kërkesës, apo ndikimin e lëvizjes së çmimeve në sasinë e
produkteve të blera, është bërë një pyetje hipotetike që supozon mundësinë e ngritjes së
çmimeve të produkteve vendore për 10 %. Sipas anketës, rreth 95 % të respondentëve
nga sektori i gomës dhe plastikës mendojnë që në një rast të tillë, konsumatorët do të
reduktonin blerjen e produkteve të tyre dhe do të blinin nga konkurrenca. Sipas këtij
114
perceptimi të ndërmarrësve do të thotë që kemi një sektor me kërkesë mjaft elastike, ku
çdo ndryshim i çmimit do të ndryshonte edhe sasinë e kërkuar të produkteve.
Nga ana tjetër, për të matur elasticitetin e kërkesës për lëndë të parë, është supozuar
ngritja e çmimeve të produkteve/shërbimeve të furnitorëve për 10 %. Rreth 90 % të
firmave kanë deklaruar se do të blinin produktet e furnitorëve me një sasi të reduktuar për
shkak të rritjes së çmimeve, që paraqet një elasticitet relativisht të njëjtë të kërkesës për
produkte të furnitorëve me atë të kërkesës për produkte të ndërmarrjeve në këtë sektor.
Perceptimet e ndërmarrjeve të sektorit të gomës dhe plastikës mbi biznesin në Kosovë, të
paraqitura në figurën 1.4. janë dhënë duke ranguar faktorët që paraqesin pengesë për
afarizmin. Energjia elektrike, shërbimet publike dhe infrastruktura janë identifikuar si
pengesa shumë të mëdha për bizneset e këtij sektori. Lartësia e taksave paraqet një
pengesë të madhe për bizneset, përderisa ngarkesat administrative si dhe llogaritja dhe
mënyra e pagesës së TVSH-së nuk llogariten si pengesë shumë e madhe. Konkurrenca
jo-lojale konsiderohet si pengesë shumë e madhe, kurse theks i veçantë vihet në
elementet negative si korrupsioni, evazioni fiskal dhe ekonomia joformale.
Kapacitetet e firmave për të prodhuar nuk konsiderohen si pengesë në realizimin e
kërkesës së tregut, gjë që mund të mbështetet edhe nga të dhënat për mosshfrytëzimin e
plotë të kapaciteteve prodhuese në sektor, kurse qasja në kredi paraqitet si pengesë në
realizimin e qëllimeve afariste. Nga anën tjetër, aftësitë menaxheriale dhe niveli i
shkathtësive të punëtorëve nuk konsiderohen si pengesa në afarizëm edhe pse numri i
kuadrove me kualifikim akademik të angazhuar në këtë sektor industrial është relativisht i
ulët.
Fig. 1.4. Pengesat në afarizëm (Intensiteti i pengesës)
Burimi: Anketa me 1167 Biznese, Riinvest shtator 2009
115
Përderisa sigurimi i lëndës së parë nuk konsiderohet si pengesë, mungesa e kërkesës dhe
inkasimi i borxheve paraqesin pengesë dhe një problem që rrjedhimisht mund të ndikojë
edhe në likuiditetin e firmave. Kurse mungesa e informacioneve për biznes është një
pengesë mesatarisht e shprehur që mund të ndërlidhet edhe me anëtarësimin shumë të
vogël të firmave të këtij sektori në asociacionet e biznesit në Kosovë.
Mbi të gjitha, gjendja aktuale e sektorit të gomës dhe plastikës na jep një pasqyrë të
përgjithshme që mund të vlerësohet si mesatarisht e mirë, por ka hapësirë për zhvillim të
mëtutjeshëm të ndërmarrjeve. Mosshfrytëzimi i plotë i kapaciteteve prodhuese,
anëtarësimi shumë i ulët i ndërmarrjeve të këtij sektori në asociacione biznesi,
konkurrenca jo-lojale si dhe niveli i ulët i certifikimit të produkteve me ISO standarde,
janë vetëm disa nga indikacionet me ndikim negativ për zhvillimin e sektorit. Nga ana
tjetër, trendi i ngritjes së nivelit të shitjeve gjatë periudhës së fundit trevjeçare, si dhe
proporcioni i lartë i pjesëmarrjes së shitjeve për eksport në eksportin total të industrisë,
përkundër faktit që pjesa dërmuese e ndërmarrjeve janë të vogla, paraqet një indikacion
pozitiv dhe me peshë për trendin e zhvillimit të këtij sektori industrial.
116
2. SWOT ANALIZA
Nga analiza e gjendjes aktuale të sektorit të gomës dhe plastikës, SWOT analiza
identifikon përparësitë, shanset/mundësitë për zhvillim, dobësitë dhe rreziqet e
mundshme.
Përparësitë:
Fuqia punëtore me kosto të lirë.
Know-how ekzistues në Kosovë në
përgjithësi dhe aftësitë ndërmarrëse në
veçanti.
Kostoja e ulët e produkteve në raport me
produktet nga importi.
Kapaciteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme për të eksportuar.
Dobësitë:
Ekonomia joformale dhe
konkurrenca jolojale.
Niveli i ulët i certifikimit me ISO
standarde.
Mungesa e një strategjie të
integruar për zhvillimin e këtij
sektori industrial.
Mungesa e organizimit në nivel
asociacioni të ndërmarrjeve të
sektorit, si dhe niveli i ulët i
pjesëmarrjes në asociacione
biznesesh.
Intensiteti i ulët i aktiviteteve të
hulumtimit-zhvillimit si dhe të
marketingut.
Mundësitë:
Ndertimi i laboratorëve per testimin e
produkteve kimike
Zhvillimi i sistemit të edukimit dhe
kualifikimi i stafit.
Zhvillimi i sektorëve industrial që janë të
lidhur për produkte të gomës dhe plastikës,
siç janë: tregu i ndërtimit, elektroteknik, i
automjeteve, etj. si dhe rritja e kërkesës në
treg për produkte të plastikës, si në sektorin
e ndërtimtarisë, të paketimit, etj.
Rreziqet:
Rreziku nga taksat e larta në
përgjithësi si dhe tarifat e larta
doganore në importin e lëndës së
parë dhe mjeteve të punës.
Rreziku i shtrenjtimit të lëndës së
parë.
Mosinteresimi i investitorëve të
huaj për t‟u bërë partnerë investues
dhe për të ndarë njohuritë dhe
përvojën.
117
3. Rekomandimet mbi objektivat strategjike dhe politikat e zhvillimit të sektorit
Objektivat strategjike në sektorin e gomës dhe plastikës duhet të kenë për synim
zhvillimin, mbështetjen dhe krijimin e lehtësimeve për afarizëm të ndërmarrjeve, që
rrjedhimisht do të ndikonte në rritjen e fuqisë konkurruese në treg dhe rritjen e
participimit të shitjeve të sektorit në nivel të industrisë, si në tregun lokal ashtu edhe në
atë ndërkombëtar. Për të realizuar këtë synim, politikat fiskale duhet të jenë në përkrahje
të zhvillimit të ndërmarrjeve të sektorit, si dhe duhet të mbështeten hapat në vijim:
- Vendosja e laboratorëve testuese dhe certifikuese sipas standardeve
ndërkombëtare për të ngritur fuqinë konkurruese të ndërmarrjeve në sektor, në
veçanti në tregjet e jashtme.
- Përkrahja për zhvillimin dhe intensifikimin e aktiviteteve të marketingut dhe
hulumtim-zhvillimit që do të rriste probabilitetin e rritjes së nivelit të
inovacioneve në industri për të depërtuar tek konsumatorët potencial dhe në
tregje të reja.
- Dizajnimi i programeve trajnuese për punëtorët e sektorit, që do të ndikonte
në rritjen e produktivitetit të punës.
- Mundësimi i një qasjeje më të lehtë në kredi për ndërmarrjet e sektorit.
- Mbështetje ligjore për investime të jashtme që do të sillnin edhe përvojën e
tyre në Kosovë, duke eliminuar dukuritë negative të ekonomisë joformale e në
veçanti të korrupsionit.
- Krijimi i një asociacioni të ndërmarrjeve të plastikës dhe gomës, që do të ishte
bazë e krijimit të rrjeteve të biznesit brenda dhe jashtë Kosovës dhe do të
mundësonte krijimin e lidhjeve të ngushta me kompani me përvojë të madhe
në botë.
- Specializimi i kompanive në mënyrë që të zvogëlojnë kostot e prodhimit.
118
SHTOJCA 8
SEKTORI I INDUSTRISË KIMIKE DHE FARMACEUTIKE
Produktet kryesore te prodhuara nga ky sektor i industrisë ne Kosovë janë kryesisht
barërat farmaceutike, sapuni dhe produktet tjera kozmetike. Ish ndërmarrja shoqërore
Farmakos, e privatizuar kohëve te fundit, është prodhuesi kryesor i këtyre produkteve ne
Kosovë. Tregu total i produkteve farmaceutike konsiderohet te jete rreth 60 milion euro39
.
Aktualisht ne industrinë farmaceutike veprojnë rreth 20 furnizues te mëdhenj te
produkteve farmaceutike, te cilët kryesisht merren me shitje te produkteve te prodhuara
ne vendet tjera, dhe mbi 300 barnatore te cilat ne vetvete përfshijnë një proces krejtësisht
te vogël te prodhimit te disa prej barërave bazike. Ndërmarrja “Farmakos” prodhon diku
rreth 100 lloje te barërave te ndryshme, por ne anën tjetër është gjithashtu ne konkurrence
te drejtpërdrejte me prodhuesit e mëdhenj nga Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, te cilat
shpërndahen nga ana e 20 furnizuesve te mëdhenj ne Kosovë.
Industria kimike e Kosovës, ne vitin 2008 ka eksportuar produkte ne vlere mbi 2 milion
euro, përderisa edhe ne vitin 2009 vlera është pothuajse e njëjtë. Përderisa ne anën tjetër,
importi i produkteve te kësaj industrie ne vitin 2008 ka qene rreth 183 milion euro, kurse
ne vitin 2009 191 milion euro40
.
Qarkullimi vjetor ne Industrinë Kimike – Farmaceutike Nga rezultatet e anketës në sektorin e industrisë del se mesatarja e qarkullimit vjetor në
këtë sektor në vitin 2009 ishte 166 mijë euro, rreth 3% më e ulët krahasuar me atë të vitit
2008 (170 mijë euro) përkatësisht 7% më e lartë se mesatarja e qarkullimit vjetor e vitit
2007 (155 mijë euro). Megjithatë, kjo mesatare është rreth 3 herë më e ulët se qarkullimi
mesatar i totalit të Industrisë.
Figura 1: Mesatarja e qarkullimit vjetor gjatë tri viteve të fundit
Burimi: Anketa me 1200 ndërmarrje
Importi dhe eksporti ne Industrinë Kimike – Farmaceutike Vetëm 22% e ndërmarrjeve të këtij sektori kanë pasur eksport gjatë tri viteve të fundit, ku
gjysma e këtyre ndërmarrjeve kanë deklaruar se aktivitetin e tyre eksportues e kanë të
rregullt dhe gjysma tjetër këtë aktivitet e bëjnë kohë pas kohe. Është e rëndësishme të
39
Agjensioni i Privatizimit te Kosovës 40
ESK, Seria 3 - Statistikat Ekonomike, Statistikat e tregtisë së jashtme
119
theksohet që pjesëmarrja e eksportit në qarkullimin total të këtij sektori është një
pjesëmarrje simbolike, 5% në vitin 2007 respektivisht 7% ne vitin 2008.
Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të anketuara në këtë sektor, 75% prej tyre
deklarojnë se kanë pasur import të inputeve dhe pajisjeve të prodhimit gjatë tri viteve të
fundit. Vlera e përgjithshme e importit në këtë sektor në vitin 2007 ishte 715 mijë euro
respektivisht 951 mijë euro në vitin 2008 (90 % e së cilës vlerë përbëhet nga import i
lëndës së parë dhe vetëm 10% nga importi i pajisjeve të prodhimit).
Pengesat në afarizëm ne Industrinë Kimike – Farmaceutike Për sa i përket pengesave që ndërmarrjet e sektorit të Industrisë kimike dhe farmaceutike
i hasin gjatë afarizmit të tyre, në rangimin e bërë nga ta, prijnë energjia elektrike me
intensitet të lartë prej 87.5*, pasuar nga konkurrenca jo-lojale dhe korrupsioni me 85.
Vlen të theksohet se për dallim nga sektorët tjerë, qasja në kredi në këtë sektor është
ranguar si pengesë me një intensitet shumë të ulët rreth 16.
Figura 2: Pengesat në afarizëm
Burimi: Anketa me 1200 ndërmarrje
* Intensiteti më i lartë është 100 ( pengesë shumë e madhe në afarizmin e ndërmarrjeve)
Investimet ne Industrinë Kimike – Farmaceutike Shumica e ndërmarrjeve të këtij sektori (rreth 63%), kanë bërë investime gjatë tri viteve
të fundit. Përderisa vlera e këtyre investimeve në vitin 2007 ishte 272 mijë euro, kjo vlerë
ka shënuar rënie (212 mijë euro në vitin 2008 përkatësisht 58 mijë euro në vitin 2009).
Prej ndërmarrjeve që kanë bërë investime tri vitet e fundit, 64% e tyre këto investime i
kanë bërë me mjete vetanake, kurse pjesa tjetër (36%) investimet i kanë bërë me kredi
bankare.
Figura 3: Vlera e investimeve gjatë tri viteve të fundit
120
Burimi: Anketa me 1200 ndërmarrje
* Intensiteti më i lartë është 100 ( pengesë shumë e madhe në afarizmin e ndërmarrjeve)
Analiza SWOT
Përparësitë:
Njohuritë ekzistuese në Kosovë lidhur me
prodhimin e produkteve kimike –
farmaceutike në përgjithësi dhe aftësitë
ndërmarrëse në veçanti.
Kostoja e ulët e produkteve në raport me
produktet nga importi.
Kapaciteti i ndërmarrjeve për të eksportuar.
Dobësitë:
Ekonomia joformale dhe
konkurrenca jolojale.
Niveli i ulët i certifikimit me ISO
standarde.
Mungesa e një strategjie të
integruar për zhvillimin e këtij
sektori industrial.
Intensiteti i ulët i aktiviteteve të
hulumtimit-zhvillimit si dhe të
marketingut.
Mundësitë:
Zhvillimi i mëtutjeshëm i laboratorëve për
testimin e produkteve kimike –
farmaceutike.
Zhvillimi i sistemit të edukimit dhe
kualifikimi i stafit.
Zhvillimi i sektorëve industrial që janë të
lidhur për produktet kimike – farmaceutike.
Rreziqet:
Rreziku i shtrenjtimit të lëndës së
parë.
Mosinteresimi i investitorëve të
huaj për t‟u bërë partnerë investues
dhe për të ndarë njohuritë dhe
përvojën e tyre.
121
Rekomandimet mbi objektivat strategjike dhe politikat e zhvillimit të
sektorit
Objektivat strategjike në sektorin e industrisë kimike – farmaceutike duhet të kenë për
synim zhvillimin, mbështetjen dhe krijimin e lehtësimeve për afarizëm të ndërmarrjeve,
që rrjedhimisht do të ndikonte në rritjen e fuqisë konkurruese në treg dhe rritjen e
participimit të shitjeve të sektorit në nivel të industrisë, si në tregun lokal ashtu edhe në
atë ndërkombëtar. Për të realizuar këtë synim duhet të mbështeten hapat në vijim:
Përkrahja për zhvillimin dhe intensifikimin e aktiviteteve te hulumtim-
zhvillimit që do të rriste nivelin e inovacioneve në industrinë kimike –
farmaceutike për të depërtuar tek konsumatorët potencial dhe në tregje të reja.
Dizajnimi i programeve trajnuese për punëtorët e sektorit, që do të ndikonte
në rritjen e produktivitetit të punës.
Mundësimi i një qasjeje më të lehtë në kredi për ndërmarrjet e sektorit.
Mbështetje ligjore për investime të jashtme që do të sillnin edhe përvojën e
tyre në Kosovë, duke eliminuar dukuritë negative të ekonomisë joformale e në
veçanti të korrupsionit.
Specializimi i kompanive në mënyrë që të zvogëlojnë kostot e prodhimit.
Fuqizimi i Asociacionit te ndërmarrjeve te cilat funksionojnë ne industrinë
kimike – farmaceutike
Përpilimi i projekteve strategjike zhvillimore për rimëkëmbjen e këtij sektori
industrial të cilat përkojnë me standardet ndërkombëtare investive dhe të cilat
do të ngrinin interesin e partnerëve potencial.
Përcaktimi i kushteve investive në procesin e privatizimit me qëllim që të
ruhet veprimtaria e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara e cila konsiderohet
si një potencial i rëndësishëm për zhvillimin mbarë ekonomik vendor.
122
SHTOJCA 8
SEKTORI I LËKURË-KËPUCËVE
Profili i ndërmarrjeve në sektorin e industrisë së ushqimit Ne kemi identifikuar dhe anketuar dy ndërmarrje prodhuese në sektorin e lëkurë-
këpucëve. Njëra ndërmarrje është në Suharekë e themeluar si ndërmarrje private
përderisa tjetra është në Pejë e cila kishte dominuar këtë sektor prej kohësh. Kjo kompani
kishte kapacitet vjetor të instaluar për prodhimin e 1.5 milion palë këpucëve, 4,600 ton
lëkurë dhe 0.37 milion metër katror peliçe. Kjo ndërmarrje është përpunuesi i vetëm i
lëkurës dhe peliçeve në Kosovë, përderisa ka konkurrencë vendore në prodhimin e
këpucëve. Përveç këtyre ndërmarrjeve, në këtë sektorë operojnë edhe grumbullues
lëkurash të papërpunuara, për të cilët ishte e pamundur që të sigurohen të dhëna.
Megjithatë, të dhënat e referuara në këtë tekst të marra nga doganat dhe enti statistikor i
Kosovës reflektojnë në një masë edhe kontributin e tyre në shkëmbime tregtare. Sipas të
dhënave të anketës, ky sektorë punëson mbi 120 punëtorë dhe paga mesatare është 152.3
Euro. Mbi 90% e punëtorëve në këtë sektorë kanë shkollim të mesëm. Rreth 80% e
punëtorëve janë meshkuj. Pjesa më e madhe e kapitalit fiks (mjeteve themelore) të këtyre
ndërmarrjeve janë objekte, makina dhe pajisje dhe toka (shiko Figurën 1).
Ndërmarrjet prodhuese në këtë sektor nuk e përdorin BAR kodin për produktet e veta
ndërsa njëra nga to ka certifikimin me standard ndërkombëtare të cilësisë (ISO). Një nga
këto kompani gjithashtu raporton se është e anëtarësuar në ndonjë asociacion biznesor
apo sindikatë.
Figura 1. Përbërja e kapitalit fiks
Indikatorët e performancës
Në vazhdim trajtojmë disa indikatorë të perfomancës së ndërmarrjeve prodhuese në
sektorin e lëkurë-këpucëve. Në mënyrë specifike kemi trajtuar qarkullimin apo shitjen,
ekportin dhe importi, investimet dhe shfrytëzimin e kapaciteteve.
Qarkullimi
Ndërmarrjet në sektorin e lëkurë-këpucëve raportojnë se niveli i qarkullimit të tyre nga
viti 2007 ka shënuar rritje të vazhdueshme (figura 2). Ndërmarrjet prodhuese në sektorin
e lëkurë-këpucëve kanë raportuar të kenë një normë margjinale të fitimit prej 11 për qind
që është më e ulët se mesatarja e industrisë në përgjithësi.
123
Figura 2. Qarkullimi / shitja e ndërmarrjeve
Eksporti dhe Importi
Ndërmarrjet e anketuara të këtij sektori kanë raportuar se kanë pasur aktivitete
eksportuese gjatë tre viteve të fundit dhe se pjesëmarrja e eksportit në shitje në mesatare
është 14.8%. Eksporti në vitin 2009 ka shënuar rënie përderisa ndërmarrjet raportojnë se
aktivitet eksportuese janë të rregullta. Të dhënat lidhur me shkëmbimin tregtar të
Kosovës (tabela 1) nxjerrin në pah se produktet e lëkurës janë të vetmet produkte të cilat
kanë bilanc pozitiv tregtar, duke tejkaluar importet për mbi 70%. Megjithatë, në disa vite,
siç është rasti i vitit 2007, kur bilanci tregtar ishte negativ. Në anën tjetër të dhënat për
këpucët paraqesin një pasqyrë tjetër. Në vazhdimësi këpucët kanë pasur bilanc tregtar
negativ.
Tabela 1: Shkëmbimet tregtare të Kosovës
Përshkrimi 2005 2006 2007 2008
Import Eksport Import Eksport Import Eksport Import Eksport
Lëkurë dhe
artikuj prej
tyre
1.5 6.1 2.2 7.2 2.5 0.4 2.8 4.8
Këpucët 11.3 0.1 14.3 0.1 16.3 3.6 18.3 0.1
Burimi: BQK – Raporti Vjetor (të dhënat e marra nga Doganat e Kosovës dhe Enti
Statistikor i Kosovës)
Të gjitha ndërmarrjet e anketuara në këtë sektor kanë pasur import te inputeve dhe
pajisjeve për prodhim në tri vitet e fundit. Ndërmarrjet e këtij sektori importojnë ndërmjet
26-50% të lëndës së parë dhe pajisjeve të tyre. Ato raportojnë se më shumë importohet
lëndë e parë sesa pajisje.
Investimet
Ndërmarrjet kanë raportuar se kanë realizuar investime në tre vitet e fundit. Niveli i
investimeve nga viti 2007 në vitin 2008 ka shënuar rritje. Ndërmarrjet raportojnë se
47.5% të këtyre investime i kanë realizuar me mjete vetanake përderisa 25% me kredi
bankare marrë nga bankat që operojnë në Kosovë. Pjesa e mbetur e investimeve është
bërë me mjetet e huazuara nga familja dhe miqtë përderisa nuk ka investime të jashtme
direkte në këtë sektor.
124
Shumica e investimeve të këtyre ndërmarrjeve janë shfrytëzuar për të ndërtuar ndërtesa te
reja apo për të blerë makineri dhe pajisje (96.6%), përderisa pjesa tjetër (1.9% dhe 1.5%
respektivisht) është investuar në hulumtim dhe konsulencë, marketing dhe promocion gjë
që pasqyron një nivel të ulët investimesh në këto drejtime të rëndësishme për përforcimin
e pozitës konkurruese të ndërmarrjeve (figura 3).
Figura 3. Destinimi i investimeve
Shfrytëzimi i kapaciteteve dhe Tregu i punës
Ndërmarrjet në këtë sektor raportojnë se niveli aktual i prodhimit në ndërmarrjet e tyre në
krahasim me kapacitetin mbetet të jetë rreth 80% me një përmirësim nga viti 2007 në
vitin 2009 (Figura 4).
Figura 4. Niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve
Sa i përket tregut të punës, ndërmarrjet këtë sektor konsiderojnë se tregu i punës plotëson
nevojat e tyre për punëtorë në aspektin e kualifikimeve dhe shkathtësive praktike
plotësisht apo pjesërisht. Ata që konsiderojnë se nevojat plotësohen vetëm pjesërisht,
këtë i atribuojnë mungesës së njohurive praktike.
Konkurrenca
Shumica e ndërmarrjeve në këtë sektor raportojnë se në tregun vendorë kanë pakë
konkurrencë ndërsa konkurrenca nga jashtë është më e fortë. Intenziteti i konkurrencës
nga importi vlerësohet të jetë më i madhë se ai nga importi (75 me 25 respektivisht). Sa i
përket konkurrencës nga importi, ndërmarrjet konsiderojnë se ndikimi i kësaj
konkurrence në produktet që ata ofrojnë është i lartë apo mesatar përderisa. Ndërmarrjet
gjithashtu raportojnë të kenë nivel teknologjik të njëjtë në raport me konkurrencën.
Për sa i përket nivelit të elasticitetit të kërkesës së lidhur me çmimin e produkteve,
shumica e ndërmarrjeve konsiderojnë se konsumatorët do të reagonin ndjeshëm në rast të
125
ngritjes së çmimeve të produkteve të tyre për 10% duke konsideruar se në një situatë të
tillë konsumatorët do të blinin produktet apo shërbimet e tyre në sasi pak ose shumë më
të vogla apo do të orientoheshin të blinin produktet zëvendësuese nga konkurrenca që do
të thotë se përballen me një elasticitet më ta madh të kërkesës për produktet e tyre dhe se
kërkesa që ata hasin në treg është më e sheshtë. Një situatë e tillë sinjalizon mungesën e
fuqisë tregtare të ndërmarrjeve dhe si të tilla ato në masë të madhe janë çmim-pranuese
që i përafrohet tregut me tipare të konkurrencës së plotë.
Në anën tjetër sa i përket elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin e mallrave të
furnitorit, ndërmarrjet raportojnë se në rast të ngritjes së çmimeve të produkteve të tyre
për 10% ata do të orientoheshin në blerjen e këtyre produkteve nga furnitorë tjerë. Thënë
thjeshtë, elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin e produkteve të furnitorëve është më i
lartë dhe fuqia e tyre tregtare është edhe më e vogël.
Për sa i përket pagesës së mallrave, ndërmarrjet raportojnë kryesisht mallrat janë paguar
në momentin e marrjes nga ana e klientëve, përderisa 35% është shitur me kredi. Ndërsa
për sa i përket inputeve, ndërmarrjet raportojnë se shumica e inputeve është paguar në
momentin e marrjes së produktit (75%). Pjesa e mbetur është paguar më vonë.
Pengesat në afarizëm
Për sa i përket barrierave që këto ndërmarrje hasin në afarizmin e tyre, ato raportojnë se
barrierat kryesore vijnë nga rrethina dhe se pengesat e brendshme (si mungesa e
njohurve, shkathtësive menaxheriale, kapacitetet e pamjaftueshme) janë pengesa më të
vogla. Në listën e barrierave prijnë energjia elektrike, korrupsioni, konkurrenca jo-lojale,
evazioni fiskal dhe mënyra e pagesës së TVSH-së.
SWOT:
Përparësitë:
- Të vetmet produkte të cilat kanë bilanc
pozitiv tregtar
- Fuqia e lirë punëtore
- Tradita e gjatë në grumbullimin dhe
përpunimin e lëkurave
-
Dobësitë:
- Shitja e lëndës së papërpunuar
- Niveli teknologjik
- Mungesa e sistemit te sigurimit te cilësisë
- Madhësia e ndërmarrjeve dhe kapaciteti i ulët
- Mungesa e mjeteve financiare
- Mungesa e investimeve të jashtme direkte
Mundësitë:
- Zgjerimi i tregjeve
- Përpunimi i lëkurave dhe prodhimi i
këpucëve dhe aksesorëve të lëkurës
- Trajnimi i fuqisë punëtore dhe avancimi i
teknologjisë
- Tërheqja e investimeve të jashtme
Rreziqet:
- Infrastruktura primare (rryma, uji etj.)
- Konkurrenca nga vendi dhe importi
- Konkurrenca jolojale
- Kushtet e vështira të financimit
Top Related