4/4/2018
1
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Studimet master
“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”
Ndryshimet institucionale nga sistemi socialist në ekonomi të tregut
Institucionet e reja dhe struktura e tyre.
Prishtinë 2018
1
ÇËSHTJET QË DO TË TRAJTOHEN:
Kuptimi i institucioneve
Tranzicioni në Kosovë
Transformimi i institucioneve/Aspekti ekonomik
Privatizimi i dhunshëm
Transformimi pronësor
4/4/2018
2
Kuptimi i Institucioneve Institucionet janë rregulla, organizata dhe norma
shoqërore që lehtësojnë koordinimin e aktiviteteve
njerëzore.
Nga aspekti joformal ato përfshijnë besimin dhe forma
të tjera të kapitalit shoqëror (duke përfshirë normat e
ngulitura thellë në udhëheqjen e sjelljeve njerëzore)
deri te mekanizmat joformal dhe rrjetet për koordinim.
Nga aspekti formal ato përfshijnë rregullat dhe ligjet e
kodifikuara si dhe procedurat dhe organizatat për
bërjen , modifikimin, interpretimin dhe fuqizimin e
rregullave dhe ligjeve.
3
Meqë institucionet qeverisin me sjelljen, ato janë asete shoqërore dhe kanë elemente të kapitalit shoqëror si besimi dhe rrjetet personale.
Ngjashëm, besimi i përgjithshëm në shoqëri mund të jetë i fortë , ose për shkak të rrjeteve të forta personale ose për shkak të ligjeve të mira dhe një sistemi gjyqësor që është i pranueshëm në përgjithësi.
Institucionet
4
4/4/2018
3
Infrastruktura institucionale për zhvillim
Kapitali
shoqëror
INSTITUCIONET
RREGULLAT ORGANIZATAT
Jo-formale Formale
Tradicionale,
jo formale
Moderne
Formale
Besimi
Rrjetet
Vlerat e ndara
Normat
Religjioni
Rregullat Rregulloret
Traditat Kushtetuta
Ligjet
Lehtë
ndryshohen
Vështirë
ndryshohen
Agjencitë
qeveritare
Firmat
Organizatat e
shoqërisë civile
Gjyqet
Policia
5
“ Nuk ka dyshim se mentaliteti, qëndrimi ndaj punës dhe kultura e përgjithshme e një kombi është esenciale dhe rezulton në funksionimin e institucioneve të tij.”
(Izraeltite)
6
4/4/2018
4
Transformimi institucional nga sistemi socialist ne ekonomi te tregut
• Procesi i transformimit të institucioneve nga sistemi socialist në ekonomi të tregut është shumëdimensional dhe ka specifikat e veta dhe duhet trajtuar nga tri aspekte fundamentale: a) Aspekti ekonomik, që nënkupton kalimin nga
ekonomia centraliste në ekonominë e tregut dhe konkurrencën e lirë të subjekteve të pavarura ekonomike (pluralizmi pronësor).
b) Aspekti politik, që paraqet fazën kalimtare nga sistemi totalitar një partiak në sistemin demokratik pluralist.
c) Aspekti juridik, që ka të bëjë me ndryshimin e rregullativës juridike në funksion të sendërtimit të këtyre ndryshimeve fundamentale në të ardhmen.
7
Tranzicioni në Kosovë është specifik dhe mjaft i ndërlikuar në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit sepse i ka tri veçori specifike:
Nivel shumë i ulët i zhvillimit të trashëguar nga sistemi i mëparshëm;
Problemet e krijuara viteve të fundit nga riokupimi serb dhe
Faza e Protektoratit ndërkombëtar.
Transformimi i institucioneve
8
4/4/2018
5
Transformimi i institucioneve/Aspekti ekonomik
Si në vendet e tjera , ashtu edhe në Kosovë procesi i privatizimit përbën kategorinë më të rëndësishme të transformimit/tranzicionit. Me këtë proces në Kosovë është dashur të arrihen dy caqe kryesore. Me procesin e privatizimit popullatës kosovare duhet
ti kthehet pasuria a patundshme, e cila i është marrë asaj nga Ish Jugosllavia përmes nacionalizimit dhe sekuestrimit. Kjo pasuri duhet tu kthehet ose t’iu kompenzohet pronarëve të mëparshëm në bazë të dëshmive që ata kanë.
Me rastin e transformimit të pronës shoqërore dhe publike duhet të stimulohet zhvillimi ekonomik i vendit.
9
Tranzicioni i instucioneve/Aspekti politik
Fillet e tranzicionit demokratik – vitet e 1990-shpërbërja e Federatës Jugosllave;
Braktisja e institucioneve moniste të Jugosllavisë dhe hapat e parë drejt pluralizmit politik dhe organizimit demokratik.
Referendumi i shqiptarëve për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur;
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut -1990. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 7 shtator
1990. Krijimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më
vonë edhe disa partive të tjera politke.
10
4/4/2018
6
Pas vitit 1990 , përkatësisht pas riokupimit të Kosovës nga Serbia, situata politike, shoqërore dhe ekonomike u ashpërsua shumë dhe nuk mund të flitet për rrjedha normale politike dhe ekonomike në Kosovë.
Rrënimi i ekonomisë filloi me intensitet të lartë përmes: Ndërrimit me dhunë të udhëheqësve dhe largimin e
kuadrove dhe punëtorëve shqiptarë nga vendet e tyre të punës (mbi 150 mijë punëtorë shqiptarë);
Proceseve integruese të dhunshme të ndërmarrjeve ekonomike të Kosovës me ato të Serbisë;
Plaçkitjeve të shumta;
Ligjit për transformimin e pronës.
Tranzicioni i instucioneve/Aspekti ekonomik
11
Tranzicioni i ekonomisë
Periudha e viteve të 1990 karakterizohet me çrregullime të mëdha ekonomike:
Bruto Produkti Vendor kishte normë negative prej 17.8%;
Papunësia më e lartë në Botë rreth 85%;
Shkallë e lartë e deindustrializimit;
Shkallë e lartë e disinvestimit dhe joakumulimit.
Ndërprerja e kredive të buta për ndërmarrjet shoqërore.
12
4/4/2018
7
Privatizimi i dhunshëm Pas miratimit të Ligjeve Ante Markoviq, shumica e ndërmarrjeve
shoqërore në Kosovë iu nënshtruna masave urgjente të paraqitura nga Serbia.
Me “Ligjin mbi transformimin e pronës”, organet e dhunshme në Kosovë në periudhë 1992-94, bënë njëfarë transformimi pronësor të kapitalit të ndërmarrjeve, bankave, fondeve dhe institucioneve.
Tërë ekonomia e Kosovës, praktikisht u integrua me ekonominë dhe fondet e Serbisë, gjegjësisht në shumicën e rasteve 100% e kapitalit të objekteve ekonomike të Kosovës kaloi në pronësi të subjekteve të Serbisë.
Nga 193 ndërmarrje kryesore në Kosovë, në të cilat u bë “transformimi i pronës”, Fondi për zhvillimin e Serbisë, në 88 prej tyre, ka marrë 51% të fletëaksioneve, 76 të tjera janë integruar në ndërmarrjet nga Serbia, të cilat po ashtu kanë marrë pronësinë mbi to, kurse në 29 ndërmarrje të tjera pronësinë e mori Fondi për zhvillim dhe ndërmarrjet nga Serbia.
Serbia shkoj edhe më larg dhe komplekset e mëdha si Trepça dhe PTT iu dhanë me koncesnsion francezëve dhe grekëve.
13
Transformimi pronësor
Nën administrimin e vet, Serbia realizoi ndryshimin e strukturës organizative të “Trepçës”, “Elektoekonomisë”, “Feronikelit”, etj. dhe integrimin e tyre në sistemet e veta ekonomike.
Me këto veprime, Serbia i pruni buzë katastrofës këto ndërmarrje.
14
4/4/2018
8
Ristrukturimi i “Trepçës”
Konkretisht, Kombinati “Trepça” me vendimin e qeverisë serbe, në vitin 1992 u transformua në shoqatë aksionare, aksionet e së cilës iu dhanë 65.6% “Fondit për zhvillim të Serbisë“, 2,5% “Jugobankës”, 2,5% “Progresit” të Beogradit, 1,9% “Elektroekonomisë së Serbisë“, etj.
Ristrukturimi në rastin “Trepça” solli, krahas tjetërsimit pronësor, dëbimin nga puna të 11 597 punëtorëve shqiptarë, mandej ndërprerjen e prodhimit në shumicën e sektorëve dhe rënien për 557 herë të vëllimit të eksportit, i cili në vitin 1989 kishte qenë 111,7 milionë dollarë.
Krahas xehtarisë dhe metalurgjisë me ngjyra, të përfaqësuara nga “Trepça”, prodhimi shkoj drejt shuarjes edhe në kompleksin e metalurgjisë së zezë, në kompleksin e përpunimit të metalurgjisë së zezë, në kompleksin e përpunimit të metaleve, në industrinë kimike, në industrinë teksitle, etj.
15
“Elektroekonomia e Kosovës”
Në një situatë të ngjashme u ndodh edhe Energjetika e Kosovës, e cila gjithashtu u vu nën kontroll të Beogradit.
Në vitin 1987 kjo degë kishte dhënë 38,5% të vlerës së produktit shoqëror dhe kishte siguruar 15.4% të vendeve të punës në industri.
Si pasoj e ndryshimeve , në vitin 1996 konsumi i energjisë elektrike në Kosovë u ul në 54% krahasuar me vitin 1990.
Sipas disa vlerësimeve , vetëm vlera e prodhimit të humbur në kompleksin energjetik kosovar, gjatë gjysmës së parë të viteve të 90-ta arriti në 1.7 miliardë dollarë, ndërsa vlera e objekteve të shkatërruara edhe 755.2 milionë dollarë, duke i shkaktuar Kosovës një dëm të përgjithshëm prej 2.4 miliardë dollarë.
16
4/4/2018
9
Sistemi financiar dhe bankar
Rezultat i situatës së krijuar pas vitit 1989 ishte edhe shkatërrimi i sistemit financiar dhe bankar të vendit.
U tërhoqën filialat e Bankës së Ljubljanës, Jugobankës dhe Bankës investive të Beogradit.
Në anën tjetër Banka e Kosovës u plaçkit dhe pasuria e saj në mënyrë të paligjshme, u bart jashtë Kosovës dhe me pretekstin e falimentimit u tjetërsuan.
Plaçkitja nuk kurseu as depozitat devizore të qytetarëve, të cilët në mesin e vitit 1996 ishin mbi 360 milionë marka gjermane.
17
Dëmet e shkaktuara
Sipas të dhënave që vijnë deri në vitin 1996, nga ekonomia e Kosovës ishin plaçkitur 2.2 miliardë dollarë paisje, popullsisë i ishin rrëmbyer 367,7 milion dollarë, kurse humbjet vlerësoheshin rreth 14 milliardë dollarë.
Këto të dhëna nuk janë të plota sepse mungojnë dëmet e shkaktuara në gjigantet ekonomike të Kosovës. Vetëm dëmi p.sh në “Trepçë“ mendohet të jetë 3.3 miliardë dollarë. Shifrat s’kanë nevojë për koment.
18
4/4/2018
10
Pasuria minerale domethënëse dhe ende kryesisht e papërdorur e Kosovës – duke përfaqësuar kështu një burim të mundshëm të rëndësishëm për rritjen ekonomike – u godit rëndë nga vitet ’90.
Rezervat e linjitit në Kosovë janë të tretat për nga madhësia në Evropë, me një potencial të vlerësuar shitjeje prej 80.5 miliardë euro; kurse plumbi, zinku dhe argjendi mendohet se vlejnë 9.36 miliardë euro.
Në vitin 1988, 48% e GDP-së së Kosovës vinte nga industria e mineraleve, por që prej vitit 1989, mos-investimi dhe shkatërrimi e kanë pakësuar në mënyrë të konsiderueshme rolin e këtij sektori.
Neglizhenca dhe shkatërrimi që regjimi i Millosheviqit i ka bërë industrisë minerare të Kosovës – të ndjekura nga lufta dhe mosinkurajimi pasues i zhvillimit sektorial – për rrjedhojë e kanë penguar potencialin e përgjithshëm të zhvillimit të Kosovës.
DE-INDUSTRIALIZIMI
19
DE-INDUSTRIALIZIMI
Sektori Sllovenia Maqedonia Kosova ‘05 Kosova’89
Industria 36% 31% 15% 45%
Tregtia dhe Shërbimet 61% 58% 60% 20%
Bujqësia 3% 11% 25% 35%
TAB 1: Pjesëmarrja e sektorëve të ekonomisë në BPV (për vitin 2005)
DE-INDUSTRIALIZIMI, ka filluar në fillim të viteve të 1990-ta, (korrespondon me periudhën e okupimit nga ana e Serbisë), sektori industrial i Kosovës pësoj goditjen më të rëndë. Vendi ynë si njësi federative e ish Jugosllavisë edhe pse ishte regjioni më i pazhvilluar në atë kohë, kishte arritur që të krijoj një industri solide.
20
4/4/2018
11
Pasojat e Luftës
Lufta e viteve 1998-1999 ishte një tjetër goditje e rëndë ndaj ekonomisë së Kosovës.
Shkatërrimi sistematik nga regjimi serb, grabitja dhe bombardimet e NATO-s i lanë burimet e Kosovës në një gjendje katastrofike.
Agjencitë e ushqimit të OKB-së kanë përllogaritur se Kosova ka humbur 65% të prodhimit bujqësor dhe bagëtive si rezultat i luftës, dhe në vitin 1999, prodhimi i grurit mbulonte vetëm 30% të nevojave të Kosovës.
21
Gjendja e Ndërmarrjeve Shoqërore pas lufte
Pavarësisht prej këtyre dëmeve të mëdha, vlera e parashikuar dhe potenciali i zhvillimit i Kosovës dhe NSh-ve të saj në fillim të shtetndërtimit ndërkombëtar s’ishte aspak i papërfillshëm.
NSh-të e Kosovës operonin në një gamë të gjerë sektorësh që nga industritë primare deri tek ato terciare dhe kishin punësuar të paktën me dhjetëra mijëra njerëz, edhe pse numri i saktë nuk është përcaktuar ende.
Një studim i vitit 2001 vlerësoi asetet fikse të 192 NSh-ve të mëdha e të mesme në Kosovë – që së bashku u përllogarit se përbënin 55% të numrit total të NSh-ve – me vlerë 4.5 miliardë DM, ndërkohë që humbjet nga shkatërrimi gjatë periudhës së luftës u përllogarit në shifrën 1.3 miliardë DM. Detyrimet mesatare u përllogaritën në masën e 1 milionë DM. (Rita Augestad Knudsen: “Privatizimi
Në Kosovë: Projekti Ndërkombëtar 1999-2008”, NUPI Report, 2010).
22
4/4/2018
12
Disa momente kyçe në transforminim e institucioneve pas luftës
Rezoluta 1244 e KB
Administrata e përkohshme e UNMIK-ut
Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme
Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës , (Pakoja e Ahtisarit)
Deklarata e Pavarësisë
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN)
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
23
Top Related